part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Cili mund të jetë elementi bazë i gjithë fenomeneve negative...?

Evolucionisti anglez T. H. Huxley shkruan: “Pyetja e të gjitha pyetjeve për njerëzimin–problemi që nxit interesin tonë më shumë sesa çdolloj gjëje tjetër-është përcaktimi i vendit që zë njeriu në natyrë dhe për raportet e tij me universin e gjërave”.
Atëherë në interesin e këtij artikulli – është pikërisht përcaktimi i vendit që zë njeriu në natyrë dhe për raportet e tij me universin e gjërave. Çfarë bën njeriu sot për të zënë një vend dhe për të krijuar raportet e tija me mjedisin që e rrethon?
Arkitektura kulturore e shoqërisë së sotme, në një përqindje madhore është shndërruar në mënyrë paradoksale në atë të një shoqërie të shformuar deri në vlerat e saj etike më intime.  
Ç’ ekuilibri në të cilin jemi zhytur (qoftë në nivel individual ashtu edhe kolektiv) perceptohet në betejën për të zotëruar dhe kontrolluar përfitime personale, për të krijuar skarcitet burimesh dhe shtresëzimin e shoqërisë. Por në Teoritë e Sistemeve të avancuara, Kultura është kyçi i ndërveprimit në të cilën e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë gjen arsye për të ekzistuar, për të bashkëvepruar dhe për të pasur një vazhdimësi. Prej një kohe të gjatë, Kultura, ka luajtur rolin e një faktori botëformues të një mase homogjene mendimi por në shumë raste, njerëzit e kanë përvetësuar dhe vazhdojnë ta përvetojnë ekuivalencën e zakonshme të “Kulturës” duke e përdorur atë banalisht dhe duke u bazuar në teorinë vetjake. Si rrjedhojë, nëse sot, gabimisht, koncepti i “Kulturës” është i lidhur me atë të “Përvetësimit Personal”, ndoshta të rinjtë e sotëm nuk do të kenë në drejtim të Njeriut, të Kulturës dhe Jetës, të njëjtën ide dhe respekt që një përqindje e konsiderueshme prej nesh e ruajmë ende. “Në një përqindje domethënëse prej nesh” të përmendim “Lëvizjen e Shoqatës Atdhetare-Dukagjini”.
Lëvizja ka nisur që në vjeshtë të vitit 2002 nga grupi nismëtar: Ndue Sanaj, Prele Shytani, Luigj Shyti, Fran Kapaj, Martin Ara, Fran Preçi, Mri Kroj, Pal Lera dhe Prele Milani, filloi formatimin e saj me 26 Janar 2003, u themelua me 6 prill 2003, u afirmua juridikisht më 13 Maj 2003 dhe u prezantua publikisht me 7 qershor te atij viti, e cila shumë shpejt mori përmasa lokale e nacionale duke përfshirë në radhët e saj dhjetëra anëtarësime. Kjo është një lëvizje socio-kulturore-atdhetare, pa qëllim përfitimi që kërkon një ruajtje dhe ndryshim vlerash drejt një avancimi të mëtejshëm. Qëllimi është ngritja e Shpirtit të Kohës, pra e shpirtit socio-kulturor të shoqërisë dukagjinase, në një nivel më human e të shëndetshëm, të bazuar në burimet njerëzore, në njohuritë tona jetike dhe bashkëkohore me qëllim që komuniteti dukagjinas të kuptojë përfundimisht potencialin e vet duke respektuar natyrën origjinale.
Brenda harkut kohor të këtyre viteve, (në këto rreth 9 vjet të jetës së saj), Lëvizja e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, ka bërë përpjekje të hulumtojë, të shkruajë dhe të publikojë nëpërmes medias të shkruar dhe asaj vizive vlerat e Dukagjinit dhe të dukagjinasve në shekuj. Ajo, ka përgatitur dhe zhvilluar 6 simpoziume shkencore dhe një seminar shkencor kushtuar vlerave atdhetare, kulturore e materiale, rolit të femrës dukagjinase në shekuj, personaliteteve të nivelit nacional dhe deri asaj që po na shkatërron si komunitet, fenomenit të gjakmarrjes në bashkëpunim me komisionin “Drejtësi e Paqe”; janë nxjerrë 95 numra të gazetës “Dukagjini”, në çdo muaj duke filluar nga muaji dhjetor 2003; janë bërë koncerte dhe deri manifestime në zonat e Rrafshit të Dukagjinit në Kosovë. Me përpjekjet e Shoqatës, sot janë dy personalitete Nderi i Kombit (Piktori Lin Delija dhe albanologu Martin Camaj), janë Qytetar Nderi të qytetit Shkodër: Albanologu Martin Camaj dhe shtëpia e lindjes së tij është shpallur monument kulture, Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, profesori Kolë Prela, kompozitori Gac Çuni dhe Mirënjohja e Qytetit Shkodër i është dhënë titulli futbollistit të madh Dodë Tahiri. Pra, në këto 9 vjet janë realizuar rreth 25 veprimtari në vit kushtuar vlerave të Dukagjinit e dukagjinasve, duke punuar vullnetarë, pa fituar asnjë kartë telefoni.
Nëpërmjet Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” transmetohet ideja e një shoqërie me të vërtetë të qëndrueshme çfarë do të thotë se, në këtë mënyrë është krijuar një lëvizje paqësore, racionale, njerëzore dhe e pandalshme, sepse kemi si objektiv që të ndikojmë pozitivisht në funksionimin e shoqërisë dhe kulturës dukagjinase.
Megjithatë, me gjithë punën e bërë nga të gjithë strukturat sociale dukagjinase, që në familje, në shkollë, në komunitet, në bazë komune e të tjera, jo në pak raste jemi ndeshur në antivlera, të cilat jo vetëm janë të dënueshme për çdo komunitet, por dhe të na kenë ndëshkuar jo në pak raste si komunitet. Për këto fenomene shoqata është ndalur, por duket se ende janë me të forta mentalitetet që dominojnë në këtë negativitet, si: Gjatë këtyre 21 vite pluralizëm janë vrarë në zonën e Dukagjinit, duke përfshirë komunën Shalë, Shosh, Pult, Temal e Shllak rreth 137 vetë dhe në mes tyre 8 kanë qenë femra. Pra, në këto 21 vjet janë marrë 137 jetë njerëzish, të cilat janë të dënueshme ligjërisht dhe fetarisht. Vrasja arrin deri dhe me eksploziv, siç ndodhi me datën 13 të muajit tetor te këtij viti, që në qendër të qytetit që rastësisht u vra vetëm shoferi se mund të vriteshin dhe qytetarë të tjerë të rastësishëm. Çfarë është ky veprim në vetvete? Ky përbën atë që të gjithë e njohim si element terrorizmi. A është çuar njerëzimi përparimtar në këmbë kundër terrorizmit?! Patjetër që po, edhe ne bashkë me ta. Atëherë, pse të kryhen veprime të tilla? A janë veprime humane? A është etike? A është kjo mënyra me anë të të cilës të krijojmë raportet në emër të një psikologjie pozitive për të ardhmen?
Ne, jemi fetarë dhe kemi dhënë kontributin tonë modest në ruajtjen e besimit fetar, por jo në pak raste nuk jemi treguar korrekt me kërkesat e saj (duke përmendur këtu: beja vend e pavend dhe përçudnuar ... ham drej ...; komunikimi me fjalor të pushtuesit turk, si: hoxhgjelen, bujrum, bejagi, bafti, nafake, e të tjera e të tjera), jo radhë kërkojmë dhe pse po bëhet një shekull dhe jemi brezi i katërt i shpalljes së Pavarësisë, çka do të thotë: largimi i pushtuesit turk dhe ne ende komunikojmë me strukturat e tij, duke tjetërsuar albanologjinë tonë. Gjithashtu, kërkojmë të zgjidhim problemet në bazë të së drejtës zakonore që përfaqëson një shoqëri primitive, shoqëri pa shtet; ne ende jemi kundër njeri-tjetrit, paragjykojmë njëri-tjetrin deri dhe në qëndrime raciste.
Neve, jo radhë na sundon mentaliteti i gjetjes së keqes sime tek tjetri, ose mos realizimin personal nuk e kërkojmë te vetja por tek tjetri. Kjo evidentohet në një shkallë më të gjerë: në mos futjen në Evropë, që jo pak tek ne akuzojnë Evropën duke shkuar deri tek thënia e Fishtës: “... O ti Evropa, kurva e motit ...”, çka nuk është aspak i saktë referimi që i bëhet se, ajo i referohet një konteksti tjetër. Ashtu siç na del kjo tek Aleanca Kuq e Zi, që kërkon të pengojë regjistrimin dhe në mbrojtje të saj dalin jo pak historianë. Ata arrijnë deri atje që te të fyejnë popullin tonë: Shqiptarët ndërrohen për një thes miell apo 100 ero e kështu me radhë për të mos përmendur të tjera. Ende e shikojmë tjetrin nga prejardhja dhe jo nga puna që bën, ende dhe pse po kalojnë 21 vjet pluralizëm nuk po emancipohemi si duhet dhe nuk po kuptojmë se jemi futur në shoqërinë e hapur perëndimore që në themel të së cilës janë vlerat e individit dhe respektimi i të drejtave njerëzore.
Cili mund të jetë elementi bazë i gjithë këtyre fenomeneve negative …? Mos vallë vlen si përgjigje një mendim i një personaliteti Italian: “Njeriu sundohet nga një ligj ku ka DASHURI dhe URREJTJE, ku ka RESPEKT dhe PERBUZJE, ku ka ADMIRIM dhe ZILI. Është një ligj universal nga i cili nuk shpëtojnë as nënat”. Thua të jetë: cinizmi, egoja personale, hakmarrja apo injoranca (padituria), të cilat jo në pak raste na kanë mundur. Le të mendojmë të gjithë dhe të gjejmë një përgjigje pa pasur frikë. Nëse i referohemi sidomos kësaj të fundit, shkrimtari Thomas Pynchon ka pohuar rreth qëllimit dhe strukturës së paditurisë se: “Injoranca nuk është vetëm një hapësirë e bardhë në hartën mendore të një personi. Ajo ka konturet dhe koherencën, dhe për aq sa di unë edhe rregullat e funksionimit. Pra si një konkluzion për {këshillat} e shkrimit rreth asaj që dimë, ndoshta ne duhet të shtojmë edhe familjarizimin me injorancën tonë, dhe mundësitë aty për të shkruar një histori të mirë”.
Këto fenomene negative jo në pak raste po përbëjnë konturet dhe koherencën e historisë së jetës sonë të përditshme. Eh…!Teorikisht thuhet se truri i individit ka neuronet-pasqyrë prandaj ne përjetojmë emocione dhe stres empatik në përgjigje të asaj që shohim tek të tjerët dhe dëgjojmë nga të tjerët. Kjo është pjesë e neuro-biologjisë sonë. Prandaj evidentojmë pasqyrimin e mentalitetit të vetëgjyqësisë, të mentalitetit të dukjes, të mentalitetit te të fortit: në ritet mortore, në kuvende, në kafe, në dasma, në fushatë elektorale, në koncerte festive ... Në ritet mortore, Mbishkodra, Nënshkodra dhe deri Bregumates kanë bërë ndryshime, ndërsa ne jo!? Mos vallë jemi më të mirë?! Jo, kurrsesi jo, nuk jemi më të mirë dhe as ata nuk janë më të mirë, por po bëjnë më shpejt se ne përpjekje për të përqafuar dijen bashkëkohore, rregullat e funksionimit dhe për të luftuar veprimet e pamoralshme. A duhet të Mendojmë Pozitivisht e të themi: Mjaft, të ecim edhe ne me hapin e kohës?!
Para se të japim argumentimet tona që na vlojnë përbrenda, po shtojmë pyetjen tjetër në lidhje me këtë: Si mund të ndryshojë kjo në vitet e ardhshme?
Jemi të mendimit se ne kemi dy mundësi:
Mundësia Zero: duke vazhduar gabimisht në situatën e tanishme. Duke u nisur nga faktet e deritanishme mund të themi se ka për të ekzistuar një oligopol mentalitetesh të cilat do të rriten në një shkallë të tillë që njeriu mesatar nuk do të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë po ndodh. Hendeku midis zhvillimit bashkëkohor dhe kulturës së përgjithshme të njerëzve, do të rritet në mënyrë dramatike, duke na bërë të pafuqishëm për të ndikuar mbi ngjarjet që po ndodhin. Si rrjedhojë do kemi burime të shkatërruara, mendje të dëmtuara, çdo gjë e diktuar nga logjika e mentalitetit e përfitimit dhe mungesa e perspektivës për atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Së fundi, rrezikojmë aftësinë për të krijuar raporte e për të jetuar në ekuilibër dinamik me mjedisin.
Mundësia numër një: duke filluar dhe duhet të fillojmë një proces evolucioni kulturor të përshtatshëm për njohuritë njerëzore e bashkëkohore. Është mjaft e vështirë të shkëputesh nga bindjet e vjetra, të cilat janë skalitur thellë në psiken tonë e me të cilat jemi mësuar, sepse jemi të burgosur nga mendimi praktik për gjetjen e zgjidhjes së problemeve. Nuk është e lehtë të dallosh diçka të cilën e konsiderojmë de facto, dhe arsyeja është pikërisht se e konsiderojmë të tillë dhe e pranojmë domosdoshmërish si të tillë. Jemi mësuar gabimisht të besojmë se kuptimi i jetës është të pasurit e një pozicioni superior dhe prestigji e paraja, që disa njerëzve “u lejohet gjithçka”, dhe se është në natyrën e njeriut lufta ndërmjet njëri-tjetrit. Fizikisht është e pamundur të parandalosh luftërat, interesat personale, terrorizmin, krimet, shkeljen e rregullave jetësore nëse nuk ndryshohen kushtet që i prodhojnë ato. Prandaj duhet të aplikojmë modele të reja jetike e të braktisim gradualisht dogmat paralizuese, duhet të riformojmë aktivitetet tona në bazë të asaj që është produktive në bazë të së mirës e të dobishmes e jo në bazë të asaj që ne duam të marrim për hakmarrje, zili, ego personale e te tjera. Prandaj, personalisht jemi pro mundësisë numër një sepse nuk ka mundësi tjetër: jemi optimistë për të ardhmen, duke menduar pozitivisht, duke pohuar se e vetmja mënyrë realiste për të ecur përpara është rritja e kulturës dhe edukimi i njerëzve sepse vetëm kështu mund të prodhojmë atë që quhet “ndryshim social”.
Në përfundim të këtij artikulli po u përcjellim mesazhin të gjithë atyre lexuesve të dashur që lexojnë këtë periodik të Shoqatës tonë të dashur, “Dukagjini”:
* Nëse duam të shohim një ndryshimin social për të mirën e secilit prej nesh, duhet të fillojmë e të punojmë duke bërë një Lëvizje të Mrekullueshme se, gëzimi i vërtetë është të duam, të ndihmojmë e të falim njëri-tjetrin.
* Nëse ne jemi me të vërtetë një shoqëri dukagjinase emfatike (që e vë veten në vendin e tjetrit), le të nxjerrim në pah natyrën tonë të vërtetë.
* Nëse ja dalim mbanë të mos shtypim vlerat jetike në të gjitha sferat e jetës, mund të fillojmë vërtet një dialog duke reflektuar mbi rolin tonë dhe raportin ndërpersonal dhe ndërsistemik që mund të krijojmë mbi këtë mjedis.
* Dëshirojmë të përdorim fjalët e astronomit Karl Sagan, i cili thoshte se, Ajo çfarë duhet të festojmë është dhurata e imagjinatës njerëzore, aftësia për të imagjinuar një të ardhme të ndryshme.
* Dhe ashtu siç është shprehur Sir Ken Robinson, duhet të jemi të kujdesshëm e ta përdorim këtë dhuratë me mençuri për të shmangur pikërisht skenarët që përmendëm më parë.
* Do mund ti realizojmë vetëm atëherë, kur do arrijmë ta shohim këtë lëvizje të funksionojë, sepse me anë të saj mund të përmirësojmë jetën e të gjithë komunitetit dukagjinas dhe atyre që na qëndrojnë pranë në emër të Dukagjinit.
* Për sa kohë që ne nuk jemi të gjithë mirë, nuk do të jemi me të vërtetë të lirë ... Ajo që ka rëndësi është se po mbrojmë kulturën dhe vlerat tona për t’i bërë ato më njerëzore dhe të qëndrueshme e me përmbajtje demokratike; këtë e tregon fakti se pse ne si njerëz të cilët e kemi një profesion të caktuar, gjatë kohës tonë të lirë kryejmë një aktivitet të dytë–akoma edhe më të vështirë dhe të sofistikuar–jo për përfitim, por për ta vënë veten në shërbim të të tjerëve për të mirën e përbashkët dhe për më shumë, falas!
* Tashmë po e mbyllim duke kërkuar sikur pyet vetë populli: Si je? Dhe vetë përgjigjet: Si koha. Atëherë, ju ftojmë me shumë përzemërsi të ecim të gjithë së bashku me kohën. Një shoqëri bashkëpunuese është shumë efikase për të vendosur themelet për një qytetërim empatik, të qëndrueshëm, sipas etapave të zhvillimit njerëzor.

Nga Ndue Sanaj, Kryetari i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” dhe
Mr. Suela Ndoja, anëtare e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”

Takim për te Ardhmen!

Shoqata “Atdhetare-Dukagjini” me date 12.11. 2011 organizoj takimin me te rinjtë intelektual te Dukagjinit ne kuadër te përtëritjes te kësaj shoqate. Ne këtë takim, përveç Kryetarit te shoqatës Ndue Sanaj, N/Kryetarit Gjergj Leqejza dhe anëtares se kryesisë Roza Pjetri e Klodiana Shytani, morën pjese edhe disa te rije e te reja dukagjinas, si: mjeku Florenc Buxha, Ardian Pjetri, Aleksander Vukalaj, Gentiana Shkembi, Antoneta Marku, Arben Mjetaj, Hana Rrgalla, Tonin Marku, Drita Shyti, Laura Plishta dhe Anton Kosteri, te cilët shprehen gatishmëri te plote qe te jene pjese e shoqatës dhe te japin kontributin e tyre për te arritur objektivat e kësaj shoqate. Takimi kishte qellim parësor afrimin e te rinjve e te rejave dukagjinase dhe për tu bere ata/ato pjese e shoqatës. Ne këtë mënyrë, edhe diskutimet e pjesëmarrësve ne këtë takim u përqendruan kryesisht ne nevojën e shoqatës për te shtuar numrin e anëtarëve me te rinj e te reja intelektual dukagjinas dhe jo vetëm, duke bere te mundur edhe përtëritjen e strukturave.
Kështu, fillimisht, Kryetari i shoqatës Ndue Sanaj beri prezantimin e gjithë veprimtarisë dhe arritjeve te Shoqatës nder vite. Qartësisht u evidentua veprimtaria e dendur e shoqatës dhe kontributi qe ajo ka dhëne ne promovimin e zonës se Dukagjinit, kryesisht ne fushën e kulturës dhe te historisë, por here-here, edhe vërejtjet e shoqatës te cilat domosdoshmërish kane sjelle sensibilizimin e komunitetit dukagjinas ne çështje me rendësi te veçante. Prandaj, ne kushtet e kohës qe po kalojmë dhe me gjithë vështirësitë e kaluara, puna dhe arritjet e bëra nga strukturat e Shoqatës janë te mëdha dhe për tu admiruar, dhe meritojnë te gjithë respektin e mundshëm. Puna e deritanishme është themeli i vazhdimësisë se mëtejshme te shoqatës, dhe për këtë arsye, ne asnjë moment nuk mund te vihet ne dyshim puna e shkëlqyer e “senatoreve” te shoqatës.
Mirëpo, pavarësisht sa u tha me sipër, pjesëmarrësit ishin te gjithë te një mendimi, pra, se shoqatës i duhet “një gjak i ri”. Është e nevojshme dhe e dobishme qe shoqatës ti afrohen anëtarë te rinj. Prandaj, te gjithë një zëri u angazhuan qe te lobojnë për te afruar sa me shume te rinj e te reja dhe për ti integruar ata me strukturat e shoqatës. Ne këto kushte, del ne pah qarte se, një ndërthurje ndërmjet anëtarëve aktual te shoqatës dhe anëtarëve te rinj, pra, e thënë ndryshe, një ndërthurje ndërmjet përvojës dhe energjisë e ideve te reja, është një formule e cila do ti japë Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”vendin qe i takon, dhe do te beje te mundur vazhdimësinë e kësaj shoqate dhe për realizimin e misionit te saj. Ne raport me qëllimin e këtij takimi, mjeku Florenc Buxha, shprehu mendimin: Duhet te bëjmë përpjekje te krijojmë një mjedis terheqes intelektual dhe rinor. Idenë e Florencit e pranuam te gjithë, prandaj, i bëjmë thirrje te gjithë te rinjve dhe te rejave dukagjinase dhe jo vetëm, qe ti bashkohen Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini, te anëtarësohen ne këtë shoqate, pasi idetë e ç’do njërit do te shërbejnë për një veprimtari dhe arritje me te madhe ne te ardhmen te shoqatës, ne shërbim te Dukagjinit e dukagjinasve, ne emancipimi e shoqërisë, ne themel se cilës janë vlerat e individit. Është i mirëpritur ç’do i ri apo e re pa asnjë dallim për tu bere pjese e këtij projekti.
***
Njoftim: Me datën 10 dhjetor 2011, dite shtune, ne ora 16. 30, te bar-restorant “Taverna”, ne Sarreq, behet takimi radhës. Ju ftojmë te jeni pjese e këtij takimi.
Nga Aton Kosteri, avokat

Viktor Martini, njeriu qe nuk pranon të humbasë!

Me shekuj njërëzimi është ballafaquar me largimin nga vendlindja, sigurisht jo pa dhimbje, sepse ka qenë i detyruar të braktisë përjetime të mundshme, në të cilat ai ndjehej disi i komodizuar, me reagime që i sigurojnë atij një komunikim në përputhje me kulturën e tij. Jo kurdoherë në harmoni, ndoshta, me ambjentin e tij, ai ndjehet me shpresë për të vendosur marrëdhënie të mira me njerëzitë që flasin të njëjtën gjuhë, dhe që vijnë nga hapësira me një histori të përbashkët. I vendosur në ambjente të huaja për kulturën e tij, humbjen e atdheut e konsideron të pakompensueshme. Ky është emigranti, i larguar dhe që e vuan largimin e tij. I vendosur ndërmjet vetëdijës se është i detyruar të jetojë larg vendit të tij, por edhe shpresës se do të kthehët përsëri për të pasur përjetimet e dëshruara, ai endet ndërmjet shpresës dhe iluzionit, që i shkakton dhimbje.
Autori i këtij libri është një prej këtyre emigrantëve, që nuk i shuhet aspak shpresa se do të humbasë kontributi i njërëzve të vendit të tij. Edhe ai ka një kontribut për vendin e vet, prandaj ai përshkruan renovimin e shtëpisë së tij si një fakt real, që inspirohet nga ideja, që është në bazën e këtij mesazhi, se duke pasur një shtëpi të re, në të vërtetë një realitet të ri, që ka elemente të investimeve të mëparshme, se kontributet e bëra duhet të jenë bazë për të themeluar një shpresë, që deshmon se ai ka një besim tejet dimensional tek forca e utopisë, e cila e motivon njeriu për t’u angazhuar të bëjë edhe atë që duket e pamundur.
Ngjarjet që ai i përshkruan në këtë libër janë reale, të përjetuara dhe të përzgjedhura në përputhje me filozofinë e tij, e cila ka në thelb idenë, se malli për atdheun nuk është një dashuri abstrakte për vendin e vet, për popullin e vet, por angazhim i vazhdueshme për të kontribuar për përparimin e tij. Ai ka jetuar në ambientin shqiptar në një kohë, kur masshtabet sociale ishin çmendur dhe ai kishte vuajtur. Ai nuk kërkon shpërblim për vuajtjet e tija, por lufton për ndërtimin e një shoqërie me parametra të tjerë, ku nuk shpërfillen vlerat dhe kontributet, sepse shpërfillja e tyre quhet barbari.
Ai ka vuajtur në kohën e monizmit dhe është zhgënjyer në përiudhën pas përfundimit të sundimit komunist, por në filozofinë e tij është e përjashtuar dorëheqja nga kontributi për vendin. Malli për shtëpi është deshira për të pasur një realitet shpresëdhënës, për të vazhduar angazhimin për vepra të dobishme për atdheun.
Koncepti i mallit për autorin e këtij libri mund të përmblidhet në këtë formulim: është veshtirë ta përkufizosh mallin dhe ta kesh atë, por është më e vështirë të mos ta kesh, sepse jeta bëhët shumë më e veshtië po të mos kesh atdhe.
Nga Gjergj Perluca

FISHTA MES DY BIBLIOTEKAVE

Ne kuadër te festes se 28 Nëntorit dhe festimeve te 80 vjetorit te krijimit te Bibliotekës te qytetit te Shkodrës, “Marin Barleti”, u hap ekspozite me libra te bibliotekës personale te At Gjergj Fishtës, e pagëzuar: “Fishta mes dy bibliotekave”, me ideatorë: Drejtori i Bibliotekës, Gjovalin Çuni dhe pedagogia e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Rezarta Draçini.
Ne këtë ceremoni morën pjese personalitete te artit dhe te kulturës ne qytetin e Shkodrës, përfaqësues te bibliotekës se “Jezuiteve”, “Gjergj Fishta” te Françeskaneve dhe te Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Këtë ceremoni e nderoj Drejtori i Bibliotekës nacionale, prof. dr. Aurel Plasari.
Ceremoninë e hapi drejtori i bibliotekës “Marin Barleti, dr. Gjovalin Çuni dhe pasi ju uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve, nder te tjera theksoi: Ekspozita titullohet “Fishta mes dy biblioteka”. Menduam- vijon ai më tej- t’a titullojmë kështu pasi në fletët e kopertinave të librave ndodhen të dyzuara në një njësi bibliografike emri i Fishtës, me kaligrafine e tij personale shoqëruar me vulën e bibliotekës françeskane, si dhe vula e bibliotekës publike “Marin Barleti”. Qëllimi i kësaj ekspozite ka qënë njohja e personalitetit dhe e interesit intelektual të Fishtës përmes librave të bibliotekës personale. Në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare synojmë që të rikrijojmë, me aq sa mundemi, fondin e librave të bibliotekës së famshme të Fishtës, që si pjesë e bibliotekës françeskane u dëmtua, u plaçkit, një pjesë të librave u dërguan edhe në bibliotekat e ish_Jugosllavisë menjëherë pas çlirimit dhe gjatë viteve të para të vendosjes së diktaturës.
Pastaj ju dha fjala dr. Rrezarta Draçini, e cila ne mes te tjerave theksoi: “Njerëzit ndërsa kalojnë në botën e përtejme lënë një shenjë mes të gjallëve. Është varri simboli që lidh një emër me dy botët, është pikëtakimi që tregon se dikur dikush ishte mes të gjallëve. Pikërisht këtë simbol ekzistence në botën e të gjallëve diktaturat mundohen t’ia zhdukin njerëzve të mëdhenj që i cilësojnë si armiq të tyre. Të njëjtën gjë bëri komunizmi me Fishtën, ai ia mohoi varrin duke shpresuar se kështu do të mohonte ekzistencën e tij, pikëtakimin me të gjallët . Por, Diktatura harroi një detaj që në fakt është sinjifikativ, harroi se Fishta nuk ishte si të tjerët, ishte shumë i madh për të qenë si të gjithë, ishte poet nacional ndaj shenja që ai u ka lënë të gjallëve është shumë më e madhe sesa një emër mbi varr. Ai ka lënë veprën e tij e cila nuk mund të zhduket ashtu siç zhduket një varr, madje në mungesë të tij, gjurma që lë vepra  në identitetin e një kombi  behet edhe më e fortë.

EKSPOZITA
Dhe ja ne jemi këtu për Fishtën e madh, për librat e tij. Është pohuar se biblioteka e tij është shkatërruar. Jemi këtu për të  demonstruar të kundërtën. Sot ekspozohen për herë të parë  libra që i përkasin Fishtës së madh, por që padrejtësisht u morën, u vulosën dhe u bënë pronë e shtetit, e atij shteti që e shkatërroi. Për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli, simbolikisht i kthehen të zotit. Jemi këtu për t’ia rikthyer Fishtës, të paktën moralisht.

Pasuria librore e Fishtës ishte pjesë e bibliotekës françeskane, e cila u themelua në vitin 1875,  fillimisht me një fond të kufizuar librash për tu bërë gradualisht një ndër më të pasurat  me libra të rrallë dhe me autorë të mëdhenj. Dëshmitë  tregojnë se At Gjergj Fishta dha kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e saj.  Dhe për këtë  besoj se ka ndikuar edukimi që Fishta mori në Bosnje, në Kuvendet françeskane atje, në Kraljevo Sutjeska dhe në Livno, gjatë viteve 1888-1893, pasi u njoh nga afër me biblioteka jashtëzakonisht të pasura, të cilat administroheshin nga kuvendet françeskane. Fishta kishte si model që vendosi të ndiqte At Lovro MIHAÇEVIQ i cili ishte njohës i mirë i shumë gjuhëve, autor i shumë librave. U edukua mes librave qindravjeçarë  dhe dëshirës për dije të gjithanshme.

Willy Kamsi,  ndërsa vë në dukje pasionin e Fishtës për të pasuruar bibliotekën shkruan “At Gjergj Fishta” sipas dëshmisë së t’im et, sa herë kishte mundësi ekonomike, menjëherë i shpenzonte tue ble në libraritë  bukinistikë t’Italisë, libra të rrallë me përmbajtje albanologjike, si  edhe libra të çmueshëm  në pikëpamje artistike , me gravura të rralla ose me lidhje me lëkurë, me zbukurime  e me shkrime të prarueme.”

Librat e Fishtës ne Bibliotekën “Marin Barleti”
Në bibliotekën Marin Barleti ka libra nga biblioteka e Gjergj Fishtës dhe nuk janë pak,  përkundrazi, mes tyre janë antikuarë që i  përkasin viteve 1500, duke u kthyer në një vlerë jo vetëm për bibliotekën e Shkodrës, por për mbarë vendin.   
Janë rreth 100 njësi të cilat janë të ekspozuara. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin fushës së albanologjisë. Janë 44 libra të kësaj fushe, nga të cilët 35 janë në gjuhë të huaj. Tematika është mjaft e gjerë. Janë jo vetëm letërsi, gjuhësi por edhe diplomaci, histori dhe filozofi në të cilat trajtohen kryesisht çështje të Ballkanit.
Një vend të veçantë kanë dhe librat që i janë dedikuar Fishtës nga autorët e botimeve. Kemi 19 dedikime mes të cilëve bie në sy shënimi i Joklit  apo edhe i shumë emrave të tjerë duke treguar  rrethin e gjerë të njohjeve që kishte Fishta. Nuk mungojnë dorëshkrimet. Kemi ekspozuar dorëshkrime  nga “ Lahuta e Malësisë, Qafëhardhija e te tjera.
Ndërsa  ato që i japin një vlerë të veçantë kësaj pasurie janë  antikuaret. Janë  22 të tilla, një pjesë e konsiderueshme i përkasin viteve 1500, ata kanë qenë pjesë e koleksionit të At Gjergj Fishtës. Këto antikuare nuk  janë vetëm botime  me përmbajtje fetare, por edhe filozofike apo dhe në fushën e arkitekturës.
Kemi disa botime të “ Hyllit të dritës” Në një nga këto revista, pikërisht ajo e vitit 1922  ku është e botuar “Kulshedra” nga Lahuta, shohim shënime që i ka bërë autori edhe pas botimit të saj, redaktime të ndryshme çka tregon se ai ka kërkuar gjithnjë me të mirën, nuk është kënaqur lehtë me punë e tij

Realizimi i kësaj ekspozite ka një domethënie të veçantë,  pasi duket   si  dëshmitare  e mbarimit  të një lufte 50 vjeçare zhvilluar mes diktaturës dhe njeriut të madh. Për 50 vjet çfarë nuk u tha dhe çfarë nuk u bë vetëm e vetëm që  emri i Fishtës të harrohej, një shtet i tërë me të gjithë mekanizmin e tij u mundua  ta zhdukte,  por madhështia e tij i kalonte kufijtë e konkretes,  shkonte përtej,  atje ku as diktuarat nuk mund të kalonin.  
Dhe ja sot pas kaq dekadash, Fishta vjen tek ne fitimtar, madje  edhe me bibliotekën e tij. E shkatërruan, e zhduken, por ajo u rikthye për tu ngritur në piedestal . Ne jemi  këtu  pikërisht  për të realizuar këtë, për të  nisur një iniciativë: ringritjen e Bibliotekës së AT Gjergj Fishtës. Jemi të bindur se libra  me firmën e tij ka plot. Të ekspozuarit në këtë ambient nuk janë të vetmit. Ndaj kërkojmë dashamirësinë e të gjithë atyre që mund t’i keni këto libra, t’i bashkohen nismës sonë dhe të kemi kështu bibliotekën e plotë të Fishtës. Ne besojmë tek njerëzit, pasi në fund të fundit ishte dashamirësia dhe inteligjenca e njerëzve, nevoja e tyre për të ruajtur identitetin, që shpëtuan këto libra  nga groposja.  
Në fund  dy vargje  të shkëputura nga libri “Lumenj të zgjidhen” i Shkëlqim Draçinit, pasi më duket se për Fishtën  janë mese domethënëse: “… I përqafuemi me dritë / nuk bahet me pluhun…”
E ja ku është Fishta sot i pranishëm këtu nëpërmjet  librave të tij  i rrethuar mes dritës dhe adhuruesve.
***
Pasi përshëndeti, Aurel Plasari, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, i dorëzojë ne shenje simbolike një kornize qe përmbante “Foton e një libri qe At Gjeçovi ia kishte dhuruar Fishtës”, Drejtorit te Bibliotekës “Marin Barleti”, dr. Gjovalin Çunit.
Pastaj pjesëmarrësit vizituan ekspozitën, me titull: “FISHTA MES DY BIBLIOTEKAVE”
Ekspozita ka pasur rreth 100 libra. Ka qënë e ndarë në disa grupe, si libra me trajtesa albanologjike në gjuhë shqipe dhe të huaj, trajtesa balkanologjike në gjuhë të huaj, trajtesa letrare dhe arkitekture në gjuhë të huaj, libra dhuruar Fishtës me dedikime nga autorë shqiptarë dhe të huaj, antikuarë, libra të bashkëvëllezërve franceskanë e te tjere.  Pergatite nga Ndue Sanaj

Historia shkruhet vetëm me dokumente

Vijon nga numri 95 -

Dy ngjarjet tragjike të 15 Korrikut ekzekutimi i Mehmet Shpendit e bashkëluftëtarëve të tij dhe masakra barbare e Planit, shkaktuan një tronditje të thellë tek luftëtarët dhe të gjithë popullin e Dukagjinit. Faktori i rëndë psikologjik që u krijua, ndikoj tepër negativisht në vazhdimin e mëtejshëm të qëndresës popullore kundër ushtrisë malazeze. Nga ana tjetër siç shkruan At Justini, “malësorëve nisën me u mungu fishekët, ndërsa ushtria vazhdonte sistematikisht veprimin e vet pa marrë në dorë të bjerrunat”. Dhe më poshtë vazhdon: “U ba ma mramja qëndresë mbi Qafë të Boshit: Luftim i përgjakshëm fortë por në fundë hypi ushtria e Malit të Zi e zotëroi të gjitha malësit e Pultit e të Shalës” (fq 33)
Pavarësisht se dështoi, qëndresa e vendosur dhe e guximshme dyjavore e popullit të Dukagjinit kundër pushtuesve malazezë shënoi një faqe të re të lavdishme në historinë e tij të luftërave për liri dhe pavarësi, për mbrojtjen e trojeve të veta.
Ngjarjet e Korrikut të vitit 1915 janë bërë subjekt i mjaft shkrimeve, përfshirë këtu edhe ndonjë libër. Përveç botimit të “Kujtimeve” të At Justin Rrotës po veçoj edhe shkrimet e dy autorëve të tjerë. Në vitin 1946, famullitari i Planit ka qenë një figurë tjetër e shquar e klerit katolik, At Danjel Gjeçaj. Në librin e Tij “Mehmet Shpendi dhe Mark Sadiku i Shalës” shkruan: - “Në të zbardhur të dritës krisi pushka...... tek Gurët e Shalës këndej Boshit, u pushkatuan nga ushtarët e Mhill Spasit, Mehmet Shpendi, Çun Nika dhe Marash Delia. Pak mbrapa 62 plançorë ndër burrat më të përmendur të Pultit ndoqën të njëjtin fat” (fq 35)
Interes të veçantë paraqet edhe libri i njërin prej bijve të nderuar të Planit dhe banor i qytetit të Shkodrës, Ndoc Plani me titull “ Gjurmë të pashlyeshme të një fisi”. Ndër të tjera ai shkruan: “Në Plan armiku bani masakrën barbare, u vranë 70 vetë, ndër ta gra e fëmijë” (fq 25). Pra askush nuk shkruan për ndonjë luftë të veçantë të Planit por vetëm për një masakër të Planit. Kundër të gjithë atyre që kanë shkruar të vërtetën z. Mhill Pali mbanë një qëndrim kundërshtues e aspak dinjitoz. Ja si shprehet Ai: “Termi masakër” për luftën në Plan, popullit të Plan- Gjurajve u sjell neveri, i mohon luftën dhe gjakun që u derdh, u mohon patriotizmin dhe dashurin për trojet e të parëve. Ky term poshtëron këtë popull me mohimin e vërtetë të luftës” (fq93). Në këtë mënyrë autori bënë një gabim të dytë. Përveç shtrembërimit të historisë përdorë edhe presionin, imponimin deri edhe etiketimin si keqdashës të Planit të gjithë atyre që mendojnë e shkruaj ndryshe nga ai. Mënyra të tilla të shprehuri janë të papranueshme e rreptësishtë të kritikueshme.
I bëjmë një pyetje autorit: A mund të ketë njeri me gjykim të shëndoshë që të besojë se At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, apo edhe të tjerë si Ndoc Plani, me shkrimet e tyre paskan dashur të fyejnë e të poshtërojnë popullin e Planit e të Gjurajve? Kurrsesi jo.
Populli i Planit s’ka përse të ndihet i fyer dhe nuk mund ta fyejë askush. Të masakruar e masakrues ka pasur gjatë gjithë historisë njerëzore. Të parët kanë merituar nderimin e përjetshëm, ndërsa të dytët janë demaskuar me vulën e urrejtjes dhe të turpit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të rënët e masakrës së Planit. Kujtimi e tyre është nderuar e respektuar nga i gjithë populli i Dukagjinit, sepse janë pjesë e pandarë e luftës së përbashkët kundër pushtuesit.
Për këdo është e qartë se z. Mhill Pali është frymëzuar në shkrimin e librit të tij nga dashuria e thellë për Planin, për traditat dhe historinë e tij duke synuar për ta ngritur në një lartësi të re. Por fatkeqësisht duke u larguar nga metoda shkencore e punës ka rënë në kurthin e subjektivizmit e të lokalizmit. E them me keqardhje të madhe se libri i tij ka bërë krejt të kundërtën e asaj që duhet të bënte. Në mënyrë të pavetëdijshme Ai i ka bërë një shërbim të keq Planit, sepse ka ndikuar në krijimin e iluzioneve për merita të paqena e artificiale duke ushqyer ndjenjën aq të dëmshme megalomanisë ndaj të tjerëve, dhe duke nxitur dashur e padashur edhe plasaritje në marrëdhëniet ndër krahinore. Të gjithë janë të bindur se Plani nuk ka pasur e as s’ka nevojë për lavdi fallso. Lavdia e tij ka qenë dhe mbetet e pacenuar në traditat, unitetin e luftën e përbashkët me të gjithë popullin e Dukagjinit. Kjo ka qenë veçoria karakteristike e gjithë historisë së tij.
Por ndryshe nga gjithë historitë e së kaluarës, lufta e Korrikut të 1915 për Planin paraqitet në dy aspekte. Në aspektin e përgjigjëm dhe në aspektin e veçantë. Në të parin është pjesëmarrja aktive dhe kontributi i dhënë në luftën e përbashkët te të gjithë popullit të Dukagjinit kundër pushtuesit malazez. Në të dytin humbjet e jashtëzakonshme njerëzore dhe dëmet e mëdha ekonomike. Këto dy aspekte duhen parë dhe trajtuar drejt në funksion të njëra tjetrës, ashtu siç është lidhur në filozofi shkaku me pasojën.
Në qoftë se z Mhill Pali nuk e ka realizuar këtë kërkesë të domosdoshme në librin e tij nuk duhet të demoralizohet, por të gjejë forcën dhe vullnetin për të na dhënë një botim të dytë rrënjësisht të përmirësuar ashtu siç kanë bërë shumë autorë me ripunimin e të tyre. Kjo do të ishte dëshira dhe urimi ynë i sinqertë.

***
Përmbajtja e librit të z Mhill Pali ka një tingull të qartë aktual. Duhet të jetë koinçidencë, por në pamjen e jashtme të krijohet përshtypja sikur idetë e pikëpamjet e shprehura në libër, përbëjnë një nga burimet frymëzuese e orientuese të atyre ngjarjeve, fërkimeve e mosmarrëveshjeve që janë shfaqur vitet e fundit në marrëdhëniet në mes Shalës dhe Planit lidhur me vendin dhe mënyrën e organizimit të veprimtarive në përvjetorët e Qëndresës popullore të Dukagjinit të vitit 1915 .
Natyrisht ajo rrezatohet në një farë mase edhe në raportet me fshatrat e tjerë të Dukagjinit. Ka filluar të lëshojë rrënjë një praktikë tepër negative e organizimit e veprimtarive përkujtimore ndarazi, njëra në Shalë e tjetra në Plan. Të kuptohemi. Nuk akuzoj z. Mhill Pali si nismëtar i kësaj praktike, por përmbajtja e librit e stimulon drejtpërsëdrejti atë. Gjendja e krijuar është e shqetësuese dhe e dëmshme si për të kaluarën historike ashtu edhe për të sotmen e Dukagjinit. Ajo duhet të kapërcehet me çdo kusht. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim mund të luajë shoqata “Atdhetare Dukagjini”, e cila siç nuk e ka kryer siç duket detyrën e saj. Vetë emërtimi si Shoqatë Atdhetare, tregon se detyrë parësore është forcimi i unitetit të popullit që është baza e atdhetarizmit. Mbi bazën e njohjes së saktë, dhe të interpretimit të drejt e me objektivitet të historisë, Shoqata duhet të punojë me vendosmëri e maturi për normalizimin e gjendjes së krijuar.
Mbështetësit e idesë se qendra e përkujtimit duhet të jetë Plani, thonë se kjo është vendosur nga përfaqësuesit e Dukagjinit, të ardhur në Plan në përurimin e memorialit të ngritur aty në vitin 1942. Ish famullitari i Planit At Danjel Gjeçaj kur shkruan për këtë rast nuk përmend se është marrë një vendim i tillë. Ai formulon vetëm qëllimin e ngritjes së memorialit që u realizua me ndihmën e famullitarit të Planit, At Anton Kiri. “me ua kujtue shtegtarëve ... këta regula me çakçirë” (At Danjel Gjeçaj, Mehmet Shpendi, e Mark Sadiku i Shalës. Fq 36)
Unë mendoj që të gjitha palët e individët e interesuar duhet të bëhen plotësisht të ndërgjegjshëm duke e vendosur së bashku për vendin e organizimit të ceremonive përkujtimore. Më duket me interes shqyrtimi i përvojës së fundit të viteve 60 të shekullit të kaluar kur i gjithë populli i Dukagjinit u mblodh në Qafën e Boshit për të përkujtuar këto ngjarje. Si pozicion gjeografik aty, është vija ndarëse midis Shalës dhe Pultit. Por ajo që është më e rëndësishme, është faktike në shpatet lindore dhe perëndimore të kësaj qafe, dukagjinasit kanë bërë luftime të ashpra me ushtrinë malazeze. Dhe akoma më shumë sepse siç shkruan dijetari i spikatur At Justin Rrota: “U ba ma e mramja qëndresë mbë Qafë të Boshit” . Në të njëjtën datë, gjithë përfaqësuesit e fshatrave të Dukagjini duhet të shprehin nderimin dhe dhimbjen e tyre të thellë duke bërë homazhe tek memoriali i të rënëve në Plan.
Nga Prelë Grima

Në Prishtinë, Tryeza tematike: “99 vjet. E tani çka ..?

A vërtetë kemi mbetur jetimë ?
pyesin shqiptarët nga trojet etnike -
Duke vazhduar të mbetet zë në Kosovë i Malësisë së Madhe dhe trojeve të tjera etnike jashtë kufijve të dy shteteve tona, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ka organizuar në ambientet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Tryezën tematike “99 vjet. E tani çka...?”, me qëllim që të bëj bashkë veprimtarë e udhëheqës politik nga trojet etnike shqiptare për të debatuar vëllazërisht e lirshëm për gjendjen e pjesëve të truallit shqiptar, që administrohet nga Podgorica dhe nga Beogradi.
Ftesës për Tryezën i janë përgjigjur: Tahir Tahiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi; deputeti Vasel Sinishtaj e veprimtari Ali Daci, Nagip Arifi; kryetar i Partisë Demokratike shqiptare në Bujanovc, Nagip Arifi, anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, Bajram Hasani, deputeti e veprimtari Rexhep Abazi se bashkë me veprimtarët nga ky truall shqiptar Shefki Halimi, Kadri Abazi, Zenel Halimi e Sabit Uka. Në këtë tryezë ishin edhe vëllezërit nga Shkodra, Ndue Sanaj, kryetar i Shoqatës “Atdhetare-“Dukagjini” me veprimtarët Prel Kroi, Ndue Mici e Gjon Kroi. Me ta i kanë shkëmbyer mendimet e i kanë qarë hallet e mëdha të nacionalitetit tonë edhe Mustafë Kryeziu e Ali Topalli nga OJQ “ Ekzodi ‘99”; gazetari i njohur Zekë Sinani; kryesia e Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”: kryetari i saj Ukshin Jashari, Rrahman Jashari, Lek Camaj dhe shumë përkrahës e miq të kësaj Shoqate.
Podgorica Shqiptarëve po ua mungon të drejtat e fituara
Të pranishmit në këtë Tryezë kanë dëgjuar shumë fakte e argumente për gjendjen alarmante lidhur me të drejtat elementare të njeriut teksa po i drejtohej pjesëmarrësve në Tryezë kryetari i këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Tahir Tahiri. Nga pronat e nëpërkëmbura private shqiptare e deri të punësimi, shëndetësia, arsimi, përfaqësimi në gjykata, institucione, gjuha shqipe e shkollimi, simboli nacional shqiptar e sfera të tjera të jetës kanë qenë pika në të cilat Tahiri ka përmendur shkelje në dëm të shqiptarëve që ka bërë e është duke bërë pushteti në Podgoricë. Ai, përmes Tryezës ka shpalosur, edhe njëherë, kërkesat e shqiptarëve atje drejtuar institucioneve të Malit të Zi, por edhe atyre të Shqipërisë e Kosovës. Komuna e Tuzit duhet të ketë të drejta të plota dhe të ekzistojë në kufijtë historik të Malësisë. Duhet të ketë përfaqësim autentik të shqiptarëve në organet e shtetit dhe në të gjitha nivelet e pushtetit në Mal të Zi, Mandatet e garantuara në Parlament dhe kthimi i njësisë së veçantë zgjedhore, Decentralizimi i pushtetit vendor (kthimi i kompetencave që janë marrë, Kthimi i pronës dhe pasurisë ish pronarëve, Rishikimi i të gjitha privatizimeve të bëra gjatë viteve të tranzicionit në komunat dhe vendbanimet në të cilat jetojnë shqiptarët, Arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet e arsimit, Anulimi i Projektit për Parkun Nacional “Prokletije” dhe kërkesat të tjera janë ngritur në këtë Tryezë nga Tahiri, me kërkesën që me to të njihen edhe institucionet shqiptare e ato ndërkombëtare përmes një letre të përbashkët në emër të kësaj Tryeze.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ne mes te tjerave u ndal: ... shqiptarët atje me votën e tyre kanë ndihmuar në pavarësinë e Malit të Zi, por kjo u është kthyer me të keq. Sinishtaj, ka treguar për angazhimet e deputetëve shqiptarë në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të shqiptarëve atje duke cekur veprimet e vazhdueshme të Podgoricës zyrtare për zvogëlimin e të drejtave e fituara e te garantuara me kushtetute. “Askund në botë nuk zvogëlohen liritë dhe të drejtat e arritura të pakicave, por kjo ndodh në Mal të Zi me të drejtat e shqiptarëve”. ... në këtë Tryezë u ka apeluar institucioneve të shtetit të Kosovës që të mos nguten me vënien e marrëdhënieve të plota diplomatike me Podgoricën (ne Kosove jane 3000 malazeze qe kane ardhur si kolinizator) pa u njohur të drejtat dhe përfaqësimi autentik i shqiptarëve atje, pa u njohur e drejta për komunë të plotë dhe shumë të drejta legjitime të shqiptarëve në trojet e tyre.
Edhe përfaqësuesi nga Rozhaja, veprimtari Ali Daci, ka dhënë shumë shembuj të realitetit në Dacaj dhe vendbanimet tjera shqiptare atje. Ai ka dhënë e fakte e argumente edhe për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të mbetur në Plavë e Guci duke treguar se në këto troje shqiptare dikur kishte mjaft banorë shqiptarë e tani, si tha ai, gëzohesh kur dëgjon një fjalë e a një këngë shqipe.
Gjendje e vështirë e alarmante edhe në Kosovën Lindore
Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike shqiptare në Bujanovc dhe deputeti e veprimtari Rexhep Abazi i kanë sjellë Tryezës argumente të shumta që flasin për një gjendje të vështirë e alarmante të gjithë shqiptarëve në Bujanovc, Preshevë e Medvegjë, pra në gjithë Kosovën Lindore. Ata kanë kritikuar zëshëm edhe heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë ndaj gjithë dhunës dhe ndaj mohimit te të drejtave elementare që Beogradi po i bën popullatës shqiptare atje. Ata kanë kërkuar që Kosova të vë në veprim reciprocitetin duke kërkuar të drejta të njëjta për shqiptarët në Kosovën Lindore me ato që kanë serbët në Kosovë. Duke treguar hapur se, shqiptarët në Kosovën Lindore janë hidhëruar me institucionet e Kosovës, këta dy diskutues kanë ofruar edhe arsyet pse ka ndodhur kjo duke rikujtuar ndihmën që shqiptarët atje i kishin dhënë në çdo kohë popullit të Kosovës. Ata kanë kujtuar se më 14 janar të vitit 2006 kishim shpallur publikisht Platformën e gjithë subjekteve politike në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës, Arifi e Abazi kanë shprehur alarmin se kështu si po vepron Serbia dhe me këtë heshtje të institucioneve në Shqipëri e Kosovë, shqiptarët në Kosovën Lindore do të ndjehen të pasigurte e të pambrojtur dhe se do të vazhdojë vënia në jetë e politikës serbe për të krijuar atmosferë frike, pasigurie dhe kështu do të vazhdojë zbrazja e trojeve etnike shqiptare. Ata janë shprehur me emocione se është shumë e dhembshme të humbet Medvegja, por edhe trojet tjera. “Derisa të tjerët do të festojnë për flamurin, ne do të jemi në protesta”, kanë lajmëruar këta dy diskutues.
Edhe nënkryetarët e OJQ “Ekzodi ‘99” , Mustafë Kryeziu e Ali Topalli kanë shprehur dhembje për gjendjen e vështirë të vëllezërve tonë në trojet etnike, që për momentin gjenden jashtë kufijve ekzistues të Shqipërisë e Kosovës. Kryeziu e Topalli kanë premtuar angazhime të përbashkëta në shërbim të unifikimit të kombit tonë.
Ndue Sanaj, kryetar i Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” nga Shkodra me një zë të butë e vëllazëror ka diskutuar për brengat dhe hallet e shqiptarëve në disa prej trojeve etnike. Ai ka kërkuar që çështjet të diskutohen me mendje të qetë e bashkërisht dhe bashkërisht edhe të ketë veprime të lejuara e në mbrojtje te të drejtave të garantuara të shqiptarëve në trojet etnike. Për gjendjen e nacionalitetit tonë kudo është ai, nuk janë fajtorë vetëm të tjerët, si jemi mësuar të deklarohemi, por fajtorë jemi edhe vetë ne. Historikisht ne, inatin e kemi pasur me të sojit tonë me shumë se me të huajt.
Gazetari i njohur Zekë Sinaj, që njeh mirë gjendjen në trojet etnike, sepse ka realizuar shumë emisione televizive atje, ka kërkuar që të mos ndalemi vetëm me përshkrime ngjarjesh e të gjendjes, por të punojmë për unifikim të veprimeve dhe që në mënyrë institucionale e të përkrahur nga institucionet e Shqipërisë e Kosovës të kërkohet realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të garantuara të shqiptarëve.
Ukshin Jashari, kryetar i së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ,sekretari i përgjithshëm Frashër Rraci dhe veprimtarët Lekë Camaj e Armend Blakaj kanë falënderuar pjesëmarrësit për gjithë atë rrugë të bërë për të qenë bashkë në të njëjtin vend e për të dëgjuar e debatuar për hallet që janë te të gjithëve. Po ashtu kanë falënderuar stafin e Qendrës së studentëve dhe zotërinjtë Ali Shabanaj e Ymer Ymeri që kanë mundësuar mbajtjen e kësaj Tryeze. Ata kanë premtuar se do të përgatisin një letër nga diskutimet e bëra dhe do ua dërgojnë institucioneve të Shqipërisë, Kosovës, por edhe atyre ndërnacionale.
Pjesëmarrësit në këtë Tryezë të pjesën e dytë të punimeve të saj janë njoftuar me propozimin e Shoqatës “Martin Dreshaj lidhur me Manifestimin e tyre tradicional “Zëri i Vëllazërisë” për vitin 2012 , i cili do të jetë shumë masiv dhe përmbajtjesor, sepse i kushtohet ngjarjes së madhe historike, ngritjes së flamurit në Malësi dhe datës së madhe të kombit tonë, 100 vjetorit të pavarësisë. Një propozim përmbajtjesor për këtë Manifestim është dhënë edhe nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini” dhe kështu do të punohet një skenar i përbashkët e shumë përmbajtjesor i Manifestimit.

Nga Rrahman Jashari , gazetar nga Kosova i Malësia.org

(Shenim: Pjesemarrjen e perfaqesuseve te shoqates “Atdhetare-Dukagjini” ne kete takim e mundesoj familja Prele Kroj dhe Gjovalin Kodra)

VAS KIRI, ARMIKU DHE MIKU I AHMET ZOGUT

Toger Vas Kiri, njihet në histori si pjesëtarë i triumviratit, udhëheqës i Lëvizjes së shumë përfolur anti-Zogiste të Dukagjinit e vitit 1926, e quajtur ndryshe, nga disa autor bashkëkohës si “Revolucioni i Shkodrës” (ose i Dukagjinit)
Vas Kiri, lindi më 1889, në fshatin Kir, te komunës se Pultit, zonës së Dukagjinit (pinjoll i shtëpisë së mirënjohur Dermani). Kjo trevë, historikisht, ka qenë rrëfanë e pandashme vazhdimësisë iliro- arbërore dhe kapercyell i djepit ku përkundën njeri pas tjetrit Pulati dhe Dukagjini. Për Kirin si vendbanim mesjetare i hershëm i Pultit të Vjetër dhe Kirin si fis zonës së Dukagjinit të ri (Epërm) kanë shkruar disa udhëtarë të huaj misionarë, klerikë, albanolog dhe studiuesit e ditëve tona. Kiri dhe kiçoret kanë vendin e tyre të merituar në historinë e Dukagjinit, dhe të mirënjohur si trevestar e trima të dëgjuar, pjesë e pandarë e evenimenteve më të rëndësishme dhe lëvizjeve patriotike të herë pas hershme të kësaj zone. Vasës, në moshë të re i vdesin prindërit duke mbetur jetim, prandaj në këto kushte të vështira detyrohet të lerë vendlindjen dhe të marri udhën drejt qytetit të lashtë të Shkodrës, ku ndihmëtare ju bë dora e ngrohtë e etërve françeskan.
Vas Kiri, një nga oficerët e parë të xhandarmerisë së shtetit shqiptarë
Në shkollën fillore katolike në Shkodër, beri përparime të njëpasnjëshme në mësime. Për këtë, ai kishte rënë në sy të mirë tek eprorët dhe mësuesit e njohur klerikë, të cilët, bëjnë përpjekje që atij të mos i ndërpriten vitet e shkollimit pranë tyre. Pasi, mbaron shkollën pranë Kuvendit Françeskan regjistrohet në një shkollë, që asokohe ishte hapur nga austriakët dhe quhej “Shkolla e Ulët”. Këtu, ai pati rastin e mirë të merrte dije oksidentale, e të mësonte gjuhë të huaj. Në vitin 1916 shkon për studime të mëtejshme duke ndjekur një kurs ushtarak 2–vjeçar dhe mbas përfundimit të tij, kthehet në Shqipëri. Kiri ka qenë njeri nder oficerët më të vjetër të xhandarmerisë së shtetit të ri shqiptar. Natyra i kishte dhënë një trup te mesëm, me vibracion muskulor sportiv, i veshur elegant, me sy grih të kaltër, fytyrë të imtë, vetulla te dendura, me një cifël mustaqesh të vogla nën hundë, të cilat me sa duket i mbante vetëm se, për tu mbyllur gojën bashkëkohësve të vet, të cilët burrin pa mustaqe e vështronin si femër. Siç përshkruhej nga ata që e kanë njohur mirë Vasa, mund te klasifikohet si njeri që nuk e humbi kurrë kurajën, ndonëse kishte diçka melankolike, megjithatë ai e merrte veten shpejt. Karrierist ambicioz i vendosur, tek i cili bashkoheshin edhe logjika e mendimit dhe kryelartësia malësore, triumfonin herë njëra here tjetra duke e vërtitur nga maturia në aventurë. Vas Kiri e ka kaluar me sukses provën e zjarrit te trimërisë në shumë raste konkrete te karrierës së tij, dhe nëse gjykohet në lidhje me ketë cilësi, duhet shkruar se ai nuk tërhiqej përpara pasojave, ai futet në kategorinë e njerëzve me ndjesi të larta morale. Karriera e tij ushtarake dhe politike njëkohësisht fillon që në vitin 1916, kur në Shqipëri hyri Nemcja (Austria). Kiri, u paraqit vullnetar shqiptar! Në vitin 1920, nën urdhërate e Bajram Currit, së bashku me Ndokë Gjeloshin, Preng Tushën dhe Prengë Jakun veprojnë për pastrimin e Shqipërisë së mesme nga agjentet dhe mercenarët e Esat Pashës. Gjatë ditëve te mbajtjes së Kongresit të Lushnjës, në vitin 1920, Vas Kiri pati detyrën e rëndësishme te sigurimit te sallës dhe godinës ku u mbaj Kuvendi historik i Shqiptareve që rikonfirmoj integritetin. Vas Kiri dhe Ndokë Gjiloshi shquhen në Luftën e Koplikut, në vitin 1920 dhe që nga kjo kohë për vite me radhë formojnë një binom të pandashëm që kishin një emërues te përbashkët qoftë nga ana botëkuptimore ideologjike, qoftë nga veprimet praktike si oficer karriere në terren. Pas Luftës së Parë Botërore integriteti territorial i shtetit Shqiptar, që vihej serish në pikëpyetje nga qëndrimet ekspansioniste te fuqive te mëdha dhe shteteve shoviniste të Ballkanit. Në këtë periudhë të brishtë, kur ndihej më shumë se kurrë nevoja e një qeverie qendrore, filluan përpjekjet e qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës për organizimin e saj dhe administrimin vendit. Në ketë kohë kemi largimin e francezëve nga Korça, dëbimin e pa dinjitet të italianeve nga Vlora, lufta për spastrimin e Esadisteve nga Shqipëria e Mesme, por me gjithë këto suksese të rëndësishme për fatet, serish situata e brendshme politike në Shqipëri ziente si vorba në zjarr. Shqiptarët e sa po dalë nga thellësia e shekujve të feudalizmit oriental e kishin tepër te vështirë gjetjen e udhëheqësve që gëzonin besim të gjerë në popull dhe ne parlament. Prapaskenat, egoizmat, meritë personale dhe makinacionaret e pa skrupullte të politikaneve te vegjël e sherrxhinj kishin krijuar një konfuzion politik të tillë sa një shkëndijë vogël do të mjaftonte për një shpërthim të madh. Në ketë fazë foshnjarake te politikës, në ketë adoleshencë te hershme te shtetit shqiptar, kemi shpërthimin e lëvizjes së Mirditës në qershor 1921. Gjon Marka Gjoni i pakënaqur nga autoriteti i qeverisë qendrore të Tiranës, i nxitur edhe nga Jugosllavet kreu një aventurë të çmendur, duke pretenduar për Krijimin e Republikës së Mirditës. Vas Kiri, në atë kohë me gradën e Togerit, ka marrë pjesë në shtypjen e lëvizjes rebele të Mirditës së bashku me pjesën më elitare të oficerëve te rijnë të ushtrisë nacionale, si Major Ferid Frashri, Kapiten Mark Raka, Toger Azis Çami, Kapiten Lesh Topallaj, Kapiten Shefqet Korça, Toger Prend Tusha, Kapiten Taip Shkodra, Kapiten Sulejman Shkodra e te tjerë .
Fonolist dhe anti Zogist i vendosur
Në vitet 1922-1924 rreshtohet përkrah opozitës së majtë pro perëndimore, ku padyshim Noli, Gurakuqi, Prishtina e Curri qenë idhujt e tij shpirtëror politik. Në vitin 1924 së bashku me 100 dukagjinas, mori pjesë në Lëvizjen e Qershorit, kundra Prefekturës së Shkodrës, ku ishte ngujuar Rreth Komandanti Fredid Frashri, Kryetari Bashkisë Musa Juka, Profekti Abedin Neprevishta (Të dy të fundit pranuan të dorëzohen, ndërsa Fredi Frashri vazhdoj qëndresën me kokëfortësi dhe u vra).
Pas shtypjes së Revolucionit te Qershorit, Vas Kiri detyrohet të arratiset në Jugosllavi, aderon në organizatën “Bashkimi Kombëtarë”, e cila, rrëzimi i Ahmet Zogut me çdo mjet, ishte çështje themelore, së cilës ju përkushtua me të gjitha energjitë. Në një informacion që i dërgohej telegrafisht Ministrisë Brendshme, me 31 korrik 1926 thuhej: “Sipas lajmit që kemi, Toger Vas Kiri, me 11 shokë ndodhet në rajonin e Serbisë, në rrugën Guci- Shkodër” .Në Gusht të viti 1925, Vas Kiri kthehet nga Jugosllavia, kalon kufirin dhe lëvizë në Pult-Shalë-Shosh-Nikaj-Merturë-Puke duke ngritur një çetë prej 150 vetash. Zëvendës Ministri i Brendshëm, në një telegram shifër të datës 6. 08. 1926 i dërguar N/prefekturës së Dukagjinit, i tërhiqte vëmendjen se: “Lajmërohemi prej njerëzve të siguritë se, Vas Kiri shëtitë lirshëm në malet e Dukagjinit, prandaj përsërisim të dispononi masa të rrepta për zejen e tij të gjallë ose të vdekur dhe rezultati pritet telegrafisht”. Kjo lëvizje e Kirit, ndonëse e pa sinkronizuar me shokët e vet, ngjalli frikë dhe tek autoritet lokale, të cilat ishin gati të përdorin çdo mjet vetëm për ta eliminuar nga faqja e dheut.
Zogu paguan 250 Napolona për kokën e Vas Kirit!
Komandanti i Zonës së Veriut, Kapiten Fiqiri Dinja, në informacionin e tij top sekret të nisur me Nr 28/1, dërguar me shifër Ministrisë Brendshme në Tiranë thuhet: - “Për vrasjen e Vas Kirit na zotohet një dukagjinas t’ue kerkue 250 napolana. Amundt ja premtojmë” ?
Zëvendës Ministri i Brendshëm nuk nguronte fare te miratonte praktikën e njohur të vrasjes me para të kundërshtarëve politik, por këshillonte kujdes:
- “Shuma në fjalë mund premtohet, e cila do t’i paguhet mbasi te realizohet qëllimi përfundimtarë”.
Nga fundi i verës 1926, largohet nga Dukagjini, kalon serish kufirin e hidhet në Jugosllavi. Në vjeshtë 1926, Kiri duket prapë në Dukagjin, tashmë për të mos u shkulur prej andej pa ja filluar luftën Qeverisë. Nënprefektura e Dukagjinit pas një informacioni shumë të saktë njoftonte Tiranën: “... se, me dt 8. 11. 1926, Vasë Kiri, Dom Lora Caka, Ndokë Gjeloshi, Dedë Thani e 20 vetë te arratisur, kanë hy në Dukagjin dhe se në këto ditë donë me ba një ofensivë kundre qeverisë. Që me 4 maj, Ministria e Brendshme kishte futur në dorë një letër që vinte nga Jugosllavia në adresë të Vas Kirit.
Letër për t’ia çuar dajës për Vas Kirin, ishte adresa e pusullës në të cilën shkruhej:
-”Vasë, thotë Rexhep Shala më lajmëroni numrin tuaj dhe fuqinë që mund të mblidhet” . Marsh Pjeter Kulla, 107 vjeçar nga Ndreajt e Shoshit, duke kujtuar qartë momentin kur në vjeshte të vitit 1926 është takuar me Vas Kirin, Ndokë Gjeloshin dhe Dom Larecin thotë: -“Ata erdhën me u takue me bajraktarët në Plana (tek stanet e Ndrejave në Shosh). Unë u kam çue bukë, djath, raki, mish thiut (derrit) të thatë dhe tamel (qumësht) delesh.
Dom Lorja ishte i pa rruar, me një shuplakë lesh në fytyrë, nuk të jepte kurrfarë paraqitje frati, por ama shumë i zgjuar e dallkauk. Ndokë Gjeloshi, ishte i gjatë, i pashëm, shumë i vendosur dhe plot besim në vetvete. Vas Kiri, ishte një burrë i mesëm nga shtati, serioz, i heshtur dhe jo shumë optimist në veprën që kishin ndërmarrë.
Gjatë kuvendit kanë thënë se, me vete kemi edhe Postribën, Malësinë e Madhe dhe Mirditën. Shumë ma entuziast me ja fillue luftës kanë qenë bajraktarët, Dom Lorja e Ndoka se Vasa”. Siç del në dritë nga kujtimet e bashkëkohësve, Kiri gjatë përgatitjeve për luftë nuk është treguar euforik, por realist, madje ka qenë skeptik për atë danc aventuresk, ndonëse vetë luante rolin e “kavalierit”. Ka mbetur proverbiale thirrja e tij drejtuar malësorëve: -“Hajdeni pas nesh kush do të fiket!”
Dom L. Caka, Ndokë Gjekoshi, Vasë Kiri dhe Kolë Bibë Miraka duke pas mbështetjen e Dukagjinit dhe të Iballës, luajtën një loje të rrezikshme zaresh me qeverinë e Ahmet Zogut, lojë që i fiku dhe i vuri duar brinjëve këtyre dy krahinave. Këta eksponent janë përgjegjësit kryesore të kësaj disfate, mes të cilëve Vas Kiri, së paku moralisht mban peshën më të lehtë ati faji të rëndë që i bënë Dukagjinit dhe Pukës
Pas disfatës së Lëvizjes së Nëntori, u dënua me vdekje në mungesë nga Gjykata e Krimeve Politike. Tashmë, Vas Kiri nuk ka rrugë tjetër, veç ate te azilit politik jashtë atdheut, në Jugosllavi e më pas në Austri.
Vas Kiri; Oso Kuka i Fierit !
Për shumicën e oficerëve rebele te Lëvizjes së Qershorit 1924, madje dhe Lëvizjes së Dukagjinit me 1926, Zogu me t’u vetëshpallur mbret si “baba” i dhembshur i nacionalitetit shqiptar, nxori një amnisti, të cilët i ftonte të ktheheshin dhe te merrnin gradat që kishin pas më përpara. Pas shfuqizimit të dënimit me vdekje të gjyqit të Shefqet Shatkut, Vas Kirit më pragmatist, në ndryshim nga Ndokë Gjeloshi dhe Azis Çami, kthehet në atdhe dhe fillon karrierën ushtarake, si Kapiten i zyrës së rekrutimit në disa rrethe te jugut, por edhe në Tiranë. Zogu, si prijës energjik e kapriçioz, kohen me te madhe e kaloi luftëra pusi dhe intriga. Si dinak dallkauk dhe biri i një dinaku malesh, ka luajtur më së miri me kartën vra me para trurin e elitës politike (asgjësoi plotësisht opozitën) goditi miqtë si armiq, dhe neutralizoi e rekrutoi shumë armiq e beri miq! Vas Kiri, pas aminstimit i shërbeu me devocion detyrës ushtarake duke vënë edhe kokën në rrezik për uniformën së cilës i shërbente. Kur shpërtheu Kryengritja anti Zogiste e Fierit e viti 1935, Kiri ka qenë Shef i Zyrës së mobilizimit të këtij qyteti. Edhe kjo Kryengritje ka mbetur mjaft e përfolur në histori, duke ja faturuar herë si vepër të jugosllaveve, herë si te italianeve. Gjithses,i shkaku kryesor gjithnjë mbetët faktori i brendshëm, fryma anti Zogiste. Iniciativën e shpërthimit të Kryengritjes e mori një oficer i thjeshtë i xhandarmerisë së Fierit, shkodrani Musa Kraja, i cili së bashku me Rreshter Ndue Brozin nga Mirdita dhe disa xhandar arrestoi Nënprefektin dhe Rrethkomandantin e vet Nedip Pustinën nga Dibra, pastaj shkoj me arrestua oficerin e rekrutimit Kapiten Vas Kiri, që ndodhej pak në skaj të qytetit të Fierit. Kryerebelit Musa Kraja, i ndeshi sharra në gozhdë me ariun trim të Dukagjinit: “Vas Kiri i doli besnik Zogut dhe nuk u dorzue kryengritësve, por rezistoi me 2 ushtarët e vet dhe u mbyll në zyrën e rekrutimit si Oso Kuka në kullë barutit”. Koha, që kryengritësit u morën me Vase Kirin qe e bjerrin se, ai vazhdoj qëndresën sipas proverbit Bonopartian, “Komandanti nuk dorëzohet, por vdes”, pati pasoja negative mbi efektin befasi të manovrës të kryengritësve me rreth 200 veta, të cilët bllokuan rrugën e qyteti, vranë gjeneralin Gjiraldin, i cili po kalonte rastësisht atë ditë nga Fieri për te marrë pjesë në një panair në Pojan. Kryengritësit pastaj filluan marshimin drejt Lushnjës ku u përballën ashpërsisht me forcat qeveritare të ardhura nga Tirana dhe Kavaja, të cilat i shpartalluan pa mëshirë.
Kryengritja e Fierit e viti 1926, ishte një stacioni i fundit i karrierës së Vas Kirit, i cili shërbeu me devocion në forcat e ushtrisë Nacionale deri pas përzënies së Zogut nga Italianët. Nga viti 1939 deri me 1942, kur u vra në rrethana misterioze në Jugosllavi, ende kemi një zbrazësi të pa dokumentuar, për të cilën i mbetet historisë ta thotë fjalën e saj në të ardhmen, për ketë figurë qendrore te jetës politiko-shoqërore të Dukagjinit në vitet 1920-1939.

Nga Prelë Milani

Lapidari në Qeresh, Simbol i Krenarisë së Dukagjinit në Luftërat për Liri

Krahina e Pultit përbëhet nga 6 fshatra dhe shtrihet në dy anët e luginës, lumit te Kirit. Ai buron në bjeshkët e fshatit Plan, afër Qafës së Boshit dhe mbledh burimet e Planit, Gjurajve, Pogut, Mjegullës, Xhanit e të fshatit Kir, i cili prej tij ka marrë edhe emrin, pastaj vazhdon udhën për në Prekal dhe që andej kalon nga lindja e qytetit Shkodër e bashkohet me Drinin. Gjatë dimrit ai është shumë i rrëmbyeshëm, ndërsa gjate verës përfundon në një përrua sepse ujërat e tij shfrytëzohen për vaditje.
Lugina e Pultit ka një klimë të përshtatshme për prodhimet e kulturave bujqësore; aty rritet fiku dhe shumë lloje pemësh frutore si: arra, gështenja dhe gjerë tek lëndët drusore si ahu dhe pisha në Bjeshkët e Planit e Gjurajve. Këtu banojnë një popull i lashtë dhe shquhen si punëtorë, bujarë dhe patriot. Gjatë udhës, në fillim duket fshati Kir, që shtrihet në dy anët e lumit me Kulla të Bardha dy katërshe, karakteristike për malësinë e për banorët që shquhen për bujari. Kështu p.sh. Staka këshillonte: gotat e rakisë duhet të rrinë gjithnjë plot sepse ngelesh pa hunë!
Në anë të majtë të lumit shtrihet fshati Xhan, me pemëtari të zhvilluar dhe shquhet për burimet e ujit të pijshëm, -thonte Zef Gjeloshi, banor i fshatit. Leka, një plak i këtij fshati ishte njeri shumë gazmor, e kishte të zhvilluar humorin popullor, ishte vërtet një artist i lindur. Aty ka lindur Ndrek Luca, i cili krenohej për vendlindjen e tij Dukagjinin dhe për të ka shkruar dramën “7 Shaljanët”. Në luftë kundër Malazezëve këtu është vrarë patrioti Nik Çuni, - thotë plaku 93 vjeçar Nik Gjoni.
Pastaj vjen fshati Mëgull dhe në të djathtë të lumit shtrihet fshati Pog, i cili është qendër e zonës, qendra e komunës se Pultit, dhe vijohet drejt fshatit Gjuraj, i cili shquhet për vlera historike. Aty është e quajtura Kalaja e Boksit e ngritur nga lashtësia, por që gjurmët e tij shihen nga arkeologët amatorë edhe sot. Aty pranë është ngritur një lapidar në kujtim të mbi 80 vetëve të luftës të 15 korrikut 1915, ku u zhvillua një betejë e përgjakshme me ushtrinë malazeze, e cila siç tregonte patrioti Gjon Kokrri, gjatë një bisede të zhvilluar tek lapidari me 15 korrik 1975, vendi qe larë me gjak. Ushtria malazeze kishte si qëllim të pushtonte Pultin e të kalonte nga Qafa e Boshit në Shalë dhe që andej të kalonte drejt Bogës. Këtë e pohuan edhe Tom Gjoni e Pjetër Lulashi që i kishin parë dhe jetuar këto momente të luftës. Popullit i qenë mbledhur armët nga Frati i Kishës së Planit, por ata përsëri u armatosën dhe qëndresa qe e fortë dhe armiku u tregua mizor, vrau mbarë njerëzit që ishin aty, gra, pleq, bagëti, dogji shtëpi dhe arat me misër. Kjo vazhdoi edhe në Shalë e pastaj ra edhe kolera që mori shumë jetë njerëzish. Aty u vranë 79 vetë, ndër të cilët babai dhe vëllai i Gjon Kokrrit. Ndër këta martirë pati trima që u vranë me armë në dorë duke luftuar, të cilët janë dëshmorët e atdheut. Për këtë betejë është shkruar shumë, por ajo duhet të përfshihet në analet e historisë të popullit shqiptar për periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ajo duhet të shkruhet në tekstet shkollore si një nga betejat më të rëndësishme të luftës për liri të Dukagjinit. Të vlerësohen martirë, dëshmorë dhe heronj siç është: Mehmet Shpendi, i cili ashtu si bashkëkohësit dhe bashkëluftëtarët e tij: Isa Boletini e Dedë Gjoluli, të cilët u vranë pabesisht dhe nga i njëjti armik serbo-malazez.
Kjo duhet të realizohet në kuadrin e 100 vjetorit dhe roli kryesor i takon Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, e cila siç veproi me rastin e 90 vjetorit te kësaj ngjarje, të bëje dhe për100 vjetorin e saj dhe të vihet në vend ajo qe i takon, si beteja ashtu edhe trimat që dhanë jetën për liri. Kjo është meritë historike e popullit të Pultit dhe gjithë Dukagjinit dhe Mirditës sepse aty ra një trim duke luftuar. Të krijohet mundësia që 100 vjetorin e kësaj beteje të organizohet një festë madhështore e përbashkët për të gjithë Dukagjinin e mundësisht të zhvillohet në Qafë të Boshit ku të marrin pjesë edhe rinia shkollore dhe studentët pavarësisht ku banojnë duke hyrë kështu në histori si Festa Kryesore e Dukagjinit.
Pra, malësori dhe liria janë binjakë që i ka lindur historia. Malësorët kanë luftuar me armiqtë dhe me vështirësitë e natyrës, por megjithatë kanë mbijetuar, kanë qëndruar kurdoherë të fortë (na kanë bërë malet tona -thoshte - Prek Deda), dhe krenarë. Edhe sot, ndonëse ka pasur lëvizje të mëdha demografike e janë larguar shumë banorët, ai nuk është vend për tu braktisur. Aty kanë jetuar shumë banorë dhe që këtej kanë dalë njerëz të ditur, intelektualë të profesioneve të ndryshme. Në të ardhmen me përmirësimin e rrugëve dhe kushteve të tjera të jetesës, jetohet normalisht dhe është një vend i lakmueshëm për turizëm, si: Bjeshkët e Planit, të Gjurajve, te Xhonit, e te tjera, dhe në zonën e Shalës e Shoshit, ashtu si në Theth, bëhet turizëm edhe në këto anë. Por, të gjitha ndryshimet në të mirë të Dukagjinit bëhen kur vetë dukagjinasit të jenë të bashkuar në mendime e veprime në emër të Dukagjinit.

Nga Pjetër Delija,
pensionist dhe invalid

NENKOLONEL PETRIT ÇUNI, KOMANDANTI I UNIVERSITETIT USHTARAK “SKENDERBEJ”

Petritin e njoha ne vitin 1998, ne detyrën e komandantit te kompanisë se tankeve dhe me gradën kapiten i I-re, ne Brigadën e Tankeve, me vendvendosje ne rajonin e Melgushes. Një djalë i gjalle, qe respektohesh nga te gjithë koleget, eproret dhe vartësit. E pyeta: Nga je zoti Kapiten i I-re? Ai, me atë krenarinë prej nga ishte, mu përgjigje: Jam nga Dukagjini, fshati Gimaj, i komunës Shale. Eh, atëherë paskemi, pse te komunikojmë me gjere! Dhe, unë jame nga Dukagjini, fshati Gjuraj-i them. Kështu filloi njohja, filloj shikimi me një sy tjetër ne shërbim te funksionit te tij dhe te timin ne atë kohe. Dhe vërtete ishte për tu pare ndryshe! Ne te gjithë veprimtarinë e tij reflektonte kulture qytetare dhe ushtarake, korrektësi shembullore, përkushtim ndaj detyrës, kërkues dhe respekt ndaj vartëseve, hapësira ku shtrihej kompania e tij ishte shembull për te gjithë te tjerët, guximtar dhe punëtore i palodhur.
Bëra përpjekje te ndjek gjithë ecurinë e tij te mëtejshme, kur isha ne detyre dhe pasi dola ne pension, qe shpesh jemi takuar e kemi shkëmbyer mendime per reformimin e Forcave te Armatosura te Republikës se Shqipërisë se, ai ishte dhe është një oficer karriere i kompletuar.
Kur u informova, qe N/kolonel Petrit Çuni është emëruar Komandanti i Universitetit Ushtarak “Skënderbe”, ose siç i themi ndryshe: Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, ndjeva kënaqësi te jashtëzakonshme, jo vetëm qe e meriton ketë funksion mjaft te rëndësishëm, por dhe sepse me ne fund, një djalë nga Dukagjini, me punën e tij arrin ne ketë detyre mjaft te larte.
Çfarë do te them me gjate, me duket e tepert se, për N/kolonel Petrit Çuni me shume se kushdo tjetër flete CV-ja e tij qe e botojmë me poshtë. N/kolonel Petriti, ne emër tim personal dhe te Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, te uroj me shprehjen dukagjinase: Me faqe te bardhe detyren e re!

GJENERALITETET

Emri: Petrit
Atësia: Pal
Mbiemri: Çuni
Datëlindja: 06 Shtator 1969
Vendlindja: Gimaj, Dukagjin, Shkodër
Vendbanimi: Shkodër
Gjendja Familjare:
I martuar, me dy fëmije

Arsimi
1984-1988: Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake ”Skënderbej” Tirane
1988-1992: Akademia e Forcave Tokësore “Skënderbej” Tirane specialiteti Tanke
Maj 96 - Shkurt 97: Ndjekur Kursin e Gjuhës Gjermane pranë ATF Tirane.
Prill -Shtator 1997: Praktiken e trupave dhe Kursin e Komandantit te Batalionit (Shkolla e Tankeve ne Gjermani)
Tetor - Dhjetor 2000 : (KTHOSH) Kursin Themelor te Oficerit te Shtabit ne Akademinë e Mbrojtjes Tirane
Prill- Qershor 2004: Kursin intensiv te gjuhës Angleze Niveli i pare Br R SH
Shtator-Dhjetor 2005: Kurs për njohje e gjuhës Angleze ne Q.Gj.Huaja ne Br.R.SH
Janar - Qershor 2007: Kursin e Gjuhës Angleze ne Shkollën e Gjuhës Angleze CFLS (Canadian Force Language School) Nivel i Dyte Base Borden ONTARIO KANADA
Nëntor 2007- Qershor 2009: Studime ne Akademinë e Drejtimit Gjermani (Kursin e Gjeneralëve/Admiraleve me pjesëmarrje Internacionale
Qershor -Korrik 2009: Kursin për Sigurinë Evropiane (Eurokurs) ne Akademinë e Drejtimit Gjermani
Shtator 2010-Dhjetor 2010: Qendra Georg C.Marshall Gjermani. “Programi për Studime te Avancuara te Sigurisë lartë/executive”
Prill 2011-Korrik 2011: Kurs i avancuar i gjuhës Angleze ne Qendrën e Gjuhëve te Huaja ne Akademinë e Mbrojtjes ”SPIRO MOISIU”

Karriera
15 Korrik 1992, Titulluar Oficer
Gusht 1992 – Gusht 1993, Zv. Komandant Kompanie ne Batalionin e Tankeve ne D17K B.CURRI
Gusht 1993 – Nëntor 1993, Shef Teknike Kompanie, Batalioni i Tankeve ne RU.2230 B.CURRI
Nëntor 1993-Tetor 1995, Komandant i Batalionit te Tankeve ne RU 2230 B. CURRI
Nëntor 1995 - Mars 1997, Komandant i Kompanie Tankesh ne RU 2230 B. CURRI (Për shkak te ndryshimit te Strukturës ne FA)
Prill 1997 - Tetor 1997, Kualifikim ne Republikën Federale Gjermane.
Nëntor 1997 - Nëntor 1998, Komandant Kompanie Tanke ne b2t BrT DIK Shkodër.
Nëntor 1998 - Shkurt 2001, Komandant Batalioni Tankist (Gatshëm) RU. 1180 Melgush, SHKODER
Mars 2001-Qershor 2003, Komandant Kompanie Tanke ne Rep.Usht.Nr.1180 Melgushe SHKODER (Për shkak te ndryshimit te Strukturës ne FA)
Korrik - Nëntor 2003, Shef i Operacioneve e Stërvitjes (S3) ne blk Brigada e Reagimit Shpejte(BrRSH).
Nëntor 2003- Nëntor 2007, Zv/Komandant ne blk Brigada e Reagimit Shpejte(BrRSH).
Gjate kësaj periudhe: Tetor 2004 - Maj 2005 dhe Shkurt 2006 - Maj 2006, Komandant i Kontingjentit Paqeruajtës Shqiptare ne Bosnie-Herzegovin (BiH)
Nëntor 2007-Korrik 2009, Kualifikim ne Republikën Federale Gjermane
Shtator 2009 – Tetor 2011, Zëvendëskomandant i Universitetit Ushtarak “SKENDERBEJ “
Nëntor 2011 e ne vazhdim..., Komandant i Universitetit Ushtarak (Akademisë Ushtarake) “SKENDERBEJ“

Gradime
Ne vitin 1992 Nëntoger
Ne vitin 1994 Toger
Ne vitin 1995 Kapiten i Pare
Ne vitin 2004 Major
Ne vitin 2009 Nënkolonel

Medalje
Medaljen e Karrierës te akorduar nga Komandanti i Forcës Tokësore
Medaljen e Misionit ne Operacionin ALTHEA 2005
Çmimin e Komandantit te akorduar nga Komandanti i Trupave Gjermane ne Operacionin ALTHEA BiH Prill 2005
Medaljen e Misionit ne Operacionin ALTHEA 2006 dhe përsëri nderuar me Çmimin e Komandantit te akorduar nga Komandanti i Trupave Gjermane ne Operacionin ALTHEA BiH Maj 2006

Gjuhe te huaja
Gjermanisht Niveli 3/3/3/2/
Anglisht Niveli 3/2/2/2/

Adresa elektronike:
Mobil: 0672780391
E-mail petritcuni@yahoo.com

E pergatiti Ndue Sanaj,
kolonel ne pension

NJE UDHETIM PERKUJTIMOR (TE SHUMET)

Reportazh
E marte me 01 Nëntor 2011, herët ne mëngjes marr rrugën për ne vendlindje time, Shale.
Qyteti sapo është zgjuar e rrugët janë te mbushura plot e përplot me njerëz (këmbësore e biçikleta), qe shkojnë ne pune e aktivitete te tjera. Dita është mjaft e bukur, pak e freskët dhe dielli në lindje shkëlqen. Unë nisem për tek stacioni i fugonave që udhëtojnë drejt Dukagjinit, tek Fermentimi. Fugona të vendosur në rrallë, njerëz të shumtë, burra, gra, të rijnë lëvizin zhurmshëm në rrugë duke përshëndetur njeri-tjetrin: Nadja e mirë! Si keni njehur?, por edhe shprehjen tradicionale për këtë ditë: Paçin dritë! Paçi shëndet! Një nga një fugonat mbushen dhe marrin udhën për Dukagjin me urimin: Shkofshi e u kthefshi shendosh! Unë, me shumë të tjerë u nisem me shofer Petritin për në Breg-lumi. Rruga gjarpëron neper luginën e Kirit; Mes-Urë e Shtrenjte-Prekal-Karmë e Kirit-e, në vijim Mali i Shoshit-Shosh-Pylaj-Lotaj e Breg-lumi. Rrugë me shumë problem e ne gjendje mjaft të vështirë komunikimi. U kënaqa shumë kur pashë punimet ne segmentin Mes-Prekal, punën që behej në vazhdim dhe asfaltin që ishte hedhur dhe veprat e artit që ishin ngritur apo ishin në ndërtim. Punohej me ritme te larta, dhjetëra makineri që të jepnin besimin për një përkundim të shpejte të këtij segmenti. Lëvizja në këtë segment ishte e mire, si për automjetin ashtu edhe për udhëtarin, që për këto zona është i paparë. Donë Zoti dhe kjo e mire vijon edhe më gjatë në drejtim te tri komunave tona; Pult-Shosh-Shalë, që edhe këta banorë ta bëjnë një ditë udhëtimin normal dhe jashtë çdo rreziku. Kjo rrugë normale do të sjellë patjetër edhe rigjallërimin e jetës në këto komuna, që për njëzet vjet u braktisen jashtë çdo kriteri nga banoret e saj. Ne fugon biseda gjallërohet, por të vjen mire që për here të parë nuk dëgjon debat politik, por dominohej nga problemet ekonomike dhe dëshira për të ringjallur jetën në këto zona, ku kusht i pare për këtë ishte rruga automobilistike, jo vetëm me qytetin, por edhe mes komunave dhe fshatrave te tyre. Kjo gjë do t`u afronte tregun dhe do të ndikonte në rritjen ekonomike te çdo familjeje. Nga goja e mjaft malësorëve, tashmë të bërë qytetar, dëgjoje tek thoshin: Sikur të donte Zoti e kjo rrugë të vazhdojë si ajo e Prekalit, deri në Breg-lumi, se nuk do të më mbetej merak qyteti kurrë në jetën time! Gjatë rrugës kudo shef shtëpi të braktisura e të rrënuara, toka djerr të papunuara, shumë pak njerëz që lëvizin apo që punojnë. Aty-këtu anës së rrugës shikon thasë të mbushur … me çfarë vallë? ... Patjetër me misër, patate e disa prodhime të tjera të bëra në token e të parëve. Kjo më ngjalli një lloj shprese se njerëzit që u larguan në vitet nëntëdhjete drejt qytetit, tani po i hedhin sytë drejt tokave të braktisura, për të siguruar një bazë të nevojshme ushqimore e cila në tregun e qytetit është me çmime shumë të shtrenjta dhe për te zbutur sadopak papunësinë e madhe që ka pllakosur qytetin tone, dhe veçanërisht të ardhurit nga zonat malore.
Fugoni lëvizë ngadalë duke u përkundur si lavjerrës në rrugën plot me gropa drejtë Bregut të Lumit. Kalon Gryken e Ndershqemit (Portën e Shalës, siç e kanë quajtur te huajt) e ndalon në qendrën e komunës Shalë, Breg-lumi. Kjo komunë nuk ekziston si godinë, pasi u dogj disa ditë më pare, duke iu bashkuar kështu edhe dhjetëra godinave të tjera te rrënuara. Ne pamje të pare të krijohen imazhe të trishtuara, sikur ky vend i përket një pasbeteje me bombardime, nga e cila janë evokuar vetëm “viktimat”! Të mbërriturit nga Shkodra pinë nga një kafe të shpejtë neper baret e kësaj qendre, me një pamje e pajisje tejet te mjerueshme, që ngjajnë më shumë me rrënoja se sa me objekte tregtie. Kjo nuk është gjë tjetër përveç një treguesi shumë konstant i mbijetesës ne aspektin ekonomik. Pas përshëndetjes me njeri-tjetrin drejtohen për tek varrezat e te afërmve te tyre. Unë banor i Bregut të Lumit, drejtohem për tek varrezat, të cilat janë vendosur përsëri në SHTJEFEN, pas viteve nëntëdhjetë, afër kishës së Shën Shtjefnit. Rrënojat e saj bashke edhe me varrezat e lagjes PAPNIKAJ u prishen ne vitet shtatëdhjetë e u kthyen në tokë bujqësore nga policia e kohës. Me këtë veprim antinjerëzor, ne humbëm përgjithmonë eshtrat e të parëve tanë dhe përveç kësaj u gropos edhe një nder kishat më të vjetra e më të mëdha, ndoshta te të gjithë Shqipërisë. Aty, tek varrezat, gjejmë disa bashkëfshatarë, që na priten me shumë përzemërsi. U përshëndetem me frazat e Ditës së të Shumëve: Paçin dritë! Pushofshin në Paqe! Nga Lazeri, më i moshuari i fshatit, u bë organizimi e drejtimi i ceremonisë së zakonshme për Ditën e të Vdekurve: ndezja e qirinjve five); vendosja e tufave me lule dhe një kor, të gjithë së bashku, thamë Uratën e të Vdekurve: “E I NDRITTE DRITA E PAMBARUEME”, “EPJAU ZOT PUSHIMIN E PASOSUN”, “PUSHOFSHIN NE PAQE”,”ASHTU KJOFTE”! , e cila u përsërit disa herë nga të gjithë të pranishmit. Pastaj, sipas traditës, të gjithë shkëmbyem dhurata material, ushqimore,, pije, lëngje frutash, gjithnjë nën urimin: Paçin Dritë e për Shpirtin e të Vdekurve! ‘Të shkoftë për shpirtin e të vdekurve’ është togfjalëshi që ka dominuar gjatë gjithë kohës, por gjatë qëndrimit tek varrezat kujtoheshin edhe batutat dhe shprehjet e urta apo gazmore që kishin thënë të vdekurit kur ishin të gjallë. Një nga ato të shumtat ishte edhe ajo e të ndjerit Prelë Bregu, agronomit dhe mësuesit të pavdekshëm në memorien e dukagjinasve, i cili i kishte thënë sekretarit të byrosë (pasi i kishte kërkuar llogari se kishte dale tek varri i babës me 1 Nëntor): “Unë nuk isha tek varret, por isha tek të shumtët” dhe pas një debate pak të ashper, Prela kishte vazhdua- “Shën Zetën (be karakteristike e Preles) ke punë të tjera boll, pa u marrë me të vdekun e me thitë e derrat e Bregut të lumit”! Mora si shembull Prelen, por njerëz te batutës e të shpirtgjerësisë si Prela ka pas në mbarë zonën e Dukagjinit dhe jo vetëm kaq, por edhe që kanë arrite ta shfaqin hapur pakënaqësinë ndaj regjimit te kaluar, sidomos ne lidhje me ndalimin e riteve fetare.
Koha kalon shpejt e pjesëmarrësit shpërndahen duke uruar njeri-tjetrin, në veçanti ne që ktheheshim për në Shkodër, me gjithë zemër na uronin: Rrugë të mbarë e shkofshi shendosh në shtëpitë tuaja! Shoferi ynë, Petriti, gjithnjë i papërtueshëm, edhe pse vonë dhe i lodhur nga udhëtimi i gjatë, të gjithë udhëtarët i shoqëroj deri në lagjet e tyre duke i uruar “Zoti ua shpërbleftë dhe Paçin Dritë”!

Nga Zef Fusha
anëtarë i Shoqatës
“Atdhetare-Dukagjini”

NJE PAJTIMTAR ME ZEMER NE DORE

- Portret -
Pas viteve 1990 si për çudinë e te gjithëve ne Shqipëri, pas pesëdhjetë viteve, u shfaq edhe njëherë fenomeni i gjakmarrjes. Ky fenomen qe pengon shoqërinë ne zhvillimin dhe integrimin e saj. Është për te ardhur keq se shteti i këtyre viteve nuk e pati asnjëherë forcën apo me mire me thënë dëshirën për ta parandaluar, apo për t`i dhëne dënimin e merituar këtij fenomeni tronditës për shoqërinë tone. Ne këto kushte lindi si një domosdoshmëri krijimi i te ashtuquajturave “Shoqata te pajtimit te gjaqeve”. Ne këto shoqata u përfshinë burra te krahinave te ndryshme, te cilët te ngjallnin besimin se me përkushtimin e tyre do te ndikonin sadopak ne zbutjen e këtij problem, tashme nacional.
Një nder ta ishte edhe Fran Zef Shullani nga fshati Lotaj, i komunës Shale, i lindur me 12 prill te vitit 1928 ne një familje me tradita te vyera dukagjinase qe i përket fshatit Lotaj, këtij fshati qe për një kohe shume te gjate nuk ka pasur asnjë ngatërresë , ndërkohe qe nuk behet fjale për vrasje. Frani, bashke me familjen e tij u vendos ne Shkodër pas viteve nëntëdhjete. Për here te pare u përfshi ne shoqatën e pajtimit te kryesuar nga Ndreke Pjetri dhe sekretar Luk Velajt. U përkushtua qe ne fillim, ne emër te Zotit, për te punuar me gjithë shpirt vetëm e vetëm për paqe dhe pajtim. Frani ka marre pjese ne tri kuvende për këtë fenomen, ku ka qene i pranishëm ne njërin prej tyre edhe presidenti i Republikës, njëkohësisht ka kaluar thuajse ne te gjithë hapsiren shqiptare, ne emër te zgjidhjes se konflikteve dhe pajtimit te gjaqeve. Çeta e burrave ku bënte pjese edhe Frani, përbehej nga Zef Sokoli i fshatit Pecaj, Gjon Raka i fshatit Nicaj, Zef Gjeloshi fshatit Dakaj, Ndue Nika i fshatit Gimaj, Tome Zefi i fshatit Ndreaj-Shosh, Ndue Deda i fshatit Nicaj-Shosh, Ndue Kole i fshatit Vukaj, Marash Kole Binaku, Dede Voci i fshatit Kir, Kole Mhilli i fshatit Plan, Nosh Deda i fshatit Xhan e shume te tjera nga te gjitha zonat e Dukagjinit. Por gjeografia e bashkëpunimit nuk mbaron me kaq, pasi Frani e shtriu ketë veprimtari bamirësie edhe ne Postribe me Ymer Myrton, Adem Isufin e Brahim Kasemin e Sumes, ne Malësinë e Madhe me Kastriot Deline e Hotit, Palok Lumin e Pashko Tomen e Kastratit, Marash Vaten e Shkrelit, Liko Manin e Tuzit e Emin Kadrin e Ulqinit. Gjate kohës se këtij bashkëpunimi kane zgjidhur konflikte edhe ne zonën e Tropojës, Kukësit, Krasniqes e Gashit duke pas si bashkëpunëtore Man Salihin e Krasniqes, Hamdi Bajraktarin e Gashit, Hamdi Rexhen e Bujanit dhe çfarë është me rëndësishmja duke pasur gjithnjë me vete zemrën e pastër e dëshirën e mire qe ne familjet shqiptare te dominoje qetësia, paqja e bekimi familjar. Kjo shtrirje e veprimtarisë ka prekur edhe krahinat e Nikajve e Merturit ku spikate bashkëpunimi me Sokol Deline e Nikajve e me Pjeter Noshin e Prele Markun e Merturit, për te vijuar pastaj ne zonën e Pukës me Mark Zefin, Selman Kamberin, Kamber Lacin, Mustaf Kamberin; ne krahinën e Shllakut e te Viles me Kole Tomen, Martin Kolen e Viles; ne Lezhe me Zef Gjergjin; ne Kurbin me Gjok Majsin; ne Kruje me Filip Caken, ndërsa ne krahinën e Mirditës bie ne sy bashkëpunimi me profesorin e nderuar, te ndjerin Pal Puka, me Fran Lleshin e deri ne Has me kryetar Sali Geren. Kontributi i dhënë nga këta pajtimtar te sipërpërmendur është mjaft i madh dhe i krahasuar me ndikimin e ligjeve te shtetit është shume me dobiprurës dhe produktiv për shoqërinë e këtyre krahinave. Frani, gjate periudhës se bashkëpunimit me kryetarin e pajtimit te gjaqeve, Gjin Marku, tregoj përkushtimin dhe fuqinë e arsyes se, pse duhej falur ne emër te Zotit. Për zgjidhjen e konflikteve përdori si shembuj modelet me te qëndrueshme te krahinës se Dukagjinit, si: Mark Sadikun, Lulash Gjeloshin, Tunxh Myftarin e shume te tjerë. Shpeshherë kane aplikuar edhe kanunin e Lek Dukagjinit si formatin e qëndrueshëm dhe me ndikim tek memoria e njerëzve te krahinës se Dukagjinit e me gjere. Nuk janë te pakta rastet kur puna e tyre ka qene mjaft e frytshme, duke nxjerre nga ngujimi dhjetëra njerëz te afte për pune e për te mbajtur familjen, te afte qe me punën e tyre t` japin familjes e shoqërisë. Le te përmendim disa raste te tilla: Pajtimi i Hysen Halilit me Urën e Shtrenjte; Mark Zefi i Lotajve me Ndoc Niken e Shllakut; Prek Ndoja me Shllak; Pashko Toma me Shkrel te Malësisë se Madhe; Braho Neza nga Ulqini me shokët e tij; Zef Ndoja i Gjuraj me Mirdite; Ndrec Lushi i Lotaj me Mhill Niken e Planit; Bajaram Neza Durrës me Pukën dhe disa raste te tjera te tilla si këto. I pyetur për këtë mision, vete Frani përgjigjet: Falënderoj me gjithë zemër te grithe ata prindër, baballarë e nena qe i kane fale fëmijët e tyre, djemtë e tyre, gjakun e te afërmeve te tyre, sepse kane vepruar ne emër te të Madhit Zot, na i kane fale ne si pajtimtar për zgjidhje te familjeve te ngujuara. Misioni i pajtimtarit është një pune sa e rende aq edhe fisnike, sepse t`i biesh ne dere babës dhe nenës qe i kane vrare djalin e t`i thuash: “Del jashtë more babe e gjakun e djalit ti me na e fale”- e baba shqiptar u përgjigjet: “Burra mire se keni ardhe e gjakun e djalit ne ëmën te Zotit ua kam fale”! Për te gjitha këto, Fran Zef Shullani mbetet një model i një njeriu me plot përkushtim e vullnet qe ne Shqipërinë tone, ku ligji duhet pranuar se është i pafuqishëm, te veprojnë te gjitha format e tjera njerëzore, qe ky vend te këtë sa me pak dhimbje, sa me pak te ngujuar dhe një jete e re t`i buzëqeshe këtij vendi me shume halle qe quhet Shqipëri.
Nga Fran Mirash Vuksani
anëtarë i Shoqatës
“Atdhetare-Dukagjini”

LETER BASHKEFSHATAREVE TE MI

SATIRE ME SPEC E PIPER
Te dashur ish bashkëfshatarët e mi! Ju, besoj se e merrni me mend se sa më ka marrë malli për Ju! Ndaj vendosa t`ua shkruaj këtë letër të shkurtër. Fillimisht, dua tu pyes si jeni me shëndet? Po, fëmijët si i keni pasur? Ju pyeta për fëmijët, pasi këtu ne televizion u dha një lajm i bujshëm, sipas të cilit në këto pesë vite na qenkëshin ndërtuar 1200 shkolla ne vendin tone, në Shqipëri. Në fakt u ndjeva mire, pasi donë Zoti dhe një e tillë të jetë ndërtuar për fëmijët tuaj, kështu që vogëlushet tuaj nuk do të udhëtojnë më nga tre-katër orë për të vajtur tek shkollat e largëta. Po, ajo shtëpia e kulturës, ku herë pas here jepeshin shfaqje, ekziston apo jo? Po, meqenëse tani ishin festat e Nëntorit, dua t`u pyes për atë lapidarin qe dikur ndodhej krenar mbi një kodër kundrejt lindjes së diellit, është apo nuk është? Vëllezër, sa do të doja që Ju ta ruanit gjithnjë shpirtin e pastër ashtu siç e kishit dhe brenda tij të mos depërtonte Dreqi! Në fakt Dreqi, nuk rri në male. Ju betohem se nuk rri në male! Ai rri në fushë. Këtë e them me bindje dhe me fakte, pasi që nga zbritja këtu e deri më sot i kam takuar shtatëqind dreqen. Ju u vjen çudi, por e vërteta kjo është. E çfarë nuk dëgjon prej tyre!? Njëri më thotë: Kap ku të mundesh, shqyej ku të mundesh!; tjetri: Ambientohu, ambientohu vëllaçko me të keqen!; tjetri: Uhaaa, burrnia ka vdekur!; tjetri: Të jetosh këtë kohë duhet të jesh ‘bir kurve’!; tjetri: A je i zoti për të futur gjë në xhep?-të lumtë, se vëlla e njerëzi nuk ka më!, e tjetri thotë: Tash jeta erdhi me të futur!!! Edhe çfarë është më e çuditshmja se…?-të gjithë këta m…tra e kanë trupin si njerëz! Unë e di se edhe Ju keni dëshirë të dini se ç`bëhet këtej nga ne, ndaj do u jap vetëm pak lajme nga këto ditët e fundit.
I pari: Para një muaji, kur zbrita pas qëndrimit për disa kohë me Ju, mora vesh se grabitësi i bashkisë së madhe, Tiranës, kishte hyrë për here të pare në bashki duke aplikuar ritet aziatike: Duke bërë kurban një dash në derë të bashkisë dhe duke shtruar qilimin e kuq për të shkelur këmba e” kodoshit aziatik” në shenjë triumfi mbi atdheun e vet, dhe fjalia e pare që kish thënë në bashki kishte qenë: Tani do të shkojmë drejt Evropës! E di se edhe Ju do t`u duket paradoks dhe idiotësi! Po ç`të bëjmë ne te mjerët e këtij vendi, të cilin e dashurojmë vetëm e vetëm se e kemi Atdhe! Për këtë Edi Rama ka bërë edhe një libër me titullin “Kurban”, i cili nuk po u shkon shumë për shtat këtyre sundimtarëve tanë në maje të kupolës.
I dyti: Çiljeta Xhilaga dhe Greta Koçi deklarojnë se i kanë të brendshmet (tlinat u kena pas thane ne) blu, pasi njëra është ne kryesi të PD-së dhe tjetra nënkryetare e forumit rinor te të njëjtit subjekt, por zëra anonim thonë se do pranojnë t`i bëjnë të kuqe sapo të vijë PS-ja në pushtet, me kusht që t`i marrin për të kënduar neper mitingje.
I treti: Një deputet pushtetar bëri sensacion mediatik me deklaratën e tij se, puthjen e pare ia kishte dhënë një vajze kur po korrnin misër ne kohen e monizmit dhe kjo ishte arsyeja që e kishte shtyrë për të kaluar me të djathtën. Sipas tij, kjo është dhunë komuniste, se puthjet duhet me u dhanë vetëm në krevat!
I katërti: Prokuroria është vënë në shënjestër të akuzave për paaftësi dhe bashkëpunim me një pastruese të një komune në qarkun e Lezhës. Kjo për faktin se pas zgjedhjeve të 8 majit, një kryetar komune i sapo zgjedhur ka depozituar katër padi të njëpasnjëshme me të njëjtin kallëzim penal: Pastruesja e komunës është hera e katërt që më rrahë me bisht fshese!
I pesti: Po a e keni marrë vesh more vëllezër se në emisionin e TV-Klanit “Kënga magjike” ka qenë e ftuar edhe Gymyshi i telenovelës turke me të njëjtin titull? Sa spektakël që bëri! Tha katër fjalë e mori 30 mije €! Keni dëshirë të dini fjalët? Hajt t`ua them. Ato ishin: Merhaba-bakllava dhe teklif-kadaif! Tingëllon bukur ë?-si tek ato poezitë e Nolit. Por çudia më e madhe është se ajo ka thënë me vete: Sa të pasur janë këta shqiptarët që për katër p…rrdha të miat paguajnë 30 mije €! Me një llogari të thjeshtë i bie që Gymyshi të jetë paguar sa kushtojnë të gjitha lopet e komunës suaj, ose sa ç`merrni ju asistencë për dymbedhjete muaj. Mos u habitni vëllezër, se këtej njeriu ka marrë flake nga të gjitha anët!
I gjashti: Sot njoftuan të gjitha mediat se mbrëmë ka mbetur shtatzënë gruaja e një deputeti, por pala kundërshtare akuzon se deputeti në fjalë nuk ka qenë fare në shtëpi natën e mbrëmshme. Tani hajde e gjej babáin e fëmijës! Shikoni edhe ju se mos është andej nga ju?
I shtati: Mjeket e afërm pranë Ilir Metës (patjetër ministri i tij Petrit Vasili) deklarojnë se, Ilirit i janë shtuar 12000 thinja që nga beteja me ish deputetin e partisë së tij, Dritan Prifti, por Edi Rama deklaron se thinjat iu shtuan pasi ky djalë rrumbullak pësoj metamorfozë duke u transformuar në dhjamë-pastërma sa për të kaluar dimrin politik Sali Berisha.
I teti: Këtu po ndërtohen pallate të larta, me shumë kate, por është e habitshme se katet janë shumë të ulëta. Kjo nuk është shenjë e mire, pasi me sa duket njerëzit kanë tendencën për tu ngjarë liliputëve. Atëherë … atëherë ...çfarë!?
Mirupafshim vëllezër! Ju duhet t´i mbani kullat e forta, sepse ato janë simbole të Bardha në gjithë këndvështrimin njerëzor! Do u sjell lajme të tjera në të ardhmen, pasi këtu nuk kanë të sosur ato që quhen lajme e në fakt janë bajga që ndyjnë më keq se lopa në livadh.

Nga LAZER KODRA

NDER VITE ME KRIJIMTARI LETRARE

Me datën 18 nëntor 2011, pasdite, ne bibliotekën “Marin Barleti”, behet takimi i peste i edicionit IV te “Festivalit letrare te Shkodrës”, me shkrimtarin Mehmet Gucia.
Ne ketë takim morën pjese: Mjeshtri Fadil Kraja dhe Ahmet Osja, shkrimtari Skënder Drini, Skënder Temali , Dashamir Cacaj dhe Zija Vukaj.
Takimin e hapi Drejtori i Bibliotekës “Marin Barleti”, dr. Gjovalin Çuni, i cili pasi prezantoj temën e takimit dhe uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve, i dha fjalën shkrimtarit Mehmet Gucia. Mehmeti, fjalën e tij “Mbi punën si shkrimtar-poet dhe prozator” e mbajti ne vargje, e cila ishte e veçanta e këtij takimi.
Pastaj e mori fjalën redaktori i krijimtarisë se Mehmetit, shkrimtari Skënder Temali, i cili nder te tjerat u ndal: “Unë e kam njohur Mehmet Gucinë këtu e 40 vjet me pare. Fillimisht si një i ri shume te pasionuar pas librave e me pas dhe si letrar, qe guxonte te konkurronte e te arrinte te botonte ne shtypin e pakte lokal e me pas dhe ne atë nacional, ashtu diçka te re, krejt origjinal, pa imituar as ketë e as atë. Ne një shoqëri letrarësh te kohës, sa ne Shkodër e aq ne Tirane, ai vit pas viti erdhi duke bere emër.
Kishte një karakteristike qe mbase u mungonte te tjerëve e sidomos rishtareve krijues, qe turravrap sa krijojnë e te botojnë, pavarësisht nëse e arrinin një synim te tille. Dorëshkrimet e tij janë ku e ku me katër librat qe ai ka botuar deri me tani: “Soneti i hënës”, “Qielli i pëllumbave”, “Mjellma e mëngjesit” dhe “Refleksionet e dimrit”, pavarësisht nga vështirësitë e te parit. Dy me lirika e dy me hajk, pra, duke sjelle zërin e tij e diçka te rene shkollën poetike te veriut.
Ne ketë kohe kur ashpërsia e jetës kërkon te pushtoje edhe poret e shpirtit e te thaje nimfën e saj, qenka një poet qe i bën sfide kësaj zymtie, hedh një hark ylberi nen urën e se cilës kalon ai me lirikat e tij, me lirikat si bulëza vese, me lirikat me një thjeshtësi e brishtësi, ndjenje qe te bën për vete, qe te shkarkon nga hallet e se përditshmes. ...
Te jesh lirik do te thotë se pari se je poet. Te jesh poet do te thotë se pari serish te dish te hedhesh atë ure mes shpirtit te tij e vajzës se dashuruar, te dashnorit te zhgënjyer, te pasionantit ne dashuri qe merr plage ne ketë beteje për te fituar zemrën e një vajze, po qe sulmon serish, i bindur se do te fitoje. Te jesh lirik do te thotë, veç te tjerash, qe te vendosesh një korrelacion mes teje e natyrës, qe çdo elemente te saj ta shpirtëzosh: “Te ky shteg me zuri gjashtëdhjetë moti / Kasollja prej gjethesh plaket nen qiellin gri / Ne ditët me shi pikëlon bulza loti / e netëve me hëne lahet me flori ...”, ose “Ah, zemra ime, mos u dëshpëro / se u bene stinët pata te egra / merr krahët e erës deh fluturo / te bëjmë folenë ku s’lind e djeshmja/ ...”
Shume prej nesh e dijne se hajku eshte duke u perhapur neper bote, ne Ballkan e se fundmi edhe ne Shqiperi. Keshtu hajku veshi kostumin shqiptar, duke ruajtur strukturen ndertimore japoneze. Ne Shkoder, deri me sot, me sa e di une, libra te plote me hajk kane botuar Mehmet Gucia dhe Lazer Preka, secili me individualitetin e ti poetik. Ja disa vargje nga poezia “Sikur”: “Ja perse jam vehtja / Hajku im, / Me peshon fjalet / ...”, ose “Zemerimi i fjales / Me zgjon nga gjumi. / E trishte kjo mbremje / ...” apo “Ne oden e burrave / buron gurra e beses / kur lidhen fjalet me njera-tjetren”.
Fjalen e mori dhe shkrimtari Dashamir Cacaj, i cili nder te tjera theksoj: Ne shtypin e kohes ti shkruaje artikuj problemore, por une midis rreshtave hetoja elegance, gjoksi i kesaj te fundit fshihte mundesi per te qene nje ze, pse jo autentik ne gjerjgjefin e letrave shqipe. ... Pohoj gjithe diten e lume se, mendoj, besoj e guxoj te them se Gucia eshte me se mbrami nje poet i kompletuem, asgjamangut perkarshi me te shenjuemve ne rajon. Kete deshmi nuk pata ngurrim ta shfletoja sa here mu dha rasa me fole nder trevesa letrare, ani pse te radha vitet e fundit. ... Lirikat e Gucise shartohen me Hajkun ne “Qielli i Pellumbave” e sfidojne hijsshem. Ne librat e meparshem Gucia rendit poezi te asaj ngjyrese qe jane diç me teper se Hajk. Hajkukur ngjizet me lirike ngjit me kumbimshem ne subkoshenecen e lexuesve. Hajk pluslirike eshte risi. ... Personalisht nuk ndihem komod per sa kohe e prek me shqisa, per dite e me teper, mungesen e hapesires qe krijon nje bosh te frikshem, per njohjen e atij krahi letrar qe perfaqeson Gucia e pak asish te tjere, te cilet medet dhe Shkodra jone nuk i pati me teper.
Fjalen e mori mjeshtri Fadil Kraja e më pas Ahmet Osja.
Redaksia

FALEMINDERIT BABA

Të jesh prind është një ndër dhuratat më të çmueshme që Zoti ju dhuron njeriut. Por, përballë kësaj dhurate prindërit janë të vënë para një përgjegjësie mjaft të madhe për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.
E më keq ardhje për humbjen e parakohshme të z Luigj Ara mora shkas të shkruaj në lidhje me këtë temë. Gjatë viteve të fundit kemi parë tek ky baba një vullnet për tu marrë shembull në edukimin e vajzave të tij. Ai me dashuri të madhe për vajzat e tij u bë burim i talenteve që Zoti ju ka dhuruar atyre. Nuk u ndikua nga problemet e shumta që i shoqërojnë talentet e reja sot. Por, z. Luigji me kujdes u vu në ndjekje dhe ju mundësoi vajzave të tij ecjen në Art. Na kujtohet të gjithëve vogëlushja Arilena Ara, kur në momentin e marrjes së çmimit tek “Gjeniu i vogël”, ajo vrapoi në skenë dhe ju hodh në qafë babait të saj, z. Luigj. Ajo me këtë gjest na tregoi se kush ishte ai që e ka ndihmuar, që ajo të nderohej vetë më këtë titull, nderonte familjen dhe Shkodrën. Në çdo aktivitet ku ishin të pranishme si Arilena dhe Ambra (me grupin e valleve të drejtuar nga z. Aldo Nika) i pari në sallën e shfaqjes ishte z. Luigj me bashkëshorten e tij. Jeta e çdonjërit nuk është e përcaktuar se sa do të zgjasë. Vdekja e pamëshirshme vjen papritur, por njeriu duhet të punojë që kur të vijë kjo ditë emri tij të vazhdojë të jetoj. Dhe këtë, z. Luigj ja ka arritur me jetën dhe punën e tij. Në të ardhmen në çdo sukses të vajzave të tij në skenë, ne këtu do të kujtojmë z. Luigj, i cili me shumë lodhje por ama me dashuri të madhe i rriti dhe u dha jetë vajzave dhe talentit të tyre. E për këtë ne do ta kujtojmë dhe falënderojmë se, ai i shërbeu familjes, Artit duke i dhënë talente të reja, bëri që emri i Shkodrës të qëndronte si gjithmonë në vendin e parë.
Faleminderit z. Luigj dhe shpirti yt pushoftë në Parajsë. Përg.Roza Pjetri

Të gjitha këto, i kam arritë me punë, korrektësi e shumë djersë!

Në rrugën e jetës fundi nuk duket. Kjo rrugë është e vështirë të kuptohet, ajo mund të zbërthehet vetëm kur ecën mbi të. Vetëm ti mund të vendosësh se, si të arrish qëllimet që i ke caktue vetes. Tashmë ti e di që rrugët, që të çojnë tek qëllimi final janë të shumta dhe të ndryshme. Kjo asht nji periudhë ku merren shumë vendime. Tani, ti vendos themelet e së ardhmes sate. Tani, ti po vendos vetë për rrugën tande të jetës.
Megjithëse në shum drejtime nuk mund të mbash mbi kurriz t’ gjitha përgjegjësitë. Ka shum rëndësi të jesh i vëmendshëm, kërkues dhe të dish të mbrosh mirë veten tande.
Burrnia e vërtetë, kushton aq shum, sa më ngushtë asht e lidhun me logjikën dhe ndjenjat jan te lidhuna me fuqinë dhe mirësinë. Ndryshe, ajo mbetet vetëm nji mbulesë boshe, e përshkruem prej gjesteve të madhënishme.
Shumica jonë mund të bëjë diçka, që të tjerëve nuk u jepet ta bëjnë. Përherë e përherë njeriut i jepet mundësia të veprojë, për të arritun qëllimin e caktuem.
Në këtë numër të kësaj gazete kam zgjedhun, që nëpërmjet nji bashkëbisedimi modeste të sjell për ju njërin nga këta njerëz. Për të cilin koha, deri tani e ka vërtetue, që rrugët e jetës ka ditun ti zgjedh dhe t’i ndjek me kambëngulje dhe ka triumfue me burrni.
Zotni Gjergj, si fillim ju falënderoj që edhe pse me angazhime të shumta e keni rezervue kohën për gazetën “Dukagjini”.
Ju falënderoj e komplimentoj ju si pjese e randësishme e stafit te gazetës “Dukagjini”, gazete e cila mesa di un feston 9 vjetorin e daljes ne treg dhe asht duke plotësue ne mënyrë modeste e profesionale “boshllëkun” qe fatkeqësisht ekziston.
A mund të na tregoni si i keni ndërtue themelet e jetës suaj?
Un jam mundue te ndërtoj “themele” te tilla, qe te garantojnë nji strukture te shëndoshë, te ndershme, transparente e mundësisht intelektuale te jetës familjare e personale timen qe për hir te se vërtetës nuk ka kenë e nuk asht e lehte. Kjo për shume arsye, te se kaluemes qe te gjith kemi përjetue, për arsye te mentalitetit qe ekziston, te disa “standardeve” qe fatkeqësisht quhen te paprekshme e qe gjoja përcaktojnë pozicionin e secilit ne ketë realitet qe jetojmë e sidomos ajo qe për mue asht ma delikate, paragjykimet qe janë karakteristike te kohës e ambientit .., por nejse, mendoj se ja kam arrite e jam mjaft i kënaqun. Kam nji familje te konsolidueme e nji biznes te qëndrueshëm e sidomos nji vajze për te cilën gjithnji edhe pse e ekzagjeroj pak, krenohem për arritjet e saj. Te gjitha këta i kam arrite me pune, korrektësi e shume djerse. Kohët e fundit ju u nderuat nga Presidenti i Republikës se Austrisë me “Medalje Argjendi” për shërbimet ndaj shtetit Austriak. Në historinë e vendit tonë, janë të pakta figurat e ndrituna që e kanë pas fatin tand, që nji Shtet tjetër (Austria), t’i besojë përfaqësimin diplomatik të tyne nji shtetasi shqiptar, pikërisht juve. A mund të na tregoni se si ju arritët jo vetëm ta fitoni këtë besim, por madje edhe të nderoheni edhe me dekoratën e nalte ...?
Po, Presidenti i Republikës se Austrisë me Vendimin e datës 15 qershor 2011 ka vendose dhanien për mue “Medalje e Argjende” për Merita ndaj Republikës se Austrisë, qe është nji nderim e vlerësim maksimal për çdo Austriak e jo ma për mue si shtetas Shqiptar e për ketë jam shum krenar e thellësisht mirënjohës Presidentit te Republikës se Austrisë si dhe gjith personaliteteve te tjerë ne Austri e Shqipni, qe kane vleresue punen e kontributin tim ne përmbushje te detyrës se Konsullit te Nderit te Austrisë ne Shqipni dhe qe kane mendue, propozue e ndikue ne akordimin e kësaj medaljeje.
Ju, jeni konsull i Austrisë në Shkodër. Kush ishin paraardhësit tuaj, roli i tyne dhe i juaji në jetën e qyetit të Shkodrës e më gjanë?
Konsujt e përgjithshëm te Austro-Hungarisë zane fill qe ne vitet 1700 megjithëse nga te dhanat qe kam un, fillojnë me Jake Sumen nji Shkodran (për prejardhjen e thotë mbiemni) e pastaj vazhdojnë me Ballarinin Ippen, Kral, Lippich, Hickel, Halla dhe deri te Zambaur, te cilët kane ndryshue vende e pozicione ne harkun e ma se 100 viteve te ushtrimit te detyrave te ndryshme ne Shkodër si konsuj, zv/konsuj apo konsuj gjeneralë. Është karakteristike se, te gjithë këta qe kam përmendë, por edhe te tjerët, qe un i kam te evidentuem, janë profesioniste ne fusha te ndryshme te shkencës e sidomos historiane, gjeografë, arkeologe, gjuhëtarë e padyshim diplomate te niveleve te larta te ish Perandorisë, por nji pjes e mir e tyne, ishin Albanologe te shquem, te cilët kane kontribue shum ne krijimin e konsolidimin e alfabetit e drejtshkrimit te gjuhës shqipe çka dhe mund te duket e pabesueshme, por kjo asht ma se e vërtete. Përveç kësaj, asht i pamohueshëm roli i randësishem i Perandorisë Austro-hungareze te asaj kohe ne krijimin, financimin e zhvillimin e institucioneve te arsimit ne gjuhen shqipe si dhe te institucioneve te klerit katolik ne Veriun e Shqipnisë me qendër Shkodrën e Mirditën, pa harrue rolin vendimtar te saj për mes përfaqësuesve qe përmenda ma sipër ne përcaktimin e kufijve politike te Shqipnisë ne vitin 1878 duke përmbysë planet e copëtimit te plote te vendit tone, e pastaj ne ndikimin e padiskutueshëm ne konferencën e Ambasadoreve ne Londër ne vitin 1913 ku ishte planifikue zhdukja e Shqipnisë nga harta politike e Ballkanit e shume e shume fakte te tjera historike ku ndihma e roli i saj asht shume i madh e me vlere ...
Cili mendoni ju se, asht roli i Austrisë në përspektivën integruese të Shqipnisë?
Ju e dini qe Austria asht nji vend relativisht i vogël, por me nji histori te lavdishme e te shndritshme ne zhvillimin e te gjith fushave te jetës ne Europën e at’hershme e sidomos ne Europën e sotme si nji nga vendet e pakta te painkuadruara ne asnji grupim ushtarako-politik e kjo e konsoliduar dhe me Kushtetute e aktualisht si nji nga vendet e paprekuna nga kriza e egër qe ka përfshirë Europën e Boten, e gjith kjo ne saje te nji kulture, profesionalizmi e tolerance qe manifeston klasa politike ne Austri. Duke qene nji shtet e komb mik historik si dhe duke qene nji nga shtetet ma me influence ne Ballkan, natyrisht qe roli i Austrisë ka qene e vazhdon te jete i shume i randësishem dhe faktikisht asht nji nga përkrahësit e avokatet ma te mire e ma te besueshëm te Shqipnisë Demokratike ne rrugën e vështirë e te gjate për ne Europën e Bashkueme ...
Cilat janë fushat me pëfitime të ndërsjelltë, në të cilat bashkëpunimi asht thellue?
Po te veni re, prezenca Austriake asht e gjithanshme ne çdo sektor strategjik e te zakonshëm dhe Ajo çka asht e randësishme asht, shume serioze e cilësore. Ju i dini investimet e kahershme e te fuqishme prej disa dhjetra milionë euro ne sektorin e furnizimit me ujë te pijshëm e sistemin e kanalizimeve, ne saje te t’ cilave Shkodra, me rrethina ka te zgjidhun me cilësi problemin e furnizimit me ujë te pijshëm duke qene mendoj, i vetmi vend ne Shqipni; investimet ne sektorin e bankar e te sigurimeve ku Raiffeissen Bank, Uniqa Group Vienna Insurance Group kane mbi 50 % te tregut; investimet ne rehabilitimin e hidrocentraleve te kaskades se Drinit e se fundi Projekti i HC te Ashtës, ku për nga ritmet e ndërtimit, teknologjinë e përdorun si dhe shuma e investimit e ban ne mënyrë te padiskutueshme projektin model e shembull: për sa i përket realizimit te nji kontrate koncesioni ne fushën e energjisë, projektet e zhvillimit ne zonat rurale ne Koplik, Kastrat e komunën Kelmend; projekte ne fushën e arsimit, si: bashkëpunimi shume i frytshëm ndërmjet universitetit te Shkodrës e atyre te Graci-t e Klagenfurtit e Vjenës kane dhanë e vazhdojnë te japin frytet e tyne sidomos projekti i shkollës se mesme profesionale “Peter Mahringher”, ne te cilën sot mësojnë e përgatiten për jetën afër 300 nxanës, dhe po përgatitet grupi i pare i maturanteve, te cilët padyshim do te jene shume te afte te integrohen ne tregun aq te nevojshëm e te randësishem te informatikës, dhe pse jo, te vazhdojnë studimet ne Universitetet e vendit apo ato te Europës duke qene e vetmja apo nder te paktat shkolla shqiptare me curricula Europjane ...
Biznesi, nji tjetër aspekt i jetës suaj, ku edhe këtu vendi ynë përfaqësohet denjësisht falë aftësive tuaj profesionale. A mund na jepni nji pasqyrë të arritjeve dhe synimet tuaja për të ardhmen?
Asht e vërtete, qe nji nga aspektet e randsishme, por jo ma i randsishmi për mue asht biznesi, sepse me garanton jetesën si dhe mundëson qe te jem gjithmonë ne aktivitet pa te cilin e kam te vështirë te jetoj. Me gjith vështirësitë e vendit dhe kohës, mungesës se përvojës dhe mungesës se institucioneve trajnuese e financuese, qe nga viti 1994 ushtroj aktivitet privat ne sektorë te ndryshëm, por ma i randsishmi asht ai ne fushën e tekstilit e konkretisht ne konfeksionimin e veshjeve te brendshme e se fundmi edhe te uniformave, te cilët me gjith vështirësitë qe theksova ma nalt e me krizën aktuale qe po kalon vendi e rajoni, po funksionojnë normalisht e për ketë gjej rastin te falënderoj te gjith bashkëpunëtoret e mijë, pa te cilët do te ishte pothuajse e pamujtun te realizoheshin këto projekte ...
Duke e njohur jetën e shqiptarëve edhe në këndvështrimin diplomatik, edhe në këndvështrimin e biznesmenit, cili do të ishte mesazhi qi mund t’i përcillni shqiptarëve?
Do ti thojshe te gjith shqiptareve, brenda e jashtë vendit se, duhet te jemi shum krenare qe jena Shqiptare me gjith vështirësitë qe po hasim, qe te jene te durueshëm e kambengulës ne rrugën e mundimshme te kompletimit me kulturën e njohjes e zbatimit te rregullave te moralit e ligjit dhe se jemi te sigurte se, me ndihmën e Zotit e me forcën tone do ti bashkohena familjes se madhe Europjane ...
Zotni Gjergj, si sportist ju vazhdoni të qendroni në arenën sportive. Kontributi juaj po i jep jetë, madje edhe po e ringjallë, them i ringjall duke pasur parasysh kontributin tuaj tek volejbolli, sporti juaj i zemrës. Cili asht Gjergji Leqejza, dje dhe sot në arenën sportive?
Po, asht e vërtete qe sporti i zemrës asht volejbolli për faktin qe un jam marre me volejboll për rreth 15 vjet, por sidomos vëllai im Aleksandri, ka qene nji nga volejbollistet me cilësore te vendit si anëtar i te gjith ekipeve nacionale te volejbollit sipas moshës çka don me thane se, si familje kena dhanë ma shume se 35 vjet kontribut ne sportin e bukur te volejbollit. Për ketë un, kam qene i zgjedhun si President i Federatës Shqiptare te volejbollit nga viti 2004 deri ne vitin 2008, duke qene për dy vjet njikohësisht dhe President i Federatës se Volejbollit te Ballkanit, detyra te cilat i kam krye me shume devotshmëri e seriozitet. Përveç kësaj qe nga viti 1995 kam qene president i skuadrës kampione ne mënyrë absolute ne Shqipni, ekipit te boksit “Vllaznija”, ku dhe ne saje te ofertës shum qytetare te trajnerit te apasionuem, Zef Gjoni, jam kthye prape si president ne vitin 2010. Sipas konceptit tim nuk asht e nundun qe nji qytetar, qe ka aftësitë e mundësitë fizike profesionale e financiare te rezistoje mos me kontribue sipas mundësive ne zhvillimin e fuqizimin e jetës kulturore, arsimore e sportive ne nji komunitet te caktuem, prandaj un, ndjej si detyre te kontribuoj e do te vazhdoj deri te kem moshe, force e mundësi për te kotribue ne dobi te komunitetit dhe për ketë nuk duhet me pretendue me marre dekorata, sepse e konsideroj detyre ...
Si gazetë “Dukagjini” e ndjejmë detyrë t’iu falënderojmë për kontributin tuaj qe keni dhanë dhe jepni në ecurinë e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”, dhe përballë këtyne falënderimeve përgjigja juaj gjithmonë asht: - Kam kryer deryrën ndaj vendit tim. Nuk do të pyes se, kush është për ju Dukagjini, sepse ketë përgjigje lexuesi e ka marrë nga vajza juaj në intervistën që asht botue në numrin e mëparshëm të kësaj gazete. Intervistë model për të gjith, e them ketë, sepse nëpërmjet fjalëve të Jonës (vajzës suaj) ne mësuam se, së bashku me kujdesin për jetën, ajo asht ushqye edhe me dashurinë për të parët dhe vendin e saj. Duke e njohur të shkuarën dhe të tashmen si e andërroni ju Dukagjinin dhe dukagjinasit në të ardhmen?
Jam i bindun se edhe me kontributin e komunitetit Dukagjinas si dhe me demonstrimin qe po ban çdo dite ky komunitet, tashma asht integrue plotësisht ne jetën e vendit si nji force shum aktive e me meneshendoshe dhe mendoj se, e ka hedhe larg krahëve “nofkën” qe me te padrejte e me djallëzi i kane pas vue.
Qe të realizohet kjo andërr, cila është rruga në të cilat duhet të ecim të gjithë së bashku?
Rruga për mendimin tem, asht vetëm nji: Kulture, mund e djerse e te gjith se bashku drejt Europës.
Edhe pse dihet përgjigjia juaj përballë falenderimit tonë për intervistën e dhanë: “Kam kryer detyrën ndaj vendit tim”. Unë, përsëri të falenderoj për intervistën e dhanë, e cila në momente të veçanta të sukseveve tuaja do të vazhdojë akoma. Në ëmën të redaksisë së gazetës, ju urojmë ecje të mbarë në realizimin e qëllimit dhe të objektivave në jetës tënde.
Faleminderit!
Bashkëbisedoj Roza Pjetri

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni dhe Prek Toma

numrat

part03