KUVENDI I IV I SHOQATES “ATDHETARE-DUKAGJINI”
Me datën 28 Mars 2009, ne baze te statutit, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” zhvilloi Konferencën e IV te saj, me rend-dite: a) Analiza e punës se bere ne periudhën 2006-2009 dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore te punës se shoqatës ne realizimin e misionit te saj ne te ardhmen, b) Zgjedhja e strukturave te reja drejtuese te shoqatës. Ne konference morën pjese delegate qe përfaqësonin degën e shoqatës Shkodër, Tirane, Kurbin, Lezhe dhe Malësinë e Madhe; anëtarë te degës ne Shkodër. Nderuan Konferencën: Anëtarët e Nderit te Shoqatës: Dramaturgu dhe shkrimtari-Fadil Kraja, Mjeshtri ne pikture-Ndoc Gurashi, shkencëtari Ahmet Osja, Nipi i Piktorit te Madh-Lin Delija-Tomi Delija; Kryetari i shoqatës “Integrimi ne Evrope”- Gjergj Perluca; Kadri Ujka, kritik letrare dhe publicist, Nineta Verbica – piktore e mirënjohur me çmime ndërkombëtare; Tom Ndoka - Drejtori e ekzekutiv i fondacionit për bujqësinë ne Shkodër; Aleksandër Laçaj – Drejtori ekzekutiv i qendrës amerikano-shqiptare për Informacion dhe Bashkëpunim, ne Shkodër; Anëtari e këshillit dhe kryetari i komisionit te kulturës ne këshillin e bashkiak te qytetit Shkodër-Nike Kodra; Ndoc Bjeshka – Presidenti i shoqatës se verbërve “Shpresa Katolike”; Aleks Dushi – koordinator i AFTD- Agjencia për zhvillim e trajnim për zonat rurale,
Konferencën e hapi Luigj Shyti-Sekretari i Shoqatës, i cili pasi beri prezantimin e rendit te ditës se punimeve te konferencës, fjalën ia dha Kryetarit te Shoqatës-Ndue Sanaj, për te mbajtur materialin e analizës, i cili paraqitet i plote ne fund te kronikes.
Arritjen e qëllimit te punimeve te Konferencës e ndihmuan diskutimet e mëposhtme:
1- Gjergj Leqejza, nder te tjera theksoi: Faleminderit për mbështetjen qe i keni dhanë shoqatës ne realizimin e misionit te saj. Merite, ne radhe te pare ka kryetari i saj, zoti Ndue Sanaj, te cilin e falënderoj dhe uroj shëndet dhe energji te reja me e drejtua shoqatën dhe gazetën edhe ne te ardhmen. Është pune e mire ne pasqyrimin e vlerave te Dukagjinit dhe duhet te punohet akoma me shume ne te ardhmen mbasi aftësi dhe energji kemi. Propozoj, meqë ka shume shoqata e organizata ne komunitetin dukagjinas, kryetaret e tyre te bashkohen, te diskutojnë dhe te vendosin te riorganizohen ne një shoqate te vetme me emrin “Dukagjini”, duke gjetur një formule te përbashkët ne shërbim te Dukagjinit dhe dukagjinasve.
2- Zef Bari, nder te tjera theksoi: Përshëndes arritjet, por problemet qe u theksuan ne materialin e analizës, tregojnë se duhet te riorganizohemi dhe te jemi me serioz ne zbatimin e kërkesave te statutit, reagojnë se nuk duhet te jemi euforik, se jo gjithçka është ashtu siç na ka dëshira e shprehemi ne kafe. Ne, anëtarët e shoqatës qe jemi ne Tirane, me këtë sy do ta shikojmë punën tone dhe do te riorganizohem mbi bazën e propozimeve qe bëhen për ndryshime ne statut.
3- Lazer Kodra, theksoi: Gazeta “Dukagjini” është burrnesha me e mire dukagjinase. Është zëdhënësja me e mire e Dukagjinit. Ajo ka pasqyruar vlerat me te mira te Dukagjinit e te dukagjinasve ne shekuj. Gazeta ka pasur progres e sot ka arrite ne standarde te pranueshme. Duhet te rritet kontributi për te.
4- Ndue Vata, Theksoi: Ne te ardhmen duhet te bëjmë studimin demografik te dukagjinasve. Ai duhet te përfundoi deri ne fund te vitit 2010, por duhet te fillohet nga puna sa me pare, se duhet te dihet sa jemi dhe ku jemi te vendosur. Askush me mire se Shoqata e jone nuk mund ta realizoje, prandaj duhet te jete objekt pune paresore.
5- Lulash Brigja, pasi përshëndeti ne emër te shoqatës “Shpresa për jetën”, theksoi: Ne qofte se ka bere dikush diçka për Dukagjinin, atë e ka bere shoqata “Atdhetare-Dukagjini”. Ju lumtë. Kemi mësuar te gjithë nga Ju. Mendoj se është koha te mendojmë me shume për te ardhmen. Jam dakord me propozimet e zotit Gjergj Leqejza. Ne qofte se ka një njeri model ne organizimin e shoqatës, ai është Ndue Sanaj. I uroj shëndet dhe energji te reja.
6- Fran Molla, ne mes te tjerave theksoi: Dega e shoqatës ne Kurbin, gjate kësaj kohe ka evidentuar te gjithë dukagjinasit qe janë vendosur rreth një shekulli ne zonën e Kurbinit. Janë 180 familje dukagjinase. Gazeta e jone, “Dukagjini” ka ndikuar shume pozitivisht për te pasqyruar verat e Dukagjinit. Ne muajin maj do te kontribuoje ne botimin e numrit te radhës se gazetës.
7- Dede Toka, ne mes te tjerave u ndal: Edhe pse jemi te shpërndarë, kjo shoqate na beri bashke. Për te bere shoqatën me te fuqishme duhet te krijohet një komision, i cili te studioje mundësinë e rehabilitimit te vlerave te dukagjinasve ne shekuj dhe te pasqyrohen me mire.
8- Zef Gjetja, ne mes te tjerave tha: Ne gazetën tone “Dukagjini” duhet te trajtojmë me shume materiale për Dukagjinin. Te shkruajmë me shume për njeri tjetrin. Dukagjinasit duhet ta konsiderojnë veten si pjese te kësaj shoqërie e jo si e veçante e saj.
9- Mjeshtri Fadil Kraja, u ndal: Ne qofte se s’dinë nga vjen, s’dinë as ku shkon. Kjo kërkesë e jetës, po hulumtohet dhe pasqyrohet kënaqshëm nga shoqata e jone dhe gazeta e saj “Dukagjini”. Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” është unikale ne Shkodër. Gazeta “Dukagjini” është unikale ne Shkodër. Prandaj na lumtë për punën qe kemi bere. Mendoj qe gazeta duhet te dali nga vetvetja e deri tanishme, duke shkruar edhe për problematike jashtë Dukagjinit, se do te behet me interesante dhe nuk do te ketë mungese materialesh për te nxjerre gazetën rregullisht. Me vrullin qe ka marre puna e dukagjinasve kudo, por veçanërisht ne Shkodër dhe ne Tirane, ata se shpejti do te përfaqësohen ne strukturat e vendimmarrjes ne qytetin Shkodër, pra ne nivel lokal, por edhe deri ne nivelin me te larte, pse jo edhe te Presidentit te Republikës se Shqipërisë. Sigurisht me punën dhe me përkushtimin te tuaj. Këtë mendim e përforcon fenomeni “Obama”.
10- Nike Kodra, nder te tjera tha: E ndjeje veten fajtor për kontributin e paket qe kam dhanë për shoqatën tone. Nuk kam qene aq optimist për këtë bashkim. Keni qase figurat me te spikatura te qytetit. Ju uroj për sukseset dhe premtoj se do te rris kontributin tim ne realizimin e misionit te Shoqatës sonë.
11- Mjeshtri Ndoc Gurashi, u ndal: E kam ndjere veten krenar qe me bëtë “Anëtar Nderi” te kësaj shoqate, prandaj ju faleminderit. Puna e juaj te frymëzon. Atë qe bëtë ju, me hapjen e ekspozitës me 18 piktor dukagjinas ishte e pa imagjinueshme. Kur me thotë Kryetari, Axha Ndoc! Shoqata do te organizoje një ekspozite me piktore dukagjinas, prandaj me ndihmo, cilët janë piktoret qe njihni nga Dukagjini ose me prejardhje nga Dukagjini, nuk i shpreha mos besimin tim, por ne vetvete, ne fillim nuk kish besimin. Por ajo u hap dhe u hap me shume sukses. Për here te pare, ne këtë ekspozite, pjesëmarrësit u pajisen me një certifikate pjesëmarrëse ne ekspozitën me një titull mjaft domethënëse “Peneli dukagjinas”. Vërtetë te frymëzoni! Ju lumtë, me mire me thënë na lumtë përderisa jam tani pjese e kësaj shoqate.
12- Nosh Vuksani, u ndal: Përgëzoj punën e bere, por mendoj se shoqata e jone duhet te ndikojmë ne parandalimin e fenomeneve te vetëgjyqësisë, ndoshta te arrijmë deri ne emancipimin e kanunit.
Me përfundimin e diskutimeve, u miratua materiali i analizës i mbajtur nga Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj.
***
Pastaj u kalua ne piken e dyte te rendit te ditës: Diskutimi dhe miratimi i propozimeve te Kryesisë se Shoqatës, si me poshtë:
a) U miratua qe ne statut, te bëhen këto ndryshime:
* Neni 10, me këtë përmbajtje:
a. Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” organizohet mbi bazën e anëtarësisë ne Shqipëri, ndërsa jashtë saj ne baze dege;
b. Ne qytete dhe ne rrethe anëtarësia e shoqatës zgjedhe një koordinator, i cili do te jete drejte përse drejti dhe anëtarë i kryesisë.
* Neni 10, germa “c”, me këtë përmbajtje: “Konferenca e shoqatës, një here ne tre vjet, me votim te fshehte, zgjedh Kryetarin dhe strukturën drejtuese te shoqatës, me te drejte rizgjedhje dy here radhazi.
* Neni 11, pike “2”, germa “c” me këtë përmbajtje: Kryesia e Shoqatës te përbëhet prej 7 deri 11 anëtarëve me gjithë kryetarin, duke pasur parasysh përfaqësimin e secilës krahine, afërsisht për këto funksione: Kryetari, N/kryetari, sekretari, kryeredaktori, kryetari i marrëdhënieve me publikun e me jashtë, kryetari i seksionit te veprimtarive te shoqatës, kryetari i seksionit ekonomike, e te tjera.
* Nenit 11, pika “3”, ti shtohet germa “c. 11”, me këtë përmbajtje: Kryesia e shoqatës te kooptoje për anëtar kryesie ne rastet:
Kur anëtari i kryesisë jep dorëheqjen, kur anëtari i kryesisë nuk jeton, kur anëtari i kryesisë për shkaqe shëndetësore nuk mund te kryeje detyrën, kur kryesia për interesa te Shoqatës e arsyeton te shtoje një apo me shume anëtar kryesie, kur anëtari i kryesisë mungon deri ne tre here radhazi, ai zëvendësohet.
* Neni 11, pika “3”, ti shtohet germa “c. 12”, me ketë përmbajtje: Kryesia ka te drejtën te jap këto tituj nderimi për anëtar ose jo te Shoqatës:
1- Titullin “Anëtar Nderi” i Shoqatës, gjate jetës ose pas vdekjes;
2- Titullin “Mirënjohja” e Shoqatës, gjate jetës ose pas vdekjes.
* Neni 11, pika “3” ..., germa “c” ... germa “c. 3”, behet me këtë përmbajtje: “Kryesia e Shoqatës mblidhet jo me pak se një here ne gjashte muaj”.
* Neni 11, pika “3” ..., germa “c” ..., te shtohet germa “c. 13”, me ketë përmbajtje: “Ne rast te largimit te Kryetarit te shoqatës për arsye shëndetësore, qëndrim jashtë shtetit për një periudhe mbi gjashte muaj, dorëheqja e tij, e te tjera qe i arsyeton Kryesia, Kryesia koopton Kryetarin e Shoqatës deri ne zgjedhjet e radhës”.
b) U miratua Plani i veprimtarive te shoqatës për periudhën 2009-2012, si me poshtë:
* Vijimi i pandërprerë i botimit te gazetës “Dukagjini”,
* Te botohen dy libra ne vit,
* Ne çdo vit te përgatitet dhe zhvillohet një simpozium shkencor,
* Te përgatitet dhe zhvillohet një koncert folklorik ne teatrin “Migjeni” dhe gjate kësaj periudhe te zhvillohet një ne Tirane,
* Te përgatitet dhe te zhvillohet një veprimtari kulturore e artistike, me titull “Dita e Alpeve”, ne vitin 2010 e 2011,
* Te përkujtohen jeta dhe vepra e albanologut hungarez Franc Baron Nopça ne vitin 2009 ne komunën Shosh dhe e shkrimtares amerikane Rosa Lane ne komunën Pult ne vitin 2010,
* Te organizohen ne vit dy deri tre veprimtari përkujtimore,
* Te përgatiten dhe zhvillohen ne vit tre deri ne pese ceremoni te paraqitjeve te librave te rinj.
* Te bëhen përpjekje për te hapur zyrën turistike për informacion dhe drejtim ne Shkodër.
* Te bëhen përpjekje për krijimin e “Klubit“ te biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas për te mbështetur shoqatën ne realizimin e misionit te saj.
c) U miratua buxheti i shoqatës për periudhën 2009-2012, si me poshtë:
* Për botimin e gazetës, 738 000 leke,
* Për botimi libri, 900 000 leke,
* Për veprimtari përkujtimore, paraqitje libri dhe përgatitjen dhe zhvillimin e një simpoziumi shkencor, 816 000 leke,
* Për veprimtari artistike dhe kulturore, me projekte te veçante 7 392 000 leke,
* Për sigurimin dhe funksionimin e zyrës turistike për informacion dhe drejtim te turizmit ne Dukagjin 832 000 leke,
* Te ndryshme 352 800 leke
Shuma e përgjithshme 11 030 800 leke
* Te bëhen përpjekje për te siguruar shoqata një buxhet te domosdoshme prej 935 600 leke ne vit, me qellim qe te ketë mundësi te punoje e pavarur për realizimin e veprimtarive kryesore te shoqatës.
Prandaj, Konferenca e IV e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, bënë thirrje biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas për te organizuar “Klubin” e shoqatës, se vetëm ne këtë mënyrë mund te kontribohet dhe te sigurohet mbështetja financiare e shoqatës.
***
Ne fund u kalua ne piken e trete te rendite te ditës: Zgjedhjet e strukturave drejtuese te shoqatës:
Ne baze te Nenit 10, germa “c” dhe nenit 11, pika “2”, germa “c” te statutit u zgjodhën strukturat drejtuese te shoqatës, si me poshtë:
a) Kryetari dhe kryesia e shoqatës:
1- Ndue Sanaj, oficer ne pension me gradën Kolonel, rizgjidhet kryetari i shoqatës.
2- Gjergj Leqejza, Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, rizgjidhet N/Kryetari i shoqatës,
3- Luigj Shyti, Drejtori i shkollës 9-vjeçare ne fshatin Rragam, komunën Guri i Zi, rizgjidhet sekretari i shoqatës,
4- Lazer Kodra, poet, rizgjidhet dhe do te vijoje te kryej detyrën e kryeredaktorit te gazetës Dukagjini”,
5- Roza Pjetri, gazetare ne Radio-Maria, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryeredaktores se gazetës “Dukagjini
6- Ledia Dushi, poete dhe përkthyese, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e kryetares se seksionit për marrëdhënie publike dhe me jashtë,
7- Prele Milani, poet dhe historian, rizgjidhet dhe do te vijoje te kryeje detyrën e kryetarit te seksionit te veprimtarive te shoqatës,
8- Tush Shqau, mësues, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryetarit te seksionit te veprimtarive te shoqatës,
9- Mehill Perroni, biznesmenë, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e kryetarit te seksionit ekonomik te shoqatës,
10- Gjovalin Kodra, drejtori i rrugëve rurale te Qarkut Shkodër, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e z/kryetarit te seksionit ekonomik te shoqatës,
11- Florinda Ndoja, ekonomiste ne komunën e Rrethinave, zgjidhet për here te pare dhe do te kryeje detyrën e shefes se financës se shoqatës.
b) Komisioni i kontroll-revizionimit te shoqatës:
1- Pal Lera, ekonomist-inspektor ne drejtorinë e kontrollit te larte te shtetit ne Prefekturën e Qarkut Shkodër, rizgjidhet kryetari i komisionit,
2- Fra Marku, ekonomist, biznesmenë ne Lezhe, rizgjidhet anëtar i komisionit,
3- Mri Kroj, financiere ne komunën e Pultit, zgjidhet për herë te pare anëtare e komisionit.
c) Komisioni i disiplinës se shoqatës:
1- Prele Shytani, N/drejtor ne shkollën 9-vjeçare “Dede Gjon Luli”, ne Hot te Ri, rizgjidhet kryetari i komisionit,
2- Suela Ndoja, psikologe, zgjidhet për here te pare anëtare e komisionit,
3- Karlo Kamsi, inxhinier ne pension, zgjidhet për here te pare anëtarë i komisionit.
Kryetarit, kryesisë dhe anëtarëve te strukturave te tjera te shoqatës, ju urojme faqebardhe ne detyrën e tyre fisnike ne shërbim te Dukagjinit dhe dukagjinasve.
***
Pjese nga materiali i analizës ne Konferencën e IV te shoqatës, mbajtur nga Kryetari i saj, Ndue Sanaj:
Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, pas një pune te gjithanshme te gjithë strukturave organizative te saj, ne periudhën Prill 2006 – Prill 2009, vjen ne Konferencën e Katërt me disa arritje te kënaqshme, nder te cilat me kryesore janë:
1- Janë përgatite dhe zhvilluar tre simpoziume dhe një seminar shkencore “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”:
a) I pari, kushtuar 100 vjetorit te lindjes, një figure te mëdha te Dukagjinit dhe te Shqipërisë, At’ Jak Marleka(prof. dr. Luigj Marleka), me teme “Një misionar ne Shërbim te Kombit”, mbajtur me 24 Nëntor 2006;
b) I dyti, kushtuar vlerave materiale dhe shpirtërore te dukagjinasve, me teme: Kultura materiale e shpirtërore”, mbajtur me 24 Nëntor 2007.
c) I treti, kushtuar femrës dukagjinase, me teme: “Femra dukagjinase ne kohe”, e mbajtur me 7 Dhjetor 2008.
e) Seminari është zhvilluar me teme: “Drejtimet e mundshme te zhvillimit te Dukagjinit”, ne muajin maj 2008.
2- Përgatite dhe nxjerre çdo muaj gazeta e shoqatës, me emrin “Dukagjini”, gjithsej 63 numra, fale kontributit te pakursyer te intelektualeve dhe sponsoreve dukagjinas.
3- Janë promovuar 15 libra, qe kane shkruar kryesisht dukagjinasit për Dukagjinin
4- Me grupin artistik te Dukagjinit, janë organizuar dhe mbështet nga Kryesia e Shoqatës realizimi i 4 mbrëmje arkëtuese, ne kuadrin e festave te fund vitit, te Krishtlindjes, te vitit te ri dhe te Pashkëve.
5- Me këngëtaret dhe krijuesit me te mire te Dukagjinit, u përgatite dhe u dha koncerti folklorik “Folk – 2007”, me rastin e Pashkëve ne teatrin “Migjeni”, me pjesëmarrjen e Artistes se Popullit – Tinka Kurti, artistit te Merituar Lazer Filini, regjisorit dhe aktorit Bruno Shllaku, aktores Drane Xhaje, muzikologut Bardhyl Hysa dhe koreografit Aldo Nika. Ajo u zhvillua me 7 Prill 2007.
Një koncert i tille, i organizuar nga grupi artistik i Dukagjinit dhe i mbështetur nga shoqata e jone, i titulluar “Folk - 2009”, u realizua me 27 Dhjetor 2008
6- Janë hapur: Ekspozita fotografie e titulluar “Kontrast”e fotografeve amator Luigj Shyti dhe Luigj Mila, ne muajin Maj 2007, e cila ishte e suksesshme, u vizitua nga 3 300 vete. Ekspozita e pikturës me pjesëmarrjen e 18 piktoreve dukagjinas e titulluar “Peneli dukagjinas”, ne muajin Maj 2008, ne te cilën mori pjese Piktori i Merituar Zef Shoshi dhe Mjeshtri Ndoc Gurashi. Ekspozita pati sukses dhe e vizitua nga rreth 1100 veta.
7- Ne bashkëpunim me kryetarin e shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan, Ndrek Guri dhe anëtarin e kryesisë se saj, Ndue Ftoni, ne muajin prill 2007, u organizua dorëzimi i ndihmave te dhëna nga shqiptaret ne Miçigan te SH B A, për familjet e viktimave qe humben jetën tragjikisht, me 12 mars 2007, ne aksidentin automobilistik ne rrugën e Karmës se Kirit, me 12 prill 2007.
8- Janë përgatitur dhe zhvilluar 5 ceremoni përkujtimore, kushtuar figurave dhe personaliteteve dukagjinas.
9- Janë botuar 2 libra te Shoqatës, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”, 1 dhe 2. I pari përmban materialet e simpoziumit shkencor “Kuvendet malësore dhe koha” dhe “Traditat patriotike dhe liridashësve te dukagjinasve ne vitet 1890 – 1920”, ndërsa e dyti përmban materialet e simpoziumit shkencor “Një misionar ne shërbim te kombit”. Është bere libri i trete dhe i katërt gati për botim, por është ne pritje te sponsoreve.
10- Një grup i shoqatës, me N/kryetarin e Saj, zotin Gjergj Liqejza, ne muajin Shtator 2007, te ftuar nga Këshilli Kombëtar shqiptaro - amerikan, për te marre pjese ne një darke te organizuar për nder te Gjeneralit ne Pension Wesley K. Clarkut – ish Komandanti i Forcave te Armatosura te NATO-s. Ne ketë darke Gjeneralit Klark, ne emër te Shoqatës, zoti Gjergj i dhuroi logun e Shoqatës dhe një flete palosje me historikun e shkurtër te zonës sonë dhe te veprimtarisë se Shoqatës ne Shqip dhe Anglisht. Këta morën takim pune edhe me anëtaret e kryesisë se Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan.
***
Gjendja e anëtarësisë se shoqatës:
Gjate këtyre tre viteve shoqata është shtuar me 63 anëtarë. Ata vijnë nga fusha te ndryshme te jetës shoqërore, nga mosha 25 vjeç deri ne atë 70 vjeç. Janë 89 % e tyre me arsim te larte. Shoqata, sot përbëhet nga 173 anëtarë. Shumica e tyre, rreth 79 % është me arsim te larte. Shtimi i anëtarëve te shoqatës është bere me shume ne degën e shoqatës ne Shkodër me 53 anëtarë, ndërsa te tjerët ne degën e me 10 anëtarë. Kemi nderin qe ne gjirin tone janë 9 Anëtar Nderi: Shkrimtari Fadil Kraja, dr. Erika Camaj, shkencëtari Ahmet Osja, inxhinieri Vasfi Duka, Mjeshtri ne Pikture Ndoc Gurashi, Piktori i Merituar Zef Shoshi, luftëtarja e emancipimit te shoqërisë shkodrane Zina Franja, e persekutuara Dila Dede Ndoja dhe motër Sandra Bertolotto, te cilët i falënderoj për kontributin qe kane dhenë ne realizimin e misionit te Shoqatës. Por, janë edhe 5 Anëtar Nderi pas vdekjes: At’ Jak Marleka, ose profesor Luigj Marleka, piktori i Rilindjes Kombëtare Ndoc Martin Camaj, piktori evropian Lin Delija, Artisti i Popullit – Lec Shllaku dhe këngëtari Pellumb Tefa, për te cilët përulemi me respekt përpara kontributit te tyre, me te cilin i kane bere nder Dukagjinit dhe Shqipërisë. Ne deje te tyre ka rrjedhur gjak prej gjakut tone, prandaj e ndjejmë veten edhe me shume krenar. Lavdi jetës dhe veprës se tyre!
Paraqitja, tregon se është bere pune e konsiderueshme ne këto tre vite Ne këto arritje është mendja dhe kontributi i te gjithë anëtarëve te Shoqatës, te strukturave te saj, por nder këto veçojmë kontributin e jashtëzakonshëm te: Gjergj Liqejza, Luigj Shyti, Eduard Çiurçija, Ndue Shurlaj, Ndue Ftoni, Pal Troshani, Pellumb Kulla, Syka Çarku, Pal Gjolaj, Zef Gjeta, Ndue Mici, Tonin Gjoni, Zef Bari, Pellumb Shqau, Luigj Temali, Mri Kroj, Luigj Mila, Roza Pjetri, Lazer Kodra, Prele Milani, Prele Shytani, Pal Lera, Suela Ndoja e shume te tjerë e te tjerëve. Një ndihmese te veçante kane dhëne “Anëtarët e Nderit”: Fadil Kraja, Ndoc Gurashi, Ahmet Osja, Zef Shoshi, motra Sandra Bertolotto. Te gjithëve ju jemi mirënjohës dhe ju faleminderit për kontributin qe keni dhenë ne realizimin e misionit te Shoqatës.
Këto arritje nuk mund te arriheshin pa ndihmën e pakursyer te biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas. Ato arritje kane ne themel mundin dhe djersen e 49 biznesmenëve, tregtareve dhe dukagjinasve te thjeshte, dhe tre institucioneve, si MTKRS-ve, INSIG-u dhe SIGMA. Te ardhurat e shoqatës për këtë periudhe janë 2 084 493 leke (për gjashte vite janë 2. 834. 698 leke), prej tyre, janë sponsorizuar 1 814 731 leke, barazi me 87 % te të ardhurave te Shoqatës (për gjashte vite janë 2 308 898 leke, barazi me 81 % te të ardhurave totale te Shoqatës). Ne ketë mundësim veçohen: Kompania e Shoqërisë se Sigurimeve – INSIG-u, Ndue Ftoni, MTKRS-ve, Pal Gjolaj, Sokol Cubi, Gjergj Liqejza, SIGMA, kontributet e te cilëve janë 1 132 424 leke, dhe zënë 49 % e te gjithë kontributeve. Janë ne nivele te larta kontributi: Gjergj Vocaj, Bale Vuksani, Pal Troshani, Pjeter Gjeta, Pellumb Shqau, Tom Shpendi, Ndoc Çardaku, Pal Lera, Prele Çardaku e shume te tjerëve. Ne këto arritje është edhe ndihmesa e pakursyer e komunës Pult, me kryetar Sokol Cubi dhe Shllak, me kryetar Hile Kodra, te cilët kane kontribuar ne sigurimin e gjithë shpenzimeve për mjete te kancelarisë se punës se kryesisë se Shoqatës. Te nderuar sponsore, ju jemi shume mirënjohës për kontributin tuaj ne shërbim te realizimit te misionit te shoqatës! Ju faleminderit!
Këto arritje kane ne themel te tyre edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e shume institucioneve dhe shoqatave ne Shkodër e ne Tirane, ne mes te cilave veçojmë: Shoqatën e grave “Hapat e lehte”, e cila ne bashkëpunim me ne-ka realizuar dy veprimtari ne lagjen “Mark Lula” te titulluara “E ndryshme por e bukur”, ne Nëntor 2007 dhe 2008; me Shoqatën “Integrimi ne Evrope”, me te cilën kemi shkëmbyer shume ide dhe se bashku kemi pasur korrespodence për probleme te ndryshme me disa institucione te shtetit shqiptar dhe deri me Atin e Shenjte – Papa Benediktin e XVI; me bibliotekën “Marin Barleti”, me Akademinë e Shkencave te R SH dhe me Qendrën Albanologjike. Gjithashtu mbështetje kemi pasur nga Muzeu Shkodër, Kuvendi Françeskan, Bar – Restorant “Tradita” dhe këshilltarët e Bashkise Shkodër, zoti Mehill Perroni, Gjergj(Gjek) Sokoli dhe Ndue Marashaj.
Ne emrin e Shoqatës, te gjithë i falënderojë për bujarinë, për përgjegjësinë dhe për mbështetjen qe na kane dhenë ne shërbim te realizimit te misionit te Shoqatës.
***
Kur grupi nismëtar filloj punën për krijimin e Shoqatës, nuk e kishte menduar se do te arrinte te realizonte te gjitha këto veprimtari, nuk e kishte menduar se do te arrinte te botonte gazetën e saj “Dukagjini” çdo muaj, pa menduar për botim libri; nuk kishte menduar se do te kemi këtë komunikim me institucione te larta te shtetit tone dhe veçanërisht deri me Atin e Shenjte – Papa Bendiktin XVI. Por ja, fale punës idealiste me plote përkushtim te anëtarëve te shoqatës dhe veçanërisht te Kryesisë se saj për ti shërbyer Dukagjinit dhe dukagjinasve, janë arritur këto tregues! Ato qe nuk i kemi menduar ne fillim, sot janë bere realitet, se ne punën tone u zbatua metoda sipas shprehjes popullore: noti mësohet duke u futur ne ujë. Me këtë moto ecëm dhe realizuam.
Ne nuk kemi arritur ndonjë maje te veçante, apo ndonjë zbulim te veçante shkencor, por ne këto tre apo gjashte vite u arrite te behet diçka, te behet një sensibilizim i vlerave te dukagjinasve ne kushtet e reja te marrëdhënieve ne prodhim. Me idealizmin e fillimit, shikonim dhe synonim te arrinim yjet. Ne, ne te vërtete nuk kemi arritur asnjë yll, por kemi arritur qe ato yje ti shikojmë nga një lartësi me e larte.
Ne ketë nivel te arritjeve te Shoqatës dhe te mangësive te evidentuara, mendojmë se duhet te bëjmë ndonjë ndryshim ne organizimin e shoqatës! Ato ndryshime duhet te bëhen ne statut dhe ne programin e shoqatës, te cilat ju janë dhëne për arsyetim, diskutim dhe për te marre vendimet përkatëse.
Sot nuk e masim patriotizmin me pushkën ne krah! Por, atë e masim, për më shume përgjegjësi, për më shume idealizëm, për më shume kohe, për më shume ekonomi, për me shume përpjekje për tu bashkuar, se sa me shume te jemi te bashkuar aq me shume do te njihemi, aq me shume do te vlerësohemi dhe aq me shume do te zëmë vend ne strukturat e vendimmarrjes. I theksoj këto, se eksperienca e këtyre viteve na tregon se bashkëpunimi ne mes shoqatës dhe komunave nuk ka qene ne nivelin e publikimit te vlerave dhe te përpjekjeve për tu bere pjese e strukturave ne vendimmarrje. Fakti qe dukagjinasit votuan katër here kundër dukagjinasit ne votimet politike dhe sot Dukagjini dhe dukagjinasit nuk përfaqësohen ne Kuvendin e Shqipërisë ne këtë kohe pluraliste, është tregues shume kokëfortë, qe nuk ka nevoje për koment! Jo vetëm kaq, por disa janë bere edhe pengese ne punën tone. Ky qëndrim i tyre reflekton jo dashamirësi, jo dashuri te dukagjinasit për dukagjinasin, jo patriotizëm për ti shërbyer Dukagjinit dhe dukagjinasve. Ajo reflekton me shume mendësi bajraktarizmi, mendësi patriarkalizmi, mendësi fisnore dhe mendësi te një te drejte zakonore – kanunore, te vetëgjyqësisë dhe te zgjidhjes se konflikteve ne baze te këtyre te drejtave, te cilat vijnë nga lashtësia dhe sa do te ketë qene e mire për kohen, ne kohen e pushtuar nga Perandoria osmane prej rreth pese shekujve, sot janë jashtë kohe. Nuk mund te pranojmë qe konfliktet njerëzore si ne çdo shoqëri tjetër, te zgjidhen nëpërmjet shoqatave te misionareve. Ato duhet te zgjidhen vetëm ne baze te ligjeve ne fuqi, vetëm dhe vetëm ne baze te ligjeve. Tjetër mendësi nuk duhet te kemi. Është e papranueshme, qe te dalin sot si kërpudhat pas shiut ato struktura qe deri me 28 Nëntor 1912 i shërbyen pushtuesit shekullor, atij osman. Është e papranueshme qe te edukojmë brezin e ri me mendësitë e vetëgjyqësisë. Është e papranueshme qe shoqatat, sa do me qëllime fisnike te jene, te dalin mbi shtetin. Shoqata e jone duhet te jete e vendosur dhe e prere ne qëndrimet e saj ndaj këtyre fenomeneve, te cilat na pengojnë te integrohemi nder veti, me komunitetin ku jetojmë dhe punojmë, me komunitetin evropian ku duhet te integrohemi.
Këto mendësi nuk na lejojnë te emancipohemi drejt shoqërisë se hapur. Këto mendësi na ndajnë! Mjaft kemi qene te ndare dhe mendoj se nuk duhet te jemi me te ndare. Sa me shume te jemi te ndare aq me pak do ti shërbejmë Dukagjinit dhe aq me pak do te zëre vendin e vet dukagjinasi ne shoqëri dhe ne strukturat e vendimmarrjes. Prandaj, këto mendësi ne te ardhmen duhet te jene objekt i punës se shoqatës.
Ne te ardhmen, Shoqata ne misionin e saj duhet te përqendrohet ne këto drejtime kryesore:
1- Për me shume përpjekje për tu bashkuar! Vlerat e këtij bashkimi janë te jashtëzakonshëm, se nëpërmjet tij do te njihemi me shume, do te vlerësohemi me shume, do te zëmë me shume vend ne strukturat e vendimmarrjes. Sot ndoshta nuk mund te kuptohet, por ne te ardhmen brezat do te jene krenar për ne ashtu siç jemi ne krenar për kontributet e dhenë nga te paret tanë ne historinë e Shqipërisë!
2- Për me shume përpjekje për emancipimin shoqërore, drejt një shoqërie te hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit.
3- Për me shume përpjekje për organizimin e vlerave intelektuale dhe biznesmenë dukagjinas kudo qe ata jetojnë e punojnë, ne funksion te Dukagjinit dhe dukagjinasve, me moton,: duke kontribuar për Shoqatën kemi kontribuar për Dukagjinin e dukagjinasit kudo qe ndodhen.
Ne mbyllje, ju bej thirrje te gjithëve për te punuar se bashku, qe “Ashtu si deri me sot, por veçanërisht ne vijim, dukagjinasi kudo që të ndodhet, në Shqipëri ose jashtë Saj të përpiqet që në marrëdhëniet me veten dhe me te tjerët, të jetë i saktë dhe bujar, i ndershëm dhe punëtor, i dashur dhe i respektuar, në mënyrë që në personin e tij, të tjerët të shikojnë te malësori dukagjinas një NJERI, qytetarin evropian, ne te cilin personifikohen të gjitha virtytet dhe vlerat me te mira te tyre në shekuj për ti shërbyer se ardhmes, shoqërisë se hapur, ne themelin e se cilës janë vlerat e individit”.
E pergatiti, Lazer Kodra dhe Roza Pjetri
Lojëra popullore 2009
Me 21 Mars 2009 në pallatin e sportit “ Qazim Dervishi” u zhvillua aktiviteti me temë: “Lojëra Popullore 2009” e organizuar nga OJF The Door, ku ishin te pranishme shume shkolla ne nivel qarku e më gjerë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe komuna Shllak me nxënësit e shkollës 9-vjeçare.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ruajtja dhe trashëgimia e pasurive kulturore. Ishte një kënaqësi e madhe te shihje te rinjtë dhe fëmijët që demonstronin me aq pasion traditat e të parëve të tyre. Në këtë aktivitet u demonstruan numra interesant si këngë folklorike, valle te kënduara, lojëra të ndryshme popullore si dhe sfilate me veshje kombëtare të zonave.
Nxënësit e komunës Shllak u paraqitën në konkurim me këto numra:
2 këngë folklorike, vallen e shqipeve, lojën popullore “Lufta e gjelave” si dhe sfilaten me veshje kombëtarë.
Nuk ishte e mundur marrja pjese në: tërheqje litari dhe thyerje krahu për arsyen e moshës duke ditur se të gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin përfaqësues të shkollave të mesme.
Të gjithë numrat u duartrokiten dhe u mbështeten nga te pranishmit te cilët nuk i kursyen urimet e tyre. Në mbrëmje në lokal “Tradita” ishte surpriza më e madhe, ndarja e çmimeve. Për mua si koordinatore do të mbetet një mbrëmje e paharruar ngaqë u vlerësuam me çmim të “Parë” për lojëra popullore me lojën “Lufta e gjelave” e demonstruar nga nxënësit Erjon Kodra, Klesti Shqau e Denilson Shpendi, si dhe u dha certifikate “Mirënjohjeje” për kryetarin e komunës, zotin Hile Kodra.
E mbyll këtë kronik duke falënderuar përzemërsisht shoqatën The Door e drejtuar nga Kastriot Faci, zotin Luigj Mila që ndihmoi në realizimin e spotit si dhe kryetarin e komunës Shllak, zotin Hile Kodra për mbështetjen e dhënë, me urimin për shumë aktivitete të tjera.
Viola SHQAU
Duke shfletuar librin “DUKAGJINI”
“DUKAGJINI”, kështu e ka emërtuar librin e tij Prof. As. Dr. Zef Gjeta, botuar ne fund te vitit 2008, që u promovua në Shkodër dhe më pas dhe në Tiranë, në shkurtin e këtij viti në praninë e një auditori të gjere, me studiues, shkencëtar të fushave të ndryshme; publicistë, gazetar dhe deri lexuesve të thjeshtë që janë shprehur me nota shumë pozitive për librin dhe autorin.
Prof. Zef Gjeta, me origjinë dukagjinas, por lindur në Shkodër me 1967, diplomuar për agronomi, kryen studimet pasuniversitare në Kretë të Greqisë ku merr gradën “Master” dhe me pas ka mbrojtur doktoraturën në Tiranë. Është autor dhe bashkautor në një sërë librash shkencor, si dhe një sërë artikujsh dhe publikimesh të tjera. Ka shkruar disa libra në gjininë letrare. Libri me i fundit i prof. Gjetës është “DUKAGJINI’’, botim ky me vlera të shumta. Në këtë shkrim modest do të ndalem përmbledhtazi vetëm në vlerat njohëse dhe nxitëse me veçanti përkatëse.
1. Gjithanshmëria e fakteve që pasqyrohen dhe trajtohen në këtë libër për zonën e Dukagjinit: nga toka me llojet e strukturave, me pasuri të shumta të saj mbi e nën tokësore; autoktonia e banorëve të parë të kësaj treve, me zhvillimet nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme, përbën vlera të shumta njohëse, por dhe veçori kryesore dalluese, kjo e krahasuar me gjithë librat dhe botimet e mëparshme për këtë zonë, është njëfarë enciklopedie për të, nëse mund ta shprehim kështu.
Nga libri “DUKAGINI”, lexuesi mëson pozicionin gjeografik të kësaj ane në kuadrin e Shkodrës, përbërjen gjeofizike, pasuritë e mëdha nën e mbi tokësore, hershmërinë e emrit Dukagjin, dhe shtrirjen e kahershme në hapësirat gjeografike nga Drenica e Fushë-Kosovës, të tkurrur në kufijtë e sotëm. Në ketë zonë të ashpër malore, siç shkruan dhe autori, dukagjinasit me origjinë pasardhës të ilirëve, me luftë e përpjekje mundën të ruajnë antikitetin e vetë gjatë të gjithë historisë, deri sa më 1912 që Shqipëria fitoj pavarësinë.
Duke u trajtuar në libër, - popullimi dhe popullsia e trevës së Dukagjinit të sotëm, vërehet si karakteristikë rritja e saj e ngadaltë. Kështu nga të dhënat që ka mundur të sigurojë autori, rezulton se në vitin 1671, të 12 njësitë e banimit të Dukagjinit kishin 299 shtëpi me 1868 banorë, më 1922, tre shekuj më vonë pati 1107 shtëpi me 6831 banorë. Periudha që shënon rritje më të madhe, siç pasqyrohet në libër është ajo e pas luftës së dytë botërore 1945-1990, që si shkaqe kryesore, autori nënvizon: rritjen e numrit të lindjeve, uljen e numrit të vdekjeve dhe pajtimin e gjaqeve. Kështu nëse Dukagjini në vitin 1955 kishte 8378 banorë më 1983 u rrit me 13.000 banorë. Por lexuesi i librit Dukagjini, sikur brengoset kur mëson se nga viti 1991-1996 popullsia e kësaj zone u pakësua në mbi 50 %, rrjedhojë e kushteve të vështira të jetesës, i shkatërrimit të infrastrukturës, i mungesës së shërbimit shëndetësor, i kushteve jo të mira të shkollimit, e te tjera. Mbi 43% e familjeve kanë nga një e më shumë pjesëtarë në emigracion.
Zhvillimi social-ekonomik në të kaluarën ka qenë i pakët e të dhënat për ta pasqyruar atë, siç shkruan autori, kanë munguar; por nga kjo ane pati ecje përpara pas vitit 1945. Zhvillim masiv mori arsimi me 38 shkolla nga të cilat 20 fillore, 14 dhe 4 përkatësisht 8 vjeçare dhe të mesme, ku u arsimuan mbi 80% e popullsisë. Shërbimi shëndetësor me qendrat përkatëse u shtri në çdo fshat; në Theth, Ndreaj, Shosh e Pult dhe me mjek, ndërsa në qendër të zonës kishte spital, farmaci e shtëpi lindje. U bë elektrifikimi i zonës me burimet e saj ujore, duke u ndërtuar hidrocentrale në Theth dhe Ndërlysa. Sipërfaqja e tokës bujqësore u rrit 7-8 herë krahasuar me vitin 1927. Terreni dhe klima favorizon zhvillimin e blegtorisë, frutikulturës, pataten e fasulen, por sigurimi i tregut për shitjen e tyre ka munguar e siç theksohet ne librin “Dukagjini”, -mungon edhe sot.
Në 217 faqe të librit, që përbëjnë rreth 30% të volumit të tij, lexuesi gjen të pasqyruar mjeshtërisht e hollësisht aspektet kryesore të trashëgimisë kulturore të zonës nga historia gojore, armët dhe veshja e malësorit; sjellja e rregullat për gëzime, fejesat e paja e nuses, rregullat e kësaj të fundit në shtëpi; simbolikat që mbartnin gjamen dhe vajin; flitet për kanunin e Lekës dhe ligjet e tij që për rëndësinë që pati përmendet deri në universitetet amerikane, siç shprehet autori i librit “Dukagjini”. Në këtë pjesë të botimit janë trajtuar plot zakone të tjera nga qeniet mitike, kultet e ndryshme, aspekte të krijimtarisë popullore me këngët e veglat muzikore e deri te aspektet e mençurisë popullore, që profesor Gjeta me kujdes dhe durim të admirueshëm i ka mbledhur dhe pasqyruar mbi 500 shprehje më karakteristike, radhitur këto në 14 faqe të librit që zënë rreth 2 % të tij.
Në lidhje me traditat luftarake dhe mbrojtjen e vendit autori ka radhitur momentet e ngjarjet më të rëndësishme që të bëjnë të ndihesh krenar se je bir i kësaj ane. Ndër këto spikatin kryengritjet e fillim shekullit 20 të prirë nga Mehmet Shpendi kundër turqve, që u thyen keqas e në këtë trevë për pesë shekuj nuk mundën të vendosnin sundimin e tyre. Këtu në Dukagjin u mundën dhe dështuan me turpin e tyre përpjekjet serbo-malazeze për të pushtuar këtë anë. Dukagjinasit luajtën rol pozitiv për fitoren e revolucionit demokratik-borgjez të qershorit 1924; janë dukagjinasit, që me kryengritjen e vitit 1926 kundër regjimit feudoborgjez të Zogut, siç shkruan dhe historia, tronditën mbretërinë e tij. Edhe gjatë luftës së dytë botërore, dukagjinasit, filluar nga Heroi i Popullit Tom Kola, patriotët e shquar Gjon Marashi e Bal Marku, e te tjerë dhanë kontributin e vet në luftën për çlirimin e vendit nga nazifashistët.
Duke trajtuar gjithanshmërinë e Dukagjinit në librin me emër të njëjtë, veç personazheve gjatë shtjellimit të problemeve, autori në faqet e librit rendit dhe mbi 440 kuadro që shërbyen me përkushtim nga viti 1945-1990 në këtë zonë; prej tyre rreth 340 kanë qenë mësues, që dhanë kontributin e tyre të madh në përhapjen e dijeve dhe të kulturës filluar nga zhdukja e analfabetizmit që u deklarua më 1955 dhe deri tek arsimimi i popullsisë; përmenden mbi 100 kuadro që gjatë kësaj kohe dhanë kontributin e tyre brenda strukturave administrative dhe ligjore.
Në një pjesë të veçantë të librit, në 72 faqe të tij shkruhet në formën e portretit për 136 persona, gjashtë prej tyre jo dukagjinas, por kanë qenë përfaqësues të kësaj treve në parlamentin shqiptar. Vlen të theksohet si veçori se: shkruhet për figura të shquara, por portretizohen dhe njërës të thjeshtë me kontribut të theksuar për shoqërinë. Kështu shkruhet për artistin e përmasave evropiane Ndrek Lucën, por dhe për Pjetër Dedën që ka përdorur me mjeshtëri instrumentet e traditës: zumbarën, fyellin, lahutën, e te tjera i renditur ky i pari në malësi për talentin e tij krijues dhe interpretues. Shkruhet për mjekët profesorë Vuksan Kolën dhe Ndok Markun, me kontribute këta në fushën e mjekësisë në shërbim të popullit, por shkruhet dhe për ndihmësmjeken Lucije Ndojën e cila punoj dhe pas daljes në pension, për 15 vite pa pagë në shërbim të te sëmurëve, shembull ky unikal, ndofta dhe në botë dhe që me të drejtë pushteti i kohës e pat shpallur heroinë të punës socialiste.
***
Pa u zgjatur në këtë çështje dua të përmend atë që shpreh autori në këtë libër, në fillim të faqeve të tij, ku midis të tjerash thotë: -“Kam menduar një libër në të cilin përmblidhen shumë anë të realitetit të Dukagjinit”. Mund të thuhet pa mëdyshje se ia ka arritur plotësisht qëllimit duke dhënë për lexuesin një libër për këtë trevë në kompleks, të shkruar bukur dhe me nivel të lartë, me vlera të mëdha për brezin e sotëm dhe brezat që do të vijnë pas, libër ky që mundet t’u shërbejë dhe studiuesve si referencë në shumë fusha, për Dukagjinin dhe më gjerë.
2. Metoda e ndjekur prej autorit të librit-“Dukagjini” për të grumbulluar të dhëna nga shumë burime, filluar nga ato arkivale, muzeale, e te tjera, studimi i më shumë se 190 autorëve vendas dhe të huaj, që kanë shkruar për këtë zonë; takimi me më shumë se 200 personalitete shkencore e studiues të mirëfilltë, si dhe kuadro e ish të tillë që kanë punuar në Dukagjin, deri dhe njërës të thjeshtë të lindur atje dhe që e njohin mirë atë, prej të cilëve janë marre të dhëna; koha e gjatë katër vjeçare që Prof. Gjeta ka punuar, duke shkruar dhe rishkruar 636 faqet e këtij libri janë me vlera nxitëse për cilindo, që ka mundësi, të shkruaj për familjen, fshatin apo lagjen ku ka lindur, të shkruaj për zonën e më gjerë, qoftë dhe për probleme të veçanta.
Por mendojmë se veçoria kryesore që e dallon librin “Dukagjini” nga kahja e vlerave të tij nxitëse qëndron në atë se ato shtrihen në një kënd më gjerë, është vlera e tyre nxitëse, të paktën kështu duhet të jetë, deri në strukturat shtetërore: qeveria dhe dikasteret e saj përkatëse; për të mos e parë Dukagjinin siç shkruan me të drejt autori, vetëm me fjalë dhe premtime elektorale, siç ka ndodhur deri tani, por të nxitojnë që të hartojnë programe dhe të veprojnë në praktikë për ta ndryshuar gjendjen e kësaj zone nga kahja pozitive.
Ajo që thuhet në libër se zona e Dukagjinit është e pasur në minerale, se në Karmën e Kirit, në Xhan dhe rrëzë Jezercës ka pasuri me vlera të mëdha minerale si hekur-nikeli, alumini, e te tjera, që saktësinë e qenies së tyre e kanë vërtetuar ekspeditat e kërkimeve gjeologjike: italianë më 1939-1940, ato sovjetike më 1952-1960, kineze 1965-1970, dhe më pas ato shqiptare, nuk teprohet të thuhet, që duhet të nxitin institucionet dhe dikasteret përkatëse dhe vetë qeverinë për të vepruar e vënë në shfrytëzim këto vendburime me vlera të mëdha ekonomike, që do të ndikonte shumë në zhvillimin e zonës.
Problemet që ngrihen për pasuritë me vlera arkeologjike, që në bazë të gjetjeve të bëra, rrënojat e mureve në zonën e Grunasit (Theth) ishin të ndërtesave, që daton rreth 3000 vjet më parë, shërbejnë për të nxitur linjat përkatëse të shtetit, që të vijojnë kërkime të mëtejshme arkeologjike, për të bere te mundur sigurimin e të dhënave të reja, që do të ishin shumë interesante e me vlera të posaçme për të ditur hollësira mbi banorët e asaj kohe në këtë vend, e te tjera.
Gjendja mjerane e infrastrukturës rrugore, ideja dhe mendimi i autorit të librit, që asfaltimi i rrugës për në Thethin turistik, që është pozitive, të vijojnë për në Breg Lumi, qendër e zonës së Dukagjinit, duke vazhduar asfaltimi i rrugës ekzistuese nëpër fshatrat e komunës së Shoshit, Pultit dhe Urës Shtrejte e lidhur kështu me rrugën e asfaltuar tek Ura e Mesit, është ide dhe mendim i drejt me vlera të mëdha. Kjo sepse do të lidhin 4 komuna malore të Qarkut Shkodër me rrugë të asfaltuar, shumë e dobishme për banorët e këtyre njësive vendore. Prandaj shpresohet se do të nxitin dikasterin përkatës për të bërë studimet e nevojshme dhe me projektet e duhura të dalin me propozime qeverisë, që kjo rrugë, që asfaltimi i saj, të filloj dhe të përfundojë brenda katër vitesh të legjislaturës së zgjedhjeve që do të bëhen në qershorin e këtij viti.
Gjendja e shërbimit shëndetësor dhe ajo e shkollimit në zonë, që siç thotë autori i librit, janë thuajse në kufijtë e mos ekzistencës, duhet të alarmojnë dikasteret përkatëse dhe t’i nxit ato për ta parë situatën në vend dhe për të investuar me kuadro dhe financiarisht për të dalë nga kjo gjendje tepër e rëndë.
Tereni dhe klima e Dukagjinit favorizojnë veç të tjerash, për t’u zhvilluar blegtoria, për t’u prodhuar patatja dhe fasulja, për t’u zhvilluar frutikultura me vreshtarinë, zonë që favorizon bimët mjekësore dhe eterovajore, por nuk është siguruar treg, si për këto ashtu dhe për prodhimet bujqësore e blegtorale, mbase shteti do të nxitet për të ndihmuar dhe kredituar në të ardhmen.
Investimet dhe kreditimet, qoftë dhe modeste, që kanë filluar të bëhen për Thethin, shpresohet se do të shtrihen edhe në pjesët e tjera të Dukagjinit, i lënë gati krejtësisht pas dore në këto afër 20 vjet.
Prof. Zef Gjeta, duke punuar mbi librin “Dukagjini”, diku në faqet e tij shkruan: “Unë shpresoj dhe uroj që çdo lexues i këtij libri të bëhet një zëdhënës për të ofruar projekte dhe investime për zonën e Dukagjinit”. Duke reflektuar edhe në këtë, që uron dhe shpreson autori, unë radhita këto shënime, midis tyre dhe disa vlera nxitëse të librit të cilin mendoj se duhet ta ketë çdo qeveritar, ta ketë deputeti i zonës i cili duhej e duhet të trokasë fort në dyert e tyre, për ta parë me sy kritik e me precedencë Dukagjinin, për ta ndihmuar e kredituar për të. Vetëm kështu do të rritet besimi i banorëve aktualë, që të mos vazhdojë largimi i tyre nga vendi i lindjes, dhe do të ndikojnë pozitivisht që të kthehen plot prej atyre që e kanë braktisur atë.
I përfundoj këto shënime, duke e përgëzuar autorin për librin “Dukagjini”, dhuratë shumë e çmuar për bijtë e bijat e kësaj zone kudo ndodhen. Prof. As. Dr. Zef Gjetën e uroj për këtë, duke shpresuar se do të japë për lexuesin libra e studime të tjera për Dukagjinin. Mosha e tij kulmore, bagazhi i madh i dijeve që ka prej shkencëtari, përvoja e fituar dhe dashuria e tij për vendin e origjinës, ia mundësojnë këtë.
Marash Kola
Si po integrohen dukagjinasit
Mbas nëntëdhjetës pjesa më e madhe e dukagjinasve migruan ne zonat urbane kryesisht në Shkodër apo rreth saj. Qëllimi ishte për një jetë më të mirë, më e lehtë për t`u përballuar, me më shumë mundësi shkollimi për fëmijët e tyre, më afër shërbimit shëndetësor dhe me infrastrukturë më funksionale në shërbim të tyre. Duke qenë shumë vital, ata ndërtuan për një kohë rekord një jetë më të mirë dhe në përgjithësi bënë përpjekje maksimale për tu integruar me mjedisin e ri urban apo rural. Me lëvizjen demografike, krahas bazës materiale ata mbartën me vete vetitë e virtytet e formuara në Dukagjin ku pjesa më e madhe ishin për tu pasur zili nga çdo krahinë si: mikpritja, bujaria, solidariteti, besa e dhënë e të tjerë si dhe ishin të virgjër nga shumë veprime që zonat urbane me kohë ishin infektuar. Patën ç’farë të mësojnë nga njëri tjetri banorët e rinj e të vjetër duke marrë më të mirën nga secila palë.
Deri në këto momente si janë integruar dukagjinasit? Në përgjithësi ky proces ka ecur mirë e me hapa të shpejtë. Ku duket kjo? Ndërtuan për një kohë rekord shtëpitë e tyre me të gjithë parametrat bashkëkohorë. Ato, një pjesë e madhe janë vila shumëkatëshe ku banorët autoktonë nuk i kanë ndërtuar për shekuj. Për tu bindur mjafton të shkosh në lagjen “Mark Lula” apo ne komunën Rrethina. Ndër to shkëlqen higjiena e pastërtia dhe në oborret e tyre duket dora e një artisti apo e një bahçevani me shumë kulturë. Kanë një solidaritet të pashoq sidomos në rast fatkeqësish që nuk mjaftojnë vetëm me një përshëndetje me dorë por kontribuojnë edhe financiarisht, normë e cila ka gjete përkrahje graduale edhe në banorët më të vjetër. Kjo duket qartë kudo. Vetëm në shkolla që dominojnë nxënësit dukagjinas ka ndihmë materiale për bashkëmoshatarët e tyre që kanë pasur fatkeqësi në familjet e tyre siç ka ndodhur disa herë në shkollën 9-vjeçare Bardhaj, e ne te tjera.
Një pjesë e madhe e biznesmenëve në Shkodër janë dukagjinas dhe shquhen për korrektësi në zbatimin e ligjshmërisë në lidhje me shtetin. Në të gjithë sektorët e jetës si: në arsim, shëndetësi apo administratën publike dukagjinasit janë shumë korrektë në punë, puna nuk ju bën vajë dhe nuk përmenden për shkelje të normave të mirësjelljes apo veprime që bien ndesh me ligjet e shtetit. Në shumë shkolla të qytetit apo periferisë, nxënësit dukagjinas janë pjesë e krenarisë së tyre ku shquhen për asimilimin e shpejtë të dijeve bashkëkohore, mësimin e gjuhës së huaj apo kompjuterin. Kjo përbën një bazë të shëndoshë që në të ardhmen të ecin në gjurmët e shumë vendasve të tyre në dekada më parë në të gjitha fushat e jetës. Në të gjitha ekipet zinxhir të klubit “Vllaznia” ka sportistë të vegjël që shquhen për talentet e tyre, që na bëjnë optimistë se do të bëjnë emër në të ardhmen.
Dukagjini ka shoqatën e vet, e vetmja në veriun e Shqipërisë me aktivitet të dendur sasior e cilësor, me gazetën e saj e cila ka mbijetuar në sajë të përkushtimit të kryeredaktorëve, kryesisë së shoqatës, shkruesve vullnetarë apo bujarisë së sponsorëve, të gjithë këtyre dukagjinasve. Vetëm në gjashte vitet e fundit janë promovuar 26 libra me shumë vlera me autorë dukagjinas numër ky më i madh se promovimet e gjithë pjesës tjetër në Qarkun Shkodër. Si ka me qenë treguesi më i mirë për të treguar se sa shpejt e mirë integrohen dukagjinasit dhe sa vlera kanë.
Ngado që të shkosh në përgjithësi të flasin fjalët më të mira për banorët e rinj, për mënyrën e komunikimit, për mos prodhimin e konflikteve, për edukatën e te tjera.
Të integrohesh në mjedisin e ri do të thotë që anët më të mira që ke sjellë me vete dhe që i qëndrojnë kohës të harmonizohen me ato më të mirat që ke gjete në komunitetin e mjedisit të ri. Si është vepruar në këtë drejtim? Nga sa thamë më sipër tregon se integrimi jonë në jetën urbane apo rreth saj ka ecur me ritme të kënaqshme, ku mund të tregojmë edhe shumë shembuj të tjerë përveç sa treguam.
Megjithatë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se na mbetet mjaft për të bërë për të arritur nivelin e dëshiruar të integruarit. Ku i hasim këto dukuri frenuese? Po jap disa mendime: Nuk mund të jemi bashkëkohorë e të gatshëm me marrë statusin e qytetarit të moderuar, pjesë integrale e qytetarit shqiptar që synon të bëhet pjesë e familjes së madhe europjane, duke iu referuar çdo çast kanunit e duke i bërë elozhe atij. Aq më keq kur edhe keqinterpretohet dhe bëhen përpjekje për ta ndryshuar atë. Është e jashtë kohës që ky të mbetet në gojën dhe mentalitetin e të moshuarve që e konsiderojnë veten si shpëtimtar duke e interpretuar kanunin sipas oreksit të tyre të cilët na kujtojnë disa anëtarë partie dikur që i referoheshin Enverit e partisë në një kohë që kurrë s`kishin lexuar shkrime të tyre sepse nuk dinin. Ana më negative është se me kanunin po merren pak si tepër edhe njerëz me shkollë, të rinj, media e shkruar dhe elektronike ku këtë frymë kemi arritur ta fusim deri te “Big Bradhër”. Duke iu referuar këtyre normave ne jo vetëm që nuk i mbyllim plagët e vjetra, por përkundrazi i nxisim ato si gjakmarrjen apo frymën konfliktuale. Duhet përshëndetur fakti që janë minimizuar familjet e ngujuara apo vrasjet. Nuk është reale gjendja që paraqesin ca shoqata piramidale të përkrahura edhe nga shteti ku nëpërmjet medieve na paraqesin me shumicë fëmijë të ngujuar, pjesa më e madhe vajza që nuk ka qenë kurrë në kanun dhe sikur shumë mësues humanë po bëjnë mësim me këta fëmijë, diçka jo reale në atë masë që paraqitet. Nuk mund të integrohemi duke u bërë interpreto të kanunit primitiv, por duke zbatuar me fanatizëm ligjet e shtetit.
Në organizimin e ceremonive të ndryshme të gëzueshme e mortore kemi mjaft progres ku kanë se çfarë të mësojnë edhe qytetarët e vjetër si solidariteti e ndihma financiare, marrja pjesë e femrës krahas burrave siç është përcjellja për në banesën e fundit, por kemi mjaft edhe të riparojmë. Organizohen bankete shumë cilësore por nuk shkon me atë, futjen e njerëzve mbi bazën e bajraqeve e fiseve duke arritur deri aty sa me i shkëputë edhe nga gratë se gjoja me to nuk mund të rrish në krye të vendit. Arrijnë deri aty sa me mbajte fjalime në një kohë që nuk mund të kërkosh kurrgjë, sepse të gjitha i ke përpara dhe se organizimi është bërë paraprakisht e jo siç thotë ligjëruesi.
Nuk bëjmë progres me bajraktarë, vojvodë, këmbë fisi e të tjera primitivizma që nuk janë të kohës dhe nuk kanë as forcë vepruese. U bëmë gazi i botës me gjamë burrash mes qytetit si para 500 vjetësh, apo me vajtore që as zona e tyre përkatëse nuk i merr e bëhen aq qesharakë sa nganjëherë ngatërrojnë të vdekurin me të gjallë. Normat e vjetra kanunore kurrë nuk kanë pas barazi gjinore e këto mbeturina vazhdojnë të na mundojnë edhe sot. Për të njëjtin pjesëtar familje gruaja mban zi të paktën 12 muaj e privuar nga çdo lloj aktiviteti kurse bashkëshorti jo, në një kohë kur urbania e vjetër nuk e bën një gjë të tillë. Pra duhet të kemi të qartë se kurrë nuk integrohemi plotësisht pa ecë krah për krah me femrën në ketë drejtim pa kontribuar edhe ne për barazinë gjinore. Për të bindur të tjerët se jemi qytetarë me kulturë dhe pranojmë ndryshimin në sensin pozitiv dhe se përshtatshmërinë e kemi në gen, duhet të ndryshojmë mënyrën e komunikimit, duhet të përdorim një gjuhë e fjalor të kohës, i ndryshuar nga ai që kemi pasur në vendlindje. Nuk duhet të veprojmë që njerëzit të na bëjnë me gisht. Me gjithë përmirësimet, vazhdojmë të flasim me zë të lartë sidomos në ambiente publike. Në një bar bëjmë diferencën në sensin pozitiv në paraqitje e veshje por në komunikim biem në sy jo pozitivisht.
I kemi sjellë me vete e disa i zbatojnë prapë kudo ku ndodhen shprehjet: nëmin qirin, ç`ka paça, token, mallin, fenë e deri duke sharë njerezit e vet , ku kjo e fundit krejt e re se nuk ka pas ekzistuar. Këtu nuk e shtroj problemin mos me fole me gjuhë dialektore, por sipas normave të lejuara që i qëndrojnë kohës.
Integrimi është një poçes i gjatë ku në radhë të parë duhet të dimë ç`është ai, domosdoshmërinë e tij dhe se ç`farë kemi në dorë ne për ta përshpejtuar atë. Familjet më të mëdha e me zë në Shkodër në fillim nga malet janë ule ku një pjese e tyre bëhen te njohur edhe nga mbiemri që mbajnë dhe me punën e mirë të tyre qe kanë bërë në Shkodër dhe emrin e madhe qe ka marre ajo. Më kot disa qytetarë paragjykues kanë frikë se gjoja “të ardhurit” po prishin qytetin. Përkundrazi, dukagjinasit duke qenë shumë vitalë, me punë, përpjekje e sjellje do ta rregullojnë imazhin e tyre dhe të jeni të sigurte se jo vetëm nuk do ta prishin qytetin por do të ja ngrenë akoma më lart emrin vendbanimit të ri siç kanë bërë edhe paraardhësi te tyre. Sigurisht që për këtë duhet shumë punë duke luftuar të keqen tek vetja e te të tjerët, duke përkrahur të renë e bashkëkohoren, pra duke përshpejtuar procesin e integrimit në vendbanimin e ri.
Prelë Shytani
TE KERKOSH TE DREJTEN NEPERMJET GREVES SE URISE?!
Me datën 28 shkurt 2009, anëtarë te shoqatës “9 Janari“ janë futur ne greve urie! Pse? Me datën 9 Janar 2004, fëmijët e tyre nisen për ne token e premtuar përtej deti, ne Itali, për te siguruar një jete me te mire, se atë nuk po e gjenin ne vendin e tyre. Ata ishin 34 djem dhe vajza, kryesisht prej Veriut te Shqipërisë. Kjo date për ta paska qene e tmerrshme, fati final i jetës se tyre, për tu bere objekt i politikes, objekt i drejtësisë shqiptare dhe me gjere, por pa shprese për te gjetur drejtësi. Ne këtë nisem fatale humben jetën 28 vete prej tyre, por 8 vete nuk u gjeten deri tani dhe për rrjedhoje nuk kane as varre. Këta te tete ishin: Kreshnik Bjeshka, Ndue Gjin Sana, Marjana Zajeti, Ermira Nilaj, Gjin Grishaj, Artan Xhilaj, Artan Zagrini dhe Farine Dizdari.
Shume zhurme u be, shume britma pati, deri edhe ne Kuvendin e Shqipërisë. Aty e me tej shume lot krokodili u derdhen. Disa nuk ju shmangen cinizmit, duke thëne: “… Kush jua ka fajin atyre fatzinjve?! Ata, vete i nisen fëmijët e tyre dhe nuk kane kujt t’ia kërkojnë fajin!!!”. Disa te tjerë shfrytëzuan rastin për kapital politik, duke derdhur sa munden balte mbi qeveritaret e asaj kohe. Dikush, prej atyre politikaneve prindërve te këtyre fatzinjve, ne shtëpitë e tyre, ju tha: “Ju jap besën e malësorit, se me te ardhur ne pushtet, drejtësia do ta thotë fjalën e saj duke ju dhëne juve drejtësinë qe ju takon”. Prindërit e fatzinjve e besuan, se ne fakt askush nuk mund te mos e besonte fjalën e “burrit te malësisë”. U bene hetime pas hetimesh, gjyqe pas gjyqeve dhe me ne fund u dënuan 11 vete. Gjashte prej tyre me nga 25 vjet heqje lirie dhe pese prej tyre janë dënuar ne mungese. Është interesant se edhe ata qe kane shpëtuar nga ajo llahtarisem e natës 9 për 10 Janarin e vitit 2004, janë jashtë shtetit! Nuk e dimë se sa i kane shërbyer zbardhjes se kësaj ngjarje te jashtëzakonshme!?
Me datën e 10 janarit te çdo viti, prindërit e tyre ne vendin e nisjes se gomones se vdekjes hedhin lule, me shpresën se janë duke “komunikuar” me ta, dëgjojnë “zërin” e njeri tjetrit dhe shpresojnë se një dite do te gjinden kockat e tyre dhe do tu ngrihet nga një varr për ta pasur me te lehte te “komunikojnë” me ta nëpërmjet luleve qe do te vendosin mbi te! Ne këtë rruge te gjate prej me shume se 16 orëve, bisedat përqendrohen ne një objekt te vetëm: Drejtësia do te na zbardhe te vërtetën? Vetëm këtë kërkojmë. Një pjese prej prindërve te tyre, ne fundin e vitit te kaluar bene një takim me Kryetaren e Kuvendit, zonjën Jozefina Topalli, e cila ju ka thëne: “Ngjarja e 9 Janarit 2004, është një sekret shtetëror qe nuk ka për tu hapur kurrë …”. Ne ditët e grevës, deputet Astrit Bushati dhe Arenca Troshani, ne emër te deputeteve te Qarkut Shkodër, nëpërmjet një konference shtypi, i bëjnë apel Prokurores se Përgjithshme te rihapet dhe te behet hetimi i ri i çështjes se 9 Janar 2004!? Deputeti Pandeli Majko i dërgon një letër Prokurores se Përgjithshme, nëpërmjet se cilës i kërkonte për te rihapur dhe te behet hetimi i ri i çështjes se 9 Janar 2004!? Këta njerëz, qe janë përfaqësues te popullit me mandatin e “deputet”, këta njerëz qe quhen “politikane”, janë aq te pa turp, aq hipokrit sa te tronditin dhe te bëjnë qe te humbësesh çdo ndjenjën njerëzore. Me ke tallet zonja e “hekurt” e Shkodër Lokes? Ku ishin deputet e Qarkut Shkodër deri tani? Ku ishte Pandeli Majko deri tani? Ku është Pëllumb Qazimi, ish Shefi i Shtabit te Përgjithshëm i “Forcave te Armatosura” Shqiptare, gjenerali me tre yje, gjeneral Lejtnanti (Këto yje ju dhanë ne mënyrën me te padrejte, se ne vitin 2000 ishte me gradën Kolonel dhe për katër vjet duke shkelur çdo norme te ligjit te gradave ne R SH, i jepen tre yje)? Për “aftësitë” e tij për te shpëtuar jetën e shqiptareve, emërohet Ambasador ne Republikën e Bosnjës!!! Ku është Bajram Ibraj, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit te R SH, me gradën Drejtues i Pare? Për “aftësitë” e tij për shpëtuar jetën e shqiptareve, emërohet Ambasador ne ….!!!
Këta, dy drejtuesit me larte, njeri i “Forcave te Armatosura” dhe tjetri i Policisë se Shtetit, ne orën 19. 40 te datës 9 Janar 2004 janë njoftuar për objektin qe ndodhet ne det, qe rrezikohet te mbytet dhe qe kërkon ndihme, sipas dokumentit qe jep kronologjinë e vrojtimit dhe informacionit mbi ngjarjen e asaj date ne det. Ata nuk i shpëtuan jetën shqiptareve!? Ata njerëz, nga do qe te ishin, shteti ka për detyre t’ju shpëtoj jetën. Për “shërbimin e përkryer” qe ju bene shqiptareve, duke lenë 28 prindër pa fëmijë”, shpërblehen duke i emëruar ne detyrën e Ambasadorit ne vende te tjera, për te përfaqësuar shtetin Shqiptare po me aq “përkushtim” sa te “përkushtuar” ishin ne funksionet e larta ne Shqipëri!!!??? Ju lumtë strukturave shtetërore qe i propozuan dhe qe i emëruan këta te papërgjegjshëm ndaj shtetasve te shtetit te tyre, për te përfaqësuar shtetin ne vende te tjera.
Për te gjitha këto papërgjegjshmëri, për te gjitha këto qëndrime hipokrite ne tërësi ndaj shtetasve shqiptar dhe ne veçanti ndaj fatzinjve te asaj nate te tmerrshme qe i la prindërit pa fëmijë, anëtarët e Shoqatës “9 Janari” duke mos gjetur rruge tjetër për te gjetur drejtësi u futen ne greve urie deri ne sakrifikim te jetës se tyre. Ndoc Bjeshka qe kishte humbur djalin e vetëm-Kreshnikun, Mark Grisha qe kishte humbur djalin-Gjinin me bashkëshorten Ermira, e cila ishte edhe me fëmijë ne bark, Ndue Zajeti qe kishte humbur vajzën-Marjanen, u futen ne greve urie dhe me vete kishin marre arkivolet.
Ne ditët e para te grevës u takova disa here me kryetarin e shoqatës “9 Janari”, zotin Nikoll Mehillaj, kemi biseduar për qëllimin e grevisteve dhe objektin e tyre. Objekti i tyre ishte: “Te rihapet hetimi i ngjarjes se 9 Janarit 2004 duke i kaluar Prokurorisë se Krimeve te renda, se kishin dy dokumente,, te cilat mjaft te qarte tregojnë se një gomone me 8 vete te vdekur është rimorkiuar ne thellësi te ujërave te detit Jon, ose është groposur! Pra, te rihapet hetimi dhe te gjenden trupat(kockat) e fëmijëve tanë ...”. Gjithçka është e qarte dhe nuk ka nevoje për komente. Kërkesa është tepër e thjeshte dhe dinjitoze: zotërinj te drejtësisë-jepni rruge këtyre dokumenteve!? Por gjithçka për 22 dite ra ne vesh te shurdhër. Asgjë e qarte dhe e sakte, përveçse hipokrizi! Është e vërtetë qe Prokuroria e Apelit ne Vlore, me datën 13 Mars 2009 e rihapi çështjen, por jo nga Prokuroria e Krimeve te Renda! Pse??? Me Kryetarin e shoqatës “Integrimi ne Evrope”-zotin Gjergj Perluca dhe Kryetarin e seksionit te veprimtarive te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, vizituam grevistet, por ne nuk kishin gjë ne dore, veçse ju jepnim kurajë ne realizimin e qëllimit te tyre.
Edhe ne, nëpërmjet këtij shkrimi nuk mund te zgjidhim problemin e tyre, por kemi për qellim, te bëjmë apel opinionit shoqëror, shoqërisë civile, se duhet te ndërgjegjësohemi për te kërkuar te drejtat tona, duhet te ndërgjegjësohemi se shteti ka për detyre te na krijoj mundësinë për te jetuar ne Nënëloken tone, qe e ka emrin Shqipëri qe fëmijët tanë te mos marrin rrugët e emigrimit për te siguruar jetën. Kërkesat tona duhet te jene te qarta dhe pa kthim prapa deri sa ato te bëhen realitet. Ato duhet te jene larg politikave te ditës, se deri tani kane treguar: “... jam me ty sa te kaloj lumin, se pastaj te dhjes edhe kalin”.
NDUE SANAJ
BUKA NË MORTE TRADITË APO DOMOSDOSHMËRI?
Po te studiohet me vëmendje prejardhja e Dukagjinit, ajo nuk është e njëjte. Shume fshatra te kësaj krahine kane prejardhje te ndryshme, traditat dhe zakonet e te cilave janë trashëguar deri ne ditët e sotme, pavarësisht se ato, sot, me pak ndryshime janë te njëjta. Pra ne rast se këto zakone (tradita) i studiojmë ne rrjedhën e tyre gjate viteve e shekujve kane pësuar ndryshime deri ne ditët tona duke ju përshtatur dhe bere te njëjta për te gjithë sipas kohës.
Unë po trajtoj vetëm njërën nga këto zakone apo tradite, dreken apo darkën ne mort.
Duke u nisur nga pyetja shume domethënëse dhe e thjeshte “buka ne mort a ka qene tradite apo domosdoshmëri”?
Dihet se para dy-tre shekujsh, Dukagjini ka pasur popullsi te vogël, dhe ne atë kohe këto zakone nuk kane pasur këto përmasa qe kane sot. Ne një periudhe, jo me shume se një shekull me pare mund te drekonin ose te darkonin 50 deri 100 përsosna. Ato sot janë te përmasave jashtëzakonisht te mëdha. Sot, ne një mort, qe nga momenti i vdekjes e deri ne ditën e trete te varrimit drekojnë e darkojnë rreth 1000 persona, për te cilët shpenzimet janë te pallogaritshëm..
Nga studimi i mënyrës se pritjes ne mort, ne Dukagjin, ne kohe e periudha te ndryshme është përdorur vetëm kafe pa sheqer (dhe kjo kafe misri apo thekre), me vone u fut edhe rakia me gote pasuese njeri tek tjetri, me një gote ne sofër, duke ju falur njeri - tjetrit, buka thjeshte pa meze por buke e djathë, lëng dhe mish sipas rastit.
Me vone u hoq rakia. Për ketë ka edhe shembuj. Për te hequr rakinë, tregojnë se u veprua ne ketë mënyrë: “Me i pasuri i katundit pasi vendosi vozën me raki para burrave duke thëne: unë e kam rakinë, por ndoshta dikujt nuk i qëllon se është me i varfër, prandaj kërkoj ta heqim rakinë ne mort!? Burrat një zëri vendosen ta hiqnin dhe u hoq për disa kohe rakia ne mort”.
Këto zakone u mbronin me saksione popullore, me “ligje shoqërore deri me ndëshkim për ata qe e thyenin”.
Ne shekullin e kaluar, ne fillim përmasat e shpenzimeve ne mort ishin te mëdha, te cilat erdhën duke u zvogëluar si ndërgjegjësim e domosdoshmëri deri ne vitin 1990. Por, për çudi, ato sot, kane marre përmasa te mëdha deri ne atë mase, sa nuk dihet a është dasme apo mort, pasi paraqitja ne sofër(tavoline) e ushqimeve për dreke apo darke morti nuk dallohen nga ato te një dasme te zakonshme.
Ne baze te studimit tim, ushqimi ne mort ne malësitë tona dhe veçanërisht ne Dukagjin është dhëne për këto arsye:
Buka, ose ushqimi ne mort, përpara një shekulli është dhëne, se ka qene një domosdoshmëri dhe jo një zakon apo tradite! Ne ato kohe, largësia e pjesëmarrëseve ne mort ishte e madhe, mbi disa ore deri një dite, kështu qe pas varrimit ata nuk kishin mundësi për te shkuar ne shtëpi me dite. Kontributi i te gjithë banoreve te fshatit te familjes qe kishte vdekjen ishte i jashtëzakonshëm. Sipas bujarisë tradicionale, fshati mbulonte pjesën e shumte te shpenzimeve, duke lehtësuar familjen përkatëse ne këtë fatkeqësi. Me te ndodhe vdekja, ne fshat jepej “kushtrimi” me zë deri ne largësinë e mundshme brenda fshatit dhe fshatrave përballë, ndërsa ne fshatrat e largëtau bënte me nga dy lajmëtarë, te cilët ishin shume te sakte dhe korrekte, një tradite baze ne mort, për te vu ne dijeni te afërmit dhe miqtë për ditën e varrimit. Ne ditën e varrimit çdo familjare ne fshat çonte tek familja qe kishte mortin: një buke, një te premë djathi, një ibrik raki, dy gota, një sofër, një barre dru, 10 luge, një blude(sahan) e te tjera sipas mundësisë. Pasi varrosej i vdekuri shtrohej dreka apo darka sipas rastit, dhe pastaj u shpërndanin për te fjetur neper shtëpitë e fshatit. Pra, ne ato kushte buka e mortit ka qene një domosdoshmëri.
Po sot a është domosdoshmëri?
Pas vitit 1990 pjesa dominuese e dukagjinasve u larguan nga fshatrat e tyre dhe u vendos ne qytetin Shkodër dhe fshatrave per rreth tij, si dhe ne qytetin Tirane apo dhe me gjere, për te siguruar kushte me te mira jetese. Mire u be dhe vijon te behet, se njeriu bene përpjekje te jetoje me mire. Deri këtu gjithçka mire. Por, gjate kësaj lëvizje te popullatës, ne vend te jetohet dhe te veprohet sipas shprehjes popullor: “sipas vendit behte dhe kuvendi”, vijohet akoma sipas disa traditave te prejardhjes!!!???
Me te drejte linde pyetja: nëse nuk është e drejte te zbatohet kjo tradite ne ditët tona, atëherë pse vijohet ne baze te traditave te vjetra, te cilat nuk janë sipas kërkesave te komunitetit me te cilët bashkëjetojmë, ose kushtet e jetesës se re nuk i pranon, nuk i pranon koha, pse ecim ne baze te tyre???. Duke biseduar ne kafe, ne vizita familjare, ne grupe te vogla shoqërore apo ne kuvendin e burrave te vjetër ne fshatin Bleran, te gjithë themi se disa tradita te se shkuarës jo vetëm qe nuk duhen te zbatohen, por ato janë bere tepër te renda dhe te papranueshme, te cilat po i afrohen një dasme, qe ju mungon vetëm orkestra. Atyre duhet t’u jepet fund, por asnjë nuk merr nismën. Jo vetëm kaq, por asnjë nuk merre përsipër ta analizoje dhe te përcaktoj nevojën e domosdoshmërinë e tyre apo jo? Sot, nuk kemi nevoje te udhëtojmë shume për te bere respektin përkatës. Shtëpia është me afër se lokali ku do te drekohet apo shtëpia ku është morti. Këto tregojnë se sot nuk është domosdoshmëri qe pjesëmarrësit ne mort te drekojnë apo darkojnë pas mortit, por duhet te krijohet bindja e shembullit personal për te vepruar sipas kushteve te kohës qe jetojmë sot dhe rrethit shoqëror ku banojmë me moton: “E kuptoj unë, e kuptojnë te afërmit e mi, e kuptojnë shokët, e kuptojnë miqtë”, dhe me ketë kuptim ky problem shoqëror merre zgjidhjen e duhur. Dreka apo darka ne mort sot nuk është domosdoshmëri, prandaj nuk duhet te praktikohet. Te bëjmë edhe ne, ashtu siç nuk i praktikojnë edhe komunitetet e tjera ne Malësi te Madhe, ne Nënshkodër dhe ne Lezhe.
PRELE KROJ
ESE PËR SHEFAT
Shefat nuk kërkojnë kurrë të drejtë por e marrin atë nëse nuk ua kanë dhënë më parë servilat dhe mediokrët.
Në të shumtën e rasteve, para se të caktohen shefat bëhet një zgjedhje: pas kësaj emërojnë në këtë post atë që është më pak i përshtatshëm për ti shërbyer punës.
Shefat nuk kanë mendime të tyre, por si dëgjojnë gjithë mendimet e të tjerëve, bëjnë një “shartim” të tyre, duke dhënë në mjaft raste një mendim hibrid shterpë.
Nuk është faji i shefave që pasi emërohen në post ndërrojnë sjelljen e tyre: gjithë fajin për këtë e ka vendi i punës.
Shumica e shefave në këtë botë nuk janë në gjendje të marrin përsipër dhe të realizojnë asnjë pozicion pune të ndryshëm nga ai që kanë, të cilën përgjithsisht nuk e bëjnë si duhet.
Ka dy lloje shefash: ata që e kanë fituar vendin me punë e pas kësaj rrinë rehat, dhe ata që e kanë fituar vendin pa punuar ku vazhdon të mos punojë.
Shefat do të vazhdojnë të kenë gjithmonë të drejtë, për aq kohë sa vota e tyre është jo e barabartë (gjithmonë më e madhe) se vota e bashkëpunëtorëve të vet.
Nuk është e vërtetë që shefat nuk dinë të bëjnë asnjë punë: ata nuk mund apo nuk duan të punojnë.
Shefat modernë duhet të kenë dy sekretare: nga një për secilin gju.
Kush di bën leksion, kush nuk di mëson, kush nuk di as mëson e caktojnë në krye si administrator.
Puna e shefit është të flasë, e vartësve të dëgjojnë dhe të punojnë. Dhe thonë pastaj se puna fillon e mbaron në të njëjtën kohë për të dy palët.
Shefat pijnë vetëm në raste të veçanta: siç janë ato kur tavolina paguhet nga të tjerët.
Kur shefi të thotë se kjo nuk është punë parashë, por punë parimesh dhe filozofie, me siguri të plotë që është punë parashë, por ato duhet të jenë më shumë se sa ju keni ofruar më parë.
Shpesh herë është provuar se mendja nuk duhet të vritet shumë: në rastin e shefave, ajo nuk duhet të vritet fare – kjo përkon me teorinë e ruajtjes së kuadrit.
Tek shefat ndodh ligji i kompensimit: në rast se janë inferior në inteligjencë, kanë budallallëk me shumicë.
Shefat janë kaq të “shkathët” deri në atë shkallë sa gjithë njohuritë dhe aftësitë që gëzon stafi i tyre, mendojnë se janë pasuri e vetë shefave.
Shefat nuk duan rreth vetes vetëm njerëz që thonë PO. Kur ai thotë JO, edhe ata që e rrethojnë duhet të thonë JO, gjithashtu.
Një shef i vertetë është ai njeri që delegon të gjitha detyrat e veta, që shpërndan të gjitha fajet dhe që merr përsipër të gjitha meritat.
Shefi është pjesa kockore e administratës që është heret kur ju jeni vonë, dhe është vonë, kur ju jeni heret.
Shefi është ai njeri që thërret mbledhje të stafit sa herë që e shikon të arsyeshme dhe që e fillon takimin me marrjen e mungesave.
Një shef i butë, pasi vartësi i tij i thotë se ka qënë në kishë për tu lutur për rritje të ardhurash, i thotë vartësit se nuk duhet të shkojë asnjëherë për tu lutur në kokën e tij dhe pa marrë më parë aprovimin.
Unë kam hasur në një shef shumë fleksibël: ai më lejon mua të vij në punë kur të dua para orës 8 dhe të largohem nga puna kur të dua pas orës 16.
Nëse në një kompani private ju do të punoni shumë gjatë 8 orëve të ditës së punës, ju do të bëheni shef dhe do të detyroheni të punoni 12 orë në ditë.
Shefi im është njeri i veçantë: nëse ju vini 2 minuta me vonesë ju ndalon rrogën, kurse po të vini 2 minuta para ju vën gjobë për shfrytëzim të ambjenteve të punës.
Një shef me eksperiencë vë vartësin në dilemë: “Në rregull, ju mund të filloni punën si asistenti im, por në këtë pozicion nuk dua vetëm një njeri që thotë: “PO”. Në rregull?”
Ju mendoni se është e lehtë të jesh shef? E keni gabim! Imagjinoni, ai duhet të ngrihet herët çdo ditë për të parë se kush vjen me vonesë në punë.
Kur ti nuk ia vë veshin një rregulli të mirësjelljes je harbut. Kur shefi yt anashkalon disa rregulla është origjinal
Kur ti i bën qejfin shefit je servil. Kur shefi yt i bën qejfin eprorit të vet ai është i hapur për bashkëpunim.
Kur ti nuk je në vendin tënd të punës, sorollatesh kot. Kur shefi nuk ndodhet në zyrë, ai me siguri ka punë të rëndësishme për të zgjidhur.
Kur ti nuk vjen në punë se je sëmurë, me siguri që je njeri shumë i prekshëm nga sëmundjet dhe i mefshët. Kur shefi rri një ditë në shtëpi ai me siguri është i sëmurë.
Kur ti merr leje pushimi, me siguri që po kërkon për një vend tjetër pune. Kur shefi largohet me leje e bën se ka qënë i mbingarkuar.
Kur ti harxhon shumë kohë për të realizuar një punë, je një tip fare i pa aftë dhe i mefshtë. Kur kjo gjë i ndodh shefit ai është i thelluar.
Kur ti nuk arrin të përfundosh punën në kohë je dembel. Kur shefi yt nuk e kryen punën në kohë kjo ndodh pasi ai është shumë i zënë.
Kur ti bën gabim je një idiot. Kur kjo gjë i ndodh shefit tënd, ai është qënie njerëzore dhe si e tillë mund edhe të gabojë.
Kur ti bën një veprim me kokën tënde, ke shkelur kompetencat. Kur shefi bën të njëjtën gjë thuhet që ai ka iniciativë.
Kur ti këmbëngul në një ide thuhet se je kokëderr. Kur shefi yt bën këtë gjë ai quhet njeri i vendosur dhe këmbëngulës.
Në të shumtën e rasteve shefat kanë deficiencë në aftësitë e tyre, por duke patur shkallën e inkompetencës të lartë, i ndihmon ata të ngjiten në karrierë.
Të gjithë shefat e fillojnë karrierën e tyre si drejtues të vegjël por gjithnjë ëndërrojnë të bëhen të mëdhenj dhe në të shumtën e rasteve ia dalin mbanë.
Shefat nuk arrijnë të bëjnë vepra konkrete jo se nuk dinë apo nuk munden, por sepse ua marrin kohën çështjet rutinë: dreka, darka, gostitë dhe koktejlet e pafundme.
Shefat janë si frika: i kanë sytë e mëdhenj, zemrën të vogël dhe këmbët të shpejta.
Në përgjithësi shefat mjanë njerëz të sakrificës: ata pranojnë të mos i quash në emrin e tyre, por thjeshtë “shef”.
Shefat janë shumë indiferent ndaj parasë, ti ja jep rushfet dhe ai i fut në çantë pa i numëruar.
Shefat kanë një problem të madh me veten e tyre: nuk mund të kufizohen të japin fjalën dhe nuk mund të jenë të pakufizuar për të arritur të mbajnë fjalën e dhënë.
Të gjithë shefat veç e veç mendojnë se rregulli ka edhe përjashtime, dhe që me siguri ai vetë i përket pikërisht këtij përjashtimi.
Është një rregull i pashkruar që vepron për më shumë se 93.2% të shefave: ata sillen me prepotencë dhe arrogancë me vartësit që të mbulojnë paaftësitë e tyre, ndërsa me eprorët janë servilë në mënyrë që të sigurojnë vazhdimësinë e të qënit shef.
Shefat nuk e dinë se mund të jenë vërtëtë më të zgjuar se dikush, por jo më të zgjuar se gjithkush.
Nëse nuk arrin të zgjidhësh punët e vogla të përditshme, gjej një mik e bëhu shef që të mos zgjidhësh anjë punë.
Shefat janë një krijesë që arrin jo vetëm të flasë, por edhe të hajë e të pijë në emër të të tjerëve.
Shefat nuk janë të këqij ngaqë nuk kanë të mira, por nuk janë të mirë sepse nuk pranojnë të këqiat që kanë.
Shefat mund të ndahen në tre kategori: ata që nuk duan të arsyetojnë – janë fanatikë, ata që nuk dinë të arsyetojnë – janë mediokër, ata që nuk guxojnë të arsyetojnë – janë vegël.
Shefat ngjajnë shumë me daullen: kanë zërin shumë të lartë edhe pse nga brenda janë bosh.
Është e kuptueshme që shefat nuk mund të jenë dijetarë, filozofë, shkencëtarë, teknicienë, etj. por vartësit e tyre kërkojnë që ata së paku të jenë njerëz.
Prof. ZEF GJETA
PRINCIPATAT E ARBERIT PARA INVAZIONIT OSMAN
Kur turqit filluan me zaptue Evropën, Arbëria ishte nda ne disa principata te pa varuna dhe shpesh here ne lufte me njena tjetrën.
Ne Shqipnine e Veriut sundonte familja e Balshajve. Emni i tyne vjen nga Belletium, nji qytet i vjetër Latin qe ishte selija e nji Peshkopate ne kohen e Ilirisë. Mbas vdekjes se Stefan Dushanit, me 1375, Balsha i Pare me tre te bijtë ngritën krye kundër sundimit serb dhe bashkuen tokat shqiptare. Sundimi i tyne shtrihej prej Shkodre dhe Tivari ne Veri, deri ne Gjinokaster e Kostur ne Juge, dhe me Ohrin e Prizrenin ne Lindje. Për nji kohe te shkurte Balshet u zgjenuen ne Veri deri ne luginën e lumit Narenta te Dalmacisë, dhe mbretnija e tyne me qytetin Shkodër kryeqytet, ishte dy here me e madhe se Shqipnija e sotme. Nji nga arsyet kryesore te suksesit te tyne asht se Balshet u shkëputen nga Patrikana Ortodokse dhe u bashkuen me Kishën Katolike me 1368. Ne ketë mënyre, Shqipnija pruni ne vend prirjet e saj te natyrshme, qe asht me lidhe fatin me Perëndimin. Venediku u ndihmoi Balshajve me u shkëput nga zgjedha e Serbisë. Por, kur e pa se ata po bëheshin te rrezikshëm për Perandorinë Venedikase ne Adriatik, Venediku iu ndihmoi turqve me shkatërrue mbretenine e tyne. Ne kohen e Skënderbeut, principata e Balshajve kishte mbete nji cope toke ne mes te Lezhës dhe qytetit Shkodër, ku kishte kenë dhe vendlindja e tyne.
Dukagjinet, ishin nji familje shume e vjetër qe përmendet ne histori qysh nga mbarimi i shekullit XIII. Tokat e tyne shtriheshin gjate bregut te majte te lumit Drin e deri ne Lezhe. Ne shekullin XV dukagjinet ishin nda ne dy dege dhe posedimet e tyne përfshinin tokat arbnore ne Verilindje te qytetit Shkodër me Gashin, Krasniqen, nji pjese te Mirditës, Pejen, Jakoven(Gjakoven). Pal Dukagjini dhe i biri-Leka i famshëm, qe sundonin mbi krahinat e Veriut. Ndërsa dega e dyte kishte trashëgue tokat ne Verilindje te qytetit Lezhe. Pasardhësi i tyne Progoni i II hyn ne marrëveshje me Venedikun dhe i dorëzoi qytetin Lezhe, qe luajti nji rol historik ne kohen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ne Shqipnine e Mesme sundonte familja e Topiajave, qe ishte nda ne dy dege: te Veriut dhe te Jugut. Topiajt e Veriut kishin ba krushqi me familjen mbretenore – Anjon(Anzhu) te Napolit. Me rekomandimin e Mbretit, Robert te Napolit, Papa i dha Tanush Topine titullin “Kont i Madh”. Pak kohe ma vone serbet nen Stefan Dushanin sulmuen Shqipnine, dhe Tanush Topija qendrën ne Durrës si vasal i Mbretit te Napolit. Pjesëtari ma i famshëm i kësaj familje ishte Karl Topija, i cili i prini kryengritjes se shqiptareve, mësoi nga fuqia Despotin e Epirit dhe shtriu sundimin e tij deri ne Ohër dhe ne Arte. Kështjella e Krujës dhe e Petreles-ishin ne vartësi te topijave, Karl Topija i fortifikoi qe te dyja dhe ndërtoi nji manastir, ku janë shkruejte titujt e tij si Princ i shqiptareve dhe i pari i shtëpisë se Francës.
Ne krahun e majte te lumit Shkumbin fuqine e kishte familja e Muzakeve, qe ishin te paret e qytetit te Beratit dhe te Myzeqesë. Mbreti, Karl i Napolit i kishte dhanë titullin “Marshall” i Shqipnise, Andrea Muzakes, pjesëtarit ma te famshëm te familjes.
Aranitet, ishin nji familje fisnike shqiptare qe përmendet për te paren here ne shekullin XI, kur Vasili II sundonte Bizantin. Ne shekullin e XIII, aranitet ishin zot te vendit ne Vlone dhe ne kështjellën e Kaninës. Ata bane krushqi me komnenet dhe muaren emnin Arianit Komneni. Ma i ndigjuem nder ta asht Gjergj Araniti, i cili doli fitues ne luftnat under turqeve ne shekullin e XV.
Ne Shqipnine e Jugut fitoi fame ne lufte kundër serbeve Gjin Bua Spata, i cili zgjodhi Artën si kryeqendër te Principatës se tij. Pasardhësi i tij Maurica pushtoi Janinën me 1403 dhe sundoi mbi Epirin. Shpatet ishin lidhe me Kishën e Romes dhe kishin rezistue me sukses kundër guvernatorëve te Bizantit, te cilët përdornin mercenare turq ne radhët e ushtrisë se tyne.
Familja e Kastrioteve kishte ne fillim vetëm dy katunde: Siqnen dhe Gardhiqin e Poshtëm te krahinës se Matit. I pari pjesëtar i kësaj familje qe përmendet ne histori, ishte gjyshi i Gjergj Kastriotit, Pal Kastrioti. Mbiemni vjen ndoshta nga katundi Kastri ne Mirdite. I biri i Palit, Gjon Kastrioti, u ba sundues i krahinës se Matit. Mandej, Principata e Kastrioteve u zgjenue kah Veriu dhe kah Linda deri ne qytetin Shkodër dhe Prizren. Burimet ma te besueshme na sigurojnë se Kështjella e Krujës bante pjese ne pronat e Gjon Kastritotit.
Nji fuqi e jashtme qe luajti rol te randësishëm ne historinë e Shqipnise gjate shekullit XV dhe ma vone, asht Venediku. Qysh prej Kryqezates se IV, politika e Republikës se “Shën Markut” kishte si qellim me sundue brigjet lindore te Adriaktikut. Tue mos qene te zotet me vue kambe mbi token shqiptare, Doge Dandolo dhe Pasardhësit e tij pushtuen dhe sunduen me nji dore te forte ishujt përtej bregdetit te Dalmacisë dhe te Greqisë nga Korfuzi e poshtë. Fillimi i invazionit Turk ne Ballkan i dha rastin Venedikut me korre suksese te reja ne politiken e zgjanimit ne det dhe ne toke. Familjet sunduese shqiptare, qe ishin zane ngushte nga rreziku i dyndjeve prej lindjes, ishin detyrue te lypnin ndihme nga Venediku, tue i dhanë kush nji skele e kush nji qytet. Kesi soj, me 1403 Republika e Shën Markut muer nga familja e Dukagjineve Lezhën tue pague nji te treten e te ardhunave qe sillte kjo skele me randesi ne at’kohë. Disa kohe me pare, Gjergj Balsha i II, i cili u mund prej turqve, u a fali qytetin Shkodër Vendiksave për nji shume te hollash.
Biografi i Skënderbeut, Marin Barleti, ban nji përshkrim te gjalle te Shqipnise ne vigjiljen e invazionit turk. Ai e quan Shqipnin Epir dhe tregon se ishte mbulue me pyje te dendun prej ku nxirrej lande drunit për te ndertue lloj-lloj anijesh qe përdoreshin n’ate kohe. Skelat e Shqipnise ishin qendra te nji lëvizjeje te madhe tregtare dhe mund te shërbenin si strehe te ndryshme për tanë nji flote, “Toka e Epirit asht shum pjellore dhe megjithëse qe livrohet pa shum mjeshtri, jep bereqet te bollshëm prej gruni. Ne bjeshkët dhe livadhet rritet nji bar fort i ushqyeshëm dhe bagëtia mbahen mjaft te shëndetshme dhe te majme”.
Nga përshkrimi i Barletit duket sikur edhe qytetet kishin ruejt pak nga shkëlqimi dhe monumentet e kulturës Romane. Durrësi ishte i zbukuruem me tempuj dhe kisha, me statuja dhe monumente te perandorëve. Ma i shquemi i te gjithëve ishte monumenti i Adrianit, nji kolos prej bronzi ne portën Veriore te qytetit, te mureve te kalasë, te cilën Barleti e quan “Porta Kabaline”. Muret e gjane te fortesës ishin ne gjendje te mire dhe kullat e nalta rreth e qark, ishin ende ne kambe. Amfiteatri, nji vepër arti e mrekullueshme, shërbente për dëfrimin e popullatës. Si skele, Durrësi vazhdonte me sigurue lidhjet tregtare ndërmjet Italisë dhe Ballkanit, tue sjelle fitime te majme për banoret. Limani ishte gjithmonë plot me anije qe ngarkonin dhe shkarkonin gjithfarë produktesh te tokës dhe te zejtarisë. (Ref: Jasques de Lavardin, Historia de Georges Castriote).
Siç mund te konstatojmë lehtësisht, Shqipnija e ndame ne principata, te cilat shpesh here u gjenden ne lufte me njena tjetrën, gjithsesi nuk mbetej mbrapa vendeve dhe shteteve te tjera, si këndej dhe andej Adriatikut. Pushtimi osman asgjësoi dhe shkatërroi çdo monument kulture dhe fetare. Shkatërroi infrastrukturën, bujqësinë dhe gjithçka tjetër, me përjashtim te gjuhës, te cilën nuk arriti ta asgjësojë, dhe kjo, fale rezistencës stoike te malësorëve trima, dhe, Bokdanit, Budit, Bardhit, e ne radhe te pare, Beçikemit, Barletit dhe Buzukut, te cilët e lëvruan dhe e shkruen duke na lanë “Testamentin” me te çmueshëm.
Personalisht jam kundër çdo pushtuesi, por edhe mes pushtuesve duhen ba dallime, dhe konkretisht: Arabet e pushtuen Spanjën për afër 700 vjet, por aty, asgja nuk prishen veçse ndertuen. Mbi 100 vjet, Algjeria ishte koloni e Francës, por po te shikosh Algjerin, asht vërtetë nji “Paris” i dyte. “Le te besojmë dhe te bindemi se, Shqipnija, se shpejti do te anëtarësohet ne Bashkimin Evropian, ne “ujnat” e rrjedhshëm te kulturës evropiane, me te gjithë traditat ma te mira te kulturës se pa “dizermueme” qe e trashëgojmë qe nga Mesjeta. Me zakonet brilante te ruejtuna ne gjoksin e maleve, atje ku kamba e pushtuesve nuk arriti te shkel asnjihere”.
MARK BREGU
RRUGA E MUNDIMSHME E KOSOVES DERI NE SHPALLJEN E PAVARESISE
Kaloi nje vit nga Shpallja e Pavarsise se Kosoves. Data 17 shkurt do te mbahet mend gjithmone sa do qe te ndryshojne gjerat ne bote. Po si arriti kjo dite? Sa mund dhe sakrifica u bene per kete dite? Kjo date eshte me e rendesishmja e e ketij gjysemshekulli per kombin shqiptar, per shqiptaret kudo ku ndodhen.
Kosova njihet per etnicitetin e saj. Ajo qe ne kohet e hershme ka qene e sunduar nga Dardanet qe ishin fise ilire. Kjo tregon qe dardanet ishin parardhes te kosovareve dhe jo te serbeve, sepse sic dihet edhe fiset ilire ishin parardhes te shqiptarve.
Pas Dardanve, Kosova si i gjithe Ballkani ra ne pushtimin e Perandorise Romake deri ne vitet 370 kur ajo u nda. Nga ndarja, Kosova si viset e tjera shqiptare mbeti nen sundimin e Perandorise Bizantine. Sundimi i Perandorise Bizantine vazhdoi deri ne mesjete kur Bizantinet u pushtuan nga Selxhuket dhe u krijua Perandoria Osmane. Perandoria osmane kerkonte qe ti shtrinte pushtimet e saj deri ne Evrope, por per te shkuar atje duhej te kalonte ne Ballkan. Keshtu qe vendet ballkanike duke pare rrezikun osman u mblodhen ne aleance. Ne vitin 1389 be dhe beteja e Fushe-Kosoves ku serbet pretendojne se ajo beteje u zhvilluam nga ata per mbrojtjen e trojeve te tyre dhe per kete arsye ato e festojne cdo vit ate beteje. Por kjo nuk eshte e vertete, sepse ajo ishte nje aleance e vendeve ballkanike dhe jo vetem e serbeve pavarsisht se u be me inisiativen e tyre. Me pushtimin osman, Kosove ishte pjese e Vilajetit te Kosoves me qender Shkupin. Pas 400 vjet pushtim ne vitet 1870, Kosova kthehet ne epiqendren e kryengritjeve patriotike per liri dhe pavaresi. Me 13 qershor 1878 krijohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo organizate shtriu deget e saj pothujase ne te gjithe Kosoven duke cliruar pjesen me te madhe te saj. Ne kete kohe Perandoria Osmane po pesonte renien e saj per shkak te krizes. Ne kete periudhe dolen dhe njehere kerkesat shoviniste serbe ne dem te popullit shqiptar. Ne kete periudhe dolen dhe disa nga herojnte te medhenj si: Haxhi Zeka, Ymer Prizereni, Sulejman Vokshi, Isa Boletini, Idriz Seferi, etj. Keta atdhetare dhe shume te tjere qe u bashkuan me to u bene tmerr i pashallareve osmane, te cilet arriten ti thyenin ato vetem me ane te dredhive. Pavarsisht se Lidhja e Prizrenit pushoi se ekzistuari kryengritjet vazhduan deri ne vitet 1912.
Me shpalljen e pavarsise, me 28 nentore 1912, u shpall pavaresia e gjithe trojeve shqiptare perfshi dhe Kosoven. Edhe pse Kosova u shpall e pavarur, ajo me 22 gusht 1913 e humbi sovranitetin sepse u nda nga fuqite e medha dhe mbeti jashte Shqiperise. Qe nga ky vit e mbrapa ne Kosove fillojne dhe vuajtjet me te medha te ketij populli.Ne keto vite shume kosovare u vrane nga forcat serbe. Ato filluan te sillnin kolon serbe ne Kosove. Populli i Kosoves ne kete periudhe pati shume burgosje dhe raprezalje . Pavarsisht ketyre ngjarjeve, gjate luftes se pare boterore ne Kosove zhvilluan disa kryengritje te udhehequra nga: Hasan Prishtina, Bajaram Curri, etj, por keto kryengritje u shtypen shpejt.
Mbas Luftes se I boterore ne Ballkan u krijua Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, pavaresisht ndryshimit te qeverisjes serbet vazhduan me masakrat e tyre mbi popullin shaqiptar. Serbet po ndiqnin cdo rruge te mundshme per te arritur te mposhtnin popullin kosovar. Ne keto vite u dalluan si ceta e Azem dhe Shote Galices, te cilet luftuan, Azemi dha jeten ne fushe beteje.
Nga vitet1925- 194141’ ne Kosove u duk qarte sundimi kolonial i serbeve. Ne kete kohe ndodhen shpernguljet masive te kosovareve jashte Kosoves. Tokat e tyre iu dhuruan serbeve dhe kosovaret u kthyen ne skllever te serbeve qe zune tokat e tyre. Gjate Luftes se II Boterore serbet u munduan qe me dinakerine e tyre te percanin kosovaret, ata kryen dhe shume masakra dhe gjakderdhje.
Mbas 1945, Kosova u be pjese e Jugosllavise. U be pjese e nje shteti komunist, ku shume te drejta nuk ekzistonin me. Ne kete periudhe, Kosova fitoi statusin e krahines autonome. Duke pasur kete status arriti te kishte disa liri si ajo e gjuhes shqipe e nepunesve te cilet ishin shqiptare. Gjate kesaj periudhe dolen dhe disa figura te njohura shqiptaresh, qe bene pjese e administrates ne Jugosllavi. Pavarsisht ketyre lirive te vogla, shteti serb ishte shume rracist popullsise kosovare. Ne vitin 1974, Kosova perparoi ne statusin e saj autonom per shkak te disa demonstratave qe u zhvilluan ne Prishtine. Qeveria serbe u kunder pergjigj ashper zbatoi politika deskriminuese,
(vijon në faqen 11)
(vijon nga faqe 9)
ajo cdo dite e conte Kosoven drejt nje prapambetje ekonomike ndonse natyra e njerezit e saje ishin nder me te pasurat dhe me puntoret ne Jugosllavi. Prapambetja ekonimike dhe diskriminimi racial tashme i detyruan kosovaret perseri te emigronin drejt Evropes se zhvilluar.
Perkeqesimi i situates, sollen ne pranveren e vitit 1981 fillimin e demonstratat te studenteve te cilet kerkonin Kosoven Republike. Ne keto demonstrata u perfshine dhe banoret e tjere te Kosoves. Pasuan, protesta e minatoreve te Trepces, te cilet punonin ne kushte mesjetare ne miniere dhe ajo pune qe behej shfrytezohej nga Beogradi per te miren e tij. UDB jugosllave ne kete periudhe ndoqi shume taktika per zhdukjen e organizatoreve te ketyre protestave, filloi elemninimi fizik i intelektualeve; si Jusuf Gervalla me vellain e tij, dhjetra intelektuale te tjere qe dhe sot jane te zhdukur. Struktura e policise dhe te sigurimit serb arriten te realizonin dhe veprime te tilla si; helmime masive te femije te pafajshem ne shkollat 8-vjecare, etj.
Mbas shtypjes protestave popullore, dhe me vdekjes se Titos ne pushtet erdhi kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshevic. Ai arriti te realizonte nje kasaphane jo vetem ne Kosove por me synim ne te gjithe Ballkanin. Milloshevici i hoqi statusin autonom Kosoves, tashme ajo humbi te gjitha lirite e fituara me shume mundime ne nje shtet komunist.
Forcat intelektuale dhe populli i Kosoves nuk mund te rrinin dhe nuk qendruan ne kete gjendje. Kosova tashme do te perballej ne kete fundshekulli me nje tirane qe kerkonte te zhdukte nje komb, ose Kosova te triumfonte mbi te. Ne vitin 1990 ne Kacanik u be nje tubim i kryesuar nga dr Ibrahim Rugoven, ku u shpall pavarsia e Kosoves, pavaresi qe u njoh vetem nga Shqiperia dhe Turqia. Ne keto vite forcat speciale te serbeve, arriten te shkaktonin masakra te medha ne thuajse ne te gjitha viset e Kosoves. Vetedija popullore, u zgjua, tashme ketij rregjimi diktatorial qe po vendosje mbi gjakaun e shqiptareve i duhej pergjigjur me veprime te organizuara luftarake. Keshtu ne vitin 1997 u krijua Ushtria Clirimtare e Kosoves. Ne kete ushtri aderuan mijera shqiptare qe kerkonin lirine e Kosoves. Udheheqesit e saj ishin: Adem Jashari, Fatmira Limaj, Ramush Haradinaj, etj. Shume ushtare te UCK rane deshmore, spikati haroizmi i Adem Jasharin me familjen e tij. Lufta u ndez ne gjith Kosoven. Evropa dhe diplomacia e saje filloi te levize, Shqiperia dhe shteti saje punuan akoma me shum per ta nderkombtarizuar ceshtjen. Kosova duhet te fitonte lirine merituar. Duke pare ngjarjet ne Kosove dhe ne Ballkan ne vitin 1999 u zhvillua Konferenca e Rambujes. Ne kete konference serbet nuk pranuan kompromisin me shqiptaret. Strukturat e shteteve Evropiane tashme te bindura se Kosova kerkonte nje zgjidhje te ceshtjes dhe se regjimit Milloshevicit i duhej pergjigjur me lufte, u vendos nderhyrje ushtarake ne Serbi. Keshtu krye dhe sulmi i NATO-s ndaj Beogradit. Kosova ne fundshekullin e XX per here te fundit do dtyroheshin te zhvendoseshin ne kerkim te sthes per tu mbrojtur nga mizoria serbe. Me mira kosovaret u zhvenodsen drejt Shqiperise dhe Maqedonis ku gjeten mikepritjen dhe dashurine vellezerve te tyre shqiptare. NATO ne nje kohe shume te shkurter arriti te mposhte forcat serbe dhe te clironte Kosoven. Pra viti 1999, do shenohet ne historine e ketij vendi si vit kur u hodh hapi me i rendesishem per pavaresine e saje. Kosovaret u kthyen ne token e tyre per te filluar jeten e re pa friken e policise serbe, pa nje administrate serbe. Ajo nen qeverisje te OKB, do te vazhdonte hap pas hapi ne ngritjen dhe funksionimin e shtetit, ne gjellerimin e ekonomise dhe drejt nje vendi me demokraci te zhvilluar. Shqiptaret e Kosoves, qeveria e tyre, opoinioni i shendoshe gjejne forca, duan te harrojne ate kaluar te hidhur shekullore, ju bejne thirrje atyre familjve serbeve qe kane jetuar ne trojet kosovare, te kthehen e jetojne ne harmoni me shqiptaret dhe pakicat e tjera ne kete vend. Deri ne vitin 2007 kur Kosova ishte nen mbikqyrjen e UNMIK u zhvilluan shume konferenca dhe takime nderkombetare me nje synim qe Kosova si shtet ishte e gatshme per vendosjen e mardhenjeve diplomatike me Serbine por pa sukses. Viti 2007 eshte nje vit tjeter i rendesishem ne percaktimin perfundimtar te ardhmerise se Kosoves . OKB , per percaktimin ardhmerise se Kosoves dhe hapave te tjere deri ne shpalljen e nje shteti sovran u caktua diplomati Marti Ahtisari. Ai percaktoi ne raportin e tij perfundimtar, stautusin e Kosoves dhe menyren e qeverisjes, gje qe nuk u pranua nga Serbia. Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti ne permbushje te vullnetit te popullit te Kosoves, brenda te gjitha marreveshjeve nderkombetare; me 17 shkurt 2008, Kosova u shpall Republike e Pavarur dhe Sovrane.
Kosova si shtet, deri tani ka arritur te njihet nga 55 shtete te botes si: SHBA, Shqiperia, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Anglia, Maqedonia, Kroacia, Mal i Zi, etj. Pavarsisht se eshte njohur nga shumica e shteteve te BE-s. Mosnjohja nga disa vende te botes ka ndodhur per shkak se diplomacia serbe ka qene shume dinake. Kosova si shtet , vazhdon te kete njohje te reja pavarsisht diplomacise serbe po ben perpjekje e manipulimi duke u mbeshtetur nga Rusia, qe te pengoje kete proces.
Kosova tani nen mbikqyrjen e EULEX, forca te BE, po perpiqet te kryeje reforma te shumta per rimkembje te ekonomise , permiresimit te sigurise, qe sa me shpejt te jete e mundur te hyje ne BE.
Pavarsisht se shume pushtues kaluan ne kete toke, arriten ta digjnin, ta shkretoni, ta varferonin; ato nuk arriten ta zhduknin. Populli Kosoves arriti ti beje balle pushtimeve romake, sundimit te osmanve, masakrave serbe deri ne shfarosje te Milloshevicit Cdo skaj i asaj toke u la me gjak per te fituar, ate qe shprehet me fjalen me lakuar te shqipes; “LIRI”. Ky popull e pati ne gjak dhe deshi dhe e arriti ate.
Ishte ky shkrim nje kronologji e permbledhur shkurt deri ne pavaresine e shtetit me te ri ne Evrope, por cdo date e shenuar ne historine popullit te Kosoves, eshte subjekt i qindra faqeve te shkruara, pune te cilen duhet bejne historianet, njerezit e letrave, brezi i atyre qe moren pjese ne arritjen e kesaj aspirate shekullore, lirine e Kosoves, ndoshta per nga rendesia duhet vleresuar si “ngjarje binjake” me pavaresine e shtetit shqiptar.
ORION FIERZA
Nxenes në shkollën “Don Bosko”, Tiranë
TAKIMI ME NJERËZIT E KULTURËS
Me daten 21 Mars 2009, ne sallen “Kardinal Mikel Koliqi”, me disa njerëz te kultures ne qytetin Shkoder, u be nje takim i organizuar nga famullitari dom Gjovalin Suka. Ne kete takim, moren pjese shkrimtar, poet drejtues institucionesh dhe shoqates. Mori pjese edhe Artisti i Merituar Rikard Larja, aktori Fric Fistani, e te tjere.
Pas mbajtjes se temes: “Kultura: forca dhe e vërteta dialoguese per te qene ne sherbim te njeriut”, e mbajtur nga Monsinjor Angelo Massafra, nga te pranishmit u bene pyetje, diskutime dhe u dhane mendime te ndryshme qe kjo nisem per te komunikuar me intelektual ne qytetin Shkoder, pa varësisht nga bindje dhe besimet te behet here pas here se do ti sherbeje me mire dialogut njerëzor dhe intelektual ne sherbim te njerezeve, ne edukimin dhe ne rritjen e mirëqenies.
Botojme temen e plote
“Kultura: forca dhe e vërteta dialoguese per te qene ne sherbim te njeriut”,
(mbajtur nga Monsinjor Angelo Massafra)
Shumë të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Autoritete dhe profesorë!
Miq të kulturës dhe të shkencës!
Jam thellësisht mirënjohës që mund të komunikoj me ju në këtë takim, me qëllimin që të kërkojmë së bashku kuptimin e kulturës, të asaj kulture që nuk është ‘dije e zbrazët formale’ apo thjesht grumbullim njohurish, por që di të vihet në shërbim të njeriut. Të gjithë ne, në të vërtetë, e pranojmë vlerën e lartë të kulturës. Falë saj popujt e pranojnë realitetin e qenies së tyre dhe të botës përreth, e përvetësojnë dhe e shndërrojnë, duke i dhënë kështu çdo gjëje një përmasë njerëzie. Pra, nëpërmjet kulturës Toka bëhet vërtet shtëpia e njeriut, pasi modelohet dhe, do të thosha, gati ndërtohet, prej ndërhyrjeve që çdo person bën. Në të vërtetë, me termin ‘Tokë’ nuk kuptojmë vetëm planetin tonë në aspektin e tij natyror dhe material, tokën që shkelim, të formuar prej bimëve, luleve, arave të kultivuara, qenieve të gjalla. Toka është e tërë bota në të cilën jetojnë njerëzit, duke hyrë në marrëdhënie mes tyre, dhe në të njëjtën kohë është modaliteti i të jetuarit të tyre, personalisht dhe të gjithë së bashku. Pra, toka është bota e përbërë prej marrëdhënieve mes personave dhe prej modaliteteve konkrete në të cilat ata zgjedhin ta ndërtojnë bashkëjetesën e tyre. Kështu, shprehja e Zanafillës në të cilën Hyji i jep njeriut detyrën për ta kultivuar tokën, nuk duhet marrë vetëm në kuptimin se njeriu duhet t’i mbjellë e të kujdeset për bimët që të ketë ushqim për jetesë. ‘Të kultivosh tokën’ do të thotë më saktësisht të kujdesesh për marrëdhëniet mes personave dhe për modalitetet e bashkëjetesës, në mënyrë që Toka në të cilën jetojmë të jetë vend i bashkimit dhe jo i ndarjes, një vend në të cilin jeta është e bukur për të gjithë.
Fjala ‘kulturë’ vjen prej latinishtes, pikërisht (është pjesorja e shkuar e) prej foljes ‘còlere’, që do të thotë ‘kultivoj’. Kultura është pra mënyra konkrete me të cilën kultivojmë Tokën, pra është mjeti që kemi për të ndërtuar bashkëjetesën tonë, nëpërmjet asaj që shprehim dhe ‘prodhojmë’. Kultura pra përfshin çdo shprehje që njeriu përdor për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët, duke komunikuar dhe përçuar diçka nga vetvetja. Prandaj ‘kultura’ nuk ka të bëjë kryesisht me shumën e njohjeve që zotërojmë apo me diplomën që kemi marrë. Kultura jepet prej tërësisë së shprehjeve – artistike, prodhimtare, gjuhësore, letrare, sportive, e te tjera – që një grup shoqëror përpunon dhe jeton në marrëdhëniet e veta konkrete. Kështu kuptojmë se si të gjithë jetojmë brenda një kulture të caktuar, që na ka modeluar qysh prej momentit të lindjes. Përrallat që dëgjojmë kur jemi fëmijë, këngët që këndojmë kur jemi në humor të mirë, filmat që shohim, e gjithë kjo – dhe shumë të tjera – formon kulturën tonë. Ajo që e karakterizon një popull, pra, është kultura e vet, format e tij të shprehjes së të qenit të tij dhe të të ndierit të tij, vlerat dhe mosvlerat e tij, krijimet e tij, jeta e tij e marrëdhënieve, mënyra e tij e të punuarit dhe e të kremtuarit të jetës.
Ne banojmë në botë dhe marrëdhënia me botën është e strukturuar prej kulturës së kuptuar si plazmim i natyrës, rizgjim, fuqizim, zhvillim, përdorim i burimeve me të cilat çdo qenie njerëzore është i pajisur. Me qëllim që kultura e një grupi apo e një populli të mund të rritet e të zhvillohet realisht është e nevojshme edhe që të ndodhë një ‘gërshetim horizontesh’. Kjo sepse vizioni im i botës, sado i gjerë të jetë, mbetet i pjesshëm deri sa të mos i hapet vizionit të subjekteve të tjera që me ndihmesën e tyre, e zgjerojnë horizontin tim kulturor.
Për këtë arsye njeriu i kulturës ka një detyrë të rëndësishme dhe një përgjegjësi të madhe ndaj popullit të vet: ai duhet të angazhohet që të mbrojë më të mirën e veçantive kulturore që ai zotëron, me qëllim që të mund të zhvillohet dhe të rritet duke nisur prej rrënjëve të veta, duke mbetur njëkohësisht gjithmonë i hapur ndaj popujve të tjerë dhe ndaj ndihmesës që këta mund të japin për të zgjeruar horizontet dhe për ta pasuruar kulturën në të cilën bën pjesë. Në këtë kontekst del e qartë rëndësia e dialogut kulturor. Ai bëhet themelor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet në një njohje më të qartë e më të plotë të të vërtetës.
Kështu, njeriu i kulturës është para së gjithash një person në dialog me të gjithë, plot me dëshirën që të dëgjojë e të mësojë, përvujtërisht i vetëdijshëm se edhe ai që mendon ndryshe prej tij mund ta ndihmojë që ta njohë të vërtetën. Ai ndien se e ka për detyrë t’i thellojë njohjet e veta, duke kërkuar ndërlidhje dhe domethënie të tyre më të thella, në kërkim të të vërtetës – të gjërave, të botës, të vetvetes, të Hyjit. Pra është gjithmonë në një ecje studimi dhe formimi, i gatshëm që të mësojë gjëra të reja dhe t’i krahasojë pozicionet e veta me ato të të tjerëve. Prandaj, njeriu i kulturës nuk resht kurrë së studiuari dhe nuk kënaqet duke pasur një titull studimi. Ai e di se arritja e njohjes së të vërtetës kërkon angazhim dhe flijim. E di se është e nevojshme një metodë e mirë kërkimi, studimi dhe reflektimi. E di se për të arritur në rezultate të kënaqshme duhet të jetë i aftë t’i analizojë mirë çështjet dhe të paraqesë një përmbledhje të tyre. Veç kësaj, është i vetëdijshëm se kultura nuk shitet dhe nuk blihet. Titujt dhe diplomat mund të blihen ... por kultura jo!
Në këtë perspektivë, duhet të kemi parasysh se kultura nuk identifikohet thjesht me faktin e fitimit të një serie njohjesh. Nuk mjafton të dimë. Duhet të dimë se për çfarë qëllimi duhet të dimë. Dikush ka qëllimin të nxjerrë përfitim prej kulturës, për t’u pasuruar materialisht. Sigurisht, është e nevojshme që njeriu të kujdeset për vetveten, për familjen e vet dhe për ata që kanë nevojë. Por nuk mund të jetë ky qëllimi parësor i kulturës. Dikush, duke qenë mendjemadh, e përdor kulturën për t’u dukur më i mirë se të tjerët dhe për t’i sunduar ata. Kjo mënyrë është një mbrapshti e kulturës. Qëllimi kryesor i kulturës është që t’i ndihmojë të gjithë, të rinjtë dhe të rriturit, që të kërkojnë e të gjejnë të vërtetën për t’i dhënë një kuptim jetës së tyre dhe pra për të jetuar mirë. Kështu, kultura e vërtetë është në shërbim të njeriut, të secilit njeri – duke filluar nga më të dobëtit dhe nga më nevojtarët – për t’i ndihmuar të gjithë që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe t’i japin një kuptim jetës së tyre në këtë tokë. Kultura e vërtetë kujdeset për njeriun dhe merret me përmirësimin e mjedisit njerëzor në të cilin jeton ai. Njerëzit e kulturës kanë një detyrë prej të cilës nuk mund të heqin dorë pa bërë një faj të madh, para njerëzimit e para Hyjit. Kanë detyrën t’i ndihmojnë njerëzit që të mendojnë dhe të kërkojnë zgjidhjet e problemeve, me qëllim që të mund të ndërtojnë një bashkëjetesë njerëzore më të denjë për t’u jetuar. Ata duhet të ndihmojnë në formimin e një shoqërie civile të aftë për të qenë pjesë aktive e zgjedhjeve që kanë lidhje me të mirën e të gjithëve, pa pritur në mënyrë pasive që vendimet të merren vetëm prej politikës së partive. Të shumta janë fushat në të cilat ata mund ta japin ndihmesën e tyre të çmueshme. Po kufizohem duke përmendur ndonjërën. Para së gjithash, fusha e formimit të vlerave të përnjëmendta të personit: për shembull, ndershmërisë, lirisë, respektimit të të tjerëve, besnikërisë ndaj idealeve personale dhe ndaj fjalës së dhënë. Fusha e edukimit. Shkollat dhe universitetet duhet të jenë vende në të cilat nxënësit nga njëra anë të përgatiten me seriozitet dhe angazhim për t’u bërë persona kompetentë në punë e në profesion dhe nga ana tjetër të jenë të prirë prej dëshirës për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët. Fusha e politikës, e ekonomisë, e shkencës, për të bërë që zgjedhjet që kryhen të jenë vërtet në shërbim të drejtësisë dhe të paqes. Si dhe fusha e Mass-medieve, me qëllim që njerëzit të mos bien në rrenë e në falsitet, por të jenë të informuar me saktësi dhe objektivitet. Për një të krishterë ekziston edhe detyra për t’u angazhuar në jetën e Kishës, për të jetuar Ungjillin e Krishtit dhe për t’u angazhuar në ndërtimin e Mbretërisë së Hyjit, që është Mbretëria e Dashurisë, Paqes e Drejtësisë.
Pra, veprimtaria juaj bart në vete një përgjegjësi të madhe, sepse keni në duart tuaja mjete që janë të të gjithëve dhe ushtrojnë ndikim mbi të gjithë. Respektojini vlerat kulturore të popullit tonë pa e lënë veten që të tërhiqeni prej interesave të veçanta, në mënyrë që përkushtimi juaj profesional i painteres të ndihmojë në përparimin moral të kombit. Vëreni kulturën tuaj në shërbim të atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Angazhohuni për t’i dhënë hovin e duhur shoqërisë civile, me qëllim që të gjithë të jenë të kujdesshëm në respektimin e të drejtave të secilit dhe të jenë të aftë të kërkojnë e të punojnë me qëllim që të respektohet dinjiteti i çdo qenieje njerëzore.
Pra, të punojmë të bashkuar për një kulturë më të vërtetë e më të fortë, që di të vihet në shërbim të njeriut dhe të të mirës së tij të vërtetë. Faleminderit.
Pergatitur nga Roza Pjetri
HISTORI DHE AKTUALITET MBI FESTËN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRUAS!
Dita Nderkombetare e Grave, 8 Marsi celebrohet ne: Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbaxhan, Bangladesh,Belarus, Bosnja dhe Hercegovina, Brazil, Bullgaria, Burkina Faso, Kamerun, Kile, Kina, Kolumbia, Kroacia, Kuba, Qipros, Danimark, Finland, Greqi, Hungaria, India, Italia, Izrael, Laos, Latvia, Kazakistan, Kyrgistan, Maqedonia, Malta, Meksika, Moldavia, Mongolia, Montenegro, Nepal, Norvegjia, Poland, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Siria, Taxhikistan, Turqia, Turkmenistan, Ukraina, Uzebekistan, Vietnam, Zambi
Dita Ndërkombëtare e Grave është shënuar me datën 8 Mars çdo vit. Është një ditë e madhe e celebrimit global për arritjet ekonomike, politike dhe sociale të grave. Filloi si një ngjarje politike, dita e pushimit u bë në kulturat e shumë vendeve (fillimisht në Rusi dhe në vendet tjera Sovjetike). Në disa celebrime, dita humbi atmosferën e saj politike, dhe u bë thjesht një rast për burrat që tu shprehnin dashurinë dhe përkushtimin grave të tyre në një mënyrë disi të ngjashme me Ditën e Nënës dhe Shën Valentinin të përziera së bashku. Ndër të tjera, sidoqoftë, temat mbi të drejtat politike dhe humane të emërtuara nga Shtetet e Bashkuara janë bërë të forta, dhe vetëdija politike e sociale e betejave të grave të botës mbarë janë sjellë dhe ekzaminuar në një mënyrë shpresëdhënëse. Dita Ndërkombëtare e Gruas është festuar gjithashtu si dita e parë e pranverës, si në shtetet e listuara të Marsit është konsideruar dita e parë e stinës së pranverës. Në Europë, 8 marsi, Dita e Grave, është në shenjë të emancipimit të grave dhe feminizmit. Në këtë ditë, rreth e rrotull botës, vihen re arritjet e grave dhe duhen mbështetur puna që mbetet për tu bërë që të sigurohen se të drejtat e grave si qytetare të plota dhe të barabarta do të bëhen realitet.
HISTORIA
Dita Ndërkombëtare e Gruas ka qënë vrojtuar që në fillimet e 1900-ës, një kohë e shtrirjes së madhe dhe turbulluese në botën e industrializuar që pa buqitjen e rritjes së popullatës dhe lindjen e ideologjive radikale. Në mënyrë të dukshme, kjo ditë është vrojtuar më 28 Shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur një dekleratë nga Partia Socialiste e Amerikës. Përgjatë ngjarjeve të tjera përkatëse historike, u përkujtua në vitin 1911 nga rënia e zjarrit në Fabrikën e Rrobave të Brendshme. Idea për të pasur një ditë ndërkombëtare të grave u lind në krizën e shpejtë botërore të industrializimit në mes të shekullit 20 dhe shtrirjes ekonomike që çoi në protesta mbi kushtet e punës. Sipas Legjendës Urbane, gra nga fabrika e tekstileve dhe e veshjeve vunë në skenë një protestë të tillë në Mars të vitit 1857 në Qytetin e New York-ut. Punonjëset e veshjeve ishin duke protestuar kundër kushteve shumë të varfra ekonomike dhe pagave të ulëta. Protestueset ishin sulmuar dhe shpërndarë nga policia. Këto gra themeluan Unionin e parë të Punës në të njëjtin muaj dy vite më vonë.
Më shumë protesta u ndoqën më 8 Mars në vitet pasuese, më jashtëzakonisht në vitin 1908 kur 15 000 gra marshuan përmes New York-ut që kërkonin shkurtimin e orarit, pagesë më të mirë dhe të drejtat e votave.
Në vitin 1910 Konferenca e parë Ndërkombëtare u mbajt në Kopenhagen (në ndërtesën e lëvizjes së punës të lokalizuar në Jagtvej 69, e cila u zhvendos në kohët e fundit në Ungdomshuset) derisa u themelua Dita e Ndërkombëtare e Gruas, e cila u mbajt nga Socialistja e rëndësishme Gjermane, Clara Zetkin, megjithëse asnjë ditë ditë nuk është e specifikuar. Konferenca me mbi 100 gra nga 17 shtete, që përfaqësonin unione, parti socialiste, klube të grave punëtore dhe duke përfshirë tre gratë e para të zgjedhura për parlament, përshëndeti supoziumin e Zetkin me miratim jo-anonim dhe në këtë mënyrë rezultoi Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Viti në vazhdim, 1911 duke ndjekur vendimin e marrë në Kopenhagen, Dita Ndërkombëtare e Gruas ishte nderuar për herë të parë nga njerëz në Austri, Danimarkë, Gjermani, dhe Zvicër, më 19 Mars. Më shumë se një milion gra dhe burra i kushtuan vëmendje kësaj ditë duke bërë fushatë për të drejtat e grave në punë, për votë, që të trajnohen, për të mbajtur zyrë publike dhe për ti dhënë fund diskriminimit. Sidoqoftë, menjëherë më pas, më 25 Mars, Fabrika Triangle e Veshjeve të Brendshme mori zjarr në New York dhe mori jetën e 140 punonjëseve të veshjeve, shumica prej tyre emigrante Italiane dhe Çifute. Një mungesë masash u fajësua për tarifën e lartë të vdekjes. Kjo ngjarje katastrofike i kushtoi vëmendje domethënëse kushteve të punës dhe legjislacionit të punës në Shtetet e Bashkuara që u bë një fokus i ngjarjeve vijuese të Ditës Ndërkombëtare të Grave. Ky vit pa gjithashtu edhe fushatën “Bukë dhe Trëndafila”
Në Prag të Luftës së parë Botërore duke bërë fushatën për paqen, gratë ruse vrojtuan Ditën e tyre të Parë Ndërkombëtare të Grave në të Dielën e Fundit të Shkurtit 1913. Në diskutimet vijuese të vitit 1913, Dita Ndërkombëtare e Grave ishte transferuar në ditën e 8 Marsit dhe që asaj dite mbeti dita globale për Ditën e Grave. Në vitin 1914 gra të tjera u grumbulluan përgjatë Europës për të bërë fushatë kundër luftës dhe për të shprehur solidaritetin e grave. Në Perëndim, Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall gjatë 1910-ës dhe 1920-ës, por u venit. U gjallërua nga lindja e feminizmit në vitin 1960.
Në të dielën e fundit të Shkurtit, gratë ruse filluan të luftonin për “bukë dhe paqe” në përgjigje të vdekjes së 2 milionë rusëve në luftë. Të kundërshtuara nga udhëheqësit politikë vazhduan të luftonin për katër ditë me rradhë derisa Cari ishte i detyruar të hiqte dorë dhe Qeveria tu jepte grave të drejtën për të votuar. Demonstratat e bëra për Ditën ndërkombëtare të gruas në Rusi provuan të jenë Stadi i parë i Revolucionit të Rusisë në vitin 1917. Dita që gratë luftuan ishte 23 Shkurti i vitit 1917, në kalendarin Julian që përdorej atëherë në Rusi. Kjo ditë në kalendarin Gregorian përkonte me datën 8 Mars.
Kjo pjesë historie përkon me vitin 1918 – 1999. Që me lindjen e Lëvizjes Socialiste, Dita Ndërkombëtare e Grave ishte rritur për tu bërë një ditë globale e njohur dhe e festuar edhe në vendet e tjera të zhvilluara.. Duke ndjekur Revolucionin e Tetorit, feministja Bolshevike Aleksandra Kollontai ndoqi Lenin-in për ta bërë atë një ditë pushimi zyrtare në Bashkimin Sovjetik, dhe u themelua, por ishte një ditë pune deri në vitin 1965. Në 8 Maj 1965 nga dekreti i Presidiumi Suprem Sovjetik, si Ditë Ndërkombëtare e Gruas ishte deklaruar si jo një ditë pune në Bashkimin Sovjetik “në shpalljen e meritave të shquara të grave Sovjetike në ndërtimin komunist, në mbrojtje të Atdheut gjatë Luftës së Madhe Patriotike, në heroizmin e tyre dhe altruizmin në front të punës dhe në edukim, dhe gjithashtu duke shënuar kontribuimin më të madh të grave për të përforcuar shoqërinë ndërmjet njerëzve, dhe luftës për paqe. Por akoma, dita e grave duhet të celebrohet si ditët e tjera të pushimit..”
Për dekada, Dita Ndërkombëtare e Grave është rritur nga forca në forcë vit për vit. Për shumë vite Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur konferenca vjetore në lidhje me këtë ditë për të koordinuar përpjekje ndërkombëtare për të drejtat e grave dhe pjesëmarrje në proceset sociale, politike dhe ekonomike. Viti 1975 u caktua si “ Viti Ndërkombëtar i Grave” nga Shtetet e Bashkuara. Organizatat e Grave dhe qeveritë anë e mbanë botës kanë vënë gjithashtu këtë ditë, më datën 8 Mars duke mbajtur ngjarje me shkallë të gjerë që nderojnë avancimin e grave dhe ndërkohë duke sjellë ndërmend vigjilencën dhe veprimin e kërkuar për të siguruar që është fituar barazia e grave dhe është mbajtur në të gjitha aspektet e jetës.
Viti 2000 e në vazhdim.
Dita është ditë pushimi zyrtare në: Angola, Armenia, Azerbaxhan, Belarus, Brazil, Burkina Faso, Kambodia, Kina Kroacia, Kuba, Guinea-Bissau, Eritrea, Kazakistan, Kirgizstan, Laos, Madagaskar, Moldavia, Mongolia, Montenegro, Nepal, Poland, Rusia, Serbia, Taxhikistan, Turkmenistan, Uganda, Ukraina, Uzbekistan, Vietnam dhe Zambia
Mileniumi i ri ka dëshmuar një ndryshim domethënës dhe zhvendosje qëndrimi tek vetë mendimet e grave dhe të vetë shoqërisë rreth barazisë dhe emancipimit të grave. Shumë nga brezat më të rinj ndjejnë që të gjitha betejat janë fituar nga gratë ndërsa shumë feministe nga viti 1970 njohin shumë mirë vetëm jetëgjatësinë dhe kompleksitetin e patriarkalizmit. Duke parë më shumë gra në këtë drejtim, më shumë barazi në të drejtat e tyre legislative, dhe një masë të rritur kritike të dukshmërisë së grave si rol model i rëndësishëm në çdo aspekt të jetës, mund të mendohet që gratë kanë fituar barazi të vërtetë. Fakti i pafat është që gratë akoma nuk paguhen në mënyrë të barabartë dhe nuk i kanë akoma tamam ato të drejta që u takojnë sikurse meshkujt; pra të krijohet përshtypja se i kanë, por janë vetëm në mënyrë sipërfaqësore, sepse edukimi global i grave, shëndeti dhe dhuna kundër tyre është më i keq sesa i meshkujve.
Sidoqoftë, janë bërë përmirësime të mëdha. Ne kemi femra astronaute dhe ministre, vajza në shkollë dhe në universitet, gratë mund të punojnë dhe mund të kenë një familje, gratë kanë zgjidhje të vërteta. Dhe në këtë mënyrë, toni dhe natyra e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka lëvizur në vitet e kaluara, nga të qënit një e kujtuar rreth gjërave negative drejt celebrimit të gjërave pozitive. Çdo vit më 8 Mars, qindra ngjarje mbahen nëpër botë për të frymëzuar gratë dhe për të celebruar arritje. Një adresë interneti në web site e cila përmban aktivitete të pasura dhe të ndryshme lokale i lidh gratë nga të gjitha anët e botës që radhiten nga grumbuj politikë, konferenca biznesmenesh, aktivitete qeveritare dhe rrjete ngjarjesh përmes zanatit tregtar të grave, performancave teatrike, paradave të modës dhe më tutje. Shumë koorporata globale kanë nisur gjithashtu ta mbështetin atë më aktivisht duke vazhduar ngjarjet e tyre të brendshme dhe përmes mbështetjes së tyre të jashtme. Për shembull, më 8 mars, Google ndryshon njëherë në disa vite logon e tij në faqet e tij kërkuese globale. Vit pas viti, kjo ditë rritet në status. Shtetet e Bashkuara madje caktojnë muajin e tërë të Marsit si “Muaji i Historisë së Gruas”
Në botë, në ato vende ku janë në luftë, gratë kanë më shumë mundësi të vdesin 300 herë më shumë në lindje ose nga lindja lidhur me ndërlikimet sesa në ato vende të zhvilluara, sipas UNICEF. Ndërsa konflikte të tilla dhe akte dhune të tjera ndikojnë të tëra komunitetet, gratë janë veçanarisht në risk të dhunimit dhe formave të tjera të dhunës seksuale. Për shkak të kushteve të varfra të sigurisë ose për shkak se ato nuk kanë mjete të transportimit, është shpesh e pamundur për gratë për të arritur një lehtësi të kujdesit shëndetsor në mënyrë që të lindin të sigurta.
DITA E GRAVE NE KULTUREN MODERNE
Reklama Sovjetike e vitit 1932 iu dedikua 8 Marsit si ditë pushimi . Teksti diktonte: “8 Marsi është dita e rebelimit të grave të punës kundër skllavërisë së kuzhinës” dhe “Poshtë” me shtypjen dhe mendësinë e ngushtë të gruas si shtëpiake!”. Në mënyrë origjinale, kjo ditë pushimi pati një karakter të qartë politik, duke theksuar rolin e shtetit Sovjetik në çlirimin e grave nga pozita e klasës së dytë qytetare.
Sidoqoftë, me kalimin e kohës kuptimi i ditës së pushimit u përfshi në një celebrim apolitik të grave me një theksim në bukurinë e tyre dhe të mëmësisë. Më vonë kartolinat e 8 Mars-it Sovjetik nuk përmbanin kuptim politik.
Në disa vende të tilla si Kamerun ose Rumania, dita nuk është një ditë pushimi publike, por megjithatë është mjaft e vëzhguar.
Në këtë ditë është zakon që burrat tu japin grave të jetës së tyre – nënave, grave vejusha, të dashurave, kolegeve e te tjera, lule dhe dhurata të vogla. Në disa vende (të tilla si Rumania ose Polonia) është vrojtuar të jetë si një e barazvlefshme e Ditës së Nënës, ku fëmijët gjithashtu u japin dhurata të vogla nënave dhe gjysheve të tyre.
Pas kolapsit të celebrimeve në Bashkimin Sovjetik të Ditës Ndërkombëtare të Grave, u lanë në Armeni. Në vend të kësaj 7 Prilli u prezantua si një ditë pushimi shtetërore e “Bukuria dhe Mëmësia”. Dita e re e pushimit menjëherë u bë popullore tek Armenianët, meqë ajo festohet si një ditët kryesore të pushimit të Kishës Armeniane, Anunciate. Megjithatë, njerëzit akoma e mbajtën celebrimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, gjithashtu. Diskutimi publik mbajti temën e dy “Ditëve të Gruas” në Armeni që rezultuan në njohjen të saj dhe kështu e quajtën “Muaji i Gruas” i cili është periudha ndërmjet 8 Marsit dhe 7 prillit.
Në Itali, për të celebruar ditën, burrat u japin mimoza të verdha grave. Mimozat e verdha dhe çokolatat janë gjithashtu një nga dhuratat më të zakonshme të 8 Marsit në Rusi dhe në vendin tonë, Shqipëri, gjë të cilën e kemi parë dhe e ndjekim si ritual çdo vit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Kroacia, Hungari, Rumani, Moldavi, Maqedoni, Mal te Zi, Poloni, Bullgari, Slloveni dhe Serbi zakoni për tu dhënë lule grave akoma mbizotëron. Gratë nganjëherë marrin dhurata nga punonjësit e tyre, gjithashtu. Fëmijët në shkollë shpesh u çojnë dhurata mësuesve të tyre gjithashtu.
Në vende si Portugalia dhe Rumania, është e zakonshme, në natën e 8 Marsit, që vetëm grupet e grave të festojnë darka dhe mbrëmje.
Në Pakistan, gratë punëtore në sektorë formalë dhe informalë celebrojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave çdo vit për të festuar betejën e tyre vazhduese për të drejtat e tyre, pavarësisht nga përballimi i shumë kulturave dhe shtrëngimeve fetare. Disa gra punëtore për ndryshimin në shoqëri e përdorin Ditën Ndërkombëtare të Grave për të ndihmuar lëvizjen për të drejtat e grave.
Në Poloni, për shembull, çdo Ditë Ndërkombëtare e Grave përfshin demostrata të mëdha feministe në qytetet më të mëdha.
Në vitin 1975, i cili është shënuar si Viti Ndërkombëtar i Grave, Shtetet e Bashkuara i dhanë sanksion zyrtar kësaj dhe filluan të sponsorizonin Ditën Ndërkombëtare të Grave miratoi në mënyrë të jashtzakonshme një rezolutë(vendim) për Ditën Ndërkombëtare të grave që të caktohej si ditë pushimi publike në Mbretërinë e Bashkuar.
Sot shumë ngjarje mbahen nga grupe grash anë e mbanë botës. Organizata globale e Grave Aurora mirëpret një regjistrim të lirë mbarë botëror të ngjarjeve lokale të Ditës Ndërkombëtare të Grave, në mënyrë që gratë dhe media të mund të lokalizojë aktivitetin lokal. Shumë qeveri dhe organizata rreth e rrotull botës mbështetin Ditën Ndërkombëtare të Grave.
8 MARSI NE DITET E SOTME
Thirrje për të përmirësuar statusin e gruas në këto kohë të vështira globale.
Ndërkohë që flasim për celebrimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars, një numër në rritje e grave anembanë botës e gjejnë veten dhe familjet e tyre në rrethana të tmerrshme ekonomike. Ndërsa ne si komb fokusohemi në realitetet ekonomike këtu në Shqipëri, ne nuk duhet të lëmë që varfëria, dhuna, trafikimi, dhe mungesa e kujdesit shëndetsor, uji i pastër, dhe nevojat bazë, të bien poshtë listës tonë prioritare.
Sipas statistikave të Bankës Botërore, afërisht mbi një bilion njerëz jetojnë me më pak se 1 Euro në ditë, dhe gratë ndërtojnë rreth 2/3 e atij numri. Gratë në vendet e varfra përballen beteja të përditshme dhe sfida kërcënuese për jetën. Uria dhe sëmundja vzhdojnë të shkaktojnë vdekjen dhe vuajtjen tek miliona njerëz. Edhe në kombet e zhvilluara, gratë me status socio-ekonomik të ulët luftojnë për të siguruar ushqim dhe strehim.
Komuniteti Botëror i Grave nuk duhet të lejojë kohë të vështira ekonomike duke bërë që tu heqin udhëheqësve tanë global mendjen nga lufta, në mënyrë që të ushqejnë njerëzit, dhe të ndalojnë dhunën sistematike seksuale dhe krimet e tmerrshme që kryhen ndaj grave dhe vajzave në çdo vend- qoftë në demokraci qoftë nën ndonjë formë tjetër rregulli. Amnestia Ndërkombëtare raporton së paku që një ndër tre gra në mbarë botën janë të rrahura, të shtrënguara për të bërë seks, ose ndryshe të abuzuara psikologjikisht në jetën e tyre të përditshme, me përqindje që arrijnë deri në 70 % në disa vende.
Po marr shkas të citoj fjalët frymëzuese të Sekretares së Shtetit Amerikan, Hillari Klinton,e cila ka ndikimin për të përmirësuar jetën e grave globalisht. Në konfirmimin e saj, zonja e nderuar Klinton bëri të qartë që ajo ka synim për të mbrojtur gratë dhe vajzat në çdo cep të botës. Në vijim kam shkëputur disa nga fjalët e saj:
“ Një çështje me rëndësi për mua është tu premtoj grave dhe vajzave, që kompromentojnë pjesën më të madhe të të qënurit në vështirësi shëndetsore, të pashkolluara, të pasigurta dhe të papaguara. Në qoftë se gjysma e popullatës botërore mbetet e cënueshme ndaj ekonomisë, politikës, ligjit dhe privimit social; shpresa jonë për të avancuar demokracinë dhe lulëzimin do të mbetet në rrezik të madh. Investimet që përmirësojnë jetën e grave përmes edukimit, trainimit, kujdesit shëndetsor, ushqimit, mundësinë për të reduktuar konfliktin duhet të jenë në majë të prioriteteve të çdo kombi. Duke u siguruar që gratë janë duke ia dalë mbanë do të thotë gjithashtu që edhe fëmijët e tyre do të ecin mirë dhe brezat e ardhshëm do të vazhdojnë të korrin përfitimet. Kjo Ditë Ndërkombëtare e Grave ofron një mundësi për Shtetet e Bashkuara dhe për shtetet e tjera që të angazhohen për të arritur të gjitha këto qëllime të rëndësishme”
PERFUNDIM
Kështu që bëni një ndryshim, mendoni GLOBALISHT dhe mendoni LOKALISHT!! Filloni nga vetja, pastaj kërkoni edhe tek të tjerët. Ngrijeni zërin lart dhe si duhet në mënyrë që fjala juaj të dëgjohet e të shkojë në veshin e duhur! Bëjeni çdo ditë të jetës suaj një Ditë Ndërkombëtare të Grave. Bëjeni pjesën tuaj për tu siguruar që e ardhmja për femrat është e çelur, e hapur, e barabartë, e sigurtë dhe shpërblyese.
Bashkë me këto fjalë, edhe unë po e mbyll këtë artikull që i drejtohet të gjitha grave, nënave, vajzave dhe grave vejushave, të vendit tonë duke shpresuar t’ju ketë ardhur sadopak në ndihmë qoftë si material historik, po ashtu edhe si aktualitet, dhe duke iu uruar: “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Mars, 2009 dhe të shpresojmë që kjo ditë e këtij viti të ri 2009, të shënojë përmirësim dhe ecuri në jetën tuaj shëndetsore, sociale, psikologjike dhe ekonomike.”
Përgatitur nga
Suela NDOJA