part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Konferenca për gjakmarrjen,
me teme: “Gjakmarrja realitet apo retorike”

Me datën 11 dhjetor 2001, ne mjedisin e Shtëpisë se Ushtarakeve, me rastin e Ditës Botërore te Drejtave te Njeriut, u zhvillua Konferenca shkencore, me teme: “Gjakmarrja realitet apo retorike” e organizuar          nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” dhe Komisioni për Drejtësi dhe Paqe”
Ne këtë konference, morën pjese personalitete te fushave te ndryshme te qytetit Shkodër, te Dukagjinit, jurist, mësues, shkrimtar, poet, këshilltar e te tjerë, qe mund te kontribuonin ne realizimin e qëllimit. Ne mënyrë te veçante, e nderoi këtë konference: Presidenti i Komisionit për Drejtësi e Paqe i Sh01qipërisë, Shkëlqesia e Tij, Arqipeshkvi i Metropolitit Shkoder-Pult, Imzot Angelo Massafra; Nje përfaqësi e Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qendër ne Peje, me Kryetarin i kësaj shoqate, Ukshin Jashari dhe te shoqates “Islamik Relief”.
            Ne hapjen e Konferencës, Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, pasi prezantoi programin dhe ju uroj mirëseardhjen pjesëmarrëseve, u ndal: Pas përmbysjes se shtetit monist, shpërthyen disa fenomene qe nuk ishin dukur rreth nje gjysme shekulli, siç është gjakmarrja. Shume kush u be trim dhe çoi fjale njërit apo tjetrit, se me ke “gjakun” dhe nuk ke bese, edhe pse ky rast mund te jete i disa dekadave me pare!!! Menjëherë u çuan ne këmbë njerëzit e “mençëm” për zgjidhen e këtij fenomeni, ose për parandalimin e tij ne baze te drejtës zakonore, duke përdorur shprehjet tashme te rëndomta “kush fale është burrë”, “Kush fale është me trim”, rilindi institucioni i “Faljes”, i “Besës” e te tjera e te tjera jashtë kontekstit te të jetuarit ne shoqërinë e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit. U krijuan shoqatat e pajtimit te gjaqeve dhe te konflikteve, te cilat krijuan dhe Komitetin e Pajtimit Mbar02e Kombëtar, me qendër ne Tirane, i cili përgatiti dhe zhvilloj Kongrese dhe u lidh me te gjithë strukturat e Bashkimit Evropian dhe deri me Organizatën e Kombeve te Bashkuara duke padite shtetin Shqiptar, duke u krijua nje minishtet brenda shtetit. Nuk mund te them, me dashje apo pa dashje, ranë ne ketë kurth, edhe President te Shtetit Shqiptar, edhe Kryeministra deri dhe Kuvendi Shqiptar qe miratoj ligje dhe struktura kundër gjakmarrjes me ne krye Presidentin e Republikës se Shqipërisë!... A zgjidhet ky fenomen qe tani është bere problem me metoda arkaike? ... Përgjigjen me te mire do ta marrim nga kumtuesit dhe nga ju, qe me mendimet tuaja do te na ndihmoni t’ia arrijmë qëllimit te kësaj konference. ...
            Pastaj shprehu mirënjohjen për ata qe ndihmuan ne përgatitjen dhe zhvillimin e kësaj Konference, si: Biznesmenin dukagjinas, ne Miçgan te SHBA, Ndue Ftonin dhe Komisionin për Drejtësi e Paqe, me Sekretar Luigj Mila.
***
Konferencën e përshëndeti: Shkëlqesisë se Tij, Imzot Angelo Massafra, dhe Koordinatori për shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj, Rrahman Jashari dhe N/kryetari i kësaj shoqate, profesor Rexhep Abazi, te cilët me mesazh03et qe dhanë na ndihmuan ne te gjitha drejtimet, por ne veçanti për formulimin e deklaratës.
Pastaj u mbajtën këto kumtesa:
1- Kumtesa: “Vështrim historik mbi gjakmarrjen, shkaqet dhe pasojat”, u mbajt nga juristi Luigj Mila, Sekretar i Komisionit për Drejtësi e Paqe
2- Kumtesa: “Shqiptaret vrasës patologjik apo te imponuar nga kushtet historike për te mbijetuar?!”, u mbajt nga  poeti,  historiani dhe kryetari i seksionit te veprimtarive te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Prele Milani
3- Kumtesa: “Kanuni shkaktar apo abuzim me te për vijimin e gjakmarrjes”, u mbajt nga studiuesi Luigj Shyti, Drejtor i  shkollës 9-vjeçare ne Rragam-Kom04una Guri i Zi dhe Sekretari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”
4- Kumtesa: “E drejta zakonore dhe ligjet bashkëkohore përballë njeri-tjetrit”, u mbajt nga avokat Arbër Raja
5- Kumtesa “Procesi i edukimit, mase parandaluese për eliminimin e gjakmarrjes”, u mbajt nga poeti dhe Kryeredaktori e gazetës “Dukagjini”, Lazer Kodra
3- Kumtesa “Përgjegjësia e strukturave te drejtësisë për te parandaluar gjakmarrjen”, u mbajt nga  avokat Tonin Marku

            ***
Ne mbyllje te punimeve te Konferencës,  Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, u ndal: Mendojmë, se erdhi momenti ta mbyllim Konferencën, nëpërmjet se cilës, me ndihmën tuaj ja arritëm qëllimit, dhe për këtë, ne emër te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe Komisionit për Drejtësi e Paqe, ju falënderoj përzemërsisht te gjithëve për kontributin qe dhatë, por ne veçanti për kumtuesit Luigj Mila, Tonin Marku, Arbër Raja, Lazer Kodra, Luigj05 Shyti e Prele Milani, qe me punën e tyre te përgjegjshme, bën përpjekje te na marrin te gjithëve me veti dhe na morën duke u bere pjese e tyre, ne arritjen e qëllimit te kësaj konference, qe ju kushtua nje nder problemeve me shqetësuese, me abuzive ne shoqërinë tone dhe ne veçanti ne zonën e Dukagjinit, te komunitetit te tij kudo qe ndodhet, punon e jeton. Ato ishin mjafte interesante dhe na ndihmuan te shohim me mire këtë fenomen te turpshëm ne çdo kohe për shoqërinë tone, por ne veçanti për kohen qe kalojmë dhe duam te integrohemi.
Organet kompetente duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për mbrojtjen e atyre që nuk kanë bërë krim duke pasur parasysh se të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës ...
Me zhvillimin e kësaj konference, nuk pretendojmë se kemi arrite ndonjë kulm shkencor dhe u tha ndonjë gjë e panjohur dhe as kapem ndonjë maje, apo kapem flamurin, por mendojmë, se ndikuam sa do pak ne sensibilizimin e opinionit, veçanërisht te06k te rinjtë.

***
Ne fund Konferenca doli me këtë deklarate:

Me datë 11 dhjetor 2010, me rastin e Ditës Botërore te të Drejtave të Njeriut, në mjediset e Shtëpisë së Ushtarakëve, u realizua konferenca shkencore një ditore me temë: “Gjakmarrja realitet apo retorikë”.
Kjo konference, e cila u realizua në bashkëpunim nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe, në praninë edhe të Arqipeshkvit Metropolit Shkodër-Pult, një kohësisht edhe President i komisionit Drejtësi dhe Paqe, Imzot Angelo Massafra, dhe pjesëmarrjen e organizatve jo q07everitare, përfaqësues të institucioneve shtetërore, intelektualë, specialistë të fushave të ndryshme dhe individe, si dhe një përfaqësi e shoqatës se Miqesise Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”, me qender ne Peje, të cilët diskutuan gjerësisht për fenomenin e gjakmarrjes, shtrirja e tij, abuzimet dhe masat për daljen nga situata.
Në fund të takimit të pranishmit ranë dakort për lëshimin e deklaratës së mëposhtme:
Ne, përfaqësuesit e sho08qates “Atdhetare-Dukagjini”, Komisionit Drejtësi dhe Paqe, dhe pjesemarresit,  të mbledhur sot me datë 11/12/2010, me rastin e Ditës Boterore të të Drejtave të Njeriut,  në një konferencë një ditore për gjakmarrjen me temë “Gjakmarrja realitet apo retorikë”
deklarojmë:
Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë një nga problemet kryesore sociale në Shqipëri, i cili jo vetëm që nuk është reduktuar por vitet e fundit ka ardhur në rritje.
Problemi është i shtrire ne te gjithë Shqipërinë edhe pse ne Veri ka nje karakter paksa me te veçante dhe te “organizuar” pasi ne këtë zone aplikohet ngujimi i familjeve gjë qe për zonën e Jugut është po thuaj i panjohur.
Vrasjet e kryera për gjakmarrje ne shumicën e rasteve nuk bazohen te kanuni apo ndonjë tradite tjetër zakonore dhe përfshirja e kanunit është sa abuzive aq edhe keqdashëse, por qe ne themel këto lloj vrasjesh kane mentalitetin e vetëgjyqësisë.
Masat e marra nga organet shtetërore për parandalimin, lehtësimin dhe reduktimi e gjakmarrjes kane qene të pamjaftueshme.
As krijimi i “Këshillit koordinues shtetëror” për reduktimin e gjakmarrjes, ngritur  me vendim te ligji Nr. 9389, date 4. 5. 2005, nuk e ka kryer funksionin e vet, i cili duhej të  evidentonte, nëpërmjet studimeve qe do te kryheshin nga  këto organe, përhapjen dhe shtrirjen e krimit te gjakmarrjes e te fenomeneve te 09tjera qe lidhen me te ne shkallë Republike dhe do të orientonte përgatitjen e nismave ligjore në fushat përkatëse gjë që nuk është bëre. Po ashtu ky Këshill koordinues, duhej te përcaktonte platformën dhe mënyrën e organizimit dhe te koordinimit te veprimtarisë me organet e qeverisjes vendore gjë qe po ashtu nuk ka ndodhur.
As organet e drejtësisë, sidomos gjykatat nuk e kane kryer detyrën e tyre siç duhet ne gjykimin dhe dënimin sipas ligjit te të gjitha rasteve për gjakmarrje, duke u bere shpeshherë pjese e nje procesi abuziv dhe duke liruar persona që kanë kryer krimin e gjakmarrjes, kundrejt shpërblimeve të majme, duke nxitur kështu familjet e viktimave që te kryejnë vetëgjyqësi dhe duke ndikuar ne vazhdimësinë e spirales se gjakmarrjes.
As organizatat jo shtetërore nuk kanë ndërhyrë ne mënyrë domethënëse në drejtim të  lehtësimit të problemit, përkundrazi shpeshherë janë bëre pengesë duke abuzuar me problemin me qellim përfitimi.
As mediat qofshin ato të shkruara apo elektronike, me gjithë kontributin e dhënë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur fenomenit të gjakmarrjes.
Numri i familje të ngujuara edhe pse janë me pak se sa ç’deklarohen nga disa organizata dhe individë përsëri janë mjaftueshëm për tu shqetësuar, pasi kemi të bëjmë me dënime kolektive te cilat përfshijnë persona të pafajshëm siç janë fëmijët. Organet shtetërore te drejtësisë nuk duhet të lejojnë ngujimin e këtyre familjeve pasi kjo ka lidhje me kërcënimin, kanosjen i cili është një vepër penale e parashikuar në kodin penal, e sanksionuar në Nenin 83/a, Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 1. 2001, neni 12, dhe ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26. 2. 2007, i cili parashikon dënimin me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë për kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në shtëpi. Po ashtu në Nenin 83/b, Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26. 2. 2007, neni 9, prashikohet burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë, nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje.
Shkollat dhe institucionet tjera arsimore mund të luajnë një rol edhe më të madh në drejtim të edukimit te fëmijëve me ndjenjat e paqes, pajtimit dhe tolerancës.
Për këtë arsye, propozojmë:
* Duke pasur parasysh rolin e fesë në forcimin shpirtëror në vlerat fetare dhe njerëzore dhe duke falënderuar klerin për punën e bërë, kërkojmë: “Bashkëpunimin më të ngushtë me institucionet fetare qendrore dhe lokale pasi janë këto të fundit ato të cilat historikisht dhe aktualisht kanë dhenë dhe po japin kontribut të shquar ne drejtim te lehtësimit dhe parandalimit te gjakmarrjes”.
* Hartimi i një Strategjie Kombëtare për parandalimin e gjakmarrjes dhe eliminimin e pasojave te saje.
* Rritja e vazhdueshme e autoritetit të shtetit të së drejtës për sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbrojtjen e jetës së njeriut.
* Trajtimi me përparësi i zhvillimit të disa zonave të cilat për arsye objektive dhe subjektive janë më të prapambetura se pjesa tjetër e vendit si dhe përcaktimi i politikave dhe strategjive te veçanta për të ardhurit nga zonat malore, për të bëre të mundur njohjen e tyre si qytetare të barabartë, respektimin e të drejtave, traditës dhe kulturës së tyre duke marrë nisma dhe duke realizuar projekte me qëllim lidhjen rinovuese te të gjitha vlerave të përbashkëta.
* Parandalimi i kriminalitetit në tërësi dhe vrasjeve në veçanti duke realizuar projekte edukative dhe sensibilizuese me metoda bashkëkohore.
* Rritja e shkallës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organeve të ngarkuara me parandalimin dhe luftën kundër krimit me qëllim ndalimin e të gjithë  autorëve të vrasjeve sidomos atyre për gjakmarrje si dhe hetim dhe gjykimi i shpejtë, i drejtë dhe i bazuar në ligj. 
* Forcimi dhe institucionalizimi i bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe organizatave jo qeveritare për zgjidhjen e konflikteve duke synuar ne edukimin e brezit të ri me ndjenjat, mirëkuptimit, paqes tolerancës, dhe për ti thëne jo krimit, vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes
* Lirimi i familjeve të ngujuara duke bëre presion familjeve ngujuese, nëpërmjet kontrollove sistematike për armëmbajtje, bazuar kjo në ligjin e lartpërmendur të kanosjes.
* Sensibilizim i opinionit publik si dhe inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, që punojnë për zgjidhjen e konflikteve dhe për pajtimin e mosmarrëveshjeve, sidomos të atyre me karakter penal, që sjellin si pasojë vrasje.
* Ne bashkëpunim me drejtuesit e TV private dhe prindërve, te ushtrohet nje kontroll me i rrepte i programeve televizive dhe lojërave elektronike, te cilat ne shume raste kane përmbajtje te theksuar dhune dhe që ndikon ne mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e agresivitetit tek të rinjtë.
* Dhe se fundi ne bashkëpunim me prindërit dhe mësuesit te shmangen metodat e dhunshme edukative te fëmijëve, pasi kjo jo vetëm bie ndesh me ligjin, por edhe nxit dhe edukon dhunën tek këta te fundit.
***
Organizatat e mësipërme zotohen për një bashkëpunim të plote, të sinqertë dhe profesional në drejtim të lehtësimit të problemit të gjakmarrjes, deri në eliminimin e plotë të tij.

NGA PJESEMARRESIT NE KONFERENCE

PER SHOQATEN “ATDHETARE-DUKAGJINI”  PER KOMISIONIN DRJETESI DHE PAQE
NDUE SANAJ                          LUIGJ MILA
KRYETARI                               SEKRETARI I PERGJITHSHEM

 

***
Kjo deklarate ju drejtua:
- Presidentit te Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Bamir TOPI
- Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina TOPALLI
- Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Sali BERISHA
- Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit PATOZI
- Kryetarit të Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz RUÇI
- Ministrise se Punëve të Brendëshme, Ministrit Lulëzim BASHA
- Ministrise se Drejtesise, Ministrit Bujar NISHANI
- Prokurores së Përgjithshëm, zonjës Ina RAMA
- Kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Shpresa BEÇAJ
- Ambasadave të akredituara në Shqipëri
* Të Bashkimit Evropian
* Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
* Të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian
* Të Republikës së Italisë
* Të Republikës së Francës
* Të Mbretërisë së Holandës
* Të Rebulikës së Austrisë
* Të Mbretërisë së Spanjës
* Të Rebulikës së Gjermanisë
* Të Mbretërisë së Bashkuar Britanike
- Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri
- Mediave të shkruar dhe vizive.

part03