part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

NJË DITË NË PREKAZ

Me 26 tetor 2019,  pothuaj si  ditë vere, me një diell pranveror, një grup prej katër vetash, anëtar të shoqatës atdhetare “Dukagjini”, me z Ndue Sanaj kryetar, Pashko Rajta dhe rapsodët Kol Aramadhi dhe Gjon Kosteri, u nisem nga Shkodra për në Prekaz të komunës Skenderaj për të marre pjese në veprimtarinë e VI të Ditës së Plisit
Kjo veprimtari ishte dita e fundit e veprimtarisë së  VI të këtij manifestimi të përvitshëm, që organizohet në Kosovë prej gjashtë vjetësh, nga grupi organizator tashmë I njohur,  aktori  Ismet Krasniqiì-LALA, shkrimtari Preng Buzhala, poeti Gjon Gjegjani dhe piktori Idriz Berisha
Ne ishim të ftuar në ketë manifestim tradicional.
Ne u nisem në mëngjes nga Shkodra për në Prekaz dhe arritëm në kompleksin e Jashareve rreth orës njëmbëdhjetë.
Pasi bame homazhe ne memorialët e Jashareve u nisem për tek kulla e Ahmet Delis,  në Prekaz ku dhe organizohej manifestimi
Aty  gjetëm qindra njerëz nga të gjitha trojet Shqiptare, që ishin pjese e kësaj veprimtarie, në Dita e Plisit
Në katin e dytë të kullës së Ahmet Delis ishte dhoma e burrave si kudo në trojet tona, në çdo kullë gurit  ka një dhoma burrash, në të cilën nder shekuj janë mbledh burrat dhe kanë bë kuvende dhe pleqërim për probleme të ndryshme
Një grup i vogël nga pjesëmarrësit  u ngjit në katin e dytë të kësaj kulle nga shkallet e gurta tradicionale që ishin mjaft në gjendje të mirë.
Pasi u ulem rrafshit si burrat motit dhe u sistemuam, kulla nuk zinte më shumë se 40 vet,  manifestimin e hapi z Ismet Krasniqi-LALA, i cili pasi uroj mirëseardhjen, përshkoi rrugën 6 vjeçare të kësaj veprimtarie,  arritjet dhe vështirësitë në realizmin e saj. Ne fund u  dha fjalën studiuesve dhe të ftuarve të ndryshëm.
Studiues nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora folën për lashtësinë dhe vlerat e veçanta të Plisit Shqiptar
Plisi i bardh Shqiptar është më i vjetri në botë, madje vetëm shqiptaret njihen me Plisin e Bardhe,  thanë folësit e ndryshëm.
Pas pak,  me kërkesën e të pranishmeve, që ishin jashtë kullës, në oborr e saj, u vendos që manifestimi të zhvendosej në oborrin e kullës së Ahmet Delis
Në oborrin e kullës folën shumë studiues  dhe në mes tyre edhe Ndue Sanaj,  i cili u ndal: Kënaqësi e dyfishte, së pari, marre pjese në ketë veprimtari, që sjell në ditët tona historinë e lashtësisë sonë të lavdishme dhe na thotë ne, brezit të sotëm e të ardhshëm, kush kemi qene dhe së dyti, përfaqësoj shoqatën atdhetare “Dukagjini” dhe përshëndes në emër të saj dhe në emër të   rapsodëve Gjon Kosteri e Kole Aramadhi.
Grupi organizator, katërshja simpatike, aktori Ismet Kraniqi, shkrimtari Prend Buzhala, piktori Idirz Berisha e poeti Gjon Gjergjani,  i ka bërë dhe vijon ti bëj një shërbim të madh nacionalitetit tonë, se ne duhet të dimë se kush kemi qene.
Ne kemi një prej ardhje shumë të lashtë në histori dhe me emër, çka na bën krenar. Robert d’ ANGÉLY, te libri "ENIGMA-nga pellazgët te shqiptarët", thekson se fjala PELLAZG, do të thotë i BARDHË dhe jo i egër, siç theksojnë disa antishqiptar ... Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog, që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, në veçanti nëpërmjet veprës së tij të famshme “Thoti – fliste shqip”, 12 mije vjet më parë. Ka plotë studiues shqiptar e të huaj, që shkruajnë për pellazget, iliret dhe ne shqiptarët, pasardhës të tyre, që na bëjnë krenar për prejardhjen tonë. Prandaj e përsërisë, se këta katër burra të nacionalitetit tone, me ketë veprimtari që kane marre përsipër ta përgatisin e ta zhvillojnë në hapësirat e Dardanisë sonë, na bëjnë një shërbim shumë të madh të gjithë shqiptarisë dhe në emër të përfaqësuesve të shoqatës atdhetare “Dukagjini”, ju përgëzoje me gjithë forcën e shpirtit tim dhe ju uroj të vijoni me plote vitalitet ne vitet e ardhshme dhe besoj se vitin 2020 ta përgatisim e zhvillojmë në Kështjellën “ROZAFA”, në kështjellën e Agronit e Teutës, në Shkodrën tonë, ne bashkëpunim me Muzeun Historike të Shkodrës.
Ftesa e juaj, na bëri dy të mira, së pari të ndjejmë veten të privilegjuar që jemi përsëri pjese e kësaj veprimtarie dhe së dyti, futi në punë kryesine e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, për të vlerësuar e nderuar katër kullat me emër të kësaj treve, të trevës së Skënderajve. Ajo, me propozim te kryetarit te këtij grupi, miratoi dhënien e titullit “Mehmet Shpendi”:
Kompleksi Memorial “Adem Jashari", me motivacion: “Adem Jashari simbol i rezistencës, luftës dhe lirisë për bashkimin nacional. Akti i tij heroik pasuron fletët e historisë tonë të lavdishme. Prekazi për jetë rrezaton rreze lirie, këtu u shkrua me shkronja të arta historia më e re  e nacionalitetit shqiptarë”
Kulla e Heroit Ilaz Kodra -"Kulla e Bashkimit", me motivacion: “Kulla e bashkimit, dijes dhe e pushkës, çerdhe e UÇK-së. Në ketë tempull u morën vendime të rëndësishme për nacionalitetin tonë. Kulla, që e ngriti vetëdijen tonë për liri e bashkim nacional
Kulla Muze e Tahir Mehes, me motivacion: “Për rezistencën ndaj pushtuesit  serb,  Kullë muze ku ruhet trashëgimia shpirtërore, materiale e luftarake  e popullit shqiptar

Kulla e Ahmet Delisë, me motivacion: “Për trimëri e solidaritet ndaj popullit të vet. Kullë që e ngrit moralin e krenarin për të kaluarën dhe të ardhmen ndër breza

part03