part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

gazeta 48

SIMPOZIUM SHKENCOR
“DUKAGJINI NE RRJEDHAT E HISTORISE - IV”

Pas nje pune disa mujore përgatitore te bere me mjaft përkushtim nga referuesit e ngarkuar me temat e simpoziumit shkencor “Dukagjini ne rrjedhat e historisë – IV”, me tematike: “Kultura materiale dhe shpirtërore e dukagjinasve” u arrit ne piken e kurorëzimit te tyre.
Ne teatrin “Ilirikum”, me datën 24 nëntor 2007, ne orën 10.00, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, organizoj prezantimin e këtyre temave përpara një auditori mjaft te përzgjedhur. Temat e përgatitura ishin mjaft te larmishme duke sjell një mozaik vlerash materiale e shpirtërore te zonës se Dukagjinit.
I pari qe mori fjalën ishte kryetari i Shoqatës, zoti Ndue Sanaj, i cli beri shkurtimisht arritjet e Shoqatës deri ne ketë moment dhe prezantimin e programit te kësaj veprimtarie, për te kaluar pastaj tek prezantimi i temave shkencore dhe referuesve përkatës.
Te parit iu dha fjala Prof.as.Dr. Zef Gjetes, i cili referoi temën: “ Humori ne gojën e malësorit, veçori dhe tematika”. Ne temën e tij solli me plot finese humorin tradicional te krahinës dhe veçorit e tij.
Sekretari i Shoqatës, zoti Luigj Shyti, referoi temën: “Kënga bashkudhëtare e dukagjinasit”, ku me ilustrime vargjesh renditi ne mënyre kronologjike periudhat kohore te Dukagjinit dhe këngët përkatëse për secilën prej tyre.
“Traditat ne kulturat bujqësore ne Dukagjinin”, ishte një teme mjaft interesante e referuar nga Prof.as.Dr. Ahmet Osja. Ne këtë teme spikati niveli i larte shkencor dhe fryma optimiste, se ajo krahine nuk meriton braktisjen.
Tema e referuar nga Prele Milani “Partani” i fisit”, nëpërmes figuracionit e imazheve te krijuara, nëpërmes fjalës krijoj vërtetë një ambient festiv te përfytyruar përpara auditorit.
Dr. Leke Sokoli u paraqit me temën: “Kultura e vetëqeverisjes demokratike ne traditën dukagjinase”. Është për tu theksuar niveli shume i larte shkencor dhe mënyra e shkëlqyer e komunikimit me auditorin. Ne temën e tij solli fakte te panjohura deri tani, u dha vlerën e duhur për kohen dhe cilësoi se si duhen te jene marrëdhëniet e elementeve te vetëqeverisjes se atëhershme me ligjet bashkëkohore.
Ne temën: “E folmja e Dukagjinit, brumë stilistik e gjuhësor për te shkruarit dhe te folurit standard te gjuhës shqipe”, referuesi Mehill Shkalla, solli me fakte vlerat e gjuhës se kësaj krahine, duke e quajtur atë si palce te gegnishtes, njëkohësisht beri edhe ndryshimet qe ka pësuar ajo mbi bazën e një kronologjie kohore.
Shume interesante ishte tema e mbajtur nga zoti Prele Shytani, te titulluar “Vaenica, ndërtimi e prodhimi i zhgunave ne Dukagjin”. Ajo çfarë binte ne sy, ne këtë teme, ishte serioziteti dhe përkushtimi nga autori ne përgatitjen e saj ne Dukagjin e tani rrezikon te zhduket.
Zoti Mehill Pali referoi temën: “Veshja tradicionale e burrit ne Dukagjin” , ne te cilën kohe pas kohe dhe brez pas brezi solli mënyrën dhe llojet e veshjeve te burrave te Dukagjinit ne përshtatje me kohen dhe stinën.
Zoti Zef Bari, me temën: “Buni i Verës, organizimi i jetës ne te”, solli freskinë e bjeshkëve te Dukagjinit ne periudhën e verës dhe atmosferën e gjalle qe krijohej ne te quajturin “Buni i Verës”.
Tema “Te leme gjurme kulture ne Dukagjin”, referuar nga zoti Ndoc Grima, te përgatitur me mjaft seriozitet, u shpalosen vlerat kulturore te Dukagjinit dhe një lloj apeli për ruajtjen dhe pasurimin e tyre ne te ardhmen.
“Kënga lirike dukagjinase”, ishte tema e përgatitur dhe referuar nga zoti Lulash Briga, e cila u ndoq me vëmendje nga te pranishmit për larminë e saj.
Autori i shume librave, Voc Deda, me temën “Banesa, karakteristika, tradita dhe risi”, evokoi te kaluarën tradicionale te banesës dukagjinase dhe risitë, ose me mire te themi gërshetimin e tradicionales me modernen.
Bletërritësi Nikoll Gjeta, fitues i disa çmimeve ne shkalle rrethi dhe kombëtare ne fushën e bletarisë, referoi temën “Bletaria ne Dukagjin”, i pajisur me një përvoje te gjate ne ketë fushe solli gjera mjaft interesante ne lidhje me traditat e bletarisë ne Dukagjin.
Zoti Fran Kodra referoi temën “Veglat muzikore frymore ne Dukagjin”, ne te cilën paraqiti shpirtin prej artisti te dukagjinasit, qe edhe ne fushën e veglave muzikore ka ditur te beje novacion.
“Organizimi i fisit para bajrakut”, ishte tema e referuar nga zoti Dede Toka, nëpërmjet se cilës u shfaq struktura e organizimit te hershem te fisit per te kaluar pastaj tek bajraku.
Tema e përgatitur nga Zef Nika dhe Kole Kodra, i paraqitur nga zoti Zef Nika “Gjuetia, organizimi e marrëdhëniet e gjuetareve”, u duke sikur e zhvendosi auditorin nga salla ne pyje, pati mjaft larmi dhe krijoj atmosfere natyraliste ne salle.
Referuesi Ndue Bregu me temën “Veshja tradicionale e gruas dukagjinase”, përshkoi me imtësi edhe te detajuar veshjen e gruas dukagjinase ne periudha te ndryshme kohore, duke sjell edhe koloritin e këtyre veshjeve.
Zonja Syka Çarku, me temën “Përpunimi i bulmetit”, na solli me shume nostalgji ato produkte te bulmetit qe ishin te veçanta për dukagjinasen.
Me temën “Elementet estetike ne jetën e përditshme ne jetën e një familje dukagjinase”, zoti Luigj Mila solli te gjalle jetën e përditshme te dukagjinasit dhe te bukuren e veçante te saj.
Referuesi i fundit Ndue Vata me temën “Gosta e thiut(derrit) ne Dukagjin”, solli para auditorit momentet festive te kësaj tradite mjaft popullore ne Dukagjin, nëpërmjet se cilës paraqitej jo vetëm festimi por edhe dashuria e respekti ne mjedisin e fisit dukagjinas.
Ne fund te Simpoziumit Shkencor, Shoqnia “Ilirikum”, ne nderim te pjesëmarrësve dha një koncert, nene drejtimin e Artistit te Merituar, me origjine nga Dushmani – Zef Deda. Çdo gjë ne këtë koncert ishte elegante dhe e përgatitur me se miri. Prezantuesja Florinda Marashi  shfaqi aftësitë e saja prezantuese ne komunikimin me auditorin. Këngët e interpretuara me mjaft kompetence muzikore nga Romena Filini, Laurjan Ejlli, Fatmira Drishti, Fjoralba Kraja, Fatjon Merini, Stefan Morena e Jozefina Guri u gërshetuan me se miri me kënge te interpretuara nga këngëtaret dukagjinas Fran Kodra, Ndue Shytani dhe Kole Hasani. I shkëlqyer ishte interpretimi i balerinës se vogël shkodrane Fjoralba Kraja, e cila studion ne Akademinë e Baletit ne Firence.
Interpretimi me kënge i “Himnit te Flamurit” ne nderim te festave te Njëzet e tete dhe Njëzet e nënte Nëntorit i dha fund kësaj veprimtarie me plot vlera, për t’ua lenë vendin veprimtarive te tjera te kësaj Shoqate, tashme mjaft frytdhënëse.
Pa sponsoret, nuk mund te përgatitej dhe zhvillohej kjo veprimtari shkencore, te cilët janë: Bale Vuksani – kryetari i Shoqatës “Shprese për jetën”, Pjeter Gjeta – Presidenti i bar-restorant “Blini”, Tome Arra – Drejtor i rrugëve rajonale te Qarkut Shkodër. Ne emër te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe redaksisë se gazetës, i uroj me shprehjen dukagjinase “Paçin faqen e bardhe”
LAZER KODRA

E NDRYSHME, POR E BUKUR
Me datën 11 Nëntor ditën e Diel në orën 1000 në teatrin e Shkollës “Cuor Gesu” në Lagjen “Mark Lula”. Shoqata e gruas “Hapat e lehtë” në bashkëpunim me Shoqatën “Atdhetare - Dukagjini” dhe Motrat që e drejtojnë këtë shkollë  u organizuan panairin: “E ndryshme por e bukur”. Falë punës së mirë të kësaj shoqate dhe bashkëpunimit me Shoqatën “Atdhetare - Dukagjini” dhe Motrat. Të pranishmit në këtë panair jo vetëm që u njohën me jetën, vlerat dhe  traditat e zonës së Dukagjinit por mbi të gjitha ata  gjetën dhe një ambient mjaftë të ngrohtë, i cili u dhurua nga organizuesit e këtij panairi. Jo, pa qëllim ky panair u zhvillua në këtë lagje të re mund të themi në qytetin Shkodër. Një numër mjaft i madh i banorëve të kësaj lagje janë të ardhur vitet e fundit nga Dukagjini  dhe shoqata për këtë vendosi që nëpër mjet këtij panairi të japë një mesazh për të gjithë, se këta banorë janë vërtet një thesare  për jetë e qytetit. Panairi solli me vete të gjitha elementet e duhura, dhe të realizuara mjaftë mirë falë bashkëpunimit. Panairi u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Kryetarja e Shoqatës zonja Alketa Kabashi. Pastaj pas saj e përshëndeten N/kryetari i Bashkisë së qytetit Shkodër, zoti Fitoan Troshani; Kryetari Shoqatës “Dukagjini” zoti Ndue Sanaj, i cili ndër të tjera theksoj, se: Tema e kësaj veprimtarie është shume kuptim plote. Tradita e malësoreve është e ndryshme, por është e bukur. Te ruash traditën e bukur ne raport me kohen, shpalos sot kjo veprimtari para nesh.
Ne këtë momente beje përpjekje te sjell ne vëmendjen tuaj, me pak rreshta trashëgimin tradicionale te malësorëve! Njeriu qysh ne prehistori, kur filloi te punoje dhe te prodhoi, filloi te njoh te bukuren dhe ta konkretizoj atë: ne veshje, ne veglat e punës, ne armët e luftës, ne banesën e mjetet e jetesës, e te tjera. Filloi te këndohej e te transmetohej brezave tradita ... Lindi mjekësia popullore. Lindi mënyra e te ushqyerit, te gatuarit, te përpunimit te prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Te gjitha këto se bashku përbejnë traditën e një fshatit, te një krahine, te një vendi, te cilat janë te ndryshme, por përbëjnë kulturën materiale e shpirtërore te një komunitetit te caktuar ...
Ne kemi një kulture materiale e shpirtërore te hershme, për te cilën flasin qendrat apo qytezat: Maurica, Plani, Kiri, Mengulla, Molla, Kabashi, T’pla-Krasniqe, Anikena, Varkuni,  Lopçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e te tjera, qe janë shume te hershme, ndoshta edhe para romakeve, siç është zbuluar kohet e  fundit një vend banim i kohës se bronzit, rreth 3000 vjet me pare, ne fshatin Theth. Këto tregojnë për qytetërimin e hershem te këtyre krahinave te malësisë, te këtyre malësoreve dhe për përpjekjet e tyre për te ruajtur lirinë. Tradita është trashëguar brez pas brezi. Atë e shikojmë kudo, E gjithë kjo tradite e te jetuarit, te menduarit dhe te komunikuarit është mbajtur, ruajtur e përpunuar me shume kujdes e me shume finese… Ishin të shumtë personalitete që e përshëndetën këtë panair dhe e vlerësuan për vlerat edukative dhe integruese qe jep kjo veprimtari. Më pas zonja Alketa prezantoi programin e këtij panair, i cili do të vazhdonte me pjesë simfonike nga kryeveprat  botërore te luajtura me mjaft mjeshtëri nga orkestra e harqeve në qytetin Shkodër, nën drejtimin e zoti Mark Kaftalli. Pastaj programi vazhdoi me disa numra nga grupet rinore dhe të fëmijëve të kësaj qendre. Ata sollën gjallëri nëpërmjet  dy valle të drejtuara nga koreograf Altin Golemi dhe disa lojëra popullore dhe një pjesë instrumentale të luajtura në veglat folklorike. Të pranishmit, u emocionuan nga tingujt nga tingujt e ëmbël të muzikës që solli grupi  folklorik “Dukagjini” te interpretuar nga këngëtaret Fran Kodra, Ndue Shytani, Vjola Shqau dhe Agron Tefa. Pas këtij programi artistik mjaft integrues ne mes modernes dhe traditës folklorike, pjesëmarrësit vizituan ambientet e këtij panairi. Ekspozita fotografike e hapur në këto ambiente shpaloste të plot jetën dhe bukurit e radha të natyrës dukagjinase. Kjo e arrirë dhe falë mjeshtërisë së dy fotografëve zotit Luigj Shyti dhe zotit Luigj Mila. Në një pjesë tjetër të panairit ishin të vendosura me shumë estetikë punimet e dorës nga më të ndryshme të cilat zgjuan interesin e të pranishmëve. Këto punime ja fillonin nga gdhendjet e drurit, pastaj vinin punimet e tezgjahut dhe punime dore duke ja filluar nga çorapet e thjesht deri tek veshjet karakteristike të kësaj zone që ishin xhubleta, tirqit e xhamadani.  Prodhimet ushqimore ishin të vendosur me mjeshtri të madhe në sofra dhe tryeza. Këtu, vizitori përballej me traditën, por edhe me të tashmen. Aroma e fërlikut, frutave, pijeve alkoolike dhe ushqimeve nga më të ndryshme të përgatitura nga vetë banorët e kësaj lagje tek sa i shihje dhe i shijoje të çonin në Dukagjin. Koktej i cili shoqëroi edhe mbylljen e këtij panair të linte një shije të mrekullueshme, jo vetëm me anën e ushqimeve dhe pijeve, por mbi të gjithë tek këto momente pune, argëtimi dhe mbi të gjitha bashkëpunimin. 
Duke u larguar nga ky panair të gjithë morën me vete mbresa të mira dhe angazhimin se për këta njerëz të dashur, punëtor dhe bujar duhet të organizojmë përsëri veprimtari të tilla.
Më ne fund, falënderojmë të gjithë ata që e organizuan këtë panair shumë domethënës në jetën e qytetit të Shkodres, veçanërisht drejtoreshën e Qendrës se Gruas “Hapat e lehte”, zonjën Alketa Kabashi për frymën e bashkëpunimit me Shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” dhe me banoret e lagjes “Mark Lula”.
ROZA PJETRI

Programi i ekspozimit dhe dialogut në Shkodër
Me ftesë të Komisionit Drejtësi dhe Paqe të Shqipërisë, nga data 12 deri tetor deri në datë 20 tetor 2007, në Shkodër , u zhvillua “Programi i Ekspozimit të Dialogut” (EDP). Nδ këtë program, i cili u realizua në kuadrin e 40 vjetorit të botimit të enciklikës së Papa Palit VI “Populorum Progressio”,  morën pjesë përfaqësues të Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të 7 vendeve të ndryshme të Evropës perëndimore dhe lindore dhe konkretisht; Gjermania 3 përfaqësues; Leo Shwartz, President aktual i Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të Evropës, Jorg Luer- Sekretar i Përgjithshëm i  Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të Evropës, Paulis Apinis  Menaxher Financiar i Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të Evropës; Jorg Hilgers-përfaqësues i Programit EDP (Exposure Dialogue Prgramm). Morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Komisionet italiane, portugeze, greke, hungareze, ukrainase, lituaneze dhe rumune. Programi kishte si qëllim, nëpërmjet vizitave në familje me gjendje te ndryshme ekonomiko-shoqërore, të krijohej një ide e qartë mbi shkaqet e vërteta të varfërisë në këto familje. Për këtë qëllim u zgjodhën, jo vetëm familje me biografi të ndryshme ekonomik, por për më tepër, familje me vendndodhje të ndryshme. Përfaqësuesit e Komisioneve Evropiane, u shpërndanë në zona si,  Vilë të komunës Koman, Prekal të komunës Postrribë, Dobraç të komunës Rrethina si dhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, të banuar në pjesën më të madhe, nga të ardhur nga zonat malore si, lagjet  “Mark Lula”, Stacioni i Trenit etj. Komunikimi i miqve me familjet në fjale, u be i mundur falë ndihmës së jashtëzakonshme të lehtësuesve shqiptar, të cilët gjatë gjithë kohës jetuan me përfaqësuesit evropianë, duke ndarë me ta dhe me familjet mikpritëse, jetën e përditshme, historinë, traditat, vuajtjet dhe gëzimet por para se gjithash duke bashkëndarë mikpritjen e jashtëzakonshme shqiptare që aq shumë spikati gjatë këtyre ditëve. Programi filloi me një pritje prezantuese që në emër teë Komisionit shqiptar Drejtësi dhe Paqe, bënë Presidenti i këtij Komisioni imzot Angelo Massafra dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit,  zoti Luigj Mila. Imzot Massfra iu uroi mirëseardhjen miqve dhe i falënderoi për praninë e tyre në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu imzot Massafra i informoi të pranishmit për veprimtaritë e shumta qe Komisioni shqiptar ka realizuar dhe po realizon, tashme si anëtar me të drejta të plota në Komisionet Drejtësi dhe Paqe të Evropës. Imzot Massafra e vlerësoi si shumë të rëndësishëm programin EDP-së, i cili realizohet me rastin e 40 vjetorit te daljes ne dritë të enciklikës së njohur të Papa Palit te VI “Populorum Progressio” , tashme botuar edhe ne gjuhën shqipe. Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit shqiptar Drejtësi dhe Paqe, i bëri të njohur të pranishmit me historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë si dhe me gjendjen ekonomiko-shoqërore  të saj si dhe shkaqet e varfërisë në rrafshin historik dhe atë aktual. Pas kësaj pjesëmarrësit u shpërndanë në familjet mikpritëse për tu kthyer përsëri mbas 5 ditëve, të “mbushur” me eksperiencën e jashtëzakonshme të marre nga familjet shqiptare.
Ditët e fundit të takimi u realizuan në Fshatin e Paqes të ndihmuar nga strukturat mjaft të përshtatshme të këtij fshati si dhe nga një shërbim tejet shembullor i punonjësve të tij.
Këto ditë shërbyen si dite refleksionesh dhe meditimesh si dhe ndarjeje eksperiencash nga pjesëmarrësit në program. Të gjithë pjesëmarrësit ishin te njëjtit mendim për sa i takon mikpritjes së mrekullueshme shqiptare. Po ashtu u vu në dukje varfëria e tejskajshme e cila tek këto familje kishte një “fytyre tjetër”.  Mbresëlënëse ishte eksperienca që sollën pjesëmarrësit që ishin mirëpritur nga familje me probleme gjakmarrjeje. Varfëria në këto familje kishte një dimension tjetër e cila shumëfishohej nga kushtet e izolimit në të cilat këto familje jetonin. Sigurisht kategoria me prekur, siç mund edhe të kuptohet janë gratë dhe fëmijët. Megjithatë, në tërësinë e problemeve në te cilat jetonin familjet, të pranishmit kishin vene re besimin e pa lëkundur që të gjitha këto familje kishin tek zoti dhe shpresën tek e ardhmja. Edhe bashkëpunimi në mes familjeve pa dallim besimi, ishte një cilësi tjetër e cila ishte vënë re nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë program. Por nga ana tjetër u vu re edhe mungesa e kontributeve shtetërore për mbështetjen e këtyre familjeve dhe jo vetëm,  gjë qe spikati edhe nga mungesa e tyre ne takimin përmbledhës.  Urat e bashkëpunimit te cilat u ndërtuan gjatë këtyre ditëve jo vetëm në mes të familjeve mikpritëse por sidomos në mes institucioneve kishtare në Shkodër, premtojnë për një bashkëpunim serioz dhe të frytshëm në të ardhmen.  
Luigj Mila

FAMILJA NE UDHEKRYQ
Të dashur prindër, ju të gjithëve që, të paktën, kur është fjala për fëmijët, të jeni të paanshëm e objektivë. Ju madje,që më tepër se kushdo tjetër, keni në dorë të zbutni gjakrat e prishur të individëve që ndahen. Ju keni mundësi t’i bindni ata se fajësia “nuk vlen asnjë grosh”. Ajo nuk duhet as në raport me vendimin për fëmijët, as në raport me personalitetin e tyre. Atëherë, pse duhet të këmbëngulet për të? Ç’ përfitim ka një burrë, për shembull, nëse “provon” botërisht se gruaja e tij ka shkelur kurorën? Mos vallë bota, laramane, e shpesh, e ftohtë, të paktën me hallet e veta dhe, mbi të gjitha pa të drejtën për të hyrë në jetën e tjetrit, do të  të japë më shumë pikë?! Edhe sikur të ti japë, ç’të duhen ato? Mos vallë ato ta lehtësojnë brengën e të zbukurojnë jetën e divorcit? Ose e kundërta, për gratë.
Madje ju mund t’i bindni se, pasi të kenë kaluar vite, energjitë e harxhuara për të provuar fajësinë “e tjetrit” do t’ju duken, siç ka provuar jeta, energji të shpenzuara kot. Ju, para apo gjatë seancave të pajtimit, keni mundësi t’i bindni ata të bëjnë një divorc, në mos miqësor, të paktën njerëzor. Ju keni mundësi t’i bindni ata që, të paktën, fëmijët t’i lenë mënjanë. Edhe nëse kanë mbushur moshën për të shkuar në gjykatë e për t’u pyetur, mundohuni ta evitoni atë. Ju duhet ta dini më mirë se ne, por edhe neve na rezulton se gjykata ka hije të rëndë edhe për të madhin, jo më për të voglin. Së fundi, individët që ndahen mund të mos kenë të njëjtën aftësi pagues. Mos e llogaritni fort këtë anë, të paktën kur është fjala për të vendosur për fëmijët. Mendoni si për fëmijët tuaj!
Ndoshta duhet theksuar e ritheksuar se fajësia, në vetvete, nuk është një kriter për të vendosur mbi fëmijët. Kjo mund të mbahet parasysh kur njëri nga partnerët ka degraduar keqas, kur është tërësisht i padenjë për të edukuar fëmijë, kur një femër, ndonëse nënë, është bërë prostitutë (raste të tilla, fatkeqësisht, kanë ndodhur), kur është e droguar etj.
Por cilët janë, ose cilët duhet të jenë kriteret mbi të cilat vendoset për fëmijët? Në zgjidhjen e këtij problemi llogaritet, mbi të gjitha, fakti se cili nga prindërit është në gjendje t’u sigurojë fëmijëve edukim më të mirë. Për këtë qëllim duhet gjykuar rast pas rasti, se cili nga prindërit ka shfaqur e shfaq kujdes e vëmendje më të madhe për fëmijët. Më tej, gjykohet mbi moshën e fëmijëve, lidhjet shpirtërore që ata kanë me secilin prind, veçoritë individuale të çdonjërit prej prindërve, mundësitë reale që ata kanë për të siguruar mirërritjen e fëmijëve të tyre. Nuk mund të mos llogaritet fakti se njëri nga prindërit mund të ketë edhe mbështetje familjare, mund të ketë, p sh, prindërit më të aftë(nga ana e moshës, intelektuale apo e mundësisë për tu angazhuar), apo edhe të gatshëm për ta ndihmuar atë.
Këtë përparësi mund të mos e ketë tjetri. Edhe gjendja ekonomike është , gjithsesi, një fakt që nuk mund të mos merret parasysh. Rastet kur fëmijët i janë lënë një personi të tretë siç parashikon ligji ose rastet kur gjykata ka vendosur sistemimin e tyre në një institucion shtetëror janë të pakta. Më sipër kemi dhënë karakteristikat e përgjithshme të burrit e gruas. Amësia na duket se është ndër përparësitë më të mëdha të gruas. Ndaj ajo e ka fituar statusin e edukatores natyrore të fëmijëve. Derisa nëna ka peshën kryesore dhe objektivisht, mundësitë më të mëdha për t’u marrë me fëmijët, ne jemi të dhene të anojmë nga nëna.
Te fëmijët e privuar nga e drejta për të bashkëjetuar me babanë ose nënën dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, edhe me vëllanë apo motrën, traumat psikologjike janë më të mundshme. Streset dhe vështirësitë e rritjes së tyre mund të jenë të mëdha. Ndaj mund të sugjerojmë që këto komplekse të evitohen sa të jetë e mundur. Nevoja për rishikimin e praktikave të divorceve buron edhe nga diferencimet që konstatohen midis rretheve të ndryshme të vendit. Në Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë, Krujë etj përqindjet e rasteve të lënies së fëmijëve te nënat e tyre janë më të mëdha se në Korçë. Gjirokastër. Madje ky ndryshim shkon deri në 20 %, madje edhe më shumë.
Për sugjerimin e mësipërm na nxiti edhe fakti se, në jo pak raste, vendoset për ndarjen e fëmijëve kur ata janë vetëm 2. Ne na rezulton se edhe pas divorceve, prindërit, sikurse edhe familjarët e tyre, qëllon të gjykojnë me gjakftohtësi dhe vendosin me mirëkuptim për lënien e fëmijëve te njëra apo tjetra palë.
(Vazhdon në nurin e ardhshëm)
Roza Pjetri

KONTRIBUTI I DUKAGJINIT NE FITOREN E PAVARESISE SE VENDIT

- 95 vjetori i Pavaresise –
Muaji nëntor i çdo viti është i veçante, se ka dy data mjaft te rëndësishme, siç është data 28 dhe 29. Data 28 nëntor është mjaft e rëndësishme, se mban mbi shpatulla kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificave te popullit tone ne shekuj, dhe jo pak, por plotësisht te 533 viteve te luftës kundër hordhive osmane, duke filluar qe nga viti 1389, ne betejën ballkanike, ne fushe Kosove, ku u ndeshen dy forca ushtarake, qe përfaqësonin dy kultura fetare te kundërta, Njëra, ajo e krishtere për mbrojtjen e kulturës se vete dhe ajo islame për pushtimin e  krishterimit. Kjo lufte pa kompromis me qëllimet osmane vijuan ne mënyre te veçante me epopenë e lavdishme te 25 viteve te udhëhequra nga Kryetrimi, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 28 nëntor 1443, qe u ngrit Flamuri i kastrioteve ne Kruje dhe deri me 1479, kur u pushtua qyteti i fundit i Arbërisë, Shkodra. Ajo nuk u ndal për asnjë moment, qofte me arme dhe me diplomaci, deri sa me 28 nentor 1912, po ky flamur, Flamuri i Kastrioteve u ngrit ne Vlorën heroike, nga Plaku i urte Ismail Qemali, me ndihmësit kryesor, patriotin e madhe Luigj Gurakuqi dhe dom Nikoll Kaçori.
Ne këtë kurore te kombit shqiptar, ka dhenë një kontribut te shquar edhe Dukagjini. Ne mënyre kronologjike po rendisim disa nga kulmoret e përpjekjeve te popullit te kësaj krahine për liri dhe pavarësi:
*Me 1389, ne koalicionin Ballkanik, ne fushe Kosove, ne mbrojte te Dardanisë dhe te krishterimit, morën pjese  mbi 60 000 forca te armatosura, ne përbërje te cilës kishte serbe, bullgare, rumune, kroate dhe një numër te madh shqiptare, ne te cilat bënin pjese dhe qindra luftëtarë nga treva e Pultit(Pulatit) e te Dukagjinit, te drejtuar nga Gjergj Balsha II, Dhimiter Jomina, Gjon Kastrioti dhe te tjerë.
*Ne shekullin XVI - XVII, morën pjese ne te gjitha përpjekjet e organizimit te kryengritjeve antiosmane
*Ne shekullin e XVIII, ne Shale, vritet Ali Dushani i begollajve  te Pejës nga Kole Mark Kola, i cili kishte ardhur te impononte vullnetin e pushtuesve osman ne ndërgjegjen e dukagjinasve për te paguar tatime dhe për te ngritur pese xhami ne këtë krahine.
*Ne vitin 1806, shaljanet lanë me gjak sarajet e Vezirit ne Shkodër, qe ka marre emrin “Shtate shaljanet”, qe përbeheshin: Ndre Pepa, Vate Nika,  Çun Luci, Ndrek Toma, Deli Pietra, Hasan Pepa  dhe Marash Pali. Një epope e veçante ne luftën kundër pushtimit osman.
*Marash Tuci ne pranverën  vitit 1806, i cili me një trimëri te jashtëzakonshme lufton për mbrojtjen e shokëve, qe ishin arrestuar dhe torturoheshin nga Valiu, Ibrahim Pasha.
*Morën pjese ne luftën për mbrojtjen e kalasë se Shkodres rreth 300 luftëtarë te udhëhequr nga Marash Shala, ne vitin 1835 – 1836, qe ne lartësitë e Taraboshit kapen robër forcat e deri një batalioni turk qe mbronte kalanë ne pjesën e jashtëm te saj.
*Xhur Kola, me 1871, vritet duke luftuar ne pazarin e Shkodres me forcat qeveritare te dauletit, duke vrare Zenel Agen dhe truprojën e tij.
*Ne këtë vite qëndrese dhe trimërie e shkalles superiore te Gjon Nush Palit dhe Ndue Vuk Dedes, qe asgjësuan “Katërkëmbëshin”, i cili simbolizonte balojzin antinjeri.
*Me 26 maj 1872, Pal Gjoka, ne fshatin Kir, te Pultit vret bylykbashin e Vilajetit te Shkodres, Sulejman Age Hodon me gjithë truproje.
*Me 10 qershor 1878, marrin pjese ne Lidhjen e Prizrenit, me një përfaqësi te kryesuar nga Mark Lula dhe Gjeke Gega, te cilët firmosen ne emër te Dukagjinit platformën e kësaj lidhjeje.
*Ne mbrojtje te Plaves, Guise, Ulqinit, Tivarit, Hotit dhe Grudës, morën pjese rreth 200 luftëtarë te Dukagjinit.
*Ne vitin 1883, ne Çezme te Koplikut, Mehmet Shpendi, ne emër te Dukagjinit, përkrah Dede Gjon Lulin për te kundërshtuar Komisionin e Xhibalit te formuar ne vitin 1856, me ane te cilit pushtuesi deshtë te mashtronte malësoret, duke zëvendësuar kanunin me norma te tjera te parashikuar ne këtë komision te Xhibalit.
*Ne këtë situate politike e ushtarake me pushtuesit dhe faktorët e brendshëm te Dukagjinit, me 1890 merr formën e plote “Djelmnia e Shalës” te udhëhequr nga Mehmet Shpendi, e cila ishte struktura baze e “Djelmnise” për gjithë Dukagjinin, duke u krijuar kjo strukture ne baze fshati dhe bajraku ne gjithë Dukagjinin.
*Lufta e Qafës se Agrit, me 10 deri 24 korrik 1910, qe morën pjese rreth 3 000 luftëtare nga i gjithë Dukagjini, te udhëhequra nga “gjenerali” popullor, Mehmet Shpendi. Një lufte krejtësisht e pa barabarte. Këta luftëtarë i bene balle rreth 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie, te udhëhequra nga pashallarë te arsimuar ne shkollat ushtarake te Perëndimit, siç ishte Shefqet Durgut Pashai, një nga pashallarët me te fuqishëm te perandorisë Turke, i cili i tmerruar nga qëndresa e dukagjinasve dhe nga shpikësi i topit “dukagjinas”, Mitër Kola, i cili duke përdorur një gryke zjarri jashtë përdorimi, e vendos ne gjendje pune duke përdorur drurin e dardhës për elemente përbërës te topit.
*Lufta e Zek Jakinit ne Baltoje, ne vitet 1903 – 1905 kundër mercenareve te Hasan Pashës dhe Kudret bej Çelës, se bashku me Kole Gjonin e Planit, te cilët dhanë jetën ne beteje te pa barabarte me forcat turke dhe bashkëpunëtoret e tyre.
*Me 6 prill 1911, kryengritësit e Malësisë se Madhe valëvisin Flamurin ne Deçiç. Flamurin e arriti ta ngrinte kushëriri i Dede Gjon Lulit, Nike Gjelosh Luli, me Gjon Ujk Micelin dhe Pjeter Zefin. Ne luftën për ngritjen e Flamurit morën pjese dhe luftëtarë nga Dukagjini, ne te cilën u vra Bush Delija i Palajve te Shoshit.
Populli thuri vargje, dhe ja disa prej tyre:  “Vigmen tue i dhane Shqipnise, po an’e mban / Bini, bre burra, bini k’saj Turkie / Dirgu, moj djelmni, e bjer ne tiran! / Me nji Gurakuq, me nji Ded Gjo’ Lul / Me nji Mehmet Shpend e me nji Prel Tul / Me ne jane Leket, qe u shkrine per Shqipni! …”
*Me 28 maj 1911, me te gjithë fiset u organizua një takim te Ura e Shalës, te cilët vendosen: I gjithë Dukagjini te marri pjese ne kryengritjen e armatosur, ne mbështetje te Kryengritjes se Përgjithshme ne te gjithë Malësinë.
*Me 5 deri 10 qershor 1911, qeveria Turke shpalli amnisti për luftëtarët e lirisë, duke pare rrezikun e përhapjes se kryengritjes se Përgjithshme, Ministri i Jashtëm i Turqisë, kërkon dhe merr takim me udhëheqësit popullor te kryengritjes, Dede Gjon Luli dhe Mehmet Shpendi, te cilët i thonë: “Sado qe ti je ministër i Sulltanit, ne  e kemi për turp me bisedua me ju. Vetëm arma e baroti do te jene përgjigja e jone …”.
*Me datën 2 e 3 gusht 1911, luftëtaret e Dukagjinit sulmuan garnizonin turk, qe ishte i vendosu ne fshatin Boge.
*Me 9 shkurt 1912, kryengritësit dukagjinas, se bashku me ata te Malësisë se Madhe, ju dërguan një note proteste Fuqive te Mëdha, për mos mbajtjen e premtimeve te qeverise turke.
*Ne maj 1912, dukagjinasit, me rreth 500 luftëtarë, marrin pjese ne lufte për çlirimin e Gjakovës, ne bashkëpunim me 1500 luftëtarë te tjerë te Malësisë se Gjakovës te udhëhequra nga Bajram Curri.
*Me 12 korrik 1912, një pjese e luftëtarëve te Dukagjinit, morën pjese ne pararojën e forcave për çlirimin e Shkupit.
*Me 15 gusht kryengritësit e Shllakut dhe te Temalit, organizuan dhe realizuan një sulm te fuqishëm kundër forcave ushtarake Turke ne Shkodër. Ushtaret turq ikën nga çadrat dhe futen me pahir neper familjet qytetare. Forcat turke pasi e morën veten, godasin me artileri forcat kryengritëse deri sa i detyrojnë te lëshojnë pozicionet e zëna. Ne këto kushte, ne Kodërshëngjergji, organizohet një kuvend me pjesëmarrjen e përfaqësuesve te gjitha krahinave te Dukagjinit, dhe u vendos qe pozicioni i kodrave te Bardhajve te sulmohet dhe te shkatërrohet. Pas dy – tre ditësh, kryengritësit sulmuan kodrat e Bardhajve, me lufte te ashpër deri ne ndeshje trup me trup, morën pozicionet e fortifikuara nga turqit dhe i detyruan te ngujohen ne qytet.
Luftëtarët(Djelmnet) e Dukagjinit, nen udhëheqjen e Mehmet Shpendit, ne bashkëpunim me Dede Gjon Lulin, me Gjelosh Ramen, me Prele Tulin, me Bajram Currin dhe kapedane te tjerë te lirisë, ne kohen e kryengritjes se Përgjithshme për Pavarësi ne vitet 1910 – 1912, morën pjese ne lufte kundër okupatorit turk ne gjithë territorin e Veriut te Shqipërisë. Dukagjini ne Kryengritjen  e Përgjithshme për pavarësinë e Shqipërisë, dha jetën e 158 bijve te tij. Ne themelet e Flamurit te ngritur ne Vlore, është edhe gjaku i 158 luftëtarëve(djelmeve) dukagjinas. Prandaj, dukagjinasit kudo qe ndodhen, me te drejte krenohen për kontributin qe kane dhenë paraardhësit  e tyre ne fitoren e pavarësisë te Shqipërisë.
Lavdi jetës dhe veprës se tyre. I përjetshëm qofte kujtimi i këtyre dëshmoreve dukagjinas, te lirisë dhe pavarësisë se Shqipërisë.
NDUE SANAJ

DUKAGJINASI TONIN SOKOLI- NJË EMBLEMË E SPORTIT SHQIPTAR

Pra Kupa “Adem Reka” u bë promotore për fillesat tuaja zyrtare dhe të ngritjes së karrieës suaj sportive?
 (vijon nga numri i kaluar)
Po, vërtetë Kupa “Adem Reka” u bë promotor për një fillim të shkëlqyer, por në fakt e veçanta dhe interesantja vjen një vit më vonë. Ishim në vitin e katërt të shkollës së mesme dhe ne kishim drejtë për të herë të fundit të merrnim pjesë me ekipin e të rinjëve në këto gara si studenta dhe të largoheshim pastaj në rrethet tona. Ishim në Vlorë 3-4 veta, ku nga 10-15 vetë, u seleksionuam dhe mbetëm kaq. Madje mbaj mend që ne shkuam thjesht si studentë (nxënës) dhe ishte kënaqësi për të marrë pjesë në garë, që në atë kohë e quanim një farë argëtimi për të dalë jashtë konviktit të shkollës dhe për t’u kthyer më pas dhe për të marrë diplomën e për të punuar më vonë diku si mësues i edukimit fizik në vendet apo shkollat që do të na caktonte shteti. (Në rrethet tona do të punonim dhe kaq ishte puna në mendjet tona në atë momente.) Në Vlorë ishte kampionati i të rinjve, e fundit për ne që kishim të drejtë për të marrë pjesë në këtë moshë, pra me të rinjtë. Në fakt ne 3-4 studentët që kishim shkuar në Vlorë, më tepër e konsideronim këtë garë si një shëtitje. Me këto dy gara mbyllej karriera jonë, sepse ishin thjesht studentë (nxënës). Pra ne e parashikonim atëherë se karriera jonë sportive, pasi si nxënës filloi një vit më parë dhe mbaronte me garën e Vlorës dhe vetëm kaq. Por në Vlorë më pyesin rastësisht se nga je?!-Unë i them-, se jam nga Shkodra. Por më vonë marr vesh se këta që më pyetën kishin qënë vetë shkodran. Garova në këtë aktivitet kërcim me pengesa 110 metra dhe dola i pari, u interesuan atletë të shumë se nga isha. Dhe autobusi i Shkodrës, që në atë kohë ishte shumë i organizuar, me trajner Vildan Tufin, që ky i fundit vazhdon të jetë edhe sot një trajner i suksesshëm, duke udhëtuar nga Vlora për në Fier (kuptohet për në Shkodër, pranë në kthim), ata sportistët, pra kuptohet atletët shkodran, i thojnë profesor Tufit, se ai atleti që zuri vendin e parë është shkodran. Dhe prof.Tufi menjëherë është ngritur nga sedilja e autobusit në këmbë dhe kishte filluar të interesohej për mua. Këtu tani fillon edhe interesimi dhe fillimi tamam i karrierës sime sportive. Sepse prof.Tufi ka lënë autobusin me shokët e vet për të shkuar në Shkodër dhe më priti në Fier, sepse ne vinim me tren. Tufi ka fjetur një natë në Fier, që vinte nga Vlora në Fier, u takua me mua, u takua me pedagogët e shkollës sime, bëri një plan-prespektivë për atë vit dhe për të ardhmen, kur unë do të vijsha në Shkodër. Mbas përfundimit të studimeve u ktheva në Shkodër dhe fillova mësues i edukimit fizik në Koplik, në vitin 1978. (Sepse në atë kohë banoja ende në Koplik (qytet).)
Po pastaj?...
Pas kësaj, në fakt ishte koha e stazhit. Ne të shkollës së mesme e kemi bërë stazhin në prodhim. Unë e kam bërë stazhin në ngarkim-shkarkim në ndërmarrjen e tregtisë. Punoja  tetë (8) orë ngarkim-shkarkim dhe pasdite merrja biçikletën dhe vija nga Kopliku në Shkodër, 18 km vajtje dhe 18 km ardhje i thonë 36 km në ditë dhe dy orë stërvitje, për t’ia arritur qëllimit që kisha në sport. Kjo praktikë pune për mua ka qënë një vit rresht. Pas një viti, për herë të parë, jam futur në treshen më të mirë të republikës në disiplinën e 10 garëshit, në vitin 1978. Më pas kam dhënë konkursin në Institutin e Lartë të Fiskultutrës në Tiranë, në verë të 1978, që ishte e vleshme për vitin shkollor 1978-79. Më kujtohet shumë mirë se kemi qënë 360 konkurentë, për të fituar 40 bursa studimi dhe unë kam dalë i pari, duke fituar të gjitha pikët e mundshme dhe maksimale që ishin atëherë 30 të tilla, në të gjitha disiplinat.
Ky moment ka qënë kulmi i karrierës suaj?...
Jo, ky ishte vetëm fillimi. Kam filluar stërvitjen me një intensitet shumë të madh, me trajner Fatmir Dibrën, një figurë e njohur në sportin shqiptar. Po në vitin 1979 për herë të parë kam zënë vendin e parë. Në pranverë të vitit 1980 kam dalë kampion për të rritur. Dhe kjo karrierë e suksesshme për mua ka vazhduar deri në vitin 1985. Gjatë kësaj periudhe kam fituar pesë tituj kampion kombëtar, tri kupa Republike, dy spartakiada kombëtare. Dhe në hedhje gjyle në Mal të Zi, në moshën 47-vjeçare, për kategorinë e parë dhe jo për veteranët, kam fituar për herë të fundit titullin “kampion” kombëtar. Këtu, pra në shtetin fqinj u zhvillua ky kampionat, sepse ishin kushtet më të mira, pra para dy vjetëve (2005). Sot vazhdoj përsëri sportin. Kam fituar vend të dytë, në kampionatin italian për “Master”, vitin që kaloi dhe para tri vjetëve. Aktualisht merrem me sportin e “Fitness” që stërvis një grup femrash në Itali dhe vajzën time, e cila deri tani ka koleksionuar pesë tituj kampion kombëtar për të rinj në Itali.
Sa i çuditshëm është fakti se keni një karrierë kaq të pasur dhe nuk keni ndonjë çmim apo titull, që  u jepen  sportistëve të ndryshëm për kontributet e tyre në sport si “Mjeshtër i merituar” apo “Mjeshtër sportit”?
Shumë gjëra i kam lënë në heshtje, për vetë natyrën time, që kam qënë gjithnjë tepër modest në punën time dhe për arritjen e mia. Unë faktikisht, për sa vite kam bërë dhe jam marrë me sport, kam pasur shumë besim të forcat e mia dhe nuk mund të them në talentim tim, sepse po të pyesësh botën e sportit të tregojnë se cili ka qënë talenti im, por në një mënyrë apo në një tjetër, të tjerë kanë marrë tituj e çmime të ndryshme. Unë kam qënë në Itali dhe e kam parë në televizon programin e dhënies së titujve, që s’dua të fyej apo ofendoj askënd dhe asnjëri, por ata njerëz që kanë marrë tituj, janë njerëz, që kanë marrë tituj janë atlet...!? e të tjera e të tjera, por  që më mirë mund të flasin të tjerët. Komentet përballë fakteve janë të tepërta.
Një mesazh për gazetën “Dukagjini” dhe popullin e kësaj krahine?...
Tashti kur më drejtohesh me pyetjen më jep një mesazh për Dukagjinin ndiej shumë emcion. Këtë ta them me shumë sinqeritet. Nuk është thjesht një shprehje, por kur më thua më jep një mesazh për popullin e Dukagjinit apo gazetën “Dukagjini” ndiej shumë emocion. Sepse fizikisht vërtetë nuk ndodhen në krahinën e Dukagjinit, madje as në Shkodër, por në Itali, por mendjen e kam te ato shkrepa të Krahinës së Dukagjinit. Dhe mesazhi im është: se jam shumë i kënaqur dhe shumë i gëzuar që ka një gazetë “Dukagjini”, për vlerat e mrekullueshme të kësaj treve apo krahine. Për edukimin dhe propagandën, për njohjen e vendit tonë, për frymëzimin për ta bërë atë vend, për t’i dhënë një shpresë atij vendi. Sepse unë jam rritur në Dukagjin dhe unë jam prej atyre që nuk mund të shkëputem shpirtërisht prej atij vendi. Uroj gazetën “Dukagjini” që gjithmonë të pasqyrojë dhe propagandojë traditat dhe vlerat më të mira të asaj treve, që nuk i kanë munguar kurrë dhe t’i rikthehemi atyre traditave të mrekullueshme të asaj zone dhe të fillojmë të eleminojmë ndonjë vlerë që s’na përket neve, duke filluar krahas emancipimit tonë dhe të inkuadrimit tonë në qytet e kudo që shkojmë.

JETA SOKOLI, BIJA E DUKAGJINIT QË PO MAHNIT ITALINË

Që në titullin e këtij shkrimi, shumë prej atyre që do ta lexojnë, normalisht që do t’i shtyjë kureshtja për të kuptuar sa më parë përmbajtjen. Sigurisht, që bëhet fjalë për një bijë dukagjinase, që po mahnit Italinë fqinje me talentin e saj në sport, pikërisht në hedhjen e çekiçit. Bëhet fjalë për një bijë të një sportisti të talentuar dhe që ka bërë histori në atletikën shqiptare. Jeta Sokoli, e bija e Toninit, ( dihet se bëhet fjalë për sportistin e njohur Tonin Sokolin), e lindur në Shkodër më 20 mars 1988 dhe aktualisht banon në Asti të Italisë. Por karriera e saj sportive do të vazhdojë në Itali, pasi atje banon aktualisht. Ishte vetëm 13-vjeçe dhe Jeta merr pjesë në kampionatin italian për të reja, në hedhje gjyle duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampione në shtetin fqinj për këtë disiplinë sportive deri në moshën 18-vjeçe. Kjo ka ndodhur në vitin 2001. Por sukseset e Jeta Sokolit nuk ndalojnë me kaq, duke u vënë kështu në ndjekje të gjurmëve të lënë nga i ati, Tonini, që gjithnjë ka ditur vetëm të fitojë. Në vitin 2002, Jeta merr pjesë në kampionatin kombëtar të Italisë, por kësaj here në një disiplinë të re: atë të hedhjes së çekiçit, për moshat 14-15 vjeçe, e cila zë vendin e parë. Rezultati i saj është 46.97 metra. Gjithashtu edhe në vitin 2003 J.Sokoli zë vendin e parë në hedhjen e çekiçit në kampionatin italian për moshat 14-15 –vjeç, duke u shpallur kampione e vendit me shumë me meritë, me rezultatin 50.99 metër. Një vit më vonë Jeta do të shpallej nënkampione e Italisë në hedhjen e çekiçit, me rezultatin 44 metër, ndërkohë që gjatë stërvitjes përgjatë gjithë vitit kishte arritur një rezultat akoma më të lartë: 48.50 metër. Në këtë garë, çekiçi peshonte 4 kilogram. Viti 2005 do ta gjente Jeta Sokolin përsëri kampione të Italisë, me një rezultat shumë të mirë, madje për atë vit ky rezultat ka qënë rezultati më i mirë teknik për vendin fqinj. Rezultati i saj kësaj radhe në hedhjen e çekiçit ka qënë 52.05 metër, për moshën deri në 17-vjeçe. Këto rezultate shumë të larta të Jeta Sokolit kanë mahnitur gjithë specialistët e vendit fqinj. Rasti i Jetës tregon edhe një herë se bijtë dhe bijat e zonës së Dukagjinit, ndër vite, pavarsisht se ku kanë lindur dhe janë rritur, kanë mbart vlera shumë të larta në çdo fushë, duke u bërë promotor të vlerave dhe ideve shumë pozitive për shoqërinë ku jetojnë. Për sukseset e jashtëzakonshme të arritura në sport nga kjo talente, bijë e Dukagjinit, ka shkruar herë pas here edhe shtypi italian, duke i kushtuar faqe të tëra dhe në disa raste edhe speciale në faqe të parë, siç është rasti i gazetës më të njohur në gadishullin Apenin, “La Stampa”.
JETA KËRKON NJË FLAMUR?!
Pak më lart folëm për sukseset e arritura nga Jeta Sokoli në sportin e hedhjes së çekiçit në Itali, por si shumë shqiptarë të tjerë, që prej vitesh kanë emigruar në vende të ndryshme të botës dhe janë përballur me probleme të shumta, si të huaj, duket se me një të tillë është përballur edhe kampionia në fjalë. Në vitin 2006-të Jeta nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet sportiv në shtetit fqinj. Arsyet duket se kanë qënë vërtetë absurde, por që deri diku edhe me mjaft domethënëse. Ajo nuk është lejuar të marrë pjesë në aktivitetet sportive të vitit 2006-të, pa u saktësuar më parë pozicioni i saj në të ardhmen. Pra në të ardhmen talentja e hedhjes së çekiçit Jeta Sokoli do të konkurojë për ngjyrat e flamurit italian apo atij shqiptar. Ky ka qënë edhe problemi i vetëm që bija e Dukagjinit nuk është lejuar për të garuar në kampionatin italian të vitit 2006-ës, të atletikës, pa përmbushur më parë misionin apo detyrën që i kanë vënë: pra të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe kuptohet që dëshira e Jetës është për të parën; atdheun e saj. Megjithatë të vjen keq që ka edhe një neglizhencë kaq të madhe ndaj këtyre talenteve nga ana e shtetit tonë, që asnjë shtet në botë nuk do t’ia lejonte vetes të privohej nga një talente e tillë. Një vit më parë një pjesë e opinionit italian, por edhe e specialistëve të këtij vendi e quanin me origjinë shqiptare dhe si e tillë nuk mund të marrë më pjesë në aktivitetet e të rriturve të shtetit italian, pasi në të ardhmen do të garojë për ngjyrat e flamurit shqiptar, kurse një pjesë tjetër dëshironin që ajo të konkuronte me kusht, duke menduar dhe shpresuar se në të ardhmen ajo do të pranonte të garonte për ngjyrat e flamurit italian. Por deri tani dëshira e Jeta Sokolit është që të garojë në të ardhmen vetëm për ngjyrat e shtetit shqiptar, pra kuqezi, gjithnjë nëse shteti ynë do të jetë i vëmendshëm ndaj këtyre talenteve që duhet pranuar haptazi se lindin rrallë. Këtë vit Jeta ka filluar studimet e larta në një prej universiteteve të Italisë dhe duket se edhe në këtë fushë ajo po shkëlqen. Pra një talente që po mahnit një Itali të tërë dhe në trupin e saj ka gjak të pastër dukagjinas, tregon edhe një herë për vlerat e jashtëzakonshme, intelektuale, njerëzore, sportive, kulturore, historike, të mikëpritjes e bujarisë etj, që kjo trevë etno-gjeografike e Dukagjinit ka pasur gjithnjë e do të mbetet një thesar vlerash dhe idesh të mrekullueshme.
Gjithsesi Jeta Sokoli, që për momentin është problemi i dy shteteve fqinjë, e do një flamur për të garuar në të ardhmen, që kurrsesi nuk do ta ndërronte flamurin tonë kuqezi, vetëm e vetëm nëse ne shqiptarët me shtetarët tanë nuk e duam. Atëherë zgjedhja mbetet e detyrueshme.

LUIGJ SHALA
BILBILI I PARË SHQIPTARË I FIFAS

Luigj Shala lindi në vitin 1900në reljevet e larta veriore të Shalës së Dukagjinit.

(Amet Golemi Mjeshtër Sporti dhe komentator sportiv i boksit”Sporti Ekspres” 23 nëtor 2004)

Profesor Luigj Shala studjoi në Akademinë e Edukimit Fizik në Romë, punoi mësues në disa shkolla të vëndit sëbashku me dy-tre koleg të tij  është   themelues i  Istitutit të Lartë të Kulturës Fizike të Tiranës. Ka qënë drejtues i larë i sportit shqiptar, gazetar, etnograf, futbollist, atlet, alpinist, dhe gjyqtar futbolli e boksi.Luigj Shala është  bilibili i parë shqiptarë i FIFA-as që në vitin 1937.” Me 1917 orgonizon skuadrën e parë të futbollit në Normalen e Elbasanit, qysh në fillim të viteve  njëzet është futbollist i “Studente Shkodra”, me 1932 luan me ”Bashkimin Shkodranë”.Në vitin 1932 shpallet kompion dhe rekordmen i Shqipërisë në vrapimin 110 metrave. Në vitin 1933 është bashkrekordmen i vëndit në stafetën 4 herë 100 metrave. Në turneun ballkanik të Stambollit fitoi medaljen e bronxtë në 110 metra me pengesa të parën në historinë  tonë të sportit të alletikës.Ka marrë pjesë si atlet dhe përgjegjës sporti  në tri Olimpjada Ballkanike (Athinë 1932, Zagreb 1934, Stamboll 1935). Është orgonizator i themelimit të kombëtarës së Shqipërise në futboll me 15 mars 1936 dhe njeriu që gjykoi ndeshjen e parë në ndeshjen themeluse midis kombëtarve A dhe B të Shqipërisë. Mbas çlirimit me 1945 zgjidhet në organet larta sportive të Shqipërisë, por që nga viti 1946 nuk zgjidhet më duke u  mënjanuar çuditrisht. Vdes përpara kohe në vitin 1967.(Besnik Dizdari;Kush është Luigj Shala? Broshurë e përgatitur nga Mëhill Shkëmbi me rastin e krijim të Çmimit Luigj Shala, Shkodër 2005.) Profësor Luigj Shala nuk pati fatin  linte as një tashigimtar. Ka lindur në Gimaj u largue i mitur qënë nga Shala. Në librin “Njerz të shquar të Dukagjinit” do të njiheni më gjërsisht me këtë figure poliedrike dhe universale që i dha Dukagjini sportit shqiptar.

MËHILL SHKËMBI KRIJUESI I ÇMIMIT KOMBËTAR LUIGJ SHALA

Falë inisjativës së zotit Mëhill Shkëmbi, Kryetari i Kolegjumit të albitrave Shkodër, bëhet e mundur që emri i Luigj Shalës të përjetsohet në emrertimin e Çmimit tonë Kombëtarë për gjyqtarët e futbollit, si memorial historik  në kujtim të  një jetë të vënë në sherbim të sportit shqiptar.Mëhill Shkëmbi ka lindur në lagjen Kasnec të Kirit, ka një karrjerë të gjatë  dhe të sukseshme,  1973 – 2003 me mbi 50 ndeshje të albitruerta, që nga viti 1996 është kryetar i Kolegjumit të albitrave të Shkodrës,krijues dhe themelues i çmimit Kombëtar Luigj Shala për albitrat, dhe që nga 23 dhjetori i vitit 199  drejtuesi i Shoqatës sportive “Luigj Shala” e cila ka zhvilluar dy edicione  kombëtare dhjetor 2001 dhe shkurt 2005  në dekorimin me Çmimin Luigj Shala  të bilbilave më të mirë të Shqipërisë ndër vite. Mëhill Shkëmbi është një biznesmen i sukseshëm, i pasjonuar pas sportit,dhe aktiviteve kulturore i gatëshëm për të kontrinuar në çdo kohë.Nga Foto Arkivi i Shoqatës sportive Luigj Shala që po botojmë një kolazh fotografik besoj  interesant.
PRELË MILANI

RRETH LIBRIT “GJURME” TE AUTORIT LUIGJ SHYTI

Tashme, vargut te gjate te librave te botuara mbi Dukagjinin qe nga formimi i Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” i shtohet një libër i llojit te veçante qe mban për autor penën e njohur te Luigj Shytit. Ky libër i titulluar “Gjurme” (Syzime etnografie ne Dukagjin) ka një tingëllim te veçante nga paraardhësit e tij për vete brendinë e tij te larmishme, e qe te bën te shfletosh gjithë dashuri e kureshtje deri ne surprizime faqe mbas faqeje, për te arritur ne fund te tij, i cili përbën një ndjellje për t’iu rikthyer edhe një here nga e para. Te komunikosh me boten e njerëzve nuk është e lehte, por as edhe e vështire, ndërsa te komunikosh me boten e sendeve është e vështire, pasi ato duhet t’i personifikosh  e pastaj te dialogosh me to për te arritur te esenca palcore e domethënies, qe po arrite ta arrish duhet pranuar se ke shkuar me tej se tek komunikimi me boten njerëzore. Unë mendoj se kësaj ia ka arritur me se miri autori me  librin e tij dhe meriton përshëndetje jo te llojit simbolik, por te hyzmetit qe ka bere për t’i merituar.
Ne një kohe kur zona e Dukagjinit ka pësuar një boshatisje si rezultat i lëvizjeve demografie te popullatës kane ndodhur dy fenomene te paralelizuara:
Shpërbërja e unitetit territorial,
Shpërbërja e unitetit fisnor.
Këto dy shpërbërje kane pasuar edhe anët e veta pozitive, por edhe ato negativet. Shume mediokër dhe gojëliq pa me te voglën dhimbje shprehen: “Edhe Dukagjini vdiq!” dhe ata qe i gërvisht pak dhimbja e tij e çojnë këtë shprehje deri tek një eufemizëm: “Edhe Dukagjini e pat!”. Por ja qe autori i këtij libri nuk është dakord me këto thënie, kjo ndodh sepse pengese thënie te tilla i behet vizioni i qarte qe ka për te ardhmen, vizion i cili u shfaq po nga kjo pene qe ne titullin e librit te tij te pare “Dukagjini ka vend për te gjithë”, ku me ane te një polisemantie shpreh edhe hapësirën territoriale dhe me gjerësisht hapësirën shpirtërore te njeriut dukagjinas. Dukagjinasi i mbërthyer midis shkëmbinjsh e furtunave te mot - moteve me qindra here i ka “thirre nevojës” dhe kjo ka bere qe shpirti i tij te prodhoje novacione, mendja e tij te krijoje fillimisht imazhin dhe pastaj ta transformoje atë ne materializëm ne shërbim te nevojave te interesave te tij. Kjo nuk është me pak se një filozofi e mendjes se njerëzve te një krahine për tu vetorganizuar, për te përballuar anën sociale e bere shpirtin burim te një etnokulture te pakrahasueshëm me askënd ne kombin  e tij.
Atëherë,kur rëndom kafeneve thuhet se duhen arkivuar neper muzeume te shkuarat e kësaj krahine, autori i librit, Luigj Shyti “ngre krye”, ndoshta edhe rebelohet dhe me penën e mprehur i ngulitet etnokulturës se kësaj krahine deri ne palcën e ashtit e deri ne genin me skajor. Ky është muzeumi me i mire ku mund te ruhen pasuritë përfaqësuese te një krahine emërmadhe. Është për tu theksuar dhe lavdëruar vështrimi i mprehte prej Skifteri qe autori i librit e ka ngulitur thelle për te zbuluar edhe zonat me te errëta te reales, për t’iu dhenë atyre jete e përfaqësim dinjitoz ne sfondin etnokulturor te zonës. Autori lëviz lirshëm neper rraqet e Dukagjinit, i shkarkuar nga prepotenca apo mendjemadhësia e një shkrimtari sa për tu dukur, por e kthen veten e tij ne një hyzmeqar te vendit te tij, ku ka rritur shtatin e pjekur trurin, ku ka dalluar rrudhen e pare mbi fytyre dhe dalluar thinjen e pare te shkundur mbi supin e xhaketës. Kjo përbën virtyt dhe përkushtueshmëri. Dhe mire thoshte i madhi Martin Camaj, qe vendlindjen e quante si një dekor qe lind subjektin dhe ky i fundit ka detyre qe ne te ardhmen te pasqyroje objektin. Vetëdijshëm autori i librit e ka bere këtë. Një libër nuk duhet te përcjell e vetëm ide, ai duhet te përcjellë edhe mesazhe dhe mesazhi është ajo “goditje rryme” shpirtërore qe te entuziazmon, por edhe te renqeth; te bën te qeshesh, por te bën edhe te qashe; te bën te lartësohesh, por edhe te përhumbesh; te ngjalle nostalgji, por edhe te bën kurioz e neper këto kalamendje te çon deri aty sa te pyesësh veten: Kush paskam qene unë? Kush jam unë dhe si duhet te jem unë!?
Fjalori i përdorur nga autori i librit ka gjithë fuqinë për te ngushtuar distancën mes imazhit qe te krijon dhe reales qe ishte ne ekzistence te plote pak kohe me pare. Fjalët e veçanta apo me mire te themi krahinorizmat (sidomos ne emërtimin e sendeve) kane aftësinë për te sjell ne kujtese gjithë rrethanën, kështu qe mrekullisht e shkuara piketohet (njësohet) me te tashmen dhe çdo gjë vjen e perceptueshme para syve tanë.
Po te marre si shembull: kapitullin “Dasma” e te përshkoj gjithë zigzaget, nis e sos me imtësi, unë fare mire mund t’i shprehem çdo kujt: “Isha ne një dasme ne Dukagjin!”. Pashe shkues, miq, dasmore e dasmoresha, dëgjova oj – ojet e nuseve, pashe gjeverin, dëgjova thirrjet e përgjigjet, pashe sofrat e shtruara, dëgjova këngën Majëkrahut e putirin me plote humor, pashe kazanët me mish mbi zjarre përjashta e akçinjtë qe lëvizin ma plote elegance si shërbëtoret e gjithçkaje ne ketë gëzim. Patjetër një goje e brendshme me muzikalitet thotë: Oh sa bukur!
Një arsenal te tere “armesh” përbenë ato 402 mjete te përdorimit familjar deri ne vitet nëntëdhjete, dhe këto nuk janë te huazuara nga askush, por produkt i një mendimi shume racional i brezave te tere për te arritur deri te profesionalizmi i tyre ne shërbim te përmirësimeve sociale, lehtësimit te punës fizike e deri tek rrokjet ballas me egërsine e natyrës e përballimin e saj me sukses. Ne këtë rrethana, autori i librit me plote finese ka bere edhe klasifikimin e zanateçinjeve dhe si për uniforme i ka veshur te gjithë me mjetet e nevojshme dhe emërtesat përkatëse. Gjithë këtë do ta quaja si një industri qe nuk tremb askënd për ndotje ambienti dhe shpërthime çernobile. Amvisa dukagjinase jepet ne përmasën reale te saj, ndokujt mund ti duket si e ekzagjeruar, por e vërteta thotë te kundërtën: Janë 115 lloje buke e ushqimesh te gatuara nga duart e amvisave dukagjinase me prodhime tërësisht natyrale te një cilësie te pakrahasueshme dhe kjo behet e besueshme me kerkushmërine aktuale te tyre, qe nga buke e misrit e furrës, buka e çeremes, buka e kakinit, e te tjera.
Mjaft interesante është edhe përshkrimi i banese karakteristike te Thethit dhe i kullës se ngujimit, si dy gjere mjaft domethënëse për etnokulturën e zonës se Dukagjinit, jo vetëm për nga mënyra e ndërtimit, por edhe nga qëllimet e funksionimit.
Ndërsa Parmendën e Mullirin i paraqet jo vetëm si gjera te shenjta, por zbulon edhe origjinën e tyre dhe vesh ato me te gjithë fjalorin përkatës te pjesëve te tyre dhe funksionet.
Kapitulli “Kane thëne motit”, është shume interesant. Ai është një mozaik i vërtete, ku gërshetohen festa, gojëdhëna, përralla, shenja, element te mitologjisë dhe besëtytnive popullore. Çdo gjë është e lidhur mire duke krijuar kështu një peizazh mjaft tërheqës te etnokulturës se zonës se Dukagjinit.
Me kapitujt “Mënyra dhe mjetet për përballimin e bores ne male” dhe “Ceremonia mortore”, autori i vendose kapakun librit te tij. Pavarësisht se libri mbyllet me ceremoninë mortore (dhe jo pa qellim e ka bere autori), ai te ngjall një kureshtje për ta rishfletuar përsëri, pasi përsëri do te zbulosh vlera te reja.
Është për tu përshëndetur autori për ilustrimet fotografie te librit, te cilat mendoj se i kane dhenë librit edhe një dimension plus.  Tashme pasuria etnokulturore e zonës se Dukagjinit nuk është mbuluar nga pluhuri i harresës. Një lule ka çelur dhe vlen te ruhet e te përshëndetet. Ky libër nuk është i pari i autorit dhe kemi plote besim se nuk do te jete as i fundit. Këmbët nuk mund ta çojnë shume larg njeriun, por mendjet e ditura mund ta çojnë ne çdo skaj. Modestia e autorit nuk pret ledhatime, por urimin: Te lumtë dora! – e meriton.
LAZER KODRA

POLEMIKE ME ARDIT KRAJA (T), MBI ARTIKULLIN “DUKAGJINIZIMI I SHKODRES”

Lexova me një frymë artikullin e Ardit Krajës me titull “Dukagjinizimi i Shkodrës”, botuar në gazetën “Ndryshe” të datës 21 korrik 2007 dhe të risjellë para lexuesve në numrin e saj të fundit nga gazeta “Dukagjini”. Fillimisht dua të falënderoj shumë redaksinë e kësaj gazete, që ka mirësinë të plotësojë kërkesat e lexuesve të shumtë të saj, duke u krijuar mundësinë e njohjes me këtë material, i cili edhe pse nuk meriton shumë vëmendje nuk duhet lënë në harresë.
Unë nuk e di nëse po ju drejtohem ju, zoti Adit Kraja, as nëse ky është një emër i rremë ose i vërtetë, apo ndoshta një pseudonim prapa të cilit fshihen paburrërish një ose disa të tjerë, por që në fillim dua të deklaroj pa asnjë mëdyshje se nuk kam ndërmend të merrem fare me ju si persone(a) fizikë, një nder i tillë nuk duhet t’u bëhet nga asnjë dukagjinas, por dua të diskutoj vetëm mbi fenomenin “ardit kraja”, kudo ku ai shtrinë efektin social negativ; në Shkodër apo në çdo rreth tjetër të Shqipërisë e më gjerë.
Ajo që më ra në sy që në pamjen e parë të artikullit “Dukagjinizimi i Shkodrës” ishte guximi “i çartun” për t’i shtruar problemet fetare si kontradiktë tepër e ashpër midis popullsisë katolike dhe myslimane të Shkodrës, madje duke i shtuar kësaj tërë mllef fundamentalist edhe pjesën katolike të ardhur nga Dukagjini. Arrihet deri aty sa të “qahet me orë të tëra” pa asnjë logjikë të kthjelltë për fatin e keq të pjesës myslimane, për arsye se po diskriminohen prej katolikëve të ardhur gjatë viteve të fundit nga “dyndjet e dukagjinasve apo të banorëve të fshatrave dhe të maleve me të njëjtin brumë mentaliteti dhe mendësie…”, madje edhe nën mbështetjen e Partisë demokratike. Çdo banor i Shkodrës e kupton mirëfilli se kemi të bëjmë me tepër me një fantazi të shfrenuar sesa të të motivuar realisht. Cilësitë më të mira të personalitetit të këtyre banorëve të rinj të Shkodrës, si mikpritja, besa, bujaria, trimëria, zgjuarsia etj, për te cilat ka shkruar edhe studiuesja angleze e kësaj krahinë, Edit Durham, apo bukuritë përrallore të trojeve ku kanë jetuar në shekuj as që merren në konsideratë, përkundrazi fyhen e përçmohen. Të jesh i varfër në Shqipëri në ditët e sotme nuk është turp as çudi e madhe, për më tepër  kjo nuk mund të shërbejë si argument për të diskredituar një zonë që me siguri do të ngrihet e integrohet më së miri në qytetin e Shkodrës në një të ardhme jo të largët.  
Unë nuk mund të bie në nivele të tilla e të merrem me argumente të kundërta me ato që sillen në këtë artikull mbi ndasitë fetare në Shkodër, sepse kështu do të lëndoja sedrën fetare të një pjese të mirë të popullsisë shkodrane, por në aspektin teologjik dua të theksoj se “me kryq” apo “ me yll e hënë” në ballë, të gjithë njerëzit kanë një Zot, të cilit i falen, dhe se në kufij të tillë dallimet fetare shuhen tërësisht. Nga ana tjetër kam bindjen e plotë së persona të tillë artikullshkrues kurrë nuk e kanë dëgjuar me veshë, aq më pak ndjerë me zemër, kushtrimin e Pashko Vas Shkoranit se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Edhe sot çështja kombëtare shqiptare, sidomos për popullin e Kosovës, është tepër e mprehtë dhe stabiliteti social e mbështetja e Shqipërisë është e domosdoshme. Pra a duhet të shtrohet aktualisht, për më tepër të hiperbolizohet, problemi i ndasive fetare në trojet shqiptare, brenda apo jashtë kufijve tanë? 
Kur, që në fillim, tregoni se shkruaja e artikullit merr shkas prej “ankesave nga më të ndryshmet të intelektualëve shkodranë…” nuk besoj se bëhet fjalë për ata intelektualë dinjitoz të “Shoqatës së intelektualëve shkodranë”, të cilët, siç thuhet diku nga mesi i tij, “çuditërisht mbrojtën ndërtimin e bustit të Nënë Terezës në…” në Shkodër. Duket qartë se ky lloj reagimi është një fatkeqësi e pashoqe dhe jo vetëm personale. Më duhet të kujtoj me respekt dhe të theksoj se disa nga intelektualët më në zë të Shkodrës jo vetëm e kanë mbështetur “Shoqatën Atdhetare Dukagjini”, pra përfaqësuesen e asaj krahine që verbërisht sulmohet në artikullin e sipërpërmendur, por janë lidhur me të, e kanë mbështetur vazhdimisht, marrin pjesë në veprimtaritë e saj dhe bile ka prej tyre edhe “Antar nderi” të kësaj shoqate. E pra kur zini në gojë intelektualët shkodranë kujtohuni sa nuk është vonë, se ka nga ata që nuk mendojnë aspak si ju për problemet që shtroni në artikull, ndaj deklarimin kundër jush dramaturgu dhe shkrimtari, “Mjeshtri i madh”dhe i nderuar Fadil Kraja e ka shprehur me shkrim në faqet e gazetës “Dukagjini” përpara meje. Lexojeni me vëmendje se do t’u vlejë shumë dhe përpiquni të reflektoni. Ajo që vërtetë të çuditë dhe të lë një shije tepër të hidhur kur lexon këtë artikull është guximi prej të huaji e jo prej shqiptari të vërtetë me të cilin sulmohet figura e “Nënë Terezës”, e cila edhe pse është me origjinë shkodrane, edhe pse nderohet nga India si shtetase e saj e nga e gjithë bota tjetër, edhe pse emri i saj i bën nder Shqipërisë kudo e kurdoherë që përmendet, aty del se “nuk ka pasur asnjë vlerë dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për qytetin e saj...”. Madje shprehet habia sesi u muar në mbrojtje nga disa intelektualë shkodranë, “njerëz me naivitet, që pa ditë e pakuptuar u bënë vegla të kësaj fryme për dukagjinizimin e Shkodrës...”. Pra edhe “Nënë Tereza” na qenka përzierë në dukagjinizimin e këtij qyteti. Edhe pse kjo përmendore e përkushtimit ndaj të varfërve, jo vetëm e ka pohuar krenarisht me gojën e vet, por e ka lënë edhe me shkrim se është shqiptare, sipas jush, “ajo mezi e ka përmendur” këtë fakt. Megjithëkëtë, ndoshta padashur, më poshtë shkruani se “Nënë Tereza” është për njerëzimin “figurë e mëshirës dhe e paqes...”, duke hedhur poshtë po me gojën tuaj gjithçka shkruani mësipërm kundër saj. Së fundi, zotërinj mos harroni traditat tona të mira, sipas të cilave për të vdekurin nuk thuhen fjalë të liga edhe nëse mund “t’i ketë merituar për së gjalli”. 
Duke vazhduar të analizoj problemet e shtruara në artikull nuk më mbetet gjë tjetër veçse të shpreh keqardhje kur gjej të shkruar sesa të prekur janë “ardit krajat” për kryqet e vendosura në kodrat e Bushatit si “mënyrë halabake e të shprehurit të fesë...”, si “monumente primitive…” , që jo vetëm ngacmojnë qytetarët e Shkodrës, por arrihet deri në konkluzionin absurd se kjo është “një ç’rrënjosje e identitetit të myslimanëve shkodranë...”. Unë si katolik dukagjinas i siguroj ata se asnjëherë nuk kam qenë kundër as nuk jam fyer, aq më pak të kem menduar se kështu mund të çrrënjoset popullsia katolike, kur në qendër të qytetit, në lulishten më të mirë të tij, u ndërtua xhamia më e madhe e Shkodrës. Prandaj mos fantazoni në mënyrë kaq të ç’frenuar dhe të padenjë, kjo nuk është mbrojtje e popullsisë myslimane shkodrane por fyerje për të.
Edhe pse fryma e shkrimit të artikullit flet krejt ndryshe, jam dakord me ju kur thoni se “si qytetar shkodran” jeni kundër çdo “kryqëzimi dhe yllehanizimi të kodrave, trotuareve e maleve…”, por a bie erë qytetarie kjo kur shprehni në vazhdim se provokime të tilla “bëhen nga këta primitivë, që vijnë nga vende që as shohin dritë e as dinë se ç’farë është qytetërimi”? Më duhet t’ju bëj me dije, zotërinj, se prej vitesh në stinën e nxehtë të verës shumë qytetarë shkodranë të besimeve të ndryshme fetare kalojnë pushimet e shuajnë vapën në freskinë e klimës së mrekullueshme e në bukuritë përrallore të Thethit, jetojnë disa ditë në atë “pak dritë”, që thoni ju, në ajrin e pastër të asaj zone që të mbush mushkëritë me oksigjen dhe ozon, duke shijuar të relaksuar ujin e kulluar të burimit të lumit të Shalës, midis gjelbërimit të pa anë dhe mikpritjes e bujarisë së atyre banorëve që primitivisht ju i quani “njerëz primitivë”.
Duke vazhduar më poshtë me kontradiksionin tuaj në mendime, pasi i kujtoni shtetit se “atëherë do të jetë vonë me ndërhy…”, pohoni një të vërtetë mbi të cilën spekuloni në pjesën më të madhe të artikullit, se në Shkodër ka ekzistuar një tolerancë dhe mirëkuptim fetar prej mijëravjeçarësh. Por më pas e tragjedizoni tej mase problemin kur shprehni shqetësimin tuaj të pamotivuar se ato “mund të zhduken sa hap e mbyll sytë prej këtyre fenomeneve…”. Kjo ju shtynë të shfaqni zemërimin “me indiferencën e elitës intelektuale myslimane shkodrane…”, e cila “vetëm gumëzhinë kafenesh dhe s’ka aspak guxim për ta çuar pak zërin”, duke favorizuar kështu “anën halabake”, “cubat e ardhur prej viseve të humbura…”. Zotërinj! Mos u merakosni kaq shumë dhe mos i fyeni ata banorë të mirë që qëndrojnë shumë më lart se sa ju! Sa më pak njerëz me mentalitetin tuaj të ketë Shkodra, aq më e pamundur do të jetë të ndodhin “katrahura” të tilla.
Së fundi, dua të theksoj se, si dukagjinas i larguar prej vitesh, ndjehem gjithnjë krenar për prejardhjen time, për vendlindjen time, e cila më ngjallë vazhdimisht dashuri e mall, ashtu siç nderoj dhe respektoj edhe qytetin e Shkodrës, “djepin e kulturës shqiptare”, ku unë kam kryer arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm në shkollat “11 Janari” dhe “29 Nëntori” gjatë viteve 1967-1975. Jam plotësisht i bindur se dukagjinasit, si banorë të rinj, do të integrohen shpejt në qytetin e Shkodrës dhe do të sjellin atje zakonet dhe traditat më të mira të tyre e do të marrin prej saj atë që gjithnjë është nderuar me emrin “qytetaria shkodrane”. Kjo do të ndodh pashmangshmërisht duan apo s’duan personat e kallëpit “ardit kraja”.
Profesor as. Dr. VUKASAN KOLA
Pedagog ne fakultetin mjekësor , Tirane

part03
   
   
     
 

nëkrye

 
 
numrat