part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 50

Nga tradita shkodrane. Shtëpitë karakteristike shkodrane

Një element shumë i rëndësishëm dhe mjaft tërheqës është fakti se qyteti i Shkodrës ka një numër të konsiderueshëm shtëpish karakteristike, që janë ruajtur si pasoje e historive që mbartin. Banesa shkodrane bën pjesë në tipin e banesave shqiptare të shtëpisë me çardak, dallohet për dhomat e saj, për kombinimet dhe gdhendjet me dru, për oxhaqet, ballkonet, tavanet dekorative, raftet etj. Është ndërtesë e madhe dykatëshe me çati shumë të dalur. Tipike për oborret e shtëpive shkodrane ishin edhe kopshtet me lule shumëngjyrëshe.
Shkodra ka mbi 82  shtëpi karakteristike, një pjesë e të cilave ruhet nga shteti, por duhet theksuar fakti se disa nga këto shtëpi janë drejt degradimit.
Më poshtë po paraqes dhe disa nga këto shtëpi: * Shtëpia e Oso Kukës, *Shtëpia e Pashko Vasës
* Shtëpia e Daut Boriçit, * Shtëpia e Ramadan Hodo Sokolit, * Shtëpia e Roza Sumës, * Shtëpia e Tahir Gjylbegut, * Shtëpia e Ragip Gjylit, * Shtëpia e Angjelin Shirokës, * Shtëpia e Darragjatëve,
* Shtëpia e Kakarriqëve  etj.
Oborri tradicional i shtëpisë shkodrane.
Sot në Shkodër nuk ekzistojnë oborret e vërteta tradicionale me të gjithë elementet e karakteristikat përkatëse. Në mbi 110 oborre konstatohen transformime dhe ndryshime drastike. Sa vlera turistike do të kishte Shkodra sikur e vjetra të ruhej e të restaurohej dhe çdo gjë e re me ndërtesa shumëkatëshe të ndërtohej në hapësira të lira kryesisht në periferi, kështu do të kishte një urbanistike interesante, sikurse e  kane qytetet evropiane. “Blej një shpi në Rus qe t’ket një man e një pus” (A. Parruca - Shkodra, bastioni i qytetërimit shqiptar)
Pavarësisht nga gjendja ekonomike, pothuajse të gjithë banesat kishin pusin e vet. Ai  përfaqëson një nga elementet bazë të oborreve. Gryka e pusit mundohej të bëhej sa më e bukur nga çdo shtëpi. Shpesh tregtarët i porosisnin jashtë shteti, zakonisht në Venedik.
Këngët dhe humori shkodran
Kënga shkodrane pasqyron momente të ndryshme të jetës së njeriut. Repertori i këngës popullore shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm. Në këtë repertor, krahas valleve, një vend të veçantë zënë këngët e ahengut, të cilat janë kënduar këmbëturqisht, ku në dhomat e mëdha të shtëpive grumbulloheshin vetëm burrat e dëgjonin aheng ndërsa gratë e fëmijët e ndiqnin nga disa dritare. Humori është një tjetër element identifikues për shkodranët. Janë të përmendur kudo nëpër Shqipëri personazhet humoristike që mbanin vendlindje Shkodrën. Dikur nëpër biseda miqsh apo nëpër estrada ndërmarrjesh, sot humori shkodran gjen realizim nga estrada profesioniste e Shkodrës, e mirënjohur jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë por edhe jashtë saj.
Tradita sportive
Është përmendur edhe në faqet e para të këtij punimi se evenimentet e para por edhe me të rëndësishme sportive kanë pasur zanafillë në Shkodër. Nisur nga kjo, sporti zë një vend të rëndësishëm në jetën shkodrane. Shkodra nuk është e dalluar vetëm në sportin e futbollit por edhe në çiklizëm, peshëngritje, boks, basketboll, volejboll etj.
Qendrat sportive që ndodhen në qytetin e Shkodrës janë: 1- Stadiumi “Loro Boriçi”, 2- Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” , 3- Klubi shumë  sportësh “Vllaznia “
Tradita e tregtisë.
Tradita e popullit shkodran për t´u marrë me tregti dëshmohet nga funksionimi që në vitet 1807 i Pazarit të Vjetër.
Pazari i vjetër
Për Pazarin e Shkodrës është shkruar nga shumë autorë të huaj e vendas. Pazari ishte i vendosur kryesisht në një fushë të ulët  rrëzë pjesës perëndimore të kalasë së Rozafës, në krahun e majtë të burimit të Bunës pikërisht  ku edhe sot natyrshëm  quhet Pazari i Vjetër. Pazari kishte formë të çrregullt, shtrihej në drejtim jug-perëndim dhe veri –lindje, me gjatësi 950 m dhe gjerësi 65m në kryepazar deri në 320 m në drejtim të Urës së Bunës. Në Pazar ishte edhe Bexhisteni, me 63 dyqane dykatëshe, i ndërtuar në vitet 1807-1808 nga Ibrahim Pashe Bushati. Në të shiteshin sende të arta, sende të çmuara. Si të gjithë pazaret tona, edhe Pazari i Shkodrës krahas funksionit ekonomik, luante rol të madh dhe për edukimin patriotik të masave. Madhështore ishte dita e pazarit ku grumbulloheshin malësorët nga Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Shala, Shllaku, Zadrima  e bregu i Bunës, blerës dhe shitës nga rrethet e tjera bile, shpesh edhe te huaj.
Kjo traditë ruhet nga populli shkodran, e cila tregohet dhe me rindërtimin e Bixhistenit të ri. Gjithashtu, zhvillimi i kësaj tradite dhe qenia si kryeqendra e Shqipërisë së veriut e bën qytetin e Shkodrës të jetë një qendër e rëndësishme biznesi.
Mikpritja shkodrane
Shkodra është qyteti më i madh i Shqipërisë veriore. Me historinë e saj mbi 250 vjeçare, me njerëzit e saj të mrekullueshëm, me peizazhe natyrore dhe me një histori të pasur plot tradita e ngjarje ka tërhequr gjithmonë të huajt qysh në kohët e lashta deri në ditët e sotme. Për një vend që do të zhvillojë turizmin ka një rëndësi shumë të madhe traditat në mikpritje dhe krijimi i një  ambienti sa më të ngrohtë për të huajin, që  ai të joshet e të ndjehet sa më mirë. Për traditat e shkodranëve në mikpritje, si për të gjithë shqiptarët, flitet në shume libra të historianëve, studiuesve e vizitorëve të huaj. Mirsada Ferlushkaj

NJI JETE NE SHERBIM TE NJEREZIMIT, KULTURES DHEMORALIT KRISTIAN

Quhet Luçianio Forxes, nga qyteti Verior i Italise Trento. Kujtojme se ky qytet i njoftun nga e gjithe Italia e pse jo nga Europa dhe bota, asht vendlindja e te ndjerit dhe famemadhit Alcide De Gaspri, simbol i demokristianeve te Italise(themeluesi) dhe nji nder themeluesit e Europes se Bashkueme.
Mbiemri Forxes vjen nga fjala Binderforxes-fabrikant fuçijash, me origine tiroleze, austriake.
Lindi me 1 shtator 1912. Babai, i Luçiano Forxes(babe e bir mbajne te njajtin emer) ishte sipermarres i fuqishem ndertimi, i njoftun jo vetem ne  Tranto, por ne te gjithe Italine. Ishte njeri i drejte dhe sillej shume mire me punetoret.
Babai ishte mik i familjes Dé Gaspri dhe mik personal i politikanit famemadh Alcide,  cili ishte drejtuesi-idhull i demokristianeve, megjithese ishte mjaft i ri. Babai ndihmonte mjaft sindikatat, te cilat ne ato vite ishin te brishta, te porsaformume. E donin te gjithe. Kur vdiq babai, varrimi i tij qe vertete funeral i madhnushem. Kortezhi per percielljen e babait per ne banesen e fundit qe me shume njerez, me rreshta te pafund; nga personalitete vendore te qytetit deri tek njeriu i thjeshte. Kishin ardhe per varrim edhe personalitete nga shume qytete te tjera te Italise. Erdhen edhe ish punetor te tij, dhe shume nga ata, te cilene babai i kishte ndihmue ekonomikisht, dhe keto nuk ishin te paket.
Ne familjen tone ishin dhete femije, pese djelm dhe pese vajza. Une jam i nanti femije.
Shkollen fillore dhe te mesme e mbarova ne gjimnazin e shtetit te qytetit tone. Qysh i ri kam qene pjestar i veprimit katolik. Kjo anderr me shfaqej e ndritun ne çdo moment. Edukaten fetare e mora separi ne familje dhe ne rrethin e qytetit tone. Babai ishte shume fetar. Çdo dite e fillonte me nji ore lutje ne kishe, dmth çdo dite shifte meshen e shejte. Shkollen e mesme e mbarova me 1932. Ate vit, me 12 nandor 1932, sapo kisha mbush 20 vjet, hyna me plote deshire ne Urdhnin Jezuit. Fillova Noviciaten, te cilen e mbarova per dy vjet. Mbas Noviciates fillova Universitetin per filosofi, te cilin e perfundova me perfundime te shume te mira. Ishte Istituto del filosofia Allusione ne qytetin Galarate.
Tezi(Dizertazioni i filosofie) ishte: Le feto formale della quantita(Çfare efekti realizon kuantiteti, masa materiale). Meqe ky fakultet lidhet me shkencat e tjera, kam kryer disa kurse matematike superiore, fizike, biologjike e shkenca te tjera.
Ne vitin 1938 erdha ne Shqipni. Erdha ne detyren e mesuesit ne gjimnazin Jezuit. Ne kolegjin Saverian dhe ne Seminarin e ketij kolegji kam dhane landet: matematike, fizike, kimi, biologi, italisht dhe nganjihere edhe gjimnastike, meqe isha atlet i mire.
Baja jete te thjeshte. Gjitthmone jetoja me seminaristet, pa asnji privilegj, si mesues i tyre. Me kujtohen nxansit e mi te dikurshem: Loro Boriçi, Injac Saraçi, dr. Kolec Ujka, Ndoc Vata, prof.Gjon Shllaku(studjusi i famshem e perkthyesi i Iliades dhe Odissee), Kolec Gjunali(nga Mirdita), Zef Bici, (prift i pushkatuem), Ndrek Kroçi(prift i burgosun), Mark Çuni( diakoni i pushkatuem). Ne Shkoder, pra ne kolegjin Jezuit erdha ne korrik te vitit 1938 e qendrova deri ne shtator te vitit 1940. Ne vitin 1940, mbasi kisha paraqit kerkesa te vazhdueshme superioreve te mi ne Rome per kryemjen e fakultetit teologjik, u regjistrova ne kete fakultet. Nga viti 1940 – 1945 studiova e perfundova faklutetin e teologjise. Me keqeardhje nuk munda me u kthye ne Shqipni, se kishte fitue komunizmi. Ndiqja me dhimbje te madhe kroniken e zeze me lajme te keqija te pushkatimeve, torturimeve e burgosjen e priftenve shqiptar, te cilet i njifja te gjithe dhe i kisha pase miq te mire. Ishin te gjithe studjues e shkenctare te vertete.
Ne Itali kam punuar ne Universitetin e Padoves. Kam ndihmue studentet si drejtues shkencor per studentet e shkencave te natyres, anatomi. Kjo ishte per deshiren time. Ne Universitetin e Padoves isha funksionar, i punesuem. Ketu qendrova deri ne vitin 1953. Superioret e mi me transferuan ne Brazil. Punova meshtar ne kete shtet te Brazilit. Ne nje shtet te Brazilit me kryeqytet Salvaloi, qytet me rreth nji milion banore per pese vjet, 11 vjet punova ne shtetin Marana, me k ryeqytet San Luiz, 11 vjet te fundit punova ne krahinen Amazona me kryeqytet Manaus, afersisht me nji milion banore.
Kam jetue edhe ne periferi te qytetit bashke me punetoret. Bashke me koleget dhe punetoret vullnetare kemi ndertuar per vetveten nji shtepi te vogel per banim te famulltarit, pa kerkuar nga qendra asnji ndihme. Gjithmone edhe sherbimet fetare i kam krye gratis, pa asnji shperblim, as per meshe te pershpirteshme, as per pagzime, martesore, vumje kunore te shejte, as per salekime te vdekurish.
Zoti me ka ndihmue per gjithçka. Famullia ku jetoja ishte e madhe. Kemi ndertue edhe 16 kapela(kisha te vogla). Per ndertimin e gjithe ketyre kane ndihmue banoret me para e pune direkt. Te gjithe sherbimet personale i kam krye vete, nga gatimi i ushqimeve, blemje ne treg, lamje rrobash. Sa u hapen kishat ne Shqipni kam kerkue me kambengulje me ardhe ne Shqipni, me i sherbye katoliçizmit ne kete vend, ku kisha fillue karjeren time.
Lejen e kerkova nga Padre Generale Jezuit Kurfenbah, i cili ma miratoi. Me keqardhje ika nga Brasili, popullsia e te cilit me nderonte dhe me donte shume. Ne Shqipni fillova pune ne Tirane. Me  ndihmen e popullit hapem kishen e Zemres se Krishtit ne bashkepunim te ngushte edhe me motrat “Nene Tereza”. Mbasi perfundoi ndertimi i Seminarit Jezuit erdha ne Shkoder ne shkurt 1992. Kam vendose perfundimisht me punue gjithe kohen prift ne Shkoder, sa te me japin Zoti jete e mundesi.
Jeteshkrimin e jetes se thjeshte e plot’ divicion te ketij prifti teper modest po e plotesoj me interviste, tue paraqite pergjigjet e tij ne ligjirate te drejte pa ndryshue asgje.
Sa gjuhe dini pader?
Zotnoi mire me shkrim e me goje gjuhet latinisht, italisht, greqishten e vjeter, hebraisht, por edhe, spanjisht, gjermanisht dhe shqip.
A mbani titull shkencor?
Po, mbaj titullin pedagogjik, profesor(mesues filozofie) dhane nga fakulteti Aluzian, Universiteti Galarato Italia.
Ku studjuat teologi?
Ne universitetin teologjik ne qytetin Torino.
A keni shkrue dhe botue ndonji liber?
Kam shkrue librin “Kujtimet e mia”, ne vitin 2005. Ka 173 faqe. E shkrova ne italisht. Librin e shtypa me ciklostop.
A keni shkrue studime apo artikuj?
Kam shkrue shume artikuj, botue ne gazeta e revista italiane, fetare apo ne revista kroate e shqipe. Gjuhen kroate une nuk e di por te tjeret i kane perkthye, meqe e pane te nevojshme. Artikujt e mi flasin per jeten shpirtnore dhe per histori.
Sa artikuj keni shkruar?
Jane shume. Saktesisht nuk di por mendoj se mbi100 artikuj. Kam botue ne revistat “Vita trentina”, “Zani Shna Ndout”, ne  revista te Malit te Zi, ne “Lajmetari i Zemres se Krishtit” me 1940 ne  Shqipni, ne Brazil kam botue artikuj ne gazeten ENS qe botohet ne Riodezhanero per çiftet(copje di spozi) çiftet martesore nga pikpamja e kishes. Kam botue ne revisten “Populli” etj.(ecetera, ecetera).
A shkoni ndonjihere ne Itali?
Tasti shpejt jo, se jam plak. 95-vjeç besoj se jane shume vite jete. Heren e fundit kam shkue ne Itali, ne vitin 2006.
A keni ndonji njeri tuajin ne Itali dhe a komunikoni afer me ta?
Po kam me dheta e dheta nipa, mbesa, sternipa e stermbesa me familjet e tyne. Ju thashe se ishim dhete femije, dhe te gjithe keto me mbasardhesit e tyne… ne nji rreth shume te gjane familiar. Po te thuash te gjithe jane te shkolluem, e disa jane personalitete shkencore e zyrtare te nalte ne sfera te ndryshme te jetes. Tri mbesat e mija shume te dashtuna jane latrare! Giovana Forxes asht poete e degjueme ne Itali; ndersa Elena Forxe dhe Konceta Forxe jane shkrimtare. Te tri keto mbesa jane te doktorueme ne letersi. Nji nipi imi, Franco Forxe ka qene gjeneral della corpo forestale(superior i pergjithshem i pyjeve) Ishte sheknctar i njoftun ne te gjithe Italine per pyeje. Ka shkrue edhe vepra shkencore per pyeje. Mbante titullin e doktorit te shkencave.
Dy kushrij nga nana, Tulio Emeri e Giudo Emeri ishim ushtarake kariere, generale ushtrie, specialiste artilerie. Heren e fundit kam qene ne Itali ne vitin 2006, kam marre pjese ne shugurimin ne Rome te diakonit(diacolo) Zef Bisha nga Vaudejes. Ne Itali takova mbesat, qe erdhen nga Firenca, Elena, Giovana e Konçita, erdhi edhe sternipi i Konçites qe punon ne RAJ. U shmalla e u kenaqa shume.
Si  e kaloni kohen sot?
Kryej rregullisht te gjithe detyrat e mia si prift. Ne kohen e lire, simbas regjimit ditor, kryej lutjet per Zotin, dhe lexoj e studioj, pse jo mbaj edhe shenime.
A shqetesoheni per moshen e madhe qe mbani?
Jo, aspak. Pres i qete vdekjen, i bindur se gjithe jeten i sherbeva me devotshmeni te gjithe njerezve. Jam shume i lumtun per jeten qe lashe mbrapa qe jetova. Pres i qete çdo gja qe urdhnon Zoti.
Kjofte lavdue Jezu Krishti! - me pershendeti buzagaz e me dha doren me shume thjeshtsi e dinjitet. Kjofte levdue Jezu Krishti! – iu pergjigja.
Ne cilin kat banon? – pyeta dezhurnin e deres.
– Ne katin e peste – me tha ajo.
- E ka te veshtire levizjen ne kete kat? – pyeta.
- Nuk e di, por e shof se ngjitet e zbret deri ne 4 - 5 here ne dite. Sa here  e therrasin apo i paraqitet nevoja, sidomos me shkue ne biblioteke qe asht edhe nji kat nen dhe, nuk priton dhe ulet.
- Ku e kalon kohen? – pyeta perseri dezhurnin. – Pjesen me te madhe te kohes se lire e kalon ne biblioteke.
- Diten e mire!
- Diten e mire! Mirardheshi! – me pershendeti dezhurni me dashamiresi.
EDUARD ÇURÇIJA

BIR I DENJE I DUKAGJNIT
15 vjet me pare, me 13 janar 1993 u nda nga jeta Artisti i Popullit Ndrek Luca. Ky artist dhe njeri i mrekullueshëm, prej fshatit Xhan te Dukagjinit, ia kushtoi gjithë jetën e tij artit te skenës dhe te ekranit. I shërbeu vendit te tij me atë qe i diktonte ndjenja, vullneti dhe shpirti i tij, me besnikëri, me thjeshtësi, pa ambicie dhe pa paramendimin e ndonjë interesi, përveç jetës se tij te thjeshte dhe te ndershme.
Me këtë rast, gazeta “Dukagjini” boton me mirënjohje te thelle për artistin, pjese te marrua me shkurtime nga libri “Ndreke Luca”,(monografi) te autorit dr. Luigj Martini (i pa botuar).

Udhëtoja për ne Dukagjin. Mbështetur ne dritaren e makinës vështroja fshatin ku shtatëdhjetë vjet me para lindi artisti.
-Kur sjellim nder mend artistin, - thotë Lasgushi, - te kujtohet menjëherë vepra qe përfaqëson.
S’ ndodhi kështu me mua. Si papritur me erdhën ne mend disa vargje te lexuara ne rininë time:
“Te të rendoje, ndjen një dëshire / Një peshe e rende, një cope dhe, / Qe te mban lidhe ne hapësire / Me dhëne e vendit ku ke lere”
Siç duket, jo pa arsye, jeta e tij, e vështruar ne tërësinë e saj, na paraqet portretin e një malësori te vërtete. Modelin e zakonshëm te dukagjinasit qe nuk shkëputet i gjalle nga toka e vendlindjes.
Ne vështrimin e tij kishte diçka te ashpër; pak minuta pasi te njiheshe me te, kjo dukej tek ai një element suplementar fisnikërie. Ne fytyrën e tij lodronte buzëqeshja e pakapshme e njerëzve te vendlindjes se tij.
I pajisur me guximin dhe qëndrueshmërinë e karakterit te njerëzve te maleve, mbi te gjitha i thjeshte dhe pa pretendime. Inteligjent, i matur qe dinte ta vështronte realitetin ne sy edhe kur ky ishte i pakëndshëm. Dinte te përshtatej, dhe ne këtë proces ai dallohej nga koleget e tij sepse e shprehte atë qe kishte përbrenda me një force dhe mprehtësi krejt te veçante. I vinte valle kjo nga domosdoshmëria e ndërgjegjes? Nga intuita e malësorit? Apo nga ndonjë ndikim tjetër i eksperiencës jetësore te rinise se tij te vështire?
I MIREPRITUR KUDO!
Ndreke Luca me personazhet e tij është bere nga ata persona qe ta imponojnë ne njëfarë mënyre praninë e tyre jashtë çdo kontakti fizik. Prandaj ishte i mirëpritur kudo.
Te gjithë kishin kënaqësi te ndodheshin ne shoqërinë e tij. Ishte bashkëbisedues i shkëlqyer, depërtues i gjalle dhe i këndshëm. Te mbërthente, te bënte për vete me temperamentin impulsive, me koloritin e fjalës, me qartësinë e mendimit. Kishte te veçante atë mënyrën me te cilën vështrimi i tij ndërronte shprehje kur fliste për një gjë apo për një tjetër. Kur fliste për Dukagjinin dhe Kosovën, i xixëllonin sytë, por behej edhe i matur. Dinte te ishte i dhimbshëm, dinte te ishte i drejte dhe plot zemërim ndaj padrejtësive historike.
Kur fliste për Shkodren, traditat, humorin karakteristik te saj, ai behej entuziast, gazmor e i gjalle. Qeshte me gjithë zemër, me një te qeshur te thelle, ngjitëse, te sinqerte dhe te zhurmshme. Gazmor dhe i pa te keq, i dashur me te gjithë dhe gjithnjë korrekt për te kryer pike për pike atë qe ai e quante detyre te tijen, i komunikueshëm me cilindo. Pranonte me kënaqësi debatin. Gjithmonë i papajtueshëm me ato qe kërkonte t’u imponohen te tjerëve. Këtë ai e konsideronte si shenje te një prirje prepotence etike. Ne komunikimin e tij me njerëzit e thjeshte, spikaste dashamirësia, mirëkuptimi, toleranca dhe durimi i njeriut te sjellshëm. Ishte i ndjeshëm, i sinqerte, i hapur, cilësi këto qe i dalloheshin qarte qe ne njohjen e pare, ne mënyrën se si te dëgjonte, se si te fliste, ne buzëqeshjen e tij fisnike, etj. Këta nuk ishin lëvozhgë, por shfaqje e jashtme kristalin te personalitetit, qe ishte kurdoherë ne harmoni perfekt me thelbin e qenies se tij. Ai ishte i vetëdijshëm qe komunikimi i mire me njerëzit është themelor dhe veçori e artistit te vërtete. Ai gëzonte emrin e njeriut te mire, artistit te kompletuar, te thjeshte, te dashur, te sjellshëm dhe te respektueshëm me te cilin mund te bisedoje dhe te shfaqeshe lirshëm. – Miqësia jone tepër intime na ka penguar te shohim madhështinë e tij, - thotë me respekt P. Sekuj.
ARTISTI I KARAKTEREVE
Karakteri i personazhit qe krijon aktori, thoshte Ndreka, është një kompleks marrëdhëniesh intensive, qe karakterizohen nga qëllimet dhe veprimet e njeriut te krijuar nga autori. Mbi ketë baze përcaktohet edhe temperamenti i aktorit, sepse ai vepron ne skene jo vetëm nenpetkun e tij, por i pushtuar edhe nga ndjesitë psiko-fizike te personazhit, te cilat detyrimisht e ndihmojnë ne realizimin e veprimit nëpërmjet te cilit ai zbulon intensitetin e brendshëm dhe te jashtëm te figurës qe interpreton. Ndreke Luces nuk i pëlqente kurrë te identifikonte cilësitë e karaktereve qe ai krijonte me ato te tijat. Ai ishte kundër përqasjeve dhe ngjashmërisë se parashikuar nga prejardhja.
Tek shume regjisore, ku me shume e ku me pak, ekziston mendimi (për te cilin unë nuk mund te gjykoj, mire apo keq), për te gjetur tipin qe mund te jete i tille edhe ne jete, prej te cilit, me shume se çdo gjë kërkohet te luaj vetveten. Tek çdo aktor, kjo mund te pranohet njëherë, ne një rol, por jo me tepër, sepse tipizimi nuk është përshtatje por transformim cilësor i figurës dhe i karakterit.
Krejt ndryshe ndodhte me Ndreke Lucen. Te kujtojmë Gjinin tek filmi “Plage te vjetra”, Pjeter Mustakuqin tek filmi “Operacioni i zjarrit”, Bardh Sokolin tek “Flaka e maleve”, Leke Gjoka te “Toka jone”, Brung Troli te “Përmbytja e madhe”, apo “Baca i Gjetajve” dhe do te bindemi se ata, fale mjeshtërisë se larte te artistit nuk kane as edhe një detaje te përbashkët.
Sa pasion, vullnet, force, emocione dhe mendim gjejmë ne këto personazhe, qe aktori i ka shndërruar ne figura te fuqishme me domethënie te qarte. Ne te gjitha, ne mënyra krejt te ndryshme ai ka futur te veçantat e tij, ne mes te të cilave spikat kultura e larte profesionale, aftësia për te veçuar nga realiteti atë qe te tjerët nuk e shihnin dhe individualiteti i tij artistik gjithnjë ne kërkim.
Artisti, qe ne kontaktin e pare me personazhin, synonte te depërtonte ne boten psikike te tij, kërkonte qe te nxirrte natyrshëm prej thellësive te shpirtit te tij dialektiken e emocioneve dhe te mendimeve te personazheve qe interpretonte, me qellim qe te zbuloje atë çka është me thelbësore, ne mënyre qe te arrije ne atë lidhje aq te nevojshme midis personazhit te riprodhuar ne skene dhe spektatorit, qe ky i fundit te mund te futet thelle ne ndjenjat dhe mendimet e tij dhe ta besoje atë me tere mend si te vërtete. Kështu ai studionte me mençuri çdo veçori te karakterit te personazhit, studionte çdo detaj te rolit ne mënyre qe krijimi i tij te jete i besueshëm dhe i sinqerte për spektatorin. Ai parapëlqente te evidentonte qe lëviz nëntekstin e autorit, logjiken e pashfaqur te personazhit. Personazhet e interpretuara me aq dashuri nga Ndrek Luca, kane mbetur figura te gjalla e te paharruara edhe për atë qe ndryshojnë kryekëput nga njeri-tjetri.
Aktori, me zgjuarsi ka ditur t’i japë ato ne proces te kufirit te asaj qe quhet “gjendje”. Kjo është një nga cilësitë themelore ideoartistike dhe mjeshtërore te artistit Ndreke Luca qe e veçon artin e aktorit realisht nga çdo art tjetër falsifikator. Ai me realizimet e tij ka depërtuar natyrshëm ne te vërtetën e tyre, i ka pare dhe i ka ndjere thelle, prandaj ka arritur te modeloje artistikisht boten e tyre shpirtërore. Këtu qëndron sekreti, e reja, madhështia, forca shprehëse, emocioni i thelle qe ka lenë tek ne artisti i nderuar. Ndreke Luca modelonte artistikisht boten shpirtërore te personazheve duke ruajtur me kujdes unitetin midis anës intelektuale dhe asaj emocionale. Idetë dhe mendimet e personazheve letrare ai i ngrohte me afshin e aktorit duke shtuar ne to edhe mendimet dhe ndjenjat e tij. Këtë e bënte nëpërmjet një arsyetimi te shëndoshe dhe te pagabueshëm, prandaj ato nuk janë asnjëherë statike. Ata aktualizohen ne prani te spektatoreve. Ne kontakt me shikuesit ato perfeksionohen, bëhen reale ne rrjedhën e vet kohore, fale një qëndrimi ideoemocional te aktorit ndaj figurës, pozitës se tij kritike si krijues dhe si qytetar, veçorive te lojës se tij ne skene apo para kamerës dhe tejpamjes se lindur te artistit për te bukuren e pa përsëritshme ne art.

***
Këto se bashku me shijen e holle artistike, brenda se cilës përfshihen ne lidhje organike ndjenja e masës dhe e harmonisë, e përpjesëtimit, e hijeshisë e fjalës poetike, ne përgjithësi ndjenja e se bukures, sa bashku me formimin intelektual, përcaktojnë suksesin e punës se tij kryesore interperatative, qe ne fazën e vrojtimit, te grumbullimit e te seleksionimit te materialeve jetësore.
PERHERE I FRYMEZUAR
Frymëzimi ishte faktor real për artistin Ndreke Luca. Ai shfaqet te artisti si një mobilizim e tension i përgjithshëm i gjithë forcës intelektuale dhe shpirtërore për krijimtari te paramenduar. Frymëzimi tek artisti është puna gjithë pasion për krijimtarinë qe shfaqej si një hov dhe entuziazëm shpirtëror dhe jo si një zë qe flet për një bote irreale, por qe lind nga kontakti qe ai kishte me realitetin objektiv. Frymëzimi ishte shprehja e tensionuar maksimal qe ai kishte për te shprehur sa me natyrshëm këtë realitet.
Ndreke Luca nuk e ndante frymëzimin nga vullneti për te punuar sistematikisht. Ai asnjëherë nuk rrinte ne pritje te këtij faktori real, por i përveshej një pune te pandërprere, duke shpjeguar me mençuri çdo veçori te karakterit te personazhit. Ai studionte me shume vëmendje çdo detaj te rolit, ne mënyre qe krijimi i tij te jete i besueshëm dhe i sinqerte për spektatoret. Frymëzimi për Ndreke Lucen ishte ai zjarr qe mbante te ndezur dëshirën për pune krijuese. Ne këtë proces te vështire, atij i vinte ne ndihme imagjinata dhe fantazia e tij e lindur. Ato ishin pjese përbërëse e aftësive te veçanta qe kishte ai për te plotësuar, përpunuar, zhvilluar materialin jetësor, për ta individualizuar dhe tipizuar ne figura artistike. Imagjinata dhe fantazia tek aktori kane diçka te veçante, ato janë te thjeshta dhe ne krijimtarinë e tij artistike shfaqen me shume si mjete te përgjithësimit artistik, se sa si elemente imagjinare. Kjo veçori, për mendimin tim, e ka burimin tek përvoja e jetës se tij te thjeshte. Prandaj figurat e krijuara prej tij nuk janë te sajuara, por janë te gjalla dhe emocionuese. Janë te pa përsëritshëm, aq sa janë te ndryshëm, karakteret ne realitetin jetësor.
Tipari dallues ishte zelli i madh për pune, - Zelli kryen mrekulli te tilla, për te cilat besimi as qe mund te ëndërroje, thoshte ai pas çdo suksesi. Shpresonte pak tek improvizimi. Ai improvizimin e konsideronte si shfaqje momentale te mjeshtërisë artistike qe mund te zgjidhe detyra te pjesshme krijuese. Ai nuk shkonte kurrë drejt skenës me shpresën e improvizimit. – Ne asnjë pune improvizimi nuk te shpie larg. Vetëm puna serioze dhe me pasion bën aktore, inxhiniere, mjeke dhe shkrimtare te mëdhenj. Këtë ai ma thoshte shpesh, sikur ta dinte qe përpara se te njiheshim nga afër, kisha përshtypjen se ne skene, ai çdo gjë e bënte te improvizuar. Dhe, kur ia thashë njëherë qe çdo artist duhet te ketë një raport te veçante te ndërthurjes se masës se punës me aftësinë improvizuese, me mbajti një leksion te tere ne favor te se pares.
AKTOR I IDESE DHE JO I EFEKTIT, GJITHMONE I SHQETESUAR
Artisti i Popullit Ndreke Luca, ishte për te ashtuquajturin teatër te urte, klasik ne shërbim te bashkëkohësisë te jetës, te zhvillimit e te lartësimit te kombit. Atij përherë i pluskonte ne koke mendimi për  misionin e artistit. Gjithnjë e perceptonte atë si përçues i se rese, se bukures, progresives. Ai gjithnjë thoshte: - Artisti ka përgjegjësi te madhe ne shoqëri. Prandaj ai duhet te jete koshient dhe i përkushtuar. Ne nuk lindem me dëshirën tone, por artiste u bëmë me dëshirën dhe përpjekjet tona, prandaj edhe duhet te jemi te vetëdijshëm për misionin qe duhet te kryejmë ne shoqëri.
Ai ishte njohës i thelle i shpirtit kombëtar, interpretues virtuoz i figurave nacionale. Ne saje te mjeshtërisë perfekt aktoriale dhe fantazisë, te cilën e shtresonte me njohjen e thelle e te gjithanshme te tipave jetësor, ai arriti te krijoje një galeri te gjere tipash me te vërtetë kulmore ne teatër dhe ne kinematografi, tek te cilët spikat ideja dhe jo efekti. Ai ishte kundër imitimeve te mjeteve shprehëse dhe formës ne përgjithësi dhe manjerave qe janë ne kundërshtim me karakterin kombëtar.
Duke analizuar me vëmendje figurat artistike te krijuara nga artisti, duket qarte qe mjetet e tij shprehëse janë shume te thjeshta. Duket gjithashtu qe ata nuk janë arritur me lehtësi, përkundrazi, ata janë frutë i një pune te holle artistike, frutë i një vetë zotërimi te vëmendshëm te krijuesit. Kurdoherë i sakte ne konceptimin e idesë se roleve, impulsiv dhe i natyrshëm ne shprehjen e saj, me shpërthimet karakteristike plot fantazi. Ndrek Luca punonte me këmbëngulje për zotërimin e rolit dhe, pasi bindej qe e ka ne dore, punonte me shqetësim te madh për çdo gjë tjetër qe i duhet atij për te qene real dhe i besueshëm nga te gjithë.

***
Për te krijuar portretin e Bacës se Gjetajve, përveç te tjerave, shkoi edhe ne Dukagjin. U kthye se andejmi me shume fotografi dhe me mbresa te veçanta; mbresat e vendlindjes. E kishin pritur thjeshte dhe me përzemërsi. – E ndjeja veten lirshëm ne mes tyre, thoshte gjithë gëzim. – Me beri për vete ajo pritja e tyre, duke vikatur gjithë gaz e humor. Unë e dëgjoja, duke ndjere atë kënaqësinë e tij. – Malësoret tanë janë njerëz te thjeshte, te varfër, por kurrë pedante, vazhdoi artisti, - nuk u pëlqen te bisedojnë për politiken, jo nga frika, por ia kane pire  lëngun. Te moshuarit te habisnin me gjallërinë e tyre. Autoritetin e tyre askush nuk guxonte ta vere ne diskutim. Ne fytyrat e atyre djemve te potershëm shihet një force e gjalle qe tregon kuptimin e vërtete te rinise.

***
Opingat e Bacës kane poshtë një gome te trashe makine. Ne thembër kane një take, po gome, por dy here me te trashe se një take e zakonshme. Kështu i donte Ndreka. Për t’i bere këto opinga ai shkoi disa here vete ne repartin e opingave ne Shkodër. Iu desh shume pune për ta bindur mjeshtrin për t’i bere ashtu si i donte artisti. Veç te shihnit Ndreken sa u gëzua atë dite qe i mori ato opinga, qe peshonin dy here me shume se te zakonshmet. Qeshte i hutuar mjeshtri, qeshte i kënaqur artisti, duke falënderuar mjeshtrin dhe te gjithë te pranishmit ne këtë takim te këndshëm.

***
Aktori Ndreke Luca ka sjelle ne skene intonacione te  pastra kombëtare nëpërmjet muzikalitetit te gjuhës se gjalle te popullit dhe folklorit epik gojor. Fale intonacionit dhe koloritit te lindur dhe mënyrës te frazës, mjeshtërisë se zbërthimit te nëntekstit, ose te domethënies se dyfishte, shume prej batutave te personazheve te tij janë bere proverbiale. Kjo për faktin se fjala e tij zinte vend jo thjeshte si tingull, por kishte vlere te brendshme si manifestim i një gjendjeje shpirtërore te caktuar te personazheve. E shoqëruar kurdoherë me ato gjeste te lira dhe e modeluar me ato tone qe bëjnë te mundur qe uniteti shpirtëror i personazhit te behet unitet shpirtëror i skenës.
NDARJA
E pashe për here te fundit me 5 janar 1993. Buronte nga ai një përshtypje e çuditshme. Dukej i lodhur, pa humor. Nuk shquaje ne sytë e tij atë vrullin e një muaji me pare. Ato kishin diçka te ngulet, te huaj, te lodhur. Fliste si me përtese sikur kërkonte idetë e tija qe i dukeshin te largëta.
Tete dite me vone spikeri i televizorit jepte lajmin e hidhur. Veshët me gumëzhinin. Dridhesha i teri, ne një fare mënyre isha i qete. Me shume se qetësi ishte një pafuqi e tmerrshme. Isha i mpire, goja me ishte marre. Shihja me sytë e tij, dëgjoja me veshët e tij, por ai nuk ishte me. Gruaja dhe vajza qanin me ngashërim, djali vështronte me mosbesim dhe siç tha te nesërmen, kishte humbur peshën e vet. Vështronim me dhimbje te thelle ekranin nga vinte zëri i tij, një zë kaq i dashur sa nuk mund te thuhet, qe dukej sikur kumbonte se largu, sikur vinte nga lartësia e qiellit dhe nga thellësia e tokës. Na dukej se po dëgjonim fjale te shqiptuara diku jashtë kufijve te jetës. Ishte një e vërtete e hidhur. Për here te pare ndjeva acarin paralajmërues te vetmisë. Nuk do te shiheshim me. I përkiste përjetësisë. Ai nuk është më. Ka shume vjet qe i mungon skenës, kinematografisë shqiptare, familjes, shokëve dhe miqve qe aq shume i donte.
Vdekja e tij qe një humbje e madhe për artin e skenës dhe te ekranit. Teatri dhe kinematografia shqiptare do ti jete përherë mirënjohës kësaj figure te radhe qe la trashëgim artin e tij, punën dhe talentin e lindur te njeriut te mire dhe te përkushtuar.
Ai vdiq pasi e pa te realizuar ëndrrën e jetës se vet. Sa pak njerëz kane pasur privilegjin t’ia arrijnë kësaj.
NDUE SANAJ

GAZETA “DUKAGJINI”, ZEDHENESI I VETEM I KEIJ KOMUNITETI
Te nderuar lexues te gazetës “Dukagjini”!
Është  kënaqësi dhe privilegj qe te deklaroj se gazeta jone e dashur “Dukagjini”, me 30 dhjetor 2007 mbushi katër vjet. Tani ajo nuk është me një foshnje qe di vetëm te belbëzoje apo te lëshoje tinguj te pavetëdijshëm. Ajo tani është katër vjeçe dhe di ta thotë fjalën e saj te plote, te kuptimte e te zhdërvjelltë, e pjekur dhe e vetëdijshme për misionin fisnik qe i ka vene vetes, me sy te kthjellte ne vështrimin drejt objektivave te se ardhmes, e sigurte me këmbët e veta, e konturuar ne forme e përmbajtje dhe e pranueshme ne mentalitetin e shoqërisë se sotme.
Tani, kjo gazete ka bere katër kilometra rruge pa çaluar asnjëherë, ndaj i urojme qe rruga e saj te mos ketë mbarim. Ajo është revokuese, bashkëkohore dhe vizionare njëherësh, kështu qe tani mund ta quajmë fare mire “Shtatmadhe”, “Emërmadhe”, një puls qe rrah denjësisht me këdo, një dimension i ri ne fushën e medies se shkruar, jo vetëm ne Shkodër, por shume me gjere.
Edhe për këtë vit qe sapo po e mbyllim, kjo gazete ka ecur me ritmin normal, është botuar për çdo muaj dhe brenda datave te caktuara. Tani mund te themi me plote gojën se janë shpenzuar mbi 12.5 kv letër, i janë dhenë lexuesit mbi 800 artikuj te ndryshëm duke filluar nga artikujt historike, letrare, paraqitja  e librave, opinioneve, reportazhe, kronika, kuriozitete, ese, poezi, etnografi, editoriale, portretizime e shume e shume lloje te tjera. Kjo tregon se prurjet pranë kësaj gazete kane qene shume me te mëdha se vitet e tjera duke krijuar kështu edhe mundësitë e krijimit te një ylberi shume ngjyrësh ne artikuj. Duhen përshëndetur ne veçanti prurjet nga studente te Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe pedagoge te këtij universiteti, prurjet here – pas here nga dega e Tiranes, ndërsa duhet pranuar se degët e tjera janë kthyer vetëm ne fantazma, madje tërësisht te ngurosura.
Një vlere tjetër e kësaj gazete për vitin qe shkoj ishte ilustrimi me fotografi ne një mase mbi 40 % me shume se vitin tjetër, kjo e ka bere gazetën shume me te afërt me lexuesin, me te perceptueshme nga auditori i saj dhe me te kërkueshme ne treg.
Gazeta “Dukagjini” është pasaporta identifikuese e komunitetit dukagjinas, është zëri i vetëm i këtij komuniteti, është pasqyra e vlerave te tij, është ngjyra përfaqësuese ne gjerdanin e medieve lokale e me gjere, ndaj duhet te jene te paret dukagjinasit qe duhet te ta duan si bijën e tyre. Po s’deshe veten, s’të do askush.
Gjithë artikullshkruesit e gazetës “Dukagjini” kane falur kohe nga koha e tyre, kane falur mund nga mundi i tyre, kane prodhuar energji nga energjia e tyre vetëm e vetëm qe kjo gazete ta ketë jetën sa me te gjate. Ky është një vullnetarizëm i pashoq, një vetëdije e shkalles me te larte, se pa sakrifice nuk bëhen punët e mira, dhe një moral përvijues tradicional për ti shërbyer vendlindjes se tyre, për te gërmuar ne shtresat e viteve te harruara, për te zbuluar zmeraldat nga thellësitë, e për ti vene ne podiumin qe meritojnë dhe rastet nuk është e nevojshme te përmenden pasi secili është shoqëruar me një aktivitet përkatës ku shumica e juaj ka qene e pranishme. Këta artikullshkrues meritojnë te përshëndeten duke u thëne: Ju lumtë mendja dhe dora! Ju i keni bere shërbimin me te mire te të gjitha kohërave, krahinës suaj, Dukagjinit. Këtu nuk behet fjale as për egoizëm, as për eufori, por për një krenari te ligjshme është shtegu.
Gazeta “Dukagjini” shpeshherë ka luajtur rolin e një tribune nga e cila u është bere thirrje gjithë dukagjinasve për shkollimin e fëmijëve te tyre, si investimi me i mire dhe me i sigurte për te ardhmen, si udha e vetme për tu përfshire ne bashkërrjedhjen qytetare. Dukagjinasit nuk kane pse te rrinë duke u lavdëruar vetëm ne emër te të pareve sepse kjo te bën inekzistent ne kohen tende, ndaj duhet prodhuar vlera bashkëkohore për te cilat ekzistojnë potencialet dhe besoj se e kane justifikuar veten mire. Si argument për këtë mund te numërojmë dhjetëra libra te botuara ne këto vitet e fundit nga autor dukagjinas qe i përkasin fushave te Historisë, Letërsisë, Mjekësisë, Psikologjise, Etnografisë etj, por ne këtë drejtim mendoj se gazeta jone duhet te bej me shume përpjekje sidomos ne pasqyrimin e reklamimin e tyre.
Statusi i gazetës “Dukagjini” duhet te pranojmë se është mjaft i rrepte dhe disi i kornizuar pasi nuk pranon artikuj me tendence politike duke favorizuar njërën force politike dhe kundër një force tjetër politike, fetare duke favorizuar njërën fe për kundër një feje tjetër, e kështu racore e krahinore, dhe ne këtë mënyre gazeta ka vetefituar një status kulturor – artistik.
Ajo për te cilën, mendoj se jemi borxhlinj ndaj lexuesit është mungesa e artikujve te fushës social – ekonomike dhe arsyet për këtë janë dy: e para, duke folur për këto dy fusha patjetër qe ngacmohet drejtuesi aktual politik e këtë nuk e pranon statusi; e dyta, një stepje e frikshme përpara asaj fjalës se “zeze” reforme e cila për fatin tone te keq e kompozon individin duke u nisur dhe duke e quajtur faktor korelativ bindjen politike dhe ne vend te parafundit le aftësinë dhe ne vend te fundit ndershmërinë. Edhe ata artikuj qe janë shkruar me prirje ne ketë fushe, duhet pranuar se kane qene shume te tangetuar dhe gjuha e tyre ka qene Ezopike. Le te marrim shembull arsimin e shëndetësinë ne te gjitha zonat malore dhe besoj se shumica prej nesh e di gjendjen, por asnjeri nuk merr guximin për ta shprehur hapur. E pse ndodh kjo? Pikërisht për ato qe u theksova me larte, por ne duhet te jemi te vetëdijshëm se vete ambientimi me te keqen i le rruge te hapur metamorfozës se negatives e pastaj ç’të presim nga brezi pasardhës?! Këtu gazeta ka çaluar dhe do te ngulmoj qe ne te ardhmen për këto probleme te jete me e hapur.
Ne gazetën “Dukagjini” nuk ka pasur artikuj klishe, apo artikuj qe kane prodhuar artikuj duke përjashtuar ndonjë rast kur ky komunitet “sulmohet” ne mënyrën me te paprecedent nga artikullshkrues ne gazeta te ndryshme. Siç ishte rasti i “nipit” te Bin Ladenit, Ardit Kraja me artikullin “Dukagjinizimi i Shkodres”, për te cilin mori disa përgjigje radhazi, dhe ne ketë aspekt gazeta duhet te jete me polemizuese, artikujt te kenë me nerv e seriozitet.
Gazeta “Dukagjini” përballe instinktit ka arsyen, përballe shpifjes ka vene te vërtetën e referuar, përballe smirës ka vene dashurinë, përballe koklavitjes ka vene logjiken e ftohte, përballe urrejtjes ka vene zemrën e ngrohte. E përderisa te ruaj këto parametra ajo do te jete e qëndrueshme dhe e mirëpritur ne opinion. Kështu do te beje atë me te mirën: urbanizimin e mentalitetit si shteg i vetëm për bashkëjetese harmonike e paqësore.
Këtë vit kjo gazete ne masën 30 % i ka pasur artikujt e saj nga veprimtaritë e ndryshme te qytetit tone, e kjo është një shenje e mire, dikton bërjen e saj qytetare e bashkëkohore.
Për sa i përket lexuesit te gazetës “Dukagjini” e them me binde te plote se është nder me te kualifikuarit, kjo e mbështetur ne këto fakte: se pari, gazeta nuk përmban politike ku te bëhen duele militantesh siç ndodh çdo dite ne politiken shqiptare dhe faqet e gazetave i lëshojnë ato ne këndvështrime te ndryshme para lexuesve te tyre; se dyti, ne ketë gazete nuk gjen asnjë lloj afeksioni erotik qe gjate gjithë ditës një truthare mund te marroset mbas një thënie “jam x-ja e kërkoj y-in”, jam kështu e ashtu …”, kjo nuk e përjashton gazetën nga kjo ndjenje e ligjshme pasi edhe ne kemi botuar poezi te këtij lloji, por ama kane qene serioze dhe mjaft te goditura; se treti, ne gazetën tone ka hyre fuqishëm referenca gjë qe e ka bere atë mjaft te besueshme dhe e fundit, argumentimi me fakte i ka dhenë asaj sigurinë e plote. Te gjitha këto kane bere te mundur krijimin e një stereotipi dinamik ne zhvillimin e saj, qe pa tjetër shijohet nga lexuesi i kualifikuar.
Me beri shume përshtypje para disa ditëve një detaj ne Qendrën spitalore “Nene Tereza”. Ne një kioske qe shiste gazeta pashe te reklamuar te plote gazetën “Dukagjini”! E pyeta shitësin për te dhe ai mu përgjigj – merre, është e fundit, është shume  e mire. Sinqerisht ndjeva kënaqësi dhe iu përgjigja, le ta marri dikush tjetër sepse unë kam marre ne Shkodër. U ndamë dhe unë vajta ne kliniken e dr. Vuksan Kolës. Mbi tavolinën e tij gjeta po ketë gazete, ashtu siç e pata gjete disa dite me pare mbi tavolinën e shkencëtarit Ahmet Osja, te dramaturgut Fadil Kraja dhe dr. Leke Sokoli! Vetja mu duk aq i vogël sa qe ajo gazete mund te me mbështillte treqind fish. Aty e mora veshtë se para kënaqësisë ndodh te zvogëlohesh me dëshirë.
Një falënderim te veçante meritojnë mundësorët e 49 numrave te gazetës, te cilët ne vitin sa po hyjmë u urojme atyre një vit te mbare e te suksesshëm, por edhe pranë nesh.
Kohe me pare një burri te mençur nga Mërturi e pyeten: a tu dhimte djali? – dhe ai u përgjigj: - pasha Zotin mu dhimte si te kenke pese vjeç! Qe nga ky moment gazeta jone fillon te pestin vit, ndaj duhet ta duam me shume se kurrë.
Te nderuar lexues te gazetës “Dukagjini”, ju uroj  nga zemra te gjithëve “Gëzuar e për shume mot”.
LAZER KODRA
(Fjala ne festimin e katër vjetorit te gazetës “Dukagjini”)

PROJEKT STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TE DUKAGJINIT“DUKAGJINI NE FOKUS”

Zona e Dukagjinit, vijon te mbetet një nga me te varfrat ne shume fusha te zhvillimit, por veçanërisht ne atë  ekonomisë dhe te infrastrukturës rrugore. Kjo zone me shume po shkatërrohet nga largimi i banoreve te saj, për te gjetur një jete me te mire. Ne çdo zhvillim historike, Dukagjini mbeti ne prapambetje te veçante, megjithëse i ka dhenë shume këtij vendi qe quhet Atdhe. Shkrimtari Fadil Kraja, ne romanin me titull “Plagët e Diellit”, kushtuar dukagjinasve, thekson: “Bijve dhe bijave te Dukagjinit qe aq shume u rropaten brez pas brezi për ketë vend qe quhet Atdhe … dhe aq pak kërkuan prej tij … Brez pas brezi …”.
Ka ardhur koha, Dukagjini te marri atë qe i takon.
Këshilli i Qarkut Shkodër, me te drejte i shqetësuar për gjendjen e kësaj zone dhe te resurseve njerëzore te saj, me 19 Janar 2008, ne sallën e Qarkut, paraqiti projektin strategjik për zhvillimin e zonës se Dukagjinit. Ne ketë paraqitje merrnin pjese specialist te këshillit te Qarkut, specialist te fushave te ndryshme, biznesmen, kryetaret e komunës Shale, Pult, Shosh dhe Postribe, intelektual dukagjinas dhe dashamire te kësaj zone. Merrte pjese Konsulli i Nderit i Republikës se Austrisë ne Shkodër, zoti Gjergj Liqejza. Salla e mbushur plot e për  plot, qe tregon seriozitetin e Qarkut dhe rendësin e këtij projekti.
Kryetari Qarkut, pasi hapi takimin, i dha fjalën Prefektit te Qarkut, zoti Maxhit Cungu. Zoti Cungu, duke theksuar rendësin e vlerave dhe borxhin qe i kemi kësaj zone, vlerësoj punën qe po behet për përgatitjen e një projekti strategjik sa me real ne shërbim te Dukagjinit dhe komunitetit te tij. Gjithashtu theksoj, punën qe duhet te bëjnë këshillat e kryetaret e komunave për përgatitjen e projekteve sipas fushave përkatëse te infrastrukturës zhvillimore te zonës, se ato duhet te jene me te përgjegjshmit për zhvillimin e komunave qe drejtojnë me votën e popullit.
Prezantimin e projekt strategjisë se zhvillimit te Dukagjinit, te titulluar “Dukagjini ne fokus”, e beri Kryetari i Qarkut, prof. As. Dr. Gjovalin Kolombi. Ne hyrje te paraqitjes, theksoi, shkaqet qe e detyruan Qarkun te shpejtoi paraqitjen e këtij projekt-ideje te strategjisë për zhvillimin e Dukagjinit, te cilat janë te shumta, por kryesorja është braktisja masive e kësaj zone, e cila nuk siguron kushte për jetese te mire te banoreve te atyre aneve, dhe qe duhet te bëjmë te gjitha përpjekjet për zhvillimin e saj ne kohen sa me te shkurtër, qe jo vetëm tu sigurohen kushtet jetësore banoreve qe jetojnë ne ketë zone, nëpërmjet se cilës ndalohet braktisja e saj, por te krijohen kushte edhe për tërheqjen e te tjerëve te larguar prej vitesh për te kaluar kohe e vite ne vendlindjen, ose ne prejardhjen e tyre. Ne vijim tha: “Nga ana e jone si Këshill i Qarkut te Shkodres, kemi kohe qe përgatitemi për hartimin e një projekti, ku paraqitet platforma e punës për hartimin e strategjisë se zhvillimit për zonën e Dukagjinit. Kjo zone ka një numër fshatrash, pjesa me  e madhe e te cilave, nuk kane një ekonomi te zhvilluar, te qëndrueshme. Ne shume prej tyre është e pa mundur te sigurohen te gjitha shërbimet urbane qe u nevojiten, prandaj ajo qe propozojmë, është mënyra sesi te mundësohet sigurimi i kushteve te këtyre banoreve për te mos u larguar lehet nga vendbanimet e përhershme te tyre dhe mundësia e kthimit sezonal, ose edhe te e përhershëm ne vendbanimet qe kane mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale te qëndrueshme dhe punësim te plote ...”.
Ne këtë takim u dhanë shume mendime, si:
Zonja Edlira Kruja, e cila pasi vlerësoj mundësit turistike ne Dukagjin, tha se mbështetja e projektit strategjik për turizmin, bazohet ne eksperiencën e turizmit te  organizuar dhe familjar ne Theth, veçanërisht atij familjar ne vitet e fundit. Gjithashtu vlerësoj bimët e shumta te medicinave qe ka ne këtë zone, te cilat janë një burim mjaft i rëndësishëm për rritjen e te ardhurave për banoret vendas.
Zoti Ahmet Osja, shkencëtar ne fushën e bujqësisë, i cili foli për mundësit e prodhimeve te kulturave bujqësore ne këtë zone dhe për eksperiencën e madhe qe kane ne këtë fushe, veçanërisht ne kulturën e blegtorisë, ne përpunimin e produkteve te qumështit, e te tjera. Kjo eksperience duhet te jete ne planin strategjik te zhvillimit te Dukagjinit.
Zonja ..., dekane e fakultetit ekonomik ne universitetin “Luigj Gurakuqi”, e cila pasi vlerësoj këtë nisem te Këshillit te qarkut, tha: fakulteti ekonomik do te jete i gatshëm dhe i pa kursyer për te dhëne eksperiencën metodike te përgatitjes te projekteve ne te gjitha fushat e zhvillimit te kësaj zone.
Zoti Palok Rupa, solli para pjesëmarrësve vlerat historike te kësaj zone, për te cilat jemi te detyruar te japim maksimumin ne zhvillimin e Dukagjinit.
Zoti Zamir Tafilica, drejtori i Muzeumit – Shkodër, ne mes te tjerave theksoi: Dukagjini ka vlera te jashtëzakonshme historike. Kohet e fundit me disa arkeolog amerikan është zbuluar një vendbanim i kohës se bronzit dhe ndoshta shume me i hershem, rreth 10 000 vjet me pare. Ajo ka shume vende historike, si kalaja e Dakajve, qyteza e Planit, Megulles, e Kirit, e te tjera, te cilat tregojnë për një histori shume te lashte, Këto do te jene objekt i rëndësishme për vizitoret e huaj dhe te vendit, çka e rrite interesin turistik te zonës ne sytë e te huajve. Prandaj kjo fushe, është e duhet te jete një drejtim i strategjisë se zhvillimit te kësaj zone.
Gjithashtu morën fjalën: Kole Progni, Ndoc Ashta e Ndoc Odri. Te gjithë vlerësuan vlerat e Dukagjinit, te cilat e bëjnë te domosdoshme marrjen e masave strategjike për zhvillimin e kësaj zone. Vlerësuan nismën e Këshillit te Qarkut dhe i garantuan mbështetjen e pakursyer te tyre. , Fjalën e mori edhe Luigj Shyti, sekretari i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, qe ne emër te saj, falënderoi Këshillin e Qarkut për këtë nisem dhe i  siguroi mbështetjen pa kursyer te shoqatës ne përpilimin e projekteve dhe ne zbatimin e tyre. Gjithashtu, shtroi domosdoshmërinë e përfshirjes ne këtë projekt zhvillimi edhe komunën Temal e Shllak.
Fjalën e mori dhe Motra Sandra, e cila ne mes te tjerave, ngriti me mjaft shqetësim punën e paket  qe behet nga personeli specialist ne organike ne këto zona. Kam një liste me emra te infermiereve organike ne qendrat shëndetësore te këtyre zonave, por nuk punon asnjë!? Pse? Kush e kontrollon pjesëmarrjen e tyre ne pune dhe punën e tyre? Gjendja e krijuar tregon se askush nuk i ka ne drejtim, askush nuk ju kërkon llogari për punën e bere! Kjo ve për para përgjegjësisë drejtuesit e komunave. Ju lutemi, bëni diçka te mire për ata njerëz qe banojnë ne ato kushte te vështira dhe mundësi te pakta ekonomike.

Mundësit e zhvillimit janë te shumta!
Me kryesoret:
1-Potencialet natyrore te Dukagjinit për zhvillimin ekonomik, siç janë pyjet, kullotat, bimët mjekësore, bletarit e shumta qe ekzistojnë ne këto ane, produktet bujqësore e blegtorale, veçanërisht ato blegtorale. Prandaj është një arsye me shume për gjallërimin e integrimin e Dukagjinit dhe për vete kushtet klimaterike qe favorizojnë zhvillimin e bujqësisë dhe te blegtorisë. Kjo zone shquhet për prodhimin e perimeve, duhanit, qepujkës, patates, arrës, gështenjës, frutave, bimëve medicinale, rritjen e mbarështimin e bletëve, peshkut, e te tjera.
Kullotat, lëndinat e burimet e shumta ujore, klima e mrekullueshme, ka bere te mundur mbarështimin e blegtorisë, kryesisht te bagëtive te imta. Rezerva te mëdha paraqet ky rajon, ne pyjet, te cilat janë rreth 95 mije ha qe mbajnë mbi 10 milion m3 lende drusore, ose me shume se një e treta e sipërfaqes se mbuluar me pyje ne rang kombëtar. Gjithashtu shquhet për rezerva pyjore, siç është ai i malit te Shoshit, bjeshkët e Lotajve, mali i Boshit, mali i Cukalit, mali i Beshkasit, e te tjera.
Ne këtë rajon ka rezerva te shumta te pasurive nëntokësore. Miniera e Brashtes, e dyta ne Evrope për nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit te fluorit, vend minerale duhet te këtë edhe ne Xhan, e vende te tjera. Gjithashtu, ka potenciale hidrike për prodhimin e energjisë elektrike. Ne lumin e Shalës mund te ndërtohen rreth pese hidrocentrale, dhe rreth dy centrale ne lumin e Kirit.
2- Turizmi, është një nder fushat kryesore te zhvillimit te kësaj zone. Llojet e turizmit ne këtë zone janë te shumta, por me kryesoret qe mund te futen ne planin strategjik, mund te jene: turizmi natyror, spelologji, gjueti, ekskursione, peshkim, turizëm sportiv(alpinizëm, kanoe, ski dhe sporte te tjera dimërore). Turizëm familjar, krijimi i rrjetit te shtëpive qe ofrojnë shërbimin e nevojshëm. Turizëm historik – etnografik – arkeologjik, krijimin e rrjetit te shtëpive, godinave, vendeve, e te tjera me vlera turistike. Projekti i Këshillit te Qarkut përmban edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, e cila është mjaft e nevojshme, pasi shume prej tyre janë braktisur.
Zonat me te spikatura për bukurit natyrore janë te shumta, por mund te veçojmë: Luginën e Shalës, malin e Shoshit, bjeshkët e Lotajve, malin e Boshit, qafen e Beshkasit dhe te Thanës, malin e Cukalit.
Mbështetja e projektit, Kryetari i Qarkut, tha, është e sigurte, se është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me vendim nr. 773, date 14. 11. 2007, “Për strategjinë ndersektoriale te zhvillimit rajonal për periudhën 2008 – 2013”. Këshilli i Qarkut do te beje koordinimin për realizimin dhe aprovimin e kësaj strategjie. Pranë këtij projekti strategjik do te jete asistenca e organizatave dhe programeve te specializuara ne fushën e zhvillimit ekonomik, vendas dhe te huaj, si: PNUD, GTZ, ADA; SDC, TEULEDA; OXFAM; OJF-te e ndryshme.
Mbështetja financiare sipas Kryetarit, do te realizohet nga Qarku, i cili do te jete pjese e buxhetit te qarkut dhe te “Strategjisë se zhvillimit ndersektoriale te zhvillimit rajonal”; fonde te komunitet te kësaj zone; fonde nga aplikimi ne projekte lokale, kombëtare, dhe ndërkufitare, qe mund te jene IPA(për projekte ndërkufitare me Malin e Zi), Kooperimi Italian FSHZH, e te tjera. Me realizimin e këtij projekti strategjik, do te përfitojnë jo vetëm komuniteti vendas, por edhe ne, te gjithë.
Këshillit te Qarkut, dhe te gjithë personelit projektues dhe realizues, i urojme suksese dhe realizime  konkrete, ne realizimin e këtij projekti strategjik për zhvillimin e zonës se Dukagjinit, vendlindjes sonë, prejardhjes sonë. Suksese! NDUE SANAJ

PELLUMB TEFA, JEHONA QE U SHUA TRAGJIKISHT

Data, 4 Janar 2008, ka qene fatale dhe e zeze për dy te rinjtë, dy bashkëfshatarët, dy shokët qe vdekja  i mori bashke, duke tronditur mbare qytetin e Shkodres dhe duke lenë ne pikëllim te thelle familjet e tyre.
Terri i asaj nate u be terri i përjetshëm për dy te rinjtë: Pëllumb Tefa – 34 vjeç dhe Marjan Ndoja – 36 vjeç. Përballë dhimbjes se madhe, ngushëllimet janë shume pak.
Pëllumb Tefa ka lindur ne fshatin Gjuraj, te komunës Pult, ne një familje te thjeshte,  por qe ne themelet e saj kishte te ngulitura thelle rrënjët e atdhedashurisë, bujarisë dhe te gjitha virtyteve dhe vlerave dukagjinase.
Qe ne moshën dhjete vjeçare u kuptua se natyra i kishte fale dhuntinë e artit, bukurin e ylberit, zërin e bilbilit, buzëqeshjen rrezatuese dhe aftësinë e shkëlqyer te komunikimit.
Brenda pak kohe ishte talenti qe e beri te njohur ne te gjithë zonën e Pultit dhe te Dukagjinit. Shtati i tij u rrite bashke me këngën folklorike, e cila ishte e trashëguar brez pas brezi ne atë truall këngëtaresh te njohur.
Ky bilbil u be shpejt dhe mjaft i njohur ne veprimtaritë lokale. Talenti i tij ndikoj dukshëm ne evoluimin e artit krahinor duke hyre shume shpejte ne këngën popullore. Tashme, Ai ishte i pranishëm kudo, ne gëzime, festa, dasma, ne mes shokësh ne te gjithë krahinën. Dimensioni i tij prej artisti fitoi përmasa te reja. Kjo dukej ne kërkesat dhe popullaritetin qe fitoi qe nga magnetofonat, radioja dhe ekrani i çdo familje qytetare dhe malësore. Te gjitha këto e bene qe te radhitej nder këngëtaret me te njohur te Shkodres.
Pëllumb Tefa ishte pjesëtare aktiv i grupit “Treva”, instrumentist, këngëtar, humorist, organizator dhe pjesëtar i grupit folklorik te rrethit pranë qendrës kulturore “Pjeter Gaci”.
Qe nga viti 1990, ishte pjesëmarrës ne veprimtaritë folklorike te organizuara ne shkalle vendi, duke marre disa medalje ne Festivalin Folklorik Kombëtare te Gjirokastrës, Ne Festivalin e Rapsodëve dhe Instrumenteve ne Lezhe, ne “Oden” Dibrane etj.

  • Ne familjen e Mark Tefes, për te ngushëlluar ketë burrë te Gjurajve dhe familjen e tij, për humbjen e djalit te tij, jo vetëm te tij, por te gjithë Dukagjinit, Pëllumbin, ishin nga te gjitha trevat e Shkodres. Ne mes tyre, ishte dhe Konsulli i Nderit i Republikës se Austrisë ne Shkodër, dhe N/kryetar i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, Gjergj Liqejza, dhe Sekretari i Saj, Luigj Shyti. Përcjellja për ne banesën e fundit, këtij djali te ri, e këtij bilbili te këngës dukagjinase, ishte mjaft e dhimbshme. Megjithatë, sipas traditës, dhimbja kthehet ne force. Prindërit, te afërmit dhe te gjithë te pranishmit ditën te bëhen te forte, për te vijuar jeta. Ne emër te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” dhe te grupit artistik te Dukagjinit, fjalën mortore e mbajti, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj.

Humbja e tij ishte me tepër se humbje e një njeriu, pasi familja humbi njeriun e dashur, shokët humben shokun e tyre te mire, koleget humben këngëtarin qe nuk ju mungoje ne asnjë çaste, ekrani portretin e artistit dhe arti humbi një talent te radhe.
I përjetshëm qofte kujtimi i tij.
FRAN KODRA
ZEF NIKA

GRUJA E TRE SHEKUJVE 
Para pake ditësh, ne moshën 112vjecare, u nda nga jeta gruaja e shekullit, Prenda Marash Kola, e cila lindi me 16 prill 1896 ne fshatin Qerret te komunës se Temalit. Ajo ishte martuar ne fshatin Palaj, te komunës Shllak, ne moshën 17 vjeçe  dhe ishte bashkëshortja Kole Gjonit. Gjate gjithë jetës se saj ka jetuar ne fshatin Palaj. Përveç punëve për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve, ka ushtruar dhe profesionin e bujkeshës dhe te blegtores, duke ju përshtatur me se miri jetës se vështire ne malësinë e Shllakut. Ajo kishte dy djem dhe tri vajza. La pas 60 nipa, mesa, stërnipa dhe stërmbesa.
Dy djemtë ishin me profesion mjeke. Djali i madhe Gjolosh Kole Osmani (Gjoni), i vdekur para pak vitesh, ka punuar si mjek ne spitalin e Bregut Lumit – komuna Shale, ne spitalin e Tamares – komuna Kelmend, ne spitalin civil Shkodër, ne spitalin Shllak dhe qendrën shëndetësore Dushman.  Djali i dyte, Prendush Kola punon e jeton ne Tirane si farmaciste se bashku me te rene Donikën. Prendushi për një periudhe te gjate punoj ne Ministrin e Shëndetësisë, ne derren: Drejtor i farmacive për Jugun e Shqipërisë.
Prenda 112 vjeçare, ka lenë pas  një nip mjeke qe ndodhet ne SHBA, si dhe dy mesat infermiere e farmaciste ne spitalin rajonal te Shkodres. Gjate gjithë jetës se saj ajo u ushqye me prodhime bujqësore e blegtorale te prodhuar ne token e saj,si dhe është ushqyer me peshk. Nuk ka konsumuar pije alkoolike e duhane dhe nuk ka vuajtur nga ndonjë s’mundje. Gjate gjithë jetës ka qene dashur me njerëzit, e cila vitet fundit ka jetuar me nipin e saj Toninin, i cili është anëtar i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” dhe anëtar  kryesisë i degës se Saj ne Shkodër. Ata jetonin se bashku katër breza. Ne ketë familje, kishte tre mjek te larte dhe dy te mesëm. Nga lindja deri ne vdekje përjetoj ngjarjet e tre shekujve te fundit.
ZEF NIKA

U NDA NGA JETA, MISIONARI KOLE PREKE GJEKA.

Një tjetër misionar i pajtimit, pas vdekjes se Tom Zefit, një njeri fisnik, misionar shembullor dhe aktivist i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, u nda nga jeta. Ky misionar është Kole Preke Gjeka, i datëlindjes 11 Qershor 1936, prej fshati Vukaj te komunës Shllak, i cili pas një s’mundje te papritur u nda nga jeta ne moshën 72 vjeçare, duke lenë vetëm bashkëshorten, e cila jeton me nipin. Fati i jetës, nuk pati fëmije. Qe ne moshe te re u rrite me tradita te shkëlqyer malësore dhe qe dallohej për inteligjence dhe bukuri fizike dhe shpirtërore. Ndonëse  familja e tij vuajti mjafte nga regjimi i sistemit komuniste, asnjëherë nuk pranuan nënshtrimin, duke ruajtur besën, traditat me te mira te Dukagjinit. Prej shume vitesh u detyrua te merrej me pune te ndryshme ne ndërmarrjet shtetërore. Ne vitet e demokracisë fshati i besoj detyrën e kryeplakut te fshatit dhe te anëtarit te komunës Shllak.
Fjala e tij zëntë vende kudo. Bashke me burrat e nderuar te Shllakut, me dite te tera ju përvesh punës për shuarjen konflikteve dhe plagën e madhe te gjakmarrjes. Kështu me burra te tjerë  ju bashkua shoqatës kombëtare te Pajtimeve, duke kaluar fshat ne fshat, krahine ne krahine me misionar te tjerë, për te  zgjidhur qindra konflikte, bere qindra pajtime dhe mbyllur mbi dhjete gjaqe. Ne kuvende dhe kudo respektohej për mendimin e thelle, fjalën e sakte dhe te vendosur, për përkushtimin e tij dhe pa kursyer kohen e shëndetin.
Misionari Kole Prek Gjeka, ishte edhe një aktivist i palodhur i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, duke marre pjese ne shume veprimtari te Shoqatës, nëpërmjet te cilave ka ndihmuar ne realizimin e misionit te Saj.
Ne përcjelljen për ne banesën e fundit, morën pjese misionaret: Zef Sokoli, Isa Ademi, Metush Papa, Fran Lleshi, Kolë  Toma, Zef Mark Toma, Gjon Gjeka, Kolë Toma, Sokol Delia etj. Te cilët mbajtën fjalën e rastit te përmotshëm për humbjen  e këtij misionari. Ne emër te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, ishte i pranishëm kryetari i saj, Ndue Sanaj.
Prestaret e familjes humben njeriun e dashur, Dukagjini humbin njeriun fisnik dhe atdhetar, i cili dallohej për vlera te larta qe i kishte dhuruar Zoti.
I përjetshëm qofte kujtimi i tij.
                                                                                            
DJALI I LOTAJVE, ZOT I TAPETIT
Ne qofte se do ti hedhim një sy sportit te mundjes ne rrafsh qyteti, apo ne rrafshin kombëtar nuk mund te anashkalosh malësorin nga fshati Lotaj, te krahinës se Dukagjinit, “Mjeshtrin e merituar te sportit”, Dede Bregu.
Ne vitin 1939 ne Lotaj, lindi një djalë, i cili me vone do te behej si te thuash “padron e tapetit”, ne sportin e mundjes.
Qe ne vogli, atje midis maleve kreshnike e legjendare, filluan te shfaqeshin cilësitë e një sportisti te ardhshëm, trupplote, me muskuj te kërcyer, shpatullgjere, këmbëngulës, iniciator e i guximshëm duke krijuar kështu një lloj paralelizmi me fenomenet e natyrës qe e rrethonin.
Uji i ftohte i dëborës, flladi i pastër i bjeshkëve te Dukagjinit mbushen plot force e temperament ketë djalosh qe ne te ardhmen do te behej kampion absolut i vendit.
Bashkëmoshataret e tij tregojnë, se: - edhe pse ishte i vogël gjithnjë nuk ngurronte te përballej edhe me te mëdhenjtë.
Kisha shume dëshire te beja mundje, - shprehet Deda, por isha larg e nuk me spikate askush. Ndoshta edhe kjo dëshire e madhe e Dedës shërbeu si shtyse qe familja e tij pas viteve 1950 te transferohej nga Lotajt ne fshatin Grude e Re, ne ish fermën “Perlat Rexhepi”.
Këtu , - thotë Deda, - ëndrra ime filloj te merrte jete, përveç punës qe e kisha detyrim, fillova te merresha me sportin e mundjes. Atë e kishte rrëmbyer dëshira për t’i shfaqur vlerat e tij, te integrohej ne jetën e sportit, t’i bënte ëndrrat e tij realitet. Nga fshati Grude kishte mundesa te talentuar qe mbushnin radhët e “Vllaznise”. Legjenda e mundjes shqiptare, i pamposhturi, “mjeshtri i merituar i sportit”, Mirashi Vuksani, një dite e tërhoqi Dedën pranë ekipit te qytetit. Ajo dite do te mbetej dita me e paharruar për Dedën, pasi do te prekte nga afër ata dyshek qe përbente endërren e tij nder vite. Duke pare cilësitë e tij te shkëlqyera, ish trajnerët Njazi Bushati e Qazim Elbasani, nuk ngurruan, por e përfshinë menjëherë ne radhët e “Vllaznise”. Kur me thane se do te vish ne stërvitje dhe do te jesh pjese e ekipit, gati sa nuk fluturova – shprehet Deda. Përkushtimi dhe vullneti ne stërvitje bene qe krahas forcës fizike te kapte shume shpejt anën teknike e për rrjedhoje te behej titullar ne gjirin e ekipit. Edhe gjate kryerjes se shërbimit ushtarak ne Korçe, Deda do te behej pjesëtar i ekipit te “Skënderbeut”. Edhe gjate qëndrimit ne ketë pati rritje te nivelit teknik e taktik, rezultatet erdhën ne rritje duke zëne shume shpejt vend nderi. Fale cilësive pozitive e rezultateve mbi tapet, Deda fiton respektin e shokëve dhe adhurimin e sportdashësve. Pas përfundimit te ushtrisë, Deda inkuadrohet menjëherë ne radhët e ekipit te mundjes se lire nen drejtimin e trajnerit Hamza Çela. Këtu fillon karriera e një kampioni te vërtete. Vullneti, karakteri dhe sedra janë shembull për te gjithë ne stërvitje. Çdo dite vinte nga Gruda, pasi realizonte normën ne pune dhe stërvitej për te realizuar ëndrrën e tij. Detyrat shtoheshin – thotë Deda -, pasi përballe kisha kundërshtare tepër te fuqishëm, kampionë vërtete madhore. Por përballe këtij djali te Dukagjinit u detyruan qe te “puthnin” tapetin me shpatullat e tyre dhe për t’ia dhuruar kampionatin e fituan me plot merite.. Te tille ishin Islam Bala, Nuhi Marseli, Ivzi Muça, për te cilët, tani Dede Bregu ishte një barrierë e pakalueshme, ishte vërtete “zot i tapetit”. Regjimi ditor, vullneti, forca fizike, perfeksionimi e anës teknike dhe taktike, burrëria e guximi mbi tapet bene qe Deda te mos dilte asnjëherë kokulur nga tapeti.
Nuk dëshiroja qe shpatullat e mija te binin përtokë – shprehet Deda. Vitet ecnin, por Deda nuk dorëzohej, fitoreve nuk u ndahej, titujt e medaljet e spartakiadave nuk i lëshonte. Edhe përtej te tridhjetë viteve rrëmbente medalje e tituj kampione. Figura e tij u be si një magnet qe tërhoqi pas vetes elementet e rinj ne ketë fushe sporti, duke u dhëne atyre me te mirën e mundshme. Mendjemadhësia e egoizmi i sëmure ishin te huajat për Dede Bregun, lumturinë e ndjente midis shokëve. Gjithë jetën ia kushtoi sportit. Ka stërvitur e vazhdon te stërvite breza te tere sportistesh, qe nga moshat e vogla e deri tek te rriturit. Pasioni për mundjen nuk e le asnjëherë rehat. Është për tu lavdëruar Dede Bregu, i cili ne vitet e tranzicionit, kur mundja ne qytetin tone thuajse u shpërbe, e ngriti dhe e mbajti “gjalle” ekipin dhe ketë lloj sporti pa ndihmën e askujt, bile arriti te nxjerre edhe kampion e te fitoj pese kupa vendi. Mjafton te përmendim mundësit qe kane dale nga duart e Dedës, si: Emiljan Leka, Mirsad Dekovi, Jetmir Elezi, Nazmi Ceka, etj.
Figura e Dedës plotësohet edhe si një familjar i shkëlqyer, prind dhe bashkëshort shembullor. Cilësitë e tij pozitive ai i përcolli edhe tek rrethi I tij shoqërore. Është pikërisht Deda qe sportin e bën njëlloj si pjese te ushqimit ditor edhe për familjen e tij.
Këtu mund te përmendim djalin e tij, Pavlinin si basketbollist apo Mirën si volejbolliste dhe rekordmenen ne kërcim se gjati, sportistja me  e mire e shekullit ne ketë disipline, Vera Dede Bregu, e cila disa here ne veprimtaritë ndërkombëtare ngriti lart Flamurin Shqiptar. Dhe me te drejte, sot Dede Bregu ndjehet krenar për arritjet e tij dhe te fëmijëve te tij. Edhe sot, ndonëse ne një moshe qe shumëkush preferon rehatinë, Dedën e shikon plot energji, pasion e vullnet duke stërvitur te tjerët me te njëjtin përkushtim si për fëmijët e vet. Ka mposhtur moshën, ka siguruar bazën materiale për stërvitje, vazhdon te stërvite, e te gjitha këto i kane dhëne atij një respekt te jashtëzakonshëm nga bashkëqytetaret e tij. Karakteri burrëror, ndershmëria, komunikimi njerëzor, sjellja e kulturuar mund te kompozojnë figurën e djalit te Lotajve, dukagjinasin e besës. Ne çdo bisede qe mund te besh me Dedën është e pamundur qe ai te mos flasë për vendlindjen e tij, për Lotajt e Dukagjinin, për te cilët ndjehet krenar.
Jam krenar – thotë Deda – qe jam nga ato vende, qe kam gjak nga troje burrash, te cilët u flijuan me vetëdije për liri e dinjitet. Kontributi i tij ne jetën shoqërore ka bere qe komuna e Rrethinave, ne vitin 2002 ti jap titullin “Qytetar Nderi”i kësaj komune.
Ky ishte dhe është djali i Lotajve, “Mjeshtri i merituat i sportit”, Dede Bregu.
SKENDER KURTI

SHKURTE RUSHETA
DALLANDYSHJA E PARE E MESUESISE NE DUKAGJIN

Para disa ditësh u nda nga jeta mësuesja veterane, Shkurte Rusheta(Ara), ne moshën 70 vjeçare, duke lenë ne pikëllim bashkëshortin, djalin, vajzat, vëllain, motrat, nipat e mbesat si dhe miq e shoke te shumte.
Përcjellja për ne banesën e fundit ishte e dhimbshme dhe dinjitoze për këtë bije te nderuar te Dukagjinit, e cila ia kushtoi jetën misionit te saj fisnik e human, te edukimit e shkollimit te dhjetëra e dhjetëra malësoreve, si mësuese, si edukatore e dalluar ne fshatin e saj te lindjes, ne Lekaj si dhe ne fshatrat Abat, Gimaj, Nderlysaj, me vone ne Breglumi dhe e mbylli karrierën e saj ne Malësi te Madhe.
Kush ishte Shkurte Rusheta?
Shtatëdhjetë vite me pare, ajo lindi ne fshatin Lekaj, ne truallin e Rushet Prekës. Vdekja e babës ne moshe te re e la atë dhe tre vëllezërit e tri motrat e saj, jetime, ne një gjendje te mjeruar ekonomike. Nena e saj e nderuar, mori përsipër përballimin e jetës e vetme duke rritur shtate fëmijë, deri sa ata u bene te zotet e punës, sidomos djali i madh, Zefi, duke i vene shpatullat e njoma barrës se rende qe përballonte nena halle madhe, e me vone edhe Shkurtja e te gjithë se bashku dolën ne jete, ne një rruge te gjate, te vështire, por te ndershme e fisnike.
Ne vitin 1946, fshatin Xhan u hap një konvikt për fëmijët jetim e te varfër për ti rritur e shkolluar, i cili me vone u transferua ne Theth e pas një kohe te shkurtër, për vështirësitë e furnizimit ne periudhën dimërore, u transferua ne Shkodër, qe mori emrin e Heroit te Popullit, Konvikti “Tome Kola”. Ne këtë konvikt shkuan krahas djemve edhe vajza nga malësia e Dukagjinit, midis te cilave edhe Shkurta. Ajo dhe te tjerë vazhduan shkollën shtatëvjeçare dhe pas saj, një pjese vijuan shkollën e mesme e te larte, kurse disa, me te rritur e me te dalluar ne mësime u ngjiten ne malësi me një mision shume fisnik, përhapës se dijes, luftëtare te rinj për shkollimin e malësoreve te vegjël dhe zhdukjen e analfabetizmit ne mosha te rritura.(Kjo plage u mbyll ne vitin 1957). Shkurta dha kontributin e saj qe nga viti 1950, si mësuesja e pare dukagjinase.
Për te vlerësuar punën e Shkurtes ne ato vite po shfletojmë librin “Dashni e mall për Dukagjinin”, te autorit Marash Kola, i cili para një gjysme shekulli, ne gazetën “Rinia”, me 5 maj 1954, shkroi artikullin “Arsimtare e dalluar”, kushtuar Shkurte Rushetes, e cila i përkiste brezit te pare te mësuesve vendas, duke punuar me ndërgjegje e përkushtim. Për këtë arsye ajo, atë vit mori pjese ne konferencën e arsimtareve te dalluar te ish qarkut Shkodër.
Ne vitin 1957, për t’iu përgjigjur kërkesave ne rritje, ajo ne Tirane mori arsimin përkatës duke u emërua mësuese e gjuhës dhe e letërsisë ne shkollën 7-vjeçare, Breglumi, ku krahas shkollës se ditës vazhdonte dhe ajo e natës, duke punuar pa u lodhur e me përgjegjësi te larte deri sa me bashkëshortin e saj, Gjelosh Ara, punonjës i dalluar i policisë, u vendosen ne qytetin e Koplikut, prej ku doli edhe ne pension.
Çfarë duhet te veçojmë te Shkurtja?
Ishte punonjëse e dalluar e arsimit, me sedër e ambicie për te bere me te mirën e mundshme kudo e ne çdo kohe. Atje kishte kënaqësi te veçante, kur nxënësit e saj mësonin, rriteshin, përparonin duke i nxitur vazhdimisht për te sfiduar kohen, Shume prej tyre ishin pjesëmarrës ne përcjelljen e saj.
Ajo nuk ishte thjeshte një mësimdhënëse. Me tepër se kaq, ishte mjafte e interesuar për veprimtaritë kulturore folklorike, për punën me librin. Vete ishte e gjithanshme, instrumentiste(i binte çiftelisë), këngëtare dhe valltare. Ne kohen e vet, zëri i saj dhe i vëllait, Zefit, shungullonte ne festivalet e zonës dhe jashtë saj, ne dasma dhe veprimtari te ndryshme.
Shkurtja ishte një veprimtare dhe luftëtare e dalluar për emancipimin e grave e te vajzave dukagjinase. Aksionet masive te rinise ishin moto e një pune te gjithanshme, ku ajo udhëhiqte me shembullin personal, duke kërkuar qe te gjitha te rejat te ecin ne rrugën e saj.
Ne marrëdhënie me njerëzit, me shokët dhe shoqet ishte e thjeshte, e komunikueshme, e sinqerte dhe ne një humor te këndshëm. “Me ty flas si me te pa ba vete”, ishte shprehja e saj, çka krijonte situata gazmore ne mjedise te ndryshme.
Si bashkëshorte, si nene, si amvise ishte e përgjegjshme për detyrat e shumta te saj, për rregull, për pastërti, ishte korrekte dhe kërkuese.
E ne mbyllje te këtyre vlerësimeve te tona, qe lidhen me vdekjen e parakohshëm te saj, me figurën dhe emrin e nderuar qe la Shkurte Rusheta do te mbetet kurdoherë një bije e nderuar e Dukagjinit, e moralshme, fisnike, shembull emancipimi e qytetarie, mësuese e merituar dhe e respektuar.
I përjetshëm qofte kujtimi i saj.
NDOC GRIMA, GJERGJ ÇUNI

KONFERENCA E III E SHOQATES “ATDHETARE – DUKAGJINI”
Me daten 26 janar 2008, ne mjediset e bibliotekes “Marin Barleti”, u zhvillua Konferenca e III e Shoqates “Atdhetare – Dukagjini”. Moren pjese: Delegatet e degeve te Shoqates, Anetari i Nderit te Shoqates, shkencëtari Ahmet Osja, Kryetari i Shoqates “Integrim Evropian”, Gjergj Perluca, profesor Gezim Uruçi, anetaret e Keshillit te Bashkise Shkoder: Gjergj Sokoli dhe Mehill Perroni, etj.
Konferencen e hapi, Sekretari i Shoqates, Luigj Shyti, i cili pasi ju uroj mirëseardhjen pjesemarreve, njoftoi, se Artisti i Popullit Lec Shllaku – Anetar i Nderit i Shoqates, veterani Nike Pali – ish kryetari i deges se Tiranes dhe bibili i kenges dukagjinase Pellumb Tefa – aktivist i Shoqates, jane ndare nga jeta. Ftoi te pranishmit, te ngrihen ne kembe dhe te mbajne nje minute heshtje, ne respekt te jetes dhe vepres se tyre. Pastaj ftoi Kryetarin e Shoqates, Ndue Sanaj, qe te mbaj raportin e verpimtarise se Shoqates, ne periudhen 2003 – 2008.
PJESE NGA RAPORTI I ANALIZES SE PUNES SE SHOQATES
 “ATDHETARE – DUKAGJINI.
Ne ketë date, pese vjet me pare, me nismën e një grupi dukagjinas, u mblodh aktivi me 42 veta, ne te cilën merrnin pjese intelektual qe shtriheshin ne te pese komunat e Dukagjinit (Shalës, Shoshit, Pultit, Shllakut dhe Temalit). Ky aktiv vendosi, krijimin e Shoqatës, ngriti grupin e punës për përgatitjen e Konferencës se I te Shoqatës, përgatitjen e Statutit dhe programin e Saj, e cila u mblodh me 6 prill 2003.
Kane kaluar pese vjet nga ajo dite  dhe ne krye te këtyre pese vjetëve Shoqata vjen ne Konference te III te Saj, me këto veprimtari te realizuara
1-  Janë përgatite dhe zhvilluar katër simpoziume shkencore “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”:
a) I pari, kushtuar 85 vjetorit te Besës se Prekalit, me teme “Kuvendet Malësore dhe koha”, mbajtur me 19 nëntor 2004;
b) I dyti, kushtuar 95 vjetorit te Luftës se Qafës se Agrit, 90 vjetorit te Luftës se Planit dhe 90 vjetorit te rënies se heroit te Dukagjinit Mehmet Shpendit, me teme “ Traditat patriotike dhe liridashëse te dukagjinasve ne vitet 1890 - 1920”, mbajtur me 25 shtator 2005;
c) I treti, kushtuar 100 vjetorit te lindjes, një figure te mëdha te Dukagjinit dhe te Shqipërisë, At’ Jak Marleka(prof. dr. Luigj Marleka), me teme “Një misionar ne Shërbim te Kombit”, mbajtur me 24 nëntor 2006;
d) I katërti, kushtuar vlerave materiale dhe shpirtërore te dukagjinasve, me teme: Kultura materiale e shpirtërore”, mbajtur me 24 nëntor 2007.
2- Përgatite dhe nxjerre çdo muaj gazetën e shoqatës, me emrin “Dukagjini”, gjithsej 49 numra, fale kontributit intelektual te pakursyer te redaktoreve. Prele Milani, Lazer Kodra, Luigj Shyti, Zef Nika, Roza Pjetri, Tone Deda, Luigj Mila dhe fale kontributit te 35 sponsoreve për mbulimin e shpenzimeve teknike te gazetës.
3- Janë promovuar 24 libra te autoreve dukagjinas., qe kane shkruar kryesisht për Dukagjinin.
4- Me grupin artistik te Dukagjinit, janë bere 7 mbrëmje arkëtuese, ne kuadrin e festave te fund vitit, te Krishtlindjes, te vitit te ri dhe te Pashkëve.
5- Me këngëtaret dhe krijuesit me te mire te Dukagjinit, u përgatite dhe u dha koncerti folklorik “Folk – 2007”, me rastin e Pashkëve ne teatrin “Migjeni”, me pjesëmarrjen e Artistes se Popullit – Tinka Kurti, artistit te Merituar Lazer Filini, regjisorit dhe aktorit Bruno Shllaku, aktores Drane Xhaje, muzikologut Bardhyl Hysa dhe koreografit Aldo Nika, qe, ne përgjithësi pati sukses.
6- Ne kuadrin e 4-vjetorit te Shoqatës, u hap ekspozita fotografie e fotografeve amator Luigj Shyti dhe Luigj Mila, me mjaft sukses qe u vizitua nga 3 300 vete dhe u lanë 45 shënime.
7- Ne bashkëpunim me kryetarin e shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan, Ndrek Guri dhe anëtarin e kryesisë se saj, Ndue Ftoni, ne muajin prill 2007, u organizua dorëzimi i ndihmave te dhëna nga shqiptare ne Miçigan te SH B A, për familjet e viktimave qe humben jetën tragjikisht, me 12 mars 2007, ne aksidentit automobilistik ne rrugën e Karmës te Kirit, me 12 prill 2007.
8- Janë përgatitur dhe zhvilluar 11 ceremoni përkujtimore, kushtuar figurave dhe personaliteteve dukagjinas.
9- Morëm pjese ne veprimtarinë “E ndryshme, por e bukur”, e zhvilluar ne bashkëpunim me, Qendra e gruas “Hapat e lehte”, ne lagjen “Mark Lula”, me 11 nëntor 2007.
10- Janë botuar 2 libra te Shoqatës, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”, 1 dhe 2. I pari përmban materialet e simpoziumit shkencor “Kuvendet malësore dhe koha” dhe “Traditat patriotike dhe liridashësve te dukagjinasve ne vitet 1890 – 1920”, ndërsa e dyti përmban materialet e simpoziumit shkencor “Një misionar ne shërbim te kombit”. Është bere libri i trete gati për botim, por është ne pritje te sponsorit.
Korespodenca kryesore e shoqates ne keto pese vite:
1-Ka pasur korrespodence me Presidentin e Republikes se Shqipërisë:
a) Për dekorimin e Mehmet Shpendit, me titullin “Nderi i Kombit”, i cili u dekorua me “Medaljen e arte te shqiponjës” ne muajin shtator 2005;
b) Për dekorimin e Martin Camaj me titullin “Nderi i Kombit”, dhe jemi ne pritje.
2- Korrespodence me Papën e Benediktit XVI, për te shpallur publikisht dhënien e titullit “Mbret e Albanëve dhe Epiroteve” Gjergj Kastriotit dhe “Kardinal”, Ipeshkvit Pal Engjëlli, ne muajin nëntor 2007.
3- Korrespodence me kabinetin e Presidentit, te Kryeministrit, Ministrisë se Arsimit dhe te Shkencës, te Ministrisë se Jashtme, për tu njohur me përbërjen e kabinetit te tyre.
4- Korrespodence me Ministrinë e T K R S:
a) Për shpalljen e shtëpisë se Martin Camajt, Monument Kulture, e cila me urdhër te MTKRS, është shpallur Monument Kulture,
b) Për zhvillimin e koncertit folklorik, te zhvilluar ne prill 2007, përshirë edhe Shoqërinë e sigurimeve “INSIG”
c) Për mbështetjen financiare te përgatitjes dhe zhvillimit “Dita e Dukagjini”, ne kuadrin e hapjes se sesionit turistik ne Theth, ne muajin qershor 2008.
5- Korrespodence me bashkine e qytetit te Shkodres për disa veprimtari dhe se fundi për ti dhenë titullin “Qytetar Nderi”, Artistit te Popullit-Pjeter Gjoka. Ketë propozim ja kemi bere edhe Këshillit te komunës Ulqin. Jemi ne pritje te marrjes se vendimeve te tyre.
6- Korrespodence me Presidentin dhe Mistrinë e Arsimit dhe te Shkencës, për disa norma te për përzgjedhjen e rektoreve dhe dekanëve te universiteteve shqiptare.
7- Gjate kësaj periudhe u ripunua statuti i Shoqatës dhe u miratua ne anëtarësinë e saj ne baze dege, ne vitin 2005.
8- Shoqata u krijua me 32 anëtare. Sot, përbehet me 158 anëtar, te organizuar ne pese dege, Dega ne Shkodër, prej 78 anëtaresh, me kryetar Ndue Vata; dega Tirane, prej 33 anëtaresh me kryetar Ndue Shurlaj; dega e Kurbinit, prej 22 anëtaresh, me kryetar Fran Molla; dega e Lezhës prej 13 anëtaresh, me kryetar Mirash Ftoni dhe dega e Malësisë se Madhe prej 12 anëtaresh, me kryetare Syka Çarku. Ne gjirin e saj ka: Anetar Nderi: Shkrimtarin Fadil Kraja, dr. Erika Camaj dhe shkencëtarin Ahmet Osja, te cilët i falënderoj për kontributin qe kane dhenë ne realizimin e misionit te Shoqatës. Kemi anëtar nderi pas vdekjes: Artistin e Popullit – Lec Shllaku, i cili me 3 gusht 2007 u nda nga jeta dhe At’ Jak Marleka, ose prof. dr. Luigj Marleka.
9- Një grup i shoqatës, me N/kryetarin e Saj, zotin Gjergj Liqejza, me 21 shtator 2007, te ftuar nga Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan, për te marre pjese ne një darke te organizuar për nder te Gjeneralit ne Pension Wesley K. Clarkut – ish Komandanti i Forcave te Armatosura te NATO-s. Ne ketë darke Gjeneralit Klark, ne emër te Shoqatës, zoti Gjergj i dhuroi logun e Shoqatës dhe një flete palosje me historikun e shkurtër te zonës sonë dhe te veprimtarisë se Shoqatës ne Shqip dhe Anglisht. Këta morën takim pune edhe me anëtaret e kryesisë se Shoqatës “Dukagjini” ne Miçigan.
10- Janë bere përpjekje për krijimin e degëve te Shoqatës jashtë vendit, nga emigrante ne Itali(Firence dhe ne Torino) dhe ne Angli(Birmigan), por nuk i është  arritur qëllimit. Përpjekje janë bere edhe ne SH B A, ne Miçigan nga anëtaret e shoqatës Ndue Fton dhe Pellumb Kulla, te cilët mbas shume përpjekjesh ia kane arritur qëllimit dhe me 30 nëntor 2005, ne Miçigan u krijua Shoqata “Dukagjini”, me kryetar Ndrek Guri dhe sekretar Pëllumb Kulla.
Paraqitja, tregon se është bere mjaft pune ne këto pese vite, pa llogaritur punën, kohen dhe pajisjet për realizimin e këtyre veprimtarive te kryer nga anëtare te kryesisë, anëtare te shoqatës, ne mënyre te veçante: Gjergj Liqejza, Eduard Çiurçija, Ndue Shurlaj, Syka Çarku, Pal Gjolaj, Fran Molla, Zef Gjeta, Lena Gjoni, Ndue Mici, Marash Ndoja, Vat Gjoni, Mark Kulla, Tonin Gjoni, Zef Bari, Pellumb Shqau, Luigj Temali, Mri Kroni, Anetaret e Nderit: Fadil Kraja e Ahmet Osja, dhe shume te tjerë.
Këto arritje janë realizuar ne saj te ndihmës qe kane dhenë 60 biznesmen dhe tregtare dukagjinas, si dhe institucione te ndryshme publike e shtetërore, për te cilët kemi bere përpjekje ti publikojmë, si ne ketë rast qe i kemi publikuar ne ftesën e kësaj konference dhe do ti publikojmë edhe ne numrin e radhës se gazetës “Dukagjini”, siç është numri 50 i muajit janar 2008. Janë arkëtuar prej tyre 1 812 227 leke, me te cilat janë mbuluar shpenzimet e punës se shoqatës ne masën 79 % . Ne ketë mundësim veçohen: Kompania e Shoqërisë se Sigurimeve – INSIG, Ndue Ftoni, MTKRS, Sokol Cubi, Pal Gjolaj dhe Gjergj Liqejza, kontributet e te cilëve janë 1 095 864, dhe zënë 61 %  e kontributeve te dhenë shoqatës ne këto pese vite. Gjithashtu, janë ne nivele te larta ndihmese: Gjergj Vocaj, Bale Vuksani, Sigma-dega Shkoder, Pal Troshani, Hile Kodra, Prel Çardaku, Pjeter Gjeta, Pellumb Shqau, Tom Spendi, Ndoc Çardaku, Pal Lera, e shume te tjerë.
I falënderojmë për përgjegjësinë e treguar ne shërbim te Dukagjinit, dukagjinasve dhe te komuniteteve ku banojnë.
Këto janë arritjet e këtyre pese viteve, te cilat nuk kane nevoje per koment, prandaj do te ndalem ne problematiken e shoqatës, qe na ka detyruar te mblidhemi ne ketë konference pune te Saj.
Nuk janë  zbatuar disa kërkesa te statutit:
a) Ne baze te nenit “7”, germa”b”, paragrafi “b. 2”, anëtari i shoqatës ka detyrim te paguaj një kuote vjetore prej 1 000 leke, njëhershmi ne muajin janar te çdo viti. Kjo kote nuk është paguar, po te thuash prej asnjë anëtari te shoqatës, qe nga viti 2006. Nuk janë arkëtuar rreth 385 000 leke, gjate këtyre pese vjetëve. Ne qofte se gjate vitit 2003, 2004 dhe 2005 janë arkëtuar rreth 72 % e kuotave te anëtareve te shoqatës, gjate vitit 2006 e 2007 janë arkëtuar rreth 6 % e kuotave te anëtarësisë. Nuk mendojmë se pjesa dërmuese e anëtareve te Shoqatës nuk duan te paguajnë kuotën e anëtarësisë!? Por puna e paket e kryesive te degëve për te kërkuar te zbatohet kjo kërkese e statutit ka çuar ne ketë gjendje disipline, ne zbatimin minimale te kësaj kërkese te statutit, qe e vene para detyrave financiare anëtarin e shoqatës me vullnetarizmin e tij.
b) Ne zbatim te statutit, neni “10”, germa “b”, janë ngritur degët ne baze qyteti e rrethinave te tyre. Cili është bilanci i tyre? Vetëm dega e Tirane ka realizuar tre veprimtari, paraqitjen e dy librave dhe takim pune me intelektual dukagjinas ne Tirane me familjet e tyre; ndërsa te tjerat nuk kane realizuar asnjë veprimtari. Bile, disa akoma nuk kane bere një mbledhje kryesie megjithëse po bëhen dy vjet qe janë zgjedhur
c) Ne disa dege nuk shitet gazete e as librat e shoqatës. Ne Shkodër janë arkëtuar 173 550 leke, ose 55 %; dega e Tiranes ka arkëtuar 29 500 leke, ose 30 %; dega e Kurbinit ka arkëtuar 16 225 leke, ose 41 %; dega e Lezhës ka arkëtuar 3 500 leke, ose 8 % dhe dega e Malësisë se Madhe ka arkëtuar  17 400 leke, ose 44 %. Gjithsejtë, janë arkëtuar 240 175 leke, ose 45 %. Nuk janë arkëtuar 292 975 leke, ose 55 % e arkëtimit te mundshme.
Te nderuar delegate!
Kur grupi nismëtar filloj punën për krijimin e Shoqatës, nuk e kishte menduar se do te arrinte te realizonte te gjitha këto veprimtari, nuk e kishte menduar se do te arrinte te botonte gazetën e saj “Dukagjini” ne çdo muaj, pa menduar për botim libri, por nuk kemi menduar dhe as ketë pune te paket te degëve deri ne ketë gjendje.
E vërteta është se nuk arritëm ndonjë maje te veçante, apo ndonjë zbulim te veçante shkencor, por ne këto pese vite u arrite te behet diçka, te behet një sensibilizim i vlerave te dukagjinasve ne kushtet e reja, ne kushte te reja te marrëdhënieve ne prodhim. Me idealizmin e fillimit, shikonim dhe synonim te arrinim yjet. Ne, ne te vërtete nuk kemi arritur asnjë yll, por kemi arritur qe ato yje ti shikojmë nga një lartësi me e larte. Atëherë ne këto kushte, ne ketë nivel te arritjeve te Shoqatës dhe te mangësive te evidentuara, mendojmë se duhet te bëjmë ndonjë ndryshim ne organizimin e shoqatës!
Se pari, Duhet te ndryshoje programi i Shoqatës. Nuk mund te ecim me atë program qe u be ne kushtet dhe njohjen e vitit 2003. Duhet te bëhen përpjekje te hartohet një program me te pranueshëm për zbatim.
Se dyti, Përderisa degët nuk po e justifikojnë veten, mendojmë se janë dy alternativa:
a) Degët te mblidhen, te bëjnë analizën e punës se tyre dhe te filloi funksionimi i tyre normalisht duke zbatuar nenin “10”, germën “b” te statutit, se me gjendjen e krijuar, kryesia e Shoqatës nuk mund te mbaj përgjegjësi për to.
b) Te shkrihen degët, duke ndryshuar nenin “10”, germën “b” te statutit dhe te gjitha pjesët qe rrjedhin prej tij. Ne rrethe, ose qytete te kemi anëtarësi dhe njeri prej tyre jete anëtar i kryesisë se Shoqatës, i cili te ndjeke zbatimin e detyrave te Shoqatës. Pemës qe kane filluar ti thahen degët, ne qofte se nuk i krasiten ne kohe, ato rrezikojnë tharjen e tere pemës.
Se treti, Pranimet ne Shoqate te jene pa kufizime. E rëndësishme është qe anëtaret e shoqatës te jene aktiv, te përgjegjshëm për detyrat duke shpenzuar diçka nga vetja e tyre për realizimin e misionit te shoqatës.
Se katerti, Kryesia e Shoqatës te përbehet nga 7 – 9 vete, nga 7 – 15 veta qe është e përcaktuar  ne nenin 11, pika “2”, germa “c”, me qellim qe vendimmarrja te jete me e shpejt dhe përgjegjësia te jete me konkrete.
Se pesti, Shoqata e ka te nevojshme një vend për zyre dhe kjo zyre te kthehet qendër informacioni dhe udhërrëfyese për turistet.
Se pesti, Te krijohet “klubi” i shoqatës, me biznesmen e tregtare dukagjinas, ose me origjine prej Dukagjini, i cili te ndihmoje ne sigurimin e fondeve për përgatitjen dhe zhvillimin e veprimtarive te Shoqatës. Shoqata ne vit realizon deri 11 veprimtari, nxjerr 12 numra gazete dhe boton 1-2 libra, te cilat kërkojnë një buxhet prej 3 981 000 leke ...
Nuk mund te vijohet me duke lypur ...
Sikur 30 biznesmen dhe tregtare dukagjinas te marrin përsipër mbulimin e 3.9 % te projekt – buxhetit te shoqatës, i takon secilit te financoje ne vit 132 700 leke. Sikur 10 vete prej tyre te marrin përsipër te botojnë gazetën “Dukagjini”, i takon secilit te financoje nga 24 000 leke ne vit. Po sikur në këtë mbështetje te marrin pjese 100 biznesmenë e tregtare te niveleve te ndryshme, secilit i takon   te mbuloje rreth 1 % te projekt te buxhetit, mesatarisht secili do te financonte për  shoqatën rreth 39 810 leke ne vit. Një shume jo e vogël, por e pranueshme dhe me shume vlera për atë qe do te shpenzohet.
Sot nuk e masim patriotizmin duke marre pushkën ne krah, për te shkuar ne front, qe mendojmë se ishte me e rende se mund te humbisje jetën për çështjen atdhetare, ndërsa tani vërtete nuk është një shërbim i vogël, por nuk ka te beje me jetën. Janë realizuar 52 veprimtari, 51 botime(49 numra te gazetës dhe dy libra) dhe janë 32 korrespodence me te gjitha institucionet, deri ne SH B A, deri dhe me Atin e Shenjt- Papa Benediktin XVI. Linde pyetja: Ne nuk kemi dhenë diçka për Dukagjinin, dukagjinasit dhe për Shkodren? Jo ne leke, por pjese nga koha, jeta dhe puna e jone e pa kursyer? Sigurisht, qe po, edhe me shume se miliona, vërtete pa na imponuar kush, me dëshirën tone, se kështu menduam për ti shërbyer Dukagjinit dhe dukagjinasve. Jo te gjithë mund te kontribuojnë një lloj, por ama rendësi ka te kontribuosh. Rendësi ka te ndihesh i përgjegjshëm ndaj vetes dhe ndaj te tjerëve, ndaj te pareve, ndaj komunitetit ku punon e jeton.
Se gjashti, Seksioni i marrëdhënieve me publikun dhe me jashtë, duhet te beje me shume përpjekje për te punuar drejt krijimit te degëve te Shoqatës, apo Shoqatën “Dukagjini” ne Angli dhe ne Itali, ashtu siç u punua për krijimin e shoqatës “Dukagjini” ne SH B A.
Se shtati, Seksionet e shoqatës dhe degët te synojnë ne rritjen cilësore te veprimtarive, se sa me cilësore te jene ato, aq me shume do te rrethohemi me simpatizant dhe do te shtohen dashamiret e Dukagjinit.
Se teti, Mendojmë se është koha te synohet për unifikimin e shoqatave te ndryshme qe kane objekt Dukagjinin. Se vetëm te bashkuar, do te jemi me ne gjendje për te njohur me realisht veten, dhe duke njohur veten, do te dimë me mire se ku jemi, e për rrjedhoje do te dimë me mire se çfarë kërkojmë. Mendimi shtrohet, qe kryetaret e shoqatave, te bashkohen, te diskutojnë dhe te përcaktojnë një platforme te përbashkët, qe ne një te ardhme sa me te shpejte te mundshme, te përgatitet një takim pune për tu përfshi te gjitha ne një Shoqate te vetme, me emrin  Shoqata “Dukagjin”
Se nenti, Veprimtaritë e shoqatës nuk do te jene me shume “folklorike”. Jo se nuk do te ketë, por me shume ato duhet te jene ne shërbim te se ardhmes, ne shërbim te progresit, ne shërbim te marrjes pjese ne vendim marrje. Me date 19 janar 2008, kryetari i Qarkut te Shkodres, zoti Gjovalin Kolombi, para specialisteve dhe intelektualeve dukagjinas dhe shkodrane. Për këtë nisme te zotit Gjovalin Kolombi, ne emër te Shoqatës e përgëzoj, dhe jo vetëm zotin Kryetar, por te gjithë ata qe do te punojnë për Dukagjinin dhe dukagjinasit, te brendshme apo te jashtëm qofshin. Te gjithë do te kenë mbështetjen e pakursyer te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”.
Këto drejtime te punës për Shoqatën ne te ardhmen, qe paraqesim ne këtë Konference, kërkojnë me shume përkushtim te të gjithëve, por ne mënyre te veçante te intelektualeve dukagjinas dhe shkodrane, me biznesmenët dhe tregtaret dukagjinas ne Shqipëri, por edhe me emigrantet dukagjinas për te kontribuar për Shoqatën. Duke kontribuar për Shoqatën keni kontribuar për Dukagjinin e dukagjinasit kudo qe ndodhen.
E mbyll, ketë raport ne emër te kryesisë se Shoqatës, me shprehjen lapidar te At’ Jak Marlekaose profesor Luigj Marleka, qe theksonte:  “Gjithmonë gjatë jetës sime, jashtë atdheut jam përpjekur që në marrëdhënie me njerëzit, të jem i saktë dhe bujar, në mënyrë që në personin tim, të huajt të shikonin shqiptarin si NJERI me karakter dhe pa hile”. Duke e perifrazuar këtë thënie, bejethirrje: “Dukagjinasi kudo që të ndodhet, në  Shqipëri ose jashtë Saj të përpiqet që në marrëdhëniet me veten dhe me njerëzit, të jetë i saktë dhe bujar, i ndershëm dhe punëtor, i dashur dhe i respektuar, në mënyrë që në personin e tij, të tjerët të shikojnë te malësori dukagjinas një NJERI, ku personifikohen të gjitha virtytet dhe vlerat me te mira te tyre në shekuj.”

***
 (Për këtë problematike te shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, kërkojmë prononcimin e lexuesit, pranë redaksisë se gazetës).
Ne konference u dhanë mendime te ndryshme:
Lazer Kodra, kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, tha: Gazeta është ekrani i shpirtit tone. Falënderoj mundësorët e botimit te gazetës dhe ju bej thirrje atyre dhe te tjerëve qe te mos kursejnë për gazetën tone. Secili nga ju do te gjeje veten, por ajo qe është me kryesorja, brezat e ardhshëm do tu jene shume mirënjohës.
Luigj Mila, Drejtori i ekzekutiv i Qendrës për Drejtësi e Paqe, tha: Te rishikohet struktura e shoqatës, te punohet për integrimin shpirtëror, juridik dhe social te shoqatës, duke pare se puna e degëve nuk është aktive, mire është qe te mos kemi shume dege, te mos përqendrohet puna e shoqatës vetëm tek gazeta dhe libri, por shume me tepër, duke marre mbi sipër projekte, veçanërisht ne drejtim te turizmit. Prandaj shoqatës i duhet një zyre, e cila te shërbej si qendër orientimi për turizmin e Dukagjinit.
Gjergj Liqejza, Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, tha: Falënderoi punën qe behet, e cila është për tu pasur lakmi nga te gjithë. Megjithatë duhet: Te rritim cilësinë e veprimtarive te Shoqatës, duke mos rendur pas sasisë, por te synojmë pas cilësisë, se vetëm ne ketë mënyre do te bëjmë qe njerëzit te na ndjekin për te cilët kemi nevoje; duhet et bëjmë ndryshime ne statut lidhur me degët qe nuk po justifikojnë veten; te kërkojmë partner; te paguhen kuotat dhe te kontribuojmë te gjithë; jam dakord qe te hapet një qendër për shoqatën, e cila duhet te ketë 1 – 2 punonjës qe te njohin kompjuterin dhe gjuhen angleze.
Fran Molla, kryetari degës se Kurbinit, tha: Te jepet një emision televiziv qe te publikohet me shume veprimtaria e shoqatës; te behet një qendër e shoqatës, ku te ketë mundësi te mblidhen dukagjinasit; gazeta “Dukagjini” te dërgohet ne fshatrat e Dukagjinit; çdo familje  dukagjinase duhet te ketë një pjesëtar te familjes anëtar te shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”, e cila është ndera e Dukagjinit, dhe te kontribuojnë për te.
Ahmet Osja, shkencëtar dhe Anëtar Nderi i Shoqatës, tha: Shoqata “Atdhetare – Dukagjini” është nderi i Shkodres dhe i Kombit Shqiptar. Shteti duhet te mbështesë ketë zone, e cila ka ne brendësie e saj thesare te paçmuara.
Mehill Shkalla, N/drejtor i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vaso”, tha:  Falënderoj punën e bere ne shoqatën tone dhe kërkoi angazhimin e te gjithëve për te mbështete ketë shoqatën, e cila po përfaqëson denjësisht Dukagjini dhe dukagjinasit kudo qe jetojnë.
Gëzim Uruçi, profesor, tha: Jam “shkodrane prej Dukagjini”, dhe si i tille, propozoj: Ti behet një kërkese MASH, te ndërtoje një shkolle për specializimin e resurseve ne profesionin e kuzhinierit dhe kamerierit ne Theth. Te jete qendër e përgatitje se te rinjve ne fushën e turizmit. Thethi është qendër lidhëse me Pejën, Nikçin, Valbonën, Gucinë e Plavën, te cilat ia rrisin rendësin e  miratimit te propozimit tim.
Aleks Dushi, tha: Falënderoj shoqatën për punën e bere. Kjo shoqate ka ne gjirin e saj resurse intelektuale, qe mund te punojnë për Dukagjinin e dukagjinasit me mjaft sukses, veçanërisht ne punën me projekte; shoqata duhet te hyje ne ekonominë e tregut e anën e projekteve; shoqata duhet et ketë një qendër te saj dhe jam dakord me propozimin e profesor Gëzimit, për tu ndërtuar një shkolle ne Theth, ne profilin profesional.
Gjergj Perluca, Kryetari i shoqatës “Integrimi ne Evrope”, tha: Ju falënderoj për ftesën. Një nder sugjerimet e mija ishte: Shoqata duhet te ndryshoje punën ne lidhje me marrëdhëniet me pushtetin. Politika e shoqatës duhet te jete me e vëmendshme ne lidhje me potencialin intelektual qe ka.
Konferenca, vendosi:
1- Te miratoj: “Planin e veprimtarive te shoqatës për vitin 2008 dhe për periudhën 2008 – 2009, si dhe projekt buxhetin për vitin 2008 dhe për periudhën 2008 – 2009”;
2- Te autorizoj kryesine e shoqatës, për te evidentuar propozimet e bere ne raportin e kryesisë, sugjerimet qe dolën nga folësit dhe ato qe do te bëjnë anëtaret e shoqatës , ti studioje ato dhe brenda muajit shkurt te marri vendimet përkatëse, te cilat ti bëhen me dije anëtarësisë se shoqatës nëpërmjet gazetës se muajit mars 2008 dhe informacioneve qe do tu dërgohen degëve te shoqatës.
Kryetari shoqatës, Ndue Sanaj, ne mbyllje te punimeve te Konferencës, falënderoi pjesëmarrësit, për mendimet qe dhanë dhe për besimin qe Konferenca i dha Kryesisë se Shoqatës pe marrjen e vendimeve ne emër te saj.
Te gjithë u larguam duke u zotua se do te punojmë me shume qe kjo shoqate te vijoje punën e mire qe ka bere deri tani.
Prelë Shytani, Roza Pjetri

NJË UDHËTIM PËR TË MOS U NDALUR KURRË
«Kur e përfundova së lexuari gazetën “Dukagjin”, kujtova se në dorën time e mbaja atë vende të bukur e të lavdishëm. Kujtova se në dorën time po mbaja mallin dhe dashurin time. Kujtova  se me duart e mia po ledhatoja, Dukagjinin, vendlindjen time». Këto janë fjalët e Gjinit një djali nga Shala me banim në Torino të Italisë, pasi ai e kishte lexuar këtë gazete “Dukagjini”, të cilën e kishte gjetur në shtëpinë e një emigranti tjetër nga Dukagjin.
Të dashur vëllezër dhe motra dukagjinase. Të dashur miq dhe dashamirë të dukagjinit kjo çfarë i ka ndodhur Gjinit na ka ndodhur të gjithëve që e kemi lexuar gazetën “Dukagjini”, e cila sot po feston 4-vjetorin e lindjes së saj. 4 vite jetë janë pak dhe shumë. Janë pak sepse ajo sapo ka filluar një shtegtim të gjatë e të lavdishëm. Janë shumë për punën që kërkon një gazete të arrij atë çfarë ka arritur gazeta “Dukagjini”.
Me datën 30 Dhjetor 2007 në orën 1000  në ambientet e hotel “Rozafa” nga Shoqata “Atdhetare Dukagjini” u organizua festa me rastin e 4-vjetorit të gazetës “Dukagjini”. Festën e hapi Kryetari i Shoqatës “Dukagjin”, Ndue Sanaj i cili ju uroj mirës ardhjen të pranishmëve. E ndër të tjera ai tha:
Sot, 4 vjet me pare, ne këtë mjedis, me 30 dhjetor 2003, kemi bere paraqitjen e numrit te pare te gazetës “Dukagjini”, periodik mujor i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”. Një arritje. Një sukses për Shoqatën, për komunitetin dukagjinas dhe shkodran. Ne dore keni numrin e 49 te saj. Janë bere përpjekje për te paraqitur dhe publikuar vlerat e Dukagjinit dhe te dukagjinasve kudo qe jetojnë dhe punojnë. Kjo arritje është kontribut i veçante i gjithë anëtareve te redaksisë se saj, i Prele Milanit, Lazer Kodrës. Luigj Shytit, Tone Dedës, Roza Pjetrit, Zef Nikes, Luigj Miles, por edhe i te gjithë intelektualeve dhe  dashamirëseve qe kane kërkuar te publikojnë opinionet dhe studimet e tyre nëpërmjet kësaj gazete modeste, si: Mark Bregu, Luigj Temali, Prele Shytani, Zef Bari, Eduard Çiurçija, Kadri Ujka, shkrimtari Fadil Kraja, Ndoc Logu, Dashamir Caca, Arjeta e Mirsada Ferlushkaj, Arminda Melengu, e shume te tjerë. Me gjithë punën e përkushtuar te këtyre intelektualeve, anëtare shoqate ose dashamire te saj, nuk do te ishte nxjerre asnjë numër gazete, pa bujarin e 34 vetave, qe kane mundësuar botimin e gazetës, duke sponsorizuar 643 600 leke, me te cilat janë mbuluar 78 % e shpenzimeve për botimin e gazetës.
Ne emër te Shoqatës, te gjithë i falënderoj dhe i uroj me shprehjen popullore “Paçin e dhënçin”, por ne mënyre te veçante falënderoj Shoqërinë e Sigurimeve “SIGMA”, dega Shkodër, me drejtor Vladimir Stojani, e cila ka kontribuar për 32 numra gazete, duke u bere mundësori “gjeneral” për gazetën.
Edhe një here, ju faleminderit, por ne emër te përgjegjësisë se gazetës dhe te tuaj, ju bej thirrje biznesmenëve dukagjinas qe te kontribuojnë ne mbulimin e shpenzimeve te gazetës, se anëtarët e redaksisë kane punuar pa shpërblim, vijojnë te punojnë pa shpërblim, ne shërbim te Dukagjinit e dukagjinasve kudo qe ndodhen, duke kontribuar ne integrimin e tyre ne shoqërinë demokratike, ne konceptimin gjithnjë e me shume se po ndërtohet shoqëria e hapur, ne themelet e se cilës janë vlerat e individit, për te cilët duhet te jeni krenar për punën e tyre. Te jeni te sigurte, se gjithnjë e me shume do te gjeni vetveten, dhe kjo gazete është avokati me i mire për ne.
Ne këtë festim morën pjese:
*Anëtare te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini”,
*Mundësor te gazetës,
*Autore te shkrimeve ne gazetë, dhe ne mënyre te veçante Arjeta dhe Mirsada Ferlushkaj, Arminda Melengu, me te rejat dashamirëse te gazetës “Dukagjini”.
Ketë ceremoni e nderoi ne mënyre te veçante: Shkrimtari dhe dramaturgu, Mjeshtri Fadil Kraja, i cili një dite me pare meritoi titullin “
Në përfundim të fjalës ai ftoi për të bërë një paraqitje të jetës së gazetës Kryeredaktorin e gazetës, poetin Lazer Kodra.
Pas fjalës që mbajti Kryeredaktori i gazetës Kodra, dëshira e të gjithëve për të folur në këtë përvjetor ishte e madhe, te cilat u shprehen gjate koktej. Dhe siç i thonë fjalës; “Një rrugë e dy punë” u jepej mundësia të shprehnin mendimet e tyre dhe shijonin ëmbëlsinë e tryezës dukagjinase të gjithëve. Gjatë koktej të bënte përshtypje se sa mirë ishin të shkrirë të pranishmit njëri me tjetrin. Në bisedat e tyre dëgjoje se si ata jepnin përshtypjet e mira për gazetën. Të shumta ishin falënderimet për ata që kanë shkruar në këtë gazet. Kishte edhe nga ata që kërkonin ti njihnin nga afër autor e disa shkrimeve. Disa shuanin kureshtjen në lidhje me punën e redaksisë së gazetës. Ata mbetnin të habitur kur dëgjonin se puna ne këtë gazetë bëhej vullnetarisht. Është dashuria e madhe për vendlindjen time që më frymëzon të bëjë këtë gjë u përgjigj Lazri. Vërtet puna e Lazrit, Luigjit, Prelës, Zefit, Rozës dhe të gjithëve kërkon shumë sakrificë dhe djersë por kur takohemi me rezultatet që ka korrur gazeta ne ndjehemi krenar. Propozimet, mendimet për rritjen e vlera te gazetës u vlerësuan.
Të shumta ishin shkrepjet e aparateve fotografike të cilët fiksonin, përqafime dhe shtërzime duarsh të cilat ishin të frymëzuara nga dashuria dhe respekti që të pranishmit ndjenin për njëri – tjetri. Janë këto çaste, janë këto fotografi që me kalimin e kohës do të na kujtojnë se si dukagjinasit kanë qenë, janë dhe do të jenë bijë të dashurisë, urtësisë, burrërisë dhe fisnikërisë. Në pemën  e jetës që quhet Dukagjin ka pas, ka dhe do të këtë gjithmonë frytin e Paqes, Shpresës dhe të Dashurisë. Duke i uruar jetë të gjatë gazetës “Dukagjini” ju bëjmë thirrje të gjithë dukagjinasve, miqve dhe dashamirësve të dukagjinit që të japin më të mirën për Dukagjinin.
ROZA PJETRI
  
“Familje në udhëkryq”,  “Familje në udhëkryq”, “Familje në udhëkryq”
VRASJE ME DORASHKA TË BARDHA
Në vazhdimësinë e ciklit, “Familje në udhëkryq”, do vazhdoj të shkruaj mbi abortin, për shkaqet që të çojnë në abort dhe nga se vinë ato. Lind pyetja; - Cilat janë këto shkaqe? Ja përgjigja: 1- Shtatzënia te vajza, 2- Planifikimi familjar, 3. Gjendja ekonomike, 4- Mos kujdesi, 5- Egoja etj.
Jeta na mëson se të rinjtë dhe ata që dëshirojnë të martohen lypset të njihen mes vetit. Ata në këtë mënyrë do të afrohen me njëri-tjetrin, shpirtrat e tyre përmes njohjes së mirë dhe reale, afrohen dhe begatohen, deri që një ditë të formojnë bashkësinë familjare. Njohja e tyre, shqyrtimi i çështjeve të jetës së përbashkët, do të ndikojnë që të bëhen më të afërt me njëri-tjetrin dhe të jetojnë së bashku. Të rinjtë duhet të mësojnë të ndajnë së bashku tërë ato, që jeta do t’ua sjellin. Por si çdo gjë që e ka kufirin e vet dhe kjo njohje e ka një kufi i cili duhet të respektohet nga të dyja palë njëlloj. Nuk është keq që të rinjtë të kalojnë kohën së bashku, por duhet të respektohet pastërtia morale dhe trupore. Ka shumë raste që nga mos pengimi i realizimit të dëshirave tona trupore kalohen kufijtë e etikës morale dhe pas kësaj vjen dhe fryti i kësaj të keqeje.
Është krijuar një njëri, dhe kjo sjell panik si te vajza po ashtu dhe djali të papërgatitur për jetën, tani gjenden në udhëkryqin më të madhe të jetës së tyre. Në shumë raste kjo, nga vajzat mbahet e fshehur, nuk merret guximi ti hapet ndonjërit që e ka më të besuar, se menjëherë do të përballet me mentalitetin e botës që e rrethon. Tani, ajo do të tregohet me gisht nga të tjerët. Shoqëria do ti shmanget, do të ngelet e vetme. Kur mendon se këtë gjë duhet të marrë vesh nëna, fryma i merret. Po ku shkuan porosit e saj që unë të mos veproja kështu. Ajo do të thotë me vete. - Ndryshimet në trup kanë filluar dhe unë do të hetohem nga të tjerët, çfarë të bëj tani?! Menjëherë, në mendje vjen ideja që ky fëmijë duhet të abortohet. Menjëherë kokën e drejton nga qielli. Por nga ai qiell të vjen një përgjigje: - Mos e vrit. Kjo nuk të pëlqen, vështron tokën dhe i thua; - Hapu se kjo është dhuratë për tu jo për mua.
Unë po të isha e martuar do ta rrisja më shumë dashuri, por tani nuk mundem. Do të jem e gjykuar nga të gjithë, e di, e meritoj, kam gabuar rëndë. Pastaj i dashuri im nuk e pranon, nuk jemi të përgatitur për të krijuar familje, jemi të rijnë, edhe po ta lindja këtë fëmijë, ai gjithë jetën do të mbetej jetim sepse i ati nuk ka për ta pranuar kurrë. Ku do ta çoj unë, në familje nuk bëhet fjalë, ata nuk do të pranojnë kurrë që në shtëpinë e tyre të rritej një fëmijë i tillë, ata nuk pranojnë që të “turpi” t’i mbulojë për gjithë jetën. Ky fëmijë do ti shkatërroj të gjitha planet e jetës sime. Kam shkollën pa përfunduar. Pastaj do të ishte e mira të rregullohesha në një punë të mirë etj. Jo është më mirë që ta dështoj, sa frikë që kam, po sikur unë të vdes gjatë këtij dështimi. Po më mirë që të vdes se sa të jem e turpëruar për gjithë jetën. U vendos, fëmijën do ta dështoj. Zoti do të më fal. Ai është i mëshirshëm.
Planifikimi familjar është sot një ndër shkaqet më të shpeshta që të çojnë në abort. Çiftet sot pa u martuar mirë e bëjnë planifikimin e familjes së tyre dhe krahas orendive të tjera shtëpiake bëjnë edhe planifikimin e fëmijëve. Dhe çfarë ndodhë në disa raste? Çdo dhurate të bërë nga njërzit edhe pse e paplanifikuar i bëhet vend dhe nuk hidhet nga shtëpia. Kurse kur vjen një fëmijë i paplanifikuar, ai fatkeqësisht, pa u menduar shumë për të, hillet në rrugë. Ne duam vetëm një fëmijë, ky është planifikimi ynë sipas mundësive tona. Nuk jemi të përgatitur për të tjerë fëmijë. Dhe shpesh justifikimi  i këtij akti makaber është se ne nuk e kemi gjendjen ekonomike, ne jemi të varfër, nuk kemi shtëpi, nuk jemi të zotët ti përgjigjemi kërkesave jetësore. Ky do të ushqehet, të vishet, të shkollohet, nuk ekziston asnjë mundësi që ky fëmijë të vij në jetë prandaj më mirë të vritet tani se sa ta vrasë jeta ngadalë. Tani unë këtyre prindërve  do tu kujtoja çfarë e lumja Nëna Tereza u thonjte: - «Sillni këta fëmijë tek ne». 
Ka shumë çifte në këtë botë që nuk e kanë pasur fatin tuaj që të kishin një fëmijë, dhe ata do ti jepnin të gjitha pasurit e kësaj bote për ta pasur një fëmijë. Atëherë ju lutem jepjani ju këtë gëzim, edhe pse jo nënë biologjike, kjo nënë do ti bëhet nënë e shkuar nëne këtij vogëlushi që ti nëna e vërtetë donë ta vrasësh pse nuk i ke mundësi ekonomike për ta rritur etj ...
E për të gjitha ju nënë, që në trupin tuaj po rritni një fëmijë, ose do ta keni fatin në të ardhmen ju lutem të keni kujdes të dyfishtë për jetën tuaj, tani më ju nuk keni përgjegjësin vetëm për shëndetin tuaj por edhe për të fëmijës që po rritet në trupin tuaj. Ju në qoftë se nuk ushqeheni mirë ju jeni duke i krijuar probleme serioze fëmijës sepse ai nëpërmjet jush do të ushqehet. Ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe që të mos e vini jetën tuaj në rrezik, se kështu bashkë me ju rrezikohet dhe jeta e fëmijës.  E falënderojmë Zotin, që në vendin tonë shumë fenomene, që bota po i vuan, ne i njohim shumë pak. Por ama çdo i ri dhe e re duhet të jenë të vetëdijshëm para se të marrin duhanin, drogën, e shumë të tjera që e transmetojnë tek fëmijët e ardhshëm nëpërmjet geneve gjenetike pasojat e përdorimit të tyre, pra e  rrezikojnë jetën e këtyre fëmijëve.
Një nënë egoiste me mendjelehtësinë e saj i thotë jo një shtatzënie vetëm e vetëm se ky fëmijë i paplanifikuar do ti “shkatërroj” planet e ndërtuara me shumë fantazi nga vetë ajo, apo e ndihmuar edhe nga të tjerët. Tani ajo është në kulmin e karrierës së saj, shkëputja për një kohë do ti rrezikojë sukseset e saj. Ka për të ardhur koha që të kem një fëmijë, por tani është e pamundur. Dhe vjen e keqja, fëmija vritet dhe kjo nënë është e kënaqur me sukseset e saj nëpër skena të ndryshme, ajo do të gëzoj respektin dhe admirimin e shumë njerëzve, por këta njerëz po ta dinin se çfarë vepre ka kryer, të gjithë do të largoheshim me vrap prej saj, duke thënë: - Kjo, kur ka vrarë fëmijën e saj, kjo rrezikon të na vras dhe ne. Ti vërtet jeton në lumturi, po kjo është një lumturi e rreme, sipërfaqësore, thellë në brendësin tënde, mos sot, nesër një zë ka për të thënë: - Nënë pse nuk ma fale jetën të gëzoj dhe unë si të tjerët? Ke për të ecur në rrugën e afirmimit tënd njerëzor, por këto rrugë kanë për të qenë më të shkurtra, se ti i mendon.
Ka shumë arsye njerëzore që sot po i thonë po abortit. Njerëzit, sot ligjet i bëjnë vetë, kanë lirinë të vendosin për çdo gjë. Por të mos harrojmë vëllezër dhe motra se ligji i pashlyeshëm për jetën është ai të cilin na e ka dhënë Zoti: -Mos vra.
Kam shkruar për nënat, por nuk janë të shfajësuar në shumë rate tek abortet edhe baballarët, të cilët në disa raste që i përmendem më lart ata janë shkaktarët kryesor të kryerjes së këtij krimi. Në qoftë se një vajzë e ngelur shtatzënë do të inkurajohej nga ju me fjalët se fajin do ta vuajmë së bashku, ajo nuk do të përfundonte në abort. Në qoftë se një gruaje, bashkëshorti do ti thoshte: në qoftë se ti do të abortosh për çfarëdo qëllimi, unë do të ndajë, në të shumtën e rasteve ajo s’do ta kryente këtë veprim. Prandaj dhe ju edhe pse nuk e kryeni direkt krimin, jeni vrasës. Një zë i pafajshëm do të jehojë gjithmonë në veshët tuaj. Përse më vrisni, më lini të jetoj....... (Vazhdon në numrin e ardhshëm).
ROZA PJETRI

9 JANARI 2009 2004, AKTAKUZE QE APELON DREJTESI!
REPORTAZH
1- Në një mëngjes çuditërisht të kthjellët janari, në Sheshin “Zogu i Parë” të qytetit të Shkodrës, janë parkuar pesë automjete të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar. Ministri i Mbrojtjes, zoti Fatmir Mehdiu, i është përgjigjur flakë për flakë kërkesës së zotërinjve Nikollë Mëhillaj e Ndoc Bjeshka që kryesojnë shoqatën “Nëntë Janari 2004”, për të lehtësuar udhëtimin e familjarëve të viktimave të një nate me pelerinë thellësisht të errët e ndjellakeqe, “nofullat” e së cilës përtypën 28 jetë njerëzore në kohën e biskimit të tyre, në drejtim të atij skaji jugor ku katër vjet më parë ndodhi një hata që është tepër e vështirë të përshkruhet
Tri orë më herët se të zbardhë dita, sheshi gjallërohet papritmas. Grupe të vogla njerëzish vijnë nga Mbishkodra e rrethinat e qytetit. Nuk është e vështirë të dallosh në fytyrat e këtyre njerëzve hijet e pikëllimit për humbjet tragjike, por dhe të “rremave” të “lisit” të mbijetesës. Një takim i heshtur mesvedi dhe një kafe pa sheqer në Bar-in e Besës, është prologu i nisjes për larg. E vërteta është se nata e janarit 2008 ka më pak terrinë, por në memoriet e shtegtarëve kthjellimi është tepër larg. Këta burra e këto gra, mbi të cilat ka rënë pesha e hekurt e mortit, janë përkulur nga goditja fatale që provuan atë mëngjes të Nëntë Janarit 2004, por sfidën e zbardhjes së enigmës së errët, janë të gatshme ta përballin me durim, gjakftohtësi e argumente bindëse.
Karvanit që udhëton për në jug të vendit tim, i bashkohen individë të tjerë tek Harku i Bërdicës, Kryebushati, Maba e Balldrenit. Nderimi për të vdekurit e përjetshëm, është fermenti i grumbullimit. Natyrshëm ky grumbull njerëzish mund të ishte disi më i zgjeruar. Duhet ta shoqëronte këtë korte të lavdishëm edhe ndonjë autoritet i qeverisjes vendore, ndonjë “shërbestar” i ndonjë televizioni lokal që rreth gjoksin duke thënë se “lajmi jemi ne”, apo ndonjë përfaqësues i shoqërisë civile. I bëjmë me dije lexuesit tonë se numri i OJF-ve në Qarkun e Shkodrës është me tri shifra. Pak herë kemi qenë bashkë me njëri-tjetrin ne shqiptarët e kjo është një notë pakaluese për ne. Është krejt pak shoqërimi i grupit nga Kryetari i Shoqatës “Atdhetare - Dukagjini”, zoti Ndue Sanaj. Kujtojmë se zotëria në fjalë, së bashku me stafin e vet, është i pranishëm kurdoherë në evenimente gëzimesh e hidhërimesh në komunitetin që përfaqëson. Dhe është për t’u përshëndetur ky përkushtim.
Gjithësa cekëm më sipër nuk e zbeh madhështinë e këtij rrugëtimi. Ndofta drejtësia shqiptare do të orientohet nga gjurmë të tentojnë të zhduken. Mos vallë mungesa i shkon për shkak alibisë së hedhur gjer më tash në “kupën e kandarit” të drejtësisë shqiptare? Për udhëtarët e heshtur të këtij mëngjesi ende të pazbardhur janari, i rëndësishëm është nderimi i çastit të ndarjes përfundimtare me të dashurit e zemrës. Ndërkohë, mos o Zot se tuten këta njerëz të thonë me plot gojën se deti e shteti, ishin ortakë në siglimin e asaj tragjedie të padëgjuar në brigjet tona ç’prej kohësh biblike. Është e drejta e tyre të ndezin qirinj e të hedhin lule në det, por edhe t’ju bien kambanave, madje me forcë, për ta ndriçuar ndodhinë, për t’ia pastruar asaj smogun e pluhurin. Ata besojnë se njollat nuk e fisnikërojnë aspak “fytyrën” e shtetit që meritojnë shqiptarët e mijëvjeçarit të tretë pas Krishtit.
Këto e të tjera “kopsa të pakopsitura” e detyruan këtë grupim njerëzor të integrohet. Më së pari krijuan një shoqatë në shërbim të qartësimit të situatës, kërkimit të drejtësisë si dhe të nderimit të jetëve njerëzore të humbura për shkak të “pafajësisë” së tyre. Mandej trokitën në dyert e policisë së shtetit, prokurorisë e gjykatës. Menduan t’i qetësonin shpirtrat e mbetur pezull midis dhembjes së tyre e harresës së shtetit. Formuan kolona gazetash e sekuenca emisionesh në radio e televizione. Më impulsivi i grupit, Ndoc Bjeshka që humbi djalin e vetëm Kreshnikun, shkroi dhe një libër voluminoz. E titulloi “Engjëjt e Detit Jon”. Libri pikon gjak. E bukura dhe e madhërishmja janë afër e afër në faqet e këtij libri, siç janë afër e afër humbja dhe ngadhënjimi në shpirtrat e familjarëve të pikëlluar në atë farë feje saqë është e vështirë të përshkruhet.
2- Vlora e konkretisht mjedisi përballë Akademisë Detare në daljen e qytetit në drejtim të Rivierës shqiptare, është pushimi i shkurtër i karvanit të pesë Land Rovër-ve të mbushur me pjesëtarë të shoqatës “Nëntë Janari 2004”. Institucioni dhe deti përballë të ndërmendin udhëtimin përmes ujërave. Madje dy tragete shihen në molon e portit. Është aventurë e këndshme t’ju biesh kryq e tërthuer deteve. Por jo me gomonet e piratëve të jetëve njerëzore ama! Gomonet janë mumifikimi i kuçedrave e krokodilëve, i këtyre krijesave reale e surreale me fytyrë e nofulla përbindëshi. Syprina e detit është e qetë gjithsesi po ec e krijoje këtë imazh në memoriet e Marta e Ndoc Bjeshkës, Nikollë Mëhillajt, Lula e Pëllumb Pecaj-t, Gjon, Age e Leze Raka-jt, Dedë e Zef Gjonit, Gjin e Vuksan Lekës, Marije e Nikollë Toka-jt... Listimin po e ndërpresim këtu për të mos e bërë më dramatike ndodhinë. Në synorin e familjarëve dhe të afërmve farefisnorë të martirëve që aspiruan për një jetë ndryshe, matanë brigjeve të këtij vendi, valët e detit janë llokoçitëse si katër vjet më herët. Të duket sikur janë valët ato që edhe sot e gjithë ditën e lume, denoncojnë krimin e përgjakshëm. Ndërkohë heshtja e përmotshme e të pranishmëve, ka gjasa të jetë në të njëjtën gjatësi vale me tallazitjen e dallgëve.
Në atë moment të shkurtër pushimi shfaqet në një tjetër profil, prokurori që denoncon krimin në atë fare feje ku më së shumti i has sharra në gozhdë. Duhet bërë një akt – padi e re në Gjykatën e Vlorës, thotë zoti Skënder Dauti. Mesazhin e përcjell me durim por edhe me një buzagaz që i ngrin atëbotë në buzë. Partnerët shfaqen të lodhur. U ka shterur durimi. Kanë trokitur në dhjetëra dyer të institucioneve shtetërore, por edhe të drejtësisë shqiptare. Zyrtarët e njerëzit e drejtësisë tregojnë kinse kanë bërë diçka në drejtim të zbardhjes së këtij tabloidi sterrë të zi. Vërtet janë prapa hekurave ca sekserë e drejtues gomonesh, por shkaktarët e vërtetë të tragjedisë numër Dy, pas asaj të Otrantos 1997, nuk e kanë parë ende derën për tek organi i akuzës.
Biseda me Skënder Dautin përshkohet në celuloid. Një ekip i Televizionit Lokal të qytetit të Vlorës me emrin kuptimplotë “Focus” është aty i gatshëm për ta përcjellë shqetësimin, sa qytetar e po aq njerëzor, të kumtit postmortor. Edhe njëherë më ndërmenden reporterët e qytetit tim që pretendojnë se përcjellin në ekran botën reale të metropolit. Në rekuizitën e kësaj dite ata bëjnë mungesë. Pa kurrfarë shkaku. Nevojitej një ditë pune e një reporteri, pasi udhëtimi siç e cekëm në krye të këtij reportazhi me shqetësim në fyt, garantohej nga Ministria e Mbrojtjes.
Nëntë Janari 2004 është një sumbull e zezë në historinë moderne të shtetit tim. Sumbulla e ka një lëvozhgë në syprinën e vet. Familjarët e martirëve për mbijetesë do të kërkojnë me durim, pa u stresuar në asnjë çast e nga askush, e me argumentet e shtetit ligjor librimin nga trysnia e mbështjelljes së fsheh misterin. Një fije shprese haset edhe në sytë plot shkëlqim të Skënder Dautit.
Karvani i vogël rinis udhëtimin në drejtim të Rivierës Shqiptare. Pa prokurorin e aktit mortor. Nën shoqërinë e reporterëve të “Focus”-it. Shurdhin, bënë dhe drejtuesit vendorë të qytetit më të rëndësishëm jugor. Bashkë me ta dhe përfaqësuesit e OJF-ve. Edhe këtu me tri shifra është numri i këtyre të fundit. Shoqëria civile nuk preokupohet për jetët e humbura në tallazet njerëzore ku xhelati identifikon viktimën dhe e lë në fatin e vet. Kuotimi në 28 i jetëve të marra me përdhunë nga deti e nga shteti, është alarmant. Për çdo shqiptar. Ja përse heshtja është një tip kallashi ani pse i dalë boje, por që flakëron ende.
3- Pas Lukovës, në anën e djathtë të rrugës nacionale, është një sekuestro me përmasa gjigante. Dera e hyrjes është me çelës, por një rojtar me uniformë polici është i gatshëm ta lejojë vizitën e grupimit për një takim kortezie me Gomonen e Vdekjes. Sipas Nikollë Pëllumbajt, Ndoc Bjeshkës, Leonard Kojës, Edmond Matisë, Nikollë Tokës, Vuksan Lekës, Gjon Rakajt e ndonjë tjetri, mjeti i sekuestruar duhet të gjendej në këtë vendngujim mjetesh detare e rrugore. Në këtë strehë është vizituar prej tyre në vitet 2005, 2006 e 2007. Por një vit më vonë ka ndodhur hataja. Gomonia e Vdekjes nuk është më aty. Ka vdekur! Po ku është meiti i saj? Është zhdukur pa kurrfarë gjurme. Shtetarëve, në se kanë gisht në këtë fshehje të provës, u intereson ky veprim i çmendur. Sipas tyre, Dosja e Zezë e Nëntë Janarit është kopsitur tashmë. Vizitorët e radhës irritohen dhe shfrejnë me një fjalor thumbues e plot sharmë. E kam parë me sytë e mi, dy herë Kuçedrën e Zezë, shpërthen me indinjatë një burrë me mustaqe si ato të kreshnikëve të hershëm. Barkun e saj e përshkonte një stol i përbashkët kauçuku, shton Mark Grizhaj. Zhdukja e Gomones Mortsjellëse është një ogur i zi për pistën e hetimit. Zhbërja e Gomones është një tip zgjidhje laku për sekserë e trafikantë të frikshëm. Një përplasje dere në fytyrë për organet e drejtësisë, të cilat po shfaqen përditë e nga pak në vektorin e peshimit të fajësisë për ligjëshkelësit, për mjerimin tonë, të shumtë në numër.
Shtegtarëve nuk u bëjnë këmbët të largohen pa kurrfarë shprese për gjetjen e Gomones. E duan aty ku e kanë parë me sy parvjet e vjet. Si dëshmi. Për ta pështyrë si të ish gojë kuçedre por edhe për ta pasur si një faltore për qetësimin e shpirtrave gjithherë në jerm. Pse jo dhe për ta pasur si gur prove deri në Gjykatën e Lartë, e po qe e nevojshme në Strasburg e Hagë. Heshtjen nuk e pëlqejnë hiç përkujtimorët e mëdhenj të një ngjarjeje dramatike si ajo e Nëntë Janarit 2004. E shpërfillin heshtjen me gjakftohtësi. Dhe me dinjitet. Janë të gjithë kryepëremër, skamnorë por fisnikë. Është kuota më e ulët e varfërisë që i detyroi martirët të kërkonin një jetë ndryshe, diku larg e matanë brigjeve të Jonit, ku dhe shtegu mendohej i kapërcyeshëm. Njëherësh është virtyti i fisnikërisë që i ngut të numërohen për qytetarë të denjë të një kombi të qytetëruar. Të kërkosh zbardhjen e një kronike të zezë me emblemë të çmeritura në barkun e saj, është më se një akt i civilizuar.
Rojtari i varrezës së gomoneve të sekuestruara e mjeteve të tjera motorike, jep e merr me dikë në valët e një celulari. Ky është një veprim i dyshimtë për të gjithë ne, hisedarë të atij korteu. Njeriu me uniformë policie vetësqarsohet pa e shuar kureshtjen tonë. Gomonia ka marrë hua dy palë krahë e ka fluturuar për diku! Mbase në drejtim të stanit të Basho Keqëve të këtij shteti me ushkur nëpër këmbë. Një version tipik i mbulimit të një të vërtete të hidhur. Ani, anëtarët e Shoqatës Kombëtare “Nëntë Janari 2004”, nuk kanë ndërmend të mos e presin “dritën jeshile në semaforin e të vërtetës së madhe”. Ani pse me pasoja për fajtorët e humbësit. S’ka përse të vegjetojë më koha e maskarenjve, po t’i referohemi Ali Asllanit, patriarkut jugor të folkut brilant.
4- Segmenti i udhëtimit të më pasmë përfshin Orikumin, një brinjë të Llogorasë dhe zbritjen shokuese të teposhtës që përfundon në këmbët e Piqerasit. Beson se vetëm sorkallet e Land –Rover-ët e ushtrisë shqiptare tashmë me matricën e reformimit, mund të zbresin aq poshtë. Atje honet janë të frikshëm. Shkëmbejë me nofulla të kërcyera. Shpellime të zeza me performancë fantazmash. Dallgë deti gjithë kohën nën diktatin e konvulsioneve me temperament hienash në ballinë. I lutem çdokujt të më thotë se nuk është ky vend lemerisë, një barkushe e Rrethit të Nëntë të Ferrit të Dante Aligerit!
I gjithë grupi harkohet tek Shkëmbi i Zi i cili qëndron me kokëfortësi përkundër rebelimit të dallgëve. Ky gur i hatashëm ngjan me kryet e një krokodili që haset rrallë në baltinat matanë xhunglave afrikane. Ngjitur me vertebrën e shkëmbit dëshmues të krimit të pashoq, ka qenë një levë e ngulur në thellojë. Shërbente për ta vënë nën kular Gomonen e Zezë. Leva nuk është më! Ka bërë pakt me Gomonen e janë zhdukur të dyja dorë për dore! Rreth e rrotull në nisje të gungave e të Llogorasë, shpellat formojnë një fis të madh. Ndër to janë strehuar ikanakë mjeranë në netët aspak të bardha në pritje të urdhrave që i detyroheshin valët të qetësoheshin sadopak. Dy, tri e më tepër javë kalonin aty me bukë e groshë në tri vaktet e ditës. Djemtë, vajzat e nipat e in mortels – save të Nëntë Janarit 2004, nuk u strehuan nëpër shpella. I sollën me ngut e i plasën në Gomone prej ku nuk dolën të gjallë. Dhe jo pak shpirtra. Por, plot 28, nga të cilët 8 të mos gjetur sot e askurrë. Tmerri nuk ka brirë. Gjurmët e krimit janë aty. Të dukshme e të padukshme. Edhe valët e harlisura janë gati ta deshifrojnë zezonën.
Çastet e heshtjes i bëjnë ballë sfidës. Dhembjes i bëjnë karrshillëk tufat e luleve që fluturojnë në gojët e dallgëve përbri Shkëmbit të Zi, por dhe qirinjtë që digjen ngeshëm si përshpirtje të përjetshme. Dalloj lot ndër sy tek Marta, Lula, Angjia, Lezja, Marija, Ndoci, Leonardi, Edmondi, Nikolla, Marku, Pëllumbi, Deda, Zefi, Jaku, Gjoni, Gjini, Vuksani e Nikollë Toka. Përfytyroj meitët e trupave të pajetë të varrosur ndër vendlindje e të humbur pa shenjë të Kreshnikut, Marlenit, Gjinit, Ermirës, Tomës, Sadikut, Ndues së Gjin Sanës, Toninit... Nuk më binden duart ta bëj më të gjatë listimin e individëve të martirizuar atë të Premte të Zezë! Dhembja është aty. Trokon si kalë balade.
E dhëntë Zoti të mos ketë motër e vëlla kjo ndodhi e shëmtuar gjer në shpërfytyrim. Luten anëtarët e Shoqatës impulsive “Nëntë Janari 2004”. E bashkë me ta, ka gjasa të jenë në radhinë të gjithë njerëzit e mirë që i japin vitalitet kombit tim.
DASHAMIR CACAJ

Pesëdhjetë “gjëmime” të gazetës “DUKAGJINI”
Katër vjet më parë filloi botimi i gazetës “DUKAGJINI”, botim periodik i Shoqatës “Atdhetare Dukagjini”. Kjo gazetë erdhi si domosdoshmëri e kohës, kur krahina e Dukagjinit po shpopullohej me vrulle për shkak të migrimeve të brendshme dhe emigracionit të jashtëm. Burra e gra, të rijnë e të reja dukagjinas lanë vatanin e tyre shekullor në kërkim të një jete më të mirë, të një jetë me më shumë mirëqenie. Ata u shpërndanë si zogjtë në fluturim, shumica pa e ditur se ku po shkojnë, ku do të kalojnë ditën apo natën, çfarë ka atje e tjera, e tjera. Jo vetëm ata që u shpërndanë nëpër botë por edhe këtu brenda vendit, zbriten në zonat fushore, u ngulën në qytete, filluan një jetë të re me shumë vështirësi por me guxim, u përshtatën e po përshtaten në mënyrë dinamike, po ecin mjaftë shpejt për të arritur të përparuarit dhe sukseset duken qartë e do të duken edhe më shumë në të ardhmen.
Duke lënë vatanin, shtëpinë, rrethin shoqëror dhe duke u vendosë në një mjedis të ri, pa tjetër që marrëdhëniet e ndërsjella do të ndikojnë e kjo do të sjellë edhe venitje të historisë e kulturës së vendit amë nga vinë.
Çdo njeri e çdo familje apo popull ka një histori që është e tij, e kjo duhet njohur, duhet njohur gjeneza, bëmat e të parëve të mira apo jo të mira qofshin sepse njohja e së kaluarës është domosdoshmëri për të ardhmen e çdo kujt.
Dukagjini dhe dukagjinasit kanë një histori të vjetër, kanë kulturë të thellë në shekuj, kanë gjenezë që e njohin  si askush më mirë, kanë nxjerrë figura me përmasa kombëtare e pse jo edhe botërore, ka pasuri natyrore të shumta e të pashfrytëzuara, kanë një botë të pasur shpirtërore e kulturë materiale të gjerë, rite shumë interesante, besimtarë të vendosur të kristianizimit, por respektojnë maksimalisht edhe besimet e tjera, ka tradita shume të mira familjare, lidhje bashkëshortore shumë të fuqishme e tjera.
Janë këto e të tjera, që koha kërkoi Shoqatën “Atdhetare Dukagjini” dhe gazetën e saj “DUKAGJINI”.
Personalisht kam qenë shumë i interesuar që të kishte një gazetë lokale në Dukagjin, me këtë titull apo ndonjë tjetër ka pak rëndësi, por që të pasqyronte jetën e këtyre njerëzve dhe këtyre anëve. Në vjeshtën e vitit 1996, pothuaj, që arritur bashkëpunimi me një shoqatë turistike holandeze që kishte qendrën në Theth dhe vepronte në Dukagjin e rrotull tij, por ngjarjet e vitit 1997, si shumë gjera, përmbysën edhe këtë projekt. U desh të kalonin disa vite deri në dhjetorin e vitit 2003 që të bëhej e mundur dalja e një gazete për Dukagjinin.
Për një shoqatë pa të ardhura, që veprimtarinë e saj e mbështetë në zemërbardhësinë e dashamirësve dukagjinas, por edhe jo dukagjinas, nuk është pak të kryej veprimtari mjaft të mira e të larmishme, por edhe të botojë një gazetë shumë interesante.
Nga dhjetori i vitit 2003 e deri sot gazeta “Dukagjini” “gjëmoj” plot pesëdhjetë herë, që ashtu si “pushka lajmëtare”, qiti kushtrimin ndër dukagjinas e për dukagjinas, por edhe shumë më gjerë, për historinë, kulturën, marrëdhëniet shoqërore, jetën e përditshme, janë bërë vlerësime e janë goditur fort të metat. Të gjitha këto me qëllimin e mirë që të mundësohet integrimi sa më natyrshëm me aktualitetin, për të mos harruar të kaluarën, për të shkuar drejt së ardhmes me dinjitetin e kulturën tonë të mirë.
“Gjëmimet” e “Dukagjinit” janë dëgjuar në Europë, Rusi, Amerikë, Australi e tjera, sepse kjo gazetë është shpërnda mjaft, por edhe interneti ka mundësuar njohjen dhe përhapjen e saj.
Ne i jemi gëzuar faktit se në vitin 1945 kanë dalë 3-4 numra të një gazete lokale për ish nënprefekturën e Dukagjinit me të njëjtin titull, pavarësisht se ishte vetëm dy faqe letre e formatit A4 dhe e shaptilografuar me letër dylli apo shkruar me makinë shkrimi mekanike.
Për daljen pa ndërprerje të gazetës “Dukagjini” kanë dhënë ndihmesën e tyre të gjithë bashkëpunëtorët, që nuk janë të paktë, por edhe kanë një shtrirje shumë të gjerë si brenda dhe jashtë vendit, që i kanë dhënë gazetës frymëmarrje, besim, freski, kanë ngritur probleme, pasqyruar arritje, kanë hedhur kujtime e publikuar kuriozitete e tjera, e tjera. Por punë mjaftë të kujdesshme ka bërë kryesia e Shoqatës dhe redaksia e gazetës për të ruajtur ekuilibrat, për ta bërë faktor bashkimi e për të eliminuar elementët ndarës e përjashtues. Ky ka qenë dhe është objekti i kësaj shoqate dhe i kësaj gazete.
Është me vend të përmend punën këmbëngulëse, të kujdesshme dhe pasiononte të Kryetarit të Shoqatës Ndue Sanaj, i cili ka bërë pothuaj të gjitha detyrat, edhe të kryetarit, edhe të kryeredaktorit, edhe të redaktorit, edhe të radhitësit, edhe të faqosësit, por edhe të gjetjes së burimeve financiare për botimin e saj si dhe veprimtarive të tjera të shoqatës.
Koha do të kalojë por Shoqata “Atdhetare Dukagjini” dhe gazeta e saj “Dukagjini” do të kujtohen për punën e mirë, për kujtesën që po u len brezave të ardhshëm, për vlerësimet që ka marrë e vazhdon të marrin nga lexuesit e saj. Gazeta “Dukagjini” depozitohet në institucionet arkivore, muzeale e kulturore qendrore dhe ato të Shkodrës. Stema e Shoqatës tonë tashmë ndodhet në New Jork, Miçigan por edhe në tavolinën e punës të Gjeneralit Wesli Clark, ish komandanti i forcave aleate për çlirimin e Kosovës.
Shoqata dhe gazeta e saj duhet dhe do të jetojnë se është për të mirën e këtij komuniteti. Këto i mbajnë të gjalla, dinamike ndihma e komunitetit, përkrahja, mbështetja, publikimi, pasqyrimi i vazhdueshëm i jetës së gjallë të ditës, por edhe të kaluarës apo perspektivës, duke dhënë mendime e bërë veprime konkrete, larg direktivave të pa bereqetshme e të përgjithshme, larg dëshirës për t’u dukur ne sipërfaqe e pa gjë në brendësi.
Kërkimi dhe gjetja e formave të reja për punë më të mirë edhe në punën e shoqatës edhe të gazetës janë domosdoshmëri. Këto e forcojnë shoqatën dhe gazetën.
“Gjëmimet” e gazetës “DUKAGJINI” do të vazhdojnë e oshtima e tyre do të dëgjohet gjatë, shumë gjatë.
LUIGJ  SHYTI

 

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat