part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

76

Zëri i vëllazërimit-2010

-Reportazh-
Do t’valvitet m’Kaçanik  / M’Kaçanik, po, do t’valvitet  / Kuq e zi Flamuri i shqyptarëvet,  / Përse toka, shqyp ku flitet,  / Ajo vetë asht, qi prej t’Parvet  / Trashigim na e kemi pasë:  / Mbrendë i huej, jo, ma s’do t’shklasë,  / Posë atëherë, kur vjen për mik. (At. Gj. Fishta)
Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me rastin e 10-vjetorit te krijimit te saj, organizoi nje Manifestim mbare trojeve shqiptare, te pagëzuar “Zëri i vëllazërimit-2010” me datën 24-25 prill 2010, me pjesëmarrjen: Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”; Shoqata “Visaret e Kërrabës”; dega e shoqatës “Martin Dreshaj” me qendër ne Tuz, ne Rrezhaj, Asambli “Majat e Karafilave” te malësisë Plave e Guci; Ansambli “Shpëtimi” ne Medvegje; Ansambli “Selman Sadria”; Ansambli “Rugova”; Ansambli “Dervish Shaqe”, si dhe përfaqësues nga Maqedonia dhe vete Shoqata”Martin Dreshaj” me qendër ne Peje.
Ne vazhdën e bashkëpunimit me ketë shoqatë, ftesës për pjesëmarrje ju përgjigjem, PO. Puna për ketë pjesëmarrje ka filluar muaj përpara dhe është vlerësuar mjaft. Duke ju përgjigjur organizimit të kësaj veprimtarie, ne u përfaqësuam me kënge, valle, recitime dhe prezantim libri dhe pikture. Grupi i këngëtareve përbëhej: “Krenaria” e Unionit Artistik Kombëtar, këngëtari Prek Mrisha dhe Fran Kodra, këngëtaret: Ndue Shytani, Pellumb Vrinca, Gezim Zef dhe Sander Gurra; grupi i valleve përbehej nga 6 çifte te drejtuar nga koreografi Aldo Nika (Fabjola Nika, Brixhilda Miraçaj, Ambra Arra, Xheneta Ara, Juela Molla, Desdemona Binoshaj, Petrit Sala, Marjo Gjoklaj, Arsid Patriku, Arjet Pirani, Bruno Hoti dhe Xhevahir Halili);  recitues Emiliano Palali-student i vitit te III ne Akademinë e Arteve te Bukura për dramaturgji; prezantimi i librit te autoreve Prele Milani, Lazer Kodra, Tone Deda, Zef Gjeta, Luigj Shyti, Voc Deda dhe Ndue Cukeli; për pikture nxënësi i vitit te III te shkollës artistike “Prek Jakova”, Eduard Pecaj. Nga kryesia e shoqatës morën pjese: Ndue Sanaj, Lazer Kodra dhe Roza Pjetri. U shoqëruam nga anëtari i këshillit te qytetit Shkodër dhe ne te njëjtën kohe anëtar i shoqatës sonë, biznesmeni Ndue Marashaj, dhe kryetari i sindikatave te arsimit, zoti Aleks Dushi. Gjithsejte 26 vete.
Dita e pare, me datën 24 prill 2010, ne ora 04. 15 u nisem nga qyteti Shkodër dhe mbërritëm ne qendër te Pejës ne ora 12. 00, ku na priti z/dhënësi i shoqatës “Martin Dreshaj”, zoti Rrahman Jashari. Ajo, që takuam qe fillimi dhe qe vazhdoi gjate gjithë aktivitetit ishte Dashuri vëllazërore. Ne orën 13. 00 u vendosem ne hotel, u veshën rrobat kombëtare dhe se bashku me grupet e tjera pjesëmarrëse u nisëm për ne komunën e Istogut. Gjate gjithë rrugës ishim të shoqëruar nga policia rrugore, ç’ka tregonte organizimin e mire të miqve që çdo gjë të shkonte sa me mire. Ne ora 14. 00 ne nje restorant te madh, nga komuna e Istogut na u dha dreka. Ne këtë dreke mund te ishin mbi 100 vete. E veçanta e kësaj dreke ishte ardhja e Presidenti te Kosovës, zoti Fatmire Sejdiu, i cili u përshëndet me ne, na dha dorën, i uroj mirëseardhjen ne token e Kosovës dhe pune te mbara Manifestimit. Ovacionet vijuan gjate.
Pas drekës së këndshme, e cila u shoqërua edhe me këngë e valle nga grupet pjesëmarrëse, ne orën 15. 30  u be ecja neper qytet me uniforme kombëtare dhe me flamurin kombëtar dhe te shoqatave. Organizatoret, një prioritet i kishin dhenë vizitave tek monomentet e heronjve te luftës dhe varrezave të dëshmorëve. Për vendosjen e buqetave me lule, ne të gjitha vizitat qe bëmë, u zgjodh zoti Ndue Sanaj për të vendosur i pari buqetat e luleve! Me ketë u nderua ai, por edhe shoqata e jone.
Ne orën 16. 00 filloj koncerti, me pjesëmarrjen e gjithë artisteve ne këtë pjesëmarrje dhe ne përgjithësi numrat e koncertit ishin te përziera. Koncerti u zhvillua ne pallatin e Kulturës “Adem Jashari”. Ne këtë koncert u prezantuam: me vallen “Ne Prishtinë e ne Tirane, dore për dore si vëllai me vëlla”, me 6 çifte valltaresh te drejtuar nga koreografi i mirënjohur, Aldo Nika;  me këngën “Çiftelia” e kënduar nga Pëllumb Vrinca; me këngën “Bac u krye” e kënduar nga Prek Mrisha, me poezinë “Martin Camaj” te autorit Prele Milani, i recituar nga Emiliano Palali, me këngën e “Mehmet Shpendi” e kënduar nga Ndue Shytani, me këngën “Ruaju nga Dashuria” e kënduar nga Fran Kodra dhe përsëri me vallen “Vallja e Malësisë”. Ketu, ne emër të shoqatës, përshëndetjen e beri zoti Ndue Sanaj dhe i dorëzoi komunës Istog titullin “Mirënjohja”, me motivacionin: “Për kontributin që jepni në organizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile në realizimin e misionit të tyre në edukimin atdhetar të komunitetit dhe të trashëgimisë te traditave nacionale ne fushën kulturore dhe artistike”, te shoqëruar me librin “Dukagjini” te autorit profesor doktor Zef Gjeta dhe nje CD te këngëtarit Pëllumb Vrinca.
Ne orën 19. 00 shkuam ne Peje, u futem ne restorantin “Afërdita” te vëllezërve Lukaj, ne te cilin komuna e Pejës kishte organizuar nje mbrëmje argëtuese për pjesëmarrësit. Ne këtë mbrëmje u kënduan kënge dhe u bene recitime me fryme patriotike, por u kënduan edhe këngë  “gruri”, veçanërisht nga këngëtari Pëllumb Vrinca. Kënduan Preke Mrisha, Pëllumb Vrinca, Gëzim Zefi, Ndue Shtytani, Sander Gurra dhe djemtë e vajzat e valleve u përzien ne vorbullën e kërcimit pa u ndalur, të cilat e veshën ketë mbrëmje me ngjyrat e ylberit. Këtu u ndan shume mirënjohje. Ne u nderuam me dy “MIRENJOHJE” nga shoqata e vëllazërimit e trojeve etnike “Martin Dreshaj”: nje me motivacioni “Mirënjohje dhe Çmimi “Martin Dreshaj” kolonel Ndue Sanaj”, te cilën ia dorëzoj bashkëshortja e Martin Dreshaj, zonja File Dreshaj, qe jetonte ne Miçigan te SHBA, e ardhur enkas për këtë veprimtari po te thuash mbare kombëtare, dhe e dyta me motivacionin: “Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” për pjesëmarrje”.
Ne, ne këtë moment, zoti Ndue Sanaj, pasi përshëndeti ne emër te shoqatës, ndau dy mirënjohje dhe nje Anëtar Nderi: MIRENJOHJA për komunën e Pejës, me motivacion: “Për kontributin e dhenë në realizimin e këtij bashkimi në festen e madhe “Zëri i vëllazërimit-2010”, që vëllezërit në mbare trojet etnike të jene bashke në pune të mbara për Kombin”, te shoqëruar me librin “Dukagjini” te profesor doktor Zef Gjetes dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca; MOREMNJOHJA për Shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me këtë motivacion: “Për kontributin që jepni në arritjet në fushën e krijimit te identitetit kulturor me rrënjë të thella në këto troje të lashta, me  besim të plotë në bashkëpunimin tonë të gjithanshëm në ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave tona kombëtare”, te shoqëruar me logun e shoqatës, nje komplet te librit “Dukagjini ynë”,- 1- 2- 3, te bashkautorëve Prele Milani dhe Lazer Kodra dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca. Nje emocion i veçante u krijua te pjesëmarrësit, kur i dhamë titullin ANETAR NDERI, plakut te Malësisë, apo Mark Malësia, siç e thërrisnin ata, luftëtarit te orëve te para te luftës ne Kosove, komandant i UÇk-se për zone e Rekes se Keqe dhe shok armesh me Adem Jasharin, Mark Avdyl(Kol) Ndrejaj, me motivacionin: “Bacës Mark te Malësisë, për atdhetarizmin, për sakrificat deri ne ato sublime dhe për kontributin e dhenë si luftëtar i orëve të para dhe komandant i UÇK-se për zonën e Rekës së Keqe, në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb”, te shoqëruar me librin “Dukagjini”, te autorit profesor-doktor Zef Gjeta dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca. Takimi, me këtë Bace, ne kuptimin e plote te fjalës ishte e veçante deri ne madhështore. I shkurtër, por me trup te lidhur, me mjekër te gjate deri ne brez dhe me gjithë se kishte 87 vite mbi supe dukesh shume i mbajtur. Ne ketë pjese  u be prezantimi shume dinjitoz i piktorit te talentuar Eduard Pecaj, nxënës ne vitin e III te shkollës artistike Prek Jakova”, me 6 punime, i cili ka marre medaljen e argjende ne konkursin ne Spanje dhe vende te para ne Shkodër dhe ne Tirane.
Dita e dyte, me 25 prill 2010, ishte me e organizuara dhe me dinjitozja. Ne orët e para të mëngjesit, të gjithë së bashku, ne autokolonë duke zbukuruar rrugët e Kosovës, u nisëm për ne Deçan, qendra e Dukagjinit te Kosovës. Ne fillim u vendosen lule ne dy monumentet e te rënëve për lirin e Kosovës, njeri ishte gjeneral Luan Haradinaj dhe tjetri Sali Çeku. Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, lulet ne piedestalin e këtyre monumenteve i vendosi me kryetarin e Komunës, zotin Rasim Selamnaj dhe kolonelin ne rezerve, zotin Avdyl Mushkolaj. Pastaj bëmë vizite ne varret e dëshmorëve te Deçanit. Ne ato varre ishin 4 vete te familjes Haradinaj. Por e veçante ishte, se ne nje ane te këtyre varreve ishte ndërtuar nje kulle tre kate, me te cilën paraqitnin simbolin e Qëndresës dhe te Lirisë te Deçanit dhe e dyta ishte, se te koka e varrit te secilit ishte shënuar: emrin e mbiemri, funksioni, grada dhe kur kishte rene, te gjitha varret ishin te mbuluara me lule. Me pak ne veri te varreve ishin dy kulla te larta te familjes Haradinaj. Aty bëmë vizite te gjithë. Nje respekt i veçante nga familjaret dhe autoritetet ju dha Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe kryetarit te saj zotit Ndue Sanaj, i cili ishte caktuar te udhëhiqte çdo fjalë dhe nderim gjate vizitës ne varreza, si dhe tek familja Haradinaj. Plakut te kësaj shtëpie, Bacës, Hilmi Haradinaj ju dorëzua ne emër te gjithë pjesëmarrësve nje mirënjohje, me motivacion: “Për sakrifica sublime ne shërbim te Lirisë se Kombit dhe te Atdheut”. Këto çaste ishin te shoqëruara nga emocione mjaft të forta për të gjithë të pranishmit. Ishte krenari për ne, ti shtrëngonim dorën dhe të ndërronim nga një cingare duhan, nga nje kafe dhe gotë rakie me pjesëtaret e kësaj familje, e cila ka vendosur nje gur këndi mjaftë të madh ne themelet e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë.
Ne orën 12 00 filloj koncerti ne pallatin e kulturës se Deçanit “Jusuf Gervalla”. Ne këtë koncert u paraqitem mjaft mire. Pasi përshëndeti kryetari i grupit “Majat e Karafilave”, Naim Ujkan Prelvukaj, prej Plavës dhe Gucisë dhe kryetari i komunës Deçan Rasim Selmanaj, përsëri fjalën përshëndetëse e mbajti zoti Ndue Sanaj. Gjithashtu, ai ne emër të shoqatës lexoi dy mirënjohje: Komunës Deçan, me motivacion: “Për mikpritjen tradicionale dhe kontributin e pakursyer te dhenë ne mbështetjen e veprimtarive kulturore dhe artistike mbare shqiptare”, te shoqëruar me kompletin e librit “Dukagjini ynë”, 1, 2, 3 te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra, si dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca; dhe familjes Haradinaj, me këtë motivacion: “Për kontributin e shquar që ka dhenë deri në sakrifica sublime në luftën e madhe për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, në shërbimin te Lirisë së Atdheut dhe të çështjes Kombëtare”, te shoqëruar me kompletin e librit “Dukagjini ynë”, 1, 2, 3 te autoreve Prele Milani dhe Lazer Kodra, si dhe nje CD-i te këngëtarit Pëllumb Vrinca, te cilat respektivisht u dorëzuan: nga anëtari i këshillit bashkiak te qytetit Shkodër, zoti Ndue Marashaj dhe këngëtari Preke Mrisha.
Koncerti u hap me vallen “Ne Prishtine e ne Tirane, dore për dore si vëllai me vëlla” nga 6 çiftet e mrekullueshme te përgatitura me shume pasion dhe mjeshtëri nga koreografi Aldo Nika; u këndua kënga “Lidhja e Prizrenit” nga lahutari Sander Gurra; kënga “Bace u krye” nga këngëtari i mirënjohur Prek Mrisha i shoqëruar nga gjithë valltaret pjesëmarrës ne këtë koncert; u be recitimi e poezisë “Dukagjini i Lekes” te autorit Prele Milani i recituar nga Emiliano Palai dhe i shoqëruar me lahute; dhe u mbyll, me këngën “Dukagjini” i kënduar nga grupi, me soliste këngëtarin Ndue Shytani, te shoqëruar nga valltaret e valltaret e Aldo Nikes.
Ne orën 14. 30 shkuam për dreke, te organizuar nga komuna e Deçanit.  Nga Deçani, u nisem rreth orës 15. 45 dhe mbërritëm ne Shkodër rreth orës 22. 00.
Ne përfundim të këtij aktiviteti e ndjejmë vetën pak të lodhur, por të pasur ne shpirt. Morëm me vete shume dashuri dhe respekt nga vëllezërit dhe motrat tanë nga të gjitha trojet shiptare, morëm me vete çaste të paharruara, të cilat i hodhëm ne celuloidin e aparateve fotografike dhe te kamrave. U zgjeruan mundesit e bashkpunimeve ne fushën e artit dhe te kulturës sonë kombëtare. Përmendim këtu interesin që paraqiten mediet vizive kosovare për  të pasuruar programet e tyre me larminë e këngëve dhe valleve të grupi të Dukagjinit, të cilët edhe kësaj here e çuan peshë spektatorin kosovar. Gjithasht ne qendër të intervistave nga mediet ishte shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, e cila u përfaqësua denjësisht nga kryetari i saj, Ndue Sanaj. U lidhën shumë miqësi të reja.
Nga shkuam dhe erdhëm, udhëtuam pa probleme, se mbi te gjitha kishim me vete shofer Enver Zadrima me te birin, te cilët ishin mjaft te kujdesshëm, te përgjegjshëm dhe profesionist.
Ne përfundim të këtij aktiviteti si pjesëtare të shoqatës e ndjejmë vetën krenare, sepse e ndjejmë se kemi dhenë më të mirën e mundshme nga vetja për të mirën e Atdheut jo ne emrin tonë, por ne emër të Dukagjinit, ne emër të Shkodres.
Suksesi ne këtë veprimtari mbare kombëtare, ne radhe te pare i dedikohet Shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, Kryetarit te saj, zotit Ukshin Jashari dhe ndihmësi i tij, zotit Rrahman Jashari. Gjithçka ishte e organizuar dhe shume bashkëpunuese me strukturat e pushtetit vendor. Na takoi te njihemi me tre komuna, se ne tre komuna u zhvillua veprimtaria e pagëzuar “Zëri i vëllazërimit-2010”, te cilat ishin te përfshirë ne gjithë programin e kësaj veprimtarie., duke ndjere secili përgjegjësinë përkatëse. Çdo kush ka nevoje te marri shembullin e tyre bashkëpunuese.
Ky sukses i dedikohet dhe te gjithë pjesëmarrësve: Këngëtareve Preke Mrisha, Ndue Shytani, Fran Kodra, Pëllumb Vrinca, Sander Gurra e Gëzim Zefi; valltareve te rinj dhe të talentuar  me koreografin  e pasionuar Aldo Nika, të cilët sakrifikuan shumë dhe na nderuan; anëtari i këshillit bashkiak, biznesmeni Ndue Marashaj dhe Aleks Dushi.
Suksesi i arritur, i dedikohet kryesisht atyre qe na krijuan mundësitë financiare te marrim pjese ne këtë veprimtari te mbare trojeve etnike ne Kosove. Këta janë: “gjeneralët” Sokol Cubi dhe Mri Kroj, pastaj: Engjëll Radohima, Lek Thani, Gjovalin Kodra, Ndue Marashaj, vëllezërit Kujtim dhe Gjergj Perroni, si dhe Nexhat Grenxa, drejtori i Tatim-taksave ne Bashki dhe kryetari i shoqatës “Drini”, Shkodër- Gjakove. Kjo veprimtari ka dashur shumë mund dhe djerse që të realizohej. Por pa kontributin dhe sakrificat e te gjithëve, kjo nuk do te realizohej. Çfarë u arrit? Jehoi fuqishëm edhe një herë Zëri i Vëllazërimit. U valëvit i lirë flamuri kombëtar ne ato troje ku para nje dekade, kjo ishte vetëm ëndërr. Ju dha  force dhe përkrahje vëllezërve, të cilët edhe sot e vuajnë terrorin serbomadhe. Me ne ishte Medvegja dhe Kumanova, me ne ishte Plava e Gucia. Ato e ndjejnë se ne jemi me ta, te pandarë ne kërkesat e tyre te mohuar barbarisht edhe sot. Ky ishte kushtrimi i popullit shqiptare për liri dhe bashkim. Dukagjini gjithmonë ka qene, është dhe do te jetë ne ballë të luftës për liri dhe bashkim kombëtar.  Si shoqatë, të lartpërmendurve, ju urojme: Paçi faqebardhë dhe Zoti ju bekoftë ne pune, ne jetën  tuaj familjare dhe shoqërore.
Nga Roza Pjetri

Manifestim madhështor  kulturor i trojeve etnike në Dukagjin

Veprimtarët e  Shoqatës së  Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” kishin marrë kurorën më të bukur të nismave të mbara në takimet me veprimtarë, poetë e artistë  nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” të Shkodrës. Takimet vëllazërore të përcjella me kurajë e këshilla të sinqerta kishin bërë që në Pejë të krijohej një atmosferë entuziazmi dhe çdo gjë vajti më lehtë e më mbarë. Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërimit” kishte bërë bashkë në një valle e në një këngë vëllezërit nga Shkodra, Tirana, Plava, Gucia, Kosova Lindore e  nga qytete të Kosovës. Manifestimi nisi mbarë e në mënyrën më madhështore. Me vëllezërit nga trojet etnike u takuan e biseduan lirshëm nënkryetari i Burimit, Haki Rugova dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Pjesëmarrësit e Manifestimit po ndjeheshin krenar me këto takime dhe të entuziazmuar shpalosen programin cilësor të ditës së parë të kësaj feste të madhe. Shoqata e Vëllazërisë  Kosovë-Malësi e Madhe “Martin  Dreshaj”  kishte ftuar në Manifestimin  Tradicional “Zëri i Vëllazërimit”edhe Shoqatën  Atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, Ansamblet  “Visaret e Kërrabës” nga Tirana,  “Majat e Karafilave” nga Plava e Gucia,  “Shpëtimi” nga Medvegja e Kosovës Lindore, artistë e këngëtarë nga Malësia e Madhe, Ansambli Autokton “Rugova”, Ansambli “Selman Kadrija” nga Burimi e shumë këngëtarë, artistë e valltar nga qytetet e Kosovës dhe  këngëtarin e njohur nga Kumanova  Salim Arifi. Qytetarët e Pejës, Burimit e Deçanit me admirim kanë përcjellë paraqitjet e bukura skenike të valltarëve e këngëtarëve Prekë Mrisha, Ndue Shytani, Fran Kodra, Pëllumb Vrinca, Sandër Gurra nga Shkodra, aktorit Emiliano Palali, të këngëtarit e aktorit Anton Lulgjuraj, të grupit të këngëtarëve nga Medvegja, të Ansamblit të  shkëlqyer nga Plava e Gucia, të valltarëve të Ansamblit  “Rugova” dhe të atyre nga Ansambli “Selman Kadria” e Dervish Shaqa.  Janë mahnitur edhe me ekspozitën e pikturave të piktorit  të talentuar nga Shkodra, Eduard Pecajt dhe paraqitjen skenike  të artistit  Emiliano Palali. Ky Manifestim kishte hasur në përkrahje modeste, por me plot zemrën nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, nga  nënkryetari i Burimit Haki Rugova, nga kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, nga veprimtarë  nga këto tri komuna të Dukagjinit dhe nga veprimtari Gjon Pashk Dedvukaj. Për ta ruajtur një zakon të vjetër të këtyre trojeve ishin kujdesur edhe Shaban Lajçi nga SHBA e Naim Lokaj nga një fshat i Deçanit. Ata kishin siguruar e dhuruar duhan  e nga një pije freskuese për gjithë pjesëmarrësit e Manifestimit në rrugëtimin e tyre nga njëri qytet në qytetin tjetër të Dukagjinit.
Pjesëmarrësit  e “Zërit të Vëllazërimit” kanë vazhduar me programin festiv edhe në ambientet e restorantit “Afërdita” të vëllezërve Lukaj.   Kishte udhëtuar nga SHBA-ja, File Dreshaj, bashkëshortja e veprimtarit Martin Dreshaj, emrin e të cilit me krenari e mban  Shoqata  për të shprehur krenarinë dhe respektin për gjithë këto aktivitete. Ishte kjo një mbrëmje e bukur dhe, krahas një darke në një vend e në një trevës, vëllezërit nga trojet etnike  kanë vazhduar të shpalosin vlera të bukura të folklorit tonë të pasur shqiptar. 
“U kemi ndarë mirënjohje shumë veprimtarëve e Ansambleve që madhështuan festën tonë të përbashkët. Respekt për Ndue  Sanajn, Ilir Selbën, Rexhep Abazin, Shefki Halimin, flamurtarin e parë të Manifestimit, respekt për Gjon Pashk Dedvukajn, për kuvendet komunale të  Pejës,  Burimit e Deçanit, respekt edhe për të tjerët, që në mënyrë simbolike e modeste ndihmuan që kjo festë ta ketë gjithë këtë madhështi e kolorit të veshjeve të bukura kombëtare”, ka thënë kryetari i Shoqatës, Ukshin  Jashari në mbyllje të  ditës së dytë të Manifestimit. Në këtë  atmosferë feste kryetari i Shoqatës “Atdhetare “Dukagjini”, zoti Ndue Sanaj,  është nderuar me  titullin e nderit “Çmimi Martin Dreshaj”. Ai i emocionuar ka premtuar se, edhe për kundër moshës që ka, do të jetë gjithmonë në krye të këtyre angazhimeve të përbashkëta vëllazërore.
E bukur  edhe dita e dytë e Manifestimit në Gllogjanin e historisë e në Deçan
Dita e dytë e manifestimit ka gjetur pjesëmarrësit nga trojet etnike në qytetin e Deçanit. Ata janë takuar fillimisht me kryetarin  Rasim Selmanaj, me kryetarin e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, kolonelin Avdyl Mushkolaj dhe me shumë veprimtarë e qytetarë për të bërë bashkë homazhe e për të vënë lule te përmendoret e dëshmorëve Sali Çeku e Luan Haradinaj.  Me veshje kombëtare e instrumente shqiptare pjesëmarrësit janë nisur pastaj drejt Gllogjanit të historisë për të bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve të Kombit e pastaj, si në shtëpinë e tyre, janë ndjerë në Kullën e Haradinajve në bashkëbisedë vëllazërore me babain e katër gjeneralëve, Bacën Hilmi Haradinaj. Organizatori, por edhe Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, Ansambli “Visaret  e Krrabës” dhe “Shpëtimi” i kishin sjellë nga një mirënjohje të veçantë kësaj familje të madhe për sakrificat sublime në shërbim të lirisë së atdheut dhe kombit.
“Jam i lumtur kur ju shoh kështu bashkë vëllezër e motra nga trojet etnike dhe Shoqata që po organizon Manifestime të tilla meriton gjithë respektin tonë. Duke vënë lule mbi varret e dëshmorëve e duke lartësuar kujtimin për ta nderojmë kombin tonë”, u ka thënë mysafirëve të tij Baca Hilmi. 
Pjesëmarrësit e kësaj feste pastaj janë kthyer në Deçan dhe në Pallatin e kulturës  “Jusuf Gërvalla” kanë shpalosur pjesën tjetër të programit artistik me këngë, recitime e valle të bukura shqiptare. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka përshëndetur Manifestimin dhe  ka ftuar pjesëmarrësit nga trojet etnike që edhe në të ardhmen  të jetë bashkë në festa e gëzime duke prezantuar e ruajtur me dashuri folklorin dhe këngën e pastër shqipe. Ai pastaj ka pranuar mirënjohje nga organizatori i Manifestimit dhe Shoqatat e Ansamblet pjesëmarrëse. Me mirënjohje  janë nderuar edhe  Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.  Shoqata i ka shprehur respekt gjithë djelmoshave të Deçanit që ishin angazhuar aq shumë në mirëvajtjen e këtij Manifestimi e veçmas luftëtarit e veprimtarit për çështjen kombëtare, kolonel Avdyl Mushkolajt.  Veprimtari Naim Martinaj nga Vuthajt në mbyllje të Manifestimit ka lavdëruar angazhimet vëllezërve Jasharaj, të anëtarëve të Shoqatës dhe të institucioneve lokale e individëve dhe ka bërë ftesë që Manifestime të tilla vëllazërore të mbahen edhe në trojet tjera etnike.
Pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla në rrugëtimin drejt bashkimit të kombit.
Nga Rrahman Jasharaj

KUSHTRIMI I HESHTJES

- Mendime rreth librit me poezi “Vikama e heshtjes” i poetit Lazer Kodra -
Kështu do ta quaj unë librin me poezi të Lazër Kodrës, të dal kohët e fundit në qarkullim. Dhe vërtetë ajo nuk është “vikamë”, por është thirrje, është kushtrim që u jepet njerëzve për një të ardhme më të mirë.
Një poet i famshëm e krahason poetin me shpendin e detit, albatrosin, i cili krenar fluturon mbi det, por nëse bie aksidentalisht në ndonjë kuvertë anijeje, atëherë ai zvarritet dhimbshëm dhe bëhet lojë e marinarëve. Poetët jo radhë kanë ndjekur gjurmët e modeleve, apo illujve të tyre, por, kjo nuk ndodhë me poezinë e Lazër Kodrës. Ai paraqet vetveten, unin e tij poetik brenda një vorbulle e kontrasti ndjenjash. Nuk përqendrohet vetëm në një prizëm ose drejtim, çka bën të mos e quajmë as lirik dhe as epik. Ai bëhet urë që lidhë të dyja këto skaje duke i vënë në mes temën sociale të cilën ai e lëvron mjaftë mirë. Arsyeja dhe uni gërshetohen, mendimi i paraprinë zemrës. Shpesh mund të nënkuptojmë që poeti i ka dhënë formë më anë të vargjeve një mendimi absolut brenda të cilit vijëzohen të forta fijet e reales. Mos dëshira për të heshtur e maskuar kontradiktat e jetës, përçmimi i patetikes e vulgares përbëjnë kthjelltësinë, ndërgjegjen e poezisë së Lazer Kodrës. Ky poet rrallëherë dredhon apo flet nën një vello. Ai ngre zërin, proteston fuqishëm. Duke përbiruar në artin e tij poetik, nganjëherë të ashpër dhe kërcënues, pasojë e vëzhgimit dhe revoltimit, sepse në të vërtetë poeti është vëzhgues e psikolog e mbushesh me frymëzim. Nga pena e tij lindin virtyte dhe vriten vese. Mund të përafrojmë këtë lloj poezie, pa dyshim, me atë të Migjenit, i cili në shpirt e kishte socialen, brengën e së përditshmes, të zakonshmes nga e cila ngjizet e larta, madhështorja, idealja. Qëllimi i poetit i kalon caqet e interesit vetjak, pra ai nuk kornizohet brenda një motivi, por sjell një kompleks motivesh, kontrastesh të njëpasnjëshme, ndjenjash dhe perceptimesh. Në një moment shkrihet dhe bëhet një me  ndjenjën, pasionin e matur e vargu është i butë, një moment është shprehës dhe sugjestionues, diku i heshtur e nënkuptues me mjaftë simbole brenda, diku tjetër ai shpërthen si llavë vullkani që merr teposhtë dhe shkrin gjithçka gjen me zemërim. Në trupëzimin e këtij arti dallojmë dritë-hije të rrymave të ndryshme si, simbolizmi, romantizmi, realizmi dhe modernizmi, por asnjëra nuk mund të identifikohet e veçantë në këtë vëllim me poezi. Ajo është embrion i ngjizur në gjirin e tyre bashkërisht. Kodra në vargun e tij radhë mund të lënë diçka të pa përcaktuar, ose, të vënë në dukje rrëmbimthi. Fjalët kanë një thellësi të ndërgjegjshme, ato spikatin si gurët e një mozaiku, por vende-vende ata zhyten në një pasivitet mbrojtës. Vikama apo britma ndonjë herë, s’dëgjohet. Ajo kërkon t’i shmanget amullisë, injorancës, degradimit.
Poeti nuk është adhurues i zjarrtë i kultit të përsosmërisë dhe formës, por as mospërfillës i vargut të thjeshtë dhe të lirë. Aty bashkohen subjektivja dhe objektivja, në një poezi që zë fill me njeriun dhe gjenezën e tij, dramën e rrënimit dhe përpjekjen e dëshpëruar për tu ngritur nga sublimja që e shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Ecejaket mes vullnetit për çlirim, shpëtim dhe forcës së grushtit të fortë ndaj atyre që janë kundër, shprehin simbiozën e ekzistencës së çdo brezi. Analiza e pamëshirshme që i bën ai kronikave të jetës, mashtrimit të pashmangshëm, rënies së dhimbshme në kurthin e kësaj gjendjeje, na shfaqin forcën e një përshkrimi dramatik e të rrëqethshëm por real. Në poezinë “Urimi i fjalës” ideali është i vetmi që arrin t’i çlirojnë krahët e shpresës nga burgu i jetës. Ai nuk kërkon domosdoshmërish që të ndryshojnë botën me forcën shprehëse të fjalës së tij, por, të paktën, do ta ndërgjegjësojë atë.
Katër vargje që përmbledhin një filozofi arstoteliane. Një numër i vogël rrokjesh, por që peshojnë rëndë. L. Kodra në shumë poezi përdorë kode që vështirë mund të deshifrohen. Ai na i paraqet si alternativa të cilat ne duhet t’i përzgjedhim. Kjo përzgjedhje është e ndikuar nga gjendja shpirtërore në të cilën ndodhemi në momentin që e lexojmë, atëherë mbetet që të ngremë hipoteza mbi zbërthimin e këtyre poezive. Si të tilla mund të përmendim poezitë “Tragjike”, “Kornizë pa nda”, “Fatale”, e te tjera. Korniza e zvogëlon shikimin, veprimin, krijon fytyrë të shëmtuar, ka pak hapësirë. Ajo nuk të qet në anë. Në të parën gjejmë dëshpërimin e një njeriut me vlera e virtyte që vdes tragjikisht. Poezia është në strofë kolonë, pa rimë dhe me disharmoni në numër rrokjesh. Metafora dhe epiteti janë figura letrare që i japin ngjyrim kësaj poezie. Në poezinë e dytë dukshëm nxjerr kokën uni, shpirti i njeriut, aq i brishtë sa dridhet edhe nga zhurma më e vogël. Strofa është në kolonë, pa rimë e cila i jep mundësi më të mëdha shprehëse. Në poezinë e tretë pasqyrohet çlirimi nga vargjet. Janë vargje të lira, në strofë kolonë me numër jo të barabartë rrokjesh.
Poezia “Përkufizim”, që na prezantohet në faqen e parë të librit, shprehë besimin që ka autori në eksperiencën e brezave, në atë forcë dhe urti që na ka bërë të jemi sot këta që jemi. Shembja e “malit” e shqetëson autorin, por jeta kështu është, dikush bie e dikush ngrihet. Bile shumë kush bie por i lumtur është ai që përsëri ngrihet.
Jeta rrjedhë furishëm, por autori nuk mund të notojë në këtë rrjedhë pa qenë i lidhur me fijet e forta të paraardhësve. Origjinaliteti, thjeshtësia e fjalës së poetit, përulja që ai bën me respekt e admirim, të bën të mendosh se ai krenohet me “Bacën”, me plakun e urtë që simbolizon vetëdijen dhe mençurinë e lashtë malësore. Janë këto strofa me rimë të thyer, me vargje të përziera pesë, gjatë, shtatë dhe tetë rrokeshe. Simbolika, metafora, epiteti janë figura letrare që janë përdorur me shumë kujdes nga autori. Titulli “Lodhje burri” na lidhë përsëri me rrënjët, është kumti i zërit të shekujve. Autori është i vetëdijshëm se ky “burrë” është lodhur, kohërat e kanë zbutur, i kanë tkurrur forcën dhe burrërinë e tij. Kjo poezi mund të quhet edhe himni i pikëllimit të njeriut.
Në poezinë “Xhami i jetës” shprehet zhgënjimi i njeriut dhe dorëzimi i tij në fund, pas shumë përpjekjesh për tu ngritur. Plasaritja e jetës sjellë vështirësi, kërkon punë gjithnjë deri në fund të saj. Njeriu është bërë për të punuar, për tu rropatur me jetën, për tu kacafytur me të, për ti marrë asaj çfarë mund t’i merret. Jeta është e pamëshirshme, por edhe e pa korruptueshme. Ajo nuk të dhuron gjë, por duhet t’ia marrësh.
Poezia “Pickime” dënon fjalën që vret si plumb. Asgjë nuk janë mundimet trupore në krahasim me fjalën që bën zgavër në shpirt. Poezia “Viktimat e heshtjes” është një jehonë therëse e zërit të tij, thirrje për ndërgjegjësim të njeriut. Vargjet kanë rimë të përputhur, strofa është kolonë. Poezitë “Ligjëratë nga një mik” dhe “Urdhër” shprehin forcë dhe besim për të ecur përpara. Poezia “Gjama e dhunës” është me nota të buta, religjioze, për të cilat bota ka nevojë ti dëgjojë sepse aty gjejnë prehje. Bota duhet të besojë se dikush është në front gati të mbrojë. Strofa është kolonë, rima e përputhur. Poezia “Rit kriminal” dënon tiraninë e një sovrani i cili vulosë me bojë të zezë fatin e një kombi. Rima në këtë poezi është diku e përputhur, diku e alternuar. Gurgullima e oxhakut që rri ndezur gjithnjë, rruga me borë, mjegulla në Qafën e Agrit, kau e zgjedha, përbëjnë copëza nga jeta në Dukagjin që autori e ka shumë për zëmër. Njerëzit vdesin, por vdesin vetëm ata që nuk lënë pas kujtime të mira. Një plak i zgjuar kur po kalonte pranë disa varreve, rastësisht takon një djalë të ri dhe e pyet: “A kanë vdekur të gjithë apo është kush gjallë prej tyre”? Djali nuk e kuptoi thellësinë e pyetjes dhe ju përgjigje shkurt e prerë: “A se shikon se janë varre!? Të gjithë kanë vdekur”. Plaku tundi kokën nga kjo përgjigje e pa thelluar e u largua. Kjo e bën autorin që të thotë: “... Ky burrë nuk vdiq/, Virtytet na i la/...” .
Poezia “Kohë e zhvendosur” hap një tjetër faqe në këtë libër me poezi, hapë  atë të ndjenjës më të lartë dhe më të brishtë, që, është dashuria. Kujtimi i një kohe të shkuar rrëqeth poetin por lë pas dhimbje të lehtë të njomur më lot. Të tjera poezi të këtij lloji janë, “Nëse”, “Ti mos thuaj”, “E bekuar”, “Fiksim”, “Vakum”, “Etyd”, “Metamorfozë”, “Keqardhje për një...” e te tjera. Poeti jep një ngjyrim të lehtë erotik në disa prej këtyre poezive, ndërsa te e fundit shpreh zhgënjim, ndjenjë që jo radhë natyra njerëzore e përjeton. Autori i këndon bukur dashurisë. Ai nuk do ta lërë “të ikë”, “të harrohet”, “të vdesë”, nuk do që të mbajnë mëri, të mos thotë se “s’ka më gaz”, ëndrrat të mos plasin, ajo duhet të vijë krahëhapur si një domosdoshmëri e jetës. Ai shkruan më zemër të hapur “... Sonte më mori malli/, e mendja shtroi një sofër/, mbi të u bëre zjarri/, e unë u bëra votër/...” 
Poezia “Liria” dhe “Jetim”, krijim në të cilat poeti e gjënë mrekullisht veten dhe idealin e vet, na paraqitet madhështor. Apostrofat e fuqishme që ndërthuren në vargje shkundin pluhurin e përgjumësisë që është vënë mbi supet e njerëzve. Ajo liri e dëshiruar nga poeti mbetet vegim, mirazh. Poezia “Zhgënjim” flet qartë për një aktualitet që ne, ata, të gjithë, e mbajnë mbi supe dhe vazhdojnë me pelegrinazhin drejt “tempullit të mirëqenies” duke u ngritur dhe rrëzuar pambarimisht. Autori fjalën nuk e ndalë, paçka se fjala të vë në siklet, shpesh të nxjerrë në rogë, të vë përpara përgjegjësisë, por ajo duhet thënë që të rritet liria.
Edhe te poezia “Heshtni”, poeti akuzon hapur fajtorët që në fund të një historie dhimbjeje përmallohen duke hequr dorë nga autorësia, e faji mbetet jetim. Poezia “Zhvarrim i dyfishtë” autori na paralajmëron se jo çdo kush që hiqet si viktimë mund të jetë i tillë. Në poezi si “Arrakati”, “Servil dopio”, “Ironike”, apo “Kënaqësi naive”, mjaftë hollë është thurur pëlhura e sarkazmës nga pena e autorit. Në poezinë “Tabutë” ka nota krenarie dhe optimizmi. Aty tregohet se asgjë nuk e përkuli shqiptarin dhe nuk do ta përkulë. Ai është i fortë si malet ku është lindur. Pikërisht kjo ndjenjë, me sa duket, e shtynë poetin që në poezinë “Zgavra memoriesh” të mos shohë me sy të mirë afrimitetet e tepërta me ata që dikur na vunë thundrën e këmbës përsipër. Pra vlon akoma thirrja e fortë e gjakut të derdhur për vatrën tonë.
Poezia “Paraprake” ka dy degëzime mesazhesh. Në njërën gjejmë dëshirën e fundit për tu prehur në tokën ku është lindur autori, njeriu, dhe tjetri është të ekzistuarit e dy ekstremiteteve njerëzore.
Lazër Kodra nuk shkëputet asnjëherë nga vendlindja e tij e dashur. Ai ka amanet: “... Atë ditë që do të vdes nxirrni njoftimin/, Në hundën e shkëmbit të murrmë/, Buzë lumit kaltërosh/, Që buzëqeshë me shkumë/...”.
Indiferenca, korrupsioni, dy viruse të forta në përditësimet tonë na i paraqet autori në poezitë “Letër Joneskos”, “Dëbuar prej vetes”, “Rilind, rilind”, “Lajka kameleonësh”. Është vështirë të gjesh fjalë për ti shpjeguar plotësisht këto vese njerëzore.
Në poezinë “Triptik” e përbërë vetëm nga tre vargje, ai e gjënë përgjigjen që shtron në poezinë hyrëse të librit. Jeta nuk është gjë tjetër veçse një gurë i rëndë mbi supet tona.
Urbanizimi i qyteteve robotizon njeriun dhe kohën e tij, e kjo shprehet në poezinë “Kryqëzim trishtues”, “Në kërkim të vetvetes”, “Angazhim”, “Dje, sot, nesër”, në të cilat duket qartësia e poetit për identitetin e tij, origjinën dhe lashtësinë e rrënjëve të tij. Ndërsa tek poezia “Nesër” këtë ua lë amanet brezave, të mos shprishin atë që thurën me mundë të parët. “Porosi”, “Porosia e dytë”, kanë të njëjtin karakter, po ashtu edhe “Pllakat” dhe “Trashëgim” trajtojnë të njëjtën temë, hallkat e një zinxhiri të pa këputur që nga mjegullat e thellësisë së shekujve deri tek ne.
Emigracioni krijon boshllëk dhe ngjallë dhimbje në zemrën e autorit. Djem e vajza, talente të vërteta nëpërkëmben, mbeten pa punë dhe mësyjë rrugët, tregjet e botës, e kjo e revolton me të drejtë autorin, kur në dyqane ka gjithçka, shitet e blihet çdo gjë, vetëm truri mbetet stok e që eksportohet për tu shitur diku tjetër. Kjo duket në poezitë “Vëllai emigrant” dhe “Bijtë e detit”. Poezia e dytë duket më shumë si elegji se sa poezi e mirëfilltë. Është një vajtim në brigjet e detit për të vdekurit dhe të humburit që u kthyen në margaritar. Ai nuk shprehë vetëm dhimbje personale por edhe atë të shqiptarëve. Në të vërtetë kjo poezi e ka burimin në ngjarjen tragjike, tashmë të njohur, të 9 janarit 2004, ku shumica e këtyre bijve dhe bijave ishin Dukagjinas, që kërkuan ndihmë por thirrja ra në vesh të shurdhër të qeveritarëve tonë, dikush prej të cilëve ka qenë dhe është në rangje të lartë të politikës dhe shtetit, bile dhe deklarojnë se i dinë fajtoret por kurrë nuk i treguan.
Ndërsa dhimbja është shumë e madhe për ata djem dhe vajza që vdiqën e disa nuk kanë as një varr, autori na e sjellë të gjallë, tragjike, vdekjen e tyre. Ai klith në vargjet e poezisë siç klith zgalemi i stuhisë, siç klithën zemrat e njoma në natën e zezë pa hënë e ndihmë e askush nuk i dëgjoi, ose më saktë nuk deshën ti dëgjonin. Kur vdiq princesha Dajana, gjatë ceremonisë së varrimit, e motra i tha: “Jeta është e shkurtër për ata që rrojnë dhe është e gjatë për ata që mbajnë zi”. Edhe këta djem dhe vajza të shkurtër e patën jetën, por zija për ta do shkojë gjatë.
Në një poezi në këtë vëllim lexojmë: “...Dëshirat tona/, të hershme e të vona/,Vikasin me lemeri/, ku s’ka më zi...” . Kjo s’është vikamë, është kushtrim që malet e përcjellin me jehonë. E kanë përcjellë gjithmonë, por pak kush e dëgjoi, sepse ai që dëgjoi edhe reagoi, pra bëzani dikush.
Kali simbol i krenarisë dhe elegancës gjënë pak vend për vrapimin e tij sepse vendin ja kanë zënë të tjerët, gomarët, shprehet autori, të cilët ngazëllejnë për vdekjen e kalit sepse ju liron vendin, frymëmarrjen.
Vrasja si fenomen kriminal e shqetëson autorin. Krimi, krimineli e pranon vrasjen e njeriut për të marrë lëvdata, për të marrë kurorë me padrejtësi. U shkurtohet jeta vëllezërve, bashkë atdhetarëve, tonë nga plumbi i emocioneve të çastit, gjaknxehtësia dhe për këtë autori me të drejtë ndjenë dhimbje të thellë.
Ankohet poeti: “... Më janë këputur kockat,/ prej nervash lidhur si gjarpër./Më rrjedhin dejtë gjak,/ nga koha që pret si drapër.../”.
Reklama dhe reklamimi po shurdhojnë gjithandej, duke trumbetuar antivlera, e për këtë poeti shpërthen: “...O lakuriq natë/, Që njeh vetëm terrin/, Pështy mbi parajsën/, e predikon Ferrin/...”
Liria është e shenjt, është jeta, është e ardhmja, por është shumë e vështirë kur ruhet nga roje miope, fodulle, kur gërmohet nga të pa zanat. Në një prej poezive të zotit Kodra shtrohet thekshëm pyetja: “...Tani më thoni o miqtë e mijë/, cili nga ju është i lirë”. Megjithatë liria është e dëshiruara e shekujve.
Situata politike, dhunë psikologjike, mbytja e ekranit të televizorëve, shesheve, rrugëve, kolibeve me të njëjtat fytyra, afishe, thirrje, lutje, premtime e shqetësojnë autorin. Ai kërkon që të heshtin. Ai vikatë: “... Heshtni ju lutem, heshtni/, Fajtor për gjamat e sotit...”
Në jetën shoqërore jo radhë ka njerëz që nuk e njohin përemrin vetor “ne”, por vetëm atë “unë”. “Unë këtu e unë aty”, “Unë kështu e unë ashtu”, bën veprime të pamoralshme, është vrasës, pijanec, grindavec, hajdut, mburravec, e këta të pa ideal, të pa shpirt, të pa jetë, të pa perspektivë që mendojnë që të fryjnë vetëm barkun e vet pa shikuar se kush qan, autori i godet me shpatën e fjalës së pamëshirshme: “... Mbyte veten me lëvdata/, Rrahe gjoksin me mendje të madhe/, Por atë ditë që t’ thirri data/, Dole gropë mbushur me hale...”. dhe në një poezi tjetër më tej shkruan rreptë: “O qenie njerëzore/, ........ /, Kalbësira pa varr keni me mbet/, Tani dhe atëherë pa shpirt, pa shpirt...”, e pak më tej përsëri: “... Dëgjoni/, Ju jeni buka e helmuar e kohës/, Vrasësit e saj/, Njollat e saj/, Që nuk i fsheh as vdekja/. Ju jeni kërcunjtë/, Ku përplasin gjunjët/, Kalorësit e bardhë...”.
Autori jep kushtrimin edhe ndaj padrejtësisë e cila jo radhë i mbyllet dera e “dritare nuk ka”. Padrejtësia vret diellin në udhëtim, dëshirat mbetën si shapkat pas dere që nuk lejohen të hynë brenda, ëmbëlsinë e dashurisë e shpërlajnë me vrerin e urrejtjes, kushtrimi mbetet brenda vetes sepse ka rrumpalle, ka ç‘akord.
Në vargjet e librit të Lazër Kodrës, gjejmë reagimin e tij, klithjen e tij, kushtrimin e tij që edhe kur i zënë këmbë e duar, i mbyllin veshët dhe gojën, ashtu si një trung çetinë me thonjtë e rrënjëve të ngulur mbi gurë që nuk do t’ ja dijë për stuhi e borë, nxjerr filiza të rinj. Ai porosit që pa bërë detyrat askush nuk ka pse thotë jetuam, prandaj shkruan “...Ngrihuni/, Mos vdisni/, Jeni burra e duhet të jetoni/...”
Zemërimi për padrejtësinë, për ata që kanë metodë punë përdorimin e 100 flamurëve, telat e përdredhur që futen në çdo vrimë, çelësat “kopil” që futen e hapin çdo derë, autori e shprehë në poezinë “Zemërimi” që duket se oshtima e saj do të shkojë larg. “... Liri e njerëzi i desha për prindër/, Por bota e dhunës i vret ata/...” ndërsa në varrimin e tyre shkojnë fare pak njerëz, bile vetëm bijtë e dhunës.
Vlerësimet pa meritë e shqetësojnë autorin dhe prandaj ai thotë: “Pse i ngrini bishat në piedestal ?/, Kur këpucët i qepën me dredhë/, Heqë nga kurrizi juaj/...”. Autori fjalën nuk e ndalë.
Duke ardhur në fund të këtij komenti po cekim edhe dy poezi nga ky libër, “Peizazh në Dukagjin” dhe “Peizazh legjendar”. Në të parën autori përshkruan, nëpërmjet metaforave të goditura dhe epiteteve peizazhin e Dukagjinit. Askund dimri nuk mund të jetë më i bukur se sa në Dukagjin. Në poezinë e dytë poeti shtjellon vlerat e vendlindjes. Ai ngre zërin, sepse aty, në ato male kreshnike, të cilat na qëndruan gjithmonë aleate besnike,  hodhëm rrënjë të thella. Aty kanë strehën e tyre mitologjia e folklori, aty jehon lahuta si shungullima e erës së bjeshkës, aty dielli duket i mrekullueshëm, atje natyra të deh me bukuritë e saj, të ngopë me freski dhe blerim, atje njerëzit ndajnë kafshatën e gojë me mikun dhe japin edhe jetën për të, pra siç thotë edhe një këngë e kohëve të fundit, kënduar me shumë pasion nga Nikë Çarku: “ ... atje ka orë e zanë/ atje mbretër janë te tanë...”. Atje koha ka ndaluar për të ruajtur Dukagjinin si relike të veçantë të historisë dhe kulturës tonë, jo vetëm krahinore, por edhe kombëtare.
Lazër Kodra, si një degë e këtij lisi të madh, nuk besoj se e ka shpenzuar gjithë frymëzimin e tij në këtë vëllim poetik. Uroj që pena e tij të vazhdojë të shkruaj përsëri jo vetëm në poezi por edhe në gjini të tjera letrare. 
Nga Luigj Shyti

Paraqitja e librit me poezi “Vikamat e heshtjes”

Me skenar te mësuesit Aleks Dushi, me datën 3 prill 2010, ne sallën e leximit te bibliotekës “Marin Barleti”, Shkodër, u paraqit libri me poezi “Vikamat e heshtjes” te autorit Lazer Kodra.
Ne këtë ceremoni morën pjese: anëtarë te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, anëtarët e nderit te saj: Mjeshtri Fadil Kraja, Ndoc Gurashi dhe Ahmet Osja, kritiku Kadri Ujka, shkrimtari Skënder Temali, profesor Gjergj Perluca, poeti Prele Milani, familjare dhe plote dashamir te autorit.
Kjo ceremoni  ishte diçka e veçante, se u monitorua mjaft mire nga nxënësja e vitit te IV ne shkollën e mesme te përgjithshme “28 Nëntori”, Laura Plishta dhe u plotësua me recitimet plote emocion te nxënëses se klasës se V te shkollës “Branko Kadia”, Valentina Plishta.
Pasi, monitoruesja lexoi disa poezi dhe beri prezantimin e veprimtarisë, fjalën ja dha poetit Prele Milani, i cili ne mes te tjerave u ndal: “... Kjo poezi është nje simfoni ndjenjash origjinale e binjakëzimit te përhershëm te dy shpirtrave qe dashurohen e qe detyrohen te jetojnë te veçuar. Autori nuk vuan te gjeje mjetet shprehëse te mendimit, i cili shpesh here është i huaj dhe i pa pranueshëm ne këtë bote te mbushur me arkaizma e modernizma zobutaforik, ku arroganca, servilizmi dhe skllavëria ndaj parasë nuk njohin kufi. ...”.
Pasi, Laura fton ne podium poetin, nxënësja e vogël, Valentina, i jep Lazerit nje tufe lule.
Lexim nga poezitë e Lazerit dhe recitim nga Valentina, Laura, fjalën ia jep Mjeshtërit Fadil Kraja, i cili kryesisht u ndal: “... Lazer Kodra ecën me këmbë ne toke dhe ka hyre ne derën e poezisë ...”. 
Përsëri lexim poezie dhe fjala i jepet profesor Gjergj Perluces, i cili ne mes te tjerave tha: “... Me te gjitha dhimbjet qe keni sjell ne këtë libër, ju mbeteni nje poet optimist, i cili udhëhiqet nga deviza: Optimizmi qe nuk e përfill forcën, forcën produktive te skepticizmit, degjeneronte nje utopi te dëmshme ...”
Pastaj e morën fjalën: shkrimtari Skënder Temali, kritiku Kadri Ujka, te cilët shprehen simpatinë e punës se poetit Lazer Kodra.
Ne mbyllje, fjalën e mori kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, i cili theksoi: “Dituria ndërton ngadalë atë qe injoranca për nje ore mund ta hedh poshtë”, theksonte dikur motit shkrimtarja angleze, Mary Anne Evans. Është e vërtetë, ne qofte se injorancën do ta lejojmë te sundoje. Po behet nje pune kolosale për hulumtimin, studimin dhe publikimin e vlerave dukagjinase. Edhe kjo qe bëmë sot, është nje nder vlerat! Jo vetëm u organizua publikimin i nje krijuesi, tashme te afirmuar, siç është zoti Lazer Kodra, por këtë vlere e konfirmuan edhe ata, qe janë vlera te këtij qytetit, si:, Prele Milani, Gjergj Perluca, Fadil Kraja, Skënder Temali e Kadri Ujka e te tjere. Pra, nëpërmjet tyre dhe punën e tij, Lazeri u be pjese e vlerës se qytetit te Shkodres.
Vlerat nuk u paraqiten vetëm te poeti Lazer Kodra!? Ato u paraqiten dhe te dy motrat: Laura e Valentina Plishta. E para nxënëse e vitit IV, ne shkollën e mesme te Përgjithshme “28 Nëntori”, dhe e dyta ne klasën V, ne shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”. Këto vlera janë dukagjinase dhe bashkëjetojnë ne komunitetin shkodrane, pra me te tjerët ne këtë qytet, duke dhenë kontributin jo vetëm ne shtimin e vlerave për Dukagjinin e dukagjinasit, por edhe për Shkodren dhe shkodranet. Kjo është e rëndësishme! Vlerat ne këtë qytet po rriten ngadalë-ngadalë, po shtohen, po kompaktësohen, duke krijuar dy forca për t’iu vene injorancës dhe te mos e lenë atë te marri iniciativën. Se pari, vlerat dukagjinase, po bëhen çdo dite e me shume, faktorë pranues ne shoqërinë shkodrane, pa te cilin nuk mundet te mbijetoje dhe vete ajo; se dyti, po rriten kërkesat për dije, duke u kuptuar çdo dite e me shume, se pa te nuk mund te behësh faktor i rëndësishëm i ndryshimit.
Po  këto vlera nuk janë vetëm ne aspektin e publicistikes, por janë force mësymëse e pa ndalur, e cila i ka përqendruar forcat kryesore kundër fenomeneve negative, kundër mentaliteteve te nje shoqërie shume larg kërkesave te kohës, kërkesave te demokracisë. Nuk mundet te drejtohet shoqëria më me doke kanunore te nje shoqërie te prapambetur.
Edhe Lazeri, nëpërmjet vargjeve te tije, këtë kërkon. Kërkon qe nëpërmjet dijes, te mbytet injoranca. Ne muajin qe shkoi, ne qytetin tone, brenda nje jave pati katër krime!!! E habitshme, por e vërtetë, dhe shpirti i poetit çdo te bej? Sigurisht, nuk ka arme tjetër ne dore, përveç vargut me te cilin te të thotë, te bën apel, te bën thirrje: kështu nuk ecet drejt emancipimit shoqëror, ne themel te cilit janë vlerat vetëm te individit. O dukagjinas! O shkodrane! Mjaft me te kaluarën, mos u bej peng i tij, se po u bere skllav e se kaluarës, kurrë nuk ke për te ecur përpara. Koha kërkon vlerat e kohës! Populli, pyet: Si je? Po vete jep përgjigje: Si koha! Mendoj, se komentet e tjera janë te tepërta.
Nje historian amerikan, Will Durant, theksonte: “Civilizimi fillon me rend, rritet me Liri dhe vdes me Kaos”. Mos qofte e thënë te vendos: Kaosi dhe Injoranca.
Miku dhe bashkëpunëtori i im, Lazer Kodra, te falënderoj, dhe ne te njëjtën kohe te uroj: Te vijosh dhe te mos u ndalesh ne krijimtarinë tende.
Nga Gjergj Çuni

Dhuna kundër shqipes, dhunë kundër kombit!

Nga profesor Edmond Tupja
Prej shekujsh dihet fare mirë se administrata e një shteti mund të quhet e konsoliduar, kur ajo ka një gjuhë të unifikuar, të qartë e të prerë, jo vetëm për personelin e saj, por kryesisht edhe për mbarë popullin. Çdo shtetas, pavarësisht shkallës së tij të shkollimit (dhe jo të shkallmimit), duhet ta kuptojë atë çka thonë Kuvendi, qeveria, gjykatat dhe jo më pak mediet, të shkruara apo elektronike qofshin këto. Fatkeqësisht, rasti nuk është i tillë në Shqipërinë e sotme. Para disa ditësh, më zuri syri e veshi në ekranin e Televizionit publik Shqiptar, një zëvendësministër që po fliste për një fond apo shumë të caktuar parash, e cila, po e citoj, “do të disbursohet në dy transhe”. Jam i bindur që lexuesi i vëmendshëm e i paanshëm i rubrikës sime të së dielës, e nuhat menjëherë që kjo fjali është e pakuptueshme për shumicën e shqiptarëve, sidomos për ata që nuk dinë gjuhë të huaja ose i dinë ato thjesht sa për një komunikim të përditshëm. Pra, lind pyetja: Çfarë donte të thoshte zoti zëvendësministër me këtë fjali? As unë nuk do ta kisha kuptuar, sikur të mos isha çun Tirone me diplomë Sorbone, d.m.th. sikur të mos kisha studiuar në Francë dhe, rrjedhimisht, të mos kisha ditur ta flisja e ta shkruaja frëngjishten: bourse frëngjtë i thonë qeses me para, débourser ka kuptimin “nxjerr paratë nga qesja”, pra, “paguaj” (në anglishte to disburse), ndërsa tranche do të thotë, në kuptimin e mirëfilltë, “thelë, fetë, copë” dhe “seri shifrash të njëpasnjëshme të një numri”, kurse, në kuptimin e figurshëm, do të thotë “pjesë”; kështu që “do të disbursohet në dy transhe” në shqipe do të thotë “do të jepet në dy pjesë”. Pra, për të kuptuar “shqipen” e zotërisë në fjalë, duhet të dish patjetër ta flasësh e ta shkruar frëngjishten dhe anglishten e sotme! Thënë ndryshe, që shqiptarët të merren vesh me njëri-tjetrin, duhet të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja. Thënë më popullorçe, duhet që lepujt shqiptarë, sidomos ata që janë në pushtet, të mësojnë sa më shumë gjuhë të huaja që të arrijnë të bëjnë stanin e tyre shtetëror dhe t’i provojnë mbarë botës së qytetëruar se mund të bëhet stan me lepuj, por me lepuj që dinë gjuhë të huaja, ama, si ata vetë! Këtij i them guxim unë: zëvendësministri ynë qenka mirëfilli për t’u përgëzuar! Madje, këtë guxim e dëshmon vetë përdorimi, nga ana e tij, e foljes “disbursoj” e cila, siç sapo e përmenda, vjen nga emri “bourse” që, në frëngjishte, ka edhe kuptimin e figurshëm “bole” si sinonim paksa vulgar pikërisht i emrit “guxim”!
Mjerisht, përdorimi i një shqipeje të përçudnuar nuk është tipik vetëm për politikanët, deputetët e qeveritarët tanë. Ai është kaq i përditshëm nga shumëkush, madje deri në neveri, edhe në mediet tona të shkruara dhe elektronike. Prej disa muajsh ndjek rregullisht edicionet qendrore të lajmeve në TVSH, Vizion +, Klan e Kryekanal (shqipërim i saktë i emrit të bujshëm “Top Channel”). Me përjashtim të Kryeministrit Berisha, një pjesë e mirë e anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar e dhunojnë gjuhën shqipe pa ua bërë terr syri, veshi apo hunda; po kështu, me përjashtim të Edi Ramës, një pjesë e mirë e figurave më të njohura të Partisë Socialiste e dhunojnë jo rrallë gjuhën shqipe pa iu dridhur qerpiku, qimet e kokës apo edhe të pjesëve të tjera të trupit; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për jo pak deputetë te të dy krahëve.
Gjithsesi, dua ta siguroj lexuesin e vëmendshëm dhe të paanshëm të rubrikës sime të së dielës se nuk kam ndër mend t’i parashtroj këtu lista të gjata fjalësh, strukturash e shprehjesh të huaja që i kam vjelë prej vitesh nga goja e personaliteteve të sapopërmendura. Por do të tregohesha i padrejtë sikur të kaloja në heshtje faktin që shumë e shumë gazetarë e masakrojnë rregullisht e me një kënaqësi gati sadiste gjuhën standarde shqipe, atë gjuhë që, në gojën e nën penën e tyre, duhet të ketë për mision t’i përçojë lajmet sa më saktë në veshët dhe, që andej, në ndërgjegje te dëgjuesve apo të teleshikuesve, por që në fakt paraqitet sa vjen e më shpesh si një shkartisje italishteje, anglishteje e shqipeje të zvetënuar.
Së fundi, por jo më së paku, i kërkoj lexuesit tim të bëjë një përpjekje për të më kuptuar përse po jap kushtrimin lidhur me dhunimin sistematik të shqipes nga vetë administrata shtetërore, nga klasa politike dhe nga mediet, që, për mua, është dhunim jo vetëm i shtetit dhe shoqërisë, por edhe i kombit e i mendimit shqiptar.

HAJDUTI I BISKOTAVE

Nje nate, nje grua, priste ne aeroport. Avioni, me te cilin ajo do udhëtonte do te nisej me vonese. Sa ore, askush nuk e dinte. Qe te thyente monotoninë, bleu nje libër dhe nje pako biskota, dhe u struk diku ne nje qoshe. Megjithëse ishte zhytur ne leximin e librit, pa se nje burrë qe ishte ulur pranë saj, me nje shembull te radhe paturpësie, peshkonte biskotat nga qesja e saj, e cila ndodhej ne mes te dyve.
Ajo e injoroi atë për te shmangur ndonjë skene te pakëndshme. Ajo lexonte dhe mbllaçiste biskotat, pa ja ndare sytë orës, por dhe hajduti nuk i ndahej qeses se biskotave.
Nga minute ne minutë po i shtohej gjithnjë inati: “Nëse nuk do te isha kaq e sjellshme, do tja kisha veshur nje turinjve, sa ti lëshonin sytë xixa”, mendoi ajo.
Sa here qe ajo fuste dorën ne qese për te marre nje biskote, te njëjtën gjë bënte edhe hajduti. Kur mbeti biskota e fundit ne qese, po e shikonte me bisht te syrit njeriun e pacipe se çfarë do te bënte tani. Ai qeshi me nervozizëm, mbërtheu biskotën e fundit nga qesja, e ndau përgjysmë, gjysmën ja dha asaj dhe gjysmën tjetër e futi ne goje. Ajo e mori pjesën qe i dha njeriu i paturp dhe mendoi: “O Perëndi! Ky njeri paska nervat e derrit. Edhe i pacipe sa nuk behet. As qe duket se do te me shprehe ndonjë mirënjohje ndonjëherë ne jete për paturpësinë e tij!”
Kurrë ne jetën e saj nuk kishte përjetuar nje zemërim te tille, dhe kur dëgjoi ne altoparlantët e aeroportit se avioni i saj ishte gati për nisje, shfryu disi e lehtësuar. Mblodhi plaçkat e veta dhe u nis drejte daljes, pa i hedhur asnjë shikim hajdutit mosmirënjohës.
Hipi ne makinën fluturuese, u ul ne vendin e saj dhe provoi qe ta harronte atë qe i kishte ndodhur gjate pritjes. Nxori librin nga çanta, te cilin thuajse e kishte mbaruar se lexuari. Duke gërmuar ne çantën e vet, vuri re nje diçka qe e tronditi aq shume sa thuajse ju ndal fryma. Aty ishte qesja e saj me biskota e paprekur fare! Nëse e imja është këtu”, psherëtiu ajo thelle, “atëherë qesja ne te cilën unë kam ngrenë ka qene e atij, pra ai e ka ndare me mua”. Ishte shume vone për ti kërkuar falje hajdutit te pafajshëm, asgjë nuk i vinte me ne ndihme.
Tani ishte ajo nje “hajdute” mosmirënjohëse.
Nga Valerie Cox,
përkthyer nga Leke Imeraj

NJË SHKODRAN ... I THEKUR

(PORTRET)
Shkodra, kjo kryeqender e veriut të Shqipërisë, dhe më tej, ka shumë fanse të saj që e duan këtë qytet, që mundohen ta ruajnë dhe ta zbukurojnë, të germojnë dhe t’ia nxjerrin në pah bëmat zhurmëmëdha që pati nder shekuj. Një nder ta, disi i veçantë nga të tjerët është edhe heroi i këtij shkrimi. Dhe unë po e paraqes atë duke i sjellur në kujtesë lexuesit shkodran një “një ngjarje” të njezet viteve më parë.
Ishte viti 1990 dhe në Shkoder, si në gjithë vendin frynte era e një ndryshimi të mundshëm  për të përmbysur një regjim të urryer gjysëm shekullor të cilit Shkodra ja “kish pirë lëngun” e idhët e gjakosur me shumë se çdo qytet tjetër i Shqipërisë. Shpertheu një bum barcaletash, pati përpjekje për të kaluar kufirin, përpjekje që përfunduan së shumti me vrasje dhe pushkatime makabre. U dukën parulla antikomuniste nëpër muret, të shkruara natën nga duar rinore të guximshme. Pati një përpjekje për të rrëzuar natën bustin e Stalinit, mu në qendër të qytetit që përfundoi gjithashtu me burgosjen e shumë të rinjëve. E pikrisht në ato ditë të idhëta por guximtare qarkulloi mëshehtas, dorë në dorë një poezi shumë e bukur kundër komunizmit, një poezi grishëse për kryengritje, një poezi që, ashtu si Pashko Vasa dikur i bënte thirrje shqipëtrëve për të shkundur frikën dhe për t’u ngritur në këmbë. Si traktet e dikurshme kundër fashizmit dhe pushtuesve. Por këtë rradhë “pushtuesi kriminel” ishte regjimi komunist. Ndaj dhe bëri bujë kjo poezi, të cilën qytetarët e Shkodres e lexonin me ëndje, e kopjonin, u a shpërndanin më të afërmëve të tyre- U bënë shumë hamendësime për autorin e kësaj poezie, por vetëm një vit më vonë, kur demokracia ttrokit, u mësua emrëri i tij. Autori ishte MARK BRUGU. Po të dihej më parë ky emër, natyrisht që do të përfundontë në burgjet e ferrit.
Një jetë të tërë e kaloi nëpër kantiere hidrocentralesh. Një jetë të tërë duke e ndjekur pas si një shtrigë zindjellëse hija e bijografisë së “keqe”. Por, Markut, Zoti i kish dhuruar thesarin e çmuar të krijuesit letrar. Kishte shpirtin e poetit dhe publicistit. Në orët e pushimit, pas punës raskapitëse, në mensat apo kapanonet e zhurëshme, shkruante në fletoret e tij artikuj për Shkodrën, poezi për Shkodrën, tekste këngësh....për Shkodrën. Kalonte orë të në biblotekat e kantierit duke lexuar historinë e Shkodres dhe Shqipërisë. U dashurua aq shumë me qytetin e tij sa qe u bë atëherë “trim”. Polemizonte me guxim, bile nganjëherë me egërsi me të gjithë ata që shtrembëronin historinë e Shkodres dhe njeëzve të mëdhenj të saj. Dhe vazhdon ta bëjë edhe sot këtë në shkrimet e tij, natyrisht duke e patur më të lehtë se atëherë kur polemistët shikoheshin shtrembër.
Nder kopozitorët e njohur të vendit, si Mark Kaftalli, Zef Lekaj, Pjeter Gaci, Ferdinad Deda, Xhavit Ujkanietj kanë kompozuar këngë shumë të bukura me tekste lirike të Mark Bregut. Dhe janë mbi dyzet tekste këngësh të shkruara nga ky autor, shtohu këtyre dhe skeçe, parodi, kuplete, për grupet amatore dhe profesioniste, shto gjithashtu dhjetra e dhjetra artikuj, ese, shkrime me karakter historik dhe kronikal, më të mirat e të cilave vitet e fundit i ka përmbledhur në dy vëllime interesante dhe me vlera njohëse. 
Sa është i dashur, i urtë dhe i qeshur në jetë, aq i ashpër dhe ndinjëherë i egër është kur polemizon me shtrembëruesit e historisë dhe dashakeqësit e Shkodres. Ka luftuar dhe lufton me gjithë fuqinë e tij këmbëngulëse që njerëzve të ndritur t’u njihet vlera. Është një nder ata që propozuan dhe këmbëngulën që Luigj Gurakuqit t’i ngrihet monumenti në Shkoder dhe Universitetit T’i vihet emëri i tij. Që qendrës kulturore t’i vihet emri i Pjeter Gacit, që inxhinierit të mirënjohur të hidrocentraleve Sami Ahmet t’i jepej titulli i lartë “Nderi i Kombit” Ndërsa për Mark Bregun shumë personalitete të shquara të artit, kulturës dhe shkencës kanë dhënë mendimet vlerësuese, të cilat i meriton.
Tani që vitet plot mundime, gëzime dhe derte kanë lënë gjurmët në fëtyrën, flokët, bile edhe në mustaqet e tij të thinjura. Mark Bregu mbetet përsëri energjik dhe prodhues, përsëri i dashur me miq e shok, polemizues dhe i egër me dashakëqësit, sidomos të Shkodres. Dua ta mbyll portretin e tij me një postulat të tij ose si të thuash me një autoportret të tij të vargëzuar:
S’kam çka çoj e s’kam çka uli
Jam Mark Bregu, s’jam Beluli
Më pëlqën pranvera e blertë,
I dua njerzit e sinqertë.
FADIL KRAJA
Shkoder, prill 2010

“COTONELLA” NË SHKODER

Me datën 18 Prill 2010 në Grand hotel Europa ora 17.30 u mbajte konferenca e shtypit me rastin e prezencës në Shqipëri të titullarit të grupit Cotonella dhe Mis Shqipëria. Pas një mikpritjeje të ngrohtë nga organizatorët, konferencën e hapi ambasadori i Italisë në Shqipëri,  Shkëlqesia e Tij Saba D’Elia, i cili i bëri një pasqyrë të hollësishme bashkëpunimit mes dy vendeve tona, bashkëpunimi cili është përqendruar në aspektin ekonomik, kulturor dhe shoqërorë. Një nder iniciativat më të suksesshme të shtetit italian, ai përmendi prezencën e Grupin Cotonella që tashmë ka hedhur themele të forta në qytetin e Shkodres fal dy sipërmarrësve, italianit zotit Zanieri (Titullar i Grupit Cotonella) dhe zotit Gjergj Liqejza (Sipërmarrës për Shqipërinë). Vitin e kaluar filloi punë në qytetin e tonë stabilimenti i ri dhe mjaft modern i këtij Grupi, ne te cilin sot punojnë 400 punëtorë dhe 80 nëpunës nga qyteti i Shkodrës. Mes të tjerash Shkëlqesia e Tij Saba D’Elia falenderoi për punën e mirë që ka bërë në vendin tonë Konsulli  i Italisë në  Shkodër zoti Stefano Marguccio i cili për arsye të një detyre të re pas tre vitesh në vendin tonë do të largohet. Konsulli Stefano Marguccio në fjalën e Tij, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët,  të cilët falë një bashkëpunimi të mirë ja kanë lehtësuar punën në konsullatën e Shkodrës. Te gjithë qytetaret e Qarkut Shkodër dhe përfaqësuesit e Komuniteteve fetare kane qene bashkëpunues te mire. Një nder bashkëpunëtorët më të mirë, ai, veçoi zotin Gjergj Liqejza. Pastaj fjalën e mori Titullari i grupit Cotonella zoti Zanieri, i cili kërkoi falje për mospraninë e njërës nga Mis Italia-2009, znj. Maria Perrusi në këtë konference, për shkak të pezullimit të fluturimeve ajrore nga rreziku që paraqet ndotja e atmosferës nga vullkani Islandës. Ai, gjithashtu falënderoi Mis Shqipërinë dhe stafin e saj për prezencën në këtë konferencë shtypi. Ai vijoi duke i bërë një paraqitje të shkurtër historisë së Grupit Cotonella, i cili kishte filluar në vitin 1970 dhe ka korrur suksese  në mbarë botën. Pas një ecurie mjaft të mirë të Cotonellës edhe në vendin tonë, fal punës së mirë të zotit Gjergj Liqejza (Dora e djathtë, sipas Zanierit) dhe stafit të tij, ai i bëri një promovim projektit për krijimin e një rrjeti marketingu edhe në vendet e Ballkanit. Pjesë e këtij projekti ishte edhe përzgjedhja e dy studenteve të fakultetit ekonomik (O. Ramadani dhe E. Myftia), të cilat do të specializohen në Itali në lidhje me zbatimin e këtij projekti. Ai, cilësoi se gjatë përzgjedhjes në fakultetin ekonomik, kishte parë së niveli i studentëve në këtë fakultet ishte shumë më i mirë se i studentëve në Itali, çka premton për një të ardhme mjaft të mirë për Shqipërinë. Ky nivel i lartë i studentëve tha ai, na e vështirësoi mjaft përzgjedhjen e më të mirëve sepse të gjithë ishin të mirë.
Pastaj fjalën e mori zoti Gjergj Liqejza, sipërmarrësi i Cotonellës për Shqipërinë. Në fillim të fjalës, falënderoi Ambasadorin, Shkëlqesia e Tij Saba D’Elia dhe Konsullin e Italisë në Shkodër zotin Stefano Marguccio, të cilin e falënderoi për punën e bërë në Shkodër, si përfaqësues i qeverisë Italiane dhe i uroj suksese të mëtejshme në jetën e tij. Zoti Gjergj, përshkoi veprimtarin e Cotonellës në Shqipëri, e cila ka pasur një ecuri mjaft të mirë. Për këtë ai falënderoi zotin Zanieri që është titullari kryesor. Falënderim i veçantë edhe për organet vendore të cilat kanë ndihmuar në ecurin e kësaj pune. Ai, paraqiti mundësinë e mire, që tregu kërkon për prodhimet e Cotonellës dhe hapat që do të hidhen në të ardhmen, jo vetëm në këtë projekt, por edhe në të tjera projekte të reja. Vlen të përmendim këtu edhe projektin:  “Dy popuj një det një miqësi”. Në përfundim, ai i ftoi gazetarët të bënin pyetje. Kjo  konference u mbyll duke e falënderuar dhe duke i uruar Konsullit. Stefano Marguccio suksese të mëtejshme dhe Cotonolles jetë të gjatë dhe të suksesshme.

Studimi i historisë

Të gjithëve na ka qëlluar që të dëgjojmë, të lexojmë, ndonjëherë edhe të shkruajmë për njerëz, krahina apo periudha të ndryshme historike. Kjo përbën një ritual të zakonshëm dhe në mjaft raste tërheqës për secilin prej nesh. Për më tepër, kjo është parë edhe si një mundësi për të evidentuar vlerat e zonës, të krahinës, të personazheve të ndryshme të historisë. Dukagjini përbën një krahinë mjaft të rëndësishme të vendit tonë. Jo vetëm për shtrirjen e saj (në zemër të Alpeve shqiptare), jo vetëm për numrin e popullsisë (në vitin 1990 kishte rreth 1% të popullsisë së vendit), por në mënyrë të veçantë për historinë dhe traditat që ka shfaqur kjo zonë dhe që janë trashëguar nga njëri brez tek tjetri.
Duke qenë një zonë e tillë e rëndësishme, ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen dhe interesin e studiuesve të ndryshëm. Këta studiues, kryesisht të huaj, kanë kaluar periudha të ndryshme në këtë zonë dhe kanë shkruar për aspekte të ndryshme të jetës së malësorëve: traditën, kulturën, zakonet, doket, besën, trashëgiminë kulturore, e te tjera. Një fluks i botimeve për zonën e Dukagjinit, u vërejt në mënyrë të veçantë pas viteve ’90 dhe kjo kryesisht si kontribut i studiuesve dukagjinas. 
Paraqitja para lexuesit të veprave të ndryshme, përbën një zhvillim mjaft pozitiv dhe vlera njohëse si për dukagjinasit, ashtu edhe për të tjerët. Veprat e shkruara kanë qenë të gjinive të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave kanë pasur karakter historik. Por, historia është një shkencë dhe si e tillë ka rregulla, vepron sipas ligjeve të saj. Mjaft herë ka pasur debate dhe kundërshti mes lëvruesve të ndryshëm të historisë rreth fakteve dhe dokumenteve të ndryshme që përdoren si referencë në trajtimin e ngjarjeve apo periudhave të ndryshme historike.
Si një bir i kësaj zone, vazhdimisht kam ëndërruar që të shkruaj diçka për Dukagjinin. Duke pasur edhe ndihmën e mbështetjen e shumë të afërmeve, miqve dhe dashamirëve, si të mijtë ashtu edhe të kësaj zone, për rreth 5 vjet kam punuar intensivisht në përgatitjen e librit Dukagjini” – Historiku, Gjeografia, Kultura, Burimet Njerëzore, Materiale, Aktiviteti Ekonomik dhe Mundësitë e Zhvillimit. Duke qenë një njeri që nuk jam diplomuar për histori, por që vazhdimisht jam tërhequr nga kjo fushë e shkencës, më është dashur që të kërkoj, të lexoj por edhe të thellohem në studime të kësaj fushe. Kjo më ka ndihmuar që të gjej mjaft referenca, por edhe të kuptoj edhe rregullat që duhet të ndiqen gjatë analizimit dhe interpretimit të fakteve apo dokumenteve.
Megjithëse një zonë mjaft e rëndësishme dhe me histori të pasur, ne nuk kemi trashëguar shumë dokumente. Kjo sepse dokumentet e shkruara nuk ka qenë e mundur të ruhen dhe tu transmetohen brezave. Ndaj, studiuesit e ndryshëm janë të detyruar që të referohen edhe gojëdhënave, të ndjekin fakte apo argument të tërthorta, në analizimin e situatave dhe të interpretimit të tyre, e te tjera. Megjithëse për të shkruar librin “Dukagjini” kam bërë përpjekjet maksimale që të referohem në dokumente të shkruara (lista me rreth 201 referenca që është në libër dëshmon për këtë), nuk ka qenë e mundur që të gjenden të gjitha referencat e kërkuara dhe të dëshiruara. Për këtë arsye, një pjesë të punës së pasqyruar në këtë libër e kam mbështetur në kontributet e shumë studiuesve (si shqiptarë ashtu edhe të huaj), në kontribute të bashkëkohësve (të cilët i falënderoj edhe një herë në mënyrë të veçantë), ashtu edhe në kërkimet që kam bërë në internet.
Por, përveç urimeve dhe vlerësimeve që kam marrë që nga koha që ky libër është publikuar, kam hasur edhe opinione nga më të ndryshmet, në sugjerime për të rregulluar apo përmirësuar, deri edhe në kundërshti për pjesë të veçanta të librit. Siç theksova edhe më lart, unë kam qenë dhe jam i bindur se në mjaft raste referencat kanë qenë të paplota ose edhe relativisht të sakta. Këto pjesë që në një farë mënyre “janë kontestuar” nga një numër lexuesish, përbëjnë referenca të studiuesve të ndryshëm, të cilët mund të jenë bazuar edhe në gojëdhëna, në vizita apo njohje jo të thelluara të problemit apo të zonës, e te tjera. E tillë është p.sh vlerësimi (referuar At Giuseppe(Zef) Valentini), që gjendet në faqen 519 të librit “Dukagjini”.
Referencat dhe citimet janë ruajtur të pandryshuara (në përputhje me rregullat që ekzistojnë), por, në disa raste, vlerësimet e shprehura aty nuk i kanë kënaqur përfaqësues të fiseve apo vëllazërive të ndryshme. Unë dua të sqaroj se në këtë punim, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që të mos mbaj qëndrim apo të jap vlerësime për një fis apo vëllazëri, në kurriz apo në dëm të një tjetri. Paanësia ime si autor konsiston në konsiderimin e Dukagjinit si zonë, duke shmangur sa ka qenë e mundur, sidomos epitetet apo vlerësimet për fshatra, fise apo vëllazëri të ndryshme të kësaj zone. Mendoj se kjo është e qartë dhe e shprehur në të gjithë këtë libër.
Por, duke qenë se disa prej autorëve të cilëve u jam referuar, kishin “marrë guximin” që në botimet e tyre të pasqyrojnë gojëdhëna dhe opinione të bashkëkohësve të tyre, tashmë duket se jo në çdo rast ishin të vërteta apo të sakta. Në këtë kontekst, unë dëshiroj të kërkoj të falur për gjithë ato fshatra, fise apo vëllazëri që janë përmendur (gjithnjë nga citimet e literaturës referuar), në një kuptim, etiketim apo epitet që nuk u shkon për shtat. Këtu është vendi të ritheksoj se nuk ka qenë aspak në qëllimin tim që të bëj diferencime të këtij lloji. Për pasojë, do të isha shumë mirënjohës të gjithë lexuesve dhe/ose atyre që merren me interpretimin e pjesëve të ndryshme të këtij libri, të shmangin sa të jetë e mundur keq interpretimet.
Në të njëjtën kohë, unë mendoj se do të gjej mirëkuptimin e gjithë atyre burrave, grave por edhe brezit të ri, që gjithçka është shkruar në atë libër ka pasur si qëllim që të pasqyrojë realisht dhe pa ndikim anë të ndryshme të realitetit, të zakoneve, traditave dhe trashëgimisë së zonës. Kjo nuk ka asnjë lidhje me keq interpretime që mund ti bëhen nga çdokush. Nga takimet e deritanishme me përfaqësues të zonave të ndryshme të Dukagjinit, nga studiues të ndryshëm nga i gjithë vendi, apo edhe njerëz të zakonshëm, kam parë tek të gjithë ata një shikim pozitiv dhe vlerësim për këtë libër.
Në përfundim, duke falënderuar gjithë ata lexues që kanë dhënë vlerësimet e tyre për këtë libër, por edhe gjithë të tjerët, qofshin këta përfaqësues nga Dukagjini apo thjeshtë dashamirës të kësaj zone, të operojnë në dy drejtime me vlerë: se pari, të shkruajnë sa më shumë në lidhje me këtë zonë (qoftë për aspekte të veçanta apo edhe për vlerësim kompleks) dhe ti botojnë ato në forma nga më të ndryshmet; së dyti, janë të lutur që të dërgojnë sa më shumë sugjerime tek autori i librit Dukagjini, në mënyrë që këto të merren parasysh kur të ribotohet ky libër. Në të dyja rastet kërkohet referim sa më adekuat, qëllim mirëdashës dhe punë profesionale dhe e thelluar. Kjo do të ndihmonte shumë që të shmangim vlerësimet subjektive, opinionet e pabazuara, apo edhe keq interpretime të cilat janë të padëshirueshme.
Duke falënderuar lexuesin për durimin e tij në leximin e kësaj rezymeje pak të zgjatur, kërkoj edhe një herë mirëkuptimin në ato çfarë është pasqyruar subjektivisht në lidhje me fakte, bëma apo edhe etiketime jo adekuate. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e vështirësive që paraqet në kushtet tona paraqitja me vërtetësi e gjithë elementeve të historisë së kësaj zone.
Prof. As. Dr. Zef GJETA,
Autori i librit “Dukagjini”

GIMAJT JANË PJESË E TRUNGUT GJENEOLOGJIK TË SHALËS

Nga Martin Sokoli
Dukagjinasit e hershem e kane pas qendrën ne Lezhe e Zadrime. Nje pjese e shkëputur e tyre janë vendosur ne Shkodër, gjë qe dëshmohet nga shkrimet e viteve 1433. Sipas dokumenteve nje pjese e tyre ishin te shkolluar ne vende evropiane, ndaj edhe janë dërguar shpeshherë ne vende te ndryshme te Evropës për marrëveshje te rëndësishme. Nje prej tyre mund te përmendet edhe Teodor Dukagjini. Nga kjo origjine e kane rrjedhjen edhe Shal, Shosh e Mirdite te ndare ne Shiroke rreth viteve 1479, kohe ne te cilën Shkodra ra ne duart e osmaneve. I pari i tyre ishte Zog Shiroka. Pas ndarjes morën drejtime te ndryshme, me qellim mbrojtjen e identiteteve përfaqësuese.
Mirdita është larguar ne drejtim te Zadrimës dhe është vendosur ne Orosh. Shoshi ka marre rrugën neper luginën e Urës se Shtrenjte e u vendos ne Shkalle-Logje dhe gradualisht zhvendoset ne territorin qe ndodhet edhe sot duke pas si kufi Gryken e Ndershqemit, qe sot është pjese e Shalës. Vëllai i madh, Shala, fillimisht është vendosur ne Mill te Pukës, ndërsa nje vëlla tjetër qe bashkohet ne brezni me Dede Vladin ka zënë vend  ne Drisht. Pas rënies se kalasë se Drishtit, ne vitin 1479, pjesa e  mbijetuar nga beteja u larguan për te gjetur nje vend tjetër vendbanimi. Gjate rrugëtimit te tyre, kjo pjese u vendos ne Pike te Currajve. Shala erdhi nga Milla e Pukës 80 vjet me vone, dhe u vendos tek Gurrat e Abatit, duke u bashkuar me njeri-tjetrin u be e mundur popullimi i dy faqeve te lumit te Shalës.
Shala ne atë kohe dhjetohej nga vëllezërit e tyre, Shoshi, derisa nje mbrëmje Deli, i pari i Shales, u takua me dhjetuesit nga Shoshi ne Gryke te Ndershqemit dhe pasi u përshëndet me ta, u tha: “... se ato te dhjeta nuk do t’i merrnin me!” Ndërsa dhjetuesit e kërcënuan duke i thënë: “Shko se je mire njashtu si je!” Deli, pastaj shkon tek vëllezërit me te afërt, Gimajt, qe ishin ne Pike te Currajve duke ju thënë: “A po vini me jetua ku jetoj unë dhe po u le me te mirin vend me kusht qe te kundërshtojmë Shoshin qe po dhjeton ç’do vjet”. Ky fis erdhi e u vendos ne krahun e djathte te lumit Shale e deri ne maje te Bigës, për përrua ne mes Gimajve dhe Nenmavriqit, qafe te Rrmajes e deri ne qafe te Trashanit, afër qafe T’thores, duke marre edhe emrin e te pareve te tyre, Gim Gjeçit(Gimajt).
Ne vjeshtën tjetër shoshianet erdhën përsëri për te marre te dhjetën. Sipas marrëveshjes qe kishin bere, Deli qiti tri here pushke ne ajër dhe Gimajt e Nenmavriqi filluan sulmin e tyre ne Talan, ndërsa Pecnikajt e pjesa tjetër e Shalës tek Gryka e Ndershqemit, duke bere kështu te mundur kthimin prapa te dhjetuesve deri ne kodër Shlliut dhe vendosjen përfundimtare te kufirit mes dy krahinave ne Kodër-Shëngjergji. Qe nga ajo kohe Shala u organizua si nje territor unik qe me tri krisma pushke ishte sinjali qe te mblidhej e gjithë djelmnia për te përballuar çdo lloj rreziku qe u kanosej. Historikisht kjo «grindje» ka mbetur e para dhe e vetmja midis Shalës dhe Shoshit, pasi tradita dhe ngjarjet e mëvonshme dëshmojnë për nje unitet te shkëlqyer ne përkrahje te njeri-tjetrit ne çdo rast nevoje.
Gimajt, si këmbë e pare e fisit te Shalës te dalluar ne beteja te lavdishme e vlera njerëzore janë krenar për identitetin dhe historinë e tyre. Ata kane dhenë nje kontribut te pamohueshëm ne ruajtjen e vlerave njerëzore, ne ruajtjen e kufijve territorial, ne ruajtjen e identiteteve pozitive.
Unë mendoj se me disa shkrime te mëparshme, ndoshta me dashje, ndoshta pa dashje Gimajve u është mohuar e vërteta historike. Nuk mund te pranohen si te vërteta te dhënat e Krasniqit apo ndonjë tjetri, pasi te gjitha këto janë marre jashtë fisit te Shalës, gjë qe ngjall shume dyshime për pa vërtetësinë e tyre. Ata, gimajt qe e kane dite te vërtetën shume mire janë lenë pa u pyetur. Këtu na lind e drejta te pyesim: Pse ka ndodhur kjo? Por e vërteta është vetëm nje: Gimajt nuk njohin brez pas brezi tjetër origjine përveç origjinës se Zog Shirokës e Murr Detit
.

Dr. GASPËR SHOSHI - Maçi i parë i shahut shqiptar

Ka lindur në Cetinë   në vitin 1903.
I ati i  i Gasprit quhej  Zef Kolë Ndoka nga Ndergjinajt e Shoshit i larguar në Mal të zi në kërkim të mundësive me të mira për jetesë. Zef Kolë Ndoka në vitin 1902 martohet me Nushën, të bijën e Kolë Simon Jubanit që shërbente në punë pranë  Konsullatës Franceze në Shkodër. Zef Kolë Ndoka pati dy djem, Gasprin dhe Pashkun, babanë e piktorit të Shquar Zef Shoshi dhe Gasprin (nënvizimi P.M) “Një pjesë  të fëmijërisë, Gaspri e ka kaluar në Mal të Zi. Nusha Gasprin e ka sjellë në Shkodër pranë prindërve të saj disa vite para se të kthehej gjithë familja nga Potgorica”. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore familja Shoshi  nga lagjja Ndergjinaj kthehet në Shkodër. Gaspri kryen këtu shkollën fillore dhe një pjesë të shkollës së mesme në Gjimnazin e Françeskan, por për arsye ekonomike  detyrohet ta lërë shkollën dhe të fillojë punë për t’ i ardhë në ndihmë ekonomikisht familjes së tij me të ardhura modeste. “Përgatitjen dhe aftësinë  e tij e dëshmon fakti se, megjithëse me shkollë të mesme të pambaruar, në vitet 1924-1925 e gjejmë mësues të gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjirokastrës. Këtu djaloshi i talentuar tërhoqi vëmendjen e profesorit francez të  gjuhës frënge të Gjimnazit, i cili duke konstatuar se Gaspri zotëronte si shqipen edhe latinishten,i propozon Ministrisë së Arsimit t’i jepet një burse studimi”. Propozimi  i profesorit francez u miratua dhe Gaspri dërgohet për studime në Freistad të Austrisë. Këtu, ai kryen tri klasë te fundit të gjimnazit dhe pastaj vazhdon studimet në filozofi dhe filologji. në Universitetin e Vjenës. Në atë universitet prestigjioz diplomohet dhe merr gradën Doktor në Filozofi, duke u renditur në plejadën e intelektualëve të shquar shqiptar që u lauruan në vitet 20-30 në shkollat austriake, si: Prof Aleks Buda, Dr Frederik Shiroka, Prof Eqerem Çabej, Dr. Jani Bosho, poeti Lasgush Poradeci, Mihal Buda, Dr. Veteriner Vreto e te tjere. “Teza e tij e doktoraturës, e shkruar në latinisht në vitin 1938, nga ana gjuhësore është vlerësuar  si punimi më i mirë në latinisht i paraqitur në atë vit në Universitetin e Vjenës”.
Në vitin 1938 kthehet në atdhe dhe fillon punë si profesor i gjuhës latine  në Institutin Femëror dhe më pas në Gjimnazin e Tiranës. Në vitet e para pas çlirimit transferohet për dy vjet në gjimnazin e Vlorës .Mbas kthimit në Tiranë vazhdon të japë serish latinisht në Fakultetin e Mjekësisë, në Politeknikumin Mjekësor, në Gjimnazin Sami Frashri dhe së fundi në Fakultetin e Veterinarisë të ILB të Kamez, prej ku edhe doli në pension.
Bashkëkohësi dhe kolegu i tij i moshuar Prof Inac Zamputi thotë se;- “Gaspër Shoshi ishte jo vetëm një njohës shumë i mirë i latinishtes, por edhe i gramatikës së gjuhës shqipe, madje ishte një mjeshtër i komenteve të thella për shumë aspekte të krahasimit të gramatikës latine dhe asaj shqipe si gjuhë të dyja shumë të lashta”. Profesor Shoshi mësimin e latinishtes e konceptonte njëkohësisht edhe si mësim të gjuhës shqipe dhe mësim gramatike të krahasuar. Gjerat më të çmuara ai ua transmetonte nxënësve dhe studenteve të tij të cilët e vlerësonin për nivelin e lartë të përgatitjes shkencore didaktike dhe cilësitë e larta që manifestonte si njeri dhe edukator shembullor në marrëdhënie korrekte dhe të çiltra  me njerëzit.  Ish nxënësi i tij Dr. Ing Zef Rakacolli dëshmon: “E mbaj mend mirë mënyrën mahnitëse me të cilën ai në vitet 1941-1942 na jepte latinisht në klasën e parë dhe të dytë të gjimnazit. E kujtoj Gasprin me mirënjohje dhe respekt të veçante, sepse duke na shpjeguar latinishten na e bënte akoma më të kuptueshme shqipen e të ndjenim bukurinë e saj. Mësimin e tij që gjithmonë arrinte ta paraqiste teje të kapshëm në thelbin e gjerave, duke më bërë të kuptoj për herë të parë për logjikën e gramatikës. Ai dinte të bënte të kuptueshme e të ndjeshme e të bukura edhe ato gjera që deri atëherë i kishim mësuar më fort përmendesh., si korniza që shpesh na dukeshin të pakuptimta”. Profesor Gaspër Shoshi për me se tridhjetë vjet punoi e dha kontributin e tij të shquar jo vetëm në lëmin e pedagogjisë, por kontributi i tij do të mbetet i paharruar edhe në historinë shqiptare. Me emrin  tij fillon alfabeti  i Kampionëve të Shqipërisë në shah( sportin e mendjes).Profesor Bujar Hoxha, Mjeshtër Sporti, duke përcjellë mbresat e  atyre viteve shkruan :”Kur në vitin 1946 Federata Shqiptare e Sporteve dhe seksioni i shahut vendosëm të organizojmë Kampionatin e parë Kombëtar të Shahut u gjendem përpara vështirësive te mëdha; Kush do të merrte pjesë në të?!Kampionatit nuk do t’i printe gara kualifikuese kështu që pjesëmarrësit do të ftoheshin drejt për drejt. Disa prej tyre njiheshin të tjerë jo. Nder të ftuarit qe edhe Gaspër Shoshi. Kampionati u zhvillua në një nga sallat ku më vonë u vendos Akademia e Shkencave”. Në ketë garë ku morën pjesë 14 shahistë vendin e parë e zuri Gaspër Shoshi, i cili u shpall kampioni i parë i Shqipërisë. “ Si pjesëmarrës më ka mbetur në kujtesë qëndrimi i Gaspër Shoshit pas përfundimit të garës, i thjeshtë, gojë ëmbël... Unë e njihja qyshe në vitin 1939 kur na jepte latinisht, ndaj nuk habitesha nga qëndrimi i mësuesit tim. Gaspri ashtu siç qe i ëmbël i butë dhe i komunikueshëm me nxënësit e studentet e tij, ashtu qe edhe në jetë dhe në çdo veprimtari të veçantë edhe në shah”
Shahu ka qenë një nga pasionet e mëdha të(profesioni i dytë)  jetës së Profesor Shoshit
Prof. Gaspër Shoshi, Prof. Ahmet Gashi, Xhafer Çaushi, Kolë Marashi janë garda e vjetër e shahistëve tanë më të shquar të viteve të para luftës. Më tepër se sa një kampion Gaspër Shahu ka meritën si një nga themeluesit dhe propaganduesit e këtij sporti të pa traditë në Shqipëri. Pas Çlirimit Shoshi është pjesëmarrës edhe në disa kampionate te tjerë dhe në Ballkaniadë të vitit 1946 ku Shqipëria për shkak të mungesës së përvojës arriti rezultate modeste. Shumë nga mjeshtrit tanë të shquar që u rritën më vonë e kujtojnë si profesorin  e tyre të këndshëm plot humor dhe shumë modest që kishte kënaqësi të veçantë të luante shah me të rinjtë e talentuar dhe të këmbente me ta përvojë . Për vite me radhë Gaspër Shoshi  jo vetëm si lojtar shahu, por edhe si aktivist që ka dhënë ndihmesën e tij të vyer në zhvillimin dhe rritjen cilësore të sportit të shahut në vendin tonë. Gaspër Shoshi u  martua me Benardina Palin në vitin 1940 dhe vdiq në vitin 1983 në moshën 80 vjeçare duke mos lënë  as trashëgimtar. Gasper Shoshi meriton të kujtohet  si Profesori i Filozofisë së shkollës klasike austriake si një prej latinistëve më të shquar të kohës së tij, si njohës i disa gjuhëve evropiane, si pedagog e edukator shembullor dhe si maçi i  parë në historinë e shahut shqiptar.

SKANER HISTORIKE

Redaktor përgjegjës
Prelë Milani
Dukagjinasit i prenë kokën Mahmut pashë Begollit, Vezirit të Pejës, sundimtar i urryer i Shkodrës
Vegël e mirë për qëllime të Turqisë qe Mahmud Pashë Begolli, Veziri i Pejës, që kishte sundimin e Shkodrës, i cili mendoi se tue shtrëngua dhenë me ba muhamedan, mujte me të paveshtirë me pas vendin në dorë të vet e kështu nisi me i dhanë trazime kristjasnve të maleve, tu e marrë mësymin edhe mbi të parë të fesë(kërkonte me vjerrë dis priftën dhe At Ejllin e Pultit).
Abdyl Agolli i Shkodrës që gjindej në armiqsi të madhe me Begollajt ftoj për veti malësorët
Një të ejte me 5 fruer 1739, tue dalë prej Hamit të Tophanës i rrethuem prej zaptive, te shtëpia e Ali Kullit, ndeshi në pritë të dukagjinasve që e vranë me kortjela e i coptuan trupin, e për shenjë morën kodoshin dhe ksulën e tij e ia çuan Mehmet Agë Agollit

Zef Harapi
“Dukagjini në Dokumete të ndryshme
FSHATRA TË NËNSHTRUAR
Dokument historik nëntor 1892      

Pogu që është pjesë e famullisë së Planit, është një fshat me  rreth 20 shtëpi. Një herë e një kohë ishte i pasur por sot, për një seri ngjarjesh ka shkuar në fund të varfërisë. Banorët e fshatit për shumë vjet kanë qenë të nënshtruar apo vasal të Shoshit, nën këtë bajrak i kishte futur Sulltani, për shpërblim të shërbimeve që i kishte bërë atij Shoshi, banoret e tij kishin kërkuar Qeverisë turke të kishin Pogun nën vete me një pretekst të veçantë; meqenëse ndodhej në mes të rrugës për në Shkodër, kur të kalonin andej do të ndaleshin aty për të pushuar, për të ngrënë e për të fjetur. Po kështu edhe Mgulla ishte dhuruar bajrakut të Shalës. Janë të pabesueshme, keqtrajtimet, gjobat dhe shtypja që kanë hequr banorët e këtyre dy fshatrave nga padronët e Shoshit dhe të Shalës ... Imzot Berisha, Peshkopi i Pultit, u përpoq aq shumë te Qeveria Otomane për t’i shkëputur këto dy fshatra të mjerë nga nënshtrimi i egër dhe të kalonin në varësi direkt të Sulltanit, si të gjitha fshatrat e tjera shqiptare.
Çfarë mënxyre! Të sillësh me fqinjin tënd të vogël në mënyrë të tillë poshtëruese sa të detyrosh të ndihet më mirë nën sundimin e Sulltanit se sa me ty! Pogut e Mgullës u duhet kërkuar falje qoftë për shtypjen mizore në të shkuarën, nga ana e gjyshërve tanë, qoftë për paragjykimet  ofenduese që mbajnë akoma sot e kësaj dite.

At’ Domeniko Pasi S,J
Letra Zyrtare te Prov. Se Ven të F. K. Seria V, fq. 83, përmbledhur nga At’ Zef Valentini në librin “Ligji i maleve shqiptare”, Tirane, v. 2007, fq. 56

Martin Camaj përgëzon  Prof Jak Mark Lekën për veprën e tij monumentale kushtuar Bogdanit
I dashtun Patër!
Mora veprën tuej monumentale! Ju falenderoj me gjithë zemër. Në këtë semester mbaj kursin kryesor mbi veprën e Bogdanit dhe vetjen e tij, shkrimtar, humanist e Prelat. Në orët e fundit u thashë studentave tue paraqitë veprën tuej se duhet t’ia fillojmë punës prej fillimit sepse këtu kemi aspekte të reja. Ndërkohë po përgatis edhe dy recensione, 1) për SÜDOST-FORSCHUNGEN, revistë që shkon kudo në botë, dhe 2) për Buletinin Katolik që del në S. Francisco.
Sot nuk po e çoj gjatë: ju uroj shëndet e përgëzohem bashkë më ju për nji punë që ju kushtue punë e mund.
I jueji, Martin Camaj

Hitleri i dhuron një benz, Zogut për martesë
Me 26 prill 1938, ditën kur u mbajt ceremonia e martesës se mbretit Zog te Shqipërisë me konteshën Geraldine te Hungarisë, ishin katër personazhet VIP qe dërguan dhurata te shtrenjta për dasmën e Mbretit Zog. Kështu veç Benz-it te dërguar nga Hitleri, ne radhe ishte edhe nje karroce e tërhequr nga katër kuaj te bardhe Lipizzaner, dhurate e admiralit Horthy, Regjent i Hungarisë, nje statuje kali-dragua ne bronz e dërguar nga mbreti Viktor Emanuel i Italisë, si dhe disa qeramika te dërguara nga Musolini.
Te dhëna për makinën
Grosser Mercedes-i i dhuruar nga Hitleri për mbretin Zog ishte nje autoveture e stërmadhe, nje automobil i larte e anormalisht i gjate, me nje ngjyre te kuqe te ndezur, qe vezullonte ne diell si nje xhevahir e kompletuar me te gjitha opsionet. Ajo kishte nje motor benzine me 8 cilindra 7655 kubikesh, shpejtësi normale, 170 kilometra ne ore me 3200 xhiro ne minute, pese marshe para dhe nje pas dhe me peshe totale 3600 kilogram.
Sipas B. Ficher

PISPILLOSJET LUKSOZE TË TITOS
Oborri i tij  i ngjante atij të një ish mbreti, kurse për sa i përket luksit, ia kalonte plotësisht. Veçanërisht mburrja me stolitë dhe salltanetet ...Uniformat e Titos ishin më të parat në flori, gjithçka e tij duhej të ishte e vërtetë dhe unikale. Stema tek rripi i   mesit ishte e punuar e tera në flori të pastër dhe për shkak të peshës përkulej e ulej ca.
Ai gjithmonë përdorte një penë te madhe prej ari ...Veshjen e ndërronte gjer në katër herë në ditë, vetëm për hire të rëndësisë dhe përshtypjeve që dëshironte të linte ...
Në mënyrë te rregullt merrte rreze që edhe në dimër të kishte ngjyrë të bronztë
Ngjyroste flokët dhe vinte dhëmbë të bardhë artificial.

Tito Bukuroshi i  adhuruari i femrave
Një rol të madh në qëndrueshmërinë e Titos pa dyshim kanë luajtur trupi i tij muskulor dhe kocat e forta rezistente. Si një bukurosh, që bien në sy, ai konsiderohej më i pashmi në vlerësimin e femrave, se sa të meshkujve; gjithmonë zeshkan dhe me trup të lidhur...
Ndonëse më tepër i afrohej tipit gjerman apo nordik, sikur të kishte qenë shtatlartë dhe jo mesatar.
M. Gjilas
“Si e njoha unë Josif Broz Titon

EDHE KAFSHËT KANË SHPIRT

Kafshët, banorët prehistorik të planetit me shumëllojshmërinë e tyre të pa fund, një kuadër supërgjigand i transformimit infinit të materies nga ekzistenca e saj inorganike drejt struktura komplekse e të integruara të botës së gjallë:albumina, qeliza, shumëqelizorët, bakteret, peshqit,shpendët, gjallesat e tjera, dinozaurët, sisorët dhe i fundi krijesa më inteligjente e Natyrës njeriu.
Pavarësisht nga zhvillimi i madh i shkencave  biologjike e shoqërore, i teknologjive moderne sidomos në fushat e neuro-psikiatrisë, psikologjisë, sociologjisë e pedagogjisë, njohja e botës“shpirtërore”të kafshëve sidomos i sisorëve është ende e ulët dhe pothuajse e pa eksploruar. A ekziston një lloj mendimi te kafshët, sidomos tek sisorët dhe në cilën shkallë janë përformancat e aktivitetit biologjik të tij? E dyta, a kanë ndjenja dhe shpirt ato? Një deleje i therin mizorisht krijesën e vet. Kur një ditë ajo“kalon”në botën tjetër i del zemra me shtatë njolla të zeza, sepse shtatë qengja i kishin “masakruar”para syve asaj. Paraardhësit tonë të shquar, gjigantët e dijes e të mendimit na kujtojnë që afër, rrotull dhe larg nesh ekziston një botë tjetër, pa të cilën s’mund të jetojmë, e mbushur me një uragan ndjenjash, dëshirash, brengash, dramash e tragjedi të mbyllura në “kasafortat” e shpirtrave të tyre, të cilët prej shekujsh vuajnë, ofshajnë e kërkojnë më tepër përkujdesje, dashuri, humanizëm, jetë e vetëm jetë dhe një fund të natyrshëm e human.
Kafshët, në veçanti qentë, kuajt e macet, janë “shokët” tonë më të mirë. Qeni shpesh herë nga “ndjenja”e dashurisë dhe e “besnikërisë” për njeriun sakrifikon jetën. Këto “engjëj” katërputrorë kanë një nuhatje të mrekullueshme dhe mundësi për t’u infiltruar në çarjet e vrimave të ngushta të gërmadhave të ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore etj. Ata ndihmojnë për zbulimin e trafikut të drogës etj. “… Krejt ndryshe qëndron puna kur kafsha është zbutur nga njeriu. Qenit dhe kalit, në saje të kontaktit me njerëzit, u është zhvilluar një vesh aq i ndjeshëm ndaj të folurit të artikuluar, saqë, brenda caqeve të kufizuara të parafytyrimeve të tyre, ata mësojnë lehtë të kujtojnë çdo gjë. Përveç kësaj, ata kanë fituar aftësi pë të tilla ndjenja, si ndjenja e dashurisë për njeriun, ndjenja e mirënjohjes etj., të cilat më parë nuk i njihnin fare. Kushdo që ka pasur të bëjë shumë me këto kafshë, nuk mund të mos jetë i bindur se, në shumë raste, paaftësinë e vet për të folur tani ato e ndjejnë si një të metë. Mjerisht, organet e tyre të zërit janë aq të specializuara në një drejtim të caktuar, saqë kësaj së keqeje s’i gjendet më dot shërim. Porse atje ku ka një organ të përshtatshëm, kjo paaftësi deri diku mund të zhduket. Organet e gojës te zogjtë sigurisht ndryshojnë krejt nga organet përkatëse të njeriut. Megjithëkëtë zogjtë janë të vetmet kafshë, të cilat mund të mësojnë të flasin, dhe zogu që ka zërin më të shëmtuar, papagalli, flet më mirë nga të gjithë. Le të mos thonë se papagalli nuk i kupton ato që flet. Është e vërtetë se ai mund të përsërisë me orë të tëra pa pushuar gjithë rezervën e fjalëve që di vetëm e vetëm se i pëlqen të flasë dhe të rrijë bashkë me njerëzit. Por, brenda caqeve të parafytyrimeve të veta, ai mund të mësoj edhe t’i kuptojë ato që flet. Mësojini papagallit fjalë sharëse në një mënyrë të tillë që ai të ketë një ide për kuptimin e tyre (një nga zbavitjet e preferuara të marinarëve që kthehen nga vendet e nxehta), provoni pastaj të ngacmoni dhe do të bindeni menjëherë se ai di t’i përdor fjalët sharëse që ka mësuar po aq drejt, sa edhe një shitëse zarzavatesh e Berlinit. Po kështu qëndron puna edhe kur ai lypën ndonjë gjë të mirë për të ngrenë…”( F. E. D. N. fq. 195-196)
Një karakteristikë dhe tipar dallues, në përgjithësi i të gjithë kafshëve, është kujdesi shembullor për të vegjlit e tyre. Ato më tepër se kushdo tjetër shpesh herë rrezikojnë edhe jetën. Dallëndyshja me shumë përpjekje e mund“ndërton” folenë dhe çdo ditë që nga larg ju sjellë deri në gojë ushqimin e nevojshëm për vogëlushet e saj. Kur ata rriten i merr së bashku për të gjetur burimet e nevojshme për jetën e tyre të pavarur.
Dhjetor 2009. Binte shi dhe fyente erë. Një mace kërkonte me “shqetësim” një strehim… Në një qoshe të pjesës së brendshme të hyrjes së pallatit iu bë një “kolibe”. Atë natë solli në jetë katër frymorë. Pas dy ditëve dikush e shqetësoj. Si luaneshë u përlesh me grabitqarin. Macet, i pastrojnë të vegjlit e tyre duke i lëpi me pështymen e gojës. Ajo shpesh herë në të njëjtën kohë i ushqen dhe i“lanë”ata. E shtrirë në anën e majtë me këmbën e djathtë, që e përdor në vend të “dorës”, përpiqet të mbuloj trupin e tyre të njomë! Ky “gjest”s’është vetëm refleks instiktive! Ndryshe edhe përkëdheljet e nënës njeri, e cila duke i dhanë fëmijës së vet me pi në gji, i vënë dorën lehtë mbi kokë plot dashuri, do të ishte rezultante jo e ndjenjave, dashurisë dhe e botës shpirtërore por diçka tjetër!
Lopa, për njeriun që i shërben mirë, krahas qumështit dhe të mirave të tjera materiale, i dhuron “mirënjohje e dashuri”, të cilat burojnë nga thellësia e ndjenjave shpirtërore të saj.”…Por si njerëzit, edhe lopët kanë shpirt. Tremben edhe nga një zinxhir i vogël që mund të kenë të lidhur në qafë, ndërkohë që ndihen më të qeta kur lëvizin brenda grupit. Shumë lopë për prodhimin e mishit nuk do të ishin gjallë nëse nuk do të rriteshin për këtë qëllim. Por kjo nuk do të thotë që duhet të trajtohen në mënyrë çnjerëzore, (vijon në faqe 10)
(vijo nga faqe 9)
dhe jo vetëm në pesë minutat e fundit të jetës së tyre, kur niveli i stresit mund të ndryshojë cilësinë e mishit. Edhe në fermat më të mira, lopët mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Ka persona që nuk i ndjekin rregullat, bërtasin, bëjnë gjeste të dhunshme. Do më pëlqente të njihja sa më shumë njerëz të mirë, që veçanërisht i duan kafshët...” (Temple Grandin, Shqip 10. 3. 2010)
Për fat të keq shumë kafshë vuajnë dhe torturohen nga sjedhjet barbare të njerëzve cinik e të pa shpirt. Bota e kafshëve ka pësuar një kataklizëm të vërtetë. Disa nga speciet e saj janë zhdukur ose po zhduken. Etja e pa fund për fitime dhe teket e shfrenuara kanë sjellë veprime makabre ndaj kafshëve. Rriten dhelprat e nuselalat në kushte çnjerëzore në mes pisllëkut e plagëve për të iu marr lëkurët dhe gëzofët e tyre. Përdorimi i këtyre produkteve për veshje luksoze tregon varfëri të shpirtit. “Përpara se të vriten( shpesh me metoda gjithashtu barbare), si shkarkimet elektrike me dy elektroda në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që ndodh në moshë tetë muajsh, ata do të njohin vetëm frikën, urinë, etjen, pisllëkun, plagët dhe sëmundjet…”(Agon, date 28. 1. 2010)
Bota e kafshëve ka disa veçori të theksuara negative, të cilat e dallojnë jo pak nga njeriu dhe veprimtaria e tij. Tipari më i rëndësishëm i këtij ndryshimi të madh është mungesa e gjuhës së folur. Kjo është pasojë e disa forcave madhore e krijuar para disa miliona vite dhe e pa riparueshme. Pse nuk mund të flasim shimpanzetë, kafshët më inteligjente…? “ Njerëzit dhe shimpanzetë kanë shumicën e AND-së së tyre të njëjtë. Ndryshimet në përbërjet e aminoacideve njerëzore FOXP2 kanë ndryshuar me shpejtësi kur u shfaq të folurit tek njerëzit modern..” (Gesehwind. A. 17. 11. 2009)
Natyra nuk i ka lenë krejtësisht pas dore kafshët, të cilat “komunikojnë”,në raste të veçanta deri në distanca të mëdha, me anë të sinjaleve sipas frekuencave të ndryshme të zërave“misterioz” të tyre.“...Mënyra e veçantë e gërhitjes së maceve me mjaullimën e tyre, që në një farë mënyrë të kujton të qarën e një të porsalinduri,një armë sekrete e përdorur nga macet për të tërhequr vëmendjen tonë për të arritur qëllimet e tyre, ose në shumicën e rasteve ushqim dhe ledhatime të lehta. Këta tinguj emërtohen në një frekuencë që reagon mbi trurin tonë, në instinktin e mbrojtjes, që normalisht e të zërave specifik të tyre. do të aktivizohej kur ne duhet të kujdeseshim për një foshnjë të vogël.”Agon 15.11.09
Me zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë njerëzore do të vijë një ditë, e cila nuk është shumë e largët kur dija njerëzore do të depërtojë thellë në universin neuropsikiatrik të trurit të kafshëve, sidomos të atyre të zhvilluara, për të kuptuar, regjistruar dhe incizuar “mekanizmin” e vërtetë si edhe elementët përbërës të ndërgjegjes së tyre. Ato apelojnë: …! Mjaft…! Mjaft…!  Mjaft…! Mos u sillni egërsisht me ne ! Mos na vrisni! Jemi miqtë tuaj! Duam të jetojmë! Edhe ne kemi shpirt…!
Nga LUIGJ TEMALI

TOM KOLA, HERO I POPULLIT

Nje djalosh i ri, nje jetim pa baba, qe kishte zbritur ne Shkodër nga malet e Dukagjinit qysh ne moshën 7-vjeçare, i veshur thjeshte, me nje xhakete kadifeje, me pantallona te vjetra, me këpucë prej gome. Kur futej ne klase, ulej ne banke dhe ia ngulte sytë e tij te zeze mësuesit dhe dëgjonte me vëmendje. Ky ishte nxënësi i gjimnazit te Shkodres, Tom Kola.
Kishte nje sinqeritet te veçante, nje pastërti shpirtërore, nje burrëri tipike malësore, nje besnikëri për shokun, dëshirë te madhe për te mësuar, optimizëm e besim te patundur për fitoren e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Këto ishin tiparet dalluese te këtij djaloshi dukagjinas.
Tom Zef Kola, lindi ne fshatin Prekal te Dukagjinit, me 21 qershor te vitit 1921, ne nje familje malësore te varfër, qe kishte vetëm nje kasolle, dy dhi e dy dynym toke, nga e cila siguronte bukën vetëm për tre muaj te vitit. Prandaj, malësori i vogël u detyrua te leje shtëpinë ne vitin 1928 dhe te zbresë ne Shkodër, ku u pranua ne jetimoren e qytetit. Këtu kreu filloren dhe ne vitin 1934 pranohet ne konviktin “Malet tona” dhe regjistrohet ne vitin e pare te gjimnazit te shtetit..
Si ne gjimnaz, ashtu edhe ne konvikt, ai u edukua me ndjenja patriotike e revolucionare. Edukatoret e pare te tij qene Vojo Kushi, Emin Duraku, Hajdar Dushi e te tjerë. Pushtimin fashist te vendit tone, me 7 prill 1939 e priti me indinjate te thelle. Merr pjese ne demonstratat antifashiste te 5, 6 e 7 prillit 1939, duke qene nje nga organizatoret e tyre. Ai mori pjese edhe ne demonstratën antifashiste te 28 Nëntorit te atij viti duke qene nje nga udhëheqësit  e saj. Për këtë drejtoria e gjimnazit me shkresën e veçante njofton Ministrinë e Arsimit se ka përjashtuar nje muaj nga shkolla e konvikti. Me nje mase te tille qene përjashtuar edhe shokët e tij, si: Emin Duraku, Sadik Bekteshi, Nazmi Rushiti e te tjerë. Por Ministria e Arsimit  këtë mase te shkollës e ka thelluar me shume duke e përjashtuar për nje vit nga te gjitha shkollat e Shqipërisë. Fashistet nuk mjaftohen me këtë mase, por i arrestojnë dhe i internojnë se bashku ne ishullin Ventotene te Italisë. Toma, me Nazmi Rushitin u dënuan me nga dy vjet internim. Ne vëren e vitit 1941, si rezultat i shpalljes se amnistisë, Tome Kola, me shoke lirohen dhe kthehen ne atdhe.
Ne Shkodër lidhet me Perlat Rexhepin, i cili i gjeti pune pranë zyrës se punëve botore te qytetit dhe vazhdon aktivitetin e tij antifashiste. Me formimin e PKSH, Tom Kola është njeri nga anëtarët e pare te saj. Me 7 shkurt te vitit 1942, Tom Kola takohet me shokun e tij te shkollës, Qemal Stafen. Tom Kola merr pjese aktive ne demonstratën e madhe antifashiste te 22 shkurtit 1942, ku ne përleshje me fashistet bie heroikisht Vaso Kadia. Ne këtë demonstrate, Tome Kola plagoset. Shokët e morën për te mos rene ne dore te fashisteve dhe e strehuan ne lagjen Dergut, fillimisht ne shtëpinë e Kapisyzeve. Duke qene se vëllezërit Kapisyzi kishin aktivitet revolucionar e shtëpia mund te kontrollohej, ata iu drejtuan nje familje te thjeshte, qe e kishin komshi. E zonja e shtëpisë, Fetija, bashkëshortja e Molla Muho Krajës, edhe pse nuk kishte te shoqin ne shtëpi, si burrneshë e pranoi Tom Kolën, i shtroi jatakun e i njomi buzën me ujë, u çelte derën vëllezërve Kapisyzi qe sillnin mjekun për ti ndërruar plagën.
Pasi e merr veten, Toma hidhet ne ilegalitet. Ne shkresën nr. 01709, date 15/03/ 1942 i kuesturës se Shkodres, thuhet: “... se asht organizator i demonstratës se 22 Fruerit dhe prej kësaj date nuk asht paraqite ne krye te detyrës se vet ...” Kurse Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, me shkresën e vet nr. 04826, urdhëron te hetohet, te gjendet e te arrestohet. Por, ai nuk kapet, sepse lëviz sa ne qytet, sa ne fshat i ndihmuar nga populli.
Ne pranvere te vitit 1942, ai del partizane. Ne fshatin Ure e Shtrenjte te zonës se Postribes, me 10 qershor 1942, krijohet çeta e pare partizane e Qarkut Shkodër, ku bën pjese edhe Tom Kola.
Nje dite vere te vitit 1942, Toma kishte shkuar me detyre ne Prekal. Mbasi e kreu misionin u kthye ne shtëpi te takoje nënën. Forcat mercenare ishin informuar se Toma ndodhej ne shtëpi. E rrethuan dhe kërkuan qe te dorëzohej. Nene Lenë u lëshon zë mercenareve, se Toma nuk është ne shtëpi; ndërkaq, i biri, siç kujtojnë veteranet, ne te dale te shtëpisë, hodhi tri bomba ne drejtime te ndryshme,  dhe ne mes tymit te madh te krijuar, çan rrethimin  si vetëtima.
Me krijimin e çetës partizane Puke-Mirdite, Tom Kola, Bardhok Biba, Fahri Ramadani e Naim Gjybegu u bën partizanet e kësaj çete, e cila e shtiru veprimtarinë e saj ne krahinat e Pukës dhe te Mirditës.
Pa kaluar shume kohe, Toma shkon përsëri ne çetën e Postribes. Mbi 100 mercenar te fashizmit, me 19 prill 1943 rrethuan njësitin e vogël partizane qe ndodhej ne fshatin Domen te zonës se Postribes. Pas dy ore luftimi, partizanet me qe ishin shume me te paket ne numër ne krahasim me forcat armike, u tërhoqën për ne pozicione me te sigurta. Toma ne pozicionin e vet mbulonte me zjarr te pandërprere tërheqjen e shokëve, por nje plumb armik e goditi ne balle dhe ai ra heroikisht ne fushën e nderit duke mbetur nje yll i pashuar i Lirisë.
Populli i ka ngritur këtij biri te lavdishëm, te parit dëshmorë partizane te Qarkut te Shkodres, këngën e paharrueshme:
Nder partizane / trimi azgan / shoku Tom Kola / namin po e ban. / Rrept’ nder milica / qëllon me nishan. / Por hor milica / shitun gjakatarit / me pushkën’ e tradhtarit / i ranë lules s’ ballit / vranë atë fare djalit / për ty, nanë Shqipëri!

Nga Vehbi Fishta

Poezi

VENDIT TIM
Eh moj toke, toke e lashte
Veç urim prej meje ke
Bash si sytë te kam dashtë
Ne dheun tan un bej be.

Amanet moj lule fushe
Ketë vit tujë çil a jeni ?
Qe ta shoh at gonxhe t’ bukur
Te mbuluar prej poleni.

Moj lahute pse rri vajtue
Teli yt pse i mpite
A thue n’ dry je ngujue
Atje kulle pse s’ka drite?

More fyell jehone e bjeshkës
Qe me tinguj mbulon stanin
A po i fale tinguj verës
E gjithkush me ta ndie zanin

Ç’ka kumona pse nuk bjen
A thua i zoti i ka hupe
Pse ne mriza nuk mërzen
As ogiç as qengj i bute

Po t’ qes be o krue i bardhe
Uji i ftohte pse ka shterrue
Thua bariu nuk ka ardhe
Duar e faqe me freskue

O moj shqipe përmbi male
A mos pave ndonjë vegim
Fjollën e bardhe te nje zane
Tujë ba roje vendit tim

Se ai vend asht i kullue
I begate me lule vere
Lisa mali gjelbërue
Rreth e qark me ylbere

Madhshim zogu tuj këndue
Përmbi dege te qershisë
Dallëndyshja me krahë shkrue
Bukur puplat ka qëndise

Te bekoj o vendi im
Ty shqiponje ne kaltërsi
Lage me lot te shpirtit tim
Sa here mendja kujton ty.
Ndue Kodra,
nxënës ne shkollën “Pashko Vasa”

Darvini jam unë...
Me dashuri të ledhatojnë
...herë turk, herë arab...
në Azi te depërtojnë
nuk ke vend më në Shqipëri, ulurojnë

...herë të kthejnë në histori
...herë në mitologji
ti nuk ke fe, nuk ke as komb,
nuk ke të drejtë as në femini
të kanë tredhur në krye

...shfleto libra, shiko kush je ti
je racë tjetër
majmunin e ke fqinje
Darvini jam unë...

Të vënë bishtin
mund edhe ta prejne
të ndërrojnë emrin
të caktojnë etninë

...të lidhin... bishtin
pastaj të rrjepin
prapë të ledhatojnë
ky është kombi të mësojnë

Qentë lehin
varret janë hedhur peshë
kazmat vet gërmojnë
klerikët kanë veshur fanella diktatorësh
herë politikanë e here-herë gjeneralë
....kazermat kanë mbetur bosh

Këmishëzinj të hekurosur
fyejnë ofendojnë, racën të ndërrojnë
ka ardhur kohë e ligë pohojnë
nuk ka më qetësi, as njerëzi
të thuash fjalë të renda...
... është patriotizëm, është burrëri...

Njerëzit shohin prapa shpine
ç’na duhen këta sy
fe, komb e vatan janë bë një
kush shanë më shumë
është njeri...
...e ti... kush je ti...?
Agim Vuniqi

ÇERDHJA E TIJ U BË COPË-COPË
Fabule

E prenë plepin dhe e hodhën në tokë
Çerdhja e tij u bë copë-copë
Nënë e babë, vëllezërit e shkretë
I dhanë vetës hop përpjetë.

Fluturuan në pemë të tjera
Për çka ndodhi u hyri tmerra
Më i vogli mbeti mbrapa
Në një qoshe atje përjashta.

Krahët e tij ishin të vegjël
Nuk kishte asnjë “mjet” tjetër
Sfida e jetës erdhi papritur
Në provë e vuri zogun e mitur.

“Si t’ia bëj,- tha me vedi!
Kjo mynxyrë seç më gjeti!
Fillikat mbeta i vetëm!
Gjithçka pata më ka tretur!

Shumë rreziqe m’ erdhën sot
Jam sa grimca s’i përballoj dot
Kur më shohin kaq sa jam
Asnjeri s’ më bën derman!

Mjaft toka mbetën djerr
Asnjë farë kurrkush s’e hedh
Unë ha krimba pa pushim
Gjithkujt i bëj shërbim.

Menjëherë u hap dera
U largova- më hyri tmerra!
Fluturova mbi një pemë
Mbas oborrit dikund brendë.

Macja e shtëpisë hapi sytë
U bë gati për me mbytë
Tha me vete: e lumja unë!
Ky zog qenka porsi pëllumb!

Oh, sa mirë te kjo shtëpi!
Për fat gjeta mjaft mirësi
Djali i saj një çamarrok
dromca buke më hodhi sot.

Ai m’ shikoi me dashuri
Kishte qejf me m’ marr në gji
U afrua me shpejtësi
Kurse unë ika prej tij.

Kapërceva në një degë pranë
E shikova si dikur vëllanë
Thash me vete: O fatlum!
Sa i mirë qenka ky çun!

Këtu lartë tek kjo derë
Po e rregulloi folenë
Sa të rrijë për pak ditë
Se pastaj dua me ikë.

Do të shkoi patjetër në pyll
Ata atje kanë hyrë
Një pas një kur ti takoi
Me mall do t’i përqafoi.

Sa filloi u afrua nata
Erdhi djali thirri nana:
“Qysh atëherë kur jemi nda
Gjumë në sy nuk kam ba
Tash jena të gëzuem
Shyqyr Zotit u bashkuem!”
Nga LUIGJ TEMALI

Përmbytja
Nje dite dimrit pa prite,
u hap dera e shtëpisë,
sapo dola tek praku,
ne kuzhine hyri krapi.

Pishine ne oborr,
pishine ne kuzhine,
prej ne banak trampoline,
me mësua notin ne bark e shpine.

U dha alarmi nga qeveria,
me u lëshua toka e shtëpia,
si shpëtim arratia,
me shpëtua nga pabesia.

Si ndihme e pare doli varka,
me shëtitë neper ara,
atje ku mbillej gruri e lakra,
doli peshku e doli ngjala.

Ndihma e dyte, buke e ujë,
mos me ja rrit nderen askujt,
me mësua notin ne oborr te shtëpisë,
si shpërblim prej qeverise.

Ndihma e trete ishte ushtria,
me makina e me varka,
me mësua notin plaku e plaka,
për me dale nga situata.

Qeveria bën vlerësimin,
a e donë toke a e donë pishinë,
a e donë toke për bereqet,
apo pishinë për peshk.

Ne vere toke e u thava,
ne dimër ujë e u laga,
me u mësua ne situata,
qeveria na vjen mbrapa.

Qeveri moj qeveri,
ti je shpresë je lumturi,
ti je shpresë e respekt,
here te lage e here te djege.
Nga Prele Kroj

Dashuria
Mora krahë fluturova
nëpër kroje, male e fusha
edhe porsi kanarina
në ç’do notë tringëllova

Vallë përse kjo ndjenjë
që na kthen brishtësinë
edhe rrëmben gjithë qenien
duke e mbuluar me lumturinë

Përse fluturoj mbi re
sikur të jem dallëndyshe
apo zemra që dashuron
shpërthen tej lartësive

Themi shpesh që dashuria
është veç një dhimbje koke
ashtu them dhe unë shpesh herë
kur me të zemërohem

Vjen e ikën, ikën vjen
porsi zogjtë ne shtegtim
por kur gjen folenë e vetë
rri e gjen ngrohtësinë

Më ngroh zemrën edhe shpirtin
më bën zog me krah të shkruar
dhe më çon në ato vende
ku imagjinatat janë krijuar

Në një vend ku rriten zanat
dhe shqiponjat fluturojnë
atje ku zemrat përzihen
dhe dashurinë e vërtet pohojnë

Ah sa vargje për të janë shkruar
dhe sa shumë do të shkruhen
se vërtet e gjithë kjo botë
pa dashuri nuk rezistonte
Aulona Capaj

numrat

part03