GRUPI I VEPRIMIT LOKAL "BJESHKËT E NAMUNA" NË VALBONË
Grupi i Veprimit Lokal "Bjeshkët e Namuna", me datën 15-16 korrik 2011 ishte ne luginën e Valbonës, ne një mjedis te Bjeshkëve te Namuna për te konkretizuar mundësinë e përgatitjes dhe realizimit te një projekti ne interes te bashkëpunimit me Grupin e Veprimit Lokal "Bjeshkët e Namuna" te Malit te Zi.
Kush është Valbona?
Nga emri i lumit Valbone, ka marre emrin dhe lugina, qe quhet lugina e Valbonës. Ky emër nga e ka fillesën? Koha se kur është caktuar ky emër këtij lumi, nuk dihet. Ky toponim mund te jete shume i lashte, qe ne kohen romake dhe mund te vije nga latinishtja, qe "Valbonë" do te thotë "lugine e mire, lugine e bukur". Këtë fjale mund ta ndajmë ne dy pjese: "valle ose vallata", qe do te thotë "lugine" dhe "buono", qe do te thotë "e mire". Dhe, lugina e Valbonës është e mahnitshme. Për mua, një nder me te radha qe kame pare ndonjëherë.
Udhëtimi
N/grupi i Shkodrës, për te shkuar ne Valbone udhëtoi me tragete deri ne Dushaj. Pamjet fantastike te shpateve malore qe bien thike mbi ujin e liqenit te Komanit janë te paharrueshme. Fshatrat e vegjël ne te dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banoret e te cilave lidhen me njeri-tjetrin nëpërmjet varkave te vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla qe lidhin liqenin me pellgun ujëmbledhës se Drinit krijojnë fjorde te vegjël qe futen ne brendësi te masive malore. Kjo pamje madhështore e liqenit te Drinit nuk është e rastit, por sa here udhëton neper te, aq here te duket me madhështor. Dielli ishte shume përvëlues, por megjithatë e zbuste humori i Pjetrit, Koles dhe i Sokolit, te cilët me batutat e tyre jo vetëm na mbajtën ne këmbë, po te thuash gjate gjithë udhëtimit, por u bene dhe ciceron te mire duke na treguar emërimet e fshatrave, shpateve dhe luginave te këtij liqenit, te cilat përfaqësonin fshatra te krahinave te Dukagjinit, te Nikaj-Merturit ne anën e majte te udhëtimit dhe ato te Pukës, ne veçanti te Kokedodes, te Apripes e te tjera qe i përfshihen ne krahinën e Iballës.
Valbona
Lugina e Valbonës, emrin e ka marre nga lumi i Valbonës. Ky lum, është dege e madhe e Drinit, me gjatësi 51 km, me sipërfaqe te pellgut ujëmbledhës 657 km2. Rrjedh ne Verilindje te Alpeve Shqiptare ne rrethin e Tropojës. Fillon ne burimet karstike ne rreze te qafës se Valbonës dhe rrjedh ne një lugine madhështore me origjine akullnajore. Merr ujerat e burimit te fuqishëm te Pecmarres, rrjedh neper kanionin e bukur te Shoshanit dhe ne dalje merr ujerat e burimit te Shoshanit (vrella e Shoshanit, me i fuqishmi ne Alpet Shqiptare). Valbona ka regjim alpin-karstik dhe tejdukshmëri te larte te ujerave, me prurje mesatare 33.0 m3/sek.
Kjo lugine është 25 km larg nga qyteti Bajram Curri dhe shkon drejt Veriperëndimit. Ne këtë lugine janë këto qendra banimi: Dragobia, Valbona dhe Rragami. Kalohet nëpërmjet Kanionit te Shoshanit, grykës se Klisyres, grykës se Dragobisë e qukut te Dunishtes. Deri ne Margegaj rruga e shtruar me asfalt, ndërsa pjesa tjetër ishte gati për shtrim.
Pamjet e mahnitshme ja lenë vendin njëra-tjetrës. Gjate gjithë udhëtimit te shoqërojnë ujerat e kthjelltë te Valbonës qe burojnë nga shkrirja e bores ne masivin malor te Alpeve.
Pas një udhëtimi te gjate, po te thuash 9 ore na doli përpara një shtëpi, hoteli i Mirash Lamthit, i cili për dy dite do te ishte dhe vendi i punës sonë. Na doli përpara Kryetarja e GVL-BN, zonjusha Mirjeta Gjongecaj, zonjusha Natasha Mazari, perfaqesusja e SNV-se dhe pjesëtarë te GVL-BN nga Tropoja, si Tahir Gabraj, Avdi Gosturani e te tjerë miq.
Gryka e Valbonës
Gryka e Valbonës ishte ne forme te një V-je, ne krye maja e Jezercës, me lartësinë e saj 2 692. 4 m, qe vijon me dy vargmale, njeri vijon Bjeshkët e Namuna deri ne Bjeshkët e Pejës, duke ecur ne malin e Thate, malin e Kollates, malet e Çermit ... dhe tjetra vijon ne drejtim te krahinës se Shalës dhe te Nikaj-Merturit, duke ecur ne malin e Boshit, malin e Kakisë, malin Ershelit e te tjerë dhe te gjithë me lartësi mbi 2 000 m. Ndërsa, vete grykës i rrinë si kurore malet: Kuji i Rragamit, Paulluqes, qafa e Valbone, qafa e Zhupores dhe maja me te njëjtin emër. Zalli i Valbonës ishte i pyllëzuar, çka te jepte dukurinë se, dikur kjo hapësirë mund te ketë qene lugine me bar, por me kalimin e kohës ujerat qe rrjedhin drejtim luginës se Valbonës mund te kenë sjelle prurje dhe ta kenë kthyer vendin ne një fushe zhavorite.
Sipas Tahirit, te paret e kësaj krahine, Shalës, ja kane blere një pjese te bjeshkës ne afërsi te Jezercës dhe kjo bjeshke quhet, bjeshka e Zhabores.
Seminari
Seminari u zhvillua dy dite dhe siç e theksova me larte, ishte për te konkretizuar mundësinë e përgatitjes dhe realizimit te një projekti ne interes te konsolidimit tone dhe bashkëpunimit me Grupin e Veprimit Lokal "Bjeshkët e Namuna" te Malit te Zi, dhe pastaj realizimi i takimit ne muajin nëntor 2011, me Donator te ndryshëm ne Tirane ose ne Podgorice. Nëpërmjet një debati, po te thuash te të gjithë pjesëmarrësve, përcaktuam objektin e fletëpalosjes se GVL-BN, faqet e saj, logun, u ndanë punët për secilin. U caktua qe palën malazeze te pritet ne dy evenimente te GVL-BN, ne festen "Logun e Bjeshkëve" ne qafe te Borbolecit qe do te zhvillohet ne komunën e Kelmendit ne çdo muaj gusht dhe ne festen e "Gështenjës" apo dita e "Gështenjës" qe do te zhvillohet ne Bujan te Tropojës ne çdo muaj tetor. Me datën 29 korrik 2011, bordi i GVL-BN, u mblodhe Shkodër dhe beri miratimin e tyre.
Seminari u drejtua nga zonjusha Natasha Mazari, përfaqësuese e SNV-se dhe Myftar Doçi, specialist i projekteve.
Vendosja
Vendosja ishte e mire, ne kushte te mira, shëtitorja, burimet ujit, trofta e te tjera na dhane nje kenaqesi te veçante, sa unë nuk mund te gjeje fjale ti përshkruaj. Ne te nesërmen, date 16 korrik 2011, u larguam me ndjenje te jashtëzakonshme për peizazhin, shoqërinë, debatin dhe miqësinë. Rrugën e kthimit e bëmë neper Kosovën trime, Morine te Tropojës-Gjakove-Prizren-Kukës-Milot-Lezhe-Shkodër.
Nga Ndue Sanaj
Tubimi i gjashtë përkujtimor kushtuar komandant Muhamed Xhemailit
Nga Muhoci i Bujanocit
Në një ditë vere me vapë të madhe në oborrin e ambulancës së fshatit Muhaoc, të tubuar për të përkujtuar komandantin e paharruar të këtij fshati nga Lufta e UÇPMB së Muhamed Xhemailin dhe të tjerët, të pranishmit i bënin ballë vapës së madhe dhe diellit përcellues veror.
Si gjithherë, këtu kishin ardhur familjarët e dëshmorëve, bashkëkombësit, bashkëluftëtarët dhe bashkëfshatarët e tyre. Kjo ditë u kushtohej tre dëshmorëve të luftës së UÇPMB së: Muhamed Xhemailit, nga Muhoci, Besim Mazrekut nga Gjilani dhe Agim Elshanit nga Malisheva.
Kësaj radhe u vërejt se në tubim nuk ishin nëna dhe babai i Agim Elshanit nga Malisheva, për të cilët nuk dihej shkaku i mungesës, edhe pse në të gjitha tubimet e mëparshme ata ishin gjithmonë prezent.
Por si gjithmonë prezentë ishte nëna e dëshmorit Besim Mazreku, edhe pse në moshë të shtyrë si dhe familjarët e tij.
Tubimin e hapi dhe me një fjalë rasti të pranishmit, qe përshëndeti ngrohtësisht pjesëmarrësit, Vesel Sabedini, kryetar i këshillit organizues.
Ai pastaj foli për veprën e dëshmorëve të rënë në Luftën e UÇPMB së, por duke i përmendur edhe dëshmorët e luftërave të mëhershme të këtyre trojeve.
Tubimin me një fjalë rasti e përshëndeti babai i dëshmorit, Ridvan Qazimit, komandant Lleshit, Haxhi Hyseni, i cili porositi që për dëshmorët dhe familjet e tyre duhet të ketë përkujdesje të duhur sepse dëshmorët luftuan për lirinë e kombit.
Bashkëshortja e dëshmorit Muhamed Xhemailit, zonja Enkelejda Xhemaili shprehu pakënaqësi me gjendjen e rëndë të familjeve të dëshmorëve duke cekur se për këtë situatë mbajnë përgjegjësi edhe dy shtetet shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, sepse dëshmorët janë të kombit e jo të rajoneve prej nga kanë lindur ata, duke apeluar që të mos ketë ndarje të trojeve shqiptare nga shqiptarët.
Tubimin e përshëndetën edhe dr. Mejdi Zeqiri, përfaqësues i pushtetit lokal nga komuna e Bujanocit, Selami Bajrami, kryetar i bashkësisë lokale, prof. Rexhep Abazi, veprimtar nga Medvegja, Nagip Aliu, përfaqësuesi i Veteranëve të UÇPMB së, e te tjerë.
Të gjithë u pajtuan se, për dëshmorët e kombit nuk duhet të ketë kufij, sepse ata luftuan për lirinë e të gjitha trojeve shqiptare.
Vajza e dëshmorit Xhemaili, voglushja Elona Xhemaili, me vargjet e poezisë kushtuar Babit, i mbushi me lot sytë e të pranishmëve kur tha: " ... Babi o babi, / Shumë jam përmalluar, / Për zërin tënd t' ëmbël, / E dorën tënde, për t'më ledhatuar / ..."
Më pastaj me recitime e program modest kulturo artistik këtë eveniment madhështor e begatuan edhe artistë e pjesëtar të shkollës fillore të Muhocit, si edhe përfaqësuesit e Grupit folklorik " Shpëtimi" nga Medvegja: Shefki Halimi, Kadri Abazi dhe Zenel Halimi, nën udhëheqjen artistike të prof. Rexhep Abazit.
Me këtë rast pranë lapidarit të dëshmorëve Bashkësia lokale e Muhocit, OVL së UÇPMB së, familjarët e dëshmorëve, vunë kurora dhe lule për të freskuar kujtimin ndaj tyre.
Për të gjithë të pranishmit familja Xhemaili kishte përgatitur drekë.
Lavdi dëshmorëve të kombit.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar.
Nga profesor Raxhep Abazi, N/kryetar i Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj"
IKA PER T'U KTHYER
Ne vitin 1990 ne zonen e Dukagjinit u be reforma spontane dhe e pa organizuar nga shteti, prej se ciles, sipas arsyes se kohes njerzit u larguan per nje jete me te mire, si arsye kryesore. Se dyti me marrjen e prones private sipas ndarjes se tokes ne baze fisi, toka u coptua dhe nje familje qe para vitit 1967 kishte 5-6 dynym, nga ndarja mbeti rreth 1-2 dynym toke per familje. Si rezultat toka dhe banesa nuk ishin te mjaftueshme per te ndertuar nje ekonomi qe plotsonte nevojat e familjes prandaj u detyruan te largohen disa familje te fisit dhe me vone u larguan pothuajse te gjitha familjet duke lene token djerr dhe banesat te boshatisura. Arsye tjeter e largimit u be shkatrrimi i sherbimit social-kulturor ku u mbyllen qendrat shendetsore, shkollat dhe sherbimet tregtare. Ne zonen e Dukagjinit kishte 6 shkolla te mesme dhe ne shumicen e fshatrave kishte mbi dy shkolla 8 vjecare dhe fillore te cilat sot pothuajse jane mbyllur plotsisht.
Nje nga fshatrat e Dukagjinit eshte edhe fshati Kir, i cili u perfshi nga kjo forme largimi. Duke ju referuar prejardhjes se ktij fshati rreth viteve 1630, qe ne fillim erdhi familja Bizhani me 4 djemt e tij nga Peja dhe me vone pas disa vitesh erdhi fisi i Petalit nga Kuci i Malit te Zi . Deri ne vitin 1940 fshati Kir kishte rreth 80 shtepi banimi.
Gjate viteve te pushtetit totalitar, deri ne vitin 1990 fshati Kir arriti ne mbi 220 shtepi me nje popullsi mbi 1200 banor. Sot ne ditet tona ky fshat ka rreth 60 shtepi dhe mbi 300 banor.
Lindin pyetjet: Sa eshte potenciali ekonomik i ktij fshati dhe vlerat reale qe ka per te ardhmen? A do te kthehen ata banore qe e braktisen? Pergjigjen e sakte do ta japin koha, por argumenti eshte koke forte duke pas parasysh potencialin ekonomik qe ka arrit ky fshat para vitit 1990 si ne bujqesi, blegtori dhe fruti-kultur gjate viteve ne kooprativ bujqesore. Fshati Kir ka pasur nje siperfaqe toke rreth 100 ha e cila eshte ndertuar ne vite nga djersa e ketyre banoreve me mure mbrojtese, ne parcela te sistemuara. Burimet ujore te ketij fshati jane te mjaftueshme qe ka mbi 125 burime uji, nga keto burime 7 jane gurra me uje te bollshem te mjaftueshem per ujitjen e kulturave bujqesore. Vetem drithera buke ne nje vit jane realizuar mbi 2 000 kv, mbi 1 500 kv patate, rreth 500 kv qepujk, perime te bollshme per plotesimin e nevojave te familjeve ne çdo periudhe te vitit; fruta mbi 3500 kv, nga keto geshtenja 500 kv, arra 80 kv, rush 1300 kv, e fruta te tjera si kumbulla, qershi, molle, dardhe e tejere.
Edhe blegtoria ka pasur nje potencial te mire per mbareshtimin e saj. Ne kete fshat ka pasur mbi 300 krer gjedh, mbi 2500 krer bagti te imta. Sot ne vitin 2011 i gjithe ky potencial qe theksuam me siper thuajse eshte pergjysmuar ose dhe me pak, dhe shume parcela toke jane drejt degratimit, dhe shtepite e banimit drejt rrenimit.
Nese lind pyetja "naive" me te drejte: A duhet te kthehemi ne vendin tone nga ikem? Sot per sot ne argumentin ekonomik nuk eshte e pranueshme qe te kthehen te gjithe te larguarit, por ata qe kane kushte dhe mundesi duke llogaritur te ardhurat per fryme dhe pronen si: token, banesen e te tjera mendojme se duhet bere nje vleresim me real nga gjithsecila familje. Ne kemi jetuar atehere kur ne Dukagjin nuk kishte rruge makine, nuk kishte drita as njesi tregtare e sherbime te tjera social-kulturore, ku te paret tane kane jetuar me pune te ndershme dhe ne harmoni me njeri-tjetrin duke u mburrur per vendin e tyre.
Çelsi i rikthimit sot, eshte ndertimi i rruges auto-mobilistike gje qe ka filluar dhe nese do te ndertohet
se shpejti rruga qe eshte nisur nga Mesi ne Breg-Lumi duke u asfaltuar plotsishte besojme se ne kete rruge do te levize me shpejtesi te madhe potencial i madh turistik dhe ekonomik per plotsimin e nevojave te banoreve te ketij fshati dhe gjithe zones se Dukagjinit , qe ne e mohuam padrejtesisht.
Ndonese ne ekonomi te vogla ekzistojne mundesi reale per turizem dhe disa ekonomi familjare me pak pune dhe sakrifice te kesaj zone te begate do te arrijne te marrin te ardhura te majftueshme per te jetuar normalisht. Nga nje llogaritje e thjeshte per nje familje 5-6 antareshe mund te arrihen te ardhura per frym deri ne 10 000 leke ne muaj a me shume.
Ajri i paster, i fresket dhe lulishtet natyrale ne oborr te shtepise e rreth saj krijojne nje bukuri te rralle dhe mahnitese. Bjeshket surpriz te panjohura e te pa çfrytezuara, bjeshket e shumta te fshatit Kir si Lugjet e Kirit , Plavrat, Çoku, Brigjet, Kamdaçi e te tjera, nese i pershkruajme me fjale jane teper mahnitese dhe kur ti frekuentosh nga afer jane madheshtore, si pylli i ahit, livadhet, rrepira e te sheshta. Burimet e bollshme e te freskta, qe nese pas nje lodhje ulesh te pushosh prane tyre e te pish uje te fresket do te duket me i mire se te pish pije nder me te mirat ne lokalet e qytetit. Per kto vlera reale qe ka ne pergjithesi Dukagjini e ne vecanti fshati Kir, qe ndollet me pak se 40 km larg nga Shkodra, eshte plotesisht i mundshem per ti shfrytezuar kto vlera nga banoret e kesaj zone pervec inisjatives se kthimit nga individe e familje te ndryshme. Kryesore mbetet puna qe do te bejne shteti per tu krijuar kushtet e per ti nxitur injisjativat nepermes kreditimeve te fermereve si nxjtje fillestare per te hapur fronte pune per keta banor punetor e te pa lodhur. Pervec rruges automobilistike, shteti duhet te garantojne furrnizimin me energji elektrike te vazhdueshme dhe te mjaftueshme, te sigurojne mirembajtjen e shkollave dhe funksionimin e qendrave shendetsore. Per zona te vecanta te shpallen nga shteti parqe kombetare qe te ruhen vlerat reale te tyre dhe te shfrytezohen per turizem. Te gjitha keto argumente qe dhame me lart mendojme se nje dite dhe se shpejti do te marre pergjigje shprehja domethense: IKA PER T'U KTHYER ...
Nga Prel Kroj
PESHA E PENGUT
"Shqipëria përsipër lulëz e gjethe, brenda argjend e flori"
Naim Frashri
Luigj Temali
"Si kristali është koshienca, kur kaluam Harkun e Berdicës filloi biseda. I pari e mori fjalën Kapo Kapedani. "Nga Fushë Kruja deri në Tiranë "avulluan" arat e mbjella me grurë e misër, livadhet, vreshtat dhe pemët frutore! Në vend të tyre ..! Kudo ndërtime! Gjithandej investime! Me hekur e beton, Shqipëria përparon!
Koha ecën si ujët e lumit përsëri s'na zë gjumi! Pesha e pengut! Është mizor, përbindësh që të mbërthen dhe s'të lëshon! Disa thonë që s'paskemi bërë më të mirën e mundshme, sipas tyre detyrën, për të rinjtë e papunë, lypsarët, fëmijët jetim e analfabetë; për ata që marrin bukën me listë, tokën që "masakrohet" e te tjera. Të liqtë hedhin baltë padrejtësisht! Na besoni aman, jemi njerëz human!
"Qënkeni i shkëlqyer,- tha mjeku, të cilit po i hapej goja nga pagjumësia! O Zot! Atje tek ne në spital i gjithë personeli mjekësor, ndihmës mjek e infermier lufton me të gjitha forcat ditë e natë kundër vdekjes! Tragjeditë! Shpatë e Demokleut! Secili e ka mbi kokë! Edhe më të fuqishmit!"
Dëgjova me vëmendje e interes Guvernatorin e Përgjithshëm të Bankës së Shtetit Shqiptar, Fullani, unë dora vetë llogaritari: "Ka ardhur koha që vendi të gjejë një model të ri të rritjes ekonomike duke iu përshtatur edhe realitetit që ka përballë. Gjithashtu ka ardhur koha që ekonomia të gjejë potenciale të reja rritje në sektorët që afrojnë zhvillim të qëndrueshëm. Për më tepër, në këtë situatë konsolidimi i politikës fiskale, është i domosdoshëm për të garantuar një rritje pozitive ekonomike, por nuk është aspak i mjaftueshëm për të garantuar ekuilibrat makroekonomik afatgjatë të qëndrueshëm…".. ...."
"Kam frikë, sepse jo të gjithë e kuptojnë Ardianin. Duhen zbuluar rrugë, burime dhe mënyra menaxhimi më rentabile e fitimprurëse. S'mund të rrijë pa e thënë, jo korrupsion nëpër këmbë. Kërkohet më tepër përkushtim. Idealët ushqejnë shpirtrat njerëzor. "Njeriu vdes, nacionalitet ngrihen e bien, por idetë jetojnë. Idetë janë të pavdekshme". Xhon Kenedi.
"Tulipanët e Holandës mahnitin botën. Holandezët kultivojnë më shumë se 3 miliard tulipanë në vit. Kopshtet Keukenhof, pranë Amsterdamit, vizitohen nga më shumë se 800 mijë njerëz në vit për të parë 7 milion tulipanë në lulëzim". Ne kemi një klimë të mrekullueshme, Diell, Det, Ujë dhe Tokë shumë herë më të mirë se Holanda?! Thonë se i kanë shkulur trëndafilat e vendit. Tani duan lule nga jashtë nga Holanda e Italia dhe harrojnë se lulet më të bukura i ka Shqipëria!
Borxhet janë thika me dy presa…! "Është rrezik niveli i lartë i borxhit publik" Bell FMN Borxhi i jashtëm dhe borxhi i brendshëm transaksione financiare të nevojshme, por shpesh herë komplekse, të rrezikshme e kontradiktore. Edhe në Kapitalizëm ekzistojnë ligje. Mbi të gjithë Bilanci, simbol i ekuilibrit universal dhe busulle e pagabueshme e veprimeve tona. Lëvizja, atribut i përjetshëm i ekzistencës së Materies, rezultante e ndërveprimit të forcës tërheqëse dhe asaj të dëbimit. Edhe metabolizmi, çelësi magjik i ekzistencës së jetës, mbështetët mbi ekuilibrin. S'mund të shpenzojnë asnjë lekë më tepër se sa kemi pare në xhep. Ndryshe, si horri, na pret borxhi! Ky është sekreti, nga ai nuk shpëton as Mbreti! Të mendojmë në çdo rrethanë për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë.
Larg duart nga kursimet e popullatës. Nuk mbahet shtëpia me miell hua! Çdo shpenzim kërkon burimet e veta financiare. Mbishpenzimet kur kalojnë limitët prishin ekuilibrat, pakësojnë investimet, fondet publike e sociale dhe rrezikojnë stabilitetin. Ata shkaktojnë kolapse ekonomike me përmasa apokaliptike. Kredia është peshë, kular dhe një gur i rendë i lidhur me litar çeliku në qafen e huamarrësit! A keni dëgjuar për ata të mjerë që të zhytur në moçalin ogurzi të fajdeve i japin fund jetës nën kthetrat mizore të ngërçit shtrëngues të borxhit të pashlyer?
"Punova gjithë jetën dhe sakrifikova. Bimëve e pemëve mbi kokë u qëndrova. Nuk i kam ndarë nga njerëzit. Edhe ata janë qenie të gjalla!"
Më leje, -tha inxhinieri: "Agronomi është specialist i zoti, kur flet ai më vijnë të dridhura dhe më shtohet tensionin. Me menaxhim më të mirë dhe investime serioze sigurohen qindra miliona euro vetëm nga bakri e kromi. Ah, koncesionet, oktapodët e shekullit të ri! Ku është kapitali vendas? Bota u përket guximtarëve!
Më falni, -tha llogaritari: "Të huajt na ndihmojnë me "bujari" të pa shoqe! Ata administrojnë edhe pagat e kursimet tona, ndërkohë ne shohim ëndrra! Nuk e besoni? Bëni një xhiro ....! Ah, pengjet e mia! Po ju a keni pengje?
"Mos më ndërprisni, ju lutët agronomi. Çdo ekonomi moderne mbështetët fort në dy shtylla kryesore, në bujqësi dhe industri. Në këto degë ekzistojnë burimet kryesore financiare dhe modelet e reja ekonomike në rrugën tonë drejtë integrimit. Jemi nacionaliteti me moshë mesatare më të re në Evropë. Pa punë s'ka liri, të drejta njerëzore dhe demokraci! "Në përpjekjen për rimëkëmbjen ekonomike është e domosdoshme që të gjithëve t'u garantohet puna dhe që ajo është më esenciale, për të jetuar me dinjitet", Karol Vojtila. Punësimi i të rinjve parakusht për çrrënjosjen e varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetin e vendit. Njeriu punëtor e i talentuar edhe në mes të shkretëtirës dhe në maje të malit ndërton shtëpi, ujësjellës, rrugë e kopshte të lulëzuara! Toka, planeti ku banojmë, është pasuria më e madhe, e cila na mban gjallë dhe një ditë pa mëshirë na "hanë". Nëse e keqtrajtojmë fëmijët tonë, nesër nuk do të kenë tokë. Mjere kush sillet keq! Pesha e pengut do ta mundoj gjithë jetën!".
"Ju duhet të tregoheni konservatorë në sistemin financiar për stabilitetin e ekonomisë. Ju jeni të bekuar me male, shumë ujë, bregdet. Një ditë më parë prezantova bashkëpunimin ndërkombëtar turistik, mundësitë që ekzistojnë në sektorin e turizmit. Ndaj besoj se në një të ardhme të afërt do kemi rezultate shumë të mira në këtë fushë." U faleminderit Lieberman, ministër i jashtëm i Izraelit. Është e vërtetë! "Natyrën Shqiptare e ka bekuar Perëndia", -tha inxhinieri i shquar gjeolog nga Labëria. "Shqipëria përsipër lulëz e gjethe brenda argjend e flori". Model i ri! Të sillemi ndryshe me tokën, minierat dhe pyjet! Koha nuk pret! Shitjet e të gjitha pasurive kombëtare dhe koncesionet sipas markës "Made in Albania", janë miliarda burime financiare të pa arkëtuara, pengje në ndërgjegje tone!
Për vlerat çudibërëse të pyllit po lexoj një fragment nga libri "Një dritare nga jeta". Jam koleg me shkrimtarin, -tha llogaritari. "U nisa me shërbim nga Shkodra për në Razem në mes të nxehtit përvëlues të korrikut të vitit 1974. Në qytet kishte disa muaj pa ra shi. Kur arrita në Razem, në mes të pyjeve pafund, u errësua qielli dhe u mbush plot me re të zeza, të cilat zbritën deri në tokë. Mbas pak filloi një shtrëngatë e fuqishme sikur të ishte mesi i dimrit. Për një moment harrova që ishte kulmi i verës dhe me vete thashë: "Ah, ky pylli, qoftë bekuar?! Ai, na dhuron pa kursim lëndën e drurit për ngrohje e ndërtim; ajrin e pastër dhe ujin, të cilët janë dy nga tre elementët më të domosdoshme të jetës, mbron tokën bujqësore nga erozioni; ushqen kafshët, zogjtë dhe bimët e egra aq të nevojshme për jetën dhe ekuilibrat e Natyrës. A ka fisnikëri më të madhe për një njeri se sa të mbjellë me duart e tij një filiz pemë, të interesohet për mjedisin dhe ambientin ku banon."
Një rast shume domethënës! Shkoni në lagjen "Manush Alimani" (Xhabie), Bulevardi Zogu i I-r dhe bisedoni me Prelë Gjonin, një pensionist dhe mekanik i shkëlqyer, i cili mbas apartamentit të tij ka krijuar një mini-lulishte magjike. Shembulli i tij është frymëzues.
Ekzistojnë mundësi dhe burime të pashtershme për zhvillimin dhe konsolidimin e të gjitha strukturave të Turizmit, i cili ka nevojë për funksionimin rigoroz të ligjit, investime, rregull, kulturë, higjienë si edhe ambiente optimale sipas standardëve ndërnacionale. Me lopë, derra, andej-këndej plehra, nuk vjen kush te dera.
Turistët sjellin fronte pune dhe euro. Ata janë ura komunikimi, bashkëpunimi dhe integrimi. Edhe të huajt e duan Shkodrën. Ata vijnë e shkojnë, çdo ditë para bustit të Nënë Terezës, shtëpi, rrugë e rrugica me mure, dyer dhe objekte të tjera karakteristike qytetare, fotografojnë!
TRI "GODITJET" ... E GURAKUQIT!
Syrja Beu mustaqe vare / Vegel qorre e Turqise / Vlonen, bashke me hidrelande (rrethina) / deshte t'ia shiste Italise.
Balle per balle me Gurakuqin / Na jane ndeshur "flake per flake" / u mendue t'ia ndalte huqin / por, Syriaj "hangeri" shuplake ...
Ca bejlere nga "llumi" i Vlones / deshten trimin me ndeshke / por, "Luani" i Kosoves / n'ate kuvend na kish qellue.
Ma ndijoni fjalen time / kush asht trim e burre konakut (oxhakut) / Gurakuqit asnjë qime / nuk ja lot prej mustakut.
Boletini keshtu foli / burre i nderes e i beses Zotit / Tuj nderue Nane Kosoven / dhe, mbare atdheun e Kastriotit.
Shuplaka e dyte (si zani i Fikes) / ne nji banket /shtrue prej lezetit) / ra, mbi fetyre t' Faik Konices / Te gjith thane, ja bani vedit.
Shuplaka e trete bjen ne Podgorice / dhe mbas shuplakes nji grusht e rande / se k'tu sherrin e pati nise / gazetari Italian.
Gurakuqi, n' kafe ndodhi / me Siliqin e me Hil Mosin / S'duron trimi provokimin / me nji grusht e shtriu "bajlozin".
"Gurakuqi, bashke me Risto Siliqin dhe Hile Mosin ishin te internuar dhe ne mbikëqyrje ne Mal te Zi. Ne kafen qe po qëndronin, hyn nji xhornalist (provokator) Italian. Ai pyet: Cili asht Luigj Gurakuqi? Mbasi merre përgjigjen, i drejtohet Gurakuqit: Ti je agjent i Austrisë? Gurakuqi, dhe pse ishte durim madh, i hipi gjalu ne koke dhe me nji goditje te fuqishme (shuplake dhe grusht) e shtrin për dhe" (Luigj Gurakuqi-"Jeta dhe vepra", P. Tako, Tirane 1980)
Nga Mark Bregu
XHENTELMENET E DUKAGJINIT
Anton Koseri
Ngjarja për te cilën dëshiroj te shkruaj ne këtë artikull nuk ka ndodhur ne New York, Paris, Rome, Londër, Berlin apo Tokio, e as ne ndonjë vend tjetër te njohur si vatër e qytetërimit Botëror, pavarësisht faktit se natyra e kësaj ngjarjeje është e denje për çdo njërin prej vendeve te përmendura me sipër.
Historikisht është e provuar se ne te gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve marrëveshjet e "xhentëlmenëve" janë ato qe u vene kapakun te gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.
Me raste te rralla, këto lloj marrëveshjesh ndodhin ne vendet me te qytetëruara te njerëzimit, ne marrëdhëniet politike ndërmjet palëve. Me se shumti, këto marrëveshje i vërejmë vetëm ne takime e samite te përfaqësuesve te superfuqive botërore. Ne politiken shqiptare, marrëveshjet e xhentëlmenëve janë tepër te rralla, pa dashur te them se, këto thuajse nuk ekzistojnë fare. Ne 20 vjet pluralizëm, ne Shqipëri, te vetmit qe kane bere marrëveshje te tilla kane qene ish lideri i PS Fatos Nano dhe kryeministri i sotëm Sali Berisha. Mirëpo, nuk dua qe ne ketë shkrim ti trajtoj sa shtjellova me sipër, por dua te rinis aty ku e fillova. Pra, dëshiroj te shkruaj për një ngjarje konkrete e cila ka ndodhur mu përpara syve te mi, me date 08 maj 2011, konkretisht ne ditën votimeve për pushtetin vendor ne Shqipëri, ne Ndrejaj, komuna Shosh, Shkodër.
Ndodhesha edhe unë ne qendrën kryesore te votimit për kryetar dhe këshillin e komune, ne komunën Shosh. Për këtë komune kane qene tre kandidate: Mark Kulla, i cili pas procesit te plote zgjedhjeve rezultojë fitues për te treten here radhazi, për aleancën qytetare, Kole Ndrevashaj dhe Dake Çezma. Ne një moment te caktuar po shikoja jashtë ambienteve te qendrës se votimit, ne oborrin e shkollës qe shërbente si qendër votimi. Afër automjetit te njërit prej kandidateve, ishin mbledhur te tre kandidatet dhe po pinin nga një gote raki me njeri-tjetrin duke tokur gotat siç është zakon i malësoreve. Impresionet e mija për ketë ngjarje ne dukje te vogël, ishin te jashtëzakonshme. Ky takim, menjëherë me solli ne vëmendje rrëfimit e te pareve te mi se, jo radhe burrat motit ne anët tona janë ulur dhe pse kundërshtar, për te zgjidhur problemet ne mes dy familjeve, dy fiseve, dy fshatrave, dy krahinave deri edhe për çështje te shqiptarisë, siç ishte "Besa e Prekalit", me 25 shtator 1919. Do te duhej një Gjergj Fishte te thurte një poeme, apo një Ismail Kadare qe ti shprehte te gjitha impresionet e mia, dhe qe me shkronjat e tyre te arta ta bënin këtë ngjarje një leksion te vërtetë për politikanet Shqiptare. Gjithsesi, dëshiroj qe ti shkruaj disa fjale.
Gota janë tokur gjithmonë, por kryesisht ne dem te Shqipërisë, si dikur p.sh. Krajl Nikolla i Crnagores me Sulltanin e Stamolles dhe qe përcaktonin sipas qeftit te tyre se cila pjese i takonte njërit, e cila pjese e Shqipërisë i duhej tjetrit. Raste si me sipër ka pafund. Por, a do ti tokim ndonjëherë gotat për Shqipërinë? Shembulli është brenda ne Shqipëri, ne një nga krahinat me te pamposhtura te Shqipërisë, ne vatrën e besës e te burrërisë, shembull i demonstruar nga trashëgimtaret me te denje te Dukagjinit.
Dua ta vazhdoj idenë ne dy koncepte:
Se pari: U ndjeva krenar qe jam bir i këtij vendi te vogël (Shoshit) dhe te panjohur. Një gjest i tille dhe komplet atmosfera e qete e krijuar nga kandidatet u mundësoj votuesve te kësaj zone një qetësi te jashtëzakonshme për sa i përket mbarëvajtjes se procesit te votimit. Ishte gjesti me fisnik i mundshëm qe mund te bënin "kundërshtaret" ne një gare për te nxjerre një fitues te vetëm. Ishte modeli me perfekt se si duhet te sillen kandidatet ne një gare. Këta ishin "xhentëlmenët" e Shoshit e te Dukagjinit. Ajo, çfarë pritet nga kasta me e larte e politikaneve shqiptar, ndodh ne një vend te panjohur dhe te skajshëm te Shqipërisë. Aty ku nuk ka kamera e as vëmendje te ndërnacionale, sepse vëmendja e tyre është ngulitur ne "tridhet" tragjikomik te kastës se politikaneve shqiptare, te cilët na mahnitin çdo dite me deklaratat e tyre te shpifura. Atë çfarë duhet te bëjnë dy liderët e politikes shqiptare, Berisha e Rama, si përfaqësuesit me te larte te kombit shqiptare, e bëjnë tre persona te panjohur, por me një doze kulture shume me te madhe dhe respekt për kundërshtarin politik. Këta tre persona, ndoshta asnjëherë nuk kane marre pjese ne një delegacion diplomatik jashtë shteti, ndoshta nuk e kane shkollimin apo titujt e politikaneve shqiptare, dhe nuk e kane popullaritetin e këtyre politikaneve, por pavarësisht kësaj, një gjë është e qarte, sjellja e këtyre tre personave karshi njeri-tjetrit, është një sjellje Mbretërore.
Se dyti: Problemet e një vendi te vogël si Shqipëria janë te shumta, por një ngërç e madh dhe një problem tepër serioz është mënyrë se si drejtuesit me te larte te institucioneve shqiptare sillen ne publik. Nuk po i hy fare PERMAJTJES, dua te flas vetëm për FORMEN. Forma te cilën e paraqesin politikanet shqiptar është forma me e dobët, e pa kulture dhe mbi te gjitha me e pa respekt për kundërshtarin politik.
Nuk dua te flas për problemet ekonomike, sociale e te tjera, te vendit por, dëshiroj te sjelli ndërmend te të gjithë lexuesve aktualitetin shqiptar, konkretisht faktin se zgjedhjet për kryetar bashkie ne Tirane me ne fund, pas 2. 5 muajve përfunduan, ashtu si përfunduan. Desha qe vetëm për një moment te krahasoni kandidatet për kryetarin e komunës ne Shosh, dhe kandidateve për kryetarin e bashkisë ne Tirane. Jam i bindur se çdo njeri prej jush mendon se ne çdo aspekt ata qe janë superior, janë kandidatet për kryetarin e bashkisë se Tiranës. Edhe unë ndaj te njëjtin mendim, përveç mënyrës se sjelljes se kandidateve kundrejt njeri-tjetrit. Te gjithë e dimë se ka qene një mungese e madhe mosrealizimi e një debati televiziv te drejtpërdrejte ndërmjet kandidateve për Tiranën, për vete rendësin e kësaj bashkie. Përkundrazi, përgjatë gjithë fushatës elektorale kane mbizotëruar sharjet e fyerjet kundër kundërshtarit politik. Si qytetar i këtij vendi, me te drejte me vjen ne mendje: po sikur Edi Rama dhe Lulzim Basha te kishin pasur te njëjtën sjellje ndaj njeri-tjetrit, siç e kane pasur Mark Kulla, Kole Ndrevashaj dhe Dake Çezma, a do kishte përfunduar më me pak pasoja procesi i zgjedhjeve ne Tirane??? A do kishte pasur me pak pakënaqësi ne popull??? A do kishte pasur me pak pasoja ekonomia shqiptare??? A do kishim pasur viktima te tjera ne Shqipëri??? A do kishim përcjell një figure me te mire për monitoruesit ndërnacional??? A është kjo sjellja qe te gjithë qytetaret shqiptare kërkojnë nga liderët e tyre??? A është kjo sjellje qe te gjithë kancelaritë diplomatike te botes i kërkojnë politikaneve shqiptare???
Përgjigjet, jua le juve, por dëshiroj te theksoj se modeli se si duhet te sillen politikanet shqiptare me njeri tjetrin është demonstruar qarte dhe ne mënyrën me perfekt te mundshme nga Mark Kulla, Kole Ndrevashaj dhe Dake Çezma. Sa me përket mua, te tre këta persona janë fitues, sepse kane dhënë leksionin me te mire te demokracisë, atë qe i mungon me te vërtete politikes shqiptare, dhe qe po e lene përsëri ketë vend me krye ne hi, siç ka thënë dikur Pashko Vasa, me poezinë e tij "Moj e mjera Shqipni".
MESAZHE PAQEJE DHE DASHURIE
NGA TONY NDOJ PRENDUSHI
Nuk është vetëm titulli, as ballina e librit dhe ai pëllumbi i bardhe, qe ka hapur krahët ne krye te librit, qe përcjellin paqe, dashuri e shprese, por ne tërësinë e vet, i gjithë libri "Paqe dhe dashuni" i bashkatdhetarit tone me banim ne Santa Rosa, California, Tony Ndoj Prendushi, mbizoterohet nga këto mesazhe.
Edhe kur përshkruan rrugën e ferrit, siç ishte ajo e diktaturës komuniste, ku edhe ai vete u vu ne shënjestër, autori nuk shpërtheu ne urrejtje, ai vetëm informon, duke ruajtur masën e rrëfimit. Libri i tij është edhe një dëshmi për kohen absurde te instalimit te diktaturës komuniste.
"Paqe dhe dashuni" i përkushtohet "Te lumnuemes Nane Tereza e Kalkutës dhe Robert H. Frowick, ambasador i paqes". Autori i librit ka arritur qe rrëfimin ta fus ne rezonance me lexuesin. Duke shfletuar faqet e librit, nga faqja e pare deri tek e fundit, e 199-ta, përfshi dhe korrespodencën dhe fotografitë qe i bëjnë me te prekshme kujtimet e jetës se tij, te imponon natyrshëm emocione te fuqishme. Lexuesi kalon nga një gjendje emocionale ne tjetrën. Fillimisht Tony na merr për dore dhe na çon ne Shkodrën Loce, ku njihemi me familjen e tij, jo e pasun por punëtore, ishin katër vëllezër dhe një motër: Pali, Marku, Ndoj, Pjetri dhe Marija ma e vogla. Ne shtëpi zotëronte rregulli, disiplina dhe dashunia (autori shkruan me një gegërishte letrare te ëmbël). E adhuron drejtorin e tij te shkollës, nacionalistin Zef Pali, si dhe për mësuesit Kole Laca, Lazer Sekuj, Kole Kosmaçi e Kole Jakova. Kujton me nostalgji mjediset e shkollës, ku dallonin fotografitë e Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Vaso Pashes, Atë te At' Fishte, Isa Boletinit e te tjerë. Tony, kujton mjediset e "Kryqëzatës Eukaristike" me qendër tek shkolla e Jezuiteve. Ai ndjen nostalgji, kur kujton muajin e Zojes, kisha mbushej plot me besimtare. Predikimin dhe sakramendin e çonin Dom Ernest Çoba, At' Gj. Gardini, Pater Mark Harapi e te tjerë. Ndjekim përmes librit jetën e autorit: Pas shkollës fillore shkon ne Kolegjin saverjan, I cili ishte nga me te preferuarit për shkollim dhe edukim. Kujton me dashuri bashkeseminaristet, një pjese prej te cilëve u sakrifikuan për shqiptarizëm, për fe e Atdhe, si: Mark Çuni, Dom Mark Hasi, Dom Ejlli, te cilët i dënoi diktatura e Enver Hoxhës. Respekt për mësuesit e kolegjit e shoqëron edhe ne Amerikën e largët; kujton ndeshjet sportive, jetën artistike, ku ne sallën e teatrit shfaqeshin drama "Rozafa", "Flija e atdheut", "Ruba e Kuqe" e te tjera. Nga kjo shkolle dolën emra te mëdhenj, si: Martin Camaj, Loro Boriçi e te tjerë.
Rinia e autorit te librit kaloi nen okupimin fashist dhe nazist te Shqipërisë. Ai vete nuk qëndroi mënjane, por mori pjese ne rezistencën duke u radhitur tek Rinia e Ballit Kombëtar. E inspironte programi i Ballit me moton "Shqipëria e shqiptareve. Shqipëria etnike!" Ne Shkodër Balli kishte ne radhët e veta intelektuale ne zë, si: Lec Kurti, vëllezërit Kazazi, Zef Pali, Mustafa Dervishi, Bahri Kopliku, Don Zef Shestani, Faik Quku. Ne radhet e Rinise ku ishte rreshtuar Ndoy, binin ne sy te rinj nacionaliste, atdhedashës, si: Ndoc Jakova, Sait Kazazi, Ndue Mirash Pali, Ruzhdi Daca, Zef Staku, Ruzhdi Roji, Tom Leci e te tjerë. Ne fletët e librit shpalosen kujtimet: pjesëmarrja ne demonstratën kundër fashisteve para bashkisë se Shkodrës, ku kavaleria fashiste ndërhyn me kuaj e arme për t'i shpërndarë e aty vritet nacionalisti Mustafa Dervishi. Tony ende e ndjen goditjen qe mori ne këmbë. Autori kujton gjendjen e vendit pas ardhjes se komunisteve nen dirigjimin e jugosllaveve, qe ishin udhëheqësit e vërtetë te përçarjes nder-shqiptare. Ai e krahason diktaturën shqiptare qe instaloi Enver Hoxha me atë te Kamboxhias. Me pak penelata jep edhe gjendjes ne Kosove, se cilës iu desh qe te luftoi ne dy fronte kundër çetnikeve dhe komunisteve te Titos. Ai kujton edhe batalionin e rinise se ballit "Besnik Qato", qe ne komandën e Sait Kazazit qe shkoi nga Shqipëria për te ndihmuar vëllezërit kosovare. Tony rrëfen aventurën e tij me këtë rast se si shkoi deri tek kazermat e batalionit "Skanderbeg", por qe pa fat, batalioni ishte larguar. Me pas vijnë ngjarjet e fundit te luftës; dorëzimi i nacionalisteve me ligjet e rrejshme te komunisteve dhe burgosja apo pushkatimi i tyre. Po si rrjedh me tej jeta e Tony Prendushit, qe kaloi nga shkolla e fshatit ku jepte mësim, ne Normalen e Elbasanit, fyerjet e te rinjve komuniste: "Ju te veriut jeni reaksionar", ikja nga shkolla, kalvari i gjate, dashuria me vajzën e zemrës, arratisja, liria ne Perëndim, aktiviteti humanitar ne ndihme te popullit shqiptar, miqësia me ambasadorin amerikan Robert H. Frwick, te gjitha këto do t'i gjeni tek libri i Tony Ndoj Prendushi "Paqe dhe dashuni". Porositeni librin ne atdhe.
Nga D. Greca, me porosi, marre ne gazetën "Dielli", viti 2011, ne SHBA
Ded Shala
Ded Ndue Alia (Ded Shala) rrjedh nga një familje e madhe, e ardhur nga Pecnikajt e Shalës në Dukagjin. Familja e madhe e Aliajve me 60 anëtar njihet në Kryezi e në të gjitha krahinën si familje me emër të mirë, mikpritëse e bujare, njerëz punëtor, trima dhe të zgjuar, të respektuar që me mund e me djersë kanë ndërtuar jetën
Deda, djali i vetëm i Ndue Dod Alisë që në fëmijëri u edukua me vlerat më të mira të të parëve të tij, u rrit në vuajtje e në vështirësi e më vonë u bë njeri i devotshëm, i dashur e i respektuar nga njerëzit e zonës Kryezi e veçanërisht nga punonjësit e sharrave të Pukës, që e donin aq shumë, e dëgjonin me respekt dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin për të. Në maj të vitit 1939 mobilizohet ushtar dhe ka luftuar për tre vjet me , radhë në Këlcyrë, Përmet, Korcë, Pogradec, Leskovik, Pejë e në vise të tjera të Kosovës.
Pas çlirimit të vendit, Deda bashkë me Qazim Bajramin janë mësuesit e parë të Kryeziut, të cilët bashkëpunuan me Mësuesin e Popullit Ndrec Ndue Gjoka. Disa nga nxënësit e tij janë: Nikoll Mark Prendi, Nikoll Zef Doda, Ndue Dod Kovaçi, Frrok Rrapi, Elez Beslimi, Sylë Abazi dhe Ndoc Ukshini të cilët e kujtojnë me shumë respekt mësuesin e tyre. Në periudhën 1947-1975 ka punuar si drejtues në Sharrat e Pukës, përgjegjës sektori, shef transporti, ku është dalluar për kryerjen e detyrave me korrektësi dhe përkushtim duke arritur suksese. Deda kishte një figurë të lartë morale, mjaft human, gjithmonë i dashur, komunikues, i qeshur dhe i humorit. Manifestonte cilësitë më të mira të besës, burrërisë, bujarisë, mikpritjes, repektit ndaj shokëve e kolegëve, ndihmonte njerëzit në nevojë, femijët dhe pleqtë. Me aftësitë e tija komunikuese krijonte mjaft mundësi punësimi për komunitetin.
Ka dhënë kontribute të rëndësishme në zgjidhjen e konflikteve në fshat e në sektorin e punës.
Ka ndihmuar mbi 300 persona për të dalë në pension duke krijuar një popullaritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethin e Pukës. Deda ka patur një memorie të rrallë, tregonte me detaje data e ngjarje historike të fshatit e të krahinës, dinte pothuajse të gjitha lidhjet familjare te zonës Fushë-Arrëz, Gjegjan, Iballë e Brigje e te tjere. Deda ka qenë një rapsod i njohur, i binte çiftelisë, këndonte bukur në dasma, në festa dhe tek puna në bjeshkë.
Deda ka qenë një nga personazhet e dashur të Dritëro Agollit. Në artikullin "Në kërkim të një ëndrre, të një dinamoje" e imagjinon Ded Shalën me atë trup vigan e plot hijeshi, me një vështrim të mprehtë e imponues që shikonte para vitrinave për të blerë një dinamo, një dinamo që do të ndriçojë errësirën atje në zemër të maleve, ku do të kumbojë zëri i radios. Në familjen e madhe të Aliajve vinin njerëz të nderuar si Dritëro Agolli, Alfred Serreqi, Zef Shoshi, Gjin Mark Toma, "Skifteri i Munellës" Pal Nikolla e plot të tjerë.
Nga Brazili i largët në 1996 vjen Adolfo Fabbri, doktor i shkencave filozofike dhe teologjike, gazetar e publicist i njohur, ish i strehuar në këtë familje në vitet e luftës ku qëndron mbi një muaj në familjen e Dedës. Largohet me përshtypjet më të mira për këtë familje, që i ka shpëtuar jetën.
Familja e madhe e Aliajve nuk i shpëtoi dot regjimit komunist, por pas viteve 90, Komuna Qafë Mali ka vlerësuar me titullin «Krenaria e Komunës» Z.Mark Dod Alia. Bashkëshortja e Dedës vinte nga një familje e njohur, e bija e Gjon Mëhillit nga Fleti i Pukës. Deda ka lënë 3 djem e 4 vajza dhe 95 nipër e mbesa, për të cilët janë krijuar shanse të reja e vizione për të ardhmen.
Djali i madh Ndoci është i njohur si specialist veterinar e nënpunës i mirë në Gjendjen Civile.
Djali i dytë Mëhilli idekoruar me "Medaljen e Punës", Djali i tretë Tonini biznesmen i firmës "ARDENO" i njohur në të gjithë vendin. Shumë nga pasardhësit kanë studiuar dhe vazhdojnë e studiojnë në Angli, Itali e Amerikë, ku do të mbajnë e do të ngrenë lart e më lart figurën e gjyshit të tyre, Dede.
DEKORIME
Ded Alia është dekoruar me "Medalje Trimërie" dhe ka dokumentin Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare nr 134/228 lëshuar nga Ministria Mbrojtjes së Shqipërisë. Është dekoruar 2 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me "Medaljen e Punës". Në shtator 1996, Shejtëria e tij Papa Gjon Pali I II-të i dërgon familjes së Ndue Dod Alisë "Bekimin Apostolik", duke e uruar për paqe, harmoni, e mirëqenie. Është shpallur "Qytetar Nderi" nga Komuna Qaf Mali.
Pergatite Roza Pjetri
Churchilli ne Çmendi
Ne Luftën e Dyte Botërore, ne Londër, ishte shpallur shtetrrethim dhe pas orës tetëmbëdhjete ishte i ndaluar, rreptësisht qarkullimi i njerëzve ne rruge. Kushdo qe pas kësaj ore do te guxonte te lëvizte ne rruge, do te vritej pa paralajmërim. Ky ishte urdhri i Kryeministrit te vendit, Winston Churchill.
Churchilli e kishte zakon qe, mbrëmjeve gjithmonë te bënte nje shëtitje ne park. Çuditërisht ajo dite ishte e pazakonte për Londrën. Ne gjithë qytetin shkëlqente dielli. Churchilli u ul ne nje stol ne park dhe po kundronte perëndimin e diellit, gjë te cilën ndoshta prej shume kohesh nuk e kishte pare. Dikur, kur dielli u zhduk ne horizont, ai shikoi orën dhe pa se kishte shkelur urdhrin mbi ndalim-qarkullimin. Ora tetëmbëdhjete kishte kaluar me kohe. Vendi ku ai ndodhej ishte afërsisht nje milje larg shtëpisë se tij. Çfarë mund te bënte Churchilli me urdhrin(ne fakt urdhrin e tij) mbi ndalimqarkullimin e njerëzve? Nëse do te provonte ta shkelte atë, natyrisht qe do te vritej. Kështu ishte urdhri i tij. As Churchillin nuk e përjashtonte. I hodhi nje sy vendit aty përreth, nëse do te kishte mundësi te fuste diku kokën. Kush nuk do ta pranonte atë ne shtëpi, shpëtimtarin e nacionalitetit angleze, natyrisht nëse do ta njihte. Ai trokiti ne derën e pare qe pa. Nuk dihet perse por ai ishte i pafat atë nate për te. Dera ku ai trokiti ishte ndërtesa ku ishin te vendosur te çmendurit e qytetit.
Nje burrë, trupmadh dhe plot muskuj hapi menjëherë derën. Churchilli ju drejtua atij: -Me falni për shqetësimin. Unë jam Winston Churchill, kryeministri i juaj, sigurisht qe me njihni.
Pa e zgjatur me, burri muskulor e mbërtheu përkrahu bullafiqin dhe e tërhoqi me force brenda duke ja mbyllur derën nga pas shpinës. "-Futu, futu brenda edhe ti i shtati Churchill. Edhe gjashte te tjerë i kemi këtu", i tha ai kryeministrit. Por Churchilli vazhdonte te ngulte këmbë qe ta sqaronte njeriun e paarsyeshëm duke i thënë se unë jam kryeministri i vërtetë i juaj dhe i gjithë Anglisë, Winston Churchill…
Portieri ju përgjigj: -Ju te gjithë kështu thoni. Edhe ata te gjashte te tjerët qe janë këtu, kështu thonë. Secili nga ata është kryeministri i vërtetë i Anglisë. Unë po te dërgoj ne dhomën e tyre dhe ju gjejeni vete se cili nga ju është kryeministri ynë i vërtetë, dhe e shtyu përpara. Churchilli nuk kishte asnjë shans tjetër veçse te zbatonte urdhrat e burrit muskulor dhe te kalonte natën aty, ne çmendi, pa ditur se çfarë do ta priste. Edhe sikur te mund te dilte prej andej, ai do te vritej ne rruge. Kush nuk guxonte te zbatonte urdhrin e tij!?
Portieri e dërgoi ne dhomën e bullafiqeve, gjashte "Churchillve" te tjerë, te cilët po pinin cingare nga ato qe pinte Churchilli i vërtetë. Sapo ai u fut brenda, te gjithë u ngritën ne këmbë dhe e përshëndeten me dy gishta ne forme "V-je",shenja Victory. "Ju urojme mirëseardhjen!", i thane ata thuajse njëzëri. Te gjithë ata dukeshin tamam si ai, bullafiqe, arrogante dhe cingare-pirës nga ato te tijat.
E gjithë nata kaloi me diskutime te ashpra. Ai ju thoshte atyre se: -Ju jeni te çmendur, unë jam Churchilli i vërtetë. Ata vetëm qeshnin dhe shume te qete i përgjigjeshin: -Te gjithë ne këtu jemi Churchille te vërtetë. Nuk ka Churchill Fallco…"Por Churchilli nuk dorëzohej: -Churchilli i vërtetë jam vetëm unë. Nuk me njihni ju mua!? Unë jam kryeministri i juaj. Ju jeni te çmendur …".
"Natyrisht qe te njohim dhe gëzohemi shume qe nga gjashte Churchille u bëmë shtate. Por ndryshimi midis nesh është se ti je Churchilli i shtate. Asgjë me tepër. Sigurisht qe do te vijnë edhe te tjerë dhe ti nuk do te jesh me i fundit. Edhe ne, edhe ata qe do te vijnë, te gjithë jemi Churchille te vërtetë. Nuk ka Churchill Fallco", i përgjigjeshin ata, qete, qete.
Churchilli kaloi nje nate te tmerrshme me ata Churchille te çmendur, te cilët vetëm pinin cingare si ato te tijat dhe bënin plane lufte se si ta mundnin Hitlerin. Dikur ai vetëm heshti duke menduar se çfarë mund te bënte tjetër me ata idiotë.
Por ata nuk e linin rehat. "Perse e mbylle gojën? Nëse je Churchilli i vërtetë, kështu si ne, duhet te marrësh pjese ne planet tona për te mposhtur Hitlerin, për te shpëtuar Anglinë dhe boten nga ai përbindësh. Vendi nuk ka qene kurrë me ne rrezik dhe ti heshte, si nje frikacak. Si mund te të besojmë ty se ti je Churchilli i vërtetë", vazhdonin ata.
Me vone, kur Churchilli e kujtonte atë nate, thoshte: - "Dikur fillova te dyshoj me te vërtetë … ata njerëz dukeshin aq te sigurte, kush e din? Ndoshta isha unë i çmenduri aty. Po aq i sigurte sa isha unë si Churchilli i vërtetë, ishin edhe ata. Madje ata dukeshin me te sigurte se sa unë. Tek unë shfaqeshin shenja inati dhe dyshimi…"
Te nesërmen i telefonoi menjëherë sekretarit te vet: -Nisni menjëherë njerëzit qe ti mbushin mendjen portierit te psikiatrisë …
Ne qytet kishte pllakosur tmerri dhe frika mbi zhdukjen e mistershme te kryeministrit. Gjithkush e kishte gdhire ne kërkim.
Kur forcat e sigurisë arritën ne psikiatri, ju drejtuan menjëherë portierit duke e share dhe bërtitur: - "Ti je nje idiot. Si guxon te mbash kryeministrin me force ne psikiatri si te çmendur… "
Roja u përgjigj i qete: -Zotërinj, futuni njëherë aty brenda dhe do te gjeni edhe gjashte kryeministra te tjerë, tamam si ky i vërteti. Te gjithë thonë te njëjtën gjë: Unë jam kryeministri i vërtetë i Anglisë, Winston Churchill. Dhe nga mund ta dija unë se cili nga ata te shtate është kryeministri ynë i vërtetë!?
Kur shoqëruesit i panë te gjashte "Kryeministrat e tjerë, i dhanë te drejte rojës dhe i kërkuan falje. Paske pasur te drejte por ne do te marrim me vete kryeministrin e vërtetë.
"Si është e mundur qe te ketë kaq padrejtësi tek ne!? Si guxojnë te vijnë këtu dhe te marrin Churchillin Fallco dhe te na lenë ne, Churchillet e vërtetë këtu!?, protestuan te gjashte "Churchillet" e psikiatrisë!!!
Përktheu nga gjermanishtja, Leke Imeraj, shkrimtar dhe përkthyes
Veçoritë e moshës adoleshente
Nga Voc Deda
1.I riu si "veriu"
2.I riu "Kiu - fiu"
3.I riu - "Kudo rasha-mos u vrafsha"
Ne funksion të këtyre veçorive, në mënyrë koncize po trajtojmë: shoqërinë, miqësinë, dashurinë, xhelozinë dhe martesën si faktorë kryesorë, për jetën e moshës adoleshente.
Populli tradicionalisht ka shprehur veprimet konkrete të moshës adoleshente, me anë të këtyre përcaktimeve. Unë do të përpiqem te shpjegoj këto veçori në mënyrë sa më konkrete.
Së pari, me fjalën i riu si "veriu". Ne kuptojmë, shpejtësinë, shkathtësinë, dinamizmin që ka mosha e re . Mosha adoleshente si djemtë edhe vajzat janë të fortë fizikisht, nuk njohin lodhje, përballojnë çdo vështirësi, si të ftohtin, të nxehtin, ecjet e gjata, por edhe vrapimet të shpejta. Me fjalën "veriu" kuptojmë murrlanin ( erën ) e fortë e të shpejtë, si fryn sidomos gjatë stinës së vjeshtës, në veçanti gjatë dimrit, në ndonjë rast edhe në pranverë. Kjo vjen me shpejtësi në formë cikloni nga ana veri-lindore në Shqipëri e kudo. Në ndonjë rast murrlani (era) shpejtësinë e ka afërsisht rreth 100 km në orë. Ky rrëzon pemë, drurë të ndryshëm si lisa, gështenja, ahun, pisha, deri edhe çati shtëpie etj..
Populli moshën e re e ka krahasuar me veriun, sepse në veprimtarinë e vet kanë ndjenja, mendime, ëndrra e shpresa që ndërthuren në kornizën e jetës së përgjithshme të shoqërisë e miqësisë të cilat janë të pandara nga jeta personale e tyre. Këto ndryshojnë me shpejtësi si veriu. Në jetën e vet mosha adoleshente provon gëzimin e suksesit, por edhe hidhërimin e disfatës. Prandaj ndjejnë domosdoshmërinë e afrimit me njerëzit e tjerë, për të zënë shoqëri e miqësi. Këta përpiqen të gjejnë për këtë qëllim njeriun i cili u përshtatet më së miri në botëkuptimin e qëllimit të jetës dhe të karakterit të tyre. Kështu lind tek kjo moshë ndjenja fisnike dhe thellësisht njerëzore, të cilat ne i quajmë ndjenja të shoqërisë e të miqësisë. Pra pa këto ndjenja çdo njeri është i detyruar të vyshket dhe të kalbet si një vjetërsirë e braktisur nga të gjithë.
Fjala "shok ose shoqe" përmban në vetvete kuptimin e interesave të përbashkëta, gatishmërinë për t'i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, shprehjen e besimit reciprok, respektin dhe sjelljen e përzemërt midis tyre si shokë ose shoqe besnike.
Miqësia dhe shoqëria bashkëveprojnë njëra me tjetrën dhe janë kusht i domosdoshëm për të pasur suksese në punë, në shkollë dhe në përgjithësi në jetën e përditshme.
Populli thotë një fjalë të urtë: "Miku i mirë njihet në ditë të vështirë".
Çdo të riu ose të reje i takon në jetë të ketë lidhje shoqërore e miqësore, lidhje pune ose profesioni me njerëzit e tjerë. Këto lidhje e kanë burimin në mendimet, ndjenjat, interesat dhe bindjet e tyre. Aty shtyhen të rinjtë e të rejat të jenë shokë ose shoqe, të kryejnë një punë ose të ndërmarrin një aksion të përbashkët në interes të tyre. Prandaj në shoqëri e miqësi kanë rëndësi lidhjet e shëndosha.
Që të bëhen miq të rinjtë apo të rejat, është e domosdoshme që ata të njohin njëri - tjetrin, të kenë kaluar bashkë çaste gëzimi apo hidhërimi, të punojnë, të mësojnë ose të studiojnë së bashku.
Një shoqëri e miqësi e shëndoshë mund të lindë vetëm midis njerëzve të ndershëm me shpirt të pastër, që janë me të njëjtin karakter dhe tipare të përbashkëta. Shoqëria dhe miqësia tek të rinjtë dhe të rejat, janë një forcë e madhe që i ndihmon në luftën e tyre për të arritur rezultate të mira në mësime, në punë e kudo.
Në jetë njeriu ka nevojë për njeriun, për shokun, për shoqen, për mikun. Nuk mund të jetojë i riu ose e reja jashtë shoqërisë, jashtë miqësisë. Vetëm me shokë e me miq kalohet jeta. Prandaj duhet të dish të zgjedhësh mikun midis shokëve. Duke zgjedhur shokun ose mikun, të rinjtë e të rejat lidhen midis tyre për të luftuar për një qëllim të përbashkët. Kështu që në një shkollë, universitet apo në një qendër pune ata njihen së bashku, i ndihmojnë njëri - tjetrit për të kapërcyer vështirësitë dhe për të arritur rezultate të larta, ose duke i dhënë njëri -tjetrit fjalën. Vajza e djali kalojnë së bashku jetën e përditshme si dy shokë, si dy miq. E ardhmja, e bukura, madhështorja, kjo e lidh çiftin e ri.
Prandaj mbajtja e fjalës së dhënë shokut, shoqes e mikut, quhet si një virtyt për njeriun.
Vetëm njerëzit e ndershëm, të guximshëm e të fortë, të vendosur e me dinjitet e kanë këtë virtyt.
Si rezultat i kësaj, të rinjtë nuk duhet të kalojnë si veriu, nga një shoqëri ose miqësi tek një tjetër, pa e studiuar dhe pa e provuar, pa e gjykuar mirë. Sepse shoqëria, e në veçanti miqësia, kthehen në urrejtje kur "shoku ose shoqja", ose "miku" tradhtojnë njëri - tjetrin, familjen apo të afërmit. Po kështu, nuk është e hijshme, që disa të rinj e të reja janë shumë të paqëndrueshëm, bëjnë premtime sa për sy e faqe, ndryshe thonë e ndryshe veprojnë, flasin prapa krahëve për shokët e shoqet e tyre etj. Shokut, shoqes e mikut duhet t'ia thuash të metat e gabimet në sy, ballë për ballë e jo pas sysh, sepse kështu e prish shoqërinë e miqësinë.
Ka shumë të rinj që dëshirojnë të kalojnë sa në një degë, në një tjetër, sa në një lule në një tjetër. Por, kjo nuk është e drejtë, sepse këtë të drejtë e kanë vetëm "bletët" që grumbullojnë nektarin e luleve dhe prodhojnë mjaltin, aq të shijshëm e të domosdoshëm për njeriun, të cilin e hamë dhe e përdorim kudo në të gjithë botën.
Në shoqëri, dhe në veçanti në miqësi, si edhe në çdo gjë tjetër, interesi personal i nënshtrohet interesit shoqëror e miqësor. Në rast të kundërt s'ka më shoqëri ose miqësi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dy shokë, shoqe ose miq rrinë gjithmonë së bashku, mbrojnë e përkrahin njëri - tjetrin. Një shok, shoqe ose mik i mirë në rast rreziku, sëmundjeje etj... mund të shpëtojnë edhe jetën.
Me të drejtë shkrimtari i madh Maksim Gorki ka thënë: "Miqësia është kurora më e bukur e shoqërisë". Shoqërinë e miqësinë, të rinjtë duhet ta vlerësojnë si gjënë më të shtrenjtë dhe jo ta shpërdorojnë (të abuzojnë) duke kaluar si veriu, sot me njërin, nesër me tjetrin.
Nisur nga këto veprime të moshës adoleshente populli i ka vënë nofkën "I riu si veriu".
Se dyti, me fjalën "I riu kiu-fiu", populli ka përcaktuar lëvizjet e moshës adoleshente. Kjo për vetë faktin, se i riu, në qoftë djali apo vajza, në këtë moment ndodhen këtu, pas pesë ose dhjetë minutash janë me kilometra larg. Sot vazhdojnë një shkollë, apo specializim në vendlindje, vitin tjetër shkojnë në një qytet ose shtet tjetër. Sot kanë zënë një shoqëri, miqësi ose dashuri me shokë ose shoqe, nesër i harrojnë këta e zënë të tjerë. Pra janë shumë dinamikë, të shkathët, të lëvizshëm, por në disa raste edhe të pavendosur me shokë e shoqe, qoftë për miqësi, por edhe për dashuri.
Dashuria është shumë e prekshme dhe delikate për moshat e reja. Në qoftë se do të flasim për dashurinë tek kjo moshë, ajo është shumë më e thellë e më e fortë se shoqëria e miqësia. Dashuria si ndjenjë e lartë dhe e bukur, lind për herë të parë te mosha adoleshente, d.m.th në rini, zakonisht kjo dashuri është magjepsëse dhe nuk harrohet gjatë gjithë jetës.
Një proverb popullore thotë: "Dashuria e fundit harrohet por e para gjithmonë kujtohet". Dashuria që kanë të rinjtë është plot me ndjenja personale dhe ka forma të ndryshme, por në të shumtën e rasteve ajo shfaqet në formën e një ndjenje të pastër, kur dy te rinjtë fillojnë të shikojnë tek njëri-tjetri gjëra të reja. Gjatë ndjenjës së dashurisë edhe gjërat më të thjeshta tek njeri-tjetri u duken të bukura. P.sh. forma e thjeshtë e flokëve u duket atyre e re, kur qeshin dhëmbët u duken më të bukur, sytë e njëri-tjetrit sikur shkëlqejnë më shume se sa shkëlqenin më parë, kur ata ishin shokë ose miq të ngushtë.
Që nga ky moment të dy e duan njëri-tjetrin shumë, aq shumë sa asgjë tjetër në botë. Por ndjenja e dashurisë tek të rinjtë shpesh është shumë e komplikuar, sepse përfshin në vetvete shumë gëzime e shqetësime. E keqja është se tek disa të rinj dhe të reja, ndodh që nuk kanë pikëpamje të shëndosha lidhur me këtë problem ose me atë që nuk të përmbajnë vetveten. Në disa raste të rinjtë nuk dallojnë dashurinë e vërtetë nga të rrëmbyerit e menjëhershëm, disa të tjerë nuk e kuptojnë dashurinë dhe rolin e saj për jetën e njeriut.
Dashuria e sinqertë është një lumë i vërtetë.
Poetët dhe artistët e të gjitha kohërave i kanë kushtuar veprat e tyre më të mira temës së dashurisë. Shkrimtari i madh, Maksim Gorki, në poezinë e tij "Vajza dhe vdekja", shkruan: "Nga dielli më të bukur, s'ka Zot në këtë botë, nga zjarri i dashurisë s'ka tjetër më të ngrohtë". Pra është me bazë dhe është e mirë ajo dashuri që vjen nga miqësia, kur miqësia kthehet në dashuri.
Është e mirë ajo dashuri që është e sinqertë, d.m.th. që nuk është një pasion i përkohshëm. Rëndësi ka të dallohet dashuria e vërtetë nga dashuria jo e sinqertë. Kur lind dashuria, i riu me të renë ndodhen nën influencën e një ndjenje me emocione të mëdha e të forta. Nganjëherë kjo ndjenjë është aq e fuqishme saqë të rinjtë e humbin aftësinë për të gjykuar, për të kontrolluar veten. Kjo e bën të riun që të marrë vendime të papjekura. Shpeshherë të rinjtë kapen vetëm pas dashurisë së jashtme.
Harrohet bota e brendshme e njeriut, por kjo është shumë e gabuar sepse:
-Të martohesh me një vajzë vetëm se ajo është simpatike, është njëlloj sikur të blesh në pazar një send të bukur por i panevojshëm. Ata që nuk i kanë parasysh këto këshilla, por shkojnë vetëm pas bukurisë, pavarësisht nga sjelljet, nga ndërgjegjja e veset e tjera, të vetat, ose të asaj, do të pendohen pas disa kohësh. Por atëherë është vonë. Pra, kështu ka djem që duan të shëtisin si bletët lule më lule. Duan të kalojnë kohën. Por ka të tjerë që në fillim e duan vajzën sinqerisht, por sa shohin një vajzë më të bukur, u largohet dashuria për vajzën e parë dhe menjëherë e tradhtojnë.
-Nuk janë të rralla rastet, kur afrimi bëhet pa dashuri të vërtetë. Kështu disa të rinj ose të reja tregohen mendjelehtë, jo seriozë. Ata ulin dinjitetin e nderin e tyre, sepse duke pasur si qëllim shfrytëzimin, nuk përfundojnë në martesë, por sillen keq, gënjejnë dhe mashtrojnë në forma të ndryshme.
-Dashuria e vërtetë dallohet nga dashuria jo e vërtetë, nga pasioni, nga thellësia e saj, nga ndjenjat e qëndrueshme, nga përgjegjësia e atyre që dashurohen ndaj njëri - tjetrit, por edhe përpara shoqërisë.
-Karakteri i qëndrueshëm, fuqia dhe bukuria e dashurisë, varen nga karakteri i individit, nga pasuria e jetës së tij shpirtërore. Lidhur me këtë shkrimtari Makarenko thotë: "Njeriu i ri kurrë nuk do ta dashurojë të fejuarën dhe gruan e tij, në qoftë se ai nuk ka dashuruar prindërit, shokët, miqtë etj. Sa më e gjerë të jetë fusha e kësaj dashurie jo seksuale, aq më fisnike do të jetë dashuria seksuale".
-Pra cilido duhet ta kuptojë shumë qartë, se dashuria për bashkëshorten (gruan) ka të bëjë me dashurinë për prindërit, për shokët, për mikun, për Atdheun, për kombin. Qëndrimi besnik në dashuri është një cilësi morale shumë e vlefshme e njeriut.
-Bashkë me fjalën "Dashuri" ekziston edhe fjala tjetër "xhelozi".
-Këto dy probleme vazhdimisht, në të gjitha kohërat, kanë preokupuar mendjen e zemrën e të rinjve, djemve dhe vajzave në përgjithësi. Dashuria është zanafilla e gëzimit, ndërsa xhelozia, është zanafilla e hidhërimit në disa raste.
-Në kushtet e sotme shoqërore, bota e brendshme e të rinjve është një problem intim individual, por lidhet edhe me interesat familjare, shoqërore, sepse asnjëri nuk jeton jashtë këtyre dy sferave njerëzore.
Duhet theksuar se edukimi i njerëzve në përgjithësi dhe edukimi i të rinjve në veçanti, bëhet i pavarur, në mënyrë individuale, me përjashtim të edukimit që bëhet në shkollë. Duke u nisur nga këto, vetëkuptohet se edhe problemet e miqësisë, shoqërisë, të dashurisë e të xhelozisë dhe edukimi i koncepteve të drejta mbi to, nuk duhet të konsiderohen si një çështje personale. Në këtë rast rolin kryesor duhet të luajnë familja për edukimin e të rinjve. Kjo sepse problemet e miqësisë, shoqërisë, dashurisë dhe të xhelozisë fillojnë në moshë të re.
Lind pyetja, mos vallë xhelozia është bashkudhëtare e pashmangshme e dashurisë, siç u pëlqen disave të thonë ndonjëherë?
Praktika ka treguar se ka edhe njerëz tek të cilët dashuria nuk shoqërohet me xhelozi. Në lidhje me këtë problem, një gjë mund të thuhet me saktësi, se në pikëpamje të natyrës së vet, xhelozia si ndjenjë ndodhet në raport të kundërt me dashurinë. Pra, ato kanë natyra të ndryshme. Veç si fenomen psikik, xhelozia është e dyanshme. Ajo xhelozi që niset nga konsiderata mbi gruan ose të dashurën si një pronë private është në thelb shumë e dëmshme dhe e ka burimin në moralin konservator e patriarkal.
Ndodh, që kur burri shikon ose flet për një grua apo vajzë të bukur, gruaja e tij menjëherë bëhet xheloze, fillon të flasë dhe të hetoje në forma nga më të ndryshme burrin. E njëjta gjë ndodh edhe me burrat kur gruaja e tij shikon ose flet për një djalë të bukur, burri bëhet xheloz.
Në këtë rast si djemtë ashtu edhe vajzat, burrat ose gratë duhen të jenë shumë të kujdesshëm, të gjykojnë me gjakftohtësi, sepse të bukurën te gjithë e duan e shikojnë dhe flasin për të, por nuk do të thotë se po të shikojnë ose të flasin për një djalë, burrë ose vajzë apo grua të bukur u tradhtua dashuria bashkëshortore.
Prandaj dashuria dhe xhelozia janë si me qenë binjake dhe shoqërojnë gjatë gjithë jetës ata që nuk e kanë dashurinë mbi baza të shëndosha të ndjenjave shpirtërore dhe në mënyrë reciproke.
Ne duhet ta kemi shumë të qartë se njeriu, qoftë femër ose mashkull, nuk është si bleta për të shkuar lule më lule, sa lule çel pranvera e vera. Sytë janë për të parë dhe për të shijuar çdo gjë të bukur që na tërheq e na bën përshtypje. Por në çdo rast, secili duhet të jetë i vendosur në karakterin e tij dhe s'ka përse të bëhet xheloz për partnerin e vet. Nisur nga këto veprime dhe te tjera te moshës adoleshente populli i ka vene "nofkën", me fjalën "I riu kiu-fiu".
Së treti, me shprehjen "I riu kudo rasha-mos u vrafsha", populli në mënyrë filozofike ka përcaktuar iniciativën, guximin, trimërinë, por edhe veprimet e pakontrolluara e të pagjykuara mirë në ndonjë rast nga mosha adoleshente, si në familje, në shoqëri, në punë, por në veçanti në krijimin e familjes dhe të martesës. Tema e martesës është shumë e gjerë por unë do të shpjegoj disa aspekte të moshës adoleshente që hasen përditë në praktikën e tyre, veprime konkrete këto. Sepse ka te rinj, djem ose vajza, që me shikim të parë bien në dashuri pa e njohur e pa e studiuar njëri-tjetrin fejohen dhe martohen. Ka të tjerë që pa u njohur fare, fejohen e martohen me anë të prindërve ose të farefisit e ndonjë tjetri, duke i treguar fotografinë dhe duke zbukuruar çdo gjë si fushë me lule, Ka disa të tjerë që fejohen e martohen nga fshati në qytet vetëm për të siguruar lejen e banimit në qytet. Kurse disa të tjerë fejohen e martohen nga një shtet në tjetrin vetëm për të marrë nënshtetësinë. Të gjitha këto martesa janë martesa pa dashuri, pa miqësi vetëm për interes dhe mos herët, vonë, shumë nga këto përfundojnë keq. Këto martesa janë shumë të gabuara sepse nuk njohin karakterin, botëkuptimin, konceptet, veset dhe kulturën në përgjithësi të njëri - tjetrit. Vajzat, që janë martuar jashtë shtetit, për të bërë një jetë më të mirë, shumë prej tyre i kanë tradhtuar, bile kanë arritur të shfrytëzohen dhe të detyrohen që të punojnë prostituta rrugëve, hoteleve ose nëpër shtëpitë e botës.
Disa të tjerë martohen vetëm se kanë prindërit të pasur ose në detyra e funksione të ndryshme. Të gjitha këto martesa nuk kanë bazë dhe sa fillojnë të dobësohen, fillojnë grindjet, e ngatërresat deri sa të ndahen përfundimisht.
Po kështu, kemi edhe martesat me kontratë, edhe bashkëjetesë, që shumë prej tyre, përfundojnë negativisht, sepse nuk kanë një bazë njohje që në fillim, ose ndodh që djali e bën këtë martesë, vetëm për ta shfrytëzuar, disa kohë vajzën, dhe jo me qëllimin e mirë, për të njohur njëri - tjetrin dhe për të krijuar një familje të shëndoshë, solide.
Ne e dimë se në shoqëri ekzistojnë një seri bashkësish njerëzore, klasat, kolektivi, po kështu edhe familja është një lloj bashkësie, por kjo dallohet nga të tjerat sepse familja është një bashkësi që ka karaktere dhe origjinë më të ndërlikuar se të tjerat.
Familja, është një grup i vogël social, që karakterizohet nga marrëdhëniet midis burrit e gruas, prindërve e fëmijëve, ose të afërmve të tjerë me origjinë të përbashkët gjaku e jetese.
Këtu pleksen dy anë: Ana natyrore - biologjike dhe ana shoqërore. Me anë natyrore - biologjike kuptojmë se bashkësia e jetesës është e domosdoshme midis burrit dhe gruas për lidhjen e familjes me pëlqimin reciprok të të dy palëve. D.m.th. mbi bazën e njohjes së plotë dhe të dashurisë së dy personave. Instinkti tek njeriu është një problem i ndërlikuar, por nuk luan rol kryesor, se ka karakter shoqëror dhe është i kufizuar nga ndërgjegjja.
Ne e dimë se çdo ndryshim i mënyrës së prodhimit të çon në ndryshimin e tipit të familjes. Para 50-60 vitesh, tipike ka qenë familja patriarkale me shumë kurorë, kurse sot tipike është familja me 3-5 veta. Karakteri shoqëror duket edhe në funksionet që kryen familja, sepse familja rregullon marrëdhëniet midis burrit e gruas, prindërve e fëmijëve në përputhje me gjendjen social-ekonomike sunduese si dhe të normave juridike e morale. Familja merret me edukimin e fëmijëve, administrimin e ekonomisë shtëpiake, me shërbimin e jetesës, siç janë ushqimi, veshmbathja, rregullin e pastërtinë personale, familjare dhe shtëpiake. Përsos marrëdhëniet shpirtërore që ekzistojnë midis anëtarëve të saj, motivon, dashurinë, respektin ndaj njëri-tjetrit e te tjerë. Prandaj duke parë rolin historik që ka luajtur familja në të gjitha rendet ekonomike e shoqërore dhe aq më tepër në kushtet aktuale na del për detyrë të gjithëve, të punojmë më shumë, për sqarimin, edukimin dhe krijimin e koncepteve të drejta tek mosha adoleshente në lidhje me fejesat, martesat dhe krijimin e familjes.
Prindërit duhet t'u shpjegojnë fëmijëve: Vështirësitë e jetës dhe ato mendime, se në botë bëhet jetë përrallore, se gjoja çdo gjë arrihet pa përpjekje e pa punë. Se, sot në botë janë miliona të papunë, pa shtëpia, pa pensione në kulmin e varfërisë, që u mungon shërbimi sanitar e shëndetësor, shërbimi social, po kështu nuk kujdeset kush për ato që janë të sëmurë, të moshuar, që sot ata presin vdekjen si shpëtimtarin më të mirë. Duhet t'u shpjegohet problemi i rëndë i drogës, i sidës (si sëmundje vdekjeprurëse), i korrupsionit që ka përfshirë deri edhe sferat më të larta të shoqërisë, i vjedhjeve, grabitjeve, i rrëmbimit (grabitjes së fëmijëve të mitur e i vajzave) për t'i shitur dhe në përgjithësi problemet e prostitucionit, por të gjitha këto, në vartësi me moshën e tyre. T'u shpjegojnë turbullirat, përdhunimet në rrugë, grabitjet, vrasjet e plagosjet që po ndodhin çdo ditë, krimet e organizuara, pra dëmet e pasojat që i sjellin këto fenomene individit e shoqërisë njerëzore, kudo në globin (planetin) tonë tokësor.
T'u shpjegojnë se ç' është familja, ç' rëndësi ka fejesa dhe martesa. Cili është karakteri i tyre, ç' funksion kryen familja, ç' është jetesa dhe karakteristikat e saj, ç' është martesa me bashkëjetesë ose me kontratë. Mbi ç' bazë duhet të krijohet dhe të zhvillohet familja. Të gjitha këto duhet të përshtaten me moshën e pjekurinë e tyre logjike e seksuale.
Po kështu duhet t'u shpjegohet se për të pasur një familje të shëndoshë dhe të shëndetshme, femra (vajza) s'duhet të lindin fëmijë para moshës 18 vjeçare dhe as prapa moshës 35 vjeçare. Në të njëjtën kohë edhe djemtë s'duhet të lindin me gruan fëmijë pa kaluar moshën 18 vjeç dhe pas moshës 45 vjeç. Këto të studiuara dhe të vërtetuara shkencërisht. Po kështu nuk duhet të lidhen martesa me lidhje gjaku, si nga baba, ashtu edhe nga nëna, d.m.th. në fis.
Nuk duhet të martohen kur janë me sëmundje kronike e të meta fizike, sepse trashëgohen tek fëmijët (pasardhësit e tyre). Të gjitha këto e të tjera janë faktorë bazë për prishjen e racës, sepse lindin fëmijë me të meta fizike, me të meta mendore, më të vegjël e te tjerë.
Prindërit në çdo kohë, duhet të punojnë si psikologë, me durim, për edukimin e fëmijëve sepse një fjalë e urtë e popullit thotë: "Fëmija është pasqyra e prindërve", ose "Më trego me kë rri, te të them se kush je" e te tjera. Këto shprehje filozofike të popullit duhet t'i kuptojmë e vlerësojmë drejt, që të punojmë më mirë nga ana pedagogjike, psikologjike e sociologjike për edukimin e fëmijëve, por edhe të familjes sidomos në kushtet aktuale, kur shohim e dëgjojmë, lexojmë çdo ditë, çdo gjë lirisht në shtypin e përditshëm, në radio e televizion e te tjera.
Shumë djem ose vajza të moshës adoleshente thonë po martohen: "jam i ri, s' jam i ri ose jam e re, s'jam e re, të dalë ku të dalë". Prandaj populli në mënyrë filozofike e ka përkufizuar me fjalën nofkën "I riu kudo rasha - mos u vrafsha". Veprimet e kësaj moshe, të martesës, por edhe shume te tjera, ata i bëjnë të pa studiuara, e të pagjykuara siç duhet.
Shpjeguam disa veçori të moshës adoleshente, por edhe probleme të martesës e të familjes, me qëllim që të rinjtë e të rejat, që kalojnë këtë moshë të vlerësojnë e të kuptojnë më drejtë këto probleme, si dhe këshillat e prindërve kur duan të krijojnë familjet e reja të tyre. Sepse kështu kanë mundësi të zgjedhin shokun ose shoqen e jetës dhe të krijojnë një familje me bazë më të shëndoshë.
Nga Voc Deda
Kuvendi i Greçes-10-23 qershor 1911 ndryshe Kushtrimi civil i një populli progresist
- Vështrim kritik -
Kuvendi i Greçes, i mbajtur 10-23 qershor 1911, ne vitin jubile të 100Vjetorit të tij përkujtohet ne memorien historike të popullit tone si njëra nga epiqendrat më elokuente të qëndresës për liri dhe dinjitet civil të shqiptarisë, ne veçanti ne historinë e Malësisë së Madhe. Pa dyshim, kjo ngjarje e zhvilluar nën kujdesin atëror dhe përkushtimin historik të dy figurave emblematike të nacionalitetit shqiptar, Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, do të përjetohej si një kushtrim civil mbarnacional për liri dhe dinjitet kur kujtojmë jehonën e këtij evenimenti, derivat i të cilit qenë memorandume të tilla si: ai i Urës së Shushicës, afër qytetit Vlorë, i Gjirokastrës-korrik 1911, memorandumet e Tepelenë me 8 dhe 23 gusht 1911, ai i komunitetit shqiptar të Sofjes-shtator 1911, memorandumi i Hotit-shkurt 1912, memorandumi i Krasniqes-prill 1912, memorandumi i Junikut me 21-25 maj 1912, sikur kërkesat e Malësive të Gjakovës, Mitrovicës, thirrja e përbashkët e Shkodrёs, Janinës, Manastirit dhe Kosovës, e shprehur ne tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe italisht nen siglën "Organizata Nacionale Shqiptare", nënshkruar mes të tjerëve edhe nga Nikollё Ivanaj.
Një traditë tashmë reputacionale ne zinxhirin brilant të traditës civile të një populli si yni që lirinë ka ditur, krahas pushkës, ta menaxhojë me po kaq dinjitet edhe ne frymë kuvendimi, ndryshe dialogimi modern duke arritur t'i imponohet si i barabartë edhe kundërshtarëve mjaft të fuqishëm si Porta e Lartë. Ne kёtё vështrim kemi të drejtën historike të pohojmë fort, me zërin lart: Kuvendi i Greçes qe kushtrimi civil i një populli progresist për t'ia pasur zili cilido civilizim ne historinë e djeshme të Evropës plakë aq e mirënjohur për shpërfilljen dhe sakrifikimin e pashoq të statusit tonë si nacionalitet ...
Ndryshe mund të themi me krenari se Kuvendi i Greçes ne 100-Vjetorin e tij të mbajtjes vjen mes nesh si vlerë autentike e historisë dhe e identitetit tonë nacional. Nga ana tjetër nuk mund të mos theksohet as fakti tjetër historik, që Malësia e Madhe, nën solemnitetin sa patriotik, sa civil të bijve të saj si Nikё Gjelosh Luli, Pjetёr Zefi e te tjerë, të cilët me madhështinë e një kreshte mali, me vetëdijen dhe hapin historik të patriotëve të vërtetë do të kujtohen përjetësisht për guximin si 7 shqiponjat e lirisë, që duke ngritur pas 450 vjet robërie nën pushtuesin osman ne majën e Bratilës, më 6 prill 1911, flamurin tonë nacional, flamurin e Gjergj Kastriotit, do të shënonin Nёntoriadёn e Dytё tё shqiptarëve 468 vjet pas nga Nёntoriada e Parë-te Gjergj Kastriotit..
Një akt madhor historik drejt 28 Nëntorit 1912, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Sikurse dihet se kryengritjet antiosmane ne Malësinë e Madhe gjatë atyre viteve, do të ishin prologu dhe promotori imponues ndaj Perandorisë Osmane dhe faktorit ndërnacional për njohjen nga Fuqitë e Mëdha të kësaj pavarësie.
Ajo që më imponoi t'i rikthehem Shpalljes së Pavarësisë, epilog i Kuvendimit historik të Greçes, është prirja abuzive ne ditët tona mbi të vërtetën e asaj ndërmarrjeje historike vigane siç qe ngritja e flamurit ne Deçiç, me 6 prill 1911, një atribut thellësisht shqiptar.
Sot aktualisht "na AQSH mund të njihemi realisht me tre variantet e Memorandumit të Greçes, ku mund të dallojmë formatin broshurë të variantit të parë nё gjuhёt: shqip dhe frëngjisht, formatin dorëshkrimor të variantit të dytë nё gjuhën osmane, gjithsejtë nё dy fletë, sikur edhe formatin e tretë si shtypshkrim, ndoshta kopje e dokumentit nё fjalë pa kapakët e kuq, që i dhanë edhe emrin "Libri i Kuq", siç nënvizon Prof. L. Palushaj("Malësia dhe fiset e saj II", fq. 318). Por, nё këndvështrimin kritik, ajo që ka rendësi për të sotmen është fakti se ky dokument i përmasave historike, si dhe vetë sakrifica që kërkoi Ngritja e Flamurit, me 6 prill 1911, nuk pati kurrsesi investimin e pretenduar malazez nё atë masë që spekulohet mjerisht deri nën hundët tona të tjetërsuar nën sindromën postmoderne të përshtatjes mazohiste sa si kulltukofagi, sa si sjellje dritёshkurtёr tragjikomike me vetveten.
Të 12 pikat e Kuvendit të Greçes nё të gjitha domethëniet e tyre janë nё frymë thellësisht shqiptare: Njohjen e plotë të qenies se nacionalitetit shqiptar me ato të drejta që kanë nacionalitet e tjera të mbretërisë, liri të plotë për shqiptarët që të mësohen dhe përparojnë nё gjuhën e vet, nё shkollat e veta, nderim për të drejtat e krerëve te krishterë për të mësuar nё shkollat nën sundimin e tyre, organizimi i administrimit të vilajeteve ku ndodhen shqiptar, sistem decentralizimi administrator, shërbim i detyruar ushtarak, zgjedhja e xhandarëve, e agjentëve të policisë dhe nenpunёsve të tjerë shqiptarë e te tjera, d.m.th gjithçka nga vetvetja nё emër të vetvetes dhe kurrsesi nuk lexohet një integrim efektiv etik, konstitucional, apo politik i malazezëve.
Dihet se konjukturёn proshqiptare fqinjët tanë nuk e njohën asnjëherë nё historinë e tyre, veçmas gjate gjithë shekullit XX. Përkundrazi, përpjekja për të gllabëruar historinë tonë, ndryshe lumturinë tonë si nacionalitet i lirë nuk u ka munguar asnjëherë, edhe pse siç e thekson me aq dinjitet Prof. Palushaj: "Deri sot asnji popull s'ka falё ndaj tё tjerёve nё dam tё vet kombёta : me besё tё lidhuna, me miqёsi, me vёllanim-probatimim, me kumbari: Mijёra viktima, keqpёrdorime, dhunime dhe zhdukje fizike, falё nga vetё populli shqiptar me tё vetmin qellim sa fisnik, sa civil: Tё ndryshojё pёr mirё marrёdhёniet dhe botёkuptimin e fqinjёve tё vet, sadoqё s'ka rast qё kёta fqinj tё mos kenё qenё drejtpёrdrejt, apo indirekt shkaktarё tё tragjedisё sonё si komb pa kujtuar sa udhёheqёs ilirё, krenaria e civilizimeve tё tyre, patёn nё perandoritё e tyre filluar nga ato: romake, greke, serbe, maqedone dhe turke"(Vep. fq. 18).
Është e pafalshme qё shqiptarёt nё trojet e veta, kёtu nё Malёsi, kanё shkruar shumё pak pёr vetveten, nё kёtё rast për tematikёn nё fjalë tё kёtij simpoziumi, sikur si ironi me vetveten ka qё na shkruajnё se "paska pasur shumё malazezё si pjesёmarrje dhe komandime". Po atёhere,- me shumё dinjitet shtron pyetjen Profesor Palushaj: "... ku janё viktimat njerёzore tё palёs malazeze, kur dihet se nё beteja tё drejtpёrdrejta me sulmet nё Deçiç tё 6 prillit 1911 nё mbarё Malёsinё e Mbishkodrёs janё rreth 1500 viktima tё dёshmorёve kundёr ushtrisё turke?!?"
Mё ka indinjue jashtё mase pёrcjellja disi injoruese e shpirtit tё kёsaj ngjarjeje nga artisti i mirёnjohur Çun Lajçi nё skenёn e Teatrit "Migjeni" nё veprimtarinё kulturore"Ku e muer emnin Malёsia" me rastin e 98-Vjetorit tё Ngritjes sё Flamurit nё Deçiq, me 6.11.1911. "Kur po kalonte Edit Durham pranё Deçiqit,-kujton gjithё ironi zoti Lajçi-gjeti aty njё plak sё bashku me 13-14 djelmoça shqiptarё tё cilёt, sipas Lajçit, hezitonin tё ngulnin flamurin shqiptar". Ndёkohё ai plaku po vazhdonte t'u thoshte tё rinjve: "Dilni dhe ngulnie flamurin atje! Por ju nuk po ua mban se po droni shkanё(malaziasit)". Ironia thellohet kur nё vend tё fjalёs ngrinie, Lajçi artikulon gjithё grotesk fjalёn ngulnie. Ndёrkohё pёrballё kёtij hezitimi,- gjithёsesi tragjikomik, sipas Lajçit-, "... flamurin nuk po e kishin ngulun tё rinjtё, por na e paska ngulur plaku" duke injoruar aktin historik trimёror tё shqiponjave tё Malёsisё si Nikё Gjelosh Luli, Pjetёr Zefi e te tjere nёn shembullin e legjendёs sё qёndresёs pёr liri, "Heroit tё Popullit", Ded'Gjo'Lulit.
Qofsha i gabuar, por si zor t'i besonte "Mbretёresha e Malёsisё" miss Edit Durham, politikania, historiania dhe sociologia aq e mirёnjohur, dinjitetin e vet njё populli qё, sipas pohimit publik tё Lajçit, paska dёshmuar mahi, tallje, si kjo pa dinjitet ndaj flamurit tё vet me "tё nguluna flamuri"- njё lojё halabake, tё rinjёsh pa personalitet, apo si njё sjellje pleqёsh tё rrjedhur?!?
Nuk di a e di Lajçi se Miss Durham me veprimin e saj publik sa antianglez, po aq proshqiptar nё tre momente serioze pёr fatin tonё si nacionalitet: Denoncimin e Traktatit tё Londrёs tё 1915-ёs, refuzimin e dhuratave tё Krajl Nikollёs nё 1918-tёn si paradhёnie e pazareve me interesat tona nacionale dhe organizimin e njё manifestimi shembullor nё qendёr tё Londrёs kundёr pushtimit fashist tё vendit tonё mё 7 prill 1939, edhe pse ishte nё moshёn 76-vjeçare, do tё dёshmonte botёrisht se ne jemi njё popull qё meritojmё tё nderohemi me dinjitet si popull civil dhe kurrёsesi njё turmё halabakёsh tё squllur qё pranuaka tё vёrё nё lojё zotdaljen e vet publike me dinjitet ndaj flamurit, simbolit tё vet Nacional?!? Megjithatё, le tё gjykojmё mbi anёn tjetёr tё medaljes! Me shumё tё drejtё lind pyetja: Cili ka qenё qёndrimi i malazezёve, vërtete tё kenё qёndruar indiferentё nё atё stinё lavdie tё qёndresёs shqiptare pёr liri dhe pavarёsi?!? Kundёr çdo fryme manipulimi, e vёrteta duhet lexuar me dinjitet ndёr sy: "Nuk mund tё mohohet se malёsorё tanё kanё marrё sikur dhe ble armё nga Mali i Zi, por ndihma fizike dhe ushtarake nga ana e tyre e drejtpёrdrejt kundёr pushtuesit otoman ka qenё fare e vogёl, sepse po tё ishte ndryshe Malёsia e Madhe nuk do tё mbetej pёr 6 muaj luftё pa ushqim dhe armё", çka natyrisht e dobёsoi tempin e rezistencёs intensive-pandёrprerje deri nё shpalljen e plotё tё pavarёsisё sonё, nёntor1912.( Vep. cit. fq. 283).
Ja si shprehet nё Ditarin e tij At Pal Dodaj: "Ditёn e Kryqit tё Shenjtё, kur u mor Deçiçi, asnji prej Malit tё Zi nuk ishte i pranishёm. Shpesh iu premtohej malёsorёve mbёrritja e malazezёve, por nё realitet nuk dukeshin asapak. Pёrveç ndonjё vullnetari malazez, -vazhdon At Pal Dodaj-, janё dukё nё luftё edhe disa milicё malazezё, por shpesh nё gjysmё tё rrugёs, dhe pasi kishin hyrё nё territorin tonё, mbas kёrcnimit tё qeverisё sё tyne, u duhej tё tёrhiqeshin. Ata tё Trieshit dhe tё Kojёs nё masё u dolёn ndihmё tanёve, edhe pse ma parё kishin pasё lejen e qeverisё sё tyre, kёrcnimi iu ba taman nё çastin kur ishin futё nё betejё"(AQSH i RSH, fq. 734, Dosja 2).
"Në se nuk di nga vjen, s'di se ku do të shkosh", thoshte Seneka. Pikërisht një e vërtetë e tillë po aq sa dëshmon, po aq edhe konfirmon përmasat e vlerave tё një evenimenti historik si ky qё po nderojmё sot. Personalisht, si intelektual, ndryshe si njeri i lirё dhe jo si politikan dua tё theksoj me gjithё forcёn e sё vertetёs dhe tё obligimit moral: Kurrёsesi nuk na lejohet nё kohёt postmoderne ne qё respektohemi si qytetarё publikё, ndryshe si anёtarё tё asaj bashkёsie qё Poradeci ynё, gjenerali i poezisё shqipe, e quante "Republika e letrave", tё konvertohemi nё letraxhinj interesash, apo nё intelektualё organikё, siç do t'i etiketonte Antonio Gramshi, konformistёt me politikёn e ditёs, tё cilёt poeti i lartpёrmendur do t'i cilёsonte si limfa e pushtetit.
Kodi i këtij fati tragjik të një kombi si yni, gjymtyrë te të cilit mund të themi, pa kurrefarë kompleksi, sot po shkojnë ndoshta drejt shuarjes si të tilla, si shqiptare, sadoqë kanë gjakun e vetë të derdhur brenda atij kontributi që po përkujtojmё sot si 100 vjetori i Kuvendimit historik tё Greçes ndryshe si Memorandumi i Greçes-kёtij kushtrimi civil tё njё populli liridashёs dhe progresist si populli ynё. Mё falni tё ritheksoj atё dhimbje qё ndjej brenda vehtes sime, falё ndjenjёs sё krenarisё dhe tё dashurisё sё pafund ndaj vendit tim: Askush nё botё, as Amerika, kjo mike e madhe e shqiptarёve, nuk do t'i konsideronte dinjitozё shqiptarёt, nёse nuk dinё, apo shtiren se e duan vendin e tyre, Shqipёrinё. Kush nuk sillet me dinjitet ndaj vendit tё vet, historisё sё tij, nuk mund tё jetё partner dinjitoz, i besueshёm, nё posthistori i askujt, aq mё pak i njё populli dhe shteti aq dinjitoz si SHBA, "... nevoja dhe prania politike dhe gjeopolitike e tё cilave u bё e domosdoshme, kur pёrfundimisht u bё e qartё se Fuqitё e Mёdha nuk ishin tё denja mё pёr tё ruajtur rendin dhe paqen rajonale", ndryshe e humbёn pёrfundimisht mundёsinё e menaxhimit me dinjitet tё kёsaj bote.
Lavdi ndёr shekuj ideatorёve tё Kuvendit historik tё Greçes, i cili nё kёtё jubile shndrit si kёshtjella e kuvendimit civil tё shqiptarёve pёr tё jetuar si njerёz tё lirё nё pjesёn e vet tё diellit.
Nga Kadri Ujkaj, kritik
BAJRAKTARI I SHALES "ME SHTATË GRA"
Prelë Milani
Në kohën kur Mahmud Begolli sundonte Dukagjinin prej në Pejë deri në Qafë të Ndërmajës, gjysma tjetër e këtij vendi rebel prej në Qafë të Ndermanjes e deri në Shkallë Logje ishte nën administrimin e pashallarëve të Shkodrës.
Dukagjini në luftën e tij të paepur për mbijetesë, kishte marrë malin si gjeja e ngujuar shpellave, ku ushqehej me rraja e lend lisi prej drojës së turkut që kërkonte islamizimin e të vetmit bllok kompakt katolik që kishte mbetur në trevat shqiptare.
Një ditë prej ditësh Tetari i Shkodrës, doli për inspektim (me nderrue rojet) në Qafë të Ndërmajës. Kur u kthye në Shkodër Veziri (Valiu) e pyeti:
- Çfarë kishim nga ato bjeshkë të egra dhe çfarë të bani ma shumë përshtypje.
- Tetari i tha:-
- Pashë me sytë e mi trimat më të paepur të gjithë Perandorisë sonë të madhnishme.
Mbi të gjitha më ka bërë përshtypje një njeri i mirë, bujar e trim që kishte 7 gra.
Valiu i habitur, e urdhëroi Tetarin;
- Shko e ma thirr atë malësor që jetoka në harem si Sulltan mes atyre guvave të padepërtueshme as nga shejtani.
- Si urdhëron zoti Vali;- tha Tetari dhe u nis me një frymë dhe i solli në Shkodër, malësorin e çuditshëm.
Një burrë, i gjatë, i zhdërvillte, mustaqe shtëllungë zi, symprehtë, që flakërin shkëndija. Ai ishte një specie antropomorfe autentike që ende jetonte në foshnjërinë e racës ilire, sa primitiv, aq edhe princor i veshur me tirq leshi si bora të zbukuruara me gajtanë, me një shall të trashë të pështjellur rreth kokës palët e të cilit i binin rreth mjekrës duke i qartësuar fytyrën thatanike e të zeshkët nga dielli. Mbante xhamadan me shkrola zi të ngushtë dhe gozhup bardhkan. Në njërën anë të brezit pishtolja sermi me tytë të gjatë të futur në shokë, thika e vendosur në këllëf, në anën tjetër huta e bejlegut hedhur mbi sup dhe thjeshtësia hirplote, pa asnjë shenjë mendjemadhësie, i jepnin një pamje sovrani, si tigrit në xhunglën e vet.
Valiu e përshëndeti gjithë adhurim:
- Tungjatjeta o burri i malësisë!
-Tungjatjeta e të paça me nderë: - ia ktheu përshëndetjen dukagjinase!
Valiu e ftoj të ulej në kolltukun e kadifetë në sallonin e tij të rehatshëm, i zgjati një kuti të argjendtë Stambolli të mbushur me duhan të kuqërremtë e defter letrash me hanë.
Porositi shërbëtorët që t'u sjellin dy kafe turke dhe pastaj e pyeti:
-Si quhesh, o burrë i malësisë?
Malësori duke dredhë duhan gjithë urrnek burrëror iu përgjigj:
-Unë jam Vlad Peci prej Shalës së Dukagjinit:
Jam njeri i vetëm, rroj në borë e në mal si gjë e tërhuztë.
Çfarë me duhet e nxjerri me këto duar dhe kjo më mjafton!
Unë kam ndije se je i fortë e burrë i mirë, madje ma i lartë se unë!
Malësori modest e fjalëpakë iu përgjigj:
Noshta, të ngjatë Zoti jetën, don me thanë se nuk kam ato trazime, e të çame koke si keni ju pashallarët e gjithëpushtetshëm e plotebollekshëm!
"Jo, po; - ia priti Valiu, kam ndie se ke 7 gra e unë dy"!
Vali të ngjatë Zoti jetën!
Atje në bjeshkët tona nuk vihet kush rrogëtar, prej meje sepse jetojmë të gjithë në një fukarallëk të barabartë:
Unë i kam marrë me mbajte gratë e gjashte burrave të mbetur në luftë me asqerin e turkoshakut. Një grue e çoj në mal me gja, një tjetër për ujë, një për dru, një për bukë, një te mullini e të mbramën me punë shpije. Gruja eme i drejton të gjitha.
Unë kam një grue kunore.
Unë kunorën nuk e shkeli kurrë pa ndrrue fe siç e ke ndrue ti o lum Valiu!
Për mos me ndrrue doket, zakonet tona të moçme, fisi jem është ngujue si anza në zguer dhe po vuan si gjarpni nan gurë. Ne nuk dimë se ç'ka asht pitja, as bakllava, as me kthye shpinën nga të fryjë era. Ne jemi të lidhur me ato male si çetina me shkamin gjithmonë në llogore e pushkë në faqe.
Malsorët e mi i thanë turkoshakut: - Haram na kjoshin çifliqet e buta, gradat dhe 7 mrrutat, me të cilat ua rrejti mendjen, shumë shqiptarëve e shtroi gjithë fushatat.
Ne zhelanat e maleve siç na quani ju me përbuzje, ju probatinat e anadollakut, ruajtëm atë fije lirie e qëndrese shqiptarie qe mbijetoi vetëm në malësi.
Valiu duke pa se ishte një burrë i mençur e mund t'i vlej në rivalitetin e ashpër me pashallarët e Pejës e emëroi të parë mbi të gjithë Dukagjinin.
I preu nishanin e bajrakut, i dha armë të reja të stolisura, brezi e krahu, e i dha shpërblim tri barrë drithë në vit dhe i tha: -Kë të dish se ashtë i fortë në Dukagjin bjerma këtu se due me i dhanë ndihmë me sundue Dukagjinin e me i lidhë rrogë si ty.
Ti do të jesh dera e parë e Dukagjinit e të gjithë të tjerët do të jenë pas teje.
Kështu thotë gojëdhëna e vjetër se shtëpia e Vladit fitoi mbi bajrakun e mbi fisin e Shalës
(Ky Tregim u kompozua sipas një gojëdhëne të vjetër mbledhur nga AT' Zef Harapi)
DOM SIMON JUBANI ...
U nda nga jeta, në moshën 84 vjeçare, në qytetin e Shkodrës, kleriku dom Simon Jubani, një figurë e njohur e qëndresës antikomuniste dhe vendosmërisë për rifitimin e lirive fetare.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, i cili bën me dije se Dom Simon Jubani mbylli sytë në orën 02: 00 pas mesnate. Emri i Dom Simon Jubanit është i lidhur ngushtë me një proces të rëndësishëm të ringjalljes së Kishës Katolike në vend.
Ceremonia e varrimit, përfshiu Meshën e Shenjtë dhe varrimin, u kremtua me datën 14 korrik 2011, në orën 10.00, në Katedralen e Shkodrës, të cilën e udhëhoqi Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Shkoder- Pulti në bashkpunim me kleritk të tjerë.
Dom Simon Jubani lindi në Shkodër, më 8 mars 1927 nga prindërit Zef e Çile që kishin një familje katolike të devotshme dhe i falën Kishës e Atdheut dy meshtarë: një martir intelektual, dom Lazër Jubani, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste më 1982, dhe të guximshmin dom Simon Jubanin.
Në moshën 16-vjeçare, i thirrun prej Zotit, hyri në Shkollën Apostolike (Kolegji Saverian) për t'u bërë jezuit. Në mars të vitit 1946, kur u shkatërruan të gjitha shkollat katolike tradicionale, iu desh të hynte në Gjimnazin e Shtetit. Në vijim u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rotgen. Punoi për pak kohë në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit.
U kthye rishtas në Shkodër dhe ndërkohë punoi në radiologjinë e Sanatoriumit të Shkodrës, ndërsa u aktivizua me sport: atletikë të lehtë dhe futboll. U angazhua në ekipin e Vllaznisë.
Më 4 maj 1958 u shugurua meshtar nga Imzot Ernest Çoba dhe u dërgua të shërbejë në Abacinë e Mirditës. U arrestua në vitin 1963 dhe vuajti 26 vite burg.
Gjithnjë militant aktiv, ballë për ballë katilëve e spiunëve të burgut të Burrelit, u lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë. Është ky meshtari që më 4 e 11 nëntor 1990 kremtoi meshën e parë publike te Varrezat e Rrmajit duke u bërë nismëtari i rihapjes së Kishës në Shqipëri.
Për këtë kontribut të çmueshëm mbarënacional, që Zoti i besoi, Universiteti i San Françiskos në Kaliforni në vitin 1991 i akordoi diplomën "Doctor Honoris Causa" në shkenca humane me motivacionin: "Protagonist i një epoke të re në Shqipëri".
Pas komunizmit për disa vite shërbeu përsëri në malet e Mirditës dhe dekadën e fundit me përkushtim dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodrës. I zjarrtë, i gatshëm, hokatar dhe sulmues i mbylli sytë duke besuar vetëm se te Zoti do të gjejë drejtësi e shpërblim.
Kryetari i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj, me Anëtarin e Nderit te Shoqatës-Ndoc Gurashi dhe sekretarin i saj-Luigj Shyti mori pjese ne homazhe për dom Simon Jubanin dhe vendosen kurore ne emër te Shoqatës, ne nderim te jetës dhe veprës se tij.
Nga Roza Pjetri
DOM SIMON JUBANI
Kurr su nalen gjamte e motit.
Mbi ket toke zemër barotit.
Sa her qelli u nxi në Evrope
ka i rrufe shkrepi në kët toke
kur tan botën e mloj tmerri.
Vjen prej lindjes gjame e re
komunizmi i pa fe.
Kur Evropa i pat ra vize
si dhurat ja prunë Shqipnisë
tu rrit nera i patme thanë
mprapa botës me na lanë.
E mloj tokën e Kastriotit
komunizmi kundra Zotit.
Klani i kuq i shtetrrethimit
erdh me ligj kundra besimit.
Flaka e tij nisi masparit.
Çou shqiptar me i ra shqiptarit
për me shu atë besim tonin
vrau me shokë Pader Antonin.
prift e hoxhë e besimtar
shoj konopin për me i var
kush pat fat me pshtu me kry
në burgjet, egra i pat ndry.
Në burgje të zeza me u nal zanin
me gjith vlla Simon Jubanin.
Për Dom Lazrin s'ka jetë tjetër.
ja helmojnë gjakun në zemër.
Vlla Simon s'mun duroj ma
në dorë të Krishtit ty pot la.
Dom Simoni ngushtë ka ra
me u dorëzue mendjen se ka.
Tanë kleriket mbyll në qeli
marrin forcë prej emnit te tij.
Prej në Tiranë planet janë thur
Me provu me çdo torturë
as denimet kapitale
Sigurimi s'po gjen çajre
as nga dhuna as presioni
nuk po shtrihet Dom Simoni
edhe n' kryq ba me gozhdue
për fe t'Krishtit asht betue
N'mes t'tmerrit e terrorit
ja nis gjamën diktatorit
Boll shpejt Zoti ka met vra
sherri yt kurr s'ka me u nda.
Mjer Shqipnia si e shkoj motin
me një shtet si nuk njeh Zotin
Shkodra thotë s'mun duroj tjetër
mu ka dridh temeli i vjetër.
Zoja e Shkodres mush me plagë
paska ndezun zemren flakë
nalt ne qell e ka lshu zanin
paska lyp Simon Jubanin
me shpall fenë dhe drejtësinë
N'Shkodren nanë, e në tan Shqipëninë.
Na u ka drill mali e qyteti
te tan fusha e bregdeti.
Në kishë të Rrmajve qiri ndizet
tan Shqipnia në Shkodër niset.
Një kreshnik po mposht regjimin
po ja kthen Shqipnis besimin.
Taraboshi i thot Cukalit
ç'ka do t'jet kjo zemër djalit
thotë Rozafa sa tjen jeta
Shkodra s'met pa Kastriota
Dom Simoni natë altar
paska thirrë meshën e par.
Djell i bukur ra në qiell
mija vet drita i ka çel
po mja jep Shkodrës bekimin
ma gzofsh paqen e besimin.
Të krishten e mysliman
sikur vllazen çonju n'kam
kem nji emër kem nji nanë
veç nji Zot është për te tan .
Nga Fran Kodra
FAQJA E JONE SHKENCORE
Mbrojtja për sytë
- Ashtu si lëkura, edhe sytë janë të ndjeshëm ndaj ekspozimit në diell. - Më të rrezikuar janë të moshuarit dhe fëmijët. - Retë filtrojnë 80 për qind të rrezeve. - Kontakti me ujin, borën, shiun, dyshemenë, rërën rrit rrezikun, sepse rrezet e diellit reflektohen mbi këto sipërfaqe. - Është e rëndësishme t'i mësojmë sytë me syze dielli mbrojtëse
Të mbrohemi gjatë gjithë vitit
Për ata që janë bardhoshë dhe të ndjeshëm ndaj diellit, kujdesi vetëm gjatë stinës së verës nuk është i mjaftueshëm. Edhe gjatë muajve të tjerë të vitit fytyra dhe duart janë të ekspozuara në diell. Jo
rastësisht shumë personave që vuajnë nga "melanoma" (por edhe karcinoma) u shfaqen probleme në këto pjesë të trupit.
Ja disa këshilla të thjeshta për një mbrojtje më të thellë:
- Duhet të shmangni në maksimum nxirjen artificiale. - Edhe në dimër duhet të përdorni një krem me faktor mbrojtës 15. - Të sapolindurit nuk duhet të nxirren në dritë. Kremrat solarë duhet të përdoren vetëm pasi të vegjlit të kenë mbushur 6 muaj. - Të paktën një herë në vit duhet të bëni analizat e lëkurës në qendra të specializuara. - Për çdo ndryshim të ngjyrës, formës dhe pamjes që keni (për tumoret e lëkurës të lartpërmendura) duhet të vini në dijeni mjekun.
Disa këshilla të shkurtra mbi shëndetin
Kujdes nga paracetamoli..-Shume tableta qe disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhëmbjeve, për qetësimin e dhembjes se dhëmbit dhe dhembjeve tjera përmbajnë paracetamol. Ky analgetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata te të cilët herë pas here paraqitet gjakrrjedhja në lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që kanë paracetamol.
Jogurti
Me sukses mund të evitojë barkqitjen tek fëmijët. Bakteret   mike  te jogurtit dhe prodhimeve te tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Rrahjet e shpeshta te zemrës
Keni kujdes, pas pirjes se disa kafeve me radhe ndjeni rrahje te shpeshta te zemrës, është mirë që të kontrollohet mëlçia. Në rastet kur keni probleme me funksionimin e mëlçisë, kofeini i kafesë grumbullohet në gjak dhe kështu fillojnë të rrahurat e shpeshta të zemrës.
Mungesa e vitaminës "A"
majdanoz të freskët i cili është i pasur me vitaminën "A", por përmban edhe kalcium të nevojshëm për elasticitetin e muskulaturës së syve. Gjysmë filxhani majdanoz plotëson nevojën ditore të organizmit me vitaminën "A".
Lëndimet
Plagët e ndotura lani me ujë të ftohtë e pastaj dezinfektoni me jod odr etil-alkool. Gërvishtjet e vogla mos i lidhni. Ato me mire shërohen në ajër. Plagët pakëz më të mëdha dhe ato që ndeshen me rroba mbuloni me fashë. Ndërrojini çdo 24 orë. Për plagë të rënda duhet drejtuar mjekut. Në se vaksina e fundit kundër tetanosit është dhënë para 5 vjetëve ajo duhet përsëritur.
Përgatiti për botim,
Luigj Shyti
QAFA E AGRIT
Shumë shekuj kanë me kalue
Dukagjin ke me u kujtue
Në përvjetor me u naltësue.
Ke zanë vend në histori
Ato i rrite me trimëni,
Në histori me gërma t' arta
Përballove shumë situata
Ke e nderës, besës e pushkës
I rrite trimat në ballë të luftës.
Për trimëni të doli nami
Në krajli të shkoi zani.
Të njofti Krajli, Mbreti e Sulltani
Me u dorëzue kurr s'mund të bani.
Në rreziqe, shumë herë ra
Herë me turk, e serb e shkja.
Ballë për ballë i dole hasmit,
Turkut Pashës në Qafë të Agrit,
Në Qafë M'gullë ushtrisë Krajlit!
Shtohen faqe në pafundësi,
Qafa e male, katunde e shpi,
Kanë plot ngjarje me lavdi
Me i kujtue në përjetësi
10 korrikun në veçanti!
Dukagjini e patë veti
Armët n' dore, synin dylbi
Ju banë pjesë e trupit ti
Me ruejtë nderë edhe liri
N' muajn korrik nji lajm i zi
Done me ardhe nji pashe i ri!
Me sundue në malësi.
Për t'zezë të vet, ai ka mendue
Se Dukagjini, nuk ashtë mësue,
Kurr i hueji me sundue.
Dukagjini në kambë u çue
A me dekë, a me qindrue,
Mori armët, e u bashkue,
Këtë ushtri me nalue,
Mos me lanë, me kalue.
Prej Krasniqes u nis ushtria,
Në qafë të Kolçit ra buria,
Nikaj-Mërtur hyni Turqia,
U boshatisën kullë e shpia,
Duelën në luftë, burra e djemnia,
Me ruejt nderë dhe vatan,
200 burra u mblodhën në kuvend.
Mbledh janë burrat e Nikaj-Mërturit,
Prinë dy trima, thue lind prej gurit,
Prej Man Avdisë, e Prel Tulit.
Muerën gjamë shkambi e Drini,
Sokol Basha e Shytan Brahimi
Po thotë turku , s'mund i lidhi
Në kodër Palçit deri në Therme
Krisi hutë, pushkë e mazerre.
Ai Prel Tuli në ball të trimënis,
I prinë Palçit, Salcës e Brisës.
Janë lidhë burrat besa, besë,
Me luftue me ba qëndresë.
Vazhdoi lufta pa u nda,
Guri Murg u kthye n' keshtjelle,
Përballë Thermes shkamb i gjallë,
Pe gjuejnë top edhe murtajë,
Mali e toka, aty po dridhet,
Po Mërturi nuk po lidhet.
Aty ushtrisë i thanë nal,
Atëherë Guri u quejt "fatal".
Aty s'mujti, ajo me mërri
Po dëmtohen armë e ushtri,
Turgut Pasha, si në ç'mëndi,
E ka dhanë një urdhën të ri,
Do katunde me i ba shkrum e hi,
Djegu kulla edhe shtëpi,
Po tmerron gra e fëmij,
Plaçkit shpija me bagti.
Po shkreton çka i del përpara,
Po pret pemët, shkul bimët në ara.
Edhe kullat i rrëzoi për rrashit,
Dy trimnesha në katund të Palçit,
Si lëshuen kullat për së gjallit,
Janë Lulë Sylja e Zojë Markja,
Po qindrojnë me këmesa e spata,
Mbrënda, në kulla i mbuloi flaka.
Kushtrim dhanë flaka e tymi,
Atëherë mësyni Dukagjini,
Edhe valët i ndali Drini.
A man falë i kjosha Zotit,
Si rrëfeja kur shkrep prej motit,
Mërrin burrat e Shalës e Shoshit,
Kirit, Planit edhe t' Xhanit,
Prej Toplanë e Dushmanit
Bashkë për luftë, janë betue,
Armë e troje mos me i lëshue,
Gjithmonë bashkë janë mësue,
Ku i thërret vendi me qindrue.
I ndanë pritat me urti,
Prej Qafë Peje deri mbi Dri.
Mos me mbete asnjë pritë bosh,
Ma të fortat, Shalë e Shosh.
Duel Thethi si orteku i borës,
Me zanë qafat, Pejë e Valbonës.
Po vrapojnë po si era,
Prel Gjeloshi e Dush Pera.
Burra trima, si sokola
Ai Lek Curri e Mark Kola.
Si rrëfeja fiset e Shalës,
Burrat e besës e të armës,
Me bllokue qafën e Ndërmajës.
Gjithmonë trima pati vendi,
Avni Kola e Mehmet Shpendi,
Nuk po dinë se ç'ashtë friga,
Kush ma parë me dalë në prita,
Ai Prel Marku e Çun Nika.
Vazhdojnë trimat turra, turra,
Ai Çun Kola me Pep Ndren,
Sikur Lekët dikur motit,
Tuj ba za shoqi, shoqit,
Po na vinë burrat e Shoshit,
Si kreshnikët po i ngjiten malit,
Rrebët pe mësyn qafën e Agrit
Populli i Shoshit i këndon lavdi
"Duel Shoshi shpi për shpi,
Kanë lanë festën me miqësi,
Pushkën në dorë, qirat në gji".
Po si rrezet kur lëshon dielli,
Deli Marashi e babun Celi,
Topi as pushka, s'mund i nali,
Janë Bal Gjoni e Mark Milani.
Prej Agrit deri në Dri,
Ashtë Toplana si duhi,
Ai Coc Lulashi u ka pri,
Prej Sterziqe deri qafë Kunor,
Sa fort burrat po qindrojnë.
Për t'gjallë pritat nuk i lëshuen,
Rrustem Lulashi me Qerim Nduen.
Në Dushman mërrini potera,
Duelën burrat, po si rrëfeja,
Sokol Bala e Lulash Dema.
Mirash Prëla, burrave u prinë,
Me i shkue Toplanës në ndimë,
Nëpër prita bashkë po rrinë,
Për krah kanë gjithë malësinë.
Qafë e shtiqe po i bllokojnë,
Turgut Pashës, po i thonë,
Ktheju prapa, sa sje vonë,
Trojet tona nuk ti lëshojmë,
I kemë ruejt, e do ti mbrojmë.
Ateherë Pasha u idhënue,
S'po ka forcë me qindrue
Piskam i dha qafa, qafës,
Po jep lajmin e disfatës,
I hini t'merri Turgut Pashës.
I kanë ra do halle të randa,
Po i duket, si nepër andërra,
Ç'janë këta trima në këto ana,
S'njofin Krajl, Mbret asë Sulltana.
Ai me veti banë çudi,
Si në këto male kjo trimëni,
Ku e morën ktë aftësi,
Pa ba shkollë asë akademi,
Po t'merrojnë një ushtri,
Jo pak, por disa mijë.
Zemër fortë e mënde hollë,
Bekue Zoti për gjithëmonë,
Dinë t'luftojnë, e të fitojnë.
Si këta trima, kund nuk ka,
Edhe andërr ba me i pa,
Të del gjumi e merr hata,
Si lugat të duken te shtrati,
Me u t'merrue dhe Sulltan Murati.
Mbush me nerva plot inat,
Pat dhanë urdhër Porta e Naltë,
Me ia marr malësisë armët.
Po malësia i ka thanë,
Nuk kemë armë me të dhanë,
Amanet t'parët n'a kanë lanë.
Jemë betue, pasha bukën,
Nuk i lëshojmë lirin e pushkën.
Ali Begu pat mëndue,
Gjithë malësin me nënshtrue,
I duel ndrysh, e u trishtue,
Mendja e forca e ka leshue,
Shef ushtrinë të demtue,
Shumë të vram e të sakatue,
Në trishtim, po shanë e true,
Qafa e Agrit kjosh mallkue,
Guri Murg metësh shkretue,
Shumë ushtrinë m'a ke demtue.
Turgut Pashes, iu drejtue,
Nga të gjithë anët jem rrethue.
A pe shef ç'na ka gjete
Tjetër rrugë s'na ka mbete,
Me hjek gradat me vesh xhubletë,
A me u kthye, ose me dekë,
Nuk ka faj ushtria e shkretë.
Asaj, ti i pate pri,
Pa ba mirë llogari,
Komandant kapadai,
Të rrejti mëndja mue e ty,
Për dy ditë me hi në malësi,
Me sundue si në krajli,
Të rrofshin gradat e akademi.
Edhe topat e ushtria,
Të ra vlera e madhështia,
Këtë dekurat të dha malësia
Për këtë luftë me disfatë,
Llegori, more krah thatë,
Ke me i dhanë Portës Naltë.
Kanë me t'dhanë denime t'randa,
Me të hjek grada e nishana,
Me të bragtisë, Mbretën e Sulltana,
Mos me vesh çallmë, as dollama,
Me të vajtue grueja e nana,
Me u ba lupës nëpër mejhana.
Humje e rand, si ditë mortit,
A man Pashë, për atë besë të Zotit,
Me ia thanë Mbretit t' Stamollit,
Mos e msyj malësin mas sodit.
Thirri mëndjes, mos banë marri,
Nuk sundon kurr në malësi,
Se Dukagjini me fiset e ti,
Ka lidh besë, betue n'fe,
Në qoftë se pak mënd i ke,
Mos tento me hi ndër ne,
Ke me metë pa vorr mbi dhe.
PJETËR GERAJ, Bruksel- Belgjikë
GEGAJT DHE SHLLAKU
Kodra përmbi fshat
Vijnë pak me hark
Ne qendër asht kisha
Sipër asht mullini
Poshtë për nen fshat
Rrjedh i qete Drini.
Poshtë asht Drini
Nalt asht pylli
Ditën dhe natën
Këndon bilbili.
Ne njërën ane Leja
Ne tjetrën Cukali
Oh ç' fshat i bukur
Për te me merr malli
Ç' bukuri ka toka
Ç' bukuri ka qielli
Shllaku treqind shpi
Sa i bukur Drini
Cukali ne nji ane
Leja ne tjetrën ane
Njerin e ka babe
Tjetrin e ka nane
Nji hapësire e madhe shume
Rrethu rreth me malet kala
Vend madhështor si ky s'kam
Si çiflig malet avlli
Kund nuk gjindet shoqi i tij
Për çoban e për argat
Shkami Shmrise
Ka ken sahat
Ne ato ograja ku i thonë vadhe
O sa bukur këndon bilbili
Shihen fllanzat tue krye valle
Lulëzon toka, gjelbron pylli
Mramja bie, qokthi këndon
Bie me fjet, trupi m' pushon
Me at za ai plot mallëngjim
Mija fjale i thotë shpirtit tim.
Tan Shqipnine une e kam pa
Shpija t' prituna si ktu s'ka
Ku kepa k' si soj sojniku?!
Me pre dashin, me prit mikun
N' kjofte se s'ka, del lyp hua
Me prit mikun me e ba vlla
T' respekton e shum t' nderon
Me i ra n' erz kerkond s'duron
Kan than t' moçmit fjalën hak
Ki kujdes me Shllak fjal pak
Me trimni e mençuni
Vete ka hy ne histori
Ka dek Gjergji, kan ba mort
Gratë ruan sot veshjen si mot
Ka dek Gjergji janë vesh n' zi
Sot grat ruan veshjen e tij
Asht nis ushtria me nenshtrue Shllakun
N' Vukaj te Shllakut pa u ba sahati
Asht thy ushtria, ka met Bylykbashi
N' lidhje t' Prizenit i pari i jone
Ka zane vend Gjek Gega i Shllakut
I ka than po shtetit t'pamvarun
Shllaku n' Shkodër
Ka za t' mir
Nuk ka za t' vogël
N' fe, drejtësi, sport e kulture
Me zotsi ka mbajt flamur
Gegaj e Shllakut
Begajt e Bushatit
Aliajt e Kastratit
Me e marr historinë mar
Kan ken der e pare
Fshati Gegaj, kryeqendra e Shllakut
Si nji yll shndrit krahinën
Gegajt dhe Gegni, janë nji sinonim
Ky asht Shllaku, ky asht vendi im.
Nga Gjon Podja, Kanada
KAMPI ETNOGRAFIK
"Më trego fshatin tënd", NE THETH
Nga data 4 deri me 9 korrik 2011, nё fshatin Theth u zhvillua njё kamp etnografik me temё: "Mё trego fshatin tёnd".
Nё kёtё veprimtari morёn pjesё 8 nxёnёs nga Kosova-ambasador tё paqes, nё bashkёpunim me Universitetin e Strasburgut nё Francё ku merrte pjesë etnologu Profesor Eric Nevet, drejtor i departamentit te kёtij Universitetit, Martina Wolf etnologe nga Franca, Universiteti i Prishtinёs qё pёrfaqёsohej nga etnologu Profesor Shemsi Krasniqi, Mёsuesi i gjuhёs shqipe tё shkollёs 9 vjeçare te Kotlinёs nё Kosovё Nuhi Kuqi si dhe disa mёsues dhe edukatorё tё tjerё nga Thethi.
Kjo veprimtari pason veprimtari tё shumta tё zhvilluara tё ambasodorёve tё paqёs nё Kosovё dhe nё Francё.
Gjatё veprimtarisё nxёnёsit e Kosovёs dhe tё Thethit shkёmbyen njohuri e mendime mbi fshatrat respektive te tyre, etnografinё, toponimet, gjenezёn, lidhjet me natyrёn e te tjra. Kujdes u tregua raportit ndёrmjet kulturёs, mjedisit dhe gjuhёs.
Grupi i organizuar nё kёtё kamp morёn njohuri pёr fshatin Theth, dasmёn tradisionale, gjenezёn e fshatit, zhvillimin e turizmit e te tjera. Ata vizituan objekte tё veçanta turistike, vendbanime tё lashta, e te tjera. Shumё interesante ishin takimet me banorё tё fshatit Theth tё moshave dhe profesioneve tё ndryshme, kёngёtarё, mjeshtra tё gurit dhe drurit dhe banesa karakteristike. U organizuan edhe dreka e darka ku spikati mikpritja tradicionale e malësorëve, diskutime e shkëmbime mendimesh, pyetje e përgjigje pёr traditat, doket dhe zakonet e ndryshme te tё dy vendeve.
Nё ditёt e fundit tё kёtij grupi i u bashkuan edhe dy studente nga SHBA, Andi Dankert dhe Sara Koenig, tё cilat ishin shumё tё interesuara pёr historinё, kulturёn, ekonominё e te tjera tё kёtij fshati.
Veprimtari tё tilla mendohet qё tё zhvillohen edhe nё tё ardhmen duke formatuar edhe grupin e ambasadorёve tё paqёs tё fёmijёve tё Thethit.
Nga Luigj Shyti
VDES NE THETH, VULLNETARJA E PROGRAMIT VEROR
Nё natën e 10 korrikut 2001 ndërron jetё pa pritur vullnetarja nga Anglia, Rosemarie Clegg e datëlindjes 15. 02. 1951. Ishte i treti vit qё kishte ardhur nё Theth si vullnetare pёr programin veror qё Parku Ballkanik i Paqёs zhvillon nё Theth qё prej katёr vitesh.
Vullnetarja Rosemarie punoj sё bashku me pjestarёt e tjerё shqiptarё dhe tё huaj gjatё ditёs sё diel tё datës 10 korrik pёr përgatitjet e fundit pёr kёtё program qё do tё fillonte tё nesërmen. Pas pune, nё buzё mbrёmjё, ajo ka shkuar nё shtёpinё ku ishte akomoduar sё bashku me disa shoqe tё tjera. Pas njё darke normale dhe pa probleme shёndetёsore kanё shkuar pёr tё renё nё gjumё. Nё kёtё moment, siç thonё shoqet e saj, ajo ka ndjerё njё vёshtirёsi tё madhe nё frymëmarrje. Shoqet dhe pjestarё tё familjes janë përpjekur qё ta ndihmojnë me mundesitё e tyre, por pa rezultat. Me njё makinё e kanё nisur menjёhёr pёr nё Shkodёr, por duket se ajo kishte nderruar jetё nё vend nga njё atak kardiak.
Kjo vdekja ka shqetësuar jo vetëm shoqet e saj dhe banorët e familjes ku ndodhej, por gjithë grupin qё punon pёr programin veror nё Theth, si dhe gjithë banorët e fshatit. Ajo do të kujtohet gjatë me respekt si njё veprimtare shembullore nё tё gjitha drejtimet e programit veror ne Theth.
Tri OJF, "Parku Ballkanik i Paqes ne Shqipëri", "Shoqata Atdhetare-Dukagjini" dhe "Forumi i Zonave Malore", kanё bёrё propozim instancave shtetërore qendrore qё kjo vullnetare të dekorohet nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj ne shërbim të edukimit dhe zhvillimit të kësaj zone.
Përgatiti Luigj SHYTI
DUKAGJINASIT NE ARABINE SAUDITE
Pese dukagjinas për gjashte muaj punojnë ne ndërtimin e antenave celulare ne Arabinë Saudite duke përfaqësuar firmën shqiptaro-italiane "Osumi". Këta janë: Gjon Mirashi me kunatin, Ndoc Sokol Mirashi, Pauli Mark Mirashi, dhe Preke Sokol Mirashi.
Sipas Gjon Mirashit, për ne, kjo ishte një përvojë mjafte e mire. Firma qe punojmë ne, ne Shqipëri, ne ndërtimin e bazamenteve te celularëve, kërkoj qe te punojmë për një periudhe gjashte mujore ne montimin e antenave ne shtetin e Arabisë Saudite. Pranuam ofertën, pasi u pajisem brenda tri dite radhazi me viza hyrëse, ishim te vetmit evropian qe çdo dite udhëtonim 1 500 km ne shkretëtirë, ku terreni ishte plotësisht ranore ne temperaturat mbi 40 o C. Ky shtet mjaft i pasur te afronte një jetese te lire.
VIDHEN TABALAT
Vidhen tabelat e vendosura nga Bashkia e qytetit Shkodër! Ne ndryshimet e mëdha qe te bie ne sy ne qytetin tone kohet e fundit ka qene vendosja e emrave te rrugëve, shesheve dhe bulevardeve. Një gjë e domosdoshme dhe mjaft e përgjegjshme për ekipin e bashkisë te qytetit tone, qe drejtohet nga Lorenc Luka. Kjo tregon se, gradualisht po afrohemi standardeve evropiane edhe ne këtë drejtim, qe shtet e tjera e kane bere para 50 viteve. Kjo ka shume ane pozitive se, do te ndikoje pozitivisht ne informimin dhe vendosjen e adresave te sakta për shtetasit e qytetit tone, shqiptar dhe te huaj. Megjithatë, mungesa e kulturës dhe e përgjegjësisë qytetare tek disa qytetar te qytetit tone, po vene dore ne to, duke i vjedhur dhe shitur për hekurishte.
Është tepër e kuptueshme mungesa e policisë bashkiake për te parandaluar një fenomen te tille negativ. Bashkia, mire ka bere qe ka dhënë licence firmave për grumbullimin e hekurishteve si ne te gjithë vendet e tjera te Evropës për grumbullimin e tyre. Por, Bashkia duhet ta dije se, ne te gjithë vendet e Evropës, qe kush dorëzon mbeturina te tilla, do te shoqërohen me dokument identifikimi. Një kërkesë e tille e ligjshme, po te zbatohet ne Shkodrën tone dhe ne Shqipëri nuk do te ketë vjedhje dhe dëmtime ne materiale te përberë prej hekuri, siç janë tabelat e emrit te rrugëve dhe kapakët e puseve te rrugëve te qytetit.
Nga Zef Nika
Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza