part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

I paharrueshëm gjaku i të rënëve në lufte për liri

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” dhe Shoqata Patriotike e kulturore “Spani”, morën masa për te përkujtuar 100 vjetorin e te rënëve për liri, ne malet e Dukagjinit, ne lufte me një ushtri te rregullt malazeze, ne muajin korrik 1915.
U morën masa për rindërtimin e Lapidarit, i cili kishte pësuar dëmtime nga koha, për njoftimin e pjesëmarrësve, deri te Kryetari i Kuvendit, Qeveria, pushtetit vendor e te tjerë.
Me datën 15 korrik 2015, dite e mërkure, ne orën 11. 30 filloi ceremonia ne Qeresh, vendin ku 75 vjet me pare, paria e asaj kohe e gjithë Dukagjinit, vendosen qe ajo qëndresë, ajo lufte te përkujtohet aty ku dhe u derdh gjak me shume, ne Qeresh.
Ne fillim u dha himni i Flamurit ... U vendosen kurora pranë lapidarit nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, nga Shoqata Patriotike Kulturore “Spani” dhe nga pjesëtar te familjes se Gjon Prekes (Vocaj), prej lagjes Than.
Hapjen e ceremonisë e beri Ndue Sanaj, qe ne mes te tjerave u ndal: “Jemi bashkuar në ketë qafe, që quhet qafa e Qereshit, për të përkujtuar ata, të paret tanë, që 100 vjet më pare derdhen gjakun e tyre për të qene të lire dhe të pavarur, në lufte me një ushtri të rregullt malazeze, në muajin korrik 1915.
Kishte filluar Lufta e Pare Botërore. Me 27 qershor, pasi ushtria e Malit te Zi, kishte pushtuar gjithë malësinë e Mbishkodrës, u fut në qytetin Shkodër. Në hapësirën prej 12-13 ditëve lufte, derdhen gjakun e tyre 106 vete, në Dukagjin dhe prej tyre, në ketë hapësirë, që shohim ne, nga qafa e Mgulles, në gryke Thane, në qafe të Qytezës, në Gropa të Strelit, në Pla´ të Madh, Mbigure, në qafe Kuje  e deri në Nderkiza të Planit, pra, në hapësirën e fshatit Plan-Gjuraj, derdhen gjakun 81 vete, në mes tyre tre gra dhe këta janë të shkruar në pllakën e këtij lapidari, që kemi përpara.
Ne, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” dhe Shoqata Patriotike Kulturore “Spani”, në ketë 100 vjetor bëmë përpjekje të rindërtojmë lapidarin se, ai ekzistuesi i ndërtuar që në vitin 1970, ishte dëmtuar rende nga koha. Tani, jemi përpara këtij lapidari, që shikoni sot, pranë të cilin vumë kurora dhe lule. Gjithçka, që kemi kontribuar në rindërtimin e këtij lapidari dhe për përkujtimin e gjakut të derdhur të 81 të rënëve në ketë qëndresë, në ketë 100 vjetor të tyre, është dhënë për nderimin e gjakut të tyre, është dhënë për shpirtrat e tyre, Edhe ne emrin tuaj, ju them: Këto kontribute Ju bëfshin drite! Pasardhëseve të tyre ju urojme shëndet e me jete të gjate! Zoti t´u japi sa shume jete për t´í kujtuar së bashku me ne, here pas here!
Për sigurimin e kësaj përkujtimore, në ketë kuadër, në kuadrin e 100 vjetorit të saj, kane kontribuar Gjin Bluda, me 5000-leke, Gjin Koçeku, me 5000-leke, Kole Kumbulla, me 3000 leke, Pashko Ara me vëllezër, me 5000 leke, Kujtim Livalli,  me 5000 leke, Pëllumb Vrinca, me 5000 leke, Tome Noka, me 5000-leke, Valentin Preka, me 5000-leke, Pëllumb Ndoja, me 5000-leke, vëllezërit Tonin e Agim Vocaj, me 5 000 leke, Gjon Bungu, me 5 000 leke, .... dhe Shoqata “Atdhetare-Dukagjini, me 123 040 leke. Të gjithë, i falënderojmë me urimin popullor: Paçin e dhënçin! 
Pastaj e mori fjalën N/kolonel ne pension Mhill Pali për te folur për ketë ngjarje, ne kuadrin e 100 vjetorit te saj ...
Ne emër te familjeve te dëshmoreve përshëndeti, Fran Gjini ...
Ne emër te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, përshëndeti Kryetari i Këshillit te Shoqatës, Prele Shyani ...
Për te pranishmit, grupi artistik, Ndue Shytani, Fran Kodra, Pëllumb Vrinca, Ndok Leke e Kristian Zalli dhanë një program te pasur me këngë folklorike kushtuar dëshmoreve te rene për liri ...
Ne orën 13. 00 u mbyll ceremonia dhe pjesëmarrësit u nisen për Shkodër me grupe, te cilët rrugës dhe u argëtuan me ndonjë gote ...
Duhet falënderuar Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan, i cili dërgoi gazetar te TV Shqiptar, pronar i te cilit është, Kole Vasilin e Tome Keqja, te cilët e filmuan te gjithë për ta dhëne ne Miçigan. Gjithashtu duhet falënderuar TV STAR-PLUS, i cili dërgojë gazetarin Mark Gjeka, dhe ka dhëne pjese te kësaj ceremonie. Por është e turpshme, qe asnjë nga pushteti vendor te vjetër e te rinj nuk morën pjese ne ketë ceremoni, ne kuadrin e 100 vjetorit te Përballjes se Madhe te Dukagjinit, ne Plan,  me forca te rregullta ushtarake malazeze ... Vërtetë, një qëndrim i papranueshëm i tyre ... Urojme te jete një lajthitje e momentit, prej kohës se nxehte, te mesit te muajit korrik

Lavdi për jete te rënëve për  LIRI!

 

part03