part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

57

TE PUNOJME PER DUKAGJININ

Me  dt  04  Gusht 2008,  ditë e hënë, në ora 16.30, në  ambientet e Bar - Restorant “Taverna”, ne pronësinë e vëllezërve Nikolin dhe Pellumb Shqau, u organizua takimi i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” me  stafin e saj  së bashku me intelektualë, biznesmenë dhe  të rinj e reja dukagjinase.
Qëllimi i takimit të punës ishte: 
- Diskutimi për ecurinë e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” që nga krijimi i saj deri në ditët e sotme
- Hedhja e strategjive për përmirësimin e ecurisë së gazetës “Dukagjini”
- Ndërgjegjësimi i biznesmenëve dukagjinas, të rinjve e të rejave për tu bashkuar së bashku në një tryezë të rrumbullakët për nxjerrjen në pah të vlerave dukagjinase
Takimi u hap nga vetë kryetari i Shoqatës zoti Ndue Sanaj, dëshira, vullneti dhe energjia e të cilit janë gjithnjë një burim i pashtershëm për drejtimin e saj; i cili foli për historikun që nga fillimet e saja si dhe sfidat e njëpasnjëshme që ka kaluar vetë shoqata dhe problemet që kanë dalë gjatë realizimit të punës. Gjithashtu paraqiti projekt buxhetin e vitit 2009.
Më pas fjalën e mori nënkryetari i Shoqatës zoti Gjergj Leqejza, i cili ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe kontribuues i madh për mbarëvajtjen e shoqatës dhe ndër të tjera theksoi  përkrahjen e tij për vazhdimin e mbarëvajtjes së saj si dhe  përgëzoi të rinjtë e të rejat për iniciativën, idetë dhe mendimet e tyre, dhe shprehu përkrahje në realizimin e këtyre ideve  për ecurinë e mëtejshme të Shoqatës.
Më pas filluan hedhje mendimesh ndërmjet pjesëmarrësve, veçanërisht nga studenti i mjekësisë Florenc Buxha, psikologia Suela Ndoja, gazetarja e radio “Maries” Roza Pjetri, studenti për teologji Anton Kodrari, kryeredaktori i gazetës “Dukagjini” dhe poeti Lazer Kodra, poeti Prele Milani, juristja Kloidana Shytani, poeti Lisander Kola, biznesmeni dhe anëtari i Këshillit te Bashkise te qytetit Shkodër – Mehill Perroni dhe Gjergj(Gjek) Sokoli, kryetari i komisionit te zbatimit te statutit te Shoqatës – Prele Shytani dhe te tjerë, te cilat u përqendruan:
1- U përmend  puna e palodhur që ka bërë vetë Shoqata  për vetë faktin se janë hapur shumë shoqata për zhvillimin e Dukagjinit por që shumë pak i kanë mbijetuar kohës për shumë faktorë.
2- Gjithashtu, u vu në dukje se kjo shoqatë ka arritur të nxjerrë në pah shumë vlera historike, kulturore  e morale të Dukagjinit, të cilat janë për tu admiruar dhe për këtë  duhet të falenderojmë të gjithë së bashku stafin e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, meqë vlerat e saj po i kujton gjithnjë e më shumë dhe nuk po e lejon pluhurin e kohës të bjerë mbi to.
3- U diskutua se dukagjinasit paragjykohen shumë. Duhet të përmendim se të gjitha krahinat pa përjashtim kanë virtytet dhe të metat e tyre; kështu që edhe krahina e Dukagjinit mbart në vete të meta, por edhe shumë karakteristika cilësore të veçanta si nderi, besa, mikpritja, e te tjera.
4- U diskutua që të bashkoheshin të gjithë intelektualët, biznesmenët, të rinjtë e të rejat dukagjinase për nxjerrjen në pah të mëtejshme të vlerave dukagjinase .
5- U bë thirrje që të mos keqkuptohet dhe keqinterpretohet Kanuni i Lekë Dukagjinit nga vetë dukagjinasit sepse po i humbasim përmbajtjen cilësore të tij , i cili ishte një ligj i nevojshëm për kohën dhe sot t’ju shërbeje studiuesve dhe juristeve për te nxjerre dhe publikuar vlerat e vetëqeverimit te kohës pa shtet. Sot duhet te njohim dhe te zbatojmë ligjet bashkëkohore, te shtetit dhe te shoqërisë demokratike.
6- U diskutuan  mënyra të ndryshme se si do të përmirësohet redaktimi i gazetës në mënyrë që të bëhet sa më cilësore me tematika historike, sociale dhe bashkëkohore .
7- U diskutua për organizimin e festave, koncerteve dhe simpoziumeve që nxjerrin  në pah vlerat e Dukagjinit
Ndër të tjera tek këta intelektualë, biznesmenë, të rinj e të reja dukagjinase pjesëmarrës në këtë takim, edhe pse të emancipuar e te arsimuar në zonat urbane brenda dhe jashtë vendit, vunë në dukje se ndjenja e origjinës është e qëndrueshme në brendësinë e tyre.
Ky takim u mbyll me diskutime dhe argumentime të ndryshme dhe me ide të reja për mënyrën e funksionimit të shoqatës. Ndër të tjera biznesmenët shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur nismat për ecurinë e shoqatës.
Mesazhi  i këtij takimi për të gjithë është: 
TE MBLIDHEMI TE GJITHE SE BASHKU: INTELEKTUALE, BIZNESMENE,TE RINJ E TE REJA DUKAGJINASE NGA ÇDO CEP I BOTES  PER TE MIREN E PERBASHKET SEPSE  NUK MUND TE ECIM PERPARA DUKE I MOHUAR  GJURMET E VJETRA.
Ju mirëpresim.
Florinda NDOJA

KUR DO TE VDES, DO TE VDES PREJ  SERIT

Kështu shprehej një burrë (dritë pastë) se tani nuk jeton, para disa vitesh në zonën tonë. Ai habitej nga njerëz, që merrnin përsipër, gjëra që nuk mund ti bënin, që ishin fallso, të paaftë e mendjemëdhenj. Tani po të ishte gjallë, do të ndjehej edhe më i habitur nga personazhe, që janë të shumtë në ç’do sektor të shoqërisë tonë, të cilët të bëjnë shpesh, të ndjehesh keq dhe të habitesh, nga situatat, informacionet, reagimet dhe këmbëngulja, që të argumentohet, e padrejta, jorealja, jo e vërteta. Vërtetë shoqëria po zhvillohet dhe njerëzit, po përfitojnë, nga mundësitë, që i krijon ekonomia e tregut, të ekspozohen, në institucione publike, medie të shkruara apo elektronike, ose variante dhe mundësi, që krijohen nga faktorë shqiptarë, apo të huaj, që njerëzve  tu kërkohet mendimi ose të japin mendime pa ua kërkuar. Mos justifikimi i përgjegjësive, nga paaftësia dhe mos njohja, i bën dëm vetes, por dhe ul edhe reputacionin e atij institucioni, apo subjekti që përfaqëson.
Po jap dy - tre raste, ku unë kam hasur, shembuj për të cilat, folëm më sipër.
Para një viti, u futa në Muzeumin Kombëtar në Tiranë. E kisha vizituar dhe herë të tjera. Aty  ka  rregull dhe saktësi, ku  çdo gjë është e vendosur në vendin e duhur, duke emëruar çdo objekt, qoftë  shumë i vogël në dukje, por i vjetër dhe i rëndësishëm në kohë. U ndala, para një pamje, fotografi e montuar, me pamje nga Thethi, me dimensione 3 x 2 metër, ne katin e dytë, sipër hyrjes kryesore, përballë këndit të lojërave.  Aty paraqitet lugina e Thethit, nga ura e Kolajve e lartë. Ajo s`kishte gjë të shkruar, për njohje, a thua se këtë pamje, e njeh kushdo që e shikon, shqiptar apo i huaj . Thashë me vete të pyes, ndonjë nga punonjëset, që shërbenin, si cicëron. Kur më pa njëra që diçka kërkoja, mu afrua, dhe mori një pamje serioze. Ajo ishte me moshë mesatare, e shëndoshë, shumë ma e gjatë  në bel e poshtë, se sa lart me ngjyra të syve dhe të fytyrës të theksuara e mu drejtua mua:
- Urdhëro, çfarë kërkoni zotëri?
- Çfarë paraqet kjo pamje, ku gjendet ky vend? – e pyeta unë.
- Kjo është Valbona – më tha, dhe vuri dorën mbi mullirin e Kolajve dhe vazhdoi. – Ky lumi buron në Malësinë e Madhe dhe kalon nëpër Tropojë.
Unë qesha me zë të lartë. Ajo hoqi dorën që kishte vënë sipër mullirit dhe më shikoi e habitur, duke dyshuar se unë s`isha në rregull. Në çast u afruan dhe dy - tre punonjëse të tjera, dhe po më shikonin me vërejtje.
- Kush të ka thënë moj zonjë, se ky fshat është Valbona dhe ky lumë buron në Malësinë e Madhe? – e pyeta.
- Një  tropojan, është oficer burri i botës. Kështu i kam thënë kujtdo, që më ka pyetur për këtë vend dhe askush nuk ka dyshuar, e as kundërshtuar, në informacionin që u kam dhanë.
- Po ky është fshati im – i thashë. Ky është  fshati Theth, ne krahinën e Dukagjinit, te rrethit Shkodër. Ky vend, ky fshat, është qendra e Alpeve Shqiptare! Fillova ti njoh me emrat e maleve, të shtëpive, objekteve të tjera që shikoheshin në atë pamje.
- Në fillim më kundërshtuan të gjitha njëherësh, por duke ua argumentuar dhe folur për Thethin, vetëm ajo e fillimit, qëndronte në të sajën, derisa erdhi një punonjës me emrin Prengë. Ky e njihte Thethin, se kishte qenë gjeolog, por u justifikua se ky rast, i kishte  kaluar dhe për të ky problem nuk ishte i njohur,  duke më dhënë të drejtë mua. Unë ngula këmbë, që të vendoset një etiketë, e shkruar në kompjuter, në shqip dhe anglisht, ku të identifikohet emri dhe vendi, ku paraqitej kjo pamje. Ata u habitën, që po nguli këmbë, aq shumë, se sipas tyre, boll që pranuan që kjo pamje ishte e Thethit. I  revoltuar u nisa të takoj drejtorin, duke pasur si qëllim ta njoh me problemin, Përpara më doli një nga grupi i punonjësve dhe pasi mu prezantua, se ishte mbesë nga Kiri, e mori përsipër, se do ta vendoste ajo etiketën, aty ku kërkoja unë. Asaj i besova, por i dhashë afat deri të nesërmen, ose do të takoj drejtorin, nga i cili dridheshin nga “respekti”.
Të nesërmen shkova me një tufë fotografish të njëjta me ato që debatuam, si argument dhe të tjera dhe u kënaqën nga bukuritë magjepsëse të Thethit. Ishte vënë shiriti, ku tregohej, se kush paraqitej në fotomontazh. Shiriti nuk ishte vendosur në pjesën e poshtme të fotos, ku ishte sfondi  i errët dhe shikohej më mirë, por dhjetë centimetra larg pamjes, në pjesën e poshtme të saj, djathtas në mur. Bardhë muri dhe e bardhë letra ku mezi dallohej.
Mirë aty gjeta njerëz dhe u zgjidh në një fare mënyre problemi. Hall është kur gabimet nuk mund të korrigjohen. Ato janë të fiksuara dhe të shpërndara, në qindra mijëra kopje, brenda dhe jashtë vendit. Një ditë pashë në një album guitë, në një librari, pranë Pallatit të Kulturës, në një foto e shkrepur nga ajri, ku shihej qartë zona e Shoshit. Dalloheshin në veçanti fshatrat Ndreaj, Pepsumaj, Brashta, Palaj dhe në fund të saj shkruhet “ Shoshani i Thethit”. Mirë të ishte Shoshi, por Shoshani, një fshat në fisin e Krasniqes në Tropojë, kjo nuk kishte  asnjë lidhje. Po në atë album, në një foto tjetër, paraqiteshin një grup të rinjsh, ku shkruhej se ishin në Kaprre dhe përballë tyre shihej Qafa e Pejës, Maja e Harapit dhe Rrethi i Vishnjës. Kush ka qenë në Kaprre, e di që nga aty,  me pa Qafën e Pejës, duhet  të kenë gjatësinë më të madhe se Maja e Zorgjit.
Deformimet vazhdojnë, me informacione të shoqëruara, me foto me ngjyra, të shkruara në fund në shqip dhe anglisht dhe te albumi “Linja e gjelbër shqiptare” në faqen tetë të tij shkruhet: “Thethi është i pozicionuar në krye të fushë së Shalës dhe në kufi me Shkodrën”. Ndoshta është pasur parasysh nga autori, se fusha që ndodhet, para se të futesh në zonën e Thethit është Tërfillja e Celit, te Palna e Gagut. Edhe kjo është e rëndësishme, por nuk ma merr mendja, se ai që ka veçuar fushën e Shalës, e di se ku ndodhet Tërfillja e Celit, që  ka lidhje me Thethin,  dhe në fakt interesante.
Emrat e zonave, të fshatrave, të maleve, ç’do toponim në zonën tonë janë qindra e mijëra vjeçare. Ato janë ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, sepse çdo gurë çdo rrugë, çdo grykë, ka historinë dhe vlerat e veta.  Dikush flet në emër të tyre, duke i deformuar, i  lënduar, duke i prishur  imazhin e fituar në shekuj, nga njerëz ndoshta të pavetëdijshëm, pak të informuar të cilët përtojnë të pyesin, të informohen dhe të jenë të saktë, për çfarë flasin dhe shkruajnë. Ndryshe është, kur ngatërron emrat e agjencive turistike, diskotekave, bizneseve e te tjera, të cilat kanë lindur vitet e fundit, por kurrë nuk duhet ndryshuar, emrat me të cilët njihet Dukagjini, ku erozionet, e faktorë të tjerë në shekuj nuk ua kanë deformuar emrin dhe vlerën.
nga ZEF BARI   

KRIZA ETIKE E NJE SHOQERIE
Mbi librin “Zoti Rrushi”, me autor Prele Milani”

Sot endet pezull neper kokat e atyre qe dine ta shijojnë artin një pyetje qe i ngjanë një drithërime: A behet art ne ketë vend qe dikur quhej djep kulture? Sa e vështire  është qe t’i japësh përgjigje  një pyetje te tille. Rrobullit kane bere aq grumbull saqë po pushtojnë tempujt. Paragjykime te të gjitha llojeve kane krijuar një “oktopod” qe shtrydhe vlerat, ndërsa ne vitrinat e këtij qyteti shfaqen dendur autoret e rëndomte qe u ngjajnë personazheve te Konicës.
E, siç shprehet Koliqi: “Mos te qitet Zoti me ta, sepse pingul u asht mbushe mendja qi vetëm nji pash u jesin mbrapa Pader Gjergjit e Faikut ne styl. Fol me ta e rruej voe e prit te shamë me fjale palavi”.
O Zot na ruaj prej tyre!
Intelektuali ne udhëkryq te një shoqërie qe lind e rilind çdo dite ne kuadrin e një nevoje shume te madhe, por e bën ketë ne stilin e mënyrën me te keqe. E ne këto kushte, intelektuali kthehet ne një personazh qe mund te quhet “homotragjikus“, ku i behet barre vetvetes ne jete dhe po kaq barre i behet shoqëria, ne te cilin “mjerisht” jeton. I vetëdijshëm për misionin dhe po aq i vetëdijshëm për krizën mbetet i izoluar ne panoramën kulturore. Sistemi i afron atij pamundësinë e përpunimit te vlerave, pasi ato tashme janë marre ne dore nga partitë dhe organizatat politike duke bere gjithçka qe nëpërmes teorive te imponimit dhe manipulimit te kenë sa me shume “ushtare te bindur” ne vathen e tyre. Dhe janë tri rrugët nëpërmes te cilave duan ti arrijnë këto: 1- Nëpërmes asfiksimit te vetëdijes kolektive. 2- Betonizimit te ideve. 3- Militantizmit te sferave me rebele. Ne këto kushte, intelektuali nuk është gjë tjetër veçse hiçi qe përpëlitet sa ne një qoshe ne një tjetër. I ndodhur ne këto kushte nuk i mbetet asgjë tjetër veçse te shkruaj. Dhe ne ketë mënyre, ai kërkon ta afirmoje qenien e vet nëpërmjet krijimtarisë artistike – siç shpreheshin ekzistencialistet. Një i tille mund te quhet edhe poeti dhe historiani i njohur Prele Milani, tashme i paraqitur para lexuesit me librin me satira, te titulluar “Zoti rrushi”, një titull qe vërtete i bën për te qeshur “majmunet” por i bën te rrëqethen njerëzit. Autori i këtij libri është mjaft i njohur ne llojin e satirës, një lloj ky mjaft i vështire pasi “djegësirat e specit” duhet te të kujtoje ëmbëlsinë e mjaltit, përndryshe nuk e ke bere detyrën.
Nëpërmes një procesi krijues te ndryshëm nga ai i zakonshëm, Prele Milani arrin te realizoje poetiken e humorizmit qe nëpërmes kapjes se kontrasteve disharmonive, dallimit ekzistues mes realitetit te dukshëm dhe te vërtetës se fshehur, çekuilibrove, disproporcioneve na bën qe te kujtojmë instinktivisht te madhin Pirandelo. Autori gris maskat, heq velin e dukjes e te maskimit duke nxjerre kështu “nudo” mashtrimin, lojën e palës se hipokrizive dhe absurdin e jetës ne te cilën ai është “i dënuar” te jetoje. Këtu, fillon ajo lufta e përhershme midis individit dhe shoqërisë, e cila zakonisht nuk ka fitimtare. Shoqëria mund t’i drejtohet një individi te tille: He pra!? Dhe ai mund t’i përgjigjet: Unë nuk dorëzohem! I ndodhur ne kushte parakohësie dhe te një distance intelektuale, autori e shikon veten te braktisur, me këmbët ne toke, rreth e rrotull numëron “humnerat” ne te cilat janë fundosur fidanët e ideve ndaj ndërhyn qe me ane te veprimeve simbolike te vendos balle për balle psikologjizmin e vet dhe atë te masës duke realizuar kështu kontrastin e nevojshëm për një satire parësore ne vlera. Autori magazinon ne memorien e tij situatat, ngjarjet, skicat, personazhet, veprimet dhe pastaj me ane te një site mjaft te imte i gatuan brumin me te cilin ndërton maketet e një realitetit dëshpërues.
Ky realitet behet akoma me dëshpërues kur shikon një shoqëri te veshur e tera me ngjyrime te mantelit politik ne vartësi te cilit fillojnë mbështetjet dhe privacionet duke i bere kështu sfide ligjit dhe njerëzores. Kështu qe e vërteta kthehet ne një lloj neuroze thënia e se cilës nuk sjelle ndonjë fitore te madhe, por autori kryen një vete – çlirim qe e zhburgos atë nga makthet qe e kane pushtuar. Duke shkelur ne brendinë e librit, lexuesi kupton se i ka përjetuar çdo dite ato qe thuhen, por vështrimi i tij ka qene aq tangjent saqë nuk ka arritur ta kape zonat e thella te reales, te cilat rëndom i ka përjetuar disi ne mënyre te pavetëdijshme.
Ndërthurja mjeshtërore qe u ka bere anës grafike, tingëllore dhe intonacionare i kane bere satirat te lexohen me endje te madhe dhe here pas here te shoqërohen me te qeshura dridhëse pa limit. Ne satirat e tij duket sikur endet filozofia Karteziane: “Mendoj – pra jam”, dhe si antipode te saj mund te përdorim një thënie te personazhit te Joneskos: “Ju nuk ekzistoni, i dashur, sepse ju nuk mendoni”, kjo e adresuar elementeve te shoqërisë ne tymnaje. Njohës i thelle i historisë, autori e ka përdorur brumin e saj me shume kursim dhe me pak fjale ka arritur te evokoje te shkuarën duke e piketuar atë ne te tashmen.
Satira “Pjaca e Shkodres e ç’kurorëzuar 100 here”, është shume elegante, me rime te përputhur, dhjete rrokeshe, astrofike, gëzon një fuqi shprehëse shume pozante saqë imazhi thuajse përqaset me shqisat sikur po ndodhe ne realitetet, ndërsa domethënia është mjaft trishtuese: Një qytet dikur me emër nuk e ka për gjë te tjetërsohet tash e pare, madje te pranoje për te humbur edhe identitetin, me njerëz servile paskrupull pranon te fërkoje prapanicat e çdo drejtuesi, qofte edhe pushtuese, vetëm e vetëm nen parimin “Kthe shpinën nga fryn era”. Ky qytet ka një Pjace, te cilës njëherë i vendose emrin e Sulltanit, pastaj “Bis Mark”, “Zogu i Pare”, “Benito Muselini”, “Enver Hoxha”, “13 dhjetori” dhe kështu mund te veproje edhe po te vijnë çetniket e Milosheviçit. Kjo satire është një autopsi e shoqërisë se këtij qyteti qe i ka kaluar fazat e kapitullimit e te mirëkuptimit për te arritur tek veteambientimi me te keqen.
Nëpërmes tipave goditen negativitetet qe e kanë mbërthyer shoqërinë e sotme. Aty shfaqet një mburravec qe thotë: “Historinë e kam ça me hunde” e po ti shikosh te kaluarën te shfaqet brez pas brezi një seri lajkataresh qe kane mbështetur edhe pushtues te kësaj toke. Pak me tej te pozohet një tip tjetër qe tund disa diploma ne dore ndërsa rendin e alfabetit te shqipes e fillon nga shkronja “ZH”. Një gomar behet “fatlum” pasi gjithë burrat e fshatit vriten ne zënien për te e ai rron si i pari i këtij fshati. Mjaft gjere trajtohet tema e moralit, i cili përdhoset ne shërbim te pasurimit, ketë e takojmë tek satira “Morali fallso”; “Kapter Milioneri”; “Nusja e plaka kuvendojnë” e te tjera.
Tek satira “Prostituta e shtetit” shfaqet dukuria e tjetërsimit qe fatkeqësisht mund te ndodhe brenda një nate, brenda një ore, brenda disa minutash, dhe për fatin shume keq te kësaj shoqërie quhesh i mirëbesuar, p sh te ndërrosh teseren e një partie ne një zyre mund te quhesh hero dhe po aty mund te punësohesh e pse jo ne darke mund edhe te jesh sensacioni i medieve mediokre.
Ne vijim  te librit takojmë një personazh realist, Prele Zymer Bashen, i cili rrëfen nëpërmes vargjeve zhgënjimet e dy kohëve, njëra prej te cilave i dhuroj dhunën, ndërsa tjetra zhgënjimin. Sinteza e te gjitha satirave mund te përmblidhet: Dhuna gjithnjë ka mbetur prone e pushteteve, dallimi midis tyre behet vetëm nga shkalla e perfeksionimit te metodave për ta ushtruar atë. Tek kapitulli “Romuze për shkrimtaret e mëdhenj shqiptare”, autori zbulon anët e pathëna për ta, i ç’mitizon duke i bere ata tokësor dhe me ketë nuk ua ule vlerën, por përkundrazi i ngre ma lart. P sh duke afruar me imagjinate Martin Camajn me kohen e sotme i thotë, se Ai nuk do te bënte as për drejtor arsimi duke nxjerre ne pah ironinë e pashoqe te absurdit qe ka mbërthyer strukturat e shoqërisë se sotme. Migjenit i bën shyqyrin qe ka vdekur pasi sot do ta quanin “te kuq” pikërisht ata qe zyrat e shtetit i kanë bere kuzhina familjare pasi aty qëndrojnë gjithë ditën me grua e me fëmije, e me nder, aty u ndërrojnë edhe pampersat ne emër te detyrës qe kanë.
Tek kapitulli “Bota gjithnjë rënkon” kemi pispillosjen dhe veshjen me lëvozhgë te njeriut për te mbuluar realitetin e qenies faktike, çjerrjet deri ne shqyerje gurmazesh për t’u bere i besueshëm, përbetimet për te mbuluar gënjeshtrat, buzëqeshjet e shpifura për te lustruar zeherin e urrejtjes. Te gjitha këto ne funksion te realizimit te diçitures “duhet te jesh dobiç ne jete”.
Tek kapitulli “Epigrame”, nëpërmes një vështrimi te gjate e te thelle me fjale shume te kursyera kemi “Shpimin e tullumbaceve”, “çjerrjen e maskave”, te një burri qe i betohet gruas ne ditën e një prillit, një doktor – profesor me shkolle nate, një gjenerali qe atdheun nuk e ka për gjë ta haje ne pjate si një paste ditëlindjeje, një njeriu qe dje ka thyer kryqe, ndërsa sot është bere “pajtimtar gjakesh” , një drejtori buxhetor qe gjithë ditën qahet se e ka rrogën e ulte, ndërsa vilat i ngre njëra pas tjetrës ndërkohe qe shteti “verban” tund flamuj për arritje ne lufte kundër korrupsionit.
Autori i mbërthyer nga zhgënjimi, i shtrydhur fort nga tentakulat e oktopodit te çakordit, i vetëdijshëm për krizën, i bindur plotësisht për shkatërrimin e infrastrukturës shoqërore nuk i mbete gjë tjetër veçse te shfaqet si uragan e ti drejtohet kësaj shoqërie me thirrjen e përveçme “ZOTI RRUSH”!
Lazer KODRA

“ALPET SHQIPTARE” APO “BJESHKËT E NAMUNA”

Një miku im para pak kohësh paraqet disa fotografi me mbishkrimin “Bjeshkët e Namuna”. Ai shpjegoi se këtu paraqiten Alpet Shqiptare. Pasi e pyes se përse i emërton kështu fotografitë, ai, pas një farë diskutimi thotë: “Kështu i quajnë të jashtmit, prandaj i kam shënuar ashtu që t’u përshtatemi atyre”.
Ky përfundim i tij, me nxiti që të shkruaj këto radhë në përpjekje për të bërë një farë diskutimi rreth këtyre emërtimeve, edhe si ftesë për mendime ndryshe, natyrisht pa bërë specialistin e mirëfilltë, gjeografin apo gjeologun.
Alpet Shqiptare të cilat ndodhen në veri të Shqipërisë, janë rezultat i ushtrimit të shtypjes së Alpeve Dinarike që kanë shtrije nga veri-perëndimi në Jug-lindje dhe të masivit të Cukalit, që për pasojë ka ndryshuar edhe drejtimi i Alpeve Shqiptare dhe janë të vendosura pothuaj në drejtimin lindje-perëndim. Alpet Shqiptare janë formuar qindra  milion vjet më parë. Në këtë kohë masivi i Cukalit, si më i vjetër, veproi duke i rrudhosur e duke mos lejuar vazhdimin e drejtimit të Alpeve Dinarike që ka ndikuar, kështu në formimin e një grumbulli të ri malesh të lartë, të thepisura dhe shumë të bukura.
Alpet Shqiptare, siç duket edhe nga pamja e tyre, janë relativisht të reja, kanë maja të mprehta, nuk është formuar struktura e tokës nga shkëmbi amnor që të krijojë mundësinë e rritjes më masive të bimësisë, vendi është një gërdhatë e vërtetë. Në këto territore veprimi akullnajor ka vepruar me forcë duke krijuar gropa, cirqe e lugina shumë të bukura.
Edhe sot “zemra” e Alpeve Shqiptare rreh fort, më fort se në shumë zona të tjera, nga që vazhdon shtypja në to. Kjo “rrahje zemre” duket qartë në lëkundjet e tokës edhe në vitet e fundit, bile edhe disa herë në ditë, që kanë sjell edhe dëmtime të ndërtesave. Veçanërisht më të ndjeshme këto lëkundje duken në Luginën e Shalës, në rrjedhën e sipërme të Lumit të Valbonës, ne Nikç, ne Lëpushë,  ne Vuthaj, etj.
I përmenda këto si hyrje të këtyre radhëve, por qëllimi është diku tjetër.

***
Këto vitet e fundit shpesh po dëgjojmë e lexojmë emërtimin “Bjeshkët e nëmura” duke identifikuar kështu Alpet Shqiptare. Të gjithë, besoj, se jemi të interesuar për vlerat e këtyre anëve si nga ana historike, gjeologjike, gjeografike, etnografike, natyrore e turistike.
Rruga që shkon nga Thethi për në Nikç kalon nga Kroni i Shtrazës, rrëzë Majës së Harapit, në Pot të Nuseve, në Rreth të Vizhnës, në Grykë të Rrethit të Vizhnës, Lugu i Vizhnës, Gropa e Kllogjnit, Guri i Kllogjnit, Qafa e Gjekë Stakut, Rrasat e Kllogjnit, Pusat e Prelit. Te këta puse rruga ndahet në dy drejtime. Rruga këmbësore shkon drejt Gropës së Dobraçes pastaj në Qafë të Dobraçes, në Rrasa të Dobraçes, në Shkallë të Gomarit dhe bie në rrugën tërthore që të çon rrëzë Majës së Shnikut, që quhet tërthorja e Shnikut. Degëzimi tjetër që përdorët më shumë për kafshë, nga Pusat e Prelit shkon në Qafë të Samogradit, te Kroni i Samogradit dhe mund të bashkohet në tërthoren e Shnikut ose të zbresë drejt poshtë për në Dërdhena ( ndër dhena) të Nikçit.
Rrasat e Kllogjint, Guri i Kllogjnit, Gropa e Kllogjnit, Qafa e Gjekë Stakut dhe një territor i gjerë rrotull tyre quhen më një emër të përbashkët Kllogjini i Muç Imerit.
Ky territor është si rrafshnaltë, në një lartësi rreth 1600 m mbi nivelin e detit plot zallishte, që aty këtu shikohen maja malesh të larta dhe të thikta.
Banorët e zonës edhe nga Thethi edhe nga Kelmendi, për “Bjeshkë të Namuna” përkufizojnë pjesën që pret tërthorazi rruga nga Rrasat e Kllogjnit deri në Grykë të Rrethit të Vizhnës. Një gjë është me rëndësi të shënohet! Asnjëherë ky territor nuk është quajtur “Bjeshkët e Nëmura” ose “Bjeshkët e Mallkuara”.
Të përpiqemi të diskutojmë sado pak. Fjala “nam” nuk ka të bëjnë shumë me fjalën “nëmë”, janë fjalë që kanë kuptim të ndryshëm. E para tregon, cilëson një njëri, vend, krahinë apo veprim se si është, deri ku i ka shkuar zani (zëri), deri ku i ka dalë nami, pse i ka dalë nami; “ky njeri ka nam (za, zë) të mirë”, “Alpet janë me nam”, “Kjo bjeshkë është me nam”, “namin e tij (njeriut) e ka ndije gjithkush” që mund të kuptohet “zanin e tij e ka dëgjuar gjithkush”, “është këngëtar me nam”, për “është këngëtar i shumë i mirë”, “ka qitë pushkë me nam” për “ka qitë pushkë të fortë”, “Është burrë me nam” e te tjera.
Zakonisht fjala “nam” është përdorur dhe përdoret më vlera pozitive, por ndodhë që përdoret edhe negativisht si p.sh. “i ka dalë nami i keq”, “është ba nami i zi” etj. Në Kelmend fjala “nam” mund të përdoret në dy kuptime; “është nam djalë i mirë, ose familje e mirë”, ndërsa duke i shtuar një “ë” në fund fjalës “nam”, pra “namë” e përdorin edhe si mënyrë mallkimi; “e ka namë qyqja atë shtëpi” për “e ka nëmë qyqja atë shtëpi”. Në asnjë krahinë tjetër nuk përdoret në këtë mënyrë. Në fjalët e një kënge të butë që këndohet në Dukagjin thuhet: “... ka nëmë delet në derë të vathit,/  nëmë kumonën në qafë të dashit...” etj. Sikur se shikohet, këtu nuk thuhet namë.
Legjendat, përrallat, këngët folklorike kanë anën e vet artistike dhe gjejnë fjalë që një ngjarje apo fenomen ta paraqesin sa më bukur apo ta bëjnë sa më tragjike, më të dhimbshme, që të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, të bëjnë të tjerët për të qeshur apo për të qarë, ta paraqesë gjendjen sa më alarmante me fjalë sa më të forta etj.
Duke lexuar përkthimin e veprës së F. Nopçës, “Nga Shala dhe Kelmendi”, që  është dorëshkrim, dhe ka vlerë shumë të madhe, gjithsesi të bie në sy gjithandej fjala “Bjeshkët e nëmura”. Ndoshta nuk është mungesa e saktësisë nga përkthyesi, sepse mundet se kështu ja kanë thënë edhe autorit, por mendoj se mund të diskutohet sado pak. Për këtë rast nuk kemi pasur mundësi për një konsultim historik apo arkivor rreth këtyre emërtimeve në lashtësi apo mesjetë që do kishin shumë vlera dhe po pati ndokush mundësinë do të ishte mirë që ti publikojnë, por po merremi me emërtimet që bëjnë banorët e fundit të këtyre territoreve. Është aventurë e vështirë ndonjë përpjekje që mund të bëhet për të mos përfillur të drejtën e banorëve për emërtimin ose përdorimin e një emërtimi për vendin ku jetojnë. Bjeshkë me ujë ka pak kudo, ose që përdorin vetëm ujin e borës, por askush nuk i quan “të nëmura” ose “të mallkuara”.
Emërimi “Bjeshkët e namuna” mund të zbërthehet krejt mirë në “Bjeshkët me nam”, “Bjeshkë me famë”, “Bjeshkë të famshme”, “Bjeshkë me za (zë)”, “Bjeshkë në za” e te tjera. Këto bjeshkë janë me nam sepse janë shumë të mira, bagëtitë që kalojnë verën këtu janë shumë të shëndetshme, bulmeti i tyre është me vlera shumë të larta. Gjatë dimrit Bjeshkët e Namuna janë të pa banueshme dhe kalimi i tyre është shumë i vështirë. Në dimër me borë e mjegull, por edhe në verë me mjegull, prej së cilës ka marrë edhe emrin “kllogjën”, njeriu i pamësuar me këto bjeshkë mund të humbasë rrugën, sillet për një kohë të gjatë në një hapësirë të vogël sepse kudo pothuaj është një lloj si rruga edhe pa rruga, mundë të humbasësh drejtimin e të shkosh andej ku nuk dëshiron, e kjo mund të kushtojë shumë kohë e ndoshta edhe jetën. Raste lufte me vrasje të shumta, vdekje masive, aksidente të jashtëzakonshme të banorëve të këtyre anëve apo edhe të tjerëve nuk mbahen mend. Në këto bjeshkë, udhëtarët, kalimtarët, e te tjerë. kanë njohur vendin ose kanë marrë shoqërues që kanë njohuri të mira për këto anë. Pra, gjithsesi, emrin “Bjeshkët e namuna” e kanë marrë kështu, jo si nëmë (mallkim) por për famën, zërin e tyre.
Në traditën shumë të hershme të malësorëve të këtyre anëve nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast që të nëmet (mallkohet) bjeshka, vërini, toka, rruga, kroi, uji, mali, pylli, lumi, mrizi, e te tjerë. Përkundrazi shpesh edhe në ditët tona njerëzit përbetohen në to, si “pasha tokë e qiell”, “pasha këto male”, “pasha këta ujë”, “i mbajtsha në qafë këto bjeshkë”, “pasha Orët e këtyre bjeshkëve”, “pasha këtë rrugë” e te tjera. Ato konsiderohen të shenjta. Përfundimisht duhet thënë se emërtimi “Bjeshkët e Namuna” nuk ka asgjë të përbashkët me nëmën (mallkimin).

***
Kush janë Bjeshkët e Namuna ?
Kështu quhet territori që përfshinë Livadhin e Bogëve, Rrasat e Kllogjnit, Grykën e Rrethit të Vizhnës, anën veriore dhe veriperëndimore të Jezercës dhe deri në Vuthaj. Në të vërtetë kjo zonë emërtohet “Bjeshkët e Namuna” dhe asnjë pjesë tjetër në Shqipërinë Veriore. Një pjesë e këtij territori emërtohet edhe Bjeshkët e Maja Pejës.
Alpet Shqiptare kanë një shtrirje shumë më të madhe, që shkon që nga zona e  Vermoshit deri në Shkëlzen, që nga masivi i Cukalit deri përtej kufirit shtetëror me Malin e Zi dhe Kosovën. Edhe në një hartë fizike të Shqipërisë botim i vitit 2002,  Bjeshkët e Namuna vendosen si pjesë e Alpeve të Shqipërisë në vendin që u takon.
Alpet Shqiptare janë një territor i gjerë që shtrihen në veri të Shqipërisë dhe që politika e kohës i ka ndarë në tri shtete, por gjithsesi ato ndodhen në toka të kombit shqiptar dhe të banuara nga popullsi shqiptare. Emërtimi “Alpet Shqiptare” nuk ka pse të shqetësojë as kënd, sepse është fakt historik, nuk ka të bëjë aspak me pretendime territoriale dhe për qefin e askujt, s’ka pse të bëhen përpjekje për emërtim ndryshe. Veprime të tilla janë të barasvlershme më atë që për qefin e dikujt të ndryshohet emri i një njeriu. Po të mendohet kështu, atëherë ndryshimi i emrit mund të ndodhë shpesh sepse dëshirat janë të ndryshme. Nuk është normale që për veshin apo dëshirën e të tjerëve të ndryshojmë emrin tonë, të një vendi apo të një krahine etj. Të tjerët mund të veprojnë si të duan, që natyrisht nuk është normale, por ne duhet të duam emrin tonë.
I mirënjohuri F. Nopça në librin e tij “Nga Shala dhe Kelmendi” në faqen 4 të përkthimit shqip, të cilin e kemi përmendur më parë, thotë: “... në zonën e Bjeshkëve të Nëmura, ende të paarritura, supozohej që prej kohëve të mëparshme pika kulminante e Alpeve të Shqipërisë së Veriut.”
Një mundësi tjetër mund të jenë çështja e përkthimit të fjalës “gërdhatë” në gjuhë të ndryshme, për të cilën mundet që nuk është gjetur fjala e përshtatshme dhe i është përshtatur siç mund të përkthehej fjala “nëmë” (mallkim), veçanërisht në gjuhën serbokroatisht, që do të thotë “Progletie” e kështu gjithë territori i Alpeve Shqiptare tentohet të emërtohet “progletie”.
Në kuptimin shqip fjala “gërdhatë” përfaqëson një vend gurishtor, që rritet më shumë bimësi barishtore, që është na lartësi malesh dhe ka relativisht një sipërfaqe të konsiderueshme. Siç e kemi thënë edhe më parë, nga vetë mosha e tyre Alpet Shqiptare janë të reja dhe sipërfaqja e tyre në një hapësirë të madhe mbulohet nga gurë që rrëzohen, zallishte, që duke rënë vetvetiu ose duke ecur nëpër to lëshojnë një zhurmë karakteristike “gërr - gërr” prej së cilës ka rrjedhur edhe fjala “gërdhatë”. Ka disa vende në Alpet e Shqipërisë që emërtohen “gërdhata” si: Gërdhata e Balbonës, Gërdhata e Rragamit, Gërdhata e Balbonës Brahim Jakupit e te tjera, që vërtetë janë bjeshkë shumë të mira.
F. Nopça Bjeshkët e Namuna i quan “... krahinë alpesh...”.

***
Duke dashtë një farë përfundimi mund të themi:
1- Alpet Shqiptare nuk mund të njehsohen me “Bjeshkët e Namuna”, pasi këto të fundit janë pjesë e Alpeve.
2- Emërtimi “Bjeshkët e Namuna” nuk është i barasvlershëm me “Bjeshkët e Nëmura” ( të mallkuara).
3- Alpet Shqiptare janë në territore të kombit shqiptar dhe të banuara prej tyre. Ky emërtim nuk përbën asnjë shqetësim për banorët e tyre, të tjerët s’kanë pse të shqetësohen, por të njohin dhe respektojnë emërtimin që u bëjnë këta banorë.
LUIGJ  SHYTI

 

NJE JETE ME PLOTE ENERGJI NE SHERBIM TE DUKAGJINIT

Ne vijimësi e kame theksuar dhe e theksoj me bindje se dukagjinasi ka qene dhe është arsimdashës.
Arritjet me te mëdha ne arsim, i përkasin viteve te para 90-ës dhe për ketë, meritën me te madhe e kane vete dukagjinasit, ne radhe te pare ata qe janë, sot ne pension apo ne prag te pensionit. Pjese e kësaj plejade është edhe Kole Zef Funiçi, për te cilin po i shkruajmë këto radhe, megjithëse nuk ka dëshirë te flasë për vete.  Për vete, ka pas dëshirë me fole nëpërmjet punës.
U lind ne vitin 1938, ne fshatin Gimaj, ne një familje, e cila përkrahu dhe kontribuoi ne te gjitha ndryshimet qe koha i ka dikuar. Kola, qe ne fëmijëri ka qene i etur për dije. Kjo beri qe duke mposht vështirësitë e kohës te filloi rrugën e gjate te shkollimit. Ne vitin 1954 përfundoi shkollën e punëtoreve te arsimit ne Elbasan, ne te cilën përgatiteshin me një cikël te shpejte për mësues filloreje. Deri ne vitin 1959 punoi mësues ne fshatin Theth, Nderlysaj, Gimaj, Toplane e Plane – Gjuraj. Vështirësitë e punës ne këto vite kane qene te paimagjinueshme. Librat për nxënësit i transportonim ne krahë nga Shkodra, - tregon Kola. Ne vitin 1965 përfundoi ciklin e plote te shkollës pedagogjike te Elbasanit duke shtuar aftësitë pedagogjike e shkencore për arsimin dhe metodën e te mësuarit te nxënësve dukagjinas. Përsëri, deri ne vitin 1968 punoi mësuese ne shkolla te ndryshme te Dukagjinit, ne te cilat gjate gjithë kohës është karakterizuar nga devotshmëria e përkushtimi ne pune. Edhe pse larg familjes, gjithnjë ka qëndruar pranë nxënësve duke i shkri te gjitha mundësitë e tij mendore dhe fizike ne shërbim te pajisjes se nxënësve me dije shkencore e edukate duke bashkëpunuar vazhdimisht me prindërit e tyre. Për punën e tij te palodhur, flasin me shume respekt ish koleget dhe  nxënësit e tij te ndodhur sot anekënd vendit dhe po te thuash ne gjithë boten demokratike. Ne vijim te pasionit për te studiuar dhe rritur dijet, për te qene me i devotshëm ne shërbim te dukagjinasve, ne vitin 1974 përfundoi edhe shkollën e larte për shkenca politike me rezultate te larta. Këto rezultate rriten xhelozi ne disa kuadro jo dukagjinas, te cilët nuk kane lenë “gurë” pa lëvizur, qe Kola te mos zëntë vendin qe meritonte ne administratën shtetërore..
Ne periudhën 1968 – 1972 shkëputet përkohësisht nga sektori i arsimit, sepse u ngarkua me detyrën e Sekretarit te Lokalitetit te Dukagjinit, me qendër ne Breglumi. U shkëput si mësimdhënës, por jo me kontribute për arsimin, te cilat, jo vetëm qe nuk u pakësuan ato, por arriti shkallen me te larte. Ne ketë periudhe masivizimi dhe zhvillimi i arsimit ne Dukagjin arriti nivele te papara. U realizua 100 % arsimi i detyrueshëm 8 - vjeçar duke u hap shkolla 8 vjeçare ne fshatrat kryesore te shoqëruara edhe me konvikte, si ne Plan, Palaj, Theth dhe ne Breglumi, për me zbut sadopak vështirësinë e pjesëmarrjes se nxënësve ne shkolle nga lagje apo fshatra te largëta.
Nen kujdesin personal te tij hodhi shtate edhe arsimi i mesëm duke hapur shkollën e mesme ne Breglumi e duke shtuar ndjeshëm numrin e nxënësve qe vazhdonin shkollën e mesme ne Shkodër apo jashtë saj.
Duke qene ne ketë detyre te rëndësishëm, ndihmesa e tij ishte e gjithanshme edhe ne  sektorin e  ekonomisë, por veçanërisht ne sektorin e shërbimit shëndetësor, i cili u shtri ne te gjitha fshatrat duke ngrite ambulancat e fshatit, duke u ngritur plotësisht spitali rural ne Breglumi i kompletuar me specialist te larte te shërbimit shëndetësor kryesisht vendas. Fale aftësisë dhe përkushtimit te këtyre specialisteve, u be e mundur dhe bërja e operacioneve ne ketë spital.
Me shkrirjen e lokaliteteve Kole Funiçi vijoj kontributin e tij ne fushën e arsimit, ne detyra te ndryshme: Drejtor i shkollës se mesme ne Breglumi qe nga viti 1974 dhe me vone drejtor shkolle ne arsimin 8-vjeçar ne fshatin Theth, Abat dhe Ura e Re. Kudo qe drejtoi, nxënësit e këtyre shkollave ishin ne pararoje ne nivelin e dijeve te programit mësimor, duke qene ne pararoje te shkollave te rrethit Shkodër, puna e te cilit është vlerësuar maksimalisht nga strukturat me te larta te arsimit.
Kola vuajti edhe pasojat e një politike te mbrapshte te kuadrit ne periudhën e monizmit, te cilin ne kulmin e arritjeve ne shkollën e mesme ne Breglumi, e transferojnë ne shkollën 8-vjeçare Theth, ne detyrën e drejtorit te shkollës, me qellim te keq se gjoja nuk po shkon dhe po e “djegin” si kuadër. Por, ai nuk ra pre e këtyre provokatoreve. Duke qene shume vital e me vullnet te hekurt e beri çdo dite ne këmbe, nga 6 ore rruge vajtje dhe kthim, ne shi dhe ne bore, rrugën Breglumi – Theth për disa vjet, duke u bere shembull vetëmohimi e sakrifice për te gjithë personelin e arsimit ne zone.
Ai ka bere te gjitha përpjekjet, jo vetëm qe nxënësit te përvetësonin programin mësimor, por edhe te e edukoheshin ata me veti dhe virtyte te larta morale e atdhetare, duke bere qe shkollat te rrezatonin kulture ne fshat ne lufte me prapambetjen e trashëguar nga e kaluara. Edhe sot, Kola kërkon qe shkolla te jete baza jo vetëm e rritjes se nivelit te dijes nëpërmjet programit mësimor, por dhe një qendër e fuqishme edukative ne shërbim te emancipimit shoqëror dhe parandalimit te infektimit me plage te reja: si droga, trafiku, prostitucioni dhe te tjera plage qe rrezikojnë shoqërinë sotme te hapur, dhe ne ketë rast roli i shkollës është i pazëvendësueshëm
Kola ka qene dhe është prind shembullor duke ece me parimin se mësuesi duhet te jete mësues dhe prind i mire dhe prindi te jete prind dhe mësues i mire. Duke qene shume kërkues e edukues rriti fëmije te mire, te edukuar dhe te arsimuar, si: mjek, mësues, mekanik. Kujdesi për ta nuk i mungon as sot edhe pse i ka larg, deri ne SH B A.
Tek Kola janë ne harmoni te plote vetit dhe virtytet e trashëguara qe i kane mbijetuar kohës, me edukatën qytetare te fituar gjate jetës.
Kola, megjithëse ne pension, mendjen e ka te arsimi, te niveli i shkollës qe ne mjaft shkolla ka rene, veçanërisht ne zonën e Dukagjinit. Mendjen e ka te shërbimi shëndetësor, i cili sot ne zonën e Dukagjinit le shume për te dëshiruar, ne te cilin korrupsioni është ulur këmbëkryq, si ne te gjithë administratën shtetërore.
Kontributi i Kolës për Dukagjinin vijon edhe sot, ne pension, ne debate te ndryshme shoqërore, me qellim qe te gjitha strukturat shtetërore dhe shoqërore te jene me te lidhura me hallet e problemet e Dukagjinit dhe dukagjinasve kudo qe ata ndodhen. Merre pjese ne veprimtari te ndryshme shoqërore dhe ndihmon financiarisht për botimin e gazetës “Dukagjini”, për te cilën ka vlerësim maksimal për misionin e saj. Ne ketë drejtim kane se ç’fare te mësojnë disa dukagjinas, te cilëve ju mungon respekti për Dukagjinin e gazetën e tyre, por fatmirësisht janë pak.
I urojme Kole Zef Funiçit edhe shume dekada te tjera jete te gjate, me plote energji ne shërbim te familjes dhe Dukagjinit.
Prelë SHYTANI

 

MEHILL ÇUNI NE SHBA

Me ftese  te Sekretarit te Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan  te SHBA, Pllumb Kulla dhe anëtarit te kryesisë Ndue  Ftoni, u be e mundur vizita  e folkloristit, këngëtarit, krijuesit dhe artistit Dukagjinas, Mehill       Çuni   ne  Shtetet e Bashkuara  te Amerikës ne periudhën korrik dhe gusht 2008.
Mhill Çuni, ne aeroportin  e Detroitit u prite nga Pllumb kulla, Ndue Ftoni, bylbylat e Malësisë  Hane dhe Kole Nikprela, këngëtari dukagjinas dhe shkodrane Lap  Logu. Menjëherë, sa po u dëgjua nga Diaspora, se ne SHBA kishte mbërrite artisti dukagjinas, Mehill Çuni, u kërkua qe te merrte pjese  ne  festivalin e pare Kombëtare Folklorik  te Diasporës Shqiptare ne SHBA,  te organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit,  ne Detroit. Ai u caktua ne jurinë e këtij festivalit, qe u zhvillua  na data  4 deri me 6 korrik 2008.
Gjate vizitës se tij, Mehilli,  pati një program te    ngarkuar  te aktiviteteve dhe te takimeve me bashkëkombësit ne Shtetin e Miçiganit si dhe ne Shtetin e Nju-Jorkut     
Me datën 26 dhe 27 korrik  2008, Mehill Çuni  dha dy koncerte, i shoqëruar nga   bylbylat e Malësisë, Hane dhe Kole Nikprela, nga këngëtari  dukagjinas dhe shkodrane Lape Logu. Ne këto koncerte, ai pati shume sukses.
Me  date 2 Gusht 2008,  Kryesia e Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan, organizoi një veprimtari artistike  për nder te artistit Mehill Çuni. Ne ketë veprimtari morën pjese  përfaqësues nga te gjitha trevat  Shqiptare. Përshëndeten  shume  Shqiptare, te cilët publikuan vlerat artistike te rapsodit Mehill Çunit, vlerat e krahinës se Dukagjinit, si dhe meritën e Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan te SHBA, për organizimin e kësaj veprimtarie. 
Një vlerësim i veçante i kësaj veprimtarie, ishte pjesëmarrja e zotni  Eqrem  Bardha, i cili ne përshëndetjen e tij tha:  Vlerësoje ardhjen  e artistit Mehill Çuni  ne SHBA, ne mënyre te veçante kontributin e tij ne trashëgimin e folklorit shqiptar, te një nga trevat me më zë ne historinë e Shqipërisë, te trevës se Dukagjinit; vlerësoje punën e Shoqatës “Dukagjini” ne SHBA, organizimin e kësaj veprimtarie, qe bene përpjekje te publikoj vlerat patriotike dhe artistike te bijve e bijave te Dukagjinit, prandaj, kjo është një nga shoqatat me aktive ne Miçigan dhe me gjere, për moshën e saj te re. Por, theksoje se rreth kësaj shoqate duhet te mblidhen te gjithë dukagjinasit kudo qe ata ndodhen ne SH B A, me qellim qe te behet një “lob” i fuqishëm ne interes te të drejtave te dukagjinasve dhe shqiptareve ne ketë vend te madh demokratik, prandaj duhet me shume pune dhe duhet ndihmuar me shume, për te pasur me shume sukses.
Një përshëndetje te veçante beri edhe profesor Lulash Palushaj nga Malësia e Madhe, i cili vlerësoje këngën dhe punën e artistit Mehill Çuni.
Te pranishmit i përshëndeti dhe ju uroje mirëseardhjen, ne emër te kryesisë se Shoqatës “Dukagjini”, sekretari i saj, i cili pasi falënderoje te gjithë te pranishmit qe kishin ardhur për te respektuar shoqatën tone, kryesine e saj qe organizoi ketë veprimtari artistike dhe artistin tone Mehill Çuni, i beri një paraqitje te shkurtër këngëtarit, rapsodit Mehill Çuni, për t’u njohur edhe nga ata qe e shikonin përherë te pare, duke theksuar këngën, rapsodin, çiftelinë dhe zërin e tij te veçante ne tere Dukagjinin dhe folklorin e Shqipërisë se Veriut. Gjithashtu theksoi,  se Dukagjini ka kenë  thesar i burimeve  njerëzore, për urti, trimëri besnikëri, bujari, atdhetari, për fe, për krijimtari artistike, për te ruajtur traditat dhe zakonet e mira te vendit tone, te cilat ne te njëjtën kohe janë dhe pasuri kombëtare, prandaj dhe vepra artistike e Mehill Çunit është pasuri kombëtare. Mehilli i ka kënduar jo vetëm krahinës se Dukagjinit, por  edhe  krahinave te tjera te veriut dhe trimërive te Malësisë se Madhe  e me gjere.
***
Veprimtaria artistike kaloi çdo parashikim. Kjo na bën qe plani i shoqatës sonë te shikohet ne një plan me te gjere, qe do te thotë se janë mundësitë jo vetëm për te pasur një “lob” te fuqishëm dukagjinas ne SH B A e veçanërisht ne Miçigan, por edhe për te gjetur mundësitë për t’u argëtuar duke hedhur “poshtë” për momentin, problemet dhe hallet e ditës. Kjo duhet te jete detyre ndërparësoret e Shoqatës sonë.
Me ketë rast ju bej me dije, se ardhjen e këngëtarit Mehill Çuni ne Miçigan te SH B A, e mundësoi financiarisht, biznesmeni, anëtari i kryesisë dhe aktivisti i Shoqatës, zotni Ndue Ftoni, te cilit i urojme lumturi dhe një biznes te suksesshëm ne SH B A. Ne te njëjtën kohe falënderoi te gjithë shoshianet ne Miçigan, te cilët me bujarinë qe i karakterizon e ftuan pa dallim, për darke ne shtëpitë e tyre dukagjinasin tone, Mehill Çuni.
Një falënderim i veçante i jepet Televizionin Shqiptare ne Miçigan, me pronar Gani Vila, për pasqyrimin e te gjitha veprimtarive artistike qe  u zhvilluan për këngëtarin dhe rapsodin dukagjinas, Mehill Çuni.
nga Pëllumb KULLA
Sekretar i Shoqatës “Dukagjini”, ne Michigan te SHBA

 

HUMOR E SATIRË “ARMIKU I POPULLIT”

Personazhet:
Rustemi: Gjykatësi i Rrethit
Hana: Ndihmës gjyqtare e fshatit
Dedush Ibriku: I pandehuri “armiku i popullit”
               
Gjyqi zhvillohet përpara popullit të fshatit.
Gjyqtari: Shokë dhe shoqe kooperativistë. Trupi gjykues i drejtësisë popullore i kryesuar nga unë Rustem Gëlqerja, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit dhe Ndihmës / gjyqtarja e gjykatës së fshatit tuaj, mjelësja duarartë Hana Kërcelli, jemi mbledhur për t’i dhënë dënimin e merituar një “armiku” të Partisë dhe të pushtetit popullor. Ky armik në saje të vigjilencës revolucionare u zbulua këtu në gjirin tuaj, dhe po këtu në gjirin tuaj, sot do të marrë dënimin e merituar.
N/Gjyqtarja: - A e dini apo jo more shokë se nëna Parti na ka mësuar se armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet.
Ne të gjithë duhet tija bëjmë pyetjen vetës; Ku ishim vallë?!
Ku i kishim sytë që nuk kemi arritur të dallojmë veprimtarinë anti - parti, sabotuese, puçiste të këtij armiku të rrezikshëm, të degjeneruam, të harruar dhe të mbarsëm, që ka dashtë tija fus nga pas shtetit tonë proletar.
Gjyqtari: (Urdhëron policinë)
Të sillet menjëherë në sallën e gjyqit i pandehuri Dedush Ibriku.
I pa ndehuri vjen në bankën e të akuzuarit i lodhur e i këputur dhe duke u kollitur pa pushim, ka dy brinjë të thyera.
Gjyqtari: (me rreptësi)
-I pandehur të urdhëroj te mbyllesh gojën dhe të mos kollitesh.
I pandehuri: - Shoku gjykatës kolli dhe nevoja nuk ndalën me urdhër!
N/gjyqtarja: - U i ziu ti more rrezik të paska ra kolli i thatë!
I pandehuri: - Kollin e thatë ma ka çue huni i policisë për të gjatë shpinës more tatë, aq sa nuk po më len me u mbushë më frymë.
Gjyqtari: I pandehur të urdhëroj të mos flasësh pa leje.
Intrigant, renegat, mashtrues. Edhe këtu në sallën e gjyqit guxon të shpifësh me paturpësi për policinë tonë popullore, vigjilente e sypatrembur përball çdo armiku.
N/gjyqtarja: Po, po përballë çdo armiku, si Dedush Ibriku.
Gjyqtari: I pandehur, na thuaj gjeneralitet, datëlindjen?
I pandehuri:- (shtiret si budalla i zgjuar gjatë gjithë kohës). Nuk e mbaj mend kur kam le, por siç më ka thënë nana, kam le kur hyni Partia.
N/gjyqtarja: - E din kur ka lindë Partia, apo edhe këtë nuk e din?!
I pandehuri:- Unë nuk e di se kur kam lindë vetë, jo kur lindi
Partia!
Gjyqtari: Ti qenke moshatarë me Partinë, sa vjeç i bien më qenë atëherë?
I pandehuri:- (në mënyrë habitore) Kush, a uaaa?
N/gjyqtarja: - (me ironi). Jo more unë!
I pandehuri:- Pasha tokë e qellë, ti i ke 30 vjet të rrasta në atë zuzë (by...), veç ishalla të del fati tash e mbrapa e fejohesh me një beqar të prapambetur
Gjyqtari: More idiot si guxon të flasësh budallallëqe të tilla para trupit gjykues.
Të tërheq vëmendjen se do të mbash përgjegjësi penale për fyerje të trupit gjykues.
I pandehur Dedush Ibriku, çfarë shtrese shoqërore i përkisni dhe
çfarë profesioni keni?
I pandehuri: Jam komunist i pa parti dhe çoban i pa bagëti.
Gjyqtari: I pandehur përsëri po flisni në mënyrë të përçartë!
I pandehuri: Shoku gjykatës unë e dua partinë si komunist, por Partia nuk ka pas besim me më dhanë testë!
I dua delet dhe dhitë, por qyshë se u tufëzuan kam mbete pa tufë!
N/Gjyqtarja: E shikoni more shokë këtij armiku ku dhëmb dhëmbi i shkon gjuha.
Ky është kundër tufëzimit kësaj mase revolucionare që ia ndryshoi faqen Shqipërisë, duke qenë vendi i vetëm në botë pa pronë private.
Gjyqtari: Kemi prova të pakontestueshme, se duke pirë raki në kazan i keni thënë, Nushit, Tahirit e Delisë. “Amerika është parajsa e njerëzimit”!
I pandehuri: Nuk më kujtohet deri sa kemi qenë në kazan, mund të kemi folë edhe pijshëm, por më pijshëm kanë qenë ata se unë. Bile kur më paskan paditë, paskan qenë prapë i pijshëm. Pyetni edhe një herë shoku gjyqtarë njëherë se mos u ka dalë pija, se për pije te tyre po ma fusni mua si kau pelës?
N/ gjyqtarja: More llafazan i pa fytyrë ti do të justifikohesh se ke qenë pijshëm, por ti je një imperialist, pro amerikan.
I pandehuri: Mos më shaj bre!
Mue më vjen turp me më thanë imperialist amerikan.
Ti e din boll mirë moj Hanë, se dimrin që shkoj unë me fëmijët e mi, kam hagër turshi ma shumë se tanë Amerika!
Unë nuk jam budalla t’ia kem lakmi Amerikës imperialiste!
Gjyqtari : Ju i pandehuri Dedush Ibriku keni shkruar vargje tallse kundër kolektivizmit socialist, duke thënë:
Kooperativa është tamam
Merr me kile e jep me gram.
N/gjyqtarja: E çfarë të ka marrë kooperativa ty Dedush që tallesh me të?
I pandehuri: Kooperativa nuk na mori, as tokën, as derrat as lopën, por ia dhamë me “bindje”, “dëshirë “ e me nisma revolucionare (bën me shenje për dajakun )!
Ne na “mjaftojnë” 700 gram bukë kollomoqi ç’duam më tepër!
Unë i kam këndue Parisë dhe kam fitue flamurin e Kooperativës në Festivalin e fshatit.
Kanga jeme është këndue brigadë më brigadë.
Mori shqipja me krah të shkrue
Në kooperativë jena bashkue
Kem hapë furrën me gatue
Mrikë Dautja drithë po blue
Kem mullin elektrikut
Buka jonë, bukë hibridit
Vota jonë plumb armikut
Amerika na marrtë keqën
N’birë të( by…) ja kam varë teneqen.
N/gjyqtarja: Partia ta vlerësoi kontributin e të shpalli sulmues, por ti si lopa e derdhe me shqelm kovën e qumështit dhe përfundove në strehën e armikut.
Ti ke sha publikisht bukën e Partisë, për të krijuar pakënaqësi në gjirin e fshatarësisë kooperativiste.
I pandehuri: Unë nuk kam sha bukën e Partisë, por bukën e Mrisë.
Gjyqtari: Duke sha Mrinë ti ke sha Partinë. Mrinë furrtare e ka vu Partia, buka e duarve të Mrisë është buka e Partisë, që ja ka ndryshue faqen malësisë.
I pandehuri: Rroftë e kjoftë Partia për të mirat që na pruni, por në bukën që gatuajnë Mria e Lini më ka ardhë i pjekun si peshku në tjegull edhe një zog mini dhe këtë ngjarje e din te tanë katundi.
Unë pasha besën, nuk jam mësue me hagër bukë e mish të pjekun!
Gjyqtari: I pandehuri Dedush Ibriku me shpifjet publike që po bëni doni të mbroheni nga krimi i agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor.
I pandehuri: More shoku gjyqtar, këtë të vërtetë e ka pa tetanë brigata.
Ishim duke hangër bukë në mesditë, kur preva bukën me biçakun e Matisë, po çka me pa në mes bukës, doli lludaku i minit sa llastiket e furrtare Mrisë .
N/gjyqtarja –(shumë e revoltuar). I pandehuri Dedush Ibriku, brigada jote e din mirë edhe paturpësinë tuaj imorale të aktit seksual me dhunë, ndaj Dilë Mices.
Sot drejtësia do të ndëshkojë dhe do të tregojë vendin e merituar ty, si përdhunues i paturpshëm dhe të vërë në vend dinjitetin e shoqes sonë të nderuar aktiviste e dalluar e Frontit dhe brigadiere e rendimenteve të larta..
I pandehuri: ( disi si hutuar).
Shoqja N/gjyqtare nuk ta kuptova pyetjen, jam njeri i pashkollë, ma përsërit edhe një herë?
Gjyqtari: More faqezi! Ju akuzoheni nga aktivistja e Frontit Demokratik, shoqja Dile Matushja se keni kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe në bazë të kodit penal të R. P. S. Shqipërisë dënoheni nga 10-15 vjet heqje lirie.
I pandehuri: (shtiret sikur)-
Shoku gjyqtarë, nuk e “di” ç’ka domethënë marrëdhënie seksuale. Por di se Dilës, për t’i hypë i kam hypë!
Faleminderit prej saj, për nderën që më ka ba mu e gjysmës së katundit. Por pasha besën ma ka dhanë vetë me dëshirën e saj! Bile Kur kemi krye punë i kam thanë: “Të dhashtë Zoti shëndet e bereqet”!
Unë njëjtash po e marr vesh, se ashtë pendue për nderën që më ka ba!
Gjyqtari: Të pandehurit Dedush Ibriku i pritet e drejta e fjalës. Drejtësia vërtetoi me fakte se kemi të bëjmë me një armik të Partisë dhe popullit, agjent i imperializmit amerikan, përdhunues e imoral, prandaj për të gjitha këto dënoheni me 15 vjet heqje lirie.
N/gjyqtarja: Çfarë kërkoni nga drejtësia.?
I pandehuri: Nga drejtësia kërkoj mëshirë, jam prind i 7-8 fëmijëve të mitur e nuk ka kush kujdeset për ta.
Gjyqtari: (me ironi).
Çfarë thua more, ndaje mendjen a ke 7 apo 8 fëmijë ?
I pandehuri: Shtatë i kam nxjerr në shesh e një e ka gruaja në thes.
N/gjyqtarja: Mjerë ata kë kanë për babë.
Kërkesa jote nuk miratohet.
Për fëmijët tuaj mendon nëna Parti.
Gjyqtari: Na thuaj fjalën tuaj të fundit!
I pandehuri: Rroftë Partia, se ma futën Dila e Mrija!
Skeç nga Prelë Milani

 

faqe 2 next

 

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat