part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

60

Libri “Dukagjini”, eshte nje pasaporte
qe te jep mundesin te ecësh …

Me daten 15 nentor 2008, ne mjediset e bar – restorant “Blini”, ne Shkoder, si asnje here tjeter, u bashkuan anetare te Shoqates “Atdhetare – Dukagjini”, dashamire te Dukagjinit, intelektual dhe personalitete te Shkodres dhe Malesise se Madhe, veçanarisht te letrave shqipe, per te zbuluar nje “nuse” jo te zakonshme, nje studim po te thuash eciklopedik per Dukagjinin dhe dukagjinasit, me autor dukagjinasin – shkrimtar, profesor as.dr. Zef Gjeta.
Hapjen e kesaj paraqitje, e beri Kryetari i Shoqates, Ndue Sanaj, i cili pasi beri prezantimin e qellimit dhe te autorit, theksoj: Me lejoni, qe ne cilësinë e kryetarit te shoqatës, ne emrin e autorit te librit, t’ju shpreh mirënjohjen për pjesëmarrjen tuaj ne ketë ceremoni dhe t’ju falënderojmë tepër miqësisht, por ne te njëjtën kohe ne emrin tuaj, te falënderojmë shkrimtar Zefin, qe na dha mundësinë te bashkohemi dhe te kuvendojmë për një libër, qe i kalon përmasat e një libri te zakonshëm, se i afrohet me shume një enciklopedie te mirëfillte për zonën e Dukagjinit, ne te cilën çdo dukagjinas gjene vetveten. Me ketë libër, Zefi nuk i ka bere shërbim vetëm dukagjinasve, por edhe shkodraneve, edhe malësoreve, edhe shqiptareve, sepse te gjithëve ju jep mundësinë te njihen me ketë zone, me banoret e saj, jo thjeshte gjeografikisht, por për me te rëndësishmen, për kontributet e pa tjetërsuara qe ka dhëne kjo zone me banoret e saj ne historinë e Shqipërisë. ... Zefi, me ketë enciklopedi, te gjithë dukagjinasve na bene thirrje, se këto gjurme te pashlyeshme ne historinë e Shqipërisë nuk janë lëne duke qene te ndare, një e nga një, por te bashkuar. Ne qofte se nuk do te ishim te bashkuar, nuk do te ishim sot objekt i këtij libri dhe as i kësaj ceremonie, se do te ishim asimiluar, siç janë asimiluar edhe te tjerë. Prandaj Zefi, me ketë libër na thërret, na bën apel te bashkohemi, ne qofte se kërkojmë te përfaqësohemi dhe te na dëgjohet zëri, ne qofte se kërkojmë te integrohemi ne shoqërinë demokratike, duhet se pari te integrohemi ndërveti. Nuk mund te integrohemi ne qofte se nuk do te bashkohemi, ne qofte se do te vetëmashtrohemi, ne qofte se nuk do te respektojmë dhe te duam njeri tjetrin. Te kemi parasysh, se çdo mendim dhe veprim ndryshe, te kthen ne mercenar dhe çfarë domethënë mercenar dhe çfarë detyrash ka një mercenar secili ne ketë pjesëmarrje është ne gjendje ti konceptoj dhe ti përcaktoj.
Pastaj, fjalën e mori, redaktori i librit, profesor as. dr. Ahmet Osja, i cili kryesisht u ndal: Marrja përsipër nga autori, prof. as. dr. Zef Gjeta, e punës për t’i dhëne jete një studimi për Dukagjinin, është një gjë e lavdërueshme. Rajoni i Dukagjinit, i gjendur gjithmonë ne mes Alpeve Shqiptare ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e shume studiuesve te huaj dhe te vendit, - por deri me sot ka munguar një studim i tille. ... Studimi është kryer me vullnet dhe profesionalizëm – lënda është qëmtuar ne arshiva, biblioteka dhe muzeume, internet, si dhe nëpërmjet intervistave te realizuara ne zonën e Dukagjinit me persona qe banojnë apo kane banuar ne ketë zone kreshnike. Sot, kur kërkohet qe te kryhen studime, te hartohen e te aplikohen projekte bashkëkohore, ky libër i ofron administratës, organizatave jo qeveritare dhe individëve te ndryshëm qe kërkojnë te studiojnë aspekte te ndryshme qe kane lidhje me rajonin e Dukagjinit, hapësira me mjaft interes si për komunitetin, por edhe për ekonominë e zonës dhe me gjere. ... Për punën e bere, autori meriton gjithë mirënjohjen dhe konsideratën e duhur, pasi ky libër do te shërbeje jo vetëm për ketë zone, por mund te përdoret edhe si model, pasi vendi ynë ka mjaft zona te ngjashme me atë te Dukagjinit.
Opinione për librin u dhanë: Luigj Shyti, sekretari i Shoqatës, i cili ne mes te tjerave theksoi: Malësori dukagjinas nuk u lind vetëm me pushke dhe për pushke, për tu vrare apo për te vrare, për te vajtuar apo për te qare, për te qene bashkudhëtar me te keqen, me te prapambeturën, me egërsinë apo me vdekjen. Natyrisht, jeta dhe vdekja janë bashkudhëtare, por ai erdhi ne ketë jete edhe për te gëzuar, për te dashuruar, për te qeshur, për te punuar, për jetuar, për te kënduar dhe kërcyer. ... Te flasësh për librin “Dukagjini” qe kemi sot ne dore deh autorin e tij, është e pamundur pa përmendur familjen apo krahinën nga e ka burimin. Ne Dukagjin thonë: “ku është kenë ka me kenë”. Zef Gjeta është biri i një familje qe ka trashëguar ne shekuj vlerat dhe virtytet me te mira te krahinës dhe nga dita ne dite, me pendën e tij te mprehte e te kujdesshme po i gdhende ne faqet e historisë se familjes, krahinës dhe Shqipërisë. ... profesor Zefi na jep Dukagjinin dikur, sot dhe hell guximshëm vështrimin për te ardhmen. Ky libër është enciklopedi për Dukagjinin, është pasaporte për Dukagjinin. ... pa mëdyshje i them mikut tone Zef Gjeta, shume sinqerisht: Ti vlen.
Historiani dhe poeti, Prele Milani, u ndal: Dukagjini, që sot e pas ka një enciklopedi dinjitoze, ashtu siç e meriton. Një botim i veçantë luksi i përgatitur me mund, sakrificë, pasion dhe metodologji të zhdervjellët shkencore, pajisur me diagrama të larmishme, shoqëruar me të dhëna statasikore koncize, të përpiluara nga burime serioze arkivore. Si botim i veçantë dhe krejt origjinal në llojin e vet, ky libër, është burim referimi për çdo historian, gjeograf, natyralist, specialist bujqësije apo studiues i burimeve e resurseve të zonës së Dukagjinit... Zef Gjetja në mënyrë inteligjente ka niveluar me rrul të rëndë pizevengllëqet krahinore që nxjerrin krye herë, pas here, ndersa nga ana tjetër me plug të thellë ka zbuluar rrënjet ushqyse që Duakgjini i ka dhënë Gropës së Shkodrës, duke i dhënë një “shputë”, si atyre që shkakun e së keqës së tyre e kërkojnë jashtë vetvetës, por edhe kriptodukagjinizmit si vazhdë dhe produkt i plagës së kriptokatolicizmit të imponuar dhunshëm nga historia.
Poeti, Lazer Kodra, e filloi opinionin e tij ne ketë mënyre: Me lejoni, qe para këtij auditori te mrekullueshëm, dua te kujtoj një batute te fillim viteve 90-te, te thëne nga një dikush, qe mund te ketë qene askush. Tek zbrisnin dukagjinasit me “Ifa” e “Skoda” te vjetra i shikoj ne Fermentim e tha: “Dukagjini paska kenë 50 milion”. Tani do te kisha dëshirë qe ky “askush” te ndodhej diku afër dhe, autori t’ia dhuronte një libër, për t’i dëftuar se universi nuk janë dy metër oborr mbërthyer midis avllive. Ketë periudhe do ta quaja rilindje dukagjinase, prandaj e them me bindje se ky libër është një Univers dukagjinas. Aty përcillet njeriu nga lindja e deri ne vdekje. Aty është shkëmbi, aty është uji, është toka, është bagëtia, aty është bimësia dhe mbi te gjitha aty janë te skalitura burimet e pashtershme njerëzore. ... Unë mendoj, dhe kam bindjen se dhe autori është dakord me mua, se ky libër tashme nuk është shterimi për zonën e Dukagjinit. Ky libër nuk është një guve qe përpin te gjitha burimet, përkundrazi është një pellg informacionmbajtës nga ku mund te kemi qindra burime te reja. ... Zef, te falënderoj për dy gjere: a- Ne ketë libër nuk ka te përjashtuar pasi këto 18 vite jemi mësuar me libra, monopol ku një pale hidhet ndaj një pale, b- Anglezet kane një shprehje – porosi, qe thotë: “Lulëzo aty ku je mbjell”. Ti lulëzove po aty dhe unë te falënderoj.
Aleks Dushi, ne opinionin e paraqitur me shkrim, ne mes te tjerave thekson: Dëshiroj te përshëndes profesorin për punën voluminoze te bere për botimin e një libri te këtyre përmasave, i cili me se shumti është një studim i mirëfilltë, qe merr përsipër te paraqes një material te zgjeruar prezantues dhe promovues te krahinës nga e cila ka origjinën. I gjithë materiali përshkohet nga një fryme e mrekullueshme, e cila dëshiron te evidentoje gjithçka te bukur te krahinës, ti beje ta ruajnë, ato qe e konsiderojnë nenën e tyre, ketë krahine, dhe t’ua paraqesë te gjithë atyre qe duan ta njohin. ... Mua me duket se studimi na afron diçka te tille, mundësinë për ta konsideruar Dukagjinin jo vetëm si “dashnore te shekujve” siç e quan poeti, por dhe një vend ku mund te kalohen dite te lumtura, ku mund te rriten fëmijët. Autori, duke qene një studiues dhe njohës i hartimit te strategjive, vene disa themele për ta paraqitur krahinën, një vend ku mund te jetohet, ku mund te marrin jete dhe te zhvillohen veprimtari te ndryshme. Kjo gjë me duket se del fort e qarte ne tekst dhe është një burim i mjaftueshëm informacioni për te gjithë ata qe duan te investojnë. ... Së fundi dëshiroj te evidentoj se, duke përfituar nga cilësitë e tij artistike, autori shkruan ne mënyrë tërheqëse, me një stil te qarte dhe fisnik duke shkëputur një pjese te bukurisë se bjeshkëve, te madhështisë se Alpeve dhe dashurisë se thelle shpirtërore te malësoreve dukagjinas.
Ketë paraqitje libri e përshëndeti dhe zotëri Edip Shiroka, i cili ne mes te tjerave theksoi: Jam i nderuar qe marr pjese ne ketë ceremoni, me ketë auditor te mrekullueshëm qe organizon shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, veçanërisht ne paraqitjen e librit “Dukagjini”, me autor profesor dhe shkrimtar Zef Gjeta. Me gjithë njohjen qe kam për Dukagjinin dhe dukagjinasit, me ketë libër me hapet një dritare tjetër për mundësi njohje me mire se deri tani, qe duhet vlerësuar dhe ndikuar me shume ne forcën politike qe unë bej pjese, ne integrimin me rrjedhshëm për ata qe janë vendosur dhe punojnë ne qytetin Shkodër dhe për te investuar me shume dhe me më seriozitet ne zonën e Dukagjinit, me qellim qe ajo zone te behet me plote kuptimin fjalës një nga perlat e Qarkut Shkodër. Ketë angazhim me te plote ma jep edhe puna e jashtëzakonshme qe bene shoqata e juaj. Ju faleminderit Zef Gjetes, Shoqatës dhe juve pjesëmarrës qe me nderuat.
Pjesëmarrësit i përshëndeti, Nikoll Gjeta, axha i autorit te librit – Zefit, i cili me shume emocione dashurie për nipin dhe auditorin, falënderoj pjesëmarrësit, shoqatën “Atdhetare – Dukagjini”, për organizimin e kësaj ceremonie tenderim te nipit te tij, duke ndjere një kënaqësi te jashtëzakonshëm për punën e madhe te Zefit qe ka bere me nxjerrjen ne publik ketë pune voluminoze te paraqitur ne librin “Dukagjini”.
Opinionet u mbyllen me mendimet e Mjeshtrit te Madh, Anëtarit te Nderit te Shoqatës, dramaturgut Fadil Kraja, i cili ne mes te tjerave, u ndal: Zef Gjeta ka lene emer te mire ne Shkoder. Edhe pse i ri ne moshe, me ate buzëqeshjen karakteristike qe nuk i ndahet kurre nga fetyra, ai beri ne Shkoder diçka te bukur dhe humane. Ne ate vite kur milantizmi dhe partite ishin mod, Zef u tha shkodraneve, se nuk eshte politika qe karakterizon kete qytet, por eshte kultura, humori dhe qefi. Ndaj, Zef botoi per dy vjet me radhe te paren gazete humoristike ne Shkoder “Humori shkodrane”. E ara dhe mjerisht e fundit. Per kete meriton respekt te veçante, sepse ne kete gazete u shpalosur vlera shprterore e shkodranit. Dikush para meje i tha Zefit: ti vlen, duke i drejtuar gishtin. Une po drejtoj nga Ju gishtin te dashtun dukagjinas! Ju vleni se pse nxirret njerëz te ditur dhe ne mes te tjereve edhe Zef Gjeten. Ne Dukagjin ehte nje thenie, se: “Ne jemi bijt e detit. Kjo eshte e vertete. Ju jeni degdisur nder shekuj ne ato male. Me ju fusha e qyteti jane pertrire. Ju nuk jeni arrdhacake. Ju keni ardhur ne Shkodren tuaj. Keni ardhur ne vendin tuaj Per kete te jeni krenar.
Ne fjalën e tij përshëndetëse, autori i librit “Dukagjini”, shkrimtari, Prof.as.dr. Zef Gjetja, falënderoj shoqatën për organizimin e kësaj ceremonie për paraqitjen e librit te tij, pjesëmarrësit, folësit qe dhanë mendime vlerësuese dhe inkurajuese për një pune te mëtejshme krijuese dhe shkencore. Por, ne te njëjtën kohe ftoje te pranishmeve, qe te bëhen pjese e punës për përgatitje e një enciklopedie për Shkodren tone.

***
Ne fund kjo ceremoni, u mbyll me një koktej dhe me një dreke për pjesëmarrësit te servirur nga Nena e Zefit - Tringa dhe vëllai i Zefit – Pjetri.Redaksia, shkrimtarit, anëtarit te shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, prof. as. dr. Zef Gjetes, i uron faqebardhe dhe suksese te mëtejshme ne punën e tij krijuese dhe shkencore.
REDAKSIA E GAZETES “DUKAGJINI”

KONGRESI I MANASTIRIT NE 100 – VJETORIN E TIJ LAZER KODRA

Ajo qe te identifikon me kombin tënd është gjuha, kështu qe asimilimi i një gjuhe do te thotë asimilim i kombit. Ky rrezik ishte aq prezent ne vendin tone, saqë I kishte shtrire tentakulat ne formën e një oktopodi mbi ketë sofër thellësisht Iliroano – Arbënore. Gjithë përpjekjet e fundshekullit te nëntëmbëdhjetë dhe ato te fillimshekullit te njëzetë pre zgjidhjen e çështjes se alfabetit kulmuan ne thirrjen e Kongresit te Manastirit nga 14 – 22 nëntor 1908. Edhe pse turqit e Rinj, pas rrëzimit te regjimit te Abdyl Hamitit, provokuan një lloj lirie e te drejta te barabarta për kombet e shtypura, ishin atdhetaret shqiptare qe e kuptuan ketë gjendje te përkohshme.
Duke pare etjen dhe patriotizmin e popullit shqiptar hapen klube ne Shkodër, Korçe, Vlore, Gjirokastër, Fier, Pogradec, Elbasan, e te tjerë. Lëvizja kombëtare për pavarësi, nevoja e botimit te librave, përpjekjet e reaksionit për te penguar çdo gjë përparimtare ne Shqipëri diktonte domosdoshmërinë e përdorimit te një alfabeti unik. Duhet thëne se ne ketë kohe ekzistonin 120 alfabete ne Shqipëri dhe jashtë kufijve te saj te krijuara mbi bazën e gjuhëve te tjera.
I pari qe e mori nismën për thirrjen e një kongresi ishte klubi i porsa formuar i Manastirit “… me një te vjeshtës se trete, për çështje te abesë, qe t’i jepnin mbarim kësaj se madheje nevoje për bashkim e te gjithë shqiptareve ne një abe …”. Kjo thirrje u mirëprit nga te gjithë atdhetaret shqiptare dhe pati një rendësi te dyfishte: ne planin politik dhe ne planin kulturor. Ne ketë kongres morën pjese përfaqësues nga te gjitha klubet e krahinat si dhe nga shqiptaret jashtë atdheut. Shoqëritë, klubet dhe 23 qytete përfaqësoheshin nga 23 delegate me te drejte vote, ndërsa 18 delegate te tjerë ishin pa te drejte vote. Kongresi u çel nga Fehmi Zavalani, qe ishte kryetari i klubit “Bashkimi” te Manastirit. Pas kësaj hapje u zgjodhën drejtuesit e Kongresit: Kryetar Mit’hat Frasheri; nënkryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi; sekretar Hile Mosi, Thoma Avrami(për shqipen) dhe Nyxhet Vrioni(për turqishten).
Ne dy ditët e para u dëgjuan diskutimet e Ndre Mjedes, Mihal Gramenos, Hile Mosit, Gliogor Cikles, Luigj Gurakuqit dhe Dhimiter Budes, ndërsa “komisioni i hartimit te alfabetit” i përbëre nga 11 veta, u miratua nga Kongresi ne ditën e trete. Çdo klub apo qytet ne ketë komision kishte nga dy përfaqësues. Ata delegate qe ishin dërguar prej dy shoqërive njëkohësisht kishin te drejtën e katër votave. Pas votimit rezultati ishte ky: Gjergj Fishta zgjidhet kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit, me 49 vota pro nga 52 vota qe ishin te mundshme; ndërsa anëtare te këtij komisioni u zgjodhën: Mit’hat Frasheri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Gligor Cikla, Dhimiter Buda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja dhe Nyxhet Vrioni.
Ky komision, pastaj diskutoi mbi tri alternativa te mundshme: I pari, te përshtatej një nga alfabetet ekzistues me përdorim me te gjere ne atë kohe, siç ishin: alfabeti i “Stambollit”; ai i shoqërisë “Bashkimi” te Shkodres apo i shoqërisë “Agimi po te Shkodres. I dyti, te kombinoheshin këto tri alfabete për te arritur tek një i vetëm. I treti, te krijohej një alfabete i ri duke lenë mënjane te gjithë ata ekzistuesit, me qellim qe te mos i prishej qejfi askujt. Përfundimisht u vendos qe te aplikohej varianti i trete, ai i krijimit te një alfabeti te ri. Me ndonjë përjashtim te vogël do te ruhej shqiptimi dhe vlera fonetike e alfabetit latin. Tani problemi qëndronte se si do te veprohej për ato shkronja qe i mungonin alfabetit latin? Për ketë pati dy qëndrime: Njëra pale mbronte parimin “një tingull një shkronje” qe do te thotë përkrahnin alfabetin dyshkronjëshat qe do te thotë mbështetet alfabetin e shoqërisë “Bashkimi”, ne këto kushte komisioni nuk u bazua ne alfabetin ekzistues, por mbasi kishte vendosur qe ne fillim qe te mbështetej ne alfabetin latin, i caktoi çdo foneme shkronjën përkatëse.
Ja se si u shpreh Fishta ne ato momente: “Sado qe jam dërguar nga shoqëria “Bashkimi” s’kam ardhur për te mbrojtur atë abesë, por për te gjetur një mënyre qe te bashkohemi te tere”. Pas punës qe beri , me dyer te mbyllura, komisioni, shpalli ketë vendim, me datën 20 nëntor 1908: “pas qe u kënduan verbalet e ditëve te tjera e pas qe e pame se puna qe kishim bere ishte mjaft e madhe, po ajo aq sa te na kënaqte te gjithëve e t’i shërbente si përparimit te gjuhës, si te përhapur te diturisë nder ne, te shtyre edhe nga disa shkake te përjashtme u kthyem prapa e me pëlqim te të gjithëve, u vendos qe te mirrej Abeja e Stambollit e me te bashke edhe një Abece thjeshte latine, qe te mësohen e te përdoren bashkërisht ne mes te shqiptareve. Mësimi ne shkolle do te jete i shtrënguar e i detyruem për te dyja … U deftue edhe deshiri e pëlqeu qe pas dy vjetësh te mbahej një kongres tjetër, ku e kur ta vendosnje kongresi i sotëm për orthografi e literature te gjuhës shqipe”.
Pas shpalljes se këtij vendimi u zbulua dërrasa e zeze ku ishin shkruar alfabetet dhe Fishta shpjegoi se pse ishin miratuar dy te tilla: “… abece e Stambollit është e mjafte për nevojat e kombit, po me qene se shume here për te shtypur libra larg Shqipërisë dhe për hequr telegraf kemi nevoje për abece thjeshte latine …”.
Alfabeti i Stambollit ka pësuar pese ndryshime. Alfabeti latin qe u miratua ka ketë strukture: 26 shkronja te thjeshta, dy shkronja diakritike(Ë dhe Ç), 7 dyshkronjësha me ndihmën e shkronjave J dhe H(gj, nj, dh, sh, th, xh, zh), 2 dyshkronjësha te përftuara nga dyzimi i shkronjave R dhe L(RR dhe Ll).
Ndoshta miratimi i dy alfabeteve njëherësh erdhi si shkak i presioneve qe iu be komisionit te hartimit me ane te letrave, telegrameve për te miratuar atë te Stambollit, ose te shoqërisë “Bashkimi” dhe ndoshta për vete shpërndarjen e tyre ne jug e ne veri ishte i nevojshëm për kohen, pasi me to ishin te botuara shume libra. Dëshira e te gjithëve delegateve qe mos te dështonte ky mision historik ndoshta ishte edhe një shkak tjetër qe nuk u arrit ne miratimin e një alfabeti te vetëm, por edhe vete ata ishin te bindur se ekzistenca dy alfabeteve ishte e përkohshme dhe kështu ndodhi pasi mbas 3 – 4 vitesh alfabeti i Stambollit mbeti vetëm si një kujtim historik, ndërsa ai latin u ul këmbëkryq ne Shqipëri. Përshtatja e këtij alfabeti me gjuhefolsit dhe përdorimi i tij ne te gjitha fushat e jetës ishte dëshmia e pare e vokacionit pro – evropian te popullit shqiptar.
Ne ketë Kongres, Shkodra përfaqësohej nga: Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Mati Logoraci, Hile Mosi dhe Luigj Gurakuqi. Ky kongres mbetet ngjarja me e madhe historike gjuhësore për shekullin e XX dhe erdhi si rrjedhoje e rritjes se vetëdijes kombëtare te popullit shqiptar, e përpjekjeve disa shekullore te shqiptareve për te pasur një alfabet te vetin ne te folur dhe ne te shkruar. Ky kongres shërbej si një gjenerues energjish ne lëvizjen kombëtare te mëpastajme dhe zhvillimin e arsimit dhe te kulturës kombëtare. Nëpërmes këtij alfabeti u arrit qe patriotet shqiptare te arrinin te bashkonin shqiptaret pa dallim feje, krahine dhe ideje ne një linje te vetme nacionale për t’i dale për zot atdheut te tyre, Shqipërise.

NE VIGJILJE TË TË VËRTETAVE ...
GJERGJ PERLUCA

Kryetari i shoqates ”Integrimi ne Evrope”

Prolog
Miqte e mije te vjeter, por edhe te rijte, nje pjese prej te cileve kane studiuar ne Evrope, qe jua afrova punimet e tim eti, ne fushen e drejtesise, por edhe me gjere, kembngulin prej vitesh, qe te beje publike ndonjerin prej tyre. Ne motivin tim per te sjelle diçka nga kjo trashigimi nuk ka asnje element per te evidencuar personalitetin e tij, por ato fenomene sociale, qe u kushtezuan nga historia e jone dhe qe produktuan qasje politike, shoqerore, analizuese dhe vleresuese, te cilat demonstronin, sesa pak hapesire i jepte shoqeria jone mendimit racional europian. Mjaft elemnte te kesaj problematike jane aktuale edhe sot.
Per t’i dhene abstraksioneve te mesiperme nje korpus te prekshem dhe konkret, mendoj se analiza e replikes se bere ne kolegjin juridik te Mbreterise Shqiptare zbulon ne shume rrafshe dhe dimensione konceptimin e mirefillte europian ne trajtimin e ceshtjeve, te autorit te kesaj replike. Epersia argumentative dhe vendosmeria per te mos bere ndonje vetkorrektur sipas matrises primitive te kohes demonstron qarte jo vetem frymen racionale europiane te formimit te tij, por edhe raportet tejet te ngercuara te pales tjeter me kulturen europiane.
Kjo replike u dorezua per protokoll ne Kolegjin Juridik perkates i formuluar ne gjuhen gjermane dhe ne perkthimin e saj ne gjuhen shqipe. Autori i saj e konsideronte variantin ne gjuhen gjermane pasqyrim autentik te mendimit te tij juridik per ceshtjen ne diskutim. Zoterimi nga ana e tij e disa gjuheve europiane e sheshonte teresiaht rrugen per marreveshje me koleget e tij, por kurresesi barrierat konceptuale. Koncepti i tij, se, veçanarisjt, prania e shtetit ne çdo aspekt te sigurise se personit duhet te jete nje vetkuptueshmeri, eshte lajtmotivi i kesaj replike. Ne vetkuptishmeri e atakuar eleminon çdo shans per kompromis. Kjo mendoj une, mjafton per ta gjykuar doreheqjen e tij nga Kolegji Juridik i kohes si nje alternativ i imponuar dhe aspekt si mungese fleksibiliteti.
Dua te besoj gjithesesi, se njohja e lexuesit te sotem me kete replike do te ndihmoje, pervec te tjerave, per tu ndergjegjesuar, se per te shmangur rrjedhjen e nje diskutimi nga nje dezaster komunikimi eshte kusht i domosdoshem formulimi i qarte i problemit, qe ai te behet teme per partneret e diskutimit. Kjo do te thote qe te dy palet te binden ne menyre te ndersjellte, se secila prej tyre i disponon instrumentat konceptual dhe informacionet e duhura per ta bere objekt shqyrtimi problemin qe shtrohet. Ne rast te kundert cdo diskutim eshte i mallkuar me sterilitet. Autori i kesaj replike pasi ka paraqitur konceptin e tij per funksionimin e komisioneve te pajtimit dhe pasi ka degjuar mendimin e kolegeve per te, perjeton konstatimin e hidhur, se koncepti i tij nuk ka mundur te behet teme. I plazmuar teresisht nga kultura europiane ai nuk i dorezohet frymes se kohes, kompromisit pa fizionomi dhe reagon me nje replike, ku intonon pozicionin e tij dhe shpall hapur se vazhdimi i diskutimit nuk e sjell me afer zgjidhjen e problemit.

Replike
Falja eshte shpallja publike e vullnetit te lire te nje pale, se heqe dore nga kryerja e veprave, qe i garanton e drejta zakonore, ndaj nje pale tjeter, qe ka bere faj ndaj saj dhe qe e pranon fajesine.Tek ky perkufizim jane shtresuar te mpleksur tre elemente thelbesor, qe formesojne terrenin ku mbeshtetet institucioni i faljes: - E drejta zakonore (baza ligjore), - Njohja e fajesise nga pala, qe ka kryer faj, - Shpallja publike e faljes.
Baza ligjore levize dhe perckton gjithshka ne trajtimin e objektit te studimit.
Ne te drejten zakonore formulohet per cdo veper penale permbajtja e figures se krimit te kryer, sigurisht jo kurdohere me perkufizime rigoroze, por ne trajte konkrete te kesaj vepre. Nga ana tjeter, e drejta zakonore per cdo veper penale percakton masen e ndeshkimit, te cilen ne pjesen me te madhe e ekzekuton (permbaron) ate pala e demtuar, por jo krejt rralle nje grup njerezish, qe u delegohet kjo e drejte nga komunitetit perkates nepermjet pleqesise te zgjedhur me pare. Cdo forme shteterore ne kuptimin rigoroz te fjales eshte krejtesisht i perjashtuar, sepse e drejta zakonore ende nuk e njeh ate.
Masa e ndeshkimit eshte nje nga elementet esencial te institucionit te faljes, sepse nuk mund te falesh, pa ditur se cfare fale, ose me sakte, se cfare ke te drejte te falesh. Pala e demtuar, pala qe kerkon falje si dhe ndermjetesi jane te ndergjegjesuar se pala e demtuar ka te drejten, ate ia siguron asaj e drejta zakonore, te kryeje vepra te caktuara, edhe vrasje, si dhe te heqe dore prej tyre. Thelbi i gjithe ceshtjes konsiston ne faktin, se falja jo vetem e pranon, por e shenjeteron te drejten zakonore. Pra, falja dhe e drejta zakonore eshte simbioze tipike e zhanrit juridik.
Te pranosh dicka do te thote te jeshe i ndergjegjesuar per domosdoshmerine e saj dhe ta shenjterosh ate do te thote te kesh fiksuar bindjen se zbatimi i saj, paveresisht nga kushtet dhe rethanat dhe vleresimit racional, personal duhet te realizohet. Dua te intonoje, se shenjterimi dhe tabu-ja jane te fermentuara nga nje mendim mistik, qe nuk e le te afrohet racionalja, qe e relativon ate. Eshte tejet e qarte se prej ketej nuk eshte larg konkluzioni, se institucioni i faljes eshte po aq primitiv ne kohen tone sa edhe e drejta zakonore. Per ta sjellur me afer primitivizmin e se drejtes zakonore, qe mundeson te konceptohet ai ne te gjithe dimensionin e tij, po ju kujtoj nenin e gjakmarrjes. Ekzekutimi (permbarimi) i mases se ndeshkimit i percaktuar nga ky nen pranon konceptin e fajit kolektiv dhe te trashigimise se fajsise. Ndeshkimi eshte i ligjshem jo vetem per personin qe ka kryer aktin, por edhe per te tjeret, qe lidhen me vrasesin ne baze te afersise se gjakut dhe per aktin e gjyshit eshte e ligjshme te ndeshkohet nipi, i cili mund te mos te kete lindur, kur gjyshi kishte vdekur.
Ne te drejten penale moderne eshte e perjashtuar totalisht koncepti i fajit kolektiv dhe i trashigimise se fajesise, duke u zevendesuar me konceptin brilant te fajit personal, qe pasqyron pavaresine e identiteit te personit, paprekshmerine e dinjitetit te tij. Kush kerkon te gjeje nuanca legjitime tek institucioni i faljes, duke e vendosur ate ne rangun e te drejtes ligjore, pra, kush kerkon nga pala e demtuar te heqe dore nga nje e drejte qe ia garanton atij e drejta zakonore, ai e ka institucionalizuar kete. Kjo do te ishte njelloj sikur te kerkonim te zhduknim vaporat me motora per tu kthyer tek anijet me vela, per te futur ne jete piraterine. Pranimi i institucionit te faljes ne kete kontekst do te thote qe individi te zevendesoje shtetin dhe ne kete klime tejet te acarte nuk mund te rritet ajo peme, fryti i se ciles quhet siguri e personit, pa te cilen nuk mund te kete shoqri te civilizuar. Une mendoj se absolutisht te drejte profesori i univeritetit per te drejten nderkombetare z. Bartosh kur shkruan: ”E keqja me e madhe eshte bere kurdohere ne emer te se mires. Institucioni i faljes me konnotacionin e qarte dhe te patjetersueshem te pranimit te se drejtes zakonore produktoi shume vrases, inspiroi instinkete e dobeta njerezore”
Anetaret e kolegjit juridik te Ministrisese Drejtesise shprehen lavdrueshem per trajtimin teorik te kesaj ceshtje nga ana e ime. Por, eshte lehte e konstatueshme keshilla amorfe, qe me jepet per te qene me praktik. Ajo eshte amorfe, sepse nuk ka asnje element per efekte meditative, qe do te mund te ishin shtysa e nje angazhimi efektiv per zgjidhjen e problemit. Per me teper ky amorfizem degjeneron ne absurditet, kur kerkon angazhim per zgjidhjen e nje problemi te paformuluar. Mesa duket kjo keshille kerkon te heq dore jo vetem nga logjika juridike moderne, por edhe nga politika juridike e domosdoshme per aktualitetin tone dhe pergjithesisht nga te menduarit me disipline.
Problemi qe shtrohet, kolegji juridik e gjen per here te pare tani problemin qe eshte angazhuar te zgjidhe, eshte ky; shteti ndodhet para fenomenit te rritjes te kriminalitetit ndaj personit per motive gjakmarrjeje si dhe te terrorizimit makaber te personave krejtesisht te pafajshem, qe detyrohen te qendrojne te ngujuar, te cilet duhet frenuar deri ne eleminim.
Ne alternativen qe propozohet per zgjidhjen e ketij problemi perfshihet edhe funksionimi i komisioneve te pajtimit. Eshte tejet trondites diletantizmi ne trajtimin e kesaj ceshtjeje nga ky kolegj juridik, sepse guxon te sjell ne tryezen e debatit formulime te ritualizuara nga nje repertor anakronik dhe tejet steril. Ai e sheh te garantuar suksesin e ketyre komisioneve tek urtesija e ”burrave”, qe e perbejne ate, qe bazohet ne konceptetet groteske te vetive te races arbenore; besë e burrni. Edhe sikur ta pranojme konceptin e vetive te races arbenore si stilizim per nje kulture etike te fiksuar nga menyra e te jetuarit ne shekuj, besen, korrektese penibel ne zbatimin marreveshjes se bere dhe burrerine, qendrese, mirenjohje, sakrifice, tolerance, empati, luajalitet, dashamiresi, drejtesi, e te tjera mbetet e paqarte, se si ka kaluar pothuaje cdo fis, sipas statistikave te ketij kolegji, neper aktin infernal te vrasjes dhe te gjakmarrjes. Ne qofte se ka korrektese shembullore ne zbatimin e marreveshjeve si dhe vlera morale dhe kualitete shpirterore te pakonkurueshme, atehere nga burojne konfliktet, qe produktojne kaq shume tragjedi dhe na kane vene ne gjendje alarmi? E bera kete pyetje vetem per te themeluar cilesimin tim per dilentantizmin e ketij kolegji, pa pasur qellim te paraqese ketu mendimin tim per kete aspekt social. Para se te jape mendimin tim per funksionimin e komisoneve te pajtimit, per te siguruar koherencen e pikpamjeve ne parashtrim tim, me lejoni nje analize te shkuter te ceshtje te ndermjetesimit per falje.
Sic dihet kerkesa per falje behet nga ndermjetesi i autorizuar nga pala me faj dhe qe e pranon fajesine. Ne kontekstin e diskutimeve rreth objektit qe shqyrtojme nuk eshte aspak me interes shqyrtimi i motiveve qe e angazhojne ndermjetesin per te siguruar faljen e pales me faj. Nga pikepamja e shkences juridike perben objekt studimi i sistemi argumentativ, i cili e perligje kerkesen e ndermjetesit per falje. Perligjja e kesaj kerkese nuk mund te kerkohet tek ligjshmeria zakonore, ne qofte se nuk deshrojme te biem ne absurd. Mbi bazen e se drejtes zakonore gjithshka rezulton e mbyllur. Eshte percaktuar vepra penale, sigurisht edhe elementi esencial i saj, masa e ndeshkimit dhe eshte i nenkuptuar ekzekutuesi (permbaruesi) i mases ndeshkuese, nje institucion juridik sui generis, te cilit i drejtohet kerkesa per falje.
Perligjja e kerkeses per falje e ndermjetesit behet mbi bazen e parimeve te tjera qe qendrojne ne themel te organizimit te shoqerise; parimeve humane, morale dhe atyre politike, por kurdohere mbi bazen e konkluzioneve te analizes se rrethanave te kryerjes se vepres penale. Eshte tejet e rendesishme te evidentohet fakti, se per vepra penale makabre eshte totalisht e perjashtuar perligjja e kesaj kerkese dhe rrjedhimisht angazhimi i ndermjetesit. Kjo i siguron pales se demtuar nje license morale, mbeshtetje totale nga nje opinion i paperkufizueshem publik, nje aplaudim te garantuar prej tij, ne qofte se ai permbaron masen ndeshkuese te percaktuar nga e drejta zakonore dhe legjitimon keshtu zevendesimin e shtetit nga individi, zevendesimin e se drejtes sone penale moderne, te miratuar me te drejten zakonore.
Nje filter logjik dhe juridik i demoluar nga inkompetenca juaj social kulturore dhe deficitet profesionale lejon te kalojne deklarata groteske nen mantelin e ekstazes admiruese per fjalet magjike te ”pleqesise” se komisioneve te pajtimit, qe perfaqesojne urtesine popullore te thithur prej tyre. Madje ministri i aresimit degjon tek keto deklarata groteske nje apel serioz per t’i dhene detyres se tij si minister nje komponente te re; njohjes se rinise me urtesine popullore te zhanrit juridik.O tempos, o mores.
Gjate diskutimeve me koleget e kolegjit juridik kam propozuar dhe jam perpjekur te argumentoje drejtesine e propozimit tim, qe komisioni i pajtimit te funksionojne sipas nje statusi, i cili percakton qarte pozicionin e tij me shtetin. Elementi esencial i ketij statusi, sipas propozimit tim, eshte detyra e tij te vene ne dijeni organet e drejtesise, nese pala e demtuar ka hequr dore, ne menyre publike, apo jo, nga e drejta zakonore per te kryer vetgjygjesi. Ky njoftim duhet t’i vije organeve te drejtesise jo me vone se tre muaj nga dita e kryerjes se vepres penale. Gjithashtu komisioni i pajtimit ka obligim juridik t’i beje te qarte pales se demtuar reperkusionet me te cilat duhet te ballafaqohet, ne se nuk prononcohet se heq dore nga e drejta zakonore. Nje pakete ligjore e hartuar nga kolegji juridik dhe i potencuar nga nje miratim sipas procedurave perkatese duhet te percaktoje qarte keto reperkursione. Une do te donja t’i artikuloi disa prej tyre.
Personat e pales se demtuar qe nuk deklarohen se heqin dore nga kryerja e veprave ne perputhje me te drejten zakonore duhet te perjashtohen pese vjet nga e drejta per tu zgjedhur ne organet shtetrore apo shoqeri te ndryshme si dhe nga e drejta per te ushtruar profesione, qe ua lehtesojne atyre angazhimin per kryerjen e vepres hakmarrese, drejtim automjeti, varkash apo edhe kuaj shale, tregti armesh, e te tjera. Gjithashtu keta persona mund te kontrollohen ne cdo kohe dhe patjeter edhe personat qe ata i shoqerojne, qofshin burra, apo gra. Kontrolli i befasishem i banesave te tyre duhet te behet rutine dhe gjetja e armeve aty duhet te trajtohet si precedent penal dhe ata te ndalohen.
Eshte fare evidente, se personat e pales se demtuar qe nuk heqin dore nga e drejta zakonore terrorizojne njerez te pafajshem, duke i mbajtur te ngujuar dhe shteti nuk ka se si te jete indiferent ndaj kesaj situate dhune ekstreme, konstante, qe jane te detyruar te perjetojne padrejtesisht nenshtetasite e tij. Eshte e domosdoshme, nje detyre qe nuk mund te anashkalohet, qe shteti te demonstroje prezencen e tij ndaj tyre. Per kete kam propozuar, qe ne paketen ligjore te permbahet detyrimi i shtetit per ta izoluar palen e demtuar qe nuk ka heqe dore nga e drejta zakonore ne te gjitha rastet kur pala tjeter organizon ceremoni laike apo fetare, fejesa, martesa, pagezime, celebrime, e te tjera si dhe levizje te domosdoshme per arsye ekonomike.
Gjate nje diskutimi intensiv prej disa muajsh rezulton qarte konstatimi i hidhur, se partneret e diskutimit me pikepamje kontroverse jane ngurtesuar ne pozicione ekstreme. Asnje sinjal gatishmerie nga ana tjeter, per te pranuar argumente me te mira dhe per te hequr dore nga mendime klishe, duke ju referuar energjikisht formulimeve, qe permbajne koncepte sterile, te padeshifrueshme. Gjate kesaj kohe jam ndergjegjesuar dhemshem, se eshte krejtesisht i pamundur qe koleget te shfaqin fleksibilitetin elementar, qe eshte i domosdoshem per nje komunikim efektiv.
Kam konstatuar me indinjate insinuata per te me difamuar si kundershtar te aktit njerezor te faljes. Une kam theksuar ne parashtrimet e mija, se eshte e drejta e komisionit te pajtimit te perdori te gjitha menyrat e komunikimit, qe ai i konsideron efektive per psikologjine tradicionale, per te siguruar faljen nga pala e demtuar dhe si ultima ratio menyren represive; venia e tyre ne dijeni per reperkusionet me te cilat do te ballafaqohen, ne qofte se nuk heqin dore nga e drejta zakonore. Une e kam quajtur komisionin e pajtimit nje panel juridik, qe i informon rojet e ligjit, kolegjin juridik, per investigimin e tij. Por, ne qofte se ai informohet, se pala e demtuar nuk heq dore nga vetgjygjesia dhe ai shpreh vetem keqardhje, me te cilen e konsideron te perfunduar detyren e tij, ky do te ishte pohimi me elokuent i konceptit te tyre skuril per ndertimin e shtetit. Ata qe mendojne se komisioni i pajtimit mund te veproje jashte kesaj skeme, duke u nisur nga ideja, se ai vetem te mira mund te beje, duhet ta dine se kete e konsideroj deklarate spektali, pa asnje element funksional per zgjidhjen e problemit.
Zera te shumte, kritik ndaj parashtrimit tim bejne unison dhe shprehen te zhgenjyer per qendrimin tim, duke pasur parasysh perkatesine time krahinore dhe fetare. Perkatesia krahinore nuk thote asgje per identitetin e askujt. Ky eshte nje leksion, te cilin nuk e kane pervetesuar aspak mire keta koleg, ne universitetet ku ata studiuan dhe njekohesisht ai perfaqeson, sipas refleksioneve te mija, majen e ajsbergut te leksioneve te papervetesuara. Per sa i perket perkatesise sime fetare une deklaroj se e fali imkopetencen profesionale e paaftesine e tyre shtetbartese dhe ketu mbaron detyra ime si kristian ne kete rast.
Duke perfunduar, une deklaroje, se jap doreheqjen e parevokueshme si anetar konsultativ i ketij kolegji, sepse e konsideroje aspak komode dhe per ju, qe une te jem i detyruar te strapacoje vazhdimisht, pasherueshem, sensibilitete tuaja joprofesionale.

***
Sipas mendimit te nje mikut tim, kjo replike eshte nje leksion edhe per juristet aktual, qe nuk arriten ta inkuadronin ne asnje modus juridik fenomenenin e gjakmarrjes ne kohen e sotme. Ata shihen te atakuar nga kjo replike, e bere 70 vjet me pare dhe grotesku apelativ per falje, qe u drejtojne udheheqesite tane politik paleve te demtuara, nen optiken e kesaj replike, eshte me teper se zhgenjim. Asnje zhgenjim nuk na iriton me shume, sesa ai qe na godet vrullin e angazhimit per ndryshim, kur konstatojme, se ata qe na drejtojne kane nje biografi me faza te munguara me ambicje intelektuale per racionalitetin e kultures europiane. Autori i kesaj replike ishte pjese e nje grupi te vogel, por edhe nje premtimi te madh, qe kushtezonte transformimin e shoqerise shiptare; marrjen nen lupen e kontrollit te racionalitetit europian te gjitha konvencionet, qe dominonin shoqerine tone.
E kaluara eshte e sigurte, ne kuptimin se ajo nuk mund te ndryshohet. Por shpesh ne dime per te kalueren po aq pak sa edhe per te ardhmen. Te ardhmen nuk e dime, por ate mund ta ndertojme. Per kete eshte e domosdoshme mbushja e nje boshlleku ne kujtesen e pergjithshme historike, e cila, pervec te tjerave, na mundeson te ndergjegjesohemi se eleminimi i elites se mendimit eshte nje vetvrasje e pergjithshme.

75 – VJETORI I BOTIMIT TE KANUNIT “LEKE DUKAGJINI”

PRELE GRIMA
Vepra madhore e Shtjefen Gjeçovit, Kanuni “Leke Dukagjini”, doli ne dritën e botimit ne vitin 1933. Ky botim shënonte një ngjarje te rëndësishme ne jetën shkencore e kulturore te vendit. Sipas Gjergj Fishtes, autorit te parathënies, “… vepra ishte një monument i kulturës me te cilën i bahet nji shërbim i madh kombit shqiptare”. Ndërsa Faik Konica është shprehur, se vepra ishte “ …një nga gurte e shenjtëruar te shqiptarisë”. Por fatkeqësisht, vepra hynte ne fondin shkencor te albanologjisë e përfolur dhe e paragjykuar. Ishte shtrembëruar tërësisht, një nga pikat me nevralgjike te Kanunit, norma kanunore te “gjakmarrjes”. Ne mbrojtje te se vërtetës u ngrit Gjergj Fishta me vendosmëri e përkushtim te jashtëzakonshëm, me ndjenje te larte përgjegjësie e atdhetarie. Ketë detyre te rëndësishme ai e realizoi nëpërmjet parathënies se Kanunit “Leke Dukagjini”. Aty parashtroi pikëpamjet e tij te argumentuara me kompetence te plote shkencore. Fishta, ishte një erudit i shkëlqyer. Njohurit e tij ne shkencat e historisë, sociologjisë, etnologjisë e psikologjise, e lejonin te trajtoje studimin ne tere gjerësinë e thellësinë e nevojshme. Por avantazhi me i madh, ishte njohja e jetës se malësive deri ne qelize. Ketë e kishte realizuar drejtpërsëdrejti nëpërmjet ushtrimit te detyrës se famullitarit, ne fillim ne Gomsiqe te Mirditës dhe me pas ne Rapsh te Hotit. Atje njohu virtytet e tyre te larta, doket e zakonet, këngët, gojëdhënat e legjendat. Parathënia e veprës, ne vetvete është një studim i mirëfilltë shkencor. Boshtin e studimit e përben përpjekja për te vërtetuar shkencërisht, se “… puna e gjakut ne Shqipni nuk asht nji argument për me percaktue barbaresine e egërsinë e Kombit shqiptar”. Kanuni ne përgjithësi nuk është një fenomen shoqëror vetëm shqiptar. Ai ka ekzistuar ne te kaluarën historike te shume popujve. Është kjo arsyeja, qe ne argumentimin e pikëpamjes se vet, Fishta përqendrohet ne atë se si vlerësohet Kanuni ne historinë e këtyre popujve. Po thuajse te gjitha ligjet shkruan ai – “… përkojnë me ato te Romes, Bizantit, kanunit doksor te toutoneve, te sllaveve, te hindianeve …”. Meqenëse kanunet e popujve kane edhe gjakmarrjen, përfundimi qe nxirret është i qarte: Nuk ka se si qe kanuni ndryshe nga te gjithë te tjerët te ketë karakter barbar vetëm tek ne.
Ne thellim te mëtejshëm te problemit, Fishta përcakton shkallet e kulturës dhe te qytetërimit te popujve. Ne ketë renditje, kultura dhe qytetërimi i malësive tona, inkuadrohet ne vendet me shkalle te trete te zhvillimit. Shkalla e katërtë dhe e peste klasifikohen si barbare. Këtej del përfundimi se shkalla e trete e qytetërimit nuk ka te beje fare me barbarinë. Me interes është te theksojmë shkallen e peste te renditjes. Popullsia e kësaj shkalle nuk është e ngulur ne vendbanime te përhershme dhe nuk kane ligje te përbashkëta, prandaj cilësohen si njerëz te egër. Me ketë fakt, Fishta demaskon pozitat antishqiptare te shovinisteve fqinje, te cilët ne funksion te politikes se tyre pushtuese, ne mënyre krejt shpifëse e kane paraqitur popullin shqiptar, ne nivelin me te ulet e primitiv te zhvillimit.
Edhe raportin e shtetit pushtues osman me krahinat autonome te malësive, Fishta e trajton ne funksion te temës ne studim. Nga konstatimi se shteti osman njihte Kanunin, si ligj qe rregullon jetën shoqërore te këtyre krahinave, nxirret përfundimi se një gjë e tille do te ishte e pamundur, nëse Kanuni do te konsiderohej si bartës i barbarisë. Ne vijim, Fishta i referohet librit te Shenjte, Biblës qe është libri me i përhapur dhe i lexuar ne te gjithë boten. Ne raste te veçanta, Bibla i konsideron te drejta veprime te ndryshme qe kane ngjashmëri me gjakmarrjen. Shtrohet pyetja: A mos valle Bibla vihet ne mbrojtje te barbarie njerëzore? Një gjë e tille është e pamundur te besohet. Me tej, ai vijon me veprën monumentale te antikitetit “Iliada” e Homerit. Aty gjenden vlerësime qe ligjërojnë “gjakmarrjen”. Do te ishte absurditeti me i madh te mendohet se një vepër kaq prestigjioze e kulturës botërore, do ti thurte lavdi gjakmarrjes. Ne vijim te argumenteve sillet edhe një fakt i thjeshte ne dukje por mjafte kuptimplote. Argumenti ka te beje me vete personin e Fishtes si predikues i fesë. Ai shkruan: “Kurrkush ma fort se unë, Ne - si kishtar katolik – nuk mund ta dënoje punën e gjakut ne veteveti si nji fakt te zdeshun prej mendorjeve, ndërmjet te cilave ndodhe”. Vetëm bindja e palëkundur mbi te vërtetën se marrja e gjakut ishte një veprim normal, i drejte dhe aspak barbar për kohen e vet, do ta bënte Fishten te mbaje një qëndrim te tille kaq te guximshëm.
Argumentet e përmendura me larte, janë te rëndësishëm por jo te mjaftueshëm. Për një studiues te kalibrit te Fishtes, përcaktuese për nxjerrjen e përfundimeve te sakta shkencore, janë ligjësitë e brendshme te fenomeneve. Ne ketë kuadër ai zbulon mekanizmin qe ven ne lëvizje tere jetën shoqërore te malësive. “Si nder ligje, si nder doke – shkruan Fishta, - gjithkund zotnon parimi i lirisë, i nderit e burrnise”, prandaj “tash e ma vone – vijon ai – prej asaj popullsie dalin fatosa qe kryejnë përnjimend vepra heroike“. Nga këto përcaktime behet portreti moral i malësoreve, i cili shkëlqen ne sfondin e virtyteve te tyre me te larta. Te tilla vlerësime kane bere edhe figura te tjera te njohura qe kane vizituar trevat e malësisë, si: “Jemi para njerëzve me te sjellshëm ne bote”, theksonte Rosa Lane; “… malësori është i varfër por zotëri i vërtetë”, theksonte Indro Montaneli; “… Kurdoherë sjellja e tyre ka … hije princash ne mes te rreckave te varfërisë”, theksonte Faik Konica.
Parimet morale e normat e sjelljes se njerëzve përbenë lenden e ndërtimit te ligjeve. Ligjet burojnë drejtpërdrejt nga populli, shprehin vullnetin dhe kërkesat e tij. Ketë te vërtetë e ka dhëne te sakte albanologia Edith Durham, e cila ka shkruar, se: “Kanuni kishte me shume force se Dhjete porosite e Biblës”, prandaj shkalla e zbatimit te tyre ne jetën e përditshme, është ne nivelet aq te larta sa do t’ia kishin zili edhe vendet me te përparuara demokratike. Edhe norma kanunore e marrjes se gjakut nuk bën përjashtim nga fryma e përgjithshme e ligjeve. Funksioni i saj ka qene i domosdoshëm për te mbrojtur shoqërinë nga krimi. Si i tille ajo nuk mbart ndonjë elemente barbarie. Një popull qe disponon genin e ligjëvendësit, do te ishte absurde qe ti përdorte ato si veprime barbarie kundër vetvetes. Me ane te vëzhgimeve te gjata dhe te drejtpërdrejta, Fishta ka pare edhe përjetimin psikologjik ne aktin e marrjes se gjakut, duke konstatuar mungesën e mërisë, te mllefit, te urrejtjes e ndjenjës se hakmarrjes. Nga analiza e gjithë elementeve dhe faktorëve qe çojnë ne marrjen e gjakut, ai arrin ne ketë përfundim: “Shqiptari pra tue e vra gjaksin e vet nuk ban gja tjetër veç me çue ne vend nji ligj qe ai e mban për te drejte. Prandaj me fole mbas pikëpamjes psikologjike, veprimi i tij asht nji veprim i ligjshëm e nuk mund te quhet uha – marre – vendetta”. Pasi ka bere krahasimin e marrjes se gjakut me vendimet e se njëjtës natyre te gjykatave evropiane te kohës, autori gjene te përbashkëtën, qe kane te njëjtën shkak e qellim: “… me pshtue shoqnine prej nji elementi te rrezikshëm …”. Atëherë ku i gjene autori shkaqet e vërteta te gjakmarrjes? Ato janë “… rezultati i mendorjeve qe nuk mvaren prej shpirtit te këtij kombi”. Ato lidhen me pushtimet e vazhdueshme, qe kane çuar ne mbylljen e izolimin e zonave malore nga pjesët e tjera te vendit. Ato lidhen, gjithashtu me prapambetjen ne zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Një nder shkaqet qe ka çuar ne deformimin e përmbajtjes reale te gjakmarrjes, ka qene realizimi i individual i saj. Ne kushtet kur nuk ka shtet, Kanuni e ka pasur te pamundur gjetjen e një alternative tjetër. Po te mos veprohej kështu, kudo do te mbretëronte anarkia dhe ligji i “xhunglës”. Mënyrën individuale te marrjes se gjakut e shpjegon me zakonet dhe traditat e popullit. Vrasësi për t’i shpëtuar dënimit, do te kërkonte strehim ne një fshat ose bajrak tjetër, duke u bere i paprekshëm. Ne këto rrethana çdo tentative për kapjen ose ekzekutimin e tij do te vinte përballë njëra – tjetrës dy pale, qe autori e quan “lufte civile”, prandaj angazhimin e një individi te vetëm, Kanuni e ka quajtur si rrugëdalje për t’i shpëtuar këtij rreziku. Nëpërmjet analizës se sakte te kushteve te kohës, nuk mund te qëndrojnë ne këmbe edhe abuzimi me te ashtuquajturën “vetëgjyqësi”. Ekzekutimi i gjakësit nuk mund te klasifikohet si vetëgjyqësi, pasi dënimi është dhëne ligjërisht ne mënyre paraprake nga Kanuni. Kurrë dhe ne asnjë rast nuk ka ndodhur qe njerëzit te veprojnë arbitrarisht sipas kokës se vet. Kriter i palëvizshëm ka qene vetëm norma kanunore e dënimit: “shpirt për shpirt”.
Procesi i gjakmarrjes nuk ka asgjë barbare, se nuk ushqehet nga asnjë kompleks negativ, se nuk është hakmarrje, autori sjelle edhe një argument tjetër te pakontestueshme. Sipas Kanunit, te dy familjet ne konflikt me marrjen e gjakut, vendosin plotësisht marrëdhëniet e mëparshëm. Gjendja shkon deri atje sa te krijohen edhe marrëdhënie te reja, si: krushqi, kumari e te tjera. Një përfundim te tille, vështirë se e realizon vendimi i çdo gjykate te një shteti ligjor. Ne te njëjtën mënyrë, bie poshtë e ashtuquajtura vijimësi e gjaqeve brez pas brezi. Akoma me shume ketë fakt e ndriçon veprimi tepër fisnik i faljes se gjakut. Thuajse ne te gjitha rastet, gjaku ose merret, ose falet. Rastet kur këto akte nuk kryhet janë tepër te rralla, prandaj është e palogjikshme te thuhet se gjakmarrja vepron brez pas brezi. Rezultati i gjithë argumenteve te përmendura me lart, Fishta arrin ne një përfundim te rëndësishëm ne rrafshin kombëtar, te cilin e formulon ne ketë mënyrë: “… duket pra mirëfilli se prej te marrunit te gjakut, - vendetta – nuk mund te thohet qe kombi shqiptar asht barbar e qe nuk ashti i zoti me u qeverise ne veteveti i pamvarshem”. Argumente te tilla te bazuara drejtpërsëdrejti ne analizën shkencore te problemeve, e rendisin Fishten ne radhën e personaliteteve me kontribute ne mendimin politik e shoqëror. Fryma e atdhetarizmit te tij, shfaqet ne mënyrën me evidente. (vijon numrin e ardhshëm)

Te moshuarit e sotëm, te lindur dhe te rritur ne krahinat ku ne te kaluarën ligj ka qene Kanuni, mund te dëshmojnë me fakte konkrete për saktësinë e studimit te kryer nga Fishta. Si i tille dhe unë, po paraqes diçka nga krahina e Dukagjinit, qe është vendlindja e ime. Parimi i lirisë, nderit dhe burrërisë, për te cilat shkruan autori i studimit, përshkojnë ne tere jetën dhe veprimtarinë e njerëzve. Ato janë prezent kudo dhe ne çdo kohe. Por, po ndalem vetëm ne pasqyrimin e tyre ne aspektin e gjakmarrjes. Me rendësi te veçante janë përpjekjet e përgjithshëm për parandalimin e çdo konflikti qe mund te behet shkak për te kaluar ne vrasje. Veprohet me shpejtësi për zgjidhjen e tyre ne kohen e duhur. Ne këto raste rol shume te rëndësishëm luan institucioni i pleqve. Vetëmbrojtja dhe respekti për ruajtjen e dinjitetit dhe personalitetit te çdo njeriu, është një nga virtytet me te larta te edukuara e rrënjosura brez pas brezi. Çdo vrasje, opinioni shoqëror e përjeton me keqardhjen me te thelle. Qe ne momentin e pare, behet klasifikimi i saj sipas kriterit “pushke e mire”, ose “pushke e keqe”. Vlerësohet vetëm ajo “pushke” qe behet sipas normave te Kanunit. Familjes se gjakësit nuk i mbyllen hapësirat e jetës. Gratë dhe fëmijët janë plotësisht te lire. Edhe vete gjakësit i jepet bese ne raste te fatkeqësive familjare, gjate periudhës se mbjelljeve, te korrjeve, e te tjera raste te arsyeshme. Ne rast lufte, besa ka qene e pakufizuar. Për mbrojtjen e bagëtive jepet “besa e gjase dhe e çobanit“. “Ndorja” ka qene një forme tjetër qe siguronte jetën e gjakësit ne raste te veçanta. Por ndodhe edhe akti me i mrekullueshëm kur gjaku falet për gjithmonë. Ne ketë rast shfaqet madhërishëm fisnikëria dhe shpirtmadhësia e malësorit. Rregulla tepër rigoroze janë përcaktuar për aktin e vrasjes. Nuk lejohet masakrimi i te vrarit. Nuk mund te preket asgjë nga gjerat personale te të vrarit. Autori i vrasjes njofton menjëherë opinionin dhe familjen e te vrarit për vendndodhjen e te vrarit. Siç shihet edhe ne vrazhdësinë e vrasjes nuk mungon humanizmi dhe respekti ndaj njeriut. Janë krejt te zmadhuara te ashtuquajturat tragjedi te panumërta te vrasjeve dhe te gjakmarrjeve. Krejt ne te kundërtën, jeta ka rrjedhur e qete e ne normalitet sikurse dhe ne çdo vend te civilizuar. Mund te them se ne fshatit tim, Lotaj, ne njëqind vjetet e fundit kane ndodhur vetëm dy vrasje, njëra është gjak i falur. Ne ndonjë rast krejt i veçante mund te ketë pasur edhe ngjarje tragjike nga tejkalimi i ligjit(Kanunit), por raste te tilla ndodhin edhe sot ne Shqipëri dhe ne bote.
Një nder qëllimet e Fishtes ka qene, qe studimi i tij te kontribuoje drejtpërsëdrejti ne ndryshimin e gjendjes ekzistuese, duke mbajtur qëndrim te rreptë e kritik ndaj faktorëve qe e kane kujtuar ketë gjendje. “Jo vetëm kundërshtarët e Kombit, shkruan ai – por edhe shume pedanta vendas e muhaxhir te shtetit shqiptar, Kanunin e mbajnë ligj barbar dhe popullsinë ku Kanuni pat vlere juridike, për njerëz e egjër“. Përsa i përket rolit negativ te kundërshtarëve te Kombit, qe janë shovinistet e vendeve fqinje, Fishta është shprehur prere dhe me vendosmëri shume vite me pare. Shovinistet fqinje kane qene te paret qe përpunuan tezen e se ashtuquajturës barbari te shqiptareve. Por fatkeqësisht teza e armiqve gradualisht dhe ne mënyre spontane po fitonte terren edhe brenda vendit. Si pasoje, tere përgjegjësia e kësaj dukurie binte ne faktorin e brendshëm. Epiteti “muhaxhir” qe i vihet shtetit është i mjaftueshëm për te vene ne dukje papërgjegjësinë e tij ne ketë proces. Kishin kaluar 21 vjet nga krijimi i shtetit te pavarur shqiptar dhe akoma shteti nuk kishte reflektuar mbi faktin se pikërisht atë vit kishte marre fund misioni historik i Kanunit. Ne kushtet e reja duhej vendosur sundimi i ligjit dhe vetëm i ligjit. Jo vetëm ketë detyre nuk e realizoi por ç’është akoma me keq, përgjegjësinë dhe paaftësinë e vet u përpoq te ia ngarkoje Kanunit. Harrohet kështu e vërteta se Kanuni ekziston dhe hynë ne veprim vetëm kur shteti nuk kryen detyrat e veta.
Me tone revoltuese, Fishta u drejtohet dhe një pjese te intelektualeve te kohës, te cilët i cilëson si “pedanta” dhe “gjysme analfabete”. Ata duhet te kishin pasur guximin për te argumentuar shkencërisht se çfarë përfaqësonte gjakmarrja përpara vitit 1912 dhe ne kushtet e reja kur Shqipëria ishte bere shtet. Gjithashtu, ata nuk duhet te linin pa vene re se e ashtuquajtura barbari e shqiptareve ishte një kopje e shëmtuar e se njëjtës teze famëkeqe te shovinisteve fqinje. Ata duhet te mbronin me konsekuence edhe pozitat e rilindësve tanë te mëdhenj, te cilët nuk e trajtuan kurrë gjakmarrjen si barbari te shpirtit te shqiptareve.
Serioziteti dhe rëndësia e studimit te Fishtes evidentohet jo vetëm ne përcaktimin e forcave qe do te ndreqin gabimet, por edhe veprimet praktike qe do te krijoje Historia e popujve qe kane pasur ne te kaluarën zhvillime analoge me ato te vendit tone, tregon se si janë kapërcyer fenomene te tilla si gjakmarrja. Atje normat e vjetra te jetës shoqërore te ngulitura thelle ne ndërgjegjen e popullit kane gjetur hapësirat e nevojshme edhe ne legjislacionin shtetëror. Pikërisht ketë përvojë historike ka pasur parasysh autori i parathënies se Kanunit kur thekson: “nji auktoritet i drejte do te prese ligjet tue pas gjithmonë doket, zakonet – Kanunin e vendit”. Kjo është pika kulmore, është çelësi për zgjidhjen përfundimtare te fenomenit te gjakmarrjes. Mund te konsiderohet si ligjësi, si domosdoshmëri absolute përputhja e legjislacionit penal me konstitucionin shpirtëror te popullit. Pikërisht kjo ligjësi nuk është zbatuar asnjëherë ne vendin tone, prandaj gjakmarrja ka ekzistuar e do te ekzistoje edhe ne te ardhmen. I pare ne ketë prizëm, rekomandimi i Fishtes mbetet aktual dhe me një vlere praktike shume te madhe. Por bashkëkohësit e Fishtes, qeveritaret e regjimit te Zogut e bene veshin te shurdhër. Asgjë nuk lëvizi nga vendi. Ne legjislacion nuk u bene ndryshimet e nevojshme. Legjislacioni shqiptar ishte një adoptim i thjeshte i legjislacionit perëndimor. Ai nuk pasqyronte ne masën e nevojshme doket, zakonet e Kanunin e vendit. Si pasoje gjakmarrja vijoj te ekzistoje si plage e rende e jetës shoqërore. Për te njëjtin shkak ajo vazhdon te jete edhe ne ditët tona.
Ne vitet e sistemit komunist, gjakmarrja u interpretua sipas kritereve ideologjike, prandaj rezultoi i gabuar nga pikëpamja shkencore. Ne fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botimi i vitit 1985, shkruhet: “Gjakmarrja është një zakon i egër i trashëguar nga rendi fisnor”. Ndërsa njeri nga personalitetet me ne zë te kohës, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ne Ese – ne “Eskili – ky humbës i madh” e ka përcaktuar Kanunin si “një enciklopedi te vërtete te madhështisë dhe te marrëzisë, ai është i logjikshëm e i palogjikshëm, sa tragjik dhe grotesk”. Këto dy referenca, janë te mjaftueshme për te kuptuar faktin se inteligjenca e asaj periudhe qëndronte ne ato politika qe kishte kritikuar me aq force Fishta ne vitin 1933. Megjithatë është fakt se me rreptësinë e ligjit, gjate kësaj periudhe gjakmarrja u zhduk, fakt qe duhet konsideruar si arritje pozitive.
Pas vitit 1990, Kanunit iu bene deformime me te renda se kurrë ndonjëherë. Po te personifikohet Kanuni me vitin 1912, atij do ti skuqej fytyra nga turpi, duke u ndodhur përpara Kanunit – fantazme te vitit 2008. Deformimet me te llahtarshëm kane krijuar një fryme qe rezulton nga mosnjohja totale e Kanunit. Nga një studim i kryer nga Qendra për drejtësi e Paqe mbi gjakmarrjen ne rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe, rezultoi se deri ne moshën 40 vjeçare nuk dinin gjë për Kanunin. Deformimi me skandaloz, me te përbindshëm dhe me antinjerëzor, është bere mbi te ashtuquajturat “kulla ngujimi”. Ato e kane ndryshuar diametralisht funksionin e vjetër. Ne to ushtrohet represion i hapur, dhune fizike e psikologjike. Ne tmerrin e këtyre “getove” dhunohen edhe gratë e fëmijët. Ç’është akoma me keq, nga dukuri te radha ne malësi, ato kane zbritur deri ne periferi te qyteteve dhe ndonjëherë edhe brenda tyre. Kullat e sotme te “ngujimit” janë vërtetë barbare. Është paradoksi me i madh ekzistenca e kësaj barbarie ne një shtet te vërtetë ligjor e demokratik. Kaosi i sotëm “Kanunor” është një atentat i rende ndaj kulturës sonë kombëtare. Kjo përben edhe një arsye me shume për ta intensifikuar me tej dhe me më vendosmëri luftën kundër gjakmarrjes. Kjo lufte nuk behet me masa gjysmake. Ajo është efektive vetëm kur zhvillohet mbi baza rigoroze shkencore. Ketë kërkese e realizon plotësisht studimi i Fishtes, i cili është gjithnjë aktual dhe i tille do te mbetet deri ne “pushkën” e fundit te gjakmarrjes se fundit. Vetëm ne ketë rruge mund te sigurohet normaliteti i raportit midis legjislacionit dhe konstitucionit shpirtëror te popullit.
Ideologu i shquar i Rilindjes Sami Frashri, ka thëne, se e vërteta rrezohet njëmijë here dhe me ne fund përsëri ngrihet. Duket se ketë fat do te ketë dhe studimi i Fishtes pas 75 vjetësh. Ai duhet te behet dhe do te behet një arme e fuqishme lufte për zhdukjen përfundimtare te gjakmarrjes dhe vendosjen e Kanunit ne vendin e vet historik, ne muzeun e vlerave te çmuara te Kulturës Kombëtare.

NE MES TRADITES DHE TE ARDHMES
PANAIR - 2008

HELGA DIZDARI
Qendra e Gruas prej kohesh ka ndërmarrë një sërë iniciativash që ka të bejnë jo vetëm me promovimin e të drejtave njerëzore, por mbi të gjitha me promovimin e vlerave të qytetarise.
Në këtë kuadër, të financuar nga projekti i MAE ( Ministero Degli Affari Estero), në lagjen “ Mark Lula” për të dytin vit rrallazi është organizuar Panairi “Mes Traditës dhe së Ardhmes”. Ky panair fillimisht është konceptuar si një traditë dhe aktivitet që shfaq dhe shpalos vlerat e këtij komuniteti, në fusha të ndryshmë siç janë ato artistike, etnografike, artizanale, bujqësore dhe blegtorale.
Vlen për t’u theksuar se për ketë panair, ideja, puna dhe produktet, të gjitha ishin organizuar dhe përgatitur nga gratë që frekuentojnë Qendren Polivalente “Mark Lula”, pjesë e qendrës së gruas “Hapa të Lehtë”.
Këtë vit komuniteti i lagjes “Mark Lula” u bashkuan të gjithë sëbashku për të festuar, ditën e tyre, duke shpalosur fort vlerat e burrit dhe gruas malësore … duke ftuar të gjithë qytetin e shkodrës të njohë vlerat e tyre … sepse vetëm kur e prek me dore realitetin dhe kur njohuritë mbi personat, kulturën dhe vendin zgjerohen, ateherë mund të pretendojmë që paragjykimet dhe steriotipizimet zbuten dhe zhduken.
Komuniteti “Mark Lula” nga viti në vit ka ardhur duke u zgjeruar, personat që janë drejtuar qytetit nga zonat më të thella malore për mundësi më të mira jetese, punësimi dhe studimi, kanë sjelle me vete vlerat e forta të tyrë.
Normalisht, ka ndodhur një procës që në gjuhen psikologjike quhet dizonace kognetive dhe që ka të bëjë me mospërputhjen e vlerave. Në këtë situate konfuzioni që heret a vonë i ndodh të gjithëve, por është më e theksuar tek emigrantet, ndodh që personi të kërkojë zgjidhje dhe në më të keqen e rasteve ai mohon vlerat e veta dhe asimilon vlerat e kulturës mbizotëruese dhe në më të mirën e rasteve ai gjen një ekuilibër, duke mos mohuar vlerat e veta, bilës duke i shpalosur ato.
Ky ishtë dhe qëllimi që ky Panair kishte në vetvete, të shfaqte dhe të ngrinte lart vlerat malësore, të integrohej pa mohuar identitetin, të lidhej me të ardhmen pa mohuar të shkuaren dhe tradicionalen. Mund të themi më zë të lartë që ato ia arriten, nuk mund të pretendojmë që qyteti zhduku paragjykimet e veta, por mund të themi që të pakten tani ato u zbuten dhe u pranuan.
Kur në mes janë të futura proceset kulturore, mentaliteti, tradita etj., puna për t’u bërë është shumë e madhe, tolerime dhe njohje reciproke duhet të këtë nga të dyja palët … por mbi të gjitha kjo nuk mund të vijë menjëherë, duhet kohe dhe shume durim. Ama, për të hyrë në këtë proces të gjatë dhe të lodhshëm kulturor, në rrallë të parë duhet të jesh i fortë moralisht, duhet të keshe personalitet dhe identitet, duhet të njohësh mire veten dhe ta respektosh atë, të njohësh mire vlerat tuaja … ateherë mund të pretendosh të nxjerresh konkluzione në atë se çfare quhet vlere dhe çfarë quhet antivlere, çfarë duhet mbajtur dhe çfarë duhet flakur … në këtë moment mendohet se integrimi është arritur.
Qendra e gruas mund ta konsideroje veten me fat, që pak më herët së të tjerët, arriti ta njohë nga afër ketë komunitet, të njohë njerzit e palodhshëm, ushqimet e tyre shumë të mira, por mbi të gjitha vlerat e tyre të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë etj. … ndaj jo paqëllim në këtë lagje të re është menduar të hapet një qendër për t’i qendruar më afër këtij komuniteti…
Një qendër që është menduar për vetë komunitetin … një vend ku ato të mblidhen … të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për problemet më akute që i shqetësojnë ato … Qendra polivalente “Mark Lula” sot frekuentohet nga gra dhe fëmije me një dëshirë shume të madhe për kontakt, për formim dhe edukim … me një prespektiv në rritje nga dita në ditë. Ishte pikërisht dëshira dhe enërgjia e madhe e këtyre grave që bëri të mundur realizimin e këtij panairi “Mes traditës dhe së Ardhmes”, të përkrahur fort nga stafi i Qendrës së Gruas “Hapa të Lehtë” dhe të financuar nga MAE. Në këtë panair dhe feste shprehen mesazhet e tyre të bashkëpunimit, integrimit dhe të një të ardhme më pozitive përfaqësuesja e Qendres së Gruas znj. Alketa Leskaj, e Bashkisë znj. Juli Cepi dhe e COSPES znj. Maria Teresa Battaglini.
Duke shpresuar që e tashmja sotme të jetë një pike e fortë lidhëse mës së shkuarës, traditës dhe së ardhmes … besojme se komuniteti i kësaj lagje është në rrugë të mire, ka bërë shume, por ka dhe shumë punë për të bërë … për të arritur standartet që ato i kanë vendosur vetes.

SI E VRAVE BABËN HE T’U THAFTË DORA

Përsonazhet:
Rita: - nëna
Kreshniku - djali.

Kreshniku pas një zënke për motive të rëndomta qellon me pistoletë.Shefqetin, duke e lënë të vrarë në mes të rrugës. Ai vjen në shtëpi me vrap, i alarmuar t’i mshefet policisë.

Kreshniku: (tepër i tronditur)
-Mama, dua të tregohem i sinqetë me ty. Sonte e kam flliqë punën fare.
Rita :Nuk është hera e parë more birë, të pastë nëna. Ti herë vjen pijshëm, herë zihesh me hora, herë bredh pas lavireve, herë luan bixhos por, unë gjithmonë nuk ta kam prishë se të kam djalë dëshirit dhe kam mëndue se do zësh mënd një ditë. Shyqyr që sonte po tregon vetë se çfarë mbrapshtie ke ba!
Kreshniku: Ç’farë shyqyri, moj mama! Unë sonte kam vra një njeri dhe veç me hy edhe një herë nga kam dalë se nuk i shpëtoj policisë.
Rita: Mos bre birë, si arrite deri të bëhesh vrasës?! Të kam thanë 100 herë, mos e merr atë dreq pistolete me veti. Ti kurrë nuk more vesh. Kuj shejtanit i ngjave, more bir!? Ti na paske fike. Ti ma thave zemrën e barkut. Kuku mor birë ç’marri paske ba!
Kreshniku: Mama, unë e vrava për nderë e burroni. Ai më shau me nanë, me rob të shpisë e të parë e të mbram.
Rita: Po ta kishe durue more birë, se mos po ma bënte vertetë atë punën, ai qën birë qeni. Të ishe nda prej sherrit more bir! Ma mirë me bajtë një fjalë të randë se një gjak në shpinë.
Kreshniku: Po si të duroja moj mama. Ai më tha e ke nanën putanë, babën merhum, mua tha kopil e birë kurve. Unë nuk mund durova dhe gjujta pushkë për të vu në vënd nderin tuaj.
Rita: Në kjofë puna për ashtu të lumtë pushka se mirë ja paske bërë ati qen bir qeni. Për dy gisht fëtyrë jetojmë në këtë botë të flliqun. - A të pa kush kur e vrave?
Kreshniku: Jo, askush. Unë e ndoqa nga pas dhe e vrava në terr në fund të rrugicës. Isha me kapuç në krye dhe ika me vrap, pistoletën e hodha në një kanal ujrash të zeza dhe erdha pa frymë në shtëpi.
Rita: Mos e jep vetën bir! Rri i qetë, shtrihu dhe shih televizor. Kohë rrumujash është dhe besoj se nuk ka me e marrë vesh njeri! Shtet nuk kemi fare, pasi njerzit vritën ditë për ditë dhe policia kap vetëm të vdekurit jo vrasësit. Larg qoftë edhe po e mori vesh shteti lekun e kemi, e leku e shpon edhe detin. Mos u ban marak more birë. Pasi nuk të ka pa njeri t’i nuk duhet ta pranosh kurrë vrasjen. Nëna nuk e len në burg djalin e deshirit që qiti pushkë për nderin e saj!
Rita: More bir, kush ishte ai pis që mos e lashtë vorri mrënë që ta bani me borxh me luejtë gishtin?
Kreshniku: Po mama, e njoh mirë, atë maskara. Është ai pronari që ban sallam me mish gomarit! Një fëtyrë sporthiqur. Një sqap i flliqur Shefqet Buci e ka emrin.
Rita: (çirret me ngashërim). Kuku, more kuku! Tu thaftë dora more, kë paske vra! Kuku more t’u thafshin trutë! Si e vrave Shefqetin që na ka mbajtë me bukë. Si e vrave Shefqetin që ka mbajt me biznes mue e tim shoq. Mjera unë për ty more Shefqet. Mjera unë për ty. Ç’të paska gjetë në këtë natë, more Shefqet
Kreshniku: Po ç’dreqin ke, moj mama. Ti po qanë si e çmendur për atë që të tha putanë e mua kopil.
Rita: Po ty tu thaftë dora more djalë! Ai ka qënë pijshëm more tutkun. Ti more kastravec ma mirë të kishe vra vetin se sa vrave Shefqetin.
Kreshniku: Çdreqin ke moj mama ?! Ti mama u çmende ma zi se unë. Si more ma mirë të kisha vra vetin se atë hor që më tha je kopil!
Rita: Shefqeti të ka thanë të vertetën more birë! Ti vrave babën tand more djalë, he t’u thaftë dora. Baba yt është Shefqeti e jo Ahmeti.
Kreshniku: Mama unë qita pushkë për nderë. Por ne deri në fyt paskena qënë të dhjerë! Mama, qofshi vetë për dashnor Shefqetin! Unë po shkoj e dorzohem vetë në polici. Më vjen shumë keq që të vesha në zi, e të lashë vejushë pa dashnor! Mama të lutëm kujdes e mos vrit vetin, për Shefqetin, si Romeo për Zhuljetën!

PULT, VJESHTË – 2008

LUIGJ SHYTI
Reportazh
Dëshira ime për të shkuar në Pult së pari vjen nga që dajat e mijë i kam pikërisht në fshatin Plan të kësaj zone, shtëpinë e Mark Prelë Ujkës, së dyti sepse për herë të parë u fola nxënësve si mësues në këtë zonë rreth 40 vjet më parë. Por si çdo kush kam edhe shumë lidhje të tjera miqësore dhe shoqërore në këtë zonë. Fillimisht punova në Plan, në një shkollë të re atëherë me disa mësues dhe relativisht shumë nxënës. Pas disa javësh më transferuan në fshatin Mgullë. Mësimi zhvillohej në ish kishën e fshatit midis varreve, që ishte përshtatur për shkollë. Ajo ishte e vogël me 15 nxënës në të katër klasa kolektive për ciklin e ultë sepse nuk kishte nxënës për tu shtrirë edhe cikli i lartë.
Me shumë respekt kujtoj edhe banorët e këtij fshati që më deshën dhe kisha shumë nevojë për dashurinë e tyre për vetë moshën e re qe kisha por edhe pa përvojën e duhur për të punuar si mësues edhe si veprimtar shoqëror që kërkohej shumë në atë kohë. Midis tyre po përmendë malësorët Martin Ndou, Tom Deda, Jak Zefi, Martin Ndoci, Nikë Gjergji, Pjetër Ndoka, plakun e mirë Tomë Gjoni, Gjon Nika e shumë të tjerë që më respektuan dhe më qëndruan afër me dashamirësi.
Në një ditë vjeshte të këtij viti së bashku me miqtë e mi, Ndue Sanaj e Zef Muri, me një fuoristradë udhtojmë gjithë qeft për në Pult. Makinën e drejton Sokol Cubi. Ai është kryetari i Komunës së Pultit, por sot edhe si shofer. Sokoli është një djalë rreth 40 vjeç, i shkathtë, energjik e kompetent edhe në drejtimin e automjetit. Me sytë që nuk ja ndanë rrugës së ngushtë dhe gjithë gropa, gurë, kthesa dhe zhavorr, tregon shqetësimet që ka për Komunën. Rruga, - thotë ai, është më kryesorja për zhvillimin jo vetëm të Pultit por të gjithë Dukagjinit dhe Alpeve Shqiptare në tërësi. Por një pasuri e veçante e kësaj Komune është plantacioni i gështenjës që shkon deri 3000 ha e që mund të prodhojnë rreth 50 kv për hektar në vit. Është sipërfaqja më e madhe në Shqipëri pas Tropojës, me gështenjë, shton Sokoli. Për këtë pasuri të madhe mungojnë fondet për investime, e ne si Komunë nuk i përballojmë pasi fondet tona janë shumë të vogla.
Rruga gjarpëron luginës së Kirit, gjithë kthesa e gropa, shumë e ngushtë, pa mure mbrojtëse e mbajtëse. Rruga nga Prekali dhe deri në Breglumi të Shalës është hapur me punë vullnetare e ka përfunduar në nëntor të vitit 1970. Datat e tjera të përfundimit të kësaj rruge që jepen në disa variante nuk janë të sakta, sepse kam marrë pjesë vetë në përurimin e saj që është bërë në fshatin Kir. Gjithsesi ajo u hap, por elementet e sigurisë të një rruge për në këto zona pothuaj mungojnë fare. Ajo i ngjanë plotësisht një rruge ushtarake dhe të kujton kohën kur përgatiteshim për të përballuar “sulmin” nga të gjitha anët. Vetëm segmenti nga Prekali deri në Pog që është rreth 20 km ka mbi 220 kthesa të numëruara ose rreth 11 kthesa në çdo km mesatarisht.
Ndërsa udhëtonim ngadalë kësaj lugine, pasi është e pamundur dhe shumë e rrezikshme shpejtësia, para syve tonë, buzë rrugës shikojmë një përmendore që na kujton aksidentin e vitit 1985 në të cilin vdiqën 29 veta, midis të cilëve edhe kushëriri im Dedë Shyti. Për disa minuta nuk u dëgjua vetëm uturima e motorit të makinës dhe përsijantjet a “ankimet” e dhimbshme të hekurave të saj si rezultat i gropave, gurëve, kthesave, ngjitjeve e zbritjeve. Në një kthesë, buzë një honi të thellë, Sokoli e prishë heshtjen duke thënë: “Këtu është rrëzuar dhe ka vdekur Lulash Staka prej Shoshi kur punonte për të hapur rrugën, e tash ka mbetur si emër i këtij vendi”. Kur fillojnë të duken së largu shtëpitë e para të Pultit, përsëri në anë të rrugës është një përmendore që kujton aksidentin e pak kohe më parë në të cilin vdiqën 10 vetë. E më tej, atje rrëzë kalasë së Qereshit një tjetër ku kanë vdekur 4 vetë, pa përmendur edhe disa të tjerë të vdekur apo të gjymtuar si në Plavra të Kirit, Mal të Shoshit, Dardhe, Lotaj, e te tjere.
- “Mendja më thotë se në asnjë rrugë të Shqipërisë nuk kane vdekur nga aksidentet njëherësh sa në rrugën Prekal - Breglumi”- thotë Ndoja.
Gjithsesi jeta vazhdon, ndonëse është e shkurtër për ata që jetojnë dhe e gjatë për ata që mbajnë zi.
Në të hyrë të fshatit Kir, pothuaj në mes të luginës, është një shkëmb i vetmuar, mbi të cilin është vendosur një kryq i lartë. Quhet qyteti i Petalit, - na thotë Sokoli. Shenja të ndonjë vendbanimi sot nuk duken fare por kështu quhet nga populli.
Ndërsa po udhëtonim në drejtim të Gurit të Mashës, në anën e majtë poshtë në buzë të lumit Kir dëgjojmë dhe pastaj shikojmë një fadromë të fuqishme që po punonte ne trasenë e një rruge të re. Interesimit tonë ju përgjigj menjëherë Sokoli.
- Do ta çojmë së shpejti deri në Kasnec rrugën e makinës.
Sa herë ndalojmë bashkë udhëtari dhe miku ynë, Zefi, preferon ndonjë skicë. Ai është piktor e dashamirës i peizazhit malor.
Te Guri i Mashës ndalojmë për të pushuar pak. Nga rruga e fshatit Xhan vjen Tom Dedë Rripa, një burrë mbi shtatëdhjetë vjeç, por i mbajtur mirë. Mbi supin e tij është hedhur një çifte dhe prapa i vine dy zagarë të bukur. Përshëndetemi dhe kur e pyesim se si i ka shkuar gjuetia, ai qetë - qetë përgjigjet se nuk kishte parë gjë këtë mëngjes, por herë të tjera nuk kam dale pa gjë, - thotë ai.
Hyjmë në një lokal të vogël dhe të thjeshtë. Aty shërbente një dalë i ri që e quanin Ben, i lezetshëm, i gjallë në bisedë e dashamirës. Në një qoshe të këtij lokali shikojmë disa thasë me bimë mjekësore gati për ti transportuar për në qytet. U interesuam për llojet që njohin banorët dhe cilat prej tyre ishin më të kërkuara për treg. Nikë Lami, banor i fshatit Kir thotë se banorët njohin mbi 40 lloje që mblidhen në kohë të ndryshme, por të kërkuarat dhe që ka më me shumicë kjo zonë janë sherbela, trumza, lule blini, xhirokulli, rrënjë sanëze, dëllinja, çaj i egër, lule shtogu, salepi, gjethe drethëje, gjethe lajthie e te tjera.
Ne ishim nisur për të vizituar Kalanë e Qereshit. Rruga tash bëhet edhe më e vështirë, por kalohet.
- Do të vi edhe unë me ju, thotë Kryetar Sokoli.
Rruga kalon nga Pogu - te Ura e Mgullës, futesh në një grykë të ngushtë dhe del te Ura e Boksit. Sapo kalojmë urën, lëmë makinën aty dhe fillojmë një të përpjetët fortë. Ngjitemi me dëshirë dhe nuk e ndjejmë lodhjen. Përpara na shfaqet një shkëmb i gjallë mbi të cilin dora e njeriut shekuj më parë ka lënë gjurmët e veta të dallueshme qartë edhe sot.
Hyrja në mjediset e kësaj qytetëse, kalaje, është disi e vështirë, por lëvizja brenda saj është më e lehtë. Kujdesi duhet të jetë shumë i madh vazhdimisht sepse nga një pakujdesi e vogël mund të biesh rreth 200-300 m poshtë në humnerë e cila rrethon në të gjitha anët këtë kala.
Si vizitor të zakonshëm, me syrin tonë, dallojmë mure, prerje shkëmbi, vrima të rregullta, gurë të prerë mjaftë drejt, shumë shkallë të ngurta që të ngjitin në majë, shkallë të gdhendura në shkëmb të gjallë, gropa në pikën më të lartë të kalasë për të mbledhur ujin për raste të nevojshme të banorëve të saj e te tjera.
Nga maja e kësaj Kalaje shikohet Kalaja e Kirit, por edhe një vend që banorët e quajnë Qytetëza e Mgullës. Që këtu duket edhe Qafa e Boshit përtej së cilës është Kalaja e Dakajve. Sigurisht që ndërtimi i kalave ka pasur parasysh mundësin maksimale të komunikimit midis tyre në raste rreziku.
Dihet se kalatë gjithmonë kanë karakter mbrojtës, por dy gjëra na mundojnë: Kur u ndërtua dhe kush e ndërtoi këtë kala ?
Në këtë kala nuk duket asnjë interesim nga punonjësit e monumenteve të kulturës. Kjo është një relike e pakrahasueshme, por që po jeton kohën e fundit të saj e për pak kohë mund të mos e kemi më.
Ndërsa rrinim në pjesën më të lartë të kësaj kalaje, sytë na shkojnë te një merimangë që na tërhoqi në pamjen e parë me trupin e saj më të zi se zakonisht. Me një degë peme e ngacmojmë, por pa pritur nga shpina e sajë bien mbi rrasën e gurit 20-30 merimanga të vogla dhe fillojnë lëviznin rrotull merimangës së madhe. Ishte rasti i parë që shikonim një gjë të tillë. Natyra është e shumëllojshme prandaj është e bukur.
Ndërsa po ktheheshim, diku rreth 150 m larg Kalasë, në anën verilindorë të saj, shikojmë një mure të thatë (pa llaç), shumë i vjetër, që për syrin tonë ishin të njëkohshme me ato të kalasë. Sigurisht që tregojnë ose rrugëkalim të rëndësishem ose këndej mund të shtrihej ujësjellësi nga kodrat në atë drejtim, për të furnizuar banorët e kalasë.
Bie shumë në sy mungesa i informacionit për këtë objekt me vlera, por që Kryetari Komunës thotë se do të korrigjohet shpejt.
Gjatë kthimit ndalojmë në Prekal. Një fshat midis malesh që edhe diellin e ka me kursim për një periudhë të vitit. Sapo përgatitej një drekë e porositur bujarisht nga Sokoli, së bashku më Zefin bëjmë një vizitë në shpellën Zhylë ose siç quhet ndryshe Shpella e Prekalit. Ajo është e thellë, por ne shkuam aq sa mundëm, për shkak së sifoni i ujit nuk lejonte pa mjete të posaçme të shkoje më tej. Kjo shpellë është shumë e bukur. Stalagmitet dhe stalaktitet kanë bërë në shekuj shëmbëllime dhe skulptura shumë të bukura. Në fundin e saj, për ne, ishte uji i kristaltë. Një banor vendas na thotë se sado që të bjerë shi dhe stuhi, sado ujë që të dalë nga kjo shpellë, asnjëherë nuk del i turbulluar por gjithmonë i kristaltë.
A nuk do të ishte mirë që në hyrje të kësaj shpella të vendosej një pllakat informative për të. Ajo ka avantazhin se është farë buzë rrugës së makinës e ky monument natyre do të sillte vlera të tjera për fshatin e zonën.
Largohemi nga Pulti të bindur për tu kthyer përsëri dhe për ta parë gjithnjë e më mirë, më të përparuar, më të begatë.

A mund të ekzistojë ndonjë FORMULË për LUMTURINË e FAMILJES …

Përgatitur nga Suela NDOJA

Kushtuar 25 Nëntor-it: Dita Ndërkombëtare Kundër “Dhunës në Familje”
Një familje e lumtur ka qënë për kohë të gjatë idealja për shoqerinë njerëzore. A është kjo arritje? Cilit planet të jetës i përket kjo ideale? Ne do të zbardhim fenomenin e familjes ngadalë duke e tretur në fabrikën sociale…
Edward Witten, ndërsa flet për Teorinë e Fillit, shpreh një preferencë për të shpenzuar kohën e tij për të zbuluar një formulë për lumturinë e familjes më mirë sesa për të zbuluar formulën për origjinën e universit.
A mund të ngrejmë këtë pyetje në një kontekst më të gjerë të ideales humane dhe të kërkojnë një përgjigje në shkrimet e Sri Aurobindo? Sri Aurobindo ka thënë që idealja më e mirë për njeriun është realizimi i Zotit. Për të zbuluar shpirtin tonë dhe për të ndihmuar të tjerët të zbulojnë të njëjtën në veten e tyre është idealja që vë ky shkrimtar përpara burrave. Në një paragraf ai shkruan: “Nëna deklaron që martesa duhet të zhduket një ditë. Gruaja mund të kërkojë Zotin, thotë ajo, vetëm kur ajo heq dorë nga dëshira për dominimin mashkullor dhe për të pasur fëmijë. Ajo deklaron zhdukjen e trashëgimisë”. Në këtë mënyrë ajo lë pak qëllim për familjen. Pyetja për lumturinë familjare nuk del.
Lumturia dhe suksesi janë ideale TË JETËS më të ulët, thotë Sri Aurobindo. Prandaj, ai gjithashtu jep pak informacion për këtë temë. A mundemi ne atëherë të lartësojmë idealen e Mendjes në një qëllim shumë të ngushtë të jetës sociale individuale? Në mënyrë të dukshme, kur e krijojmë një Lumturi Familjare si një ideal, e marrim si të drejtë të akorduar shenjtërinë e një familjeje. Nuk ka ndonjë cënim që ta supozojmë si të vërtetë dhe të diskutojmë mundësinë e saj. Familja ekziston pas një tërheqjeje për një kohë të gjatë në jetën e kafshëve përderisa të rinjtë mbrohen nga nëna. Sikurse kafshët jetojnë në kope, edhe pasi u pritet gjiri përfundimisht, kopeja vetë pretendon britmën e një familjeje të gjerë.
Familja është tepër biologjike, i shmanget anës shpirtërore, por adhurohet nga njeriu social. Në qoftë se kjo ka ndonjë domethënie, e ka brenda atë kontekst social. Ai i cili kërkon lumturinë familjare e ka filozofinë e tij të lartësuar brenda atij konteksti. Në qoftë se lumturia dhe suksesi janë ideale të ulëta jetësore, atëherë cili është ideali më i lartë jetësor? Njeriu është mendor dhe ka zhvilluar zyrtarisht forcën e jetesës. Por idealja e forcës jetësore është energjia, entuziasmi, kënaqësia. Ajo nuk mund ta përcaktojë suksesin që një kënaqësi e tillë ka nevojë ti bëjë kortezh dështimit, gjithashtu, ose së paku të sigurojë që dështimi është i paevitueshëm. Ai i cili nuk e përcakton suksesin nuk mundet gjithashtu të kërkojë lumturinë që del nga suksesi. E vërteta është mbajtur të jetë ideali më i lartë përmes kohërave. Në këtë drejtim, lumturia familjare ecën jashtë çështjes së idealizmit human meqë më e larta e tij arrin dhe na e lë neve ta konsiderojmë atë si një propozim në vehte. Të zgjedhësh që Lumturia Familjare është si një ideal, përcakton që familja dhe lumturia janë funde të dëshirueshme.
Le të pranojmë plotësisht atë dhe të ecim për ta arritur atë. Hapi i parë është të kemi një familje. Ndoshta shkencëtari nënkupton vetëm një familje nukleare dhe jo një familje të gjerë. Në çdo rast, le të ofrojmë argumente që do të na mbanin mirë në të dyja rastet. Familja është një organizatë humane që ekziston jo vetëm nga forca e ligjit ose rregullit nga njohja që të jetuarit së bashku është më e gëzueshme sesa të jetojmë të ndarë. Prandaj kushti bazë i familjes është gëzimi i afërsisë konstante fizike me njëri-tjetrin. Biologjikisht instikti i tufës të shijon kur jemi së bashku me të tjerët, i cili është kryesisht fizik. Sigurisht, ai shtrihet në forcën e jetesës dhe jetën e gjallë. Sidoqoftë, në nivelin mendor karakteri më dominues është individualiteti. Ndërmjet shtrihet zona emocionale që kënaq shoqërinë emocionale. Ai mund të arrijë pesha të larta dhe kur arrihet, ai mund të rritë më shumë emocionin mendor si dhe të ngushtojë kufinjtë e familjes të bazuara në marrëdhënien e gjakut. Në këtë pikë, familja i krijon hijet nga organizata. Po të mos zgjedhim që ta quajmë këtë organizatë një familje, familja në këtë pikë e humbet më shumë domethënien e saj. Le të kthehemi në ujërat e ngushta të familjes dhe të ndjekim idealen e lumturisë brenda kufinjve të saj.
Familja dhe lumturia janë terma binjakë që mund të lindin fërkime nga natyra e tyre origjinale kur shtypen në limite idealiste. Familja bazohet mbi gjak. Lumturia bazohet në energjinë e madhe të natyrës pozitive. Gjaku prodhon energji të kufizuar dhe nuk mund të dalë tek pritshmëria e energjisë së madhe të nevojitur nga lumturia, thjesht sepse gjaku është fizik dhe energjia është jetësore. Lidhjet e gjakut duhet të jenë të larta, nga përkufizimi lumturia përmblidhet në nivelin e energjisë që mund të prodhojnë lidhjet e gjakut. Në qoftë se kjo është e vërtetë, disiplina futet në lojë për të mbajtur rrregull dhe për të përkrahur funksionet. Lumturia zhduket ose së paku pakësohet kur futet disiplina. Familja dhe lumturia janë në atë pikëpamje, kundërshtare, ose së paku shoqëri të pjesshme kur ideali është i shtypur. Akoma, le të ndjekim “idealen”. Ne mund të themi, pas një tërheqjeje, që kjo “ideale” është e arritshme. Frenimet e gjakut – plani fizik – janë të dyfishta, njëri bazohet mbi nevojat dhe tjetri buron nga natyra trupore. Mirëqënia mund të mposhtë frenimet e nevojës bazë. Kërkesat trupore janë përsëritja, konservimi, kundërshtia për ndryshimin dhe rritjen horizontale(psh si një person që ka marrë 17 grada shkencore Masteri). Nga pikëpamja e familjes, idealja e lumturisë është e mbështetëshme në qoftë se ka mirëqënie dhe temperamenti nxit amullinë. Lumturia është energjia e madhe harmonike që derdhet jashtë skajit. Duke marrë kontekstin e familjes të përshkruar si më sipër, harmonia kërkon mënyra të mira, dhe energjia e tepërt kërkon veprim përtëritës.
Idealja e Lumturisë Familjare është e arritshme dhe e mbështetëshme në qoftë se individi mund të jetë i begatë dhe i vullnetshëm të merret vetëm me aktivitete të rritjes horizontale. Sjelljet e mira mund ta përkrahin atë...
Me fjalë të tjera, njeriu i suksesshëm i cili vendos jo të dalë nga Tradita mund të arrijë lumturinë familjare dhe ta mbajë atë nga sjellje të mira dhe vetëm me anën e tyre mund ti thonë “jo” çdo ane të errët që mund të prishë individin si anëtar i familjes dhe si pjesëtar i mbarë shoqërisë … dhe komunitetit në të cilin bën pjesë …
E mësipërmja është një konsideratë e motivit nga një këndvështrim social dhe praktik. Le ta konsiderojmë atë nga një kontekst psikologjik dhe të fillojmë kërkimin tonë nga skaji tjetër. Ka momente kur secili është i lumtur, madje edhe një person i rënë në depresion kur sheh një lojë ose një film. Në ato moment njeriu në mënyrë të vetëdijshme e vizaton qendrën e personalitetit të tij larg aspekteve depresuese të personalitetit të tij dhe e fokuson atë mbi një ngjarje që i jep hare. Një ngjarje e jashtme jep gëzim, dhe njeriu zgjedh ta lidhë atë me anë të një zgjedhjeje të vetëdijshme. Rezultatet janë jetëshkurtra. Por kur ai zgjedh, jo një ngjarje të jashtme, por një qëndrim të brendshëm që jep gëzim, i njëjti gëzim është më i thellë dhe zgjat më gjatë. Meqënëse njeriu nuk mund ti shpëtojë ngjarjeve të jashtme depresionuese dhe nuk mund të çlirohet nga burimet e mjerimeve të brendshme, ne mund vetëm të konsiderojmë mundësinë e zgjatjes pa fund të përjetimit të gëzimit. Ne tani diskutojmë lumturinë familjare e cila nënkupton veçmas gëzimit tonë, njeriu duhet të jetë një burim i gëzimit për të tjerët në familje. Kur ndiqen rregullat normale të sjelljeve sociale, kjo siguron vërtet lumturinë në një marrëdhënie sociale. Thelbi i rregullit është të shtysh egon tënde në prapavijë. Duke shtyrë egon tonë në prapavijë, komanda e brendshme e vetes tonë është e paprekur. Ajo lumturi e brendshme sigurohet. Sjelljet e mira sociale, të cilat janë për të sajuar sjellje joegoiste dhe për të qënë kundër të gjitha lëndimeve fizike, psikologjike, mjekësore e fizike, sigurojnë lumturinë familjare…
Konkluzion:
Fëmijët shkojnë në shkollë, ne punojmë në zyrë apo diku tjetër … Ne të gjithë vizitojmë dyqanet. Puna kudo vazhdon ngadalë dhe njerëzit sillen kudo si munden si dhe si duhet. Jeta do të ndërpritej në qoftë se zyra merret si një dyqan ose shtëpia bëhet një shkollë apo një vend pune. Ne jemi aq të qytetëruar sa të mos presim njërën për tjetrën. Martesa është një institucion social. Te gjithe presin gezim të madh personal nga ajo, duke harruar plotësisht që rezultatet personale, gëzimi apo diçka mund të funksionojë vetëm brenda limiteve të personalitetit vetjak. Momentin që dy njerëz bëhen së bashku, konteksti është ndërveprimi social dhe kërkon mënyra apo sjellje sociale. Duke pritur një institucion të prodhojë një rezultat personal është, të themi më të paktën, jo të japim shpjegimin racional. Ne mund të themi se ajo është larg nga mençuria, madje qesharake. Një pyetje rrjedh në mendjet tona - si mundemi të gjthë ne të jemi qesharakë? Është e vërtetë që jemi, sepse të gjithë ne kryejmë një budallallëk, marrëzi, sjellje pa mend apo punë pa mend; madje mund të pyesim nëse a ka ndonjë urtësi pas këtyre që përmendëm. Ja që ka. Pas të kundërtës shtrihet e vërteta. Njeriu refuzon ta njohë e ta shohë atë … Sikurse shkolla i detyron fëmijët të lexojnë, martesa i shtrëngon burrat dhe gratë të mësojnë që e vërteta shtrihet pas të kundërtës. Tani që njeriu e ka mësuar atë në mënyrë të nënndërgjegjshme, bota është duke e rritur familjen dhe faktikisht duhet ta rrisë këtë gjithnjë e më shumë … por ta rrisë në kuptimin e saj më të plotë dhe ashtu siç i ka hije … ku burri dhe gruaja të trajtohen si të barabartë dhe asnjëri të mos dhunojë privatësinë dhe të drejtën e tjetri t…
Praktikë
Po supozojmë që dikush do të bjerë dakort me të gjitha ato argumentet e mësipërme, a ka ende ndonjë formule për lumturinë brenda katër mureve të familjes? Përgjigjja është “Po”.
1 Familja sociale mund të japë lumturi sociale dhe e bashkuar mund të luftojë çdo fenomen negativ që mund të cënojë lumturinë e saj ...
2 Kur lumturia sociale është e thellë dhe e ngop fabrikën e familjes, mund të ndjehet si lumturi puro psikologjike. Njerëzit e ndjejnë këtë në këtë si rrjedhim.
3 Femra të matura e të dlira ka shumë. Ato madje kanë mësuar fuqitë supernatyrore duke i bërë ato të afta të komandojnë shiun dhe të zgjasin lindjen e diellit. Kjo është e vërtetë.
4 Por dlirësia apo maturia nuk është vetëm shpirtërore, është psikologjike. Kur një fuqi psikologjike ngrihet në perfeksion, është në gjendje të komandojë fuqinë e planit tjetër.
5 Po ashtu ka edhe shumë burra të tillë të cilët kanë arsye, taktikë, që përdorin politikën mashkullore, dhe japin më së miri strategjinë e vetë - dhënies. Këto janë aftësi sociale.
6 Duhet që një çift i martuar të kuptojë që familja është një institucion social dhe në qoftë se ata janë të gatshëm të zbulojnë lumturinë brenda portave të saj, unë si psikologe i ftoj ata të përkrahin sjellje shumë të mira sociale dhe të jenë shumë kundër atyre jo sociale në kontekstin e tyre social, të mësojnë aftësinë e adaptimit të nevojave të njëri - tjetrit, të mendojnë çështjet e familjes, të formojnë pikëpamjen e personit tjetër dhe të praktikojnë thellësisht vetë - dhënien e çiltër … Ata do të mbushen plot e përplot me paqe të brendshme dhe gëzim të pamasë. Jeta e tyre do të jetë me hare e gëzim. Ata sigurisht do të marrin nga jeta më shumë sesa mund të kenë marrë ndonjëherë….

Artikulli Special: Zgjelljet Presidenciale Amerikane 2008 dhe Programi i Folësit Amerikan

Zgjedhjet Presidenciale Amerikane të 4 Nëntorit, u përcollën me një vëmëndje dhe interesim jashtëzakonisht të veçantë si asnjëherë më parë në Rajonin e Shkodrës, falë kjo edhe Programit të Folësit Amerikan që po zbaton Ambasada e Shteteve të Bashuara të Amerikës në Tiranë.
Si ngjarja më e rëndësishme politike e vitit, me rastin e këtyre zgjedhjeve, u organizuan një sërë veprimtarish informative nga Qëndra Shqiptaro-Amerikane e Informacionit dhe Bashkëpunimit.
Por pika kulmore në këto veprimtari, ishte pjesmarrja e Zv-Konsullit të Sh.B.A. në Tiranë Z. Matthew E. Wall, i cili në kuadrin e Programit të Folësit Amerikan, mori pjesë në debatin e drejtpërdrejtë Special Eureka “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2008” në Sjkodra TV1 Channel, të iniciurar nga Qëndra Shqiptaro-Amerikane e Informacionit dhe Bashkëpunimit.
Komentet e Zëvëndës-Konsullit Wall rreth këtyre zgjelljeve janë dëgjuar me një vëmëndje jashtëzakonisht të veçantë nga e gjithë Rajoni Verior i Shqipërisë me qëndër në Shkodër. Këto komente kanë qënë aq të dëgjuara dhe të vlerësuara nga gjithë teleshikuesit saqë në përgjigje të kërkesave të teleshikuesve të shumtë, ky edicion special është ritransmetuar disa here si në mbrëmjen e 4 Nëntorit ashtu edhe të nesërmen. Me qindra telefonata dhe mesazhe te mberritura shprehnin respektin dhe kenaqesine e tyre qe Zevendes Konsulli Wall me komentet e tij, ishte i pranishem ne ekranet e tyre. Nje sukses i tille, eshte nje mesazh kerkese per Autoritetet e Ambasades së Sh.B.A. ne Tirane sesa te nevojshme, te munguara dhe te rendesishme jane prania e Folesve Amerikane ne kete rajon.
Kjo edhe për faktin se Zëvëndës-Konsulli Wall, është një personalitet shumë i dashur dhe i respektuar i gjithë këtij rajoni, edhe për nivelin e tij tepër të lartë të kulturës dhe të komunikimit tepër njerëzor me shumë persona të cilët kanë pasur rastin të takohen me të gjatë intervistave Konsullore, për më tepër, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak Shkodër kanë propozuar shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Bashkisë Shkodër”
Në komentet e tij për Zgjedhjet Presidenciale Amerikane, Zëvëndës Konsulli Matt, ndër të tjera është shprehur se sot është një dite e veçante për Amerikën. Populli Amerikan sot do te dali për te votuar për zgjedhjet Presidenciale, për te zgjedhur Presidentin e tyre qe do ti drejtoj për 4 vjetet e ardhshme. Kjo me sa po shikoj po ndiqet me interes edhe ne Shqipëri dhe këtu në Shkodër.
Te dy kandidatet për Presidentë, janë te rinj, d.m.th. kandidojnë për herë të parë në zgjedhje presidenciale. Te dy e kanë shpalosur programin e tyre gjatë dy muajve që kanë kaluar dhe sot është dita që njerëzit të vendosin se për cilin program ata do të votojnë. Në fakt, secili nga kandidatët ka në programin e tij diçka te veçantë, kanë pikat e veçanta, pikat më të forta. Unë nuk jam në gjendje t’ju them se cili nga ata e ka programin më të plotë, më të mirë, por që mund të them se sot njerëzit kanë të drejtën të votojnë lidhur me atë program i cili ata e mendojnë se është me i miri, më i favorshmi për ata.
Janë disa çështje qe shtrohen para popullit Amerikane, siç është: Lufta ne Irak dhe Lufta ne Afganistan, apo kriza financiare dhe çështje të tjera. Dhe secili nga kandidatët ka programe të ndryshme në lidhje me këto çështje. Kështu që çdo person ka te drejtën të zgjidh atë qe ai mendon se është me e favorshme ne lidhje me zgjidhjet e çështjeve aktuale. Mendoj se që te dy do të jenë Presidentë të mirë, si të jetë republikan apo demokrat, se që të dy kanë qënë në gjëndje të bëjnë një fushate shumë të suksesshme tashmë dhe e kanë treguar se që të dy kandidatet për President janë shumë të suksesshëm.
Me tej, ai ka theksuar se roli i medias gjatë kësaj fushate, gjate këtij procesi ka qënë shumë i rëndësishëm. Ajo ju ka dhënë dhe po u jep mundësinë votuesve që të kuptojnë sa më mirë politikat e secilit kandidat qe ai do të aplikojë. Po, ashtu është e vërtetë qe media ka pasur rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje, në ketë proces zgjedhjesh, për te cilën sot njerëzit do të dalin te votojnë, të japin mendimin e tyre nëpërmjet votës.
Ai ka vazhduar në komentet e tij “Në fakt, nuk jam këtu për të diskutuar ne lidhje me sa kohë mund te marri njeri apo tjetri kandidat. Secili kandidat mund te marri me shume ose me pak kohë për të bërë sa më të qartë programin e tij. Unë mund te them se që te dy kandidatët patën mundësi të barabarta për te gjitha llojet e komunikimit nëpërmjet medies, nëpërmjet internetit, nëpërmjet televizionit, lajmeve apo nëpërmjet mesazheve, gjë qe, psh, Obama i përdori më shumë për të bërë emërimin e Zevendes Presidentit. Pra që të dy kanë përdorur metodat më të mundshme krijuese ne lidhje me informimin.
Sigurisht, situata pas zgjedhjeve do te marri pak kohë deri sa te dali fituesi dhe pastaj Presidenti Bush do të ketë akoma edhe tre muaj te tjerë në detyrë, deri sa te dorëzojë detyrën e tij.
Procesi i rinumërimit te votës, nëse është i nevojshëm, nuk përbën ndonjë problem. Secilit shtet i është përcaktuar mënyra e tij e votimit, diku ne mënyre elektronike, diku si person nëpërmjet kutisë se votimit. Pra, mënyra e votimit është e ndryshme. Ne çdo shtet është përfaqësimi i shtetit, i cili bën vlerësimin e këtyre rezultateve. Gjithashtu duhet thënë se në zgjedhjet e kaluara në disa shtete, si në Florida dhe Ohajo kemi pasur rezultate shumë të ngushta, të cilave është dashur të rinumërohen votat, gjë që merr kohë ndaj dhe procesi edhe mund të zgjasë paksa në këtë rast.”
Ne lidhje me krizen e fundit financiare dhe ndikimin e saj në rezultatin e zgjedhjeve, Zëvendës Konsulli Wall deklaroi “Mendoj se ajo do të ndikojë shume ne mendjen e votuesve kur ata të shkojnë për të votuar. Sigurisht që në vëmëndjen e Amerikaneve është se si do të shpenzohen paratë, se ku shkojnë paratë e tyre, që është një çështje shumë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme për ta. Do te them, se është çështje kryesore për këto zgjedhje dhe Amerikanët sot tregojnë se si kjo krizë jo vetëm Amerikane por mund të thuhet, edhe botërore, duhet te zgjidhet. Presidenti ka një rol vendimtar në vendimet që merr në lidhje me zgjidhjen e krizave. Kështu, që mendoj se zgjedhësit do të jenë ne gjëndje që të përcaktojnë se cili nga të dy kandidatët e ka përcaktuar më mirë politikën e tyre për zgjidhjen e situatës.”
Në lidhje me veçantinë e Zgjedhjeve Presidenciale të këtij viti, ai theksoi “Janë zgjedhje me të vërtetë shumë interesante. Çështjet aktuale janë shumë te rëndësishme dhe Amerikanët kanë shansin unikal, të zgjedhin një President afro-amerikan apo një Zëvëndës Presidente femër. Pra kanë dy shanse për te zgjedhur. Është historike për Amerikën, për t’i treguar botes, se nuk ka rendësi se cila është prejardhja jote, je i bardhë apo i zi. Ne qofte se je shtetas Amerikan ke të drejtën të zgjedhësh te ardhmen tënde, deri edhe President mund te zgjidhesh, President i Steteve të Bashkuara të Amerikës.”
Përsa i takon ndryshimeve që do të ketë në politiken e jashtme Amerikane zgjedhja e njerit apo tjetrit kandidat Zëvëndës Konsulli Wall u pergjigj “Nuk mund te jap një përgjigje të sakte për ketë (qesh). Varet se kush do të zgjidhet President dhe pastaj varet se cilat do të jene politikat e tyre, e ekipit te tyre duke caktuar ato prioritare.”
Në lidhje me pritjen e surprizave nga këto zgjedhje ai theksoi se cdo zgjedhje mbart në vetvete një surprizë. “...Kështu qe nesër ne mëngjes besoj se do te kemi rezultatin e Zgjedhjeve Presidenciale dhe do të marrin vesh surprizën.”
Se fundi ne komentet e tij, Zevendes Konsulli Wall u shpreh se ky ishte një moment shumë i rëndësishëm. Ai tha “Ndjehem shumë i vlerësuar për ftesën e pjesëmarrjes ne emisionin tuaj të hapur para publikut Shkodran. Faleminderit shumë.”
Dhe në të njëjtën kohë, edhe publiku i Shkodrës me vëmëndjen dhe përkushtimin e tij shumë të veçantë, të shprehura me anë mesazheve dhe telefonatave te shumta, e falenderoi Zevendes Konsullin Wall per pranine dhe komentet e tij ne studio dhe nëpërmjet tij edhe Ambasadën e Sh.B.A. në Tiranë.
Vemendja jashtëzakonisht e madhe me te cilen u ndoqën komentet e tij ne studio te dhena per publikun Shkodran dhe me gjere, eshte nje kujtese e vecante se sa të rendesishme dhe te mirepritura jane ne kete rajon programet e Ambasades së Sh.B.A. ne Tirane dhe vecanerisht Programi i Folesit Amerikan, i cili do te jete gjithmone i mireseardhur ne Shkoder.

part03