part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Marrja pjese në manifestimin “Zëri i Vëllazërisë-2019”, në kuadrin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës së vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër ne Peje

Me datën 12 prill 2019 morëm pjesë në festimin e 20 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër në Pejë, e cila u festua në kuadrin e Manifestimit tradicional kulturor “ZËRI I VËLLAZËRISË - 2019”, dhe që ishte takimi në përkujtim të rënies heroike me 12 prill 1999, të dëshmorit Shaqir Ramë Tahiraj.
Në ketë festë morëm pjese me një grup të veçantë nga herë të tjera, me një grup të nxënësve të shkollës 9 vjeçare, në Shkodër, që mban emrin e heroit të madh të Kombit tonë, Dede Gjon Luli, me drejtorin e kësaj shkolle, anëtarin e shoqatës Gjovalin Kodra, mësuesen e edukimit, zonjën Drita Zefi dhe Marije Buxha; me Aleks Dushi, Prele Shytani, Kole Çardaku e Roza Pjetri, Lulash Brigja e Gjon Kosteri.
Nxënësit ishin: Xhesika Mirashi, Dorjan Rrasa, Valentin Prela, Emanuel Lungaja, Paula Pellumbaj, Denilsona Rrasa, Xhesika Zefi, Pamela Mirashi e Xhovana Bashota.
Në ketë pjesëmarrje u prezantuam me një valle “Vallja e Mrizit”, me dy recitime: Dorian Rrsa, me poezinë “Kosova”,  Pamela Mirashi, me poezinë “Gjuha Shqipe” dhe me një ekspozitë, me 13 punime pikture, të piktori të vogël, të klasës së tetë, Emanuel Lungaja.
Me ketë rast, Shoqatës “Martin Dreshaj”, në emër të kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, ju dhurua një panoramë në allci “Shkodra”, të cilën e dorëzoi Aleks Dushi, ai që ka bërë të mundur ndërmjetësimin me këtë shoqate.
Në darkën e organizuar nga kryesia e kësaj shoqate, në hapësirën e restorantit  “Koha - 3” u bë prezantimin i 13 punimeve në pikturë të Emanuelit, i cili kryetarit të kësaj Shoqate, zotit Ukshin Jashari, i dhuroj portretin e tij. Pastaj u ndanë disa tituj nderi:
Shoqatës sonë, ju dha titulli “Mirënjohja e Shoqatës Martin Dreshaj”, për pjesëmarrjen e mbështetjen, që i kemi dhënë veprimtarive të saj”;
Zotit Sokol Cubi, ju dha titulli “Anëtari Nderi i Shoqatës Martin Dreshaj”;
Shkollës 9 vjeçare “Dede Gjon Luli”, ju dha titulli “Mirënjohja e shoqatës Martin Dreshaj”;              Publicistit e poetit Lualsh Brigja, ju dha titulli “Mirënjohja e shoqatës Martin Dreshaj” ;
Rapsodit Gjon Kosteri, ju dha titulli “Mirënjohja e shoqatës Martin Dreshaj”.
Mundësuan pjesëmarrjen, në ketë veprimtari:
Zoti Sokol Cubi, 250 euro (31 000 leke), zoti Mhill Prroni, me 10 000 leke, zoti Agron Hasanaj, me 2 000 leke, zonja File Strugaçi, zoti Kole Çardaku dhe zonjusha Roza Pjetri. Gjithsejtë 43 000 leke.
Në emër të kryesisë së shoqatës i falënderojmë për kontributin e tyre, me uromin popullor “Paçin e dhënçin!”! Askujt nuk i tepron pasuria, leku, por askush nuk mund të ndali bujarinë e bujareve! Ju faleminderit! Zoti jua shtoftë!

part03