part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

57

NJE DITE DO TE VLERESOHEN RESURSET E FSHATIT KIR

Pak Histori 
Te shkruash për te kaluarën ose duhet fakte historike nga dorëshkrime te ndryshme ose sipas gojëdhënave, qe këto te fundit nuk kane saktësi te plote, por detyrohem te bazohemi ne to. Duke ju referuar gojëdhënave, para  1000 vjetëve, zona e Pultit mund te ketë qene një rrafshnalte rreth  300-400 metër mbi nivelin e detit, ne një pamje fushe ne ketë lugine dhe një përrua shume i vogël ne mes te saj. Thuhet se përroi u kalonte ne ndonjë vend me ane te kurpnave qe kishin mbire ne anën tjetër te përroit. Ne ketë zone flitet te ketë qene dy qyteza te vogla banimi si ajo ne fshatin Kir  dhe e Boksit ne fshatin Gjuraj, te cilat edhe sot kane shenjat  e tyre te rrënojave ne maja te shkëmbinjve te thepisur. Shekujt  qe kaluan dhe procesi  i erozionit beri te veten, lugina u thellua deri ne nivelet e sotme, ku lumi Kir mori formën qe ka sot, i cili mbushet edhe nga përrenjtë e këtij fshati. Si rezultat  i faktorit te mësipërm,  këto dy qyteza te banuara u ekspozuan ne dy shkëmbej ku sot ka vështirësi  për te hipur ne maje te tyre. Ne bindjen time, pa ditur arsyen  se kjo popullsi u largua rreth 700 vjet me  pare, kjo zone mbeti  e pa populluar disa shekuj, vendi u pyllëzua me pyje karakteristike te zonës, si: me dushk, ah dhe pishe. Popullsia e sotme mendohet te ketë ardhur rreth viteve 1650 – 1700. Ne fshatin Kir erdhi një familje nga Peja e malësisë se Gjakovës  me  katër djem, Ndue, Tel, Byk e Ali Bezhani, te cilët jetuan ne një shtëpi ne vendin qe sot quhet lagja Telash. Disa  vite me vone erdhi një familje tjetër prej Kuçit te Malit Zi dhe zuri vend buze lumit Kir ne vendin qe sot quhet Stinjok. Tregohet, se një bari i familjes te Bezhanit kishte vrojtuar nga larg ketë familje dhe pasi kishte informuar familjen, vendosen te provonin fisnikërinë e tyre duke i ftuar për darke dhe si prove ju vendosen sofrën e bukës larg ku ata ishin ulur, te cilët zgjaten duart dhe afruan sofrën prej tyre duke mos u afruar rrëshqanas. Kjo tregonte se ky fis ishte fisnik, te cilën e përdoren si argument për te pranuar bashkëjetesën me ketë te. Rreth 150 vjet me pas,  erdhën edhe dy familje te tjera. Familja Kodra dhe familja Selimi. Fshati Kir, sot është i formuar me disa lagje banimi, i cili po te vështrohet  nga një i huaj qe vjen për here te pare, te jep përshtypjen si  tre fshatra  te vegjël: Nonaj, Katermahallet dhe Kasnesi, ndersa lagjet e tjera te vogla ne përbërje ne raport me këto tri te mëdhatë si:  Lekgjonaj, Telash, Aliaj, Palucajt. Shkuq, Gjeshgoraj, Marknonaj, Palnonaj, Petal, Bykaj etj. Ne vitin 1990 ky fshat kishte rreth 220 shtëpi me mbi 1200 banor, ndërsa sot, ne vitin 2008, ka rreth 50 shtëpi  me banim te përhershëm me mbi  400 banor, qe edhe një pjese prej këtyre kane blere troje për banim rreth  qytetit Shkodër.                                
PRESPEKTIVA
Për te studiuar një perspektive, duhet pasqyruar resurset  dhe kushtet gjeo-ekonomike te një zone. Për ketë fshat po jap disa mendime. Pozicioni gjeografik i fshatit ne dy anët e lumit Kir, rruga automobilistike qe e përshkon fshatin ne te gjitha skajet e tij, me përjashtim te lagjes Kasnec dhe ndërtimi i parcelave are te ndërtuara me mure karakteristike dhe te sistemuara, bëjnë te mundur jetesën e banorëve  ne ketë fshat te bukur piktoresk malor.
Ne fshatin Kir janë rreth 70 ha toke bujqësore are. Pjesa me e madhe ndodhet nen ujë dhe pjelloria e saj  është e cilësisë shume te mire, qe vjen prej  punës se palodhur te banoreve te këtij fshati. Ata, përveç ushtrimit te profesionit te blegtorit, janë dhe bujq te mire. Banoret shquhen për mjeshtërinë ne kultivimin e kulturave bujqësore, ne veçanti te misrit. Ata nuk lenë pëllëmbe toke pa shfrytëzuar!  Ne fundin e parcelave te arave me misër apo me zarzavate e perime, kane kultivuar mjeshtërisht hardhitë, te cilat prodhojnë me bollëk rrush për konsum dhe pije alkoolike. Dhe ne te kaluarën, kur ishte kooperativa bujqësore e Pultit, fshati Kir ishte sektori hambar i drithërave te bukës.  Frutikultura, ndonëse spontane, është shume e zhvilluar,  kryesisht gështenja, me  mbi  5000 rrënje, arra, kumbulla, qershia, dardha, molla, lajthia e egër e te tjera. Prodhimi i tyre, te marra se bashku, arrin mbi  1200 kv. E veçanta e këtij fshati me pjesën tjetër te zonës se Dukagjinit, është, se ne ketë fshat kultivohen te gjitha pemët frutore me përjashtim te agrumeve dhe ullirit. Kushtet e veçanta klimaterike, sigurojnë prodhime bujqësore te bollshme, te cilat jo vetëm plotësojnë nevojat ekonomike për konsum familjar, por mbesin plote prej tyre për tu paraqitur ne treg, duke shtuar ne ketë mënyre te ardhurat familjare.  Kapaciteti kullotave është i provuar për te mbarështruar mbi 300 krerë gjedhe dhe mbi 2000 krerë bagëti te imta (dhi e dele). Një burim tjetër i te ardhurave ekonomike familjare dhe kolektive, i cili kërkon vetëm investim vullneti, besimi dhe shpirti praktik për te punuar me kërkesa bashkëkohore ne ketë fushe, siç është fusha e bujqësisë shume efikase.
Ne hapësirën e fshatit Kir, ka burime ujore te bollshme me 7 gurra sipas emërtimit popullor dhe mbi 80 burime te vogla   te shpërndara ne te gjithë territorin e fshatit. Fshati, ka një bjeshke karakteristike,  me bukuri te radhe ne zonën e Dukagjinit, siç i kane pas thane  dikur: si bjeshka  e Kirit me livadhe te bollshme dhe burime ujore ne te gjithë territorin e saj, e cila sot është e mbuluar me pyllin e ahut. Me pak investime, kjo bjeshke merr vlera te mëdha  turistike, e cila do te bënte te harrohej bjeshka e Razmes. Bjeshka ka ujë te ftohte dhe te bollshëm, ne te cilën ka livadhe te sheshta, pjerrtësi piktoreske qe mund te bëhen rruge shëtitore shume te këndshme neper këto pyje dhe lëndina. Ne krye te bjeshkës ka disa burime ujore te vogla ne një lugine, ku me pak shpenzime mund te ndërtohet një rezervuar, duke krijuar një liqen te vogël, i cili do te rrite vlerat për turizëm. Gjithashtu ne ketë lugine mund te ndërtohet një shëtitore e bukur me banesa pushimi ne dy anët e saj.  Ne hapësirën e këtij fshati, ka pasuri minerale, se nga kërkimet 20 vjeçare qe janë bere, rezulton se ka bakër dhe minerale te tjera shume te çmuara, qe nesër, me shfrytëzimin e te cilave do behej e mundur te rriteshin te ardhurat e këtyre familjeve qe mund te jetojnë ne ketë fshat.  Pyjet e shumta, si ahu, dushku dhe shkurret  janë te mjaftueshme për përballimin e nevojave familjare dhe për te siguruar te ardhura plotësuese duke shfrytëzuar ato ne baze te rregullave përkatëse. Klima si ne vere dhe ne dimër ne fshat është e veçante, duke e krahasuar me pjesën tjetër te zonës se Dukagjinit. Vera është mesatare dhe dimri është i bute. Bora, gjate dimrit nuk e pengon jetën normale te fermerëve ne punët e bujqësisë dhe ne mbareshtrimin e blegtorisë.

***
Nga gjithë ky përshkrim i shkurtër, qe bere me lart, lind pyetja e thjesht: ku ndodhet çelësi i perspektives se këtij fshati? Ne përfundim te kësaj paraqitjeje, dalin dy zgjidhje: Se pari, rruga automobilistike Shkodër – Breglumi, te rihapet duke u bere me dy kalime, te asfaltohet, sepse ku shkon rruga, shkon qytetërimi. Se dyti, fermeri duhet te behet i vetëdijshëm, se unë dhe vetëm unë mund ta beje jetën ta jetoj dhe ta jetoj me gjithë kërkesat e saj. Pra, te marri nismën ne te gjitha drejtimet, por veçanërisht te përgatitet për turizëm malore ne vere dhe ne dimër. “Gomarin nga balta, vetëm i zoti e nxjerre”, thotë proverbi popullore. Atëherë nuk na mbetet asnjë gjë tjetër, vetëm vullneti dhe puna  e palodhur me besim te vetja. Ne ketë fshat jetohet dhe jetohet mire, me kushtet bashkëkohore, duhet te jete baza e nisjes e punës te fermerit ne fshatin Kir, për te ardhmen
Unë, kam  bindje te plote se një dite do te vlerësohen resurset e këtij fshati dhe besoj ne  ripopullimin e këtij fshati. Fshati Kir, fshat punëtor, fshat ekonomik, fshat turistik dhe fshat i se ardhmes.                  
Prelë KROJ

 

NJE PROMOVIM  I VEÇANTE

Me datën 16 gusht 2008, ne orën 11. 00, ne ambientet e Bar – Restorant “Traditës” u be promovimi i librit me titullin “Struktura etike e te drejtës zakonore Shqiptare”, me autor profesorin japonez Kazuhko Jamamoto.
Te pranishëm ishin mjaft personalitete te kulturës dhe te artit te këtij qyteti.
Fjala e hapjes u mbajt nga ndërmjetësuesi, zoti Aleksandër Kola, i cili beri një panorame te shkurtër mbi Kanunin dhe prezantoj autorin e librit ne fjale.
Pastaj autori i librit, profesor Kazuhiko, përshëndeti te pranishmit dhe shpjegoj arsyet se perse ishte Kanuni i Leke Dukagjinit qe e tërhoqi për te bere një studim te tille te zgjeruar mbi strukturën etike te drejtës zakonore shqiptare. Gjate bisedës, Ai vuri ne dukje vlerat e tij për kohen kur zbatohej dhe vlerat e tanishme si identifikuese te një kombi me kulture te lashte. Ai, përmendi vlerat etike, estetike dhe humaniste qe ky kanun kishte ne bazën e tij.
Pastaj përshëndeten radhazi: pedagogu i Universitetit Hasan Leka, Mjeshtri i Madh i Punës Fadil Kraja, studiuesi Agron Luka, e te tjerë. Ne fjalën e tyre, krahas falënderimit për profesorin u sollën vlerësime pozitive për pjese te veçanta te kanunit.
Promovimi u mbyll me një koktej te thjeshte tradicional.
Çdo gjë e Bar – Restorant “Traditës” ishte e përshtatur me se miri ne funksion te këtij promovimi disi te veçante. Për ketë meriton një falënderim pronari i këtij lokali, zoti Gjon Gilaj.
Korrespodenti
i gazetës “Dukagjini”

 

“SHAKAXHIU” QE NUK DIN TE BEJ  SHAKA! ...
(kujtese për kritikun letrar – Kadri Ujka)

Lexova shkrimin tuaj: “Kur kthetrohemi nga nostalgjia për “Armikun e Çlirimit””(Analize historiko-kritike) shkruar ne gazetën “Dukagjini”, nr. 56, korrik 2008, fq.10 – 11.
Si fillim vlen t’ju kujtojmë se njohja jone mbi 30 vjeçare i ka krijuar ato hapësira marrëdhëniesh qe çdo mosmarrëveshje apo keqkuptim, ma pare se për ta publikuar ne media, munde t’i kishim diskutuar mes njeri – tjetrit meqë edhe takuar jemi shpeshherë.
Librin – “Shakaxhinjte e Nacionalizmit”, jemi nder te paret miq qe ju a kam dhuruar para tri vjetësh, madje keni qene dhe i ftuar nderi ne promovimin e tij, bashke me miqtë e nderuar Fadil Kraja, Prele Milani, dhe Ahmet Osja.
Besoj se, tri vjet kane qene te mjaftueshme për te reaguar, por çuditërisht, paskëshit prite qe “t’ inspiroheni“ nga ambasadori turk ne Kosove! … Ju, zoti Ujka shpreheni se: “Ne klimën e debatit mjeran dhe abuziv te “rishikimit” te historisë kur mësova nga media e shkruar se ambasadori turk ne Kosove, na sugjeruaka qe historia e pushtimit osman, ne rastin tone te mos konsiderohet si e tille, ndjeva nevojën e reflektimit me një sens akoma me kritik ndaj librit “Shakaxhinjte e Nacionalizmit”, te publicistit Mark Bregu”. Bravo – Ujka, jeni vërtetë – shakaxhi tipik – “revolucionar” sa antishqiptar, po aq servil i klasit te pare.
Ju pyes(duke ndiere dhimbje për katandisen tuaj): A është ne nderin e një kritiku letrar(madje) te “pozuar” me dy shkrimtare te njohur, si Agolli e Kadare, te mohoni historinë e Lavdishme te Luftës se Popullit tone kundër pushtuesit osmane pese shekullore? Si mund te aprovosh “apriori” mendimin e një diplomati te huaj?!
Zotni Ujka: Historia e pushtimit osman është e shkruar me gjakun e mijëra shqiptareve, qe nga Mitrovica, Presheva, Shkupi, Shkodra e deri ne Prevezë te Çamërisë. Ajo është shkruar me shpatën dhe me përkrenaren e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut; është e shkruar nga penat e arta te Barletit, Bogdanit, Bardhit, Fan Nolit, Tajar Zavalanit, Dom Ndoc Nikes, Gurakuqit dhe Fishtës. Është e “vulosur” me gjoksin kreshnik te Mic Sokolit e Dasho Shkrelit, me gryken e pushkës se “Legjendës se Maleve”, Dede Gjon Luli, Mehmet Shpendi dhe Bace Bajrami, me pushkën e Isa Buletinit, me thikën e Nores famëmadhe te Kelmendit qe theri Vuçi Pashën – turk ne shtatoren e tij, qe e kishte ngritur ne fshatin Selce.
Te gjitha këto i ke te shkruara te “Shakaxhinjte e Nacionalizmit”, por ty t’i ka errësuar sytë “Internacionalizmi proletar”, prandaj i urren kaq shume nacionalistët, sepse për fat te keq je edukuar mos me njohtë Atdhe. Atdheu dhe “zoti” i jot ishte ai me portretin e te cilit demonstrove(artificialisht), mbasi e kishin hequr zvarre “shtatoren” e tij ne bulevardin e Tiranes. Zotni Kadri, nuk do te zgjatem sepse e quaj kohe te humbur te merrem me konformiste dhe servil te shkalles superiore siç jeni ju. Po te ishe malësor fisnik, do t’i kishe dhanë përgjigje Neshat Tozajt, i cili me romanin e tij “Turpi” i quajti malësorët imorale dhe sifilitike. Ti Kadri, je vetëm një “vegel” dhe asgjë ma tepër, “i denje” për “vallen” e shakaxhinjve … Shkrimi i juaj i tej zgjatur nuk është asgjë veçse “leksion” i një “masoviku” te Partisë.
Zotni Ujka: nuk mund ta mbyll ketë shkrim pa ju kujtuar se, jeni një “profan” i vërtetë ne njohjen e historisë. Ju, ne tentative për te përligjur ateizmin, shpreheni se: shqiptaret duke qene “pagane” festojnë te gjithë se bashku, Shëngjergjin – Pagan! Po, ku e ke lexua ketë “përralle” more Kadri?! Si nuk e paske marre vesh se, shenjt pagan nuk ka ne bote?! Si nuk e ke mësuar se shenjtërimi fillon pas lindjes se Jezu Krishtit Me shume sinqeritet, ju këshilloj qe kur te ndeshin ne vështirësi te tilla, te konsultoheni me intelektualin dhe studiuesin e zellshëm – zotni Ndue Baca, dhe se ke larg me e pyet…!!!
Zotni Kadri! Ju kujtoj se ne shume krahina te Shqipërisë Verilindore, përveç Shën Gjergjit, vëllezërit mysliman shqiptare festojnë dhe Shën Kollin dhe Shën Mërinë, madje ka edhe te tjerë qe festojnë edhe Krisht – Lindjet. Nuk duhet te çuditesh aspak për mrekullitë qe ka bere dhe bën Shenjti Shnanue ne Laç te Kurbinit, ku kane gjetur shërim me dhjetëra mysliman dhe te krishtere.
Ju mund te çuditeni, por një pjese e konsiderueshme te myslimaneve te Kurbinit dhe Krujës, betohen: “Për At – Shnanu”. Ti mund te vazhdosh me ju ra daulleve te ateizmit, por do ta kesh tepër te vështire për te konkurruar Hoxhën e Priftin …
Sa do qe je munduar me e “materializuar” mendimin duke na cituar vargjet e Çajupit, te shprehura ne momente depresive (mbasi i kishte vdekur bashkëshortja), kur citoni vargjet e tij: “Se kam pare Perëndinë / shoh nga here dashurinë / …”. Ne se e keni lexuar me vëmendje librin e “Shakaxhinjve … ”, do te kesh lexuar dhe këto vargje te Çajupit(ndonëse nuk te vijnë përshtat), kur citon ne mënyre demonstrative: “Ti o Perëndi qe krijove gjithësinë / ujkun, derrin dhe arine / ç’deshe qe krijove Turqinë / …”! Beni mire t’ia citoni diplomatit turk, qe te kuptoje se marrëdhëniet e mira qe ekzistojnë mes dy vendeve tona, nuk mund te jene një arsye me shumë, për te mohuar pushtimin osman – pese shekullor.
Ketë mohim mund ta bëjnë vetëm “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit”, pjese e mbeturinave te baticës turko – osmane. Ketë mohim mund ta bëjnë vetëm ata te cilët akoma nuk e kane kuptuar se nocioni – Nacionalizëm, është “teoria filozofike e patriotizmit”(Andrea Fornezi. Revista “Kuq e Zi”, ne Bruksel). Për te gjitha çfarë “ligjëroni” ne shkrimin tuaj, përgjigjet i keni te “hipotekuara” ne librin e sipër përmendur, prandaj hiqni dore nga metodat makiavelike, hiqni maskat dhe dilni ne shesh.
Ju kujtojmë te gjithë mashtruesve dhe manipulatorve se, libri “Shakaxhinjtë e Nacionalizmit” ka “pushtuar” tri kontinente, dhe kam marre urime nga ajka e shqiptareve te Diasporës.
Falënderoj te gjithë miqtë dhe dashamiret për mbështetjen e pa kursyer morale dhe materiale. Kadri! Te ndriçoftë ZOTI mendjen.
Mark BREGU

 

E PERKRAHE KETE NISME

Duke marre shkas, nga një artikull i botuar ne gazetën “Dukagjini”, ne nr. 56, i titulluar “Opinion mbi nismën e një grupi prej Shoshi”, me autor Ndue Sanaj, Kryetari i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, mbi nismën e një grupi nga Shoshi, me banim ne  qytetin Shkodër dhe ne  rrethinat e tij. Ata kane diskutuar mbi disa dukuri negative dhe probleme qe e shqetëson prej shume vitesh komunitetin tone, sidomos për disa norma te mortit, te cilat po praktikohen padenjësisht dhe ne kundërshtim me traditat tona. Për këto jep opinionin artikullshkruesi, qe jo vetëm te gjejnë zbatim kërkesat e këtij grupi, por ato i zbërthen duke shpreh te plote mënyrën e organizimit dhe zhvillimit te një ceremonie mortore ne kushtet e reja bashkëkohore.
Unë si pjesëtare i këtij komuniteti, si dukagjinas, do kisha dëshire t’iu drejtohesha jo vetëm si shaljane, ku kam lindur dhe jam rritur, por edhe si vëllezër dhe motra me Krishtin: e ndjeje detyre morale dhe qytetare, ne ndërgjegjen time te reflektoj për një çështje kaq me rendësi, te cilin e keni trajtuar me shume guxim dhe qe autori i shkrimit me shume përgjegjësi, jep opinionin e tij.
Te nderuar anëtare te grupit nismëtar dhe kryetar i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, duke ju përshëndetur, ju afroj mbështetjen time te plote personale dhe familjare, morale, njerëzore dhe shpirtërore. Jam dakord me te gjitha propozimet, për ndryshimin e disa normave te ceremonisë mortore, duke konstatuar me bindjen time te plote, se këto propozime qe na paraqiten janë për te mirën tone, për te mirën e integrimit te të gjithëve. Jam i sigurte se rruga qe kemi nisur sado e vështirë, është një rruge qe duhet vazhduar dhe ju siguroj ju se do te gjeni kudo dhe kurdoherë mbështetjen dhe përkrahjen e te gjithëve njerëzve përparimtarë dhe parimor kudo qe te jene.
Te gjithë dukagjinasve, ju  bej thirrje: “Te bashkoheni sa me pare me nismën dhe propozimet qe jepen ne  ketë gazete, ne nr. 56, sepse aty janë probleme qe na përkasin te gjithëve, te cilat presin kohen për tu zgjidhur sa me pare”.
Agostin Gjoka

 

F.S.NOLI
MARATONOMAKU YNË I DIJES, KULTURËS DHE I DEMOKRACISË SHQIPTARE

“Rend kudo duke bërtisur / nëpër shekuj faqe ndritur, / se i vogli shtrin viganin / dhe i shtypuri tiranin, / veç e tok / tok o Maratonomak”.
Theofon Stilian Noli erdhi në jetë me 1882 në qytezën Ibrik Tepe, fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë. Arsimin bazë e mori në vendlindje. Shërbeu në punë të ndryshme. U “njohë”ende pa u rritur me Shekspirin, të cilin e adhuroi të gjithë jetën. Botoi shumë artikuj në gazetat “Drita”(Sofje) dhe “Kombi” të Amerikës. Me 1906 shkoi në SH. B. A. duke synuar themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Erdhi në Shqipëri me 1913 dhe 1920. Me triumfin e Revolucionit të Qershorit 1924 u zgjodh kryetari i qeverisë demokratike dhe mbas  përmbysjes kundër - revolucionare largohet nga vendi. Në krye të KONARE-s  vazhdoi veprimtarinë patriotike. Në vitin 1932 u kthye në Amerikë.
Interesat e Nolit për dije, kulturë e gjuhë të huaja s’kanë të krahasuar. Ai solli pranë nesh figurën legjendare 2500 vjeçare të Maratonomakut, lajmëtarit të fitores…; vërshimin e “lumenjve” që shkatërrojnë rrjetat e “merimangave” e  të “mushkonjave” të zeza vampirë, përfaqësueset e injorancës, mjerimit e të obskurantizmit mesjetar.
Bota lëviz pa pushim drejt përparimit në mes rreziqeve, tërmeteve dhe cikloneve tokësore e shoqërore ku tiranët dridhen e lebetiten duke marrë “hakun” që meritojnë. “Pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta”. Figura e patriotit të shquar “shkrihet” në një me simbolin tonë kombëtar. Le të dridhen “tiranët” para flamurit dhe vegjëlisë. Periudha që jetojmë është époka e përmbysjeve përfundimtare të sistemeve totalitare.
Demokrati i madh revolucionar i kushtoi jetën atdheut të shumëvuajtur. Ai kërkonte, liri, progres e të drejta njerëzore. Shqetësimi i tij më i madh: prapambetja e thellë ekonomiko- shoqërore e vendit, analfabetizmi dhe varfëria e tejskajshme e masave të gjëra punonjëse. Noli ishte kundër çdo lloj dhune e tiranie. Por, pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, gjeniu i demokracisë dhe i letrave shqipe e kuptoi se liria nuk dhurohet dhe as vjen pa luftë e sakrifica. Te poezia ”Krishti me kamxhikun”:  “Je gabuar o Krisht, që u ke predikuar / se të marrët, të shurdhët, s’kanë dëgjuar; / ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin, / se shpirtrobi s’çlirohet askurrë pa drurin.”
Jezu Krishti s’dëgjoi dhe s’e mori vesh mikun / dhe me lot i pendur e hodhi kamxhikun, /  dhe i tha:”S’e ka fajin kurrizi, po truri, / se lirin’e sjell drita e mendjes, jo druri.”
Poliglodi i shquar i dha botës shqiptare disa nga kryeveprat  e letërsisë botërore: “Hambleti”, “Makbethi”, “Otella”, “Romeo e Zhulieta” të Shekspirit, “Don Kishoti”i Servantesit, ”Rubaitë” e Omar Khajamit etj. Poema “Skënderbeu” e shkrimtarit Ameritan Longfellou është “derdhur” në një shqipe kaq të gjallë sa ka kaluar në radhën e parë të “galerisë”së veprave të zgjedhura të letërsisë tonë: “Nga kështjella shpejt ka rënë / flamuri me gjysmë hënë / edhe populli shikon / që në vend të tij valon / flamuri i Skënderit n’erë / shkab’e zezë me dy kreré.”
Vetëm përkthimi i përkryer i tragjedive të Shekspirit do mjaftonte për t’i siguruar Peshkopit të lavdishëm pavdekësinë në “Panteonin e Përjetësisë” së burrave më të mëdhenj të kombit Shqiptar. Ai, me idetë ngadhënjyese që rrezatojnë këto vepra të “dhuruara” falas, si Maratonomak i kohëve moderne, na dha sinjalet e fitoreve të së ardhmes.
“…Shekspiri tregoi që ai që nis qeverimin me gjakderdhje dhe terrorizëm është i shtrënguar fatalisht të vazhdojnë ashtu si nisi, s’kthehet dot prapë më, hyn thellë e më thellë dhe është i dënuar të mbytet në pellgun e gjakut që ka krijuar vet.”
“…Ambicja egoiste pa skrupull, pa mëshirë dhe pa ndërgjegjësim është një kuçedër që ha vetveten dhe krijon për të zotin një Ferr mbi dhe, më të llahtarisur se ay i poetit fetar medieval Dante, në të cilin njeriu modern nuk beson dhe për të cilin s’janë në një mendje as theollogët…”
Fan Noli. ndër emblemat më brilante të demokracisë e të përparimit, për shumë vite vuajti shpirtërisht kur Atdheu lëngonte nën “thundrën” e dhunës e të mjerimit.
“Anës lumenjve”
“Ku e lam’ e ku na mbeti, / vaj-vatani e mjer mileti, / anës detit i palarë, / anës dritës i paparë, / pranë sofrës i pangrënë, / pranë dijes i panxënë, / lakuriq dhe i dregosur, / trup e shpirt i sakatosur”.
Parajsa dhe Ferri ndodhën në Tokë. “… Tragjedia e Makbethit dhe e zonjës Makbeth, e përsëritur qindra here me ca variante në histori të botës, na provon me një mënyrë shkencëtare që ka një gjyq dhe një denim këtu mbi Dhe për të ligun…”
Bujaria e Nolit ishte e veçant dhe e pallogaritshme. “… Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat s’duhet të vdes njeriu para se t’i këndojë. Një prej tyre është “Don Kishoti” i shkrimtarit spanjoll Miguel de Cervantes Saavedra… Është dhurata më e lezeçme që mund t’ju bëjmë këndonjës të dashur. Jemi sigur që do ta shijoni. Është e pamundur të mos ju pëlqejnë…”
Don Kishoti do ju ndihmoj edhe në “jetën” tjetër! Ju siguron “shpirti” i Dostojevskit atje në Botën e Yjeve! Besojeni! “… Kur të niseni për në Gjyqin e Madh, në takim me Zotin, mos harroni të merrni me vehte librin “Don Kishoti”, se do t’u ndihmonte t’u faleshin ca nga mëkatet tuaja…”
Don Kishotët në çdo kohë kërkojnë të kthejnë mbrapsht “rrotën” e historisë. “…Ata qahen se në Shqipërinë e sotme e ka marrë në dorë fuqinë rinia. Çupat dhe djemtë - thonë këta të mykur - janë demoralizuar, bëjnë dashuri me kë të duan dhe martohen me kë të duan. Nga pikëpamja e këtyre mbeturinave kjo qenka një krime i madhe! Kur është dëgjuar kjo liri e madhe që një vajzë shqiptare të martohet me cilin t’i dojë zemra e saj? Sa gjë e keqe! Perëndia na shpëtoftë nga një regjim i tillë…” F. N.
Xhon Kenedi: “Një shoqëri e lirë që s’ndihmon dot të shumtët që janë te varfër, nuk shpëton dot as të paktët që janë të pasur.” I pasuri është i fuqishëm! Ai ka dy pushtete! Është i njohur fjalimi i Nolit në Parlamentin Shqiptar të vitit 1924: “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive: 3. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. 5. Këtu idealet e shtrembra, të errëta e mumfikuara të Fanarit e të Buharesë përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla, më elegante e më të ndriçime të Perëndimit…”
Fan Noli i donte me gjithë zemër këngët dhe vallet popullore. “ Kur Noli shkoi me 25 gusht 1924 në Bilisht i shoqëruar nga shumë burra të njohur devollinj, u bë një miting i madh dhe ai kërkoi që të dëgjonte këngë dhe të hidhte valle bashkë  me ata artistë popullor. Ishte kohë e bukur por frynte një fllad sa për të rrahur palët e flamurit me të cilin ata pritën Kryetarin e Shtetit Shqiptar…”
Pa karakter të fortë, s’ka artistë të mëdhenj, tha ai për Betovenin. Kjo fjalë kuptimplote i përshtatët plotësisht poetit, prozatorit, publicistit militant, gojëtarin të zjarrtë, historianit e mendimtarin të shquar, kritikut të artit e të letërsisë, mjeshtrit të madh që i fali gjuhës shqipe një potencial të rrallë fuqie shprehëse artistike. Ai la gjurmë të thella e të pashlyeshme në historinë e popullit tonë.
Dijetari i shkëlqyer “eksploroi” duke “pushtuar” shumë maja të larta të dijes. Edhe në moshë të thyer shikonte drejtë horizonteve të reja! Ato ishin pengu i tij më i madh! “Kam shpresë t’i kthehem përsëri, duke dhënë disa kryevepra të tjera të Shekspirit në shqip. Unë mund ta bëj këtë. Jam ende i ri. Jam vetëm 82 vjeç. “Por jetën ia kemi borxh Natyrës. Pas disa muajve vdiq, në vitin 1965, në Florida të Sh.B..A., për të kaluar në përjetësi.
LUIGJ TEMALI

 

FLUTURIM I VUAJTJES DREJT LUMTURISE: POR...

Fluturim i vuajtjes drejt lumturisë
Në vazhdimësinë e ciklit “Familje në udhë kryq” do të shkruaj për emigracionin.
- Çfarë do të thotë emigracion?
- Kush janë këta emigrantë?
- Ku shkuan dhe çfarë bëjnë?
- Kë lanë pas? A do të kthehen?
Të dashur lexues! Pas këtyre pyetjeve, do të mundohem tu jap sado pak përgjigje. Fillojmë me pyetjen e parë: Çfarë është emigracioni?
Dhe disa njerëz, përgjigjën kështu kësaj pyetje:
- Një lëvizje nga vendi yt në një vend tjetër, për arsye, politike e ekonomike.
- Një ecje drejt së mirës.
- Fluturim i vuajtjes drejt lumturisë.
- Plagë që kërkon shërim.
- Realizim i ëndrrave të parealizuara.
Një plak tha: - Emigracioni është një ëndërr që fatkeqësisht realizohet.
Pas këtyre mendimeve tani do tu njohim me disa statistika në lidhje me emigracionin:
Emigrantët luajnë rol kyç në krijimin dhe ruajtjen e lidhjeve të rëndësishme ekonomike dhe njerëzore ndërmjet vendeve të tyre pritëse dhe atyre të origjinës. Gjatë 35 viteve të fundit, numri i personave që janë jashtë vendeve të tyre ka arritur në më shumë sesa dyfishi dhe kap shifrën e  mbi 175 milionë njerëz.
Në mbarë botën, një ndër 35 persona është emigrant. Nga ana ekonomike, emigrantët ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit dhe në zbutjen e varfërisë. Emigrantët në ekonomitë e përparuara dërgojnë rregullisht para tek familjet e tyre.
Fluksi global i këtyre të ardhurave nëpërmjet kanaleve zyrtare vlerësohet 100 miliardë dollarë dhe është ndoshta 2 - 3 herë më i lartë nëse llogariten edhe paratë e dhenë jo ne rruge zyrtare. Të ardhurat dhe investimet e bëra nga emigrantët në vendet e tyre të origjinës rrisin standardet e jetesës së miliona të varfërve dhe përmirësojnë mundësinë e ushqimit, strehimit, kujdesit shëndet ësor dhe arsimimit. Emigrantët gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës duke sjellë aty aftësitë e nevojshme që kanë fituar jashtë vendit nëpërmjet emigracionit të kthimit, pamorë dhe real, të përhershëm dhe të përkohshëm. Në vendet pritëse emigrantët ndihmojnë në plotësimin e aftësive që nevojiten dhe të mungesave lidhur me punën.
Ata sjellin sipërmarrje dhe larmi duke përmirësuar në këtë mënyrë mundësitë për krijimin  e biznesit të cilat janë produktive dhe konkurruese në tregun global.
Ja karakteristikat e Shqipërisë si vend emigrues: 20 përqind e popullatës ka emigruar që nga viti 1990 - Emigracioni, për më shumë se gjysmën e popullatës - Dërgesat e emigrantëve zënë 1/6 e prodhimit të brendshëm - shtetet fqinje Greqi dhe Itali, gjysma e emigrantëve - mendohet se në 2020, do mund të emigrohet në Shqipëri. Ja shpërndarja e shqiptarëve në shtetet e huaja. Vendi dhe numri: ne Greqi 600 mijë, ne Itali 250 mijë, ne Gjermani 15 mijë,  ne SHBA 150 mijë, ne Mbretëri e Bashkuar 50 mijë, ne Belgjikë 5 mijë, ne Francë 2 mijë, ne Kanada 11,5 mijë, ne Zvicër 1,5 mijë, ne Austri 2 mijë, ne Turqi 5 mijë.  
Sipas të dhënave, rreth 20 përqind e popullsisë është larguar nga vendi gjatë më shumë se një dekadë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me nivelin më të lartë të flukseve të emigracionit. Emigracioni gjithashtu përbën  një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si vende pritese për shumicën e emigrantëve shqiptarë. Vlera e emigracionit në ditët e sotme dhe në të ardhmen varet shumë nga politikat dhe klima e krijuar nga qeveritë. Për integrimin p sh nuk hartohen me kujdes, emigrantët mund të izolohen në bashkësitë e tyre ku të ushtrojnë vetëm traditat dhe kulturat e tyre duke mos u bërë pjesëmarrës aktivë në një shoqëri pritëse. Dhe rreziqet e veçimit nuk janë të vogla.
Për të gjithë ju që keni lexuar se çfarë është emigrimi dhe u njohët me disa statistika, tani do të njihemi me emigrantët, se kush janë ata dhe përse emigruan. Në emigrim nga familja jonë ka shkuar babai, vëllai, nëna, djali, vajza, nipi, mbesa, i fejuari.  
Baba;
Ka emigruar se këtu s’ka punë. Ai dëshiron një jetë më të mirë për familjen e tij. Ai dëshiron që fëmijët e tij të kenë çfarë të hanë e të pinë, me se të vishen e të shkollohen. Nuk dëshironte të largohej, ai e vuan mungesën e familjes. Madje e vuan shumë. Ai dëshiron që çdo çast ti kenë ndër sy, ai dëshiron që çdo mbrëmje të shikoj notat në fletoret e tyre. Dëshiron të di se si e kanë kaluar ditën sot. Do të jepte shumë që çdo natë para se të flinte tu kalonte tek shtrati ti shikonte se si flenë dhe tu jepte një puthje. Oh sa i mungon ngrohtësia familjare atij në tokën e huaj.
Vëllai;
Ka emigruar se është më i madhi në fëmijë, prindërit janë të moshuar, vëllezërit dhe motrat duan të jetojnë një jetë normale. Kjo jetë nuk pyet se sa i moshuar apo i sëmurë është babai apo nëna. Është shumë i ri por detyrohet që të marrë rrugët e botës duke kërkuar paratë e rrugës borxhe. Nuk është i përgatitur për këtë rrugë por është i detyruar ta ndjek. Çfarë e pret nuk e di as ai, si të tjerët, por i duhet që të provoj fatin.
Nëna;
Pas babait tani radhën e ka nëna. Po përse nëna po largohet? Sepse bashkimi familjar nuk është aprovuar dhe që të realizohet kërkon që nëna të lër fëmijët dhe të shkoj përpara që të bashkohet me babën e fëmijëve(bashkëshortin) dhe kështu të fitohen paratë. Lihen këta fëmijë për pak ditë apo muaj, por shpeshherë ndodhë që të kalojnë vite dhe kjo do të mbetet vetëm ëndërr. Tani gjyshi dhe gjyshja zëvendësojnë nënën dhe babën, po sa do t’ia arrin?!
Djali dhe vajza;
Kanë marrë rrugën e mërgimit, kanë mosha të ndryshme dhe probleme të ndryshme, por ajo që mbetet e njëjtë gjithmonë është madhi i prindërve. Ky mall është i pa matshëm. Sytë janë të drejtuar nga rruga në çdo moment. Pritja e ziles se telefonit është e njëjtë. Oh sa trishtim dhe gëzim sjell ajo kur bie. Ajo gjithmonë e dridhe zemrën e nënës dhe babait.
I fejuari,
Sot është festë, ku është ai. Në punë, po çfarë po punon. Një vajzë e ka ëndërruar ndryshe fejesën e saj. Një dashuri që në mes ka mallin, kjo është një kohë, e cila kërkon që ne të njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Unë këtu dhe ai atje thurim ëndrra dhe ja themi njëri-tjetrit në telefon. Ai do të kthehet, do të qëndroj 2-3 ditë dhe do të kthehet përsëri në emigrim, ka për tu kthyer për ditën e dasmës.
Nipi e mbesa;
Njomështia dhe hijeshia e familjes. Një pranverë e rrëmbyer nga të tjerët. Do të dëshironte gjyshi ta ledhatonte. E dëgjon zërin e tij në telefon, sa i ëmbël është, por shpesh herë nuk kuptohet se ai nuk po flet shqip. Si ti thotë se gjyshi e do shumë. Epo ndoshta një ditë do të vije.  (Vazhdon....)
Roza PJETRI

 

EXTREME

1- Me 26 gusht 2008 ishte 95 – vjetori i lindjes se Nene Terezës, ose e quajtura Nena e Botes. Ne qytetin tim nuk u zhvillua asnjë veprimtari! Sa gjumë te ëmbël bën ky qytet! Dikush mendon t’i ndërroje edhe identitetin mbi bazën e përvojave te mëparshme te këtij vendi. Pushtetarët thonë se ishin ne një datëlindje te një pastrueseje, e cila kishte votuar gjithmonë për ta. Qofsh me jete moj Nafije!
2- Ishte thëne se shpërndarja e librave do te fillonte me 1 gusht 2008 neper librari, nga e ngarkuara për ketë gjë. Ajo nuk ndodhi. Urdhri u anulua: Ato do te shpërndahen neper shkolla! As kjo nuk ndodhi. Urdhri u kthye: Do te shpërndahen neper librari. Përsëri as kjo nuk ndodhi. Ju sigurojmë se do te ketë kaluar një muaj shkolle dhe fëmijët do te jene pa libra. “Ç’thonë pushtetet janë te vërteta“, kush mban përgjegjësi për gënjeshtrat?
3- Një shef qarkullimi shprehet ne një media se janë emigrantet ata qe kane shtuar ndjeshëm aksidentet rrugore, pasi nuk dine te zbatojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa emigrantet reagojnë: Ne kemi patenta ndërkombëtare te siguruara ne Itali, ne Gjermani e gjetke dhe udhëtojmë po ne këto vende për te shkuar tek puna me qindra kilometra larg. Evrope e “poshtër” qe nuk i bere rregullat si këto tonat! Shefi ka te drejte!!!
4- Ketë muaj pati shume aksidente rrugore. Ne 30 % te rasteve fajtor kane qene makinat dhe motorët e policisë. Kush e ka pasur fajin? Nafta, benzina, rrotat e makinave apo policet qe janë …?
5- E veçante midis te gjitha te veçantave. Një kalë “halabak”, shëtitës ne rrugët e këtij qyteti bën dy aksidente ne harkun e pak minutave. I pari: një vajze shtate vjeçare i trembet galopit te tij dhe del përpara makinës e cila e godet dhe për fatin e mire e ndihmën e menjëhershme te shoferit shpëton jeta e saj prej fëmije. E dyta: pas pak minutash i njëjti kalë “sulmon” një makine “Land – Rover” te cilës i thyen gjithë xhamat dhe për fat pasagjeret shpëtojnë vetëm me lëndime te lehta. I lutemi kompetenteve qe te paktën te caktojnë një “polic” ne rolin e bariut te këtij kali. Vendndodhja e kalit: Parruce – Kafe e Madhe – Bashki – Prefekture – Sheshi “2 Prilli”. Ju faleminderit!
6- Çmendet krapi. Kjo ndodhi ketë vit. Me sa duket krapi e kreu persekutimin mijëra vjeçar si simbol i budallait. Kjo u vërtetua nga qe ketë vit çmimi i tij lëvize nga 800 deri ne 900 leke për kilogram, nga 300 deri ne 400 leke qe ishte vitin e kaluar. Tani, ai ka kaluar ne radhët e te zgjuarve duke përfshire edhe kupolat. Rrofsh o krap qe te erdhi dita!
7- Ketë muaj e patën radhën bombolat e gazit për te rritur çmimin dhe ketë e bene plot krenari e elegance. Rritja ishte fiks 40 %. Konsumatoret e nevrikosur protestuan para tyre, por ato u përgjigjen: Qetësohuni, tani është ngrohte, kur te vije Dimri do ua … me thelle. Mire u takofshim!
8- Ne kuadrin e reformave te mëdha, qe po bëhen patjetër qe do te ketë shkurtime. Kjo ndodhi edhe ketë muaj sipas një deklarate te një punonjëse ne TV1- Chenel, e cila tha: U larguan 40 punonjës te ndershëm ne mjekësi dhe u punësuan 60 partiake qe mbanin flamurin përkatës ne gji. Llogaria matematike te krijon ndjenje pozitive: ra papunësia 33 %. A ka ecur reforma? Eheee, kjo është gjë tjetër qe njerëzit nuk duhet ta marrin veshtë kurrë!
LAZER KODRA

 

PAK HUMOR – OFICERI NE PENSION

Kam nji mik që e dua shumë,
lind e rrit me kapelë në kokë,
rreshtore, lëvizje brinjash shef ne gjumë,
mbërthye mendimet si gjithë pullat në kapotë.
Gatitu! Arrest!

Koha dikur i tha: Hiqe uniformen ushtarake! 
Vërtetë e hoqe kapelën mbi flokë nga koka;
por e ruajte brenda në mendime,
saldue aty sa nuk e shkoq as bota.
Mos fol!

Me rroba civile mendon si dikur oficer.
E zorshme me te lind mendimin e lirë.
“Nuk asht ashtu! E di unë ma mirë!
Kështu si thom  unë, jo ndrysh, o bir”!
Zbato urdhnin!

Ç’po heqim me te, nji Zot e din! …
gjithë djersë në trup me e mbush mend,
çdo mendim të ri e mat me “gatitu”,
mendimet brenda rregullores, korrekt, kondend.
Mandej ankohu!

Deri kur kështu, o ish komandant, sot në lirim?!
E di se ke 45 vjet ushtar me pulla mbërthye,
përshtatju polemikes se nuk ban gabim,
prano mendimin ndrysh me xhaketë zbërthye.
Hmm … Eja në radhë!!!

Por ai gjithmonë mbeti njeri,
përmbi të gjitha  i vërtetë atdhetar,
në boten e tij brenda uniformes,
asgjë të keqe, por i pastër e vërtetë humanitar.
Mbërtheu!
EDURD ÇIURÇIJA

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat