part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

NJË FILLIM TË MBARË TË VITIT 2009!

Me datën 11 janar 2009, Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”, filluam vitin me paraqitjen e librit me poezi te titulluar “Kur puth dielli”, te autorit Lulash Brigja, ne mjediset e bar – restorant “Taverna” te vëllezërve Nikolin dhe Pëllumb Shqau.
Ne ketë paraqitje, morën pjese: anëtarë te Shoqatës “Atdhetare – Dukagjini” me anëtarët e nderit te saj: Mjeshtrin Fadil Kraja, profesor Ahmet Osja; anëtarët e Shoqatës “Spani” dhe “Shpresa për jetën”; zoti Gjergj Perluca, kryetari i Shoqatës “Integrimi ne Evrope”, zotin Aleksandër Laçaj, drejtori ekzekutiv i Qendrës Amerikane për zhvillim e komunikim ne Shkodër, zoti Alfred Hanxhari, përgjegjësi i forumit te zonave malore për MADE-n, zoti Luigj Mila, drejtori ekzekutiv i Komisionit për Drejtësi e Paqe, zoti Gjovalin Kodra, drejtori i rrugëve rurale, e te tjerë.
Ceremoninë e hapi, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, i cili pasi beri prezantimin e paraqitjes se librit, te autori dhe te auditorit, për te dhëne opinione për librin ju dha fjalën: Hasan Lekaj - presidenti i shtëpisë botues “Camaj – Pipaj”; Luigj Shyti – sekretar i Shoqatës “Atdhetare Dukagjini”, Mehill Shkalla – mësues i gjuhës shqipe, Marinala Buxha – nxënëse shkolle, Arjeta Ferlushkaj – punonjëse e bibliotekës “Luigj Gurakuqi”, Merita  Smaja – aktore, Fadil Kraja – mjeshtër, Fran Kodra – këngëtar, Lazer Kodra – poet.
Kjo paraqitje u mbyll me koktej, te mundësuar nga vëllezërit Nikolin dhe Pëllumb Shqau.

foto

 

part03