part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 52

ART BAN VETEM ARTISTI E JO PARAJA!
(Interviste me Artistin e Merituar, Bik Ndoja)

-vijon nga numri i kaluar-

Te kthehemi edhe një here tek kënga. Sa kohe kënduat ne mënyre te paorganizuar?
Po, duke u rritur e duke kendue arritëm ta kuptonim se duhej te organizoheshim nder shoqata, e për ketë u aktivizuem pran Shoqanise “Antoniane”, “Dom Bosko”, “Rozafat”, te cilat drejtoheshin nga njerëz te pergatitun e me kulture te gjane pasi ishin te diplomuem ne Itali, Gjermani, Austri, si: pader Gjoni Shllaku, pader Lek Luli apo pader Martin Gjoka qe drejtonte orkestrën e korin ne muejin e Zojes pran kishës Françeskane. Pader Martini ishte i shkathet, i afrueshëm e gjithmon ne aktivitet, kishte za baritoni, luante shume bukur ne pianoforte, violine e ne shume instrumenta frymore, njihte shume mire kompozitoret e mëdhenj, kishte një respekt te veçante për Paloke Kurtin.
Meqe ra fjala për Palok Kurtin, a mund te na thoni diçka për figurën e tij?
Kam ra ngushte kur me kan kerkue interviste për figurën e tij. Unë me tepër di ta këndoj jaren shkodrane se sa te jap informacion për ta, por di se kompozitori i madh i saj ishte Palok Kurti. Me vjen shume keq se si shume kangeve popullore qe u mungojnë autoret dhe partiturat ashtu ndodhe edhe me jaret shkodrane. Unë jam rrite me këto perla, kam lundruar neper to, me duket e tepërt kur me thonë: “Ti Bik i ke dhanë diçka te re jares …”. Jaret e Palok Kurtit me kan lanë net te tana pa gjumë, nuk mu kan hjeke nga mendja asnji minute, kan shoqnue shtatin tem ne rritje e do te shoqnojne kujtesën teme deri ne vdekje. Talenti i tij u zbulue nga Gjovalin Canale kur erdhi ne Shkodër me organizue Bandën e Qytetit. Ne moshën 20 vjeç u njoh si dirigjent i kësaj bande. Për bandën ka kompozue kanget “Bashkimi kombëtar”, „Nji kllef me ar ta çova“, „Marshallah bukurisë sate“, „Për mue paska ken kismet“, “Nji zaman te njasaj furie”, e te tjera. Miku i tij, Kole Gurashi vërteton se Palok Kurti ka rreth 30 kange popullore te tipit „jare“, si: „Karajfili i kuq si gjaku”, “Ne Shkodër ton ka ra nji drite”, “Tash du me fillu”, “Kenke nur i bukurisë”, “Te du mori te du”, “Edhe baba po m’bertet”, e te tjera dhe megjithatë thuajse te gjithave u kan humbur partiturat. Ai ishte jo vetëm nji muzikant i madh, por edhe nji patriot i flakte. Jeta e tij, internime e burg ishte, por artin nuk mujten me ja burgos, asht internue nga turqit ne Diabekir(2 vjet), ne kampin e Grosaut nga austriaket(ne vitet 1916 – 1917), nga francezet ne ishullin e Korfuzit(ne vitin 1919), vdiq me 31 dhjetor 1920, kur kishte vetëm katër muej qe ishte lirue prej burgut. Ai ishte dëshmi se njeriut artist nuk mundet me ja vra artin asnji regjim, përveç ni hjekte frymën artistit.
Po për jetën ushtarake, çfarë mund te na thoni?
Kam shkue ushtar ne vitin 1945 ne repartin e punëtorisë ushtarake, Tirane, me Rexhep Zaganjorin ne fizarmonike e Tonin Saraçin ne kitare, kemi krijue shum shpejte orkestrën dhe skuadrën e volejbollit e futbollit. Jepnim koncert çdo te shtune ne repart e jashtë tij, kështu qe u bame te njohur. Ne ketë kohe u thirra ne grupin popullor pran Radio Tiranes, nga kompozitori i madh, Paulin Pali. Kur me kërkoj, unë i tregova 150 kange qe i kisha ne bllok, e ai me tha: “Je i pari kangetar qe nuk paskam nevoje me u lodhe me ty”. Edhe sot ndiej respekt ndaj ish komisarit Petro Leka qe per asnji çast nuk me pengoj qe te merrem me kangen. Ne Radio Tirana kam kendue me Bajram Spahine, Kel Saten, Luçije Milotin, Sanije Kosovën, e te tjerë. Edhe pasi i lirova kam bashkepunue me Paulin Palin. Kur due me dhanë vlerësime për Paulin Palin edhe sot me dalin fjalët nga zemra: “Ku je, o Paulin Pali qe kurrë mos te shuhet nami”!
Kur u lirove nga ushtria e erdhe ne Shkodër, a e gjetet përsëri te ngrohte strofullen e këngës popullore apo kishte diçka ndryshe?
Pas lirimit aktivitetin me te madh e pata me Radio Shkodren, ku kishte tre grupe: grupin popullor, grupin karakteristik qe këndonte kange te ndryshme dhe grupin modern. Nder kangetaret me te njohur ishin Kole Mati Tukja, Kole e Pina Hil Mark Pali dhe i verbi shume i njohur dhe shume i talentuar Hafiz Gogoli. Kur ishte drejtor Shefki Hoxha ma shume bahej zhurme se sa prova dhe me shume te drejte ai e shperbani grupin, por pas nji jave me thirri dhe me tha: “Jeni i ngarkuem me formue grupin”. Mbeta i çuditun, por pas pak kohe e formova grupin me Tonin Dain(violine), Leonard Deda(fizarmonike), Muhamet Grimci(klarinete), Pjeter Kovaçi(kontrabas) e Çesk Jakova(kitarre). Ky grup dha emisione mjaft te mira. Ne ketë kohe Tirana nuk e kishte as çerekun e forcës artistike te Shkodres. Ne kemi dhanë shfaqje ne disa rrethe te Shqipnise, kur Tirana nuk kishte mundësi ne atë kohe te jepte shfaqje neper rrethe sa ne!
Ju keni qene me grupin e Shqipërisë ne Festivalin e Rinise Botërore ne Budapest, ne gusht te vitit 1949! A mund te na i shprehni disa nga përshtypjet e këtij përfaqësimi?
Kryetar te ekipit kemi pas Qamil Buxhelin, për te cilin nuk me dhimben fjalët e mira me i thane. Populli hungarez asht nji popull shum i pritun, ka shum ngjasim me ne persa i përket mikpritjes. Ne atë përfaqësim kena pas shum, shume sukses. Mijëra duartrokitje kane marre Marie Kraja, Jorgjia Truja, Kristaq Antoniu e Hysen Pelingu, te cilët u paraqiten me autore klasike botërore. Nji sukses te madh patëm edhe unë e Luçije Miloti. Ansambli ynë me paraqitjen e tij profesionale fitoj te drejtën e grupeve ma te mira te festivalit. Kështu qe shfaqjet vazhduan me shum sukses. Me 29 gusht 1949 u nisem për ne Shqipni. Kur arritëm ne Bukuresht na u dha lajmi se dy qeveritë kishin ra dakord me na lanë edhe 20 dite ne mbare Rumaninë. U ftuem dy here nga Televizioni Rumun. Na kerkuen me kendue kange folklorike. Unë dija kanget por nuk kishin çifteli. Atëherë Muharrem Gjediku qe i binte mandolinës me tha: “… mos u ban merak se mandolinën ta akordoj si çifteli” dhe ashtu bani. Unë këndova dy kange trimnije, atë për Shaqir Grizhen dhe atë te Zekë Jakinit, te cilat dolën shum bukur dhe patën nji sukses përtej çdo parashikimi. Kur erdhëm ne Shqipni na u rezervue nji pritje madhështore ne Pallatin e Brigadave. Te nesërmen shpërthyen gazetat për arritjet tona. E përjetoj edhe sot atë krenari për suksesin.
Po pastaj, si ka qene ecuria juaj artistike?
Ketë periudhe do ta krahasoja me periudhën e mesjetës se shoqnise njerëzore. U martova ne 1954. Hyna ne marrëdhënie pune ne Turizëm si kangetar. U sëmura rande dhe shërimin ma bani nji mjek i huaj, i quajtun Spasse Trimçev qe me adhuronte shum. Ne vitin 1957 u hap estrada, ne te cilën nuk me pranuan te hyja si profesionist, por si rrobaqepës i kategorisë se gjashte ne teatrin “Migjeni”. Puna si rrobaqepës për te dy trupat, për teatrin edhe për estradën, ishte vërtete nji tmerr, sidomos për mua qe kisha shume kërkesa ndaj vetes.
Gjate 20 vjetëve kjo trupe dha 100 premiera, 2618 shfaqje, nga te cilat 897 ne fshat, ku do te veçoja regjisorin Paulin Sekuj me 71 premiera, Tano Banushin me 850 role, drejtuesin muzikor Mark Kaftalli me 85 premiera, skenografin Lec Fishta me 90 dekore, unë këndova mbi 200 kange. Drejtorit te asaj kohe nuk dua t’ia përmend emnin, por përveç rrobaqepësisë me ngarkoj edhe shërbimin e gardarobise. Ndjehesha i turpnuem kur ndonji i brendshëm apo i jashtëm qe me vlerësonte me thoshte duke mbetur i befasuem: “Si ka mundësi qe te lajnë me ba ketë pune?” Manush Myftiu ishte Ministër Kulture dhe kur vjen ne Shkodër bashke me Ministrin e Kulturës te Polonisë, nder te tjera me pyeti: „Si ja kaluet dhe a patet sukses ne bullgari?” Nji here ngurova me ju përgjigje, por pastaj e mora veten dhe i thashë: “Unë nuk e di as ku bjen Bullgaria! Ai mbeti i shtangun duke me thane: “Si është e mundur pasi unë kame hedhur firme për emrin tende”!? Ndërkaq do zyrtar te Shkodres kthyen kryet e me thane: “Pse nuk i thue Ministrit se ke qene i sëmure me dhimbje koke”?! Unë u përgjigja: Sëmundja e kokës është sherue qysh ne 1957 nga doktor Trimçevi. Ministrit nuk i erdhi mire për mos zbatimin e urdhrit dhe me tha: “A po na këndon ndonjë jare tjetër?”. Nga ky moment sikur ndërruan gjanat për mue.
Zotni Bik, ne turneun e Algjerisë e te Marokut ju ishit te pranishëm. Mund te na tregosh se kush u be shkaktar qe ju te merrnit pjese dhe si ishte pritja ne atë kontinent te largët?
Nuk e di me siguri se si rrjedhën ngjarjet, por di qe Ansambli i Këngëve e i Valleve ishte i ftuar nga Presidenti i Algjerisë, Ben Bela, për nji turne. Urdheni për mua paska pas ardhe ne Shkodër, por askush nuk ma diftonte. Tuj ba prova ne Tirane, grupi qe do te shkonte ne Algjeri, kishte shkue me i pa Manush Myftiu dhe menjihere kishte pyet Tish Daine, i cili ishte drejtuesi i Ansamblit: “Ku është Bik Ndoja?” Tishi i ishte përgjigje: “Ka dhete dite qe e kam njoftue Shkodren, por Biku nuk asht pa?!” Vërtete nuk e di si kan rrjedhe ngjarjet, por te nesërmen jam njoftue nga drejtori i teatrit për me shkue ne Tirane, se do shkoja me grupin ne Algjeri e Marok. Kemi dhanë koncert madhështore ne te dyja këto vende, kemi pas nji pritje qe nuk mund te harrohet kurrë. Ne Marok, shfaqjen tone e ndoqën Guvernatori e koreografja e Sulltanit, bile Guvernatori na ftoj për darke. Ne shkuam dhe si për zakon e para ishte nusja e Guvernatorit qe na qerasi me nga nji gote çaji.
Domethënë ne Shkodër ka pas një lloj fanatizmi ne lidhje me figurën tuaj prej artisti?
Nuk dua te akuzoj Shkodren teme te dashtun, por persona te tille qe Shkodra ka pas dhe për fatin e  jo te mire vazhdon te ketë edhe sot. Zakonisht kjo ndodh nga njerëz qe nuk e njofin artin dhe bajne sikur e drejtojnë atë. Ishin pikërisht ata te Shkodres, qe megjithëse unë e kisha nji vlere ne sytë e te tjerëve, me punësuan si rrobaqepës, me ngarkuan edhe gardërobën, bile me ngarkuen te përgjigjesha edhe për rekuizitën. Ndjehem krenar qe ua dola te gjithave. Tek nji artistit arti vritet vetëm kur ti marrësh frymën. Frymën ma lanë e unë e shfaqa artin qe pata përbrenda.
Ju keni marre titullin “Artist i Merituar”, me 20 nëntor 1969, titull te cilin nuk ka dyshim qe e meritonit me kohe, po kush ishte  “argati” i këtij vlerësimi?!
Thash se dikush i nalte kish fillue me i respektue vlerat e mija. Njeni nga teatri me tha, se dikush i nalte do te bante nji vizite ne shpine time! Vizita u ba. Dikush ishte nga Tirana. Me dhanë nji hymje sepse isha shum ngushte me shpi. Rrobaqepësia, gardëroba, rekuizita mu kishin ba vorr ne sy, kështu qe dorzimi i tyne nuk ishte ma pak se nji lindje e dyte.
Bik, te kërkoj falje për lodhjen qe po ju bej, por dua te me tregosh ndonjë gjë nga turneu ne Kosove, ne vitin 1980?
I ditke te gjitha sikur te kishe kenë me mue, kështu qe do te tregoj edhe për ketë. Grupi ishte i Radio – Shkodres nen drejtimin e kompozitorit Pjeter Gaci. Koncertin e pare e dhamë ne Prishtine, ne sallën Boro – Ramiz. Koncertin e hapem me kangen “N’Shkoder tone ka ra nji drite”, kendue nga te gjithë këngëtaret. Pastaj del prezantuesja Zyliha Miloti, përshëndet e prezanton kangen „Drita dal ka here“, te cilën e kenduem unë, Ibrahim Tukiçi, Xhevdet Hafizi e Bashkim Alibali. 3000 spektator shpërthyen ne stuhi duartrokitjesh. Dhamë shum koncerte dhe çdo nate na shoqëronin kangetar kosovar, si e madhja Nexhmije Pagarusha, Luan Hajro, Shpresa Gashi, Qamili i Vogel, e te tjerë. Nji detaj qe me kujtohet gjithmonë asht momenti kur ne Gjakove po këndoja kangen „Si dukat i vogël je“ dhe kur po thoja rreferenin „cokrrama gotën“, nji shikues shkëputet nga turma, drejtohet nga unë me shishe te rakisë ne njërën dore e me nji gote ne dorën tjetër, me afrohet e me thotë: „O Bik Ndoja, rrahe gotën plot e jo bosh“. Ky moment shkaktoj ne salle nji alegri te papame.
Bik, ju jeni titulluar “Artist i Merituar” ne vitin 1969, ju është dhëne titulli “Krenaria e Qytetit” ne vitin 1999, ne vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike, me drejtor Esat Ruka, i jep Bik Ndojes titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”! Çfarë keni ndjere ne këto momente vlerësimi?
Zakonisht artisti ja fale emocionet skenës, kështu qe me shum kam ndjere respekt e mirënjohje për ata qe e kane vlersue punën time se sa emocione.
Keni kënduar ne tre regjime politike. Cilat kane qene raportet tua me politiken?
Unë kam ba punën teme si artist, politika ka ba te veten, qe shpeshherë nuk ishte e zonja te bante as politike.
Ç’mund te na thuash për muzikën popullore sot?
Ka nji ndryshim negativ ne ritëm, zhurma bam – bum po quhet muzike, duket sikur po largohet çdo dite nga origjina, nuk me pëlqen lakuriqsia ne kange qe asht karakteristike vetëm për haremet turke. Ne skene duhet me u gershetue gjithçka, por jo ma se pari me thane: “Ah çfarë femnet ish!” Ka hy paraja, por paraja nuk ban art. Vetëm artisti ban art.
Cili është për ju këngëtari idhull?
Janë shum, por due me përmend Marije Krajen, Tefta Tashkon, Nexhmije Pagarushen.
Cili ka qene vlershmi me i mire për ty?
Kur profesor Luke Kaçaj me tha: “Ti e përdore diafragmën ma mire se gjithë studentet e mi dhe ma mire se unë”
Cila është porosia qe dëshiron ta lesh ne fund te kësaj interviste?
Mos marroni “jaren shkodrane” se Palok Kurti i ka dhanë fytyre shqiptare.
Po mua, qe te lodha kaq shume?
M’i pertrive forcat dhe te lutem me fole ne qofte se me shikon ne qytet, ne ketë biçikletën time te vogël.
Ju siguroj se po. Gazeta “Dukagjini” ju uron shëndet e jete dhe për shume vite te ngjitesh ne skenën e teatrit për te kënduar ato “jaret shkodrane” me plote pasion, te cilat janë vete jeta e jote. Faleminderit, “Artisti i Merituar” Bik Ndoja.
LAZER KODRA

ME SHNET PASHKA Ô I DUKAGJINAS!
DERISÁ DJELMT E DUKAGJINIT TË RUEJNË FENË E BESEN, KANË PËR T’U PËRMENDË NË BOTË         
DHE KANË PËR TË LUMNUE NË QIELL!
(At’Daniel Gjeçaj, “Tre Shoshnjantë”, Romë 1999)

Me t’marten e s’lidhunavet i dukagjinasi nerpret lojen tradicionale të kapuçave.
I ditë mrapa t’martes s’lidhunavet  takon me kënë e merkurrja e përhime që ka nji rándsi teper të madhe për Kishen Katolike, sepse fillon koha e Krezhmevet.
Kèt ditë secilli dukagjinas e ka shum’ përzemër, dhe  si zakon i trash’guem brez mas brezit edhe n’kohen e diktaturës së eger komuniste para-ardhsit tonë, gjyshat e gjyshet tona, janë denjue e nuk ka hanger bylmet e as mish, » kanë majt« simas ligj’s Kishës e simas adetit t’vènit.
Me të mërkurren e përhime fillon koha mâ e fortë liturgjike për Kishen, qi karakterizohet prej vuejtjeve, por tashmá me nji esencë krejtësisht tjeter, vuejtjet e shndrrueme prej Shpirtit Shéjt në mjet shelbimi për njerzimin.
Tre elementet përfaqësues të k’saj kohe të shëjtë që Kisha ja kshillon secillit njeri janë: urata, pènesa dhe agjërimi.
Tuj e lutë Zotin, tuj bâ pènese per m’katet e bâme dhe tuj màjte për me kujtue munimet qe Krishti i ka pasë giate jetës së tij, âsht m’nyra mâ e mirë për me e përgatit shpirtin tonë për pritjen e  rinjalljes së Zotit tonë Jezu Krishtit në zemrat tona, ne familjet tona dhe në shoqninë tonë.
Për shtatë javë rresht bâhet udha e krygj’s për me kujtue kalvaret e  Krishtit, mrapa i bjen me kënë festa e rinjalljes, Pashk’t.
Pashk’t janë festa mâ e madhe e t’kshtënit. Festa e Pashk’ve âsht kënë lutë prej hebrejvet edhe t’para se me dèk’ Jezusi e me u rinjall, por Pashk’t at’her kanë pasë nji kuptim tjetër që nuk âsht i njàjtë me kuptimin që e kanë mârrë pas dèk’s së Krishtit, biri i Zotit i mishnuem në natyren njërzore e ka plotesu, i ka dhanë nji kuptim teologjik - shelbues festës së Pashk’ve me dèk’n e tij ne Kryq dhe me rinjalljen e tij të tretën ditë, fakt unik dhe i papërsëritshem në historinë e njerzimit. Prâ ky kryq i gjakosun më gjak hyjnor âsht bâ mjet p’shtimit për njerzit. Dikur motit burri i dukagjinit tuj e kthye marë nji’kyt Kryq t’Krishtit n’prani t’fratit, e t’burrave tjerë t’përmëndun t’Dukagjinit e t’bajrakve tjerë t’Verit ka falë gjakun e vllaut apo t’djalit. Tash po m’kujtohet edhe shprehja shum’ e perdorun n’Dukagjin “ krygja e krishtit kjoftë”, prâ njiky âsht Dukagjini i kryqit e kryqi i’t’dukagjinasit.
Kuptimi i Pashk’ve për hebrejt përmbledh historinë e dashnisë së Zotit për popullin e zgjedhun Izraelin, lirimin nga skllavëria e Egjiptit dhe dhantinë e madhe,  Token e Premtueme. Pashkë ne giùhen hebreje d.m.th kalim, prâ hebrejt kujtojne kalimin nga Egjipti në tokën e premtume, kalimin nga skllaveria në liri.
Kurse për t’kshtën’t Pashk’t kanë nji kuptim shum’ mâ të gjanë dhe mâ të plotë.
Të gjith mistëri pashk’vor dèke e rinjallje përfshihet në këto fjalë: fitore mi dèken.
Në kryq Jezusi ka fitue “dèken shpirtnore”  dmth m’katin, egoizmin, urrejtjen, hakmarrjen, logjiken e dallashtë që na çon me mrojte veten tonë pa të drejt’ dhe me ju pergjegj t’keqes me t’keqe. Me rinjalljen Krishti ka fitue mì “dèken fizike”, dmth materializmin e tepruem të njerzve. Kjo âsht festa e pashk’ve për t’kshtënin dhe për dukagjinasin e vërtetë. Rrapsodi dukagjinas Nue Shytani në nji prej kângve të tij thotë:
“fenë e Krishtit kam për hise nuk e nrroj as me çifligje”; rrapsodi tjeter dukagjinas Mhill Çuni në kângen e Qerim Delisë thotë:  “âsht kollaj me fole me goje me fe t’Krishtit z’bâhet loje”; nersa kangtari Gjovalin Shani n’kângen e Papës thotë kto fjalë: “Papë Vojtila kjosh bekue, shpirti yt si pllum i shkrue,  fluturove n’at përpjet, nanë Tereza del e t’pret, Jezu Krishti vete u zgjodhi dorë per dorë te dyve u mori”. Rreshta jashtëzakonisht të bukur dhe me nji përmajtje madhështore, janë rreshta si padyshim ta çojnë mishin kokerr, ta rrethqethin trupin, kuptohet, për atë që i lexon në dritën e fesë.
At’ Zef Valentini, në librin e tij të dytë mbi Shqypni shkruen: “Dukagjini âsht Enklave e Kshtenimit”. Në Kishë të Madhe afer elterit të vojnave të shëjta gjinden dy tabela të m’dhàja me ëmnat e kandidatëve që marrin pjesë në gjygjin e kanonizimit të martir’ve shqiptar që u pushkatuan e dhanë shpirtë giatë kohës së diktaturës së egër komuniste, në këtë listë janë edhe dukagjinasit tonë që me lutjet tona të përditshme, me knimin e rruxares si na kanë msue dikur motit gjyshat tonë rreth oxhakut, për shpirtin e tynë, i afrohen edhe një hap mâ shum shpalljes martir të  “Kishës Katolike në Shqypni”.
Faktet e paraqituna në periudha të ndryshme të historisë së Dukagjinit na tregojnë se populli dukagjinas nuk ka pranue me e ndrrue kùrr fenë e Krishtit, as kur ka kënë n’rrezik për jetën e për familjen, as kùr s’ka pasë me hanger e me u vesh, as n’kohë të pushtimit anadollak, as giatë  luftave më shkjaun serbo-malazez as, as, as ....
Kujtoni k’tu Kol’ Mar’ Kolen e Lotajve, nuk due me prùe fakt tjeter se ma merr mëndja secilli e din kush ka kënë e ça ka bâ ky i Lotaj,dritë i baftë shpirti.
Per t’dukagjinasin Pashk’t janë festë gzimi ku t’gjithë ropt e shpisë bashkohen për me festue, ku miqt e dashamir’t takohen me njani tjetrin, falen gjàqe e varre.
T’shtunen e madhe bekohet buka e Pashk’ve prej famullitarit, bekohet pak bukë, pak krypë, pak djath, dy a tri kokrra voe dhe dy tri kokrra qepë të njoma, dhe k’to ushqime t’diellen e Pashkve ndahen per te tanë familjar’t e nji shpijet, si nj’koshin pak rop si nj’koshin shum’, secilli kërkon nji kashatë prej bukës së bekueme, për me fillue me bekim prej Zotit jetën e re të rinjalljes me Krishtin e rinjallun.
T’shtunen e madhe gjyhen edhe vèt e Pashk’ve që hahen diten e fest’s dhe perdoren prej zoj’s shpisë me gostitë miqt si shèj festet, e njà’tje màsi ka kalue do natë e âsht afrue mjesnata shkojn’ sipas muncive me pâ meshen e vigjiljes së Pashk’ve.
Diellen e Pashk’vet n’nadje ma’s’parit çohet zoja e shpisë,  nez zjermin n’oxhak e nis me pjek kafet per te tanë pjestar’t e familjes s’vet, mrapa çohen prej gjumit te tanë, bajnë shèjen e krygj’s e mrapa secilli me rradhë para se me pi kafen e Pashk’vet me munci qi kanë shkojn’ e lahen, shêj kjo e pastrimit fizik, e k’shtu t’pastërt shpirtnisht e t’pastërt fizikisht urojnë njani tjetrit festen e Pashk’vet me kto fjalë: “me shnet Pashka filani” dhe pergjegjia âsht: “shnet e t’mira paç”. Giate dit’s së Pashk’vet bâhen vizita, priten miq e shkohet mik, sofra rrin gjith’her e shtrueme me mezet e Pashk’vet, e fjal’t e rakisë jàn po t’njajtat si nëper festat e tjera fetare: “Kjoftë levdue Krishti, mire se u gjeta, kjo feste shyqyr si u ka n’xane mire e mâ mire mot”.
Urimi jem i zëmres per t’tanë t’kshtën’t qi e festojn ket feste, por n’veçanti per ty o dukagjinas âsht: me Shnet Pashka, e Krishti i rinjallun e rinjalltë zëmren tane me e pasë Pashkë gjithmone e me e takue Zotin gjithmonë e jo vetem diten e fest’s.
Me shnet Pashka o i dukagjinas, shalnjanë, shoshnjanë, pultinas, temalas, shllakas qi n’pagje e n’lufte, n’fushë e n’vrri e ke ruejt FENË E KRISHTIT.
ANTON KADRARI

 

TOPLANA – PJESE AKTIVE E DUKAGJINIT
Unë pata fatin qe një pjese te rinise sime ta kaloj ne fshatin Toplane, midis banoreve, njerëzve te mrekullueshëm te saj. Ajo kohe edhe për mua shërbeu si një shkolle. Atje u burrëruam, u bëme me te ditur, e u bëme me te afte për t’i përballuar vështiruesit e jetës. Për arritjen e këtyre cilësive, merita është e toplanasve, për te cilët gjithnjë i kujtojmë me nostalgji dhe me shume respekt. Prandaj ndjej obligim për te shkruar sadopak për ketë fshat te Dukagjinit.
Toplana është fshati me i skajshëm i Dukagjinit dhe i rrethit te Shkodres, midis tri rretheve: Shkodër,  Puke e Tropojë. Shtrihet ne krahun e djathte te lumit Drin, sot liqeni i Komanit. Kufizohet ne Lindje me rrethin e Pukës, me te cilin e ndan liqeni i Komanit; ne Jug kufizohet me Dushmanin, ne mes te cilëve është lumi i Leqniqes, pjese e poshtme e lumit te Shalës; ne Perëndim kufizohet me fshatrat Molle e Brashte te komunës se Shoshit; kurse  ne Veri kufizohet me fshatin Brise te komunës Lekbibaj, te rrethit Tropojë.
Toplana është vëlla me Shllak e Gash te Tropojës. Bile përballe Toplanes ndodhet një maje mali me emrin maja e Gashit, ne te cilin mendohet se këta vëllezër kane kuvenduar dhe janë ndare njeri me tjetrin, megjithëse ky mal është pjese përbërëse e shtrirjes gjeografike te fshatit Berishe te rrethit Puke.
Ka tri versione për prejardhjen e emrit, toponimit Toplane. Eqrem Çabej dhe Rrok Zojzi thonë se e ka marre emrin nga një top i lanun apo top lende(druri), me te cilët një pjese e banoreve te fshatit janë ne një mendje. Kurse për mua me i pranueshëm është varianti i Fran Lulit, i cili thotë se toponimi Toplane, vjen nga fjala tople – vend i vaket, vend i nxehte, klime te cilën ia imponon lugina e Drinit. Duke pas parasysh emra te ndryshëm vendesh apo rrënojat e 7 kishave me emra shenjtoresh te ndryshëm, arrihet ne përfundimin se fshati Toplane ka qene i banuar shume shekuj me përpara, ndoshta me i banuar se shume fshatra te tjerë te Dukagjinit.
Fisi i Toplanes përbehet nga 10 vllazni, si: Ndrepepaj, Lekaj, Geraj, Bicaj, Malutaj, Gjoklekaj, Gjomicaj, Mertiaj, Kolicaj e Prezhmeshaj. Ndahet ne dy njësi vendore: Katundi e Sërma. Sërma ne fillim ka qene bjeshke e Katundit, ne te cilën ka banore nga te gjitha vllaznite. Toplana gjithnjë ka qene bajrak me vete, duke qene shume aktiv ne historinë e Dukagjinit. Kujtojmë me ketë rast luftën e korrikut te vitit 1910, kundra Shefqet Turgut Pashës, ne te cilën fshati Sterniqe u be e pakalueshme nga heroizmi i luftëtareve toplanas. Po kështu, kujtojmë korrikun e vitit 1915, luftën e popullit te Dukagjinit kundër ushtrive malazeze dhe kushtrimit te kësaj lufte iu përgjigj menjëherë Mark Sadria ne krye te luftëtareve te Toplanes, i cili dha jetën ne mbrojtje te Qafës se Megulles. Heroizmi i tyre është përjetuar edhe ne kënge. Ja disa vargje: Mark Sadria me Toplane / Qafen e Megulles done me xane / Qafen e Megulles done me msy / Se ka ra shkjau me ushtri / Aty trimi kenka vra / Fyt për fyt merthye me shkja / … Ne legjende janë kthyer trimëritë e Col Lulashit, sidomos kundra pushtuesve te nemsese.
Edhe ne luftën Nacional – Çlirimtare, toplanasit morën pjese aktivisht duke filluar qe ne formimin e Çetës Partizane te Dukagjinit, me 5 nëntor 1943 e deri ne formacione duke e quajtur çlirimin e vendit si një domosdoshmëri, pa ditur se çfarë do te vinte pas çlirimit, si: Ndue Micani, Kole Zefi, Ndue Gjeloshi, Ndoc Deda, e te tjerë. Ndue Gjeloshi nga Sërma ra heroikisht ne Peje duke luftuar për çlirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavinë. U desh te kalonin shume vite qe te shpallej “Dëshmor i Atdheut”, se vëllai i tij, Zefi, ishte arratisur sepse ishte kundër regjimit komunist.
Ndue Micani meriton një shkrim te veçante, se përveç dy medaljeve te trimërisë, pati meritën e madhe qe Toplana nuk u dëmtua nga operacionet e viteve te para te mbas çlirimit te vendit. Tek ai ishin gërshetuar si te radhe kush urtia me trimërinë.
Toplanasit gjithnjë janë shquar edhe për frymën e tyre antikomuniste. Ne përpjekje kundra forcave partizane ne nëntor 1944, dhanë jetën Shpend Sadria e Prele Deda. Nga pakënaqësia ndaj regjimit komunist, Zef Gjeloshi u arratis dhe mbas shume kalvareve, përfundoi ne Australi. Toplana beri rezistencën me te madhe se i gjithë Dukagjini tundra kolektivizimit te ekonomisë bujqësore. Pre te realizuar ketë direktive te PPSH, ne ketë fshat u aktivizua e gjithë “makina” shtetërore e rrethit te Shkodres. Me ketë rast, Toplana pati edhe kulakun e pare e te vetëm ne Dukagjin për ketë problem, Pal Dedoshin. Ne Toplane kurrë nuk u be tufëzimi i plote i bagëtive.
Karakteristike ne fshatin Toplane, para viteve 90-te ka qene familja e madhe patriarkale, me një organizim te përkryer ne harmonizimin e detyrave brenda familjes, te cilat kane qene ne zë ne tere Dukagjinin. Te tilla kane qene: Familja e Marash Binakut, Pal Dedoshit,  Gjon Rustemit, Tahir Nikes, Dede Zefit, Kole Gjon Fermosit, Ndue Delise, Pal Hajdarit, e te tjera.
Toplanasit kane qene e janë njerëz shume punëtor. Janë marre me bujqësi e ne veçanti me blegtori, duke pas baze bagëtitë e imta, dhinë. Dallohen, ne mënyre te veçante për pemëtari, sidomos për hardhinë. Vetëm ulliri nuk është kultivuar. Ketë e vërtetojnë dhe mbiemrat e shume me emra pemësh, si: Rrushi, Molla, Dardha, Qershia, e te tjerë. Toplana është e përmendur për cilësinë  e rakisë sepse rrushi aty qe herët ishte ne shume varietete e dalluar nga fshatrat e tjerë te Dukagjinit. Janë mjeshtër te punimit me dru e gur. Vetëm aty, ka kohe qe shef shtëpia me gurë te gdhendur apo me kombinim gurësh dekorativ shumëngjyrësh, si te Zef Smajli, Ndue Gjelosh Leka, Zef Rustemi, e te tjerë. Aq duarartë ka qene Ndue Prendi sa ka arrit me vene dhembe e dhëmballë alumini. Edhe ne Toplane, si ne çdo fshat tjetër, kane hedhur shtat vetit e virtytet me te mira te malësorit, si: bujaria, mikpritja, besa e fjala e dhëne dhe vitaliteti për te përballuar vështirësitë e natyrës. Ketë e shikojë ne çdo familje qe shkoje për vizite ose për te bujtur. Çdo  person qe nuk ishte vendas e ndjente veten si ne shtëpinë e vete, se i krijonin një mjedis mjaft te ngrohte. Kjo mikpritje e madhe e tyre, na e zvogëlonte mërzinë, se duke qene larg familjes ajo ishte e pashmangshme. Kuadrot e ekonomisë dhe te dhënies se mësimit për 50 vjet nuk kane qene te pakte ne ketë fshat, dhe megjithatë, ata asnjë here nuk e kursyen dashurinë dhe mikpritjen për ta. Ishte për tu habitur për kërkesat e tyre ndaj dijes. Megjithëse fshat i izoluar, larg  rrjetit te zhvillimit, ishin shume arsimdashës. Kishte me dhjetëra nxënës me përparim te larte ne mësime, fale dhuntisë natyrore, interesimit te prindërve te tyre, por edhe punës plote përkushtim te mësuesve qe punuan me aq dashuri dhe pasion ne ketë fshat te thelle te Dukagjinit, prej te cilëve deri vone nuk kishte asnjë vendas, si: Zef Fusha, Zef Livadhi, Kole Çardaku, Fran Luli, Elizabeta Luli, Seit Hasani, Baqir Malja, Fran Dardha, Ndue Kroni, Ilmi Guri, Martin Arra, Gjelosh Ndreshaj, Agim Faslia, Lazer Logu, Lorenc Mosi, Nikoll Gjoka, e te tjerë derisa u përgatiten mësuesit vendas qe e çuan akoma me përpara arsimin ne ketë fshat, si: Shtjefen Zyla, Mire Molla, Tule Ahu, Pjeter Aroni, Nike Germusha, Kole Larushku, Pellumb Guraleci, Sokol Kapaj, Rushe Qarri, Age Molla, e te tjerë. Edhe ne sektorin e ekonomisë kishte arritje, fale ndjenjës se punës qe i karakterizonte toplanasit, drejtimit te mire te kuadrit ekonomik, si: Nike Gjoni, Pal Nika, Pal Kola, Xhemal Bushi, e te tjerë ne harmoni te plote me kuadrin vendas, ishin ne pararoje ne kryerjen e detyrave ekonomike deri edhe ne shkalle krahine.
Ne elitën e intelektualeve te Dukagjinit ka edhe nga Toplana, te cilët kudo qe kane punuar janë dalluar për përkushtim ne pune dhe nivel shkencor ne drejtim. Te tille janë mjeket e nderuar Pal e Fran Kapaj, mjeku Lulash Aroni, mësuesi e juristi Shtjefen Zyla, tekniku i pyjeve Martin Ahu, ekonomistet Dede Kroni e Kole Guri, e te tjerë.
Edhe ne Toplane emigrimi dhe migrimi bene punen e tyre. Pavarësisht nga përmirësimet ne infrastrukture me ndërtimin e hidrocentralit te Komanit, Toplana kishte më arsye se fshatrat e tjerë te Dukagjinit me u braktise fshati dhe për te kërkuar një jete me te mire sepse ka qene fshati me i izoluar. Ne vitin 1990 ne Toplane kane jetuar 108 familje, prej te cilave 67 ne Katund dhe 41 ne  Serme, kurse ne dimrin e sivjetshëm jetuan vetëm 31 familje, dhe këto te gjitha ne Katund, ndërsa ne Serme ka disa vjet qe nuk banon asnjë familje, bile as ne Vere nuk dalin, qe për mendimin tim, kush ka mundësi nuk e ka drejte një qëndrim te tille ndaj fshatit te tyre. Kurse katundësit e toplanes duhen përgëzuar qe nuk e kane braktisur plotësisht vendlindjen e tyre ne krahasim me banoret e fshatrave te tjera te Dukagjinit. Duke qene shume punëtore e vital, toplanasit kudo qe janë vendosur për një jete me te mire ne fushe apo zona urbane, bëjnë diferencën ne ndërtimin e shtëpive e mjediseve rreth tyre.
Ne biznesin e Shkodres e me gjere e thone fjalën e tyre edhe biznesmenët toplanas, si: vëllezërit Bale e Gjergj Fermosi, Tome Arra, Fran Molla, Pashko Larushku, Gjin Kapaj, e te tjerë. Paraqita vetëm një “pike ujë” ne “detin” e madhështisë se fshatit Toplane, si një pjese shume aktive e Dukagjinit, duke e quajtur fillimin e një pune studimore, hulumtuese e shkencore qe mund te behet ne te ardhmen sepse është i pastudiuar, sidomos nga vendasit ne bashkëpunim me studiues te fushave te ndryshme: te historisë, te arkeologjisë, e te tjera për te hedhur drite mbi ketë vend me shume vlera.
Shpreh bindjen se ky fshat me vlera turistike, historike e kulturore nuk do te braktiset! Ai do te ripopullohet për tu shfrytëzuar për këto vlera, se edhe ka një te ardhme te ndritur, pasi se shpejti andej do te kaloje superstrada, korridori i Alpeve: Shëngjin – Vaudejes – Koman – Toplane – Lekbibaj – Fierzë – Tropojë – Gjakove. Toplanen se shpejti do ta shohim te begate dhe do te na nxisë te shkojmë, jo vetëm bijat e bijtë e tij, por edhe ne për ta vizituar dhe ndenjur, qofte edhe për një kohe te shkurtër.
PRELE SHYTANI
O udhëtar që shkon në Shkodër,
mos ndalo aty, vazhdo të ecësh më lart dhe vetëm
atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra. “
Indro Montanelli

DUKAGJINI IM
Gjeografikisht ajo krahine qe sot njihet me emrin Dukagjin është e lidhur me tre relieve malore qe thyhen madhërishëm me dy dege te lumit Drin. Këto dy dege kane mbledhur ujërat e shpateve hyjnore te maleve duke ndihmuar qe qyteti i Shkodrës dhe banoret rreth tij ta bëjnë të mundur jetën e tyre. Së bashku me ujin ata kane sjelle poshtë edhe virtytet e cilësitë me te mira te popullit, kane sjelle poshtë mbrojtësit e lirisë dhe te ekzistencës se kombit, por dhe kane mundësuar mbijetesën, kur hordhitë e huaja qe nga ato barbare e deri tek me modernet, kane shkretuar dhe janë munduar ta shfytyrojnë ketë vend. Lidhja me te tjerët behet nëpërmjet qafave te larta dhe grykave te thella. Emrat e këtyre qafave janë e Pejës, e Valbonës, e Agrit, e Thanës, e T’Thores dhe e Bishkazit te cilat lidhen ndërmjet tyre me male dhe vargmale mbi 2000 metra, qe i qëndrojnë si kurore. Ndërpriten nga dy lumenj te vegjël  duke krijuar kanione te mrekullueshme si ai i Brisё deri sa lumi i Shalës lidhet me  Drinin, ndërsa Kiri lëshohet ne fushe ne kanionin e Urës se Shtrenjte (se Shtërngushme). Ne ketë krahine nuk arrin ne mënyre te thjeshte, te ëmbël, me fusha e pastaj kodra për te arritur tek malet, si kudo. Si një Murë Kinez te përplasen ne fytyrë kreshtat e vargmaleve, shpërthejnë maja te larta qe shkëlqejnë si smerald.  Sillesh rrotull tyre dhe vetëm nga vendi i duhur mund te hysh ne brendësinë e luginave te gjelberta. Atëherë e kupton se si e ruajnë prestigjin e tyre njerëzit, malet, pemët, gurët dhe gjithçka tjetër qe gjendet ne ketë vend.
Si një vend strategjik  dhe i mbrojtur mire  gjeografikisht kjo treve ka shërbyer me shume se një here si strehe për te tjerët, te cilët duke siguruar mbijetesën ne gjirin e saj, me pas janë kthyer ne banore te përhershëm duke i dhëne emrin e tyre kësaj krahine. Kjo treve është Ilire. Banoret e pare te saj kane lëne shenjat e tyre qe dhe sot lexohen qe nga shekulli i X-te Para Krishtit. Dhe pastaj gjithçka rrjedh si e gjithë historia e vendit tone. Vine Romaket dhe me ta behet lufte.  Vine barbaret e përsëri tërhiqen ne strehimin e tyre. Shtrihen përsëri dhe përsëri vine pushtuesit e radhës qe ishin Serbet. Përsëri lufte dhe tërheqje ne strehën e tyre homerike. Pastaj vjen një nga periudhat me te lavdishme te kësaj treve. Formohet principata e Pultit. Ne krye te saj është familja e Spaneve. Shkrues dhe historiane te huaj e përmendin qe nga shekulli i IX-te. Thollozi shkruan:” Ne shekullin e XII, Pulti thirrej  krejt vendi prej Liqenit te Shkodrës e deri ne Drin te Bardhe”, Shuflai e përcakton si krahine qe shtrihet mbi Drin nga liqeni deri ne Drinin e Bardhe. Ne shekullin e XV-te ne krye te kësaj principate ishte Pjeter Spani i cili ishte i fuqishëm po aq sa Dukagjinët, Kastriotet, Topijajt, Komnenet, etj. Tashme kishte ardhur një armik i ri, Turqia. Përkrah Skënderbeut u përleshen me armikun dhe luftëtarët e Pjeter Spanit. Ndoshta ishin herët e fundit kur kjo principate me një shtrirje te gjere luftonte e organizuar ne rresht me trevat me te përzgjedhura e te fuqishme te kësaj toke qe ne e kemi atdheun tone, Shqipërinë. Rënia e Shkodrës beri qe përsëri banoret e kësaj treve te tërhiqen ne grykat e tyre e bashke me ta, sipas Barletit, dhe qytetare e te tjerë qe kishin me te shtrenjte se çdo gjë lirinë. Si te gjitha krahinat e tjera edhe Pulti beri qëndrese. Filloi përsëri te “rrudhej”. Nga ana lindore, ne rrafshin e Dukagjinit njerëzit iu ngjiten maleve dhe nga ana jugore prej bregut te liqenit iu ngjiten maleve. Diku kaluan qafen e Pejës, diku te Bishkazit dhe ne zemër te krahinës se Pultit u përqendruan njerëzit e lire. Është pikërisht ajo qe sot quhet Dukagjin. U quajt kështu sepse erdhën edhe nga te përtej Drinit ato qe ishin dukagjinasit e vërtete, pasardhësit e dukagjineve. Sot mund t`i duket e çuditshme t`i thuash një lezhjani, një mirditori e aq me shume një prishtinasi, dukagjinas. Megjithëse diku pak kilometra larg Prishtinës ne Ulpjane, jetoi Leke Dukagjini. Ishte një sulltan me emrin Sulejman El Kanun qe e quajti ketë zone Dukagjin. Ky emër i ri dalëngadalë e zëvendësoi emrin e vjetër Pult, bile ne mënyre te çuditshme disa e përdorin si emër poshtërues e mospërfillës.
S’ka rendësi nëse është Pulti apo Dukagjini. Ato ishin njësoj. Te dy palët ishin shqiptare te lire te një vendi te lire qe ruajtën një Shqipëri, si te themi, jashtë kohës, as te vjetër e as te re, por Shqipërinë e vërtete, atë qe shume studiues te huaj e quajnë “Shqipëria e vjetër”. Një nga pjesët e saj me vitale e njerëzore, me kuptimplote e cila gjithnjë ishte e prirur për te rindërtuar vetveten ne kuptimin perëndimor te fjalës, shans qe i erdhi vone. E gjithë kjo periudhe ishte dhe është një përplasje e elementit tradicional e kryeneç me atë qe e quajnë modernitet. Them se është unikal ne Evrope. Ky vend e kishte një ligj qe për kohen mund te krahasohej me më te zhvilluarat vende, ishte një popull i lire i cili s`e ndante forcën nga mirësia, ishte plot fantazi ( Mitër Kola punoi me trung dardhe një top për te luftuar turqit). Atje kishte një organizim aristokratik qe tani është jashtë kohe por qe ishte i tille, dhe sigurisht ai do te zhduket vetëm atëherë kur marrëdhëniet shoqërore qe e përligjin atë te mos ekzistojnë me. Malësorin, ose siç duan ta quajnë sot me mospërfillje, malokun, nuk arrijnë ta kuptojnë ata te cilët shoqëria e stërmadhe e sotme i ka zvogëluar i ka bere qenie moderne. Po t`i njohësh mire ve ne dyshim shume koncepte qe shoqëria sot i kultivon, fillon e te velet mënyra e jetesës me te gjithë gjykimin tënd moral e civil, duket sikur përmbysen kodet e jetës nga pakuptueshmëria humane e tyre, ve ne diskutim progresin dhe qytetërimin, duket sikur e sheh jetën ne misterin e saj me te thelle dhe bëhesh gati te mohosh  gjithçka qe shoqëria ka bere për te ndërtuar atë qe quhet bota jone. “Secili prej tyre, kur lind, vë kandidaturën për pavdekshmëri” thotë Montanelli. Për ketë, ai me shume se asgjë tjetër kërkon dhe lufton te ruaje personalitetin e tij. Sot ne mjedisin ku ata kane hyre e kane te vështire t`i nderojnë e aq me zor t`i ruajnë dhe t`i kultivojnë ato cilësi me te cilat janë mësuar. Për ta te gjitha janë te vështira. Ne jetën ideale secili nga ne dëshiron te jete vetvetja, fisnik dhe i varfër, i ndershëm dhe krenar, trim dhe poet, te ndaje te mirën nga e keqja, te mos ndaje forcën nga mirësia, te ruaje dobësinë nga ligësia, te doje pa fjale por me vetëmohim, e ndoshta edhe te tjera, por secili e kupton se sa e pamundur është. Kështu është. Por te paktën te mos i shajmë.
Sot ne te dyja luginat duket sikur po mbyllet jeta e bashke me te një histori e lashte sa vete njerëzimi. Dhe ata qe vazhdojnë te jetojnë atje, rrezikohen nga rruga e makinës qe po u merr jetën. Ndoshta duhet t`u kthehen qafave. Përsëri atje lind një diell i shkëlqyer, e mëngjeseve te mjegullta rrezet e diellit luajnë përmes degëve te drurëve shekullore, e ngrohen farat e bimëve te reja qe do te lulëzojnë, e  se bashku me to duket se ngrohin edhe farërat e një jete qe shekujt e shkruan ne këto male.
LEDIA DUSHI

Vinçenc Prennushi, poet i qytetit te vet

At’ Vinçenc Prennushi (kompozita e Pren Nushi) ka lindur me 4 shtator 1885 ne Rus te Shkodrës. Kola (emri i pagëzimit te At Vinçencit) ishte fëmija me i madh ne familjen e tij. Shkollën fillore dhe te mesme i kryen ne Shkodër. I vazhdoi studimet ne Austri për filozofi e teologji. Pati rezultate te shkëlqyera. Pasi u shugurua meshtar ne vitin 1908, u kthye ne Shkodër. Bashkëpunon me revistat e gazetat e kohës “Elçija e Zemrës se Jezu Krishtit“, “Zani i Shna Ndout“, “Hylli i Dritës“, “Posta e Shqypnis“, “Ora e Maleve“ etj.
Qe ne debutimet e tij te para ne shtyp, si poet e gazetar njëkohësisht, tërhoqi vëmendjen e njerëzve te letrave.
Vepra e tij e pare „Rrënimet e Jerusalemit“ (ne dorëshkrim) i përket vitit 1904 por i humbi gjate trazirave ne Shkodër. Ne Sarajeve botoi librin “Visari kombtar - Kange popullore gegnishte” (1911), vlerësuar nga personalitete te vendit dhe te huaj. Me 1914 e njohim At Prennushin si dramaturg përmes “Prej robnije ne liri”, pjese e cila u luajt nga vajzat e shoqërisë “Bijat e Marise”, Shkodër. Ky sukses i pare, do te behet i dyte ne vitin 1919 me dramën “E tradhetuemja” (përkthim i përshtatur nga Roland) te cilën e vuri ne skene ne shkollën Françeskane. Ne vitin 1916 boton « Një lule miradijet mbi lter te Shna Ndout », libër mbi praktikimin e riteve fetare. Janë tre libra qe boton ne vitin 1918 : “Fjala e Zotit zhvillue nder te dielle te motmotit”,“Vorri i fratit. 1718-1918”, “Grueja Shqyptare”.
Ne disa detyra, e shohim Prennushin zëvendës te Fishtës. Konkretisht, u be drejtor i “Hyllit te Dritës“ pas Fishtës; kur Fishta u largua për veprimtari politike, Prennushi drejtoi Shtypshkronjën Françeskane për 11 vjet.
Me 1920 u emërua drejtor i Kolegjit Françeskan. Për disa vite drejtoi shoqërinë fetare ”Bijat e Marise“. Iu kërkua t’i futej aktivitetit politik por Prennushi refuzoi.
Librin me novela “Kungimi i pare. Fe e heroizëm” do ta botoje ne vitin 1922, gjithashtu edhe prozën poetike “Hijeve te Cukalit”. Me këto shkrime, nis te dallohet për mënyrën e veçante te të shkruarit, gjë qe ia vunë ne pah mjaft shkrimtare te kohës.
Kryeveprën e vet, “Gjeth e lule” (poezi), Prennushi e botoi ne vitin 1924 (e ribotoi ne 1931). Sipas studiuesit Alfred Çapaliku, serish i vetmi qe ka hartuar je monografi mbi Prennushin, është një studiues i huaj ai qe iu bën jehone i pari lirikave te veçanta te Prennushit.
“At’ Prennushi asht poeti sidomos i sendeve te tanë njomsi e përmallim […]Nuk asht si D. Mjeda, qi vjershat i ka fort ma te punueme, por nepet mas rrymës klasike; At’ Prennushi rriedhte prej popullit e interpreton popullin sado qi populli nuk i paraqet  kto ndiesi për posë se ne jetën intime. Viti 1925 është vit botimesh për Prennushin:Botimi i plote i romanit “Fabiola e kisha nen dhe e mbi dhe” i Wiseman-it; “Urate mbretneshes se Shenjtës Rruzare te Pompeit”; “Java e madhe” dhe “Bijat me Nanen”, te dy libra fetare; dy libra te holle poetike “Lumnit e Kalvarit e dhunit e paganizmit” dhe “N’Agape”.(1926)
“Sh’ Françesku i Azisit” është një vepër agiografike (Alfred Çapaliku), te cilën e botoi me 1927 dhe vitin tjetër botoi “Fjala e Zotit zhvillue popullit nder te Dielle e Kremte te motmotit”. Ne vitin 1929 boton librin “Françeskaneve te Shqipërisë”. Ne 1931 boton dramën “Prej robnije ne liri” dhe riboton dramën “E tradhetuemja”. Dy vite me vone boton dy vëllimet e romanit “Quo vadis?..” te Sienkiewicz-it, te cilin e kishte përkthyer vete.
Ne vitin 1936 u emërua Ipeshkëv i Sapes. Ky emërim i merituar pati jehone ne shtyp, ku mjaft organe i rezervuan Prennushit hapësire te konsiderueshme ne faqet e tyre, jo vetëm si njeri i përkushtuar i fesë por edhe si shkrimtar. Shkruajten për te: Gaetano Petrotta, At Justin Rrota, Ernest Koliqi, Eqrem Çabej etj.
Përgjegjësitë e marra përsipër nuk e penguan Prennushin te përktheje. Ne vitin 1939 boton “Burgjet e mia” te Silvio Pelikos.
Ne vitin 1940 u emërua Arqipeshkëv i Durrësit. Gjate kësaj detyre, boton mjaft vepra fetare si: “Shejti At Pape”, “Papa e Pagja”, “Uzdaje ne Zotin” etj. Për pak kohe (1946-1947) është kreu i Kishës Katolike Shqiptare sepse ne shkurt te ’47-ës arrestohet. Emri i tij vazhdimisht ndyhet. Ne historinë e letërsisë shqiptare vlerësohet me kritere skajsisht jashteletrare,
“… Vinçens Prennushi dhe shkrimtare te tjerë te klerit katolik etiketohen si agresive ne ide; prepotente dhe arrogante ne stil, si dhe përgatitës terreni për pushtimin fashist. Por për fat G. Schiro tek “Storia della letteratura albanese” […] dhe “Grande dizionario enciclopedico”[…] botuar ne Torino 1971, ia kishin bere portretizimin PRENNUSHI-t krejt ndryshe, balta ishte fshire dhe kishte dale ari…”
Shoku i tij i burgut Arshi Pipa kujton çastin kur Prennushi priste vendimin e trupit gjykues:
“Përpara meje asht nji burrë me flokë, me flokë te bardhe, i mbledhun kruspull, i veshun me një mantel te zi te dalun boje. Nuk ka lëviz gjithë kohen. Lëvizte ne thirrje te nji emni: Vinçenc Prennushi! Ngrihet ngadalë, mundshëm, dhe ulet mandej pa thane nji fjale. Prokurori lexon pretencën e te pandehunit. Akuzat jan krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret [...] anmik i popullit [...] fashist [...] klerik reaksionar, agjent i Vatikanit. Ne fund kërkimi i dënimit: njizet vjet [...] Ne fjalën e fundit Imzot Prennushi thotë me za te ramë: “Nuk i kam dashtë kujt te keqen. Jam mundue me ba mire.”
Kur ne vitin 1928 Prennushi merr 3 profeci nga shenjtorja Tereza Neumann, iu pat pranuar te afërmve realizimin e dy te parave, për te thëne për te treten: “Ku ta marr atë fat te vdes si martir i fesë, po nuk mund ta mendoj se ne ç’rrethana.”
Dhe vërtet, vdiq i tille dhe, rrethanat ishin te paimagjinueshme e te papranueshme për një emër si At Vinçenc Prennushi.

I pranëvënë me Fishtën

Thuajse te gjithë ata qe shkruajten për Prennushin, kane përmendur bri tij emrin e Gjergj Fishtës, me apo pa argumentime arsyesh. Te shohim se si janë pranëvëne këto dy figura tek studiues te ndryshëm:
-“...ndërsa Fishta na çfaqet me fuqinë e viganit te Malsis s’one, Prennushi te pret me dhelen e ngjyravet qi ai rreshton here te buta, here te forta [...] Ne te parin ndjejmë fuqin vulkanike te majavet te Malsis se Shkodres, ne te dytin i njëjti frymëzim len m’anesh fjalën e forte...”
- “Ne gjuhen shqipe janë ribotuem veprat e Naim Frasherit dhe t’At Gjergj Fishtës, ketyne poetenve qi na nderojnë me prodhimet e veta letrare [...] Simjet u pa nevoja te ribotohet edhe libri “Gjeth e lule” i At Vinçenc Prennushit, mbasi kopjet e botimit te pare nuk gjinden ma.”
- “Mjeshtër i fjalës poetike, poet me një konceptim poetik çfarë ishte Gjergj Fishta, Bernardin Palaj e ndonjë tjetër, Vinçenc Prennushi mbetet edhe sot e kësaj dite shembull i përpunimit te vargut e te vjershës.”
- “P. Gjergj Fishta, temperament epik e satirik [...] P. Vinçenc Prennushi përkundër ka një shpirt melankolik...”
-“Me vezhgue substratin e botes se Poetit (Prennushi-shen.im. A. F.) gjinden gjurmat e shkrimtareve para tij, sidomos udhëheqjet e Fishtës. [...] Fishta e shpirtëzoi frymën kalorse nordike [...] e me nji gjuhe burrneshe. Kjo bote qe e guximshme për temperamentin melankolik te Prennushit.”
Gjate gjithë shkrimit te tij, Kole Ashta i meshon fort ndikimit dhe lidhjes se Fishtës me Prennushin.
- “Është një vëllim poetik (Gjeth e lule- shen.im- A. F.) qe e paraqet autorin e tij me një përkushtim fishtian ndaj atdheut.”
Gjithashtu, pranëvënie te tilla janë pare edhe tek shkrime nga: Justin Rrota, Eqrem Çabej, Fulvio Cardignano, Gjergj Zheji, Gaetano Petrota etj.  rev. Jeta e Re, po ai numer, fq.  [...]nder ka nje shpirt melankolik..."eter, Vincenc Pren

Kush shkruan për Prennushin?

Alfred Çapaliku është i vetmi gjer tani, i cili ka hartuar një monografi për Vinçenc Prennushin. Ne hyrjen e këtij libri ai tregon:
“Për Prennushin është shkruar qe ne gjallje […] Aradha e studiuesve te tij mund te ndahet ne tri brezni […] Brezi i pare qe u muar me Prennushin deri me 1944 ishte miks (shqiptare e te huaj). Shkrimet mbi te nisin qe prej 1913-ës nga Fishta, për te vazhduar me Lambertzin, Floqin, Maleshoven, Nivicen, Sirdanin, Mjeden, Cordignanon, Rroten, Muzaken, Petrottan, Gurakuqin, Gjylbegun, Konicen etj. […] Brezi i dyte i studiuesve, prej 1944-1990 veproi ne diaspore: Koliqi, Schiroi, Pipa […] Brezi i trete i studiuesve pas 1990-ës e këtej përbehet prej Elsie, Plasari, Zheji, Marku, Prennushi, Çapaliku, Ahmeti etj.”
Sipas Çapalikut, “vështirësitë për gjetjen, seleksionimin, studimin analitik te letrave te Prennushit kane qene serioze. Asnjë biblioteke ne Shqipëri nuk e ka opusin e plote te Prennushit.”
Ne monografinë mbi Prennushin, studiuesi Alfred Çapaliku, ka bere ketë ndarje: - jeta –publicisti – poeti – folkloristi -
dte dy libra fetare.Prennushi ne teatër - shkrimtari ekleziastik - përkthyesi, duke shtuar edhe disa konkluzione dhe ç’është me e rëndësishmja, një bibliografi te plote te shkrimeve te Vinçenc Prennushit si dhe për Prennushin.
Lidhja e këtij studiuesi me Prennushin duket se është bere aq e forte, sa librin e tij e hap me ketë poezi:

Takim me Vincenc Prennushin. In memoriam

“Unë jam i zotit! Qiellin a mund t’ma pritsh? » / Gegnishtja e ndalur jehonte ilirisht / Dhe kumti flatroi mes yjesh pa u fikur, / pas çastit vdekatar sa shpejt kishe rilindur.

Te vinte era lule, i veshuri me gjeth / Mbi krye shenjtërisht po te shndriste një rreth,
ne kohen e amshimit nuk ishe dikushi, / por vete ëmbëlsia Poeti Prennushi.
(shkruar ne vitin 1995)
* * *
Ndërsa revista letrare “Jeta e Re”, qe del ne Kosove, numrin e saj te katërt, te vitit 2000 ia ka kushtuar tërësisht shkodranit Vinçenc Prennushi. Numri është përgatitur nga Hasan Hasani dhe ne te gjenden këto shkrime, ku po japim edhe vitin kur janë shkruar: Stefan Shundi- Vinçenc Prennushi(1941). Vinçenc Prennushi - Gjeth e lule(1932). Gjon Muzaka - At Vinçenc Prennushi ne vjershat e tija melankolike(1928). Filip Fishta - Kan mrrijte ne drejtim t’one(1931). Karl Gurakuqi - Gjeth e lule(1931). Kole Ashta - Bota lirike e Prennushit(1940). Alfred Çapaliku - Poeti Vinçenc Prennushi(1996). A. Kasoruha - G. Mikunko - Poezia e Vinçenc Prennushit(1993). Bajram Kosumi - Vinçenc Prennushi dhe poezia popullore(1997). Kristo Floqi - Dramatologji: “E tradhetuemja”(1919). Gjergj Zheji - “A del për mue pranvera?…”. Ramiz Kelmendi - Vinçenc Prendushi autor i manifestit te pare te demokracisë(1995). Rudolf Marku - Vinçenc Prennushi - një udhëtim nga Buzuku deri...Stefan Çapaliku - At Vinçenc Prennushi poet i qytetit te vet(1991). Mikel Prennushi - Tre momente nga jeta e martirit…(1993). Hasan Hasani - I shejti engjell fjale(2000). Arshi Pipa - Kujtime mbi Vinçenc Prennushin(1992). Zef Pllumi - Shkrimtari, kleriku, njeriu. Aurel Plasari - Qielli tjetër i Vinçenc Prennushit. Vinçenc Prennushi - Poezia popullore e Goethes-s(1932). Sinan Gashi - Poezia e Vinçenc Prennushit(1998). Isak Ahmeti - Vinçenc Prennushi(1995). Alfred Çapaliku - Bibliografia e përgjithshme (1996).
Për Vinçenc Prennushin duhen mbushur edhe shume faqe me studime pasi ka ende për te thëne sepse “dinjiteti kishtar i Vinçenc Prennushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nen prizmen e atdhetarizmit shqiptar, i jep fytyrës se tij nji randsi madhore ne radhët e përfaqësuesve te Kombit.”

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat