REFLEKSION MBI KONFERENCEN “DUKAGJINI NE FOKUS”
Me datën 27 qershor 2008, ne kinema “Mileniumi”, Shkodër, ne ora 10. 00 deri 12. 30, u zhvillua Konferenca “Dukagjini ne fokus”, nen kujdesin dhe drejtimin e Kryetarit te Këshillit te Qarkut Shkodër, prof. as. dr. Gjovalin Kolombit, me qellim: Publikimin e vlerave te resurseve njerëzore dhe materiale te zonës se Dukagjinit, nëpërmjet te cilave ne një te ardhmen sa me te shpejt te mundshme te krijohen kushtet sociale e ekonomike ne ketë zone për një jetese normale dhe krijimin e mundësive për shfrytëzimin e resurseve natyrore, duke inkurajuar dhe mbështetur turizmin si dhe biznesin për një pjesëmarrje masive ne realizimin e objektivave qe vuri kjo konference për ketë zone.
Ne ketë Konference, pas hapjes se saj, u dha një dokumentar i veçante kushtuar Dukagjinit ne pikëpamje turistike, me skenar dhe regjisor Esat Teliti dhe asistent Prek Marku.
Pastaj u mbajtën 12 tema:
Arjeta Troshani (prof. as. dr.): “Zhvillimi i turizmit dhe agroturizmit ne zonën e Dukagjinit”,
Edlira Kruja: “Promovimi i turizmit ne zonën e Dukagjinit, Thethi model zhvillimi”,
Luigj Shyti e Vilma Shiroka: “Situata sociale, mundësitë e zhvillimit te mëtejshëm”,
Ahmet Osja (prof. dr.) e Rudolf Rasha: “Traditat dhe mundësitë e zhvillimit te bujqësisë dhe blegtorisë ne zonën e Dukagjinit”,
Mark Rupa (m s c), E. Toromani(dr.) e A. Proko (prof. dr.): “Pyjet dhe zhvillimi i tyre i qëndrueshëm ne zonën e Dukagjinit” ,
Vasfi Duka (ing.) e Stake Vukaj (ing.): “Te dhënat gjeominerale, mbrojtja nga rreziqet gjeonatyrore ne zhvillimin e zonës se Dukagjinit”,
Karlo Kamsi (as. ing.) e Merita Kazazi (ing.): “Burimet hidrike, rezerve e madhe zhvillimi ne fushat e ndryshme ne zonën e Dukagjinit”,
Kozeta Vuksanlekaj e Ftamir Tepelia (ing.): “Situata aktuale për pronësinë mbi token ne zonën e Dukagjinit dhe disa drejtime zhvillimi”,
Klaudian Luka (ing.), Flora Hila (ing.) e Enver Zalefi (ing.): “Infrastruktura sot ne Dukagjin dhe nevojat për zhvillimin e saj”,
Zamir Tafilica: “Monumentet kulturore nga Postriba ne Dukagjin”,
Marash Rakaj (dr.): “Bimët aromatike mjekësore dhe industriale, mundësi zhvillimi ne zonën e Dukagjinit”,
Kujtim Onuzi (prof. as. dr.): “Mundësitë e zhvillimit te gjeoturizmit ne zonën e Dukagjinit”.
***
Kjo Konference nuk ishte e rastësishme. Ajo u zhvillua pas një pune te gjate përgatitore. Ne muajin janar u be prezantimi i projekt strategjisë “Dukagjini ne fokus”, me 15 prill te këtij viti u zhvillua një takim, ne te cilën u be paraqitja e projekt – propozimit për një ndërhyrje ne zonën e Dukagjinit nga ana e Shoqatës Italiane(UCODEP), te cilin e prezantoj Luca Biddau, ne bashkëpunim me Kryetarin e Qarkut, profesor as. dr. Gjovalin Kolombi. Me 3 maj te këtij viti, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, zhvilloi Seminarin, me teme: “Drejtimet e mundshme te zhvillimit te Dukagjinit”, ne te cilën u mbajtën 6 tema.
Mire. Gjithçka mire deri këtu. Po mendohet për Dukagjinin dhe dukagjinasit për here te pare pas rreth dy dekadave, nga një institucion i shtetit, siç është Këshilli i Qarkut Shkodër, me kryetar prof. as. dr. Gjovalin Kolmbi, i cili ka përfshire ne ketë strategji pjesëmarrjen e specialisteve dhe shkencëtareve me ne zë te qytetit Shkodër, e cila na jep shprese se diçka do te behet mire. Jo vetëm shprehim bindjen se diçka do te behet për ketë vend te të pareve dhe shume prej atyre qe janë ne pushtet sot dhe kane qene dje, dhe qe quhet Dukagjin, por ne emër te Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini” i përgëzoj dhe ju premtoj se do te kenë mbështetjen e pakufishme te Shoqatës, e cila ne misionin e saj kryesor ka publikimin e vlerave njerëzore dhe materiale te kësaj zone, te banoreve te saj kudo ata kane ngritur çerdhen e jetesës se tyre. Për ketë nisem te Këshillit te Qarkut me kryetar zotin Gjovalin Colombi, kryesia e Shoqatës i ka dërguar një letër - mirënjohje dhe i kemi premtuar pjesëmarrjen tone ne ketë nisem.
***
Duke pare punën qe është bere, përpjekjet e gjithë pjesëmarrëseve ne ketë nisem nen drejtimin e zotit Kolombi, te cilëve ju shpreh mirënjohjen, jam i detyruar te shpreh disa mendime, për disa fenomene qe u reflektuan ne ketë Konference:
* Me gjithë përpjekjet e përgatitjes se dokumentarit, ai nuk ishte montuar me përgjegjësi, nuk paraqiti te gjitha zonat pikante te Dukagjinit për turizëm dhe veçanërisht për zonën e Shllak-Temal, e cila nuk është prapa pjesës tjetër te Dukagjinit. Kjo mungese përgjegjësie nuk është shume e regjisorit, ai edhe skenaristi, sa është e drejtuesve te kësaj nisme “Dukagjini ne fokus”, te cilët e kane ndare Dukagjinin ne dy pjese. Megjithëse Kryesia e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” ka shprehur mendimin ne takime te ndryshme, ne shtyp dhe me shkrim, akoma vijojnë me mentalitetin e ndarjes se Dukagjinit ne dy pjese???!!! Mos valle ky mentalitet është i vjetër?! Dhe disa për inerci, ose me paramendim vijojnë ta zbatojnë edhe sot, se duke përça sundohet me mire. Dukagjini, sot përbëhet nga 5 komuna: Shale, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak. Dikur i kane thëne te 12 bajrakët e Dukagjinit, dhe ne kohen e Zogut dhe ne vitet e para pas çlirimit te vendit, deri ne vitin 1952, ka qene Prefekture ose N/prefekture e Dukagjinit, ne te cilën përfshihej edhe Shllaku e Temali. Edhe ne pikëpamje te paraqitjes se terrenit nuk ndahen! Lugina e Kirit ndanë ne dy pjese këto male, këto alpe. Ujerat e maleve te Pultit, te një pjese te Shoshit dhe te një pjese te Shllakut derdhen ne ketë lugine, ne lumin e Kirit. Atëherë pse ndahen sot? Nuk mund te shkëputim Fushën e Cukalit nga rajonet e tjera pikante për turizëm ne Dukagjin, e te tjera, e te tjera. Mire, kur nuk dihet, por kur te thuhen dhe nuk dëgjon, nuk përfshihesh me ne mos dije, por do te përfshihesh ne keqdashje, e cila është e papranueshme. Kjo mangësi duhet te ndreqet.
* Me dashje apo pa dashje bëhen përpjekje, qe disa vetemashtrohen me dashje dhe disa te pranojnë mashtrimin duke u treguar te pa përgjegjshëm për vendin e tyre, për te ardhmen e banoreve qe përfaqësojnë dhe ju kane marre votën. Ne Dukagjin dhe ne asnjë malësi, ku ka sunduar Kanuni i Leke Dukagjinit nuk ka pasur kulle ngujimi. Do te deshronim te shihnim te formuluar argumentimin, i cili do te justifikonte nga pikepamja juridike, politike dhe sociale ekzistencen e kulles se ngujimit. Kulla e ngujimit eshte krijese e te menduarit steril, i cili mendon se thenia pa subtance konceptuale nuk mund te atakohet, ne qofte se ajo artikolonte humbja e çdo sensibiliteti ndaj argumentit eshte tipari i kesaj mendesie. Vetëm një fakt te thjeshte, i cili argumenton te kundërtën e kësaj qe publikohet: Fshati është ndërtuar ne baze fisi. Ne qofte se ndokush prej këtij fisi do te vriste ndonjë mashkull prej një fisi tjetër, ne baze te Kanunit, brenda 24 orëve kush vritej ne fshat quhej gjaku i marrun. Atëherë a mund te ngujoheshin ne një kulle te gjithë meshkujt e fisit, meshkujt e fshatit?! Jo. Ne Dukagjin dhe ne çdo malësi, shtëpia ka qene te emetuara “kulla”, dhe ato janë ndërtuar jo vetëm për te jetuar por edhe për vetëmbrojtje, dhe secili qe vriste ngujohesh ne “kullën” e vet, ne shtëpinë e vet. Kjo është e vërteta dhe jo ajo qe publikohet për kullën e ngujimit te Thethit. Këto dite ishim ne Theth dhe duke pyetur një banore për ketë kulle, me tha: “Kjo kulle ka 500 vjet qe është ndërtuar ...”, kur te paret e tij nuk kane me shume se 350 – 400 vjet qe kane banuar atë rajon. Por duke gërmuar, se siç i thotë populli “gërmo Tare gërmo se diçka del dhe del …“, doli se ne atë kulle është ngujuar vetëm një mashkull, i zotit i saj. Për ketë kulle mund jene harxhuar kushedi se sa … Ne një kartoline, ose fletëpalosja për kullën e Thethit, shkruhet: “Vendi i vetësigurisë, ku fajtori pret qe nervozizmi te zëvendësohet nga arsyeja dhe beson se dikush do ndërmjetësoje, qe faji te gjykohet me drejtësi”. Me te drejte, ne ketë Konference, një djalë i ri Master Mark Rupa, pyeti arkeologun dhe drejtorin e Muzeumit Shkodër, zotin Zamir Tafilica, se edhe ky kishte atë mendimin se ne Theth ka një kulle ngujimi te veçante për banoret e këtij fshati: “... është e vërtete se ka institucion te veçante ngujimi-kulle, ne Theth ne rast vrasje?!” Arkeologu ju përgjigj: Jo, nuk është e vërtete. Prandaj, ju bej thirrje, ju dukagjinasve te mi, bashkëpatriote te mos gënjehemi deri edhe ne ketë nivele absurde.
* Ne dokumentarin kushtuar jetës dhe turizmit ne Dukagjin, skenaristi dhe regjisori Esat Teliti, ishte ndalur edhe ne komunën e Shoshit. Mire ka bere. Por e veçanta e këtij takimi ishte absurde. Ne ketë takim foli edhe Gege Zefi, vëllai i Tom Zefit(paste drite), i një miku te paharruar, shume fisnik dhe një nder burrat popullor te mençur dhe bujar, jo vetëm për buke dhënie, por ne personalitetin e një burri me tipare vërtete malësore, te vërteta dukagjinase. Për rrjedhojë kame respektin edhe për Gegen. Mire beri qe foli dhe shprehu shqetësimin e tij për një jete me te mire. Por nuk e morëm veshtë, foli ne emër te bajrakut te Shoshit apo te komunës se Shoshit, se ai u paraqit: Gege Zefi – Bajraktari i Shoshit! Pyetja e thjeshte: Regjisori, ai edhe skenaristi, konsulenti i tij, a e dinin se ne cilën shekull jetonin? A e dinin se institucioni i Bajraktarit ka qene strukture drejtuese e pushtuesit Osman, mëkëmbësi i Vezirit ne Shkodër dhe ketë detyre ia ka dhëne ai, e cila me 28 nëntor 1912 ka pushuar se funksionuari, ne ditën qe u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe pushtuesi osman u largua fizikisht nga vendi i Shqiponjave, por është fatkeqësi qe pas një shekulli paraqiten fenomene te drejtimit te këtij pushtuesi?! Mendoj se e dinin, por me dashje pa dashje, ose për indiferentizëm e kane lejuar te behet një publikim i tille, qe te dyja janë te papranueshme. Çdo te thotë ky publikim? Ky publikim me dashje apo pa dashje do te thotë, se dukagjinasi është pjese e një komunitet primitiv për derisa jeton me mentalitete te se drejtës zakonore dhe pranon te drejtohet nga institucione te pushtuesit osman! A mund te thuhet se është e vërtete qe ne dukagjinasit kemi qene dhe jemi dakord për tu qeverisur nga këto institucione?! Jo. Kurrsesi jo. Dukagjinasi nuk është pjese e një komunitet primitiv. Ai, ne kushtet e vështira ka ditur te vetëqeveriset me dinjitet pa u përkulur para asnjë pushtuesi. Jeta e ka treguar, se çdo pushtuesi i ka vu pushkën duke pranuar sakrificat me sublime, duke derdhur gjakun e qindra e qindra dukagjinasve, jo vetëm te djemve por edhe te grave sokolesha dukagjinase. Fotoja e dy dukagjinasve me pushke ne dore, por te rreckosur te Marubit, qe u paraqit edhe ne ketë konference, nuk ishte foto e hallit ose e bukurisë, por foto qe tregon se deri ne cilën gjendje ekonomike ishin dukagjinasit dhe gjithë shqiptaret nen pushtuesin osman dhe megjithatë atij ne çdo rast i kemi vu pushkën, ashtu siç u be ne qafe te Agrit, ku u thye një nder pashallarët me te fuqishëm te Perandorisë Osmane. Ne sot te pranojmë institucione te tij për te na qeverisur, është një absurditet i pajustifikueshëm.
***
Ky është shqetësimi i im, duke shprehur ketë shqetësim edhe ne emër te gjithë anëtarësisë se Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. Besojë ne mirëkuptimin e secilit, për ketë shkrim dashamires, ne interes te Dukagjinit dhe dukagjinasve
Intelektualeve, mësueseve, edukatoreve te brezit te ri, ju beje thirrje qe te punojmë pa u ndalur ne edukimin e brezave me edukatën e një shoqërie demokratike, qe ne themel te saj te jete njohja dhe zbatimi i ligjit dhe vetëm i ligjit, për te zënë vendin qe na takon me mire se deri me sot, duke pasur parasysh, se ai vend nuk mund te zihet me këto mentalitete anadollake.
Ne emër te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” shpreh bindjen se së shpejti, me ketë nisem te Këshillit te Qarkut, dhe te pjesëmarrëseve ne mbeshtetje te saj: intelektualeve dhe biznesmenëve dukagjinas, Dukagjini do te ngrihet ne nivelet bashkëkohore, për t’u pasur zili, jo vetëm për turizëm, por edhe për te jetuar atje. Ku ka njerëz ka jete dhe ne dukagjinasit do te gjejmë format për te mos e braktisur vendin e te pareve tanë qe sakrifikuan ne shekuj për te.
Jemi optimiste ne realizimin e kesaj strategjie, pa çka se deputetët, qe ishin prezent ne momentet e fillimit te Konferencës, u larguan shpejt (mbase nuk i linin “punët” e mëdha qe kane) dhe mospjesëmarrja e asnjë qeveritari, treguan se nuk e kane për zemër te mbështesin ketë strategji te Kryeatarit te Qarkut. Kemi bindjen se askush nuk do të mundet të pengojë realizimin e kësaj nisme strategjike për zhvillimin e kësaj zone.
NDUE SANAJ
GJERGJ GURI, NJERIU I SE ARDHMES
Nuk do te ishte serioze për gazetën tone nëse djem te tille dukagjinas nuk do te gjenin pasqyrimin e punës se tyre ne ketë gazete, pasi me te vërtete janë zëri i se ardhmes, ngjyra e se ardhmes dhe investimi me i mire qe mund te beje një krahine për t’i shërbyer identitetit te vet dhe zërit te mire te saj qe ka pasur nder shekuj (ndoshta dikujt mund t’i duket si lëvdate, por do ti thosha qe për hire te misionit te tij te ruaj laicitetin e domosdoshëm dhe duke qene pjese e se terës nuk ka pse te luaj rolin e lyrës ne sipërfaqe). Me shume e shume dashamirësi do te prisnim qe djem te tjerë dukagjinas te renditeshin përkrah Gjergj Gurit ne fushën e diturisë, gjë e cila duhet pranuar se nuk po ndodhe sa duhet ne vitet e fundit ne zonën e Dukagjinit. Duke mos pasur nevoje për komplimente te gjata për Gjergjin do t’ua leme privilegjin gjuhës se fakteve:
Arsimimi:
- Ne vitin 2000 ka mbaruar shkollën e mesme pranë gjimnazit “Jordan Misja”, me rezultate te shkëlqyera,
- Ne vitin 2000 – 2002, diplomuar ne Pisa, Itali, si “Ekspert i komunikimit Ndërkulturor” ne institutin Magjistral Shtetëror “E. Montale”, pran fakultetit te shkencave politike, - Ne vitin 2005 ka marre Licencën Europiane ne përdorimin e kompiuterave te quajtur “European Computer Driving Licence” (ECDL),
- Ne vitin 2004 - 2007 është diplomuar ne ekonomi e drejtim biznesi ne fakultetin e ekonomisë pranë Universitetit te Trentos, Itali. Tema e diplomës ka qene “Formimi Universitar ne Shqipëri: eficense dhe barazi”.
Gjuhe te huaja:
- Anglisht, shume mire ne te folur dhe ne te shkruar,
- Italisht, shume mire ne te folur dhe me shkrim,
- Gjermanisht, shume mire ne te folur dhe ne te shkruar,
- Frëngjisht, mire ne te folur dhe ne te shkruar.
Eksperienca:
- Nga muaji prill 2007 është përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë ne organizatën rinore me te madhe botërore te ashtuquajtur: AISEC. AISEC është prezentë ne 103 vende te botes dhe ne me shume se ne 800 universitete. Aktivitetet qe ka organizuar ne ketë shoqate janë te shumta. Ja disa prej tyre:
a) Konference me teme: „Tregjet emergjente: mundësi te reja për te rinjtë dhe bizneset ne Trento“. Ne ketë aktivitet ne mes te tjerëve, kishte marre pjese një nder ekonomistet dhe menaxheret me te mëdhenj italian, Innocenzo Cipolletta, ish Presidenti i Konfindustrias Italiane. Gjithashtu kishte marre pjese edhe Dekani i fakultetit te ekonomisë ne Trento, profesor Paolo Collini.
b) Workshop “Strategjitë Ndërkombëtare për bizneset: aktiviteti i taksës se këmbimit”. Ne ketë aktivitet morën pjese profesor Raoul Pisani dhe Lorenzo Della Dio, i cili ishte administrator i firmës “La Sportiva”, firme me fame botërore ne prodhimin e këpucëve për ngjitje ne mal.
c) Workshop “Made in Trentino Alto Adige”, nder te tjerët mori pjese edhe profesor Enrico Zaninoto, me mjaft fame ne Itali për eksport; doktor Giudo Pianaroli, administrator i firmës “Ferrari Spumante”, firme me fame botërore ne prodhimin e shampanjës.
d) Seminari “Komunikimi Efikas”, me pjesëmarrjen e një nder psikologeve me më emër ne Itali, këshilltare e shoqërisë me fame botërore “Jobadvisor”.
- Ne vitin 2001 ka punuar pranë Caritas Shkodër ne organizimin e konferencës Ndërkombëtare për Paqen për te Rinjtë, ku kane marre pjese personazhe me emër si ne Europen Juglindore ashtu edhe Qendrore (ky aktivitet është bashkëngjitur ne referencën qe Monsinjor Angelo Massafra ia ka dedikuar Gjergjit).
- Tetor-dhjetor 2001 ka bere praktiken pranë qendrës me te madhe ne Itali për zgjidhjen e konflikteve për punimin e diplomës ne Pisa.
- Janar-prill 2002 ka qene Ndërmjetës Kulturor pranë Qendrës Sociale “Il Ponte” ne pontedera, province e Pisa, njëkohësisht edhe si konsulent për te huajt po ne Pisa.
- Maj 2002-gusht 2004 ka punuar koordinator i Fshatit te Paqes dhe koordinator i fushës sociale te Caritas-sit, Shkodër.
- Ne vitin 2006-2008 është përfaqësues i Këshillit Studentor te Universitetit te Trentos -Itali. Është zgjedhur me 86 vota, Përfaqësues ne Këshillin e Fakultetit te Ekonomisë ne Trento dhe pastaj ne Këshillin e Studentëve-përfaqësues i gjithë fakulteteve. Ky këshille është pjese përbërëse këshillueseve te Rektoratit.
Artikuj qe ka publikuar ne gazetat e huaja:
- AISEC, export con Cipolletta-AISEC, eksport me Cipolletta, gazete italiane I’Adige,
- AISEC “Made in Trentino”, gazeta italiane I’Adige,
- Merkati Emergenti: nuove opportunità për i giovani e le imprese trentine (Tregjet emergjente: mundësi te reja për te rinjtë dhe bizneset ne Trento), revista italiane “Trentino Industriale”.
***
Kjo është gjuha e fakteve qe flet për ketë djalë nga Shoshi, te lindur me 30 gusht te vitit 1982, një gjuhe e cila nuk le shteg për te aluduar për një lëvdatë te paqene. Nëse intelektualet janë pasuria me e çmuar e një kombi, atëherë edhe një intelektual i tille është pasuria me te cilën një krahine si ajo e Dukagjinit ka me se te lavdërohet. Do te ishte e mira e se mirës qe politika “Intelektualngrenese” ti heqë dhembet dhe te krijoje hapësirën e nevojshme qe kapacitete te tilla ti investojnë energjitë e tyre ne vendin e tyre, qe quhet Shqipëri. Lusim Zotin! Amen!
LAZER KODRA
MISTERËT E JETËS
“Qëllimi i çdo aktiviteti intelektual është kthimi i misterit në diçka të kuptueshme…” - Albert Aishtain
E diele 7 tetor 2007 në “Panorama”u dha një lajm sensacional, i transmetuar më parë në shumë gazeta e stacione televizive kryesore të Botës, që “U bë hapi i parë drejt jetës artificiale”.
“Në gjenetikë ka ndodhur një eveniment historik. Shkencëtari gjenial Amerikan Craig Venter ka mundur të realizojë në laborator një kromozom sintezë, i cili konsiderohet si hapi i parë drejt krijimit të një forme të jetës artificiale. Lajmi është përhapur nga gazeta e përditshme britanike.“Guardian”. “Bëhet fjalë për një hap filozofik të rëndësishëm në historinë e species sonë”, ka shpjeguar shkencëtari, një nga pionierët e studimit të genomit human. Lajmi është bërë publik në një asamble të Institutit të Biologjisë në San Diego, Kaliforni. “Po kalojmë nga leximi i kodit gjenetik në mundësinë për ta shkruar atë. “Një gjë e tillë na jep mundësinë për të hipotezuar se mund të bëjmë gjëra që as nuk i kishim menduar më parë”, ka shpjeguar Venter, duke paralajmëruar krijimin e një specie të re njerëzore artificiale. “
“Dialektika e Natyrës”, para një shekulli: “Do të vijë një ditë kur njeriu do të krijojë artificialisht nga bota inorganike botën organike, më saktë jetën e gjallë!”
“Fakti që materia zhvillon nga gjiri i vet truri që mendon, të njeriut, është për të diçka krejt e rastit, ndonëse e kushtëzuar në mënyrë të domosdoshme dhe hap pas hapi atje ku ndodh. Në të vërtetë materia arrin të formojë qenje që mendojnë në sajë të vetë natyrës së saj e prandaj kjo ndodh medoemos në të gjitha rastet, kur ekzistojnë kushtet përkatëse, që nuk janë medoemos kudo dhe gjithnjë të njëjta.”
Çdo qenie e gjallë, në çdo moment, ndryshon pa pushim duke mos qenë plotësisht ajo që ishte më parë. “Bima, kafsha, çdo qelizë në çdo çast të jetës së vet janë identike me vetveten e megjithatë ndryshojnë nga vetvetja në saje të asimilimit dhe të eliminimit të lëndëve, në saje të frymëmarrjes, të formimit dhe të vdekjes së qelizave, në saje të procesit të qarkullimit që kryhet, me një fjalë, në saje të shumës së ndryshimeve molekulare të pareshtura që përbëjnë jetën dhe rezultatet e përgjithshme të të cilave shfaqen në mënyrë të dukshme si faza të jetës: jeta embrionale, rinia, pjekuria seksuale, procesi i shumimit, pleqëria, vdekja…”
Jeta është “dhuratë” e yjeve! Organizmi ynë, ashtu si e gjithë bota e gjallë, me rreth 75% ujë, paraqet një lloj tepër i veçantë “zjarri” i ardhur dikur nga “Shpërthimi i Madh” ose “Bing Bengu”, më vonë Dielli ynë, dhe i transformuar krejtësisht nga metamorfoza e gjatë e kohës prej miliarda vitesh.
Tek labirintet marramendëse të “shpellave” misterioze të Trurit Inteligjent, krijesa më komplekse dhe e përsosur e Universit, ndodhet çelësi magjik për zbulimin e “Zanafillës”. Në parametrat e lidhjeve, bashkëveprimit e kondicionimit reciprok të elementëve strukturor të kromozomit të parë sintezë qëndron “formula” e ekuacionit me shumë të panjohura e frymës, ndërgjegjes dhe shpirtit në materien e gjallë që mendon!
“Ato që thotë Helmholci për kotësinë e të gjitha përpjekjeve për të krijuar jetën në mënyrë artificiale, duken me të vërtetë naive…Në qoftë se do të arrihet ndonjëherë të përgatiten në mënyrë kimike trupa albuminoidë, ata, pa dyshim, do të shfaqin shenja jete dhe do të kryejnë këmbime lëndësh, sado të dobët e jetëshkurtër që të jenë.”
“Ne nuk e sundojmë aspak natyrën ashtu siç sundon pushtuesi një popull të huaj...” “Sundimi” i Natyrës kalon si kusht sine qua non nëpërmes dijes, punës, praktikës dhe teorisë. Ndryshe vjen ….....! Shkenca e Teknike, dy shtyllat më të mëdha të progresit, ndryshuan jetën e shoqërive njerëzore.
Paradoks i shekujve! Njeriu po dëmton gradualisht e në mënyrë permanente bazën themelore të jetës, - Natyrën. Menaxhimi i planetit …….! Mbi të gjitha interesi! Lufta për hegjemoni! Nga ana tjetër ndërgjegjësimi! Bëhen disa përpjekje! Sigurisht nuk mjaftojnë! Pas miliona vitesh, u konstatuan plasaritje në akujt gjigant të Antarktikes! Ka edhe më tepër! Natyra është e dashur dhe bujare por kur e shpërfillim bëhet e egër,- mizore.
Papa Benedikti i XVI-të në diskutimin e tij akademik mbajtur në Universitetin e Regensburgut Gjermani 12 Shtator 1997 me temë “Besimi, Arsyetimi dhe Universiteti” parashtron”…pyetjet e natyrshme të njeriut, pra ato të tipit “nga ku” e “për ku,….!”
Misteret e krijimit kushtëzojnë njëra tjetrën! Konceptimi ndryshe është si Dielli pa dritën dhe Toka pa ngrohtësinë e tij. Prezenca e tyre është kudo, edhe brenda nesh, deri në thellësitë më të mëdha të Ndërgjegjes dhe, si “sinjale”me amplitude të paimagjinueshme…, e angazhojnë njeriun në bashkëpunimin e tij permanent me Natyrën, Gjithësinë dhe Frymën e Përgjithshme Universale!
Çdo njeri përcaktohet nga ndërgjegjja “ku në një cep të shenjtë të saj ai takohet dhe bisedon me vet Krijuesin…” - Karol Vojtila
Këtu qëndron enigma! Ajo i takon infinitiv….! Ndoshta edhe zbulimi i fundit!
LUIGJ TEMALI
MENDIME RRETH DISA TOPONIMEVE DHE GRUPE POPULLSIE NË DUKAGJIN
(vijon nga numri i kalaur)
8. Kiri
Me emrin Kir emërtohet një fshat në zonën e Pultit të sotëm. Ai është i vendosur në hyrje të Pultit, duke ndjekur në të kundërt rrjedhën e lumit me të njëjtin emër. Në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”. Popullsia është e përbërë nga disa degëzime. Emrin e këtij fshati e mban edhe lumi i cili buron nga shpatet e Bigës, Ndërkjores e Qafës së Bëshkasit dhe derdhet në Dri, pranë Kalasë së Shkodrës.
Me sa duket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit, sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala. Te libri “Shqipëria e Vjetër”, T. Ipen shkruan “Clausala është prroi i Kirit i cili zbret në fushë nga krahina malore e Pultit”. Në Plan ka një toponim që quhet “ndër Kisa” për “ndër Kira”, pasi ka disa burime në të njëjtin vend. Në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës përmendet Kiri, pra është fshat, vendbanim shumë i hershëm dhe qendër e rëndësishme për kohën.
Milan Shuflai në librin e Tij “Serbët dhe Shqiptarët” na flet për disa fise të hershme që banonin në mes Vlorës dhe Himarës, në mes të cilëve edhe Chirilejsët, të cilët në fund të shekullit të XV zhvilluan sulme ushtarakë nën udhëheqjen e nipit të Skënderbeut kundër Turqve. Po kështu edhe pas një shekulli këto fise dhanë 10000 luftëtarë për të njëjtin qëllim.
Mendja më thotë se për një jetë më të mirë, ndonjë grup i popullsisë së Kirit të jenë vendosur në brigjet e Detit Jon.
Nëpër Kir mund të kenë lëvizur dikur fisi “Thaçi”, pasi u end nëpër Malësi të Madhe dhe u vendos përfundimisht atje ku janë edhe sot. Në Kir ka një ograjë që quhet “Orgaja Thaçe”.
9. Thethi
Thethi është fshati më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë, në Veri të Shqipërisë. Për herë të parë me këtë emër del në vitin 1688 në një hartë të kohës të përgatitur nga P. Coronelli. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Këtu kanë banuar Oksetët, Bythdosët, Berbati, Vladët, Kelmendas e ndoshta edhe grupe te tjera popullsie të pa njohura.
Mbështetur në të dhënat historike te grumbulluar, në toponimet që janë në këtë fshat dhe të dhënat gojore të banorëve, origjinën e këtij emri mund ta kërkojmë:
a-Nga emri “thep”
Thethi ndodhet midis malesh të larta dhe të thepisura. Njerëzit duke punuar, kullotur bagëtinë, gjuajtur e te tjera, shpreheshin: “Në ata thepa kullota bagëtinë”, “Po shkoj në ata thepa për të gjuajtur”, “... në thepa..”, “...thepa ...” e te tjera. Në këtë fshat ka shumë vende që emërtohen dhe rreth fjalës “thep-a, -i, -at” si: “Thepi i Krysë”, “Thepi i Rrgadhës”, “Thepi i Kodrës Botës” e te tjera. Në kuptimin që emërton fjala “kuj” (kunj) pothuaj është shumë e përafërt me fjalën “thep”. Toponime me fjalën “kuj” ka më shumicë, p.sh. “Kuji i Dhive”, “Kuji i Lopëve”, “Kuji i Shqypes”, “Kuji i Zhareve”, ‘Kuji i Nenave”, “Kuji i Rupës”, “Kuji i Praçes”, “Kuji i Pulave” etj.
Krahas këtyre, malet e larta dhe të mprehta si “thika” që njerëzit në mënyrë të zakonshme e përdorin shprehjen “...në thika të majave...”, “...në thika...”, “...prapa atyre thikave që duken...”, e te tjera, mund të shkojnë në favor të prejardhjes së emrit Theth nga fjala “thep” i cili ka përparësi me emrat “kunj” dhe “thika” në kuptimin e vendit që emërtojnë.
b-Nga emri ‘thekër”
Duke zhvilluar një bujqësi ekstensive, duke prerë e djegur pyjet, banorët mbillnin thekër. Atëherë nga përdorimi i shprehjes “në thekën”, në të folurën krahinore, “... po shkoj në thekën”, “...isha në thekën...”, “... thekën”, “Thekna”, rrugës deri në fiksimin e emrit, evuloi dhe na erdhi “Theth”. Toponime me emrin “thekën” ka disa në Theth si “Theknat” disa: “Thekna e Hasës”, “Zhari i Theknës” e te tjera.
c-Nga fjala “thellë”.
Thethi është një gropë e thellë në krahasim me malet që e rrethojnë. Edhe si luginë është mjaftë e thellë në drejtim të burimit të lumit të Shalës, sa që edhe banorët më të afërt janë mbi një orë larg.
Gjatë veprimtarisë së tyre, njerëzit mund të kenë përdorur shprehjet: “...isha atje thellë...”, “...në thellësi...”, “...thellë...” e kështu me kalimin e kohës u formua emri “Theth”.
d-Nga numri tetë.
Një mendim që nuk duhet të mos vlerësohet është edhe fjala - numër “tetë”. Në dokumente historike të vitit 1485 në këtë fshat kishte 7 shtëpi që gojëdhëna nuk na i paraqet si para ardhës të banorëve të sotëm. Edhe në vitin 1688, kur P. Coronelli e shënoi në hartë e tij emrin “Theth”, mundet që të kenë qenë 8 shtëpi dhe për pasojë, ai, shënoi, ndoshta fjalën “tetë”, natyrisht të latinizuar si gjuhë e tyre zyrtare. Për të përforcuar pran shkronjës “T” mund të jenë vendosur edhe shkronjë “H” e kështu fjala “tetë” mund të jenë shkruar “ thetë”, “thethë”, “theth” dhe në vazhdim njerzit e shqiptuan ashtu si qe shkruar. Raste, disi analoge mund të konsiderohen: ‘Arithmetikë” për “Aritmetikë”, “Thermus” për “Termus”, “Thema” për “Tema” etj.
Si një farë përfundimi, për sa folëm deri këtu, mund të themi se emërtimi “Theth” nuk ka prejardhje me bazë njerëz apo fise, por gjithashtu as nga bota bimore e as shtazore. Dy janë më të pranueshmet që sollën këtë emër; veçoritë gjeografike si një luginë e thellë, në planin vertikal dhe atë horizontal në krahasim me zonën tjetër rrotull tij dhe latinizimi i falës-numër “tetë”.
10. Shala
Ky është emri i një krahine nga më vjetrat në Shqipëri, e vendosur në luginën e lumit me të njëjtin emër, rrëzë Alpeve shqiptare dhe që shtrihet nga Kodra e Shën Gjergjit në Jug deri në Qafën e Pejës në veri dhe nga Qafa e Ndërmajnës në lindje deri në Qafën ë Boshit në perëndim. Me Shalën përfshihet edhe Rragami i Shalës që shtrihet nga Qafa e Valbonës deri aty ku fillon fshati Valbonë i Dragobisë (Selimaj, Kukaj).
Emri “Shalë”, emër fisi për banorët e sotëm, për të mëparshmit mundet që ka qenë emër fshati apo një familjeje të madhe, por sot është toponim i kësaj zone. Për këtë flet edhe fakti se asnjë fshat apo lagje në këtë luginë, më një popullsi prej rreth 7000 banorë, në fund të viteve ’80, nuk quhet me këtë emër dhe asnjë gjenealogji, sado pak bindëse, nuk ka si burim emrin “Shalë” dhe nuk njohin këtë emër për baba të hershëm të tyre. Shala përmendet për herë të parë në vitin 1454, sipas F. Nolit, nga Biemmi, kur tregon se vjen këtu Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për të pajtuar trazirat pas vdekjes së Pjetër Spanit.
Në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, Shala del si emër fshati, ashtu si edhe Mavriqi, Bobi, Fusha (Thethi), Kiri, Brashta e te tjera. Pra Shala ka qenë një fshat i veçantë. Emrat e kryefamiljarëve që shënohen në këtë vit në asnjë rast nuk përmendin emrin “Shalë”. Kështu len të kuptohet se edhe për banorët e atëhershëm emri “Shalë” ka qenë i gjetur aty si një toponim ose si emër i ndonjë grupi popullsie, apo të parit të tyre. Toponimi “Faqja e Shalës” që është pjesë lindore e kësaj lugine na jep të kuptojmë se Shala ka qenë diku në këtë anë.
Prejardhja e emrit “Shalë”, sipas traditës së banorëve të sotëm, shpjegohet si i rrjedhur prej shalës së kalit, që është një fabul e bukur, por vetëm fabul, sepse nuk ka një shpjegim të qëndrueshëm e përcaktues. Në fund të shekullit të XV këtu kemi fshati Shale me 11 shtëpi. Shumica dërmuese e banorëve të sotëm erdhën në këtë vend pas pushtim turk, mundet rreth mesit të shekullit të XVI. Sipas Aleksandër Degrandit emri “Shalë” vjen nga frëngjishtja që do të thotë “Tëbanë”, pra vend për verë, bjeshkë.
Duke ju referuar shkrimtarit Pal Doçi tek libri i tij “Mehmet Shpendi”, përveç emrit të vendit që sot quhet Shalë në Dukagjin ose Shala e Vendit, gjejmë edhe në Kosovë Shala e Isniqit, Shala e Epër, Shala e Bajgorës, Shala e Velikëve. Në Shqipërinë e mesme dhe të jugut ka disa katunde me bazë emrin “Shalë”. Nuk besoj se të gjitha këto kanë të njëjtën fabul për prejardhjen e emrit të tyre, megjithëse quhen “Shalë”.
Banorët e sotëm nuk e sollën emrin e krahinës me vete por e gjetën këtu. Këtu ishte popullsi e ndarë në grupime të ndryshme që me kalimin e kohës ose u asimiluan ose u larguan dhe mbetën vetëm pak banorë të hershëm e që quhen “Anas”. Kështu mund të thuhet edhe për Shoshin e për ndonjë vend tjetër në Dukagjin.
11. Shiroka
Në Shalë, Shosh apo edhe në ndonjë vend tjetër, kur pyeten për banimin e mëparshëm të tyre dhe nga kanë ardhur këtu shpesh tregojnë me gisht Shirokën dhe thonë: “Katër vëllezër u ndanë në Shirokë”, “Nga Shiroka u larguan nga pushtimi turk”, “Ra një sëmundje e rëndë dhe për të shpëtuar u larguam nga Shiroka e erdhëm këtu” e te tjera e te tjera.
Shiroka është emri i një fshati, sot lagje e qytetit të Shkodrës, në bregun jug perëndimor të Liqenit të Shkodrës. Nga studime të bërë për këtë fshat – lagje qyteti, del se Shiroka format fillestare duken që përpara dhjetë shekujsh. Është një vend me kulturë e traditë, që ka nxjerrë njerëz të ditur që kanë bërë emër në histori e kulturë. Por as kund nuk flitet se këtu kanë banuar dikur paraardhësit e Shalës, Shoshit dhe të Mirditës. Pjetër Budi në letrën e Tij të 15 shtatorit 1621 përmendë në bregun e Liqenit të Shkodrës një qendër me emrin “Skirosi”, për të cilin Injac Zamputi, mendon se bëhet fjalë për Shirokën. Ta diskutojmë pak. Dikur lumi Kir e kishte derdhjen e tij në Liqenin e Shkodrës, diku andej ku edhe sot quhet Kiras një lagje e qytetit të Shkodrës. Edhe gërmimet e bëra, për ndërtime, në vijën Stomgolem - Bregu i Liqenit (Kiraz) duket qartë se këtu ka qenë shtrat lumi. Nuk duhet nënvlerësuar mendimi se edhe emërtimi i Shirokës së sotme, dikur Skirosi ka lidhje pikërisht me të qenët përballë derdhjes së lumit Kir.
Se kur u largua Kiri dhe mori drejtimin andej ku është sot është shumë vështire të përcaktohet, por një gjë sipas shkrimeve të M. Barletit te rrethimi i Shkodrës, del e qartë se në atë kohë pamja e lumit Drin është si e sotmja, dhe po ashtu ishte edhe në kohën e mbretit Genti, siç shkruante Tit-Livi. Pas shekullit të XV, në një kohë të papërcaktuar zhduket dega e Drinit që vinte afër Kalasë së Shkodrës. Ndonjë vërshim i vrullshëm i lumit Kir ka çarë rrugën nga ana perëndimore e Bardhajve, diku afër Stomit të Golemit, drejt jugut dhe është takuar më Drinin, e ka mbushur shtratin e tij me materiale që ka sjellë dhe e ka larguar këtë degë të Drinit nga drejtimi i lëvizjes rrëzës se Kalasë për një kohë të gjatë dhe vetëm në vitin 1856 me një shpërthim të vrullshëm të ujërave, tashmë të degës së Drinit dhe të lumit Kir, u hap sërish rruga e bashkimit të Drinit me Bunën. Gjithsesi Shiroka, Skirosi, Kirasi dhe Kiri - lumë kanë lidhje që meritojnë vëmendje.
Në zonat malore, si fjala vjen, Dukagjini, por edhe më gjerë, jo radhë, gjatë muajve tetor – maj, që është më shumë lagështirë, dëgjohet shprehja “ka kapë shirok”, “frynë shirok”, “na kalbi ky shirok”, por në të radhë edhe “ka kapë juk” (jug) e te tjera. Në këto anë me këto shprehje kuptohet një periudhë me shira dhe erë që vinë nga jugu dhe që përgjithësisht nuk janë shumë të ftohta, që zgjasin disa ditë. Radhë bëhet edhe stuhi, por gjithsesi temperaturat janë shumë më të larta se sa po të frynte veriu. Malësorët e Shalës, Shoshit, Mërturit e te tjere, në të kaluarën kur janë pyetur se prej nga kanë ardhur aty ku janë sot, shpesh përgjigjen “prej Shiroke”, “prej jugut”, “prej te le dielli”, ndërsa studiuesit thonë se në lëvizjen e fundit erdhën nga ana jugore e Drinit. Në një relacion anonim të vitit 1570, shkruhet “... lumi i Drinit ... i cili duke ecur prej shirokut, rrjedh drejt veriperëndimit” dhe sqaron se Drini ndanë Malet e Spanve që janë në të djathë të rrjedhës së tij dhe të Dukagjinit në të majtë. Sot për ne është e qartë se në cilën anë të horizontit buron Drini e nga lëvizë.
Atëherë pra kush është shiroku ?
Albanologu i shquar F. Nopça në librin e tij “Nga Shala dhe Kelmendi” shpjegon se “era e jugut – shiroku, vjen nga fjala greke thalas”. Nga sa thamë, se shiroku është erë e jugut me lagështirë, dhe për Shirokën që është buzë liqenit rreth 4 km rrugë nga qyteti, duhet ta kenë emrin “Shirokë” sepse sa herë bie shi në Tarabosh e Shirokë do të bie edhe në Shkodër, pra duke e menduar njëlloj si erërat jugore të lagështa.
Tashti të kthehemi te problemi që i nisëm, me qëllim që të arrijmë ndonjë mendim të përmbledhur.
Në kohët e kaluara vështirësia e komunikimit ka qenë shumë e madhe, po kështu edhe niveli kulturor nuk ka qenë aq i lartë sa të kuptoheshin ngjarje e fenomene e të interpretoheshin drejt, e këto për arsyet që dihen. Në këtë vështrim edhe nocioni “Shirok - u” si veprim atmosferik e drejtim gjeografik duhet të jenë lidhur me emrin “Shirokë” si vendbanim dhe koncepti i prejardhjes nga jugu - shiroku (andej nga frynë erërat e jugut me lagështirë) është lidhur me vendbanimin – Shirokë. Në këto rrethana mund të pranojmë se Shala, Shoshi, e te tjere që kanë lidhje më ta, kanë të drejtë kur thonë se kemi ardhur nga Shirok-u,(a) duke e barazuar këtë me anën jugore të horizontit. Ndërsa për sa i përket qenies si vendbanim i të parëve të Shalës, Shoshit, Mirditës e te tjere në Shirokën e sotme, ka vetëm gojëdhënën fabuloze dhe nuk ka asnjë fakt historik. Po kështu edhe në Shirokë nuk ka asnjë toponim nga paraardhësit e Shalës, Shoshit apo të tjerëve dhe asnjë gojëdhënë se disa paraardhës të tyre na qenkan larguar për në malet e veriut shqiptar. Nga ana tjetër vetë ky fshat, sot lagje e qytetit të Shkodrës, në çerekun e parë të shekullit të XVII quhej Skirosi dhe jo Shirokë.
12. Koprati
Sipas Zef Valentinit ky grup popullsie është nga shqiptarët e Bardhajve të Malit të Zi. Konsiderohet anas. U dëbua prej Pecnikajve nga banesat e tyre në Lekaj.
13. Gabzhella
Popullsi anase në Shalë. Sot nuk ka asnjë të dhënë tjetër për të as se u largua as se u asimilua.
14. Gzhoba
Ka qenë popullsi anas që Pecnikajt e Shalës e dëbuan nga Gurra dhe Nicajt.
15. Gjokushaj
Popullësi anase në Shalë. Sot nuk ka asnjë të dhënë për të.
16. Koxhobati
Popullsi anase që Pecnikajt e dëbuan nga Abati. Më tëj nuk ka të dhëna..
17. Murdati
Popullsi anase në Shalë. Nuk dihet se ku dhe si përfundoi.
18. Gjovukaj
Popullsi anas në Shosh. Nuk ka të dhëna të mëtejshme për të.
19. Gugaj.
Vllezëri që në Qelëz të Pukës quhen anas. Ata e mendojnë veten të ardhur nga Berishajt, nga Murrë Deti.
20. Kolajt
Popullsi që quhen anas në Mgullë të Pultit. Nuk kemi të dhëna të mëtejshme.
21. Shushella
Vllezëri anas në Shalë. Nuk ka të dhënë të tjera për të.
22. Zhdërvella
Popullsi anas në Shalë. Në të folurën e zakonshme përdoret edhe kjo frazeologji popullore “... po shkon si zhdërvellë”, për të shpotitur ndonjë njeri që ecën jo mirë e bukur rrugës, nuk rrinë mirë, shtrihet e u zë vendin të tjerëve vend e pa vend e te tjere.
23. Maratimataj
Mendohet që të kenë qenë popullsi që tash nuk ekziston më. Se si u bë puna e saj nuk dihet, por në Lekaj ka një vend që quhet “maratimata” dhe nuk ka lidhje me banorët e sotëm ky emër.
24. Marini
Për këtë popullsi nuk kemi të dhëna vetëm se përmendet në librin “Bota Shqiptare” në vitin 1943. Në Curraj të Epër ka një vend që quhet “Marin”.
Nga Luigj Shyti
DREJTORI I SPIALIT TE KURBINIT
Nuk është e lehte te shkruash dhe te portretizosh jetën dhe punën e një mjeku, jo se ne përgjithësi nuk njihet jeta dhe veçanërisht puna e tij e madhe prej një humani “mbi njerëzor”, por se ka veçoritë e veta te kohës, kërkesat dhe qëllimet e secilit. Prandaj ne ketë rast po publikoj shkurt jetën e një nder mjekeve te suksesshëm dhe qe vijon te jete i suksesshëm ne jetën e përditshme te shëndetit te kurbinasve, anëtari i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, Lulash Zef Aroni.
Kush është Lulash Aroni?
Vendlindja: Fshati Toplane, te komunës Temal.
Datëlindja: 12 tetor 1972
Vendbanimi: Ne qytetin e Laçit, Kurbin
Arsimi: Ne vitin 1986 – 1990, përfundon shkollën e mesme “Gjon Ndou”, ne Bushat
Ne vitin 1990 – 1997, përfundon studimet e larta për mjekësi, ne Tirane.
Kualifikimi: Ne vitin 2001, specializuar për urgjencat mjekësore – U. S. A. D.
Ne vitin 2004, përfundon specializimin për Pediatri ne Itali, Rome.
Ne muajin gusht 2007, ftohet ne kongresin Botëror te Pediatrisë, Athine.
Gjuhe te huaja: anglisht dhe iitalisht
Karriera: Ne vitin 1997 – 2000, mjek familje ne Fushe Kuqe te rrethit Kurbin.
Ne vitin 2004 e ne vijim, Shef i Pediatrisë ne spitalin e Laçit dhe drejtor këtij Spitali.
Vlerësime: Ne vitin 1988, fiton: medalja e arit, ne olimpiadën e matematikes, ne Vlore.
Ne vitin 1989, fiton: medalja e arit, ne olimpiadën e fizikes, ne Korçe.
Hobi: Fotografia dhe gjuhet e huaja.
Synimet: Vazhdimi i punës për te marre titullin “Master” ne mjekësi.
Mjeku Aroni, ne te gjithë nivelet e studimeve dhe te kualifikimeve është dalluar për rezultate te larta. Gjithashtu edhe ne ushtrimin e profesionit te nderuar te mjekut, kudo qe ka punuar është dalluar për pune te kualifikuar, për disipline, për këmbëngulje dhe nivel te larte profesional. Ne çdo rast ka qene njeri, njeri i përkushtuar për tu gjendur pranë njerëzve ne nevoje.
Lulash Aronit i urojme: te jete faqebardhë ne jete dhe ne profesionin e nderuar te mjekut, ne shërbim te njerëzve kudo qe te jetoje dhe te punoje.
FRAN MOLLA
NJE VIT PA NIK PALIN
Koha ecën, vitet kalojnë, e brezat zëvendësojnë njeri – tjetrin, por njerëzit me vlera edhe pse ndahen fizikisht nga jeta, ata jetojnë gjate, jeton fjala, puna kontributi, shembulli, cilësitë dhe meritat qe kane lëne pas.
I tille do te mbetet dhe biri i Dukagjinit, Nik Pali. Ai lindi ne një familje me vlera te larta burrërore, fisnore, atdhetare e fisnike. U rrit mes burrash, patriotesh e luftëtaresh, te besës, te urtisë dhe trimërisë, te cilat i ruajti, i shtoi dhe i beri prone te tij gjate gjithë jetës.
Ai qe pjesëmarrës ne luftën NAÇL, qe ne moshën 14 vjeç. Lufta e burrëroi dhe i rriti dashurinë për atdheun, armen dhe uniformen ushtarake. Dëshira dhe vullneti për ti shërbyer vendit te tij ia arriti përmes shkollimit, akademisë ushtarake, specializimeve dhe kualifikimeve gjate karrierës se tij si kuadër ne Forcat e Armatosura Shqiptare.
Vlerësimet qe ju bene punës se tij, me rritje ne grade dhe me dekorime, medalje dhe urdhra te ndryshme, tregon përkushtimin dhe shembullin e tij te përhershëm. Ai ishte model i një prindi te përkushtuar për rritjen dhe edukimin, shkollimin e fëmijëve, kryefamiljare përherë i vlerësuar nga njerëzit, te afërmit, shokët, miqtë e dashamiret e shumte te tij.
Nika ka qene një veprimtare shoqërore i pa lodhur. Vitet e pensionit nuk i kaloi pasiv, por u angazhua sidomos për forcimin e organizatës se veteraneve te luftës NAÇL, ne te çilen ishte i zgjedhur ne organet drejtuese te saj, ne fillim ne Shkodër dhe me pas ne Tirane.
Por përkushtimi i tij maksimal ishte krijimi e forcimi i degës se Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” për Tiranen. Ishte nismëtar, por edhe kryetari i pare i kësaj dege, puna e te cilit pati rritje e seriozitet ne saj te organizmit e drejtimit te Nikes. Me këmbënguljen e tij u be evidentimi i shumicës se familjeve dukagjinase me banim ne Tirane, i intelektualeve, biznesmenëve e veprimtareve duke u njohur e angazhuar ne rritjen e vlerave, gjetjen e mundësive dhe rrugëve për te bashkëpunuar e integruar se bashku ne jetën dhe kushtet qe afron zona urbane e Tiranes.
Nika kërkonte shume nga vetja. Mosha e thyer dhe shëndeti jo i mire nuk e pengonte te gjendej gati çdo dite ne Bibliotekën Kombëtare duke lexuar e studiuar. Ai kërkonte çdo informacion te ri qe fliste për Dukagjinin, për zakonet, traditën, historinë, ngjarjet, e te tjera. Nika i kishte vene detyre vetes te shkruante dhe mundësisht te botonte një studim për fshatin e tij te lindjes, Nenmavriqin. Për ketë ai pati grumbulluar shume informacion te shkruar dhe gojor, duke u përpjekur e munduar te kryente një detyrim qe e ndiente ai për fshatin e tij te lindjes, te cilin e done aq shume.
Mungesa e Nikes ndjehet jo vetëm ne familjen e tij për te çilen beri gjithçka, por dhe te shokët, bashkëpunëtoret e te gjithë moshave e shtresave.
Ai mbetet model i një burri, prindi, veprimtari, drejtuesi dhe shoku, qe do te kujtohet gjate ne mendjet dhe zemrat e atyre qe e kane njohur. Njerëz, si Nika vërtete lëne boshllëqe ne familje, por edhe ne mjedise dhe kolektiva ku kane punuar e kontribuar, prandaj vlerat, puna dhe shembulli i tyre i bene te jetojnë gjate mes njerëzve te sotëm dhe brezave qe do te vine.
MARASH KOLA, ZEF BARI
Një nismë e shoshianëve që duhet respektuar
Duke konstatuar me shqetësim se gjatë këtyre viteve të fundit vërehet një tendencë e ekzegjeruar deviacionesh dhe imitacionesh spontane deri në ekstravagancë të pa nevojshme të ritit tradiconal të varrimit, me deshirën dhe vullnetin e mirë, për ruajtjen e tharmeve dalluese të brumit tonë të vjetër në themel të së cilës qëndron kodi i nderit, burrnisë dhe i mikpritjes, një përfaqësi e gjerë e grup - moshave dhe profesioneve të ndryshme, të gjithë spektrit të vllaznive dhe lagjeve të Shoshit, të mbledhur sot me datë 23 qeshor 2008, pas një analize të hollsishme të këtij problemi të mprehtë social e shoqëror vendosi:
1 Të mos zhvillohet, as një rit ceremonjal për raste 1(një) vjetorësh të vdekjes së njerzve tonë të dashur! Pra të mos bëhen, as lajmrime në televizor, as pronotime lokalesh, pasi asnjë herë nuk ka qënë një traditë e tillë ndër ne. Për kujtimin dhe nderimin e te vdekurve, kemi diten e madhe të T’shumëve dhe të shumë festave të tjera fetare.
2 Ditën e tretë të pas varrimit të, të vdekurit, vizitat në varreza të bëhën pasdite ashtu siç ka qënë zakoni ynë tradicional, (pa pronotim lokali).
3 Ky vendim unanim i pjesmarrësve të sotëm, do të zbatohet që sot e përtgjatë mot, nga të gjithë nënshkruesit e kësaj deklaratë dhe të gjithë së bashku zotohemi se do të punojmë me përkushtim, deri sa ti rikthejmë këto vendime në një normë të përbashkët për të gjithë komunitetin, ashtu siç e kemi pasur qindra vjet me rradhë.
4 Për sensibilizimin e opinjonit shoqeror u caktua një grup pune, i cili ka për detyrë që deklaratën e mësipërme, ta bëjë të njohur në të gjitha medjat vizive lokale dhe veçanarisht në gazetën Dukagjini.
5 Vëllezer dhe motra, kërkojmë e besojmë në mbështetjën dhe solidaritetin e gjithësecilit prej jush, pa asnjë përjashtim, kudo që banoni e jetoni!
Dekleruesit e vendimit: Fran Zefi (Ndreaj), Dedë Binaku (Pepaj), Gjon Vojvoda (Pepsumaj), Ndue Deda (Nicaj), Gjovalin Nikolla (Brashtë), Jak Mëhilli (Palaj), Gegë Zefi (Ndreaj), Dedë Toka (Celaj), Kolë Gjoni (Çilkok), Tomë Lulashi(Pepsumaj), Fran Kola (Palaj), Zef Mirashi (Celaj), Gjin Leka (Palaj), Nikollë Mirashi (Palaj), Ndue Kola (Celaj), Lulash Ndoja (Prekal), Gjergj Martini (Ndreaj), Zef Nika (Brashtë), Gjon Kosteri (Dardhë), Mëhill Leka (Kodër Shëngjegji), Zef Gjoni (Celaj), Gjon Nika (Ndreaj), Pëllum Shpati (Dardhë), Pal Nika (Mollë), Tomë Kola (Mollë), Gjon Shpatina (Pepsumaj), Pashko Gjoni (Pepaj), Vuksan Toma (Ndreaj), Zef Livadhi (Mollë), Prelë Milani (Pepsumaj)
Faleminderit për konsideratën dhe mirëkuptimin!
A e NJOHIN GJERGJ KASTRIOTIN SHQIPTARET E AMERIKES?!
Shkak për k’te shkrim, u be, ceremonia e zhvillueme ne Detriot te Shteteve te Bashkueme te Amerikës me 28 nëntor 2002, me rastin e 90 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, te cilën e ndoqëm përmes ekranit te TV “Rozafa”, me date 14 korrik 2005. Organizatori i kësaj ceremonie ishte shqiptaro – amerikani, Ekrem Bardha. Gjeja e pare qe te bie ne sy ne atë ceremoni, asht, dekori festiv, fasada. Aty ishin vendos disa figura, vërtete te shqueme te historisë, por çuditërisht mungonte figura kryesore dhe ma përfaqësuese e Nacionalitetit Arbnor, ajo e Gjergj Kastriotit!? Njeni nga protogonistat kryesor te këtij evenimenti madhor, Dom Nikolle Kaçorri, nuk dukej gjëkundi; ndërsa ideologu dhe arkitekti i shpalljes se Pavarësisë, Luigj Gurakuqi, bashke me tribunin e maleve, Bajram Curri, kishin “rrëshqite” ne fundin e asaj fasade dekorative, dhe ngjasonte sikur harta e Shqipërisë te ishte kthye me kokëposhtë! Por, shum ma e çuditshme ishte Portreti i zmadhuar i Ali Pashe Tepelenës, njeni prej pashallarëve ma kriminel qe “polli” Perandoria Osmane! … Kjo preference për te ngritun ne Piedestal njerëzit pa koka, tregon se Shqiptaret nuk e preferojnë kokën, dhe ndoshta ky “parim fatal” na ka ndjeke gjate gjithë rrugës se mundimshme te historisë, dhe qe edhe sot mbas afro një shekulli, po vuajmë për te gjetur një koke te vërtete për te drejtue “Anijen” Shqiptare, e cila po luhatet ne dallgët e turbullta te politikes, dhe qe ala nuk e ka gjete “limanin” për t’u ankorue! … Asht, vërtete paradoksale te mendosh se, vllaznit e mërgatës nuk dijne, apo nuk duan te dallojne heroit nga kriminelet! Te vendosesh ne qendrën e vendit ma demokratik te Botes, ne SH B A, portretin e krye piratit, dhe krye kriminelit te shekujve XVIII – XIX, asht çudi mbi çudi! Ali Pashe Tepelena asht shembulli ma tipik i kriminelit, pa besise dhe imoralitetit, ndaj qasja e figurës se tij ne ceremoni te tilla festive, fyen kodin etiko – moral te shqiptareve, duke na veshur “kostumin” e krimit! Nji akt i tille i pa precedent, “ligjëron” para botes se qytenueme, te gjitha veset ma negative dhe imoralitetin ma skajor, qe mund te mbarte njeriu !! E pra “kultivatori” absolut i këtyre veseve ishte Ali Pashe Tepelena. Kto epitete nuk janë mllef apo pjelle e fantazisë e ndonjë individi por, fakte te argumentueme historike, dhe te trajtueme me mjaft korrektese, nga pendat e dy historiane presticioze: 1- Dom Ndoc Nikaj, ne “Historia e Shqipnise ç’më kohe te vjetra deri m’ t’ tashmet”, botim shtypshkronja – Nikaj me 1917. 2- Tajar Zavalani: “Historia e Shqipnise”(Mendimi shqiptare, Shtëpia botuese e librit, Tirane 1988).
Jam i bindun se këta dy historian te paanshëm, sfidojnë “nuancat” thellësisht lokaliste te Sabri Godes, i cili me kot, u mundua t’i “veshe” djallit “kostumin” e engjëllit …, me at’ palo – roman! Ali Pashe Tepelena, asht kontrasti ma i thelle, dhe antipodi i Heroit t’one Nacional, Gjergj Kastrioti, asht siç, asht dhe “antipod” jeta dhe vepra e tyre, e këtyre dy figurave, pa asnji pike konvergimi. Kur kujtojmë Ali Pashane me nji here na shfaqen ne “ekranin” e kujtesës, masakrat, qe ky kriminel ka ushtrue mbi suljotet e Çamërisë, ku, gra me foshnje te shterguem ne gjoks, dhe vajza vigjinesha, hidheshin nga shkambijt, ne humnera, por t’i shpetue dhunimit te epsheve te shfrenueme te kesaj bishe me fytyre njeriu, qe nuk njihte asnji “kod” te moralit njerëzore. Te njëjtin qëndrim ka mbajte edhe me Himarën “zonje”, te pa perkulun dhe gjithmonë krenare. Ali Pashe Tepelena “kulmon” ne krim dhe pa besi ne ngjarjet tragjike te Kardhiqit te Gjirokastres, ku pasi ishin dorezue ne bese, 700 burra, te cilet kishin dorezue dhe armët, Ali Pasha “katili” urdhëron malësoret dukagjinas dhe mirditoret(geget), te cilet benin pjese ne ushtrine e tij, te thernin te 700 robërit, 700 te dorëzuarit. Ata e refuzuen me përbuzje kte akt vandal, tue i kujtue Ali Pashait, se, “Kanuni i Maleve”, i cili nuk i lejonte te vrisnin njerëz te pa armatosun, dhe te dorezuem ne bese. At’here, Aliu, jua la ne dore grekeve, te cilët i theren te 700 burrat, sikur te ishin bagëti! … Kto fakte kryeneçe na shtyjnë te pyesim vllaznit e diaspores ne SH B A, nëse janë ne dijeni se, Jugu i Shqipnise nuk asht ndodhe ndonjihere ne “krize” për figura te ndritura. Ata përfaqësohen denjësisht me Gjin Bue Shpatën, princi i Epirit, për te vazhdue me vllaznit frashelijne, me Faik Konicen, Fan Nolin, Eqrem Çabejn dhe deri tek shkrimtari ynë i madh, Ismail Badare, pa harrue Sali Butken, Çerçiz Topollin dhe heroin qe ja dhuruem Greqisë, Marko Boçarin.
Ne ceremoninë e nalt permendun, krejt ne kundërshtim me dekorin, shkëlqeu me gjithë madhështinë jehona e kanges arbneshe, aq e bukur e interpretueme nga solistja e jone e madhe, Aurrela Gaçe, e cila elektrizoi sallën me pasazhet aq te bukura te intonueme qe ngacmonin çdo qelize dhe akord te shpirtit patriotik arbnore te mërgatës ne SH B A. Emocionet mbreselanese te kësaj kangetarje te talentueme lexoheshin ne sytë e te të pranishmeve, ku malli e dashtunia për token arbnore përcilleshin ne mënyrën ma te perkryeme nga lotët kristal, qe rridhnin si gurrat e bjeshkëve. Cilido mund te pyes, pse u larguen arbneshet para 500 vjetësh dhe përgjigja pse nuk u kthyen asht fare e thjeshte dhe kte përgjigje duhet ta regjistrojmë ne memorie te gjithë shqiptaret e diasporës kudo qe mund te ndodhen: “Tokat e arbnesheve bujare u pushtuan nga osmanet barbare, pastaj u zotnuen nga pashallarët mercenare”. E njeni nga kta mostra pashallarësh, madje kampioni i tyre ishte Ali Pashe Tepelena, taksat e te cilit ishin dy here me te mëdha se ato te pashallarëve osman! Prandaj nëse koka e tij “prehet” ne Stamboll, ky asht “çmimi” qe te jep tradhtia, dhe namet e popullit. Nuk duhet harrue se edhe Ali Pashai i pati “dhurue” Stambolles disa koka shqiptaresh, por ne “ligjin e trete te Njutonit” kemi mesue se: “çdo veprim ka kunder veprimin …”
Kujtoj me shum respekt shkrimin e profesor, Ylli Popes, shkrue ne gazetën “Bashkimi” ne dy numra te saj, me datën 29 e 30 prill 1990, te titulluem: “Te zevendesojme kohen e humbur”. Ai shkrim mjaft i guximshëm për kohen, ishte nji trokitje ne atë “minimum ndërgjegje qe kishte mbete ne “Partine shtet”, pas ramjes se murit te Berlinit. Ishte mjaft kuptimplote njeni prej pasazheve, ku citohej pikërisht kështu: “Te shembim nji “mure” dhe te ndërtojmë nji “ure”. Dhe, natyrshëm lind pyetja,: valle a mund te ndërtojmë ura solide për t’u lidhe me boten e qytetnueme nëse, ne themelet e tyne do te vendosim “superstatin” e krimit, dhe te mohojmë “superstatin” e qëndresës dhe te atdhetarizmit?! Padyshim, jeni nga “gurët” e vendosun ne ketë themel, mbetet Ali Pashe Tepelena, “heroi” fiktiv i “ndertuem” nga penda e “arte” e Sabri Godes! Asht vërtete nji paradoks, kur mendon se këtij “kryekrimineli” i kane ngrite përmendore! Vlene t’ju kujtojmë vllazneve dhe motrave te diasporës, se janë pikërisht namet e arbnesheve dhe te arvanitasve, ato qe na kane shoqnue gjate gjithë rrjedhës se historisë apo njëshekullore te Pavarësisë, qe e kemi kaq te veshtire te ndërtojmë nji shtet te vërtete demokratik. Kte mendim, i cili asht krejtësisht personal, do ta ilustroj me dy shembuj mjaft konkrete: I ftoj te gjithë lexuesit e këtij shkrimi modest, te dëgjojnë me vëmendje “tingujt” e dy “simfonie”, te cilat na jepen ne dy kohe te ndryshme. E para, nga poeti arbnesh, Zef Serembe dhe e dyta nga artisti shkodrane, Gjosho Vasija: - Serembe, shkruente: “Shqipëria përtej detit na kujton / se te huaj jemi ne ket dhe / sa vite shkuan e zemra nuk harron / se turku, përgjithmonë na la pa Atdhe”. – Vasija, shkruente: “Trembe prej kthetrave te sulltanit / qe kishte forcën e shejtanit / iku Zoja prej vatanit e u strehue ne kishe t’gjemacanit / edhe ne te socializmit / djege e pjeke prej komunizmit / pesëdhjete vjet veç lot e vaj / ndoqën fille rrugën e saj”. Siç e shikoni, me te njëjtat nota analogon edhe mërgimtari dhe artisti shkodrane.
Besoj, se janë te mjaftueshme kto dy “trokitje” për te ndergjegjesue mendjet dhe për te zbut sadopak zemrat e atyne qe kane marre ne dore fatet e Atdheut te Kastriotit dhe te Nene Terezës.
MARK BREGU
LISAT BIEN, FARA MBETET
Lotaj eshte fshati qe mbyll pjesen jugore te zones se Shales. Shales se qendreses nder shekuj ne perballje me armiate me te eger qe ka are ndonjehere ky vend. Shala i ngjan nje anfiteatri gjigand ku mes per mes kalon lumi me te njejten emer dhe e ndan ne dy pjese. Shpatet e kesaj lugine te mbushura me puhizen e pishave e te aheve, bisave qindra vjeçare e gurrave te kudondodhura, me njerez te thjeshte e dinjitoz per vlerat e tyre, me krenari te ligjshme e kthjelltesi mendimi per te ardhmen ruajne me te miren qe mund te kultivoje populli heroik i nje zone. Nga kjo zone kane dale e vazhdojne te dalin pinjolle qe lene gjurmet e tyre neper faqet e historise.
Nje prej tyre eshte edhe Lazer Gjon Gilaj, i lindur me 6 tetor 1914, ne fshatin Lotaj, ne nje familje te varfee ekonomikisht por shume e pasur ne virtyt dhe qe brez pas brezi patriotizmi i treguar ka sherbyer si fije tendine e pakeputur asnjehere. Lazeri ishte nje jeri i thjeshte, zot i vetvetes, nje ze qe e ka zanafillen qe ne hershmeri, i edukar e nje mjedis qe mund te quhet fare mire “Universiteti i jetes malesore”. Gjyshi i tij Ndoc Gjon Gila ishte luftetar aktiv perkrah shalnjanve te tjere ne qendresen e pashoqe ndaj pushtuesit osman e serbo-malazes. Shtepia e tyre ishte baze e sigurte e luftetareve te lirise, si: Hasan Prishtines, Bajram Currit e Luigj Gurakuqit. Lufterat per liri e bavaresi kane qene bashkeshqeruese te “Djelmnise se Shales”. Leitmotivi qe i udhehiqte ishte thirrja nga thellesia e shpirtit: Jo nenshtrim! Jo, interesave te huaja! Jo bashkepunim me te huajt qe ishin under interesave krahinore e Shqiptare! Zot ne trojet tona! Duam vetem liri! Shala e krejt Dukagjini me Ma lesine i ka mbajtur me dinjitet keto amanete te brezave. E nder ta ishin edhe kater sjemte e Gjon Ndocit, nder te cilet edhe Lazeri. Malesori eshte intelegjent nga natyra, i paepur para veshtiresive, i gatshem per lufte te drejte, i kthjellte ne mendime, pragmatist dhe vizionar per te ardhmen. Lazer Gila fillon Liceun e Karabinierise ne Rome, ne vitin 1940 dhe mbaron studimet me sukses ne korrik te vitit 1943. Menjehere kthehet ne atdhe duek pase te drejten e zgjedhjes nemes 22 legjioneve te asaj kohe. Lazeri nembeshtetje te saj edukate qytetare dhe ushtarake qe kishte fituar, zgjodhi qendren e Mamurrasit, me detyre oficer kontrollor i zones Fushe Kruje, Rreshen dhe Miredite.
Mbas kapitullimit te Italise fasciste, Lazeri arrestohet nga gestapoja germane dhe dergohet ne burgun e Tiranes, me 25 janar 1944. Ketu qendroi ne hetuesi deri me 7 prill te atij viti, ne te cilen date qe Lazeri me dhjetra te tjere jane liruar mendihmen e gurielasve te Tiranes duke thyer burgun. Menjehere pas kesaj ngjarje Lazeri dhe dhjetra te tjerekane kaluar ne formacionin e batalionit partizan “Dajti”, dhe me vone me krijimin e Brigades XXIII Sulmuese, me 23 shtator 1944, kaloi ne kete njesi deri ne çlirimin e venditnga pushtuesit nazi-fashiste.
Nrigada e XXIII Sulmuese kaloi ne zonen e Dukagjinit, ne Tuz, Kuç te Malit te Zi, ne Kelmend, Shkoder, Kruje, Mat e Lume dhe kudo ra ne sy devotshmeria e luftetareve te saj per liri dhe bavaresi.
Ne vitin 1946 – 1948, Lazeri ka qene ne Divizionin e Pare, ne armen e artilerise dhe ka sherbyer ne kete arme me devotshmeri ne Tirane. Me kerkesen e tij lirohet dhe sherben ne vendlindjen e tij me plot perkushtim e ndershmeri. Per vite te tera u zgjodh nga populli, kryetar i keshillit te fshatit, tregues i vlerave te ketij njeriu qe enrgjite e tija diti ti veje ne sherbim te popullit si askush tjeter.
Per arsye ekonomike e familiare largohet nga vendlindja dhe punon per disa vite si banakier ne Fushe-Zeze dhe pas mbylljes se ketij cantieri pyjor, punon si roje ne depot ushtarake.
Gjithnje i sjellshem, i thjeshte, njerezor ne gjithçka, bashkebisedues, vendimtar e ndihmetar ndaj kujtdo, keshtu e njohi Shala, fisi i tij, zona e Bajzes, Kelmendi dhe Shkreli, ne te cilat la me qindra miq. Lisat bien, por fara mbetet. Ai u nda nga jeta, por mbetet emri dhe veprimtaria e tij prej nje burri te skalitur me virtytet me te mira te nje burri prototip dukagjinas model.
“Kam qene, jam e do te mbetem gjithnje dukagjinas” – thoshte Lazer Gjonine bisedat e herepashershme qe beheshin. Krahas emrit te mire, shume medaljeve ne lufte per liri e çlirim kombetar, nje pasuri tjeter qe Lazeri la pas jane pese djemte e kater vajzat e mbi gjashtedhjete nipa e mbesa te trungut te tij qe medoemos jane trashegimitaret e genit te tij ne gjitheperfshirjen positive qe ai ua dhuroj gjate jetes se tij. Vertete se lisat bien, por ngalisa-lisa te tille pritet shume gjelberim dhe kjo deri me tani nuk kane zhgenjyer.
Panorame krahasuese ne prozën e shkurtër te Ernest Koliqit
Arjeta Ferlushkaj
Në vitet ’30, duke qarkulluar një prozë kryesisht moralizuese, proza e shkurtër që prezantoi Koliqi ishte krejt tjetër. Kjo prozë kishte individualitet krijues, i dukshëm ky në shfaqjet e dukurive të reja, thyerjen e konvencioneve letrare e stilistike ekzistuese, duke u vënë re qartazi prurja autonome e fenomeneve letrare në formë e përmbajtje të re letrare. Koliqi dëshironte që arti i tij të ishte i “..tipit evropian, me brumin e koloritin e botës shqiptare”.
Proza koliqiane dallon kështu mes të tjerave pse ajo “...duke njohur diskurset orale në jetë dhe dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizon diskurs letrar origjinal në letërsi ku autori empirik, kapërcyelljet e sistemit të shkrimit letrar i identifikon me kërkesat e fundamentit të artit letrar, artistikes...”.
Vepra letrare e Koliqit i reziston këndvështrimeve të ndryshme studimore pse vlerat e saj janë të pamohueshme. Në përvetësimin e këtyre vlerave kanë luajtur rol të madh elemente të ndryshme që autori i ka thithur nga kultura, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra por që ai ka realizuar një harmonizim të mrekullueshëm të tyre. Është pikërisht kultura perëndimore dhe tradita shqiptare. Por, nga kush u ndikua Koliqi? Përmendim:
1- Robert Elsie pohon: “...depërtimi në psikologjinë e personazheve të kujton nganjëherë autorin siçilian Luixhi Pirandelo”.
2- Fatbardha Hoxha vë në dukje ndikime nga Benedeto Kroçe: “...ai (E.Koliqi- A.F.) ka bërë të vetat dy nocionet bazë në teorinë e B. Kroçes, që i njihte artit dy kategori: intuitën dhe shprehësinë. Këto dy anë ai do t’i pranojë edhe në planin teorik por edhe do t’i aplikojë plotësisht në krijimtarinë e tij letrare dhe në kritikën e studimet e tij”.
3- Vangjel Koça pohon: “Në novelën koliqiane (“Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”) duket influenca e Mopasanit dhe Prustit, influencë që kulloi dhe u shkri në personalitetin artistik të Koliqit. Nga Mopasani ka marrë metodën natyraliste, nga Prusti ka mësuar të hyjë thellë në dramën e imtë të jetës e vdekjes, të bëjë analizë të thellë psikologjike pa përdorur terma të psikologjisë”.
4- Sërish F.Hoxha vë re se: “ Në kohën kur ai ( E. Koliqi- A.F.) kryente studimet e larta në Itali, aty lexoheshin veprat e K. Foslerit, të H. Bergsonit, të A. Fogazzarros. Të B. Kroçes, të F. Marinettit e të E. Moiselit si dhe të shkrimtarëve modernë. Që Ernest Koliqi ka pësuar trysninë e këtyre filozofëve, estetëve dhe shkrimtarëve e dëshmon vepra e tij. Studjuesit kanë folur edhe për ndikimin e teorisë së Frojdit- psikanalizën…”
Këto ndikime formësuan tiparet e veçanta të artit të tij. Por, vepra koliqiane bashkëjeton edhe me mite, legjenda, forma të ndryshme të ligjërimit oral, frymëzuar nga një traditë e pasur orale shqiptare. Studiuesit vlerësojnë te Koliqi se “...rrallëkush si ai në prozën shqipe arriti me shartue në trunk të trashigimeve fisnore ditunin e thithun më shkolla të hueja...”.
Vërtet, mënyra e të rrëfyerit ka bazament popullor por që është origjinalizuar nga pena koliqiane, kështu që “Koliqi luan me folklorin e jo folklori me Koliqin. Ai ia ka dalë që ta fusë folklorin në lojën e srtrukturave të rrëfimit pa u bërë pré e folklorit”.
Në fakt, lidhja me mitin është e theksuar tek “Hija e maleve”. Ka shumë tregime ku krijohet një bashkëjetesë krejt e natyrshme me qëniet mitologjike pse, “...i sigurt për truallin psikomitik ku lëviz shqiptari i civilizuar dhe ai ‘arkaik’, Koliqi luan me depersonalizimin e miteve, kërkon transhendencën nga qenia tek miti dhe anasjelltas, për të treguar normalitetin e hapsirës (reale-ireale) ku lëviz, sipas nevojës, qenia shqiptare.”
Ndërsa sombolika moderne apo elemente si psikanaliza, janë mbizotëruese tek libri “Tregtar flamujsh”, me të cilin arti tij mbërrin pjekurinë më të lartë.
Në këtë harmonizim të traditës me modernen qëndron bukuria dhe madhështia e veprës së Koliqit sepse frymëzimi nga ai art letrar që qarkullonte nëpër botë, “...s’kaloi pa lanë gjurmë në formimin e shijen e tij estetike për nji art të bukur”.
Shijen e tij artistike Koliqi “...e inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri dhe talent të fuqishëm fiksional në prozën e tij duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike leksikore, rrëfimtare, që njohin kodet e mëdha letrare, që nga oraliteti deri tek letërsia e përbotshme me të cilën komunikonte autori empirik. Prandaj...proza koliqiane i ka bërë një kthesë cilësore prozës shqipe në përgjithësi”.
Që me daljen e librit të parë“...Koliqi me të drejtë konsiderohet prozatori i parë shqiptar me prirje moderne, me veçanti shkrimi...që prozës shqipe në përgjithësi i dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të re, një stil të ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome...” dhe këtu qëndron e gjithë vlera e veprës së tij, pse ajo dallohet mes tjerash qoftë edhe me një të lexuar krejt sipërfaqësor.
Arti i prozës së tij qëndron tek depërtimi në thellësitë e personazhit, i cili është veç shqiptar. Në shpalosjen e këtij arti, ndihmon një cilësi tjetër që spikat në prozën e tij: poetika e prozës, lirizmi, i cili përftohet përmes një përdorimi mjeshtëror të gjuhës duke i dhënë nuanca poetike. “Ngjyrimet poetike kanë funksionin e tyre të pazëvëndësueshëm sidomos kur bëhet fjalë për rrëfime të cilat kanë në brendi të tyre “mistere të fshehta” që lidhen me natyrën apo me qënien njerëzore.(...)Detajet poetike bëhen kështu të domosdoshme ndërsa ruajnë të paprekur
komunikimin me detajet e tjera të rrëfimit në prozë”. Ndaj mund të themi se një tjetër vlerë e artit letrar të Koliqit qëndron në bashkëjetesën e poezisë me prozën. Një emocion artistik jep vetëm një prozë koliqiane, i cila është e shprehur me figura letrare si metafora, simboli e alegoria.
Tjetër karakteristikë e artit koliqian është edhe bashkëjetesa mes etikës dhe estetikës. “Me qënë vetëm estet në shkrimet kushtue vendit dhe kohës sonë, do të thotë me qenë jehonë e zbehtë e ndikimeve të shkollave të ndryshme letrare...Me qenë vetëm etik...në shkrime, do të thotë se ke qëllim të mirë, por jo edhe mundësi të formojsh emën në letërsi. Me qenë edhe estet dhe etik...por i tillë ka qenë vetëm Hilushi”. (personazh i novelave të Koliqit; më vonë këtë emër Koliqi e pati si pseudonim-shën.im).
Vlera e tregimeve dhe e novelave vazhdon të shtrihet edhe në prozën e gjatë, me më pak art fin, megjithatë nocioni vlerë është i pamohueshëm sepse “...në këtë roman dëshmohen dhe përcillen artistikisht vlerat patriotike, shoqërore, morale dhe artistiko-poetike kryesisht të mjedisit shqiptar, pavarësisht se ku ndodhet ai;...ky mjedis fiton forcë tërheqëse dhe reale sepse ngjeshet normalisht edhe me përforcim të fuqishëm stilistiko- gjuhësor tradicional dhe bashkëkohor”.
Në dallim nga prozat e shkurtra, në roman dallohet karakteri publicistik dhe dokumentar i veprës (Valbona Karakaçi):
*Karakteri publicistik:“Ajo çka është shprehur në këtë roman, i qëndron më së miri shkrimeve ...publicistike të botuara kryesisht tek “Shejzat”...thirrja për një qëndrim jo indiferent ndaj çështjes së kombit dhe përcaktimi i rrugëve të zgjidhjes së çështjes kombëtare, u bënë për vite me radhë rëfren i editorialeve të revistës që drejtoi për më se 20 vite vetë Koliqi”.
*Karakteri dokumentar: “Përmendim këtu ngjarjen e Rrashtbuellit, Gurakuqin, Prendushin, Biblioteka Carnavon, ngjarjet e paprituna të pranverës së 1939 si dhe një grup figurash antizogiste si Mustafa Kruja, Murat Toptani, Qazim Mulleti etj, të cilët duke i vënë në krah të Vasil Kojës për kontribute në mëkambje të Shqipërisë, shprehin dhe qëndrimin e vetë autorit...shtohet edhe datimi i momenteve me përpikmëri...autori ecën ndër vite...”.
Këto dy karakteristika nuk i ka asnjë nga prozat e shkurtra, përkundrazi, në to “..ligjërimi i figurshëm është kryqëzuar me situatat e figurshme, për ta mbyllur tekstin si formë, e për ta lënë të hapur para interpretimeve...”. Kjo vjen si rezultat i mbylljeve shpesh me nga një fjali.
Koliqi është modern në prozën e shkurtër dhe klasik në prozën e gjatë ndaj është pohuar me të drejtë se “...në personalitetin krijues të Koliqit u shfaq mrekullisht kalimi nga klasikja tek modernia, çfarë mundëson shqyrtimin nga këndvështrime të ndryshme të veprës së tij që në vetvete shkrin klasiken me modernen”.
Në krahasimin mes protagonistëve, vihet re se, në prozat e shkurtra, Koliqi depërton në psiken e intelektualëve që janë shkolluar jashtë por që janë të rikthyer në atdhe, ndërsa tek romani, ai shpalos psiken e intelektualit që nuk mund të rikthehet dhe kështu hyn “...në labirintin e botës shpirtnore e psikologjike të qenies së mërgueme...”. Intelektualë të këtyre dy “kategorive”
( përkatësisht i prozës së shkurtër dhe ai i prozës së gjatë) kanë misione të ndryshme:
*Intelektuali shqiptar që jeton në Shqipëri synon futjen e një kulture të re në mjediset shqiptare duke kërkuar braktisjen e disa zakoneve të mbrapshta por pa mohuar anët më pozitive të traditës.
*Intelektuali që jeton në tokë të huaj synon lartësimin dhe ruajtjen e traditave zakonore shqiptare nga asimilimi prej një kulturë të huaj me të cilën janë në kontakt përditësor në mënyrë që të krijojnë një identitet të tyrin kombëtar. Si i tillë, ky intelektual mbart mendësitë shqiptare më autentike.
Sërish në lidhje me personazhet e prozave të shkurtra, është një karakteristikë e veçantë që dëshiroj të vë në dukje. Nga një tregim (a novelë) në një tjetër ndodh kalimi i personazheve, të cilët diku ishin protagonistë, diku tjetër dalin si dytësorë. Përveç kalimit të personazhit Hilush Vilza nëpër shumë proza, ka të tjerë personazhe që lëvizin. Një lëvizje e tillë e tyre, të krijon përshtypjen se po lexon kapitujt e ndryshëm të të njëjtit roman, i cili do kishte si themel jetën shqiptare. Kjo mënyrë e lidhjes së novelave njëra me tjetrën e bën prozën e shkurtër edhe më terheqëse për lexuesin, për ta çuar atë sa më shpejt ( por shumë këndshëm) drejt faqeve të fundit të librit.
Si në prozat e shkurtra, ashtu edhe në roman, ajo frymë që qarkullon e që ndjehet menjëherë është shqiptarizmi. Në revistën e tij shkruan: “Ajo qi kam për zemër âsht shqiptarizmi , d.m.th.përmbledhja e vlerave qi përbajnë pajën e trashëgimit t’on shpirtuer, at pajë qi na dallon prej gjindes rodit tjetër e i ep peshë pranis s’onë në bashkari të popujve të botës.” Pra, ide të tilla nuk shpalosen për herë të parë në roman porse këtu ata gjetën shprehje artistike.
Ku qëndron individualiteti i Koliqit?
Shkrimtarët e mëdhenj arrijnë të krijojnë një individualitet krijues. Porse, rrugët me të cilat ia arrijnë janë të ndryshme. Për mendimin tim, ato karakteristika që e bëjnë veprën e Koliqit të dallohet nga të tjerat janë:
1- Origjinalizimi në mënyrën më artistike i oralitetit. Risjellja e figurave mitologjike në kontekstin autorial është e papërsëritshme.
2- Tematika e shpalosur, pikëvështrimet e Koliqit rreth individit dhe shoqërisë janë të ndryshme nga bashkohësit e tij, duke nisur që nga Shkodra, e cila është e ndryshme nga ajo e Migjenit a të ndonjë tjetri.
3- Njohja e thellë dhe nga afër e mendësisë me të cilën operon në veprat e veta, pra ajo malësore e qytetare shkodrane.
4- mjeshtria e depërtimit në thellësi në psikologjinë dhe shpirtin e personazhit, i cili është veç shqiptar.
5- Stili, gjuha e përdorur nga ai është bukurtingëlluese, është e qartë, ka muzikalitet.
Me të tilla karakteristika, ai ia del mbanë që të krijojë një art që është vetëm i tij dhe nuk mund të quhet ndryshe veçse art koliqian.
LAZER KODRA
faqe 2