part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Promovimi i librave “Dita e Plisit”, të autoreve Ismet Krasniqi e Prend Buzhala

Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, me datë 7 gusht 2018, me ftese të organizatoreve të “Dita Plisit”, mori pjese me një grup, Ndue Sanaj, Gjon Kosteri, Pal Lera, e Anton Kosteri. Një takim shumë mbresëlënës, një takim në mes miqsh, në mes vëllezërish e motrash, me të cilët kemi kohë që jemi njohur, duke marre pjese në gjitha veprimtaritë e kësaj dite, të pagëzuar me emrin “Dita e Plisit”.
Ndur Sanaj, Kryetari i SHAD, ligjëroj mbi përmbajtjen e librit të katërt “Dita e Plisit”. Pastaj, në emër të kryesisë së Shoqatës, dorëzoj titullin “Mehmet Shpendi” dhënë për dëshmorin Zahir Pajaziti, familjareve të tij.
Gjithashtu organizatoreve të veprimtarisë, Ismet Krasniqi-Lala, Prend Buzhala, Idriz Berisha-Xhixhi, Gjon Gjergjanit dhe poeteve Migena Arllati e Raif Gashi, ju dhuroj librin me titull “100 vjet arsim e kulture në Dukagjin”.
Organizatoret nderuan Shoqatën Atdhetare “Dukagjini”, titullin “MIRENJOHJA” për pjesëmarrjen e saj të herëpashershme në veprimtaritë e “Dita e Plisit”.

***
Mundësoj pjesëmarrjen në ketë veprimtari, Motra Dukate Radoja. E urojme me urimin popullor “Paçi e dhënçi!”

part03