GRUPI I VEPRIMIT LOKAL “BJESHKET E NAMUNA” NE FESTEN E GESHTENJES
Me datën 22-23 tetor 2011, Grupi i Veprimit Lokal “Bjeshkët e Namuna” (GVL-BN) ishte ne qytetin Bajram Curri, për te marre pjese ne festen e Gështenjës. Nga Shkodra morën pjese: Kole Ndrevashaj, N/kryetari i GVL-BN; Gjelosh Kroni, drejtori i pyjores për Malësinë e Madhe; Ndue Sanaj, kryetari i shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”; Ndoc Bashota, biznesmen për bimët medicinale; Islam Laçaj, sekretar i federatës se pyjeve për Qarkun Shkodër dhe sekretari i GVL-BN; Sokol Guri, Kryetar i federatës se pyjeve për Qarkun Shkodër; Pjeter Shytani, kryetar i shoqatës se pyjeve komunale për komunën Shale; Gjovalin Troja, Sekretar i komunës Shale; Pëllumb Sula, korrespodent i Zërit te Amerikës ne Shkodër; Skënder Strica, piktor; Kujtim Draçini dhe Ardian Hoti, korrespodent te RTVSH-se; Leke Plani, gazetar i Radio Shkodrës.
Ne Bajram Curre mbërritëm rreth orës 15. 30. Na priti dhe na uroj mirëseardhjen kryetarja e GVL-BN, Mirjeta Gjongecaj dhe përfaqësuesja e SNV-se Jetona Myteli. U vendosem ne hotel “Shkëlzeni”.
Pas dite bëmë dy vizita:
Vizita e pare, ishte ne kullën e Mic Sokolit, ne Bujan. Për familjen e kësaj kulle dhe për vete kullën na foli piktori Avdulla Gjongecaj, kryetari i forumit “Unioni Syart”, i cili ne mes te tjerave tha: Kulla ka qene dhe është tre kate, kati i pare për bagëti, kati i dyte për gratë e fëmijët dhe kati i trete për burrat. Kati i trete ishte me oxhak, dyshemeja e shtruar me dërrase dhe mbi te ishin te shtruara mbulesa te trasha leshi, duke lenë ne mes një “rrugice” për kalim drejt oxhakut dhe anash ishin te vendosur jastëkë, te cilët jo ne pak raste kanë te kulturës hasiane, një kulture mijëvjeçare. Përveç mureve, te cilat janë prej guri dhe te lidhur me çimento e prodhuar ne vend, gjithçka tjetër është e ndërtuar prej druri, sepse druri është shume i shëndetshëm. Ne kate te trete është një krevet, ose si i thoshin atëherë “dyshetllek”, e shtruar dhe kjo me mbulesa te trasha prej leshi dhe për rreth janë jastëkët. Këtu qëndronin herë pas here burrat për qefte, për te pare se çfarë behet jashtë dhe për te bere kuvend e te tjera. Ne katin e dyte ishte oxhaku, dyshemeja e shtruar me dhe, anash ishin te vendosur enët qe ne atë kohe zakonisht ishin prej druri. Ngjitja behej nga jashtë deri ne katin e dyte nëpërmjet shkalleve dhe mbi shkalle, ne anën e majte te ngjitjes ne katin e dyte, ishte vendosur një parmak mbi te cilin mbështetej gjate ngjitjes dhe sipër këtyre shkalleve kishte një mbulese te ngushte. Ne katin e trete ngjitja behej nga pjesa e brendshme nëpërmjet shkalleve prej druri. Te gjitha këto ishin te ndërtuara me dërrasë. Ne secilin kate ka dritare te vogla edhe frëngji. Dritaret shërbenin për drite dhe për vrojtim, ndërsa frëngjitë qe janë ne forme konike ose trapezi, ne anën e brendshme janë me te gjera dhe ne dalje janë me te ngushta. Ato me shume kane shërbyer për te hapur zjarre ndaj agresorit (sulmuesit). Kjo forme, model kulle është karakteristike ne te gjithë malësinë, te cilat ne disa krahina ne përgjithësi janë me dy kate.
Ne këtë takim u be e njohur lidhja e kësaj krahine, me krahinën e Shalës se Dukagjinit. Gjyshi i Mic Sokolit ka shkuar ne krahinën e Shalës, ne shtëpinë e kryeparisë se kësaj krahine, ne shtëpinë e te pareve te Mark Lules dhe ju ka kërkua një vajze për nuse te djalit. Kryefamiljari i thotë: Nesër do te jap përgjigje, sonte do te kuvendojmë dhe te pushojmë. Kryefamiljari natën shikon vajzat se si po flinin! Ai kishte tre vajza, e madhja po flinte me duar te kryqëzuar ne gjoks, e dyta po flinte me duar ne mes te këmbëve, ndërsa e treta po flinte me duar te shtrira larte mbi krye. Atëherë, vendos me i dhanë për nuse te djalit, vajzën e trete se ajo mund te jete me e zonja dhe kështu u be. Ne te nesërmen i thotë: Lum miku jam dakord te bëhemi miq dhe për nuse te djalit po te jap vajzën e trete. Ata u martuan dhe pas një viti i leu djali e ja vunë emrin Sokol. Kur djali, Sokoli u be 10-12 vjeç, baba e merrte gjithnjë me vete. Pas disa ditëve, duke lëvruar token vine disa cuba dhe i marrin babës qete ne kular dhe ikin. Baba nuk lëviz fare nga vendi, djali i habitur e pyet babën: Çka ndodhi kështu, babe? Ai i tregon: Ky veprim ndodh here pas here, madje dhe nder vite na marrin qete ne kular si tani, lopët dhe bagëtitë e tjera. Ne nuk kemi çfarë te bëjmë!? Atëherë djali, Sokoli 12-vjeç, baba i Micit, shkon me vrap ne shtëpi, merre pushkën, ju del përpara grabitësve dhe i vret. Dhe thuhet se, qe nga ajo kohe, nuk erdhi kush për te grabitur me. Pra, ata u bën “trima” nga gjaku i shaljaneve.
Madje, kur u vra Mic Sokoli, qe kapi topin e ushtrisë turke për gryke dhe u vra, ne betejën e Slivoves rreth datës 21 prill 1881, ne lufte për mbrojtjen e trojeve Shqiptare nga pushtuesi shume shekullor, ai Osman, populli thuri këngën, si gjithnjë për trimat e atdhetaret. Ja disa vargje nga kjo këngë: Mic Sokoli i Sokol Ramës / Fjalë po i çon Mar ‘Lulës s’Shalës / Nimom pak o daja i babës / M’kan vu topat stomit arës / Stomit arës, stomit oborrit / Me shemb kullat e Mic Sokolit ....
Vizita qe u be ishte mjaft domethënie se, ne, një pjese prej nesh ishte hera e pare qe e vizitonim këtë kulle, dhe nëpërmjet saj sollëm ne memorien tone traditat luftarake te popullit tone ne shekuj, gjakun e derdhur nga te paret tanë ne mbrojtje te lirisë dhe pavarësisë se vendit, dhe qe na bën ta ndjejmë veten krenar kudo dhe kurdoherë. Për ketë ju jemi ne jete te jetëve mirënjohës. Por, ne te njëjtën kohe na tërheq vëmendjen fakti se këto monumente te kulturës, te artit dhe te historisë se popullit tone, ne përgjithësi nuk po mirëmbahen!? Edhe ky monument historike qe ne raport me shume te tjerë ishte me i mirëmbajtur, shume domethënës nuk ishte i mbajtur mire. Pjesët figurative shume te vjetra, te cilat kishin nevoje te freskohen; ne tërësi muret te mirëmbajtura, por rrethinat e tyre jo ne atë lartësi qe te tërheqin vëmendjen, aty mund te ishte dhe një maket i vrasjes se Mic Sokolit, po duhet te kishte një personel qe shërben, pa tjetër dhe me biletat përkatëse, çka do ta bënte me interesante e tërheqëse për vizitorin. Këto janë monumente me rendësi historike dhe kulturore. Janë monumente me rendësi historike se, brezat e ardhshëm, te rinjtë e te rejat njihen me historinë e popullit tone ne shekuj, përpjekjet e brezave për liri e pavarësi se, si ata kane luftuar dhe kane qëndruar te pamposhtur ndaj çdo hordhie sa do e madhe dhe e fuqishme ka qene ajo. Janë monumente me rendësi kulture se, nëpërmjet tyre, brezat njihen me kulturën materiale e shpirtërore te të pareve te tyre dhe përpjekjet qe kane bere ata për te mbijetuar, te cilët kane një merite te jashtëzakonshme. Ata, jo vetëm njihen, por mësojnë historinë e te pareve dhe ndjenje krenari për ata, për gjakun e derdhur dhe mbi te gjitha vendosmërinë e tyre për te mos u asimiluar si nacionalitet. Mbi bazën e tyre, mësojnë se nga vine, kush janë dhe vetëm atëherë do te kenë me shume mundësi te ndërtojnë te ardhmen e tyre.
E bëra këtë reflektim se, jo ne pak raste pushteti lokal ne nivel bashkie dhe aq me pak ne nivel komune nuk po e ndjejnë këtë përgjegjësi. Mjaft objekte historike po shkojnë drejte shkatërrimit plotësisht, sepse ende ato shikohen e vlerësohen mbi baza politike, siç u vlerësua shtëpia e lindjes e Luigj Gurakuqit qe është shkatërruar plotësisht dhe ruhet shtëpia e Oso Kukes; siç u vlerësua vepra e artit te “5 heronjt e Vigut” ne qendër te qytetit dhe u hoqën dhe u vendosen tek varrezat e dëshmorëve, ne vend qe te vendosej ne njërën nga lulishtet e qytetit. Ketë vepër arti do ta kishte lakmi çdo qytet i Evropës, ne jo!? Drejtuesit e tyre, duke i pare ngjarjet ne frymën ideologjike po bëjnë një dëme te jashtëzakonshme kulturore dhe historike qe brezat e ardhshëm nuk do te na falin një qëndrim te tille. Ne mal, ne fushe dhe ne qytet, ne veçanti ne te dy te parat ka mjaft objekte historike qe ne to është e shkruar historia e te pareve tanë dhe me mos përgjegjësinë e pushtetarëve ato janë duke u shkatërruar se, nuk mirëmbahen dhe nuk po bëhen përpjekje për studimin e tyre nga grupe arkeologesh dhe historianesh. Një qëndrim i tille është i pafalshëm.
Vizita e dyte u be te Vredha e Shoshanit ne komunën Margegaj. Aty ishte një gurre shume e madhe, mbi bazën e se cilës ishte ndërtuar një mulli dhe ishte ndërtuar dikur një hidrocentral. Asnjeri nuk funksiononte. Ky mulli kishte ermin “mulliri i Bajram Currit”!Pyetem, pse i është vene ky emër? Disa prej pjesëmarrësve, vendas na u përgjigjen: Ky mulli ka qene prone e Bajram Currit, i cili e jepte fshatareve për te bluar drithë me “ujem”, qe do te thotë: Ne raport me sasinë e drithit qe do te bluhej merrte një sasi ne drithë ose ne miell. Interesant, u habitem se, si Bajram Curri nga Gjakova, me prona ne Gjakove, kishte dhe prone ne afërsi te këtij qyteti, ose me mire me thëne ne Kolgecaj?! Pasi u interesuam për ketë, na del: Bajram Curri ka urdhëruar te ndërtohet një mulli ne këtë gurre për ti shërbyer popullit dhe jo ti merrte atij shpërblimin e bluarjes se drithit. Një lloj siç është dhe një gështenjë ne Lekurtaj-Geghysen qe e ka emrin “Gështenja e Bajram Currit”. Kjo gështenjë nuk preket se, atë e ka paguar Bajram Curri.
Darka
Për miqtë dhe ne emër te festes se Gështenjës, SNV dhe Bashkia e qytetit te Bajram Currit kishin përgatitur një darke festive. Darka kaloi mire, me këngë e valle karakteristike te kësaj zone. Ne ketë darke dhe ne vijim morën pjese përfaqësues te GVL-BN nga Mali i Zi dhe nga Peshkopia. Mjaft harmonike u lidhen këngët me vallet karakteristike te Tropojës, ne te cilat ne mënyrë te veçante rëne ne pah lëvizjet e shkathtë dhe harmonike te Mirjeta e piktorit Avdulla Gjongecaj, te piktorit Skënder Strica e te Gjelosh Kronit, te Kujtim Draçinit e Leke Planit, e te tjera.
Konferenca
Ne kuadrin e projektit “Mjedisi për popullatën e Harkut Dinarik” zbatuar na SNV-ja ne bashkëpunim me IUCN dhe WWF, e financuar nga Ministria e Punëve te Jashtme te Holandeze, Grupi i Veprimit Lokal “Bjeshkët e Namuna”, ne bashkëpunim me ALMA sh.p.k., u përgatitë dhe u zhvillua konferenca shkencore, me teme: “Dita e Gështenjës ne Tropoje”, ne sallën e Pallatit te Kulturës “Dardania”, me datën 23 tetor 2011, me pjesëmarrjen e anëtarëve te GVL-BN, përfaqësues nga GVL-BN te Malit te Zi, Peshkopia, Ministria e Bujqësisë , te pushtetit vendor Qarkut te Kukësit dhe te N/prefekturës Tropoje dhe te mediave qendrore e lokale te Shkodrës.
Konferencën e hapi, Mirjeta Gjongecaj, sekretarja e Këshillit te Qarkut Kukës dhe kryetarja e GVL-BN te Qarkut Shkodër dhe Kukës.
Përshëndeten konferencën: Kryetari i Bashkise se qytetit Bajram Curri, Agron Demushi; Jetona Myteli, përfaqësuesja e SNV-se dhe Grigor Zgjeçi, përfaqësuesi i Ministrisë se Bujqësisë.
U referuan këto tema:
* “Grupi i Veprimit Lokal “Bjeshkët e namuna” sfida dhe mundësi” e referoi Mirjeta Gjongecaj, kryetarja e tij.
* “Gështenja e Tropojës vlera te radha brenda dhe jashtë vendit, meriton vëmendje te shtuar ndaj saj”, e referoi Fatmir Voci, specialit ne MADA.
* “Gështenja e Tropojës potencial i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë se jetës” , e referoi Ilir Cici, ne Task Force e Qeverise.
* “Gështenja, sëmundjet dhe ndërhyrjet silvikulturale”, e referoi Ylli Kertoçi, specialist ne Agjencinë e Mjedisit.
* “Roli i arroreve (arra, gështenja, lajthia, bajamja e te tjera) ne përmirësimin e jetës se banoreve” , e referoi Hamit Kurti, përfaqësuesi i Qarkut te Dibrës.
* “Strategjia e kompanisë AMLA për ngritjen e stabilimentit te transformimit te gështenjës dhe bashkërenditjen e punës prodhuese, grumbulluese dhe përpunuese”, e referoi Ramiz Jaha, anëtarë i GVL-BN dhe AMLA sh.p.k.
Konferenca u mbyll me pyetje e diskutime nga salla, te cilat e ngritën me shume nivelin e interesimit, por ne te njëjtën kohe treguan nivelin e larte te përgatitjes se kësaj konference nga Kryetarja e GVL-BN, Mirjeta Gjongecaj dhe ne veçanti nga referuesit, qe e beri me interesante ndjeshmërinë e pjesëmarrësve ne konference.
Për pjesëmarrësit, u shtrua një kokteil i veçante dhe ne orën 14. 00 u larguan nga qyteti i Bajram Currit me optimizmin e kohës se, ne te ardhmen Grupi i Veprimit Lokal “Bjeshkët e Namuna” ka filluar te marri fizionominë drejt konsolidimit ne realizimin e misionit te tij. Nga Ndue Sanaj
MIGJENI... SA THELLESI!
“… detyra ime do të jetë të mos hesht, por të mbroj lirinë, e të vdes para se te shoh fundin e saj” BRUTI
Në njëqindvjetorin e lindjes së Migjenit jo pak njerëz e pyeten veten: Vallë ç`ishte ky Migjeni në të vërtetë? Dhe përgjigjet ishin po aq sa ka mendje njerëzore në këtë vend, ishin po aq sa kanë dhënë studiuesit të ndryshëm ndër kohëra të mëparshme, sipas aftësive, dëshirave, pozicionimeve politike e deri nën ndikimin e një lloj konkurrence keqdashëse. Migjeni u njehsua me meteorin që ndriçoj fuqishëm dhe u shua ne rini, elegantin e një bote të termetshme shpirtnore, njohësin e thelle të realitetit shqiptar në përgjithësi e të atij fshatar e malësor në veçanti, fshikulluesin e pamëshirshmen të pushtetit dhe religjionit, properëndimorin e zellshëm, Krishtin e kryqëzuar, idealistin e ideve të ngatërruara, djepin e varrin e këngëve, profanin e realizmit kritik e deri në etiketimet e turpshme si komunistin e së ardhmes! Të gjitha këto i bëjnë nder Migjenit në këtë përvjetor të qindtë të lindjes se tij. Nuk e gjej të udhës që të flas për jetën e Migjenit, pasi kjo tashmë është e ngulitur tek çdo njeri që ka lexuar sadopak nga vepra e tij. Ne studimin “Ardhja e Migjenit ne letërsinë shqipe” Kadareja shprehet “Për sytë e një fetari të devotshëm Migjeni do të akuzohej tri herë sa për ta vënë atë në kryq: 1-Ishte një dezertor i fesë; 2- Ai donte të bëhej shkrimtar; 3- Donte të bëhej shkrimtar shqiptar! Besoj se këto tri fakte janë të plotmjaftueshme për këdo që t`na bindin për pozicionin rrethanor të ardhjes së Migjenit në letrat shqipe. Nëse Poradeci u vendos në një zone qiellore, Noli mërgoj në një fare Purgatori, Migjeni u vendos në Ferrin e ditëve të zakonshme. Migjeni ishte risi në letërsinë shqipe, pasi në kohë të më përparshme nuk kishte përvoja letrare shqiptare ku Migjeni te mbështetej dhe pastaj ne të thoshnin se Migjeni është një shkrimtar tradicionalo-klasik i letërsisë sonë. Shekulli i XIX ose i Rilindjes Nacionale ishte ‘riparimi i një katastrofe’ siç e quan Kadareja, ku poetët shqiptare në mërgim, falë shkollimit në shkolla perëndimore e edukimit të tyre patriotik e filozofik, u bashkuan ne një linjë të vetme nacionale, nën temën patriotike, ku problemi ishte me pushtuesit osmanë, ndërsa tek Migjeni ndryshon tërësisht tema, dhe problemi tani është brenda llojit. Migjeni në këtë aspekt është shkëndija e parë e një shekulli të artë, në të cilin më pastaj do të shfaqeshin zhgënjimet e mëdha. Unë mendoj se Migjeni nuk duhet kornizuar thjeshtë si një shkrimtar i Realizmit Kritik, (edhe pse përqindja ma e madhe e krijimtarisë aty rreshtohet), pasi në krijimtarinë e tij gjejmë edhe lirike, edhe romantizëm apo forma të tjera te të shkruarit; bie fjala, a mund të përfshihet në kornizën e Realizmit Kritik skica “M`at ane gardhit asgja e re”? Por jo vetëm kaq, pasi Ai mund të quhet edhe si një shkrimtar modern, pasi aty gjejmë përmbysje të theksuar të strukturave, elementët e hipnozës, halucinacionit, vetëdije, nënvetëdije e aq me tepër “përroin e ndërgjegjes”. E ç`ka me tepër një letërsi moderne, ndërkohe që sot më tepër se kurrë po vështirësohet klasifikimi i letërsisë në lloje e nënlloje, e shumta ky klasifikim ka mbete strikt vetëm tek gjinitë letrare. E vërteta është se Migjeni tragjizmit i dha një stad të ri, atë e ngriti nga niveli individual në atë të përgjithshëm. Duhet të pranojmë se të fitosh Ferrin është shumë e lehtë, por ta lëvrosh atë është shumë e teshtirë dhe tërësisht e kundërta ndodh me Parajsën. Eskili zbriti në Ferr, Danteja zbriti dhe e lëvroi atë mrekullisht, ndërsa Migjeni e “solli” Ferrin mbi tokë, e bëri atë të dukshëm, i foli atij duke ua hequr cipen sajuesve në majat e piramidave. Dhe e gjitha kjo, për mendimin tim, ishte produkt i “trimërisë” migjeniane për ta çprangosë fjalën nga hallkat e pushtetit dhe religjionit, gjë e cila rrallëherë ka ndodhur në të shkurtën histori te letërsisë shqipe. Kjo çprangosje i dha fjalës migjeniane gjithë fuqinë eksplozive që mbart fjala në kohën e vendin e caktuar mjeshtërisht. Po sikur Migjeni të kishte jetuar edhe tre-katër dekada të tjera!? Atëherë çfarë do të ndodhë me fenomenin? Unë mendoj se hipoteza “për mrekulli që do të bëheshin” nuk qëndron, dhe kjo mund të ushqejë mendje diletante të fushës së letërsisë. Shembuj të tille mund të merren edhe nga letërsia dhe artet e tjera në botë, por ne kemi rastin e poetit tonë të madh lirik, Lasgush Poradeci, tek i cili vëmë re një shpërthim në dy librat e tij “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës” dhe pastaj heshtje prej dekadash. Ndokush do ia lë fajin regjimit, kjo qëndron, por lirika është më e shpenguara nga të gjitha llojet e regjimeve. Ndaj Migjeni, ndoshta i nxori energjitë edhe për aq vite sa jetoj, pasi energjia e rrokur nga materia jonë trupore mund të çlirohet edhe në pak kohë, ashtu siç supozojmë për Migjenin. Në fund të fundit ky arsyetim mbetet gjithmonë në kufijtë e dilemës që tashmë nuk mund të marrë asnjë kahe kurrën e kurrës. Mosvendosja e studiuesve të veprës së Migjenit në “kolonë për një” është fatmirësi, pasi i jep Atij dimension dhe lë shtegun hapur për studime të tjera, ndërsa e kundërta do i vinte “kapakun” veprës së tij dhe figura e Tij do heshtte përgjithmonë. Ajo që nuk më joshë aspak është dëshira e ndonjërit për te gërmuar jetën e Migjenit ne thellësitë intime e për te hedhe ndonjë vickël të pashijshme. Në fund të fundit, ne çdo ditë mbrohemi me fraza të tilla: ”Ç`të duhet ty jeta ime”?; ”Ç` të duhet ty se çfarë bëj unë” e tjera të këtij lloji. Në fund të fundit ‘jeta ime është vetëm e imja’, ndërsa arti që bëj unë është edhe i imi edhe i yti! Migjeni bëri art, bëri letërsi në rrethane politike, ekonomike, shoqërore, sa të vështira aq edhe te çuditshme. Po sikur t`I kontrollonim jetën private Bodlerit, Malarmese, Varlaines, Bajronit, Tolstoit, Hemiguejt e deri edhe Servantesit çfarë do thoshnim për ta? Atëherë asnjë shqiptar, me mendësitë tona provinciale, nuk do i lexonte më. Unë mendoj se arti është BRENGË, e këtë brengë e vuan ai që bën art, ndërsa këmbëngulja jonë që artisti duhet të jetë ‘njeri i mirë’; ‘familjar i mirë’; ‘i sjellshëm’ atëherë logjika na çon në një arsyetim: Çdo njeri që ka prirje për te bërë art fillimisht iu dashka nënshtruar një testi moral e familjar. Sa larg do të qëndronin pastaj njerëzit nga arti dhe arti nga njerëzit!!! Migjeni komunist! Migjeni blasfemist! Sa të pavend do te ishin këto epitete në sytë e mendjen e një studiuesi të mirë migjenesk? A nuk jemi ne që gjithë ditën e ditës përdorim shprehje të tilla, si: “Na mbyti pabarazia”, “Na mbyti korrupsioni”, “Mbyll gojën se nuk do të hash bukë më me këtë punë që ke”, ”Jo more Zot kështu nuk bën”! Atëherë le ta zhvendosim kohën tonë të fillimshekullit të XXI në fillimshekullin e XX kur u përball Migjeni, dhe të arsyetojmë nëse Ai ka pas të drejtë të shkruajë në këtë forme apo jo? Dëshira e Migjenit për gjuhen Ruse dhe Frënge shpjegohet me faktin se nëpërmes këtyre dy gjuhëve mund të studionte letërsinë dhe filozofinë më të arrirë të Evropës, ndërsa fluktacionet (luhatjet) në vlerësime gjate shkollës patjetër shpjegohen me tallazet shpirtërore që kishin filluar të përplaseshin rrëmbyeshëm në vetëdijen e Migjenit e ndoshta ishin bërë përcaktuese ne reagimet e momentit ndaj çdo gjëje. Kjo nuk ka pse të bëjë çudi për asnjërin prej nesh. A nuk e keni dëgjuar shprehjen e famshme të një shkrimtari (për momentin nuk me kujtohet emir i tij): “Ku e di unë se çfarë mendoj unë”! A kishte se si të jetonte më gjatë Migjeni me gjithë atë ngarkesë shpirtërore qe kishte, me ato përjetime te thella (ndoshta më thella se vetë personazhet e tij), me atë mënyrë tepër tunduese te të shkruari, me atë rrëqethje që Ai e ka provuar ne çdo moment dhe ne e përjetojmë pas njëqind viteve nëpërmes leximit të veprës së tij? Unë besoj se jo, dhe mendoj se ka një lloj paralelizmi midis zhgënjimit e fatalitetit te Migjenit me zhgënjimin e fatalitetin e Majakovskit. Studiuesja e Majakovskit, Marina Cvetajeva shprehej: “Dymbëdhjetë vjet rresht njeriu, Majakovski, vrau brenda vetes Majakovskin poet, në të trembëdhjetin, poeti u çua dhe vrau Majakovskin”-një vetëvrasje tragjike kjo! Tek Migjeni nuk ndodh një vetëvrasje e tillë, por e një lloji tjetër “Vetëvrasje e shpirtit me përjetim”! Ndoshta Migjeni e paralajmëroi këtë në një farë mënyrë ne mbylljen e novelëzes “Luli i vocërr”me shprehjen: “Po, po tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hager mësuesin”! E vërteta është se një ditë jo shume të largët e “hangrën” Migjenin! Unë, si një adhurues i Migjenit, kisha shpresë se ky vit do të shpallej “Viti i Migjenit”nga Ministria e Kulturës Rinise dhe Sporteve, dhe sadopak do të çlirohesha nga pesha e “zhgunit” te zhgënjimeve, pasi një gjë të tillë e kisha dëshiruar edhe për Martin Camajn një vit më parë! Kjo nuk ndodhi … e ky vend nuk ka Migjenë të tjerë! Nuk dua të flas me gjate, pasi çdo fjalë për “Piramidat sundimtare” do ta njolloste Atë, për të cilin fola më lart, Migjenin!
Nga Lazer Kodra
Dritёroi real pёrballё Dritёroit ireale
- Nё 80-Vjetorin e lindjes sё Dritёroit -
Me shkrimtaret e mëdhenj, që koha i gdhend ne memorien e nacionaliteteve si vetëdija shpirtërore e tyre, ngjan si me madhёshtinё e maleve. Sa ma larg tyre aq mё i plotёsuar ndjehesh nga soditja e sё madhёrishmes sё tyre, qё tё josh me mrekullinë, misterin e saj, trysnia e tё cilёs, sё paku sё jashtmi, tё ngjason me subkoshiencёn e krijuesit, shpirtin e tij nёn peshёn e dhimbjes, dashurisё dhe respektit pёr fatet e kombit tё vet: “E dua pa mend vendin tim / dhe s’gjej njё gur a njё trung, / ku tё mos ulem pa brengё e trishtim, / mos tё ulem si murg” ...
Ja sfida e poetit!
Dhe nё kёtё raport, ashtu si enёt komunikuese, gjenitё dhe nacionalitet shkёmbejnё brenda vetes gjithnjё e mё tё impenjuar nga universaliteti i vlerave si njё obligim i llojit tё vet. Nё universin e letrave shqipe Dritёro Agolli vjen nё kёtё 13 tetor me pёrmasёn e krijuesit, vepra e tё cilit s’njeh kufirin e tё djeshmes, tё sotmes apo tё sё ardhmes. Ajo ofrohet si vlerё universale, me formatin e vet sui-generis, nё “Republikёn e letrave shqipe”, sikur edhe si njё obligim profesional nё evidentimin e vlerave estetike tё saj duke zbritur nё intertekstualitetin apo metagjuhёn e tyre, qoftё edhe atёhere kur “fjala”, tё shkruarit nuk ishte tjetёr veç njё akt normal nё njё realitet aspak tё tillё çka edhe synon tё pёrcjellё ky shkrim me rastin e jubileut nё fjalё.
Mjafton tё ndalemi, si njё lexim aristotelian, tek disa nga veprat mё tё njohura tё Dritёroit si: ”Zhurmat e erёrave tё dikurshme”(mbi motivet e tё cilit, me skenar nga autori, kemi shijuar edhe filmin “Flutura nё kabinёn time”) si dhe romanet “Shkёlqimi dhe rёnia e Shokut Zylo” dhe “Komisari Memo”, me dallim esencial nga dy tё parat, pёr tё shijuar dhe ndjerё veprёn e tij komplekse si njё parathёnie e dyzuar: “Zhurmat e erёrave tё dikurshme”, si profili i njё antene me zhurmues pёr kohёn, me karaktere letrar bosht tek tё cilёt lexohet sa njeriu real, sa ai sureal, shumё mё tepёr se sa si sfidues i zhurmave tё erёrave tё dikurshme si “-izma”, vёllimi mbi tё gjitha vinte si pёrjetues i zhurmёs dihotemike brenda karaktereve letrare si “tё pangjashёm” me tё tjerёt: “njeriun e mirё apo njeriun e ri” qё “formohej” nё gjirin e “kolektivit revolucionar” i cili jo rrallëherё aq abuzivisht mbante peng, skёterroste jetёn private tё tjetrit.
“Heroi” i Agollit, me dualitetin e tij shpirtёror aristetolian: sa reali, i zakonshmi apo normali, po aq ireali, i jashtёzakonshmi apo “i krisuri”, kёrkon pa pyetur ç’thonё tё tjerёt ta braktisё “kolektivitetin”, si njё lloj “ngjashmёrie” mbytёse duke synuar t’i shpёtojё statusit tё “masёs njerёzore” tё asfisksuar brenda vehtes. “Toma” i skenarit tё Agollit, me portretin e tij, braktisur sё jashtmi, me indiferencёn ndaj moralizimeve nga “jashtё”, me braktisjen e raportit intim me dispeçen e parkut tё automjeteve, kur ky intimitet po mirrte “frymё kolektivi” dёshmonte dёshtimin e plotё me “njeriun e ri” qё synonte tё formonte apo tё kaliste partia, me levat e saj, nё gjirin e kolektivit socialist.
Personazhi kryesor i “Zhurmave tё erёrave tё dikurshme” s’ёshtё tjetёr vetёm modeli i antiheroit, individualisti i cili “suksesin kolektiv” e sheh vetёm si fillim tё jetёs me “sukses tё vetmuar” sipas motos individualiste: “Bota ekziston vetёm brenda meje...”. Pёrballё boshit tё frikshёm tё qenies, si njё anomali qё po e pengon tё gjejё vetvehten, ai ngulmon gjithёsesi nё vlerёsimin dhe pranimin e gjithçkaje nga kjo optikё. Ai nuk shqetёsohet pёr derёn e prishur tё kamionit, si njё vёrejtje e shefit tё tij, faktikisht njёri nga shkaqet e aksidentimit tё Fluturёs (Margaritёs), sipas moralit tё njohur komunist kolektivist tё autokritikёs revolucionare, pёrkundrazi kёtё shqetёsim brenda vetes personazhi kryesor i skenarit tё Dritёroit e ndjen vetёm si mungesё dyshimi, si njё dozё e tepruar optimizmi, euforie apo entuziazmi idiot tek vetvehtja: “Mos ia fut kot, ti nuk e di atё”, i pёrgjigjet me cinizёm, kur i fejuari i Fluturёs i shprehu mirёnjohjen pёr ndihmёn e dhёnё asaj duke e dёrguar menjёherё nё spital. Sa i vjen keq qё humbi rastin e njё udhёtimi brilant me njё femёr ndaj sё cilёs pёrjetonte tёrheqjen seksuale sё jashtmi, si dashuri estetike, po aq i vjen keq qё nuk arriti tё gjejё rrugёn drejt vetvetes, si mungesё aftёsie e kapёrcimit tё saj. “Krenaria nuk ёshtё tjetёr vetёm njё budallallёk i njeriut me vetvehten”,- thoshte Konica.
Ndёrsa udhёton me mёsuesen e fshatit, “njё vajzё me gjunj aq tё bukur”, qё e mbёrthejnё shikimin e “heroit” tё Agollit, kur mund tё pritej njё bisedё e kёndshme, normale mes tyre si tё rinj-brenda njё kabine, ”heroi” ofron tё paimagjinueshmen, absurden: Ndalon mes dёborёs kamionin, ngarkuar me lёndё pylli, dhe pranё xhamit tё kabinёs, ku po e priste disi e tronditur Flutura, shfaqet i tjetёrsuar: me çjerrjet, grithjet me thonj dhe ulurimёn e egёrsirёs. Kur pritej fryma e bisedёs sё lirё me “konisaren e dritёs”, brenda moralit kolektiv tё shqetёsimit revolucionar, antiHeroi agollian sjellё pёrvojёn e njё fёmije problematik qё deshi tё jetё kurrё ai qё duhej …, por ai qё ishte… “Heroi” agollian, aspak modeli i heroit pozitiv tё Socrealizmit, na shpallet krejt ndryshe, disi konfuz, kokёkrisur, rebel i llojit tё vet. Thuajse nё tё gjitha tregimet e veta, Dritёroi vijon pёrvojёn e mё tё mirёve tё tregimit shqiptar tё viteve “30-tё, me Migjenin, Kutelin apo Koliqin, nё stilin e tregimeve tё Mopasanit, Çehovit e Gorkit tё ri shkollёn e krijimit tё tё cilёve Agolli, si student i diplomuar shkёlqyeshёm, e njohu shumё mirё gjatё studimeve qё kreu pёr filologji dhe gazetari nё ish-Bashkimin Sovjetik, pranё Universitetit Shtetёror “Zhdanov” tё Sant- Petёrburgut. Jo rastёsisht, shkolla e artit e gjeniut rus tё tregimit, Anton Çehov, do tё jetё edhe modeli i frymёzimit krijues pёr poetin dhe prozatorin e madh shqiptar.
Kredoja artistike e tregimit “Zhurmat e erёrave tё dikurshme“ apo objektiviteti, si standarti i njё letёrsie tё madhe, ndoshta ёshtё dёshmia mё e fuqishme e impresionit estetik apo e gjurmёs prej tregimtari gjeni qё do tё linte nё shkollёn e krijimit artistik tё Dritёroit tё ri, djaloshit 26 vjeçar, ndryshe shkrimtarit tё madh shqiptar nё tё ardhmen, gjeniu rus Anton Çehov aq i admiruar botёrisht, me kredon e tij artistike: “O, ti i fuqishёm, i kulturuar, i ngritur, nёnvizoje atё qё ёshtё jetёsore, qё ёshtё e pёrjetshme, atё qё nuk ndikon nё ndjenjёn e imtё, po nё ndjenjёn e vёrtetё njerёzore”-, Tё njёjtin profil personazhesh e takojmё edhe tek vёllimi tjetёr, nga mё tё bukurit e penёs sё Agollit, me titullin absurd ”Njerёz tё krisur”. Pёr cilindo studiues i cili njeh veprёn e Dritёroit karaktere tё tilla “tё krisura”, jashtё “standartit” socrealist, janё jo tё pakta nё “zejen” e tij prej poeti dhe prozatori krejt popullor. Si tё thuash ato pёrbёjnё stilin e tij, tё njё krijuesi rreptёsisht origjinal, nё tё cilin harmonizohen mrekullisht realja me irealen sikur koha: e djeshmja, e sotmja dhe e nesёrmja me universalen.
Dritёroi si profil ёshtё i papёrsёritshёm nё letёrsinё shqipe dhe saktёsisht vetvetja nё pikёpamjen estetiko-filozofike tё pёrjetimit artistik.
Edhe romani i tij “Shkёlqimi dhe rёnia e shokut Zylo” njё vepёr madhore, me karakterin e saj kunderian, jo thjesht s’i lё gjё mangut substancёs estetiko-filozofike tё romanit “Shakaja”, por me sensin tipik origjinal tё trajtimit sa realist, sa fantazmagorik, me njё vokal polifonik dhe plastikё qёndrimesh disarrafshesh duke infiltruar nё misterin e qenies, nё botёn e ndjesive tё jashtёzakonshme, si rifunksionalizim letrar i njё prototipi real, do tё ndizte, me shumё dinjitet, xhelozinё e autorit tё “Shakasё”.
Shoku Zylo nuk ёshtё thjesht mjerani-burokrat i zyrave tona, dje, sot, pambarimisht …, por viktima mё tragjikomike qё krijoi vetё njerёzimi, si civilizim, me tejkalimin e masёs nё eksperimentimin e njё modeli tragjikomik si komunizmi, me prototipin e njeriut asket, si shakaja depersonalizuese, mё e dhimbshme, si viktima me konsekuenca tё pallogaritshme ekzistenciale, falё nxitjes artificiale tё pёrplasjes dihotimike brenda thelbit tё qenies: A mund tё harrohet llahtaria me “njeriun e ri” qё, jo thjesht, viktimizonte tjetrin, por deri edhe ёndrrёn e tij pёrpara kultpartisё…?!?
Zyloja i Dritёroit ofron mjeshtёrisht monumentin e tharjes institucionale tё vetё qenies, si sindroma me njё imunitet tё frymёzuar ekzistencial, ndryshe si dilema mё tragjikomike mes qenies dhe mosqenies, qё rrezikon tharjen tashmё pёrfundimtare tё vet njeriut modern nёn ethet e kultpragmatizmit dhe tё individualizmit ekstrem … Kёshtu Zylo, si karakter letrar, mishёron nё thelb prototipin e “antiHeroit ”me profilin e tij prej asketi tragjikomik, si ironi therёse e qenies me vetvehten. A nuk janё tё pushtuara nga Zylotё, Shemshedinёt apo Q-ёt …si militantё klanesh apo “ekpertёsh” konicianё partiakё aktualisht institucionet tona moderne?!?!
Ështё pikёrisht kjo rezultante estetiko-filozofike qё dёshmon pёrmasat universale tё veprёs aq e mirёpritur asokohe nga kritika letrare perëndimore. Zylo si shkurtim i emrit Zylfi, me o fundore, si afinitet, nё pёrdorimin real, kёsaj radhe, si qasje tragjikomike, nё binomin sintaksor shoku Zylo pёrjetohet si pёrmasё krejt e re, polifonike, Si e tillё kalon hapёsirёn mjedisore apo kombёtare duke rrokur atё universale.
Ja, sa mjeshtёrisht, jepet me fjalёt e gruas sё Zylos, kjo sjellje mjerane po kaq prezente si model imitues edhe sot nё institucionet tona demokratike: “Sa punё tё vёshtirё ka Zylua. Atё pasdite qё mbaroi raportin, ne bёmё festё. U shkarkua nga njё barrё e rёndё. U shkarkua e gjithё shtёpia. Ka ca njerёz qё e kanё inat, Ke parё ti? Mё tha se donte t’ia pёrlante raportin shoku Shemshedin. Zylua e bёri, shoku Shemshedin donte ta mbante pёr t’u mburrur...Ke parё ti!”(Vep.cit.fq.46). Në këtë kontekst, nevoja e njё rileximi profesional, nga kritika jonё letrare vjen si domethёnia e konfirmimit adekuat tё trashёgimisё sonё mё tё mirё. Ndryshe si njёri ndёr hapat mё civil tё rikonfirmimit tё vlerave tona reale si komb, nё epokёn e postfronteve dhe postideologjive, kur vepra e Dritёroit tё madh, nё klimёn e “Shkёlqimit dhe rёnies sё shokёve Zylo” vjen mes nesh si apeli mё fisnik kundёr vizionit idiot tё antikomunizmit si dogmё, si kompleks: sa politik, sa filozofik, sa estetik. Jo rastёsisht, kur vepra erdhi nё jetё aq diskredituese pёr ёndrrёn socrealiste apo realrealiste u lexua mesazhi estetiko-filozofik, intertekstualiteti i kёtij romani gogolian nga kritika letrare shqiptare e viteve “70-tё sa qё nё Historinё e Realizmit Socialist tё Shqipёrisё (1978) prej 423 faqesh ”Shkёlqimit dhe rёnies sё Shokut Zylo” i janё kushtuar vetёm 8 (tetё) rreshta, ndryshe po aq sa romaneve mё rutinё tё asaj kohe …
Mё ka rastisur tё dёgjoj deri nё mjedise universitare sikur “Komisari Memo” i Agollit qenka thjesht njё imitim i romanit “Çapajevi” tё Furmanovit: E vёrtetё nё kontekstin e detyrimpёrcaktimit socrealist, por jo pёr nga shkalla e skematizmit si pёrjetim artistik, ku lexohet qartё se, megjithё trysninё e “shtratit tё Prokustit” si model, “mushka xanxare” e Dritёroit ka humbur qetёsinё brenda skemës ... duke iu shmangur me “origjinalitetin” e vet selektues lёndёs sё huazuar ... Le tё fokusohemi nё thelbin e kumtit estetiko-filozofik si pёrjetim i spikatur i dy personazheve, bosht, nё sensin e vet krejt origjinal.
Nё qendёr tё romanit “Komisari Memo” (1970) krahas komisarit Memo, kemi edhe komandantin Rrapo, “kokёkrisurin” agollian, qё me intuitёn dhe instinktin e vetmbrojtes sa civile, sa patriotike tё njeriut me pёrvojё “refuzon” nё sytё e tё gjithёve dy komisarё-pёrfaqёsues zyrtarё tё skemёs ideologjike sa shqiptare, sa tё huazuar ... Memo, komisari i tretё, qё sё jashtmi ofrohet nё roman “tё frymёzojё” me vijёn e direktivёs ... Rrapo Tabanin, sё brendshmi e “ka tepёr problem” tё kapё epiqendrёn e filozofisё sё romanit, simpatinё brilante tё vet autorit, si sfidё thelbёsore e vet Agollit brenda vetes. Rrapo Tabani (Dritёroi ireal) madhёshtor, rrap nga shpirti, me kёmbё nё tokё, pёrjeton brenda vetes pёrballjen ekzistenciale tё jesh a tё mos jesh me komisarin Memo (Dritёroin real), ku komandanti Rrapo, si gjetje artistike hijeshon nga domethёnia e tij si filozofia estetike e zotdaljes sa tradicionale, sa instinktive ndaj vetvehtes, trojeve, kurse i dyti, komisari Memo si skemё e kёrkuar, si sugjerim nga jashtё s’e ka aspak tё lehtё tё integrohet me tё parin, si tё thuash tё pranohet prej tij. Nё funksion tё kёsaj zgjidhjeje autori i motivuar nga “mushka e tij xanxare” ofron si karakter letrar Memon e brumit tё vet, d.m.th Memon disi vetvetja, disi ndryshe nga ai qё kërkohej ...
Shpirti i madh i Dritёroit tё lirё, gjeni, nё dilemёn ekzistenciale, brenda vetes, arrin “t’i imponojё” Rrapo Tabanit (Dritёroit ireal) “djegien” e dy komisarёve, sikur ta pranojё ... komisarin e tretё, Memon (Dritёroin real), sepse nё plan tё parё, tek secili, dilte plotёsimi me çdo kusht i vetvehtes- largimi i pushtuesit nga trojet tona. Kёshtu autori, krejt pa dashje, arrin tё zbulojё thelbin tragjik tё “pёrqafimit masiv” tё ideologjisё komuniste nё rastin tonё: Shumё mё tepёr sesa nga pozitat e ndёrgjegjёsimit ideologjik, mjerisht, ajo “do tё pёrqafohej” nga pozitat e sentimentalizmit tradicional sa si spekulim, sa si respekt (besё) ndaj prijёsit-pjesё e zotdaljes sonё nё ditё tё vёshtirё ..., por kurrsesi si zёvendёsim i skllavёrisё nёn tё huajin me skllavёrinё brenda vehtes: “Kush nga ne tha se mё mirё tё tё rrahё i yti, se sa tё tё puthё i huaji”,- insiston Ahmet Sina nё tregimin brilant tё Dritёroit “Lamtumirё, kapedani im!”
Ky ёshtё, sipas meje, kodi i deshifrimit, natyrshёm, si njё lexim, mё i saktё, i romanit nё fjalё qё, edhe pse nё kontekstin e “shtratit tё Prokustit”, nё “70-tёn do tё vinte si njё “risi”, ndryshe si njё pёrjetim fort i dallueshёm nga “Çapajevi” i Furmanovit, sepse, siç konkludon Profesor Arshi Pipa, komunizmi shqiptar ishte krejt i huaj pёr mentalitetin tonё, kёshtu qё ai nuk arriti tё thithё diçka nga tiparet tona nacionale, ndryshe nga ajo qё ngjau nё vendet e tjera ish-komuniste. Shumё funksionale, nё leximin tonё dekodifikues-sinektodik tё “Dritёroit real pёrballё Dritёroit ireal”, vjen biseda qё kujton Profesor Doktor Rexhep Qosja me Dritёro Agollin, nё 1972-in, pranё hotel “Dajtit”: “Ndёrsa po ndaheshim nga njёri tjetri,-kujton akademiku ynё i shquar-, Dritёroi m’u drejtua: ”Ju e keni mё lehtё se ne, ndёrsa degёt e bredhit i pёrkulte shiu. Ne durojmё vuajtje tё mёdha! Ne nuk guxojmё as tё shkruajmё, as tё mendojmё çka duam! Ne jemi tё vrarё prej censurёs. Ne na mbyti kjo diktaturё” (Gazeta”Telegraf”, mё 9. 03. 2011). Kur njihesh me kёtё bisedё tё viteve 70-tё, kur do tё vinte nё jetё edhe “Shoku Zylo me shkёlqimin dhe rёnien e tij”, vetvetiu tё lind pyetja: Kush vallё mund ishte ai “Shoku Zylo...”, aq i çuditshёm, i befasishёm dhe po aq i guximshёm dhe impozant me “shkёlqim dhe rёnie”, si “heroi” i burokracisё moderne, nё njё krizё optimizmi tragjikomik, veçse Zylos-Zeus, tё Gjithёpushtetshёm, qё, si kishte shijuar “Shkёlqimin...” si kulmimi dogmatik i Izolimit total brenda vetvetes, po nё vitet 70-tё, nёn trysninё e krizёs totale-zinxhir, mjafton tё kujtojmё serialin diktatorial me “Grupet armiqёsore Anti....” , po shijonte edhe Rёnien ... po kaq “tё lavdishme” pёr nga pёrmasat e karikaturёs sё njё sistemi totalitar, sui-generis, ndryshe si njё nga vendet mё tё varfra, jo thjesht brenda vetё sistemit, por edhe nё tё gjithё globin?!?
Gjuha sinektodike e Agollit, ku pёrmes pjesёs-pasojё, tё depersonalizuar, (aparatiçikut Zylo) tё Kupolёs sё Kuqe, stigmatizohej, si shkak i kёtij tjetёrsimi, e tёra (Koka) e kёsaj Kupole, vinte universale, si gjetje artistike, integrale nё kodin e trinomit-avangardё: “Kadare-Agolli-Arapi” nё vitet “70-tё. Gjithsesi, ndoshta krejt instinktive, por biseda me R. Qosen dёshmon se Agolli pёrjetonte statusin e njё opozitari me vetё sistemin e “Zylove ...”, çka tregon se Dritёroi s’e ka pranuar kurrё hipokrizinё zyrtare si sistem vlerash, aq mё pak tё ishte hipokrit i vetvetes: Gjithsesi tek ai shpaloset njeriu i lirё, tejet skeptik ndaj euforisё edhe sot, madje aspak entuziast as dje me dogmёn komuniste, aq tё propoganduar: “Njeriu i ri-vepra mё e shkёlqyer e Partisё”: “Ka njerёz qё pakёz pozitё tё kenё, / E ngrysin ballin e fjalёt shtrёngojnё nё dhёmbё / Dhe janё tё lumtur kur shpirtin ta brejnё. / Dhe janё tё lumtur kur ndjenjat t’i shtypin me kёmbё!” (“Nёnё Shqipёri”, fq.83”)
Kёshtu me zemrёn plot dhe dlirёsinё e shpirtit mund tё pohojmё me dinjitet se, Dritёroi ynё, “Nderi i Kombit”, vjen nё 80-Vjetorin e lindjes, si nderim i domethёnies sonё si identitet kulturor: Gjithsesi madhёshtor, gjithsesi i ri, tashma si balli i nderit i letrave shqipe, i pёrkthyer nё dhjetёra gjuhё, si shkrimtar i pёrmasave universale,
Nga Kadri Ujkaj, kritik letrar
Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Benedikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!
Vizita e Papës këto dite ishte një skenë pamore myslimanëve dhe katolikëve shqiptar,në një grup të përbashkët nga radhët e mijëra njerëz, që udhëtuan drejt qytetit Freiburg në fundjavë qe lamë pas,për t’i bërë një nder Papës Benedikti i XVI.
Vetëm nga Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe shërbimin e të rinjve, raportoi i kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i organizimit të këtij tubimi madhështor.
Shoqata “Yjet e Kosovës” prezent në masën e mijëra njerëzve qe erdhe ta përcjellin ligjëratën (meshën) e Papës me portretin e shenjtores së madhe Nënë Tereza.
Gjithashtu,nga ky grup i veçantë kishte një kërkesë për të parë Papën. Shoqata “Yjet e Kosovës “kryetari Tahir Shabani theksoi se anëtarët e Shoqatës jemi të përzier dhe nuk mundet me u vërejtur asnjëherë se kemi ndonjë dallim në festat e njeri tjetri katolike apo myslimane,prandaj sot kemi dalë këtu ta nderojmë Papën qe është simbol i katolicizmit ku përmes kësaj,nderojmë edhe vëllezërit tanë shqiptar katolik. Në mesin e tyre Lon Karrica kishte udhëtuar nga Shtutgardi qe ta ndajnë gëzimin me bashkatdhetarët e vet kosovarë.
Pamje e Lon Karrices, Tahir Shabanit, Arif Hoti, Almire Brahimi, Ukë Zefi, Donika Zefi, Rejhane Brahimi, Mustafë Shabani, Pergega Augustin, Maria Pergega, Nol Zefi, Avni Shabani dhe shume te tjerë qe u shprehen falënderimet e tyre për vizitë në Gjermani dhe Selia e Shenjtë. Ata i bënë nder këtij takimi me postierin e Nënë Terezë me kardinalin Ratzinger, qe ishte në vizitë në vitin 1978 në Fribourg.
Pamja e këtyre shqiptareve sikur i shtoj vlerën kombit shqiptar qe i dha një figurë aq të madhe botës ku shume fotoreporter e ndoqën me kërshëri prezencën e tyre duke e filmuar grupin e lartpërmendur.
Ishin se bashku shumë shqiptarë qe i nderuan 12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI dhe selisë se Shenjte të Vatikanit,po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së bashku vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik. Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës qe treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet. Ishin nga Llapi e Drenica nga Dukagjini e Anamorava, te gjithë se bashku festuan.
Lon Karrica, Tahir Shabani me një grup qytetarësh shqiptarë, pjesëmarrës i takimit
Mustafë Shabani aktor dhe publicist, Lon Karrica veprimtar dhe humanitar, Tahir Shabani veprimtar i dalluar (organizator) Arif Hoti veprimtar, Uke Zefaj humanist dhe veprimtar, Almira Brahimi nxënëse gjimnaziste, Donika Karrica nxënëse gjimnaziste, Rejhane Brahimi nxënëse gjimnaziste Maria Pergega Ekonomiste e Dalluar, Avni Shabani veprimtar, Augustin Pergega piktor, Nol Zefi nxënës gjimnazist e te tjere i treguan botës se edhe shqiptarët janë popull i civilizuar pro evropian. Ishte shumë mahnitëse, se shumë media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare qe ndoqën ceremoninë morën intervista me këta shqiptarë, dhe u mahniteshin për dashurinë dhe sinqeritetin e shprehur ndaj Atit Shejte Vatikanit dhe Gjermanisë.
Këto media ishin shume mirë të informuar me ngjarjet e fundit në Kosovë ku një grup i vogël njerëzish të manipuluar demonstruan në Prishtinë kinse kundër “mosbarazisë fetare” duke e ngrite edhe flamurin famëkeq te Hamasit në Prishtine dhe pati pyetje nga gazetarët se çka po ndodhe me ato protesta, por këta sikur një i demaskuan ato ngjarje duke i quajtur si te manipuluara dhe duke qeshur u shprehen se është koha e “demokracive ne tranzicion”, ku mediat u impresionuan nga dashuria qe tregojnë shqiptarët për kulturën pro evropiane në përgjithësi dhe “Selinë e Shenjte në veçanti”.
Këta i treguan edhe njëherë Botës me pak fjalë dhe vepër se populli shqiptar rrënjët i ka te “Krishtenizemi i Vjetër Dardan”. Ka tri fe dhe është shembull i tolerancës fetare. Ne jemi vëllezër te një gjaku të një gjuhë dhe te një kulture u shprehen pran mediave të huaja. Kemi tri fe qe na begatojnë si popull por synimi jonë është të qëndrojmë shqiptarë evropianë e jo aziatikë.
Të bashkuar si në festa, gëzime, ahengje në kulturë por edhe në luftë ne stuhitë e kohës shqiptarët ishin tog (një për te gjithë te gjithë për një), është sinjali ma i mire për armiqtë e se kaluarës se tanishmes por edhe për armiqtë e popullit shqiptarë në të ardhmen të rrojë populli shqiptar !
Këta me fotografinë e Nenës Terezë e cila në vitin 1978 mu në Freiburg ishte me Kardinalin e atëhershëm Ratzinger Sote Papa Benedikti i XVI ma se miri e prezantuan shqiptarinë me fjale te vogla por vepra te mëdha. Të gjithëve ju treguan se “Nena Terezë është bija jonë dhe ne jemi bijtë dhe bijat e sajë”.
Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël qe popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qene,siç është dhe si do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar me i lashti në Ballkan dhe me orientim evropian duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar me synime drejt familjeve te popujve të Evropës.
Asllan Dibrani
TANI PO JETOJ NJË NGA DITËT E NJËZETVJEÇARIT TË PESTË
- Bashkëbisedim me Mjeshtrin Fadil Kraja, ne kuadrin e 80 vjetorin e lindjes se tij -
Se pari dua te uroj për tetëdhjetë-vjetorin e lindjes duke te urua edhe njëqind te tjera! Ç’do te thonë për Fadil Krajen tetëdhjetë vite mbi supe?
Tetëdhjetë vjetej janë tetëdhjetë vjet. T’i numërosh me goje duhet do kohe. Mendo t’i jetosh. E kam thënë dhe diku tjetër se, me pëlqejnë francezet qe tetëdhjetën e quajnë “katër njëzet”. Edhe unë kam jetuar katër njëzeta, pra kam qene katër here njëzet vjeçar, me gëzimet dhe hallet, sukseset e dështimet. Sa ja kam arritur, nuk me takon mua ta them, por ju. Tani po i jetoj një nga ditët e njëzetvjeçarit te peste dhe sa here qe “fundi” te me trokasë ne prak ... unë do t’i lutem:- prit edhe pak ...
Nëse do t’u beje një inventar objektivave tuaj te jetës, ka ndonjë qe nuk është përmbushur ende?
Ai qe e do jetën ka lenë gjithmonë diçka pa thënë. Nuk bej përjashtim, se edhe unë e dua jetën dhe me vjen keq për çdo minute qe kalon kot, ose pa ndonjë vlere te veçante. Jam përpjekur t’u jap jete ideve, temave, subjekteve qe me vlojnë ne mendje dhe shpesh me lenë pa gjumë. Por janë shume dhe koha ka ligjet e vete te rrepta e te pamëshirshme. Jo vetëm qe s’ndalet por edhe kohën nuk e kthen prapa asnjëherë. Kështu pra, njeriu ka gjithnjë diçka qe nuk e ka thënë e done ta thotë.
Krijimtaria juaj është një univers i vërtetë, por mbi te gjitha ju keni skalitur gjininë dramatike. Mund te na thoni, cila është arsyeja e rendjes pas kësaj gjinie?
Poezia është si rinia e jetës, me flladin dhe freskinë e saj, me zemërimet dhe shfrimet. Unë e kam nise rrugën e krijuesit me pranverën, pra me poezinë, qe ne bankat e shkollës, duke botuar ne organet e atëhershme: Zëri i Rinise, Pionieri, Drita, Nendori ... por sidomos ne gazetën “Letrari i Ri”, qe dilte çdo jave ne Tirane dhe drejtohej nga Kole jakova. Kam fituar shume çmime me vëllimet e mia poetike. Libri i pare “Kanga e ime” (Atëherë, ne vitet 50-te shkruanim dhe botonim ne gegnisht) fitoi çmimin e pare ne konkursin nacional te letërsisë me rastin e dhjetëvjetorit te çlirimit, viti 1954; ndërsa poezia “Mjeku i malësisë”, po atë vit fitoi çmimin e pare si poezia me e mire e vitit. Mora goxha leke për atë kohe dhe e ndjeva veten “pasanik”.
Pa e lenë poezinë u hodha ne gjininë e vështirë te skenës. U desh vitit 1967 qe një drame e pare e imja “Fisheku ne paje” te bënte “bam”. Pra, te kishte sukses dhe te me jepte shtytje për drama e komedi te tjera. Kush me nxiti apo kush me frymëzoi? Nuk e di. Di vetëm se qe te jesh dramaturg i mire duhet patjetër te jesh poet. Unë isha poet dhe e pata me te lehte suksesin ne drame. Siç e dini tragjeditë e para greke, ishin ne poezi … Me vone, madje dhe sot, shume drama e tragjedi shkruhen ne vargje si: Shekspiri për shembull, apo Shilleri e Goethe. Edhe unë shume drama i kam shkruar nder vargje. Drama “Gjaku i Arbrit”, “Për ke behet kjo gjame” e te tjera, janë shkrua ne vargje.
Kush ka qene idhulli juaj ne gjininë dramatike qe u ka shërbyer edhe si shkëndijë për te “ndezur” një zjarre te tille ne shpirtin tuaj?
Johan Volfang Goethe. E kam adhuruar dhe e adhuroj. Di përmendsh shume poezi, balada, elegji dhe fragmente dramash. Kur vizitova vitin e kaluar qytetin e tij, Vaimar vizitova natyrisht edhe muzeun e tij, shtëpinë e tij dhe tinzash cicerones, u ula ne shtratin e tij dhe bëra një fotografi.
Për t’iu kthyer pyetjes, Goethe ne drame, Ndre Mjeda ne poezi, sikur me urdhëruan qe ne krijimtarinë time te përdor si arme suksesi, apo si kalë beteje emocionin. Unë kërkoj zemrën e lexuesit apo shikuesit, dua t’a prek atë sa me tepër. Kështu kam bere me dramën e pare, kështu edhe me këtë te fundit qe e kam shkruar këtë vit dhe do ta shihni ne skene këto dite.
Mjeshtri Kraja, cili është ndikimi i artit mbi shoqërinë njerëzore sot ne raport me periudha te ndryshme te se shkuarës, le te themi me antikitetin, rilindjen Evropiane dhe a e ka arti sot fuqinë për te krijuar rilindje shoqërore, siç e kishte dikur?
Kjo varet nga rrethanat, nga sistemet, ndikimet politike, zhvillimet e vrullshme te elektroteknikes. Letërsia pëson tkurrje, përshtatje, ndikohet nga komercialiteti, bije kërkesa e artit, kërkohet arti i rrugës, i kafeneve. Me një fjale bije njeri nga kushtet themelore te artit. Arti ka tre kushte te përjetshme: argëtimin, emocionin dhe mesazhin. Ky i fundit asgjësohet, nuk kërkohet me. Me një fjale sot i thuhet lexuesit apo shikuesit dëfrehu, qesh dhe mos mendo fare. Kjo është vazhda qe e përcjell artin sot, atë komercial. Megjithatë arti, ai i vërtetë kurrë nuk vdes, tkurret, tulatet por vjen një kohe dhe prapë kërkohet. Unë e shoh ne dramat e mija te fundit. Kam pare lot ne sytë e spektatorit te ri, e me ka ardhur mire. Rilindje do te ketë gjithmonë dhe unë jam nga natyra optimist.
Tetëdhjetë-vjetori juaj pranë e pranë me tetëdhjetë-vjetorin e Agollit. Mund te na bëni një koment për Dritero Agollin?
Dritero Agolli është një ikone e letërsisë shqipe, është babushi i mire i gjithë shkrimtareve qe sot jetojnë, sepse i ka ndihmuar te gjithë, ka luftuar dhe sakrifikuar për te gjithë, edhe për ca qe nuk e duan dhe e luftojnë. Madje do te thosha se, për këta ka bere shume Dirteroi. Ai është shkrimtar i madh qe i qëndroi dhe do t’i qëndrojë kohëve. Mbi te gjitha është njeri i shkëlqyer, me një zemër te madhe. Unë jam krenar qe e quaj dhe me quan mik.
Kohet e fundit pati një polemike ne lidhje me gegnishten. Mjeshtri Kraja, kjo polemike a ishte me tepër një sajese me sfond politik, apo qëndron me te vërtetë si e tille?
Një polemike ku padashje u futa edhe unë. Kjo nuk është vetëm “kohet e fundit”. Kujto vargjet e Mjedës tek Gjuha Shqipe, kur thotë: “Qofte mallkue kush qet ngatërrime nder këto vellazen shoq me shoq / Kush dan me fjale a shkrime çka natyra vet përpoq ... Kujto Fishtën, qe pseudonimin me te pëlqyer kishte GEG-TOSKA. Pra, fërkime dhe shkelma ka pas edhe atëherë. Sot, është bere diçka qe po shfrytëzohet nga politika e rrugës. Unë kam qene dhe do te jem gjithmonë me mendimin se Kongresi i Drejtshkrimit kishte nuanca te theksuara politike dhe këto ndikuan qe gjuhës sonë t’i privohet një mënyrë folje, paskajorja, qe është shtylla kurrizore e shqipes, sepse përdoret nga pese te shtatat e shqiptareve. Pra, nga mbi pese milion shqiptare, duke nisur nga Struga, duke përshkruar Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe pastaj prej Vermoshit e deri përtej Shkumbinit. Ata, përdorin paskajoren, diftongun “ue” dhe nuk përdorin rotacionin. Unë, kam qene dhe mbes i mendimit se, ai dialekt qe është më fjalëformues është me i konsiderueshëm. Unë, vete shkruaj me drejtshkrim, sepse i bindem një vendimi, por ai nuk është i padiskutueshëm, siç pretendohet sot. Unë mendoj se, duhet ndalur dhe ndrequr shume gjera dhe pasi te ndreqet, te niset përsëmbari, t’i mësohet drejtshkrimi shqiptareve qe nga klasa e pare fillore. Frutat do te shihen me vone, me formimin e këtyre gjeneratave. Kam qene dhe jam i mendimit se, është makiavelizëm vendimi i Ministrisë se Kulturës për te shpallur gegnishten vlere nacionale bashke me kështjellën e Shkodrës, apo Urën e Mesit. Pra, diçka qe duhet futur ne muze. Vëreni hilenë, nuk shpallet tosknishtja vlere nacionale, por vetëm gegnishtja. Do te thotë se, sot paskemi vetëm një dialekt, atë gege, sepse tosknishtja realisht është gjuhe zyrtare ... Ka edhe gjera te tjera, por këtu nuk është vendi te flasim.
Shkodra djep i kulturës. A është e tille sot apo vazhdojmë te identifikohemi me te kaluarën e saj, vërtetë shume kulturave?
Djepi humbet vlerën nëse nuk vazhdon te përkund. Ka pasur oshilacione, ka pasur heshtje dhe hemorragji talentesh shkodrane qe kane braktisur hijen e kështjellës “Rozafa” për t’u futur nen hijen e kështjellave te tjera. Ka pasur, madje ka dhe sot nënvleftësime nga ana e pushtetarëve ndaj artit dhe artisteve. Kohet e fundit diçka po lëviz për te mire dhe here-here sillet shikimi ndaj vlerave qe lind ky qytet pjellor. E thashë edhe ne një pyetje pak me pare, unë nga natyra jam optimist. Vete fakti qe unë dhe sa te tjerë ka, lexoj, redaktoj, madje u bej edhe parathënie dhjetëra librave te autoreve te ri, ne poezi kryesisht, por dhe gjini te tjera. Kjo tregon se, djepi vazhdon te përkund. Por, këtë e ndihmon edhe e kaluara e Shkodrës, te cilën nuk duhet ta harrojmë, sepse siç thonë librat shenjte, kur nuk di se, nga vjen, nuk di edhe ku shkon.
A flitet gegnishtja sot ne Shkodër, apo është zhvendosur ne Kosove siç deklaron edhe Koliqi ne një libër te tij kritik?
E thash pak a shume kur iu përgjigja një pyetje pak a shume e tille. Unë thashë se gegnishtes i është bere “me hile”. Por, kjo nuk duhet përgjithësuar dhe nuk duhet idealizuar gegnishtja si e përkryer. E para, sepse gegnishtja nuk ka një përcaktim shkencor gjuhësor dhe kjo duhet bere. Shkodranishtja nuk është gegnishte e sakte, është vetëm e folme. Madje, nganjëherë është me prirje zhargonizmi (mi-mbi e te tjera). Pra, edhe kosovaret nuk flasin një gegnishte te sakte, ndaj nuk duhet bërtitur se vetëm ata fliskan gegnisht. Gegnishten e bashkon paskajorja, diftongu, theksimi i zanores, a hundoret e te tjera. (kjo teme është e gjate). Koliqi i madh dhe prozatori im i zemrës, por kosovaret qe ka takuar ne Itali nuk përfaqësojnë gegnishten e gjithë kosovareve. Thashë edhe një here dhe po e përsërisë, nëse kërkojmë qe gegnishtja jone te fitoje podin e nderit, qe e meriton, duhet studiuar, veçuar nga zhargonet e idiomat, nga barbarizmat e turqizmat. Duhet ta beje dikush këtë dhe kur them dikush, kam parasysh specialiste te gjuhës dhe natyrisht larg politizimeve.
Ju jeni “Anëtar Nderi” i shoqatës sonë. Do te doja te na jepje disa këshilla te vlefshme për shoqatën.
E kam për nder qe jam “Anëtar Nderi” i shoqatës suaj. I dua dukagjinasit, miqtë e mi te mire dhe frymëzuesit e mi ne shume vepra, drama, poezi, tregime dhe romane. Keni një shoqate serioze dhe shume aktive. Keni një gazete qe po bën çmos për integrimin e dukagjinasve ne qytetarinë shkodrane. Madje, është e vetmja gazete, mjerisht qe ka sot Shkodra. A kam ndonjë vërejtje? Po te thosha te kundërtën do te thotë se nuk ju dua. Gazeta juaj, por dhe e imja, duhet te shkëputet njëherë e përgjithmonë nga folklorizmi, jo nga folklori, por sidomos, kjo gazete duhet te jete e PAVARUR. Por, mjerisht nuk është gjithmonë e tille. Ka shpesh politizime, madje nganjëherë edhe mllefe. Këta e dëmtojnë imazhin e saj TE MIRE, e përsërisë ... imazhin gjithnjë ne rritje.
Kam një pyetje individuale. Me datën 15 prill 1992 kam dhënë provimin e pare ne Universitet, pikërisht “letërsi antike”. Ju ishit pedagogu i lendes. Pas një vlerësimi shume pozitiv qe me bëtë, me pyetet: Nga jeni dhe ku e keni mbaruar shkollën?-U përgjigja ... dhe ju luajtët kokën duke e shoqëruar me një pasthirrme te sensit pozitiv. Disa here e kam pyetur veten për domethënien! Shume miqësisht, a mund te ma thoni tani pas rreth njëzet viteve?
Unë kam pasur mijëra nxënës e studente dhe e kam te vështirë e te pamundur t’i kujtoj te gjithë. Disa po ... kur me lenë përshtypje te veçante. Po te tregoj një shembull: Prefekti i Shkodrës, tani Kryetari i Këshillit te Qarkut Shkodër, Maxhit Cungu, ka qene studente i imi me korrespodence. Unë nuk e dija se ai kish lindur dhe banonte ne lagjen time, pak metra larg shtëpisë sime. Si familje me “biografi te keqe”, me baba ne burg, Maxhidi me ishte ruajtur dhe nuk e kisha ndjekur fëmijërinë e rininë e tij te pare. Erdhi koha te japë provimin e letërsisë se huaj tek unë. Ishte përgatitur aq mire sa unë u mahnita. I vura notën maksimale. Dhe ai, pasi i vura notën me tregoi se kush ishte dhe se jetonte pak metra larg shtëpisë sime. Te tille studente nuk harrohen nga pedagogu. Edhe ti Lazer me ke lenë përshtypje te mire, ndaj kam tundur kokën kur ke marre provimin tek unë. Me pëlqejnë ata studente qe mbështeten ne këmbët e veta dhe e shikojnë ne sy pedagogun dhe nuk e ulin shikimin, nuk e ulin kokën. Për te bere shaka, ndoshta e kam parashikuar se ti do te bëheshe poet dhe gazetar i shquar dhe qe atëherë e kam parashikuar se do bëheshim shoke, miq e koleg.
Ju falënderoj për bashkëbisedimin. Ju uroj edhe njëqind vite te tjera.
Ju faleminderit ju, qe me dhatë mundësinë te komunikoje me lexuesin e gazetës sonë te nderuar “Dukagjini”, ne këtë përvjetor te ditëlindjes sime.
Bashkëbiseduesi Lazer Kodra
“MALESIA”, NJE REVISTE SHUMEDIMENSIONALE NE MAL TE ZI
I ftuar nga një koleg si pjesëmarrës në një simpozium ndërkombëtar për letërsinë i cili u zhvillua në muajin shtator në Ulqin, pata rastin që të njihesha ndërmjet të tjerëve edhe me Këshilltarin e Avokatit të Popullit në Mal të Zi, zotin Nikë Gashaj. Ky i fundit është në të njëjtën kohë edhe Kryetar i Shoqatës për Kulturë dhe Çështje Shoqërore “Malësia” dhe më dhuroi një kopje të revistës periodike në gjuhën shqipe me të njëjtin emër që boton kjo shoqatë. Me qëllim njohjen e kësaj reviste të destinuar kryesisht për shqiptarët e Malësisë në Mal të Zi, mendova se edhe publikimi i një shkrimi për “Malësia” do të ishte më i përshtatshëm për një gazetë po ashtu periodike dhe me shtrirje rajonale, kryesisht në Veri të Shqipërisë si dhe me një kohëzgjatje disa javore në treg. Kjo me qëllim njohjen sa më optimale të ekzistencës së saj nga lexuesit. Për më tepër që edhe mbi 40 gazetat e përditshme në vend, kanë krijuar më shumë konfuzion dhe çorientim të lexuesve në këtë treg kaotik sesa hapësira për një impakt më të madh…
Një botim mjaft komod me rreth 300 faqe i numrit të 6-të, “Malësia” përmban referime të emrave të njohur akademikë të kulturës, letërsisë, albanologjisë, historisë, toponamistikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe nga Italia dhe Bullgaria. Në këtë numër të revistës “Malësia” vlen të përmenden tek rubrika e kulturës, studimet “Nderim dhe mirënjohje për kolosin e letrave shqipe”, në kujtim të Prof. Eqrem Cabej – Akademik”, nga Prof. Murat Gecaj; “Mahir Domi dhe gjuha letrare shqipe” nga Prof. Emil Lafe; “Pjetër Bogdani, personalitet i shquar në panteonin e kulturës shqiptare të shekullit XVII”, nga Prof. Tomor Osmani; “Nënë Tereza: I deshta njerëzit me dashurinë e Hyjit”, nga Prof. Anton Nikë Berisha; “Pjetër Budi dhe Jul Variboba, veçoritë dhe afritë”, nga Prof. Zeqirja Neziri dhe “Martin Camaj, figurë e shquar e albanologjisë dhe e letërsisë shqiptare” nga Prof. Gjovalin Shkurtaj. Po kështu, në fushën e historisë, kanë botuar Dr. Lavdosh Ahmetaj dhe Lujeta Kodra; në toponamistikë Prof. Simë Dobreci dhe Prof. Begzad Baliu si dhe në rubrikën çështje shoqërore, kanë kontribuar Prof. Shpresa Hoxha, Prof. Mimoza Karagjozi – Kore si dhe vetë K/redaktori i “Malësia”, Nikë Gashaj me studimin “Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi dhe standardet ndërkombëtare”.
Ndërsa në mbyllje të këtij numri, janë botuar edhe disa vështrime dhe urime për revistën “Malësia” nga Prof. Shpresa Hoxha, Prof. Begzad Baliu si dhe Prof. Murat Gecaj. Pra nuk kemi të bëjmë me një revistë të thjeshtë por një botim me përmbajtje edhe studimore dhe shkencore.
Revista “Malësia” ka në redaksinë e saj studiues dhe akademikë të njohur si Ruzhdi Ushakun, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Rusiana Bejleri, Emil Lafe, Riza Rexha, Begzat Baliu dhe Kryetar i Shoqatës për Kulturë dhe Çështje Shoqërore Nikë Gashaj, i cili është edhe Kryeredaktori i kësaj reviste periodike.
Botimin e këtij publikimi e ndihmoi Komisioni i Kuvendit të Malit të Zi për ndarjen e mjeteve ndaj organizatave joqeveritare si dhe Fondi për Pakica në Mal të Zi.
ARBEN LAGRETA
Reagim i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
Përkrah vëllezërve tonë në Malësi e Kosovën Lindore
Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” vazhdimisht ka përcjellë gjendjen e shqiptarëve në tokat e tyre që po administrohen padrejtësisht nga Mali i Zi dhe Serbia. Ne u munduam dhe mundohemi të jemi zë i tyre në Kosovë dhe qëndrojmë pranë tyre me gjithë mundësitë tona intelektuale duke ngritur zërin e duke sensibilizuar faktorët vendor e ndërnacional për gjendjen e rëndë në këto troje dhe për shkeljen e nëpërkëmbjen e të drejtave elementare që ua bën shqiptarëve në këto troje pushteti i Beogradit dhe Podgoricës. Nga kontaktet që kemi me vëllezërit tonë në këto troje etnike dhe nga ajo që lexojmë në media po vërehet se politika asimiluese e dhunuese e këtyre dy pushteteve ndaj çdo gjëje shqiptare nuk ka të ndalur. Për gjendjen e shqiptarëve në trojet e administruara nga Serbia e Mali i Zi nuk i kan fajet vetem keta te fundit, por fajet i ka edhe Evropa sepse duhet te mos i ledhatoje me dhe te mos lejoje me qe Podgorica e Beogradi të bëjnë çfarë t’u teket dhe t’i realizojnë, pa iu prishur tymi i duhanit, planet e tyre asimiluese e dëbuese ndaj shqiptarëve. Edhe Ligji ri për Zgjedhjet në Malin e Zi i sponsorizuar nga pushteti në Podgoricë është cenim direkt i të drejtave të fituara të shqiptarëve dhe përpjekje për ta shuar edhe atë pak zë të mekur të përfaqësuesve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Partitë shqiptare dhe liderët e tyre, përveç Dinoshës janë unifikuar dhe kanë ngritur zërin e kundërshtimit kundër këtij Ligji dhe Shoqata jonë admiron unitetin e tyre dhe përkrah me zemër idenë e tyre që t’i drejtohen Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për të kërkuar ndihmën dhe zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve në trojet e tyre atje. Shoqata përkrah edhe angazhimet e intelektualëve, kuvendarëve, liderëve e partive shqiptare në Kosovën Lindore që të bëhen një zë i fortë e unik në mbrojtjen e të drejtave elementare të shqiptarëve atje dhe në alarmin drejtuar qendrave ndërkombëtare të vendosjes se, atje vazhdojnë të shkelen të drejtat elementare të shqiptarëve nga pushteti serb.
Shoqata jonë duke parë e lexuar argumente e fakte nga gjendja e rëndë e shqiptarëve në trojet e tyre të administruara nga Serbia e Mali i Zi e duke shprehur solidaritetin e saj me vëllezërit tonë atje edhe një herë e thotë zëshëm se, për gjithë këtë gjendje dhe për gjitha këto padrejtësi që u bëhen shqiptarëve atje fajin më të madh nuk e kanë Serbia e Mali i Zi, por pozicionimi i çuditshëm i politikës te disa shteteve Evropiane karshi veprimeve në vazhdimësi të Podgoricës e Beogradit kundër të drejtëve elementare të shqiptarëve. Evropa për t’u treguar se nuk është e njëanshme dhe se vërtetë flet dhe vepron në emër të demokracisë duhet të vë kritere, obligime e detyrime të njëjta për të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të ngrit zërin për të mbrojtur të drejtat e gjithë atyre që u shkelen, pa shikuar fillimisht se kujt po i ngjan kjo. Serbët e malazezët në Kosovë, fal Pakos së Ahtisarit dhe qasjes e veprimeve të Evropës kanë më shumë të drejta se gjithë popujt tjerë në këtë gadishull, kurse në të njëjtën kohë e në të njëjtin shekull shqiptarëve u cenohen të drejtat elementare duke filluar nga shkollimi, flamuri kombëtar, identiteti, zëri i së vërtetës e deri të të drejtat tjera elementare. Demokracia, paqja dhe liria afatgjatë në Ballkan nuk arrihet dhe nuk mund të ruhet duke i dhënë dikujt të drejta mbi të drejtat e duke i mohuar tjetrit edhe të drejtat elementare.
Shoqata jonë do të vazhdojë të qëndrojë në përkrahje të angazhimeve të vëllezërve tonë në këto troje për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave elementare me mënyra e mjete paqësore dhe përsërit edhe një herë apelin e përbashkët të liderëve politikë në Malësi e Kosovë Lindore që Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të merren me shumë me gjendjen reale të shqiptarëve në ato troje dhe të kërkojnë nga Evropa që të vë në jetë kritere e rregulla të njëjta për të gjithë.
Nga Rrahman Jasharaj, zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
Si mund te mbrohen fëmijët nga reja elektronike?
Nga libri me titull
“Reja elektronike ne dhomën e fëmijëve“
Fëmijët janë shume te ndjeshëm ndaj rese elektronike për arsye se kafka e tyre është e vogël dhe e holle, gjë kjo qe nuk mjafton për mbrojtjen e trurit nga rreziku elektrosmog. Megjithatë, ju si prindër, mund te bëni diçka për mbrojtjen e tyre. Dhe konkretisht:
*Nëse dhoma e fëmijëve është nga ana e shtyllave te tensionit, ndërrojeni menjëherë atë, duke e kaluar ne anën tjetër.
* Mos mbani telefon dore ne dhomën e fëmijëve.
* Kutitë shpërndarëse, siguresat, numëratori elektrik, duhet te jene sa me larg dhomave, mundësisht ne bodrum.
* Kabllot rryme përcjellës duhet te jen sa me larg krevatit, divaneve, vendit te punës.
* Pajisjet elektroshtëpiake, pasi te keni mbaruar pune me ato, duhet te s’takohen plotësisht nga korrenti.
* Përdorni sa me pak kabllo dhe sa me te shkurtër për lidhjet e nevojshme te elektroaparateve ne shtëpi. Kjo, kryesisht afër krevatit te fëmijëve dhe tavolinës ku ata mësojnë ose punojnë.
* Asnjëherë nuk duhet te përdorni ngrohëse elektrike për fëmijët kur ata mërdhijnë ose nuk ndjehen mire. Ne vend te kësaj mund te përdoren shishe kauçuku me ujë te ngrohte.
* Elektroaparatet si kompjuter, cd-player e te tjerë, duhet qe, minimumi te kenë një distance 1,5 m nga krevati ose tavolina e punës se fëmijëve.
* Mbi komodine duhet te vendoset dhe te përdoret ore me bateri dhe ne asnjë rast funk. Abazhuri duhet te jete me rryme njëfazore.
* Tavolina e kompjuterit duhet te jete prej druri pasi ato metalike përforcojnë rrezatimin dhe monitorët duhet te jene me ekran te sheshte.
* Te mos përdoren llamba energjikursyese. Me te mirat janë llambat halogjen.
* Deri ne moshën 16 vjeç fëmijët nuk duhet te përdorin telefon dore (celular). Nëse po, duhet ti përdorin me pajisjet e te folurit ne distance dhe te mos i mbajnë ne trup.
Rreziku i rese elektronike ne shtëpi - Prej vitesh biondertueset vazhdojnë te paralajmërojnë rrezikun e rese elektronike qe krijohet nga rrezatimi i linjave e tensionit te larte, telefoni i dorës, televizori, kompjuteri dhe pajisje te tjera elektroshtëpiake. Sipas tyre, rraskapitja e përgjithshme, alergjia, shqetësimet e trurit dhe te zemrës, te qarkullimit te gjakut deri dhe kanceri, janë pasojat me te njohura dhe te mundshme te saje.
Sa i madh është ky rrezik ne te vërtetë!?
Llambat dhe aparatet elektroshtëpiake:
Me këto kuptojmë te gjitha aparatet elektroshtëpiake, llambat dhe tubat ndriçues si dhe kabllot dhe lidhjet funk(pa kabull).
Sa me shume rryme elektrike, aq me te mëdha janë fushat magnetike qe krijohen. Veçanërisht te forta janë ato tek fshesa me korrent, mbulesat elektrike mjekuese, makinat zhbiruese dhe llambat e televizorit.
Nëse fushat magnetike, qe krijohen nga këto aparate, janë te forta, rreziku është i larte. Shqetësojnë sistemin nervor dhe organet e tjera. Me te mundshëm për tu prekur janë ata qe punojnë ne te tilla fusha magnetike. Sëmundjet me tipike janë leucemia dhe humbja e kujtesës.
Rekomandohet qe, te përdoren sa me pak aparate elektroshtëpiake. Vetëm te përdoren me te domosdoshmet.
Te mbahet sa me shume distance qe te jete e mundur nga anëtarët e familjes, veçanërisht nga televizori. Këshillohet qe, kur aparatet nuk janë ne pune, te hiqet spina nga priza, veçanërisht gjate natës ne dhomën e gjumit.
Aparatet me werless - Me këto kuptojmë aparatet qe lidhen me te tjerë pa kabull si, kokën-dëgjuesit (kufjet), mausi i kompjuterit, altoparlantët e te tjerë. Sipas studimeve te bëra deri tani, fuqia e tyre rrezatuese nuk përbën rrezik. Mund te përdoren pa menduar rrezikun.
Aparatet Wlan - Me këtë mendojmë aparatet qe shërbejnë për lidhjen e kompjuterit me internetin. Rrezatimi është ekstrem i ulet. Kështu mendojnë biondertueset. Informacione te tjera nuk ka. Rekomandohet përdorimi i tyre ne vend te lidhjeve me kabull pasi ky i fundit është shume me i rrezikshëm.
Telefonat wereless - Me ketë mendojmë tekniken digjitale telefonike pa lidhje kabllore. Rrezatimi i tyre është shume me i vogël se sa tek telefoni i dorës (celulari). Megjithatë, për momentin mund te arrije një doze rrezatimi shume te larte (vetëm për milisek) gjë kjo qe mund te dëmtojë shëndetin. Nga kërkimet studimore, nuk është vërtetuar rreziku i shqetësimeve trunore apo kanceroze. Rekomandohet përdorimi i tyre ne shtëpi. Kush dëshiron, për te qene shume i sigurt, mund te blejë rreze-mbrojtës, gjë qe e bën rrezikun zero.
Linjat e tensionit te larte - Me këtë mendohen linjat e tensionit nga 10 000 deri ne një milion volt. Rrezatimi me i forte është ne distancën 50 m nga shtyllat mbajtëse te linjave. Pas kësaj distance, fuqia rrezatuese bien. Shume te rrezikuara janë familjet, shtëpitë e te cilave ndodhen brenda distancës 50 m Studimet kane vërtetuar se rreziku me aktual është dëmtimi i kujtesës se atyre qe banojnë brenda rrezes prej 50 m Kjo për te rriturit, ndërsa për fëmijët ekziston rreziku i madh i leucemisë.
Babyfon - Me ketë kuptojmë aparatet e përgjimit te bebeve ne dhomën e tyre. Shkalla e rrezatimit është e padëmshme. Rreziku është, materiali i antenës. Për asnjë rast nuk duhet qe bebet ta përdorin aparatin si lodër pasi mund ta fusin antenën ne goje, gjë kjo qe i rrezikon ata.
Telefoni i dorës - Me këtë kuptojmë telefonat e dorës, nga një deri ne dy wat. Zakonisht rrezatimi është nen vlerat e rrezikut. Megjithatë, kjo ka te beje shume me tipin e telefonit. Studimet kane vërtetuar se rrezatimi rrezikon inteligjencën dhe kujtesën si dhe aktivitetin e trurit gjate gjumit. Njëkohësisht dëmton edhe sytë.
Rekomandohet qe, kur te blini aparatin, sidomos për fëmijët, te interesoheni për sasinë e rrezatimit te tij. Gjate gjumit duhet mbajtur sa me larg. Kur përdorni telefononin, është mire qe, gjate bisedës, te përdorni pajisjet kabllore, për ta mbajtur sa me larg jush antenën.
Përktheu nga gjermanishtja,
Leke Imeraj, shkrimtar
Megjithatë, dëshiroj qe te punoj për qytetin e lindjes
Bashkëbisedim me Jona Leqejza
Kush është Jona?
Unë do jem 24 vjeç, se shpejti. Kam dy vjet qe jam kthyer ne Shqipëri nga Vjena ku kam studiuar për Administrim Biznesi dhe Marketing dhe punoj ne Deloitte Albania, një nga kompanitë me te mëdha te auditimit ne Shqipëri dhe botërisht e njohur si një nga “the Big Four” ne fushën e auditimit financiar dhe konsulences menaxheriale dhe financiare. Shumicën e kohës identifikohem me punën qe bej, serioze dhe me kostum ndërsa ne fakt jam shume sociale dhe me interesojnë shume diskutimet dhe angazhimet ne problem dhe çështje sociale ose jo definitivisht fitimprurëse siç mund te sugjeroje zanati qe kam zgjedhur. Jam aktiviste për te drejtat e kafshëve, dhe për barazinë gjinore, dhe shpresoj qe një dite te angazhohem edhe ne iniciativa për te dhënë support dhe drejtim studenteve te sapodiplomuar për zgjedhjen e karrierës dhe formimit profesional meqë mendoj se ky është nder problemet me te mëdha te shoqërisë shqiptare qe shkolla nuk i jep drejtimin e duhur te rinjve duke fokusuar përpjekjet ne formimin teknik por jo ne ato qe ne boten e biznesit quhen “soft skills” qe janë aftësitë ndërpersonale të tilla si aftësia për të komunikuar me njerëz të tjerë dhe për të punuar në ekip. Jam person relativisht “i shprehur” dhe megjithëse kam pësuar zhgënjimet e para si pasoje e këtij mentaliteti, mendoj se gjithmonë do vazhdoj te jem e para qe denoncoj padrejtësitë shoqërore nëse ndodhin brenda një grupi te mbyllur apo një shoqërie te tere.
Duke pas prejardhjen nga Dukagjini, fshati Gegaj te komunës apo te krahinës se Shllakut, çfarë është për ju Shllaku dhe ne tërësi Dukagjini dhe ne këtë mes, sa e ndjeni veten dukagjinase?
Ju uroj shume suksese Gazetës dhe Shoqatës “Dukagjini” dhe vlerësoj shume faktin qe vazhdoni dhe përcjellni trashëgiminë kulturore te zonës se Dukagjinit, dhe unë personalisht jam krenare për prejardhjen qe kam. Gjate viteve te shkollës fillore kam qene disa here viktime e paragjykimeve si pasoje e kësaj prejardhje por mua nuk me ka shqetësuar kurrë paragjykimi i te tjerëve. Mendoj se vete kuptimi i fjalës i referohet një predispozite te momentin apo te përhershme për te kryer një gjykim te pabazuar ne fakte, unë do e kisha çuar me tej dhe do thosha qe paragjykimi është tipar i njerëzve qe kërcënohen lehtësisht nga ato qe i rrethojnë dhe përdorim ketë si mekanizëm vetëmbrojtjeje. Prandaj duhet te jemi te kujdesshëm ne shprehjen e mendimeve, jo sepse mund te dëmtojmë te tjerët, por sepse mund te dëmtojmë veten duke ngushtuar shpirtin dhe vizionin personal. Prandaj, unë them se e ndjej veten shume dukagjinase, jam një vajze e forte, krenare, besimtare, dhe shpresoj qe një dite te jem pasardhëse e denje e figurave te shquara qe ka nxjerre ky vend, sigurisht, shpresoj edhe qe një dite te mund te jem plotësisht e sigurt se kam qene një trashëgimtare e denje e gjyshit tim te nderuar, Gjon Leqejza.
Sa e ndjeni veten shkodrane dhe çfarë mund te na thoni për Shkodërlocen?
Unë kam lindur dhe jam rrit ne Shkodër dhe sigurisht qe e ndjej veten shkodrane, duke qene se kam jetuar shume kohe larg, jam përfaqësuar gjithmonë si e tille, dhe ne grupet e punës, apo shoqërore ku bej pjese njihem si “Shkodranja”. Jam krenare qe përfaqësoj qytetin e Shkodrës ne ambientin ku punoj dhe frekuentoj jashtë saj, por ne momentin qe kthehem ne Shkodër, ndjej se ky qytet ka mangësi te mëdha te cilat te cilat me ndikojnë mua personalisht dhe me pengojnë qe te marr një vendim qe te kthehem dhe te jetoj ne te. Shkodra megjithëse po përjeton një faze zhvillimi mjaft te shpejte këto vitet e fundit, ka akoma mangësi ne aspektet e zhvillimit kulturor, kjo nuk do te thotë me shume evente kulturore, por me shume tolerance kulturore midis qytetareve. Mentaliteti i “shkodraneve” karakterizohet akoma me glorifikimin e arritjeve familjare ne kohen e shkuar zakonisht para komuniste, dhe megjithëse mendoj se historia, familja, dhe prejardhja përbejnë një pjese integrale te karakterit, kjo nuk do te thotë qe këto te fundit duhet te zbehin influencën e arritjeve personale ne kohen e tashme. Unë mendoj se vlerat me te rëndësishme janë vullneti, dashamirësia për te ndihmuar te tjerët dhe toleranca: këtyre duhet t’i jepet përparësi për te pasur një shoqëri te zhvilluar.
Megjithatë, cila është CV-ja e juaj?
Curriculum Vitae
Emri Mbiemri: Jona Leqejza
Eksperienca profesionale:
Deloitte Albania Sh.p.k Tiranë, Shqipëri 1 korrik 2010- në vazhdim
Arritjet/Detyrat:
Semi-senior në Audit të jashtëm
Deloitte Albania Sh.p.k Tiranë, Shqipëri 1 korrik 2010- në vazhdim
Arritjet/Detyrat:
Asistente me eksperiencë në Audit të jashtëm
Deloitte Albania Sh.p.k Tiranë, Shqipëri 1 Shtator 2009- 30 Qershor 2010
Arritjet/Detyrat:
Asistente në Audit të jashtëm
General Motors Austria. Vjenë. Qershor-Korrik 2008
Arritjet/Detyrat:
Organizatore e projektit “Employer Branding” për General Motors Austria.
Përgatitja dhe procesimi i të dhënave të pyetësorit.
Prezantimi i projektit final me këshilla për General Motors.
Madish shpk. (Cotonella) Shkodër. 2003-2005
Arritjet/Detyrat:
Mbajtja e korrespondencës me furnitorët.
Kërkim të tregut për klientë të ri.
Formimi Arsimor:
ACCA- Association of Chartered Certified Accountants 1 Shtator 2009- në vazhdim
Licencë për ekpert kontabël ndërkombëtar
Webster University Vienna. Tetor 2005- Maj 2009
Përfunduar arsimin me 2 (dy) diploma në Administrim Biznesi dhe Marketing.
Diplomim me “Honors” me mesatare 3.8 nga 4.0 në të dy degët.
Anëtare e Delta Mu Delta Business Honor Society.
Tirana Internacional School. Tiranë. 2002-2005
Mbaruar studimet për 3 (tre) vite nga 4 (katër) të zakonshme.
Diplomuar me mesatare 4.0 nga 4.0.
Gjuhët e Huaja:
Anglisht- shumë mirë
Italisht- shumë mirë
Frëngjisht- mirë
Gjermanisht- mirë
Spanjisht- njohuri të mjaftueshme.
Kompjuter:
Ms. Office veçanërisht Ms. PowerPoint dhe Excel.
A mundet te parashikosh apo mund te keni planifikuar te ardhmen tuaj dhe ne qofte se po, mund ta publikoni?
Ne plan kam qe një dite te kthehem te punoj ne qytetin tim te lindjes dhe te jap një kontribut për te përmirësuar cilësinë e jetës te qytetit nen shembullin e babait tim, i cili është modeli qe unë kam ndjekur gjithmonë. Nuk e di nëse do mund bashkëpunoj me te apo te rriskoj për te pasur një sipërmarrje te timen. Këto plane nuk janë kristalizuar akoma pasi jam ne fazën qe po ndërtoj një karriere ne industrinë e shërbimeve financiare dhe me pëlqen shume qe te vazhdoj te punoj ne te për vitet e ardhshme. Megjithatë, dëshiroj qe destinacioni im final te jete ne qytetin e lindjes.
Jona, ju falënderoj për bashkëbisedimin e mendimet qe dhatë. Ju uroj suksese dhe me faqe te bardhe ne realizmin e synimeve te tuaja ne jete.
Ju faleminderit juve, qe me dhatë mundësitë te komunikoj me lexuesit e gazetës se dashur “Dukagjini” dhe ne te njëjtën kohe t’iu uroj me faqe te bardhe ne realizmin e misionit te shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” e gazetës se Saj.
Bashkëbisedoi Ndue Sanaj
56 VJETORI I KRIJIMIT T SHTETIT MODERN AUSTRIK
Me datën 25 tetor 2011 u be kremtimi i festes se 56 vjetorit te krijimit te shtetit modern Austriak. Me këtë rast, nga ora 17. 00 deri ne orën 18. 00, ne Teatrin “Migjeni” u dha një koncert “Trio-je Vjeneze”.
Ne ora 18. 30, ne hollin e Hotel “Rozafa”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve te autoriteteve lokale, te shoqatave, te komuniteteve fetare, te institucioneve shkencore dhe te personaliteteve te kulturës e te artit ne Shkodër dhe ne veçanti te ambasadorit te Republikës se Austrisë ne Tirane, Mag. Florian Raunig, u dha një kokteil, i organizuar nga Konsulli i Nderit te Republikës se Austrisë ne Shkodër, Gjergj Leqejza.
Ne përshëndetjen e rastit, konsulli Gjergj Leqejza, ne mes te tjerave theksoj: “… Se pari do te desha t’ju falënderoj te gjithëve ju qe si çdo vit keni gjete kohen për te marre pjese dhe për te festuar se bashku Festen Nacionale te Austrisë .
Tashme, u bë viti i 8-te qe ne Shkodër; fale prezencës suaj gjithnjë ne rritje te festojmë se bashku festen nacionale te Austrisë duke synuar qe vit pas viti kjo feste te jete aktiviteti përmbyllës i javës se Austrisë. Te gjithë jemi dëshmitarë te shtimit e forcimit te lidhjeve historike ne te gjitha fushat midis dy popujve e vendeve e sidomos ne veriun e Shqipërisë me kryeqendër Shkodrën … Ja vlen te përmendim këtu projektet ne fushën e furnizimit me ujë te pijshëm, qe fale tyre Shkodra me rrethinat janë ndoshta te vetmit qe kane te zgjidhur furnizimin me ujë dhe se fundmi po plotësohet dhe me projektet e përpunimit te ujërave te zeza duke ndikuar ne mbrojtjen e ambientit, projektet ne rehabilitimin e H/C te kaskades se Drinit ku pjesëmarrja e Qeverise Austriake ka qene shume e rëndësishme për sa i përket financimit, projekteve ne tregun financiar … Raiffeissen Bank është një nder me kryesoret ne treg…Uniqa e Vjena Insurance Group e cila ditët e fundit shtoi prezencën e saj duke blere pjesën kryesore te aksioneve te Interalbanian ... janë kompanitë kryesore ne tregun e sigurimeve … projektet ne fushën e arsimit ndërmjet Universiteteve te Gracit, Klagenfurti e Vjenës me Universitetin e Shkodrës … projekti shume ambicioz i shkollës “Peter Mahringher”, i cili po zhvillohet me shume sukses e qe fale tyre unë vërej këtu shume Gjermano-folës qe po shtohen dita-ditës si dhe po përgatitet grupi i pare i studenteve te afte për tregun e punës apo për te vazhduar studimet ne universitetet e vendit apo ato Evropiane … dhe pa dyshim projekti me i rëndësishëm është ai i H/C te Bushatit, te cilin “Verbund “ po e realizon me shume sukses e ne kohe rekord duke u bere si gjithnjë shembull serioziteti e efikasiteti ne zhvillimin e projekteve konçesionare ne fushën e energjisë. Nuk mund te le pa përmendë projektet e bashkëpunimit ne fushën e shëndetësisë ndërmjet Qendrës Spitalore Shkodër e Shoqatës “Shëndet me i mire” me president Ervin Rebhandl dhe Monsinjor Ervin Gerst për furnizimin me aparatura te vlefshme diagnostifikimi apo dhe ditët e fundit me një impiant shume te vlefshëm Dialize ... Pra, siç dhe e thashë, ato lidhje shpirtërore, historike, kulturore, politike po marrin dimensione te tjera, po zhvillohen e forcohen dita-ditës dhe një tregues konkret është dhe pjesëmarrja e përvitshme e juaja, për te cilën edhe një here ju falënderoj ne emër te Konsullatës se Nderit, ne emër te Ambasadës …dhe timin personal dhe ju uroj çdo te mire për ju e familjet tuaja ...”.
Pjesëmarrësit i përshëndeti dhe Ambasadori i Republikës se Austrisë ne Tirane, mag. Florian Raunig.
***
Pjesëmarrësit ne grupe vizituan dhe panairin e punimeve te disa piktoreve dhe kaluan çaste gëzimi nen shijen e asortimenteve te kokteil dhe te ndonjë gote pijeje te shtruar me ketë rast deri ne orën 20. 00.
Nga Ndue Sanaj
ÇFARE NA KUJTON 28-29 NANDORI?
Mes historisë dhe politikes
Çfarë na kujtojnë 28-29 Nandori? Këto dy data shënojnë dy ngjarjet ma t’ mëdha ne historinë e popullit Shqiptar. E para, shpallja e Pavarësisë pas afro pese shekuj te pushtimit Osman. E dyta, çlirimin e Shqipnise nga thundra nazifashiste. Asnji shqiptar i vërtetë nuk mund ti mohoje apo kontestoje këto dy ngjarje madhore.
Ne këtë shkrim modest do t’ trajtoj vetëm episode te pushtimit pese shekullor osman, dhe ketë e baj me nji ndjenje te theksueme te përgjegjësisë qytetare për t’iu kujtue atyne qe na drejtojnë se, ka ardhe koha me i dhanë fund politikes servile.
Ne muajin gusht te këtij viti, vizitoi Kosovën Ministri i Jashtëm i Republikës se Turqisë dhe ne mes te tjerave “udhëzoi” qe te rishikohet historia e marrëdhënieve shqiptaro-turke, duke “sugjerue” se, Sulltan Murati nuk erdhi ne Ballkan si pushtues, por për te vendosur rendin! Pyetja shtrohet: A kishte te drejte diplomati turk? Un them se PO! Konkretisht dhe historikisht: Ne betejën e Fushës se Kosovës, qershor 1389, Sulltan Murati e theri ne shatorren e tij Millosh Kopiliçi i Drenicës. Por, çuditërisht nuk ju ngrit ndonjë memorial apo përmendore. Akoma ma e çuditshme asht ngritja e nji xhamie (tyrbe) dhe shenjtënimi i saj me emrin e Sulltan Muratit!? Mos valle e befasoi Ministrin Turk, monumenti i Gjergj Kastriotit?! Qeveria e Republikës se Kosovës dhe ajo e Republikës se Shqipërisë me heshtjen e tyne “mortore” dashje apo pa dashje e mohuan shpalljen e pavarësisë dhe me heshtjen e shpifur mohuan 28 Nandorin. Pse? Asht fakt i pamohueshëm se, ne nji hark kohor prej 399 vjet, qe nga viti 1525 deri ne vitin 1924 i kemi “dhurue” Turqise 28 kryeministra; asht fakt i pamohueshëm se, renegati Ballaban Pasha ishte i pari qe hypi mbi muret e Kostantinapojes, me 30 maj 1453. Po ne, duhet te mburremi me këtë mercenare? Ne i dhamë Turqisë: Rektorin e Pare te Universitetit, Hoxha Tasim; i dhamë ideologun dhe letrarin ma te madh, Sami Frashrin, autorin e 55 veprave dhe hartuesin e Fjalorit Enciklopedik Turk; Ismail Qemalin, i cili i shërbeu për 46 vjet Perandorisë Osmane, me postet ma te nalta te diplomacisë; Pashko Vasen, guvernatorin e Libanit; Turhan Pashën, ambasador ne Peterburg e te tjerë e te tjerë.
Po Turqia, çka na dha? Ne muajin korrik te vitit 1830, Sarasqer beu i Rumelisë thirri ne Manastir te gjith parinë e Jugut, gjoja për t’iu pague rrogat e prapambetura, por i pushkatoi te gjith dhe shum prej krenave i dërgoi ne Stamboll, ne “shenje respekti ...”.
Ne vitin 1845, ne muajin qershor, Hajredin Pasha sulmon Dibrën e Vogël duke shfarose 22 000 dibrane (gra, pleq e fëmijë), ndonëse, ne atë beteje mbeten edhe 12 000 asqere, “vllazen” turq. Mic Sokoli i Krasniqes “vulosi” miqësinë duke hedhur ne Valbone me dhjetëra asqere, “vllazen” turq, dhe ne fund i ven gjoksin topit te Sulltanit.
Mbas dështimit te ushtrisë Osmane ne portat e Vjenës, kleriku atdhetar, Filozofi- Pjeter Bogdani, mobilizoi dhe udhëhoqi kryengritjen antiosmane, por pikërisht ne atë kohe Port e Larte mobilizoi 100 000 tartare për ta shtypur ketë lëvizje dhe përdori metodat ma dragonjane mbi popullsinë. Sipas Edith Durham, ne ketë periudhe u krye nji proces i dhunshëm duke islamizue mbi 300 000 shqiptare (Brenga e Ballkanit, fq. 223). Qëndresa stoike e malësoreve te Veriut asht nji “leksion” origjinal qofte për diplomatin turk, qofte për politikanet brenda dhe jashtë atdheut.
Te mohosh Gjergj Kastriotin, Pjeter bogdanin, Hodo Sokolin, Dasho Shkrelin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Idriz Seferin, Çerçiz Topollin, Mihail Grameno, Dede Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Bajram Curri, Çajupin, Fishtën e Mjedën, don te thotë te mohosh te gjith nacionalitetin dhe te deklarohesh Turk. Natyrisht qe diplomati turk asht mbështete ne disa fakte historike, por qe ato i përkasin te kaluarës, dhe pa dyshim ato fakte nuk duhet te bahen inkurajuese, për ata qe drejtojnë politiken ne Shqipni dhe kudo ne trojet Shqiptare. Politika Shqiptare e ka për detyre ndërtimin e marrëdhënieve te mira me Turqinë, dhe me te gjith fqinjët, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te shkele mbi gjakun e derdhur ne shekuj ne lufte kundër pushtimit Osman.
Se fundi: 28 dhe 29 Nandori duhet te zgjoje kujtesën e çdo Atdhetari për t’u përulë me respekt ndaj martireve qe derdhen gjakun për Pavarësinë dhe çlirimin e Atdheut. Ndërsa simpatizantët e pushtuesve Osmane apo te atyne Italo-Gjermane duhet te “skuqen” para monumentit te Gjergj Kastriotit, para veprës se Pjeter Bogdanit, para monumentit te Luigj Gurakuqit e Fishtës, gjithashtu edhe para heronjve te luftës antifashiste.
Shkodra duhet te mburret me tre heroit qe u dogjën me benzine nga avionët fashist. Duhet te mburret me veprën e pavdekshme te Manush Alimanit. Qofshin festat e mëdha te 28-29 Nandorit, ditët e nji refleksioni, për nji dashni te sinqerte dhe armoni ne mes te gjith shqiptareve.
Politikaneve dhe pushtetarëve ju drejtohem: Zoti ju ndriçoftë mendjen!
Nga Mark Bregu
Nuk jep ai që ka, por ai që ka zemër ...
“Ndue Ftoni është gur i latuar i këndit të tij, burrë i nderuar në shoqëri dhe humanist në komunitet, faqe e bardhë në biznes. Mjafton kjo për të parë së sytë e tij nuk shqiten nga pragu i gurit”. “Ndue Ftoni, jo vetëm është një shembull guximi e kuraje se si duhet të orientohesh dhe të punosh në biznes, por me tepër se kaq është një prind i edukuar dhe një mbështetës në të gjitha shtigjet e vështira për biznesmenët e rinj të komunitetit. Ky është një fat dhe një luks për ta që në çdo kohë kanë një mendim në kokë të ecin labirinteve të fitimit. Ai nuk e harron njerëzit e penës dhe të kulturës. Është i gatshëm t’ua plotësojë me sa mundet kërkesat e tyre”. “Biznesmeni shqiptar Ndue Ftoni pronar i restorantit “The Imperial House” njëkohësisht dhe supërmarketit të mishit në Detroit “Ftoni Meat Inc” ish “Mister Food”, ka pas me 13 korrik për festën e “Shqurkut Shoshit” të Dukagjinit miq nga të gjitha trevat e Shqipërisë por që jetojnë dhe punojnë në SHBA u bënë pjesë e festës që z. Ndue di të shtroj me bujari gjithmonë”.
Këto janë grimca të marra nga shkrimet e gazetave të ndryshme të cilat i kanë kushtua vëmendje të veçantë z. Ndue Ftoni. Për jetën dhe veprimtarin e tij të larmishme dhe plot suksese gazeta jonë “Dukagjini” ka shkruar vazhdimisht. Kohët e fundit ai erdhi në vendlindje dhe gjatë bashkëbisedimit me z. Ndue më bënë përshtypje shumë shprehej të tij. Ku çdonjëra përcillte mesazhe mjaftë me vlera.
-Të shikojmë nga e ardhmja, jo nga e kaluara.. Kjo duhet të vihet në jetë nga ne, e ardhmja është ajo që na pret ne ta ndërtojmë, ajo ka nevojë të shkundet nga zinxhirët e së kaluarës. Jo kush ishim, por kush jemi. Nuk është në interesin tonë të rrimë e të kujtojmë të kaluarën si do që të ketë qenë. Tani jemi unë edhe ti. Tani duhet të punojmë unë edhe ti. Tani duhet të mësoj nga e mira unë dhe ti dhe ti largohemi të keqes, unë dhe ti.
Konceptet, politike dhe krahinore... me të cilat shoqëria po merret më shumë seç duhet janë ato që mes nesh po mbjellin farën e ndarjes dhe të urrejtjes. Po bllokojnë zhvillimin. Gjykojmë njëri–tjetrin të ushqyer nga këto koncepte duke i veshur me ngjyra politike dhe krahinore, në vend që ti japim dorën atij që punon dhe i jep jetës më të nevojshmen. Ne qofte se unë dhe ti po e bëjmë një hap të mirë, atëherë duhet ti japim dorën ta përgëzojmë njëri- tjetrin. Ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të hedhim edhe një hap tjetër edhe më të mirë. Fatkeqësisht tek ne po ndodhë e kundërta. E gjykojmë njeri-tjetrin dhe po bëjmë të kundërtën.
Shkollimi i brezit të ri... është hapi i parë që shoqëria jonë duhet të bëjë. Duhet të përkrahim talentet e të gjitha fushave. Rilindësit në historinë tonë e kanë përcjell këtë mesazh mjaftë mirë. Brezi i ri sot duhet të studiojë. Atij ne duhet ti përcjellim traditën dhe krahas saj ne duhet ti ushqejmë ata që të kuptojnë qytetërimin. Është bukur kur tradita dhe qytetërimi gërshetohen dhe ecin së bashku. Jemi shqiptarë dhe tradita jonë është e pasur me virtyte të pashoqe.
Nuk jep ai që ka, por ai që ka zemër... kjo është një nga virtytet e para që prindërit tanë na e kanë dhuruar. Dukagjinasi, gjithmonë e ka nda dhe e ndanë të mirën e vet me të tjerët. Në dhurim ai kurrë nuk ka pas dhe nuk ka masë. Tani ngado që të shkosh i takon bijtë e Dukagjinit që me punë të ndershme e kanë krijuar jetën e tyre mirë dhe bukur. Por koha dhe Dukagjini na e kërkon që ne të jemi të bashkuar dhe të dhurojmë se bashku aty ku e lyp e mira e vendit tonë. Të bashkohemi dhe ti japim jetë edhe më shumë veprimtarive, botimit të librave dhe gazetës që nëpërmjet tyre të promovohen akoma e më shumë vlerat tona, të cilat e përsëris edhe një herë janë të pashoqe. Jemi Dukagjinas, e kaluara jonë është e ndritshme, është përmes vuajtjes dhe sakrificës, kemi një të jetë të mirë dhe të ndershme dhe do të kemi një të ardhme edhe më të mirë dhe të lavdishme e cila e gdhendur në gur trashëgohet për brezat që vinë.
Këto shprehje të z. Ndue janë mesazhet që koha dhe Dukagjini e kërkojnë që të mos mbesin vetëm të shkruara në faqet e kësaj gazete. Por ti përvetësojmë dhe ti zbatojmë.
Vërtetë, “Nuk jep ai që ka, por ai që ka zemër”.. E zemrën Zoti na e ka dhuruar të gjithëve, vetëm kërkohet që ne ti japim jetë aktive asaj ...
Nga Roza Pjetri
Historia shkruhet vetëm me dokumente
Kohët e fundit më ra në dorë libri i të nderuarit Mhill Dedë Pali me titull “Përballja e madhe e Planit”. Libri i kushtohet ballafaqimit të Dukagjinit me agresionin ushtarak malazez në korrik të vitit 1915.
Për të njëjtën ngjarje janë shkruar edhe “Kujtimet” e At Justin Rrotës me titull “Mbi krojet e bardha” të përfshira në librin “Rreth Votrës”, botuar në vitin 1945 dhe ribotuar në vitin 2005. Kur konstaton se autori ynë dukagjinas ka shfrytëzuar si literaturë “Kujtimet” e At Justinit të krijohet përshtypja se ia ka arritur të realizojë një libër serioz, të saktë shkencërisht dhe me vlera të reja njohëse. Por kur e përfundon leximin, mbetesh krejt i pakënaqur, i deziluzionuar. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se analiza, zhvillimi dhe përfundimi i ngjarjeve jepet në linjë krejt të kundërt me trajtimin e bërë nga At Justini.
Për të bërë një gjykim të drejtë të këtij problemi, para së gjithash duhet të kemi të qartë se kush ishte At Justin Rrota. Ai ka qenë jo vetëm një nga figurat e shquara të klerit katolik, por edhe një personalitet me emër të madh në fushën e studimeve shkencore shqiptare. Rëndësi të veçantë për temën që trajtohet ka fakti se, Ai e ushtroi detyrën e famullitarit të fshatit Plan, vetëm një vit pas ngjarjeve të vitit 1915. Ai i mblodhi faktet e të dhënat nga kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit që morën pjesë në luftë dhe që përjetuan përvojat e tmerret e saj. Në këtë vështrim “Kujtimet” e tij marrin atributet e dokumenteve historike.
Pasi njihesh me një realitet të tillë krejt natyrshëm të lind pyetja: Cila është baza e dokumenteve që ka shfrytëzuar z. Mhill për të shkruar librin e tij? Përgjigjen e jep vetë Ai të formuluar si vijon: “Nuk kam gjetur të dhëna të shkruara të mjaftueshme megjithatë trashëgimia popullore është e plotë dhe e saktë për t’i dhënë këtij libri vlerat historiko-shkencore”.(fq 94)
Mirëpo autori e di se historia është një shkencë dhe një nga kërkesat më themelore të saj, është mbështetja e domosdoshme në dokumentet e shkruara. Duke shkelur këtë kriter shkencor metodologjik, autori nënshkruan me dorën e tij, dështimin e librit që na paraqet. Të dhënat e mbledhura prej tij nga goja e popullit nuk janë të pa rëndësishme, por ato kanë vlerë vetëm po të përkojnë me dokumentet e mirëfillta historike. Largimi nga kriteret shkencore të punës studimore, e ka çuar autorin e librit në gabime të pashmangshme të karakterit subjektivist që janë njëherësh edhe gabime shkencore.
Le të shohim konkretisht vijën e thellë ndarëse në të dhënat, analizat, e përfundimet ndërmjet trajtesave të At Justinit dhe të autorit tonë. Të fillojmë me tiparin thelbësor të ballafaqimit luftarak të popullit të Dukagjinit me agresionin malazez në korrik të vitit 1915. At Justini e trajton këtë ballafaqim si qëndresë te të gjithë Dukagjinit që mbyllet në mënyrë tragjike me masakrën e përgjakshme të Planit. Diametralisht në të kundërtën, Mhilli na paraqet Planin si bosht dhe epiqendër të luftimeve, ndërsa për masakrën as që mund të bëhet fjalë. Pikëpamja e tij gjen shprehje të plotë në titullin e librit të formuluar si “Përballja e madhe e Planit”. Madje, sipas tij ka pasur përmasa aq të mëdha, saqë “Lufta e Planit 7-15 korrik 1915, është unikale e shekullit XX në Dukagjin dhe në Shqipëri”. (fq 89)
Qëndresa e popullit të Dukagjinit kundër pushtuesit malazez në këtë periudhë zë një vend të merituar edhe në historinë e Shqipërisë. Në tekstin akademik Historia e Popullit Shqiptar shkruhet: “Vatra kryesore e qëndresës u bë Malësia e Shalës ku qysh në muajin korrik u asgjësuan postëkomandat e pushtuesit dhe u rrethua një brigadë e tërë e tyre, për shpëtimin e së cilës u dërguan forca të tjera të mëdha. Vetëm me 7 Korrik këto forca patën mbi 100 të vrarë. Kjo qëndresë e udhëhequr nga Mehmet Shpendi vjen pa ndërprerje edhe në muajt në vazhdim, ndonëse nuk u përfshi në të njëjtën kohë në të gjitha malësitë”.(Akademia e Shkencave, H. P. SH, vell. III, fq. 81-82). Siç shihet, pikëpamjet e Mhillit janë në kundërshtim të plotë dhe me vlerësimet e mësipërme.
Dihet se në gjysmën e parë të korrikut, ushtria malazeze organizoi tre operacione të njëpasnjëshme për pushtimin e Dukagjinit duke synuar çarmatimin e përgjithshëm të popullsisë. Duke kaluar nëpër territorin Pultit, një brigadë e ushtrisë malazeze e komanduar nga gjenerali K. Nikiç kaloi qafën e Boshit dhe hyri në Shalë. “Shaljanë e malazezë –shkruan At Justini- u ndeshën si dy rrëfe. Luftuan si luaj gjithë ditën.”(fq 31). I gjithë efektivi i brigadës u zu rob. “N’atëherë –vazhdon At Justini –në lug të Shalës u pa një punë që s’e mban mend kush nga ne. Dy shaljanë kishin kryqëzure armët e ba me to nji hark. Nën armët e shaljanve u përshkuan gërmuqas nji brigadë anmike 1500 ushtarësh bashkë me kryekomandantin e vet. Kjo ndodhte me 5 korrik 1915”. (fq 31). Më pas duke tregur “nji burrni kreshnikësh”, siç e cilëson At Justini gjithë efektivi i brigadës u lirue dhe u përcoll jashtë kufirit nëpërmjet Qafës së Pejës.
Pas kësaj disfate shumë të rëndë, të cilën At Justini e quajti “kore të pakurrkund shoqe” ushtria malazeze mori nji kundërveprim shumë të shpejtë. Një brigadë tjetër e komanduar nga Marjan Pasha kapërcen Qafën e Beshkasit përpara se të mbërrijnë luftëtarët Dukagjinas dhe hyri në Pult. Në këto kushte dukagjinasit u detyruan të organizonin qëndresën në një pikë më pak të favorshme në Qafën e Mjegullës. “Bajraktarët e Dukagjinit –shkruan At Justini-ishin mbledhë prej Shalës, Shoshit, Toplanës, Dushmanit e Pultit.”(fq 32). Megjithëse lufta u ndez ashpër, ku u vra dhe një luftëtar nga Toplana, forcat dukagjinase organizuan një tërheqje taktike për të zënë pozicione të reja më të favorshme në lartësitë malore midis Planit dhe Qafës së Boshit në kufi me Shalën. Në sajë të veprimeve të shpejta dhe efikase, u arrit që në vendin ku buron lumi i Kirit të futej në rrethim brigada e ushtrisë malazeze. Kështu ishte gjykue të mbaronte edhe kjo brigadë si tjetra në Lug të Shalës”, shkruan At Justin Rrota.(fq 32) Por lexuesi nuk ka si të mos stepet pas asaj mospërfillje ekstreme të Z. Mhill ndaj shpjegimeve të At Justin Rrotës duke shprehur krejt të kundërtën e tyre. Aq më tepër kur nuk e justifikon pozicionin e vet me asnjë bazë dokumentare. Kur trajton mënyrën se si dhe kush e futi në rrethim brigadën e Marian Pashës, Mhilli shkruan: “Në këto kushte udhëheqja popullore e Planit e vetme në përballimin e kësaj gjendje të rëndë përdori një taktikë shumë efikase, “teorinë e futjes në thes të armikut.”(fq 32)
Siç shihet meritën e futjes në rrethim të forcave të armikut nuk e paskan luftëtarët e Dukagjinit së bashku, por vetëm ata të Planit. Por nuk ka teori praktike as logjike nga më elementarët që ta shpjegojë një absurditet të tillë. Absurditeti bëhet akoma më i madh kur shkruan se “brigada e Marjan Pashës mbahej e rrethuar vetëm nga forcat luftëtareve të Planit.”(fq 34) Kjo ka ndodhur sipas tij sepse luftëtarët e Shalës dhe të Shoshit e paskan braktisur frontin e luftës për të vajtur në festën e Shqurkut.
Këtë të dhënë krejt të pasaktë deklaron se e ka marrë nga shkrimi i At Justin Rrotës. Këtu kemi të bëjmë me një shtrembërim tërësor të shprehjes së At Justinit, i cili shkruan se “Shoshi dhe Shala lanë aty këtu disa prita dhe u dredhuan kah shtëpia për të prerë berrin.” Togfjalëshi “aty-këtu”do të thotë se u lanë vetëm disa prita e jo të gjitha. Largimi u bë vetëm sa për të prerë berrin e festës e pastaj për t’u kthyer përsëri në krye të detyrës. Këtë na e bën krejt të qartë At Justini i cili shkruan: “Në kushtrim kishin kthye të gjithë ata që ishin largue nga lufta”(fq 32)
Si dukagjinas, Mhill nuk duhej kurrsesi ta bënte këtë gabim. Ai nuk ka se si të mos e dinte faktin se vetëm pesë vjet më parë në luftën e Qafës së Agrit kundër taborreve Turke të Shefqet Turkut Pashës, luftëtarët e Shoshit i lanë sofrat e shtruara pikërisht ditën e festës së Shqurkut dhe u turrën për në fushën e betejës. Për asnjë arsye e asnjë rrethanë nuk duhet të hidhet baltë mbi fakte dhe traditat e shkëlqyera patriotike dhe luftarake të malësorëve tanë.
Operacioni i tretë i ushtrisë malazeze filloi kur gjeneral Veshoviq dërgon një brigadë tjetër për të nxjerrë nga rrethimi brigadën e Marjan Pashës dhe për të realizuar objektivin përfundimtar. Brigada komandohej nga Mhill Spasi. Në trajtimin e këtij operacioni, dalin në pah kontradiktat më të thella midis realitetin objektiv të zhvillimit të ngjarjeve të shprehura në “Kujtimet” e At Justin Rrotës nga njëra anë dhe shtrembërimit flagrant të këtij realiteti që shprehet në librin e Mhill Palit.
Ashpërsinë e madhe që mori lufta në këtë fazë, At Justini e përshkuan në këtë mënyrë: “Ndezet m’atëherë nji luftim i mnershëm. Malsorët bajnë namin n’ushtarë. Në kushtrim kishin ra të gjithë ata që ishin kenë largue nga ball i luftës. Marrin flakë malet e qafat për rreth Planit: Kodra e Kujës, Gurët e Shalës, bjeshkët në Pla’të madh, maja e Lbunit, e Qafa e Shtogut. Ushtojnë malet e luginat prej krismës topit e mitrolozit.”(fq 32) Krejt në të kundërt na e paraqet situatën Mhilli që e formulon si “operacioni i tretë dhe vendimtar i ushtrisë malazeze për pushtimin e Planit 12 deri më 16 korrik 1915. (fq37) ”Si rrjedhim dhe teatri i luftimeve sipas tij nuk janë malet përreth Planit siç thotë At Justini, por brenda fshatrave të Planit e Gjurajve. “Luftimet e datës 15 Korrik-shkruan ai-ishin më të ashprat e tri ditëve të luftës intensive kundër armikut. Në këtë ditë luftimi, pati edhe luftim trup më trup dhe me mjete rrethanore (sopata) nga ana e luftëtarëve të Planit dhe të Gjurajve”(fq 52)
Me keqardhje të madhe detyrohemi të theksojmë se të ashtuquajturat tri ditë luftim janë zhvilluar në imagjinatën e autorit të librit dhe jo në fushën e betejës. Si edhe në raste të tjera nuk paraqet asnjë dokument për ato që shkruan. “Të dhënat” e z. Mhill janë në kundërshtim të plotë edhe me teorinë dhe praktikën e luftës popullore. Lufta popullore kundër një ushtrie të rregullt ka si prioritet kryesor shfrytëzimin e terrenit siç janë malet, qafat, kodrat e pika të tjera dominuese, pikërisht në përputhje me ate mënyrë siç e përshkruan At Justini, dhe në asnjë mënyrë me luftën frontale ose trup në trup brenda qendrave të banuara siç përpiqet të na mbush mendjen z. Mhill.
Ato që na sërvir Ai, janë vetëm improvizime absurde ose thënë më saktë janë një falsifikim i hapur i historisë. E vërteta e 15 Korrikut është krejt ndryshe nga ajo që na thuhet. Është pikërisht ashtu siç e përmbajnë kujtimet e At Justin Rrotës. E gjendur në kulmin e dëshpërimit nga gozhdimi i brigadave të Marjan Pshës e Mhill Spasit nga qëndresa e pamposhtur e luftëtarëve dukagjinas, atëherë komanda ushtarake malazeze shpalosi planin rezervë ose armën e fundit taktike, thelbi i së cilës ishte përdorimi i pengjeve të luftës, heroit Mehmet Shpendi dhe bashkëluftëtarët e tij, Armiku jep ultimatumin: Ose ulja e armëve ose ekzekutimi i Mehmet Shpendit me shokë. Në këtë moment kaq të rëndë, u shfaq me tërë madhështinë forca dhe guximi prej titani i Mehmet Shpendit, i cili nga prapavijat e armikut duke sfiduar vdekjen lëshoi kushtrimin për luftëtarët dukagjinas: “Të hiqet këmbëza e pushkës ”, i cili u përcoll nga shoku i tij i prangave trimi Ded Lulashi. Thirrja luftarake e Mehmet Shpendit, i dha zjarr akoma më të fuqishëm flakës së luftës së dukagjinasve. Me një zemërimi të papërmbajtur armiku zbrazi tërë mërinë mbi tre Regulat e Shalës, Mehmet Shpendi, Marash Delin dhe Çun Nikën, siç i quan At Justini. Ata cilët bien heroikisht nën breshërinë e plumbave. “Por mëninë më të rrebtën – vazhdon ai- e shfyen mbi Plançorët. Pos se shkrumbuan këtu çdo ndërtesë në mal e në vërri kapën 62 burra ku ishin ma në shej dhe i pushkatuan mu në zemër të bajrakut” (fq 34)
Çfarë është kjo mëri kaq e madhe dhe ky numër kaq i madh të vrarësh? Është një masakër barbare e ushtrisë malazeze për të shkaktuar panik tek dukagjinasit, për ti demoralizuar dhe thyer rezistencën e tyre. Kjo është një praktikë e njohur e përdorur nga ushtritë e ndryshme në të gjitha luftërat dhe në të gjitha kohërat. E ashtuquajtura “luftë treditëshe” e Planit, për të cilën flet z. Mhill Pali nuk është veçse një çast i vetëm i datës 15 Korrik kur kryhet masakra e përgjakshme e Planit. Faktin se e ashtuquajtura “luftë e Planit” nuk është gjë tjetër veçse një blof, e bënë akoma më të qartë e më të besueshëm anashkalimi i përcaktimit real të bërë nga At Justin Rrota për masakrën e Planit, të cilën z. Mhill e lë në hije duke mos e përmendur fare. Nga çdo anë që ta shohësh problemin, kudo bie në sy fallsititeti, kontradikta me realitetin e me vetveten.
Territori i fshatit ishte i pushtuar ushtarakisht nga forcat malazeze. Nëpër fshat që më përpara kishte kaluar brigada e Marjan Pashës ndërsa tani kishte mbërritur edhe brigada e Mhill Spasit duke kontrolluar të gjithë territorin deri në malet përreth Planit ku zhvilloheshin luftimet. Në bazë të parametrave ushtarake të luftës, kushdo e din se masakrat nuk kryhen në frontin e luftimeve por territorin që ka okupuar ushtria. Pikërisht në kushte të tilla u krye masakra e përgjakshme e Planit. Me këtë shpjegohet fakti se të masakruarit qenë vetëm plançorë të cilët u kapën nga armiku në territorin e pushtuar.
Të vërtetën absolute të masakrës së kobshme të Planit At Justin Rrota e vulos me përgjithësimin e shkëlqyer që i ka bërë vet populli me sentencën koncize e metaforike: “Bafte Shala e hjekte Plani”(fq 34) Kjo do të thotë se luftën e bëri Shala dhe i gjithë Dukagjini, ndërsa haraçin e rëndë të gjakut e pagoi Plani. Dhe vula popullore është e vërteta e padiskutueshme. Sinteza e mësipërme e popullit ka vazhduar të përdoret në komunikimin midis njerëzve deri në ditët tona.
nga Prel Grima (vijon)
Biznesmeni shqiptaro amerikan Ndue Ftoni takohet dhe fton kryeministrin Berisha në New York për të vizituar shqiptarët në Miçigan
Në shtetin e Miçinit numërohen sot më shumë se 100 mijë shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe po integrohen dita ditës gjithnjë e me mire në jetën shoqërore, politike dhe atë të biznesit amerikan. E krahasuar me mërgatën në Boston, Neë York dhe Neë Jersey mërgata shqiptare e Miçiganit është më e re, por nga pjesëmarrja intensivisht në jetën amerikane në të gjitha fushat e jetës nuk mbetet prapa tyre. Në shtetin gjigand te automobilave janë me qindra shqiptarë që kane kontribuar dhe kontribuojnë me punën e tyre pse jo edhe intelektuale në zhvillimin e ekonomisë së këtij shteti. Janë qindra biznesmen, të cilët kanë emër shumë të mirë në jetën e biznesit këtu në Amerikë. Biznese jo vetëm në shërbimet sociale por edhe në industri të lehtë dhe të motorëve duke pas edhe fabrika me pronar shqiptar. Kompanitë e shumta të ndërtimit kanë tashmë emër të mirë në të gjithë metronë e Detroitit, por edhe më gjerë është shtrirë aktiviteti i tyre nga veriu në jug të shtetit Miçigan. Edhe pse jo me një administratë të veten të zgjedhur në rrugë elektorale me vete si shqiptare e gjithë jeta e tyre vepron si një shtet brenda shtetit që krahas integrimit ata, me një fanatizëm nacional ruajnë dhe pasurojnë vlerat më të mira të Shqiptareve në mënyrë qe duke vepruar kështu paraqiten para popullsisë dhe administratës vendase amerikane si njerëz të mirë, punëtor dhe me vlera shume të mira njerëzore dhe intelektuale duke përmirësuar vit nga një vit imazhin e Shqipërisë dhe shqiptareve para superfuqisë së botës.
Një nder shqiptaret që nga dita në ditë, muaj në muaj e viti në vit po rrit shkallet e biznesit, përmirëson raportet me financat amerikane duke shtuar pune e duke pas bilance pozitive të cilat kanë gjithnjë e më shume vlera në kushtet e krizës që ka shtrënguar fortë ekonominë amerikane është biznesmeni i njohur nga Shqipëria Ndue Ftoni, i cili zotëron tre kompani në shërbimet sociale e tregtare. Ndue Ftoni tashmë nuk mund të quhet biznesmen i ri pasi kompanitë e tij datojnë fillimet e aktivitetit te tij këtu e dhjete vjet përpara e sot janë të njohura në te gjithë shtetin Michigan. Me kompanitë e tij, sot ekzistojnë marrëveshje afat gjata me kompani amerikane të njohura. Në qendrat e tij të biznesit priten e përcillen figura të njohura të biznesit por edhe te jetës politike të shtetit Miçigan, senator e kongresmen. Në restorantin e tij shumë te njohur “The Imperial House” zhvillohen takime te jetës politike amerikane. Partia Republikane e ka pothuajse si salle mbledhjesh me pjesëmarrje të gjerë, pasi kapaciteti e sallës i kalon te 1600 pjesëmarrësit.
Kompania tjetër në zemër të Detroit “Ftoni Meat Produce INC” si një qendër e tregtimit por edhe të përpunimit te të gjitha llojeve të mishrave dhe bulmetrave. Furnizon, krahas shitjes së lire, mbi 100 restorante amerikane në këtë shtet deri ne Ohio.
Ndue Ftoni njihet në komunitet shqiptar si një kontributor i rëndësishëm i gjithë jetës së komunitetit. Ai, ka oferta shume të favorshme për organizimin e ceremonive familjare, dasma, fejesa, ditëlindje, por edhe të festave nacionale e krahinore të shqiptareve. Në sallat e restorantit të tij “gjigand” janë organizuar dhe dhjetëra e dhjetëra koncerte nga këngëtar nga të gjitha trojet shqiptare. Aty janë pritur dhe përcjell figura të njohura të jetës politike e shoqërore nga Shqipëria, Kosova e nga të gjitha trojet e tjera shqiptare.
Ai është krenar dhe ndjehet shume mirë kur ndihmon shqiptarët. Ai, shprehet: “Sukseset e mia në jetë janë e të gjithëve këtu në komunitet pasi për mua ata kanë qene përkrahje e frymëzim, ata janë objekt por edhe partner biznesi”.
Ndue Ftoni së bashku me një grup të njohur biznesmenësh mori pjese në darkën e shtruar pas përfundimit me sukses te Forumit të investimeve SHBA-Shqipëri.
Më mendimin për të marrë pjese në atë takim por edhe me mundësinë për të takuar nga afër kryeministrin shqiptar, z. Sali Berisha qofte për të shkëmbyer edhe ndonjë mendim për mundësitë e shtrirjes së aktivitet në Shqipëri.
Kryeministri Berisha i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, por edhe shqiptare pjesëmarrës në Forum. Në këtë mbrëmje, i ftuar nderi ishte Presidenti i kompanisë Coca–Cola Muhtar Kent, i cili ndau me të pranishmit eksperiencën e tij në Shqipëri, suksesin e projektit dhe të investimit të tij këtu. I pranishëm ishte edhe kongresmeni Eliot Engel. Kryeministri shoqërohej edhe nga Ministri i Punëve te Jashtme, z. Haxhinasti, ambasadori i Shqiperise ne Washington D.C, z. Gilbert Galanxhi
Kryeministri Berisha i falënderoi biznesmenët amerikanë për pjesëmarrjen në këtë Forum dhe shfrytëzoi edhe një herë këtë event për t’i ftuar për të investuar në Shqipëri, një vend mikpritës, me potenciale të jashtëzakonshme dhe klimë miqësore për biznesin.
Duke i uruar mirëseardhjen në këtë mbrëmje, Kryeministri u shpreh: “Të nderuar të ftuar, pjesëmarrës në Forumin e parë të Investimeve SHBA-Shqipëri!
Së pari, më lejoni t’ju falënderoj të gjithë ju, që morët pjesë në Forumin tonë të parë shqiptaro-amerikan, në kryeqytetin e botës, New York. Jam shumë mirënjohës, por gjithashtu, shumë i inkurajuar për të punuar e për të përmirësuar klimën e biznesit në vendin tim.
Se dyti, miqve tanë amerikanë do t’u them se nëse shikoni në thellësinë e shpirtit të nacionalitetit tim, më e mira që do të gjeni në të është mikpritja. Unë kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga ky virtyt. Në një kohë kur vendit tim i mungonte tërësisht tradita e turizmit, në një kohë kur Shqipëria ishte jashtë hartës së turizmit, isha i sigurt se mikpritja e nacionalitetit tim, e njerëzve të mi, është një aset i madh. Siç e dini, në një hark shumë të shkurtër kohor, nga viti 2004 në vitin 2010, numri i vizitorëve dhe turistëve që erdhën në vendin tim u rrit nga 300 mijë në 3. 5 milion. Në të gjithë artikujt e shkruar mbi Shqipërinë, një nga asetet më kyç dhe thelbësor thuhet se është mikpritja shqiptare. Qëllimi ynë është që ta kthejmë këtë mikpritje në një mbështetje të madhe për biznesmenët dhe investitorët. Kjo do të thotë reforma që te eliminojmë pengesat burokratike. Në mëngjes herët citova në fjalën time, Ronald Reagan për politikat fiskale. Sot do ta citoj për një tjetër mësim që kam marrë nga librat e tij. Reagan shkruan se qeveria është problemi. Dhe ai thoshte një të vërtetë të madhe. Unë e konsiderojë këtë postulatin më të mirë që duhet mbajtur mend nga ata që qeverisin, çdo ditë, madje disa herë në ditë. Por kur vjen puna tek biznesi, burokracia e qeveria është problemi. Prandaj jam shumë i vendosur të bëj më të mirën për të lehtësuar barrën dhe pengesat burokratike.
Para dy javësh mora një raport të Konkurrueshmërisë Botërore, një raport shumë serioz, është ndoshta një nga raportet më serioze të realizuara mbi konkurrueshmërinë në botë. Pashë pluset dhe minuset e Shqipërisë. Pash diçka që më gëzoi shumë, u gëzova që zbulova se Shqipëria renditej ndër 10 vendet e para në botë për vetë-kufizimin e qeverisë në ekonomi. Në atë renditje ne ishim të 9-tët. Unë ju siguroj se do bëj më të mirën time për të shkuar më tej, sa më e pakët ndërhyrja e qeverisë, aq më e mirë është përformanca e ekonomisë dhe më e mirë do të jetë klima e biznesit.
Ne darken solemne foli dhe Presidenti i Coca-Cola Company, Muhtar Kent, një nga miqtë më të mirë të nacionalitetit tim. Dua t’ju falënderoj që u bashkuat me ne, në këtë takim.”
Pas fjalimeve dhe darkës, e cila kalojë në një fryme miqësore dhe diskutimi të lirë, të pranishmit në shenjë kujtimi për këtë event të rëndësishëm për to dhe bizneset e tyre, në shenjë kujtimi bënë fotografi më kryeministrin e Shqipërisë, por edhe me figura të rëndësishme te biznesit.
Në një nga momentet e lira, biznesmeni Ndue Ftoni pati një takim të shkurtër me Kryeministrin Sali Berisha, të cilit i shprehu mirënjohje për gjithë çfarë po bën në të mirë të Shqipërisë në përgjithësi dhe të biznesit në veçanti.
Ai, e ftoj Kryeministrin për të vizituar shtetin e Miçiganit në një moment te volitshëm të tij, pasi gjetja e tij në komunitet është ndere por edhe vlerësim për mundin dhe arritjet e tyre në Amerikë.
Kryeministri pasi vlerësoj maksimalisht punën dhe vlerat e tyre nder te tjera Ai, u shpreh se, edhe pse nuk ka qenë këto vitet e fundit në Michigan, dëshiron dhe do të gjejë mundësinë e një vizite pune ne shtetin e Michiganit.
Nga Rush Dragu
Mundesoi botimin e ketij numri, z. Ndue Ftoni