MUNDESITE E ZHVILLIMIT TE DUKAGJINIT
Natyra e Shqipërisë është madhështore, pozita e saj është e shkëlqyer, malet e saj janë krenare dhe me të drejtë mitologjia e vjetër, kishte vendosur aty selinë e hyjnive dhe muzave. Fushat janë të qeshura, lumenjtë janë të kulluar, pyjet janë të virgjëra dhe të dendura”
Pashko Vasa
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, ne kuadrin e realizimit te misionit te saj, bene përpjekje te sensibilizoje mundesite e zhvillimin te zonës se Dukagjinit, për rritjen nivelit kulturor te banoreve te saj, për te bere te mundur kthimin e vëmendjes ndaj këtij vendi me vlera te padiskutueshme ne historinë e Shqipërisë.
Ne ketë kuadër, kryesia e Shoqatës, planifikoi organizimin, përgatitjen dhe zhvillimin e Seminarit, me teme: “Drejtimet e mundshme te zhvillimit te zonës se Dukagjinit”.
Seminari u zhvilluan me datën 3 maj 2008, ne sallën e teatrit “Illyricum” ne qytetin Shkodër
Ne seminar, morën pjese anëtar te Shoqatës, biznesmen dhe tregtare dukagjinas, specialist te fushave te zhvillimit ekonomik dhe social ne qytetin e Shkodres. Ne mënyre te veçante, nderuan ketë takim: Mjeshtri dhe anëtari i Nderit te Shoqatës, dramaturgu Fadil Kraja; shkencëtari dhe anëtari i Nderit te Shoqatës, Ahmet Osja, Dekania e fakultetit ekonomik te Universitet “Luigj Gurakuqi”, zonja Arjeta Troshani; Koordinatorja e GTZ ne Shkodër, zonja Edlira Kruja; përfaqësues te Qarkut Shkodër, zonja Merita Kazazi dhe Preke Marku, kryetari i shoqatës “Integrimi ne Europe”, zoti Gjergj Perluca; kryetari i komunës Postribe, Faze Shaba; kryetari i komunës Temal, Mark Zhuri; Mjeshtri i shquar ne profesion, Ndoc Gurashi; kryetari i PS, dega Shkodër, Edip Shiroka, përfaqësuesi i MADA, zoti Adi Garuci, përfaqësuesi i AFTD, zoti Aleks Dushi dhe te tjera personalitete te shkencës e te kulturës ne qytetin tone.
Ne seminar u referuan këto tema:
1. Etika ambientale ne perspektiven e zblimit te krishtere, e cila është përgatitur dhe mbajtur nga Pader Fran Perlala. Ne ketë teme, ne mes te tjerave, pader Perlala, kryesisht u ndal: 1- Çka âsht e çka studion ekologjia? 2- Përshkrimi i gjendjes ekologjike dramatike – tragjike ne ditët tona. 3- Shkaktari përcaktues i ndotjes!? Njeri, âsht përgjegjësi numer nji i ndotjes, sepse e ka trasformue natyren ne mnyrë egoiste!. 4- Zblimi i krishtere: Tue marre ne konsiderate çka shen Pali pershkruen ne himnin kristologjik Kol 1, 15 – 20, me Alfons Auer mund te pohojme se edhe persa i përket çështjes ekologjike “... zblimi âsht përcaktues në saje të plotnisë së tijë të kuptimit ...”.
2. Hidrografia dhe burimet energjetike ne Dukagjin; infrastruktura rrugore dhe ideja për te ardhmen, e cila është përgatitur dhe u mbajtur nga Ing. Karlo Kamësi. Me ketë teme, ing. Kamsi, ne mes te tjerave theksoi: “... Edith Durahami qe malësoret e Shalës e quajtën “kralica e malësoreve” ka vizituar krahinën e Shalës, ka vrejtur dhe ka shkruar për jetën, vështirësitë, mikpritjen, burrërinë dhe besën e dukagjinasve .... Duke pasur parasysh pasurinë mbi dhe, dhe nëntokësore te Dukagjinit, Nopça sintetizoi: “Këtu pashe një popull këmbe zbathur, por qe ecet mbi flori ... Nëse ne i vëmë ne shfrytëzim ashtu siç duhet, nuk do te ecim këmbe zbathur por me këpuce te praruara ne ar”. Citova këto personalitete për te treguar resurset e mëdha materiale qe kemi ne ketë zone, vlerësimin e tyre prej vizitorëve te huaj, dhe qe na japin mundësinë për ti shfrytëzuar, veçanërisht burimet ujore te kësaj zone, te luginës se Shalës dhe te luginës se Pultit.
3. Te dhënat gjeologominerale, gjeoturizmi, mbrojta nga rreziqet gjeonatyrore për zhvillimin e zones se Dukagjinit, e cila u përgatite nga Ing. Vasfi Duka dhe Ing. Stakë Vukaj. Ajo u referua nga ing. Vasfi Duka. Me ketë teme, ing. Duka ne mënyre te veçante theksoi: “... Përvoja e projekteve te suksesshme te çdo strategjie zhvillimi te shteteve apo te rajoneve te veçanta, tregon qarte se ne bazamentin e tyre duhet te kenë domosdoshmërish projektin e gjeoshkencave ...
4. Pasuria pyjore dhe kullotave ne funksion te zhvillimit te zonës, e cila u përgatite dhe u referua nga Ing. Gjon Fierza. Me ketë teme, ing. Firza, tërhoqi vëmendjen ne këto tregues: “... Duke analizuar vlerat e biodiversitetit, mund te themi se ne territorin e Dukagjinit vegjetojnë dhe zhvillohen rreth 75-85% llojeve te bimësisë qe rriten e zhvillohen ne Shqipëri dhe rreth 80% e asociacioneve bimore. Ne ketë krahine dallohen te pese zonat fitoklimatike qe fillojnë nga brigjet e Drinit dhe lartësohen deri ne malin e Jezercës. Janë dy luginat kryesore te kësaj krahine; ajo e Shalës dhe Kirit me veçantitë e tyre, kane mundësuar instalimin e llojeve te ndryshme pyjore dhe frutore. Nëse lugina e Shalës dallohet për shpatet e veshura me pyjet e haloreve, ahut dhe dushqeve, ne luginën e Kirit veçohen veshja e kodrave e shpateve me më gështenje, arre, shkoze, e te tjera. Ndërsa ne komunat Shllak e Temal është vargmali i Cukalit, i cili veçohet për masivet e Ahishtave nder me te vlerësuarit ne Shqipëri...”.
5. Bime mjekësore te ngrënshme dhe ngjyrose te florës spontane te Thethit, përgatiti dhe referoi, biologu. Luigj Shyti. Ne ketë teme, Luigji tërhoqi vëmendje: “...Thethi ka privilegjin që në mënyrë spontane, përveç të tjerave, të ketë Vulfenjen e Baldaçit, bimë endemike e zbuluar në vitin 1897 nga A. Baldaçi dhe për merita të tij në studimet botanike e përjetësuan duke i vënë emrin e tij kësaj bimë të gjetur prej tij. Kjo bimë që nga viti 1928 e në vazhdim ndodhet në shumë kopshte botanike te Evropës. Ajo ndodhet rreth 600m larg rrugës së makinës në lartësinë rreth 1800 m mbi nivelin e detit, në shpatin lindor të Shtegut të Dhënve ...”.
6. Mundësitë e zhvillimit te turizmit ne Dukagjin dhe hapat e nevojshëm për te përmirësuar gjendjen, përgatitur dhe referuar nga prof. as. dr. Zef Gjeta. Profesor Gjeta, ne mes e tjerave u ndal: “ ... Dukagjini është një zonë e kontrasteve, ku shfaqen dhe ndërthuren e bukura dhe e vështira, madhështia dhe ashpërsia, pamjet mahnitëse me infrastrukturën e dobët, mundësitë e shumta për zhvillim me një prapambetje relative, ashpërsia natyrore e terrenit me butësinë hyjnore të peizazhit, e kaluara e lavdishme dhe e sotmja e diskutueshme, shumë anë te të njëjtit realitet. Bazuar jo vetëm në sa më sipër mund të thuhet se Dukagjini ndoshta është krahina më interesante e Shqipërisë. Kjo rrjedh edhe nga historia e kësaj zone, nga traditat që mbart, nga veçoritë klimaterike dhe pasuritë e mëdha që paraqet, nga bijtë e bijat që ka nxjerrë si dhe nga doket e zakonet e karakteristika të tjera që janë ruajtur e përcillen deri në ditët tona ...
***
Ne mbyllje te këtij Seminari, Kryesia e shoqatës ju drejtohet jo vetëm pjesëmarrëseve ne ketë seminar, por te gjithë dukagjinasve: Me ketë seminar, nuk kemi “pushtuar” ndonjë maje lartësie, apo ndonjë kulm shkencor, por bëjmë përpjekje te sensibilizojmë sa te mundemi vlerat e resurseve njerëzore dhe materiale qe ka kjo zone, te cilat janë te pashtershme dhe mjaft me perspektive. Mendojmë se sensibilizuam para shoqërisë dukagjinase, shkodrane, njerëzve te thjeshte, biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas se prezantuam një shqetësim, i cili është i te gjithë neve.
Duhet te zhvillohet Dukagjini, te cilin ta shfrytëzojnë ata qe banojnë atje, ta shfrytëzojmë ne qe jetojmë ne fusha apo ne qytete, ta shfrytëzojnë edhe ata qe nuk janë dukagjinas. Mendojmë se së shpejti do te kërkohet blerja e këtij vendi me metra katrore ashtu siç kërkohet ne fushe apo ne qytete, sepse do te rriten nevojat e shfrytëzimit te këtij vendi me përparësi dhe për rrjedhoje do te rriten ne mënyre te kënaqshme te ardhurat e banoreve te kësaj zone.
Duke cituar dy te dhëna historike, secili është ne gjendje te nxjerre përfundime për drejtimet dhe mundësitë e zhvillimit e kësaj zone. Ato janë: “Ne vitin 1330 dy vete ne një fshat i zonës se Pultit i jepnin detyrim manastirit te Deçanit, 6000 krimba mëndafshi. Ndërsa Pulti i Poshtëm, pra Dukagjini i sotëm, ne vitin 1348 i jepte manastirit te Shën Arhangjeleve Mihajlit dhe Gabrielit, 100000 krimba mëndafshi...”
Nuk mund te jemi bujar pa qene te njerëzishëm, ashtu qe nuk mund te jemi te lakmueshëm për hakmarrje pa qene vulgar. Do te dëshirojmë te jemi te njerëzishëm dhe te tille jemi se e kemi treguar ne histori, por dëshiroj te jemi pak edhe vulgar për te qene pak hakmarrës ndaj kësaj situate te krijuar ne zonën e Dukagjinit, me qellim qe ta shkulim te keqen duke ju përveshur punës ne realizimin e qëllimit, shfrytëzimit te resurseve njerëzore dhe materiale te kësaj zone ne interes te rritjes se mirëqenies te njerëzve.
***
Ky takim u mbyll, me dorëzimin e titullit “Anëtar Nderi” i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, ing. Vasfi Dukes, djalit te Labërisë, me motivacionin: “Ne shenje respekti dhe mirënjohje për përkrahjen qe i ka dhëne shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” ne realizmin e misionit te saj”.
Zoti Vasfi, është nder për ne qe ne gjirin e shoqatës sonë kemi djalin e Labërisë trime! Ju urojme faqebardhësi ne jetën tuaj personale dhe familjare, ne punën tuaj shkencore.
***
Me falënderimin për punën e bere ne përgatitjen dhe referimin me nivel te larte shkencor te referueseve: pader Perlales, ing. Dukes, Vukes, Kamsit e Fierzes, prof. Gjetes dhe biologut Shyti, si dhe për zotin Sokol Cubi, vëllezërit Nikolin e Pellumb Shqau dhe biznesmenin Gjergj Liqejza, qe mundësuan përgatitjen dhe zhvillimin e këtij seminari. Qofshin te nderuar dhe te respektuar.
NDUE SANAJ
PIKTOR MË BËRI I MADHI KOLE IDROMENO
Bashkebisedim me “Mjeshtrin e Shquar ne Profesion”, piktorin Ndoc Gurashi!
Prejardhja e Ndoc Gurashit është nga një familje me tradita ne fushën e artit. Dëshira për te vizatuar i ka lindur qe ne fëmijëri, për ketë ndihmohet nga e motra, nxënëse e Idromenos, Xhusepina Gurashi(Zadrima). Ne vitin 1935 fillon gjimnazin françeskan “Illyricum”. Ne ketë institucion, vizatimi drejtohej nga profesori pader Leon Kabashi, i sapo diplomuar ne Akademinë e Artit ne Firence. Me vone merr mësime nga piktori italian Lorenzo Colura dhe me pas nga kolegu e miku, “Piktori i Merituar” Vladimir Jani. Ne vitin 1947 mobilizohet ushtar dhe shërben si dezinjator – piktor. Ne vitin 1950 punon si aranxhier i reklamës tregtare. Ne 1960 i hapet dera e studios se “Piktorit te Merituar” Ferdinand Paci(njëkohësisht kunati i tij), studio e cila se bashku me lejen e krijimtarisë te të dy piktoreve qe një akademi dhe specializim me vete. Ne ekspozitën lokale te 1959 merr pjese me dy peizazhe dhe qe nga ky moment është pjesëmarrës ne te gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare. Vlerësohet me çmime, medalje e stimuj. Ne vitin 1964 diplomohet ne Liceun Artistik “Jordan Misja”. Ne vitin 1964 hap ekspozitën personale ne shtëpinë e kulturës Shkodër, me 78 punime ne tre gjinitë e pikturës: vaj, grafike dhe pllakat. Ne vitin1973 është anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë. Ne vitin 1974 drejton kurset e aranxhiereve pranë shkollës tregtare Shkodër. Po ketë vit hap një ekspozite ne shtëpinë pushimit, ne Theth me 20 peizazhe nga Thethi. Ne vitin 1976 dhe 1980 hap dy ekspozita personale ne dy shkolla te mesme te qytetit Shkodër. Qe nga viti 1977 i ishte aprovuar leja e krijimtarisë dhe orari i reduktuar. Ne vitin 1993 ne “Santa Chiara” te Bischelies(Bari), hap ekspozite personale me 32 punime ne vaj. Nga vitet 1999 – 2004 merr pjese ne ekspozitat e hapura te shoqërisë “Illyricum”. Ne vitin 2004 merr pjese ne ekspozitën e ne Ferizaj – Kosove. Po ketë vit merr pjese ne ekspozitën Shoqatës “Idromeno”. Ne maj 2008, merr pjese ne ekspozitën e pikturës te hapur nga Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, te titulluar “Peneli dukagjinas”, ne te cilën morën pjese 18 piktor dukagjinas me 52 punime, nga mosha 14 deri 84 vjeç dhe i jepet titull “Anëtar Nderi” i Shoqatës. Ne vitin 1962 dhe 1970 është dekoruar me “Medalje Pune” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i R. P. Shqipërisë. Ne vitin 1976, po ky kuvend i akordon titullin “Mjeshtër i Shquar ne Profesion”.
Megjithëse gazeta “Dukagjini” i siguroj këto te dhëna na u duk fare pak për një njeri – artist qe te 84-ter vitet e jetës se tij ia kishte kushtuar artit, ndaj edhe vendosem qe ta intervistonim atë mjeshtër vërtet te madh te penelit.
Mund te na thoni, kush është Ndoc Gurashi?
Ndoc Gurashi është një burrë 84 – vjeçar qe gjithë jetën e tij është përpjeke për te qene korrekt me familjen, shoqërinë edhe njerëzit.
Mjeshtër, mund te na flisni për prejardhjen tuaj?
Jam kryelarte për prejardhjen time, sepse gëzoj emrin e një familje te nderuar ne qytetin Shkodër, siç ishte emri i babait tim, Kole Gurashi. Unë nuk them se ishte burrë i veçante, pasi Shkodra ka pasur plote te tille, por ne te vërtete punoj shume për ketë Shkodër gjate gjithë jetës se tij. Ne fillim, im atë drejtoj ofiqe te larta zyrtare dhe ma e madhja ishte ajo qe dha për ahengun shkodrane, pasi ai e pastroi ahengun shkodrane nga shume turqizma dhe për ketë u quajt ne rang kombëtar “reformator i ahengut shkodrane”. Për te arritur ketë punoi shume vite ndoshta deri sa mbylli sytë. Ai la ne dorëshkrim edhe një libër, te cilin pata fatin ta botoja unë pas vdekjes se time ti. Ishte dashamirësia e françeskanit pader Flavio Kavalini, i cili e sponsorizoj dhe beri realitet ëndrrën time te botimit te atij libri qe titullohet “Shkodra e baballarëve”.
Cila ishte ajo shtyse qe e beri axhën Ndoc për t’iu përkushtuar pikturës jo pak, por tetëdhjetekatër vite?
Komshi kemi pasur te madhin Kole Idromeno Ai ishte mik i ngushte i babait. Një dite duke biseduar baba me te, i thotë: Kole çfarë rruge me sugjeron për t’i dhëne vajzës sime, e cila ne atë kohe vazhdonte shkollën stimatine. Kole Idromeno i përgjigjet: “Kole, a e provojmë njëherë ne vizatim, pasi ne atë shkolle ku është, bëjnë shume piktura dhe qëndisje te mrekullueshme”? Pas disa ditësh Kola vjen me laps e dosje ne shtëpinë tone, thërret motrën dhe i vendose përpara për te vizituar një kandil dekorativ, te cilin e kam edhe sot ne shtëpi. Pas dy orësh, Kole Idromeno i thotë babait tim: Lec(pasi kështu e thërrisnin babin tim) i këna ra pikërisht ne tel pasionit te vajzës tende. Unë duke pare punimet e motrës isha “pushtuar” krejt pavetëdijshëm nga piktura për t’u bere gjithmonë pastaj argat i saj.
Po pastaj?
Isha ne gjimnazin “Illyricum” ne klasën e pare, kur sapo kishte ardhur nga Akademia e Firences piktori pader Leon Kabashi, te cilin pader Gjergj Fishta e kishte çuar për t’u diplomuar për pikture qe me vone ta kishte si pedagog ne gjimnaz. Pader Leoni sapo filloi punën ne gjimnaz beri klasifikimin e atyre qe kishin prirje për pikture. Ne atë grup me përfshiu edhe mua dhe këtu mund te them se fillon stadi i pikturës për mua. Për katër vite, pastaj studiova për pikture nen kujdesen e pader Leon Kabashit.
Mund te na i thoni disa nga emrat e njohur qe studionin ne te njëjtin grup me ty?
Po, ishin Lin Delia, Tonin Harapi(qe me vone iu përkushtua muzikës), Ndoc Mjeda, Zef Kuqi, unë dhe te tjerë.
Cila ka qene marrëdhënia midis jush?
Shoke e miq shume te mire. Ndihmonin njeri – tjetrin. Kishim një ego te jashtëzakonshme, por gjithnjë ne shërbim te artit, ne shërbim te ngritjes se cilësisë se tij. Nder te gjithë ne mund te quaj pa ngurrim se me i miri ishte piktori Lin Delia. Gjate kohës qe vazhdoja gjimnazin, familja ime kishte një lokal ne katin e pare te shtëpisë ku vinte e pinte një oficer italian, i cili ishte i diplomuar ne Firence për arte figurative. Nuk shkoj shume gjate dhe Italia kapitulloi. Atëherë babai e mori ne shtëpi për ta mbrojtur nga gjermanet. Prania e tij ndikoi shume ne formimin tim për dy vjet qe qëndroj ne shtëpinë tone. Pas punës intensive, me tu çlirua Shqipëria, ne 1944, ne vitin 1947 shkova ushtare ne Tirane. Atje po behej një qendër kulture ne kazermat “Ali Rizaj”dhe po kërkohej një piktor. Me thirren ne komande dhe me ngarkuan detyre për te bere portrete udhëheqësh me dimensione te mëdha. I bëra ato dhe dolëm shume mire. Pata përgëzime dhe ndoshta kjo shërbeu si një shtyse e mëtejshme ne ecurinë e punës sime.
Pas përfundimit te ushtrisë, Ju u kthyet ne vendlindjen tuaj. Cili ishte tashme pozicioni juaj dhe lidhja me pikturën?
Menjëherë fillova punën pranë kooperativave te konsumit si piktor i reklamës tregtare, por krahas kësaj punoja ne mënyre te pavarur me shume pasion ne pikture. Ne vitin 1959 mora pjese ne ekspozitën lokale ku u paraqita me dy peizazhe, te cilat u mirëpriten nga publiku. Ne vitin 1960 hapet studio e piktorit te merituar – Ferdinant Paci, studio e cila se bashku me lejet e krijimtarisë te të dy piktoreve qe një akademi e specializuar me vete. Ne ekspozitat qe po hapeshin ne atë studio, doli si domosdoshmëri kualifikimi i mëtejshëm ne fushën e pikturës dhe për ketë, ne vitin 1964 diplomohem ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, ne Tirane. Po ketë vite, kam hapur ekspozitën personale ne Shtëpinë e Kulturës te qytetit Shkodër, me 78 punime ne tri gjinitë e pikturës: vaj, grafike e pllakat. Ekspozita pati një jehone shume te madhe. Këtu dallova se isha Dikush ne fushën e artit te pikturës. Nga ky moment e ne vazhdim kam qene pjesëmarrës i rregullt ne te gjitha ekspozitat kombëtare, ne te cilat kam fituar edhe çmime, siç ishte çmimi i dyte me peizazhin “Një marshim i vështire”, ne ekspozitën e hapur me rastin e 35 – vjetorit te krijimit te ushtrisë.
Po jashtë kufijve, cilat kane qene ekspozitat qe kane lenë me shume mbresa tek shikuesit?
Më mbresa ka lenë ekspozita qe kam çelur ne Itali ne vitin 1993 me 32 punime ne Santa Chiara. Kjo ekspozite u prit nga publiku italian si një manifestim dhe mund ta krahasojmë ekspozitën me rastin e 80-vjetorit tim te çelur ne teatrin “Migjeni”. Edhe ne Kosove bashke me piktore te tjerë kemi çele një ekspozite ne Ferizaj dhe Vir-Pazar, e cila pati një jehone te jashtëzakonshme.
Thuhet se keni hapur një ekspozite ne Theth, ne vitin 1974. A është e vërtete dhe ne se po çfarë ekspozuat atje?
Po, e kemi hapur bashke me “Piktorin e merituar” Ferdinad Paci. Ekspozita u hap te mensa e shtëpisë se pushimit te punëtoreve. Aty kemi qëndruar bashke me Ferdinandin për një muaj dhe te gjitha krijimet kane qene nga natyra e mrekullueshëm e Thethit. Nuk kemi lanë qoshe te Thethit pa e “qëndisur” me penel.
Brenda gjinisë se pikturës cilin variant keni pëlqyer?
Jam i profilizuam për peizazhin, natyre e qete me lule, kështu qe vetveten aty e kam gjete me mire se kudo tjetër.
A mund ta shfaqi vetveten një piktor edhe i kornizuar nga censura?
Lulja dhe peizazhi ishin shume larg nga politika, kështu qe unë arrija ta shfaqja vetveten dhe dimensionin tim thuajse plotësisht, por ama aty tek peizazhi me lule duhej vendosur edhe një shtylle betoni si dëshmi e regjimit qe përjetonim(qeshe).
A zbehet arti kur brenda tij futet komercializmi?
Te besh art nuk është e lehte. Ai nuk duron asnjë ndotje. Kur ne art futet komercializmi dhe ai kthehet thjeshte art për art për efekte komerciale atëherë hidh sytë ne një drejtim sepse nuk ke se çfarë te dëgjosh, as çfarë te shikosh.
A gëzon piktori një lloj supermacie ne raport me artistet e tjerë?
Mua nuk me takon te shprehem pasi jam vete piktor, por e vërteta është se po. Ai sjelle para syve te shikuesit peizazhe e portrete, te cilat heshtin, prandaj elementet e shprehisë duhet te jene aq te fuqishëm sa shikuesi te hyje ne bisede me te njëlloj si me një njeri te gjalle, duhet te hyjsh ne brendinë e domethënies se pikturës te njësohesh me te atëherë mund te thuash: e kam kuptuar te teren. Por kjo donë shume pune mjeshtërore nga autori.
Cili është piktori idhull për ty ne te gjitha kohërat ne Shqipëri?
Pa dyshim i madhi Kole Idromeno, por jo larg qëndron Fatmir Haxhiu, për te cilin nuk ka asnjë nevoje për koment.
Cilin nga punimet tuaja mban si me te arririn gjate punës tuaj shume te gjate?
Unë po them disa. Ato qe kane mbete e mbeten me te dashurat për mua. E para është “Nga dritarja e ime”, te cilën e ruaj ne shtëpi; e dyta është “Krizantemat”, e cila është blere nga konsulli italian, Orlando, ne Shkodër; dhe e treta është “Shtëpia e gurakuqeve” qe e kam përsëri ne shtëpi.
Sikur unë te vërtetoj me dokumente se Ju e keni origjinën nga Guri i Lekes, Shosh, çfarë do te me thoshit?
Jam shume dakord. E pranoj origjinën time pikërisht nga ky vend. Ne shtëpinë tone kemi vulën e postes se Arqipeshkvise se Tivarit(te cilën na e dëfton), e cila përdorej për te mbyllur posten me dyllë te kuq. Origjina nga Shoshi mund te jete e largët, por ama origjina është vetëm një. Ndoshta edhe mbiemri ynë përkon disi me emrin e atij fshati e mund ta quajnë si etimon te origjinës tone. Jam krenar për atë prejardhje, e cila ka historinë e saj. Nuk është momenti ta shtjellojmë atë prejardhje. Rëndësi ka se unë kam gjakun e asaj gjinie.
Cili do te ishte këshilla qe do t’u jepje piktoreve te rinj shkodrane?
I bej thirrje brezit te ri: ta marrin pikturën shkodrane, ta punojnë mire atë, ta rritin me tej, ta përfaqësojnë Shkodrën e Shqipërinë, nëpërmes saj, ne bote ashtu siç e patën përfaqësuar te mëdhenjtë Ndoc Martin Camaj dhe Lin Delia.
Axha Ndoc, këta dy piktore qe përmende janë dukagjinas. Si ka mundësi ta kenë pasur gjithë ketë talent?
Malësori ne përgjithësi e dukagjinasi ne veçanti janë shume virtuoz me temperament te veçante e po t’u kanalizohet prirja prit vetëm mrekulli prej tyre. A nuk ishte një dëshmi edhe ekspozita e “Peneli dukagjinas”, qe e çelet para pak ditësh?! E veçanta dhe mjaft mbresëlënëse për mua, ishte marrja e titullit “Anëtar Nderi” i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, qe jo vetëm për mua, por edhe për “Piktorin e merituar” Zef Shoshin, dhe për piktoret e mëdhenj Ndoc Martin Camaj e Lin Delia. Ju lumtë.
Zoti Ndoc, te falënderojmë për pritjen Tuaj bujare e shume komunikuese, këtu ne shtëpinë tende. Te përgëzojmë për freskinë e mendjes dhe shprehisë suaj, ndonëse ne moshën 84 – vjeçare. Te urojme qe te bëhesh përtej te njëqindave me hallën Landi!
Faleminderit Ju për intervistën. Ju, përfaqësuesit e kësaj shoqate, Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” jeni sinqerisht shume te mire. I keni dhëne gjallëri gjithë qytetit tone, prandaj ndjeje kënaqësi qe t’u uroj pune te mbare ne misionin tuaj.
Intervistoi, LAZER KODRA
MENDIME RRETH DISA TOPONIMEVE DHE GRUPE POPULLSIE NË DUKAGJIN
Është shumë karakteristik emërtimi i lagjeve apo fshatrave në Dukagjin e veçanërisht në Shalë e Shosh. Emërtimet Shalë e Shosh janë ruajtur që në kohë shumë të hershme, por këtu shikohen edhe shumë lagje e fshatra që emërtimet e tyre rrjedhin nga emrat të parëve të tyre, pra emra njerëzish si p.sh. Pecaj, Gimaj, Lotaj, Lekaj, Mëkshaj, Nicaj-Shalë, Nicaj-Shosh, Pepsumaj, Palaj, Gjoshaj, Gjelaj, Mardedaj, Vukasanaj, Gjeçaj, Ulaj, Ndreaj, Nikgjonaj, Kolmarkaj, Marvataj, Marnikaj, Papnikaj, Aliçaj, Prekal etj. Ka kudo të tilla emërtime, por këtu janë më në masë. Po të krahasojmë me Pultin shohim se edhe aty ka, Prëndreaj, Gjuraj etj, por janë më pak në raport më Shalën dhe Shoshin. Në këtë zonë janë ruajtur më shumë emërtimet e vjetra si Plan, Kir, Xhan, Pog, Mgullë, Than etj. Kjo mundet se ka ardhur si pasojë e qëndrueshmërisë më të madhe të banorëve të vjetër ose edhe kur kanë ardhur banorët e rinj kanë gjetur vendin me banorë jo të paktë dhe kanë trashëguar toponimet që gjetën.
Vlera e toponimeve është shumë e madhe sepse ato ndihmojnë të lexohet historia e një krahine, e një territori e më gjerë. Në librin e Tij “Rrugëtime Shqiptare” Antonio Baldaçi shkruan: “Toponomastika shqiptare nuk duhet të harrohet nga filologët, sepse ajo jo vetëm që mund të shërbejë për gjeografinë historike dhe për historinë e popullit, por do të jetë një ndihmë e vlefshme edhe për gjuhën”.
Në Dukagjin, ruhen në kujtesën kolektive shumë emra vendesh që të kujtojnë historinë dhe gjenezën, por edhe emra të grupeve të ndryshme të popullsisë që tashmë janë zhdukur si kripa në ujë.
1- Quku i Bythdosës.
Është bjeshkë e Thethit, gjatë rrugës që shkon nga Thethi për në Curraj të Epër, pa arritur në Fushën e Dnellit, në të majtë, në lartësinë rreth 1500 m mbi nivelin e detit. Banorët thethjanë nuk japin ndonjë shpjegim të qartë, por në më të shumtën e lidhin me një qëndrim të hershëm të derrave të egër. Kjo bie poshtë sepse për vetë klimën dhe lartësinë, mungesën e ushqimit për derrat për një periudhë të gjatë, jo vetëm këtu por i gjithë fshati Theth nuk është vend i përshtatshëm, por vetëm si kalimtar. Në Greben të Kelmendit është një vend që quhet Brija e Boethëdosës. Ka shumë mundësi që ky emërtim është Brija e Bythdosës, por është kthyer në të folurën krahinore.
Bythdosët, siç marrim vesh nga historia, kanë qenë banorë të hershëm të krahinave malore të Shqipërisë se Veriut.
Shtrirja prej maleve të Kelmendit, bile që nga Vermoshi e deri në malet e Shalës, në Theth, tregon se këta banorë kanë qenë jo të pakët në numër dhe kanë lëvizur e zotëruar në një territor të gjerë. Bitidosi në vitin 1497 ka 32 shtëpi në territorin e Kuçit, në Kazanë e Podgoricës.
Milan Shuflai i gjene në dokumente që nga viti 1335 me emërtime të ndryshme, por shumë të përafërta si: Bisdos, Busadosa, Butadossi, Bitidossi, të cilat, sipas tij, u asimiluan me të shpejtë nga Tuzët. M. Shuflai i quan vllezëri shqiptare.
Në traditën popullore në Theth thuhet se përpara banorëve të sotëm ky fshat banohej dhe ishte pronë e Kelmendit deri në Shkallë të Thethit. Kur arritën të parët e banorëve të sotëm në këtë vend gjetën 4 shtëpi (familje). Në regjistrin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, këtu regjistrohen 7 familje, por asnjëra nuk lidhet me gjenezën e banorëve të sotëm. Duke ecur në vazhdën e traditës popullore, dhe duket e besueshme, këta banorë u larguan pa lënë asnjë trashëgimtar këtu.
Është e mundur që Bythdosët ( Bitidosët ... etj) të jenë larguar shumë herët ose asimiluar nga banorë që nuk kanë asnjë lidhje gjaku me banorët e sotëm të Thethit dhe Shalës. Banorët nga Kelmendi që i përmendëm më parë, që dikur banonin në Theth, mund të kenë qenë pas bitidosëve.
2- Lugu i Oksetit.
Lugu i Oksetit është emër i një vendi, në rrjedhën e sipërme të përroit me të njëjtin emër që zbret nga Qafa e Qetave në Majën e Alisë dhe derdhet në lumë. Është luginë shumë e bukur me livadhe e pyje ahu shumë të zhvilluar. Pjesa e livadheve është pronë e Pal Tulës dhe Gjergj Shytit nga lagja Gjelaj e Thethit. Një toponim i tillë nuk gjendet në asnjë vend tjetër të Dukagjinit.
Në Mbishkodër ka një toponime, që pa tjetër ka lidhje më Oksetët, që quhet Sukat e Moksetit.
Duke ndjekur shpjegimet e M. Shuflait, shohim se në kohën e mesme dhe të mëvonshme në rrethinat e Shkodrës gjendet kolonia e Osetëve, kristian prej Kaukazit, të cilët, sipas Shuflait kishin ardhur si ushtarë në shërbim të mbretit Serb Uroshi i II diku nga vitet 1296 – 1321.
Sot në Malet e Kaukazit gjendet nja krahinë me emrin “Osetia” që ka shumë mundësi që Oksetët që u përmendën pak më parë të kenë ardhur nga kjo krahinë.
Sidoqoftë, ashtu si Bythdosët edhe Oksetët, në Dukagjin nuk patën trashëgimtar përveç emërtimit të një vendi.
Duke bërë krahasime sipas të dhënave të M. Shuflait, duket se edhe Oksetët edhe Bythdosët pothuaj kanë qenë afërsisht në të njëjtën kohë në këto territore. Sot një familje në Theth mban mbiemrin “Okseti” për të vetmen arsye sepse është pronë e tij një pjesë e këtij territori
3- Qafa e Agrit.
Kjo është një qafë që lidhë Shalën me Nikaj-Mërturin. Është e lartë rreth 1600 m mbi nivelin e detit. Në traditën popullore dhe në emërtimin e bërë në disa harta topografike, kjo qafë quhet “Qafa e Agrorit”.
Në traditën popullore thuhet se kur banorët e sotëm erdhën në Shalë, larguan ose u larguan me dëshirë disa fise ose grupe popullsie nga ky territor në mes të cilëve edhe fisi Agri.
Sipas shkrimeve të françeskanëve, Agri, në kohën e tij në Shalë, kishte 70 shtëpi e dy kisha, njëra në Pjolla dhe tjetra në Kunj të Mkishzës. Përveç këtyre të dhënave nuk ka mbetur asgjë tjetër nga ky grup popullsie. Nuk është gjë jashtë mëndësh se të dhënat e françeskanëve të jenë ngatërruar me të dhënat për Bobin, sepse edhe në Pjolla edhe në Kuj të Mkishzës ka qenë Bobi dikur.
Agri është fis anas, shkruan edhe Zef Valentini, me 70 shtëpi dhe dy kisha që Pecnikajt e Shalës i dëbuan me ardhjen e tyre. Natyrisht edhe ky është mbështetur në të dhënat e françeskanëve.
Nga pikëpamja historike popullimi i luginës së Shalës nga pjesa dërmuese e banorëve të sotëm ka ndodhur nga fillimi i shekullit të XVII e në vazhdim. Po qe se fiset për të cilat folëm më parë por edhe të tjera, janë larguar në këtë kohë, pa tjetër do të kishim më shumë të dhëna dhe më të gjalla. Ato mundet që të jenë larguar shumë kohë më parë.
Sipas F. Nopçës, Qafa e Agrit quhet kështu sipas mbretit Ilir, Agron. Mundet, por ka më shumë mundësi që të jenë një konkordancë e rastësishme. Për deri sa përmendet një fis i zhdukur ose i asimiluar plotësisht, me të njëjtin emër në këtë territor, do të ishte më e arsyeshme dhe bindëse mendimi se kjo qafë mban emrin e fisit “Agri”, ndoshta edhe si kujtim i kalimit të fundit prej tij kur ky u largua.
Të shikojmë edhe një tjetër variant. Në zonën e Qafës së Agrit, shpesh bora ngrinë akull, bie brymë, ngrinë toka, për vetë pozicionin gjeografik që ka. Në të folurën krahinore shpesh përdoret shprehja “asht gri”, me një “a” hundore, konkretisht “â gri”, për “âsht ngri”, ose, në gjuhën letrare, “është ngrirë”. Në ta folurën e malësorëve është karakteristikë përdorimi i fjalëve apo fjalive sa më shkurt dhe për pasojë mundet që shprehja “â gri” është bashkuar bashkë me kalimin e kohës dhe shndërruar në fjalën “agri”. Më e mundshmja e këtij toponimi është kjo, duke marrë këtë emërtim prej vendit të ngrirë për një periudhë relativisht të gjatë. Ndoshta edhe vetë ajo popullsi për të cilën flitet, mund të kenë marrë emrin e këtij fenomeni klimaterik.
4- Roga e Berbatit
Ky është një emër vendi në Breishtë të fshatit Theth, në shpatin lindor të tij, rreth 1500 mbi nivelin e detit, në njërën prej rrugëve këmbësore që të çon në Qafë të Valbonës.
Në rrëzë të Shkelzenit të Gashit në Tropojë ka një fshat që quhet Berbat. Berbat ka edhe Mbishkodër. Banorët e Bërbatit në Tropojë quhen “anas”, pra nuk janë të një gjaku me të tjerët përreth.
Është e mundur që dikur ky popull të kenë qëndruar në vendin e mësipërm në Theth, ose të paktën si stacionim i ndërmjetëm gjatë ndonjë lëvizjeje të mundshme nga berbatasit.
Sipas traditës, në kohë të hershme ka pasur një rrugëkalimi nga Shpella e Pejës – Shkafe –Bregbubës – Breishtë - Gurtë e Dudëve - Dnellë e kalonte në luginën e lumit të Currajve të Sipërm, që lidhte Pejën me zonën e Nikaj-Mërturit. Më e mundshmja për qenien e kësaj rruge është koha e Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë. Kjo mund të kenë qenë koha e lëvizjes ose stacionimit të Berbatëve.
5- Abati
Është emër i një fshati në Shalë, në faqen lindore të saj qendra e të cilit është rreth 750 m mbi nivelin e detit. Për herë të parë si fshat përmendet në dokumente në vitin 1582. Ky emër rrjedh nga që ka pasur afër qendrën kishtare të predikuesve të parë që sollën krishterimin në këto zona, që ishin bazilianët dhe benediktinët, të cilët ndërtuan abacitë e tyre dhe që nga kjo kohë ky fshat u emërtua “Abat” nga qendra kishtare abaci. Kjo ka qenë shumë kohë më përpara se këto zona t’i merrnin në vartësi për shërbime fetare françeskanët.
6- Mavriqi.
Ka qenë një popullsi anas në Shalë, sot ish tokat e tyre banohen nga Pecnikajt e Shalës. Këtu në mesjetë ka banuar një popull me emrin “Mavriq” (Maurcius). Në Defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 del me 20 shtëpi. Me 1582 përmendet, por pa përcaktuar numrin e shtëpive dhe më sa kuptohet, përmendet si një fshat i shkretuar, ose si toponim nga që më parë ishte i banuar. Në fakt nuk përmenden as fshatrat e tjerë në këtë kohë më shifra, por për Mavriqin mendohet pak kohë më vonë se qe në Curraj të Epër. Nuk flitet më për të, por mendohet se u largua më hir a pa hir, por u largua. Tradita popullore e dërgon në Curraj të Epër. Po sipas traditës, rruga e largimit ka qenë nëpërmes Bjeshkës së Madhe që është përmbi Lekaj dhe u përqendruan në luginën e lumit të Currajve që gjetën kushte të përshtatshme jetese. Në Curraj të Epër ka toponime që quhet “Vada e Mavriqit” dhe “Vorret e Mavriqit”.
Në gojëdhënat e mbledhura nga studiues, kohë më parë, përmendet një farë Gurë Doda prej Mavriqëve që banonte në Curraj, afër shkëmbit të Forcës. Këtë e zë kumbarë Gjesh Dema nga Currajt e Poshtër. Një herë Gjeshi (Gjeçi) shkon te kumbara, i pëlqen fort vendi dhe dëshiron ta kenë për vetën e tij. Ai fletë me vetën e tij, por e dëgjon një njeri i shtëpisë së Gurë Dodës. Ai e kupton se nuk do ta kenë të gjatë jetesën aty. Currajt e Poshtër kërkuan ndihmën e Shalës dhe Mërturit për të larguar Mavriqin. Ai u largua. Të parët që erdhën në këtë vendbanim te ri ishin Gjesh (Gjeç) Dema në tokën e Gurë Dodës, Mirash Marku në Qeresh dhe pak kohë më vonë erdhi edhe një familje e u vendos në Mrishaj.
Në vitin 1671 Shtjefën Gaspari gjen në Curraj të Epër 3 shtëpi me 50 frymë gjithsej. Gojëdhëna që përmendëm më sipër duket se ka një bazë historike të qëndrueshme.
Largimi i Mavriqit nga Currajt u bë, diku, rreth viteve 1660 dhe mori rrugën në drejtim të Kosovës.
Në regjistrimet e Sh. Gasparit, Mavriqi nuk del aspak. Në vitin 1582, siç thamë edhe më parë, përmendet thjeshtë vetëm si emër fshati në territorin e Shalës. Zef Valentini shkruan, për këtë popullsi, kështu: “ ... vllazëri, përmendet që në 1416-17 formojnë fis anas në Shalë”. Ne fakt, megjithëse librin “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare” Zef Valentini e shkroi në vitin 1956, ka një pasaktësi të vogël, sepse prej disa shekujsh Mavriqët nuk jetojnë më në Shalë, vetëm toponimi “Mavriqi” vazhdon të jetojnë.
Nga krahasimet e bëra, mbi bazën e të dhënave të mësipërme, mund të thuhet se Mavriqi është larguar nga Shala aty nga fundi i shekullit të XVI.
Emërtimi i sotëm i fshatit Nënmavriq rrjedh pa tjetër i lidhur me Mavriqët. Sot nuk ka asnjë banor të mavriqëve që të banojnë në Dukagjin, por ky emërtim fshati ka mbetur që në kohën e tyre, Duket, se në fillimet e veta me banorët e ri, ky vend u quajt “Në Mavriq” dhe me kalimin e kohës, për lehtësi komunikimi mori trajtën “Nënmavriq”.
7- Rrethi i Jubanit
Rrethi i Jubanit është emri i një vendi në pjesën më juglindorë të fshatit Rragam të Shalës, afër fshatit Valbonë, ose siç quhej më parë, Selimaj apo Kukaj.
Sipas F. Nopçës, banorët e Jubanit të Shkodrës e mbanin veten si pasardhës të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe këta pas vdekjes së Tij kanë ikur pjesërisht “në malet e egra të Shalës”.
Banorët vendas në Rrethin e Jubanit në Rragam të Shalës janë të gjithë nga vllaznia e Mardedajve të fshatit Theth dhe nuk kanë asnjë lidhje gjaku me Jubanin. Një familje që banon afër këtij vendi që e ka pronë të vetën, ka marrë mbiemrin “Jubani”.
Nga Luigj Shyti
90-VJETORI I SHKOLLES SE PARE NE TROPOJE
Duke shfletuar dokumente te ndryshme qe ndodhen ne Arkivin Qendror te shtetit, te tërheqin vëmendjen edhe ato qe flasin për etjen e madhe te malësisë se Tropojës për dije, zhvillimin dhe kulturën. Lufta qe bënin malësoret për te fituar lirinë dhe pavarësinë ishte e pandare nga kërkesat e tyre këmbëngulëse për çeljen e shkollave ne gjuhen shqipe. Ishte periudha e pushtimit Austro – Hungarez kur atdhetaret tanë u përpoqën t’i shfrytëzonin kushtet e krijuara për te ngritur arsimin ne gjuhen amtare. Ne balle te kësaj “lufte” ishin vene figura te njohura, si: Luigj Gurakuqi e Mati Logoraci, te cilët gjeten dëshirën për përkrahjen e atdhetareve vendas, si: Sokol Basha, Beke Selimi, Myftar Alia dhe te priftërinjve Engjell Vjeredha e Nikolle Kolaj. Vështirësitë ishin te mëdha, si: mungesa e lokaleve, librave e kuadrove. Me konkretisht ne vitin 1916 u be projekti nga drejtoria e përgjithshme e arsimit për hapjen e shkollave ne Palç e Gjonpepaj te zonës se Nikaj – Merturit. Ne vitin 1917 u be përsëri një projekt me i zgjeruar ku ishte e planifikuar te çeleshin shkolla ne Palç, Gjonpepaj, Raje te zonës se Nikaj – Merturit, gjë qe nuk ishte arritur ne vitin 1916. Tek te gjithë banoret e asaj kohe dallohej qarte një shije e vetishëm qe kërkonte aktualizimin me hapjen e shkollave.
Megjithatë ne këto dy vite nuk u hap asnjë shkolle ne tere malësinë e Gjakovës(Tropojës). Ketë e dokumenton edhe një letër e nënprefekturës se Bujanit ku ndër te tjera thuhet: “… kam nderin te njoftoj se deri me sot nuk është çele asnjë shkolle”. Ne vitin 1918 kemi kërkesa te shumta nga masa e popullit për çeljen e shkollave, ndërkohe qe veprimtaria e mësuesve sa vjen e dendësohet. Me interes është edhe një dokument qe mban firmën e Luigj Gurakuqit, ku behet fjale për shkollën e pare shqipe ne tere malësinë e Tropojes, hapur ne Gjonpepaj te zonës Nikaj – Merture. Kjo date i përket 1 majit te vitit 1918. Kjo shkolle shërbeu si shkëndija e pare e arsimimit shqip ne Tropojë, e veçanërisht ne Nikaj- Merture. Ajo u pasua nga shkolla te tjera ne Palç e Raje. Ne një dokument qe mban datën 21 dhjetor 1921, midis te tjerash shkruhet: “Qe sa herësh nënprefektura Bujan tregon nevojën e te hapurit te mësonjëtoreve ne viset qe përfshin ajo … meqenëse arsimi asht shpirti i një shteti … lutemi te çilet mësonjëtorja, kështu ti mbushet dëshira e popullit te atjeshëm qe kaq fort dëshiron“. Kështu, me 1923 u hap shkolla shqipe ne Bujan me mësues Osman Shaqirin, i njohur me emrin Mana Shaqe. Siç flasin dokumentet, me 1924 u çelen shkollat ne Shëngjergj, Bytyç, Tropoje, e te tjera. Përsëri pati kërkesa te shumta nga masa popullore për çeljen e shkollave te tjera. Ne një dokument midis te tjerave thuhet: “Shkollat i duam, po ku me i marre? Populli me kane, ashte i varfën, kurrsesi s’po mundet me ja qite cakun me i ba vetvetiu shkollat”. Siç del edhe nga dokumentet ne përhapjen e arsimit ne Tropojë, dhanë një ndihmese te veçante mësuesit Ibrahim Femiu, Shaqir Hoti, Nikolle Kolaj, e te tjerë.
Ajo qe e vërteton me se miri datën 1 maj 1918, si datën e çeljes se shkollës se pare ne rrethin e Tropojes është një dokument te cilin e gjejmë ne gazetën “Posta e Shqipnise”, e datës 29 maj 1918. Me te paren dite te muajit kje çile ne Gjonpepaj ma e para shkolle qe mbahet mend ne Nikaj – Merture”.
Është për te ardhur keq sepse emrat e atyre qe ndihmuan për çeljen e këtyre shkollave për shume vite u lanë ne harrese. Duhet thëne se me gjithë përpjekjet e mëdha te mësuesve atdhetare, te popullit arsimdashës e individëve te ndryshëm përsëri para çlirimit arsimi ne Tropojë mbeti ne kuadrin e një dëshire te zjarrte, pasi ato shkolla qe hapeshin për arsye te ndryshme mbylleshin për arsye te ndryshme, kështu qe arsimi ne ketë rreth ishte vete sporadik. Por duhet thëne se kjo ecuri tregonte me se miri se ajo zone ka qene dhe mbetet një zone arsimdashës. Kjo vërtetohet edhe nga kontributi qe kane dhëne gjate gjithë kohës intelektualet e saj ne zhvillimin e ecjes përpara te vendit tone.
DEDE VUKAJ
“SHQIPERIA TRIKOT”
Bashkëbisedim me biznesmenin Gjergj Leqejza
Kush jeni? Çfarë ju lidh me Dukagjinin?
Jam Gjergj Leqejza. Me dukagjinin me lidh prejardhja nga baba, Gjon Leqejza, jami prej fshatit Gegaj te Shllakut.
Sa e ndjeni veten dukagjinas me veten, me te tjerët dhe me realizimin e qëllimeve te tuaja?
Jam krenar për prejardhjen time. E kam thëne dhe e them se jam me gjak, prej gjakut te banoreve te atyre maleve, qe nuk ia kthyen kurrë shpinën tufanit dhe as pushtuesit, qe nuk u tremben kurrë duke e pare rreziku ne sy, prej te cilëve mora guximin, durimin, arsyen dhe mos rrëzimin para vështirësive dhe mos dorëzimin para se keqes. Prandaj jam ky qe jam sot.
Si lindi biznesi i juaj, fale një spontaniteti apo produkt i një ëndrre dhe një pune te vazhdueshme?
Ne fillim kane qene disa arsye te politikes, shkëputja e punës ne marrëdhënie me shtetin. Mandej pak nga pak fillimi i biznesit, dhe pastaj vijimi i tij me shume pune, me shume organizim, me shume rregull e disipline pune, me te përpjeta dhe te tatëpjeta, por gjithnjë ne rritje.
Qe kur e keni filluar biznesin tuaj? Ku shtrihet ai terren dhe ne sasi?
Biznesi i im është qe ne vitin 1994, ne Shkodër. Kam disa biznese, por kryesori është “Shqipëria trikot” – Sh. p. k, me qendër ne zonën industriale te Shkodres, në sektorin e konfeksioneve.
Sa punonjës përfshinë biznesi i Juaj? Sa janë te siguruar?
Biznesi i im ne direkt dhe indirekt përfshinë rreth 700 punëtor te specialiteteve te ndryshme, por kryesisht ne rrobaqepësi dhe janë 100 % te siguruar.
Ligjet e qeverive te këtyre 18 viteve a kane qene stimulues për biznesin tuaj apo ndonjëherë e kane goditur atë?
Ne përgjithësi ligjet kane qene stimulues për biznesin ne tërësi dhe te timin ne veçanti, por ka pasur edhe raste qe nuk kane qene ne raport te drejte dhe ka plote ligje qe janë për te dëshiruar e sidomos niveli profesional. Por e rëndësishme është se shkohet drejt krijimit te një klime pozitive si e gjithë Evropa, ku, ne gradualisht po integrohemi.
Flitet bujshëm për ndershmëri konkurrimi, po ne realitet sa ndershmëri ka dhe a është futur politika duke i klasifikuar biznesmenët ne te “nenës” dhe te “njerkës”?
Nuk dua ta zbërthej ketë pyetje mjaft e kohës, por jam i detyruar te pohoj: Fatkeqësisht po.
Origjina e Juaj është dukagjinas. Dua te pyes: A ka ndikuar biznesi i Juaj ne zbutjen e varfërisë se familjeve te zbritura nga Dukagjini ne këto vite te fundit?
Shumica e punëtorëve dhe e punëtoreve janë nga ajo zone, nga zona e Dukagjinit. Pasja e një pune, pasja e një rroge te sigurte, ndoshta edhe me shume krahë pune te një familje, ka ndikuar dhe ndikon ne zbutjen e varfërisë dhe ne rritjen e mirëqenies. Kjo, ka ndikuar ne jo me pak se 400 familjeve dukagjinase, qe kane nga pjesëtarët e familjes se tyre te punësuar ne bizneset e mija.
Nder kushtet themelore për pranimin e Shqipërisë ne B. E, është ekonomia e lire e tregut. Sa është i përmbushur ky kusht, sipas jush ne Shqipëri?
Jemi ne fillimet e konsolidimit te këtij tregu.
Ne qofte se pranë bizneseve Tuaja investojnë kapitalet e veta biznesmenë te huaj, madje edhe ne te njëjtën linje, cili do te ishte veprimi i Juaj i pare për t’i mbijetuar konkurrencës?
Unë jam dhe do te jem i barabarte me ata.
Paraja e Juaj nuk është “pare xhepi”, andaj dua te pyes: A kanë qene korrekt bankat me ju?
Normalisht bankat janë korrekt. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast mos korrektësie te ndonjë banke ne Shqipëri.
Çfarë duhet te beje një biznesmen ne rast se e ndjenë “rrëqethjen e falimentimit”, te cilën nuk ua dëshirojmë kurrë?
Është rregull loje e ekonomisë se tregut. Ne biznes edhe mund te falimentosh, pra mund te humbësh dhe nuk është ndonjë e papritur, se konkurrenca dhe vete sistemi i ekonomisë se tregut e pranon ketë “loje”. Te falimentosh nuk është e mire, për vete po se po, por është edhe fatkeqe edhe për dhjetëra e qindra punëtor qe largohen nga puna dhe dëmtohen ekonomikisht familjet e tyre, ulet mirëqenia e tyre, e cila mund te krijoj edhe kriza te renda sociale.
Dramaturgu i madh anglez, Shekspiri ka thëne: “Ne shoqërinë kapitaliste i vetmi motiv qe lëviz shoqërinë është paraja”. A e mësoni ju dhe aktualisht a ka motive te tjera ne shoqërinë e sotme shqiptare?
Paraja është mjafte e rëndësishme, por ndikojnë mjaft edhe mekanizma te tjerë, siç janë ato te fushës se moralit dhe te etikes.
Ne regjistrin e fjalorit te thjeshte biznesmenin e quajnë jo human, madje edhe deri aty sa ta quajnë “shfrytëzues”. Nëse detyroheshit te përgjigjeshit ndaj kësaj “akuze”, cila do te ishte përgjigja Juaj?
Ne aktivitetin tim ekonomik, ne biznesin tim, këto koncepte nuk ekzistojnë. Ato janë te kundërta. Unë jam për një ndërmarrje, me një administrate profesionale, me personel e punëtorë të aftë profesionalisht, te siguruar dhe qe te dy palët punojmë për rritjen e te ardhurave ne raport te drejte me kontributin e secilit, se me secilin ka një kontrate, me detyrime te ndërsjella dhe qe përgjigjemi për zbatimin e tyre. Ne nuk them se nuk mund te ketë raste shfrytëzimi, por këto ndodhin atje ku biznesi nuk është i ngritur ne baze “lojës” se ekonomisë se tregut. Por ato nocione janë edhe koncepte komuniste, për te cilat u provua gati një gjysme shekulli, se popullin nuk e shfrytëzonte individi por e shfrytëzonte shteti. Prandaj duhet te jemi me te qarte ne koncepte, ne interpretime te sistemeve dhe kohës.
Sa vend zë paraja midis elementeve te tjerë ne jetën tende?
Paraja është e rëndësishme, por jo kryesori. Unë kame parasysh thënien e filozofit te madh te lashtësisë, Sokratit, i cili ka thëne: Paraja është e domosdoshme, por te mos bëhesh skllav i parasë.
Cili do te ishte mesazhi qe do t’i përcillnit komunitetit dukagjinas ne veçanti dhe gjithë komunitetit shkodrane ne përgjithësi?
Durim dhe aftësi, te cilat nuk i mungojnë këtij komuniteti, për t’u përshtatur plotësisht ekonomisë se tregut. Asgjë nuk mund te arrihet vetvetiu dhe menjëherë. Te mirat vijnë ngadalë dhe vetëm nëpërmjet punës. Asgjë nuk mund te zgjidhet jashtë punës. Edhe sikur te ardhurat mund te jene te pakta, duhet te jesh ne pune. Duhet te njohim, te interpretojmë drejt dhe pasur parasysh mendimin e urte popullor: Me mire te punosh kote, se te rrish kot.
Krijimin e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” si e keni pritur dhe çfarë mund te thoni për te dhe gazetën e saj “Dukagjini”?
Krijimin e Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” e kam pritur me shume dëshirë, prandaj jam anëtar i kësaj shoqate dhe Konferenca e Dyte, me ka zgjedhur N/kryetar te Saj. Uroj te vijoje punën me këto ritme, duke përmirësuar cilësinë e veprimtarive. Mendoj se dukagjinasit, kudo qe janë, çdo dite po e gjejnë veten me mire ne ketë shoqate, ne gazetën e saj, sepse ajo punon për Dukagjinin dhe dukagjinasin, veçanërisht ne fushën e kulturës, te traditave, te cilat janë baza te edukimit për një shoqëri te emancipuar.
Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, prej kohesh ka shtruar krijimin e “Klubit” me biznesmen e tregtare dukagjinas, ose me prejardhje nga Dukagjini, nëpërmjet se cilit do te sigurohej mbështetja financiare e Shoqatës për realizimin e misionit te saj. Ju ftojmë te bëheni pjese e këtij “Klubi”. Mendimi i juaj?
Krijimi i “Klubit”?! Mendoj se kjo është një nga zgjidhjet me te drejta për te siguruar mbarëvajtjen e punëve te Shoqatës. Unë do te beje përpjekje te krijojmë ketë “Klub”. Puna e deritanishme e Shoqatës e meriton krijimin e këtij “Klubi”, me qellim qe te lejojmë kryesine e Shoqatës te përgatisë dhe te realizoje veprimtari sa me cilësore dhe për një shërbim me te gjere ndaj dukagjinasve. Shoqata nuk ka zyre, se nuk ka mundësi financiare te paguaj. Zyra është pjese e domosdoshme e një pune me efektive te saj ne te ardhmen. Prandaj, e përsërisë domosdoshmërinë e krijimit te këtij “Klubi”.
Zoti Gjergj! Ju faleminderit për bashkëbisedimin tone, për mendimet qe dhatë dhe angazhimet qe morët. Te uroj faqebardhe ne veprimtarinë Tuaj ekonomike dhe ne detyrat shoqërore qe keni marre përsipër.
Ju faleminderit Ju, qe me krijuat mundësinë te komunikoj me lexuesin e gazetës “Dukagjini”. Ju faleminderit dhe ju uroj pune te mbare ne rritjen cilësore te kësaj gazete modeste, por me mjaft vlera.
Bashkëbiseduesi Ndue Sanaj
SHKOLLA E PODGORES, SHKOLLA E PARE E HUAJ NE MALESINE E MADHE - NE 600 VJETORIN E SAJ
Duke iu referuar humanistëve të mëdhenj shqiptarë, Buzukut, Bardhit, Biçikemit, Budit dhe Bogdanit të krijohet bindja për një gjuhe shqipe të shkruar shumë më herët nga ajo e dokumentuar nga Meshari i Buzukut (1555) si dokumenti i parë i tillë. E nëse ka pasur supozime dhe hipoteza tejet interesante që avancojnë shkrimin shqip deri në shekullin e 13-të, prova të drejtpërdrejta të shkrimit nga nxënës ilirë i takojnë shek. III të erës sonë.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për shkollat që u ngritën në Shqipëri gjatë shekujve 13-15 ,ato dihet që ishin nën vartësinë e institucioneve kishtare ortodokse dhe katolike, të cilat kultivonin greqishten dhe latinishten...
Megjithatë hapja e shkollave në vendin tonë , si institucione të dijes në çdo kohë, ofron interes dhe hapësira për të kuptuar dhe njohur nivelin e emancipimit kulturor të asaj treve që ka pasur rastin t’i gëzojë ato.
Dihet që nën sundimin e Venedikut u ndjenë gjurmët e një okupimi i cili për të shtrirë maksimalisht influencën e vet mbi trojet tona ndoqi edhe taktikën e dhënies të sipërfaqeve toke të tëra banorëve vendas me koncesion.
Kështu Venediku kopenikasit, koplikasit, të shtrirë në 6 lagje, i detyronte secilën prej tyre të paguanin çdo vit obrukun, katër groshë për shtëpi, t’i prashisnin, t’i krasisin, t’i punojnë të gjitha vreshtat dhe t’i vilnin me shpenzimet e veta, siç mësojmë kur i referohemi Regjistrit kadastral të koncesioneve të rrethit të Shkodrës 1416-1417, fq. 60.
Kopenikasit detyroheshin çdo vit për taksën e verës prej 400 barrësh, të cilën me shpenzimet e veta duhet ta sillnin në prani të Thoma Skjavit, kreut të fshatit Kopenik, Koplik. Gjithë kjo referencë do të ishte jo aq interesante për ne, në se nuk do të përballoheshin me një fakt shumë interesant për të gjithë ne.
Detyrimeve ndaj bashkisë dhe Sinjorisë së Shkodrës nuk i shpëtonte as shkolla e Podgorës, e cila zotëronte, gjithnjë duke iu referuar të njëjtit regjistër kadastral të koncesioneve, një copë vresht e quajtur Stanovina prej një shati për çka detyrohej ndaj Sinjorisë me gjysmën e prodhimit që merrte nga kjo vresht
.Kufijtë e kësaj toke vresht,mes malit dhe rrugës publike, kufizoheshin nga një krah me Radiq Boksin dhe në krahun tjetër me Drago Radiliqin, të cilët gjithashtu detyroheshin të paguanin si taksë gjysmën e të ardhurave për pjesën e tyre nga kjo vresht .
Kur kujtojmë se Venediku e pushtoi Shkodrën në vitin 1396, për t’u larguar në vitin e kolerës- 1479-ën, merr rëndësi shumë të madhe fakti që kjo shkollë sëpaku i takon të ketë funksionuar para 6OO vjetësh,Dhe po të kujtojmë faktin se shërbimet bujqësore në vresht kërkonin punëtorë të zotë dhe të ditur si dhe aspektin tjetër, që taksa vjetore ndaj bashkisë dhe Sinjorisë, ishte e detyrueshme rezulton që mosha e nxënësve të kësaj shkolle të ketë qenë e nivelit të maturës.
Në favor të këtij supozimi na vjen në ndihmë prof. dr. Neritan Ceka kur shprehet se “Ekzistenca e gjimnazeve në qytetet ilire, si në Nikaja{Klos-Mallakastër}dhe në Antigona është e provuar nga gjetja e mbishkrimeve që përmendin gimnaziarkun, drejtuesin e edukimit të fëmijëve, krahas strategut, drejtuesit ushtarak dhe prytanit, drejtuesit të qytetit, si autoritete shtetërore të kohës {“Historia e Arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”fq. 17-18}.
Çka dëshmon një traditë të hershme gjimnazi në këto troje. Edhe në Amantia ,thekson prof. Ceka, dëshmohen deri gara gjimnastikore që organizoheshin nga epimeletet, nëpunësit e ngarkuar enkas..Natyrisht gjuha e përdorur ishte ajo e pushtuesit ,edhe në shek. 14, si gjuhë e kulturës apo më sakët e klerit, qoftë greqishtja nën okupimin grek apo latinishtja nën pushtimin venedikas.
Në Koplik asokohe funksiononte edhe kisha,si i vetmi institucioni edukativ për qytetarët e Kopenikut{Koplikut}.Nuk duhet parë i shkëputur, në rastin konkret, nga ky nivel qytetërimi i kësaj lagjeje, edhe fakti tjetër historik: Në vitin 1452 Gjergj Muka, pinjoll i njërës prej familjeve më të njohura në Shqipëri dhe në Ballkan, menaxher i Gardës së Skënderbeut, i ndjekur nga pushtuesi osman deri në shek. e 18-të kur në Shkodër do të sundonin Bushatllinjtë, do të jetonte në fshatin Drogovojë, fqinje i parë, natyror, nga verilindja e Podgorës,
Kurse pas vdekjes së Skënderbeut, me 17. 1. 1468, Gj. Muka do të vendosej në Trieste, Itali, me të vejën e Heroit tonë Kombëtar.
Kështu që kur kujtojmë sjelljen osmane, rreth 500 vjeçare, plotësisht mesjetare, obskurantiste, duke mos hapur dritën jeshile të asnjë shkolle qoftë edhe turke, meriton të evidentohet kontributi në këtë mes i klerit katolik, i cili për hir të së vërtetës ishte i përjashtuar nga taksat për tokat e veta.
Kështu duke synuar të shtrinte influencën e vet pushtuesi venedikas duke hapur shkollën do të linte edhe gjurmët e veta në drejtim të emancipimit kulturor të këtyre trevave.
Në këtë kontekst nuk është rastësor civilizimi dhe qytetaria e fshatrave(ku bën pjesë edhe Podgora) të kësaj treve, që thirret Malësi e Madhe
E thënë ndryshe e këtyre fshatrave ,që duke u bashkuar shpesh herë në “Republikat” e veta kishin mjaft krerë fisesh, sipas Shuflait në veprën e tij ”Serbët dhe Shqiptarët”, të cilët duke u ngritur mbi të tjerët kishin krijuar dinastitë e veta autonome, dukët e të cilave s’është për t’u habitur që të kenë kodifikuar ligjet e shteteve me të cilat hynin në lidhje për interesat e dinastive të tyre, aq sa duket që edhe Kanuni i Lekëve{i malësorëve} dhe i Dukagjinit të kenë qenë të kodifikuar më parë, çka vërtetohet me ngjashmëritë mes tij dhe “kanuneve” të Romës, Bizantit apo të Sllavëve të Jugut. .
Të dhëna këto që dëshmojnë një shkallë shkollimi patjetër të mesëm të shkollës së Podgorës, në të cilën supozohet se krahas mësimeve të fesë kristiane, merreshin me sa duket edhe njohuri në fushën e kulturave bujqësore, kryesisht për pemëtarinë dhe vreshtat, të përshtatshme për këto toka pa lagështirë, si veçori, ku lagja në fjalë dallonte për kultivimin e këtyre kulturave bujqësore edhe brenda atij fshati që sot thirret Koplik i Sipërm, siç dëshmohet numri tepër i madh i varieteteve të rrushit të kultivuar e të pemëve frutore si dardha,kumbulla etj. pikërisht në tokat e kësaj lagjeje deri në vitet 60-të që u prishën nga eksperimenti kolektiv, ndryshe kolektivizimi i fshatit..
Një evidentim i tillë për shkollën tonë duhet të nxitë tek studiuesit tanë, ndjenjën e përgjegjësisë për të njohur vetveten: si histori, si kulturë, si identitet real, duke mos sakrifikuar aq shumë kohë barsoletë me tablotë sinoptike të persekucionit të shtirur apo të veteranllëkut komercial, si qëllim në vetvete, 64 vjet pas Çlirimit dhe gati 2O vjet tranzicion, ndryshe postkomunizëm .
Le “të sakrifikojmë” në drejtim të atyre vlerave dhe resurseve që i kontribuojnë konstruktivitetit, evidentimit të historisë ,kulturës , trashëgimisë dhe traditave tona si një trevë që aspak rastësisht u quajt Malësi e Madhe.
Dokumentim i një fakti të tillë,si konfirmimi i një shkolle me moshë së paku 6 shekullore në Podgorë të Malësisë së Madhe vjen si një konfirmim befasues ndaj cilitdo arsimdashës dhe aq më shumë për mësuesit malësorë që shumë më tepër do të jepnin, në se shoqëria jonë, komuniteti ynë, bizneset e fondacionet e ndryshme do të respektonin dhe inkurajonin forcat krijuese, studiuesit malësorë dhe punën e tyre vërtet të nderuar, larg çdo trajtimi idiot nën ethe “frontesh” deri brenda gjakut apo familjes, të një lufte defakto klasore e të tjera idiotësi moderne shqiptare si këto, sa kombëtare, sa provinciale, që Konicën do ta detyronin të shprehej “më parë shes m... njeriu se të merrem me budallallëqet e shqiptarëve. {Faik Konica,“Ç’është estetika?”fq. 3}
KADRI UJKAJ, studiues
FUSHAJ - GRIMA DYKRERSHI DUKAGJINAS I MBRETËRESHËS
Pas një odiseje të gjatë 21- vjeçare, herë pa busull, herë me busull në detin e trazuar gjithë tallazë, më në fund anija shkodrane me një ekuipazh marinarësh sfidant e energjik të udhhequr nga kapiteni dhe lundertari i vjeter i deteve Armir Grima, holli spirancën e vet në brigjet e Bunës. Ekuipazhi shkodran pas një aventure të mundimshme ka rikthyer në “Itakën” që e lindi “Kurorën e Artë të Mbretëreshës”së futbollit shqiptar për vitin 2007-2008, trofeun e shumëpritur e të shumdëshiruar, të 7-in në historinë të futbollit që në Shkodër adhurohet si Perendi .
Në finalën e madhe përballë Perandorisë së gjithpushtetshme të Tiranës, ekipi shkodran është paraqitur në menyrën më dinitoze, duke ngadhnyer me meritë dhe inteligjencë mbi kundershtarin të cilin e shkërmoqën pamëshirshëm më fushën e “taksiratit”me dy shytime të topxhive Sukaj e Lika. Gardjani i sigurt i kuadratit, kapiteni dhe trajneri i dytë në fushën e lojës, Armir Grima së bashku me shoket e tij luajtën për histori dhe u bënë pjesë e saj.
Historia shkruhet me vepra, ndersa veprat janë shifrat matematike të historisë.
Pa kontributin e pakursyer të Presidentit Valter Fusha dhe projektin e tij për një Vllazni kompetitive, suksesi i merituar dhe rikthimi i trofeut të munguar në djepin e zbrazet të Vllanisë nuk do të ishte edhe për shumë mote.
Bosi dukagjinas Fushaj, kampjon i supërligës së biznesit të ri shqiptar, me bujari, dashamirsi energji dhe ambicje krenare, ka kohë që me durimin dhe pasjonin e vreshtarit të palodhur punon që bashtinën e lënë pas dore të futbollit shkodran ta ngrejë në majat më të latra të supërligës shqiptare. Dy brirshi dukagjinas Fushaj-Grima janë kurora dhe gjerdani i artë i Mbretëreshës së sapo kurorzuar shkodrane të futbollit shqiptar.
Binomi dukagjinas nuk është rastësi, por vazhdim i një tadite të gjatë sa vetë historia e futbollit tonë.Kampjonet e mëdhej dukagjinas të futbollit shqiptrë, Dodë Tahiri (Portjeri i Parë i Kombtarës Shqiptare, Portjer i Kombtarës së Malit të Zi, Vllaznisë Budiçnostit, Hajdukut dhe themelues i ekipit Vllaznia në SHBA), Pal Mirashi (Skifteri i Ballkaniadës), Prekë Gjeloshi(Kapiteni legjendar i Vllaznisë), Lin Shllaku (Kapiteni i madh i Nacjonalës sonë, i vetmi shqiptar i ftuar nga Sheni në Përfaqsuesën e Botës, ftesë e cila për çmenduri ideologjike u refuzua), Paulin Deda (Hylli Partizani dhe i futbolit shqiptarë në vitet 50-60) dhe së fundi Armir Grima të cilët së bashku në total kanë fituar me klubet e tyre ku kanë milituar 20 tituj Kampjon dhe Kupa, plus edhe 2 trofetë më të mëdha nderkombtare të futbollit tonë (Ballkanjada e vitit 1946 dhe Kupa Ballkanike e Partizanit mes klubeve me 1970)
Gjithë këta kamjon që i ka dhënë Dukagjini futbollit, dhe fatkeqësisht as një gazetar, komentator apo historjan sportiv gjer më sot jo vetëm që nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë historik, por as për mirnjohje as për respekt kurrë nuk kam dëgjuar nga goja e publicistëve sportiv të thotë qoftë edhe një herë faleminderit Dukagjin!
LARGIMI I KAPITENIT GRIMA THASHETHEM APO AVENTURË ALLASHQIPTARE
I rritur së bashku me Vllazninë ( i afruar pranë ekipit të parë qysh 16 vjeç), pas një karrjere të shëndritshme për plot dy dekada dhe pa dyshim një nder llozvënsit më të shquar në historinë e kuadratit të portës shkodrane, i kthyer në emblemë të Vllaznisë që i fali gjithçka dy tituj kampjon në vitet 1992, 1998. Ai që veshi fanellat e klubeve më prestigjoze të Shqipërisë “Vllaznia”, “Partizani”, “Dinamo”, të ekipit kombëtar Shpresa, të” E’thinikos” të Pireut Greqi dhe Flamurtarit të Prishtinës. Miri ishte dhe mbetet sot për sot pika më solide e prapavijës shkodranë çfaqur akoma më bindëshëm në dy sezonet e fundit pas rikthimit nga Prishtina. Kapiteni dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë vetëm pak javë më parë, sipas komenteve të shtypit sportiv është në krye të “listës së 7-shes së zezë” që do të sakrifikohen në “ gijotinë” për projektin e Vllaznisë se re.
Armir Grima i përket atij brezi të dyzuar të futbollit tonë kur më se gjysmën e karrjerës e sakrifikoj kur luhej vetëm për krenari.
Njeriu që i ka kushtuar gjithë energjitë talentin dhe pasjonin e tij futbollit, jo më kot kupën e tij të dashur e perkëdheli me dashuri prindërore dhe deklaroj me zemer të çiltër: Në radhë të parë ketë trofe ja dedikoj qytetit tim të dashur, gjithë tifozve të ketij ekipi kudo që janë, pasi një falenderim dhe dedikim i tillë është fare pak, për çfarë kanë dhënë ata për ne, me mbeshtetjen maksimale si dhe pritjen shumë entuziaste. U jam mirnjohës Ndersa në planin privat do t’ia dedikoj familjes dhe në mënyrë të veçantë nënës sime, e cila atë ditë ka pasë 60- vjetorin dhe ka ardhur nga Shkodra në Elbasan për të ndjekur takimin nga afër, pa harruar edhe dy vajzat e mia Morenën dhe Marinën. Nga njera anë të deklarohet projekti për një Vllazni te re kampjone dhe nga ana tjeter kompjonvet të vertetë si Grima, Lici e ndonjë tjetër t’u përplasësh derën për fytyrë. Të ikësh dhe t’i lësh në stacjonin e fundit pa ju thënë as lamtumirë, është një kapriço madein shqiptarçe, sipas parimit kalova lumin dhe të dhjefsha kalin. Armir Grima ndonëse veteran 34 vjeçar, por me formën e mirë sportive që gëzon, eksperiencën serjozitetin në stervitje, profesjonalizmin. grintin dhe sedrën e lartë që e karakterizon, ka akoma se çfarë t’i japë futbollit dhe Vllaznisë së tij të dashur e cila ka akoma nevojë për sherbimet e tij. Në arenën evropjane e botrore ka plot portjerë në supërklube e përfaqësues me moshë edhe më të madhe se Miri ynë. Pa dashur të bëj specjalistin apo menaxherin e futbollit unë jam i bindur se Armir Grima si profesionist dhe kampjon i vertetë nuk do ja lejonte vetës kurrë të zbriste në qilimin e blertë, ku ai e ndjen së koha e të luajturit i ka perenduar, pasi edhe lindja edhe perendimi janë ligjësi ligjësi natyrore të pa shmagshme. Prandaj me plot të drejtë, kurajo e fisnikëri në një medja të shkruar sportive kampjoni është shprehur: Rrethanat të cilat janë krijuar së fundi, pa asnjë arsyje konkrete, rendojnë mbi karakterin dhe ndergjegjën time. Këtë s’mund t’ja lejoj askujt...Nuk do t’ia pranoja askujt që pa asnjë motiv të nëpërkëmbë vlerat e mia qoftë si sportist, qoftë si njeri.Ta flakësh një kampjon pa i thënë as faleminderit është ligjësi e xhunglës shqiptare që fatkeqsisht mbreteroka edhe në botën e futbollit si 24/1 i famshëm i 1992-it dhe 24/2 2005 -ës , është një atavizëm i vjeter orjental që ka zënë rrëje thethë në terë të qënjen tonë shoqërore të mohimit të dhe nepërkëmbjes së vlerave nga antivlerat. Uroj që lajmi i më sipër të jetë vetëm një sensacin gazetaresk! Në se nuk është i tillë Presidenca e Vallaznisë me në krye Zotin Fushaj do ishte në të mirën dhe nderin e tyre të ndryshoni vëndimin drastik, sa të pa menduar mirë, aq edhe jo frytdhënës për vetë ekipin e tyre.Të pretendosh të ngesh një ekip kompetitiv dhe me një trame thyesh pjsën me të koliduar të boshtit të skuadrës, është një objeksini po aq i pa mundur, sa të pretëndosh që nga fara e elbit të korrësh grur. Historia e deri më sotme e ekipit shkodran e mbushur plot me truke prapaskena, nepotisëm, klientelizëm, më shumë se shpresa e suksese ka korrë zhgënjime, pasi në rastin më të mirë i është dashur së paku një dhjetëvjeçarë të rikthehet tek trofeu. .Uroj që në të ardhmën Vllazninë tonë të dashur të mos e ndjeki një fat i tillë, pasi ambicjet e zotit Fuahaj vertetë kurajoze!
Prelë Milani
LAJME
Autorët, Profesor as. dr. Zef Gjeta, Luigj Shyti, Lazer Kodra dhe Prelë Milani organizuan një takim me mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Mehmet Shpendi” në Breglumi të Komunës së Shalës. Me këtë rast, përveç takimit mjaftë të ngrohtë, autorët dhuruan për këta mësues dhe nxënës mbi 200 copë libra të shkruara prej tyre me një vlerë të përgjithshme rreth 1200000 lekë të vjetra. Në këto libra trajtohen probleme të historisë, kulturës, etnografisë, probleme shoqërore të ditës etj. Gjithashtu u dhuruan edhe shumë numra të gazetës “Dukagjini” dhe revistës “Zhvillimi rural në Dukagjin”.
Mësuesit dhe nxënësit falënderuan autorët për takimin dhe dhuratën e bukur.
***
Pas një dimri të gjatë më në fund, me datën 15 maj u lirua nga bora rruga që lidhë Malësinë e Madhe me Thethin përmes Qafës së Tërthores, dhe filloi qarkullimi i makinave në këtë drejtim. Kjo erdhi si rezultat i bashkëveprimit të drejtorisë Rajonale të Rrugëve dhe asaj Rurale që drejtohen nga Tomë Arra dhe Gjovalin Kodra. Kjo është një ndihmë e madhe për popullsinë e kësaj zone por edhe për turistët e shumtë që synojnë Thethin dhe Alpet e Shqiptare.
Rruga është në gjendje të mirë. Me gjithë atë drejtoria e rrugëve rurale po punon për riparimin e mirëmbajtën e saj.
***
hoqata “Atdhetare Dukagjini” po punon intensivisht për realizimin e festivalit folklorik të Dukagjint dhe më gjerë së afërmi në Theth, duke promovuar, kështu, vlerat kulturore të krahinës dhe zonave për rreth saj. Për këtë ditët e fundit u organizua një takim me Kryetarët e Komunave të Dukagjint dhe drejtuesve të ngarkuar prej tyre, për organizimin e grupeve folklorike në bazë Komune. Në këtë takim u pa përkushtimi i tyre dhe mbështetja për të realizuar këtë veprimtari masive dhe tërheqëse. U vu theksi në krijimin e një tradite në organizimin e një dite të veçantë të veprimtarive të tilla në Dukagjin, por për emërtimin dhe ditën e caktuar u la për në një takim të dytë së afërmi.
Korrespondenti i gazetës “Dukagjini”
ATRIBUIMI I RASTËSISË: MBI LEKË DUKAGJININ APO KANUNIN?
Lekë Dukagjini është një figurë pothuaj komplekse historike. Për më tepër, figura e tij edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë një mit. Një burrë me një shikim të mprehtë, në të cilin janë bashkuar inteligjenca dhe mençuria, që ka veshur kostumin tradicional të malësorëve Shqiptarë, dhe një shpatë, duke mbajtur një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë të tij, i cili të kujton intelektualët humanistë të shekullit 15-të. Mund të thuhet se nuk ishte vetëm një burrë që ishte i mbushur me urti dhe shkollim, por gjithashtu edhe strategjisti më i mirë i kohës së tij, i cili drejtoi dhe udhëhoqi për tu mbrojtur nga kriminelët e kohës së tij që e rrethonin.
Kush ishte dje Lekë Dukagjini?
Lekë Dukagjini(1410-1481) ishte bashkëkohës me Gjergj Kastriot, Skënderbeun (1405-1468). Historia i ka njohur që të dy si prijës trashëgimtarë, të cilët morën mbretëritë e tyre: Leka- i Dukagjinit, kur babai i tij, Pal Dukagjini vdiq ( 1446) dhe Gjergj Kastrioti, tetë vitë pas vdekjes të babait të tij, Gjon Kastrioti (1443). Principata e Dukagjinit, me Lezhën, përfshiu edhe Zadrimën, fushat në veri dhe jug të Shkodrës dhe u shtri deri në fushat e Serbisë së sotme, duke pasur Ulpianën, afër Prizrenit, si një qytet të dytë qendror. Në anën tjetër, Principata Kastiotase, me Krujën si qytet qendror, përfshiu Matin dhe rajonin e Dibrës, duke arritur Kështjellën e Rodon-it dhe gjirin e Adriatikut. Që më përpara kurorëzimit, Lekë Dukagjini kishte fituar një edukim të mirëfilltë nën shpirtin e Rilindjes Europiane në qytete si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë Skënderbeu kishte arritur një karrierë ushtarake të shpejtë dhe të shkëlqyer në Stamboll. Duke udhëhequr Lidhjen e Lezhës ( të themeluar me 2 mars te viti 1444), Skënderbeu e pa Lekën ( në fillim babain e tij) pranë tij. Ata luftuan krah për krah derisa Skënderbeu vdiq 1468). Lekë Dukagjini vazhdoi veprën e tij duke udhëhequr shqiptarët në perudhën më të vështirë kundër otomanëve, deri në fund të vdekjes së tij (1481)
Kronicistët, historianët, duke përmendur këtu bashkëkohësat Tivarasi/Biemi, Frangu/Barleti/ dhe Muzaka, deri tek Gegaj dhe Noli të shekullit 20-të, kur nënvizonin bëmat e Skënderbeut, pavarësisht se ishin të tërhequr pas figurës kryesore, nuk kanë lënë pa përmendur edhe Lekë Dukagjinin dhe princat e tjerë të asaj kohe.
Lekė Dukagjini ishte princi më i fuqishëm pas Skënderbeut. Historianët e kanë përfolur emrin e Lekë Dukagjinit që në fillim, duke e parë madje atë si personalitetin kundërshtar të Skënderbeut, pavarësisht se e gjithë historia dhe Europa flet për Heroin e vetëm Kombëtar në luftë kundër pushtuesit Otoman në Shqipëri.
Kush ishtë Lekë Dukagjini pas vdekjes së tij ?
Por të përfolurat rreth emrit të Lekë Dukagjinit vazhduan edhe pas vdekjes së tij, meqë rezistenca në Principatën e tij ka vazhduar edhe më shumë. E përfolura pas vdekjes së tij ka të bëjë me punën e tij që është vetë Kanuni, që Lekë Dukagjini ia lë si trashëgimi vartësve të tij, shqiptarve. Esenca e Kanunit të Lekë Dukagjinit janë formulimet e mbajtura dhe të pasuruara brez pas brezi për afërsisht gjashtë shekuj. Ky fenomen e ka bërë emrin e tij një legjendë, e ka kthyer atë në një mit, dhe e ka ngritur në një shkallë që e bën të vështirë për ta besuar atë si një realitet historik. Kjo është mbase edhe shpjegimi se përse disa prej tyre kanë vazhduar për ta përfolur emrin e tij dhe të Kanunit të tij, sikurse i ndodhi Homerit dhe Iliadës së tij dhe Odisë, prandaj me të drejtë mund të quhet edhe si “një vepër homerike”. Kanuni u krijua gjatë periudhës (1458-1481), kur Lekë Dukagjini udhëhoqi të gjitha asambletë popullore dhe Këshillin e Pleqve (kanuni nuk kishte vlerë pa Kuvendin e Pleqve, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën) dhe u la brez pas brezi si një praktikë gjykimi dhe,duke përdorur deklarata të formuluara nga ai ose të shtruara rast për rast, si deklarata juridike. Modeli më i plotë i organizimit tradicional i jetës së shqiptarëve ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Kanuni, ka mbetur i pashkruar, por është zbatuar për shekuj me rradhë si “Ligji i Përbashkët” Anglez, derisa është përmbledhur dhe kodifikuar nga Atë Shtjefën Gjeçovi ( në vitin 1933).*Atë Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit françeskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet edhe mbi kishën, jo vetëm mbi autoritetet laike. Atë Gjeçovi gëzonte një kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai ishte një prej koleksionistëve të parë shqiptare të zbulimeve arkeologjike. Ndër këto mund të përmendim edhe përmbledhjen e Ligjit Kanunor.
Kur Atë Gjeçovi ishte duke punuar për të mbledhur materialin e Kanunit, meqë autori i tij ishte sanksionuar nga të gjithë Shqiptarët, lidhur me fenë e tyre, emri i tij nuk ishte i përfolur vetëm nga njerëzit; përkundrazi, ai ishte lartësuar në nivelin e një heroi. Fakti që një rregullvënës, u kthye në një hero të vërtetë, popullor dhe kombëtar, mund të shpjegohet nga teoria e cila mbështet që njerëz të zakonshëm, pranojnë rregullat sikurse heronjtë e tyre dhe “e indentifikuan veten me vlerat e një lideri dhe fisniku, ose së paku, sepse ata kishin nevojë të strukturonin botën e tyre nëpërmjet modeleve të ofruara nga grupi rregullvënës (P. Burke: 169) *Çdo të thotë Kanun??? *Çfarë përmban Kanuni???- (Canon et convente- kanun e kuvend-marrëveshje), kjo është esenca dhe domethënia e vërtetë e Kanunit të Lekë Dukagjinit si e drejtë zakonore. Kjo fjalë është huazuar nga fjala greke “Canon” që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala Kuvend do të thotë “parlament” e cila sikurse është shkruar më sipër, është huazuar nga fjala neolatine “convente”. Tradita zakonore që ekzistonte në atë kohë për të zgjidhur problemet e së drejtës është dëshmi e një qytetërimi të lashtë, nënshtresa e të cilit, shkon deri në antikitet( kjo shpjegon edhe faktin se ata betohen “për qiell e për diell” apo “për këtë gur e për këtë buk” etj). Kjo e shpjegon edhe arritjen për të krijuar dhe përpunuar një kod juridik vetëdisipline, vetëqeverisëse dhe vetëpërgjegjësie. - Kanuni përmban norma morale, rregullat e ndërtimit të jetës së përbashkët, dinjitetin, respektin, mirësjelljen, mikpritjen, etj. Më konkretisht:
1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun Duhet pranuar se ka ekzistuar një kohë shumë e ashpër, dhe megjithë këtë, me anë të këtij kodi, është mundur të mbahet nën kontroll qoftë edhe duke vënë në krye një “shtëpiak, një derë të fisme” për të zbatuar ligjin familjar. Por nga ana tjetër, mund të vërehet se siç thotë i madhi Kadare “gruaja është e përjashtuar nga veprimtaritë që kishin të bënin me dhënien apo fitimin e të drejtës, sidomos për të ndenjur në një odë me miqtë”. Gjithashtu mund të përmendim këtu përjashtimin nga ligji i barazisë së Klerit “prifti nuk bjen në gjak dhe nuk çohet në be”. Ndërsa deklarata të tilla si: “secili peshon rrumbull katëqind derhem në kandar”, shpjegon përmbajtjen e një barazie mjaft të ashpër midis njerëzve. Mirëpo, duhet thënë se gjithçka edhe pse në një kohë të tillë është relative pasi po të marrim rastin e gruas, e cila ka qënë e përjashtur nga shumë të drejta, nuk mohohen rastet kur mendimet dhe opinionet e saj janë marrë në konsideratë.
2. Mikpritja në Kanun Sipas Kanunit zoti dhe miku nderohen dhe mikëpriten dhe e kanë derën e hapur kurdo dhe në çdo kohë (pa kërkuar leje) si dhe barazohen para shtëpisë. Formulime të tilla si “dera e shpisë i hapet kujto qi ia msyen, me kenë edhe perdersi(lypsi)”, përmban një mendësi dhe një psikë të lashtë, biblike, në kuptimin që profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh edhe me rroba të grisura dhe shtegtarësh. Këtu mund të përmendim edhe “ndorja”(kur i bie në dorë një personi), përbën edhe privilegjin më të madh, sepse nëse personi ka qënë në gjak, është thënë se “është në bukë të filanit” dhe kjo i shpëtonte jetën dhe i hapte rrugën.
3. Nderi në KanunNderi tek Kanuni i Lekë Dukagjinit ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Këtu norma e nderit ndërthuret me ashpërsinë, dinjitetin dhe madhështinë e ashpërsisë së tij. Këtu nderi nuk i atribuohet një kategorie morale në kuptimin e ngushtë. Pasi nderi këtu lidhej me martesat të cilat duhej të shikonin mirë nëse i kalonin të shtatë brezat(në linjë mashkullore dhe femërore). Bëhej fjalë gjithashtu për shkrirjen e bujarisë me urtësinë gjë që e shpjegon paragrafi “Ndera e marrun, ka gjakun” si dhe “Ai që rren, humb nderin faqe miletit dhe kuvendin”; duhet pasur parasysh këtu, se Kuvendi ishte ai që përbënte kodin e spektaklit, i cili nuk njeh provë gjenerale dhe vepron me një etikë të pushtetshme, e cila ka kuptimin se “Robi duhet të rrojë për dy gisht fytyrë(nder)” dhe është e kundërta e turpit.
4. Besa në Kanun
Me nderin lidhet gjithashtue edhe besa e dhënë. Kur malësori ka dhënë fjalën, ai ka dhënë fjalën e nderit, fjalë kjo që nuk njihet në fjalorët e gjuhëve të botës. Fjala “besë” në përkthimet që bëhen prej shqipes, për ta shpjeguar dhe qartësuar këtë, shënohet si dukuri e botës shqiptare. Sipas gojëdhënave, besa, apo fjala e dhënë lidhet me kuptimin biblik të fjalës: “Në fillim qe fjala!”. Kjo i atribuohet më së miri kuptimit se para çdo lloj shkrimi në botë, në fillim ishte fjala. Kështu që kjo ka karakterin e një idiome fetare kishtare dhe për kanunin përbënte autoritetin më të lartë. Sipas Kanunit thuhet se “e folmja asht e falun”, por “çfarë premtohet duhet të mbahet”.
(vijon në numrin e ardhshëm)
Përgatitur nga: Suela NDOJA
Peneli dukagjinas
Ne kuadrin e 5 vjetorit te krijimit te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, ne realizim te misionit te saj, Kryesia e Shoqatës, me piktorët e piktoret dukagjinas dhe me origjine prej tij, organizoj hapjen e kësaj ekspozite e titulluar “Peneli dukagjinas”, për te publikuar vlerat e dukagjinasve edhe ne fushën e artit te pikturës.
Një personalitet disa vite te shkuara theksonte: “Kush gjykon se një gjë është e drejte duhet ta beje atë”. Ne vijim te këtij arsyetimi, menduam se është e drejte te krijojmë ketë shoqatë dhe e krijuam. Menduam se është e drejte te përgatisim dhe te hapim një ekspozite me punime te piktoreve dukagjinas dhe e realizuam me sukses.
Sido pjese tjetër e shoqërisë, edhe ne dukagjinasit kemi një jete te vetme. Është e vështire te na jepet një rast i dyte. Po na humbi ky rast, është e vështire ta fitojmë, se çmimi për ta risiguruar atë mund te jete shume i madh! Prandaj kemi bere përpjekje, për te mos lejuar te na humbi koha. Për shfrytëzimin ne mundësitë e mundshme te kohës, i jemi mirënjohës te gjithë opinionit te shendosh shkodrane, medieve vizive dhe te shkruara, intelektualeve te qytetit, anëtareve te nderit te shoqatës: Mjeshtrit Fadil Kraja, shkencëtarit Ahmet Osja, inxhinierit Vasfi Duka, dr. Erika Camaj, e mjafte te tjerëve dashamire te Dukagjinit dhe dukagjinasve. Ne mënyre te veçante i jemi mirënjohës 62 sponsorizueseve, te cilët kane mbuluar 87 % e shpenzimeve te Shoqatës.
Ne ketë hapje morën pjese dhe nderuan ketë pjesëmarrje mjaft piktore dhe piktorë te gjitha moshave dhe ne mënyre te veçante: Mjeshtri i shkëlqyer ne profesion – Ndoc Gurashi dhe Piktori i Merituar Zef Shoshi, Anëtari Nderit te Shoqatës, Fadil Kraja, Ahmet Osja dhe Vasfi Duka; mjaft personalitete te kulturës dhe te artit te qytetit Shkodër. Gjithashtu e nderoi ketë ceremoni: Sander Delia, vëllai mjeshtrit te pikturës te përmasave evropiane, Lin Delise.
***
Ne ketë ekspozite morën pjese: Mjeshtri i Shquar ne profesion, Ndoc Gurashi, Piktori i Merituar, Zef Shoshi, piktoret e piktoret: Nikolin Luci, Zef Muri, Luigj Mila, Marjeta Gjeka, Leonora Milani, Aleksander Shkodra, Gjergj Shoshi, Francesk Dushi, Fran Martini, Kristina Çetina, Edir Mehilli, Ilir Bala, Diana Kroni, Gjelosh Mitaj, Alfred Temali, Juzefina Pali
Ekspozita qendroi e hapur me datën 10 deri 14 maj 2008, u vizitua nga rreth 820 dashamires te artit te pikturës dhe te Dukagjinit, dhe shume prej tyre kane shkruar ne librin e përshtypjeve te shoqatës dhe mendojmë se te gjithë i përmbledh piktori Ilir Bala, me shënimin e veçante: “Gen i mbarsur qe shpërthen ne drite”.
Me ketë rast, fjalën e rastit e mbajti, Mjeshtri Ndoc Gurashi, i cili nder te tjera tha: Falënderon kryesine e shoqatës për planifikimin dhe realizimin e kësaj ekspozite me punimet e piktoreve dukagjinas, si dhe pjesëmarrësit ne ceremoninë e hapjes se kësaj ekspozite. Gjithashtu përshëndeten: Piktori Merituar Zef Shoshi, kryetari i shoqatës se piktoreve “Kole Idromeno”, piktori Nikolin Luci.
***
Ne ketë atmosfere u lexua vendimi i Kryesisë se Shoqatës, për nderimin e disa piktoreve. Ju dha titulli “Anëtar Nderi” te shoqatës: Piktorit Ndoc Gurashi dhe piktorit Zef Shoshi. Gjithashtu, u nderuan me ketë titull, pas vdekjes: Piktori i Rilindjes Ndoc Martin Camaj dhe piktori evropian Lin Delija.
Kryesia e shoqatës, te gjithë piktoret pjesëmarrës ne ketë ekspozite i pajisi me “Certifikate – Pjesëmarrje”.
REDAKSIA