part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Ceremoni perkujtimore per piktorin Lin Delija, Anetar i Nderit i shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, Nderi i Kobit

Kryesia e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, me rastin e dekorimit me urdhrin e larte “Nderi i Kombit”, piktorin e madh Lin Delija, organizoi nje ceremoni përkujtimore, me datën 20 qershor 2010, ne bar-restorant “Tradita-G&T”. Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete te artit dhe te letrave ne qytetin Shkodër, te Dukagjinit dhe krahinave te tjera te Qarkut Shkodër, anëtarë te shoqatës; pjesëtare te familjes se tij. Ketë ceremoni e nderuan bashkëkohësit e Lin Delise. Artisti i Merituar, bilbili i këngës popullor shkodrane dhe i gjithë Kombit, zoti Bik Ndoja dhe Mjeshtri ne pikture, zoti Ndoc Gurashi. Gjithashtu e nderojnë këtë takim autoritete te pushtetit Vendor ne qytetin Shkodër, anëtaret e këshillit te bashkime se qytetit Shkodër, zoti Nik Kodra dhe Ndue Marashaj.
Takimin e hapi, kryetari i shoqates “Atdhetare-Dukagjini”, Ndue Sanaj, ju uroj mirëseardhjen te pranishmeve, ne mes te tjerave theksoi: “Jemi mbledhur ne një ceremoni te veçante, për te nderuar veten, Dukagjinin dhe dukagjinasit kudo qe ndodhen, Shkodren dhe shkodranet, me rastin e dekorimit te njërit nga djemtë e shquar te Dukagjinit dhe te Shkodres, piktorin e përmasave Evropiane, me urdhrin e larte “Nderi i Kombit”, Lin Deline, pas vdekjes nga Presidenti i Republikës, profesor doktor Bamir Topi.

lini1

“Për piktorin Lin Delija “Nderi i Kombit”, fjalën e mori poeti dhe kryeredaktorit gazetës “Dukagjini”, Lazer Kodra,
Për tu njohur me mire, me jetën dhe veprën e piktorit Lin Delija, Nderi i Kombit, për rreth 30 minuta u dha dokumentari: “Lin Delija, piktori i madh dukagjinas”. Ky dokumentar, me ndihmën e Konsullit te Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, zotit Gjergj Leqejza, u përgatitë: nga Luigj Mila-montuesi, Vladimir Banushi-përkthyesi dhe Ardit Kraja-folesi.  Me ane te këtij dokumentari u njohëm me shume me portretin e Lin Delise, jetën dhe veprën e tij, te pranishmit morën me shume emocione. Mjaft bukur e emocionuese. Ju lumtë përgatitjen e këtij dokumentari.
Opinione:
Artisti i Merituar Bik Ndonja, moshatar i Lin Delise;
Anëtari i Nderit te Shoqatës, Mjeshtri ne pikture, Ndoc Gurashi,
Punonjësja e bibliotekës “Luigj Gurakuqi”, zonjusha Arjeta Ferlushkaj,
Me pas, kryetari i shoqatës lexoi tre vendime te kryesisë se shoqatës: Ju dha titulli “MIRENJOHJE” e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”: Komunës se Pultit, me këtë motivacion: Për mbështetjen dhe kontributin e dhenë me krijimin e  shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe ne vijimësi ne realizimin e misionit te saj”; këngëtari Preke Mrisha, me këtë motivacion: “Për gatishmërinë dhe kontributin e dhëne në prezantimin me sukses të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në të gjitha veprimtaritë artistike dhe kulturore te saj” dhe koreografit Aldo Nika, me këtë motivacion: Për gatishmërinë dhe kontributin e dhenë me grupin e valleve ne prezantimin me sukses të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” në të gjitha veprimtaritë artistike dhe kulturore te saj.
Falënderoj: Zotin Gjergj Leqejza, Luigj Mila, Vladimir Banushi dhe Ardit Kraja për përgatitjen e dokumentarit “Lin Delija, piktor i madh dukagjinas”; zotin Mark Zhuri, kryetarin e komunës Temal dhe pronarin e bar-restorant “Tradita-G&T”, zotin Gjon Gila, për mundësinë qe na krijuan ne zhvillimin e kësaj ceremonie. Qofshin faqebardhe”.

part03