part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Misteret e një Kreshte

Me datën 17 Maj 2014 në orën 18.30 në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, Shoqata “Atdhetare- Dukagjin”,  në bashkëpunim me Famullin e Shën Shtjefnit Shkodër organizuan promovimin e filmit dokumentar - "Misteret e një Kreshte" me autor Mhill Vata.
Në vazhdimësinë e punës 11 vjeçare që Shoqata jonë po bënë në promovimi e vlerave dukagjinase, pas promovimit të filmit dokumentare kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit dhe albanologut Martin Camaj, me autore gazetaren Tefta Radi, ajo organizoi dhe promovimin e një tjetër dokumentari, me autor dhe tematik dukagjinase.
Pas shfaqjes së dokumentarit, të cilat u shoqëruan me duartrokitje për punën e mirë të autorit, fjalën e morën:
Paulin Ujka, i cili ne mes te tjerave, theksi: “Autori në fjalë i frymëzuar nga bukuria e dhuruar nga Dora e Zotit herë pas here sjell për teleshikuesin dokumentare, të cilët janë vlerësuar dhe vlerësohen për punën e arrirë artistikisht. Që nga viti 2007,  Mhill Vata i  bazuar në dashurinë, me punën e tij ka sjell për teleshikuesin 8 dokumentar,  të cilët janë transmetuar nga TVSH. Galeria, Mulliri i vjetër, Thethi dhe Alpet, Gjurmët e lashtësisë, Zëra në Alpe, Heronjtë e bjeshkëve dhe Misteri i një Kreshtë, të cilin sapo e  shikuam. Gjithashtu është në punim e sipër edhe një tjetër dokumentar –Dhia e egër, mbretëresha e Alpeve. Duke u nisur edhe nga emërtimi i dokumentarëve, Mhilli me kamerën e tij ju ka veshur Alpeve dhe historisë së tyre, për ti përcjell me realitetin e tyre. Ja vlen të përmendet se, në punën e tij, ai i ka përballuar vetë të gjitha shpenzimet. Për shumë njerëz kjo do të dukej sfidë e madhe, por këto përpjekje dhe këto suksese kanë vetëm një emër:  Dashurinë për vendin ku jemi lindur dhe rritur dhe falënderim përpara Zotit, i cili na i ka dhuruar natyrën, historinë dhe njerëzit.
Historiani i kësaj zonës së Dukagjinit, Prel Milani, në fjalën e tij shprehu në veçanti, për vlerën historike që përcjell ky dokumentare. Paraqitja me realizëm dhe ilustrimi me momentet kulmorë të historisë e sjellin këtë legjendë të gjallë në mesin tonë dhe pse jo për tu lenë trashëgim dhe brezave që vinë. 
Ndërsa Sekretari i shoqatë, Luigj Shyti, në veçanti u ndal në vlerën e paraqitjes së mrekullueshme të pejsazhit Shaljan, ku dhe janë përqendruar pamjet filmike. Ky dokumentarë e ngacmon shikuesin për të prek me dorë këto bukuri të këtyre majave të thepisura.
Pastaj e mori fjalën dhe Kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, i cili e përgëzoi autorin në fjalë për punë e mrekullueshme dhe sakrifikues të bërë deri tani. Je një krenari për Dukagjinin, ku ju me bashkëpunimin tuaj me programin satelitor të RTSH i keni dhënë jehonë Dukagjinit dhe historisë së tij.
Edhe ky dokumentarë sjell për shikuesin punën e mirë që ka bërë Mhilli,  në bashkëpunim me grupin e tij realizues: Producent-Ferdinad Sula, Konsulent- Fran Okseti, Montazhi- Yllka Gjollesha, Miksazhi -Ermal Bardhi, Folës –Arben Derhemi  ndërsa realizimin, skenarin dhe kamera- janë punë e vetë Mhill Vatës,
Në përfundim si mesazh përmbyllës të këtij promovimi me mjaftë emocione, Paulin Ujka interpretoi disa vargje të Atë Gjergj Fishtës, të cilat ishin apel i dashurisë për Atdheun.

Përballë kësaj punë të mrekullueshme, fjalët janë të tepërta, por ne e përgëzojmë te nderuarin Mhill Vata, për punën e tij dhe i urojmë suksese të mëtejshme.

part03