part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

EDITH DURHAMI
E NGURTËSUAR NË ALPET SHQIPTARE


Me nismën e Sekretarit te Shoqatës, Luigj Shytit, i mbështetur nga sponsori, presidenti i Bar – Restorant “Tradita” – Gjon Gilaj dhe gdhendësi, mjeshtri Zef Mur, dhe ne anën ligjore nga komuna Shale,  me 4 shtator 2008, behet përurimi i memoriali te Edith Durham”, ne hyrje te fshatit turistik Theth, ne lartësinë 1600 m, e cila edhe e vdekur “u ngrit” e ngurtësuar ne majat e maleve te Alpeve Shqiptare.

durham1

Në vitin 1900, në moshën 37 vjeç, një qind vjet më parë, në vitin  1908, vjen për herë të parë në ne Dukagjin, kjo studiuese, dashamirëse dhe punëtore e madhe për të drejtat e shqiptarëve. Ajo dashurohet përjetësisht me këto male dhe këta malësorë. Ajo shprehej: “Nëpër humbëtira nuk e ndjej kurrë mungesën e librave. Ato janë të mërzitshme  në krahasim me historitë e gjalla që shfaqen përditë në mes shkëmbinjve të zhveshur bojë hiri”.
Në këtë përurim merrnin pjesë shumë banorë të Komunës së Shalës, gazetarë të medieve lokale dhe qendrore, përfaqësues të shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, përfaqësues të USAID, etj. Ndodhej edhe një grup gazetarësh të kanalit televiziv anglez “Nacional Gjeografik”, një grup i agjencisë për zhvillimin e zonave malore.
Aty, me daltë dhe çekiç, është shkruar: E. Durham – “Kralica e Malësorëve”, - Populli i Shalës -
Përshëndetën Kryetari i Komunës Dedë Tonaj, kryetari i shoqatës

durham2

“Atdhetare Dukagjini” Ndue Sanaj, sponsori i këtij memoriali, Gjon Gilaj, dhe intelektuali Mark Rupa. Në bazamentin ku është mbështetur  memoriali, 78 vjeçar Lulash Zef Shytani dhe djali i tij Ndue, kënduan këngë maja krahu, karakteristike dhe himen i kësaj krahine në gëzime, festa e dasma. Këshilli i Komunës së Shalës e nderoj Rdith Durhamin, me titullin “Qytetare nderi e Komunës së Shalës (pas vdekjes).
Koha do të rrjedhë e vitet do të kalojnë, memoriali, respekti dhe kujtimi për Edith Durham do të jetojnë. Që nga dita e vendosjes së memorialit këtu krijohet një emërtim i ri i vendit. Ky emërtim është “Kralica e Malësorëve”.

 

part03
   
   
     
 
nekrye
 
 

faqe4