part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Martin Camaj

Ditën e diele, më 21 nëntor 2010, ora 10.00, në Shtëpinë e Ushtarakëve, u zhvillua ceremonia “Martin Camaj” e organizuar nga “Shoqata  Atdhetare-Dukagjini”, Komuna Temal dhe Komuna Shllak, me rastin e dekorimit të Martin Camajt me Urdhrin: “Nderi Kombit”, si dhe marrja e titullit “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër. Ne këtë ceremoni marrin pjese: Anëtarë te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Anëtare te Nderit te shoqatës; pjesëtarë te komunitetit Shllak dhe Temal; familjare dhe te afërm te Martin Camaj-Nderi i Kombit; personalitete te pushtetit vendor, te artit dhe te letërsisë ne Qarkut Shkodër.
Në hapje te ceremonisë, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, theksoi: Shkrimtari, gjuhëtari, etnografi dhe albanologu Martin Camaj, nga fshati Telum i komunës Temal, me datën 26 tetor 2010, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se Tij, me propozim te kryesisë se shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me mbështetjen e Akademisë se Shkencave te Republikës se Shqipërisë dhe Qendrës se Studimeve Albanologjike, ne veçanti me këmbënguljen e vijueshme te profesor doktor Ardian Marashi, Drejtor i kësaj qendre, pas tre vjet e gjysme, u arrite te dekorohet me urdhrin e larte “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Personalitetit të mirënjohur, që dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, si dhe në njohjen e shkencave albanologjike në botë; shkrimtarit të shquar që krijoi nga veprat më të mira të letërsisë moderne shqipe”.

mc1

Me datën 15 nëntor 2010, nje grup i përberë: Ndue Sanaj, Mark Zhuri, Lazer Kodra, Hile Martini dhe Dede Camaj shkuan ne fshatin Telume, te shtëpia ku ka lindur Martin Camaj dhe u vendos pllaka, me mbi shkrimin: “Monument Kulture-Nderi i Kombit, banesa e Camajve”, me urdhër te MTKRS-ve, nr. 323, date 15 maj 2007.
Martin Camaj: Ne vitin 1991 “Qytetar Nderi” në qytetin e Greçës, në Itali; në vitin 1992,  “Profesor Nderi” i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkodër; në vitin 1993 , Mësues  Popullit”; në dhjetor 2002, çmimi “Penda e Artë”; ne vitin 2007, shtëpia e Camajve shpallet “Monument Kulture; ne vitin 2010, “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër dhe “Nderi i Kombit”.
Pak para, se te jepte lamtumiren nga kjo bote, ju drejtohet kolegeve shqiptare dhe ne tërësi bashkëpatriotëve dhe shqiptareve me këtë shprehje: “Ndonëse të ndam për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë!”. Kjo shprehje e thëne në çastet e fundit, ne vitin 1992, nga ky “shkrimtari i lartësive”, siç theksoi Presidenti i Republikës-profesor dr. Bamir Topi, gjithnjë e më shumë marrin një formë testamenti, duke shpjeguar një marrëdhënie unike me letërsinë dhe historinë, me vendin dhe popullin e tij”. 
Jemi te bindur qe me kohe dhe veçanërisht sot bashkohemi të gjithë në një zë për të thënë: Po, ti je i yni dhe ne jemi krenarë për ty! Ne jemi të tutë, kemi qenë gjithmonë të tillë,  edhe sot më shumë se kurrë, kur kuptojmë sa shumë na ke dashur, duke e dërguar kulturën shqiptare drejt Evropës përpara se Shqipëria t’i afrohej asaj
* Fjalen e mori Kryetarit te Këshillit te Bashkise Shkodër, avokat Bardhyl Lohja, i cili, pasi foli për kontributet e Martin Camjat ne shërbim te Kombit, i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” i qytetit Shkodër, me vendim te Këshillit Bashkia, nr. 64, date 1. 11. 2010, me këtë motivacion: “Me veprën e tij, prej një albanologu, studiuesi, enologu, gjuhëtari, poeti, shkrimtari, intelektuali me përmasa evropiane, i bëri një shërbim të madh qytetit të Shkodrës, Shqipërisë dhe ne tërësi Kombit tonë, duke u bëre për 30 vjet de fakto “Ambasadori kulturor i Shqipërisë ne Evropë”” .
Ky titull ju dorëzua te afërmit Martin Camaj, Kole Camajt.
* Ne këtë rast, Nënkryetari i Shoqatës, Gjergj Leqejza u dorëzoi kartën e anëtarësisë se shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” të rinjve: Albert Marku, Hana Rrgalla, Drita Shyti dhe Jozef Mollzati
Pasi te pranishmit vizituan ekspozitën fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Martin Camajt, ne te cilën në çdo foto takoje Martinin të mbushur me mall për vendlindjen dhe dashuri për njerëzit, u dha dokumentari: “Pjesë nga jeta e Martin Camajt”, me skenar të Ardian Klosit.

mc2

Takimin e mbylli Ndue Sanaj, i cili tha: Ne mbyllje te kësaj ceremonia, ne emrin tuaj dhe te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me lejoni te falënderoj te gjithë ata qe kontribuuan, ne përgatitjen dhe ne realizimin e veprimtarive, kushtuar Martin Camaj, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se tij: Fakultetin e Shkencave Shoqërore, qe me Qendrën kërkimore-shkencore albanologjike, Departamentin e Letërsisë dhe i Gjuhësisë, organizuan dhe realizuan Konferencën shkencore, me teme: “Martin Camaj për kulturën shqiptare, shkrimtari dhe albanologu”, me 26 korrik 2010; Qendrën e Studimeve Albanologjike Shqiptare, qe me 24 shtator 2010, ne Tirane, organizuan dhe realizuan konferencën shkencore, me teme: “Martin Camaj ne kulturën shqiptare”. Për realizimin e këtyre veprimtarive ne mënyrë te veçante te falënderoj ata qe mundësuan financiarisht: zonjushën Keti Bazhdarin, zotërinjtë: Nik Mrina, Tonin Gjoni, Ndue Marashaj, Martin Selimi, Mark Zhuri, Hile Kodra, Sokol Cubi, Pjeter Gjeta dhe Mehill Prroni, me urimin popullor: “Paçin dhe dhënçin ne shërbim te ngritjes se vlerave te personaliteteve te komunitetit tone”.
Me ngritjen dhe vlerësimin e këtij personaliteti, ne radhe te pare i bëmë nder vetes, u nderua komunitetin nga pati prejardhjen, u nderua familja qe e lindi dhe e rriti. Prandaj, detyrimi i jone ndaj jetës dhe veprës se tij, është i motivuar dhe i ligjshëm.

Me këtë rast, me lejoni qe ti drejtohem gjithë shkodraneve, por ne mënyrë veçante dukagjinasve: Ne jetën dhe punën tuaj, udhëhiquni nga jeta e vepra e këtij kolosi te nacionalitetit shqiptar, qe larg normave dhe mentaliteteve orientale dhe te se drejtës zakonore te nje shoqërie primitive, beri emër ne shërbim te nacionalitetit qe e lindi dhe e rriti.

 

part03