part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Viti 2016 u mbyll me shumë arritje, që janë një bazë e mirë në ecjen e vitit 2017

Viti 2016 po mbyllet, jo me pak realizime, madje në bazë të mundësive tona vullnetare janë realizime që kanë krijuar një baze të mire, për tu mbështetur në parashikimin e një plani për vitin e ardhshëm mjaft ambicioz. Gjatë këtij viti janë përgatitë e zhvilluar këto veprimtari:

1. Gazeta “Dukagjini” ka dal rregullisht në çdo muaj, në saj të punës së anëtarëve të redaksisë, me në krye z. Luigj Shyti , e cila ka qenë e palodhur, dhe të mundësorëve të saj, që kryesori është zoti Gjergj Leqejza, i cili ka mbuluar shtate muaj, botimin e shtatë numrave të gazetës; Vate Musa, i cili ka mbuluar tre muaj, Anton Kosteri dhe Tonin Marku, që kanë mbuluar nga një muaj. Gazeta e muajit dhjetor arrin numrin 158, një arritje mjaft e mirë.

2. Një grup përfaqësues të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, i përberë nga 20 vete, morën pjese në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2016”, të cilëve në diten e pare të tij, miqve ju bë pritja në qytetin e Shkodrës. Në qytetin tonë, jo vetëm u bë vizitë – homazhe te monumenti i Isa Boletinit, të Mehmet Shpendit, të Luigj Gurakuqit e të Shën Tereza, por u pritëm nga Kryetarja e Qarkut, zonja Gerta Bardeli dhe nga NͭKryetari i Bashkisë, zoti Arben Gjuraj, në emër të Kryetares së Bashkisë, zonjës Voltana Ademi. Pastaj u kalua në Mal të Zi, në rajonin e Tuzit, në Istog, në luginën e Rugovës e në Peje. Ky manifestim u bë me datën 28 deri me 30 prill 2016, me kontributin e secilit pjesëmarrës, por dhe te mjeshtrit Mitër Ndreshaj. Nga Kryetari i komunës Istog, zoti Haki Rugova morëm një flete nderi, dhe një “Mirënjohje” nga kryesia e shoqatës “Martin Dreshaj”

3. Morëm pjesë në shpalljen e Lëvizjes për Shqipëri te Bashkuar, në Prishtine dhe në Tirane, me datën 16 e 23 korrik 2016.

4. U zhvillua ceremonia e paraqitjes së studimi “Gjurajt”, me datën 20 gusht 2016.

5. U more vendimi dhe u ngrit komisioni për studimin e 100 viteve arsim e kulture në Dukagjin.

6. U zhvillua ceremonia e paraqitjes së monografisë “Nderkë Luca” me autor dr. Luigj Martini, me datën 29 tetor 2016, në bashkëpunim me Teatrin “Migjeni”. Në ketë ceremoni u nderuan me titull “Anëtar Nderi i Shoqatës”, pas vdekjes, Artisti i Popullit Ndreke Luca e Pjeter Gjoka; Artistja e Popullit, Tinka Kurti; me titullin “Mirënjohja Martin Camaj”, dr. Luigj Martini dhe “Mirënjohja e Shoqatës”, piktori Zef Muri. Kjo veprimtari u përgatitë e u zhvillua me kontributinn e zotërive Pal Lera, Meritan Spahija e Mark P. Kulla.

7. Morëm pjese në Manifestimin letrar “Ora e Maleve”, në Rozhaje, me datën 26. nëntor 2016. Në ketë ceremoni ju dha titull “Mirënjohja Martin Camaj”, Manifestimit letrar “Ora e Maleve”, dhe titulli “Medaljoni Mehmet Shpendi”, Komandantit Adem Nail Kurtaga, pas vdekjes. Pjesëmarrjen tone, në ketë veprimtari e mundësoj, anëtari i kryesisë, zoti Mhill Prroni. Përveç titujve nderi, kësaj veprimtarie letrare ju dhuruam libra, si dhe shkollës fillore “Dacaj”, në Rozhajë. Në ketë veprimtari, shoqata u nderua me titullin “Mirënjohja”, si dhe anëtarët e grupit, Ndue Sanaj, Mhill Prroni, dr. Luigj Martini e Lulash Brigja.

8. Morëm pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Klubi Letrar “Podguri”, në Istog. Në ketë veprimtari ju dha titulli “Mirenjohja Martin Camaj”, këtij Klub dhe ju dhuruam gjashtë libra. Pjesëmarrjen tonë në ketë veprimtari e mundësoj anëtari i kryesisë, Anton Kosteri e anëtari i Shoqatës, Lualsh Gjeloshi.

9. I kemi dërguar Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, dokumentet për herë të dytë, për dekorimin e Zonës së Dukagjinit, të profesor Kole Prela dhe poetin Frederik Rreshpja. Ky propozim është mbështetur edhe nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi, duke i dërguar Presidentit, propozim me shkrim. Në të njëjtën kohë i kemi dërguar edhe programin e veprimtarisë që mund të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
10. I kemi bere një kërkesë Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, mbi gjendjen e mjeruar të rrugës së Dukagjinit.
Në këto arritje është kontributi i të gjithë anëtarëve të kryesisë, të anëtarëve të shoqatës dhe i aktivistëve të saj. Mirënjohje për punën e tyre!

***
A mundet, të kemi përgatitur e zhvilluar këto veprimtari, të kemi ecur deri këtu, të kemi marre pjesë në gjithë këto veprimtari, pa kontributin e mundësorëve? Patjetër, që jo. Kush janë këta kontribuues: Gjergj Leqejza 150 000 leke,  Vate Musa 62 230 leke,  Miter Ndreshaj 55 200 leke,  Anton Kosteri 20 730 leke,  Tonin Marku 19 000 leke,  Pal Lera 10 000 leke,  Meritan Spahia 8 300 leke,  Mark Pjeter Kulla 1 000 leke; pjesëmarrësit në manifestim “Zëri Vëllazërisë-2016”, me 27 600 leke;  Mhill Prroni, Anton Kosteri e Lulash Gjeloshi jane mundesore në realizimin e dy pjesëmarrjeve, në Rozhaje dhe  në Istog. Këta mundësor i urojmë me gjithë shpirt, me shprehjen popullore, paçin e dhënçin!

***
A ka pas probleme gjatë këtij viti, që na kanë penguar të ecim më mirë? Patjetër që ka pas probleme:
Së pari, anëtaret e shoqatës nuk kanë paguar kuotat. Gjatë këtij viti kanë paguar kuotat 4 anëtar shoqate, çka përben afërsisht 1. 6 % të gjithë arkëtimeve të kuotave.
Së dyti, degët, po të thuash nuk funksionojnë. Nuk mbledhin kuotat, nuk mbledhin lekët e gazetës, nuk përgatisin e zhvillojnë ndonjë veprimtari.
Së treti, edhe anëtaret e kryesisë, që një pjese janë dhe kryetar seksioni, nuk po paraqesin projekte, nuk po sigurojnë ndonjë mundësor, madje edhe mungojnë jo ne pak raste në mbledhje të kryesisë, madje disa as detyrat që ju caktohen nuk marrin mundimin për ti realizuar.
Shtrohet pyetja e thjeshtë: Kush është Shoqata? A mund të eci shoqata për realizimin e misionit të saj, pa kontributin e të gjithëve, pa mendjen e të gjithëve, pa sakrificën e të gjithëve? Jo.
Të nderuar anëtar e anëtare të kryesisë, anëtare e anëtar të Shoqatës, aktivist e aktiviste të Shoqatës, misioni i shoqatës nuk ka përfunduar, se ai nuk ka fund kurrë, çka do të thotë, se Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, duhet të jetojë, sepse në kushtet e sotme, duhet një shoqate që të kontribuojë për Dukagjinin e dukagjinasit, me kontributin e të gjithëve, me djerësen e të gjithëve, me sakrificen e të gjithëve, se gjithkush i thotë vetës dukagjinas, ja ka kaq gjë detyrim, Dukagjinit.
Mund të kemi mangësi në komunikimin me njerëzit?! Pa tjetër që kemi. Por të gjithë e dinë, se është një shoqatë, me emrin e madh “Atdhetare Dukagjini”, që prej 15 viteve, në mënyrë vullnetare, punon për Dukagjinin e dukagjinasit, pa përfituar askush sa kushton një kartë telefoni. Pra, intelektualet dukagjinas, çfarë presin, që nuk bëhen pjese e saj? Mos valle intelektualët, të shkolluarit dukagjinas, duhet të kapen për dore e t’iu bëhet lutje që të bëhen pjesë e saj, për të kontribuar, me mendjen e tyre në realizimin e misionit të Shoqatës? Mos vallë biznesmenët duan t’iu lutesh, që të bëhen pjesë e shoqatës e të kontribojnë në realizimin e veprimtarive të saj, me mundesit mendore e financiare të tyre?
Kryesia e shoqatës, mendon se duhet të afroheni edhe ju inteleltual e të shkolluar dukagjinas, ju bizenesmen e tregtare dukagjinas, sepse jo vetem keni mundësi kontribuese, por Dukagjini e dukagjinasit kanë nevojë për ju, ka nevoje edhe shoqata për ju. Ne, nuk premtojme askujt ndonjë gjë, përveçse i afrojme NDER, se KRENAR do ta ndjejnë veten brezat e ardhshëm, për kontributin tuaj. Të bëhemi të gjithe NJË, që të bashkuar do bëjmë më pak gabime, se të bashkuar ndreqim edhe gabimet, se të bashkuar do të ecim më mirë, do të ecim pa u ndalur në realizimin e emisionit të Shoqatës.
Kemi besim, se kjo thirrje, do të jetë pjesë e juaj, do të mendoni se si mund të parashikojmë masat për tu korrigjuar! Kryesia të jetë më aktive, më e përgjegjshme, të bëj më aktiv anëtarët e Shoqatës dhe të vijomë punën për gjallërimin e Saj, duke pru të rinj e të reja në shoqatë, duke ardhur në shoqatë intelektualet e të shkolluarit dukagjinas, biznesmenët e tregtarët duakgjinas dhe të gjithë së bashku t’ia dalim e ti bëjmë ballë çdo pengese në interes të Dukagjinit e dukagjinasve.

***
Pra, duke u mbështetur në arritjet, në punën e mirë që është bëre, në punën e pa kursyer të anëtarëve të kryesisë e të Shoqatës, të aktivistëve të saj, të mundësorëve të saj. për vitin 2017, janë planifikuar këto veprimtarive të shoqatës:
1. Vijimi i nxjerrjes në çdo muaj i gazetës “Dukagjini”,
2. Përgatitja e veprimtarisë kulturore e artistike, për tu zhvilluar në pallatin e Brigadave, në muajin mars 2017,
3. Marrja pjesë në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2017”, në muajin prill 2017, në Kosovë,
4. Përgatitja e zhvillimi i zgjedhjeve të Pergjithshme të Shoqatës dhe në baze dege,  në muajin shtator – tetor 2017,
5. Mund të zhvillohen veprimtari përkujti more e paraqitje të librit, si pas rastit, gjatë vitit.

***
Për realizimin e këtij plani duhet dhe një burim financimi, që në saj të bujarisë së tyre, kanë qenë dukagjinasit kudo ndodhur, dhe shpresojmë se, edhe në të ardhmen do të jenë mbështetje e fuqishme financiare në realizimin e misionit të shoqatës.
Projekt buxheti për vitin 2017, duhet të jetë:
1. Për botimin e gazetës “Dukagjini”,  228 000 leke
2. Për pergatitjen e zhvillimin e veprimtarisë kulturore e arstistike, në Pallatin e Brigadave, 250 000 leke, 3. Pjesëmarrja në Manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2017”, afërsisht 95 000 leke
4. Përgatitja e zhvillimi i Zgjedhjeve të Pergjithshme të Shoqatës dhe në bazë,  afërsisht 55 000 leke
5. Për veprimtari përkujtimore e paraqitje libri, afërsisht 85 000 leke
6. Urime për festat kryesore 4 x 200 leke, 8 000 leke
7. Faqja (faqja) e internetit të Shoqatës, 6 000 leke.
Shuma e përgjithshme 672 000 lekë.

***
Disa detyra:
Së pari, anëtarët e kryesisë, pavarësisht punëve që kanë, problemeve të përditshme familjare, duhet të gjejnë mundësine për ti kushtuar edhe shoqatës disa orë në javë, se vetëm kështu shoqata do të eci më mirë dhe do të jetë më e suksesshme në realizimin e misionit të saj.
Së dyti, kryetarët e degëve duhet të jenë më të përgjegjshëm, më aktiv për detyrën fisnike që kanë marrë përsipër. Nuk është e lehtë të jesh kryetar i degës, sepse ajo kërkon më shumë përkushtim dhe sakrificë në plotësimin e detyrës.
Së treti, anëtarët e shoqatës duhet të jenë më të përgjegjshëm e më aktiv në plotësimin e kërkesave të statutit. Nuk mund të jesh anëtar i shoqatës, kur nuk plotëson detyrimin bazë, atë të dorëzimit të kuotës vjetore, që është e përcaktuar të dorëzohet 1 000 leke, brenda muajit janar të çdo viti. Ne, në vit duhet të arketojme 240 000 leke nga kuotat, me të cilat mund të kemi një zyrë pune, mund të botojmë 8 numra të gazetës, mund të botojme dy libra të shoqatës, që presin mundësorin e tyre. Pra, a e mendoni, se sa e rëndësishme është arkëtimi i kuotave?! Prandaj ka ardhur koha, që disa anëtar të shoqatës, të deklarojnë se ‘nuk do të vijoj të jem më anetar i shoqatës’, se sa qenia formale në shoqatë.
Së katërti, gazeta “Dukagjini”, del në çdo muaj. Ajo shitet aq pak sa shoqata nuk ka asnjë përfitim financiar prej saj, por kryesia e Shoqatës, redaksia e gazetës dhe në menyrë të veçantë mundësorët e saj nuk janë kursyer asnjëherë për të punuar e për të dal gazeta në kohë, dhe me përmbajtje gjithnjë në rritje. Dhe, jo vetem kaq, por çka është më e rëndësishme sot, për sot në Bashkinë e Shkodrës është e vetmia media e shkruar që del rregullisht, që e ndjejmë veten krenar dhe duhet ta ndjejë çdo dukagjinas. Por çka ndodhë? Ndodh ajo, që nuk duhet të ndodhi, që kjo gazetë nuk blihet nga dukagjinasit, madje më shumë merret nga qytetaret e qytetit Shkoder, sepse kjo gazetë ka pas dhe do të ketë infromacione nga më të ndryshmet historike, kulturore, artistike, studime e kronika të veprimtarive, që zhvillohen në qytetin tonë.
Përgjegjësinë e kesaj gjendje, jo të mirë e kanë kryetarët e degëve. Nga kjo gazetë përfitojmë mesatarisht nga 400 deri në 600 leke në muaj dhe kjo shitje bëhet më shumë në bar “Thethi”, ku punon i përkushtuari Nik Vidhi, të cilin e falenderojmë për kujdesin që tregon ndaj plotesimit të misionit të shoqatës.

***
Gjithsesi, është bëre punë e mirë, sepse ka pasur përkushtim, çka nuk duhet të mungojë as në të ardhmen. Mbi bazen e kësaj pune e të këtij përkushtimi është miratuar Planin e Veprimtarive të Shoqatës, për vitin 2017 dhe projekt buxheti, mbi bazën e të cilit do të mundësohet realizimi i veprimtarive. Megjitheatë, nuk përjashtohen sugjerime për të bëre përmiresime në ecjen e përgatitjes dhe zhvillimit të tyre. Prandaj ju bëjmë thirrje intelektualëve e të shkolluarve dukagjinas, bizenesmenëve e tregtarëve duakgjinas, të japin kontributin e tyre.
Gëzuar e për shumë mot, festën e Krishtlindjes!

Gëzuar e me faqe të bardhë viti i Ri, 2017!

Kryesia e Shoqatës Atdhetare "Dukagjini”

part03