part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

67

PORTRET  VLERËSIMI I NJË NJERIU TË VEÇANTË QË ADMIROJ

(kushtuar 70 vjetorit të prof.shumë të nderuar Ahmet OSJA)
Të dashur njerëz  të njohur e të panjohur!
“Ne jemi qënie njerëzore, që me krijimin e këtij universi, dhe gjthnjë në kërkim…”
Përmbledhje
Bëhet fjalë pikërisht për prof. Ahmet Osja. E fillova kështu përshkrimin e një njeriu shumë të veçantë,  të cilin e admiroj, madje që kam nderin të shkruaj për të. Janë katër aspekte që përbëjnë veten e njeriu: shpirti, emocioni, mendja dhe trupi. Janë këto katër aspekte që ekzistojnë në një tërheqje rrethore dhe nuk janë aspak të ndara nga asnjë kuptim që i përket profesorit. Çdo aspekt përkon me tjetrin, dhe janë në një lëvizje konstante. Vetja e tij nuk ka kufinj të qartë ndërmjet njërit aspekt, në sensin që mund të ketë diku më pak, diku i mungon dhe diku me tepricë.  Këto aspekte janë të korreluara në një mënyrë perfekte tek ky person në fjalë … Siç ka thënë një autor “Mospërfillja mund të luftohet vetëm nëse njeriu është i kompletuar në çdo aspekt  dhe që si rrjedhojë nuk di të bëjë dallime”. Përmes këtij njeriu ne mund të mësojmë një shembull të madh, se çdo të thotë të jesh një njeri ..., që është duke e parë nga një këndvështrim psikologjik: është tejet e vështirë por jo e pamundur. Me rastin e 70 vjetorit të profesorit, nga të gjitha fjalët që u thanë,( në një nga mjediset e Bar-Restorant “Blini”, të mbajtur ditën e enjte ,ora 10.00, më datë 25 Qershor 2009),  në emër të këtij “njeriu të madh”, më bëri shumë përshtypje vlerësimi që i bëri edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, zoti Bardh Lohja se ai u vlerësua si një Figurë e Madhe dhe e Nderuar e qytetit të Shkodrës për faktin se mbi të gjitha ishte një njeri, që përgjatë rrjedhës së jetës së tij nuk diti të bënte dallime; po këto fjalë i ripohoi edhe i nderuari Paulin Selimi- dhe në vetvete jo se i ripohova edhe unë,  por atë përshtypje më kishte lënë që në kontaktin e parë kur u njoha më profesorin e nderuar, në  nëntor të vitit 2008. Përshkrimi që unë po jap prezanton kundërshtinë reale të mospërfilljes, jep një mënyrë që lidhet me njerëzit e tjerë, kjo është estetika, që jep parimin e botës, dhe vet-shpjegimin e njëri - tjetrit: çdo njëri është estetik dhe këtu fillon kundërshtia. Unë po tregoj që ka të bëjë me të dyja idetë që shkojnë së bashku në të cilën mund të shohim humanitetin që nënkupton se ne kemi nevojë të japim respektin  dhe ta marrim atë; një gjë të tillë e pashë edhe tek njerëzit që ishin mbledhur në nder të 70 vjetorit të profesorit..
Kush ishte dje prof Osja?
“Ishte një individ, mbase edhe sikur të gjithë njerëzit e tjerë por mbase ishte më i apasionuari pas idesë që nuk ka njeri, duke u nisur nga çfarëdolloj pozicioni në jetë, ndaj të cilit të mos jetë  lidhur me këto vargje “ Kënga e Vetes” - “Unë festoj veten, dhe këndoj për vete dhe çfarë unë marr përsipër edhe të tjerët duhet ta marrin sepse çdo atom që më përket mua si diçka e mirë u përket edhe të tjerëve gjithashtu”. Çështja është: a kishte ai të drejtë ...? Mbase ai e dinte shumë mirë përshkrimin e strukturës estetike të njerëzimit–që është njëkohësisht individuale, e ndryshme dhe  e njëjtë- a nuk kishte   të drejtë..? Përgjigjja tregon se PO ... Kështu që unë po citoj edhe disa vargje nga “ Kënga e vetes” që shpjegon më mirë  shpirtin njerëzor dhe prej shkencëtari gjithashtu, të prof Osja: “Jam prej çdo ngjyre, çdo kategorie apo klasifikimi dhe feje, një fermer, mekanik, artist, zotëri, detar, i  burgosur, njeri ëndërrimtar, avokat, shkencëtar, zhurmëmadh, fizikan, prift. -Unë i rezistoj ndonjë gjëje më të mirë sesa diversitetit tim . . . Kushdo që ul ndokënd është duke më ulur mua”.
Kush do të vazhdojë të jetë Prof. Osja?
Qënia njerëzore është në zhvillim. Çfarëdo që krijoi botën, ajo nuk ka ndaluar. Është një frazë e cila është pjesë e një besimi fetar që do të thotë krijimi i vazhdimësisë. Nëse profesori pamë të ishte krijuar  një vazhdimësi, ka gjithmonë diçka që vazhdon të jetë, pavarësisht nga evoluimi i kohës. Nocioni i vazhdimësisë me ngjashmërinë dhe ndryshueshmërinë, është estetika, sepse kur ne e pëlqejmë psh vargjet e poezisë së mësipërme, a vazhdojmë të pëlqejmë edhe atë person që i kushtohet poezia; ne ndjejmë që po ndalemi kur jemi duke e lexuar, megjithatë kur e memorizojmë atëherë jemi duke vazhduar në të njëjtën kohë. Unë kam arritur në një pikë të gëzueshme, që në një moment ne ndalemi por vazhdojmë.  Në këtë portret them se kam prezantuar mbase edhe një gjëegjëze, që të çon tek ideja si mund të bëhemi njerëz si ai … si mund të gjejmë shtigjet, sepse ai nuk mendoi për veten me idenë për tu dukur apo për ti thurur lavdi pasi këtë e vërteton fakti se ai në çdo veprim, fjalë apo sjellje ka treguar se ka kultivuar fushën bujqësore të lavdisë … çka do të thotë se ka ditur të gjejë farën e duhur për tia përshtatur vendit, e ka mbjedhur, e ka ujitur dhe është kujdesur shumë e shumë për të në mënyrë që ta bënte të çelë sythat, e më pas është përkushtuar që ta rrisë e ta çojë në piedestalin e duhur sepse ka qënë i bindur për këtë, dhe pastaj është interesuar shumë që të marrë frutin e kësaj fare për të cilën ka luftuar aq shumë dhe gjithashtu që ky frut të mos keqpërdoret, por të shkojnë në dorën e duhur dhe të vihet në shërbim të njerëzve. Atëherë këtu, me të drejtë, mund të bëjmë një krahasim ndërmjet jetës vegjetale dhe jetës së qënies humane apo jetës biologjike. Kjo mund të shpjegohet duke e ndarë në tre pjesë; pjesë këto që formojnë të tërën e jetës së prof Osja: Njëra, përfshin gjërat si psh tullat që kanë rënë në oborrin e shtëpisë. Nëse ne do ta lëvizim, dikush tjetër duhet ta bëjë atë. Asnjë tullë nuk mund të lëvizte po qe se sikurse e tha Njutoni, nuk kishte diçka mjaft të fortë për ta vënë tullën në lëvizje. Pra nga kjo rrjedh që: gjërat që ekzistojnë në këtë botë nuk mund të lëvizin nëse nuk do të kemi njerëz me vullnet, iniciativë, aftësi lideri, si prof Osja që të bëjnë punën për ta, gjërat do mbeten ashtu siç janë. Tjetra, është jeta e bimës. Ka gjëra që tund era. Dredhka ka një mënyrë të lëvizuri. Por ka diçka në të gjitha bimët që i mundëson ato të lëvizin  nga një fuqi brenda vetes. Ajo e bën  një bimë ndryshe nga llaçi ... Jeta vegjetale, jeta e bimës bujqësore, jeta botanike është një lëvizje e jetës së tërë të prof Osja, që e bëri të ngjasojë me ta, të identifikohet me ta. Pastaj, është jeta biologjike dhe në këtë pasazh mund të themi: Jeta vegjetale, individuale e fiksuar në një vend – në përgjithësi e përhapur në zona të ndryshme dhe që formon  periudha të veçantë të gjeografisë botanike  – të kufizuara nga klima, toka dhe rrethana të tjera, pavarësisht nga kulturat e tjera- të gjitha këto ndërsa na furnizojnë me një ilustrim dhe analogji, munden vetëm të përfaqësojnë atë çfarë i përket jetës, historisë fizike të prof. Osja, përkatësisë së tij dhe kontributit të tij në këtë jetë, qoftë duke qënë në rolin e familjarit, qoftë në rolin që i ka caktuar vetes në shoqëri dhe atë që shoqëria i ka dhënë në këmbim, qoftë në pozicionin e punës të cilin e njëtrajtësuar me të thjeshtin, me të varfrin, me të pasurin, me të madhin, me të voglin e me të diturin …. me fshatarin, me malësorin dhe me qytetarin. Kur një person, sikur Ahmeti, është në gjendje të harxhojë shumë kohë nga trotuari i jetës së tij, tregon se është një person që i adreson nevojat dhe çështjet jo vetëm në sajë të vetes fizike dhe mendore, por edhe vetes emocionale dhe shpirtërore.  Kështu që si përfundim besoj se do vazhdojë të qëndrojë në mendjen e shumë njerëzve, sepse na dha një pemë të jetës, në të cilën ne gjithmonë duhet të dimë se si të ngjitemi, të zbresim nëse është nevoja dhe të marrim guximin dhe iniciativën për tu ngjitur përsëri, për të mbërritur në qendër, në balancë …
Profesorit, unë i uroj një jetë të gjatë dhe të shëndetshme dhe të vazhdojë të ecë përsëri me ritme domethënëse në trotuarin e jetës dhe kërkoj të më mirëkuptojë nëse kam harruar ndonjë fjalë pa shkruar për të pasi ato janë të pafundme …, kur bëhet fjalë për një njeri si ai. Gjithashtu të urojë që ne, brezat pasardhës të ecim në gjurmët  e tija dhe të bëhemi njerëz si ai ….
Me shumë respekt e admirim nga,
Suela NDOJA

MENDIME PËR LIBRIN  “DUKAGJINI YNË - 2”
TË AUTORËVE PRELË MILANI E LAZER KODRA

U bënë 5 vjet që diku në Shkodër, në një sallë të madhe dhe të mbushur plot e përplot me dashamirë të autorëve por edhe të Dukagjinit, u bë promovimi i vëllimit të parë të librit “Dukagjini Ynë”. Unë, me gjithë dëshirën që kisha nuk munda të marrë pjesë për një arsye të fortë dhe që nuk varej nga unë, por sot ndjehem mirë kur në vazhdim të tij kemi në dorë jo një por dy vëllimi një herësh. Kjo është shumë e bukur.
Vëllimi i dytë i librit “Dukagjini Ynë” me autorë Prelë Milani dhe Lazer Kodra është një galeri ku penda e autorëve ka gdhendur portrete të artistëve dukagjinas që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX dhe deri në ditët e sotme. Kjo galeri e vërtetë me portrete këngëtarësh, instrumentistësh, rapsodësh, piktorësh, humoristësh, elegjiakësh e te tjere na e sjellin Dukagjinin të gjallë, të vendosur, të pathyeshëm, natyrisht jo pa vështirësi, por gjithnjë ja ka dalë në krye punëve që ka nisur.
466 faqet e këtij vëllimi janë përthekuar me një material edhe arkivor, por edhe në kontakte të drejtpërdrejta me personazhet, me bashkëkohës të tyre, por edhe më gjerë. Personat, portretet e të cilëve na vinë sot përpara nëpërmes pendës së miqve tonë Prelë e Lazër, janë jetësorë dhe energjik. Sytë e mendjes, nëpërmes rreshtave të këtij vëllimi na çojnë në një botë plot gjallëri, na mbushin me besim, na vjen e gjallë historia, pasqyrohet kultura jonë, sepse kjo krahinë ka karakteristikat e saj të veçanta në mes komuniteteve të tjerë të kombit tonë e cila duket në përqafimin dhe ruajtjen me vendosmëri të besimit, por edhe në të qenit të lira nga pushtimet e për pasojë edhe ruajtjen e traditave, dokeve dhe zakoneve te të parëve.
Përmes gojëtarisë së malësorëve dhe historive të ndryshme në këto male, E. Durham, e ashtuquajtura “Kralica e Malësorëve”, nuk e ndjente mungesën e librave. Edhe Indro Montaneli bekonte çastin që mendja i tha të shkonte në këto male. E kështu shumë e shumë të tjerë.
Në këtë vëllim, që tashmë e kemi në dorë, përshkruhen shumë këngëtarë të talentuar. Kënga ka qenë bashkë udhëtare e malësorit dukagjinas. Ai këndonte se i këndohej, por nëpërmes këngës shfaqte historitë, kulturën, shfaqej e kaluara dhe e sotmja, nëpërmes këngës shprehej ai mall që e mundonte, nëpërmes këngës mposhtej vështirësia, nëpërmes këngës merrte forca të reja.
Rapsodët dhe artistët e kësaj krahine i kanë kënduar me shumë dashuri bjeshkës dhe vrrinit, luftës dhe punës, dashurisë dhe bukurisë femërore, e këta artistë s’kishin si të mbeteshin në harresë, s’kishte si të mos evidentohej puna e tyre, dhe këtë e bënë me përkushtim shkrimtarët dhe studiuesit tonë tash më të njohur, Prelë dhe Lazër, duke shkuar lule në lule si bleta, duke i mbledhur “si këmba qelbin”, siç thotë populli, ngadalë, më shumë vështirësi, më shumë kohë të shpenzuar dhe vërtetë na dhanë këto libra me shumë vlera e që janë unikale për këtë zonë.
Dukagjini me të kaluarën dhe të sotmen është vërtetë një labirint shumë i zorshëm për të arritur në fund, për vlerat që bartë. Librat e autorëve që kemi sot në dorë e tregojnë  këtë. Në këto libra janë përfshirë vetëm dy përbërës të kësaj moria të pafund, pra vlerat kulturore dhe sportive të kësaj krahine, por sa shkencëtarë, mjekë, ushtarakë deri në rangje të larta si drejtues shtabi divizioni, brigadash apo drejtues në marinën luftarake detare, pilot, mësues, farmacistë, agronom, financier, ekonomist, drejtues në rangje të larta shtetërore të cilët edhe drejtuan dhe kujtohen për të mirë, e te tjere ka pasur dhe ka, që i ka lindur dheu i Dukagjinit.
Ja, shembullin e kemi, miqtë tonë na e dhanë metodën me punën e tyre dhe është mirë të vazhdohet, që të kaluarën dhe të sotmen ta shkruajmë vetë, e jo nga ata të cilët ka që para se të shkruajnë apo të na njohin, na gjykojnë.
Kullat malësore, bjeshkët, rrugët, fjala, këngët, doket e zakonet janë të pranishme dhe presin zbulimin. Jo më kot Indor Montaneli shkruante se “ ... ç’është Shqipëria e shpjegon më shumë një kullë malësore se të gjitha bulevardet e kryeqytetit.” Malësori dukagjinas është i pasur nga ana shpirtërore dhe inteligjent nga natyra, dhe për këtë, i mirënjohuri Erneste Koliqi thoshte se malësorët dukagjinas janë të pa shkolluar por jo të pa qytetëruar.
Me gjithë vështirësitë gjithfarëshe dhe të gjithhershme, nëpër të cilat ka udhëtuar në shekuj malësori dukagjinas, ruajti dinjitetin, kulturën e historinë dhe pa mëdyshje u vendos në themelet e kulturës dhe historisë Shqiptare pse jo edhe Europiane.
Libri, për të cilin po flasim, na jep edhe një mundësi tjetër, atë si burim referimi në faqet e tij, për persona apo veprimtari, aty gjenden të fiksuara figura dhe veprimtarë të hershëm dhe bashkëkohor për të cilët ka nevojë gjithsecili nga ne, por do të ishte kulturë, respekt e njëherazi edhe detyrë shoqërore e ligjore që autorin ta respektojmë sepse rritë vlerat edhe të atij që lexon, studion, apo i referohet një libri. E them këtë sepse po shikohen raste që kopjohen dhe përvetësohen pjesë nga një studim apo libër pa zbatuar asnjë rregull shoqëror apo ligjor.
Në librin “Dukagjini Ynë-2” që kemi në dorë unë gjeta emrat dhe punën e shumë njerëzve disa nga koha e kaluar, disa të tjerë të mëvonshëm e disa të tjera të kohës së sotme. Shumë i njoh, e shumë nuk i njoh, por të gjithë mund ti njoh  nëpërmes faqeve të këtij libri.
Ky libër dhe libra të tillë flasin shumë, janë bashkëbisedues të përhershëm. Vlerat e librave të tillë sa më shumë kalon koha marrin më shumë vlerë, e nuk është mirë që të mos i kemi sot që ti ruajmë për nesër.
Në këtë libër të tërheqë vëmendjen se në faqet e tij është shkruar për shumë njerëz bashkohës së sotëm. Kjo është shumë pozitive dhe duhet përkrahur edhe më sepse jemi mësuar të flasim për vlerat e dikujt pasi i kemi vënë kurorën mbi varr, atëherë kujtohemi. Edhe kjo e fundit është e rëndësishme, por pse të mos kenë kënaqësinë edhe për së gjalli ai person që u dashka shkruar e thënë shumë pasi vdes.
Nuk ngarkoj me përgjegjësi autorët për ndonjë rast informacioni, që u është dhënë atyre nga persona të ndryshëm për të afërm apo veten e tyre, i cili shtrihet tej kohës dhe hapësirës, pra, përtej realitetit. Ndonjë rast i veçantë nuk i ulë aspak vlerat e pamohueshme të këtij libri.
Në përfundim të këtyre rreshtave, me shumë respekt, i uroj miqtë e mijë, shkrimtarët dhe studiuesit, tashmë të njohur, Prelë Milani e Lazer Kodra, për punën e bërë deri tash dhe u dëshiroj e u uroj suksese të mëtejshme në punën e tyre.               
Luigj Shyti

POTRET VLERASH

Pak histori, nga prej ardhja e Ndue Sanaj
Ndue Sanaj, ka lindur ne fshatin Gjuraj, me 1 Shtator 1943. Ne moshën 3-vjeç ishte, kur baba i tij Doda dhe nena e tij Prena, ne muajin Maj te vitit 1947 u shpërngulen nga fshati i lindjes dhe u vendos ne fshatin Shenkoll, rrethi Lezhe, ose siç njihet ndryshe “Fusha e Bregut te Matës”, ne afërsi te një nder familjet mëdha te tokave ne këtë rajon, i quajtur Nikoll Dede Kaçeli(Turkajt). Aty përfundoj 6 klase te shkollës 7 vjeçare, se një klase, atë te 6-te, e ka bere ne shkollën “Jordan Misja“, sot ”Branko Kadia”, ne Shkodër. Ne ketë shkolle, edhe sot Ndueja kujton me respekt te jashtëzakonshëm disa nder shokët e shoqet e klasës se tij, si: Gjergj Perluca, Diana Ingrize qe nuk jeton me, Mikel Gjoka, Pjerin Pogu, Vladimir Stojani, Vladimir Kavaja qe nuk jeton me, një Prenë qe sot është mjeke, Leonard Shuku, Leonard Kola e te tjerë e te tjerë. Prindërit e tij u vendosen ne Shkodër ne vitin 1955, ndërsa Ndueja vijoj shkollën ushtarake për tu bere oficer i Forcave te Armatosura Shqiptare.
Kualifikimi profesional
Ne vitin 1958-1962, përfundon shkollën e mesme te përgjithshme, ne shkollën ushtarake “Skënderbej”; ne vitin 1962-1964, përfundon studimet për oficer ne shkollën e bashkuar te oficereve “Enver Hoxha”, sot Universiteti “Skënderbej”; ne vitin 1967 përfundon kursin për degën e zbulimit ushtarak; ne vitin 1968-1970, përfundon studimet e larta ushtarake, ne Akademinë e Shtabit te Përgjithshëm “Mehmet Shehu”, sot Akademia e Mbrojtjes; ne vitin 2000 përfundon dy kurse kualifikimi ne Akademinë e kualifikimeve te NATO-s ne Ankara.
Karriera ushtarake
Karriera ushtarake e Ndues është e shume e larmishme dhe e pasur. Ajo ka filluar me detyrën e komandantit te kompanisë se zbulimit, vijuar me atë te komandantit te batalionit, te komandantit te Brigadës dhe ka përfunduar me detyrën e Shefit te Shtabit te Divizionit ne Shkodër. Ka punuar ne shume krahina dhe qytete te Shqipërisë, veçanërisht ne pjesën Veriore te Saj, duke filluar nga mali i Salisalltekut te Krujës, ne rrethinat e qytetit te Tiranes, Bushat ne Shkodër dhe me vone vijuar ne Puke, ne Kelmend, Vaudejes e Has, ne qytetin Kukës dhe Shkodër. Te gjitha këto lëvizje ne një hark kohor prej 37 vjetësh.
Me fillimin e proceseve demokratike, ne muajin Qershor 1992, e lirojnë nga detyra e shefit operative te Divizionit ne Shkodër dhe deri ne vitin 1998, kryen disa detyra te një niveli relativisht te ulte ne raport me aftësitë e tija profesionale, si: Shef shtabi brigade, Komandant i Forcave Vullnetare te rrethit Shkodër, shef operativ brigade, komandat batalioni, te cilat janë përballuar me një vullnet te jashtëzakonshëm. Ne këto vite bëheshin përpjekjet për ta liruar, por duke mos përballuar opinionin e mire qe kishte fituar ne masën e oficereve te të gjitha niveleve, nuk mund ta lironin direkt. “Ata” bën përpjekje ti krijonin vështirësi, ta thyenin moralisht, qe ai me çdo kusht te jepte dorëheqjen. Por ishin gabuar! Ka pasur raste qe te ishte vartësi i atyre ushtarakeve qe kishin dy dhe tre grada me te ultë, dhe moshe me te ulte deri ne 10-15 vite, e te tjera e te tjera. Ne një takim, Ndueja na thote: Ne vitet 1992-1997, janë bere 22 letra kundër meje, ne këto letra bëjnë pjese edhe tre letra nga patriote te mi dhe ju te dyve. Kur isha ne detyrën e komandantit te batalionit te këmbësorisë, ne muajin Qershor 1995, ne rajonin Shkjeze te komunës Bushat, përgatitesh një stërvitje komplekse për ta treguar para Komandantit te Përgjithshëm, ne atë kohe Sali Berisha dhe Atasheve Ushtarak te akredituar ne Shqipëri. Tema ishte interesante “Batalioni i këmbësorisë ne sulm”. Ajo zhvillohesh e dyanshme dhe me mjaft përforcime te llojeve te armeve dhe te shërbimeve ne Forcat e Armatosura, deri dhe avion te Flotës sonë Ajrore, qe sot “për bukurinë tone nuk e kemi”. Mund te ishin rreth 1750 trupa. Ne një dite prej ditësh, kryesia e partisë ne Pushtet ne Shkodër ne atë kohe, mblidhet ne zyrën e Komandantit te Divizionit për te vendos shkarkimin dhe largimin nga stërvitja te 7 oficerëve me te mire qe kishte Divizioni ne Shkodër dhe deri ne nivel Ushtrie. Nder këta me kujtohen ne mënyrë te veçante: Mjeshtri i stërvitjes se vogël- N/kolonel Gjovalin Shyti, mjeshtri po i këtij niveli, kapiten Besnik Gjonbrati. Ne te nesërmen, ata shkojnë ne Tirane, te Ministri i Mbrojtjes – Safet Zhulali, i cili largoj nga kjo stërvitje 5 oficere, me motivacionin se këta janë “komunistë” dhe do te na sabotojnë stërvitjen treguese. Këta oficerë, gjenerali i asaj kohe, ditën e dyte, u detyrua ti marri përsëri ne detyre, se nuk kishte nga ne fe te s’ ames te shkonte ai dhe te tjerë qe ishin para tij dhe vinin pas tij. Ta tregova këtë moment, për te thëne ju te dyve, opinionit shkodrane dhe disa ushtarakeve drite shkurtër se ne nuk ishim bere ushtarak, oficerë për karrige, për poste dhe për rroga, por për ti shërbyer Nënëlokes sonë te shtrenjte qe e ka emrin Shqipëri, për te cilën nuk kursyem asgjë, as jetën dhe as familjet tona te shtrenjta, te jashtëzakonshme, qe nuk me vjen mire ta them, por na kane shërbyer ne mënyrë te përsosur, ne kuptimin e plote te fjalës. Pa këtë ndihme te tyre ne nuk dot ishim askush.
Ne vitin 1998, 14 Shtator, qe po digjej Tirana dhe kur priste te dilte ne pension, e emërojnë Shefin e Shtabit te Divizionit ne Shkodër, me gradën Kolonel. Ne muajin Qershor te vitit 2001 del ne lirim dhe ne vitin 2003 del ne pension.
Një karriere e jashtëzakonshme, prej 45 viteve ushtarak qe ne moshën 14-15 vjeç dhe me 37 vite pune te pandërprerë
A mund te rrinte koloneli ne pension pa pune?
Ndue Sanaj, me vullnetin dhe dashurin për vendlindjen, mori nismën, me shokët dhe miqtë e tij Prele Shytani, Luigj Shyti, Prele Milani, Fran Preçi, Fran Kapaj, Mri Kroj, Martin Ara e Pal Lera, dhe krijoj Shoqatën “Atdhetare-Dukagjini“, e cila u njoh juridikisht me vendim nr. 666 te gjykatës se shkalles se pare ne Tirane, me date 13 maj 2003. Ai zgjidhet kryetar i kësaj shoqate dhe ne baze te arritjeve te Shoqatës, Konferenca e IV e zgjodhi për here te trete kryetar te Saj.
Shoqata nen drejtimin e tij, ka arritur rezultate te jashtëzakonshme. Ne bisede me Nduen, e pyesim: Me cilin çelës magjik shoqata ka arritur deri këtu? Ai na thotë: Miqtë e mi, Lazer dhe Vatë, është e thjeshte. Duhet vetëm dashuri dhe vullnet. Po pate këto te dyja arrin gjithçka. Bashkëpunëtoret i kam  pasur dhe i kam te mire, i kam te përkushtuar, janë idealistë, janë atdhetar e për rrjedhoje bëjnë sakrifica ne kohe, ne marrëdhëniet e punës, ne marrëdhëniet e familjes dhe ne ato shoqërore. Kemi pasur një mbështetje te jashtëzakonshme nga intelektualet shkodrane, si: shkencëtari dhe Mjeshtri Ahmet Osja, Mjeshtri Fadil Kraja, profesor Gjergj Perluca, Anton Leka, shkrimtari Skënder Temali, Mjeshtri Ndoc Gurashi, Nikolin Luci, Dede Zhivani, inxhinier labi-Vasfi Duka e shume e shume te tjerë. Deri tani nuk na ka munguar mbështetja financiare e biznesmenëve dukagjinas, si: Pal Gjolaj, Ndur Ftoni, Gjergj Vocaj, Mehill Perroni, e shume te tjerëve, te cilët ne çdo rast i kam falënderuar dhe përsëri i falënderoj. Ju jam shume mirënjohës. Ne mënyrë te veçante me mban optimist Gjergj Leqejza, me nivelin e tij intelektual, me konsultimet qe bëjmë, me kohen qe ai ve ne dispozicion te shoqatës. Ai është mjaft i ngarkuar me pune: Drejton një biznes te qëndrueshëm qe ka mbi 450 punëtor, është konsull Nderi i Republikës se Austrisë ne Shkodër, President i Volejbollit Shqiptar(i ekipit  kombëtar), e te tjera angazhime te detyruara, dhe shpesh i them vetes se ku e gjene ky njeri kohen me bisedua me mua, me kryesine, me shoqatën?! Prandaj kam nderin qe e kam Z/kryetar te shoqatës, e ka për nder e gjithë Shoqata dhe komuniteti dukagjinas duhet ta ketë për nder.
Ne bëmë përpjekje te japim lexuesit te gazetës “Dukagjini” një portret te shkurtër bashkëpunëtorin tone- Ndue Sanaj, oficerin e niveleve te larta profesionale, anëtarin e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” te përkushtuar deri ne maksimum për te plotësuar  detyrën e tij ne funksionin e kryetarit te kësaj shoqate, e cila po bën përpjekje te përfaqësoje sa me denjësisht komunitetin dukagjinas kudo qe Ai jeton dhe jep kontribute ne konsolidimin e demokracisë.
Te shkruash për Ndue Sanaj duhet kohe dhe faqe te tera gazete. Ne sapo e filluam. Mendojmë se bëmë mire qe nëpërmjet këtij shkrimi, filluam te themi diçka për Kryetarin tone. I urojme shëndet, jete dhe faqebardhe ne detyrën fisnike te tij.
VATE GJONI, LAZER KODRA

LEC ZADEJA, VEPRIMTAR I PALODHUR

Kisha dëgjuar për të. Edhe përpara, por më për së afërmi u njohëm 40 vite të shkuara, në vitin 1968, pikërisht kur një grup mësuesish të rinj, u emëruan pranë seksionit të arsimit të rrethit për të punuar si inspektorë të tij.
Edhe pse jo “de jure” të gjithë e njihnim si inspektorin e përjetshëm, ‘‘babai i  seksionit’’, me të cilin, ai ishte lidhur ngushtësisht, për një kohë të gjatë, ku ndihmoi e kontribuoi shumë në sukseset e tij.
E filloi karrierën e vet si mësues në moshë të re, para viteve 1950!
Shërbeu në shumë shkolla të rrethit Shkodër, në zona malore e fushore, edhe si drejtor e inspektor zone.
Ishin vite të vështira të shtrirjes së arsimit në të gjitha fshatrat e rrethit!
Përballja me pengesat dhe mangësitë e shumta, i shkaktuan lodhje, por nuk e prapsen, përkundrazi i forcuan vullnetin, durimin, pasionin dhe dashurinë për profesionin e mësuesit.
E njohu shollën në thellësi dhe përmbajtje duke u pajisur vete me një përvojë të gjithanshme që e ruajti jo vetëm në kujtesën e tij fenomenale, por edhe në letër, në ditarët që mbajti gjithë kohën, e që këtë përvojë nuk ngurroi ta transmetojë, të veje në jete kudo ku punoi, edhe me shkrimet e tija!
Ky është Lec Zadeja, mësuesi, inspektori, shoku, miku im i dashur, i sinqertë dhe i respektuar, i imi në veçanti, dhe i të gjithëve, në përgjithësi!
Shfaqte aftësi, të jashtëzakonshme, në mënyrën e komunikimit, lidhjeve dhe bashkëpunimit me të gjithë ne inspektorët, por dhe mësuesit dhe drejtorët e shkollave të rrethit.
Personifikim, i rregullit dhe i disiplinës, ne të gjitha drejtimet. I thjeshtë, i shpejtë, i palodhur, por dhe skrupuloz i tejskajshëm!
Të gjithë e kërkonin ndihmën e Lecit, dhe ai nuk refuzonte t’jua jepte atë! Cilësi, këto, për t’i pasur zili, që i rrisnin personalitetin në sytë tanë. 
Organizator i zoti i të gjitha solemniteteve në kuadër të festave të 7 Marsit, ditës së mësuesit, që nga mbrëmja solemne deri tek përpilimi listave me grupet e vizitave që do të bëheshin tek ato.
E kryente këtë punë me kënaqësinë më të madhe, sepse Leci kishte ndjesi të veçantë, ndjente nostalgji për punën dhe veprën shumëvjeçare të kësaj kategorie mësuesish, në pension, për kontributin e madh të tyre në arsimin Shkodranë.
Nga duart e tija të arta, të gishtave të shpejtë si vetëtima, mbi tastierën, e të vetmes makinë shkrimi “Olivetti”, që seksioni i arsimit dispononte, në ato vite, u shtypën qindra mijë fletë, raporte kontrollesh, relacione, njoftime e vendime nga më të ndryshmet.
Sakrificat e tija të dukshme ishin në netët pa gjumë, që kalonte ai, në prag të shpalljeve të vendimeve për emërimet e reja, lëvizjet e mësuesve, ngritjet në përgjegjësi të tyre. Të gjitha në shume kopje dhe në kujdesin më të madh!
Ishte i pari, ai, që mësonte çdo lëvizje kuadri, por dhe kasaforta e sekrete e tyre!
Djalë i sjellshëm, i ndershëm, e punëtor, që i respektonte e nderonte të gjithë duke u gjendur pranë në raste gëzimesh e hidhërimesh.
Leci përbën një fenomen të veçantë!
Kishte dije e formim të gjithanshëm, jo vetëm në fushën e arsimit por dhe në atë të kulturës, artit e muzikës, fizkulturës dhe sportit!
Ishte poliglot, zotëronte disa gjuhë, qe i vetmi që ngeli nga ato personalitete të gjuhës, që zotëronte Latinishten, që për disa vite, ai, ua mësoi studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Korrespondent vullnetar tek gazeta “Jetë e Re”, “Puna”, “Bashkimi”, “Pionieri”, “Mësuesi” dhe “Radio Shkodër”, për shumë vite me radhë.
Përmes artikujve, reportazheve me shkrim e kumtesave me gojë, pasqyroi thjesht, shpejt e bukur e me vërtetësi ngjarjet më të rëndësishme, arritjet e sukseset e shkollave të rrethit Shkodër. Një kontribut ky i madh i pamohueshëm, plot vlera, në përhapjen e përvojës së përparuar në arsim!
I tillë ishte, të tillë e njoha, e mbaj mend dhe do ta kujtoj gjithnjë, këtë përfaqësues të nderuar të arsimit, këtë mësues të vërtetë nga i cili unë, dhe të gjithë inspektorët, bashkëkohës, mësuam shumë!
Me këto pak rreshta,  të vakëta, para aktivitetit e veprimtarisë së tij të shumtë, tentova, dhe mbase në një farë mënyrë, të portretizoj, Lec Zadenë, mësuesin e merituar, që në kohën kur i takonte, nuk e mori, nuk ju dha ky titull!
Edhe pse shumë gjëra nuk vareshin nga ne, inspektorët, ndjej se nuk kemi luftuar e insistuar sa duhet në këtë drejtim!
Gjysme shekulli pranë radios dhe shtypit
Me datë 6 Qershor 2009 Radio “Maria Shqiptare”, kishte një gëzim të veçantë, ditëlindjen e vullnetarit më të vjetër ne moshë, z. Lec Zadeja, i cili kishte dy ngjarje të shënuara: 82 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e veprimtarisë si gazetar e publicist.
Me këtë rast, një natë më përpara u transmetua një radio-portret kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij në vite. Ky u realizua përmes intervistës së vetë Lecit dhe miqve të tij më të ngushtë. Kuptohet që në një emision nuk mund të pasqyrohet plotësisht kontributi i një njeriu të shquar si Lec Zadeja, por megjithatë kjo ishte më e pakta që duhej të bënim për të. Jo thjesht si një shenjë mirënjohje për kontributin e tij, por si një nevojë e secilit për të mësuar nga jeta e tij. Ajo ka vlerë: për një të ri sot, për ti thënë se si edhe kur mbetesh jetim duhet të punosh për të siguruar jetesën e se duhet ta jetosh jetën për të realizuar ëndrrat; për ti thënë një mësuesi se me çfarë përkushtimi duhet t’i përgatitesh brezat; për t’i thënë një gazetari se asgjë s’ka vlerë nëse nuk bëhet nga pasioni për gazetarinë dhe dashuria për dëgjuesin; për t’i thënë një shkodrani se ta duash qytetin do të thotë të bëhesh dëshmitarë i ngjarjeve më të rëndësishme të tij; për ti thënë një pensionisti se edhe pas 27 vitesh pension njeriu duhet të shkruaj në gazeta e të japë emisione në radio. Jeta e tij është shembull mbresëlënës se si njeri që dha kaq shumë për shoqërinë, jeton sot në një shtëpi të vogël përdhese sepse pasuria e tij janë: makina e shkrimit, dorëshkrimet dhe artikujt që shkroi, miqtë e pafund që bëri dhe mirënjohja e një qyteti të tërë.
Jetë të gjatë z. Lec! Vazhdo të shkruash e të japësh emisione sepse njeriu jeton aq sa punon. Për ketë Pablo Neruda thotë: “E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh
gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë”.

***
Ky është borxhi që i ngelëm mikut tonë Lec Zadejës?
Unë me shkrimin tim, Lec po laj pjesën time, të këtij borxhi, që të kam!
FEJZI CEKA “Mësues i merituar”

REKORD I RI

Është tashmë e pranuar nga të gjithë banorët e këtij vendi, sa të vogël aq edhe të madh, sa të ri aq edhe të vjetër, se ne përfaqësuesit tipik të racës njerëzore, duhet çdo vit të arrijmë një rekord të ri. Duhet me patjetër që në një drejtim të caktuar të jemi se s’bën në vend të parë në rang botëror. Kaq e vërtetë është kjo, sa ne nuk mund ta kuptojmë se si mund të mbyllet viti pa një rekord. Le të jetë ky i çfarëdoshëm: i mirë apo i keq, dobiprures apo dëmprurës, me efekt të madh apo të vogël, për ne kjo nuk ka shumë rëndësi.
Shkurt hesapi, ne me patjetër duhet të kemi një rekord të ri në fillim a në fund të çdo viti. Dhe madje ne kemi pasur këto rekorde, të cilat dëshmohen me fakte: i vetmi vend ateist në botë, fener ndriçues (vajguri) në brigjet e Adriatikut, medalje dhe vend i parë për ushqimin e popullsisë (që përfundoi me tollona), përballimi me sukses të plotë i “sulmeve” nga koalicioni i armiqve (me dështimin tonë), vendin e parë për reformat në vend (që disa nxitojnë ti quajnë bedforma), vend të parë për ndërtimin e kioskave, vend të parë për piramidat lek-ngrënëse, vend i parë për thash e theme … e një varg i gjatë them e thashmesh të tjera me të cilat nuk po zgjatemi, pasi duhet të përqendrohemi tek ngjarja jonë…
Dhe është e kuptueshme se derisa bëhet fjalë për një ngjarje në vendin tonë, edhe ky patjetër që është një rekord. Si i tillë ka ngjashmëri me ato të tjerat, por ka edhe specifikat e veta. Fjala është për korrentin, a për energjinë elektrike që i thonë specialistët. Që thoni ju, ca kohë më parë u mblodh drejtoria qendrore e kësaj pune me të gjithë specialistët më të mirë të saj nëpër rrethe në një takim shumë urgjent. Në përfundim të këtij takimi, drejtuesit kryesorë dhanë një konferencë për gazetarët e shtypit të shkruar të cilët, sapo ishin lajmëruar kishin bojkotuar të gjitha ngjarjet e tjera për të marrë pjesë në këtë eveniment.
- Siç e dini edhe ju vetë, problemet e energjisë janë themelore për vendin tonë, - e nisi ligjëratën, drejtori. – Ndaj ju kemi thirrur ju që të na ndihmoni në fushatën sensibilizuese për popullatën që ata të kursejnë sa të jetë e mundur energjinë…
E kështu vazhdoi një copë herë drejtori me porositë e tij dhe sapo përfundoi doli jashtë, duke lënë sallën gojëhapur. Në blloqet e gazetarëve gjendeshin pyetje si: “Ç’do të bëhet me ata që nuk paguajnë energjinë?”, “A do të ketë ndonjë përjashtim për ata që kanë qenë të rregullt në pagesa?”, “A pritet ndonjë investim për të përmirësuar gjendjen?”, e te tjera. Gjithsesi, gazetarët u treguan korrekt me drejtuesit e energjisë, pasi në gazetat e tyre, në faqet e fundit, shkruan me shkronja mjaft të vogla: “Qytetarë! Kurseni energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm!”
Ky ishte një lajm që solli një ndryshim të menjëhershëm: si me komandë njerëzit u ndanë në dy grupime të ndryshme. Në njërin prej tyre u përfshinë të gjithë ata që blejnë gazeta, ndërsa në grupimin e dytë ata që e kishin ndarë përfundimisht mendjen për të mos i blerë ato. Për hir të së vërtetës duhet të pohojmë se grupimi i parë, për arsye nga më të ndryshmet, është relativisht mjaft më i vogël se i dyti. Menjëherë pas botimit të lajmit të sipër përmendur, njerëzit që blinin gazeta as që e çanë kokën që ta lexonin këtë njoftim. Kurse ata që nuk blinin gazeta, as që e vunë ujin në zjarr të interesoheshin se çfarë mund të ishte përrallisur në ato të shkreta. Kështu që në një farë mënyrë, lajmi i bujshëm nuk bëri efektin që pritej.
Por, drejtuesit e ndërmarrjes së fuqishme të elektrikut nuk u mjaftuan me kaq. U mblodhën përsëri dhe përsëri ftuan edhe gazetarët. Por, këtë radhë përveç gazetarëve të shtypit të shkruar kishin ftuar edhe ata të televizioneve. U dhanë një sërë këshillash dhe udhëzimesh për popullatën, ku më e rëndësishmja ishte përdorimi me kursim i energjisë dhe pagimi i saj nga konsumatorët. Për shkak se rezervat e vendit po mbaronin (në ujë për hidrocentralet dhe lëndë djegëse për termocentralet), u njoftua edhe orari i kufizimit të energjisë.
Për sa i takon gazetave, asgjë e ndryshme nga rasti i parë nuk ndodhi. Pra ata që i blinin gazetat nuk i lexonin, kurse ata që nuk i blinin, nuk e vranë fare mendjen për njoftimet e shtypit. Kurse për sa i takon televizorëve (që kohët e fundit janë shtuar), siç dihet populli ynë, i ndjek lajmet me shumë vëmendje. I ndjek, por kur ka drita ama! Kur kemi drita nuk lëmë njoftimet te na kalojë pa u marrë vesh.
Por, meqë nuk kishte drita në oraret e lajmeve, përsëri vazhdoi e njëjta situate: njerëzit shpenzonin energjinë ... natyrisht në ato raste kur kishte. Një pjesë e tyre nuk i paguanin, kurse për ata që paguanin tarifat u rritën.
Meqë situata energjetike po vazhdonte të vështirësohej, drejtuesit e energjisë u mblodhën përsëri. Këtë radhë kishin ftuar edhe nga qeveria. U theksua se populli duhej të mirëkuptohej dhe të kursente energjinë. Atdheu thërriste për sakrificë! Nuk duhej gatuar me energji (se me çfarë tjetër mund të gatuhej në kushtet tona kush e di?). Nuk duhej vënë dushi për të ngrohur ujin (mbase duhej të laheshim me ujë të ftohtë, tani në dimër). Nuk duhej të përdornim pajisjet elektronike që punojnë me korrent (se me çfarë tjetër mund të punojnë hajde merre vesh). Këshillat vazhdonin me të tjera pika, duke përfunduar me kërcënimin që nëse nuk zbatoheshin këto, atëherë vendit i kërcënohej rreziku i errësirës, sidomos gjatë natës.
Për arsye akoma të panjohura, njerëzit vazhdonin të ndiqnin ritualin e tyre të zakonshëm: aq kohë sa kishte energji, përdornin të gjitha pajisjet e mundshme. Ndiznin të gjitha llambat dhe pajisjet elektronike dhe elektro-shtëpiake që dispononin, në të njëjtën kohë kur funksionarët e korporatës energjetike dhe përfaqësuesit qeveritarë vazhdonin të bënin thirrje për kursim.
Koha kalonte dhe rituali tashmë ishte bërë i zakonshëm. Përsëri konferencë shtypi, ku u dha njoftimi se po të mos kursehej energjia nga ana e popullatës, edhe me kufizimet e zakonshme që tashmë ishin njoftuar, do të kishim vetëm një muaj drita. Nuk kanë të numëruar pajisjet elektro-shtëpiake të dëmtuara nga ec e jaket e energjisë. Po kështu sasia e ushqimeve të prishura shënoi nivele rekord, por askush nuk do të shqetësohej sadopak për të kompensuar këto dëme.
Pas dhjetë ditësh u zhvillua përsëri një konferencë për shtyp. Kjo përbënte një rekord më vete pasi ishte më e madhja e realizuar deri atëherë. Edhe pjesëmarrja e justifikonte preokupimin e zyrtarëve të energjisë. Nuk mungonin as të ftuarit nga qeveria. Gjithçka ishte organizuar mirë. Pas takimit me dyer të mbyllura, si zakonisht konferenca e shtypit, drejtori i përgjithshëm dha njoftimin:
- Tashmë nuk kemi as edhe një kilovat energji! Kapitulluam! Jepjani njoftimin të gjitha radiove dhe televizorëve të vendit!
Njerëzit nuk kishin ku ta merrnin lajmin, pasi televizorët dhe radiot në përgjithësi nuk punonin. Por, kjo nuk kishte shumë rëndësi. Tashmë njerëzit ishin mësuar me errësirën. Sasia e qirinjve të konsumuar këto kohë është rritur në përmasa humoristike. Prapë se prapë njerëzit nuk ndjehen edhe aq të kënaqur nga ky rekord specifik i shënuar këtë vit në vendin tonë në lidhje me qirinj shitjet. Por, mesa duket vendi ynë, në pamundësi për të arritur tregues e rekorde normale për kohën, realizon rekorde paradoksalë. Fundja edhe ato rekorde janë!
Të presim se çfarë rekordi do të synojmë për vitin që vjen!
Nga Prof. Dr. Zef Gjeta

ZEF FUSHA – NJERIU I PROGRESIT DHE I NDRYSHIMIT

Në elitën e dukagjinasve që i kushtoi një jetë të tërë zhvillimit të arsimit në Dukagjin, arsimimit të bijve e bijave të tij, padyshim që është edhe z. Zef Fusha.
U lind në 1945 në një familje me tradita patriotike e cila mori pjesë aktive në të gjitha momentet historike apo ndryshimet  që koha i diktoi në shekujt e fundit ku shquhej për mikpritje, bujari  e bukëdhënë edhe   pse shtëpia e tyre ishte në një pozicion si “lisi në derë të farkës”, por gjithmonë e hapur për mikun, rezervistin, lypsarin, rrugëtarin apo jabanxhiun.
Pjetër Pali, duke qenë largpamës e vizionar, mori përsipër shumë sakrifica, duke mos penguar të katër djemtë që të arsimohen e të kontribuojnë në sektorë të ndryshëm  si në ekonomi dhe arsim. Pra, edhe Zefit ia krijoi mundësitë, i cili pasi mbaroi ciklin 7-vjeçar në vitin 1959, të fillojë studimet në shkollën e mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” qe e përfundoi në vitin 1964 me rezultate shumë të mira dhe pastaj filloi me entuziazëm punën e vështirë por të nderuar të mësuesit.  Nuk shpëtoi pa u bërë `viktimë` e një politike të mbrapshtë kuadri të viteve të diktaturës që e tregojnë lëvizjet e shumta që Zefit i bënë nga një shkollë në tjetrën ku brenda disa vitesh pati  mbi dhjetë të tilla.
E filloi punën si mësues, fillimisht në Lekaj, pastaj 2 vjet në Toplanë në vitet 1966 – 1967, për punën e të cilit të flasin me respekt edhe sot toplanasit me gjithë kushtet shumë të vështira ku mësimin e bënte në ndërtesën e kishës se fshatit. Vazhdoi punën si mësues një vit në Gimaj ku krahas punës si mësimdhënës shquhej për veprimtari sportive, të parat e këtij lloji falë edhe bashkëpunimit shumë të mirë me drejtuesin e pushtetit të këtij fshati z. Prel Sejdija, i cili bënte diferencën në krahasim me kolegët e tij të fshatrave të tjerë. Mbas shërbimit ushtarak, rifilloi punën si mësues në Breglumi, pastaj disa vjet në Abat dhe pak kohë përsëri në Gimaj. Krahas mësimdhënies, nuk pushonte së studiuari për të shtuar njohuritë, për tu bërë më i aftë e me i denjë për kryerjen e detyrave që  i ngarkoheshin e në veçanti arsimimin e dukagjinasve kudo që shërbeu. E si rezultat i këtij përkushtimi në vitin 1976 përfundoi universitetin e Tiranës pa shkëputje nga puna midis vështirësive të panumërta. Mbas përfundimit të shkollës së lartë, shërbeu për 7 vjet si Drejtor shkolle dhe zone në Ndrejaj – Shosh i cili është më gjurmëlënësi në sensin më pozitiv të fjalës, ku shquhej për aftësi drejtuese, i dashur e komunikues me nxënës, vartës e prind, por edhe  i papajtueshëm me mangësitë e vërejtura. Ishte model në bashkëpunimin me pushtetin vendor, për te cilin kanë çfarë të mësojnë edhe sot drejtuesit e shkollave. Me të njëjtin përkushtim vazhdoi edhe në Abat të Shalës ne detyrën e Drejtorit te shkollës për periudhën  1983 – 1988, për ta mbyllur karrierën në fushën e arsimit në Shollën e mesme të Bashkuar Breglumi, në fillim ne detyrën e Drejtorit te konviktit, pastaj ne detyrën e Drejtorit te shkollës. Për periudhën që kjo shkollë u drejtua nga Zefi, ishte në pararojë, jo vetëm të shkollave simotra në të gjitha zonat malore të vendit, por edhe më gjerë, ku shquhej për zbatimin dhe asimilimin e programeve arsimore – edukative, organizimin e veprimtarive të ndryshme jashtëshkollore e sidomos të praktikave mësimore.
Sigurisht që edhe Zefi u përfshi nga i famshmi 24/1 megjithëse nuk kishte qenë kurrë anëtar i Partisë – Shtet, por sipas drejtuesve të asaj kohe të aftit duheshim zëvendësuar me të paaftë, bilës shumë herë  në disa shkolla edhe me arsim të mesëm vetëm që drejtuesit të ishin militantë. Kjo ishte një luftë që injoranca e padija i bënte dijes dhe kulturës.
Tek Zefi kanë qenë të gërshetuara vetitë e virtytet më të mira të trashëguara nga familja e mjedisi ku u rrit, me edukatën qytetare bashkëkohore të përvetësuar në bankat e shkollës e sidomos në shkollën e jetës. Ka qenë gjithmonë shumë bashkëkohor, përkrahte ndër të parët të renë dhe bënte diferencën në veshje, në mënyrën e të jetuarit dhe si partizan i ndryshimit. Bilës drejtues fanatikë e partiakë të cilëve iu kishte mbetur ora mbrapa e etiketonin “modern”, njeri me shfaqje të huaja e te tjera, vetëm se ndryshonte katërçipërisht me ta, ishte për progresin, ndryshimin dhe  nuk ishte konformist. Pra, për kohën ishte një lloj opozitari. E për të tilla vlerësime që i bënin partiakë të kohës, qe s`kishin asnjë lidhje me punën si mësimdhënës, kurrë nuk hyri në radhët e partisë së tyre si edhe shumë intelektualë të tjerë.
I mirëpriti ndryshimet demokratike të viteve `90 si një domosdoshmëri sepse tashmë sistemi ekzistues ishte në kalbëzim, mori pjesë aktive në jetën politike duke u pozicionuar përkrah atyre që ishin për ndryshimin por, që ishin kritikë për mënyrën e ndryshimit duke e çuar gjithçka në zero.
Mbas një eksperience 4 vjeçare, si Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Nicaj – Shalë, duke i ditur aftësitë e tij drejtuese dhe formimin e përgjithshëm, në vitin 1997 e emëruan Sekretar i Këshillit të Rrethi të Shkodrës, detyrë që e kreu me devotshmëri për 4 vjet. Pastaj për shumë vite Kryetar i Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për Qarkun e Shkodrës. Edhe detyrat jashtë sektorit të arsimit i ka kryer më së miri duke qenë shumë korrekt në punë, me një aftësi të admirueshme komunikimi me njerëzit, i papajtueshëm me çdo shfaqje korruptuese, për të cilin të flasin fjalët më të mira edhe sot. Është shumë objektiv në analizën e jetës politike e shoqërore ku po jetojmë duke qenë shumë kritik ndaj fenomeneve e dukurive që bien ndesh me zhvillimin e demokracisë, shpreh indinjatën për shumë plagë të hapura që nëpërkëmbin dinjitetin e popullit tonë sidomos të bashkëvendëlindasve të tij; është për shtetin ligjor, larg mendësive të vjetra kanunore si dhe është për integrimin sa më të shpejtë të dukagjinasve në jetën urbane. 
Zefi ka qenë dhe është një prind e bashkëshort shembullor. Model në harmonizimin e punëve në çift, tolerant e kërkues, që ka bërë të rrisin 3 djem shumë të edukuar ku sot janë edhe ata familjarë të mirë, korrektë në çdo sektor ku punojnë, tamam shëmbëlltyrë e prindërve të tyre. Që me formimin e shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, Zefi është ndër anëtarët e parë, aktivist i mirë dhe pa përtesë, ka ofruar ndihmesën e tij edhe për gazetën “Dukagjini”.
Bij të tillë i bëjnë nder Dukagjinit! Ai krenohet, që ia ngrenë akoma më lart emrin me veprën e sjelljen e tyre dhe ia përmirësojnë akoma më shumë imazhin e mirë. Edhe pse jemi shpërndarë anë e kënd kemi më nevojë se kurrë për ta, për të dhënë kontributin e tyre në të gjithë sektorët e jetës. Prandaj edhe Zefit i jemi mirënjohës për gjithçka ka bërë për zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit në Dukagjin, për forcimin e shtetit ligjor por, edhe pse në pension, kemi akoma nevojë për të, për këshillat e tij të cilat besojmë se nuk do të na mungojnë.
Gëzim Mahmudaj, Prelë Shytani

NDOC BJESHKA

Me 10 Qershor 2009, ne mjedisin e librarisë “Camaj-Pipa”, u be paraqitja e librit “Engjëjt e detit Jon”, botim i dyte, te shkrimtarit Ndoc Bjeshka.
Ne këtë ceremoni morën pjese: te afërm dhe miq te autorit, anëtar te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe “Shpresa Katolike”, “Anëtari i Nderit” te SHAD, Mjeshtri Fadil Kraja, Shkencetari Ahmet Osja dhe Mjeshtri Ndoc Gurashi, dhe te tjerë.
Ne këtë ceremoni e mori fjalën, Presidentit te shtëpisë botuese “Camaj-Pipa”, pedagog ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe redaktori i librit-Hasan Lekaj.
Pastaj, opinione dhanë: zonja Syka Çarku, Dashamir Cacaj, Aleks Dushi, Martin Dushaj, Mjeshtri Fadil Kraja, Gjin Sokoli dhe poeti Lazer Kodra.
Autori, Ndoc Bjeshka, ne mbyllje falënderoi pjesëmarrjen dhe për opinionet qe dhanë për punën e bere me këtë libër. Ju premtoj, se së shpejti do te paraqitem para jush me krijim te ri dhe me letrare.
Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj,  ne mbyllje te ceremonisë theksoi:  “Te gjithë njerëzit janë te shenjte, ne qofte se i marrin me te vërtetë seriozisht mendimet e veta, veprimet e veta. Kush gjykon se një gjë është e drejte duhet ta beje atë”, përcaktonte Herman Hesse. Ndoshta, pa e ditur se ekzistonte Herman dhe aq me pak se çfarë ka përcaktuar Ai, Ndoci është protagonisti i këtij përcaktimi te madhe. Ndoci i ynë është i shenjte, se mendimet dhe veprimet e veta i ka marre me te vërtetë seriozisht. Ai çfarë ka gjykuar se është e drejte e ka bere. Pavarësisht se Ndoci nuk sheh, por shpirti i tij sheh me mire se shume prej disave qe janë shendosh me sy, zemra e tij ndjenë me shume se shume prej disave qe janë pa te meta fizike, mendja e tij arsyeton me mire se shume prej disave qe shohin e lexojnë drejtpërsëdrejti.
Ndoci, jeton si te gjithë ne, pavarësisht nga e meta fizike. Ai drejton një strukture te shoqërisë civile, ai  ndjenë muzikën dhe këndon, ai shkruan, ai kërkon te behet politikane dhe behet duke kandiduar për deputet. Pra, ai e ndjenë përgjegjësinë qytetare ndaj shoqërisë, ai e ndjenë se është detyre qytetare ti shërbesë asaj, ai e ndjenë se sot shoqëria është demokratike dhe e hapur, ne themelin e se cilës janë vlerat e individit. Ndoci arsyeton se duhet te kontribuohet ne çdo kohe dhe ne çdo rrethane, por sot kontributi ne shoqëri është me evident, prandaj mendon dhe vepron me guxim ne plotësimin e qëllimeve te veta ne funksion te kësaj shoqërie.
Për këtë kurajë te jashtëzakonshme duhet te falënderohet dhe e falënderojmë me gjithë shpirt. Ndoc Bjeshka te lumtë! Ndoc Bjeshka je i madh! Ndoc Bjeshka te urojme faqebardhe...

***
Zotit Ndoc Bjeshka, i urojme jete te gjate dhe mundësi për krijimtari te tjera, për te na bashkuar përsëri dhe përsëri për ti dhenë urime te tjera e te tjera ne vijimësi te krijimtarisë se tij.
REDAKSIA

“UNE, STUDENTE DHE PROSTITUTË”

NE SHQIPERIMIN E LEKE IMERAJT
Këto dite, Forumi intelektual Shqiptar-Dega Shkodër, ne sallën Verore te Bar-Kafes “Peja”, organizoi paraqitjen e romanit “Unë, studente dhe prostitute”, me autore Sonia Rossi, te përkthyer nga gjermanishtja ne shqip, nga Leke Imeraj.
Leke Imeraj, para intelektualeve, para personaliteteve te letrave shqipe te qytetit tone, paraqitet për here te trete, ne harkun kohore te një viti e gjysme. Ne qofte se ne dy raste paraqitet autor i dy librave, ne te cilat me tepër trajtohen çështje sociale, pasi pak a shume secili nga ne jemi pjese e atyre qe sjell para lexuesit Leka. Ne rastin e trete, Leka na paraqitët edhe si përkthyes i romanit nga gjermanishtja ne shqip. Por, ajo qe është me e veçante, na paraqitet me një teme mjaft shqetësuese dhe paragjykuese ne shoqërinë njerëzore dhe veçanërisht ne shoqërinë shqiptare.
Ne këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, mjaft intelektual e intelektuale te qytetit Shkodër, ndërmjet te cilëve u zhvillua një bashkëbisedim interesant.
Ceremoninë e hapi, profesor Gëzim Uruçi, i cili pasi beri prezantimin, fjalën ja dha Mjeshtrit Fadil Kraja, redaktorit te librit, i cili ne mes te tjerave theksoi: “… Autorja dhe njëkohësisht protagonistja e këtij libri intrigues shtron një pyetje te dhembshme para lexuesve: Perse me quani te pandershme, nëse, për te jetuar jetën time, për te realizuar pikësynimin tim ne atë copëz diell qe me takon nuk gjeta tjetër rruge veç te shes trupin tim!?
Fraza “… nuk gjeta rruge tjetër …” është edhe kuintesenca e mendimit te autores protagoniste mbi nderin, moralen dhe amoralen si koncept, qe mjerisht, gërryen sot opinionin e çoroditur njerëzor. Dhe vajza, protagoniste e mjere, thërret, bërtet, duke u përpjekur te na binde ..., se nuk bën asgjë te pandershme, se është jo me pak e ndershme se ato te tjerat, vajzat apo gratë qe valëvisin me zhurme e tam-tame flamurin e dale boje te ndershmërisë.
Cilat janë ato qe e valëvisin këtë flamur? Ne xhunglën epshore te jetës, te botes qe jetojmë, moda, si reklame është përqafuar nga çdo femër. Ekspozohen pjesët me provokuese te trupit si një lloj magneti, një kalamite qe tërheq syrin epshor te seksit tjetër, syrin mashkullor. Këtë e bën edhe vajza e pamartuar, por edhe e martuara. Nëse përligjet e para se kërkon te tërheqë vëmendjen e një mashkulli qe donë ta ketë si burrë dhe bashkëshort, perse e bën e dyta, e martuara? Cilën donë te tërheqë kalamita e se dytës? Përsëri meshkujt e tjerë, edhe pse e ka një te tille ne shtëpi … Dhe përsëri duke valëvitur flamurin e ndershmërisë, te moralit?! A nuk i ngjet pra moda e pranuar dhe përqafuar nga femrat, një vitrine ku ekspozohet trupi, pjesët provokuese te tij, si një mall për t’u shitur, një mall qe kërkon syrin e blerësit mashkull? Atëherë, cili është dallimi mes tyre dhe autores protagoniste te librit? Perse e moralshmja qëndron tek te parat e jo tek autorja protagoniste? Te parat e reklamojnë mallin si instinkt epshor ne këtë bote, ku, siç thotë Niçe, “… njeriu është ujku për njeriun …”.
Ne shtypin botëror, ne mediet vizive dhe te shkruara u be zhurme pak kohe me pare për një oferte qe bënte një vajze, e cila vinte ne ankand për një milion euro virgjërinë e saj, sepse donte te siguronte mjetet financiare për te vazhduar studimet universitare. U be zhurme, mendimet u ndanë ne dyshe. Por interesantja ishte zhurma qe bene, duke e quajtur te pamoralshme, bile prostitucion ofertën e vajzës, pikërisht nga femrat, gra me fëmijë, gra te divorcuara disa here dhe qe dilnin para kamerave gjysme te zhveshura, duke ekspozuar pjesët me provokuese te trupit te tyre. Pra, ata qe seksin e tyre e quajnë te moralshëm, ofertën e vajzës se tyre e quajnë te pamoralshme.
Përmbajtja e këtij libri te cilin na e ka sjelle ne shqip Leke Imeraj, i ngjat tale quale, pra tepke, asaj studentes qe beri ofertën e bujshme këto dite. Ndryshimi është fare i vogël. Autorja protagoniste e beri atë qe beri pa buje e zhurme. Për te mbijetuar ne këtë jete xhungël ku njeriu është ujk për njeriun.
Pastaj, foli Skënder  Temali, i cili ne mes te tjerave vlerësoi vlerat përkthyese ne shqip te këtij romani nga Leke Imeraj. Dha opinionin e tij Vehbi Hoti dhe Dashamir Cacaj. Fjalën e mori edhe Ahmet Rugova, anëtar i shoqatës intelektuale “Jakova” ne Gjakove dhe anëtar i kryesisë se shoqatës “Drini” Gjakove-Shkodër, i cili theksin e vuri, se shoqëria shqiptare akoma disa gjera i ka tabu, veçanërisht ne këtë aspekt, te cilat me kalimin e kohës, me integrimin e mëtejshme ne shoqërinë europiane, shoqëria shqiptare do te jete me e hapur ne themel se cilës janë vlerat e individit. Ky fenomen është shqetësim edhe për shoqëritë me te hapura, por është i pashmangshëm dhe qe nuk duhet te paragjykohet.
Ne fund mori fjalën bashkëshortja e autorit, zonja Gudi Martin, e cila ne mes te tjerave theksoi: Nuk është e lehte për mua qe te flas para njerëzve kaq te mëdhenj dhe kaq te ditur! Unë jam lindur dhe rritur ne kapitalizëm, kam përvojën dhe njohjen time. Si fëmijë, i lindur ne vitet e para te pas luftës, kam përjetuar hap pas hapi rindërtimin dhe zhvillimin e Gjermanisë.
Edhe ne e kemi pasur ëndrrën amerikane! “Nga pjatalarës, milioner!”. Por shume pak e realizuan këtë, sidomos gjate rindërtimit. Sot e kemi arritur majën. Me lart nuk shkon. Sot fjala është qe te mbajmë këtë lartësi dhe te mos rrezohemi poshtë. Te jetosh ne kapitalizëm do te thotë qe gjithkush, çdo individ te jete pjese e një makine gjigante, ku secili është një ingranazh. Nëse këtij ingranazhi do ti thyhet një dhemb, nuk funksionon me. Do te flakesh jashtë.
I gjithë ky sistem përbëhet nga ngarkesa e presione, presioni i kohës, rregulli dhe disiplina. Ai qe nuk është ne gjendje qe ti përballojë këto, rrëshqet menjëherë poshtë. Gjermanet vuajnë nga frika e humbjes se vendit te punës. Jo se ne vuajmë nga mania për pune, por me humbjen e vendit te punës, kalon menjëherë ne asistence sociale. Kjo shkakton dhimbje te mëdha.
Për shume te rinj, te huaj, sapo shkelin token e Gjermanisë, ëndrra e tyre merr fund. Kriminaliteti i te rinjve te huaj ne Gjermani është shume i larte, ne krahasim me te rinjtë gjerman dhe sa vjen e rritet. Për te fituar sa me shpejt para, dhe mundësisht sa me shume, shume prej tyre futen ne rrugën e kriminalitetit, si droge, prostitucion dhe vjedhje. Arsyeja nuk është se ata janë njerëzit me te negativ, ata kane pasur vetëm ëndrrën e gabuar.
Me zhvillimin e fuqishëm ekonomik tek ne, ka ndryshuar edhe pikëpamja mbi moralin. P. sh, Senatori i Berlinit, menjëherë, kur u zgjodh nga populli si i tille, na beri te ditur botërisht se ishte homoseksual. Askush nuk u trondit nga kjo. Përkundrazi, na mrekulloi sinqeriteti i tij. Kjo e ngriti atë shume me larte se sa ishte. Homoseksualiteti i tij, është puna e tij  personale. Kjo nuk ka te beje me popullin dhe as populli me atë.
Ne i kemi thyer “tabute e moralit” dhe kemi fituar tolerancën. Ne e dimë shume mire këtë se, aty ku sundon pushteti i moralit, nuk ka tolerance, aty do te vriten njerëzit.
Ne kemi pasur një qellim, ja kemi arritur qëllimit dhe askush nuk e pyet tjetrin për rrugën se nga i ra për ta arritur atë.
Refleksione:
Në mbyllje te kësaj kronike, do te shpreh shkurtimisht opinionin tim për këtë fenomen.
Ne këndvështrimin tim, akoma ka një qëndrim jo realist. Disa thonë se ky fenomen ka lindur me lindjen e shoqërisë njerëzore, disa te tjerë thonë se është profesioni me i vjetër, bile për këtë ne Shqipëri është vu ne skene edhe një komedi, disa thonë se është fenomen për shoqëritë e pa zhvilluara, se nuk është fenomen për shoqëritë e zhvilluara, e te tjera e te tjera, te cilat ne këndvështrimin tim, janë te gjitha te gabuara dhe shpesh here tendencioze dhe te një anshme.
Historikisht, ky fenomen nuk ka lindur ne kohen e poligamisë, por ka lindur ne kohen e monogamisë, te patriakalitetit. Ne shoqëritë e hapura, fenomeni ishte dhe është i hapur dhe pa ndonjë problem. Ajo, prostitucioni, ne disa vende lejohesh dhe lejohet me ligj, ngriheshin dhe ngrihen shtëpitë publike, e te tjera e te tjera. Ne shoqëritë e mbyllura, patriarkale-fisnore, nuk lejohesh ky fenomen. Ai ishte shume i dënueshëm, siç është rasti i Marije Mandalenes dhe qe e shpëton Jezuesi. Ne shoqërinë tone, për veprime te shkeljes se kurorës, arrinin te vriten, bile për vajza te përfolura, prindi, dhëndrit i jepte fishekun për ta vrare ne rast se i shkelte kurorën dhe asnjeri nuk i kërkonte llogari.
Lind pyetja: Me gjithë këtë patriakalitet ne shoqërinë tone, a ka pasur fenomene te kësaj natyre? Them se po! Pra, këto qe shohim sot, qe dëgjojmë sot, qe lexojmë sot nuk janë gjera te reja, për te cilat duhet te nisemi nga parimi se gjithçka e ka një fillese, e ka një baze nisje. Një mik i një shoku, erdhi për ta ngushëlluar për një ngjarje qe i kishte ndodhur dhe ne  mes te tjerave i tha: “Mark, mos u mërzitë. Secili nga ne është vendosur ne bazën e nisjes, por dikush është nisur dhe dikush akoma, se nuk i ka ardhur radha. Kjo është jeta dhe e jemi pjese e kësaj jete …”. Ky miku, nuk ishte ndonjë i shkolluar dhe aq me pak ndonjë intelektual. Ai ishte një njeri i zakonshëm, një malësor i zakonshëm, por i pajisur me një pakete natyrore me intelekt.
Sa here me është kujtua kjo shprehje e tij, ndoshta me qindra here, ne çdo rast qe jam hasur me problematika qe na kane shqetësuar dhe vijojnë te na shqetësojnë. “Liria materiale e liria shpirtërore, janë te lidhura ne mënyrë intime me njëra tjetrën. Qytetërimi presupozon njerëz te lire, sepse vetëm me njerëz te lire civilizimi konceptohet i realizuar”, theksonte Albert SchWeitzer. Ky përcaktim me ka shqetësuar jo me pak raste. Edhe ne këtë rast, për temën ne fjale, ne biseda e ne takime te ndryshme, ne mjedise shoqërore, duke dëgjuar apo lexuar diçka qe ka te beje me këtë teme.
Pak a shume, te gjithë folësit ne këtë ceremoni, theksuan, se shoqëria shqiptare ka nevoje për me shume emancipim shoqërorë, qe te pranoje pa paragjykime këtë fenomene dhe te tjera. E pranoj. Shtrohet pyetja e thjeshte: Cili nga ne e pranon qe vajza e tyre te jete një prostitute? Jo vetëm ne, jo se jo, por edhe shoqëria me emancipuar nuk e pranon ne shpirte vajzën e tyre te jete një prostitute. Shoqëria mashkullore është egoiste. Ajo, pranon si te moralshme një mashkull te jete si prostitute, ndërsa një femër po te jete e tille, paragjykohet, përfolët deri atje sa është e vështirë qe ajo te gjeje vend ne shoqëri, ajo dënohet moralisht po se po, por po qe e mundur dhe ligjërisht.
Personalisht jam kundër prostitucionit, por duhet ta kemi te qarte, se nuk mund te ketë prostituta pa pasur meshkuj te tille. Këtu qëndron e keqja, se ne këtë rast nuk mendojmë qe shoqëria njerëzore përbëhet nga faktori mashkull dhe femër, dhe ata janë ne unitet me njeri tjetrin, çka do te thotë se nuk ekziston njeri pa tjetrin, ata janë te lidhur dhe te ndërvarura nga njeri tjetri. Voltair theksonte: “Me pak bestyni, me pak fanatizëm; me pak fanatizëm, me pak fatkeqësi”. Ndërsa Viktor Hugo, theksonte: “Një fe, ja çfarë është e nevojshme për një njeri. Mjerë ai qe s’beson ne asgjë”. Mendoj se te dyja këto përcaktime janë te ndërvarura nga njëra-tjetra, por ne duhet te jemi te ndërgjegjshëm nga lindja e këtyre fenomeneve, se gjithçka ka një baze dhe asgjë nuk është shkëputur e pa lidhje me realitetin qe ndodh dhe zhvillohet fenomeni. Jam për përpjekjet qe duhen bere për te mos lejuar shtrirjen e këtij fenomeni dhe ndoshta deri ne minimizimin e tij, por gjithçka ne raport te drejte me emancipimin e gjithë përbërëseve te shoqërisë. Pra, me emancipimin jo vetëm te femrës brenda vetvetes, por edhe te mashkullit si dy ane te një monedhe, te pa shkëputura për gjithçka qe ndodh ne zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore ne rritje, duke pasur te qarte se gjithnjë jemi para fenomeneve te reja qe shoqëria duhet te jete e afte ti përballojë pa dhimbje, ose me sa me pak dhimbje.
Dëshiroj qe te ftoj lexuesit e gazetës “Dukagjini”, te përfshihen ne këtë debate publik, pasi te kenë lexuar librin-roman “Unë studente dhe prostitute”.
E mbyll, me atë se çfarë ka theksuar Thomas Jefferson: “Shpresoj qe urtësia jone te rritet me fuqinë tone, dhe te na mësojë se sa me pak ta përdorim fuqinë tone, aq më mire do te jete”.
Dëshiroj qe te ftoj lexuesit e gazetës “Dukagjini”, te përfshihen ne këtë debate publik, pasi te kenë lexuar librin-roman “Unë studente dhe prostitute”.

***
Shkrimtarit dhe përkthyesit Leke Imeraj, i uroj jete te gjate dhe krijimtari e përkthime te reja, te cilat përsëri te na bashkojnë dhe përsëri te na bëjnë te debatojmë ne interes te gjithësisë njerëzore.
E përgatiti Ndue Sanaj

NDRE MJEDJA - PATRIARKU I POEZISË SHQIPE

Bylbyl, ky shekull orë e ças ndrrohet,
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzue.
“Vaji i Bylbylit

Ne po prisnim me qetësi dhe ja pamë një burrë të moshuar, të shkurtër, me mustakë të bardhë e sy zhbirues, që mbuloheshin përgjysmë prej vetullave të trasha e të dendura. Mosha nuk mundi të prekte forcat e tij. Ishte i palodhshëm. Në vitin 1933 i dhanë doktoratën në teologji e filozofi dhe e bënë anëtar të shkencave letrare. 70 vjetorin e ditë lindjes kërkuam ta festonim me madhështi, por ai nuk pranoj. At vit, me 1 Gusht 1937, ndërroi jetë nga një atak në zemër poeti, patrioti e prifti shekullor dom Ndre Mjedja. Zëri i fuqishëm i rinisë i tronditi të gjithë. Ata u dorëzuan….! Studentët bënë roje nderi ...  Zija përfshiu mbarë qytetin….” Shkodra dhe Shqipëria kishin humbur një gjeni, mjeshtrin më të madh të poezisë shqipe, patriarkun e saj.
Ndre Mjedja lindi më 19 Nëntor 1866. Babai i tij Jak Zefi vdiq i ri duke lanë të shoqen Luçie, vajzën fisnike të Shtjefën Thaçit, me dy djem të vegjël. Ajo ishte një grua me virtyte të spikatura, e fort, punëtore dhe tepër këmbëngulëse. Dëshira më e madhe e nënës, ishte arsimimi i fëmijëve. Zgjuarsia e tyre ia ripërtërinte forcat. Me interesimin dhe përkrahjen e Jezuitëve përfundoj shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera. Ai pati shumë dhunti, kryesisht në përvetësimin e gjuhëve të huaja, veçanërisht klasike, të cilat e ndihmuan në zhvillimin e shpejtë dhe intensiv të personalitetit të tij të ardhshëm.
Në moshën 13 vjeçare u nisë jashtë shtetit. 19 vjet larg atdheut student, klerik e mësimdhënës ishin njëkohësisht edhe një rrugëtim stërmundues, gati i “pafund”, si një tunel i gjatë e i ftohët në thellësi të maleve. Nënë lokja, qyteti i Shkodrës me rrethinat, pushtimi Otoman, prapambetja e vendit dhe varfëria e skajshme u bënë burim frymëzimi e akumulatorë të fuqishëm të gjenerimit të aftësive krijuese. “…Asnjë poet nuk mund të jetë i madh nga vetvetja e nëpërmes vetvetes, as nëpërmjet vuajtjeve e lumturisë së vet. Çdo poet është i madh sepse rrënjët e tij janë vendosur thellë në truallin e shoqërisë…” , theksonte Bielinski.
Poeti patriot, linguist e poliglot dha një kontribut të vyer për pasurimin dhe njësimin e gjuhës amtare. Lajtmotivi i tij: Një gjuhë, një atdhe dhe një komb. “Gjuha Shqipe”:“Geg’ e Toskë, Malci, jallia / Jan nji komb m’u da s’duron: / Fund e maje nji a Shqypnija / E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon.
Kjoft mallkue kush qet ngatërrime / Ndër këto vllazën shosh me shosh / Kush e ndan me fjalë e shkrime / Çka natyra vetë përpoq.”
Si përfaqësues i Shqipërisë në Kongresin e XIII Ndërkombëtar të Orientalistëve në Hamburg Shtator 1902, mbajti në latinisht kumtesën: “De pronuntiatione palatalium in diversis albanicae linguae dialectos” (Mbi shqiptimin e qiellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe). Diskutoj edhe për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë nën sundimin Otoman. U arrestua nga autoritetet Turke me 11 Tetor 1902, por pas disa ditëve, me ndërhyrjen e Austro- Hungarisë, fitojë lirinë.
Kërkesat fonetike dhe etimologjike të dy dialekteve gegë e toskë, i studioj në thellësi duke kontribuar në drejtim të formimit të gjuhës letrare zyrtare. Mbante korrespondencë të vazhdueshme me albanologët e shquar Gustav Meyer, Norbert Jokl dhe Holger Pedersen me të cilët shkëmbeu mendime me vlerë për zgjidhjen e problemeve gjuhësore. Me 14 Nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit. Mjedja së bashku me Padër Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin e te tjerë, argumentoj nevojën dhe domosdoshmërinë e alfabetit shqip me shkronja latine.
Gruaja shqiptare ka qenë, që në kohën e Ilirisë, nënë e përkushtuar, bashkëshorte besnike, punëtore e palodhur dhe luftëtare trime. “Gratë e Ilirëve ishin edhe trimnesha, aq sa dilshin me luftue si burrat. Kallëzojnë shkrimet se kur Oktaviani rrethoi qytetin e Salonës, gratë e ilirvet, veshë me të zeza, duelen natën për terr, e si t’ ishin zana, msyen aq me hov ushtrinë e romakvet, sa atyne burrave të mdhaj iu desht me ikë.
Shekujt e skaliten më tej figurën legjendare të saj. Autori, te poezia “Liria”, megjithëse “bari i shpirtit”, lëshon kushtrimin për të rrokur armët për lirinë e Atdheut si në kohën e lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.:“E kqyrë ndër male po përhapet liria, / E lirimit t’ Atdheut mbshehtas shëtiti / Kësollë për kësollë rreth buneve soditi, / Frymë të re tui shprazun për gjithkahna hija, / E Skanderbegut që nder djepa rrisin, / Nanat e Hotit djelmnin ushtore / E idhnim n’ anmikun nëpër gji ju qisin.”
Kush më tepër se ai u përkushtua për njerëzit e varfër, të zhytur në “moçalin”e analfabetizmit, skamjes e mjerimit? Mjedja merrej edhe me hartime tekstesh shkollore dhe me bujqësi. Ai solli nga jashtë makina për punimin e tokës, korrëse e shirëse, mullinj e te tjerë, të cilat i vuri në shërbim të bashkë fshatarëve të tij. “Shpirti është diçka që shpata nuk mund ta therë, zjarri nuk mund ta shkrumbëzojë, ujërat nuk mund ta kalbin dhe era nuk mund ta thajë.” Në Luftën e Parë Botërore, Kukëli u ndodhë midis dy zjarresh: “Meshtari i Krishtit ndejë te dera e odës sikur ai Engjulli dhe nuk i la ata njerëz të paftyrë me u marrë nderën nanave shqiptare, ushtarët i ranë me shkop kresë e për pak kjenë tue e vra. Fëmija e granija ja duelën e ikën përtej Buene….”
Mbi malet e larta përplasen stuhitë dhe shtrëngatat. Poetin  e “goditen”, edhe pas vdekjes, me armët e ndryshkura të shpërfilljes, “harresës” së qëllimshme, heshtjes diabolike dhe interpretimeve boshe e te tjera. Nga ana tjetër, për ironi të fatit, Zogu, pas dështimit të Revolucionit të Qershorit 1924, pavarësisht pikëpamjeve demokratike të Mjedjes në parlament, i afroj mandatin e deputetit, por ai asnjëherë nuk e pranoj.
Vepra kryesore “Juvenilja”, një përmbledhje e lirikave të rinisë së hershme të autorit, u botua në Vjenë më 1917 e 1923. “Vaji i Bylbylit”, i “Tretuni” dhe i “Mbetuni” tablo poetike të përkryera të pasqyrimit të Kalvarit të vuajtjeve shpirtërore të autorit. Zemra e trazuar e poetit, që kërkonte liri, drejtësi e mirësi, lëngonte pa pushim nga paudhësitë, indiferentizmi ekstrem dhe mungesa e theksuar e humanizmit. Askush nuk e ndihmonte djalin e vogël jetim në mes të katër rrugëve. “Lodhë e unshëm, kur vjen nata, / N’ prehën t’ nanës me shkue kujton; / Edhe nana i diq e ngrata / E kush t’ vorfnin se ngushllon!
Mjedja i qetë, ballëlartë e krenar, sepse e ka kryer detyrën ndaj nënës dhe Shqipërisë, “sfidon” pa iu dridhur qerpiku “gjumin” e përjetësisë të miliarda viteve.“Kur n’ kët shekull n’ drit’ e qiti / Kur e rrite / Me njat mund qi nep hitia / ”Nji nanë tjetër thoshe ke Bir n’ kët dhe / Nana e jote a Shqiptarija, / Mend e zemër për të shkriji, / E përtriji, / Nam e lavd kur t’i vijë dita / Mbas fjalësh t’ tua për herë shkova, / Shqiptarin nuk e korita.”
Autori është mjeshtër i përshkrimit të situatave, rrethanave dhe momenteve të ndryshme jetësore, stilist i fjalës poetike dhe arkitekt i projektimit të racionales së mendimit. Të mahnitë muzikaliteti, variacionet e metrave, ritmeve, rimave të vargjeve tetë, gjashtë dhe njëmbëdhjetë rrokeshe e te tjerë.
“Andrra e Jetës” një përmendore e thelbit, ideales, konkretes dhe dialektikes së jetës. Subjekti: Në veri të vendit, në një fshat të qetë e të braktisur, jetojnë dy vajza Tringa e Zoga me nënën e tyre Loken. “Molla t’ kputuna nji dege / Dy qershija lidhë n’ nji rrfanë, / Ku fillojnë kufijt e geget, / Rrijnë dy çika me nji nanë.” Pa shkollë, dritë, ngrohje, mjek, infermier e ilaçe…! Një natë, nga stërmundimi dhe mungesa e mjekimit, Tringa e vogël sëmuret rendë e vdes…! 
Me kalimin e viteve, Zoga rritët dhe Lokja ndërron jetë. Ëndërrimi i Zogës “fluturon” me shpejtësi drejt horizonteve pa kufi. Edhe “amaneti” i poetit…. : “O bijtë e mijë, mos harroni, jam pjesë e gëzimit dhe e lumturisë tuaj. Dikur edhe unë isha i ri. Fati më hodhi në bregun tjetër. Lum si ju! Jeta në çdo situatë, sado e vështirë, është e bukur! Mbrojeni me punë, djersë, urtësi e guxim dhe po qe nevoja edhe me armë!” “Ndoshta po avitet nji djal i ri, / I holl’ e i gjatë porsi’ j silvi, / Me rryp rreth brezit, me nji gjashtare / E’ j kacatore. / Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla, / Nji n’ drandofille, nji nder zymbyla, / Përmallshëm thrrasin, e shoqishojnë / Me kangë ngacmojnë.” Vargje të mrekullueshme!
Poeti ziente si vullkan nga varfëria e skajshme, mjerimet dhe fatkeqësitë e njerëzve. Ai “revoltohej” me gjithë forcën e shpirtit, e cila shpesh herë paraqitej e heshtur, “komode” dhe e mbyllur fort në “kasafortat” e mistereve të saj! Sa kujtime, dëshira të paplotësuara, mbresa, pse jo edhe hidhërime e brenga, merr njeriu me vete kur kalon në “botën” tjetër?! Vdekja e Tringës i copëtoj zemrën Nanë Lokës…..: “..Muer edhe grande e cokla,/ E Trinkën muer për bri; / Ish lodhë: i dhimte n’ ijë, / E kishte mollzat gjak.”
Cice, shka ka sot Trinka / Qi po priton m’u çue? / Zgjoje me dalë me mue / Me lëshue baktin e vet.”
“Bij mos e prek, se njomja / Tash a tui folë me Zojën; / Len zan e mos çil gojën / Se e lumja t’ bertet.”
Dikur, para çlirimit, malaria, tuberkulozi dhe epidemitë bënin kërdinë. Te poezia “Vera” një vajzë e re e veshur me rroba të zeza dhe e vetme duke korrur grurë në arë…! “Veç n’at arë, Porsi nji e tretun, / Zi ndër petra e në fëtyr terr, / Korrë nji cucë pa shoqe, vetun / Me hije t’ vet qi mbrapa e merr.”
“Tjera herë ti vetë e treta / Korrshe, o bij, me motra n’ shend; / Sivjet vetun tui korrë t’ gjeta / Pa nji motër, pa gazmend.” Brenga më e madhe e Njerëzimit…! Sa krijesa erdhën në këtë botë dhe u ndanë para kohe …?! Ato  nuk numërohen ..…! O Zot…..!
Ndre Mjedja ka përdorur me zotësi, durim e finesë limën, daltën dhe çekiçin poetik. Ai ishte maestro i “shkrirjes” së personalitetit të individit me kërkesat, ritmet dhe shqetësimet e kohës. Metaforat, simbolet dhe figurat e tjera artistike, me bukuritë e tyre përrallore, duken si aurorat e gjelbërta të fushave alpine. Te “Pranvera” lexojmë me ëndje dy vargje proverbiale: E, nën borë po shpërthejnë lulet / Porsi fëmijët qi zbulohen n’ djep…”
Krijimet e poetit konfigurojnë si vargmalet e larta. Poezia “Andërr” pikë referimi, tempull patriotizmi, altar dashurie dhe pasqyrë e madhështisë së autorit obligimet e të cilit fokusohen te simbolika e një vajze virgjër, me fytyrë engjëllore e pak të ndrojtur, e cila: ”Arit i kishte flokët si zhgjeta / Dritën e syve e mollzat rrumbullake, / E buzët e vocrra me të njyeme gjake, / Qi kur i pash krejt i mahnitur mbeta, Mandej si njeri, qi prej gjumit ngrihet, / Mora zemër e e  pveta me trimni: / Engjëll a vajzë je ti, o bukurija”? Qeshi goca nji herë si vashë qi mpihet ,/ Uli kryetin teposhtë e me dashni: / “Motër e nanë, tha, m’ ke-jam Shqiptaria.”
“Dimni”, poezi himn i qëndresës…!
“Nëpër fushë e nëpër male / Fryn murlani me stuhi; / O murla, njat frymën ndale? Ndal ti, o akull, mos me Ngri / Mos ma ngrini kët pikë gjak ! / Struku-struku, i shkreti plak.
Po del dimni me kosë në dorë, / Gjeth e bar i ka kositë; / Qet balkoni pjalm e borë, / E plak shkreta, tui mbërdhitë, / i thotë vedit me za pak: / Struku-struku, i shkreti plak.
Njeriu asnjëherë nuk dorëzohet.....! Ai synon përjetësinë…!
LUIGJ TEMALI

 “TË NXISIM TË MENDUARIT E SHËNDETSHËM TEK FËMIJËT E VEGJËL"

(Kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 Qershor 2009 dhe veçanërisht Ergi Durro)
Fëmijët janë krijesa më e bukur, më e pafajshme por edhe qenia më komplekse, kompleksitet ky që shfaqet gjatë gjithë stadeve të zhvillimit… Janë komplekse sepse fëmija ndryshon nga një fëmijë tjetër dhe ajo çfarë është e përshtatshme për një fëmijë, krijon parehati tek një tjetër dhe mbase këtë mund ta quajmë si normalitet dhe asgjë për tu shqetësuar, megjithatë është e nevojshme të vlerësohet çdo simptomë që shfaq fëmija. Duke u ndalur në këtë kontekst, dhe duke përmendur thënien e vjetër popullore “Të rritësh një fëmijë është si të ngresh në këmbë një shtëpi”, do thosha duke u nisur nga këndvështrimi psikologjik, se  mbase është shumë më e lehtë për të ndërtuar një shtëpi se sa të rritësh një fëmijë, kjo për arsyen se për shtëpinë mund të gjenden materialet e nevojshme në dyqan apo diku në treg dhe mund të blihen me para ndërsa për fëmijën, nëse nuk ndërtohet një bazament I mirë që në fillim dhe nëse nuk vlerësohet çdo ditë e zhvillimit të tij; është sikur ajo shtëpia që I kanë vënë pullazin e dobët dhe shumë shpejt mund të fillojë të pikojë,apo si ajo që është ndërtuar mirë por është lënë pas dore,dhe vihet re vetëm kur një ditë të bukur sheh plasaritjet e mureve.. Dhe dalim kështu në një detaj tjetër, tek fëmijët ankthiozë të cilët normalisht, mendojnë më ndryshe sesa fëmijët e tjerë. Për shembull ata mund të mendojnë në 100 mënyra dhe mund të mos funksionojnë .Ato gjithashtu kanë tendencë ta shohin botën si më të pasigurt.. Nëse një prind kthehet vonë në shtëpi, një fëmijë ankthioz mund të mendojë “Ku do jetë mami tani, a thua….”. Ndërsa një fëmijë jetim do mendojë “ Çfarë dua këtu në këtë institucion, kjo nuk është shtëpia ime e vërtetë , ku të shkoj “ Ndërsa një fëmijë I pastrehë do të mendojë “ Ku do më zërë nata mua “ dhe natyrshëm mund ta mendojnë botën si një vend të rrezikshëm për të jetuar..Ndërsa, p sh një fëmijë me iniciale E. D(fëmija në të djathtë)  I cili është një fëmijë i ndrojtur por shumë i dashur. Është fëmijë i vetëm dhe është “syri i familjes së tij”..Ka frekuentuar një qendër ditore për fëmijë pranë një OJQ/je duke qëndruar në mesin e fëmijëve të tjerë. Nëse e përfshije me të tjerët, nuk tregohej pasiv, nëse e lije në një qoshe,aty rrinte derisa shkoje për ta marrë. Gjithashtu ishte shumë inteligjent sepse arrinte të njihte numrat, të vizatonte, të njihte ngjyrat dhe madje edhe ti kombinonte ato në një vizatim. Aty nga fundi i kopshtit, i qëllon që qendra të jetë e mbyllur për shkak se po zhvillohej një seminar dhe E. detyrohet ta kalojë kohën jashtë qendrës  të cilën e pëlqente pa masë, dhe qëndron me gjyshin e tij të dashur në shtëpi..Mirëpo,gjyshi i jep shumë lodra për të luajtur , derisa brenda një periudhe të vogël kohore dëgjon ulërimën e djalit të vogël. Ai pa dashje duke luajtur ka tërhequr fort tytën e pushkës lodër dhe i ka ikur dora duke e futur fort në sy..Fëmija bërtet me të madhe,ulërin sa fort që mundet dhe gjaku i derdhet përtokë gjë që e frikëson më shumë  djalin dhe nga kjo merr edhe një tronditje edhe më të madhe..Menjëherë procedohet me shtrimin në spital, në muajin maj të vitit të kaluar, tek po luante me lodrat e tija, vetëm pak minuta më pas ka menduar: “Po këto fasho, përse duhet ti mbaj në sy,dua ti heq”…., “përse ndodhem në spital”… Pra ajo çfarë një fëmijë I thotë vetes së tij apo të saj quhet “vetë-bisedi”. Këta fëmijë ankthiozë kanë tendencë të kenë një vetë-bisedim jo të shëndetshëm por negativ dhe ankthioz. Disa shembuj mund të përfshijnë:
“Çfarë do të ndodhë nëse nuk do mundem ti heq këto fasho?”
 “Gjërat nuk po funksionojnë.”
“Shokët dhe shoqet e kopshtit/shkollës  nuk më duan mua .”
 “Unë di vetëm të sëmurem.”
Është e rëndësishme për fëmijët që të identifikojnë vetë-bisedën e tyre,sepse mendimet negative çojnë në ndjenja ankthioze të cilat si rezultat çojnë në sjellje ankthioze, Prandaj hapi I parë është që të merret fëmija dhe të fillojë ti kushtojë vëmendje vet-bisedimit të saj apo të tij, veçanërisht mendimeve negative
Si ta bëjmë këtë!
Hapi 1: Ta mësojmë fëmijën rreth mendimeve apo vetë-bisedës
Mendimet janë fjalët që ne themi vetes pa folur me zë të lartë (vetë bisedimi)
Ne kemi shumë mendime çdo orë të ditës
Mendimet janë  private – njerëzit e tjerë nuk e dinë çfarë jemi duke menduar pa e thënë atë
Njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme rreth të njëjtës gjë
Këtu është një shembull sesi të shpjegojmë mendimet:- Aktiviteti “Çfarë jam duke menduar” mund të ndihmojë me këtë shpjegim. Ju mund të përdorni libra me figura ose filma për ti mësuar fëmijës rreth mendimeve. P sh, tregojini me gisht një pikturë të një personazhi dhe thoni “Hmmm, unë pyes veten se çfarë është duke menduar ai ?“Kujtohuni,se mund të jetë e vështirë që fëmijët e vegjël të kuptojnë konceptin se çfarë është një mendim,dhe mund të jetë veçanërisht e vështirë për tu treguar diferencën ndërmjet një mendimi dhe një ndjenje si p sh që fëmija mund të thotë “Unë jam I frikësuar” ( e cila aktualisht është aktualisht një ndjenjë) kundrejt “Ajo zhurmë janë hapat e infermierëve dhe doktorëve që po vrapojnë për tek unë“( I cili është një mendim I vërtetë). Është e rëndësishme për të ekspozuar mendimet që janë poshtë ndjenjave..Për shembull, “ Çfarë të bën të frikësohesh”?.. Çfarë mendon se mund të jetë ajo zhurmë?
Hapi 2: Ndihmojeni fëmijën tuaj të identifikojë mendimet (ose vetë-bisedimi) që çojnë në ndjenjat e ankthit
Shpesh, ne jemi të pavetëdijshëm për çfarë jemi duke menduar, dhe mund të marrë kohë për të mësuar të identifikojmë mendimet tona specifike. Pyetjet për të pyetur, me qëllim që të ndihmoni fëmijën tuaj që të identifikojë mendimet e tija apo saja ankthioze apo shqetësuese përfshijnë:
Çfarë është duke të bërë të ndjehesh I shqetësuar?
Për çfarë shqetësohesh se do të ndodhë?
Çfarë gjërash të këqija pritni të ndodhin në këtë situatë?
Për fëmijët e vegjël, kjo mund të bëhet sa më shumë që ju të mund të bëni në këtë drejtim… Vetëm duke identifikuar mendimet e tyre është një hap I madh në një plan afat-gjatë për të ndihmuar të luftojnë ankthin… Një mënyrë që të bëni fëmijën tuaj të vazhdoni ti kushtojë vëmendje mendimeve ankthioze është të përdorni një shenjë aktuale ndal si një kujtesë vizuale për “të ndalur dhe për ti kushtuar vëmendje “.
“Ne të gjithë kemi mendime rreth gjërave. Mendimet janë fjalët që I themi vetes pa I thënë ato me zë të lartë. Njerëzit e tjerë nuk mund të tregojnë çfarë jeni duke menduar po qe se nuk ia thoni atyre.. Sepse ne kemi mendime gjatë gjithë kohës,zakonisht nuk u kushtojmë vëmendje atyre.. Ato na vijnë në mënyrë automatike! Le të përpiqemi dhe ti ngadalësojmë mendimet tona dhe ti kushtojmë vëmendje atyre”
Informatë: Një mënyrë për të përshkruar ndryshimin ndërmjet një mendimi dhe një ndjenje një fëmije është ti shpjegoni që një mendim vjen nga koka  dhe një ndjenjë vjen nga zemra.. Një gjë të tillë ka bërë edhe familja Duro, në kohën që ndodhi incidenti; i qëndroi shumë pranë fëmijës në mënyrë që përveç incidentit, bëri të mundur që fëmija të mos kalonte një traumë, traumën e të qenit i shtruar në spital, traumën e faktit se fëmija kaloi një incident dhe jo me pak rëndësi, ndeshja e dritës së syrit me një lodër-objekt…,duke bërë që incidenti të dukej si diçka që do kalojë shumë shpejt…dhe si diçka pa rëndësi e pa pasoja…pra,duke ndryshuar kështu mendimet negative që kanë vërshuar në kokën e  fëmijës me ndjenja pozitive për shërimin e tij të shpejtë…..
Pra, “Kujtojini fëmijës tuaj që vetëm sepse ai apo jo mendon, nuk do të thotë se është e vërtetë!” Për shembull, vetëm sepse fëmija juaj mendon që ashensori do të bllokohet,apo se do qëndrojë gjatë në ambientet spitalore, nuk do të thotë se do të ndodhë (edhe pse mund të ndjehet vërtet I frikësuar).Ndërsa fëmijët, zakonisht mund të përshkruajnë mendimet që shkojnë me ndjenjat e ankthit, në disa raste fëmijët nuk janë në gjendje për të identifikuar mendimet ankthioze, veçanërisht fëmijët që janë shumë të vegjël ose jo shumë fjalamanë, si në rastin e Ergit, i cili ishte në një moshë shumë të njomë parashkollore. Në ndonjë moshë,ankthi mund të jetë i pranishëm përpara se të jenë mendimet rreth situatës…Nëse ju dhe fëmija juaj nuk identifikoni mendimet ankthioze, është më e mira të mos e presiononi fëmijën tuaj tepër rreth kësaj.. Duke bërë tepër sugjerime, ju mund të krijoni mendime ankthioze që nuk i kanë pasur më përpara. Në vend të kësaj,shikoni për të parë nëse fëmija përmend mendime ankthioze në të ardhmen..Modelet e tjera për të menaxhuar ankthin funksionojnë edhe kur mendimet ankthioze nuk janë identifikuar ( Konceptet poshtë mund të jenë tepër të vështira për tu kapur nga fëmijët e vegjël)
Hapi 3: Mësojini që çfarë ne mendojmë ndikon në atë që ndjejmë
Kur presim të ndodhin gjëra të këqija ne ndihemi ankthiozë .., e njëjta gjë ndodh edhe kur gjërat e këqija ndodhin,priremi të përmendim shumë shpesh ankthin që kemi përjetuar duke i shtuar edhe më shumë ankth vetes dhe fëmijës…
Çfarë ne mendojmë ndikon (ose kontrollon) se si ndihemi ne..
Për shembull, imagjinoni që  ju dilni për shëtitje dhe shihni një qen. Në qoftë se qeni është tërheqës, ju do të ndjeheni të qetë,sidoqoftë, nëse mendoni se qeni do t’ju kafshojë,do të ndjeheni të frikësuar. E njëjta gjë vlen edhe në rastin në fjalë. Prindërit e Ergit nuk u ndjenë rehat edhe pasi u bë ndërhyrja kirurgjikale,ata menduan të shkojnë më tej,ta dërgonin fëmijën për rishikim në klinikën okuliste në Stamboll,sepse kanë menduar më të keqen,duke përfshirë këtu edhe ndjenjat e mëdha prindërore të mbushura plot me frikë…Përdorni shtresën e Mendimeve dhe Ndjenjave që të ndihmoni fëmijën tuaj në shpjegimin e kësaj ideje..
Hapi 4: Ndryshoni mendimet e padobishme me mendime të dobishme
Së pari, shpjegoni ndryshimin ndërmjet një mendimi të dobishëm dhe një mendimi të padobishëm:
Mijëra mendime vërshojnë në kokën tonë çdo ditë.. Disa nga këto mendime janë mendime të dobishme dhe disa janë mendime të padobishme.. Një mendim I dobishëm na bën të ndjehemi të besueshëm, të lumtur dhe trima..Një mendim I padobishëm na bën të ndjehemi të shqetësuar,nervoz apo të trishtuar. A mund të mendoni për disa shembuj me mendime të dobishme dhe të padobishme?
Sapo fëmija të mund të identifikojë ndryshimin ndërmjet mendimeve të dobishme dhe të padobishme,pyete atë të imagjinojë që të jetë një skenar të veçantë.. Është më e mira nëse skenari është pak i pasigurte ... Pyet: Cili mund të jetë një mendim i padobishëm që mund të kesh? Çfarë është një mendim I dobishëm?
Sapo fëmijës tuaj ti vinë në mendje mendime të dobishme,referohuni udhëzimeve të Zhvillimit dhe Përdorimit të Kartave Përballuese Konjtive, që nënkupton për të ndihmuar fëmijën tuaj të krijojë, të shkruajë dhe të kujtojë disa prej mendimeve të dobishme..qoftë edhe në formën e një vizatimi..Është shumë e dobishme të ndihmoni fëmijën të identifikojë mendimet e padobishme dhe të krijojë mendime të dobishme. Në të njëjtën kohë, mendimet ankthioze dhe ndjenjat janë normale. Është e rëndësishme të komunikojmë që ju dhe fëmija juaj të mund të pranojë mendimet ankthioze dhe ndjenjat…Ato janë vetëm një mënyrë të menduari dhe të ndjeri,dhe janë shumë mënyra të tjera të menduari dhe të ndjeri..
Hapi 5. Paraqitini Planin Ndal fëmijës që është në rritje
1. Kushtoji vëmendje shenjave të ankthit (= N)
2. Kushtoji vëmendje mendimeve ankthioze (= D)
3. Mendo për mendime të tjera të dobishme (= A)
4. Lëvdo dhe Planifiko për herën tjetër (= L)
Përfundime
Tani, përdorni Hartën e Planit Ndal me fëmijën tuaj! Ju do të keni nevojë të printoni disa kopje. Së pari,shkoni te harta me fëmijën tuaj. Ju keni nevojë që ta bëni këtë në fillim për disa ditë me radhë …e një ditë do të shikoni se në kalendarin tuaj shënon dita 1 Qershor,dita e fëmijëve; dhe ju kuptoni se keni bërë shumë për fëmijën tuaj: se e keni bërë punën tuaj dhe nuk keni pritur vetëm një ditë që i kushtohet fëmijëve për të kujtuar përkushtimin që i bëhet fëmijës në shumë aspekte që ai të ndjehet mirë, të mendojë në mënyrë të shëndetshme dhe të sillet në mënyrë të përshtatshme. Tani edhe Ergi ndihet më mirë, është bërë viti që e ka kaluar këtë siklet jo të vogël për botën e tij fëminore, i cili ka vazhduar deri në këto momente të ushtrojë kurat e vazhdueshme në klinikën okulistike në Stamboll për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të syrit, dhe janë bërë përmirësime të dukshme,qoftë nga kjo anë qoftë edhe nga ana psikologjike; fëmija është gjithnjë para syve të familjes Durro, sepse janë një familje shkodrane që e nxisin dhe e bëjnë fëmijën të  mendojë në mënyrë të shëndetshme pavarësisht nga të gjitha. Atëherë Ergit dhe të gjithë fëmijëve të tjerë, ju uroj Gëzuar Festën e madhe të Fëmijëve, ditën e 1 Qershorit…dhe të rriten me mendime të shëndetshme sepse vetëm në këtë mënyrë do të kalojnë si duhet të gjitha stadet e zhvillimit.. dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë të formojnë një personalitet të shëndetshëm..Ndërsa prindërve u them që të ndihmojnë fëmijën e tyre që çdo ditë e rritjes së tyre  të mbushet me ditë të bukura e të gëzueshme e larg anktheve,streseve, ngjarjeve që mund ti traumatizojnë ata të cilat mund të ndikojnë negativisht në rrjedhën e zhvillimit, larg spitaleve në mënyrë që çdo ditë tu duket si dita e madhe e 1 Qershorit.., dita e shënuar e fëmijëve të mbarë botës….
Suela Ndoja

FAMILJA, QELIZA BAZË E SHOQËRISË SË EMANCIPUAR

(bazuar në mesazhet që sjelle Barack Obama nëpërmjet librit te tij
GUXIMI PER TE SHPRESUAR”)
Mesazhet qe jepen nëpërmjet librit “Guximi për te shpresuar”, me autor Barack Obama, janë te shumta. Ato, janë thirrja e kohës. Askush nuk do ta mendonte, 40 – 50 vjet me pare, se një djalë i lindur ne ato vite, me baba prej Kenie, një prej Kontinentit te Afrikës, sot do te ishte President i SHBA. Por ja, ai është sot President i SHBA! Prandaj tema është përkufizuar “Fenomeni Obama”, se ne ato vite nuk ishte ky nivel i emancipimit te shoqërisë amerikane.
Ne themel te ideve te “Fenomenit Obama” qëndron ideja: “Ata qe luftojnë, jo për Zotin ne veten e tyre, por kundër djallit tek te tjerët, nuk arrijnë kurrë ta përmirësojnë boten, por e lenë siç ishte me pare e disa here edhe me keq seç ishte para se te fillonte ketë lufte”. Pra, nuk mund te pretendosh te korrigjosh te tjerët, t’u japësh mend te tjerëve dhe aq me pak te hysh ne veprime  praktike për te ndrequr të tjerët, pa pare veten, dhe jo vetëm te besh përpjekje, por te besh kirurgji te thelle ne mentalitetet dhe ne praktikat e përdorura deri tani duke i marre ato ne unitet njëra me tjetrën.
Ne arritjen e kësaj ideje themelore, nuk erdhi me “dëshirën e tij dhe me urdhrin e peshkut”! Ai erdhi mbi bazën e përfundimeve qe kane dale nga një analize historike e gjendjes,  një analize te thelle  te saj, ne unitet me gjendjen dhe mundësitë për te ndryshuar. Ai duke dale para popullit amerikan me këto ide, arriti te fitoj detyrën me te larte, atë te Presidentit te SH B A. Kjo arritje, idetë e “Fenomenit Obama” bëhen me interesante, bëhen me te pranueshme, bëhen me te besueshme, bëhen me përgjithësuese për te gjithë ata qe duan te jene lider te një kombi. Pra ato nuk janë thjeshte kuriozitete, ato janë ide për veprim, ide për veprim ne shërbim te popullit te vet, ne shërbim te qenies njerëzore kudo ne bote.
Ne këto ide, me ka tërhequr me shume vëmendjen, ideja për ndryshimin e familjes, baza e shoqërisë se emancipuar
Ç’është familja? Familja është njësia me e vogël e organizimit te jetës shoqërore. Është tërësia e njerëzve qe rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, nga dy njerëz te dashuruar me njeri tjetrin jo thjeshte fizikisht, por mbi te gjitha te krijojnë dhe te formojnë një njësi shoqërore qe quhet familje, dhe shpesh e quajmë “qelize” baze e shoqërisë njerëzore.
Ne tërësinë e “Fenomenit Obama”, nuk largohemi nga përgjegjësia e familjes ne jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. Për ketë, ne ketë fenomen kemi një kapitull te veçante për familjen! Ne analize te kësaj ideje nxjerre këto tregues: 60 % e çifteve amerikane janë te ndare me fëmijë; 33 % e fëmijëve lindin jashtë lidhjeve martesore dhe 34 % e tyre nuk jetojnë me babën e tyre biologjik, qe i tille ishte dhe vete Obama. Me poshtë thekson: “… Shume nena te vetme – duke përshirë këtu edhe atë qe me rriti mua – bëjnë përpjekje heroike për te mirën e fëmijëve te tyre …”. Pra, kjo gjendje, autorin e shqetëson, sepse pa një familje  te shëndoshë, pa një familje qe bene përpjekje te rrite, te edukoje fëmijët e tyre, te afte për një shoqëri te qëndrueshme dhe progresiste, nuk mund te kesh një shoqëri mbi bazën e se cilës te mbështetesh për te ndërtuar një te ardhme me te mire.
Apo me poshtë “… idetë e barazisë se grave kane luajtur një rol vendimtar … për shume amerikane, shanset qe gratë te ecin ne karriere, te jene te pavarura ekonomikisht dhe te realizojnë aftësitë e tyre ne mënyre te barabarte me burrat, ka qene një nga fitoret e mëdha te jetës moderne …” , thekson Obama. Nuk mjaftojnë arritjet e deritanishme, kur 57 % e punëtoreve amerikane nuk mund te pretendojnë te punojnë me fëmijët, se nuk mund te marrin një dite pushimi për t’u kujdesur për ta, sepse iu mbahet paga ditore ose iu zbritet dita nga pushimet vjetore. Ai vijon: “… kish ardhur koha qe burrat … te hiqnin dore nga justifikimet për mungesën e pronësisë se tyre ne familje. … se te ishe baba, do te thoshte diçka me shume se sa thjeshte te beje fëmijë; se shume prej nesh janë te pranueshëm fizikisht ne shtëpi, por nuk janë emocionalisht; se pikërisht për faktin se shume prej nesh e kane provuar mungesën e babait, ne duhet t’i dyfishojmë përpjekjet për ta ndërprerë ketë rreth vicioz, dhe nëse duam te ushqejmë kërkesa me te larta te fëmijëve tanë, se pari, duhet t’i kemi ato ndaj vetes …”. Vetëm duke pasur përgjegjësi te barabarte për ecurinë e fëmijëve tanë, do te mundet te kenë mundësi qe gratë e burrat te jene te barabarte edhe ne karrierë.
E gjithë ideja hidhet për te emancipuar me tej shoqërinë amerikane! Duhet qe edhe ajo shoqëri te emancipohet me tej, se niveli i emancipimit te shoqërisë nuk ka fund! Po, ne linjën e kësaj ideje, çfarë mund te themi për shoqëritë e tjera ne zhvillim???!!!
Ne Shqipërinë tone, ato probleme janë shume me te mëdha, se: Ne një pjese se shoqërisë tone, deri ne strukturat me te larta te shtetit, ekziston mentaliteti i rendit fisnor, i familjeve te mëdha për te cilat nuk ka kritere për përcaktimin e tyre si te tilla, qe ne përgjithësi i kane shërbyer pushtuesit! Një pjese e shoqërisë sonë, një pjese e politikaneve tanë, akoma nuk e kane te qarte se shoqëria njerëzore ne vendet demokratike është e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit, dhe kjo e jona duhet te përshpejtojë te arrije ato vlera! Nuk mund te emancipohet shoqëria shqiptare, qe një pjese e familjeve te saj janë me mentalitete patriarkale, me mentalitete te bajraktarizmit, me mentalitete dhe norma akoma te moralit te pushtuesit shekullor – atij osman, me mentalitete te se drejtës zakonore - te një shoqërie primitive, me mentalitetin e vetëgjyqësisë – qe ne themel te saj është mos njohja e shtetit ligjor, e shtetit te se drejtës. Nuk mund te emancipohet shoqëria ne tërësi, kur një pjese e saj dhe deri disa struktura te larta te shtetit, ne te kundërt e kësaj ideje, nuk vlerësojnë luftën për jete a vdekje te pjesës tjetër te shoqërisë ndaj pushtuesit, qofte atij shekullor – osman - për liri dhe pavarësi, ose pushtuesve te tjerë për çlirim kombëtar, por vlerësojnë atë pjese qe i kane shërbyer çdo pushtuesi deri ne përkushtim, edhe duke qene një pjese e saj ne bashkëpunëtor me pushtuesin ne lufte kundër popujve te tjerë! Nuk mund te emancipohet shoqëria duke i ngritur shtatore pashallarëve osman. Me te drejte thekson – i Madhi Kadare: “Vetëm një popull qe nuk e meriton Lirinë, mund t’i ngrejë Shtatore pushtuesit te vet”(Ismail Kadare, “Identiteti evropian i shqiptareve”)
Prandaj, ne funksion te idesë: “Fenomeni Obama” ne ketë linje, te emancipimin te mëtejshëm te shoqërisë amerikane, përpjekjet e strukturave te shtetit, te shoqërisë civile për emancipimin e shoqërisë shqiptare, duhet te jene te gjithanshme, duhet te jene intensive për te kompensuar kohen e humbur, për te arritur nivelet emancipuese te shoqërive perëndimore demokratike.
Qe te kesh një shoqëri te shëndetshme, qeliza e saj, familja, nuk duhet te jete e varfër. Ato duhet te kenë te siguruar jetesën e tyre, sigurisht me pune, por atë duhet t’ua sigurosh. Për ketë Obama, thekson: “... Çdo lloj strategjie qe ka për qellim uljen e varfërisë për te gjitha gjeneratat duhet te ketë ne qendër punësimin e jo asistencën; jo vetëm për faktin se puna jep te ardhura dhe pavarësi, por sepse krijon rregull, organizim, dinjitet dhe mundësi për te ecur ne jete ...”.
Kur për familjet amerikane, është shqetësuese gjendja ekonomike, po çfarë mund te thuhet për ne!? Shumica e punëtorëve dhe punëtoreve tek ne punon 8 - 10 ore ne dite, ne përgjithësi me një page qesharake – 8 000 deri 15 000 leke, ose 65 deri 123 € ne muaj, pa sigurime shoqërore e shëndetësore, pa dite pushimi, e te tjera e te tjera. Me ketë gjendje, tek ne duhet te bjere “termet”, se mundësitë janë për një gjendje ekonomike ndryshe. Por strukturat e shtetit nuk punojnë me përgjegjësi, se ne përgjithësi komprometohen lehte, se shoqëria ne përgjithësi nuk është qytetare! Ajo nuk i njeh si duhet detyrat dhe te punoje për zbatimin e tyre; ajo nuk i njeh si duhet te drejtat dhe te kërkojë për sigurimin e tyre. Ajo ne tërësi është e politizuar, qe e pengon te ngrihet për sigurimin e tyre. Prandaj duhet te bjere “termet” për t’u shkundur te gjithë, qe secili individ, familje, grup shoqërorë, komunitet, struktura civile dhe shtetërore ta shikoje pa frike dhe me kuraje veten, gjendjen dhe te kërkojnë e punojnë për te dale prej saj. Vetëm kështu mund te arrijmë atë qe kërkojmë secili nga ne, për te qene ndryshe nga ç’jemi sot.
Me mbyllje te këtij opinioni citoj Senecen e madh, i cili theksonte: “Kemi një jete te vetme. Askush s’na jep një rast te dyte. Po na iku gjë për duarsh, humb për gjithmonë. Gjithë jetën, pastaj përpiqemi ta fitojmë atë qe humbim. Pra, para se gjithash është me e lehte ta evitosh te keqen se sa ta trajtosh. Te mos e pranojmë atë, se  një here po e lejove, e keqja te ulet këmbëkryq e behet Zot i shpirtit tënd, behet me e forte nga ç’je ti, i afte për ta shmangur, ajo nuk te lejon ta cungosh dhe as ta zvogëlosh“. Pa koment.
Ndue Sanaj
nëkryenumrat

part03