|
HISTORIKUI SHKURTËR I DUKAGJINIT
Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vendosur në Arbëri, nga Franca(axhuinet)
Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Duke”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe teritoret që sundoheshin prej kësaj familje, moren emrin Dukagjini, kurse banorët u quajten dukagjinas.
Në shekullin XIV-XV, fisi i dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura.
Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, me të drejtën zakonore arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të saksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjnit.
Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit.
Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dale shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare ketë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanarisht në Shalë, Shosh e Mertur, pëbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit te Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe raprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Përëndim, perfshi luginen e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi(Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda(Shurdhahu), Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, eshte zbuluar nje vendbanim i kohes se Bronxit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.
Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum(Inferoir), herët me qendër në Sarda(Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum(Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes.
Pulti i Vogël (i Poshtëm), shtrihej në gjithë ultësirën e Mbishkodrës, fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të Pukës dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.
Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.
Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase.
Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme.
Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlara:
* Në kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e pultinasve: Princat shpirtmëdhejne Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vendit përtej lumit Drin - Zadrimë e Sipërme e gjërë në Misinë e Sipërme; Lekë Zakarija, i cili ka mbajtë si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës; Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemt; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin dhe prince të tjerë fqijnë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vende rreth Drishtit dhe Balecit.
Në të gjitha luftrat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kasrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit; vëllezërve Leka e Pjetër Dushmani, te cilet kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqëve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.
* Pjesmarrja në kryengritjet antiosmane në vitet 1501-1602, ku kanë marrë pjesë mbi 2656 krerë nga e gjithë Shqipria.
* Pjesmarrja në vitet e rilindjes Kombëtare, si ato në vitin 1835-1836, në vitet 1854 e 1883, me 300 luftëtarë në malin e Taraboshit.
* Pjesmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqipatre të Ulqinit, Tivarit, Hotit, e Grudës, me rreth 200 luftëtar.
* Pjesmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye Mark Lula e Gjek Gega, me 15 qershor 1878, në Lidhjen e Prizrenit.
* Krijimi i “Djelmnia e Shalës”, me 1890, më në krye Mehmet Shpendin dhe më pas i Dukagjinit, që përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë në krah të Dedë Gjon Lulit dhe Bajram Currit.
* Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë malazeze, në korrik 1915, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
* Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë malësite e Veriut.
* Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920; në lëvizjen noliste në qershor 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çeten Partizane te Saj, e cila u krijua me 5 nëntor 1943, me 32 luftetare.
Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën shqiptare si nenprefekturë, me qendër Kodër Shen Gjergji, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953. Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.
Në vitin 1967, në malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooprativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara: Shala, Shoshi, Pulti dhe Shllaku. Pas vitit 1990, me kalimin në sistemin shumë partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5 komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.
Dukagjini, ka 40 fshatra dhe një sipërfaqe prej 607.59 km 2. Në fund të vitit 1990, ka patur 5204 familje, me rreth 17 000 banorë. Në vitet 90-të, shumica e tyre kanë zbritur në fusha e qytete, për një jetë më të mire. Pjesa dermuese e tyre janë vendosur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula “, në “Kiras”, në lagjen “Partizani”, dhe në komunën e Rrethinave. Dukagjinasit, janë vendosur edhe në Tiranë; në Kurbin, ne te cilin sot, në këtë rreth janë mbi 400 familje; në Lezhë; në Malesi te Madhe, e në qytete e rajone të tjera fushore. Një pjesë e tyre janë në emigracion dhe shumë prej tyre, kanë krijuar familjet në të gjitha shtetet e Evropës, në SHBA dhe deri ne Australine e larget.
Dukagjinasit kanë filluar të mësojnë shkrim e këndim shqip, me hapjen e shkollë së pare shqipe, me 1917, në Theth, krijuesi i së cilës ishte At’Gjeçovi. Në mesin e viteve 30-të filloi ngritja e shkollave në nivel filloreje në të gjithë Dukagjinin. Në fund të vitit 1990, ka patur 5 shkolla të mesme të profilit të përgjithshëm dhe profesional, 35 shkolla 8 vjeçare e fillore; spital rajonal, në Breg-Lumi, me të gjitha repartet e tij; spital në Pult, në Shosh, dhe në Shllak; qendra shëndetësore në çdo fshat. Qindra nxënës dukagjinas kanë vazhduar studimet e larta në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitetet e Tiranës. Sot ka mbi 500 dukagjinas, që kanë mbaruar studimet e larta në të gjitha specialitetet dhe që janë të aftë për të kontribuar në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit e shoqërisë Shqiptare. Me 10-tra dukagjinas, janë me grada shkencore, që bëjnë pjesë në eliten intelektuale të vendit.
Dukagjini, gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura, ndër të cilët mund të Veçojmë: Mark Lula, Mehmet Shpendi e Gjek Gega; Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi; Mark Prelë Ujka e Voc Deda; Gjon Marashi e Bal Marku; Kushe Micja e Zina Frani; Kol Prela e Martin Camaj; Vas Kiri, Dedë Thani e Ndok Gjeloshi; Mark Plani, Ndue Logu e Mirash Binoshi; Ndrek Luca e Pjetër Gjoka; Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti e Marije Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani; Shaqe Nika, Pina Thani e Vera Bregu. Në vijimësinë e figurave të Dukagjinit, sot janë: profesor-doktor Lekë Sokoli, Ndokë Marku, Vuksan Kola e Tonin Gjuraj; shkrimtari Lazer Stani, poeti Prelë Milani e Lazer Kodra, poetet Tone Deda, Laureta Nika e Ledija Dushi, studiuesit Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e të tjerë, e të tjerë.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
HISTORIKU I KRIJIMIT TE SHOQATES
Shoqata “Adhetare-Dukagjini”, me moton: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfara unë bëra për Dukagjinin”, u themelua me 6 prill 2003 dhe u miratua në gjykatën e shkallës së pare -Tiranë, me vendim Nr. 666, date 13 maj 2003.
MISIONI
Duke u mbështetur në historikun e së kalurës dhe të sotmës, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjjini të zërë më mire vendin që meriton në Botën e qytetëruar e moderne.
OBJEKTIVAT
* Të përfaqësojë, të mbrojë dhe të paraqesë vlerat e trashëgimisë kulturore, historike, si dhe në të gjitha fushat e kësaj treve.
* Sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshem të resurseve ekologjike dhe turistike të Dukagjinit.
* Të punojë për të siguruar një pjesmarrje sa më dinjitoze në tërë jetën shoqërore, në proçeset vendimarrëse në mbrojtje të paqës dhe të demokracisë.
* Të punojë për njohjen dhe paraqitjen e të gjithë personaliteteve të njohur në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës, sportit, artit, e tjerë.
GRUPI NISMËTAR
Ndue Sanaj, Luigj Shyti, Prelë Shytani, Martin Ara, Mri Kroni, Fran Preçi, Fran Kapaj, Pal Lera dhe Prelë Milani.
KRYESIA SHOQATËS
Në Konferencën e Parë të shoqatës, date 06 prill 2003, u zgjodh kryesia e shoqatës, e përbërë:
1-Kryetar, Ndue Sanaj, ish oficer, me detyrë shef shtabi divizioni, me grade Kolonel, sot pensionist.
2- Sekretar, Luigj Shyti, drejtor i shkollës së mesme, në Gur të Zi
3- Kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, Prelë Milani, historian, krijues dhe inspektor policie.
4- Anëtarë: Ndue Vata, Prelë Shytani, Zef Nika, Mri Kroni, Pal Lera, Lazer Kodra, Fran Kapaj, Syka Çarku, Nikë Pali, Fran Molla, Mirash Ftoni.
Në konferencën e dytë të shoqatës, date 8 prill 2006, u zgjodh kryesia e re e shoqatës, e përbërë:
- Kryetar, Ndue Sanaj,
- N/kryetar, Gjergj Liqejza, Konsull Nderi i Republikes se Austrise, ne Shkoder.
- Sekretar, Luigj Shyti,
- Kryetar i seksionit të ekonomisë, Pal Gjolaj
- Kryetar i seksionit të mardhanieve publike dhe me jashtë, Zef Nika,
- Kryetar i seksionit të veprimtarive të shoqatës, Prelë Milani,
- Kryeredaktor i gazetës “Duakgjini”, Lazer Kodra.
- Anëtar, Eduard Çurçija, Mri Kroni e Ndoc Logu.
Shoqata, ka 158 anëtarë, të organizuar në 5 degë.
Dega në shkodër me 78 anëtarë dhe kryetar Ndue Vata.
Dege në Tiranë, me 33 anëtarë dhe kryetar Ndue Shurlaj.
Dega në Krubin, me 22 anëtarë dhe kryetar Fran Molla.
Dega në Lezhë, me 13 anëtarë dhe kryetar Mirash Ftoni.
Dega në M. Madhe, me 12 anëtarë dhe kryetare Syka Çarku.
Në muajin nëntor 2005, në Miçigan të SHBA, u krijua Shoqata “Dukagjini”, me kryetar, Ndrek Guri dhe sekretar, Pëllumb Kulla.
|
|
|
|
|
|
|
|
|