part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

NE KERKIM TE UDHES SE HUMBUR
EDITORIAL nga Lazer Kodra

Sa e dhimbshme kumbon kjo pasthirrme nistore “OH” , kur kujtesa na çon ne te shkuaren tone historike, e cila na shembellen teresisht me pozitivitet dhe negativitetet e saj, (qe fatkeqesisht jane shume), dhe ne , domosdoshmerisht, mendojme nese e meritojme te krenohemi , apo te ulim koken e vetekorrigjohemi? Me atdheun tone , Shqiperine, eshte luajtur dhe vazhdon te luhet biznes gjithfarësh. Por askush nuk ka lujtur me teper e me shume se vetë, ne shqiptaret. Me koncepte fare te dobeta e pa ndjeshmeri per nocionin “Atdhe”, shqiptaret e perdoren atë për gjerat më te turpshme e te papranueshme, vetem e vetem të mbushin ‘mullen’ e interesit vetjak. Po atdheu ne konceptin abstrakt eshte si “Engjelli i rojes”i bestytynive popullore që kur vdes Ai vdes edhe personi. Atdheu eshte ai fllad cipeholle qe na ndjek nga pas dhe njekohsisht ajo pasqyre magjike ku çdo moment individi shembellen poliidentitetet e veta. A nuk jemi ne, qe me shume dhimbje dhe indinjate, degjojme çdo dite njerëzit qe drejtojne kete vend tek betohen ne emer te atdheut, fryhen ne emer te tij, nderkohe qe te gjithe jemi te vetdijshem se secili prej tyre e ka shqyer nga cope prej tokë së Tij , e ka tkurrur atë sa nje libreze kursimi dhe e kan konvertuar ne lloje te ndryshme monedhe nder banka fund e krye botes. Pastaj…pastaj: Oh sa mire me qene shqiptar!!!A eshte e vertete se te qënit shqiptar sot do të thote minus për t`ë hyre ne Evrope? Po atehere pse ndodhë kjo? Të gjithe zhyt e mbyt pergjigjemi:Na mbyti diktatura 45-vjeçare! Mendjepaktë e dritëshkurter, si perhere , mbytemi në kaq kohë dhe nuk jemi te afte te dallojme moçalin e mëpertejmë (dikush kete e ben qellimisht), nje moçal ne te ciln u fundos çdo gje e vyer e ktij vendi me emrin tashmë Shqipëri. Po ne jemi te vetedijshem se diktator paten edhe Ruset, edhe Gjermanet, edhe Italianet edhe…edhe…! Po pastaj ku qendron e veçanta jonë? Ne u kenduam pushtuesve, u sherbyem pushtuesve, u ngritem buste pushtuesve u falem identitetin pushtuesve dhe jo vetem kaq, por ata na u bene edhe etrit shpirteror (kuptohet jo te gjitheve).Akoma neper “kuzhinat” e mendesive shqipatare gatuhet me ‘menun’ e pushtuesit shumeshekullor, pushtuesit otoman, me mentalitetin e tyre , me shijen e tyre, me admirimin per ta, e ndersa ne ‘frontin tjeter, pollen sentencen hiperboleske folkloristike, tashme e kthyer ne nje shprehje vulgare nga shumëperseritja e saj, :Oh sa mire me qene shqiptar! Deshem e nuk deshem ne, tashme po veretetohet qartazi se njerzit e ketij vendi hyne ne konflikte me atdheun e tyre ne shekullin e XVII-XVIII. Ky konflikt vertetohet se pari me heqjen e mundesise per t`iu referuar ne vijë te drejte historike deklarimit :Ne ishim dje….dhe jemi edhe sot….!Tashme këtë deklarim mund ta artikulojme vetem :Ne ishim dje…, por sot jemi…! Sa tronditëse! Nese shqiptaret e bene kete tjetersim te identitetit, me te rendesishmin, atë fetar, per te rujtur pasurine apo per t`u bere te pasur , kjo do te thote se karakteri i tyre eshte i paqendrueshem dhe atdheun mund ta shkembejne edhe me gjerat me te vogla, qofshin edhe ambulante.Çankorimi i Shqiperise nga ‘moli’ i Evropes shenon kthesen e saj trishtuese dhe thyerjen perfundimtare te lavdise se saj. Une nuk do te isha dakord as me Konicen qe thote se shqipatert u kthyen ne islam per te qendruar ne atdheun e tyre dhe per t`i sherbyer atij! Kjo nuk te bind fare po t`i hedhim nje shikim “shërbesave” qe keta te fundit i bene Shqiperise, “sherbesa” qe e fundosen ate deri ne këtë masë që eshte sot. Por është vete Konica që shprehet me pastaj:”Une jam nje separatist nga pikepamja politike, intelektuale, dhe morale.Kjo do te thote se dua qe te pritet çdo lidhje me Turqine, qe te shlyhen, sa me shume te jete e mundur , pasojat e pushtimit dhe te lidhet e tashmja me te kaluraren , duke i dhene mundesi vendit tim te vazhdoje evolucionin e vet te natyrshem pikerisht aty ku eshte nderprere nga pushtuesit e huaj. Une nuk kam asnje simpati te posaçme per bashkepunim politik ose privat me turqit.Per drejtesine e mendimeve te mia me kane mbushur mendjen gjendja e mjerueshme në te cilen e kane sjelle Shqiperine brutaliteti i turqve , frika e tyre per çdo gjë, sundimi i keq ne menyre sistematike, metodat e turpshme administrative, veprimet e ndyra te ushtrive te tyre”-cituar nga “Shqiperia: Kopshti shkembor i Europes Juglindore”, fq.25. A nuk ishim ne shqiptaret qe nen komandat e perendorise turke shkuam te luftojme per interest e hegjemonise se saj nga Azia e vogel e deri ne France, nga Moreja e deri ne Cernagore e deri aty sa edhe ne diten e thyerjes se madhe te kesaj perendorie , ne te ishim me te thyerit, perkrah saj. Turp, lavdi, sherbese ndaj atdheut,vetedije apo konflikt i hapur i shqiptarve me atdheun e tyre, si t`i quajme keto veprime!?...dhe jo vetem kaq, por urrejtja pandemike ndaj fqinjeve tanë Grekë, Serbë, Malazes, Maqedonas u kultivue rregullisht prej ketyre hordhive ne ndergjegjet e shqiptareve, gje qe reflektohet edhe sot. Shqiperia e copezuar ne vetvete si “kulçi i qerosit ne hi” mbijetoj vetem perkatesise se te njejtes race , mbijeteses se gjuhes shqipe ne formen e folur dhe ruajtjes se identitetit kombetar nga nje pakice e strukur ne malet e veriut …”Kombi shqiptar ishin malesoret e veriut , qe te zatetun ne fortesat e tyre , i priten me pushke pushtuesit malazias”-cituar nga “Shqiperia nje e njemije”, I.Montanelli, fq.83. I njejti autor shprehet:”Turqia- me shkathtesi nga kendveshtrimi i saj , qe eshte nje kendveshtrim i nje sunduesi absolute ushtarak- e ndali historine shqiptare ne feudalizmin mesjetar, nga i cili ajo qe duke dale mundimshem. Turqia nuk përbëri, ajo shpërbëri”-fq.80 (libri i njejte). Ne, shqiptaret te vetebymyer me mendesine “I mjftojme vetevetes” nuk e patem per gje qe t`i kundevihemi vlerave evropiane, identiteteve tone te gjithëllojshme, te bejme kokefortin,te kenaqemi duke vuajtur, t`u sherbejme e t`u ngrejem buste pushteueseve (Vetem nje popull qe nuk e meriton LIRINE, mund t`i ngreje SHTATORE pushtuesit te vet!-Kadare) e te besojme me fort ne atë qe nuk e kemi se sa në atë që e kemi. Tani, ne kuadrin e nje shoqerie te hapur evropiane, ku pretendojme te shkojme, janë ata evropianet e me tej qe po na i thone te gjitha te metat dhe tregojne rruget per t`iu bashkengjitur atyre. A nuk eshte trishtuese, qe ne kulmin e nje untuzizmi butaforesk te pamotivuar qe ekziston tek ne, vetem ne keto njezet vitet e fundit media e shkruar boterore ka shkruar 56 mij artikuj negative per Shqiperine!? Zoti e dhashte e ne mos t`i themi vetes:Bota eshte armikja jonë! A mund ta besojne shqiptaret se se Drejta kontinentale eshte e mbeshtetur mbi te Drejten Romake? A duhet të pranojne shqiptaret se Evropa moderne eshte ndertuar mbi bazen e Filozofise Kristiane ? Shqiptaret e kane te zorshme , sepse ka kohë qe kane hyre ne konflikt me Evropen e Atdheun e tyre.Çdo shqipatri do t`i kishte hije thenia:Oh sa mire me qene shqiptar!-nese do ta pranonte se eshte pasardhes i Shen Jeronimit e Shen Astit, apo te Shën Niketes se Remessianas, pjese e Dardanise antike, i cili pasi kishte perfunduar se kompozuari Himnoren mijevjeçare te Krishterimit , “Te Deum, landeamus”-“Ty Zot, të lavdërojme” u shkruante miqve :”Jam dardan”-cituar nga -Kodiket e Shqiperise ne “Kujtesen e Botes”, me autor Shaban Sinanin, fq.337. Nese nje popull tjeter evropian do te kishte ne gjirin e tij nje Gjergj Kastiot-Skenderbe, nje Nane Tereze, ateherë patjeter se ne gjirin e Evropes i lindtte e drejta te ushqente ndjenjen e superioritetit, ... ndersa ketu as “Kalorsi i Krishtit” as Gruaja më zëmadhe ne Bote, e te gjitha kohrave, nuk perbejne (per nje pjese) ndonje pike referenciale te krenarise Kombetare! Ne vitin 1462, kur njerëzit e medhenj te Evropes po perkthenin Biblen ne gjuhet e tyre, Pal Engjelli, Ipeshkvi i Durresit perkthen fjaline e pare ne shqip, formulen e pagezimit “Uhte paghesont peremetit Atit et birit et spertit senit”- cituar formula nga, “Ftese ne studio”, I. Kadare, fq.275. Pak vite me vone ne 1555, Gjon Buzuku perkthen ne shqip “Mesharin” nderkohë që vetem 21 vjet me pare Martin Luteri kishte perkthyer Biblen ne gjermanisht dhe sot e kesaj dite ky perkthim mbahet ne Gjermeni si themeli i gjuhes letrare, ndersa per “Mesharin” e Buzukut nuk denjohet te thuhet nje gje tille, madje edhe anashkalohet lehtesisht neper tekstet e letesise shqipe, dhe arrihet deri aty sa te thuhet :”Uhaa, po uratë ka perkthyer!”. Nëse “stomaku” i shqiptarëve do t`i pranonte keto identitete , une duke qene pasardhes i tyre e them me plot gojen :OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!” Po sikur të mos ekzistonin Humanistet shqiptare siç ishin : Gjon Gazulli, Martin Segoni, Leonik Tomeu,Mikel Maruli, Marin Barleti,Marin Beçikem-Shkodrani, Gjon Buzuku,Pjeter Budi, Pjeter Bogdani, Frang Bardhi,Lekë Matrenga a do te kishte gjuhe shqipe sot? Une mendoj se jo. Atehere nje kombi qe i zhduke gjuhen e ke asimiluar si komb, keshtuqe ekzistenca jone si komb, i bie te kete qene e varur nga ekzistenca dhe puna e tyre.Per shqiptaret kjo duhet te perjetohet si nje nder gjerat e fondit te krenarise kombetare. Ne vitin 1836 Arbereshi Jeronim de Rada shkruan “Kenget e Milosaos”dhe si per konçidence ne po kete vit Pushkini boton “Evgjen Onjeginin”, kete roman te llojit te veçante, pasi ishte ne vargje. Eshte disi i habitshem fakti, se ne Rusi ky roman shenon themelet e Letersise Moderne Ruse , ndersa ne Shqiperi , pavarsisht se ka shume ngjashmeri ne te gjitha pikpamjet, “Kenget e Milosaos” as nuk quhen fillese e letesise modern shqipe, as nuk emertohen si nje roman ne vargje , por thjesht si nje poeme qe shenon fillimet e letesise se Rilindjes Kombetare. Edhe per keto qe thashe me lart do te isha dakord qe te trumbetoja me te madhe ,sa per ta degjuar gjithe Evropa”Oh sa mire me qene Shqiptar!” Por kjo nuk sherben si motivim per gjithe pjestaret e shoqerise sone shqiptare, sepse kthinorizimi i saj ka arritur deri shoq me shoq, sepse ne shqiptaret jemi shume te gatshem per te shpenzuar energji ne perplasje mes vetvetes, sepse jemi ne konflikt me atdheun dhe Evropen qe nga shekulli i XVII-te. Orientalizma na ka verbuar syte, na ka hedhur persiper nje vello te neveritshme e perbuzese nga Evropa, sepse jemi rasti i vetem dhe unikal ne historine evropiane qe “vetekzekutojme” fondet e lavdive dhe te identiteteve kombetare! Ja se si shprehet filozofi Krist Maloki “Si ma te paren karakteristikë t`orientalit shqiptar duhet t`a marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirtë-(nje bonmot mjerisht që ashtë ba bile fjalë popullor): Haja qenit, pija qenit/Edhe bjer karadyzenit.Orientali shqiptar i prêt te gjitha te mirat per vete-qelepir-nga te tjeret; bota per të asht nje burim i pashterrun mjetesh , qejfesh e lezetesh, te cilat ai i shfrytezon me çdo menyre e metodë, pa pyet se ku e nget e ku e vret. Detyre te ndershme apo sakrifica vetmohuese karshi botes përanë s`njef kurr jo,orientali shqiptar.Perkundrazi ushujza orientale , e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thithe gjakun pa asnje droje e skrupull. Dhe në vend që t`u turperonte per vepren shkatrrimtare të veten , orientali shqiptar bahet edhe kryenalte, ma kapadai, ma qejfli…dhe i bie karadyzenit.Orientali shqiptar s`njef turp a marre, aj ma mire: aj s`ka cipe që t`i nxihet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja-pothuaj popullore; Atje posht, ner ata ripa/ Her` m`a hipe , her` t`a hipa!/. Orientali shqiptar asht i zoti pë të gjitha…turpet. Shet babe e nanë.din e iman, besen e nderin e vet, për mos me thane:shpirtin e trupin e vet; vetem e përvetem që t`i shkojë kungulli mbi ujë, vetem që mos t`i prishen telat e karadyzenit…sepse oriental shqiptar i ka instiktet e ujkut monoambulant, t`ujkut tek. Dhe deviza e tij karakteristike që e percjell nër shtegtime të jetës asht-prap një thanje pothuej popullore: Kudo rafsha,mos u vrafsha!...Vendi ku ushqehet dhe majet oriental shqiptar asht Atdhe, asht vatan për të. Jo sepse e don, por sepse e shfrytezon. Dhe e shfrytezon pa pike turpi , dhimbje e skrupulli.”Sepse u shkaterrua një shtet, sepse u shprish një komb, sepse u rrenue një botë… e ç`ka?”…-(marre nga libri “Oriental apo Okcidental” fq.109. Të mbethyer ne dilema rreth vetevetes mund të pyetim:Kush na i ka fajet për katastrofen (me plot gojen) ku kemi rënë? A thua evropianet, apo amerikanet? Greket, serbët, maqedonasit apo malazezët? Mos vallë na i ka fajet Bota? Arsyeja pergjigjet: Fajet i keni vetë, sepse u ka “humbur” atdheu dhe keni hyre ne konflikt me Të në rrugëtim e siper!

Opinion mbi letrën publike te publicistit Gjin Musa

Letra i drejtohet miqve dhe mikeshave, anëtarëve te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe redaksisë se gazetës “Dukagjini”, me një dashamirësi dhe ndjenje përgjegjësie për misionin e tyre fisnik, por dhe me ndjenjën morale te një qytetari për vendlindjen e vet.
Nuk është rasti i pare, qe Gjin Musa shkruan me shqetësim për problematiken e Dukagjinit dhe dukagjinasve, për vlerat e tij dhe te tyre ne histori, te cilat e kane bere ketë zone te jete ne treversën e meritave atdhetare, ne treversën e kulturës dhe te artit, ne treversën e etnografisë dhe te vlerave te shqiptarisë me shekuj.
Ai, shqetësimin dhe ndjenjën e tij prej qytetari te përgjegjshëm paraqiti nëpërmjet kësaj letre publike gjendjen e rende te jetesës ne këtë zone me aq tradita e vlera ne treversën e shqiptarisë dhe kushtrimin e tij ndaj kësaj shoqate, ndaj kësaj gazete, ndaj intelektualeve dukagjinas, ndaj pushtetit lokal te zonës dhe ndaj gjithë faktorit politik e qytetar për te punuar më me përkushtim ndaj zonave malore, siç është dhe Dukagjini, për t’iu ardhur ne ndihme banoreve te tyre ne rritjen e kushteve te jetesës, me qellim qe jo vetëm te mos braktiset me tej kjo zone, por është koha dhe domosdoshmëria qe ata banore te jetojnë me mire.
Këtë kushtrim te këtij publicisti, e provoje dhe dimri i këtij muaji, prej bores qe u pezullua dhe u izolua çdo gjë ne këtë zone. Ne zone kishte mungese ushqimesh për njerëz, kishte mungese te shërbimit shëndetësor, nuk kishte sinjal telefoni, kishte mungese ushqime për bagëti e te tjera e te tjera qe e bëjnë banorin e kësaj zone te mërzitshëm dhe te padurueshëm te vijoje jetën ne këtë zone. Për këtë kushtrim, ne emër te shoqatës dhe te redaksisë se gazetës ju falënderojmë dhe ju urojme me shprehjen popullore te zonës: “Paç faqen e bardhe, o dukagjinasi Gjin Musa”!
Me shume pse-he, ky publicist na drejtohet! Dhe me te drejte, na drejtohet duke e shikuar ne plan te pare! Por, duke e pare pak me thelle, mendojmë se nuk duhej te na drejtohej me kaq ashpërsi! Pse, nuk duhej? Ne radhe te pare, secili bën aq sa mundet dhe sa dine. Prandaj kryesia e shoqatës dhe ne tërësi shoqata ka bere me te mirën e mundshme. Shoqata, përveç 6 simpoziumeve shkencore qe ka organizuar për te publikuar vlerat e Dukagjinit e te dukagjinasve ne shekuj, madje te fundit ne bashkëpunim me Komisionin Drejtësi e Paqe e përgatiti dhe e zhvilloje kundër fenomenit te tmerrshëm te gjakmarrjes. Gjithashtu ka përgatitë dhe zhvilluar një Seminar Shkencor, me teme: “Mbi mundësitë e zhvillimit te zonës se Dukagjinit”. Te gjitha këto, tre simpoziumet e fundit dhe seminari shkencor (se, tre simpoziumet e para janë te botuar ne dy libra, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë-1, 2 “) janë te faqosura dhe presin mundësorin për ti botuar ne libër te veçante, me titull “Dukagjini ne rrjedhat e historisë-3, 4, 5”. Me gjithë thirrjen për këtë, asnjë nuk ka dale deri tani për ta bere zemrën “gurë” dhe te mundësojë financiarisht këto tre libra te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, te cilat i shërbejnë Dukagjinit dhe dukagjinasve!?
Te lutemi i nderuar Gjin, do te mendonim se, do te ishte me mire, te shkruaje një reportazh, ne qofte se ke qene kohet e fundit ne Dukagjin dhe nëpërmjet tij te paraqiteshe gjendjen, te na kishit takuar dhe ne, te kishim biseduar, te kishim shkëmbyer dhe mendime. Ne këtë mënyrë, jo se te kishim ndaluar te beje letër publike, te cilën e bëtë dhe e mirëpresim, por bëni sikur ne komunitetin dukagjinas ka vetëm një shoqate dhe kjo është vetëm Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, çka nuk është e vërtetë! Ne komunitetin dukagjinas janë disa shoqata, si: Shoqata “Mehmet Shpendi”, shoqata “Leke Dukagjini”, shoqata “Besa e Dukagjinit”, shoqata kulturore “Spani”, shoqata “dom Preke Ndrevashaj”, shoqata “Shpresa për jetën”, shoqata “Dukagjini” ne Miçigan te SHBA! Po, është e vërtetë se, vetëm shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, e cila ka dhe gazetën e saj te pagëzuar me emrin “Dukagjini”, vijon te punoje vullnetarisht, pa shpërblim dhe te nxjerre gazetën e saj “Dukagjini” qe, me 30 mars do te festoje nxjerrjen e numrit te 100-te saj.
“Atij vendi te shenjte i mungon gjithçka, edhe drita e diellit dhe ajo e hënës, vendi është shkatërrua tërësisht, arsimi po falimenton, turizmi, qe ja ka lakmi bota, po mbylle dyert; rrugët qe ne kohen e monizmit! Ato, sot kalohen vetëm me “tanke luftarake”! Mjekësisë ju ka harruare emri, heshtja mbretëron! Pse kështu?”, këtë shqetësim te tuaj dhe në te njëjtën kohe edhe të tonin, e vlerësojmë seriozisht. Dhe kemi bere dhe vijojmë te bëjmë përpjekje ti ngremë, te sensibilizojmë opinionin dhe strukturat e ndryshme vendimmarrëse për këto shqetësime ne forma te ndryshme. Madje ne nivel qarku, me nismën e Kryetarit te Këshillit te Qarkut profesor Gjovalin Kolombi dhe mbështetjen tone, ne muajin qershor 2008, u përgatite nga specialistet me te mire te Shkodrës, ne mes te cilëve referuan dhe anëtarë te Shoqatës sonë: Sekretari i saj-Luigj Shyti, Anëtaret e Nderit te shoqatës Ahmet osja dhe inxhinieri gjeolog Vasfi Duka, një konference shkencore me teme: “Dukagjini ne fokus”, ne themel te cilit ishte paraqitja e gjendjes dhe mundësitë për te dale nga ajo gjendje. Ne muajin korrik 2010 ne fshatin turistik, ne Theth, beri vizite Presidenti i Republikës-profesor doktor Bamir Topi, i cili shoqërohej nga dy ambasadoret me te fuqishëm ne Evrope, ai i Gjermanisë dhe i Bashkimit Evropian, te cilën e organizoje GTZ-ja gjermane dhe ne ishim pjesëmarrës ne këtë vizite. Kohet e fundit ka filluar puna me mire, ne veçanti për ristrukturimin e rrugës automobilistike Mes-Prekal-Kir-Shosh-Breglumi dhe do te vijoje ne mënyrë qarkore Theth-Bog. Deri tani ka shkuar deri ne Prekal. Sigurisht qe duhet te eci me ritme me te shpejta, por ne fakt po behet diçka dhe kjo tregon për një nisem te mire dhe shpresëdhënës për te ardhmen.
Shoqata e jone nuk di gjë se, ne Itali apo ne vende te tjera te Evropës dhe deri ne SHBA, është krijuar ndonjë organizate, është bere ndonjë bashkim dukagjinas për te kontribuar për Dukagjinin dhe dukagjinasit. Me gjithë përpjekjet tona për te krijuar organizata apo bashkime te tilla, ne nuk ia kemi arrite
qëllimit. Kjo, mund te jete dhe për përpjekje te pamjaftueshme te shoqatës e ne veçanti te kryesisë se saj, por është dhe për indiferentizmin e dukagjinasve qe janë emigrant ne këto vende. Me përjashtim te biznesmenit Ndue Ftoni (ne çdo vit, për veç kontributeve te tjera, 6 muaj-financiarisht siguron nxjerrjen e gazetës), emigranti Pellumb Kulla, Mark Mici ne SHBA dhe Gjin Kodrës ne Greqi prej Shoshit, Gjovalin Shytit prej fshatit Thethi, Prele Çardaku e Tome Preçi prej fshatit Gjuraj dhe Pal Troshani prej fshatit Lekaj, asnjë tjetër nuk na ka ndihmuar financiarisht për ecurinë e shoqatës ne këto 9 vite nga ai komunitet qe ndodhet ne emigracion. Madje, përveç jush, asnjë nuk na ka pru një shkrim qofte dhe për krijimin e një familje dukagjinase ne emigrim për ta botuar ne gazetën “Dukagjini”.
E nevojshme është te ngremë probleme, te kritikojmë, madje më me shume force, por më konkretisht, dhe me këtë qellim ne, po bëjmë diçka jo te pakte, por: Se pari, duhet te bëjmë përpjekje qe gjerat te mos i shikojmë me pasion. Duhet te ngremë me shqetësim, por jo me pasion se, nga një here pasioni na errëson dhe nuk na lejon te shohim se kujt duhet t’ia dërgojmë problemin dhe çfarë donë me arrite. Ne analizën tone, askush te mos mendoje se, Dukagjini do te behet siç ka qene para vitit 1990. Ai, as nuk do te popullohet, as nuk do te këtë ato struktura shfrytëzimi te pasurisë se saj e te tjera e te tjera. Prandaj, duke lenë pasionin, me eksperiencën tuaj dhe te tjerëve ne boten demokratike, te behet ndonjë projekt për format e reja për shfrytëzimin e kësaj pasurie përrallore qe ka vendlindja e jone, te bëhen përpjekje për ndonjë binjakëzim me komuna te vendeve ku ju jetoni se bashku me te tjerë e te tjera e te tjera, me qëllimin qe te fitohet përvoja ne fusha te ndryshme te jetës. Se dyti, te jemi me konkrete se, ne letrën qe dërgoni dhe ne e botuam me qëllimin e mire, për te tërhequr opinionin e dukagjinasve dhe ne veçanti te intelektualeve dhe pushtetarëve te zonës, nuk tregoheni konkrete. Shprehni shqetësimin, por jo ta konkretizoni shqetësimin, çka e bën letrën tuaj, me gjithë redaktimin qe i është bere, një letër politizuese, çka për ne nuk është e drejte. Për ne nuk ka rendësi se, kush është ne pushtet, për ne ka rendësi qe te punohet duke pasur plane konkrete për këtë zone, për te cilat përgjigjet pushteti i dale nga vota e banoreve te zonës. Se treti, te jemi me transparent. Ju theksoni: “Si nuk e morët mundimin ta takoni kryeministrin dhe ti kërkoni: “I nderuar kryeministër, ti e ke braktisur Dukagjinin, na krijo mundësin qe mallrat qe do sjellin bijtë tanë nga jashtë ti kalojmë pa dogane. Ata mund te sjellin një traktorë borëhapes, një ambulance apo çdo gjë tjetër qe i shërben komunave te Shalës, Shoshit dhe Pultit, Shllakut dhe Temalit ...”. Kjo tërheqje vëmendje qe na bëni, tregon se diçka ju keni organizuar! Atëherë na tregoni se çfarë keni organizuar, te cilën jo vetëm ta publikojmë, por te kemi një baze, një mbështetje te se drejtës morale për t’iu drejtuar Kryeministrit te Shqipërisë për një takim pune, ne themel se cilës te jene këto qe na drejtoheni ju?
Ne i përmbahemi thënies se Senekes, i cili ka thënë: “Para së gjithash është më e lehte ta evitosh të keqen se sa ta trajtosh, mos e prano se pastaj nuk moderohet, një here po e lejove, e keqja ulet këmbëkryq e bëhet Zot i shpirtit tënd, bëhet më e forte nga ç’je ti i afte për ta shmangur, ajo nuk të lejon ta cungosh dhe as ta zvogëlosh”. Me te drejte, theksoni duke na bere pyetjen: Çfarë prisni, te shkatërrohet edhe ajo pake qe ka mbete ne Dukagjin?! Mire ne, sipas jush jemi indiferent, por po ju drejtohemi dhe ne me ne pyetje: Ju andej Adriatikut çfarë prisni qe nuk vini e uleni me ne dhe me te tjerët, qofte dhe për te na “shkundur”?!
I nderuar Gjin! Se pari, ftojmë te gjithë dukagjinasit ne emigracion te bëhen pjese e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe duke u bere bashke do te jemi me te forte qe ne bashkëpunim me pushtetin lokal te punojmë për Dukagjinin e dukagjinasit. Se dyti, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” u krijua me moton: “Mos pyet se çfarë beri Dukagjini për mua, por pyet se çfarë bëra unë për Dukagjinin”. Njeriu është qenia e vetme e gjalle e pakënaqur me natyrën e vet se, vetëm njeriu mund te beje ndryshime dhe Ai, ka nevoje te jete i pakënaqur, ne atë shkalle sa ka nevoje te jete i lumtur! Prandaj apelin qe na bëni e mirëpresim me dashamirësi dhe kemi bere dhe bëjmë përpjekje qe te vijojmë te bëjmë diçka për Dukagjinin dhe dukagjinasit. Mendojmë dhe dëshirojmë qe te mos mbesim ne nivelin e thirrjeve patetike, te thirrjeve folklorike, por te ulemi ne fushën e punës me shume dhe me mire se deri tani.

Me respekt, Ndue Sanaj-kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”
Lazer Kodra-kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”

TË DHËNA PËR BURIMET UJORE TË ZONËS SË DUKAGJINIT

Favorizuar nga relievi, reshjet që bien dhe lloji i tyre, si dhe nga struktura nëntokësore, zona e Dukagjinit dallohet për pasuri të mëdha ujore, të cilat përfaqësohen nga: lumenj, përrenj, përroska, liqene akullnajore, burime të ndryshme nëntokësore, etj. Kjo lidhet kryesisht me kushtet e përshtatshme që ka për këto burime ujore (reshjet që bien dhe rezervat e borës si dhe burimet nëntokësore), me relievin malor shumë të thyer, me evolucionin dhe ndërtimin e veçantë gjeologjik, me bimësinë, etj.
Një nga dukuritë më karakteristike e hidrografisë së zonës së Dukagjinit është karakteri alpin dhe karstik i saj, i cili shprehet, si në regjimin e rrjedhjes: prurjet e konsiderueshme gjatë pranverës dhe verës, si dhe me pastërtinë e tij, temperaturat e ulëta gjatë vitit, por edhe më të gjithë parametrat e tjerë hidrikë. Ujërat përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha të zonës dhe nëse shfrytëzohen si duhet mund të shërbejnë si burim i mirë të ardhurash në të ardhmen.
Hidrografia e zonës së Dukagjinit, karakterizohet nga një modul i madh i rrjedhjes, (vlera mesatare është mbi 80/l/sek/km2) dhe një koeficient rrjedhje prej 0.8, ndërsa shtresa e rrjedhjes është shumë e lartë, që shkon mbi 2200mm. Vetëm një pjesë mjaft e vogël e këtij potenciali shfrytëzohet nga banorët e zonës për qëllime të ndryshme duke bërë që pjesa më e madhe të shkojë kot. Më konkretisht, disa nga përdorimet janë: për prodhimin e energjisë elektrike (hidrocentrali i Ndërlysajve), për furnizimin e qendrave të banuara me ujë, për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, si dhe për peshkim. Duhet thënë se në fshatin Theth në kohë të ndryshme, janë ngritur e funksionuar edhe mullinj bloje dhe sharra që punonin me energjinë e ujit.
Pjesën më të rëndësishme të pasurisë hidrike e përbëjnë lumenjtë: Lumi i Shalës, Lumi i Kirit, Lumi i Palajve të Shllakut me gjithë degët që i furnizojnë ato. Burimet kryesore të ushqimit të këtyre lumenjve janë reshjet, sidomos ato të dëborës dhe burimet e fuqishme karstike. Lumenjtë kanë regjim alpin karstik të shprehur, sepse rrjedhin nëpër një taban karbonatik, tepër të karstifikuar dhe janë shumë të varur nga reshjet atmosferike, nga të cilat ndryshojnë edhe plotën e tyre.
Lumenjtë kryesorë: Duke qenë se është një zonë malore tipike, me reshje të konsiderueshme, dhe me nje konfiguracion specifik, ka mjaft përrenj dhe burime nëntokësore që shërbejnë për të ushqyer lumenjtë e zonës, për të cilët do të japim disa të dhëna kryesore për karakterizimin e tyre.
Lumi i Shalës, është lumi më i madh i zonës dhe ka një gjatësi totale 37.6 km, me sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 269 km2 dhe lartësi mesatare të këtij pellgu 1082 m, pjerrësia mesatare e shtratit 22 m/km, ndërsa koeficienti i gjarpërimit të tij 1.45. Pellgu ujëmbledhës i lumit të Shalës copëtohet nga një rrjet hidrografik me gjatësi që shkon rreth 591 km, dhe një dendësi prej 2.2 km/km2. Buron në Theth dhe pasi përshkon gjithë rrugën e tij, derdhet në Liqenin e Komanit (më parë bashkohej me Lumin Drin). Pjerrësia e madhe natyrale e tabanit të lumit e bën që të jetë i shpejtë dhe i rrëmbyeshëm, sidomos ne stinët me prurje të madhe.
Nga sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës të saj prej 269 km2, rreth 107 km2 i takojnë anës së majtë dhe 162 km2 i takojnë anës së djathtë, duke shfaqur kështu një asimetri të pellgut prej -0.21. Ka dy degë kryesore: përroi i Stupës (me gjatësi rreth 10 km) dhe përroi i Kaprresë (Lumi i Zi ) (me gjatësi rreth 7.5 km), si dhe disa përrenj të tjerë si ai i Lekajve, i Gimajve, i Cam Dedës, i Çamit, etj. Moduli i rrjedhjes është 95 lit/sek/km2, kurse koeficienti i rrjedhjes është 0.85.
Lumi i Shalës buron në rrëzën juglindore të majës së Radohinës (burimi i Okolit të Thethit), dhe rrjedh në drejtim veri-jug, kalon nëpër lagjen Nikgjonaj të Thethit. Pikërisht në këtë zonë dalin një sërë burimesh në dy anët e lumit dhe në shtratin e tij të cilat i bashkohen rrjedhje të lumit. Më në jug lumi merr me vete dhe përroin e Sheut të Shëllinave nga ana e majtë e tij dhe të Gjeçajve nga ana e djathtë e tij; më në jug merr edhe përroin e Stakajve dhe hyn në kanionin e Grunasit. Këtu në këtë kanion formohet një pamje mjaft tërheqëse dhe me interes për tu vizituar. Ndërsa prej daljes nga kanioni e deri në Ndërlysë lumi merr me vete edhe disa përrenj majtas dhe djathtas si Sheu i Dedulës, Lugu i Dhive, i Gjarprit, i Gjon Babës, i Bjeshkës, dhe një sërë përroskash që shtojnë prurjen e lumit.
Kur zbret në Ndërlysë, në një zonë të gjerë, lumi bashkohet me Përroin e Zi apo me përroin e Kaprresë) dhe më në jug merr burimet e Palnës së Tasit, të cilët së bashku bëjnë që prurjet e lumit të dyfishohen. Më pas kalon kthesën e Gagut, hyn në sektorin e Breglumit, në këtë sektor lumi merr dhjetëra degë të majta e të djathta si përroi i Gimajve, i Ngjalës, i Abatit, i Hasanajve (rrasa e Tongjonajve, rreth 4 km i gjatë), i Çamit, etj., dhe hyn në Portën e Shalës (Gryka e Ndërshqemit), dhe pasi kalon këtë të fundit ai merr me vete edhe disa degë të tjera dhe më pas bashkohet me degën e tij kryesore, atë të Stupës (10 km e gjatë, i cili vjen nga Palajt e Shoshit). Pas kësaj lumi ndryshon drejtim duke u kthyer me kahe nga Veri Perëndim-Juglindje, dhe vazhdon në këtë drejtim derisa përfundon në liqenin e Komanit.
Prurja mesatare e lumit të Shalës arrin në shifra të konsiderueshme rreth 33.7 m3/sek. Në furnizimin me ujë të këtij lumi, mbizotëron rrjedha nëntokësore prej 60.6%, kurse rrjedha sipërfaqësore kontribon me rreth 39.6% të sasisë së ujit. Si pasojë e karakterit alpin, lumi ka dy plota, e para është në muajin nëntor dhe ka prurje 52 m3/sek, e cila lidhet me reshjet e shiut dhe e dyta është në muajin prill dhe ka prurje 44.4 m3/sek, e cila lidhet me shkrirjen e dëborës. Prurjen minimale lumi e ka në muajin gusht me prurje 9.2 m3/sek. Regjimi stinor ndjek ecurinë e reshjeve dhe të temperaturës, kështu që në dimër kalon 33.6% e rrjedhjes ujore vjetore, në pranverë kalon 29% e saj, në vjeshtë 34.7% dhe në verë vetëm 2.3%.
Ujërat e lumit të Shalës shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike (hidrocentralet e Ndërlysës dhe të Thethit kanë një kapacitet total prej 700 kë/orë), për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore dhe në përrenjtë e tij janë të vendosur disa mullinj të cilët sot nuk kanë rëndësi të madhe për ekonominë e zonës.
Lumi i Kirit, është lumi i dytë i madh i zonës së Dukagjinit. Ai ka një gjatësi totale prej rreth 52 km, por brenda territorit të Dukagjinit ka rreth 21 km, sipërfaqja totale e pellgut të tij ujëmbledhës është 260 km2, por brenda kufijve të zonës ka rreth 155 km2. Pjerrësia e shtratit është 27 m/km.
Lumi i Kirit buron në rrëzën jugore të majës së Lëbunit (burimet e Kirit) dhe rrjedh në drejtim veri-jug duke marrë degë të shumta në krah të majtë si i Zabelit (5 km i gjatë), i Zi (6.2 km), i Libricës, i Terfilës, i Krajës, etj., dhe në krah të djathtë si i Gjurajve, i Madh (12.8 km), i Çudit (4.5 km), i Rrogoshit (9.4 km), etj., e vazhdon deri në dalje të fshatit Prekal ku ndryshon drejtim e kthehet me kahe Veri Lindje-Jug Perëndim, dhe vazhdon jashtë territorit të zonës së Dukagjinit, derisa në rrëzë të kalasë “Rozafa”, bashkohet me lumin Drin. Lumi ka shumë degë të vogla, por më kryesorja është ajo e Përroit të Madh me gjatësi 13 km. Lumi ka një prurje mesatare prej 17 m3/sek, dhe një modul prej 65 lit/sek/km2.
Ky lum në ndryshim nga lumi i Shalës varet më shumë nga reshjet e shiut dhe nuk ka një karakter të theksuar alpin. Ka maksimum në muajin dhjetor (43.5 m3/sek), i cili lidhet me rënien e reshjeve të shiut, dhe ka një plotë në muajin prill (24.5 m3/sek), e cila lidhet me shkrirjen e dëborës, prurjen minimale e ka në verë, kur pjesa e poshtme e lumit (poshtë Drishtit), jashtë zonës së Dukagjinit, thahet plotësisht, kjo vjen për shkak të sasisë së pakët të ujit që ka lumi në këtë periudhë, por edhe pse një pjesë e ujërave të tij merren për vaditjen e sipërfaqeve bujqësore.
Kiri është bir i vërtetë i malësisë; në verë në pjesën e tij të poshtme thuajse nuk ka ujë fare, ndërsa prej fillimit të grykës e përpjetë ka gjithmonë ujë, megjithatë mund të kaptohet kudo në këmbë; kurse në dimër dhe pas shirash të forta është krejt i pakalueshëm. Në malësi merr shumë rrjedha, në pjesën e sipërme të luginës së tij duhen përmendur veçanërisht Shkurta, që bashkohet më të nga e djathta, duke zbritur Bishkasit përhoshtë pranë fshatit Xhan, ndërsa më poshtë pranë fshatit Prekal i bashkohet Nervena, një rrjedhë që vjen nga e majta.
Ecuria e regjimit stinor lidhet drejtpërdrejtë me regjimin e reshjeve, në stinën e dimrit kemi 47.5% të prurjes vjetore, në pranverë rreth 25%, në vjeshtë rreth 25.5% dhe në verë vetëm 2%. Regjimi i lumit të Kirit ka natyrë kryesisht mesdhetare dhe karstike. Ujërat e lumit shfrytëzohen për vaditjen e tokave bujqësore dhe në disa prej degëve që e furnizojnë janë vendosur disa mullinj për bluarjen e drithërave për nevojat e banorëve të zonës.
Lumi i Palajve (Shllakut). Është një lumë relativisht më i vogël se Lumi i Kirit dhe vazhdon me një gjatësi prej 12.5 km, me një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 162.2 km². Ujërat e tij derdhen në liqenin e Vaut të Dejës. Në vendin e quajtur shpella e ushtrisë, ka një prurje në formë të shatërvanit e cila furnizon lumin me ujë gjatë gjithë vitit. Ky lum në ngjashmëri me dy lumenjtë e mësipërm, varet nga reshjet e shiut, por shfaq edhe tiparet e një lumi alpin. Ka maksimum në muajin dhjetor (23.5 m3/sek), i cili lidhet me rënien e reshjeve të shiut, dhe ka një plotë në muajin prill (13.9 m3/sek), e cila lidhet si me shkrirjen e dëborës ashtu edhe me reshjet që bien në këtë periudhë. Ndërkohë që prurjen minimale e ka në verë, kur pjesa e poshtme e lumit ka sasi të pakët të ujit.
Lumi i Palajve është ka karakteristike që nuk thahet asnjëherë, edhe kur stina e verës është mjaft e thatë; në fillimi të grykës e deri në derdhjen e tij ka gjithmonë ujë, megjithatë mund të kalohet thuajse kudo në këmbë; kurse në dimër dhe pas shirash të forta është mjaft i rrezikshëm.
Liqenet
Ndër pasuritë hidrike të zonës së Dukagjinit liqenet natyrore akullnajore (9 liqene), zënë një vend mjaft të rëndësishëm. Po ashtu, një pjesë e kufijve të Dukagjinit lagen nga ujërat e liqenit artificial të Komanit në juglindje dhe atij të Vaut të Dejës në jug. Liqenet akullnajore kanë një bukuri të rrallë, por si pasojë e vendosjes në terrene gëlqerore po shkojnë drejt tharjes. Liqenet janë të vendosur kryesisht në bllokun e Jezercës (6 liqene), një në qafën e Tërthores (liqeni i qafës së Tërthores) dhe një në qafën e Pejës (liqeni i Peçakeqit) dhe një në Cukal.
Ushqimi kryesor i tyre janë ujërat që vijnë nga shkrirja e dëborës, kur dhe niveli i ujit në këto liqene është maksimal (periudha maj-qershor). Kjo bën që regjimi i tyre të jetë tipik alpin, por meqë janë në territore gëlqerore shfaqin edhe natyrën e vet karstike. Nga fundi i muajit gusht e deri në fillim të muajit shtator, niveli i ujit ulet në maksimum. Madje ka vite të veçanta, me reshje të pakta, që këta liqene mund edhe të thahen plotësisht.
Liqenet e Jezercës ndodhen në tabanin e shkallëzuar të një gryke të thellë në anën veriore të bllokut të Jezercës, (lugu i Jezercës), gryka ka një gjatësi prej rreth 2 km, gjerësi maksimale 625 m, dhe lartësi 1700-1800 m mbi nivelin e detit. Kur hyn në grykë nga qafa e Jezercës, zbret së pari në liqenin e Madh, i cili është liqeni më i madh i zonës së Dukagjinit dhe të gjithë Alpeve, shtrihet në lartësinë 1792 m mbi nivelin e detit. Ky liqen ka formë ovale, me gjatësi 443m, gjerësi mesatare 178 m (maksimalja 213 m) dhe thellësi 3.5-4 m. Pastaj takon liqenin e Lohjanit, 10 m më poshtë se i pari dhe më i vogël nga sipërfaqja. Kalon pragun e Kurorës dhe sheh në një gropë të përbashkët 4 liqenet e tjerë. Tre prej tyre relativisht të vegjël dhe pa emër, pothuajse janë kthyer në moçale, kurse i katërti, liqeni i Mjelsave, është mjaft tërheqës. Origjina e tyre është akullnajore-karstike. Materiali i trashë dhe mbeturina të ndryshme që zbresin nga malet po i çon ato drejt tharjes, sidomos liqenin e Lohjanit dhe dy liqeneve pa emër.
Përsa i përket liqenit të Qafës së T’Thores ai është posaçërisht sa ai i Lohjanit. Ndërsa mjaf karakteristik na shfaqet ajo që quhet Fusha e Liqenit në malin e Cukalit. Ky është një shtrat karakteristik i atij liqeni akullnajor të formuar në lashtësi. Nga pikëpamja praktike, fusha e Liqenit është një tokë mjaft prodhuese sidomos për prodhimin e patates.
Gropat e liqeneve mbulohen 9 muaj me dëborë. Fauna e liqeneve është e varfër, ku takohet vetëm tritoni alpin, kurse flora barishtore përreth është e pasur me barëra e lule të ndryshme. Aty rritet pisha xhuxhe, somina e egër dhe somina e butë me lule të bardha në verë. Këto bimë i japin një pamje karakteristike dhe mjaft tërheqëse këtyre liqeneve, të cilët janë një ftesë shumë e veçantë për vizitorët.

Burimet
Dukagjini ka një pasuri shumë të madhe burimesh si në numër edhe nga sasia e ujit që kanë, të cilët si pasojë e mbizotërimit të shkëmbinjve gëlqerore, janë të natyrës karstike. Zona ka një sasi shumë të madhe burimesh, por më kryesoret janë: burimet e Okolit në Theth, burimet e Palnës së Tasit në jug të fshatit Ndërlysë, në afërsi të lumit të Shalës, burime të Gurrës së Abatit në fshatin Abat, burime të Kirit në rrëzë të majës së Lëbunit (Plan), burimi i Kryeveçit në pjesën perëndimore të fshatit Ndërlysë, ato të Bunës në zonën e Shoshit, burimet e Gegajve të Shllakut, ato të Palajve, ato të Kishë Arrës, etj.
Por dy nga burimet më të mëdha të gjithë zonës janë burime të Okolit dhe ato të Nikgjonajve në Theth. Këto burime janë në lartësinë 800-850 m dhe kanë një prurje të përgjithshme prej 1000 lit/sek, furnizohen nga ujërat e dëborës, të cilat grumbullohen ndërmjet majës së Radohinës dhe Shtegut të Dhenve dhe dalin në kontaktin e shkëmbinjve gëlqerorë me ata rreshpor.
Nga pikëpamja kimike këto burime përbëjnë ujëra oligo-mineralë të cilat janë shumë të shëndetshëm për t’u pirë nga njeriu. Duke qenë shumë të pëlqyeshëm për industrinë e prodhimit të ujit të pijshëm këto burime përbëjnë një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e kësaj industrie, zënien e njerëzve me punë dhe rritjen e të ardhurave të banorëve të zonës.
Ujërat nëntokësore
Zona e Dukagjinit ka rezerva të shumta të ujerave nëntokësore. Regjimi i tyre ndryshon në vartësi të reshjeve dhe të shkallës së shkrirjes së dëborës, prandaj janë me maksimum në stinën e dimrit dhe të pranverës dhe me minimum në stinën verës. Ujerat nëntokësore janë baza për furnizimin me ujë të lumenjve gjatë gjithë vitit në veçanti në stinën e thatë. Pasuritë ujore shërbejnë për furnizimin me ujë të të gjitha nevojave të banorëve të zonës, ajo ofron një ofertë shumë të pasur me vende shumë piktoreske turistike, ku spikasin që nga liqenet alpin, tek luginat dhe lugjet e bukura, ujëvarat e shumta dhe mbi të gjitha kanioni dhe katarakti i Grunasit në dalje të fshatit Theth, apo “Shatërvani” në zonën e Shllakut.
Kurse “Shatërvani” i Gegajve të Shllakut përbën një fenomen tjetër karakteristik për zonën ku del si burim. Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin lindor të luginës së Thethit. Fillon në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushte, nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie në një greminë 25 m të thellë, për t’u derdhur në lumin e Shalës, në fillim të kanionit të Grunasit. Shpati në dy anët e ujëvarës është i mbuluar me pyll ahu. Ujëvara e Grunasit me mjedisin përreth përbëjnë një dukuri të rrallë në Alpe dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike dhe një monument i natyrës.

Nga prof. as. dr. Zef Gjeta

PLLUMB CETINA, VEPRIMTARI DUKAGJINAS NË FRANCË

Njëri nga qindra e mijëra shqiptarë që ju drejtuan perëndimit për një jetë më të mirë është edhe Pllumb Martin Ҫetina nga fshati Lekaj i Shalës së Dukagjinit.
Në vitin 1999 së bashku me gruan dhe vajzën e vogël Florida kaluan Detin e male dhe u vendosën në Francë. Kuptohet se vështirësitë ishin të shumta, veçanërisht gjuha, strehimi dhe puna. Këto vështirësi kaluan sepse shteti Francez si një ndër vendet më sociale i mundësoj edhe Pllumbit me familjen e tij kushte pune e jetese dhe gradualisht u integrua në jetën e komunitetit që e rrethonte në njërën nga lagjet e qytetit të bukur Caen të Francës. Në këtë qytet banojnë edhe shqiptarë të tjerë nga Kosova, si dhe nga vende te tjera jashtë Francës, veçanërisht nga Afrika. Një pjesë e shqiptarëve dhe kosovarëve janë martuar me vajza franceze dhe kanë krijuar familje shembullore në atë komunitet.
Pllumbi ka gruan Bardha, vajzat Florida e Fidela dhe djalin Florian. Vajzat vazhdojnë shkollën dhe djali është në kopsht parashkollor. Të kënaqin rezultatet e tyre në mësime dhe sjellje.
Krahas punës normale qe bën për të siguruar të ardhurat për familjen, Pllumbi gjen kohë që të merret edhe me punë shoqërore, veprimtari kulturore dhe artistike, vizita të ndërsjellta familjare te miqtë dhe shokët, qofshin këta shqiptarë ose jo shqiptarë, vizita në vende të ndryshme kulturore, historike dhe turistike. Familja e Pllumbit është integruar shumë mirë në jetën franceze.
Te gjitha familjet shqiptare qe banojnë në këtë rajon asnjë herë nuk harrojnë që fëmijëve të tyre tu mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Kjo duket nw komunikimin e përditshëm edhe të fëmijëve që kanë lindur vitet e fundit në Francë, duket në ushqyerjen e përditshme të brezit të ri me cilësitë më të mira shqiptare dhe dashurinë për vendlindjen.
Në vitin 2002 Pllumbin e shikojmë në një gazetë franceze së bashku me shumë shqiptarë të tjerë midis të cilëve edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare.
Është shumë e rëndësishme puna që ka bërë dhe bën Pllumbi si organizator dhe së bashku me shqiptarë të tjerë në kremtimin e Festës së Flamurit dhe çlirimit të Shqipërisë duke bërë përpjekje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që banojnë në atë territor apo edhe në territore te tjera të Francës. Pjesëmarrja në këto festa ka qenë mbi 200 veta dhe ka ardhur në rritje çdo vit.
Ky djalë i ri dukagjinas së bashku me shqiptarë të tjerë kanë bërë të mundur që këto festime të krijojnë një traditë të re në qytetin e Caenit të Francës jo vetëm për shqiptarët por edhe për banoret vendas.
Në këtë territor në nëntor të vitit të kaluar me vendim të gjykatës u krijua shoqata Iliria me kryetar Raif Rexhepi që përfshinë emigrantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe treva të tjera që banohen nga shqiptarë. Kjo shoqatë ka në programin e saj shumë veprimtari kulturore, artistike dhe shkencore për njohjen, ruajtjen dhe transmetimin te brezi i ri i trashëgimisë kulturore, artistike dhe historike të Shqipërisë.
Në gjithë këtë veprimtari rol parësor ka djali i dukagjinit Pllumb Martin Ҫetina, i cili ka qenë shembull si familjar, si punëtor dhe si veprimtar shumë aktiv në jetën e shqiptarëve në këtë zonë të Francës.

Korespondenti
i DUKAGJINI-t

DUKAGJINI NËN PESHËN E RËNDË TË BORËS
Luigj SHYTI

Komuna e Shalës është pjesa më verilindore e rrethit të Shkodrës. Thethi është i futur në zemër të Alpeve, i rrethuar nga male të larta, që përherë bëhen shkak i reshjeve të shumta. Jo radhë nëpër lajme e kronika të medias e quajnë pjesë të Malësisë së Madhe, kaq të informuar dhe të përgatitur janë të tillë gazetarë. Edhe në dimrin e egër të këtij viti disa herë del si problem bllokimi i rrugës Bogë – Theth. Mirë do të ishte të mos mbyllej, por kjo është e pamundur . Nuk ka qenë e mundur asnjëherë për ta mbajtur gjatë gjithë vitit të hapur. Ka një rrugë tjetër që mund të hapet dhe të mbahet e hapur, ajo nëpërmes Malit të Shoshit. Kjo rrugë përshkon tri komuna të Dukagjinit. Për këtë rrugë mund dhe duhej folur në këtë kohë, por edhe hapur, po të jenë dëshira e mirë, pa të duam të ndihmojmë këta banorë dhe këtë zonë. Kjo tregon se shpesh herë i biem nga Kina për të bërë një punë, e kapim veshin që kemi më larg dhe më të pamundur, i biem rrugës më të gjatë për të arritur aty ku duhet. Kjo nuk ka rendiment, këtu ka vetëm fjalë, kjo do të thotë të mos bëhet as njëra as tjetra.
Dimri i këtij viti ngjan më dimrin e vitit 1954, siç tregojnë bashkëkohësit që jetojnë akoma, kur për të varrosur Ndoc Prelë Shytin në varret pranë Kishës së Thethit, janë hequr 14 pëllëmbë borë për të rënë në sipërfaqen e tokës dhe pastaj për të hapur varrin.
Në Dukagjin janë mbi 800 familje të izoluara nga bora. Njerëzit me sytë nga qielli kanë bërë të mundur krijimin e pistave për uljen e helikopterëve, por më kot janë munduar sepse ata nuk duken askund. Mbërinjë në Komunën e Shalës 40 pako me ndihma për afër 300 familje. Edhe ato futen në një magazinë se nuk mund të shpërndahen nga bora, ose kujt t’i jepen më parë. Bëhen tentativa në ditë shumë të vështira për të fluturuar në këto zona me helikoptar, por nuk bëhet një gjë e tillë kur hapet koha e mund të bëhen ulje.
Gjovalinit, një bashkëfshatarit tim nga Thethi që e ka shtëpinë rrëzë malit të Radohinës, i duket se ka kap qiellin me dorë kur mundëm që të flisnim në telefon. Ka rënë mbi 3.5 m. borë dhe nuk ka të pushuar. Me javë nuk kemi parë asnjë ndihmë as njeri që të interesohet, rezervat po mbarojnë, nuk kemi ilaçe për të sëmurët, tubat e ujit janë ngrirë dhe e kemi shumë të vështirë për të gjetur burimet nga bora. Bëni të mundur që po të vinë ndihmat të mund të vinë deri afër shtëpisë sepse edhe po të vinë në qendër të fshatit nuk mund të shkojmë që ti marrim sepse nuk çahet bora, ankohej në telefon Gjovalini.
Në një mbledhje të prefekturës, e të transmetuar nga mediat elektronike lokale, Kryetari i Komunës së Shalës jep kushtrimin se populli po detyrohet që të hanë misër të zier dhe kërkonte që të ndihmohet kjo Komunë, por Prefekti i Qarkut të Shkodrës ja pret shkurt se nuk kishte informacion për këtë. Nga kush duhet ta priste informacionin kur po komunikonte drejtpërdrejt me vetë Kryetarin e Komunës, kujt i beson apo duhet ti besojë më shumë. Ata “të besuarit” ( le tu themi kështu) e Prefektit a nuk e shikojnë gjendjen, a nuk jetojnë këtë kohë, pse nuk flasin që të mund të marrin informacionin që pret prefekti.
Në njërën anë të medaljes është përdorimi i rritjes së moralit nëpërmes fjalimeve, pamjeve televizive, ndihmëtarë që nuk shkojnë më tej se deri në Prekal dhe bëhet nami, etj. të përdorura nga shtabet e emergjencave dhe pamjeve të filmuara nga helikopterët, në anën tjetër të medaljes është Dukagjini nën peshën e madhe të borës është një realitet i mjerueshëm, i rrezikshëm, i pranishëm në çdo moment. Po Prekali është Dukagjin, por pika më jugore e tij, është kufiri ku fillon Dukagjini. Nga këtu e deri në skajin fundor, atje rrëzë Radohinës ka shumë kilometra, ka kodra e male, ka borë, erë e akull, lugina e lumenj, ka ortek e acar. Në këtë zonë duket se gjithçka është e akullt, gjithçka ka ngrirë. Vetëm tymi që del nga oxhakët e shtëpive lë të kuptosh se në këto anë ka ende njerëz, shprehej një gazetar pak kohë më parë.
Një javë qendroj pa u varrosur një njeri në Shalë sepse nuk ishte e mundur për shkak të borës së shumtë. Rreziku për shkak të dëborës, mungesa e shërbimit mjekësor, ilaçet, mungesa e ushqimeve, mungesa e shërbimit telefonik në shumicën e fshatrave të Dukagjinit, mungesa e energjisë elektrike etj. janë probleme urgjente të këtyre zonave.
Në vendin tonë ndodhim fenomene që është vështirë ti besosh. Grinden, shahen, shtyhen, sikur secila palë i thotë tjetrës është pjesa ime dhe mos u fut në të, kjo më përket mua etj. Në tokë, në bazë, në popull nuk bie bore ose nuk bën ngricë vetëm tek ajo pjesë e popullit që është e majtë apo tek ajo që është e djathtë, tek ajo që i ka dhënë votën njërës, apo tjetrës forcë politike. Të gjithë duhet të flasin, të gjithë duhet të punojnë, të gjithë duhet të mobilizohen për të ndihmuar ata që mbijetojnë nën peshën e madhe të borës dhe akullit.
Politikanët le të shahen por vëllezërit tonë janë nën peshën e rëndë të borës, ata le të puthen, por rrugët janë të pahapura, le të afrohen apo largohen, le të vetëkënaqen duke lavdëruar veten, por jeta e njerëzve në male është në tehun e thikës. Ata thërrasin, ata japin kushtrimin, por kush ka veshë për t’i dëgjuar, kush ka sy për t’i parë. Pas ditësh të tëra midis mundësisë dhe mos mundësisë për të jetuar më në fund me 19 shkurt arrijnë një helikopter në Theth me disa ndihma nga shteti, nga ata që kemi parë të shkojnë edhe në zona të tjera, krejt minimale. Koordinimi mungon dhe ndihmat hidhen nga helikopteri në borë, kështu ankohej gazetari qe ishte i pranishëm në helikopter.
Është lehtë të komentosh dhe vështirë të besohet vuajtja e njerëzve midis borës e ngricave të pa mëshirshme kur je në dhoma të ngrohta ose në zona pa borë e ngrica e kur ekranet e televizioneve apo te kompjuterëve mbushen me figura politikanësh, zhurma “zogjsh të hekurt” që përplasin krahët për të fluturuar, por nuk shkojnë dot te vëllezërit e mi, të vëllezërit tonë që ngrohin duart me frymën e gojës, që fërkojnë fytyrën dhe përplasin këmbët për të mos u ngrirë, me sytë nga qielli nga mund të vinë ata zogj të hekurt që me sqepin e tyre të ftohtë mund tu hellin ato që ka brenda barkut e tij të hekurt.
Mirë e tha një gazetar në një emision direkt nga zona e Dukagjinit se po shikohen më shumë gazetarë se sa njerëz qe ndihmojnë.
Politizimi i tejskajshëm i informacioneve, shikimi ndryshe njërën Komunë dhe ndryshe tjetrën, politizimi i administratës, çon në mos mundësinë e përballimit të vështirësive edhe të atyre natyrore siç është bora e këtij viti. Politika aktuale sa në një televizor, sa në një tjetër maksimalizojnë punën dhe mendimet e veta dhe minimizojnë punën dhe mendimet e tjetrit.
Vërtetë dimri ka kohën, por edhe vendin e vet. E çuditshme është po të bjerë borë në verë. Për dimrin përgatitet gjithkush që banon në zonat e tij. Por ka dimër e dimër. Dimri që përsëritet një hërë në 60 vjet, si ky i sivjetmi, është e pamundur që të përballohet i vetmuar, pa ndihmën e shtetit. Shteti duhet tu dalë zot shtetasve të tij edhe në dimër, edhe në ngricë, edhe në përmbytje, edhe në çdo fatkeqësi. Gjithmonë dimri është i pritshëm. Njerëzit janë ngulur në këto zona prej shekujsh dhe bashkëjetojnë me borën, stuhitë, thellimin e mprehtë që të pret si brisk, akullin, rrebeshin, ashtu si edhe ne ditët e bukura të verës dhe bukurive të natyrës.
Dekadat e fundit stinët sikur kanë bërë një ndryshim jo të vogël, kanë mashtruar disi banorët duke u përzier tek njëra tjetra. Dimri nuk është budalla thuhet në malësitë tona. Ai gjithnjë e bën punën e vet, ndonjëherë më borë, ndonjë herë me shi, ndonjëherë me furtunë e përmbytje. Kështu e ka ai, por kjo nuk është arsye që të mos marrim masa për periudhën e dimrit, të parashikojmë dhe të marrim masa për rreziqet që mund të paraqiten. Ketë punë duhet ta bëjë shteti i kujtdo krah qoftë ai. Qeveritë shkojnë e vinë, partitë lindin e vdesin, por populli mbetet, për atë duhet menduar shumë ata që kanë marrë votat, kanë dhënë premtimet, ata që janë të kualifikuar më shumë me arsim dhe shkencë. Fjala e tyre duhet dëgjuar me përparësi, qofshin këta me pushtet apo pa pushtet, me parti apo pa parti. Përvoja shumë vjeçare popullore shpesh nuk po vlerësohet. Banorët e maleve dhe të gjitha zonave që sot po vuajnë peshën e borës dhe ngricave, parashikojë, flasin dhe thërrasin, por duhet dëgjuar dhe vlerësuar.
Me zhvillimin e shkencës, në kohët e sotme është e mundur parashikimi mjaftë i saktë i motit, nuk është magji, nuk është profeci. Ka satelit të shumtë që vëzhgojnë motin në lartësi të mëdha, drejtimin e tyre, ndryshimet gjatë rrugës. Befasia e motit me të cilën përpiqen që të mbulojnë diellin me shoshë dhe tua hellin fajin enigmave te motit nuk shkon më
Qeveria nuk duhet të gjendet e befasuar nga kjo goditje e fortë e motit të keq. Ata që rrinë në mjedise të ngrohta ja lënë fajin befasisë. Bora në dimër nuk është dhe nuk duhet të përbëjë asnjëherë befasi, por duhet që shteti të jenë i organizuar fort.
Nuk ka kompromis me motin, nuk vepron korrupsioni në këtë mes. Për përballimin e motit ka vetëm organizim për përballimin e tij me sa më pak lodhje e sakrifica.
Normalisht më lind pyetja, ky është gjithë ai taborr që paguhet nga shteti për raste të tilla, të rrezikshme, të frikshme, të jashtëzakonshme. Thuhet se situata është nën kontroll. Po, vërtetë është nën kontrollin e borës dhe vetëm ajo kontrollon situatën, gjithçka, e si di ajo.
Malësorët që banojnë në male janë mësuar me borën, ngricën, stuhinë, por kur mungon drita, rruga, shërbimi shëndetësor, gjendja përkeqësohet dhe shkon deri në mospërballim, ndjehen të humbur, pa përkrahje, pa mbështetje. Askush nuk mund të zgjidhë vetë hapjen e rrugëve, rrjetin elektrik, gjendjen e rënduar shëndetësore, apo edhe një temperaturë të lartë gripale. Shumë shtëpi dhe disa shkolla janë rrezuar nga pesha e borës, por edhe shumë të tjera janë të rrezikuara nga çasti në çast. Sapo të fillojnë ngritja e temperaturës shtohet veçanërisht rreziku i ortiqeve.
Dimri vjen përsëri, bora do të bie, stuhi do të kenë, do të dëgjohen shungullimat e ortiqeve, apo ujërave të vrullshëm, malet po janë ato, pra masat duhet të merren me kohë. Shteti ka gurin dhe arrën në dorë, ka mjetet për të përballuar apo minimizuar rreziqet. Për ato bjeshkë të bukura dhe krenare, për ata banorë të vuajtur por të papërkulur e të lënë pas dore shumë shpesh, ashtu si edhe për ata që uji u mbulon gjithçka, apo fatkeqësi të tjera, duhet menduar me kohë dhe shumë kujdes.
Alpet Shqiptare, Dukagjini dhe zona të tjera me një bukuri të radhë me bukuri të papërsëritshme janë dhe duhet të jenë të bukura edhe në dimër, në çdo kohë. S’ka gjë se ka borë, por kjo arrihet kur mendohet në kohën e duhur dhe merren masat e duhura. Këtë nuk mund ta bëjnë njerëz të veçantë. Këtë e bën shteti me strukturat e veta të organizuara me përgjegjësi ligjore e ndërgjegje të vetëdijshëm.

Shkurt – 2012

THEU QAFEN PA NISE ME EC
Prele Kroj

Ne lindje te fshatit Kir ndodhet bjeshka e Kirit ose (lugjet e Kirit). Për karakteristiken e saj, me lugje e rrëpira, livadhe dhe e rrethuar me kreshta malesh ku ne lartësinë e tyre vrojtohet panorama mahnitëse e fshatrave te zonës se Pultit. Një shekull me pare, para vitit 1900, kjo bjeshke ishte e mbuluar me pyll ahut dhe pak pishe, ne te cilën kjo e fundit sot nuk ekziston me, si rezultat i shfrytëzimit te saj për përdorim ndriçimi ne shtëpitë se, ne atë kohe nuk kishte ndriçim as me vaj guri, ndërsa as me energji elektrike nuk imagjinohej.
Me rritjen e popullsisë ne fshatin Kir, ne te cilin rreth vitit 1900 kishte po te thuash 80 shtëpi, ne këtë kohe duke pare vlerat kullosore për ne stine Vere, lindi nevoja për shfrytëzimin e kësaj bjeshke te pa njohur. Rreth viteve 1920-1925 banoret e fshatit Kir e dogjën pjese-pjese gjate vjeshtës dhe ne fillim krijuan parcela duke i mbjell me thekër për buke. Mbjellja e thekrës behej ne mënyre primitive, gjate muajit nëntor hidhnin farën duke e shpërndarë ne hirin e parcelave te djegura dhe ne stinën e Verës, ata merrnin prodhime te bollshme thekre. Me vone kjo bjeshke nëpërmjet një marrëveshje ne mes te gjithë banoreve (sun), përcaktuan qe deri me datën 1 korrik te çdo viti, te mos kullosje bjeshka me bagëti. Me 1 korrik deri 15 korrik te gjithë banoret kositnin livadhet e tyre sipas parcelave dhe pasi e bënin mullar e përdornin barin e thate (sanën) për dimërimin e bagëtive. Mbas kositjes se barit dhe vendosjes ne mullar, bjeshka u shfrytëzonte për te kullotur bagëtitë. Stanet e tyre, fshataret i kishin ndërtuar ne Plavrat e Kirit e te Çokut. Këtu e kullotnin me bagëtitë gjedh dhe dele. Rreth viteve 1960 ne bjeshkën e Kirit kullotnin mbi 300 krerë gjedh dhe mbi 2500 koke dele. Gjate viteve 1960-1990 kjo bjeshke u shfrytëzua nga kooperativa bujqësore edhe për barin e thate edhe për kullota verore. E veçanta e kësaj bjeshke është, uji i bollshëm e i freskët dhe livadhe te shumta. Freskia e pyllit, u krijon kushte bagëtive, gjate periudhës se stinës se Verës për zgjatjen e kohës se kullotës . Mbas vitit 1990 bjeshka e Kirit ka marre forme tjetër si nga ana e shfrytëzimit, e cila duke mos u frekuentuar, livadhet u mbuluan me pyje ahu. Largimi i banoreve për kushte me te mira ne zonat e ulëta, nga mbi 200 shtëpi ne atë periudhe, sot janë rreth 70 shtëpi. Edhe këta nuk dalin fare ne bjeshke! Kështu ajo bjeshke tani për tani është braktisur fare.

Gurra e Çokut
Duke pasur parasysh vlerat reale surprize te një bjeshke ne lartësinë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, bjeshka e Kirit ka rreth 30 ha pyll ahu ne ketë lartësi e shkurre te pashfrytëzuar deri me sot për lende drusore; livadhet kullosore qe shtrihen ne te dy anët e luginës qe quhen lugjet e Kirit, sa te bukura edhe aq te pasura me bime livadhore, sipërfaqja e tyre i kalon mbi 20 ha (Para vitit 1990 ka qene me e madhe, rreth mbi 30 ha), ja vlen te studiohet, për vlerat reale te saj e freskët dhe e bukur, e pasur me burime uji kristal dhe te ftohta. Duke pasur parasysh dhe largësinë rreth 40 km nga Shkodra dhe ne kushte te rregullimit te rrugës automobilistike, qe deri tani rreth gjysma e saj është asfaltuar, kjo bjeshke e pasur dhe e pa njohur për shfrytëzimin kullosor, për turizëm veror, nder te rrallat e rrethit te Shkodrës, vetëm ata qe e kane frekuentuar i dine vlerat reale te kësaj bjeshke, ndërsa për ata qe do ta vizitojnë për here te pare do te jete një surprize e këndshme. Sikur te behej konkurrence me bjeshkët e tjera do te zinte vend nderi.
Ide-projekti i kësaj bjeshke duhet te behet sa me pare, pavarësisht se, ende nuk ka ndërhyrë shteti. Masa me e pare duhet marre për ndalimin e shfrytëzimit te saj pa kriter i pasurisë pyjore nga persona te papërgjegjshëm, te cilët po bëjnë kasaphane ne ketë bjeshke, po i humb vlerat e saj për turizëm, pasi elementi i pare është pylli qe rrit vlerën e kësaj bjeshke. Kjo bjeshke sot është si ai pacienti, qe ka thyer këmbën, por duke mos ndërhyrë ne kohe mbetet sakat ose vdes fare.
Me anën e këtij artikulli banoret e fshatit Kir, jo vetëm qe i bëjnë apel shtetit te studiojnë vlerat e kësaj bjeshke, por dhe grupe apo dhe vete komuna e Pultit duhet te bëjnë ide-projektin për marrjen e masave serioze, jo vetëm për ndalimin e shkatërrimit te saj, por me qellim qe te behet një objekt shfrytëzim për turizëm, me ane te cilit rriten dhe vlerat e jetesës se banoreve te këtij fshati.
Është e pafalshme te lejohet shkatërrimi i kësaj bjeshke për tu pasuruar dikush nga prerja e pyllit për dru zjarri. Një qëndrim i tille do te thotë: Te djegësh shtëpinë tende për tu ngrohur nga zjarri i saj. Dihet shkencërisht se, kur te pritet pylli pa kriter duke shkelur normat teknike te shfrytëzimit te saj, duhen dekada vite e shekuj për te ardhur ne gjendjen e mëparshme. Këtë bjeshke duhet ta studiojnë specialiste te dërguar nga shteti, nga ministria e turizmit dhe pasi te studiohen vlerat e saj duhet te projektohet dhe mënyra e shfrytëzimit, kryesisht për turizëm.
Ndihme “sos”, Ndihme “shprese”, Ndihme “perspektiv”!
Nga Banoret e fshatit Kir, Komuna Pult.
Pergatite nga Prel Kroj

A është lëngatë shqiptare sëmundja e përçarjes ?

Bora ka mbërthyer pjesën më të madhe të Kosovës dhe në lagjen time e kudo në qytet janë kthyer skenat e bukura me njerëzit që përshëndeten ngrohtë dhe qëndrojnë gjatë e gjatë kokë me kokë duke biseduar për hallet e problemet e reja e duke iu lutur, prapë bashkë Zotit, për mëshirë e për shpëtim nga të ftohtit. Kështu përshëndeteshin e llafoseshin njerëzit e qytetit e shtetit tonë edhe në vitet e vrara të Kosovës. E kisha kuptuar nga paslufta se, gjithë këto pamje e sjellje njerëzish ishin produkt i frikës nga kobi e tmerri. Shqiptarët i bën tok e kokë me kokë vetëm tmerri e kohët e liga. Kur kalon rreziku ata ishin bërë e po bëhen pikë e pesë.
Si duket nga kohët e lashta kemi trashëguar sëmundjen e përçarjes, që është kthyer në lëngatë dhe shërohemi vetëm për pak kohë dhe prapë bëhemi edhe më të sëmurë. Liderë dhe njerëz të thjeshtë trimërohen e krenohen në ndeja e para grave të tyre për sulmet më bërryla e për kontributin e dhënë për të ndarë e përçarë njerëz e subjekte. A mund të gjejë njeriu në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malësi e në Kosovën Lindore dy subjekte e dy liderë që kuvendojnë si vëlla me vëlla e që punojnë bashkë për kombin e truallin? Jo, nuk i gjen! Ata edhe kur bashkëpunojnë këtë e bëjnë, jo nga dashuria vëllazërore e në shërbim të çështjeve madhore, po për të fituar numra e pushtet. E bëjnë për të fituar vota e kolltukë. E nëse kolltuku e interesi personal e grupor nuk i afron, atëherë bëhen pikë e pesë dhe marrin shigjetat plot helm dhe i drejtojnë në zemër njëri-tjetrit. Shahen, fyhen, etiketohen, pështyhen në pikë të ditës. Sëmundje e përçarjes është kjo që ka vrarë e po vret kombin tonë. Një pjesë e madhe e intelektualëve shqiptarë kudo janë dhe një numër i madh liderësh të partive po të bëheshin bashkë e po të mblidhnin fakte e argumente për gjithë tmerret e padrejtësitë që i janë bërë në shekuj e dekada popullit tonë, kudo është në trojet e tij stërgjyshore, atëherë Evropa do të vepronte e logjikonte ndryshe dhe se e vërteta për vuajtjet e popullit tonë dhe për krimet e okupatorëve do të ishin të hapura në tavolinat e qendrave të vendosjes e nuk do të ishte situata kjo që është kudo në trojet etnike të vëllezërve tonë në Malësinë e Madhe, Maqedoni, Kosovë Lindore e trojet tjera shqiptare. Intelektualët shqiptarë bashkë me pjesën e madhe të liderëve e subjekteve politike kohën e kishin harxhuar dhe e bjerrin duke shpikur e “gjetur” çka është një e zezë për njëri-tjetrin. Në të dy shtetet tona dhe në trojet etnike faqet e mediave dhe lajmet e para të TV janë për përplasjet e liderëve dhe me sharjet e ofendimet e tyre kundër njëri-tjetrit e për tmerret, vrasjet, mizoritë, dhunën e gjithë shëmtitë tjera që kanë bërë pushtuesit flitet pak e si me droje, vetëm në datat e caktuara dhe asgjë më shumë. Sëmundjes së keqe për përçarje të shumë liderëve e subjekteve politike i ndihmojnë edhe disa analistë e komentues, që merren me “analiza” dhe e thonë “të vërtetën” ashtu si i konvenon atyre e në shërbim të avancimeve e ndonjë dhurate, ashtu “nën plaf”. Lëngata e gjatë nga sëmundja e përçarjes ka bërë që të mos mbetet as edhe një subjekt politikë a organizim tjetër pa u ndarë e përçarë diku shumë e shumë e diku, madje pak, po. Kudo arriti ky mikrob, nuk la pa leshur rrënjë e rezultatet po vërehen. Shqiptarët këtu e kudo janë bërë pikë e pesë dhe jo për hir të çështjeve të mëdha, por për t’u bërë kryetarë e liderë. Nuk qajnë kokën pse shkatërrojnë unitetin. Për ta, edhe nëse pas i kanë vetëm pesë e gjashtë njerëz, kryesorja është t’i quajnë “kryetar”. Ata kënaqen duke u krekosur në ndeja të vogla e të gratë e tyre se, ja kanë arritur të prishin, qajnë e përçajnë. “Ju qoftë e fundit”- mallkon populli, e besimtarët do të thoshin AMIN!
Nga Rrahman Jasharaj,
Koordinator dhe zëdhënës i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” Rraha_j@hotmail.com

NJË DUKAGJINAS KUNDËR DUKAGJINASVE!

- Vijon nga numri 98-

Ja si shkruajnë Ndoc Plani dhe Gjin Avdia, nipi i një nga udhëheqësit kryesor te luftëtarëve te Shalës, Avdi Kolës: “... Forcat vullnetare te Shalës, te përberë prej rreth 300 vetesh po i drejtoheshin qafës Beshkasit, ku ishte vendosur qe Shala te zinte pritat armikut, për t’i prere rrugën e Dukagjinit. Veshoviçi edhe ketë here u tregue me i shpejt. Nis kontingjentin e dyte për te shtruar Dukagjinin me një force te dyfishte nen komandën e te quajturit Komandar Pasha, i cili duke kaluar për Qafe te Beshkasit arriti ne Qafen e Mgulles (10 korrik), ndërsa forcat vullnetare te Shalës kishin arrite ne Plan. Ne Plan terreni nuk ishte i përshtatshëm për t’i zënë pritat armikut, si pasoje shaljanet u tërhoqën deri ne pjerrësitë perëndimore te Qafës se Thikës dhe vendosen prita ne zonën e Gropave te Ndok Preles, me parsi qe nëse armiku vazhdon rrugën për Qafe te Boshit për te hyre ne Shale ku mund te vendosen prita te reja me te favorshme te mos hapej zjarr. Përkundrazi nëse forcat malazeze kërkonin te ngjiteshin dhe te pushtonin Rrafshnaltën e Qafës se Thikës e pikat zotëruese te majës se Boshit te hapej zjarr ...”. (Ndoc Plani e Gjin Kol Avdia- “Ekspedita Ushtarake malazeze ne Dukagjin”-f. 10). Mendoj se nuk ka nevoje për koment, i nderuar Prele. Dhe është interesant, qe ne këto rrethana nuk na del kund Lush Prela, kreu i Shalës ...!!!??? Banoret e Planit, luftëtarët e tij vullnetar mbeten vetëm. Ja, kjo ishte përgjegjësia e kreut te Shalës ndaj këtij fshati, ndaj këtyre banoreve. At Danjeli ne librin e tij “Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalës”, shkruan: “... Me këtë qendrës, Plani kthehet ne fushe betejë, katër dite rresht (12, 13, 14 e 15 korrik), nata behet dite nga mitralozi e fishekët e dinamitit, dita shnrrohet ne nate nga tymi i topit e i kullave te djegura ...” (f. 31). Ndërsa Ai Justini, ne librin “Rreth votres”, shkruan: “... Për tri dite rresht neper ato vende su pa gjë tjetër veç tym e flake, top e mitraloz ...” (f. 34). Pra, i nderuar Prele tri-katër ditët e luftimit nuk qenkan ne imagjinatën vetëm te Mhillit, por edhe te atyre qe ju u referoheni. Kufizimi nga ana e juaj, Luftën ne Plan vetëm me datën 15 korrik 1915, vetëm me masakrën e kësaj date e quaj një mohim qe tentoni ti bëni gjakut te derdhur te banoreve te Planit ne harkun kohore prej disa ditësh! Dhe ky qëndrim i juaj është i pafalshëm për një intelektual dhe aq me tepër një intelektual ne fushën e historisë. Me datën 15 korrik 1915 u masakruan tre pengjet, te cilët ishin dhe krerë te Shalës dhe 20 plançuer, ne mesin e te cilëve kishte edhe nga ata qe ishin thirre nga gjenerali se, i kërkonte Mehmet Shpendi për te pare mundësinë e një armëpushimi. Ata kishin shkuar me dëshirën për te gjetur mundësinë e shpëtimit te pengjeve. Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, dhe këta se bashku me pengjet u pushkatuan me datën 16 korrik 1915 paradreke ne Tebreg.
I nderuar Prele, vijoni te pavërtetat! Ju shkruani: “Sipas tij (Mhillit) teatri i luftimeve nuk janë malet për rreth Planit, siç thotë At Justini, por brenda fshatrave te Planit e te Gjurajve ...”. Ne fakt nuk është kështu. Ne libër theksohet: “Për fazën e dyte u zune pikat dominuese ne anën veriore, veri-lindore, perëndimore dhe jugore... Për fazën e trete theksohet: U përforcuan pikat e zëna me pare Pla i Madh, Gropat e Strelit, qafa e Shtogut, kodër Kuje; u zunë prita te reja ne qafe Qeresh, qafe Qyteze, Ura e Boksit ... Disa nga luftëtarët e Gjurajve zunë pikat dominuese ne kodër Telaj, Goj ... me te shumtët u vendosen ne qafe te Mgulles bashke me luftëtarët e Toplanes e te Mgulles ...” Te pavërtetat tuaja, referuar librit tim janë te shumte, por ballafaqimin mendoj ta leme me kaq.
Plani ne te gjitha rastet ka qene bashke me luftëtarët e Dukagjinit, ka dhënë kontributin, gjakun dhe jetën ne mbrojtje te Dukagjinit dhe trojeve te tjera Shqiptare kundër çdo pushtuesi. Vetëm ne mbështetje te Dede Gjon Lulit për ngritjen e Flamurit ne Deçiç, me 6 prill 1911, ne krah te luftëtarëve te Dukagjinit te udhëhequr nga Mehmet Shpendi, Plani ka katër varre edhe sot ne brigjet e lumit Cem. Atëherë lind pyetja e thjeshte: Si ka mundësi qe plançueret nuk paskan luftuar për mbrojtjen e vendlindjes se tyre dhe paskan qëndruar indiferent duke i dhënë mundësinë armikut ti marri- sipas versionit tende Prele- si kope vathi, 62, 70 apo 75 vete me ne zë dhe qenkan masakruar vetëm për te frikësuar Dukagjinin?! Ky mendim i juaj është fyerje e rende për ata qe dhanë jetën duke luftuar ne qafa, kodra dhe male balle për balle me ushtaret malazeze. Këtyre heronjve, u mohoni rinin e tyre qe dhanë ne këtë ndeshje te pabarabarte, duke u quajtur te moshuar, pleq, fëmijë dhe gra.
I nderuar Prele, ne librin tim nuk ka fyerje ase mohime. Ne te ka fakte, dokumente dhe analize ndaj te cilave nuk ka arsye te ndjehem keq, madje ndjehem mire. Shala si fis me i madhe dhe i pare i Dukagjinit ka bere gjithnjë organizimet dhe ka prire ne lufte, për rrjedhoje ka marre dhe meritat, por ka marre dhe përgjegjësitë, te cilat janë te pashmangshme dhe te pajustifikueshme ne qëndrimin qe mbajti ndaj ushtrisë malazeze ne hapësirën e Planit ne korrikun e vitit 1915. Ky përfundim nuk fyen kënd, përkundrazi tregon vendin secilit dhe qe duhet ta mbaje secili me nder.
I nderuar Prele, shprehjen qe e keni për zemër: “Bafta Shala dhe hjekta Plani”, nuk ka kuptimin qe i jepni ju se, gjoja luftën e beri Shala dhe çfarë kërkon Plani ...?! Ajo shprehje ka një kuptim tjetër, te cilën e kam mësuar këtu e gjashtëdhjetë vjet me pare: Shala duhet ta pësonte se, ajo gaboj dhe e dine mire se, kush u tregua i pabese! Plani nuk gaboje, por luftoi. E tek e fundit Plani është një fshat ndërsa Shala është një krahine e tere, qe nuk do te thotë se është i pagabueshëm qofte me qellim ose pa qellim. Ne këtë rast, nga krerët Shalës pati gabime te renda për kohen. Ata nuk koordinuan veprimet me pjesën tjetër te Dukagjinit dhe një pjese e tyre, me qellim apo pa qellim, i besuan tepër armikut. Kjo nuk është faji i im.
I nderuar Prele, ju me akuzoni për prishje te unitetit!!!??? E pa kuptimet ky mendim se, jo unë apo kush do tjetër qofte pultinas, shaljane, shoshiane, temalas apo shllakas nuk mund te prishe unitetin ne mes dukagjinasve. Koha e ka vërtetuar se, ne momentet kulmore, kur i ka thirrur atdheun janë çua ne këmbë ne mbrojtje te lirisë dhe te pavarësisë se vendit, qe këtë gatishmëri te dukagjinasit ne mbrojtje te lirisë aq bukur e simbolizon mjeshtri Fadil Kraja, kur ne romanin “Plage Dielli”, thekson: Ja dedikoj: Bijve dhe bijave te Dukagjinit qe aq shume u rropaten brez pas brezi për këtë vend qe quhet Atdhe ... Dhe aq pak kërkuan prej tij ... brez pas brezi ...”. Pra, jo vetëm nuk e ndjeje keq veten, jo vetëm nuk i kam bere keq Planit, jo vetëm qe nuk kam bere asnjë tentative për prishje uniteti, por përkundrazi e ndjeje veten mire, kam bere mire qe atë ngjarje luftarake te dukagjinasve te mi dhe ne veçanti te bashkëfshatarëve te mi e kam hedhur ne një libër.
I nderuar Prele, është e nevojshme te jemi kritik ndaj çdo pune, se i shërben rritjes se nivelit te punës, por nuk është e arsyeshme te jemi kritizer, siç jeni treguar ju ne këtë rast. Kritizeri nuk ndihmon, përkundrazi jo vetëm qe pengon punën e kualifikuar, pengon te dali e vërteta, por dhe bën qe disa njerëz dhe te mund te çoroditen. Kjo është e papranueshme.
Lind pyetja: A ka nevoje libri te përmirësohet, te ketë me shume te dhëna vërtetuese? Pa tjetër se, po. Nuk ka asgjë te përkryer, asgjëje nuk mund ti vihet përfundimisht pika mbi “i”, por jo ne këndvështrimet tuaja. Ai ka nevoje te plotësohet me mire, dhe ndoshta do t’ia mbërrijë te nxjerre nga arkivi i Podgoricës dokumente te tjera, siç është ditari i veprimeve luftarake, apo ndonjë raport a komunikate luftimi te atyre ditëve te përgjakshme, qe janë dokumente karakteristike për një ushtri te rregullt, dhe te bëjmë ose te bëjnë plotësimet e nevojshme.
Me respekt Mhill Pali

SHEN VALENTINI

Mes miteve dhe legjendave

Pse festa e Shën Valentinit bie pikërisht me 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjëherë veten? ...) Është një rastësi apo ka një kuptim te veçante?
Ne kalendarin romak, muaji i shkurtit është konsideruar si muaji ne te cilin njerëzit përgatiteshin për mbërritjen e pranverës, stinën e rilindjes. Kështu, fillonin ritet e pastrimit: shtëpitë pastroheshin dhe ju hidhej kripe si dhe një fare e veçante. Por, ne veçanti, ne mes te muajit fillonin festimet në nderim te zotëve qe i mbanin ujqerit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i priftërinjve te ngarkuar me ketë kult, i afrohej gropës, ne te cilën sipas legjendës, ujkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutëse. Gjaku i kafshëve përhapej, pastaj ne vendin përreth rrugëve te qytetit, si shenje e pjellorisë. Ngjarja e vërtetë për rininë romake te asaj kohe ishte një tip lotarie dashurie. Çdo vajze e re, ne kohe për t’u martuar, vinte emrin e saj ne një vazo dhe çdo beqar duhet te kapte një emër pa e pare se për ke behej fjala. Kështu formoheshin çifte, qe shpesh përfundonin ne martese.
Një dite te bukur...
Mbi shenjtin e te dashuruarve, historia dhe legjenda ndërthuren dhe ndonjëherë bëhen konfuze. Jeta e shenjtit martir qe festohet me 14 shkurt ne realitet ndahet me dysh. Jo një shenjt martir por dy: njeri i cili ka jetuar rreth shekullit te III, dhe qe ka banuar për një kohe te gjate ne Rome dhe martiri tjetër i Ternit qe ka shume mundësi te ketë qene peshkop përreth shekullit te VI. Martiri i Romes është përkujtuar ne Martirologjine Romane ne 14 shkurt me një regjistër qe vjen nga një fare Beda (shekulli i VIII). Ne te rrëfehet një histori, ne te cilën thuhet se Valentini, i cili ishte arrestuar sipas urdhrit te perandorit Claudio, u gjend i vrare ne rrugën Flaminia; ne varrin e tij ne te njëjtën rruge është ngritur një bazilike, me dëshirën e papa Giulio I, e ribërë edhe kohet e fundit dhe e rregulluar ne mënyrë ornamentale nga papa Teodoro.
Ndërsa martiri i Ternit, i përkujtuar gjithmonë me 14 shkurt ne Martirologjine Gjeronimiane, i arrestuar sipas një urdhri te dhënë nga prefekti Placido ndërsa ishte ne Rome, pasi kishte refuzuar te sakrifikohej për idhujt, u vra dhe u varros afër rrugës Flaminia, ne te hyre te Ternit, ku ekzistonte një varr i krishtere mbi te cilën me pas u ndërtua një bazilike. Dihet qe duke qene dy histori shume te ngjashme nuk mungon as ai qe mbështet ekzistencën e një martiri te vetëm, Valentin. Ne 498 papa Gelasio e konsideroi 14 shkurtin si festen e Shën Valentinit dhe nxori jashtë ligjit lotaritë e dashurisë te origjinave pagane.
Kaluan vite dhe shekuj dhe festa e Shën Valentinit fitoi gjithmonë e me shume rendësi, aq sa tani kemi dhe një dokument historik: një letër dashurie, te cilën ia ka shkruar gruas se tij me rastin e Shën Valentinit, Carlo i Orleansit, i burgosur ne Londër.

Legjenda e trëndafilit bashkues
Një dite, peshkopi Valentino dëgjoi përtej gardhit te kopshtit te tij, dy te rinj te fejuar qe po ziheshin. Mori atëherë një trëndafil, doli nga kopshti dhe shkoi te takonte ata te dy, duke u ofruar trëndafilin dhe duke u thënë fjale mbi pajtimin. Kaq mjaftoi për te mbyllur ne çast grindjen mes dy te dashuruarve qe ashtu siç u tha shenjti, shtrënguan trëndafilin duke u lutur derisa dashuria e tyre u be e përjetshme. Pak kohe me vone, te dy u kthyen tek Valentino për t’i kërkuar t’u celebronte martesën ...; Martiri kërkohej ne raste fatkeqësie dhe epilepsie. Sa për titullin e “padronit te të dashuruarve” duket se i është atribuuar ne Mesjete, sepse dyshohej se me 14 shkurt, ne ditën e festes se tij, zogjtë fillonin te ciceronin duke ndjekur rizgjimin e natyrës dhe te dashurisë.
Lutja e te dashuruarve
Ne zemrën time, Zot, është ndezur dashuria për një krijese qe ti e njeh dhe e do. Bej qe unë te mos e humb këtë pasuri qe ti me ke futur ne zemër. Mësomë se dashuria është një dhurate dhe nuk mund te përzihet me asnjë egoizëm, qe dashuria është e pastër dhe nuk mund te rrije pranë asnjë poshtërsie; qe dashuria është pjellore dhe qe duhet, duke filluar nga sot, te prodhoje një mënyrë te re te jetuari tek unë dhe tek ai qe me ka zgjedhur. Te lutem Zot, për atë qe me pret dhe me mendon, për ke me ka dhënë gjithë besimin e te ardhmes se vet, për ke me ec përkrah ne shëtitjet tona, duke i dhënë njeri-tjetrit ndihme dhe model. Dhe me ndërhyrjen e Shën Valentinit na ndihmo dhe na përgatit për martesën, për madhështinë e saj, për përgjegjësinë qe te jep ajo, kështu qe duke filluar nga sot, shpirtrat tona te pushtojnë trupat tanë dhe te mbretërojnë ne dashuri.
Mbledhë nga Ndue Sanaj

Bota e madhe e dashurisë

Ese për Shën Valentinin nga
Përparim   Hysi

14 shkurti është Dita e  Shën Valentinit. Dita e  dashurisë. Dashuria, a nuk është kjo ndjenja më njerëzore në botë?  Sikur në çdo muaj të kishte një ditë dashurie, bota do të qe më e bukur. Jo vetëm kaq, por hamendësia ime shkon dhe më tej: dita e dashurisë do qe mirë të quhej jo Shën Valentin, por Shën Valentine. Kur them kështu, nuk flas kuturu, por nisem në bazë faktesh. Në të gjitha kohët, gratë kanë ditur të dashurojnë më mirë se sa burrat. Dhe, sikur krejt botën ta qeverisnin gratë, e them pa mëdyshje: bota do të qe disa herë më e bukur.  E qeverisur më mirë disa herë. Se, gratë janë më zemërdhembshura dhe dinë të dashurojnë dhe të duan më mirë se sa burrat. Gratë që dashurojnë, jepen me gjithsej dhe guxojnë të bëjnë çdo lloj sakrifice, sa, po të shfletosh historinë, letërsinë do të ndeshesh me gra që, kur dashurojnë, i skuqin burrat. Burrat janë nxitës në dashuri, por nuk kanë atë kuraja që kanë gratë. Mos po bëj hamendësira të kota?
Jo vetëm që nuk hamendësoj kot, por, për të bindur të gjithë ata që dyshojnë në këto se çfarë po shprehem, le  të kenë durimin që t’ më ndjekin. Mandej, si të lexojnë, u premtoj të  gjithëve që jam i hapur për çdo kundërshti tuajën dhe, për këtë, në fund të këtij shkrimi, do lë dhe  e-mailin tim për të më shkruar mendimin tuja, kundra apo pro meje.

***
Për dashurinë  janë shkruar mal me libra, në poezi e prozë dhe kurrë nuk është gjetur  e arta proporcionale: burrat a gratë dashurojnë më bukur? Para se unë të jap përgjigjen time për këtë pyetje, në ditën e madhe të dashurisë, po paraqes disa sentenca dashurie, qëmtuar nga popuj të ndryshëm.
* Rusët, për shembull, thonë që dashuria është e verbër, por di të shikoj larg.
* Është bimë zvarritëse dashuria që vdes, po nuk u kap diku, -thonë japonezët.
* Po të mos dashurosh, do të kesh një vdekje të gjatë. (thonë indianët)
* Francezët: -Provo të arsyetosh për dashurinë dhe do të humbasësh  arsyen.
Dhe mund të vazhdoja dhe më, por, besoj, që dhe kaq nuk është pak.

***
T’i lëmë sentencat dhe të vijmë në fakte e ngjarje që dëshmojnë seç kanë bërë gratë apo burrat që dashurojnë.
Safoja, poetja e dashurisë, thonë që vdiq (u hodh nga shkëmbi) kur një djalosh, më i ri se ajo, nuk iu përgjigj dashurisë së saj. Është ajo Safo që e lakojnë dhe si lesbike (këtë gjë ajo e pranon dhe vet), por jo vetëm që qe biseksuale, po dinte të dashuronte aq bukur, sa Sokrati (epo kush nuk ka dëgjuar për këtë filozof të madh!? ), thoshte :  -Unë filozofinë e  mësova nga Athinaja dhe dashurinë nga Safoja .  Athinaja qe  heteras, që, pse kishte mëndje aq të ndritur, arriti të martohet me  babanë e demokracisë greke: Perikliun.
Kleoptara e Egjiptit (për këtë thoshin që ka bukurinë e Helenes, pasionin e Safos dhe mendjen e Athinase ), pasi braktisi  Cezarin e madh, u dashurua me Mark Antonin. Dhe aq u dha pas  Mark  Antonit sa kanë mbetur si një sentencë e madhe dashurie: -Unë e shpopulloj gjithë Egjiptin, veç për Mark Antonin.
Katerina e madhe e Rusisë kur u dashurua me Potjomkinin, i shkruante: -Eja ! Pa ty, sikur jam pa duar!

***
Ta lëmë lashtësinë, shekullin e tetëmbëdhjetë dhe t’u afrohemi ditëve tona. Duke lexuar faqe të tëra, memuare apo vepra artistike, ja tek vjen me personazhe më të njohur, ku dashuria zë e shfaqet më konkrete dhe bëhet si më e ndjeshme dhe më e kapshme.
Kushdo ka dëgjuar për Mata  Harin, këtë legjendë  të zbulimeve të huaja, që veç si “agjente” ajo kish jetuar shumë dashuri. Veç në ditarin e saj të tërheq vëmendjen veç një shënim: -Vadim Masllov-dashuria ime, për të cilin bëja gjithçka dhe është më i shtrenjti i jetës sime. Kështu shkruan Mata  Hari që i qe dhënë me shpirt oficerit rus, Masllov. Kurse ky (epo kot nuk qe burrë?!!!), thotë: – Dashuriçka dhe aq! Dhe thonë që burrat janë b u r r a !!! Unë bërtas: burrat janë derra të kënaqur. Përgjithësisht, kështu ndodh me burrat që dashurojnë. Janë nxitës dashurish dhe, kur e realizojnë atë, shtrihen kollopan në krahun tjetër. Kurse femrat sakrifikojnë deri familjet; nderin po; moralin, po dhe braktisin gjithçka.
Ja tek u sjell një figurë shumë të njohur. Poetin Kombëtar të Rusisë. Pushikinin. Sa bukur që shkruan! Çfarë poezie lirike të bukur. Po vallë kush nuk i mban mënd vargjet e Tatjanës për Onjeginin e më tej?  Por ky, poet kaq i madh, ta shpallë me dashuritë e tij. Kushedi se sa femra merr më qafë dhe si një kokoroç (kaposh që nderë krahët nga kënaqësia), i shkruan një mikes së tij, princeshë : -Më së fundi, pas të njëqind  e trembëdhjetës dashuri, unë do të martohem.  Dhe nuk mbaron me kaq. Nuk  ka njeri që nuk ka dëgjuar për Ana Kërnin?  Ky (Pushkini) i shkroi asaj (fikso që atëherë Anna Kërni qe e martuar me një gjeneral ) po të linte Pushkini?
I thoshte,mes tjerash: -Veç më dashuro, se ju premtoj se do të jem shumë i dashur: të hënën do të jem i gëzuar, të martën entuziast , të mërkurën i dashur, të enjten çamarrok, të premten, të shtunën dhe të dielën do të jem ç’të duash ti. Pra: tërë javën nën këmbët e tua!!!”  Ia bëri mendjen veri, Ana iku nga burri dhe ky, nipi i Arapit të dëgjuar të Pjetrit parë, pothuaj, e braktisi dhe ajo (burri, natyrisht i preu çdo ndihmë) u katandis që të përfundonte, duke nxjerrë bukën e gojës o me përkthim nga frëngjishtja, o duke shitur ndonjë letër të këtij “dashnori të thekur” (pas vdekjes së tij) dhe, po mos e kish marrë në shtëpi djali i saj, kjo, Ana Kërni, do kishte përfunduar keq e mos më keq. Se dashuroi. Dashuroi  një burrë. Një poet që, me të vërtetë, qe i madh, por i ”vogël” në dashuri. Dhe pranonte dhe vet, Pushkini, kur thoshte: -Shkruaj bukur, por zëmra ime është krejtësisht vulgare.
Me që jemi këtu. Nuk u hodh Vronski nën rrotat e trenit, por Anna Karenina e bukur që bëri gjithë atë sakrificë për dashurinë dhe Vronski, ky “derr i kënaqur”, e braktisi apo e mënjanoi.  Dhe më tej. A ju kujtohet novela aq lirike e Turgenievit “Dashuria e parë”.  Burri  dashnor i bie me kamxhik (dufi i derrit të kënaqur) atij krahu aq të bukur, dhe gruaja (lexues: mbaje mend!) puthte hematomat që i kish shkaktuar i dashuri (burri!!!).

***
Më afër. Bukuroshja, Brixhit Bardo: -Gratë jepen me gjithsej. Alen Deloni është i bukur dhe më shumë kujdeset për sytë e kaltër dhe karizmin e tij se di të bëj dashuri. Po e bukur është dhe një komoja ime  e kohës së Luigjit të XVIII. Me që jemi tek Alen Deloni i bukur, ky “dashnor bukurosh” ia shkatërroi jetën të mrekullueshmes. Romi Shnajder. Qe i dhunshëm, Deloni, dhe përdorte dhe kamxhikun. Qe “burrë” Deloni … Brixhit Bardo aq jepej pas dashurisë, sa ka lënë sentencën: -Kur shoh një burrë që zhvishet, mua tak dhe më kap të ”keqtë”, sa më duket se nuk shpëtoj pa rënë me barrë.
Me që jemi në Francë, le t’i referohemi dhe një dashnoreje të zjarrtë siç qe këngëtarja Edit Piaf. Kjo i thoshte të motrës: -Një shtëpi ku mungon burri, është si një ditë pa diell. Pastaj shtonte: kur s’ka diell, e zëvendëson me korrent, por dua të shoh varur një këmishë burri a një palë çorape.
Kur erdhi në SHBA, Simona Sinjori me burrin e saj, këngëtarin dhe aktorin Iv Montan, fitoi një “Oskar” për një rol në Holliwood. Por çdo e mirë, ka dhe një të keqe pas. Ishte në lulëzim ylli i Holliwodit, Merilin Monro. Iv Montan ra në dashuri me Merilinin. Kjo iu përgjij pozitivisht, por me konditë që të ndante Simonën. Dhe Ivi (epo  Ivi qe burrë!!!), duke u puthur dhe harlisur me të bukurën Merilin, bërtiste si kalë i azdisur nga tagjia:  -Oh, ç’u kënaqa! Kërkesës së Merlinit, i tha: -As mos të shkoj në mëndje. Dhe legjendarja, e vrarë shpirtërisht (se iu dha me shpirt), tha: -Ai ka dhe Simonën dhe “Oskarin”. Po unë çfarë kam? -Mut! Mut !  Mut !   Dhe Ivi qe burrë. Kjo tjetra: grua! Apo jo?
***
Tani të vijmë në vendin tonë. Në vitet tona, të kohës së diktaturës. Pa kujtohuni sa gra të huaja (nga BS dhe vendet e demokracisë popullore) lanë familjet e tyre se u dashuruan me shqiptarë. Kur diktatura filloi të qëlloi si “Shpatarja e verbër” mbi këta familjarë, (të gjithë të dashuruar), sa prej atyre burrave qëndruan si burra. Për turpin e tyre, ose i braktisën qoft dhe me fëmijë, ose i lanë të kthehen andej nga kishin  ardhur. -Na detyruan! (thonë). E di mirë presionin, e njoh mirë atë “shpatë” (në të vërtetë qe hanxhar), por të rrallë qenë burrat, burra në dashuri. Kurse gratë, dolën burra. Ato shkuan me burrat apo dhe vetëm drejt ferrit socialist se, gratë dinë të dashurojnë.
25-vjet e internuar në Fier, pianistja me kualifikim të lartë, hungarezja, Maria Rafael, dhe  si Penelopa e lashtë, priti të kthehej nga burgu, solisti dhe skenaristi i teatrit të Operës, Stavri Rafael. Ajo qe e bukur si një tulipan dhe çeli, përsëri, pas 25-vjetësh, kur iu kthye burri nga burgu, duke lindur një çupë. Maria Rafael qe një grua, për të cilën, gjithë Fieri ka nderim. Dhe mund të vazhdoja me të tjera e të tjera, gra  të persekutuarve, por jo për burra që deshën më shumë partinë, karrigen, rehatinë dhe u “justifikuan” për presion. Jo. Në Myzeqe, për këta lloj burrash, thonë: -I bëri tragë bythës!!! Dhe  të tillë pati shumë.

***
Përvoja ka treguar se gruaja që e do burrin, kurrë nuk e tradhton dhe, në ndodhtë që ky e tradhton, gruaja e mirë: di të falë. Që mos largohemi nga tema. Helenë Kadare bëri një hap qytetarie me ato refleksionet, edhe për dashuritë e Isit (siç e quan). Në një nga sekuencat që bie, thotë, në vija të trasha: -Kur hyra në kuzhinë, pashë që diku, aty nga fundi i kuzhinës, Isi po puthej me Iksin (e ç’rëndësi ka për emra?!). Thotë që e pa ajo; e pa dhe e ëma e saj dhe, megjithatë, ja tek janë e sot e kësaj dite krah për krah. Pyetje ime është: – Po të ndodhte që Isi, të shihte aty nga fundi i kuzhinës (ruana Zot) Helenen duke u puthur me dikë, vallë do ta falte? Po ti, o lexues burrë, a do ta falje?  Përgjigja është e menjëhershme: -As që të mos shkoj në mëndje?  Se ne jemi burra!!!  Kështu që, pak nga pak, po mbërrij atje ku dua të dalë: gratë janë më zemërmëdha se burrat. Janë  më të sakrificës dhe këtë e sheh kudo. Të marrim një rast fare banal. Të gjitha mediat në vitin e kaluar, sillnin rastin e një femre iraniane që do ekzekutohej, për të vetmin “faj”, se kish dashuruar! -Pse, i mendoni, nuk e dinte ç’e priste? Po gruaja që dashuron është dhjetë herë më shumë trime se sa një burrë. Për çdo devijim martese apo kurore, faji, siç mendoj unë, mbet tek burri. Kurrë gruaja nuk e lë burrin që është burrë. Diçka i ka munguar, që zë e kërkon gjetkë. Dhe, sa për mua, nuk ke pse e lakon një grua për tradhti. Kur flas për gratë që duan burrat, që dinë të dashurojnë, mund t’ju sjellë dhe një rast unik. Familjen e gjeneralit hero, Sadik Bekteshi, e syrgjynosën në  një fshat të Beratit. E shoqja, Havaja, që qe juriste mund ta ruante lëkurën e ta braktiste të shoqin, por, përkundrazi, ajo ka lënë frazën e madhe dhe tronditëse: -Për Sadikun, mund të jepja të katër fëmijët!!! Dhe në popull thuhet: -Burrë e grua, mish e thua. Ka gra burra siç ka burra që u vijnë mu në fund grave.

***
E bëra këtë esse për “Ditën e dashurisë” edhe për një arsye tjetër. Pashë që tek poezia ime “Shën Valentini i magjishëm”, dikush krahasonte dashurinë me atë që ndodh me “mishin e bardhë” që janë vjetdrite larg nga dashuria. E sa për, të nderuarin Zeqir Lusha, që shkruan se kemi dashuruar dhe atëherë, i them, dashuria atëherë u qëllua me plumba. Sa çifte nuk realizuan dashurinë për arsye biografie dhe, sa të tjerë, prishën familjet. Vetëm në shtëpinë e kryeministrit Mehmet Shehu, për qejf të  klanit tjetër (qe luftë brenda klanit: lufta brenda llojit, është më e tmerrshme), të tre djemtë humbën familjet. Shkak (gjase) dashuria e Skënderit për të Nderuarën Zonjën  S…. Dhe mund të vazhdoja, me të tjerë e të tjerë! Po, gratë dinë të dashurojnë më mirë se sa burrat dhe, për mendimin tim, bota do të kish qenë edhe më e bukur, po të qeverisej nga gra. Kush nuk më njeh, pyet:-Kush je ti? Për kureshti, po i them:-Jam një që i kam bërë hundët copë në këtë limerin  e dashurisë dhe në raport me time shoqe, ndërsa ajo është ëngjëll, unë jam djalli. Por jam një “djall” diçka i mirë, që gjërat i them copë dhe, për këtë, dhe më”rrahin”.
Më “rrahin” se them të drejtën.

Nga Përparim Hysi, për më shumë, te interesuarit le t’ më shkruajnë me
e-mailin: perparimh@gmail.com

PEJA, qytet i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe qendër e Rrafshit të Dukagjinit

Peja është qytet, qendër e Komunës me të njëjtin emër. Ndodhet në VP të Rrafshit të Dukagjinit, rrëzë Bjeshkëve të Namuna, në rrjedhën e poshtme të lumit të Bistricës. Peja ka një pozitë të volitshme gjeografike në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme, që kalojnë nëpër luginat e lumenjve Drini i Bardhë, Ibër e te tjere. Peja ka qenë e populluar që në kohët e lashta dhe është vazhdim i qytetit Siparantum të Dardanisë në shek II para K.
Në shek III-IV ishte qytet i rëndësishëm dhe ajo përmendet nga fundi i shekullit XIII. Pas pushtimit nga serbët u ngrit Selia e Patrikanës Serbe XIV dhe u likuidua në vitin 1766. Në shek e XIV-XV ajo ishte qendër e Principatës së Dukagjinit; emri i së cilës vjen nga Princi Dukë Gjin Tanushi. Në shek XIII zotërimet e tij shtriheshin nga Peja, Gjakova, Prizreni, krahina e Lumes dhe e Hasit, një pjesë e Malësisë së Tropojës, Puka, Ultësira e Epërme e Zadrimës, Mirdita, qyteti i Lezhës e në bregdet. Këto u kufizuan më pas, por në shek XV Principata e Dukagjinit; nën udhëheqjen e Princit Pal Dukagjini dhe pastaj të djemve të tij, Nikollë e Lekë Dukagjini, ishte principatë shumë e fuqishme dhe u lidh me Kastriotët; morën pjesë në Lidhjen e Lezhës dhe pas vdekjes së Skënderbeut, Lekë Dukagjini ishte në krye të luftës kundër turqve. Ai qe udhëheqës i shquar ideolog i luftërave të popullit shqiptar kundër turqve në shek XV.
Pas pushtimit osman, turqit e bënë Rrafshin e Dukagjinit, Sanxhaku i Dukagjinit me qendër qytetin e Pejës, duke e shkëputur kështu nga pjesa tjetër, i cili quhet Dukagjini i Ri që përfshin Krahinat e Shalës, Shoshit, Mërturit dhe Berishës, Pultit, të Shllakut e Mirditës.
Në atë periudhë qyteti i Pejës mori zhvillim të madh, sidomos tregtia. Ajo kishte rreth 300 dyqane. Gjatë sundimit osman, Peja dhe gjithë Rrafshi i Dukagjinit ishin vatra të qëndresës kundërosmane të popullsisë shqiptare. Popullsia e Pejës u bashkua me Lidhjen e Prizrenit dhe në vitin 1899 patrioti Haxhi Zeka formoi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe pastaj mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme Anti-osmane në shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912.
Në vitin 1913, Peja u aneksua nga Mali i Zi nga ku erdhën shumë koloni malazeze në qytetin e Pejës dhe rrethinat e saj e më pas u aneksua nga Jugosllavia, Rrafshin e Dukagjinit e quajti Metohie duke e marrë të shkëputur nga Kosova. Shteti serb ka punuar me kohë për sllavizimin e tregjeve shqiptare nëpërmes historianëve dhe politikanëve; ka punuar për interesat e saj duke i larguar shqiptarët si në Turqi, nën pretekstin e islamizmit, ka nxitur emigrimin e tyre në Evropë, Amerikë e te tjera. Kjo është një fatkeqësi për popullin e Kosovës, sepse Kosova ka pasuri të mëdha dhe vlerësohet si një nga veshkat e Kontinentit Evropian.
Megjithatë popullsia shqiptare përbën mbi 72% të popullsisë dhe pjesa tjetër janë malazezë, romë, serbë, boshnjakë dhe turq të mbetur nga ish-nëpunësit apo familjet e oficerëve të ushtrisë turke. Shqiptarët (ndonëse shumica janë shndërruar në islamë) ruajnë marrëdhënie shumë të mira me besimtarë të tjerë, madje edhe kremtojnë festa katolike si Shën Kollin, Shën Gjergjin e t tjera. Një ndër klerikët kryesorë ishte At Benardin Llupi (Shkodër) i cili u pushkatua nga nacionalistët çetnikë serbë në vitin 1946.
Në vitin 1943 Kosova u pushtua nga fashistët italianë, populli bëri rezistencë dhe u krijuan Brigadat Partizane të Pejës. Gjithashtu erdhën për ndihmë brigadat partizane edhe nga Shqipëria.
Në atë kohë shtëpia jonë, në të cilën banonim atje që nga viti 1939, u bë bazë e luftës partizane dhe aty vinin partizanë nga Kosova dhe nga Shqipëria si p sh Oficeri i Brigadës Partizane të Pejës, Mushak Gjergj Berisha, i cili ishte kushëri i tyre si dhe Gjenerali Beqir Ndou nga Mërturi; vinin së bashku me shokët e tyre e takoheshin aty.
Me 17 nëntor 1944 Peja u çlirua; Brigada Partizane e Kosovës dhe ato të Shqipërisë vazhduan luftën për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera të Jugosllavisë. Në luftë ra dëshmor Mushak Gjergj Berisha, i cili u shpall Dëshmor i Popujve të Jugosllavisë për çlirim nga nazi-fashistët. Megjithëse Peja dhe Kosova kanë qenë të zëna nga pushtuesit, ato kanë mbajtur lidhje të vazhdueshme me Shqipërinë.
Në Pejë e Gjakovë e rrethinat e tyre ka pasur shumë gra të martuara nga Dukagjini i Ri sidomos nga Krahina e Shalës dhe e Mërturit. Gjithashtu edhe nga Peja ka pasur të martuara në Shosh, Shale e te tjera krahina e fshatra te kësaj zone, siç mund të përmendet nena e Shkurte Pal Vatës, Heroinës së Dukagjinit, e cila ka qenë nga Peja. Po ashtu ka pasur edhe shkina malazeze të martuara në këto krahina.
Pra, jeta i ka lidhur njerëzit ndërsa politika i ka ndarë ato dhe sidomos nga viti 1948-1990, që u shemb ksenofobia politike. Peja dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit i kanë te ruajtura me fanatizëm frymën e patriotizmit dhe janë krenarë për të kaluarën e tyre historike.
Në Pejë vepron Shoqata Patriotike me emrin Dukagjini, Radio Dukagjini si dhe Skuadra e Futbollit “Dukagjini”; këta tregojnë frymën e lartë patriotike të kosovarëve. Peja ka qenë qytet i zhvilluar në infrastrukturë rrugore të rregullt, ka pasur rrugë hekurudhore dhe tregti shumë të zhvilluar.
Pas Çlirimit, është zhvilluar arsimi, janë hapur shkolla dhe është ngritur Universiteti Ekonomik, është zhvilluar industria dhe tregtia, e cila ka furnizim të bollshëm me prodhime bujqësore e blegtorale, të cilat vijnë nga fushat pjellore që ka Peja siç është ajo e Belincajve që d.m.th Fusha e Bukur e cila është shumë pjellore.
Peja, si e gjithë Kosova ka luftuar vazhdimisht për të fituar pavarësinë nga Jugosllavia dhe lufta e vitit 1999 bëri të mundur që Kosova të fitojë pavarësinë e saj; populli shqiptar i hapi dyert dhe i priti si vëllezër kosovarët që erdhën në Shqipëri dhe tani Kosova ecën në rrugën e normalitetit dhe të pavarësisë së plotë si Republikë Sovrane dhe duke pasur cilësi të mira me fqinjët e saj.
Ndërsa me Shqipërinë marrëdhëniet janë vëllazërore sepse ne jemi një nacionalitet, kemi gjuhën e përbashkët dhe lidhjet mes njerëzve tanë janë ringjallur dhe po forcohen çdo ditë. Ne Peje ka qendrën dhe Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe e pagëzuar me emrin “Martin Dreshaj” dhe qe Shoqata e jone, “Atdhetare-Dukagjini” ka një bashkëpunim te shkëlqyer ne zhvillimin e veprimtarive kulturore dhe artistike te përbashkëta ne Shkodër dhe ne komunat e Rrafshit te Dukagjinit, dhe urojme qe ky bashkëpunim te vijoje dhe ne te ardhmen ne nivel me te larte ne interesin e përbashkët vëllazërore. Këtë duhet të bëjnë edhe Dukagjinasit e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Nga Pjetër Delia

A PO MBETET EDHE KËSAJ HERE MEDVEGJA MONEDHË PËR KUSUR?

Gjërat në jetë rrjedhin në dy kahe:
1-E para andej kah ne duam.
2-E dyta andej kah duan vet ato.
Me rrjedhën e parë mburren ata që gjërat i shtyjnë të rrjedhin në drejtim që ata duan, dhe këta janë njerëz të aftë, të zotët, trima, heronjtë, guximtar apo si të duam tu themi. Këta në jetë janë më të rrallë, andaj veprojnë në kohëra dhe momente të veçanta, të jashtëzakonshme dhe të vështira. Këta janë ata që ndërrojnë kahjen e rrjedhave historike. Sot, Medvegja ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të tillë.
Po a pati nevojë edhe më parë dhe a pati të tillë? Po, edhe pati nevojë edhe pati të tillë.
Po a do të ketë nevojë dhe a do të ketë të tillë në një kohë që do të vijë? Po, do të ketë nevojë dhe do të ketë edhe të tillë. Po si është puna me kohën e sotme? A ka nevojë Medvegja dhe a ka të tillë sot? Po, ka nevojë më shumë se kurrë, ka edhe të tillë, por mendoj që nuk po veprojnë në momentin e duhur dhe po marrin një barrë dhe një përgjegjësi të rëndë mbi supet e veta, ate që nuk mund tua qesim në supe as atyre që në këto troje vepruan para nesh e as nuk mund tua ngarkojmë në shpinë atyre që do të vinë pas nesh.
Me një përjashtim, që pasojat e mosveprimit të duhur apo të veprimit edhe të gabuar, të cilat do tua lëmë në supe atyre që do të vijnë pas nesh dhe që do ta kenë të vështirë t’i bartin e, edhe më të vështirë t’i ndryshojnë. Mendoj që pasuria materiale ndoshta që do tu lëmë pasardhësve tanë, do të jetë e pa vlerë në qoftë se lejojmë që të mbetet i pazgjidhur statusi i Medvegjës dhe i shqiptarëve të saj e sidomos në se mbetet kështu siç është sot. Kush duhet të mendoj për këtë? Po, sigurisht se ne që jemi sot.
Nuk është kohë e paternalizmit, nuk është kohë kur të tjerët duhet të punojnë e veprojnë për ne, por nuk është as kohë dhe veprim i mirë për një injorim të tillë siç po i bëhet Medvegjës dhe veprimtarëve të saj, fillimisht nga ana e Bujanocës e Preshevës, e më tutje edhe nga faktori më i gjerë kombëtar shqiptar.
Përveç, nëse sipas dikujt, Medvegja ka mbetur si një monedhë e vogël për ndonjë kusur në ndonjë tregëti më të madhe të këtyre kohërave të turbullta e që ne shqiptarët e Medvegjës nuk po e dijmë dhe nuk do ta pranojmë asnjë herë dhe në asnjë kohë. Mbase, në qoftë se është në lojë diçka e tillë, i lusim matrapazët që menjherë të hjekin dorë nga ajo dhe të qëndrojnë sa më larg Medvegjës, me duar dhe qëllime të tilla.
Pasi që sipas të gjitha rrjedhave dhe zhvillimeve të deritanishme sipas, mendimit tim Medvegja, shqiptarët dhe elementi shiptarë në këto troje më seriozisht kurrë nuk kanë qenë më i rrezikuar, neve veprimtarëve nga Medvegja na duhet të veprojmë shumë shpejt e drejt në këtë situatë shumë delikate e mendoj edhe vendimtare, kur nuk ka më vend për hamendje, për heshtje, për neglizhencë e më së paku për veprim të pakoordinuar, e më së keqi kundër njëri tjetrit. Tani rreziku është në derë për të gjithë.
Nga kjo bëj thirrje, bëj apel, bëj lutje për të gjithë njerëzit e arsyeshëm, për të gjithë njerëzit qëllimmirë dhe të zotët e mendjes, për të gjithë intelektualët, për të gjithë, bujqit e fshatarët, për nxënës e studentë shqiptarë të Medvegjës, vendorë e mërgimtarë, pjesëtarë të Luftës së lavdishme të USHTRISË ÇLIRIMTARE të PRESHEVËS, MEDVEGJËS dhe BUJANOCIT (ushtarë dhe komandantë) dhe pjesëtarë të ushtrive tjera për çlirimin e trojeve shqiptare, që të kemi mendjen se ku po na mbetet Medvegja, e cila është pjesë e pandarë e trojeve shqiptare. Prandaj, në qoftë se diku preken kufijtë, atëherë kjo duhet të vlejë për të gjithë e jo në mënyrë të selektuar.
Nga ç’u tha më lart publikisht shtroi këto kërkesa si nevoja urgjente të kohës dhe detyrime për Medvegjën:
*Nga faktori shqiptarë i tri komunave : Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kërkoj që Medvegjës ti japin vendin e duhur në hierarkinë e veprimit dhe përfaqësimit e të detyrimeve dhe të ndërprejnë politikën e gabuar injoruese e përjashtuese e mohuese ndaj Medvegjës.
*Nga faktori i gjerë shqiptarë, në veçanti nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kërkoj që sa më shpejt që është e mundur të pranoj një grup të shqiptarëve të Medvegjës për tu njohur me situatën e rëndë të popullatës shqiptare atje dhe për ti koordinuar veprimet e mëtutjeshme.
*Nga intelektualët shqiptarë të Medvegjës, nga nxënësit dhe studentët, nga populli shqiptarë në tërësi, kërkoj që të marrin vendin se, si dhe çka duhet bërë për vatan. Mos të bien pre e njerëzve qëllimkeq, e matrapazëve e mashtrueseve të pangopur për kolltukë e pozita, për rroga të majme, e që hiq nuk u dhemb për Medvegjën.
FTOJ PËR NJË BASHKËPUNIM DHE PËR NJË BASHKËVEPRIM TE TË GJITHË FAKTORËVE DHE TË POPULLIT PËR MEDVEGJËN.

Nga profesor Rexhep Abazi, kryetari i UDSH së për Medvegjë, Këshilltar në Kuvendin komunal dhe veprimtarë në Medvegjë,
e- mail:rexhepabazi@yahoo.com,

OPINION: ARSIMI SOT.... QEVERISJA NESER!
Albert MARKU

Një ndër sfidat më të mëdha apo prioritete e çdo qeverie të secilit shtet janë; Ekonomia, Infrastruktura, Arsimi, Shëndetësia etj, prioritete që i duhet kushtuar më shumë vëmendje dhe më shumë investime për një të tashme dhe të ardhme më të mirë, por sa ka qenë e aftë Shqipëria ose më mirë me të themi qeveritë që kanë qeverisur Shqipërinë këto 22 vitet e fundit që t’i kenë prioritet fushat më të rëndësishme të jetës shoqërore të vendit për të arritur rezultate sa më të mira. Duhet theksuar se janë bërë përpjekje për t’i dhënë vëmendje më të madh që të mund të punohet sa më mirë në këto fusha.
Një ndër sfidat e çdo qeverisje është edhe “arsimi”. Këto 22 vitet e fundit janë bërë përpjekje për të rritur nivelin arsimor të vendit, për të shtuar dhe përmirësuar kurrikulat arsimore (metodologjinë arsimore), për të përmirësuar ligjet dhe udhëzime për arsimin për secilin nivel. Duke u nisur nga kjo e fundit, lind pyetja: A po zbatohen sot në Shqipëri të gjitha ligjet, dispozitat ligjore, rregulloret e arsimit parauniversitar dhe universitar?! Duke e parë këtë çështje në një këndvështrim më të gjërë themi se, në sistemin arsimor parauniversitar themi së një pjesë e mirë për të mos thënë të gjitha rregullat dhe ligjet për sa i përket metodologjisë arsimore në vend, respektohen me seriozitetin e mundshëm për të pasur rezultate të mira sepse e gjithë kjo pjesë është e varur direkt ose indirekt nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, deri tek emërimi i mësuesve që në fakt lë shumë për të dëshiruar, që edhe kjo është një temë apo problem shumë shqetësues, kjo e fundit e varur direkt nga Drejtorit apo Zyrat e Rajonale të Arsimit.
Për sa i përket arsimit të lartë, i cili është një ndër problemet dhe problematikat më shqetësuese në vend për nxjerrjen me kualitet të lartë të profesionistëve që do të drejtojnë apo do të kenë sektoret e qeverisjes apo drejtimit të institucioneve të ndryshme të vendit në të ardhmen.
Sa janë të aftë studentët e sotëm për tregun e punës? A kanë marrë arsimimin e duhur? Këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë përgjigje. Unë mendoj se sot në sistemin e arsimit të lartë ka shumë probleme:
a) Duke nisur nga kandidatët e rinj për studentë të cilët kanë nivel shumë të ultë arsimor.
b) Nga kurrikulat që nuk janë të përditësuar me ato të kohëve të fundit si p.sh; ka shumë degë (infermieri, mjeksi, mësuesi) të cilat operojnë me leksione shumë të vjetra, të para viteve ’80 të shekullit të kaluar, duke mos marre fare për bazë fare zhvillimin e teknologjisë dhe shoqërisë njerëzore.
c)      Nuk i jepet prioritet nga pedagogët, që të nxisin studentët e rinj për të bërë kërkime shkencore, hulumtime të reja, p.sh studentët e historisë kur bëjnë ekspeditat e tyre përse të mos bëhen pjese e grupeve të ndryshme arkeologjike për të gërmuar dhe ivestiguar më tej elementet e rinj të një zbulimi. Mund të përmend Kalanë e Drishtit që është një monument i vjeter i pastudiuar mirë. Studentet e gjeografisë, që fare mirë mund të bëjnë gjatë ekspeditave të tyre, studime të reja për përbërjen gjeologjike apo gjeomorfologjike të vendeve të ndryshme në Shqipëri. Studentet e informatikës, fare mirë mund të bëjnë studime mbi programet e ndryshme sociale si facebook, tëitte-r, etj, duke zbuluar anët pozitive dhe negative të përdorimit të këtyre rrjeteve sociale. Studentët e Turizmit, të cilët do të bënin publike vendet e mrekullueshme të panjohura ose më mirë të themi të pa bëra publike për një mundësi zhvillimit turistike me anë të fotografive, etj, etj.
Është fakt se këto deget e permendura më sipër e shumë të tjera nuk mund të bëhen thjeshtë me anë të një “të rënë lapsit” por në fakt duhen më shumë nxitje dhe me shume mbështetje financiare nga ana e Universitetit dhe e Qeverisë, por me aq sa kanë mundësi mund të bëjnë studime të reja dhe jo vetëm ti marrin ditët e praktikave/ekspeditave thjeshte si diçka fare të lehta, thjeshte sa për të bërë pak shëtitje, thjeshtë sa për t’iu larguar pak bankave të fakulteteve.
d)     Mos pasja e dëshirës për të studiuar me seriozitet dhe për të marre bazën e njohurive nga disa studentë në degë të ndryshme, sepse kanë një mik të mirë që njeh pedagogeët, kanë lekun që i marrin provimet pa u lodhë, kanë një njeri me pozitë të lartë, etj. Vitet e fundi (që pas liberalizimit të universiteteve) është vënë re se shumë studentë hyjnë në shkollë të lartë thjeshtë sa për të kaluar kohën, për të marrë një diplomë që të mund t’i quhet “si një student që ka mbaruar shkollë të lartë”. Ka edhe studentë të cilët hyjnë në shkollën e lartë për të marrë dije por që janë të paktë “studentët e dobtë” ka shumë.
e)      Problem shumë madhore dhe shumë shqetësues janë edhe pedagogët, që shumë prej tyre nuk e meritojnë këtë titull, sepse pa pikën e turpit dhe pa pikën e moralit kalojnë studentë të cilët nuk e meritojnë të marrin shkollë e lartë. Kjo gjë bëhet fare e thjeshtë duke u nisur nga disa pika kryesore:
-         Thamë më lart, se shumë studentë hyjnë në shkollën e lartë thjeshtë sa për të marrë një diplomë dhe për qejf, për të kaluar kohën, që mund t’i quajmë “studentët e dobtë”, po ashtu thamë se ka edhe studentë të mirë që duan t’a marrin shkollën me zotësinë/aftësitë e tyre, që mund t’i quajmë “studente të mire”. Studentët e llojit të parë, nisen gjithmonë me idenë që kanë njerëz me pozita të larta, që kanë para, që kanë një mik që njeh pedagogun/en dhe në fund fare marrin diplomen më mirë sesa ata studentë që duan ta marrin shkollën e lartë me aftesitë te tyre, por që është shumë e vështirë. Ndërsa studentet e llojit të dytë, duke marrë pjesë në leksione, seminare, duke kryer të gjitha detyrat dhe detyrimet e tyre, rradhë herë marrin atë ç’ka meritojnë.
-         Pedagogët nisur nga fakti i të ashtuquajturit “studentë të dobtë” që ofrojnë mënyra të ndryshme (të mira materiale) i kalojnë këto kontigjent studentësh madje pa qenë studenti asnjëherë në bankat e fakultetit dhe që nëse fare mirë mund të jenë në detyra kryesore dhe shtetërore. “Studentët e mirë” shpesh herë bëhen pre e atyre pedagogëve të pa shpirt duke mos iu dhënë aspak tolerim: 1) që ju ulin notën. 2) një herë po e kapi duke ulur kokën nën tavolinë e nxjerrin nga provimi.3) se larg qoftë po të zuri me kopje nuk ta jep provimin deri në fund të atij cikli studimesh. 4) studentët që kanë arritur deri afër pikëve për të marrë notën kaluese, nuk i bën aspak tolerimin nuk e risjell serisht në sezonin tjetër për të njëjtin provim. 5) Studentë që janë për një lëndë të vetme për të marrë pikët kredite të mjaftueshme për të kaluar në vitin pasardhës akademik, në shumicën e rasteve, këto studentë janë të destinuar që të përsërisin vitin akademik (stazh), etj, etj. Ka mjaft raste dhe lloje “ndëshkimit të studentëve të mirë”.
-  Pedagogë që operojnë apo marrin para me anë të sekserëve. Këta lloj pedagogësh janë disi më të përparuar sepse mundohen të përdorin një përson të dytë për të marrë para, në mënyrë që çfarë do që të ndodhë të mos jetë vetë objekt i korrupsionit. Një apo dy javë përpara se të fillojnë zyrtarisht sezoni i provimeve, mbinë nga hiçi sekserët që duke u kërkuar studentëve të varfër shumë nga më të mëdha për të kaluar në lëndë, duke nisur për një X -lëndë që ka vetëm 2 pike kredite, kërkohen 100-150 euro, sepse për lëndët që kanë më shumë se dy pikë kredite, bëhet fjalë për 150 euro e lart dhe për një notë kaluese minimale. Sekserët janë të ndarë sipas departamenteve të fakultetit të afërt, madje njihen mjaft mirë me etiketën; sekseri i juridikut; sekseri i bio-kimisë; sekseri i gjuhë-letërsisë; i ekonomikut; infermierisë, etj, etj. Ka edhe supër sekserë që mbulon dy degë njeherazi.
-         Ka edhe pedagogë të cilët kanë si sekserë njerëzit e vet që mund të jenë studentë që për vete nuk lexojnë fare sepse pedagogët e dijnë se X apo Y student/e është djali, vajza, nipi, mbesa e X pedagogu dhe e merr shkollën e lartë me rezultate të shkëlqyera dhe qe iu merr lekët studentëve të tjerë lekët/eurot duke iu siguruar me 100 % kalueshmerinë në “lëndën e pedagogut familjar” ose jo studentë por që në mënyrë direkte ndikojnë në rezultatin final duke iu dhënë lekë ose më mirë të themi eurot e kërkuara.
Këto sekserë paraqiten të tillë:
-         Pedagogë të pamoralshem, ky lloj pedagogësh janë të pakët në numër për  të rëndësishme për t’u përmendur. Ka pedagog që u afrohen studenteve dhe u kërkojnë “favore seksuale” për të marrë provimin (që është ngelur nga pedagogu pa asnjë të drejtë dhe pa asnjë provë duke e akuzuar për përdorim kopjesh dhe duke i dhënë mundësi studentja që ta ribëjë sërisht provimin në zyrën e tij). Ky gjest i ultë të bëhet nga pedagogët që me status shoqërore janë “beqar” edhe mund tu falet, por ta bëjnë pedagog të cilët janë të martuar dhe që kanë familje, e gruan e vet e ka pedagoge në një tjetër degë, kjo është e pafalshme, është e pamoralshme ti thuash studentes: “Pa e parë tavanin mbi tavolinën time, ti nuk e merr lëndn”!
Jo... të dashur studentë, pedagogë nuk është kjo rruga e duhur për të ecur përpara, për të pasur një jete më të mirë. Sepse nësë unë p.sh e kam kaluar shkollën e lartë me mik, lek etj etj, nesër do jem drejtues, punonjës i X sektori dhe do jesh ti që do të kesh nevoje për mua dhe unë nuk do të jem i aftë të të shërbej siç duhet, nesër mund te jem mësuesi i fëmijës tënd, mund të jem punonjës i një institucioni shtetëror, mund te jem drejtuesi i një institucioni etj dhe vjen qytetari për të marrë shërbimin e duhur dhe kur nuk e merr siç duhet, atëherë do e kërkosh “shkollën e lartë”, vitet dhe lekët që ke harxhaur në mënyrë të padrejtë. Është më e mira e mundshme t’i kërkosh pedagogut ndihmë për të marrë lëndën me aftësitë e tua, edhe pse janë të pakta këto aftësi. Një thënie e urtë thotë: “qafe e shtire, nuk pritet” ti tento të të ndihmoj pedagogu dhe asnjëherë mos u merr me sekserë apo me korrupsion për të marrë shkollën e lartë, se nuk të duhet asgjë ajo shkollë.
Dasht Zoti që studentë dhe pegagogë të tillë, të cituar në këtë shkrim të jenë në zhdukje, që të ecë arsimi i lartë në rrugën e duhur, drejt dijes, kulturës dhe profesionalizmit. Ka mjaft pedagogë dhe studentë të mirë që secili në rolin e tij, të kryjnë detyrat dhe detyrimet përkatëse ndaj secilës palë, duke e ndihmuar njëra palë, palën tjetër dhe të dyja sëbashku të kryejnë misionin fisnik të mësimdhënies dhe mësimmarrjes në mënyrën më të mirë të mundshme.
I dashur student/nxënës: Lexo dhe meso sa më shumë të mundesh, sepse dija është rruga e jetës, është timoni i drejtimit tënd. Mundohu që çfarë do që të bësh, ta bësh me aftësitë e tua, pse jo në raste të radha edhe me ndihmën e të tjerëve, që pastaj të ecësh vete në jetë. Po nuk qe i përgaditur ti sot, nuk mundesh të drejtosh apo të punosh nesër sepse dija dhe aftësitë tua janë të kufizuara dhe do ngelesh në baltë.
I dashur pedagog/mesues: Jep më shumë dashuri dhe me profesionalizëm dije dhe kulturë tek ato që ke përpara në banka. Mos ndëshko dikë që përpiqet të jap aftësit e tij/saj por që aq mundet, mësoje se nesër do të ta shpërblejë me punën e tij/saj dhe me emrin tënd në mendje. Ndëshko atë që nuk bën fare përpjekje dhe që mundohet me mënyra të ndryshme të “ece përpara”, atë ndëshko se nesër patjetër do të mësojë ose e kundërta do të largohet.
Një brez i mirëarsimuar sot, është një dhuratë e madhe për atdheun nesër.

“Këpucët e reja” që “veshi”  Poeti?!

- Homazh  për Poetin Frederik Rreshpja-
- Nuk bën të vdesësh nga uria!  Kështu paska thënë, kur vdiq në moshën 31-vjeçare, një nga muzikantët e mëdhenj austriak, Franc Shuberti. E vërteta është se, ai i la botës atë muzikë që luhet e sot e kësaj dite në gjithë botën, vdiq nga uria. Kështu vdiq nga uria Poeti më i bukur që ka Shqipëria: Frederik Rreshpja. Vdiq në 17 shkurt 2006, kur nuk kish as shtëpi dhe as për të ngrënë. Në Myzeqe, për njeriun që vdes nga uria, thonë: -Nuk vdiq, po ngordhi. Njësoj si një bagëti që ngordh nga uria. Nuk ka  më të trishtuar se sa kaq. (Të afërmit dhe dashamirët të më falin për analogjinë e ashpër!)
Varfërinë e tij proverbiale, Poeti i bukur, Frederik Rreshpja, e pohon vet:
- Banoja në Tiranë, po, kur dola nga burgu, shtëpinë ma kishin marrë.
- Po pse të burgosën?
- Gjithmonë politikisht dhe gjithmonë nga miqtë e mi!!!

Tani  jam plak (Poeti bëri 17-vjet burg, si i burgosur politik)  dhe nuk kam asnjë ndihmë. As pension jo se jo. Kur hyra në burg, ma grisën librezën dhe tash më thonë: - Është një qendër ku mund të interesohesh, por unë jam i sëmurë. Nuk mund të bredh më zyrave dhe nuk kam as lekë. Kam nevojë për të bërë një «bypas», por nuk kam pare. Nano (nënkupto ish kryeministrin  F. Nano)   më premtoi për një pension të veçantë, por ky premtim qe gjatë fushatës dhe asnjë farë pensioni nuk mu lidh. Penklubi me qëndër në Londër më lidhi një pension, por dhe ky u ndalue me dërhyrjen direkt të qeverisë. Jam ba gati  me e vra veten disa herë, por unë jam katolik dhe vetvrasjen e kemi të ndaluem ... por unë nuk kam ç›të bëj më në këtë jetë.
Heminguej thotë që shkrimtari duhet të vuajë si shpata në zjarr  që të bëhet shkrimtar, por unë po vuaj shumë, se nuk jam Jezu Krishti!
- A shkruani? Unë vazhdimisht shkruaj. Shkruaj dhe i prish. Prish dhe i shkruaj prapë. Se thotë Çehovi: - Arti i të shkruarit, është arti i të shkurtuarit. Se dua të nxjerrë një libër me poezi që, fëmijët nesër, ta zëmë për 50-vjet, të thonë: -Dhe ne kemi pasur poet. Siç themi që libri më i mirë në poezinë Shqipe, është “Milosao” i De Radës.

***
Në burg më kanë futur dy herë. Edhe pas ardhjes së demokracisë më futën në burg. Për të fjetur? Ku të mundem. Ndonjëherë kam fjetur edhe para Pallatit të Kulturës. Doja të rrija vetëm.
- Ju nxorrët një libër me poezi. Si ju duket?
- Libri im qe i mirë. Edhe u përkthye, por u bë një takim me poetë në Durrës dhe mua nuk më thirrën.
Dhe, sado kalimthi, duke qëmtuar në intervista të shkurtëra (ai nuk pranonte të intervistohej, veç rrallë) ai thotë: - Unë vij nga Shkodra, nga qyteti i mbretërisë Ilire.

***
Ky Poet kaq i çuditshëm që herë-herë kishte dhe turbullime a përçatje që e bënin pak jashtë kohe, si  një bard që vinte i lodhur kushedi se nga ç› baladë, ka lënë pas, për sot dhe për gjithmonë, poezinë e tij aq të bukur dhe aq tronditëse. Poezitë e tij janë si margaritarë që duhen ruajtur në një pavijon të veçantë: aty ku ruhen antikat e çmuara. Vargjet janë të dalë nga një «organ, i lindur, për poezi», kur thoshte Gorki për Eseninin. Para se t›u servir lexueseve, fragmente sosh, dua të theksoj faktin, që Frederik  Rreshpja nuk ka qenë veç poet, por kishte një penë të mprehtë si publicist dhe, veç tjerash, qe eseist. Po të lexosh «Marrzia e Itakës», do të shohësh një penë perfide dhe polemizuese.
Kur flet për poezinë e Rreshpes, je në vështirësi të madhe. Nuk di kë të citosh dhe kë të lësh jashtë shkrimit. Ai ka shkruar rreth dyqind poezi, por nuk janë dyqind poezi, por dyqind xhevahire apo diamante të vërtetë që të befasojnë.
Ja disa prej tyre:

Tek “Shi hëne”
Si arlekin që del për shëtitje
Në kopshtin e harruar të fëmijërisë
Hëna pikëluar nëpër re
Shkel mbi degët e shirave.

Ul kokën i lodhur
Më thërret një mjegull ulur diku
Në korijen e fjetur që premton mars!

Tors
Dil nga mbretëria e gurit
Kam kaq kohë që trokas tek mermerët.
Njëmijë vjet dhe dymijë vjet
Jemi puthur në Iliadat e vjetra
Kur lirës i binin  Homerët !!!

Qielli i djalërisë
Qielli i djalërisë në sqepin e një zogui
Ra mbi korijen me përralla

Këngë  lahute
Më zuri gjumi baladave
Dolën etërit pleq në prag të rapsodive.

Ose ja dhe një varg tjetër:  «Qan dreri në korije / dhe lotët bëhen shi ...

***
Kur flas për poezinë e Rreshpes, s›kam si mos u ofroj lexueseve, tri poezi sa të bukura, aq therëse, njëkohësisht. As që do  t›i komentoj ato, se janë si një shfaqje e bukur, befasuese dhe tronditëse, njëherësh.
Ju lutem, bëni durim:

Përgjithmonë
O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi koha të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det.
Dhe varkat e lotëve kanë për të mbetur në stere.
Shkoj ... dhe shirat i lë të kyçura.

Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.
O ajër i mbrëmjes mbështillem, erdhi ora të vdes përsëri.

Tani shikoni si i këndon fëmijërisë Poeti.
«Luanët e thyer të fëmijërisë
Pinë ujë tek pusi i vjetër
Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duarët Saadiu
Me turbanin prej vese. «
Dhe, së fundi, një poezi thagmë.

Deklaratë shtypi
Skllevër mosmirënjohës, ju deri dje
Tek këmbët e diktatorit jini shtrirë
Dhe më keni quajtur skandaloz
Për fjalën time, të lirë.

Enveri lëshonte urdhër-vdekjeje
Por prangat m›i vutë ju!

Tek kjo poezi e fundit nuk kam si mos qëndroj. Ai e di mirë që «miqtë» e morën më qafë. Kjo poezi tronditëse më çon ndërmend atë klithmë që lëshon Rigoleto  i Verdit: - Oborrtarë! Ju skotë e mallkuar! Po skotë e vërtetë hienash që nuk ngopen në ligësinë e tyre perverse. Ja tek pozon, njëri syresh, me zverkun si një dem Divjake dhe tek pohon me gojën plot, që ka spiunuar apo ka qenë hafije, s›e ka për gjë që të lajë «mutin me shurrë» dhe thotë: - Epo mirë kam bërë tek e fundit, se nuk kam qenë i vetëm. Dhe ky-më tepër se sa oborrtar eunuk- është ngopur me të tëra dekoratat e medaljet që jep shteti ynë (ai, i djeshmi po se po, por, për fat të keq dhe i sotmi). Një tjetër, po spiun i deklaruar, ka zënë myk në një («shoqatë për të mbrojtur të drejtat e autorit) dhe bën udhëtime të «rënda» deri këtu, në USA.
Fatkeqi ( ngjashmi me Rreshpen) për fat të mirë gjallë dhe deklaron: -Ky erdhi dhe më kërkoi, gjasme një libër (unë kam pasur bibliotekën më të mirë në atë qytet) dhe më doli dëshmitar i rremë. Mua më futën në burg politik. Por këto janë daulle në veshët e shurdhit. Janë si ato pohimet e kosovarit Shaqo Shatri me Kumbaron që u zhduk pa nam e nishan. Dhe kështu mund të vazhdoja me shembuj të tjerë që nuk janë  të paktë.

***
Titulli i essesë sime nuk është konvencion, por është një varg i Poetit të ndjerë, Frederik Rreshpja. Thotë poeti:-  Të vdekurve u veshin këpucë të reja / se duhet të shkelin në udhë pa krye ... Dhe, në mbyllje, thotë:-O sa këpucë të reja u shitën sivjet!  Po të ndjerit poet që ndërro jetë në zgrip, të afërmit i veshën këpucë të reja për ta përcjell në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë më 17 shkurt  2006 dhe u varros në 18 shkurt. Por veç këtyre «këpucëve të reja», Poeti aq i bukur, veshi dhe dy palë këpucë të tjera të reja. Këto «këpucë» ia bleu Ministria e Kulturës që nuk dërgoi qoftë dhe një përfaqësues të saj në ceremoninë mortore dhe, pa kaluar as dhe dy javë nga vdekja e poetit, ai, për çudi, «veshi» përsëri «këpucë të reja». Dhe përsëri edhe këto ia «bleu» Ministri i Kulturës. Pikërisht më 28 shkurt të vitit 2006 u bë në Tiranë një koncert homazh për të ndjerët e atij viti: Ibrahim Kodra, K. Kodheli dhe V. Korreshi. Poeti u harrua si «Lipe Shtogu» i Estradës së Fierit. Dhe unë që nga larg, ndiqja gjithë këtë procesion të dhimbshëm, shkrova poezinë homazh, në vargjet e të cilës, mes tjerash,them:

“... Si mund të lihet në harresë ky lirik kaq i bukur
Që aq vjet i kaloi në qeli
Ti nuk je ministër, por eunuk kungull
Kur anash kalon një Poet si ai!

Dhe në fund qeshë aq i nxehur, sa shkrova.
- Ngre zërin tim dhe bërtas:
- Ministër i Kulturës, të kam mbetur në klasë»

***
Por miqtë e vërtetë nuk e braktisën Poetin. Moikom Zeqo, Shpëtim Klemendi, Riza Lahi (të më falin të tjerët, se nuk jam kronikan. Harresa për ndonjërin nuk është e qëllimshme)   u ngritën nga Tirana dhe e përcollën atë në banesën e fundit. Dhe sa për Ministrin e Kulturës, e kam harruar fare se kush ka qenë. Se  disa prej tyre janë fare të vegjël e qesharakë. Te të dy krahëve. Socialistë apo demokratë. Vet jam i djathtë, por kur shoh që një ministër kulture demokrat, qysh të nesërmen që mori portofolin, i vuri kyçin derës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe duke u sjellë me mendësi «perëndimore», e ristrukturoj atë me shpenzimet e kripura të shtetit dhe thonë se ka ngulur me gozhdë (jo nga ato të Krishtit, de») një basorelief ku thotë:-Këtë e ka bërë filani doravete! Ai, tjetri, po do sillte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia dhe lëre më. Andej nga socialistët, qe zonjë ajo e madhja e kulturës dhe sa zuri vend në karrige, të parin pushoi xhevahirin e poezisë Shqipe, Xhevahir Spahiun. Të ruajt Zoti nga «skota e mallkuar e oborrtarëve». E pushoi Xhevahirin dhe ky, tek bëri dorëzimet, tha: -Po vure kuzhiniere bythën, prit që t›i hash mutin. Më tepër, s›doni për Belulin. Me që jemi tek një Xhevair poet, si Xhevairi, duhet thanë një e vërtetë që e nderon kryeministrin Berisha. Xhevahir Spahiu është akademik. Dhe është  njerëzore të vlerësosh poetët.

***
Duke ardhur para jush me këtë «esse» kaq modeste,s›kam se si mos paraqes para jush,disa mendime dhe vlerësime nga studiues të huaj për Rreshpjen.
Hans Joacim Lanksh: -Poezia e Rreshpes është e kalibrit evropian.
Robert Elsie: -Që i ri, Rreshpja, qe një poet tronditës.
Henri  Ikarde (botues amerikan)  - Ne, amerikanëve, na mungon një poet kaq tronditës.
Leo dë Rua (kritik francez):- U trondita nga ky njeri me gjenialitet ballkanik.
Ivanov (kritik rus): -Ne kemi Pushkinin dhe Eseninin, shqiptarët duhet të krenohen me një poet  të tillë.

*** 
Pak a shumë orvatja ime është që të sillja para jush një Poet të madh e të bukur. Emblematik që, shpesh, me aluçinacionet dhe kthjellimet  që i ka aq të bukura, seç më çon  gati 5-shekuj më parë, tek poeti nga Ferrara Tarkuato Taso. Ky poet pak çoroditës, i ngjashmi i Rreshpes, u bë dhe objekt i një drame nga Gëte. Atje, me sa më kujtohet, ka një varg lapidar: - Roma të merr gjithçka dhe nuk të jep asgjë. Sikur  kjo sentencë kaq kuptimplote të jetë thënë dhe për Princin e Lirikës Shqiptare, të bukurin dhe të papërsëritshmen, Frederik Rreshpja, që na dhuroi gjithçka dhe nuk i kemi dhënë asgjë. Se për të tjerët, janë dafinat. Dafinat e lavdisë së pamerituar të oborrtarëve. Të asaj «skotës» që futën dhe Rreshpen-engjëll në burg. 

***
Por poetët nuk vdesin. E sa për Rreshpen, ai vjen i gjallë dhe i bukur, «në të gjitha stinët».  Nga    Përparim    Hysi

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03