part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

70

PARADOKSE

Nga Lazer Kodra

PARADOKSI I PARË
Gjergj Kastrioti arratiset ne Zvicër
Jo shume muaj me pare nëpërmes medieve te ndryshme mësuam se Këshilli Bashkiak i Burrelit vendosi te hiqte bustin e Gjergj Kastriotit nga sheshi i këtij qyteti dhe zëvendësimin e tij me bustin e një njeriu qe paska qene vetëshpallur mbret ne vitin 1928. Pune pa rrënjë e pa themel duket ne pamje te pare, por kupola e pushtetit e miratoje këtë veprim me një përurim ceremonial te llojit kooperativist. Pak muaj me vone busti i Heroit tone Kombëtar vendoset, me miratimin e shtetit Zviceran ne Gjeneve, ne Kryeqytetin e Zvicrës me shikim nga liqeni. Ndoshta kjo një simbolike domethënëse për thellësinë e mendimit dhe veprimit te tij. Motivacioni: “Mbrojtës i Krishterimit ne Evropën Lindore nga barbaria e Perandorisë Osmane”. Tani na lind e drejta te pyesim: A është arratisur Heroi ynë Kombëtar apo e dëbuan sindromat e se kaluarës???!!! Një shprehje e urte thotë: Kur vret vet s’ka ç’ka t’ban kush!!!

PARADOKSI I DYTE
Shkodra bujare, pa ministra fare
Zgjedhjet u bene. Fundi i zhurmës për to përfundon kur te filloje zhurma për te tjerat zgjedhje te radhës. Dosido qeveria u formua. Si gjithnjë Shkodra e ritregoj me vote bujarinë qe ka për te mbështetur pushtetin e sotëm. Rezultati me i thelle për ketë pushtet ne te gjithë Shqipërinë u regjistrua ne Shkodër. Por kur erdhi puna për t’u ndare “torta e qeverise”, Shkodra doli me thonj te pa zhytur prej saj, madje jo vetëm Shkodra, por edhe i gjithë Veriu i Shqipërisë. Gjithkund durimi ka te sosur, ndërsa durimi këtu ne Shkodren tone, duron siç duron mali me dëborën. Ne qarkun ku ky pushtet humbi me thelle se kudo ka emëruar tre ministra. Çudi, por e vërtetë!!!??? Nuk dihet nëse është naivitet apo strategji e vjetër e motos: Po te le tek dera sepse je i imi!!!

PARADOKSI I TRETE
Akademia e Shkencave Maqedonase kundërshtohet me simbolin e pese heronjve-
Para pak ditësh Akademia e Shkencave te Maqedonisë boton një enciklopedi. Ne ketë enciklopedi, Shqiptaret u epiketizuan si ardhacakë, njerëz te zbritur nga malet apo edhe arnaut! Duke bere llogarite ne heshtje me vetveten arrin ne një përfundim te rëndomtë: Mos quhemi rudiment i Evropës moderne???!!! Historia thotë: Jo! Realiteti është i brishte. Institucionet akademike dhe politike te Shqipërisë reaguan aq përgjumshëm saqë krijohej përshtypja se ato nuk ndodheshin ne Shqipëri, përjashtuar një parti ne miniature qe përpiqet te ringjalle veten pas vdekjes morale qe pësoi. Ajo çfarë na beri përshtypje është protesta e një OJQ ne sheshin kryesor te qytetit Fier, ndaj kësaj akademie. Si simbolike te qëndrueshmërisë e heroizmit te këtij populli, kjo shoqate vendosi ne mes te sheshit pese arkivole te mbuluar me flamurin tone Kombëtar, mbi te cilit shkruheshin pese emrat e Heronjve te Vigut: Ndoc Deda, Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi e Hydajet Lezha.
Ne emër te Kombit u protestua me simboliken e tyre, por ne emër te këshillit bashkiak te qytetit Shkodër, ata janë hequr nga sheshi i qytetit te Shkodres dhe i vendosen pranë mbeturinave matanë Urës se Thive.
Ne kohen e Partisë se Punës thuhej: Ruana Zot nga sherri i këshillit ...!!! A thua edhe tani ...!!!

HAPA VËLLAZËRIMI DHE JETE
«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe».
Që të mos realizohet kjo, janë të panumërt shqiptarët që gjatë shekujve punuan dhe luftuan me pushkë e penë duke mos kursyer as jetën. Kjo zë fill në dashurinë për Atdheun e cila në jetën është dhuruar tek çdo shqiptarë së bashku me gjirin e nënës.
Pra është dashuria për Atdheun e cila na bashkoj me datën 31 gusht 2009 në ambientet e Bar-Restorant “Traditës” përfaqësues të Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”. Edhe pse ishte takimi i dytë gjatë bisedës kuptoje se ne njiheshim shumë kohë më përpara. Çdo fjalë ishte e përcjell nga respekti dhe mirënjohja. Pas një prezantimi nga të dy palët të personave të pranishëm, kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjin”, Ndue Sanaj ju uroj mirëseardhjet  dhe me pak fjalë bëri një paraqitje të jetës dhe veprimtarisë së shoqatës, gjithashtu i falënderoj për paraqitjen e mirë që i kishin bërë takimit të parë në Shkodër mes dy shoqatave në faqen e internetit të tyre(www.malësia.com). Rrahman Jashari zëdhënës i shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, pas përshtypjeve të mirë për mikpritjen në Shkodër dhe paraqitjes së veprimtarisë së shoqatës, me dashuri foli për misionin e shenjtë të  kësaj shoqate, mision që ka zënë fill dhe po rritet çdo ditë në vëllazërimin dhe bashkimin kombëtarë që fatkeqësisht sot ndodhët i ndarë në tri kufizime politike. Që kjo të mos zgjas më, ky mision kërkon angazhimin e të gjithëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Kjo realizohet duke e dëshmuar me punë se shqiptarët janë një dhe të pandarë, se janë të së njëjtës gjuhë dhe të së njëjtës histori, janë bijtë e një Nënëlokeje e cila i ka mësuar ta duan dhe ndihmojnë njëri–tjetrin dhe të jenë gjithmonë së bashku në gëzime dhe në hidhërime.
Prof. Rexhep Abazi përgjegjës i ansamblit “Shpëtimi” dhe nënkryetarë i shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” na njohu me mbresat e tij në lidhje me udhëtimin e tij në Shqipëri, të cilën ai e quajt një përjetim ëndrre të mrekullueshme. Prof. Rexhepi pastaj me pak fjalë na njohu edhe me jetën që zhvillohej në Medvegjën e cila po e vuan shumë edhe sot këmbën mizore të Serbisë.
Takimi vazhdoi me diskutime nga të pranishmit ku dhanë mendime se si do të vazhdoj bashkëpunim mes këtyre shoqatave në të ardhmen. Në përfundim të diskutimeve, u vendos që në fillim të muajt Tetor, në Shkodër të organizohej takimi dy ditor ku përfaqësues të dy shoqatave nëpërmjet një veprimtarie letrarë-artistike, te titulluar “Te gëzojmë se bashku” do të shpalosin pasurit e tyre atdhetare dhe kulturore. Gjithashtu gjatë vizitave që do të bëhen në institucione të ndryshme të qytetit tonë do të njihemi dhe më shumë me njëri–tjetrin, historinë dhe kulturën e qytetit të Shkodrës. Këto veprimtari do te zhvillohen me datën 3-4 Tetor 2009.
Në fund të takimit pronari i Bar–Restorant “Traditës”, Gjon Gilaj i njohu  miqtë me ambientet e “Traditës”. Ukshin Jashari, kryetari i Shoqatës “Martin Dreshaj” e falënderoi  Gjonin për idenë dhe punën e bërë, e cila është një burim frymëzimi për të gjithë që dëshirojnë që të trashëgojnë tek brezat historinë dhe traditën. Puna që ju zotni Gjoni, keni bërë në këtë objekt që i kalon kufijtë e një Bar- Restoranti, të ka bërë të pavdekshëm. Ishin foto të cilat i shoqëruan dhe momentet e fundit të këtij takimi mjaftë vëllazëror dhe largpamës.
Përgatiti Roza Pjetri

Përgatitur nga Suela NDOJA

SHKOLLA E KAFSHËVE: NJË FABUL PËR PRINDËRIT 

 Viti i ri akademik 2009-2010 trokiti në dyert e fëmijëve të vegjël, fëmijëve më të rritur, adoleshentëve dhe maturantëve. Çdonjëri e përjeton me një ndjesi të re duke përfshirë një shumëllojshmëri ndjenjash duke nisur që nga gëzimi, lumturia, kënaqësia dhe duke përfunduar tek trishtimi, mërzia dhe stresi. Gjithashtu janë edhe prindërit ata që përfshihen në këtë ndjesi dhe kërkojnë të japin kontributin e tyre dhe të marrin frytin e këtij kontribut duke pretenduar shumë prej fëmijëve të tyre por jo rrallë herë edhe atë çfarë nuk u takon sepse nuk përkon me atë çfarë fëmija, i riu dhe e reja shfaq si tipar apo talent … Për të kuptuar më mirë këtë paragraf fillestar, është koha për tu ulur e të dëgjojmë një histori:
Në vitin 1940, një burrë i quajtur George Reavis, i cili ishte mbikëqyrës i Shkollave Publike Cincinnati shkroi një fabul që quhet “Shkolla e Kafshëve”, dhe tashmë është bërë çështje publike. Fabula është plot me kuptim lidhur me fëmijët e të rinjtë e kështu quajtur “të paaftë për shkollë”. Siç ilustron historia, në shumë raste nuk është fëmija që quhet “I paaftë”, por sistemi shkollor apo fakultativ i të mësuarit. Unë do të ndaj këtë fabul me ju, dhe sapo ta lexoni atë, vëreni çfarë zbulesash mund të fitoni.”.
SHKOLLA E KAFSHËVE
Njëherë e një kohë kafshët vendosën se duhej të bënin diçka,  të ndihmonin fëmijët e tyre për të përballuar problemet e botës, kështu që ata organizuan një shkollë. Ata kishin adoptuar një kurrikulium aktivitetesh që konsistonte në vrapim, ngjitje, notim dhe fluturim. Për ta bërë më të lehtë administrimin e kurrikuliumit, të gjitha kafshët i futën të tëra lëndët.
... Rosa ishte e shkëlqyer në notim. Në fakt, ajo notonte edhe më mirë sesa mësuesja e saj. Por ajo mori vetëm nota kaluese në fluturim dhe ishte shumë e dobët në vrapim. Meqë ajo ishte e ngadaltë në vrapim, asaj i duhej të qëndronte pas mësimit dhe gjithashtu të ndërpriste të notuari me qëllim që të praktikonte të vrapuari. Kjo zgjati derisa këmbët e saja prej cipe notuese u dëmtuan keqas dhe ai ishte vetëm në nivel mesatar në të notuar. Por mesatarja ishte e pranueshme në shkollë kështu që askush nuk u shqetësua rreth kësaj, përveç vetë rosës.
Lepuri renditej në krye në klasës në vrapim por pati një shkatërrim nervor për shkak të një të ushtruari të madh në të notuar.

Ketri ishte i shkëlqyer në  ngjitje derisa ai ndeshi frustrim në klasën e  fluturimit ku mësuesja e tij e bëri atë të fillojë nga toka në vend që të fillonte nga maja e pemës poshtë. Ai gjithashtu u stërmundua shumë sa një “kalë” dhe pastaj mori 6 në ngjitje dhe 5 në vrapim.
Shqiponja shkaktonte vazhdimisht probleme dhe ishte e disiplinuar në mënyrë të ashpër. Në klasën e ngjitjes, ajo ua kalonte të gjithëve në majë të pemës, por ajo vazhdonte të përdorte metodat e saja sesi të mbërrinte atje. Kjo ishte e papranueshme.
Në fund të vitit, një kafshë anormale e njohur si Peshku me Kokë Gjarpri erdhi në shkollë. Ai mund të notonte jashtëzakonisht mirë dhe gjithashtu të vraponte, të ngjitej dhe të fluturonte pak. Ai përfundoi duke pasur mesataren më të lartë dhe u bë sunduesi.
FUND

Mendimet e mia ...
1-Sa prej “rosave” apo “ketrave” konsiderohen si të paaftë për shkollë sepse ata kanë vështirësi për të adaptuar një kurrikulium i cili nuk përkon me talentin e tyre dhe aftësitë unike?
2- Sa prej “lepujve” tanë përjetojnë efektet e stresit dhe problemeve emocionale sepse ata mposhten nga një sistem i cili nuk i mbështet ata?
3- Sa prej “shqiponjave” dënohen, disiplinohen ose etiketohen si zhurmues sepse ata kanë mënyrën e tyre për të arritur qëllimet?
4- Dhe çfarë shohim tek Peshku me Kokë Gjarpri?
Lexues, çfarë simbolizon kjo e fundit ...?
Unë i kam nxjerrë interpretimet e mia personale, por do të doja që ju të mendonit pak dhe ta zbulonit vetë ...
Të dashur prindër! Më pëlqen shumë kjo fabul. Shpresoj se kjo, në një mënyrë shumë të thjeshtë, t’ju ndihmojë të kuptoni që vajza apo djali juaj mund të ketë potenciale të tjera përtej atyre që mund të keni imagjinuar. Ai/ajo mundet vetëm të përpiqet sepse sistemi i edukimit nuk është i prerë as i duhuri për të personalisht …
Tani, mendoni cila “kafshë” është fëmija juaj?
A mendoni se e keni ndihmuar mjaftueshëm fëmijën tuaj që të zgjedhë sistemin e duhur edukativ shkollor që nesër të ketë një kurrikulium të pasur?
Nëse  jo, çfarë mund të bëni ndryshe në këtë vit të ri akademik për tu ardhur në ndihmë pavarësisht nga … zgjedhja?

GIMAJT DHE KONTRIBUTI I TYRE SI PJESË E SHALËS

Sidomos pas formimit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe  nxjerrjes së gazetës së saj është shkruar shumë për Dukagjinin e bijtë e bijat e tij, por të gjitha gazetat sikur te ishin në dispozicionin nuk mund te dalin për te shkruar te gjitha vlerat e tij dhe s`mund ta përfundojnë njohjen për të. Ai është burim frymëzimi që nxit obligimin për të gërmuar në labirintet e tij duke e marrë pjesë-pjesë.
Ndjeva detyrim të shkruaj diçka për fshatin Gimaj si pjesë e Shalës për dy arsye: e para, sepse pata fatin që për katër vjet të punoj në këtë fshat ne profesionin e mësuesit dhe te jem Drejtori i parë i shkollës 8-vjeçare të këtij fshati, dhe e dyta: sepse fshati im Nënmavriq, duke qenë fqinjë me Gimajt kanë ndarë së bashku gëzimet e hidhërimet dhe janë gjetur pranë njëri-tjetrit në çdo nevojë e fatkeqësi. Mua as lexuesit nuk na intereson shumë se nga kanë ardhur Gimajt apo shaljanët e te tjerë sepse sado të hulumtojmë, mbetet vetëm në kuadër të hipotezave, se jam nga ata që nuk iu besoj shumë as të huajve të cilët e kanë shkelur kalimthi Dukagjinin, sepse edhe ata në letër kanë hedhur vetëm ç`ka ju kanë thënë vendasit. Më i besueshëm është ai që ka bërë shekullin aty. Ne na intereson me ditë dhe për këtë jemi të sigurte se, Gimajt janë pjesë përbërëse e fisit të Shalës e cila nuk do ta kishte këtë emër të madh e histori të lavdishme pa kontributin edhe të fshatit Gimaj. Është krejt  e pabesueshme se Gimaj kane qenë bajrak në vete. Ka qenë dhe është i dyti në Shalë mbas Pecnikajve vend të cilin nuk e ka fituar kot por, e ka justifikuar plotësisht veten. Gjithnjë ka qenë si shtrirje e si popullsi afërsisht  sa ¼ e Shalës. Shtrihet në pjesën veriperëndimore të saj, në krahun e djathtë të lumit me të njëjtin emër. Kufizohet në jug me fshatin Nënmavriq, në lindje me Lekajt që i ndan lumi i Shalës, në pjesën veriore me Dednikajt (Camaj, Ndërlysa e Theth), në perendim me Planin dhe komunën e Shkrelit, kryesisht në zonën e bjeshkës. Shtrirja mbi nivelin e detit është nga 300 m deri në 2 232 m, që është Biga e Gimajve. Kultivojnë misër, fasule, patate dhe të gjitha llojet e perimeve ku kanë pasur gjithnjë prodhime të mira sepse janë shumë punëtorë dhe natyra ju ka dhuruar ujë të bollshëm falë edhe fatit që kanë Bigën me borë të përhershme. Rriten edhe të gjitha llojet e frutave përveç ullirit ku kujdes i veçantë tregohet për ato nga të cilat nxjerrin verë e raki për ti pasur pjesë të mikpritjes.
Gimajt përbëhen nga këto vëllazeri: Buxhvataj, Gjelvataj, Marvataj, Niklekaj, Preklekaj, Dostanishaj, Nikushaj dhe Dushaj, të shpërndara këto në lagjet: Rragam, Radojë, Kodërdedmaraj, Xhaferaj, Gag e Kaprre. Pesë vëllazëritë e para janë të një trungu.  Gimajt, duke qenë pjesë aktive e Shalës, kanë mare pjesë në të gjitha evenimentet që ajo ka bërë sidomos në përpjekjet për ruajtjen e trojeve dhe mosnënshtrimit ndaj pushtuesit. Morën pjesë aktivisht në qëndresën e Qafë-Agrit 1910 kundër Shefqet Dergut Pashës. Bashkë me Nënmavriqin i bënë një qëndresë heroike ushtrive malazeze në vitin 1915 në qafë të Boshit që i detyruan njëmijë e pesëqind forca armike të dorëzohen e të kalojnë me turp nën dy pushkë të kulmuara në Breglumi. Në këtë luftë pati dymbëdhjetë dëshmorë nga fshati Gimaj të shpallur të tillë në vitin 1986. Gjatë lëvizjes nacionalçlirimtare patën të dyja qëndrimet, domethënë një përkrahje aktive fizikisht e materialisht, por edhe kundër saj, të nisur më shumë nga besimi fetar. Heroizmat e të Gimajve nuk kanë të sosur, që janë përjetësuar edhe në këngë. Mund të kujtojmë këtu Xhur Kolën i cili bëri një qëndresë heroike -mos me dhanë të dhjetat apo, Qerim Delija - për Nder e Fe.
Fshati Gimaj që herët është shquar për familje të mëdha në harmoni deri në gjashtë breza. Kjo tregon se kanë qenë të sojshëm dhe kanë pas të zhvilluar ndjenjën e solidaritetit. Të tilla mund të përmendim familjet: Dakë Vuksanit, Marash Gjeloshit, Sejdi Balës, Nikë Marashit, Kolë Voglit, Dedë Mirashit, Avdi Kolës, Mehill Vatës, Vatë Gjeloshit e të tjerë.  Kur janë mbledhur burrat më të mirë e në zë të Shalës e Dukagjinit, gjithnjë ka pas edhe Gimaj të vetët që e kanë përfaqësuar denjësisht si : Avdi Kola, Prekë Ndou, Mehill Vata, Sokol Marashi, Nikë Avdia, Tahir Markleka, Marash Babuni, Gjin Leka  e te tjerë, e te tjerë. Jo më pak se pjesa tjetër e Shalës, të Gimajt gjimonë kanë manifestuar vetitë e virtytet më të mira njerëzore. Biri i këtij fshati Zef Avdia manifestoi deri në shkallën e të pabesueshmes Besën e dhënë. I vdiq në Berat një bashkëvuajtës shaljan i quajtur Hasan Lulashi nga Pecajt të cilët ishin të internuar. I thotë komandantit: A po m`lejon ta çoj me e varrosë në vendlindje? -Kush më siguron se kthehesh , - I thotë komandanti, - Të siguron Besa e dhanë, dhe - I jep dorën siç ishte zakoni.  E sjell, e varrosin dhe kthehet përsëri në Berat brenda afatit pa bërë asnjë minutë pranë familjes.
Kontributi i bijve dhe bijave të fshatit Gimaj në të gjithë sektorët e jetës ka qenë dhe është i madh si në Dukagjin e më gjerë. Kjo ka ardhur sepse duke qenë shumë arsimdashës kanë përfunduar me qindra shkollën e mesme dhe me dhjetëra të lartën si: ekonomistë, arsimtarë, mjekë, ushtarakë, juristë e të tjerë. Për konsolidimin e shkollës dhe zhvillimin e arsimit në këtë fshat kanë kontribuar në radhë të parë bijtë e bijat e këtij fshati si: Kolë Funiçi, Prelë Gjinesha, Age Zef Avdia, i ndjeri Dedë Mrapshtia i cili ka qenë model i mësuesit shembullor, Pashko Biga, Pashkë Mllogja, Lena Quku, Kin Nika, Agustin Nika, Shpresa Ftoni, Dedë Lulashi e të tjerë, pa mohuar as përkushtimin e mësuesve jabanxhi. Për të treguar sa arsimdashës ka qenë ky fshat mund te ju sjell dy aspekte të jetuara ne vitin 1975: ndërtimi i një shkolle të re 8-vjeçare për një kohë rekord ku çdo gjë transportohej me kafshë ose me krah në mungesë të rrugës automobilistike dhe nuk kishte asnjë braktisje nga shkolla ku njëqind për qind ishte e realizuar uniforma shkollore  e përditshme dhe për orët e edukimit fizik. Arritje e kontribut pati edhe në sektorin e shëndetësisë. Që në vitet e para pas çlirimit biri i këtij fshati Mehill Marku ka qenë Shef i Shëndetësise për Dukagjinin e deri në ditët tona. Mjeku, Vatë Mehilli, një tjetër bire i këtij fshati qe ka kontribuar jo vetëm në vendin e vet me shume devotshmëri, por po kontribuon  edhe ne Itali ku sot jeton, Dhe jo vetëm këta, por edhe te tjerë, si:  Arjan Funiçi, Dritan Mrapshtija. Me vite të tëra e kanë pas vdekshmërinë foshnjore zero. Fshati Gimaj ka të drejtë të krenohet me bijtë e tij ushtarake, duke filluar që nga Lekë Marash Dema e Gjon Dostanisha dhe më vonë Pjetër Luca, Pal Vuksani, Luigj Nika, Prekë e Petrit Çuni. Kuadrot e dale nga ky fshat në sektorin e ekonomisë kanë qenë shumë korrektë në punë e ne drejtim të fshatit si dhe jashtë tij, të cilët janë të shumtë por, dua të veçoj: ekonomistin e talentuar Mirash Ftoni, i cili nxirrte “mjaltë nga goja” dhe ishte “kompjuter” për llogarine e planëzimin, i cili edhe sot është shëmbëlltyrë e dukagjinasit të mirë në Lezhë duke kontribuar në sektorin e finances; apo drejtuesi i pushtetit vendor për shumë vite Prelë Sejdija, i cili ishte demokrat në shpirt më shumë se kolegët e tij, më bashkëkohor dhe se ishte i prire të bënte vetëm mirë.
Gimajt, janë shumë artdashës, i kanë dhanë shumë jo vetëm Dukagjinit por edhe artit e kulturës shqiptare. Kujtojmë këtu aktorin e shumë roleve në kinematografi dhe ne teatër, Guljem Radoja që do mbesin gjatë në kujtesën e spektatorit për rolet e tij brilante; muzikologu Robert Radoja; humoristja e talentuar, Katrina Biga –drenusha e humorit-siç e quan Lazër Kodra në librin “Dukagjini Ynë-II”, aktore profesioniste e estradës së Shkodrës për tetëmbëdhjetë vjet duke lënë gjurmë të pashlyera në rrugën e kësaj estrade. Në të gjitha veprimtaritë kulturore e artistike që janë organizuar në Dukagjin, Gimajt kanë zënë vend nderi dhe s`kishte si të ndodhte ndryshe me këngëtarë me zë brilant si File Biga, të këngës Majëkrahut si Pal Ndou me shokë, interpretimit virtuoz të instrumentistëve si lahutarëve Kolë Dema, Kolë Bala, Kolë Gjoni, Mehill Marku, Pal Kolë Sadiku, në çifteli Pal Pepçi, në fyell Gjelosh Kola, Prelë Sokoli, në zumare Marash Delija   e te tjerë, e te tjerë. 
Sportdashës kanë qenë dhe janë  banoret e këtij fshati. Në çdo kohë kanë organizuar e marrë pjesë në shumë veprimtari sportive që fshati apo Shala organizonte. Kanë përfaqësuesit e tyre edhe në elitën e sportit shqiptar ku mund të veçojmë birin e këtij fshati Ndue Njemza i cili u shpall nën kampion Bote në vitin 1995 duke marre medaljen e argjende; shumë medalje ka marre në veprimtari te tjera kombëtare e ndërkombëtare, dhe nuk pranoi që ta mbështillte shtatin e vet me asnjë flamur tjetër përveç atij të atdheut të vet me gjithë ofertat e shumta që pati. Ai është Anteu i maleve te thepisura të vendlindjes së tij- siç e quan Lazër Kodra në librin “Dukagjini Ynë-III”. Me të krenohen jo vetëm Gimaj e Dukagjini por e gjithë Shqipëria. Po kështu me trung nga Dostanishajt e Gimajve është edhe Renato Radoja, Mjeshtri i merituar i sportit, basketbollisti më i mirë i Ballkanit në vitin 1965, emblema e basketbollit shqiptar.
Herët e vonë Gimajt kanë kontribuar më shumë se fshatrat e tjerë në sektorin e transportit. Kujtojmë këtu se shoferi i parë Dukagjinas ka qenë Mark Kolë Ndrethi i pasuar nga Mark Kerçi, Kolë Gjergji e të tjerë. Edhe sot shoferët më të komunikueshëm e kontribues janë nga ky fshat si: Petrit Kerçi, Fatmir Ftoni, Gjeto Prroni e të tjerë.
Si e gjithë Malsia, edhe fshati Gimaj pati një lëvizje të madhe demografike sidomos pas viteve `90. Nga ky fshat  ka pasur lëvizje te familjeve në drejtim të zonave urbane që në vitet e diktaturës, te cilat jo vetëm mbartën më vete vlerat më të mira të krahinës, por ditën të integrohen edhe në komunitetin qytetar, duke prodhuar vlera në të mirë të tij. Këtu mund të marrim mjaft shembuj si: Marash Ndou, Kolë Nika me vëllezër, Mitër Kerçi, Nikoll Biga, Ndokë e Lulash Gjelosh Nika e të tjerë. Edhe migruesit e viteve të fundit po integrohen mirë në jetën urbane e rreth saj. Ata nuk janë problematikë, përkundrazi janë shumë vital në krijimin e kushteve sa më të mira për të jetuar.
Duhet theksuar me te madhe se te mirat e banoreve te këtij fshati nuk kane fund. Ata janë nder te radhët e fshatrave te tjerë, qe ka familje me banim të përhershëm më shumë se çdo fshat tjetër i zonës në proporcion me popullsinë. Kohet e fundit ka edhe të rikthyer që mund te pasohen nga të tjerë sepse nuk jetohet në fushë apo qytet pa shtëpi e pa punë. Ata nisen nga parimi se duhet larguar nga vendlindja vetëm kur mund ti krijojnë vetes dhe familjes kushte më të mira e më të rehatshme jetese.
U përpoqa të paraqes sadopak vlerat dhe kontributin e fshatit Gimaj si pjesë përbërëse dhe shumë aktive e Shalës. U përmendën disa emra, te cilët me  siguri e meritojnë, por jo me pak se edhe qindra të tjerë qe për mungese te hapësirës mbeten në heshtje, për të cilët mund te shkruhet në të ardhmen. Ky ishte vetëm një shkëndijë dhe nxitje që të tjerët, sidomos bijtë e bijat e këtij fshati të shkruajnë si obligim për të rinjtë dhe brezat e ardhshëm, të cilët duhet të krenohen me paraardhësit e tjerë.
Nga Prelë Shytani                                            

PËRTEJ THELLËSIVE TË SHPIRTIT

Opinion
Muhamet Aliu, delegat i Indisë, me rastin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka thënë: “Shqipëria meriton të jetë një anëtare e saj, sepse është i vetmi vend në botë ku myslimanët, katolikët dhe kristianët ortodoks bashkëpunojnë vëllazërisht pavarësisht nga ndryshimet e tyre fetare”.
Kaluan vite e dekada dhe erdhi një ditë. ”Jo feja, por krimi e korrupsioni po ju lënë jashtë BE. Them që korrupsioni e krimi i organizuar është problem shumë më i madh. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britania e Madhe këmbëngulën aq shumë për pavarësinë e Kosovës për faktin që ishin myslimanë”. Misha Glenny Shqip me Rudina Xhunga, me date 7. 9. 2009, në kuadrin e një seri problemesh, nga më kryesoret, paskan qenë edhe besimet fetare! E çuditshme! Kosova nuk është dhe s’mund të jetë kurrë Kuvaiti, Palestina, as Libani ose ndonjë vend tjetër i Lindjes së Mesme. Vendlindja e Pjetër Bogdanit dhe e Ibraim Rugovës i përket vetëm Evropës. Shqiptarët janë vëllezër të një gjaku, gjuhë, zakone, tradita e karakteristika të tjera të përbashkëta, të ngulitura thellë në rrënjët e qytetërimit të lashtë Perëndimor.
Është nonsens referenca ndaj treguesve shumicë e pakicë në adresë të këtij ose atij besimi. Populli Shqiptar, në thellësitë e shpirtit të tij, është një dhe i pa ndarë. Këto thellësi kalojnë përtej çdo thellësie! “Çoji, o bij të Skanderbegut, Turq e t’Kshtënë mos t’u dajë feja! / Çoji e bini n’ fushë t’ bejlekut / tuj gjimue ju porsi rrfeja. Bini! Toskë, ju n’ pikë të vrapit / Mos t’u nalin mal as zall: / Naim Frashri i ra Qitapit/ Mos m’e lshue Shqypnin per t’gjall”. “Lahuta e Malcis”, At Gjergj Fishta. Duke përshkruar tiparet fisnike të Patër Gjonit të Kelmendit, i cili me urtësi e guxim, ballë për ballë Mark Milanit, komandantit suprem të forcave ushtarake pushtuese të Malit të Zi, demonstroi vetitë e shkëlqyera të Shqiptarëve dhe parashtroi me këmbëngulje kërkesat e tyre legjitime për të jetuar të lirë e të pavarur. “Edhe unë Frati tham t’vertetën / Bashkë me turq baj fli vehten,/ Varem n’krabë, lidhem n’vargoj/ E Shqipnin unë nuk e lshoj”.
Myslimanë e të krishterë shqiptarë vijmë nga një “trung” i përbashkët Iliro-Arbëresh mijëravjeçar. Shkrimet e shenjta i mësojnë njerëzit të jetojnë me nder e dinjitet dhe të kryejnë vepra të dobishme duke u udhëhequr në çdo situatë nga virtyti, humanizmi, mirësia, mirëkuptimi e sakrifica e te tjerë, për të cilat ka e do të ketë kurdoherë nevojë Njerëzimi. Bashkëjetesa e trashëguar në shekuj në mes kristianëve e muhamedanëve i habiste udhëtarët e huaj duke i çuar shpesh herë në vlerësime kategorike. Si turqit ashtu edhe grekët nuk mund të kuptonin respektin e ndërsjellët dhe lidhjet e gjithanshme në mes shqiptarëve, të cilat kalonin përtej çdo imagjinate. Shkrimtari turk S. Kulce Osmanli në librin e tij “Tarihinde Arnavutluk”, Izmir 1944, f. 32-33 shkruante se: “Këtu muhamedanët s’janë muhamedanë të vërtetë dhe kristianët nuk janë kristianë të vërtetë”. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë fanatikë. Sigurisht, sipas atij, askush s’mund të ishte besimtar i vërtetë pa qenë konservator, militant dhe sektar i bindjeve të veta religjioze. Deviza Imperiale Romane “Përçaj dhe sundo”, ishte arma me e fuqishme e Perandorisë Osmane.
Në Elbasan harmonia fetare, një pasuri e vyer kombëtare.. “Myslimanë e të krishterë shkojnë dhe vijnë si vëllezër dhe asgjë s’mund t’i ndajë. Karakteristikë dalluese janë vizitat reciproke te njeri tjetri, sidomos me rastin e festave, të cilët priteshin e nderoheshin me respekt e dashuri të madhe”. Po kështu në Korçë, Vlorë, Durrës, Tiranë si edhe në fshatrat e qytetet e tjera të Shqipërisë.  Xhevdet Pasha, kronist i Portës së Lartë, në një sërë informatash mbi sanxhakun e Shkodrës të gjysmës së dytë të shekullit XIX, në themel të vëllazërimit ndërfetar, vendos lidhjet e gjakut. “Meqenëse lidhjet e tyre (myslimanëve) me fise të cilave u kanë takuar, janë edhe sot  të forta. Kurdoherë që malësorët katolik vijnë në qytet, ata nuk shkojnë mysafirë te bashkëbesimtarët e tyre, por në raste të këtilla zbresin në shtëpi të ndonjë myslimani dhe pa kurrfarë hezitimi e formaliteti bisedojnë në mënyrë të këndshme njëri me tjetrin si anëtarë të një familje. Megjithëse këtu është përhapur njëherë krishterimi e më vonë feja islame, përsëri diferenca fetare nuk e ka shkatërruar farefisninë e gjakut dhe bashkësinë fisnore. Katolikë hyjnë nën urdhrin e bajraktarëve myslimanë dhe myslimanët nën urdhrin e bajraktarëve katolikë.”
Përtej thellësive të shpirtit e ka “folenë” shqiptaria, W. Arnold në “The Preaching of Islam”, London 1913, fq. 95, shkruante se: “Rreth vitit 1700, banorët e një fshati në krahinën e Matit, për një periudhë të gjatë kishin mbetur pa prift. Ata u ankuan te një misionar që kaloi në fshatin e tyre. Misionari u kujdes pranë arqipeshkopit të Durrësit, i cili mori përsipër që të dërgoheshin priftërinj dy herë në vit. Por megjithatë fshatarët nuk ishin të kënaqur dhe kërcënuan se do të thërrisnin një hoxhë, në qoftë se ata nuk do të kishin një prift të rregullt”. Edhe sot, pas 454 vjetësh, janë interesante dhe inkurajuese mendimet teologjike të autorit të librit të parë në gjuhën shqipe, Gjon Buzuku, i cili në vitin 1555 botoi “Mesharin”, ku në mes tjerave shkruante se: “Zoti nuk e dëgjonte atë që lutej në një gjuhë të huaj dhe përsëriste fjalët që ai nuk i kuptonte”.
Tomor o mal i bekuar ku rri Zoti; pas fesë së vjetër që kishin shqiptarët qëmoti”. N. F. Nëse nuk e besoni te mali i Tomorit, shkoni edhe me shqiponjat, në shoqërinë e engjëjve të Perëndisë, një ditë të bukur do te kaloni. Mish i pjekur, raki e verë mirë se erdhët o vëllezër myslimanë e të krishterë! Kur të largoheni, nga veriu i Shqipërisë kaloni dhe te Kisha e Shna Ndout, ne Laç ndaloni. Me mijëra njerëz nga të gjitha krahinat e besimet pa dallim duke u lutur me devocion e përkushtim. Më mirë se kushdo e dinë pleqtë e plakat në vatrat familjare dhe sa sipër dalin jashtë loje shumicat.
Babë Dudë Karbunara, duke predikuar vëllazërimin midis të krishterëve e myslimanëve, i thoshte popullit: “Vështroni këtë dru mani o djelmtë e mi. Ka dy trupa dhe një rrënjë. Kështu dhe ne si popull jemi një pjesë myslimanë, një pjesë të krishterë, por kemi një rrënjë të përbashkët, jemi shqiptarë, jemi vëllezër”. Frat Kurebini i ankohej Propagandës Fide për të krishterët, të cilët bënin kumbari me myslimanët duke i mbajtur në pagëzim fëmijët e tyre (kur priftërinjtë i pagëzojnë), megjithëse midis tyre nuk mund të kishte kumbari. Gjithashtu J. Barnes thotë: “Një tolerancë për t’u pasur zili karakterizon në të gjitha drejtimet e tjera, marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Shqipëri. Dëshmi është zakoni sipas të cilit babai zgjedh mik një kristian në qoftë se ai vetë është mysliman dhe anasjelltas për të kryer ceremoninë e prerjes së flokëve të fëmijës së tij në moshën 1 vjeç. Tufa e flokëve vendoset në një kuti të florinjtë ose të argjende dhe ruhet si një kujtim. Ky veprim synonte të krijonte marrëdhënie shpirtërore ndërmjet familjes së fëmijës e mikut dhe nga kjo ata lidhin detyrime kundrejt njeri tjetrit të një ndihme të dyanshme sidomos  në raste rreziku e fatkeqësish “.
Bota shpirtërore e Shqiptarëve është mijëravjeçare. Dita e pranverës dhe, jo shumë larg saj, e diela e Pashkëve, simbolizojnë ringjalljen e Natyrës e të Jezusit, festa më e madhe e Kristianizmit. Besa dhe betimet e përditshme: “Për qiell e për dhe”, “Pasha dritën”, “Për këtë diell” e te tjera, janë “monumente” të lashtësisë, ujëvara të thellësive të shpirtit. Atje, në gjirin e tyre, “banon” përjetësisht Ibraim Kodra piktor modernist i përmasave botërore, Nderi i Kombit, theksonte: “Unë jam muhamedan. Por kam një mendim timin për fenë. Besoj tek infiniti. Atë e konsideroj Zot. Feja ndihmon në krijimin e mundësive të njeriut për tu ngjitur tek Zoti. Në këtë ngjitje njeriu kërkon afrim me të tjerët. Feja sërish ndihmon në këtë afrim. Këtu qëndron roli pozitiv i saj. Në cilën rrugë unë shkoj tek Zoti im? Nëpërmjet vetes? Edhe artin e kam rrugë për të shkuar tek ai”. Nga libri “Kodra një Univers”. Edhe një shembull: ”Dikund thellë në shpirt, jam sigurisht, por nuk jam fanatik. Besoj, besoj, besoj në të mirën, besoj në lindjen e Diellit, ose besoj më shumë në perëndimin e Diellit. Nuk ka gjë më të bukur se perëndimi i Diellit. A e keni parë? Provoni të ndjeni edhe ju këtë, kur perëndon Dielli, kur futët poshtë në det, ai është zoti më i madh. Unë atë besoj”, Piro Mani, Artist i Popullit, gazeta “Shekulli”, dt. 14. 2. 2009.
Harmonía dhe bashkëjetesa ndërfetare, si “mbretëreshë”, ka qenë e mbetët  sundimtare. Shumë familje qytetare shkodrane kujtojnë me dashuri e mirënjohje të thellë stërgjyshërit e tyre të ardhur deri qindra vjet më parë nga Dukagjini, Malësia e Madhe, Mirdita e te tjera vende malore. Gëzimet e jetës kurrë nuk kanë limit. Martesat në mes të rinjve të besimeve të ndryshme janë me mijëra duke i treguar botës kjo është Shqipëria.
E Diele, 20 shtator 2009. Dita e kremtimit të Fiter Bajramit. Dielli ndriçonte plotë shkëlqim. Në një klub afër Telekomit Shkodër porositëm nga një kafe. “Sot është festë, kafenë e keni të paguar nga pronari”,- na tha Sandri. Ardian Mikopli, që kur e ka marrë klubin me pagese, për të gjitha festat kryesore fetare, një kafe e jep pa para. E falënderuam nga zemra. Shembulli i tij është shume domethënës. Me njerëz si ai Shqipëria ka të ardhme.
Nga Luigj Temali

PJETËR  MEHMETI  I  SHALËS –
NJË YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Me rastin e 63-vjetorit te renies
Pjetër Mehmeti u lind në fshatin Pecaj të fisit të Shalës në vitin 1910. Ishte i biri i patriotit të shquar Mehmet Shpendi–i pari i Djelmnise së Shalës dhe njëri nga luftetarët e prijësit më të njohur të këtij fisi në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve1910-1911-1912, si dhe në mbrojten e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar nga synimet grabitëqar serbo-malazezë në vitet 1913-1915. U vra nga forcat pushtuese serbo-malazeze në muajin Korrik te vitit 1915.
I ati e kishte lënë Pjetrin akoma pa mbushur pesë vjet. Por e ëma Zojë Sokolja-një grua që rridhte prej një familje me tradita të shquara patriotike, e bija e Sokol Kolës nga Pepajt e Shoshit, u kujdes për rritjen dhe edukimin e tij. Në fëmijërinë dhe rininë e herëshme, vëllai i madh Prekë Mehmet Shpendi dhe kushëriri Mark Sadiku së bashku me nënë Zojën iu bënë Pjetrit shokë e prindër. Ata i mësuan historitë e të atit Mehmet Shpendi  dhe shumë burrave të tjerë të Pecajve dhe të fisit të Shalës që brez pas brezi kishin luftuar e dhënë jetën për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. I rritur në një ambjent të tillë patriotik,Pjetër Mehmeti, ashtu si i ati dhe paraardhësit e tij u bë një burrë trim e atdhetar i flakët, besnik i idealeve të nacinalizmit shqiptar.
Për disa vite sherbeu si tregëtar në krahinën e Nikaj-Merturit, ku kishte miq e shokë burrat më në zë të kësaj krahine si, Mark Tunxh Miftarin, atë të Nikajt Bafti Ndoun, si dhe Nikë Delinë e Shpend Sadik Bushatin nga Lekbibajt, Fetë Sadikun nga Palçi, Gjelosh Nosh Prognin nga Salca, Sylë Martinin nga Raja, Pal Nikën nga Currajt e Epërm, Nikë Sokolin e Mark Sadikun nga Bëtosha  e te tjere. Jo vetëm në Nikaj-Mertur, po edhe në Shalë, Shosh e me gjerë ai njihej e respektohej si burre trim, besnik e atdhetar.
Në vitin 1942, u bë anëtar i Organiizatës së Ballit Kombëtar, dhe që nga ajo kohë u zgjodh sekretar i kësaj organizate për Nikaj-Merturin. Duke qenë njëri nga anëtarët e drejtuesit më të devotshem të Ballit, ai luajti rol të rëndësishëm në propagandimin e përhapjen programit të tij - “Dekalogu“, për shtimin e radhëve të organizatës me elementë nacionalistë dhe për organizimin e funksionimin e degëve të Ballit në Nikaj-Mertur e Dukagjin. Në sajë të punës së pa lodhur të kryetarit Gjelosh Noshi dhe të sekretarit Pjetër Mehmeti, organizata Ballit Kombëtar për Nikaj-Merturin dhe Dukagjinin ishte nga më aktivet në të gjithë malësitë e Veriut. Duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me krerët kryesor të Ballit në qendër si Mit’hat Frasheri,  Jup Kazazin, Xhelal e Enver Bushatin e te tjere, këta i dhane Organizatës së Ballit në  këto krahina orientim të qartë nacionalist dhe antifashist gjatë tërë viteve të luftës së dytë botërore. Pjetër Mehmeti u përpoq me të gjitha forcat për të vënë në jëtë parimet themelore të përcaktuara në “Dekalogun“ e Ballit Kombëtar siç ishin: ”Lufta për flamurin kuq e zi, për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike, me baza shoqërore moderne ku do të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit “ e te tjera.
Në gusht të vitit 1943, udhëhëqja komuniste shqiptare, pasi kish nenshkruar në Mukje marrveshjen e bashkëpunim me Ballin Kombëtar dhe grupimet e tjera nacionaliste shqiptare; për një luftë pa kompromis kundër pushtuesve  dhe për vetëvendosjen e popullit shqiptarë të Kosovës, e prishi atë në mënyrë të njëanëshme.Ky veprim, lëndoi thellë zëmrën patriotit Pjetër Mehmeti, i cili si shumë patriotë të tjerë shqiptarë kish ëndërruar për bashkimin e të gjithë shqipëtarve në luftë për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Qysh në atë kohë ai formoi bindjen se, ky veprim i dirigjuar nga komunistet jugosllavë, ishte një tradhëti kombëtare që do t’i vinte kazmën fatit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Për nacionalistin Pjetër Mehmeti lidhjet e ngushta të komunistëve shqiptarë me ata serbo-sllavë përbënin njollën më të zezë të komunizmit shqiptarë. Ato i kundërviheshin çeshtjes kombëtarë shqiptare, prandaj u bë një kundërshtar i rreptë ideve komuniste dhe u përpoq me të gjitha forcat për të penguar përhapjen e tyre në Nikja-Mertur e Dukagjin.
Pasi kish hedhur poshtë marrveshjen e Mukjes, udhëheqja komuniste shqiptare për hirë të pushtetit, iu imponua me forcën e armëve, ballistëve, zogistëve dhe gjithë nacionalistëve shqiptarë, duke ndezur flakët e një lufte vllavrasëse në Shqipëri. Qysh me 1 tetor 1943, Enver Hoxha udhëzonte të gjitha Komitetet Qarkore të PKSH, se: “Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hëzitim… ndryshe jemi të humbur. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetër në qoftë se nuk e rrëmbejmë me forcë … Mbaroi çeshtja e bashkimit me Ballin… tash ai duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare. Demaskimi të bëhët i vazhdueshëm dhe ne vemi drejt likujdimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të. Në rast se ai vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjëherësh edhe ushtarakisht kundër tij“.
Në fund të vitit 1944, kur pushtuesit gjermanë po largoheshin nga Shqipëria, edhe për ballistët, zogistët dhe gjithë nacinalistët e Nikaj-Merturit e të Dukagjinit, doli në plan të parë qëndresa antikomuniste, për të mos lejuar vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Pjetër Mehmet Shpendi ishte njëri nga organizatorët dhe luftëtarët më të vendosur të qëndresës antikomuniste të Nikaj-Merturit dhe malësive tjera të veriut, në Qafen e Kolçit dhe lumin e Merturit, kunder forcave të Brigades VI dhe XXV S të UNÇl që sulmuan krahinën, në nentor të vitit 1944.
Me 16 nentor 1944, këto forca u turrën në drejtim të Nikaj-Merturit dhe Dukagjinit për nënshtrimin e këtyre krahinave antikomuniste dhe për vendosjen e pushtetit komunist aty. Fillimisht në Qafën e Kolçit e më pas tek lumi i Merturit ata u ndeshën në rezistencën e armatosur të mbarë popullsisë. Pjeter Mehmeti se bashku me Nik Deline, Gjelosh Noshin, Ndue Gjelosh Prognin, Zef Binakun e te tjere, shkatërruan urën e lumit të Merturit duke  e bërë të pamundur marshimin e forcave komuniste në Nikaj-Mertur e Dukagjin. Të gjëndura nën zjarrin e mbi  400 luftëtarëve nacionalistë që ishin pozicionuar në anën e djathtë të lumit të Merturit, forcat e Brigades se VI, pas tre ditë luftimesh të ashpëra, ku patën disa të vrarë e të plagosur, u detyruan të lënë frontin dhe të kthehen për në Krasniqe. Aty moren në përforcim edhe Brigadën e XXV S të UNÇl, e cila në përbërje të Divizionit të V - të UNÇlSH ndodhej në Kosovë për të ndjekur forcat gjermane që po largoheshin nga Ballkani, por u kthyen për të ndihmuar Brigades VI Sulmuese, që të pushtonte Nikaj-Merturin, ku nuk kishte, dhe nuk kish pasur asnjë këmbë gjermani qysh me datë 17 prill 1944,kur 21 forcat e fundit gjermane, pasi kishin qëndruar rreth 2 muaj në Dukagjin e Nikaj-Mertur qenë dorëzuar tek misioni ushtarak i Aleatëve Britanikë. Të nisura nga Kolgecajt,këto dy brigada partizane, në bashkëveprim me njëra-tjetrën, risulmuan forcat nacionaliste që gjendeshin në Nikaj-Mertur nga katër drejtime kryesor:
1. Kolgecaj-Bujan-Gri-Shkambi i Rajës-Tëtaj. 2.Kolgecaj-Geghysen-Qafa e Kolçit-Shëngjergj. 3.Kolgecaj-Markaj-Shtylla e Grisë-Curraj Epër. 4.Kolgecaj-Dragobi-Qafa e Valbonës-Theth-Breglumi-Qafa e Agrit-Lekbibaj. Pas rezistencës që popullsia vendase u bëri këtyre forcave në Thethë, Qeresh-Mulaj, Qafë të Kolçit dhe Shkam të Rajës, ku pati disa të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët, me 25 nëntor 1944, forcat komuniste arritën të pushtojnë krahinën. Me atë rast, nepërmjet dhunës e terrorit ngritën në Nikaj - Mertur e Dukagjin organet e  para   të pushtetit të tyre diktatorial, të ashtuquajtura “Këshilla Nacinalçlirimtare”.
Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Pjetri nuk u pajtua asnjë herë me atë regjim të cilin e konsideronte antikombëtar dhe antidemokratik. Përkundrazi, qëndrimi i tij u bë akoma më i rreptë e më i vendosur në luftë kundër tij. Për të mos iu nenshtrua diktaturës komuniste ai doli malit qysh në vitin 1945, dhe bashkë me 18 nacinalistë antikomunistë të tjerë të krahinës së Nikaj-Merturit e Dukagjinit si: Mark Tunxh Miftari, Gjelosh Noshi Progni, Mark Sadiku, Shpend Sadiku, Fran Ukshini, Nikë Sokoli, Pjetër Kukaj, Sadik e Gjeto Marku, Kolë Ndue Sadiku e te tjere. formuan çetën antikomuniste që komandohej nga Nikë Sokoli i Bëtoshës. Kjo çetë, e konsideruar nga regjimi i asaj kohe si njëra nga më të rrezikshmet në Shqipëri, qendroi nepër malet e ashpëra të veriut, në shi e dëborë, me bukë e pa bukë, në dimër e verë, nepër male e shpella duke luftuar me pushkë në dorë kundër forcave komuniste të ndjekjes deri në vitin 1948. Gjatë tërë kohës që Pjetër Mehmeti qëndroi në këtë çetë, ra disa herë në përpjekje të armatosur me forcat komuniste të ndjekjes, dhe në çdo rast u dallua si një luftëtar trim i pa epur. Në njërën nga përpjekjet më të ashpëra, në Qafën e Kolçit, shtator 1946, ai kreu një  akt të rrallë trimërie e guximi. Çeta ndodhej e rrethuar prej qindra forcave komuniste të ndjekjes. Pas një qëndrese heroike disa orëshe  asaj po i mbarohej municioni. Shpresa e luftetareve nacionalistë për të dal të gjallë nga rrethimi pothuaj se ishin shuar tërësisht. Por në këto çaste teje të veshtira, Pjeter Mehmeti shpalosi gjithë trimërinë dhe guximin që e karakterizonte. Pa ju trembur syri aspak, ai u turr në sulm me bomba mbi kundërshtarët, çau rrethimin dhe në mes zjarrit e flakëve ju prini shokëve e bashkë me ta doli jashtë rrethimit, çuditërisht pa asnjë humbje. Ai u qe betuar shokëve se, kurrë për sëgjalli nuk do të binte në duart të komunistëve. Lidhur me këtë, i kish lënë amanet mitralierit të çetës Mark Sadiku, se, po të ndodhte rasti që Pjetri gjatë luftimeve të mbetej i plagosur, të  mos largohej pa e qëlluar për vdekje atë, në mënyrë që kurrësesi të mos e linte të gjallë në duar të komunistëve. Një rast të tillë e solli fati në dhjetor të vitit 1946, kur çeta e tij e tradhëtuar nga të pabesët u gjend e rrethuar prej qindra forcash komuniste të ndjekjes në një stan të lagjës Prebibaj të fshatit Curraj të Epërm. Të vendosur për të mos rëne në duar të komunistëve, të gjithë pjestarët e çetës bënë një qëndresë heroike  disa orëshe. Me qënë se ata nuk po dorëzoheshin, forcat  e ndjekjes i futen zjarrin stanit për t’i djegur të gjallë kundërshtarët e tyre. Kjo i detyroi pjestarët e çetës të turren drejt derës për të çarë rrethimin. Mitralieri Mark Sadiku së bashku me trimin guximtar Pjetër Mehmeti, si kurdoherë, me bresherite e armëve të tyre u hapën rrugen shokeve për te dal nga rrethim. Pasi dolën të gjithë, ata me mitraloz dhe automatik në dore mes tymit, flakëve dhe plumbave qe u fërshëllenin nga të gjitha anët, u turrën drejt shtegut të oborrit për t’u bashkuar me shokët. Por, papritmas një plumb i mallkuar goditi gjoksin e trimit Pjetër Mehmeti  duke e lënë të plagosur rëndë. Marku me shpejtesi rrufeje u gjënd pran tij për t’a  ndihmuar që së bashku të dilnin nga rrethimi. Por, sapo i vuri dorën për ta tërhequr, Pjetri që po jepte shpirt kujtoi amanetin që i kish lënë Markut, prandaj i tha: “Mark! Merri këto dokumenta e shko pa humbur kohë! Mos  harxho fishek me mua se kam marre boll! Lamtumirë!“ Kështu pushoi së rrahuri zëmra e nacionalistit dhe atdhetarit të flaktë, trimit mbi trima Pjetër Mehmet Shpendit të Shalës. Duke dhënë jetën heroikisht për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, ai mbeti një yll i ndritur i nacionalizmit shqiptar.
Nga Dodë Progni – historian

GIMAJT NUK JANE SHALJANE

Sipas pemës gjenealogjike te fisit Deli Nika(i Vaçaj) ne Gimaj, i pari i fisit tone ka qene Zog Shiroka.
Zog Shiroka, lindi rreth viteve 1350-1400, ne Shiroke,- Shiroke.
Ne vitin 1402 Perandoria e Venedikut pushtoi Shkodren me rrethina, e cila e priti pushtuesin me revolta te njëpasnjëshme. Një nga kundërshtarët e këtij pushtimi mendohet te ketë qene edhe Zog Shiroka, i cili u largua nga Shiroka dhe u vendos ne kalanë e Drishtit si punëtore ose si administrator i Kalasë.
Ne kala sundonin Engjëllorët-familje me prejardhje Bizantine. Sundues i kalasë ka qene Pjeter Engjëlli, kurse vëllai i tij ka qene Pal Engjëlli-Kryepeshkopi i Durrësit dhe këshilltar ne ushtrinë e Gjergj Kastriotit. (Ne simpoziumin e Akademisë se Shkencave te Republikës se Shqipërisë, te vitit 1964, shkruar nga akademiku Mark Krasniqi, ne librin me titull “Shqiptaret dhe trojet e tyre”)
Pasardhësit e Zog Shirokës, qëndruan ne kalanë e Drishtit deri ne vitin 1478. kohe ne te cilën u pushtua nga Perandoria Osmane. Ata banore qe i shpëtuan rrezikut u larguan për ne Krasniqe, Peje, Gjakove dhe zunë vend ne Gjilan te Kosovës. Ne vitin 1683, ne Kosove u krijua një aleance ushtarake ne mbrojte te Krishtit(te Krishterimit) kundra ushtrisë se Perandorisë Osmane, e përbëre prej ushtrisë se Serbisë, me komandant Sergejviçin e Trete, me ushtrinë e Austrisë me komandant gjeneral Pikoleminin, me ushtrinë e Malit te Zi dhe shqiptaret e Kosovës. Inkurajuesi i kësaj aleance ka qene ipeshkvi imzot Pjeter Bogdani. Kjo lufte vazhdoi deri ne vitin 1689, e cila përfundoi me humbjen e kësaj aleance. Ushtritë pjesëmarrëse ne këtë lufte u detyruan te largohen nga Kosova për ne Serbi, Austri, Malin e Zi dhe një pjese tjetër kaloi ne Veriun e Shqipërisë se sotme.
Ata qe kaluan ne Veriun e Shqipërisë se sotme, mendohet te ketë qene edhe Gjoke Gima, i cili kaloi qafen e Pejës dhe ra ne Okol te Thethit, rreth vitit 1690, një vit pas luftës. Ky person erdhi me gjithë familjen e tij dhe barti me vete emrin e fisit te tij nga Gjilani i Kosovës (i Vaçaj) dhe e emëroi këtë vend “te lajthia e Vaçit”, ky toponim ne fshatin Theth përmendet qe prej tre shekujve, rreth shekullit XVII. Përtej varrit te Trieshit ne Theth, për balle fshatit Kaprre, janë disa livadhe me emrin “livadhet e Gimajve”.
Mendohet, se Lek Gjoka, djali i Gjoke Gimes, rreth vitit 1700 u largua nga ky fshat për arsye se ne atë kohe nuk ishte vendi i përshtatshëm për prodhime bujqësore dhe ra ne fshatin Mavriq. Aty gjeti fisin Dostanishaj te ardhur prej Kuçit te Malësisë se Madhe, thekson ne gazetën “Dukagjini”, nr. 56, korrik 2008, publicisti dhe historiani Prele Milani.
Lek Gjoka, djali i Gjoke Gimes, e emëron këtë fshat me mbiemrin e babës se tij “Gimaj”. Ky emër i këtij fshati, ky toponim nuk ka pas asnjë ndryshim qe prej tre shekujve. Ne këtë fshat erdhën edhe dy fise te tjera, fisi Nikushaj dhe Dushaj. Ne këtë fshat erdhi një grua me një djalë te vogël, me emrin Nike. Me qene se emri i babës  nuk dihej, emri Nike u kthye ne mbiemër Nikushaj, i përberë nga dy fjale-“Nike” dhe-“kush, kujt”. Fisi Dushaj ka ardhur prej Krasniqes, te cilët edhe sot vijojnë lidhjet ne mes tyre.
I Vaçaj, një vëllazëri, tri fise te tjera kumari. Leke Gjoka, djali i Gjoke Gimes, kishte tre djem: Niken, Vaten dhe Preken. Këta vëllezër u martuan dhe u shtuan, u bene me trashëgimtarë dhe prej tyre u krijuan tri vëllazëri: Nik Leke, Vat Leka dhe Prek Leka.
Vat Leka u martua dhe me këtë martese linden 5 djem: Buç Vata, Gjel Vata,Mark Vata, Pal Vata dhe Ndre Vata. Këta vëllezër u martuan dhe u shtuan si fisi.
Gjel Vata u martua dhe linden 4 djem: Marash Gjeli, i shtëpisë se Binok Gjeloshit; Vat Gjela,  shtëpisë se Dem Vates; Martin Gjela, i shtëpisë se Deli Nikes; dhe Gjok Gjela, i shtëpisë se Cel Palit. Kështu, këta katër vëllezër u ndanë dhe krijua katër fise te tjera.
Martin Gjela u martua dhe me këtë martese lindi një djalë, Nik Martini, i cili u martua dhe me këtë martese i linden tre djem: Deli, Shytani dhe Prela.
Deli Nika, gjyshi i babës tone, Nike Avdise, i cili e ka pasur shtëpinë e te atit, Nik Martini, sipër shpatit, aty ku janë sot varret e Vaçajve, ne token e Leke Vuksanit. Ne atë shtëpi kane lindur shtate djem e katër vajzat e Deli Nikes dhe jetuan ne këtë shtëpi deri ne vitin 1891. Ne këtë vit, Deli Nika doli me te bijtë dhe u vendos aty ku del sot uji, ndërtoi një mulli duke i vu emrin “Mullini i Vaçajve“. Pak përtej mullirit, me djemtë, ndërtoi ne një kodër te vogël, një kulle prej guri dy katesh me frëngji. Këtë kulle e ndërtoi Sokol Delija, i cili ka qene mjeshtër ne ndërtimin e shtëpive. Kjo kulle ka qene e para e atij lloji ne Shale deri ne atë kohe.
Kjo trashëgimi vijon deri ne ditët tona me djemtë dhe me nipat tone. Te gjithë këta breza, nga viti 1350 e deri ne vitin 2008 janë shënuar ne pemën gjenealogjike te fisit Deli Nika.

LETER E HAPUR “ALI PASHË TEPELENËS” (Fatos Nano)

NGA “LEKË DUKGJINI”
Fort  i madhërishmi “Vezir Ali Tepelena”, mendjendritur’’ e “zemërtrim,” “pasha i lavdishëm” dhe i “pathyeshëm”, “prijës i shkëlqyer” i socialistëve, armiku më i dashur i “Zotit” të gjithësishëm të dheut të shqipeve Sali Ramë Berisha!
“Leka i III-të” babai i së drejtës dhe kanusë princi i madh i Dukagjinëve, të dërgon shumë të fala o prijës “i shkëlqyer” dhe  shpreh  dhimbjën dhe habinë e tij  për mbetjën jashtë mureve të Kuvendit të Shqipërisë!

Madhëri” gjatë mbretërimit tuaj fort të “ndritur” keni provuar jo pak fitore dhe shkarje deri në buzë të greminës, por falë fatit dhe dhelpërisë  suaj të regjur gjithnjë jeni ngjitur edhe më lart, duke marrshuar  më larg drejt aventurës suaj të pangopur  ku të shpuri  pushteti, dashuria e dashurive tuaja  të pakufishme.
Unë  isha  vërtetë sfidanti i parë i juaj në kohën kur  ju në PS adhuroheshit si profet, por jo nga ata inatçarë që të kam sulmuar me pallë, as nga ata jeniçer që verbërisht të ndoqën nga pas si mizat buallin, as nga ata qefprishur të llastuar që nga inati yt shkuan në shtrat me të tjerë duke të rrëzuar nga kali  dhe shkermoqë në baltë nën thundrat e rinocerondit Berisha 
Unë nuk kisha pse të ngazëllehesha për disfatën tuaj, pasi ngazëllimi i përkiste Berishës që të rrëmbeu poltronin e “vezirit”. Gjithësesi do të  ishte naïve të vajtoja  për një pasha që vret vetën kur në Kanunin tim e kam nënvizuar  si kryefjalë: “Se kush vret vetën ia  merr djalli hakun”.
Mendjendrituri “Ali”, qysh nga epoka kur unë isha zot i vërtetë i këtij vendi, madje  mijra  e mijra vjet më parë e deri  sot  sovrani nuk është ndier, as i lumtur, as nuk ka mundur ta fitojë lumturinë e vet,  për vetë fatin e trishtuar e të trashiguar që i ka falë  natyra të mbajë  pushtetarët  mbi shpinë. Mjerë  kush mban bisha mbi shpnë,”lum ai” që mban kunguj apo pelivan  si monstra  juaj!
I dashur mik, shqiptarët e kanë në traditë inatin, të cilët  falë natyrës inteligjente  dinë ta mshefin ta maskojnë më buzqeshje hipokrite të betohën për besnikëri të pakufishme, të ledhatojnë  e të ankojnë  se po të varën kembët kur kalëron dhe sapo të shohin se të shkau këmba e ke marrë  teposhtën, të lëshohën si grenxat mbi shpinë për të marr hak si trima të pafre. Kur ju miku im mjekërthinjur, i ekzaltuar nga efshi ektravagant, vallzonit i dehur me vellon magjike të “vezirit” kazinove e buzuqeve, sa e sa analistë lëpiheshin e kënaqshin  kur ti me xhentilesë u thonje: Bujrum! Hani derra, pini derra! Ju atëherë ishit i gjithëpushtetshëm dhe për 8 vjet  80% e medjeve tona të “pavarura” gatuanin petulla më ujë për ju. Por pa pritë e pa kujtuar me të fituar zgjedhjet “djalli” Berishë u bë  “apostull” i epokës për ndryshim, ndërsa  “Mesia” i socialisteve humbësi i radhës,  ishte  “satani”  me  vargoj nëpër këmbë, pësonifikim i mizorise tetëvjeçare të qeverisjes së majtë të krimbur nga korrupsjoni. Shumë papagaj të cilët s’dinë këngë tjetër veç: “O Fatos ti je bota”  pas  rënjes suaj nga kali  filluan si kor qyqesh duke të mallkuar  si kamikazin e së majtës, shkaktari i të gjitha mënxyrave tetëvjeçare. Ju nuk  meritoni  as përmëndore, as dekorata, por si i mirë si i lig, nuk mund të mohohet se të majtës shqiptare i sigurove dy mandate të plota qeverisëse  si asnjë lider tjetër në gjthë Eurolindjën. “I përvuajturi Ali” koha  tregoi se nga gjaku ishe siamez me Berishën. Ju me tu ndarë u vutë në krye të dy bijave të PPSH-së. Ti more  mbi shpinë gjithë mallkimet dhe mëkatet e mamasë plakë duke  mbetë  si lideri më i sharë dhe më i pështyrë për së gjalli në historinë e pluralizmit shqiptar.
Ndërsa vëllai  juaj i vogël,  që s’pranoi se është pjellë e  asajë mamaje, mori dekoratat e herojt së bashku me pajtonin e pushtetit .
Nuk mund të mohohet se Berisha të “kryqëzoi” jo si kryehajdut por si kryetari i opozitës  duke të shëndërruar nga hiçi në një  ”Promete” që ndonëse i mbërthyer ia vodhe, jo vetëm zjarrin por edhe fronin “Përëndisë” duke e gremisë nga Parajsa në Ferrin e gjatë të pritjes tetevjeçar në opozitë.  Në kohën kur PS kishte mbetur si tufa pa bari,  e hallakatur në mëshirë të fatit, ju “i pa përkulshmi Pasha” erdhët në krye të kësaj partie duke e shëndërruar në specjën më moderne në tufën e madhe të partive tona, madje e betë edhe antare  me të drejta të plota të Intërnacionalës së fisme Socialiste. Ju madhëri sollët një risi  në politikë duke i shpërblyer me poste  dhe ofiqe kundërshtarët  tuaj  brënda edhe jashtë partisë  duke  ndjekë taktikën e kundërt me përjashtimet  që bënte Berisha  ndaj të  pabindurve. Në qoftë se për momentin këto manovra patën  efekt pozitiv duke krijuar imazhin e një uniteti fallco me kalimin e kohës u kthyen në bumerag, lëshimet tuaja u konceptuan si dobësi,  gjë e cila të imponoj të  futeshe  deri në grykë rrugës së pazareve  të pamoralshme e kompromiseve të  paqëndrueshme si ato me Ilir Metën i cili mori guximin të sfidonte hapur  duke të lënë   pothuajse në hije. Si mjeshter i taktikave dredharake u tërhoqe për të filluar ofensivën  e madhe për “katarsis” e cila rezultoi e gjitha fars. Ti duke filrtuar edhe me Berishën, Metën e vure më shpatulla për mur, shpartallove KPD-në duke i bërë qesharak në sy të opinjonit publik. Arroganca juaj doli jashtë kontrollit sa ti nuk pyete më për askënd. Për ju të gjithë ata që kishe pranë nuk ishin më shumë se një grumbull zerosh të cilat merrnin fuqinë e tyre vetëm nga njëshi Fatos. Sa e  sa herë në vend të lavamanit ke pështy  mbi fytyrat e tyre dhe ata i kanë kapërdi gëlbazët tuaja veç për të qënë një zero në radhë pas bishtit tend. Pashallarët socialist nën hijën e pushtetit tënd u bënë posejduesit e monopoleve  të medha në jetën ekonomike të vëndit  ku oreksi  dhe lakmia për të piratë gjithçka  i shpuri në kontradita  dhe armiqësi  të papajtueshme njëri me tjetrin deri në atë shkallë sa u doli nga dora kungulli i pushtetit. Në duelin e tretë  hyre gabimisht pa t’u trembur syri aspak, ndonëse pas përzënjes së Metës  mbete si bualli me një brirë për tu përballë me drerin e frigëshim të stepës Berisha, i cili kur të shkuli mjekrën dhe të detyroi të bëje risinë tjetër që mban emrin tënd  atë të dorëheqjes nga timoni i partisë dhe dorezimin paqesor të pushtetit për here të parë në Shqipërinë post komuniste.  Ti u largove duke lënë pas  kaosin, zbrazdësinë  dhe hijën e shëmbëlltyrës tënde. Si “baba” historik i së majtës, partinë ua le trashigim të rinjëve mëkatarë, të cilët nga hiç i more për dore, i rrite dhe i bërë gjuetarë të pushtetit. Të mësuar të mjelin bullicën pushtet, të marrosur nga lakmia e të qenurit të parë dhe mos mirënjohja, i shpuri deri aty sa tentuan hapur qe luanin e vjetër ta perzënë forcërisht nga savana. Dashuria e përkohshme mes “thonjëpaprerit”  Rama- dhe “bukshkalit” Meta nuk të befasoi. Ti duke njohur mirë  temperamentin rrebel e konfliktual të tyre qendrove larg në periferi  i pashqetësuar, duke  vëzhguar me qetësi e përqeshë me ironi çdo levizje të tyre. Kur ata të çvlersuan totalisht,  të shpallën  rudiment të politikës së vjetër, të vranë përkohësisht ëndrrën presidenciale ju nga letrargjia e gjatë  u çfaqet befasisht përkrah armikut tuaj historik Berisha, i cili nga friga e një krize politike, kapërdiu publikisht gjithë bakalin e pështyrjeve që kishte fabrikuar për 15 vjet ndaj jush.Telekomanda juaj grenxake, çoj Topin në Presidencë, la Beishën të pashqetësuar në mbretërimin e tij me grusht të hekurt, dhe nxori në pah krizën e identiteti në gjirin e së majtës. “Veziri i madh dhe i shkelqyshëm’’,  ti e dinje mirë se lufta e gjelave Rama e Meta, për karrigën që ndodhej poshtë prapanicës së Berishës, ishte një aventurë adoleshentësh politik, ndaj  edhe nuk u merakose fare për naivitetin e tyre. Si kordhetar i vjetër gjithë jeta të shkoi në luftra mizore, kurrë nuk pate  paqë, prehje as qetësi, herë me Berishën herë me gjelat e kotecit tend të cilët veç grindeshin për sherre pa bereqet, sherre që në shumë raste i ke nxitë dhe ushqyer ti vetë në mënyrën më të paskurpullt. Do kishte qënë në nderi tënd  ‘’pashai ynë mendjendritur’’, si strategu i së majtës, që pas të vjen historia, të ndihmoje në pajtimin e Nikë Petës e Palë Golemit, jo t’i behesh palët njërit kunder tjetrit siç u bëre me  armikun e vjetër Meta në momentin e fundit, kunder armikut të ri Rama. Urrejtja për trashigmitarin e ri të partisë tënde të vjetër, të shpuri deri aty se e shburrërove në sy të gjithë shqiptarve duke e cilësuar grua të deshtuar të një partie grashë. Sa herë që ti je rishfaqur në skenë gjatë ketyre 4 viteve, në qiellnin e politikës shqiptare kanë shpërthyer vetetima befasuese. Koha vertetoi se armiku yt i dashur Berisha e mbajti premtimin e madh që zogun e pushteti nuk do ta linte më që t’i fluturonte nga dora dhe për këtë meritë të pamohueshme keni dhe ju ‘’Ali Pasha’’. Morali politik në Shqipëri ka vdekur, ndërsa ju dhe zoti Berisha keni rrojtur e do të rroni në politikë  duke ushqyer amoralitetet e njerëzve të paskrurpull që i nderroni me rradhë si laviret sipas konjukturave të çastit. Tashmë ti e deklerove qartë se arratisja e Ilir Metës drejt kampit të Berishës është nxitje dhe frymzim i gjeneralizimit tënd hipokrit për të hequr qafe gjatoshin e frikshëm të Bashkisë, për të nxjerrë neser Berishën në pension, për të rikthyer Hamzain tradhëtar përseri në PS, dhe ju për të zënë divanhanën e Presidentit. Nuk e di nëse do ja arrish të vrasësh gjithë këta zogj me një gur, por jam i sigurtë se juve “Ali “ keni një mendje brilante  për rufjanizma të pashoqe dhe kthesa të papritura, mbasi stomaku juaj kapërdin dhe bluan gjithçka, mos mbajtja  e fjalës dhe mosskuqja e fytyrës është dhunti e veçantë e temperamentit tënd.. Pajtimi me Metën, nënkëmbsja për nogdaumin e Ramës, mjekra e kerleshur, tregojnë qartë se ujku i vjetër i politikës po prêt vetëm çastin per  tu rikthyer sërish. Ju si “Asi maç’’ i pelivanizmit politik tashmë po ktheheni jo  si shpetimtar, por  si një e keqe e dytë ekujlibruese, ndaj një Berishe që ka gjast të vdesin në pushtet.

Mirë ardhsh, e mirë mbeç me shendet i fuqishmi dhe i shkëlqyeshmi
“Vezir Ali Pashë Tepelena”!

Me  nderime “Leka i III Princi i
Dukagjinëve”

Luljeta Lleshanaku, fiton “Crystal Vilenica Award-2009

Ne Festivalin Ndërkombëtar te Letërsisë që u zhvillua ne Ljubjana, Slloveni, javën qe shkoi, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi çmimin “Kristal”, çmim i cili jepet për shkrimtarin me te mire pjesëmarrës ne edicion.
Festivali “Vilenica International Festival” zhvillohet ne Slloveni prej 24 vjetësh. Për Shqipërinë është hera e trete qe përfaqësohet. Shkrimtarët pjesëmarrës nga gjithë Europa Qendrore si: Umberto Galimberti, Stefan Kardos, Oksana Zabusko, Peter Rezmn, Ev Sonnenberg, Ines Cergol, Andrea Grill, Jana Benova, Klin Dankov, Stefan Kardos, Miljenko Jergovic, Hrkus Koncius, Dan Lungu, Tone Partljic, Jana Purtrle Srdic, Maria Sleahtitchi, Vlda Urosevic, Jan Benova, jane zëra përfaqësues ne kulturat nga vijnë dhe kishin një krijimtari shume te pasur letrar. Kunkurenca midis tyre ishte për çmimin “Kristal”, i cili, dhe pse është një shkrimtare qe nuk i përket Europes Qendrore, iu dha Luljeta LLeshanakut.
Poetja Luljeta Lleshanaku u prezantua ne ketë festival me poezitë “Misteri i lutjeve”, “Lajme te vonuara”, “Me fatin e shkruar ne fytyre” dhe “E hëna ne shtate dite”. Këto poezi janë botuar gjithashtu ne antologjinë e festivalit ne gjuhet shqipe, sllovene dhe angleze.
Festivali jep dy çmime: ”Çmimi ndërkombëtar” ose “çmimi i karrierës” iu dha shkrimtarit Claudio
Magri. Ky çmim jepet nga  Unioni i Shkrimtareve Sllovene. Ndërsa Çmimi “Kristal” u dha nga një
juri ndërkombëtare e përberë nga: Katharina Narbutovic (Gjermani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjike).
Gjate ceremonisë, juria argumentoi dhënien e këtij çmimi si një çmim i cili jepet për “metaforën e fuqishme, mprehtësinë e mendimit dhe temën universale te trajtuar me shume finese”. Fituesit paraardhës te këtij çmimi janë: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Vladas Braziūnas (Lituani), Josip Osti (Bjellorus, Pál Závada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukraine), Vörös Istvan (Hungari), Angelo Cherchi (Itali), Peter Semolič (Slovenia), Nicole Müller (Zvicer), Kaća Čelan (Bosnnje Hercegovine), Marzanna Bogumiła Kielar (Poloni), Slavko Mihalić (Kroaci), Francesco Micieli (Zvicer), Endre Kukorelly (Hungari), Grendel Lajos (Sllovaki), Aleš Debeljak (Sloveni), Dubravka Ugrešić (Kroaci), Ewa Lipska (Poloni) dhe Gregor Strniša (Slloveni).

numrat

part03