part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

MEHMET SHPENDI “NDERI I KOMBIT”
NË PIEDESTALIN HISTORIK

Me datën 16 korrik 2015, ishte një dite e veçante, jashtëzakonisht e veçante. Shume kohe më pare, nuk mendohej se në qytetin e Shkodrës do të ngrihej e vendosej një monument, të njërit prej figurave më të nderuara, më të ndritura të fund shekullit XIX dhe të fillim shekullit XX, jo vetëm të Dukagjinit, por edhe i gjithë nacionalitetin shqiptar, siç ishte figura e “gjeneralit popullor”, të atdhetarit Mehmet Shpendit.
Ne ketë ceremoni morën pjese anëtar te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, dukagjinas, shkodrane e tiranas. E nderuan ketë ceremoni miq nga Mirdita, nga Malësia e Madhe, nga Nikaj-Merturi; miq nga Kosova, te Shoqatës se vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe, me ne krye kryetarin e saj, Ukshin Jashari; nga Malësia e jone ne Mal te Zi, si te shoqatës “Dede Gjon Luli” e te tjerë. Ne mënyrë te veçante kjo ceremoni u nderua nga Sekretari i Përgjithshëm te Presidencës, Fation Nuri, këshilltari diplomatik i Presidentit, Flamur Gashi e te tjerë këshilltare te Presidentit; Z/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi; Z/ministri i Kulturës, Zef Ҫuni; Kryetari i Bashkise se qytetit Shkodre, Lorenc Luka; Kryetari i Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër, av. Bardhyl Lohja; Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu; Skulptori Skënder Kraja e shume personalitete te tjera te qytetit e me gjere.
Hapjen e ceremonie e beri Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, i cili pasi ju uroj mirëseardhjen te gjithë pjesëmarrëseve, i dha fjalën Kryetarit te Shoqatës, Ndue Sanaj, për te folur për jetën dhe veprën e Mehmet Shpendit.
Ne mes te entuziazmit te madh, fjalën e mori  Tome Balbona, kryetari i bashkësisë dukagjinase ne Nju-Jork, i cili përshëndeti ne emër te kontribuuesve për realizimin e kësaj vepre ...
Mjaft emocionuese ishte momenti i zbulimit te Monumentit te Mehmet Shpendi, ne te cilin morën pjese: Ndue Sanaj, Gjergj Leqejza, Luigj Shyti, Florian Nuri, Flamur Gashi, Lorenc Luka, te afërmit e Mehmet Shpendit, ne veçanti vajza e nipit te Mehemtit, zonja Prenda Mark  Shpendi, ne moshën 85 vjeçe, Tome Balbona e te tjerë ... Erdhi momenti i shume pritur, dorëzimi i urdhrit “Nderi i Kombit” ... Këshilltari diplomatik i Presidentit, zoti Flamur Gashi, lexoi dekretin e Presidentit te Republikës, zotit Bujar Nishanit: ... MEHMET SHPENDIT (pas vdekjes), Dekoratën “Nderi i Kombit”, me dekret nr. 9165, date 13. 07. 2015, me motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij atdhetare si udhëheqës popullor, i cili me armë në dorë dha një ndihmesë të çmuar e të patjetërsueshme për më tepër se katër dekada për lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare.”
 Pas duartrokitjeve, Sekretari I Përgjithshëm i Presidencës, Fation Nuri, zonjës Prenda Mark Shpendi, i dorëzon dekoratën …
Aktori i mirënjohur, Bruno Shllaku, ne mes te këtij entuziazmi, recitoi poezinë e Risto Siliqit “Mehmet Shpendi”.
Ne orën 12. 00 u shtrua dreka për miqtë ne bar-restorant “TRADITA”, me pronar Gjon Dukgilaj, te cilin e uruam me shprehjen popullore “E shtroftë trevesen gjithmonë për te mira ...!” Ne dreke, pas hapjes se saj nga  Kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, pati shume përshëndetje: Z/ministri I Mbrojtjes, Petro Koçi, Z/ministri I Kulturës, Zef Ҫuni, Gjergj Leqejza, Lorenc Luka, Sytki Ndreca, Pal Dreshaj, Ukshin Jashari, Gjon Dushaj, Kole Tonaj, Gjin Progni, Lazer Stani, Tom Shpendi, skulptori Skënder Kraja, Tome Balbona e te tjerë.
Ne një moment, Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, lexoi vendimet e Kryesisë se Shoqatës, për nderimin e disa personalitete kontribuuese ne ketë arritje.  U nderua me titullin “Mirënjohja e Shoqatës”: Lorenc Luka, kryetari i bashkise se qytetit Shkodër, me motivacion: “Për kontributin në promovimin e kulturës dhe historisë së Dukagjinit, dhe për mbështetjen veprimtarive të Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” në dobi të zhvillimit e përparimit social dhe ekonomik të këtij komuniteti”. U nderua me titullin “Mirënjohja e Shoqatës”, bashkësia dukagjinase ne Nju-Jork, për kontributin financiar qe kane dhënë, me motivacion: “Për kontributin e madh që dhanë në realizimin e nismës së Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në vendosjen e monumentit të atdhetarit të shquar Mehmet Shpendit dhe albanologut Martin Camaj në qytetin e Shkodrës”, i cili ju dorëzua zotit Tome Balbona. U nderuar me titullin “Mirënjohja e Shoqatës, zoti Maxhid Cungu, Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër, me motivacion: “Për kontributin në promovimin e kulturës dhe historisë së Dukagjinit, dhe për mbështetjen veprimtarive të Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” në dobi të zhvillimit e përparimit social dhe ekonomik të këtij komuniteti”.
Gjithashtu u nderuan me medaljonin “Mehmet Shpendi”, zoti Toma Balbona, zoti Flamur Gashi dhe zonja Prenda Mark Shpendi.
Kënaqësinë  e kësaj dreke e rriten këngëtaret Fran Kodra e Ndue Shytani, me këngët e tyre folklorike dhe atdhetare.

Lavdi jetës dhe veprës se Mehmet Shpendi, Nderi i Kombit!

 

part03