Gazeta “Dukagjini” 5-vjet shtyp i përmuajshëm - zëdhënës i mendimit intelektual e patriotik
2003-2008
Gazeta “Dukagjini”, lindi me 30 dhjetor 2003, e thjeshte, me 8 faqe, por e vendosur te ecë pa u ndalur. Sot është më e plotë, me 12 faqe. Jemi krenar me punën e bere dhe kontributin e te gjithëve, por ne mënyre te veçante anëtarëve të redaksisë, që me përkushtim e sakrifica bëjnë të mundur që, nga numri në numër, gazeta të jetë më cilësore.
Ne këto 5 vjet u bene përpjekje për te mbrojte dhe publikuar vlerat ne shekuj te Dukagjinit dhe te dukagjinasve ne historinë e Shqipërisë.
Ne ketë kuadër, falënderojmë te gjitha ata qe paraqiten artikuj publicistikë, opinione për probleme sociale, integruese dhe te emancipimit shoqëror, studime shoqërore dhe historike, portrete, krijimtari, e te tjera e te tjera. Por ne mënyre te veçante falënderojmë ata qe na mbuluan shpenzimet për botimin e gazetës.
Respekt atyre qe mbështesin e botimit te gazetës “Dukagjini”, kontributi i të cilëve mbulon 77 % të shpenzimeve të saj.
VIT TË MBARË 2009
E ndersa gazeta dukagjini feston 5- vjetorin e saj, viti kalendarik 2008 numeron ditet e tij te fundit. Kur mbyllet nje dite e aq me teper kur mbyllet një vit, çdo njeri, çdo familje apo çdo komunitet bën bilancet e veta. Urojmë që për çdo lexues te kësaj gazete, për çdo banor të Dukagjinit kudo që ndhodhet të ketë qenë i sukseshëm, i qetë, i lumtur, i paqtë dhe i begatë.
Dukagjini ynë është ai qe ka qene krenar, madhështor, bujar dhe i varfer. Me dhimbje konstatoj që varfërinë më të madhe e ka pase dhe e ka për njerëzit e tij, për bijte dhe bijat e tij. Urojme qe ky fundviti në çdo familje dukagjinase të sjelle buzëqeshje dhe atmosferën festive por së pari të sjelle nga emigracioni bijtë dhe bijat e tij. Emigrantët që vijne për pushime pranë familjeve të tyre të sjellin atmosferën festive. Këtë e shikoj në sytë e nënës qe pret djalin apo vajzen, në buzëqeshjen e nuses që pret bashkëshortin, në buzëqeshjen e fëmijës që përqafon baben, në buzëqeshjen e motrës që përqafon vellanë. Atmosferën festive që mbizotëron në qytetin tonë, ne komunitetin dukagjinas qe e përjeton festen e Krishtlindjes dhe te vitit te Ri 2009, në mënyre klasike dhe moderne.
Si pjesë e denjë e këtij qyteti, dukagjinasit janë afirmuar denjësisht edhe në fushen artistike dhe letrare. Nën dirigjimin e Shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, intelektualëve, gazetarëve, krijuesve dhe poeteve dukagjinas ky vit ka qenë i suksesshem për komunitetin dukagjinas në promovimin e vlerave që ne perfaqsojmë dhe trashëgojmë. Në sfond duket një atmosfere festive, shumë dasma, koncerte dhe mbrëmje festive reklamohen në ekranet e televizioneve.
Urojmë që gezim dhe lumturi të kete në familjet tuaja. Ansambli folklorik i Dukagjinit, me mbeshtetjen e Shoqates “Atdhetare –Dukagjini”, Shtepine e Kultures “Pjeter Gaci”, ne bashkepunim me Unionin Artistik Kombetar dhe Teatrin “Migjeni”, me daten 27 dhjetor 2008, ne ora 17. 00, jep koncertin “Nata tradizionale - Folk-2009”.
Urojmë shëndet më të mirë për të sëmurët, urojmë më shumë punë për të papunët, më pak halle për të varfërit.
Urojmë që në forumet intelektuale artistike dhe kulturore të qytetit ku jetojmë të ketë më shumë dukagjinas sepse ata e kanë kurajon, aftësinë dhe nivelin që të përcjellin mesazhe dhe civilizim. Më këte frymë urojme që të shihni veprimtarite e fundvitit me familje dhe sa me shume argëtim të sjellin këto veprimtari dhe nivel të lartë integrimi dhe përfaqësimi.
Duke ju ftuar në “Folk – 2009”, ju urojmë gëzuar Krishtlindjen dhe vitin e Ri 2009. Vit te mbare ne 2009.
REDAKSIA
FEMRA DUKAGJINASE NE KUVEND
Kryesia e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, me datën 7 dhjetor 2008, ne mjediset e bar – restorant “Tradita G&T”, zhvilloj simpoziumin shkencor “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”, me teme: “Femra dukagjinase ne kohe”. Ne ketë morën pjese gra dhe vajza duke përfaqësuar te pese komunat e Dukagjinit(Shale, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak) qe banojnë ne qytetin Shkodër, ne rrethinat e tij dhe ne zonën e Dukagjinit; Anëtaret e Nderit te Shoqatës: Profesor Ahmet Osja dhe Mjeshtri - piktor Ndoc Gurashi, përfaqësuesja e bashkise se qytetit Shkodër, zonja Julja Cepi, përfaqësuesja e qendrës se gruas “Hapat e lehte”, kryetarja e ...., anëtari i këshillit te qytet Shkodër, zoti Mehill Prroni.
Simpoziumin e drejtoi zonja Syka Çarku, anëtarja e kryesisë dhe kryetarja e degës se shoqatës ne Malësi te Madhe. Atë e përshëndeti, sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, i cili nder te tjera theksoi: “Shoqata “Atdhetare Dukagjini” vjen sot në këtë veprimtari shkencore të edicionit të V “Dukagjini në rrjedhat e historisë” me temën “Femra dukagjinase në kohë”, ku shoqet dhe motrat tona, bija të maleve krenare të Dukagjinit, që ndonëse ndonjërës edhe gjyshi apo stërgjyshi i ka lindur jashtë Dukagjinit, nuk janë shkëputur nga vatra e tyre e hershme, të cilat do të paraqesin një pjesë të jetës së malësores dukagjinase të para nga këndvështrime të ndryshme. ...”
Pastaj u kalua ne referimin e temave:
Referatin me teme: “Malësorja dukagjinase – thesare virtytesh”, e mbajti Roza Pjetri, gazetare e Radio “Marija” dhe e gazetës “Dukagjini”. Referati ishte mjaft interesant dhe ne mes te tjerave theksoi: “... Femra dukagjinase na shfaqet në kohë e pajisur me prirje dhe forcë të brendshme dhe vetit për të bërë punë të mira, me cilësitë më të larta që mbarte njeriut me përsosmëri morale. ... E për të fol për femrën dukagjinase dhe virtytet e saj së pari e kam quajtur të arsyeshme që ndalem të virtyti më hyjnor, pra tek ai i Dashurisë;
DASHURI - Ndjenjë e fuqishme dhe e thellë që të lidh ngushtë me dikë a me diçka dhe që të bën ta duash atë me gjithë zemër, miqësi e thellë dhe e çiltër, ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, ndjenjë pëlqimi, dashamirësie e adhurimi për dikë apo për diçka. ...
FISNIKE - Në jetën e familjes dukagjinase femrën e takojmë jashtë mentalitetit që fatkeqësisht e ka shoqëruar atë.
BESNIKE - Femra dukagjinase e ka trashëguar brez pas brezi virtytin e besnikërisë.
GËZIMI - Nëna dukagjinase edhe pse gjatë historisë së saj ne e takojmë të mbështjellën më halle, ajo gjithmonë ka ditur të shfaqet e gëzuar. ...
Roza ne mbyllje te referatit theksoi: “... Por kur kujton se je rritur në prehrin e një nëne që është e stolisur me të gjitha virtytet e mira, e një nëne që me aq dashuri ka gdhendur në jetën e dukagjinasit, dashurinë, urtinë, besën dhe bujarin. Me plot bindje dhe pa u gabuar aspak dua të them se Ortë e Malit dhe Zanat nuk janë legjenda por realiteti dukagjinas në shekuj”.
Referatin: “Momente te qëndrimit burrëror te malësores dukagjinase” e mbajti zonja Gjyste Shyti, mësuese e ciklit te ulte. Ajo ne mes te tjerave u ndal: “... Gruaja dukagjinase, si gjithë banorët e kësaj krahine por edhe më gjerë, kanë pasur vështirësi të shumta, natyrore e shoqërore, për të jetuar, për të përparuar në të gjitha kohërat. Por edhe në këtë rrjedhë gjithfarëshe të jetës është përpjekur për të bërë ballë vështirësive të panumërta, duke shfrytëzuar eksperiencën e brezave, urtësinë e tyre e duke u transmetuar gojë më gojë dhe nga brezi në brez. ...
Femra dukagjinase ka qene e paepura, madhështore, e mençur, e guximshme, e pathyeshme, që megjithëse zemra e saj ka qene shume e ndjeshme dhe e dhimbshme, ajo nuk është çorientuar, ka qare por nuk është qaramane, i ka vene zemrës një “gurë”, nuk është përpëlitur, nuk është zvarritur, nuk i ka shtri dorën, nuk ka kërkuar lëmoshë, por me guxim ka kërkuar dhe vepruar për të bërë më të mirën e mundshme për momentin por edhe për të ardhmen. ...
Gjystja ne mbyllje u ndal: “... Është e vërtetë se femra në Dukagjin, një zonë shumë e thellë dhe e izoluar për shekuj, ka trashëguar një prapambetje të madhe kulturore dhe emancipimi por duhet thënë se ka pasur gjithashtu edhe një shkallë emancipimi të dukshëm kur bëhen krahasime me zona të tjera deri edhe në qytet. ... Për malësoren dukagjinase, si bashkëshorte, si bashkudhëtare e punë mirë, kanë shkruar shumë e shumë studiues, udhëtarë, e gazetarë nga shumë vende të botës”.
Referatin: “Roli i nenave ne formimin e familjes dhe edukimin e saj”, e mbajti zonja Vitore Kodra, mësuese për gjuhe te huaj – anglisht. Ajo, ne mes te tjerave theksoi: “Një komb quhet i madhe ne qofte se brenda tij ka familje te madhe. Një familje quhet e madhe ne qofte se brenda saj ka njerëz te mëdhenj, dhe këta njerëz te mëdhenj janë bijtë ose bijat e nenave te mëdha. Lum ai komb qe në gjirin e vet ka nena te tilla. ... Nëse Perëndia e krijoj njeriun, atëherë privilegjin me te madh ia beri dhurate nenave. Ajo lindi njeriun, e ushqen atë, e edukon atë dhe pastaj ia fale shoqërisë. ... Nena dukagjinase, e hijshme nga shtati, serioze ne fjale, e vendosur ne atë qe thotë, e ëmbël ne shpirte, e gatshme ne pune, e paepur ne vështirësi, e prirë për te qene një edukatore e mire, e pastër ne moral përbën prototipin e një amazone te lashtësisë me gjak ilirano – arbëror. ...”.
Ne përfundim, theksoi: “Një nene malësore do ta quaja simbol te bukurisë si Helene e Trojës, simbol te bukurisë morale si Andromaken dhe simbol te besnikërisë bashkëshortore si Penelopen”.
Referatin: “ Femra dukagjinase ne folklor”, e mbajti Syka Çarku, mësuese për gjuhe –letërsi, e cila ne mes te tjerave theksoi: “Dukagjinasit si gjithë shqiptarët këngën e kanë pasur bashkëudhëtare të jetës. Festori, dasmori, kostari, çobani, i varfëri dhe i pasuri, rapsodi e të gjithë e kanë kënduar e dashuruar këngën, fyellin, lahutën, çiftelinë dhe instrumentat e tjere popullor te çastit.
Atje në ato vise të largëta, ku këndon i madh e i vogël, atje ku folku buron i pastër dhe i kristaltë si uji i burimeve, atje mes atyre kreshtave, kryelartë gjer te retë, ku bukuria e natyrës, sensualiteti femëror i vashës, apo i nuses në krue, apo netët e acarta me borë e murla, plakeshin në dhomën e miqve me lahutë, fyell e çifteli. ... Koliqi pyeti një shaljan të veshur keq: “Çfarë të ka shty të këndosh?” Ai përgjigjet: “Jam rahat boll, erzmarrun nuk jam, as mik premë nuk jam, gruan kush s’ma ka grabit, mashkujt kush nuk m’i ka vra, kush për seri nuk më kqyr, kur më merr uja ha bukë, kur lodhem, pushoj, kur më merr gjumi flej.”
At Bernardin Palaj te “Visaret e Kombit”, theksonte: “… kush ia mësoi malësorit të maleve ato fjalë aq të bukura, tanë njomësi që bindën letrarin më të mirin ku të bien hjekëse së pari në vesh, e lakmi me ia pasë vjershatari ma i nalti, për ato shprehje tanë zemër, bujari e njomësi mendimesh, të cilat ai i zgjedhë e i rreshton retorikisht”
Dashuria ne malet tona nuk lartohet prej bukurisë se vashave, por ne radhe te pare prej cilësive shpirtërore te asaj relate me atë mikeshe ku u lind e u rrit ne ato male, shume e përmallshme është drita qe erdhi t’i thotë lamtumiren e fundit para se te shkonte nuse. Baronesha e gjinisë trëndafilore ishte dhe mbeti muza e rapsodit te shquar te maleve, krijuesit e interpretuesit te këngëve folklorike. Ja disa vargje:
moj e mire ne hije t’banit / Merri gryke lisat e malit / Gryke - gryke ke me i marre / A i din stanet ku i kemi lane, …
Në përfundim te referatit, theksoi: “Ne udhën e këngës ecën të sigurta dhe femrat dukagjinase. ...”
Referati: “Gruaja dukagjinase dhe letërsia”, u përgatit nga zonjusha Ledia Dushi, poete dhe pedagoge ne Universitetin Publik te Beogradit per gjuhe dhe letërsi shqipe, dhe u mbajt nga aktorja Rita Gjeka, ne mes te tjerave, u theksua: “... Duke punuar për këtë temë vura re diçka të veçantë, në gjithë çfarë ishte shkruar për Dukagjinin, gruaja zinte një vend krejt të vogël. ... Dashamirësja dhe studiuesja e maleve tona Edith Durham fare pak vë në dukje se në këto troje ka gra. Ndërsa udhëtarja e ëmbël Rouz Uajlder Lein, vë në dukje fort mirë gruan malësore të kësaj treve. “Dy gërsheta të trashë flokësh të zezë i vareshin në gjoks, kurse fytyra e saj paksa e djegur nga dielli, sytë e saj të formësuar me hijeshi, ishte fytyra më e bukur që kisha parë ndonjëherë. Ajo ia thoshte një kënge të butë me vete, duke tjerrë me shkathtësi perin nga shllunga e leshit”. Ndërsa më poshtë vazhdon, “Zërin e kishte të butë, kurse duart dhe këmbët e saj do të çmendin çdo skulptor. Në çdo restorant të Parisit këta gishtërinj delikatë, thonjtë si bajame dhe kyçet e dorës, aristokratike dhe të rrallë, do të paraqisnin sensacion.” ... Krejt ndryshe, njeriu i jashtëzakonshëm, gazetari i vërtetë Indro Montanelli gruan e sheh në aspektin social të saj, dhe për këtë e paraqet në gjirin e familjes. “... Në Evropën tonë, ku dashuria është një lëndë e trajtuar dhe e tregtuar me aq lehtësi, ku jemi të prirë të besojmë se ajo është një monopol i yni dhe i kohërave të qytetëruara, radhë kam parë një solidaritet të skalitur aq thellë mes bashkëshortëve”.
“Kërcimtarja e dukagjinit” dhe “Dilocja” të Ernest Koliqit, origjina e të cilit është pikërisht nga Dukagjini, përshkohen nga dashuria dhe respekti që autori ka për malësinë dhe malësoren. “... tue zgju ndjesi të freskëta ambëlsie të mbinatyrshme”. ... Poeti dhe prozatori i pakrahasueshëm, ai që e bëri të njohur më shumë se askush Dukagjinin në botën e letërsisë bashkëkohore, Martin Camaj, zgjedh dy figura të mrekullueshme, Dranden dhe Djellen. ... Autori, Dranen e quan – tharm toke dhe Ora e gurit tonë. ... Si qielli i bjeshkës i pa re n’qershor / Asht balli i çik’s i dlirë,/ Që rritet vrik porsi sherbela n’gur /Nder pyje e lugje e lirë.
Mendoj se femra dukagjinase ka filluar të jetë vetë pjesë e asaj letërsie që aq bukur atë e paraqiti. Vitet e fundit dëgjohen zëra të rinj që hyjnë denjësisht në botën letrare. Dëshëroj të filloj me disa vajza nga shkolla “Mehmet Shpendi”. Le ta quajmë një ëndërr të bukur dëshiren e tyre për të shkruar. Këtë gjë e thotë dhe Marinela e cila në poezinë e saj të këndëshme, “Jasteku i ëndrrave” shkruan:
Eshtë shumë i mirë / nuk e them kot / me mbush natë për natë / veç me ëndrra plot. Rrethi i tyre, ku bëjnë pjesë edhe Drita, Zoja, Marsela, Pranvera, Arta dhe Angjelina shkruajnë poezi.
Ne përfundim, theksoi: “... Të shkruash poezi do të thotë të mos pushosh së punuari me fjalën, të njohësh çdo gjë që na rrethon, pra do të thotë të vazhdoj të shkollohesh gjithë jetën. Treva e Dukagjinit ka një të folme të veten, e cila është e mbushur me figura të mrekullueshme e shumë poetike e që duhet të studiohet mirë dhe unë mendoj se këtë gjë me së miri mund ta bëjnë ata që merren me letërsi”.
Refaratin: “Tabllo psiko – sociale mbi emancipimin e femres dukagjinase. Ndikimi i mentalitetit dhe pabarazise gjinore”, e mbajti psikologia Suela Ndoja, e cila ne mes te tjerave theksoi: “... Në lëvizjen historike, ku, nën etiketimin e përgjithshëm dhe konfuz të “qytetërimit”, veçantitë dhe diferencat janë të theksuara, dhe kontrastet rurale-urbane janë të nënvizuara, është shumë e rëndësishme të gjejmë disa fusha historike, kulturore dhe socio-psikologjike për të ndihmuar femrat dukagjinase të gjejnë rrugë harmonike në vend të kundërshtive të rrezikshme, për të theksuar emancipim në vend të diversitetit, reciprocitet në vend të konfliktit apo mentalitetit. Duke i konsideruar femrat dukagjinase si femra të ardhura nga një mjedis i ashpër me identitet të fortë, është persektiva e duhur, në çdo drejtim për ti ngritur në një shkallë lokale dhe në një nivel drejt qytetërimit. Përmes këndvështrimit psiko-social, me një lloj fleksibiliteti të përkohshëm, studimi do të fokusohet mbi paradigmat e ndikimit të mentalitetit tek femrat dukagjinase, sa është duke u thyer ky mentalitet dhe a është duke u emancipuar, si rezultat i ndryshimeve kohore, migrimeve të brendshme apo të jashtme, apo roleve gjinore për të përfunduar në dhënien e një tablloje të plotë të saj. ... Janë disa tipare që janë të përbashkëta tek shoqëria e femrave dukagjinase, si: patriarkalizmi, rezidenca patriakale, të drejtat e padrejta të trashëgimisë . … Paqja ose harmonia ndëmjet sekseve dhe individëve nuk varet domosdoshmërisht mbi një barazi sipërfaqësore të qënieve njerëzore; as nuk bën thirrje për eliminimin e tipareve individuale dhe veçantive.Problemi që del përprara sot, dhe i cili është më i afërti për tu zgjidhur, është si të bëhemi vetvetja dhe akoma në unitet me të tjerët, të ndjehemi thellë me të gjitha qëniet e tjera njerëzore dhe duke ruajtur cilësitë tona karakteristike.Kjo më duket mua të jetë baza mbi të cilën masa dhe individi, demokrati i vërtetë dhe individualiteti i vërtetë, burri dhe gruaja, vëllai dhe motra, mund të takohen pa antagonizëm dhe kundërshti.
*Ç’do të thotë të jesh “një e emancipuar“?
Emancipimi ndikon në jetë në disa mënyra. Është e rëndësishme dhe e rekomandueshme të kuptohet kuptimi i plotë i emancipimit me qëllim të përcaktosh nëse emancipimi është në interesin tënd më të mirë.
Në vijim është përmbledhur çdo të thotë të jesh e emancipuar:
Ti je plotësisht i/e përgjegjshëm/me për veten? Ti mund të ngresh një padi dhe të jesh i/e paditur? Ti mund të nënshkruash kontrata? Ti mund të arsimohesh? Ti mund të zgjedhësh vetë për tu martuar? Ti do të mbash përgjegjësi për veprimet e tua? Ti mund të zgjedhësh ku të jetosh? Ti mund të jetosh
Vetëm? Ti mund të mbash dhe të drejtosh paratë e tua(të mbash rrogën që të takon) dhe pronën? Prindërit e tu/apo të tjerët nuk janë të përgjegjshëm ligjërisht për ty apo për veprimet e tua? Ti mund të jesh vetvetja.!!!!!
Suela, e perfundoi referatin, duke theksuar: E mbyll me frazën e thënë nga filozofi dhe mjeku Artur Shopenhaur “ Për femrat akoma nuk e kam thënë fjalën time të fundit: besoj se kur femra arrin të shkëputet nga shumica ose, më mirë,kur ngrihet mbi të,zhvillohet pa ndërprerje më shumë sesa burri,për të cilin mosha shënon një kufi,ndërsa femra rritet gjitnjë e më shumë”. Edhe po qe se kjo nuk është shumë rekomanduese, është mjaft e goditur.
***
Ne perfundim te ketij simpoziumi, kryetari i Shoqates Ndue Sanaj, dorezoi titullin “Anëtare Nderi” e Shoqates, dhene me vendim te kryesise, zonjave:
1- Moter Sandra Bertolotto, me motivacion: “Për punë këmbëngulëse në emancipimin e mentalitetit të gruas, për forcimin e vlerave kristiane në vetëdijen e komunitetit të Dukagjinit,, për humanizmin e pashoq të shfaqur ndaj këtij komuniteti dhe përfaqësimit të zërit të tij në botë”;
2- Zonja Zina Franja, me motivacion: “Për vlera të spikatura njerëzore, përfaqësuese tipike e karakterit të fortë dukagjinas; për ndershmëri dhe përkushtim në emancipimin e shoqërisë shqiptare, sidomos të femrës, prej paragjykimeve të trashëguara nga errësira e shekujve të kaluar”;
3- Zonja Dila Dede Ndoja, me motivacion: “Megjithëse e internuar familjarisht, e keqtrajtuar dhe e persekutuar gjate gjithë jetës nga regjimi komunist, mundi te mbijetoj falë ndihmës se Zotit; guximit e vendosmërisë; mençurisë për të krijuar familje të shëndosh, duke rritur dhe edukuar fëmijët me traditat dhe virtytet më të larta dukagjinase”.
Dedë KODRA
FEMRA DUKAGJINASE NE KOHE
NDUE SANAJ
Me daten 7 dhjetor 2008, ne mjediset e bar-restorant “Tradita” G&T, u zhvillua konferenca shkencore, me temë “Femra dukagjinase ne kohe”, ne te cilën u referuan gjashte tema, te cilat jo vetëm qe ishin mjaft interesante dhe te rëndësishme për te prure ne kohe vlerat dhe kontributet e patjetërsueshme te femrës dukagjinase se bashku me burrat ne historinë e Shqipërisë, por mbi te gjitha sesi referueset paraqiten rolin e saj ne kohen e shkuar dhe te sotme.
Referueset kishin bere pune te përgjegjshme, kishin punuar me përkushtim, qe secila te paraqiste para auditorit vlerat sa me reale ne shekuj te femrës dukagjinase, duke i argumentuar ato me fakte ne fushën e patriotizmit, te edukimit, te kulturës, te etnografisë, te krijimit dhe te forcimit te familjes, si një bashkudhëtare e denje ne krah te burrit për vijimësinë e jetës ne mes te atyre malesh dëshmitare te jetës se përditshme e femrës dukagjinase ne shekujt e saj. Falënderova dhe falënderoj komisionin, zonjën Syka Çarku, Vitore Kodra dhe Gjyste Shyti, zonjushën Ledia Dushi, Roza Pjetri dhe Suela Ndoja, për prurjen ne kohe te femrës dukagjinase.
***
Megjithatë mendoj te shpreh disa mendime, për rolin e femrës dukagjinase ne edukimin e brezit te ri.
* Nuk dua te ndalem ne te kaluarën, por ne te tashmen. Pse ne te tashmen? Me ndryshimin e sistemit, kalimi nga sistemi monist – ne sistemin demokratik, banoret e Dukagjinit, si e gjithë zonave rurale, lëvizen drejt rajoneve urbane dhe rrethinave te tyre për te siguruar një jete me te mire. Jo vetëm kaq, por edhe drejt vendeve me te zhvilluara dhe demokratike te Evropës dhe Amerikës. Pra ndryshuan marrëdhëniet ne prodhim, për rrjedhoje ndryshuan edhe normat ne mes njerëzve, ne themel se cilave është ligji dhe vetëm ligji. Ketë ndryshim e shohim ne te gjithë hapësirën e qytetit te Shkodres, e shikuam edhe te mjedisi ku u zhvillua kjo veprimtari. Godina e ndërtuar ne vitin 1694, e kaluar ne një gjendje po te thuash e shkatërruar, ne rrenim e sipër, dukagjinasi Gjon Gilaj, ne pak kohe e ktheu ne një mjedis argëtimi dhe kënaqësie për te gjithë, jo vetëm për banoret e Shkodres, por edhe me gjere, po te thuash nga shume turiste te vendeve te botes.
Kudo shikon vila, kudo sheh rregull e kulture, sheh përpjekje për ndryshim. Dhe pa dyshim, ne ketë ndryshim gjigant, është edhe mendja, dora, shija dhe mundi i femrave dukagjinase, prandaj vlerat e deritanishme te femrës dukagjinase duhet te rriten, mendja duhet te jete me e ndriçuar, puna duhet te jete me e madhe. Pra ato duhet te forcohen dhe te rriten çdo dite deri sa te integrohemi plotësisht ne shoqërinë e re demokratike me sa më dinjitet.
* Këto arritje, këto ndryshime pozitive, nuk duhet te na pengojnë për te pare realitetin ne sy. Një mendimtar, theksonte: “Ndal! Për ku vrapon? Zotin e ke ne shpirtin tënd. Po e kërkove ne një vend tjetër, kurrë s’ke për ta gjetur”. Me ketë duhet te kuptojmë se asgjë nuk është realizuar dhe nuk realizohet po punën tende. Pa përpjekjet e përditshme për ndryshim nuk mund t’i përgjigjesh ndryshimeve te kohës. Ne asnjë mënyre te mos harrojmë te kaluarën, traditat e mrekullueshme, te cilat nuk na lejuan te asimilohemi, përkundrazi na bene te ruajmë te shenjta gjuhen, atdhedashurinë, lirinë, për te cilat u sakrifikuan breza te tera, te cilat me aq dashuri dhe përpjekje nenat dhe motrat tona edukuan brezat ne shekuj. Por, kjo aspak nuk do te thotë qe ne te mos ecim me kohen dhe te mos te na shqetësojnë disa fenomene qe janë bere mjaft shqetësuese për ne, për komunitetin tone dhe me gjere. Gjate kësaj periudhe, pas vitit 1990, jo pak raste kemi pasur te varrosim njerëzit me te dashur, qe janë nda nga jeta prej plumbit, dhe për rrjedhoje ka vijuar vetëgjyqësia duke mos njohur shtetin. Pra, jo pak kane mbetur nena pa djalë, motra pa vëlla, gra pa bashkëshortin, fëmijë pa babe, dhe ndonjë rast dhe fëmijë pa nene! Dhe pse? Sepse ne këto raste, konfliktet nuk janë zgjidhur me arsye dhe me ligje. Ato janë zgjidhur me vetëgjyqësi, me mentalitete te një shoqërie primitive. Jo vetëm kaq, por edhe ne fusha te jetës me mentalitete te një shoqërie primitive vijojmë te ecim.
Ato janë te shumta, por po mundohem te ndalem ne disa prej tyre: Akoma ekziston kodi i gjakmarrjes, i cili vjen qe nga lashtësia, kur popujt jetonin ne bashkësi primitive, pa shtet. Megjithëse, ne tërësi njerëzimi njeh ligjin për zgjidhjen e konflikteve dhe ketë kod e ka lenë ne muze te historisë “na ish një here një kod i tille”, ne vijojmë te jetojmë me ketë kod!!! Kjo është një fatkeqësi e madhe. Dalja prej kësaj gjendje është ne dorën e te gjithëve, por ne mënyrë te veçante është ne dorën e nenave dhe motrave tona. Ne shpesh shkruajmë dhe publikojmë për te paret tanë dhe për veten, se ne jemi ruajtësit e shenjte te fesë katolike dhe shkuam maleve për te jetuar edhe shpellave vetëm qe te mos te ndërronim fenë. Mire, por atëherë pse nuk i zbatojmë si duhet urdhnimet e Tenzot, qe ne urdhnimin e 5-te theksohet: Mos vra!?! Përderisa nuk zbatojmë ketë porosi ne shekuj, ketë detyre kristiane, do te thotë qe akoma ne genin tone mbizotërojnë doket e një shoqërie primitive, fisnore e patriarkale, mentalitetet e te cilave duhet t’i dalim menjëherë. Mendoj se ne ketë situate, roli i femrës dukagjinase, i nenës dukagjinase, i motrës dukagjinase ne shuarjen e konflikteve dhe mos lejimin e vrasjes, ne mos lejimin e vetëgjyqësisë është i jashtëzakonshëm dhe deri kryesori. Nuk dua te ndalem ne kontributet e jashtëzakonshme qe ka pasur femra dukagjinase ne ndalimin e vrasjeve dhe veçanërisht ne mos vijimin e vrasjeve, por dua te theksoj ne rolin e nenave për edukimin e fëmijëve me normat e njohjes dhe zbatimit te ligjit, te njohjes se shtetit; ne ndikimin e motrave tona tek vëllezërit e tyre qe te zbatojnë vetëm ligjin. E theksoj ketë se akoma jemi prapa detyrave tona, dhe ne ketë mes e nenave tona ne edukimin e fëmijëve me normat e shoqërisë demokratike, larg mentaliteteve primitive.
Për ketë, po tregoj një bisede: Para disa viteve ne Bathore, një babe vrau vajzën e vete ne moshën rreth 20 – vjeçe. Ketë ngjarje te tmerrshme, mu dha rasti ta beje bisede me disa gra, me disa nena dukagjinase. Për te tërhequr opinionin e tyre, me dashje i pyeta: “Si e vlerësoni vrasjen e kësaj vajze nga baba i saj?! Njëra nga ato mu përgjigj: - Ja ka bere mire, se ai ka vene nderin ne vend!!! Unë i thashë: - “Me falni, por po me detyron te them, se ju gjithçka mund te jeni por nene nuk mund te jeni. Ajo vajze, pse nuk ka pasur nene u vra nga baba i saj. Cilin nder ka vu ne vend? Apo atë qe i tregoj gjithë botes se unë kam qene një prind primitiv, ...”. Biseda vijoj me gjate, por e prura ne ketë moment për te treguar, se roli i nenave dhe motrave është i jashtëzakonshëm për te edukuar dhe për te parandaluar te keqen.
Shume po abuzohet me doket e zakonet e një shoqërie primitive. Ka shume nga ne, qofte edhe me shkolle te larte, qofte edhe ishe apo është edukator i brezit te ri, qe bene përpjekje te mbroje te drejtën zakonore, se ne kemi dite te qeverisemi, kemi dite te bashkëjetojmë ne grup me doke e zakone, me tradita, dhe se këto tradita paskemi qene ne, ata qe ja kemi prure njerëzimit, se ata duhet te mësojnë nga ne, se Evropës ju deshtë 600 vjet te mësoje se shqiptaret kane pasur një “kushtetute” e te tjera e te tjera mendime te kësaj natyre, qe nëpërmjet tyre te mbrojnë atë qe nuk duhet dhe nuk mund te mbrohet, se ai ka vdekur me kohe. Atyre dhe ndonjë tjetri i them se nuk duhet te merremi me to. Ato kane qene norma te një shoqërie primitive, te një shoqërie pa shtet, dhe është fatkeqësi qe ne akoma merremi me to. Me këto qëndrime ju japin te drejte shoqërive te tjera, qe i kane hequr shekuj me pare këto norma te vetëgjyqësisë dhe kane pasur shtet shekuj me pare, të na quajnë edhe barbare. Prandaj femra dukagjinase duhet te jete me e përgjegjshme për rolin e saj.
Fëmijët tanë, brezi i ri duhet te mësohet me norma qytetare, te një shoqërie emancipuese, te njohe detyrat dhe si ti zbatoje ato, te njohe te drejtat dhe te dije se si ti kërkojë ato, te dije se si komunikohet me tjetrin, te dije se ç’është dashuria, te marri sa me shume dashuri dhe se si mund ta jap atë, te njohe dhe te respektoj mundin e vete, pronën e tij, te njohin shtetin dhe ligjin, e te tjera, e te tjera.
Ne një kafe me një te ri, brenda dy orëve, u betua rreth 70 here duke përdorur këto be: “Ham drej munimin”, “ham drej fene”, “ham drej token”, por asnjëherë nuk u betua “ham drej kryet teme!!!” Si është e mundur qe ky i ri, rreth 30 viteve, te nëmi mundin, djersen e vete? A mundet qe ky njeri te jete i hairit? A mundet qe ky njeri te jete i besueshëm? Kurrsesi jo. Nga ky njeri, ne çdo moment mund te presësh te keqen, qe ndoshta nga kjo e keqe nuk do ta nxjerre asnjë përkujdesje, përveç lenia e krese, qe edhe kjo do te jete me pasoja te mëdha. Prandaj, ti nene, je ajo qe e mëson se si duhet te betohet, qe njeriu i ndershëm nuk ka nevoje te betohet. Njeriu i ndershëm ka fjalën. Mësoje djalin apo vajzën me fjalën, te dije ta përdori atë. Fjalën e nxjerr gjuha. Gjuha është e vogël, por shkakton gjera te mëdha. Merrni me mend se sa e vogël është flaka, por ndez një pyll te madh! Me gjuhen ndodh si me zjarrin. Ajo ndez jetën tone qe nga lindja dhe gjere ne vdekje. Njeriu ka arritur te zbute te gjitha kafshët e egra: bisha, shpend e te tjera. Por askush nuk arriti te zbuste gjuhen e vet!!!??? Nga e njëjta goje dalin bekime dhe helme. Prandaj nenat e motra tona te vjetrat dhe te rejat duhet te nxjerrin nga gjuha vetëm bekime, vetëm urate qe i shërbejnë se ardhmes, edukimit te brezave te rinj me normat e integrimit drejt Evropës qe qytetëruar.
Jeta ngjan me pirjen e një cigareje duhani. Thithjet e para kane një shije te mire, ndjen kënaqësi dhe s’të shkon mendja se ajo po mbaron, po mbaron dhe kënaqësia, por papritmas sheh se ajo thuajse po mbaron, dhe vetëm atëherë ti e sheh se ne fund ajo është krejt e hidhur. A duhet te rrehemi pas një kënaqësie te çastit? Kurrsesi jo. I lumtur është ai njeri qe ka një gjykim te drejte – uroj qe gjithnjë te nenat tona te kenë gjithnjë një gjykim te drejte; i lumtur është ai qe është i kënaqur me fatin e tij – nuk uroj qe nenat tona te kënaqen me ketë qe kemi arritur; i lumtur është ai qe arsyeja i sugjeron si ti rregulloje punët e veta – uroj qe nenat tona gjithnjë te jene te lidhura me interesat e komunitetit qe e rrethon, se jashtë një komuniteti te caktuar nuk mund te jesh i lumtur.
Georg Graddeck, theksonte: “Njeriu sundohet nga një ligj ku ka dashuri dhe urrejtje, ku ka respekt dhe privilegje, ku ka admirim dhe zili. Është një ligj universal nga i cili nuk shpëtojnë as nenat“. Uroj qe nenat te mos kenë kurrë urrejtje, te mos kenë zili, por gjithmonë dashuri, te cilin t’ia japin fëmijës se saj me shumice.
PERBALLE BUSTIT
- monolog -
Sa te rende e ke hijen, ti, o i ngurosuri ne allçi, bronz apo dreqi e di se ne çfarë!!! Ke bere përpjekje për t’u përjetësuar si mumiet e Egjiptit?
Jo zotëri, nuk te takon, por e di se ke gjetur rastin për të shitur edhe po … për sinjal beteje. Kryelarte, hijerënde, i ftohte akull, i zgurdulluar nga sytë u bën hije atyre qe te sillen rrotull mëngjes e darke nën ritmin monoton te zhurmave e borive te makinave, të shkarkuar nga vetëdija e të qënit njerëz në këtë jete, të shkarkuar nga çdo arsye e të veshur me petkun e instinktit, të shkarkuar nga nevojat e gjerësive të horizonteve e të mbyllur në guaskën e autizmit. Këta janë klientët tu, hej ti busti hijerënde! Ankohesh! Po pse ankohesh? Meritoi me shume? – thua ti! E pse meriton me shume? Sepse kam vrare e prere! Po, po, ketë ta besoj, je me te vërtetë fytyre gjakësori, edhe këtu ku mendon se do te përjetësohesh ne ketë dreq materiali qe te shpif neveri, dukesh açik i tille. Ke vrare dhjetëra partizane tha dikush, i yti apo the ti vete nuk e di. Ehee, këtu e dashke lavdinë ti!? Vërtetë tani ma ke mbushur mendjen! Ma ke mbushur mendjen për një arsye: Jo se te takon lavdia, por je dëftuar dobiç ne jete duke gjetur rastin për t’u shitur si i shtrenjte. Po, po, midis mallrave te lira edhe një kungull me dhallë bie ne sy! Me fal se nuk ta qava një vlere që me të vërtetë e pate, jo në kohen kur jetove, por tani. E cila do te thuash ti? Po ja, dikush shiti skrapin për bustin tënd, dikush token për bustin tënd, dikush shiti një kënge për bustin tënd e dikush tjetër mori hakun për gdhendjen e bustit tënd. Ja këtu qëndron e gjitha e jotja, Nis e sos. Po hajde njëherë e me dëfto se kur t’i sjellin lulet ty? Ne nëntor jo se jo sepse nëntorin e ke vrare vete! Ne pranvere jo se jo, sepse ne pranvere ishin ata qe i vrave ti vete! Po kur dreqin pra? Apo do t’i sjellin natën ne terraturpin e kësaj kohe? Te paktën te të sillnin lule ata qe shiten skrap e toke për ty, ata qe kënduan për ty, ata qe fituan prej teje. Po, ja, qe as ata nuk interesohen me. E ç’do te thotë kjo? – thua ti. Kjo do te thotë se ti je vetëm një fallso, produkt i një dashurie maniere për te përfituar prej teje. Thjeshte, një manekin! Dhe kaq! Hiç! Asgjë! Oh sa mire do të bëje sikur të strukeshe në folenë e mëparshme! Te paktën aty nuk do të ndanin nga të tjerët dhe … dhe unë s’do të merresha me ty.
Kuptoje, ke bërë hije zotëri! Ke bërë hije mbi kurorën e lavdisë, e ka më pak shkëlqim. Ke bërë hije mbi pemën e lirisë, e gjethet i janë velur. Ke bërë hije mbi një kopsht zambakësh e trëndafilash që ngjasojnë me foshnjat e bukura që vesojnë lot akujsh. Besoje zotëri, se njerëzit dalëngadalë po te heqin lëvozhgen e pastaj e di ti vete se çfarë do të mbetesh. Prandaj tërhiqu më mire në strofkën tënde. Më vonë s’do të ketë nderë për ty.
Hajt tani, lëshoja diellin tokës qe e ka dëshiruar tash sa mote.
Lazër KODRA
SHTEGU I DHËNVE, MUNUMENT I VËRTETË KULTURE
Rruga më e përshtatshme për të arritur në Shtegun e Dhenve në verë është nga Qafa e Tërthores. Afër Liqenit të Tërthores duhet të zbresësh nga makina dhe nëpër një rrugë këmbësore, por jo e keqe, duke kaluar nëpër pyje ahu dhe pishe, plot gjelbërim e cicërima zogjsh, plot lule shumë ngjyrëshe që duket sikur të përshëndetë veçanërisht zambaku krenar, kalon Gropën e Portës, freskohesh me ujin e Kroit të Magiles e pak më lart edhe me borën që në shumë raste e zë bora e re, ngjitesh në Grykën e Shtegut të Dhenve. Nga që është e ngushtë ka marrë emrin “grykë”. Rruga nga Liqeni i Tërthores për në Shteg të Dhenve është rreth 3.5 km. ndërsa lartësia relative është rreth 400 m.
Vera ka veçoritë e veta me bukuritë mahnitëse të kësaj anë, por të bësh rrugën e Shtegut të Dhenve në dimër dhe ne borë është një sfidë e bukur, e mjaftë e vështirë. Gjithandej të shoqërojnë bora, era, ortiqet, të përpjeta dhe teposhte, zogj dimërorë, ndonjë herë edhe ariu i murrmë, ujku, lepuri apo kafshë të tjera të egra.
Shtegu i Dhenve është në lartësinë 2004 m mbi nivelin e detit dhe kufi ndarës midis Thethit dhe Bogës. Është një pikë nga ku syri rrokë një sipërfaqe mjaftë të gjerë të Alpeve Shqiptare. Thethin apo Bogën i shikon sikur je në aeroplan. Edhe në ditë dimri me borë apo në vërë pamja që të del para syve është shumë piktoreske, është magjepsëse. Në anën verilindore, ngjitur me Shtegun e Dhenve, është një monument natyre që quhet Kalaja e Shtegut të Dhenve. Në këtë monument natyror nuk ka vepruar dora e njeriut, por veprimtaria e formimit të maleve dhe erozive ka krijuar një masiv shkëmbor që pothuaj ka formën e plotë të kalasë. Rreth 200 m poshtë Shtegut, nga faqja lindore e tij, pra nga ana e Thethit, rritet një bimë barishtore e veçantë që quhet Wulfenia e Baldaçit. Është bimë endemike e Shqipërisë.
Shtegu i Dhenve ose siç i thonë vendasit “Shtegu i Dhënët” i cili quhet kështu sepse është shtegtuar me dele nëpër këtë rrugë. Ai qenë rruga që ka lidhur Thethin me Bogën e më tej me Mbishkodrën e qytetin Shkodër për shekuj. Edhe anasjelltas Shkodren e Mbishkodrën me Thethin, Gucinë e më tej.
Në kohë të hershme dhe deri në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të kaluar ka qenë një rrugë këmbësore për njerëz dhe kafshë që quhej Rruga e Vijave. Ajo lidhte Gucinë dhe me tej, Pejën me Shkodrën. Kalonte nga Gucia në Vuthaj, Zastan, She të Bardhë, pas Qafës së Pejës, pas Majës së Arapit, në Grykën e Rrethit të Vizhnës, faqes lindore të Majës së Radohinës, përsipër Lugut të Madh, përsipër Gropës së Shtjerrave (shqerrave), në anën veriore të Shtegut të Dhenve, Gropën e Portës, Gropën e Hithrave, në Sheun e Lopëve, Okol të Bogës, Bogë dhe vazhdon më tej nëpër Lugun e Shkrelit.
Kjo rrugë, dikur mjaft e përdorur, sot nuk përdoret pothuaj fare ose vetëm nga gjahtarët, mbledhës të bimëve mjekësore, apo studiues e alpinistë.
Me sa duket mos përdorimi i saj masiv ka filluar atëherë kur u vendosën kufijtë e shtetit shqiptar dhe kalimi i tyre ishte me probleme, pra kur nuk ishte i lehtë kalimi nga Gucia apo Peja për në Shkodër dhe anasjelltas.
Shtegu i Dhenve nuk është vetëm një pikë gjeografike e rëndësishme, një objekt ngjitur me të cilin ndodhet një monument natyre i shpallur, apo ku rritet një bimë e veçantë në bote. Është e mundur që Shtegu i Dhenve të jetë edhe një monument kulture. Në këtë vend, mbi 2000 m mbi nivelin e detit, në Alpet e Shqipërisë, ka vepruar dora e njeriut, gjurmët e të cilave duken qartësisht sot. Nuk mund të përcaktojmë saktësisht se qysh kur është përdorur ky rrugëkalim, por njerëzit që banonin këtu kërkonin dhe kanë gjetur rrugë, gryka e qafat më të përshtatshme për tu lidhur më zonat e tjera. Ato jo vetëm i kanë shfrytëzuar ato, ashtu, në mënyrë natyrale, por edhe kanë vepruar mbi to për t’i përmirësuar e lehtësuar kalimin për njerëz dhe kafshë.
Rregullimi dhe punimi në rrugë, kroje, shtigje, qafa etj. tregon kulturë dhe respekt për veten dhe për kalimtarët e tjerë. Kjo ka qenë gjë e zakonshme në malet tona.
Për banorët që udhëtonin nga Thethi ose për në Theth, Shtegu i Dhenve është përdorur dimër dhe verë deri në vitin 1935-36, kohë kur po hapej dhe përfundoj rruga e makinës për në Theth ( para pak ditësh ne një gazete qendrore shkruhej se kjo rruge është hapur ne vitin 1923. Do te ishte kënaqësi, por ne te vërtetë kjo rruge u hap deri ne qendër te fshatit Theth 13 vjet me vone) Pas kësaj kohe ky rrugë kalim nuk përdoret pothuaj fare në verë, ose vetëm nga shëtitës apo gjahtarë, por edhe në dimër është ulur intensiteti i kalimit në këtë rrugë.
Çdo kalimtari të rastit e aq më tepër ndonjë syri të vëmendshëm, sapo të arrijnë afër Grykës së Shtegut, i bien në sy mure, trase rrugë këmbësore, trungje nga druri i pishës për të mbajtur rrugën, kalldrëm apo prerje e shkëmbit për të hapur dhe zgjeruar atë. Në këtë territor mundet që nuk është vënë dorë ndoshta prej gati një shekull e ato mure, trungje etj. qëndrojnë dallueshëm, të fortë, si dëshmitare të kohës dhe punës së njeriut.
Nga ana perëndimore e Shtegut të Dhenve rreth 100 m pa u ngjitur në pikën më të lartë të tij, duket traseja e rrugës këmbësore qartësisht, pesë kthesa që arrijnë secila rreth 30 m gjatësi, mure të thata (pa llaç) me lartësi nga 0.3 m deri në 1.5 m gjerësia e rrugës arrijnë deri mbi 1 m. Në disa vende të kësaj rrugë, në këtë territor, duken edhe prerje të shkëmbit për të hapur rrugën.
Duke filluar nga Gryka e Shtegut për në drejtim të Thethit gjenden trungje nga druri i pishës për të mbajtur rrugën dhe pak metra më poshtë është një sipërfaqe me kalldrëm që fatkeqësisht koha po vepron mbi të fort, i cili është bërë për të lehtësuar ngjitjen dhe uljen në këtë vend më me lehtësi ku pjerrësia është gati 70o. Më poshtë vazhdojnë 7 kthesa rrugë që shkojnë nga 25 m deri 30 m gjatësi me mure mbajtëse që arrijnë deri 1.5 m lartësi. Vendosja e trungjeve horizontalisht është e pranishme edhe në këtë pjesë të rrugës.
Kur zbret rreth 200 m nga Shtegu i Dhenve, rrëzë shkëmbinjve, takohet Wulfenia e Baldaçit.
Duke e parë Shtegun e Dhenve jo vetëm si një vend gjeografik, por edhe si vend historik, vend ku dora e njeriut edhe pse në lartësi mbi 2000 m mbi det ka vepruar dhe ka lënë gjurmë që duken qartësisht, si një vend pranë të cilit ka një monument natyre, por ka edhe një bimë të veçantë në botë, do të ishte mirë dhe meriton që të shpallet “Monument Kulture”, gjë e cila do t’i shtonte vlerat kësaj zonë, por edhe monumenteve të kulturës do tu bënte nderë.
Luigj Shyti
75 – VJETORI I BOTIMIT TE KANUNIT “LEKE DUKAGJINI”
Prelë Grima
(Vijon nga numri i kaluar)
Te moshuarit e sotëm, te lindur dhe te rritur ne krahinat ku ne te kaluarën ligj ka qene Kanuni, mund te dëshmojnë me fakte konkrete për saktësinë e studimit te kryer nga Fishta. Si i tille dhe unë, po paraqes diçka nga krahina e Dukagjinit, qe është vendlindja e ime. Parimi i lirisë, nderit dhe burrërisë, për te cilat shkruan autori i studimit, përshkojnë ne tere jetën dhe veprimtarinë e njerëzve. Ato janë prezent kudo dhe ne çdo kohe. Por, po ndalem vetëm ne pasqyrimin e tyre ne aspektin e gjakmarrjes. Me rendësi te veçante janë përpjekjet e përgjithshëm për parandalimin e çdo konflikti qe mund te behet shkak për te kaluar ne vrasje. Veprohet me shpejtësi për zgjidhjen e tyre ne kohen e duhur. Ne këto raste rol shume te rëndësishëm luan institucioni i pleqve. Vetëmbrojtja dhe respekti për ruajtjen e dinjitetit dhe personalitetit te çdo njeriu, është një nga virtytet me te larta te edukuara e rrënjosura brez pas brezi. Çdo vrasje, opinioni shoqëror e përjeton me keqardhjen me te thelle. Qe ne momentin e pare, behet klasifikimi i saj sipas kriterit “pushke e mire”, ose “pushke e keqe”. Vlerësohet vetëm ajo “pushke” qe behet sipas normave te Kanunit. Familjes se gjakësit nuk i mbyllen hapësirat e jetës. Gratë dhe fëmijët janë plotësisht te lire. Edhe vete gjakësit i jepet bese ne raste te fatkeqësive familjare, gjate periudhës se mbjelljeve, te korrjeve, e te tjera raste te arsyeshme. Ne rast lufte, besa ka qene e pakufizuar. Për mbrojtjen e bagëtive jepet “besa e gjase dhe e çobanit“. “Ndorja” ka qene një forme tjetër qe siguronte jetën e gjakësit ne raste te veçanta. Por ndodhe edhe akti me i mrekullueshëm kur gjaku falet për gjithmonë. Ne ketë rast shfaqet madhërishëm fisnikëria dhe shpirtmadhësia e malësorit. Rregulla tepër rigoroze janë përcaktuar për aktin e vrasjes. Nuk lejohet masakrimi i te vrarit. Nuk mund te preket asgjë nga gjerat personale te të vrarit. Autori i vrasjes njofton menjëherë opinionin dhe familjen e te vrarit për vendndodhjen e te vrarit. Siç shihet edhe ne vrazhdësinë e vrasjes nuk mungon humanizmi dhe respekti ndaj njeriut. Janë krejt te zmadhuara te ashtuquajturat tragjedi te panumërta te vrasjeve dhe te gjakmarrjeve. Krejt ne te kundërtën, jeta ka rrjedhur e qete e ne normalitet sikurse dhe ne çdo vend te civilizuar. Mund te them se ne fshatit tim, Lotaj, ne njëqind vjetet e fundit kane ndodhur vetëm dy vrasje, njëra është gjak i falur. Ne ndonjë rast krejt i veçante mund te ketë pasur edhe ngjarje tragjike nga tejkalimi i ligjit(Kanunit), por raste te tilla ndodhin edhe sot ne Shqipëri dhe ne bote.
Një nder qëllimet e Fishtes ka qene, qe studimi i tij te kontribuoje drejtpërsëdrejti ne ndryshimin e gjendjes ekzistuese, duke mbajtur qëndrim te rreptë e kritik ndaj faktorëve qe e kane kujtuar ketë gjendje. “Jo vetëm kundërshtarët e Kombit, shkruan ai – por edhe shume pedanta vendas e muhaxhir te shtetit shqiptar, Kanunin e mbajnë ligj barbar dhe popullsinë ku Kanuni pat vlere juridike, për njerëz e egjër“. Përsa i përket rolit negativ te kundërshtarëve te Kombit, qe janë shovinistet e vendeve fqinje, Fishta është shprehur prere dhe me vendosmëri shume vite me pare. Shovinistet fqinje kane qene te paret qe përpunuan tezen e se ashtuquajturës barbari te shqiptareve. Por fatkeqësisht teza e armiqve gradualisht dhe ne mënyre spontane po fitonte terren edhe brenda vendit. Si pasoje, tere përgjegjësia e kësaj dukurie binte ne faktorin e brendshëm. Epiteti “muhaxhir” qe i vihet shtetit është i mjaftueshëm për te vene ne dukje papërgjegjësinë e tij ne ketë proces. Kishin kaluar 21 vjet nga krijimi i shtetit te pavarur shqiptar dhe akoma shteti nuk kishte reflektuar mbi faktin se pikërisht atë vit kishte marre fund misioni historik i Kanunit. Ne kushtet e reja duhej vendosur sundimi i ligjit dhe vetëm i ligjit. Jo vetëm ketë detyre nuk e realizoi por ç’është akoma me keq, përgjegjësinë dhe paaftësinë e vet u përpoq te ia ngarkoje Kanunit. Harrohet kështu e vërteta se Kanuni ekziston dhe hynë ne veprim vetëm kur shteti nuk kryen detyrat e veta.
Me tone revoltuese, Fishta u drejtohet dhe një pjese te intelektualeve te kohës, te cilët i cilëson si “pedanta” dhe “gjysme analfabete”. Ata duhet te kishin pasur guximin për te argumentuar shkencërisht se çfarë përfaqësonte gjakmarrja përpara vitit 1912 dhe ne kushtet e reja kur Shqipëria ishte bere shtet. Gjithashtu, ata nuk duhet te linin pa vene re se e ashtuquajtura barbari e shqiptareve ishte një kopje e shëmtuar e se njëjtës teze famëkeqe te shovinisteve fqinje. Ata duhet te mbronin me konsekuence edhe pozitat e rilindësve tanë te mëdhenj, te cilët nuk e trajtuan kurrë gjakmarrjen si barbari te shpirtit te shqiptareve.
Serioziteti dhe rëndësia e studimit te Fishtes evidentohet jo vetëm ne përcaktimin e forcave qe do te ndreqin gabimet, por edhe veprimet praktike qe do te krijoje Historia e popujve qe kane pasur ne te kaluarën zhvillime analoge me ato te vendit tone, tregon se si janë kapërcyer fenomene te tilla si gjakmarrja. Atje normat e vjetra te jetës shoqërore te ngulitura thelle ne ndërgjegjen e popullit kane gjetur hapësirat e nevojshme edhe ne legjislacionin shtetëror. Pikërisht ketë përvojë historike ka pasur parasysh autori i parathënies se Kanunit kur thekson: “nji auktoritet i drejte do te prese ligjet tue pas gjithmonë doket, zakonet – Kanunin e vendit”. Kjo është pika kulmore, është çelësi për zgjidhjen përfundimtare te fenomenit te gjakmarrjes. Mund te konsiderohet si ligjësi, si domosdoshmëri absolute përputhja e legjislacionit penal me konstitucionin shpirtëror te popullit. Pikërisht kjo ligjësi nuk është zbatuar asnjëherë ne vendin tone, prandaj gjakmarrja ka ekzistuar e do te ekzistoje edhe ne te ardhmen. I pare ne ketë prizëm, rekomandimi i Fishtes mbetet aktual dhe me një vlere praktike shume te madhe. Por bashkëkohësit e Fishtes, qeveritaret e regjimit te Zogut e bene veshin te shurdhër. Asgjë nuk lëvizi nga vendi. Ne legjislacion nuk u bene ndryshimet e nevojshme. Legjislacioni shqiptar ishte një adoptim i thjeshte i legjislacionit perëndimor. Ai nuk pasqyronte ne masën e nevojshme doket, zakonet e Kanunin e vendit. Si pasoje gjakmarrja vijoj te ekzistoje si plage e rende e jetës shoqërore. Për te njëjtin shkak ajo vazhdon te jete edhe ne ditët tona.
Ne vitet e sistemit komunist, gjakmarrja u interpretua sipas kritereve ideologjike, prandaj rezultoi i gabuar nga pikëpamja shkencore. Ne fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botimi i vitit 1985, shkruhet: “Gjakmarrja është një zakon i egër i trashëguar nga rendi fisnor”. Ndërsa njeri nga personalitetet me ne zë te kohës, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ne Ese – ne “Eskili – ky humbës i madh” e ka përcaktuar Kanunin si “një enciklopedi te vërtete te madhështisë dhe te marrëzisë, ai është i logjikshëm e i palogjikshëm, sa tragjik dhe grotesk”. Këto dy referenca, janë te mjaftueshme për te kuptuar faktin se inteligjenca e asaj periudhe qëndronte ne ato politika qe kishte kritikuar me aq force Fishta ne vitin 1933. Megjithatë është fakt se me rreptësinë e ligjit, gjate kësaj periudhe gjakmarrja u zhduk, fakt qe duhet konsideruar si arritje pozitive.
Pas vitit 1990, Kanunit iu bene deformime me te renda se kurrë ndonjëherë. Po te personifikohet Kanuni me vitin 1912, atij do ti skuqej fytyra nga turpi, duke u ndodhur përpara Kanunit – fantazme te vitit 2008. Deformimet me te llahtarshëm kane krijuar një fryme qe rezulton nga mosnjohja totale e Kanunit. Nga një studim i kryer nga Qendra për drejtësi e Paqe mbi gjakmarrjen ne rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe, rezultoi se deri ne moshën 40 vjeçare nuk dinin gjë për Kanunin. Deformimi me skandaloz, me te përbindshëm dhe me antinjerëzor, është bere mbi te ashtuquajturat “kulla ngujimi”. Ato e kane ndryshuar diametralisht funksionin e vjetër. Ne to ushtrohet represion i hapur, dhune fizike e psikologjike. Ne tmerrin e këtyre “getove” dhunohen edhe gratë e fëmijët. Ç’është akoma me keq, nga dukuri te radha ne malësi, ato kane zbritur deri ne periferi te qyteteve dhe ndonjëherë edhe brenda tyre. Kullat e sotme te “ngujimit” janë vërtetë barbare. Është paradoksi me i madh ekzistenca e kësaj barbarie ne një shtet te vërtetë ligjor e demokratik. Kaosi i sotëm “Kanunor” është një atentat i rende ndaj kulturës sonë kombëtare. Kjo përben edhe një arsye me shume për ta intensifikuar me tej dhe me më vendosmëri luftën kundër gjakmarrjes. Kjo lufte nuk behet me masa gjysmake. Ajo është efektive vetëm kur zhvillohet mbi baza rigoroze shkencore. Ketë kërkese e realizon plotësisht studimi i Fishtes, i cili është gjithnjë aktual dhe i tille do te mbetet deri ne “pushkën” e fundit te gjakmarrjes se fundit. Vetëm ne ketë rruge mund te sigurohet normaliteti i raportit midis legjislacionit dhe konstitucionit shpirtëror te popullit.
Ideologu i shquar i Rilindjes Sami Frashri, ka thëne, se e vërteta rrezohet njëmijë here dhe me ne fund përsëri ngrihet. Duket se ketë fat do te ketë dhe studimi i Fishtes pas 75 vjetësh. Ai duhet te behet dhe do te behet një arme e fuqishme lufte për zhdukjen përfundimtare te gjakmarrjes dhe vendosjen e Kanunit ne vendin e vet historik, ne muzeun e vlerave te çmuara te Kulturës Kombëtare.
ABETARJA: “UNGJILL” I NACIONALIZMIT SHQIPTAR
MARK BREGU
Ne ke gjë për te cilën shqiptaret duhet te kujdesen, është Dituria” – S. Frashri) … Ky ishte Lajmëtari i Rilindjes Kombëtare dhe parulla qe Sami Frashri hodhi ne shesh qe me dekadën e fundit te shekullit XIX dhe qe asht aktual edhe ne ditët tona. Për me e mësue shqiptaret qe te lexonin libra, revista dhe fletore, duhej krijue nji a, b, c-e kombëtare qe te ishte njësoi kudo qe flitej shqip. Fatkeqësia e jone ka qene, se Iliret nuk u kujdesen me e shkrue gjuhen e tyne, dhe historia e para ardhëseve t’ one asht nxjerre, si e pame ne shume raste, here nga burime greke, dhe here nga burime latine.
Ne fazën e ma vonshme te sundimit otoman intelektualet shqiptare, klerikë ose civile, filluen me nxjerre te parat botime ne gjuhen Ilire. Ata përdoren si model alfabetin Latin ne Veri, dhe alfabetin Grek ne Jug. Tue qene se gjuha e jone ka ma shum tinguj se sa këto dy gjuhe te lashta, autoret shqiptare i adaptuen për me shkruejt shqip, secili si mbas mënyrës se tij, domethënë tuj ndryshue formën e disa germave greke ne Jug dhe tu bashkue dy germa latine ne Veri, shoqnija për me përhape arsimin dhe kulturën shqipe, qe u themlue ne Stamboll nga vellaznit Frashri, Jani Vreto, e te tjerë dhe qe botoi fletoren “Drita”, përdori alfabetin latin, tue i shtue disa germa greke për tingujt qe mungojshin ne latinishten, si: “dh”, “th”, e te tjera. Kjo u quajt: a, b, c –ja e Stambollit dhe u përdor ne botimet e kolonive te Bukureshtit, Sofjes dhe Shqipnisë se Jugut aq sa e lejonin rrethanat. Me abc-ne e Stambollit u shkruan te parat libra shkollore nga penda e arte e Sami Frashrit: Abetarja, shkronjëtorja(gramatika), Dhe-shkronja(Gjeografia). Ndërsa ne Shkodër ishin themelue Seminari Françeskan dhe Instituti i Jezuiteve para se te fillonte lëvizja e Rilindjes Kombëtare. Me 1899 u themelue atje, me iniciativën e Preng Doçit(Abatit te Mirditës), shoqnija “Bashkimi”. Abati, vete krijoi nji alfabete latin tue përdore dy germa për tinguj te veçante te gjuhës shqipe, si “th”, “xh”, e te tjera, pikërisht ashtu si i përdorin sot.
Tri vjet mbas Preng Doçit, prifti jezuit dom Ndre Mjeda, njeni nga poetet ma te shquem te Letërsisë Shqipe, themeloi shoqninë “Agimi”, e cila propozoi nji alfabete te ri, bazue ne parimin: nji germe – nji tingull. Ndryshimi i pikëpamjeve ne mes te dy shoqnive te Shkodres për sa përket abec-se, mori me kohe nji ngjyre politike, siç ka ndodhe shpeshherë tek ne. Tue dashtë me i sherbye interesave te tyne politike Austro-Hungaria dhe Italia u munduen me gjete përkrahjen ne mes te grupeve te ndryshme shqiptaresh. Kështu ndodhi qe përfaqësuesit e Vjenës anuan ne favor te françeskaneve dha ata te romes bane politike me jezuitet. Për fat te mire kjo konkurrence ne mes te shoqnive, “Bashkimi” e “Agimi” për me da se kush do te qese abc-ne ma te mire, nuk pati përfundime te vajtueshme, dhe ne kete menyre, “Bashkimi” u pranue nga te gjithë. Nder shqiptaret e Italisë, De Rada deh Zef Skiroi(plaku) shpiken nga nji alfabet te tyne. Kristoforidhi, përkthyesi i “Dhjates se Re” dhe autori i nji Fjalori shqip-greqisht, përdori drejt për drejt, fjalorin grek me adaptimin qe ne vozitnim tingujt e veçante te gjuhës t’ one. Propaganda greke nuk mungoi me shfrutezue ketë pike, ashtu dhe faktin qe shkrimet e Kristoforidhit u botuan ne Greqi. Ne nji parathenje te botuesit ne gjuhen greqisht u vu ne dukje, se : « Shqiptaret mund te stërviten vetëm nëpërmjet kulturës greke »
Kongresi i Manastirit, qe u mblodh me 1908, pranoi alfabetin qe përdorim sot, bazue ne atë te “Bashkimit”.
Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptue mire se rruga drejt Pavarësisë shkonte përmes arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimin e librave shkollore, ata e panë si piken ma me randësi te misionit te tyne. Hapja e shkollave ku do te mësohej gjuha amtare, u ba problemi ma i ngushtshëm. Qëllimi duhej te ishte me zgjue ndërgjegjen kombëtare dhe me skalite vullnetin për te luftue sundimin e huej deri ne sigurimin e Pavarësisë se plote. Vala antishqiptare e turqve qe erdhi si pasoje e shkatërrimit te Lidhjes se Prizrenit e bani ma te vështire punën e pioniereve te arsimit shqiptar. Vetëm ne Shkodër civilat mund te mësonin ne shkollat e Klerit Katolik, te cilat ne sytë e autoriteteve turke paraqiteshin si shkolla fetare. E para shkolle e Urdhnit Françeskan, u çel ne Shkodër me 1861. Me 1877 u themelue(po ne ketë qytet) “Kolegji Saverian” i priftërinjve jezuite. Shkolla e fretënve, siç u quejt ma vone, ka pas qysh ne fillim nji karakter popullor dhe përbahej prej klasave fillore. Mësues ishin vete fretenit françeskane, nder te cilët figurojnë disa nga emnat ma te shquem te Letërsisë Shqipe, si: At’ Gjergj Fishta, Vinçes Prenushi, Shtjefen Gjeçovi, e te tjerë. Kolegji Saverian kishte edhe klasa te mesme dhe mësuesit qene ma tepër misionare italiane, por edhe n’ atë kolegj u dalluen disa mjeshtër te pendës, te cilët e kane pasunue letërsinë shqipe, si: Dom Ndre Mjeda dhe Anton Xanoni. Megjithëse shkollat e Shkodres kishin(ne sytë e autoriteteve turke) si te vetmin qellim me formue shërbëtore te kishës, atje u edukuen shum udhëheqës te lëvizjes nacionaliste ne Shqipnine e Veriut. Madje edhe Faik Konica pat’ mesue ne shkollën e Jezuiteve te Shkodres.
Për sa i përket Shqipnise, përgjithësisht Lidhja e Prizrenit kishte vu ne programin e kërkesave te saj ndaj qeverise turke, çeljen e shkollave shqipe kudo qe flitej shqip. Ne sytë e apostujve te Rilindjes Kombëtare, mësimi i gjuhës shqipe duhej te ishte arma kryesore për me u shkëpute nga zgjedha e huaj otomane. Mësuesit shqiptar u bene pararoja e nacionalizmit luftëtar. Atëherë qeveria turke mori frike, dhe, pa u mbështete ne asnji ligje te shtetit, përdori mjete administrative për me ndalue shkollat shqipe dhe me persekutue arsimtaret shqiptare. Koto Hoxhi, pionier i arsimit kombëtar ne Gjirokastër, u internue ne kështjellën Jedikala te Bosforit; Pandeli Sotiri, themelues i se pares shkolle shqipe ne Korçe, u internue ne Selanik. Ne Shqipnine e Jugut, përhapja e arsimit kombëtar u pengue edhe nga influenca shkatërruese e propagandës greke. Pothuajse te gjithë ata qe çelen shkolla shqipe ne Jug, sidomos ne Korçe dhe ne Gjirokastër, ishin te besimit ortodoks; kurse qeveria greke, me ane te Patrikanës se Stambollit, kishte sigurue te drejtën ekskluzive me çele shkolla për kristianet. Me ketë mënyre Patrikana donte me monopolizue te drejtën me stërvite ortodokset e Shqipnise tue i mësue vetëm greqisht. Shqiptaret e krishtene te Jugut qe nuk i u përkulen politikes greke, u mallkuen dhe u persekutuan me çdo mjet dhe mënyre. Episodi ma tragjik i kësaj lufte qe i behej shqiptarizmit, ka qene vrasja e Papa Tristo Negovanit, prift ortodoks qe ishte ba mësues i gjuhës shqipe. Ndaj viktimave te tjera dallohet fytyra e admirueshme e Petro Nini Luarasit. Shqipnija shpëtoi nga ky rrebesh vetëm kur u krjiue Kisha Autoqefale Ortodokse. Këta janë heroit e vërtet qe vunë jetën ne “Altarin” e Atdheut ne mbrojtje te Gjuhës t’ one Shqipe.
____________
Referenca: Historia e Shqipnise – Tajar Zavalani, fq. 198 - 199
Cila është etimologjia e Malit dhe Qafës së Agrit të Dukagjinit dhe e emrit Agron?!
Agron Luka
Paksa mbi teorinë dhe rregullat shkencore të etimologjisë
Etimologjia, si një nëndegë e historisë, studion kuptimin dhe prejardhjen e emërtimeve, kronologjinë e tyre, si mund të ketë ndryshuar kuptimi primar, shqiptimi e te tjera. Me vendosjen e Demokracisë Pluraliste, në studimet historike dhe në nëndisiplinat e saj, natyrshëm e konformë lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë, filluan të shkruajnë botime e libra, të shfaqin opinione e hipoteza edhe vetë vendalitë e krahinave të ndryshme etnografike, për teritoret rreth fshatrave e katundeve të tyre, për antroponiminë, toponiminë, mikrotoponiminë, hidroniminë, oroniminë e te tjera. Sigurisht deri këtu, nuk ka asgjë të keqe.
Mirëpo, tërheqim vëmendjen se, nga pozicionet amatore e diletante nuk duhet shpërdoruar! Është absolutisht e palejueshme të kopjohen e të plagjiatohen kontributet e shkencëtarëve të njohur botërisht, evropianë e vendas, për autorësitë e kontributet e tyre, qoftë kur etimologjitë janë vërtetime të sakta e qoftë kur janë në gjendje hipotezash. Besoj se nuk është korrekte të kritikosh një etimolog autoritet, madje edhe si kryeautoritet me gjithfarë fantazishë. E them këtë të fundit, sepse në shkrimet e gazetës “Dukagjini”, jo rrallë po e vërej këtë fenomen e madje edhe me debate shpotitëse, kur “debatuesit” nuk njohin as minimumin e literaturës së botuar, as të jashtme e as të vendit tonë! Dhe me nder me thanë kësaj “shkence” i thonë “me ia futë si kau pelës”...
Në lidhje me emërtimet e lashta e antike të teritorit të vendit tonë, njihet në literaturë se qysh me pushtimet e hershme greke, romake, bizantine, sllave, saraçene, turke e te tjerë, është vënë re një tendencë për t’i deformuar emërtimet vendase, jo vetëm sipas natyrave fonetike, sipas koiçidencave me ndonjë kuptim-etimologjik tjetër (si kategori homonime e te tjerë), por edhe me një qëllim të keq e asgjësues. Po sjell ndonjë ilustrim fare të shpejtë. Kolonistët heleno-korinitianë-korkyras-dorianë e quajtën qytezën e lashtë vendase Damni, me një parashtesë si Epi, pra Epidamni, sepse me sa duket kishte dy Damni, ai i poshtmi dhe ai i sipërmi/i epërmi, siç ndodh rëndom në toponiminë tonë. Dhe etimologjinë e mikrotoponimit antik Damni si etimon-rrënjë, shkenca evropiane e ka interpretuar me një kuptim me Damn= Dem të shqipes. Prof. Çabej, pastaj e ka miratuar këtë etimologji hipotezë, emërtim i cili krahasohet pothuajse identik me greqishten antike, indishten antike, persishten antike, e deri te irlandishtia, në lidhje me mitologji e kulte të lashta të demit, lopës e te tjera. Romakët mbi bazën e koinçidencës me fjalën “damnum = shqip dam-dëm/dëmtim”, mbi bazën e një historie tërmetesh e epidemishë (Epidemia pentesilea e te tjerë), e interpretuan vendin si një vend ogurzi e te tjera. Nuk duhet harruar se po aty tek ky terren kënetor, kemi edhe fushën “Rrash Bull”, fushën Mëzia e te tjera. Pra emërtimi lidhet me një kohë tepër të lashtë kur kopetë e egra qarkullonin në gjendje të lirë e stinore nëpër disa rrugë e kullota, zbrisnin nga qafat e maleve e te tjera. Te emri antik ilir Adria (Hekateu, Theopompi, Aristoteli, Skylaksi e te tjerë) i cili na del edhe si emërtim deti, lumi, qyteze, krahine, qyteze, fisi dhe mali Adria, përveç një fenomeni metateze si Ardia, ne kemi argumentuar një deformim e një asgjësim jo vetëm emërtimi por edhe një genocid human fizik të qëllimtë romak. Edhe sllavët e jugut kanë bërë të tilla genocide dhe me dyzina përkthime emërtimesh, kalke dhe deri edhe deformime “të vockëla” në makrotoponimi e në mikrotoponimi, si psh Mali Albanik - në Gora Jablanic-Belica, deti Adriatik - në Jadranskoje more, qytezë - në gradec-gradishtë, ujë i zi - në çorovodë, ujë i mirë - në dobrovodë e te tjerë, e te tjerë. Uji i zi – Çorovoda përshembull, kush e ka parë në vend në vendburim, siç edhe unë vetë personalisht, duket vërtetë i zi, nga lëmashku jeshil i mbyllur, mjaft i dëndur dhe i zhvilluar, dhe kjo do të thotë se etimologu duhet edhe ta vërteojë vetë në terren dhe jo t’ia fusë “ex catedra”, qysh nga zyra e me harta. Emrit Avlonarion-Vlora/Vlona, turqit “i a gjetën” etimologjinë si Avllia, meqënëse atje ata qysh nga koha e parë kishin ndërtuar një kështjellë me saraje të rrethuar me avlli-oborr me mure. Po ashtu Kaninës, ia gjetën etimologjinë me turqishte si “Kan jejën = hëngshi gjak”, pas një rrethimi të gjatë e te tjera.
Etimologjia e “Qafa e Agrit” midis Shalës dhe Nikaj-Mërturit
Marr shkas nga një promovim libri, të prof. as. dr. Zef Gjeta, te organizuar nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”. Një folës tha ndoshta edhe si për humor, por ai përmendi se etimologjia e Qafës së Agrit, lidhet me kafshën gomar, kur gomerët nuk rriten e nuk përdoren fare në Dukagjin! Kjo shkaktoi edhe ilaritet. Nuk kam asnjë lloj qëllimi debati ndaj tij. Këtu thjeshtë e kam përdorur si kapje të temës.
Sëpari, për emërtimin “Ager m. gomar”, lidhur si rrjedhim etimologjik edhe me “Qafa e Agrit”, ka një trajtim të hollësishëm nga prof. E. Çabej, në “St. Etim. në fushë të shqipes”, III. Fakti se sot nuk ka gomerë, aty, nuk do të thotë aspak se në një kohë mjaft të hershme atje nuk ka pasur gomerë në rrritje të lirë, kalim qafe me karvane me gomerë, ose si ndonjë profesion zonal për ndonjë mbarështrim nënprodukte gomari me pelat, si mushka-mushku. Siç e nënvizon Çabej, kemi përshembull “Qaf Bualli” në Bulqizë, Qaf Shkjapi, Qaf Gjeli, në Kelmend e te tjerë, dhe fakti se sot nuk ka mbetur asnjë lloj bualli malor, nuk do të thotë se në një kohë antike nuk ka pasur atje asnjë lloj bualli. Në ish kënetën e madhe të Roskovecit (ku kam qenë i internuar), në disa korije si ishuj, andej nga vitet 1957-1958, përveç shumë e shumë zogjve, shpendëve e specieve të zhdukura, kishte ende buaj, buallica e kotorrë në rritje të lirë. Legjenda antike mitologjike e Kotorrit, thotë se deri atje kishte mbërritur qerria e Kadmit fenikas me një ka e një buall (vëllai i Evropës)! (S. Bizantini, qyteti Buthoe; Straboni e te tjerë). Prandaj etimologu duhet t’i shqyrtojë e të mbledhë çdo grimcë, duhet të ketë parasysh kronologjinë e te tjera dhe në fund do bëjë një bilanc. Në rastin konkret analiza e prof. Çabejit është e shkëlqyer, por gjithsesi ai e ka ruajtur gjendjen e hipotezës.
Një hipotezë për lidhjen me etimologji ilire, konkretisht me emrin e Bazileusit Agron e ka paraqitur Franc Nopska (Aus Šala und Klementi, 97) dhe kjo mbetet si hipotezë ose edhe më poshtë si një supozim. Ky supozim do të shkonte si një vijë-udhë kalimi për fortifikimet e Agronit, siç bie fjala e kishim edhe emërtimin Kështjella e Dalmacës në Koman, mirëpo kur s’ka vërtetime të tjera mbështetëse, detyrimisht ndalemi.
Te Dalmaca e Komanit ka edhe një hipotezë etimologji popullore si “Dal/del macja”.
Kur ne themi Qaf Agri/Qafa e Agrit, sigurisht se kemi një kompozitë dhe realisht kemi edhe një vijë kalimi, një udhë që kalohet me kal a me mushkë, kemi pra gjithsesi një qafë. Unë dëshiroj ta pyes folësin, a e kalon edhe gomari këtë qafë? Si emërtim qyteti Agrinion dhe si krahinë vllehësh kemi edhe një qytet në Akarnani të Greqisë e po ashtu Agriniano ka edhe në Itali.
Po, ndërkaq sa e vjetër është vetë fjala “qafa/ë-kjafa” në gjuhën/giûhën tonë? N. Ceka me mjaft mprehtësi mendon se fjala Qafë-Clav-Klafë-qafë, del qysh nga koha ilire te Qaf Thana=Clavdanon, siç edhe te emërtimi hidronim në Shkodër, Clavsala = Kiri (te Barleti), që do të shkonte si Lumi/flumen lat./ pra si Lumi i Qafë Shalës. (N. Ceka, Ilirët, bot. 2001, f 134)
Duke e shtyrë më hollë, meqënëse Kiri quhej edhe si Drimac e te tjerë, ne mendojmë se forma primare mund të ketë qenë edhe si Dria i Kjafë Shalës. Dhe emërtimi konkret kështu do të na çonte në kronologji edhe në antikitetin grek, ku gjejmë edhe tipe si Salonika, Nikea, Merkuri e te tjera. Le të kujtojmë këtu edhe Qafë Pazarin/Tregun e vetë Shkodrës e te tjera.
Ta trajtojmë edhe paksa hipotezën që ka hedhur Nopska, për Agronin. Dihet se Bazileusi Agron, burri i Teutës, përgjithësisht mbahet si një emër/antroponim njerëzor me përdorim ilir. Në kohën e Agronit, i cili sundonte mbi fiset adriane, flota ilire u forcua shumë dhe kaloi në pushtime në Adriatik, pushtoi Dyrrahin e deri edhe Korfuzin. Agroni pretendonte edhe trashigiminë e Pirros, ishte një pijanec i përmendur e te tjerë. Por, Çabej ka të drejtë kur thotë se etimologjia e Nopskës, nuk është e bazuar me ilustrime se si mund të lidhet sëpaku si hipotezë. Antroponimin Agron-Agrone (Άуρων), ne e kemi gjetur edhe si një emërtim fenikas, te autoriteti europian P. Grimal. (“Enciclopedia dei Miti, bot. 1990, f 26). Sipas mitologjisë Agron-i, dy motrat dhe nëna e tyre, banonin në ishullin Kos të Fenikisë, përballë qyteteve fenikase Tiro e Sidone, aty te Siria e sotme. Ata besonin në një kult primitiv të tokës dhe përbuznin perenditë greke si Athinanë, Hermesin, Artemisën e te tjerë. Athinanë, Agroni e quante “gruaja me sytë e qyqes”, Hermesin e quante “burri me sy hajduti”, ndërsa Artemisën e quante “si një grua e pandershme që bridhte natën”. Kështu të revoltuara dhe me një mëni të madhe Athina dhe Artemisa i shndrruan motrat dhe nënën e tyre si qyqe, korb e pulëbardhë, kurse Agronin si një zog dimëror si gargull. Ju duhet tashti të vëreni me kujdes, se si ka mbërritur ndikimi fenikas e egjiptian edhe deri përtej enkelejve veriorë, deri në Kotor e Rizon?! Dhe kjo do të thotë se për displinat si arkeologjia këto gjurma enigmatike duhen pasur në kujtesë.
Tashti, ne do të sjellim këtu edhe një supozim të hershëm pune. Në një shkrim të publikuar pak kohë më parë ne kemi ndjekur gjurmët e inkursioneve saraçene, qysh nga afro viti 840 e në vazhdim, jo vetëm në zonën e Shkodrës (Saraçenopoli e te tjerë), por edhe deri në Raguzë e më gjerë. Edhe në Dukagjin ne e gjejmë gjurmën te “Prroni i Saraçenit”, pastaj në folklor me Harapin e Zi/Bajlozin me probatin magjypin e te tjere. Edhe në fshatrat e Shkodrës, gjëndet fshati Turki, me futje qysh në kohën e Gjergj Strazimir Balshës e te tjerë. Një kontribut të mirfilltë do të jepte këtu edhe antropologjia, në analizimin e disa banorëve. Në burimet bizantine ne e gjejmë emërtimin agarinë, me të cilët kristianët quanin ushtritë e mercenarëve turq, të cilët kishin penetruar në shekullin e XIV në gadishullin tonë. Sipas Biblës Agara ishte një skllave e Abrahamit, i cili kishte me të fëmijë dhe kështu turqit dhe saraçenët arabë myslimanë i quanin si pasardhës nga ajo vijë. Këta agarinë i përdori përshembull më 1380 Thoma Preljuboviçi, rreth Artës e te tjera. Që edhe saraçenët arabë quheshin si “agari e agarinë”, këtë e kemi të vërtetuar qysh te vazhduesi i Theofanit e te tjerë. (K. Bozhori, F. Liço, “Bur. Treg. Bizantine”, shekulli X-XV, me shpjegimet përkatëse) “Agarinët u dyndën mbi bregdetin e Ilirikut”, shkruan Jan Zonara etj (Cit. f 138; f 247)
Në “Burimet Osmane”, që ka përkthyer S. Pulaha, bot. 1968, gjejmë një ngjarje të hershme, ku sundimtari i Shkodrës, Gj. S. Balsha si vasal, i nënështruar edhe me detyrim haremi dhe haraçpagues, i ka ofruar Sulltanit një ekspeditë kundër sundimtarit të Bosnjes dhe i ka kaluar trupat turke nëpërmes një rruge të shkurtë të tokave të veta për në afërsi të Nishit. Ishte një disfatë e madhe, madje po t’u besojmë shkruesve turq, ajo “ishte disfata më e madhe qysh nga krijimi i shtetit osman në këto zona”! Të jetë kjo edhe një mundësi hipotetike?! Mirëpo kur nuk hulumtohet, kur përkundrazi edhe shkatërrohet me qëllim për të zhdukur “namin edhe nishanin” atëherë...???
NJE ZARF I MBUSHUR ME POEZI
FADIL KRAJA
Poeti, publicisti, muzikologu dhe mësuesi didakt Paulin Shtjefni na dërgon te gjithëve ketë zarf me poezi te bukura, shumica e te cilave sikur kane edhe muzikën brenda. Pra, na dërgon një zarf me kënge qe te mbesin ne mendje dhe ne zemër.
Te shkruara nder dekada vitesh, qe nga jeta studentore, apo ne fshatra dhe qytete ku punoi dhe u frymëzua zemra e poetit te ri, ne ndjekim një interar poetik ku mbizotëron dashuria dhe respekti për njerëzit, krenaria e dhimbja e një te riu qe e do jetën, e do atdheun, duke i himnizuar te dy këto dashuri, here me dhimbje e here me gëzim te çiltër.
Duke himnizuar jetën, ai natyrshëm dashuron vajzën e zemrës. E zemrës qe troket fort ne orët e pritjes dhe ne çastet sublime te takimit.
Duke dashuruar ai do me veneracion edhe punëtorin e bujkun, mësuesin a mjekun, inxhinierin e novatorin. Dhe, duke dashur dhe himnizuar atdheun, ai do dhe himnizon ushtarin, partizanin apo martirin e rene, duke mos harruar te himnizoje edhe Kosovën martire, te cilën e ka njohur atëherë kur ajo treve heroike shqiptare kishte me shume se kurrë nevoje për dashurinë dhe himnizimin e te gjithë shqiptareve te vendit ame, Shqipërinë.
Te shkruara ne një itinerar te gjate vitesh, siç theksova me lart, poezitë ne shume raste tingëllojnë me një gegnishte te bute dhe te kuptueshme. Ndërsa ka te tjerë qe e respektojnë gjuhen zyrtare letrare. Autori i ka ndare ne cikle duke i grupuar poezitë e shkruara ne gegnisht, por dallimi mes dy grupimeve nuk bie ne sy, sepse kemi një stil, një vazhde ndjenjash me te cilat individualizohet Paulini si poet.
Është poet i këndshëm Paulin Shtjefni, ritmik dhe fans i poezisë tradicionale, ndjekës i poezisë se shkodraneve te mëdhenj si Fishta, Mjeda, Shiroka, Migjeni, Pashko Vasa apo Camaj, por pa i përsëritur ata, sepse dhimbja e dashuria, zemërimi dhe urrejtja, thirrja dhe përbetimi ne poezitë e Paulinit janë thjeshte te Paulinit, te zemrës se tij, te talentit te tij. Ndaj dhe këto poezi shpesh janë preferuar nga kompozitore te njohur shqiptare, duke u bere frymëzim i tyre për kënge te suksesshme. Mjafton te përmendim këngët monumentale “Gryka e Kaçanikut”, qe u be himn ne te gjithë Kosovën gjate demonstratave kosovare te pranverës te vitit 1981, apo “Ky merak”, e te tjerë qe kane hyre tashme ne çdo familje shqiptare dhe ne fonotekat e radiove brenda dhe jashtë vendit.
Paulin Shtjefni mund te thuhet pa frike se është nder autoret me ne zë te vendit për poezitë e këngëve për fëmije, 19 here fitues i çmimeve te ndryshme ne festivalet mbarëkombëtare te këngës për fëmijë.
Ne librin qe kemi ne dore është edhe cikli i poezive për fëmijë i shkruar nder vite. Ky cikël bindshëm mund te përbënte një vëllim me vete qe do te ishte një risi. Por edhe kështu brenda zarfit te Paulinit qëndrojnë bukur edhe poezitë për fëmijë, sepse autori sikur donë te na thotë: Unë shkruaj për çdo moshe. Karafilat e zarfit tim erëzojnë edhe për fëmijët edhe për te rriturit. Erëzojnë për njeriun.
KRISTINA ÇETINA, DOPIETE ÇMIMESH
LAZER KODRA
Trualli dukagjinas ashtu si përherë edhe tani kthyer ne një sofër bujare mbi te cilën gjenden te shtruara talente dhe mjeshtra te mëdhenj te fjalës, penës, penelit, sportit, skenës dhe mbare kulturës shqiptare. Është domethënës fakti se nga ky truall doli piktori i Rilindjes sonë Kombëtare, mjeshtri i madh Ndoc Martin Camaj, dhe po te hedhim një vështrim kronologjik kohor do te shohim se çdo etape e mëpastajme do te ketë ekuivalence emra te njohur te pikturës nga Dukagjini. Sot, arti i pikturës lëvrohet nga shume penela dukagjinas, e një nder këta artiste është e talentuara Kristina Çetina.
Po kush është kjo vajze qe brenda një harku kohor mjaft te shkurtër behet fituese e dy çmimeve? Kristina Çetina ka lindur ne Athine, ne Kryeqytetin e Greqisë, me datën 23 shkurt 1993, pasi babai i saj, Lazer Çetina kishte emigruar bashke me bashkëshorten-Marije, ne Greqi qe ne vitet e para te demokracisë. Nen përkujdesjen e prindërve, Kristina qe e vogël vazhdoi edukimin parashkollor dhe pastaj arsimin fillor me rezultate te shkëlqyera. Ne Greqi u duke vegjetacioni i prirjes qe kishte për pikture, Kristina.
Punimet e saj fituan mbështetjen dhe admirimin e shume artdashësve profesionist dhe amatore. Me tu kthyer nga emigracioni, Kristina regjistrohet ne klasën e peste pranë shkollës 9 - vjeçare “Branko Kadia”. Fillimet ishin te vështira, sidomos ne lenden e Gjuhës Shqipe, por brenda një kohe shume te shkurtër arrin te renditet përkrah shoqeve dhe shokëve me rezultate shume te mira ne klase. Përkrah mësimeve te shkollës, Kristina nuk le për asnjë çast pas dore pikturën. Tashme pasioni nuk mbetet vetëm ne kuadrin e tij, por kthehet ne talent te shfaqur bindshëm ne pikturat e saj.
Ne vitin 2006, Kristina, me pikturën – kompozim « Shqipëria një perle e natyrës qe prêt për tu zbuluar », ne konkurrimin kombëtar ne Tirane, fiton çmimin e dyte midis 1300 konkurrenteve, ndërkohë qe juria përbehej nga personalitete te njohura te fushës se pikturës dhe madje edhe përfaqësues te pikturës amerikane.
Aktualisht, Kristina vazhdon vitin e dyte te shkollës se mesme artistike « Prenk Jakova », ne degën e pikturës.
Me datën 6 dhjetor 2008, ne qytetin Shkodër, nen drejtimin e Shoqatës se Kryqit Kuq Shqiptar, u zhvillua konkursi i pikturës me tematike « Lufta kundër sëmundjes se shekullit, SIDAS ». Kristina konkurroi me një pikture mjaft dinjitoze, e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë jurisë për simboliken qe mbarte, fuqinë shprehëse dhe ekspresivitetin rrëmbyes, dhe te gjitha këto çuan ne dhënien, me vota te plota, te çmimit te pare ne shkalle rrethi.
Tashme, Kristina e ka krijuar identitetin prej piktoreje te mirëfilltë qe premton shume për te ardhmen. Një talent si kjo është një shprese e mire për vet artin, për qytetin Shkodër dhe një tjetër vezullim ne qiellin e krijuesve dukagjinase. E thëne kjo, pasi familja e saj është nga fshati Lekaj, te komunës se Shalës.