 “Dukagjini në shekuj”, me autor Ndue  Cukeli.
 “Dukagjini në shekuj”, me autor Ndue  Cukeli.
              Në ketë libër,  përfshinë historinë e popullit të Dukagjinit të një periudhe kohore prej më  shumë se 800 vjetësh. Sjell, autori, nga thellësitë  e shekujve mesazhin e luftërave heroike të  dukagjinasve për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve. Publikohen  cilësitë morale që karakterizojnë dukagjinasin, si guximin, trimërinë,  dashurinë për atdhe, besën, vendosmërinë, mikpritjen, solidaritetin shoqëror,  drejtësinë, e të tjera. Paraqet etnografi, toponomastikë, kulture materiale dhe  shpirtërore, figurat e shquara të Dukagjinit. 
             “Ti o kenga e thellësive te shpirtit”, me autor Prele Milani.
 “Ti o kenga e thellësive te shpirtit”, me autor Prele Milani.
              Ne kete liber  paraqitet Bibla ne Vargje: Ti o kenga e  thellësive te shpirtit / O referen i te gjitha kengeve te botes / Levduar qofte  emri i Jezu Krishtit / Zotit tone te vertete te qielles e te tokes ... 
            
             “Dukagjini i Ynë”, me autorë  Prelë Milani dhe Lazer Kodra.
 “Dukagjini i Ynë”, me autorë  Prelë Milani dhe Lazer Kodra.
              Bazë e këtij libri  është historia autentike e Dukagjinit e ndërtuar sipas modelit biografik, me  karakter historiko-letrar, por e perceptuar edhe si një klasifikim tipologjik  krahasuar mes etnive të ndryshme fisnore të Dukagjinit.
              Në ketë libër dhe  në vijimësi do të njihemi me biografinë e shkrimtarëve me përmasa  internacionale, me portrete muzikantësh, aktorësh, profesorësh me tituj e  dekorata nga më të famshmit të Shqipërisë, me klerikë të mëdhenj, arkitektë të  mendimit dhe martirë të besimit të shenjtë, me sportistë rekordmenë të  disiplinave të ndryshme edhe në arenën ndërkombëtare.
             “Thesare dukagjinase”, në pese  vëllime, me autor Voc Deda.
 “Thesare dukagjinase”, në pese  vëllime, me autor Voc Deda.
              Në këto botime,  evidentohen shumë tradita, fjalë të urta, gjëegjëza, figura të shquara:  shkencëtarë, artiste, shkrimtarë, intelektualë, heroi të popullit e të punës,  dëshmorë e familje të shquara. Jepet historia e prejardhjes së Pultit dhe  Dukagjinit, por vend të veçantë zë edukimi i familjes me normat e kohës, me  normat në dasma, në morte dhe në festa, jepen përralla, legjenda, bestytni e  gojëdhëna mbi dragonjtë, kuçedrat e zanat e malit. Gjendën kapituj mbi zakonet,  paragjykimet, besëtytnitë dhe mjekimet popullore.
            
             “Bisede me rininë”, me autor Voc  Deda.
 “Bisede me rininë”, me autor Voc  Deda.
              Ne këtë libër ka  nocione filozofike, ne shërbim te rinise.
             “Data historike dhe thënie”, me  autor Voc Deda.
 “Data historike dhe thënie”, me  autor Voc Deda.
              Ne këtë libër ka  përmbledhje te dhënave Historisë se Përgjithshme dhe ne mënyre te veçante për Shqipërinë,  Dukagjinin, si dhe thënie te personaliteteve dhe te popullit për Dukagjinin.
             “Kuriozitete”, me autor Voc  Deda.
 “Kuriozitete”, me autor Voc  Deda.
              Ne këtë libër janë  te pasqyruar personalitete dhe te dhëna te gatshme për rritjen e nivelit  kulturor te lexuesve.
             “Historiku i fshatit Xhan”, me  autor Voc Deda.
 “Historiku i fshatit Xhan”, me  autor Voc Deda.
              Ne këtë libër  përfshihet historia e krijimit te fshatit Xhan dhe jetës se fiseve,  vëllazërive, mënyra e jetesës, organizimi i marrëdhënieve te përditshme ne  familje dhe ne mes vëllazërive, e te tjera deri ne ditët e sotme.
            “Një misionar në shërbim të Kombit”, të autorit Shefik Osmani.
              Ky libër është  monografik për At’ Jak Marleka, ose profesor-doktor Luigj  Marleka, i cili lindur në fshatin Plan, u  shkollua në Shkodër dhe në Itali, mësues në gjimnazin “Illyricum” në vitin  1931-1937, student në vitin 1937-1941 përsëri në Itali, profesor i gjuhës e  letërsisë Shqipe në Belojnë e Milano në vitet 1951-1961 dhe nga ky vit e deri sa  ndërroi jetë, në Bari. Aty e lidhi jetën e tij me universitetin e Barit dhe me  institutin Françeskan “S. Antonio” për 30 vjet. Vdiq në muajin Nëntor 2003, në moshën 97 vjeçare,  duke lënë vepra të pavdekshme për popullin shqiptar, si ajo e “Pjetër Bogdanit”;  përkthimet e veprave të At’ Gjergj Fishtës, në italisht, dhe një arkiv shumë të  pasur në bibliotekën e Françeskanëve pranë Kuvendit të Fretnëve në Shkodër, në  fushën e gjuhës e letërsisë shqipe, në fushën e historisë, në fushën e  përkthimeve, në fushën e korrespodencës me personalitetet e kohës të Kombit  Shqiptar, e të tjera, e të tjera.
             “Dukagjini ka vend për të gjithë”, me autor Luigj Shyti.
 “Dukagjini ka vend për të gjithë”, me autor Luigj Shyti.
              Në ketë botim, janë  25 artikuj publicistikë, çka tregojnë synimet e autorit për tu shquar në ketë  fushë, në fushën e publicistikës. Nëpërmjet tyre, autori, ne sjell historinë e  vlerave shekullore të dukagjinasve dhe jep mesazhe për rolin e individit në një  shoqëri të hapur, për rolin e komunitetit dhe të shtetit në demokraci, për  njohjen e zbatimin e ligjit.
            
             “Gjurme”, (Syzime etnografike ne  Dukagjin) me autor Luigj Shyti.
 “Gjurme”, (Syzime etnografike ne  Dukagjin) me autor Luigj Shyti.
              Ne kete punim jane  bere përpjekje per te perfshire nje problematike sa me te gjere e per t’u hapur  rruge kërkimeve te mëtejshme. Ai permban ngjarjet dhe mjetet me te rendesishme te  jetes dukagjinase, si: martesa, mjetet e përdorimit familjar deri ne vitin  1990, banesat karakteristike ne Theth, kulla e ngujimit ne Lotaj,  parmenda-fuksioni dhe fjalori i saj, ndertimi dhe funksionimi i mullirit, kane  thene motit, menyra dhe mjete per përballimin e bores ne male dhe ceremonia  mortore.
             “Dënesje në dru”, të shkrimtarit  Lazer Stani.
 “Dënesje në dru”, të shkrimtarit  Lazer Stani.
              Nëpërmjet 10  tregimeve, autori, tashmë i njohur në ketë fushë të letrave shqipe, për të  cilat Anton Nikë Berisha, në pasthënie, në mes të tjerave, thekson: “ … Me  tregimet e mëparshme të Lazer Stanit, si dhe me këto të përfshira në ketë  vëllim, që përligjin një botë poetike, sat ë  veçantë aq edhe të pasur, proza jonë tregimtare (bashkë me tregimet e Koliqit,  Kutelit, Pashkut, Y. Shkrelit, etj.) bëhet prozë, letërsi e madhe. Letërsitë e  mëdha i bëjnë vlerat, jo numri i atyre që i flasin gjuhët me të cilat ato  përftohen. Mbetet detyrë e jonë e rëndësishme që këto vlera të dimë t’i bëjmë  pjesë të jetës sonë shpirtërore dhe të dimë t’ua paraqesim edhe të tjerëve, që  t’i njohin edhe ata. Ndërmjet tyre ata do ta njohin botën dhe shpirtin tone në  mënyrë më të plotë se nëpërmjet çdo forme tjetër”.
             “Ne Brengac shkohet për te vdekur”, me autor shkrimtarin Lazer Stani.
 “Ne Brengac shkohet për te vdekur”, me autor shkrimtarin Lazer Stani.
              Ne këtë libër janë  10 tregime, kryesisht me objekt nga jeta e dukagjinasve. 
             “Në dritë, në terr dhe në tmerr”,  me autor Ndoc Bjeshka dhe “Engjëjt e  detit Jon”, të autorit Ndoc Bjeshka.
 “Në dritë, në terr dhe në tmerr”,  me autor Ndoc Bjeshka dhe “Engjëjt e  detit Jon”, të autorit Ndoc Bjeshka.
              Libri, në përgjithësi  është autobiografik. Pasqyron jetën e vet dhe njerëzve më të dashur të tij e  familjes, në momentet më kulmore të dritës, por edhe të territ që mbeti pa sy,  si dhe të regjimit diktatorial që i shkaktoi atij e familjes së tij tmerr.
            “Engjejt e detit Jon”, me autor  Ndoc Bjeshka.
              Libri i kushtohet  ngjarjes së jashtëzakonshme, kur me 9 janar 2004, në brigjet e detit Jon, humbën  jetën 28 djem e vajza shqiptare, kryesisht dukagjinase,  8 prej tyre nuk ju është gjetur as trupi i  tyre, dhe njeri prej tyre është djali i autorit të librit - Kreshnik Bjeshka.
            
            “Mehmet Shpendi”, me autor Pal  Doçi,
              Autori, nëpërmjet figurës  së Mehmet Shpendit, të këtij tribuni të vegjëlisë dukagjinase, të jetës e  veprës së tij patriotike, na jep traditat patriotike të popullit për liri e  pavarësi Kombëtare.
            “Heroina Marije Shllaku”, me  autor Shefqet Kelmendi.
              Në ketë libër,  monografik e letrar, autori sjell tek lexuesi jetën dhe veprën e heroinës  Marije Shllaku, vajzës shkodrane, me prejardhje nga fshati Palaj të komunës  Shllak, e cila i’a kushtoi Kosovës martire dhe për ketë, forcat serbe e kapen,  e burgosen, e torturuan në mënyrë çnjerëzore, e dënuan me vdekje dhe u  pushkatua në muajin nëntor 1946.
             “Kanë shkruar për ju”, me autor  Zef Mila.
 “Kanë shkruar për ju”, me autor  Zef Mila.
              Ky libër është  përkthyer, nga italishtja, nga zoti Zef Mila, dhe përmban: Aforizma, fraza,  motive e poezi firmosur nga personazhe të shquara të djeshme e të sotme. Libri  është i ndarë në këto kapituj: Miqësi dhe  dashuri; Emira dhe e keqja; Zoti; Dhimbja; Mosha e njeriut;  Lumturia; Marrëzia dhe urtësia; Gjenialiteti  dhe fama; Lufta dhe paqja; Liria;   Martesa dhe familja; Natyra dhe kafshët; Ne dhe të tjerët; Kënaqësia;  Pushteti dhe demokracia; Pasuria dhe varfëria; Koha; Gratë dhe burrat; Vese dhe  virtyte. 
            
             “Përshëndetje”,  me poezi dhe “Falma qerpikun”, me  poezi, me autore Tone Deda.
 “Përshëndetje”,  me poezi dhe “Falma qerpikun”, me  poezi, me autore Tone Deda.
             “Bota  sillet rreth grave”, me poezi, me autor Prelë Milani.
 “Bota  sillet rreth grave”, me poezi, me autor Prelë Milani.
             “Mos më  lexoni”, me poezi dhe ‘Ishim bashkë  dhe bashkë nuk ishim”, me poezi, me  autor Lazër Kodra.
 “Mos më  lexoni”, me poezi dhe ‘Ishim bashkë  dhe bashkë nuk ishim”, me poezi, me  autor Lazër Kodra.
             “Për të vërtetën”, me poezi, me  autor Ndue Bregu.
 “Për të vërtetën”, me poezi, me  autor Ndue Bregu.
            “Historia e nji plage” (roman),  me autor Lec Shllaku, shkrimtar dhe Artist i Popullit.
              Ky roman, nuk asht roman dashurie, ... asht nji cope e  shkoqun nga jeta shum e tunduese e nji çifti, i cili e kishte arrijte moshen e  pjekunise per te mendue per t’ardhmen e vet ..., po per ta vleresue e per te vu  ne dukje sa e rendesishme asht dashuria per njeriun ..., t’ua çorodisesh andrrat,  .... aq e pafalshme asht tua plandosesh per toke ..., thekson autori.
              “Shtegtimi i monumenteve”, me  autor Lec Shllakun.
 “Shtegtimi i monumenteve”, me  autor Lec Shllakun.
              Paraqiten disa te dhëna  mbi humbjet e trashëgimisë te ndërtimeve ne shkalle qyteti, ne shkalle  Prefekture, shpërfytyrimet, shndërrimet e shembjet e mjaft objekteve historike  e te monumenteve te kulturës sonë lëndore – natyrore.
            “Perballja e madhe e Planit”, me  autor Mehill Plani.
              Ne kete liber  paraqitet lufta dhe qëndresa e Dukagjinit ndaj ushtrive malazeze, ne menyre te  veçante te fshatit Plan e Gjuraj.
            “Një dritare nga jeta”, me autor  shkrimtarin Luigj Temali.
              Libri përmban  pjesëza nga jeta e ne monizëm.
            “Dukagjin dashnija jeme”, me  poezi, me autor Mirash Mici.
            “Barcaleta pa fund “, ne dy  vëllime, me autor prof. as. dr. Zef Gjeta.
              Ne këtë libër janë  barcelata te pa fund nga jeta e përditshme e jona, te cilat nuk do te kenë mort  kurrë.
            “Nga goja ... te veshi”, me  autor prof. as. dr. Zef Gjeta.
              Liberi përmban 8  tregime humoristike, 8 ese dhe te tjera te jetës sonë, te cilat edhe ne  shekullin tjetër do te jenë te këndshme dhe me plote aktualitet.
            “Nji za n’ andërr”, me poezi, me  autor Ndreke Dede Guri
            “Dashuri e mall për Dukagjinin”,  me autor Marash Kola.
              Libri me shume  përmban tema publicistike, malli për vendlindjen, kujtime, te cilat pasqyrojnë jetën  e autorit te mbushur me plote jete te gjalle, përkushtim e dashuri për vendin e  tij.
            “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”-1, me autor Shoqatën “Atdhetare Dukagjini”.
              Libri përshinë  temat e simpoziumit shkencor  “Kuvendet  malësore dhe koha”, kushtuar 85 vjetorit te Besës se Prekalit dhe “Traditat e  popullit te Dukagjinit ne vitet 1890 – 1920”, kushtuar 95 vjetorit te luftës se  Qafës se Agrit kundër pushtuesit turk; 90 vjetorit te luftës se Planit kundër  ushtrive malazeze dhe 90 vjetorit te rënies se Mehmet Shpendit, i cili me këtë  rast u dekorua me “Medaljen e art te shqiponjës”.
            “Dukagjini ne rrjedhat e historisë”-2, me autor Shoqatën “Atdhetare Dukagjini”.
              Ne këtë libër përfshihen temat e mbajtur ne  simpoziumin shkencor “Një misionar ne shërbim te Kombit”, kushtuar At’ Jak  Marleka, ose prof. dr. Luigj Marleka.