part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

MATURA E PARE NE DUKAGJIN

Nga Prelë Shytani

Nëse pati ndonjë gjë pozitive regjimi njëpartiak i para nëntëdhjetës, ndër kryesorët ishte arsimimi i popullit, zhvillimi cilësor e sasior i sistemit arsimor. Arritjet në këtë sektor qenë shumë të prekshme edhe në zonën e Dukagjinit. Mbas zhdukjes për një kohë rekord të analfabetizmit, u hapën shkolla fillore në çdo fshat . Ne vitin 1968 u bë i detyrueshëm arsimi 8-vjeçar e në këtë kuadër u hapën 14 shkolla 8-vjeçare vetëm në Shalë, Shosh dhe Pult ku kishte edhe 4 konvikte për sistemimin e nxënësve që e kishin larg shkollën më të afërt, me pamundësi frekuentimi për çdo ditë.
Pika kulmore në masivizimin dhe zhvillimin e arsimit ka qenë hapja e shkollës së mesme bujqësore në Breglumi në vitin 1973 me drejtor të parë të ndjerin Reshat Gruda. Për atë kohë ishte e vetmja në Dukagjin ku krahas nxënësve me shkëputje nga puna pati edhe shumë pa shkëputje nga puna, punëtorë të thjeshtë apo kuadro drejtues të ekonomisë të niveleve të ndryshme. Fillimisht në vitin e parë u regjistruan nxënës nga fshatra të ndryshme të Dukagjinit, të cilët të etur për dije çdo ditë bënin disa orë rruge në këmbë jo vetëm nga fshatrat e Shalës por edhe nga Thethi e Shoshi. Një pjesë strehoheshin në konviktin që ishte hapur enkas për nxënësit e kësaj shkolle, kryesisht nga Shoshi, Pulti, Toplana e Thethi, por në vitet në vazhdim edhe nxënës nga zona të tjera të rrethit të Shkodrës si: Gruemira, Guri i zi, Velipoja, Vau i dejës e te tjerë, numri i të cilëve shtohej nga viti në vit. Që në vitet e para e në vazhdim aty zhvillohej një proces mësimor shumë cilësor ku gërshetohej përgatitja shkencore me praktikën në prodhim. Kjo bënte që rezultatet në procesin mësimor – edukativ të jenë të larta e konkurruese me çdo shkollë të rrethit e më gjerë që kishin traditë dhe ishin hapur shumë vite më parë se shkolla e mesme Breglumi. Patjetër që këto rezultate ishin të pritshme sepse aty jepnin mësim një staf pedagogjik shumë i përgatitur nga ana shkencore dhe metodike, të gjithë me arsim të lartë si: Ndue Gjonaj – letërsi, Fatos Gjyrezi – matematike, i cili ishte edhe mësues kujdestar për maturën e parë; Muhamet Qoshja – bio-kimi; Muhamet Mesi – fizikë; Fran Vatnika – lëndët bujqësore; Ali Rrakiqi – edukim fizik e te tjere, të drejtuar nga Reshat Gruda në vitin e parë, Kol Zef Funiçi në vitin e dytë, kurse në vitet e 3-4 të kësaj mature ka qenë Profesor dr. Mahir Hoti me nëndrejtoreshë në të tëra vitet Lena Fusha e zv-drejtor për konviktin Fran Dardha.
Po cilësojmë mësuesit dhe drejtuesit e kësaj shkolle vetëm për maturën e parë sepse kjo ka qenë gjithnjë shkollë e bashkuar ku kanë dhënë mësim me dhjetëra e dhjetëra mësues vendas e të ardhur nga Shkodra, por nuk do t’i përmendim sepse nuk është objekt i këtij shkrimi.
Në vitin 1977 morën dëftesën e pjekurisë 27 nxënësit e parë të kësaj shkolle shumica me rezultate shumë të mira të cilët ishin: Age Guri, Age Ndou, Bardhe Pjolli, Fran Guri, Gjon Dardha, Gjon Kroj, Kin Nika, Kole Guri, Lazer Cardaku, Lazer Stani, Lek Gurra, Line Rraçi, Lule Gila, Lulash Piniqi, Marie Marashi, Marie Malaj, Marash Pepniku, Mhill Gjinesha, Ndoke Kryeveçi, Ndoc Kodra, Pashko Marku, Pellumb Kulla, Pjeter Mbrapshtia, Pieter Shogaj, Prel Nika, Vate Gjoni e Zoge Okseti, të gjithë këta nga Shala, Shoshi, Pulti e Toplana. Shumë prej tyre vazhduan dhe mbaruan shkollën e lartë me rezultate shumë të mira. Menjëherë mbas shkollës së mesme shkuan në shkollën e lartë vetëm dy femra e pikërisht Zoga Okseti e Marie Marashi prindërit e të cilave ishin të çliruar nga konceptet konservatore, kurse djemtë ishin të detyruar që të bënin një vit stazh në prodhim që e diktonte sistemi arsimor i asaj kohe. Momentalisht këta ish-maturantë janë të shpërndarë gjithandej, në Shqipëri, Itali, Amerike e në vende të tjera me detyra dhe profesione të ndryshme, kurse vetëm një prej tyre e pikërisht Age Ndou fatkeqësisht nuk jeton më. Maturat pasuan njëra – tjetrën ku sot është e 35 –ta, rezultatet patën progres nga viti në vit, por matura e parë shërbeu si bazë e shëndoshë për konsolidimin e shkollës së mesme Breglumi, në të cilën numri i nxënësve rritej nga viti në vit, kjo edhe se pas disa viteve u hap edhe dega e arsimit të përgjithshëm që bëri që çdo vit shkolla të kishte dy matura. Si shkollë e bashkuar, me një numër të madh nxënësish e mësuesish, qe këta të fundit ishin harmonizuar mjaft mirë, vendasit me të ardhur, tanimë e kishte kaluar statusin lokal, por ishte në pararojë të shkollave të rrethit të Shkodrës për rezultate në procesin mësimor – edukativ, për nivelin e lartë të mësimdhënies, për larminë e veprimtarive artistike dhe sportive, për lidhjen e teorisë me praktiken në prodhim, qe për këtë të fundit meritë të veçantë kishte mësuesi e specialist i ndjeri Prele Bregu, për meritat e të cilit këtë vit këshilli i komunës Shalë i dha titullin “Qytetar Nderi” i komunës , i pari i këtij lloji për Dukagjinin.
Ja si shprehen për vitet e maturës së parë disa ish – drejtues, mësues e nxënës: Prof. Dr. Mahir Hoti – drejtor disa vite gjatë maturës së parë e në vazhdim: “... Ato vite, edhe pse larg familjes, qenë vite të arta me atë popull të mrekullishëm e arsimdashës, pasqyrë e të cilëve ishin nxënësit që vinin në atë shkollë nga çdo fshat i Dukagjinit, me të cilët kishe dëshirë të punoje, me një trupë mësimore të përkushtuar për të transmetuar tek nxënësit dije e kulturë. E pashlyeshme në memorien time ka mbetur mbrëmja e maturës së parë me 30 qershor 1977, e cila as sot nuk organizohen aq cilësisht”.
Ndue Gjonaj – mësues letërsie: “... Pata fatin që të jem ndër mësuesit e parë të kësaj shkolle që në shtatore të vitit 1973, me ata nxënës të mrekullishëm që filluan për herë të parë këtë shkollë, të cilët kanë kenë të papërsëritshëm në karrierën time. Kishte një kolektiv pune shumë pedagogjik. Në këtë zonë u burrërova e krijova familje dhe, krahas mësimdhënies më besuan edhe detyra të tjera shoqërore e shtetërore. Qëndrova atje shumë vite të cilat sot i kujtoj me shumë nostalgji”.
Gjon Dardha – ish maturant: “... Janë të pashlyeshme në memorien time vitet që kalova në atë shkollë, ne te cilën kam qenë 4 vite edhe konviktor. Krahas mësimit që na jepnin mësuesit shumë të përgatitur. Bënim edhe shumë aktivitete jashtëshkollore. Ne çdo fundjave bënim mbrëmje vallëzimi ne shtëpinë e kulturës ne Breglumi, qe përformonin në fizarmonikë Fran Cardaku e Gjergj Cuni; ekskursione në bjeshkë apo në kampin e pushimit të punëtorëve në Theth apo ato në kuadër të praktikave mësimore deri dhe jashtë rrethit “.
Mbi bazën e dijeve te marra ne ketë shkollë, ne shkollën e mesme te Breglumi vazhduan e përfunduan studimet e larta ndër vite shumë nxënës te kësaj shkolle, kryesisht Institutin e lartë bujqësor Kamze dhe atë pedagogjik në Shkodër duke bërë diferencën në anen pozitiv me studentët e ardhur nga zona të tjera rurale të Shqipërisë, të cilat i përfunduan me rezultate shumë të larta, te cilet më pastaj kanë bërë emër në tërë vendin si politikanë, deputetë, poetë e shkrimtarë, mjekë, ekonomistë, juristë, ushtarakë, apo arsimtarë si: Ramiz Cobaj, Hysni Burgaj, Lazër Kodra, Isa Rekaj, Lazer Cardaku, Tringe Musheqi, Ndoc Çardaku, Vatë Mhill Marashi, Pal Marku, Ndue Njemza, Kolë Tonaj, Ndue Shytani e shume të tjerë.
Ndryshimi i sistemeve pati mjaft anë pozitive edhe për malësinë por, arsimi atje u traumatizua. Kjo, nga vandalizmat e ndryshme dhe lëvizjet demografike të pakontrolluara. Në mënyrë drastike u ul numri i nxënësve, sigurisht edhe i mësuesve. Në fillim të viteve 90 –të u pati arrite që në të gjitha shkollat e Dukagjinit mësuesit të ishin vendas, kryesisht me arsim përkatës pedagogjik. Por pjesa më e madhe prej tyre migruan në zonat urbane apo rreth tyre, të cilët edhe u sistemuan në punë falë aftësive të tyre profesionale. U mbyllën të gjitha shkollat e mesme të Dukagjinit përveç asaj të Breglumit, e cila mbijetoj në sajë të insistimit të pushtetit vendorë, frymës arsimdashëse të komunitetit atje si dhe të punës plot përkushtim të trupës mësimore. Sot kjo shkollë ka maturën e 35 –te të saj, e cila po pret të korrë frytet e një pune disa vjeçare. Pa mëdyshje, kjo shkollë sot është në pararojë te të gjitha shkollave të zonave malore si ne frekuentim, mësimdhënie nga një grup mësuesish të gjithë vendas kryesisht me arsim përkatës, të cilët mungesën e ndihmës së shtetit me laboratorë apo bazë materiale didaktike përpiqen ta kompensojnë me një mobilizim maksimal në kryerjen e të gjitha detyrave, ne veçanti ne mësimdhënie, me në krye drejtorin Agustin Nika, duke filluar që nga përgatitja serioze për mësim, aplikimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies të përshtatura me kushtet konkrete si dhe të një vete-kualifikimi. Jo vetëm për këtë shkollë, por për të gjitha shkollat e Dukagjinit, kujdesi i pushtetit qendror, lokal dhe të gjitha instancave të sistemit arsimor duhet të jetë më i madh që të mos kemi shkolla e kushte për mësim si ato të reportazhit të gazetarit Marin Mema të para disa ditëve. Të gjitha shkollat e kësaj zone ti kthejmë në ambiente, qe mësohet dhe edukohet duke mos pasur ndryshim me ato të fushës e qytetit dhe mos të thotë njeri se nuk mund po rri në Dukagjin, sepse fëmijët po më mbesin pa arsimin bazë, e njerëzit mos të kenë nevojë për tu bere nostalgjik, duke thënë: “Na ishte njëherë e një kohë shkolla, kështu e ashtu …”.
Jemi optimistë se, ky tranzicion i tejzgjatur, për arsimin në Dukagjin do të përfundojë sa më shpejt e shkollat atje do të kthehen në nivelin e traditës më të mirë, për ti shtuar Dukagjinit njerëzit e shkolluar dhe të ditur në fusha të ndryshme, siç ka bërë shkolla e mesme “MEHMET SHPENDI” Breglumi me 35 maturat e saj.

Biznesmen shqiptare nga Miçigani takojnë Prof. dr. Berishën

- Biznesmenët Ndue Ftoni dhe Dedë Beleshi takojnë kryeministrin Berisha
dhe ambasadorin e SHBA-se në Tiranë, A .Arvizu -
Shtëpia muze e presidentit Woodrow Wilson i vetmi muze presidencial ne Uashington ne bashkëpunim me komisionin federal për trashëgiminë kulturore dhe me ambasadën shqiptare ne SHBA dhanë me date 25 prill  një pritje për kryeministrin e Shqipërisë, prf. Dr. Sali Berisha.
Ishte një takim kulturor për te ritheksuar lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara. Te pranishëm ishin zyrtare amerikane një numër shqiptaro-amerikanësh përfaqësues institucionesh, fondacionesh, organizatash jo qeveritare e diplomate duke përfshirë ambasadorin amerikan ne Tirane Aleksandër Arvizu.
Warren Miller është kryetar i Komisionit te Shteteve te Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë amerikane jashtë vendit, agjenci qeveritare e ngarkuar për te ndihmuar ne mbrojtjen dhe ruajtjen e përmendoreve objekteve historike dhe pasurive te tjera amerikane ne Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ne ketë takim te ftuar nga Detroiti ishin biznesmeni, pronari i Iliria Telecom, intelektuali dhe kryetare i AACEE Amerikan Albanian Cultural and Economic Exchange , Dede Beleshi; Biznesmeni dhe Filantropisti i mirënjohur, Ndue Ftoni, dhe TV i shqiptareve te Amerikës “TVUSA”.
Ne ketë takim, Beleshi i prezantoje Kryeministrit te Shqipërisë dhe Ambasadorit te SHBA ne Shqipëri projektin e binjakëzimit te Macomb Countit me një nga qarqet e Shqipërisë.
Prezantimi u ndoqe me mjafte interes nga Kryeministri dhe nga ambasadori i SHBA ne Shqipëri, Arvizu.
Komisioneri Miller, vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme te popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve gjate Luftës se Dyte Botërore dhe falënderoi veçanërisht kryeministrin Berisha për përkrahjen e propozimit amerikan për krijimin e një qendre kulturore-muzeale ne Shqipëri, ne te cilën njerëzit te mblidhen për te përkujtuar viktimat e holokaustit dhe aktin heroik e human te shqiptareve ne mbrojtje te hebrenjve gjate Luftës se Dyte Botërore. Me angazhimin e drejtpërdrejtë te kryeministrit Berisha, kjo qendër pritet te përurohet ketë vit qe përkon me 100 vjetorin e Shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë, tha Miller duke i dorëzuar kryeministrit Medaljen e Mirënjohjes.
Ne emër te qeverise amerikane dhe te komisionit qe unë kryesoj e nderoj kryeministrin shqiptar Sali Berisha për kontributin e jashtëzakonshëm për çuarjen përpara te kauzës për përkujtimin e holokaustit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore te shtetasve amerikane ne Shqipëri.
Te dy palët falënderuan zyrtarisht njëri- tjetrin për kontributin e ndërsjellë ne forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis dy vendeve e popujve. Pritja u organizua jo rastësisht ne shtëpinë muze te presidentit Woodrow Wilson –Ai, presidenti i 28 te i Amerikës, i cili u be edhe mbrojtësi i vendosur i Shqipërisë ne Konferencën e Paqes ne vitin 1920 kur hodhi poshtë planin e Versajës për ri-copëtimin e vendit tone.
Ne vitin 1919, udhëheqësit e larte te 4 vendeve fituese te Luftës se Pare Botërore – Anglia, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara - u mblodhën ne Versaje, afër Parisit për te vendosur kushtet e paqes. Te shqetësuar nga sjellja e fqinjëve dhe nga një copëtim i mundshëm i vendit, patriotet shqiptare qe lobonin pranë konferencës dolën me idenë qe ne kuadër te Lidhjes se Kombeve Shqipëria te vihej nen mandatin e Shteteve te Bashkuara. Sado jo praktike kjo ide besimi i shqiptareve ndaj Amerikës vërtet u përligj ne janar te vitit 1920. Me 14 te atij muaji Franca, Anglia dhe Italia dolën me një zgjidhje përfundimtare te heshtjes shqiptare. Territori i Shqipërisë thane ata duhej te ndahej mes Jugosllavisë Greqisë dhe Italisë, ndërsa një pjese e vogël e territorit te lihej autonom nen protektoratin italian. Plani u paraqit për tu firmosur, por kur dokumenti iu dërgua presidentit Wilson, ai e shtyu tej duke e kundërshtuar kategorikisht. Konferenca nuk arriti ti bënte ndonjë ndryshim te dukshëm kufijve te përcaktuar nga Protokolli i Firences me 1913. Automatikisht Shqipëria rifitoi pavarësinë e saj vetëm fale presidentit Woodrow Wilson, tha kryeministri Berisha.
Kështu shqiptaret krijuan dhe ruajnë ndjenjën e thelle te mirënjohjes e miqësisë ndaj Shteteve te Bashkuara. Edhe pse për 45 vjet nen një propagande komuniste anti-amerikane kjo ndjenje e thelle miqësie e mirënjohjeje shpërtheu menjëherë pas rënies se diktaturës kur sekretari i atëhershëm i Shtetit James Baker vizitoi Shqipërinë me 1991.
Kryeministri Berisha erdhi ne ketë shtëpi muze te presidentit Wilson pas një takimi pune me sekretaren e shtetit, Hillari Klinton ne Departamentin e Shtetit.
U takova me zonjën me te nderuar e miken me te madhe te shqiptareve, e cila ka një bashkëshort po aq, a me shume te nderuar për te gjithë nacionalitetin shqiptar.
Për shqiptaret e asaj periudhe tha kryeministri Berisha, presidenti Woodrow Wilson ishte një Bill Klinton i kohës sonë – shpëtuesi i shqiptareve te Kosovës.

Nga Rush Dragu

PËRKUJTOHEN DËSHMORËT E ATDHEUT

Organizata e veteranëve të LANҪ-it dhe Shoqata e Dëshmorëve të Atdheut organizuan në shtëpinë e ushtarakëve në Shkodër një ceremoni përkujtimore me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëvë të Atdheut. Morën pjesë veterina, familje dëshmorësh, pasardhës veteranësh dhe shumë qytetarë të tjerë. Me këtë rast foli ushtaraku në pension kolonel Marash Malaj. Këtë veprimtari e përshëndetën me një program kryesisht me këngë partizane, recitime dhe këngë patriotike grupi artistik i shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”.
Pastaj shumë veteranë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, pasardhës veteranësh si dhe qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme bënë homazhe dhe vendosen kurora dhe buqeta me lule në varret e dëshmorëve.
Më pas kryesia e veteranëve të LANC-it, shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut për Shkodrën, si dhe një pjesë e e Kryesisë së shoqatës “Atdhetare Dukagjini” bënë një vizitë në familjen e Fran Mirash Vuksanit, djalit të dëshmorit të atdheut Mirash Pal Vuksani, i pushkatuar në kampet e përqendrimit në Gjermani dhe i mbetur pa një varr. Pritja ishte shumë dashamirëse dhe bujare.

TEATRI “MIGJENI” NUK KA MOTOR GATISHMERIE
Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, i mungon motori i gatishmërisë për furnizimin me energji elektrike në rast të ndërprerjes nga rrjeti elektrik i qytetit.
Ndërsa po shfaqej komedia “Vizita e damës plakë”, në këtë teatër, vënë në skenë nga trupa e teatrit të Fierit me datën 10.05.2012, fiken dritat për disa minuta. Defekte në rrjetin elektrik mund të ndodhin, aksidentalisht, nga pakujdesia apo nga mos koordinimi i ndërhyrjeve. Duhet të merren masa edhe për riparimin e tyre, por të shkëputet energjia elektrike teatrit për të bërë ndonjë riparim, pa një njoftim paraprak e marrëveshje nuk është aspak normale. Na bën përshtypje fakti se si është e mundur që gjithë ai teatër të mos kenë një motor gatishmërie për ta përdorur në raste si ky që përmendëm. Mbase Bashkia, nga e cila varet teatri, nuk e di këtë mungesë, por në qoftë se e di dhe nuk ka marrë masa është dobësi edhe më e madhe. Redaksia

KAM MËSUAR SHUMË NGA KY KONKURS

(Intervistë me këngëtaren Enrika Derza)
E shtyrë nga dëshira për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga monotonia e përditshme, vajza e vogël nga Shkodra ju drejtua me kureshtje formatit “The voice of Albania”. Finalistja më e vogël, vetëm 15 vjeç, u cilësua nga trajnerët si “fenomeni i edizioni të parë të “The voice …”. Kjo për shkak të moshës së re dhe potencës së saj në vokal. Enrika rrëfen për gazetën “Dukagjini” ndjesitë gjatë konkurimit, pritshmëritë e saj dhe planet për tëv ardhmen. Ajo e sheh muzikën si pjesë të saj por nuk lë pa përmendur edhe posione të tjera veçanërisht studimet në fushën e biznesit.
“Dukagjini”: Kur nisi lidhja juaj me muzikën ?
Enrika: Lidhja ime me muzikën ka nisur vitet e fundit. Fillimisht ishte thjeshtë një dëshirë fëminore pa ndonjë bazë por që rritej dita ditës.
“Dukagjini”: Cilat ishin arse që u shtynë të merrni pjesë në “The voice …” ?
Enrika: Dëshiroja ti largohesha pak monotonisë së përditshme dhe të provoja veten time në fushën e artit.
“Dukagjini”: Cilat ishin ndjesitë tuaja kur ishit në Blind audition ?
Enrika: Blind audition ishte dalja e parë në skenë dhe sigurisht ndjenjat që mbizotëronin ishin frika dhe pasiguria.
“Dukagjini”: A e përmbushi “The voice ....” pritshmërinë tuaj ?
Enrika: Po, deri diku i përmbushi.
“Dukagjini”: Në qoftë se do të kishit mundësi të riktheheshit në këtë eksperiencë televizive, çfarë do të bënit ndryshe ?
Enrika: Nuk do të bëjë asgjë ndryshe. Gjithçka ishte perfekt dhe në vendin dhe kohën e duhur.
“Dukagjini”: A mendoni se mosha juaj ka qenë faktor pozitiv apo negativ në ecurinë tuaj në këtë konkurrim ?
Enrika: Pak rëndësi kishte mosha, pavarësisht se është përfolur shumë. Thjeshtë ka një anë negative që zëri në këtë moshë nuk është plotësisht i pjekur dhe i formuar. Duke mos lënë pa përmendur eksperienca të cilat mua më mungonin.
“Dukagjini”: Cili ishte konkurrenti të cilit i ndruheshit më shumë ?
Enrika: Nuk i ndruhesha askujt për vetë faktin se nuk isha e aftë të jepja një gjykim profesional për asnjërin. Për këtë arsye nuk kisha si të kuptoja kujt ti ndruhesha më shumë. Për mendimin tim ishin të gjithë të mirë dhe të veçantë.
“Dukagjini”: A ruani edne raporte me pjestarët e “The voice ...” ?
Enrika: Po, sigurisht që ende ruaj raporte me ta.
“Dukagjini”: Me cilët i keni lidhjet më të forta ?
Enrika: Kryesisht me Elisin dhe Xheraldinën, por pa anashkaluar edhe Fabiolën, Melisën, Arlindën e shumë të tjerë.
“Dukagjini”: Po porsa i përket trajneres tuaj Miriam Camin a vazhdoni t’i ruani lidhjet ?
Enrika: Po. Madje ruajmë raporte të shkëlqyera. Kohët e fundit kam kënduar një këngë të Miriamit në “Top festë”, “Jam e imja” e cila kaloj në gjysëm finale dhe shpresojmë më mirë.
“Dukagjini”: A do të vazhdoni të zhvilloni interesin tuaj në fushën e muzikës ?
Enrika: Po, them se do ta vazhdoj. Mendoj se pjesëmarrja ime në “The voice ...” ishte një eksperiencë që më bëri ta marr me seriozitet rrugëtimin tim artistik, kështu që do ta provoj.
“Dukagjini”: Si e shikoni veten pas “The vioce of Albania” ?P Sa ndikoj ky kompeticion në rritej tuaj ?
Enrika: Ka ndikuar shumë në rritjen time profesionale, madje e kam shprehur këtë edhe më parë, kam mësuar shumë nga ky konkurs.
“Dukagjini”: Cilat janë fushat e tjera që ju interesojnë ?
Enrika: Në të ardhmen do të doja të studioja në fushën e biznesit.
“Dukagjini”: A mund ti vazhdoni studimet në këtë fushë ?
Enrika: Po do të vazhdoj studimet në këtë fushë.
“Dukagjini”: A keni pasur oferta në fushën e muzikës ?
Enrika: Po, kam pasur oferta në Tiranë, por sigurisht që unë jam e interesuar më tepër për shkollën.
“Dukagjini”: A mund të na thoni ndonjë nga ofertat ndaj jush ?
Enrika: Në fakt nuk njanë tamam oferta për punë në kuptimin e parë të kësaj fjalë. Janë më shunmë oferta nga kompozitor të ndryshëm për bashkëpunime, etj.
“Dukagjini”: A mund të na flitni për projektet tuaja të afërta porsa i përket muzikës ?
Enrika: Së shpejti do të marr pjesë në një festival-bar në Mal të Zi. Kam dëshirë që të hedh në treg një album i cili do të jetë ndryshe nga ata që shohim dhe dëgjojmë çdo ditë.
“Dukagjini”: E ndjeni veten më shumë në Tiranë pas “The voice ...” ?
Enrika: Po, e shikoj sepse është pak e vashtirë dhe e lodhshme të bësh vajtje-ardhje kaq shpesh Shkodër-Tiranë. Në Tiranë je më afër veprimtarive, mediave dhe shmanget rraskapitja nga udhëtimi, gjë e cila ndikon negativisht edhe në zë.
“Dukagjini”: Ju urojmë suksese gjithnjë në ngjitje.
Enrika: Ju falënderoj që më dhatë mundësinë që të komunikoj me lexuesit tuaj.
Korespondenti i gazetës
“DUKAGJINI”

Shqiptarët dhe Europa

Nga Ndue Ukaj

Projekti i Unionit Evropian, para se të jetë politikë, ekonomik, është i motivuar dhe i shenjëzuar si projekt kulturor, rrënjët e së cilit janë thellësisht shpirtërore. Këtë vlerësim, e mbështetin gjithë projektuesit e këtij Unioni. Ndërsa këtë tezë e mbron edhe Robert Schuman, ish ministri francez, ideator i kësaj bashkësie politike. Ai, tek libri “Në emër të Evropës” ndër të tjera shkruan: “Evropa para se të jetë Aleancë ushtarake apo entitet ekonomik, duhet të jetë bashkësi kulturore në kuptimin më të lartë të kësaj fjale”. Ky shtresim semantik, vë në pah atë që konsiderohet element bazik për ta ndërtuar shtëpinë e përbashkët evropiane. Janë shumë faktor që kanë ndikuar në unitetin kulturor dhe diversitetin politikë të Evropës, prandaj shkrimtari i madh gjerman Goethe thoshte se: “Çfarë e bashkon Evropën është kultura, ndërsa çfarë e ndajnë janë idetë politike”. Dhe që të jesh pjesë e kësaj familje, në gjitha dimensionet, duhet të pranosh atë rend e sistem, brenda trashëgimisë së përbashkët që ka domethënie specifike në kohë, duke kaluar stadin e modeleve të kundërta. Në të vërtetë, përkundër proklamimeve të gjithfarshme, nëpër institucione politike, Evropa mbetet thellësisht projekt kulturor. Dhe kjo, u dëshmua jo pak herë gjatë këtyre dekadave të funksionimit të saj. Për ata që kanë vesh të dëgjojnë, këto kambanat bien shpesh. Kësisoj duhet kuptuar edhe përpjekja qëllim mirë dhe shumë e nevojshme shkrimtarit Ismail Kadaresë për të rrënjosur në shpirtin e shqiptarit një mendësi dhe identitetit puro perëndimore, si hallkë esenciale në rrugën e rikthimit të dinjitetshëm në familjen evropiane. Dhe si një premisë e qëndrueshme për të eliminuar gjitha paragjykimet e sterotipet e caktuara. Ky synim shqiptar, përveç se duhet konceptuar si politikë, duhet të ketë në shtresimet bazike, komponentin shpirtërore dhe jetësimin e sendërtimin e vlerave të përbashkëta, si filozofi e qenësimit dhe rrugëtimit të përbashkët të një shpirti që ka pas strumbullarë këto vlerë.
Në diskursin tonë nacional, vazhdon avaria sterotipe e proklamimeve pro dhe kundër përkatësisë perëndimore të shqiptareve. Kjo avari, kund shërbehet me analiza e diskutime racionale, kund është preh e paragjykimeve dhe mungesës së njohurive bazike për të njohur dhe kuptuar Evropën realisht. Në fakt, ajo që është për të ardhur keq në këtë debat është natyra dhe statusi i debateve shterpe. Për problemet tona, më së shumti polemizojmë, madje deri në ekstreme me njëri tjetrin, duke përjashtuar gjithherë ata që janë munduar të cenojnë pikërisht identitetin tonë thellësisht perëndimore, apo në raste edhe më ekstreme kanë pretenduar të shkatërrojnë, shkëpusin në tërësi qenien shqiptare nga rrjedha dhe rrënjët e përbashkëta.
Në diskursin politikë ashtu sikurse edhe në atë kulturor e publicistik, procesi i integrimeve, si objektiv shqiptar nënkupton integrim në Familjen Perëndimore. Kjo është bërë kryefjala e jetës politike e mediatike. Madje në emër të kësaj, bëhen marrëzi të panumërta në jetën e brendshme shoqërore, gjoja se këto bëhen për hir të integrimeve perëndimore. Mirëpo, kjo kryefjalë po të analizohet sipas principeve krahasimtare shihet sheshazi se nuk kuptohet drejt. Prandaj, edhe sot e gjithë ditën vazhdojmë avazin tonë të bërit retorikë boshe: flasim me vend e pa vend për integrimet në Familjen Perëndimore, ndërsa gjithçka bëjmë në ambientin tonë politikë, kulturor, arsimor, ekonomik, jo që s’ka asgjë të përbashkët me vlerat e përbashkëta të këtij organizimi politikë që quhet Familje Perëndimore, por është antipodi më i keq i kësaj. Dhe ky antipod është i rrënjosur thellë në gjitha segmentet që e përbëjnë jetën e kombit.
Është moment imediat që ne të kuptojmë dhe pranojmë Evropën si një bashkësi e vlerave të përbashkëta, apo ajo që konton si “trashëgimia e përbashkët me domethënie evropiane” të bëhet formulë për orvatjet tona. Në këtë formulë politike e kulturore, fshihet esenca e shumë debateve për rikthimin e shqiptarëve në Perëndim. Këtë betejë e kanë nisur tribunët e mendimit shqiptar, Faik Konica, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Mithat Frashëri, Krist Maloku, e shumë te tjerë, ndërkaq idealiteti i tyre akoma nuk është jetësuar. Ne rropatemi drejt rikthimit në Perëndim, mirëpo mbesim ende me avarinë e pashembullt të jetës jo perëndimore, një tip i së cilës funksion në çdo segment me rëndësi.
Procesi i rikthimit te shqiptarëve në Familjen e kombeve të civilizuara perëndimore, duhet, përpos standardeve të shumëfishta që lidhem me politikën, ekonominë, gjyqësinë, të rimendoj çështje të ndjeshme psikologjike, transcidentale, ato që Plasari i koncepton si vlera një shpirti.
Akulturimi i një nacionaliteti është vrasja më e tmerrshme e tij. Dhe kur ky soj degjenerimi zotëron një shoqëri, atëherë prishet i tërë sistemi dhe degjenerohet gjithë hierarkia shoqërore. Shqiptarët me shekuj e dekada kanë përjetuar akulturim, prandaj është kohë të rimendohet kjo dhe të rikthejmë besimin tek vetja dhe te rruga jonë e përbashkët për të qenë pjesë e Shpirtit të Evropës së Bashkuar.
Në pikëpamje politike, Bashkimi Evropian përfaqëson një organizatë gjigante, në mirëqenie të lakmueshme ekonomike, një sistem të avancuar demokratik, përgjithësisht një mirëqenie të lartë. Në pikëpamje përtej politike, ato që ndërlidhen me esencat, me kulturën dhe shenjat e përbashkëta shpirtërore që i dedikohen edhe trashëgimisë së përbashkët, Evropa dhe Perëndimi përfaqëson një shoqëri të hapur, ku puna dhe bashkëpunimi janë prioritet, ku kultura e dialogut dhe e respektimit të dinjitetit të njeriut është çelësi për çdo zgjedhje, ku debatet dhe respektimi i tjetrit mbesin shtylla të fuqishme.
Çdo herë kur diskutohen plagët tona, të metat tona, mosveprimi ynë, kur stigmatizohet realiteti, nuk duhet të tkurremi brenda mureve tona të errëta dhe të bëhemi qaraman, por duhet të justifikojmë me fuqi bindëse se Evropa është atdhe i vlerave tona të përbashkëta.  Prandaj duhet të shtrohen për diskutim çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe si të veprojmë më mirë, që Evropa të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkët, siç shkruan nobelisti Vaclav Havel, pasi që me shekuj kemi jetuar shkëputur nga këto vlera, por me një nostalgji dridhmuese.
Një dijetar i viteve të 30-ta Tajar Zavalani në eseun “Ç’ pamë në Evropë? Ç’ gjejmë në Shqipëri?”, ndër të tjera do të shkruante “Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe zotësisë, të shkundim pluhurin e prapështisë ku qemë rritur, të çkëputemi nga idhetë e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u përpoqëm të riedukojmë vehten dhe të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë”. Dhe ja çfarë ne duhet të bëjmë sot.
E pra, është tani momenti gjithë tok të rrekemi që Evropa të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta në gjitha drejtimet, duke i njohur dhe sendërtuar lidhjet e tona të shumëfishta me këtë civilizim. Në të kaluarën, ne kemi pasur një shkëputje nga ky sistem vlerash, ndërkaq në kulturën e shkrimit kemi ndërtuar një tipologji të tillë, e cila këtë shkëputje e ka vajtuar dhe cilësuar si të keqën më të madhe që ju ka ndodh Shqiptarëve. Sot, ne që jemi në prag të hyrjes në Shtëpinë tonë, të kultivojmë ndjenjat dhe vlerat tona të përbashkëta, duke flakuar gjitha shtresat që na janë veshur padrejtësisht. Dhe nostalgjinë për Evropën tonë, ta kthejmë në dashuri realiste, vetëdije funksionale për një të ardhme pa rropatje.
Qeveritë tona bëjnë veprime të pakuptimta dhe aspak me vlerë. Ne vend që të kritikojmë Bashkësinë Evropiane, duhet të edukohemi me vlerat, parimet dhe standardet e kësaj bashkësie. Shqiptarët janë jashtë BE-se, sepse transformimet tona në përkim me konditat perëndimore, janë të zbehta, të mos themi, janë një farsë, prapa së cilave fshihen gjithfarë pasionesh të çoroditura.

Një ëndërr presidenciale

- Ngjajnë, pa tregohen -

Në vijim të ritualit të përditshëm, pas xhiros tutje-tëhu pazarit dhe rrufitjes së kafes ekspres në një nga klubet e shumtë të qytetit, mora dy-tri gazeta të ditës dhe meqenëse ora e drekës po afronte, u nisa për në shtëpi.
- Hë, erdhe për drekë zotërote? - pyeti pa kërkuar përgjigje Hankoja, ime shoqe.
I mësuar me shakatë gjithë thumba të gruas, nuk e prisha terezinë, por pasi thava pjatën-racion të drekës u ula në kanapenë e kuzhinës dhe hapa gazetat. Kishte javë që titujt e mëdhenj në faqet e para i kushtoheshin Presidentit të vendit. Fakti që bëhej fjalë për Kryetarin e shtetit, më obligonte të ndiqja me vëmendje “situatën”, domethënë leximin rresht për rresht të artikujve të gazetave. Se nuk është e moralshme e as patriotike për qytetarin, qoftë ky edhe në shkallën më të fundme të piramidës, që kur flitet për Presidentin, në mos lëviztë bythën, se ndoshta pozicioni nuk ia lejon, të paktën të hapë sy e veshë, të shohë e të dëgjojë. Aq më tepër se kësaj radhe bëhet fjalë për zgjedhjen e Presidentit të Ri, zgjedhje të cilën e bëjmë një herë në pesë vjet (si puna e jonxhës që e mbjellim në këtë afat kohor), e prej së cilës qytetari përcakton të ardhmen e tij; domethënë nga kjo zgjedhje një herë në pesë vjet, o han, o e han….
I obliguar pra nga ky eveniment i rëndësishëm, nisa të lexoj komentet, analizat, deklaratat, propozimet, sugjerimet, thashethemet ... Në këtë kakofoni variantesh dy janë kryesoret: Zgjedhja e presidentit me konsensus te të gjitha palëve, ose thjeshtë sipas kërkesave të Kushtetutës. Realisht këto dy variante emërtohen në të njëjtën frazë duke thënë “me konsensus dhe sipas kushtetutës”. Kjo sidomos nga ndërnacionalet, të cilët, në mungesë të “përvojës” së politikanëve tanë, kanë përveshur mëngët e janë angazhuar në fushatën tonë presidenciale. Tanët, domethënë në pozitarët, opozitarët dhe ata që realisht nuk i pyet kush, por futen vullnetarisht në lojë, e pranojnë konsensusin, veçse këtë konsensus e kërkojnë me detyrim e përcaktim, si në lojën e damës. Mirëpo “detyrim-përcaktimi” e hedh në erë konsensusin dhe kjo sjell pasoja për situatën, për ekuilibrat, për interesat e palëve. Madje kjo mund të na sjellë në skenë edhe zgjedhje të parakohshme, gjë që do të na gjente gafil, jo vetëm nga buxheti, por edhe nga rregullimi i kodit zgjedhor, i cili, duke u riparuar pas çdo zgjedhje, që duhet të jenë bërë nja njëzet, është katandisur copë e grimë sa nuk mban më mballoma.
Nuk kisha shkuar as në gjysmë të shkrimeve të gazetës së parë kur sytë më mbetën tek lista e kandidatëve për president, botuar me germa kapitale. E kisha ndjekur këtë listë edhe ditët e tjera, por nuk e prisja që midis personaliteteve të lëçitura për postin e rëndësishëm të presidentit, të gjendej edhe emri im. Por fakti ishte fakt. Në numrin rendor tetëmbëdhjetë, të listës prej njëzet kandidaturash gjendej edhe emri im, Maksut Durimmadhi …
“Me siguri këtë lojë e ka bërë Çani i “Zonës së Lirë””, mendova dhe krahas buzëqeshjes, më mbërtheu një turbullirë, si të thuash një ndjenjë midis gudulisjes së sedrës dhe skuqjes nga turpi, për këtë shaka të Çanit, djalit të ish shokut tim të punës.
Ndërsa po meditoja për kandidimin tim për president, (të paktën në gazeta ), u shtriva në kanape mbi kurriz, me gazetën e radhës përpara syve. Rrezet e diellit të pasdites që depërtonin nga dritarja, përthyheshin mbi gazetën që e kisha hapur çarçaf përpara hundës. Pas disa çasteve e pashë veten në ...
… në sallën e Parlamentit. Madje jo në sallë, në plate, por bash në podium e përpara mikrofonit, duke lexuar një fjalim që nuk di se kush ma vuri përpara. Si një robot i kurdisur po mbaja fjalimin e parë si president. Në gjysmë të tekstit që po lexoja, e mora vesh se isha zgjedhur Kryetar shteti, por nuk arrija të kuptoja se si kishte ndodhur kjo mesele. Ndërsa lexoja rreshtat e shkruar nga të tjerë, mendja më shkoi përsëri tek Çani i “Zonës së Lirë”. A thua shakaja e tij paska qenë e vërtetë? Fakti që isha duke mbajtur fjalimin presidencial e duke u betuar përpara parlamentarëve, tregonte se ishte e vërtetë. Po si? Qysh?...
Kur ka tronditje të mëdha, si në rastin tim, ngjarjet rrokullisen vetëtimthi. Kështu nuk jam në gjendje të kujtoj çastet e më pastajme, qoftë dhe ato kur kam shkuar në zyrën presidenciale. Vetëm më kujtohet se e pashë veten në avion. Po, po, në avion. Fill pas “kurorëzimit” u nisa për në Amerikë, ku më priste vizita e parë zyrtare. Në krahun tim të djathtë, aty në ndenjësen e avionit, kapardisej hijerëndë zonja e parë, Hankoja ime e tjetërsuar nga rrobat, nga makijazhi, nga salltanetet ...
“Hajde Hanko Durimmadhi, hajde”, - fola me vete pa e ndryshuar pozicionin e trupit që më diktonte posti i sapomarrë……
Rruga për në Amerikë të jep mundësinë të vrasësh mendjen për një thes me probleme, por unë kisha vetëm një problem, një enigmë: Çne unë President? Gjithë jeta dhe aktiviteti im kishin qenë një jetë e aktivitet prej nëpunësi të thjeshtë, që i thoshte “amin” më të madhit dhe kurrë nuk e prishte terezinë. Të gjithë ata që më njihnin thoshin se, shoku (më vonë zoti ) Maksut duron si gomari. Për këtë krahasim ç’ është e vërteta në fillim u revoltova dhe gati kuturisa të ndërroja edhe mbiemrin. Se pikërisht mbiemri u kujtonte shokëve e më vonë zotërinjve kafshën me të cilën më krahasonin. Por meqenëse mbiemrin e kisha trashëgim nga fisi, nuk guxova të marr përgjegjësinë e bjerrjes së tij.
Për t’i dhënë pra dum kësaj, enigmës së presidentit që më “zuri derën”, iu afrova këshilltarit që e kisha në krahun e majtë dhe i lëshova këtë frazë provokative:
-Nuk e prisja të merrja gjithë ato vota në seancën plenare …
Këshilltari rregulloi kollaren që i kishte shkuar paksa shtrembër dhe me një buzëqeshje të lehtë prej vartësi, foli:
-Zoti Maksut, ju ishit personaliteti më konsensual për të gjitha palët, sepse ju keni qetësinë dhe durimin e...
Këtu kafshoi buzën dhe ndali ligjëratën.
Sado që nuk jam dalluar për mprehtësi, fraza e fundit e këshilltarit ma hapi dritaren e një gjykimi realist. Ndoshta ishte dhe posti i Presidentit që më vuri në lëvizje aftësitë e fjetura të intelektualit. Sido që të ishte, fillova të kuptoj të vërtetën. Grupet parlamentare, partitë e liderët e tyre na paskëshin dashur një president që të mos ua prishte, që t’i durojë e dëgjojë të gjithë. Dhe unë isha kandidatura më e gjetur, më konsensuale. Kot nuk e kisha mbiemrin Durimmadhi….
Ky konkluzion më preku në sedër, por ashtu siç kisha bërë me dhjetëra herë të tjera, e kapërdiva sedrën e sëmurë. Aq më tepër se kësaj radhe bëhej fjalë për postin e kryetarit të shtetit dhe për këtë post, që lidhet me fatet e vendit, njeriu sakrifikon jo vetëm sedrën, por edhe emrin e mbiemrin ... Ah ky mbiemri ... kësaj radhe më solli fat. Për të parën herë falënderova fisin për këtë mbiemër të artë, që dikur gati pata kuturisur ta ndërroja.
-Më falni zoti President, - foli me shumë finesë stjuardesa italiane tek më solli një pije freskuese, - a mund t’iu bëj një pyetje ?
-Patjetër, - buzëqesha dhe mora pozicion serioz duke menduar se ndonjë paparac, apo kameraman i Fiksit mund të shkrepte aparatin.
-Më falni, desha të di, nga jeni, domethënë të parët Tuaj ...
-Nga Brukseli, - lëshova padashje broçkullën, në vend që të thosha “Burrali”, prej nga jam në të vërtetë.
Stjuardesa u largua me tabaka në dorë, ndërsa unë i alarmuar për gafën e parë që bëra si President, lëviza vrullshëm në ndenjëse dhe …
… Kur hapa sytë pashë se gazetat më kishin rrëshqitur në dysheme, ndërsa Hankoja ime po lante pjatat në aneksin e kuzhinës.
-Grua, - turfullova unë, - na bëj një kafe dhe eja te të tregoj një ëndërr që sapo e pashë.
Dhe ndërsa rrufisja kafenë, i tregova gruas me detaje ëndrrën e papërsëritshme.
-I shkreti ti, tani në pleqëri ke filluar të ëndërrosh për karrierë, - u tall ajo
-Moj, lëri karrierat e mia, po më thuaj përse më doli në ëndërr Brukseli në vend të Burrelit xhanëm ?
-Ndoshta do të na sjellin ndonjë president nga Brukseli, - foli gruaja kësaj here seriozisht.
- Pse moj, në kohën e Princ Vidit jemi ?
-Edhe në mos ardhtë nga Brukseli, presidenti ynë i nderuar do të zbatojë urdhrat e Brukselit, - e mbylli Hankoja ime dhe ngriti filxhanët e kafesë.
Për të parën herë e shikova gruan me vëmendje të madhe. Ajo flet rrallë, po kur flet fjalën e ka “thagmë”, siç thotë korçari. Ishte e vërtetë. Nga çdo anë apo palë që të zgjidhet presidenti ynë, “kunjin” kur do të lidhet e ka në Bruksel…..
Po mbase ëndrrat e ditës nuk dalin. Amin!
Nga Gjon Bruçi

Revoltë shqiptare apo “protesta arabe” kundër aksionit policor “Monstrum” në Shkup

Kjo foto flet vet, madje kjo flet ma shumë dhe ma fort se i gjithë arsenali propagandistik i politikës antishqiptare sllavo-maqedonase, e cila gjatë këtyre ditëve bëri të pamundshmen që shqiptarët e atjeshëm t’i paraqes para botës si fundamentalist islamik, apo islamik radikal. Në të vërtetë, rrjedha e gjithë kësaj propagande mizore antishqiptare del të mos jetë e tillë si e kishin menduar dhe prezantuar qarqet shtetërore maqedonase, pasi shumica e të arrestuarve u liruan në mungesë provash që do t’i lidhnin me veprimtari antishtetërore e antinjerëzore dhe mbeti ajo pakicë për të cilën hetimet dhe vendimet gjyqësore do të tregojnë se kush ishin dhe se çka bënë apo nuk bënë. Mirëpo, e keqja është se disa mjedise shqiptare anësore, ashtu sikur edhe disa mjedise të tjera të etnikumit shqiptar, i janë nënshtruar edukimit enorm fetar Islam, të nxitur e stimuluar nga qarqe antishqiptare, duke i sjellë deri në atë gjendje sa të deklarohen se janë “shqiptar mysliman” e edhe më keq e më zi, duke protestuar ndaj dhunës antishqiptare nga pozita panislamiste e jo shqiptare, që përngjasojnë me “protesta arabe” nga Lindja e Mesme, me “Allahu Ekbar” e te tjera.
Islamizimi i vetëdijes-ndërgjegjes shqiptare në hapësirën shqiptare në Maqedoni ka marrë përmasën më të rrezikshme të mundshme, që mund të shpie deri tek shkatërrimi përfundimtar i çështjes nacionale shqiptare atje, nëse kësaj të keqeje nuk i dilet përpara sa më parë dhe sa më me vendosmëri shqiptare. Po të ekzistonte një politikë e ndërgjegjshme, e vetëdijshme dhe moderne shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, ndikimi i saj pozitiv do të ishte parë me kohë dhe jo vetëm tek shqiptarët e Maqedonisë por edhe gjetiu në hapësirat e tjera të skajshme të etnikumit shqiptar, ku qarqet antishqiptare janë duke e orientuar një popull të tërë drejt islamizimit, qe do të thotë drejt shkatërrimit të vetvetes.
Këta “shqiptar” që Sot i shohim në këtë foto nga Shkupi, derdhën në protestë jo si qytetarë shqiptarë që duhet të luftojnë për realizimin e të drejtave të veta qytetare e nacionale, por si ”xhemat’ i xhamive”dhe si “mysliman” krenar, si e vetmja perspektive nga korridori i ngushtë i “të drejtave dhe jetës sociale” që ua lejon pushteti maqedonas që, edhe me fajin e të tillëve,  sillet si pushtues me ta. Dhe, këta njerëz të dehur me Myslimanizëm, e të mburrur deri në dhimbje me “Kur’anin” e tyre të shenjtë, njëherit aq të pavetëdijshëm nacionalisht për shkak të kësaj dehjeje fetare, këtë e kanë si të vetmin libër ndaj të cilit Maqedonia sllave tregon liberalizëm të skajshëm dhe mirëkuptim enorm ndaj “nevojave të tyre”, që njëherit janë edhe nevoja  dhe strategjia shtetërore e politikës së Maqedonisë. Këta shqipfolës të sotshëm që nesër me aq lehtësi mund të rrëshqasin në identitetin  turk-o-arab, nuk kanë mundësi ta vërejnë gjendjen e tyre tejet të mjerë tokësore si shqiptarë të mohuar, ata nuk janë në gjendje ta kuptojnë se janë të pushtuar si shqiptar, por pandehin gabimisht se janë të keqtrajtuar e pa të drejta njerëzore, pasi një pjesë e tyre praktikojnë besimin islam. Këta protestues tragjikomik  paraqesin një shembull dramatik se cilat mund të jenë efektet e një trushpërlarjeje të planifikuar ndaj tyre nga politika e një nacionalitet tjetër, e cila i shpie përpara planet e veta antishqiptare me seriozitetin dhe rigorozitetin e duhur shtetëror, me duart e viktimës së tyre së cilës ia lënë në duar flamujt arab, flamujt turk apo çdo flamur tjetër përmes të cilit do ta paraqisnin si jo-vendës, që lufton e përpiqet për të drejta të huaja, në një dhe të huaj?!…
Fotoja e tillë flet tepër shumë dhe flet zi e terr për theqafjen e çështjes shqiptare në Maqedoni. Kësi shqiptarësh të dehur nga feja e “tyre” deri në çmenduri, i duhen ç’do armiku të nacionalitetit tonë të lënduar nga pushtimet e gjata.
Po të kishin fytyrë, politikanët shqiptarë nga Maqedonia do të duhej të ndjeheshin pafundësisht të turpëruar, se këta flamuj të ngritur në ajër janë njëherit edhe shenja të qarta të gjurmëve të tyre si politikan, të punës së tyre të mbrapsht, pothuaj antishqiptare me popullin e vet.
Jo feja Islame, por virusi i islamizimit tragjik të pjesës së nacionalitetit shqiptar në Maqedoni dhe shndërrimi i tyre në misionarë turko-arab në këtë pjesë të hapësirës shqiptare-evropiane, do të duhej ndaluar me ç’do kusht e mjet, jo për shkak se na dalin krijesa të tilla të shfytyruara që identifikohen ma nacionalizmin turk apo arab, por për shkak se na dhimbet e nuk e lëmë tjetërsimin e tokës sonë shqiptare në Maqedoninë e sotshme. Pa këta armiq të vetvetes, të cilët shihet hapur se e kanë gabuar kohën dhe hapësirën e veprimit,- mundemi,- se për këto hiena me pamje njerëzore nuk mërzitet askush; por nuk mundemi në asnjë mënyrë pa atë tokë të shtrenjtë e të shenjtë shqiptare. Këta njerëz të shfytyruar kanë harruar se janë shqiptarë ose shqiptarizmi i tyre është formal, një fjalë goje, pasi këtyre nuk është ofruar asgjë nga perspektiva shqiptare, as puna, as jeta e sigurt, as kultura nacionale shqiptare; nuk u është ofruar edukimi shqiptar, propaganda shqiptare, arsimimi i mirëfilltë nacional shqiptar e te tjera e te tjera. Për këta njerëz nuk ka autoritet tjetër përveç hoxhës, i cili i lidhë me të drejtat “qiellore” që u takojnë … Këtyre njerëzve hoxha i mbrapsht e trushpërlarë nga ndërgjegjja nacionale shqiptare,- i edukuar e arsimuar me rrënjë në kulturën arabo-turke, u ka thënë me mijëra herë se “ne jemi Mysliman” dhe këta, siç shihet në këtë foto tragjike të dhimbjes sonë, në fund edhe e kanë besuar efektin e përsëritjes të tillë propagandistike antishqiptare.
Nëse profecia e Faik Konicës se, “armiku më i madh i shqiptarit, është vet shqiptari” ka nxitë të mendojnë Shqip gjenerata të tëra shqiptarësh, në këtë rast ajo vërtetohet në tërësinë  e saj kuptimore, madje në kohën kur këta njerëz pa minimumin e të drejtave në Atdheun e vet, i drejtohen një fuqie tjetër, hyjnores, joreales dhe të kobshme për ta, një “çështjeje” religjioze që nuk është e tyre, por është e shtypësve të tyre, maqedonasve!
Këta njerëz të pa identitet të qartë nacional, kanë  rënë në grackën e iluzioneve të veta, në kurthin e mashtrimit nga qarqe joshqiptare, të religjiozitetit të tyre antishqiptar, andaj ata njëherit duhen ndihmuar, por edhe duhet të  pengohen që dehjes së tyre antishqiptare Islame mos t’ua shoh sherrin Dheu i Arbërisë sonë.
Dhuna dhe terrori i policisë speciale maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni, i ka kaluar të gjitha përmasat e luftimit të veprimtarisë kriminale që e ushtron çdo shtet brenda territorit të vet, pasi ajo dhunë tashmë është plotësisht e identifikueshme si dhunë ndaj shqiptarëve të atyshëm dhe, tërthorazi, është edhe provokim luftarak ndaj gjithë nacionalitetit shqiptar. Dhe, ky nuk është provokimi i vetëm ndaj shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë dhunë ndaj shqiptarëve që e praktikojnë Islamin si fe, pasi nacionaliteti shqiptar atje nuk ka asnjë ”çështje islame të pazgjidhur” pasi për “zgjidhjen” e saj janë kujdesur në vazhdimësi politikanët maqedonas e të tjerë që nga krijimi i këtij shteti, qoftë nga periudha e ish-federatës jugosllave apo ajo e ish Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene; por e ka të pa zgjidhur vetëm çështjen nacionale shqiptare, të cilën janë duke e dekompozuar si çështje e si brengë shqiptare Islamistët e shfytyruar “shqiptar”, mu ashtu si e duan armiqtë e këtij nacionaliteti me aksionin “Monstrum”, duke e shndërruar në një jo-njeri, një “mostër” njerëzore që lufton për çështje e qëllime të huaja në Atdheun Shqiptar(!?), pikërisht në atë frymë përmalluese të miletit turko-osman, si ua përkujtoj me nostalgji dhe pretendime të pa-fshehura të ringjalljes së një fantazme të shekujve të shkuar. Vitin e kaluar tek “Xhamia e Larme” në Tetovë, kryeministri aktual i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan, në fjalimin që e mbajti përpara  popullit të tubuar; përpara masës së entuziazmuar, të rinjve, burrave dhe grave me dimi, i cili pat thënë se : “Në sytë e juve i shoh pasardhësit e osmanëve…” Dhe, e gjithë ajo masë delirante duartrokiste nga kënaqësia e këtij identifikimi poshtërues për shqiptarët …
Duhet thënë hapur, pa e fshehur fare shqetësimin dhe brengën vëllazërore, se disa shqiptarë nga Maqedonia,- qoftë edhe pa qenë të vetëdijshëm, janë shndërruar në ca dele të zeza përbrenda nacionalitetit shqiptar; në do farë “namuzlishë” me mendje “shehitësh” që nuk u shqiten dyerve të xhamive, këtyre “fabrikave për prodhimin e turqve” (vr. ime: Teki Dervishi) dhe të arabëve, do të shtoja unë, të cilët po ia “zbardhin fytyrën” botës arabo-turkoislamike, dhe po ia nxijnë për ditë e më shumë fytyrën dhe ardhmërinë shqiptare  të nacionalitetit tonë.

Nga Gjergj Kabashi

AGOI DITA E PARË E LIRISË

- Bacë, Lum si ne, Kosova u çlirue…! -
Retrospektivë

Ishte sosur durimi! Rinia, me guxim si qëmoti, rroku armët dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovare. Motoja e saj:” Nan robni ma nuk rrojmë, për atdhe jetën flijojmë. Nuk kërkojmë asgjë ma tepër, duam liri si çdo nacionalitet tjetër”. Perëndimi bëri një betim: “Kosova e lirë dhe e pavarur me çdo kusht dhe çmim”. Genocidit të Millosheviçit i erdhi fundi. Horizontin e mbuluan retë e zeza të luftës. NATO filloi bombardimet intensive kundër Serbisë. Bota ndaloi për një çast “frymën”. Edhe Ariu Polar …! Për shumë ditë e net u godit rend fuqia ushtarake dhe ekonomike e agresorit. Në fund erdhi dorëzimi. Ata nënshkruan kapitullimin. Në mëngjesin e 12 Qershorit 1999 forcat ushtarake të Paktit të Atlantikut Verior u futën nga të katër anët në Kosovë. Agoi dita e parë e lirisë!
Populli trim e fisnik i Kosovës mbijetoi. Mbi pesëqind mijë kosovarë erdhën në Shqipëri dhe me mijëra të tjerë shkuan në Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të tjera. Sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e tyre një rrugë Kalvari e vërtetë e fundit të shekullit të Njëzetë! Atdheu, si kurdoherë, hapi zemrën dhe dyert e tij bujare. Të gjithë për një dhe një për të gjithë. Gjithçka për Kosovën. Mikpritja shqiptare u bë simbol i bujarisë njerëzore. Shqipërisë i erdhën ndihma nga të katër anët e planetit. Një solidaritet i jashtëzakonshëm. I gjithë njerëzimi përparimtar tregoi humanizmin e tij të paparë. Rast i radhe në histori …! Portet dhe aerodromet tona u mbushen me ushqime, veshmbathje, rroba fjetjeje, çadra dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për kosovarët, të cilët të masakruar nga pushtuesi morën rrugën e mërgimit. Edhe në ato rrethana ekstreme inflacioni dhe niveli i jetesës në shkallë vendi nuk pësuan ndryshime. Gjithashtu as rendi. Nuk u dëgjua, si asnjëherë tjetër në ato vite, asnjë krisme pushke! Ishte një mrekulli …!
Është i pamposhtur një popull që i do me gjithë shpirt e zemër prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij. Nipërit e mbesat, me fytyrat e trishtuara prej tmerreve të luftës, po sjellin mbi një “tezgë”, mbas një udhëtimi rraskapitës prej disa ditësh, stërgjyshen e tyre 100 vjeçare, e cila qëndronte e fort dhe krenare për gjakun e gjakut të saj “Monument ” i përjetësisë të ndjenjave më të larta humane shqiptare.
Po ikin retë, vend i lëshojnë qiellit te hapur, më e bukur dita do të lind në agim. Për Shqipërinë dhe Kosovën ditët më të mira pastaj vijnë. “Pakti i Stabilitetit” me korridoret e tij për rindërtimin e ndërtimin e Kosovës dhe zhvillimin e shpejt te të gjitha vendeve të Ballkanit, është një diell i ri jetëdhënës për të gjithë nacionalitetin Shqiptar.
Kosova hodhi me solemnitet themelet e lirisë dhe të prosperitetit të saj. Mbaroi periudha e “tkurrjes” shekullore të nacionalitetit Shqiptar! Erdhi “Nëntori” i Tretë i Lirisë! Pra, dëgjoni tha Urtësia burra të fort ka sot Shqipëria dhe do të ketë për jetë e mot, nga kjo rrugë asgjë s’na lot.
Presidenti Klinton, në mesazhin e tij dërguar popullit të Kosovës në mes të tjerave tha: “Demokracia fitoi mbi diktaturën dhe liria mbi skllavërinë. Të gjithë Kosovarët do të jetojnë të lirë dhe me dinjitet në vatrat e tyre. Të ushqejmë e të kultivojmë kurdoherë mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve të nacionaliteteve, racave, ideologjive e religjioneve të ndryshme. Plagët nuk shërohen me urrejtje. E ardhmja e botës është liria. Ky është leitmotivi ynë”. Marrë nga libri “Një dritare nga jeta” f. 109-113 botim i vitit 2000.
Nga LUIGJ TEMALI

KUSHTRIM, GJUHA SHQIPE PO NA KTHEHET NË SKRAP!

Nga Guri Shyti, përkthyes

Kjo do të ishte thirrja bubullitëse, por edhe ulëritëse, e Rilindësve tanë në qoftë se do të ngriheshin nga varret e do të shikonin se çfarë batërdie po i bëhet gjuhës së tyre, asaj gjuhe për të cilën shkruanin: “Mallkue kjoft njaj bir shqiptari / Qi kët’ gjuhë të Perenisë / Trashëgim q’ia la i pari / Trashëgim nuk ia len ai fëmisë”. Ose ai tjetri që shkruante: “Gjuha shqipe sa e mirë / Sa e bukur sa e vlerë”. Ata, të cilëve mbarë nacionaliteti shqiptar duhet t’u heqë kapelën e t’u ngrihet në këmbë në shenjë nderimi sepse, në mes të errësirës otomane, gjetën guximin e forcën dhe u mblodhën në Manastirin shqiptar të vendosnin alfabetin që gëzojmë sot, alfabet, i cili jo vetëm i parapriu, por edhe i dha një shtysë të fuqishme mëvetësisë së Shqipërisë që do të ndodhte jo më shumë se katër vjet më vonë.
Sot kanë dalë lloj-lloj “filologësh” e po lehin se Drejtshkrimi i gjuhës duhet ndryshuar, se ai na qenka “komunist” e dokrra të tjera të kësaj natyre.
Me këtë rast dua t’u drejtohem sërish Rilindësve tanë të mëdhenj. Kujtoni se çfarë katrahure shkronjash gjendej përpara vitit 1908, sekush shkruante me shkronjat që i tekej, kush me greke, kush me sllave, kush me latine e kush me turke. Por At Gjergj Fishta, bashkë me patriotët e tjerë të vërtetë tha: JO! Shkronjat e gjuhës shqipe do të jenë këto. Dhe ashtu u vendos. Edhe atëherë pati kundërshtarë mjeranë të kësaj nisme madhështore, por atyre u humbi nami e nishani përpara “bedenave të kështjellës” që ngritën patriotët për ta mbrojtur atë, dhe, për pasojë, për të na lejuar neve të forconim atdheun që gëzojmë sot.
Qaravitjet që po dëgjojmë sot poshtë e lart, por edhe nga disa pseudopatriotë, është, as më pak e as më shumë, si ajo fushata e viteve të para të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX, në të cilën u bë thirrje të shkatërrohej e gjithë ekonomia, të thyhej e të copëtohej e të shitej (dhe vazhdon të shitet, aq sa të habit fakti se si nuk paska të mbaruar) për skrap gjithçka, pasi ishte “komuniste”, të priteshin pemët e plantacionet me vreshta e të përdoreshin për dru zjarri, sepse ishin “komuniste” dhe se “demokracia” që do të ndërtonim (siç) do t’i bënte të reja. Besoj se nuk ka nevojë, i dashur lexues, te të tregoj se çfarë po ndodh sot e kësaj dite me industrinë dhe me bujqësinë tonë. Po të njëjtën gjë duan të bëjnë sorrat qaravitëse, që krakëllijnë në media, me Drejtshkrimin e Gjuhës së njësuar shqipe, pasi edhe ajo na qenkësh “komuniste”.
Dua t’u kujtoj këtyre pseudopatriotëve se nisma për një drejtshkrim të njësuar ka lindur dhe është formësuar më parë në Kosovë. Kush nuk beson le të pyesë gjuhëtarët e asaj kohe për këtë. Pse? Sepse shovinistët serbë, me qëllimin politik që ta ndanin nacionalitetin shqiptar në dy e më shumë pjesë, filluan të deklaronin se, gjuha që flitej në Kosovë nuk ishte e njëjtë me atë që flitej në Shqipëri, prandaj edhe kosovarët nuk janë shqiptarë. Atëherë patriotët e Akademisë së Shkencave të Kosovës ngritën përpara Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të asaj kohe problemin e njësimit të gjuhës dhe, siç është e njohur, në vitin 1972, u thirr Kongresi Mbarënacional i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku u vendos njëzëri ky drejtshkrim që përdorim, ose më mirë të themi, duhet të përdorim sot, pasi kanë filluar disa shkrimtarucë e gazetarucë të shkruajnë, krejt të pa ndëshkuar (si shumë krime të tjera sot) në kundërshtim me rregullat e tij. Pyetja që lind është e vetvetishme: kush i nxit këta “patriotë” të dialekteve të ngrenë sot një problem të tillë? Ma merr mendja se edhe përgjigja del vetvetiu: ata që nuk duan të ketë në Ballkan një nacionalitet shqiptar, ata që, me rrugë të tërthorta, duan të bëjnë atë që nuk arritën ta bënin plotësisht në vitin 1913, pra ta copëtojnë mes tyre tokën shqiptare të lashtë sa bota vetë.
Natyrisht, në fillim të krijimit të institucionit të gjuhës së njësuar, mund të veprohej edhe në ndonjë formë tjetër, ashtu siç përmenda më lart për alfabetin shqip, por ata që u mblodhën dhe që përfaqësonin të gjitha trevat shqiptare, vendosën kështu. Më duhet të deklaroj se, shkencëtarët e gjuhësisë që e kanë jetuar atë kohë thonë se nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi politik të drejtpërdrejtë për të vendosur këtë apo atë dialekt si standard. Gjithsesi, kjo është vendosur dhe, orvatjet për arnime, janë arna që nuk mund t’i shkojnë rrobës së bukur të Drejtshkrimit të shqipes.
Dialektet e shqipes, ashtu si edhe e gjuhëve të nacionaliteteve të tjera, janë pasuri nacionale, ata janë burim fjalësh e shprehjesh të reja që e kanë pasuruar dhe do të vazhdojnë ta pasurojnë gjuhën e njësuar, ata janë si përrenjtë e kulluar që kanë secili rrjedhën e vet, por që kur hyjnë dhe mbushin liqenin e bukur të Drejtshkrimit, janë të detyruar të marrin formën e tij, ndërsa e kundërta është jo vetëm e pamundur, por edhe shfytyruese. Kjo që kërkohet të bëhet do të thotë të shembet e gjithë kjo ndërtesë e ngritur me aq mund, njëlloj si industria e bujqësia e asaj kohe dhe në vend të saj të bëhen përpjekje, të cilat, jam i bindur se do të jenë të dështuara, si këto që po shohim, për të krijuar “industrinë dhe bujqësinë postkomuniste”.
Gjuha e njësuar nuk pengon askënd që, në vendin ku flitet një dialekt, të shkruhen libra e gazeta në dialektin përkatës, por, kur vjen puna për shkresa zyrtare, për fjalime zyrtare, ose për mediat qendrore, përdorimi i dialekteve është i pafalshëm, madje është urgjente, sa nuk është vonë, të ndalohet me ligj. Shikojini mediat kosovare dhe intelektualët e Kosovës sa bukur e flasin gjuhën e njësuar! Pse ndodh kjo? Sepse, në qoftë se ata do të bënin të kundërtën, do t’u rrezikohej qenësia nacionale, sepse ata janë patriotë të vërtetë, pasi janë më afër gojës së hapur të ujkut që kërkon të gllabërojë trojet shqiptare.
Le të përfytyrojmë për një çast çfarë do të ndodhte në fqinjën tonë perëndimore, Italinë, sikur të ngriheshin ithtarët e qindra dialekteve të tyre dhe të kërkonin sekush që, për gjuhë zyrtare të Italisë të shfrytëzohej dialekti i tyre. Pa folur pastaj se ka shtete që përbëhen nga nacionalitete të ndryshëm, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, ama për gjuhë zyrtare kanë pranuar njërën prej tyre dhe e zbatojnë atë pa bërë “kryengritje”. A nuk është e njëjta gjë edhe tek ne?
Përfytyroni sikur të ngriheshin gjirokastritët e të thoshin që fjala yll duhet të shkruhet, ill, sikur të ngriheshin çamët dhe të thoshin që fjala gjuhë të shkruhej gluhë , të ngrihej Shqipëria e Mesme e të kërkonte që në vend të foljes bëra, të përdorej bona, ndërsa po të ngjiteshim edhe më lart në veri të kërkonin të shkruhej bana e kështu me radhë, për të mos u zgjatur në shembuj të tjerë.
Pa folur pastaj për batërdinë që po i bëhet gjuhës tonë me përdorimin e pa vend të fjalëve të huaja, krejtësisht të panevojshme, por që edhe kur përdoren, në kundërshtim të papranueshëm me Drejtshkrimin e gjuhës së njësuar, pasi ky është një diskutim më vete, të cilin e ka bërë edhe i nënshkruari disa herë në shtyp, por që ka rënë në vesh të shurdhër.
Prandaj dhe unë thërras me plot gojën, në një zë me Rilindësit tanë: Kushtrim burra, në qoftë se kanë mbetur ende të tillë në këtë vend, se po na kthehet gjuha shqipe në skrap, vetëm se tani biznesi nuk do të bëhet me disa hekurishte, por me të gjithë nacionalitetin!
Dikur këtu tek ne ka pas qenë një Akademi Shkencash dhe një Institut Gjuhësie, të cilët e kanë për detyrë ta ngrenë zërin, ashtu si dikur Rilindësit dhe t’i japin fund kësaj batërdie, por nuk e di nëse janë ende. Në qoftë se janë, i porosit të mos harrojnë të shkojnë në fund të çdo muaji të marrin rrogën në llogari, në qoftë se nuk janë “qoftë i paharruar kujtimi i tyre”.

U NDA NGA JETA NJE MIK I DUKAGJINASVE

Me datën 8 shkurt 2012 u nda nga jeta Aleks Viktor Mishenko, një mik i dukagjinasve, një mik I malësorëve!

Kush ishte Aleksandër Mishenko?
Aleks Mishenko, lindi ne Podgorice me 1 korrik 1931, ne një familje te nderuar Ruse, e cila gjate Luftës se Dyte Botërore u vendos ne qytetin e Shkodrës. Aleks Mishenko trashëgoi cilësitë me te mira, te cilat do te mishëroheshin ne gjithë jetën e tij, ne gjithë veprimtarinë e tij.
Duke pasur, mësues, shok e me pas koleg babën e tij, te paharruar Viktor Mishenko, specialist i njohur, i diplomuar ne fushën e Apikulturës ne Paris, Ai do te lidhej pazgjidhshmërisht me bletët për mbi 70 vite.
Ne vitin 1954, nëpërmjet atestimit ne Institutin e Larte Bujqësor ne Kamze, emërohet Zooteknik Apikulture.
Ne vitin 1947-1972 punoi ne Institutin Kërkimor-Shkencor ne Shkodër, ne sektorin e bletëve.
Nga viti 1955 kryen edhe detyrën e Përgjegjësit ne sektorin e bletëve dhe për punën kërkimore- shkencore te këtij sektori.
Aleksi drejton disa kurse kualifikimi ne te gjitha nivelet: Ne Shkodër dhe ne Tirane për modernizimin e bletarisë; ne vitin 1952 kursin 9 mujor për specialistet e Qarqeve ne Shqipëri; ne vitin 1960 kursin një vjeçar për specialistet e Apikulturës te kooperativave bujqësore te rrethit Shkodër. Ai dhe ne kohen kur doli ne pension drejtoi disa kurse ne mbështetje te një sere shoqatash te huaja si: OXFAM=GB, ELVIS, te shoqatës se Bletarisë shkodrane, e te tjera duke përgatitur një gjenerate te tere bletaresh dhe specialist te bletarisë.
Me nismën dhe aftësinë e Aleksit, ne muajin mars 1948 u krye për here te pare transferimin e “familjeve” te bletëve nga zgjojet primitive ne ato modern duke e shoqëruar me pas me demonstrime mësimore ne Stacionin Qendror te Zooteknikes ne Shkodër dhe Kamze, me specialistet e bletëve te zonave te ndryshme te vendit. Ne ketë vit u realizua për here te pare shtegtimi i bletëve ne kullotat melifere duke hapur rrugën për kalimin e bletarisë shqiptare nga një bletari stacionare ne bletari shtegtare duke rritur 2-3 here rendimentin e mjalti për zgjua.
Ai, dha kontributin e tij tekniko-shkencor nëpërmjet botimeve ne ndihme te bletarisë dhe zhvillimit mbi baza shkencore te bletarisë te botuara nder vite ne revistat shkencore te kohës, “Buletini I shkencave bujqësore”, “Shkenca e jeta”, “Bujqësia Socialiste”; ne shtypin e kohës, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Puna” e te tjera. Gjithë ketë pune te madhe studimore e shkencore e mbyll me botimin e librit “Ne Boten e Bletëve” te mundësuar nga OXFAM-GB.
Ai ka qene bashkëpunëtor i Institutit Qendror Veterinar ne Tirane për sëmundjet e bletëve dhe bashkëpunëtor i Katedrës te Zooteknikes se veçante te Fakultetit te Veterinarisë pranë Universitetit Bujqësor, ne Kamze.
Ne vitin 1972, me shpërbërjen e Institutit te Zooteknikes Shkodër, Aleksi transferohet ne Institutin e sapokrijuar te Misrit e Orizit, ne te cilin punoi ne sektorin e shkencës deri sa doli ne pension, ne vitin 1991.
Ne vitin 1960 u krijua shoqata e pare e bletareve te Shqipërisë, ne te cilën ishte anëtar kryesie dhe kryetar i këshillit teknik te shoqatës. Është rizgjedhur ne te gjitha shoqatat e formuara ne postet me te larta drejtuese dhe “Anëtar Nderi” i shoqatës se bletarisë shkodrane dhe i shoqatës se bletarisë te Shqipërisë.
Për kontributin e dhënë, here pas here është nderuar me stimuj morale e material, por ne mënyrë te veçante, me datën 28 tetor 2011, ne mjediset e Ministrisë se Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ne Tirane, Aleks Mishenko u nderua me titullin “Mirënjohja” për kontributin e shquar te dhënë për zhvillimin e bletarisë shqiptare, e dhënë nga kryesia e shoqatës se bletarëve te Shqipërisë.

Jeta e tij familjare
Aleksi u martua me Anën, motrën e te madhit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Ajo ishte jo thjeshte një shoqe, por ishte një bashkëshorte e denje, ishte një shoke jete ne kuptimin e plote te fjalës. Kaq shume e donin njeri-tjetrin sa nuk mund te rrinin pa njeri-tjetrit dhe prandaj u ndanë nga jeta te dy brenda tre ditëve. Me atë pati dy djem: Viktori e Apolloni, te cilët janë shëmbëlltyra me e mire e pasqyrimit te cilësive pozitive te prindërve tek pasardhësit, janë tre nipat e tij, te cilët e deshën dhe mësuan aq shume nga gjyshi i tyre deri ne ditën e fundit te jetës, janë ato qe me siguri garantojnë vijueshmërinë e trashëgimisë te kësaj tradite familjare nga njeri brez ne tjetrin. Aleks Mishenko ishte një qytetar I nderuar i qytetit, bashkëshort, prind e gjysh shembullor.

Mik i malësorëve dhe ne veçanti i dukagjinasve
Aleks Mishenko si bashkëpunëtor e studiues shkencor, me mjeshtrin Ahmet osja dhe shkencëtarin Hysen Laçin e me te tjerë, dha një kontribut si ne shume krahina, dhe ne zonën e Dukagjinit, ne veçanti ne fushën e bletarisë, si specialist i saj me emër.
Respektin e dashurinë për Shqipërinë, Shkodrën e Malësinë e shprehte kudo dhe me këdo. Ketë na e shprehu edhe ne, kur ne muajin maj te vitit 2009, me mikun tim dhe te tij, Gjergj Perlucai i bëmë një vizite. Ishte një kënaqësi e veçante për te. Bisedat ishin nga me te ndryshme dhe ne fusha te ndryshme, por ne veçanti për cilësitë e malësorit.
Na tregoi, “… ne vitin 1997, ne periudhën qe dëshiroj te mbes si një ëndërr e keqe për mua, për familjen time dhe për gjithë shqiptaret e miqtë e tyre, Ambasadori i Rusisë me vjen ne shtëpi për te me përcjellë me avion te pashëm për ne vendlindjen time, ne Bjellorusi, por e refuzova kërkesën e tij duke i thënë: “Nena më me vlere është ajo qe te rrit, jo ajo qe te lind! Unë u rrita e u plaka ne Shkodër dhe nuk mundem ta mohoje, nuk mundem ti ktheje shpinën me dy djemtë (Viktorin-Mjeshtër i mobileve dhe Apolloni-profesor ne Universitetin e Çetinës) qe u linden e u rriten këtu, ku gëzojë një respekt e mirënjohje te veçante. Unë kam nostalgji për prejardhjen time. Ne një rast te veçante do te shkoje ne vendin e babait tim, do te marre një grusht dhe. Dheu nga Bjellorusia i përzier me dheun tone, me dheun e Shqipërisë t’ me hidhet mbi gjoksin tim me rastin e varrimit, te cilin do t’ua le amanet dy djemve. Kam shkuar ne vendin e lindjes se babës tim dhe e kam marre dheun, te cilin na tregoje …” Ketë amanet, djemtë e tij ia plotësuan ne ditën e varrimit te tij, me datën 8 shkurt 2012, ne prezencën e shume pjesëmarrësve ne ceremoninë e varrimit te tij, ne veçanti te miqve nga Rusia dhe Mali I Zi qe morën pjese.
Aleksi, ne një qoshe te dhomës se pritjes kishte vendosur një bust te vogël te një malësori, pranë se cilit ishte një drite dhe një “pushke”, me ane te cilëve simbolizonte punën për DRITE dhe punën për mbrojtjen e LIRISE. Ai na tha: “Askund nuk ndodh si ne Dukagjin, qe rrugëtari ne orët e vona te natës te thërras: O, i zoti shtëpisë-A done miq? Dhe i zoti i shtëpisë t’ia ktheje: Shtëpia e Zotit dhe e miqve! Askund nuk mund te gjesh si ne banoret e kësaj zone kaq bujare, kaq mbrojtës te lirisë, kaq besnike ndaj fjalës se dhënë, kaq guximtare ne realizimin e mbijetesës, kaq trima për te mbrojtur mikun. Ky simbol i malësorit dhe ne veçanti i dukagjinasit më beri qe te lidh miqësinë me dukagjinasit. Kështu, mora vajzën, Ardianen e Gjergj Çunit nga fshati turistik Thethi për djalin e madh, Viktorin. Gjergjit i thashë: “O Gjergj, i dashur, unë nuk kam vajze, ndërsa ti ke një vajze te vetme. Mendoj qe te kemi se bashku një vajze te vetme”. Kështu ia mora vajzën për nuse te djalit dhe sot kam tre nipa, Andreja, Arseni e Serxheji, te cilët janë dhe te tij, i duam shume e na duan shume te dy palëve. Gjergjit i kam thënë: shokët e tu, miqtë e tu janë shokët e miqtë e mi. Kam kënaqësi shume te madhe kur me vijnë, siç keni ardhur ju sot. Me zgjatni jetën se, njerëzit e mi i kam larg, shume larg dhe ju mi zëvendësoni.
Ai, bisedën nga do qe e kishim përsëri e sjelltë tek busti i malësorit! Ne një moment na thotë: “Kaq ky bust malësori u be simboli i shtrenjte i jetës sonë sa kur na u dogj shtëpia, nena e ime nga maraku i im, nuk merakosej shume për te shpëtuar rrobat apo pajisjet e shtëpisë, por për te shpëtuar bustin e malësorit”.
Biseda me te nuk kishte fund, aq sa e vijuam edhe për shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”. Na pyeti për misionin e saj, për objektivat e saj, për shtrirjen e saj, për anëtarësinë e saj e te tjera e te tjera. U kënaq, kur i dhuruam dy libra te shoqatës dhe disa numra gazete.
Ai, nëpërmjet Gjergjit, babait te nuses se djalit, ne çdo muaj merrte gazetën dhe jo vetëm qe e lexonte, por dhe jepte mendime, kryesisht ne publikimin e traditave. Jo radhe, nëpërmjet Gjergj Çunit na sjelltë mendime dhe na jepte porosi: “Te mos ju shmangni traditave te mira, ato janë pasaporta qe i jep identitet një komuniteti te caktuar, një nacionaliteti te caktuar, ato duhet tu transmetohen brezave.
Aleks Mishenko ishte NJERI dhe te tille do ta kujtojmë gjithmonë, djemtë e nipat e tij, miqtë e tij dhe ne, shoqëria e tij, e ne veçanti ajo e bletarisë.
Lavdi jetës dhe veprës se tij!

Nga Ndue Sanaj

NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT KU PUNOJ E JETOJ

Një njeri i mire, më pak për Shllakun e Hotin e Ri se, punoi shume për komunitete te tjera, para disa ditësh u nda nga jeta, Ndue Martin Guri. U lind në fshatin Vukaj te komunës se Shllakut, ne një familje patriote, te ndershme dhe shumë punëtore, me emër ne zone. Fillimet e para të arsimimit i mori në vendlindje, pastaj vazhdoi studimet në Tiranë, por tërë jetën u udhëhoq nga motive, “Jeta është shkollë”. Fillimet e punës së tij janë në vendlindje, në strukturat e pushtetit lokal, ne te cilat me punën e tij fitoi respektin e banorëve të kësaj zone dhe kudo që punoi me shume përkushtim, kurrë nuk e harroi vendlindjen duke pas një dashuri të admirueshme për atë vend e njerëzit e tij.
Detyrat shtetërore e larguan që herët nga Shllaku dhe shërbeu me devotshmëri e përkushtim në zona të ndryshme të rrethit të Shkodrës, në Breglumi të Shalës, në zonën e Kelmendit, në ndërmarrjen Bujqësore të Velipojës ne detyrën e shefit te kuadrit dhe në fund në Postribë, me të njëjtën detyrë deri sa doli në pension. Kudo qe ka punuar, i kanë bërë vlerësime maksimale për përkushtim e tij, si njeri i ndershëm e i drejtë, i palodhur, i dashur me njerëzit dhe me një komunikim te mire me ta. Ai, kudo me sjelljen e punën e tij, fitoi respektin e të gjithëve, me të cilët punoi apo pati kontakte. Ishte njeri me ndërgjegje të pastër që kurrë nuk pranoi të përfitonte çfarë nuk i takonte. Pra, nuk përfitoi nga detyrat që kryente për veç fjalës së mirë. Ishte njeri i qetë, fjalë pak e punë shumë, sa i dashur me njerëzit aq i papajtueshëm me të metat e mangësitë që vërente. Ishte një intelektual i lidhur me mjete e informimit, sidomos me librin që ishte një mik i tij. Ishte shumë objektiv në vlerësimin e ndryshimeve demokratike, anët pozitive dhe negative të dy sistemeve, të cilat i jetoi duke mos rënë asnjëherë në nostalgji.
Ndue Martin Guri, ka qenë një bashkëshort e prind shembullor. Rriti, shkolloi dhe edukoi katër fëmijë me vetitë e virtytet më të mira për të cilët ishte krenar.
Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun më të dashur për të cilin kishin përsëri nevojë, por që iu la fjalën e mirë, shumë miq, shokë e dashamirë. Shllaku e Hoti i Ri humbën njeriun e nderuar, të cilin për një kohë të gjatë do ta kujtojnë me respekt për jetën gjurmëlënës që bëri midis tyre.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Pjetër Delia, PrelëShytani,
Nikë Toma, Angjelin Lekaj,
Lazër Pema e Pllumb Shqau

CILESITE MORALE TE FAMILJES MALESORE

- Sipas librit “Shqipëria një dhe njëmijë”, te I. Montanelli -
Kush asht Indro Montanelli?
Indro Montanelli, asht nji gazetar i shquar Italian, qe vizitoi Shqipërinë aty rreth viteve 1929-1930, u befasue nga mikpritja dhe traditat e malësorëve te Dukagjinit dhe te Mirditës. Duhet thane qe ne fillim te shkrimit se, ai ishte intelektual me karakter te hekurt. Ai “notoi” gjithnji kundër rrymës dhe ketë nuk e bani për ekzistencializëm, por se, ishte shum realist. Kredoja e Tij-ideja e individit vlen ma shum se bindjet kolektive. Pavarësia profesionale e ban te besueshëm për lexuesin, te padurueshëm për te tjerët. Montanelli lindi dhe mbeti shpirt i lire, s’pranoi kurrë te merrej me politike te mirëfillte. Ne moshën 83 vjeçare, kundërshton emnimin si senator i përjetshëm qe Presidenti i Italisë, Cossiga, ia afroi me 1991. “Kredoja ime vazhdon te jete ende model I gazetarit krejtësisht te pavarur”. Mark Smith, historian anglez e cilëson si “një njeri krejtësisht te jashtëzakonshëm, gazetar te vërtetë”.

Familja malësore sipas Indro Montanellit
Ne e dimë se cila ishte dhe asht familja malësore. Por, familjen malësore dua ta sjell ne ketë shkrim sipas Indro Montanellit! Ai, ne nji kapitull ne mënyre te veçante flet për familjen malësore: “… Çdo kulle strehon një familje dhe, duke pasur veçse kontakte te pakta me familjet e kullave te tjera, kuptohet se bërthama e vërtetë e organizimit shoqëror te malësorëve është familja. Ajo është një organizëm kompakt, moralisht i shëndoshë ... I mbajtur bashke nga autoriteti gjithë pushtetshëm i kryetarit qe ngjan me një despot. Regjimi i saj është patriarkal. Dhe siç ndodhe ne te gjithë regjimet patriarkale te popujve mashkullore, gruaja ka shume peshe dhe komandon ne mjaft drejtime; pikërisht e kundërta e regjimeve matriarkale nordike te popujve te femerzuar, ne te cilat gruaja kujton se komandon. Natyrisht, ne Shqipërinë e Veriut ketë e kupton vetëm duke jetua atje. Përshtypja e pare është se, pozita e gruas këtu është si ne te gjitha vendet me qytetërim te tipit mysliman. Miku i huaj nuk ka marrëdhënie me te, sepse kryetari i familjes, qe është para të gjithash një njeri kryelarte, e merr mbi vete detyrën e “politikes se jashtme”. Përballë çdo te huaj, zot asht ai, dhe do te ishte një mungese e rende korrektësie t’i drejtohesh drejt për se drejti zonjës se shtëpisë, duke kapërcyer autoritetin e burrit. Por, brenda familjes, asht ajo qe komandon e drejton “dues ex machima”, motori i palëvizshëm i universit te vogël qe sillet për rreth. Ajo asht e lire, perçen nuk e ka mbajtur kurrë, është gjithashtu e heshtur përballë burrit qe për tradite duhet te ketë pamjen se komandon. Ajo edhe punon. Asaj i lihen detyrat me te lodhshme: te mbaj dry, te marre ujë, te punoje arat. Dhe kjo për tri arsye: e para se gjithash, sepse malësori s’mund te jete veçse-bari; se dyti, sepse gruaja, duke qene e shenjte, mund te ekspozohet pa pasur frike prej pusive (pritave) te armiqve; e treta, sepse kjo shërben për te ripohua konceptin tradicional te burrit-Zot, si dhe për t’i sigurua atij te paktën ne dukje, mbijetesën.
Por, për ta zbutur ketë zakon qe ne fund do te mund te degjeneronte ne një forme skllavërie te gruas, mes nenës dhe bijve e pandjeshme pse e pa shprehur: dashuria. Është një dashuri, te kuptohemi, jo ashtu siç e konvertojmë ne, e lindur nga mishi, sepse shqiptari ne përgjithësi dhe malësori ne veçanti nuk janë dhe aq sensual dhe ndjenjat e tyre janë te gjitha te thellësisë, jo te sipërfaqes; është një dashuri e lind pak e nga pak, pas martesës, nga bashkëjetesa e ngushte; nga simpatia e detyrueshme qe mugullon midis dy qenieve qe ndihen jo te vetëm ne mes te tjerëve, por vetëm kundër te tjerëve, kundër natyrës dore shtrënguar dhe qe ndihmohen dhe mbrohen ne mënyrë te ndërsjelle, nga qe gruaja nuk asht aspak inferior ndaj burrit ne ketë detyre”. (Shembull për tu pas zili ne ditët dhe kohet modern-M.B).
E megjithatë, as qe e zënë ne goje. Nëse një poet i këtushëm (e kush nuk është poet këtu?) te këndon një kënge, ne te nuk gjene dashuri; gjak po, bastisje, duele, grabitje, hakmarrje, por dashuri aspak.
Kurrë nuk me ka rastisur gjithashtu te dëgjoj e ndonjëri prej mikpritësve te mijë te shqiptoje emrin e se shoqes, ose te bej një lëvdate për te, apo te thotë një fjale dashurie. Kurrën e kurrës! Kjo do te ishte dobësi dhe malësori nuk mundet, nuk duhet te jete i dobët, nëse do qe te jete burrë. Ndjenjat e tij për te shoqen i mban te groposura ne pjesën ma te thelle te vetvetes, te pashprehura e ndoshta te pashprehshme. Por, malësori e done gruan e tij, e do përgjatë gjithë jetës, nuk e koncepton dot tradhtinë, është një burrë dhe babe i shkëlqyer. Kërkon shumë, kërkon sidomos shumë fëmijëve, por dhe jep shume, jep sidomos shembullin. ... Dhe ne fakt nuk ka asgjë me kompakte dhe te bashkuar se familja e malësorit, ku kryetari vendose për gjithçka, dhe për martesën e fëmijëve”.
Nuk besoj se mund te ketë “pasqyre” ma te pastër dhe transparente ku çdo malësor dhe çdo shqiptar, te shoh veten, sot mbas 82 vjetësh, sa kemi humbe gjate kësaj kohe. Indro Mantonelli-asht modeli i gazetarit te pakompromentueshem, i intelektualit pa njolla-Njeriu i vërtetë Njeri!
Ne periudhën qe aktualisht po kalojmë, kto fenomene quhen arkaike, ne mos primitive, por nuk duhet te harrojmë se ky “primitivitet” asht thellësisht njerëzor. Ne rast se, me te drejte, prishjen e kishave dhe te xhamive e quajmë nji akt antinjerëzore, at’herë pse duhet te ligjërojmë martesën-Gey?!
Nuk ka akt ma te paligjshëm dhe ma antinjerëzor se sa martesa e mashkullit me mashkull. Vete Krijuesi, solli ne jete Adamin e Even! Ne qofte se globi po mbi-popullohet, at’herë mund te vendosen ligje për kufizimin e mbi popullimit, por ne asnjë mënyrë-martesën-“Gey”.
Shkrimi i naltpërmendun i referuem gazetarit te madh, me fame botërore, Indro Montanellit mbetet aktual për gjithë kohnat.
Uroj qe politika e shtetit shqiptar, për asnjë arsye te mos bahet pre e konjukturave kur asht fjala me humbe atë qe për nacionalitetin t’one asht gjaja ma e shtrenjte.

***
Ne kandvështrimin t’im, si qytetar i thjeshte, konkludoj se, aktualisht ndodhemi mes dy ekstremeve: Mbylljes me ferexhe, huazua nga aziatiket, qe ne kohen e pushtimit osman, ose lakuriqësisë, dhe pederastisë qe po na e ofron globalizmi. Jam i mendimit se, te dyja kto variante janë kundër normave morale te nacionalitetit t’one.
Uroj qe te gjinden rrugët e mesme: brenda kontekstit evropian pa u shkëputë nga themeli Arbënore, i cili na dallon nga te tjerët. Ketë e thotë dhe autori i madh, Indro Montenelli.
Mark Bregu

Inteligjenca dhe varfëria

Legjenda e biologjisë, amerikani James D. Ëatson (1928), mbajtës i çmimit Nobel që në vitin 1962, ka thënë se, për nga natyra, unë e shikoj të ardhmen e Afrikës të errët për faktin se të gjitha testet tregojnë se inteligjenca e afrikanëve është më e ulët se ajo e jona.
Ëatson, nuk është biologu i parë dhe i vetëm që shpjegon se, kuota e inteligjencës së lëkurëerrtëve është më e ulët se ajo e lëkurëbardhëve.
Në vitin 1994, psikologu Richard Herrnstein (1930-1994) dhe politologu Charles Murray (1943), në librin e tyre me titull The Bell Curve (Rezultatet e testimeve të inteligjencës) deklaruan se, inteligjenca e lekurëerrtëve është, të paktën njëherë më e ulët se ajo e lëkurëbardhëve. Ata eksperimentuan dhe testuan fëmijë të moshave të ndryshme shkollore, nga viti 1975 deri në 1990.
Profesori i Universitetit të Kalifornisë, psikologu Arthur Jensen, 25 vjet më parë kishte deklaruar se, pjesa më e madhe e fëmijëve amerikanë me prapambetje mësimore, janë lëkurëerrët. Sipas tij, kjo vinte për faktin se kuota e inteligjencës së tyre, në krahasim me të bardhët është shumë më e ulët.
Në periudhën e skllavërisë, regjimi amerikan, ua ndalonte lëkurëerrtëve arsimimin dhe kontaktin me librat. Një sjellje e tillë atje zgjati me gjenerata të tëra. Në raste të rralla, fëmijët lëkurëerrët shkonin në shkolla të veçanta, të ndara nga ato të fëmijëve lëkurëbardhë, ku gjithçka ishte mizerabël. Sipas Jensen, Herrnstein, Muray dhe Ëatson, një sjellje e tillë e regjimit ndaj fëmijëve lëkurëerrët bëhej me qëllim për tua dëmtuar inteligjencën gjenetike atyre dhe për rrjedhojë aftësinë intelektuale. Një gjë e tillë do të arrihej nëpërmjet mosshkollimit dhe varfërimit material dhe shpirtëror, gjithnjë e më shumë të tyre.
Inteligjenca e njeriut është, sa trashëgimi gjenetike dhe faktor mjedisor. Faktori mjedisor është i shumanshëm, por unë do të flas kryesisht për ndikimin e varfërisë, si faktor kushtëzimi ky për zhvillimin e inteligjencës tek individi.
Psikologët francez, Christiane Capron dhe Michel Duyme, u morën për disa vite me radhë, me testime dhe eksperimentime, për të vërtetuar ndikimin e varfërisë mbi shkallën e zhvillimit të inteligjencës tek individi. Ata, si objekt të eksperimentimit, zgjodhën fëmijë të adaptuar. Kryesisht fëmijë me prejardhje nga familje të varfra, por të adaptuar nga familje të pasura. Gjithashtu, ata eksperimentuan edhe faktin se, çfarë ndodhë me fëmijët e familjeve të pasura kur adaptohen nga të varfrit.
Hulumtimet e gjata i çuan ata në konkluzionin se, fëmijët e familjeve të pasura, në të gjitha rastet kishin një test më të lartë të inteligjencës se ata të familjeve të varfra. Konkluzioni i dytë ishte se, rrethanat sociale dhe ekonomike të familjes adaptuese, ushtrojnë një influencë të madhe, në të ardhmen e tij, mbi intelektin e fëmijës së adoptuar. Fëmijët e familjeve të pasura, të adoptuar nga familjet e varfra, mesatarisht kishin një kuotë të inteligjencës prej 107,5 pikësh. Fëmijët e familjeve të pasura, të adoptuar nga familje të pasura, kishin kuotën e inteligjencës 119,6 pikë. Siç shihet ndryshimi prej 12 pikësh, është i konsiderueshëm. Kjo tregon se mjedisi ka një influencë shumë të madhe mbi zhvillimin apo mos-zhvillimin e inteligjencës. Dhe kryesisht varfëria.
Psikologëve ju interesonte edhe fakti se, çfarë ndodhë me fëmijët e një familje, disa nga të cilët adoptohen nga familje të pasura dhe të tjerët rriten në familjen e tyre të varfër. Në testimet e inteligjencës së tyre, u vu re se fëmijët e adoptuar arritën kuotën 107 deri 111 pikë ndërsa ata, të rritur në familjet e tyre, arritën vetëm kuotën 95 pikë. Një diferencë kjo shumë e madhe, për fëmijë te të njëjtit bark. Nuk kishte asnjë pikë dyshimi se shkaku ishte mjedisi social dhe veçanërisht varfëria.
Psikologët vazhdonin të hulumtonin edhe raste të tjera të mundshme, për ta bërë sa më të qartë influencën e varfërisë mbi inteligjencën. Zgjodhën dhe fëmijë të lënë pas-dore dhe të adoptuar vonë nga familje të pasura.
Nga më se 5000 akte adoptimi, Michel Duyme zgjodhi disa të fëmijëve të moshës 5-6 vjeç, të keqtrajtuar në familjet e tyre biologjike, aq keq sa ndarja me prindërit ishte bërë nga organet vendimmarrëse dhe përfunduan në fëmijë të adoptuar. Këta fëmijë, para se të ndaheshin nga prindërit e tyre biologjikë, sipas testimeve të bëra nga organet mbikëqyrëse të trajtimit të fëmijëve në familje, kishin arritur kuotën e inteligjencës vetëm 60 deri në 86 pikë. Psikologun Duyme e alarmoi një rezultat i tillë. Fëmijët me test inteligjence nën 80 pikë mendohen fëmijë të lindur me defekte mendore. Çfarë mund të bënte, çdo i pasur, me fëmijë të tillë!?
Nga testimet që Duyme ju bëri këtyre fëmijëve, tashmë jo më fëmijë, por në moshën e adoleshencës, 12 -18 vjeç, pa se, ata që ishin rritur në familje mesatare, e kishin përmirësuar kuotën me 8 pikë, ndërsa ata të rritur në familje të pasura me 19,5 pikë.
Në vendet demokratike, ku sundon shteti i së drejtës, prioriteti i shtetit është përmirësimi gjithnjë e më i madh i standardit të jetesës, me qëllim rritje dhe zhvillim të inteligjencës nacionale. Krejt e kundërta ndodhë në vendet ku sundon diktatura. Prioriteti i regjimit diktatorial është vrasja e inteligjencës së masave të gjëra. Diktatori këtë e realizon nëpërmjet dy mjeteve kryesore dhe që janë: E para, futja e frikës dhe e dyta, varfërimi.
Njeriu inteligjent i zgjidh vetë problemet. Ai nuk pret as nga shteti dhe as nga Zoti. Normalisht, çdo njeri e ka inteligjencën e nevojshme për ti zgjidhur problemet e veta. Kjo është dhuratë nga natyra. E keqja është se midis nesh, ka njerëz ziliqarë, egoistë, të mbytur nga ndjenja e pushtetit të verbër, të cilët me çdo kusht dhe mënyrë përpiqen që tua vrasin inteligjencën të tjerëve, me qëllim për ti sunduar ata. Diktatorët, zakonisht krijojnë “ferrin“. “Ferri“i diktatorëve, në shumë raste është më i tmerrshëm se ferri i vërtetë. Njeriu me inteligjencë të vrarë dridhet para “ferrit“ të sajuar nga diktatori. Ai kthehet në një Kushinetë të ndryshkur e cila pëlcet me rrotullimin e parë. Ai nuk ka më pushtet për vetveten, por vetëm mbi vetveten. As që i shkon ndërmend se edhe ai ka liri dhe të drejta, madje të garantuara me kushtetutë. Midis lirisë dhe sigurisë, ai zgjedh sigurinë. Nënshkruan vullnetarisht paktin e vetë-skllavërimit me diktatorin. Transformohet thjeshtë dhe vetëm në një mekanizëm lëvizës, i telekomanduar nga lart dhe nga larg, nga diktatori apo njerëzit e tij. Varfëria dhe frika i transformon njerëzit në mekanizma të tillë. Këta janë ata që përbëjnë ushtrinë e madhe fanatike të diktatorit në pushtet. Pa këtë ushtri fanatikësh, diktatori nuk mund ta sundojë pjesën tjetër të popullit. Prandaj diktatorët, në skenë premtojnë parajsën ndërsa në prapaskenë ndërtojnë ferrin. Dhe realiteti është prapaskena.
Ndoshta nga frika apo naiviteti, shumë njerëz mendojnë se, me rënien e diktaturës, mbaruan edhe diktatorët. Sa mendim i gabuar!
Diktatorët nuk kanë të bëjnë me sistemin. Diktatorët mund të lindin në çdo kohë dhe në çdo sistem. Ata janë mjeshtër të maskimit të fytyrës së tyre prej diktatori me maskën e sistemit. Në fillim, fytyra e tyre, shpesh duket engjëllore. Premtojnë mrekulli, tregojnë xhepat bosh dhe duart e pastra. Dhe turmat e varfra vrapojnë pas tyre, duke menduar se e gjetën bukën dhe shpresëdhënësin. Kështu sillen të varfrit, por jo inteligjentët. Inteligjenti nuk shkon pas atij që premton, pa e ditur se kush është ai. Ai nuk beson, por dyshon gjithmonë. Besimi është opium. Të besosh do të thotë të presësh. Të presësh nga cilido që të premton. Do të thotë që jetën tënde tua besosh të tjerëve. Kushdo qofshin ata, edhe diktatorëve, të kuq, blu apo rozë. Kjo është sjellje e të marrëve.
Edhe nëse vdes diktatura, diktatorët nuk vdesin kurrë. Duhet vigjilencë!

Nga Lekë Imeraj,
shkrimtar dhe përkthyes

Thethi zbukuroi Pallatin e Kongreseve

Nga data 25 deri më 27. 04. 2012 në Pallatin e Kongreseve u organizua panairi i turizmit për vitin 2012. Merrnin pjesë agjensi turistike, guida jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Sigurisht që në secilën hapësirë ekspozohej pjesë nga bukuritë e trojeve shqiptare, zhvillimi dhe perspektiva e turizmit jo vetëm detar, por edhe malor, liqenor, kulturor të ekspozuara me artikujt artistike të punës me dru në gurë, vlera që nuk i gjen vetëm në muze etnografike, banesa karakteristike mesjetare e te tjera, por dhe në hotele luksoze, kudo ku investohet për turizmin, e në veçanti në ato të Kosovës. Kosovarët serioz në ekspozimin me art e me shije, por dhe të mbështetur më mirë nga Ministria e tyre e Turizmit dhe medja.
Por hapësira më interesante, më simpatike, e ekspozuar me shumë kujdes, me të gjitha vlerat që ruan natyra e Thethit, që ajo që kishin ekspozuar dy të rinj nga Thethi Petrit Gjecaj dhe Pavlin Polia. Posterat e mëdha dhe cilësore, video-projektori që ekspozonte çdo pjesë të Thethit, në çdo stinë, në çdo skaj, që Pavlini kishte shkrepur me aparatin e tij fotografik, me aq pasion dhe cilësi, i cili meriton të quhet “Marubi” i Thethit, fletëpalosjet, kartëvizitat, përbënin argument dhe përkushtim që qëllimi të arrinte objektivat që kishin vënë vetes këta dy thethjanë. Pritja e vizitorëve, kultura në të folur, paraqitja qytetare e tyre, mes atyre pasurive me kreshta, maja malesh, kataraktesh, pyjesh, livadhesh, kullash e te tjera e bënte me tërheqëse për vizitorët, të cilët mbanin radhë për t’u informuar dhe njohur se çfarë ofron Thethi, si janë çmimet, çfarë ka tradicionale, si udhëtohet, si organizohen guidat e te tjera e te tjera.
Ky panair u hap dy ditë pasi “TOP-Chanel” dhe emisioni “Fiks –Fare” dhanë pjesën e errët që Thethi ka kaluar dhe po kalon vitet e fundit pa dritë elektrike, pa rrugë normale, i braktisur nga pushteti qendror një kontrast i theksuar mes asaj që ofron natyra me atë që duhet të ofronte infrastruktura.
Vizitorët ishin të shumtë gjatë të tre ditëve nga jugu e veriu, studentë, intelektual, të moshuar, studiues të fushave të ndryshme, nostalgjikë të Thethit e thethjanë që kishin kujtime nga më të mirat për pushimet udhëtimet apo vizitat që kishin kaluar në Theth.
- Pse shkohet në Theth ? – pyeti nëna e analistit të shquar Fatos Lubonja, bashkëshortja e Todi Lubonjës.
- Mua më kanë thënë që atje duhet të udhëtosh tre orë në këmbë për të shkuar në qendër. Ajo vazhdoi të tregonte interes të vizitonte Thethin me një grup shoqesh, sepse, - më detyruan të njoh Spaçin e burgjet e internimet e jo me bukuritë shqiptare e Thethin – vazhdoi ajo.
Petriti dhe Pavlini dhanë një kontribut më shumë se kushdo deri më tani për njohjen e vlerave dhe mundësive që ofron Thethi për turizëm. Këtë e tregua edhe qindra fletëpalosje e kartëvizita që ata shpërndanë . Sigurisht kjo ka kosto, sepse dikush e quan gjë të veçantë të shihte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, jo vetëm të ekspozojnë madje dhe të konkurrojnë shumë të tjerë që kishin adaptuar, modifikuar e shtrembëruar realitete e argumente për hire të reklamës. Këta dy të rinj kishin çdo gjë bio-thethjane, saktë, thjeshtë dhe bukur.
Kështu ata presin dhe në shtëpitë e tyre vizitorë në çdo stinë të vitit, të cilët shtohen çdo vit fal punës shërbimit dhe reklamës që bëjnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale, takimeve dhe përshtypjeve të mira që u lenë atyre që presin e përcjellin. Këmbëngulja, përkushtimi e bashkëpunimi janë bazë dhe kusht për arritje. E thethjanët kanë shumë nevojë që situata në të cilën po kalojnë të jetë e përkohshme duke ndryshuar në të mirë të zhvillimit dhe rritjes të vlerave te tij.

Zef BARI

“Puka-TV”, feston 15 vjetorin e krijimit te tij

Me datën 7 maj 2012, ne mjediset e restorant “Freskia” ne qytetin e Pukës u organizua festa e 15 vjetorit te “Puka-TV”, me pjesëmarrjen e shume personaliteteve vendore, deputeti i zonës, përfaqësues te forcave politike te gjitha ngjyrave, dashamir te kësaj media dhe personeli i tij. Mori pjese dhe Presidenti i Klubit Shqiptar te Medias, me koordinatorin e këtij Klubi, Ermir Kasmi.

Ramazan Ringaj, drejtori i “Puka-TV”
Fjalën e rastit e mbajti Drejtori i “Puka-TV”, Ramazan Ringaj, i cili nder te tjera theksoi: “... “Puka-televizion” e filloi veprimtarinë ne një moment kur ndjehej me shume se kurrë nevoja për sensibilizimin e banoreve për vetëmbrojtje, për shmangien e ngjarjeve me pasoja, me te cilat ishte mbarsur Pranvera e vitit 1997. Duke hedhur një vështrim te kujdesshëm dhe real mbi aktivitetin e “Puka-Televizion”, ne 15 vite shërbim te komunitetit është për tu vlerësuar se qe ne fillim te veprimtarisë se tij ka qene ne përkushtim te banoreve pukjane duke e rritur vazhdimisht besimin tek teleshikuesi se, ky ekrane jep një kontribut me vlera ne shërbim te ruajtjes se vlerave te rrethit te Pukës ne te gjitha fushat, me pikësynimin për ti shërbyer sa me mire komunitetit pukjane. “Puka-Televizion” bashkëpunimin me efikas e ka pasur dhe e ka me pushtetin vendor, duke i dhënë mbështetjen e nevojshme dhe te mundshme për shërbimet ndaj banoreve, për te pasqyruar e realizuar objektivat e punës se tyre ne te gjitha fushat, por, përparësia kryesore e “Puka-Televizion” ka qene pasqyrimi me vërtetësise dhe paanësise ne te gjitha problemet shqetësuese te komunitetit, sensibilizimi i strukturave përkatëse për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve, duke mos mbetur vetëm ne kuadrin e konstatimeve dhe njohjes me problemet, por edhe duke ndjekur kronologjinë e ecurisë se zgjidhjes se tyre; ..., te cilat janë pasqyruar me sa ka qene dhe do te jete e mundur me vërtetësi ne interes te teleshikuesve, ne shërbim te sotmes e te ardhmes dhe qe pasqyrojnë, ruajnë dhe trashëgojnë vlerat e kësaj zone me shume tradita, duke punuar ne baze te motos: “Për ju dhe bashke me ju!”
Kujdes i veçante i është kushtuar trajtimeve te problemeve dhe shqetësimeve te qytetareve, zhvillimit ekonomik-shoqëror, duke u përqendruar ne sektorët me jetike, nivelit te punësimit, zhvillimeve ne sektorët me kryesore te ekonomisë, ne arsim, shëndetësi, problemet e energjisë, ujit te pijshëm, përmirësimit te infrastrukturës e te tjera ...
Sensibilizimi qytetar nga “Puka-Televizion” për familjet ne nevoje ka bere qe shume nga ato te mbështeten nga shoqata e fondacione dhe mbi te gjitha nga masa e gjere qytetare. Rendësi e veçante i është kushtuar programit informativ duke bere te mundur qe teleshikuesit te njihen çdo dite me te gjitha zhvillimet ne te gjitha fushat e jetës ne tere hapësirën e rrethit ...
Vazhdimisht është synuar plotësimi i shijeve te teleshikuesve nëpërmjet programeve muzikore, emisioneve argëtuese, për fëmijë, për folklorin tradicional, për historinë, kulturën dhe resurset turistike te rrethit. Edhe emisionet njohëse dhe edukuese kane pasur hapësirën e nevojshme dokumentare, emisione shkencore, forume te ndryshme e te tjera e te tjera. Po kështu përgatitja dhe transmetimi i emisioneve qe i shërbejnë forcimit te rendit e qetësisë, sensibilizimit për zbatimin e ligjshmërisë kane qene pjese e punës sonë ...
Sektorit te bujqësisë i është kushtuar rendësi e veçante duke i dhëne hapësirën e nevojshme për trajtimin e përpjekjeve, arritjeve dhe perspektives se saj, pasi me te është e lidhur sigurimi i te ardhurave te pjesës kryesore te banoreve te rrethit tone ...
Ne harmoni me bashkëjetesën, respektin dhe mirëkuptimin midis religjioneve fetare kemi vlerësuar dhe respektuar ne mënyrë te barabarte këto religjione, duke mos u kufizuar vetëm ne zhvillimin e aktiviteteve te tyre ne qytetin e Pukës, por kudo qe ato janë zhvilluar, duke u bere pjese e kontributit për forcimin e trashëgimisë se bashkëjetesës te këtyre religjioneve ne rrethin tone ...
Për te gjitha këto, jemi bere një ekran i dashur dhe i kërkuar nga teleshikuesit pukjane, i cili ndiqet e vlerësohet prej tyre, duke u radhitur ky institucion nder visaret e krenarisë pukjane. Prandaj, puna me përkushtim i te gjithë punonjësve qe kane kontribuar është vlerësuar ne vijueshmëri nga teleshikuesit, por dhe nga pushteti vendor, institucionet, subjektet politike, komunitet fetare dhe organizatat joqeveritare e jofitimprurëse, prandaj është nderuar me titullin “Krenaria” e qytetit Puke, “Mirënjohja” e komunës Qerret, e komunës Rrape, e shoqatës “Agro-Puka, e kishës “Zonja e Papërlyere” dhe myftinisë Puke.
Kjo periudhe 15 vjeçare e “Puka-Televizion” vlerësohet nga drejtuesit dhe punonjësit e televizionit si segment i rëndësishëm ne startin e pafund te rrugës se tij për te qene vijueshmërisht pjese e merituar e krenarisë pukjane.

***
Përshëndeten, Deputeti i zonës, Ndue Paluca; Kryetari i Bashkisë se qytetit Puke, Beqir Lufi; N/prefekti, Mirash Mark Deda; N/kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër, Ferit Ringaj; Kryetari i degës se PS ne Puke, Marash Simoni; Kryetari I Bashkisë Fush-Ars, Alfred Çefa; Shefja e burimeve njerëzore ne drejtorinë arsimore, Nazimie Tafilaku; Presidenti I KSHM, Shkëlqim Bylykbashi; aktori humorist, Gjovalin Dushaj; kryetari i komunës Qafe Mali, Hil Kola; kryetari I LSI-se, Ndok Seferi. Gjithashtu përshëndeti dhe Myftiu I Pukës, Gëzim Koprani dhe famullitari i Pukës dom Xhevano e te tjerë.
Atmosferën festive e ngriti grupi i valleve te vajzave te shtëpisë se kulturës Puke, grupi I instrumentisteve me 12 djem e vajza me çifteli, një daulle dhe një fyell, te përgatitur nga nipi i Marka Dode Alise ne qendrën e fëmijëve Fushe-Ars.

***
Festa u mbyll me një dreke te këndshme, ne te cilën nuk munguan përshëndetjet, këngët, vallet dhe kërcimi.
Televizionit “Puka-TV” i urojme: te vijoje misionin e saj me faqe te bardhë, më me profesionalizëm për ti shërbyer banoreve te Pukës dhe me gjere, ne ndërgjegjësimin gjithnjë e me mire drejt se ardhmes euroatlantike.

Ndue Sanaj

INTEGRIM ME ELEMENTET TONA NACIONALE

Dr.Zef Mulaj

“Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim”

Kjo fjalë shumë e përdorur në ditët tona. Është bëre dominante në mendimin dhe psikologjinë e secilit shqiptare. Deri tek emra partish politike gëzojnë fjalën integrim. Në imagjinatën e njerëzve shihet një arritje e madhe, por edhe me të vërtetë kështu do jete. Por si e kuptojnë, dhe si e konceptojnë njerëzit, politika, shteti integrimin e një vendi në konceptin filozofik dhe shoqërore. Përdoret pa kriter dhe pa shpagime të domosdoshme për njerëzit si Shqipëria. Pjesa më e madhe e konceptojnë në mënyra të ndryshme, në realitet edhe vetë ata që janë të angazhuar në ketë aspekt nuk janë në gjendje të thonë njerëzve realitetin.
Cilat janë elementet e një integrimi të një nacionaliteti me nacionalitete të tjera?
Çdo nacionalitet dallohet nga një tjetër nga ndryshimet në mes tyre. Si gjuha, kultura, morali, sistemi politik, ekonomik, nga besimi fetare, nga natyra ku janë të vendosur njerëzit, mënyra e jetesës, niveli i saje. Një nga dallimet me themelore janë ato gjenetike (Kjo bën bazën e ekzistencës të një nacionaliteti). Kur një popull humb elementin gjenetike në mënyrë graduale për motive të ndryshme çon në humbjen e tipareve dhe elementeve të një nacionaliteti. Cilët janë faktorët ndikues?- Janë varfëria, analfabetizmi, pasiguria për jetën, mënyrat e jetesës, krimi, korrupsioni shtetëror, padrejtësia shoqërore, degradimi i ambientit, i kulturës i historisë, ndërrimit të besimit fetar me force, sëmundjet. Emigrimet masive. Prostitucioni, i lidhur me jashtë, droga në stil të gjanë në shoqëri, si në përdorim, dhe tregtim. Morali i dobët i shtetit dhe ligësie në veprim. Diferencat e mëdha në jetën ekonomike në mes njerëzve, dhe shumë faktor të tjerë. Ndërsa në faktorët dominues dhe agresiv janë: - Ato që vinë nga element përcaktues nga një nacionalitet tjetër. Kur elementet nacional të një nacionaliteti bëhen të pa vlefshme për nacionalitetin, atëherë elementet e një nacionaliteti tjetër fillojnë të bëhen dominuese mbi nacionalitetin. Në këto elemente hynë:-Ekonomia, politika, kultura, dhuna psikologjike në konsumimin dhe shtrirjen e tregjeve të huaja duke ulur vlerat e elementeve të nacionalitetit (Si ushqimi, barnat, prodhimi i planifikuar psikologjik, bankat dhe dhëniet në koncesione te gjata). Dhe kur këto kaloj 30%, atëherë nisin të veprojnë në jetën e një shoqërie duke kufizuar zhvillimin e elementeve fiziologjike të një vendi në bërthamat e rëndësishme të vete nacionalitet. Kur progresi sjelle dëme në elementet gjenetike jetësore të një nacionaliteti ai kthehet në regres drastik i ngadaltë, me pasoja të rënda shoqërore. Kriza e sotme ekonomike që ka mbërthyer pjesën e botes është një krizë e thellë e elementeve organizative e politike të vet sistemit kapitalist, rregullave demokratike. Pa përmirësimin e tyre nuk do ketë ndryshim, këtë e thonë vet vendet e zhvilluara kapitaliste duke bëre dhe kritika të thella. Pikërisht sot ShBA dhe vete Bashkimi Evropian po kërkojnë rruge të reja në përmirësimin e sistemit kapitalist e demokratik ekonomik. Një pjesë e këtyre pasojave janë elemente të pa njohura, dhe një pjesë tjetër janë spekulimet në sistemin ekonomik. Po sot, Bashkimi Evropian po shqyrton defektet dhe gabimet që dërguan në krize, dhe pa ndryshim nuk do ketë ekzistencë të sigurte. Po kërkojnë rrugë të reja në ecjen e kapitalizmit ekonomik e politik. Janë gjendje të pa parashikuara të evolucionit. Por çfarë do thotë integrim?.- Të bashkëjetosh në një diversitet të gjithanshëm, por të barabarte në mes njerëzve e shoqërive. Të njohësh, të shkëmbesh përvoja, eksperienca nacional ekonomike e politike, nuk do te thotë: “të shkojmë në Evropë” siç e përdorin sharlatan politik, pastaj e transmetuar në injorance masive. Të integrohesh do të thotë në vendin tënd, me ekonomi, kulture me shtet e politikë, dhe mendime të qarta të njerëzve. Do jetë utopi përdorimi i fjalëve të tilla: Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk do ndodhe shkrirja e kufijve,në botë. Të integrohesh do thotë: -Palët të njohin diversitetin e njëra tjetrës, elementet nacionale, kontradiktat ekzistuese të përhershme të marrëdhënieve në diversitet. Të njohin elemente në bashkimin e përbashkët dhe të barabarta. Pa barazi nuk do ketë bashkim, por një shfrytëzim i elementeve të një nacionaliteti tjetër. Pa barazia në mes palëve integruese do ketë vetëm asimilim të palës tjetër nën maskën e integrimit, si në pabarazitë, ekonomike, zhvillim, kulture e te tjera.
Emigracioni masiv nuk është elemente integrimi, por është një pasoje e shprehjes së pa barazisë në një vend në raporte me vendet tjera. Nuk çon në integrim kur lëvizjet e popullsisë krijon varfëri natyrore, shuarje të vendbanimeve të hershme (Në kërkim të një jete më të mire). Nuk munde të ketë integrim kur një popull i një vendi nuk ka një program ekonomik nacional strategjik, ky i pa varur nga të tjerët. Si një industri dinamike autonome nacionale, një turizëm autonom krijues me elementet e veta nacional. Një ushtri autonome jashtë çdo lloj tjetër organizate ndërnacionale. Të gjitha shtete e BE-se kanë ushtrinë e strukturuar autonome të pa varur nga organizatat tjera ushtarake. Strukturat (platformat) e organeve speciale … autonome në shtet dhe te pavarura nga te tjerat. Këto janë elemente që përcaktoj nacionalitetet dhe pavarësinë e tyre në elementet nacional.
Interesat e një nacionaliteti nuk mund të jen kurrë të barabarta me një nacionalitet tjetër. Pikërisht këtu kemi diferencat në bashkim integrimin. Secili ka interesat e tije që i shikon sipas elementeve konstruktive të nacionalitetit të vete. Pikërisht në këtë pike duhet ruajtur vlerat e elementeve nacional, për t’ mos humbur elementin themelor gjenetik. Kjo vjen për dy arsye themelore:- E para, kur vet shteti nuk kërkon ruajtjen e tipareve nacionale. E dyta, kur njerëzit, politika dhe shteti me njerëzit rekrutohen me qëllim nga të tjerët për të dominuar mbi interesat e nacionalitetit tjetër. Të tillë janë si politikan, deputete, shkencëtare, studiues e historian e te tjerë. Rekrutimet me interesa politike, qe hyn dhe spiunazhi industrial ekonomik, tregtar. Kjo ekziston edhe në demokracitë më të përparuara. Janë interesa nacionalitetesh.
Kjo kategori njerëzish në se dominojnë për një kohë të gjate lënë pasoja në elementet nacional të një nacionaliteti. Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim, ky çmim nuk është gjë tjetër vetëm interesa individësh e shoqërish, apo nacionalitetesh. Pra integrimi (bashkimi) është një treg ku do ndeshen çmimet e elementeve të interesave të nacionaliteteve të ndryshme.
Çdo shtëpi në mbrëmje mbyll derën e saje vetë, pa thirrur komshiun!

GURAKUQ - JO NUK KE VDEKUR

Ç’farё ka qielli qё gjёmon,
Kjo ushtimё qё vjen prej detit,
Mbi tokё bie njё luan,
Tundet vendi prej “tёrmetit”.

Shkrep rrufeja natl nё qiell,
Dridhen fusha, mali e kodra,
Si “kometё” ashtё shkёputё njё yll,
Lotojnё foshnjat nёpёr djepa.

Lotёt rrёke zbresin prej malit,
Bashkё me ujin qё rrjedh nga gurra,
Vajton Vlona e Ismail Qemalit,
Mehmet Shpёndёt e Dedё Gjo’ Lula.
E ka ndalё turrin Bistrica,
Ndalojnё hovin valёt e Drinit,
Vajton thekshёm Mitrovica,
Bashkё me kulla t’Buletinit.

Dukagjini ka ulё kokёn,
Me respekt e dhimbje tё thellё,
Pёr atё trim qё dridhi tokёn,
Me Mark Milan e Babun Celё.

Vjen Valbona me stuhi,
Nuk ka pritё me ja ndalё turrin,
Si vullkan bjen mbi tradhёtinё,
N’Itali kanё vra “tribunin”.

N’maje t’Velёs orё e zana,
L’shojnё kushtrimin mbi Kurbin,
Sa t’ndriçojnё dielli e hana,
Nuk lind Shkodra si kёt’ trim.

N’Itali janё ngritё arbneshёt,
Si n’legjendat e Eladёs,
Floku i kokёs u rrёnqethet,
Kanё vra nxёnёsin e De Radёs.

Burrё i penёs dhe i besёs Zotit,
Flamurtar i Pavarёsisё,
Gjak i gurrёs Kastriotit,
Pushka e ndera e shqiptarisё.
Gurakuq, jo nuk ke vdekur,
Birё i shtrenjtё i Shqipnisё,
Legjendar udhton ndёr shekuj,
Nuk tё vret plumbi i tradhёtisё.

Sa t’rrjedhё Vjosa e Shkumbini,
Sa t’jetojnё bjeshkёt me lisa,
Gjin Previz do t’lind Kurbini,
Preg Bib Dodё tё t’rrisё Mirdita.

Gurakuq e Dedё Gjon Lula,
Do t’pёrkund djepi i Shqipnisё,
Buletin, Fan Nol e Curra,
Toka jonё gjithmonё do t’rrisё.

Nji jehonё vjen si stuhia,
Anё e kand Shqipnisё Etnike,
Gurakuq tё qoftё lavdia,
Je vullkan zemrash kreshnike.

Poezi nga Mark Bregu

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03