TURIZMI MALOR DHE NDIKIMET E TIJ MBI MJEDISIN
Turizmi malor, duhet të konceptohet si një pjesë integrale e zhvillimit të një ekonomie shumëformëshe të zonave malore, që ka për qëllim të përmirësojë jetesën dhe të ofrojë më shumë shanse për njerëzit e këtyre zonave.
Ne kete fillimshekull, vhet re nje zhvillim i madh i turizmit ne gjith globin. Tashme shume vende e kane orientuar dhe mbeshtetur zhvillimin e tyre tek turizmi ne te gjitha format e tije. Një ndër rrugët me kryesore për zhvillimin dhe punësimin e popullsisë në zonat malore si Dukagjini, është “Zhvillimi i Turizmit Malor”. Zona tipike malore e Thethit, ne teresi lugina e Shales dhe e Kirit, mali i Cukalietj, zotërojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.
Turizmi malor nënkupton kryerjen e një sërë aktivitetesh të tilla siç mund të jenë ato rekreative, shpirtërore dhe ekonomike. Ai mund të jetë një mbështetje kryesore ekonomike e shumë banoreve, duke gjeneruar punë, të mira materiale dhe të ardhura të tjera që e bëjnë popullsinë e zonave malore të vazhdojë jetesën të lidhur ngushtë me rrënjët e tyre kulturale në këto zona. Megjithëkëtë, ndikimet e turizmit mbi mjedisin natyror dhe komunitetet malore mund të jenë sinjifikante dhe ndonjëherë kërcënuese të biodiversitetit dhe të kënaqësive që tërheqin turistët.
Turizmi i menaxhuar dhe i planifikuar mirë mund të japë një vlerë ekonomike reale në ruajtjen e mjeshtërive tradicionale, arteve dhe mikpritjes dhe të gjeneroje një sërë të mirash të lidhura me turizmin.
Turizmi masiv i pa orientuar dhe i pa kontrolluar mund të shkatërrojë shume vlera natyrore dhe ato kulturore te ketyre zonave malore. Komuniteti ndërkombëtar e vlerëson turizmin malor si kyç në zhvillimin e zonave malore.
Turizmi gjithashtu mund të nxisë dhe kontribuojë në ruajtjen e burimeve biologjike dhe kulturore duke pasur parasysh zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Thethi si nje nder zonat malore me te vizituara te vendit vecanarisht nga te huajt, por ne keto vitet e fundit dhe nga vendasit, kerkon nje menaxhim te mire te turizmit malor.Ky territor ndoshta eshte dhe pjesa me e rrezikuar e mjedisit i cili, per5vecse promovimit te vazhdueshem te vlerave te tij kerkon detyrimisht dhe nje perkujdesje te vecante. Pervecse strukturave te sherbimit pyjor si organe te cilat me ligje kane pergejegjesine per mbrojtjen e gjitha vlerave natyrore bilogjike te ketij mjedisi, duhet qe dhe struktura dhe organizma te tjera te kontribuojne ne kete drejtim.
***
Ne kete artikull po nevizojme shkurt, ne rrafshin teorik disa ndikime kryesore qe ka turizmi malor ne mjedis, ndër të cilat përmendim:
Me vendim të KM, Nr. 676, datë 20.12.2002, në parkun kombetar te Thethit dhe në afërsi të tij, janë shpallur monumente natyre:
Ujvara e Thethit, - Shpella e Thethit, - Cirku i gropës së Jezercës, - Liqeni i Jezercës, - Pisha flamur e qafës së Pejës, - Burimet e Okolit, - Shpella e majës së Arapit, - Kalaja e shtegut të dhenve.
Kërcënimet ndaj biodiversitetit
Zhdukjen e vegjetacionit në siperfaqe relativisht të gjera (p.sh, nga hapja e rrugëve, pastrimi i sipërfaqes së tokës për krijimin e shesheve për ski ose për ndërtim hotelesh).
- Shqetësim të jetës së egër dhe zvogëlim të habitateve të tyre: turistët mund të shqetësojnë speciet kritike dhe të pengojnë zhvillimin normal të ciklit të tyre jetësor.
- Rritja e mundësive të zjarreve në pyje e kullota nga aktivitetet e turisteve: rritja e numrit të turistëve është një ndikim real dhe serioz i turizmit në zonat malore.
- Degradimi i pyjeve nga prerja e drurëve nga turistët: drurët dhe shkurret përdoren gjerësisht nga turistët dhe udhërrëfyesit e tyre për të gatuar dhe për ngrohje.
- Manaxhim i papërshtatshëm i mbeturinave: turizmi gjeneron shumë mbeturina, komunitetet malore të të cilave mund të jenë të papërgatitur për t’i përpunuar. Temperaturat e ulta në altitudat e mëdha pengojnë dekompozimin natyral të mbeturinave të njerëzve.
Disa nga ndikimet mjedisore të turizmit malor mund të jenë evidente në nivel lokal (psh. reduktimi i mbulesës pyjore për shkak të prerjeve të drurëve për dru zjarri dhe ndërtim), ndërsa ndikime të tjera mund të jenë evidente vetëm nëse shikohen nga perspektiva biorajonale e ekosistemit (fragmentimi i habitateve të jetës së egër dhe i korridoreve të migrimit për shkak të turizmit dhe zhvillimeve të tjera malore)
Kërcënimet ndaj diversitetit kulturor
Kultura dhe mënyra tradicionale e jetës së zonave malore janë duke ndryshuar vazhdimisht. Kjo është e lidhur me rritjen e komunikimit, udhëtimeve dhe zhvillimit të turizmit. Një turizëm i manaxhuar keq, mund të humbasë vlerat ekonomike që mund të vijnë nga konservimi i traditave kulturore, ruajtja e stilit të arkitekturës tradicionale, përdorimi i besimit dhe i riteve, mungesa e kujdesit për vëndet e shenjta etj.
Në shumë vende malore, traditat e ruajtjes së burimeve natyrore janë të lidhura ngushtë me besimet dhe praktikat kulturore. Kuptimi dhe njohja e këtyre marrëdhënieve mund të ndikojë pozitivisht në forcimin e qëndrimit të komunitetit malor ndaj ruajtjes së biodiversitetit.
***
Një nga komponentët kryesorë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit malor është ruajtja e biodiversitetit dhe e ekosistemeve. Disa nga argumentat që e bëjnë të domosdosdoshme ruajtjen e biodiversitetit të zonave malore janë:
- Vendet malore janë pika të nxehta për biodiversitetin. Kjo jo vetëm për nivelin e lartë të diversitetit biologjik (në të gjitha nivelet) por edhe për përqëndrimin e lartë të specieve endemike. Ato janë rezervate vitale për diversitetin gjenetik.
- Rajonet malore funksionojnë si korridore kritike për migrimin e kafshëve dhe bimëve nga habitatet e mëparshme të shkatërruara ose të ndryshuara nga aktivitetet e njeriut.
- Humbja e e biodiversitetit ka ndikimet e veta mbi mjedisin, shëndetin dhe mbi ekonominë.
- Malet kanë një nivel të lartë të ndjeshmërisë mjedisore.
Shumë nga problemet që kanë të bëjnë me turizmin malor janë të lidhura ngushtë me izolimin gjeografik të zonave malore. Të lodhur nga punimet bujqësore, nga jeta e vështirë në zonat malore, shumë njerëz kanë emigruar në zonat urbane. Një pjesë e konsiderueshme e tyre është vendosur në zonat e ulta rurale, por vërehet edhe një mbipopullim i zonave urbane, duke rënduar shumë problemet mjedisore në këto zona.
Kushtet fiziko-gjeografike dhe investimet e pakta në zonat malore kanë bërë që infrastruktura të jetë shumë e dobët. Pa një përmisim të infrastrukturës, është shumë e vështirë të zhvillohet turizmi malor, i cili do t’u krijonte shumë mundësira njerëzve të këtyre rajoneve, sic mund të ishin punësimi nga investimet që mund të bëhen, trajnime të ndryshme, duke u bërë, kështu, më të përgatitur etj. Këto do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies së familjeve të këtyre zonave.
Turizmi malor i qëndrueshëm përfshin një menaxhim efektiv, i cili kërkon identifikimin, kuptimin, dhe vlerësimin e ndikimeve të turizmit mbi kushtet biologjike, dhe të verë këtë informacion në dispozicion të vendim-marrësve dhe të të interesuarve të tjerë. Në disa raste i duhet dhënë prioritet krijimit të kushteve dhe zhvillimit të metodave për monitorimin e ndikimeve. Këto duhen të bazohen në metodën e të të kuptuarit dhe menaxhimit të zonës si ekosistem, e cila ka parasysh zhvillimin nga pikpamja e një perspektive biorajonale, në të cilën ekosistemi trajtohet si një i vetëm -si një rrjet simbiotik marrëdhëniesh midis llojeve dhe aktiviteteve brenda territorit të tyre hapësinor.
Zhvillimi i turizmit, nëqoftëse integrohet me shpërndarjen e mirë të të ardhurave, mund të jetë një kontribues kryesor në strategjitë për uljen e varfërisë.
Turizmi, nuk është vetëm një mundësi çlodhjeje, por ai ofron mundësi për të mësuar nga njerëzit e vendeve që vizitohen, për të shkëmbyer ide, dhe për të kontribuar në ruajtjen e maleve, në mënyrë që t’i kemi ata edhe në të ardhmen.
Ing. Gjon Fierza
OPINION MBI NISMËN E NJË GRUPI PREJ SHOSHI
Në numrin e fundit te gazetës “Dukagjini” u botua shkrimi ““Një nisem e shoshianëve qe duhet respektuar”. Një grup iniciatorësh prej komunës se Shoshit, me banim ne qytetin Shkodër dhe ne rrethinat e tij, janë mbledhur me datën 23 qershor 2008, dhe pasi kane diskutuar mbi disa norma te mortit, kane marre nismën:
1 Ditën e tretë të pas varrimit te të vdekurit, vizita në varreza të behët pasdite, ashtu siç ka qenë zakoni ynë tradicional.
2 Të mos zhvillohet, asnjë rit publik për rastin e 1(një) vjetorit të vdekjes së njeriut tonë të dashur! Pra të mos bëhet lajmërimi në televizor dhe zënia e lokalit për ngrënie. Përkujtimi publik i një vjetorit te vdekjes se njeriut tone te dashur asnjë here nuk ka qene tradite. Ajo ka qene dhe është çështje e brendshme e çdo familje qe ka një rast te tillë. Përkujtimi dhe nderimi i te vdekurve, behet ne ditën e madhe të T’shumëve dhe në shumë festave të tjera fetare”.
Në respekt te këtij shqetësimi, te përgjegjësisë morale te këtyre shoshianeve, mendova te jap mendimin tim, si dukagjinas që jam, por edhe ne cilësinë e kryetarit te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, në te njëjtën kohe mendoj se shpreh edhe miratimin e anëtarësisë se Shoqatës.
Parimi shkak – pasoje, na bën te gjithëve te reagojmë ndaj çdo fenomeni, ose tradite bashkëjetese, qe mendoj se i ka kaluar koha dhe qe na pengon ne jetën tone te përditshme. Çdo veprim qe kryhet e rrënjosë thelle ne ndërgjegjen tone, nuk është bere e drejte zakonore nga hiçi. Dikush apo disa e kane përcaktuar atë te drejte. Ne fillim një pjese e kane pasuar, me vone janë shtuar shume përkrahësit dhe deri sa është bere traditë dhe askush nga ajo bashkësi nuk ka marre guximin për ta ndryshuar atë ne mënyre individuale. Edhe në “lajm”, theksohet: “… te behet … ashtu siç ka qene zakoni ynë tradicional”, ose “… ashtu siç e kemi pasur qindra vjet me radhë”. Historia na mëson se njerëzit e mençur, apo drejtuesit e kohës, te bashkësive, here pas here i kane bashkuar përfaqësuesit e fiseve, te familjeve dhe kane vendosur te drejta te reja ne përshtatje me kushtet sociale, ekonomike, e te tjera qe ka diktuar koha, prandaj asgjë nuk ka qene e vendosur një here e përgjithmonë. Gjithçka është ne ndryshim. Pa tjetër, se ne një kohe te shkuar ka pasur një tradite qe e njohim ne, brezi i sotëm, dhe pas se cilës nuk duhet te mbetemi peng i saj. Ne raport te drejte me zhvillimin e shoqërisë, përcaktohen edhe te drejtat e bashkëjetesës te pashkruara, por qe janë te zbatueshme për te gjithë komunitetin, prandaj dhe disa te drejta qe morën përsipër për vete dhe për komunitetin, qe përfaqësojnë, edhe te trashëguara, duhen ndryshuar ne raport me konceptet e reja te zhvillimit te shoqërisë, se nuk behet asnjë “hata”, për ndryshimin e tyre individual apo kolektive.
Para se gjithash është me e lehte te evitosh te keqen se sa ta trajtosh atë. Ky grup prej Shoshi, ne zbatim te këtij mendimi, morën ketë nisem, qe mendoj te respektohet nga te gjithë. Ata patën parasysh edhe atë, se duke pranuar te keqen, ajo te ulet këmbe kryq e te behet zot i shpirtit tënd, behet me e forte nga ç’je ti i afte për ta shmangur. Ajo nuk te lejon ta cungosh dhe as ta zvogëlosh, prandaj ajo duhet te evitohet sa me pare. Mendoj, se nismëtarët shoshiane kane meritën qe janë te paret e marrjes se kësaj nisme për te çrrënjosur ketë te keqe qe po kthehej ne tradite te re ne ndërgjegjen tone.
I falënderoj dhe i përgëzoj për përgjegjësinë morale qe kane marre, nismëtarët e kësaj nisme: Fran Zefi(Ndreaj), Dedë Binaku(Pepaj), Gjon Vojvoda-(Pepsumaj), Ndue Deda(Nicaj), Gjovalin Nikolla (Brashtë), Jak Mëhilli (Palaj), Gegë Zefi (Ndreaj), Dedë Toka(Celaj), Kolë Gjoni(Çilkok), Tomë Lulashi(Pepsumaj), Fran Kola( Palaj), Zef Mirashi(Celaj), Gjin Leka(Palaj), Nikollë Mirashi(Palaj), Ndue Kola(Celaj), Lulash Ndoja(Prekal), Gjergj Martini(Ndreaj), Zef Nika(Brashtë), Gjon Kosteri(Dardhë), Mëhill Leka(Kodër Shëngjegji), Zef Gjoni(Celaj), Gjon Nika (Ndreaj), Pëllum Shpati(Dardhë), Pal Nika(Mollë), Tomë Kola(Mollë), Gjon Shpatina(Pepsumaj), Pashko Gjoni (Pepaj), Vuksan Toma(Ndreaj), Zef Livadhi (Mollë), Prelë Milani (Pepsumaj). Mendoj, personalisht dhe si Shoqate “Atdhetare – Dukagjini” se duhen nderuar, këta qe guxuan me vullnetin e lire te tyre, te marrin ketë nisem, e cila kam bindjen, se do te jete baza e nisjes për nisma te tjera ne interes te komunitetit dukagjinas ne te ardhmen.
***
Në cilësinë e kryetarit te Shoqatës, them se ketë nisem duhet ta thellojmë, duke ndryshuar ne funksion me normat e kohës, me normat e shoqërisë ne zhvillim. Disa krahina dhe disa bashkësi, si: Malësia e Madhe, Bregu i Matës, e te tjera, kane përcaktuar ne kuvendet e tyre te drejta ne përshtatje me kohen, te cilat edhe ato ne te ardhmen mund te pësojnë ndryshimet e tyre ne raport me zhvillimet kohore. Edhe ne, bashkësia dukagjinase pse te mos te mos ndryshohemi ne funksion te zhvillimeve te reja? Përderisa te gjithë kemi pas dhe kemi respekt për jetën dhe veprën e te afërmeve tone, e njerëzve me te dashur te tone, qe nga faktor te ndryshëm, ne moshe te re, te mesme apo te vjetër, ndahen nga jeta, atëherë pse te mos kemi te njëjtat norma ceremoniale ne funksion te ndryshimit qytetar?!
Ne ketë rast mendoj te them disa mendime, te cilat janë dhe duhet te jene pak më të avancuara nga nisma e shoshianeve te nderuar:
1 Ne baze te traditës, kur na vdes njeriu i dashur i familjes, me shume shqetësohemi për njoftimin e njerëzve nga janë e nga s’janë, për pritjen e tyre, për respektimin e tyre, se sa te ndjejmë dhe te shprehim dhimbjen për humbjen e njeriut te familjes. Mendoj, se duhen njoftuar direkt njerëzit me te afërm, te familjes dhe te fisit. Te tjerët, kudo qe janë marrin njoftimin nëpërmjet lajmërimit te vendosur ne mjedise te qytetit, te fshatit apo te komunës, si dhe nëpërmjet televizorit.
2 Njeriu, ne cilën ore te ditës te vdesë, ne ditën e nesërme, pasi te plotësohen 24 ore ai duhet te varroset.
3 Ne pritjen e njerëzve qe te të respektojnë dhe te “zbusin” dhimbjen te respektohen vetëm me kafe dhe cigare, pa raki, deri ne orën 12. 00 te drekës, dhe jo me një gote raki, pasi eksperienca e deri tanishme ka treguar se ne përgjithësi nuk merret rakia. Njerëzit me te afërt, si: vëllai, djali, apo sipas rastit, ne dhomën e pritjes ulen ne një vend te caktuar, qe te respektuarit t’ju drejtohen dhe kuvendojnë me ta. Ne pritje caktohet vetëm njeri nga te afërmit e shtëpisë për te respektuar me duhan vizitoret.
4 Nuk mund te vëmë askujt detyrim për te falur ne mort, por mendojmë qe te mos falet, me qe kushtet ekonomike e sociale ne përgjithësi mundësojnë përballimin e fatkeqësisë nga çdo familje. Megjithatë te mos falet me shume se 200 leke.
5 Ne varrim te marrin pjese burra dhe gra sa me shume, për te respektuar njeriun e dashur, qe nuk jeton me. Te ndahen duke ju dhanë dorën, por ne dreken e mortit te mos marri pjese asnjë qe është me banim ne qytet, ne rrethinat e tij, por vetëm ata qe janë me banim jashtë këtyre rajoneve.
6 Ne dreken e mortit, deri tani nuk ka munguar asgjë, me përjashtim te “orkestrës” dhe “këngës”, sepse ne dreke ka: raki, vene(nga njëherë edhe birre), antipaste për secilin dhe meze te tjera te përbashkëta, te cilat te detyrojnë te mbushesh njëra pas tjetrës gotat e rakisë dhe te verës. Kjo meny ne mort është i papranueshëm dhe e pa moralshme. Prandaj, propozoj: ne dreken e mortit te paraqitet kjo meny: Një gote raki për ngushëllim me djathë, qepe dhe ullinj; buke dhe pilaf me mish.
Nderimi i te pranishmeve me duhan te behet nga një pjesëtarë i familjes ne momentin e uljes për “buke” dhe ne momentin e mbarimit te saj.
7 Për “Dite te trete”, ose “Dite te tjera” qe shkohet te nderohet i vdekuri, qofte edhe për te T’shuma, te ndezën mbi varr qirinj, te vendosen lule dhe te luten për shpirtin e tij. Mendojmë qe pjesëmarrësit te mos nderohen me raki, fruta dhe te tjera objekte te mos vihen mbi varr, se ato janë rite pagane, te cilave u iku koha 2000 vjet me pare.
8 Mendojmë se vajtimi me vajtore, është një ritëm jashtë kohës se sotme.
Për te arritur këto ndryshime te drejtës zakonore, ne rast morti, mendojmë se duhet qe secili te ketë ne qendër te vëmendjes, mendimin e përbashkët dhe jo te një individi.
Nga NDUE SANAJ
ENERGJIA ALTERNATIVE E RINOVUESHME
“Sidoqoftë, jepja Botës më të mirën që ke” - Nanë Tereza
“Akrepat e Kohës” sinjalizojnë shtimin e “shpejtësisë” drejt horizontëve të reja! Një miliarder i madh amerikan deklaroi: “Interesat kombtare të Amerikës kërkojnë që ajo të investoi më tepër për prodhimin e energjisë nga era. Unë s’kam nevojë për para dhe një pjesë do ti vë në dispozicion të erës. Zona qëndrore e Sh. B. A është e pasur me burime energjitike alternative të rinovueshme…”
Maj 1988. Bie zilja e telefonit: “Jam Enver Dibra. Kanë ardhur tek unë një grup inxhinjerësh, specialistë të energjitikës nga Tirana dhe rrethi, të cilët dëshirojnë të dëgjojnë mendimet e ekonomistit për shfrytëzimin e energjive alternative në Shqipëri...”
Jeta kërkon energji. Çdo lloj energjie, potenciale ose në veprim, e ka burimin nga Dielli, i cili në çdo sekond “djeg” 564 milion ton hidrogjen për ta shëndrruar në dritë e nxehtësi aqë të domosdoshme për jetën e gjallësave të planetit Tokë.
Klima, toka, burimet ujore mbi e nëntokësore të Shqipërisë janë të shkëlqyera. Edhe kapacitete intelektuale, të cilat njësohen me vendët më të zhvilluara evropiane. Diga e Hidroçentralit të Komanit 167 metër e lartë, e ndërtuar në vitët 80-të, qëndron monument i përjetësisë në fushën e energjisë.
Kaluan tri dekada…..! Energjia, përsëri si shpata e Demokleut..! Hulumtime, shqetësime, projekte, programe e marrëveshje për ndërtimin e objekteve termoenergjitike paraqiten me shumicë. Por, në kushtët e rritjes galopante të çmimeve të naftës, ndërtimi dhe funksionimi i tyre …! Atëherë, ç’duhet të bëjmë? Në cilat fusha të investojmë…?
Energjia Diellore dhe e Erës faktorë vendimtar i zhvillimeve të reja të Shekullit 21-të dhe e Mijëvjeçarit të Tretë. Shqipëria, ndër vendët më të pasura me ndriçim diellor. Mesatarja në Sarandë 2731 orë në vit, Vlora 2722 orë, Tirana 2560 ore, Shkodra 2520 ore, Korça 2423ore, Peshkopia 2246 ore dhe Kukësi 2046 orë.
Në Botë ekzistojnë dy teknika kryesore për prodhimin e energjisë elektrike me burim të drejtpërdrejt Diellin. E para, ndërtimi i aparaturave fotoelektrike ose e panelave diellore, të cilat e shndërrojnë dritën direkt në rrymë elektrike. Në Gjermani janë ndërtuar, si modele të veçanta, shtëpi me çati prej xhami, ku energjia diellore me ndihmën e elektronikës shndërrohet në rrymë të ndryshueshme me tension 220 volt. Një pjesë e kësaj rryme futët edhe në rrjetin e përdorimit të përgjithshëm. Po ne, që kemi Diell, Dritë dhe Ngrohtësi disa herë më tepër se Gjermania, çfarë duhet të bëjmë?
E dyta, projekt idea që u diskutue para 20 vjetëve me grupin e inxhinjerëve. Instalimi i disa Paisjeve Speciale-Termike, të cilat “grumbullojnë” rrezatimin diellor për t’a kthyer deri 1000 gradë nxehtësi. Këto pasqyra konvekse me diametër 5 -10 metër montohen në bazamentin e një mekanizmi rrotullues, që drejtohet nga një sistem i avancuar elektronik në vartësi të rrotullimit të Tokës. Rrezatimi diellor i përqëndruar “godet” në (fokus) një depozitë uji me qarkullim të vazhdueshëm për ta kthyer në avull, presioni i të cilit vën në lëvizje lopatat e gjeneratorëve për prodhimin e energjisë elektrike.”
Energjia e Erës.
Shiu dhe bora bien në një territor të gjërë duke krijuar lumenj e liqenj të mëdhenj. Po ashtu ajri, i kudo ndodhur në çdo moment si kusht i parë për ekzistencën e jetës, krijon rryma të fuqishme ajrore veçanërisht në luginat e maleve, shtratin e lumenjëve, në bregdet etj. Lugina e Matit ka burime të pashtershme erë. Në Alpet e Shqipërisë e në veçanti në mes luginave dhe shpellave të Dukagjinit fryejnë “stuhi” të vazhdueshme, të cilat lëvizin nga vendi edhe shkëmbijtë.
Deri te Ura e Vjetër e Lumit të Matit me gjatësi disa km mund të instalohen disa mijëra paisje (gjeneratorë), të cilët kthejnë forcën shtytëse të erës në energji elektrike. Ato kanë përçues rryme prej fijesh xhami me kanale (ullukë) të përkthyer nga jashtë, nëpër të cilat rryma e ajrit drejtohet tek lopatat (krahët) e përgatitura nga fije xhami dhe penopoliuretani. Këndi i vendosjes së lopatave rregullohet në atë mënyrë që të sigurohet efektshmëri sa më e lartë. Puna e gjeneratorit rregullohet nga shpejtësia e erës, e llogaritur deri në 160 km në orë. Mekanizmi me arpion pengon kthimin mbrapsht të lopatave. I gjithë mekanizmi mund të rrotullohet në 360 gradë në vartësi nga drejtimi i erës. Në rast ngricash ka edhe frenues. Instalimi dhe lidhja e tyre me sistemin energjitik kombtar është rentabile, nuk kërkon shpenzime të jashtzakonshme dhe likujdohen brenda një përiudhe relativisht të shkurt.
Po fryen një “erë” e re. Në gadishullin e Karaburunit janë instaluar një numër i konsiderueshëm gjeneratorësh për prodhimin e energjisë elektrike. Ka edhe më tepër. Sigurisht, ky është fillimi. Hapa të tjerë do pasojnë. Mjetët financiare ekzistojnë. Gradacielat që “prekun” Qiellin dëshmojnë. Nafta dhe gazi s’kanë të ardhme...
LUIGJ TEMALI
SHQIPJA ILLYRE
Rrokall mija e mija vjetesh, nepër qeta te paperbujtje nepër plaje kû vûni kambë anmiku, në fusha të ngadhnjime e në mjerim te robnis, popullin shqiptár e ká mbajtë të bashkuem Shqipja, rrfanë e patrandshme e zêmrës, ushqyese e shpirtit ndër ideale të Liris.
Në krye të djelmoçavet të Burrit furishëm u vërsulen m’anmikun me kumtin shungullues «jam Shqipe!» e madhshtor fluturoi prej ngadhnjimi në ngadhnjim. Êmni i Shqipes u ndigjue në katër ânët e botës. Shqipja gjallnote ndër bijt e vet: fatosa të ri, burra e grá, delshin prej frymës së saj. – Historija ecte: Genei merrte rrugën e mergimit; e kùr kombi dukej i mposhtun, i nepërkambun, Shqipja mystike veprote ndër shpirtent e Ilirvet, qi shkelë por jo shtrue, mbajshin në vehte forca të mbrendshme gjithëherë ngadhnjyese mbi forcat brutale. E kështû Shqipja e papashme për sýt e të huejit ditte Dioklecjana e Konstandina qi i jepshin jetë të ré, gjai ni energji njaj Perandorije së vjetrueme, së dermueme, së dekun prej së shterrunit të të gjitha forcavet ndërtuese. Bota çuditej. Të dekunit ngjalleshin: Shqipja ilyre fluturore madhnueshem mbi Romën perandorake të Cezarvet.
Shqipja frymzoi Skanderbegun, qi, me nji grusht trima Spartaj të ri, perballoi kulshedren mâ të mnershmën e Azis, e cila, kalue Helespontin, turrej plotsisht e sugurtë me shue qytetnimin mij vjeçàar t’Europës. Para këti përbindshi ràn kombe mbas kombesh; Shqipja shqiptare nder qetat e Krujës, Thermopyla të reja t’Europës, i a thei hovin e i zhduku sýsh pergjithmon andrrën dhunuese me naltue barbarin aziatike në lterin shêjt të kulturës arjane.
Shqiptari u bâ t’lije per Europë, por as Europa as kurrkush nuk ia ngjiti dorën as su interesue per tê, kùr pau rrezikun largue. Vetem Shqipja, strukë nder majet e panjolla të bjeshkvet arbnore, i dha forcë e durim ndër vuejtje e i mbajti ndezun shpresen për nji t’ardhme mâ të lume. Fryma shêjte e Shqipes e mbajti gjàll Shqiptarin, pshtues të njaj Europe së pamiradijshme. Shqiptari besoi në Shqipen, e jetoi.
***
Kohët ndrruene: Shqipja frymzuese e idealevet bujare e e flijevet të nji populli kreshnik u bâ mjet propagande në sherbim herë të njaj partije herë të njaj te tre. Historija u harrue. Besimi në Shqipen u shndrrue n’aparat të jashtem: Shqipes së Kombit iu gatuen tempuj madhshtorë me shtylla brunxi, me zbukurime ari gjithënduersh e me shtroje porfidi. Populli hutue u avit tue brohoritë, në sa demagog të pandergjegje recitojshin formula të pakuptim.
Por Shqipja kuptue kso dore nuk âsht Shqipe: Shqipja ilyrjane, si Zeusi ilyrjan, nuk kàtempuj: tempulli i saj âsht: “Nalt pembi re, nder qeta / Shndritsi per borë amshore”*)
Atje e kà banesen Shqipja, Ora e Shqipnis; prej andej vren mbi shartet e Kombit e si perendi lëshon frymen e vet gjallnuese më Shqiptarët e pastër.
E kùr Fat – madhja zbret në mes të bijvet të vet, nuk zbret jo për me u ndrý ndër tempuj, por për me u pri ndër ngadhnjime të reja ashtû si dikùr i prini Burrit e Skanderbeut.
Kësaj Shqipe përherë ngadhnjyese. Arbnori ndër ditë të vështira, plot besim i siellej me këtë lntë:
“Oh, zbrit nder né mbretnore / Shqype dhe ‘i herë si zbrite / Kùr permei bàll madhnore / T’Madhit Kastriotë i ndrite / E u dridh gjith bota unji / Prej oringllit t’shpatës s’ti”
Madhnue kjosh, o Shqipe, qi gjithëherë në dit të mira e të liga e qite të panjollë fisin e Shqiptarit!
E ti, o Shqiptàr, forcoje përherë e mâ tepër besimin në Shqipen. Mbaje mend se pà Shqipe nuk kà burra e prandej as Atdhè. Shqipja e Shqiptari janë nji gjâ e vetme, e padashme.
KOLE PRELA
KUJTESE E VONUAR PER NJE HERO DUKAGJINAS
Historia e Dukagjinit, pas formimit te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” e daljes se gazetës se saj “Dukagjini”, është hulumtuar dhe publikuar me mire. Janë pasqyruar e përkujtuar shume ngjarje, shume figura, nga me kryesoret e tij, te përfshire ne gjitha fushat e jetës patriotike, politike, shoqërore, ekonomike, sociale, e te tjera, e te tjera jetësore, te cilat i kane nderuar dhe kontribuar jo vetëm kësaj zone, por ne gjithë historinë e Shqipërisë. Mire është bere, megjithëse ka akoma shume për te bere, jo vetëm ne hulumtimin e publikimin e momenteve me kulmore te historisë dhe te personaliteteve dukagjinase, por edhe për te dale prej “frikës” se kohës, se çuditërisht ekziston një ndrojtje për te shkruar apo zhvilluar ndonjë veprimtari për luftën Nacional-Çlirimtare dhe për ata qe e bene ketë lufte dhe aq me tepër për ata qe dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut ne një kohe kur kontributi i Dukagjinit ka qene i madh ne ketë lufte. Ne, gjithë shqiptaret, për atë faqe te lavdishme te historisë se popullit tone, dhe për pjesëtaret e saj aktive duhet te krenohemi. A nuk duhet te krenohemi për birin e Dukagjinit, dëshmorin e Pare partizane te qarkut Shkodër, “Heroin e Popullit” – Tome Kola? Po.
Me shume se kush do tjetër, ka nevoje brezi i ri, i cili lexon pak, te njohe heroit e popullit te vete, ngjarjet kulmore ne historinë e popullit te tij, te cilat pak, ose me mire me thëne aspak, si për Heroin e Popullit Tome Kola nuk janë te pasqyruara ne tekstet shkollore dhe pak, ose me mire me thëne aspak nuk jepen misione ne media vizive, nuk shkruhen ne shtypin e kohës, me përjashtim te Organizatës se Veteraneve dhe gazetës se tyre “Kushtrim Brezash”, te cilët gjeje rastin t’i falënderoj për kontributin qe japin ne përkujtimin e ngjarjeve dhe personaliteteve te asaj lufte dhe me gjere ne historinë e Popullit tone ne shekuj.
Tome Kola!
Tome Kola, lindi ne fshatin Prekal te zonës se Dukagjinit, me 21 qershor 1921, ne një familje te varfër malësore, e cila siguronte bukën e gojës vetëm për tre muaj te vitit. Ai mbeti jetim nga baba qe ne moshe te fare te vogël. Prandaj malësori i vogël nga kushtet e vështira ekonomike, u detyrua te lere shtëpinë ne vitin 1928 dhe te zbresë ne qytetin Shkodër, i cili u pranua ne jetimoren e këtij qyteti. Pra, mendoni, se si mund ta ketë ndjere veten Toma, një jetim 7-vjeçar qe zbret nga malet ne qytet, i veshur thjeshte, me një xhaketë kadifeje te arnuar, me pantallona te vjetra e me opinga gome???!!!
Kreu filloren ne vitin 1934 dhe pranohet ne konviktin “Malet tona”, i cili me vone mori emrin: konvikti “Tome Kola”, dhe regjistrohet ne vitin e pare te gjimnazit te shtetit.
Tregojnë se kishte një sinqeritet te veçante, një pastërti shpirtërore e një burrëri tipike malësore, një besnikëri ndaj shokut, një dëshire te madhe për te mësuar, dhe një optimizëm e besim te patundur se dite te mira do te vijnë për Atdheun. Ne gjimnaz ashtu dhe ne konvikt, ai u edukua me ndjenjat patriotike e revolucionare, duke ra ne kontakt me bashkënxënësit e tij: Vojo Kushi, Emin Duraku, Hajdar Dushi, e te tjerë. Pushtimin fashist te vendit tone, me 7 prill 1939 e priti me një urrejtje te madhe. Merre pjese aktive ne demonstratat e para antifashiste, duke qene një nder drejtuesit e organizatoret e tyre. Për ketë Drejtoria e Gjimnazit e përjashton për një muaj nga shkolla e konvikti, por Ministria e Arsimit e asaj kohe, ketë vendim te shkollës e thellon duke e përjashtuar për një vit nga te gjitha shkollat ne Shqipëri. Fashistet nuk mjaftohen me kaq, por, bashke me disa shoke te tjerë, e arrestojnë dhe e internojnë ne ishullin Ventotene ne Itali. Ne vëren e vitit 1941, si rezultat e shpalljes se një amnistie, Tome Kola lirohet dhe kthehet ne Atdhe.
Ne Shkodër lidhet me Perlat Rexhepin, i cili i gjeti pune pranë zyrës se punëve botore, nga ku vazhdonte edhe aktivitetin e tij antifashist. Ai merre pjese aktive ne demonstratën e madhe antifashiste te 22 shkurtit 1942, ne te cilën plagoset. Për te mos rene ne dore te fashisteve, u strehua ne lagjen Dergut, fillimisht ne shtëpinë e Kapisyzeve. Meqë vëllezërit Kapisyzi kishin aktivitet te dendur e shtëpia e tyre mund te kontrollohej, Ai iu drejtua një familje te thjeshte, siç ishte ajo e Molla Muho Krajës, ku e zonja e shtëpisë, Fetija, edhe pse nuk e kishte te shoqin ne shtëpi, i shtroi jatakun e i njomi buzët me ujë. Ne mesnate, pa e ditur askush, u çelte derën vëllezërve Kapisyzi, qe sillnin mjekun për t’i mjekuar plagën. Gjithmonë dukagjinasit kane gjetur bujari, mikpritje e ndihme ne familjet shkodrane, kur kane zhvilluar ndonjë aksion apo veprimtari tjetër kundra pushtuesve. Për ketë u janë shume mirënjohës dhe janë përpjekur për t’ua shpërblyer.
Pasi e merre veten, Tome Kola hidhet ne ilegalitet. Ne shkresën nr. 01709, date 15. 3. 1942 te kuesturës Shkodër, theksohet: “… se asht organizator i demonstratës se 22 Fruerit dhe prej kësaj date nuk asht paraqit ne krye te detyrës se vet”. Kurse Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, me shkresën e vet nr. 04826, urdhëron: “… te hetohet, te gjendet e te arrestohet …”. Por, Ai nuk kapet sepse lëvize sa ne qytet e sa ne fshat i ndihmuar nga populli. Ne Pranvere te vitit 1942, Tome Kola del partizane, dhe bene pjese ne Çetën e Pare Partizane te qarkut Shkodër, ne atë te Postribes, e cila u krijua me 10 qershor 1942. Një dite vere te vitit 1942, Toma kishte shkuar me detyre ne Dukagjin. Pasi kreu misionin, u kthye ne shtëpi, ne Prekal, te takoj nene Lenën. Por fashistet e bashkëpunëtoret e tyre ishin informua se ku ndodhej Toma. I rrethojnë shtëpinë, por fale shkathtësisë se tij, çanë rrethimin si vetëtima, e u shpëton. Me formimin e Çetës Partizane Puke – Mirdite, bashke me shume te tjerë, u be pjese e kësaj çete, e cila e shtriu veprimtarinë e saj ne gjithë krahinën e Pukës dhe Mirditës. Pa kalua shume kohe, Ai shkon përsëri ne çetën e Postribes.
Me 19 prill 1943, forca fashiste e mercenare te tyre rrethuan njësitin e vogël partizan qe ndodhej ne fshatin Domen te Postribes, ne te cilin bënte pjese dhe Tome Kola. Pas dy ore luftimesh, partizanet, duke qene shume me te pakte ne numër ne krahasim me forcat armike, u tërhoqën. Toma duke qene ne pozicionin e mbulimit te pandërprere te tërheqjes se shokëve, një plumb i armikut e goditi ne balle dhe ra heroikisht për te mos vdekur kurrë. Populli i ka ngritur kënge këtij biri te lavdishëm qe dha jetën ne lulen e rinise për çlirimin e Atdheut: “Nder partizan / shoku Tome Kola / Namin po e ban / … Me pushkën e tradhtarit / Vranë atë fare djalit / Për ty nëne Shqipëri”.
Jeta dhe vepra e tij prej atdhetari te flaket është vlerësuar duke i dhanë titullin e larte “Hero i Popullit”, kurse ne qytetin Shkodër ka lagje e rruge me emrin e tij. Po ne Dukagjin? Asnjë vlerësim!!! Asnjë veprimtari për te, as ne përvjetorin 65-te te rënies se tij, qe e kishte ne ketë vit!!! Kush do te meritonte me shume se Tome Kola me i dhanë emrin e tij shkollës 9-vjeçare ne Prekal??? Vete prekaloret, duhet te kishin insistuar pasi nuk kane shume si Tome Kola, qe është i vetmi i tyre.
Është e pafalshme për tu politizuar ne mënyre te skajshme gjaku i te rënëve. Tome Kola e luftëtaret e lirisë si Ai, kishin vetëm një ideal: çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe populli te behej zot i fateve te veta. Nuk e dinin se çfarë rruge do te ndiqej mbas çlirimit dhe nuk mbajnë përgjegjësi për gabimet e bëra. Prandaj duhen vlerësuar për atë çfarë bene për Atdheun, siç bëjmë vlerësim për veprimtari shume fragmentare, për shume figura qe se meritojnë apo luftëra inegzistente. Mos respektimi i shume figurave qe kane lenë gjurme jo vetëm ne historinë e Dukagjinit, por ne gjithë Atdheun e tregon edhe gjendja mjerane e lapidareve ne nderim te tyre, për te cilët duhet bere një analize te veçante.
Duke sjell ne kujtese jetën dhe veprën e Heroit Tome Kola, i bëjmë nder jo vetëm atij, por ne radhe te pare i bëjmë nder Dukagjinit, i cili duhet te krenohet me bijtë e bijat e tij, te cilët u bene te pavdekshëm me veprën e tyre ne shërbim te Atdheut siç u be edhe Tome Kola.
Lavdi jetës dhe veprës se “Heroit te Popullit”, Tome Kola.
PRELE SHYTANI
E bukur, e moralshme, e lumtur
E quajta të arsyeshme të dashur lexues të Gazetës “Dukagjini” që përpara se të jap disa këshilla dashamirëse për vëllezërit dhe motrat e mia dukagjinase në lidhje me veshjet e stinës së verës, të sqaroja me pak fjalë sipas fjalorit të gjuhës shqipe domethënjen e këtyre tri fjalve.
Bukur (i, e). Që ka tipare të rregullta, vija e lëvizje të harmonishme, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi tërheqëse, përmbajtje të lartë, veti të mira morale, ndjenja fisnike etj. Që të jep kënaqësi e të bën ta admirosh; i përkryer në llojin e vet; që përputhet me kërkesat e shijet tona estetike.
Moral, i. Tërsia e parimeve, e normave dhe e rregullave që janë krijuar historikisht në kushtet të caktuara ekonomike – shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarin e njerëzve në shoqëri: vetë sjellja e njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave.
Lumtur (i, e). Që i ka të gjitha të mirat, që jeton në lumturi; që është i mbushur me lumturi, që të jep lumturi.
Të gjithë po shoqërohemi me temperaturat e larta të këtyre ditëve, dhe çdonjëri në mënyrën dhe me mundësinë e vet, mundohemi që këtyre temperaturave tu bëjmë ballë. Por kjo nuk do të thotë që ne të harrojmë se çfarë është e bukur dhe e moralshme. E them këtë sepse fatkeqësisht në rrugët tona, në ambjentet e punës, në ambjentet familjare, në shkolla dhe kudo syri të sheh të rinjë e reja, gra, burra dhe fëmijë të veshur keq, po më mirë të themi të zhveshur. Dhe këto veshje që po përdorin nuk e bëjnë njeriun të bukur, por të shëmtuar. Nuk e bëjnë njeriun të moralshëm por të pamoralshëm. Mund të thoni se morali i një njeriu nuk e përfaqëson veshja. Ndërsa unë them po. Psh. Si mund ta quajmë të moralshme një femër e cila ndoshta e shtyre thjesht nga dëshira për të qenë moderne, apo për të shmangur të nxehtit, vishet në atë mënyrë ku veshjet që ajo mban e ekspozojnë në mënyrë skandaloze trupin e saj.
Zoti na ka fal bukurin shpirtërore dhe trupore që ta ruajmë. Nga të parët tanë ne kemi trashëguar gjenetikisht bukurinë dhe freskinë e bjeshkëve tona. E ku ka më të bukur se dukagjinasin. Bukuri e tij ka frymzuar penën e shumë njerëz të shquar anembanë botës të shkruaj me respekt e dashuri për të. A ja velnë që sot në mijëvjeçarin e tretë ne brezat e ri, ta shkatërrojmë këtë thesar që Zoti na e fali dhe të parët tanë e ruajtën me gjak. A je vlen që ky gjak i pastër që lëviz në damarët tanë të ndotet? JO, JO.
Të gjithë e duam modernen, të gjithë e duam të mirën, të gjithë duam ti ikim të nxehtit. Por nuk duhet të harrojm që veshja jonë dhe sjellja jonë duhet të na zbukurojnë shpirtin dhe trupin.
Ja disa këshilla që na ndihmojnë për të qenë të bukur dhe jo të shëmtuar:
- Zgjidhni veshjen që ju hijeshojnë.
- Në temperatura të larta zgjidhni veshje me ngjyra te të cilat nuk e shtojmë temperaturen (psh. ngjyra e bardhë).
- Zgjidhni veshje me përbërje pambuku të holla dhe shmangni veshjet me përbërje sindetike.
- Përdorni veshje të lirshme. Shmangni ato të ngushtat të cilat ju pëngojnë në lëvizje dhe krijojnë djersitje.
- Duhet të dimë të dallojmë difektet trupore që kemi dhe me veshjet tona të mos i nxjerrim edhe më në pah.
- Duhet të dimë të dallojmë ambjentet ku jetojmë dhe punojmë. Psh, nuk mund të veshim një kanotiere plazhi në ambjentet e punës ku ka mjaft papastërti dhe kimikate mjaftë të dëmshme për një trup të ekspozuar. Femrat duhet të jenë të kujdesëshme në veshjet e tyre të dasmave sepse ndoll që në dasem njerzit të dehen.....
- Nuk është e hijshme që një shites djathi apo mishi të ketë veshur kanotiere të përdjersur.
- Një nënë nuk duhet të ja lejojë vajzës që të vishet me veshje transparente që e ekspozojnë trupin e saj. Dhe e veshur ashtu të dalë në rrugët tona sepse ajo shumë shpejt do të bëhet pre e ngacmimeve dhe e përdhunimëve të njerzve të rrugës.
- Duhet të dimë të dallojmë veshjet me të cilat duhet të shkojmë në dasëm me ato që duhet të marrim pjës në një raste vdekje. Më ka qëlluar që në një rastë vdekeje të shoh djem të veshur në kanotiere.
- Duhet të dimë të dallojmë veshjet e të shkuarit në Kishë dhe ne dasmë me ato të plazhit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju uroj një jetë të bukur, të moralshme dhe të lumtur.
ROZA PJETRI
NJË JETË NË PRITJE TË LIRISË
Është shkruar shume për vuajtjet ne burgjet e regjimit komunist, te cilët u morën jetën nacionalisteve, u mori rininë ai ferr qe kaluam. Nisur nga këto, shpesh here tregohen ngjarje qe sot, te tjerëve u duken jo te zakonshme dhe te pa besueshme, por te cilat janë te vërteta e te njohura për ato qe i kane përjetuar.
Fshati Kryezi ndodhet ne rrethin e Pukës, vetëm katër kilometra larg qytetit te Fushe Arsit. Ky fshat është me i madhi ne rreth dhe ka një histori te veçante. Bukuritë natyrore te tij, me shtëpi te sistemuara, me lumin e kullues ne mes, qe vjen nga bjeshkët e larta, me banoret fisnike e me histori te veçante janë objekti i këtij shkrimi.
Është interesant se ne kohen e pushtimit italian këtu u ngrit një stabiliment druri nder me te mirët ne vend, por është interesant edhe fakti, se ky fshat u be objekt i represionit e persekutimi nga regjimi komunist.
Shembulli i këtij persekutimi te pashembullt u be një djalë i ri i këtij fshati. Ishte Ali Riza Arifaj, ai qe u vu ne shënjestrën e Sigurimit te Shtetit për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit, për mospajtimin me padrejtësitë qe ai shikonte çdo dite.
Një dite, Aliu, shkon ne pyjet e fshatit për te nxjerre lende druri për shtëpinë e tij. Andej nga dreka, kur ai po pushonte ne hijet e freskëta te pyllit iu afruan dy vete te armatosur e me rroba ushtarake, por jo te ushtrisë sonë. Ishin nacionaliste te arratisur. Pasi u përshëndeten i treguan se një shok i tyre ndodhej ne rrezik ne Shkodër dhe i kërkuan ndihme atij, qe ne një fare mundësie, ai person duhej sjelle ne fshat, qofte edhe me makinat qe transportonin lende drusore ne Shkodër. Ishte një detyre e rrezikshme kjo ne atë kohe.
Aliu, pavarësisht rrezikut merr përsipër përgjegjësinë e rende. I shpallur kulak ne vitin 1951, i persekutuar e i përndjekur, ai nuk pajtohej me regjimin dhe ishte i gatshëm te ndihmonte nacionalistet e vërtetë.
U dha besa. U be plani i veprimit. Aliu u nis drejt sharrës ku ngarkoheshin dërrasa për ne Shkodër. Njihte një shofer qe shquhej për bese, te cilit i tregoi se cili ishte aksioni qe kishte marre përsipër, te transportonte për ne Shkodër dy nacionaliste te arratisur. Emri i këtij shoferi do te mbetej sekret tere jetën sipas besës se Aliut. U nisen për t’i ardhur e ne ndihme personit qe rrezikohej, i cili edhe sot jeton!
Ne Gomsiqe ishte postblloku, nëpërmjet te cilit kontrolloheshin makinat nga policia. Ne makine ishin dy nacionalistet e armatosur. Kaluan degën e brendshme, por papritmas një postbllok policie u del përpara. Ishte moment dramatik. Aliu zbret nga makina përpara shoferit, i cili bën një veprim te zgjuar. Si pa dashje fik dritat e makinës. Polici i bërtet me ta madhe se perse u fiken dritat e makinës, ndërsa shoferi justifikohet duke thëne se ndonjë defekt mund te ketë ndodhur ne sistemin elektrik, por për pak minuta do te rregullohet.
Shoferi bën sikur do te rregulloje dritat dhe polici i mërzitur nga pritja u kërkon cigare duke justifikuar se shërbimi i gjate ne postbllok i ka lenë pa to. Shoferi menjëherë u jep një pakete cigare. Situata u qetësua disi. Njerëzit e armatosur ne makine, me gishta ne këmbëz dhe ne pritje e ankthin e vdekjes dëgjuan policin qe urdhëroi te niseshin se kontrolli kishte mbaruar. Ne kabinën e kamionit kishte dy pleq, burrë e grua, te cilët nuk dinin asgjë se ç’po ndodhte, sepse me përpara shoferi u kishte thëne se njerëzit e armatosur sipër kamionit ishin punonjës se Sigurimit te Shtetit.
Makina u nis. Udhëtimi nuk pati me asnjë problem deri ne Qafe Laç, ku nacionalistet trima zbriten nga makina. Ishte dy pas mesnate. U përqafuan me shoferin trim dhe diçka i futen ne xhepin e xhaketës. Ngarkesa e rrezikshme tashme qe hequr. Pas pak udhëtimi, u ulen dhe dy pasagjeret pleq dhe shoferi vazhdoi udhëtimin për ne qytetin Shkodër, tashme pa atë ngarkesën e rrezikshme. (vijon në faqe 9)
***
Vazhdonte te punonte Ali Rizaja ne sharrën e Kryeziut, por tashme çdo lëvizje e tij kontrollohej nga Sigurimi. Mendimet e tij ishin dyshuar. Ai mbahej nen vëzhgim. Aliu kishte një halle ne Kam te Tropojë, afër kufirit me Kosovën. Kishte vite pa e pare dhe nga malli niset ne fshatin e largët afër kufirit. Çmallet me hallën e tij dhe pas dy netësh, ai ndahet me te për te mos u takuar me kurrë.
Arrestohet me 21 gusht te 58 - es, torturohet ne birucat e errtë te degës se Pukës dhe pas 10 muajsh, pa pranuar asgjë dënohet pa prova me 8 vjet burg politik. Burgoset duke lenë ne shtëpi nenën plake, gruan dhe një djalë te vogël.
Sigurimi bënte presion mbi te shoqen për tu ndare nga ai, por ajo si një malësore e vërtetë i ruajti nderin, i rriti djalin përballe presionit dhe qëndroi si burrneshat ne shtëpinë e saj. Janë te gjata vitet e burgut, por Ali Rizaja di ti përballoi. Asnjëherë nuk iu shua besimi, aspak nuk i zvogëlohej urrejtja për komunizmin qe po e shfrytëzonte një popull. Lirohet pas 8 vjetësh, por përsëri me i vendosur se kurrë. Tashme, ai gjene hallën te vdekur. Djali i tij tashme ishte rritur dhe vazhdonte shkollën fillore, por ai nuk mund te punonte kurrë me ne stabilimentin e sharrave, sepse shikohej si armik i popullit. Ndiqej e përgjohej kudo. Viti 1967 solli dramat e mëdha kombëtare, kolektivizimin bolshevik dhe shembjen e institucioneve fetare për te cilat ai nuk mund te mos grinte zërin e kundërshtimit. Vjen për ketë burgosja e dyte politike. Drama e tij familjare vazhdon epilogun e saj. Nena e tij 90 vjeçare vdes pa djalin e saj te vetëm. Djali i tij, Mustaf Arifi, i rritur dhe ne shkolle te mesme përjashtohet nga shkolla si djalë armiku. Vitet kalojnë, shpresat dhe ëndrrat e Ali Rizase nuk shuhen. Vërtetë, i moshuar, i lodhur nga vitet e renda te burgimit, ai del nga burgu, por përsëri i pamposhtur. Pret me shprese se liria do te vije dhe vërtetë vjen. Vitet 90-te sollën përmbysjen e madhe, sollën flladin e lirisë për Ali Rizane dhe popullin.
Kthehet ne fshatin e tij, Kryezi, por tashme si një luftëtar i përjetshëm për demokracinë e lirisë. Djali i tij, Mustafa tashme është rritur, mund te arsimohet si gjithë te tjerët dhe tani punon ne një detyre me përgjegjësi dhe gëzon respektin e gjithë malësoreve.
Ali Rizaja, ndonëse shume i moshuar, vazhdon te jete si gjithnjë i forte si shkëmbeje ku u rrit, i drejte dhe paqësor si gjithmonë. Vitet e kane lodhe, por ai lëviz dhe kontribuon me fjalën e tij, me urtësinë e tij ne pajtimin e gjaqeve, grindjeve e mosmarrëveshjeve. Dhe fjala e tij dëgjohet e respektohet jo vetëm ne krahinën e Pukës, por deri ne Tropojë dhe ne Shkodër. Ai është dhe mbetet përfaqësuesi me i denje i rezistencës antikomuniste dhe luftëtar për lirinë dhe demokracinë.
SHAN SOKOLI
LISAT BIEN, FARA MBETET
Lotaj është fshati qe mbyll pjesën jugore te zonës se Shalës, Shalës se qëndresës nder shekuj ne përballje me armiqtë me te egër qe ka pare ndonjëherë ky vend. Shala i ngjan një amfiteatri gjigant ku mes për mes kalon lumi me te njëjtën emër dhe e ndan atë ne dy pjese. Shpatet e kësaj lugine te mbushura me puhizën e pishave e te aheve, lisave qindra vjeçare e gurrave te kudondodhura, me njerëz te thjeshte e dinjitoz për vlerat e tyre, me krenari te ligjshme e kthjelltësi mendimi për te ardhmen ruajnë me te mirën qe mund te kultivoje populli heroik i një zone. Nga kjo zone kane dale e vazhdojnë te dalin pinjollë qe lenë gjurmët e tyre neper faqet e historisë.
Një prej tyre është edhe Lazer Gjon Gilaj, i lindur me 6 tetor 1914, ne fshatin Lotaj, ne një familje te varfër ekonomikisht por shume e pasur ne virtyt dhe qe brez pas brezi patriotizmi i treguar ka shërbyer si fije pakëputur asnjëherë. Lazeri ishte një njeri i thjeshte, zot i vetvetes, një zë qe e ka zanafillën qe ne hershmëri, i edukuar ne një mjedis qe mund te quhet fare mire “Universiteti i jetës malësore”. Gjyshi i tij Ndoc Gjon Gila ishte luftëtar aktiv, përkrah shaljanëve te tjerë ne qëndresën e pashoqe ndaj pushtuesit osman e serbo-malazez. Shtëpia e tyre ishte baze e sigurte e luftëtarëve te lirisë, si: Hasan Prishtines, Bajram Currit e Luigj Gurakuqit. Luftërat për liri e pavarësi kane qene bashkeshoqeruese te “Djelmnise se Shalës”. Leitmotivi qe i udhëhiqte ishte thirrja nga thellësia e shpirtit: Jo nënshtrim! Jo, interesave te huaja! Jo bashkëpunim me te huajt qe ishin kundër interesave krahinore e Shqiptare! Zot ne trojet tona! Duam vetëm liri! Shala dhe krejt Dukagjini me Malësinë i ka mbajtur me dinjitet këto amanete te brezave. E nder ta ishin edhe katër djemtë e Gjon Ndocit, nder te cilët ishte edhe Lazeri. Malësori është inteligjent nga natyra, i paepur para vështirësive, i gatshëm për lufte te drejte, i kthjellte ne mendime, pragmatist dhe vizionar për te ardhmen. Lazer Gila fillon Liceun e Karabinierisë ne Rome, ne vitin 1940 dhe mbaron studimet me sukses ne korrik te vitit 1943. Menjëherë kthehet ne atdhe duke pas te drejtën e zgjedhjes ne mes 22 legjioneve te asaj kohe. Lazeri ne mbështetje te asaj edukate qytetare dhe ushtarake qe kishte fituar, zgjodhi qendrën e Mamurrasit, me detyre oficer kontrollor i zonës Fushe Kruje, Rrëshen dhe Mirdite.
Mbas kapitullimit te Italisë fashiste, Lazeri arrestohet nga gestapoja gjermane dhe dërgohet ne burgun e Tiranes, me 25 janar 1944. Këtu qëndroi ne hetuesi deri me 7 prill te atij viti, ne te cilën date Lazeri me dhjetëra te tjerë janë liruar me ndihmën e njësitit guriel te Tiranes duke thyer burgun. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Lazeri dhe dhjetëra te tjerë kane kaluar ne formacionin e batalionit partizan “Dajti”. Me vone, me krijimin e Brigadës XXIII Sulmuese, me 23 shtator 1944, kaloi ne ketë njësi deri ne çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi - fashiste.
Brigada e XXIII Sulmuese kaloi ne zonën e Dukagjinit, ne Tuz, Kuç te Malit te Zi, ne Kelmend, Shkodër, Kruje, Mat e Lume dhe kudo ra ne sy devotshmëria e luftëtareve te saj për liri dhe pavarësi.
Ne vitin 1946 – 1948, Lazeri ka qene ne Divizionin e Pare, ne armen e artilerisë dhe ka shërbyer ne ketë arme me devotshmëri ne Tirane. Me kërkesën e tij lirohet dhe shërben ne vendlindjen e tij me plot përkushtim e ndershmëri. Për vite te tera u zgjodh nga populli, kryetar i këshillit te fshatit, tregues i vlerave te këtij njeriu qe energjitë e tija diti ti veje ne shërbim te popullit si askush tjetër.
Për arsye ekonomike e familjare largohet nga vendlindja dhe punon për disa vite si banakier ne Fushe - Zeze dhe pas mbylljes se këtij kantieri pyjor, punon si roje ne depot ushtarake.
Gjithnjë i sjellshëm, i thjeshte, njerëzor ne gjithçka, bashkëbisedues, vendimtar e ndihmëtar ndaj kujtdo! Kështu e njohën Shala, fisi i tij, Bajza, Kelmendi dhe Shkreli, ne te cilat la me qindra miq. Lisat bien, por fara mbetet. Ai u nda nga jeta, por mbetet emri dhe veprimtaria e tij prej një burri te skalitur me virtytet me te mira te një burri prototip dukagjinas model.
“Kam qene, jam e do te mbetem gjithnjë dukagjinas” – thoshte Lazer Gjoni ne bisedat e herëpashershme qe bëheshin. Krahas emrit te mire, shume medaljeve ne lufte për liri e çlirim kombëtar, një pasuri tjetër qe Lazeri la pas, janë pese djemtë e katër vajzat dhe mbi gjashtëdhjetë nipa e mbesa te trungut te tij, qe medoemos janë trashëgimtaret e tij, ne gjithë përfshirjen pozitive qe ai ua dhuroj gjate jetës se tij. Vërtetë se lisat bien, por nga lisa, lisa te tille, pritet me shume gjelbërim dhe kjo deri me tani nuk kane zhgënjyer.
LAZER KODRA
KRIJIMI, NJË AKT PËRTEJ EKSPERIENCAVE
Në këtë intervistë, shkrimtari Lazer Stani flet për eksperiencat e tij krijuese, për lidhjet e letërsisë me filozofinë, për raportet shkrimtar - lexues, për të fshehtat e shkrimtarit që kurrë nuk zbardhen deri në fund, për vendlindjen dhe lidhjet e tij të hershme me të, për njerëzit e paharrueshëm që u bënë pjesë e fëmijërisë dhe e jetës së tij. Shkrimtari shprehet se arti në vetvete, çdo krijim letrar, muzikor, apo i ndonjë zhanri tjetër, është shprehje e shqetësimit tonë të vazhdueshëm, e sfidës sonë të përhershme me realitetin në të cilin jemi të detyruar të shpenzojmë jetën tonë, me të panjohurën që na rrethon në çdo hap që hedhim, me dijet tona të kufizuara, me pamundësinë për të shmangur tragjizmin e fundit tonë të pashmangshëm si individë.
Si mendon shkrimtari Lazër Stani, a ka të bëjë përvoja jetësore me krijimtarinë letrare?
E para gjë që më shkoi në mendje, kur me bëni këtë pyetje, është se mbi çfarë eksperiencash janë shkruar dy nga kryeveprat e letërsisë së njerëzimit Iliada dhe Odisea te Homerit. Këto dy libra janë shkruar në një kohë kur nuk kishte eksperiencë letrare dhe, për më tepër janë shkruar nga një poet i verbër. Të paktën kështu thotë legjenda, kështu shkruhet në libra. Është e qartë se këto dy vepra monumentale të kulturës njerëzore janë shkruar mbi një eksperiencë të dyfishtë: eksperiencën e jashtme që Homeri e mori nëpërmjet dëgjimit të historive që rrëfeheshin dhe një eksperience të veçantë e krijuar brenda shpirtit të tij. Në fund të fundit, është shumë vështirë ta përcaktosh se cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e një shkrimtari, sa ndikojnë eksperiencat dhe sa ndikojnë faktorët e tjerë, pasi me sa duket fati ynë është i shkruar fatalisht në genet tona dhe ne nuk mund të ndryshojmë shumë nga ajo që jemi paracaktuar të jemi.
Gjithsesi shkrimtari krijohet midis dy eksperiencave, midis dy historive: eksperiencës së brendshme që për mua është kryesorja, që krijohet prej historisë se brendshme, historisë që ndodh brenda meje dhe që është vetëm e imja, dhe eksperiencës tjetër, eksperiencës së jashtme, asaj që ne perceptojmë me shqisat tona. Kjo lidhet deri diku me kohën në të cilën jetojmë, me njerëzit me të cilët kemi lidhje të ndryshme, dashurie, miqësie, pune, ose thjeshtë nuk kemi asnjë lidhje, po ne krijojmë një njohje rreth historisë së tyre. Borges-i vetë, gjatë gjithë jetës së tij të gjatë, u përpoq ta nxirrte vetën nga koha në të cilën jetonte, u përpoq ta çlironte vetën nga koha, ndoshta edhe për të sfiduar katastrofën që është e shkruar në trupin tonë: efektin shkatërrues të përkohësisë, të vdekjes. Në fakt është fatale që shkrimtari të jetë skllav i kohës së tij, të mbetët produkt i kohës së tij. Shumë shkrimtarë nuk i shpëtojnë dot këtij mallkimi, ndërsa ka të tjerë që jetojnë kohën njerëzore në kohën e shkurtër dhe të papërfillshme të trupit të tyre.
Ndërkaq akti i krijimit, akti i shkrimit, është përtej çdo eksperience, ose është një eksperiencë e veçantë që lind në procesin e krijimit. Çdo vepër arti e krijuar, çdo poezi e shkruar, çdo histori e rrëfyer, është një eksperiencë që nuk i ngjan asnjë eksperience tjetër. Ajo mbyllet me rreshtin e fundit të historisë, në vargun e fundit të poezisë, në penelin e fundit të një tabloje, në daltën e fundit mbi mermer. Kjo eksperiencë, e fituar në procesin e krijimit, riciklohet vetëm pjesërisht në një proces tjetër krijues, i cili prapë se prapë, shoqërohet me një eksperiencë të re.
A mund të kemi një vepër të mirë kur mungon përvoja?
Jo, nuk mund të shkruhet. Ndryshe veprat letrare do të shkruheshin nga pesëmbëdhjetëvjeçarë. Një vepër letrare, apo një vepër arti është produkt i një eksperience të shumëfishtë, produkt i pjekurisë, imagjinatës, i dilemave të thella brenda vetes dhe e një prirjeje të lindur për ta perceptuar artistikisht botën. Për fat të keq koncepti i eksperiencës, i përvojës të ne është banalizuar, është keqpërdorur, ka vuajtur nga reduktcionizmi. Shkrimtarët gjatë epokës fatkeqe të socializmit, dërgoheshin në prodhim për të njohur jetën, për të njohur heroizmin e klasës punëtore, të ndërtuesve të veprave hidrike, apo të hekurudhave, degdiseshin atje për t’u edukuar me frymën e klasës. Edhe në teoritë letrare të kohës, mësoheshin njëmijë marrëzira, jo vetëm kur interpretohej letërsia e realizmit socialist, por edhe kur analizohej letërsia e mëparshme si letërsia e realizmit kritik, romanticizmi, apo ajo mesjetare. Gjithçka ishte mbrapsht, e deformuar. Kjo krijoi një klimë mbytëse për artin, për letërsinë, viktimizoi me dhjetëra e dhjetëra krijues, çoi në shpenzimin e energjive në drejtimin e gabuar. Një eksperiencë e tillë e imponuar ishte krejtësisht mekanike, e pavlefshme, shtypëse, aq më tepër që e përjashtonte njeriun me fatin e tij kompleks, përjashtonte njohjen reale të natyrës njerëzore, t’kurrte dhe përjashtonte guximin për të udhëtuar drejt së panjohurës.
Arti në vetvete, çdo krijim letrar, muzikor, apo i ndonjë zhanri tjetër, është shprehje e shqetësimit tonë të vazhdueshëm, e sfidës sonë të vazhdueshme me realitetin në të cilin jemi të detyruar të shpenzojmë jetën tonë, me të panjohurën që na rrethon në çdo hap që hedhim, me dijenitë tona të kufizuara, me pamundësinë për të shmangur tragjizmin e fundit tonë të pashmangshëm si individë. Ne, kund në mënyrë të vetëdijshme dhe kund në mënyrë të pavetëdijshme, krijojmë eksperiencën tonë në këto endje marramendëse midis dritës dhe errësirës dhe kjo eksperiencë është e domosdoshme, është energjia prej nga merr jetë një vepër arti, duke krijuar një eksperiencë përtej eksperiencave.
Mund të na tregoni ndonjë rast konkret kur përvoja u ka ndikuar?
Tregimin e parë që e ruaj edhe sot e kësaj dite e kam shkruar në moshën 27 vjeç. Edhe tregimin e parë të botuar ”Mara nuk është e qartë” e kam shkruar në këtë moshë. Këtë tregim nuk e kam përfshirë në asnjërin prej librave të mi, por di që më solli një emocion të jashtëzakonshëm. Miqtë e mi shkrimtarë e pritën me entuziazëm, me vlerësime që në fakt ai tregim nuk i meritonte. Mbaj mend një miken time që më thoshte: “Është tregimi më i bukur i letërsisë shqipe në këto 45 vjet”. E vërteta është se ai ishte një tregim ndryshe, dëshmonte se po vija në letërsi nga ana tjetër e botës, jo andej prej nga kishin ardhur shkrimtarët prej shumë e shumë vitesh. Disa muaj më vonë kur botova “Njeriu i Dosjes” apo “Margaritarët”, mbaj mend se midis miqve shkrimtarë, i mora të gjitha vlerësimet e mundshme, sidomos nga poetët. Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Dritëro Agolli shprehën vlerësime shumë pozitive, madje Dritëroi edhe publikisht nëpër intervista. Nuk ishte pak të gjeje kaq ngrohtësi dhe vlerësim, kur ke botuar vetëm dy-tre tregime në shtyp.
Vetë shkrimi po më krijonte një eksperiencë të veçantë, të shkruarit po më ndryshonte dhe eksperienca e përftuar në procesin e krijimit ishte diçka krejtësisht e re, një eksperiencë përtej eksperiencave.
Natyrisht si nënshtresa të kësaj eksperience janë eksperienca të mëparshme, të krijuara që në fëmijërinë e hershme.
Unë kam lindur në një zonë shumë të veçantë, fshatin Gjuraj te komunës Pult të Dukagjinit, në zonë nga çdo pikëpamje e jashtëzakonshme, të paktën për syrin dhe për shpirtin tim. Unë isha një fëmijë i vetmuar, nuk shoqërohesha me moshatarët, më shumë rrija me pleqtë, njerëz në moshën e gjyshit tim dhe më të vjetër ende, tetëdhjetë- nëntëdhjetëvjeçarë. Ata nguliten në shpirtin dhe në mendjen time eksperienca të jashtëzakonshme; ngjanin të gjithë si filozofë dhe të gjithë ishin shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri. Te këta burra gjithçka ishte e fortë dhe ekstreme; dashuria, guximi, ndjeshmëria, forca, mençuria. Ata e vrisnin shumë mendjen për jetën njerëzore dhe kur nuk gjenin asnjë zgjidhje për dilemat e shpirtit të tyre, i futnin një të qeshur, e merrnin jetën si një shaka, si një lojë që dikush e kishte kurdisur në kurriz të tyre dhe ata ndjeheshin të pafuqishëm për ta ndaluar ose ndryshuar. Në fund të fundit ata nuk jepeshin dhe nuk kishin frikë: njeri prej këtyre burrave, ndërsa ndodhej në vig, i urdhëroi ata që mbanin në krah vigun, ta ndalnin tek një krua dhe një bli shumë i vjetër: “Burra më ulni, tha. E mori dreqi edhe një shpirt”. Qenë fjalët e fundit që shqiptoi përpara se ta lëshonte fryma. Ishin kaq të veçantë dhe kaq trima sa nuk dinin të luteshin, nuk pranonin më saktë. Prej këtyre eksperiencave të hershme vijnë disa prej tregimeve të mi, si “Shtrati i dytë i lumit”, që edhe i përkthyer italisht, më kanë thënë se është pritur shumë mirë.
E ka të vështirë letërsia e mirë komunikimin me publikun e gjerë?
Kur flasim për publik të gjerë, flasim njëkohësisht për turmë. Dhe turmat kanë instinktin e kopesë, shkojnë pas berihajit. Reklamat, televizioni, gazetat, teknologjia e informacionit, kanë një ndikim të dukshëm mbi turmat, ose mbi të ashtuquajturin “publik të gjerë”. Lexuesi i letërsisë së mirë është një pakicë që ka tendencë të shkëputet nga turma, një pakicë që ka shije dhe prirje elitare. Sigurisht kjo pakicë nuk është ai që quhet “treg”. Tregu gjithmonë është i kontrolluar nga modat, tendencat, snobizmat, madje edhe nga spekulimet e mashtrimet. Letërsia e mirë nuk është modë, nuk është objekt për një show televiziv. Pra, në këtë kontekst ajo e ka të vështirë të ketë marrëdhënie miqësore me publikun, vetëm në ato raste kur ka një lidhje midis letërsisë së mirë dhe propagandës, e cila në vetvete mund të mos bëhet fare për motive letrare. Ne shikojmë shkrimtarë të këqij, vërtetë të palexueshëm, që kanë emër publik. Ky është efekti negativ i tregut, presioni negativ i publikut mbi letërsinë.
Pra në kontekst të pyetjes tuaj, letërsia e mirë i ka të vështira marrëdhëniet me publikun e gjerë. Por, nga ana tjetër, ajo është e vetëmjaftueshme dhe mbijeton përtej turmave.
A duhet të shqetësohemi në mos për një vdekje, për një “nokdaun” të letërsisë?
Kjo është një temë e diskutuar nxehtësisht në vitet gjashtëdhjetë - shtatëdhjetë, pas depërtimit agresiv të televizionit dhe profilizimit të shoqërisë së konsumit. Në provincën tonë erërat e zhvillimit fryjnë me vonesë, kështu që shpesh vuajmë nga shqetësime të vonuara, nga shqetësime të tejkaluara. Mund të them se gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit kemi një letërsi të jashtëzakonshme, si letërsia e krijuar nga John Maxwell Coetzee, p sh, po përmend vetëm një rast. Pra, letërsia do të mbijetojë dhe arti në përgjithësi, do të mbijetojë, për sa kohë të mbijetojë njeriu, për sa kohë të ekzistojë vuajtja dhe vdekja.
Morali dhe letërsia ç’lidhje mendoni se mund të kenë me njëra - tjetrën?
Unë do të dëshiroja që letërsia të ishte vepër e njerëzve me moral të lartë, e njerëzve të pakorruptueshëm, e njerëzve që krijojnë një model referimi për jetën tonë. Por kjo nuk është e thënë. Ne kemi një njeri me moral të jashtëzakonshëm si Ernesto Sabato, siç kemi një njeri me moral të dyshimtë si Mihail Aleksandroviç Shollohov. Por, si “Tuneli”, si “Fati i njeriut”, apo si “Mbi Heronjtë dhe Varrezat” dhe si “Doni i Qetë”, janë libra të rëndësishëm për letërsinë botërore. Edhe shkrimtarët janë njerëz. Ata nuk janë të imunizuar nga dobësitë njerëzore, nga veset njerëzore. Pastaj vetë morali është një koncept relativ. Diçka që është e moralshme në një shoqëri, mund të jetë e pamoralshme dhe e dënueshme në një shoqëri tjetër. Letërsia qëndron disi jashtë ligjeve të moralit.
Po filozofia si pozicionohet karshi letrares?
Jean-Paul Sartre, thotë se filozofet më të mençur kanë bërë nga një pyetje, por asnjë filozof nuk ka dhënë një përgjigje. Letërsia operon në një truall ku nuk arrin dot filozofia, në një truall dhe hapësirë të përtejme. Në këtë kuptim, letërsia është superiore, sepse është ajo që na flet ende, kur filozofia ngrenë duart. Tendenca për të filozofuar është vdekjeprurëse për një vepër letrare, ndaj dhe autorët më të mirë modernë e kanë shmangur këtë sindrome të së shkuarës.
A mund të ketë dallim apo klasifikim të letërsisë në bazë të seksit të autorit?
Nuk është normale ta klasifikosh letërsinë sipas seksit të autorëve, ndryshe përveç letërsisë së femrave e të burrave, do të kishim edhe letërsi të homoseksualëve, të lesbikeve etj. Sidoqoftë një farë ndikimi e ka edhe seksi dhe kjo ka të bëjë me diferencat e perceptimit të botës nga sekset e ndryshme, me impulset e brendshme që provokohen nga instinkti seksual. Tek autorët më të mirë, këto diferenca ose tejkalohen e bëhen të pandjeshme, ose shtojnë diçka që është shumë interesante. Unë i kam lexuar me shumë endje librat e autoreve femra, sepse ato shpesh eksplorojnë në një botë që ne burrat, nuk mund ta perceptojmë, për shkak të konstruktit tonë fizik. Ajo që nuk duroj as në jetë, as në letërsi, janë femrat - meshkuj, femrat që përpiqen të imitojnë burrat, që përpiqen të ndjejnë e të flasin si burra.
Kjo tokë, në të cilën jetojmë, është kaq e bukur sepse ushqehet nga dy ngrohtësi të mëdha: ngrohtësia e diellit dhe ngrohtësia e gruas.
Duhet dhe a mund ta thotë krejt të vërtetën shkrimtari në një autobiografi ose në shkrimin e kujtimeve të tij?
Nganjëherë ne jemi shumë kërkues ndaj shkrimtarit: ngaqë e duam, kërkojmë që ai të na thotë gjithçka rreth vetes së tij, të gjitha hollësitë, të gjitha detajet, të gjitha të fshehtat e jetës. Është një kërkesë ekstreme, sepse siç shkruan një poete, “E vërteta është privilegj i tjetërkujt”. Marrëdhëniet njerëzore janë shumë komplekse, shumë të ndërlikuara. Ka të vërteta që ne u shmangemi, të vërteta që ne nuk duam t’i dimë. Shkrimtari vetë, nëse ka vendosur të shkruajë një libër me kujtime, apo një libër për vetën (autobiografi) tregon të vërtetat që ka ëndje t’i dëgjojë edhe vetë, jo ato të cilave u shmanget që të mos i takojë kund rrugës. Përzgjedhja e këtyre të vërtetave varet nga natyra e shkrimtarit, nga mënyra se si ai e koncepton jetën, botën. Megjithatë, kam përshtypjen, se në libra të tillë, gjithmonë ka diçka të pathënë, diçka që shkrimtari e merr me vete në botën tjetër, sikurse çdo njeri tjetër. Rrëfimi është një akt kristian që dëshmohet para syve të Zotit, jo para syve të njeriut. Por ne, prapëseprapë, duhet ta falënderojmë shkrimtarin për ato që na rrëfen.
Intervistoi: Petrika Grosi
Botuar ne gazetën “Albania”,
e diel, 6 korrik 2008
faqe 2