part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

86

I VRANË…!?

EDITORIAL nga Lazër Kodra

…DHE I VRANË!
Një ditë perpara 21 Janarit nuk besoj se kishte asnje Shqiptar qe te besonte se te nesermen sheshi i kryeqytetit do te perqakej përsëri,madje shume prej tzre do te thoshin: JO-JO në demokraci njeryit nuk vriten pse protestojn,siç vriteshin ne kohen e Partisë Punës për një fjal goje!Por ja,ata u vran pikërisht nga zgjatimet e tentakulave te Partisë Punës,nga amalgamat e mbetura steriotipe te dhunës së përhershme ne këtë vend.LIRIA si koncept abstakt e ka genin ne gjakun e njerzve që e duan dhe ua dhurojn të tjerve,njëkohsisht dhuna e ka genin ne gjakun e demonve e ushqyer për një koh shum të gjatë nga 'sisa e dhunës'.Kete rradhë dhuna e gjeti identitetin e vet në selinë e kryeministris,pasi ajo kulmoj ne vrasjen e tre njerzve,në vend të të cilve mund të ishte çdo shqiptar.Ajo,kryeministria,i ka themelet e përgjakura dhe deshmon përjetsisht dhunen dhe simbolikën e gjakderdhjes per te mbajtur pushtet.Ajo nuk i përket më popullit qe aspiron liri e demokraci,punë e prosporitet,qeveri me duar te pastra e mundësi per te jetuar si evropian te vërtetë.Kryeministria tash më është kthyer ne Labirintin e mbretit Minos,brënda së cilës janë mbyllur jo një Minotaur por disa të tillë,qe ushqehen me gjak e mish njerzish nga ky komb i lasht e fat keq me emrin SHQIPËRI.Profetsia e mençuris popullore se nuk do të kishte të vrarë;Ra,pasi 21 Janari u pergjak nga ai qe fatalisht quhet 'shtet'.

RETROSPEKTIVË
Të gjithë ti kujtojm ditët kur ne sheshin,tashmë të përgjakur,u shemb busti i diktatorit Enver Hoxha dhe nje rregjim i dhunshëm dha shpirt.Duke menduar secili me vete arrim në një konkluzion:Si ka mundsi që shembet nje bust dhe bie një rregjim pa u gervishtur as një njeri dhe pas 20vitesh u ndodh e kunurta,megjithë se quhet "rregjim demokratik"!Po përse duhej te vriteshin katër"Martirët e demokracis"në sheshin dy prilli ne vitin 1992,pasi domkracia ishte shpallur një vit me parë?Po përse duhej te ndodhte 1997-ta kur demokracia kishte shtatë vite jetë?Pse duhej te ndodhte 1998-ta?Pse do te ndodhte tragjedia e Gerdecit?...e pse duhej te ndodhte 21 Janari i 2011-ës?Të gjitha kto na bindin plot e përplot së "demokracis"shqiptare i mungon pikërisht demokracia.A nuk ishte nje shembull për tu marrë ngjarja e shtatorit te vitit 1998,kur kryeministria dhe institucionet e tjera shtetrore u pushtuan nga turma njerzish dhe askush nuk u vra,as u gjakos dhe për më tepër pas pak orësh çdo gje shkoi në vendin e vet sipas ligjeve te shtetit demokratik.Të gjithve na kujtohet përgjigjia e ish kryeministrit "frikacakut"Nano tek iu përgjigj një pyetjeje:Unë nuk qendroj aty ku godet budallalleku i... "aortës së krimit".Po të bëhej keshtu edhe kësaj rradhe patjetër qe njerzit do të ishin gjallë dhe sheshi nuk do përgjakej.Dhuna dënohet,vrasja nuk falet!

"EKSPERTET"E MASKARADES
Pak orë pas ngjarjes së shemtuar i pari doli "aorta ekrimit" dhe deklaroj:Protestuesit u vranë nga vetë protestuesit,i vrau ai...nga një distancë 20centimeter largësi,nderkohe qe asnje hallkë e drejtësisë nuk kishte folur akoma asnjë fjale dhe aq me tepër përcaktoj {sipas tij} edhe llojin e plumbit që sipas tij nuk i përkiste armëve qe mbanin gardistët.Pas "aortes se krimit"u shfaqen njëra pas tjetres shushunjat qe ushqehen nga kjo "aorte"duke perseritur "rezusin"e gjakut të saj,duke bere të vetmin ndryshim:nga 20 centimeter largësi njera shushunje tha:19 centimeter dhe tjetra tha:21 centimeter!!!Ateherë duhet pyetur vetvetja:A e meritoj unë?A e meriton ti?A e meritojme ne nje "moçalishte"te tille ne shekullin e njëzet e njët mu në mes të Evropës?

PAK FILOZOFI...
Nga njëher e pzes veten time nëse dinte Diogjeni të shkruante?Ndoshta jo!Ndoshta po!Por di këtë gjë:Ai kërkonte në mes të ditës me një fener të ndezur në dorë duke u shprehur se kërkonte NJËRINË.Atëherë mendja më shkon të vlersoj njerzit që e drejtojne këtë vend nëse janë njerez apo jo?...dhe përgjigja është dëshperues:Jo,ky vend nuk drejtohet nga njerez apo jo?Më kujtohet një thënie filozofike e ish presidentit çek Vaslav Havel që thoshte:Në demokraci nuk ka politikan me të keq se komunistin qe shitet antikomunist.Atëher,ne jemi të vetmit në Evropë që e vuajmë tmerrsisht këtë "brenge",pasi e kemi këtu,të këmbekryqur,oktapod,polibthithës i lirisë njëryore dhe krematorium i ënderrave të popullit.
Ish presidenti amerikan Roland Regan i është përgjigjur pyetjes :-Si i zgjidhë problemet qeveria?-në këtë mënyrë :-Qeveria nuk zgjidhë probleme,pasi ajo ështe vetë problemi.Atëherë t'i rikthehemi edhe njeherë vetvetes:Kjo qeveri e jona që është e tejmbasur me probleme a mund të zgjidhë problemet e këtij populli ku ajo vetë e ka zhytur?S'besoj të ketë shqiptar që të përgjigjet:Po!

DYZATË EKZISTENC IALE...
PLATONI ekspozonte harten e tij dhe poshtë saj kishte të shkruar një diçiturë:Kush don të shkelë në hapësirat e hartës sime duhet t'I nënshtrohet rregullave të njerzve qe përfshihen brënda saj (pa marrë përsipër citim në ligjeratë të drejtë).Shqiptarer dhe kryesisht qeveritaret a janë të tillë në raport me njerzit që përfshihen ne hartën e Evropes ku mendohet e aspirohet për të arritur?Kokën në Stamboollë,trupin në Janinë /Të grinë o Ali Pasha të grinë.I citova këta dy vargje të Kadarese për të bër një analogji.Vertetë se ne,Shqiptaret,në Evropë kemi koken e token,por në Azi kemi mentalitetin,menyren e të menduarit,metoden e drejtimit "sundimit"i kemi po atje,në Azi.Ne jemi i vetmi komb që na ka mbirë "gunga e devesë"ne shpin te historisë e për këtë kostot nuk kanë të sosur.Keto besoj se mjaftojn per te ven ne dukje këtë lloj dyzatë ekzistenciale të qeveritarve tanë.

REPLIKE PA EMRA
Degjova nje mikun tim të nderuar tek prononcohej ne televizionin ABC-NEWS tek thoshte:Tani kemi të gjitha të mirat,kemi fjalen e lir,jemi të lir për të lëvizur nga të duam e të tjera!Të rrespektoj maksimalisht o miku im për të gjitha kontributet qe ke dhën në fushen e artit por dua të të trgoj një detaj nga një drek që shtroi një kolegu im kur doli ne pension dhe thuajse të gjith kolegt e tij i bëm të njejtin urim:-Shyqyr Zotit që dole në pension dhe shpëtove nga daret e shtetit,tani je i lirë!Kështu pra o miku im,në Shqipri fjala "pension" po fiton sinonimatin e fjalës "shpëtim".Kjo verteton se në Shqipri mungon thekshëm liria e mendimit dhe e shprehjespasi ndëshkimi fillon që nga përgjysmimi i një asistence 40 mij lekshe pa folur pastaj për të tjera gjëra.Kështu pra miku im,unë kam bindien se këtu në Shqipri njeriu vlen fare pak.Ai mund të vritet,mund të lihet pa buk,pa punë e për pasoj çdo ditë i ngushtohet dimensioni social dhe njerëzor duke e "postuar"kështu larg trojeve të të qenit Evropian!

GOJDHËNË E HIDHUR...
Thonë se fisi i "aortës së krimit"disa breza më parë ka djegur dy herë fshatin e tij të lindjes duke "dhuruar"atij brenga të përjetshme në historin e gjynezës.Sa e vertet është një gojdhën...?-kjo nuk dihet,por një gjë dihet:Gojdhëna egziston.Qoft larg që një gjë të till ta pësoj Shqipria për të dyten herë.

NË LIGJERATË TË DREJTË
Eurodeputetja Tanja Fajon tash më është kthyer në një mike të përjetshme e Shqiptarve për kontributin që dha ne liberalizimin e vizave.E meriotn këtë ndjenjë tonën në rrafsh mbarkombëtar.Kjo,Fajon,shprehet për ngjarjet e 21 Janarit:"Denoj përdorimin e armëve ndaj njerzve të pa armatosur dhe u bëj thirrje autoriteteve në vënd që të gjejn personat përgjegjës që morën jetën e tre qytetarve të thjeshtë.Mjaft kanë vuajtur njerzit në Shqipri .unë u bëj thirrje të gjithë politiknve të përgjegjshëm t'i japin fund kësaj ere të trishtueshme qe po shtyn vendin drejt ngërçit,qorrsokakut dhe protestave politike të tejzgjatura.Të qellosh me armë zjarri kunder qytetarve të pa armatosur,në një luftë për pushtet,është e pa pranushme e kjo duhet të marr fund".Po tani a do tu mbetet mike Tania Fajon qeveritarve tan që aq shumë bëri për ta,por këtë rradh edhe vuri gishtin mbi fajin që bënë.

PËRSE ËSHTË BËRË NJERIU?
Njeriu si qenie e ndërgjegjshme,në origjinë produkt i Hyjnores dhe Natyrores është një ngjizje midis ides dhe materjes që e mat vetën brënda kohës së palimitueshme,me veprën dhe arritjet në kohen e tij dhe ka të drejt të jetoj pa ia hequr shpirtin askush,përveç Atij që e ka falur (kështu do ta përcaktoja unë njeriun).Hemiguei shprehi tek romani "Plaku dhe deti":-Njeriu nuk është bër për humbje.Ai mund të vritet,por jo të humbasë!Ato protestues u vran,por nuk humben.Sot ata janë "ekrani"më i pastër në të cilin shfaqet panorama gjaksore që di të bëj vetëm një regjim me mbiemër GjAKU!

GËZIME E FESTA PAÇIM GJITHMONË!

Traditë, d.m.th pasuri shpirtërore, zakone, virtyte e te tjera, që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen e trashëgohen brez pas brezi. Traditë, d.m.th zakon që është krijuar për të bërë diçka, që ngulitet duke u përsëritur vazhdimisht.
Dukagjinasit të bashkuar pa kufi moshe, profesioni dhe fshati edhe këtë vit me përpjekje të mëdha, shpalosën traditat dhe vlerët e tyre në mbrëmjen e 23 Dhjetorit 2010 me spektaklin "Festë-2011". Ruajtja dhe pasurimi i traditave tona janë frymëzimi i gjithë stafit organizativ të spektaklit, i cili çdo fund vit organizohet në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Të shkruash për suksesin e këtij spektakli është kënaqësi, të cilën nuk e kemi shijuar vetëm natën e 23 Dhjetorit, por ajo vazhdon të na shoqërojë nga njëri vit në tjetrin, në Shqipëri e kudo nëpër botë, ku jetojnë shqiptarët.
Pyetjes, se si kjo traditë nisi dhe nga viti në vit vjen dhe pasurohet edhe më shumë?,- do ti pëgjigjem në këtë shkrim.
Kjo traditë e mori idenë nga dëshira e mirë që në përfundim të çdo viti dukagjinasit të mblidheshim dhe të gëzonin së bashku duke shpalosur nëpërmjet një spektakli, dashurinë dhe gëzimin që kanë për jetën, vlerat e pafundme që mbart në shekuj emri Dukagjinas. E për ta venë në jetë këtë ide, Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" ua besoj këtë punë artisteve të zhanreve të ndryshme, të cilët ju vunë punës që detyra të realizohej sa më mirë. Duke parë që baza e këtij spektakli është folklori, puna më e madhe i përkiste Mjeshtrit të folklorit Fran Kodrës me Grupin "Treva". Nga viti në vit ky spektakel është bazuar në tematika të cilat kanë pasqyruar vlerat dhe traditat dukagjinase, ku nëpërmjet tyre janë dhënë mesazhet e jetës e cila duhet të jetohet me nderë e dashuri, dhe të ruhemi nga veset e botës. Nga njëri spektakel në tjetrin u sollën jeta dhe vepra e dukagjinasve përgjatë historisë së tyre të lavdishme. Janë shumë vlera të cilat janë transmetuar nga ky spektakel i përvitshëm, por ama janë edhe shumë vlera të cilat u rritën dhe po rriten. Po, po mos u habitni. Duke punuar për organizimin e këtij spektakli ne u njohëm dhe u bashkuam edhe më shumë me njëri-tjetrin. U rritëm edhe më shumë në art. Duke bashkëpunuar me njëri–tjetrin, shkëmbyem eksperiencë, dhamë e morëm kritika që puna të shkonte sa më mirë. Ndër vlerat më të mëdha që i ka dhënë jetë punës sonë është pasuria e madhe artistike që Dukagjini ka pasur dhe ka. E them këtë sepse nuk ka zhaner të artit që të mos përfaqësohet denjësisht, jo vetëm në Shqipëri por edhe në çdo vend të botës, nga bijët dhe bijat e Dukagjinit. E krahas kësaj, gatishmëria e tyre për të dhënë më të mirën për Dukagjinin e tyre të dashur solli edhe mirëkuptime të cilat e lehtësuan shumë punën dhe kjo është vënë re edhe në skenë. Çdo vit ka pasur emra të rinjësh, të cilët e kanë pasuruar spektaklin. Njohja dhe rritja e talenteva ka qënë një nga objektivat e punës sonë. Të gjithë dukagjinasit në mënyra të ndryshme shpalosin art. Por jo të gjithë duhet të paraqiten çdo vit. Duke e parë kohën e kufizuar të spektaklit, gjithmonë nga grupi i organizativ është zgjedhur më e përshtatshmja për tematikën e spektaklit. Artistë shumë të mirë një vit kanë qënë në skenë dhe një vit në sallë, por ama kanë kontribuar me ide dhe punë në organizimin e punës. Bashkëpunimi dhe eksperienca e stafit të Teatrit Migjeni ka qënë krahu i djathë i punës sonë duke ja nisur nga drejtori Lorenc Mosi, aktorët Bruno Shllaku, Merita Smaja, Drande Xhaj, grupi i përvitshëm Sabah Baxha, Fatmir Gokovi,Mikel Vuksani.
Ja vlen të veçohen edhe koreografi Aldo Nika, të cilit sivjet Shoqata "Atdhetare Dukagjini" i dha titullin "Mirënjohja" dhe orkestranti Luan Dagistani. E kanë garantuar ecurinë e përvitshme të spektaklit bisnesmenët dukagjinas, të cilët të ushqyer me dashuri për vendlindjen çdo vit financojnë edhe pse disa ndodhen larg në emigrim, si biznesmeni ne Miçigan te SHBA-Ndue Ftoni, të cilët në emër të gjithë Dukagjinit i falenderojmë. Gjithashtu një falënderim i veçantë shkon për të gjitha institucionet, të cilat kanë ndihmuar financiarisht dhe në mënyra të tjera. Falënderojmë të gjithë dukagjinasit dhe pjesmarrësit e tjerë, të cilët gjatë gjithë kohës me qëndrimet e tyre artdashës kanë shprehur edhe kulturë qytetare. Por në fund falënderimet më të mëdha për stafin organizues, i cili me dashuri të madhe që ka për Dukagjinin dhe artin punon me përkushtim për muaj me rradhë për të arritur tek realizimi me sukses i këtij spektakli. Të themi faleminderit o Fran Kodra që me këmbëngulje dhe sakrifica të mëdha arrin që çdo vit t'i japësh jetë këtij spektakli duke bashkpunuar me Ndue Shytani, Prek Mrishën, Luan Dagistani dhe Roland Çukën, Lulashin, Prelen dhe Rozën, me Brunon, Meritën, Dranen, Aldon, Aleks Dushin, Emiljanin dhe Lauren. Falënderojmë këngëtarët Nik Çarkun, Fran Piniqi, Pëllumb Vrincën, Bardhok Prebibën, Petrit Gjinin, Agim Shytanin, të cilët çdo vit vijnë nga emigrimi për të ndare me ne gëzimet. Gjithashtu edhe të gjithë këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët e tjerë të cilët tashmë janë bërë pjesëtarë te të gjitha familjeve tona. I falënderojmë edhe të gjithë figurantët të cilët ndihmuan me pranin e tyre, e në veçanti dua të falënderoj dhëndrrin, nusen dhe dasmoreshën, të cilët pas disa ndryshimeve (për arsye shëndetësore) në provat gjenerale u treguan të gatshëm për të kryer mjaft mirë rolet e dhëna. Falënderojmë të rinjtë, të cilët u morën me pritjen dhe përcjelljen e spektatorëve, qe me punën e tyre ndihmuan shumë në mbarvajtjen e spektaklit. Nga viti në vit duke bashkëpunuar me njëri–tjetrin ne po rritemi për nga e bukura dhe mira. Duke i falënderuar edhe një herë të gjithëve, ju uroj Gëzime dhe Festa pastë gjithmonë Dukagjini.
Roza Pjetri

DUKAGJINI I PЁRKET HISTORISЁ TЁ TЁ GJITHA KOHЁRAVE

Është shkruare shumë për Dukagjinin dhe dukagjinasit, por sa do që të shkruhet është e vështirë të pasqyrohet historia shekullore e Dukagjinit.
Dukagjini është një zonë me një histori të lashtë, ku flitet për zàna e orët e maleve, ku flitet për njerëzve të jashtëzakonshëm, ku është e ndërthurur me kontraste të pa para, atje shpaloset madhështia dhe ashpërsia.
Kur kemi pasur rastin e mirë dhe të udhëtojmë drejt Dukagjinit, pasi kemi lënë prapa krahëve fushat e Koplikut e deri në fushën e Okolit, nuk i kemi besuar vetes së përpara syve nga Qafa e Tërthores do shohim si nga helikopteri alpet fisnike të Dukagjinit.
Nga lartësi ku ndodhet çdo kalimtar shef lumin e Shalës që zbret nga Thethi duke përshkuar mes për mes bajrakun e Shalës dhe oshtima rrëqethëse dhe frikuese të bëjnë të kuptosh se ne këto alpe jetojnë zàna dhe drangoj.
Dukagjini është djepi i burrave të pushkës, trimërisë, besës dhe kanunit është krenaria shqiptare, sepse në këto alpe lindi kushtetuta e parë Shqiptare që në kohën e Gjergj Kastriotit, kushtetutë apo siç quhet në gjuhën popullore "Kanuni i Lek Dukagjinit".
Historia dhe historianet kanë filluar të pasqyrojnë të vërtetën historike të bajrakëve të Dukagjinit.
Prof. As. Dr. Zef Gjetja ka dhënë një kontribut të shquar me botimin e para dy vjetëve të librit "DUKAGJINI". Studiuesi i mirënjohur Prel Milani e shumë të tjerë kanë punuar dhe po punojnë për të na prezantuar Dukagjinin e vërtet…..
Shoqata dhe gazeta me të njëjtin titull "Dukagjini" që drejtohet nga një grupe intelektualësh si oficer, mësues e gazetar, të cilët po punojnë me përkushtim për ta prezantuar krahinën e Dukagjinit sa ma realisht që të jenë e mundur.
Jo pa qëllim përmenda ideatorin dhe themeluesin e ligjit të par Shqiptar Lek Dukagjinin, sepse dua ti bëj me dije lexueseve se Dukagjini është një universitet në vetvete, vetëm në vitet pas çlirimit nga Dukagjini kanë dalë kuadro, si ushtarak të shquar si aviatori nga Brashta Ndue Logu, aviatori Martin Bregu, Mark Plani i diplomuar në Leningrad i cili sot nuk jetojnë, e duke ardhur tek brezi i kolonel Ndue SANAJ, sot në pension por që punon me përkushtim për çështjen kombëtare. Dukagjini i ka dhënë atdheut me dhjetëra emra të shquar në të gjitha fushat e jetës ku sot nderohen brenda dhe jashtë atdheut si i madhi Martin Camaj, Lin Deli, sportisti i shquar Dodë Tahiri dhe lista është aq e gjatë, aq sa dikush që nuk e njeh Dukagjinin nga afër habitet dhe me të drejtë banë pyetjen sa milion është i gjithë Dukagjini?
Bijtë dhe bijat e Dukagjinit edhe pas rënies të komunizmit kanë bë emër në shumë vende të Europës dhe të botës ,duke shfaqur talentin dhe zgjuarsinë, duke vënë në shërbim të së mirës dijet dhe kulturën dhe një ndër këta është Dr.Vatë Marashi nga Gimajt e Shalës ku prej shumë vitesh jeton me gjithë familjen në Firence të Italisë, mjeke i nderuar dhe i publikuare në shumë media vendase, për punën dhe kontributin që ka dhënë edhe në drejtimin e shoqatës Shqiptaro-Italiane, sa djem dhe vajza Dukagjinase sot drejtojnë biznese jo të vogla në Itali, pa dashtë të përmend me qindra të tjerë që janë shembullor në punë dhe në jetën e përditshme. Ne dukagjinasit ndihemi krenare se në zemër të Italisë kemi Ambasadorin nga Lekajt e Shalës Rrok Logun i cili përfaqëson Shqipërinë në selinë e shenjtë në Vatikan, një burrë që gëzon respektin në të gjitha institucionet e shteti Italian dhe është një ndër Ambasadoret model në Vatikan, fjalë pak e punë shumë, i dashure dhe i pritur për bashkëkombësit e vet.
E pra, është e vërtetë se bjeshkët e dukagjinit që në krijim kanë lindur zàna dhe drangojë, poet, shkrimtarë, gazetarë, mjeke e historianë, artistë dhe sportistë që janë njohur jashtë kufijve të Shqipërisë, prandaj kurrë nuk duhet të vetëkënaqemi, për aq kohë sa jetojmë duhet të gërmojmë historinë mijë vjeçare të Dukagjinit, t'ju lëmë brezave trashëgim dhe tu themi, ja kush është Dukagjini, ky emër i shkruar në fletët e historisë.
Dukagjini njihet prej shekujsh, atë e beri më të njohur krijuesi i kushtetutës se parë, apo ligjit të asaj kohe Lek Dukagjini, shoke mik dhe bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit.
Dukagjini dhe dukagjinasit ishin strehë për të gjithë ata që përkrahnin çlirimin e vendit, shumë shtëpi ishin baza të sigurta për të strehuar udhëheqësit që po drejtonin lëvizjen kombëtare në zonën e Dukagjinit e të gjithë Shqipërisë.
Në shtëpitë dukagjinase gjetën strehë dhe mbrojtje Bajram Curri, Ded Gjo'Luli, Luigj Gurakuqi, Ndoc Mazi, Tom Kola, Bardhok Biba e shumë të tjerë. Bazat më kryesore njiheshin shtëpia e Avdi Kolës në Gimaj, Mirash Ndout në Vuksanaj e Babun Celit në Shosh ajo e Gjon Marashit në Brashtë të Shoshit, shtëpia e Vatë Gjeloshit e Zef Sokolit në Nanmavriq e dhjetëra të tjera në të katër anët e bajrakëve të Dukagjinit.
Historia e Dukagjinit është një legjendë në vetvete, në të gjithë qenien e saj, ajo nuk u pushtua nga asnjë forcë e huaj dhe nuk u mposht nga asnjë regjim që arriti të sundojë në Shqipëri, pra bëhet fjalë që në pushtimin nga Turqia, krahina e Dukagjinit dikur rreth më vete dhe më vonë lokalitet sot i ndarë në tri Komuna gëzon një të vërtetë të pa mohueshme në historinë shqiptare.
Me rënien e sistemit komunist edhe në krahinën e Dukagjinit gjërat ndryshuan, shumë familje u shpërngulën drejtë zonave fushore për një jetë sa më të mirë, një pjesë e rinisë emigroj jashtë atdheut, vendi u varfërua për një periudhë kohe, por ndryshimi filloj të ndihej edhe në Dukagjinin e largët malor.
Shumë thethjanë të larguar nga Shqipëria në Amerikë kryesisht dhe në vende të tjera të Europes u kthyen jo për të jetuar por për të investuar..
Thethi një nga zonat ma të bukura alpine filloj të ndërtohej me shtëpi të reja dhe hotele për turistë që nuk mungojnë në asnjë stinë të vitit.
Gjatë fushatave elektorale në këto 20 vjet shumë u premtua për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, rruga nga fusha e Okolit e deri në qendër të Dukagjinit është në gjendje të mjeruar, asnjë metër asfalt.
Rruga automobilistike nga Shkodra për në Kir dhe deri në Breg-Lumi të Shalës me të drejtë quhet rruga e vdekjes pa asnjë mur mbrojtës anësor në vendet më rrezikshmëri për jetën, pasojat dihen vetëm në fshatin Kir që kanë humbur jetën me dhjetëra udhëtarë nga aksidentet tashmë të njohura në Shqipëri. Arsimimi dhe shëndetësia në këto vite lënë shumë për të dëshiruar, por gjithmonë me shpresën se gjërat duhet të ndryshojnë për mirë.
Në zonën e thellë të Dukagjinit vetë perëndia ka vendosur alpet, klimën dhe bukurit e pa shoqe. Në Ndërlysa të Shalës është ndërtuar një hidrocentral që në kohën e Partisë së Punës prodhonte energji elektrike dhe ishte i lidhur dhe furnizonte deri në nënstacionin në Shkodër, dalëngadalë nga mos investimet edhe ky do dalë jashtë funksionit, një vepër me vlera jo vetëm për krahinën e Dukagjinit por edhe më tej. Në qendër të Shalës në Breg-Lumit është spitali rural i zonës që pret nga dita në ditë të meremetohet e kompletohet me pajisjet përkatëse si edhe me specialistët përkatës, po në Breg-Lumi është shkolla e mesme, pra objektet janë, ato presin investimet për të ndryshuar jetën e malësorëve. Dukagjini përfshihet në hartën territoriale të Shqipërisë pra qeveria sa nuk ka shkuar vonë duhet të akordojë fondet për këtë vend turistik si në verë dhe në dimër .
Interesimi i të huajve për Dukagjinin e në veçanti Thethin, janë të jashtë zakonshme, thethjanët i panë dhe këtë vit se sa e frekuentojnë zonën alpine të dukagjinit turistët e huaj. Falë punës së pa lodhur të vetë fshatarëve dhe kushteve që kanë krijuar në shtëpitë e tyre për të pritur miq që nga Amerika dhe Australia e largët, por kjo nuk mjafton për një turizëm të mirëfilltë, në këtë zonë që vetë dora e zotit ja ka dhënë të gjitha bukuritë. Pushteti lokal dhe qeveria duhet vënë dorë sa më parë në zonën malore të Dukagjinit për ti kthyer atë që meriton.
Dukagjini është i të gjithë Shqipërisë, kushdo që dëshiron mund ta vizitojë këtë perlë të mrekullisë Shqiptare. Dukagjini i përket historisë të të gjitha kohërave…
GJIN MUSA ROME
Botuar në gazetën "ALBANIA PRESS" që del në gjuhën shqipe në Greqi

JU RRËFEJ SI E "RRIFJA" PETRIT DUMEN

Flet- Sabah Bizi supermjeshtër i futbollit shqiptar
Zoti Sabah: Keni fituar të gjitha trofetë e mundshme të futbollit, madje keni pas fat të puthni edhe një kupë ballkanike. Duke i hedhur një vështrim koleksionit tuaj aq të larmishëm cilat janë trofetë më mbresëlënës për ju?
E kam të vështirë që t'i ndaj pasi nuk ndahen lehtë as gishtat e dorës, por gjithsesi kupa e parë e vitit 165 me Vllazninë, shënon ringritjen e madhe të Vllaznisë në orbitën e munguar të pretendentëve të futbollit shqiptar, meritë të padiskutueshme ka profesor Skënder Jareci, që harmonizoi brezin me përvojë të S.Zmijanit, F. Çapalikut, K. Gjonit, Nikoll Gjergjit, E.Rakiqit, S.Danit, I .Hoxhës,Çesk Ndojës me energjinë e talenteve të rinj si P.Ndoja, Z.Basha, H.Puka,R.Rragami etj dhe kështu ja arritëm ta ngremë Vllazniënë nga zona e ftohtë në vendet 4 në 1966 për të kapur majën në vitet 70-të. Fitorja e dyfishtë e 1972 i pari kampionat pas 1946, mbetet nga më të bukurit e jetës sime. Kupa Ballkanike me 1970 me Partizani është dashuria ime madhe ndërkombëtare, kurse kupa e republikës me 1981, mbetet për mua si "taçi" (fëmija i fundit).
Nga gjithë ky thes trofesh që i dhuruat Shkodrës cila ka qenë më e mirëpritura për këtë qytet, ku futbolli është "fe"?
Fitimi i Kampionatit të vitit 1971-72 së bashku me kupën në Shkodër është festuar në mënyrë sa madhështore aq dhe frenetike për kohën. Njerëzit qanin nga gëzim, ovacione dhe entuziazëm të tillë që buronte nga zemra e një qyteti të terë, nuk kam përjetuar kurrë si pas asaj fitoreje. Rrugët sheshet lokalet ishin mbushur plot e përplot. Shkodra për disa ditë jetoi në ekstazë pinin këndonin, brohorisnin dhe na adhuronin si heronj. Shajup Keri, kamarjeri i Klubit Vllaznia, për 24 orë nuk i ka marrë as një lek askujt, natyrisht që ishte porosi e klubit. Ato ditë doli shprehja proverbjale: "Shkodra nuk mund ta jep dorën se i ka të dyja të zana"
Cilat janë kryefjala dhe kallëzuesi i ndeshjeve më mëdha të jetës tënde?
Dy krye ndeshjet e jetës sime janë takimi me RFGJ në vitin 1967 në Tiranë 0:0 dhe Vllaznia- Austria e Vjenës me 1978 në Shkodër 2:0. Në ketë ndeshje, e cila mbetet serish më e madhja të e Kombëtares, ndonëse shumë i ri pa i mbushur akoma të 19 vjetët ia dola mbanë të neutralizoj njërin prej yjeve të futbollit botëror Overat, kurse fitorja 2:0 ndaj Austrisë Vjenës, ishte dhe mbetet historike në ballafaqimet më të suksesshme të klubeve shqiptare në arenën nderkombtare. Më kanë mbetur në kujtesë fjalët të yllit austriak dhe të Perhaska i cili pas ndeshjes ndonëse i dëshpëruar nga humbja deklaroi – "Vllaznia është një ekip që luan futboll modern. Rezultati për ne ishte tronditës. E dinim se ekipi juaj do të luante fort, por humbja ishte e rendë"
Ju njiheni publikisht si tifoz i zjarrtë i gjermanëve, si u ndjetë pas atij eliminimi fatal RFGJ ,e cila mbeti jashtë evropianit, nga egoja dhe krenaria shqiptare?
Për mua ishte kënaqësi, por edhe dëshpërim, kënaqësi ishte se i premë udhën nën kompiones së botës, ndërkohë kur nuk i shkonte ndërmend fare se mund të gjunjëzohej në Tiranë. Dëshpërimi im ishte mbasi skuadrës që adhuroja më shumë në botë unë me shokët e mi i dolëm përpara si mace e zezë dhe i prishëm punë.
A mund të toleronit siç ngjet sot edhe në ndeshje te rangjeve të tilla?
Në as një mënyrë, brezi ynë nuk dinte dhe nuk i imagjinonte dot ato gjëra. Nga fundi i takimi Overat përgjërohej me të madhe "nur einen gol", ju lutëm vetëm një gol!
Si u rekrutuat nga Partizani?
Në vitin 1968 Partizani u ndesh për kupat e Evropës me Torinon, për ketë takim mori tre përforcime Ramazan Rragamin dhe Todi Vason, si ish partizanes tashmë të larguar pas shërbimit ushtark, mori edhe mua nga Vllaznia. Kjo ndeshje për mua dhe protagonistet e atij takimi mbetet, e paharruar se luajtëm shkëlqyeshëm dhe fituam një ndeshje të madhe, por edhe e hidhur ishte humbja e golit të dytë të Panos që do na kishte kualifikuar, megjithëse humbëm ndeshjen e dytë 3:1. Partizani më mori hua dhe ra me mua në sevda, më mbajti të mbaroja shërbimin ushtarak, madje më punësoi edhe pas ushtrisë duke më bërë pronë të tij.
Ju keni qenë benjamini i vërtetë i tifozerisë së kuqe, por edhe i dy shefave të mëdhenj të Partizanit Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes,a mund të na konfirmoni publikisht simpatinë që kishin ata për ju?
Partizani që nga krijimi deri në fund të viteve 90-të ka qenë ekipi më potent i kampionateve tona. Petrit Dume ka qenë jo vetëm Shef i Shtabit të Përgjithshëm por mik i ngushtë i Partizanit, të cilit i krijoi kushtet më komode se çdo ekipi tjetër. As kohe qarkullonte shprehja: "Kur fiton Partzani han me lugë "ari" , kur humbet han groshë!", çështë e vërteta groshën e kemi provuar fare pak. Tifoz i madh i Partizanit dhe mik i Loro Boriçit , ka qenë edhe Beqir Balluku. Unë djemtë e Beqirit, Ballukut Çlirimin,Vladin dhe Agronin i kam pas shokë të ngushtë, kemi luajtur bashkë, shëtitur, pirë, argëtuar , madje kam shkuar lirshëm në shtëpinë tyre, natyrisht me pëlqimin e Beqirit, i cili kishte respekt jo vetëm për mua si futbollist por për Shkodrën në veçanti. Më ka mbetur në kujtesë një darkë familjare ku qëndruam deri vonë pas mesnate. Beqiri më tha, kam degjuar se këndon bukur këngët shkodrane, prandaj sonte dua të këndojmë së bashku. Nëse të vjen zor po ja filloj unë i pari; ai në fillim ashtu ja beri. Ca nga fjalët e ngrohta, ca nga vera mua më ikën fare emocionet dhe kënduam vënçe deri pas mesnate. Me Petrit Dumen kam luajtur bilardo dhe pesëkatësh. Lin Shllaku ndonëse bilardo luante më mirë se unë ja linte lojën Gjeneralit pasi nuk guxonte as një gjeneral të rrihte krye gjeneralin. Unë nuk i lëshoja fare pe, ndërsa ai më ngacmonte duke më thënë shejtani i Shkodrës.
Si qëndron e vërteta e "arratisjes" suaj befasishme nga Partizani tek Vllaznia?

Unë kam qenë në Bullgari i grumbulluar për takimin e Kupës Ballkanike, ndërkohë në veprën hidroenergjitike të Vaut t 'Denjës, kishte ardhur në një takim me kasën punëtore Kryeministri Mehmet Shehu. Në atë mbledhje masive shumë punëtorë dhe kuadro ishin zotuar se veprën do ta realizonin përpara afatit . Duke përfituar nga ky rasat disa tifozë të thekur të Vllaznisë, por edhe punëtorë të dalluar i kishin bërë kërkesë Kryeministrit të na sillni Sabah Bizin në Shkodër. Kryeministri kishte pyetur ku punon ky njeri që doni tua sillni këtu,tifozet i kishin thënë se ai është futbollist, por Partizani e ka mbajtur për vete ndonëse ka kryer shërbimin ushtarak. Neser do tua sjell në Shkodër, kishte qenë premtimi i njeriut të hekurt të Shqipërisë, fjala e të cilit ishte ligj, prandaj të nesërmen e kthimit nga Bullgaria me 17 janar 1971 më kamë marrë urgjent me makinë e direk e në Shkodër, ndërkohë nga Partizani shokët më përcollën duke qarë me lot në sy.
Ku ndryshonte stili i të luajturit të Vllaznisë me Partizanin?
Fillimisht e kam pasur të vështirë të përshtatesha tek Partizani, pasi Shkodra ka traditë futbollin teknik me qarkullime të dendura topi, kurse Partizani kishte forcë, dinamizëm. Pra Vllaznia kishte bukuri në të luajtur, ndërsa Partizani rezultatin.
Cilët kanë qenë idhujt dhe kundërshtaret me te denjë të Sabah Bizit?
Tores Çirakun dhe Mexhit Haxhiun i kisha shokët më të mirë dhe kundërshtarë më të denjë, prandaj e kam pasur tepër të vështirë të luaja kundër tyre sepse mi dini mirë huqet.
Si idhuj për mua mbetën Panajot Pano dhe Mexhit Haxhiu.
Futbolli ka ligjet veta dhe vjen një ditë kur këpucët varën në gozhdë, çfarë kontributi ka dhënë Sabah Biz më pas këtyre 20 e ca vjet për futbollin?
Nga futbolli nuk jam shkëputur asnjë ditë, për të punoj, djersitem, më hahen mendtë ndër vete dhe nuk më zë gjumi kur punën nuk ecin si duhet. Kam punuar disa vite drejtor teknik i Klubit, Sekertar i Klubit Vllaznia, trajner i Shpresave, kam krijuar dhe rritur Veleçikun, Tërbunin dhe Adën, kam punuar me moshat e reja, së fundi kam qenë trajner i të rinjve të Vllaznisë deri në dhjetor të viti 2008 kur në mënyrë paradoksale u largova nga puna si i paaftë nga një ish ushtarë i panjohur i futbollit që sot mban me akrobacira postin Drejtorit të Akademisë sportive Vllaznia.
MËNDIMI I SPECIALISTIT
Marr guximin të them se me talentet e reja po punohet pak, nuk ka durim të punohet me to,madje po keqpërdoren deri në flakje të pamëshirshme. Futbollistë të bën talenti, pasioni, puna sistematike në stërvitje jo paratë e babait biznesmen. Është e turpshme dhe amorale të gjobisësh prindërit për të aktivizuar atë që nuk meriton dhe të lësh jashtë loje formacionit një të ri që e meriton e nuk ka para. Futbolli për ditë e më tepër po humb pastërtinë duke u kthyer në një mjet fitimi të pandershëm . Është alarmante se për vit e më pak po rrisim futbollistë cilësorë. Tmerrohem si mund t'i kërkohet nga e ashtuquajtura Akademi sportive 1000 euro një te riu për ta liruar të luaj më një ekip të rinjsh diku tjetër
Futbolli shkodran
Duke parë si po punohet me talentet e reja, të cilët nuk kanë durim t'i presin që të rritën. Duke parë një garë të etur pseudo menaxherësh, që vrapojnë për vit duke na servirur në të shumtën e rasteve krunde për miell, me shumë dhimbje them se në qoftë se veprohet kështu, Shkodra nga uzinë e rendimenteve të larta në prodhimin futbollistësh po kthehet në një punishtet vogël të pa rëndësishme. Vllaznia këtë vit duket akoma më e dobët. Jo për mburrje por për kujtesë le ta dinë mesfushorët shkodranë e të gjitha ekipeve tona se Sabah Bizi ka vrapuar 9800 m më një ndeshje.
Presidenti Fushaj nuk duhet të mbajë pranë vetës njerëz që duan më shumë paratë e tij se futbollin!
Prelë Milani

"...GURGULLIMA E KRONIT NA THЁRRET..."

- Nikë Çarku - këngëtari i palodhur -
Qysh 6 vjeç e nisa këngën me rapsodi e mirënjohur Nikë Ҫarku, atje në Thethin e bukurive të Alpeve të Dukagjinit në një shtëpi me zë dhe të njohur në ato anë. Fran Micani me bashkëshorten Prënda lindën dhe rritën 6 djem dhe tre vajza, ku ma i vogëli quhej Nikë i cili që në moshë fare të re ju kushtua folklorit, ,një vlere e çmuare për malësorët e Dukagjinit. Në çdo shtëpi  të thethjanëve gjithmonë kanë qëndruar varur krahas pushkës dhe çiftelia dhe lahuta.
Nika, na tregonte me plot modesti, se që kur ishte i vogël, vetëm 6 vjeç, u dashurua pas  çiftelisë, "më pëlqenin edhe vegla të tjera muzikore, thoshte ai, si lahuta dhe  sharkia po  primare dhe bashkudhëtare në jetën time mu bë çiftelia."
Që në klasën e parë aktivizohet në grupin e shkollës 8 vjeçare  në vendlindjen e tij, në Theth, sa here që këndonte me grupin e klasës i shtohej dashuria për këngën. Kënaqësinë e parë e kam ndjerë në një konkurs të organizuar në mes shkollave 8 vjeçare të zonës në qendër të Shalës në shtëpinë e kulturës  në Breg Lumit.
Nika, i shëndetshëm dhe një trup i lidhur e i shkathtë, dalëngadalë po fillonte të afirmohej si një djalë me talent. Aktivizimi i Nikës në shumë aktivitete në Theth dhe në zonë, e bëjnë më të vëmendshëm, ma pasionant, për këngën popullore dhe atë folklorike. Nika dalëngadalë fillon të mësojë edhe fizarmonikën. Kështu filloj harmonizimi i veglave popullore, e pse jo këtu fillon edhe krijimtaria  dhe kompozimi i këngëve nga Nika.
Nika për një periudhë të kohës largohet nga Thethi dhe jeton te i vëllai, Pal Micani (Ҫarku)
Në qytetin e Shkodrës po kurrë nuk u shkëput nga krijimtaria dhe çiftelia. Në moshën  20 vjeçare, Nika, si shumë bashkëmoshatarë të tij mori rrugën e mërgimit për një jetë sa ma të mirë në drejtim të Greqisë. Shokët e tij me të cilët punonte dhe jetonte, ne shtetin Helen flasin me fjalë zemre për Nikë Ҫarkun, si një djalë, që siç thotë populli, nuk vritej për gjak, gojë ëmbël dhe plot humor, Nika në shumë raste na largonte mërzitjen, me këngët e tija plot humor dhe dashamirësi. Por, do vinte një ditë, aty në vitin 1993, që Nikë çarku do të përshëndetej me bashkatdhetarët e vet në Greqi, për tu larguar akoma shume  më larg Thethit dhe Atdheut, do ti drejtohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar një jetë të re, në një kontinent të largët. Emigrimi i Nikës i shton mallin për vendlindjen, Thethin madhështor, për Shkodrën , për të gjithë Shqipërinë. Kujtimi për shokët dhe shoqet e fëmijërisë, shpesh e përmallonin Nikën, duke shkruar ndonjë tekst, e që shpesh ndalonte shkrimin dhe shkrehej në vaj atje larg në dhé të huaj, por kishte një shok të ngushtë që ja largonte mërzitjen dhe përmallimin dhe me atë zë të bukur, Nika bashkëbisedonte me telat e çiftelisë. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo ditë që Nikë çarku u vendos përfundimisht në Amerikë. Shumë shpejt Nikes do ti gjendej në krah bashkëshortja, Anila, e bija Palok Gjeloshit nga Gimajt e Shalës, e lindur dhe rritur në Shkodër.
Jeta ecën në progresin e saj të pandalshëm, e së bashku me të ecën edhe Nika, që sot është një babë shembullor, që, falë zotit ka tre fëmijë ,djalin 10 vjeç dhe dy vajzat, njëra 8 dhe tjetra 6 vjeçe. Amerika dihet që ka parametra të tjerë si në jetë, ashtu edhe në kulturë, po djali i Thethit do te orientohet pa shumë vështirësi.
Një shqiptaro-amerikane si Nika, do mbetet  përgjithmonë shqiptare i Shqipërisë me mendje dhe zemër dhe nuk e harron prejardhjen ky filiz i shtëpisë së  Fran Micanit i cili edhe pse shumë larg nuk ka të ndarë nga vendlindja, nga Thethi. Një fjalë e urtë e popullit thotë: "Në mos rrjedhtë pikon", dhe realiteti flet vetë. Ma i vogli i fëmijëve të Fran Micanit, larg në Amerikë s'mundet ti festojë festat e fund vitit pa u takuar me ansamblin fantastik të Dukagjinit. E se bashku me ato djem dhe vajza që ngrenë peshë në çdo fund viti Teatrin Migjeni të qytetit të Shkodrës me këngët dhe vallet e krahinës kreshnike të Dukagjinit ku në mesin e tyre tingëllon fuqishëm zëri i të mirënjohurit Nikë Ҫarku.
Amerikën, më thotë Nika në një bisedë përmes internetit, e kam jetesë, Amerika e vërtetë për mua dhe familjen ime, është Thethi, është atdheu ime Shqipëria. Fëmijët e Nikës që janë lindur dhe po rriten në Amerikë po flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe shumë mirë, një tregues shumë i rëndësishëm për dashurinë nga gjuhës amtarë dhe prejardhjes së tyre, që do të thotë se kudo punojmë dhe jetojmë jemi dhe do të mbetemi shqiptare, edhe pse jemi me vështirësi dhe në kohë tranzicioni të stërzgjatur për faje të politikave zhgënjyese, në fund të fundit ai djep prej drurit na mban gjallë, sepse na rriti fëmijërinë, ai uji i kronit na thërret në emër, dhe sikur na thotë "mos më harroni, se vetëm unë jua heq etjen", ajo buka e ceremës e shëllina e djathit janë aq të shijshme sa nuk  na lëshon aroma e saj kudo që jemi!!.
I madhi Sali Mani thoshte me shaka: "Me aheng fiket shtëpia, por djemtë e Dukagjinit me punë dhe këngë ja rritin madhështinë vendlindjes së tyre kudo që ndodhen nëpër botë."
Ndihemi mirë sot kur dëgjojmë krijime dhe këngë që kanë fituar zemrat e njerëzve si brenda dhe jashtë atdheut. Një ndër këta është i mirënjohuri, djali i Thethit, rapsodi Nikë Ҫarku, i cili meriton respektin e të gjithëve edhe atje në Amerikë.
GJIN MUSA, Romë

Skënder Zogaj në gjuhën rumune

Skënder Zogaj, libri i të cilit e pa dritën e botimit këto ditë në Bukuresht, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revitsës "Kosova".
Vepra e tij (Lacrima durerii / Loti i dhembjes), e cila del në gjuhën rumune (me parathënien dhe biobibliografinë në të dy gjuhët), hapet me ciklin "Kush mund të më ndalojë të vdes", me vargje kushtuar lashtësisë, bashkëkohësisë dhe pavdekshmërisë shqiptare të një varg personalitetesh historike, letrare, artistike e luftarake, si Ibrahim Rugova, Ahmet Krasniqi, Xhemil Doda, Hamdi Bardhi në kuadrin e të cilave përmenden edhe figura tjera të pavdekshme si, Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta..., apo  emërtime tjera që simbolizojnë ekzistencën tonë gjeografike dhe mitologjike, si, Kruja, Rozafa, Shën Naumi, Hani Elezit, Vlora, Podrimja, Fusha e Kosovës dhe Kosova e Ahmet Krasniqit për të cilin poeti thekson: "Kosova s'po u besonte syve,/ në sytë e Saj... relieve të idhta/ prej nga shkëputeshin pëllumba/ të larë me dritë misteresh të allta,/ një dritë e guftë sfiduese/ nëpër të çarat e qiellit që klith: - Çohu Bacë! Paqja qoftë me ty!".
Cikli i dytë "Prapa xhamit", me netët e kaltra dhe mplakjen e stinës, me vegim pleqëror në ishullin e panjohur ku çelin mimozat, me farën e shëmtuar dhe shumëzimin e ushujzave, me flijimin e gruas mitike dhe kullën e kujtimit e vargje tjera të prekura herë/herë nga ironia, sarkazmi, sinqeriteti dhe dashuria ndaj njeriut dhe njerëzimit. Po këto tema, motive e reflekse lirike defilojnë edhe në ciklin e fundit "Gjithkund e askund", ku poeti  e shkruan librin e zezëditës me Vuajtjet e Sizifit: Saherë ngjitem në majë/ më dalin përpara/ më rrokullisin në greminë.// I ka ardhur fundi kësaj bote/ më thot maskarai:/ Nuk janë kot thinjat Tua në zërin tim." Ilustruar me parathënien e poetit dhe kritikut të shquar rumun, Marius Qelaru:  "Mitet tona i vrasim vetë,/ ngase nuk kemi zemër të shikojmë të na i vrasin të tjerët". (I vdekshmi i Kosovës). Apo: "Ka shumë varre anonime/.../ shumë këmisha të përgjakura/ nëpër arkat e nënave, nuseve, motrave/…/  Në vjeshtë prapë i kthejnë nëpër arka/ me 'i kokërr mollë a ftua brenda/ palësh të lëkurës."
Në këtë kontekst vlen të nxirret në pah edhe tendenca për të "eksploatuar" sa më shumë figura stilistike. Kështusoj, kemi të bëjmë me një modalitet personal për të komponuar shprehje të veçanta, disa nga to duke gërshetuar përfytyrime të jashtëzakonshme (me fragmente hijeshishë të rralla, e jo të përforcuara), të tjerat duke u përgjasuar disa kombinimeve paradoksale, herë herë me përdorim kuazi/oksimonorik. Apo, duke krijuar përfytyrime që duken se konturojnë një tabllo të pikturuar me brushën e njomur në banjon e kuptimeve të ëndërrimit apo syrealizmit. Po citojmë disa shembuj ngase janë vendimtare për mënyrën në të cilën shkruan autori: Thika/ me tehun në shikim/ e rrjep ekuilibrin/ e frymës shëruese/ të netëve/ që derdhen në kaltërsi". Dhe: "krejt puthja e mbushur me kafshime"/ "dhëmbi i ujkut shndërrohet në vath veshi", "ana e padukshme e orës së diellit", "pas shpinës së orës së diellit", "nën ujin e përgjumur/ vetëm kullosa e zhgënjimit rritet", "dhelpra çalamane me drapërin në qafë", "Ujkut të Thinjur i rrjedh gjak nga sytë/ për Kalin e Kuq", "avullohet gjaku i shtrenjtë/ si shurrë pele", "çdonjëri ka një grusht lotësh/ të fshehur/ diku në zemër", "e hapa dritaren/ shikoj vejushen mbi çatinë e djegur/ se si krihet për bukuri", "turma një mal drurësh të thatë/ lëviz në heshtjen ulëritëse", "pëllumba/ të shpërlarë në dritën e mistereve të proshkura", "shpatije të zhveshura/ me dregëza të hidhura", "ballkona të thurrur me çelik/ pa qiellin me diell", "vargje që kanë kundërmim hudhre e qepi/ plot rrota dhe furka/ e antena satelitore...".
Faktikisht, kjo mund të jetë shenja përmes së cilës mund ta definojmë vëllimin Loti i dhembjes, pra, temat dhe motivet e përmendura në fillim, të veshura me tesha fjalësh që qëndisin shprehje sipas modeleve të parashtruara me shembuj. Flisja për rrjedhën e kohës, për kalimin e saj e të pleqërisë, për mplakjen dhe vetëpërmbajtjen, ngase, edhe "kujtimet shpalohen pleqërisht/ ëndrrat vërshojnë pleqërisht", ngase stina plaket në poezinë Plakja e stinës: "matanë xhamit i mërzitur/ mes degësh sarih,/ dora e lodhur edhe fryma/ mbushur shpirti/ me rrudha lisi"). Gjithçka duket se thinjet, metaforikisht ("Thinjat, sa shumë thinja/ i flejnë trupit sipri/ Tkurret zemra, ah, tinës psherëtinë/ mplakje e stinës"). Madje dhe lulet e "durojnë mplakjen". Rrallëherë, mplakja dhe zhubrosja duken të përshkruara në ngjyra apokaliptike (Vjeshta: "Kanjusha u rrokullis nga maja e lisit/ delet plasën e bleta vdiq,/ qeni cofi në prag të shtëpisë").
Është, kështupra, një kohë e cila duket të jetë e kujtimeve. Edhe dashuria, edhe shëmbëlltyra e së dashurës duket përmes vellos së mjegullt të kohës (si në Larg prej meje nuk mund të jesh: "e bukur, e njomë, krahëlehtë/ kujtimin rinor ma ngashnjen."), apo në një ëndërr të përjetimit të dashurisë (Kur mugullojnë mimozat: të përjetoj ringjalljen e dashurisë/ kundërmim i dehur i mimozave"). Apo një kohë e nostalgjisë ndaj vendlindjes, si te Shtëpia e braktisur, tani kur "u dogj gjuha e përrallave" dhe "Vendlindja bukuri e amshuar/ përkundet në ugaret e ballit tim". Kujtimi është si një keqardhje që përfshin gjithëçka, madje edhe legjendat e motshme të Shqipërisë duket se janë të izoluara në Kullën e kujtimit: "Fjalë pas fjale hyri zemra në legjendë,/ gur mbi gur rritet kullë në këtë vend."), ngase përjetojmë një kohë në të cilën vlerat duket se po përmbysen, dhe, shkruan Skënder Zogaj, Na duhet një abetare e re, sepse: "Nëse nuk e shkruajmë/Abetaren e re/ bota do të vdesë/ nga pështymaxhinjtë/ dhe përhapësit analfabetë". Skënder Zogaj është një poet i mesazhit, i imagjinatës poetike, herëherë i prekur nga melankolia, për të cilin të shikosh me sytë e përjetuesit në një vend dhe në një kohë të caktuar, me histori të përbujshme dhe me një të shkuar krenare, me një të tanishme të pranishme dhe sidomos me një ardhmëri shpresëdhënëse, me legjenda dhe me njerëz që i kanë krijuar dhe i shpien më tej, është më e rëndësishme se sa të shkruash për përjetimet personale apo të luhatesh ndërmjet mikro apo makrokosmosit, sipas recetave të ndryshme të kompensuesve. Në këtë drejtim autori duket se e ka konstruktuar vargun në idenë e shpërndarjes së emocionit, tejmatanë gjërave dhe gjendjeve, duke dashur të tejkalojë banalitetin përmes mesazhit. Është vështirë të përcaktosh se ku vendoset në peisazhin e lirikës shqiptare, mbi cilën platformë të pikëshikimit vlerësues, ndoshta në një plan më të largët apo më të përfarërt me një Visar Zhiti apo, nga një perspektivë tjetër me një Sali Bashota, por mund të themi se ky vëllim e nxjerr Skënderin në relief si një autor që vuan, që digjet dhe shkrihet për atdheun e tij, të cilin nuk e konsideron si një mallkim apo peshë, por si një dhuratë e shenjtë e Perëndisë.
Krijimet letrare të Skënder Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë. Është i përfshirë në disa antologji të botuara në gjuhën shqipe, gjermane, turke, frenge dhe italiane. Është i përfshirë me grup autorësh edhe në botime të veçantaekciklopedike të krijuesve shqiptarë. Jeton dhe krijon në Fushë Kosovë. Ky është libri i tij i tetë që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë.
Ibrahim Hajdarmataj

VENDLINDJA ËSHTË ATDHEU I YTË, NDËRSA BOTA ËSHTË ATDHEU I TË GJITHËVE

Njerëzit lindin në një vend të caktuar, por shumë herë largohen për arsye të ndryshme dhe shkojnë të jetojnë diku tjetër për më mirë. Kështu ngjau edhe me Sokol Shalën, i cili në 1939 vendosi të largohej nga vendlindja dhe të migrojë në Serbi. Atë vit u largua edhe mbreti Zog, i cili mori me vete valixhe me flori, ndërsa Sokoli nuk mori asgjë dhe la pas njerëzit e tij të dashur, prindërit, kushërinjtë e te tjerë. Largimi nga vendlindja është sa e dhimbshme aq edhe magjike, kjo për faktin se vendlindja e Sokol Shalës ishte një vend ku natyra nuk qe treguar dhe aq bujare, një zonë malore ku toka qe e pakët, me parcela të vogla si polica në shpat të malit apo tarraca të vogla, po kështu dhe nëntoka nuk premtonte e kështu jeta bëhej më e vështirë e megjithatë banorët e kësaj zone nuk dëshironin të largoheshin nga trojet e tyre. Por ai tashmë kishte vendosur të largohej, sepse malësia ka ca faktorë, siç është sipërfaqja e tokës e kufizuar dhe rritja e popullsisë bën që njerëzit të largohen drejt fushave dhe qyteteve, është diçka normale dhe e pranueshme, ndërsa braktisja tërësisht e zonave malore është e nxituar. Por ne e kemi fjalën tani për largimin e Sokolit, largimi i të cilit ishte dhimbje për familjen dhe gjithë dashamirësit e tij, babai i tij e këshillonte që ai kudo që shkonte të sillej mirë, të punonte dhe jetonte me faqe të bardhë. Atje, i thoshte i ati, nuk të njeh askush se familje a fis je, por me punë dhe sjelljet e tua do të tregosh vlerat e familjes apo të fisit tënd. Ndërsa, ndër ata që erdhën, ishte dhe kumbara Mardiku, një burrë i urtë, i cili e këshillonte që, megjithëse Dukagjini është i njohur për disa cilësi të mira, por ti që po shkon të ndërrosh vend, dua të ndërrosh dhe mend, duket se atje po shkon për të jetuar më mirë e shumë këshilla të tjera i dhanë njerëzit e tij të dashur,. Dhe, si i thonë një fjale "Sokoli i vari në vesh "këto këshilla dhe i pati gjithnjë parasysh. Ai po largohej nga një familje e madhe patriarkale dhe me emër të mirë, po për të marrë më vete asnjë plaçkë nuk mori, përveçse urimet për rrugë të mbarë dhe ca ushqimeve, meqë ia kish gatuar e zonja e shtëpisë së madhe, Kada. Kështu, një ditë shtatori u largua me grua dhe fëmijët për në Serbi, sepse Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit(Metohia) ishin nën sundimin serb. Pasi qëndrojë në Beograd, u vendos me banim në Pejë, qytet i Rrafshit të Dukagjinit. Aty gjeti ngrohtësinë nga pritja që i bënë shqiptarët me disa prej të cilëve kishte lidhje gjaku e farefisnie, si: Pjetër Krasniqi e te tjerë. Në Pejë dhe rrethinat e saj jetonin shumica shqiptarë, por kishte dhe shkije(serb) rom, magjyp dhe turq nga Anadolli, të cilët kishin ardhur si nëpunës apo ushtarë që kishin gjetur rehati jetese dhe jetonin aty. Aty, në Pejë kishte fshatra ku banonin shaljanët, siç ishte Shala e Isniçnit apo Shala e Bajgores në Gjakovë, dihet se aty ka pasur qendrën Principata e Dukagjinasve. Ata ndjeheshin krenar që ishin dukagjinas, ndonëse ishin konvertuar në muhamedanë, vazhdimisht kremtonin disa festa si: Shënkollin, Shën Gjergjin e te tjere, por pa përdorur pije alkoolike. Marrëdhëniet mes kësaj popullsie heterogjene ishin të mira dhe jetesa në bashkësi ishin diçka normale. Ata ishin njerëz punëtor dhe ne nivelin i jetesës ishin i mirë. Nëpër Pejë kalonte rruga hekurudhore kishte disa fabrika të vogla dhe kishte kombinat të përpunimit të drurit, ndërsa fushat ishin shumë të mëdha dhe mjaft pjellore. Në anë të Pejës ishte fusha e quajtur Belincaj, që do të thotë e bukur dhe nëpërmjet saj kalonte lumi i Bistricës që vadiste fushën. Toka atje punohej me buaj dhe kuaj, kishte të zhvilluar frutikulturën e sidomos molla, qershia, kumbulla e te tjera. Nuk ngelej prapa as blegtoria si dhen, dhi, lopë e te tjera. Transporti kryhej me karroca, me kuaj si edhe me "kerre" me katër rrota. Me këto kushte ekonomike-shoqërore kush kërkonte punën e gjente, kështu edhe Sokol Shala gjente punë të ndryshme për të ushqyer familjen, më në fund u vendos me punë të sharrat e Pejës të vendosura tek vendi i quajtur qafa e Diellit dhe aty punoi gjer në fund të vitit 1947, viti që ai imigroi në Shqipërinë e Vjetër, siç e quanin ata. Por, sigurisht punët rridhnin jo si në vaj, sepse ndeshesh me vështirësitë e punës dhe të jetës, kjo për arsye se në vend të huaj duhet të integrohesh mendërisht, në mënyrën e jetesës dhe puna që kërkonte rregull dhe cilësi dhe aty, Sokoli mësoi shumë gjëra dhe i dolën shumë këshilla që i kishin dhënë njerëzit e tij. Shkijet kishin shumë unitet mes tyre, ata kishin raste që edhe ziheshin e rriheshin, por kurrë nuk vriteshin, ndonëse kishin edhe armë me vete. Kjo i bënte shumë përshtypje Sokolit dhe një ditë kur takoi Demush Alinë nga Shala e Isniqit, e tregoi një rast të tillë, ai i tha se shkijet armët i kanë për të vrarë të tjerët dhe jo njëri-tjetrin, siç bëjmë ne shqiptarët e egër, që, megjithëse jetojmë në fusha e qytete përsëri pushka vëllavrasëse vazhdon ndër ne dhe asnjë pushtues i huaj nuk na ka vrarë sa njëri tjetrin, kemi vrarë orën tonë. Serbët lindnin pak fëmijë, ndërsa shqiptarët lindnin shumë fëmijë, këta, këtë e shikonin me xhelozi dhe e shikonin si një formë pushtimi. Ata në familje kishin pothuajse barazi të plotë midis burrit dhe gruas, ndërsa shqiptarët ishin më konservatorë dhe i quanin liberalë. E kështu, dalëngadalë, Sokoli u integrua në jetën ku banonte, sigurisht duke ruajtur ato cilësi dhe vlera të origjinës nga kishte ardhur. Atij i lindën dhe fëmijë të tjerë dhe kërkesat sa vinin e rriteshin, por vështirësitë, si: mungesa e bukës dhe ushqimit, ngarkesa në kurriz, udhëtimet në këmbë ishin të kapërcyera dhe nuk ekzistonin si problem shqetësues. Atij filluan t'i rriteshin fëmijët dhe t'i hynin në punë, duke i ardhur në ndihmë për përmirësimin e jetës. Sokoli shikoi se kudo ka njerëz të mirë dhe dinë të vlerësojnë kur punon e sillesh mirë. Por, pikërisht në këtë kohë, ndodhi diçka e papritur, kur disa nëpunës serb erdhën tek shtëpia ku banonte Sokoli dhe i komunikuan, nëpërmjet një shkrese zyrtare, se ai duhej të kthehej në Shqipërinë e Vjetër e kjo në bazë të marrëveshjeve në mes dy qeverive, asaj Jugosllave dhe Shqiptare. Kjo ishte politika. Për fëmijët që kishin lindur atje u jepej e drejta të qëndronin. Por, Sokoli tha se nuk pranoj kushte, këtë radhë si emigrant dhe kështu brenda një kohe të shkurtër shteti shqiptarë dërgoi makina transporti, kjo kishte të bënte me largimin e shqiptarëve nga Kosova, kjo ishte politike. Në dhjetor të vitit 1947 u kthye familjarisht nga Peja në Shkodër, duke zgjedhur vetë vendbanimin. Ndonëse u largua pa dëshirë nga Kosova në Shqipëri, ai ishte i gëzuar që erdhi bashkë me familjen për të jetuar në atdheun nënë, pritja nga qeveria qe e mirë për ato kushte që kishte vendi ynë i dashur nga lufta, u trajtua si emigrant dhe përsëri u vendos në punë dhe jeta vazhdoi përsëri normalisht.
Pjeter Delia

Kur vlerёsojmё pa komplekse : "Gzimi i ujit asht' gzimi i jetёs", ndryshe "Artisti i Merituar"Sali Mani,vlerё dinjitoze e identitetit tonё si komb

Nga Kadri Ujkaj

Kam ndjekur me shumё kёnaqёsi nё internet, kёto ditё, impresionet si sodisfaksion apo si kontenstim ndaj vlerёsimit qё, kohёt e fundit, Bashkia e qytetit tё Koplikut, mbёshtetur nё propozimin tonё,mё13 shkurt 2010, si Lidhje e Shkrimtarёve dhe Artistёve tё rrethit Malёsi e Madhe, i bёri "Artistit tё Merituar" Sali Mani. U ndjeva i lumtur nga ajo klimё debati si diversitet qё ridimensionon mes nesh obligimin nё thellim tё konfirmimit tё mёtejshёm tё vlerave tona ,ndryshe nderimit sa mё dinjitoz qё gjithёsesi ja kemi borxh akoma Sali Manit kur jemi aq koshientё pёr pёrmasat e veprёs sё tij..
Nёn shembullin e shkёlqyer tё nderimit qё diaspora shqiptare nё SHBA, si gjithnjё pararoja e sensibiliteteve nё dobi tё afirmimit tonё si komb,i bёri kёtij artisti malёsor nё ditёt mortore, mё lumturon fakti i atij debati tё moderuar nё internet,ku replikat gjithnjё mbylleshin me fjalёt: Me respekt. Njё nevojё kjo e bindjes sё " Tё tjerёve" se tashma ne shqiptarёt e kemi braktisur pёrfundimisht unitetin monolit tё mendimit,vlerёsimit apo tё pёrzgjedhjes duke kultivuar unitetin si diversitet si nevojё e mbajtjes lart tё vlerave tona kombёtare sa tradicionale,sa perёndimore si njё komb i civilizuar.
Kur vdiq miku i tё gjithёve dhe njёri prej vlerave mё tё spikatura tё kёtij kombi nё fushёn e folklorit,"Artisti i Merituar"Sali Mani ndodhesha familjarisht nё Itali. Me t'u kthyer nё Koplik,i vrarё shpirtёrisht nga mungesa nё pёrcjelljen mortore tё bilbilit tё folklorit shqiptar,"Artistit tё Merituar" Sali Mani, ndjeva si obligim rivlerёsimin publik tё kёsaj figure, qё Koplikut, dhimbshёm,po i mungonte… prej disa vitesh.
Kёshtu si kryesi e LSHA-M.Madhe paraqitёm propozimin sikurse zhvilluam disa takime me drejtuesit bashkiakё Koplik. Natyrisht qё qarkulluan edhe kundёrshti,madje nёn kompleksin idiot tё ngjyrave tё "parcelёs", u shpik edhe "njё grup intelektualёsh nismёtarё,qё askush s'e pa, as s'e njohu", sikur u afruan edhe kandidatura tё tjera…çka s'na habiti,as s'na befasoi...as para dy vitesh përballë insistimit tonё nё nderim tё "Mjeshtrit tё Madh"Lukё Kaçajn, sot "Nderi i Kombit" .Kryesorja: A kemi bёrё sa duhet pёr Sali Manin? Le tё mё mirёkuptojnё oponentёt e mendimit ndryshe, por personalisht dhe si kritik kaq sa u bё e konsideroj thjesht njё fillim tё mbarё brenda nesh.
Do tё ftoja krejt sinqerisht vetёdijen profesionale tё folkloristikёs shqiptare kudo ndodhet t'i kontribuonim bashkarisht nderimit tё plotё tё Sali Manit,ambasadorit shpirtёror tё kombit tё tonё,veçmas i Malёsisё sё Madhe, sikur tё kontribuojmё, po aq pa komplekse,krejt njerёzisht, nё shuarjen e atyre keqkuptimeve me vetvehten qё s'po i shmangim dot ne shqiptarёt brenda vehtes,mjerisht jo nё emёr tё sё ardhmes sonё, por tё sё ardhmes "sё parcelave tona", qё aq mjeshtёrisht i anatemoi mjeshtri i fjalёs dhe i tingullit "Artisti i Merituar" Sali Mani nё kёngёn e tij: "Politika,.politika".
Si njёri nga anёtarёt e Seminarit shkencor Ndёrkombёtar "Shkodra nё shekuj"me njё pjesёmarrje qё nga Australia e largёt,SHBA,Gjermania,Anglia, Italia, etj etj.shpesh jam ndjerё "vetёm" brenda vehtes kur me studiues tё ndryshёm,tё ardhur nga shtete tjera, diskutonim: Pse Konica dhe Fishta, emrat mё tё nderuar tё kombit tonё, e kanё parё shpeshherё gati tё pamundur tё tё bёrit shtet nga shqiptarёt?
E vetmja pёrgjigje qё mё vinte nё ndihmё ishte:"Mjerё ai qё s'kje aty kur u fol pёr tё"-thotё populli ynё."Do tё thuash ishim tё izoluar",- vazhdonte bashkёbiseduesi im.
Patjetёr,disi i çliruar, "arsyetoja" atё dhe vetvehten. Por e vёrteta s'mbulohet me shosh,as me slogane sado tё gjetura qofshin ato.Mjerisht, edhe nё kontekstin e njё gjeopolitike kaq tё favorshme pёr ne si komb,nё Epokёn e Dialogut ne nuk po arrijmё tё kuptojmё se e
Ardhmja jonё vazhdon tё mbetet peng i thelbit tё asaj filozofie qё ne ende s'e kemi bёrё sa duhet tonёn:
Tё tё duan tё tjerёt,duhet mё parё tё duash vetvehten.
Kёtej kalon fati i sё ardhmes sonё,ndoshta kjo ёshtё hallka e fundit qё shekulli i 21-tё tё formatohet si shekulli i shqiptarёve.H.Klinton e tha qartё, kohёt e fundit, gjatё vizitёs nё Ballkan:"Tashmё, ju shqiptarёt, jini tё barabartё me tё tjerёt". Do tё thotё koha punon pёr ju, por qё kjo tё japё frutet e saj duhet tё duani mbi tё gjitha vetvehten. Koha rroftё Partia, si njё rudiment i Perdes sё Hekurt mbaroi, koha e Postperdes apo e njeriut tё lirё: Rrofsha unё, erdhi. Le ta gёzojmё si vlerё diversiteti duke nderuar vetvehten,ndryshe vlera si vepra e Sali Manit qё na nderojnё,na plotёsojnё dhe na bashkojnё drejt dhe rreth Nёnёs sonё tё Pёrbashkёt, ku tё gjithё kemi njё gjak, ku tё gjithё flasim njё gjuhё !
Nё librin tim mё tё ri,"Kur dashurohemi me kultkonjukturёn",qё pritet tё dalё nga botimi kujtoj si njё mёsim tё madh "autokritikёn"e mikut tё madh tё shqiptarёve Willson,nёntor 1920, para kryeministit anglez Llojd Xhorxh kur i shkruante: "Ndonёse isha nё favor tё ruajtjes sё statukuosё,pra ruajtjes sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё,kisha gabuar nё njё aspekt: Si vetё(Willsoni)ashtu edhe Fuqitё e Mёdha nuk e kishin parё Çёshtjen e Shqiptarёve nga pikёpamja e interesave kombёtare shqiptare".
Aspak pёr replikё, por nё respekt tё mendimit ndryshe dua t'i kujtoj vёllezёrve tanё nё diasporё e kudo qofshin:
Vёrtet nё shikim tё parё,nё sipёrfaqe, ndryshe si kolor entuziast, vargjet: "Gzimi i ujit,asht gzimi i jetёs"marrin jetё si jehonё e arritjeve totalitare, por, po tё futesh profesionalisht nё thellёsi,ndryshe nё filozofinё estetike tё vargut,edhe pse ndoshta krejt pa vetёdije,çka ka ngjarё edhe me gjithё gjenitё e botёs nёn diktatura,ky lloj gёzimi, si gёzim uji, vinte si ironi me vetvehten,vinte si njё dhimbje:
Njё dhimbje pёr ekzistencё,kur cilido e di se dy tё tretat e trupit tonё(apo tё globit tonё)do tё thotё tё ekzistencёs sonё si qenie janё ujё. Dhe ne "gёzonim" nё gjirin e asaj tharjeje katastrofale si qenie pёr ujin, gёzimin e njё çesmeje nё mes tё fshatit(lagjes), kur bota po synonte tё siguronte burime uji edhe nё Mars. Aq mё absurde tingёllonte njё situatё e tillё kur Shqipёria, pёr nga burimet ujore natyrore nё raport me numrin e popullsisё qё ka, zё kreun e vendit nё rang kontinenti,mos mё gjёrё. Nё shekullin XX, ashtu si Migjeni i ngrinte legjendёn deri nё apoteozё misrit ,nё vitet "70-tё ne po ngrinim kultin e ujit,apoteozёn e tij,ujin si perёndi. Kёtu po pёrjetёsohej si njё grotesk njёra nga dёshmitё mё tё dhimbshme autentike tё historisё sonё moderne nёn zgripin tragjikomik tё atij uji para tё cilit shqiptari i shekullit XX, ashtu si njeriu primitiv nё lashtёsi, po i ngrinte atij, ujit, himnin, çka nёnkuptonte anёn tjetёr tё medaljes,Thembrёn e Akilit tё njё sistemi qё nё thelbin e vet filozofik, si llahtari zgripi ekstrem, vetёm zhuri-zhar e priste.
Kёtё medalje brilante me dy pamjet e saj,tё dukshmen dhe tё padukshmen si nёntekst, e ritheksoj ndoshta krejt padashje, mund tё na e dhuronte vetёm njё mrekulli shpirti prej artisti brilant, siç qe "Artisti i Merituar" Sali Mani.
Kodi i Aizbergut nё letёrsi dhe pёrgjithёsisht nё art i tejkalon kufinjtё e tё gjitha nёnteksteve si njё kod qё sa buron nga shpirti,sidomos nё njё kontekst-shtrat Prokusti,po aq mund tё deshifrohet vetёm me tё kundёrtёn e vetvehtes si vetё thelbi i qenies sonё, ku e dukshmja dhe e padukshmja, gazi dhe loti, jeta dhe vdekja janё aq pranё e pranё, sa s'mund tё kenё jetё pa njёra tjetrёn.. Ndoshta nuk e teproj po t'u kujtoj se Molieri i famshёm disa vepra tё tij,si shtrat Prokusti d.m.th si detyrimpёrcaktim nё emёr tё mbijetesёs do t'ia dedikonte, njёrit nga diktatorёt mё pёrbindёsh qё njohu njerёzimi, Luigjit XIV, i cili dёnimet me vdekje i ekzekutonte me prerje koke nё gijotinё. Megjithatё madhёshtia moleriane kurrё nuk u zbe nga qytetarёt e kryeqytetit kulturor tё Evropёs,pse jo edhe tё botёs,Francёs sё tyre, tё bindur se vepra e Molierit,edhe pse pa vetёdije, i hapte rrugёn Francёs moderne.
Hiqnie me kujdes nga memoria juaj "ngjyrosjen" e mallkuar tё atij detyrimpёrcaktimi rozё nё vargjet"Gzimi ujit asht'gzimi i jetёs" dhe do tё ndjeni se nga shpirti i Sali Manit,jashtё atij formati qё e diktonte koha,pёrjetohej vitaliteti i njё krijuesi tё jashtёzakonshёm,mungesёn e tё cilit do ta ndjejmё sa ma larg ditёve tona.
Me artistёt e mёdhej ngjet si me malet: Mund tё jenё edhe hijerёndё nё kufijntё e njё stine tё caktuar, por sa ma larg nesh, aq mё fort zbulohet madhёshtia e tyre.
Artistёt e mёdhenj nuk e shpallin disidencёn me slogane. Ata e pohojnё me gjenialitetin e artit,me thellёsinё e shpirtit tё tyre nga buron vetё vepra artistike si njё oponencё e pёrjetshme ndaj tё gjithёve, sadoqё diktaturat e tё gjitha kohёrave, kanё synuar, pёrmes manipulimeve, tё shndrisin nga drita universale e veprёs sё kёtyre gjenive.Nuk dua tё them se Sali Mani qe disident, por me veprёn e vet konfirmoi gjeninё e artistit qё u dominua pёrgjithёsisht nga shpirti i popullit tё tij. Koha nuk do tё na e falё,brezat do tё na ndёshkojnё, nёse vazhdojmё tё injorojmё vetvehten nё emёr tё filozofisё sё pёrjashtimit apo tё fronteve, nё epokёn e posthistorisё,kur historia i kaloi muzeumeve dhe njeriu i lirё ka shansin maksimal tё realizimit tё vetvehtes.
"Qeveritё dhe pushtuesit janё si uji qё rrjedh,ne jemi populli qё mbetemi kёtu", do tё shprehej afro 80 vite mё parё, legjenda e maturisё malёsore, nёnkolonel Mul Delia, figurё e kompletuar-pa komplekse, ish-bajaraktari i Hotit,me njё arsimim dhe kulturё sa tradicionale shqiptare, sa perёndimore tё konsoliduar.
Duke mirёkuptuar debatin tuaj,larg çdo pёrjashtimi,si njё diversitet vlerash civile, morale,artistike dhe atdhetare,le tё punojmё qё nё njё tё ardhme jo shumё tё largёt Sali Manit,"Artistit tonё tё Merituar",aktualisht "Qytetar Nderi"i bashkisё Koplik t'i jepet titulli "Mjeshtёr i Madh"ndoshta pёr t'i hapur rrugёn e "Nderit tё Kombit"nё 70- vjetorin e tij tё lindjes,njё obligim qё buron nga nevoja jonё pёr tё dhe aspak e tij pёr ne.
Vetёm kёshtu ne do tё arrijmё tё pranojmё vetvehten si integritet vlerash respektive duke shijuar dhe vlerёsuar me dinjitet kumtin e vlerave tona tё traditёs sё afёrt dhe asaj tё largёt si letёrnjoftimi adekuat i domethёnies sonё si identitet kombёtar.
Koplik,mё 2.01.2011
Kadri Ujkaj,kritik letrar

Mediave të shkruara dhe elektronike
Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" me seli në Pejë e Tuz të Malësisë së Madhe

Turpi i Dick Martyt, turp i Evropës
Jemi përballur me indinjatën e thellë dhe nuk kemi reaguar ndaj deklarimeve të tmerrshme e antishqiptare të Dick Martyt derisa nuk kemi mbledhur e artikuluar ndjenjat dhe mendimet e veprimtarëve të shoqatës sonë në Kosovë, Malësi të Madhe, Kosovë Lindore e në gjithë trojet etnike shqiptare. Nga të gjitha këto troje ka arritur në selitë e Shoqatës një lum mllefi ndaj turpit të Dick Martyt, që ne e konsiderojmë edhe si turp të Evropës.
Shoqata jonë e admiron reagimin e krerëve të institucioneve të Shqipërisë në përballje me këtë farë evrodeputeti shumë antishqiptar. Shoqata jonë fton ekspertë të drejtësisë në Kosovë, Shqipëri e trojet tjera etnike që bashkërisht ta përgatisin një padi kundër këtij Dickut, i cili për t'ia bërë qejfin hijeve të zeza e pjellës së demonëve kudo në Beograd e Serbi humb fytyrën dhe nderin prej parlamentari dhe "qëndis" gjithë ato gënjeshtra në raportin e tij duke shkelur kështu në gjakun e mijëra shqiptarëve të vrarë dhe duke trazuar zemrat e lënduara të mijëra nënave shqiptare të Kosovës , që kishin parë me sytë e tyre masakrat më të rënda, që vetëm dorë vrastare e bijve të shtrigave dinë t'i bëjnë.
Dick e dimë se ti nuk do ta lexosh këtë reagim, po urojmë që ai të botohet dhe ne do ta ruajmë në dokumentacionin tonë për t'i treguar edhe brezave që vijnë se ti je shkelësi më i keq i ndjenjave të një kombi, që e do lirinë dhe që ka vuajtur nëpër shekuj nga vras e kriminelë të rangut të milisheviqve, sheshelëve, arkanëve, mladiqeve e farës së tyre kriminele.
Dick ti nuk ke forcë e as mundësi të shkelesh mbi gjakun e mijëra shqiptarëve të Kosovës as mbi kujtimin e tyre dhe fjalën e madhe LIRI. Ti ke zgjedhur rrugën e turpit dhe sot a nesër Zoti , drejtësia dhe gjaku e vuajtjet e kombit tonë do të hedhin në fundërrina dhe do ta kesh vendin bashkë me vrasësit e kriminelët serbë në katin e fundit të FERRIT. Ti ia ke shitur shpirtin shtrigës nga Kaptaret dhe e ke mbushur raportin tënd plot rrena. Pse je ti i këtillë fajet e mëdha i ka Evropa, po mos harroni se shqiptarët e dinë kush ishte dikur dhe kush kjo Evropë. Shtriganët si ti në ferr shkofshin sepse duan ta shkelin lirinë, dinjitetin, gjakun dhe kujtimet e një kombi të vuajtur duke i ndihmuar shtrigave e hijeve të zeza nga Karpatet që të trashen edhe në të ardhmen.
Dick, Shoqata jonë edhe në të kaluarën ka alarmuar me protesta e shkresa qendrat në Evropë e botë që të kenë kujdes nga fashizmi serb e malazez. Ata duhet të kujdesën edhe nga rreziku prej teje sepse ti , e pse e di vetëm ti, po mundohesh ta mbrosh këtë fashizëm e ta godasësh një popull të tërë shqiptarë që lirisë ia fali gjakun e që për hir të ardhmërisë vendosi të fal , por të mos harrojë. Dick ti e ke vendin ose në spitalet e të çmendurve ose prapa grilave. Dick ti vetën e ke shpallur armik të madh të lirisë dhe shqiptarëve. Dick turpi, zërat e shqiptarëve të masakruar, të djegur e të përdhunuar do të shoqërojë ëndrrat tuaja. Dick ndërgjegjja jone nuk do të lë të bësh pleqëri të qetë. Dick t'i je bërë shërbëtor i demonëve e shtrigave që vranë e prenë në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Dick turpi të shoqëroftë tërë jetën tënde prej një gënjeshtari e të mjeri .
Nga Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" me seli në Pejë e Malësi të Madhe

Të tjerët për Konferencën "Gjakmarrja realitet apo retorikë"

Shkodra në përpjekje për të shëruar dy plagë të rënda!
Anëtarët e Shoqatës Atdhetare "Dukagjini" mundoheshin të mos tregonin lodhjen e streset nga përmbytjet e mëdha në truallin e tyre. Ata ,edhe në këtë atmosferë, nuk kishin mundur ta lenin të shkonte pa bërë gjë Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut. Ata bashkë me Shkodrën e molisur po mundoheshin të shëronin plagët e përmbytjeve dhe plagën e madhe të gjakmarrjes

Shkodër, 11 dhjetor- Edhe më 11 dhjetor rrugëtimi drejt Shkodrës ishte tepër i vështirë. Gjendja në autostradën e kombit e qetë dhe normale, por me t'u afruar te fshati Bushat pamjet ndryshoheshin dhe njeriu nuk kishte si të mos e ndjente gjithë atë stres e gjithë atë ngarkesë përballë pamjeve të vendbanimeve të mbuluara nga uji. Policia shqiptare qëndronte në udhëkryqin e Bushatit dhe udhëzonte drejtuesit e makinave që të merrnin rrugët dytësore përmes fshatit Mjedë nëse kanë mendjen të shkojnë në Shkodër. Kjo rrugë ishte e vjetër dhe tani edhe mjaft e ngarkuar. Anash pamjet tregonin se uji ende po mundohej të shtonte problemet, por banorët atje nuk ishin ligur. Në një rrugëtim të tillë ishin në këtë 11 dhjetor edhe delegacioni i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" e me ta edhe dy vëllezër nga Medvegja e Kosovës Lindore, veprimtarët Rexhep Abazi e Shefki Halimi. Me të parë se je nga Kosova ndaleshin e kuvendonin si vëllai me vëlla dhe nuk harronin të shprehnin mirënjohje të thella për humanizmin e treguar nga shteti dhe populli i shtetit vëlla. Shkodra dukej e lodhur nga furtunat e ujit dhe nga përballja me të. Ky qytet i krenarisë shqiptare më 11 dhjetor ishte në përpjekje për të shëruare dy plagë të rënda. Anëtarët e Shoqatës Atdhetare "Dukagjini" mundoheshin të mos tregonin lodhjen e streset nga përmbytjet e mëdha në truallin e tyre. Ata ,edhe në këtë atmosferë, nuk kishin mundur ta lenin të shkonte pa bërë gjë Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut. Ata bashkë me Shkodrën e molisur po mundoheshin të shëronin plagët e përmbytjeve dhe plagën e madhe të gjakmarrjes. Këta veprimtarë të prirë nga kryetari i tyre Ndue Sanaj po organizonin Konferencën "Gjakmarrja realitet apo retorikë".
Dy plagët e rënda
"Me vërshimet sikur jemi mësuar dhe falë forcës që po na jep Zoti dhe ndihmës vëllazërore nga Kosova e vende të tjera po e përballojmë më lehtë këtë plagë, por është një plagë shumë më e rëndë e që po ia zë frymën fëmijëve e pleqve të kësaj ane me dekada e vite. Gjakmarrja po na shkreton e po na le me lot në sy. Ajo po vret ardhmërinë e shumë fëmijëve dhe ardhmërinë e gjithë kombit tonë në këtë pjesë të Shqipërisë", shprehet me dhembje kryetari i Shoqatës Atdhetare "Dukagjini" duke u uruar mirëseardhje në emër të organizatorit të Konferencës, vëllezërve nga Shoqata "Martin Dreshaj", që këtu po merrnin pjesë bashkë me dy veprimtarë nga Medvegja.
"Rrugëtimi ishte shumë i vështirë, por nuk kemi mundur pa ardhur. Me këtë ,edhe një herë, Ju dëshmojmë se në festa e në halle do të jemi sot e gjithmonë bashkë", ia ktheu Ukshin Jashari, kryetar i Shoqatës nga Kosova. Pas kësaj me fjalën e rastit të Sanajt Konferenca nisi punimet. Arqipeshkvi Shkodër- Pult, z. Angle Messafra ka falënderuar fillimisht vëllezërit nga Kosova dhe gjithë miqtë që i janë gjetur Shkodrës e Shqipërisë në këto ditë të vështira të vërshimeve e pastaj ka shpalosur brengat për plagën e rënd të gjakmarrjes. Ai ka lavdëruar të parët e të dy besimeve fetare për angazhimet në zbutjen e kësaj plage, por shërimin e plotë e ka parë në shtetin dhe respektimin e ligjeve. Pas tij me kumtesa përmbajtjesore para pjesëmarrësve të Konferencës janë prezantuar intelektualë të njour nga Shkodra e gjithë trojet tjera shqiptare. Luigj Shyti, Luigj Mila e Prel Milani në pjesën e parë tematike të Konferencës kanë bërë një shpalosje të fakteve nëpër shekuj lidhur me vrasjet dhe gjakmarrjen te shqiptarët, por edhe të popujt tjerë në Ballkan e Evropë. Ata kanë kundërshtuar e kanë hedhur poshtë, edhe një herë, me fakte deklarimet publike dhe botimet e autorëve nga radhët e popujve me ndjenja armiqësore ndaj shqiptarëve, të cilët, si than ligjëruesit, janë mundur që në Evropë e botë të ngulisin bindjen se shqiptarët janë primitivë dhe se gjakmarrjen e kanë në gjak. Këta ligjërues kanë sjellë fakte e argumente se kjo plagë ka rënduar shumë edhe në jetën e popujve të tjerë, të cilët janë vrarë e nakatosur në emër të hakmarrjes e gjakmarrjes. Autorët e këtyre kumtesave janë angazhuar me argumente që shteti të kryej punën e tij dhe të ndikojë me vënien në jetë të ligjeve kundër gjakmarrjes dhe vrasjeve në përgjithësi. " Pa e Sharë as edhe herë Kanunin, atë do vënë në vitrinat më të bukura të bibliotekave e muzeve, por jo edhe në përdorim", kanë apeluar ata dhe pastaj kanë prezantuar edhe shifra të vrasjeve në emër të gjakmarrjeve . Këto jetë po të ishin shuar edhe në ndonjë luftë me shtete e kombe tjera do të ishte shumë", ishte vlerësim i përgjithshëm i pjesëmarrësve. Pas kësaj në Konferencë është lexuar nga koordinatori për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" një apel e lutje drejtuar Konferencës dhe gjithë familjeve të hasmëruara.
"Vëllezër e motra , Ju sjellim këtu lutjet e bëra në kishat shqiptare në Kosovë e në xhamitë tona për festa e mëdha, Ju sjellim këtu lutjet e urimet e shkollarëve të Pejës, Dukagjinit, Koosvës, Medvegjës, tërë Kosovës Lindore, të Hotit, Grudës, Kojës, Trieshit, Dacajve, Rozhajës e tërë Malësisë që Zoti të zbres paqe mes njerëzve të një gjaku, që shteti të bëj punën e tij dhe të mbretërojë në zemrat e njerëzve, jo urrejtja e prirja për gjakmarrje, po mirëkuptimi, dashuria e qetësia. Urojmë nga zemrat e shpirti që kjo plagë e rëndë të shërohet dhe që fëmijët e ngujuar të shohin dritën, shkollën dhe bukuritë e jetës", është thënë në apelin e Shoqatës "Martin Dreshaj".
Të pranishmit janë ndjerë të emocionuar dhe nuk kanë munguar as lotët, kur atyre dhe Shkodrës i është drejtuar veprimtari nga Medvegja , prof. Rexhep Abazi. Ai pasi është angazhuar në gjetjen e mundësive për shërimin e kësaj plage, ka lexuar fjalët e mësuesit në pension Sadri Sadriu, nga Nedvegja.
"Neve në Kosovën Lindore na vrau me vite e shekuj serbi dhe na e mbuloi diellin me errësirë. Fëmijët tanë kurrë nuk ishin të lirë të ecnin e shkolloheshin pa frikë. JU lus o vëllezër në Shkodër e Malësi të mos ngritni dorë mbi njëri- tjetrin. Shqipërisë e tërë shqiptarisë nuk i duhen kurrë më vrasjet e loti, po dielli dhe buzëqeshja e fëmijëve" , thuhej në mesazhin e mësuesit nga Medvegja.
Pjesëmarrësit e Kësaj Konference kanë përgatitur një Deklaratë të Konferencës me të cilën i janë drejtuar presidentit të Shqipërisë, kryetares së Parlamentit, kryeministrit, Grupit parlamentar të PD-së e PS, Ministrit të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe gjithë mediave të shkruara e vizuale në Shqipëri.
Nga Rrahman Jasharaj,
koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe "Martin Dreshaj"

Poezi nga Ganimete Thaçi

PER TY XHAXHA
Data.21.07.2010

Portreti yt hero shekulli,
Fjala jote plumb fisheki.
Besen tënde e mbante edhe plumbi,
Me ty buzëqeshte gjith katundi.
Trupi yt me plot vujtje,
Perveq allahut askujt s"ju tute.
Arsim dashës plot kulturë,
Halil Thaci ishte burrë.
Sot mes nesh s"të kemi ty o xhaxhi im,
Veq fotografit i kemi per kujtim.
Më mban gjall guximi yt,
Për të mos u mposht nga kjo jet,
Edhe pse rruga me ka humb,
Mundohem ta gjej nga një shteg.
Këtë shteg qe ti gjithmon na ke mesu,
Na jep kurajo për me jetu.
Heshtja jote fliste shumë,
Por jo gjithmon kuptoja unë.
Sot s"të shoh asgjkundi ,
S"të ka qyteti as katundi.
E dhimbshme është e verteta,
Por kot e genjej vetveten,
Se ty të mori vdekja.

PER TY NENE
(Fjalet e nje gurbetqari
per festen e 8 marsit)

Mes lotëve po shkruaj o nënë për ty,
Sa shumë më ka mar mallu me të pa me sy.
Po jetoj pa ty si pa krahun e djatht,
Më ka mungu nga ti o nënë cdo fjal.
Më ka mungu fjala mirmengjes,
Se më ndau nga ti I ziu gurbet.
Të kërkoj falje që sjam pran teje ,
Në këtë fest kaq të shenjtë,
Të dua shum nëna ime e shtrenjtë.

NJE LULE PA UJË ISHTE JETA PËR MUA

Një lule pa ujë ishte jeta për mua,
Ashtu si errësira pa qiri,
Kaluan ditët në këtë rini,
Vetëm vdekja mua më ka harruar.

Një lule pa ujë ishte jeta për mua,
Juve me mall kam për tju kujtuar,
Kam për tju kujtuar me sy te përlotur ,
Zemren plot me mall e shpirt te cakatosur.

Kurrë skam për t"ju harruar
O ditët e rinisë,
O trondafili i paqelur
O kujtimet e brishta te rinisë.

Jetova si një lule pa piken ujit,
Si shqiponja pa fushen e kuqe të flamurit.
Jetova me mall e zemër te përvëluar,
Si një lule pa ujë ishte jeta për mua .
Data.14.04.2009

MALL
Në dritaren time erdhi një zog shtegtarë,
Veq ai me pa nga malli duke qarë.
Në flatrat e tij dy fjal I shkrova,
Amanetin që kisha për zogun ta dergova.
Kur zogu të pushoj mbi supet e tua,
Më thuaj si ndihesh që të kam kujtuar,
Mos më thuaj që të fali mall poezia ime,
Se me sy të perlotur e shkruajti e vogla dora ime.

E HUMBUR
E humbur në kujtesen time,
Të gjej ty motra ime.
E humbur jam unë pa ty,
Siq është pika e ujit,
Në oqeanin e pakufi.

VETMI JETE
Kur të thash që po nisem për Universitet,
Me the pa ty motra ime s"rrihet në qytet.
Të kerkoj falje që të lëndon mungesa ime,
Të përgjerohem kurrë mos thuaj që më harroj motra ime.
Nuk e harroj asnjë fjal të thën nga ti,
Do ti kujtoj gjithmon me lot në sy.
Të paharruara do jen bisedat e tua,
Gjithmon me mall kam per ti kujtuar.
Ka për tmë mungu prania jote,
Me mall nga larg do te kujtoj motra jote.
Data.17.01.2008

KURBETQARI
Me shkun vitet e rinis,
Mindila me lot duke cendis.
Duke mendu vendlindje për ty ,
Qava me mall e lot në sy.
Data.24.04.2009

PRANVER NË QYTET
Djeli plot shkelqim
Leshoj rrezet e tij,
Manurshaqet aromatike
Po lulzojn për bukuri.

Sot gjith qyteti
E ka kuptu pranveren,
Sot edhe lisi
E ka hapur fleten.

Pranver në qytet
Kudo në gjënë e gjallë,
Për ty pranver e vendlindjes
Shpirti im po ndjen mallë.
data.17.04.2009

LULJA E PJESHKES
Nje ngjyr prej engjulli
Lule e ati vendi ,
Po te shikoj me mall o lulja e pjeshkes ,
Kur te harroj vendin tim veq ne prag te vdekjes.

Atje u rrita unë
Tani te shikoj me mall,
Ament oj lulja e pjeshkes
Ne Has krenare gjithmon me dalë.

Kur të vi un atje e mallengjyer
Një frut nga ti kerkoj,
Me mall e zemër te thyer
Kete poezi ty ta kushtoj .
Data.15.04.2009

IMAZH

Një buzëqeshje e ngrirë mbi imzh të rrin,
Dy sy të shkelqyer por të qeshin nuk din.
Pse vall ka trishtim ky imazhi yt,
Pse për ty pati mallë gjthmobn shpirti im.
Data.10.10.2008

NATA
Më shoeron në gjumë
Unë të dua shumë,
Pa pranin tende
Sdo kasha qetesi.

Sdo kisha mundësi
Të shikoja yjet e hënën,
Sdo kisha mundësi
Të shikoja ëndërrën.

Sdo kisha mundësi
Të zgjohesha e lumtur ,
Nga shikimi
I një ëndërre të bukur .
Data.14.01.2009

JETA
Mendova jetën të gjatë
Ne krahet e liris,
Por qenka ferri vet
E mbushur me castet e vetmis.
Shpesh her tregohet shumë e veshtir,
Na shtin në fush të betejës me apo pa deshir.
data.24.06.2009

NGA MALLI PER TY

Nga malli për ty sot po qaj,
Nga malli për ty sot po shkruaj.
Do ishte ëndërra ime rinore sikur te kisha ty,
Si një qiri po tretem nga malli për ty.

Nga malli për ty sytë mu vëniten
Kerkoj vdekjen time ne lule te rinis,
Po e mallkoj me shpirt jeten
Se vetem mindila me lot kam qendis.

Largesia prej teje më fali shumë mallë,
Pres me pa durim pran teje me ardhë.
Po të shikoj me lot e mall nga largë,
Po pres me pa durim pushimet me ardh.

Nga malli per ty do te shkruaj sa të jet jeta,
Qetësi shpirterore vetëm pran teje gjeta.
Gjeta atë buzeqeshje që më ka mungu,
Nga malli për ty jeten jam tue mallku.
data.14.04.2009

O JETË
O jetë ku do me qosh,
Më lodhe u bere për mua kosh.
U bëre për mua lule pa ujë,
Deri kur do te vujë.
O jet lulzo një her,
Se kjo zemra ime thell ka ther.
Ka ther nga veshtirsit e tua,
Lulzo te lutem me thuaj TE DUA.
Më ler te rritem dhe un si cdo i ri,
Më lër të të dua përsëri.
data.28.05.2009

MË NDAU SHKOLLA NGA JU Ganimete Thaçi
Dedikuar studentave qe jetonin larg familjes data.22.01.2009
Midis rrugës së dyfishtë të jetës jam,
E ju o familja ime larg ju kam.
Kam vetëm librat këtu para meje,
E nje rrug pa fund per te ardh pran teje.
I kam shumë të vështira ditët pa ju,
Mëngjesi e mbremja më gjen duke ju kujtu.
I zhytur në mendime eci rrugës për në shkollë,
Juve s mund t ju ndaj nga mendja asnjë sekontë.
Pa ju ora më bëhet muaj,
Pa ju dita më bëhet vit,
Veq zoti e din per ju sa jam merzit.
Sa errsira për qiririn,
Sa toka për diellin,
Sa bimet për shi,
Me ka mar malli me ju pa me sy.
Deshta poezin ta zgjasë aq sa oqeani,
E di qe e meritoni por sme lent e shkruaj malli.
Me mërzitet shpirti në lule të rinis,
Shumë mindila me lot i kam qëndis.
Sytë po më verbohen nga malli duke qa,
Ka kohë që unë nuk ju kam pa.
Me ndau shkolla o familje nga ju,
Por me mall gjithmon kam për tju kujtu.

LUIGJ SHYTI -
E BUKURA JETON ME NJERZIT

Meditime rreth vëllimit me poezi
"Kur shpirti bëhet erë"
të Arta Simonit.

Po, e bukura jeton me njerëzit. Ajo i udhëhoqi për gjatë shtegtimeve mijëra vjeçare. Si një muzë e hershme frymëzoi e shëroi. Të verbrit i solli shikimin, fatkeqit i solli lumturinë. E bukura qe amshimi pas të cilit njerëzimi u kap dhe jetoi. Sot jemi këtu falë kësaj ndjenje që shfaqet që shfaqet në mijëra forma e ngjyra. Një ndër format e saj të spikatura është poezia. Nuk pati autor, që në fillimet e veta të mos gjente prehje në gjirin e poezisë. Autor të gjinive të ndryshme, që nga lashtësia e deri në ditën tona, të prozës dhe poezisë, të epokave dhe të shkollave të ndryshme, nuk mundën t'i rezistonin nektarit ndjellës të poezisë së dashurisë. Ata nuk kishin si të mos ngjyenin penën në mjaltin e poezisë. Valter Katuli shkruante: "Dashuroj dhe urrej, ti do ta dish përse ndodh kjo ? Se di, por di se ndodh kështu dhe vuaj."
Në librin me poezi "Shpirti bëhet erë" të autores Arta Simoni, ndjenja e dashurisë shfaqet natyrshëm, njerëzore. Ajo vjen si pjesë e kësaj bote dhe jo si ëndërrim i parajsës së amshuar. Personazhet e këtyre poezive dashurojnë dhe dashurohen, ëndërrojnë, vuajnë dhe lumturohen. Pothuaj të gjitha poezitë vijnë të rimuara, kjo ndoshta shpreh edhe individualitetin e autores. Ajo e gjënë shprehjen e vetvetes te fjalët që i përzgjedh dhe ritmi e harmonia e brendshme e vargjeve.
Vëllimi trajton disa tema; dashuri e përmallshme, melankoli apo vuajtje, dashuri që vuan largimin e të dashurit, emigrimin. Kjo plagë është aktuale dhe prekë zemrat e mjaftë njerëzve, njerëz që ndahen, premtime të parealizuara, ëndrra të lënë përgjysmë. Një tjetër temë që trajtohet në këtë vëllim është dashuria e përjetshme për atë që na sjell në jetë, nënën, por edhe për vendlindjen e mallin për të, veçanërisht, kur je larg.
Poezia "Ditar" dhe "Sa fort të dua", janë ndër poezitë e para të këtij vëllimi, ku njeriu, duke i lexuar ato, përjeton vjeshtën në pranverë. Padyshim dashuria shfaqet si magjistrica që sëmur dhe shëron shpirtra. Figuracioni është i pasur më metafora, epitete dhe retiçenca. Në poezinë "U bë re e iku" mbizotëron antiteza, pesërrokëshi dhe rimat e alternuara, shfaqet metafora. Në poezinë "Thonë se në botën tjetër", autorja shfaqë idenë se dashuri duhet të jetë tokësore dhe e thellë. Ndërsa poezia "Përfundimisht të dua" jepet një çast lumturie që ngrihet mbi rrahje zemrash, përkëdheljesh e premtimesh. "Për ty" është himn kushtuar ndjenjave që të pamundurën e bën të mundur për njeriun që do. Nëpërmes personifikimit komunikohet me objektet, "Kur më buzëqeshë", "Me zemër pran më ke", tonet pozitive ngihen mbi një fantazi të shfrenuar, por dhe tregon shpirtin e pafajshëm fëmijëror të autores. Nëpërmes metaforave dhe shkallëzimit në këto poezi tregohet pastërtia kristalore e ndjenjave. "Këndo për mua" ndjenjën e kthen në melankoli gati vajtuese, në mall të ëmbël, pa inate, pa brengë hakmarrëse. Personazhit të poezisë "Fat i mbrapshtë" asgjë nga bukuritë e jetës nuk ia prishë me përjashtim të djalit që dëshiron.
Poezitë "Më fort se kurrë", "Kur ikën dashuria", "Po të ishe", "Dje", "Sa kohë ti humnershëm hesht", "Mposhte vetminë", "Kam lindur me vonesë", "Pengu", "Mos më duaj sa të dua", "Pa ty", "Jam e dashuruar" apo "Brenda vetes" autorja thotë bindjen e saj se dashuria është brengë dhe flijim. Personazhet e kësaj autoreje rropaten mes lumturisë dhe vuajtjes, "pas hekurave të artë të dashurisë" me të drejtat që u jep dashuria, kërkojnë maksimalen e ndjenjave nga tjetri, partneri, i dashuri.
Emigracioni, një varrë e hapur në trungun shqiptar, që po lodh e drobit me vite e vite, mirazh dikur ndërsa sot përditshmëri deri në lodhje, vazhdon të rendojnë mbi supet e lodhura të nënave, baballarëve dhe familjeve shqiptare. Poezitë si "Me zemër pranë të kam", "Vajza mallkon detin", "Ëndërr", "Pritja", "Vjen tek ti imazhi im", "Dua të të uroj", janë të gjitha valë deti që ngre stuhia e shpirtit. Ato herë vijnë të qeta, të përmallshme, të ëmbla e herë të turbullta, të fuqishëm e shkatërrimtare. Këto valë përplasen në brigjet e zemrave me tërbim duke e gërryer e duke e ngrënë. Përmes apostrofave te fuqishme, shkallëzimeve e pyetjeve retorike, lexuesit i dhurohet një pjesë nga tërësia e vrazhdët e realitetit. Titujt si "Ec e ec, e s'di ku ndalsh" dhe "Mall mërgimtari" i kushtohen ati, atyre që u shkëputën nga prehri i ngrohtë i nënës dhe përgjatë rrugës që përshkuan kokën e mbajtën të kthyer pas, gjysmën e zemrës e lanë peng për t'u rikthyer një ditë. Por këto ditë u bënë vite e fëmijët u thinjën me shijen e kripur mbi buzë, atë shijë që u mëkoj nënë birësuese, mërgimi. Poezia "Vëlla të lutem kthehu" shprehet dhimbja e motrës që midis apostrofash këtë dhimbje e kthen në thirrje të fuqishme, mall që vlon e djeg gjithçka që i del përpara.
Si një burim i fuqishëm dhe i pastër vijnë në tekst poezitë "Sytë e tu më japin dritë" dhe "Për ty nënë". Ne vijmë në jetë përmes sakrificave e lotëve të një nëne dhe gjer sa ajo të mbylli sytë përgjithmonë, për të jemi bota, krijimi, mrekullia, dhurata më e çmuar e saj. Kush qau dhe nuk u përkëdhel nga dora e ngrohtë e nënës, kush pat nevojë dhe nuk u mbështet në prehrin e saj sa do i plakur të ishte, kush u rrëzua e vrau gjurin, u sëmur, u lodh, u mërzit e nuk thirri " oh, nëno". Kush pat paqartësi e nuk e këshilloi nëna. Nëna gjithmonë është një shenjtore. Kalvari i pafund i sakrificave e fisnikëroi fjalën nënë. Vdekja nuk mposhte kujtimin e nënës. Mermeri i akullt mbi varr ngrohet kur fëmijët e saj e përkëdhelin me dorë, apo vendosin faqen mbi të. Është lidhje shumë e fortë, e pazgjidhshme dhe këtë lidhje autorja, duke qenë edhe vetë nënë, e përjeton shumë fuqishëm. Ajo është e bindur se nëna e shoqëron në çdo hap të jetës, edhe kur të vdesin nëna bekon nga qielli. Në poezinë "Vajza e mbetur pa nënë", autorja thekson se jeta pa nënë është një plagë e madhe, një gjymtyrë e mangët, është terr në sy. Në poezinë "Sikur të isha djalë", titull i perifrazuar nga një libër i kahershëm, autorja ngre problemin e diskriminimit gjinor. Femra e brishtë, e bukur, e mençur, sido qoftë është "e burgosur" në një formë ose një tjetër, është e paragjykuar dhe e destinuar ti nënshtrohet fatit. Përmes vargjeve të poezisë ajo shprehë ndjeshmërinë e saj si vajzë, si grua, si nënë, por në përgjithësi nuk akuzon por thjeshtë lutet, publikon.
Në poezinë "Mitingu dhe shqiponja" autorja përmes simbolikës shprehë një vërtetësi fatkeqe të një kombi i cili nuk ka ende njerëz të dejë për të udhëhequr drejt të një të ardhmeje më të mirë, më të shpejtë. Në poezinë "Me ty u zgjova qyteti im", "Ja ku jam", "Një liqen si ky" tregohet lidhja shumë e fuqishme me vendlindjen që i ngjanë si e nënës me fëmijën. Askush nuk të mirëpret si vendlindja. Në vendlindje zgjohesh mëngjeseve të bruzta, atje rezet janë të lara me ar, atje flladi është më i freskët se kudo. Kur je larg nuk mund ti gjesh sado e kudo që i kërkon. Atje gjithçka është e huaj e njeriu mbetet mes kujtimeve ëndërruese. Autorja ka jetuar buzë liqenit, buzë lumit dhe ashtu si himnet lasgushiane dalin nga pena e saj tinguj, aromë njomësie, piktura të sfondit kaltërosh. E bukura Rozafë krihet mbi liqen por poetja me keqardhje pohon se në dhé të huaj nuk gjënë një "krehër" për të birin. Në poezinë "Liqeni dhe pëllumbi" ngjarja është domethënëse për atë që është lindur dhe rritur në Shkodër. Një ditë, avullimi mbi liqen nuk u shndërrua në shi por në lot pa fund. Një kohë e krisur ku njerëzit shndërrohen në çakej e hiena të pangopura me mishin e njëri-tjetrit. Autorja flet edhe për të kobshmen '97, ku njerëzit si të hipnotizuar nga një zë nga errësira, i çjerrë dhe imponues vrapuan drejt armëve. Shpirti i ndjeshëm i poetit, shpirti i një nënë nuk mund të fal as të harrojë gjëma e rënkime të tilla të vendlindjes. Poeti është ai që sheh dhe depërton me shikimin e vet përmes gjerave, sendeve, objekteve, njerëzve. Ai përjeton, vuan apo lumturohet me to. Poeti e ka zemrën në kokë.
Nën titullin "Poezia imë moj", autorja na sjell natyrshëm në kujtesë këngët homerike, autorët e lashtë që kërkonin frymëzimin nga muzat e tyre, për t'i udhëhequr mendimet e fjalët e buta që rrjedhin lirshëm.
Për këtë poete të re, në moshë, por edhe mbasi është libri i parë i saj, muza është poezia e saj. Aty kjo e gjënë ngushëllimin, prehjen. Vetmia s'quhet e tillë kur ajo shkruan. Muza kthehet në mikeshën më të mirë të saj. Plagët e zemërimit kurohen me poezinë. Ajo është sa e shenjtë po aq mëkatare, e megjithatë e sotmja për poetin është pak, ajo nuk mjafton, por e nesërmja do ti sjellë më shumë. Një premtim, ndoshta i fshehur ky i autores, për të na bërë me dije se ajo nuk mund të shkëputet nga poezia dhe se do ta shijojë përsëri.
Libri mbyllet me poezinë "Non posso piu". Kjo poezi e shkruar në italisht tregon për kulturën që ka autorja dhe mundësinë e saj për të vjershëruar në këtë gjuhë.
Cikli i këtyre poezive fillon me dashurinë dhe po me këtë ndjenë mbyllet, me nota melankolie por jo pesimiste, depresive. Në fund të fundit realiteti është i tillë dhe autorja i qëndron ati. Artur Rimband, një poet simbolist i famshëm shkruan:"Studimi i parë i njeriut që kërkon të jetë poet, është vetvetja e tij e plotë, ai e kërkon shpirtin e tij, e heton, e tundon dhe e njeh. Për të realizuar këtë ai duhet të bëhet "profet", përmes një çrregullimi të gjatë të pafund dhe të arsyetuar të të gjitha shqisave. Tek të gjitha format e dashurisë, të vuajtjes, të çmendurisë, ai kërkon vetveten, shteron në të gjitha helmet për të mos ruajtur veçse thelbin".
Arta Simoni sjell vetveten e saj si një femër e ndjeshme, si grua dhe nënë shembullore, si edukatore dhe shoqe shumë e mirë. Ajo nuk përjeton gjendje metafizike apo delirante për të krijuar art, as të bëjë profetin dhe as të bëjë kompromis me djallin. Poezia e saj është e lehtë, me ritëm të ngadaltë, aspak paragjykuese e demaskuese, por shfaqje e një shpirti thellësisht të ndjeshëm e pozitiv, të ëmbël dhe të bukur pasi e bukura qëndron aty ky njerëzit e kërkojnë, e duan, e ruajnë, e transmetojnë.
Vëllimi me poezi "Shpirti bëhet erë" ka brenda aromën e luleve, flladin e ujërave, erën e maleve, stuhinë e zemrës, gumëzhitjen e qytetit, kripën e djersës, të gërshetuara bashkë, dhe mendja e autores shëtitë si një flutur sa në njërën në tjetrën, për të mbledhur nektarin e poezisë së saj. Ajo e ndjen largimin nga vendlindja, i dhimbset shumë, por për një jetë më të mirë, për të ardhmen veçanërisht të fëmijëve emigron familjarisht. Patjetër një ditë do të kthejnë sytë nga vendlindja e tyre. Me siguri nuk do ta harrojnë atdheun e tyre, gjykuar kjo edhe nga vargjet e ndjenjat e shprehura në faqet e librit "Shpirti bëhet erë".

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza

numrat

part03