VETJA SE SI MU DUK ...
Dielli i lodhun prej udhëtimit te gjate u përmbys ne buzmramje tuj fale rrezet e fundit me ngjyre remi.
Asht tetor e bahet art: - thonë ata qe kanë te strukun ne vetëdije përvojën e moteve te shkueme. Por si për çudi këtu janë humb trajtat e nuk dihet se ç’ ndodh.
Nji poet thur poezi pa rime, as lirike, as epike e as te dyja bashke.
Ne vargje nuk thuhet asgja perveçse nji lamsh instinktesh pa ngjyre Evrope e larg te qenit lavdiplote te të dikurshmes.
Nji muzikant shpik nji tingull larg shtatshes qe ma shum te shpon sesa te ambelson shpirtin. Nji dreq e di se kujt ja ka marr hua ky lyps i keq ne gjinin tane!?
Nji piktor, me ngjyra te bajates nis nji vizatim me trajta te çuditshme dhe hukubetshem përfundon ne nji figure bubazheli qe ka për kanavace perzmen e Evropes. Çudi! Loje e qëllimshme apo instinkt shtaze!!!
Nji skulptor mpreh daltat jo ne kudhrën e gjyshit por ne kudhrën e huaj, e cila len vulën e tjetërsimit dhe përpiqet qe te ndërtoje statujën e shejtanit me trajta te imagjinatës. Po kjo? Ndoshta si nji dhurate për Evropën e anderruem dhe te mbetun te tille përderisa ... Edhe kjo nji çudi kamb e krye! Po kush jemi ne e pse ndodhe keshtu? Asnje pergjigje, përveçse heshtje te vdekurish ne babiloni varresh.
- Toka e premtuese dhe e tradhtueme njëkohësisht na kalb gjith mllef ne shenj hakmarrje. Ça i kena ba? – thotë dikush. Tetan e dim e askush nuk përgjigjet. E shkelem nji dite fytyrën e saj e hajri ynë mori fund ...
- Vendi jem kamban e shpueme e Evropës çirret si dreqi me tinguj te absurdit.
Lavdite qëndrojnë mbas derës ne stoicizëm e brenda rrobullit kërcejnë vallen e fitores se zeze. Për ku udhëtojmë? Për ne Asgjëkundi, përderisa ...
Gjyshërit e thinjur ngulen thelle e me thelle nan dhé e gjama e tyne ndihet ne shkundje sizmike jo me “AH” por me “OH”. Ç’dhimbje?! Kjo toke e palidhur ne kiç u shty nga ernat nga nuk duhej.
Ne gropën e krahnorit nji grope tjetër njëqind fish ma e madhe, strehe e harbuteve provon dështimin fatal. Sa keq!
Mureve qëndrojnë te varune portretet e hershme. Dëshmi te dikurshmes. Po tash?
Ne detin e gjane Kolombrea e Buxatit na ndoqi pa nda. E na ju dorzuem vetëm kur vdiqëm. Sa pa fat!
Mijra Dedalus fabrikojnë krahë e braktisin Labirinthin e ndertuem prej tyne për ta lan mbretin Minos te mbretëroje vetmin e tij.
Nder tribuna çdo dite e ma shume çirren me thirrje klishe: Ne jemi Evrope por njeti udhëton ne krah te kundërt. Barbari shpirtenore!
Fara e rreshqitun prej racet prodhon majmun e xhuxhe me shumice e te neveritshëm. Njerëz te vegjël, kryemdhej e te shtypun, me prapanica ne gjys te shpines e bel te perdredhun prej vrapit ne trokosel tuj ike prej identitetit!
Struci ngul kryet ne rane e majmuni ngjitet ne lis tuj ekspozue prapanicën, ndërsa Evropa shkyhet tuj qeshe, tu shikue nga plateja skenat tona tragji – komike. Ne, qeniet brenda kohës e ndergjegjet jashte saj!
Kanrri ka hi ne arkën e pajës dhe ka birue rrobat e vjetra, pasaporta te identitetit.
Qendër pa rreth ose rreth i shtypun prej peshës se shekujve.
Avokatet e t’ huajve na mbyten tuj ba gjyqin e stërgjysheve me thanie makabre: - Askush s’ na pushtoi kurre. Mbushjau menden fodullve!
Pune e vështire përderisa ... E ata, evropianet, përsëri qeshin e argëtohen me injorantet tanë te pandreqshëm.
Po kush jena na?! Heshtje! S mungon asgja tjetër veç përgjigja. Përgjigje, jo nuk ka. ADN – ja e Iliriano – arbnorve vuen, ndersa jashtëqitjet knellen me udhën e paudhe!
Kush e prishi ket vend me degjenerue kësisoj?!
Po unë a jam a s’ jam, ç’ ka jam?!
Nga streha e papazit te moçëm nji shurrqel shiu m’ ka ra ne zverk! Duhet me u zgjua – tha.
Dilema sterhamletiane trupezue ne çdo qelize te qenies na ben te mendojmë: A do te mbetet kush për varkën e Noes?
Bafti i Zotit kjofte! Asht tetor e bahet art!!!
EDITORIAL nga Lazër KODRA
VRASJA E DYTË E PESË HERONJVE TË Vigut
Heronjtë e atdheut janë pigmenti i ngjyrës së flamurit, palca e shqiptarizmit, mushti jetësor i kombit, hareja e zemrave të ushqyera me dashuri dhe flaka e vllaznimit kombëtar. Jashtëzakonisht të gjallë edhe mbas vdekjes, vijojnë të veprojnë në dobi të atdheut.
Kulti më i shtrenjtë i një kombi janë heronjtë e tij. Sikur ta dinin këtë gjë anëtarët e përkohshëm të Këshillit Bashkiak Shkodër, nuk do të guxonin të votonin verbërisht, për të hequr nga sheshi qendror i qytetit, një nga përmendoret më madhështore të arkitekturës sonë të shekullit XX-të. Më një nxitim të qëllimshëm, me një prapavijë të qartë politike, për denigrimin dhe mospërfilljen deri në absurditet të vlerave të LANÇ, me arrogancën e numrit të kartonëve, mospërfillës ndaj opinionit qytetar, në mënyrë të çuditshme, një këshill i zgjedhur në mënyrë të çuditshme, alla militare, me 27 kartuça partiak, “legjitimuan” heqjen e një dëshmie të historisë për ta zëvendësuar me një shatrivan apo “shurrëtore”!! Duke përdorë si maskë të ashtuquajturin ‘’plani e ri urbanistik’’, ustallarët e sundimit absolut politik 18 vjeçar të këtij qyteti, shfrytëzuan rastin të realizojnë në mënyrë të kamufluar, atë që kishin deklaruar disa herë nëpër aktive dhe tubime partiake përpara militantëve të tyre fanatik, zhdukjen e 5 komunistëve të Vigut nga qendra e Shkodrës. Vonë, shumë vonë, pas 17 vjetësh u zgjua nga gjumi letargjik Këshilli Bashkiak, për të zbatuar planin rregullues të qytetit të Rozafës të murosur në hekur e beton. Qyteti i karafilave, në një rrokopujë kaotike ndërtimesh ngjason si një lis i dërmuar nga sëpata e pamëshirshme e druvarëve me pushtet politik, që pushtuan sipas qeftit hapësirat e gjelbërta e publike të qytetit. Shkodrës po ja marrin frymën pallatet hije renda të ndërtuara pa kurrfarë kriteri, pa pyete për traditë, pa pyete urbanistikë, pa pikë mëshirë dhe vdekjeprurëse ndaj objekteve private e publike, të cilat i kanë futur në kllapë katrore. Në qoftë se për hir të një plani të ri rregullues, bashkëkohor të standardeve evropiane(që në fakt nuk rezulton i tillë, për madje mjaft i kontestuar), duhej lëvizë monumenti. Atëherë i duhej gjete vendi i duhur brenda qytetit si pjesë e vlerave të veçanta të tij . Dërgimi i tij përtej zallit të Kirit, aty ku dergjën dëshmoret e Shkodrës, me varre të shkallmuara, të rrethuara me male plehrash dhe të mbuluara nga tymrat e zeza të djegies së mbeturinave, do të thotë që edhe ky monument të pësojë të njëjtin fat, si monumenti i partizanit të varrezave që u tërhoq zvarrë për tu shitur për hekurishte në Mal të Zi në vitin e mbrapshtë 97. Deshti Zoti dhe një polic i ndërgjegjshëm, thonë se nuk e lejoi të kalonte Urën e Bunës. Shtatorja e partizanit të varrezave të dëshmorëve ka 8 vjet që qëndron në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër. Në atë zonë të shkretë dhe të tymosur ku prehën dëshmorët e Shkodrës, askush nuk i garanton të pestët në bronz se nuk do të hidhen në erë përsëri si monumenti i vjetër i tyre në Vig dy-tre vjet më parë. Nuk i garanton njeri se nuk do të goditen nga e njëjta dore pa gjak shqiptari siç janë goditë bustet e Qemal Stafës, Vojo Kushit, Manush Alimanit, siç janë gjymtuar Migjeni, PashkoVasa, Vasil Shanto e te tjere. Nisma të tilla në dukje juridikisht të ligjshme, mbartin ngarkesa negative dhe nxisin frymën e përçarjes dhe urrejtjes se grupimeve sociale e politike të shoqërisë sonë. Përmes një vendimi të tillë nuk, zhvendoset thjeshtë një përmendore, por është një hedhje guri e fshehje dore mbi integritetin e memories kombëtare. Nën vellon e demokracisë dhe të antikomunizmit me dy gishtat lart ka vite të tera që në Shqipëri e sidomos në Shkodër, vazhdon një herezi ndaj vlerave të Luftës Antifashiste. Shpërngulja fizike e 5 heronjve është një tentativë për të shtyrë, madje për të shtyre sa më larg, drejt periferisë një kapitull të rëndësishëm të popullit tonë. Prandaj vendimi i Këshillit Bashkiak është i nxituar, i pamotivuar dhe aspak i mire kuptueshëm. Në Shqipërinë postkomuniste, rivlerësimi objektiv i historisë është detyrë e historianëve objektiv. Historia nuk mund të zhgarravitet sipas qeftit të çdo sharlatani politik që i jepet rasti të hupë në karrocën e pushtetit. Historia e heronjve të Vigut është e shkruar, është e ditur. E zezë, e shëmtuar, makabre ishte vrasja e tyre, si vetë ngjyra e këmishëzive fashist dhe pafytyrësia e kolaboracionizmit. Ka disa zvarranikë gjakftohtë që thonë; se këta “dëshmorë” nuk luftuan me gjermanin dhe për rrjedhojë nuk meritojnë përmendore. Nuk e dinë këta të gjorë se duke arsyetuar kështu, nxjerrin akoma lakuriq vrasësit e tyre kolaboracionist. Ata nuk kishin shkuar të luftonin me shqiptarët, por të bashkonin shqiptarët në luftë kundër nazi - fashizmit. Ato ishin idealistë të vërtetë, paqedashës e atdhetar. Kush u vrau pranverën atyre?! Çfarë sakrifice më sublime mund të bëj njeriu në jetë se sa të flijohet si engjëll në emrin e Shqipërisë. Mjaft na kanë nënshtruar shtypë e poshtëruar gjithfarë lloj pushtuesi. Për të shpëtuar këtë vend nga këto plagë vdekjeprurëse u flijuan heronjtë. Deri kur duhet të lejojmë baglaxhitë dhe jashqitjet e këtij populli të shumëvuajtur të na përdhosin simbolet e pa prekshme të krenarisë kombëtare. Pesë heronjtë e Vigut nuk kanë asnjë lidhje me sistemin që u instalua në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Ata dhanë jetën për idealin më të shtrenjtë të një kombi, si mijëra të tjerë bashkëkohës të tyre që kontribuuan dhe na radhitën në aleancën më të madhe të njerëzimit kundër nazi - fashizmit. Përveç epokës kastriotjane ne si komb nuk kemi tjetër luftë më të lavdishme dhe krenari më të madhe kombëtare. Ndaj i duhet thënë një herë e mirë ndal vandalizmit dhe sulmeve të paprecedente ndaj vlerave dhe simboleve të kësaj lufte. Simbolet e Luftës në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë janë pjesë e memories kombëtare të një periudhe historike. Në qoftë se dje diktatura në mënyrë të çmendur vuri dorë mbi objektet e kulti, ajo aventurë nuk do të përsëritët më kurrë. Monumentet e LNÇ duhet të jenë po aq të paprekshme si ata të besimit fetar. Konkretisht 5 heronjtë si pjesë e jetës së përditshme të Shkodrës në qendër të saj duhet të jenë, aty të paprekshëm si heronjtë e 2 prillit, si monumenti i Isa Buletinit e te tjerë. Forcat e djathta në Shqipëri në se pretendojnë të jenë vërtetë demokratike, duhet të mbajnë qëndrim të prerë ndaj fenomenit kolaboracionist dhe të çlirohen një orë e më parë nga reminishencat neofashiste dhe truket politike antikomuniste që manifestojnë emocionalisht herë pas here në lidhje me rehabilitimin e elementëve kolaboracionist. Na ka mbetur në maje të gjuhës fjala, jemi djepi i kulturës. Jemi djepi i kulturës dhe shkallmojmë të gjitha monumentet e heronjve! Jemi djepi i kulturës dhe rrafshojmë shtëpinë muze Luigj Gurakuqi, i heqim edhe emrin e tij një rruge të vjetër të qytetit. Jemi djepi i kulturës dhe tjetërsojmë shtëpinë muze Migjeni, madje e mallkojmë me herezi si të kuq. Jemi djepi i kulturës dhe ngrihemi të mos pranojmë shtatoren e Nënë Terezës. Jemi djepi i kulturës e luftojmë si Sanço Panço me kryqet dhe minaret të cilët nga ana tjetër në rivalitet njeri me tjetrin na kanë rrethuar si bunkerët e Enverit.
Një komb, që nuk e din të djeshmen e vet, është foshnjarak, prandaj nuk mund të dijë, as të sotëm, as të nesërmen mjerane qe e pret.
PRELE MILANI
NJE PROTESTE QE KERKON REAGIMIN E STRUKTURAVE TE SHTETIT
Me datën 29 tetor 2008, ne qytetin Shkodër, zhvillohet një proteste popullore për te drejtat e njeriut, para Bashkise te qytetit Shkodër, Prefekturës dhe Këshillit te Qarkut Shkodër. Po te thuash, e para proteste popullore e këtij lloji, me pjesëmarrjen e banoreve qe banojnë ne teritorin e ish divizionit ushtarak ne Shkodër, banore te lagjes “Skënderbeg”.
Pse zhvillohej kjo proteste?
Ne ketë territor, jetojnë 106 familje, me rreth 520 banore, te cilët kane ngritur jetesën qe ne vitin 1997, me shume mundime dhe sakrifica, si shumica e pjesës tjetër te migracionit ne Shqipëri dhe ne veçanti ne qytetin Shkodër dhe rrethinat e tij. Aty, përveç godinave ekzistuese te adaptuara, janë ndërtuar 7 ndërtesa te reja, janë adoptuar nga GTZ 42 hyrje mbi bazën e depove te kësaj njësie ushtarake, ne te cilat janë vendosur 42 familje te ushtarakeve qe ne vjeshtën e vitit 1999. Te gjithë këta, nuk kërkojnë as me pak dhe as me shume, se legalizimin e këtyre ndërtesave banimi, ne baze te ligjeve te miratuara nga Kuvendi Shqiptare te madatuar me 3 korrik 2005, me votën e lire te popullit Shqiptare.
“Për zgjidhjen e kësaj gjendje, kane disa muaj qe i janë drejtuar me shkrim dhe me takime direkt titullarëve te institucioneve te shtetit tone, qe ne baze dhe deri ne qendër, si: Kryetarit te Bashkise se qytetit Shkodër – Lorenc Luka, Prefektit te Qarkut Shkodër – Maxhit Cungu , Kryetarit te Qarkut Shkoder – prof. as. dr. Gjovalin Kolombi, ALTUIZNIT – Shkodër dhe atij qendror ne Tirane, Kryetares se Kuvendit te R SH – zonjës Jozefina Topalli, Kryeministrit te Shqipërisë – prof. dr. Sali Barisha, Presidentit te R SH – prof. dr. Bamir Topi. Dhe deri tani jo vetëm qe halli i tyre nuk ka marre zgjidhje, por ai është sorollatur ne tunelin e erret te këtyre institucioneve, është nakatosur dhe dërmuar duke u bere ushqim i përshtatshëm e lehtësisht i konsumueshëm ne duart e “shenjta” te mafies, e cila kërkon te ju behet legalizimi i ndërtesave te banimit këtyre banoreve, duke e cilësuar prone private, mbi bazën e se cilës do te largohemi ne dhe do te behën ndërtime pallatesh”, u theksua ne ketë proteste.
Gjithashtu u theksua: “Ne jemi njerëz, si te gjithë te tjerët, te rinj e te vjetër ne ketë qytet dhe duhet te trajtohemi si njerëz me jo me pak vlera se te tjerët, ndoshta me më shume kontribute ne historinë e Shqipërisë, veçanërisht kundër pushtuesit shekullor, atij Osman, se jemi autokton, me gen dhe gjak Arbënore. Ne u ulem nga trojet tona te Malësisë sonë te shenjte, për një jete me te mire dhe jo për te shkatërruar, por për te ndërtuar e jetuar. Ne nuk i shkatërruam institucionet ne Shkodër, ne atë vit te mbrapsht, ne vitin 1997. Ato i gjetëm te shkatërruara, se vete shteti ne tërësi, që nga qendra e deri ne themele u shpartallua jo nga ne, por nga segmente te tjera antishqiptare, te cilët ndikuan ne ndërtimin e tij me themele “karta prej letre”. Pra, përgjegjësia nuk është e jona, sepse erdhëm nga ato male kreshnike për një jete me te mire. Atë kërkojeni tek vetja dhe jo tek ne. Ai vit, ajo situate e pazakonte, na futi tmerrin e pasigurisë dhe disa prej familjeve tona, ne lulen e jetës, ju mori ne mënyre barbare pjesëtarët e tyre, vëllain apo motrën, nene apo babën, djalin apo vajzën, dhe duke mbetur ne rruge te madhe fëmije jetim. Ne mesin tone jetojnë prind pa fëmije e fëmije pa prind. Ata nuk i vrau pushtuesi i Atdheut, por pushtuesit e politikes shqiptare qe prodhoj antishtet.
Te shkuara e te harruara! Shyqyr prej Zotit, politika sot, ne reflektim te asaj qe ka ndodhur, ne vlerësim te anës njerëzore, te stabilitetit dhe rehabilitimit te shoqërisë, ka prodhuar një mase shume jetike për vendin, i cili është ligji për legalizimin. Edhe ne, ketë kërkojmë: Te jetojmë te legalizuar, te stabilizuar, te rehabilituar, te integruar me gjithë mjedisin sheqeror qe na rrethon.
Vlerësojmë, nderojmë dhe përulemi me respekt te thelle e me dinjitet para kulturës dinjitoze shkodrane, te vjetër dhe te re, e cila i ka dhëne nder dhe vlera te mëdha ne shekuj Nacionalitetit tone, por duhet kuptuar njëherë e mire nga ata qe nuk i duan te pranojnë Malësitë, banoret e tyre, banore te këtij qyteti, se ato kane qene ne shekuj krenaria, lavdia dhe furnizuesja ne vijimësi me vitalitet e gjak te ri e këtyre vlerave te qytetit Shkodër. Nuk do te ndodh me, për ti përdorë si xhandarë me qite pushke ne saraje te pushtuesit për interesa te klaneve te caktuara antimalësore dhe antishqiptare.
Kemi mbi dhjete vjet qe banojmë dhe jetojmë ne ketë truall, kemi lindur dhe po rritim fëmijë, dhe ne rrjedhjen normale te jetës, ne këto vite kemi percjellur për ne banesën e fundit edhe pjesëtarë te familjeve tona. Ky vend na është bere vendlindja dhe vendvdekja e dyte e jone. Aty ne kemi ndërtuar jetesën tone, banesat tona, kemi derdhur te ardhurat e kursimet tona dhe mundin e djersen tone. Kemi krijuar një komunitet e mjedis qytetar te admirueshëm, i cili çdo dite bene përpjekje për te rritur cilësinë e tij. Ne kohen kur ne presim legalizim dhe stabilitet te mëtejshëm, na del ne skene një plan urbanizimi, i cili na qenka “firmosur” natën e fundit te dhjetorit te vitit 1999! Sa e besueshme është, qe vone, ne natën e fundit te dhjetorit te këtij viti te mblidhet KRRT e bashkise për te miratuar ketë plan urbanizimi ne ketë rajon??? Ja, cila është përgjegjësia e pushtetit lokal, sa transparent është ai para popullit te tij, qe ne errësirë, ajo sajon plane, te miratoje me klane te caktuara mafioze, për te goditur malësorët e ulur për një jete me te mire ne qytetin e tyre, ne Shkodër, sepse për ketë qytet ka derdhur lume gjaku ne shekuj, prandaj është qyteti i tyre. Kjo nuk do te ndodh asnjëherë, se shkodranet janë kundër klaneve mafioze dhe ne krah te malësorëve te ulur nga Malet Legjendare për te jetuar si qytetar te emancipuar ne ketë qytet, ne qytetin e tyre, Shkodër.
Këshilli Bashkiak i qytetit, me 30 korrik 2008, duke u bazuar ne dokumentet, ka dale ne përfundimin, se: “Ky territor nuk është prone e Bashkise, por e Ministrisë se Mbrojtjes, prandaj ALUIZNI ne Shkodër te vijoje procedurat e legalizimit te banesave te këtyre banoreve”. Por rrjeti mafioz e pengon zbatimin e ligjit për legalizimin e banesave tona. Me datën 26 gusht 2008, një muaj pas përfundimeve te me sipërme, nga “errësirat” e Bashkise del vendimi i KRRT-se, ne te cilin i jepet leje ndërtimi ne ketë territor familjes MJEDA, për te ndërtuar një pallat 11 katesh, gjoja se është prona private e kësaj familje, duke mos pasur parasysh planin e urbanizimit te këtyre banoreve, as përfundimet e 30 korrikut 2008. Sipas kësaj leje ndërtimi, ky vendbanimi do te prishet dhe banoret e tij te shkojnë nga sytë këmbët, siç thotë populli”.
Me e bukura, është se gjithë planet, projektet, vendimet e stervendimet kryhen brenda administratës se bashkise, se personeli i kësaj administrate, ne përgjithësi ka lidhje farefisnore, prandaj shkelen vendimet e mara ne baze te ligjeve, duke zbatuar urdhrat e mafies ne ketë qytet.
Me datën 6 tetor 2008, ju jemi drejtuar te gjitha institucioneve kompetente me dokumente qe tregojnë falsititetin e bere, por prej tyre është një heshtje prej varri. Megjithatë çdo dite na vijnë shkresa te ndryshme, por me te njëjtën përmbajte, nëpërmjet te cilave na mohohen te drejtat tona. Kohet e fundit, na jepet leja e ndërtimit, qe indirekt thoshte: Lëshojeni ketë territor dhe ikni nga sytë këmbët, se ne te cilësohesh: Keni vetëm 7 dite afat( 13 deri me 20 tetor 2008) ..., qe ne te mos kishim mundësi te merrnim asnjë mase ligjore për tu mbrojtur. Ne nuk u dorëzuam! Ju drejtuam gjykatës, por edhe atje gjetëm pengesa dhe rezistence te jashtëzakonshëm. Morën takim me Kryetarin e Bashkise, zotin Lorenc Luka, i cili na dha “besen”: “shtyjmë afatin e zbatimit te vendimit, deri ne nje muaj”. Kjo “bese” ishte “bese” mafioze, se pas një dite, erdhën forcat për te na larguar, me te cilat arritëm te ndeshemi me force, se nuk na gjeti ne befasi.
Ne ketë proteste, ne mes te tjerave u theksua: “Ju pushtetarë te keni te qarte një here e përgjithmonë, se ky territor asnjë here nuk ka qene prone e askujt. Qe ne pushtimin osman dhe deri ne vitin 1997, ky territor ka qene prone ushtarake, ne te cilin janë vendosur njësi ushtarake. Çdo dokument qe përcakton ndonjë person fizik pronare te këtij territori, është falsifikim dhe ata qe i kane paraqitur, ose mund ti paraqesin duhet te dënohen ligjërisht për falsifikim”.
Nga kjo proteste kërkojmë, duke ju drejtuar edhe një here: Presidentit te R SH, Kryeministrit, Kryetares se Kuvendit, Kontrollit te Larte te Shtetit, Këshillit te Larte te Drejtësisë dhe Avokatit te Popullit:
1- Te ushtroni gjithë kompetencat tuaja për verifikimin e gjithë dokumenteve te pronësisë mbi ketë territor, mbi te cilin ka vite qe “ujqerit” e mafies i janë vërsulur këtij territori, ne te cilin banojnë rreth 520 banore.
2- Te dërgohet “Taskforca” qe varet nga Kryeministri, për te verifikuar pronësinë e këtij territori dhe do te shihni qe sa “peshq” te vegjël e te mëdhenj te organizatës se mafies do te mbesin ne rrjetën përkatëse dhe ne te njëjtën kohe do te mësoni se anëtarët e kësaj organizate mafioze do te jene pjese e personelit ne pushtetin lokal dhe ne drejtësi, prandaj merr fryme lirisht mafia.
3- Te na hiqet çdo paragjykim, te trajtohemi dhe te legalizohemi ashtu si rreth një milion shqiptare qe kane lëvizur nga vendbanimet e tyre drejt qendrave urbane dhe rrethinat e tyre.
4- Te behet legalizimi i ndërtesave tona pa asnjë kusht, vetëm sipas ligjit ne fuqi.
Protesta e jone është vetëm fillimi!
***
Kjo proteste evidentoj edhe disa element mjaft te domosdoshëm për te fituar te drejtën e qytetarisë:
1 Kjo proteste ishte po te thuash e para, qe një komunitet i caktuar del ne rruge për te kërkuar te drejtat njerëzore, me mjaft kulture, duke zbatuar te gjitha kërkesat e programit te bashkërenduar me forcat e rendit.
2- Protesta u zhvilluar jashtë ngjyrimeve politike, duke mos pranuar te behet “mashe” e asnjë force politike.
3- Mund te jesh me shekuj ne qytet, por mundet te mos jesh bere qytetar, sepse: nuk ke fituar akoma kurajën civile për te mos qene ne shërbim te forcave politike, por vetëm ne shërbim te vetvetes; nuk njeh detyrat, ose edhe kur i njeh nuk di ti zbatosh ato; nuk njeh te drejtat, por edhe kur i njeh nuk ke zemër ti kërkosh ato. Pra, nuk e ke te qarte, se po zbatove detyrat, nuk i ke larg te drejtat.
4- Forcat e rendit, demonstruan vitalitet ne zbatim te ligjit dhe vetëm te ligjit. Për ketë protestuesit i falënderuan dhe u binden se ato po demonstrojnë çdo dite se janë ne shërbim te ligjit dhe vetëm te ligjit.
DEDE ZHIVANI
Atje në Dukagjin ku njerëzit vijojnë të jetojnë...
Malësori që mundi thatësirën
Tomë Gjoni është malësori dukagjinas që ka mundur thatësirën me efektet negative të saj. Toma lindi në vitin 1967 në fshatin Ndreaj të komunës Shosh te zonës se Dukagjinit. Babai i tij u nda nga jeta kur Toma ishte 19 vjeç e ndodhej duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pas kryerjes së kësaj detyre të shenjt, siç quhej, kthehet në fshat, ku kishte dhe vëllain - Martinin, ky i martuar. Si kaluan 4-5 vite, Toma u martua me Tonen nga Lekaj i Shalës e cila vinte nga një familje patriotike dhe punëdashëse. Nuk kaloi shumë kohë dhe çifti i ri filloj të shijonte gëzimet e jetës. U lindi fëmija i parë vajzë - Butja. Më pas, kohë pas kohe lindin Gëzimin, Sadikun dhe Gjysten - tani është 5 vjeç. Duket se me këtë Toma dhe Tonia do të mbyllin prodhimtarinë e tyre njerëzore. Si kaluan do vite, vëllezërit Tomë e Martin, në mirëkuptim me njeri - tjetrit e të nuseve të tyre do të ndaheshin, duke krijuar secili familje me vete. Kështu gjykuan se do t’u dilte më mirë dhe ashtu ndodhi në fakt.
Fillimi i viteve ’90 e gjejnë Tomë Gjonin aty ku kishte lindur, në shtëpinë e trashëguar nga babai, që ndodhej në vendin e quajtur Lagësina, në fundin e fshatit në luginën e lumit të Shalës, izoluar nga shtëpitë e tjera, gati gjysmë ore, nën një kupë qiell të ngushtë. Në këto vite fshati filloj të boshatisej, deri 90% prej banorëve të tij, që u larguan në drejtim të zonave fushore dhe të qyteteve, ndërsa të tjerë morën rrugën e emigracionit në vende të ndryshme të Evropës dhe deri në Amerikë. Pati prej të larguarve edhe kushërinj të Tomës. Në tokën dhe shtëpinë e njërit prej tyre - Martin Ndokës, që me mirëkuptimin e djemve të këtij të fundit, u vendos të banonte dhe të jetonte Toma. Këtë e bëri jo vetëm se ishte afër rrugës së makinës, në krye të fshatit ngjitur me qendrën administrative të zonës, qendrën shëndetësore e te tjera, por dhe se shkollën do ta kishte jo më larg se 5-10 minuta, tepër kjo e favorshme për shkollimin e fëmijëve. Ky ishte për Tomën dhe familjen e tij një hap drejt progresit, drejt një jete më të mirë, që kishte vendosur ta siguronte këtu në vendin e tij të lindjes, në thellësitë malore të Dukagjinit, duke iu shmangur emigrimit, rrugëve të botës.
***
Mirëpo në luftë për jetë më të mirë në fshatin e tij, në tokat e kushëririt ku u vendos, Toma do të ndeshej me vështirësi jo të vogla dhe jo lehtësisht të kapërcyeshme. Ujin e pijshëm e për nevojat e tjera familjare do ta kishte me pakicë e në distance të largët, ndërsa uji për të vaditur tokën bujqësore mungonte krejtësisht. Kjo situatë aspak e këndshme ishte krijuar, sepse ujësjellësi i dikurshëm, ndërtuar para viteve ’90-të me gjatësi rreth 6 km që zgjatej deri në fshatin Pepsumaj, që plotësonte nevojat me uji të pijshëm të institucioneve arsimore, shëndetësore e te tjera, të qendrës së zonës, si dhe të disa familjeve të lagjes Preçaj të fshatin Ndreaj, vend banim i ri i Tomës, nuk funksionoi pasoi e rrëmujave e viteve ’90, siç thonë nuk mbeti as nami e as nishani i tij. Nuk funksionoi edhe një kanal i vogël, që me ujët e prure prej tij nga Sheu, përrua mbi Pepaj, disa kilometra i gjatë, me të cilin vaditeshin një pjesë e tokave të fshatit. Kjo ndodhi, sepse fshatarët siç thuhet, u futën në grindje njëri me tjetrin për shkaqe pronësie, dhe pothuajse të gjithë ata që ujitnin tokën nëpërmjet këtij kanali, u larguan nga vendlindja e tyre.
Në këto rrethana për Tomë Gjonin, që po shënonte rezultate të mira, veçanërisht në shtimin e blegtorisë, që për këtë është shkruar në shtyp, lindi nevoja e studimit të mundësive, për kapërcimin e vështirësive: si për ujin e pijshëm e nevojat e tjera familjare ashtu dhe për të ujitur, qoftë edhe një pjesé të tokës bujqësore që kishte. Prandaj në konsultim dhe me bashkëshorten e tij, vendosën që paratë e grumbulluara nga të ardhurat e blegtorisë, bimëve medicinale e te tjera, t’i investonin për një ujësjellësin e ri, me tubo të thjeshtë llastiku. Toma e shkeli disa herë me këmbë terrenin nëpër të cilin do të kalonte tubi, me gjatësi rreth 4 km ose ekzakt 3 km e 800 m. Vlera e tubacionit me pajisjet përkatëse do të kushtonte dhe kushtoj në fakt, siç tha Toma, qindra - mija lekë, një pjesë e të cilëve i mori hua tek kushëriri i tij Gjon Ded Zefi me banim ky në Shkodër, sepse shteti nuk do t’ia dinte për këtë, me ndonjë kredi modeste.
Pasi tubot u sollën nga Shkodra, Toma filloj vetë, me forcat e duart e tij, ti lidhi, ti montoj nga vend burimi i ujit, vendi i quajtur Palna dhe derí në shtëpinë e tokën e tij. Brazdën, nëse mund ta quajmë kështu, nëpër të cilën do të kalonte tubi me ujë, Tomë Gjoni e hapi vetë, pa ndihmën e askujt, në thellësi nga 15-20 cm dhe vende-vende edhe 30 cm e më shumë. Kështu në një kohë të shkurtër, e pabesuar, por është fakt, brenda një viti, pas një pune shumë të lodhshme fizike dhe investimeve jo të pakta për një familje në këtë anë, në gusht të vitit 2007, Tomë Gjoni dhe familja e tij, do të gëzonin, shijonin dhe kënaqeshin me ujin e freskët e të bollshëm, që duke ardhur nga lartësitë malore, rubinta e ujit do të zhurmonte në oborrin e shtëpisë së tyre.
Vlen të theksohet se ky ujësjellës familjar do të shërbejë edhe për te ujitur një pjesë të tokës bujqësore të Tomë Gjonit. Në krye të njërës të arës së tij është përgatitur një ujëmbledhës modest, që në dite jave me ujët e grumbulluar aty, vaditen bimët e misrit dhe të perimeve. Kjo ka ndikuar që të sigurohen rendimente të larta në kulturën e misrit dhe prodhime të bollshme në perime deri dhe shalqi, i cili për herë të parë mbillet këtu dhe kokrrat e tij, në verën e këtij viti arritën deri10 kg. “Brenda një kohe të shkurtër - thotë Toma - shpenzimet e bëra për ujësjellësin do të mbulohen, do të shlyhen nga rritja e prodhimeve, si efekt pozitiv i tij”, duke sfiduar e mundur kështu thatësirën dhe shmangur efektet negative të saj.
Mendojmë se cilido që mëson për iniciativën e guximshme, punën fizike tepër të lodhshme dhe financiarisht jo e lehtë të kapërcehet, por që i përballoj Tomë Gjoni dhe arriti të ndërtojë ujësjellësin familjar, që u fol përmbledhtazi për të, do të shprehte admirim për këtë malësor. Për më tepër kjo meriton vlerësim dhe admirim, sepse ndodh në kohën kur Dukagjini i braktisur nga shteti me moskujdesjen e tij për shërbimin shëndetësor, arsim, infrastruktur e te tjera, po shkon drejt boshatisjes. Dhe në këto rrethana të vështira, Tomë Gjoni, me nënën, të shoqen dhe katër fëmijët e tij, qëndron i lidhur fort me këto male, me tokën e të parëve, por dhe duke përballuar vështirësi të tilla, meriton të bëhet jo një shkrim, dhe deri të shkruhet një libër i tërë.
***
Po i mbyllim këto radhë me shpresë se pushteti i Qarkut Shkodër dhe ai Qendror, do të kthejnë sytë seriozisht nga malësia e Dukagjinit dhe malësorët që kanë mbetur ende atje, për të parë me tërë seriozitetin e duhur, jo vetëm mundësitë e zhvillimit të turizmit dhe kryerjen e investimeve për të, por për të parë me seriozitetin maksimal edhe mundësitë e tjera të zhvillimit të kësaj ane, siç është p. sh. zhvillimi i blegtorisë, te turizmit e te tjera. Kjo do të ndikonte, që jo vetëm ata pak fshatarë që kanë mbetur të mos largohen, por të kthehen dhe të tjerë që e kanë braktisur vendin e tyre të lindjes.
MARASH KOLA
SHPRESË dhe optimizëm NË DUKAGJIN
Si shumë të tjerë, edhe unë, nga malli kam dëshirë të kthehem herë pas here në vendlindje për të përjetuar ato bukuri natyrore të pashoqe, duke kontaktuar me njerëzit e mrekullueshëm që jetojnë atje, për të ndarë me ta të mira e gëzime si dhe të shpreh keqardhjen për vështirësitë e jetës. Vetëm atje shijohen mikpritja e bujaria origjinale, gjejmë çiltërsinë e njerëzve, që në zonën urbane nuk i gjejmë sepse ato janë hibridizuar.
Si shumë herë të tjera, edhe në këtë fillim vjeshte pashë nga afër realitetin dukagjinas i cili po ndryshon në anën pozitive. Shpesh here kam qenë kritik por kësaj radhe u largova më i kënaqur se herët e tjera. Tema e vendlindjes na shoqëroi gjate gjithë udhëtimit me bashkëvendëlindasit e mi si: ish-kolegët, tani në pension Fran Çardaku e Mirash Ndrezaj të cilët i kishte “djegë” malli për vendin ku kanë lindë e burrërua, që jemi në një pikë për sa i përket dëshirës për ta parë Dukagjinin, m`u çmallë, me pastrua mushkëritë me ajrin e pastër. Në bisedë merrnin pjesë edhe ca të rinj që shkonin për herë të parë, por që kishin lidhje gjaku apo origjinë dukagjinase, të cilët shprehnin padurimin për t`u kthyer përsëri atje. Kjo është në antipode me një pakicë dukagjinase që jo vetëm kurrë nuk shkojnë në vendlindje por as nuk duan me i dëgjuar emrin. Këta përbëjnë padyshim antivlerat e Dukagjinit. E si të mos indinjohesh me të tillë, kur, jo Dukagjinas por që kanë punuar atje të shprehin mallin e nostalgjinë për atë vend e njerëzit e tij, kanë dëshirë me qenë vizitorë të përhershëm e kur e marrin vesh se ke qenë atje të pyesin me imtësi të cilët shpesh japin edhe mendime shumë dashamirëse se si mund të bëhet më mirë.
Kënaqësia dhe entuziazmi vinin sepse sheh ndryshime që të ngjallin shpresën e shtojnë optimizmin. Që në fillim të udhëtimit Shkodër-Breglumi sheh se infrastruktura rrugore ka përmirësime. Më pak gropa, njerëz që punonin ne akset më problematike si në Kir, Lotaj, Gag e të tjerë. Siç duket, drejtorët dukagjinas Tom Ara e Gjovalin Kodra nuk e kanë larguar vëmendjen nga vendlindja. Vlen të përmenden edhe ritmet e kënaqshme në rrugën Bogë - Theth, përfundimi i të cilës do të luajë një rol vendimtar në zhvillimin e turizmit jo vetëm në Theth por edhe në të gjithë Dukagjinin.
Ndryshimet i sheh në shumë aspekte: Në Malin e Shoshit ishte ngritur një përforcues AMC që ka shtuar mundësinë komunikuese jo vetëm për zonat Pult e Shosh por edhe më gjerë dhe uroj qe te mos pësojnë fatin e simotrave të tij të Thethit gjatë dimrit të kaluar. Sheh më shumë toka të mbjella me bimë bujqësore, pra më shumë prodhime se sa vitin e kaluar. Siç duket ka ndikuar ngritja në stratosferë e çmimeve gjatë këtij viti dhe dukagjinasit si vitalë që janë donë me e zbutë sadopak këtë krizë. Por, duhet të ishin mbjellë sipërfaqe më të mëdha sepse ka mjaft dukagjinas të papunë në qytet apo rreth tij, me shumë pak të ardhura ekonomike por që sedra e sëmurë nuk i len me dalë në vendlindje të punojnë tokën e tyre e të sigurojnë rezerva dimërore. Është pozitiv fakti që në verën e këtij viti janë shtuar familjet që kanë veruar në Dukagjin, bilës ka nga ato që nuk do të kthen por do të dimërojnë atje. Kjo është e sigurte dhe ndodh për herë të parë në dekadën e fundit.
Ne qofte se vjet shkolla e mesme e bashkuar Breglumi i ngjante një gërmadhe pa Zot, sivjet ishte kthyer në një kantier ndërtimi, ku falë një fondi të akorduar nga shteti dhe punës me ritme të shpejta që po bënte firma e ndërtimit, kjo shkollë po kthehej në ditët e saj më të mira. Kjo na bën të shpresojmë se kjo shkollë jo vetëm që do të mbijetojë por do të ketë frekuentim më të mire, rregull më shumë, përkushtim më të madh të kolektivit të mësuesve dhe përvetësim më cilësor të dijeve shkencore nga nxënësit. Mbas kësaj uroj t’u vije radha shkollave periferike, gjendja e të cilave të len shumë për të dëshiruar.
Si gjithnjë cilësor shërbimi tregtar në Breglumi, me çmime konkurruese me qytetin në sajë të punës së lavdërueshme të biznesit të vogël dukagjinas ku edhe ndihmesa e familjes SHABA në Mes nuk ka qenë e vogël. Vetëm shërbimi shëndetësor ka mbetur në vend numëro, megjithëse ka mjekë të emëruar por që janë të gatshëm vetëm për në qytet. Për ta rëndësi ka se paguhen shumë mirë e rroga nuk iu cenohet. Bile bëjnë edhe punë dytësore.
Se shteti e ka drejtuar vëmendjen nga Dukagjini duket qartë dhe për këtë meritë ka edhe shoqata “Atdhetare Dukagjini”e anëtarët e saj. Kjo u pa edhe në rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin Gimaj me atë kryesore. Kujtdo i vjen mirë kur sheh se mbi lumin e Shalës, në vendin e quajtur Palna e Gagut po ndërtohet një urë sepse mbi 30 vjet makinat kanë kaluar nëpër lumë, ku edhe shkruesit të këtyre radhëve i ka ndodhur me mbete në mes të lumit me makine e s`ka dale pa u lagur. Shume kohë fshati më i madh i zonës ngelte i izoluar në funksion të sasisë së prurjeve të lumit por fatmirësisht ajo kohë tani nuk do të përsëritet.
Siç vihet re kam ecur duke u ngjitë gjithnjë dhe nuk ka kuptim të flasësh për Shalën apo Dukagjinin pa përmendë Thethin. Edhe aty ka progres e optimizëm. Këtë vit pati shtim turistësh e vizitorësh sidomos të huaj që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave të thethjaneve. Përveç vendasve që duhen marrë si shembull nga fshatrat e tjerë, ka pas më pak vizitorë dukagjinas se të huaj. Ekziston një koncept sikur paragjykohen për te pushuar në Theth dhe me lanë fshatrat nga e kanë prejardhjen. Kjo më duket gabim sepse fshatrat e tjerë të Dukagjinit nuk e kanë bukurinë as klimën e Thethit. Shembulli pozitiv ekziston sepse Sandri e Mirashi çdo vit pushojnë në Theth edhe pse janë nga fshatra të tjerë.
Ka vërejtje për shërbimin social në Theth, i cili lenë shumë për të dëshiruar sidomos për vizitorët kalimtarë. Duhet një bar-restorant cilësor sidomos me kuzhinën tradicionale dhe vizitori ditor të mos ketë nevojë me marrë bukë me vete. Përpjekja po i bëhet që vitin e ardhshëm të kenë një bum turistësh sepse po përmirësohet infrastruktura e shërbimet e tjera për ta bërë Thethin sa më afër e tërheqës përveç bukurive natyror që natyra ia ka bërë dhuratë si askujt tjetër. Duke lënë mbrapa Thethin, përpara na shfaqet madhërishëm memoriali i Edith Durhamit dhuratë kjo që i bëhet nga dukagjinasit për shërbimet që ajo i ka bërë Dukagjinit. Ai është një simbol mirënjohje që dukagjinasit kanë për ata që kontribuojnë për vendin e tyre dhe një mesazh për shtetarë dhe njerëz të thjeshtë vendas e të huaj që mos ta kursejnë ndihmesën e tyre për Dukagjinin sepse nuk do të ju mungojnë mirënjohja dhe respekti në shekuj për ç`farë bëjnë ata për Të. Por, mirënjohja dhe respekti duhet të jenë në radhë të parë për vetë dukagjinasit që kanë kontribuar në shekuj e vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre e jo të vlerësojmë më shumë ata qe nuk janë dukagjinas. Nuk ka asnjë propozim për dhënie tituj nga komunat e Dukagjinit për bijtë e tyre që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme duke ia ngritë në piedestal emrin e Dukagjinit.
I shkrova këto rreshta nga dëshira dhe obligimi për te kontribuar sadopak për vendlindjen, i nisur edhe nga parimi se është më mirë për te shkruar me pak cilësisht, por realisht ne gazetën tonë për Dukagjinin, se ndonjë shkrim që gjoja paraqet intelekt e horizont të gjerë nga shkruesi por që nuk paraqet asnjë interes për lexuesin, sepse Gazeta “Dukagjini” nuk është me mbytë “pleshtat” e askujt që po i atrofizojnë mendjen.
Paraqita shkurt pjese, që tregojnë se në Dukagjin po bëhen ndryshime në kahen pozitive që na bëjnë optimistë, se për Dukagjinin në të ardhmen ditë më të mira do të vijnë, duke u bërë i begatë për dukagjinasit dhe miqtë e mysafirët e tij, të cilët shtoji Zot.
PRELE SHYTANI
NJE RRUGETIM NE LEMIN E KRITIKES LETRARE
Me datën 5 tetor 2008, Komuniteti i Krijuesve – Shkodër, ne bashkëpunim me Drejtorin e Bibliotekës “Marin Barleti”, ne mjediset e saj, dhe me 25 te këtij muaji, ne bashkëpunim me Komunitetin Krijues te Malesise se Madhe, ne “Kryeqytetin” e Malesise se Madhe, Koplik, organizoj dhe zhvilloj ceremoninë e paraqitjes se librit “Korifenjtë ne krizën e dritëhijes”, te kritikut Kadri Ujka. Ne ketë paraqitje morën pjese personalitete te letrave shqipe te qytetit Shkodër dhe te Malësisë se Madhe.
Mbi vlerat ne tërësi te kritikut Kadri Ujka dhe ne veçanti te paraqitur ne ketë libër, foli përfaqësuesi i Kompanisë Botuese “Helena Badare”, poeti Dashamir Cacaj, i cili pasi i beri ekspozenë e punës se Kadriut, ne mes te tjerave u ndal: “... Statura e një individi, qe profesion te tijin ka zgjedhur krijimtarinë apo thjesht kërkimin ne fushën e letrave, behet e plote, me sakte përformohet bindshëm, kur me se paku përballet me lexuesin katër here. Ne rastin konkret ketë përballje, madje me fisnikëri e dinjitet, e ka fituar Kadri Ujkaj. Ky individ ne me pak se 8 vjet, boton katër libra, te një niveli cilësisht te larte e rreptësisht te ndryshëm. Botimet kane qene te enteve te njohura botuese, si: “Helena Kadare”, “Onufer”, “Toena” dhe “Medaur”. Te katër librat përbenë një Sage ne kritiken letrare aq te munguar ne nivel nacionale.
Po çfarë janë ne fakt katër librat e kritikut Ujkaj? Janë katër skanime te ecjes se letrave ne ketë kalvar te trishte te krijimtarisë e te krijuesve. Ne qe e kemi ndjekur punën intensive …, jemi entuziaste për punën e kolegut te nderuar, se Kadriu tashme është zë i rëndësishëm ne rrafsh nacional i stilimit te letrave. Autore potenciale qe kritika por dhe mendjet me te ndritura te Nacionalitetit Shqiptare i vendosin ne podin e gjenive, janë vene nen “pushtetin” e pendës se Kadri Ujkaj … Kadare, i madhi i me te mëdhenjve, selektohet urte e bute e pa kurrfarë droje, cilësohet “Krushku i qytetërimit te Madh”. Me te njëjtin durim e mprehtësi pene, futet me fisnikëri ne telajon e kritikes se tij – Migjeni e Agolli, Camaj e Fishta, Pashku e Koliqi, Lasgushi e Kaçaj, Rreshpja e Sokol Zekaj, e te tjerë e te tjerë. Ne marrim ne dore titujt “Ky krushk i qytetërimit te Madh”, e “Kryqëzimi i gjenive”, …, e nuk ke se si te humbësh kohe e te mos e përtypesh me nge ketë zhbirilim ne detajet e pejza eshtake, te krijimtarisë se emblematikeve. Ne mbyllje zoti Dashamir, thekson: “… ne ketë shteg e ndal vrullin kjo përformance e një rrugëtimi, rreptësisht te frytshëm, ne lëmin e kritikes letrare te Kadri Ujkes. Këtij studiuesi e kritiku virtuoz te letrave, unë i uroj mbarësi për ta qytetëruar deri ne integrim letërsinë shqiptare”.
Shkrimtari, Skënder Temali, ne fjalën e tij, ne mes te tjerave theksoj: U bene disa dekada qe emri i Kadri Ujkes është shfaqur ne shtypin e letrave te kohës. Evoluimi i sensit kritik te tij është i dukshëm, nëse u hedh një sy periodikeve letrare te djeshëm e te sotëm apo dhe botimeve me vete te tij. Nga natyra e recensës përshkruese ai ka kaluar ne një analize me te thelluar, duke u përpjekë te kape anët me esenciale te një krijimi apo te një analize ne përgjithësi. Është një kritik dashamires, jo një kritizer qe nxiton te kape, te nënvizoje e te pështjelloje dobësitë e një vepre. Ai niset nga sensi pozitiv, nga vlerat, duke e pare nga disa këndvështrime, madje jo vetëm horizontale, por dhe vertikale, jo vetëm si një dukuri apo fenomen i shkëputur, por edhe i krahasuar me vepra te të njëjtit lloj. Kjo ia rrite atij vlerat, pasi kupton se me ndjek letërsinë ne vijimësi, njeh uljet e ngritjet, apo e thëne sipas Ujkës “dritëhijet” e autoreve, qofshin apo jo korifenj. Skënderi, me poshtë vijojnë: Si kritike për kritikun Ujkaj, unë do te kisha punën me frazën. Ka fraza te gjata, shpesh edhe fjali te ndërkallura, qe e lodhin lexuesin. Fjalori i tij ne përgjithësi është i pasur, por pasuri nuk është kur një fjale apo një koncept letrar përsëritet e shtegton sa nga njeri shkrim tek tjetri, edhe pse janë te të njëjtit autor. Duke e përfunduar, thekson Temali, mendoj se libri përfaqëson një sukses për autorin, por edhe një hap i guximshëm drejt asaj qe na mungon: kritikes letrare.
Ne fjalën e tij profesor Gëzim My. Uruçi, ne mes te tjerave thekson: … Ujka, ngulmon ne konfirmimin e vlerave kulturore nacionale te traditës, por edhe te ditëve tona, duke shpalosur, si një kritik talentin e tij, qe te mahnite me fjalën e zgjedhur e te matur, qe te bën te mendosh dhe te reagosh ndaj kritikes se tij te shëndoshët. …
Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, studiuesi Gjovalin Çuni, ne fjalën e tij, ne mes te tjerave thekson: … Letërsia ka shume forma te shprehuri, njëra nga këto forma qe e mban gjalle atë është edhe kritika letrare. Ne ketë aspekt kritika letrare si gjini qe zhvillon Ujka është matja, është pesha e një prodhimi shpirtëror, është shkurt pasqyrimi i botes se vlerave. Vete Ujka e ka shprehur qarte misionin e tij ne letërsi, kur pohon me zë te plote se jam me se shumti kritik se letrar. … Me tej vijon: … Ndoshta vepra e tij do te kërkonte një strukturim. Intervistat janë pjese e saj qe synon Ujka, por ato mund te grumbullohen ne vete. Thuhet se te formulosh pyetje është me vështire se t’i përgjigjesh. Pyetjet janë mjaft te formuluara, janë shembull për një gazetar, sidomos për etiken e gazetarit e cila ne gazetarinë e sotme mungon fare. Gazetaret harrojnë pozicionin e tyre. Me idenë se janë pushtet, përpiqen t’i imponohen publikut duke mos sjellur tanimë asgjë te re gazetari, por përkundrazi duke e bere atë te pabesueshme.
Ne ketë paraqitje, te kritikut Kadri Ujka, more fjalën edhe poeti Luigj Temali, qytetari i nderit te komunës se Kelmendit - Mark Luma dhe mësuesi Vlash Linadi, poeti Dake Keqi, poetja Mimoza Rexhvelaj, Piktori dhe shkrimtari Pjeter Vukaj, historiani dhe publicisti Ndue Bacaj, mesuesi i gjuhës shqipe Medi Duli, te cilët vlerësuan punën e zotit Kadri ne fushën kritikes letrare dhe nivelin e tij intelektual.
Ne Mbyllje te kësaj paraqitje, foli autori i librit, kritiku Kadri Ujka, i cili ne mes te tjerave: Falënderoj pjesëmarrësit, referuesit për vlerësimin e punës se tij dhe rritjen e mëtejshme te punës ne fushën e kritikes letrare te tij.
Edhe ne, zotit Kadr Ujka i urojme faqebardhe ne misioni ne tij fisnike, si shkrimtar dhe veçanërisht ne fushën e kritikes letrare.
NDUE SANAJ
LEGJENDA E UFOVE
Ufotë një e vërtetë, mrekulli apo legjendë! Emisione televizive, intervista, artikuj në gazeta e revista,“punime shkencore”e te tjerë, me dëshmitarë okular, analistë, pilotë, ushtarakë, inxhinierë dhe shkencëtarë për të vërtetuar ekzistencën e qenieve inteligjente jashtëtokësore të ardhur nga Kozmosi si vizitorë të paftuar në planetin tonë.
A ekzistojnë Ufotë? “Nëpërmjet një serie studimore”Project”, qeveria amerikane tentoi që të fus në dorë teknologjinë e jashtëtokësorëve dhe ia arriti…”. Në vitin 1991 bankieri amerikan David Rockefeller duke besuar se fliste me veshë të besuar, pranonte ekzistencën e “një konspiracioni që ekziston prej dyzet vjetësh; ai ka për qëllim të vendos fshehurazi një qeveri botërore, të bazuar mbi sovranitetin kombëtar të bankierëve. Armiku ynë është vetëvendosja kombëtare e popujve….” Por se prapa gjithë kësaj janë alienët, kjo është e gjitha për tu demonstruar. Tirana Observer E Martë, 30 Shtator 2008
Alibia e Ufove u krijua fill pas Luftës së Dytë Botërore dhe zbulimeve mahnitëse në fushën e prodhimit e të përdorimit të energjisë bërthamore për zhvillim e shkatërrim duke krijuar një “ndërmarrje” gjigante, e cila gjeneron përvojë e teknologji nga më moderne në shërbim të sekreteve të sigurisë së lartë në lidhje me prezencën dhe veprimtarinë e qenieve inteligjente jashtëtokësore.
Njerëzimi nuk është i vetëm! Atje ku krijohen, pleksen e harmonizohen në mënyrë të përsosur kushtet, rrethanat dhe faktorët e përshtatshme, në mos sot nesër, një ditë do të lindë jeta. I gjithë Universi ndodhet në lëvizje. Lëvizja, faktori vendimtar i ekzistencës. Me miliarda procese e fenomene biologjike dhe fíziko- kimike zhvillohen në çdo moment edhe në organizmin tonë.
Janë “zbuluar”mbi 50 miliard galaktika ku secila prej tyre” llogaritet” të ketë afër 100 miliard yje të përmasave të ndryshme në krahasim me Diellin tonë. Totali i Universit 5000 miliard - miliard yje duke u shumëzuar me 3 planetë si mesatare për çdo yll baras 15000 miliard - miliard planetë. Nëse abstragojmë duke përdorur një lloj probabiliteti hipotetik super ekstra për 1000 miliard - miliard yje, si pasojë e rezultantes së kombinimeve jashtëzakonisht komplekse e të radha të kushteve dhe rrethanave perfektë që nevojiten për lindjen e zhvillimin e jetës, “ekziston” 1 (Një) planet i banuar. Për rrjedhojë, në gjithë Universin e “eksploruar”, “llogariten” 15 planetë me kushte optimale për jetën. Jeta ka disa etapa. Jo në të gjitha planetët e supozuar ekzistojnë kushtet e përshtatshme për ekzistencën e qenieve inteligjente, të cilët kanë vetëdijen, arsyen, njohin e ndryshojnë ambientin ku banojnë dhe përpiqen me të gjitha forcat për zhvillimin permanent të tyre.
Krijuesi dhe Universi dy njësi madhore të mistershme, të pakrahasueshme e të pa-arritshme, në “sovranitetin” dhe “ndërvarësinë” e tyre relative, pasqyrohen edhe te simbolika e numrave Një dhe Dy , treguesit më kryesor të nomenklaturës së konstruksionit biologjik të organizmit së shumicës dërmuese të gjallesave së planetit tonë.
Në rrugën e gjatë e të vështirë, më shumë të papritura, të eksplorimeve filozofike për të “zbuluar” sadopak, brenda mundësive që disponojmë, sasinë, vend-ndodhjet dhe distancat marramendëse të një numri fantastik planetësh ku përqindja dërmuese e tyre është e pabanueshme as për format më elementare të jetës, na vjen në ndihmë mikrokozmosi ynë njeri me kombinacionet perfektë të numrave 1 deri 5 = 15. Në këtë kuadër mahnitës, i pari është Truri, forma më e lartë e lëvizjes së Materies, krijesa më e përsosur e Natyrës …..! Ndoshta, ne jemi qeniet më inteligjente të Universit?!
Me sa dukët Ufotë ënde nuk kanë ardhur si vizitorë të paftuar nga Kozmosi! E para, distanca midis planetëve ku supozohet se ka jetë është jashtëzakonisht e madhe. Asnjë anije kozmike, edhe me shpejtësinë e dritës, nuk mund ti përshkoj ato qoftë edhe me rrugë të shkurta duke kaluar afër, tangjent ose nëpërmes zonave të rrezikshme. Asaj do ti nevojiteshin miliona vite udhëtim. E dyta, sipas ekuacionit të famshëm të fizikanit gjenial te të gjitha kohërave Albert Ajshtain E = m c2 Energjia përcaktohet nga masa e një trupi që lëviz me shpejtësinë e dritës 300 000 km/sekondë. Nëse do të arrihej ndonjëherë kjo shpejtësi çdo anije kozmike ose objekt tjetër fluturues i kujtdo qoftë do të shpërfytyrohej duke ndryshuar krejtësisht masën, volumin dhe cilësitë e saj…!
Ufotë, një alibi dhe legjendë me emërtimin “Tepër- Sekret”e superfuqive për sundimin e botës. Të gjitha llojet e objekteve fluturuese “fantazmë”, që u adresohen tyreve janë plotësisht të mundshme për t’u konstruktuar e ndërtuar nga shkencëtarët, konstruktorët, inxhinierët dhe teknikët e fuqive të mëdha të Globit me markën “Made In Toka”
Të supozojmë ndryshe. Prania e Ufove, një realitet. Qeniet inteligjente jashtëtokësore të ardhura prej planetëve me largësi astronomike zotërojnë çdo dije, mundësi e mjet për t’u shfaqur, penetruar dhe ndikuar në çdo fushë të aktivitetit ekonomiko shoqëror të Njerëzimit, sidomos në pikat më nevralgjike si radiondërlidhja, telekomi, televizori, kompjuteri, interneti, radarët, satelitët, anijet kozmike e te tjera. Megjithatë, asnjë dukuri konkrete?! Mos vallë, si “fantazma” të padukshme, tregohen modest, të vetëpërmbajtur e largpamës?! Si ka mundësi të mos kenë synime, objektiva e programe të caktuara?! Ka edhe më tepër….! Ajo i takon legjendës!
LUIGJ TEMALI
SEKRETARJA E DREJTORIT
Skeç nga Prelë MIlani
Personazhet:
Sara - Kondidate për sekretare
Lufti Tutkalli - shofer dhe sekseri i Drejtorit
Gjosho Huti - Punkërkues, bashkshorti i Sarës.
Pjesa parë
Sara e bind burrin të punojë ajo si sekretare
Sara: I dashur, nuk jam fare mire.
Gjosho: Çfarë ke, moj jeta ime ?
Sara: Ndihem shumë e stresuar dhe e lodhur. Kam pagjumësi, mpirje kyçesh.
Gjosho: Marshallah, ti dukesh shëndosh si molla
Sara: Si nuk të bën përshtypje more burrë gjëndja ime, pa gjallërinë e dikurshe, pa humor madje edhe e vakët në shtrat.
Gjosho: T’i marrtë Gjosho te tana të ligat e shtatit! Ti kurrë nuk më je ankuar, vetëm sot.
Sara: Leri komplimentet burrë. Unë kam mbetë e ndryme brenda katër mureve të shtëpisë.
Gjosho: Po ne kemi dalë more shpirt. Kemi shkue në plazhë, jemi relaksue në mal. Ti për ditë del me shoqe!
Sara: Burrë i dashur, jam e re, me diplomë, jetën e kam perpara. Unë nuk mund të rri e mbyllur gjithë ditën brënda me s’atamë. Dua punë, relaks dhe karrierë!
Gjosho: Të keqën mor shpirt, por unë nuk jam shef kuadri! Ky vend nuk ka as punë as pare. Privati, ka punë vetëm për kamajere dhe shteti vetëm për sekretare
Sara: Gjosho, shpirti im! Dua të më ndihmosh. Duhet të punësohem në shtet, pastaj jam e aftë vetë për karrierë.
Gjosho: Që të punësohesh në shtet duhet të kesh mik së paku një prefekt, ministër, apo një deputet. Po nuk i pate, duhet qesja plot lek.
Sara: Ti nuk ja ke nisë fare more Gjosho. Po nuk ja lype kujt as kush nuk ta jep! Madje duhet tua lypësh njëqind here që ta japin një herë një vend pune: Lekët i ke ti, je firmë ndertimi.
Gjosho: Ti nuk meriton një vend pune të rendomtë moj grua:
Sara: Pikërisht këtë them edhe vetë. Unë kam pa një lajmërim në TV që Drejtori i Doganës Tush Tërhani kërkon për ditë një sekretare. Unë i plotësoj të gjitha kriteret për atë vend pune. Burrë ketë rast nuk duhet ta lëmë kurrësesi t’ na ikin nga dora.
Gjosho: Mos të vijë keq shpirt, por ai vend pune nuk më pëlqen fare. Unë të kam marre për vete jo për drejtorin!
Sara: ( ja merr melodisë së këngës Lule Borë) “Shpirti im mos rri n’ siklet / Se unë jam lule mos prek / Unë me ty kam lidhë kunorë / Nuk më futë kërkush në dorë / Nuk më kapë as një drejtor / Unë drejtorin do ta çvatë / E çoj në krue e ujë s’i jap / Çfarë thotë bota mos merr vesh / Jeta është veç interes”
Gjosho: Lajmi në TV është sa për rreklamë medjatike. Drejtori e ka vendosë me kohë se kë do të marrë.
Sara: Shoferi dhe sekseri i Drejtorit është shoku yt i fëmijrisë Lutfi Tutkalli.
Gjosho: Po më vjen zor moj zemër, me i thanë ma merr gruen sekretare.
Sara: (nervozuar)Ja ku po ta them dhe pikë. O punsohem tek dogana! O ika në shtëpi tek nana!
Gjosho: (i shqetsuar) Qetësohu shpirt do të bëj çmos. Do flas me Lutin. Do t’i jap edhe kafën si ta pinë, qoftë të mesme, qoftë me shumë, pasi me pak nuk e pin asnjë zyrtarë. Qetsohu shpirt dua vetëm ti që të mos shqetësohesh, të jesh e lumtur e të bësh karrierë
Sara: (me prkëdheli) Më fal i dashur që të lëndova, por jam e stresuar. Unë gjithmonë do të jem pranë teje për ngritjen e mirëqenjes tonë familjare.
Gjosho: T’i marrsha te tana të ligat e shtati. Ti je drita ime hyjnore!
Sara: Shpirti, ja kam gjetë numrin e telefonit Lutfi Tutkallit. Ja ku e kam, ja mora gruas së Zeqirit që punon tek dogana. Hë shpirt, merre që tani:
Gjosho:( i bije telefonit) Alo. Zoti Lutfi të uroj shëndet e të mira. Jam Gjovalin Huti, shoku yt i kopshtit. Kam një problem shumë përsonal dhe dua të takoj ku mund të takohemi?! Faleminderit shumë atëherë në orën 17 fiks tek Preka. Po, po tek Prekë Cali, që ban roje te spitali.
Pjesa e Dytë
Gjosho i kërkon Lutfisë të punsojë gruan sekretare tek miku i tij Drejtori Doganës Tush Tërhani
Gjosho:Tungjatjeta dhe përshëndetje Zoti-Lutfi!
Lutfia: Përshëndetjet e ma Gjosho!
Gjosho: Si je more Luti, shyqyr që të pava he burrë. Ka kohë që nuk të kam pa, e më ka pasë marrë malli shumë!
Lutfia: Falemiderit( me popmpozitet)
Gjosho: Si je me shëndet?
Lutfia: Top fare, falemninderit!
Gjosho: Si i ke nga shtëpia, gruaja, fëmija si janë?
Lutfia: Mirë, falemenderit! Bereqavers jam beqar.
Gjosho:Mos u gabofsha unë kam qënë në dasmën tuaj dhe të Zanës.
Lutfia: E mor Gjosho sa ujë ka rrjedhë që atëherë. U ndamë për mos përputhje karakteri. Ajo donte jetë nate, disko, bare, pape. Unë doja jetë dite dhe isha i dhënë totalisht pas karrierës dhe politikës. U ndamë e më mirë ja bëmë!
Gjosho: Po me punë si e kaloni more Lutfi?
Lutfia: E plaka rininë në politikë more vëlla! Gratë dhe njerzit të ngjitën si rrodhe kur je në pushtet, ama nuk pjerdhin fare kur je në opozitë. Njerzit sot vetëm interesin kanë Zot.
Gjosho: Lutfi ka kohë që nuk jemi pa. Hajde ta pimë së bashku një kafe dhe të flasim rrafshi jo kështu kambazi.
Lutfia: Jo faliminderit. Kafja është vend për llafe. Unë jam njeri politik prandaj nuk mund të shfaqëm kudo në publik.
Gjosho: Zoti Lutfi ne kemi qënë shokë të vjeter dhe ka kohë që nuk jemi pa me njeri- tjetrin.
Lutfia: Të faleminderit po atëherë ishte kohë tjetër.
Gjosho:Të thirra të pimë nga një kafe dhe të më ndihmosh për një hall përsonal. Nuk dua të ofendoj por sot të gjitha punët e shtetit bëhën në kafe!
Lutfia: Po mor Gjosho po, por ka kafe e kafe. Unë nuk e harroj motin e shkuar, por tani kam program shumë të ngjeshur. Ma thuaj mua hallin që ke pastaj takohemi tek Evropa këmbëkryq, shtruar he burrë , jo në lokale sarahoçash.
Gjosho: Lutfi po më vjen koka vërdallë. Kam gruan pa punë. Ju jeni mik i gushtë i Zotit Tush Tërhani, drejtorit të Doganës.
Lutfia: Po unë e kam vu në atë detyrë për kryet t’ nanës!
Gjosho: Ta marsha të ligën, për ketë punë të kam thirrë a jemi shokë apo jo!? Drejtor Tushi kërkon përmes televizorit një sekretare! Të lutëm më ndihmo siç e don marifeti, pasi unë e di mirë si i don petat byreku. E di mirë se sa zor kapet ai vënd sa kërkesa të tjera ka, por për Zotën nuk mund ta lë më gruan në shpi. Ajo me nanën janë bëre ujk e dhi. Ajo është e re, ka jetën përpara, dhe nuk mund të dëgjojë gjithë ditën përrallat e nënës time. Pastaj nuk shtyhet moti duke pa telenovela. Nuk shtyhet dita vetëm duke pi duhan, kafe, shif filxhan e merru me llafe.
Lutfia: Të kuptoj miku im, por ai vënd pune është me konkurim: Që të punësosh sekretare duhet të jesh 18-23 vjeçare
Gjosho: Moshën e ka fiks fare: Është llokum vetëm 20 vjeçare
Lutfia: Kushti i dytë, duhet të jetë detyrimisht bjondinë
Gjosho: Nuk ka problem, si ta donë drejtori, veç mos ta ketë radhen sonte! Herë brune, herë bjonde ka bojë plot dhe flokët i lyen çdo javë
Lutfia: Duhet të jetë pa tjetër me Juridik.
Gjosho: Gruja ime ka tri diploma, Juridik, Informatikë dhe Ekonomik.
Lutfia: Gëzohem se paske grua universale! Pse nuk e çon në Akademi të shkencave, se një fenomen i tillë nuk ja vlen të jetë vetëm sekretare.
Gjosho: Rroftë demokracia se diplomat blihen me pare! Me të shtyrë ka marrë Juridikun, me part - tajm Ekonomikun, dhe tek dollari Informatikën.
Lutfia: Nusja duhet të ketë të mbrojtur Anglishtën:
Gjosho: Nusja ime din anglisht, frangjisht, italish, rusisht, gjermanisht, serbisht, greqisht dhe turqisht.
Lutfia: Paske grua poliglote mor mik, ditka të gjitha gjuhët e Evropës. Po shqipën a e din?
Gjosho: Po, po është poliglote, por nënvlehtëson pak sa gramatikë në shqip.
Lutfia: Po ç’na duhet gjuha shqipe ne. Ajo nuk na hyn në punë fare, madje duhet “falenderue” politikanët, televizoret dhe gazetat që e bënë turli gjuhën pasi nuk gjejnë fjalë shqipe për të shprehë mëndimet e tyre gjeniale.
Lutfia: Drejtori im kërkon një sekretare elegante, simpatike, fotozhenike, moderniste e afrueshme e komunikueshme. Të dinë kompjutër e internet dhe nga minifundi të mos kenë siklet. Në mardhënje me publikun të jetë e amël si sheqeri në tamël!
Gjosho: Gruja ime i plotëson të gjithë ato parametra. Ajo është edhe lule mos prek që t’i mpinë dhëmbet. Është edhe spec djegës me nënën time.
Lutfia: Besoj në korretsinë e drejtorit tim dhe në kriterët e gruas tuaj. Gjithsesi ajo duhet që te testohet, pasi radha është e gjatë.
Gjosho: Le të flasim hapur, test e pa test. Unë dua që sonte ta pimë kafen e fillimit të punës! Do ta pimë me shumë: Vetëm më thuaj ku do ta pimë ?
Lutfia: Gjosho vulën e sekretarës e mban drejtori. Unë do ja paraqes kërkesën tuaj dhe raste të tilla ai nuk i rrefuzon.
Gjosho: Po ta them në mirë besim. Drejtorin e ke mik për kokë. Unë jam burrë me sedër. Gruan e kam të re dhe nuk dua t’më bëhet me fjalë!
Lutfia: Unë të jap garanci, se do fillojë punë që nesër. A do bahet me fjalë apo jo me drejtorin, pyet gruan tande jo mua.
Gjosho:Tungjatjeta dhe falemnderit shumë. Kafën dhe zarfin atëherë tek Evropa kur të kryhet puna.
Lutfia:(pasi largohet me gjysëm zeri) Mirë u pafshim o Gjosho trapi / E çove mshqerrën tek kasapi / 3 mijë evro t’i bën haku!
NA ISHTE… NJE KONVIKT NE ALPE...!
(Me rastin e 60-vjetorit te shpërndarjes se tij)
Çfarë përfaqësonte ky institucion?
Ne një shkrese (duhej te ketë qene e vitit 1945), dërguar Këshillit Popullor te fshatit Shëngjergj(zona e Nikaj-Mërturit) njoftohej, se ne fshatin Xhan te Dukagjinit do te hapej KONVIKTI për fëmijët (jetim, te braktisur dhe veçanërisht te varfër), me te cilën kërkohej te dërgohej lista me te dhënat e kësaj kategorie fëmijësh te këtij fshati (duhet për gjithë lokalitetin e Lekbibajve me qendër ne Shëngjergj. Kryetari i këshillit ishte analfabete. Rastësisht e solli puna, qe shkresën ta lexonte dhe te formulonte përgjigjen i shkolluari Nike Zogu (Pjeternikaj). Ne listën qe do t’i dërgohej organit epror ai futi: Dede Sadikun jetim, Syl Abdullahin dhe autorin e këtyre kujtimeve. Rastësia, nga një here bën çudira, ndërsa shkolla, ne çdo situate është arme e pazëvendësueshme.
Po, çfarë përfaqësonte ne vetvete ky institucion? Kush e kishte ideuar hapjen e tij, kaq me ngut ne një zone kaq te thelle? Cilat mund te kenë qene qëllimet dhe motivet e hapjes? Ku gjendej ky fshat dhe perse ishte zgjedhur pikërisht ai? Cilët kane qene mësuesit, personeli dhe bursistet e pare? Si rrodhi fati i mëvonshmi i këtij konvikti dhe bursisteve te tij? Me ekzistencën e vet te shkurtër(afro 3 vjeçare), çfarë roli luajti ky konvikt ne jetën e ish bursisteve? Çfarë ndikimi ushtroi ai ne krahinat prej nga kishin ardhur konviktoret? Përveç anës historike a mund te nxirren mësime nga përvoja e tij?
Mbi bazën e kujtimeve vetjake do t’u përgjigjem, qofte edhe pjesërisht pyetjeve te me sipërme.
Fill, mbas Luftës Dyte Botërore u hapen shkollat ne mbare vendin tone. Aty, nga mesi i tetori te vitit 1946, mua dhe kushëririn tim Dede Sadikun na pranuan ne ketë konvikt, ne klasën e pare. Konviktoret e tjerë, siç morëm vesh kishin nisur mësimet ne shtator, te gjithë ne klasën e pare fillore. Për fat te mire, ne te tre kishim bere 2-3 muaj mësim ne shkollën verore te fshatit tone. Kështu, ndonëse, mbi një muaj e gjysme me vonese vazhduam mësimin pa vështirësi.
Fshati Xhani i Dukagjinit, ku ishte hapur konvikti gjendet ne një lugine, ne pjesën e sipërme te rrjedhës se Lumit Kir. Ky fshat, ishte zgjedhur, nga qe ishte me i afërti me qytetin e Shkodres. Paraqiste kushte, relativisht me te favorshëm për furnizim dhe mund t’i përballonte disi nevojat për një institucion te kësaj natyre. Si ndërtesë konvikti kishin adaptuar një shtëpi banimi dykatëshe, sekuestruar je fshatari te arratisur. Për klasa mësimi përdorej një godine njëkatëshe, diku pranë kishës se këtij fshati.
Sistemi i konvikteve, fill pas luftës u përgjigjej nevojave imediate për te zgjidhur problemin e madh te fëmijëve te mbetur jetim nga lufta, te atyre te braktisur dhe te një kategorie fëmijësh te familjeve tejet te varfra. Një mrekulli e vërtetë për kohen.
Disa nga bursistet e pare te këtij konvikti dhe kuadri :
Ne ato fillime, kemi qene rreth 50-60 konviktor te ndare ne dy klasa te para fillore, me mësues Spiro Gorenin(klasa “A”), nga Korça dhe (klasa “B”) me mësuese Katerina Shoshi nga qyteti Shkodër. Ne, konviktoret kemi qene te moshave te ndryshme; qe nga mosha shkollore 7 vjeçare e deri ne 10-12 vjeçare. Disa duhet te kenë qene, me moshe edhe me te madhe. Me kujtohet, p.sh., se Sokol Marashi, Mhill Zefi, Kole Marashi, Pashka Zefi, e ndonjë tjetër kane qene dukshëm me te rritur se ne te tjerët. Ekzistonte edhe një grup, te cilët ende nuk e kishin arritur moshën shkollore. Këtij grupi p.sh., i përkisnin Gege Sokoli, Ndue Mhilli, Filip Ndou(Meshi) e te tjerë. Nuk me kujtohet, se si trajtoheshin ata dhe kush merrej me ketë grup. Me vone numri i bursisteve ka shkuar duke u rritur. Te gjithë bursistet kemi qene nga fshatrat e nënprefekturës se Dukagjinit, me qendër ne Kodër - Shëngjergj, prefektura Shkodër. Pra, nga: Plani, Xhani, Dushmani, Temali, Shllaku, Shala, Shoshi, Nikaj, Mërturi e te tjerë. Nuk mbaj mend te ketë qene asnjë konviktor nga Malësia e Madhe, Puka, Gashi e Krasniqja e te tjerë. Ne atë kohe, ne nënprefekturën e Dukagjinit përfshihej krahina e Nikaj - Mërturit. Kjo krahine, me vone iu bashkua nënprefekturës se Tropojës, me qendër prefekture qytetin Kukës.
Drejtor i përgjithshëm ka qene Shuaip Temali, detyrën e ekonomatit e kryente, një burrë i moshuar, quhej Gjure Noka, kujdestar Shabani..., djalë i ri dhe infermieri Kole Isna, i cili mbante mustaqe spic. Te gjithë këta, se bashku me personelin e kuzhinës kane qene shkodrane. Kujdeseshin për mbarëvajtjen e shkollës dhe te konviktit.
Ideja, qëllimi dhe hapja e konvikteve, fill, mbas luftës ka qene mjafte humanitare dhe social utilitare. Grumbullimi, strehimi, ushqyerja dhe shkollimi i te gjithë atyre fëmijëve qe kishin mbetur jetim, kishin humbur prindërit apo ishin braktisur gjate viteve te luftës si dhe i fëmijëve te familjeve me te varfra meriton lavdërime. Për here e me tepër me përforcohet mendimi, se ne ketë pune duhet te kenë pasur dore, për mire ish ministri i arsimit i atyre viteve, intelektuali Sejfulla Maleshova dhe funksionari i lart i ministrisë arsimit, si dhe Kuvendit Popullor, atdhetari Aleksandër Xhuvani. Hapja e konvikteve kishte lindur si nevoje imediate e rrjedhojave te kohës se luftës. Nuk është larg mëndësh, qe ne ketë pune te kenë ndikuar edhe këshilltarët rus apo jugosllav. Ky konvikt, me sa duket u hap thelle, ne malet e Dukagjinit, sepse malësorët e këtyre aneve, nuk do t’i kishin dërguar fëmijët e tyre, ne rast se ai do te hapej ne Shkodër. Kur ky konvikt u transferua ne Shkodër bursistet, pasi mbaruan klasën IV u lejuan te shkonin pranë familjeve te tyre, por, fatkeqësisht, vetëm, një pjese fare e vogël e tyre u rikthyen ne konvikt.
Këta konviktore i mbajtën prindërit e tyre ne shtëpi duke u ndërprerë shkollën djemve dhe vajzave te tyre. Kjo sepse, ne ato vite ende nuk ishin hapur shkollat 7-vjeçare ne ato zona te thella. Kështu i ka ndodhur edhe autorit te këtyre shënimeve i cili, vetëm pas një viti e gjysme arriti t’i bindte prindërit për ta lejuar qe te rikthehej ne konvikt.
Hapja e konviktit, aq shpejt, thelle ne male, me stil “partizançe”, lenë te nënkuptohen edhe qëllime e motive te tjera, te ideatorëve komunist te këtij konvikti. Konviktet e hapura ne ato vite te para te kujtonin koloninë e famshme te Makarenkos, ne ish Bashkimin Sovjetik. Pa dyshim, siç u vërtetua me vone kuadrot qe do te përgatiteshin këtu, ne te ardhmen do t’i shërbenin verbërisht sistemit komunist, qe po vendosej me zjarr e hekur ne ato ane.
Ne Shkodër ekzistonte përvoja e konviktit “Malet Tona”, por dihej, se dukagjinasit, nuk do t’i dërgonin fëmijët e tyre ne konviktin e hapur ne Shkodër. Propaganda kundër-komuniste kishte përhapur idenë, se “komunistet … do t’ua merrnin djemtë e tyre e do t’i dërgonin ne Rusi!”, se “…Kur ata do te ktheheshin prej andej do te mohonin edhe Zotin ne qiell”, se “…nuk do te njihnin as nanen as babën”, se “Ata do te martoheshin me motrat e tyre” e te tjera, e te tjera mendime te kësaj natyre. Këto ide nacionaliste qarkullonin ne atë kohe midis malësoreve te atyre krahinave.
Sidoqoftë, për here te pare, konvikti u hap ne fshatin Xhan, por nuk i rezistoi kohës. Vetëm pas disa muajsh(vjeshte dhe një dimër) konvikti, për shkak te vështirësive për furnizim, ne pranvere te 1947 transferohet ne Theth, fshat ky i Dukagjinit, i lidhur me rruge automobilistike me qytetin Shkodër.
Transferimi i konviktit ne Theth te Dukagjinit
Shpërnguljen (ç’vendosjen) për ne Theth, ne, nxënësit e kemi bere ne këmbe, ndërsa plaçkat janë transportuar me mushka. Fare pak gjera me kujtohen nga ai udhëtim, por me bie mire ne mend se kishin çelur lulet e kumbullave e te qershive (me sillnin ne mendje bahçen time ne Shëngjergj). Mu pat fiksuar një detaj i vogël. Personeli qe na shoqëroi ne nxënësve, ne ndarje përshëndeteshin me koleget e tyre qe mbeten aty me shprehjen “Adio!”, “Adio!”, fjale e huaj (italisht) te cilën e kam dëgjuar, për here te pare nga infermieri Kole Isna dhe nuk e kam harruar asnjëherë.
Ne Theth na sistemuam ne shtëpinë, dykatëshe te një fare Leke Currit(mbase ka qene ish shoqërues, i albanologut Franc Baron Nopça, se bashku me Zog Sokolin, ne fillim te shekullit XX?). Pas lufte, te zotet e kësaj shtëpie, ishin arratisur ne Jugosllavi me tere familjen. Ndërtesa, relativisht e madhe, me mbuloje alpine gjendej poshtë një kanali për ujitje, diku, aty sipër kishës se Thethit. Përpara ajo kishte një are te mbiellur me misër, ne krah te një përroi. Fill, mbi kanal ngrihej, hije rende një shkëmb gjigant, tejet i thepisur, mbase afro 150-200 metër i larte, i cili mbante mbi shpatulla disa shtëpi te lagjes Gjelaj. Ne ketë fshat te bukur te Dukagjinit u shtua numri i konviktoreve (mbi 100 bursiste). Kemi qene te ndare ne disa klasa, me personelin dhe kuadrot arsimore përkatëse. Mësimet zhvilloheshin ne shkollën e fshatit te mbuluar me tjegulla te kuqe e cila ngrihej ne breg te lumit. Ky lum e ndante fshatin ne dy pjese duke ia shtuar edhe me tepër bukurinë, kësaj lugine mahnitëse. Për ketë dhe për klimën e jashtëzakonshme pasaniket shkodrane e kishin zgjedhur Thethin për vendverim te tyre. Kjo kishte qene një nder arsyet kryesore qe ky fshat ishte lidhur me rruge automobilistike, disa vite para lufte.
Konvikti dhe shkolla kishin një drejtor. Ne fillim, ketë detyre e ka krye Idriz Fishta nga qyteti Shkodër. Ai kishte me vete edhe te shoqen, po arsimtare. Pas mbarimit te atij dimri drejtorin e kane zëvendësuar me Mikel(Kel) Shllaku, për te cilin thuhej se kishte qene punëtor fabrike dhe futbollist i ekipit te “Vllaznise”. Ai luante futboll me ne, gjë qe ia shtonte simpatinë e autoritetin përpara nesh.
Mësuesit kane qene Injac Nenshati, metodist i dalluar, i cili, me vone u emërua ne Shkollën Ushtrimore pranë shkollës pedagogjike, Can Metani(me duket kujdestar), i cili na pat mësuar lagjet e Thethit, prej te cilave kam ruajtur ne kujtese disa: Nderlysa, Grunas, Gjelaj, Xheçaj, Okol…e te tjerë. Mësues te tjerë kane qene Katerina Shoshi dhe Spiro Goreni. Për disa kohe(me duket zëvendësues) ka shërbyer si mësues edhe një djalë i ri nga rrethi Tropojë, quhej Bajram Berisha dhe kujdestari, po djalë i ri Sokol Kola nga Gjonpepajt e Nikaj-Mërturit. Roje nate ka qene një malësor, një Ndue Micani. Mbante një kostum kadifeje dhe përflitej se natën ia këpuste gjumit. Aty shërbente edhe nena e Prel dhe Ndoc Grimës, nene Lula. Nga ajo kohe nuk me kujtohen as Prela as Ndoci.
Nga krahina e Nikaj-Mërturit, me sa mbaj mend, me burse kane qene, përveç meje edhe Dede Sadiku e Syl Abdullahu nga Shëngjergji, Kole e Zoja Pjetrushi nga Curraj Eper, Martin Lepuri nga Gjonpepaj, Dede Sokoli e Pjeter Ndou nga Peraj (Mserr), Gjon Nika(Imeraj) - Lekbibaj, Gjergj Ndou(Meshi), me te vellain Filip Ndou(Meshi) nga Lekbibaj, Nike Sokoli nga Palçi, Gege Sokoli nga Brisa dhe Kole Vocrri nga Raja. Me vone kane ardhur edhe te tjerë, si Dila Kola nga Betosha, Prenda Mulaj e Marte Muslieja(Palçi), te parat bursiste te asaj krahine. Nuk me kujtohet mire, se kur ato janë pranuar ne konvikt.
Nga Dukagjini ! Lista e konviktoreve nga fshatrat e tjera te Dukagjinit ka qene e gjate. Prej tyre kujtoj disa si: Zef Pjetri (Celi), me motrën Prena Pjetri (Celi), Zef Toma (Lufi) nga Bobi, Preke Sokoli nga Lekajt e Shalës, Gjergj Qerimi nga Abatit, Gjon Vata nga Nenmavriqi, Mirash Zefi, Mark Gjergji, Pal Mirashi, Pal Zefi e Leke Luleci nga Shoshi, vëllezërit Prel e Ndoc Grima(me vone kane vazhduar ne Elbasan), Sokol Marashi, Lulash Delia e Kole Pjetrushi(Hajdari) nga Lotajt, Kole Marashi, Mhill Zefi, Dede Marku e Ndue Mhilli nga Dushmani, Temali e Shllaku, vëllezërit Kolec (Lec) e Tonin Delia nga qyteti Shkodër e te tjerë.
Nga vajzat me kujtohen Shkurte Rushetja nga Mushi(Lekaj), Shkurte Lika(Grima) nga Shoshi, Lina Kola nga Xhani, Lina Cubi nga Shala, Pashka Kola(Pashka), Lina Lleshi nga Dushmani e te tjerë, e te tjerë emra te cilët nuk me kujtohen, sepse koha ka rrënuar kujtesën. Me sa me kujtohet, me vone(ne Shkodër) kane ardhur edhe motrat Katerina e Lena Kola(Geci) nga qyteti Shkodër, Ndoc Kola(Papleka) nga Lekbibajt e te tjerë. Siç kam theksuar, nga qe, gjate viteve te luftës, edhe ato pak shkolla qe kishin qene ishin mbyllur, konviktoret kemi qene te moshave te vogla, por edhe deri ne 15 vjeç. Mjaft pozitiv ka qene fakti, se ne ketë konvikt u pranuan, krahas djemve edhe, vajza. Binin ne sy çiftëzime si: motër e vëlla - Prena e Zef Pjeteri, dy vëllezër - Gjergj e Filip Meshi, ose dy motra(Lina e Lena Kola) e te tjerë. Ne konviktin e Thethit kemi kaluar vëren, vjeshtën dhe dimrin e vitit 1947, për te vazhduar deri aty nga shtatori i vitit 1948.
(vijon në numrin e ardhshëm
Prof. Dr. KOLE TAHIRI
Bruksel- 2008
Aspekte Psikologjike të nxjerrjes nga Koma në Perspektivën e Familjes
Vijon nga numri i kaluart
PRITJA
Stadi i pestë ka një komponent pak të ndryshëm. Familjet fillojnë të marrin njëfarë lloj ndjenje të paprekshme që pacienti mund të jetë duke dalë nga koma. Në këtë pikë duhet të shënohet që janë dy lloj pacientësh në koma:
Koma e zgjatur: Këtu pacienti është në një komë për më shumë se një muaj dhe duke dalë nga koma shumë më ngadalësisht dhe marrja e vetes është më e ngadaltë.
Koma akute: Pacienti është në koma për më pak se një muaj dhe del nga koma më shpejt dhe marrja e vetes do të jetë më e shpejtë me vështirësi me më pak vështirësi.
Stadi i pritjes është më i dukshëm për familjen në pacientin me komë akute sepse ajo është kur ata mund të shohin më shumë gjëra duke ndodhur me shpejtësi. Pacientët i kushtojnë më shumë vëmendje njerëzve dhe ka një ndjeshmëri që pacienti është duke u përpjekur të komunikojë.Pacienti kur pyetet mund të jetë në gjendje të të përqafojë dorën tënde me qëndrueshmëri më të madhe. Kjo është kur pritja vjen dhe anëtarët e familjes fillojnë të ndiejnë se diçka është duke ndodhur.
Për familjet me pacientë në koma të zgjatur, marrja e vetes në këtë pritje është më e pakapshme. Ata mund të mos jenë në gjendje të gjejnë me saktësi diçka që është duke i bërë ata të ndjehen ashtu por mund tu duket që pacienti është në gjendje më të lehtë kome.
ZGJIMI
Ky është stadi kur nuk ka më ndonjë pyetje tjetër së paku në mendjen e mjekëve që pacienti është duke komunikuar. Ka një farë sensi vetëdijeje dhe njëfarë linje komunikimi të rivendosur ndërmjet pacientit dhe botës rreth e rrotull tij. Kjo mund të rradhitet nga fjala e folur të njëfarë lloj komunikimi mjekësor, si përgjigjja e shtrëngimit të dorës ose kapsitja e syve si kërkesë. Shumë raste mjeku do ti tregojë familjes që pacienti është jashtë komës dhe ata nuk do të shohin ndonjë gjë tjetër ndryshe nga e djeshmja. Për familjet me komën akute reagimi është zakonsisht ngazëllimi meqë pacienti është duke funksionuar sërish dhe në gjendje për të bërë gjëra. Për familjet me koma të zgjatur ka një kalitje të madhe entuziasmi sepse edhe pse pacienti është diagnostikisht jashtë komës, familja sheh ndryshim të vogël. Sidoqoftë akoma zhvillon një ndjesi shprese për të ardhmen për anëtarët e familjes. Pacienti ka bërë diçka që askujt tjetër nuk i duket e mundur, domethënë të zgjohet nga koma.
STABILIZIMI
Ky është ku ndjenjat pozitive vijnë, duke qënë se një rezultat i zgjimit nga koma fillon të stabilizohet. Shpesh ka një efekt lavjerrësi ku familjet do të shkojnë nga duke u ndjerë mirë tek çfarë është duke shkuar keq. Veçanarisht në qoftë se ata e ndiejnë atë, i merr pacientit kohë të gjatë për të dalë nga koma. Eshtë gjithmonë ajo ndjenjë në mendjet e familjeve që kur pacienti më në fund “zgjohet”, ai mund të ngrihet në këmbë dhe mund ti kthehet punës. Nuk funksionon në atë mënyrë dhe ndonëse anëtarët e familjes e kuptojnë që edhe sikur ai të jetë zyrtarisht jashtë komës, nuk do të thotë se ai është duke bërë më shumë se më përpara. Familjet fillojnë të kuptojnë se sa kohë mund ti marrë pacientit të jetë funksionalisht i pavarur. Sapo problemet e familjes duken të shfaqen dhe anëtarët që mund të kenë qënë përmirësuar përkohësisht gjatë fazës së zgjimit, duke u bashkuar me lumturinë e tyre, gjejnë që problemet familjare përsëri dalin në sipërfaqe.
REKUALIFIKIMI
Ky është stadi kur pacienti fillon të gjitha përpjekjet e thella rehabilituese të caktuara për ta çuar pacientin nga një pacient të lidhur pas shtratit në një pacient funksionues. Familjet përfshihen në programe të ndryshme ekzaminuese dhe kjo nuk është njëa detyrë e këndshme sepse nuk ka aq shumë programe të mira rreth e rrotull. Programet që ata eksplorojnë kanë tendencën të jenë kaq shumë të shtrënguara sa jo të gjithë pacientët janë të përshtatshëm për të gjitha programet. Disa anëtarë të familjes shfaqin probleme edhe më të mëdha se problemet që ekzistonin më përpara. Kjo mund të krijojë më shumë fërkime dhe mosmarrëveshje brenda harmonisë familjare. Familjet në këtë pikë, kur ata shohin se janë duke patur vështirësi për tia dalë mbanë me shërimin e ngadalët të pacientit duhet të inkurajohen të kalojnë më shumë kohë larg nga pacienti edhe kur pacienti është duke u përgjigjur. Eshtë gjatë kësaj kohe që familjet nisin me përballimin e problemeve psikologjike që pacienti është duke i kaluar gjithashtu. Më përpara pacienti nuk ishte duke komunikuar, jo duke bërë sa duhet dhe familjes i duhej të përballej me veten e tyre dhe të tjerët në familje. Tani pacienti bëhet problemi dhe anëtarët e familjes bëhen të vetëdidjshëm për thellësinë që mund të përfshijnë ato probleme..
MARRJA E VETES.
Në këtë stad, shpresëdhënës, një numër i mirë pacientësh do të arrijnë shërim. Siç duket jo të gjithë pacientët arrijnë shërim kur ata janë duke funksionuar në mënyrë të pavarur. Të funksionuarit në mënyrë të pavarur nuk nënkupton që ata janë përfektë.Nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata janë duke i bërë këto gjëra, ata mund ti bënin përpara komës dhe kjo bëhet një problem i madh në të dyja stadet; në këtë stad dhe në stadin e rikualifikimit. Krahasimet e vazhdueshme të çfarë do të mund të bënte më përpara dhe çfarë është duke bërë tani, është një problem për familjen dhe për pacientin. Fakti që pacienti është duke funksionuar në mënyrë të pavarur nuk do të thotë që ai është i lirë nga ndonjë problem. Atje mund të jenë problem të mbetura fizike ose emocionale që duhet të zgjidhen nga të gjitha që kanë lidhje. Anëtarët e familjes duhet të marrin masa ndaj problemeve psikologjike që mund të zgjasin edhe pas qetësimit të dhimbjeve fizike.
PERMBLEDHJE
Si ia bëjnë profesionistët me anëtarët e familjes që janë duke e kaluar këtë krizë? Nuk ka përgjigje të prera me thikë, por mund/do të ndihmojnë për të bërë të kuptojmë më shumë. Por duke qënë në dijeni të çfarë janë duke përjetuar familjet, profesionistët janë duke treguar për familjen që ndjenjat e tyre nuk janë anormale apo patologjike. Ndjenjat e tyre lidhur me sa të thella mund të jenë reagimet e tyre emocionale janë të përshtatshme me çfarë është duke u kontrolluar. Fakti që anëtarët e familjes e kanë të nevojshme atë mbështetje emocionale është vendimtare dhe që ti je me ta, në çfarëdolloj mënyre, do tu tregojë atyre që ti je atje si një burim mbështetjeje.
Pergatitur nga:
Suela NDOJA
faqe 2