part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

64

Amnisti e përgjakur. Shkodra u trondit nga nje ngjarje e rende shokuese

Nje  shtetas, nje  prind, madje nje njeri  publik i mandatuar nga zgjedhesit e nje njesie vendore, krejt pa pritur behet pre dhe viktime e krimit ogurzi ! Kjo ngjarje  nuk ka asnje emer tjeter vec shperdorim   i shperfytyruar    ligjit dhe e kapitullim i turpshem, qofte i organeve te derjtesise, qofte i  institucionit te  amnistimit .
Sa kushton jeta e njeriut  ne  këte vend?! Mos valle sa here te ndodhin tragje ti  te tilla duhet te kujtohemi  se çmimi I jetës eshte sa  malli ma i lire ne ket vend te rrokopujshem dhe te dehur nga politika.
Dite e nate  bombardohemi  psiqikisht per shtet ligjor, per lufte kunder korrupsionit, intergrimit ne Nato e BE, e te tjera, ndersa realisht  askush nuk ndihet i sigurte ne kete vend.
Vetem ne nje vend te kapur nga krimi mund te denohet  me teper nje vjelles biciktetash se nje vrases serial. Rasti me tipik  ishte i pak diteve me pare  kur kryetari  i komunes se Pultit, (Sokol) Martin Cubi, sulmohet nga nje njeri  i cili ndonese me nje precedent penal te jashtezakonshem, perfiton amnisti presidencial, nga Presidenti I Republikes, Kryetari I Shtetit dhe Kryetari I Drejtesise, Bamir Topi, dhe brenda pak diteve pas lirimit nga burgu mbjell kobin e zi perpara qindra njerezve te rastesishem ne nje nga pikat me te populluara te qytetit te Shkodres, pikerisht perpara  spitaleve. Aty ndodheshin femije, gra, te rinje e te reja te cilet pas ngjarjes moren me vete imazhet e nje skene mesjetare te cilat krijojne ne memorien e tyre vatren e stresit dhe te depresionit te perhershem, kaq te pranishem tashme ne vetdijen tone.
Tani lind  pyetja: Sa ishte denuar ky person  per tre vrasje te njepasnjeshme? Sa  vite burgu ju falen  ketij killeri, te cilit sipas burimeve hetimore pas aktit fatal iu gjet nje liste zeze  shume emrore  te cilen mendonte ta ekzekutonte pjese-pjese. Kushe ia fali  mekatet  dhe nxorri nga burgu nje njeri me pisqike te shkallmuar? Si mund te dalin ne gjendje te lire nje person me precedent te tille penal, i cili ka varrose jeten e disa personave te pa fajshim dhe vene ferren familjes se tij, e cila lirimin e tij thuhet se e perjetoj me lot. Kush  duhet te mbaje pergjegjesi  ligjore per veprime te till te pa pergjegjshme qe cojne ne tregjedi njerzore dhe hapin plage te pa sherueshme ne shoqeri.
Kur goditet  me bajonete per vdekje nje njri  me imunitet cfare mund t’i ndodhe nje qytetari  te zakonshim. Qyetarit  te  zakoshem ne ket vend nuk i ka mbete rruge tjeter vec t’i lutet Zotit! Ky vend i mberthyer nga e keqja heshte! Deri kur mund te vazhdohet kesht?. Si mund te kalohet ne heshtje nje menxyer e pa pergjergjeshmerise se organeve kopetente duke u bere  qe krimi  te godas  qytetari n, perfaqsuesin  legjetim te shtetit duke shenderruar ate ne objekt dhe viktime te tij njekohsisht.
Vetem nje kope pa coban dhe nje populli pa zot mund  te lihet ne meshiren dhe kthetrat e agresorve gjakatare qe mbjellin vdekje!
Redaksia

SHQIPERIA NE NATO!
Me 4 Prill 2009, Shqipëria u be anëtare me te drejta te plota ne NATO

Pak histori:
a) Për NATO-n
Me datën 4 Prill 1949 u krijua Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut-NATO, një pakt politiko-ushtarak. Shtetet e para qe firmosen ketë Traktat ishin: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar(Anglia), Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kjo Aleance është zgjeruar here pas here. Ne vitin 1952 pranohet Greqia dhe Turqia. Ne vitin 1955 pranohet Gjermania Perëndimore. Ne vitin 1982 pranohet Spanja. Pas rënies se Murit te Berlinit, me shembjen e sistemit socialist, shembet edhe Traktati i Varshavës dhe anëtarët e kësaj Aleance pranohen ne NATO njëra pas tjetrës. Kështu: ne vitin 1990 bashkohet Gjermania Perëndimore me atë Lindore dhe Republika e Gjermanisë pranohet një e vetme duke zëvendësuar Gjermaninë Perëndimore. Ne vitin 1999 pranohen Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke. Me vone u bene anëtare te NATO-s: Estonia, Lituania, Letonia, Bullgaria, Romania, Sllovakia dhe Sllovenia. Me 4 Prill 2009, kësaj aleance i shtohen edhe dy anëtar te rij: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kroacisë.
Ne themel te kësaj aleance janë katër parime baze, mbi te cilat u ngrit dhe janë dakord te gjithë pjesëmarrësit ne te, te cilat janë:
* Afirmimi i besimit te tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve te Kartës se Kombeve te Bashkuara, si dhe dëshirën për te jetuar ne paqe me te gjithë popujt e qeveritë;
* Te vendosur ne mbrojtje te paqes se popujve te tyre, te trashëgimisë dhe te kulturës se tyre te përbashkët, bazuar ne parimet e demokracisë, lirisë se individit dhe shtetit ligjor;
* Te vendosur për te ndihmuar ne rritjen e mirëqenies dhe stabilitetit ne zonën e Atlantikut te Veriut ;
* Te vendosu për te bashkuar përpjekjet e tyre për mbrojtje kolektive te përbashkët dhe për ruajtjen e paqes e te sigurimit.
Mbi bazën e këtyre parimeve, Aleanca e Atlantikut te Veriut ka ecur deri ne ditët e sotme duke u shtuar here pas here dhe veçanërisht pas rënies se Murit te Berlinit. Ajo sot përbëhet nga 28 shtete.

b) Për Traktatin e Varshavës
Traktati i Varshavës ishte një pakt politiko-ushtarak, i vendosur ne mbledhjen e mbajtur me 14 maj te vitit 1955 ne Varshavë(prandaj mori dhe emrin Traktati i Varshavës) nga 8 shtete te vendeve ish socialiste: Shqipëria, Hungaria, RD Gjermane, Polonia, Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Rumania dhe Bullgaria. Ne themel te këtij pakti ushtarako-politik qëndronte parimi baze: Forcimi i miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke ndërmjet këtyre vendeve, si dhe sigurimi dhe ruajtja e paqes. Pasi ky vendim u ratifikua nga Kuvendet e shteteve pjesëmarrëse, me date 5 Qershor 1955 hyri ne fuqi. Republika e Shqipërisë qëndroi ne ketë Traktat deri ne vitin 1968. Ne muajin Gusht te atij viti, ky Traktat pushtoi ushtarakisht Republikën e Çekosllovakisë. Ne ketë kohe, pasi ky Traktat shkeli parimet baze mbi te cilët u krijua, duke u kthyer plotësisht ne një instrument ushtarak ne dore te Bashkimit Sovjetik, për te nënshtruar shtetet anëtare te saj, Republika e Shqipërisë nuk mund me te ishte pjese e këtij pakti ushtarak agresiv kundër popujve te tjerë, veçanërisht atyre qe ishin pjese e tij.  Vendimin për denoncimin e Traktatit te Varshavës e mori plenumi i Komitetit Qendror i PPSH ne mbledhjen e datës 5 Shtator 1968. Vendimin për te dale nga Traktati i Varshavës e për te denoncuar atë e sanksionoi me ligj te posaçëm Kuvendi Popullor ne sesionin e tij te datës 13 Shtator 1968.
Përfundimi: Traktati politik e ushtarak i Varshavës u krijua 6 vjet, 2 muaj dhe 1 dite pas Traktati politik e ushtarak i Atlantikut. Te dyja këto pakte politiko e ushtarake kane pasur(njeri vijon) te njëjta parime, mbi bazën e te cilave u shërbenin interesave te sigurisë dhe paqes anëtareve te tyre. Ne asnjërin nuk theksohet se do te sulmojnë njeri tjetrin, prandaj disa “analiste” jo vetëm nuk janë te sakte ne datat e krijimit te tyre, por edhe ne paragjykimin e misionit te njërës apo tjetrës pale, çka i bën ata servile dhe dritëshkurtër duke u vu ne funksion te politikes se ditës.

***
Shqipëria historikisht, po te thuash gjithnjë është rreshtuar ne anën e fituesve, ne anën e progresisteve. Kështu ndodhi ne Luftën e Dyte Botërore. Lëvizja Antifashiste-Nacional-Çlirimtare u rreshtua ne Aleancën me te madhe te kohës, ne Koalicionin Antifashist Botëror te udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik-Stalini, Anglia-Çurçilli dhe SHBA-Rusvelti. Bashkëpunëtoret e fashizmit dhe te nazizmit se bashku me ta e humben luftën. Jo vetëm fituesit do te merrnin pushtetin, por do ta mbanin atë, se për te ishte derdhur shume gjak. Shume pinjoll te atyre bashkëpunëtoreve, sot me ne krye historianin e “famshëm” Uran Butken, bëjnë përpjekje qe atë lufte titanike, për te cilën ju rekomandoj disave te lexojnë librin “Fitore e hidhur” me autor Reginald Hibbert, ta kthejnë ne një lufte civile. Absurditet!
Ne asnjë teori ushtarake nuk përcaktohet, se ne vendet e pushtuara zhvillohet lufte civile. Por, edhe po te pranohet si lufte civile, goditja, qe ushtria Nacional-Çlirimtare i beri okupatorit fashist dhe nazist dhe ne këto goditje edhe bashkëpunëtoreve te tyre, ballisteve, kjo nuk mund te anatemohet. Valle mund te anatemohet revolucioni i madh francez, i cili qe i mirëfilltë lufte civile?!
Ishte e vërtete, qe forcat e Ballit Kombëtar dhe nga një here ne te radhe edhe ato legaliste, merrnin operacione kundër forcave partizane qofte edhe pa qene pjese e përbashkët me forcat e pushtuesve, por ato  operacione planifikoheshin nga oficeret e pushtuesit dhe ne funksion te realizimit te qëllimeve te tyre. Edhe qeveritë kuislingë qe u krijuan ne ketë periudhe ne Shqipëri ishin ne funksion te realizimit te qëllimeve te fashisteve italian dhe nazisteve gjermane, anëtaret e këtyre qeverive ishin edhe udhëheqësit politik e ushtarak te reparteve te armatosura balliste apo legaliste. Prandaj, zotërinj si Butka dhe te tjerë, sa do qe mundohen te qepin kostumin e bere “lecke”, ai mbetet kostum i leckosur dhe nuk mund te njollosin Luftën Antifashiste-Nacional – Çlirimtare. Ajo mbetet ne historinë e Shqipërisë një nga periudhat me te lavdishme te saj, ajo mbetet pjese e lavdishme e fitores se Luftës se Dyte Botërore ne krah te fitimtareve, te progresisteve, te antifashisteve e antinazisteve. Ajo e ka vulosur ketë lavdi me gjakun 28 mije dëshmorëve, me pasojat e jashtëzakonshme qe pësoj Shqipëria ne ketë lufte ne raport me popullsinë.

***
Pas Luftës se Dyte Botërore, fati e rreshtoi ne krahu e Lindjes dhe jo për fajin e saj. Pushteti i asaj kohe, ishte e natyrshme te kërkonte mbështetje për rindërtimin e vendit dhe ketë mbështetje do ta kërkonte tek ato qe ishin me te fuqishëm. Ne fillim e kërkoi te RF Jugosllave, me vone te Bashkimi Sovjetik dhe pastaj tek Republika e Kinës. Këto mbështetje u kërkuan dhe u bene ne rrethana te ndryshme politike dhe ekonomike me shume se sa ideologjike.
Erdhi momenti te thyhet sistemi socialist, se humbi ekonomikisht para sistemit kapitalist dhe për shume faktorë te tjerë, veçanërisht për mungese te drejtave te individit, për mungese te lirisë. Me te drejte, qe ne fillim te marrjes se pushtetit, PDSH, Aleancës te Atlantikut te Veriut i beri kërkesën për tu bere anëtar i saj. Ne fillim morëm pjese simbolikisht, me forca te kufizuara, ne Forcat Paqeruajtëse ne Bosnje, ne Gjeorgji, ne Afganistan, ne Irak, e te tjerë. Ne këto operacione, forcat tona treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe përkushtim. Këto forca ishin “ambasadoret” me te mire qe përfaqësuan Shqipërinë dhe shqiptaret. Cilësitë e shfaqura ne këto operacione janë vlerësuar nga viti ne vit, deri sa u arrit qe te marrim ftesën për te hyre ne NATO me te drejta te plota. Pra, Shqipëria përsëri u rreshtua ne krah te fitimtareve, te progresisteve dhe u bëme bashkudhëtare me to. Kjo është një arritje e madhe.
Kjo është historia e shkurtër e kësaj arritje e Shqipërisë, e cila duhet lexuar mire dhe duhet te përcaktohen mire detyrat tona se duke e lexuar ashtu siç është do te jemi me te sakte ne përfundime dhe ne përcaktimin e detyrave tona.

Çfarë për fitojmë, me futjen ne NATO?
Shqipëria me futjen ne NATO përfiton me shume siguri, me shume investime te huaja, me shume trysni për realizimin e standardeve evropiane, pa te cilat nuk mund te bëhesh anëtare e Bashkimit Evropian-BE-se. Nëse Shqipërisë, nesër i behet një sulm i armatosur nga cili do shtet i botes, konsiderohet sulm i kryer ndaj te gjitha palëve qe përbejnë aleancën. Atëherë, NATO dërgon trupat e saj për te sprapsur agresorin ose për ta asgjësuar atë ne qofte se është futur ne territorin e Republikës se Shqipërisë.
Këto përfitime nuk duhen te privatizohen nga politikanet tanë te secilit krah politik qofshin. Askush nuk te pranon për “sytë e bukur“ te askujt, për llojin e ngjyrës apo për te bere qeftin, se je i këtij apo i atij … Evropa dhe Amerika e kane te qarte pozicionin gjeopolitik te Shqipërisë për te hyre ne Ballkan dhe brenda Ballkanit, prandaj pranimi ne NATO me te drejta te plota është me shume qellim politik se sa realizim standardesh. Kjo duhet te jete e qarte për secilin shqiptare, për secilën force politike dhe për secilin politikan.

Pse?
Anëtarësimi ne NATO nuk sjell rritje ekonomike; nuk sjell rritje pagash; nuk sjell shtrim rrugësh, ndërtim spitalesh, shkollash dhe kopshtesh; nuk sjell hapjen e vendeve te reja te punës. Nuk do te thotë se Shqipëria nesër do te njeh e pasur apo shqiptaret do te lëvizin lirshëm dhe pa viza ne Evrope apo ne SHBA. Asnjë nga këto nuk do te sigurohen pa leximin drejt te këtij pranimi, se ato do te realizohen vetëm me punën tone.
Anëtarësimi ne NATO, vërtete se do te thotë me shume siguri, me shume garanci për jetën ne Shqipëri, me shume respekt për fëmijët tanë dhe shqiptaret ne përgjithësi qe janë emigrant ne vendet anëtare te NATO-s. Por NATO-ja nuk pranon dhunën ne familje, dhunën ndaj grave, nuk pranon varfërinë e tejskajshme, nuk pranon mentalitetin e vetëgjyqësisë! Nuk pranon një shoqëri qe ecën me doke e zakone te një shoqërie primitive, një shoqëri qe nuk njeh shtetin, qe nuk njeh drejtësinë! Nuk pranon një shoqëri qe kërkon për te zgjidhur konfliktet me te drejtën zakonore! Nuk mund te pranoje qe shteti dhe pushteti te bjere ne gjunjë para  disa misionarëve te pajtimit, te cilët janë ngritur dhe funksionojnë mbi bazën e familjeve “fisnike” qe i kane shërbyer ne çdo sistem pushtuesve te çdo kahe te ardhjes se tyre. Nuk mund te pranoje kërkesën e këtyre “pajtimtarëve” qe janë  bere strukture e veçante brenda shtetit e palejueshme dhe e pajustifikuar ne një shoqëri dhe shtet demokratik, qe nga Kongresi i tyre i III, miratohet platforma “Strategjia kundër gjakmarrjes, drejt Evropës”, ne mes te cilit theksohet: “... Interpretimi i drejte i Kanunit dhe ndalimi i keqpërdorimit te tij është detyre parësore e përfaqësuesve te komunitetit, shoqërisë civile dhe medieve, faktorë i rëndësishëm për parandalimin e krimit te gjakmarrjes dhe ngujimit te grave dhe fëmijëve ... Pranimi nga qeveria shqiptare i realitetit kanunor, kulturës dhe mentalitetit patriarkal ne shoqërinë shqiptare, si një sfide me te cilën duhet te përballet ... Institucionet e shtetit shqiptar te kontribuojnë për sqarimin e opinionit publik mbi kanunin dhe deformimet e tij. Akademia e Shkencave te kontribuoje për botimin e plote te kanuni shqiptar ne evidentimin e vlerës dhe mesazheve qe ai jep për respektimin e ligjit dhe mbështetjen e shtetit te se drejtës. Shteti shqiptar te mbështes procesin e pajtimit te familjeve ne hasmëri, si dhe lirimin pa kushte te grave dhe fëmijëve te ngujuar ...”(Marre nga gazeta “Shqip”, nr. 96, date 10 Prill 2009). Kjo është një analize e veçante, qe ne te ardhmen e shpejte mund te behet, por desha te ndalem se si është e mundur qe shteti i ynë, ne shekullin e XXI, një shekull pas shpalljes se Pavarësisë nga sundimi shekullor otoman, vijojmë te jetojmë me këto mentalitete te një shoqërie anadollake, me këtilla shoqata qe institucioneve te shtetit dhe strukturave te tij ju kërkojnë llogari dhe  ju vene detyra, me qellim qe edhe këta te pleksen ne ketë papranueshmëri te kohës moderne. Ata, kane te drejte, se ne Kongresin e tyre merre pjese Presidenti i Republikës, Kryetari i shtetit dhe mban fjalimin, ne te cilin ne mes te tjerave theksoi: “… Përkundrazi jam këtu për t’ju inkurajuar ne iniciativa, por dhe ne bashkëpunimin institucional ne mënyre qe këto iniciativa te mos mbeten te izoluara, por te jene te bashkërenduara ne funksion te vendosjes se shtetit ligjor …”. E papranueshme!

Pse gjithë ky trumbetim?
E kam te qarte se shumica e shqiptareve janë për praninë tone ne NATO. Është diçka normale për një vend dhe popull i vogël. Nuk është e tepërt te jesh anëtare i tij. Përkundrazi! Por nuk ke pse bën si i marre! Kur isha ne fshat dhe lëshoja bagëtitë, ato për momentin harliseshin njëra me tjetrën deri sa mësoheshin me kohen dhe vendin qe do te kullosnin. Kështu ndodh dhe me fëmijët e shkollës kur  dalin ne pushim. Por kurrsesi kjo nuk duhet te ndodhi me ata qe e quajnë veten liderë te popullit. Ne Samit, Kryetari i Shtetit dhe Kryeministri ishin ne gare se kush do te marri i pari dokumentin e pranimit ne NATO, se kush me pare do te dali ne fotografi me Presidentin Obama, se kush me pare do te mbaj fjalimin e rastit, se kush me pare do te japi konference shtypi, se kush me pare do te mbaj fjalimin para servileve ne aerodromin “Nene Tereza”, se kush me pare do te dali para popullit te Tiranes dhe te tregoj egon e shpifur te mburrjes, se unë ... e  unë ... e  unë …. Njeri lider feston ditën e pranimit, tjetri ditën e kthimit … Vërtetë një turp i pa pare ndonjë here.
E theksova me sipër, se pranimi ne NATO ishte e nevojshme, por ama ato vende qe nuk kane qene dhe nuk janë ne NATO, si Suedia dhe Finlanda, qe Franca nuk ishte anëtare e saj për gati 41 vite,  nuk ishin dhe nuk janë me prapa vendeve qe janë ne NATO! Përkundrazi janë nder vendet e zhvilluara dhe me kosto te larte te jetesë, ndoshta me te larte se shume nga disa vende qe janë anëtare te NATO-s. Po Kroacia, pse nuk beri si ne? Pse ata nuk e kane ndjere nevojën e futjes ne NATO?! Patjetër e kane ndjere, prandaj edhe u futen. Por politikanet e tyre nuk u bene bajate, nuk u shpërfytyruan para popullit te tyre, para ndërkombëtareve. Ata as nuk u bën servile dhe as nuk treguan mentalitetin e një mercenari dhe te një hipokriti, siç bën “liderët” tanë.
***
Me futjen ne NATO, kam besim se ka për te ecur për mire ne Shqipërinë tone, se do ti futemi më me besim punës për te siguruar standardet e jetës dhe te një emancipimin shoqërorë te hapur ne themel se cilës do te jene vlerat e individit, se shteti do te jete shtet dhe ligji do te  jete ligj, dhe shoqëria do te drejtohet nga ligji dhe jo nga disa misionare te pajtimit qe na kujtojnë jezuitet e shekullit XIX, qe atëherë me te drejte shkonin shpi me shpi, fshat me fshat dhe krahine ne krahine për te zgjidhur konfliktet ne mes banoreve te tyre, se atëherë ne token shqiptare sundonte pushtuesi otoman, se atëherë nuk kishte Shqipëria shtetin e vete.
Ndue Sanaj, Gjergj Çuni

HE PRA ...!!!

Asgja ma shume nuk vjelet sot nga pema e leksikut te shqipes se thania e turpshme “He pra …!!!”. Ajo vizat ne gojën e t’ liqve qe për arsyen e moszgjimit tanë kanë pushtue podiume e sheshe, rruge, zyra e drejtori. Kohe ma t’ lige nuk ka. Struktura fizike e “He pra-ve” ngjason me njerëz, struktura shpirtnore identifikohet krejtësisht me kafshën e keqe. Sa turp!! Zoti e dhashte qe ngjyra e turpit te mos e këndellë ket shoqni si ngjyra e lavdisë. Atëherë nuk bahet fjale ma për arsye njerëzore e aq ma pak komunitare. Shkëmbesa midis materiales dhe ideales ka anue ne favor te pares, kështu qe i afti ka dale jashtë loje. Ç’fatkeqësi!!! Jo ma kot dikur një personazh shume intelektual, tek nji libër shprehej: “Idetë e mëdha janë e zeza ime”. A nuk e kemi sot neper duar kohen e tij? Dhe mbytësit janë ata, ata qe nuk dine gja tjetër veç te belbëzojnë turpin e kësaj shoqnie me “He pra …!”.
He pra … ne rruge! He pra … ne zyra! He pra … ne drejtori! He pra … ne te gjitha shkallet qe përshkojmë ngrehinën e kësaj shoqnie!
Liria andërrimtare mbytet me kompromise te ndyta e lidhet për fyti nga “viganet” e dhunës. E ardhnmja del diçifit. Edhe njëherë mbreti arab Al Iskiri shfaqet ngjashmërish ne kohen tone duke mbyllur ne mirakandeje hermetike arkitektin Iskander. A ka shfaqje ma te shemtueme se t’i vrasësh lirinë intelektualit ne veçanti dhe njerëzve ne përgjithësi?! Me metode! Me metode, çirrej një NJERI ne shekullin e XX. Edhe këtu me metode shtrihet vija hegjemonike me fasade e koperture te lare “ne ar” si ato medaljet e FIKSIT.
Ligji për ligj, zbatuesi si t’ done, he pra …!!!
Te takon apo nuk te takon asht vetëm nji rrene qe përmbyt proporcionin e arsyen. Kriter ka vetëm nji: Fërko prapanicat e pushtetit, qofshin edhe te ndyta si gropa nevojtoreje. Përndryshe … He pra …!!!
Linja e matufeve asht e dyanshme: Vertikale dhe horizontale. Sa vështire me e shqepe ket endje te merimangës se zeze!? E KEQJA, duke qene strukture e qëndrueshme historike, e ka ruajt dhunën si me te çmuemen e saj. E ka përsosë atë, i ka ndrrue formën por jo përmbajtjen. Gijotina, kamxhiku, shpata, plasja e prangat sot janë shkri ne një lloj tjetër te quejtun: He pra ...!
Pseudointelektuali plehnon ne te njajtin kazan me “He pra-te”, masanej barabitet me kazanin e ne fund ... tretet tek skarcot. Don kohe: thoni Ju?
E dimë:- do përgjigjemi Ne.
Ky asht një trishtim i ambel. Asht trishtim se asht trishtim. Asht i ambel se asht komik. Ju thueni si t’ doni, He pra …!
Lëkura asht trashe e ba rrboke. Pritë ma t’ mire nuk ka për mos me e ndije realitetin e me humb njeshmerine. Fitorja fillon kur ajo te ketë fillue me u hollue. Edhe GANDIZMI duket se ka dale jashtë loje. Kjo për arsyen se PADRONIT  i ka humbur ndjeshmëria. Atëherë ç’duhet? Si te doni, he pra …!
Ngrehina asht mbingarkue me “He pra”. Rrezikon shembjen. Dam i madh bahet! Duhet zgjue vetëdija. Na takon ma shume se “He pra …!” Përndryshe … Eh përndryshe!!! M’u deshtë me hap nji arke te vogël te lojnave t’ fminise teme. Ne njanen gjeta t’ shkrueme si titull: “Gomari ngarkuet i zoti s’e din!” Ma mire ta mbyllim. He pra …!
Ese nga Lazër Kodra

TAKIM BREZASH QË TË RINOJNË

Këto dite, një grup nismëtar beri përpjekje dhe realizoj takimin e shokëve dhe te shoqeve te punës se dikurshme. Me kënaqësinë e jashtëzakonshëm te të gjithëve, me date 25 Prill 2009, u bashkuan ne një nga lokalet e qytetit, një nga një, me çifte dhe me grupe, nen tingujt orkestrës, erdhën nga krahina e qytete te ndryshme: Tirana, Durrësi, Burreli, Malësia e Madhe, Dukagjini, dhe jo pak, por 80 vete. Por tashme te transformuar, flokëthinjur, me barrën e viteve mbi supe e me kënaqësi te madhe: përshëndetje, përqafime si vëllezër e motra, me ato kujtime aq te bukura edhe ne mes vështirësive befasonim njeri tjetrin duke mbushur banketin e rezervuar secili me kontributin personal pa dallim bindjesh e ngjyrash për 4-ore te këndshme.
Secili nga ne ishte ne rolin e dhëndrit apo te nuses. Edhe zonja Behije e Dese qe nderuan pjesëmarrjen njiheshin aq mire, ne mes te barabartëve.
Ne mes te humorit, te këngës, valles dhe vallëzimit, batutave dhe barsoletave te ndryshme te jetuara, dhe qe natyrisht satirizonin edhe fenomene te tepruara te ish asaj kohe. Këtë ngjyre te humorit e dhanë aq bukur Xhoda, Drita, Kola, Farushi, Nimeta e te tjerë.
Një zë ne mikrofon: “Zonja e zotëri! Mire se jemi bashkuar, vazhdoni e bëni qeft duke lëvizur me shpejt duart dhe dhembet, sepse ne orën 16.00 kemi mbledhjen e Plenumit te Rinise se rrethit …” Një tjetër zë dëgjohet dhe ky zë ishte i Farise dhe M. Gucisë, te cilët komunikuan: “... Ndërhymë  tek zonja Behije e Dese, qe te anulojmë këtë mbledhje për t’ mos u bere kurrë, duke na lëne te lire vetëm ne dëshirat përbashkëta siç ishte mosha e rinise, e brishte, liberale …”
Me humor te jashtëzakonshëm sjellim ne kujtese edhe fletërrufenë e atyre viteve, por tashme ishte fletërrufe falënderimi drejtuar komisionit organizator, simpatik: Farise, Mehmetit e Kelit.
Por ne mes  entuziazmit, surpriza ishte e jashtëzakonshme, se veprimtari i rinise dhe kulturës - Luigj Shyti me bashkëshorten, sot drejtor i shkollës 9-vjeçare ne fshatin Rragam te komunës Guri i Zi, një nder shkollat shembullore te Qarkut Shkodër, duke na bere foto, mori pjese ne vendin e axhës se tij, Ndoc Shyti. Gac Mazi dhe Ndoc Shyti ishin nder punonjësit e pare te rinise ne rrethin Shkodër. Te gjithë shprehem nderimin për atë, jetën dhe punën e Ndoc Shytit, i ndare para kohe ne mes te punës me rininë ne vitn 1954. Ai ishte nga fshati me turistik i vendit-Thethi.
Nëpërmes dollive u ngritën shëndete për mjaft persona te pamundshëm ne ketë takim si: D. Cemi, Xh. Dibra, N. Bushati, H. Vejuka, e te tjerë.
Falënderime M. Kurtules qe me pasionin e gazetarit, nëpërmes fotove do na ndihmoj qe këtë takim ta kemi gjithnjë prezent ne kujtesën tone.
Takime te tilla urojme te përsëriten çdo vit sa te kemi force e jete, sepse kujtimet te rinojnë.
Përshëndetje, respekt dhe mbarësi te gjithëve.
KEL KELAJ, GJERGJ ÇUNI

PSIKOLOGJIA E PËRGJITHSHME E KORRUPSIONIT NË SHQIPËRI: ... AQ  “MIT” ... SA EDHE “REALITET”...!

HYRJE
Ekziston një thënie: “Fuqia ka tendencë të korruptojë, dhe fuqia absolute korrupton në mënyrë absolute”
Nuk është aspak e lehtë të japësh një përkufizim për korrupsionin. Po të pyesim çdonjërin prej nesh, pavarësisht se nuk mund të japë një përkufizim të saktë, e merr mend se çfarë nënkupton. Por në një kuptim të ngushtë, korrupsioni lidhet me “një mit” dhe merr disa forma të ndryshme në realitet. Në shumë nivele, korrupsioni kuptohet në shkallë të gjerë si një barrierë e madhe për zhvillimin e mbarë botës – diçkaje që duhet ti adresohemi në masa të gjera në qoftë se bota do të lëvizë nga një periudhë akoma në varfëri të madhe, tek mirëqenia gjithëpërfshirëse globale. Korrupsioni, i cili është përkufizuar si abuzim i zyrës publike për përfitime private, largon dhe  harxhon burime të vlefshme dhe ndihmë, pakëson mirëbesimin e donatorëve dhe investitorëve, dhe, më e rëndësishme mbase, iu prêt fuqitë dhe dëshirën njerëzve për të ndërmarrë përpjekje pozitive. Ai qarkon abuzime nga zyrtarët qeveritarë të tilla si përvetësime dhe favorizime te të afërmve, si dhe abuzime që lidhen me aktorët publikë dhe privatë të tilla si zhvatje, ndikim dhe mashtrim. Në sferën politike, gërryen themelet e proceseve demokratike dhe qeverisjes së mirë. Ai shkatërron kapacitetin institucional të qeverisë dhe në të gjitha nivelet, ai shkatërron vlerat kyçe si besimi dhe toleranca. “Ne dimë që në shtete me qeverisje të mirë dhe politika të forta, ndihma mund të prodhojë një ndryshim të madh”- thotë James D. Wolfensohn, president i Bankës Botërore .”Gjithashtu ne dimë që korrupsioni, politikat e këqija, dhe qeverisja e dobët do ta bëjë ndihmën financiare joefektive - madje joprodhuese”.
Korrupsioni nuk është thjesht një fenomen që ndodh në mes dy individëve, anëtarëve të një grupi të vogël apo të madh por një fenomen global dhe është i mbi pranishëm. Kjo “fjalë” jo vetëm që është e përhapur në mbarë shoqërinë tonë por ekziston dhe bashkëjeton në mes njerëzve..

SKENARI KOMBÈTAR
Korrupsioni në Shqipëri; është një pasojë e një lidhjeje ndërmjet jetës sociale dhe politikës. Kohët e fundit, ka pasur raportime të panumërta të medies dhe komente mbi korrupsionin në shërbimin publik, disa të tërthorta dhe të tjera duke kufizuar perceptimin dhe dyshimin historik të atyre në shërbimin qeveritar. Qeveria e mirëpret përcaktimin e medies dhe mirë-kuptimin tjetër të qytetarëve për tu bashkuar si partner të vërtetë për të luftuar korrupsionin – sipas fjalimeve që japin para medies. Pa dyshim, kombi ynë ka qenë i pllakosur për gjatë nën sundimin komunist dhe “sistemin e atillë të korrupsionit dhe nënshtrimit”; të cilën e kanë përjetuar baballarët tanë, të afërmit tanë dhe të gjithë ne, që po e ndiejmë klimën e asaj kohe. Ky është një realitet që ne duhet ta ballafaqojmë.
Të gjitha, në mos shumica e institucioneve tona të qeverisë trashëgojnë një sistem vlere të korruptimit dhe kriminalitetit të cilat janë kaq të shkelura sa disa duken si të pazëvendësueshme. Korrupsioni po bëhet një mënyrë jetese; duke perceptuar se nuk mund të bëhet ndryshe. Ai duket një gjë tepër normale për tu kryer  dhe pikërisht për këtë njerëzit po vazhdojnë ta kryejnë atë ende, sot. Prandaj, ne duhet ta trajtojmë këtë kërcënim me një strategji të mirë-menduar më mirë sesa me një përgjigje emocionale dhe euforike që luan rolin e galerisë së ndjenjave publike. Pikërisht sepse aktet e korrupsionit nuk janë të pranuara nga politikat e kësaj Administrate, rastet e korrupsionit po sillen në dritë dhe njerëzit mirënjohës janë duke folur rreth kësaj. Ne gjithashtu dimë që mosndëshkimi ka qenë një normë për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja që politika jonë transparente ka shikuar për të siguruar pjesëmarrje të plotë të popullsisë tonë duke dhënë dhe përhapur informacionin i cili kërkon që njerëzit tanë të diskutojnë hapur çështje dhe shpallje të rasteve të korrupsionit.
Tashmë Shqipëria është në hapat e një gjendje shtetërore “të nxehtë” ku NJÈ PJESÈ jo e vogël e individëve po luftojnë për të zënë karriget më të rehatshme dhe qeveritarëve për tu ulur në fronin më të lartë.. Njerëzit në jetën sociale po rendin pas konsideratave “fallco” dhe “të pamerituara” dhe numri i karrigeve të larta me një përbërje druri të mirë, e të pakalbur nga shiu, po numërohet me gishta. Kemi vetëm karrige me dru që shembet lehtë sapo të ulet një “person me pozicion” i cili zgjeron pushtetin e tij dhe ndërvepron vetëm me interesin dhe harrohet “ndershmëria e drejtësia”. Duhet përmendur këtu, se “ky mit”, përdoret dhe “paguhet” për të bërë gjërat e gabuara por edhe për të marrë gjërat e duhura në kohën e duhur.

EFEKTET E KORRUPSIONIT
Vendi ynë po kalbet nga skandalet. Ai numërohet ndër vendet me korrupsionin më të lartë, - sipas Treguesit të Perceptimit mbi Korrupsionin..Ky “mit” çon në rritje qoftë karriere apo diçka tjetër, jo në burg apo në ulje morali, sepse është shumë e vështirë për të kapur “peshkaqenët e mëdhenj”.Kjo në gjuhën psikologjike, shpjegon qartë “realizimin e një psikologjie të veçantë të vetes”, me anën e të cilit individi arrin vet-aktualizimin në hierarkinë e nevojave. Ndërkohë që për një tjetër, krijohet efekti më negativ që lidhet me uljen e vet-vlerësimit të tij..dhe mosarritjen e nevojave elementare dhe në mendimin se “nuk fiton i drejti, por i forti”. Kjo demonstron tani,që korrupsioni në SHQIPËRI; ka krahë, jo rrota..Ndërkohë që sistemi qeveritar  bën pazar për tu rritur, rritet gjithashtu edhe “ky mit mbresëlënës” duke sajuar metoda të reja (si p sh, ndryshim strukture administrative,etj) duke mashtruar vetë NJÈRI-TJETRIN dhe publikun….

SHKAQET E KORRUPSIONIT
Shkaqet e korrupsionit janë të shumta dhe komplekse. Në vijim janë disa shkaqe të tij.
* Elita urgjente e politikës që beson më tepër në orientimin ndaj interesit sesa ndaj programeve dhe politikave të orientuara ndaj kombit.
* Falsiteti artificial i krijuar nga njerëzit me synime keqdashëse shkatërron fabrikën e ekonomisë.
* Korrupsioni është shkaktuar si dhe rritur për shkak të ndryshimit të sistemit të vlerave dhe cilësive etikore të njerëzve që administrojnë apo kanë fuqinë drejtuese. Idetë e vjetra të moralit, shërbimit dhe ndershmërisë i përkasin vetëm një prapaskene. 
* Toleranca e njerëzve drejt korrupsionit, mungesa e plotë e kundërshtimeve të shpeshta publike dhe mungesa e një “Forumi të fortë Publik” për të kundërshtuar korrupsionin; lejon që “ky mit” të mbretërojë mbi njerëzit.
* Masa e madhe e popullatës së martuar e të pashkolluar, infrastruktura e varfër ekonomike, bota e varfër shpirtërore  çojnë në korrupsion tipik në jetën publike. 
* Njerëz të thjeshtë e të pafuqishëm për të kërkuar të drejtën e tyre që u takon; si në shërbimet sociale, mjekësore, në sistemin e drejtësisë, arsimit  apo diku tjetër, të cilët e shohin problemin e tyre të shkapërdarë për shkak të korrupsionit të gjallë.
* Në një ekonomi ku ngritën çmimet, pagat e ulëta të zyrtarëve  i detyrojnë ata të ndjekin rrugën e korrupsionit. Një pjesë e mirë e studentëve të padiplomuar paguajnë që të marrin diplomën, ndërsa një pjesë e atyre të diplomuarve pa eksperiencë pune rrëzohen menjëherë para këtij “miti të famshëm” pa formuar ende mirë as identitetin e tyre, sepse influencohen nga “të Lartit”.Ndërsa një pjesë e mirë e atyre që vënë në plan të parë punën e ndershme dhe të drejtë përballen me antitezën e këtyre të fundit dhe rrezikojnë edhe vendet e punës sepse nuk pranojnë të futen në këtë elitë.
* Ligjet shpesh herë të ngatërruara dhe procedurat i tjetërsojnë njerëzit e thjeshtë  për të kërkuar ndonjë ndihmë nga qeveria apo drejtësia..
* Koha e zgjedhjeve është një kohë kur “miti i dashur” është në nivelin e pikut. Bizneset e mëdha financojnë politikanët që të përballojnë kostot e zgjedhjes me qëllim që më pas të kërkojnë favore personale. “Miti” për politikanët blen pushtetin, dhe votën. Me qëllim për tu zgjedhur, politikanët përziejnë edhe njerëzit e varfër e të papunë, që sillen vërdallë edhe për një vakt ushqimor të ditës.

MASAT PÈR TÈ LUFTUAR KORRUPSIONIN
A është e mundur që shoqëria jonë të përmbajë korrupsion? Korrupsioni është një sëmundje e pashërueshme, është një kancer në venat e gjakut, është një psikozë dhe neurozë që prish biokiminë e trurit të njeriut, dhe pështjellon botën e tij shpirtërore,  dhe dëmton psikologjinë e tij tè përgjithshme nè funksionimin e duhur tè jetës sè përditshme duke përfshirë këtu jetën private apo publike.

Shumë njerëz, që bëhen “udhëheqës” apo “drejtues” kur e marrin fuqinë në dorë deklarojnë se do ta çrrënjosin korrupsionin por menjëherë ata vetë bëhen pjesë e tij dhe fillojnë të grumbullojnë pasuri të bujshme. Janë shumë mite rreth korrupsionit, i cili duhet të shpërthejë në qoftë se ne dëshirojmë vërtet ta luftojmë atë. Një nga mitet është: “Korrupsioni është një mënyrë jetese dhe asgjë nuk mund të bëhet pa të.” Vetëm njerëzit nga vende të pazhvilluara ose të zhvilluara janë të prirur për korrupsion. Neve do të na duhet mbrohemi kundër të gjitha falsiteteve mizore duke planifikuar ndërkohë masa për ta luftuar atë.
Duhen bërë ligje të kuptueshme në mënyrë që të mos ketë asnjë vend për gjëra të tilla për asnjërin qofshin këta ata politikanët apo tè tjerë sipas hierarkisë. Roli i politikanëve duhet të zvogëlohet. Zbatimi i politikave të përfshira duhet të lihet në duart e komisionit të pavarur ose autoritetit në çdo fushë të interesit publik. Vendimi i komisionit ose autoritetit duhet të kundërshtohet vetëm në gjykata, tè cilat normalisht duhet tè punojnë nèn parimin e drejtësisë pa bèrè dallime.
Njerëzit duhet të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ata duhet të kenë të drejtë për të thirr përsëri përfaqësuesit e zgjedhur (ata për të cilët kanë votuar) në qoftë se shohin se ata janë bërë indiferentë pasi të kenë marrë votën.
* Financimi i zgjedhjeve është në qendër të korrupsionit politik. Reformat elektorale janë vendimtare lidhur me këtë pikë. Disa reforma janë: Fondet harxhuara të shtetit për zgjedhjet e kandidatëve; përforcimi i rreptë i kërkesave të njohura me ligj si mbajtja e zgjedhjeve, etj.
* Përgjegjësia dhe transparenca janë një detyrim për një sistem të pastër. Burokracia,shtylla kurrizore e qeverisjes së mirë, i bën qytetarët më shoqërorë, të përgjegjshëm, me etikë dhe transparentë.
* Duhet të hapen gjithnjë e më shumë shërbime sociale(ku të përfshihet sa mè shumè edhe figura e  psikologut) në mënyrë që njerëzit (fëmijë,të rinj,gra, burra e të moshuar) të kenë ku të shkojnë për të qarë hallet e tyre dhe për të gjetur edhe zgjidhjen e problemit, si rrjedhojë, duke formuar kështu një “zë” që flet për të mbrojtur drejtësinë e tyre shpirtërore  e për reduktuar parehatinë e tyre emocionale.
* Duhet të hapen gjithnjë e më shumë gjykata për drejtësi të shpejtë e jo të kushtueshme në mënyrë që rastet të mos zgjaten nëpër gjyqe me vite dhe që drejtësia të bëhet në kohë.
* Organet Lokale, të pavarura të qeverisë, të tilla si  Komisionet e Hetimit  duhet të mirè-formohen për të siguruar drejtësi të shpejtë me shpenzime të ulëta.
* Një e drejtë themelore për të Drejtën e Informacionit duhet të funksionojë, e cila do ti fuqizojë njerëzit të kërkojnë për informacionin që kanë dëshirë dhe nevojë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për të hapur një zyrë tè cilat realisht ekzistojnë, por duhen zgjedhur njerëzit e duhur për ta kryer këtë funksion në mënyrë që të jenë gjithnjë të gatshëm për ti ardhur në ndihmë popullit të saj…
Korrupsioni dhe rinovimi i moralit
Supozojmë se të gjitha këto janë masa të pranueshme dhe të arritshme. Disa mund të theksojnë reformat e sistemit ligjor dhe ligje më të forta kundër korrupsionit; të tjerët mund të shtyjnë për transparencë dhe përgjegjësi në procedurat qeveritare; të tjerë mund të nënvizojnë masat që duhen ndërmarrë për mirë-funksionimin e sistemit shëndetësor, i cili në fakt është nevojë parësore për njeriun, e të tjera. Si përfundim, sidoqoftë flitet për një marrëveshje të përgjithshme mbi veprimet që kanë tendencë të ndrydhin korrupsionin.
* Drejtimi tjetër për të luftuar korrupsionin është më pak i prekshëm por jo më pak i rëndësishëm: “rinovimi i moralit” ose “ndryshimi kulturor” ose madje “  rritja e ndërgjegjes”….
Krijimi i një ndryshimi në kulturën e moralit është e rëndësishme sepse në përgjithësi është mënyra për ti krijuar një rreth ligjeve të reja dhe institucioneve, dhe meqë pengesa ndaj aktiviteteve specifike ilegale është rritur, individë të zgjuar por të korruptuar sajojnë mënyra të reja për të përkrahur interesat e tyre egoiste në kurriz të së mirës publike. Megjithatë, ndryshimi i kulturës së moralit shoqëror  njihet si më e vështirë sesa reforma institucionale. Është në këtë pikë, atëherë që ne duhet të shqyrtojmë edhe fenë, e cila, historikisht, ka dëshmuar të jetë forca më e fuqishme në përkrahjen e ndryshimit kulturor dhe reformës etikore. Të gjitha qytetërimet e mëdha të botës kanë në zemrën e tyre një impuls fetar. Avancimi social, nga historia tregon, se rrjedh sa prej idealeve, cilësive dhe qëndrimeve që edukojnë modele ndërtuese të ndërveprimit human, aq nga përvetësimi i kapaciteteve teknike. Lulëzimi i vërtetë – i themeluar mbi paqen, bashkëpunimin, altruizmin, dinjitetin, moralin e lartë tè sjelljes dhe drejtësisë - rrjedh nga shkëndija e vetëdijes shpirtërore dhe virtytit si dhe nga zbulimi i materialit dhe i përparimit.
Megjithëse mësimet e udhëheqjes morale të fesë, segmente të mëdha të psikologjisë humane kanë mësuar të disiplinojnë prirjet e tyre bazë dhe të zhvillojnë cilësi që çojnë në rregullin dhe avancimin social. Cilësi të tilla si besueshmëria, dhembshuria, vetëpërmbajtja, besnikëria, bujaria, përvujtëria, kuraja dhe gatishmëria për të sakrifikuar për të mirën e përbashkët; kanë ndërtuar themelin thelbësor akoma të padukshëm të jetës përparuar komunitare. Feja, së bashku me psikologjinë humane sigurojnë tullat dhe llaçin e shoqërisë, normat etikore dhe vizionin që bashkon njerëzit në komunitet dhe që i jep drejtim të qartë e kuptim ekzistencës individuale dhe kolektive.
Sipas këndvështrimit psiko-social; në rrënjë te të gjitha formave të korrupsionit është një njëfarë materializmi i vetë-qendërzuar, një besim që përvetësimi i fuqisë apo parasë peshon më shumë sesa të gjitha virtytet tjera. Krijimi i një “korrupsioni – të –lirë” publik varet mbi ndërtimin e kapacitetit moral brenda individëve, komuniteteve dhe institucioneve sociale.
Sipas këndvështrimit psikologjik, individët që nuk përfshihen në korrupsion demonstrojnë se përmbushja e tyre personale nuk vjen nga shpërblimi material por nga “sajimi i metodave për të siguruar përparimin e njerëzve“, nga përjetimi i “ adhurimit të zbatimit të drejtësisë “dhe të pirit nga “ burimet e ndërgjegjes së pastër dhe synimit të sinqertë”. Së fundmi, “lumturia dhe sasia, pozicioni dhe vendi, kënaqësia dhe paqja” e kryerjes së detyrës nuk konsiston në “pasurinë e tij personale, por më tepër në karakterin e tij të shkëlqyeshëm, vendosmërinë e tij të lartë, shkallën e lartë te të mësuarit të tij, dhe aftësisë së tij për të zgjidhur probleme të vështira”
Kështu që, duke ndihmuar dhe duke ruajtur të mirën e përbashkët, duke u nisur nga virtytet e mira në çdo nivel- siguron një model me vlerë që lejon bashkëpunim duke u nisur nga një shkallë personale, tek ajo komunitare, për ta vazhduar me atë kombëtare, më pas atë ndërkombëtare e më fund globale; në kërkim të modeleve të reja institucionale. Por këto modele kurrsesi nuk bazohen mbi ambicie të paskrupullt personale por mbi aftësi, eksperiencë të matur, dhe një përfshirje në shërbim të së mirës së përbashkët.
Prandaj për të luftuar korrupsionin, mësimet shpirtërore dhe etikore – bëhen shumë të bashkërenduara për të marrë në konsideratë  çështjen nè fjalè.
Çështjet kryesore të: besimit të vetes humane, unitetit fetar, krijimit të një bote të bashkuar, përforcimit të psikologjisë së vetes – dhe parimeve të përparuara sociale të tilla; si barazia gjinore e femrave dhe meshkujve, eliminimi i paragjykimeve dhe harmonia e shkencës me fenë – mund të përqafohen tërësisht nga mendjet e thjeshta dhe ato moderne. Duke i kushtuar vëmendje të sipërpërmendurave dhe duke i zbatuar ato, edhe nëse vjen një periudhë tjetër cinike, dera qëndron e hapur për të dyja: transformimin personal dhe reformën sociale, duke sugjeruar mundësi të reja për një ndryshim të vërtetë, por jo të korruptuar.

KONKLUZION
Korrupsioni është një problem shumë i vështirë. Ai është si diabeti, i cili vetëm mund të kontrollohet,por jo të eliminohet plotësisht. Mund të mos jetë e mundur për ta ç’rrënjosur korrupsionin plotësisht në të gjitha nivelet, por është e mundur ta mbajmë atë brenda limiteve të tolerueshme. Persona të ndershëm dhe të përkushtuar në jetën publike, mund të jenë përshkrimet më të përshtatshme dhe më të rëndësishme për të luftuar korrupsionin. Korrupsioni ka një ndikim gërryes mbi psikikën tonë,mbi drejtësinë e mbi ekonominë tonë. Ai përkeqëson imazhin tonë në jetën sociale, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë si dhe në çdo sferë të jetës dhe çon drejtpërsëdrejti në humbjen e mundësive qè mund tè ofrojè  bota jashtme. Siç e dimë, korrupsioni është një problem global që të gjitha shtetet e botës e luftojnë, megjithatë, vetëm rritet.
Derisa ne, si shqiptarë, nuk do të marrim një hap përpara për ta hequr korrupsionin nga rrënja, “fjala” për ta zhvilluar Shqipërinë, do të mbetet  gjithmonë e ngjitur si pullë poste pas vendit tonë. Prandaj, ne njerëzit e thjeshtë, jemi zgjidhja për ta ç’rrënjosur korrupsionin nga SHQIPËRIA dhe prandaj ne jemi ata që duhet dhe do të ndihmojmë për ta bërë vendin tonë një vend të zhvilluar.
Unë përdora një fjali “ne njerëzit e thjeshtë jemi zgjidhja” sepse ne jemi arsyeja më e fortë se përse korrupsioni është kaq popullor, kaq real, në vendin tonë të dashur SHQIPËRI. Ne jemi njerëzit të cilët po e motivojmë korrupsionin të jetë i suksesshëm. Ne e mbështetim korrupsionin që është arsyeja kur ai del në skenë, përderisa ne jemi personat e vetëm që zgjedhim  KRYESORËT që janë duke mbështetur KORRUPSIONIN  në SHQIPËRI. Jemi ne që po e shkëmbejmë votën me një gjykim e intuitë të  varfër, me një matematikë të dobët, me një çmim të lirë, e duke pranuar të jetojmë edhe për shumë kohë tjera nën errësirën e votës së dhënë. Vallë a jemi ndalur ndonjëherë të pyesim përse e bëjmë këtë veprim? Ne e dimë ose ia lejojmë vetes të kemi një dije të cekët; për të ditur që një kandidat i caktuar nuk është i përshtatshëm për të qenë në krye të një institucioni, fshati,qyteti, apo shteti, por prapëseprapë  ne votojmë për të në zgjedhje,edhe pse ai/ajo nuk jep argumentet e duhura për trajtimin dhe zgjidhjen e një X çështjeje, edhe pse ai/ajo nuk punon shumë për  ta udhëhequr FSHATIN/QYTETIN apo SHTETIN, edhe pse ai/ajo nuk e kryen punën si duhet. Qëllimi kryesor i një pjese të mirë të këtyre KRYESORËVE është të zbrazin pasurinë e VENDIT  në të cilin janë caktuar për të drejtuar në mënyrë që thesari i tyre të mbushet. Paraja e cila vjen nga qeveria e SHQIPËRISË për zhvillimin e shoqërisë nuk përdoret (ose mund të përdoret fare pak) në funksion të popullit, sidomos asaj pjese “në nevojë”, por vetëm për “xhepat” e tyre.
Kështu që, nga të gjitha arsyet e sipërshënuara, unë si psikologe arrij në konkluzionin; që është psikologjia e përgjithshme e neve njerëzve tè thjeshtë, të cilët po  e mbështetim korrupsionin, po e lëmë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të dalë në skenë dhe prandaj jemi një arsye e fortë se përse ne si “persona”, apo si banorë të SHQIPËRISË,  nuk po zhvillohemi si duhet akoma. Nëse kjo do të jetë situata edhe për vitin 2009 e në vazhdim, gjithashtu, atëherë, koha që i është marrë dhe po i merret SHQIPËRISË  për ta parë veten si vend të zhvilluar dhe të shënuar SI PJESE e BASHKIMIT  EUROPIAN,  do ti shtyhet si afat edhe për disa kohë.
Prandaj, unë këtu e mbyll me një kërkesë nga ju o njerëz:  që të punoni kundër korrupsionit për ta hequr nga rrënja. Qytetarë të thjeshtë të SHQIPËRISË  le të fillojmë të punojmë të gjithë së pari me veten, e pastaj të vëmë qëllimin që të çon përpara vetëm duke e hequr “mitin”  dhe “realitetin” e korrupsionit nga SHQIPËRIA.
Më tej, vazhdoni të mendoni ditën kur ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe e tëra bota, e cila njeh me këto parakushte të krijuara dhe kushte ekzistuese do të thotë, jo vetëm që vendi ynë është futur në NATO, por që:“SHQIPËRIA ËSHTË NJË SHTET I ZHVILLUAR”;  sa të kënaqur e të vlerësuar do të ndjehemi.
Diku e kam lexuar këtë frazë të cilën dua ta ndaj me ju, që shënon edhe mbylljen: “O njerëz të Zotit!,” “Mos u merrni vetëm me interesat tuaja; lërini mendimet tuaja të tërhiqen nga ajo që do të rehabilitojë fatet e njerëzimit dhe shenjtërinë e zemrave dhe shpirtrave të njerëzve. Kjo mund të arrihet nëpërmjet veprimeve të  pastra, përmes një jete me virtyte dhe me sjellje të mira”
Ne, në realitet, e kemi toleruar korrupsionin për KAQ GJATË… KOHA ka ardhur për tu çliruar nga “ky mit” dhe ta hequr që në Rrënjë.
Le të jetë Viti  2009, fillimi i një KOHE TË RE e TË MBARË!
Përgatitur nga Suela NDOJA

Satira

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
Duke sha e mallkue  kunder Berishës
Mbijetuat politikisht pesëmbëdhjetë vjet
Tash ju ngjitët si  rrodhe pas bythës
Nga halli për tu  berë prap deputet
Harruan çfarë kishin pshtyrë që moti
Plagprishësit u penduan, pa ditë pa pritë
Si qeni i rrahur u kthyen tek i Zoti
Të pshurrura po i hanë tani qershitë

Është mbushë politika  kameleon
Aventurier, hajdut e dallaverexhi
Nga gjokset tona të shkreta, vaji renkon
O moj Shqipni e mjera Shqipni!

Krishti- komunisti i parë në histori
Ti  ishte komunisti i parë në histori
Fatkeqësisht asnjë tjeter s’le pas veti
Komunizmi vdiq kur të kryqëzuan  ty
Dhe do të vijë kur të rikthehet Profeti!

Ma mbaj kopilin
Të lutëm njatë kopil ma mbaj!
Sa ti them shoqës putanë
U shkoj moti pshty e shajë
Partive tona në Tiranë

Udhëheqësi legjendar!
Udhëheqës si Ti nuk ka bota
Sikur t’i bashkoni fjalë e vepra
Ti sillesh si mullini pa kokrra
Gatuan veç mashtrime e gënjeshtra

Patrioti
Kur shtrohesh në mish e në venë
Për flijime atdhetare bën be
Një herë flet e dy herë rrënë
Ti s’ke fytyrë as atdhe

“Miku”
Kur isha shef ti bëje be
Qindra herë se më ke mik
Ike vrap edhe me le
Sapo më hoqën një ditë!

Hiq dorë nga ata“miq”
Që  për dashuri betohen
Miq të tillë hipokrit
Veç për interesë t’ afrohen

Mos ki frigë Amerikë se na ke ne”
I vetmi standart që plotsuam or mik
Për në aleancën më të madhe të globit
Është pozicioni ynë gjeopolitik
Faleminderit Amerikë  ty dhe Zotit!
Dhuratën e çmuar e privatizuam
Me bono ia faturuam Qeverisë
Pimë sa u dehëm dhe u eksituam
Të lumtur si morrat në shpinë të dhisë

Nga kriza të nxjerrim ne, ty Amerikë
Ta kemi borxh për biletën që na dhe
Në botën e trazuar ti je shkop magjik
Mos ki frigë Amerikë se na ke ne!

Mos ki frigë Amerikë se na ke ne!
Të duam superfuqitë e kemi traditë
Kur Përandoritë shemben përdhe
Ne dalim nga strofka zbuluar si mijtë

Lutu për ne
Lutu pra për ne, o “Shën” Jozefina
Për ne besimtarët e tu mendjendritur!
Përendeshë e bukur ti fle mbi dafina
pastaj zgjohesh e na quan çorapgrisur

Shokut tim “miljoner”
Angari tuj punue
Lazer Kodrës i ra lesht
Sot pa pare kush se rrue
Ti  hala se ke marrë vesht

Ke pesë vjet që e tharbë krytë
Veç me pru nji libër n’ jetë
Derë më derë dole tuj lupë
Sot je borxh dhe i miljon lekë

Vuatjet janë një fjalë goje
Libri  tash t’ban milonjer
Nuk ashtë pak nji brisk rroje
Që ta rruash ketë verë!

Të kam thanë disa herë
Len kët punë, hyni vajtimit
Kështu bahesh miljoner
Dhe i pëlqen gjithë Dukagjinit

Kritikë për gazetën “Dukagjini”
Kalit falur si shihen dhamtë
Kshtu kanë thanë dikur motit
Gruas plakë mos ja shih kamtë
Sepse ban mëkat prej Zotit

Jemi trima legjendarë
Shesim pordhe si e kem adet
Keni gjetë ju katër t’ “marrë
Që u botojnë gazetë pa lek

Doni dhe gazetë madhështore
Pa bukë, pa ujë, pa lek
Tata plak kërkon dashnore
Kur i krisë pordha në brekë

Duke lypë mulli, n’ mulli
Herë miell t’ trashë e herë të hollë
Pa ceremë e pa kaki
S’ka si del buka franxhollë

Fanatikë dhe rrenegat
Gja pa sha për ne s’kan lan
Kjo gazetë i ka zanë mat
Si gomarin në duhan

Kjo gazetë është si sapuni
Për ftyrën tane Dukagjin
Hallall djersa e hallall muni
I mjeri ai që nuk e din!

Satirë Nga Prelë Milani

FAQE  HISTORIE TË ARSIMIT NË DUKAGJIN NË VITET 1917-1921

Bijtë dhe bijat e Dukagjinit në të gjitha kohërat janë përpjekur për të qenë në frontin e parë edhe për dije e kulturë me gjithë kushtet shumë të vështira të terrenit dhe të kohës. Që në vitin 1859 vajza nga Dukagjini, Kushë Micja, hap një shkollë për vajzat në Shkodër, dhe është e para shkollë e hapur në këtë qytet dhe aq më tepër për vajzat. Më pas hapi një tjetër shkollë të tillë edhe Tina e Nikës, edhe kjo nga Dukagjini. Këto shkolla erdhën deri nga fundi i çerekut të parë të shekullit të XX.
Pas Shpalljes së Pavarësisë, krijimit të shtetit shqiptar dhe në veçanti pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dëshira për rritjen e mirëqenies dhe përparimit edhe në viset malore erdhi duke u rritur. Edhe pse ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe vendi ynë ishte shkëputur nga pushtimi shumë shekullor Osman, ushtri të tjera vinin dhe iknin gati si tu donte qejfi në tokën tonë. Me gjithë atë filloj një rritje e ndërgjegjësimit të popullsisë për një jetë më të mirë, për më shumë dije e kulture. Në këtë drejtim është shumë e vërtetë se një punë shumë të madhe kanë bërë priftërinjtë që shërbenin si famullitar në këto zona. Ata bënë të pamundurën që të mund të merreshin vesh edhe me pushtuesit e ri, tashmë këta të ardhur nga perëndimi, që të mund të hapnin shkolla për malësoret e vegjël. Si të tillë mund të përmendim përpjekjet e At Shtjefën Gjeçovit, që bëri me austriakët dhe ja arriti që të hapte shkollën në Theth në vitin 1917. Ndonëse nuk kemi mundur të gjejmë datën e saktë dhe numrin e nxënësve, por sipas historianëve dhe studiuesve të kohës, kudo që At Shtjefën Gjeçovi punoi si famullitar, hapi edhe shkollë për të mësuar shkrim dhe këndim shqip. Sipas gojëdhënave popullore, numri i nxënësve në Theth atë vit ishte diku rreth 25. Deri tani kjo është shkolla e parë në Dukagjin.
Këtë punë, Gjeçovi e vijoj edhe në Prekal sapo u largua prej Thethit. Përpjekjet nuk reshtën. Me 13 Qershor të vitit 1919, sipas kujtimeve të At Justin Rotës, në kishën e Planit, në Pultit, kishte 42 nxënës që vijonin mësimin. Aso kohe At Justin Rota ishte famullitar në këtë fshat. Është e mundur që të jenë hapur shkolla edhe në fshatra të tjerë, nga famullitarët por ndoshta nuk janë regjistruar, apo janë regjistruar ato me më shumë nxënës apo në fshatra më të mëdha e që kanë qenë më jetëgjata.
Duke kërkuar për diçka tjetër në arkivin e Muzeut të Shkodrës, rastësisht, më dalin parasysh rreth 40 faqe dokumente të pabotuara dhe as të publikuara, për zhvillimin e arsimit në Dukagjin, të viteve ‘20 të shekullit të kaluar. Me përkujdesjen dashamirëse të punonjësit të muzeut, historianit Paulin Perja, munda të marr informacion rreth këtyre dokumenteve. Këto ishin të gjitha shtetërore, të Qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës. Takimi me këto dokumente më bëri të mendoj jo pak. Së pari, se si është e mundur që të tilla dokumente të mos përmenden për rreth 90 vjet në asnjë shkrim apo historik të arsimit. Këtu nuk bëhet fjalë aspak për veprimtari private, por për veprimtari qeveritare, shtetërore. Së dyti, të ndjejë respekt për paraardhësit e mi, se vërtetë nuk paskan qenë aq të prapambetur e të pashkolluar, pa kulturë, pa lëvizje me drejtim pozitiv sa është paraqitur për dekada nga kalemxhinj zyrash, politikan dhe qeveritar të kohës. Së treti, të ndjejë edhe më shumë respekt për punën e kishës dhe famullitarëve të saj në këtë zonë, për zgjimin dhe ndriçimin e mendjes së malësorëve të kësaj ane.
Jehona e Qeverisë së Lushnjës nuk vonoj dhe u ndje edhe në Malet e Dukagjinit. Kjo u ndje edhe në rritjen e kërkesave për hapjen e shkollave për fëmijët e tyre, që të kishin një të ardhme më të mirë.
Në dokumentet për të cilat bëhet fjalë duket qartë dora e shtetit, sado i dobët në organizimin e financave. Shkollat e hapura në Dukagjin janë shtetërore, janë zyrtare. Kjo erdhi si bashkëpunim i popullsisë së kësaj zone dhe famullitarëve nga njëra anë dhe shtetit të kohës nga ana tjetër.
Priftërinjtë, duke qenë se ishin gjithnjë të shkolluar, me zemërgjerësinë e tyre morën përsipër organizimin dhe dhënien e mësimit me përkushtim, dhe për këtë komunikonin herë pas herë me drejtorinë e arsimit në Shkodër, nënprefekturën e Dukagjinit e nëpërmes tyre me Qeverinë në Tiranë. Se këto shkolla janë të njohura dhe të miratuara nga shteti del qartë në përgjigjen që Ministria e Arsimit i kthente interesimit të Tinës së Nikës për të ndihmuar shkollën e saj private të hapur që në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XIX, dhe që kishte nevojë për mbështetje. Ministria me 12 korrik 1920 i përgjigjet: “Nuk mund të çelim preçedenta, pse financa e shtetit nuk asht aq e madhe sa me ardhë rreth nevojave të sa e sa si e Tina e Nikës kanë punuem”. Duket se nuk mungon dëshira por është financa e dobët që nuk përballonte diçka të tilla e dallim nuk mund të bëhej.
Për shkollën e Xhanit në Pult, nënprefekti i Dukagjinit, Simon Doda njoftonte zyrën e inspektorisë së arsimit në Shkodër më 29.12.1920: “Fillimi i punës ka me kenë  prej 1 Janarit 1921”. Për këtë shkollë Drejtori i Arsimit të Shkodrës njoftonte Ministrinë e Arsimit se “Z. Dom Frano Gjura e muer mbi vedi të dhanunit e mësimit”.
Bashkëpunimi midis kishës dhe përfaqësueseve të shtetit në atë kohë, për çeljen e shkollave, duket edhe nëpërmes shkresës të datës 5 Janar 1921 që Drejtoria e Arsimit e Shkodrës i dërgonte Ministrisë së Arsimit në të cilën shkruhet: “Po kam nderën mu Ju lajmue se masi u mora vesh më Provincialin e Fretenve P. Pal Dodën, famullitarët e këtyre katuneve mund të marrin mbi vedi të dhanunit e mësimit ...” dhe më poshtë tregohet subvencioni prej 100 franga ar në muaj.
Interesant është edhe letra që famullitari i Thethit At Marjan Prela i dërgonte nënprefekturës së Dukagjinit me 26. 2. 1921. Në mes të tjerash në të thuhet: “Populli i Thethit nëpërmjet meje, famullitarit të vet, me këtë shkresë paraqet dëshirin që ka me pa të ngritun sa ma parë prej Drejtorisë së Arsimit, nji shkollë fillestare në këtë krahinë.” Ai sqaron se fshati kishte 115 shtëpi dhe janë të gatshëm për të ndjekë shkollën, por famullitari sqaron edhe anën politike, “... gjendja politike lypë me rritë ma fort njerzinë komtare për shkak që ka për bri Jugosllavin e e bajnë edhe ma të nevojshme ndërtesën (hapjen) e një shkolle.” Me 23 Mars 1921 Ministria e Arsimit lajmëron Drejtorinë e Arsimit në Shkodër se “... pëlqen hapjen e një shkolle në Theth tue i ngarkue detyrën e mësuesisë z. At Marjan Prelës, famullitar në këtë malësi, me një rrogë 100 frag ar në muej.” Në këtë shkresë, në një shkurtinë të saj shkruhet “Mbi rihapjen e shkollës në Theth” Kjo ndihmon për të vërtetuar atë që kemi thënë edhe herë të tjera se në këtë fshat ka pasur shkollë edhe më parë, dhe për këtë duket se ka njohuri edhe Ministria e Arsimit e asaj kohe, prandaj në shkurtinën e shkresës e quan “rihapje”, çeljen e shkollës në Theth.
Është interesante dëshira e Drejtorisë së Arsimit të Shkodrës për të mos pasur “preçedenta” siç i quan ajo për subvencionet ndaj mësuesve në fshatra të ndryshme me qëllimin që të gjithë të kenë rrogë të barabartë.
Me datën 7 Prill 1921 njoftohet nga Drejtori i Arsimit të Shkodrës At Marjanit se Ministria e Arsimit pëlqente kërkesën për shkollë në Theth dhe e caktonte me dhënë mësim duke përcaktuar edhe subvencionin mujor. Tete ditë më pas, me anë të një shkrese të shkruar me dorën e tij, At Marjan Prela, njoftonte Drejtorinë arsimore në Shkodër për marrjen e emërimit dhe shtonte: “Shkollën e kena çilë me 10 Prill 1921. Deri në sot janë shkrue dhe e njekin me cenë 59 fëmijë.”
Duke ndjekur kalendarin e lëvizjes së Roza Lane ne Dukagjin, autore e librit “Majat e Shalës”, gjejmë se me datën 6 Prill, kur ajo viziton Thethin dhe shoqet e saj, pjesëtare të Kryqit të Kuq Amerikan i dhurojnë kësaj shkolle 3450 korona sermi, e gjetën shkollën të hapur me një numër të konsiderueshëm nxënësish. Nga kjo kuptohet se At Marjani, punën e bërë përpara datës 10 Prill, që e konsideron si fillim të punës, e quan përgatitore dhe me ndërgjegje e tij të pastër prej kleriku katolik nuk dëshiron që të marrë subvencion.
Gjendja e financave të shtetit të asaj kohe nuk mund të përballonte vetëm subvencionin e atyre që jepnin mësim, ndërsa lokalet, orenditë dhe librat duhet të zgjidheshin me fshatin në territorin e të cilit ishte shkolla.
Mbi ecurinë e mësimit bëheshin përpjekje për të njoftuar herë pas here organet e arsimit. Me 7 Maj 1921 mësuesi i Xhanit At Frano Gjura i shkruante Drejtorit të Arsimit të Shkodrës se nxënësit e kësaj shkolle janë duke e ndjekë mirë mësimin. Ai shkruante: “Nxënësit janë gjithsejtë 30 që njekin shkollën, shpresohet se me vjetin e ri shkolluer numri i tyre ka me u shtue, pse edhe vendi asht tuj e pa nevojën e mësimit”. Disa nxënës, shkruan At Frano Gjura, “shkollën e patën njek edhe përparanej” e kjo të jep për të kuptuar se edhe para njohjes zyrtare nga shteti priftërinjtë që punuan në këto zona u përpoqën për hapjen e shkollave e mësimin e gjuhës shqipe. Më poshtë ne mbyllje të këtij informacioni At Frano Gjura shkruante: “... zogjët e malëcisë janë të përgatitur prej natyre dhe dhunti fort të çmueshme e të radha nga mendja e zemra”. Ndërsa Drejtori i Arsimit të Shkodrës, pasi e përgëzon për informacionin dhe për zellin që kishte diftue e quan punën e tij “... vepër të madhnueshme për qytetërimin e kësaj krahine ...”.
Me datën 31 Maj 1921 Dom Lazer Boriçi i kërkonte Drejtorisë së Arsimit të Shkodrës që t’i kërkonte Ministrisë së Arsimit për ta njohur një shkollë në fshatin Sumë. Në fund të kërkesës shpjegonte: “Mësimin e kam fillue tash 2 muej në qelë tëme e janë tue vazhdue 32 fëmi krishtën e mysliman, shpresoj se kanë për tu shtue.” Dhe po në këtë datë Drejtoria e Arsimit e Shkodrës i përcillte këtë kërkesë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Të dhënat e para që na dalin në këto dokumente për shkollën e fshatin Kir të Pultit i kemi në shkresën e datës 1 Tetor 1921 me atë të së cilës At Luigj Bushati emërohet mësues në shkollë të Kirit duke përcaktuar edhe rrogën mujore. Për këtë fshat nuk gjejmë të dhëna për numrin e nxënësve që janë regjistruar.
Me 30 Shtator 1921 At Marjan Prela largohet nga Thethi si famullitar dhe si mësues dhe zëvendësohet në të dy detyrat nga At Dedë Berdica.
Në një shkresë të datës 10 Nëntor 1921 bëhet fjalë për përpjekjet e Drejtorisë së Arsimit të Shkodrës dhe Provinciales Françeskane për të hapur dy shkolla të tjera në Dukagjin por nuk ishte përcaktuar se në cilin fshat do të çeleshin këto shkolla dhe për këtë kërkonte sqarime Inspektori i përgjithshëm i arsimit në Ministri të Arsimit. Një javë më vonë, pra me 17 Nëntor 1921, Drejtori i Arsimit të Shkodrës sqaronte se njëra shkollë do të hapej në Curraj dhe do të jepte mësim At Nikollë Kaloji që ishte famullitar në këtë fshat, ndërsa për shkollën tjetër përsëri nuk përcaktohet se në cilin fshat të Shalës do të hapej, por në këtë shkresë thuhet se mësues do të jenë At Bon Gjeçaj (në origjinal Gjergji, por sqarohet në shkresa të tjera të mëvonshme se është Gjeçaj) famullitar i ati vendi. Duket se me emërimin Shalë kuptohej Kisha e Shalës që e ka qendrën ne Abat. Kjo sqarohet në shkresën e 17 Dhjetorit 1921 ku shkruhet nga At Bonaventura Gjeçaj se “... me akt Nr. 194 datë 13 k. m. na leçitët urdhnin e të çilunit të shkollës në Shalë dhe emrimin tëm për mësues të kësaj shkolle ... . Shkolla asht çilë në Abat në qelë të Kishës së Shalës.” Dhe shtonte: “... nëpërmjet mësimit po agon këti popullit drita e gjytetnimit.” Në këtë shkollë ishin regjistruar 120 nxënës prej të cilëve 46 vajza.
“... për përparim të popullit tonë të dashtun ...”, Provinciali Françeskan At Pal Dodaj me 21 Nëntor 1921 përcillte kërkesën e At Zef Mesit për të çelur një shkollë në fshatin Prekal. Ndërsa në shkresën e datës 30 Janar 1922 Padre Pal Dodaj kërkonte shkollë edhe për në fshatin Plan dhe përsëriste kërkesën për në Prekal.  Ai njoftonte se famullitarët e këtyre fshatrave kishin filluar për të dhënë mësim qysh në muajin Dhjetor 1921. Në Plan vijonin shkollën 30 fëmijë. Mësuesi i kësaj shkolle është At Hugolin Gosta kurse për në Prekal nuk jepen të dhënë, por mësues është At Zef Mosi.
Nëpërmes këtyre rrugëtime shkresash shikohet preokupimi i madh i priftërinjve dhe gjithë popullit për të pasur shkolla në këto fshatra shumë të thella, larg qytetit dhe zonave fushore, larg kontaktit me qytetërimin. Pra, shikohet shpirti për të renë, përparimtaren dhe përkushtimi shumë i lartë i famullitarëve për “gjytetnimin”, siç e quanin ata,  të grigjës së tyre, të këtyre malësorëve të shumë vuajtur që kërkonin më shumë dritë.
Në kushtet që ishte shteti i kohës të bën shumë përshtypje lëvizja shumë e shpejtë e postës, përcjellja e saj pa vonesa, shkurt, thjeshtë e qartë. Edhe një gjë të vjen ndër mend kur shikon të dhënat për këto shkolla se malësorët ishin të interesuar për arsimim si për djemtë dhe për vajzat. Kjo duket në numrin e madh të vajzave në shkollë dhe në asnjë rast nuk kemi klasa të ndara veç për djem dhe veç për vajza. Gjithashtu edhe në një fshat të vogël që ka komunitet katolik dhe musliman, që është Suma, fëmijët shkojnë në shkollë bashkë e mësues ishte famullitari. 
Mbi bazën e të dhënave të mësipërme po përpiqem që të bëj një përmbledhje të përgjithshme të shkollave dhe numrit të nxënësve në vitet 1917 – 1921 në shkollat e Dukagjinit.
Viti 1917 - Në Theth At Shtjefën Gjeçovi hap shkollë dhe mendohet se regjistrohen 25 nxënës.
Viti 1918   -  Në Prekal At Shtjefën Gjeçovi hap shkollën. Nuk kemi të dhënë për numrin e nxënësve.
Viti 1919  - 13 Qershor në Plan ka shkollë ku janë të regjistruar 42 nxënës me mësues famullitari i fshatit At Justin Rota. Ky famullitar shkruan se ka pas shkollë edhe më parë por nuk jep të dhëna të tjera.
Viti 1921   - Me 1 Janar fillon punën shkolla e Xhanit në të cilën regjistrohen 30 nxënës dhe është mësues At Frano Gjura. Ky famullitar thotë se ka pas shkollë edhe më përpara por nuk jep të dhëna të tjera.
- 10 Prill fillon punën shkolla në Theth në të cilën regjistrohen 59 nxënës më mësues famullitarin e fshatit At Marjan Prela.
- 1 Tetor 1921 fillon punën në Theth si famullitar dhe mësues At Dedë Bërdica
- Prill fillon mësimin shkolla në Sumë në të cilën regjistrohen 32 nxënës katolik dhe mysliman bashkë
- 1 Tetor shkolla në Kir fillon mësimin me mësues famullitarin At Luigj Bushati. Nuk kemi të dhëna për numrin e nxënësve
- 17 Nëntor shkolla në Curraj fillon mësimin me mësues famullitarin e fshatit At Nikollë Kaloj. Nuk kemi të dhëna për numrin e nxënësve.
- 1 Dhjetor shkolla e Abatit njihet dhe ka 120 nxënës prej të cilëve 46 vajza. Këtu është mësues famullitari i fshatit At Bonaventura Gjeçaj
- Dhjetor, në Prekal rihapet shkolla dhe mësues i saj është At Zef Mosi. Nuk kemi të dhëna për numrin e nxënësve.
LUIGJ  SHYTI

GLOBALIZMI

“Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet ç’mund të bësh ti për vendin tënd” Xhon Kennedy.      
Për vendin tënd…! Fjalë lapidare….! Burim frymëzimi…! Por, një“armik”i fuqishëm, joshës e i sofistikuar, që ndodhët i fshehur diku  në një “tunel”të thellësive të mëdha, godet pa pushim dhe hap pas hapi për të kultivuar në shpirtrat e njerëzve Kozmopolizmin. Në shënjestër atdhedashuria, nacionalizmi, gjuha, kultura, letërsia, arti etj. veçanërisht i vendeve dhe popujve të vegjël!
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohët midis dy rrugëve të zhvillimit, sidomos në dy dekadat e fundit, Bota po ecën me shpejtësi drejtë Globalizmit. Grumbullimi ekstrem i pasurive në duart e monopoleve super gjigante, veçanërisht të Oligarkisë financiare, si rezultante e Grykësisë së tyre pakufi: “me çdo mënyrë dhe rrethanë vetëm fitim maksimal”ka krijuar një bumerang të përmasave të jashtëzakonshme, i cili rriskon seriozisht daljen jashtë orbitës të “Anijes tonë Kozmike”.
Te“Kapitali”u hodhën bazat teorike të ekonomisë moderne. Fitimi maksimal, krahas polarizimeve të frikshme, solli erozione shkatërruese. “Babëzllëku” nuk erdhi nga Qielli. Ai ndodhet i strukur diku në fundin e ”humnerave” të frikshme të egoizmit dhe merr energji sa herë që etja e pashuar për pasuri bëhet padrone absolute e shpirtit. Polarizimet e tejskajshme, rezultante e padrejtësive të mëdha! “Afrika tregon se sa e padrejtë është bota. Varfëria e mjerimi në disa rajone të saj të paimagjinueshme!” Top Channel 20.5.2005 Për zhdukjen e varfërisë ekstreme, nga disa llogaritjeve të përafërta, nevojiten 300 miliard dollarë baras me 2 % të 15000 miliard dollarëve të pasurive të 50 familjeve më të pasura të Globit. Top Channel 9. 9. 05 Për fat të mirë bota nuk është shkretinë. “Një miliarder amerikan vuri në dispozicion të shtresave në nevojë 38 miliard dollarë ose 80/% të pasurisë së tij! Top Channel 27. 6. 2006
Kapitali dhjamoset pa pushim nga pjesa e punës së  papaguar, vuajtjet e sakrificat mbinjerëzore si edhe nga efektivitetet e çmuara të elitave intelektuale, të cilët realizojnë, projektojnë dhe aplikojnë në të gjitha degët e ekonomisë, dijës, kulturës,shkencës e teknikës. Rrënjët e babëzisë ndodhen të ngulitura thellë në Fitimin Maksimal, i cili vepron përmes pabarazisë së tregjeve, sundimit hegjemon të monopoleve dhe tronditjeve financiare. Kapitali s’ka shpirt!  Babëzllëku shpërfytyrohet duke marrë përformanca, karakteristika e tipare diabolike. Kontrolli i Lartë i Shtetit: “ Humbëm 225 milion euro. Qeveria Shqiptare nga dhënia me koncesion fiton afro 109 milion euro, ndërsa në qoftë se ky aeroport (Rinasit) do të administrohej nga vet qeveria do të përfitohet 333 milion euro.” Shekulli dt. 17. 3. 07“Marrë 200 mijë lekë  të vjetra pagë mujore. Jam 7 veta. Kjo pagë nuk më del as për ushqimin tim. Marrim bukën me listë. Punojmë në kushte të jashtëzakonshme qindra metra nën tokë duke rrezikuar rendë jetën tonë.”Top Channel 1.6.2007
Vladimir Iliçi, në veprën e tij “Imperializmit faza më e lartë dhe e fundit e Kapitalizmit”, i bëri një analizë të gjithanshëm kapitalizmit të fillimeve të shekullit XX, i cili kërkonte tregje të reja, zona influence dhe rindarjen e botës. Ai parashikoj kataklizmat e mëdha ekonomiko- financiare, dy luftërat e përgjakshme botërore, zhvillimet e pabarabarta të vendeve të ndryshme, sundimin absolut të monopoleve e të oligarkisë financiare si edhe krijimin e një shtrese të gjerë rantjerësh me profesion dembellëkun, të cilët, të shkëputur nga pjesëmarrja në ndërmarrjet, rrojnë “duke qethur kuponë”.
“Viti 2008 një vit i një krize financiare nga ato që ndodhin një herë gjatë një shekulli.” Aksionet bien, bankat falimentojnë, monedhat dridhen, papunësia rritët , inflacioni dhe çmimet s’njohin kufi.”Kapitalizmi i sotëm ka degjeneruar në një kazino. Nevojitën rregullatorë, por nuk duhen lejuar qeveritë të udhëheqin tregun. Dora e padukshme e Adam Smithit, e cila mendohej si rregullator i tregjeve, nuk ekziston. Jo vetëm fitime maksimale me çdo kusht, por edhe motive shoqërore. Banka “Grameen” gjeneron fitime të bollshme duke investuar paratë për përmirësimin e jetës së njerëzve.”M. Junus Prof. Nobelis- Shqip dt. 12. 10. 2008 Pa motive shoqërore s’ka të ardhme!
Kreditë e këqija dhe paaftësia pagues e miliona debitorëve amerikanë shkaktarët kryesor të tronditjeve të fuqishme bankare të Superfuqisë Botërore! Ato nuk u krijuan brenda një dite! Siç dukët mungonin investigimi permanent i zbatimit të ligjshmërisë financiare, analizat e thella shkencore dhe  nxjerrja e përgjegjësive personale te secilit deri te kreu suprem i ekzekutivit?!”2008 i dha fund wall Street-it, ashtu siç e njohim, si një nga institucionet më të mëdha financiare, që u gjunjëzua nën barrën e humbjeve të mëdha  nga kreditë….”Tema” 24. 12. 2008. Një fenomen i radhë! Gati e pabesueshme! Si është e mundur të jepen kredi “aforfe” prej qindra miliarda dollarësh miliona debitorëve për blerje shtëpi pa funksionimin, mbështetjen dhe kontrollin e detyrueshëm ligjor të mekanizmave bankare, të cilat duhej të siguronin likuidimin periodik të kësteve të kredive sipas nomenklaturës dhe afateve të caktuara?!
Kriza filloj te vendi më i fuqishëm, SH. B. A. Ajo shpërtheu si vullkan nga mos aftësia pagues e bankave, të cilat për çudi u ballafaquan me bilance tronditëse prej miliarda dollarësh humbje! Falimentimi i bankave mori përmasa alarmante edhe në disa vende kryesore të Evropës e të Azisë për shkak të ndërvarësisë reciproke, pozitave dominuese të monopoleve të përtej oqeanit, rolit hegjemon të dollarit, diferencave të kostos së prodhimit të mallrave dhe konkurrencës së pamëshirshme të tregut etj. Të jesh a mos të jesh u bë motoja e ditës. Ndërhyrjet e fuqishme të shtetit “rikuperuan” përkohësisht humbjet fatale në prag të falimentimit të bankave. Mjerisht, kriza vazhdon! Ajo prekë themelet e sistemit! Pa diagnostikimin e sëmundjes s’ka shërim të organizmit. Bota, në rrugën e gjatë e të vështirë drejtë Globalizmit, do të përballet me situata  edhe më dramatike, të cilat në qoftë se nuk “operohen” shpejt me të gjitha “bisturitë”e nevojshme “kirurgjikale”do të sjellin tragjikisht “tërmete” të tjera me efekte shkatërruese të paimagjinueshme. “Nëse mjerimi shtohet afrohet ndryshimi”K. M.   
Nevojiten 14 miliard dollarë donacione të menjëhershme financiare për industrinë e automobilave Ford, në të kundërtën miliona të papunë. Në Janar 2009 edhe 600000 punonjës të tjerë, gjithsejtë 7.6% e fuqisë punëtore. Presidenti Obama kërkoj nga Kongresi Amerikan miratimin e një paketë tjetër ndihmë financiare me vlerë 900 miliard dollarësh, ndryshe katastrofa në prag…! Ndërhyrjet e qeverive….! Burimet financiare të një shteti, edhe më i pasuri i botës, kanë një kufi. Pas tij vjen rrënimi. Askush nuk është “Kërthiza” e Botës. As Perëndimi. Balanca po anon nga Lindja, djepi i kulturave, qytetërimeve dhe i religjioneve ! Shteti dhe kapitali, si vëllezërit Siamezë. Kërkohen ura të reja komunikimi.
Përse Kina bën përpara pavarësisht krizës?”Ten Hsiao Pini vendosi rritjen ekonomike mbi paprekshmërinë e ideologjisë: kapitalizmi autokratik do të garantoj rritjen ekonomike, ndërkohë që Partia Komuniste do të vazhdojë të mbajë në dorë pushtetin absolut. Shumë prej liderëve kinezë shprehen me zë të lartë se një Kinë demokratike (kapitaliste klasike) nuk do të kishte qenë në gjendje t’i mbijetonte recesionit global. Gjenialiteti i Tenit qëndron se ai e dinte që Kinës i duhej një sistem i qëndrueshëm politik. Shteti vazhdon të veprojë me dorë të fortë kur vjen fjala te stabilizimi, por ka krijuar një sektor privat që kontrollon sot të paktën gjysmën e ekonomisë. Mësohet se rreth 60 % e rritjes së G. D. P.( Produktit të përgjithshëm kombëtar), ashtu edhe 2/3 e vendeve të punës vijnë si rezultat i aktivitetit të etshëm në sektorin privat.”Shqip” E Diele, 18 Janar 2009 Pushtet politik absolut! Sistem i qëndrueshëm! Kapitalizëm që nuk njehë kriza! Rritja ekonomike rekord! Mos vallë ka ardhur koha, sa s’është tepër vonë, të përfitohet sado pak nga thelbi racional i kësaj eksperience? Me 100 parti s’mund të zhvillohet Demokracia as Shteti i së Drejtës! Një radioskopi “Pluralizmit” iu bën mirë “mushkërive” të Kapitalizmit! “Mjeku”më i mirë, përvoja e grumbulluar! Të gjitha rrugët çojnë në ……..! Kapitalizmi po ecë gradualisht dhe në mënyrë të pashmangshme drejtë “Globalkapitalizmit, sistemi i ri ekonomik sipas alternativës së Gordon Braun me një rol të ri të Shtetit e të Kapitalit”. Njerëzimi ose do të bashkohet, ose nuk do të jetë më” Klod Levi.           
Oktapodi i krizës merr energji e forcë nga shpenzimet ushtarake kolosale të fuqive të mëdha sidomos i superfuqisë në Irak, Afganistan etj; te pasojat negative shkatërruese të ndotjes së ambientit, efektit Serë, grumbullimit gjithandej të mbeturinave urbane, ç’ pyllëzimet masive, shkrirja e akujve polar, betonizimi i tokave pjellore e te tjera, të cilat nëse nuk do të ndalohen katastrofa do jetë e pashmangshme. Jo vetëm kaq.“Ne amerikanët shpenzojmë shumë, më tepër se sa i kemi mundësitë” Një diskutim ne “Zëri i Amerikës“, 5.11. 2008.
Toka  lëviz pa pushim. Edhe sistemet. “Unë nuk jam kundër Kapitalizmit dhe Globalizmit... Unë besoj në lirinë e tregut…., por njëkohësisht jam i bindur që ne të gjithë duhet të favorizojmë krijimin e një gjenerate të re sipërmarrësish social, të interesuar më shumë për mirëqenien kolektive se sa për interesat e tyre të ngushta materiale…” M. Junus Nobelist Bankieri me zemër të madhe.
LUIGJ TEMALI

SENSASIONE DHE KURIOZITETE

Shtëpia e bardhe
Shtëpia e Bardhe ne Uashington është prej shume kohesh vend-qeverisja e Presidentit te Amerikës. Ngjyrën e bardhe, godina nuk e ka prej shume kohesh. Historikisht ajo kishte ngjyrën e gurëve prej te cilën është ndërtuar dhe ata nuk ishin te bardhe por gri. Me vone, Shtëpia e sotme e bardhe, ishte e zeze, te paktën pjesërisht.
Ne një lufte midis Britanisë se Madhe dhe Amerikës, britaniket pushtuan Uashingtonin dhe ushtaret ju vunë zjarrin te gjitha godinave te qeverise. Për këtë arsye, edhe shtëpia e Presidentit, pjesërisht, u nxi. Për te hequr te zezën, pas luftës, godina u lye me te bardhe. Qe ne atë kohe, vend-qeverisja e Presidentit te Amerikës, quhet Shtëpia e Bardhe.
Ligji i pare për mbrojtjen e ambientit
Ligji i pare për mbrojtjen e ndotjes se ajrit u shpall ne vitin 1382. Iniciatori i këtij ligji, për mbrojtjen e ambientit, ishte mbreti i Francës, Karli i VI. Ne ligj thuhej, se: Çlirimi i gazrave qe mbajnë ere te keqe, ne Paris, është i ndaluar.

Edhe njeriu mund te haje njeriun
Ne vitin 1972, një avion pasagjeresh u rrezua dhe ra ne Andet e Amerikës se Jugut, ne lartësinë prej 4 000 metër. Askush nuk ishte ne gjendje qe te përcaktonte vendvendosjen e tij. Vendi ku mendohej se ishte avioni ishte i mbuluar me dëbore dhe ne një temperature minus 25 grade. Pas 70 ditësh, kur grupet e kërkimit e gjeten vendndodhjen e avionit, panë se gjashtëmbëdhjetë pasagjere ishin te gjalle. Sipas te dhënave te mëvonshme, u vërtetua se te mbijetuarit kishin pasur ngrëne te vdekurit për te mbijetuar.
Avioni nuk kishte pasur ushqime. Midis zgjedhjes: ose te vdesësh ose te hash te vdekurit, për te mbijetuar, kishte fituar vullneti për te mbijetuar. Ajo qe ishte me interesante ne këtë “kanibalizëm“ ishte se te gjithë pasagjeret, thuajse, ishin shoke shkolle.

Macet si rob lufte
Ne Egjiptin e vjetër macet ishin si gjë e shenjte. Këtë tradite e shfrytëzuan perset, 2500 vjet me pare, ne lufte kundër egjiptianeve. Egjiptianet u mbrojtën aq shume derisa perset mbaren macet si rob lufte. Perset i morën macet me vete ne front dhe i lanë te lira ne zjarrin e luftës. Egjiptianet kur panë macet ne zjarrin e luftës, qe po digjeshin dhe po vriteshin, ndaluan luftimet. Me mire pranuan qe te dorëzoheshin se sa te humbnin macet e tyre te shenjta.
I MBLODHI LEKE IMERAJ

TOLERANCA NË BASHKËSI
Në vazhdën e Vizitës Baritore që Imzot Angelo Massafra(Arqipeshkëv i Metropoliti  Shkodër- Pult) zhvilloi në Dioqezën tonë, me datën 26/02/2009
takimin në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës me pedagogë dhe studentë të këtij Universiteti. Ishe ky takim që do të mbahet mend në jetën e të gjithë të pranishmëve. Takimi u zhvillua i bazuar në një dialog të ndërsjellt rreth temës që Arqipeshkvi mbajti në fillim të takimit.
Ne po e botojmë të plotë këtë temë.

Shumë i nderuar Prof. Gasper Kokaj!
(falenderoj pëzemërsisht juve dhe Rektorin për ftesën)
Autoritete Akademike dhe Profesorë!
Të dashur studentë, ju, që të gjithë së bashku e bëni këtë vend tempull të kulturës!
Të nderuar përfaqësues të feve dhe të institucioneve.
Shumë të nderuar Zotërinj e Zonja që keni zgjedhur të jeni të pranishëm në këtë rast!

Më lejoni t’jua hap zemrën në fillim të kësaj ngjarjeje që na bashkon në këtë Auditor të Madh. E kam dashur këtë takim, me rastin e vizitës baritore që – si Ipeshkëv – jam duke bërë në qytetin e Shkodrës, që të shfaq vlerësimin tim për punën kulturore e shkencore që kryhet në këtë institucion dhe që t’i ftoj të gjithë për një angazhim e seriozitet gjithnjë e më të madh, me qëllim që Shkodra jonë, “djepi i kulturës”, siç është përkufizuar, të mund të jetë gjithmonë në lartësinë e namit të saj të merituar. Pra, është një gëzim i madh për mua sot të jem së bashku me ju që të bashkëndaj reflektimet mbi një vlerë që na bashkon të gjithëve: ajo e tolerancës brenda bashkësisë. Kjo vlerë i gjen rrënjët e veta, nëse mund të guxoj ta përdor këtë koncept, brenda vetë njeriut. Por nuk mund ta vazhdoj fjalimin tim pa ju thënë se sot mua më trishton, dhe jam i sigurtë se i trishton të gjithë, mungesa e një njeriu plot fe dhe vlera njerëzore mes nesh: pikërisht në këtë Auditor, ku me siguri do të kishte pasur një ndër vendet e nderit, Imzot Zef Simoni ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Por pasuria e tij njerëzore e kulturore nuk është larguar prej nesh dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë një nxitje për të mbrojtur e promovuar të Vërtetën e Hyjit dhe dinjitetin e njeriut. Gjej rastin ta faleminderoj përsëri Imzot Zefin, dhe jemi të sigurtë se nuk na ka braktisur, por do të vazhdojë të na ndjek nga qielli dhe t’i nxitë përpjekjet tona për të krijuar një qytetërim të drejtë e paqësor, të bazuar në dashurinë e vërtetë.
Në fillim të ndërhyrjes sime, po sqaroj se çfarë kuptoj me termin ‘bashkësi’, që gjendet në titullin e kësaj konference. Bashkësia është vendi, natyrisht jo fizik, që i bashkon të gjithë ata që ndjekin një qëllim të përbashkët. Bashkësia njerëzore, të cilës i referohemi, përputhet kështu me gjithë njerëzimin, me të gjithë njerëzit që jetojnë në botën tonë. Siç thotë Koncili II i Vatikanit, për shembull në pjesë të ndryshme të dokumentit “Gaudium et spes” (= “Gëzimi dhe shpresa”), jemi të gjithë anëtarë të një familjeje të vetme njerëzore. Sigurisht, ajo që do të them mund të përdoret për çdo grup shoqëror, politik, fetar, kulturor, që bashkohet për të ndjekur qëllime të përbashkëta të pjesshme. Vlen, për shembull, edhe për bashkëjetesën brenda qytetit tonë.
Toleranca për të cilën flasim shprehet para së gjithash në respektimin e personit tjetër, kushdo qoftë ai, dhe për pozicionet e të tjerëve. Por, me qëllim që kjo të ndodhë realisht, toleranca kërkon në rend të parë të njihet e të respektohet natyra jonë dhe gjithçka që na përket. Nëse nuk e njoh vërtet vetveten, traditën time fetare dhe kulturore, thellësitë e shpirtit tim, aty ku zbuloj rrënjën e luftës mes së mirës dhe të keqes, si mundem edhe vetëm të dëshiroj ta njoh tjetrin në tërësinë e tij dhe ta respektoj atë? Për këtë arsye, respekti ndaj personave dhe bindjeve të tyre sjell si rrjedhojë të drejtën për një informim real dhe të gjerë, edhe të mendimit dhe të traditës së tjetrit. Nëse jemi realisht të gatshëm ta dëgjojmë tjetrin pa mbrojtje, pa paragjykime, por me empati dhe ndërkohë duke i kushtuar vëmendje vetvetes, është vërtet e mundur ta takojmë tjetrin dhe t’i përgjigjemi atij në mënyrë krijuese. Toleranca brenda bashkësisë nis prej aftësisë për t’u takuar dhe çdo takim është përnjëmend i tillë nëse mbështetet në bashkëndarjen e qëllimeve të ndërsjellta. Përballë tjetrit, jeta na vë shpesh para një udhëkryqi: dhunë apo mikpritje; dhunë apo dhembshuri; dhunë apo altruizëm? Duhet të zgjedhim dhe zgjedhja nuk është e lehtë, sepse dhimbja e urrejtja mund të na bëjnë të marrim drejtimin e gabuar, atë të dhunës. Vetëm gatishmëria ndaj dëgjimit mund të na bëjë ta shndërrojmë në mënyrë të dobishme dhimbjen e të marrim rrugën e rritjes në njerëzi nga ana e të gjithëve.
Jam i bindur se toleranca në bashkësi nuk do të ishte e mundur pa një faktor tjetër të veçantë që e karakterizon dhe është themeli i saj: pranimi i ndryshueshmërisë. Çdo person, çdo kulturë, çdo fe është objektivisht e ndryshme nga të tjerat (përndryshe, as nuk do të ekzistonin, do të kishte vetëm një person, vetëm një kulturë, vetëm një fe...) dhe duhet, për shembul, t’i njohim mirë ndryshimet filozofiko-teologjike që ekzistojnë, përndryshe nuk do të mund të jemi as tolerantë as, aq më tepër, të arrijmë të dialogojmë me të tjerët për të ndërtuar një bashkësi dhe një bashkëjetesë më të mirë. Ndryshueshmëria është fakt. Por ne e jetojmë keq këtë realitet. Në të vërtetë, ndryshueshmëria është shpesh burim ankthesh dhe frikash, sepse në mënyrë të pavetëdijshme e ndiejmë si kërcënim ndaj identitetit tonë të fituar me aq mund. Madje, sot mund të flitet për “nevrozë” të identitetit, një dukuri shoqërore që sheh çdo kategori dhe çdo person të ngurrojë me sjellje nganjëherë narçiziste për të përcaktuar dhe ripërcaktuar kufijtë e vet, duke ngritur mure dhe duke vënë pastaj përreth tyre tela me gjëmba dhe pengesa të çdo loji, me iluzionin për të ndaluar hyrje e ndërhyrje që e turbullojnë “qetësinë” tashmë të arritur. Shpesh gruaja e sheh veten të detyruar të mbrohet nga burri, dhe anasjelltas; ai që është më i varfër nga ai që është më i pasur, ashtu si edhe ai që është më i pasur nga ai që është më i varfër; ai që i përket një bashkësie fetare nga ata që i përkasin një tjetre, dhe kështu me radhë.
Kjo pikë pra lidhet me atë që thashë më parë, rreth nevojës për ta njohur identitetin tonë. Duhet ta pranojmë se problemi i identitetit ka pësuar një rënie duke e humbur përmasën antropologjike dhe kulturore, prandaj një person priret të thotë “unë”, ose “ne”, duke mos e përfillur kujtesën e popullit të cilit i përket ose, edhe më keq, duke i dhënë vetvetes merita që janë të atyre që i kanë paraprirë (“Ne kemi pasur letrarët më të mirë...”, “Prej nesh janë përfaqësuar spektaklet e para teatrale...”, “Të drejtat e njeriut janë arritja më e rëndësishme e qytetërimit tonë”, etj.). Vështirësia për ta njohur e për ta vlerësuar identitetin tonë bashkohet pra me nevojën për ta përforcuar në mënyrë arbitrare identitetin tonë kur jemi përballë ‘të ndryshmes’. Kështu, një person i tillë, kudo që të shkojë, e transporton botën e vet dhe u kërkon atyre që hyjnë në botën e tij, t’i përshtaten kësaj bote, duke iu nënshtruar rregullave të saj. Kështu ndodh me ata që, pasi kanë ardhur nga jashtë (“jashtë” mund të jetë një shtet tjetër, por edhe thjesht një fshat tjetër) duan t’ua imponojnë të gjithëve zakonet dhe doket me të cilat janë rritur. Por kështu ndodh edhe me ata që, duke e ndier veten të kërcënuar prej ndryshimit të tjetrit që arrin në qytetin e tij apo në fshatin e tij, e nënvleftëson dhe e mënjanon atë. Në pjesën më të madhe të rasteve, tjetri nuk është një kërcënim, por një pasuri. Sepse falë tij unë mund t’i zgjeroj horizontet e mia, të dal prej individualizmit tim dhe të pasurohem vërtet me bukuritë e të qenit person njerëzor të cilat nuk i kisha dhe që tjetri m’i paraqet dhe m’i dhuron.
Ky reflektim mund të vazhdojë gjatë, por po ndalem vetëm në disa aspekte.
Çfarë e shqetëson shoqërinë dhe pse njerëzit që u përkasin kategorive të ndryshme identifikohen si “të ndryshëm”? Mundemi thjesht të radhisim të gjitha situatat e ndryshimit: handikapati, i moshuari, i mituri, gruaja, burri, i huaji, zezaku, prostituta, i varfëri, analfabeti, punëtori, qytetari, malësori... për ta pyetur pastaj veten se cilat janë ndryshimet që i karakterizojnë dhe i pengojnë.Ndryshimi i parë, ndoshta kryesori, është se janë në pakicë. Me “pakicë” nuk kuptohet një koncept numerik (janë pak si numër...). “Pakica” janë ato kategori që megjithëse duke jetuar në një territor apo në një shtet nuk kanë pjesë në mundësinë për të vendosur realisht rregullat e bashkëjetesës, pikërisht sepse konsiderohen si të parëndësishëm dhe jodomethënës. Pra ata ndiejnë një vështirësi të madhe për t’u përfshirë në shoqëri, jetojnë në një grup të mbyllur që të mbrohen, ndihen të mënjanuar. Duke e zgjeruar këtë argument, gjë e pamundur duke pasur parasysh se koha po kalon dhe nuk mund të thuhet gjithçka, do të mund të kuptonim se si toleranca e vërtetë kërkon edhe pranimin e alternimit dhe zbatimin e tij në nivele të ndryshme.Pra, toleranca është e mundur vetëm nëse kemi guximin të edukojmë në vlerën e ndryshueshëmerisë. Miratimi i dallimit dhe nevoja e identitetit, udhëtimi brenda vetes dhe sytë nga fytyra e tjetrit, përvoja e vetmisë dhe përvojat e shërbimit e të takimit duhen jetuar jo sikur njëri prej këtyre të ketë përparësinë në krahasim me të tjerët, por së bashku. Një pasurim i vërtetë i identitetit na hap ndaj asaj që është e ndryshme nga ne;dhe një hapje e vërtetë ndaj të ndryshmes nga ne e pjek identitetin personal, i bën thirrje dhe i jep një domethënie të re. Rifitimi i identitetit bëhet pozitiv vetëm nëse kalon nëpërmjet fytyrës së tjetrit dhe të të ndryshmit nga ne, dhe prandaj nëpërmjet ndryshimit si vlerë, burim, e drejtë. Besoj se është e rëndësishme të kuptojmë se çdokush tjetër – edhe babai im apo nëna ime – është gjithmonë “i huaj” për mua, është gjithmonë “tjetër nga unë”! Besoj se do të duhet të shkojmë edhe përtej tolerancës. Sepse shpesh kjo kuptohet thjesht si durimi i tjetrit, sepse nuk mund ta eliminojmë. Për shembull, “do të të vrisja, por meqë nuk mund ta bej, të toleroj, të duroj”. Nevojtet pra që toleranca, pikërisht sepse duhet të jetë pranimi i pakushtëzuar i tjetrit, të plotësohet nga fryma e dialogut.Kardinali i Milanos, Sh.T. Dionigi Tettamanzi, na kujton se pranimi i ndryshueshmërisë na hap ndaj dialogut, i cili mbështetet në tolerancën, por është edhe një hap përpara saj. Sidoqoftë, dialogu nuk është aspak i lehtë. Në të vërtetë, duke iu referuar Romano Guardini-t, thekson se dialogu kërkon njohjen dhe respektimin e lirisë së tjetrit, pra të dinjitetit të tij si person. Dhe vazhdon duke thënë se “për të filluar dialogun duhet ta njohim lirinë e tjetrit, t’i lejojmë atij të jetë vetvetja, duke mos e bërë të jetë siç do të donim ne të ishte, sipas masës sonë, sipas shëmbëlltyrës dhe përngjasimit tonë. Kurse tjetri duhet të zbulohet gjithmonë në unicitetin dhe papërsëritshmërinë e tij, në shëmbëlltyrë e përngjasim të Hyjit, siç pohon feja e krishterë”. Por kjo është e vështirë, sepse “fytyra e tjetrit, si i ndryshëm nga unë, e turbullon brendësinë time, e prish sigurinë time, më imponohet si një prani që unë nuk mund ta drejtoj dhe duket edhe se ma heq edhe pushtetin tim dhe sundimin tim mbi vetveten”.Jemi të gjithë të ndryshëm, pasi ajo që në rrënjë na bashkon nuk është ajo që na homologon (pra, na bën të njëjtë, sikurse të kemi dalë nga një fabrikë robotësh), por ajo që na diferencon. Sigurisht, kemi të njëjtën natyrë, por kjo nuk do të thotë të kemi të njëjtat cilësi dhe të njëjtat tradita. Natyra është një, por asnjë njeri, popull apo kulturë nuk i jep asaj fund në mënyrë të plotë, sepse ajo shfaqet në mënyra të ndryshme. Vlerat që na bashkojnë janë burim i njësisë, por nuk na bëjnë të gjithë të njëjtë. Nuk është korrekte t’i shkelim ndryshimet, ose edhe vetëm t’i mospërfillim ato, gati sikur nuk kanë peshë në tolerancë dhe në kërkimin e një bashkëjetese paqësore e të drejtë. Kulturat e ndryshme e interpretojnë ndryshe realitetin. Sigurisht, ato vetë lidhen së bashku, në thellësi, në përvojën themelore të gjendjes njerëzore, rreth pyetjeve mbi lindjen dhe mbi vdekjen, mbi punën, sëmundjen, pabarazinë shoqërore, ruajtjen e planetit tonë. Në këtë çelës, dialogu mes kulturave shfaqet si një kërkesë e brendshme e vetë natyrës së njeriut dhe të kulturës; ai na bën të njohim pasurinë e ndryshimit duke i përgatitur shpirtërat për pranimin e ndërsjellë, në perspektivën e një bashkëpunimi të përnjëmendtë, që i përgjigjet thirrjes zanafillore të njësisë së tërë familjes njerëzore. Si i tillë, dialogu është mjet i shkëlqyer për të realizuar qytetërimin e dashurisë dhe të paqes që Papa Pali VI e tregonte si idealen prej të cilit duhet të frymëzohet jeta kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike e kohës sonë.
T’i mbajmë parasysh largësitë dhe peshën e ndryshimeve është gjë e urtë dhe na shpie në një komunikim të vërtetë. Prandaj kujdes që të mos i nivelojmë ndryshimet, që të mos bëjmë sikur nuk ekzistojnë. Ta jetojmë ndryshimin ekskluzivisht si dhurim (‘të pranoj ashtu siç je dhe prandaj heq dorë prej identitetit tim të vërtetë’) është një zgjedhje e rrezikshme dhe devijuese. Në të vërtetë, nëse është e rëndësishme të jemi dhuratë për të tjerët, është po aq përcaktuese të vëmë kushtet në mënyrë që tjetri të jetë dhuratë për ne, në njohje të njerëzisë së tij dhe të kufizimit të tonës. Një shembull i kësaj pedagogjie është Jezusi në takimin me gruan siro-fenikase (në Mk 7, 24-30): qëndrimi i tij tronditës në realitet është respekt për ndryshueshmërinë që i ndan (ajo është pagane, e pasur, e huaj); dhe përfundimi në të cilin gjenden në faktin se Hyji është Hyji i të gjithëve, pranon atë që i bashkon në rrënjën e të jetuarit të tyre, por jo ajo që i bën të njëjtë. Jezusi nuk heq dorë (dhe as gruaja, me sa duket) prej marrëdhënies me atë Hyj që është Ati i Tij; nuk heq dorë prej fesë së tij.
Të jemi të vetëdijshëm për këto nevoja na ndihmon të kuptojmë se toleranca është vetëdija se çfarëdo roli të kemi në shoqëri, të gjithë jemi të thirrur për bashkëpunim që të mund të jemi prani e dashur dhe inteligjente për njëri-tjetrin duke e respektuar ndryshueshmërinë. Në bazën e bashkëjetesës dhe të çdo dialogu mes personave duhet të jenë, sikurse thashë më parë, dëgjimi dhe njohja e ndërsjelltë.
Po përfundoj duke i falënderuar të gjithë për vëmendjen dhe duke cituar shembullin e të Lumes Nënë Tereza e Kalkutës që – duke shkuar përtej edhe ndryshimeve kulturore – i ka jetuar marrëdhëniet ndërfetare me fakte, duke i shërbyer njeriut dhe çdo njeriu pa dallim: sepse çdo njeri është shëmbëlltyrë e Hyjit. Nënë Tereza ka thënë: “Unë do të isha e kënaqur nëse një budist është një budist i mirë, një hindu është një hindu i mirë, një i krishterë është një i krishterë i mirë, një mysliman është një mysliman i mirë”. Fjalët e saj dhe jeta e saj bëhen për ne shembulli se toleranca dhe dialogu janë vërtet të mundura.
E mira na bashkoftë gjithmonë. Që të mund të kemi marrëdhënie më njerëzore dhe kur takohemi rrugës, ta shohim njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si vëllezër edhe pse me fe apo traditë kulturore ose bindje politike të ndryshme. Dhe në këtë mënyrë të gjithë, secili me specifiken e vet, do të mund të vëmë në shërbim të të mirës së njerëzimit aftësitë tona dhe ndryshueshmëritë tona.
Përgatiti Roza Pjetri

EMIGRACIONI DHE KRIMINALITETI

(Nga libri me titull: “Checkliste dhuna e te rundeve)

JOSEF SACHS
- shqip nga Leke Imeraj-

Një shembull nga praktika
Mang është nga Kina dhe ne moshën 16 vjeç erdhi ne Zvicër për te ndjekur një shkolle speciale hotelerie. Ne vendin e tij shkolla nuk kishte ofruar mundësitë, sipas parashikimit te prindërve te tij, prandaj kërkonin një shkolle te kualifikuar.
Babai i tij, me ndihmën e te afërmeve i kishte mundësuar vazhdimin e një shkolle jashtë shtetit.
Ne Zvicër ai takohej shpesh me vendasit e vet ne një restaurant kinez. Te gjithë kane vështirësi ekonomike. Pas pak muajsh, nga koha e ardhjes ne Zvicër, Mang me tre patriote te tij, vrau pronarin e restaurantit kinez për ti grabitur parat e ditës. Ne ketë veprim kriminal, Mang kishte për detyre te vriste pronarin gjë te cilin e realizoi me goditje me thike ne gjoks. Mang u vra nga një polic, ne tentative për tu larguar pas kryerjes se krimit.
Me pare, ai nuk kishte pasur te bënte me  asnjë rast me policinë. Ne Kine, ai ishte përzier ne disa rrahje, por te padëmshme. E njohur ishte tendenca e tij për vetëplagosje. Kishte provuar disa here te priste damarët e duarve dhe njëherë ishte rrezikuar seriozisht me një piru mishi te cilin e kishte futur ne prizën e kurentit. Veç këtyre, ne ditët e pushimit ne Kine, u tha se ai pinte deri dymbëdhjetë litra birre ne dite. Nder te tjera, Mang ishte gjithnjë i përzemërt, i dashur me shokët dhe ndihmues. Vetëm ne raste stresi nga njëherë e humbte vetëpërmbajtjen.
Shkalla e ndëshkimeve te dhunshme nga emigrantet
Është shume e vërtete, se emigrantet e sotme thuajse ne te gjitha vendet perëndimore mbi mesataren, kryejnë shume delikte, para se gjithash te dhunës. Te huajte përbejnë një numër shume me te madh ne burgje se sa vendasit. P sh ne Zvicër, 80 % e te burgosurve nuk kane prejardhje zvicerane.
Deliktet e dhunës tek te rinjtë me nacionalitet te huaj janë me te ultë se tak te rriturit, por me te larta për deliktet e tjera. 30 % e te rinjve te dyshuar për delikte dhune kane pasaporte zvicerane. Treguesit thonë se peshën me te madhe ne këto delikte e zëne te rinjtë nga shtetet e Ballkanit.
Kjo nuk ka qene gjithmonë dhe gjithkund kështu. Ne vitet 60-te dhe pjesërisht ne vitet 70-te te shekullit XX, ne te gjithë Evropën Perëndimore numri i te dënuarve me shtetësi te huaj ishte shume me i vogël se i vendasve. Ne atë kohe emigrantet nuk donin te binin ne sy. Qëllimi i fshehte i emigranteve ka qene krejt tjetër për te shkuar ne Perëndim. Atëherë shkonin për te punuar, fituar para dhe për tu kthyer përsëri ne vendin e tyre. Me vone arsyet e emigracionit ndryshuan nga luftërat civile, shtypja e pakicave dhe varfëria ekonomike.
Ne vitin 1974, ne Zvicër, te huajt qe dënoheshin, ne krahasim me vendasit, thuajse nuk llogariteshin fare ne numër, por ne vitin 1988 ky raport u përmbys. Te bien ne sy fakti se ne shume vende perëndimore, kriminaliteti tek gjeneratat e fundit te emigranteve është rritur shume ne krahasim me gjeneratën e pare.
Kërkimet e ndryshme ne fushën e kriminalitetit tregojnë se dhuna si krim nuk ka te beje vetëm me emigracionin por edhe me prejardhjen fetare te të rinjve. Te shpeshta janë këto ne Zvicër, Turqi, Ballkan, Lindjen e Afërt. Ne Angli ekziston një dallim i madh ne deliktet e dhunës midis zezakeve nga zona e Akribikut dhe nga ata nga Bangladeshi e Pakistani.
Statistikat qe dalin nga studimet shkencore, mbështeten pjesërisht ne anketat. Këto nuk paraqesin kriminalitetin e dhunës realisht. Kjo vjen për faktin se përgjigjet e te anketuarve varen shume nga kultura e vendit nga vijnë. Te rinjtë me kombësi turke, p sh ne krahasim me te rinjtë gjerman, i pranojnë shume me vështire deliktet e dhunës.
Shkaqet e delikteve te dhunës nga emigrantet
Me e vështire se përshkrimi i prejardhjes se fenomenit te delikteve te dhunës te emigranteve, është hetimi i strukturës se shkaqeve qe i shtyjnë ata ne aktet e dhunës. Sigurisht qe emigracioni dhe kriminaliteti nuk përbejnë një lidhje te thjeshte shkakësore.
Prejardhja e delikteve te dhunës ne kantonin e Zyrihut
Te rinjtë e moshës 10 deri 18 vjeç, te përfshirë ne dëlirë, ne kantonin e Zyrihut, ne vitet 1995-1996, nga ish Jugosllavia zënin 33 %, nga Zvicra 32 %, nga Turqia 14 %, nga Italia 8.8 %, nga Shqipëria 1 % dhe vendet e tjera 12 %.
Një burim internacional krahasimi tregon se, ne vende te ndryshme pakica te ndryshme ose grupe te ndryshme emigrantesh, shpesh kryejnë delikte dhune ne përmasa te ndryshme. Ne Zvicër te bien ne sy te rinjtë nga ish Jugosllavia, ne Gjermani ata me prejardhje turke. Ne Holande te rinjtë nga Turqia nuk bien shume ne sy, por janë marokenet ata qe zëne vendin e pare për kriminalitetin.
Nga këto te dhëna del se as nacionaliteti dhe as kultura e vendit nga vijnë emigrantet, por dhe as gjendja sociale e vendit pritës nuk mund ti sqarojnë deliktet e ndryshme te dhunës te grupeve te popullsisë. Kjo duket se ka te beje shume me tepër me lidhjet reciproke te faktorëve te ndryshëm qe ndikojnë ne zhvillimin e kriminalitetit. Nganjëherë mendohet se te afërm te pakicave paditen shume, gjë kjo qe e rrite artificialisht kriminalitetin duke çuar kështu ne statistika fallto. Kërkime te ndryshme ne Amerike dhe Evrope kane vërtetuar se kjo nuk qëndron. Edhe hipoteza se përfundimet statistikore mund te sqarohen gjate ndryshimeve ne proceset penale, shkencërisht nuk është vërtetuar.
Një gjë është me se e qarte, se situatat politike, ekonomike dhe sociale ne vendet nga vijnë emigrantet, ndikon ne deliktet e dhunës te emigranteve. Është shume e sakte qe deliktet e dhunës janë shume me te përhapura ne ato vende ku ka prapambetje ekonomike, dallime te mëdha sociale, struktura shtetërore te pa stabilizuara dhe për me tepër kur te gjitha këto paraprihen nga konflikte te dhunshme politike. Ne baze te kësaj njohje, duket qarte se rritja e gatishmërisë për dhune e te rinjve qe vijnë nga këto vende, vjen nga këto faktorë.
Shtimi i delikteve te dhunës te të rinjtë e Ballkanit, nga fundi i viteve 80-te te shekullit XX, ka te beje me ballafaqimet luftarake dhe përmbysjen e gjendjes sociale ne ketë rajon. Krahas këtyre ka individë qe shkojnë ne vende te tjera me qellim për te bere krime, turistet kriminele.
Midis këtyre ka edhe te rinj. Këta ne te shumtën e rasteve kryejnë vjedhje dhe tregtojnë droge, pa rene ne sy për dhune, ose kjo mund te ndodhe ne raste shume te rralla. Emigrantet ne vendet e industrializuara zotërojnë shume pak prestigje social, nuk shfaqin shenja aktiviteti ne te përditshmen, jetojnë ne bërthamat e tyre te varfra, dhe shumica janë papune. Fëmijët e tyre ndjekin shkallen me te ulet te shkollimit ose vetëm klasa te veçanta.
Kështu, ne këto vende zhvillohet një mishmash etnish nga popullsi te ndryshme, duke krijuar një përqendrim pakicash ne zona te caktuara, një vetizolim. Kjo mrizon lidhjet me vendasit dhe për rrjedhoje vështirëson shume mundësinë e integrimit. Krijohet një subkulture, ku sundojnë sjellje te ngjashme me ato te shoqërive qe dallohen për intensitet te larte dhune.
Një fenomen i tille, ne mënyre te veçante, u vure ne disa qytete te mëdha te Francës, ne te cilën ne fund te vitit 2005 shpërtheu një dhune, e cila qe shume  e vështirë për tu vene nen kontroll. Parisianët e rrethinave Clichy-Sous-bois, ku shpërtheu dhuna, e interpretuan shkakun thuajse ne mënyre ideale: - Populli është varfëruar dhe kthyer ne social; perspektiva ka humbur; pa identitet te qarte dhe gjysma nen moshën 25 vjeç.
Shume nga emigrantet vijnë nga vende me kulture kolektive. Ne te kundërt te kulturës individuale qe sundon ne Evropën Qendrore dhe Veriore, detyrimet familjare, te sorollopit dhe te fshatit çmohen me shume se te drejtat dhe detyrimet individit. Me ketë është lidhur një vlere hierarkie. Nga kjo kulture përcaktohen vlera te ndryshme qe mund te çojnë ne konflikte te ashpra, sidomos kur është fjala për shkelje nderi. Ne raste te tjera mendimi kolektiv mund te arrije ne parandalimin e veprave kriminale, kjo me angazhimin e fiseve dhe familjeve për te mbajtur te rinjtë larg dhunës.
Parandalimi
Për te parandaluar dhunën nga emigrantet, gjë qe vjen nga emigracioni, nuk duhen intervenime te shkëputura dhe te shkurtra, por një seri masash konkrete dhe afatgjata. Masat afatshkurtra dhe ne raste te shkëputura, veçanërisht dëmtojnë te rinjtë e gjykuar, pasi strategjia e internimit mbetet sipërfaqësore. Çdo parandalim është baza për një integrim me te mire te emigranteve. Për këtë duhet infrastrukture dhe masa konkrete sociale. Duhet qe me te gjitha mënyrat te parandalohet vetizolimi i emigranteve ne kuartiere, qytete, shkolla dhe punësime te veçanta.
E efektshme është një strategji e qëllimshme politike. Te paefektshme janë reagimet afatshkurtra, si ngjarje spektakolare te ditës. Resurset e familjeve te emigranteve duhet te shfrytëzohen. Ne shume raste lidhjet familjare kane fuqi për te parandaluar te rinjtë nga kriminaliteti. Kjo do te thotë qe, ne shkolle, ne problemet sociale dhe ne pune roli i këtyre familjeve duhet vlerësuar. Kjo vlen edhe për rastet e konfrontimit te kulturës kryesore me atë te emigranteve.
Duhet te jemi te ndërgjegjshëm se emigracioni dhe integrimi, kurrë nuk mund te kalohen pa konflikte. Traditat e ndryshme kulturore dhe vlerat nuk mund mënjanohen vetëm me ndërmjetësime dhe mirëkuptime. Ballafaqimet e hapura dh qëndrimet e qarta mund te shmangin eskalimet dhunshme  dhe jo një harmonizim sipërfaqësor qe fsheh dhimbjet.
Konstatime
* Persona me pretekst emigracioni janë sot mbi mesataren te përfshire ne delikte dhune. Gjenerata e dyte është me e rrezikshme se gjenerata e pare.
* Rastet e shumta te delikteve te dhunës nga emigrantet mund te sqarohen si rrjedhoje e disa faktorëve qe bashkëveprojnë. Sidoqoftë një rol te rëndësishëm luajnë faktorët social dhe ekonomik te vendit nga vijnë dhe te vendit ku jetojnë.
* Nuk ka masa afatshkurtra qe mund te ulin kriminalitetin tek emigrantet. Baza e çdo parandalimi është integrimi dhe parandalimi i getove ne qytet, shkolla dhe pune..
* Shume familje emigrante përmbajnë vlera te larta, te cilat ne procesin e integrimit shfrytëzohen shume pak.

BISTURI NE AH
I fshehur diku ne mes maleve te Pukës, ndodhej fshati Zanaj. Dy shpate malesh fare pranë njeri – tjetrit, qe ndaheshin nga një përrua malor qe vende – vende ishte i mbushur me shkurre, qe me zi dalloheshin gurët e bardhe te gdhendur nga ujët. E anash përroit zgjatej rruga automobilistike qe tashme ishte e shkatërruar fare, këtu fshiheshin shtëpitë e fshatrave me çati te ulet qe dalloheshin vetëm nga tymi qe nxjerrin netëve te gjata te dimrit, kur fshatin e mbulonte dëbora. Fshataret thurnin shume gojëdhëna, qe i besonin edhe vete ata. Jo shume larg fshatit ndodhej shpella e zanave, ne afërsi te saj ishte një burim me gurë te latuar, te mbuluar nga ndryshku qe me zi dalloheshin. Për ketë burim ishte thurur një legjende e çuditshme qe kishte kaluar goje me goje dhe brez pas brezi. Një bari e pa zanën dhe filloi ti binte fyellit aq bukur saqë zana e mori bariun me vete. Thonë se fyelli i bariut u dëgjua deri vone ne bjeshkët e larta … Banoret thurnin legjenda te ndryshme qe i besonin edhe vete, ne ketë fshat sikur e kishte epiqendrën vete varfëria, e cila dukej fare lehte qe nga veshja e fshatareve e tek shtëpitë e tyre përdhese. Varfëria e kishte mbështjelle si një petk gjigant, ndaj nuk u bënte përshtypje, ishte një bashkudhëtare e tyre. Ne kohen e kooperativës megjithëse një fshat i thelle malor, disi u gjallërua dhe u civilizua, dikush u kujtua për te, u ndërtua një shkolle me mësues te ardhur nga Shkodra, një dyqan, një sharre, një infermieri e disa ndërtesa te tjera. Fshati ndryshoi disi, por varfëria mbeti po ajo. Ne fshat vinin grupe te ndryshme artistike nga Puka e Shkodra qe i kënaqte jashtë mase vendasit. Ne ane te rrugës e veçuar ndodhej shtëpia e Martin Arës, me çati e tualet, bri saj një kotec misri i rrethuar me listela, mani i madhe qe bënte hije dhe mbi çatinë e ulet te shtëpisë. I zoti i shtëpisë ishte mundur te rregullonte diçka ne te por ajo kishte ngelur  e vjetër si dikur. Gjethet e manit ishin ne te rene. I zoti i shtëpisë kishte mbështetur te dy duart ne faqet e parruara. E ishte zhytur ne mendime, me këmbe trazonte gjethet e manit e mendonte si ti kishin rene hallet e botes mbi koke.
Dila, nena e Martinit qe i varej një çelës i vjetër mbi brez qe ndoshta çelësi ishte i vjetër, shume me i vjetër se sa e mendonte ajo, shikonte te birin dhe diçka deshi ti thoshte, por asaj iu prish filli i mendimeve. Vitet e fundit çdo gjë ishte keqësua, jeta ishte bere e rende, ne fshat kishin ngelu pak shtëpi, shumica ishin shpërngulur, dikush ne Tirane, Durrës, bile edhe ne kënetën e Torovices, ne fillim ne baraka, pastaj kishin ndërtua shtëpi.
Fshati ishte kthyer ne një gërmadhë, ndoshta ishte mallkimi i zanave, si kujtim kishte mbetur vetëm çanga e kooperativës. Një predhe artilerie e varur ne një fije teli … Te larguarit vinin shpesh ne fshat e kjo u bënte përshtypje atyre qe kishin ngelur. Ata mendonin se u kishin marre edhe pjesën e varfërisë te larguarve. Martin Ara nuk ishte i zoti te lëvizte nga fshati. Këto halle e kishin plakur me shume te zotin e shtëpisë.
E shoqja lëshoi kovën ne saranxhe, ajo oshtiu, i zoti i shtëpisë ktheu kokën, sikur u kujtua për diçka, shikoi te birin qe lozte neper oborr si një trumcak i vogël.
Me një rrip pantallonash qe i varej, e shikoi te birin si e vetmja shpresë e tij, e mori ne gjokse dhe i ledhatoj kokën, babi te dua shume, i tha i biri, mirë shko luaj tani … I ati e shikoj te bijën, Linden e bukur dhe plote shëndet, sikur ta kisha djalë do te ishte ndryshe puna, por s’ke çfarë e do, është për dere tjetër, e kishte fejuar kohe me pare andej nga Mamurrasi. I shoqi e kishte pare vetëm një here, por kjo s’ka rendësi për malësoret, ata fejohen edhe pa u pare fare.
Shpejte bije - tha Martini me një zë sikur donte ta përkëdhelte te bijën. E bija nuk foli megjithëse zëri i babait ishte i bute, por ishte edhe urdhër. Vunë kalin me takëme përpara dhe u nisen udhës ne heshtje. I vetmi burim jete për fshatin ishte pylli. Një zhurme hapash u dëgjua tej. Te tre shikuan njeri – tjetrin se zakonisht kalimtaret ishin te radhe. Kush do te jete tha Martini? Nene e bij ngritën supet. O, qenka mësuesi! Martinit i ndriti fytyra! Kishte nevoje te këmbente dy fjale me dike. Mësuesi ishte burrë me trup mesatar, me fytyre te zeshket. Ne kohen e kooperativës ishte veterinar i mesëm, por tani i bënte te gjitha punët e fshatit, ishte mësues, infermier, kryeplak, ishte i vetmi me shkolle ne fshat ... Martini e kishte dhe mik mësuesin. Ai kishte qene dhe shkues i vajzës. O Martin, tha mësuesi, te dy burrave u qeshi fytyra dhe shtrënguan duart, ndërsa nene e bije u përshëndeten me te. Linda u skuq dhe uli kokën. Vajzës ju kujtua Leka, i fejuari. Ajo, gjithmonë mendonte për te, por tani ju duke se e pati me pranë. E ëma  shikoj te bijën dhe i qeshen sytë, ndoshta bisedojnë për te, shikoj te bijën – ju duke e lumtur. Lindës i qeshen sytë. Sa kuptohen nene e bije. Burrat pasi biseduan një cope here, i dhanë dorën njeri – tjetrit dhe u ndan.
Kali ecte ngadalë dhe shpesh cikte gurët me patkoi, e befas mbas shpine dëgjuan hapat e te atit. Ju arrita tha ai pak me zë te marrur. E ëma liroi kalin nga paimet, ndërsa babai dhe e bija filluan te sharronin. Ne fillim ahu nuk e besoi por dalëngadalë sharra po ja merrte fuqinë, dhe ahu u be si një kafshe e plagosur, mblodhi te gjitha fuqitë qe te mos dorëzohej. Një oshtime çau ajrin. Ishte britma e fundit si një kafshe e plagosur. Ai kishte sulmuar! Një zë oshtiu. Ishte britma e Lindës! Ahu e kishte goditur! Burrë e grua shtangen. Qyqja vajze! Ndërsa, Martin Ara kishte ngelur me sharre ne dore, një pale djerse te ftohta e mbuluan fytyrën. Ne fshat u dha kushtrimi! Burrat mbanin vajzën ne vig, e ëma me lot ne sy dhe zemër te thyer e shoqëronte vargun e burrave qe ecnin ne drejtim te rrugës automobilistike. Malësorët ecnin ne heshtje, dikush e preku ne sup Martinin, ishte kushëriri, te ndërroj pak. Martini nuk foli! Ai ishte kthyer ne një cope shkëmb. Fytyra i ishte nxire, sytë i njolloseshin nga lotët. Linda rënkonte, këmba i ishte bere dru, buzët i ishin thare. Burrat pinin duhan e hiqnin këmbët drejt rrugës automobilistike. Dimri ishte ne te shkuar, megjithatë, njerëzit mbanin rrobat e dimrit.
Mjeku dhe dy infermieret ngroheshin ne sobën e druve. Infermieret bisedonin, doktori ju a priste fillin e bisedës: E takova Martën, doktor, e thane ato me një zë. Ajo shtoj: Marta kishte punuar vite me pare ne spital si infermiere, por tani ishte refugjate ne Itali, dhe kur vinte ne Shqipëri, u mburrej shoqeve dhe doktorit. Bisedën e prishi zhurma e një fugoni! E sëmura rënkonte, digjej e tera nga temperatura. Vetëm ndonjë here dëgjohej ndonjë zë sikur vinte nga toka. Doktori ishte nervoz! Ai po bënte te pamundurën, por çdo gjë po shkonte kote. As ilaçet s’po e bënin dobinë e vete. Infermieret shihnin njëra tjetrën ne sy dhe rrinin te gatshme ne zbatim te urdhrave te doktorit. Këmba ishte dëmtuar rende! Duhej pa tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Martin Ara shikonte te bijën me dhimbje dhe here doktorin, i cili merrte dhe jepte me infermieret. Kushëriri i tij i vuri dorën ne sup dhe i foli diçka ne vesh: te dy malësorët dolën jashtë: Na merri dhe shikoj te kushëririn, këto me ndodhen. Martin futi paret ne xhep. Shoferi i ambulancës gërhiste ne gjumë, ne një qoshe dhome gjumi, se makina ishte e prishur. Kjo e bënte dhe me nervoz doktorin. Fytyra e doktorit kishte marre një pamje tjetër, dukej i lodhur, shikoj te atin sikur donte te thoshte kaq munda, kaq bëra, duhej nisur urgjentisht për Shkodër! Fugoni është ne oborr, pohuan burrat me koke. Linda ishte ne gjumin e ëndrrave, ishte ulur diku tek burimi i zanave ne një livadh me lule se bashku me Leken, por çuditërisht zanat donin ta merrnin me vete e Leken mezi e mbante për dore qe te mos e lëshonte. Doktori plotësoj letrat, ia dha te atit. Burrat e tjerë vunë vajzën ne fugon. Martini i dha hakun doktorit, mori letrat e u nise drejt fugonit. Kjo ishte e zakonshme! Një pazar i bere ne heshtje, megjithëse doktori e dinte se këta njerëz janë te këputur ekonomikisht, por parat i merrte. Infermieret shikuan njëra - tjetrën ne sy sikur deshën te thoshin, se edhe sonte diçka doli! Zhurma e makinës prishi qetësinë e qytetit te Pukës, qe flinte i mardhur ne gjumin e natës. Doktor, kjo është ajo pacientja nga Puka! Doktori i hodhi një vështrim pacientes sikur donte ta binde, shikoi letrat dhe grafinë, ne salle tha nesër. Martini qëndronte te koka e se bijës, doktori i hodhi një vështrim dhe u largua se bashku me stafin qe e shoqëronte.
Martin nuk ishte rrahur spitaleve, por me ato para qe i kishte dhenë i kushëriri, ai kishte kryer do pune e i kishin ngelur fare pak. O! Tha me vete sa para do doktori? Ku ti merrte paret ne Shkodër? S’kisha miq! E dinte se babai i dhëndrit do ta ndihmonte se e kishte mik, dhe aq me tepër se Martini ishte i ndershëm, por dore e holle.
E dëgjove doktorin tha ajo me një zë triumfues, vajza ne salle. Ky ishte pazari ne heshtje qe behej për te gjithë! Ai u zu ngushte dhe diçka foli neper dhembe?! Fytyra i mori një pamje tjetër. Infermierja rrudhi buzët dhe ngriti sytë, u zhduk ne korridorin e spitalit. Hyri ne dhome, shikoi te bijën. Te shtruarit e tjerë e ndihmonin me gjera te ndryshme se varfëria kuptohet lehte, here rrinte ne dhomën pranë se bijës, here dilte ne dritare dhe shikonte kalimtaret, makinat e shumta qe ecnin me shpejtësi duke lenë zhurmën prapa. Te gjitha këto i bënin përshtypje malësorit se ai s’ishte mësuar me këto gjera.
As me ato qe i tha infermierja ne korridor. Ai ishte mësuar me pyllin, me ajrin e pastër dhe me varfërinë. Ne fshat ishin te gjithë njësoj. Këtu qenka ndryshe. Tani po e kupton ç’fare do te thotë te jesh i varfër.

***
Mustafa, një burrë rreth te 70-tave, kuqalosh dhe i gjate, qe te tere jetën kishte qene bari, kishte thyer këmben. Ishte ule nga malësia, tani jetonte ne qytet, diku ne një lagje ne qytetin Shkodër, te bijtë e te cilit ishin ne emigracion. Ne pleqëri pati fate te jetonte ne mes te mirave, ne saj te emigrimit te bijve dhe radhe mendonte për fshatin e lindjes. Plaku mbante kapele republike, dilte pazarit, takonte miq dhe shoke, pinte kafe dhe kthehej ne shtëpi tere qejf …
Doktori dhe infermieret i rrinin tek koka vajzës dhe qeshnin me romuzet e plakut. Paraja bën pune. Radhën e operacionit e kishte Linda por çdo gjë kishte ndodhe ndryshe. Martin Ara shikonte doktorin dhe infermieret me bluzat e bardha qe lëviznin neper korridoret e spitalit dhe i dukeshin te pa shpirte si ahu.
Martin kalonte nga dera ku ishte plaku kuqalosh, qe i shikonin te tere ata njerëz me te gjitha te mirat. O Zot, thoshte me vete, aq llupës do te jete ai njeri, e bijës s’kishte ti njomte gojën me asnjë gjë. Tani po kuptonte forcën e parasë! Paraja ishte për një thes miell apo për një thes kripe!
Miku i Martin Arës sa kishte marre veshtë hallin qe i kishte ndodhur, dhe me një here ishte nisur drejt qytetit te Shkodres.
Te dera e spitalit, një burrë i veshur gjysme civil dhe gjysme ushtarak, rrinte te dera disi autoritar. Disa hynin, te tjerët prisnin përjashta. Me falni, foli Nika, miku i Martinit, por roja as qe ja vari fare. Njerëzit shtyheshin e bënin rrëmujë. Ne ketë bote ka njerëz qe te kuptojnë, mendoi Nika, prandaj ai, përsëri u mundua qe te komunikonte me rojën, por ai i tregoje orën. E shoqja po mërzitej. Një burrë i  beri me gisht qe duhej te paguante! Ai ishte i hutuar dhe tha: O Zot si nuk u kujtova me pare!? Nxori nga portofoli një mije lekesh dhe ja dha rojës, disi ne mënyre te maskuar dhe hyri brenda. Eja i tha te shoqes dhe ajo e ndoqi pas si një ushtar i bindur. Ishte hera e pare qe shikonte nusen e djalit, se kishte menduar qe do ta shihte ne spital, por do ta priste tek dera e shtëpisë me lule dhe sheqer siç ishte zakoni, por jeta i ka këto. Ishte e bute dhe te gjithë jetën  ishte bindur urdhrave te të shoqit.
Martini ishte ulur ne fundin e krevatit te se bijës dhe dëgjonte me zemër te plasur rënkimet e saj, ishte i pa fuqishëm, fytyra i kishte marre një pamje tjetër dhe ishte aq i lodhur sa veç Zoti e dinte. Ne këto mendime dera u hap! Te dy burrat u panë ne sy e i dhanë dorën njeri – tjetrit. Vjehrra e puthi Linden ne faqe dhe lëshoi një ah, duke e përqafuar si bijën e vete. Malësorit, një barre e rende ju hoqe nga shpirti, se tani çdo gjë do te rregullohet. Miqtë trokitën ne derën e doktorit. Aty ishte dhe infermierja qe dy dite me pare kishte ngritur supet dhe kishte pare me mospërfillje Martin Aren. Doktori shikoi malësorin dhe kuptoi qe çdo gjë ishte gati. Martini shikoi infermieren për ti treguar se edhe unë jam dikush. Beje pacienten gati – i tha doktori infermieres. Ajo doli jashtë  për te kryer porosinë e doktorit. Pas pak dy burrat vunë Linden ne barel dhe u nisen drejt sallës. Doktori shikoi malësoret, i përshëndeti dhe u largua me hapa te ngadalte, gjere sa u zhduke ne fund te korridorit. Malësoret u panë sy me sy, dhe secili mermerit me vete : ja kjo ishte paraja.
Ne spitalin e Pukës i hoqën allçinë. Linda u gëzua! Ati ishin Lika dhe miqtë nga Mamurrasi, pasi Linda hodhi hapin e pare, te dyte dhe te trete, doktori i tha: paske ngel pak topalle. Miqtë u panë sy me sy. Martin Arës i rrodhen pika loti ne faqet e pa rruara. Nika i hodhi dorën ne sup dhe i tha: jo he burri i dheut, se unë te kame mik e kjo pune s’ka gajle. Linda ishte zhytur ne një ëndërr, sikur me Leken kishin hipur ne kuaj te bardhe, ajo mbante ne dore bisturinë qe e operoj, ja nguli ahut sa ahu u thye ne dyshe dhe bisturia ngeli topalle, ahu lëshoj një britme e se bashku me bisturinë ranë diku ne hone.
Leka i kishte shtrënguar dorën fort Lindës, ajo hapi forte sytë ne sytë e Lekes, portretin e saj, ajo ishte zana – Leka bariu qe i binte fyellit, por nuk janë ne pyll, janë ne shpirtin e saj.
SHYQYRI DUSHAJ

SHTRAT – NGASJA E TË PATHËNAVE IMPULSIVE NË SATIRË E HUMOR
Tre libra me tregime satirohumoristike (i treti në bankinë) të detyrojnë ta kthesh kaptinën nga një tjetër shkrimtar i satirës dhe humorit shqiptar. Nuk vjen rastësisht në selishtat e krijimtarisë, ku perdja e maturimit, në ritualet e shkundjes së saj, lëshon krejtpak pluhur rozë. Autori pati bërë emër e mbiemër, e pat lënë gjurmë si poet e publicist, narrator e eseist, shkrimtar për fëmijë e botues, për t’u bërë i gjallë në ndërkohën e qetësimit të shpirtit, në gjergjefin, ku satira e humori flirtojnë dukshëm me problematikat e përditshmërisë. Ja përse s’ka gjasa të mos tërheqë vëmendjen e “dashnorëve” të kësaj pjese të artit të mirëfilltë, që të zgjat jetën, ky libër që vjen pas “Can Ceni dhe Unë” dhe “Si e hëngri halla njalën?”. Nuk bëhet fjalë për kuotë, përmbledhja “Shtrat” shkon në harmoni me tregimet e botuara më herët, e kjo e vendos krijuesin në pistën e maturimit të shëndetshëm.
Në jetë, dukuritë ndryshe, ndodhitë çalamane deri në çmeritje, janë hera-herës barkalece si gropat e mëdha në rrugët ku mjeti më praktik është sharabajka. Sak me to merret autori i “shtrat-it”. Dhe e ngre stekën e satirës e humorit aq lart sa duhet një turr i lodhshëm për ta turpëruar në kalesë e sipër. Lojcak, fin e i pamëshirshëm shfaqet tek “Zotëria i hallatit”. Flirtues i patëkeq me ikona të domenit shpirtëtor të njerzve me naivitet të skajshëm, në “Kokomani”. Njerëzor deri në siglim potence me nazet femërore të trazuara edhe në kohë që çmohen për “trendi”, në “Mani, putargat dhe tenderi”. Ndëshkues për ambiciet e mjeranëve të hipur mbi vithet e mushkut të pushtetit të djeshëm, në tregimin “shtrat” (me të gjitha gratë e katundit). Balerin përsëmbari në “Sinqeritet i dalëboje” e “Ping – pong”. Nuk jemi të sigurtë në se është në vendin e duhur fjala “Balerin”, por nuk druajmë se mund të jetë ndryshe ky autor kur siluron në batallinën e komedive me neps shterran! Gërryes dhe i brishtë tek “Bishti i sqeparit”. Besohet se janë mjaft këto pickime të intuitës së lexuesve për të mos e trazuar nervin e shijeve të gjithsecilit. Përcjellësit e një lajmi të mirë, kujdesen vetëm për pergamenën e përformimit. Nuk e gërvishtin hiç sharmin e shijes vetanake të lexuesit.
Narrativë e gjatë satirohumoristike është pamja më e gjetur e satirisht me profil humoristi të shëndetshëm. Tregimet, që hallakaten në një numër faqesh, që e meritojnë podin e përfilljes, janë subjekte argëtuese për atë që i lexon në çaste relaksi, por dhe lëndë e parë për komedi argëtuese me sprucim silici. Të denja për të qëndruar në telajot e flirteve që krijojnë skizma nevrastenike, deri në përgjumje të instikteve me staturë impulsesh të krasitura pamëshirshëm. Krisja nuk shkakton plagë në ballinën e situatave, ku vizatohen karaktere që e kanë vendin në kujtesën e karaktereve “in mortels”. Është kjo shtysa që të thupron të lexosh dhe faqen e mbrame të “shtrat”-it. Të këtij libri që nuk të mërzit, edhe për faktin se nuk është hiç i ngjashëm me të tjerë. Këtë staturë ka dhe autori i librit. Nuk vjen në koperturën e letrave të humorit e satirës, duke mos hipur mbi zverkun e asnjërit prej pararendësve. I bën vend vetes urte e butë pa trazuar askënd. Jo e jo pendët e arta e të argjende të humorit e të satirës shqiptare. Por edhe ata të prurjeve më të reja të tipit “portokalli”. Gjakojmë të faktojmë se është ndryshe ky autor. Ja përse nuk shohim cokla në rrugëtimin e tij, që është pak të thuhet: I suksesshëm dhe ju priftë mbarë!
Ky libër lëçitet me endje.
Irena BALCA-KANADA, Paulin SELIMI

NJE VEPRIMTARI QE REFLEKTONTE KULTURE
Me datën 7 Prill 2009, isha i ftuar ne shkollën 9-vjeçare, ne fshatin Rragam te komunës Guri i Zi, me rastin e përkujtimit te 70-vjetorit te rënies se dëshmorit Tonç Gjon Toma ne luftën kundër fashizmit italian, emrin e te cilit mban kjo shkolle.
Ne këtë veprimtari përkujtimore, morën pjese personeli mësues dhe nxënës i kësaj shkolle, banore te fshatit, përfaqësues te organizatës se veteraneve dhe familjeve te dëshmorëve ne Shkodër, kryetari i komunës Guri i Zi-Bronz Marku dhe pjesëtare te afërmeve te dëshmorit: Bija e tij-Ganxhe, nipi i tij Toma dhe te tjerë.
Ceremonia përkujtimore filloi Himnin Kombëtar, vijoj me programin e grupit artistik te shkollës. Pastaj me fjalën e rastit te drejtorit te shkollës-Luigj Shyti dhe përshëndetjen, ne emër te familjes se dëshmorit, nipi i tij Toma. Dhe vijoj përsëri me programin e grupit artistik, i cili përmbante me shume këngë patriotike dhe partizane. Kjo pjese artistike u mbyll me këngën “Për ty Atdhe”, ne te cilën u përfshinë, si ne kor, edhe pjesëmarrësit ne ceremoni.
“Kujtimi është për njeriun një kënaqësi e madhe, por jo ne kuptimin e mirëfilltë te kujtesës, pak kush, ne fakt do te pranonte te rijetonte ato mundime, qe te gjithë duan t’i harrojnë”, theksonte Claude Levistrauss. Kjo është e vërtetë, se askush nga pjesëmarrësit nuk do te kërkonte te përsëriteshin ato dite te muajit Prill 1939, qe Italia Fashiste pushtoi Nënëloken tone Shqipëri. Por është e rëndësishme te përkujtohen ato dite qe u përgjakën me gjakun e bijve te kësaj Nënëloke, jetën e tyre, heroizmin e tyre, dashurinë për atdheun deri ne dhënien e jetës se tyre, dhe për cilët ndjehemi krenar. Ne veprimtarinë e organizuar me këtë rast u reflektuan te gjitha këto kërkesa te kohës.
Pastaj u vizituan mjediset e shkollës, klasat, kabinetet, punimet e nxënësve, veçanërisht ne pikture, te cilat ishin ekspozua ne muret e korridoreve dhe te shkallëve me shume shije, me shume tërheqje vëmendje te vizitoreve.
Është e rëndësishme programi i përkujtimit te këtij dëshmori, emrin e te cilit ka shkolla, nga drejtori  dhe këshilli pedagogjik i shkollës, veçanërisht përgatitja e nxënësve, qe jo vetëm te përgëzohen dhe qe i përgëzoj kryetari i komunës-Ambroz Marku, dhe qe ishte një eveniment i rëndësishëm ne edukimin patriotik te nxënësve te kësaj shkolle. Por, ajo qe me tërhoqi dhe me detyroj te bej këtë shkrim modest, është kultura e paraqitur, kompozimi dhe organizimi i ceremonisë mjaft funksionale dhe edukative. Ishte një shembull qe duhet te përgjithësohet.
Sipas informimit te drejtorit te shkollës, ne këtë  shkolle janë 157 nxënës ne 9 klasa, me 12 mësues me arsim te larte profesional dhe 10 prej tyre janë femra. Ne mbyllje te semestrit te pare kishte një kalueshmëri 92 %, me notën mesatare 7. 4. Shkolla është ndërtuar ne vitin 2002, ka 5 klasa për ciklin e ulte dhe 5 kabinete për ciklin e larte: i gjuhës shqipe, histori-gjeografi, gjuhe te huaj dhe informatike, biologji-kimi dhe matematike-fizike, e te tjerë tregues qe e bëjnë ketë shkolle mjaft te frekuentuar nga komuniteti i fshatit dhe komunës.
Ne këtë shkolle, personeli i këshillit pedagogjik dhe nxënësit e saj tregojnë  se janë ne gjendje te vene ne jete thënien e te madhit Anthony Burges, qe theksonte: “Qeniet njerëzore janë akumulatorë  energjie, masa acetoni ne forme mishi, dhe është me e lehte qe kjo energji te përdoret për shkatërrim, sepse për te krijuar duhet truri dhe imagjinata”.
Çdo pjese, çdo element i kësaj shkolle, tregonte se personeli i saj, ne mënyrë te vijueshme, kishte pasur parasysh këtë postulat te Burges. Kudo pasqyrohej truri dhe imagjinata krijuese e tyre, kudo pasqyrohej përgjegjësia dhe kultura e këtij personeli ne edukimin ne vijimësi te vetes dhe te nxënësve.
Ndjeva një kënaqësi si radhe ndonjëherë, veçanërisht për bashkëpunëtorin tim, sekretarin e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”-Luigj Shyti, i cili ne krye te një personeli te mrekullueshëm pedagogjik dhe nxënësve kishte krijuar një mjedis te kulturuar dhe edukativ ne te gjithë pjesët përbërëse te kësaj shkolle.
Për me shume, po paraqesim një kolazh fotografik te kësaj shkolle.
Ndue Sanaj

part03