part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

62

GAZETA “DUKAGJINI” NË 5 VJETORIN E SAJ

Me 30 Dhjetor 2008, gazeta “Dukagjini” u be 5 – vjeç. Arritje e padiskutueshme e Kryesise se Shoqates “Atdhetare-Dukagjini” dhe e Redaksise se gazetes. Per kete arritje, me kete date ne jediset e bar – restorant “Tradita” G&T, u be festimi i kesaj arritje. Ne kete feste moren pjese anetare te Shoqates “Atdhetare – Dukagjini”, mundesoret qe krijuan mundesite financiare per botimin e gazetes, miq te gazetes dhe te shoqates, si: perfaqesues te Unionit te gazetareve te Veriut, si: Kozeta Bruçaj, Simon Shkreli dhe Arben Legreta, perfaqesues te shoqatave jo qeveritare, si: Gjergj Perluca, Luigj Mila, Anetaret e Nderit te Shoqates: Moter Sandra Bertolotto, Mjeshtri Fadil Kraja dhe prof. Ahmet Osja, e te tjere.
Kryetari i Shoqates, Ndue Sanaj, pasi beri prezantimin e qellimit te ceremonise dhe te auditorit, i dha fjalen Kryeredaktorit te gazetes, poetit Lazer Kodra, i cili paraqiti para pjesemarresve arritjet e gazetes ne keto 5-vjet. Pershendeten: moter Sandra Bertolotto, profesor Ahmet Osja, Arben Legreta, Luigj Mila, dede Fadil Kraja, Agron Luka, poeti Luigj Temali, kritiku Kadri Ujka, kryetari i shoqates “Integrimi ne Europe”-Gjergj Perluca.
Shume prej pjesëmarrësve, ne librin e përshtypjeve, shkruan vlerësimet e tyre, komplimentet dhe mirënjohjen për punën e bere, nivelin dhe seriozitetin e redaksisë se gazetës, te cilët i falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës atyre, por ne mënyre te veçante për kurajën qe na japin ne ecjen pa u ndalur ne vijimësinë e nxjerrjes se gazetës.
Nder ta mund te theksojmë: Kozeta Bruçi: Ju përgëzoj për punën e bere. Gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen qe me keni dhëne ne realizimin e një cikli dokumentaresh mbi zonën e Dukagjinit. Një pjese e madhe e qenies time ndihet dukagjinase, prandaj edhe unë e gjeje veten pjese e gëzimit tuaj. Simon Shkreli: 5 - vjet gazete. Një pune shume e lodhshme ne evidentimin e atyre vlerave qe ishin, janë dhe do te jene. Gëzuar. Ardian Dodani: Urime për 5 vjet gazeta “Dukagjini”! Urimet e mija do te ishin qe ky 5 vjetor te jete baze e shume përvjetorëve deri sa ky 5 vjetor te behet me dy zero pas. Uroj nga ana ime te mira dhe jete sa me gjate gazetës “Dukagjini”. Uroj dhe te gjithë organizatoret, dhe te gjithë njerëzit qe kontribuojnë për ketë gazete. Jete te gjate dhe te gjithë te mirat. Motër Sandra Bertolotto: Ringrazio questa associazione che ha preso a cuore la zona del Dukagjin e vara di sviluppare le parti migliori del popolo – grazie. Luigj Shyti: Ndjeje shume kënaqësi qe gazeta jone me e dashur mbushi 5 vjet. Uroj qe te rritet ne moshe e ne mendime qe përvjetorë te tille te kemi me shume. Urime bashkëpunëtoreve te gazetës, redaksisë dhe shoqatës sonë te dashur. Mark Kulla: Ndjeje kënaqësi për gazetën tone “Dukagjini”. Te shkruhet sa me shume për traditat e zonës se Dukagjinit. Kam kënaqësinë për te kontribuar për nxjerrjen e kësaj gazete me jetëgjatësi sa me te madhe. Dashamir Cacaj: Nëse ka një mundësi për te grumbulluar, sistemuar e përcjellë nder breza boten e madhe te Dukagjinit, kjo është gazeta “Dukagjini”, 5 vjetorin e se cilës kremtojmë sot. Unë ndjehem mire kur e lexoj, kur bashkëpunoj me ketë gazete. Duke uruar me zemër jetëgjatësi për gazetën tuaj, i ve një barre te rende stafit te “Dukagjini” për te mundësuar festimin edhe te 100 vjetorit. Gëzuar. Ndue Mici: Gazeta “Dukagjini” është zëri i gjithë dukagjinasve. I uroj jete te gjate ne përmbushjen e misionit te saj fisnik. Vat Gjoni: Ne ketë 5 vjetor u pa qarte, se gazeta “Dukagjini”, ka luajtur një rol te veçante ne pasqyrimin e ngjarjeve, te kulturës dhe zhvillimit te zonës se Dukagjinit. Uroj stafin e punës për punën qe kane bere. Ing. Vasfi Duka: Urime gazetës “Dukagjini” ne 5 – vjetorin e saj. Kjo gazete me ndjenje te larte përgjegjësie qytetare ka gërmuar me durim ne gjetjen e vlerave rrënjësore te jetës ekonomiko-shoqërore e historike e ka pasqyruar me shkëlqim ato. Është detyre e gjithë dukagjinasve dhe atyre qe kane punuar për ketë burim vlerash edhe ne te ardhmen ta duan e shtojnë lavdinë e kësaj krahine me vlera për historinë e kohërave qe vijnë. Luigj Temali: Gazeta “Dukagjini” si foshnje e porsalindur u rrite me shpejtësi / e bukur, plot shëndet, me kulture, prestigj, dinjitet e cilësi / edhe jashtë shtetit porsi valët e detit, hapi i saj marshon / është frymëzuese, kompetenca zemrën e freskon. Dede Fadil Kraja: Asht nder e kënaqësi për mua personalisht si klerik Islam dhe si lexues i kësaj gazete te uroj 5-vjetorin ne një rruge shume te mbar. Xhemal Alibali: Mirënjohje dhe respekt për ketë gazete e cila po kontribuon ne rritjen e prestigjit te dukagjinasve. Dede Kodra: Falënderoj gjithë aktivistet e shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” qe me përkushtim te jashtëzakonshëm kane evidentuar vlerat e pakrahasueshme te kësaj zone nga ma te pastra te Shqipërisë. Prof. Gezim M. Uruçi, euroetnolog: Erdhi aq natyrshëm, si as një pjese e medies se shkruar, periodik ne vendin tim tone, si një gurë i skalitur mire, me qoshen e kulturës e kullës se panteonit te publicistikes shkodrane dhe te asaj shqiptare. Një gazete qe nderon veten dhe bashkëpunëtoret e saj Ajo na bën krenar për te qene korrespodentë te saj, pasi Dukagjini është Lisi i Kombit tone gjeografikisht dhe moralisht. Kjo me bën qe ta dua edhe me shume ketë vend kreshnik me njerëzit me bujar te botes, te cilit Zoti i dha një vend nga me magjiket, vendin e burimeve pellazgjiko-ilire, vendin e legjendave dhe te eposit te vërtetë te KRESHNKEVE. Musa Kurtaliu: Urimet me te mira gazetës “Dukagjini” për publikimin e kësaj zone. Poeti Prele Milani: U befte 500 vjeç fisnike, bujare si vete emri i saj. Konsulli i nderit te Republikës se Austrisë - Gjergj Liqejza: Asht kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe me u shprehe për gazetën “Dukagjini”, por unë do te bej komplimentet për durimin, aftësinë dhe predispozicionin e stafit, te cilët kane arrite te krijojnë një gazete dinjitoze e konkurruese ne tregun gazetaresk. Gëzuar e jete te gjate. Mark Mhill Kosteri: Gazeta “Dukagjini” dhe stafi i saj u bëfshi 1 000 vjeç. Ju uroj nga zemra qe ne te ardhmen te na kënaqni edhe me shume pasi për historinë tone keni se çfarë shkruani. Dukagjini me katër kala, duhet te shkruani edhe ma. Gjergj Çuni: Gazeta “Dukagjini” për mua është vepra me e veçante e Dukagjinit me përmbajtje historike, patriotike, letrare, artistike, shoqërore, sociale, e pa anshme, me vlera aq te mëdha ne te kaluarën, te tashmen dhe ne te ardhmen. Merita e veçante, është e ideatorëve, veprimtareve me te shquar te dukagjinasve intelektual, si: Ndue Sanaj, Prele Milani, Lazer Kodra, Luigj Shyti, Zef Nika, Roza Pjetri e te tjerëve. Mbarësi ne jete. Mirënjohje te veçanta me vlera Fadil Krajes, Ahmet Osjes, Gjergj Liqejzes, Kadri Ujkes e te tjerëve, te cilët i japin aq vlere e ngrohtësi. Ne shekuj jete te gjate gazetës dhe ideatorëve, lider te veçante ne historinë e dukagjinasve. Duhet një komision për te bere përmbledhjen dhe botimin e saj ne disa libra. Poeti Lazer Kodra: Burimi i ndalur nga “Shtëllunga e shtrigës” ka shpërthyer. Uji i saj është kthjellte, i pranueshëm, i kaltër, i pijshëm nga te gjithë. Fatmirësisht po pranohet nga te gjithë me shume shije e dashuri, kjo është gazeta “Dukagjini”! Tani sa e nevojshme aq edhe e domosdoshme. Ne sipërfaqen e saj, jam i sigurte se do te shëmbëllejnë vetveten edhe brezat qe do te vijnë. Lutja ime fondamentale do te ishte: Qofsh e përjetshme gazeta “Dukagjini”. Eduard Çiurçija: Ju faleminderit dukagjinas! Te faleminderit Shoqate! Te faleminderit Lazer! Te faleminderit te gjithëve atyne qe shkruan ne gazetën “Dukagjini”! Falenderoj ne mënyre te veçante kryetarin e Shoqatës – Ndue Sanaj dhe kryeredaktorin – Lazer Kodra, promotorë te vërtetë te vazhdimësisë te Shoqatës dhe te gazetës, për kontributin si shkrimtare dhe analiste te problemeve njerëzore te zonës dhe te shqetësimeve qe patën dhe kane banoret e kësaj zone, ne male ku mbijetuan me shume kuraje. Uroj shume përvjetor te tjerë ne te ardhmen. Luigj Mila: Pata kënaqësinë e veçante te marre pjese ne 5 – vjetorin e gazetës “Dukagjini”. Një rruge e gjate, e mundimshme por veçanërisht e suksesshme. Nuk ka qene aspak e lehte qe për 5 vite me radhe te botohet një gazete e cila nuk ka pushuar për asnjë moment se shkruari për traditat, doket e zakonet e malësoreve te Dukagjinit, si dhe për probleme qe kjo zone ka. Urime edhe njëherë edhe shume vite te tjera.
 Kryesia e Shoqatës, për punën e bere, nderoj me titullin “Mirënjohja”, e Shoqatës:
* Poetin Prele Milani, ish kryeredaktori i pare i gazetës “Dukagjini”;
* Shoqërinë e sigurimit “SIGMA”, për kontributin e dhenë për botimin e gazetës;
* Zonjushën Arjeta Ferlushkaj, për kontributin intelektual dhe dashamires ndaj gazetës “Dukagjini”;
* Biznesmenin Pal Gjolaj, për kontributin e dhenë për botimin e gazetës “Dukagjini”;
* Biznesmenin Gjergj Vocaj, për kontributin e dhenë për botimin e gazete “Dukagjini”;
* Tregtarin Nike Vidhi, për publikimin dhe shitjen e gazetës “Dukagjini”.
Për përgatitjen dhe realizimin e kësaj feste, mundësoj - Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë, ne Shkodër dhe N/kryetari i Shoqatës – zoti Gjergj Liqejza, te cilin e falënderojmë përzemërsisht.                         

***
Fjala e kryeredaktorit te gazetës, poetit Lazer Kodra
Sot, Zonja e pare e Dukagjinit, gazeta me te njëjtin emër mbushi pese vjet. Pese vite me pare, ne një salle te hotel “Rozafa” u prezantua lindja e saj, si produkt i një mendimi dhe pune kualitative te intelektualeve te zonës se Dukagjinit. Lindja e saj nuk ishte vetëm spontanitet, por edhe një domosdoshmëri imperativë e kohës, ishte një domosdoshmëri për faktin se 75 % e këtij komuniteti u urbanizua fizikisht dhe patjetër qe duhej te kishte një zëdhënëse te tij ne mozaikun e medies lokale te këtij qyteti.
Qe nga ajo dite, kjo zonje e madhe ka lindur edhe gjashtëdhjetë e një here te tjera. Dhe nga lindja ne lindje nëpërmes një sistemi vetërregullues ka sjelle para auditorit te saj, gjithnjë ne zgjerim, një game te gjere artikujsh, produkt i penave te mprehta te intelektualeve dukagjinas, te intelektualeve mjaft te njohur shkodrane te cilët mete vërtetë meritojnë respektin dhe mirënjohjen tone.
Duke shfletuar koleksionin e gazetës “Dukagjini” do te gjesh një pasuri te pashoqe vlerash kulturore e artistike, vlera te cilat i japin kësaj gazete një status autonom kulturor-artistik ne ketë qytet. Aty do te gjesh: editoriale, studime historike, studime etimologjike, studime letrare, sociale, psikologjike, ekstreme, kuriozitete, kronika, reportazhe, portretizime, te cilat te marruara se bashku krijojnë jo një tufë lulesh, por një kurore te tere qe mbështjellë me ngjyra ylberi te shkuarën, te tashmen dhe te ardhme e Dukagjinit.
Duke bere një përllogaritje te thjeshte qe nga numri i pare i kësaj gazete e deri sot, na dalin këto tregues: Janë shpenzuar 15. 2 kv letër, janë shkruar 1 083 artikuj te ndryshëm, kane marre pjese me penat e tyre mbi 50 artikuj shkrues, sikur letra e përdorur nga gazeta “Dukagjini” te shtrihej mbi sipërfaqen e tokës do te mbulonte 2 35 m2 dhe po te shumëzohet me te dy faqet e shkruara, i bie te jene shtypur 4 610 m2, e barabarte me 4. 6 dynym shkronja, janë kryer 122 vajtje dhe ardhje nga Tirana, janë shpenzuar mijëra ore pune nga artikullshkruesit dhe qindra ore pune pranë kompjuterit.
Për botimin e gazetës janë shpenzuar 10 064 340 leke, prej te cilave janë mundësuar nga mundësorët e nderuar - 8 287 000 leke, e barabarte me 77 % te vlerës totale. Këtu do te përmendja: Shoqërinë e sigurimeve - SIGMA me 88 000 leke, Gjergj Vocaj dhe Pale Gjolaj për botimin nga katër numra, Pal Lera, Bale Vuksani, Pale Troshani dhe Zef Gjergj Nika për botimin nga tre numra, Ndoc Çardaku, Armir Grima, Zef Gjeta, Qendrën e grave “Hapat e lehte”, Mehill Perroni dhe Gjeke Sokoli për botimin nga dy numra, si dhe falënderoj te gjithë te tjerët qe kane kontribuar për botimin nga një numër gazete.
Te gjitha këto na bëjnë qe te ndjejmë një krenari te ligjshme për ketë shërbim qe i kemi bere këtij komuniteti, dhe e gjitha kjo është bere mbi bazën e një vullnetarizmi te pashoq prej pese vitesh radhazi.
Nëpërmes kësaj iu hoq tisi i mjegullës se kaluarës dhe u be studimi e evokimi i qindra figurave dukagjinase e te gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, u vesh me gjelbërim e tashmja për te treguar se ky komunitet është akoma vital dhe, po hidhet drite ne tunelin e se ardhmes. Kjo do te thotë se kjo gazete ka vlera për tri arsye: është origjinale, është e qëndrueshme dhe është cilësore. Lexuesi i saj është kualitativ, i interesuar, mëson prej saj dhe jep kontributin me çfarë ka mundësi, është i qëndrueshëm dhe i dashuruar pas saj. Shkrimtari anglez Xhojs Keri thoshte me ironi: “Rroftë shtypi, miku i te varfërve”, mjaft aktuale për fillimet e kësaj gazete dhe jo pa aktualitet edhe tani, por duke pranuar se tani kjo gazete është kompozuar denjësisht ne pentagramin e medies shkodrane. Kjo gazete është plus i vërtetë ne mes medieve elektronike dhe te shkruara te këtij qyteti. Kjo gazete është e vetmja zëdhënëse e komunitetit dukagjinas ne kuadrin e një mungese totale te zërit përfaqësues ne hierarkinë institucionale te shtetit tone dhe për fatin jo te mire edhe atyre pak përfaqësuesve u ka humbur pasaporta ose e lenë tek roja ne fund te shkallëve.
Ndaj për ketë komunitet detyra e pare do te ishte organizimi i lobingut si e vetmja mënyre për te interpretuar ne te gjitha strukturat e organizimit shoqëror brenda një shtetit demokratik. Ky komunitet për disa shekuj me radhe ka qene i privuar nga e drejta për te bere zgjedhjen midis zgjedhjeve qe te afron koha, i dërmuar nga faktorët natyrore si rezultat i pozicionit te tij gjeografik, i përbuzur dhe i fshikulluar nga kërbaçët e sistemeve, tani ndodhet disi ne vështirësi për te bere zgjedhjet e duhura për te ardhmen. Momenti theret ne skene mendimin intelektual, pavarësisht qe ai, intelektuali nuk paguhet për punën qe bën. Ai paguhet për idetë qe sjelle. Ai ka një mision te pashkruar, por qe e ngacmon vazhdimisht ne brendësi te mbretërisë shpirtërore. Ai ka mision qe te gatuaj receta për te tërhequr shoqërinë përpara, te japë receta qe shoqëria te gatuaj predispozitën(brumin e jetës) ne formën e shijen e duhur për te ardhmen.
Ndaj, përpara intelektualit dukagjinas e përkrah tij intelektualit shkodrane dalin këto detyra ne lidhje me komunitetin dukagjinas: - Emancipimi i koncepteve e shkëputje përfundimtare nga konservatorizmi mesjetar, veshja e shpirtit te tyre me një rekuizite bashkëkohore; - Urbanizimi i mentalitetit si e vetmja mënyrë për tu bere bashkudhëtar ne bashkërrjedhat qytetare dhe rritja e shkalles se vetëdijes, mungesa e se cilës po krijon një lloj veteambientimi me te keqen me ketë strukture te qëndrueshme historike. Te veprosh me instinkt duke e mënjanuar vetëdijen do te thotë te asfiksohesh nga ajo çfarë te rrethon, te mos ekzistosh. Kjo gazete duhet t’i ftoje këta njerëz për t’i bere gjimnastike trurit – siç me tha një intelektual shkodrane para disa ditësh – për te qene pak te përfshirë nga ajo sentenca e famshme Karteziane “Mendoj, pra jam”.
Është e pafalshme për te gjitha ato familje dukagjinase qe po t’i pyesësh: Perse lëvize nga Dukagjini? Merr përgjigjen: Për hatër te shkollimit te fëmijëve, por ne anën tjetër vihet re se fëmijët e tyre nuk janë nxënës te asnjë shkolle ne Shkodër. Një veprim ky me pasoja te paparashikuara për te ardhmen e vete fëmijës dhe shoqërisë, pasi gatuhen kontingjente rruge te rrezikshme.
Po kaq te pafalshme janë ato pasaportizime qe mbahen peng prej dhjetëra vitesh ne Dukagjin vetëm për hatër te një asistence minimale, qe te joshe ne dukje dhe tkurre vizionin e mendimit. Pavarësisht se mund te jesh tash pesëmbëdhjete vite ne Shkodër problemet pasojnë njëra - tjetrën deri ne vështirësi për te regjistruar fëmijët ne shkolla. Kjo do te thotë te tentosh te bëhesh shkodrane pa letra!!!
Pese vjet me pare, intelektualet dukagjinas ne token Akademi ngritën “Akademine” me emrin gazeta “Dukagjini”. Ajo është rrite dita-ditës dhe tani i ngjan një Mecen-e dukagjinase. Ne mes te nevojshmes dhe te domosdoshmes tani fiton e dyta. Kjo gazete është e domosdoshme për ketë komunitet. I madhi Mark Tuein thoshte: “Me mire ta meritosh e mos ta kesh, sesa ta kesh e te mos e meritosh”. Ketë gazete, Dukagjini e meriton, ndaj me ne ose pa ne ajo duhet te jete.
REDAKSIA

JU LUMTË PËR PUNËN QË BËNI

Kaluan 5 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës “Dukagjini” që me shumë vështirësi teknike e financiare u bë e mundur mbi jetesa e saj. Botimi rregullisht i saj na ka gëzuar dhe mobilizuar për të parë të shkuarën, por edhe të sotmen e të ardhmen. Për këtë ju falënderojmë përzemërsisht.
Kjo gazetë pasqyron mjaft mirë Dukagjinin dhe dukagjinasit në shekuj, historinë dhe kulturën, patriotizmin, gjakun e derdhur për liri dhe përparim shoqëror, pasqyron vuajtjet, bujarinë, por edhe dobësitë për të cilat ka bërë thirrje dhe ka ndikuar në minimizimin e tyre.
61 numrat e botuar deri tash treguan se Dukagjini është një minierë e pashtershme historie dhe kulture, folklori e tradite shumë të mirë.
Vështirësitë e botimit të kësaj gazete, që tashme ka fituar qytetarinë midis simotrave të saj, numri i paktë i gazetarëve, mungesa e fondeve e te tjera nuk e penguan daljen dhe kjo erdhi si rezultat i përkushtimit të Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” dhe veçanërisht i redaksisë që ka qenë shumë i madh.
Gazeta “Dukagjini” është dhe duhet të jetë detyrim për të arritur në çdo shtëpi veçanërisht ato dukagjinase sepse është e dobishme, është ushqim i domosdoshëm.
Ne që po shkruajmë ketë letër, falënderojmë të gjithë ata që shkruajnë në faqet e saj, por edhe ata që kanë kontribuar për botimin e saj. Duke mos pasur mundësi për t’i përmendur të gjithë po mjaftohemi me disa, si: Ndue Sanaj, Luigj Shyti, Prel Shytani, Lazer Kodra, Roza Pjetri, Suela Ndoja, Prela Milani, Kadri Ujka, Zef Bari, Luigj Temali e te tjere. Vlen të veçojmë këtu intelektualin e nderuar Prelë Grimaj për shkrimet e tij historike i cili ka bërë një pasqyrim real në to. Është shumë aktual dhe me vend komentimi që i ka bërë ky intelektual studimit të bërë nga Padre Gjergj Fishta në parathënien e Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke treguar se një popull nuk është barbar dhe as i egër kur paravendosë rregullat e bashkëjetesës të detyrueshme për të gjithë dhe kur nuk ka shtet që të administrojë dhe mbikëqyrë shtetasit e vet.
Arritjet janë shumë të mira në këtë drejtim, por për përmirësimin e punës mendojmë se i ka kaluar koha për ti parë gjerat vetëm bardh e zi, apo sipas interesave personale, krahinore, të qëllimshme për të ngjyrosur diçka dhe për të zbehur diçka tjetër. Për shembull, sa trajtohet një shkollë në kohë të pushtimit italian e herë quhet lice e herë akademi, mendojmë se duhet fole për zhvillimin konkret të arsimit në Dukagjin e të përmenden njerëzit që shkëlqyen në to e kudo shkuan.
Ne kemi mendimin se duhet pasqyruar më realisht periudha pas Luftës Nacional Çlirimtare me të mirat dhe të këqijat e saj, e jo vetëm nga një kënd vështrim i njëanshëm. Është e vërtetë se janë pasqyruar anët e errëta, po edhe ndryshimet pozitive të kësaj krahine duhet të pasqyrohen më mirë, siç mund të përmendim zhvillimin që pati kjo krahinë në ato vite, natyrisht edhe vështirësitë apo edhe gabimet që janë bërë, pjesëmarrjen e malësorëve të kësaj krahine në ndërtimin e vendit, aspekte të veçanta të individëve që ja vlen për të mos u harruar, figura popullore në kohë dhe sot e te tjera. Kryesia e Shoqatës mendojmë se duhet të jenë më e vëmendshme në këto drejtime, po kështu edhe redaksia e gazetës.
Gazeta “Dukagjin” është gazeta më e dashur për ne, por duam që të jetë gjithëpërfshirëse dhe ti rriten vlerat gjithnjë që brezat e ardhshëm ta kenë si udhërrëfyes të mirë.
Ju përshëndesim më shumë respekt
Zef Lulashi, Gjin Sokoli

 QOFTE NJE VIT I MBARE

...Ishte një nder dhe kënaqësi - ishin këto fjalët që më erdhën ndër mend kur më pyetën se si isha ndjerë si një nder prezantueset e koncertit në traditë tashmë “Folk – 2009”. të organizuar nga shoqata “Dukagjini” në Teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Ky koncert u realizua nga puna e madhe dhe e palodhur e organizatorëve. U ndjeva e previligjuar të prezantoja përkrah dy artisteve të mëdha, Merita Smaja dhe Drande Xhaj. Koncerti “Folk – 2009” kishte në përbërjen e tij shumë këngëtar e të ftuar dhe jo vetem nga zona e Dukagjinit, por edhe nga zona të tjera. Mund të përmend këtu këngëtarët e mirënjohur Mukades Canga dhe Fatmira Breçani. Do doja të veçoja një moment shumë prekës dhe emocionues. Ishte momenti kur u dha titulli “Anetar Nderi” i Shoqates “Atdhetare – Dukagjini”, në nderim të këngëtarit të mirënjohur, bilbilit Dukagjinit, të ndjerit Pëllumb Tefa që u nda nga jeta rreth një vit më parë. Unë përsonalisht nuk vij nga zona e Dukagjinit, por jam ndjerë shumë e nderuar dhe e vlerësuar në mesin e këtyre njerëzve kaq mikpritës. Mesazhi që u përcodh nga ky koncert ishte mjaft domethënes. Ai përcolli mjaft emocione dhe tematika e programit ishte e harmonizuar me jetën, dashurine, respektin, bashkpunimin jo vetëm në mesin e dukagjinasve por edhe të zonave të tjera. Në skenë takova fëmijë dhë të moshuar. Motive këngësh dhe vallesh nga e gjithë Shqipëria. Vërtet bukur, të kijohej përshtypja se je në një evenimet Kombëtar. Ky enveniment ka lënë në mëndjen time mbresa të pashlyeshme. Falenderoj drejtuesit e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” dhe organizatorët e këtij koncerti për ketë mundësi e mbi të gjitha për besimin që më dhanë. Shpreh dëshirën time të sinqertë kur them që do doja shumë që kjo eksperiencë të përsëritej dhe së fundi i uroj këtij koncerti një vazhdimësi sa më të suksesshme. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët e në veçanti për komunitetin dukagjinas kudo që ndodhen.
LEONORA LEKAJ

TË LUFTOJMË VARFËRINË TË NDËRTOJMË PAQEN

Të luftojmë varfërinë – të ndërtojmë paqen, ishte mesazhi i sivjetshëm, lëshuar nga Papa Benedikti XVI, në Ditën Botërore të Paqes. Sikurse edhe këto nëntë vitet e fundit, edhe këtë vit me dt 7 janar 2009, ky mesazh iu paraqit publikut nëpërmjet një spektakli të bukur letraro-artistik i cili u realizua me mjeshtri nga Arqipeshkvia Shkodër, Komisioni Drejtësi dhe Paqe dhe Karitasi Shkodër në teatrin “Migjeni”, mbështetur edhe nga drejtuesit e këtij të fundit.
Veprimtaria ka qenë konceptuar si një “mozaik” me këngë, valle dhe recitime, të gjitha të paraqitura me mjeshtri dhe talent nga shkollat e 8-vjeçare dhe të mesme katolike të Shkodrës si dhe nga Qendra Kulturore e Fëmijëve.
Poezitë, të cilat u interpretuan me pasion dhe ndjenjë nga të rinjtë dhe të rejat, ishin zgjedhur nga fondi i artë i letërsisë shqipe dhe flisnin pikërisht për varfërinë, temë kjo e zgjedhur jo pa të drejtë nga Ati i Shenjtë.
Me entuziasëm u prit, sidomos, poezia e të madhit Ernest Koliqi, titulluar “Malësorja me djep”, recituar me shumë pasion nga i riu i talentuar Ardit Kraja. Kjo poezi e cila më së shumti ishte një homazh për nënat tona malësore të cilat me dhimbje dhe sakrifica i rritën bijtë dhe bijat dhe ata ditën t’ua shpërblenin mundimet, duke u bërë model i talentit, kulturës dhe patriotizmit.
Një pikë tjetër e rëndësishme e aktivitetit ishte ngjitja e në skenë e tre drejtuesve më të lartë të komuniteteve fetare në Shkodër; Imzot Angelo Massafra, Imam Ndriçim Sulejmani dhe At’ Nikolla Petani. Prania e tyre e përbashkët në këtë ditë, ishte një shembull i shkëlqyer i marrëdhënieve korrekte që ekzistojnë sot në mes komuniteteve fetare në Shkodër. Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe. Është pikërisht besimi fetar dhe predikuesit e tij ata të cilët duhet të jenë në pararojë të bashkëjetesës paqësore sot në Shqipëri. Besimi që nxit urrejtjen dhe përçarjen, tashmë e ka humbur misionin të cilin krijuesi ia ka besuar dhe mund ta konsiderojmë pa frikë tradhëtar i krijuesit tonë të vetëm dhe të përbashkët, Zotit të Gjithpushtetshëm.
Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e mesazhit të Papa Benediktit të XVI lëshuar në këtë ditë.

NJE VIT PA BILBILIN E DUKAGJINIT, PELLUMB TEFA

Me 4 Janar 2009, u be një vit, qe Pëllumb Tefen se kemi midis nesh fizikisht, por me jetën dhe veprën e tij, me shpirtin e madh dhe sakrificën e tij, me këngën dhe zërin e tij, me jehonën e tij si jehona e maleve ku lindi, Ai jeton midis nesh. Ai lindi me 15 janar 1974 ne familjen e madhe Tefa, ne fshatin Gjuraj. Mësimet e para i mori ne fshatin e lindjes, i vijoj ne fshatin Plan dhe ato te shkollës se mesme i mori ne qendrën e Pultit – Pog.
Megjithëse ne një moshe te re, te ai ishin mishëruar vlerat me te larta te traditës dhe te modernes. Ishte i thjeshte, i komunikueshëm e tolerant, i qete e kudo i gjendur ne shërbim te shoqërisë, te komunitetit ku banonte dhe punonte. Kishe dëshirë te komunikoje me te, se fjale pak, se dëgjonte me shume, ishte i sakte dhe i prere ne mendimet qe jepte.
Qe ne moshe te re u evidentua tek ai një cilësi e veçante, zëri i tij i ëmbël dhe kush e dëgjonte ndjente kënaqësi, e ndjente veten me te lehte. Qe ne atë kohe, ai nuk ju nda këngës, prej një artisti te lindur dhe virtuoz ne muzike dhe ne interpretim. Ai u be i dashuri i rinise dukagjinase, ne Mbishkodër, e Nënshkodër dhe kudo gjere ne Gjirokastër. Radhe ka pas dasme e gëzim, feste e dite e madhe qe te mos ishte prezent këngëtari Pëllumb Tefa.
Ky bilbil u be shpejt dhe mjaft i njohur ne veprimtaritë lokale. Talenti i tij ndikoj dukshëm ne evoluimin e artit krahinor duke hyre shume shpejte ne këngën popullore. Tashme, Ai ishte i pranishëm kudo, ne gëzime, festa, dasma, ne mes shokësh ne te gjithë krahinën, ne qytetin Shkodër, ne Lezhe, ne Kurbin, ne Mbishkodër dhe ne Nënshkodër. Dimensioni i tij prej artisti fitoi përmasa te reja. Kjo dukej ne kërkesat dhe popullaritetin qe fitoi qe nga magnetofonat, radioja dhe ekrani i çdo familje qytetare dhe malësore. Te gjitha këto e bene qe te radhitej nder këngëtaret me te njohur ne Shkodër.
Pëllumb Tefa ishte pjesëtare aktiv i grupit folklorik te Dukagjinit, instrumentist, këngëtar, humorist, organizator dhe pjesëtar i grupit folklorik te rrethit pranë qendrës kulturore “Pjeter Gaci”. Qe nga viti 1990, ishte pjesëmarrës ne veprimtaritë folklorike te organizuara ne shkalle vendi, duke marre disa medalje ne Festivalin Folklorik Kombëtare te Gjirokastrës, ne Festivalin e Rapsodëve dhe Instrumenteve ne Lezhe, ne “Oden” Dibrane, ne koncertin “Folk – 2007” ne Shkoder, e te tjera.
Jeta e Pëllumbit qe e shkurtër, por ishte e pasur me shume dhunti, me shume mirësi, me shume vlera te trashëguara nga prindërit dhe te paret e tij, duke paraqitur kudo vlerat me te mira te një djali te Dukagjinit kudo qe prezantoj talentin e tij prej artisti popullor te përkryer. Prandaj jemi krenar për dukagjinasin dhe shkodranin tone te paharruar.
Nuk do te ketë gëzim, feste dhe shpalosje te vlerave artistike te Dukagjinit, qe te mos kujtohet dhe te mos jete prezent Pëllumb Tefa me shpirtin e tij, me kujtimet e tij. Pëllumb Tefa, ishte prezent edhe ne koncertin e fund vitit 2008 – “Folk – 2009” e dhëne ne Teatrin “Migjeni”, ne Shkodër. Me ketë rast, Kryesia e Shoqatës, pasi vlerësoj propozimin e grupit folklorik te Dukagjinit, i dha titullin “Anëtar Nderi”, pas vdekjes, i Shoqatës “Atdhetare –Dukagjini”, me motivacion: “Lëvrues dhe interpretues i shkëlqyer i folklorit dukagjinas dhe në tërësi i këngës popullore; i vlerave dukagjinase të trashëguara brez pas brezi në shekuj. Kontributi i tij do të mbetët thellë dhe gjatë në memorien tonë dhe të brezave që do të vijnë” .
Një vit pa këngëtarin Pëllumb Tefa! Te gjithë e kujtojmë me respekt e mall: Prindërit, vëllezërit, te afërmit, koleget e grupit te folklorit dukagjinas, e gjithë shoqëria, te gjithë ata qe ju takoj rasti te njihen me te.
I përjetshëm qofte kujtimi i tij. Shpirti i pushoftë ne paqe.
NDUE SANAJ

Gjithçka për lavdinë e Zotit

Sipas traditës, edhe këtë vit në prag të Krishtlindjeve, fëmijët e kopshtit “Nëna Françiska” të drejtuara nga motrat edukatore, dhanë një koncert festiv që la mjaft mbresa tek të pranishmit të rinj, të reja, prind e të ftuar që kishin mbushur si rrallë herë Kishën e Hotit të Ri. Motrat: Darka dhe Ardiana e kishin përgatitur me mjaft kujdes e dashuri këtë program mjaft të larmishëm ku ishin harmonizuar shumë mirë këngët, recitimet dhe kërcimet të interpretuara mjeshtërisht nga fëmijët e këtij kopshti të cilët i kënaqën pjesëmarrësit. Përgatitja dinjitoze dukej që në skenë e sfondin e saj që ishte risjellja e kasolles në të cilën lindi Shëlbuesi Zot. Fëmijët e kishin konkretizuar këtë moment duke sjellë figurat qendrore të festës: Jezusi foshnje, Jozefi, Maria, Engjëjt dhe Barinjtë. Motoja e gjithë koncertit ishte urimi: “Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri”, urim që është kthyer në një poezi të gjatë ku secila shkronjë e ka një strofë. Çdo fëmijë e kishte një shkronjë dhe recitonte poezinë përkatëse ku këto poezi ishin përgatitur nga motra Ardiana Marku. Këngët e kënduara nga fëmijët me zërat e tyre engjëllorë dhe me gjeste krijuan një atmosferë vërtet festive të cilat ishin përgatitur nga motra Albina Përgjoka. Emocion krijuan tek të pranishmit këngët “Sot na lindi Shëlbuesi Zot” që e këndoi Megi e cila u shoqërua nga kori apo “Flej i Vogli Ynë” e kënduar nga Samanta. Xhingëll Bell që tashmë është kthyer në një traditë të këtyre festive është kërcyer nga fëmijët me një entuziazëm të veçantë të cilën e përgatiti motra Fatmira Matoshi. Akoma më shumë jetë këtij spektakli i dhanë këngëtarët e ftuar si: Pamela Ndokaj, Stefa Morena dhe Gjon Zefi. Sidomos ky i fundit i bëri për vete të pranishmit me interpretimin shumë cilësor prej profesionisti të këngës “Nata e Shenjtë”. Një moment mbresëlënës ishte hyrja solemne e Babagjyshit të Kshnellave i cili erdhi me një Karrocë. Ai ishte një moment gëzimi për të gjithë fëmijët e prindërit e tyre, sepse Babagjyshi nuk i kurseu dhuratat për çdo fëmijë. Padyshim qe jete e gjalleri këtij koncerti i dha prezantuesja Marinela Buxha me oratori, intelegjincen dhe improvizimet e saj.
Autoritet kësaj veprimtarie dhe mobilizim nga interpretuesit i dhanë të ftuarit si disa drejtoresha të kopshteve të qytetit të Shkodrës apo disa motra që punojnë në disa shkolla të Lezhës si të “At Gjergj Fishta” apo “Shën Eufemia” të Kallmetit, të cilat patën ç`të mësojnë nga ky aktivitet. Veprimtaritë që ky kopsht zhvillon janë pjesë e punës shumë të mirë qe motrat bëjnë me fëmijët si atë edukative ashtu edhe mësimore duke i përgatitë për shkollë. Këtë e shohim konkretisht sapo vijnë në klasën e parë ku pjesa më e madhe vazhdojnë në shkollën 9-vjeçare Hot i Ri. Niveli i fëmijëve të ardhur nga ky kopsht ka pas progres nga viti në vit, që tregon se puna me ta ka qenë e kualifikuar. Kjo falë punës së bërë sidomos në grupin e tretë duke i përgatitë denjësisht për klasën e parë nga përkushtimi pedagogjik i edukatoreve dhe e mjeteve të bollshme didaktike që ato kanë siguruar për ta.
Ndiejmë kënaqësi e sadisfaksion për çdo kopsht apo shkollë që punohet mirë, aq më tepër kur fëmijët apo nxënësit janë pothuajse të gjithë dukagjinas siç janë në kopshtin “Nëna Franciska” të cilit i urojmë suksese akoma më të mëdha në të ardhmen si në procesin mësimor apo në veprimtaritë e ndryshme që do të zhvillojnë.
Prelë Shytani

Nata tradicionale “Folk 2009”

Grupi artistik Dukagjini ju solli kënaqësi bashkëvendlindasve së vet me koncertin që dhanë ne Teatrin Migjeni më 27 Dhjetor 2008. Një koncert i tillë në bashkëpunim me institucionin më të madh artistik në veriun e Shqipërisë siç është Teatri “Migjeni”, tregon integrim në jetën urbane larg sofrës primitive. Këtë e tregon numri i spektatorit shumë herë më i madh se disa sofra të marra së bashku duke përfshirë edhe sofrat me emrin e grupit. Rrallë herë sheh numër kaq të madh spektatorësh ku kërkesat ishim edhe për më shumë. Vetë repertori i larmishëm, prezantuesit e interpretimit cilësor i elektrizoi pjesëmarrësit. Ideuar nga zotërinjtë Ndue Shytani e Fran Kodra të cilët ishin edhe drejtues muzikor, të mbeshtetur edhe nga Shoqata “Atdhetare Dukagjini”, me libret të Lulash Brigjës e Roza Pjetrit dhe udhëheqës artistik Bardh Hysa. Është në nderin e çdo koncerti me pas prezantuese zonjat Merita Smaja, Drande Xhaj e Leonora Lekaj siç i pat koncerti në fjalë.
Aty u gërshetua mjaft mirë kënga me vallen. Sipas traditës hapja u bë me këngë maje-krahu, cilësore por do të donim ti shihnim ata që këndonin, por jo çdo dëshirë realizohet. Mbresëlënëse ishte kënga homazh për ish-pjesëtarin e grupit, të ndjerin Pllumb Tefa “O bilbili i Dukagjinit” interpretuar me dhimbje nga grupi i burrave me solist Bardhok Përbiba me zërin e tij melodioz e të kthjellët si uji i bjeshkëve. Shoqata “Atdhetare Dukagjini” e bëri Pluumb Tefën “Anëtar Nderi”, te saj, që iu dorëzua të afërmve të tij nga Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër dhe N/Kryetari i shoqatës, Gjergj Liqejza. Interpretim mjaft cilësor bënë Pjetër Lazri me këngën “O moj Lulja e Bjeshkës”, Nikolin Përpali me motive kurbeti si dhe me këngët e tyre Pllumb Vrinca, Gjovalin Prroni, Bardhok Mehmeti, Vjola Shqau e të tjerë. E bëri publikun për vete këngëtari Prek Mrisha sidomos me këngën “Dasmë në Nikaj – Mërtur” e cila, përveç melodisë kishte një tekst mjaft të goditur ku autori Ndue Vatnika veshjen e nuses e kishte marrë nga femrat shqiptare që kanë lënë gjurmë në histori. Mbresëlënës ishin interpretimet e kantautorit popullor Fran Kodra dhe këngëtarit Ndue Shytani që përbëjnë një dyshe simpatike. Në sajë të punës së tyre të palodhur ka bërë që grupi artistik në fjalë të kenë një veprimtari të dendur si i vetmi grup i këtij lloji në rajonin tonë.
Bashkë me këngët e interpretimet humoristike edhe Alfred Vukaj po hell shtat duke na bërë të qeshim duke thumbuar dukuri negative sidomos në art. Gjallëri kësaj mbrëmje të paharruar i dhanë të ftuarat e këtij koncerti zonjat Mukades Çanga dhe Fatmira Breçani të njohura për interpretimin plot pathos të këngës qytetare shkodrane dhe atë popullore tropojane. Koncerti pati një mbyllje dinjitoze me këngën e kënduar nga vëllezërit Shani dhe e shoqëruar nga e gjithë grupi, e cila pati brenda urimin për një vit më të mbarë dhe optimizmin për një jetë më të mirë. Ishte pozitiv fakti që koncerti “Folk 2009” pati progres në krahasim me atë të vitit të kaluar aq më tepër po të kemi parasysh kohën shumë të shkurtër për ta përgatitur këtë veprimtari.
Sigurisht që një aktivitet i këtyre përmasave ka mangësitë e veta të cilat janë në minorancë në krahasim me vlerat, ku ndonjë do e vë në dukje me shumë dashamirësi me qëllimin e mirë që koncerti i ardhshëm të jetë më cilësor e më i pranueshëm për pjesëmarrësit. Nuk mund ta konceptoj një koncert folklorik pa instrumente popullorë. Të tillë zona e Dukagjinit ka pasur e ka që nga gjethja, pipëza, zumarja apo ato dominante si fyelli, çiftelia e lahuta. Të paktën formalisht të mbaheshin në dorë. Kënga burimore pa instrument folklorik aq më tepër kur këngëtari është me kostum kombëtar nuk duhet kënduar. Dua të shpreh keqardhje se po humbasin meloditë e vendit duke përfshirë edhe këngët me çifteli apo lahutë të cilat janë shumë të pranueshme nga dëgjuesit. Ka 40 vjet që Dukagjini ka pasur grup instrumental që kane bërë një përfaqësim dinjitoz në shkallë rrethi e më gjerë. Pse mos të ketë edhe sot? Vetëm në Hot të Ri me të rinj dukagjinas ka grup të rinjsh shumë virtuoz. Është e vërtetë që donë kohë për tu përgatitë për art, duhet bë edhe pa shumë para. Këngëtarët e grupit të Dukagjinit shquhen për zë të pastër e melodioz. Na ka marrë malli ti shohim duke kënduar “live” apo ti kthejmë njëherë e të na këndojnë një këngë tjetër. Po të ndodhë kjo mund të jepen edhe dy – tre koncerte rresht ne teatër. Gjithçka më afër reales e objektives është më e mirë. Jo gjithçka “superpozim” duke filluar që nga kënga maje-krahu.
Nuk ja përforcon imazhin e mirë një koncerti në një mjedis të tillë ca para që falën publikisht disa fansa. Përkundrazi! Në atë teatër kanë dhënë koncert figurat më të mëdha të artit shqiptar te të gjitha gjinive muzikore e një ritual tillë s`është bëre. Kush donë te beje “xhymertin” s`ndalet e ja gjen mënyrën për të kontribuar siç ka bërë ndonjë dukagjinas që s`donë as me ja përmend emrin për shumat e parave që jep.
Pra, pamë një koncert mbresëlënës dhe dëshirojmë të shohim shumë të tillë në të ardhmen. Me të tilla veprimtari cilësore e të tjera që dukagjinasit po bëjnë në Shkodër në kuadër të Shoqatës apo jashtë saj, shpejtojmë integrimin tonë në qytet, përmirësojmë akoma më shpejt imazhin tonë tek ata që na quajnë të ardhur. Kështu do të kontribuojmë në ngritjen akoma më lart të emrit të Shkodrës e cila vazhdon të krenohet me të kaluarën e saj ku në këtë të kaluar të lavdishme është edhe kontributi i dukagjinasve në të gjithë sektorët e jetës si në art, kulturë, sport e të tjerë. Jemi optimist se dukagjinasit do e fitojnë vendin që meritojnë në jetën urbane.
PRELE SHYTANI

NJË SHKODRANE NË UELLS...

Nuk është mis, megjithëse edhe e tille mund te ishte. Nuk është artiste, ndonjë yll kinemaje, ndonjë këngëtare, balerine, piktore apo shkrimtare, megjithëse arti i pëlqen, sepse i ngroh shpirtin. Ajo i është kushtuar shkencës. Shkencave ekzakte, ose, me mire te themi, asaj shkence qe po revoluvionizon boten njerëzore. Asaj i pëlqen matematika dhe i është kushtuar asaj. Qe ne moshën fëminore. Dhe sot është ne kulmin e moshës se arte rinore. Është 18 vjeçe, dhe siç e shihni edhe nga fotografia, matematika nuk ia ka vrazhdësuar, as fytyrën, as sytë. Përkundrazi. Është simpatike, për te mos thëne, e bukur, megjithëse nuk do te gabonim po ta quanim te tille.
Edhe emrin e ka te bukur, bile te radhe te dëgjuar. Quhet Xhensila Brahaxhia dhe është “vajze shkodrane“, siç thotë ajo kënga e njohur.
Sot studion ne Uells te Britanise se Madhe, ne Kolegjin e Botes se Bashkuar te Atlantikut. Dhe, cila qe rruga qe beri për te arritur deri këtu, por e tregoj shkurt: Pasi përfundoi shkollën 8 – vjeçare “Ismail Qemali“, vazhdoi studimet ne shkollën “28 Nëndori“, ne Shkodër, ne atë shkolle qe njihet si gjimnazi i pare i Shqipërisë. Me qe është një talent i matematikes, qe ne vitin e pare te gjimnazit behet anëtare e Ekipit Kombëtar te matematikes dhe merr pjese ne Olimpiadën Ballkanike për te rinj ne matematike, i zhvilluar ne Moldavi, ne vitin 2006. Ne vitin e dyte te gjimnazit behet anëtare e Ekipit Kombëtar për Shkencat e natyres dhe merr pjese ne Olimpiadën Botërore për te rinj ne shkencat natyrore, zhvilluar ne San Paolo te Brazilit ne 2006 duke fituar Medaljen e argjende. Ndërsa një vit me vone, ne vitin 2007, pra ne fund te vitit te dyte te gjimnazit merr pjese ne Konkursin për kolegjet e Botes se Bashkuar, duke fituar çmimin e pare, bursën për Kolegjin e Botes se Bashkuar te Atlantikut, ne Uells te Britanisë se Madhe.
Ne vitin e pare ne ketë kolegj, viti i trete gjimnaz, fton Medalje te argjende ne Konkursin e matematikes ne Britani te Madhe.
Ketë vit, qe është edhe viti i fundit i kolegjit fiton serish Medalje te argjende ne konkursin e matematikes ne Britani te Madhe si dhe Medalje te arte ne konkursin e matematikes për shkollat e mesme ne Uells. Fiton edhe te drejtën për te përfaqësuar Uellsin ne konkursin final për Britaninë e Madhe, qe zhvillohet ne Londër, ne Shkurt te këtij viti.
Ndërkohe qe përgatitet për Konkursin final, aplikon për Universitetet amerikane si ne Harvard, Dortmouth, Hiddlolebury dhe Erlham.
Kjo është shkurtimisht rruga e Xhensiles, vajzës se re shkodrane qe nderon veten dhe prindërit e saj atje ne Uells. Por, ajo i bën nder Shqipërisë ne përgjithësi dhe Shkodres ne veçanti. Ndaj dhe e ndjeva si nevoje, nder dhe detyre te shkruaj për Xhensiken.
MJESHTRI FADIL KRAJA

ARMIR GRIMA, FUTBOLLISTI I VITIT 2008-te NË SHKODËR

Prej disa vitesh mungon në qytetin e Shkodrës, një qytet me shumë tradita në sport, anketa për sportistët më të mirë të vitit, përfshirë këtu edhe futbollin. Ka qenë pikërisht një nga gazetat lokale (një bashkudhëtare, sa i takon medies së shkruar, e gazetës “Dukagjini”), por që është e shtrirë thuajse në të gjitha rrethet e Veriut, “Vllaznimi Sportiv”, që në fund të vitit të kaluar organizoi një anketën “10 Sportistët më të mirë të vitit”, në një anketë, e cila nuk është zhvilluar me elektronikë, por përmes mesazheve, duke qënë tërësisht e hapur dhe popullore. Renditja ka qenë e tillë, ku në krye të kësaj 10-she pa dyshim ka qenë kampionati i botës në peshëngritje Erkand Qerimaj, për të vazhduar me radhë me sportistë dhe kampionë të tjerë nga të gjithë sportet. Por vendi i tretë i ka takuar njërit prej portierëve më me eksperiencë në kampionatin shqiptar, ndoshta një rekordmen në portën e Vllaznisë, Armir Grima. Pas tij një tjetër figurë e futbollit shkodran, Vioresin Sinani, për të vazhduar pastaj me radhë me sportistë të tjerë, që i përkisnin sporteve të tjera. Por duke u nisur nga renditja e përgjithshme, por edhe specifike për futbollin, Grima është shpallur futbollisti i vitit në Shkodër për vitin 2008-të, duke qenë numri një i me votë popullore, një vlerësim, që realisht e meriton ku njeri, ky portier, i cili vazhdon te votohet edhe në anketën e gazetës “Vllaznimi Sportiv”, ku do të përcaktohet skuadrave e 90-viteve në futboll, me rastin e 90-vjetorit të krijimit të klubit sportiv “Vllaznia”. Dhe kjo nuk është pak, për një njeri, që ndoshta si askush tjetër me uniformën kuqe e blu, ka mbrojtur portën e Vllaznisë, 18-vite me radhë. Ky i fundit ndonëse i ka mbushur të 34-vjetët, vazhdon të jetë një ndër “gardianët” më të mirë të superligës sonë. Një vit më parë është konsideruar nga specialistët si ndër portierët më të mirë të kampionatit, së bashku me Kotorrin (Dinamo) dhe Shehin (Partizani). Por sivjet Armir Grima shënon një rekord më vete, pasi arrin në shifrën e 18 viteve në portë, në nivele shumë të larta, që mund të jetë ndoshta edhe një rekord për futbollin shqiptar, sidomos pas viteve 90-të. Pra 18 vite në portë me të rriturit (pra me ekipin e parë) nuk janë pak, e megjithatë Armir Grima vazhdon të ruajë kuadratin e kuqe e bluve përsëri duke qenë në formë mjaft të mirë, e duke dhënë një garanci më shumë për suksesit e ekipit të tij në këtë kampionat. Debutimin e tij për herë të parë me ekipin e të rriturve, pra kuptohet me Vllazninë, Grima e ka bërë atëherë, kur ende nuk i kishte mbushur të 16 vjetët. Ka qenë 11 marsi i 1990-ës, kur do të shënonte emrin e tij si titullar, ky portier që rrugës tregoi se ishte shumë kualitativ. Në këtë datë Vllaznia do të përballej në Fier, ndaj Apolonisë dhe mungesa e trajnerit të parë të asaj kohe, Avenir Danit dhe stafi teknik i shkodranëve t’i besonte portën Grimës. Në karrierën e tij 18-vjeçare ka luajtur si titullar, në kohë të ndryshme, me skuadra e Vllaznisë, te Laçit (vetëm gjashtë muaj, kur ende s’i kishte mbushur të 18 vjetët), Partizanit, Dinamos, Ethnikos të Pireut dhe Flamurtarit të Prishtinës. Janë këta faktorë që e bëjnë Armir Grimën portierin rekordmen të historisë së klubit shkodran, me një kohë kaq të gjatë aktivizimi, e duke qenë gjithnjë pjesë kryesore e ekipeve të para. Një karrierë e gjatë dhe e pasur, duke lënë gjurmë në futbollin shqiptar, por edhe duke u evidentuar si një ndër portierët më të mirë të futbollit tonë. Askush deri tani në futbollin tonë nuk ka mundur që të luajë 18 vite rresht me ekipin e parë, në nivel të lartë, përveç se Armir Grima. Ai vazhdon të jetë në portë, të stërvitet rregullisht sikur të ishte veçse 18 vjeç dhe nuk dihet se kur mund të lëjë së luajturi futbollin. Një fakt interesant që mësohet përsëri në lidhje me këtë portier, mësohet fakti se ai në kontratën e re të nënshkruar në prag të fillimit të sezonit me drejtuesit e klubit të futbollit “Vllaznia”, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare. Gjithsesi duhet pritur dhe mbetet për t’u parë se sa do të vazhdojë në të ardhmen rekordi i Armir Grimës. Ky i fundit është shpallur dy herë kampion kombëtar me Vllazninë, në sezonet 1991-1992 dhe 1997-1998, ndërsa synon per të tretën here me uniformën e Vllaznisë këtë sezon. Ndërsa në sezonin 2007-2008 ka fituar Kupën e Shqipërisë, trofe i cili i mungonte Shkodrës, që prej 21 vjetësh. (Kujtojmë vitin e largët 1987, kur kjo kupë kishte ardhur për herë të fundit në qytetin verior) Prandaj pas gjithë këtij pasqyrimi, që i bëmë karrierës së njërit prej portierëve më të mirë të vendit tonë, por që ka mbetur në historinë e futbollit shkodran, Armir Grima, çdokush e kupton se edhe këta rreshta, ky njeri i meriton, në një prej faqeve të gazetës “Dukagjini”, i cili në këto pesë vite të botimit muaj për muaj të kësaj gazete, edhe ai bën pjesë ndër ata kontribues financiar. Mbi të gjitha ai mbetet një njeri sa lokalist, aq edhe i edukuar dhe i emancipuar. Komentet mund të jenë të tepërta në këtë rast.
NGA MEJDAN ZHIVANI

METEORI, NDREKE LUCA

Autori i mrekullinave qe secila prej tyne asht kryevepër e vlerës maksimale e ne mes te këtyne kryeveprave deshti me dallue njeriun si krijesën e tij ma te privilegjueme ne përshtatshmeni me ketë kryevepër mrekullije krijoi e dhuroi edhe kryeveprat e dhuratave virtytin e talentin. Siç dëshmon ndodhja e tyne e aty këtushme, Zoti ja shpërndan njerëzimit pa privilegjue vende as popuj ngase kontributi i tyne asht ne dobinë e te gjithve. Bota e qytetnueme tue njofte ma se miri vlerën e mundësinë e arritjes se tij për vdekje, shpiku komunizmin. Ne Shqipni për ma keq e ma për dreq shpiku Enverizmin. E siç ndodh edhe kur mësymjes se ujkut fati ja heqë për goje ndonji prej kështu ndodhi edhe me Ndreke Lucen, njani nga aktoret ma te përmendun e teatrit shqiptar e nji nder autoret ma ne za te dramaturgjisë shqiptare. Ndreka u lind ne Dukagjinin e maleve plot mrize zanash, shpella dragonjsh e kulla heronjsh, nga frëngjitë e te cilave dolën e morën dhenë jonet e lahutës e rrapsodve qe shoqnuen me te vargjet ma te ndime te shpirtit kushtue trimnise se te pa mposhturve te mbrojtsave te atyne maleve. Ku edhe dashnia ma e dlirte e frymëzimit poetik te barinjve ndjellë zemrat e bareshave me tingujt e fejve qe japin përshtypjen se vete perëndesha e ambelsise i ka gatue me brumin e magjisë se saje ma magjepse. Ky ndikim i ushqeu ndjesitë feminore te Ndreke Luces qe me te zbrite prej atyne maleve mburoja te Shkodres se shendrrueme nga viganat e artit shqiptar ne djepin e kulturës shqiptare, mori kontaktet e para me fillimin e mjeshtërisë se interpretimit.
Mjerisht prirjet e këtij aktori si te shum bashkëkohësve te tij ne vend me pas at hapsine te gjane qe meritonte shpërthimi i aftësive ju desht me pershkue zemerngushtesin e realizmit socialist te ngjashëm me nji vrime gjylpane veç si e se me sigurue mbijetesën e talentit edhe ashtu i shternguem ne danat komuniste. Mbas luajtjes se disa roleve jo spikatse por qe interpretimi i tij i bani te admirueshme, i erdhi dita asaj hapsine te mjaftueshme, qe do ta mbushte plot e përplot interpretimi ma i paharrueshëm i te gjith jetës se këtij aktori te madh si aftësia qe ja përcaktoi vendin ne artin e interpretimit. Qyshe ne premierën e shfaqjes se “Otellos” u duke se i perzgjedhuni i vete Shekspirit për me interpretue rolin e Jagos. Ne mbarim te njanes nga ato shfaqje gjate se cilave e shendrronte veten ne nji Jago te përkryem nëmës te fjalve te përgëzimit tim i pata thane: “Po t’i jepje kaq shpirt interpretimit te njipersonazhi pozitiv tash e tutje le vend me te quajte Ndreke, do te kisha thirre ne emnin e tij”. Ai krejt i lumtur i asaj arritje ma ktheu: “Si te duesh me thirr mbasi dihet se emni nuk e ban njeriun, por njeriu emnin. Vetëm realizimi socialist me shtoi lehte me zanin e mirëbesimit përpiqet me ba njeri emnin qe don vete e emnin e kundërshtarit te tij sa ma te parandsishem. Por arritjet e atyne përpjekjeve janë jete shkurta si kambet e gënjeshtrave”. Fatkeqësisht shkallinën ma te nalte te arritjes se Ndreke Luces e shënoi roli i Jagos.
Meqenëse realizimi socialist i shihte veprat klasike si nji sfide e dështimit te prodhimtarisë se tij, për me u duke se gjoja edhe komunizmi shqiptar i vlerëson si meritojnë veprat e autorëve te mëdhenj te botes i bante te ngjashme me bishtin sa ma te shkurte te programimit te shfaqjeve. Artistat i venin ne shërbim te realizmit socialist qe ne saje te talentit te tyne pseodoarti i kësaj rryme te mund te dukej art. Ne aktorëve, thoshte Ndreka, na ka ba te ngjashëm me nji flaut qe ka te drejtën me lujte vetëm brenda diapazonit te fyellit e me te vërtetët realizimi socialist si çdo artist tjetër te njëmendet e përdori si shërbëtorin e nji shërbimi skllavrues qe ja përdhunon prirjet edhe deri aq, sa me interpretue çka urren me se shumti interpretimi. Ndrekes ju ngarkuen rolet e personazheve qe komunizmi i quante negative. Si diversantë e klerikë katolik. Ata qe kane mund me vu re protestën e fshehun nen ata tingujt kundra atyne roleve qe për aspiratat e Ndrekes ishin te pa pranueshëm. Si shpërblim te atij shërbimi te urryeshëm nga shërbyesi i akorduan titullin ironik: “Artist i Popullit”.
Ky titull thonte Ndreka do te shihte me vend po ta kishin emerue: “Shërbëtori i dreqit”. E si mundet me ba art këta qe nuk dine as me zgjedhe emërtimet e titujve?! I kujt ka me qene artisti ne mos i popullit?! Pa le pastaj ajo grada qesharake ne mes te artistit te popullit e te artistit te merituam qe i jap shkas pyetjes humoristike me te aje gazit te mos ishe i merituam, si lejohet me dale ne skene?! Kush shkon me e pa ata qe nuk asht i merituam?! E artistët qe nuk i kane këta tituj pse dalin ne skene?! A me lujte populli me ta? Pa le kur edhe akordimin e ketyne titujve marrije i shpërndajnë tue i ndrrue vendet qe meritojnë se këta ne vend me çmue kontributin e dhanun ne art vlerësojnë kontributin e dhanun ne shërbim te realizimit socialist, qe nuk kane te bajne me njani – tjetrin nësa poezia me bejten asbrakte. Aftësitë e artistit i përcakton liria e tij e populli i lire. Për fat te keq vlerat e interpretimeve te aktorëve te kohës ton, po them për ne, mundet me i ruejte vetëm kinematografia. E interpretimet e mija e te shokëve te mij janë ne filmat e realizimit socialist, rryme qe populli me te drejte nuk don me ja degjue as emnin. E jo me vlersue aftësitë tona te vume ne shërbim te tij. Prandej ne na kan mbet emnat ne historinë e artit dramatik si te ishim personazhe prrallash. Per ne te kësaj moshe asht tepër vone për tjera interpretime qe i kemi andrrue e për kinematografinë tone tepër herët me e ba kthesën ne rrugën e lanun tash sa mote te zeza. Damin e ketyne dekadave qe kalueme ne, vetëm Zoti mundet me i ndreqe e komunizmi na sakatosi edhe dëshirën me iu lute Zotit. Te djelen e 6 janarit te vitit 1991 e takova Ndreken ne hymjen e klubit te rinise e kthyeme ma ne fund ne kisha e murgeshave. Si u përshëndetem me tha: “Megjithëse nuk i kam recitue ende poezitë e pregatituna për ketë rast, e ndjeje veten si ma te lumturin e suksesit ma te madh te jetës time. Sepse te tanë jetën mi ka recitue shpirti këto vargje qe sot po mi recitojnë edhe goja e zemra. Përpara nji publiku qe si jam un i etshëm me recitue ky asht i etshëm me i dëgjue”.
Dalja e Ndrekes ne skene u prite me duartrokitjet e ovacionet qe dukeshin sikur donin me plotesue te munguemet e 45 vjetëve. Aktori i madh sapo nisi me recitue vargjet e para filloi me tregue nji Ndreke qe nuk e kishin lanë vitet me u shfaqe aq te plote. Dukej sikur ne çdo varg po e rrëmbente auditorin e po e krellte bashk me vehten e vet ne thellësinë e matshme me përshkrimin e burrnise te mbrritshme vetëm nga ajo poezi me jetëgjatësi Amshimi, qe veç frymëzimi fishtjan kishte mund me ja dhurue artit tone poetik. Shum dëgjuesa ndjenë tu rridhnin lot emocionesh te pa provuese deri atëherë. Entuziazmi i atij përgëzimi u duk si t’i kishte prite ato çaste si robina lirinë.
Kur po dilnim nga salla e atyne kumtesave ma te duertrokituna, Ndreka me tha: “Vetëm tash për here te pare ne jetën time po e ndjeje veten “Artist Populli”. Sot shpirti i këtij artisti te zemrës se popullit i la lamtumiren jetës se sukseseve te talentit e shkoi me banue përjetësisht ne vendin e paracaktuam prej virtyteve.
GJOKE VATA

HESHTJA E NJE UDHETIMI TE GJATE

Kronikë në 5-vjetorin e tragjedisë së 9 janarit
Eshte nente Janar 2009. Ne harkun kohor te pese viteve me pare endrrat e te rinjeve e te reajave dukagjinase u nisen drejt Italise. Bijte e bijat e detit u perlesshen ne mbijetese me dallget e terbuara te detit zemerak.
Dhe ... vdiqen! Dhe ... mbijetuan! Dhe ... dhe ... dhe ...! Keto pese vite i kane palosur ditet mbi njera tjetren, por ne secilen prej tyre ka nje enderr te burgossur, te vrare, re fubdosur e te mbyllur ne guaska deti si endrrat e Marin Soreskut. Ne secilen prej tyre gjejme te shkrumbuar nga nje shprese. Te pakten sa per te ditur se kush ishin ata qe vrane, e ne emer te kujtvrane! Kjo do te ishte me e pakta qe mund te beje njeriu per njeriun. Ndersa shteti qe trumbeton nate e dite tellallin “per mbrotjen e shtetarve te tij” duhej t’i studionte dosjet meetulla te vrenjetura e jo duke qurravitur me mbrotje alibike prej skuthi. Autokolona e perberenga pese makina te vene ne dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, nisen ne oren kater e nje çerek te mengjesit per te percjellur te afermit e “heronjeve te endrrave” nga Shkodra ne brigjet e detit Jon, per te percjellur dhimbjen e plazmuar ne gjokset e zhuritura prinderore prej “andrres se vrame ne parzem”, siç thoshte Profeti dukagjinas, Martin Camaj.
Një peisazh i trishtë
Mbrritem ne Qafe Llogara. Para syve tane u shfaq deti. Per ne, shqiparet, simbolika e tij e ka humbur kuptimin e sentences: “Ku eshte deti, rron dhe mbreti?!”. Per ne, aty nuk ka mbret, por shpirtra te vyshkur nga qindra etje njerzore te shuara ne lulezim. Rete zeza me fytyre korbi, ere qe te godiste me shputa te akullta, acar, zhurme dallgesh qe zgjonte ndjesine e nje vullkani nga Etna, e dhimbja jone binjakezohet me peisazhin alegorik te rruzullimit si tek shkrimet e Bogdanit. Nje re e murrme u plasarit, e mbi sofren e pafundme te detit u ngul nje rreze dielli si thike. Kordinantat e tahmisen e vendosnin kete rreze aty ku para pese viteve endrrat ishin fundosur me destinacion: Kerkojme vetveten ne kete bote! Thenia e Çarli Çaplinit: “Une jam qytetar i Bites” u konvertua perpara meje si nje makth, perpara te cilit ishin te vendosur lloj – lloj kufinjshe. E pyetem vetveten: Deri ku i kemi kufnjte e lirise ne, shqiptaret, ne kete bote me toke dheut? Deri ne det!!! Larg qofte kjo pergjigje qe e ka bere lemin kembekryq ne trurin e ketij populli qe mendon e vepron pa i ndezzur ndonjehere dritat e gjate ne korsine e autostrades ku udhetojne gjithe popujt e qyteteruar. Zbritem ne buze te detit. Puthjet e tyre jane te idhta si vete brenga, se ciles i kane ngrite kult po aty ne sheshin e reres.
Lule mbi dallge
Shpatullat e fuqishme te detit i gjuanin dallget plot inate e zemrim perpaa syve tane. Thermimi i tyre mbi shkemb fliste me domethenie: Kemi perseri force per te perpire endrrat tuaja. Kullohemi ne shtryllsen e vetdijes per te vertetuar se kueshte faji. Esenca e esperimentit e nxjerre perfundimin, por nuk kemi tagrin per ta thene fjalen ashtu te vertete siç eshte, ne kete toke te tjetersuar pabesisht Bashke me lulet hodhem ne det edhe shpirtin e perkushtuar. Marte Bjeshka, e ema e te perjetesuarit ne fundin e detit Kreshnik Bjeshka, tek hidhte lulet tha: Bir, ketolule i ke nga une ndersa keto te tjerat i ke nga nje nene vlonjate qe m’i fali ne duqanin e saj me porosine qe t’hidhja ne emnin e nenave shqiptare. Po pse valle, Pereneshat e njerzimit, nenat shqiptare ta kene dashurine njerezore ne fund te detit!?
Qirinje ne nje shpelle
Ndezja we qirnjeve eshte simboli i shperdritjes se shpirtit te vdekurve dhe i bashkimit te tyre me shpirtin e te gjalleve ne nje moment ndoshta Platonik. Po kjo shpelle, qe sot u ndriçua nga qirinjet, a eshte shpella e pirateve apo e engjejve qe ndiqeshin nga xhullinjte; a eshte shpella e shpreses se fundit apo e Dedalusit qe pasi ka ndertuar labirintin per mbretin e tij, i trembur nga perbindeshi Minotaur fabrikon krahet dhe kapercen oqeanin per te shpetuar. Qrinjte u ndezen. Asnje nuk u fik. Shenje qendrese e mbijetese. Shenje i mire thone. Ashtu qofte! Dhimbja e qendresa kane nje produkt, - triumfin e se vertetes. E verteta eshte arma e se drejtes. Nje poet europian i kercenohej perbindeshit „shtet“ me vargun: Jampermbytja une!!! Po sot çfare do t’i themi atavizmes se diktatures? Jane ndeze qirnje zoterinje, prandaj shtypeni temthin me gishtin tregues, per te zbuluar se çfare u keni borxh njerezve te kesaj tragjedie. Bejme Amin qe t’u hiqet guacka e autizmit, te fitoni vetdije e te shkelni ne udhen e logjikes se shtetit ligjor.
Kishë … apo diçka tjeter?!
Ne buzen e nje perroi te fshehur. E vogel. Me gure te gjalle. Men je porte druri. E mbuluar pak pjerrtas me tjegull. Brenda saj disa fogure. Fogure te Zonjes se Bekuar me Krishtin ne dore. Trualli … botine. Mbi te qirinj te fikur ne gjysme. Urate te varura ne traret e drunjte. Thengjij te shperndare me fryme te vdekura, pasi ngrohtesine e tyre te fundit ua kishin falur atyre qe u nisen … dhe nuk mberriten kurre. Ndoshta kjo ishte faltorja qe e gjeten te strukur ne palcen e ashtit te vjeter te stergjysherve. Kerkuan meshiren e fundit prej saj per mbarvajtjen e udhes. Zotat e zbritun ne buze te detit, te gatshem per t’u larguar, nuk paten meshire per kete vend, me pretendimin se: njerezeit e ketij vendi e shperfillen linjen e Mamones e tani meritojne mallkim. Ndoshta, dikush tjeter, pikerisht nga banoret e perkohshem te kesaj godine sot i gezohen vilave shqiparet u mesuan ta ndertojne lavdine mbi shkaterrimin e dermimin, pasi shqiptaret u mesuan ta ndertojne lavdine mbi shkaterrimin e dermimin e tjetrit, me te njejtin emer: Shqiptar. Kush e zbulon domethenien e kesaj godine?! Ne themelet e saj ka meshiren dhe dhunen, lutjen e mallkimin, shpresen e zhgenjimin, deshiren per jete e vdekje. Kjo nuk eshte gje tjeter, perveçse produkt i nje shoqerie udhehumbur. Espinoza thoshte: Homo homini – lupus est, qe do te thote: Koha kur njeriu eshte bere ujk per njeriun. Mendojme pak, sa per te hyre ne medyshje… a thua vertete eshte keshtu?!
Retrospektive, aktualitet, dhe perspktive …
Degjoj klithma ne det. Alo! Alo! … moter. Ne jemi mbi 35 veta mbi kulmin e detit, kater milje larg Karaburunit, hipur mbi gomone. Ndihme! Ndihme moter! Po mbytemi! Njoftoni shtetin, policine e … Numri i telefonit eshte 0692070266.
Pastaj … pastaj sopirti u sos. Valet e atij celulari ala nuk kane zene vend ne veshet e atyre qe duhet te kishin pergjegjesi per shtetasit e tyre. Ish opozita qau e qau! U perpetua dhe mprehuthikat per te curakosur te verteten sapo te vije ne pushtet, dhe mbushi vgonat me kredo fallso mbi fatkeqesine e te tjereve. Ish politika beri alibi te shmellojshme dhe me e shumta ekranizoj paaftesivepruese ne situata te tilla. Ish polita, sot ne opozite, duket sikur i ka shkarkuar pergjegjesite mbi strukturat e shtetit te sotem, te cilat nuk funksionojne, jane te ngatha, te mpita, larg kryerjes se funksineve qe u atribon ligji. Ndersa dikush nga “vajtoret politike” te se djeshmes, sot me shume pushtet, guxon t’u theote: Nente Janari eshte sekret shteteror, prandaj kerkojeni sa te doni … e nuk do ta gjeni … He pra! Kryetarii kesaj Shoqate, Nikoll Mhillaj sprehet: S’kemi lene zyre shteti pa e shkelur: Ne vend qe te na ndihmojne er çfare na ka ndodhur, jo vetem ngurrojne por n akerkojne edhe pare, madje me disa miliona, ne kembim te zbardhjes se aktorve qe thuren tragjedine.
Per te pare te nesermen duhet te jemi jo me pak fallxhore se Orakulli i Delfit. Thone se ne Shqiperi eshte vrare frika! Thua …! Dikush tjeter thote se ne Shqiperi eshte vrare shpresa! Ndoshta po! NJerezit presin. Te afermit e bijve te detit presin, nje komunitet pret. A ka pritja fund? Deri kur zgjat ajo? Ndoshta, ketej nga ne, duhet te aloj Mesia. Kjo toke – shkret kerkon Njerez.
Nga Lazër Kodra

“DAS LEBEN DER ANDEREN” SHFAQET NE MILENIUM

Gjatë muajit dhjetor në Shkodër menduam të veçonim dy ngjarje: e para kulturore, e organizuar më datën 4 dhjetor 2008, nga Konsullata e Italisë në qytetin tonë në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë e cila bëri të mundur shfaqjen e premierës së filmit gjerman “Jetët e të tjerëve”; ndërsa e dyta, është një vëzhgim gjatë vizitës së Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, ditën e Krishtlindjeve në Shkodër.
Konsullata Italiane në Shkodër në bashkëpunim me Shërbimin Kulturor pranë Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë organizuan më datën 4 dhjetor 2008 në kinema “Milenium” të këtij qyteti projeksionin e filmit gjerman “Jetët e të tjerëve”. Ky film i dubluar në italisht, ishte përzgjedhur si i përshtatshëm enkas për publikun shqiptar. Ai trajtonte dramën e shkrimtarëve dhe artistëve gjermanë në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ) apo të Gjermanisë Lindore të periudhës komuniste në vitet ’80, dhe konkretisht, survejimet e kryera kundër tyre nga STASS, ekuivalenti i ish-sigurimit të shtetit shqiptare në të njëjtën periudhë në vendin tonë.
Aktivitetin e hapi me një përshëndetje për të pranishmit në sallë Konsulli i Italisë në Shkodër, Dr. Stefano Marguccio.
“Eshtë kënaqësi për mua që të prezantoj këtë bashkëpunim kulturor të Konsullatës Italiane me Ambasadën e Gjermanisë. Atasheu Kulturor i kësaj ambasade nuk mund të ishte sot i pranishëm në Shkodër për arsye pune. “Filmi që do të ndiqni pas pak është mjaft i njohur. Ai është nderuar me çmimin “Oscar” si flimi më i mirë i huaj para pak vitesh si dhe nga një sërë çmimesh të tjera kinematografie në Gjermani dhe në Evropë. Në këtë film preket një realitet i ngjashëm por edhe me ndryshime në krahasim me atë të Shqipërisë së periudhës së diktaturës, e cila po përjeton një jetë të re pas hapjes së vendit. Do të shihni mjaft skena prekëse dhe… por jam i bindur se do ta admironi të gjithë dhe se nëpërmjet këtij filmi ju nuk do të harroni atë realitet që ishte tek ju. Po kështu për të njohur edhe atë dopio regjim në të dyja Gjermanitë gjatë përiudhës së Luftës së Ftohtë.”, u shpreh ndërmjet të tjerash në fjalën e tij Konsulli i Italisë në Shkodër.
ARBEN LAGRETA

JETET E TE TJEREVE

Për më shumë se 2 orë, telespektatorët e pranishëm patën rastin të ndiqnin filmin “Jetët e të tjerëve” me regji dhe skenografi të Florian Henckel von Donnersmarck.
Një shkrimtar i njohur i cili gëzonte mbështetjen e disa prej krerëve kryesorë të partisë-shtet në RDGJ-në e viteve ’80, dukej se nuk i druhej asnjë privimi apo përndjekjeje të STASS-it, ashtu si pjesa më e madhe e kolegëve të tij.
Por lidhja e tij e deklaruar me një ndër aktoret më të shquara dhe më të bukura berlineze ndez xhelozinë dhe lakminë e Ministrit të Sigurimit (STASS) të këtij shteti të dyzuar të Evropës Qendrore. Fatkeqësitë vijnë gradualisht kur ai vihet në survejim. Kështu, e dashura e tij detyrohet të bashkëpunojë me kapon e STASS-it kundër shkrimtarit të njohur dhe të shkojë me pahir në shtrat me të për hir të shpëtimit të karrierës së saj si aktore e njohur. Ndërkohë, ajo zihet mat duke marrë qetësues me përmbajtje droge në një farmaci. E gjithë kjo skemë ishte parapërgatitur nga vetë Ministri i Sigurimit me qëllim, tashmë arrestimin e të dashurit të saj të deklaruar, shkrimtarit të njohur me të cilin ajo bashkëjetonte në një apartament.
Paradoksalisht, shkrimtarin e shpëton nga një dënim i sigurtë prej të paktën 5-6 vjetësh vetë kryeinspektori i ngarkuar me survejimin e tij, pasi e dashura e tij thyhet përpara presionit të STASS-it dhe e dekonspiron atë por përfundon me një vdekje tragjike, e provokuar nga gjëndja e rënduar psikologjike ku e futi makina policore e RDGJ-së së kohës.
Në vitet e para të demokracisë shkrimtari njihet me dosjen e tij si dhe mëson të vërtetën (në Gjermani, të gjitha dosjet e survejimeve me karakter politik të STASS-it u hapën dhe u vunë në shërbim të publikut-A.L.). Veçanërisht, mjaft dramatike është dialogu që ai bën me ish-Ministrin e STASS-it kur ky i fundit i pohon:
“Dinim çdo gjë për ty edhe pse kujtoje se ishe i besueshëm dhe i paprekshëm. Ishe nën survejim të përditshëm përgjatë këtyre viteve. Dinim madje edhe se nuk e kënaqje sa duhet gjatë natës aktoren tonë të dashur.”.
Filmi mbyllet në momentin kur ish-kryeinspektori i STASS-it blen librin autobiografik të shkrimtarit i cili në koopertinën e brëndshme kishte shkruar një falenderim për nder të tij, duke e emërtuar atë me pseudonimin (shifrën-A.L.) që ia kishte gjetur në kartelë.

GAZETARET TURQ BËJNE LIGJIN NE SHKODËR

“Taborri” i gazetarëve turq të ardhur në Shkodër enkas për këtë vizitë me një autobus, është lejuar që të ndjekë i pashqetësuar vazhdimin e bisedës në Prefekturë të Kryetarit të Parlamantit Toptan me Prefektin dhe drejtuesit e tjerë vendorë të Shkodrës, ndërkohë që gazetarët shkodranë janë nxjerrë jashtë.
“Jo arnaut”, shqiptonin me vështirësi gazetarët e ardhur nga rrafshnalta e Anadollit të cilët survejoheshin në cdo hap nga ish - oficerë të SIVA-s (policia sekrete e ish - juntës ushtarake në Turqi deri në fillim të viteve ‘80-A.L.).
Ç’farë është diskutuar në atë bisedë që nuk duhej ta dinin gazetarët shqiptarë por pa problem për ata turq të ardhur nga Anadolli? Pse ky protokoll diskriminues është pranuar nga autoritetet vendore të Shkodrës? Përse Toptan erdhi në Shkodrën? Nisur nga vendi i vecantë që realisht zë ky qytet në marrdhëniet ndërmjet dy vendeve apo thjesht sepse është vendlindja e Jozefina Çobës??! Si është e mundur që mysafirët të vendosin rregullat e lojës në një kohë që kjo nuk ka ndodhur as me gazetarët anglezë, gjermanë, italianë apo dhe ata amerikanë, kur personalitetet e këtyre vendeve kanë vizituar Shkodrën??!!
Përse Toptan erdhi në Shkodrën? Nisur nga vendi i vecantë që realisht zë ky qytet në marrdhëniet ndërmjet dy vendeve apo thjesht sepse është vendlindja e Jozefina Çobës? Me këtë logjikë, ai erdhi në Shkodër vetëm për Jozefinën??!

Toptan: “Kemi ardhur me bekimin e zonjës Jozefina Topalli dhe këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë”
SHKODER Kryeparlamentari i Turqisë Toptan ka vizituar Shkodrën ditën e Krishtlindjeve duke i caktuar vetë “rregullat” e protokollit në sallën e Prefekturës. Nga ana tjetër, gazetarët turq që e shoqëronin kanë vazhduar ta ndjekin të pashqetësuar bisedën e tij me Prefektin e Shkodrës Maxhid Cungu, të pashqetësuar dhe të paprekur nga ky protokoll diskriminues, çuditërisht i pranuar pa pikë problemi nga ky institucion përfaqësues i shtetit shqiptar.
PRITJA NE PREFEKTURE
Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu i ka uruar mirëseardhjen Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, duke i prezantuar në vijim edhe drejtuesit e tjerë lokalë, deputetët e Shkodrës si dhe Kryetarin e Shoqatës “Hasan Riza Pasha” Ferid Lluja, njëkohësisht edhe Konsull Nderi i Turqisë në këtë qytet.
Kryeparlamantari i Turqisë, Toptan, në fjalën e tij ndërmjet të tjerash tha:
“Shqipëria është një vend mik dhe vëlla për ne me të cilën na lidhin shumë lidhje të vjetra historike dhe kulturore. Shkodra zë një vend të veçantë në marrdhëniet miqësore të Turqisë me Shqipërinë. Jo vetëm se në këtë qytet ndodhet monumenti i Hasan Riza Pashës por edhe për shumë aspekte të tjera. Shumë qytetarë të Shkodrës janë vendosur me banim në Turqi. Jam tepër i lumtur që ndodhem në qytetin e lindjes së koleges sime, zonjës Jozefina Topalli. Kemi ardhur me bekimin e zonjës Jozefina Topalli dhe këtu e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë.”
Vizita e kryetarit të Parlamentit turk ka vijuar edhe me homazhe prane Momorialin e Hasan Riza Pashës në qendër të qytetit të Shkodrës, me një vizitë në Kishën Katedrale ku Toptan i ka uruar festën e Krishtlindjeve besimtarëve katolikë si dhe shëtitje të lirë në qytet. Gjatë gjithë kësaj kohe, kryetari i parlamantit turk është shoqëruar nga kryeparlamantarja e Shqipërisë Jozefina Topalli.

P.S. Ndërkohë, nga burime jozyrtare bëhet e ditur se Topalli ka shtruar një drekë për nder të Toptanit në Grand Hotel Europa. Aty, Kryeparlamantari i Turqisë, pasi kishte biseduar për më shumë se 4 orë me Topallin në krah si gjatë shëtitjeve nëpër qytet ashtu edhe gjatë banketit, e ka ftuar këtë të fundit që t’i kalojë pushimet e verës në Antalia. Ftesa e mësipërme mësohet të jetë bërë në momentin kur, gjatë bisedës së tyre të lirë, Toptan ka mësuar se verën që shkoi, Topalli kishte preferuar bregdetin kroat.

“KULLA E NGUJIMIT” NUK ËSHTË INSTITUCION

Në të folurën popullore të krahinës së Dukagjinit fjala “ngujim” vjen nga fjala “ngujore” që do të thotë “mbyllëse” dhe që shërben për të mbyllur derën, dritaren, shtegun, (“nguje derën”, “nguje shtegun”, “nguje dritaren”), për “mbylle derën”, “mbylle shtegun”, “mbylle dritaren”, e te tjera. Kjo tregon një veprim konkret. Në trajtimin shoqëror, të paktën siç e kemi dëgjuar në Dukagjin, por edhe më gjerë, fjala “ngujim” dhe “mbyllje” ndryshojnë disi dukshëm nga njëra tjetra nga ana kuptimore.
Ngujimi ndodhë pa dashje, kur i futesh një rruge që nuk e di ku përfundon, futesh në një pyll, në një shkëmb, në një bjeshkë, nuk di të për të gjetur rrugën dhe mbetesh aty. Në këto raste konsiderohesh i ngujuar dhe asnjë herë nuk thuhet “i mbyllur”. Ky veprim është pa dashje. Edhe kur bagëtitë, siç ka ndodhur jo radhe me to, duke kullotur futen në ndonjë qetë shkëmbi apo mali dhe nuk dalin vetë prej andej thuhet se “janë ngujuar” dhe asnjë herë “ janë mbyllur”.
Mbyllja është veprim i ndërgjegjshëm sepse kryhet me vetëdije të plotë. Mbyllja bëhet në shtëpi të zakonshme, kullë specifike, shpella apo diku tjetër. E gjithë kjo ka idenë e mbrojtjes nga rreziku që të ndjek, prej të cilit nuk shpëton lehtë, prandaj përpiqesh të largohesh, të fshihesh. Mbyllja në kullën e ashtuquajtur “të ngujimit” dhe vetë ajo nuk është institucion gjykimi e zgjidhjeje të problemit. I mbylluri, vetëm për shkak të mbylljes, kurrë nuk ka qenë i sigurt dhe as nuk konsiderohej i falur e problemi i mbyllur. Në shtëpi të tilla, ose edhe në çdo shtëpi, personi është disi i mbrojtur nga muret prej guri e ndërtimi i frëngjive nga armët e lehta të zjarrit. Shtëpitë me frëngji filluan të ndërtohen kur u futën në përdorim armët e lehta të zjarrit dhe u pa efekti i tyre, pra shtëpi të tilla nuk janë qindra vjeçare dhe kjo nuk është një eksperiencë shumë e vjetër. Kullat e ndërtuara si më specifike për tu mbrojtur nuk kanë qenë të sigurta nga armët e fuqishme të zjarrit. Fortifikimet në shtëpitë e banimit për t’ju përballuar armëve të zjarrit me rreze më të gjatë veprimi që filluan të përdoreshin në malësi, ndoshta, diku nga gjysma e pare e shekullit të XIX, pasi deri atëherë nuk bëhej fjalë se mund të sulmohej apo të mbrohej shtëpia me armët që ishin në përdorim, për vetë ndërtimin dhe fuqinë e tyre.
Shpesh shtëpia ku fshihej vrasësi sulmohej nga pala e të vrarit, mbahej e rrethuar ose sulmohej më zjarr. Ky i fundit ishte mjeti më i mirë për të nxjerrë vrasësin nga shtëpia.
Sulmi për vënien e zjarrit zakonisht bëhej nga gratë sepse mbi to nuk është traditë të qëllohet. Mendoj se kjo rrjedh jo nga mos vlerësimi i tyre, e burri do të turpërohej po të vriste gra, por do të thosha së është një rrjedhojë shumë e vjetër, që në lashtësi shumë të hershme, në ato kohëra kur gruaja ishte zot e zonjë shtëpie. Ajo ishte, dhe është në fakt, hyjnore, ripërtëritëse e jetës, lind njeriun. Gruaja mund të ishte shtatzënë e sipas traditës besohej se mund të lindë shenjtor, dragua, prijës, shkencëtar, njeri bamirës, e te tjera. Fëmija, si dhuratë e zotit, që mund të ishte i jashtëzakonshëm, nuk duhej të shkatërrohej, të vritej edhe për faktin se besohej në ndëshkimin nga zoti, i agresorit, dhe jo vetëm i ati. Për këtë besoj se ka ardhur deri te e vona respekti për të mos qëlluar gratë, pa çka se me kalimin e kohës janë veshur krejt pa drejtësisht koncepte të tjera deri përbuzëse.
Vrasësi edhe kur rrethohej bënte kujdes të mbrohej, por duke mos vrarë njerëz të tjerë me përjashtim kur rrezikohej së tepërmi ose merrte vesh se është vrarë ndonjë pjesëtar tjetër i familjes.
Dalja nga vendi ku ishte strehuar bëhej edhe kur hynin në mes palëve përfaqësues të fshatit apo fisit. Vrasësi në këtë rast nxirrej, në besë të tyre dhe përcillej jashtë fshatit apo fisit. Askush në këtë rast nuk kishte të drejtë ta qëllonte dhe as nuk tentohej. Kjo quhej se është marrë “nore” (në dorë, n’dore, në besë). “Ndorja” është përdorur edhe më gjatë, ndoshta jo përgjithmonë. Ai që merrte “ndore” një njeri që kishte vrarë dikë, ishte përfaqësues i një familje, shtëpie apo fisi të njohur, trim, (ndonjë herë edhe belaxhijë) që e kishte mik shtëpinë ose njeriun që e merrte përsipër që të mbronte nga ndjekja e vrasja nga ajo familje që i ishte vrarë njeriu. “Ndorja” e merrte përsipër vrasësin duke premtuar dhe shpallur apo edhe duke kërcënuar ata që do ta vrisnin për sa kohë e kishte “ndore” (në mbrojtje) se ky do të hakmerrej, duke vrara dikë nga ata që i “kishin prerë mikun”. Marrja “ndore” është një mënyrë e “besës” për mikun. Po t’i vritej për sa kohë e kishte nën mbrojtje konsiderohej “mik premë” dhe për këtë do të kërkonte vendosjen e nderit në vend duke vrarë dikë për mikun e tij. Ka pasur raste që vrasësi i “ka ra na dorë” një njeriut që i ka qëlluar më afër, që ta mbronte. Ai që kërkonte këtë mbrojtje i thoshte me të madhe në mënyrë që të dëgjonin sa më shumë njerëz, “n’dorë të zotit dhe tanen” ose “në besë të zotit dhe tanen”. Do të quhej ligshti (dobësi, mungesë trimërie) po të mos e merrte përsipër. Ka ndoll që vrasësi, tamam i familjes që i kishte vrarë njeriun i ka ra na dorë dhe ka qenë i sigurt, është ushqyer, është përcjellur dhe ju ka dhënë një afat kohor që të mund të mbrohej, natyrisht pastaj është gjurmuar për të marrë hak.
Me daljen e tij dhe familjes së tij nga vendstrehimi ku ishin, pala e të vrarit digjte shtëpinë e vrasësit, shkatërronte të mbjellat, priste pemët, shembte muret e shtëpisë dhe të arave, pra përfundimisht shkatërrohej plotësisht nga ana ekonomike. Në të shumtën e rasteve të tilla vrasësi nuk është ndjekur më për gjak, mjafton që të mos kthehej më në fshat dhe në tokën e tij e të mos ishte sy ndër sy me familjen e të vrarit.
Askush nuk mund të thotë, sepse nuk ka ndodhur kurrë, që vrasësi të jenë gjykuar dhe falur vetëm sepse është mbyllur në kullën e ashtuquajtur “të ngujimit”. Ajo në të gjitha rastet ka qenë një vendstrehim nga ku mund të mbrohej disi më lehtë.
Edhe kur është bërë një gjakmarrje për një person të vrarë më parë, vrasësi në këtë rast është larguar, mbyllur, fshehur, dalë kaçak për ditë, muaj apo edhe më gjatë, deri sa janë sheshuar problemet..
Në momentin e një vrasje për 24 orë kanë qenë të rrezikuar të gjithë të afërmit e vrasësit. Kjo kohë është quajtur “Dita e gjakut” dhe kjo gjithmonë ka qenë e rrezikshme. Në këtë ditë mund të goditej edhe i pafajshmi, mjafton që të kishte sado pak lidhje gjaku me vrasësin, disa breza larg, deri edhe fisin siç e kemi përmendur edhe më parë. Edhe në rastin e gjakmarrjes ka ekzistuar “dita e gjakut” megjithëse gjaku konsiderohej i marrur (i shpaguar). Pastaj kanë ndërhyrë përfaqësuesit e fshatit apo fisit, janë kuvenduar problemet dhe barazuar vrasjet, është bërë marrëveshja, janë barë pajtimet dhe janë mbyllë përfundimisht hasmëritë e jeta ka filluar rrjedhën normale.
Ka pasur shumë vrasje, që me burrëri e zemër të fortë janë falur e familjet janë pajtuar përfundimisht, duke u bërë edhe miq, probatina apo kumbarë në mes tyre dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë vërtetë shumë të mira. Këto pajtime kurrë nuk kanë ndodhur vetëm sepse vrasësi është mbyllur brenda mureve të shtëpisë, por nga urtësia, trimëria dhe zemra e hapur e palëve të përballura.
Nervozizmi dhe ndjenja e hakmarrjes kanë qenë më të forta gjithmonë kur gjakësi ka qenë para syve ose afër familjes së dëmtuar.
Në të kaluarën ka qenë e zakonshme që kur kishte vrasje jashtë territorit të fisit, vrasësi sapo, sapo hynte në tokën e fisit të tij, nga një majë mali, kodër, qafë apo breg qëllonte me pushkë në ajër. Dikush që e dëgjonte krismën pyeste më zë të lartë:
- O ça asht pushka moreeee !
- O ruaju ku të jesh se kem vra ... dhe jepej emri i fshatit apo fisit nga është i vrari.
Kjo bëhej për dy arsye. Së pari, për të treguar trimërinë e bërë dhe së dyti, për të ruajtur fisin (vëllezërit) e vet, sidomos nga vrulli i 24 orëve të para nga fisi i dëmtuar, se pastaj merreshin masat mbrojtëse për më tej.
Në këto raste, po qe se e pranojmë “kullën e ngujimit” në shërbim të gjithë fshatit apo fisit, a mund të futeshin të gjithë meshkujt brenda saj. Dihet se të gjithë meshkujt e fisit që ishin bërë në moshën për të mbajtur dhe përdorur pushkën ishin të rrezikuar, veçanërisht në 24 orët e para të vrasjes.
Kulla mbrojtëse ose e fortifikuara, apo te ashtuquajtura “kullë ngujimi”, edhe kur janë ndërtuar si të tilla, kanë qenë pronë e familjes që i ka ndërtuar ose e atij që i ka mbetur si pjesë e pronës kur vëllezërit janë ndarë.
Ka pasur kulla të ndërtuara posaçërisht për tu mbyllur brenda, ndonëse shumë të radha, por asnjëherë nuk kanë qenë për ti shërbyer një komuniteti të tërë, nuk kanë qenë kolektive. Pra ajo i ka shërbyer një familjeje që kanë jetuar dhe kanë pasur pasurinë e përbashkët.
Një rrezik shumë të madh për ata që ishin brenda mund të sillte nata. Errësira e saj mund të ndihmonte për vënien e zjarrit, prandaj ajo gjatë natës ruhej me kujdes, ndoshta edhe nga vetë ata që ishin të mbyllur brenda saj, duke dalë përjashta kur binte nata dhe futeshin brenda në të zbardhur të dritës.
Gjatë gjithë ditës, të mbyllurit brenda, shikonin e hetonin, përmes frëngjive, çdo lëvizje, çdo gjë, dhe merrnin me mend, sa të mundnin, çfarë mund të ndodhë, çdo lëvizje, çdo zë e shikonin me dyshim. Ata, me sytë e mendjes, shikonin rrezikun që u kanosej nga çasti në çast, dëgjonin krisma, shikonin gjak, pra kishin vdekjen para syve. Një shikim i tillë ishte shumë i egër, vrasës, trishtues, një shikim i tillë është i pa dëshirueshëm për të gjithë. Një shikim i tillë nuk mund ti urohet askujt.
Në të shumtën e shtëpive të ndërtuara para çlirimit dhe që janë ngritur 2 e 3 kat, por në mënyrë të veçantë ato 3 kat, kanë pasur frëngji për tu mbrojtur. Por duhet të përmendim se në malësi çdo shtëpi 2 apo 3 kat e ndërtuar me gurë, quhej kullë. Bile ka edhe disa familje që mbiemri i tyre është “kulla” pavarësisht se asnjëherë nuk kanë pasur “kulla ngujimi” në pronësi të tyre.
Studiues të historisë dhe kulturës, shumë vite më parë shkruanin “kullë mirë Shala” që do të thotë shtëpi e mirë, e kjo jo vetëm për nga ndërtimi, por edhe për traditën, për “besë e tërvesë”. Kështu mund të thuhet edhe për krahina shumë më gjerë. Pra shtëpitë quheshin kulla dhe të gjitha, kush më mirë e kush më dobët, mund të shërbenin për tu mbyllur brenda, por jo të gjitha ishin të fortifikuara në mënyrë speciale për tu mbrojtur nga një sulm i mundshëm nga jashtë.
Me keqardhje e themi, por është fakt se edhe sot ka vrasje e mbyllje të vrasësve brenda në shtëpitë e tyre, largime nga shtëpia, lagja, fshati e te tjera. Atëherë personi që mbyllet në shtëpinë e tij që nuk është një “kullë ngujimi” e mirëfilltë, bile nuk ka asnjë frëngji, por dritare mjaftë të mëdha, nuk është i mbrojtur në pikëpamjen e traditës si ai që futej në kullë me frëngji ? A thua se vetëm në shtëpi të tipit “kullë e fortifikuar” quhet mbyllje e jo në shtëpi të zakonshme të kohës së sotme ? Në të dy rastet ka të njëjtin kuptim.
Vetëgjyqësia dhe hakmarrja ka qenë një formë e vendosjes së drejtësisë por edhe ekuilibrave në kohen kur nuk ekzistonte shteti si faktor mbi palët dhe shtrëngues. Kur mungonte shteti zgjidhja e konflikteve mbetej të bëhej midis palëve, të cilat, secila për vete, përpiqej që të justifikonte veprimet e veta. Niveli kulturor ishte pothuaj i njëjtë, pasi palët pak a shumë jetonin në të njëjtin terren shoqëror dhe ekonomik. Kjo bënte, shpesh, që palët të mos mund të bindnin njëra tjetrën dhe i drejtoheshin urtësisë jashtë fshatit a fisit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Malësorët tonë, nëpërmes kodit të tyre etik të kodifikuar nga At Shtjefën Gjeçovi në çerekun e parë të shekullit të kaluar dhe që u quajt “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kanë bërë përpjekje të suksesshme në vendosjen e rregullave për bashkëjetesë e menyrën e zgjidhjes se problemeve. Njohja e tyra nuk është aspak kthim në mesjetë dhe as dëshirë për të vënë Kanunin në veprim sepse ai e ka kryer detyrën e vet, e ka hangër livadhin e vet me kohe qe kur u formua shteti shqiptar, por është kulturë, është shkencë sepse tregon se të parët tonë me gjithë prapambetjen dhe skamjen e madhe kanë gjetur mënyrat më të mira të mundshme të kohës për zgjidhjen e problemeve. Vërtetë Europa nuk ka nevojë që të marrë leksione nga ne, por ne duhet të hyjmë në Europë me kulturën tonë të mirë, me dinjitetin tonë, me mendimin tonë të reformuar, me emrin tonë. Nga ana tjetër nuk janë frutdhënëse e pozitive edhe komente, konkluzione e detyra të modeleve të dikurshme që u ka kaluar koha, duke marrë pozicionin e udhërrëfyesit midis shokëve e që synohet konsensus pa diskutim, sepse mund të ndodhë ajo që thoshte Faik Konica në vitin 1930 kur kujtonte At Sh.Gjeçovin se “... ca mendje të klasës së katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdi”. Asnjë edukator i brezit të ri, që shumica dermuese e tyre janë mësues, nuk dëshiron dhe as nuk nxitë vrasjet e gjakmarrjet, përkundrazi punojnë në mënyrë të përhershme për zhdukjen e tyre. Marrja nëpër gojë e tyre si të tillë, tregon mungesë vizioni, mungesë saktësie e mungesë bashkëpunimi.
Edhe në ditët e sotme, kur nuk vepron shteti, vetëgjyqësia, hakmarrja e gjakmarrja janë evidente, pa çka se askush nuk ndërton qëllimisht shtëpi të tipit kullë e fortifikuar për tu mbyllur brenda.
E pra “kulla e ngujimit” nuk është institucion shpëtimtar, por vetëm një mjet, një strehë për tu mbrojtur, për tu fshehur, nga kundërshtari, për të shpëtuar kokën në momentin e parë ose për një farë kohe. Hipërbolizimi i tipit gazetaresk që i bëhet nganjëherë ndërtimeve të tilla si “kulla e gjakut”, “kulla mbrojtëse e gjithë fshatit”, “kala shekullore”, “kulla roje”, e te tjera nuk janë aspak të sakta.
Futja brenda saj nuk e lehtëson aspak peshën e gjakut dhe zemërimin e hakmarrjes. Atë e lehtëson apo e shëron kur midis palëve në konflikt shfaqet, sinqeriteti, besim reciprok, zemergjerësia, falja dhe besimi në Zotin.
Shteti nuk ka pse të shtrijë dorën shoqatave, të kërkojnë ndihmë, të lutet në raste të tilla sepse peshën e gjakut dhe zemërimin e hakmarrjes e lehtëson apo e shëron pa dyshim edhe veprimi i tij me drejtësinë dhe rreptësinë e ligjit ndaj shtetasve të vet.
LUIGJ SHYTI

Rreth kronologjisë e etimologjisë së emërtimit të Malit e Qafës së Agrit dhe Shalës

(vijon nga numri i kaluar)
Etimologu duhet t’i shqyrtojë e të mbledhë çdo grimcë, pikësëpari duhet të ketë parasysh kronologjinë, si paraqitet ajo në botimet më të hershme antike e mesjetare, kur e ka këtë mundësi, pastaj do të hidhet në shqyrtime më të imta dhe në fund do bëjë një bilanc. Në rastin konkret analiza e prof. Çabejit, nuk mund të thuhet se është përfundimtare, sepse vërehet se ai e ka ruajtur gjendjen e hipotezës dhe të relativitetit. Ajo që më ka shkaktuar një çudi dhe që njëkohësisht ka qenë një frenim i madh për mua, andej nga vitet 80-të, ka qenë konstatimi se si prof. Çabej, nuk ishte marrë fare në këtë zë me regjistrimet e autorëve antikë dhe mesjetarë dhe me kronologjinë?! Ai, madje nuk ishte marrë fare me fjalën Agër/Agri e marrë kjo qoftë si konkordanca e koinçidenca, ose qoftë si kategori homonime ballkanike, si derivate me ose pa të njejtin burim etimologjik etj. Çabej, fare pa e plotësuar këtë detyrim, hidhej drejtë e në etimologji! Kjo gjë, realisht është si e pazakontë te ky autoritet, i cili e kishte kapacitetin linguistik, e njihte metodologjinë dhe teorinë, njihte, pothuajse me perfeksion, të gjithë autorët evropianë etj.
Si paraqitej pra ky regjistrim te autorët antikë, në rendin kronologjik, dhe çfarë del nga një vështrim i përgjithshëm nga ata. Megjithse kemi një përmendje, disi të tërthortë te qysh te Homeri, për peonët e Peoninë dhe disa përmendje citimesh në disa autorë të mëvonshëm që u kanë veprat, i pari që saktësisht e fillon me emërtimin e fisit si “Agrianë” është Herodoti në shek V p.e.r. Ai i paraqet këta agrianë si pjestarë të krahinës më të madhe të quajtur Paioni/Peoni, diku afër dhe në mes të lumit Strimon e Vardar, afër malit Pangajon, afër liqenit të Prasias, ku aty diku banonte edhe fisi i Doberëve etj. (Historia e, v, 16) Jemi pra në një teritor në zemër të gadishullit tonë, që kufizohet nga Iliria, Dardania dhe Maqedonia. Sipas Herodotit, po në këtë teritor, si kufitarë, na hapet edhe sipari i “tokave të ilirëve”.
Këta banorë të vendit Agri, si emërtim fisi agrianë-agrej, do të referohen edhe tek Livi, XLV, 11, 7; te Sraboni, VII, 318, fragmente VII, 331; Arriani Anabasis, I, 5, 1 e 2, 10; te Apiani, Illyrike, 14; te Stefan Bizantini i shek VI, me emërtimin Agriai, quhet një fis i Paionisë, midis Rodopit dhe Hemit, quhen edhe si “fisi i agrajve”, si “agriaoi”, si “agriaesis”. Këtu ne mund të konstatojmë se mbrapashtesat ndryshojnë edhe në vartësi të shkruesëve grekë e romakë. Dhe vlen të theksohet se Bizantini na tregon se informacionin e tij e ka marrë te autori i shek VI p.e.r. te Theopompi, informacion që po aty e kishte marrë edhe vetë T. Livi.
Te autori Polibi, si Agrei, quhet në Etoli të Greqisë, një vend dhe një fis, ku theksohet e shkruar e qartë se këta ishin me origjinë dhe gjuhë jo helene. (II, 65, 2 e XVIII, 5, 8) Te autorët antikë kemi emërtime të kësaj natyre edhe jashtë gadishullit tonë, si psh në Itali, qyteti Agrixhento te Diodori (XIX, 70, 6), te Plutarku etj. (Disa linguistë marrin në konsideratë edhe kalimin g-k, si te Akarnania etj)
Mund të formulojmë kështu një mendim të parë se, kemi një trung më të madh të koncentruar në zemrën e veriperendimin e gadishullit tonë, pastaj kemi edhe një përhapje e shpërndarje gadishullore e jashtëgadishullore.
Te Tit Livi, shohim se njëkohësisht, krahas krahinës më të madhe, na prezantohet edhe një krahinë më e vogël në Iliri, me emërtimin Agravonia. Kjo është e dallueshme dhe si direkt e interesuara për ne, po e citojmë me përmbledhje: “Në Iliri, pretori Anici nënështroi mbretin Gent dhe vendosi një roje në Skodra që ishte kryeqyteti... Pretori Anici u kthye në Skodra të Ilirikut dhe mbajti me krerët e krahinës një mbledhje. Këtu nga tribuna, shpalli me aprovimin e këshillit se vullneti i senatit dhe popullit romak është t’i linte të lirë ilirët dhe t’i heqë trupat nga të gjithë qytetet, nga kështjellat e fortesat, se jo vetëm do t’i linte të ishin të lirë por edhe do të përjashtoheshin nga taksat isasit, taulantët, pirustët e dasaretët, banorët e Rizonit dhe të Ulcinit, mbasi këta u hodhën në anën e romakëve para se të humbiste fuqinë Genti. Gjithashtu të përjashtoheshin nga taksat edhe daorsët, për arësye se e kishin braktisur Karavantin dhe me gjithë armët ishin hedhur në anën e romakëve. Banorët e Skodras, dasaretët, salepitanët dhe banorët e tjerë ilirë do të paguanin gjysmën e taksave që i jepnin mbretit. (Kuptohet Gentit - AL) E ndau pastaj Ilirinë në tre pjesë: pjesa e parë ishte ajo për të cilën kemi folur më lart; e dyta përmblidhte të gjithë labeatët; e treta banorët e Agravonës, të Rizonit e Ulcinit si edhe të vendeve kufitare me ta...” (XLV, 26, 15)
Duke parë këtë vendosje, me epiqendër - kryeqytet Shkodrën, siç shihet ne mundemi të bëjmë edhe një farë lokalizimi. Duhet supozuar se Agravona ilire ndodhet diku midis Adrianëve, Daorsëve, Dokleatëve e Dardanëve dhe mbase për atje të çonte edhe rruga e Malit dhe Qafa e Agrit, në mos pastë qenë diku aty po kjo Agravonë ilire.
Me një shikim e hetim, mjaft të vëmendëshëm, besojmë se nganjëherë agrianët mesgadishullorë, diku na ngatërrohen e pëziehen edhe me agrianët ilirë. Po citojmë përsëri diçka nga Livi: “...Ai (Pretori Anici) vendosi të thyente muret e dobëta dhe të hynte prej këndej në qytet (në qytetin Kasandre). Në qytet përveç rinisë guximtare të qytetit, kishte edhe 800 agrianë dhe 2000 penestë, ilirë të dërguar prej kohësh nga Pleurati”. (XLIV, 11, 6 e7)
Ky Pleurat, që duket se në këtë rast është i ati i Gentit, a mundej që t’i kishte nën vartësinë e tij edhe agrianët jo ilirë, ose të dy krahinat e agrianëve? Gjithsesi, tek të gjithë autorët antikë na del se të gjithë agrianët janë luftëtarë harkëtarë e këmbësorë të rreptë e të spikatur, se janë shfrytëzuar me sukses edhe nga baziluesat maqedonë e ilirë dhe veçanërisht nga Aleksandri i Madh. Ka mjaft mundësi që jo rrallë arteria e rrugës nga Shkodra, për në Dardani e më thellë të kalonte nga Shala e Qaf Agri.
Agron Luka

Majë shigjete bronzi e mijvjeçarit II p.e.r. e gjetur në Shalë të Dukagjinit.

Kur ne themi Qaf Agri/Qafa e Agrit/Qafa e Agarit (në një regjistrim të vonë mesjetar), sigurisht se kemi një kompozitë dhe realisht kemi edhe një vijë kalimi, një udhë që kalohet me kal a me mushkë, kemi pra gjithsesi një qafë. Por ky lloj emërtimi, na paraqitet me një vazhdimësi edhe në mesjetë. Si emërtim qyteti Agrinion dhe si krahinë vllehësh kemi edhe një qytet në Akarnani të Greqisë, në vitin 1338. (K. Bozhori, F. Liço, “Bur. të Zgj. bizantine”, shek X-XV, bot. 1975, Kantakuzeni, f 228)
Disa tipe me Agreshë kemi edhe në Rumani etj.
Këtu ne duhet të sqarojmë edhe sa e vjetër është vetë fjala “qafa/ë-kjafa” në gjuhën/giûhën tonë. Prof. dr. N. Ceka, me mjaft mprehtësi, mendon se fjala ilire Clav-Klaf a/ë-Kjaf ë/a, sot e shndrruar me afrikaten q si qaf ë/a, na del si kompozita qysh nga koha ilire te Clavdanon= Qaf Thana. (krhs. me ndërrimet fonetike si te skjap me sqap; kjartë me qartë; kjumsht me qumësht. Shih edhe ndërrimin e alternimin e vlerës fonike v-u etj)
Këtë ide, Ceka e sheh edhe te emërtimi hidronim Kliri/Kiri, që te Livi quhet si Clausali (XLIV, 31, 3; po ashtu edhe te Barleti). Sipas Cekës emërtimi i kompozitës do të shkonte si lumi (nga flumen lat.), pra si Lumi i Qafë Shalës. (N. Ceka, Ilirët, bot. 2001, f 134) Duke e shqyrtuar pak më hollë, meqënëse Kiri quhej nga sllavët edhe si Drimac etj, ne mendojmë se forma primare ilire mund të ketë qenë si Drianaza e Kjafë Shalës. Këtë emërtim me bazë rrënjën-etimonin Salë/a-Shalë/a ne do të donim ta shihnim edhe në ndonjë tip kompozite tjetër te emërtimi i fisit e banorëve si Salepitanë ku mbase kemi një deformim të ndonjë Anë Shalë të Epërt, apo si te forma Salatët-Shalatët. Ne kemi një bazament ta bëjmë dhe ta afrojmë mjaft këtë hipotezë, sepse nuk do të kishte arësye që teritoret që ia paguajnë taksat kryeqytetit Shkodër, të largoheshin deri në pamundësi. Dhe vetë emërtimi konkret Shala, siç edhe te Agri, do të na çonte në kronologji e në krahasueshmëri edhe në antikitetin grek, ku gjejmë edhe tipe si Salonika, Salona, Nikea, Merkuri etj.
Tashti pasi kemi hetuar një kronologji, me së paku një piketim nga mijvejeçari I p.e.r., me një vazhdimësi të pandërprerë edhe deri në mesjetë e deri në ditët tona, ne mund të hidhemi edhe te një pikëvështrim më ndryshe se Çabej, për vetë etimologjinë. Në fjalorin shpjegues latinisht-italisht, ne shohim se fjala Ăgër-Ăgri, ka kuptimin e një teritori, vendi, toke të përbashkët me një kufi të dalluar, si vend kullotash, si tokë e kultivuar bujqësore, si mbjellës e kultivues të agrumeve etj. Sigurisht se do të ishte jashtë kapacitetit tonë e jashtë temës sonë, të zhyteshim akoma më thellë se si mund të kishte evolucionuar një ish term arkaik, në etimologjinë e tij deri në antikitet e më këtej edhe në derivate të tjera. Ne kufizohemi vetëm me konstatimin se këta agrianë gadishullorë ballkanikë janë fise kryesisht baritore por edhe bujqësore. Këta kanë vendbanime disi të qëndrueshme, aplikojnë blegtorinë stinore me shtegtime në një teritor të afërt me bjeshkë e rrahe në rrafshnalta malore-kodrinore e fushore, dijnë të kultivojnë mjaft prodhime bujqësore, njohin peshkimin, e njohin mirë kulturën e rrushit, janë apikultorë, prodhues të sendeve të domosdoshme, praktikojnë shërbimin ushtarak të rekruatuar me pagesë apo me shpërblime në toka etj. Është mjaft e dukshme se me këta agrianë, na përzihet edhe një substrat i hershëm i fiseve vllaho-dako-mëziane me ilirët e vërtetë. Ndoshta, ndoshta, istikamet e vjetra nacionaliste, në lidhje me kalimin te proçeset e Albanisë dhe albanëve, pastaj te shqiptarët, duhet të marrin parasysh edhe disa simbioza e përzierje të tjera gjatë rrugës dhe besoj në rradhë të parë këto fiset vllaho-aromune dhe jo të na paraqiten me vazhdimësinë si “ilirianë puro të pastër e të papërzierë”!

Ubi spiritus Domini, ibi libertas
Ku âsht shpirti i Zotit, aty âsht Liria

Atje kú e ka zanafillën madhështia e Alpeve shqyptare, atje ku buron uji i freskët, atje ku shtegtari e bujtësi e shuejn etjen me ujin e kulluem që del nga rreshpja, atje ku zogjtë e malit k’ndojnë hareshem kângën e tyne të lirise hapsinore, atje ku i krishtëni në t`zbardhun drit’s i nalton uratën e vet shelbuesit të botës, atje ku dinamizmi i bukurisë së natyrës harmonizohet në mënyrë lineare të mrekullueshme me bukurinë shpirtnore, atje ku miku madhengjehet prej tingujve emocionues të lahutës, atje ku neper stane ndigiohet zâni kumbues i fyellit të çobanëve, atje ku burri e fmija i vnojnë pushken anmikut, atje ku koçaku ruhet prej burravet e ushqehet me buken e mrume prej grave sojnike-burrnesha, atje ku feja, burrnija e trimnija janë si me kënë motra t`nji nane, atje e rriti shtatin aj që quhet i dukagjinas, atje e formoj karakterin t`ashper si vetë shkrepat, atje malcori me bukë ibrid, me tâmel dhísh, e me mishin e thatë të varun nder trena e të terun në ajrin e pastër të natyres e formoj fizikun e tij xhigand, trunin e tij të mprehte per çdo lloj çeshtje e problemi intelektual e burrnor, atje, pikërisht atje u rrit kjo qënie njerzore që i dhá shije e bukuri vetit n`rradhë të pare, gjytetit të tij e kombit të tij. I dukagjinasi ...
Per me bâ edhe mâ të njohtun per lexuesit, unë, i dukagjinas, ketu po i paraqes disa dishmi shumë me vlere për jetën dhe fundin tragjik të Profesor Kole Preles, qe trashigoi gjakun e paster te Burrit trim te Dukagjinit, i gatuem ne bankat e shkollës së kolosëve françeskan me virtytet e nalta, të Fese, t`Atdheut dhe perparimit evropjan Perendimor.
Kjè viti 1945, at’here kur komunistët nisin zhgatrrimin dhe shfarosjen e inteligjences shkodrane të formueme me aq vështirsi në Evropen Perendimore. Burgjet stërmbushen plot e përplot me klerikë, me intelektual e me njerz të thjesht të moralshem.
Ja dishmia e njènit nga ata bashk’vuejtës te atyne ditëve të errëta për popullin e mjerë shqyptarë. Ky âsht Prof. Sami Repishti, i cili me shumë dashamirësi dhe dhimbje shprehet per profesorin e tij të gjimnazit Kolë Prelen e Pepsumajve (material që mâ nisi me e-mail me date 20/11/ 2006, nga USA):
“Kujtimi i dites se arrestimit me sjelle me force para syve te mij pasqyren e gjendjes se tmershme fizike e psikologjike te popullit dhe vendit tim te lindjes, Shqiperise sime, te prindeve, gjysheve dhe stergjysheve te mij shqiptare. Me kujtohet arrestimi dhe ajo dite shiu te parreshtun per disa dite (si shiu i Shkodres!), rruget e mbushuna me uje, lumejt e fryme, Drini, Buena e sidomos Kiri qe shpesh vershon mbi qytet, dhe frika e qytetareve nga inondacioni. Por ate dite, frika e arrestimit dhe hymja ne qelite e Sigurimit ishte per mue mbizotenuese.
Me kujtohen konditat e qelive perdhese ose nentokesore, lageshtia, te ftohtit dhe era e qelbet qe mbushte ajrin e pamjaftueshem ne ato varre te gjalla per ne, te rij e te vjeter, qe kishim gjete guximin me i thane Jo! murtajes se kuqe. Me kujtohen fatzezet e arrestuem para meje, zanet e tyne te mekuna, denesat e pafund, thirrjet qe i bajshin rojeve, shamjet dhe mallkimet. Mandej vinte heshtja e plote. Sikur te rifillonte me nji urdhen misterioz, kori mortor i atyne qe i kercenonte vdekja, mbushte kete qender lotesh dhe gjaku te derdhun pa faj.
Mbas nji séance dy oresh ne torture, me vendosen ne nji korridor te erret, gjate te cilit dy nevojtore te vogla sherbejshin si qeli per te burgosun. Zane te dobta memzi vijshin ne veshin tim, zane te mekuna nga lodhja, pagjumesia, ose smundja e qe une nuk isha ne gjendje me i dallue. Ma ne fund ndigjova nji pyetje: “Kush je ti?”
U trondita! Pyetja u perserit. Nuk pata guxim me pergjegje. Tronditja e forte e arrestimit dhe e tortures se pare me mbante me goje te mbyllun. Perseri nuk pergjegja. Mbas pak minutash zani i mekun qe vinte nga erresina e fundit te deres se nevojtores tha: “Une jam Kole Prela…deputet i Dukagjinit!”
Zani qe erdhi sikur te ishte nga varri, dhe emni i te burgusnit qe foli, me gozhdoi ne vend. Emni i Prof. Kole Preles per mue ishte ma shume se nji titull zyrtar. Ai kishte qene profesori im i gjuhes dhe letersise shqipe ne Liceun e Shkodres, e nji nga edukatoret ma te respektuem per bindjet e tij anti-okupator e anti-fashiste.
Frika avulloi pa dijte as une se si, e nji ndjenje dhembshurie per profesorin me mbuloi. Prane meje nji viktime e pafajshme e terrorit te kuq perpiqej me dale jashte varrit ku e kishin ndrye, me marre kontakt me boten jashte rrethit vdeksor ku ende jetohej. Per mue, ky kontakt i papritun, pothuejse jashte-tokesor, me terhoqi akoma ma poshte ne boten e nendheshme te ferrit. Nji nderlidhje e pa imagjinueshme vetem nji çast ma pare u ba, si per mrekulli, lidhja e ime e pare dhe ma e thelle, larg shoqnise njerezore qe, pak kohe ma pare me rrethonte e me ushqente si pjesetar i saj.
Me nji za hezitues, por me bindje te plote se ne ate çast po i shtrijsha doren e jetes asaj krijese te nentokes, po ofrojsha nji ure nderlidhese me jeten qe kishte lane mbas dore ate vend te zi si nata e fundit te ferrit, u pergjegja:
“Profesor, jam S.R. studenti i juej ne lice. A ju kujtohet?”
 Nji heshtje e shkurte, e ai:
“Mos thuej … O fatzi, edhe ti ketu ne Sigurim? … Pse te kane arrestue?”
U perpoqa te spjegoi gjendjen e Shkodres ne ato dite. I tregova per 28 katundaret e Postribes qe u vrane pa gjyq publikisht, per dhjetra te tjere qe u ekzekutuen para familjareve te tyne, per te arrestuemet ne mase ne qytet e ne rrethet, per shtepiat e katundeve te djeguna tymi i te cilave shihej prej qytetit, per tmerin qe mbretnonte mbi popullsine shkodrane e mbetun krejtesisht pa mbrojtje e ne meshiren e vales se terbueme te komunisteve shqipfoles, qe frymezoheshin dhe veprojshin simbas urdhenave te shokeve jugosllave, dhe sidomos per katastrofen e pandaleshme qe ra mbi koken e klerit katolik shqiptar dhe klases intelektuale shkodrane, te denuem me shkaterrim. Me dukej sikur te gjithe ishin arrestue, torturue, e ishin ne pritje te ekzekutimit, ose te nji periudhe te gjate burgimi …
As une vete nuk e dijsha pse fola kaq shume. Nga frika kalova ne nji gjendje shpirtnore te re ku nevoja me fole, e me fole pa pushim, me dominoi. Ishte mesnate! Kisha kalue proven e pare te tortures dhe e kisha te qarte se çfare me priste neser, mbasneser, dhe ne muejt e ardhem. Flitsha pa nderpremje nga frika qe kisha se diçka mund te me pengonte ma vone, ashtu siç ngjau me izolimin tim te plote.
Profesori viktime nuk me nderpreu. Here mbas here fshante sikur donte me thane: “Te mjeret ne çka na ka gjete …!” pa fuqi me shqiptue fjalen.
Mbandej ra heshtja! Une u struka ne qoshen e murit te korridorit. Profesori priti pak kohe … nji eternitet ne ate gjendje … dhe ma ne fund shqiptoi fjalet qe u ngulen per jete ne kujtesen time: “Sami, nuk me vjen keq per vehte sepse kam ndihmue ardhjen e ketij regjimi. Zoti e din sa kam dashte lirine e popullit, e sidomos te Dukagjinit tim te vorfen … Po keshtu si morren punet e ndiej vehten pergjegjes per te gjitha viktimat … edhe per ty, studenti im i pafajshem … Edhe une jam i pafaj, por peshen e pergjegjsise se perkrahjes se Levizjes ne Dukagjin gjate luftes kunder okupatorit nuk mund ta shkarkoi … ajo me mbetet ne kurriz per sa kohe qe jetoj … Por ju, more te mjere, ju te rijt e pafaj, viktima te ketij sistemi te pashpirte, te pa Zot … ju pse te vueni?”
Ai heshti. Une nuk pergjegja. Por heshtja nga te dy anet e deres se mbyllun randoi aq shume mbi mue sa nuk isha ne gjendje me e durue ma gjate.
“Profesor!” i thashe: “Ju nuk keni faj … keni ndihmue rezistencen … edhe ju jeni viktime … Kush e mendoi keshtu?”
“Jo, jo,” u pergjegj. “ Dikush ashte fajtor per te gjitha keto … une kam qene prane tyne, u genjeva premtimeve … sikur te me kishte marre Zoti mendt …”
Me pyeti per vellaun, Markun, qe une nuk e njihsha. Me tregoi se ne “nevojtoren-qeli”_ prane ishte Riza Dani, deputet i Shkodres, qe here mbas here shperthente me thirrje te nalta e shamje qe shuheshin menjihere nga rojet e kuqe e shkopi i tyne mbi kurrizin e shtatedhjete vjecarit demokrat.
Rrefimi para vdekjes i profesorit tim pasunoi ndergjegjen time me nji dimension te ri, te jashtezakonshem, pothuejse shenjtenor: ate te sinqeritetit te plote, te zanit te ndergje-gjes pa asnji njolle, ate te nji pastertie shpirtenore qe arrijne vetem zemrat e hapuna para vehtes dhe para Krijuesit. Une pata pershtypjen se profesori im ishte “zgjidhe” e rrefehej para Zotit e perulej para Tij si shpirt i dalun nga trupi qe e mbylle, pata pershtypjen qe ai po pergatitej per Gjykimin e Fundit jo si nji i denuem me vdekje qe vajton fatin e jetes mbi toke, por si nji sakrifice e ndergjegjshme e rolit tij mbi toke, me friken qe kishte tradhetue kete rol e qe ai nuk e duronte, … e megjithate, per lehtesim shpirtenor, e pranonte. I ri, i papergatitun per skena kaq tragjike, une u dermova plotesisht ne shpirt. Me dukej se rreth e rrotull meje siellej vdekja qe merrte pa pyete, e korrte pa meshire qeniet e pafajshme te mbetuna ne doren e nji fati te eger qe nuk e meritojshin … si profesori i im qe nuk e pashe ma, e qe u ekzekutue gjashte muej ma vone e gropue ne nji varr pa shenj! (Deputetet Kole Prela e Riza Dani u pushkatuen ne vitin 1948)”.
E perseris, se ktë dishmi ma ka nise nga USA me e-mail me date 20 / 11 / 2006, i nderuemi bashkvuejtes dhe njeheresh nxanes i Kole Preles, Sami Repishti, qe e falenderoj perzemersisht, Zoti i dhashte shnet.
Mesuesi i vjeter shkodrane, Angjelin Zojzi rrefen: “Kola, … ne femini kje nji fëmijë i brishtë, i verdhë, por i urtë, nji vorrcak i zellshëm, me qiri para librash e me nji copë bukë të thatë në dorë, kurse në rini: nji djalë i heshtun që flet pak e mendon shumë, guximtar e pa entuziazëm rinor, por që kishte përvehtsue karakterin e shpiptarit malsor, krenar për idetë e tija dhe që luftonte servilizmin”.
Ish gjerenali Sadik Bekteshi në intervistën e tij në R.D, thotë: Kol Prela kje i pari partizan që doli në mal në Dukagjin”, pra ai nuk thotë “komunisti i parë”.
Në vitin 1943, fill mas Mbledhjes së Mukjes në Tiranë. Pof. Rrok Zojzi kishte takue Prof. Kolën si ilegal, i cili i kishte thanë: “Kam ba gabim që hyna në Front”.
Gazeta “Fjala e Lirë” e Elbasanit Nr. 247, viti 1994 shkruen nën titull “Mos e harroni Kolë Prelën” nga M. Bungo … Në nji takim te Prof. Koles me Q. Draçinin, tue pa neper rruge njerz qi po burgoseshin, vjetin 1946 i pat thanë Qemalit: “Duket se shpejt do na vijne koha edhe ne”.
“Mos harro, Driteme shif nanen” i kishte lane amanet ne burg, i urti Prof. Kola te burgosunes , kur ajo po dilte nga burgu ( R. D date 16. 2.1991).
Ajo (Kata) në fillim u shtang, por kur e mori vehten bertiti: “Ky asht Kola im, im bir”, e me krahe hapet iu drejtue ta rrokte, si rroke nana loçken e vet.
Thohet se e ama Kata, per tre net rresht ne baçen e Shulejve Ballabane per ta pa per te fundit here kah e dergojn per pushkatim, por u rrejt. Prof. Kola ne çastin e pushkatimit fshani: “O Shqipni, po me pushkatojne pse te deshta” ... Marrun nga revista Kultura dhe Jeta 1996, Viti III i botimit, fq 1-6.
Prof Kole Prelen e ka njofte bajagí mirë edhe ish sekretarja e komitetit të partisë komuniste të rrethit të Shkodres z. Zina Franja, e cilla ne janar të 2006 në shpinë e vet me tregoj: “Persa i perket pushkatimit të Kolë Preles dihet se Gjipsin e ekzekutuesve te tij dhe të avokat Paulin Palit e kanë ndjekur njerzit deri te Zukth Kashta. Kola sebashku me të vellanë Markun kanë jetue në jerevine e Nush Bushatit në lagjen Giuhadol”.
“Kola pat jetue edhe te shpija e babait te Zina Franes,Tom Zef Plani, te Semeteja e Vjeter afer Qark Komandantit”, Gjon Destanisha nga Gimajt e Shalës.
Dedë Lulashi i Ndrejajve, në nji leter të shkrueme në janar të 2006 te posáçme për dishirin tem me njofte mâ mirë Kole Prelen dëshmon: “Kola masi maron shkollen e naltë me rrezultate të shkëlqyeshme, vjen në Shqipni dhe lidhet me forcat nacionaliste çlirimtare, ma vonë krijon çetën në Pepsumaj ku në këtë çetë mueren pjesë disa shoshnjanë, shalnjanë, toplans, pultins e tjere. Kola vinte disa here të shpija jonë e bisedonte me baben tim Lulash Gjeloshin. Më kujtohet në 44-en kur Kola erdhi në shpinë tonë e gjatë bisedës me baben tim i thotë: bajraktar banu me ne se jena ka fitojmë, baba ju pergjegj e di se ini ka fitoni por nuk bahem komunist pa dekë se ini të pafe. Kola ju pergjegj bajraktar nigjo: pasha Krishtin komunist nuk bahem pa vdekë, atëher nuk ke gja në terezi i thotë baba jem, Lulash Gjeloshi edhe biseda vazhdoj ...”.
Zotni Ahmet Bushati, i denuem ne Shkoder ne vitin 1946, deklaron si mâ poshte: “Në burg do të bijshin të dy vëllaznit: Kola, si gjoja i lidhun me grupin e deputetëve, kurse, Marku, si zakonisht në atë kohë, për Postrribën.Mbas denimit me vdekjë të Kolës, thuhet se Katrina tri netë me rradhë ishte qenë ngujue në nji kopsht të lagjes Ballaban, me shpresë që të shikonte për herë të fundit Kolën e saj kur andej ta kalojshin për në zallë të Kirit, vendi ku zakonisht u pushkatojshin të denuemit me vdekje. Për nji dëshprim ma tepër për te, Kolën – siç kemi folë pak ma sipër – do ta pushkatojshin bashkë me Paulin Palin në fushë të Bunës”. Marku i dalë prej burgut mbas dhetë vjetësh, do ta gjente ma në fund pak ngushllim te nji fejesë që pat ba dhe e am, Katia, - siç e thërrisnin për shkurt të kojshi e të afërm – u thonte se qe përtri, por jo për kohë të gjatë, sepse Marku, si të kishin kalue pak muej fejesë e të “kndelluni”, do të vdistë papritmas tek punonte si topograf në fushë të Zadrimës. Dikush pat thanë se e helmuen njerzit e Sigurimit, gja që më duket se nuk u provu. Megjithate, Katrina vetë, merr ma të tmerrshmin ndëshkim të fatit, gjallë se gjallë. Në kohën që Marku vdiste në Fushë të Zadrimës, Katrina me të fejuemen e tij kishin dalë në Thethë te njerzit e tynë e kur, mbas lajmit të marre, të mbrrijshin te shtëpija rreth mesnatë, do të gjëjshin dhomen rreth e rreth me ish-shokë të burgosun të Markut dhe Katrina ende pa ba kambë brenda, me zëmër të coptueme, po e mbajtun fort prej zakonit, do t’ju drejtonte dhomës me nji za burri : “Prej robit burra, apo prej Zotit?”. Dokument i marrun nga libri i tij per kujtimet e burgut me titull “Në gjurmet e një ditari”, fq 151, por këto dëshmi të shkrueme i nderuemi Ahmet ma tregoj edhe kur shkova me e takue ne shpinë e tij në janar të 2006, bilè për knaqsinë tëme aj shkrou edhe nji fletë posáçme per kujtimet e tij me Mark dhe Kolë Prelen dhe mâ fali me shumë dashtuni.
Nga libri “Një monument nën dhè” i Fritz Radovanit, po i botoj këto fraza me leje të autorit që e kam mik shumë të dashtun dhe një korrespondencë të vazhdueshme me ane të e-mail: “Kolë Prela para trupit gjykues. “Në shkurt jam takue me Paulin Palin, por nuk kemi bisedue gja me rëndësi. Padër Gjonin (bahet fjalë për Atë Gjon Shllakun) e kam pasë mik personal. Padër Franja (bahet fjalë për Atë Frano Kiri) Filipi e Aleksi, kanë ardhë për një deklaratë që i kam dhanë për P. Gjonin. ... Me Gjelosh Lulashin jam takue dy herë, në shtator të 1945 dhe, në prill të 1946. Më tha se ban mirë me u ilegalizue, por, unë i thashë, nuk kam ba gja. Mbasi nuk kam marrë pjesë në organizata nuk mund ta quej trathti. ... Kolë Prela ndërroj jetë në 1948. Denimi me pushkatim ju dha prej këtij trupi gjykues: kryetar, kapiten Misto Bllaci, antarë, kap II Përtef Alizoti dhe nëntoger A. Koroveshi, prokuror kapiten Namik Qemali dhe sekretar Shaban Q. Dautaj në seancën gjygjësore të datës 14 janar 1948. ... Dosja edhe pse ka mangsite e veta tregon karakterin burrnor te Atyne Burrave qe luftuen per nje Ideal: Shqipni te Lire dhe Demokratike e bashkueme me te gjitha trojet e veta. Dosja tregon edhe qendrimin burrnor te Ketyne Herojve qe edhe pse jane te besimeve te ndryshme, Ata vdesin si vllazen tue ruejt te paster nderin dhe trashigimine e gjakut Shqiptar. Ka nga Ata qe ne tortura u dhunuen e deshmuen per shokun, por para gjyqit kane burrnine me pohue se: “E vertete asht fjala qe po tham ketu dhe jo ajo qe kam deklarue nen dhunen e tortures.” E mos harroni se tortura vazhdonte deri ne momentin e pushkatimit. ...”.
Ja pra, me fakte sesi kane vdeke katolik e musliman pa dallue asnjehere njeni tjetrin nga besimi te cilin i perkitnin. Ata ishin vetem Shqiptar!”
Kolë Prela, Gjelosh Lushi të Pepsumaj, Ndue Kola, Zog Mala e Kole Deda Mollçorë (Pepsumaj), pesë burra të Shoshit dhanë jetën e tynë për lirinë e Dukagjinit e të kombit shqyptar, e sot ata, atë liri që e kërkuen gjatë te tanë jetës së tynë e s’muejten me e gjete se rânë fli e rregjimit të pâ shpirt - të paftyrë - tiranist - komunist. Atë e gzojnë sot në qiell të lumnuem në gjirin e engjëjve dhe shënjtënve të Parrizit. Kur njeri ka shpirtin e Zotit, si n’kjofte katolik si musliman, si burr si grue, si f’mi si i rritun, si i bardhe si i zi kalon çdo vështersi jetësore dhe n’fund gëzon lirine e vërtetë të qënies njerzore, burrat e mâ sipërm janë shëmbulli mâ i kjarte i kësaj lirie të vertetë.
At’her të dashtun vllazën e motra le ta kërkojmë edhe nâ këtë liri, që nji ditë të galdojme edhe nâ në lirinë, pagjen dhe dashtuninë e Krishtit shpëtimtarit të rruzullit tokësor. Ubi spiritus Domini, ibi libertas.
Anton Kodrari,
student i Filozofi - Teologjisë

GJERGJ KASTRIOTIN, SKËNDERBEUN NUK MUND TA MARRIN

Zotni Arsi! Lexova shkrimin tuaj në gazetën Shekulli, e Martë 20 Janar 2009, Opinion Debati për Skënderbeun “Po na marrin” dhe seriozisht u falënderoj, sepse jeni një ndër intelektualët e shquar, qe përpiqeni të eksploroj me hire e me pahir çdo “vrimë”, “shpellë”,”labirint”, “humnerë” e te tjera të epokave legjendare së bashku me jetën, veprat dhe bëmat e udhëheqësve, strategëve, komandantëve e heronjve që i kanë frymëzuar dhe udhëhequr ato. Sinqerisht më nxitët për një përgjigje ekstra.
Edhe Evropa po “ecën”, o burra pas nesh, duke “ç’mitizuar” dhe “ulur” nga piedestalet heronjtë, mitet dhe legjendat e saj: Aleksandërin e Maqedonisë, Jul Çezari, Shën Kostandini, Zhana D’Ark, Shekspiri, Servantesi, Kristofor Kolombi, Bet-hoveni, Muzarti, Napoleoni, Hygo, Danteja, Leonardo Da Vinçi, Garibaldi, Pjetri i Madh, Pushkini, Ataturku, Aishtaini, Marksi, Maria Kyri e te tjera yje të pashuar të kostilacionit të shkëlqyer të qytetërimit evropian!
Ajo “kërkon”, “hulumton”, “gërmon”, “nxjerrë”, “dokumenton”, “seleksionon” dhe “grumbullon” hap pas hapi, nga mbeturina e shekujve të kaluar, ashklat e “drurit”, “qymyrit”, “hekurit”, “telit”dhe fundërrinat e hirít e të plehut për të përbaltur simbolet e kulturës, dijës dhe të luftërave për liri e demokraci! Këtë e “kërkon” Globalizmi, Integrimi si edhe “tubacioni” i shkarkimit të pjesëve më të këqija të Shpirtit. Më falni, ishte më tepër një “keqkuptim”! Europa ka kulturë, emancipim e vizion tjetër dhe për fat gjykon e vepron ndryshe.
Kolegu im i nderuar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun s’mund ta marrin as ti e as unë dhe kurrkush tjetër sepse është i të gjithëve edhe i Romës, Stambollit, Kalabrisë, Pragës, Shkupit, Prishtinës, i gjithë Evropës dhe i Amerikës, kudo ku banojnë shqiptarë. Do rishkruajmë historinë! O burra të fitojmë sa më shumë, në mos para, të paktën emër. Banoparti për “atë” dogji gjysmën e Evropës. Ç’na duhen mitet dhe heronjtë? Kemi Ballabana sa të duash! I shesim me shumicë! E çuditshme dhe e dhimbshme! Tabelë qitjeje edhe princi i Arbrit! Uroj qe te mos jeni edhe ju! Ndryshe, e pabesueshme si artikulli i juaj “Bisedë për atdhedashurinë”, gazeta “Shekulli”, e Premte, 25 Janar 2002.
“U prisha ‘keq me mikun tim, intelektualin e njohur L. T. duke folur mbi temën e atdhedashurisë…”. Hajde miqësi! Për “mikun” tuaj, me të cilin s’jeni takuar asnjëherë, shkruani me “sinjale” vetëm dy germat e para të emrit e mbiemrit!
Zoti Arsi, si është e mundur që flamuri i Bizantit dhe i Kryqit të zëvendësoj flamurin e Arbrit! Jo, ky është…….! Shqiptari kurrë dhe në asnjë rrethanë s’ka luftuar për kryqin dhe as për gjysmë hënën. Kryqëzatat u takojnë të tjerëve. “Feja e Shqiptarit asht Shqyptarija”.
S’mund të rrëzohet nga askush historia e Nolit. Ai ishte gjigant. Të shkretit liliputë! “Po rrëzojnë Historinë e Nolit, që shkriu një jetë për Gjergjin e tij, edhe pse nuk e pa mirë derëziu që po mbështetej mbi një histori kallpe, mbi të ashtuquajturin Antivarinin; e sado i thoshin dijetarë të tjerë se është një prift mashtrues i shekullit të 18-te e mos i beso, imzoti ynë zemërbardhë s’lëkundej nga e tija, se donte ta mësonin vogëlushet historinë siç e donte e mira e kombit e jo siç thoshin dokumentet e armiqve”.
O Zot! Pse gjithë ky mllef? Emrin e heroit, në qoftë se nuk është gabim shtypi, e shkruani me një nëntekst përçmues! Ju lumtë! Jeni “artiljer” i shkëlqyer. Në fillim godisni me qitje të largët. Kërkoni pas gjashtë shekujve, sikur të mos ishit nga gjaku i Arbrit, të “ç’kurorëzoni” Skënderbeun duke përbaltur së pari historiografinë e tij të famshme “priftin “mashtrues” të shekullit të 18-te”. humanistin dhe shkrimtarin e madh shkodran, klerikun katolik të shekullit 15-të, Marin Barleti. Më qëllim i “ngatërroni” shekujt?!
A mund të besohet që Barleti ynë, një bashkëkohës i Skënderbeut e pjesëmarrës i qëndresës heroike të shkodranëve kundër invazionit Otoman në dy rrethimet e Shkodrës, të jetë mashtrues? Një akuzë pa adresë, e rendë dhe e shëmtuar kundër atij që s’mund të mbrohet, sepse ka shekuj që “flenë” në “gjumin” e përjetësisë. Koha, “gjykatësja” më e drejtë dhe largpamëse, është e pamëshirshme..“Helmi” i grumbulluar patjetër do shpërthej…!
Te “Historia e Skënderbeut” fq. 50, botim i vitit 1964 përkthyer nga Stefan J. Prifti lexojmë: “…se krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike…. Gruaja e këtij(Gjon Kastriotit) e kish emrin Vojsavë, të cilën e bënin jo të padenjë për atë burrë më nj’anë i ati shumë fisnik, princi i tribalëve m’anë tjetër bukuria, sjellja dhe shpirti i saj i lartë për mbi natyrën e femrës…”. Shënim i përkthyesit:”Tribalët banonin në trevat e Maqedonisë dhe Bullgarisë së sotme. Me këtë emër Barleti këtu dhe gjetiu quan sllavë banorë të këtyre vendeve…”. Shqiptarët, veçanërisht disa nga familjet e mëdha, në shekuj kanë pasur krushqi dhe lidhje gjaku me sllavët, grekët dhe turqit.
“Skënderbeu, pas pendimit të shenjtë të rrëfimit dhe pas misteresh të tjera kishtare që i bëri me respektin e duhur, vdiq duke ia dorëzuar veten dhe shpirtin Zotit të madh me 17 janar në vitin një mijë e 468 pas Krishtit. Skënderbeu pra, thuhet se u nda këso jete në moshën 63 vjeç, në vitin 24 të mbretërimit të tij. M’anë tjetër, Skënderbeu e filloi mbretërimin me 28 Nëntor, në vitin një mijë e 443.”
Pas 469 vitesh patriotët e shquar shqiptarë me Ismail Qemalin në krye zgjodhën, përsëri si referencë historike për ditën e Flamurit e të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin e vitit 1443, te Gjergj Kastriotit.
LUIGJ TEMALI

Promovohet libri “Mjeda 3 – Liria”, vëllimi i dyte i studiuesit Mentor Quku nen petkun e 70 vjetorit te lindjes se tij

Me 20 janar 2009, ne Bibliotekën Shkencore te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, u be promovimi i librit “Mjeda 3-Liria”, vellimi i dyte i studiuesit Mentor Quku. Ky aktivitet u organizua nga vete kjo biblioteke.
Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i kësaj biblioteke Amir Ballaj, i cili përshëndeti te pranishmit. Me pas, Arjeta Ferlushkaj, bibliotekare e këtij institucioni referoi mbi jetën dhe veprimtarinë e studiuesit Quku shoqëruar edhe me një ekspozite fotografike ne video-projektor. Nder te tjera, Ferlushkaj u ndal me se shumti ne lidhjen e veçante qe është krijuar mes studiuesit Quku dhe rilindësit Ndre Mjeda. Me pas te ftuarit patën mundësi te ndiqnin disa intervista filmike përkatësisht nga studiuesi Vili Kamsi dhe Jusuf Shpuza, nga shkrimtari Fadil Kraja dhe aktori i teatrit “Migjeni” Gjovalin Gjoni. Përveç vlerësimit te kontributit qe po jep ky studiues për kulturën shqiptare, ata i përcollën edhe urimet e rastit për 70 vjetorin e tij te lindjes.
Nga auditori i tejmbushur me intelektuale te fushave te ndryshme, te njohur ne Shkodër e me gjere, morën fjalën shkrimtari Skender Temali, profesor Gëzim Uruçi, pedagogia e letërsisë ne Universitetin e Shkodres Fatbardha Hoxha, kryetari i shoqatës Artclub Ulqin Nail Draga e te tjere.
Ne fund iu dha fjala autorit, i cili ishte mjaft i ngarkuar me emocione nga salla e mbushur plot. Mentor Quku u shpreh se ndihej borxhli ndaj atyre qe e nderuan sot dhe ndaj gjithë atyre qe e ndihmuan ne me shume se 30 vjet hulumtime mbi Ndre Mjeden.
Aktiviteti zgjati me shume se një ore nen një atmosfere te ngrohte e miqësore. Mbyllja u be nen urime dhe përgëzime për njeriun dhe studiuesin Mentor Quku.
Autori
Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. Ka përfunduar Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë në vitin 1957. Pastaj ka vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në periudhën 1954-1957 ka shërbyer arsimtar në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit. Ndërsa në periudhën 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme “Hydajet Lezha”, Lezhë. Për dy vite shkollore, 1961-1963, ka qenë mësues në shkollën e mesme “Xheladin Fishta”, Shkodër. Pastaj, për 27 vite shkollore, 1965-1991, ka qenë mësues në shkollën e Barbullushit. Më 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Më 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Është autor i shumë studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes, që lidheshin me profesionin e tij bazë, si në metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, shkollore, sportive, tekstologji, psikologji e arteve figurative e te tjera. Gjithashtu është autor i disa studimeve në fusha të tjera si: histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji dhe toponomastikë.
Mentor Quku është laurat i çmimit letrar “Serembe”(2008).
Quku ka me se 30 vjet qe merret me studimin e figurës se Ndre Mjedes.
Nga seria MJEDA kanë dalë në qarkullim:
-Mjeda-1 (1866-1888) Rinia
-Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu
-Mjeda-3 libri i parë (1899-1912) Alfabeti
-Mjeda-3 libri i dytë (1899-1912) Liria
-Mjeda-7 (Bashkëkohësit)
-Realisht këto ditë shkon në shtyp vëllimi i gjashtë i serisë i cili ka titullin Mjeda - 4 (1912-1925) Politikani.
Kurse brenda një viti do të dalin nga shtypi edhe dy vëllimet e fundit, Mjeda-5 (1925-1937) Gjuhëtari dhe Mjeda - 6 (Bibliografia).
Projektet e tjera janë botimi i veprës së Mjedës në disa vëllime të veçanta si Poezia, Proza, Vepra studimore (Folklor, mitologji, gjuhësi, leksikografi). Prej vitesh ai po punon për gjetjen e fotove, dorëshkrimeve autografe dhe relikeve të Mjedës me të cilat do të botojë një katalog fotografik. Një projekt tjetër është edhe botimi në anglisht i një përmbledhje me një vëllim të vetëm të eses së tij mbi jetën dhe veprën e Mjedës.
Nga Arjeta Ferlushkaj

NJË FILLIM TË MBARË TË VITIT 2009

Me datën 11 janar 2009, Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, filloj veprimtaritë e saj për vitin 2009, duke pasuar Komisionin për Drejtësi dhe Paqe, i cila me datën 7 janar 2009 dha spektaklin me sloganin “Pune te mbare o Shkodër”, ne përmbushje te mesazhit te Papa Benediktit 16–te për Ditën Botërore te Paqes 2009 “Te luftojmë varfërinë, te ndërtojmë paqen”, me organizimin dhe zhvillimin e ceremonisë se paraqitjes se librit me poezi te titulluar “Kur puth dielli”, te autorit Lulash Brigja, ne mjediset e bar – restorant “Taverna” te vëllezërve Nikolin dhe Pellummb Shqau, te cilët na krijuan kushte mjaft te këndshme.
Ne ketë paraqitje, morën pjese: anëtarë te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” me anëtarët e nderit te saj: Mjeshtrin Fadil Kraja, profesor Ahmet Osja; anëtarët e Shoqatës “Spani” dhe “Shpresa për jetën”; zoti Gjergj Perluca, kryetari i Shoqates “Integrimi ne Evrope”, zotin Aleksandër Laçaj, drejtori ekzekutiv i Qendrës shqiptaro-amerikane për informacion dhe bashkëpunim-ne Shkodër, zoti Alfred Hanxhari, përgjegjësi i forumit te zonave malore për MADE-n, zoti Luigj Mila, drejtori ekzekutiv i Komisionit për Drejtësi e Paqe, zoti Gjovalin Kodra, drejtori i rrugëve rurale te Qarkut Shkoder e te tjere.
Ceremoninë e hapi, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj dhe pasi beri prezantimin e paraqitjes se librit, te autorit dhe te auditorit, fjalën ia dha profesor Hasan Lekaj, presidenti i shtëpisë botues “Camaj – Pipaj”. Zoti Hasan, nëmes te tjerave, vlerësoj punën e Shoqatës për hulumtimin dhe publikimin e vlerave te zonës se Dukagjinit.
Pastaj u dhanë opinione për librin: Luigj Shyti, i cili ne mes te tjerave u ndal: “… Ne ketë vëllim poetik, miku im Lulash Brigja del para lexuesit bindes dhe premtues. Me poezinë… e tij ecën mbi shkrepa dhe mbi trotuare. Ne vargjet … e tij ka pasion, energji dhe ëmbëlsi është shpërthyes dhe i përmbajtur, respekton te shkuarën, shikon me vëmendje te sotmen dhe ka besim ne te ardhmen. Është një përfaqësues i denje i maleve krenare qe e linden, i kthjellte ne shikim, i lagur nga shiu dhe bora, i ngrohur ne prushin e cungut te lisit, i përballur me erën e Alpeve, i etur si sythi ne pranvere. Ne poezinë e tij na shfaqet here si fllad e here si ere, here i bute e here i egër, vargu shpesh te puth por nganjëherë te kafshon, i heshtur dhe i menduar, shëtit si bleta neper lulet e jetës për te mbledhur nektarin poetik. Urime!”. Mehill Shkalla, kryesisht u ndal: “… Mbeta i befasuar por edhe i kënaqur kur lexova poezitë e këtij libri. Ka një problematike te pasur. Prodhon mesazh qe është tipari kryesor i një poezie. Përdorë me shume origjinalitet figurat stilistike. Ne poezi konvergojnë shume mire koha dhe hapësira. Ka punuar si një letrar i mirëfilltë me vargun. Te përgëzoj sinqerisht”. Pastaj recitoi dy poezi.. Marinela Buxha, ne mes te tjerave theksoi: “… Një pene e lirshme, e perceptuar ne intimitetin e një puthjeje virtuale. Një krijimtari e freskët e veshur me vellon e dashurisë qe te josh dhe te imponohet. Poezi qe tingëllojnë te gjalla dhe jetësore, origjinale dhe artistike. Një vargëzim dhe stilistike e veçante qe me pak fjale shprehin dhe nënkuptojnë. Autori pasi te merr me vete ne boten e tij poetike, te hap portat e mendimit tënd artistik. Një vëllim poetik ku tematika është e pasur, dhe emocioni ngacmues”. Pastaj, recitoi dy poezi. Zonjusha Arjeta Ferlushkaj shprehi opinionet pozitive ndaj këtij libri poetik. Aktorja Merita Smaja, pasi dha opinionet e saj pozitive, recitoj dy poezi. Mjeshtri Fadil Kraja, vlerësoi pozitivisht mesazhet qe sjell Lulashi me këto poezi. I lumtë.
Mendime ka dhëne edhe këngëtari Fran Kodra, si: “Ne livadhin e djegur te poezisë se sotme, ky libër me poezi është si një lule qe lajmëron pranvere, si një burim bjeshke qe rrjedh për t’u bere lume. E përgëzoj dhe e uroj poetit, kolegut dhe mikut tim Lulash Brigja. … ky vëllim poetik është një prezantim dinjitoz …”.
Redaktori i këtij vëllimi, poeti Lazer Kodra, ne mes te tjera ka theksuar: “… Kam pasur rastin qe ta lexoj ne dorëshkrim ketë vëllim me poezi, ne te cilin vargu rrjedh lirshëm dhe pa sforco. Shpirti poetik i autorit qëndron pezull mbi gjerat dhe fenomenet, shikimi depërton thelle me inteligjence mbi sfondin e reales. Ndjenja përjeton çdo forme te emocionit qofte ajo murrlan apo shirok. Autori i kursen fjalët, por jo ndjenjat te cilat nganjëherë i ngjyros filozofikisht. Krahasimet janë te qenësishme, metafora te këndshme dhe retiçenca qe te bëjnë te ëndërrosh. Përcjell imazhe dhe mesazhe qe te ngjizin ne kujtese. Përmbajtja është bashkëkohore dhe cilësore. Forma grafike qe te le mbresa. Një prezantim qe ka brenda vlera, premtim dhe entuziazëm”.
Kjo paraqitje u mbyll me koktej, te mundësuar nga vëllezërit Nikolin dhe Pellumb Shqau.
Edhe unë, tashme poetit Lulash i uroj faqebardhe dhe paraqitje te tjera sa me dinjitoze dhe sa me shpesh te jete e mundur. Te lumtë.
GJERGJ ÇUNI

part03