part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Paraqitja librit “GJURAJT”, me autor Ndue Sanaj, Arben Gjuraj e Vat Gjoni

Me datën 20 gusht 2016, dite e shtune, ora 10. 30, në mjediset e Hotel Colosseo, u zhvillua ceremonia e paraqitjes së librit “Gjurajt”, të autorëve Ndue Sanaj, Arben Gjuraj e Vat Gjoni. Në ketë ceremoni ishin prezent shume prej fshatt Gjuraj, nga Gërҫari i komunës Gjakovë, nga komuna Peje, të Shoqates “Martin Dreshaj”, nga Mirdita, Burreli, Bulqiza e Librazhdi, nga Pentari, Kopliku i Sipërm, e Jubani; Mjeshtri i Madh Fadil Kraja e Ahmet Osja, konsulli i Nderit të Republikës së Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza; Sekretari i Komisionit Drejtësi e Paqe, Luigj Mila; kryetari i shoqatës së shkrimtarëve Shkodër, Skënder Temali, i grupit të ansamblit “Treva”, Fran Kodra e Kryetari i Shoqatës “Spani”, Mhill Pali; shumë miq e koleg të autorëve, familjarë të tyre, shkrimtar dhe veprimtar shoqëror, si dhe shkrimtari Meritan Spahija, shtëpia botuese “FIORENTIA”.
Ceremonia u përgatitë nga Aleks Dushi e Suela Ndoja dhe u drejtua nga Suela Ndoja e Daniela Pjetri. Dhanë mendime, vlerësime e opinione Lazer Stani-redaktori i librit; Luigj Shyti-sekretari i Shoqatës Atdhetare-Dukagjini; konsulenti Aleks Dushi; Qëndresa Gjuraj-nga Gërҫarë të komunës Gjakovë; studiuesi Shaban Gjura-Librazhdi; Lulash Brigja; mësuesi veteran; Gjon Gjura nga Mirdita; Prele Shytani-Kryetari i Këshillit të Shoqatës Atdhetare-Dukagjini; Drejtori i shkollës “Dede Gjon Luli”, Gjovalin Kodra; psikologia Suela Ndoja dhe u mbyllen me łjalën e shkrimtarit Fadil Kraja.
Të gjithe po të thuash ishin në një mendje, vlerësuan dhe falënderuan punen e të tre autorëve, Ndue Sanaj, Arben Gjuraj e Vat Gjoni.
Në fund, autoret miqve nga Gjakova, Peja, Mirdita, Librazhdi, Burreli, Bulqiza, Kopliku i Sipërm, Jubani e të tjerë nga fshati Gjuraj, ju shtruan një dreke te Bar-Restorant “FOLOGA”.
Botimin e ketij libri e mundesuan: Vëllezërit Agim e Ardian Preka, Marash Shpati , Gjin Bluda, Vëllezërit Nikoll e Zef Mrina, Ndue Leka, Dede Markaj, Arben Gjoni e Fredi Gjuraj dhe motra Enkelejda, Edmira e Enveida Sanaj.
Ndërsa ceremonia e paraqitjes së këtij libri u mundesua nga Ndoc Sukaj, me banim në Nju-Jork, të SHBA.

part03