part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

88

SHTATE SHALJANET NE OPTIKEN E STUDIUESVE

- Marre nga libri"Spikamë publicistike" –
Duke shfletuar librin "Spikame publicistike", me autor studiuesin, poetin, publicistin dhe historianin Marash Mhilli, do te rendisnim me besnikëri gjithçka autori na jep. Por, ma pare, jam i mendimit t'i bajme nje prezantim këtij "përcjellësi" nder ma cilësorët te fjalës artistike. Këtij biri te "Bjeshkëve te Namuna", i cili ne moshe te re, tregoi aftësitë e tij artistike duke qene prezantues i Festivalit te Pare Folklorik te Gjirokastrës. Marash Mhilli asht autor i katër librave plote me vlere, njeni prej te cilëve asht edhe ky qe cituam ma nalt.
Për Shtate Shaljanet kemi shum fakte, ku përveç simpoziumeve, tregimeve e novelave, kemi dramën fame-madhe te Artistit te Popullit dukagjinas-Ndreke Luca "Shtate Shaljanet". Marash Mhilli duke shpalosur aftësitë intelektuale dhe bashke me to dhe simpatinë e tij për bashke krahinoret dhe bashkatdhetarët na ban nji antologji, te cilën e kan ba edhe te tjerët, por qi asht mjaft objektive dhe efikase duke i krahasuar me "Termopiljet" e Leonidhes se Madh dhe me 300 spartanet.
Versionin historik te Marash Mhillit mbi Shtate Shaljanet do t'ia përcjell lexuesit duke qendrue besnik ne çdo fraze i "Arkivit trimënor te Dukagjinit i përkasin edhe Shtate Shaljanet". Ata mbeten trimërisht ne Sarajin e Shkodrës, brenda gardhit te rojeve e qatipëve te Vezirit ne vitin 1912. Atë vit, qeveritar ne Shkodër ishte Mustafa Pasha. Pinjolli i fundit i Bushatlinjeve u lëkund keqas ne qëndrimin ndaj Portës se nalte. Ai ndryshonte nga i ati dhe dy vllaznit qe sunduan para tij e ne veçanti nga Karahmahmudi i famshëm, te cilin kronikat e kohës e krahasonin me te "shkëlqyeshmin Kastriot".
Për Mustafa Pashën, te fundmin e Bushatlinjeve, qe u dorëzua dhe braktisi vendin, Mjeda, poeti dhe atdhetari i shquar, shkroi vargjet fshikulluese: "Del, mizuar, kendenaj, del prej merziet, / Zgaq i përbuzshëm, Shqipnia te volli" 1)
Me atë Vezir faqe zi, qe i mungonte morali i trungut te vet, u përballen Shtate burra te armatosun. Ata hynë te Pashai pa i hequn armët, me kapuça te bardhe si bora ne Bigen e Gimajve. Asaj dite i nënvizohen tre momente:
1) "Nuk po e ndërrojnë sodën me nesër!"
Qe kur kishte rene kalaja e Shkodrës nen pushtimin turk kishin kaluar me shume se 330 vjet e prapëseprapë Shala, Shoshi, Nikaj, Mërturi, Mirdita, Pulti e Shllaku nuk e konvertuan Fenë, nuk u çarmatosen, nuk paguan taksa dhe as nuk dhanë nizamë. Këto krahina ruajtën mvehtësine, Lirinë dhe krenarinë. Ato u qëndruan taborëve osmane deri ne kufijtë e Legjendës. Qeveritari osman kishte porosi nga Padishahu te mos toleronte kokëfortësinë e atyre njerëzve qe nuk donin t'ia dinin ç'ishte Porta e Nalte, ku binte dhe çfarë thoshte ajo. Burrat e Dukagjinit i kishte thirrur Veziri. Ai do te përdorte dinakërinë, mashtrimin e ligësinë për t'i detyruar ata te pranonin pa hezitim urdhënat e tij. Përfaqësuesit e popullsisë se pa nënshtruar, përpara se te hynin te Veziri, u besatuan. Ata shtrënguan duart me njeri-tjetrin, ne emën te "Institucionit te besës", qe ishte shum me e nalte e me e forte se çdo ferman i Sulltanit, se çdo urdhër Perandorak.
Ata, ne emën te asaj bese, do te hynin si nje trup i vetëm për te mos i lëshue pe Pashait te Shkodrës. Ne qofte se do te shkonin te shtate jetët e tyne për qëllimin qe kishin, për idealet qe ju prinin, le te shkonin atë dite. Para Vezirit qëndrimi do te ishte i prere, pa ma te voglën lëkundje. Fjalët do t'i thuheshin kokërr për kokërr. "Mos prit taksa prej nesh, o Vezir i nalte, mos lyp nizamë, mos kërko t'na heqësh armët, mos kërko te na ndërrosh Flamurin dhe Fene"
2) "Nuk kemi ardhe me tu lute, kemi ardhe me te thane!"
Këto fjale ia tha ne sy Pashait te Shkodrës Marash Pali i Shalës. Ne atë rast situata e tensionueme arriti kulmin e asaj dite heroike e te përgjakshme. Flamurmbajtësi i krahinës se Shalës, Ndre pepa, foli i pari. Pas tij vijoi Veziri me ligësi te dukshme: "Nuk paskeni ardhur te me luteni?!-Jo, Vezir, s'kemi ardhe për lutje, kemi ardhe me te thane-ndërhyni vrullshëm-tha Marash Pali, i cili, sipas kodit zakonor, quhej "djalë pas kreu" 1), i zgjedhun për pushke, fjale e pashi".
Trimave u shkuen duart te pushkët. Pashai gjeti nje "arsye" për tu largue për pak çaste, pasi shprehu habinë për armët qe nuk i kishim lenë jashtë. Pas daljes se Vezirit hynë menjëherë njerëzit e tij me arme gati për zjarre. Korridore e dhoma u mbushen plot me tym se seicili nga te shtatët e shpagoi veten disa fish. Marash Pali, përveç disa rojeve, vrau dhe shtate nëpunës (qatip) te Sarajit. Ai vdiq me 12 plumba ne trup pas dy ore qëndrese.
I gjalle me plage te lehta doli vetëm njeri, Deli Pjetra. Ai e çoi fjalën ne krahinen e Shalës.
3) "Unë për ty, bir i pres flokët!"
Nena e Deli Pjetres, qe rrinte ne oborr te kullës, e dalloi nga larg te birin. Ajo iu vërsul me thirrje rrëqethëse: "Ku po shkon?! Ku i ke shokët?! ... Pse ke ardhe? ... Dera e kullës nuk çelet për ty ... Dera e kullës nuk çelet për ty ... Unë për ty sot i pres flokët!", e te tjera ulërima si këto. E ëma e trimit, nëse i biri kishte tradhtuar shokët, ishte frikësuar apo shmangur me çdo lloj preteksti, e quan turp te rende. Për ketë ajo munde te priste flokët. Për mendësinë e asaj kohe, floku i femrës pritej për shkak te nje turpi qe ishte me i rende se vdekja. Femra flokë prere mbyllej ne kullën e gurte. Nëse i biri kishte lenë shokët dhe kishte ikun, flokët do ti priste nena e Deli Pjetres, krenishnikja nga Shala.
"Nuk te kam korite(turpërue), nane", - u përgjigj i biri. Vijoj Delia: "Erdha te sjelle namin e burrave te Shalës". Deli Pjetra nuk hyri ne kulle, por mori prapë rrugën e kthimit. Te nesërmen vrau dhe katër nëpunës te tjerë, bashkëpunëtore te Vezirit te Shkodrës-Mustafa Pashe Bushtaliu.
Ne mbyllje te këtij shkrimi, autori, Marash Mehilli nënvizon dy mendime: Kam dëgjuar nga disa fjalamane kafenesh te thuhej se djali i vrare i Vezirit ishte foshnje dhe se vrasja e tij nuk i nderoi burrat e Shalës. Ata qe nuk e njohin te vërtetën e asaj ngjarje, nuk fajësohen aq shume. Ndonjëri qe ka tendence për te hedhur pluhur harresës mbi ngjarjen, mbetet i dështuar. Djali i vezirit nuk ishte fëmijë prehri. Atë e mbante pranë i ati për te mësuar pak nga elementet fillestar te qeverisjes. Kjo norme ka qene dhe mbetet për çdo dinasti, për sunduesit e nje dere. Kur doli nga oda e tij e punës, Veziri u tha shaljaneve: "Nje beg t' vogel jau kam lane".
Shtate shaljanet kane emrat e tyre: 1) Ndue Pepa, 2) Vat Nika, 3) Çun Luci, 4) Ndreke Kaltana, 5) Deli Pjetra, 6) Marash Pali, 7) Hasan Pepa. Populli dhe historia nuk u thirri ndonjëherë veç e veç. Ata mbetet ne kujtesën e brezave protoganiste kolektive, ashtu siç mbeten Bilbilejte, Këshilltarët e Hekalit, Tre heroit e Shkodrës, e te tjera. Për Shtate Shaljanet këndon Mhill Çuni, njeri nga artistet e mrekullueshëm qe nxori Dukagjini. Për ata ka folur skena e teatrit "Migjeni".
Le te trokasë kjo "legjende", ne shpirtin e piktoreve dhe skulptoreve shqiptare, për te fiksuar portretet madhore te këtyne "spartaneve" te vërtete me te cilët nuk krenohet vetëm Dukagjini, por mbare Shqipënia.
Shtate Shaljanet kreshnike duhet te perjetesohen me nje "monument" madhështor, si dëshmi e qëndresës ndaj pushtimit osman, si "flake" e pa shuar e atdhedashurisë.
Shtate Shaljanet janë "simbol i bese shqiptare", ata janë dhe do te mbeten ne përjetësi frymëzim për te gjithë brezat qe do te vijnë.

Nga Mark Bregu

MBLEDHJA E ASAMBLESË SË KLUBIT SHQIPTAR TË MEDIAS

Me datën 17 mars 2011, ne mjediset e Hotel "Sharaton", ne Tirane, u be Mbledhja e Asamblesë se Klubit Shqiptar te Medias, me pjese marrjen e gjithë anëtarëve themelues se saj, me rend-dite: "Miratimi i planit te punës te KSHM për vitin 2011".
Ne ketë mbledhje mori pjese dhe Këshilltari për zhvillimin e Medias pranë OSBE-se ne Shqipëri, Laurentiu Stinga si dhe punonjësja pranë OSBE-se, zonja Mira Kroqi. Fjalën e hapjes e beri Presidenti i KSHM, Shkëlqim Bylykbashi. Pastaj përshëndeti Mbledhjen e Asamblesë, Laurentiu Stinga.
Pas përshëndetjeve, u diskutua mbi projekt Planin e Punës se KSHM për vitin 2011, i cili u miratua nga te gjithë pjesëmarrësit. Me këtë rast u diskutua për projekt-ligjin e integruar për mediat elektronike. Për këtë pati diskutime dhe debate nga pjesëmarrësit, veçanërisht mbi padrejtësinë qe behet nga KKRTSH ne zbatimin e ligjit ndaj mediave elektronike. Për këtë KSHM, duhet te mbroje anëtarëve te Klubit nga padrejtësitë qe u bëhen si dhe te behet sa me shpejt faktor ne rolin e medias ne Shqipëri.
U shtruan dy detyra emergjente: Deri me datën 25 mars 2011 te dërgohen mendime për projekt-ligjin e integruar për media elektronike, si dhe deri me datën 14 prill 2011 te dërgohen mendime për Kodin e Etikes, pranë koordinatorit te KSHM.

Redaksia

Respekt për Gjovalin Luken, deputetin e zonës se Dukagjinit!

Me datën 12 mars 2011, ne mjedisin e Qendrës Kulturore "Camaj-Pipa", u be ceremonia e paraqitjes se librit "Rreth te vërtetës për botimin "Migjeni"-vepra, 1954, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka", me autor Agron Luka.
Morën pjese personalitete te letrave shqipe ne qytetin Shkodër, anëtarë te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", te shoqatës "Integrimi ne Evrope" dhe miq e shoke te autorit Agron Luka.
Nga vete titulli i librit, del e qarte se nga djali, Agron Luka botohet puna studimore e Gjovalin Lukes për Migjenin.
Kush ishte Agron Luka? Gjovalin Luka, ishte nje nga personalitet i Lëvizjes dhe Luftës Nacional-Çlirimtare. Ai dha nje kontribut te çmuar ne themelimin e PKSH, ne fillimin e Luftës se Armatosur Antifashiste dhe Nacional-Çlirimtare ne Shqipërinë Veriperëndimore dhe ne Kosove, ne marrjen e vendimeve te Konferencë se Bujanit dhe për ngritjen e Këshillave Nacional-Çlirimtare nga Peja e deri ne Mitrovice.
Ai, pas Çlirimit te vendit, ishte deputet ne dy legjislatura ne vitet 50-te dhe ne njërin prej tyre për zonën e Dukagjinit, Anëtar i Presidiumit te Kuvendit Popullor, Sekretar i Përgjithshëm i Miqësisë Shqipëri-BRSS, Anëtar i Komitetit Shqiptar për Mbrojtjen e Paqes, Kryeredaktor revistës Miqësia, e te tjera funksione shoqërore. Për punën e bere dhe për meritat e tij, është dekoruar me 7 medalje dhe urdhra te ndryshëm. Kontributi i tij është shtrire edhe ne fushën diplomatike, politike, kulturore, ne kritike letrare, ne përkthime, studime historike, deri dhe konsulent ne filmin "Skënderbeu". Ne fillim te vitit 1954, botoi vëllimin "Migjeni", vepra".
Pas vitit 1955, ne mbrojtje te fjalës se lire, u përplas me udhëheqjen e kohës dhe e pësoi si shume te tjerë intelektual.
Koha dhe mundësitë erdhën, qe djali i tij Agroni, jo vetëm te vijoj punën studiuese te babës se tij, Gjovalinit, me shume sukses, por dhe te mbroje botimet e Gjovalinit, duke i botuar ato ne nje vëllimin te veçante qe u promovua ne këtë ceremoni..
Prandaj, shoqata "Atdhetare-Dukagjini", jo vetëm duke pasur detyrimin moral, për punën dhe përfaqësimin e Dukagjinit ne Kuvendin e Shqipërisë nga Gjovalin Luka, për te cilën i jemi mirënjohës për punën e tij, ne mbrojtje te interesave te malësorëve dukagjinas, por dhe te bashkëpunimit qe kemi me Agronin, organizoi këtë ceremoni për paraqitjen e këtij botimi.
Ne ketë ceremoni u dhanë shume opinione: Pedagogu i Letërsisë ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" dhe botuesi Hasan Lika, i cili ne mes te tjerave tha: "... E rëndësishme është se kjo ceremoni e botimit te punës studimore te Gjovalin Lukes për Migjenin daton dhe me 100 vjetorin e Lindjes se Migjenit te Madh ..."
Dhanë opinione: Gjok Vata, Aleks Dushi, Eduard Çiurçija, pedagogu Sami Gjyrezi dhe Gëzim Uriçi
Kjo ceremoni u mbyll me fjalën përshëndetëse te studiuesit, historianit, publicistit dhe autori i librit, Agron Luka.
Pastaj, si zakonisht, pjesëmarrësit zhvilluan bisede te lire nen aromën e kafesë dhe te ndonjë gote sipas dëshirës te secilit.

Redaksia

Kur pena përkulet me respekt ...

Ndërsa po lexoja librin "Kur dashurohemi me kultkonjukturёn, ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit" të bashkekritikut letrar Kadri Ujkaj, njeriut dhe krijuesit, të cilin personalisht e vë ne krye të vendit sa kohë diskutojmë, ne mes nesh, si qytetarë të letrave. Me ketë ndjenjë respekti profesional përjetova njohjen me librin e tij më të ri si një artikulim ndryshe dhe jo vetëm kaq, ku një deng pёsiatjesh rrinë pranë e pranë njeri-tjetrit ne funksion të ngjizjes të së tёrёs, falë dritëhijeve të modulit ciarascuro.
Sipas meje, dhe me gjasë edhe të ndonjë hulumtuesi serioz, këto module bёjnё rolin e pelerinës që rreket ta mbrojë çdo sprovë të lançuar nga spekulimi i ndonjë mjerani i rreshtuar me për dhunë ne togën e njerëzve të letrave.
Gjeografia e shpalimit të ideve si diversitet ne mësymje të brigjeve ku jeta ёshtё një realitet i prekshëm dhe mund të lodrohet me tё ёshtё mё e larme se shtatё ngjyrat e ylberit siguruar prej objektivit, jo pa sukses, tё bashkritikut Ujkaj pёr tё hedhur mbi supe mantelin e njё mendimtari tё pёrvetshёm qё nuk i rri fort larg hulumtuesit apo vizionarit i cili e sheh tё nesërmen e njerëzimit me një projeksion jo tё marrë hua: "Kali i Trojёs, dinakёria shtetёrore, vёrtet sot veshjen nuk e ka prej druri, sikur edhe mund tё thirret me emra tё ndryshёm, por identitetin, ndryshe thelbin e tij s'e ka ndryshuar. Fati i botёs ёshtё nё duart e stafit tё kёtij "kali çudibёrёs", me kostum postmodern prandaj mjerё ai popull qё dehet nga entuziazmi …", -nёnvizon Ujkaj.
Konciz, i saktё nё argumente, me kutin e komunikimit tashmё tё kalibruar, kritiku letrar, eseisti dhe analisti Ujkaj shkon bukur larg me operimin e tij prej vizionari postmodern: Sodit, hulumton, projekton dhe ndёrton falё vizioneve me njё origjinalitet tё spikatur. Eseisti i sprovave rreptёsisht tё kalkuluara nё pёrmasёn e gjithёsecilёs nga fillimi deri nё fund arrin nё pёrfundime, tejkalimi i tё cilave fiton tё drejtёn e mbivendosjes mbi shpresimin e lënduar … Mitpolitizimi, politizimi si kulti frymëzues, nёn ethet e partitizmit tё Nёnave-parti si deri dje, pёrjetohet sa jashtёkohe, sa edhe pervers. Kёto pёrceptime pёrftohen kur "pёrtyp" me kёnaqёsi esenё emblematike tё Ujkajt: Kush jemi …, ku po shkojmë … ?!? Ndryshe kriza si tharje brenda vehtes.
Portreti i njeriut qё dinjitetin e tjetrit e vlerёson dhe e respekton si pranim me po kaq dinjitet tё vetvehtes duke pranuar deri edhe martirizimin nё emёr tё jetёs vёrtet me dinjitet si Caf Nuzi, prototipi i dashnorit tё vёrtetё tё lirisё, por edhe shembulli po aq i njerёzve tё thjeshtё apo publik, koplikas, qё pёr fatin tonё mё tepёr se vlerat ideologjike nderuan vlerat mё tё mira tё traditёs sonё si altruizmi duke riskuar vehten, familjen, gjakun e vet, janё perla tё humanizmit malёsor nё veçanti qё me aq seriozitet, larg çdo kompleksi eseisti Ujkaj i pёrjeton nё librin e tij nё fjalё si njё pasuri pёr ne tё gjithё.
Poeti Dritёro Agolli, i parё nё rrafshinёn e kthjellimit tё shpirtit, si njёri nga poetёt mё njerёzorё tё kёsaj toke apo si njё identitetlindёs, i sprovuar edhe i arratisur nga vetvehtja me "heronjtё kokёkrisur", qё mё shumё se "turmat e asfiksuara brenda vehtes", preferojnё tё jenё ata qё janё", - siç thekson bashkritiku Ujkaj, flasin pёr njё entuziazëm tё maturuar, dje dhe sot, tek poeti ynё. Sikur duke zbritur nё zgafellat e fjalës poetike si vlerë universale tё Migjenit, dedikuar njё vizioni kritik profesional elitar tё Ujkajt, poeti ynё zbërthehet me njё elegancë tё pashoqe, me argumente qё tё bindin pёr veprёn e tij si vlerё artistike, universale, nё letrat tona dhe ato evropiane.
Afirmimi i Ujkajt troket nё porta deri mё sot tё pahapura, shprehje e njё hulumtuesi sa profesional, sa civil, po aq mirёnjohёs ndaj pёrpjekjeve dhe sakrificave njerёzore. Duke shkruar pёr librin"Malёsia dhe fiset e saj" tё Profesor L. Palushajt, ai e cilёson diasporёn shqiptare si "ar e visar", kurse librin njё libёr plot mall dhe dashuri pёr vendlindjen duke na sjellё kёshtu ndёr mend maksimёn e hershme ilire a etruske: "Nё se lakmon tё trajtohesh prej tё tjerёve me dinjitet, pёr veten tёnde ushqe dashuri dhe respekt".
Si pjesё e vizionit kritik postmodern tё Ujkajt pёr tё pёrcjellё kumte njerёzore vjen personaliteti i Tringё Smajles, gruas-amazonё, qё pranoi kryqёzimin si nёnё brenda vehtes, si njё grua-burrё qё do tё besonte fort nё postulatin "tё lёrohej ugari, duhej vrarё lahutari". Fontanё e pёrftuar nga dashuria gjethon mbi bisqe ekzisteciale me njё gjelbёrim tё gjithёkohshёm. Lufta e Koplikut e 1920-ёs cilёsohet bukur fort. Kumti i njё Qёndrese si Krenari Identiteti, ndryshe i tё qёnit bir i shqiponjёs mё tё fisme nё shpinёn e kёtij dheu.
Libri "Kur dashurohesh me kultkonjukturёn ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit" artikulon shqetësimin e intelektualit modern, serioz, qё apelon guximshëm mbajtjen lart tё dyshimit nё emёr tё sё Ardhmes sonё kundёr filozofisё sё pёrjashtimit mes nesh, qё na kujton kolerёn e djeshme me emrin e zi-sterrё, "lufta e klasave".
Me kodin e njё psikoanalize, nё esenë "Kush ёshtё gjysma jonё, ndryshe, Kriza e gjysmёs tjetёr",duke marrё spunto nga libri "Tё fshehtat e gruas" tё autorit Lekё Imeraj na jepet roli i gruas si krijesa e parё civile e kёsaj bote, "oksigjeni i jetёs", po aq pёrjetohen dy rrafshet mё tё ndjeshme tё thelbit tonё nё raportin burrё-grua si partneritet, dashuria dhe xhelozia nё papajtueshmёri thelbёsore me njёra tjetrёn: E para, dashuria si pjesё e erosit, instinktit tё jetёs, kurse e dyta, xhelozia si pjesё e thanatosit, e instinktit tё vdekjes.
Kadriu, nga pozitat e njё psikoanalisti brilant modern ngrihet kundёr idesё tabu tё jetёs seksuale. Duke vlerёsuar dashurinё si "menaxhere e seksit", ai po aq nga ana tjetёr e konsideron xhelozinё si "vrastare tё tё gjitha marrёdhёnieve nё çift", duke iu referuar personaliteteve madhore nga Homeri, Shekspiri, Sh. Pёtёfi deri tek seksologu i shquar amerikan Xh. Grej, bestsellёr i ditёve tona. Kadriu na ofron krejt tё qartё idenё se, jo thjesht, xhelozia nuk mund tё jetё ushqim i dashurisё, por pёrkundrazi ajo ёshtё dhe mbetet sёmundja vrastare e saj, kanceri i dashurisё. Sikur, po tё denoncohet me shfaqjen e parё tё saj si "mjegull", ajo ёshtё njё sёmundje psiqike qё mund tё shёrohet. Me ndjenjёn e hollё tё respektit dhe humanizmit bashkritiku dhe psikolanalisti Ujkaj na ofron njё kёshillё shumё serioze kur tё gjithё jemi dёshmitarё tё krimeve brenda familjes, tё frymёzuara fatkeqёsisht nga xhelozia: "Duajini dhe ndihmoni tё sёmurёt nga xhelozia, kurrё tё mos i paragjykoni,po aq sa duhet tё kuptoni se ata janё vetёm tё sёmurё psiqikё, qё duhen ndihmuar dhe kurrё s'duhen braktisur apo keqkuptuar". Ështё ky profil i llojit tё vet, krejt origjinal, qё e bёn kёtё libёr tё bashkritikut Ujkaj inetersant pёr tё gjithё, intrigues pёr tё rinjtё dhe shumё tё kёrkuar pёr çiftet e reja. Ndёrsa me bisturinё e analistit bashkёkohor tё gjeopolitikёs dhe me sensibilitetin maksimal ndaj fatit tё kombit tё vet, nё kontekstin e ri evroatlantik apo global, Kadriu qёllon nё shenjё pёrmes thёnies maksimё: "Duaje sinqerisht vetvehten qё tё meritosh dashurinё e tё tjerёve"
Kur ta keni lexuar librin mё tё ri tё Ujkajt besojmё se do ta keni bёrё tuajёn devizёn e kёtij shkrimi: "Kur pena përkulet me respekt"
Nga Dashamir Cacaj, shkrimtar dhe botues, Sekretar i Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve-Shkodёr.

"Humor Shkodran" i rikthehet lexuesit me një format të RI

Para disa ditësh ne mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, u përuruan dy botime te krijuesit Zef Gjeta; "Barcaleta pafund" , volumi i III dhe revista "Humor Shkodran" me Nr. 100 tashmë me një format te ri. Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të kulturës dhe të artit kryeqytetas, anëtarë të shoqatës atdhetare "Dukagjini" dega Tiranë, miq, kolegë dhe familjarë te autorit. Takimin e hapi krijuesi Zef Bari, i cili pasi falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen, duke vazhduar me një poezi kushtuar krijimtarisë te Zef Gjetes. Në emër të shoqatës Dukagjini dega Tirane, përshëndeti te pranishmit, kryetari i saj, Ndue Frani.
Autori, Zef Gjeta foli shkurt: "Dua që vlerësimin e këtyre botimeve që keni në duar ta bëni ju, lexuesit në gjithë vendin. Formatimi ne forme reviste i "Humorit Shkodran" erdhi si nje domosdoshmëri. Ky botim i përjavshëm përveç se të konkurrojë në tregun e mediave te shkruara me përmbajtjen dhe gjininë që trajton, do të jetë në një formë të pëlqyeshme për lexuesin. Tashme si revistë, do jetë më gjate ne duart e sa me shume lexueseve dhe koleksionistëve te revistave". Zef Gjeta, përfitoj nga rasti për të falënderuar te gjithë ata që e mbështesin si: familjaret, miqtë dhe bashkëpunëtorët nga i gjithë vendi.
Rreth botimeve te paraqitura dhe në përgjithësi për krijimtarinë e Zef Gjetes foli Mjeshtri Ahmet Osja, i cili tha: "... Zef Gjeta e filloj veprimtarinë e tij kruese në fillimin e viteve 90, ku gazeta "Humor Shkodran" qe një nismë sa e mirë po aq edhe e vështirë por që lexuesi dhe artdashësi shkodran e mirëpriti. Kjo krijimtari nisi "pikë-pikë", por tashmë veprimtaria e Zef Gjetes është një burim i cili nga viti ne vit po i shton rrjedhën e tij, gjithnjë më i kthjellët dhe i pastër. Nëse Myzeqeja do të kishte një krijues kaq të fuqishëm në fushën e zhvillimit, sa ç'është Zefi në fushën e humorit, atëherë vendi ynë do të ishte larg, madje shumë larg varfërisë".
Profesori i artit, karikaturisti dhe humoristi I mirënjohur Bujar Kapexhiu, vlerësoi gazetën dhe tashmë revistën e përjavshme "Humor Shkodran" dhe kolanën "Barcaleta pafund". Profesori vuri theksin te vështirësia që ka për të shkruar humor, por ai tha se jeta shqiptare prodhon dhe se shqiptarët e duan dhe e çmojnë humorin. Zef Gjeta ka zgjedhur nje rrugë te vështirë por të bukur, humori është popullor dhe i dashur për ne shqiptarët. Zefi i përzgjedh barsoletat, ato janë larg banaliteteve dhe politizimeve. Tek "Humor Shkodran" tashmë do të jemi me krijimet tona dhe ne që nuk jemi shkodranë, por që humorin e duam dhe e kemi pjesë të jetës. Ai shprehu kënaqësinë që botuesi Zef Gjeta ka ofruar bashkëpunimin me studentet e Degës së Artit të Universitetit Evropian te Tiranës, ku humoristët e rinj studentë në këtë universitet do kenë hapësirën e nevojshme, për të botuar krijimet e tyre.
Krijuesi Gjon Bruci, bashkëpunëtor i përhershëm i Humorit Shkodran dhe botues i dy librave në fushën e humorit, u ndal tek disa vlera ideo-artistike te botimeve të prezantuara. Ai vlerësoi Zef Gjetën për gjetjen e bashkëpunëtorëve, mënyrën e bashkëpunimit lidhjet e qëndrueshme e korrekte që ai vendos.
Në këtë takim përshëndetën dhe vlerësuan punën e Zef Gjetës dhe mjaft kolegë e bashkëpunëtorë të tij, si: prof. Hysen Çobani, Dr. Fatmir Voci, Dr. Jani Mavromati, krijuesi shkodran dhe bashkëpunëtori i "Humor Shkodran", Bujar Ferhati, krijuesi Ilmi Qazimi, e te tjere.
Në emër të familjes dhe të afërmeve përshëndetën: Pjeter Gjeta, me një poemë saterike solli për të pranishmit një krijim të aktorit të humorit shkodranë Paulin Preka; Mark Bobnaj, daja dhe njëkohësisht njëri ndër mbështetësit e veprimtarisë së Zefit në fushën e humorit; Petrit GJETA, djali i xhaxhait, e te tjere. Kjo veprimtari u mbyll me një kokteil për pjesëmarrësit, dhurata me libra dhe revista me nga një autograf nga krijuesi Zef Gjeta.
Nëse mund të përmbyllim këtë shkrim do të themi se botimet e promovuara, përbëjnë një sukses tjetër të veprimtarisë krijuese dhe botuese të autorit Zef Gjeta. Pas botimit të monografisë "Dukagjini" vëllimi i tretë "Barsaleta pafund", rikthimi i botimit te revistës "Humor Shkodran" e përjavshme, janë një rrugë në ngjitje, vlera të konsoliduar të një autori tashmë të njohur jo vetëm në Shkodër por në gjithë vendin. Është në nderin e Shqotës "Atdhetare- Dukagjini" që e ka një anëtar të tillë të suksesshëm, njëkohësisht dhe ndër me aktivët e kësaj shoqate në Tiranë. Ai gjithnjë gjen kohë të punojë për shoqatën dhe të vihet në shërbim të saj. Ne si bashkëqytetarë, bashkëpunëtorë e kolegë, përveç se e urojmë për suksese Zefin, padyshim duhet ta mbështesim në gjitha mënyrat; me krijime e abonime, me shtim të lexuesve e bashkëpunëtorëve.
Po e mbyll këtu me urimin: "Humor Shkodran" të jetë i pashtershëm, gjithnjë i këndshëm, të na sjellë kënaqësi e buzëqeshje në familje, te fëmijët tanë, të sjellë sadopak buzëqeshje dhe ndikime në kahe pozitive tek jeta shqiptare!

Nga Gjon Fierza, MSc

Djelmia e Pultit për Flamur!

Ne kuadrin e 100 vjetorit te ngritjes se Flamurit ne Deçiç
Flamuri dhe toka e jone kane qene dhe janë krenaria, jeta e jone. Pavarësia, flamuri dhe shteti trinomi i dëshiruar i ynë ne shekuj. Përpjekjet e pushtuesve osman dhe ne përgjithësi te armiqve te Shqipërisë, kane qene te shumta e te vijueshme për te penguar e zhdukur flamurin shqiptar, por ata nuk munden, sepse Flamuri ynë jetonte ne zemrën e çdo shqiptari, rronte ne popull i gjalle dhe i freskët.
Patriotet shqiptar me pende dhe me pushke ne dore punuan dhe luftuan për Shqipërinë, për trojet tona, për Flamurin e Gjergj Kastriotit. Përpjekjet e tyre kane qene te jashtëzakonshme, deri sa erdhi dita e shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë.
Kishte ardhur koha qe Flamuri i ynë, flamuri i Gjergj Kastriotit te ngrihej ne qiellin Shqiptare, nuk mund te duronte me pushtuesin shekullor, atë otoman, ne hapësirën shqiptare, prandaj u organizuan dhe filluan kryengritjet antiosmane me ne krye Dede Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Bajram Curri e te tjerë, te prire nga ideatori i tyre Luigj Gurakuqi. Kjo kryengritje filloj me 24 mars 1911 ne Malësinë e Madhe, pushka e pare e tij filloi ne Rapsh te Hotit. Nuk kaloi shume dhe menjëherë u pa nevoja e pasjes se flamurit qe t'iu prije kryengritësve, prandaj u be thirrja për ngritjen e flamurit. Ai do tu printe ne betejat për Pavarësi dhe Liri, ne veçanti ne vitet 1911-1912. Burrat e nacionalitetit shqiptar, luftëtarët e pavarësisë dhe te lirisë lëshuan thirrjen për ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë. Te dy këto ëndrra, me mbështetjen dhe te faktorit ndërkombëtar, u realizuan me 28 nëntor 1912, me Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe burrat e tjerë te Nacionalitetit shqiptar.
Ngritjes se Flamurit te Pavarësisë me 28 nëntor 1912 ne Vlore, i parapriu dhe ngritja e Flamurit ne Deçiç nga patrioti Dede Gjon Luli, se bashku me prijësit e tjerë te Malësisë, ne pranverën e vitit 1911, me 6 prill te atij vitit. Kjo dite e shënuar nuk erdhi rastësisht, por nga përpjekjet e pafund te luftëtarëve për Pavarësi dhe Liri, nga gjaku i derdhur brez pa brezi te të gjitha kohërave, se ne zemër te tyre jetonte Heroi i nacionalitetit Shqiptar, Gjergj Kastrioti.
Ne këtë kryengritje antiosmane dhe ne ngritjen e Flamurit me 6 prill 1911, ne Deçiç, morën pjese dhe luftëtarë nga Pulti, varret e te cilëve janë dhe sot ne brigjet e lumit Cem.
Viti 1911, sipas tregimeve te pjesëmarrësve ne kryengritjen antiosmane dhe ne veçanti ne ngritjen e Flamurit ne Deçiç, dëshmojnë se është derdhur gjak dhe nga djemtë e Pultit ne këtë eveniment te rëndësishëm ne historinë e Shqipërisë, si Gjelosh Kola e Pjeter Voci nga fshati Kir, Ndok Martini nga lagja e Boksit e te tjerë. Këto momente i sjellim nëpërmjet bisedave me Gjon Preka e Ndue Gjoni nga fshati Kir, dhe studiuesit te historisë se zonës se Pultit, Zef Mark Zeka.
Flamuri qe u ngrit ne Deçiç, me porosi te Dede Gjon Lulit u sigurua nga Dede Marku i fshatit Kir dhe Zef Dajçi nga Shkodra. Flamuri u qëndis ne shtëpinë e Pjeter Kirit, te cilin e kane marre me vete Dede Kiri dhe Zef Djaçi te mbështjellë për trup dhe e kane çua ne Çetine.
Dede Kiri me te vëllanë e tij, Zef Kiri, ne Çetine kane pasur nje Bar-Kafe, ne te cilin mblidheshin krerët patriot te Kryengritjes. Këta te dy, Dede Kiri dhe Zef Dajçi, pjesëmarrës ne ngritjen e flamurit, Flamurin ja kane çua Dede Gjon Lulit, i cili me vone u ngrit ne Deçiç.
Ne përgjigje te thirrjes për lufte kundër pushtuesit osman dhe ne mbështetje te Dede Gjon Lulit, nga Pulti kane marre pjese 31 luftëtarë, prej te cilëve: 11 luftëtarë nga fshati Kir, 15 luftëtarë nga fshati Plan, 4 luftëtarë nga fshati Xhan dhe 1 luftëtar nga fshati Pog.
Te 31 luftëtarët e Pultit qe morën pjese ne betejën e Deçiçit, u grumbulluan tek Kisha ne Plan, aty morën edhe bekimin e famullitarit për misionin e tyre atdhetar, për ngritjen e Flamurit. Pastaj janë nisur drejt Deçiçit ne rruga kalimin: Plan- qafa e Shtogut- fshatit Ducaj dhe krahina e Shkrelit. Ne Shkrel janë pritur nga dy luftëtare te Malësisë se Madhe, te cilët ju kane prire për ne breg te lumit Cem, për tu bashkuar me luftëtarët e krahinës se Shalës dhe te Shoshit, te cilët drejtoheshin nga Mehmet Shpendi. Këta u bën pjese e kësaj çete te Dukagjinit.
Përpjekjet e luftëtarëve te Pultit kane qene heroike. Edhe ne momentet e fundit te jetës se tyre, mendjen e kishin tek ngritja Flamurit. Luftëtarët e plagosur, si: Gjelosh Kola, Pjeter Voci e Ndok Martini, qe kane jetuar deri ne vitin 1970, kane treguar: "Luftëtarët e vrare, si Prek Gjoni, Lek Ndou, Marash Kola dhe Gjelosh Kola, qe ishin ne nje pozicion luftimi dhe ne përpjekjet për ngritjen e Flamurit, ne momentet e fundit te jetës se tyre, thërrisnin: Flamurin, amanet flamurin, burra mos e koritni zonën e Dukagjinit, te ngremë flamurin sa me pare, te vdesim për flamur dhe për liri!". Amaneti i tyre shkoi ne vend. Flamuri u ngrit me 6 prill 1911, ne Deçiç nen udhëheqjen e Dede Gjon Lulit.

***
Përkujtimi i ngritjes se flamurit ne Deçiç, me 6 prill 1911, i luftës, qëndresës, gjakut dhe jetës se luftëtarëve është ne nderin e te gjithëve, ne veçanti e Malësisë se Madhe. Kjo ngjarje, duke gjetur dhe mirëkuptimin e komisionit dhe te intelektualeve te kësaj Malësie, duhet te njihet ne gjithë gjerësinë e saj, te nderohet kontributi i te gjithëve, pavarësisht se nga janë, ne këto evenimente te rëndësishme te popullit tone për Pavarësi dhe Liri, te cilët duhet te nderohen me dekoratat përkatëse nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë. Është e pafalshme qe te mos njihet kontributi i tyre, gjaku i këtyre luftëtarëve! Ju kujtoj komisionit dhe historianeve te Malësisë Madhe, se 4 varre te luftëtarëve te Pultit qe janë edhe sot ne rajonin e Deçiçit, ne brigjet e lumit Cem, ashtu qe ne momentet e fundit lanë amanet Flamurin dhe sot thërrasin: "Amanet mos na harroni luftën, gjakun dhe jetën tone!" Ata dhanë jetën, ndërsa ne tu japim pak nderim dhe respekt dhe te mos kaloi ne harrese, si deri me sot. Gjakun e tyre e derdhen për Flamurin e Gjergj Kastriotit, por me keqardhje them, se për luftëtarët e Pultit, për gjakun dhe jetën qe dhanë jo vetëm qe nuk janë vlerësuar, por me e keqja është se ata nuk njihen, kane qene te harruar nga historianet, studiuesit dhe komisioni i ngritur ne përkujtim te 6 prillit 1911.
Nder dhe Lavdi pjesëmarrësve ne Kryengritjen antiosmane pe Pavarësi dhe Liri dhe ne veçanti luftëtarëve qe morën pjese ne beteje për ngritje ne Flamurit ne Deçiç dhe gjane jetën ne ketë beteje!
Lavdi jetës dhe veprës se Dede Gjon Luli dhe Mehmet Shpendi!

Nga Mhill Pali, kryetari i shoqatës Kulturore-patriotike "Spani"

Mbledhja e Grupit Lokal te Veprimit "Bjeshkët e Namuna"

Me datën 18-19 mars 2011, ne qytetin e Bajram Currit, ne mjediset e hotel "Vëllaznimi", u zhvillua mbledhja e radhës e anëtarëve te Grupit Lokal te Veprimit "Bjeshkët e Namuna" (GLV), me objekt: Vijimi i trajnimit te anëtarëve te grupit, me Mision: Përmirësimi i gjendjes ekonomike, sociale dhe kulturore ne Bjeshkët e Namuna nëpërmjet programeve efektive ne fushat e agro-turizmit, biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore.
Ne ketë takim morën pjese anëtarë e këtij Grupi nga qarku Shkodër dhe Kukës.
Ky takim u drejtua nga koordinatorja e SNV-se ne Shqipëri, zonjusha Jetona Myteveli. Pas hapjes se takimit nga Presidentja e GLV, zonjusha Mirjeta Gjongecaj, përshëndeti zonjusha Jetona Myteveli dhe koordinatori i SNV-se për pjesën Veriore te Shqipërisë me qendër ne Shkodër, Mark Rupa.
Specialisti i projekteve, Muftar Doçi, mori drejtimin ne baze te synimeve te trajnimit, i cili me profesionalizëm te veçante jo vetëm ne teori, por ne veçanti ne metodën e mësim dhënies, pjesëmarrësit i ndau ne tre grupe: grupi i pare, për Agro-turizmin qe e drejtoj Gjelosh Kroni; grupi i dyte për Biodirvisitetin qe e drejtoj Islam Laçaj dhe grupi i trete, për Trashëgimia kulturore qe e drejtoj Dila Naçaj. Puna ne grup u be ne pas ditën e datës 18-te dhe ne paraditen e datës 19-te. Pastaj përgjegjësit e grupeve, ne emër te grupit referuan për para te gjithëve për punën e bere, e cila u vu para analizës dhe gjykimit te të gjithë pjesëmarrësve. Gjate gjithë kohës se punës ne grupe, ndihma e Jetones, e Markut dhe e Myftarit ishte mjaft e përgjegjshme dhe e nivelit te larte. Nga kjo pune e nivelit te larte, pjesëmarrësit u ndanë me njohuri me te larta ne programimin dhe hartimin e nje projekti ne shërbim te hapësirës se Bjeshkëve te Namuna.
Pjesëmarrësit nga qarku Shkodër, me datën 19 mars 2011, ne darke u kthyen ne Shkodër.

Redaksia

QEVERIA E FLAMURTAREVE

- Ky artikull mbështet ne nje material te gazetës "55", te datës 10 shkurt 2002, me titull: "Si nuk u shpall Pavarësia me 1911", me autor Aurel Plasari -
Avokat Terenz Tocci, arbëresh i lindur me 9 mars 1880, ne Shën Kosmo Albanese, pasi kthehet nga nje udhëtim ne Amerikën Latine ku kërkon ndihma për nje gazete qe do te shpërndahej falas e që të ketë për program "mbrojtjen e kombësisë shqiptare", është i bindjes se tani nuk mjafton qe shqiptaret te luftojnë kundër turqve, por lypset të ketë një "revolucion" që të ketë një shpirt të vetëm, të ketë nje flamur, njëkohësi veprimi dhe një disipline, që të bind boten e qytetëruar të ndërhyjë në të mirën tone, ndaj edhe avokat Tocci i hyn aventurës për shpalljen e "Pavarësisë se Shqipërisë". Me 1000 pushkët e Mirditës dhe 4000 mauzer te blere nga mirditasit në Mal të Zi, avokati mendon se do te formohet një "bërthamë kombëtare" qe do të shërbente edhe si shkëndijë për nje lëvizje mbare shqiptare. Njëkohësisht, avokat Tocci kishte edhe premtimin për ndihme nga Riccioti Garibaldi, i biri i Giuseppe Garibaldit, por me nje kusht, qe me përpara te krijohej nje "komitet revolucionar shqiptar" ose nje "qeveri shqiptare" qe ne thelbin e programit te saj të kishte "Lirinë dhe Pavarësinë", me te cilën mund te bashkëpunohej, dhe kjo behej  me qëllimin qe te kishte një institucion, i cili të ftonte miqtë Italian për ndihmë. Në mars të atij viti, avokat Tocci shkon ne Mal të Zi dhe hyn ne lidhje me të "rijnë revolucionar" shqiptar si: Zef Shantoja, Spiridon Kacarosi, Zef Jaku, Dede Kiri e Filip Ujka, si dhe bën takime me shume te tjerë, qofshin katolike apo mysliman. Mbështetjen me të fuqishme shpreson ta gjeje ne Mirditë tek Prenk Bib-Doda. Por duhet thene se nëMirditë lëvizja kryengritese kishte filluar para se të mberrinte avokat Tocci, edhe në  Malësi te Mbishkodrës Ded Gjon Luli ka sulmuar kaushët e rojave ne Rrapshe te Hotit e ne Traboin, në Mal të Zi rreth 4000 burra kanë zënë Deçiçin  e Krevenicen. Me 6 prill ne Kimez te Mirditës është mbajtur një kuvend kryengritës, drejtues i të cilit u zgjodh Preng Marka Prenga. Që nga Cetina avokat Tocci kishte porositur dy vula që do t`i shërbenin "Qeverise se përkohshme". Natën e 12 prillit, avokati hyn në Shqipëri dhe kryen itinerarin e lëvizjes Bjeshke të Kelmendit-Shalë-Berishe-Toplanë dhe mbërrin në Orosh. Gjate kësaj lëvizjeje u shoqërua nga i biri i Flamurtarit te Shalës, Flamurtari i Shoshit, Sadri Luka nga Thethi, Mirash Ndou prej Shale, Grimc Ndou si dhe burra te tjerë nga Nikaj-Mërturi. Synimi ishte te kapej dita e kremtes e Shën Markut. Pas festimit të kësaj dite, aty u organizua një kuvend, në të cilin morën pjese Flamurtare dhe krenë të rëndësishëm te Shalës, Shoshit, Merturit, Nikajt, Toplanes, Thaçit, Berishës, si dhe krerët mysliman të Matit e Dibrës. Kuvendi u drejtua nga Flamurtari i Oroshit Marka Prenga, ndërsa Zef Shantoja u paraqet të pranishmeve avokat Toccin, i cili u premton shqiptareve se edhe ai është shqiptar dhe ndodhet midis tyre për te luftuar për Liri e Pavarësi. Në kuvend  u vendos një program i përbashkët veprimi, të krishterët u betuan ne Kryq, ndërsa myslimanet ne Kuran dhe mbështeten katoliket ne luftën kundër "Hyrjetit" duke thënë se do te luftojmë përkrah jush. Te pranishmit mallëngjehen me lajmin se ne ketë "lidhje" bëjnë pjese edhe Bajram Curri, Isa Boletini, Sulejman Age Batusha e Jakup Ferri. Kjo merr nje rendësi te veçante, pasi kjo lëvizje nuk mund te quhej më si lëvizje e Kaurëve siç pretendonin autoritetet turke. "Lidhja" u përshëndet me batare dhe më pas u ngrit Flamuri. Kjo vërtetohet nga dy burime: Fashikulli i shënimeve te Toccit-Qeveria e përkohshme shqiptare (Kozence 19110) dhe  tek vëllimi i dyte i C. Libardit "Lëvizjet e para patriotike te shqiptareve me 1910-1911-1912". Përdorimi i flamurit edhe ne shkrimet për sulmet e Ded Gjon Lulit tek gazeta "Liri e Shqipërisë" ku thuhet: "... Kta fatosa luftojnë me flamur te kuq me shqiponjën e zeze me dy krena, d.m.th. me Bajrakun e Skënderbegut", është hera e pare që pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ngrihet ky flamur ne trojet shqiptare, si dhe, ne përgjithësi shqiptaret bashkohen nen nje "lidhje" kundër pushtuesit turk. Ne te njëjtën  ceremoni shpallet se shqiptaret nuk i binden me qeverise myslimane' te turqve te Rijnë dhe njoftohet se është krijuar "Qeveria e Përkohshme e Shkjpniis" nen moton "Shkjpenia e Shkjpetarvet". Me datën 27 prill nënshkruhet akti konsultativ i qeverise nga 29 burra, flamurtare e krene. Ky akt u shkrue me dore nga Zef Shantoja. Ky dokument është i ruajtur ne fac-simile(Il Governo33-40). Me datën 28, nëpërmes korrierëve u shpërnda lajmi ne te gjithë Malet e Shqipërisë, se: "... me datën 15 maj do te vijnë ndihma ne njerëz, arme e para dhe iu bë thirrje shqiptareve qe te qëndrojnë heroikisht ndaj ushtrisë turke nëse hyn ne ndonjë katund, njëkohësisht u njoftua nëpërmes  zyrës italiane ne Shkodër edhe Garibaldi, te cilit i behej thirrje qe të vinte sa më pare ...". Ky mesazh nënshkruhej nga avokat Tocci si "Kryetar i qeverise se Përkohshme te Shqipërisë", një vulë e madhe e kuqe përdoret për te provuar autencitetin e tyre. I shqetësuar për heshtjen e Garibaldit, avokati i shkruan rishtazi edhe me 4 maj, madje edhe botes se qytetëruar dhe miqve te tij arbëresh ne Kozence nje dokument  italisht te titulluar "Shpallje shqiptarve. Nen parullën "Shqipnija e shqiptarve ". Shpallja fillon me fjalinë: "Po ngrihet se rishti shqipnja jone e lavdishme për t`i njoftuar botes se qytetëruar  se shqiptaret duan te zënë vendin e tyre  mes popujve te lire e te pavarur…"(Il Governo 45-47). Përsëri  i alarmuar nga heshtja e Garibaldit , e përsërit mesazhin me datën 7 maj, ndërkohë qe Sadri Luka  dhe Filip Ujka kishin dale ne Shllinzë (Shengjin) për te lidhur besën me krerët e atyshëm, pasi mendohet se zbarkimi do te behet pikërisht aty, e ndërkohë "lidhjes" i shtohen edhe krerët e Lezhës, Pultit, Lurës, Temalit e Kabashit si dhe punohet për krerët e Shkrelit, Kastatit, Hotit, Kelmendit e Grudes. I pari qe i përgjigjet pozitivisht "Qeverise" është Kole Mirashi, por edhe nga Jugu i Shqipërisë. Kur pritej ndihma nga "vëllezërit Italian" ne brigje u shfaqen dy avulloret e kompanive italiane, Mafada dhe Jolanda, te cilat zbarkuan ushtrinë turke me ne krye famëkeqin Shevqet  Turgut Pasha, me përvojë ne shtypjen gjakatare te kryengritjes shqiptare ne Kosove nje vit me parë. Duke pas friken e nje prite të organizuar nga mirditoret këto dy avullore nuk ndaluan ne Shëngjin, por  hynë nëpërmes Bunës dhe zbarkuan ne Shkodër. Me 11 maj Pashai turk nxori nje qarkore, ne te cilën faleshin kryengritësit qe do te dorëzoheshin bashke me armët, ndërsa krenet do t`i nënshtroheshin gjyqit ushtarak. "Nder këto dite kaq u banë luftime të rrepta, sa gjashte qerre s` prajshin tue barte të varruem turq qi i nisshin kah Pllanica nder lundra për Shkodër"(Leka 1937,56). Me 15 maj kryetari i "Qeverise se përkohshme" i telegrafon edhe nje thirrje Garibaldit, por shpresat bjerrin e veniten, ndërkohë Turgut Pasha sulmon Tuzin, Kastratin e Shkrelin dhe kërkon dorëzimin pa kusht te krerëve te kryengritjes, duke filluar nga Sokol Baci, Fran Pali, Dede Gjoni, Mirash Luza, Tome Ujka, Luz Marku, Mehmet Shpendi, Mirash Pali e shume te tjerë. Për kokën e avokat Toccit, turqit vunë ne dispozicion 100 mije mexhite, por avokati u mbrojt me besnikëri nga malësorët qe e rrethonin. Pas shume përpjekjesh e kalojnë ne Mal te Zi për të gjetur strehim. Me 29 maj u organizua nje sulm  mbi depot ushtarake te Lezhës, por fitorja ishte jetëshkurtër, pasi kajmekami ia del të zbramps kryengritësit, pasi kishin shume pak ushtri dhe ndihma në arme që pritej të vinte nga Shllinza, nuk erdhi. Ne pak kohe u hap lajmi se "kryengritja e Mirditës dështoi", ndërkohe qe edhe lajmet nga Jugu nuk janë pozitive. Gazeta shqiptare "Liri e Shqipërisë", në një kryeartikull, të titulluar "Liri  a vdekje" shkruante: "…Vetëm habitem kur shoh që Toskët edhe s`kanë marre armët t`u vene ne ndihme vëllezërve të tyre, Gegëve, edhe s`e kanë kuptuar gjendjen e rende të kombit tendë, edhe s`e peshojnë rendësin e punës që lypset për t`u dale ballë, që të mos humbasin për jetë nga faqja e dheut". Nga Italia vijnë lajme trishtuese, pasi vetë Italia zyrtare është bere pengese për ekspeditën e Gjeneral Garibaldit. Në këto kushte kryetari i "Qeverise se Përkohshme" mësyn kufirin verior për t`u vendosur në Mal të Zi e për të vijuar ne Itali, për t`u parashtruar "miqve te shqiptareve" në mënyrë të drejtpërdrejte  situatën e aktuale ...". Me 21 qershor, nga Podgorica, 'kryetari' i dërgon një letër Gjelosh Koles, flamurtarit te Shoshit, në të cilën e porosit të gatitet për të udhëtuar në Itali për "të mirën e Shqipërisë". I kujton se qëndron me shpresën që ata nuk do ta shkelin besën e lidhur, sikurse ai vetë, nga ana e tij "më mire vdes se e shkel"(Libardi II,127). Në një letër të dytë, të datës 24 qershor, para se te niset për Itali, saktëson se duhet të vijnë ne Podgoricë sa me pare Flamurtari i Shoshit, flamurtari i Shalës me të birin, flamurtari i Mirditës me Zef Ndrecen, dhe aty, te njëfarë Pjeter Bumçi do të gjejnë të hollat e duhura për të udhëtuar në Itali, ku do të takohen me njerëz të "vlefshëm e të ndershëm". I porositë të vishen mire dhe te marrin me vete ndërresa: "della biacheria". Në këtë kohe e sipër, qëndrimi sabotues i Italisë ndaj kryengritjes ka dale sheshit; ajo ka sekuestruar 3000 pushkë dhe nje milion e gjysme fishekë në kalim nga kufijtë e saj për Shqipëri, ndërsa Gjeneral Garibaldin e ka arrestuar duke ia nënshtruar procesit  gjyqësor. Flamurtaret e thirrur e kalojnë kufinin me 11 gusht dhe hyjnë ne Mal të Zi ku takojnë "Kryetarin" që kishte mbërritur, por tashmë  i cilësuar nga autoritetet malazeze si "person i padëshiruar", të cilit i sekuestrojnë dy vulat, ndërsa shoqëruesit e tij përndiqen si "indipendentistë". Kështu, në gusht të vitit 1911 nga Cetina në Rrjekë, nga Rrjeka në Tivar dhe nga Tivari në Bari, te përndjekur prej tri policish e në kërkim të njeri-tjetrit, malësorët e humbin "Kryetarin e qeverise" dhe ai i humb ata". Gjithsesi në nga Giornale d`Italia dhe Corriere delle Puglie te datës 22 gusht, malësoret që po kthejnë në atdhe shprehin dëshirën që ta shohin rishtas 'kryetarin' në malet e tyre.
Nen shkruesit e aktit te konstituimit te "Qeverise se Përkohshme te Shqipërisë", me 27 prill 1911, ishin:
1 Dede Frroku, flamurtar i Kushneshit (gisht)
2 Preng Tuc Doda prej parisë së Fanit, vë gisht për të NDUE PERDEDA.
3 Dr. Terenz Tocci  (nënshkrim)
4 Ndue Perdeda, prej Gojanit (vulë).
5 Dode Bardhoku, flamurtar i Kthelles (vulë).
6 Kole Marka Kola, prej Kapedaneve (gisht).
7 Preng Marka Prenga ,flamurtar i Oroshit (gisht)
8 Ndue Frrok Deda (gisht)
9 Marash Nika, flamurtar i Shalës(vulë).
10 Gjelosh Kola ,flamurtar i Shoshit  (vulë).
11 Pren Uka, flamurtar i Berishës  (vulë).
12 Frrok Kola, flamurtar i Thaçit  (vulë).
13 Sadri Luka, krye në Theth (vulë).
14 Gjon Difi, krye i Mërturit  "me të sallakten", për flamurtarin e Mërturit (gisht).
15 Mark Sokoli , për flamurtarin e Nikajve (gisht).
16 Qerim Ndou në vend të flamurtarit të Toplanes(gisht).
17 Prele Tuli i Mërturit (gisht).
18 Ndue Marka Llesh Kola prej Gjugje të Fanit, vë gisht për të kapedanin.
19 Kole Marka Kola (gisht).
20 Zef Ndoj prej Gimsi të flamurit të Spaçit (gisht).
21 Ndue Ndrec Lazri i Karthpulës së flamurit të Dibrës (gisht).
22 Ndue Gjon Ndoci prej Kushneshit, vë gisht për të Ndue Per Deda.
23- Gega i Filip Çunit, për Shkodër (gisht).
24- Preng Marka Gjeta i flamurit të Kthelles, vë gisht për të Dod Bardhok Doda.
25- Ndrec Gjegja i flamurit të Kthelles, vë gisht për të Dod Bardhoku.

Tani mund te pyesim: Perse u ndalua Garibaldi për të zbatuar marrëveshjen e deklaruar? Perse nga ana e Toskeve nuk u ndihmua kjo lëvizje? Perse nuk erdhi ndihma e premtuar me arme nga Shllinza? Perse u burgos Garibaldi dhe u përndoqën indipendentistet? Te gjitha këto pyetje mbeten enigmatike deri atëherë kur interesat e Atdheut do te vihen mbi interesa  të ngushta, qofshin ato politike, fetare, apo krahinore. Por një gjë mbetet shume e qartë: Përpjekjet e malësorëve për Liri e Pavarësi kanë qenë të përhershme dhe kjo dëshmohet edhe nga ky artikull, duke pas parasysh pjesëmarrjen e gjere te flamurtareve te asaj kohe ne këtë lëvizje.
Nga Lazer Kodra

PRELË MILANI, "DO TA FITOJ KOMUNËN E SHOSHIT PAS 20VJETËSH"!
Ja sfidat e mia elektorale:

20 vjet me parë Prelë Milani guxoi te kandidonte për PS-në, duke e ditur se e kishte të pamundur të fitonte përballe një opinioni emocional populist që jo vetëm kundërvotoi por edhe e shpalli heretik.
Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, madje buena e stuhishme e tranzicionit pothuaj ka përla gjithë Shoshin, i cili sot është rrudhosur në gozhupin e vjetër të vitit 1485.
Pas 20- vjetësh, Prele Milani ka vendosur të kandidojë serish me besim të patundur në fitore.
Së bashku me sensacionin e rikthimit të tij në politikë, ekskluzivisht për gazetën "Dukagjini'' ka vendosur të shpalosë synimet dhe ambiciet e tij elektorale!

Zoti Prelë, rikthimi juaj i papritur në politike është një sensacion befasues, si iu lindi ideja të kandidoni serish pas 20 vjetësh?
Përgjigje: Unë zura mend se gabova kur kandidova me 1992 prandaj dhe u tërhoqa, për dy dekada. Edhe populli patriot e demokratdashës i Shoshit besoj se duhet te jetë mbushur me mend se ka ardhe koha me e mshefë kokrrën nën një kapuç tjetër pas 20 vjetësh.
Për cilën forcë politike do të kandidoni?
Përgjigje: Do kandidoj si i pavarur pasi nuk kam gjete asnjë grremç partie që të varëm.
E kush mund ta besojë se një socialist i vjetër si ju mund të behët i pavarur?
Përgjigje: Unë dhe Fatos Nano jemi socialistë të paparti, pasi partinë na e mori Edi Rama, për këtë unë dezertova e shkova në polici , ndërsa Fatosi shkoi në azil në Austri.
Çfarë do të korrigjosh në këtë fushatë në krahasim me fushatën tuaj të parë?
Përgjigje: Gabimet e mia fatale atëherë ishin: Së pari nuk mashtrova 30 veta për një vend pune, qoftë edhe roje komune! Së dyti nuk ia lypa askujt votën me Kryq të Krishtit të përmbysur mbi voter! Së treti: Asnjë kumbare, apo probatini demokrat (shumicën kështu i pata atëherë) nuk i lëshova ultimatumin: O voto për mua, o e prishem kumbarinë! Së katërti : As nuk më shkoi fare në mendje se vota mund të blihej me lekë (e pranoj, isha një idealist budalla) Së pesti Nuk mora fare mundimin të mbledh një grup grethash që të mbushnin kutinë pa pyete fare për dëshirat e votat e njerëzve.
Vetvetiu, sot me vjen të qesh me budallallëqet e mia donkishoteske dhe fushatën time dështake që bëra.
Tani jam i sigurte në fitore pasi do të bëj të kundërtën e atyre që nuk kam bërë atëherë.
Ne kemi një popull që po nuk e mashtrove nuk të beson!
Po nuk u tutë, nuk të respekton!
Po ia lype nuk ta jep!
Po ia more nuk të thotë gjë!
Po i kërceve në samar, të mban pa naze deri sa t'i shiket prapanica kalorësit!
Ne kemi shumë të ashtuquajtur burra të vërtetë malësie me një shtëllungë mustaqe, që të betohen për "besën e burrit", dhe më pas votën e lëshojnë si lopa baglën për atë që i ofron një thes miell. Burri i besës dhe i fjalës pas fushate me kryq e kuran u përbetohet të gjithë kandidatëve se ua ka dhanë votën me gjithë zemër duke harruar se mustaqet e zhytura si miu në miell, zbulojnë lakuriqësinë e votës dhe karakterit të shpërfytyruar të këtyre parazitëve të neveritshëm.
Me sa duket ju kanë zhgënjyer jo pak njerëz?
Përgjigje: Fushata ime e parë ishte një shkollë e vërtetë, për të njohur tipologjinë sociale të zonës e cila vuan nga viroza: Fjalët e bukura dhe gurtë n' strajcë! Prandaj meriton edhe nota të thella sarkaike si vargjet në vijim: "Edhe ti moj drenushe simpatike / Që betoheshe se më doje sa jetën / Edhe ti votove për Partinë Demokratike / Dhe mu ma fute thellë gërnetën!
Lozonjare moj bandille / Faqelule e magjishme / Ma drodhe, ma bane me hile / E votove për Partinë Socialiste!"
Cila do te jete logoja e fushatës tende elektorale?
Përgjigje: Aleanca për fitore e komunitarëve dhe pijetarëve!
Mund të na zbulosh emrat e stafit tuaj elektoral?
Përgjigje:Stafin dhe administratën e re do ta përzgjedh vetëm nga komunitarët (ata që banojë aktualisht në Shosh), mbasi ka 20 vjet qe Shoshi drejtohet nga komunare në emigrim.
Mund të zbuloni Komunën e re në hije të Shoshit?
Përgjigje : Po, me shumë kënaqësi!
1- Rrok Bregu, ish- nxënësi im do mbuloje sektorin: Dashnorët e gotës.
2- Tomë Livadhi, ish nxënësi im do mbulojë sektorin e politikave bujqësore e blegtorale
3- Ndue Kosteri përfaqësues i lëvizjes: Ligj e Drejtësi e Zotit Ngjela, (financat)
4- Gjergj Mirashi, qiraxhiu i pronave të mia, do jetë Kryetar i kuvendit Komunal
5- Pjetër Lulashi, përfaqësues i Paraplegjikëve.
6- Zef Deda do të mbulojë sektorin e punimeve botore.
7- Pëllumb Mollzati, Sektorin e arsimit
8- Sekretare do të përzgjedh një top stare nga Shoshajt e Matit.
9- Zëvendësi im i parë do të jetë Ukë Shoshi nga Skivjani i Gjakovës, (bajraktari i vjetër i Shoshit, i vllaznisë Gjoshaj).
10- Beqir Meta nga Haspepajt e Urës së Shtrenjtë koordinator i bashkim- integrimit të gjithë shoshjanëve kudo që janë.
Siç shihet administrata ime përfaqëson më së miri Shoshin etnik.
Çfarë korrikule kanë më tepër stafi juaj se ai i mëparshmi?
Përgjigje: Ka 20 vjet që Këshilli i Komunës së Shoshit nuk e kalon mesatare 5-6 klasë. Për herë të parë të gjithë këshilltarët e rinj do të jenë me arsim të lartë.
Unë kam dy fakultete, një do t' ia fali Gjergj Mirashit!
Sekretarja ime ka tre fakultete, dy do ua dhurojë Rrok Bregut dhe Tomë Gjonit! Të tjerët të gjithë janë diplomuar tek Partajmsi, Kristali dhe tek dollari ku diplomat blihen si bostani në pazar!
Sa përqind do zënë femrat në administratën tuaj?
Përgjigje: Do të sjell një risi të pa parë, 50% të administratës do të jenë përfaqësuese të seksit të bukur. Emrat do i le si surprizë pas zgjedhjeve, pasi tani për tani shumë femra nuk e besojnë se do fitoj, ndërsa pasi të fitoj do të turrën pas meje si bletët mbi petale. Zoti Milani si ju lindi ideja e hapjes së zyrës: Dashnorët e gotës?
Përgjigje: Është një risi dhe një dhuratë e merituar për komunitetin e persekutuar të pijetarëve. I vetmi pijetarë i shquar që ka bërë karrierë ka qenë Fatos Nano!
Mos doni ta shfrytëzoni këtë nisëm si një kartë elektorale plus përballë rivalëve?
Përgjigje: Fushata ime mbështetet në dy kolona të fuqishme tek komunitarët(vendasit) dhe pijetarët. Deri sa kam siguruar mbështetjen e tyre të plotë jam i sigurte në një fitore bindëse!
Dale, dale pak, Zoti Milani. Ju keni të sigurte votat e dhjetë shtëpive që jetojnë akoma në Shosh, por rivalët tuaj me 4-5 furgona refugjatësh nga Lagjja ''Mark Lula'', ta përmbysin komplet rezultatin për 30 minuta?
Përgjigje: I kam marrë të gjitha masat kundërgoditëse, fitorja ime do të jetë spektakolare. Për mua do të votojnë 150 shtëpi Mlloqi e Culaj të Rekës, 60 shtëpi (Shoshi) nga Gjakova dhe Peja, 160 familje Shoshaj të Matit, Haspepajt e Urës se Shtrenjtë, Isuf Hysajt e Mesit, Preçajt e Grizhës, të Dajçit, Betoja, Sheldia, shoshjanët e vjetër të Shkodrës, Tiranës, Koplikut, Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe të Dibrës). Besoj se kaq mjaftojnë për të fituar ndaj 5-6 furgonave votues që mund të sjellin si turist në Shosh kundërshtarët e mi.
Kush do t'ua garantojë votën e lirë të votuesve tuaj?
Përgjigje: No problem: Do të sjellë një çetë bashibozukësh nga Mati. Unë i paralajmëroj, qoftë militantet PD-së e qoftë të PS së: Rrini rahat, po nuk deshtë që tua lëshoj në shpinë matjanët si Zogun në vitin 1926!
Ju flisni për një administratë komunitare, ndërkohë ju po na sillini për të votuar ata që kanë ikë 250-300 vjet më parë nga Shoshi?
Përgjigje: Ka 20 vjet që në Shosh njerëzit votojnë e ikin së bashku me komunarët duke lënë gjithçka shkretë. Unë po bëj të kundërtën do të rikthej të gjithë shoshjanët kudo që janë së bashku me komunarët mërgimtarë. Pra do të rindërtoi Shoshin Etnik!
E çuditshme, ju paskeni gjetur edhe bajraktarin e vjetër të Shoshit. Ku do ta çosh këtë që kemi këtu, kur të vijë Ukë Shoshi?
Përgjigje: Do bëjmë një kompromis më madh historik, Bajraktari ynë legjitim do ia lë bajrakun Ukë Shoshit, ndërsa ky dhe të gjithë të rikthyerit do të kthehen në besimin e vjetër që kishin përpara së të migronin nga Shoshi.
Çdo të bëni për arsimimin e zonës?
Përgjigje: Është përparësi e programit tim. Kemi, mësues plot, por nuk kemi nxënës! Do bëj një fushatë të gjerë sensibilizuese për rritjen e pjellorisë së grave të komunitarëve, ose në të kundërt do të sjellim tufa-tufa nxënësish të popullojmë shkollat e boshatisura.
Çarë do të bëni për përmirësimin e shërbimit shëndetësor?
Përgjigje: Të gjithë veterinerët u bënë mjek, por na kanë mbetur bagëtitë pa veterinerë. Unë do të bëj të kundërtën e paraardhësve të mijë, mjekët do ti konvertoj në veterinerë!
Po për infrastrukturën rrugore ç'do të bëni?
Përgjigje: Do te bashkëpunoj me pushtetin qendrorë të Zotit Berisha, të lidhi Shoshin me trekëndëshin kombëtar (Durrës-Morinë)- Rruga e Arbrit- Rruga e Dukagjinit!
Keni ndonjë projekt për godinën e re të komunës ?
Përgjigje: Do të jetë një godinë me parametra bashkëkohorë dhe do ta ndërtoj në Culaj?
Çfarë në Culaj, në atë shkretëtirë të mbuluar me driza?
Përgjigje: Është vendbanim historik shekullor. Culajt do të rikthehen si hebrenjtë në tokën vet, prandaj për nderë të tyre, aty do të ngre qendrën e Komunës së Shoshit tonë etnik!
Po për disa gjëra më të vogla, si Ura e Pejës, Ura e Brashtës që janë shkatërruar, çfarë do bëni?
Përgjigje: Më falni po këto janë gjëra fare sekondare , të cilat do ti shndërroj në projekte madhore. Për shembull, pse të shpenzojmë para për dy ura, kur mund të shterojmë fare lehtë lumin. Jemi apo nuk jeni në fushatë!
Ju keni në duar një libër për Shoshin, botimi i të cilit tani ngjason me shiritat inaugurues që pritën vazhdimisht gjatë fushatave. Pse nuk e botuat më vonë?
Përgjigje: Ky libër tani e ka kohën të lindë. Vetëm lindjet nuk mund të shtyhen, ndërsa datat e zgjedhjeve, janë shtyrë e mund të shtyhen! Libri jo vetëm nuk më jep asnjë avantazh elektoral, por përkundrazi, pasi ta botoj kam frikë se mos më prishin besën ose më kërkojnë pleqtë!
Kujt ia dedikoni atë libër problematik?
Përgjigje: Të vdekurve, të vegjëlve që po rritën dhe atyre që nuk kanë lindur akoma!
Sa kushton kostoja e botimit
Përgjigje: Kostoja e tij është përafërsisht sa krenaria jonë, të cilën
po ta konvertojmë në para do të botohej një enciklopedi luksi shumëvëllimëshe dhe një serjal special dokumentarësh historik shumë interesant.
Kush do ta sponsorizojë këtë libër?
Përgjigje: Me kursimet pensionit të Martin Gjonit të Palajve do mundësohet botimi i këtij libri me parametra teknik të thjeshtë, që kushton jo më shumë se një këngë familjare me videoklip, sa 20 lajme vdekjesh në televizor, baras me 10 vajtime të Mark Bogës ose sa 7-8 vota që blihen për nën dorë, gjatë kësaj fushate!
Gjithsesi, shitja e librit është biznes goxha i majm ?
Përgjigje: Po, po pres me padurim ta hedh në treg, pasi do të siguroj së paku për një vit falas veglat e rrojës!
Si e parashikoni horoskopin politik të këtyre zgjedhjeve?
Përgjigje: Lum kush fiton për të parën herë se bëhet milioner!
Ai që fiton për të disatën herë s' din sa miliona ka! Pas fitimtarëve do turrën mercenarët servilët dhe mediokër ashtu si korbat që fluturojnë pas ujkut të përfitojnë ndonjë copë kërmë të shijshme për stomakun e tyre që bluan gjithçka. Mjerë kush humbet!
I humburi i madh gjithmonë është populli. Saliu do mbetet në qeveri, Edi në Bashkinë e Tiranës dhe Shqipëria si gjithnjë në tollovi politike!
Bashkëbisedoi Drane Xhaj

Kronologjia e një Kishe

20 - vjetori i rihapjes së kishës në Lezhë 1991 - 03 mars 2011-03-27
U mbushën plot 20-vjet kur frati i moçëm dhe i urtë P. Leon Kabashi erdhi ne Lezhë dhe me datën 03-03-1891 celebroi meshën e parë ne oborrin e kishës: "Zoja Nunciotë" ne Lezhë .
Interesimi i popullit ishte i madh. Mesha u celebrua jashtë për arsye se ishin me qindra e mijëra besimtarë prezentë dhe arsye tjetër se Kisha ishte e pa meremetuar. Ata që kontribuuan për rihapjen e kishës ishin: Martin Mirashi, Pal Prendi, Tom Sani, Nikoll Gjoka, Mark Celaj, Gjergj Locaj, Franc Radoj, e te tjerë ... Ne fytyrat e shumë besimtarëve rrjedhnin lot gëzimi e përmallimi. Meshën e shenjtë e shoqëroi kompozitori Gjergj M. Locaj me armonian që kish sjellë nga shtëpia. Ne homeline e tij mes të tjerash P. Leoni tha: "Rihapja e kishës është mrekullia ma e madhe që ka bërë Krishti: ka sjell ne mes nesh dashurinë për familjen, për t' afërmit, për miqtë e armiqtë."
Gjatë këtyre 20- viteve Kisha ka bë ndryshime të mëdha. Ne vitin 1992 filloi rikonstruktimi i kishës dhe i kuvendit i cili përfundoi dhe u inaugurua më 16.10 1993 nga Monsinjor Zef Simoni. Një meritë të madhe ne grumbullimin e fondeve pati dhe Monsinjor Angelo Massafra. Ne qershor të vitit 1993, falë dëshmisë së Marie Ndue Jakut e nxorën eshtrat e françeskanit P. Serafin Kodes i martirizuar ne vitin 1947 e varros tinzash, larg kishës. Pra më 29.09.1994. Famullitari P. Konrad Gjolaj i mori dhe i rivarrosi eshtrat e tij n' anën e majtë të kishës. Me 24-04-1993 Min. gjenerali i urdhrit françeskan Hermmas Schaluk erdhi nga Italia e celebroi ne ketë kishë një meshë e pastaj u takua me besimtarë Lezhjan. Me 03-10-1993 pas 36 vjetësh ne ketë kishë erdh Shkëlqesia e tij Monsinjor Frano Ilia, Arqipeshkëv Metropolitan i Shkodrës dhe kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, i cili celebroi një meshë pontifikale dhe së bashku me ndihmësin Monsinjor Zef Simonin i dhanë 107 të rinjve dhe rejave sakramentin e krezmimit. Me datën 14-04-1994 për të parën herë ne historinë e kësaj kishe dhe të kishave shqiptare, të premten e madhe Monsinjor Angelo Massafra udhëhoqi prej kishës neper qytet "udhën e kryqit". Ku morën pjesë qindra e qindra besimtarë të moshave të ndryshme. Të binin ne sy dhe shumë prindër që kishin marrë për dore fëmijët e tyre. Me 15-08-1995 u inaugurua truporja e Zojës së Papërlyer, që gjendet ne anën e djathtë të oborrit të kishës.
Me datën 25-03-1996 ditën e festës të Zojës Nunciate pati festime madhështore e aktivitete të larmishme ne 90-vjetorin e lindjes të P. Leon Kabashit.
Me 06-02-1998 u bë shugurimi i kishës nga Monsinjor Angelo Massafra. Takimi i brezave, "Takimi i turpit" nga z. Franc Radoja dëshmitar okular i këtij takimi të datës 06-02- 1967.
Me dt 23-04-1998 shkëlqesia e tij Monsinjor Angelo Massafra e bekoi kishën e Shën Gjergjit ne Lezhë.
Me datën 14-01-2002 Monsinjor Ottavio Vitale, Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës, bekoi qendrën baritore e rinisë e kësaj kishe. Merita e Guardianit të asaj kohe P. Mario Roma, i cili grumbulloi oferta nga miqtë e tij ne Itali.
Me datën 11 nëntor 2002 bëri një vizitë dhe celebroi meshë pontifikale ne ketë kishë eminenca e tij Kardinal Cresencio Seppe Prefekt i Kongrates për ungjillëzimin e popujve.
Besimtarët e kësaj kishe patën fatin e madh me ndjek meshën pontifikale të udhëhequr nga eminenca e tij dhe nga një kardinal tjetër Ivan Dias. Kjo meshë u celebrua me datën 26-04 2003.
Me dt. 26-06-2003 ne kishën "Zoja Nunciate", Lezhë u shugurua i pari meshtar ndër shekuj Frat Landi Jaku nga ipeshkvi Zef Simoni ndihmës i Arqipeshkvit Metropolitane Shkodër-Pult.
Ne vitin 2005 u vendos ne hyrjen e kishës "Gurra Pagzimore", ide e P. Flavoi Callavinit dhe e gdhendur nga punëtori Pal Prendi. Me datën 20-03-2010 bëri një vizitë Min. Gjen. Urdhrit minor Hoze Rodrigues ...
Me datën 05-09-2010 u vendos trupoja e "Nenë Terezës" ne fillim të lagjes me të njëjtin emër, dhuratë e Monsinjor Ottravio Vitale.
Me datën 06-03-2011 u shugurua elteri i ri prej mermeri të kuq nga Monsinjor Ottavio Vitale.
Kisha e "Zojës Nunciate", Lezhë pat fatin e madh të ketë si famullitar P. Flavio Cavallinin, i cili vazhdon të shërbejë ne ketë kishë edhe sot.
Që nga viti 2003 e deri sot dora e mendja e tij ka bëre ndryshimet me të mëdha si brenda ashtu dhe ne oborrin e kishës dhe te kuvendit.
Ne fillim ka ngritur bibliotekën e bukur të kuvendit, ka rikonstruktuar sakristine, rrëfyestoret, mensën e kuzhinën. Ne muajt e fundit të vitit të kaluar u rregullua krejtësisht tavani dhe elteri i kishës sipas stilit të mesjetës. P. Flavio është novator. Ai ne derën e madhe dhe që hapet ne fasadë është e hijeshuar nga tri pllaka të vendosura ne baseriliev. Lajmërimi i Zojes Mari, Lindja e Jezu Krishtit, zbritja e Shpirtit Shenjt. Dy pllaka të tjera bronzi, që përfaqësojnë Shën Françeskun dhe Shën Kjaren, janë të futura ne kapakët e derës anësore, kjo për të theksuar traditën e fortë françeskanë me të cilën ka qenë e lidhur ngushtë kjo kishë. Ne oborrin para e mbrapa kishës dikur me shega të egra, shkurre e ferra, sot janë zëvendësua me ullinj, arra e portokalle, janë ngritur dy çezme të bukura. Janë vendosur kosha mbeturinash ne të gjitha anët e oborrit, që oborri i kishës të rrinë gjithmonë i pastër. Po ashtu famullitari ynë P. Flavio, në lagje ka ngritur mbi 30 vatra me nga 2-8 besimtarë që për çdo muaj furnizohen me material ungjillore dhe të kohës nga famullitari. Ja pra, kjo është kisha jonë ne 20 vjetorin e rihapjes së saj.
Nga Franc Radoja

SI MUND TË PËRFITOJNË SHQIPTARËT NGA FONDET E BE-SË?

Mund të duket si një titull paksa goditës duke iu referuar sidomos foljes "përfitojnë" por në të vërtetë me këtë pyetje fillojmë përherë sidomos kur kemi të bëjmë me marrjen e fondeve në dobi të komunitetit të cilit i cënohen shumë nga të drejtat e tija universale njerëzore. Kështu për t'iu ardhur në ndihmë shoqërisë civile, zyra TASCO (Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile) ka shpallur thirrje për propozime në kuadër të EIDHR (Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejtave të Njeriut). Më përkatësisht Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka shpallur Thirrjen për Propozime në kuadër të EIDHR (Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut) për sektorët e mëposhtëm:
- Aksesi në drejtësi për grupet vulnerable( të fëmijëve) e të marxhinalizuar;
- Mbrojtja dhe nxitja e të drejtave të grupeve të diskriminuara;
- Mbrojtja e të drejtave të grave dhe nxitja e barazisë gjinore, si dhe fuqizimi i grave;
Për këtë arsye nga nisma e TASCO me dt 3-5 Shkurt pranë Kolping është organizuar trajnimi "Për Menaxhimin e Suksesshëm të Projekteve" ku kanë marrë pjesë të gjitha OJQ-të përfaqësuese të qytetit të Shkodrës. Ky trajnim u moderua dhe lehtësua nga z. Fatmir BYTYÇI. Më pas në bazë të interesimit të shfaqur nga secili prej nesh pjesëmarrës me dt 23-24 në ambientet e Zyrës së Informimit të Unionit Evropian me përgjegjëse ekzekutive znj. Brilanda LUMANI, u zhvillua seminari dy ditor për "Planifikimin dhe Shkrimin e një Projekti sipas standardeve të BE -së", të lehtësuar nga drejtuesi I projektit z. Genc PASKO i cili me dt 5 Mars ka treguar mirësjelljen për të zhvilluar intervistën si në vijim për gazetën tonë:
Zoti Pasko, a mund të na thoni fillimisht se cili është roli i Bashkimit Evropian në mbështetjen e shoqërisë civile në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe ç'përfaqëson Zyra e TACSOs në Tiranë?
Mbështetja për shoqërinë civile si pjesë e procesit të zgjerimit të bashkësisë evropiane dhe e politikave të tij nuk është një fenomen i ri në Evropë . Kjo mbështetje është konsideruar si nevojë e domosdoshme e këtij procesi qysh në fillim të viteve '90, kur Bashkimi Evropian mbështeti fillimisht vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përmes instrumentit PHARE. Zhvillimi i shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor mori një rol të veçantë duke qenë se Komisioni Evropian e konsideroi mbështetjen e këtij sektori si një nga reformat prioritare të politikave të zgjerimit të BE-së. Këto prioritete u deklaruan qartë në Strategjinë e Zgjerimit të viti 2007 dhe po atë vit në krijimin e Instrumentit Ndihmës për Shoqërinë Civile si pjesë e rëndësishme e Instrumentit për Asistencën e para Aderimit (IPA).
Po, në çfarë konsiston ky instrument apo cilat janë objektivat e këtij instrumenti?
Objektivat e Instrumentit Ndihmës për Shoqërinë Civile janë forcimi i shoqërisë civile në kuadrin e një demokracie pjesëmarrëse për të nxitur një mjedis dhe kulturë miqësore e për të fuqizuar kapacitetet e përgjithshme dhe përgjegjshmërinë e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe një rol të qëndrueshëm të tyre në proceset demokratike. Raportet vjetore të progresit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, tregojnë se sfidat e Partneritetit Evropian apo ato të Aderimit janë të lidhura ngushtë jo vetëm me ndërtimin e shtetit, qeverisjen dhe reformat social-ekonomike, por edhe me një demokraci funksionale në të gjithë shoqërinë. Përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të plotësohen dhe zhvillohen me anë të lëvizjeve më të mëdha qytetare dhe përmes një roli më të fortë të shoqërisë civile në vend. Dialogu i shoqërisë civile ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë gjithashtu mund të kontribuojë duke shpjeguar dhe artikuluar më mirë politikat e BE-së, institucionet, aktorët e rolet e tyre dhe mënyrat se si mund të inkuadrohet Shqipëria në këtë proces. Shqipëria e ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizimit e Asocimit (MSA) me BE-në në qershor 2006. Promovimi i Shoqërisë Civile në kuadrin e MSA-së konsiderohet si themelor për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme të të gjithë sektorëve të shoqërisë në procesin e integrimit evropian. Në këtë kuadër, Shoqëria Civile përfaqëson një element thelbësor të jetës publike demokratike në përpjekje për të përmbushur objektivat e MSA-së. Partneriteti Evropian i kërkon Qeverisë Shqiptare të nxisë pjesëmarrjen aktive të OSHC-ve në vendim-marrjen qeveritare. Megjithatë, për të arritur në një nivel të tillë përfshirjeje, nevojiten më shumë përpjekje. Prandaj si pjesë e rëndësishme e Instrumentit Ndihmës për Shoqërinë, duke filluar nga viti i kaluar është bërë funksional Programi Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO), i cili është një program rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që po zbatohet njëherazi në vendet përfituese nga IPA - Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Turqi.
Cili është objektivi i përgjithshëm i projektit TACSO dhe qëllimet e detajuara të këtij projekti?
Objektivi i përgjithshëm i projektit TACSO është forcimi i shoqërisë civile në kuadrin e demokracisë pjesëmarrëse, forcimi i kapaciteteve të përgjithshme dhe i përgjegjshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për të garantuar cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e rolit të qëndrueshëm të tyre në proceset demokratike. Sfidat madhore me të cilat ndeshet sot sektori i tretë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e IPAs, kanë lidhje me ndikimin e kufizuar të OSHC-ve në projektet vendim-marrëse, kapacitetet e dobëta organizative, mungesën e kohëzionit në të gjithë sektorin, veprimtari të pakta me bazë në komunitet dhe pamjaftueshmëri në krijimin e rrjeteve në planin kombëtar, dhe atë rajonal. Projekti TACSO do t'i ndihmojë OSHC-të që t'i kapërcejnë këto sfida përmes aktiviteteve për rritjen e kapaciteteve si trajnime, të mësuarit në distancë, asistencë teknike dhe kualifikime profesionale, si dhe me anë të veprimtarive për krijimin e rrjeteve si p.sh organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, ditëve të partneritetit mes OSHC-ve shqiptare dhe atyre të vendeve kufitare me Shqipërinë. Forma të tjera të mbështetjes së OSHC-ve nga TACSO janë forcimi i bashkëpunimit me qeverinë dhe aktorët e pushtetit lokal me qëllim që njohuritë dhe aftësitë e aftësitë e reja të fituara të mund të zbatohen gjatë sfidave të procesit të zhvillimit.
Ç'mund të thoni për drejtimet kryesore të ndërhyrjes nga TASCO?
Drejtimet kryesore të ndërhyrjes nga TASCO janë informimi i OSHC-ve mbi burimet e financimit nga Komisioni Evropian dhe nga donatorët e tjerë evropianë, ngritja e kapaciteteve organizative dhe menaxheriale të tyre përmes organizimit të trajnimeve në planin rajonal dhe kombëtar, ofrimi i asistencës teknike për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të ndryshme si dhe krijimi i rrjeteve dhe i partneritetit me organizatat e huaja që veprojnë si në rajon, ashtu edhe në Evropën Perëndimore. Veprimtaritë e projektit bazohen kryesisht në nevojat dhe prioritetet e identifikuara në procesin e vlerësimit të nevojave për organizatat e ndryshme qe operojnë në të gjitha qarqet er Shqipërisë. Kjo përqasje ka siguruar një nivel të lartë të cilësisë, vizibilitetit rëndësisë dhe qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit në të ardhmen.

Çfarë ndikimi ka pasur në mjediset e shoqërisë civile hapja e kësaj zyre "evropiane"?
Në nivel kombëtar, Zyra TACSO në Tiranë ka filluar veprimtaritë për rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve qysh në shtator të vitit të kaluar, duke mundësuar ofrimin e informacionit tek OSHC-të shqiptare mbi burimet e mundshme të sigurimit të fondeve nga BE-ja, thirrjet për projekte-propozime në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomiko-social, sfera e kulturës, mbrojtja e mjedisit, lufta kundër korrupsionit, mbështetja ndaj shtresave në nevojë, etj, si në planin rajonal ashtu edhe atë kombëtar, ofrimin e trajnimeve dhe të asistencës teknike për çështje të veçanta që lidhen me funksionimin dhe aplikimin për fonde nga BE, inicimin e vendosjes së lidhjeve dhe të partneritetit me organizatat e huaja, etj. Nisur nga nevojat shumë të mëdha që kanë OSHC-të shqiptare për t'u njohur me procedurat e aplikimit për grante nga BE, gjatë muajve mars-prill 2010, TACSO ka organizuar 12 kurse trajnimi për organizatat që operojnë në të 12 qarqet e Shqipërisë me temën "Përgatitja për Projekt Propozime – Si të aplikojmë për fondet e BE-së në kuadrin e Programit të IPA-s". Përfitues direkt të tyre kanë qenë mbi 230 pjesëmarrës që përfaqësojnë mbi 100 organizata. Qëllimi i këtyre trajnimeve ka qenë aftësimi i përfaqësuesve të OJF-ve në përgatitjen e projekt-propozimeve për fondet e akorduara nga Programi IPA/CSF per shoqërinë civile për vitin 2009. Këto fonde që kapin shumën prej 1.3 milion euro u janë kontraktuar tashmë OSHC-ve që operojnë në fushat e luftës kundër korrupsionit, mbrojtjes së mjedisit dhe mbështetjes së njerëzve në nevojë. Pas shpalljes së fituesve të granteve nga fondi i sipërpërmendur, TACSO është duke i asistuar organizatat fituese me trajnime mbi menaxhimin e suksesshëm të projekteve të financuara nga BE-ja, si dhe me asistencë të individualizuar mbi procedurat e menaxhimit financiar, prokurimit, monitorim-vlerësimit, raportimit, etj. Gjithashtu, duke qenë se Shqipëria përfiton edhe nga komponenti II i IPAs-Bashkëpunimi Ndërkufitar, gjatë vitit të kaluar Zyra e TACSOs ka organizuar 5 trajnime më përfaqësuar te IJV-ve dhe të administratës publike të rretheve Elbasan, Korçë, Dibër dhe Kukës, të cilat përfitojnë nga programet e bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri dhe Shqipëri-Mali i Zi. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të lëshohet një thirrje e re për projekt-propozime nga Programi Instrumenti Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) në shumën prej 0,6 mln euro, e cila do të mbështesë OJF-të që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ku TACSO do të ofrojë trajnime në 5 qarqe të Shqipërisë se si mund të aplikohet me sukses për këto fonde. Në nivel rajonal, në periudhën mars – maj 2010 janë kryer 4 trajnime me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OSHC-ve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në temat: Menaxhimi i Organizatave të Shoqërisë Civile, Zhvillimi dhe Menaxhimi i Projekteve të Financuara nga BE-ja, Pjesëmarrja e Qytetarëve në Procesin e Vendim-Marrjes dhe Avokatia dhe Lobimi. Pjesëmarrësit shqiptarë në këto aktivitete janë përzgjedhur nga zyra e TACSO-s në Tiranë nëpërmjet një procedure të hapur dhe vlerësimi transparent. Këto trajnime janë duke u zhvilluar tashmë në kuadër kombëtar duke mundësuar pjesëmarrjen e një numri më të madh personash dhe organizatash të interesuara në të gjithë Shqipërinë .Pjesë e aktiviteteve rajonale është gjithashtu edhe organizimi i konferencave me pjesëmarrjen e OJF-ve nga vendet e IPA-s, për të diskutuar mbi çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në performancën dhe rezultatin e punës së organizatave të shoqërisë civile. Në këtë kuadër, Projekti TACSO sapo përfundoi në Zagreb organizimin e konferencës rajonale për sistemet e sigurimit të cilësisë për OJF-të me pjesëmarrjen e shumë organizatave joqeveritare nga rajoni. Gjatë muajve në vijim do të organizohen takime të tjera të kësaj natyre. Lidhur me komponentin e sigurimit të partneritetit me organizatat e huaja, në kuadër të komponentit II të IPA-s - Bashkëpunimi Ndërkufitar – Zyra e TACSO-s në Tiranë ka organizuar në Shkodër dhe Podgoricë ditën e partneritetit midis OJF-ve të Shqipërisë dhe Malit të Zi si përfituese potenciale të fondeve nga ky program. Po kështu me lëshimin e Thirrjes së Dytë për Propozime nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar mes ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë (alokimi financiar për vitet 2010-2013), zyrat e TACSO-s në vendet përkatëse organizuan gjithashtu në Strugë një aktivitet të ngjashëm mes OSHC-ve të qarqeve Korçë, Elbasan e Dibër dhe atyre maqedonase përfituese nga programi.
Për të qenë më konkret me lexuesit dhe përfaqësuesit e interesuar të shoqërisë civile: çfarë ndihme u ofroni atyre dhe si duhet ta kërkojnë këtë?
Stafi i Zyrës TACSO në Tiranë ofron informacione për fondet e BE-së, asistencë për përgatitjen e aplikimeve që kërkohen nga thirrjet për propozime, regjistrimin e organizatave në PADOR (data, baza ku regjistrohet të gjitha OJF-të evropiane), etj. Për të qenë sa më pranë organizatave të ndryshme, TACSO përgatit buletine dy-mujore që u shpërndahen më shumë se 700 OJF-ve. Po ashtu, zyra e Tiranës ka krijuar lidhje institucionale me organet e pushtetit qendror e lokal dhe merr pjesë aktivisht në takimet e grupeve të donatorëve për shoqërinë civile, si dhe në veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me shoqërinë civile, si dhe ka ngritur Grupin e Këshillimit Lokal të përbërë nga përfaqësues të donatorëve e përfaqësues të pushtetit qendror.
Dhe së fundmi: Shpesh drejtuesit e OJF-ve ankohen për vështirësi komunikimi me institucionet evropiane, për shkak të burokracive dhe atyre që kanë të bëjnë me plotësimin e aplikimeve për marrjen e fondeve të BE-së. A keni menduar diçka për ta lehtësuar punën e tyre?
Zyra e TACSO-s në Shqipëri shërben për të krijuar ndërlidhjen midis Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe në Bruksel, institucioneve dhe projekteve të tjera tematike dhe rajonale për shoqërinë civile të BE-së dhe OSHC-ve në Shqipëri, organizatave jo-qeveritare shqiptare dhe atyre në rajon, duke ofruar informacion dhe shërbime për nevojat e tyre. Nisur nga përvoja e fituar deri tani mund të thuhet se ky program shumëdimensional i BE-së do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve në shkrimin e projekteve për grantet e linçuara nga BE-ja, duke u fokusuar në rritjen e qëndrueshmërisë së tyre në të ardhmen. Bashkëpunimi i ngushtë midis Zyrës së TACSO-s dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë është thelbësor për ta sjellë informacionin dhe arritjen e objektivave të mësipërme. Sepse janë pikërisht organizatat jo-qeveritare ato që do t'i japin jetë dhe sukses këtij projekti, duke qenë aktive dhe të interesuara të përfitojnë nga komponentët e tij. Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri do të gjejnë përherë gatishmërinë maksimale të stafit të këtij projekti për të ofruar çfarëdolloj ndihme që mund të kërkohet prej tyre.
Në mbyllje të këtij artikulli informues, duke e falënderuar për mirësjelljen,kohën dhe vëmendjen, mund të them ndër të tjera se duke pasur të qartë se cilat mund të jenë përfitimet për secilin prej nesh, të urojmë që duke vënë në jetë të gjitha përpjekjet tona, shpresojmë që vërtet të arrijmë të përfitojmë jo vetëm donacionin e vënë në dispozicion por edhe vlerat që mund të na vijnë si rrjedhojë duke përfshirë pasurimin e eksperiencës tonë në këtë drejtim.

Intervistoi: Suela NDOJA, Msc

SHTATE NOTA PENTAGRAMI NJE ME TEPER SALI MANI ...

Sali Mani është nuni i parë i telave të çiftelisë, bashkë me nuneshën e vargjeve poetike të lirisë.
Ndjehem mangët, mbasi dy momente të shkurta m'u dha rasti të njihesha në Detroit me këtë gurrë zanash malësore, me këtë lis legjendar, me këtë fllad melodish, me këtë det të mirësisë, me këtë Cem që flet me diellin, me këtë mal luleborë me shqiptarë, me këtë ind të zgjuar të heroizmit, me këtë ujëvare në refrene, me këtë shpirt njeriu në Amerikë, me këtë besë në duar kreshnikësh, me këtë kurorë ylberi me sinorë, me këtë prush të gjuhës shqipe në vatër mërgimtari, me këtë pilot të bashkimit të horizonteve të ndara, ndaj them se shtatë nota ka pentagrami, një më tepër është për mua Sali Mani…
Me tre janar 2010, kur Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës po përgatiste kroniken e gjatë të lamtumirës së këngëtarit Sali Mani, në makinën time, pa mbërritur në shtëpi shkrova këtë poezi: "Supeve të legjendave / Shuhet ylberi i këngës / Kësulen e bardhë e heq mali / T'i përkulet kantautorit Sali Mani.
Gurra e folklorit / Humbi shkulmin shpërthyes / Loti ngriu / Telave të çiftelisë.
Mbi digë të ujëvarave / Sali Mani kaltrinë e Cemit / Mbeti një ninullë / Kënga e tij lidhi inde në flamur.
Nuni i zanit me dy tela / Me nuneshën çifteli / Sali Mani / Kroj i këngës Shqipëri
Porsi flokthi i borës / Në Detroit / Pranvera epizmi / Çeli shpirti yt!"

E kam nje dëshirë

Me 29 janar 2011 bardhësi në Detroit. Qylymi i blertë i tokës së rrafshët, veshur mban për disa muaj kostumin e bardhë të nusërisë. S'kanë ndryshim netët nga ditët. S'kanë ndryshim rrugët nga zhurmimi i makinave dhe refleksionet e dritave të trafikut. Vargu i tyre i gjatë me yje që zbresin mbi pasqyra duken si rrugëzime në qylyme, ku vozisin edhe shqiptarë …
Ora gjashtë mbas dite. Ngjyra gri e qiellit që zbret me muzgun e errët ma bën makinën time sa një guacë deti që me zor merr frymë. "Imperial Haus" po dremit, duke pritur të ftohtin e hidhur të natës që ka ngrirë edhe degët e pemëve. Tabela plot dritë që pasqyron aktivitetin e radhës është bosh. Asnjëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Ndjej një ftohtësi që më pret në shpirt. Bëj të lëviz pak me tutje në parkingun përballë, duke qortuar vetën se njerëzit që janë korrekt e respektojnë rregullat nuk janë sot të rëndësishëm. Të rëndësishmit gjithmonë vijnë vonë, pasi në hambar është grumbulluar gruri dhe masat kanë zënë vend që herët, për t'i pritur me duartrokitje krundet … Por edhe kjo ide që më çukiti si sqep skifteri nuk më erdhi në ndihmë. Pres një gjysmë ore, një orë … Minutat e pritjes me dukeshin të rënda, ashtu siç e ndjen dega e njomë akullin e dimrit që nuk i shqitët pa ardhur maji.
Shikoj përsëri tabelën me vezullime dritash që llamburit pa pushim. Dy-tri tufa zogjsh ciceronin mes shndritjes së mbrëmjes nëpër floktha bore. Ndoshta ata e kalonin natën aty në çerdhen e dritave elektrike dhe aty i gëzoheshin me këngë mbijetesës së acarit. Zogjtë e Detroitit janë mësuar me këngët shqiptare në "Imperial Haus" Këta banorë të paftuar janë lajmëtarët e parë të gëzimeve tona. E Ndue Ftoni del e i ushqen me thërrimet e shpirtit bujar. Ul xhamin e makinës ta shikoj më mirë vallen e fluturimeve të shpendëve që gjezdisin si mërgimtarë. Gushat e tyre me ngjanin me zumarët e vjetra të melodive tona popullore. Prita gjatë se mos zogjtë largoheshin, por ata qëndruan me dritat. Ky nuk është një trill poetik e letrar, por një realitet. Nëse dikush kërkon ta provojë të vërtetën le të shkojë një natë vonë …
Ndoshta ata pritnin të zhvillohej aktiviteti përkujtimor i një vjetorit të ndarjes nga jeta të emblemës së folkut shqiptar Sali Mani. E pasi ne të ndiznim një qiri në kujtim të veprës së dritës së vargjeve të këngëtarit, ndoshta zogjtë kishin përgatitur një surprizë.
Unë kisha një dëshirë. Atë natë të thosha vetëm këto dy fjalë: "Ashtu siç Zoti e ka thënë me gojën e vet se, kurrë nuk do të shuhet jehona e zanit, ashtu do të rrojë sa jeta kënga e Sali Manit!"
Unë e pata një dëshirë, të cilën ua shpreha pesë malësorëve të Malësisë së Madhe në Detroit që t'i mblidhnim të gjitha materialet dhe secili të bënte nga një shkrim me tematikë të veçantë, të njoftonim me anë të një lajmërimi të gjithë njerëzit e artit e të kulturës që u është dhënë rasti të bashkëpunojnë me Sali Manin dhe të shkruhej një libër monografik.
Noah, ka kapur tetë pranvera. Djali i Besës së Sali Manit i ka sytë bojë qielli, si gjyshi i tij. Sa shumë i ngjanë! Në qiellin e fytyrës së njomë vizatime ngjyrash bënte zgjuarsia dhe flakë ia ndizte dëshirat. "Edhe unë e kam një dëshirë!"- thotë Noah me atë shqipe të bukur me pak theks anglisht. Dhe ai lënë lojërat në kompjuter dhe merr qëndrim si në skenë dhe ia nis recitimit: Një dëshirë e kam në zemër / Dua të bëhem këngëtar / T'i ngjaj gjyshit Sali Mani / Të më njohë gjithë kombi shqiptar!
Dëshirat e njerëzve për Sali Manin nuk mund ti fshijë as nuk mund ti errësojë asnjë mot i vranët ditën për diell në ballët e nxirë të mohimit, se ai e deshi si askush vlerën e njeriut!

Trokite ne portën e Lirisë

Në çdo derë, në çdo prag, në çdo shtëpi, në çdo zemër e shpirt, në çdo skenë të botës shqiptare dhe asaj perëndimore, kënga e Sali Manit ishte një trokitje e fortë në portën e lirisë dhe një jehonë e kambanave të valëve të saj: "Tash 100 vjet të ndarë me mure, tash 100 vjet një gjarpër rrinë nën një gur, ta shembim me gjithë themel atë mur…!"
Viti 1980 në Prishtinë, një vit para demonstratave të studentëve kosovar për liri e pavarësi. Një grup i valleve dhe këngëve popullore nga Shkodra shkon të japë koncerte në Kosovë. Kudo kontroll, për një frazë, për një fjalë, për një këngë, gjithçka do të kalonte në filtrin ideologjik jugosllav. Udbashët ia ndalojnë Sali Manit të këndojë këngën për Hasan Prishtinën, këtij patrioti që kishte qënë pak kohë kryeministër i Shqipërisë e në parlamentin turk kishte deklaruar me 1911: "Nëse Turqia nuk e njeh pavarësinë e Shqipërisë, unë do të bëhem dëshmori i parë i lirisë!"
Lahutari i Malësisë Jonuz Delja kujton: "Ishim bashkë në një dhomë me Saliun në "Grant" hotel të Prishtinës. Kur e mori lajmin se nuk do ta këndonte këngën e Hasan Prishtinës u revoltua së tepërmi. "Dua të kthehem në Shqipëri!"-me tha ai. "Nuk kam ardhur këtu t'u këndoj kosovarëve këngën e dashurisë "Moj e mira e bregut te Cemit" por këngën e trimërisë dhe lirisë." Saliu hynte e dilte nga hoteli, nuk e zinte gjumi. Çelte dritaren dhe m'u duk se po fliste me yjet. Pastaj mori një letër të bardhë dhe shkroi disa vargje. Doli ne ballkon dhe filloi të këndojë. Mua m'u çel shpirti. Saliu tani e kishte kompozuar këngën, ishte në të aguar dita e re. Ia vuri titullin "Mirë së të gjejmë Kosova trime!"
"He, si të duket Jonuz?!' "Shumë e bukur. Këtu i ke të gjithë. Hasan Prishtinën, Shotën dhe Azemin, i ke heronj edhe trimin, bash për besë Bajram Currin e Isa Buletinin!"-ia ktheva me gëzim. Kur Sali Mani e këndoi këtë këngë të re kosovarët u ngritën të gjithë në këmbë dhe tundin shamijat, duke imituar flamurin tonë kombëtar. Suksesi që i jashtëzakonshëm…!"
Kur e tregon para kamerës këtë ngjarje, Jonuzit, loti i ndalon në mollëzën e faqes t'i japë shkëlqim dhimbjës njerëzore për humbjen e mikut të vet Sali Mani. Teksti dhe fleta origjinale e këngës "Mire-se të gjejmë Kosova trime" shkruar atë natë nga Sali Mani është ruajtur nga poeti shkodran Paulin Shtjefni: "…Nëpër male i kam mbledhë / Një tufë lule me t'i sjellë / Që nuk vyshkën asnjëherë / Këto këngë që po këndojmë / Thellë në zemra na burojnë / Po të këndon kjo zemra ime / Mirë se të gjeta Kosova trime!"
Kujton bashkëshortja e Sali Manit, Fitnetja: "Një natë TV po jepte pamje të tmerrshme nga fronti i luftës së UÇK-së në Kosovë. Saliu u ngrit nga divani dhe shkoi tek dritarja dhe pas pak dëgjova qe tha: "Gjithë jetën i këndova Kosovës me vargje e tash jam i vramë në shpirt që s'po mundem të rrok pushkën e të shkoj në front. Sot Kosova ka nevojë për cilindo që i thotë vetës shqiptar!"
Të nesërmen djali i dytë, Artani i kërkoi pak lek me vlerë 300 dollarë që sipas tij do të shkonte në Itali. Gruan e kishte shtatzënë. Për disa muaj nuk dinim se ku është. Një natë bie zilja e telefonit. Bisedën nuk e dëgjonim mirë nga krismat. Pas pak mora e vesh njeriun që fliste "A jeni familja e Sali Manit!? Unë jam Ramush Haredinaj. Flas nga fronti i luftës në Rozhare. Artanin, djalin tuaj e kam në krah. Është luftëtar i zoti!"
Ia dhashë telefonin Saliut dhe foli gjatë me komandant Ramushin dhe djalin. Pas katër muaj Artani kthehet në shtëpi bashkë me katër kosovar që e kishin banimin në perëndim. Pasi ato marrin ndihmën shëndetësore Saliu u preu biletat me shpenzimet e veta dhe i nisi pranë familjeve të tyre. Artani edhe sot e kujton me respekt të madh babën e Ramushit që çdo ditë ia blinte paketën e cigareve dhe familjen Daci që i strehoj çlirimtarët e Kosovës dhe djalin tim!"
Ndërsa veprimtari dhe patrioti i komunitetit tonë në Detroit, Nikoll Pepa tregon: "Sali Mani mua me thërriste "Ku je ti ushtari i Rugovës" Kur shkova në Shqipëri në ceremoninë mortore te të ndjerit bëmë 2 mijë postër të vegjël me fotografinë e tij. Ua jepnim njerëzve të moshave të ndryshme dhe pasi e merrnin e puthnin dhe shpejt e futnin në xhepin pranë zemrës. Ndërsa kur shkova në Kosovë e Gjakovë u thosha se kësaj radhe kam ardhur t'i japim lamtumirën e fundit Sali Manin, i cili ka ndërruar jetë. Kosovarët në odat e burrave ngriheshin në këmbë dhe e përkujtonin bilbilin e lirisë së Kosovës me një minutë heshtje. Aty e kam kuptuar se sa shumë e ka dashur shqiptari Sali Manin!. Se dashuria, ka thëne ai, thinjat i bën lule e lulet thinja…"
Tek dëgjoj rrëfimet e Nikollës në shtëpinë e Sali Manit në Detroit me 6 mars 2011 m'u bë se dëgjova zërin e Besës, vajzës së tij ku diku kam lexuar: "Në spital, duke qëndruar pranë i thashë: Babush more babush të don Besa si kërkush. Ashtu i lodhur me plagë të rënda në kokë merrte forcë e qeshte…!"

Rreth e qark emblemës se Flokut

Kur Shkodra mbështetej në folkun burimor të Malësisë së Madhe nuk ndahej pa medalje në festivale. Se ato kishin mburojë Sali Manin që prurjet e tij s' shternin kurrë. Ky autor e këngëtar është emblema e një mijë këngëve dhe i dy librave me poezi "Malli për malet" 1998 dhe "Si ikin vitët" 2003
"Kudo që shkova në skenat botërore e këndova, jam krenar se jam bashkëmalësor dhe shqiptar me Sali Manin. Ai ishte idhulli im, miku dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i jetës time artistike"- shprehet këngëtari virtuoz i Malësisë Nikoll Nikprelaj e, ai ia nis këngës me lot ndër sy për Sali Manin.
Tenori i njohur Kastriot Tusha në një intervistë dhënë G. Vilës në Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës shprehet: "... se një nga këngët e tij me të arrira e ka tekstin nga Sali Mani".
"Sali Manin e kemi të gjallë, si një emblemë e paarritshme e folkut shqiptar në të gjitha trevat"-thotë këngëtari Nik Qarku, i cili i ka kushtuar një këngë Sali Manit me të cilën zgjohet çdo mërgimtar apo shqiptar për të jetuar ditën e re. Fytyra e tij merr flakë e loti i bëhet valë, kur merr në dorë çmimin "Sali Mani"
Për krushkun e parë të çiftelisë Sali Mani, kanë kompozuar një këngë edhe dukagjinasit rapsod, Fran Kodra e Ndue Shytani. Profesori i muzikës në Shkodër, Prek Mrishaj e cilëson Sali Manin si reformator i këngës dhe muzikës popullore.
"Kënduam bashkë 40 vjet e sot në ditën e humbjes së Sali Manit po me duket teli i lahutës i rëndë, si një mal me borë"-thotë Jonuz Delja
Në Koplik kishte mbirë një rregull kudra dëshirës së Dheut tonë të parë. Nanat dhe motrat të mos lejoheshin të hidhnin një grusht Dhe mbi varr … Dhe malësori Luigj Gjokaj si një shkulm me një prekje te dhimbshme ngrihet me hov ta hedhë poshtë këtë rregull në emër të Sali Manit që i dha fytyrën dhe nderin kombit tonë në botën e lirë, se sytë e tij dhe të popullit shqiptar kanë parë diellin e perëndimit që kur ilirët e kishin perëndi. Se o burra e shqiptar nuk ka rregulla mbi Dheun e të parëve!
Komuniteti shqiptar në Detroit e sidomos malësoret e Malësisë së Madhe i mbuluan shpenzimet e lamtumirës së Sali Manit. E përcollën trupin e të ndjerit deri në Shqipëri Hana e Kol Nikprelaj, Nikoll Pepa, Kol Gojçaj e Luigj Gjokaj
Sipas Fitnetës, konsulli i nderit Ekrem Bardha që shprehur se nëse nevojitet kontributi i tij ai ishte i gatshëm t'i mbulonte të gjitha shpenzimet e transportit të trupit pa jetë dhe atij të varrimit. Vetë Bardha e përcolli me limuzinë arkivolin e Sali Manit deri në aeroportin e Washintonit në shenjë nderimi e respekti!'
Në telegramin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Bamir Topi, që i drejtohet familjes së Sali Manit thuhet: "Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të rapsodit Sali Mani, njeriut që gjithë jetën dhe veprën e tij ia kushtoi përmbushjes së misionit fisnik e patriotik të promovimit të këngës popullore dhe të traditës folklorike të kombit shqiptar. Kjo figurë e shquar dhe me vlera të rralla në mbajtjen gjallë dhe pasurimin e folklorit, krijimtarisë artistike të kulturës shqiptare, përçoi tek dëgjuesit e artdashësit e shumtë, me profesionalizëm e me ndjenjë, karakteristikat më të spikatura të traditës, këngës dhe artit popullor shqiptar. Me humbjen e të ndjerit Sali, repertorit dhe gurrës së pashtershme të këngës popullore, do t'u mungojë një nga figurat e saj më të veçanta, do t'u mungojë zëri dhe talenti i tij i papërsëritshëm, ndërsa familjes njeriu i dashur dhe i shtrenjtë. Ndajë me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të veshtira ju shpreh ngushëllimet e mia me të sinqerta!"
Bashkia Koplik e ka shpallur Sali Manin "Qytetar Nderi" Ai e nisi këngën që në vitin 1960 dhe nuk e pushoi deri një ditë para se t'i pushonte zemra.
Familja dhe kryesisht bashkëshortja me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta, i ngriti Sali Manit varrin e mermertë në ballinën e së cilit ka foton e të ndjerit, një shqiponjë dhe poshtë tyre vargjet e shkruara para vdekjes nga vetë Sali Mani (21.8.1944 - 29.12.2009): "Dua zemrën të qetësoj / Dua shpirtin ta pushoj / Këta dy eshtra due me i lanë / Në Shqipëri në tokën nanë!"
***
Kjo ishte mundësia ime e parë për tu shprehur për Sali Manin. Le ti bashkojmë mundësitë e secilit se unë përsëri e mbaj premtimin dhe e kam shprehur një dëshirë. Faleminderit!
Nga Zef Pergega, zefpergega434@ho

KUR KUJTOJMË MËSUESIN

- Portret -
- Në prag të festave të 7 dhe 8 Marsit secili kujton me dashuri, mirënjohje e nostalgji dy emra simbol të jetës së njeriut: prindërit dhe mësuesit. Natyrisht ata nuk jetojmë më, sepse pushojnë në "gjumin" e përjetësisë të miliarda viteve. Dëshiroj t'i kujtoj edhe një herë, kur kanë kaluar 60 vite, veçanërisht mësuesin kujdestar të klasës së katërt të shkollës 7 vjeçare "Ndoc Mazi" të viteve 1951-1952 Injac Nënshati -

"Njeriu është kurdoherë nxënës dhe borxhli ndaj mësueseve të tij. Por, gjatë viteve të shkollës, disa i lënë mbresa të veçanta. Mua më ka mbetur në mend mësuesi i klasës së katërt. Ishim në shkollën "Ndoc Mazi". Në klasën tonë hyri një burrë rreth 30 vjeçar i veshur hijshëm dhe i pashëm. Ai na përshëndeti me respekt e dashamirësi, na pyeti të gjithëve për emrin, të kujt ishim, si i kishim kaluar pushimet dhe pastaj u ndal konkretisht te të mirat që sjell vazhdimi i shkollës me rezultate të larta, se nxënësi duhet të mësojë jo vetëm për notën dhe vlerësimin e mësuesit, por mbi të gjitha për jetën, që të bëhet sa më i vlefshëm për shoqërinë". Ky mësues ishte Injac Nënshati.
Neve atëherë na bënte përshtypje se mësuesi orën e mësimit e bënte shumë të këndshme, jo vetëm me shpjegimin e tij të qartë dhe të ilustruar bukur me shembuj konkret nga jeta, por veçanërisht me metodat didaktike në kontrollin e dijeve tek nxënësit. Mësuesi nuk pyeste dy ose tre nxënës në një orë, por e kishte zakon të merrte në pyetje pjesën më të madhe të klasës. Këtë e bënte në dy mënyra: Kur jepte mësimin e ri, në fund i linte vetes rreth 10 minuta kohë për të bërë një rikujtim të shkurtër të lëndës. Bënte edhe pyetje të veçanta për të parë se a ishte dëgjuar me vëmendje mësimi dhe a kishte filluar përvetësimi i tij që në klasë. Nxënësve që i ngrinte në tabelë, ai u bënte kryesisht ato pyetje që ishin thelbësore dhe që vinin në lëvizje të gjithë klasën, duke ndikuar direkt jo vetën në përvetësimin e mirë të mësimeve nga ana e jonë, por edhe në vlerësimin, stimulimin dhe inkurajimin shembullor të nxënësve.
Ai nuk dinte t'i thoshte askujt se je nxënës i dobët, nuk mëson, sillesh jo mirë e te tjera. Edhe kur kishte ndonjë rast të veçantë, e inkurajonte atë, kërkonte të zbulonte, si të themi, anët më të mira të karakterit të nxënësit të prapambetur dhe hynte në botën e tij duke punuar me të si mësues e si prind.
Për efekt emulacioni klasën e kishte ndarë në dy grupe dhe çdo nxënës kishte në grupin tjetër shokun e vet në garë. Secili grup luftonte në anën e tij për të fituar flamurin e klasës, i cili fitohej çdo muaj nga nxënësit e grupit që kishin përparime më të mëdha. Kjo punë me pasion i jepte mësuesit tonë të shkëlqyer rezultate të larta jo vetëm në klasën tonë, por në të gjitha shkollat ku punoi deri sa doli në pension ...
Nga Luigj Temali

NJË LIBËR ME MESAZHE FILOZOFIKE TË SHQIPTARIZMIT
Fehmi Goxhaj

Sokrati, filozof i lashtësisë, thotë: "Fol vetëm në dy raste: Kur flitet për diçka që ti e njeh mirë ose kur e kërkon nevoja. Vetëm në këto dy raste është më mirë të flasësh se sa të heshtësh".
Esencialisht, kjo thënie të vë para dilemës, mëdyshjes, madje dyluftimit mendor se si duhet vepruar midis hezitimit dhe domosdoshmërisë së brendshme shpirtërore e intelektuale për të thënë diçka, për të dhënë një përshtypje si nevojë personale, por shpesh herë e nevojshme edhe për të tjerët.
Pikërisht libri "Buzëqeshja e Yjeve", me autor Luigj Temalin, me përmbajtjen e tij gjithëpërfshirës e të një niveli të lartë, të hap horizonte në fushën e ideve dhe të mendimeve që ai trajton në këtë libër, ku si kujtesencë është bota psikologjike, shpirti i lartë atdhetar, kultura e lartë njerëzore, mjeshtëria e talentit, filozofia e mendimit dhe ideve në shërbim të popullit dhe atdheut të këtyre 10 korifenjve historik të letërsisë, të dhjetë Yjeve të gjithësisë së atdhetarisë shqiptare.
Nga vlera e studimeve dhe të hulumtimeve që kryen autori në këtë libër, menjëherë krijohetpërshtypja se kemi të bëjmë me një autor me mendime të kthjella shkencore për letërsinë shqipe, me një autor që më shumë se sa një ekonomist i rangut të lartë, është një studiues me prirje letrare. Dhe nga ky këndvështrim, mund të themi se libri "Buzëqeshja e Yjeve", që karakterizohet nga një thellësi filozofike, do të ishte mirë dhe domosdoshmëri që të përdorej nga studentët e shkollave të mesme, madje dhe si një manual ndihmues për pedagogët e letërsisë shqipe.
Veprat e këtyre korifenjve atdhetare, të shkruara me penën e lyer me gjakun shqiptar të derdhur në shekuj, janë betonuar në themelet e shqiptarizmit dhe atdhedashurisë. Dhe Luigj Temali, si një shqiptar i vërtetë, si një pedagog, si një intelektual me talent i ngre lartë këto vepra dhe i bën të qarta e të kuptueshme për secilin dhe, në veçanti, si kërkesa të domosdoshme për edukimin me tradita patriotike dhe moralo-psikologjik për brezin e ri.
Realisht, këtë libër e lexova dhe e studiova me kujdes dhe kënaqësi, por dhe me përgjegjësi atdhetare, u përpoqa të hulumtoj, siç i thonë fjalës, me laps në dorë, për të zbuluar thellësinë e mendimeve dhe ideve që parashtrohen në këtë libër. Me librin e tij "Buzëqeshje e Yjeve", Luigj Temali, parashtron si domosdoshmëri simbolizmin e epokës më të lavdishme të historisë së letërsisë dhe patriotizmit shqiptar. Ky libër nuk mund të lexohet vertikalisht dhe pa vëmendje dhe të konkludosh me indiferentizëm, se këta njerëz të mëdhenj i kemi studiuar që në shkollë të mesme dhe nuk ka ndonjë gjë të re për të përfituar. Përkundrazi, ky indiferentizëm që shoqërohet edhe nga një naivitet i sotëm fëminor, është i gabuar. Në këtë libër çdo lexues, pavarësisht se mund të ketë mjaft njohuri për këta korifenj të letërsisë shqipe, gjen shumë mesazhe filozofike, ide e mendime me mjaft enigma, që janë të nevojshme për hulumtimin e tyre dhe kështu njohjet tona rinovohen e rinohen më tej. Autori, zoti Luigj Temali, këto figura madhështore, i ritrajton me një këndvështrim dhe metodë të re pedagogjike. Ai zbërthen, analizon dhe komenton me mjeshtëri shumë kuptime dhe nënkuptime të ideve dhe mendimeve filozofike të këtyre personaliteteve të lartë të letërsisë shqiptare, parashtron shumë mesazhe në kuadrin e kohës së re që jetojmë. Ai ka punuar me kujdes dhe me një përgjegjësi atdhetare, nga ku mund të mësosh shumë gjëra të reja. Karakteristikë dalluese e autorit, në shtjellimin e këtyre materialeve në këtë libër, është se ai me inteligjencë "imponon" apo drejton lexuesin që të arrijë të kuptojë e të trajtojë të përbashkëtën ideore filozofike të këtyre korifenjve, pa cenuar specifikën e ideve dhe mendimeve të tyre.
Cilat janë disa nga këto të përbashkëta që mund t'i përkufizojmë?
Së pari: Në librin e tij, zoti Luigj Temali, që në fillim bën të qartë dhe trajton me muzikalitet modern jetën e shkrimtarit e humanistit të shquar të Rilindjes shqiptare e Evropiane të shekullit të 15-të, Marin Barletit, luftëtarit të shquar të penës dhe shpatës. Emri i Barletit është i lidhur ngushtë me figurën legjendare të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.
Në komentin e zotit Luigj, për figurën e Gjergj Kastriotit, ne zbulojmë apo nënkuptojmë se Ai nuk është produkt i fatit, por është produkt i vlerave kombëtare tradicionale, i virtyteve madhështore dhe i historisë luftarake shumë shekullore të popullit shqiptar. Kjo do të thotë se Gjergj Kastrioti nuk është një rastësi, por një domosdoshmëri historike. Jo një hero i kultivuar artificialisht sipas dhuntisë së fatit. Luigj Temali, me një kujdes moral nuk përdor stilin e Kasandrës të parashikimit të fatit për Heroin Kombëtar Gjergj Kastrioti, sepse do të krijoheshin premisa, shumë herë me nuanca fataliteti dhe shumë herë me nuanca euforike dhe kjo të çon tek rastësia historike fatale, që kundërshtarët pseudohistorianë fqinjë duan të përfitojnë, për ta trajtuar historinë e Tij sipas stilit të Kasandrës për fatin. Dhe në këtë arsyetim edhe i madhi Gjergj, e ndihmon zotin Luigj dhe të gjithë ne, kur thotë me gojën e tij:: "Unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit". Pikërisht, edhe Naim Frashëri dhe Fan Noli, që edhe ata merren me historinë e Gjergjit, ecin me kujdes në vazhdën e Barletit duke u përfshirë në këtë të përbashkët historike.
Shekulli i XV është shekulli i Shpatës, po dhe shekulli i Mendjes, emancipimit të vetëdijes. Kuvendi i Lezhës qe kryevepra konceptuale e shqiptarëve. Pa Kuvendin e Lezhes Gjergji nuk do të qe kurrë ai, që u bë. Kuvendi i Lezhës, pa hyrë në vlerën dhe rëndësinë e madhe historike të Tij, mund të themi me pak fjalë, se në planin e brendshëm ishte marrëveshja e madhe për t'u ngritur mbi partikularitetin, pra, shënon fundin e epokës së principatave. Rreziku i luftës, interesat kombëtare dhe ekzistenciale të përbashkëta krijuan projektin e koncentrimit të forcave.
Dhe Gj. Kastriioti u zgjodh Kapedan i Përgjithshëm dhe pricërit shqiptar krijuan me të raportin e drejt dhe për shkak të përmasave të luftës, do ta lartësonin përherë e më shumë Gjergjin si Zot i Shqipërisë. (vijon në numrin e ardhshëm)
Ideja e bashkimit është ideja e konvergimit të principatave, e krijimit të shtetit kombëtar, ide kjo tepër novatore e fundit të mesjetës, një ide novatore në rrafshin evropian. Ky aspekt ndërkombëtar i tij nuk duhet mohuar. Në rrafshin ballkanik vetëm shqiptarët e bënë një Kuvend të tillë kaq rezultativ, çka nuk e bënë do të popujt e tjerë të gadishullit ballkanik. Në këtë kuptim historiani Mihal Shuflaj ka shkruar se: "... luftëtari më i tmerrshëm, që krijoi përgjithësisht mbijetesën e Evropës nga Turqia ishte Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Ky dhe së gjalli u madhërua prej Evropës Perëndimore me legjenda të ndryshme burrërie ..." Gjergji si luftëtar dhe strateg gjenial shkëlqeu në histori, sa që dhe vet Napolon Bonoparti, në kujtimet e tij të shkruara në Shën Helenë, e quajti kryetrimin shqiptar si "një nga ushtarakët më të mëdhenj te të gjitha kohërave". Gjergjin e shoqëroi dhe gjenia e politikanit, që nisi dhe u pezmatua, pikërisht, me Kuvendin e Lezhës. Kuvendi i Lezhës është ende sot një dëshmi e marrëveshjes dhe konsensusit të institucionalizuar kombëtar. Deformimi i pluralizmit, ku partitë politike shpesh luajnë rolin e principatave, duke mos vënë në plan të parë marrëveshjen, po konfliktin, krijojnë një tjetër vonesë të pajustifikuar në histori. Haveli jo rastësisht citon filozofin Patocka, i cili thoshte se "... politika nuk parashtron probleme morale, por në politikë duhet që çdo njeri të arrijë nga rruga morale". Pra morali kombëtar është substanca e politikës sonë dhe jo politika substanca e moralit tonë kombëtar. Si përfundim Kuvendi i Lezhës është simbol që ndërlidh epokat. Kuvendi i Lezhës është një testament i patjetërsueshëm. Dhe Luigj Temali, në librin e tij merret seriozisht me këtë simbol dhe e zbërthen atë me një seriozitet atdhetar.
Së dyti: Në librin e tij zoti Luigj arrin të konvergojë në një të përgjithshme dhe të përbashkët, në mënyrë organike, të gjitha idetë apo mendime filozofike, të këtyre korifenjve, që i përshkon një shirit kuq e zi i madhërishëm, që është vetë simbolika e Flamuri tonë Kombëtar, simbolika e atdhedashurisë, simbolika e dinjitetit kombëtar, simbolika e shqiptarizmit. Dashuria për atdheun dhe shqiptarizmi i Marin Barletit, Gjergj Fishtës, Naim Frashërit, Pashko Vasës, Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Migjenit, paraqiten me shprehje të ndryshme individuale, por Luigj Temali e përmblodhi atdhetarizmin dhe shqiptarizmin e tyre në një domethënie të vetme kur ai trajton dhe nuk ndan atdhedashurinë dhe shqiptarizmin e Gjergj Fishtës gjoja "fashist" dhe Migjenit gjoja "komunist". Ai sfidon dhe argumenton me fakte se Fishta nuk është një fashist, por përkundrazi një shqiptar që me penën e tij mbrojti atdheun dhe popullin e tij, mbrojti shqipatrizmin. Kjo sfidë atdhetare i shpall kundërshti periudhës së politizimit të kohës së diktaturës komuniste. Edhe Migjeni ishte një atdhetar që nuk ishte i politizuar në vetvete nga thurjet dhe shthurjet e dafinës komuniste. Fishta dhe Migjeni, ashtu si dhe të gjithë të tjerët luftuan me penat e tyre të lyera me gjak shqiptari për shqiptarizmin dhe jo për fashizmin dhe komunizmin. Të injorosh Gjergj Fishtën dhe ta akuzosh atë si fashist dhe antiatdhetar, do të thotë t'i heqësh një gurë themeli Historisë kombëtare. Gjuha totalitare e egër dhe me një cinizëm banal, kundër Fishtës, tregoi dëlirin dhe frikën e kohës, prandaj e zhdukën atë dhe si kufomë. Dhe nga ana tjetër të tentosh që Migjenin ta shndërrosh në komunist, siç u veprua në të kaluarën, do të thotë që të ideologjizosh dhe politizosh shqiptarizmin dhe atdhetarizmin e Migjenit.
Dhe Lasgush Poradeci duke sfiduar atë kohë shkruan: "Gjergj Fishta është shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar". Kurse albanologu Maksimilian Lëmberci thotë: "Koha e ardhshme do të dijë ta çmojë më mirë rëndësinë e këtij njeriu". Dhe kjo kohë është e tanishmja me vazhdimësi për të ardhshmen. Dhe Luigj Temali është një nga pararojat e shumta në vlerësimin e Fishtës si një shqiptar themelor.
Së treti: Gjuha e përdorur nga autori i librit është shumë e shkoqur nga mbingarkesat dialektale. Ndoshta dialekti i Fishtës është një mozaik i gjuhës shqipe, por disi i vështirë për t'u kuptuar. Dhe autori në komentin e tij për veprat poetike të Fishtës pasqyron bukurinë e këtyre vargjeve të vështira me një gjuhë të shkathët, e tepër të kuptueshme, një gjuhë të pastër nga huazimet, që sot po përdoren në masë me tendencë prishjen e gjuhës. Gjuha dialektale është gjuhë shqipe, dhe nuk është e huaj. Ajo ka bukurinë e saj, ka madhështinë e saj dhe specifikën e saj. Vepra e Fishtës e shkruar në atë dialekt është më e bukur dhe më e madhërishme, se sa të shkruhej nga një dialekt tjetër, ashtu sikurse gjuha e Naimit ka bukurinë e saj dhe nuk mund të shkruhet në një dialekt tjetër. Por autori konsideron si domosdoshmëri unifikimin e gjuhës, që Fishta dhe Naimi të kuptohen nga të gjithë shqiptarët njësoj dhe pa vështirësi. Fishta dhe Naimi shkruajnë me dialekte të ndryshme, por përmbajtja kombëtare, shqiptarizmi i tyre është në themel të tyre dhe i kuptueshëm nga të gjithë.
Luigj Temali, në librin e tij shkruan një shqipe të pastër dhe të bukur dhe pa ngarkesa dialektale dhe huazime të tjera greke dhe sllave. Ai me këtë mënyrë tregon se është kundër tendencës për decentralizimin e gjuhës shqipe, në gegërisht dhe toskërisht, decentralizim i cili krijon premisa për humbjen graduale të gjuhës, gjë që po në mënyrë graduale mund të decentralizojë dhe shpirtin kombëtar te të gjithë trevave shqiptare. E përbashkëta e gjuhës gërshetohet dhe me të përbashkëtën e shpirtit kombëtar, të përbashkëtën e shqiptarizmit, që të mos krijohen premisa të rrezikshme asimiluese.
Duhet të dimë se gjuha unike mbarëkombëtare është platforma që kushteton vetë bashkimin e kombit. Ajo është emblema e bashkimit dhe jo e përçarjes. Sulmi kundër gjuhës së njehsuar është shprehje e teorisë së autodestruksionit të shqiptarëve. Gjuha dhe flamuri janë simbole më supreme, që na bashkojnë ne shqiptarëve dhe vetëm një fantazi diabolike mund të guxojë t'i kthejë në antisimbole, në burime të marrëzishme të ndarjes, të vetëvrasjes kolektive.
Së katërti: Lidhur me çka thamë më lartë, autori në librin e tij i vë në dukje lexuesit për të kuptuar drejtë dhe qartë edhe tendencën e intelektualofobis, që ka qenë dhe është edhe sot në rend të ditës.. Në asnjë komb të Evropës, ose edhe të botës nuk ka pasur në një kohë kaq të shkurtër sharje dhe hedhje baltë mbi intelektualët e mëdhenj, siç ka ndodhur tek ne në periudhën 50 vjeçare dhe sot. Dhe Serevantesi shprehet: "Sharjet janë arsyet e mëdha për ata që s'kanë arsye"
Dihet që intelektualët nuk bëhen as me dekrete dhe as me gradime oborri. Ata janë të tillë, ata janë të veçantë, sepse u ngritën mbi mediokritetin, u shquan, u vunë në piedestal me anën e një pune dhe vullneti të pazakontë me anë të talentit të jashtëzakonshëm.
Një popull që nuk i nderon intelektualët e tij, apo i politizon sipas tendencave politike ai ka vetëvrarë të ardhmen e vet. Dhe kështu ndodhi dhe tek ne. Intelektualët e mëdhenj nuk janë mbinjerëz, ata identifikohen pikërisht si njerëz të vërtetë. Dhe Fishta, Mjeda, Naimi, Migjeni, Fan Noli, e të tjerët, synuan dhe arritën në brendësinë e shpirtit të shqiptarit dhe nuk dolën asnjëherë jashtë saj.
Së pesti: Lind pyetja: A është shpirti i kombit shqiptar Pemë e Ndaluar? Ndalohet t'i provosh frutat nga kjo pemë? Dhe kjo ndodhi në të kaluarën dhe shpirti i kombit i trajtuar nga Fishta, Naimi, Migjeni, Mjeda, Fan Noli, Konica e të tjerë u keqtrajtua në periudhën e dikurshme, që solli vdekjen civile të këtij shpirti kombëtar. Por dhe sot, në proceset demokratike vazhdon e njëjta divizë. Madje sot po shuhet shpirti kombëtar, kultura shqiptare po tjetërsohet dhe në vend të saj po huazohet kultura më negative e huaj. Letërsia, muzika, kënga, arti kombëtar shqiptar po zëvendësohen nga kultura banale e jashtëqitjes botërore. Shpirti i kombit është tepër i lashtë, më e rëndësishme për të është jo të themi ishte dhe është, por dhe do të jetë. E tashmja ndërmjetëson të kaluarën dhe të ardhmen. Po çdo e ardhme bëhet e tashme dhe e kaluar, pra, në këtë triufirat të kohës përjetohen gjithmonë atributet e së ardhshmes.
Edhe Naimi, si Fishta shpreh diçka të pavdekshme nga identiteti ynë shekullor që s'vdes, që s'vjetërsohet. Dhe nga kjo pikëpamje ne të gjithë jemi naimian. Naimi është pasqyrues i fjalës së mjaltuar shqipe. Naimi guxoi të jetë shumë më tepër: ai është po aq i së ardhmes, sa ç'është i vetëm përpjekës i së kaluarës së paharruar. Nga ana tjetër Naimi e ndjeu si askush, apelin e historisë, kur kombi rrezikohej të shpërbëhej, të zhduket, atëherë lindi sozia e tij- pra Naimi është shumë më tepër se sa një njeri – është më saktë një qenie e pluralizuar: Ai është Njeriu popull. Naim do të thotë i fuqishëm. S'është e rastësishme kjo sematikë, s'është e pa kuptim metafora e emrit. Naimi është me të vërtetë i fuqishëm, sepse, ai krijoi kryeformulën e shpirtit tonë: "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar ! Sa shumë shekuj, sa shumë dendësi ka në këtë varg, sa shumë tragjedi. Sa shumë kuptim ka ky varg absolutisht i papërsëritshëm, në aspektin historik të shqiptarizmit. Naimi konsiderohet babai i literaturës moderne shqipe. Por si pikë referimi ai është përfaqësues i madh i paraardhësve të mëdhenj. Pra, i një race të pavdekshme krijuesish kolosë.
Naimi është një novator i madh, ideja e kombit, ideja e pavarësisë, e lirisë, është në tërë kozmosin naimian. Me eposin e Gjergj Kastriotit, ai lartësoi tregimin epokal të Barletit, mesazh qytetërimi e krenarie për Evropën. Ai është shkrimtari dhe poeti që bashkon kulturat: Homerin, Virgjilin me Hugoin, Lamartinin, Bajronin me Firdusin e Sadiun. Ai i dha tërë atributet epokës tonë. Në qoftë se Naimi është formula artistike e Rilindjes Kombëtare, Migjeni formula artistike e Rilindjes shoqërore, Kadarea formula e madhe e kohës së sotme.
Dhe më tej: Në se përbërja gjenetike e diasporës arbëreshe dhanë emra të tillë si De Rada, Serembja, Skiroi, një përbërës i vogël shqiptarësh gjenetik të Ibrik Tepes dha gjeniun Fan Noli, i cili në të vërtetë është si një rezultante apo shumës personalitetesh brenda një njeriu të vetëm.. Fan Noli është Marathonamaku i fjalës martire shqipe. Por nuk është vetëm kaq. Analiza për këtë personalitet ka ende nevojë të plotësohet, jo thjeshtë në kuptimin e biografisë së tij, por me qenë se jetoi relativishtë gjatë përjetoi ngjarje të mëdha të shekullit të XX. Në këto ngjarje ai nuk është soditës, as një vëzhgues i një kabineti intelektual akademik. Jeta e tij është faustiane në kuptimin jo vetëm të kërkimeve sfilitëse në fushën e dijeve dhe të simboleve ekzistenciale të kombit shqiptar, por edhe të mundimeve të pareshtura të jetës vetjake, të dyshimeve, kundërthënieve, shpresës dhe vullnetit të pathyeshëm për të mbijetuar..
Noli si shkrimtar e poet bëri epokë në letërsinë shqipe. Cikli poetik i tij është kaq i veçantë dhe origjinal sa mund të quhet një nga subjektet më të veçantë të poezisë ballkanike dhe evropiane. Në poetikën noliane sqarohet koha, goditet tirania dhe diktatura dhe, ashtu sikurse Viktor Hugoi bëri librin "Ndëshkimet" kundër figurës xhuxhe të Napolonit të III, Noli me sarkazmën e tmerrshme të vargjeve goditi si askush mbretin Zog, despotin obskurantist. Fan Noli është një poet tribun. Substanca poetike e tij është prej diamanti: edhe ndriçon edhe pret.
Por Fan Noli shkrimtar, poet është i pashkëputur nga Fan Noli përkthyes- përkthyesi më i madh në kulturën tonë, mbase i të gjitha kohërave. Fan Noli ka merita të padiskutueshme institucionale të historisë dhe të estetikës. Ai si askush dhe patjetër më i madhi ngriti monumentin shkencor të historisë së Gj. Kastriotit. Ai si historian i kalibrit botëror shkroi dhe libra kaq të vlerësuara për Ludovik Van Bertohvenin, shkroi analizat brilante për Makiavelin, Monteverdin, profetin Muhamet; Toskaninin, Tolstoin, Omer Khajanin, Serevantesin dhe Shekspirin.
E kush ka bërë kaq shumë deri më sot në kulturën shqiptare? Shkenca e estetikës e nisur nga Barleti dhe e konstruktuar nga Faik Konica, me Fan Nolin gjeti kryemjeshtrin e saj. Analizat e tij janë sinoptike. Ato dallohen jo vetëm për erudicionin e pazakontë, por sidomos për sensin e drejtë dhe frymën emancipuese të tyre. Duke shqipëruar kolos të tillë të njerëzimit si Shekspirin, Serevantesin, Fan Noli bëri dhe shqyrtimin kritik të kryeveprave të tyre.
Është folur për Nolin si njeri i politikës. Në këtë fushë ai është konsideruar jo aq sovran dhe i paarritshëm si në fushat e tjera. Madje, janë mbajtur ndaj tij edhe qëndrime të skajshme politike që ai nuk i ka merituar asnjëherë. Njëkohësisht Noli është kampion i vërtetë i koncepteve demokratike, nga më të përparuarat, të lidhura ngushtë me emancipimin kombëtar dhe Rilindjen përfundimtare të Kombit. Ai shkëlqeu edhe si një Ciceron shqiptar, i jashtëzakonshëm. Dituria e Fan Nolit është shprehje e potencës intelektuale të popullit shqiptar.
Dhe pikërisht Luigj Temali ka arritur në librin e tij ta trajtojë shpirtin e kombit shqiptar me përmasat e të ardhshmes, që këtë rrugë kohore do ta thellojnë brezat e ardhshëm.
Së gjashti: Shovinistët e huaj, midis të cilëve dallohet shovinizmi serb e grek, kanë botuar libra, studime akademike, e te tjera, me të cilat kanë përvijuar teorinë e shkatërrimit të kombit shqiptar, në formën e një albanofobie të çuditshme dhe të një platforme konceptuale, të denjë për kanibalët kundër shqiptarëve. Të mos harrojmë se , një mitologji e tillë e egër, pseudoshkencore dhe politike, ka rënduar mbi mendësitë dhe mbi vetdijen e popujve ballkanik e evropian, duke përhapur paragjykime dhe teza nga më absurdet. Pikërisht në këto kohë intelektualët e mëdhenj të kombit shqiptar si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni, Naim Frashëri, Fan Noli e te tjerë, kanë luftuar me një dinjitet të veçantë, për të afirmuar të drejtën natyrore historike dhe kulturore të kombit shqiptar, duke rrëzuar çdo teori të shkatërrimit, apo të veteshkatërrimit për shqiptarët.
Dhe Luigj Temali, me fetishizimin e këtyre korifenjve në librin e tij "Buzëqeshja e Yjeve", ka përdorur të vetmen armë, që ka në duart e tij, atë të fjalës, atë "të forcës së tmerrshme të arsyes", siç thoshte filozofi Sokrati, të cilën e ka realizuar me sukses.
Së shtati: Dhe në vazhdim mund të themi, se në veprat e këtyre personaliteteve, zoti Luigj Temali, pasqyron dhe shikon testamentin e tyre për atdheun dhe kombin, për shqiptarizmin e tyre dhe këtë testament ata ia dhurojnë brezave në vazhdim, që ta ruajnë dhe ta zhvillojnë atdheun, ta rimëkëmbin dhe ta vendosin në vendin e vet në gjirin e Evropës. Por në këtë testament ata i tregojnë Evropës se nuk duhet të quhet më "Evropa kurvë". Ky testament i shqiptarisë thellohet në analizat dhe komentet e Luigj Temalit. Ai e përjeton më tej këtë testament dhe e çon më përpara. Dhe për Luigjin ky testament është gjaku dhe mendimi, jeta dhe pavdekësia e shqiptarizmit.
Si përfundim i këtyre arsyetimeve, Luigj Temali, me këtë vepër të tij merr pjesë në një betejë të llahtarshme dhe të çuditshme që bëhen në fushën intelektuale. Pa qenë i kompletuar me dituri dhe pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore nuk mund të bësh sfidë dhe të marrësh pjesë në këtë duel të përbindshëm. Është fjala për të përballuar, shpesh herë dhe i vetëm, një mitologji të egër të propagandave të ndryshme, që është krijuar për shqiptarët, mitologji, që vetëkuptohet ka kuçedra të gjalla politike, që e kanë persekutuar popullin shqiptar, e kanë konstruktuar për një ferr asgjësues dhe një strategji të destruktimit dhe të zhdukjes së njeriut shqiptar në përgjithësi.
Dhe unë i entuziazmuar nga ky libër, e uroj zotin Luigj Temali për këtë punë dinjitoze në shërbim të kombit dhe atdheut. Dhe ky libër, si dhe ky promovim i tij është dhurata më e bukur që Luigji na prezanton në jubileun e tij të 70 vjetorit. Të lumtë zoti Luigj! Ti, je dhe mbetesh një shqiptar i denjë, një atdhetar, që me punën tënde të vyer po vazhdon të kryesh detyrën tënde, si vazhdimësi të punës së lavdishme të atyre korifenjve.
Nga Fehmi GOXHA



Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza

numrat

part03