part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Martin Camaj, ne fokusin e Konferencës Shkencore, ne Tirane

Me datën 24 shator 2010, ne sallën “Aleks Buda”, te Akademisë se Shkencave, i organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike-Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë, u zhvillua Konferenca shkencore, me teme: “Martin Camaj, ne Kulturën Shqiptare”.
Ne këtë konference morën pjese studiues nga te gjitha trevat shqiptare, Italia, Gjermania, Austria e te tjerë. Ne konference mori pjese Z/V Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halil Shamata; bashkëshortja e Martin Camajt, dr. Enrika Camaj dhe nje grup nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”: Ndue Sanaj, Zef Gjeta, Luigj Mila, Zef Bari, Aleks Dushi, Ledia Dushi dhe Ndoj Mehilli.
Konferencën e hapi profesor-doktor Ardian Marashi, Drejtori i Qendrës se Studimeve Albanologjike, i cili, pasi beri prezantimin e objektit te Konferencës Shkencore dhe uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve ne këtë Konference, mbajti fjalën e hapjes, me teme: “Martin Camaj ne letrat shqipe”.

01

Akademiku Kolec Topalli, mbajti temën: “Albanologu i shquar Martin Camaj ne 85-vjetorin e lindjes”.
Përshëndeti Konferencën Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zotëri Halil Shamata, Ana Luka, bashkëpunëtore dhe redaktore e patër Danile Gjeçajt, doktorësh Enrika Camaj, bashkëshortes se Martin Camajt,  dhe Ndue Sanaj, kryetari i shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, i cili nder te tjera, u ndal: “… Kjo konference, e cila mbahet vetëm dy muaj pas konferencës shkencore te organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore te Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkodër, besoj, se duke i gjurmuar vlerat e veprës se M. Camaj edhe ne rrafshe dhe dimensione te tjera do te mundësojë krijimin e nje portreti me real te këtij personaliteti te kulturës sonë. Personalitete te kulturës, te njohura kudo ne bote, kane kaluar padyshim neper rrugën e mundimshme te njohjes, e cila ka fiksuar tek ata nje sensibilitet objektiv, tejet te larte, ndaj vlerave, i cili i mundëson atyre te të përjashtojnë çdo relativim apo hiperbolizim te tyre për motive politike. Jeta, çdo dite qe kalon, gjithnjë e me qarte po vërteton se personaliteteve te të gjitha fushave qe po politizohen, jo vetëm qe atyre nuk ju behet nder dhe as nuk i ngrihen me shume vlerat e tij si personalitet i vlerave kulturore e gjuhësore,  si poet dhe shkrimtar dhe aq me tepër si atdhetar, siç ishte Martin Camaj.

03


Por, ne te njëjtën kohë, të gjithë ne, organizatorët, lektorët, referuesit, me kujtimin e jetës dhe veprës së Martin Camaj, po marrim përsipër përgjegjësinë dhe detyrën që na takon ndaj kontributit që Martin Camaj la për ne. Mospërmbushja e mospërgjegjshëmria ndaj cilës do të ishte një faj.
Martin Camaj, si shumë mendje të tjera të ndritura që kontribuan përmes penës, me shpirtin e tyre të palodhur me dashuri ndaj atdheut, e vendlindjes, e kane bere punën e tyre, ndërsa ne, na mbetet t’i njohim, t’i pranojmë mentalitetet dhe dijet e tyre avangarde,  t’i hulumtojmë, dhe duke i studiuar, të mësojmë nga vepra e tyre.
Martin Camaj lindi dhe u rrit duke thithur ajrin e freskët të maleve të Dukagjinit, por u burrërua dhe e mbylli jetën e tij ne atmosferën e demokracisë evropiane. E këtë e shpreh me se miri me penën e tij tek poezia “Kiri”, ne vitin 1948, vit kur do t’i linte lamtumiren vetëm fizikisht vendit te tij:Rrnosh e kjosh more ti Kir, / Si k’to brigje i kalon / Ti gjithmon’ si bab’ i mir’ / Djemt e tu kurr s’i harron / Un’ sa grima kur u bana / Me n’rrue hapa, me shetit / Mue per dore tuj m’ajt nana / N’brigje tua jam flladit / Ti je bab’ e tije nan’ / Ti je shoqi i jetës time / Me u nda teje mos kjoft’ Than’ /... Ai asnjëherë nuk iu fsheh erës së ftohtë të Veriut të Shqipërisë, por dhe as luginës së Innit të Gjermanisë ku mbylli jetën e tij; Ai, asnjëherë nuk iu fsheh diellit përvëlues – metaforik, kudo që jetoi dhe punoi;  Ai, e zbuloi veten para njerëzve, duke u treguar para tyre Martin Camaj komunikues, bujar, fisnik dhe atdhetar. Kudo shkeli, punoi shumë për të fituar dije, për të dhënë dije, për të lënë dije dhe për të përfaqësuar denjësisht shqiptarin.Vetëm kështu arriti të formatojë personalitetin e tij, njeriun, atdhetarin e përkushtuar, pa harruar asnjë moment të jetës së tij, popullin, vendin dhe gjuhën që e lindi.
Kam bindjen, se te gjithë ne kemi çfarë të mësojmë nga jeta dhe vepra e Martin Camaj-t. Me këtë konferencë vijohet te bëhen përpjekjet shkencore, për të zbuluar vlerat e veprës se tij, që duhen bërë pjesë e arsenalit të kulturës sonë, madje asaj më të mirës dhe të krenueshmes,  e cila kulturë, si e tillë, është e domosdoshme për të siguruar prosperitetin e shoqërisë shqiptare. E theksoj këtë, se ne ketë kuadër, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se tij, Ai, ende nuk është pjese e kulturës shqiptare, prandaj, Martin Camaj do të jetë afër Shqipërisë dhe në të, atëherë kur të ketë zënë rrënjë ideja se ai është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe se vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Për këtë nuk mjafton vetëm të flasim, por duhet një përpjekje shumë më e gjerë për t’ ia prezantuar publikut shqiptar e aq me tepër rinise tone.

05


Martin Camaj në poezinë e tij “Vendit tem” shkruan: “Kur t’vdes le t’bahem bar / n’malet e mija n’pranvere / n’vjeshte do t’bahem fare ...”. Kjo është ajo çka autori i ofron vendit te tij, prandaj për këto arsye, Dukagjini ka perse te krenohet me ketë kolos te letrave dhe te kulturës shqiptare. Ai ishte ambasadori i kulturës shqiptare ne Evrope dhe me gjere.
Nëse Martin Camaj, kishte nje here arsye te krenohej me origjinën e vet, ne kemi shume here arsye qe te krenohemi me jetën dhe veprën e tij. Ne te njëjtën kohe, kemi edhe me shume here detyre qe te bëjmë përpjekjet tona ne njohjen, evidentimin dhe prezantimin ndaj te tjerëve, te vlerave te shkëlqyera te zonës se Dukagjinit, duke i mbrojtur e pasuruar sa te jete mundur këto vlera.
Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” nëpërmjet gazetës së saj modeste “Dukagjini” ka bërë përpjekje të publikojë jetën dhe veprën e Martin Camaj. Me mbështetjen e Drejtorisë se Monumenteve te Kulturës në Shkodër, shtëpia e lindjes se Tij është shpallur monument kulture;
Me Akademinë e Shkencave dhe Institutin Albanologjik në Tiranë (Qendrën e Studimeve albanologjike) kemi diskutuar dhe mbi bazën e argumenteve teje solid kemi propozuar, që jeta dhe vepra e Martin Camaj të dekorohet nga Presidenti i Republikës me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”.
Shpreh kënaqësinë, që tashme kemi te dhëna te mjaftueshme te  besojmë, se pas tre vjetëve përpjekje,  jemi shume afër realizimit të qëllimit tone, që Martin Camaj të dekorohet me urdhrin e lartë  “Nderi i Kombit”.
***
Konferenca i vijoj punimet ne dy sesione, ne te cilat u mbajtën 36 kumtesa.

Mbylljen e punimeve te Konferencës shkencore, me teme: “Martin Camaj ne kulturën shqiptare”, e beri profesor doktor Rexhep Ismaili, i cili nder te tjera: Falënderoj pjesëmarrësit, kumtuesit e materialeve te përgatitura për këtë Konference shkencore, kushtuar nje nder albanologeve me më zë te diasporës shqiptare, siç është Martin Camaj, si dhe tha: Nderuan këtë Konference: Z/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halil Shamata, bashkëshortja e Martin Camaj, doktoreshë Enrika Camaj dhe Kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj.
***
Konferenca u mbyll me ndjekjen, nga pjesëmarrësit, ne mjedisin e bar-restorant “Sarajet” e nje përformance teatrore me veprën letrare te Martin Camajt, me titull: “Jam larg atyne qe flasin si unë ”, me skenar dhe regji nga profesor-doktor Stefan Çapaliku dhe te luajtur nga katër student(dy vajza dhe dy djem) te Akademisë se Arteve te Bukura.

part03