part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

66

NE KERKIM TE PROMETEUT

EDITORIAL nga Lazer Kodra

Po ç’ ishte Prometeu?
Sipas mitologjisë, Prometeu ishte një gjigant, nga forca e te cilit Zeusi kishte gjithnjë frike. Profet dhe shpikës, ai krijoj njeriun e pare me balte. Krijesën e tij nuk deshi ta linte ne mjerim, ndaj shkoi tek qerrja e Diellit dhe vodhi një shkëndijë, te cilën e vuri ne një kërcyell druri dhe, pasi u kthye ne toke, ua dha njerëzve me qellim qe te ndihmonte krijesën e vet. Zeusi i zemëruar vendosi te hakmerrej ndaj Prometeut dhe te vdekshmeve te tij. Se pari, duke dërguar Pandoren qe te mbillte fatkeqësi ne toke nëpërmjet hapjes se kutisë se saj fatale. Se dyti, duke urdhëruar Hefestin qe ta lidhte Prometeun ne malin e Kaukazit, ne te cilin një shqiponje, ditën do ti copëtonte mëlçinë, e cila gjate natës i rritej përsëri. Një dite Prometeu u fal nga ana e Zeusit dhe vazhdoi rrugën e tij duke u bere edhe te mira te tjera njerëzve, si për përhapjen e diturisë, mësimin e bujqësisë, zejtarisë, ndërtimin e anijeve, shkrimin e te tjera . . .
Duke hedhur vështrimin ne njëzet e pese shekuj me pare ndoshta do te çuditemi pak duke pare përkushtimin e Prometeut ndaj krijesës se vet dhe sakrificës mitike për t’i shërbyer asaj krijese me emrin « Njeri ». Pyesim veten: Po pse kaq gjate pa pasur edhe një Promete tjetër, apo dy a tre !? A mund te ketë Promete edhe ne një grup me i vogël sa ç’ishte Greqia Antike, apo edhe ne një komunitet qe çdo dite e vuan mungesën e tij dhe rreket duke e përmbysur kohen ne mënyrë me te shfrenuar, pa asnjë objektiv ne këndin e se ardhmes? A thua se kjo është faza e pranimit si faza e pare e kapitullimit? Mos qofte e vërtetë për komunitetin tone qe quhet Dukagjin !

Po kush jemi ne ?
Breza te tere te rritur ne pak toke te matur me hap, ose me kut. Me pak shanse historike te afruara, por mjerisht edhe ato te pashfrytëzuara. Fatkeqësisht me distance te madhe midis asaj qe themi dhe veprimit ne praktike. Jo shume te joshur nga bota materiale dhe shume me tepër te avancuar ne vektorin e ideales. Buka e gatuar nga mendjet e ndritura te Dukagjinit u shijua larg vatrës tone nga vampirët jo dashamires te kësaj zone. Përgjatë shekujsh te mbërthyer nga qindra ëndrra njerëzore qe fatkeqësisht u ngjanin nyjës se Gordit e priteshin barbarisht nga shpata Aleksandrinë. Hallet i kemi pasur gjithnjë shkulm neper këmbë duke na privuar kështu nga udhëtimet krah te tjerëve. Te rritur me palce ujku e huazua diçka prej tij. Unitar ne fjale e te përndarë ne momentin final. Infektohemi lehte me entuziazëm, por nuk gjejmë arsye për ta motivuar.
Palce e patjetërsueshme e A. D. N-se Iliro-arbnore. Me shume histori ne mbrojtje te mos tjetërsimit te “mitrës” kombëtare dhe fare pak faqe ne letrat e historisë se shkruar. Mungesa e hapësirave, ne na ka bere galamuç ne vatrën tone. Asnjë Promete nuk na e solli zjarrin, por mbijetuam me zjarrin tone. Brezat tone vdiqën njeri pas tjetrit, por nuk vdiq emri i Dukagjinit rreth te cilit vunë “mullar” jetët e tyre. Tani jemi gjalle. E ç’duhet te bëjmë?

A kemi dite te zgjedhim?
Jemi ankuar vazhdimisht për mos përfaqësim ne hierarkinë e organizimit te strukturave shtetërore dhe kemi pasur te drejte. Por ne këtë aspekt duhet te shihemi ne pasqyre përballë vetvetes dhe prej andej te nxjerrim fajet tona, te cilat na peshojnë si plumbi ne trastën e gabimeve qe mbartim mbi supe. Te pare ne një këndvështrim edhe ne dukagjinasit ngjajmë pak antike dhe pak mitik ne raport me pjesët e tjera te popullsisë shqiptare, e pare kjo nga pozicioni gjeografik, nga mënyra e trajtimit historik te kësaj krahine dhe nga sasia e kontributeve qe ka dhenë ne gatimin e bukës kulturore te këtij kombi. Jemi pak antik dhe mitik, por nuk arritëm te nxirrnim një Promete dhe këtu qëndron gjithë ngërçi qe na ka mbajt kohen peng, pa arritur qe ta vëmë ne shërbim tone. Individi, komuniteti apo shoqëria dite për dite gjendet përballë zgjedhjeve(zgjedhje te të gjitha llojeve) qe i afron vete koha dhe te besh zgjedhjen e duhur midis zgjedhjeve është vërtetë vështirësi e madhe. Po arrite te zgjedhësh vërtetë atë qe duhet, atëherë ke dëftuar zotësi, ke treguar vetëdije te shkalles me te larte, ke ditur te bisedosh me te ardhmen tende.
Për fatin tone jo te mire, deri tani, ne nuk kemi ditur te bëjmë një gjë te tille. Te “droguar” nga vaksina politike kemi bere me te keqen: Jemi përplasur koke me koke me njeri-tjetrin deri ne plasje rrashtash dhe jemi ndare ne te humbur dhe ne te fituar. Kemi ndjere kënaqësi naive për “bukën” e shprishur te vetvetes. Kemi qeshur e ngërdheshur për pjesët tona(njerëz te zonës sonë) kur i kemi pare te vuajnë pikërisht nga gatimet tona mjerane (te atyre qe janë ngjitur ne mënyrë alpine ne politike dhe kënaqësinë ua fale vetëm dhuna dhe e keqja). Te gjithë këto kane ndodhur për shkak te një demonstrimi te një niveli shume me tepër se ajo qe ke ne fakt. E ardhmja nuk ndërtohet duke dërrmuar shokun ne përkrah, por duke e pasur atë pranë vetes ne rrugëtim e sipër.

Një shans ne prag!
Jemi ne pragun e zgjedhjeve për strukturën me te larte te shtetit, siç është Parlamenti (Kuvendi i R SH). Jam shume i dëshiruar qe t’i apeloj gjithë komunitetit dukagjinas qe ne këtë moment vendimtar te dije te peshoje zullumet qe i ka sjelle vetvetes me mos përfaqësimin e tij ne Parlament dhe për pasoje te dije për ta bere zgjedhjet e duhura. Eksperienca negative tetëmbëdhjete vjeçare le te shërbejë si ne shtyse për tu shkëputur nga toka qe nuk prodhoj asgjë për ne e te mbjelle te ardhmen e vet nëpërmes përfaqësimit ne token qe i përket. Për te arritur këtë duhet te merren vendimet me këmbë ne toke, te krasitur nga instinktet e te shpërthyer ne arsye; te çliruar nga indikacionet e një joshjeje te turpshme materiale e te armatosur me ide te qarta; me korniza te thyera te syzeve mioptike e shikim te hedhur matanë vetvetes ku konfigurohet e ardhmja e fëmijëve tanë; te çliruar nga ofiqet e miqësitë e plakura e te pozicionuar ne ndërgjegjësimin bashkëkohore. Përndryshe … do te mbetemi përsëri ne ngërçin e mëparshëm.
“Babushët” e mëdha te politikes, PS dhe PD nuk denjuan qe ne kartat e tyre te listonin ndonjë emër nga komuniteti dukagjinas. Ky është një avaz i vjetër qe shpreh ne vetvete sundim, hegjemoni, mungese respekti e mosmirënjohje te thelle për te gjitha ato qe dukagjinasit e lirëshitur politikisht, kane bere për to ne këto dy dekada. Për fatin e mire, pese parti te tjera, qe janë pjese e koalicioneve te djathta dhe te majta, i çelin lista e tyre me kryeradhe me emrat e dukagjinasve, si: Partia Aleanca Demokratike me emrin e këshilltarit te Bashkise se qytetit Shkodër Nike Kodra; Partia Socialdemokrate me emrin e biznesmenit te suksesshëm Pjeter Nika; Partia Agrare dhe Ambinetaliste me emrin e  avokatit Mark Molles; Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me emrin biznesmenin Ndue Pietra; Partia Reforma Demokratike me emrin e Presidentit te shoqatës se verbërve “Shpresa Katolike” Ndoc Bjeshka. Unë do ta quaja një ogur te mire këtë risi. Komuniteti dukagjinas ne këtë prefekture ka rreth 40 mije votues. Ky numër votuesish është plotësisht i mjaftueshëm për te dërguar ne Kuvendin e ardhshëm te Shqipërisë disa deputet, disa zëra dukagjinas, disa djem dukagjinas, disa kambana qe rrahin nate e dite ne emër te tij. Kështu, mund te jesh, përndryshe je inekzistent ne te gjithë sferat. Atëherë, pse duhet tu dhimbset vota dukagjinasve për këto kandidatura, kur aq me tepër përfaqësojnë edhe te dy krahët e politikes: Majtas dhe djathtas!!!
Unë do ta quaja një ogur te mire këtë risi.
A do te jene te vetëdijshëm për këtë apo do te vazhdojnë ne linjën e mëparshme për tu bere gjithnjë hyzmeqar te të tjerëve? Kjo mbetet për tu parë.
Zeusit (pushtetit te pamëshirshëm) kemi mundësi t’i dërgojmë te paktën pak shprese prometiane qe t’i shkëputë diçka  te mire për ne dukagjinasit.
Kjo është një gurë prove për te  gjithë ne, për te vërtetuar nëse jemi apo nuk jemi!? Një shans e kemi ne prag ...!
Lazër Kodra

 

KANDIDATET PER DEPUTET ME 28 QERSHOR 2009

Avokat
NDUE LAZER PJETRI 
Vitlindja: 1962 
Vendlindja: në fshatin Prekal
Statusi: i martuar me dy fëmijë:
Arsimi:
Fakultetin Ekonomik, ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”,
Fakulteti Juridik, ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”
Eksperienca:
1994 - Pronar&Administrator i shoqërisë “Gimaj”, shpk,
1998 - Pronar i shoqërisë “Gimaj” Italia SAS, Itali,
1999 - Pronar i shoqërisë “Gimaj” Sofie, Bullgari,
2001 - Këshilltar i Z/vendeskryeministrit dhe Ministrit te punës për problemet ekonomike,
2004 - Drejtor i Drejtorisë se koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë SH. K. P.  M. P. Ç. S.
2006 - Ekspert pranë Këshillit te Europes për punësim,
2006 - Avokat pranë dhomës se avokatisë ne Tirane.
Gjuhe te huaja: Italisht, bullgarisht dhe anglisht ne masën mire.
Kandidon për deputet  ne Qarkun Shkodër, i pari ne liste për Partine Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.

Shkrimtari
NDOC KOL BJESHKA
Vitlindja: me 1952,
Vendlindja: fshati Nderlysaj, komuna Shale,
Statusi: i martuar me pese fëmijë,
Arsimi: Ne vitin 1971 përfundon shkollën e mesme te Përgjithshme,
Eksperienca: ne vitin 1998 e ne vijim është Presidenti i Shoqatës Kombëtare te të Verbërve “Shpresa Katolike”,
Ne vitin 2009, është kryetar i degës se partisë Reforma Demokratike, është kampion i shahut ne Ballkan për te verbrit, është koleksionist i objekteve antike dhe është i pasionuar pas folklorit dhe muzikës.
Ne vitin 2005 e ne vijim është shkrimtar dhe deri tani paraqitet me tre libra.
Kandidon për deputet ne Qarkun Shkodër, i pari ne liste për Partine Reforma Demokratike.

Avokat
MARK NDOC MOLLA
Vitlindja: me 1961,
Vendlindja: ne fshatin Malejgji, komuna Temal,
Statusi: i martuar me tre fëmijë,
Arsimi: Fakultetin Juridik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, vijon për master për Drejtimin Kushtetues Administrativ ne Prishtine, viti i dyte.
Eksperienca: Vijon punën ne funksionin e doganierit ne Drejtorinë e Doganave ne Shkodër.
Kandidon për deputet ne qarkun Shkodër, i pari ne liste për Partine Agrare e Ambientaliste.

NIKE MARASH KODRA
Vitlindja: me 1955,
Vendlindja: ne fshatin Palaj, komuna Shosh,
Statusi: i martuar me dy fëmijë,
Arsimi: Shkollën 8 vjeçare dhe te mesme te përgjithshme përfunduar ne qytetin Shkodër,
Viti 1973-1977 përfunduar studimet e larta ne fakultetin e matematikes Universitetin e Tiranes,
Vitin 1979 përfunduar kursin 6 mujor për regjisor ne Tirane,
Se fundi kam mbaruar edhe fakultetin juridik.
Eksperienca: Prej 10 vjetësh punoj si ekonomist dhe menaxher pranë firmave te familjes Shefik Dibra.
Kandidon për deputet ne Qarkun Shkodër, i pari ne liste për Partine Aleanca Demokratike.

PJETER GJERGJ NIKA
Vitlindja: 1966
Vendlindja: Ndërlysaj, Komuna Shalë
Statusi: i martuar, me tre fëmijë
Arsimi: Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik.
Kurs diplomacie për marrëdhënie ndërkombëtare.
Gjuhë e huaj: Anglisht, Italisht.
Eksperienca: Revizor pranë Sigurimeve Shoqërore Shkodër.
Kandidon për deputet ne Qarkun Shkodër, i pari ne liste për Partine Socialdemokrate.

 

“Dukagjini Yne - 2”, një dëshmi qytetërimi

Ernesto Sabato, ka shkruar diku, se një komb matet me njerëzit e tij te shquar. Libri “Dukagjini 2”, me autorë Lazer Kodrën dhe Prelë Milanin, sjellë në vëmendje të lexuesit, një listë të zgjeruar të njerëzve të shquar të Dukagjinit, që në kohë të ndryshme kanë krijuar personalitetin e vet në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, në teatër, në kinema, në estradë, në humor, në sport, në muzikë, në pikturë. Portretizimi i këtyre njerëzve, që me jetët e tyre u shndërruan në vlera kombëtare, në elitë të kulturës dhe të sportit, është portreti më i mirë që mund ti bësh Dukagjinit si një krahinë që ka një peshë krejtësisht të veçantë në historinë dhe kulturën kombëtare, në perceptimin e qytetërimit dhe në ruajtjen e identitetit tonë shqiptar. 
Dukagjini si krahine dhe njerëzit që e kanë populluar atë në shekuj kanë një histori krejt të pangjashme me historinë e komuniteteve të tjera që i përkasin kombit shqiptar, sidomos prej mesjetës së errët e deri në kohët moderne. Kjo për dy arsye kryesore: Së pari ata ishin dhe mbetën katolikë, duke përballuar me heroizëm dhe vetëmohim shekujt e errët të pushtimit osman, pa bërë asnjë kompromis në historinë e tyre; së dyti, dukagjinasit ishin dhe mbetën shqiptarë të lirë, duke mos njohur asnjë pushtim në historinë e tyre, duke ruajtur dhe zhvilluar me aq sa ishte e mundur në kushtet e tyre kulturën arketip, pastërtinë e gjakut, traditat, vlerat shpirtërore dhe morale duke i kombinuar këto me kulturën dhe vlerat europiane që përcillte krishterimi. Duke jetuar të izoluar nga qytetet e pushtuar nga osmanët, ata kishin vetëm një dritare për të perceptuar kulturën dhe Europën: Krishterimin.
Dhe sado e mekur të vinte drita nga kjo dritare, pikërisht ishte kjo dritë që e mbajti të gjallë shpirtin, shpresën, besimin, moralin, dinjitetin që zgjedh për vete njeriu i lirë. E theksoj “Dinjitetin që zgjedh për vete njeriu i lirë”, sepse për dukagjinasin, liria nuk është një nocion abstrakt, por diçka që përcakton thelbin e qenies së tij, është një kod i shkruar në genin e tij, është mënyrë e tij e ekzistencës. Dhe mungesa e lirisë që ka shoqëruar historinë tonë, sidomos prej mesjetës e deri në kohë moderne, vë në pikëpyetje ekzistencën e një komuniteti që lirinë e ka kod të ekzistencës, e ka mënyrë te jetesës. Megjithatë, dukagjinasit mbijetuan, duke na sjellë të pa ndotur shpirtin dhe karakterin e tyre autentik, ndoshta me pak dëmtime anësore, që janë të natyrshme në një histori terrori dhe lufte që zgjat me shekuj.
Për të gjykuar për identitetin e një populli, për identitetin e një komuniteti përveç librave të historisë që janë shkruar, përveç gojëdhënave, legjendave, miteve, kujtesës të përcjellë nga brezi në brez, një fond i veçantë që dëshmon karakterin dhe integritetin e dukagjinasit janë edhe këngët e kënduara në shekuj. Mua gjithmonë më ka bërë përshtypje një fakt: dukagjinasit i këndojnë luftës, luftës me turk dhe luftës me shkja. Kjo luftë e përhershme, luftë që ka zgjatur me shekuj ka përcaktuar ekzistencën e tyre në liri, identitetin e tyre shqiptar dhe europian, në konflikt të përhershëm me identitetin dhe qytetërimin lindor që sillnin pushtuesit, qofshin këta osmanë apo sllavë.
Nuk mund të kaloj këtu pa përmendur dëshminë që na ka lënë Frang Bardhi nga mesjeta e hershme në relacionet që ai i dërgonte Vatikanit. “Një luftëtar dukagjinas, shkruan Bardhi në relacionet e tij për selinë e shenjtë, është i barabartë me dhjetë luftëtarë të fushës dhe me njëzet ushtarë të pushtuesit”. Natyrisht, kjo veçori e luftëtarit të Dukagjinit, nuk është përcaktuar vetëm nga konstrukti i tij fizik, por së pari e mbi të gjitha nga konstrukti i tij shpirtëror, nga besimi i tij në vlerat që trashëgonte dhe nga bindja e shenjtë se jeta pa liri dhe dinjitet njerëzor nuk është jetë e denjë për t’u jetuar.
Dhe përveç lidhjes gjenetike të dukagjinasit me lirinë dhe dinjitetin njerëzor, një aspekt tjetër i rëndësishëm i identitetit të tij, është pasuria shpirtërore dhe inteligjenca e lindur natyrore, e krahasueshme kjo ndoshta vetëm me pasurinë shpirtërore dhe inteligjencën e hebrenjve, popullit të zgjedhur prej Zotit.
Mjafton të shfletosh vetëm librin e shkruar nga amerikania Roza Lein “Majat e Shalës” për të kuptuar se çfarë pasurie shpirtërore dhe çfarë inteligjence natyrore, çfarë etjeje për dije dhe çfarë koncepti filozofik për jetën, e ka dominuar për shekuj shpirtin dhe identitetin e dukagjinasit.
Natyrisht, në këtë botë asgjë nuk vjen nga hiçi, ndaj nuk është rastësi, që prej Dukagjinit, pavarësisht presionit, izolimit, mbylljes dhe persekutimit, shekullor, qoftë nga pushtuesit, qoftë nga regjimet diktatoriale që qeverisën Shqipërinë, si shtet të pavarur, na vjen një listë kaq e zgjedhuar e njerëzve të shquar, në pikturë, në letërsi, në muzikë, në teatër, në kinema, ne sport dhe në sfera të tjera të rëndësishme të jetës që përcaktojnë identitetin dhe shpirtin e një komuniteti.
E them me bindje se çdo qytet, çdo krahinë dhe çdo komb do të ndjehej krenarë me poetë si Martin Camaj dhe Frederik Rreshpja, me piktorë  Ndoc Martini e Lin Delija, me aktorë si Ndrekë Luca e Tinka Kurti, me sportistë si Dodë Tahiri, Mirash Vuksani e Prekë Gjeloshi, për të mos përmendur listën e gjatë të emrave, që autorët Kodra dhe Milani, pas një pune voluminoze dhe të kujdesshme i kanë sjellë në librin e tyre “Dukagjini Ynë – 2”.
E megjithatë, në vitet e tmerrshme të diktaturës, nga e cila na ndajnë vetëm pak vite, Dukagjini dhe dukagjinasit rrallë përmendeshin, ndërkohë që bijtë më të mirë të tij persekutoheshin dhe mallkoheshin për shkak të shpirtit të tyre kristian, shqiptar dhe europian. Të mos harrojmë se Diktatori komunist, megjithëse shtirej si “udhëheqës i popullit” nuk shkeli kurrë në Dukagjin, edhe pse nuk la krahinë e territor të Shqipërisë pa shkelur, duke e treguar kështu urrejtjen e tij për këta njerëz të fisëm e bujar, që nëpër shekuj kishin ruajtur identitetin shqiptar dhe europian. Madje edhe më keq, në vitet e diktaturës, me një strategji dinake, bëheshin përpjekje për ti paraqitur dukagjinasit si “njerëz të maleve” si “primitivë”, si njerëz të “prapambetur” dhe “refraktarë ndaj kulturës”.
Natyrisht, Dukagjini e ka paguar një kosto të rëndë për të ruajtur lirinë dhe kulturën e tij, vlerat e tij shpirtërore, krishterimin dhe vlerat e tij europiane, moralin dhe virtytet, duke refuzuar të marrë kulturën dhe besimin e pushtuesve lindorë. Por libri “Dukagjini Ynë – 2”, i shkruar nga Lazer Kodra dhe Prelë Milani nëpërmjet emrave të përvetshëm, na dëshmon se dukagjinasit, jo vetëm nuk janë refraktarë ndaj kulturës dhe qytetërimit, por mbi të gjitha, janë krijues elitarë të saj, që mund të ngjiten dhe të qëndrojnë me dinjitet në elitën e kulturës kombëtare dhe si të barabartë me qytetarët e tjerë të europës dhe me krijuesit e kulturës së saj. Kjo është vlera e jashtëzakonshme që sjell libri i shkruar nga autorët Kodra dhe Milani, libër që së pari çdo familje dukagjinase, duhet ta mbajë në bibliotekën e vet.
Lazer Stani

 

EMIGRANTI SOKOL PRELA

Me datën 16 Maj 2009, ne mjediset e bibliotekës “Marin Barleti”, u be paraqitja e dy librave me poezi “Përtej vetvetes” dhe “Kur shkëputen yjet”, te autorit Sokol Prela.
Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete  te letrave ne Shkodër dhe ne Malësi te Madhe, te afërme dhe miq te autorit, anëtarë te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”.
Ne hapjen e ceremonisë, Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, ne mes te tjerave theksoi:  “Autori i librave, Sokoli, ka lindur me 23 Mars 1971, ne fshatin Prekal, te komunës Postribe. Shkollën e mesme te Përgjithshme e përfundoi ne shkollën “28 Nëntori” ne Shkodër, ne vitin 1989. Ne vitin 1992 deri ne vitin 1995 ka dhenë mësim ne disa shkolla ne zona te thella malore. Ne te njëjtën kohe ka vazhduar studimet e larta pa shkëputje nga puna ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne degën Histori-Gjeografi. Ne vitin 1996, si shume te tjerë, largohet nga Shqipëria dhe vendoset ne Itali, ku jeton dhe sot, duke lenë përgjysmë jo vetëm studimet universitare, por edhe duke u shkëputur fizikisht nga familja, shoqëria dhe vendi i tij i dashur. Te shkruaj ka filluar qe ne moshe te re, duke gjetur frymëzimin ne eksperiencën jetësore, qofshin ato pozitive apo negative, te cilat autori i ka përjetuar me te gjithë fuqinë e tyre. Edhe pse larg Atdheut, larg familjes, te afërmeve dhe shoqërisë, ai nuk ka pushuar se menduari dhe se shkruari për te dhe për ta ...”. Pastaj vijoi: “Te gjithë jemi te gatuar nga e mira dhe nga e keqja, por këtë te fundit duhet ta mundim. Dhe për ta mundur te keqen, duhet ta mundim me dashuri, me pune, me respektimin e secilit për mendime ndryshe, për besime ndryshe, për race ndryshe, për prejardhje ndryshe, për grupe shoqëror ndryshe, e te tjera “ndryshe” te pafund, te cilat janë tregues te një shoqërie te emancipuar, te një shoqërie te hapur qe ne themelin e se cilës janë vlerat e individit. Dy peshëngritës, njeri i peshës “pupël” dhe tjetri i peshës se “rende”, te dy dalin kampion. Pavarësisht nga diferenca e madhe e peshës se tyre trupore, medalja e “arit” qe marrin secili kane peshe te barabarte. Pra, ne shoqërinë demokratike respektohet njeriu për kontributin qe jep. Ky është themeli i mesazhit qe sjell Sokol Prela, ne, publikut shqiptar nëpërmjet këtyre dy vëllimeve me poezi. ...”.
Për vlerat e këtyre dy librave, dhanë opinionet e tyre: Poeti dhe publicisti Prele Milani, poetja Tone Deda, gazetarja e Radio-Maries Roza Pjetri dhe Kritiku Kadri Ujka.
Ne mbyllje foli edhe redaktori i librit, drejtori i Komisionit për Drejtësi e Paqe-Luigj Mila, i cili ne mes tre tjerave u ndal:
“...Urime për zgjedhjen që keni bërë. Vëllimi me poezi “Kur shkëputen yjet”, i poetit të ri Sokol Prela, është pikërisht ai që na duhej. Ju duhej ju, na duhej ne, ju duhej të gjithëve. Të lodhur dhe  venitur nga një pseudo-art i cili për të qenë i bukur dhe bashkëkohor është aq i pakuptueshëm dhe absurd sa që as vetë ata që e krijojnë shpeshherë nuk e dinë çfarë kanë dashur të shprehin. Dhe kjo vlen jo vetëm për letërsinë dhe gjininë e saj më fisnike, poezinë. Kjo vlen për pothuaj të gjitha artet, qofshin ato klasike apo moderne që po i paraqiten artdashësit në ditët tona.
Le ti hedhim një vështrim të shpejtë për shembull muzikës. Kurrë në historinë e tij ky art i tingujve magjik, i fjalës së organizuar në shkallën e saj më të lartë dhe kthyer  në poezi, të interpretimit virtuoz të artistit dhe të asambluar të gjitha së bashku nja një dorë mjeshtërore, nuk ka kaluar ndonjëherë histori më tragjike dhe komike njëkohësisht. I dëgjon këngët dhe meloditë tona të ditëve të sotme dhe përpiqesh të kuptosh se çfarë janë. Nga një lloje respekti që të ka mbetur për traditat jo pa vlerë të vendit tënd, përpiqesh të gjesh ndonjë element që të mund te të krijojë një lidhje sado të vogël me atë traditë të vyer dhe lehtas të dallueshme nga çdo tjetër, të bën për një çast mos ta gjykosh dhe të përpiqesh të mësohesh me të. Por është e pamundur. Ato nota nuk janë jonet harmonike dhe të shtruara në të njëjtën kohë. Ato ngjajnë më shumë herë si ulërima vajtuese e një bishe që ka humbur këlyshin, herë si përplasja e zhurmshme e patkonjve te kuajve në ikje. Herë si një gazel ahengjesh arabe, herë si dridhjet ekstazike të harmonikave sllave. Përzihen çorba me motivet bizantine dhe orientale, të gatuara në kuzhinat primitive shqiptare. Dhe dihet si del. Dhe si për ta finalizuar këtë ansambël  monstruoz, “balerina” ekzotike tundin vithet e rënda duke u përpjekur si e si të nxjerrin në pah atë pjesë të trupit që siç duket ato vetë janë të bindura se është e vetmja gjë për të cilën ato vlejnë.
Po me pikturën çfarë po bëhet? Po thuaj e njëjta gjë si me muzikën. Piktorë amatorë të patalentuar, pseudo-piktorë, piktorë “profesionistë” të shkëputur nga realiteti jetësor dhe të arratisur me imagjinatën e tyre në absurditete të krijuara nga vetë ata dhe së fundi kopjues diletantë që nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zmadhojnë fotografi të pamjeve të ndryshme te të këtij vendi, duke e paraqitur si art të radhë. E tillë është gjendja e pikturës sot. Dhe kjo jo sepse mungojnë artistët. Por fatkeqësisht mungon ai frymëzim prania e të cilit të bën të harrosh anët e utilitariste të artit dhe të shtyn për të krijuar vepra edhe pse të thjeshta në pamje, të pa përsëritshme në origjinalitetin e tyre. Muza e frymëzimit modern , sidomos ajo shqiptare nuk ka më atë trajtë të bukur të freskët dhe të sinqertë që kishte dikur. Nuk është më ajo “vajza” e bukur, e zgjuar dhe inoçente që nxiste krijuesit për të bërë ato kryevepra që kanë arritur ti rezistojnë kohës. Ajo tashmë është kthyer në një matrapazë dinake që shet dhe blenë çdo gjë blihet dhe shitet. Shikojeni emigrantët tanë se si rreshtohen për të blerë një copë Shqipëri. Një rrugë ku ata kanë lënë kujtime, ndonjë shtëpi ku kanë kaluar një pjesë të bukurisë së jetës. Apo ndonjë pjesë e ndjeshme që ka lidhje me historinë e këtij vend. Dhe muza moderne nuk fle. Artistët dhe jo artistë dynden se kush të kopjojë më mirë një kala, se kush të riprodhojë më mirë një “dasmë shkodrane”, herë me xhami të lartë, herë me të ultë, sipas besimit të blerësit. Dhe sigurisht çdo gjë paguhet.  Me qindra piktura të krijuara në ditë…  por art në asnjërën prej tyre.
Po letërsia, çfarë  çastesh po kalon? As më pak as më shumë se simotrat e saja që sapo përmendëm.
E njëjta prirje për ta kthyer çdo krijimtari në një biznes primitive. Pak drama, pak romane dhe pothuaj aspak poezi.
Në këtë kohë krizash artistike, për të na treguar se shpresat s’janë shuar ende, vjen ky vëllim i mrekullueshëm me poezi. Këto janë yje të shkëputura jo për një natë, bile as në natën e Shën Lorencit. Janë pjesë jete të shkëputura nga dhimbja dhe gëzimi. Janë gjurmët poetike me të cilat poeti ynë i ri ka shënjuar rrugën aspak të lehtë të jetës së tij. Ai nuk shkruan për të tjerët. Ai nuk ka as më të voglin pretendim që të pëlqehet me çdo kusht. Donë të thotë diçka dhe e thotë ashtu thjeshtë dhe natyrshëm. Ai shkruan për fëmijërinë që sikurse edhe shumë nga ne, nuk e gëzoi. Ai shkruan për rininë që nuk e shijoi siç duhej ashtu siç nuk e shijuan edhe shumë nga ne.  Nuk harron poeti vendlindjen e tij të dashur. Shkruan për prindërit dhe të afërmit e tij, të cilët fatkeqësisht jo të gjithë jetojnë dhe ndjen mall. Mall për ata që nuk rrojnë më. Mall për të gjallët që nuk është pranë tyre, mall për atdheun e dashur të cilin u detyrua ta linte mes dhimbesh e lotësh.
Rrëshqasim ngadalë mes vargjeve të thurura me mjeshtri dhe ndjenjë nga talenti i padiskutueshëm i artistit dhe na duket sikur çdo varg është shkruar për ne. Sikur ka udhëtuar me ne dhe na ka parë tek gëzonin dhe vuanim. Sikur edhe kur takoheshim me të dashurën fshehurazi, aty lek lumi, nën dritën e hënës ai na përgjonte dhe këto vargje na i ka kushtuar pikërisht ne. Ja pse na pëlqejnë këto vargje. Sepse ne jemi aty, kudo. Dhe ai është me ne. Poeti është bërë një me ne dhe ne jemi me të.
Kjo është fuqia e arti. Kjo është ajo forcë magjike që na mban të lidhur dhe na bën të drithërohemi duke lexuar vargjet e mbusha me sinqeritet, thjeshtësi dhe origjinalitet të këtij vëllimi poetik. …

***
Urime dhe faqebardhe zoti Sokol. Librat tuaj janë një nder për secilindo qe ti ketë ne inventarin e bibliotekës se tij dhe ti ketë objekt i një leximi me dashuri dhe pasion.
Përgatiti ROZA PJETRI

 

FAN S. NOLI NE OPTIKEN E KOLIQIT

Konsideratat e profesor Ernest Koliqit për Fan Nolin, ne fushën e letërsisë asht e nalte. Ajo qe dua te trajtoj, asht, vlerësimi qe Koliqi i ban Fan Nolit si burrë shteti. Tue pas parasysh pikat aspak konkurruese ne fushën e politikes, kjo konsiderate merr nji karakter te vërtetë hulumtues, dhe pikërisht sepse, Fan Noli shpeshherë asht akuzue për pikëpamje komuniste. Ndërsa Koliqi Nolin e vlerëson kështu: “Kur fati e solli Fan Nolin me u vu ne krye te Qeverise shqiptare, për pak kohe qe majti ne dore frenat e qeverise, vendi ynë nisi menjihere te ndërroje fytyre. Nji frymëmarrje lirie qarkulloi ne vendime shtetërore e ne mbare jetën e Kombit. U zhduk ndryshku shekullor i mbetur trashigim nga pushtuesi aziatik; kultura zuni kryet e vendit tue zevendesue drejtimet e mëparshme qe spikateshin për mungese përgatitjeje përkatëse ne degët e tyne ne çdo pjese te administratës qeveritare. Ju besue mbarështrimi i zyrave ma te randesishme, njerëzve te paisun me zotësi e pergjeshmeni, mori fund zakoni prapanik ne zgjedhjen e nenpunsave nder njerëz te fare e fisit e me përdore te ardhunat e shtetit si mjet me permiresue pozitat vetjake e miqsh e simpatizantësh. Djelmnise se arsimueme ju caktue ma ne fund vendi qe i përkiste ne administratën shtetënore dhe ne çdo fushe te jetës. Atdhetaret e lanun mbas dore, qe kishin shkri mund e djerse e qe kishin ende te hapuna plagët e marruna ne lufte te Rilindjes, gjeten kuptim e çmim. Shqipnia e 28 Nandorit u ngjalle.
Nji fllad rinor përshkonte Atdheun ane e kand. Shpresa guximtare vegojshin ne shpirtnat e bashkatdhetarëve qe lakmojshin nji Shqipni-Shqiptare, voter e nxehte e te gjitha shtresave te popullit. Qeveria përbante ne gji te vet njerëz tek te cilët aftësia ne pune dhe ndershmënia ishin ne funksion dhe ne efiçence te plote me njena-tjetrën. Emzot-Kryeministri me botëkuptimin e tij-shpirt gjane frymëzonte veprimtarinë politike. Për te paren here përfaqësuesit e huaj ne kryeqytetin t’one ndien nevojën me i përgatite me kujdes e maturi ndërhymjet e tyne te ndryshme pranë drejtuesve te rij te shtetit Shqiptar, sepse zbulojshin nji rrafsh shtrese e te ditun te barazvlefshem me drejtuesit e shteteve te tyne. Këtu ndoshta dikush do t’ me kepusi fjalen me nji vërejtje: “Mire për faqe te bardhe; ashtu asht si po urdhnon e po thue. Por, zgjati pak ajo periudhe … Don me thane se kishin qëllime te mira, por u mungonte arti i sundimit …”. Shum qene ata qe mbas dështimit te ndërmarrjes qeveritare te Fan Nolit e te Luigj Gurakuqit, ia vunë fajin pazotësisë se tyne ose butësisë sunduese(qeverisëse).
Merreshin me theorina, thonë, e nuk e njiheshin realitetin shqiptar, realitet qe kërkonte përqendrim pushteti ne duart te forta. I lypi ndjese lexuesit n’ asht se po e “tjerri” pak si gjate bisedën me nji anekdote ne lidhje me epitetin ose pa ndihmën, pazotësi qeveritare te Nolit e te shokëve te tij. Njeksat e ikun ma ne shej t’ asaj kohe e t’ asaj qeverie u mlodhen ne Bari t’ Italisë për do kohe, ku e qiten ceken me u organizue e me vazhdue ne mërgim luftën e tyne politike. Ndërsa rrinim ne kafen “Stoppani” ne Bari, njeni prej t’ iknvet po ankohej ne prani te Stavri Vinjaut(nji njeri mjaft i squet) e Minister ne qeverinë e Nolit, tue vazhdue me përsëritje te teprueme piken e trajtave sundimtare tepër dramatike qe Noli përdorte”.
Përfundoi tue thane: “Na ju zgjodhëm kinse si njerëz ma te zotet qe ka Shqipnija, por ju s’ paskeshi dijte as me i dhanë ujë gomarit”. At’ here, Vinjau, i buzeqeshun, ia kthej shpejt e shpejt: “Pse, te kemi lane pa ujë ty ndonjëherë-a? Nuk qe për shkak te pazotësisë e te trajtave liberale qeveritare qe Noli e shokët e tij u shternguen te heqin dore nga pushteti. Nama e cila na ndjek prej shekujsh e ban popullin t’ one objekt e jo subjekt sundimi”.
Përfundimin e Koliqit e ka vertetue koha. Vlerësimi i tij për Fan Nolin duhet te vleje si nji qortim për te gjith ata qe e kanë quajt komunist. Profesor Ernest Koliqi ishte nji personalitet me reputacion ndërkombëtar, nji atdhetar dhe letrar nder ma te shquemit e letërsisë t’ one, ndaj, dhe vërejtjet dhe sugjerimet e tij mbeten kurdoherë aktuale.
Pas qeverise se Fan Nolit, ne Shqipëri u instalue diktatura zogiste e cila ndryshoi vetëm ne forme. Ajo ishte nji diktature e cila ndryshonte vetëm ne forme nga ajo e pushtuesve shekullore. Te njëjtën “avaz” përdori edhe diktatura komuniste, e cila ne emen te demokracisë instaloi dhunën! Sot, para Botes, deklarohemi shtet demokratik, por anarshia nuk mund te quhet demokraci, ndaj dhe duhet nji menaxhim i kujdesshëm.
Nga MARK BREGU

 

KORRJET ELEKTORALE 2009

Edi Rama
Të gjitha pushtetet i dua
Më shumë se dritën e amshuar hyjnore
Bashkinë e dua për grua
Qeverinë e dua për dashnore

Pango ishte “burrë i mirë”

Pango ishte “burrë i mirë”
Made in pusht- e shtetarë
Ai nuk bënte seks në zyrë
Ndonëse ishte burrë beqarë

Ylli i pashuar demokrat
Ndryshonte nga shefat e tjerë
Mëshqerrat i ftonte në konak
Pastaj i shponte në hellë

Ta pësonin si ti gjithë shefat
Do boshatiseshin zyrat e shtetit
Kush do i firmoste pastaj shkresat?
Kush do ia zgjidhte hallet miletit?!

Berisha: Dule, o i pa besë
Dule më dole i pa besë!
-Thërret Sala nga zemërimi
Mu largove prej kopesë
Edhe shkove tek Edvini

-Dulja qeshën vetë me veti
Unë Sali bëra detyrën
Nga shkoj unë, sillet pushteti
Mirë ma ndien bytha lagshtirën.

Se pas dimrit vjen nji verë
Po fitove prap simjet
Do të kthehem dhe një herë
Shkoj në  at’ stan që ka bulmet

Saliu, Edvini dhe Sulltani
Do të mundi ty,  ore  Edvin
Siç mundi Skendërbeu Sulltanin
Do të hedh poshtë  në greminë
Nga ti, do ta çliroi vatanin
Ne do kujtohemi, mot pas motit
Ti fitove mbi sulltanët barabarë
Unë i shkula mjekrën Fatosit
Dhe përmbysa komunizmin gjakatarë

Rrenegatët  e paskurpullt të vatanit
M’ kujtojnë 97-en, Fazlliçin e Gerdecin,
por do t’u vij hakut si ti Ballabanit
Opozita mua më rruan leshin!

Unë vetë ua solla demokracinë,
u futa në Nato, e do u fus  në BE
ndertova edhe rrugën Durrës-Morinë
Unë jam më i madh se ti o Skenderbe!

KA JE NISË LIDHUN PËR LAKUT
Fluturim në pikat vrapit
Ka je nisë, ka je t’ue shkue
Unë po shkoj lidhun për lakut
Në Duakgjin, për me votue

Në Dukagjin, vënlindjen time
Kulla shembë vëndi rrenue
Veç kur dal, për votime
Më bjen ndermen për me kujtue

Pshurr nji kungull tash sa vjet
Kurrë s’ndryshova preferencë
Rri n’ qyete n’ ilegalitet
Për  një qyqe asistencë

Po nuk dola me votue
As një lek s’marr muajn tjretër
Vota ime bythë zbulue
Unë votoj për të gjallë e të vdekur

MONSTRUBIMI POLTIK
Dukagjini tash njëzet vjet
Monstrubon si ngratë
T’djathtit janë analfabet
T’majtit s’kanë elektorat

Biznesmen kemi pak krejt,
Ligsht edhe me intelektual
Kemi mbetë si pordha në brekë
Pas të tjerve vrap, verdadhë

 Me asistencë sociale rrojnë
Dhe votojnë  si të djathtë
Partinë kurrë nuk e tradhtojnë
Të djathit tonë këmbzbathtë

DUKAGJINI  E KA ADET – S’UA JEP VOTËN BIJVE TË VET!
Demokratet
Kur Berisha është aleat me Cekën
Përse nuk votoni për djalin tuaj Nikën!
- Për Saliun ne votojmë gjithë jetën
Për vete kurrë se çajmë prapanicën

Socialistët
A do votoni për birin tuaj
Ju të majtit  e Dukagjinit?
-Veç atë gjë mos e thuaj
Ja kem dhanë bësën Edvinit!

Rrefreni dukagjinas

Për partitë kemi ba be
Për to vdesim në fushtë bejlekut
çdo parti  na futi  ne
Ne gjithmonë ja fusim vetit!

 

Njohja e traditave në përdorimin e pyjeve dhe kullotave, faktor i rëndësishëm për mbarështimin e qëndrueshëm të tyre.

Nga Gjon  FIERZA dhe Haki  KOLA,
MMPAU (Specialistë ne Projektin e Zhvillimit te Burimeve Natyrore)

Shqipëria ne territorin e saje ka rreth 50 % te sipërfaqes me pyje e kullota  te shtrira kryesisht ne pjesën kodrinore e malore. Kjo është një pasuri kombëtare me  rendësi jetike për te sotmen dhe te ardhmen. Janë te njohura tashme problemet qe kanë pyjet  dhe mjedisi ne përgjithësi. Çdo vit ne mënyrë ilegale e legale priten nga pyjet tanë me mijëra  metër kub dru zjarri dhe lende punimi, kjo për te plotësuar nevojat jetësore, kryesisht ato për ngrohje e ndërtim ne zonat rurale. Drutë e zjarrit po rikthehen ne përdorimin e tyre tradicional tani jo vetëm ne fshatra por edhe ne qytete kur burimet e tjera energjetike po mungojnë apo po bëhen mjaft te shtrenjta. E gjithë kjo sasi qe merret është  jashtë mundësive reale qe kanë pyjet tanë, pra prerja është dy e tre here me e madhe se rritja vjetore e tyre. Ky është një  “konflikt” i madh i cili po te thellohet me tej çon ne katastrofa te mjedisit  duke  vene ne pikëpyetje ekzistencën dhe zhvillimin e shoqërisë ne shume rajone te vendit tone. Zhvillimet dhe  politikat e ndjekura  me pare kanë çuar ne mjaft dëmtime te pyjeve dhe zhveshje te tokës, pasoja ndjekin zinxhirë njëra tjetrën dhe sot jemi ne një mjedis ekologjik me mjaft probleme.
Përdorimi i pyjeve dhe kullotave  ne një vështrim  te shkurtër historik.
Njohja me organizimin dhe zhvillimin e jetës se komunitetit, administrimin dhe shfrytëzimi i pasurive natyrore ne periudhën e para  dhe gjate pushtimit turk janë te pakta.  Nga hulumtimet vihet re, ne shume zona te vendit tone kanë qene te përcaktuar qarte kufijtë e  fshatrave e krahinave apo zonave te banimit, te tokave bujqësore, pyjeve dhe kullotave,  gjë qe ka çua ne një  interesim te vazhdueshëm për qëndrueshmëri te këtyre pasurive. Kështu ndjehej detyrimi, qe babai ti trashëgonte  te birit jo me pak toke buke, pyll apo kullote se ai kishte trashëguar nga babai i tije. Janë te njohura rastet  kur shtëpia e banimit mund te shitej,  por pylli apo kullota nuk shiteshin, kur një familje apo fis shuhej (nuk kishte trashëgimtarë), pyjet dhe kullotat kalonin si prone e institucioneve fetare apo mera e katundit (fshatit).
Pushtuesi turk  krahas pushtimit, shpalli si   filozofi te tije - “Se toka me te gjitha pasuritë e tjera ishin te zotit dhe, si përfaqësuesi i tije mbi toke, ato do te  administroheshin nga Sulltani”. Ne përmbushje te qëllimeve te tije, pushtuesi i përdori dhe pasuritë natyrore për tua dhenë njerëzve te cilët ishin afër apo i shërbenin atij. Toka bujqësore, pyjet dhe kullotat ne përdorim te një mase te madhe familjesh ju dhanë individëve te veçante qe  me vone u bene pronare,  disa prej te cilave u regjistruan edhe ne regjistrat e asaj kohe. Pra gjate pushtimit pese shekullor, ne zonat fushore dhe disi ne ato kodrinore e te ultë, kufijtë  pronave  te vogla pothuajse u zhduken fare ose u mbajtën te fshehura, diheshin dhe njiheshin si te ligjëruara vetëm pronat  e familjeve te mëdha dhe me emër. Ne zonat ku pushtuesi turk nuk arriti te shkelte  ose ndikimi i tije qe i paket,  u ruajtën te gjitha ndarjet e kufijve te pyjeve te kullotave te tokave bujqësore dhe fshatrave apo krahinave. Po tu referohesh  shume gojëdhënave dhe ngjarjeve  qe nga mesjeta e deri sot, rezulton se ka pasur mjaft konflikte për ndarje te kufijve e deri  vrasje për një cope  toke, pyll apo  kullote. Kufiri duke qene se është përcaktuesi kryesore  i një pasurie te paluajtshme ka pasur një vend te veçante  ne tere jetën sociale. Një trajtim te përmbledhur ne forme “përkufizimesh”  ka Kanuni i Lek Dukagjinit, për  pyllin e kulloten atë te familjes apo edhe me përdorim te përbashkët.  Për kufijtë janë nene (nye) te cilat për një periudhe shume te gjate  kanë  shërbyer për rregullimin e marrëdhënieve  te grupeve te ndryshme apo individëve te veçante. Njohja e këtyre neneve (nye) është  i një rëndësie te madhe pasi ne shume zona te vendit tone, komunitete lokale ( kryesisht zonat veriore) duan ti zbatojnë këto rregulla dhe tu përshtaten atyre. Mund te citojmë nga Kanuni nene për pronat dhe kufijtë.
Kanuni ka synuar dhe,  ne te shumtën e rasteve  ka arritur te zgjidhe konflikte te ndryshme për ndarje te kufijve te tokës bujqësore, pyjeve dhe kullotave. Kur konfliktet janë thelluar duke arritur  ne vrasje, përsëri “pleqësitë” ne rolin e ndërmjetësit duke ju referuar Kanunit kanë marre vendime, ku jo vetëm kanë ndaluar gjakderdhjen por edhe kane zgjidhur përfundimisht kufirin midis palëve ne konflikt.
Ne periudhën e  pavarësisë dhe dy luftërave botërore, pothuajse me kufijtë e pronave te paluajtshme pati te njëjtat  zhvillime. Ne zonat veriore dhe qendrore te vendit pothuajse te gjitha pyjet dhe kullotat ishin te ndara si fshatra, fise dhe familje ndonëse askush nuk kishte një dokument për ta vërtetuar këtë, kjo njihej nga fshati dhe secili dinte pyllin dhe kulloten e tije ashtu siç dihej edhe kullota e pylli i përbashkët i fshatit. Qe ne moshe te vogël, fëmijëve ju tregoheshin kufijtë dhe kufitaret, megjithëse ata nuk merrnin pjese ne grupe për caktim te kufijve ata ishin prezent ne vendosje te tyre.
Popullsia e vendit sot, është shumë më e madhe se sa në kohën kur është shkruar kanuni. Një pyll që posedohesh nga një familje shumë vite më parë, tani duhet të mbarështohet nga pasardhësit e tij (djemtë dhe nipat) qe përbejnë disa familje. Baza e burimeve natyrore ka qenë shumë më e ndryshme se në ditët tona.
Gjatë 60 viteve të fundit, pyjet kanë pësuar shkatërrime të mëdha. Janë pakësuar ne volum dhe sipërfaqe. Për te zgjeruar sipërfaqen are, janë shpyllëzuar me mira hektarë pyje. Këto shpyllëzime, se pari, përfshinë ultësirën bregdetare, pastaj zonën kodrinore. Për fatin tone te keq, ne sot nuk kemi një pyll me frashër te zi, rrënjë plep te bardhe, vidh, e te tjera lloje me shume vlera, mjaft te përhapura ne zonën ligatinore te vendit tone.
Struktura e vendbanimeve ka ndryshuar. Disa njerëz nga zonat malore kanë lëvizur drejt zonave fushore. Në qoftë se një familje zotëronte një pjesë pylli, kufijtë njiheshin dhe respektoheshin. Shumë nga shenjat kufitare janë shkatërruar ose humbur dhe kufijtë duhet të rivendosen nëpërmjet kujtesës.
Ne fund te luftës se dyte botërore rreth 5% e sipërfaqes pyjore ishte e regjistruar me dokumente pronësie, një pjese e madhe e këtyre ishte prone e institucioneve fetare. Kjo kategori pyjesh ishte e shtrire kryesisht ne zonën fushore e bregdetare. Gjate kësaj periudhe here pas here kufijtë verifikoheshin nga grupe dy paleshe  qe ata te mos zhdukeshin as fizikisht ne terren, kështu qe nga bjeshkët e larta e deri ne verri ishin te ngulur kufijtë prej guri  qe dukeshin mbi sipërfaqe te tokës, ne thellësi kishte 1-12 gurë te tjerë, te cilët ishin “dëshmitare”. Ku ndanin një fshat me një tjetër,  kufijtë  diheshin nga paria e fshatit dhe ku ndanin fise ato diheshin nga i pari  fisit. Është e rëndësishme te theksohet se gjate kësaj periudhe erdhi duke u përforcuar (përdoret edhe ne kohen tone) një terminologji qe përcakton shtrirjen dhe përdoruesin e pyllit apo kullotës. Kjo terminologji edhe  pse nen ndikime te huaja gjuhësore ka përdorim te gjere sidomos ne zonën veriore te vendit dhe respektivisht ne Dukagjin.  .
“Mal”- është territori i fshatit  (katundit) ne përdorim te gjithë  banoreve  te fshatit me te drejta te barabarta përdorimi por qe nuk mund te shitet apo tjetërsohet një fshati tjetër apo edhe te ndahet.
“Bjeshke,”- është territor  ne përdorim te një ose edhe deri tre fshatrave te një krahine, ne disa raste ne përdorim te një apo disa fiseve. Ky territor shfrytëzohet për kullotje gjate periudhës verore. Ne disa raste bjeshka ndodhet edhe 2-3 ore larg, gjë qe kërkon shtegtim te bagëtive dhe vendosje ne  stane (koniqe). Bjeshka nuk shitet, rralle ajo mund te jete falur apo ndërruar duke bere edhe pajtime midis dy fshatrave. Ne disa  raste kur sipërfaqja ka qene  e madhe bjeshka  është lenë edhe ne përdorim te disa fshatrave te krahinave te ndryshme.
“Prozhëm”(hamallë)-territor me pyje kryesisht dushk ne përdorim te një familje, rralle edhe te  një fisi. Këtu përfshihen te gjitha ato sipërfaqe  qe përdoren për prodhim gjethi kryesisht nga dushqet.  Ne pyjet me ah nuk ka një ndarje te tille. U tha me sipër, se mali dhe bjeshka nuk shiteshin – prozhmet (hamallat) shiten ose ndërrohen  duke ju ofruar ne radhe te pare për blerje pjesëtarëve  brenda fisit  dhe fshatit.
“Ograja”- sipërfaqe me drurë te ndryshëm ne përdorim,  kryesisht si familje rralle si fis, ato ne përgjithësi rrethohen me gardhe te thjeshta për tu mbrojtur nga kullotja e lire. Këto sipërfaqe përdoren kryesisht për te kullotur kecat, qengjat, viçat, e te tjera bagëti, pas muajit qershor. Këto mund te shiten, por ne disa raste pronaret e tyre i japin ne përdorim sezonal për kullotje, kundrejt një shpërblimi me koke bagëtie. Ne ograja prerjet ishin mjaft te kufizuara e te kontrolluara. Shpesh rrethuar e trajtuar si “ograja”, sipërfaqe pyjore qe rrezikoheshin te zhdukeshin nga kullotja apo erozioni.
“Kashnjeti” - është sipërfaqe me gështenjë për prodhim kokrre qe janë te ndara si familje. Si rregull  kashnjetet  formohen nga  grumbuj gështenjë me pjesëmarrje te me shume se 50 drurësh/ha dhe  qe prodhojnë gështenja, lende për ndërtim e te tjera. Këta  grumbuj ne përgjithësi pastrohen nga nen pylli, për te krijuar mundësi te grumbullimit te gështenjave kokërr. Këto janë prone e familjeve, rralle ato shkëmbehen (ndërrohen) midis tyre, jepen me qira për grumbullim kokrre, por jo te shiten.
Kanuni përfaqësonte një grup ligjesh (te “shkruara vetëm ne memorien” e njerëzve, themi se kanuni si libër ne përdorim te kufizuar u botua ne vitet 30 te shek XX) që përkufizonin sjelljen midis familjeve dhe midis fshatrave. Në kohën kur është shkruar, nuk ka pasur komuna, rrethe dhe qeveri si sot. Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Janë hartuar dhe kërkohet zbatimi i ligjeve. Ne ato zona dhe fshatra ku ruajtja dhe administrimi me i  mire i burimeve natyrore arrihet edhe duke ju referuar traditës me te mire zakonore,  Kanunit ai duhet të ri-interpretohet  drejt duke pasur parasysh te gjitha ato ndryshime qe kanë ndodhur, bazën ligjore te krijuar, e te tjera.
Administrimi dhe përdorimi i pyjeve  dhe kullotave ne ditët e sotme.
Një nga ndryshimet më të mëdha te kësaj periudhe paskomuniste, është ai kthimit të pronës private. Për administrimin, transferimin dhe pronësinë e tokave bujqësore e pyjore ka ligje të ndryshme. Shumë persona pretendojnë se në fshat ata posedojnë një sipërfaqe të madhe toke me pyje apo kullote. Personat nuk kanë tapi  dhe dokumente qe i vërtetojnë këto,  por duke qene se i kanë përdorur tradicionalisht nga brezi ne brez, tani ato i quajnë prona te tyre  dhe banoret vendas ja njohin njeri tjetrit këto sipërfaqe.
Pas viteve 1990, kufijtë e pasurive te paluajtshme u bene një problem shoqërore, ato ne vëmendjen te komuniteteve tashme kërkonin një vlerësim te plote për te ndaluar konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Rikthimi ne tradite, duke njohur apo rivendosur kufijtë nga pleqësitë (kryesitë) e fshatrave pa ndërhyrje te organeve shtetërore për pyjet e kullotat pati një ndikim pozitiv, pasi megjithëse te degraduara dhe me prodhimtari te ulet, tani filluan te vihen nen kontroll, për te ndaluar prerjet dhe kullotjen pa kriter për te mundësuar ripërtëritje te tyre. Këtë përmirësim te pyjeve mund ta shohim dukshëm pothuajse ne te gjitha pyjet ne afërsi te fshatrave, ne luginën e Kirit, te Shalës, e te tjera e te tjera.
Qe nga viti 1996 ne vendin tone ka filluar një “reforme” edhe për pyjet dhe kullotat duke u mbështetur tek ligji përkatës dhe disa akte nen ligjore. Me mbështetje te Projektit Shqiptar te Pyjeve (B. B), ku  filloi procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave ne përdorim te komuniteteve lokale. I vlerësuar ky proces si nga komponentët kryesor dhe me te arritur te Projekti, ai u  shtri pothuaj se ne gjithë vendin, deri ne vitin 2008, rreth 315 komuna e bashki  kanë marre pyjet ne përdorim.
Për pese komunat e Dukagjinit kemi këto sipërfaqe dhe këto km2 qe ligjërisht i kane marre pyjet ne pronësi.
E rëndësishme është te theksohet se, nga i gjithë ky proces kalimi, kjo kategori pyjesh (shumica te degraduar shume) sot janë ne një gjendje shume me te mire se ishin para 10 vitesh. Mbi te gjitha vlerësohet, përkujdesja e përdoruesve, tashme rralle kemi prerje te pakontrolluara, nga njeri fshat tek tjetri. Tashme fshataret nga këto pyje nuk lejojnë te nxjerrin për shitje sasi  lende e dru zjarri si me pare.  Ky proces, tani pasi ka kanë kaluar gati dhjete vite, ka filluar te japë rezultatet pozitive  jo vetëm ne rritje te shkalles se ndërgjegjes për një administrim dhe mbarështim me te mire, por edhe ne shtim te sipërfaqeve pyjore pranë fshatrave duke bere pyllëzime e përmirësime.
Mbështetje me financime nga Projekti Pyjeve deri ne vitin 2001 dhe tani nga Projekti i Zhvillimit te Burimeve Natyrore deri ne 2010 me financime  kryesisht nga Banka Botërore, për hartim te planeve te mbarështimit  dhe rishikimin e tyre,   për kryerje te punimeve ka pasur një ndikim ne  ulje te papunësisë. Ne një përmbledhje te investimeve te realizuar dhe qe do realizohen ne pyjet komunale ne Dukagjin deri ne vitin 2010, vetëm për zbatim te punimeve kemi një vlere deri rreth 300 mije dollarë, pra për çdo komune ne dy projektet janë financuar mesatarisht deri 60 mije dollarë. Janë shoqatat e pyjeve ne komuna dhe pushteti vendor ato qe kane organizuar dhe zbatuar punimet ne bashkëpunim me shërbimin pyjor ne Shkodër. 

Ne vend te përfundimeve…
*E rëndësishme është te theksohet se ne përgjithësi është gjetur mirëkuptim kur është shkuar tek kufiri tradicional, palët nuk kanë pasur mosmarrëveshje, procesverbalet e mbajtura ne vend janë firmosur nga te gjithë anëtaret e komisioneve. Kryetaret e atyre fshatrave (komisionet e pyjeve  dhe kullotave) qe janë këshilluar me te moshuar gjate procesit te ndarjes se kufijve te pyjeve dhe kullotave midis fshatrave apo edhe brenda fshatit kanë arrite te bëjnë një ndarje  qe komuniteti e ka pranuar.
*Duke e vlerësuar kalimin e pyjeve dhe kullotave ne pronësi te komunave/fshatrave si një proces te rëndësishëm dhe me ndikime te rëndësishme ne jetën e banoreve themi se është një nder mënyrat për te mos thëne e vetme qe mund te ndikoje ne një mbarështim te qëndrueshëm te sipërfaqeve pyjore e kullosore ne afërsi te fshatrave, qendrave te banuara. Ne zbatim te ligjeve ekzistuese dhe atyre qe do i kërkojë koha, ky proces duhet te shkoje drejt konsolidimit te plote. Me plotësime te dokumentacionit përkatës, duke i futur pyjet dhe kullotat komunale ne sistemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.
*Deri tani themi se njohja dhe mbështetja ne traditat qe kanë pasur fshataret tone për ruajtjen e pasurive pyjore e kullosore, evidentimi i tyre ne planet e menaxhimit është nder faktorët kryesore qe i bën këto plane  te gjejnë zbatim te plote. Ne vazhdim te këtij procesi këto duhen njohur me thelle, planet e menaxhimit ne nivel fshatrash, janë  me efektiv, me konkret ne zbatim. Pjesëmarrja e gjere ne projektim, kyç i suksesit ne zbatimin e planeve dhe objektivave te tyre.
*Krijimi dhe funksionimi i Shoqatave te përdoruesve te pyjeve dhe kullotave komunale ne nivel komune ku janë te përfshirë përdoruesit, deri tani shënon shkallen me te larte te organizimit te komuniteteve fshatare. Ajo, çfarë synohet te arrijnë këto shoqata është e madhe. Mungesa e përvojës  për organizime te tilla  dhe disa probleme te tjera kërkohet te kapërcehen. Këto shoqata duhen ndihmuar, mbështetur ne konsolidimin dhe vetëveprimin e tyre, ne shume drejtime e nga shume donatore. Organizimi ne konfederata ne nivel qarku (disa qarqe) dhe me lart ne nivelin e Shoqatës Kombëtare te Pyjeve dhe Kullotave komunale tashme te krijuar, është një garanci për një pune me cilësore te shoqatave ne çdo komune. Puna e shoqatave, ne një bashkim te fshatareve (përdoruesve) për mbarështimin e qëndrueshëm te mjedisit (pyjor, kullosore e agropyjore) paraqet rendësi te madhe për te ardhmen. Vetëm ne një mjedis te qëndrueshëm mund te themi se jeta e njerëzve është e sigurte dhe gjithnjë do behet me e mire, nga njeri brez tek tjetri.

Rruga e udhëtuar dhe rruga përpara

- Krijimi i një kornize të re...

Kushtuar Shtëpisë së Fëmijës Shkollor 06-14 vjeç të qytetit të Shkodrës me rastin e ditës Ndërkombëtare të Jetimëve 20 Maj 2009

Panoramë fotografike e “jetimëve”
Imazhi fotografik është, në një farë mënyre, klonim. Fotografia prodhon  homologun e  tij të realitetit. Dublikimi vjen nëpërmjet makinës fotografike: një instrument i pastër, pa mikrobe,që përdor trashësinë e hollë të filmit për nxjerrjen e tij në dritë. Barazia nuk është më  aspiratë për ngjashmëri, por kjo është dëshira për të gjetur një të përsosur, të pamundur për nga natyra, në homologen e saj. Ndërmjetësimi  për të arritur këtë është:ai  shpirtëror dhe  pastërtia e tij. Tek  jetimët, shumë mungesa , përzihen në një ndjenjë turbulluese e të çuditshme. Trupat e rinj të krijuar nga organet e klonimit te të njëjtës dorë, të futur në dorashka kauçuku, kanë forma fitomorfe ose zoomorfike, por janë mbi të gjitha të një njësie të tretë. Kërkimi Gjenetik i avancuar nuk të çon menjëherë në riprodhimin më  të thjeshtë, por interesohet  për përsosmëri seriale. E fotoja e shumë jetimëve, duart dhe fytyrat e tyre të fotografuara, nuk  riprodhojnë veten, por ndryshojnë në një tjetër element: neutral, të pashquar ose … .në kërkim të një fotoje të re, jo thjesht me emrin “jetim”, por me emrin e tyre të vërtetë, në mënyrë që të krijojnë një kornizë  të re. Nuk tregojnë mishin por një film të jashtëm: një shtresë gome që i mbron, ruan dhe ndan duke marrë një distancë. Organe të zakonta  e normale, thirrje për të gjetur ngjashmëri, për të ndezur ndeshje, dhe për të  refuzuar më pas, një ndjenjë  çoroditëse. Në  vazhdim të referimit të dyfishtë, amplifikon efektin e imazhit të tjetrit që vjen si diçka tashmë hibride dhe e shumëfishtë. Rezultati i klonimit nuk është  riprodhim, por  krijimi i një shumë-individuale, tashmë të largët dhe i ndryshëm nga prindi i saj, që nga momentin e lindjes. Qenieje e re e shumëfishuar, ky element i tretë, nuk mat karakteristikat e prindërve, por prodhojnë një realitet tjetër  të pakundërshtueshëm, atë të fëmijëve jetimë dhe përtej saj. E fytyrat e  këtyre fëmijëve të fotografuar, janë të barabartë, nuk ka alternativa, nuk janë dy fytyrat e të njëjtit vizion, por dy vizione të shoqëruara, vetëm se të kopjuara, të vendosura së bashku, e që krijojnë ndryshime të reja. A mund të themi se jetimët, janë  qenie pa pemë gjenealogjike, të lindur në vetvete??. Loja e dyanshme, që do të thotë se ka ndryshime në lidhje me drejtimin e leximit,do të thotë se ai është dhe ka një pjesë të lindur dhe se krijon një brez dhe degë që nuk ekziston si model..
Të jesh jetim.. Cilës gjini i përket? Le të themi që çdo jetim i përket një gjinie të caktuar..

Panoramë jetësore – Rruga e udhëtuar
Të gjithë fëmijët kërkojnë afeksion,mbrojtje dhe përkujdesje.. Kjo përfshin edhe marrëdhëniet me kujdestarët që mbështesin kapacitetet e zhvillimit psikologjik dhe social dhe ndërveprimet vazhduese me të rriturit që nxisin zhvillimin e tyre të gjuhës dhe atë konjitiv. Duke u rritur,ata kërkojnë shoqërizim me moshatarët dhe të jenë anëtarë të shoqërizimeve sociale dhe kulturore,duke përfshirë grupet edukuese, të lojës, sociale dhe fetare.
Ky solidaritet i ndihmon fëmijët të fitojnë sjelljen dhe vlerat morale të pritura të njerëzve në shoqërinë e tyre dhe I pajis fëmijët për tu bërë pjesëmarrës të plotë në komunitetet e tyre. Ja p sh, si e pasqyron nëpërmes vizatimit, një fëmijë me iniciale N. R. në jetimoren e Shkodrës për të pasur një “shtëpi “ sikurse moshatarët e tjerë…

Gjithashtu,të gjithë fëmijët duhet të kenë së paku një person I cili I do ata dhe tregon një interes të thellë të orientuar drejt të ardhmes në mirëqenien e tyre. Ku këto rrethana mungojnë,çdo përpjekje duhet bërë për të inkurajuar, apo mbështetur ata, në mënyrë që të arrijnë një zhvillim human të përshtatshëm. Nëse këto rrethana mungojnë, atëherë ata mund të bëhen të prekshëm ndaj vonesave zhvillimore dhe vështirësive për rregullim nëse ata janë të ndarë nga prindërit, nëse shohin rrallë vetëm një prind që u ka mbetur, nëse njëri prej prindërve është në burg, nëse prindërit I lënë në jetimore për shkak të kushteve ekonomike., nëse prindërit u kanë vdekur, apo nëse prindërit e kanë braktisur që kur ka ardhur në jetë..Të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë në dështimin për të stimuluar zhvillimin e tyre konjitiv dhe gjuhësor, dhe nga eksperienca që dëmtojnë sensing e tyre të identitetit dhe vet-vlerësimit.
Fëmijët mund të rriten të shqetësuar dhe mund të vuajnë paqëndrueshmërinë sociale kur ata lëvizin nga një vend në tjetrin gjatë kohës së rritjes sidomos kur një humbje e tillë dhe paqëndrueshmëri është shumë lënduese për ta.
Pikërisht për këtë ndërhyrjet për këta fëmijë duhet të mbështetin kujdesim, vazhdimësi dhe stabilitet, përmes shërbimeve thelbësore dhe shoqërizim me grupe sociale në komunitet,duke përfshirë grupet e besimit, shoqatat e kujdesit për fëmijën dhe të tjera të ngjashme  me këto..sepse përpjekje të tilla janë investime në zhvillimin e kapitalit human..Fëmijët që rriten me afeksion,stimulim dhe mbështetje që në fëmijërinë e hershme kanë një themel të mire në rritje dhe zhvillim, mund përballin sfidat, të mposhtin disavantazhet dhe të bëjnë kontribuime pozitive në shoqëri..Që këta fëmijë të rriten të tillë është I nevojshëm shërbimi psikosocial, me të cilin duhet të kuptojmë dhe të kemi të qartë plotësimin e nevojave psiko-sociale, mirëqenien psikosociale, ndërhyrjet psikosociale dhe programet e mbështetjes psikosociale. Nevojat psikosociale janë nevojat që I kanë të gjithë njerëzit – veçanërisht fëmijët e vegjël dhe adoleshentët, truri I të cilëve,trupi dhe jetët sociale janë duke u zhvilluar – për të qenë të lumtur,kreativë, ti përkasin një grupi social dhe për të pasur shpresë për të ardhmen. Një kënaqësi të tillë ndjen edhe  K. M,  i cili ndihen krenar se I përket racës shqiptare, dhe e lartëson grupin  etnik, me anë të të cilit edhe shpreson se do të gjejë të ardhmen e tij këtu, në vendin e tij.
Mirëqenia psikosociale është thelbësore për mbijetesën e fëmijëve dhe zhvillimin, veçanërisht ato që gjenden në rrethana shumë të vështira.. Ndërhyrjet psikosociale përfshijnë këshillim, terapi të shkurtër dhe terapi konjitive sjellore. Përveç shërbimeve të tjera që ofron institucioni është i nevojshëm edhe ky që lartpërmendëm sepse kujdesi i veçantë dhe mbështetja aftëson fëmijët për të pasur një sens të vlerës dhe të përkatësisë dhe janë themelore që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, të
ndjekin shkollën, të zhvillojnë aftësitë e jetës,të marrin pjesë në shoqëri dhe të kenë besim në të ardhmen, pse jo edhe të adoptohen nga familje të mira… . ose edhe të vazhdojnë të kenë lidhje me ndonjë të afërm të tyre apo ndokënd në komunitet, përveç shkollës.
Jeta Institucionale
Dua ta filloj me një citim të vajzë 14 vjeçare me iniciale D: “ Këtu kemi mjaft kushte materiale të cilat nuk i kam pasur në familje, por unë do i jepja këto kushte që më ofrohen që të kisha familjen time. Në familje ndihesh  shumë më mirë. Por s’kemi ç’të bëjmë “
Kjo përgjigje, së pari,  të jep të kuptosh se është një situatë e veçantë, meqë duket të jetë tipike e kulturës publike të “adoleshentes së institucionalizuar me një zhvillim të sponsorizuar” . siç  e thotë Swadener et. al. 2000.
Së dyti mendoj se mbase jeta e këtyre fëmijëve varet edhe nga  jeta e fëmijëve të tjerë sepse rriten së bashku duke u nisur edhe sipas citimeve të  psikologëve Gilborn et. al. 2001, Ntozi 1997, Thirui 1996
Së treti, mendoj se këta fëmijë duke mos pasur alternative të tjera,ti vendosësh në këtë institucion është mjaft e dëshiruar sepse ata sigurojnë mbi të gjitha kompetencën e rëndësishme si psh shkuarja në shkollën nëntëvjeçare si dhe për ata që paraqesin  aftësi të kufizuara shkollim në shkollën 3 Dhjetori
Mirëpo mbetet një  pyetje shumë domethënëse  në sipërfaqe: A munden institucione të tilla tu sigurojnë fëmijëve kompetenca që mund të rrisin opsionet për të ardhmen dhe të sigurojnë aftësi për të ndërtuar familjen e tyre –në vend që tu bëhen barrë të afërmeve të tyre apo …?
Rëndësia e monitorimit dhe vlerësimit
Të gjitha veprimet që bëhen në dobi të fëmijëve jetimë nevojiten të monitorohen dhe të vlerësohen – kjo është e rëndësishme për të shmangur ndonjë lëndim të paqëllimshëm dhe për të vlerësuar nëse burimet humane dhe financiare përdoren në mënyrën më të përgjegjshme dhe efektive.. Megjithatë mirëqenia e fëmijëve jetimë është e vështirë për u matur për disa arsye: sepse ndryshon nga mosha dhe stadi I zhvillimit dhe lloji I sjelljes në çdo nivel: varion nga koha në të cilën mund të vijë në institucion, normat sociale  dhe pritshmërinë, dhe ka një mospërputhje, edhe në nivelin disiplinuar, rreth konstrukteve të matura dhe sesi ato duhet të maten pasi hynë në lojë shumë variabla: tek motivacioni I kujdestarit dhe përpjekjeve të tyre për të mbështetur fëmijën si dhe nga vetë fëmija sesa bashkëpunues dëshiron të jetë në krijimin e kësaj klime. 

Rekomandime konkluduese – Rruga në vazhdim
-Të fokusohemi, jo mbi termin “jetim” por në ata që mund të përbëjnë kategorinë e këtyre fëmijëve që janë të prekshëm 
-Të njohim faktin që  fëmijë të ndryshëm jetimë kanë nevojë për përgjigje të ndryshme .
-Shërbimet e integruara janë më të mira sesa ndërhyrjet e qëndrueshme të vetme
-Investimet afat-gjata janë më të mira sesa ndërhyrjet me kohë të kufizuar
-Promocioni i shëndetit të këtyre fëmijëve dhe mirëqenies është më i mirë sesa reagimi ndaj problemeve në të ardhmen
-Normalizimi është një përgjigje më e përshtatshme ndaj distresit të fëmijëve jetimë sesa modelet që nxisin katarsis (shfrim emocional) 
-Forcimi i sistemeve do të ketë përfitime më të mëdha për ata fëmijë të cenueshëm sesa përpjekjet për të ndihmuar ata individualisht
-Qeveria duhet të bëhet më aktive,për të siguruar një bazë për shoqërinë civile
-Monitorimi dhe vlerësimi është i nevojshëm për të udhëhequr veprimin
Suela Ndoja

 

THETHI KA KULLA E JO HANE

Duhen dekada e shekuj, qe një fshat ose krahinë, te krijoje identitetin e tij, te krijoje kulturën, zakonet, traditën, normat, qe e bëjnë te njohur dhe te vlerësuar, mes fshatrave, krahinave dhe trevave te tjera. E për te mbrojtur, shtuar e lartësuar, këto vlera është dashur mund e sakrifica nga breza te tere. Dukagjini ne tërësi dhe ç’do fshat ne veçanti ka ç’ te tregoje  e te shkruaje, për luftën ne mbrojtje te këtyre vlerave, veçanërisht te atyre te mbijetesës, duke sfiduar dimrat e acarte, varfërinë e përhershme, pushtuesit e shumte, e  prapambetjen e trashëguar. Por besa, bujaria, inteligjenca, vullneti e shpresa, u skaliten ne mendjet, zemrat dhe shpirtin e malësorëve te kësaj treve.
Një nder fshatrat e Dukagjinit, qe e ka trashëguar këtë cilësi dhe e ka ruajtur atë, ka qene edhe fshati Theth. Ky fshat pati dhe një shans te madh nga Perëndia, se i fali një bukuri te rralle natyrore, duke vendosur ç’do gjë, si nga duart e arkitekteve e piktoreve te mbi natyrshëm. Thethianet i shfrytëzuan këto resurse te natyrës për te ndërtuar jetesën e tyre. Ata, duke vlerësuar çdo mundësi qe natyra ua ofronte, si token, pyllin, ujin, bjeshkën, duke u dalluar për bujq, blegtor, ndërtues, mikpritës te urte e te thjeshte, bashkëpunues te pranueshëm e te respektuar për çdo individ apo mjedisi shoqërorë.
Për kullat e Thethit, për trevesen e shtruar për mikun, rrugëtarin, te huajin, fukaranë apo lypësin, kane fole apo shkruar jo vetëm shqiptaret por dhe te huajit qe kanë kaluar ne Theth. Turistet, vizitore, alpiniste, studiues, gjeolog, shkrimtare, gazetare e te tjerë, qe kane vizituar Thethin, kane shijuar bukurinë e maleve, flladin e bjeshkëve, freskinë e krojeve, aromën e luleve te livadheve, por dhe bujarinë dhe mikpritjen e këtyre malësorëve.
Vërtet te varfër ishin, por bukën e ndanin me mikun dhe oda ishte e veçante për ta. Miku pritej e përcillej me respekt e nderime, ne çdo stine te vitit, ditën dhe natën, dera e këtyre malësorëve ishte e hapur për mikun. Kushdo ka kaluar ne Theth, ka vlerësuar pritjen me zemër qe u është bere. Askush, ne asnjë kohe nuk tha se Thethi kishte hane, se unë fjeta ne han, se ne Theth kishte shume ose pak hane. Por as vete thethjanet nuk u shkoi ne mendje qe te kishin han, ta kthenin kullën ne han, te turpëronin veten , fshatin dhe zonën me këtë lloj pritje te mikut, qe malësorët se patën kurrë zakon.
Por ja qe vitin e kaluar, me i madhi i Ministrisë se Turizmit, qe te ndihmonte si përfaqësues i shtetit thethjanet ne zhvillimin e turizmit familjar, u kujtoi këtyre malësorëve, këtë mundësi dhe forme qe askujt nuk i kishte vajtur ne mendje, qe investimet e tyre ne te ardhmen te ishin vetëm për hane, dhe si fjale turke, ”tingëllonte bukur për malësorët”, duke bere kështu “te tërheqin me shume vizitoret vendas dhe te huaj”.
Ky zotëri, nuk priti as te merrte mendimin e pronareve te shtëpive , nëse janë dakord, qe kullat e tyre ti shndërroje ne hane, por vrapoi ne ministrinë e tij dhe dha urdhër qe te hapej një faqe e veçante ne internet, për reklamën qe truri i tij ia dha. Dhe vërtet u shpenzua me dhjetëra e qindra mijëra euro, për reklamën e haneve, ku dhe sot kjo faqe e internetit lexohet e shihet me kokën e ulur nga ata qe e njohin Thethin, vlerat e tij dhe përpjekjet qe po bëjnë banoret e tij për zhvillimin e turizmit.
Askund ne Shqipëri, ne zona urbane apo rurale, ne bregdete apo ne malësi, pranë kalave, manastireve, sarajeve apo vendeve te ndryshme historike, as ku janë bere investimet, për kohen moderne, nuk gjen një biznes, hotel, kompleks tregtare, garazh, parking e te tjera, me emrin hani i filanit. Ndaj, për thethianet është paradoksale, është nëpërkëmbje e vlerave qe mbartin këta malësorë brez pas brezi, është mungese përgjegjësie e përfaqësuesit te shteti, qe ne vend qe te ndihmoje për zhvillimin e turizmit, nxin, deformon dhe dezinformon, mbi atë perspektive, qe ka Thethi për te zhvilluar turizmin familjar malore.
Thethi e thjethanet kane shume miq e dashamires, jo vetëm njerëz te thjeshte, por edhe nga fusha te ndryshme, përfaqësues fondacionesh biznesesh dhe shoqatash, te cilët kane dëshirën e mire për te ndihmuar dhe investuar ne Theth, qe vlerat e tij klimaterike te vihen ne shërbim te turizmit duke rritur kështu te ardhurat, fitimet dhe nivelin e jetesës te vendasve.
Secili duhet te jete i ndërgjegjshëm se fitimi nuk vjen shpejt sapo te investohet. Ne ekonominë e tregut ka konkurrence, marketing, cilësi, oferte e durim, për te rritur vizitoret dhe imazhin e mire dhe te ri, te pritjes dhe te përcjelljes se vizitoreve qe vijnë ne Theth. Bashkëpunimi i kujdesshëm, me këdo qe vjen ne këtë zone është i nevojshëm, por bashkëpunimi mes thethjaneve është i domosdoshëm. Vetëm kështu evitohet imazhi i haneve dhe i atyre qe ne emër te dikujt, Thethit dhe pa dashje mundohen ti zbehin vlerat dhe te pengojnë mundësitë, qe Thethi ua ofron vizitoreve dhe pushuesve Shqiptare dhe te huaj, jo vetëm ne stinën e verës por dhe gjate gjithë vitit.
Zef Bari

 

TOKAT NË ZONËN E DUKAGJINIT

Tokat e zonës së Dukagjinit janë të larmishme, sepse të tillë janë edhe faktorët e formimit të tyre. Ndër faktorët kryesor pedologjik që kanë vepruar janë: kushtet klimatike dhe koha e gjatë e veprimit të tyre, bimësia, përbërja litologjike, relievi, etj. Tipari më karakteristik i përhapjes gjeografike të tokave, ashtu si edhe për gjithë Shqipërinë, është katëzimi vertikal i tyre, në përputhje me ndryshimet që pësojnë faktorët pedologjik që përmendën edhe më lart. Zona e Dukagjinit kapet nga tre breza tokash dhe janë:

A. Tokat e kafejta malore
Tokat e kafejta malore kanë shtrirje në pjesën jugore dhe në pjesët e poshtme të luginave të zonës deri në lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit (900-1200 m). Këto tipe tokash, në luginën e Shalës shtrihen deri në fshatin Ndërlysë, pra në lartësitë 400-1100 m, si dhe në pjesët e poshtme të shpateve të vargjeve malore. Ndërsa në luginën e Kirit, ato zënë një sipërfaqe më të madhe dhe shtrihen në lartësitë 200-800 m. Në luginën e Shllakut këto lloje tokash nuk zënë sipërfaqe të madhe por shtrihen në lartësi që shkojnë nga 230-850 m/mbi nivelin e detit.
Këto lloje tokash formohen mbi shkëmbenjtë gëlqeror dhe terrigjen të rreshpëzuar, në një reliev të copëzuar nga erozioni dhe të përrenjve që e përshkojnë, në kushtet e një klime me lagështirë të madhe, të mbulesës bimore të zonës së dushkut (pjesa e poshtme e këtyre tokave, sidomos në zonën e Kirit dhe të Shllakut, ka edhe mbulesë të brezit të shkurreve mesdhetare). Ky tip tokash ka kompleks thithës me baza, kanë reaksion neutral, strukturë granulare, përmbajtje humusi që lëviz 4-9%, kanë pehash rreth 6-6.5. Treguesit që shfaqin i bëjnë këto lloj tokash mjaft pjellore dhe u japin karakteristika të pëlqyeshme për zhvillimin e bimësisë.
Në sektorë me pjerrësi të madhe, sidomos në sektorët me shkëmbenjtë rreshpor, këto toka janë gërryer nga ujërat dhe kanë formuar mjaft vatra erozioni. Kjo dukuri zhvillohet fuqishëm gjatë shirave të vrullshëm të vjeshtës dhe shkrirjes së dëborës në gjysmën e parë të pranverës, e cila shkakton një shpërlarje intensive të horizontit humusor. Këto toka kanë një trashësi të horizontit humusor, i cili ndryshon në vartësi të pjerrësisë së shpatit dhe mbulesës bimore, por zakonisht ajo lëviz nga 20-60 cm. Tokat e kultivura të këtij brezi zakonisht mbillen me drithëra, patate, fasule, foragjere, drurë frutor, etj.

B. Tokat e murrme pyjore
Tokat e murrme pyjore kanë shtrirje sipër tokave të kafenjta malore, dhe konkretisht ato ndodhen në lartësitë 1000-1700m mbi nivelin e detit, madje ka raste që shkojnë edhe deri në lartësitë 1800m. Janë toka që i gjejmë të shtrira thuajse në të gjithë zonën e Dukagjinit, pra në të gjitha komunat e kësaj zone duke reflektuar karakteristikat e këtyre tokave në bimësinë spontane dhe aspekteve të tjera që lidhen me të.
Në luginën e Shalës, këto lloj tokash shtrihen në zonën ndërmjet lagjes Okol (Theth) dhe lagjes së Kaprresë (Ndërlysa), në lartësitë 800-1200 m, si dhe në shpatet e vargjeve malore përreth. Në luginën e Kirit, këto lloj tokash dalin vetëm në një sektor të vogël, në pjesën e sipërme të saj, në shpatin jugor të majës së Lëbunit, në lartësitë 900-1300 m mbi nivelin e detit. Këto lloj tokash formohen mbi shkëmbinjtë gëlqeror, në një reliev me pjerrësi të madhe të shpateve (30-45°), në kushtet e një lagështie shumë të madhe (mbi 1500m mbi nivelin e detit), me një periudhë të vogël thatësire, me temperatura të ultë, në zonën e mbulesës bimore të brezit të ahut, etj.
Këta faktorë të përmendur për tokat e murrme pyjore ndikojnë në shpërbërjen pak a shumë të shpejtë të lëndës organike natyrore, pra dhe në përshpejtimin e procesit të tokë formimit. Këto lloj tokash kanë kompleks thithës mjaft të mirë dhe të përshtatshëm për zhvillimin normal të sistemit rrënjor të bimëve. Ato paraqiten me reaksion acid, kanë strukturë granulare plisore, kanë përmbajtje humusi 9-12%, kanë pehash acid 5.7-6.1, janë toka të varfra në fosfor, megjithatë janë toka mjaft pjellore.
Në këtë tip tokash bëjnë pjesë edhe tokat ndërzonale siç janë tokat karbonato-humusore (renzinat), të cilat formohen mbi shkëmbinjtë gëlqeror. Nga pikëpamja morfologjike dallohen: për ngjyrë të murrme e të errët, për përbërje mekanike subargjilore të mesme, për strukturë granulare kokrrizore.
Sasia e madhe e reshjeve dhe pjerrësia e shpateve kanë kushtëzuar një proces të fuqishëm të gërryerjes së këtyre tokave, por efekti i gërryerjes dhe shpëlarjes përballohet mjaft mirë nga sistemi rrënjësor i mbulesës bimore (kati i ahut). Këto toka kanë një trashësi të horizontit humusor 35-60 cm dhe mund të kultivohen me mjaft sukses bimë të tilla si: patate, drithëra, dru frutorë të ndryshëm si: molla, dardha, kumbulla, por edhe qershia arra, lajthia, gështenja, etj.

C. Tokat livadhore malore
Tokat livadhore malore kanë shtrirje në pjesët më të larta të vargjeve malore, por përhapje më të gjerë kanë në bllokun e Jezercës (sidomos në lugun e Runicës), dhe shtrihen në lartësitë nga 1700-2400m mbi nivelin e detit. Këto lloj tokash formohen mbi shkëmbinjtë gëlqeror, me një reliev të thyer dhe të copëzuar, lagështirë shumë të madhe, temperatura të ultë (rreth tetë muaj në vit me ngrica) dhe me mbulesë bimore të zonës së kullotave alpine.
Në tokat livadhore malore rritet një bimësi barishtore shumë e pasur me cikël të shkurtër vegjetativ, e cila bëhet shkaktare për formimin e një shtresë të trashë humusi, që ka prirje të zhvillohet drejt torfës, veçanërisht në sektorët me lagështi të madhe dhe pjerrësi të vogël. Tokat livadhore malore kanë kompleks thithës të lartë, paraqesin reaksion acid, kanë strukturë kokrrizore, përmbajtje të lartë të humusit që shkon në rreth 17-25%, por ka raste që shkon edhe mbi 30%, me një pehash acid që lëviz 5.2-5.4, janë toka me pjellori të lartë, por për shkak të lartësisë së madhe shfrytëzohen pak. Këto lloj tokash kanë një horizont humusor prej rreth 60-70 cm. Tokat livadhore malore mbjellën me thekër dhe patate ose siç i quajnë banorët kërtolla.
Përveç këtyre tre brezave tokash, zona ka dhe tip të tjerë tokash siç janë: tokat primitive, tokat aluvionale, tokat e sipërfaqeve shkëmborë të kreshtave malore, etj. Megjithëse nuk zënë sipërfaqe shumë të madhe, krahasuar me 3 llojet kryesore të përmendura më lart, llojet e tyre të tokave kanë shtrirje relativisht të gjerë në territorin e Dukagjinit.
Tokat primitive, janë toka zallishtore e gurore. Këto lloj tokash gjenden në zallishtoret e lumenjve të Shalës, të Kirit, të Palajve dhe të Dushmanit, dhe në rrëpirat gëlqerore, sidomos midis fshatrave Kir dhe Prekal. Kanë depozitime të trasha zhavorri, të përzier me gurë me forma dhe madhësi të ndryshme. Në shumë sektorë të kësaj pjese po krijohet shtresa vegjetative dhe si pasojë në disa vende janë kthyer në toka bujqësore dhe në disa vende po pyllëzohet.
Tokat aluvionale, shtrihen në tarracat dhe zallishtoret e lumenjve që janë toka të formuar nga depozitimet ranore, argjilore dhe lymore të lumenjve të Shalës, të Kirit dhe të Shllakut, (sidomos sektori i Breglumit). Janë toka të lehta dhe pa strukturë, kanë reaksion bazik, pehash (PH) 7.2-8.4 dhe janë të varfra në humus me vetëm 1%. Kanë cilësi fizike dhe mekanike të mira, punohen lehtë. Tokat e sipërfaqeve shkëmborë të kreshtave malore, janë toka thuajse tërësisht të zhveshura nga bimësia dhe janë toka të formuara nga zhvendosja e materialeve të përshtatshme.
Në përgjithësi gjendja e tokave të zonës së Dukagjinit është e mirë, dhe nuk janë dëmtuar nga faktorët human por më shumë nga vetë faktorët natyror. Mungesa e industrisë dhe e qendrave urbane apo fshatare të mëdha i ka mbrojtur këto toka nga ndotjet industriale dhe urbane apo rurale. Shumë e vogël është edhe ndotja e tokave nga kimikatet e bujqësisë, (e pa përfillshme), për shkak të përdorimit shumë të pakët të këtyre elementëve në bujqësinë e sotme në këtë zonë.
Probleme shqetësuese për një kohë ka qenë hapja e tokave në shpate me pjerrësi të madhe para viteve 90-të, por edhe më problem është braktisja e tyre pas viteve 90-të. Lënia e tyre në mëshirën e fatit ka aktivizuar procese të erozionit të cilat dëmtojnë shtresën aktive të tokës. Njëkohësisht problem është edhe prerja e pyjeve, sidomos pas viteve 90-të, veprim ky që ka aktivizuar procesin e erozionit në shumë ish-sektorë pyjore, kryesisht në Shosh, Cukal dhe në ndonjë zonë tjetër.
Përgatitur nga prof. as. dr. Zef Gjeta

 

Portret nekrologjie

Një jetë për të shkruar një fjalë

Kolë Pjetri ka lindur me 21 shkurt të vitit 1930 në një shtëpi të fisme të fisit të shquar të Selimajve të Dushmanit. Si djalë i një babe të shartuar, me hiret më të spikatura të tharmeve tona të moçme, Kola do të rritej, hijeshohej, e burrërohej duke ripërtëri në mënyrën më të mirë traditat e vyera të  pareve, të asaj kulle të lashtë me kerret, mes atij sfondi tipik alpin, ku dera bujare Pjetër Kolë Selimit gjeneratë mbas gjenerate i tha:- mos të qofsha falë varfëri, duke e sfiduar me gjoks, me duar dhe ballin e djersitur armikun më të egër dhe të përjetshëm të maleve tona. Kolë Pjetri, pati dhuratë nga natyra një antropologji përfekte, trup gjatë  i hedhur me forma të rregullta. Me sy të kaltër grih, vetulla të dendura të zeza e pak të lakuara, flok zi me onde natyrale, gojë vogël, vështrimin romantik me një buzëqeshje tipike inkadishente të përhershme, rrëmbyes i shikimeve adhuruese si objekt i së bukurës që ishte.
Nuk e kanë besuar dot moshën e tij 79, hyrë për të 80-at, sepse, forca, profeksini i shqisave, eleganca, ujdisja në të veshur, shkathtësia në te shprehur dhe  mprehtësia në gjykim i jepnin pak më shumë se gjysmën e viteve. Genin dhe dashurinë për punë e trashëgoi nga prindërit e tij punëtorë e bereqeti. Gjithmonë më shumë vuri në punë mendjen se krahët, por gjithsesi, punës kurrë nuk i bëri bisht, shoqërisë, nuk beri hile, vesin e lig dhe njeriun e  nuk i beri mik. Natyrë e zgjuar dhe inteligjente falë intuitës, ka ditur të bëj dava në çdo ambient davçarësh. Ka qenë provokues dhe nxitës i debatit me aftësi të spikatura në retoriket e veta. Shumë bujarë nga më shquarit tervestar të trevës bujare nga e cila rridhte. Rekrut i devotshëm dhe nenës  blesë në çetën e gjeneratave të brezave, paraardhës, nga të cilët mësoj filozofinë popullore të pleqërimit sipas së drejtës zakonore. Kolë Pjetri dhe shtëpia e tij kanë qenë simpatizant dhe përkrahës të LANÇ dhe çdo lëvizje progresive të shoqërisë sonë në çdo epokë. Gjatë Luftës ka qenë korrier i Brigadës së 23 Sulmues së bashku me Lazer Gjonin-Lotaj, Gjon Kacelin-Mollë dhe Pjetër Lulashin-Ndreaj, gjithashtu menjëherë pas çlirimit ka qenë  nder të paret Këshilltar antifashist në Kllogjën, i cili ju përkushtua transformimeve të para si për rindërtimin e vendit, luftën kundër analfabetizmit, emancipimin e gruas e te tjerë. Së pari Dushmani, pastaj Temali dhe gjithë Dukagjini në  tërësi kanë qenë dashurit e mëdha të jetës së tij.  Ai vazhdimisht  mbeti partizan i tezës së vërtetuar historikisht se Dushmani ka qenë Kryeqendra e Temalit. (Shih Prof. Aarben Puto “Përmbledhje dokumentesh”, Vell. I, fq 239-240, Revista “Leka” viti 1932, fq. 260, Sh Gospari, 1931, fq. 15, “Hylli i Dritës”- 1934, fq. 232 e te tjere) . Me urtësi, drejtësi dhe thjeshtësi, pas viteve nëntëdhjetë në mbarë hapësirën e Dukagjinit, ka zhvilluar një aktivitet të dendur si misionar i pajtimit të gjaqeve,  dhe zgjidhjes e parandalimit të konflikteve duke u afirmuar si rojtarë dhe interpretuesi i shquar i Kanunit. Si aktivist shoqëror, ka qenë mik dhe kritik dashamirës i Gazetës dhe Shoqatës Dukagjini. Nuk ka gjë më të këndshme se një pleqëri të rrethuar nga djem, nipër e mbesa  të ri që të duan. Në një ambient të tillë Kolë Pjetri po jetonte i lumtur, një përtëritje të vërtetë shpirtërore, por ardhja e një “mysafiri” të pa ftuar një natë te bukur pranvere, me 11 Maj 2009, ja shkimati  ëndrrat e gëzuara babagjyshit simpatik,  të cilin e mori krushk në Jetën e Pasosur. Sami Frashri thoshte: Vdekja është e përbashkët për të gjitha moshat. Njeriu nuk duhet të harrojë, se mbas vdekjes së tij mbetën, ato që ka bërë. Kolë Pjetër Selimi i vuri pikë jetës duke lënë pas emrin burrë i mirë dhe trashëgim një familje shembullore të shëndetshme si mali me dushk me barë, të mirë integruar në jetën urbane, shëmbëlltyrë e virtyteve te më të mirave që babamadhi kultivoi dhe ua la me testament si pasuri të patundshme.
Nga PRELË MILANI

 

Flamujt e pare te anijeve tregtare shqiptare ne librin “Një histori shkodrane” (“Una storia scutarina”) me autor Paolo Muner

Me 28 prill 2009, ora 09.00, ne një prej sallave te Fakultetit te Shkencave te Edukimit ne universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, u be përurimi i librit “Një histori shkodrane” (me nëntitull: Flamujt e pare te anijeve tregtare shqiptare 1913-1914) e shkruar nga ish-oficeri i Forcës Detare Italiane Paolo Muner.
Ne këtë përurim merrnin pjese konsulli austriak Gjergj Leqejza, pedagoge si Hasan Lekaj, Mit’hat Hoxha e te tjerë,  studiuesi Vili Kamsi, përfaqësues te OJF-ve si dhe studente pranë këtij universiteti.
Fjalën e hapjes e mbajti përfaqësuesja e botimeve “Almera”, znj. Miranda Gjyzeli.
Prezantimi i librit mbi vlerat dhe kontributin e tij për historinë shqiptare ne përgjithësi dhe asaj shkodrane ne veçanti, u be nga Zemaida Kastrati (Muzali), docente e Integrimit Europian ne Universitetin e Shkodrës. Znj. Muzali u ndal me se tepërmi ne evidentimin e disa te dhënave historike te vlefshme për Shkodren dhe historinë e saj, te cilat nuk njiheshin me pare, bile as edhe nga historianet tanë. Ajo i meshoi faktit se është shume domethënëse qe informacione te tilla na vijnë nga një historian italian. Përshëndeti aktivitetin edhe z. Alessandro Limata, drejtor i “Banca Italiana di Sviluppo”, një nder sponsoret e librit.
Ne fund e mori fjalën autori, ku nder te tjera beri prezantimin e ilustrimeve fotografike qe i ka përfshirë ne librin e tij. Ai përmendi rendësin qe ka pasur porti detar ne Shkodër, qe tanimë nuk ekziston.
“Një histori shkodrane” përurohet për here te dyte ne Shkodër, pas te parit qe u be ne Tirane dhe qe do te pasohet nga një i trete ne qytetin e Durrësit. Libri është shkruar ne dy gjuhe: italisht-shqip (përkthimi ne shqip nga Albana Nexhipi) dhe ilustrohet nga fotografia te vjetra shume interesante, disa prej tyre te panjohura me pare nga shqiptaret.
Muner ia dedikon këtë libër kapitenit Ugo Franovich-it.
“Një histori shkodrane” është libri i dyte i historianit Muner, pas monografisë“ Una bella e grande rosa” (2003), ne bashkautorësi me Riccardo Muner.
Autori
Paolo Muner, sot 64 vjeç, nga Trieste, ka qene oficer i Forcës Detare Italiane. Ka kaluar periudha te gjata ne Shqipëri: ne vitin 1992 ka qene zv/komandant i grupit detar te 22-te ; komandant i Skuadrës se Pare te Rojës Bregdetare  (Durrës/Vlore) si dhe komandant i Repartit te Forcave Detare ne Durrës. Ne vitet 2001/2003, ka qene shef i Seksionit  te Forcave Detare si dhe shef i Projektit për Rojën Bregdetare Shqiptare, pranë Delegacionit Italian te Eksperteve  (Tirane).

Është diplomuar ne Shkenca Politike (Dega Ndërkombëtare), gazetar, publicist; përveç te tjerave, u përkushtohet edhe kërkimeve historike me subjekt shqiptar.
I pyetur rreth titullit te librit se pse është quajtur “Një histori shkodrane”, Muner është shprehur: “Sot Shkodra nuk është me e lidhur me detin. Në kohen për te cilën fliten në libër dhe shumë kohë më parë, Shkodra konsiderohej një port detar, sepse nëpërmjet lumit të Bunës anijet e vogla dilnin në det dhe shkonin në Venecia” ... “Kështu që ishte e lidhur me detin. Tani nuk është më e lidhur, pasi kanali nuk është pastruar më dhe është bllokuar. Në këtë libër tregohet që tradita detare e Shqipërisë nis nga Shkodra.”
Nga Arjeta Ferlushkaj

 

Bisedë në eret ... dhe diç më tepër se aq

“Bisedë në eter”, një roman i krasitur mjeshtërisht, me subjekt amorf,
kohë reale e personazhe bashkëkohës.

I ardhur disi vonë e jo për faj të tij në substraktin e letrave shqipe, Dashamir Cacaj është cilësuar, jo pa të drejtë nga kritika e kualifikuar, si një “zë poetik i lënë çuditërisht në harresë”. Është rasti të kumtojmë se pas publikimit të gjashtë librave me poezi e po kaq të tjerë në agjendën e tregimit të shkurtër, novelës e humorit me kahje satirike, kontakton me lexuesin elitar nëpërmjet romanit të tij të parë, ngjarjet e të cilit shfaqen nëpër kapërcej pa thyer qafën askund, si një bisedë në eter e diç më tepër se kaq.
Parapëlqimi i autorit është shtresëzimi i një sharmi të një lloji të mëvetshëm, për të konstruktuar mbi këtë sharmë linjat e prozës romaneske. Libri është shkruar në vetën e parë, çka nënkupton se “ujëvara” e ndodhive skrupuloze gjer në zenit, me sekuenca tmerrësisht të përshpejtuara, ka për dysheme avëlmendin ku skicohen tipa e karaktere të qëmtuar nga historia apo në konstruksion e sipër, të cilët me mijëra fije i lidhin me titanët e politikës e të kulturës, këtij binomi solid në traversat e mbështetjes së fateve të një kombi, siç është ky i yni. Ndeshesh në faqet e këtij libri me tipa që popullojnë viset rurale e sjellin prej së andejmi eshkën e qëndresës e forcën e Mujës e të Gjergjelezit në përballje me shovinizmin e shqipfolësve të fundshekullit që përcollëm jo pa dhimbje e krenari. Has në faqet e kursyera tepër të prozës së Cacajt, personazhe pa pikë morali, të ngjitur me përdhunë deri në majë të piramidës shtetërore, por edhe asish që ia përndritën mollëzat e faqeve kombit të vet.
Një shkrimtar province ka një ftesë në grusht, tharmi i së cilës ia ka dystuar gropën e një boshllëku të kahershëm. Në familjen e Kadareve, sipas gjykimit të tij naiv e human, nuk është e lehtë të trokasësh. Dhe veçanërisht asaj vjeshte të vitit 1998, pas muajsh të përgjakshëm nga tutorë të pushtetit të dikurshëm. Ka një mision të vetin, madje të denjë për përgjithësim, shkrimtari i provincës. Derivate të këtij kumti është e natyrshme t’i shtrojë për diskutim nëse fati i prin drejt një kuvendi (pa dorashka) me më të madhin e letrave (ku ta dish, ballkanase, europiane a të përbotshme). Ndodhitë me një intensitet të hatashëm parashkruhen në konfiguracionin e një kroni të dyzuar. Me një mijë mundime është rikonstruktuar, ndofta për të dytën herë në ekzistencën e vet, shteti shqiptar. Ngulmojmë ta bëjmë me dije lexuesin se etapa e parë, kur Shqipëria është vërtet komb i konstruktuar hijshëm i përket viteve 1924-1939, ndërsa e dyta: në segmentin fatalisht të shkurtër të kurbës kohore 1992-1997 kur befas, nga faktorë të ndërkryer e heterogjenë ndodh përplasja e gjymtyrëve të shtetit. Batica dhe zbatica fokusohen në vështrimin e mprehtë si teh kame të shkrimtarit të provincës e duron sorile të përplaset me dallgën e furishme të një partneri potencial. Tablotë që shpalosen me përshpejtim për ta mbajtur prush dialogimin me lexuesin, kanë vërtetësi të përbindshme. Autori nuk ngurron të etiketojë “djallin” e “Mesinë”, qoftë ky autokton apo i importuar. Duke siluruar mespërmes pareteve të kronikave bastarde e absurde njëherësh, bisturia e shkrimtarit operon rrufeshëm.
Romani anunçon shpresë e kortezi në kapërdimjen e sfidave. Pa dyshimin më të vogël, shteti do të formësohet në një mëngjes mbase jo fort të largët. Janë ende në këmbë princat e prosperitetit, madje me karizmë e forcë të pashtershme. Cubat kanë ngjyer fytyrat me mellan. Ani, të duket sikur të josh shkrimtari. Vjen një ditë e harrohet Katovica, kjo nëpërkë e çmeritur. Në mënyrë sintetike, lexuesi sheh si në pasqyrë demonët e të ligët e motit, të cilët janë shfaqur në kapërcej e janë sfumuar pamëshirshëm nga erupsioni i mbijetesës. Shqipëria ka marrë më tepër plagë se Gjergj Elez Alia, është goditur brinjë më brinjë edhe gjatë pranverës së vrarë të vitit 1997. Është regjur lëkura e saj, duron. Anunçohet, ky kumt paçka se shandani jeshil është ende në horizont. Njerëzit rrijnë e vëzhgojnë qeverisjen e mbrapshtë. Dynden e mbushin sheshet. Por mjerisht stepen e topiten. Ia ka djegur buzët zhegu i gjysmëshekullit me diktat e kërbaç. Por shkrimtari ngazëllen, do ta kapërcejmë Vaun qoftë edhe mbi trap, si në kohët gri.
Kaptinat e romanit, që janë tridhjetë e tre, përkojnë me vitet e jetës së Jezusit. Lexohen me një frymë jo pse janë rreptësisht të shkurtër. Përpiqesh t’i shtrydhësh sadopak apo t’ua provosh fortësinë në morsën e kritikut. As nuk nxjerrin ujë dhe as gërvishen nga morseta. Është meritë e autorit ky kujdes prej skalitësi. Gjuha e romanit është lumturisht e zhdërvjellët. I popullojnë pasazhet fjalë e fraza të trevës së veriut, të cilave nuk iu dha “viza” më 1978, kur u hartua “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”. Dhe kjo plotëson një boshllëk të ndjeshëm. Merita e autorit për ta shtuar numrin e luleve në bashtinën e gjuhës së kultivuar është kumt emblematik.
Proza moderniste gjer në skajin e mbramë është një kanxhë ku shkrimtrët e sotëm duhet ta ankorojnë jahtin e krijimtarive të veta, natyrisht, nëse këta të fundit nuk kanë për mision vegjetimin e shtogut, por atë të qiparisit apo të bredhit. Shkrimtari i provincës, alias autori i “Bisedë në eter”, sheh nga kjo dritare. Nuk e teprojmë po të shprehemi se vështrimi i tij është i kthjellët.
D. STEFANI

part03