part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

MONOGRAFIA “SHOSHI”

Me datën 4 nëntor 2012, nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, u organizua ceremonia e paraqitës së librit, monografi “Shoshi” me autor Prele Milani. Në ketë ceremoni i morën pjese anëtar të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, banore të komunës së Shoshit dhe miq, familjare e të afërm të autorit. Nderuan ketë ceremoni, Mjeshtri Fadil Kraja, Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu; Kryetari i Këshillit të Bashkisë se qytetit te Shkodrës, av. Bardhyl Lohja; Mjeshtri Ahmet Osja dhe Ndoc Gurashi, biznesmeni amerikano-dukagjinas, Ndue Ftoni, shkrimtari Ndrek Guri e të tjerë.
Ketë ceremoni e përgatiti Aleks Dushi dhe e drejtoi aktorja e teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku.

Ajo, pasi bëri prezantimin e objektit, ju uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve, i dha fjalën redaktorit të librit, poetit Lazer Kodra, i cili ne mes te tjerave u ndal ne vlerat e këtij libri, duke bere një përshkrim esencial te të dymbëdhjetë kapitujve te librit si dhe te veçantat që paraqet ky libër përsa i përket mënyrës së kompozimit të tij.
Folën ne ketë ceremoni: prof. dr. Mahir Hoti, Mjeshtri Fadil Kraja; kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, Ndrek Guri, kryetari i këshillit te Qarkut, Maxhid Cungu, mësuesi Tonin Vasa, mundësori i kësaj veprimtarie, Ndue Ftoni dhe autori i librit, Prele Milani.
E gjithë veprimtaria u shoqërua nga leximi i pjesëve me interesante të librit, nga recitime të poezive të ndryshme, si dhe i pjesëve humoristike te autorit, aq të bukura sa na keqen.
Ne fund ne emër te kryesisë se Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, kryetari i saj, Ndue Sanaj lexoi vendimin e kryesisë për nderimin e disa figurave te krahinës se Shoshit: Me titullin “Anëtar Nderi” te shoqatës, Profesor Kole Prelen, pas vdekjes, me motivacion: “Intelektualit dhe mishëruesit të ndërgjegjes popullore në kërkim të fjalës së lire. Njeriu që e dha jetën për idetë e konsoliduara demokratike Evropiane. Shëmbëlltyrë e pashoqe e vetëdijes intelektuale”; At’ Ciprina Nika, me motivacion: “Ministër provincial i Kishës Katolike Shqiptare. Përçues i fjalës së Krishtit. Një univers i vërtetë i vlerave poliedrike. Qendrestar deri në vdekje për kauzën njerëzore”; Dom Preke Ndrevashaj, me motivacion: “Figure elitare e inteligjencës sonë të mërgatës. Tribunal i fjalës së Zotit dhe arsyes njerëzore kudo në botë. Shqiptari i gatuar me shqiptarizëm”; Kengetarin Frederik Ndoci, me motivacion: “Prototip i ndërthurjes së vlerave muzikore tradicionale dhe atyre moderniste. Pjalmi modernist shqiptar në universin e muzikës evropiane”; shkrimtarin Ton Gasper Shoshi, me motivacion: “Dramaturgut të mirënjohur shkodrane, stilisti i shkëlqyer i dialogëve dramatike, skeçeve humoristike e pjesëve satirike. Ngjyresa e veçante në lëmin e dramaturgjisë nacionale”; dr. Gasper Shoshi, me motivacion: “Filolog dhe filozof i njohur. Poliglot dhe univers rrezatues i pedagogjisë dhe historisë shqiptare. Erudit i përmasave evropiane. Fitues i kampionatit te pare nacional te shahut ne vitin 1946”; me titullin “Mirënjohja”, Gjelosh Lulashi, me motivacion: “Anëtarë i shoqërisë se Bashkimi Demokristiane. U flijua ne mbrojtje te ideve te tij përparimtare. Shembull qëndrese përballë regjimit komunis". Me ketë rast falenderojme në mënyrë të veçante mundësorin e botimit të këtij libri, emigrantin  Martin Gjoni, dhe mundësorin e kësaj veprimtarie Ndue Ftoni, biznesmen në SHBA, si dhe grupin e  përgatitjes së kësaj ceremonie me shume dinjitet e profesionalizëm, më në krye anëtarin e kryesisë,  Aleks Dushin.

part03