part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

80

MARTIN CAMAJ, NË FOKUSIN E NJË KONFERENCE SHKENCORE

Fakulteti i Shkencave Shoqërore, nëpërmjet Qendrës kërkimore-shkencore albanologjike, Departamentit te letërsisë dhe te gjuhësisë, te mbështetur nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", me datën 26 korrik 2010, me rastin e 85 vjetorit te lindjes se Martin Camaj, zhvilloi Konferencën shkencore, me teme: "Martin Camaj për kulturën shqiptare, shkrimtari dhe albanologu"
Ne konference morën pjese pedagog te Universitetit "Luigj Gurakuqi", anëtarë te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", familjare te Martin Camajt dhe te tjerë. Këtë konference e nderuan personalitete te kulture shkodrane dhe shqiptare, si: Profesor-doktor Kolec Topalli, Shaban Sinani, Ardian Marashi, Behar Gjoka e te tjerë. Gjithashtu mori pjese Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, zoti Gjergj Leqejza dhe Kryetari i Qarkut Shkodër, zoti Gjovalin Kolombi.
Hapjen e Konferencës e beri profesor doktor Tomorr Osmani, i cili pasi ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, theksoi: "Nje nder i veçante për universitetin tone është qe sot kremtojmë ne nje konference shkencor, me nje pjesëmarrje te gjere studiuesish nga Shkodra, Tirana, Durrësi, Gjermania, Austria e te tjerë, 85 vjetorin e lindjes se shkrimtarit dhe filologut, shkodranit nga Temali i Dukagjinit, Martin Camaj, qe ne te kaluarën moniste emri i tij mbeste si legjende, por shpejt pas viteve 90 filloi te trokasë ne dyert e shqiptareve nga Veriu dhe nga Jugu, duke u bere nje personalitet i dashur, i nderuar dhe i respektuar. Martin Camaj e njohu Evropa dhe Amerika, por jo Atdheu i tij, Shqipëria, e vlerësoi gjuhësia kontemporane evropiane, por jo gjuhësia shqiptare, botoi jashtë, por jo ne Shqipëri. ...
Me rastin e 1 vjetorit te vdekjes se tij, me 26 qershor 1993, u zhvillua konference shkencore me titullin simbolik "Martin Camaj-tradita dhe bashkëkohësia", hapi separin për te kujtuar dhe vlerësuar edhe figura te tjera te kulturës shqiptare, si Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Justin Rrotën e te tjerë. Njëkohësisht me këtë botim te përmbledhjeve te punimeve te kësaj konference u hap edhe kolana "Studime shqiptare" prej se cilës janë botuar deri tashti 16 numra.
Shkodra nuk e la me kaq Martin Camajn. U krijua shoqata kulturore "Camaj-Pipa", e drejtuar nga pedagogu Hasan Lekaj qe filloi t'i japë lexuesit disa nga krijimet e shkrimtarit Martin Camajt. Botimi i veprave te Camajt eci edhe me tej, duke u botua edhe vepra te tjera, nje përmbledhje prej 5 vëllimesh dhe se shpejti vepra e Camajt do te bohet ne 10 vëllime.
Martin Camaj, kjo figure poliedrike, sa shkrimtar, aq edhe gjuhëtar i la trashëgim kulturës shqiptare vepra me vlera te veçanta letrare, por edhe shkencore jo vetëm te traditës, por edhe te bashkëkohësisë shqiptare. ...
Sot me shume se kurrë, vepra e Camajt po studiohet me vlerat e vërteta letrare dhe shkencore, duke i dhenë Martin Camaj vendin qe i takon ne historinë e letërsisë dhe te gjuhësisë shqiptare. Por lexuesi dhe studiuesi shqiptar pret studime dhe monografi te tjera qe afirmojnë Camajn e madh me përmasa te veçanta dhe patjetër ky 85-vjetor do te plotësojë nje dëshirë te tille. Gjithashtu rreth 40 kumtesa qe do te mbahen ne këtë konference, ne dy sesione ne atë te letërsisë dhe te gjuhës do te sjellin nje informacion te ri dhe fakte te panjohura deri tashti për veprën dhe jetën e shkrimtarit Martin Camaj, qe autoret paraprakisht i falënderojmë për punën qe kane bere. Po kështu edhe paraqitja qe do te bëjmë ne fund te kësaj konference te botimit prej 600 faqesh kushtuar kryesisht lepre se Camajt do te ndriçojnë disa nga momentet me te rëndësishme te vepres se albanologut Martin Camaj.
Martin Camaj, ky intelektual i formuar, shkrimtar dhe gjuhëtar, albanolog, me dëshirat e gjithanshme për te kontribuar ne zhvillimin e kulturës shqiptare, radhitet ne plejadën me te zgjedhur te shkrimtareve dhe te gjuhëtarëve tanë".
Konferencën e përshëndeti Zv/Rektori i Universitetit "Luigj Gurakuqi", profesor as. dr. Fatmir Vadahi, i cili ne mes te tjerave theksoi: "Kam kënaqësinë që, në emër të Rektoratit të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të përshëndes veprimtarinë shkencore përkujtimore të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, të Qendrës kërkimore-shkencore albanologjike dhe të departamenteve të Letërsisë dhe të Gjuhës shqipe, kushtuar njërës prej figurave tashmë të njohura të kulturës shqiptare, shkrimtarit, poetit, studiuesit dhe albanologut Martin Camaj, me rastin e 85 – vjetorit të lindjes.
Martin Camaj, si pak të tjerë: Koliqi, Pipa, Resuli, Repishti, rreshtohet ndër ata dijetarë që, ndonëse në mërgim, gjithë jetën iu kushtuan letrave shqipe, duke na lënë vepra të shënuara në fusha të ndryshme, si në gjuhësi, letërsi, histori dhe sociologji e duke dhënë një ndihmesë të dukshme në njohjen e popullit tonë dhe identitetit të tij. Me një bazë kulture të themeltë, të fituar në vitet e para të jetës në Seminarin Papnor të qytetit tonë, Camaj plotësoi dhe u thellua në studimet e veta nëpër universitete të huaja, nga Beogradi, Roma dhe Mynihu, duke lënë gjurmë sa në shkencat albanologjike, edhe në krijimtarinë letrare artistike. Ai ishte përherë yni, siç e theksonte në prag të ndarjes nga jeta më 1992 dhe ne ishim të tijtë. Trashëgimi kulturor i Camajt është pa dyshim ndër më të shënuarit dhe, në pikëpamje të gjuhës, ndër më të përparuarit e njerëzve të penës që jetuan e krijuan larg Atdheut".
Përshëndeti bashkëshortja e Martin Camaj, dr. Erika Camaj, e cila ne mes te tjerave theksoi: "Sot asht nji ditë e mbarë për né. Na mblodhi rishtas ky qytet, të cilit im shoq i shkrou: "Të dhanë vetëm nji emën: Shkodër".
Ju nderoni në ketë tubim tim shoq, e bashkë me tê të tanë ata qytetarë, intelektualë e shkrimtarë shkodranë qi i kënduen Shkodërloces, edhe pse shumë sish u asht dashtë me hjekë e me vuejtun shumë. E ju nderoni edhe mue.
Me ketë rasë po due t'ju falënderoj me gjithë zemër për miqësinë e dashuninë qi më dhuroni prej vitesh. Të dyja këto dhunti tueja-miqësinë e dashuninë-unë i shof si pasunitë mâ të mëdhaja në jetën teme.
Ketë radhë kam sjellë me vete nji libër. Botimin e këtij libri, qi asht nji dhuratë me rasën e tetëdhetë e pesë vjetorit të tim shoqi, e organizoi profesor Demiraj. Ai i dha titullin "Na jemi te tutë"
Ketë libër due me ia dhurue Bibliotekës s' Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës dhe Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini".
Unë i uroj tubimit suksese dhe juve tanë të mirat.

Ne fund, zonja Camaj, i dorëzoi Bibliotekes "Luigj Gurakuqi" dhe Shoqates "Atdhetare-Dukagjini", librin me botime per Martin Camaj, me titull "Na jemi te tutë", ne gjermanisht.

Përshëndeti kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", kolonel Ndue Sanaj, i cili, ne mes te tjerave theksoi: "Nëpërmjet kësaj Konference bëhen aktuale dhe materializohen me punë konkrete, përpjekjet dhe dëshirat për nderimin e jetës dhe veprës së Martin Camaj-t. Por, ne te njëjtën kohë, të gjithë ne, organizatorët, lektorët, referuesit, me kujtimin e jetës dhe veprës së Martin Camaj, po marrim përsipër përgjegjësinë dhe detyrën që na takon ndaj kontributit që Martin Camaj la për ne. Mospërmbushja e mospërgjegjshëmria ndaj se cilës do të ishte një faj.
Martin Camaj, si shumë mendje të tjera të ndritura që kontribuan përmes penës, me shpirtin e tyre të palodhur, me dashuri ndaj atdheut, e vendlindjes, e kane bere punën e tyre, ndërsa ne, na mbetet t'i njohim, t'i pranojmë mentalitetet dhe dijet e tyre avangarde, t'i hulumtojmë, dhe duke i studiuar, të mësojmë nga vepra e tyre.
Martin Camaj lindi dhe u rrit duke thithur ajrin e freskët të maleve të Dukagjinit, por u burrërua dhe u plak duke thithur ajrin e demokracisë evropiane; Ai asnjëherë nuk iu fsheh erës së ftohtë të Veriut të Shqipërisë, por dhe as luginës së Innit të Gjermanisë ku mbylli jetën e tij; Ai, asnjëherë nuk iu fsheh diellit përvëlues – metaforik, kudo që jetoi dhe punoi; Ai, e zbuloi veten para njerëzve, duke u treguar para tyre Martin Camaj komunikues, bujar, fisnik dhe atdhetar. Kudo shkeli, punoi shumë për të fituar dije, për të dhënë dije, për të lënë dije dhe për të përfaqësuar denjësisht shqiptarin. Vetëm kështu arriti të formatojë personalitetin e tij, njeriun, atdhetarin e përkushtuar, pa harruar asnjë moment të jetës së tij, popullin, vendin dhe gjuhën që e lindi.
Kam bindjen, se te gjithë ne kemi çfarë të mësojmë nga jeta dhe vepra e Martin Camaj-t. Me këtë konferencë ne bëjmë përpjekjen e parë shkencore, për të zbuluar vlerat e veprës se tij, që duhen bërë pjesë e arsenalit të kulturës sonë, madje asaj më të mirës dhe të krenueshmes, e cila kulturë, si e tillë, është e domosdoshme për të siguruar prosperitetin e shoqërisë shqiptare.
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" nëpërmjet gazetës së saj modeste "Dukagjini" ka bërë përpjekje të publikojë jetën dhe veprën e Martin Camaj, me mbështetjen e Drejtorisë se Monumenteve te Kulturës në Shkodër, shtëpia e lindjes se Tij është shpallur monument kulture. Me Akademinë e Shkencave dhe Institutin Albanologjik në Tiranë (Qendrën e Studimeve albanologjike) kemi bërë përpjekje, që jeta dhe vepra e Martin Camaj të dekorohet nga Presidenti i Republikës me urdhrin e lartë "Nderi i Kombit".
Shpreh kënaqësinë, që më jep besimi, se pas tre vjetëve përpjekje, t'ia kemi arritur qëllimit, që Martin Camaj, së shpejti të dekorohet me urdhrin e lartë "Nderi i Kombit".
Me lejoni që nëpërmjet kësaj tribune, të falënderoj: Keti Bazhdari-n, Nik Mrinën, Pjeter Gjetën, Tonin Gjonin dhe Martin Selimin, për mundësinë që i dhanë shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" për të mbështetur realizimin e kësaj Konference".
Pershendeti edhe Kryetari i Qarkut, zoti Gjovalin Kolombi dhe Drejtori i Inistitutit Albanologjik(Studimeve albanologjike), zoti Ardian Marashi.

***
Konferenca u nda ne dy seksione:
a) Seksioni i letersise, e drejtuar nga drejtoresha e departamentit, profesore.as. dr. Ledri Kurti, ne te cilin kumtuan:
1-Adem Jakllari (Tiranë): "Poezia e Camajt midis simboleve mitike dhe synkopeve moderne".
2-Ledri Kurti (Shkodër): "Drama apo tekste të dramatizuar: "Loja e mbasdrekës" dhe "Kandili argjandit";
3-Zef Gjetja(Tirane), Trajtimi i vendlindjes në veprën e Martin Camajt;
4-Behar Gjoka (Tiranë ): "Gegnishtja – mallkimi dhe lavdia e Camajt";
5-Alma Hafizi (Shkodër): "Relativizmi i Camajt në novelën ' Jesemina'
6-Vjollca Osja (Tiranë): Çështje të tipologjisë së llojit tek madrigalet "Dranja"
7-Baviola Shatro (Durrës): "Poezia si botëkrijim dhe estetika e ripërmasimi të kohë- hapsirës".
8- Shaban Sinani (Tiranë): "Ikja si dukuri në jetën dhe veprën e
Martin Camajt";
9-Valbona Karakaci (Shkodër): "Qëndrimi i Camajt mbi letërsinë shqipe të Pasluftës";
10- Laura Smaqi (Tiranë): "Camaj – shkrimtari ideal në vizionin e Koliqit";
11- Arben Prendi (Shkodër): "Marrëdhënioe të poezisë së Camajt
me folklorin dhe Letersinë gojore shqiptare";
12- Alva Dani & Lindita Kazazi (Shkodër): "Dimensioni perëndimor i shkrimtarit dhe gjuhëtarit";
13- Ermira Alia (Shkodër): "Camaj në një këndvështrim pedagogjik";
14- Elinda Ramadani (Shkodër) "Romani "Djella" – Gërshetim intertekstual midis prozës dhe poezisë

b) Seksioni i gjuhësisë, i drejtuar nga Drejtori i qendres se kerkimeve shkencore albanologjike, profesor doktor Tomorr Osmani, ne te cilin kumtuan:

Kolec Topalli (Tirane), "M.Camaj dhe albanologjia e gjymtuar"
Tomorr Osmani (Shkoder), "Konsiderata gjuhësore të M.Camaj për gjuhën letrare shqipe dhe ndihmesa e tij për një afrim ndërdialektor"
Edelina Çerpja & Emil Lafe (Tirane), "Sistemi foljor te vepra "Lehrebuch der albanischen Sprache dhe Albanian Grammar të Martin Camajt"
Gjovalin Shkurtaj (Tirane), "Martin Camaj-figurë e shquar e albanologjisë dhe e letërsisë shqiptare"
Bardhyl Demiraj (Gjermani), "Camaj në karieren e tij diplomatike"
Mimoza Priku (Shkoder), "Rreth disa ndërtimeve foljore në prozën e Martin Camajt"
Tef Topalli (shkoder), "Kontribut gjuhësor i panjohur i M.Camajt"
Evalda Paci (Tirane), "Pikëpamjet e M.Camajt për "Mesharin"(vështrim filologjik dhe tekstologjik mbi librin e parë në gjuhën shqipe)"
Ina Arapi (Austri) "Pasuri leksikore te "Njeriu më vete e me të tjerë""
10- Rezarta Draçini & Esmeralda Hoti (Shkoder), "Vështrim psikolinguistik i veprës "Pishtari i natës"
11- Matilda Parllaku, (Tirane), "Sintaksa e Martin Camajt si pasuri gjuhësore e shqipes"
12- Anisa Kosteri (Shkoder), "Disa veçori dialektore të romanit "Rrathë" të M. Camajt"
13- Irida Hoti, (Shkoder), "M.Camaj në tekstet shkollore"
14- Aida Uruçi, (shkoder), "Çështje të fjalëformimit të veprës "Drandja Madrigale" të M.Camajt"
15- Orjeta Dushi & Teuta Çoku (Shkoder), "Konsiderata rreth sistemit foljor të një vepre letrare të M.Camajt"
16- Alketa Kraja & Valbona Sakej & Albana Kaloshi (Shkoder), "Fenomeni i mënjanimit të së ashtuaquajturës nyjë të përparme të veprës së Camajt".
17- Arjola Hoti & Aimir Osmani (Shkoder), "Risitë në gramatikën shqipe të
M. Camajt".
18- Majlinda Bushi, (Shkoder), "Letërkëmbimi i M. Camajt më Gjon Sinishten"

***
Konferenca shkencore, u mbyll me promovimin e librit kushtuar 85-vjetorit te lindjes se Martin Camaj, me titull "Na jemi të tutë", me autor profesor Bardhyl Demiraj.
Nga Lazer Kodra

 

THETHI-MREKULLIA SHQIPTARE

-Kronike nga vizata e Presidentit Bamir Topi ne Theth-

Date 9 korrik do te shënojë nje faqe te re historie për fshatin Theth. Është e para here qe nje kryetar shteti viziton këtë vend dhe bisedon me malësorët e këtyre aneve.
Feste është ne Theth!
Ai ka kënaqësinë dhe privilegjin, qe sot te prese Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi.
Pas nje udhëtimi pak te lodhshëm, por shume te këndshëm, përmes luginës se Shkrelit dhe te Boges, Presidenti, Ambasador i Republikës Gjermane ne Tirane- Bernd Borchardt, Ambasadori KE-Lohan dhe te tjerët qe e shoqërojnë ngjiten ne Qafen e T'thores. Përpara tyre shpalosen bukuritë e Alpeve Shqiptare, male dhe lugina te mahnitshme dhe për te soditur me mire, këtu ne lartësinë mbi 1600 m mbi nivelin e detit, Presidenti zbret nga makina dhe bën nje cope rruge ne këmbë midis pishave shekullore, ajrit te pastër dhe peizazhit mahnitës alpine. Nga Qafa e T'thores përmes hijeve te aheve, pishave dhe aromës se luleve, Presidenti dhe grupi qe e shoqëron zbresin ne luginën e bukur te Thethit. Ai pritet ne sheshin pranë Kishës nga shume banore te Thethit, por edhe shume te tjerë nga pjesa e tjetër e komunës se Shalës, banore te Thethit qe banojnë ne qytet dhe zonat fushore. Ne këtë rast, kishin ardhur këtu dhe kryetari i qarkut Gjovalin Kolombi, kryetari i komunës se Shalës-Dede Tonaj, drejtuesi kryesor i GTZ-se ne Shqipëri-Ismail Beka, kryetari i shoqatës "Atdhetare-Duakgjini" Ndue Sanaj, kryetari i FZM Alfred Haxhari, përfaqësuesi i SNV ne Shkodër-Mark Rupa, mjeshtri Ahmet Osja, e te tjerë.
Ne hijen e blinjve shekullor, Presidentit i dhurohen tufa me lule te freskëta, te mbledhura nga flora e bukura dhe e larmishme e Thethit.
Ashtu te ulur, tradicionalisht, mbi qilimat dhe lëkurë te deshve, ne forme te rrumbullaket, fillon nje bashkëbisedim i çiltër dhe i thelle, për sot dhe te ardhmen për këtë vend turistik dhe te kësaj zone me vlera te pakrahasueshme.
Moderatori i shkathet i këtij tubimi, qe nga te gjithë u quajt "Kuvendi i Thethit", Mark Rupa e menaxhoi bukur. I pari e mori fjalën, kryetari i Komunës Dede Tonaj, i cili i uroj Presidentit dhe grupit qe e shoqëronte Mirëseardhjen dhe foli për kulturën dhe historinë e këtyre aneve. Foli dhe Z/MTKRS_ve, zonja Suzana Turku si dhe Ambasadori i Republikës Gjermane, i cili prezantoi dhe projektin qe e mbështet qeveria gjermane dhe qe do te shtrihet ne gjithë zonën e Alpeve Shqiptare, përfshi dhe ato pjese qe janë ne territorin e Malit te Zi dhe te Kosovës. Këto zhvillime do te bëjnë te mundur dhënie e vlera qe meritojnë ato male te bukura dhe krenare, zhvillimin e tyre ne shërbim te turizmi, por dhe te banoreve te tyre.
Ne nje mjedis shume miqësor, dashamirësie dhe respekti qe dine malësorët te shprehen për mikun, e mori fjalën Presidenti i Replikës-zoti Bamir Topi.
Qe ne fillim, ai shprehu emocionet e tij për pamjet qe i dolën para syve, qe ne momentin qe ju shfaqet Alpet Shqiptare. "Sot zbulova mrekullinë Shqiptare", pohoj Presidenti qe ne fillim te fjalës se tij. Takimin e kësaj dite, ne gjirin e maleve qe me freskinë dhe bukurinë tyre i ngrohin zemrën çdo vizitori, e vlerësoi si nje miniforum evropian. Ai, ju drejtua mendjeve te shumta te pranishme dhe me tej qe te reklamojnë këtë vend me bukuri dhe vlera te paçmuara, dhe jo te njohura sa duhet. Ai, u shpreh se ne kujtesën e tij, dita e sotme do te jete e paharruar dhe se gjerat qe preken nuk do te harrohen. Pak me tej, Presidenti nënvizoj: te jemi te tërhequr për te pare ndryshimin. Zoti Topi, u ndal dhe ne fenomenin e gjakmarrjes si nje akt jo bashkëkohorë dhe qe ka sjelle dhe vazhdon te sjelle pasoja te renda për shoqërinë, "është nje ndërtesë këtu, theksoj Presidenti, qe është pjese e historisë qe quhet Kulla e ngujimit. Ajo nuk duhet te prishet, por duhet te ruhet qe tu flasë brezave".
Njerëzit duhet te dalin nga "Kulla e ngujimit", porositi Presidenti qe le te kuptohet se ka ardhur koha zhdukjes se këtij fenomeni, duke vepruar ligj dhe vetëm ligji me drejtësinë dhe rreptësinë e tij.
Pastaj, Presidenti foli për bukuritë e Thethit, te pa para, te pa përsëritshme, por qe duhet te kthehen ne burim te ardhurash, burim shëndeti, burim relaksi për banoret e këtyre aneve dhe për vizitoret. "Toka e jone është e vogël - tha Presidenti, por e mbushur me vlera te larta".
Kuvendi i sotëm ju takon te gjithëve, porositi Ai. Tema e këtij Kuvendi apo Forumi mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqe sociale dhe mjedisore, është nje premise për nje ardhme me te mire.
Pas, fjalës se Presidenti e morën fjalën dhe shume malësorë, qe me fjalët e tyre te thjeshta i uruan mirëseardhjen, por dhe shfaqen mendime për nje zhvillim me te shpejte te këtyre zonave, për nevojat aktuale dhe për ne perspektive.
Duke bere nje përmbledhje te diskutimeve, mund te thuhet se tri ishin problemet qe malësorët mendojnë qe mund te ndihmojnë ne zhvillimin e këtyre zonave. Se pari, investimet ne infrastrukture, veçanërisht ajo rrugore, energji elektrike dhe kompletimi i gjithë banesave te fshatit. Se dyti, kredi te buta për zhvillimin e turizmit malor. Se treti, shpallja e zonës se Alpeve "Zone e lire" se paku për 10-vjet.
Ne nje moment, Presidenti dhe personalitete qe e shoqërojnë shkruajnë emrat e tyre ne disa qeleshe te bardha, karakteristike këto te malësoreve te këtyre aneve, te siguruara nga Gjon Gila, pronari i bar-restorant "Tradita-G&T" Shkodër, i cili premtoi se do ti ruaj deri sa te behet funksional muzeu etnografik ne Theth, te cilit do t'ia dhuroj.
Pas këtij kuvendimi, Presidenti del para gazetareve ne nje koherence shtypi te improvizuar ne nje ambient te bukur Alpine, e para ne këtë zone gjate gjithë historisë se saj. Duke ju përgjigjur pyetjeve te gazetareve, theksoj se takim i sotëm është me i emocionuesi i jetës sime dhe me pas vazhdoi, se kjo mrekulli duhej te ishte zbuluar me pare. Zoti Topi, ardhjen e tij ne Theth e quajti si nje forme autokritike për këtë vend. Ai theksoi, se bukuritë qe i janë shfaqur sot janë shume here me te bukura se ato qe i kemi lexuar neper librat e gjeografisë. Kjo ishte dhe nje porosi për ata qe shkruajnë, për te pasurua sa me mire realitetin. Presidenti e vlerësoi shume dhe punën e banoreve, për ruajtjen dhe rritjen e vlerave te këtij fshati dhe te gjithë zonave ne tërësi. Ai theksoi, se ka shume mundësi për kombinimin dhe zhvillimin e turizmit dhe te ekonomisë bujqësore e blegtorale. Ai, vlerësoj dhe projektin qe po privijohet për lidhjen e Alpeve Shqiptare me rruge automobilistike, bashkëpunim ndërkufitar dhe te tjera. Me pas, Presidenti i Republikës dhe Ambasadoret e vendeve mike, te shoqëruar nga shume banore vizitojnë kullën e ngujimit. Intelektuali i ri Mark Rupa, i shpjegon Presidentit për këtë ndërtesë si dhe për mbivlerësimet pompoze qe i janë bere kësaj ndërtese dhe nocionit "Kulle ngujimi". Presidenti takohet dhe me te zotet e shtëpisë, Mark Koçeku dhe Sokol Koçeku. Aty, pasi largohet nga kulla, ne oborrin e shtëpisë se Mark Koçekut, ne nje tavoline te mbushur plote, ftohet nga i zoti i shtëpisë për te qëndruar pak minuta. Ai, pa asnjë hezitim ulet ne tavoline, takon gotat me te zotin e shtëpisë dhe te pranishëm te tjerë. Me pas interesohet për prodhimet bujqësore te zonës. Marku i tregon për to, por shton se duhet te punojmë me shume.
Ne tavoline, përballë Presidentit është i ulur dhe mjeshtri Ahmet Osja. Duke e vlerësuar punën e tij, Presidenti i Republikës tha: "Ahmet Osja është nga personalitet me te larta te bujqësisë shqiptare". Presidenti hynë dhe ne shtëpinë e Mark Koçekut dhe bën fotografi me çiftin Koçeku.
Ne hijen e blinit organizohet nje dreke për Presidentin dhe grupin qe e shoqëronin. Ne këtë dreke, pas përshëndetjeve te rastit dhe takimit te gotave, kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" i dhuron Presidentit libra me veprimtari shkencore te saj dhe disa numra te gazetës "Dukagjini".
Kështu mbyllet kjo dite e bukur dhe e veçante për Presidentin dhe grupin qe e shoqëron, por shume e veçante për Thethin, banoret e tij dhe shume me gjere.
Këtu po e mbyllim këtë kronike te kësaj vizite historike me urimin e përzemërt: Mos qofte e fundit!
Nga Luigj Shyti

 

Martin Camaj - shkrimtari dhe dijetari,

- nga Prof. asoc. dr. Ledri Kurti-

"Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysëm shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt", theskonte Martin Camaj, me 7 mars 1992
Figura e Martin Camajt, ndonëse e panjohur disa dekada, dhe madje e paguxueshme për t'u cituar, ose studiuar qoftë dhe vetëm për kontributin shkencor filologjik në studimet e tij gjuhësore, apo njohur për kontributin e tij në katedrën e Albanologjisë në Mynih, tashmë është e legjitimuar në vendi i tij, mes njerëzve të gjuhës së tij amtare, për të pasur vendin e merituar në kulturën kombëtare shqiptare, me dhe pa dashjen e ndokujt apo me dhe pa dashjen e receptuesit të dembelosur në klishe të gatshme të modelit te kohës dhe vendit, në të cilin iu gatua shija dhe mendimi.
Me pak fjalë, Martin Camajt, që jetoi larg lexuesit të tij natyral, duke iu mohuar receptuesi dhe duke i munguar efektet e recepsionit, iu mohua komunikimi me njerëzit e gjuhës së vet natyrore, ndërsa letërsisë në tërësi dhe kombit vetë iu mohua komunikimi shpirtëror me njeriun që e dashuronte këtë gjuhë dhe lirinë e bukurisë së saj, në të gjitha përmasat e shprehësisë dhe tingujve nga rridhte mendimi shqip.
Fjala shqipe me mosdashjen për të njohur veprën e Martin Camajt i rivulosi vetes edhe njëherë vuajtjet e gjuhës, pasojat e së cilës i ndjejmë ende sot.
Lindi më 21 korrik 1925, plot 85 vite më parë. Në të ish ngjizur tharmi i një "poeta nascitur" pikërisht, në vendlindjen, rrafshet, luginat e bjeshkët, ku mrizonin trashëgimitë e zanave, miteve e legjendave. Fillesa e edukimit të tij, modeli i edukimit në shkollën jezuite, iu bë pjesë e qënies, si njeriu i meditimit, heshtjes, e më pas edhe shkrimtarit për të cilin, koncepti i poetit dhe i poezisë përmblidhej në: "Vargjet … që janë për t'i lexue në heshtje"; e jo të llojit deklamativ!
Papajtueshëmrinë e tij me modelin e një regjimi, si ai komunist, i riu Martin Camaj do ta shprehte me përfshirjen e tij në grupimin social-demokrat, sipas dëshmisë së ish-gjimnazistit së Liceut të Shkodrës Ahmet Bushati. Nga viti 1945-1953, pjesë e arrestimeve, burgosjeve të grupimeve të kësaj shkolle, do të bëheshin mbi 60 gjimnazistë, ndër to më pas do të vazhdonin internime dhe përjashtime, nga shkolla. (Bushati Ahmet, Gazeta Shqiptare, 30-01-2002, Gazetar Dashnor Kaloci)
Pjesëmarrja në veprimin kundër regjimit komunist, që u bë dhe shkaku i largimit të tij nga Shqipëria, shpëtoi jo thjesht Martin Camajn. Por bashkë me të dolën e mbijetuan nga nëndheu i murrmë i fillesës së kulturës shqipe specifikisht kulturës gege, ku: "gjarpinjtë u banë gur nën tokë për t'i qindrue dimnit" (Gjarpinjtë).
Letërsia shqipe dhe pasuria e tharmit geg, gjeti të burojë e të vazhdojë rrjedhën e vet diku tej, sa në tokën e Kosovës, Romës, dhe Mynihut, duke shënuar dhe fazat përcaktuese të jetës evolutive të ritmit e shpërfaqjes së krijimtarisë si shkrimtar, punës filologjike dhe veprimtarisë së tij si albanolog.
Kështu, i prangosur me ikjen e detyrueshme dhe jo të dëshirueshme, mbeti me zemrën dhe sytë e mendjes të fokusuar në shpirt, të përkthyer në mall e kujtime për dheun dhe mbi fatin e "frymorëve të papërsosun".
Reminishencat, kujtimet e pashqitshme nga ai realitet i vendlindjes përbëjnë gjithnjë fletën e hequr të librit të parë të jetës - prej të cilit akt, i mbetën fjalë të paemën.
Hoqa fletën e librit të parë/ Prej faqes sime dhe mbetën fjalë të paemën. "Hoqa fletën e librit të parë/ aludojmë të jetës (!)".
Me ikjen në një moshë kur i duhej të vendoste, për të ardhmen e fatit të vet prej të riu, vihet në ikje në fakt, nga kultura dhe gjuha shqipe (sikur kish ndodhur me parë edhe me Koliqin e te tjere) një tjetër e ardhme poetike e lindur nga gegërishtja.
Por paradoksalisht, për dëshirën e atyre që ia dhuruan këtë fat, do të shpëtohej, si dëshmi sfiduese, një tjetër mbijetesë e përkryer, e trashëgimisë për kulturën shqiptare, e përkorë dhe njëkohësisht e sofistikuar, me thjeshtësinë e vet të hershme.
Do të shpëtohej një nivel i munguar i gegërishtes, në shkallët e trashëgimisë për kulturën shqipe, po aq sa do shpëtohej dëshmia, e një modusi të arsyeshëm të bashkëjetesës së saj me normën letrare, në një koncept luajaliteti.
Camaj vjen, si poet, shkrimtar, dramaturg, studiues i letërsisë dhe kritik i procesit letrar, editor i "Shêjzave" për disa vite me radhë, dhe gjithashtu botues i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj; studiues i letërsisë më të vjetër shqipe duke filluar nga Buzuku e duke përfshirë edhe Bogdanin; studiues i dukurive gjuhësore të shqipes në rrafsh historik e aktual; autor kërkimesh dialektologjike në mjediset arbëreshe; autor studimesh të mirëfillta gjuhësore duke përfshirë dhe rrugën e formimit të shqipes letrare (pjesa më e madhe botuar në "Trofenik"); hartues i një gramatike të shqipes për të huajt; mësimdhënës titullar i lëndëve të albanologjisë në Ludëig Maximilian University të Muenchen-it; urë ndërlidhëse midis ishujve letrarë të sistemit jofunksionues të letërsisë shqipe: midis Kosovës dhe botës arbëreshe, midis mërgatës së Perëndimit dhe asaj të Botës së Lirë, midis tyre dhe makrosistemeve letrare të botës moderne;
Gjithashtu, vjen dhe si një pikë reference për qendrat e albanologjisë në botë, me një bibliografi të jashtëzakonshme dhe tejet intensive. Me të gjitha këto, Camaj pashmangshmërisht e vë në vështirësi studiuesin.
Me kalimin e viteve u bë krejt e qartë, se vepra e Camajt kërkonte një synergie për t'u integruar vërtetësisht në mjedisin kulturor dhe letrar që i takonte. Së paku duhej të ishin bashkë historiani i letërsisë dhe historiani i shkencës shqiptare, i albanologjisë.

Simbiozat dhe dualitetet
Simbiozat dhe dualitetet që shoqëruan qenien e tij jetësore dhe letrare, do të ishin :
* ikje dhe shpëtim; * humus geg dhe traditë - edukim klasik dhe formim perëndimor; * pasuri leksiku dhe hershmërie - mundësi bashkëjetese dhe luajaliteti me normën letrare; * prirje dhe fillime letrare - diplomim në gjuhësi, me disertacion për Buzukun dhe Specializim po gjuhësor në Gjermani - sinteza pedagog (ligjërues) në një katedër albanologjie; * shpirt, tharm, dhe pasuri leksikore, lindur në tokë legjendash e mitesh - mendim i moderuar për mundësi bashkëjetese dhe luajaliteti me normën letrare, në sintezë: akribi shkencore dhe ekonomizim i fjalëve gjer në shprehësi brilante të përzgjedhura si esencë.
Si tipar: në gjithë veprën e tij, të shkruar gjatë afro 35 viteve, a më shumë, Camaj është në kërkim të rrënjëve të të parëve, të atdheut të munguar, të vendlindjes që e nuk mund ta shohë dhe që e ndjek pas si një dënim.
Do të njihet si Uliksi, që merr udhët përtej Itakës. Po ashtu si soliditet i gjenezës së trashëguar, krijues i legjendës dhe mitit të thyer dallueshëm në thelb nga përmasat klasike të perceptimit, si "hermetik", hermetizmi i të cilit vjen, jo përmes lëndës, apo semantikës së fjalëve, por përmes risisë së hijshmërisë, trajtës konvencionit të thatë dhe peshës së rëndë.

Origjinaliteti dhe Dominantja
Po të kemi parasysh, Barthes me konceptin e tij mbi tekstet e shkrueshme dhe të lexuehsme, Martin Camën dhe fjalët e tij, të pastra me vesë e brymë, mund t'i klasifikonim, ndër ato tekste, të shkrueshme, që kërkojnë lexuesin e duhur. Tekste të ngritur mbi një strukturë, e cila denjësisht kërkon heshtjen, për t'a mbarsur mendimin dhe koncentruar në shije të llojit të papërsërithsëm, për të cilën Martin Camaj është origjinal.
Ky origjinalitet do ta shoqërojë në stilin e formësuar nga lënda karakteristike shqiptare e letrarësuar, nëpërmjet edhe një sintakse karakteristike dhe gjetjes së pajtueshmërisë së hijshme, mes gegërishtes letrare dhe asaj jo të tillë.
Origjinal do të njihet gjithashtu në mënyrën e sofistikuar me të cilën vjen, dhe kjo, vetëm përmes thjeshtësisë dhe hershëmrisë, rifunksionalizimit të pasurive, ardhura të gatshme nga paraardhësit, mbi të cilat ai, ngre trajtat e veta të ajthëta, para derës së Veriut.
Siç duket, morali i llojit të ligjërimit të tij, kishte një filozofi: atë të ndërtimit mbi shkallën zero të shkrimit.
Shembull klasik i Camajt - breshka, shembuj të tjerë, rrashta, gjarpri, uji, shiu.
Shembuj klasikë të tjerë të Camajt - thyerjet e koncepteve të llojit, madrigal, (në fillimet e veta, si këngë) apo dramat - tekste, (në klasikën e vet - marrëdhënie me skenën), proza ndërtekstualizuar me poezinë e te tjera.
Botët e shmangura janë një tjetër qëllim, i Camajt edhe kur shkruan për arbëreshët apo për Gazullët e kohës humaniste. Edhe aty, ndjek dominanten e vet, përpiqet të zbulojë njeriun e vjetër shqiptar, përkundër njeriut të ri, që kërkonte letërsia e realizmit socialist, por pa bërë polemika historike-letrare me askënd.
Pra, tek Camaj - shkrimtar gjejmë marrëdhënie me të gjitha detajet e strukturës së një vepre, gjejmë tekstin si "i tillë", gjejmë rrëfime - ligjërime në prozë, ngritur mbi vizione dhe kode "Rrathë - sh", bashkëjetesë me poeticitetin, gjejmë tituj dhe tekste sfiduese, si "Loja e mbasdrekes" ndaj mesazhit dhe lëndës, gjejmë kredo estetike, të shkrirë në gjuhë teksti, dhe jo përmes traktateve dhe parimeve të ngurta apo këshillave për t'u zbatuar, si në dramën Kandili i argjandtë e te tjere.
E gjithë tërësia e opusit të vecanësisë, si filozofi e lojës mes tekstit dhe lëndës, përbën një Quid Unicum tek Martin Camaj shkrimtar.
Veçanësia e këtij Quid Unicumi, ngrihet mbi zbukurimet e fjalëve, bëhet më solide me ekonomizimin dhe kërkimin e së bukurës dhe efektit, përmes thyerjeve, guximit, sesa përmes lëndës si qëllim, apo ... Qëllimit për të transmetuar mesazh. Mesazhi vjen si, dhe përmes artit.
Camaj nuk kërkon autenticitetin si qëllim. Camaj, shkrihet në artin e fjalës dhe nëpërmjet tij ... në shtresat e paraardhura nga tradita. Kështu, krijoi modelin e ri dhe dëshminë e një gjuhe autentike për letërsinë shqiptare.
Për Camajn nuk do kishte kuptim Shqipëria, as vendlindja, pa artin, pa gjuhën, dhe endje-sh'endjet e pafund të pasurive të saj, atij tisi dhe degermie që hijeshonte fjalën e bukur gege.
Shqipërisë dhe vendlindjes së tij, kulturës shqiptare dhe asaj gege, do t'i mungonte pa praninë e kësaj lënde arti, vlere solide, pa të cilën do të mohonim vetes, shkallët e krenueshme të evolucionit të kulturës sonë.
Me njohjen e tij, kultura shqiptare plotëson thelbin e munguar nga ashti dhe humusi geg, si një prej dominanteve domethënëse të përmendores kulturore, që ajo, i ka dhuruar asaj, në historinë e vet.

Më vete dhe me të tjerët
Cili qe qendrimi që mbajti ai ndaj zhvillimeve bashkëkohore në letërsinë shqipe, çfarë recensionoi, kritikoi e promovoi prej kësaj letërsie në shtypin albanologjik në Itali dhe Gjermani (më vonë dhe në SHBA), cila ishte konsiderata e tij për realizmin socialist dhe me ç'rrugë e refuzoi atë; deri ku shkoi qortimi i Camajt ndaj shkrimtarëve dhe poetëve të së njëjtës gjuhë; sa e vuajti mundimin e mungesës së lexuesit të parë dhe cili qe haraçi që i pagoi estetikisht vonesës dhe shumë pyetje të tjera. Në anën tjetër historisë së albanologjisë i duhet posaçërisht pikëpamja e Camajt për karakterin e letërsisë së vjetër, e quajtur kryesisht letërsi kishtare apo klerikale; për të cilën edhe sot ka diskutime shkencore të hapura; sikurse i interesojnë kontributet e tij shkencore në fushë të historisë së gjuhës së shkruar (pjesa më e madhe botuar në gjermanisht, italisht dhe anglisht); përfytyrimi për dialektet, për konvergjencën dhe dallimet midis tyre, për rrugën e formimit të shqipes standarde; qëndrimet praktike ndaj normës së shqipes normative, në veprat që botoi pas vitit 1972, domethënë pas mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit. Për disa kontribute të Camajt nuk mjaftojnë studiuesi i letërsisë dhe gjuhëtari, shpesh here duhet etnologu dhe antropologu ose bashkëpunimi mes tyre.
Nismat për ndriçimin e plotë të personalitetit të Camajt do të kërkonin gjithashtu një historik të rrugës së rritjes së njësisë shkencore-universitare të albanologjisë në Muenchen dhe të rolit personal të Camajt në mësimdhënien e shqipes dhe formimin e albanologëve të rinj në Gjermani, në vendin ku albanologjia u themelua dhe u kthye për së pari në shkencë të pavarur.
Vepra krijuese dhe shkencore e Martin Camajt është e tillë që gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mund të bëjë një individ më vete dhe pa të tjerë, nëse do të perifrazonim titullin e njërës prej veprave të tij; një individ që ka në portretin e vet, shqiptarin e vjetër tradicional, njeriun evropian, por pa përjashtuar dhe fatin e një mërgimtari; që e kaloi gjithë jetën në mjedisin ku gjuhën e tij amtare nuk e priste asnjë lexues, që ishte dyfish i ndaluar dhe i kufizuar shi për këtë shkak, që bashkoi organikisht dhe në mënyrë genuine fuqinë e brendshme të shqipes dhe procedimet moderne të fjalës së hijshme letrare në Evropën e lirë.

Vetëm disa qasje dhe përkime konceptuale dhe estetike me Koliqin!
* Koliqi, do të thoshte, Në këshilla t'riut shkrimtar : shkrimtari gjen mjete por veten s'e tradhton kurrë! Camaj do të shprehej, në poezi; Ndër mija trajta ideja
* Koliqi shkroi autodafen e tij, me vetëgjyqësinë e Poetit, ndaj heretikëve të artit.
Camaj, ndjen vrasjen e poetit, indirekt të poezisë, fjalës së bukur, bukurisë së shpirtit të lirë, duke ndjerë poetin si pengun, e kufijve të botës njerëzore, si pengun e lirisë së shpirtit të fshehun mbas vargjeve: Pse mbas lirisë së shpirtit që fal arti, priste gijotina e vdekjes "rrishin galuc roje shpend mishngranës
me fytyrë njerëzore ndërkohë që vetë endësi i fjalëve të shpirtit, ishte për njerëzimin … nji bletë ("Vrasja e poetit").
* Camaj hidhërohej kur ndjente të kalbej fara e kuptimit të fjalëve, në gjumë para se mu zgjue. Andaj - rezultonte Camaj - nuk kishte tinguj! ("Bota e një gjuhe").
* Motoja udhëheqëse tij: Ngadhnjim, ngadhnjim i frymës së ashtit, ngadhnjim! ("Bota e një gjuhe").

Diskursi
Diskursi i Martin Camajt përmes veprave të tij, këndvështruar dhe në kronologjinë e tyre, merr ridimensionime, përmes një estetike të re, një shije të paprovuar më parë, një përzgjedhje të gjuhës dhe leksemave, me të cilat, përcillen lëndë dhe tekste, më saktë, përcillet modeli i "lojës" së llojit strukturoro-sintaksor, që fare mirë, mund ta quajmë të llojit Camaj. Dimensionet e së zakonshmes në tekstin, rriten, dhe të jashtëzakonshmes, konceptualisht zvogëlohen. Camaj njohu dhe përdori kirurgjinë fine të fjalës.

Përfundim
Formimi i tij kulturor i ndikuar nga njohja e shumë gjuhëve të huaja, dhe kontakti me kulturat e ndryshme perëndimore, vetëm sa e ngjizën me nivelin e kohës dhe arritjeve të kulturës gjuhësore dhe letrare në përgjithësi, që sundonte në Evropë, përfshi këtu edhe strukturalizmin, por në përmbajtje dhe thelb, në leksik dhe pasuri, gjithcka dhe gjithmonë, mbeti shqiptare, dhe vetëm shqiptare.
Përfundimisht, cila ishte figura dhe cili ishte koncepti i Martin Camajt për Shqipërinë e Lirë, kur ai nuk i afrohej as i qasej "së ashtuquajturës "Shqipëri e Re" dhe kur, letërsisë nuk i implikonte ideologjinë?
"Besoj se Shqiperia do te jetë me të vërtet e lirë, vetëm athere kur shqiptarët do të kenë mundësi të lexojnë, të studjojnë dhe vlersojnë veprat e shkrimtarëve të tillë të mëdhej si Arshi Pipa". Nga libri i Uran Karakulës "ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra", Kapitulli II
Për ta mbyllur me një citim nga At Gjergj Fishta, në 1. Randsija e Folklores komtare, nga Parathanje Kanuni i Lekë Dukagjinit: "... folklores do t'i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike...".


95 VJETORI I LUFTES SE PLANIT

- Mark Sadria me Toplane –
- Rapsodi -

Ne mal te Pultit mjegulle ka hi
Nuk asht mjegull, por ushtri
Asht shkjau i Malit t'Zi
Dukagjnin e ka m'sy
Marre tre pengje, burra dai
Prijsa te njoftun ne 7 krajli
Mehmet Shpendin me pari
Asht korrik, kur duel mjegull zeza
Ne fis t'Planit u dha potera
Me dale ne lufte si here tjera
Se na ra shkjau te dera
I gjithë fisi u çue ne kamb
Mueren armët, gati i kishin lanë
Dhe Mark Sadria me Toplane
Qafen e M'gulles done me xane
Qafen e M'gulles me e m'sy
Se ka ra shkjau me ushtri
Ne Dukagjin po done me hi
A me lufte, a me dredhi
Duelen burrat si bishat prej malit
Curr mbi curr e shpat mas shpat
Ne brigjet Pultit, t'asaj ane
Nji çete burra prej Toplane
Trima t'forte, thue lind prej Zane
Armët ne dore, synin dylbi
Zemren te forte, mendien duhi
Ç'asht vdekja s'done me ndi
Edhe Plani po bane gajret
Si gjithmonë për vend te vet
Ne Qafe te M'gulles pushka kerset
Thue rrefeja aty ka shkrep
Tuj dhane flake e shkendija
Luftojnë burrat e djemnia
Ç'po qindron ai Mark Sadria
Me i ruejte trojet e tija
S'po e lëshon priten për te gjalle
Ju ka mbush trupi me plagë
Plagët ase lufta s'mujn me ndal
I duel shkjau balle për balle
Balle për balle i duel gjeneralit
Ç'ka t'ka ba i thotë Kombi Shqiptar
Ne trojet tona jem djal mas djalit
Fis i vogël ne numër, po i madh ne vjet
Trojet tona mos i prek
I kem prej t'pareve amanet
Ke ardhe gjalle e kthehesh deke
Aty trimi na ka ra
Fyt për fyt mbërthye me i shkja
Oficer me grada te mëdha
Fisi Planit me faqe t' bardhe
Përcjell vigun dhe dy ushtar
Qe Toplana peng i kishte marre
Ne ndihme Shoshi u ka ardhe
Ata vigun e kane marre
Kane lanë miqtë edhe festen
Edhe qirat pa i ndezun
Me përcjell burrin si asht adet
E nderime e respekt
Deri sa te merrin n'katund t'vet
N' kodër Shlliut me pushue ndal
Erdhi prifti me kryetar
Njeto pengje me na i fale
Janë t' pafajshëm se janë ushtar
Po flet prifti ne ëmën t'Zotit
Po i thotë Smailit edhe Cocit
Rrustem Lulashit e Pal Ukes
Jena burra te besës e t' pushkës
Me armikun kurrë s'bate Pazar
Por, trimat done gjithmonë me fal
Flet Smail Preka me urti
Ai me Markun kushrini
Me këta burra, thotë bame pleqni
Njeto pengje me t'i fal ty
Ju dha prifti falënderimin
Morën rrugën e bekimin
Sadri Kola si burrat motit
Kur i ulen djalin n'shtek t'oborrit
Nuk e derdhi asnji pike loti
Miq e bija, shoke e kumar
Ma dëgjoni, thot nji fjale
Nuk due lot, sot as vaj
M'ka ardh djali me faqe t'bardhe
Vendit vet zot i ka dale
Si zakon asht për shqiptar
Ne histori ai metë i gjallë
Me ju shkrue emeni ne lapidar
Ne lapidar te përjetësimit
Me dëshmoret e Dukagjinit
Me shkrue faqe historia
Mos t'harrohet Mark Sadria
Gjithmonë te këndohet kanga
Për ata burra qe rriti Toplana.

Nga Pjeter Gera, Tolane,
emigrant ne Belgjike

NJERIUT FISNIK

Për ty po shkruaj o shoku im
Dallgët e jetës rrahin pa pushim
I ndershëm dje prapë sot fisnik
Gjithmonë qëndrove i fort, çelik.

Në tunele e diga një jetë kalove
Dritës dhe jetës ti iu kushtove
Punove në vite në shkëmbinj e gurë
Por një ankim nuk nxore kurrë.

Erdhi një ditë u rritë antivlera
Gurë e shkopinj mblodhi ndër plehra
Mbi ty shpesh herë ajo vepron
Vrer e baltë egërsisht lëshon.

Njeri i mirë Ante qëndro
Të gjitha mizat me dritë i verbo
Dikush kërkon por është e kotë
Me bojë të zezë të lyej një botë.

Këtë shtrigë të vjetër për turpin e vet
Nga moçali e nxjerr në breg e qet
Përsëri floriri i pastër qëndron
Dhe mbas shiut më mirë ndriçon.

Nga Luigj Temali

Hall me dekë e gjyq me rrnue!

Un n i ditë shkova ndër vorre
me kujtue të shkretën nanë
e tu futu n'një rrugë qorre
nuk e gjeta ku e kam lanë.

Si gjithmonë u shkreha n'vaj
se e re ka dekë e mjera
për me shkue te vendi I saj
mu desht me shkelë 10 varre tjera

midis vorresh nuk ka masë
e prej hallit qeshet buza
njeri-tjetrit i janë rras
si dikur ndër autobusa

nuk mund t'kem intimitet
me i thanë dy fjalë te vorri
se një kor mbrapa bërtet
tuj tu njit si njitet morri

janë do fmi më fal o Zot
nuk e di prej ka kanë ra
një rrëfen si dje si sot
dritë pastë, na fal ndoj gja.

Ti mund t'çosh ndoj lule borë
e ne poç me ujë i ven
po si dhe ndonjë gja n'dorë
lulet nesër nuk i gjen

po kur hyn në t'madhen derë
do hardalla t'bahen morr
10 vetë flasin për njiherë
Shok a ke me ba ndonji vorr?!

Po kalove pa i vu veshin
e ul kryet pa i ba za
ato t'dy fillojn e t'qeshin
e të shajnë la e pa la

Shiten vorret pa gja t'keq
e tregtija hiç nuk mahet
shndrrohen Etrit e bahen pleq
Se merr Zoti vesht ç'ka bahet

Gjithkund bari u ka bi
Edhe plehnat janë ba mal
Ska me ken ndoj ditë çudi
Me gjetë mbrenda ndoj lokal

Njato priftën që janë gjallë
Njajo rrugë tash po i pret
Ti o zot ma ban hallall
Pse se thonë fjalën e vet?!

Se kuptoj kët gaf të ndytë
Se ma kosi ujë nuk mban
Se njaty do ulin kryet
E s'do prehen n'Vatikan.

Nga Anonimi!

Shala ka oren e madhe

- Kenge, rapsodi –

Këto trojet e Dukagjinit
Kurrë s'janë shtrue kurr'ni regjimi
Veç me ruajtë emrin shqiptari
Dukagjini shpi per shpi
Pushket ne dorë i paskan marrë
E në koder te shen Gjergjit paskan dalë
Ne balle po u prin si rrufe moti
Koloneli Ndok Gjeloshi
E prej malsie kjen dy togera
Njai Gjergj Lula e Gjek Selca
Ushtri e madhe ker ka bashkue
Do djelm Lotajsh due me knue
Por si shqipet ne lufte e ne prita
Mark Gjon Gilaj e Zef Xhur Nika
Luftetar per trojet veta
Pjeter Marashi e Martin Deda
Keta djelm Lotajsh ne rallte te ushtris
Rruges per ne Shkoder ker kán nisë
Tetan veriu kërka bashkue
Thon drejt jugut per me shkue
Per me i dalë bashkë zot liris
Se don Greku me i ra Shqiperis
Por kjo loje kish kenë tradhti
Se Greku spatë punë me Shqiperi
Krenet e shtetit te Italis
E gjeneralat e ushtris nuk i rane hiçë llogoris
Ëndrra ne beze tuj shikjue
Dhe Greqin dom me nashtrue
E me i ba bashkë me Shqiperi
E me i mbajtë si koloni
E me u marrë arë(in) e pasuri
Jergucati ban habi
Pse jan mblell gjith kjo ushtri
E gjith ushtria ne kemisha te zeza
Si togera e kolonela
Një (ni) javë stervitja ka vazhdue
Ditë asë natë nuk kanë pushue
Pa ditë gja ka donë me shkue
Ç'do gja ishte anonime
E gjeneralat e ushtris in betue para madhnis
Meja ruajtë sekretin ushtris
Mos me i'qit e mos me i kallzue
Per pa dekë e pa mbarue
Ditën e tetë urdhen kan dhanë
Ditë pushimi e festë po bajmë
S'po din gja e shkreta ushtri
Veç jan shtrue tuj hanger e tuj pi
Pa munges venë e raki
E bollek (shumic) me sy me pa
E me birrë në daç me u la
E njek'so feste kurr pa pa (shikjue)
Ne prendim te diellit ka ra hana
Ne atë momentë ka ra boria
N'ë kamë priher ashtë çue ushrtria
I gjeneral mbi kalë të bardhë
Italisht ka folë dy fjalë
I radiogram ne na kanë çue
Kufitë shqipes me ja shterngue (perfocim)
Si kalores e kamsori, mitraliera e prapavi
Te tanë kufinin e kanë m'sy , u shkoj nata tuj udhtue
Kur kanë ra ne fush te Kalivaçit
Ku ë skuqë toka prej gjakut, njaty thon është ba gazepi
Dy ushtri jan ndesh ndervedi , e luftë kanë ba tri ditë dhe net
E shum ushtari aty ka vdekë
Por gjallë kan p'shtua keta djelmë Shalnjan
Por Martin Deda ish plagose ranë
Si e ka lufta gjithmon dikush hum dikush fiton
Zjarr e flakë malet tuj leshue, Italia na ish dorzue
Tetan ushtaret qe pshtuan te gjallë
Tetan rob lufte i paskan marrë, per Shqiptaret kje padrejtsi
Se kjo lufte pat kën tradhti, e lidh e zgjidh ne tokat Grekut
I çojnë ne ishull midis detit
Krejtë per jetë jau hupen shpresen
Tanve ne shpia ja u çojnë adresen, vine ne Shalë zarfat e zi
E djemte e Lotajve jau'kem gri
Tetan Lotajt kenkan mbledhë, ka ra gjama der per der
Kan qitë zanin ne tetan Shalë e Dukagjinit tetan marë
E n 'bazë zakoneve shqiptare, kater palë rroba komtare
Ne log te Shmitrit i kanë rreshtue
E aty ja u kan ba gjamen e zogjte e malit kanë ndal kangën
Kur krahinat kanë fillue gjamen, e kur kan nis burrat me qa
Gurtë nen (posht) dhe copash janë ba
Gjamë e vajë ne bjeshkë te Dukagjinit dridhet toka prej trishtimit
Ne lotë e ne vaj fusha na u la, per her te parë vaki ka ba
E per her te pare ka ba vaki, me kjajtë rrobat pa njeri
Bejto Ndoci me kushrini kerkan mbledh me ba pleqni
Se Mark Gjoni nje djal i ri, nusen te re kish lan pa femij
Ne baz te kanuse me lane pleqnia te treten ditë me marrë gjinia
Por Len Lucja i grua burrnesh, une n' ketë derë thot dua me dek
E njai Gjon Ndoci flet nji fjalë, rri nusjo e kam si djalë
Prej ketu e deri ne fund i ndryshon dhe melodia
Por se zoti e paska shkrue djemte e Lotajve gjall me p'shtue
Te izoluem ne token Greke te denuam tetan me vdekje
Gjashtëmbdhjet muaj ne mal kan jetue
Per pa la e per pa ndrrue, e per pa qeth e per pa rrue
Per çati pan rete e qellit e per ushqim rrezet e diellit
S'duhet than kurre vertea, e s'duhet k'nua krejtë historia
Se te mallko (n) Shala e Dukagjini, mallkon luften tanë njerzimi
Gjashtëmbdhjet muaj kur kanë kalue ropte e luftes i kanë njoftue
Ne HERAKLEION tetan me u bashkue (port i Kretes)
Tri vapore i kan gjetë, te ankorueme aty ne detë
Ditë e netë pesë kan kalue, e robte e luftes tetan i kanë ngarkue
Pa dadhim feje as shteti, qellim kishin me i çue ne mes deti
Me aviona me i bombardua, e gjashte mij jetë tetan me i shua
Kur don zoti me te ndihmua e kur don zoti me te ardh ne ndihmë
Gjermanina sulmon Greqin me aviona leshojne ushtrin
N'Selanik e deri N'Athin permes luftes gjakatare
Ropte e luftes marrin falje
Gjermania ka mendue robte e luftes me i sistemue
Tri anijet i ka bashkue ne mes detit i ka ankorue
Shqiptaret bashkë i ka bashku per Shqiperi tetan me i çue
Nëntëdhjet ditë e nëntëdhjet netë kan udhtue neper det
Per me u kthye ne atdheun e vetë
Me shum vuajtje e veshtersi vin shqiptaret ne Shqiperi
Ne mes tyre keta Shalnjan ne brigjet Vlores paskan dalë
E shnosh e mirë dalin ne Shale
E kendon bilbili nelt mbi male, Shala ka oren e madhe .

Nga Pjeter Gilaj,
ne bashkepunim
me Nikoll Demaj,
emigran ne Itali-Treviso

 

DY NGJARJE TE MEDHA HISTORIKE TE
DUKAGJINASVE NE HISTORINE E SHQIPERISE

100 vjet me pare, "Qafa e Agrit ishte segmenti i fundit dhe me fatali për te pathyeshmin e Portës se Larte", theksojnë Prele Milani e Lazer Kodra, ne librin "Dukagjini ynë-1", fq. 116. Ne muajin korrik 1910, ne qafe te Agrit u thye Pashaj Shefqet Derguti, qe ka marre emrin "Lufta e Qafes se Agrit", dhe si date perkujtimore, daten 10 korrik.
Trupat e Dergut Pashe, me rreth 40 000 vete ka qene nga me te zgjedhurit e ushtrisë se Portës se Larte, por dhe malësorët kane qene te vendosur për te rezistuar me çdo çmim e dhimbje. Kështu, kur disa forca turke dolën ne vendin e quajtur T'therme ne Nikaj, ne gjithë hapësirën e Nikaj-Mërturit dhe te Dukagjinit u dha kushtrimi. Ne këtë krahine me emër ne historinë e Shqipërisë, me ne krye trimin e maleve Prel Tulin, ushtrisë turke ju beri rezistence te jashtëzakonshme. Sigurisht lufta ishte e pa barabarte ne forca e mjete, por çudia ndodhi, se ne këtë krahine u zhvilluan mbi 7 dite luftime, dite e nate pandërprere. Vargu i popullit thote: "Sa a dale Pasha prej spikut t'Gashit / burra ka gjete ne koder t'Palçit / N'koder t'Palçit do djelm te ri …" Vetëm ne rajonin Mbi Guri te Palçit, ku drejtonte Prel Tuli, ne nje 24 ore ranë mbi 137 mina mortaje te kalibrave te ndryshme malore, dhe megjithatë, kjo "fortese", jo vetëm nuk u mposht, por u mbrojt me heroizëm te jashtëzakonshëm. Predhat e mortajave binin mbi shpijat e malësorëve si te ishin rrebeshe breshëri. Aty është plagosur dhe kryetrimi Prele Tuli me djalin Dode. Ushtria nuk pushonte duke sulmuar. Humbjet ishin te mëdha nga te dy palët. Megjithatë rezistence te jashtëzakonshme te trimave te Nikaj-Mërturit, forcat turke munden te shtinin ne dore Palçin, Salcen dhe Brisën. Gjithçkaje ju vunë flaken, dogjën shtëpitë, stanet dhe plaçkiten gjene e gjalle.
Pasha mundi t'i afrohet Qafës se Agrit për te vijuar përpjekjet për te shtypur rezistencën popullore, kryengritjet e malësorëve dhe për te dale ne Shkodër.
Dukagjinit i jepet kushtrimi dhe ne nje kohe rekord zihen qafat kryesore te rrugëkalimeve te mundshme te Dergut Pashës: Vullnetaret e Thethit, nen drejtimin e Prele Gjeloshit, Kole Markut, Mark Koles e Dush Peres, u vendosen ne qafe te Valbonës; vullnetaret e Abatit, Lekajve, Pecajve, Vuksanajve e Pjollit, nen drejtimin e Mahmet Shpendit, Cukel Delise, Pal Lekes, Marash Lekes, Prel Gjeloshit, Lush Prekes e Shytan Nikes, dolen ne qafe te Ndermajes; vullnetaret e Gimajve, Nenmavriqit, Lotaj dhe Plani, nen drejtimin e Avdi Koles, Bejto Nocit, Shytan Vuksanit, Ndue Prekes, Binak Koles, Syk Markut dhe Çuk Delise, dolen ne qafe te Agrit; vullnetaret e Shoshit, nen drejtimin e Deli Marashit, Babun Celit, Bal Gjonit e te tjerë, dolën ne juglindje te qafës se Agrit; vullnetaret e Toplanes dhe te Dushmanit, nen drejtimin e Sheqer Ndout, Qerim Ndout, Rrustem Lulashit, Smail Prekes, Lulash Demes, Sokol Balës e Marash Preles dolën ne qafe te Sterziqes dhe deri ne brigjet e lumit Drin. Fronti ishte i gjere, rreth 10-12 km.
Shefik Pasha, me 10 batalione këmbësorie malore, nje kompani mitralozash, nje baterie mortajash malore dhe nje eskadron kalorësie, gjithsejtë rreth 12 mije trupa, te armatosur mire, te stërvitur posaçërisht nen drejtimin e oficereve qe e njihnin gjithë vendin, mësynë ne këtë front, duke përqendruar forcat kryesore ne drejtimin Koder Palçit-Qafe Agri- Shosh-Shkodër. Epërsia ishte e madhe, mbi 1:4, por diferenca ne forca e mjete u kthye ne cilësi dhe kjo cilësi e mundi armikun. Ata, luftëtaret dukagjinas ishin qitës te mire, afër kreshtave hapen pozicionet, për tu shpëtuar predhave te artilerisë se armikut; ne rruge kalimet me kafshe prenë ahet dhe i vunë kryq e terthuer qe jo vetëm te mos kalonte kalorësia, por dhe kërkonin kohe për tu hapur, kjo i favorizonte luftëtarët qe te kishin për nje kohe te gjate ne shënjestër ushtaret turq; ne vende te caktuar, natën ndiznin zjarre dhe vete qëndronin ne distance për te pasur vrojtim me te mire ndaj lëvizjeve te ushtareve turq dhe për te qëlluar mbi ta. Njohja e terrenit ne mënyrë te shkëlqyer, favorizoj malësorët te futen ne prapavije te armikut, deri ne strofkën e Shefik Pashajt, me grupe te vogla godisnin çadrat dhe përqendrimet ushtarake, duke ju shkaktuar humbje te mëdha dhe tërhiqeshin duke u hallakatur ne grupe akoma me te vogla pa pësuar humbje. Shfrytëzimi i këtyre epërsive ne mënyrë te shkëlqyer, beri qe sasia e vogël te kthehet ne cilësi dhe ne epërsi për vdekje për kundërshtarin. Luftime te ashpra vijuan prej 9-17 korrik, deri sa natën 17-18 korrik, Kryekomandanti Shefqet Pashaj, dha urdhër për tërheqjen e trupave, riorganizimin e tyre për marrshim ne drejtimin: Fierzë-Vauspas-Puke-Shkodër. Kështu u be.
Lufta ka qene e ashpër. Trimat malësorë, përmbi shkëmb dhe përmbi gurë mbrojtën çdo pëllëmbe te tokës se tyre. Mitër Kola, me bashkëluftëtaret e tij sajuan nje top, me nje gryke te vjetër e mbështetur, ndoshta, mbi nje dru dardhe, u be tmerri i ushtareve turq. Për këtë akte heroizmi, rapsodi thure këngën dhe ja disa vargje: "… Mitër Kola me shaljane / nji top e sajdisi / me petica dhe top dardhe / luftën turkut nisi / … / jepi Shale hej t'lumte dora / top po qet njaj Mitër Kola …".
Pashaj turk u thye ne Qafe te Agrit pas dy javësh luftimesh te pandërprera ne te gjithë gjerësinë e frontit te dukagjinasve, por kryesisht ne sektorin Qafe Agri-Sterziqe te fshatit Toplane. Lavdia ishte e madhe. Dukagjinasit ne këtë fitore, nder te veçantat e kohës, patën dhe ndihmën e jashtëzakonshme te luftëtarëve te krahinës Nikaj-Mërtur, te cilët jo vetëm luftuan rreth 7 dite për jete a vdekje, por dhe me pas, goditjet e tyre mbi përqendrimet turke ishin fatale.
Specialistet ushtarake te kohës, qe i kane ndjekur nga afër luftimet ne Shqipëri, e kane vlerësuar shume artin e luftimit te shqiptareve. Nje nder këto, kolonel ne rezerve i ushtrisë cariste Berezovskij, korrespodent ushtarak ne Stamboll i fletores "Novoje Vremja" te Petersburgut, qe ka qene ne vëzhgim te këtyre luftimeve, shkruante: "… Luftojnë tue ndjekun nji sistem te ri, qi po te flasim troç nuk asht ma lufta e gueriljeve. Shqiptaret u bajne balle trupave te rregullta ne fushe te hapet, me nji guxim te shkëlqyeshëm, hidhen mbi ta me bajoneta dhe e detyrojnë anmikun te kaloje ne luftim trup me trup. Me nji fjale vihet re se ne mënyrën e tyne të te luftuerit ka diçka te veçante. Veç kësaj te bie ne sy se ne veprimet e tyne luftarake ka unitet drejtimi"(Monografi "Mehmet Shpendi", Pal Doçi, fq. 67).

***
95 vjet me pare hapësira Plan-Gjuraj u be epiqendra e qëndresës se Dukagjinit dhe dukagjinasve ne mbrojtje te Lirisë.
Kishte rreth nje vit qe kishte filluar Lufta e Pare Botërore. Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballen dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore: Perandoria
gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze dhe nga ana tjetër Pakti i
Trefishtë: Mbretëria e Bashkuare, Franca dhe Rusia. Lufta e Madhe filloi me 4 gusht 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë.
Shqipëria do te përfshihej ne këtë lufte, jo si shtet, se po te thuash nuk kishte shtet, por do te përfshihej si hapësire gjeografike dhe si nacionalitet pa pasur ndonjë organizim te mirëfilltë. Ende ne Shqipëri ishin klanet politike dhe qe e shisnin Shqipërinë here pas here sipas interesave te tyre politike dhe interesave te xhepave. Ne Konferencën e Paqes ne Versaje te Parisit, qe filloje me 18 janar 1919 dhe përfundoj me firmosje te saj, me 28 qershor 1919, Shqipëria përfaqësohej me 5 delegacione. Nuk ka nevoje për koment!
Rreth datës 25-27 qershor 1915 u pushtua qyteti Shkodër, nga forcat e Malit te Zi, te afruara nga dy drejtime: Nje drejtim ishte Krajë-Shkodër dhe tjetri ishte Podgorice-Shkodër. Forcat e krahut Verior te qytetit Shkodër, Vendkomandën e kishin te vendosur te Ura e Mesit dhe rezervat mendohet te jene vendosur: Nje njësi ne rajonin Fusha e Postopojes, me komandant gjeneral Nikiçi; nje njësi tjetër ne rajonin Vrake, me komandant gjeneral Marianin, dhe nje njësi tjetër ne rajonin e Mesit, me komandant gjeneral Mil Spasin.
Ne këtë kohe, ne gazetën « Besa Shyqptare », nr. 74, date 26. 6. 1915, nder te tjera shkruan: « ... T'Dile m'11 sahati ... ushtritë malazeze qi gjindeshin për rreth Shkodret hiine n'Gjytet ... T'paret e Shkodres Muhamedan e Kristian i dolën përpara me i ndeshe, sikurse e e lypte nevoja, e kshtu por na morën ne n'dore sundimin u vuen e vuen rojat për rreth ... Kerkuej nuk i'u tha nji fiale e rande, as nuk pat kush nji t'shtyme, as t'shame, as poshtnime ... ». Pra, qyteti u muer po te thuash pa krisma!
Atëherë, lind pyetja e thjeshte: Pse forcat ushtarake te Malit te Zi, hynë ne Dukagjin? Krajli i Malit te Zi, Malësinë e kishte armatosur për te luftuar kundër pushtuesit otoman-turk. Madje ne çdo fshat kishte përfaqësuesit e tij. Megjithatë, malësorëve jua kishte friken. Ata nuk mund ta pranonin pushtimin e Shkodres. Për këtë, mund te riorganizohen dhe tu bien ne shpine forcave ushtarake te krahut verior, prandaj ato duhen te çarmatosen. Ideja e çarmatosjes nuk ishte ide e çastit ! Ajo ishte e paramenduar me kohe. Ne gazetën "Populli", nr. 74, date 9. 6. 1915, shkruhej: "Mali i Zi u ka çue haber si Shalës ashtu edhe Shoshit qi te napin armët e t'u lëshojnë rruge t'lire për me ardhe ne Shkodër. Këta(Shala e Shoshi) i janë gjegje se asnji fuqie s'ka muejt me e shkel token t'one, pra s'mundena me lanë kerkend te kaperxeje kufinin ...". Pra, çarmatosja e dukagjinasve ishte e planifikuar me kohe. Çasti erdhi. Shkodra u pushtua pa mundime. Atëherë duhej te çarmatosej Dukagjini.
Ne takim me gjeneral Rodomir Vishoviçi, ishte Mehmet Shpendi vete i katërti, për te biseduar: Te mos bëheshin përpjekje ushtarake për te çarmatosur dukagjinasit ... Këta, gjenerali i nis për ne Mal te Zi, te Krajli dhe nga ana tjetër nisi nje njësi ne drejtimin Postopoje-qafe Bashkasi-Plan-Shale, për te çarmatosur dhe për te nënshtruar dukagjinasit. Siç dihet, kjo njësi përfundoj ne kalimin nënkulmin e dy armeve, te Ura e Shalës. Shaljanet treguan nje akt kalorësiak! Ushtaraket malazeze nuk i vranë, por ju hoqën shulat, ju dhanë armët pa to dhe i përcollën deri për tej kufirit, ne qafe Peje.
Ky turp nuk durohej. Atëherë, nisen dy njësi për te nënshtruar Dukagjinin me çdo kusht. Nje njësi me gjeneral Marianin ne drejtimin Vrake-qafe Bashkasi-Plan-Shale dhe tjetrën me gjeneral Mil Spasin ne drejtimin Mes-Prekal-Shoshi, me ane te cilave, përfundimisht ti çarmatosi dhe ti nënshtrojë dukagjinasit. Njësia me gjeneral Mil Spasin, thyhet ne Gur te Kuq dhe kthehet ne rajonin e Mesit për tu rikompletuar. Njësia me gjeneral Marianin, rrethohet ne rajonin Nderkiza te fshatit Plan, ne rajoni ku buron lumi Kir, nga luftëtarët e Shalës dhe te Shoshit. Nga goditjet e luftëtarëve te fshatit Plan-Gjuraj, thyerja e sulmeve te tyre nga shaljanet e shoshianet, mbeti ne rrethim rreth 7 dite. Njësia me gjeneral Mil Spasin lëviz ne drejtimin Qafe Thane-Krojet e Bardha-Plan, për te ç'bllokuar forcat e rrethuara dhe se bashku me to, te nënshtrojë Dukagjinin. Kështu u be. Por kjo njësi, qe ne qafe te Mgulles u prit me pushke. Ne këtë rajon, u zhvilluan luftime te ashpra. Ajo mbrohej nga 50 luftëtarë nga fshati Gjuraj nen drejtimin e Rrok Ndreut, nga fshati Mgulle nen drejtimin e Tom Zefit dhe te fshatit Toplane nen drejtimin e Mark Sadrise. Armiku u detyrua te përdori goditjen me mortaja te kalibrit 81 mm. Nga forcat malazeze mbeten 8 vete dhe nga forcat tona mbeten 7 vete me ne krye Mark Sadrine e Toplanes. Luftime te ashpra u zhvilluan ne qafe te Thanës, ne Gropa te Strelit, Mbi gure, n' Pla te Madh, kodër Tefaj dhe kudo gjetke. Ne Gropa Streli u vra Mark Preka, prej Karme, me Kol Lushin e Ndue Prelen, pasi prej tyre u vranë 14 ushtare malazeze. Po kështu, Mbigure luftuan Prel Nika, Pal Leka dhe Pjeter Gjeloshi deri sa ju mbarua municioni. Ata vranë 4 ushtare malazeze. Ne Suke te turkut mbeten 3 ushtare malazeze. Epope e vërtetë, ishte qëndresa e plakut prej lagjes Telaj, i cili për 7 ore rresht mbajti forcat e deri nje kompanie te gozhduar ne këtë rajon. Luftonin tre breza: gjyshi, djali dhe nipi(Vate Marku, me Ndoken dhe Martinin). Pasi u vra djali dhe nipi, plaku u dogj brenda ne kulle se bashku me te. Ne këtë rast u vranë 2 malazeze. Ne këto rajone ne luftime balle për balle u vranë 31 ushtare malazeze dhe 15 luftëtarë dukagjinas. Me datën 15 korrik 1915, u vranë Mehmet Shpendi veti i treti se bashku me 10 plançuer, u vranë tre gra. Ndërsa te tjerët janë arrestuar dhe pushkatuar. Gjithsejte ne hapësirën Plan-Gjuraj u vranë 81 vete. Ne këtë rajon u dogjën rreth 300 shtëpi, 500 stane dhe rreth 5000 bagëti krerë te ndryshme.
Njësia e trete nxori nga rrethimi njësinë e dyte, dhe pastaj u nisen për ne krahinën e Shalës dhe te Shoshit. Ne këtë kohe, nga drejtimi Peje-Tropojë-Nikaj-Mërtur ishin futur forca ushtarake malazeze për te mbledhur armët dhe për ti nënshtruar banoret e këtyre malësive. Banoret e këtyre aneve u vunë para dy zjarreve. Ata, forcat malazeze me force mblodhën arme, por nuk i nënshtruan dukagjinasit. "Komitet", kudo i goditen deri sa i detyruan te largohen nga zona e Dukagjinit nga fundi i muajit korrik 1915. Ne vijim te përpjekjeve te mëtejshme për liri, u vranë dhe 23 luftëtarë te tjerë dukagjinas. Gjithsejte, ne hapësirën Dukagjinase u vranë 104 vete, prej tyre janë shpallur 60 vete dëshmorë(33 vete nga rajoni Plan-Gjuraj dhe 27 vete nga pjesa tjetër e Dukagjinit) dhe te tjerët, rreth 44 vete janë dekoruar me medalje te ndryshme nga Presidenti i Republikës.
E rëndësishme është se kjo Qëndresë Luftarake e Dukagjinit dhe kryesisht ne hapësirën Plan-Gjuraj, studiuesi Mehill Pali, ne vitin 2006, i ka ngritur nje "Përmendore", e ka hedhur ne nje libër. Mehilli, me këtë libër, ka bere nje shërbim te jashtëzakonshëm kujtimit te gjakut dhe sakrificave te dukagjinasve 95 vjet me pare ne qëndresën dhe luftën për Liri. Ai ka hedhur bazat e studimit te mëtejshëm te kësaj Qëndrese Luftarake ne mbrojtje te Lirisë.

***
* Ne këto dy përvjetorë, te Dy Ngjarjeve te Mëdha luftarake te Dukagjinit, ne fillimet e shekullit XX, ne lufte për Pavarësi dhe ne mbrojtje te Lirisë, ne, pasardhësit e tyre e ndjejmë veten krenar. Lavdi dukagjinasve qe nuk kursyen asgjë, as jetën e tyre dhe bene sakrifica te jashtëzakonshme për sigurimin e Pavarësi dhe për mbrojtjen e Lirisë.
* Ne përkujtim te tyre, shoqata "Atdhetare-Dukagjini", me datën 20 korrik 2010, nëpërmjet TV "Kopliku", regjistroi nje emision, i cili u dha me datën 25 dhe 26 korrik 2010. Ne këtë emision mori pjese Ndue Sanaj, Prele Milani dhe Laura Plishta. Ne, nuk bëmë ndonjë gjë te veçante, por bëmë përpjekje sado pak, qe te kujtojme strukturave kompetente, grupeve shoqërore dhe t'u transmetojmë brezave qe te mos e harrojnë gjakun dhe sakrificat e te pareve tanë për Pavarësi dhe për mbrojtjen e Lirisë; Atyre t'ju kushtojnë rendësin e nevojshme, sepse nderojmë veten, i bëjmë shërbim vetes. Është ne nderin e çdo strukture shoqërore apo shtetërore për te nderuar ata qe sakrifikuan për popullin e vete, për atdheun e vete, për këtë Nënëloke qe e ka emrin Shqipëri.
* Me këtë rast, ne këndvështrimin tone, tërheqim vëmendjen te gjithë atyre qe kane tendenca te nenvleftësojnë fshatrat apo krahinat e ndryshme, qe kërkojnë te bëhen egoistë, se ne te dyja këto ngjarje te mëdha për Pavarësi dhe për mbrojtjen e Lirisë janë shpalosur vlerat atdhetare te dukagjinasve ne te gjithë hapësirën e tyre prej 607 km2, dhe kane përfaqësuar vlerat e banoreve te rreth 40 katundeve. Kushdo qe i shikon, i vlerëson dhe nxjerre përfundime ndryshe, Dukagjinit nuk i bën nder, por nuk i bën nder as vetes.
Është normale qe gjithsecili te ketë këndvështrime te ndryshme, por jo ne kurrize te gjakut te atyre qe kane dhenë jetën ne emër te Lirisë dhe te Pavarësisë, duhet te dimë te përcaktojmë se çfarë është e përbashkët, te cilën duhet ta forcojmë dhe sa me shume te forcohet ajo aq me shume dhe me mire do te vendosemi ne "karrigen" qe meritojmë.
* Ne duhet te bëjmë përpjekje, qe këto dy ngjarje te rëndësishme ne historinë e Shqipërisë, te gjejnë vendin e merituar ne historiografinë shqiptare dhe tekstet shkollore. Mehmet Shpendi rreshtohet për bri kolosëve shqiptar, qe luftuan pa kompromis kundër pushtuesve osman-turq për sigurimin e Pavarësisë Shqipërisë sonë te shtrenjte. Atij duhet ti ngrihet përmendore ne qytetin Shkodër, shume me përpara gjeneralëve, pashallarëve turq dhe kolaboracionisteve te çdo ngjyre.

***
Lavdi perjete bijve dhe bijave dukagjinase qe flijuan jeten e tyre ne emer te idealeve te Larta te Pavaresise dhe te Lirise, ne keto dy ngjarje te lavdishme ne historine e Shqiperise!
Ndue Sanaj

Biga e Gimajve

- Toponomastika e territorit të Shalës -
1- Fshatrat në lindje dhe në perëndim të lumit të Shalës.
2- Lagjet në gropën e Thethit: Urat mbi lumin e Shalës, Kishat, Festat, Majat, Qafat, Bjeshkët dhe prrojet e Shalës.
1,1- Fshatrat në lindje të lumit Shalë janë: Lekaj, Abat, Pecaj, Nicaj, Pjolla, Vuksanaj, Lopçi dhe Bobi.
Paraardhësit e banorëve të këtyre fshatrave kanë ardhur nga përtej Drinit pas vitit 1570.
1.2- Fshatrat në perëndim të lumit Shalë janë: në fshatin Gimaj.
Janë pesë lagje: Buçe Vataj, Gjel Vataj, Mark Vataj, Pal Vataj dhe Ndre Vataj. Paraardhësit e këtyre lagjeve kanë ardhur nga Gjilani i Kosovës në fund të shek XVI.
Në fshatin Gimaj janë edhe tre lagje të tjera: Dostanishaj, Nikushaj dhe Dushaj. Paraardhësit e këtyre lagjeve kanë ardhur nga fillimi i shek XVII.
Fshati Camaj shkon me Ded Nikaj. Në perëndim të lumit Shalë janë edhe dy fshatra të tjera: Nën Mavriqi dhe Lotaj.
2- Në gropë të Thethit banojnë nëntë lagje: Okoli, Nik Gjonaj, Dedaj, Gjelaj, Mordedaj, Thethi, Nënrrethi, Grunasi dhe Ndërlysa.
Gropa e Thethit
Lumi i Shalës ka dy degë kryesore: Lumi i Thethit dhe përroi i Kaprres (Lumi i Zi). Burimi i lumit të Thethit është përroi i Okolit dhe i Shtrazës dhe degët anësore të tij. Në Okol dalin burime të fuqishme nga qafa e Pejës, të cilat mundësojnë të ketë ujë gjatë stinës së verës. Ky lumë kalon nëpër gropën e Thethit, kalon urën e Gjeçet, urën Kolaj, urën e Grunasit dhe then qafen tek katerakti, kalon urën e Cam Dedës tek hidrocentrali dhe bie në fshatin Ndërlysa.
Përroi i Kaprres, ose Lumi i Zi, burimi i të cilit del pas Majës së Bigës në Kaprre të Sipërme, kalon urën e Gjon Sokolit, urën e Nik Ndocit, urën e Gerrlës dhe bie në Ndërlysa. Aty bashkohet me lumin e Shalës që vjen nga gropa e Thethit. Të dy këta lumenj nisen së bashku drejtë luginës së Shalës.
1. Ky lum kalon tek ura e Palnes Gagut, e cila është ndërtuar e re në vitin 2009. Kalon urën e telit që lidh fshatin Musha dhe fshatin Gak. Kalon urën e telit pothuajse afër kishës së Shtjefnit që lidh fshatin Camaj dhe fshatin Gimaj. Kalon urën e Shalës që është ndërtuar në fillim të shekullit XVIII me trare dhe dërrasa. Kalon portën e Shalës dhe urën e Lotaj (Ura e Re). Kalon urën e Pejës në fshatin Pepsumaj që është ndërtuar në kohën e partiarkanës së Pejës. Zbret në Lesniqe dhe aty bashkohet me lumin Dri.
2. Kishat e Shalës janë: Sipas shkrimtarit kroat Milan Shuflai, kisha e Shtjefnit në breg të lumit Shalë është ndërtuar në vitin 1040 në kohën e pushtimit serb. Këtë kishë e kanë zhdukur shekujt. Por pas vitit 1993 kjo kishë është ndërtuar në të njëjtin vend dhe me të njëjtin emër shenjti. Kisha ne Abat të Shalës po sipas Shuflait është ndërtuar në vitin 1640.
Në Nicaj: Kisha e rrënuar e Shën Marrabeut aty ku janë varret e nicaj.
Në Theth: ka qënë kisha e Shën Njon ungjilltarit, aty ka qënë qela e fratiti, famullitarit të Shalës, gjithashtu në Theth është një kishë tjetër ku janë varret e Thethit.
Në Lotaj: ka qënë kisha e Shën Gjergjit, aty kanë qënë edhe vorret e Lotajve. Sot janë në kodër të Shkafit.
Në Gimaj: Kisha e Gimajve është ndërtuar në vitin 1923–1925, është shuguruar në vitin 1926 nga Don Ded Plan, i cili lindi në vitin 1889 në Shkodër. Kjo kishë u frekuentua prej banorëve të fshatit Gimaj dhe të fshatit Nën Mavriq deri në vitin 1945. Me ardhjen në pushtet të partisë komuniste, kjo kishë u bë shkollë, në të cilën mësuan nxënësit e fshatit Gimaj, të Nën Mavriqit deri në vitin 1952, se ne kete kohe kjo kishë u dogj. Në vitin 1995 u ndërtua përsëri kishë në të njëjtin vend, por sot nuk funksionon për arsye se 90% e banorëve të këtyre fshatrave janë larguar për në Shkodër dhe në emigracion për një jetë më të mirë.
Kisha e Shne Prendës: Kjo kishë është ndërtuar në qytezën e Dakajve, e cila ka 4 mure 1.50 cm te larta x 20 cm gjeresi. Brenda këtyre mureve janë tre varre paralele njëra pas tjetrës, nuk dihet se të cilës periudhë i përkasin, për arsye se nuk janë bërë asnjëherë kërkime arkeologjike ose historike në këtë qytezë. Kjo qytezë është në territorin e Gimajve. Mendohet, se princi i Pultit të Poshtëm Pjeter Spani e ka pasur qëndrën administrative në këtë qytezë prej vitit 1432 në vitin 1454, ne te cilin vit edhe vdiq. Përballë urës së Shalës ka qënë një altar me gurë të latuar të cilin e ka pas ndërtuar mjeshtëri i talentuar Can Bashota nga fshati Pecaj Shalë. Në këtë altar ka qënë vendosur truporja e Shejtit Shna Ndue me Krishtin fëmijë, i cili u shkatërrua mbas vitit 1960 me këto gurë u ndërtua monoment i I Shtatë Shaljanëve.
Festat e Shalës janë: E gjithë Shala lutë natën e buzëmit 24 Dhjetor (rit pagan). Lut natën e Krishtlindjeve 25 Dhjetor dhe Shën Gjonin me miq 26 Dhjetor. Shënkollin në dimër 5 Dhjetor. Të dielën e Pashkëve në Prill (nuk ka datë të caktuar). Ditën e të Shumave me 2 Nëntor. Shëlbuemin lusin Pecajt, Shna Rrokun dhe Shënkollin në maj e lut Thethi.
Gimajt,lusin Shne Prenden 25 korrik , Shna Rrokun me bija 16 gusht, Shën Mhillin 28 Shtator dhe të dielën e qirave me një darkë me mish.
Majat e Shalës janë: Maja e Boshit, maja e Lëbumit, maja e Perhime, maja e Vogel, maja e Bigës, maja e Zojzit, maja e Radohinës, maja e Arapit, maja e Pejës, maja e Alisë, maja e Valbonës, maja e Xhavellave, maja e Zezë, majat e Shalës, maja e Rrëshellit.
Qafat e Shalës janë: Qafa e Astrës, qafa e Boshit, qafa e Tellozit, gryka e Lebunit, qafa e T'Thores, Shtegu i Dhenëve, qafa e Pejës, qafa e Valbonës, qafa e Denellit, qafa e Ndërmajnës, qafa e Agrit.
Bjeshkët e Shalës janë: Kakia e Nikaj, Bjeshka e Madhe, Denelli, Valbona, Praçja, Biga e Gimajve, Maja e Kunorës, gropa e Prendit, Livadhet e Shalës, Livadhet e Gimajve, Logu i Ndërmajnës, Logu i Shtjerrave, Logu i Mrrojës, Logu i Madh, Logu i dhive, maja e Preshellit, Agri, te vorri i Kol Mar Gecit, Bjeshka e Gjon Babës, Boshi, Kapërreja.
Prrojet e Shalës janë: Lumi i Shalës, Prroi Lekaj, Përroii Ded Moraj, Përroi i Agronit që i thonë i Pjollit, se bie ndërmjet Nicaj dhe Pjollit, Përroi i Shellinzave që del prej Përroit Shkafit dhe derdhet në lumin e Shalës, Përroi i Kaperres bie në lumin e Shalës.
Shkrimtarë të huaj dhe klerik katolik shkodranë në botimet e tyre kanë shkruar pjesë për fisin e Shalës (ose kapituj).
Shkrimtaria amerikane Rose Vildar Lane vitet e fundit ka shkruar një libër "Majat e Shalës".
Edith Durhan "Brenga e Ballkanit"
Kleriku poeti i madh Pater Gjergj Fishta "Lahuta e Malcisë", "Biga e Gimajve".
At Benardin Palaj, "Zakone dhe Tradita Shqiptare".
At Justin Rrota, "Rreth Vatrës"
Françeskani i shquar Anton Harapi, i cili vizitoi Shalën ne kohën e kolerës 1916, brenda atij viti vdiqën 1240 burra, gra e fëmijë.
Ky material u përgatit për t'iu kujtuar të rinjve malësorë (shaljan) që mos ti harrojnë zakonet e traditat e mira të parëve të tyre dhe vlerat natyrore e historike të saj.

Nga Zef Nik Avdia (Krypçi)

 

Akti përfundimtar i asimilimit të shqiptarëve të Malësisë

Kongresi i Berlinit ishte Ai, që një pjesë të Shqipërisë ia dha Malit të Zi, në vitin 1878. Kështu pas këtij Kongresi, një pjesë e Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, Ulqini, Tivari, Rozhaj, Plava dhe Gucia, i kaluan Malit të Zi, duke mbetur shumë shqiptarë jashtë kufirit administrativ. Ky akt i padrejtë u fuqizua edhe më shumë në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913.
Malësia e Madhe, për vite të tëra, nëpër të cilën kanë kaluar shumë furtuna, i rezistoi kohës, duke ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, identitetin e saj, dinjitetin dhe moralin. Por, për këtë vend legjendarë, ditët në vazhdim do të përkeqësohen edhe më shumë! Deri në fund të vitit 2003, në këtë territor i cili ka 257 km², jetonin mbi 90% të popullsisë shqiptare, për fat të keq, sot kjo gjendje ka ndryshuar, kjo për shkak të padrejtësive që bëhen ndaj shqiptarëve dhe jetës politike të kohës. Procesi i asimilimit të shqiptarëve daton që nga viti 1878, kur fillojnë që Fuqitë e Mëdha ta copëtojnë Shqipërinë, por në veçanti asimilimi dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve specifikohet që nga mbarimi i luftës së dytë botërore. Politika sllave në atë kohë jepte pasaporta për shqiptarët të moshova të ndryshme, gjoja se donte që t'u ndihmonte, por në prapavijë qëndronte politika që tentonte të bënte spastrime etnike.
Faza e parë e shpërnguljes së popullatës shqiptare nga trevat e tyre fillon nga viti 1970, ku shumica e tyre mërguan drejt SHBA-së. Në atë kohë Shqipëria ishte e izoluar nga regjimi komunist dhe kontaktet me të ishin shumë të vështira për të mos thënë të pamundura. Ndërsa Kosova në atë kohë, gjendej nën Jugosllavi dhe gëzonte statusin e krahinës autonome. Faza e dytë e shpërnguljes ishte viti 1990 – 1995. Kjo fazë do të sjell një situatë shumë të vështirë për vendin, sepse fillon shitja e tokave dhe banesave të shqiptarëve, nga që shumica po e lëshonin vendin dhe me mendim se nuk do të kthehen më në këtë vend i cili nuk ka perspektivë. Sot, 2/3 e shqiptarëve të Malësisë gjenden në SHBA. Politika antishqiptare shfrytëzon rastin dhe ndryshon demografinë e popullsisë duke i sjell nga veriu boshnjakët e duke i vendosur ne qendër të Malësisë, të cilëve u jep kredi me kushte shumë të volitshme. Pseudo-politikanët tanë duke nxjerr nga goja e tyre vetëm fjalë "patriotike" nuk e shohin të rëndësishme shitjen e tokave dhe nuk reagojnë as nuk kërkojnë mbrojtje me anë të instrumenteve juridike. Mungesa e vetëdijes së politikanëve tanë që 20 vite, ka sjell këtë situatë në të cilën gjendemi sot. Me regjistrimin e popullsisë në vitin 2003, Malësia kishte mbi 12 000 banorë, nga të cilët mbi 9 600 ishin shqiptar. Sot shifrat pothuajse janë balancuar përgjysmë. Ardhja e popullatës boshnjake nga pjesa veriore e Malit të Zi dhe vendosja e tyre në pjesën e Karabushko Poles , nuk është asgjë tjetër, përveç projektit asimilues dhe diskriminues të popullatës shqiptare që jeton në trevën e Malësisë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010, numri i popullatës boshnjake është rritur për mbi 1000 banorë, çka do të thotë se numri total i tyre është mbi 3000 banorë. Pjesa më e madhe e tyre ka shtëpi të ndërtuara ilegalisht dhe shihet qartë mosndërhyrja e shtetit për të vendosur sundimin e ligjit, ndërsa një pjesë tjetër për një periudhë shumë të shkurtër i kanë fituar të gjitha dokumentet e banesave të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera që ligjërisht duhet një periudhë afatgjatë, por e gjithë kjo bëhet me një qëllim të vetëm! E kundërta ndodhë me popullatën shqiptare. Sot nuk ekziston një vetëqeverisje lokale e cila do e bënte të mundur ekzistimin dhe mbrojtjen e qytetarëve të kësaj treve. Nga çdo parti politike është premtuar se nëse vijnë në pushtet do e themelojnë Komunën, por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë. Disa parti të tjera e kanë kërkuar që në fillim komunën e Malësisë, por pastaj kanë thënë se nuk është koha për të pasur një komunë. Statistikat zyrtare tregojnë që sikur Malësia të kishte komunë, do të ishte në gjendje ekonomike më të mirë se shtatë komuna të tjera të cilat aktualisht ekzistojnë në Mal të Zi.
Më datën 27 maj 2010, organizohen zgjedhjet lokale në Malësi, ku marrin pjesë: një koalicion i përbërë nga tre parti shqiptare (Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa qytetare), koalicioni tjetër i përbërë nga (Partia Demokratike e Socialistëve – Millo Gjukanoviq, Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Ferhat Dinosha dhe një parti Boshnjake), Lista për Tuzin, Partia popullore Socialiste e te tjera, ku zgjedhjet i fiton koalicioni i përbërë nga (PDS, UDSH dhe PB). Udhëheqësit e Unionit Demokratik të Shqiptarëve janë fajtor për situatën e krijuar në Malësi dekadën e fundit, sepse kjo parti, edhe pse e ftuar disa herë, asnjëherë nuk pranoi që të bashkëpunojë me ndonjë parti shqiptare, përveç me partinë në pushtet, e cila e kishte rregulluar fushën e shahut dhe ishte bërë gati që pionët t'i vinte në lëvizje. Për herë të parë në histori të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës, pas fitores së këtij koalicioni, në Komunën Urbane të Tuzit do të vendoset edhe një simbol më tepër, flamuri boshnjak dhe kjo për shkak të patriotëve të rrejshëm. Do përpiqem që në pika të shkurtra të analizoj këtë situatë duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare dhe instrumenteve juridik. Çështja e vetëqeverisjes lokale dhe e decentralizimit është mjaft e komplikuar, sepse duhen hartuar ligje të reja, duhet reformuar financa të reja të cilat janë të parapara për komunën në fjalë, duhet ngritur kapacitete lokale për të pasur një vetëqeverisje efektive e te tjera, por për të pasur vetëqeverisje efektive, duhet të përmbushen disa kritere të cilat janë si më poshtë: të ketë kufijtë administrativ të përcaktuar; të ketë sistem zgjedhor demokratik, që prodhon organe legjitime; të ketë përgjegjësi dhe kompetenca, të përcaktuara dhe të garantuara me ligj; të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe autonomi financiare për të përmbushur përgjegjësitë e saj; të ketë kapacitete njerëzore dhe administrative për të ushtruar përgjegjësitë dhe për t'u ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme. Nëse këto kritere nuk përmbushen, atëherë kuptohet se nuk ekziston shteti i së drejtës, por flitet për një shtet ligjor diktatorial. Vitet e fundit janë treguar shumë fakte të cilat vërtetojnë që Malësia mund të ketë Komunë të pavarur të saj. Gjithashtu, në zgjedhjet e vitit 2006 "Koalicioni për Malësinë" fitoi zgjedhjet për Komunë të plotë, por përsëri pushteti qendror i Kryeqytetit Podgoricë, nuk lejoi që të themelohet Komuna e plotë e Malësisë.
Por, të kthehemi tek instrumentet juridik; e drejta në vetëqeverisje lokale, është degë apo kategori e të drejtës kushtetuese e cila paraqet formën e udhëheqjes së bashkësive lokale ku qytetarët, direkt ose nëpërmjet përfaqësueseve që i zgjedhin vetë ata, vendosin për interesat dhe punët me rëndësi në kuadër të kufirit administrativ të Komunës në fjalë. Kushtetuta e Malit të Zi, vetëqeverisjen lokale e parasheh në nenin 22 të kushtetutës. Ndërsa neni 113 i Kushtetutës përfshin të drejtën e qytetarëve për të rregulluar dhe administruar punët publike dhe punët tjera në bazë të interesit të popullsisë dhe përgjegjësisë vetjake të tyre. Neni 116 i Kushtetutës përcakton fushat themelore që përfshihen në kompetencat komunale, të ardhurat buxhetore e te tjera. Por, Komuna urbane e Tuzit nuk i gëzon këto të drejta. Shkelja e kësaj të drejte nga ana e pushtetit qendror, nën kujdesin e veçantë të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, nënkupton që pushteti qendror të centralizohet në Malësi dhe të bëhet ndarja administrativo – territoriale e Malit të Zi! Kjo do të thotë që kufijtë e Malësisë të zvogëlohen dhe mundësisht të zhduket çdo emër dhe çdo vend shqiptar.
Konventa për mbrojtjen e minoriteteve nacionale, në nenin 4 pika 1, parashikon mbrojtjen dhe barazinë e pakicave. Por, kulmi i serive të intervenimeve, rezolutave dhe projekt-dokumenteve të ndryshëm është personifikuar në Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në vitin 1985. Kjo Konventë vlen si një instrument modern afatgjatë juridik, praktik, i cili duhet t'i mbrojë të drejtat e pushtetit lokal dhe t'u ofrojë qytetarëve zgjidhjen e problemeve lokale dhe më gjerë. Me fjalë të tjera, kjo konventë siguron (garanton) autonomi të lartë për pushtetin lokal. Pra, çdo projektligj i cili mund të hartohet nga Kryeqyteti Podgoricë, e që i shkel këto standarde që i ofron Konventa Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, është asimilues dhe diskriminues. Gjithashtu, Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve nacionale, mbron të drejtat e popullit shqiptar në Mal të Zi, duke e ruajtur nga asimilimi dhe diskriminimi, por për fat të keq, kjo Konventë nuk respektohet as në minimum.
Organi i Kryeqytetit Podgoricë (Komuna Urbane e Tuzit), nuk i përcakton dhe as nuk i parashikon kufijtë administrativ të pushtetit lokal, në të kundërt Konventa Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përcaktimin e kufijve administrativ e sheh si një pikë shumë me rëndësi për pushtetin lokal. Politika asimiluese e Malit të Zi ka projekt që dita – ditës të bëjë sa më të vogël territorin e Komunës së Malësisë.
Këto janë disa projekte "politike", të cilat rrezikojnë të zhdukin një popull autokton, një thesar të pasur kulturor dhe duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në nenin 8 paragrafi 1, në të cilën garantohet mbrojtja e të drejtave kombëtare e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, do të thotë që të gjitha vlerat kulturore dhe vlerat me rëndësi kombëtare duhet të mbrohen nga Republika e Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se ka përzierje në punët e brendshme të shtetit të Malit të Zi, por përkundrazi ky është një hap pozitiv dhe demokratik me të cilin Shqipëria ndihmon integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi drejt familjes së Madhe të Evropës në të cilën të gjithë hezitojmë të shkojmë.
1 Pjesë që i takon Malësisë që gjendet në Dheun e Zi.
2 Elaboratin për fizibilitetin e komunës Malësia/Tuz.
3 Neni 22 të Kushtetutës së Republikës së Malit të Z

Nga Anton Lulgjuraj,
Universiteti Europian ne Tirane, Fakulteti Juridik viti i I, senator

 

Antonio Sharrra Misionari i Madh i Shqipërisë

- Shën Antonio i Zadrimës -
Kush është Antonio Sharra.
Një frat i thjeshtë me një shpirt të madh, një shërbëtor i përvuajtur i shëlbimit, një misionar dhe bamirës i jashtëzakonshëm, fjalëpakë e punëshumë, një dëshmitar i ecjes për rindërtimin e kështjellës se re të besimit mbi gërmadhat e frikshme te herezisë ateiste shqiptare. Një jetë e panjollë e tera në shërbim te idealeve me te para njerëzore ku angazhimi dhe shpresa, bamirësia dhe ungjillëzimi janë personifikuar tek ai në një sinteze të goditur. Nga fizionomia ka hiret e një burri fisnik ngarkuar me peshën e 73 viteve, më fort i mesëm se i gjatë një meshtarë i zakonshëm i veshur thjesht për të cilin pamja e jashtme nuk është primare. I këndshëm, me një të folur plot njerëzi, me flokë të zbardhur e të drejtuar ëmbël përpjetë. Në këtë moshë mban syze, të cilat nuk ia fshehin dot gjallërinë atyre syve që shëmbëllejnë, zgjuarsi, inteligjence, vullnet dhe fisnikëri. Pra një figurë e kompletuar në të gjitha pikëpamjet, në veshje dhe në dukje të virtyteve të tij, i qeshur, i dashur, i qetë, i ëmbël dhe joshës në biseda. Don Antonio lindi në Avezzano të Italisë me 21 nëntor të vitit 1937 dhe është i 7-ti fëmijë në radhën e 6 vëllezërve dhe 2 motrave që patën prindërit e tij Marie dhe Lino Sharra. Ka hyrë në seminar në moshën 8 vjeçare dhe ka përfunduar me rezultate maksimale studimet teologjike në vitin 1961 në Chieti (Abruzzo). Me 29 qershor të vitit 1961 shugurohet meshtarë duke veshur plot pasion e dashuri zhgunin e shenjtë të fratit. Shërbesat e para fetare i filloi në famullinë e Sanxhovani (Avezzano) ku punoi për 5 vite me radhë. Si një mendje e ndritur me njohuri të gjera në shumë fusha punoi gjithë devocion edhe si mësues i gjithanshëm i moshave te reja, pasi kishte dhunti tamam për atë punë. Në vitin 1966 transferohet në Berga Viva Nuova si famullitar. Ky fshat u krijua i ri dhe Dom Antonio ishte famullitari që do të kujtohet në histori si themeluesi i kishës së parë të këtij fshati me panoramë interesante. Dom Antonjo asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk u nda nga puna e mësimdhënës në disa nga shkollat e mesme të provincës Avezzanos. Viti 1977 e gjen famullitar në Magjiano Dei Marsi ku kreu edhe detyrën e rëndësishme të Drejtorit Karitasit Dioqezan Avezzanos. Tashmë dihet mirë veprimtaria e tij intensive e këtij institucioni si projektues për ata që jetojnë në varfëri. Në përmbushjen e misionit të vet Dom Antoni ka qenë drejtuesi i një bashkësie pritje me degë të veta në Afrikë, Evropë Lindore dhe Amerikën Latine. Këtë detyrë e përmbushi me sukses deri me 22 tetor të vitit 1992 kur më pas do t'i thoshte lamtumirë Italisë për të zbritur në ish- tokën e ndaluar shqiptare, për të ecur pas gjurmëve të përhumbura të Shën Palit.

Shqipëri të kam ëndërruar!
Në nëntor të vitit 1992 Don Antonio Sharra vjen në tokën shqiptare për herë të parë. Gjendja e mjeruar ekonomike dhe realiteti i hidhur që kishte lënë pas sundimi despotik ateist 45-vjeçar ishin impresione befasuese të cilat ndryshuan komplet kursin e misionit të tij duke hedhur spirancën në bregun e përtejmë të Adriatikut në oazin më të çuditshëm, më të varfër e më e të harruar të Evropës. Me të mbërritur në tokën e panjohur nga Durrësi për 50 ditë i bie pash më pash Shqipërisë Veriore katolike me dëshirën dhe pasionin për ta njohur Shqipërinë dhe njerëzit e saj. "Shqipëri të kam ëndërruar", do ta titullonte librin me përshtypjet e tij nga ky udhëtim historik, nga ky vend i detyruar nga ideologjia absurde e izolimit më të fortë realisht e panjohur dhe e injoruar. Ishte ky udhëtim i parë që e nxiti pa asnjë mëdyshje t'i bënte lutje Ipeshkvit të Avezzanos Monsinjor Armando Dini për të Shërbyer në Shqipëri që më pas do ta lidhte përjetësisht me të. Me 30 mars 1993 Dom Atonio Sharra i mandatuar nga ipeshkvi Dini, vjen në Shqipëri për tu bërë pjese e ringjalljes se re shpirtërore të saj. Fillon menjëherë nga puna, duke marrë në patronazh dy famulli atë të Shën Shtjefnit( Blinisht, Piraj, Baçel, Kodhel, Krajë) dhe famullinë e Shën Jozefit në Gjadër: Fillon gjithçka nga zeroja pasi në territorin e Zadrimës nuk mungonin vetëm kishat por madje edhe besimtarët, Zoti zgjodhi dhe dërgoi në këtë vend Don Antonjon, që paralel me rindërtimin e objekteve të kultit të rilindte dhe besimin në shpirtrat e trazuar nga heretizmi diktatorial. "-Nuk është hera e parë në jetën time- shkruan Don Antonio- që po përmbush një thirrje misionare, përkundrazi është e ngjashme me thirrjet meshtarake". Jam vërtetë i gëzuar sepse jam thirrur "për të bërë gjëra të bukura për Zotin" shprehet ai duke perifrazuar Nënë Terezën e Kalkutës, në tokën e lindjes së të cilës po vinte. I dhemb shpirti për atë barazi biblike në kufijtë e varfërisë ekstreme ku për ditë ndeshet me situata të mjerueshme ku te ardhurat mesatare të një familje nuk kalonin 20 dollarët në muaj. I frymëzuar nga etika e misionarit të mirëfillte dhe ndjenjat e dashurisë ndaj popullit shqiptar ai punoi gjithë përkushtim për t'u dhuruar ndihmë njerëzve në zona të ndryshme të Shqipërisë. Dhuroi rroba për të luftuar zhelerinë e neveritshme uniforme, dhuroi ushqime për të mposhtur urinë, dhuroi ilaçe për të qetësuar e shëruar sëmundjet, përçoi fjalën e Perëndisë tek njerëzit duke u hequr peshat e renda të shpirtit dhe pastruar sytë e nxirë nga urrejtja vëllavrasëse . Ai erdhi në Shqipëri për përmbushjen e misionit të tij në kohën e eksodeve tona masive kur shqiptarët shiheshin edhe etiketoheshin si delja e zezë e Evropës. Dom Antonio nënvizonte:- "Është e vërtetë që Italia është duke u treguar solidare me Shqipërinë! Por në realitet jemi duke paguar një borxh moral lidhur me të kaluarën pasi dikur ushtarët italian të ndjekur prej gjermanëve janë strehuar dhe ndihmuar për riatdhesim prej familjeve shqiptare". Don Antonio shfaqet si një vëzhgues mjafti i vëmendshëm i jetës shoqërore shqiptare duke konstatuar se rizgjimi shpirtërorë e shoqëror ishte nevoja kryesore e shqiptarëve për të nisur veprën e ndërtimit moral e qytetar, për të mposhtur vesin, dembelinë, nënshtrimin dhe dëshpërimin .

7 motrat e mrekullueshme të Zadrimës!
Në planin e ringjalljes së besimit tek Zoti Dom Antonio ka ndërtuar: - Katedralen Martire te Shenjtë Shqiptare në Baçel, - Kishën Piraj, - Kishën Kodhel, - Kishë Baçel, - Kishën Krain, - Kishën Gjader
Gjithsej, 7 motra Zadrimore, secila me e bukur se shoqja, secila me fytyrën e vet identike ku bie në sy mbizotërimi i elementeve te stilit barok gërshetuar me traditën vendase. Të pajisura me gjithçka qe i duhet një manastiri, të stolisura nga lulet e gjelbërimi dekorativ fin.
Atje ku puthen mali, qielli (mbi 150 m në majën e Velës), Dom Antonio vendosi truporen e shenjtores "Zonja e Veles" e cila duket sikur i lutet Hyut për besimtarët e Lezhës dhe Rrëshenit, te cilëve u shfaqet në sy një herazi nga lartësia e olimpit në çdo çast të ditës. Një vepër e mirëfilltë arti është shtatorja e Zonjës së Komanit me një kurorë të shenjtë mbi kokë të bekuar nga vetë Papa Vojtila e vendosur në një shpellë karstike karshi me Digën së Hidrocentralit, e cila në çdo stinë të vitit tërheq interesimin e udhëtarëve të cilët ketë shpellë e kanë kthyer në vend pelegrinazhi natyral.
Kambana që tingëllon paqe në gjithë botën
Në vitin 1997 kur Shqipëria jetonte momente të vështira dramatike kaosi, revolte dhe dhune anarkike, një grup fëmijësh nga Zadrima të udhëhequr nga Dom Antonio dhe edukatorët e tyre mblodhën mijëra gëzhoja me idenë e vetme që të pastronin fshatin nga shenjat e dhunës. Me kalimin e kohës lindi ideja të realizohej një kambanë. Rilindja e këmborës së paqes nga rrgadhina e gëzhojave të vdekjes. ishte një ogur i mirë dhe një tingull shprese se e ardhmja e popullit shqiptar do të jetë e mirë ! Kambana që ideoi Don Antonjo sot për sot është kambana më e famshme e Shqipërisë madje unikale në gjithë botën, e cila pasi ka bërë xhiron rreth Gadishullit Apenin e shoqëruar nga fëmijët ambasadorë të paqes, u bekua nga Papa Gjon Pali dhe u prul në Shqipëri e bëri xhiro në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë dhe u vendos në qendër të Tiranës përpara piramidës së ish diktatorit Hoxha. Nga kjo nisem e jashtëzakonshme dhe unike lindi lëvizja "Ambasadorët e Paqes". Lëvizja u drejtohet në mënyrë të veçantë fëmijëve që ata të jenë vazhdimisht protagonist paqe dhe drejtësie duke mbajtur të ndezur si flakë e pashuar dëshirën e zjarrtë të paqes në zemrat e fëmijëve shqiptar. Ambasadorët e paqes si ushtarë të bindur të Don Antonios kanë filluar historinë e tyre "duke shndërruar"gëzhojat në vazo me lule!

17 vjet në Shërbim të Komunitetit të Zadrimës
Don Antonio erdhi me veladonin e misionarit dhe dashurisë në tokën që e kishte pritur(Zadrima e Don Antonios) dhe këtu u vu në shërbim të këtij komuniteti dhe çdo individi me të gjitha energjitë e veta shpirtërore intelektuale dhe fizike. Duke skanuar tipologjinë dhe karakterin e shqiptarit në mënyrë të menjëhershme dalloi gjurmët e dembelizmit dhe përtacisë si sëmundje e rëndë e trashëguar nga otomanizmi dhe komunizmi. Në kundërshtim me ketë mentalitet iu përkushtua edukimit të kulturës së punës qoftë nga ana psikologjike qoftë nga ana profesionale. Për Don Antonion ishte mëkat që zadrimorit t'i dhurosh thesin e miellit, prandaj ai bëri të kundërtën, të gjitha familjeve të zonës iu dhuroi nga një komplet veglash pune me të cilat mund të shfrytëzonin më mirë tokën e tyre të begatë. Puna sjell përparimin, begatinë dhe si e tillë është si faktori i të gjitha të mirave shoqërore dhe antivirusi më i mirë i veseve të liga të njeriut. Në ketë kuadër ka hapur kurse të ndryshme me të rinjtë si për murator, marangoz, hidraulik punues guri, elektricist, pemëtari, punime qeramike, punime tezgjahu e te tjerë. Shën Dom Antonio ka sjellë nje risi të paparë në traditën tonë liturgjike, pranë objekteve të kultit ka ngritur reparte pune. Të tillë si: - Reparti i përpunim drurit Shën Jozefi Blinisht, - Reparti i punim tezgjahut Blinisht, - Reparti i përpunimit të gurit Blinisht, - Reparti i punimeve të qeramikës Krain, - Kantinë për përpunim rrushi, - Shkollë e mesme profesionale ndërtimi në Krain, - Sera për prodhime bujqësore, - Vresht dhe pemëtore në Piraj, Krain e te tjere, - Komp veror për fëmijë në zonën malore me kapacitet për 300-400 veta, - Repart mekanik Blinisht, - Ambulanca shumësherbimëshe në Blinisht e gjitha me personel italian, - Ka afruar ndihmën për murgeshat e Institutit të Punëve të vogla të zemrave te shenjta në Piraj të cilat kanë ndërtuar një qendër fizio-terapie nga më modernet në Shqipëri me shtrirje në Gjadër, Torovicë, Ungrej e te tjere., - Ka rikonstruktuar të gjitha rrugët rurale të zonës dhe një pjesë të tyre i ka asfaltuar, ka ndërtuar disa ujësjellsa duke bërë më tepër për këtë zonë se të gjitha qeveritë shqiptare të pos viteve nëntëdhjetë, - Ka kuruar në Itali mbi 100 fëmijë me sëmundje të rënda, ka dërguar me bursa studimi në Universitetet italiane shumë student nga kjo zonë, - Gjatë luftës në Kosovë ka strehuar dhe ushqyer 1500 kosovarë, - Ka ndihmuar dhjetëra e dhjetëra familje në nevojë në rikonstruksion dhe ndërtim banesash
E gjithë kjo seri e gjatë ndërtimesh është realizuar nga mjeshtër të dalë nga dyert e kurseve të don Antonios në Zadrimë.
Objekte kulture dhe arti: - Biblioteka në Krajn dhe Blinisht , - Qendra e pritjes Don Goueln Blinisht Sa e sa grupe folklorike fëmijësh ngriti kudo në Zadrimë.
Nën kujdesin e Don Antonios u realizua statujat e heronjve të kishës Martire shqiptare At' Danjel Dajani dhe Xhovani Fausti të pushkatuar nga Diktatura komuniste në vitin 1946 njëkohësisht është në përfundim edhe shtëpia muze në kujtim të veprës së tyre në Blinisht.
Unikal në llojin e vet janë edhe dy memorialë të ngritura pranë Kishës së Blinishtit për vajzat e humbura të Zadrimës dhe për vajzat shqiptare të cilat kanë pranuar të vdesin por të mos përdhunohen. Shembulli i Don Antonios është një monument i pavdekshëm humanizmi, mirësie paqeje e e drejtësie. Ai për vete nuk din të flasë. Më mirë se kushdo për të flasin bëmat e tij të mrekullueshme për nderë te të cilave populli e thërret:" Shën Antonio i Zadrimës", ndërsa nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, është dekoruar me urdhrin "Nënë Tereza". Gjendja e rendë shëndetësore e kohëve të fundit e Dom Antonjos ku vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë, ka mbushur me dëshpërim zemrat e qindra e qindra besimtarëve prej të cilëve buron lutja përgjëruese. Të lutemi o Zot. Qëndro pranë këtij shërbëtorit tënd, o Zot, si qëndroi ai pranë nesh t'i japësh edhe shëndetin e trupit, që t`i kthehet shërbesës së mëparshme!

Nga PRELË MILANI,
Poet dhe Publicist, Shkodër


U NDA NGA JETA, ANETARIT TE SHOQATES
"ATDHETARE-DUKAGJINI", KARLO MARLEKA

Me datën 11 korrik 2010, një sëmundje e shpejte dhe e pamëshirshme i mori jetën, Karlo Marlekes, ne moshën qe akoma e donim ta kishim ne mesin tone jo vetëm fizikisht, por mbi te gjitha për mendjen, urtinë dhe arsyetimin e tij: bashkëshortja, djali, vajza, motra dhe te afërmit e tij, komunitetit ku jetonte dhe ne, anëtarët e shoqatës.
Karlo Marleka, lindi ne qytetin Shkodër, me 15 nëntor 1935, nga prindërit Ndoci dhe Liza, ne familjen Marleka, ne fisin e familjes te Pjeter Markut, ose siç e thërrisnin, Tush Markut, prej fshatit Plan te komunës se Pultit, ne nje familje me tradita atdhetare, bujarie, fisnikërie dhe kulture. Ai mësimet e para dhe te mesme i mori ne qytetin Shkodër dhe ato te larta i përfundoi ne Institutin Pedagogjik ne vitin 1956, ne Tirane, për matematike dhe fizike.
Karlo, ne vitin 1956 doli mësues dhe ne këtë funksion, kudo është regjistruar emrin e tij dhe me qindra e mijëra nxënës kane marre bekimin e tij, ne punën për dije dhe emancipim shoqëror. Ai, punën e filloj ne Tropojë dhe e vijoje ne Bushat, Gruemire, ne shkollën e mesme industriale, ne Ajazme dhe ne shkollën 8-vjeçare "Branko Kadia", ne detyrën e N/Drejtorit te kësaj shkolle, ne qytetin Shkodër, deri sa doli ne pension ne vitin 1990. Ai, u paraqit me aftësi te radha si mësimdhënës dhe si edukator, gjakftohte, me respekt dhe dashuri njerëzore, i dashur dhe komunikues me njerëzit, me nxënësit dhe me prindërit e tyre. Ne çdo rast, ishte nje prindër i dyte për nxënësit. Ai mbi te gjitha, kudo qe i shkeli këmba, vuri ne pune mendjen për dije e kulture, u paraqit NJERI.
Karlo, me bashkëshorten e tij, Elizabeten, te cilën, nuk e kishte vetëm bashkëshorte te merituar, por edhe shoke e shoqe, me te cilën komunikoi dhe arsyetoi për te përballuar shume probleme te kohë, se nuk ishte e lehte te përballoje situatat e asaj kohe pa nje vëmendje dhe arsyetim te shëndoshë, krijuan familjen e mrekullueshme, duke u bere me nje djalë, Marinin dhe nje vajze, Merin, te cilët i rriten, i shkolluan, i edukuan me norma morale te larta, dhe i drejtuan me mençuri ne jete.
Karlo, detyrat e tij si kryefamiljare, i kreu me se miri. Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort i mire, nuk ishte vetëm baba e mire, por edhe një vëlla i mire, një i afërm i mire, një koleg i mire, një komshi i mire, për te cilën te gjithë kishim akoma nevoje për te, për fjalën e tij, për mendjen e tij, për shoqërinë e tij, për punën e tij te qete, për fjalën e qete dhe shume dashamirëse, te cilat i kujtojmë me respekt.
Megjithëse me vdekjen e Karlos, bashkëshortja, djali dhe vajza, motra dhe te afërmit kane humbur njeriun e tyre me te dashur, për te cilin kane një dhimbje te madhe dhe te natyrshëm. Miku, Karlo, do na mungoje! Do ti mungoje Elizabetes, djalit, vajzës, motrës dhe te afërmeve, do te na mungoje edhe ne, miqve te Karlos.
Familjes i themi: Karlo ju paste lenë jetën, mbarësinë dhe mirësinë.
Ne emër te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", ne emër te miqve te Karlos, Ju shprehim ngushëllimet me te sinqerta.
Karlo Marleka, lamtumire, shpirti te pushoftë ne paqe!

Nga Ndue Sanaj, Pal Lera, Zina Franja, Gjergj Çuni, Karlo Kamsi,
Mri Kroj dhe Vat Gjoni


DEMOSTRATA E 26 KORRIKUT 1943

67 vjet me para, me 26 korrik1943 rrugët e qytetit Shkodër u lanë me gjak nga forcat e okupatorit fashist. Këtë dite, populli i Shkodrës, duke iu përgjigjur thirrjes qe i beri organizata e frontit nacional çlirimtar e qarkut, doli ne demonstratën e madhe për te festuar kapitullimin e Duçes dhe për te shprehu urrejtjen ndaj forcave te okupatorit, si dhe beri thirrje për te vazhduar më me force përpjekjet e luftën për çlirimin e plote te vendit.
Demonstrata u organizua nga organizata e frontit nacional çlirimtar, me pjesëmarrjen masive te popullit, banore te qytetit dhe fshatrave për rreth, me mbyllje tregu dhe nga numri i pjesëmarrësve, ishte me e madhja e deritanishme.
Për këtë veprimtari, drejtuesit e organizatës se frontit te qarkut i kërkuan drejtuesve te organizatës se ballit kombëtar qe te bashkëpunonin. Ne fillim, propozimi u pranua dhe pranuan programin e veprimeve, u caktua koha e fillimit te aksionit.
Pak ore, para ditës se veprimeve, drejtuesi i organizatës se rinise te ballit, i quajtur Mustafa Dervishi dhe qe kishte qene anëtar pjesëmarrës ne kohen e marrëveshjes, merr takim me drejtuesit e organizatës se frontit nacional çlirimtar, te cilëve iu komunikon vendimin e fundit: Organizata e ballit kishte marre vendim, për te mos marre pjese ne demonstrate. Mbasi solli këtë përgjigje te organizatës qe përfaqësonte inxhinier Mustafa Dervishi, vazhdoi: "Unë si person nuk jam dakord me vendimin qe ka marre organizata qe përfaqësoj dhe fjalën qe kam dhenë nuk e marr mbrapa, prandaj duke e konsideruar drejte vendimin e pare se bashku me ju do te marr pjese ne këtë aksion."
Ne fakt kështu ndodhi, Mustafa Dervishi ne orën e caktuar u paraqit ne vendin ku ishte vendosur te zhvillohej aksioni duke u rreshtuar ne radhët e para te turmës se bashku me drejtues te frontit nacional çlirimtare.
Armiku ishte i informuar për aksionin dhe tek vendi i grumbullimit kishte sjelle forca te shumta nga te gjitha llojet e armeve duke përfshirë dhe skuadronet e kavalerisë, me qellim qe populli te frikësohej.
Para gjendjes qe ishte krijuar, populli i grumbulluar për aksion jo vetëm qe nuk u spraps, por me thirrjen: Eja mblidhuni këtu-këtu e me parrudhat poshtë fashizmi dhe okupatori, filloi aksioni, demonstrata, e cila u ndërpre nga goditja e armikut me përdorimin e armeve dhe te kavalerisë. Nga përdorimi i armeve mbeti i vdekur Mastafa Dervishi dhe u plagosen shume te tjerë.
Natën vone dhe ne ditën e nesërme, kuestura italiane beri disa arrestime te pjesëmarrësve ne demonstrate dhe te tjerët qe kërkoi nuk mundi ti kapte se ato morën arme dhe u bashkuan me çetat partizane qe vepronin ne rrethin e Shkodrës.
Pak dite me vone, me partizanet e çetave ekzistuese dhe te rinjtë demonstrues, qe nuk mundi ti kapte armiku, krijuan batalioni partizane dhe qe u pagëzua me emrin e dëshmorit "Perlat Rexhepi".
Te nesërmen u be ceremonia e varrosjes se dëshmorit Mustafa Dervishi, me pjesëmarrje masive te popullit, ne te cilin te deleguarit e organizatës se frontit nacional çlirimtar duke shprehur admirim te veçante për veprën patriotike dhe guximin qe tregoi, beri thirrje për vazhdimin e luftës për çlirimin kombëtar. Mbas çlirimit, Mustafa Dervishi u shpall dëshmor i atdheut.
Jehona e demonstratës se 26 korrikut 1943 ishte shume e madhe ne qarkun e Shkodrës dhe beri qe lëvizja kundër okupatorit te behet ne zhvillime te mëdha.
Ne këtë demonstrate spikati gatishmëria patriotike qe treguan familjet qytetare për rreth vendit ku u zhvillua ngjarja, te cilat sa dëgjuan krismat e armeve, hapen portat e banesave për te shpëtuar demonstruesit nga ndjekja e armikut. Gjithashtu edhe qytetar te tjerë qe zhvillonin veprimtari te shërbimit social ne shenje solidariteti me demonstruesit iu përgjigjen thirrjes për te ndërprere aktivitetin dhe për tu bashkuar me turmën.
Megjithëse kane kaluar 67 vjet, populli i Shkodrës e kujton këtë veprim patriotik dhe respekt për dëshmorin qe dha jetën e për te tjerë qe u aktivizuan ne këtë aksion.
Ne nderim te kësaj ngjarje organizata e veteraneve organizon mbledhje te veçante përkujtimore me veteraneve pasardhës.
Nga Qemal Llazani, pjesëmarrës dhe nje nga te arrestuarit ne këtë demonstrate.

numrat

part03