part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

57

Një përgjigje historike
(Rikthimi retrospektiv e honorifik i kurorëzimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut si Mbret i albanëve dhe epirotëve dhe i Pal Êjllit Kardinal po shqyrtohet dhe hetohet në arkivat e Vatikanit) 
Në lidhje me letrën që Shoqatat Atdhetare Dukagjini dhe Integrimi në Europë, i kanë dërguar Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, me anën Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ka mbërritur kjo përgjigje, të cilën po e paraqesim ne faksimil.
Bëhet fjalë për studimin e studiuesit shkodran Agron Luka, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Mbreti i Albanëve dhe Epirotëve dhe kryepeshkopi Pal Êjlli Kardinal”, i cili permban çështjen e titullaturës se mbretërise e si gradë e rangut fetar, te cilat i ishin dhene këtyre dy figurave të ndritura të popullit tonë, nga Selia e Shenjtë dhe Papa Piu II. Kishte mbetur pa u kryer vetëm akti cereminial.
Në veprën monumentale të rilindasit europian shkodranit Marin Barleti, që shkurt sot e titullojmë në përkthimin shqip “Historia e Skënderbeut”, kjo çeshtje zë një vend të veçantë, duke u përmendur sëpaku nja 6 herë. (H.SH. bot. 1967, f 418, f 420, f 437, f439, f 444, f 400, f 452 etj). Fillimisht premtimet kishin qenë tepër të mëdha për heroin tonë nacional Gjergj Kastrioti - Skënderbeun: si Mbreti i Romës së Re, Mbret i i Epirit, Albanisë, Maqedonisë, Thrakës dhe Kapiten i Përgjithshëm i të gjith forcave Kristjane të koalicionit evropian antiosman (HSH, f 418), qoftë nga Papa Kaliksti III e qoftë nga pasardhësi i tij Papa Piu II. Më 1462, Papa Kaliksti III, ia fali dhe ia zgjidhi të gjitha “mëkatet” që kishte bërë Gjergj Kastrioti dhe vazhdimisht i shkruante letra kancelarive europiane për ndihma për Gjergj Kastriotin për t’ia mbyllur shtegun turqve dhe për pregatitjen e ardhshme për çlirimin e gadishullit tonë që deri aso kohe quhej sipas traditës antike dhe mesjetare bizantine Europa. (Theiner, “Monumenta Slavorum”, Vëll I, Nr. MCLIII, f 462 etj) Ashtu edhe Piu II i përforcoi edhe më shumë përpjekjet dhe i çoi deri në pragun e fillimit të kundraofensivës së madhe. Po e citojmë, diçka nga trajtimet e Marin Barletit: “...të gjithë mbretërit dhe princërit e krishterë, bashkë me Papën Piu II, kanë vendosur ta nxjerrin turkun jashtë Europës. Urdhëri i Papës ka dalë tanimë dhe ka marrë dhenë (nëntor 1463)... mbretërve dhe princërve të krishterë u falen mëkatet... Papa Piu II ka vendosur që, sapo të kalojë detin dhe të zbarkojë në Durrës, do të shpallë Mbret të albanëve dhe epirotëve, si i denjë mbi të tjerët për të marrë në dorë drejtimin e përgjithshëm të kësaj lufte; ... pas një ceremonie fetare në Durrës Pal Ëngjëllin do ta ngrinte në gradën kardinal, ndërsa Skënderbeun do ta shpallte mbret të albanëve dhe epirotëve dhe Komandant të Përgjithshëm të forcave të krishtera.” (HSH, cit. f 437; f 439 etj)
Në studim ndiqet me hollësi edhe se si premtimet fillojnë dhe reduktohen “kokoshi në një thelë”, deri te Mbreti i albanëve dhe epirotëve dhe te kardinali, kurse kufinjtë e mbretërisë do të përcaktoheshin mbas fitores ushtarake. Në HSH tregohet qartë se Papa Piu II, vdiq “sapo kishte hedhur këmbën në qytetin e Ankonës” në gusht të vitit 1464(HSH, f 450 etj).  Humanisti Enea Silvio Pikolomini ose Papa Piu II vdiq në rrethana misterioze, kur ushtritë ishin duke u imbarkuar në anije në Ankona, për në Durrës, ku do të zhvillohej edhe ceremonia e ritet përkatëse, të kurorëzimit të Gjergj Kastriotit si mbret me kurorë dhe peshkopit Pal Êjlli me festen si kardinal, simbas vendimit që ishte marrë e vendosur më përpara. Premtimet ishin reduktuar për shkak të ambicieve dhe kontradiktave të mbretërve e princërve italikë e europianë dhe atyre të gadishullit tonë. Si Komandant i Përgjithshëm të Kryqëzatës Anti okupacionit osman dhe Islamizatës së tyre qe caktuar Duka i Milanos Françesko Sforca.
Kryqëtarët dhe udhëheqësit europianë mburravecë, pa dëshirë e pa unitet u shpërndanë ende pa u nisur. Flitej dhe pati akuza të mëdha edhe për shpërdorime dhe një korrupsion të madh për vjedhjen e fondeve të kësaj kryqëzate. Intriganti Duka i Milanos, më vonë me rastin e vizitës tjetër të Skënderbeut në Itali te Papa Pali II  e spiunoi dhe e denigroi Gjergj Kastriotin - Skënderbeun te Papa, me anën e një ambasadori të tij, sepse Skënderbeu i ndinjuar nga ndihmat e pakta etj, kishte deklaruar: “Nuk besoj se mund të gjendet ligësi më e madhe në botë se sa te këta priftërinj dhe tash e tutje do të dëshiroja të luftoj kundër kishës se sa kundër turqve” (Françisko Pall, “I rapporti italo - albanesi intorno alla metá de secolo XV”, Napoli, 1966, f 133; f 146)
Në një çast depresioni të tillë, mbase mund të ishte deklaruar edhe kështu, por kurrsesi nuk ka fakte se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu veproi prakitikisht ashtu. E vërteta ka qenë se ai, si ta themi, krejt-krejt nuk luftonte ashtu vetëm për filantropi e për “shpirtin e shenjtë”, apo për epitetet  si “Atleti i Krishtit” etj, sepse ai ishte fare koshient se populli i tij po zhdukej, po kërcënohej me një skllavërim nga më të rëndët dhe në këto kondita ta braktisnje pasi europianët e kishin hedhur hallin e tyre, kjo ishte një poshtërsi nga më banalet. Në të vërtetën kjo thënie duhej interpretuar si një Protestë. Pavarësish se Skënderbeut i dhanë të holla ari e sermi, ai ishte i vetëdijshëm se populli e shteti tij ishin në grahmat e fundit dhe këto nuk mjaftonin. Ai i thotë Papës Pali II, në esencë: “Kam ardhur t’ju lutem ... mendohuni ju lutem o etër të shenjtë, gjersa ka edhe pak kohë... Vetëm unë kam mbetur, o At fort i lumtur, me një shtet kaq të vogël e të pafuqishëm, aq tepër i dërmuar pas gjithë atyre betejave, aq shumë i shkurruar prej gjithë atyre përleshjeve, sa që s’kam në trup asnjë pjesë të pacënuar, që të mund të mbajë plagë të reja dhe s’kam më asnjë pikë gjaku që mund të derdhet për Republikën e Krishterë... Mehmeti II, duke mos u nginjur me gjakun e të krishterëve... engjeu e përleu e molepsi atë të gjithë  dhe emrin e Krishtit e fëlliqi, tani po përpiqet të më qërojë mua dhe gjindjen time, po na heq në robëri të gjithë popullin epirot... Mehmeti II... është ushtronjës dhe përhapës i kobshëm i asaj doktrinës muhamedane, po na sulmon përditë... ky Mehmet i tërbuar e ç’njerëzor i ka shkaktuar aq të zeza e aqë mjerime shtetit tim, sa që s’më mbetet tjetër, veçse t’i jap për turp, fijen e barit, fitimtarit... i binë në gjunj madhërisë sate, i bëj Thirrje, ju kërkoj ndihmë... për të mos humbur populli im... vehten time e bëj fli për të mbajtur besën që ju kam dhënë...” (HSH, f 478-479)
Po ashtu, në më se një vend, ka protestuar fuqishëm edhe vetë Marin Barleti: “Oh ç’dhëmbje! Më pëlqen të ngre zërin këtu me të madhe dhe të dal pakëzë nga tema: Sundimtarët e krishterë europianë  shikojnë dhe i dëgjojnë këto gjëra prej një kohe shumë të gjatë, por askujt nuk i bën përshtypje skllavëria aq e rëndë e shokëve albanë, prangat aq të shëmtuara dhe lutjet fort të pikëlluara të tyre, me të cilat kanë mbushur tanimë për sa e sa breza malet, detrat dhe mbarë fushat tona. Po rrjedh kudo gjaku ynë, po ç’dukemi si popull pak e nga pak dhe spo e ndjejmë... kemi rënë në një gjendje të atillë, sa që për turqit ka më shumë vlerë gjaku i kafshëve të samarit se sa gjaku i të krishterëve...Puna ka arritur në kulm të skllavërimit, në kulm të turpit” ...  (HSH, f 259 etj)
Skënderbeu e kishte shënuar: “Po të isha disfatuar unë edhe Italia do ta kishte ndjerë rrjedhimin” dhe tani... Kanë qarkulluar zëra se Papa Pali II, ishte koprrac etj. Pa dyshim se ky këndvështrim ishte subjektivist e infantil. Koha e kryqëzatave dhe islamizatave trashamane feudale ishte në perëndimin e fundit. Marin Barleti largpamës dhe i urtë, kishte nënvizuar: “Unë kujtoj se ka qenë me dobi për botën e krishterë që kjo fushatë-Kryqëzata e Piut II kundër turqve, nuk shkoi më tutje... për të mos ndezur brenda në vend një zjarr edhe më të tmerrshëm kundër vehtes tonë”. (HS, f 452)
Mjaft i deziluzionuar ka qenë edhe kryepeshkopi Pal Êjlli, sepse ishte ai që e inkurajoi dhe e siguroi Skënderbeun për të prishur paqen dhe për të sulmuar i pari, sepse po vinte koalicioni i krishterë europian ... Sigurisht se disa shprehje të Skënderbeut apo Pal Êjllit për doktrinat fetare, që mund të na tingëllojnë sot ekstreme, nuk duhen parë nga një këndvështrim disi ekstremist i sotëm për t’i hedhur ata krejtësisht poshtë e për t’i denigruar, sepse ashtu  ishte koha e egër dhe fodulle mesjetare, ku dy fetë krishtërimi dhe islamizmi mundoheshin t’i imponoheshin njera - tjetrës me forcën e armëve dhe me gjakderdhje kolosale në emrin e Zotit të vërtetë... (HSH, f 436-437 etj)
Aktualisht, ish titullaturat që iu akorduan Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe Pal Êjllit,  kërkohen  në mënyrën honorifike e retrospektive, sigurisht pa ceremoni provokuese etj (absolutisht pa cënuar rendin demokratik republikan e kushtetutën tonë laike e pluraliste), për rastin e 100 vjetorit  të Pavarësisë, ose minimumi të rikonfirmohet një fakt i tillë që, rasti në fjalë të vendoset në histori me realitetin që i takon. Kur Ismail Qemali po ringrinte pas aq shekujsh flamurin e harruar të Gjergj Kastriotit, ai shkruante se po ringrinte “flamurin e sovranit të fundit të Shqiperisë” dhe natyrisht megjithe prapaskenat e dyftyrësitë e diplomacisë, e vërteta është se titullin Mbret atij ia kishin akorduar dhe shteti i ri meriton një nga flamujtë e origjinalitetit e jo një të sajuar në kohën e Enverit, sepse pjesës më të madhe të popullit, nuk na i pëlqeka “flamuri i kristjanizmit”, siç ka deklaruar përshembull Rexhep Qose! (Ne kemi debatuar me akademikun Qose në gazeten Shekulli, sepse flamuri i Kastriotëve, është flamuri i fisit epirot/alban dhe ka shqiponjën e zezë të Zeusit pellazgjik të Dodonës së Epirit etj).
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte e është edhe sot Heroi ynë nacional dhe qysh me gjallje mbahej nga populli i tij porsi Eneu i lashtë dhe e respektonte e gjithë Europa e Rilindjes. Ndërkaq edhe kryepeshkopin Pal Êjlli populli e nderonte si një abat i Gjergj Kastriotit, ai ishte një nga njerëzit më të ditur të shekullit XV me pikpamje republikane dhe autori i formulës së pagëzimit në gjuhën albanishte me germa latinishte, gjuhë që shkruhej në tërë zonën e Shkodrës me këtë mënyrë qysh nga vitet 1332 e 1367. Mbretëria e Albanisë, ishte kurorëzuar e shpallur zyrtarisht në shkurt 1272, si Regnum Albaniae me mbret Karlin I Anzhu si Rex Albaniae, nga Papa Inocenti IV me kryeqendër Durrësin, por më vonë kjo mbretëri mbeti pa mbret, megjithatë atë e pretendonte si trashigimi legjitime princi Karl Topia. Dhe mos të harrojmë se kur turqit e osmanët, pushtuan teritorin e Maqedonisë, ata e quanin atë teritor Karliilia po ashtu siç quanin edhe principatën e Krujës si Juvanilia. Në gjuhën popullore ne do ta gjejmë në disa vende te Barleti se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu quhej edhe si “Mbretth i vogël”.
Ndërkaq në kushtet e shek XV të kontributeve të albanëve, dhe pas një kundra ofensive panevropiane, në këtë mbretërinë e Albanisë do të hynin edhe epirotët, një emër ky që ishte ekuivalent me albanët dhe me një përhapje mbarë popullore në parametrat e nacionalitetit, me një gjuhë etj. Vetkuptohet se territori i këtij shteti të ri sovran europian do të zgjerohej. Për këto plane e kishte dhënë miratimin edhe Ferdinandi i Napolit, i cili deri atëhere ishte edhe si mbreti, ku princi Gjergj Kastrioti ishte vasal i tij.  Edhe flamuri i fisit epirot të Kastriotëve, me shqiponjën e zezë dykrenore në fushë të kuqe, e kishte fituar nëndhe konkurrencën si flamuri nacional i alban-epirotëve. Është rasti të falnderojmë nënën tonë Europën që po na rikthen të drejtat tona legjitime dhe nuk do të jetë e largët dita kur teritoret tona etnike dhe shqipfolëse do jenë në një shtet si qytetarë të denjë të Europës Komunitare e të botës internacionale si njerëz të qytetëruar e modernë me një unitet biologjik.
Redaksia e gazetes “Dukagjini”

EDITH DURHAM E NGURTËSUAR NË ALPET SHQIPTARE

Në një bisedë midis shokësh në një tavolinë, midis të tjerash, dikush tha: “... të gjithë bien por lum ai që ngrihet”. E. Durham edhe e vdekur “u ngrit” e ngurtësuar në majat e maleve të Alpeve Shqiptare.
Në vitin 1900, në moshën 37 vjeç, me rekomandimin e mjekëve të saj pasi nuk ishte mirë nga shëndeti dhe për të ndryshuar disi mjedisin ekzistues të saj, vjen për herë të parë në Shqipëri. Një qind vjet më parë, pra në vitin  1908, vjen për herë të parë në Shalë, kjo studiuese, dashamirëse dhe punëtore e madhe për të drejtat e shqiptarëve. Ajo dashurohet përjetësisht me këto male dhe këta malësorë. Ajo shprehej: “Nëpër humbëtira nuk e ndjej kurrë mungesën e librave. Ato janë të mërziçme  në krahasim me historitë e gjalla që shfaqen përditë në mes shkëmbinjve të zhveshur bojëhiri”.
E. Durham punoj pa u lodhur për zbulimin dhe publikimin e historisë, kulturës, gjenezës, vlerave dhe virtyteve të popullit shqiptar në përgjithësi dhe të malësorëve shqiptarë në veçanti. Ajo u bë korespondetja e parë grua nga fronti i luftës në botë kur pasqyronte luftërat e malësorëve të Shqipërisë së veriut ne vitet 1911-1912. Gazeta shqiptare “Përlindja e Shqipërisë” në qershor të vitit 1913 duke folur për të shkruante: “Miqësia që kjo grua guximtare ka treguar ndaj kombit tonë me veprimet e saj bujare nuk mund të shprehet me fjalë”.
Njerëzit nuk rrojnë gjithmonë mbi dhe, por kujtimet janë shumë jetëgjatë. Është lumturi që puna e mirë e bërë më përkushtim, me zemër të bardhë, me dashuri, të jetojnë në shekuj, ta kujtojnë brezat. Edith Durham është nga këta njerëz që ka kaluar mbi një shekull që kur vuri këmbën për herë të parë në Shqipëri dhe do të kalojnë të tjerë e puna dhe përkushtimi i saj do të kujtohen dhe respektohen.
Kohët e fundit së bashku me Gjon Gilën dhe Zef Murin ideuam dhe realizuam një memorial unikal për nga lloji dhe vendosja e tij. Në këtë nisëm kërkuam dhe gjetëm edhe mbështetjen ligjore të Komunës së Shalës. Ky memorial është një portret i gdhendur në gurë nga mjeshtri i pazëshëm por që me heshtjen e tij prishë heshtjen, Zef Muri. Portreti është montuar në të hyrë të Thethit, në një lartësi 1600 m mbi nivelin e detit, në  një pikë shumë piktoreske.
Me 4 shtator bëhet përurimi i këtij memoriali. Ajo filloi në Kishën e Thethit me një meshë përshpirtje për E.Durham, vend të cilin e pati si strehën kryesor sa qëndroi në Theth. Pastaj kortezhi niset për në vendin ku është vendosur memoriali. Në këtë përurim merrnin pjesë shumë banorë të Komunës së Shalës, gazetarë të mediave lokale dhe qendrore, përfaqësues të shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, përfaqësues të USAID, etj. Ndodhej edhe një grup gazetarësh të kanalit televiziv anglez “Nacional Gjeografik”, një grup i agjencisë për zhvillimin e zonave malore etj. Ndodhej edhe deputeti i zonës Astrit Bushati.
Memorialin e zbuluan, i hoqën duvakun si një nuseje tashmë të ngurtësuar midis këtyre maleve, deputeti i zonës Astrit Bushati dhe kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj. Aty, me daltë dhe çekiç, është shkruar: E. Durham – “Kralica e Malësorëve”, - Populli i Shalës -. Është zgjedhur ky mbishkrim jo se qe vërtetë bijë e ndonjë mbreti apo krali, gjë të cilën vetë përpiqej shpesh që ta sqaronte, por banorët e këtyre anëve, për respektin që fitoi, për punën e saj në mbrojtje të të drejtave te tyre, për besimin që kishin te ajo, e quajtën “kralicë” një shekull më parë.
Përshëndetën Kryetari i Komunës Dedë Tonaj, kryetari i shoqatës “Atdhetare Dukagjini” Ndue Sanaj, sponsori i këtij memoriali dhe pronar i bar-restorant-muze “Tradita”  Gjon Gilaj, dhe intelektuali i ri Mark Rupa. Në bazamentin ku është mbështetur  memoriali, 75 vjeçari Lulash Zef Shytani dhe djali i tij Ndue, kënduan këngë maja krahu, karakteristike dhe himën i kësaj krahine në gëzime, festa e dasma. Këshilli i Komunës së Shalës me këtë rast i dha E. Durham titullin “Qytetare nderi e Komunës së Shalës (pas vdekjes).
Për të pranishmit, Komuna Shalë shtroi një koktej karakteristik të zonës.
Diku midis turmës shikohet skulptori gurgdhendës Zef Muri, autori i bizorelievit. Ai nuk foli përpara publikut por me fjalë pak thotë: “jam shumë i kënaqur sepse ky memorial ishte një gjetje shumë origjinale për formën, vendin dhe mënyrën e kompozimit të tij”. Por meriton përgëzime edhe grupi i montatorëve të memorialit dhe teknikut Prelë Harusha që punuan shpejt e me finesë për montimin e tij.
Edith Durham qe e madhe dhe i dashuroj këto male prandaj u zgjodh simbolika e vendosjes se bozorelievit në majat e maleve, ku syri të shikon pothuaj gjithë Alpet Shqiptare që nga malet e Kelmendit deri në Valbonë, që nga Cukali deri në thikat e Jezercës me borën e përhershme. Në këtë memorial është realizuar edhe një lidhje simbolik midis Dukagjinit dhe Malësisë së Madhe si dy krahina që gjithmonë kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës. Gurtë – simbole të maleve mbi të cilat është vendosur basorelievi janë prure nga Hoti i Malësisë së Madhe.
Koha do të rrjedhë e vitet do të kalojnë, memoriali, respekti dhe kujtimi për E. Durham do të jetojnë. Që nga dita e vendosjes së memorialit këtu krijohet një emërtim i ri i vendit. Ky emërtim është “Kralica e Malësorëve”.
LUIGJ SHYTI

BOTA PAS NJË SHEKULLI
Vizioni i së ardhmës
Zërat e arësyes pyesin:”Si do të jetë Bota pas një shekulli? A do të shpëtoi Njerëzimi njëherë e përgjithmonë nga dhuna, urrejtja, lufta, varfëria dhe shkatrrimi? Po ritmet dhe stadet e zhvillimit, sistemët ekonomiko - shoqërore, shkallët e evolimit e të përfeksionimit të tyre, mënyrat e menaxhimit të burimeve njerëzore, materiale e financiare etj.? Natyrisht një përgjigje ekstra, për të kënaqur të gjithë, është e pamundur. Si kudo, aq ma tepër në këto raste, s’ka përsosmëri.
Toka, “shtëpia”e jonë e përbashkët, “një anije kozmike” supërgjigande, kurdoherë në lëvizje, me shpejtësi 230 km/sekond për 24 orë rreth vehtës, një vit përqark Diellit dhe në ciklin e gjatë kohor të 240 milion vitëve, duke kaluar edhe nëpër zona tepër të rrezikshme, përshkon Galaktikën.
Tendenca e zhvillimit botëror, Globalizmi, i cili si “Forca Universale e Gravitetit”, “tërheq” dhe “bashkon” vende, shtete e rajone nga të katër anët e planetit duke mos lenë askënd jashtë sferës së ndikimit të tij. Ai, hap pas hapi, sigurisht jo pa vështirësi e pengesa, çon përpara proçesin e akumulimit, shpërndarjes e rishpërndarjes të kapitaleve, shoqërizimet e punës, dijes, shkencës dhe teknikës të fuqive të mëdha e të atyrëve që do vijnë në rrjedhat e vitëve të shekullit të ri. Përqëndrimi i aseteve “strategjike” në duart e monopolëve multi miliardere ka kaluar çdo limit! Pas atij pritët një mendim, qëndrim dhe hop me cilësi e përmasa të tjera! Grupi i të 8-ve është një “fidan”i ri i një peme gjigande të një qeverisje supreme i vendeve më të industrializuara të Botës. Zgjerimi e konsolidimi i tij, leitmotiv i kohës.
Kina me një miliard e 300 milion banorë dhe një territor sa e gjithë Europa posedon burime të pashtershme energjie në rrugën e zhvillimit të saj çudibërës. Me një popullësi në moshë relativisht të re, e cila rezervon kërkesa modeste për jetën dhe me rritje ekonomike 7 %, fuqia ekonomike e Kinës ka filluar të trondisë Botën, sidomos Perëndimin e zhvilluar. Ajo ka përvehtësuar në mënyrë të përkryer, sipas kushtëve konkrete të saj, avantazhet më të mira të Kapitalizmit e Socializmit duke krijuar një sistem hibrit ekonomiko - shoqëror mjaft rezultativ e fitimprurës. Kujdes! Hibritët në shkencat biologjike kanë dhënë rezultate të shkëlqyera! Pa u shqetësuar aspak, vetëm për lojërat olimpike të Pekinit Gusht 2008, u shpenzuan 50 miliard dollarë. Ato ishin një mrekulli aziatike!
Sekreti i këtij hopi të madh vjen nga harmonizimi e gershetimi  i nisiativës së lirë me të drejtat dhe angazhimet e individit në një shoqëri ku shteti ushtron fort funksionet e veta, jo vetëm si regulator i përgjithshëm, por me kompetenca të gjëra e stabile, në nivelet, kapacitetët dhe ritmet e zhvillimit, grumbullimit e rigrumbullimit, shpërndarjes e rishpërndarjes të të ardhurave kombtare. Nacionalizmi i fortë, “ndjenja” e bindjes perandorake dymijë vjeçare dhe krahu i lirë i punës janë “shkopi magjik” i rritje së shpejtë ekonomike!
Toni Bleri: ”Bota po ndryshon qendrën e gravitetit nga Perëndimi në Lindje…”. Edhe një gjigand tjetër India, me popullësi rreth një miliard banorë,  synon “Klubin”e Supërfuqive. Dëshira, pasioni dhe etja e madhe për përparim, akumulimi i dijeve shekullore, klima e favorshme e mbi të gjitha krahu  i lirë i punës, që mbështetët mbi bumerangun e stërmadh të papunësisë dhe varfërisë masive e çojnë Indinë drejt majave më të larta të ekononisë botërore.
Të papriturat e zhvillimit intensiv të Rusisë, veçori kryesore e këtij shekulli. Ajo me pafundësinë e territorit dhe me burime energjitike dominuese, dije e nivel tekniko-shkencor të lartë, është tepër e madhe dhe komplekse për të zënë vendin që i takon në strukturat e Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi dhe rivaliteti i saj me Kinën, Evropën e Amerikën i ngjan një çentrali gjigand bërthamor me avantazhet, dobitë dhe rreziqet e veta.
Japonia, një vend fantastik. Përfeksionimi i të gjitha llojeve të transporteve dhe ndërlidhjes e kanë kthyer botën në një planet të vogël! Jetojmë në shekullin e robotëve. Sofistikimi i tyre, drejtë “mrekullive”! Robotët “misionarët” më të kualifikuar të dijes, teknikës e të zbulimeve Kozmike.
Lindja e Mesme, me1/3 e rezervave botërore të naftës, kërkon më tepër liri, mosndërhyrje, angazhim dhe mirëkuptim drejtë një paqë të drejtë e të konsoliduar. Pas luftërave të vazhdueshme të dy etnive shekullore, me pasoja mijëra jetë njerëzore të humbura, vijnë interesat hegjemonike të supërfuqive për naftë, rezervat e të cilës kanë filluar të pakësohen. Arabët dhe Izraelitët duan paqë e miqësi. Shekulli i ri premton. E ardhmja u përket popujve.
Vendët e Amerikës Latine me territore, popullësi e burime energjitike kolosale, pjesëmarrëse aktive në vorbullat e integrimeve të reja të shekullit 21-të. Fuqizimi i shpejtë i Poleve të fuqishme të Lindjes së Largët forcë shtytëse për krijimin e Konfederatës së Shtetëve të Bashkuara të Amerikës së Veriut.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, SHBA u bë supërfuqia më e madhe e Botës, e cila i dha politikes Globale përmbajtje, dimensione dhe tipare të reja në mbrotje të lirisë e demokracisë. Ajo i përmbahet bindjes që demokracia liberale e mbështetur mbi parimet e plurarizmit është forma më e përsosur e qeverisjes, ndërsa të tjerat tranzitore! Po afrohet dita që OKB dhe Këshilli i Sigurimit të kontribuojnë për krijimin e Qeverisë Supreme Planetare.
Një objektiv madhor i Njerëzimit është forcimi i mëtejshëm i mirëbesimit të ndërsjelltë, respektit reciprok, bashkëpunimit dhe integrimit mbrenda limiteve të caktuara të religjioneve. Edhe ateistët, që besojmë te primariteti i Natyrës, Materies dhe Universit ndodhën brenda “parometrave” të Krijimit, Pafundësisë dhe Infinitit.
Njerëzimi do eliminojë, si kusht i domosdoshëm, rrezikun bërthamor, të Serës, terrorrizmit, varfërinë ekstreme etj. Ndryshe…….! Apokalipsi nuk është vetëm një histori e parashikimeve ogurzeza. “Një rrezik tjetër potencial, i cili mund të prodhojë armë të tjera me fuqi shkatrruese shumë herë më të fuqishme se ato që disponohen deri tani ndodhet i “fshehur” dhe rritet çdo ditë në laboratorët atomike të shkencëtarëve, fizikantëve dhe inxhinjerëve të supërfuqive e fuqive të tjera të mëdha të botës. Në këtë angazhim ka një pasion dhe ambicje të papërshkruar për studimin e zbulimin e të gjitha të fshehtave të mikrokozmosit, ose më konkretisht të atomit. Studimet dhe eksperimentët shkencore për të zbuluar grimcat më të vogla elementare të atomit, që konsiderohen si gurët e fundit themeltar të ndërtimit të Natyrës, krahas dobive të mëdha për zhvillimin e përparimin e Njerëzimit, po krijojnë njëkohësisht një rrezik potencial të një apokalipsi të paparë ku të mos mbetët askush për të përshkruar si dëshmitar se çfarë ndodhi mbrenda një të qindës të sekondës. ”Shqipëria Etnike” E martë, 15 Tetor 2002
Këto ditë CERN nisi eksperimentin e tij për të zbuluar sekretët e krijimit të Universit. “…Shkencëtarët vunë në veprim makineritë dhe rrezatuan me thërrmija atomike në një tunel 27 km të gjatë për të rikrijuar kushtët që çuan në formimin e Universit. Nëse ky eksperiment provon krijimin e materies nga antimateria atëherë do të provohet teoria se nga përplasja e vrimave të zeza u krijua materia. Ky variant do të hidhte poshtë versionin se bota u krijuar nga Zoti…” Panorama” 11shtator 2008
Është pathuajse e pamundur të vertetohet edhe me ekperimente të teknollogjive më moderne, ku marrin pjesë me mijëra shkencëtarë e inxhinjerë, misteret e krijimit të Universit. Zotërinj të nderuar: Pse kjo ngutje? Bota ka shumë halle! Vendi ideal, “komshia” ynë i largët Marsi! Plus shpenzime astronomike, pa rreziqe apokaliptike. Sigurisht pas një shekulli. Ç’është antimateria ose anti lënda? Në qoftë se vrimat e zeza kanë fuqi shkatrruese të tmerrshme atëherë ato s’janë gjë tjetër vetëm forca madhore supër - ekstra, produkt i trasnsformimeve të lëvizjeve infinit të “ekzistencave” të panjohura të  Natyrës. Më tej: Cila ishte ajo formë e lëvizjes së materies e koncentrueme në një pikë ose singularitet, që me fuqi shpërthyese kataklizmike krijoj temperatura miliarda gradë Celsius në fillimet e para të Universit? A kanë ekzistuar Bing Benga të tjerë? Ç’ka patur para qindra miliarda vitësh, deri në infinit, në hapësirat pa kufi e kohë ku shtrihet sot Gjithësia? Mos vallë asgjë! Si duhet të përfytyrohet asgjëja?
Krijuesi dhe Universi s’kanë fillim dhe as fund duke formuar një unitet të plotë  solid si shpirti me trupin e njeriut. Ne, si krijesat e tyre, s’mund ti zbulojmë kurrë! Në qoftë se kalojmë limitet mund të rrezikojmë ekzistencen tonë!
LUIGJ TEMALI

KONSULLI I ITALISE PRET DREJTUESIT E UNIONIT TE GAZETAREVE

Konsulli i Italisë në Shkodër Stefano Marguccio u premtoi drejtuesve të Degës së Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shkodrës, Arben Lagreta dhe Prelë Milani se do të shihte mundësinë e kontakteve të mundshme ndërmjet gazetarëve shkodranë si dhe atyre italianë, veçanërisht atyre në Milano, nga edhe është vetë edhe origjina e tij.
.SHKODER Konsulli i Italisë në Shkodër, Stefano Marguccio ka pritur të premten në drekë në një takim zyrtar drejtuesit e Degës së Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për Prefekturën e Shkodrës, konkretisht gazetarët Arben Lagreta, kryetar, (gazeta “Ndryshe” si dhe revista evropiane “Café Babel”) dhe Prelë Milani, anëtar i Bordit Drejtues (gazeta “Dukagjini”). Anëtari tjetër i Bordit Drejtues të këtij unioni, gazetari Rifat Ymeri si përfaqësues i Malësisë së Madhe nuk ishte i pranishëm për arsye objektive.
Në fjalën e tij, kryetari i këtij unioni, Arben Lagreta falënderoi Konsullin e Italisë, Zotin Marguccio për lehtësirat që kjo konsullatë u ka krijuar gazetarëve shkodranë por edhe kategorive të tjera shoqërore në përgjithësi për sa i takon procedurës së marrjes së vizave duke theksuar në të njëjtën kohë vazhdimësinë e dashamirësisë së shtetit italian për fqinjin e tyre dhe në veçanti ndaj qytetit të Shkodrës.
Ai e informoi kryediplomatin e Italisë në Shkodër për historikun e pasur të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë të themeluar që në vitin 2006 me President, gazetarin e njohur Aleksandër Çipa.
“Nuk kemi ndër mend që të bëhemi palë me asnjë forcë politike siç është vepruar rëndom deri tani, qoftë edhe në mënyrë të maskuar nga disa shoqata të tjera formale gazetarësh në vend. Kjo është fryma që përshkon këtë union gazetarësh që nga krijimi i tij dy vjet më parë në kryeqytet.”, theksoi Lagreta në ekspozenë e tij duke e informuar kryediplomatin Italian edhe për protestën e organizuar nga ky union në shkallë vendi para Parlamantit të Shqipërisë 2 muaj më parë kundër diskriminimit te të drejtave legjitime të gazetarëve si dhe pritjen që Kryeministri Sali Berisha i dha Presidentit të këtij Unioni, Aleksandër Çipa në lidhje me po këto kërkesa para një muaji.
Ky i fundit e informoi z. Marguccio edhe për përpjekjet në qendër dhe sidomos në këtë Degë të këtij unioni për shkëmbime vizitash dhe eksperiencash trajnuese me gazetarët perëndimorë, duke u nisur nga shfrytëzimi i lidhjeve dhe kontakteve personale me Këshillin e Evropës në Strasburg si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare.
Ka folur në vijim edhe gazetari dhe shkrimtari i njohur Prelë Milani, i cili ndërmjet të tjerash theksoi se drejtuesit e Prefekturës së Shkodrës së këtij unioni kombëtar gazetarësh janë zgjedhur me votim të lirë dhe demokratik qysh vitin e kaluar për një mandate 3-vjeçar, sipas statusit të këtij unioni. Milani ka rikonfirmuar oponencën e vazhdueshme ndaj çdo shumice qeverisëse që do të mbajnë gazetarët që bëjnë pjesë në këtë union të fuqishëm gazetarësh profesionistë.
“Tashmë publiku i gjerë, në Shkodër dhe më gjerë është informuar nga mediet e shkruara qendrore edhe për zbulimin e ndonjë skandali të bujshëm qeveritar nga shkrimet e guximshme hulumtuese të drejtuesve të këtij unioni në këtë Prefekturë. Kjo përbën provën më konkrete të asaj që ju parashtruam me kolegun tim drejtues, zoti Konsull”, u shpreh ndërmjet të tjerave anëtari i Bordit Drejtues të këtij unioni, Prelë Milani.
Ndërsa nga ana e tij, Konsulli i Italisë në Shkodër, Stefano Marguccio, shprehu kënaqësinë për këtë takim duke i siguruar drejtuesit e Degës së Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë në Prefekturën e Shkodrës se Konsullata që drejton do të vijojë të jetë një dashamirëse e tyre, “dhe aq më tepër në këtë vit elektoral në të cilin sapo kemi hyrë”, siç u shpreh edhe vetë.
Në vijim, Marguccio informoi 2 miqtë gazetarë të pranishëm se këtë vit, kjo konsullatë ka lëshuar rreth 52 për qind viza më shumë për shtetasit shqiptarë në Rajonin e Veriut të Shqipërisë që edhe mbulon, sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa në mbyllje të këtij takimi, në përgjigje të kërkesës së bërë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve të Prefekturës së Shkodrës, Arben Lagreta, Konsulli Italian, z.  Stefano Marguccio premtoi se do të shihte mundësinë e kontakteve të mundshme ndërmjet gazetarëve shkodranë të kësaj organizate dhe atyre italianë, veçanërisht atyre në Milano.
“Natyrisht, këtu do të shfrytëzoj edhe kontaktet e mia, fillimisht me ndonjë vizitë në Shkodër të kolegëve tuaj italianë dhe më pas me kthimin e vizitës nga ana juaj ku edhe mund të përfitoni për të marrë eksperiencë në Itali.”, u shpreh Marguccio, duke u kërkuar në të njëjtën kohë drejtuesve të këtij unioni më tepër informacion për këtë organizatë të fuqishme dhe kombëtare gazetarësh profesionistë me qendër në Tiranë.      
REDAKSIA

FIRMA “PERRONI”  - shpk

Bashkëbisedim me biznesmenin Mehill Prroni
Kush jeni? Çfarë ju lidh me Dukagjinin?
Jam Mehill Perroni. Me dukagjinin me lidh gjithçka. Ne fshatin Brashte, komuna Shosh, te krahinës se Dukagjinit kam lindur, jam rritur dhe jam edukuar me te gjitha vlerat me te mira te njeriut malësor, te cilat me kane ndihmuar për te mbijetuar dje dhe sot.
Sa e ndjeni veten dukagjinas me veten, me te tjerët dhe me realizimin e qëllimeve te tuaja?
Jam krenar qe jam djalë i kësaj zone, me tradita me te larta te shqiptarisë. Pra, gjaku i im është gjaku i atyre banoreve, pjese e te cilëve janë edhe te paret e mi, qe brez pas brezi nuk ia kthyen kurrë shpinën tufanit dhe as pushtuesit, qe nuk u tremben kurrë duke e pare rreziku ne sy, prej te cilëve mora guximin, durimin, arsyen dhe mos rrëzimin para vështirësive dhe mos dorëzimin para se keqes. Prandaj jam ky qe jam sot. Ne përgjithësi i kam realizuar qëllimet e mia duke mos pasur asgjë te veçante ne raport me te tjerët dukagjinas, por qe jeta ka treguar se askush nuk mund te jete i barabarte ne realizimin e qëllimeve, duke mos qene te gjithë ne kohe te njëjte ne fatin jetës.
Si lindi biznesi i juaj, fale një spontaniteti apo produkt i një ëndrre dhe një pune te vazhdueshme?
Ne realizimin e biznesit kane ndikuar te gjitha nga pak. Pra edhe spontaniteti, por duke punuar ne realizimin e ëndërrues sime për te mbijetuar ne sistemin e ri, ne atë te ekonomisë se tregut. Arsyet politike te krijuara pas vitit 1990, shkëputja e punës ne marrëdhënie me shtetin, krijuan situate te re për te jetuar, dhe jo thjeshte për te jetuar, se sa për te mbijetuar, ashtu siç mbijetuan ne shekuj te paret e mi, te secilit dukagjinas dhe ne tërësi te shqiptareve. Pak nga pak fillimi i biznesit, dhe pastaj vijimi i tij me shume përpjekje, organizim, rregull dhe disipline pune, me ngritje, me ulje, prapë me ngritje, por gjithnjë ne rritje. Sot, kam firmën time, e titulluar “Përroni” - shpk
Qe kur e keni filluar biznesin tuaj? Ku shtrihet ai ne terren dhe ne sasi?
Biznesin e kam filluar qe ne vitin 1994, ne Shkodër. Kam tre objekte biznesi, si: dy reparte prodhimi, atë te inerteve ne Pazar dhe te punimit te mermerit ne zonën Industriale, si dhe një restorant, por kryesorja është punimi i mermerit. E gjithë veprimtaria ekonomike është ne qytetin Shkodër.
Sa punonjës përfshinë biznesi i Juaj? Sa janë te siguruar?
Ne biznesin tim punojnë dy grupe punonjësish, te përhershëm dhe sezonal. Te përhershëm kam 9 punonjës, ndërsa sezonal janë rreth 20 punëtor. Te përhershmit janë te siguruar 100 %.
Ligjet e qeverive te këtyre 18 viteve a kane qene stimulues për biznesin tuaj apo ndonjëherë e kane goditur atë?
Ne përgjithësi ligjet kane qene dhe janë rregullator për ecurinë e biznesit, dhe për rrjedhoje edhe për biznesin time ne veçanti. Pa ato ligje dhe te tjera qe nxirren here pas here për te ndikuar ne ecurinë e ekonomisë se tregut, nuk mund te ishte edhe biznesi i im, se pa ato do te kishte një anarki te jashtëzakonshme dhe qe do te ndikonte negativisht ne te gjitha fushat e jetës sociale te shoqërisë shqiptare. Por jo ne pak raste, ato nuk kane qene ne raport te drejte dhe ka plote ligje qe janë për te dëshiruar. E rëndësishme është se shkohet drejt krijimit te një klime pozitive si e gjithë Evropa, ku, ne gradualisht po integrohemi.
Flitet bujshëm për ndershmëri konkurrimi, po ne realitet sa ndershmëri ka dhe a është futur politika duke i klasifikuar biznesmenët ne te “nenës” dhe te “njerkës”?
Pyetje jo e lehte për tu përgjigjur! Ka vend për tu ndalur dhe publikuar ne te dy anët e “medaljes” qe shtroni ne pyetje, por mendoj se çdo dite qe kalon gjendja shkon drejt stabilizimit te konkurrencës se ndershme ne biznes.
Ju jeni djalë i Dukagjinit. Dua te pyes: A ka ndikuar biznesi i Juaj ne zbutjen e varfërisë se familjeve te zbritura nga Dukagjini ne këto vite te fundit?
Pasja e një pune, pasja e një rroge te sigurte, ka ndikuar dhe ndikon ne zbutjen e varfërisë si dhe ne rritjen e mirëqenies te familjes. Ne biznesin tim, mbi 50 % e punonjësve janë dukagjinase, qe me te ardhurat e tyre ndikojnë pozitivisht ne ekonominë e familjeve te tyre, si dhe ne te ardhmen do te jete  ne rritje mirëqenia e tyre.
Ne qofte se pranë bizneseve Tuaja investojnë kapitalet e veta biznesmenë te huaj, madje edhe ne te njëjtën linje, cili do te ishte veprimi i Juaj i pare për t’i mbijetuar konkurrencës?
Unë do te beje përpjekje te jem i barabarte me ata.
Paraja e Juaj nuk është “pare xhepi”, andaj dua te pyes: A kanë qene korrekt bankat me ju?
Deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast mos korrektësie te ndonjë banke ne Shqipëri.
Çfarë duhet te beje një biznesmen ne rast se e ndjenë “rrëqethjen e falimentimit”, te cilën nuk ua dëshirojmë kurrë?
Ne biznes edhe mund te falimentosh, pra mund te humbësh dhe nuk është ndonjë e papritur, se konkurrenca dhe vete sistemi i ekonomisë se tregut e pranon ketë “loje”. Te falimentosh nuk është e mire, se jo vetëm humbas unë, por është fatkeqësi edhe për punëtoret qe largohen nga puna dhe dëmtohen ekonomikisht familjet e tyre, ulet mirëqenia e tyre, e cila mund te krijoj edhe kriza te renda sociale. Këtu, duhet te ndërhyje shteti qe te mos falimentoj ky biznes, i cili mund te jete edhe për arsye objektive, për te mos lejuar dëmtimin ekonomikisht te punëtoreve dhe drejte perse drejti dëmtimin ekonomikisht te familjeve te tyre, qe mund te shkaktoje dhe drama sociale.
Ne regjistrin e fjalorit te thjeshte biznesmenin e quajnë jo human, madje edhe deri aty sa ta quajnë “shfrytëzues”. Nëse detyroheshit te përgjigjeshit ndaj kësaj “akuze”, cila do te ishte përgjigja Juaj?
Ne qofte se pranojmë pune dhënien dhe pune marrjen sipas rregullave te ekonomisë se tregut, me kontratën  qe rregullon marrëdhëniet ne mes tyre dhe përcakton detyrimet dhe te drejtat e secilës pale, nuk ka pse te konceptohet biznesmeni dhe biznesi shfrytëzues. Ne këto kushte çdo biznes do te jete si një ndërmarrje me administrate profesionale. Unë kështu punoj.
Cili do te ishte mesazhi qe do t’i përcillnit komunitetit dukagjinas ne veçanti dhe gjithë komunitetit shkodrane ne përgjithësi?
Durim dhe aftësi, te cilat nuk i mungojnë këtij komuniteti, për t’u përshtatur plotësisht ekonomisë se tregut. Asgjë nuk mund te arrihet vetvetiu dhe menjëherë. Te mirat vijnë ngadalë dhe vetëm nëpërmjet punës. Asgjë nuk mund te zgjidhet jashtë punës. Edhe sikur te ardhurat mund te jene te pakta, duhet te jesh ne pune. Duhet te njohim, te interpretojmë drejt dhe pasur parasysh mendimin e urte popullor: Me mire te punosh kote, se te rrish kote. Prandaj, ne moralin e këtij mendimi, me mire te punosh me pak te ardhura, se sa te mos punosh dhe ne te njëjtën kohe te konsumosh pa fituar gjë.
Krijimin e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” si e keni pritur dhe çfarë mund te thoni për te dhe gazetën e saj “Dukagjini”?
Nismëtarët qe krijuan Shoqatën “Atdhetare – Dukagjini” duhen falënderuar jo shume për krijimin e saj, se sa për punën e shkëlqyer qe po bëjnë ne shërbim te Dukagjinit dhe dukagjinasve kudo qe ata jetojnë e punojnë brenda ose jashtë vendit. Prandaj jam bere anëtar i kësaj shoqate dhe beje përpjekje te kontribuoje ne realizimin e veprimtarive dhe nxjerrjen e gazetës se saj “Dukagjini”. Uroj te vijoje punën me këto ritme, duke përmirësuar cilësinë e veprimtarive. Mendoj se dukagjinasit, kudo qe janë, çdo dite po e gjejnë veten me mire ne ketë shoqate, ne gazetën e saj, sepse ajo punon për Dukagjinin dhe dukagjinasit, veçanërisht ne fushën e kulturës, te traditave, te cilat janë baza te edukimit për një shoqëri te emancipuar.
Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, prej kohesh ka shtruar krijimin e “Klubit” me biznesmen e tregtare dukagjinas, ose me prejardhje nga Dukagjini, nëpërmjet se cilit do te sigurohej mbështetja financiare e Shoqatës për realizimin e misionit te saj. Ju ftojmë te bëheni pjese e këtij “Klubi”. Mendimi i juaj?
Mendoj se krijimi i këtij “Klubi”  është një nga zgjidhjet me te drejta për te siguruar mbarëvajtjen e punëve te Shoqatës. Unë do te beje përpjekje me koleget e mi, biznesmen dukagjinas te krijojmë ketë “Klub”, se puna e deritanishme e Shoqatës e meriton krijimin e këtij “Klubi”, me qellim qe te lejojmë kryesine e Shoqatës te përgatisë dhe te realizoje veprimtari sa me cilësore dhe për një shërbim me te gjere ndaj dukagjinasve. E përsërisë domosdoshmërinë e krijimit te këtij “Klubi”.
Ju jeni anëtarë i Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër! Si e ndjeni veten ne ketë institucion vendimmarrës te qytetit tone?
Te jesh pjese e vendimmarrjes ne Këshillin e Bashkise se qytetit tone, e quaj një privilegj dhe një obligim ndaj kësaj detyre, jo thjeshte si anëtar i grupit politik qe i përkas, por për gjithë qytetaret e këtij qyteti me plote vlera te jashtëzakonshme kulturore dhe historike ne historinë e Shqipërisë. Privilegji rritet se ne ketë strukture vendimmarrëse nuk jam vetëm. Jemi katër anëtare te këtij Këshilli djem prej Dukagjini. Unë, Ndue Marashaj, Gjergj(Gjek) Skoli dhe Nike Kodra. Ne baze te kompetencave ligjore, programit dhe mundësive te këtij Këshilli, bëjmë përpjekje ne zgjidhjen edhe te problemeve te komunitetit dukagjinas qe ndodhet ne qytetin tone, ne raport me gjithë banoret e tjerë te qytetit.
***
Zoti Mehill! Ju faleminderit për bashkëbisedimin tone, për mendimet qe dhatë dhe angazhimet qe morët. Te uroj faqebardhe ne veprimtarinë Tuaj ekonomike dhe ne detyrat shoqërore qe keni marre përsipër.
Ju faleminderit Ju, qe me krijuat mundësinë te komunikoj me lexuesin e gazetës “Dukagjini”. Ju faleminderit dhe ju uroj pune te mbare ne rritjen cilësore te kësaj gazete modeste, por me mjaft vlera.
Bashkëbiseduesi Ndue Sanaj
MARJAN  GRYKA, KRYETARI I SHOQATES “AZEM HAJDARI” AKUZON SHTETIN PER ATENTAT POLITIK
Siç është bere e ditur per opinionin publik me daten 28 shtator  ne rrethana te pa ditura, stimuluar edhe nga errësira e nates ne sektorin e rruges  Shirike –Zogaj eshte plagose me arme zjarri ish-truproja dhe Kryetari i shqoqates “Azem Hajdari”. Fatmirësisht plumbi e ka marre ne pulpen e kembes se majte, eshte nje lendim jashte rreziku per jeten e personit te demtuar! Ne njoftimin per shtyp  qe ka dhene Drejtoria e Policis se Qarkut thuhet se policia po punon per zbardhjen e pistave te hetimit qe te çojnë te krimi ende enigmatik. Nderkoh mjaft i ashper ka qene reagimi nga shtrati i spitalit  i zotit Gryka i cili ne nje prononcim per mediat ka deklaruar hapur : “Nuk kam probleme me as nje njeri. Te shtenat mbi mua jane atentat i mirëfillte politik. PD-ja po tenton te manipuloje faktet. Shteti shqiptar, po kërkon te ndryshoje motivin e këtij atentati, nga politik ne nje atentat te zakonshim, siç u be edhe me atentatin e Azem Hajdarit”. Duke qene te ndergjegjeshem se vetem policise dhe prekurorise u perket zbardhja e kësaj ngjarje ne urojme qe nje gje e tille te zbardhet sa me pare. Gjithsesi po te kemi përsyshe se kjo eshte ngjarja e trete kriminale, e pa zbardhur akoma vetem keto muajt e fundit ne Shkodër. Kjo   merr rendësi edhe me te madhe, pasi vete i plagosuri  eshte nje veprimtare i vjeter i Partise Demokratike, ish-truproja e deputetit te ndjere Azem Hajdari, qe akuzon: Edhe mua deshen te me vrasin si Azemin. Akuza te tilla vetem pak kohe pas vdekjes misterioze te biznesmenit Kosta Trebicka, dëshmitari kyç i dosjes se zeze te Gerdecit, jane nje shqetësime shume  serioze per opinionin publik qe kërkon jo vetem siguri por dhe besim dhe integritet tek organet e shtetit . Gazeta “Dukagjin” kërkon nga organet kompetente te punoje per zbardhjen dhe ndëshkimin e krimit ndaj jetës se personit ne fjale.
Kur nje shtetas aq me teper nje person me begrand politik te afirmuar ankohet se ka telefonata anonime kercenuse, per jeten e tij. Kur nje person nga shtrati i spitalit thote jam i rrezikuar nga strukturat politiko - shtetërore, atëherë edhe apeli yne i vendosur është: Shtet ruaj dhe siguro jetën e qytetarëve të tu dhe mbro dinjitetin tënd ndaj çdo kujt qe abuzon me ligjin.

“KRENARIA” E QYTETIT

(Satirë nga Prelë Milani)
Personazhet
Idrizi: Kryetar: - Përfaqësues i partisë në pushtet
Ludoviku: Sekretar:-Përfaqësues i opozitës
Ahmeti: N/kryetar “i pavarur”
Malushi: anëtarë.
Manjola: anëtarë.
Ngjarja pasqyron një mbledhje rutinë të Komisionit të vlerësimit të figurave të qytetit X
Kryetari: Të nderuar pjesëmarrës! Kam  nderin të informoj  “Komisionin  e vlerësimit të figurave”, se  sot do të shqyrtojmë disa kërkesa, që i janë drejtuar komisionit tonë të nderuar për vlerësimin e disa figurave shumë të nderuara të qytetit tonë  të nderuar. Ju lutëm të jemi  transparent, koherent, tarsigjent, luajal, konsensual për sensibilitetin, integritetin, prosperitetin, fleksibilitetin dhe rrasponsabilitetin  e komunitetit tonë…
(Nderhyn Malushi)
Anëtar Malushi: Kryetar të lumtë se bylbyl ma ke  atë gojë! Për besë të Zotit të gjitha i kuptova e kurgja s’mora vesh. A ban me më kallzue a ashtë burrë a grue makare njeky  
Raspanstabiliteti?!
Ahmeti: Ta përkthej unë more Pjetrush se Kryetari  nuk din  tjetër veç me përsëritë fjalët e Fatos Nanos. Raspansabiliteti i komunitetit do të thotë:
Rrasja shurrë mbas Komitetit, se janë shkaterrue nevojtoret e qytetit.
Kryetari (nderhyn): Zoti Malush, për mediokritetin tuaj  politiko- lingustik, nuk jam fajtor unë, por elektorati që ju ka votuar ju.
Malushi: O Z - kryetar, bjeri shkurt për çfarë na  ke bashkue, se ti me trimat e tu për elektoratin s’e ke ça trapin. Ti je treguar aq transparent me votën e tyre  sa ua ke marrë arkën e votimit dhe e ke mbushë pas ferrave edhe me 500 fletushka më tepër se numri i votuesve.
Sekretari (Lodoviku): Ju lutëm shumë t’i lemë deklaratat politike dhe të hynë direkt në miratimin e rendit të ditës. Përgjegjësia jonë është të ngremë në piedestal figurat e ndritura  të qytetit tonë. Të gjithë ne jemi  të votuar, të gjithë jemi me mandat dhe për gjëra të mëdha duhet të jemi konsensual
Kryetari: Nga “Lidhja e Shkrimtarëve” na vjen propozimi që zoti Pjetër Bogdani të shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit tonë. Kush ka ndonjë vërejtje, sugjerim apo kundërshtim, le të shprehet lirshëm dhe me transparencë.
Malushi: Me leje Zoti kryetar. Dua  të  flas unë dy fjalë shumë shkurt.
Kryetari: Patjetër, opozita duhet ta thotë fjalën e vet gjithmonë e kurdoherë.
Malushi: Njekët Pjeter Bogdanin nuk e njeh kerkush në qytetin tonë! Nuk e njohim as prej nga ashtë. As prej ç’fis ashtë, as prej ka i ka as nanën as babën! Unë nuk e di a ashtë gjallë a dekë aq më tepër  se çfarë ka ba për qytetin tonë!
Manjola: Edhe unë jam plotësisht dakord me zotin Malush. Ne si komision nuk mund të kënaqim dëshirat as të  “Lidhjes së Shkrimtarucve” as të shoqatës së gjuetarve me shpallë qytetar nderi gjithfarë  katundari! Pjetër Bogdanin le ta shpallin katundi  i vet “Fshatar nderi”, jo ne këtu në qytetin tonë.
Sekretari: Daleni shokë, daleni zotërinj! Qytetit tonë i bën nderë emri i Pjeter Bogdanit
Malushi: -Na u hiq pashë Zotin shejtanit! Po të ishte burrë i mirë do kish ardhë  me na takue, me pi një kafe me ne dhe me na kallzue si e ka hallin dhe çfarë projekti ka  për qytetin tonë. Si do ta shpallim qytetarë nderi, pa ditë se kush asht ai!
Sekretari:Ju lutëm të jemi serioz. Ju nuk keni tagër, as nuk mund të talleni   me një shkrimtar sa të shquar  aq edhe të vjetër të letërsisë shqipe
Manjola: Në kjoftë Pjetri, aq i vjetër, lamë atë e marrim një tjetër! Kryetar të lutëm vazhdo me propozimet e tjera se Pjetri mbeti në klasë!
Kryetari: Kryesia e Komitetit të Veteranëve të LNÇ propozon si kandidat për “Qytetar Nderi” patriotët e shquar, Gaglic Ndoj, Rras Hasani dhe Prroja Nika. Kush është pro dhe kush është kundër?
Sekretari: Do ishte shpërdorim i votës plebishitare të elektoratit tim të votoja për  tre komunist që i sollën shqiptareve regjimin më anti - popullor dhe më anti - kombëtar që njeh historia e njerëzimit. Ju ftoj të mbani qëndrim dhe të distancoheni hapur  nga krimet ogurzeza të komunizmit .
Manjola: Si guxon ti more bashibozuk të mohosh sakrificat  e partizanëve legjendarë, që na futën sipas dëshirës tonë të madhe përkrah aleatëve  antifashist.
Sekretari: Ke plotësisht të drejtë, partizanët na futën sa krahu por jo me dëshirën tonë, por me dëshirën e tyre!
Manjola: S’të vjen  turp,  more karagjoz të tallesh me gjakun e dëshmorëve të atdheut!
Ti e din mirë  këngën që u ka kënduar populli këtyre trimave, por nuk don ta dëgjosh ,o bir fashisti! Por ja ku po ta them unë, dëgjoje dhe plas nga inati: Ç’janë këta djem që therën në thika / Gaglic Ndoj e Prroja Nika / Kush i dol asqerit para. / Rras Hasani si rrumpalla.
Sekretar - Ludoviku: Vota ime është një “jo’’ e fuqishme për këta trima që luftuan me karkaleca, ndërsa sot ju doni ti ngreni në piedestal
Kryetari: Me qellim që të gjejmë konsensusin vota ime është pro tyre. Besoj se  ndaj të njëjtin qëndrim  me ju zonjushë Manjola dhe ju shoku Malush.
Malushi (dhe Manjola): Vota jonë është 100 herë pro.
Kryetari: Atëherë ky propozim miratohet me shumicë votash dhe vazhdojmë me tej. Balli Kombëtar Demokrat propozon që të shpallën “Qytetarë Nderi”, “Martirët e ndjerë” Agush Pinuci, Ndre Fela, Lucë Kusia, Rahman Shuli e Keqan Pula. Mund të votoni pro, kundër dhe të abstenoni, me dhe pa koment për votën tuaj.
Malushi: Desha të pyes shkëlqesi Ludovikun: - për kë kanë luftuar këta “Martirë” të dhjerë. Më fal të ndjerë, ndjerë?!
Sekretar Ludoviku: Këta janë krenaria e kombit kanë luftuar dhe janë martirizuar kundër bishës komuniste.
Manjola: Këta janë me nderë me thanë jashtëqitja e kombit. Spiun dhe bashkëpunëtor të fashistëve, pastaj “jo” edhe të komunistëve Ju sot do t’i dekoroni, duke la halën e tyre me shurrë.
Sekretarë Ludoviku: Do ta rishkruajmë historinë dhe t’u dëftojmë shqiptareve të vërtetën e manipuluar nga falsifikatori gjakatar Enver Hitler Hoxha.
Ahmeti: Si centrist dhe pacifist, si i pavarur që s’kam ku të varëm jam i gatshëm  për gjetjen e konsensusit. Historinë duhet ta lexojmë sipas optikës së kohës. Rrofshin  partizanet! Rrofshin ballistët madje edhe fashistët, pasi secila palë kishte idealët e veta! Secila palë ja futi popullit! Popullit ja ka futë gjithkush kurdoherë. Populli gjithmonë në histori ka pas fatin e gomarit. Historia shkruhet gjithmonë me pallën e fitimtarit, prandaj t’ia rrasim një konsensus dhe lemë sharjet, se nuk na kanë hiç lezet. Dje shqiptarët, gjysma kanë qenë komunistë e gjysma fashistë. Historia sillet si dollapi i kafes, sot gjysma janë socialistë dhe gjysma tjetër demokratë. Të gjithë jemi bij fashistësh dhe komunistësh.
Kryetari: (i lehtësuar nga sikleti) - Të lumtë (shoku, zoti) Ahmet! Ti e gjete më së  miri çelësin e mesit të artë. Unë  do t’ua mbështes të dy grupeve  për hire të pajtimit kombëtarë! Qyteti ynë që sot e pas  do të ketë “krenarinë”e tij komuniste dhe fashiste. Konsensusi  u arrit në këtë mbledhje historike falë pjekurisë sonë politike. Vazhdojmë me miratimin e kandidaturave të tjera. Peter Lulash president i firmës “Kutaleshi” shumë i mirënjohur në qytetin dhe rajonin tonë për tregtimin e cigareve me çmime favorizuese për konsumatorin.
Sekretar Ludoviku: Ne si grup i mazhorancës jemi plotësisht dakord dhe besoj se as opozita nuk ka kontestime.
Malushi: Më vjen mirë që një ish - hajn pulash si zoti Lulash, arrin të gjejë vetveten, të  integrohet fuqishëm në biznes. Shpesh nga xhelozia padrejtësisht e kemi quajtur kontrabandist cigaresh. Jo more vëllezër, kontrabandistët  i evidenton vetëm prokuroria.
Zoti Lulash është dora   bujare e qytetit tonë dhe e meriton të jetë “Qytetar nderi”
N/ Kryetar Ahmeti: Shoqata “Hip-Hup”  propozon për titullin “mirënjohja e qytetit” zonjën Burbuqe Llapushtica,  nënë me shumë fëmijë, drejtore ekzekutive e firmës “Buellica”
Kryetari: Ju lutëm të japim të gjithë konsensusin. Ne duhet të jemi krenar që një grua  nga qyteti ynë  ka lindur dhe rritur 18 fëmijë të gjithë  shëndosh si kokrra e mollës dhe po sulmon të futet në librin ginës!
Ahmeti: More kryetar, pse të mos dekorojmë edhe burrin e saj, pasi edhe ai ka kontribue që Buqja të futet në Ginës?!
Manjola: Buqja ka lujtë për pesë klube, 7 fëmijë i ka me Enverin, 6 me Demerin, 5 me Seferin, tani është shtatezane me dy binjakë me Kamberin
Ludoviku: Pse të mos dekorojmë edhe Lefterin ish - karrocierin e elektrikut që tani punon shef i shikut, që tanë lagjia e din se e ka dashnor!
 Kryetari : Turp t’ju vinë çfarë janë këto broçkulla e shpifje bajate. Po vazhduat me llafe të tilla do ta ndërpres mbledhjen menjëherë.
Malushi: Të lumtë goja kryetar! Burrat nuk merren me fjalë grash. E gëzoftë Burbuqja emrin në Ginës! Për burrat që i kan dekë i dhashtë Zoti  kivet! Kurse  jaranët që i kanë mbete, u dhashtë Zoti shëndet!
N/Kryetar Ahmeti: Shoqëria civile  propozon që Dr, Prof Osman Padeshi të shpallet “Krenaria i Qytetit”, përpara vdekjes.
Sekretar Ludoviku: Ne si mazhorancë jemi plotësisht okej.
Malushi: Unë për të qenë konstruktiv nuk kam ndonjë kundërshtim. Padeshin unë e  kam pas shok klase. Ai e la shkollën në klasën e gjashtë pasi  mbeti tre herë në klasë. Më vjen  mirë që është, Profesor në Universitet. Ai  është zemër bardhë e nderë bamë. Hallall i qoftë, provimin e ka me çmim të arsyeshëm, 50 mijë lekë!
Ludoviku: Ja pra kjo është demokracia e shanseve të barabarta shoku Malush. Ish - Partia juaj i vriste talentet e vërtetë!
Manjola: Kjo është  demokracia e “vërtetë”! Talentet shpërthejnë si pordha në brekë, po patën pare në kuletë. Profesor Padeshi, është profesor leshi! Gjithsesi ai, ka lënë një thënie  gjeniale. Ta kisha ditur se kaq e lehtë është shkolla, do kisha mbaruar të mesmen përpara se të mbaroja të lartën!
N/Kryetar Ahmeti: Propozimi i fundit vjen nga zgjedhësit e zonës elektorale nr. 2, të  cilët në mënyrë unanime, kërkojnë që deputetit 4 herë i mandatar, Kin Pordha t’i jepet titulli “Krenaria e qytetit”
SekretarLudovuku: Ne si komision i mazhorancës jemi plotësisht okej.
Kin Pordha është figurë poliedrike dhe deputet historik i qytetit tonë.
Malushi: Edhe ne si grup i opozitës, japim konsensusit si gjithmonë kur është fjala për te siguruar konstruktivitetin tonë si opozitë luajale. Kin Pordha deputeti historik siç e quajti kolegu ynë i pozitës, meriton të jetë “Krenaria” i pordhaxhinjve të qytetit tonë.
Manjola: Ndonëse jam opozitare unë them:
Rroftë  deputeti ynë  që i bëri mendjen pordhë ktij qyteti me votue  4 herë rresht për të.
Kryetar Idrizi: Atëherë le të shpallim vendimin përfundimtar të mbledhjes së sotme të Komisionit të Vlerësimit të Figurave:
Miratoi me shumicë absolute shpalljen “Qytetar nderi” të zotërinjve: Gaglic Ndoj, Prroja Nika, Rras Hasani, Agush Pinuci, Ndre Fela, Lucë Kusia, Rrahman Shuli, Kqean Pula
- Nuk fiton shumicën e votave kandidatura e Pjeter Bogdanit.
Titullin “Krenaria e Qytetit” e fitojnë
Burbuqe Llapushtica,  drejtore ekzekutive e firmës “Buellica”
Peter Lulash, President i firmës “Kutaleshi”
Dr, Prof Osamn Padeshi, që i bën studentet me u ra leshi.
Kin Pordha, deputeti i hyqymetit, rrenaxhiu më i madh i qytetit.
Manjola: Zoti Kryetar, pash Zotin vëri kapak.
Se, ja pordhëm sot krenarinë qytetit.

BUKA në KUNJA

O i zoti i shpise! – u dëgjua një za qe vinte i vaket nga mbas dere.
I zoti i shpise, Leka, kcej prej atij shtrati druni te shtruar me fier te njome e ra ne toke porsi vetima dhe u përgjigj: Hajde byrme!
- Byrmë te thançin se pasha Zotin kohe e vone asht me i ra kuj ne dere ne kte ore o Leke Fisniku!
- Shpia asht e Zotit dhe e miqve, por pritem sa ta nezi i pishe midis unëve te zermit e i shalla nuk jan shkime.
Gërmoj neper unët e zermit dhe nezi kallinjtë e pishës. Kur oda kishte marre shikim e shoqja ishte çue dhe kish fute xhubletën ne shtat.
Ju afrue derës, largoj shulin e drunit dhe ne çast u ndodh përballe një burri shtatmadh, me flokë te shprishun e sy te ngulun thelle ne rrashtin e krese, mbi faqe dukeshin grimcat e krypes si dhurate te djersës, kurse hunda i shquhej njëlloj si shkepi i shkamit ne një vargmal.
- Mramja e mire!
- Mirse vjen o burri i dheut!
- Ma hjeke ket thes prej shpine se nuk munem me e durue ma. Jam ba gati me e true dy a tri here e vetem Zoti m’ka ndale.
Leka e kapi thesin me duert e tij te fuqishme dhe e uli ne truallin e shtëpisë prej botine. (vijon në faqen 7)
(vijon nga faqja 4)
Ishte rreth shtatëdhjetë kilesh. Krype dukej.
Avitju zermit – tha Leka, dhe urdhëroi te shoqen qe ti vendoste një pale fier sa për tu ulur mbi te.
Udhëtari u ule dhe shfryni bulshite e fryra tej mase me një ooouuhaaa! Me duket se kenkie lodhe more burrë? – iu drejtua i zoti i shtëpisë. Ni fjale me u fole asht ajo more Leke, njaj thes i ka en ta pesdhjete oke e marre i kam pasha Zotin en sheheri te Shkodres sot en nadje e prej atje e deri en shpi tane shpina e jeme ka kenë ure për ta. Pesdhet kile janë miell e nizet kile janë krype e manej hajde e thuaj jete ksaj!
Mos u mërzit more burrë se ket rrisk e kena tetan e jo vetëm ti, sot e ke pas radhën ti e nesër e kam ù. ti e din se malet janë te nalta e jetesa ka veshtersi en to, por për ujë e ajr, nder e burrni mos i kjoshim fale kurrkuj!
Udhëtari u duk sikur u lehtësua nga lodhja, shkundi krahët e mpire, drejtoi shpatullat e kërrusura dhe ju kthye te zotit te shtëpisë: - Ti nuk em dvete as për emën, as për fis e kjo don me thane sojni, por po t’kallzoj veta: Mue ëm thone Luc Kola e jam prej fisit t’ Mërturit, njatje n’Salce n’ia paç ndije zanin ndojhere?!
- E kush nuk ia ka ndije zanin Merturit sojnik e Salcës heroike more Luce!
- Paç faqen e bardhe more Leke se prej gojës se t’mirit nuk del fjala e keqe për kollaj.
Leka urdhëroi te shoqen qe t’i sillte kusinë me ujë te voket sa me pravullite këmbët qe ishin bere gjithë kallo nga ai udhëtim i gjate. Tashme zjarri kishte marre flake dhe drita e tij kishte spërkate çdo qoshe te shtëpisë me shikim te bollshëm. Pasi Luca lau këmbët, veshi një pale çorape te bëra me lesh dhie qe ia solli gruaja e zotit te shtëpisë. Ne shtatin e tij dukej se po shtriheshin kurmat e çlodhjes. Ne mes gishtërinjve te gjate e te thate me gunga te mëdha ne artikulacione jepte jete një cigare duhani nga kutia e shpijakut. Nga kaçorri i pulave aty ne qoshe te oborrit u dëgjua kënga e një gjeli. Knoi gjeli i pare – tha Luca, dhe fërkoi me pëllëmbën e dorës pjesën e pasme te kokës. Leka buzëqeshi duke e ditur mire kuptimin e veprimit te Luces dhe tha: gjelat atë pune kane dhe urdhëroi te shoqen qe te afronte bukën pran zjarrit për ta ngrohur. Pa mbaruar ala mire fjalën ndërhyri Luca: Pasha te Madhin Zot nuk ha buke en ket shpi sonte, lenë se unë kam hager ne krye te Gurit te Kuq, por as nuk asht vakth buket tash ne ket kohe. Mos thuej ashtu Luce se buka e ka vakthin ne çdo kohe e ti nuk ke pase kurrkun me hanger more Luce. Leke, me ta thane te vërtetën kur hypa ne krye te Gurit te Kuq me kish kpute uja, ça me ba, ndala e futa dorën ne fund te thesit e nxora nji grusht miell e fillova me e hager por me mbet ne fyt, ather me muer kolli e shih seram ëm mue. Ne ketë moment shpërtheu gazi sa u dridhen edhe muret e shtëpisë. Fëmijët qe po flinin poshtë një plafite dhinte tashme i kishin hape sytë e shikonin ketë skene te çuditshme pran zjarrit ne këto ore te vona te natës. Luca e ngriti kokën lart dhe e solli rreth qafës, por ne ketë çast sytë e tij shquan atje ne balle te murit një buke çeremi rrumbullake te vendosur përmbi dy kunja druri. Ne heshtje u be një bisede midis tyre, u duk sikur i tha: Ti ke uri e unë shihem ku jam, unë rri gjithmonë këtu, jam vetëm për miqtë qe e shkelin ket prag deret, ropte e shpise edhe mund te mos hane edhe mund te mos ngihen, por unë jam gjithmonë e plote si hanë në të mbushun, hej jam për ty! Bukën – tha Leka, dhe e shoqja e solli ne çast duke e afruar pran zjarrit te ngrohej.
Nuk po kundërshtoj o Leke Fisniku, por te paktën ai qe e ka nji lek sojni nuk i bjen ën dere te ares shpi buze rruge, por hyn i fije ma felle ën katun e ù ndala se nuk mujta me e dirgj rrugën ma anena me ata t’bekuem mielli e krype. A’here ù di edhe tjetren se: ktu i thone Kodra e Shnjergjit ku nane bajraket e rrahin drumin e mosme ken gja tjeter vetem gjurmt etyne e bajne venin tredh.
Paç faqen e bardhe Luce, por nuk i meritojme te tanakto lavata, e në nëjsh edhe tri dite en ket shpi ja ke ba venin vetit. Nderkohe buka ishte theke e sofra ishte shtruar me ibrik te rakise ne mes e nje t’preme djathi. Lavduen Krishtin dhe pasi pine nga dy gota, buka erdhi ne sofer. Luce Kola e thei kashaten e pare dhe tha: Mire se te gjetemo shpijak! Mireseerdhe more mik! Pasi hengri nga ato qe ishin tha: Ja u falte Zoti bereqetin ne ket truell!
Merr Luce merr – tha Leka.
Pasha Zoten derisa u ngina e buk ma mire s’em ka ba kurre.
Leka urdhroi te shoqen qe te ngrente sofren djhe ftoi mikun qe te bente nja dy ore gjume para se te nisej per udhen e gjate. Megjithse kundershtoi ne fillim, Luca ashtu beri. Pa e mbeshtete koken mbi cumren e drurit gjumi a kishte pushtue trupin si me narkoze.
Pasi kishte bere tri ore gjume te mira u be per te gialle. U ngrit mbeshtetur mbi brryl dhe shikoi se rrezja e diellit i kishte puthe parmaket e dritares.
Bafti i Zotit- tha, - dhe u ngritne kembe.
- Nadja e mire Leke!
- Mirsevjen o Luce!
- Si ke njehe?
- Mire, po ti si ke njeh, a fjete ndoj fije more Luce?
- Kam fjete boll e kam njehe si me pa fjete ne Parrise.
Leka qeshi dhe i rrahi shpatullat me plot dashamiresi.
Pine nga nje kafe e nga nje gote raki, ngarkoi thesin mbi shpine, u pershendet dhe leshoi gjurmet e para ne drejtim te Salces.
Rruga i vajti mire. Mbremja e asaj dite dhe Luca shkelen njeheresh ne pragun e shtepisese tij atje ne Salce. Gruaja dhe femija e priten tek dera. Ajo e ledhatoi me syndersa femija iu hodhen ne qafe. Lodhja u tret e jeta u embezua. A kan hanger fmija buke? – pyeti Luca.
Pomore burre, tetan diten kann pas bollek e tash po jaugatue nana te xetë prej miellit qe ke pru prej Shkodre.
I pjeku nje kafe te shoqit e iavuri perpara, pastaj u afrua tek thesi dhe i hapi gryken. U shtang ne çast. U drejtue dhe ia nguli veshtrimin te shoqit. Ai e pa per pak çaste dhe pastaj ju drejtua: Ç’ka asht? Pse em kqyr si shejtan? Hajt fol! E shoqja u perkul dhe nga gryka e thesit nxorri nje te karteten e nje buke dhe nje gjysem cuureku djathi. U drejtua dhe tha: Kto ishin ne miell, ne krye te thesit. Luca mbeshteti mjekren ne pellembe te dores. Me doren tjeter ferkoi ballin, leshoj nje ofshame dhe tha: Dynjaja ka gjin te mire. E shoqja e degjoi dhe iu afrua me shume perkujdesje, mori nje stol dhe ju afrua prane e shikoi dhe i tha: Si the burre? A nuk e ke dite se e ke kta buke e djathe ne krye te thesit? Merrem veshgrue: - mere rate buke e xejua fmijve, sonte mos gatuej dhe hajdee ulu prap en stol, se due me te kallxue per rrugen e per buken. E shoqja ashtu beri. Rrefimi vazhdoi gjate.

***
Pas kater vitesh, Luce Kola kalon neper Kodershengjergj. Ndalet tek shtepia e Leke Fisnikut. Thrret Mbas deret. Ne dere shfaqet Leka. U shtangen balle per balle. I pari foli Luca: - Leke, ka kalue do mot por kam ardhe me te kallxue se i gjyse buket kish pa ik prej kujave e hi ne thes tembashke me djathe. E hagren fmija. Leka qeshi me te madhe dhe i tha: Po ti a hagre  ata miellin ne krye te Gurit te Kuq? Jonet e te qeshurit pushtuan hapesiren. Luca strini duart e medha dhe e futi kryet e Lekesne mes te pellembeve. E puthi ne roge te ballit. Ç’ka ban Luce, burrat nuk puthen! Nuk t’kam puthe enfaqe, por en balle se e kam dishriu tash sa mot.
Tregim nga LAZER KODRA

DREJTORI I DREJTORISË SË SHËNDETIT PUBLIK TË QARKUT SHKODËR

Gazeta “Dukagjini” prioritet te saj ka pasur dhe ka publikimin e njerëzve te saj te suksesshëm ne  historinë e Dukagjinit, duke i dhëne emrin e merituar te saj ne historinë e Shqipërisë, për te cilën nuk do ta ndalemi edhe ne te ardhmen. Gjithashtu ka marre përsipër te ekspozoje dhe te publikoje jo vetëm personalitet e se shkuarës, por dhe te sotmes, qe jetojnë çdo dite me ne, me mua, me ty, duke u gjetur pranë nevojtareve ne çdo kohe. Kështu, ne ketë shkrim do te beje përpjekje te publikoje jetën dhe punën e një njeriu te thjeshte, te dashur, komunikues me secilin, pa dallim moshe, seksi dhe gjendje sociale, për një mjek dukagjinas. Nuk është e lehte te shkruash dhe te portretizosh jetën dhe punën e një mjeku, jo se ne përgjithësi nuk njihet jeta dhe veçanërisht puna e tij e madhe prej një humani te kohës ne shërbim te njerëzve te çdo shtrese, por ky profesion ka veçoritë e veta te kohës, kërkesat dhe qëllimet e veta. Ky mjek dukagjinas ka qene dhe vijon te jete i suksesshëm, prandaj sot është Drejtori i Drejtorisë se Shëndetit Publik i Qarkut Shkodër,  një nder nismëtaret e krijimit dhe te anëtarit te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, Fran Kapaj.

Kush është Fran Kapaj?
Emri …                  Fran.
Mbiemri …           Kapaj.
Datëlindja …        Me 10 shkurt 1961.
Vendlindja …       Fshati Toplane, komuna Temal.
Vendbanimi …    Qyteti Shkodër.
Gjendja civile …   I martuar, me tre fëmije.
Arsimimi …          Ne vitin 1975 – 1979 përfundon shkollën e mesme Veterinare ne Shkodër, Ne vitin 1979 – 1985 përfundon studimet e larta për mjekësi te përgjithshme, ne Tirane.
Kualifikimet …      Shtator – tetor 1993 përfundon kursin për Sigurinë e Shërbimit shëndetësor ne Forcat e Armatosura, ne Akademinë e Mbrojtjes – Tirane, Tetor – nëntor 2004 përfundon kursin e trajnimit me ekspert te NATO-s për “Emergjencat Civile”, Shtator 2005 përfundon kursin për kompjuter, Tetor – 2005 – tetor 2006 përfundon specializimin një vjeçar pranë SUQU Tirane për “Imazheri”, Nëntor 2006 përfundon trajnimin ne kuadrin e ndihmës mjekësore ne bashkëpunim me vendet anëtare te Paktit te Atlantikut “Ameni”. Eksperienca …       Korrik 1985 – shkurt 1992, mjek i përgjithshëm ne zonën e Dukagjinit, Shkurt 1992 – tetor 1997, mjek ne Forcat e Armatosura, ne Divizionin Shkodër, Tetor 1997, titullohet oficer me gradën “kapiten”, dhe vijon detyrën e mjekut pranë spitalit ushtarak te Divizionit ne Shkodër, Tetor 2001, gradohet major dhe vijon detyrën e Shefit te Shëndetësisë pranë Brigadës se Këmbësorisë dhe ne Komandën e Mbrojtjes Rajonale ne Shkodër, Ne mars 2008, me kërkesën e tij lirohet nga detyrat e shërbimit shëndetësor ne Forcat e Armatosura, Me 19 mars 2008, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Shëndetit Publik te Qarkut Shkodër dhe vijon ne ketë detyre me mjafte sukses.
Gjuhe te huaja …  Ka njohuri fillestare për gjuhen angleze dhe njohuri mesatare për gjuhen italiane.
Mjeku Kapaj, ne te gjithë nivelet e studimeve dhe te kualifikimeve është dalluar për rezultate te larta. Gjithashtu edhe ne ushtrimin e profesionit te nderuar te mjekut, kudo qe ka punuar është dalluar për pune te kualifikuar, për disipline, për këmbëngulje dhe nivel te larte profesional. Ne çdo rast ka qene dhe është njeri, njeri i përkushtuar për tu gjendur pranë njerëzve ne nevoje.
Kapaj nuk është thjeshte një mjek, por dhe një familjare i mire. Është martuar me Lezen, me te cilën ka tre djem: Fationin, student ne Universitetin e Padoves, ne degën “Shkencat politike për marrëdhëniet ndërkombëtare”, viti i trete; Bekimin, nxënës ne vitin e fundit te shkollës se mesme “Zani i Shkodres”; Denisin, nxënës i klase se tete ne shkollën “Brako Kadia”.
Mjekut Fran Kapaj, sot Drejtori i Drejtorisë se Shëndetit Publik te Qarkut Shkodër, i urojme: te jete faqebardhë ne jete dhe ne profesionin e nderuar te mjekut, ne shërbim te njerëzve kudo qe te jetoje dhe te punoje.
Ndue Sanaj

GJELOSH VATA – NJE NJERI I NDERUAR I DUKAGJINIT

Ne kuadrin e përpjekjeve qe bën gazeta “Dukagjini” për te evidentuar vlerat njerëzore te bartura brez pas brezi ne malësinë tone, e qe përbenë krenari për ne bijtë e bijat e saj, mendova qe te shkruaj diçka për njërin prej bartësve te këtyre vlerave: për Gjelosh Vatë Daken.
Sot, Gjeloshi, është 82 – vjeç. Para 3 vjetësh, me dhimbje mori një vendim qe nuk e dëshironte dhe nuk e besonte – te largohet nga vendlindja, nga fshati i tij, Nenmavriq, e te vendoset ne lagjen e re, afër Pularisë. Pse e mori ky vendim me dhimbje? Gjeloshi e deshi shume fshatin e tij, Nenmavriqin, Shalën dhe Dukagjinin.
Ai, qe ne moshë te re, punoi shume, me gjithë forcën e tij mendore e fizike, me ndërgjegje e ndershmëri për zhvillimin, përparimin e begatimin e zonës sonë. Ai me hovin e tij rinor, me dëshirën e vullnetin e tij, pa u ulur ne bankat e shkollës, mësoi te shkruaj e te lexoje, duke i hapur rruge përvetësimit te dijes, kulturës dhe se rese. Ne saje te punës e te vullnetit te tij, te rritjes se pjekurisë se tij, strukturat përkatëse te kohës, panë te Gjeloshi një njeri qe po formohej, një njeri punëtor, i etur për dije, i etur për pune, prandaj dhe e ndihmuan dhe e ngarkuan me detyra te ndryshme. Ne fillim, ai ishte i zgjedhur udhëheqës i rinise se rrethit te Dukagjinit. Rinia ishte zjarr, e ngarkuar kudo ne aksionin e madh te rindërtimit dhe me vone për ndërtimin e rrugës Kukës – Peshkopi si dhe shtrirjen e udhëve te hekurta neper atdhe. Gjeloshi ishte kudo ne balle. Te rinjtë dukagjinas, brigadat e tyre ishin me te dalluarat, kudo ku ato punuan. Këto aksione ishin “shkollat e para te edukimit e te kalitjes, te njohjes dhe te shkëmbimit te përvojave te punës, te jetës e te problemeve shoqërore te kohës. Ne këto aksione ndryshuan shume koncepte për shkollën, për dijen, për te rene. Ata u ndeshen me opinionin se “ç’ka na duhet shkolla”, “ku po na hyn ne pune”, kush “na i ruan e kullote bagëtitë”,  kur fëmijët te shkojnë ne shkolle, e te tjera. Ishin këta te rije qe u ulen ne bankat e shkollës e sidomos ne kurset për zhdukjen e analfabetizmit, një plage shekullore, e cila u mbyll ne vitin 1957 ne gjithë zonën e Dukagjinit, i pari ne zonat malore te vendit.
Ne këto aksione edhe Gjeloshi u rrit, u formua, u burrërua, u be kuadër i gatshëm për te marre përsipër detyra te reja, me te rëndësishme, gjithnjë ne Dukagjin dhe strukturat përkatëse  e vlerësuan dhe ia besuan ato. E, Gjeloshi nuk përtonte. Ai rrezatonte etje për ndryshim, për zhvillim, për përparim e sidomos për shkollimin e përgatitjen e kuadrove vendas, prandaj me hapin e tij vigan, me vullnet e bindje për misionin e tij nuk la qoshe pa shkelur, nuk la familje, lagje e fshat ne gjithë Dukagjinin, pa u ndalur e biseduar me njerëzit, me rininë, me burra e gra për te lëvizur, për te ndryshuar. Edhe sot njerëzit e kujtojnë me respekt, bashkëkohësit nuk përtojnë te vene ne dukje tiparet e tij te spikatura si njeri i ndershëm, punëtor, i dashur e i thjeshte me njerëzit. Duke qene për shume vite një nga drejtuesit kryesore te pushtetit te zonës, i takoi te punoje e te drejtoje shume kuadro te arsimit, te shëndetësisë, te tregtisë, te pyjeve, te bujqësisë, ushtarake e te tjerë vendas e te ardhur nga Shkodra e zona te tjera. Me te gjithë këta, Gjeloshi, dinte te komunikonte, te bisedonte, te debatonte, por edhe te kërkonte llogari për punën. Duke qene vete korrekt, fjala e tij zinte vend pa imponime, pa çjerrje e te bërtitura, pa kërcënime për masa administrative, transferime, ulje ne detyre e te tjera..
Gjeloshi ishte i çiltër, prandaj ai kërkonte qe njerëzit te dilnin ne “log” te kuvendit ballazi duke sfiduar paragjykimet, opinionet, letrat anonime, intrigat dhe thashethemet. Edhe kur iu veshën ato ne ndonjë rast, ai i përballoi ato me gjakftohtësi, me durim, pa iu turbulluar uji. Te fitosh besimin, respektin e dashurinë e njerëzve, është merite qe nuk e kane shijuar te gjithë ata qe punuan me Gjeloshin. Ato nuk fitohen lehte, por me pune e ndershmëri.
Ne vizitën tone, qe i bëme Gjeloshit, u ndeshem menjëherë me dashurinë dhe respektin e njerëzve te tij, te Franit(vëllai), te kunatës, te nipave e ne veçanti te rejave te Franit. Gjithçka njerëzore. Nuset, menjëherë u vunë ne lëvizje, njëra për te gjetur e njoftuar Gjeloshin për vizitën tone, tjetra për te na uruar mirëseardhjen me kafe, raki, e te tjera. Këto sojnike te reja e shprehen edhe me fjale respektin për Gjeloshin e bashkëshorten e tij duke thëne “ardhja dhe qenia e tij këtu, është nder për ne”. Fati nuk e deshi qe ai te ishte prind, te provonte atë ndjenje gëzimi e dëshire te madhe qe ka çdo njeri. Por, është rrethuar kurdoherë nga dashuria, ngrohtësia e interesimi i nipave e fëmijëve te Franit, te Markut e te tjerëve. E meriton Gjeloshi sepse i ka dashur shume te gjithë dhe ata ia shpërblejnë sot duke i bere vend ne shtëpinë e tyre. Një vile e bukur, me  një gjelbërim, rregull e pastërti shembullore. Kjo atmosfere e gëzuar u be një nga shtysat kryesore qe Gjeloshi te marrin vendimin e tij për ta lenë fshatin, vendlindjen e tij. Dashuria njerëzore, ne veçanti ajo e vëllezërve bën mrekulli. Është merite e Franit qe ne familjen e tij ka kultivuar me mjeshtri dashurinë për vëllanë e tij. Jo me kot, një psikolog i shquar ka thëne: “... dashuria midis vëllezërve është vlere njerëzore, sepse ne fund vëllai është vetvetja”.
Ne përfundim te këtij shkrimi, dua te theksoj se Gjeloshi është njeri me vlera qe e nderon Dukagjinin dhe ne qe kemi punuar e jetuar me te. Është detyre e jona qe këto vlera t’i bëjmë te njohura.
Është kuadri me i vjetër dukagjinas qe punoi e luftoi për 60 vjet, gjithnjë ne zonën tone, qe luftoi me ndërgjegje te pastër për përparimin dhe begatimin e jetës ne Dukagjin. Mundësitë për ta takuar, për te biseduar me te tani qe ai ndodhet midis nesh, janë krijuar. Unë, u rekomandoj gjithë atyre qe duan te shkruajnë për jetën dhe historinë e Shalës dhe te Dukagjinit, te komunikojnë me Gjeloshin. Jam i sigurte qe nuk do te zhgënjehen me te, sepse: Gjeloshi gëzon shëndet te mire, trupin e drejte si një lis, mendjen e kthjellte, e mbi te gjitha një kujtese fantastike.  Vazhdimisht ka lexuar, se duke lexuar mëson, bëhesh i ditur. Ai vijon te lexoi.  Ky është një arkiv i gjalle i historisë se Shalës dhe Dukagjinit.
Nga ky “arkiv” unë hapa vetëm faqen pare.
NDOC GRIMA

faqe 2 next

part03