part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

BAZE E SHËNDOSHTË PËR REALIZIMIN E MISIONIT NË VITIN 2012

Kryesia e shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” edhe gjate vitit 2011 beri përpjekje te realizoje misionin e shoqatës duke e përqendruar kryesisht punën e saj ne fushën e edukimit, te marrëdhënieve me shoqata analoge, me pushtetin vendor, ne vlerësimin e figurave dukagjinase ne kohe e te tjera e te tjera.
Gjate vitit u realizuan:
1-Vijoj nxjerrja e gazetës “Dukagjini” për çdo muaj dhe më me cilësi ne përmbajtje, ne problematike dhe ne paraqitje. Nxjerrja e gazetës mbërriti ne numrin 97, ne saj te financimit te Gjergj Leqejzes, Ndue Ftonit dhe Prele Kroj.
2- U përgatiten dhe u zhvilluan ceremonitë për paraqitjen e librave:
a) Libri, me titull: Rreth te vërtetës“Migjeni”-vepra, 1954, me autor Agron Luka, me 12 mars 2011;
b) Librat, me tituj: “Dueli me kodin e Da Vinçit” dhe “Misteri i Ballkanit”, me autor Engjëll Gazhdaj, me 3 prill 2011
c) Libri monografi “... dhe kitara heshti”, me autor Lazer Kodra. Kjo paraqitje ishte e veçante se, me këtë rast u zhvillua ceremonia e dorëzimit te titullit “Qytetar Nderi” te qytetit Shkodër kompozitorit Gac Çuni, pas vdekjes, me propozim te Kryesisë se Shoqatës, me 23 prill 2011. Ne këtë ceremoni, me skenar nga Aleks Dushi, qe ishte mjaft e mire, morën pjese përveç personaliteteve te letërsisë dhe te artit ne Shkodër e ne Malësi te Madhe; morën pjese dhe autoritet vendore te qytetit Shkodër, me kryetarin e Këshillit te Bashkisë te qytetit, avokat Bardhyl Lohja, Kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka dhe Prefekti i Qarkut Maxhit Cungu.
3- Morëm pjese ne Manifestimin “Zëri i vëllazërimit-2011” i organizuar nga Shoqata e Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ne Prizren, Deçan dhe Istog, me datën 16-17 prill 2011, ne kuadër te 100 vjetorit te ngritjes se Flamurit ne Deçiç, me datën 6 prill 1911. U bën përpjekje qe ky manifestim te filloi ne qytetin Shkodër dhe te vijoje ne Lezhe dhe pastaj ne Rrafshin e Dukagjinit, por nuk gjetëm mbështetjen e duhur nga Bashkia e qytetit Shkodër. Ky mos realizim duhet te na bej qe tu paraprijmë organizimit dhe realizimit te projekteve, planeve te miratuara. Pra, realizimeve t’u prijmë ne kohe. Komunës Priren, Deçan dhe Istog, është dhënë Logu i Shoqatës ne shenje mirënjohje për punën qe bëjnë ne mbështetje te shoqërisë civile. Ne këtë veprimtari na mbështeti Parid Gjeka, Gjovalin Kodra, Sokol Cubi, Mri Kroj, Mhill Prroni dhe Ndue Ftoni
4- U përgatite dhe u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Shoqatës, me 11 qershor 2011. Kjo mbledhje miratoj punën e bere ne 8 vite pune te shoqatës dhe përcaktoj se, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” e ka justifikuar punën e bere dhe ajo duhet te vijoje punën për te çuar deri ne fund misionin e saj. Por, ajo duhet te funksionoje ne tërësinë e saj se, degët e shoqatës nuk po funksionojnë ne nivelin e duhur; duhet te rritet bashkëpunimi dhe komunikimi me strukturat shtetërore, ne veçanti me ato vendor te zonës se Dukagjinit si dhe me komunitetin; duhet te freskohet me sa me shume te rinj e te reja shoqata. Ne realizimin e kësaj veprimtarie na mbështeti Ndue Shurlaj dhe Gjergj Vocaj.
5- U bën përpjekje te filloi festa e Ditës se Alpeve Shqiptare dhe ajo filloi. Ajo feste filloi me datën 28 gusht 2011 me mbështetjen e mjaft miqve dukagjinas e te shoqatës, si: FZM-Alfred Hanxhari, PBP-Arjian Gjuraj, EXALTO-shpk, VIS, Coperazione Italiano Allo Sivullipo, Sokol Cubi dhe Ndue Mici, megjithëse vijimi i saj deri ne fund u pengua nga një grup i pa përgjegjshëm prej fshatit Theth, krejt e pakuptimte edhe sot, pas 5 muajve. Kjo, siç e kemi theksuar ne analizën e muajit shtator, na bën qe ne duhet te jemi me komunikues me njerëzit se, sa me komunikues te jemi aq me mire do te na shkojnë punët.
6- Me datën 25 nëntor 2011, morën pjese ne një tryeze ne Prishtine e organizuar nga Kryesia e Shoqatës “Martin Dreshaj”, me objekt: Mbrojtja e te drejtave te shqiptareve me nënshtetësi ne Mal te Zi, ne Serbi dhe ne vende te tjera, pra jashtë kufijve te Republikës se Shqipërisë dhe Republikës se Kosovës, detyre kushtetuese e Shtetit te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë, si dhe koordinimi i Planit te Veprimeve te përbashkëta për vitin 2012. Ne këtë takim morën pjese: Përfaqësues nga Republika e Malit te Zi, deputeti Vasel Sinishtaj, Tahir Tahiri-Kryetari i Këshillit Nacional i Shqipërisë dhe veprimtari Ali Daci; nga Kosova Lindore: Nagip Arifi-Kryetari i Partisë demokratike-Bujanovc, Rexhep Abazi dhe Bajram Hasani-Unionin Demokratik Medvegje e Bujanovc dhe te tjerë; te shoqatës se miqësisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”-kryetari Ukshin Jashari, Sekretari i saj-Frasher Racaj, koordinatori Rrahman Jashari dhe veprimtari Leke Camaj; përfaqësues te OJQ “Eksodi 99”-Mustaf Kryeziu dhe Ali Topalli. Nga Shoqata e jone mori pjese kryetari i Shoqatës Ndue Sanaj me anëtarin e shoqatës Ndue Mici dhe aktivistet Prel e Gjon Kroj. Mendimi i ynë ishte: “... kërkuam që këto çështje të diskutohen me mendje të qetë e bashkërisht, bashkërisht te bëhen përpjekje në mbrojtje te të drejtave të garantuara të shqiptarëve në trojet etnike. Për gjendjen e nacionalitetit tonë kudo është ai, nuk janë fajtorë vetëm të tjerët, si jemi mësuar të deklarohemi, por fajtorë jemi edhe vetë, ne. Historikisht, ne inatin e kemi pasur me të sojit tonë me shumë se me të huajt”. Mundësoj këtë pjesëmarrje: familja Kroj, Gjovalin Kodra e Prek Toma.
7- Gjate këtij viti kemi marre pjese ne veprimtaritë e Grupit te Veprimit Lokal “Bjeshkët e Namuna” e udhëhequr nga SNV (Holande), si anëtarë te saj: Ne muajin mars ne Bajram Curre, ne muajin korrik ne Valbone, ne muajin gusht ne Kelmend (Logu i Bjeshkëve. Ne këtë veprimtari shoqata përfaqësohej nga sekretari i shoqatës-Luigj), ne muajin tetor ne Bajram Curre (Festa e gështenjës) dhe ne muajin dhjetor ne Tirane, ne konferencën, me teme: “Grupi i Veprimit Lokal si instrument integrimi te komuniteteve rural ne procesin e zhvillimit”.
8- Shoqata, është pjese e një grupi shoqatash qe operojnë ne Shqipëri, veçanërisht me qendër ne Shkodër, kundër dhunës, kundër gjakmarrjes, duke krijuar një strukture, organizate shoqërore te pagëzuar me emrin “Aleanca për jetën”. Ne këtë organizate marrin pjese: Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, Shoqata e Gruas “Hapat e lehte”, Komisioni për Drejtësi e Paqe, shoqata “Fjala e Krishtit”, shoqata “Jo Gjakmarrjes, Po jetës”, shoqata Operazione Colomba-“Komuniteti Papa Gjoni XXIII”, shoqata “Word Vision”, shoqata “SHIS” dhe shoqata “Ambasadoret e Paqes”. Gjate katër mujorit te trete te vitit 2011, kemi marre pjese ne 4-r takime pune dhe me datën 10 dhjetor, ne kuadërin e të Drejtave Ndërkombëtare te Njeriut, është bere një deklarate e përbashkët kundër dhunës dhe ne veçanti kundër gjakmarrjes. Shoqata është përfaqësuar nga Kryetari i Shoqatës dhe nga kryetarja e seksionit te veprimtarive kulturore e artistike Roza Pjetri. Kjo deklarate u botua dhe ne gazetën “Dukagjini”, nr. 97.
9- Janë realizuar 4-5 takime me te rinj e te reja dukagjinas. Takime janë bere ne kuadrin e përgatitjes dhe zhvillimit te festes “Dita e Alpeve Shqiptare”, te cilët ishin te gatshëm dhe u ben pjese e nismës se shoqatës. Me ata, kohet e fundit janë bere dhe dy takime te tjera nga te cilat kemi mendime shume te rëndësishme për punën qe duhet te bej shoqata ne realizimin e misionit te saj. Me shume interes ishte pjesëmarrja e mjekut Florenc Buxha, avokatit Anton Kosteri, infermierit Arben Mjetaj, Ardian Pjetri, Gentiana Shkëmbi, Antoneta Marku, Vladimir Vladi, Genc Çardaku, anëtares se shoqatës Drita Shyti, Laura Plishta e te tjerëve.

Te gjitha këto realizime janë frutë i punës se anëtarëve te kryesisë: Lazer Kodra, Roza Pjetri, Gjovalin Kodra, Gjergj Leqejza, Mhill Prroni, Luigj Shytit e te tjerëve. Por dhe anëtarëve te shoqatës, ne veçanti e Gjergj Çunit, Ndue Micit, Luigj Miles, Engjëll Gazhdaj, Pal Leres, Prele Shytanit, Zef Fushës, Mri Krojt, Syka Çarkut, Drita Shytit, Hana Rrgallës, Albert Markut, Tonin Markut, Laura Plishtes, Zef Mollzeti, Alfred Diegsina, Jetmir Rrgalla, Zef Barit, Syka Çarkut, Ndue Shurlaj e te tjerëve,. Te gjithë i falënderojmë dhe paçin faqen e bardhe.
Këto arritje nuk mund te mendohet se, do te ishin arrite pa mundësimin e miqve dhe bashkëpunëtoreve te shoqatës. Këta janë: Gjergj Leqejza, Ndue Ftoni, Mhill Prroni, Sokol Cubi, FZM-Alfred Hanxhari, PBP-Arjian Gjuraj, EXALTO-shpk, VIS, Ndue Mici, Mri e Prele Kroj, Gjovalin Kodra, Mark Mici, SIGMA, Prek Toma, Engjëll Gazhdaj, Agron Luka, Parid Gjeka, Ndue Shurlaj, Pal Lera dhe Gjergj Vocaj.
Kontributi i tyre paraqitet ne pasqyre:

Këta, kane mundësuar financiarisht 637 312 leke, te cilët i falënderojmë me urimin tashme te zakonshëm: “Me faqe te bardhe dhe paçin e dhënçin”, me te cilat janë mbuluar 93 % e shpenzimeve te shoqatës gjate këtij viti.
Te ardhurat e këtij viti kane qene:
* Nga kuotat, me 21 400 leke (arkëtuar 10. 6 % e mundshme- 192 000 leke duhet te ishin arkëtuar);
* Nga shtija e gazetës, me 21 195 leke (arkëtuar 16. 4 % e mundshme- 110 000 leke duhet te ishin arkëtuar duke llogaritur shitjen e 400 kopjeve për numër);
* Nga mundësorët financiar janë arkëtuar 637 312 leke.
Gjithsejte janë arkëtuar 679 907 leke.
Shpenzimet e këtij viti kane qene:
Botimi i gazetës 246 000 leke
Paraqitje libri 9 400 leke;
Veprimtari 272 345 leke;
Te ndryshme 154 800 leke.
Gjithsejte 682 545 leke
Gjate vitit kemi pasur dhe mos realizime, shkaku i te cilave duhet ta kërkojmë:
* Me shume nga mungesa e vullnetit te mjaftueshëm për te komunikuar me njerëzit, me strukturat e pushtetit lokal dhe deri ne ato qendrore, ne interes te realizimit te misionit te shoqatës. Ne, duhet te kemi me shume vullnet, me shume dëshirë dhe nevoje te komunikojmë me dukagjinas ose jo dukagjinas, te jemi pjese e angazhimeve te veprimtarive artistike te qytetit, te veprimtarive festive apo te tjera qe zhvillohen ne qytetin e Shkodrës, ne zonën e komunave tona, e te tjera. Sa me shume te jemi prezent dhe ti pasqyrojmë ne gazetën tone, aq me shume do te njihemi, aq me shume do te prezantojmë vlerat tona ne këto mjedise.
* Te mos ndjenja e përgjegjësisë e disa anëtarëve te shoqatës për te zbatuar statutin. Janë arkëtuar 10. 6 % e kuotave te anëtarësisë. Nuk janë arkëtuar 170 600 leke, qe do te thotë: mundësitë e botimit te 8 numra gazete, ose botimi i librave qe kemi gati, ose marrja e një zyre me qira për 12 muaj e te tjera e te tjera.
* Ne mos funksionimin si duhet te degëve. Kryetaret e degëve pak interesohet për planifikimin dhe realizimin e veprimtarive ne nivel dege, për tërheqjen e gazetës, për mbledhjen e kuotave e te tjera, te cilat nuk e bëjnë degën funksionare, prezent qe aq nevoje kemi për funksionimin e tyre. Prandaj, kryetaret e degëve duhet te vihen me mire ne funksionin e kësaj përgjegjësie vullnetare, por fisnike. Anëtaret e shoqatës ne degën e Tiranës e te Kurbinit nuk kane marre gazetën qe nga muaji qershor 2011, çka është e pafalshme. Pse te jete ky qëndrim? Diçka nuk shkon ne pune tone, për te cilën kryesia e shoqatës duhet te shqetësohet dhe te marri masat e nevojshme për te bere te mundur funksionimin e degëve?!

Këto tre probleme qe pengojnë ecjen e shoqatës kemi kohe qe i ngremë, por pak është bere për zgjidhjen e tyre. Këto u ngritën dhe ne analizën e shoqatës, u bën dhe premtime, por kemi mbeture ne vendnumëro! Ky qëndrim është i pa pranueshëm. Shoqata është krijuar mbi baza vullnetare dhe ka funksionuar duke zbatuar këtë princip me shume fanatizëm. Duhet dhe ne te ardhmen te ecim mbi bazën e këtij principi. Mundësitë janë për t’u bere me shume dhe më me shume cilësi.
Ne vitin 2011 u hodhën baza te shëndosha për realizimin e misionit te shoqatës për vitin 2012. Ne Planin e Veprimtarive për vitin 2012 kemi bere përpjekje qe degët e shoqatës, anëtarët e saj, komuniteti dukagjinas dhe ai shkodrane, pushteti vendor dhe biznesi te gjejnë veten, prandaj kërkojmë qe secili te behet pjese e këtij Plani dhe ne te njëjtën kohe kërkojmë ndihmësen tuaj ne realizimin e tij.

***
Kryesia e Shoqatës, ne mbledhjen e saj, me datën 9 janar 2012, për vitin 2012 miratoj Planin e Veprimtarive te Saj, i cili është:
*Te vijoje nxjerrja e gazetës “Dukagjini”, ne çdo muaj, Redaksia
*Marrja pjese ne Manifestimin “Zëri Vëllazërimit-2012”, e cila te filloi ne Shkodër dhe te vijoje ne Lezhe e pastaj ne Rrafshin e Dukagjinit, ne muajin prill 2012, komisioni i veçante: Luigj Shyti, Prele Milani, Roza Pjetri, Mhill Prroni dhe Gjovalin Kodra
*Festimi i numrit te 100 te nxjerrjes se gazetës “Dukagjini”, ne muajin mars-prill 2012, Redaksia
*Te organizohet një takim me sportistet dukagjinas ne kuadrin e marrjes se titullit “Mirënjohja e qytetit Shkodër” dhënë nga Këshilli mi Bashkisë se qytetit Shkodër për mjeshtrin e futbollit Dode Tahiri, ne muajin qershor 2012 dhe me këtë takim te vlerësojmë disa nga sportistet e vjetër, ne muajin maj ose qershor 2012, nga komisioni: Prele Milani, Mhill Prroni dhe Armir Grima
*Këtë vit, festa “Dita e Alpeve Shqiptare” te përgatitet dhe te zhvillohet me një shëtitje turistike me te rinj e te reja neper zonën e Dukagjinit dhe te përgatitet e botohet një guid turistike, te përgatitet një dokumentar, ne muajin gusht-shtator 2012, nga komisioni: Roza Pjetri, Anton Kosteri, Drita Shyti dhe Arben Mjetaj
* Promovimi i vlerave dukagjinase ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavarësisë, me teme: “Vlerat dukagjinase ne trungun kombëtare, ne muajin nëntor 2012, Prele Milani, Roza Pjetri dhe Aleks Dushi
*Te bëhen përpjekje për te organizuar një takim me biznesmen dhe tregtare dukagjinas, ne muajin shkurt 2012, Gjergj Leqejza, Gjovalin Kodra, Pal Lera, Genc Çardaku dhe Tonin Marku
*Te bëhen zgjedhjet neper dege, ne muajin shtator-tetor 2012, (kryetaret e degeve), Luigji Shyti, Ndue Vata, Ndoj Mhilli dhe Klodiana Shytrani
*Te vijojnë përpjekjet për sigurimin e një zyre pune për shoqatën, e cila gradualisht te kthehet dhe ne zyre turistike, gjate vitit, Kryesia
*Te bëhen përpjekje për botimin e dy librave te shoqatës, gjate vitit, Redaksia

Për ti prire realizimit te Planit për vitin 2012, kemi bere këtë pune:
*Kemi përgatitë një letër, ne te cilën janë pasqyruar: Historiku i shkurtër i shoqatës dhe arritjet e deri tanishme te saj; plani i veprimtarive për vitin 2012 se bashku me projekt buxhetin dhe ju kërkojmë bashkëpunim e ndihme financiare. Kjo letër ju është dërguar komunitetit dukagjinas ne SHBA-nëpërmjet anëtarit te Shoqatës, Ndue Ftoni, Kryetareve te komunave Shale, Shosh, Pult, Temal, Shllak dhe Rrethinave; Kryetarit te Këshillit te Qarkut Shkodër, Prefektës se Qarkut Shkodër, Kryetarit te Këshillit te Bashkisë te qytetit Shkodër, Kryetarit te Bashkisë se qytetit Shkodër dhe Kryetarit te FZM-se.
*Për veprimtarinë “Zëri i vëllazërimit-2012”, kemi bere projektin dhe programin e zhvillimit te tij, ne bashkëpunim me Shoqatën “Martin Dreshaj” dhe u kemi dërguar: Këshillit te Qarkut Shkodër, Prefektit te Qarkut Shkodër, Këshillit te Bashkisë Shkodër, Kryetarit te Bashkisë Shkodër, Këshillit te Bashkisë Lezhe dhe Kryetarit te kësaj Bashkie, kryetarëve te komunave Shale, Shosh, Pult, Temal, Shllak, Rrethina dhe Kryetarit te Forumit te Zhvillimit te Zonave Malore.

Një personalitet theksonte: “Ne fillim vij unë, pastaj vij përsëri unë, pastaj për një copë herë nuk vjen më askush dhe në fund vijnë te tjerët”. Mos valle, kush me pak e kush me shume përfshihemi ne këtë mendim për “unin”, qe na pengon te komunikojmë me njeri-tjetrin, na pengon ta pranojmë njeri-tjetrin ashtu siç jemi, na pengon te pranojmë mendimin e tjetrit, idetë e tjetrit, dhe ne qofte se ato nuk përputhem me misionin e shoqatës, me shume durim ta bindim qe duhet ndryshe te mendohet dhe veprohet sot!? Them se, po! Secili nga ne jemi pjese e tij, prandaj, shtrohet detyra qe anëtaret e kryesisë dhe kryetaret e degëve duke bere përpjekje sa me shume te largohen nga “uni”, te vihen me mire ne funksion te zbatimit te detyrave statusore, ne funksion te realizimit te Planit te Veprimtarive për vitin 2012.

Përgatiti Ndue Sanaj, kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”

LIBRI “MAJAT E SHALËS” U BËN NDERË
SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

SI U DASHURUA AMERIKANJA ROZA LEJN ME LULASHIN E SHALËS?!

(vijon nga numri i kaluar)
Në vargun e gjatë të njerëzve të botës së maleve që zonja Lane njohu, Kryetari i Thethit Lulashi, mbetet personazhi më i adhuruar, i autores amerikane të librit “Majat e Shalës”.
Inteligjent, fisnik por mbi të gjitha si kampion ( star ) i bukurisë elegances dhe madhështisë së races alpine.
Këto tipare të mrekullueshme të Lulashit janë përshkruar në menyrën më të ndjeshme, më elegante, me një adhurim të ngrohtë romantik
Zonja Lane me Lulashin takohet dhe nihet në Kishën e Thethit, ku me rastin e vizitës së saj kishin ardhur shumë thethjanë në shtëpinë e At’Marjanit.
“Frati nuk kishte sherbëtor, por të gjithë ishin të gatshëm t’i ndihmonin. Disa na hoqën këpucët, të tjerë vunë ujë për tu nxehur mbi zjarr. ...Ngrohtësia dhe mikpritja e përzemërt që tregonin na shkriu dhe na kënaqi ne që rrinim si të mpirë. ...Një kryeparë i gjatë, i bukur- Lulash ia thoshin emrin pa dyshim ishte burri më i bukur që kisha parë- na solli një qingj si dhuratë. Një kryeparë tjetër arriti me një pulë të majme dhe të tjerë me vezë”(fq,101-102)
Portreti i Lulashit ështe skalitur me shumë realizëm, me një mjeshtëri të hollë fine, me ndjesi delikate femërore dhe sinqeritet, të dlirë fëminor.
“Lulashi më veshtroi, profili i tij malësor u shënderrua në një pamje të plotë të një fytyre të hijshme, të ndjeshme dhe të fuqishme, të mbeshtjellë në të bardhë. Si i dukesha unë vallë? .Po vrisja mendjen e strukur në batanijet e hedhura , me një xhemper kafe të mbledhur rreth qafe, me pantallonat e mija të rrudhosur dhe kembë pa çorape.
Është momenti kur Lulashi i hyn dorzanë në emër të thethjanëve për Perollin, shoqërusin e Zonjes Lane, pasi si nëpunës i qeverisë ishte i padeshiruar nga autoritetet serbe
Zonja Lane impresionohet nga kur mëson etjën dhe dashurinë e madhe për shkrim dhe lexim të kësaj krijese të mrekullueshmë të burgosur në errësirën e analfabetizmit, ku shpreson se më ndihmën e Kryqit të Kuq amerikan, fëmijët e Thethit nuk do të kenë fatin e trishtuar të baballarëve të tyre..
-“Unë jam krye parë i Thethit, kam shtëpi të madhe, bylykë të mëdhenj dhe shumë argjend, Të gjitha do ti jepja po të mund të lexoja...Shpresa jonë janë fëmijët tanë. Ato do të jenë pishtarë të vegjel që na nxjerrin nga errësira. Ju i keni ndezur këta pishtarë dhe unë ju them për Thethin dhe për Shalën dhe për vendin e shqipeve, zemrat tona janë tuajat. Rrofshi!”( fq 104).
Premtimin e Lulashit për të dhënë 500 lisa nga prona e tij për të djegur gelqerën dhe ngritur shkollën për fëmijët e Thethit e konsideron si një sjellje princore
Zonja Lane vëren te figura e burrit shqiptar të maleve thjeshtësi hirëplote, jovetjak antipotin e burrave bashkombës të saj ;
_”Ai nuk kishte asnjë shenjë mendjemadhësie vetjake, të cilën e kanë burrështetasit tanë”
Vizita e zonjës Lanë në shtepinë e Lulashit, bashkbisedimi i shkopsitur mbi martesën, gartë, lumturinë dhe familjen janë sekuencat më esenciale në rrafshin e mendimit psikologjik, shoqeror dhe etiko- moral të gjithë ketij libri qe të rremben pa u ndjerë në gjithë labirintet e atyre moteve ( vitin 1922)
Ai u ngrit në lartësinë e tij prej dy metrash, i shkëlqyer në rroba të bardha leshi dhe me brez mëndafshi me qostek të derdhur në gurë të çmuar që cigeronin në gjoks dhe hodhi prap pushkën në sup, “ Tash ika në shtëpi”, tha ai –Sikur zonjusha amerikane do të vinte me mua për të pi kafe në oxakun tim, udha që do të shkelin kembët e saj do të ishte gjithmonë pranverore për sytë e mi.
Serisht amerikanja befasohet përpara frazollogjisë metaforike të
kavaljerit hirëplot të maleve, që nga formulimi dhe mirësjellja nuk u linte asgjë mangut fisnikëve të rengjeve më të larta aristokratike.
Ishte një ftesë, që jo vetëm nuk mund të refuzohej, por surprizuese dhe shumë e mirëpritur.
“Në këso rastesh ka gjithmonë diçka ngjitëse ndaj i thashë përkthyesit ”
I thuaj se kembët e mia do të jenë të lumtura me ardhë.
“Të lumtë goja!”, tha Lulashi.
“Të lumshin për jetë ato kembë të vogla që të sollën në Thethë!”
Tek Lulashi, njeriu i maleve, autorja zberthen dhe perfytyron psikologjinë e kombit shqiptar . Dialogu për martesën ishte në ballafaqim i dy botëve diametralisht të ndryshme Për Lulashin martesa ishte çeshtje familjare. Njeriu martohet ngaqë njeriu e mbush moshën dhe kështu ka qënë familja shqiptre brez pas brezi
Ekskursionistja e larget i rrëfen Lulashit se martesa në Amerikë nuk ka të bëjë shumë me familjen. Të rinjtë rriten duke menduar për vetveten dhe kur janë mjaft të pjekur nëse kanë para dhe nese takojnë dikë që puqen martohen.
-“Më piku në kokë kur po vëreja befasinë gjithnjë e më të madhe në sytë e Lulashit se sa i rastesishëm dhe vetjak në të vërtetë sa i cekët është sistemi ynë. Ne martohemi ngaqë duam një qenje tjetër njerëzore , ngaqë në fund të fundit duam të shfrytëzojmë atë qenje njerzore për të bërë vetën tonë të lumtur
Çështë lumturia? pyeta autorja bashkbiseduesin e saj të adhuruar:
-Lumturia,- përgjigjet Lulashi, nuk vjen nga martesa,por nga qielli, vjen nga dielli, nga drita dhe hijet e maleve, nga gjethet e njoma të pranverës. Lumturia buron edhe nga një prehje kur të jesh i lodhur, nga ushqimi kur të kesh uri, nga zjarri kur të kesh të ftohtë. Ajo vjen kur këndojmë se bashku, kur jemi në rrugë të veshtira dhe jemi më të fortë se guri Për herë të parë e shikova Lulashin me vemendje
Deri atë herë, s’kishte qënë pos një kafshë mrekullisht e bukur, një burrë si do të kenë qënë burrat para se të lindnin qytetet dhe makinat.
Tani po kuptoja se ai ishe njeri vërtetë
Unë e adhuroja atë burrë!
Në sekuencat e rrefimnajave të zonjës Lane për raportin e saj me starin e maleve,
Lulashin e Thethit, duket qartë një dyzim mes adhurimit dhe dashurisë platonike, një afeksion i ndersjelltë tundues, që e flakëroi Lulashin t’i kerkonte dorën për martesë, amerikanës, e cila kishte koncept krejt tjeter për martesën dhe dashurinë.
- Po më tha Perolli, “Lulashi dëshiron të marrë për grua një amerikane. Nuk them se më tha kaq shtruar. Në të vertetë as që më tha. Por unë e di se ai mund të japë 20 mijë korona për ty dhe ti mund të rrish këtu dhe ta kalosh jetën në Shalë nëse do.”... Nganjëherë kjo kërkesë është nderë që fatbardhësisht apo fatkeqësisht, do ta bënte cdo grua krenare. Për vetën time nuk do ta harroj kurrë si një ndër pervojat e mija më te shtrejta këtë ofertë të Kryeparit perçelëshuar të Shalës. Nuk kishte kurrfarë kembngulsie në të , as kërkesë vetjake rrëmbyese përsonale, për lumturinë e vet.... Ai ishte i bindur se kjo martesë do të ndihmonte në punën e tij për bajrakun e vet..... Këtu nderimi i gruas nuk mësohet si mirësjellje oborrtare, por është aq e natyrshme sa dhe frymëmarrja, aq e natyrshme sa kurrë nuk zihet në gojë a në mendje dhe ku martesa nuk përqendrohet në egoizma të vegjel, por në idenë e madhe të familjes dhe të ardhmërisë .... Mendja ime mund ta adhurojë këtë koncept të huaj të jetës, por druaj se diç tjetër mund ta detyrojë një grua perendimore të martohet për të mirën e dikujt tjetër, post vetës. (fq 158-160 )...
Zonja Lane admiroi natyrën e eger dhe piktureske të Shqipërisë duke e cilesuar më të bukur, më iteresante dhe romantike se Zvicrra .Ajo admiroi shqiptarët, ashtu siç ishin dhe nuk i harroj. Libri “Majat e Shalës”, është një manifest simpatie plot ndjenja të sinqerta dhe fisnike, shkruar në një kohë kur shqipëtarët shiheshin si mbeturinat e vetme të barbarisë në Evropë
Jo vetëm afro pas një shekulli por edhe shumë e shumë dekada të tjera ky libër u bën nderë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nga Prelë Milani

SOFRAT…

REFLEKSION

Nga Lazër Kodra

Edhe njehere si shume vite me pare ne rrethin tone u shfaqen “Sofrat” me pretendimin tashme shumë falls :se po bëjmë art! Sa i pabesueshme tingellon ky preteks tek gjithkush që e njeh sadopak artin dhe menyren e të bërit art.Duke e marre si për të lehtë i versulen fushes se Folklorit, nderkohe që nuk e dijnë se per te bërë e germuar ne Folklor është po aq e veshtirë sa të merresh me romanin, dramen, poezinë apo tragjedinë. Duke u mbeshtetur në këtë fushë të mrekullueshme kanë dalë figura të dimensionit botetror, le të themi Shekspirin, apo në vendin tone Dritero Agolli e shume te tjerë.Madje edhe poemat homerike “Iliada” e “Odisea” jetuan per tre shekuj ne gojen e popullit për t`u bërë pastaj modeli i pavdekshem i kesaj gjinie deri ne perjetesi. Shpeshhere , deshira për të bërë gjithçka të zhyt në thellësi të errta nga ku nuk mund të dalësh më.Unë gjithnjë i kam pare sofrat si një model të papershtatshem për të ekspozuar identitetin e vlerave folklorike të zones, cilado qoftë ajo.Duhet pranuar se mikun më të mire, në art duhet ta kesh mikun më të vashtirë. Padakordesia ime me sofrat fillon që me emertesat e tyre: Sofra e X-it; Sofra e Y-it etj…! Fjala ‘sofer’ nuk eshte e gjuhes shqipe, ajo eshte nje mbeturinë e turqishtes e instaluar qe ne kohen e pushtimit otoman, keshtu që i bie të hiqet sa më pare.Folkloristi tradicional dukagjinas ka pasë dhuntinë dhe predispoziten që çdo tingull apo ciatje që I dhuronte flora dhe fauna e ngjeshur ta shpirtëzonte e t`i jepte jetë nepermes imitimit (kuptohet, me gojë ose nepermes veglave muzikore tradicionale), kjo ka bërë që shpirti i tij të pësojë metamorfozë, pra të jetë i tretur edhe ne shungullimen e një ujvare, edhe ne murrlanin e shiroken e moteve, edhe ne këngen e një zogu, edhe ne trokitjen e” çekanit” të një qukapiku, perfundimisht duke krijuar një lloj homogjeniteti të të gjithësisë rrethanore. Nuk do të besoja në vlerat e një ‘sofre’ në të cilen lahuta nuk eshte prezente, pasi të gjithë e dime se kjo vegel muzikore eshte “krëhëri” i legjendave e gojdhënave, eshte “krëhëri” i Eposit të Kreshnikëve. Vetem para pak kohesh një student me origjinë nga Gimajt e Dukagjinit, per mbrojtjen e nje titulli të lartë shkencor në Francë, bën studime mbi lahuten e Veriut dhe këngët që intertretohen me të nderkohë qe ne nuk po e perdorim në “sofra”! Falenderojme studentin Redi Radoja që po studion lahuten dhe kengete interpretuara me të per të mbrojtur titullin shkencor në Francë.Sa për dijeninë e lexuesit edhe sot e kesaj dite ne arkivat e shtetit anglez ruhen njezet këngë të mbledhura ne Veriun e Shqiperise mbi Mujin e Halilin, të cilat zor se një ditë do të shohin vendlindjen e tyre :Veriun e Shqiperise, pasi janë të paçertifikuara nderkohë që asnjë prej tyre nuk interpretohet në keto sofra! Lahutarët dukagjinas, laurant te çmimeve ne Festivalet e Gjirokastres, perjashtohen duke i lënë ne shtepitë e tyre dhe në menyren më të dhimbshme ndjekin perçudnimin e lahutes se tyre te zemres. Ketu mund te permendim Kolë Gjonin e Kaprresë, Kolë Gjonin nga Çilkoku, apo Kolë Balen nga Gimajt…sa çudi!Po të njëjtin fat si per çudi pësuan edhe fyelli , gjethja,bilbili i improvizuar, pipëza e shumë të tjera. Ta paraqitesh Folklorin e zones ne dimensionin e duhur patjeter qe duhet bërë një kombinacion integral i elementeve etnografik krahinor. Persa i perket Xhubletes si identitet Kombetar i kostumografisë (te pakten per Veriun e Shqiperise) kam mendimin se ajo e veshur veçmas, pa e shoqeruar me elmemetet e tjera (siç pashë në një rast ku mungonin çorapet,krrokullat, sedra e veledunit dhe ruba me thekë) është vertete një perçudnim fatal, “ vetvrasje” e nje pasurie të pashoqe. Këtë rast do ta krahasoja me imitimin që grekët i bënë fustanellës së jugut dhe i ndjeri Faik Konica u tha me ironi: Nuk prish punë…edhe karikatura është lloj i artit! Libretet e ketyre sofrave nuk ngjasojnë si librete, pasi u mungon thekshem profesionalizmi. Ato janë thjeshtë bejta të rendomta të cilat aq sa sjellin bezdi aq edhe demtojnë cilësinë e së tërës, aktivitetit. Bejtat është shumë më mirë të perfshihen ne kuadrin e brendisë së aktivitetit dhe jo si ‘fill’ drejtues i tij. Bejtes i jepet vlera atehere kur është pergjithsuese dhe jo e “deleguar” një grupi fare te legalizuar siç ka ndodhë në keto sofra ku nepermes bejtave është bërë një ‘vetëfyerje” e komunitetit ku bëjmë pjesë, ose lavdrata krahasuese ku gjithmonë “të fituar” dalim ne, per te vajtur deri aty sa të anatemizohet “Portokallia”! Ja një strofë model nga bejta “Paraja” e Hasan Zyko Kamberit:Edhe foshnja q`është në djep/zgjat doren të thotë ‘nep’/ta marrë ta verë në xhep/ ia di kimenë parasë/. E citova këtë strofë vetem për të parë shkallën e lartë të domethënies dhe të pergjithsimit. Duke mos anashkaluar tekste mjaft të mira, dua të them se edhe në këtë fushë vihej re një mangësi e theksuar, ku motivet ishin nganjëherë të zhytura në melankoli dhe joshprehese (e thënë ndryshe:ngujim brenda ndjesive individuale pa fuqi perçuese), nganjëherë plagjiatura të aktiviteteve të mëparshme. Unë mendoj se kjo ka ndodhur nge një lloj prirje për të rendur pas sasisë me qellim kohëzgjatjen e aktivitetit, por kjo as nuk mban të pranishmit ne tension terheqes as nuk i jep vlere aktivitetit, perkundrazi eshte nje ‘mish i huaj’ që ndrydhë pjeset e shendosha të trupes artistike.Mbingarkimi me të ftuar, që shpeshhere ata janë shtadhjeteperqindeshi i aktivitetit , e tjeterson tërsishtë ‘adresarin e ftesës’, e prej kësaj rrjedh pastaj ajo thënia që po degjohet keto ditë:Ishim në sofren e X-it, por kenduan Y-nët!Kam besim se permendja e folkloristeve dukagjinas të mëparshëm , të cilet hodhen themele në rang kombetar persa i perket kësaj fushe, do t`i jepnin aktivitetit gjalleri dhe perveç kësaj edhe perçimin e mesazhit të vazhdimësisë. …dhe pse jo në keto aktivitete të mos jenë pjesë edhe emrat e atyre që Dukagjinit i kanë dhënë emrin, dhe në emer të tyre ne sot mbajmë koken lart!Në do të shprehësh vetveten shprehe me të gjitha, perndryshe kjo mangësi e vetëshprehjes do te shumëfishohet me kalimin e kohës.Vetëambientimi, vetëkënaqesia, mania se ne i mjaftojmë vetvetes sjellë një lloj përkore që një ditë zhgenjen thellësisht.”Përkora është të kënaqurit, të kënaqurit ma atë që ke.Dhe kjo do të thotë mungesë shtyse pë të përmirësuar, që është leva e perparimit, siç e kuptojmë ne”-Indro Montaneli:”Shqiperia një dhe njëmijë”, fq.146. Unë kam besimin se komuniteti ynë, dukagjinas, ka filluar të lëvizë në kahjen e duhur. Ne kemi të gjitha identitetet tona të shkelqyera , me të cilat mund të prezantohemi shumë më gjerë se sa kaq. Puna është t`zbulojmë nga thellësitë, t`i shfaqim ato e t`i ruajmë përherë. Të mos harrojmë se një i rëndësishem i tyre është edhe Folklori, me të cilin nuk duhet të luhet pë interesa komerciale!

MALESORET KANE RUAJTUR GJUHEN, BESEN E BUJARINE

BASHKE ME RRUFETE DHE BUBULLIMAT NE GJOKSIN E BJESHKEVE U RUEJT GJUHA JONE ARBNORE, U RUAJTEN ZAKONET E VIRTYTET MA TE PASTRA NACIONALE.
Nga MArk Bregu

Duke shfletuar nje permbledhje poetike te Pablo Nerudes syri te ndalet tek nje varg i njohun:Here pas here ashte mire te bash nje dush varrezash!?Ky kumt rrenqethes u drejtohte te gjithe te gjalleve , por me shume se kujtdo u drejtohet atyne qe happen varre per te gjallet, varre per vlerat.Vrasesit e Nikolle Gazullit per nje kohe paten shtatore te mermerta!Ndersa viktima e tyre, Gazulli, ende nuk ka nje varr!Perse?Sepse ai ishte intelektual shume i ditun, Prift Katolik i shkolluar ne perendim, sepse ishte autor i njanit prej dy-tre fjaloreve me te medhenj(bashke me fjalorin e Kristoforidhit 1904 e te “Bashkimit” 1908) qe kishte Gjuha shqipe deri ne ate kohe.Nikolle Gazulli bahet i prekshem tue e pa vepren qe ka lane pas:”Fjalorthin e Ri”, liber 526 faqesh me nje titull modest”Fjalori i Ri” e me nje nentitull “Fjale te rralla te perdoruna ne veri te Shqiperise”,botue si pjese e “Visareve te Kombit” si vellim i XI i tyne.Ne mbulesen e librit shkruhet se ashte botim i Ministrise se Arsimit. Ashte vertete per te ardhun keq kur mendon :Vendi ashte ne kulmin e pushtimit fashist(1941-1942) megjithate qeveria e vënëpushtuesit e financon botimin e veprave madhore kombetare si “Visaret e Kombit”e si nje Fjalor-thesar fjalesh te shqipes.Tre vjet ma vone (Nandor 1944) vendi fillon te qeveriset me shqiptare , dhe pikerisht keta fillojne asgjesimin ose fshehjen e “Thesareve te Kombit”…! Nje fat te tille peson edhe Fjalori i Bashkimit !Ka qene e mundun te botohet ne 1908 , kur Shqipnia kishte afro pese shekuj e pushtueme nga sundimi ottoman , por ne Shqipnine e pavarun te sundueme nga sistemi qe lame pas, nuk mund te permendej jo me te botohej!Atehere vetevetiu lind pyetja:Si ashte e mundun qe tri prej veprave ma te randesishme te asaj kohe per Gjuhen Shqipe ,punime thjeshte shkencore kane arrite me u botue nen pushtimin osman (Fjalori i Bashkimit, Shkoder 1908) , nen pushtimin fashist Fjalori i Gazullit, Tirane 1942 dhe nen pushtimin serb (veprat e plot ate Çabejt ne Prishtine 1976) nderkohe qe asnjana prej tyne nuk u botue gjate pesedhjete viteve te komunizmit ne Shqiperi!?Pyeteje ashte shume kokeforte dhe fton çdo shqiptar me mendue thelle:Varrosesit e Visareve te Kombit çdo gje mund te jene , por jo patriot dhe keshtu i bie qe te jene aq me pak shqiptar te devotshem!Fjalet e “Fjalorthit te Ri”jane mbledhun ne trevat e Dukagjinit, Malesise se Madhe e Mirdites, duke shkuar here-here deri ne Malesi te Gjakoves(Tropoje) e fshatrat e Shkodres, ndonjehere edhe neJug.Malesite e keyne viseve nuk u pushtuan kurre ose u pushtuen vetem per nje koe te shkurter.Duke qene shumicen e kohes te lira , duke qene malesore dhe te paurbanizuara, ato u mbledhen rreth vlerave te trasheguara, i rujten dhe i mbrojten ato me nje koshience e vullnet te admirueshem duke penguar keshtu nderfutjen e veseve te huaja, vese te cilat reflektohen edhe sot nder ato zona qe u shkelen nga pushtuesit.”Feja katolike , Ajo ashte feja e pare e Shqiptarve e perqafuar qysh ne fillime te hapjes se Krishterimit “(cituar nga publicisti Mehmet Elezi).”Gjuha Shqipe:Nga plaget”-Koment:55. 19 Qershor 2002. Nuk u ndikuen prej Kishes Lindore e Bizantit(Ortodoksise) pas “Vijes se Teodosit” dhe as prej islamizimit pas pushtimit osman.Institucioni i veteqeverisjes aty funksionoi persosmerisht .Kanuni i Leke Dukagjinit , nje tersi e perqendruar pushtetesh pa aparat administativ, qe iu kundervu si nje grusht paralel sundimit te pushtuesve , duke mbrojt identitetin nacional dhe vlerat e rralla kulturore.Ne Dukagjin e ne Malesi te Tropojes u krijuan dhe u ruejten pjese te nje kryevepre te rralle poetike si “Cikli i Kreshnikeve”; valle e vaje te vjetra, veshje e doke rrajet e te cilave shtrihen deri tek Iliret(kujtoni xhubleten trimije-vjeçare ne Malesine e Madhe.Asht fakt se qe ne gjokset e ketyre trevave malore u ruejt e paster dhe e kristalte Gjuha.Jane pikerisht trevat Veri-Lindore te Atdheut , vendi ku u shkrue shqipja per rreth katerqind vjet rresht.Gjuha e pare letrare shqipe ashte Gegnishtja veriore e misheruar ne veprat e atyne qe njihen si “Kater B-t e Veriut”, Buzuku,Budi, Bogdani, e Bardhi.Pa librat e krijimtarine e tyne nuk do te kishim pase as gramatiken historike siç e kemi sot, as studimet etimologjike ne fushe te shqipes, fale te cilave u deshmua shkencerisht identiteti Indevropian e i mvetshem i Shqipes.Vlen te theksojme se shume fjale te “Fjalorthit te Ri” te Gazullit jane trungje pipash leksikoreVlerat studimore te pasurive gjuhesore te viseve malore (te siperpermendura) jane te pazevendesueshme.Po marrim nje shembull krejt te thjeshte :Gazulli ka nje fjale te shkurte “fisk” me kuptimin e nje thupre te holle e te drejte dhe ten je bime te re .Veshtire te mos bahet lidhja e kesaj fjale , qe ai e gjen ne nje krahine siç ashte Pulti, me nje familje te tere fjalesh shqipe:fiskel,fiski,fiskaje,fisklohem,fiskulem,etj. I sollem keta shembuj per t`i kujtue çdo Atdhetari se ku i ka rrajet Shqiptarizmi, dhe se, me thirrje patetike e me parulla nuk mund te shkojme ne Evrope.Ndersa gjeografikisht askush nuk mund te na shkule nga Kontinenti…

Nata tradicionale, “ Folk-2012”

Është kthyer në traditë që çdo fund-viti grupi artistik i Dukagjinit të japë koncert në Teatrin “Migjeni” ku edhe sivjet për të pestin vit radhazi me 29 Dhjetor u organizua koncerti “Folk 2012” në të cilin Treva e Dukagjinit nëpërmjet krijuesve dhe interpretuesve të saj, shfaqi vlerat më të mira folklorike të ruajtura dhe të pasuruara nga brezi në brez. Të organizosh një veprimtari të tillë në Teatrin “Migjeni”, në këtë Tempull të artit e kulturës së zonës së veriut e më gjerë, tregon se Dukagjini ka shumë vlera edhe në art, të cilat vlerësohen shumë edhe në jetën urbane dhe tregon për një forcë të madhe integruese. Një aktivitet I tillë, cilësia e të cilit ka pasur progres nga viti në vit, ka më shumë vlera se njëqind tervesa lokalesh, ne te cilat primare kanë fitimin e ngrënien duke hengletisë edhe veshjen.
Interesimi për këtë koncert ishte aq i madh sa, disa ditë përpara nuk kishte bileta. Teatri ne ditën e shfaqjes ishte i tejmbushur. Me të drejtë një ndër kontribuesit e këtij aktiviteti- Ndue Ftoni tha se, sikur projektuesit e këtij Teatri ta kishin ditë se Dukagjini bën në këtë masë shfaqje artistike në Shkodër, do ta kishin planifikuar me kapacitet më të madh.
Koncerti hapet me djepin, fëmijët e nusja me këngë djepi, me vargje optimiste që vazhdon me grupin e valleve ku ajo e “t`Lekajve” mbush skenën me të rinj e të reja plot gjallëri të cilët duken më madhështorë me veshjet tradicionale karakteristike për zonën, të cilat shoqërojnë gjithë shfaqjen. Të gjitha këngët e vallet shoqërohen me një monitor të madh, në të cilin tërë kohën shfaqej relieve i Alpeve tona me bukurinë, madhështinë dhe egërsinë e tyre; me Florën e Faunën e shumëllojshme të tyre që e bënë akoma më tërheqëse shfaqjen. Veprimtaria në fjalë u prezantua me profesionalizëm nga Laura Plishta e Jozef Shiroka, të cilët mbasi folën për vlerat e Dukagjinit në kompleksitetin e tyre, prezantuan këngën e parë “Lutju Zotit” interpretuar nga trioja simpatike, tashmë shumë e afirmuar dhe dashur për publikun e gjerë- Ndue SHytani, Fran Kodra e Bardhok Prebibaj. Pra, filloi “bute” me ëmbëlsinë e vargjeve lirike: kur të marrin malli me ndejtë me mue/ shko te kroni I bjeshkës ku jena takue/ askush nuk e din sa shumë jena dashtë/ lutju njëherë Zotit që prapë të jena bashkë. Me këngë lirike u vazhdua përsëri qe të bën për vete me interpretimin e tij cilësor e skenik, emigranti Petrit Gjini, i cili u pasua edhe nga emigrantët e tjerë: Pëllumb Vrinca, Agim Shytani, Nik Thani. Ata i dhanë gjallëri skenës qe me këngët e tyre lirike shprehën edhe dashurinë e madhe për vendlindjen e njerëzit që kanë lënë atdheun e tyre. Pjesë e këtij programi ishte edhe humori I hollë jashtë banaliteteve nga të përhershmit Gac Kodrina e Qazim Çela si dhe humoristi I ri Gegë Shpataj, të cilët ia shtuan entuziazmin dhe ilaritetin të pranishmëve.
E elektrizoi sallën Vera Çarku jo vetëm nga interpretimi cilësor që i bëri këngës “Vendet e mija” sepse rrjedh nga një familje që e ka pas gjithmonë në gen këngën por, edhe se në kujtesën e një pjese të spektatorëve erdhi me tërë madhështinë e tij i paharruari Lek Ndou (plaku), axha i Verës me atë zërin e tij brilant si në këngën “Majë krahu” që buçiste shpat në shpat apo me ato instrumente si çifteli e lahutë – Laureat i shumë festivaleve kombëtare.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe pjesë e kësaj veprimtarie ishin edhe këngëtarët nga Nikaj-Mërtur (pjesë e Dukagjinit), të cilët e pasuruan akoma më shumë koncertin – Folk 2012. Na pëlqeu më shumë se kurrë Bardhok Mehmeti me këngë për Nikaj-Mërturin. Është kënaqësi dhe vlerësim për çdo grup artistik që ta kenë në gjirin e tij profesorin e muzikës, nipin e babait të lahutës shqiptare Zef Avdia–Prek Mrishaj, i vlerësuar maksimalisht edhe nga Unioni Artistik Mbarëkombëtar dhe Bashkia e Shkodrës, i cili kësaj radhe u shfaq në duet me Floriana Shtyllzën me motive dasme të shoqëruara nga grupi i valleve. Si gjithnjë Gofile Papleka e bëri për vete publikun me zërin e saj melodioz e potent, e cila u shfaq disa herë në skenë qe solo këndoi këngën “Amaneti i Mërgimtarit”. Mbresëlënës ishte paraqitje e Nikolin Përpalit qe përveç cilësisë së interpretimit u pëlqye për melodinë e këngës, e cila ishte afër asaj tradicionale që “na ka marrë malli ti dëgjojmë”. Në gen këngën ku ka lindë e nga dajat, me zërin e tij piskamë e të kthjellët si uji I burimeve të Currajve të Epërm, Bardhok Prebibaj është bërë njësh me grupin, i cili me interpretimet e tij plot patos i a ka rritë akoma më shumë vlerat këtij grupi edhe pse jeton larg Shkodrës.
Si për të gjitha koncertet e tjera edhe kësaj radhe, meritë të veçantë ka Fran Kodra, i cili është autor tekstesh e muzike të qindra këngëve duke pasuruar repertorin e pjesë më të madhe të këngëtarëve të veriut në gjininë e Folkut, i cili është I vlerësuar dhe dhene titulli “Krenaria” e Unionit Artistik i Kombit Shqiptar” dhe dhënë titulli “Mirënjohja” nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”. Pjesa më e madhe e krijimtarive të tij janë lirike duke i kënduar dashurisë si Lasgush Poradeci. Kësaj radhe vendosi të ju mbushë mendjen fansave të tij, të cilët janë të shumtë se, din të bëjë edhe këngë epike duke i kënduar trimërisë, patriotizmit e dashurisë për atdheun (nuk është hera e parë). Të tilla ishin kënga e Dom Simon Jubanit apo ato për Ndokë Gjeloshin dhe Norën e Kelmendit, të cilat u interpretuan në koncertin në fjalë.
“Dil e priti malet/ Ndokë Gjeloshin prej Shalet/ a e ke pytë Stambollën/ pesëqind vjet s`i dolën/ krajlat e Serbisë/ pashat e Turqisë/ jem gjak Kastriotit/ kem frikë veç prej Zotit”. Këto ishin disa nga vargjet e këngës kushtuar Ndokë Gjeloshit, kësaj figure madhore, të cilën për shumë dekada e mbuloi pluhuri i harresës e mosvlerësimit me gjithë patriotizmin e tij të madh, qe, trimëria e tij ne Vjenë të Austrisë është shumë pak në krahasim me të gjithë shërbimin e tij ndaj atdheut, këngë e cila u interpretua nga Fran Kodra me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, rapsodin shumëdimensional e me cilësi organizative Ndue Shytani dhe grupi. Mbresëlënës ishte interpretimi I këngëtarit me një repertor shumë të gjerë – Gjovalin Shani, shumë i pëlqyer nga dukagjinas e malësorë, i cili kësaj radhe u paraqit me krijimin e ri “Në Dukagjin mua më rriti kënga” ku ndër të tjera thuhet: “Në Dukagjin mu më rriti kanga/ ku ka pasë trima si zana/ t`veshun n`tirq e n`xhamadana/ ku janë thye krajla e sulltana/ ku ka pas kangtarë me emër/ që u ka lindë kanga në zemër”.
Nuk do ti kishte këto përmasa kjo natë tradicionale pa pjesëmarrjen e interpretimin plot mbresa me këngët e tyre edhe të këngëtarëve si Gëzim Zefi, Pjetër Lazri, Agustin Preka, Agustin Pllumbi, Mark Vata, Marçela Marashi, Gjelosh Hajdari e të tjerë me këngët e tyre lirike, epike apo humoristike. Freskinë kësaj veprimtarie ia shtoi e ftuara Marie Lajçaj me këngët që ajo interpretoi, fitoi duartrokitjet e publikut. Duhet theksuar se, ky ishte koncerti i mbështetur më shumë se asnjëherë tjetër në forcat e vetë Trevës së Dukagjinit. Ky koncert madhështor nuk mund të zhvillohej pa ndihmesën dhe sposorizimin e Bashkisë Shkodër, Unionit Artistik të Kombit shqiptar dhe Komunave Shalë, Shosh, Temal e Rrethina por në mënyrë të veçantë të biznesmenit shqiptaro (shoshijani)-amerikan, Ndue Ftoni, i cili ka meritë të veçantë jo vetëm për ketë veprimtari por, edhe për çdo veprimtari që dukagjinasit organizojnë sidomos ne kuadër të Shoqatës “Atdhetare Dukagjini” dhe duke mbajtur në këmbë gazetën e saj. Kur puna të vlerësohet as lodhja nuk ndihet. Kështu ndodhi edhe në ketë mbrëmje të madhe, sepse pati dhe vlerësime maksimale: Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ju dha titullin “Mirënjohja” zotërinjtë Ndue Ftoni e Sokol Cubi për kontributin e madh në mbajtjen gjallë ne zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kulturore Artistike të Dukagjinit, pasqyrimin e vlerave të tyre të pashtershme. Udhëheqësi artistik i Unionit, Minella Kureta shfaqi idenë që koncerte të tilla nga grupi i Dukagjinit në një të ardhme të afërt të jepet edhe në Tiranë, për ti treguar metropolit shqiptar se, si ruhen e pasurohen këto vlera. Vlerësim nga shoqëria artistike “Treva” pati edhe për Gjon Dukgila, i cili tha se sado të kontribuojmë për vendlindjen, nuk japim aq sa ajo e meriton.
Koncerti vazhdoi duke mos i rënë për asnjë çast cilësia. U prit me shumë duartrokitje Roland Çukaj me një këngë lirike me zërin e tij shumë melodioz. Shumë prekëse, jo vetëm nga interpretimi cilësor në shkallën më të lartë nga grupi I burrave e Gofile Papleka të këngës më të re “Nora e Kelmendit” por edhe nga dramatizimi e dekori i saj. Nora nuk ishte vetëm e Kelmendit por e gjithë shqiptarisë, burim frymëzimi për atdhedashuri e nder. Nuk është hera e parë që malësorë e dukagjinas i këndojnë njëri-tjetrit sepse kanë historinë e përbashkët, pra edhe artin.
Iu bë një mbyllje e denjët kësaj nate të madhe siç e meritonte një mjedis i tillë! Në skenë i gjithë grupi, çdonjëri këndonte ose hidhte valle me këngën “Hajde-hajde viti i ri”, shumë e goditur në prag të ndërrimit të viteve e interpretuar nga Vera Çarku dhe i gjithë grupi, të përshëndetur me ovacione nga të gjithë spektatorët, qe për ta ishte një natë e paharruar. Për suksesin e Folk- 2012, përveç Fran Kodres, producent dhe Ndue Shytani- dhënë titulli “Mirënjohja” nga Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”-drejtues organizativ, meritë të pamohueshme ka edhe libretisti Lulash Brigja, i cili tashmë është i afirmuar si vjershëtor, autor tekste këngësh që ka arrite të botojë edhe libra apo Aldo Nika- regjisor dhe koreograf, Luan Dagistani dhe Bardh Hysa si drejtues muzikor.
Na ra ndërmend e na mori malli ta kemi pjesë të grupit edhe thethjanin emigrant në Amerikë, Nikë Çarkun, sepse qemë mësuar me këngët e tij si himn; do kishim dashtë të shohim në atë skenë edhe ndonjë këngëtar dukagjinas shumë ne “me pak”, por mjaft të afirmuar në fushën e Folkut, sepse edhe në art këna nevojë te jemi sa ma të bashkuar siç duhet te jemi dhe në të gjithë fushat e tjera te jetës.
Si çdo veprimtari artistike edhe kjo pati mangësitë e saj por, s`ja vlen të ceken sepse janë të papërfillshme në krahasim me vlerat e mëdha që paraqiti, duke e pasuruar folklorin e Dukagjinit, rriti cilësinë artistike dhe interpretuese të tij dhe jemi optimistë se arritje akoma më të mëdha do të kemi në të ardhmen duke u bërë shembull për të gjitha trevat e tjera të vendit tonë.
Nga Prele Shytani

KREMTIMI I DITËS BOTËRORE TË PAQES NË TEATRIN “MIGJENI”

Sikurse një vit më parë, edhe këtë vit, me 10 janar, teatri “Migjeni” i Shkodrës ishte “streha” e parë e paqes për vitin 2012. Kthyer tashmë në një traditë të bukur popullore, koncerti festiv “Vit të Mbarë Shkodër”, i organizuar nga Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe, me rastin e ditës botërore të paqes, mblodhi në këtë teatër qindra spektatorë, të cilët për gati dy orë radhazi, shijuan dhe duartrokitën këngët, vallet dhe interpretimet e mrekullueshme të ofruara nga shkollat katolike dhe qendrat kulturore të qytetit.
Mesazhi i Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI, i cili këtë vit i kushtohej pikërisht të rinjve dhe konkretisht “T’i edukosh të rinjtë për drejtësi dhe paqe” u paraqit i interpretuar po ashtu nga të rinjtë e talentuar të qytetit të Shkodrës.
Aktivitetin e përshëndeti Hirësia e Tij, Imzot Angelo Massafra, i cili në fjalën e Tij theksoi rëndësinë që ka për Shkodrën, Shqipërinë dhe të gjithë botën mesazhi i Papa Benediktit të XVI. Ky mesazh - theksoi Ai, jo rastësisht, këtë vit, i kushtohet të rinjve. Janë pikërisht të rinjtë dhe të rejat ata të cilët duhet të jenë protagonistët e paqes dhe për të qenë të tillë duhet të edukohen në drejtësi dhe paqe.

Nga Luigj Mila

A MBETET EDHE MË TUTJE PRESHEVA, MEDVEGJA E BUJANOCI, VENDI I SHFRYRJES SË SERBISE SA HERË INATOSET ME KOSOVËN?

Medvegje, 10 janar 2012. Nuk kane faj Presheva,Medvegja e Bujanoci qe gjenden ne Kosoven Lindore e nen ingerencat e Serbise, por per kete faj mbane tjeter kush,dihet se kush dhe kur dhe pse ndodhi kjo. Nuk do bej shpjegime historike. Ua le kete historianeve. Por, jane keto tri komuna vendi ne te cilin Serbia shfryne mllefin dhe vrerin sa here qe hidherohet ne Kosoven apo ne Bashkesine nderkombetare. Fatkeqesisht, po, por pse Kosova?
Nuk po kthehem me prapa se ne vitin 1999, kur me nenshkrimin e Marreveshjes se Kumanoves, forcat ushtarake e policore te Serbise u terhoqen nga Kosova. U vendosen ne shkollat shqipe te Presheves, Medvegjes e Bujanocit, sidomos te Medvegjes. Bene presion te madh dhe i debuan shqiptaret nga trojet e tyre. Medvegja, Malesia e Bujanocit dhe ajo e Karadakut te Presheves u zbrazen. Gadi se 90% te shqiptareve u detyruan ti lene trojet e veta per te shpetuar rob e femije. Askush nuk u brengos per kete katastrofe te ketyre njerezve. Askush nuk i pyeti se a deshirojne te kthehen ne shtepite e tyre. Cka duhet apo cka mund te behet per ta.
Mbeten ne meshiren e Zotit dhe te robit. Po ia bene disi sa per te mbijetuar. Dymbedhjete vite nga kjo kohe, shqiptaret e Medvegjes i sherben nje autobus, e here here nje kombibus i kompanise “Selo-Tours” nga Prishtina dhe dhjetera Taxi-makina te shqiptareve te Medvegjes, qe meritojne lavderate per punen qe e bejne per te miren e atyre pak shqiptareve qe vendosin se paku me vizituar trojet e mbetura ne Medvegje.
Eshte edhe nje grup intelektualesh entuziast dhe te perkushtuar, punetore arsimor, te cilet e lene nje pjese te familjeve te tyre ne Prishtine, ose i fusin tere anetaret e familjes dhe me makinat e tyre udhetojne per te dhene mesim ne shkollat shqipe te Medvegjes, pa u kompenzuar kush as nje qindarke.
Keshtu vuajten e nuk u dhane, por e mbajten lidhjen me vendlindjen plot dymbedhjete vjet.
Pak para ketij viti ne te cilin posa e qitem hapin e pare, saktesisht me 26 dhjetor te vitit 2011, Kosova vuri taksa per hyrje ne Kosove nga Serbia edhe per shqiptaret e ketyre tri komunave.
Mire, eshte shtet ka rregullat dhe ligjet e veta. Por, dhemb ajo se kete gje e ben sipas fjaleve te zonjes Edita Tahiri, sepse e ka kerkuar Serbia ( sipas nje shkrimi ne “Koha ditore”). Mozo me keq, po a Serbia duhet ta mesoj Kosoven se si behet shteti. Dhe Kosova e beri ate. Nuk eshte kjo mase e njejte ndaj Serbise, sic thot populli yne “kut per kut”, sepse Serbia per serbet nuk ka taksa ndeshkuese. Ata i kane nga dy pale tabele dhe i ndrrojne ato ne kufi, andaj nuk kane nevoje te paguajne kurrfare taksash. E shqiptaret paguajne nga te dy anet. Ata qe hyjne nga Serbia paguajne, ata qe hyjne nga Kosova ne Serbi pagujne, e serbet as nga Serbia as nga Kosova. Te mos flasim per ndihmesat e tjera qe i gezojne ata serb qe jetojne ne Kosove, kuptohet une nuk kam asgje kunder asaj, sepse shteti i tyre ben cdo gje per ta.
A do thot kjo se Kosova e detyroj Serbine ta sheh ate si shtet, mendoj qe jo, por vetem na ngarkoj neve me nje barre edhe me te rende.
Pse?
A thua per ate qe nga keto tri komuna krah per krah ne cdo lufte luftuan edhe djemte shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, a thua per ate se luftuan ne Luften per clirimin e Kosoves e sot ne burgun e Beogradit vuajne denimin prej 101 vjetesh djemte nga Presheva, apo shumica nga ata qe moren pjese ne luferat e fundit as qe guxojne te shkojne ne shtepite e tyre sepse arrestohen e denohen menjhere, athua per ate qe nga Medvegja e vogel rane deshmore dy djem te rinj ne luften e Kosoves dhe u vrane, prene, dogjen e u masakruan afer gjashtedhjete burra, gra e femije, a thua per ate qe ne shenje hakmarrjeje u debuan pese mije shqiptare nga trojet e tyre vetem nga Medvegja, e afer tridhjetemije nga e tere Kosova Lindore, a thua per ate qe se paku shkonin njehere ne jave, apo ne muaj per te vizituar shtepite qe u rrenohen dita me dite, apo per te pare nje pjese te ndare te anetareve te familjes se mbetur atje, apo, apo, apo per ate se jemi shqiptare?
Ne vend qe te kerkohej nga Serbia te heq taksat e hyrjes se shqiptareve te ketyre tri komunave nga Kosova ne Serbi dhe lirshem te qarkullojne me automjetet e regjistruara ne Kosove. Ne kohen kur 33 shtete te Europes qe nga 1 janari i vitit 2012 heqin edhe kartonin e gjelbert, dy shtetet: Kosova dhe Serbia qesin taksa marramendese per qytetaret e njeri tjetrit dhe duan te hyjne ne Bashkesine e Europes. Po Europa ka sy more njeri. Ajo sheh se c’behet tek ne! Ajo thot permiresoni maredhenjet me fqinjet, leshoni njerezit, mallerat dhe idete te levizin lirshem. Po a eshte levizje e lire e njerezve duke u vene taksa te cilat nuk i ka kush tjeter. Jo, kjo eshte barre per nje pjese te pafajshme te popullit te cilin askush nuk e ka pyetur se ku do te jetonte. Ate ia ka percaktuar All’llahu i Madheruar, dhe per kete don te jetoj ne vatren e vet. Po a mundet keshtu? Shume veshtire.
Jo me taksa me u shty me Serbine, por me pune, me prodhim, me organizim te mire te shtetit, me liri dhe siguri te plote te levizjes se njerezve, te mallit dhe te ideve, me aq vizita te popullates shqiptare nga udheheqesit e Kosoves e te Shqiperise ne Kosoven Lindare, sa ben Serbia per serbet ne Kosove, me aq ndihma te shqiptareve sa jep Serbia per serbet ne Kosove, me aq automjete sa siguron Serbia per transportimin e serbeve nga Kosova, me aq shkolla, shtepi, rruge e te tjera te ndertuara per shqiptaret ne Presheve, Medvegje e Bujanoc, me aq mjete te informimit ne gjuhen shqipe, sa ka ne gjuhen serbe ne Kosove e te tjere e te tjere.
Propozoj dhe kerkoj qe fillimisht per shqiptaret e Presheves, Medvegjes dhe te Bujanocit, Kosova te bej keto gjera:
1-Te heq taksat per kalimin kufitar ne mes te Kosoves dhe te Serbise(ne cdo vendkalim kufitar) per automjete te shqiptareve te regjistruara ne Serbi ose
2-Te pranoj kartonin e Gjelbert, qe vlene ne tere boten, apo te lejoj shqiptaret t’i riregjistrojne automjetet e tyre edhe ne Republiken e Kosoves, keshtu qe te kene mundesi t’i ndrrojne tabelet ne cdo hyrje dhe dalje.
Ne qoftese nuk behet keshtu, shqiptaret e ketyre tri komunave nuk do te kene mundesi te perballojne kete ngarkese me taksa te panevojshme dhe shume te larta e veshtiresite e tjera qe I kane per cdo dite atje. Kjo do te shkaktoj luhatje tek ata qe jetojne ne keto tri komuna, e qe eshte qellim i Serbise, sepse ne se shkeputet levizja e lire me shtetin shqiptare te Kosoves, shuhet jeta e shqiptareve ne kete pjese te tokave shqiptare. Me mbane shpresa se shteti i Kosoves do te kete vigjilence te duhur dhe kete padrejtesi te madhe qe u beri shqiptareve te Kosoves Lindore, seriozisht e shume shpejt do te merr masa per ta korrigjuar nje hap te tille te pamatur e te demshem edhe per te.

Nga profesor Rexhep Abazi,
Medvegje,
rexhepabazi@yahoo.com

NJË DUKAGJINAS KUNDËR DUKAGJINASVE!

Ne respekt te lexuesit te gazetës “Dukagjini” dhe dukagjinasve e ndjeje për detyre t’u përgjigjem tymtëve të nderuarit Prele Grima, për ngjarjen e vitit 1915 dhe këndvështrimit te tij për librin “Përballja e Madhe e Planit”.
I nderuar Prele, pas viteve 1960, ne mendjen dhe veprimet e disa personave nga krahina e Shalës, veshur me pushtet, te nxitur nga egoizmi i te të madhit, janë munduar te tjetërsojnë luftën dhe qëndresën e Dukagjinit e ne mënyrë te veçante te Planit kundër ushtrisë malazeze ne datat 7-15 korrik 1915.
Ishte ne nderin e Dukagjinit, qe me 15 korrik 1940 (jo me 1942), u mblodhën ne Plan krerë, pari dhe meshtar, aty ku ishte fushe beteja me e madhe, me dy brigada malazeze, te kryesuar nga Marjan Pasha dhe Mil Spasi. Ata, bene vlerësimin dhe pagëzimin me emrin “Lufta e Planit” ne shenj respekti për kontributin qe dha Plani edhe për Dukagjinin. Ky eveniment u simbolizua ne kryq, me emrat e 81 te rënëve nga i gjithë Dukagjini, 75 prej te cilëve ishin nga Plani, Gjuraj, Boksi e Mgulla. Nga viti 1940 vijon te përkujtohet me festim ne mes te krenarisë e dhimbjes, ne Qeresh te Planit, te përcaktuar me vendimin e vitit 1940. Këtë, nuk mund ta mohoni zotëri Prele, me gjithë thjeshtësimet qe jeni munduar t’i bëni duke mohuar çfarë kane vendosur dukagjinasit.
Ne shkrimin tuaj te mllefit ju i kundërviheni jo vetëm Planit, por dhe Dukagjinit, përfaqësuesve me te nderuar te tij ne atë kohe. Ju kundërshtoni, mohoni, shtrembëroni dhe cungoni edhe autoret ku keni mbështetur shkrimin tuaj. I nderuar Prele, merrni mundimin dhe shkoni ne muzeumin françeskan ne Shkodër dhe aty do te gjeni “Kryqin” e përuruar ne Qeresh me 15 korrik 1940, qe përfaqëson pasaportën dhe dokumentin me shkencor qe mund te jete, qe kërkoni ju se, kush është dukagjinas fistar, përulet para tij, ashtu siç bene burrat me te nderuar te Dukagjinit, qe banoret e Planit për mbi dy dekada ja fshehën regjimit totalitar si gjene me te shtrenjte, simbolin e gjakut e te jetës te bijve me te mire te fshatit Plan e zonës se Dukagjinit.
Libri “Përballja e Madhe e Planit” është një kërkesë legjitime e banoreve te fshatit Plan. Ata ndjeheshin keq nga tymtët qe hidhnin persona te veçante për te penguar ndriçimin e kësaj ngjarje. Këta, ne ndërgjegjen time me dhanë nxitjen, detyrimin dhe përgjegjësinë për ta hedhur ne një libër atë ngjarje, ashtu qe mund ta bënte dhe ndonjë tjetër dhe qe mund ta bëjnë, por fillimisht ketë nder e pata unë, te cilin ne përgjithësi banoret e planit e kane mirëpritur.
I nderuar bashkëdukagjinas-librin “Përballja e Madhe e Planit” e keni lexuar me syrin e denigrimit, me paragjykim se, ai nuk kufizohet vetëm ne hapësirën e fshatit Plan, siç theksoni ju. Ne te trajtohet ushtria malazeze ne te gjithë veprimtarinë e saj luftarake, ne hapësirë dhe ne kohe qe ne momentet e kalimit te kufirit shtetëror, nga Malësia e Madhe dhe deri ne Shale, kur gjenerali Veshoviç, qe me 19 qershor 1915 u fut ne Shale me rreth 700 forca luftarake dhe qe lëvizi neper Shale-Guri i Kuq-Ura e Mesit dhe ne rajonin e Mesit vendosi Shtabin e Luftës.
Ju Prele, theksoni: “Historia është një shkence dhe një nga kërkesat me themelore e saj është mbështetja e domosdoshme ne dokumentet e shkruara”. Jam shume dakord. Ju vijoni: “Ai (At Justini) i mblodhi faktet e te dhënat nga kontakti i drejtpërsëdrejti me njerëzit qe morën pjese ne lufte dhe përjetuan përvojat e tmerreve te saj. Ne ketë vështrim “kujtimet” e tij marrin atributet e dokumenteve historike...”. Natyrshëm lind pyetja: Pse je kontradiktor me veten? Komentet janë te tepërta, kur ju u jepni atribute dokumentare historike shkrimeve te pa mbështetura ne dokumente te shkruara. Te kundërtën thoni për Mhill Palin, kur theksoni: “Te dhënat e mbledhura prej tij (Mhillit) nga goja e popullit nuk janë te parëndësishme, por ata kane vlere vetëm po te përkojnë me dokumente te mirëfillta historike ...”. I nderuar Prele, ku e dini ju se, nga te cilët persona qe kane pare tmerret e luftës, i ka marre te dhënat At Justini!? A ka ndonjë emër ne shkrimet e At Justinit? Jo. Shprehja ne fjalinë e mësipërme janë pjelle e imagjinatës tende, prandaj u jepni atribute dokumentare-historike. Imagjinatat dhe iluzionet nuk kanë e as nuk mund te marrin atribute dokumentare-historike. Ne libër janë dhënë emrat e atyre qe kanë marre pjese ne lufte, te atyre qe i kane shpëtuar varrit me plagët e luftës, te atyre qe i kane përjetuar tmerret e saj. Po, veçoj dy raste: Stak Mirashin dhe Martin Kolen-te lidhur para pushkatimit, u shpëtuan thonjve te vdekjes, fal fatit dhe shkathtësisë se tyre, u shpëtuan plumbave. Këtyre te dhënave duhet dhënë kontribute dokumentare-historike. Këtë, kam bere i nderuar Prele Grima. Me kujtesën popullore, te personave pjesëmarrës ne lufte, ne qëndresën e tmerret e saj kam pasuruar me dokumente historike vërtetësinë e ditëve te luftës mbështetur ne thënien e Jakob Grimm: “Ç’do goje e dhënë e ka një themel historik ...”.
Përveç kujtesës se banoreve te fshatit Plan, Gjuraj dhe Mgull, për përgatitjen dhe botimin e librit te nderuar lexues te gazetës “Dukagjini” jam mbështetur dhe ne këto dokumente:
1-Letër te Konsullatës Austro-Hungareze ne Shkodër, me nr. 883 e 884, date 30 qershor 1915, drejtuar Radomir Veshoviçit;
2- Raportet te konsullatës Austro-Hungareze ne Shkodër drejtuar Ministrisë se jashtme ne Vjene. Mbi gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore ne Shkodër me 1915; Letër drejtuar Konsullatës Austro-Hungareze ne Shkodër me nr. 8836 me 16 prill 1915, nga Mbretëria e Malit te Zi.
3- Gazeta “Populli” i vitit 1915, lajme te brendshme date 20 e 27 maj 1915; “Vaporet e Malit te Zi”, qershor 1915; “Serbet te Ura e Vezirit” e “Muhaxhirët e Kosovës”, me 6 qershor 1915; “Një lidhje” me 8 qershor 1915; “Qëllimi i Serbisë” e “Shala e Shoshi”, me 9 qershor 1915; “Serbet afër Merturit”, me 12 qershor 1915; “Pune te pa pëlqyer”, me 13 qershor; “Ngjarjet e Selcës”, me 14 qershor 1915; “Një protestë e Mirditës”, me 15 qershor 1915; “Ne Pulaj e ne Koplik”, me 17 qershor 1915; “Dukagjini” e “Ne Malësinë e Gjakovës”, me 18 qershor 1915; “Shkodra e Mali i Zi” e “Ne Shale”, me 19 qershor 1915; “E vërteta”, me 21 qershor 1915; “Leje e te dhenurit te armeve ne Sheldi e Rrethina” e “Martinoviçi” 5 korrik 1915, dhe “Qëndrimi ushtrisë malazeze”, shtator 1915.
4- Gazeta “Besa Shqiptare”: “Mali i Zi ne malësi”, me 15 qershor 1915; “Shala e malazezet, me 19 qershor 1915;”Shala, Shoshi dhe Pulti”.
5- Kahraman Ulqini: Një material tematik arkivor ne Muzeumin Historik Shkodër. Dhe shume dokumente te tjera historike e arkivor qe është mbështetur përgatitja dhe botimi i librit “Përballja e Madhe e Planit”.
I nderuar Prele dhe lexues se gazetës “Dukagjini” kam punuar mbi dy dekada për te grumbulluar material, për te hulumtuar dhe për te studiuar për këtë libër dhe nuk do ta mendoja kurrë se, Prele Grima, një intelektual i mirëfilltë, me një te rene lapsi te me hedh gjithë këtë pune ne balte duke ju referuar vetëm kujtimeve te At Justin Rrotës, te At Daniel Gjeçaj apo te ndonjë tjetri, punën e te cilëve e kam respektuar dhe nderuar dhe vijoj ta respektoje!? Unë, Mhilli, megjithatë nuk kame bere ndonjë gjë aq te rëndësishme sa te marre lëvdata te mëdha, por diçka kam bere dhe për këtë pune qe kam bere, deri tani e ndjeje veten mire. Por, jo vetëm qe u jam referuar materialeve dokumentare qe publikova me sipër, dhe autoreve ju u jeni referuar, megjithëse dhe ata nuk kanë bere gjë me shume se unë. Ata, kane komunikuar me banore te fshatit Plan, tregimet e te cilëve i kanë hedhur ne letër para meje se, jetuan para meje.
Me vjen keq, i nderuar Prele se, dhe këta autore, qe ju i konsideroni te vetmet burime historike, citoni ato pjese qe ju interesojnë për te bere te mundur argumentin tuaj, me hedh balte mbi punën time. Metodologjia e ndjekur nga At Justini për ngjarjen e Planit nuk mundëson qe shënimet e tij te kenë vlere dokumentare historike. Ai ka mbajtur shënime kuptimore, te shkurtra ne përmbajte, qe e thotë vete ai. Ju i referoheni dy faqeve te tij, faqes 32 dhe 34, te cilat kane materiale qe mund te jene ne madhësinë e një faqe libri. Jo vetëm At Justini nuk e trajton atë ngjarje ne mënyrë historike, por nuk e trajton as ne mënyrë kronologjike atë lufte, atë qëndresë te banoreve te fshatit Plan dhe ne tërësi te zonës se Dukagjinit. Nuk pasqyron idetë dhe veprimet luftarake te dy palëve, ka kapërcime nga një faze veprimi luftarak ne tjetrin, si: nga veprimet luftarake te brigadës se Mil Spasit kthehet te veprimet luftarake te brigadës se Marjan Pashës. Ai nuk tregon se ka njohje te plote për kronologjinë e veprimeve luftarake te dy palëve se, ndryshe nuk mund te shpjegohet qe nuk shkruan asgjë për Mark Preka (Mirdita), nga zona e Mirdites, i cili ishte rrogëtari i Kishës se Planit, dhe ky ju bashkua luftëtarëve te Planit ne Gropat e Streles e ne qafe te Shtogut, te cilët vranë 19 ushtar e oficer malazez ne ketë rajon. At Justini nuk shkruan as për Fratin e Planit, qe ne ato dite te tmerrshme lufte ka qene At Anton Kiri, i cili u shqua ne mënyrë te veçante ne organizmin e largimit te pleqve, fëmijëve, grave dhe bagëtive nga vendqëndrimi përhershëm ne drejtim te bjeshkëve deri ne Paru te Rrjollit. At Justini nuk shkruan për luftëtaret e Toplanes, te vetmit qe ju bashkuan luftëtarëve te Gjurajve e te Mgulles ne rajonin e qafës se Mgulles për te mos lejuar depërtimin e forcave te brigadës qe drejtohej nga gjeneral Mil Spasi ne drejtim te Planit dhe për te nxjerre nga rrethimi ne rajonin Nderkiza, qe ishin te rrethuar forcat e deri një brigade. Ai, nuk shkruan as për gjakun e derdhur ne çdo qafe, kodër dhe shteg te këtij rajoni. As, për kryeparine e fshatit Xhan, Nik Çuni, i cili pasi ishte marre peng, u masakrua nga ushtaret malazez pasi kapen qafen e Mgulles.
At Justini dhe te tjerët qe kane shkruar për ketë lufte nuk janë mbështetur ndonjë dokument historike te shkruar, madje dhe as për oficeret e ushtaret malazez te vrare ne qafe te Mgulles, ne Kodër-Telaj, ne Gropa te Strelit, ne qafe te Shtogut, ne Pla t’Madh e ne te tjera rajone te hapësirës se Planit. Shpjegimi është i thjeshte: Ata, nuk kane pasur për qellim anën historike te ngjarjeve,por vetëm te një informacioni për nivelet e larta vartëse te tyre si dhe për ditar, te cilat mund t’u shërbenin për te shkruar kujtime, siç dhe ka ndodhur.
Duhet ditur se, pas viteve ’90, ne Plan kane ardhur pjesëtarë te familjeve te të vrarëve, për te marre eshtrat e te afërmeve te tyre mbetur ne këtë lufte. Ata, kane pare shume varre ne gjithë rajonet e sipër theksuara, por ata, me gjithë ndihmën tone, nuk morën asgjë, për faktin e thjeshte, nuk ishin te qarte se, eshtrat e kujt merrnin. Te vrarët malazeze nuk kishin shenjen e njohjes apo numrin personal te tyre ashtu siç ka ne çdo ushtri e rregullt. Ata nuk shkuan për te kërkuar varret e te afërmeve te tyre as ne qafen e Boshit apo ndonjë rajon tjetër!?
I nderuar Prele, shkoni ne Plan si historian, do te ballafaqoheni jo me një, por me shume varre te ushtareve e oficereve malazez, ne ato rajone ku janë zbrazur vetëm pushkët e luftëtarëve te Planit dhe te askujt tjetër, me përjashtim te rrogëtarit te Kishës, Mark Mirdita nga fshati Korthpule, ne Gropa te Strelit dhe te Mark Sadrise me luftëtarët e fshatit Toplane ne qafe te Mgulles. Këto janë dëshmia me e sakte se, ne hapësirën e Planit është bere lufte se, ne këtë hapësire ka pasur një fushe beteje te përgjakshme për jete a vdekje ne mes banoreve te hapësirës Plan-Gjuraj dhe forcave armatosura te rregullta malazeze.
Lufta ne rajonin e qafës se Boshit, për te cilën shkruani ju, është e datës 4-5 korrik 1915, te cilën e kam paraqite te plote ne librin “Përballja e Madhe e Planit”, dhe qe ju heshtni!?
Shënimet e At Justinit dhe At Danjelit apo e Ndoc Planit duhet te vlerësohen dhe mund te marrin vlera te dokumenteve-historike pasi te jene plotësuar me dokumente dhe shkrime te tjera historike.
Duke ju referuar At Justinit, Prele Grima shkruan: “Një brigade tjetër e komanduar nga Marjan Pasha kapërcen qafen e Beshkasit përpara se te mbërrijnë luftëtarët dukagjinas dhe hyri ne Pult. Ne këto kushte dukagjinasit u detyruan te organizonin qëndresën ne një pike tjetër me pak te favorshme ne qafe te Mgulles. Bajrakët e Dukagjinit, shkruan At Justini ishin mbledhur prej Shalet, Shoshit, Toplanet, Dushmanit e Pultit (f. 32). Me gjithë qe lufta u ndez e ashpër, ku u vra dhe një luftëtar nga Toplana, forcat dukagjinase organizuen një tërheqje, për te zënë pozicione te reja me te favorshme ne lartësitë malore midis Planit dhe qafës se Boshit ne kufi me Shale. Ne saje te veprimeve te shpejta dhe efikase u arrit qe ne vendin ku buron lumi i Kirit te futej ne rrethim brigada e ushtrisë malazeze, kështu kje gjykue te mbaronte edhe kjo brigade si tjetra ne lug te Shalës, shkruan At Justini (f. 32)”. Jo, i nderuar Prele se, At Justini shkruan ndryshe dhe jo si e theksoni ju!? Ai, shkruan: “Gjenerali Veshoviç peshtjell nji ushtri te re, e prej Shkodre e nis perpiet nen komandën e nji fare Marjan Pashet. Ushtria malazeze shkapërcen Qafen e Beshkasit e bjen ne Plan. Bajrakët e Dukagjinit këtu kishin da me ba qëndresën e luftës, mbledh aty prej Shalet, Shoshit, Toplanet, Dushmanit e Pultit t’ue i ra për gjith anesh e ngushtuen ushtrinë me u zmraps e me iu vesh lugut te Planit ku rrjell lumi i Kirit (10 korrik). Kështu patjetër ishte gjykue te mbaronte edhe kjo brigad si tjetra ne lug te Shalës. Malsoret mbanin te gjitha dervendet, anmiku nuk kish kah me luejt. Veç si ndoll ne nji çete luftaresh pa dishipline, malsoret për do arsye fare te kota lan pritat e borren luftën. Toplana prejse kishte pase nji te vram, për me e përcjell e me i ba gjamen tu shpia, lshoj Qafen e Mgulles ku kishte ken qendrue e dredhoj perpiet , e te vramin mbi vigj, Shoshi e Shala, prejse ne nesre ishte nata e Shqurkut (14 korrik), feste me miq, lan aty disa prita dhe u derdhen ka shpia për me pre berrin ... (f. 32)”. Ballafaqimi me At Justinin tregon se, nuk ka nevoje per komente e te tjera. Kjo nuk te nderon i nderuar Prele. Këtu kemi dy pamje te kundërta! As kund nuk shkruan At Justini se, ne qafe te Mgulles u bashkuan forcat dukagjinase, nuk shkruan asnjë rresht se forcat dukagjinase luftuan ne qafe te Mgulles. Ai tregon se ne qafe te Mgulles kishte vetëm luftëtarë nga fshati Toplane ... Ai, shkruan: “... u lshuen pritat se shkuen ne feste dhe u borr lufta e te tjera, ...”, te cilat ti gjykoje lexuesi.
Edhe me Ndoc Planin nuk jeni i hapur, gjeni ndonjë fjale qe ju përshtatet, i përpunoni ne mendjen tuaj dhe na i jepni si shkrime te tij, ... Ja si shkruajnë Ndoc Plani dhe Gjin Avdia, nipi i një nga udhëheqësit kryesor te luftëtarëve te Shalës, Avdi Kolës: “... Forcat vullnetare te Shalës, te përberë prej rreth 300 vetesh po i drejtoheshin qafës Beshkasit, ku ishte vendosur qe Shala te zinte pritat armikut, për t’i prere rrugën e Dukagjinit. Veshoviçi edhe ketë here u tregue me i shpejt. Nis kontingjentin e dyte për te shtruar Dukagjinin me një force te dyfishte nen komandën e te quajturit Komandar Pasha, i cili duke kaluar për Qafe te Beshkasit arriti ne Qafen e Mgulles (10 korrik), ndërsa forcat vullnetare te Shalës kishin arrite ne Plan. (vijon në numrin e ardhshlëm)

Me respekt Mhill Pali

Martesa nuk është qiellore

Në këto dy dhjetëvjeçarë, mendohet se martesat po përjetojnë një krizë të paparë ndonjëherë. Dhunë, terror, vrasje dhe ndarje. Për fat të keq, tek ne sundon, “terri i informacionit” dhe askush nuk mund të gjejë statistika të sakta për të gjitha rastet. Kështu edhe për martesën. Dhuna, terrori dhe vrasja në familje, janë të patolerueshme. Janë sjellje tipike të njeriut fanatik dhe të pamoralshëm, i cili në emër të moralit të tij personal, i jep vetvetes të drejtën e vetëgjyqësisë mbi jetën e bashkëshortes. E dhunon, e përdhunon dhe e vret. Kemi mësuar se njeriu duhet të martohet dhe këtë gjë bëjmë të gjithë.
E kemi menduar martesën si vend sigurie dhe stabiliteti. Edhe këtu gabojmë. Martesa nuk është e tillë. Të paktën nuk duhet menduar e tillë. Ajo mund të bëhet e tillë, por jo dhe aq thjeshtë. Martesës, gjatë gjithë ekzistencës së saj i duhet të luftojë me, “armikun” e saj të përjetshëm, hijen e së kaluarës.
Martesa nuk është një gjë statike, e pandryshueshme. Martesa e prindërve tanë, nuk është martesa e fëmijëve tanë. Ajo është e ndryshueshme, ashtu si dhe gjithësia që na rrethon. Ndryshimet nuk janë vullneti i njerëzve. Edhe në martesë kështu është. Ajo i ngjanë një organizmi të gjallë, që zhvillohet ose nuk zhvillohet dhe vdes para kohe. Njerëzit ndryshojnë, çka do të thotë se edhe marrëdhëniet midis tyre ndryshojnë. Ky është ligji themeltar i jetës.
Njerëzit zhvillohen. Dikush më shumë dikush më pak. Dikush më shpejt dikush më ngadalë. Por, edhe në drejtime të ndryshme. Ndodhë që, nga mënyra se si ata zhvillohen, shkojnë aq larg njëri-tjetrit sa një ditë nuk janë më bashkë. Këtë nuk mund ta ndalojë askush. Vjen një moment kur, njëri nga bashkëshortët mendon se nuk ja vlen më që të investojë për një martesë të cilës ai apo ajo nuk i përket më. Dhe menjëherë kthen “velat” në një drejtim tjetër. Ajo që duhet kuptuar është se, çdo situatë në jetën bashkëshortore, është vetëm e përkohshme. Dikush mund të mendojë se, jo me martesën time. Në fakt një reagim i tillë, të ngjanë më shumë me naivitet se sa me të vërtetën. Fakti që, shumë martesa prishen edhe pas disa vjetësh jete bashkëshortore, pas 20 apo dhe 30 vjetësh, e vërteton këtë. Akoma ka njerëz që martesën e mendojnë diçka qiellore dhe si të tillë, ata mundohen me çdo kusht ta mbajnë edhe atëherë kur ajo ka vdekur me kohë. Nëse martesat do të ishin qiellore, ato nuk do të prisheshin kurrë. Shumë afër së vërtetës duhet të mendohen ata që kujdesen për të sotmen e martesës dhe jo për të ardhmen e saj. Duke u kujdesur për të sotmen e martesës, do ta çlirosh atë nga e errësira e së kaluarës dhe nga frika e së ardhmes. Gruaja nuk do të mendohet më si një pronë private e burrit, detyra e së cilës është riprodhimi njerëzorë dhe jeta brenda katër mureve. Kështu njeriu përqendron energjitë e tij në të tanishmen dhe shijon kënaqësinë e tyre. Të dy së bashku.
Martesa është një kontratë sociale, midis mashkullit dhe femrës. Që nga momenti i nënshkrimit të kësaj kontrate, të dyja palët marrin përsipër detyrat dhe të drejtat e barabarta në marrëdhënien familjare.
Shumë nga partnerët (meshkujt dhe femrat) i tremben detyrimeve në partneritet dhe mbyten nga ndjenja e frikës. Të tjerë kalojnë në ekstremin tjetër, duke ju përkushtuar me të gjitha mundësitë e tyre vetëm jetës bashkëshortore. Dhe megjithatë, nëse do ti hedhim një sy jetës bashkëshortore te të tjerëve, do të shikojmë shumë të tillë, të cilët vazhdojnë të mbijetojnë një bashkëshortësi të dështuar. Asnjëri nuk mendon më për tjetrin por, që të dy për martesën. Në shumë raste fëmijët përbëjnë detyrimin madhor për bashkëjetesë edhe atëherë kur jeta bashkëshortore është kthyer në ferr. Fëmijët janë të pafajshëm nëse do të rriten në një familje të tillë ku, në vend të dashurisë dhe mirëkuptimit ka vetëm dhunë dhe terror. Kjo i dëmton rëndë ata. Në të ardhmen, brenda tyre do të jetojnë prindërit e tyre, të dhunshëm dhe të pasjellshëm. Është shumë e mundshme që edhe ata të ndjekin kursin e prindërve të tyre në jetën bashkëshortore. Dhe kur ndodhë diçka e tillë, prindërit pyesin vetveten: “Çfarë gabimi kam bërë unë“? Përgjigjja do të ishte kjo: “Ti ju ke dhënë fëmijëve të tu shembullin më të keq në marrëdhëniet bashkëshortore“. Nga studimet e kryera mbi fëmijët e rritur me prindër të ndarë dhe ata që janë rritur me prindër, por në një terror bashkëshortor, këta të fundit kanë shfaqur shumë më tepër probleme sociale në jetë.
Askush nga bashkëshortët nuk ka detyrime ndaj institutit të martesës. Detyrimet janë vetëm ndaj personit me të cilin ai, sipas institutit të martesës bashkëjeton. Nëse këto detyrime nuk funksionojnë më, atëherë jeta bashkëshortore bëhet e pavlefshme.
Janë shumë arsye që e kalbëzojnë jetën bashkëshortore. Njëra nga këto është mënyra primitive e të konceptuarit të partnerit. Thjeshtë si një send që i takon atij dhe pik. Me këtë send, unë mund të bëj çfarë të dua dhe të sillem si të dua. Në thelb, ai që mendon kështu, ka të drejtë. Është njëlloj sikur të blesh një shtëpi. Një shtëpi për të cilën që nga ajo ditë që hyn brenda, nuk ja hedh sytë më. As për ta lyer, as për ta pastruar, as për ta mbuluar nëse pikon, as për të hequr plehrat edhe nëse bëhen mullar dhe askush nuk mund të qëndrojë më brenda nga era e qelbur. Gjithçka mund të bëjë njeriu me shtëpinë e vet sepse është shtëpia e tij. Askush nuk mund ta detyrojë tjetrin që të sillet ndryshe nga nuk dëshiron me pronën e vet. Kështu edhe me sendin “bashkëshort”.
Dikush tjetër mund të blejë një veturë të re. Që nga momenti që e blenë, nuk i interesojnë aspak detyrimet që ka për ta mbajtur sa më mirë për një jetëgjatësi sa më të madhe. Nuk e lanë, nuk i ndërron vajin, nuk i ndërron gomat edhe nëse e shikon se ato janë konsumuar aq shumë sa i rrezikojnë edhe kokën. Ai është pronari i ligjshëm dhe mund të bëjë çfarë të dojë me pronën e vet.
A është kjo një ide e mirë që shtëpinë dhe veturën, pavarësisht se i ke të tuat, ti trajtosh në mënyrë të tillë!? Mendohet se jo. Kështu e mendojnë edhe martesën shumë bashkëshortë. Ndërsa dikush, një martesë të vështirë e kthen në parajsë, dikush tjetër një martesë parajsë e kthen në ferr.
Kur njerëzit martohen, i premtojnë njëri-tjetrit “zemrat”. Kudo thuhet kjo në këngët e dashurisë. Është mirë që të mos mendohet më një gjë e tillë. Është e tepërt dhe e pakuptimtë. Mbi të gjitha është gënjeshtër. Zemra nuk falet dhe as nuk tjetërsohet. Nuk mund të mendohet që njëri nga partnerët të behet me dy zemra dhe tjetri të jetojë pa zemër. Edhe ndjenjat duhet të ndahen me kursim me tjetrin. Një pjesë e madhe e njerëzve kanë mangësi të theksuara ndjenjash për veten e tyre, pa menduar që mund tu japin të tjerëve. Martesa nuk donë lajka dhe romantikë hipokrite. Natyrisht që romantika e përmirëson kualitetin, por në shumë raste ajo është thjeshtë maskë për të mbuluar pandershmërinë në prapaskenë. Nder gjërat më kryesore që e mban të gjallë bashkëshortësinë është koha, koha me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Shumë të rijnë as që e mendojnë një gjë të tillë. Pas natës së parë të martesës ata rikthehen menjëherë në gjirin e shoqërisë së tyre mashkullore. Vazhdojnë aventurat dhe bashkëshorten e tyre të sapo zhvirgjëruar e mendojnë vetëm si një send me të cilin duhet të flenë. Ashtu si për ta hequr qafe, i mbushë edhe barkun me një bebe dhe kaq.
Është tragjik fakti që akoma tek ne shumë martesa lidhen me shkuesi. Pa asnjë lloj njohje midis atyre që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë e pranojnë prindërit por, me apo pa dhunë, edhe fëmijët e tyre. Nëse dikush blen një pajisje elektroshtëpiake, bashkë me të merr edhe një udhëzim se si duhet ta përdorë. Në shkuesi, asnjëra palë nuk e njohin njëri-tjetrën, por nuk kanë asnjë lloj udhëzimi se si duhet të sillen mes tyre. A mund të mendohet i suksesshëm dhe jetëgjatë një bashkim i tillë!? Kurrsesi jo. Të tilla martesa, shpesh bëhen burim konfliktesh midis palëve dhe përfundojnë në dhunë, deri në mbyllje në kulla. Nëse duhet menduar mëkat në martesë, nuk ka mëkat më të madh se sa të detyrosh dikën të martohet me një njeri të cilin nuk e ka njohur dhe as parë kurrë më parë. Ndodhë që kur fillon e zbrazet “thesi” bëmat e njërit apo tjetrit janë aq të mëdha sa e eksplodojnë martesën. Gjërat që kanë të bëjnë me atë që ne e mendojmë moral shqiptari, nuk duhet të lihen për të nesërmen e martesës apo dikur pas saj. Nëse nata e martesës del e dështuar, për njërin nga bashkëshortët, as që mund të mendohet se do të kemi një martesë të suksesshme mes tyre.
Paranjohja e kandidatëve është një ndër kushtet themelore të jetëgjatësisë bashkëshortore. Nuk do të ishte aspak keq që faza e paranjohjes të ishte minimumi një vit. Ndoshta do të ishte shumë më mirë nëse një gjë e tillë të rregullohej me ligj.
Unë nuk jam kundër martesës, por jam edhe për prishjen e martesës. Ashtu si dhe ti, si dhe ju.
Secilit nga ne do ti shkaktonte shumë më pak dhimbje një prishje martese se sa vrasja e një nëne nga një sadist, i cili deri në momentin e krimit është menduar burri i saj. Besoj se jeni dakord.
Martesa nuk do të thotë që njëri apo të dy bashkëshortët duhet që, që në natën e parë të martesës, të tjetërsojnë apo mohojnë individualitetin e tyre. Por ja që ndodhë kjo. Në shumë bashkëshortësi, njëri nga bashkëshortët, ose dhe të dy reciprokisht, as që donë t’ia dijë se tjetri ka individualitetin e vet. Edhe më keq akoma, as që duan t’ia dinë se burri është burrë dhe gruaja është grua. Biologjikisht krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Dikush mendon se dy gjysma përbëjnë një të plotë, pra martesën. Martesa nuk është tek, por është çift. Prandaj quhet çift. Jo dy gjysma por dy të plotë përbëjnë martesën, çiftin martesor. Martesa nuk është shkrirje në njëri-tjetrin, por bashkim me njëri-tjetrin. Ashtu siç janë.
Shumë bashkëshortë, për ta mbijetuar bashkëshortësinë, heqin dorë vullnetarisht nga individualiteti i tyre. Mundohen të shkrihen dhe ti ngjizen tjetrit, të bëhen pjesë e tij. Gjë kjo e paarritshme. Njeriu sado “artist” që mund ta mendojë vetveten, ai kurrë nuk mund të luaj gjatë gjithë jetës si i tillë, jashtë vetvetes. Aty ku bashkëshortët mohojnë vetveten apo dhe njëri-tjetrin, as që mund të mendohet për jetëgjatësi të martesës. Në shumë raste dëgjojmë të thuhet se, filania ja ka mbledhur burrit apo filani ja ka mbledhur gruas. Nuk është aspak e vërtetë. As gruaja nuk ja mbledh dot burrit dhe as burri gruas. Njeriu është si puna e sustës. Atë mund ta shtypësh por vetëm deri në një pikë të caktuar dhe pastaj kërcen në drejtim të paditur.
Mashkulli nga natyra është poligam, femra jo. Nëse femra e tradhton burrin, gjithmonë ka një shkak shumë të fortë. Ndoshta është revoltë për mohimin e të drejtave të saj, hakmarrje, urrejtje, mohimi i nevojave të saj biologjike (mangësia ose cilësia e keqe seksuale), varfëria e tejskajshme ekonomike. Në raste të tilla, gjithmonë bashkëshorti mendohet i pafajshëm. Vetëm sepse është mashkull dhe si i tillë ai gëzon të drejtën e dyfish te moralit. Sepse ai e mendon gruan send personal dhe sendi nuk ka të drejta. As që i shkon ndërmend se, gruaja ka individualitetin e vet, pa të cilin ajo nuk mund të jetojë.
Kur po shkruaja librin “Të fshehtat e gruas” kërkoja takim me “personazhet” e librit dhe ashtu si rastësisht u takova me një çift të “Moshës së nderuar”.(me moshë të nderuar unë mendoj të moshuarit, të cilët dikush i mendon pleq, dikush pensionistë, dikush mosha e tretë e te tjera. Ajo është një moshë që duhet nderuar dhe emërtuar “Mosha e nderuar”).Të dy po udhëtonin për Itali, tek vajza e tyre, për të festuar 60 vjetorin e martesës së tyre. Një mrekulli! Ju tregova se çfarë po shkruaja dhe i pyeta: -A është e vështirë një jetë bashkëshortore 60 vjeçare dhe ku është sekreti i kësaj jetëgjatësie?
Fjalën e mori zonja: -Ne jetën bashkëshortore, “... lere bashkëshortin të jetë ai që është dhe pranoje dhe respektoje ashtu siç është. Kjo është këshilla më e mirë që mund tu japë gjithkush bashkëshortëve. Të dy ne, kemi bërë plot gabime gjatë jetës tonë bashkëshortore por, nga që e kemi dashur dhe pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi, ato nuk na kanë dëmtuar. Bashkëshortësia kurrë nuk duhet menduar ideale. Sepse të tillë nuk ka…”.
Të gjithë ne e kemi imazhin e njeriut tjetër se, si duhet të jetë ai. Por ky njeri nuk ekziston. Është aq e vështire sa dhe e pamundur ta gjesh atë njeri që mendon ti. Njerëzit janë ata që janë dhe nga ata që janë, gjithkush duhet të mundohet të gjejë atë që mendon si më të mundshmin dhe kurrë më të përsosurin.
Fanatikët e mendojnë martesën si kafazin bashkëshortor. Sipas tyre, me natën e martesës merr fund liria e mendimit, lëvizjes dhe veprimit të partnerit. Kjo më e theksuar tek ne është tek meshkujt. Një vijë sjellje e tillë, në mënyrë të pashmangshme, herët ose vonë sjell dështimin e martesës. Femra, edhe nëse nuk ka forcën e nevojshme për ta thyer kafazin, ajo do të sëmuret shpirtërisht dhe pastaj ne anën psikike dhe fizikisht.
Në jetën bashkëshortore, fjala “nuk guxon” nuk duhet të ekzistojë. Gjithsecili duhet të guxojë, por gjithsecili duhet ta përcaktojë vetë se deri ku guxon. Gjithçka që njeriu mund të bëjë është: -Para martesës ti hapë sytë mirë dhe pas martesës ta mbyllë njërin sy.
Martesa, për secilin duhet menduar thjeshtë çështje personale. Është absolut e pakuptimtë që të tjerët të guxojnë të fusin hundët në jetën bashkëshortore të tjetrit. Kushdo qofshin ata. Edhe atëherë kur jeta bashkëshortore bëhet e padurueshme, shumë bashkëshortë nuk guxojnë që ta prishin atë vetëm për hatër te të tjerëve dhe të opinionit. Prishja e martesës është dhimbje, por asnjëherë nuk duhet menduar si turp. Edhe nëse mendohet e tillë, është më mirë një njollë turpi se, sa një jetë bashkëshortore e turpshme.
Nga Lekë Imeraj,
shkrimtar dhe përkthyes

“I tretuni” dhe “I dbuemi” qasje krahasuese

- Pjese nga nje detyre kursi -

Gjuha
Pasuria gjuhësore që na sjellin veprat e të dy poetëve është tepër e vlefshme dhe e çmueshme si nga ana stilistike ashtu edhe nga ajo historike. Tek Fishta gjejmë fjalë të moçme të krahinave të ndryshme, aty gjejmë fjalë të malësisë dhe të qytetit, të fshatit dhe katundit; aty gjejmë gjuhën e plakut dhe të riut të kohës së tij, por edhe fjalë të cilat i rifut në përdorim shpesh duke u dhënë edhe kuptime të reja. Aty gjejmë pasurinë e paçmueshme frazeologjike të malësorëve tanë. Ai merr fjalët e vjetra e të harruara e i rigjallëron, i kthen prapë në jetë duke i vendosur në kontekste e kuptime të reja. Gjuha e Fishtës është një gjuhë me trajta më arkaike sesa ajo e Mjedës. Për shkak edhe të ndikimit të tyre, njëri nga lirika qytetare, ndërsa tjetri nga gurra e pasur e folklorit popullor. Tek Fishta kemi fjalë të tilla si djelm (e cila është një dukuri mjaft e lashtë e gjuhës shqipe), flakue, le, kja, pase, njehë, kenë, naltohet e te tjera, të cilat janë fjalë të fondit të vjetër të gjuhës shqipe, tek fjala djelm kemi një dukri gjuhësore, e cila shtrihet deri në lashtësi ndoshta deri tek Ilirët. P sh: Krahasojmë djelm me ulkinum. Tek Mjeda ndeshim fjalë të tilla si luron, galdon, difton, shqimit, ndihni, vuna e te tjera, të cilat gati mund të themi se i përkasin një shkallë më të lartë të evoluimit gjuhësor. Do të bëjmë një krahasim mes vargjeve për të pare dallimet gjuhësore: Fishta: Kah njaj diell qi asht tue flakue, / Andej fill un tash do t’veta. Këtu përveçse kemi një sintaksë të përmbysur të rendit normal në vargun e fundit duken qartë trajtat e “moçme” gjuhësore. Mjeda: E ti grun qe muell buqari, / Me djersë t’ballit e t’punoi.
Shohim se, gjuha se gjuha është më e lehtë dhe më e kuptueshme tek Mjeda se tek Fishta përgjithësisht. “mjeda është poet, kursimtarë në fjalë, i saktë në figurë, mik i pashoq i kuptimeve të plota, ky poet që në poezi i donë njësoj qartësinë dhe saktësinë e formulimit të filozofisë jetësore e artistike”. Ai është kursimtar, por edhe përzgjedhës me një shije të hollë të fjalorit të tij poetik. Fishta nuk i bën këto stërhollime gjuhësore, kjo ndoshta edhe për shkak të vëllimit të veprës së tij, gjithsesi është një vjelës i pashoq i pasurisë leksikore, i cili vlen të quhet një fjalor më vete; një enciklopedi gjuhësore; një mjeshtër e radhë i gjuhës shqipe. “Tek Mjeda asnjë fjalë nuk kumbon kot; secila pikson, përshkruan, gdhend e shqipja i gjegjet tue shkëlque në vargjet e tija më të çmueshme, dritë kristalore që lëshon kudo klasicizmi i kulluet”. Gjuha shqipe shkëlqen si një gurë i çmuar në penën e tij poetike. Ajo është një gjuhë ledhatuese, melodioze, përkëdhelëse që të vë në gjumë si një ninulle, kurse gjuha e Fishtës është gjuhë jehonash, gjuhë kushtrimesh, gjuhë vajtimesh të mëdha, gjuhë burrash; gjuhë e malësorëve tanë. “Kush njef kuvendet e malësorëve t’onë din deri ku arrin zotësia e tyne me dërmue parashtesat e njaj kundërshtari me gjuhë që ther e pret”. Pra, gjuha e tij është gjuha e logjeve të burrave malësorë që ngjet me kuvendet e perëndive të Olimpit. Mënia dhe ironizimi, tallja, sarkazma janë veçori të gjuhës fishtiane. Veçori këto që I ndeshim edhe tek shpirti dhe tradita e malësorëve, të cilët gjuhën e kanë mjaft therëse, mjaft mahnitëse, p sh: bajm mahi, bajm prralla.
Veçoritë e poetikës
Tek Mjeda kemi poetin e parë romantik, i cili në shkrimet e tija përdor vetën e tretë që është veçori dalluese jo vetëm nga Fishta, por edhe nga romantikët e kohës së tij. Jo rrallë i këmben shkrimin në veten e tretë me vetën e parë siç bën tek “I tretuni”, ndër kall qëndrimin objektiv me qëndrimin subjektiv, kallëzimin e përmbajtur me rrëfimet. Këtë e ndeshim si element edhe tek Fishta.
Një veçori e Mjedës është paraqitja e botës përmes ballafaqimit te të kundërtave; duke vënë një ndjenjë përballë një ndjenjë tjetër, një pamje përballë një pamje tjetër; pra veten përballë lejlekut, nënës dhe zogut: O lejlek o shpend udhtar, / Qi prej s’largut je tuj mbrri, / Pash njat frym qi merr e t’bar / Ndalu’j herë n’njiket shkreti.
Tek Fishta nuk e gjejmë një mënyrë të tillë të ballafaqimit te të kundërtave edhe kur ndodh kjo ai iu drejtohet orëve, zanave. Vjershat e Mjedës kanë qartësi kuptimore, por edhe mëdyshësi, pra alegori dhe nënkuptim duke e bërë të vështirë interpretimin e tyre, ndërsa Fishta është më i drejtpërdrejtë duke lënë pak shtigje për mëdyshje. Një veçori dalluese e poezisë së Mjedës është stilizimi. “Gjuha e poezisë si gjuhë e çrëndomësuar në përgjithësi është gjuhë, është gjuhë e stilizuar”. Mjeda i kushton kujdes të madh qëmtimeve të vargut dhe në përgjithësi të shprehjeve duke pasur në letërsinë shqipe më pas një model të tillë Lasgushin. Vargjet e tij janë tërësi kuptimore, ritmike, prej të cilave janë shmangur të gjitha fjalët e tepërta a shprehjet që mund të zbusin dendësinë kuptimore. Në përgjithësi ai stilizon vargjet duke zgjedhur fjalët, duke përdorur fjalët që kanë shtrirje të kufizuar përdorimi. P. Sh, luron; duke krijuar lidhje sintaksore që nuk janë aq të zakonshme të gjuhën shqipe: valë e Drinit rrotullore, … / e ti e Buenës rrjedha qetore.
Shpesh ua ndërron vendin e fjalëve në fjali sidomos duke përdorur përmbysjen sintaksore. Këto elemente i ndeshim edhe tek Fishta përgjithësisht megjithëse ky i fundit nuk i kushton aq vëmendje kumbimit siç bën Mjeda. Kjo ndoshta edhe për shkak të vëllimit të gjerë poetik. Ndre Mjeda është i pari romantik, i cili nuk kënaqet që të shkruaj bukur; ai është poet që donë te të shkruaj në mënyrë sa më të përsosur, thotë Qosja.

Ndërtimi dhe ritmi i vargjeve
Tek të dy poetët ndeshim një larmishmëri të llojeve të vargjeve si: 7, 8, 9, 10, 11 rrokësh por siç kemi përmendur tek njëra poezi dominon vargu nëntë rrokësh (“I dbuemi”), tek poema e Mjedës dominojnë vargjet tetë rrokësh. “Mjeda është poet që i kushton rëndësi të madhe ndërtimit të përpiktë rrokësor dhe larmisë ritmike të vargjeve, jo vetëm në krijimtarinë në përgjithësi, por shpesh edhe në një vjershë apo poemë ne veçanti”. Ritmi në poemën “I Tretuni” realizohet shpesh me vargje të ndër-këmbyera, me shkëmbim vargjesh të gjatë dhe të shkurtër sidomos në pjesën e fundit, por që në pjesën e parë arrihet me anë të vargjeve të shkurtra: Afër vorrit t’and unë e shkreta, / Porsi bleta / Ishte e sjedhun tuj gjimue. Tek “I Dbuemi” nuk kemi një ndërkëmbim të tillë të vargjeve kur ritmi dhe rimimi i vargjeve arrihet me anë të harmonizimit të tërësisë së vargjeve të cilët janë pak a shumë të përafërt në rrokje.

Llojet e rimës
Mjeda, rimës i kushton një vëmendje tepër të veçantë dhe kjo duket në vargun që do të citoj: Valë e drinit rrrotullore.
Ai krijon rima të ndryshme dhe mjaft të larmishme, po ashtu edhe Fishta krijon mjaft rima të larmishme dhe mjaft kumbuese, por nuk bën stilizimin e më sipërm që i bën Mjeda fjalës “rrotull” për hir të rimimit. Ato krijojnë rima të rrafshëta aa, bb, të puthura abba e sidomos të këmbyera abab. Tek pjesa e parë e poemës “I tretuni” mbizotërojnë rimat abab, pra rima e kryqëzuar, ndërsa tek pjesa III, IV, V përveç rimës së kryqëzuar kemi edhe rima të tilla si: aabbaa, ababbb, abbbba, ababaa, abaaab, aabbab, aaabbb, aabbaa. P sh: Mirë se vjen! VetëPerendija(a) / T’paska prumun ndër këto vende; (a) / Se me ty gjith shqiptarija (b) / Fluturim mue m’erdh,e n’mende(b) / T’tanë me ‘j herë njaj dhe m’përtrihet,(a) / O lejlek ku shqipia ndihet.(a) /
Kemi dhe rimen e kryqëzuar e cila është dominante tek të dy lirikat: Me shi pshtjellun acaria (a) / Për mbi bjeshk po shungullon (b) / E prej maleve stuhija (a) / Ujët e detit e përvëlon (b)
Kjo rimë është e pranishme dhe mbizotëruese edhe tek “I dbuemi” ,ku kemi të pranishme dhe rima të tjera të tilla si: abbabab: Rrezja e diellit ka me ra, (a) / Kush e din sa ujë e dhe (b) / Mue prej teje ka me m’da! (b) / E por n’pvetsha ret’ mizore, (a) / E por n’pvetsha zogjt e detit; (b) / Se për ty ,moj tokë arbnore, (a) / S’ka m’folë ma kush mue t’shkretit…(b)
Këtë rimë e cila është e vetmja që përjashtohet nga rima e kryqëzuar tek poezia, nuk e gjejmë tek poema, pra kjo rimë është element diferencues mes dy lirikave. Nga ky ballafaqim mes dy lirikave del e qartë se, poema është më e pasur si nga llojet e vargjeve që përdor, po ashtu edhe nga llojet e rimave që janë të larmishme. Po kështu edhe nga struktura poetike poezia është besnike e një modeli linear, ndërsa poema ka strofa dhe alternime të vargjeve të ndryshëm. “Ndre Mjeda është poeti i parë shqiptar, i cili arrin ta vër ritmin e vargut pothuaj plotësisht në shërbim të ndërtimit ideo-emocional të veprës”. Mjeda, krijon shumë rima të reja të tilla si: fundore, m’shungullon, ngushllon, mot, lot e te tjera. Të tilla krijon mjaft edhe Fishta si: ngushllue, gjithmon e te tjera. Larmishmëri rimash dhe vargjesh ndeshim tek të dy mjeshtrit e shquar të penës shqipe.

Figurat letrare
Një nga figurat kryesore që i dallon të dy poezitë dhe që është aplikim i Mjedës përgjithësisht, është elipsa. Ajo është element i rëndësishëm i poemës. “Veçori themelore është që Mjeda krijon një elips, kurse Lasgushi një figure personale të rrëfyer”. Pra, është veçori dalluese e poetikës së tij, dhe në rastin tonë diferencuse. Për ilustrim do të japim dy shembuj: Jo, s’do t’m’shifni kurr atje…. / Fluturim mue m’erdh,e n’mende / T’tanë me ‘j herë njaj dhe m’përtrihet, Elipsën e ndeshim rrallë edhe tek “I dbuemi”, por ajo nuk është mjeshtri poetike e Fishtës: S’ka m’folë ma kush mue t’shkretit.
Paralelizmi figurative: poeti shpesh i drejtohet lejlekut, bilbilit, zogut, sikur po i drejtohet një të afërmi të tij: M’difto zog, a mund qindroj…. / M’ikë ,o shqype, vendi jot ...
Këtë figure nuk e ndeshim tek lirika e Fishtës sepse mendoj se ajo është më e drejtpërdrejt, lë pak shtigje për mëdyshje, mund të them njëra lirik drejtuar masave, kurse poema iu drejtohet elitave.
Tek ‘I dbuemi” kemi figurën e hiperbolës, ndoshta kjo si reminishencë e epikës: Ku ma bukur qiella kthiellet… / E ku bjeshkët janë të madhnueshme
Figure të cilën nuk e ndeshim tek poema. Më dendur tek poezia ndeshim anaforën dhe shkallëzimin ngjitës e zbritës: Lamtumir ju mriz e stane / Lamtumir kumbona e berre / Lamtumir ju fusha t’gjana;
Anaforën e kemi si figurë edhe tek poema e Mjedës : E me lanë njat vend qi dritën / E ktij shekulli m’përftoi. Por që tek lirika është më e shpeshtë dhe që është një mjeshtri e poetikës së Fishtës. Amafora në rastet e më sipërme, tek poezia është më e zgjatur dhe realizohet nga bashkëtingëllorja lëngësuese (L), ndërsa tek poema ajo nuk shtrihet më tej se në dy vargje dhe realizohet me anë të zanores së shkallës së lart (E). Në rastin e parë realizohet nga fjala lamtumir, ndera tek poema me anë të lidhëzës “e”.
Retiçencën e ndeshim më dendur tek poezia e Fishtës, por që nuk mungon as tek poema, ku është e përdorur vetëm dy herë: Këtu ndihet ... tingëllimi / E ato berre e ato kumbonë…
Tek poezia Fishtës përdoret në mes dhe në fund të vargut si: Lamtumirë për sa t’jet jeta!…. e te tjera
Që të dyja retiçencat nënkuptojnë, shprehin mungesë, por ajo që i dallon ato në rastin e më sipërm është pikëçuditja.
Simboli tek poema “I tretuni”, është veçori dalluese mes të dy lirikave, nga ana tjetër ai është veçori mjeshtërore e Mjedës. Simbolin nuk e kemi të përdorur tek poezia. Tek poema kemi simbolin ose përdorimin simbolik të bilbilit, zogut, e sidomos lejlekut, i cili simbolizon udhëtarin: O lejlek o shpend udhëtar / Porsi’j ujk qi natën turret / E mbas deleve luron.

Metaforat dhe krahasimet janë të shpeshta tek të dyja lirikat, ato i kemi disa llojesh si: foljore, emërore, mbiemërore: Me shi pshtjellun acarija (Mjeda); Gjimon deti ushton duhia ...(Fishta)
Në rastin e më sipërm që të dyja metaforat janë të realizuara nga foljet pshtjellun, ushton, njëra veprore dhe jo vepror. Pra kemi metaforë foljore.
Metaforë mbiemër: A fundi i terrsis. (Mjeda); E por n’pvetsha ret mizore ... (Fishta)
E për shtroj të ndezten ranë ...
Metafora këtu është realizuar me anë të dy mbiemrave, apo epiteti metaforik, terresis mizore, (të) ndezten ranë.
Metafora emërore: Kam me pas shkretin’për votër (Fishta); Hapi n’bjeshkë, çetinë mbretnore,… / O terr i kësaj shpellës… (Mjeda)
Metafora është realizuar me anë të emrave, terr, mortnore, votër e te tjere.
Alegorezën, figurë të cilën e ndeshim tek poezia e Fishtës, dhe që nuk e ndeshim tek poema e Mjedës: Ndihet i ambli gurgullim i gurravet.
Ajo realizohet me anë të dy fjalëve të cilat perceptohen, shijohen nga shqisa të ndryshme.
Alegoria është pjesë përbërëse e veprës së Mjedës; poezia e tij është një tërësi alegorike. Kjo figurë nuk është pjesë përbërëse e lirikës së Fishtës: O lejlek o shpend udhtar ‘ / Qi prej s’largut je tui mbrri / Pash njat frym qi merr e t’bar / Ndalu ‘j herë n’njiket shkreti.

BIZNESMENI I THJESHTE , POR FISNIK

Eshtë fjala per Martin Kolë Gurin (Selimin), i cili që në pamje te pare reflekton origjinen nga Temali i Dukagjinit. Janë mosha, mosha e burrit siç e qujme ne, paraqitja e jashtme , respekti ndaj te njohurit e te panjohurit , komunikimi model që e identifikojnë atë si pasardhes i denjë i vlerave të pamohueshme te Dukagjinit.Si qindra e qindra dukagjinas të zbritur në Shkoder, edhe Martini me punen e tij, me kurajon e zgjuarsinë arriti që t`I pershtatet kohes e realitetit dhe të gjejë vetveten midis komunitetit te qytetit tone dhe për një kohë të shkurter të fitojë gjithë respektin e atyre që e njohen rishtas. E fillon biznesin me nje local të thjeshtë në vitin 2000 në rrugëlidhjen veriore të spitaleve me të afermit dhe familjen e tij. Dhe ky biznes rezultoi I suksesshem fale punes kembengulese e të ndershme te bërë prej tij.Sot lpkali i tij ka një kapacitet mbi 400 vendesh , të cilat mund t`I vihen ne dispozicion çdokujt për të gjitha llojet e rasteve. Ajo që bie në sy tek Bar-Restorant “Martini” është menuja e shumellojshme, sherbimi shumë i kulturuar dhe korrektesia në çdo gjë. Kjo ka bere që ky lokal të jetë nder më të frekuntuerit e qytetit tone, dhe jo vetem nga njerzit e ketij qyteti, por edhe nga Mirditorë, Pukjanë, Lezhjanë e gjetkë.Martini shprehet me respekt për të gjithë ata qindra e mijra klientë që e kanë frekuntur deri tani në lokalin e tij ,dhe gjithë arritjet pikërisht atyre ua dedikon me një “FALEMINDERIT!” shumë të thellë.Eshtë për t`u permendur fakti se në këtë restorant sherbehet me të njëjtin perkushtim edhe gjatë gjithë kohes, pra edhe atehere kur nuk ka raste me pjesmarrje qindra vetash, që do të thote se fisnikeria , fisnikeria, vetdija dhe qytetaria që disponon vazhdimsht për t`I sherbyer klientit i kanë dhënë atij “statusin” e respektit të të gjithëve.A nuk është kjo një shprehje e veçantë e bujarise, fisnikerise dhe virtytit dukagjinas? Ne fund te vitit që sapo u mbyll, Martini bëri sensacion me veprimin e tij bujar duke ftuar në një festë përmbyllëse të gjitha çiftet që ishin martuar gjate vitit 2011 dhe kishin bere dasmet ne lokalin e tij, dhe jo vetem kaq, por bashke me çiftet kishte ftuar edhe prinderit e tyre.Këtë gjë e mësova nga një prind I një çifti pjesmarres (Kolë Zefi)një burre i zgjuar e puntor, i sinqertë e mirenjohes i sjelljeve të tilla njerezore. Ky rast u bë shkak edhe per kete shkrim të shkurter, pasi e kam njoftë me kohë Martinin ,si klient i rregullt i tij dhe gjithnjë më ka bërë përshtypje çdo gjë e tij, por veprimi i fundit është me të vertetë sa befasi aq edhe fisnikeri. I pyetur nga ana jonë , Martini shprehet: Jam krenar per origjinen, falenderoj te gjithe ata qe e frekuntuan këtë lokal dhe me shume sinqeritet pershendeti punen e “Shoqtes Atdhetare-Dukagjini”, e cila me punen e saj po vë themele të shendosha pë ardhmerinë e ketij komuniteti ne qytetin e Shkodres.Per Martinin mund të flitet shumë e shumë, por aty ku puna flet vetë fjalët e teperta duket sikur ia zbehin shkelqimin, ndaj edhe unë i uroj:Punë të mbara e suksese gjithnjë e më shumë!

GJERGJ ÇUNI

Engel : Ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës

Intervistë e posaçme, me ligjvënësin demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan Johnson Avenue Bronx NY: Në një intervistë e posaçme, lidhur me takimin që zhvilloi ai në zyrën e tij me Kryetarin e Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, bisedoi me Beqir Sina.
“Kongresisti Engel tha se, ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës, duke qenë vullnet i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz, dhe se ky ka qenë edhe premtimi i bërë nga autoritetet e Malit të Zi në takimet e tyre në Uashington . Për këtë tha ai së shpejti do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi që kjo kërkesë e qytetarëve për komunën e Tuzit të realizohet sa më parë.
Kolegu ynë e pyeti zotin Engel sesi e vlerësonte ai takim me Kryetarin e Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj?
Ligjvënësi demokrat Eliot Engel tha se: Ne patëm një takim shumë të mirë. Ai është deputet dhe që jeton atje, ai ka përshkruar çështjen e shqiptarëve në shumë detaje dhe si ai e sheh ai atë në Mal të Zi, sot. Është e rëndësishme për mua për të dëgjuar dhe për të biseduar me njerëzit që jetojnë atje. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një ligjvënës që i kam ndjekur me vëmendje çështjet dhe problemet të shqiptarëve në Ballkan, dhe në botë, kjo është diçka që unë mendoj se është mjaft domethënëse dhe e bën me shumë kuptim për mua, diçka që ne si kongresistët amerikan, duhet të ndjekim. Çdo gjë unë mund të bëj për të bërë jetën e njerëzve, kudo në botë më të mirë, unë do të doja dhe do të përpiqem ta bëjnë këtë, kudo. Shpresoj se, edhe qeveria e Malit të Zi do të bien dakord edhe me mua dhe shpresoj se, ne së bashku mund të bëjmë disa nga këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur, që të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Unë e u interesova se, “A keni përkrahje nga grupet të tjera brenda parlamentit të Malit të Zi, nga boshnjakët, serbët, apo pakicat e tjera? A janë serbët minoritet në Mal të Zi dhe a trajtohen si të tillë në Mal të Zi ? .Cilat janë të drejtat e shkollimit shqip në Mal të Zi? Cilat janë marrëdhëniet mes Tiranës, Prishtinës dhe Podgoricës, për sa u përket shqiptarëve? Cilat janë arsyet që në regjistrimin e fundit në Mal të Zi numri i shqiptarëve u zvogëlua aq shumë? e të tjera.
Çfarë duhet bërë për Shqiptarët në Mal të Zi, të cilët përbëjnë më shumë se 5 % të popullatës së përgjithshme dhe jetojnë në 100 vendbanime?
Engel : Natyrisht Shqiptarët janë rreth pesë për qind të popullsisë. Nuk është e qartë pse ende ka disa probleme në Mal të Zi me të drejtat e shqiptarëve, të drejtat e pakicave. Një nga gjërat që mund të bëjmë sa më shpejt është komuna e tërë e Tuzit. Në vlerësimin tim ajo duhet të jetë komuna me të drejta të plota. Ashtu si dhe komunat e tjera në Mal të Zi. Njerëzit atje nuk duan që ajo të jetë e ndarë. Kur isha në Mal të Zi, gjashtë vjet e gjysmë më parë na u tha që të presim për të parë se si kemi për të punuar për ta bërë komunë të plotë. Është e qartë për mua se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk duan të vazhdojnë me këtë mënyrë qeverisje të kësaj komune, ata duan komunën e tyre të plotë. Kështu që unë do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi, shumë shpejt për të kërkuar që ata të lejojnë Tuzin të jetë komunë e plotë ashtu si dhe më ka premtuar vetë Podgorica.
Ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës, duke qenë vullnet i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz, dhe se ky ka qenë edhe premtimi i bërë nga autoritetet e Malit të Zi në takimet e tyre në Uashington. Për këtë së shpejti do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi që kjo kërkesë e qytetarëve për komunën e Tuzit të realizohet sa më parë.
A mendoni sa ka diskriminim në këtë këndvështrim, për shqiptarët në Mal të Zi ?
Engel: Po, ne gjithashtu biseduam për diskriminim ndaj minoriteteve në përgjithësi. Fakti që ka shumë ligje të mirë në legjislacionin në Mal të Zi, por për fat të keq shumë prej këtyre ligjeve nuk janë duke u zbatuar për të siguruar se nuk ka diskriminim kundër shqiptarëve, e vë në dyshim atë. Kështu që unë mendoj se duhet të ketë një diskutim në lidhje se cilat ligje duhet të zbatohen ose mund të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që pakicat të tilla si shqiptarët do të ndjehen të sigurta, dhe se kenë mbrojtje nga diskriminimi.

Bisedojë, Beqir SINA

Letër publike

- Për shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” dhe redaksinë e gazetës “Dukagjini” -
Te nderuare miq dhe mikesha, anëtare te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, te nderuare juve botues, gazetare dhe redaktore qe botoni gazetën tone “Dukagjini”!
Duke e vlerësuar ne maksimum kontributin tuaj, te nderuare miq për punën qe bëni,me linde e drejta te ju drejtohem me këtë letër publike.
Me keqe ardhje ve re se shume pake dhe aspak trajtohet gjendja e mjeruare e Dukagjinit.
Reportazhet dhe kronikat lëvduese për njërin apo për tjetrin mire qe bëhen.
Po me linde një pyetje, si ka mundësi kjo shoqate, botuesit e gazetës, intelektualet qe nuk janë te paket ne Dukagjin, heshtin përpara kësaj gjendje dramatike te Dukagjinit?
Jeni te kënaqur me kushtet jetësore ne Dukagjin?
Si ju punon dora disa penave te mira Dukagjinase te shkruajnë histori te se kaluarës dhe nuk shohin historinë e mjerimit sot!?
Dukagjini ka dale jashtë mbikëqyrjes se qeverise, heshtja mbretëron!?
Shoqata dhe intelektualet e Dukagjinit sa here i kane shkruare kryeministrit për tu mundësuare një takim?
Dukagjini ka dale jashtë hartës territoriale te qeverise aktuale! Çdo gjë është ne një mjerim total! Heshtja mbretëron, sikur Dukagjinit nuk i mungon asgjë!
Atij vendi te shenjte i mungon gjithçka, edhe drita e diellit dhe ajo e hënës, vendi është shkatërrua tërësisht, arsimi po falimenton, turizmi, qe ja ka lakmi bota, po mbylle dyert; rrugët qe ne kohen e monizmit! Ato, sot kalohen vetëm me “tanke luftarake”! Mjekësisë ju ka harruare emri, heshtja mbretëron! Pse kështu?
Bijtë e Dukagjinit qe punojnë dhe jetojnë jashtë atdheut duan ta ndihmojnë vendin e tyre! Por, dyert janë te mbyllura se, ndihmat dhe investimet janë pre e taksave dhe e doganave!? Heshtja e intelektualeve te Dukagjinit mbretëron sikur kjo krahinë është ne kulmin e lulëzimit ekonomike!
Si nuk e morët mundimin ta takoni kryeministrin dhe ti kërkoni: “I nderuar kryeministër, ti e ke braktisur Dukagjinin, na krijo mundësin qe mallrat qe do sjellin bijtë tanë nga jashtë ti kalojmë pa dogane. Ata mund te sjellin një traktorë borëhapes, një ambulance apo çdo gjë tjetër qe i shërben komunave te Shalës, Shoshit dhe Pultit, Shllakt dhe Temalit ...”. Çfarë prisni, te shkatërrohet edhe ajo pake qe ka mbete ne Dukagjin?! Spitalet rurale te mbyllura, çfarë prisni?! Mos do t’u sjelle Qeveria helikopter ne rastet e sëmundjeve!? Ju duhet te lëvizni, ti dilni zote Dukagjinit qe nga dita ne dite po shkatërrohet tërësisht, hidrocentrali i Ndërlyses, rrugët e njëmijë halle tjera! Ndërsa ju heshtni! Deri kure dhe pse kjo heshtje?
Ju bëje apel, te lëvizni për ta rimëkëmbe Dukagjinin, nuk duhet ta lame te shuhet, ti dalim zote sa nuk ka shkuar vone! Mundësitë janë qe te lëvizni, te kontaktoni me qeverinë, te shkruani dhe alarmoni mediat se, ne Dukagjin po bahet kërdia, po shuhen bukurit qe bota shpenzon miliarda për ti siguruar, ndërsa ne i kemi. Arroret e Qeverise janë atje, por duan fonde qe te mirëmbahen dhe te shtohen. Dukagjini pret ndihmën e bijve te vete, o sot o kurrë, ne këmbe te gjithë për vendlindjen tone qe qeveria e ka braktisure, po ne jo, nuk duhet ta braktisim.
Na thërret amaneti i te pareve! Ju kemi shume borxhe, prandaj te gjithë ne, se bashku kemi për ta ndërtuar Dukagjinin krenare dhe fisnike.

Nga Gjin Musa, gazetar-Rome

20 VJET TË SHOQATËS SHQIPËRI–AUSTRI

Zgjodha gazetën “Dukagjini” për të renditë këto radhë të festimit të 20 viteve të shoqatës Austri–Shqipëri.
Nuk asht rastësi por fakt: këto vitet e fundit u krijuan një mori e madhe shoqatash, me vlerë e pa vlerë, me motiv e pa motiv, me interes e pa interes. Vetë jetëgjatësia dhe vlera e tyre treguen se sa të motivueme janë. Me kënaqësi vërejmë se, shoqata Austri–Shqipëri në 20 vjetorin e saj kreu një bilanc të kënaqshëm ashtu si dhe shoqata “Atdhetare-Dukagjini” ekziston, vepron dhe çdo ditë rrit vlerat e saj të pasqyrueme ma së miri në gazetën “Dukagjini”.
Pak histori: Po të hapësh, çfarëdo enciklopedie tek shkronja “F”, ku paraqiten flamujt, për rastësi të alfabetit flamuri Austriak dhe ai Shqiptar ndodhen pranë e pranë. Kjo siç e cilësova asht rastësi, por fakti i ekzistencës së kombit Shqiptar me simbolet e tij, flamur, stemë, kufij, gjuhë, histori e te tjera ekzistojnë vetëm edhe në sajë të qëndrimit shumë dashamirës të shtetit austriak, shum shpesh në kundërshtim me qëndrimin e disa fuqive si Anglia, Franca, Italia, Rusia, Mali i Zi e te tjera.
Mjafton të lexosh ditarin e zonjës Hortense Von Zambauer të titulluem “Rrethimi i Shkodrës”, të përkthyem me shume kujdes nga Ferit Hafizi për të kuptue qëndrimin dashamirës të Austrisë ndaj Shqipërisë.
Sivjet hyjmë në vitin jubilar të pavarësisë, plot 100 vjet. Shteti i ri shqiptar i 1912, i krijuem pas një terri 5 shekullor të pushtimit osman do ti nevojiteshin kuadro të përgatituna për të sigurue mbarëvajtjen dhe qeverisjen e mirë të vendit. Ç’mos kush tjetër do të jetë dashamirësia e shtetit austriak ku u shkolluen me disiplinen shkencore e profesionale të atij vendi figura të ndrituna që dhanë kontribut të çmueshëm në mëkambjen e shtetit të ri shqiptar qoftë edhe në periudhën e mbretnis së mbretit Zog. Mjek F. Shiroka, T, Karagjozi, inxhinier Naraqi e Gjadri, historian si A. Buda, gjuhëtarë si E. Cabej, pedagogë si K. Ljarja, L. Muzhani, Nd. Kamsi, L. Kromiqi, muzikantë L. Naraqi, M. Kraja, klerikë si M. Prennushi, P. Meshkalla, ekonomistë si Rr. Gera, M. Shpuza e deri si rrobaqepës si N. Berisha e këpucarë si Gj. Pllumbi e te tjere u shkolluen ne shtetin mik. Të plotësuem ma së miri kuadrot e përgatituna në Austri i gjen tek libri i Uran Asllani me po këtë titull.
Marrëdhëniet tregtare me Austrinë morën një hov të papamë. Nga Trieste vinin anije me mallra austriake që shkarkoheshin direkt në gjymryk (dogana) afër urës së Bunës. Rruga e molos, sot pedonale (kambësore) u ndërtue prej austriakëve, fabrika e parë në Shqipëri e porositun në Vjenë funksionoi tek familja Darragjati, një imitim i arkitekturës së këtij shteti vërehet edhe sot në zonën historike të qytetit të Shkodrës, me shumë ndërtesa të bukura, funksionale, ku merite të veçantë ka arkitekti, piktori, skulptori, muzikanti, fotografi Kolë Idromeno, Da Vinci i Shqipërisë për të cilin nuk po gjindet një qoshe për monumentin e tij.
Edhe në ditët e sotme, të moshuemit përmendin rrugën sokak-nemcja, një turqizëm që emërtoi vendin ku ndodhej konsullata austriake.
Por ndodhi ajo që s’duhej të ndodhte. Një acar i egër, i nisur nga stepat ruso-aziatike përcëlloi shumë vende të Europës dhe Ballkanit për të ç’frye dufin e vet ma të egër në Shqipnin e vogël.
Të gjithë ata burra, gurë themeli të shtetit shqiptar, u vranë, u burgosen, u nepërkamen në mënyrën ma barbare. Faji i vetëm i tyne ishte pse ishin intelektualë të mirëfilltë të përgatitun në perëndim e kryesisht në Austri. U zemëruem me gjithë shtetet e civilizueme perëndimore për të mbete një fener ndriçues për gjithë boten, fener që ndriçoi vetëm prapambetjen e pameritueme te vendit tonë.
Por sado të zgjasë dimni me acarin e vet patjetër do të lulëzojë pranvera. Dhe pranvera erdhi. Një grup qytetaresh dhe qytetarësh shkodranë shpejtuen të krijojnë shoqatën e miqësisë Austri– Shqipëri që sot me një krenari të ligjshme feston 20 vjetorin e themelimit të sajë.
Menjëherë Shkodra pau dhe preku prezencën e një miqësie të vërtete, të dobishme, të sinqertë të shtetit austriak, dhe jo vetëm qyteti ynë por kryesisht i gjithë veriu i Shqipnis përfshi këtu: Pukën, Mirditën, Malësinë e Madhe. Ishin të parat ndihmat për nevojat emergjente që i duheshin vendit që arritën ne rajon nga shteti austriak. Sot një përqindje e mirë e rinisë shkodrane flet dhe shkruen gjuhen e Gëtes, Shilerit, Cvajkut vetëm e vetëm pse nën kujdesin e shtetit austriak në Shkodër do të hapet dhe të funksionojë gjithnjë në rritje fakulteti i gjermanistikës. Në mes të qytetit naltësohet dhe biblioteka “Luigj Gurakuqi”, moderne e kompletueme, dhuratë austriake që i vlen aq tepër përgatitjes së universitarëve tanë. Shkodra do të zgjidhet edhe për hapjen e shkollë së mesme “Peter Mahringer”, model si nga programi ashtu edhe nga disiplina e serioziteti. Profilizimi i saj përgatit profesionistë për degët ma në nevojë të vendit tonë si dhe u hap rrugë studentëve për vazhdimin e studimeve të nalta në çdo universitet të botës.
Sa herë në shtëpitë tona hapim rubinetet e ujit patjetër të shkon mendja tek ndihma bujare austriake për ndërtimin e ujësjellësit modern që siguron këtë burim jete për 24 orë të ditës, pavarësisht se miqtë austriakë çuditen se si Shkodra konsumon ujë gati sa Vjena, këtë element që dimë aq mirë ta shpërdorojmë.
Edhe pse jokufitare Austria është vendi i tretë për fondet e akreditueme në Shqipni dhe veçanërisht në Shkodër. Sistemimi i rrugëve, kanalizimet e ujnave të bardha e të zeza, fonde për ndërtimin e shëtitores (pedonales) në qendër të qytetit, ndihma për përmirësimin e gjendjes se liqenit te Shkodrës, do të funksionojë me sukses banka austriake “Raiffeisen”, dërgimi falas për doktoratura të dhjetëra studentëve në Vjene, Graz, Salsburg e te tjera, vizitat e shumta të autoriteteve austriake dëshmojnë për një miqësi të sinqertë, të prekshme dhe dashamirëse. Të mos harrojmë hidrocentralin e Ashtës të një teknologjie krejt të re, të rralle edhe në glob që në këtë vit do fillojnë prodhimin e energjisë elektrike aq të nevojshme dhe problematike. Edhe këto kanë vulën e shtetit austriak.
Gjuha shqipe, kjo pasuni e pastër kombëtare, u studjue, u vlerësue dhe u evidentue nga shumë albanologë austriakë që s’pushuen për ti dhanë vendin e duhun kësaj gjuhe të pasun e të rralle.
Këto 20 vitet e shoqatës u shoqnuen me një seri aktivitetesh që justifikojnë ma së miri efektivitetin e kësaj shoqate.
Me organizimin e ri të pushtetit lokal i pari që u cilësue qytetar nderi i Shkodres ishte Prof. Dr. Walter Hoflechner i pasuem nga Prof. Dr. Peter Cohn e ma vonë me të tjerë personalitete ku spikat Z. Kurt Shpalinger, të gjithë të propozuem nga shoqata Austri–Shqipëri. Do të përkujtohen mësuesit e nderuem të gjermanishtes si Karlo Ljarja, Sandër Bushati, Luigj Kromiqi, Ndoc Kamsi, Prelë Hajati e te tjere. Përkujtohet me koncert festiv jubileu i Mozartit. Një tubim madhështor për 90 vjetorin e lindjes së Dr. Shirokës. Anëtar i shoqatës Gj. Denelli boton 2 albume me pasuni fotografike të ngjarjeve, dokumenteve, figurave austriake dhe shqiptare. Gjithmonë na gëzoi prezenca e ambasadorëve dhe figura të tjera të shqueme austriake në aktivitetet jo te pakta të shoqatës.
Në këtë përvjetor jubile s’mund të anashkalojmë dy vizita të anëtarëve të shoqatës në shtetin mik. Kudo u pritem me ngrohtësi si në Vjenë, Graz, Salsburg, Klagenfurt. Dhashtë Zoti të vërtetohet aforizma: s’ka dy pa tre, pra që përsëri të udhëtojmë drejt atdheut të Mozartit, Shtrausit, te monumenteve, muzeve dhe bukurive të rralla. Mësuem dhe kemi nevojë të mësojmë gjithnji nga ky vend mik.
Sot, kur Greqia zvarritet ekonomikisht dhe politikisht, kur Italia noton në po këto ujna, probleme Portugalia, probleme Spanja, eurozona diskutohet me forcë, Austria në sajë të politikave të drejta dhe të autoriteteve që e drejtojnë ecë e qetë kah mirëqenia dhe prosperiteti.
Edhe një mësim tjetër: Në mes të Vjenës, buzë Danubit vizituem një ndërtesë 6-7 katëshe, ku mbi tarrace ishte maketi i një kapeleje gjigante, modeli i kapelës që mban vazhdimisht konstruktori i kësaj ndërtese. Aty përpunoheshin gjithë plehnat e Vjenës për të prodhue gjysmën e energjisë që i nevojitesh këtij qyteti gjigant. S’pamë as mbeturina, as tym, as gazra por mësuem se nga plehnat u prodhoka energji.
Vizitojmë Klagenfurtin, qytet i vjetër universitar. Në një hapsinë pak a shumë sa një stadium me një tabelë “mini - mindus” ishin të ekspozueme në maket të gjithë mrekullitë ndërtimore të botës dhe krejt afër ndodhej liqeni i hollë e i gjatë, rrethuem me pyje e vila tepër te bukura të Klagenfurtit. Na shoqnonte Roland Luçi, ish futbollist i “Vllaznisë” dhe i kombëtares. Kur iu afruem liqenit ai na porosit: mund të pini pa frikë ujë direkt prej liqenit pse uji asht i pastër dhe i kontrolluem. Të bjen mjekrra mbi gjoks kur kujton gjendjen e pastërtinë e liqenit tonë, të Bunës, Kirit e Drinit.
Janë vitet e luftës ne Kosovë. Shumë kosovarë u strehuen edhe në Shkodër. Ishin austriakët të parët të vendosur afër Stom Golemit për t’u ardhë në ndihmë këtynë fatkeqve. Ata u vendosen në një shesh, rrethuen kampin, mbyllen një kanal, krujuen një platforme për helikopterët. Për gjithçka që përmenda ata paguen rregullisht faturën tek pronarët e gjithë vendosjes së tyre. Edhe ky ishte një mësim i mirë, respektimi i pronës aq i diskutuem dhe i përfolun në vendin tonë.
Kënaqësi të veçantë provuem kur figurat tona si: Aleksandër Moisiu apo Karl Gega vlerësoheshin dhe nderoheshin për kontributin e tyne në shtetin austriak. Ky fakt na mbush me krenari dhe na krijon shijen e reciprocitetit të kësaj miqësie tradicionale.
Një djalë nga Shkodra, Pjetër Logoreci, tashmë shtetas austriak por që mendja e zemra i punojnë për Shqipërinë interesohet, manovron, gjen eshtrat e patriotit të shquem Dom Nikollë Kaçorri që tashma pushojnë në Shqipni. Me të drejtë mendja më shkon pse kaq burra të shquem ose janë varrosë larg atdheut ose kan humb fare. Pa eshtna Skënderbeu, pa eshtna P. Gjergj Fishta, pa eshtna Ded Gjo Luli dhe së fundmi humbet edhe vorri i Dom Ndre Mjedës. E pra Austria e ruejti dhe evidentoi trupin e Dom N. Kaçorrit.
Në muzeun historik të Vjenës ruhen dhe armaturat e heroit Gjergj Kastrioti, më vjen keq por është një shembull i gjallë që ne s’ditëm të ruejmë shumë vlera.
Gjithmonë prindët tanë s’kanë reshtë së këshilluemi që mikun zgjidhe ma të mirë se vehten. Sa filozofi ka brenda kjo shprehje, pse në fillim do të njohësh mirë vehten (çka s’asht lehte) për të zgjedhë ma vonë mikun.
Duke zgjedhë Austrinë mike s’kemi gabue dhe me krenari festojmë 20 vjetorin e shoqatës Austri–Shqipëri.

Nga Anton Benussi
Janar 2012

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni

numrat

part03