DERI KUR KESHTU...?
E keqja gjithmonë vjen nga injoranca. Njeriu me kulture dhe me dije, njeriu i emancipuar nuk mundet, ose është vështirë te bie ne prehrin e keqes. Pra, vetëm ai qe është injorant mund te bej keq, mund te vrasi. Asnjë shoqëri nuk është e përsosur, por jo radhe disa prej tyre mbërthehen nga fëlliqësi te palejueshme mbi bazën e normave qe mbart dhe qe kthehen ne nje padrejtësi te sigurte, ne pa ndjeshmëri, ne shoqëri te vrazhde, ne themel se cilës është "pushka". Nje shoqëri ku mbizotëron injoranca është me shume e dhenë pas se keqes, pas vrasjes, pas krimit.
Jo ne pak raste mundohemi te justifikojmë te keqen, te justifikojmë konfliktin, te justifikojmë vrasjen apo dhe gjakmarrjen duke bere krahasimeve me te tjerët qe janë kaq apo me shume te kriminalizuar! Kjo nuk është e drejte. Ne nuk duhet te vrasim dhe aq me pak te justifikojmë vrasjen qe bejne, se po te jete i drejte ky rregull, atëherë mjere shoqëria apo komunitetit përkatës. Me datën 11 qershor te këtij viti ndodhi nje ngjarje e shëmtuar. Njeriu, pa te keq, sikur është nje lodër fëmijësh, nxjerre armen dhe qëllon ndaj njeriut, ndaj bashkëfshatarit te vet, ndaj shokut te vet, ndaj dukagjinasit te vet! Vetëm e vetëm se, ky njeri, bashkëfshatari i vet, ka nje faj: nuk mendon si unë, nuk vepron si unë, nuk beson si unë, nuk ka bindje si unë, e te tjera e te tjera me nocionin e "unit" sa nuk kane fund! Ndoshta janë krejt te parëndësishme ne raport me mentalitetin qe e bën këtë person te nxjerre armen dhe te qëllojë mbi njeriun, sikur ai njeri te jete nje shenje, nje cope gurë, nje cope lecke apo më me pak vlere. Personi qe përdorë armen, bën te "fortin", i thotë tjetrit: "jam unë dhe do te besh si te them unë, se përndryshe te pret ...". Ky mentalitet, po desha unë je ti, ne te kundërt nuk je; mentaliteti i vetegjyqesise, mentaliteti i me te fortit me ane te armës, është i rrezikshëm, është mjaft i dëmshëm dhe deri shkatërrues për shoqërinë ne tërësi dhe ne veçanti për komunitetit qe jeton.
Fati i mire, se personi kundër te cilit u përdorë arma, është gjalle dhe se shpejti po shërohet. Por injoranca nuk rri me aq! Ajo nuk ka kufi! Bartësit e saj mendojnë se detyrën nuk e kane çuar deri ne fund, prandaj planifikojnë ngjarjen tjetër me te shëmtuar dhe bëjnë përpjekje ta realizojnë atë: "Te afërmit e te plagosurit me kane gjuajtur me arme ne makine …" Dhe, policia po sa merr informacionin … pa "krye" nisen me vrap dhe bëjnë terror ne shtëpitë e te afërmit te të plagosurit dhe kryefamiljaret i marrin me vete dhe i mbajnë tere natën ne polici …!!!??? Ky veprim i policisë ishte i pa precedent dhe pasi zbulohet se kush kishte organizuar dhe kryer këtë veprim injorant, jo vetëm nuk kërkon falje familjeve ne mënyrë publike, por dhe organizatori i kësaj ngjarje nuk pëson asnjë gjë.
Ky veprim i policisë, nje veprim prej injorantesh, jo vetëm qe ne tërësi komprometon rende policinë e shtetit, por e kthen ate ne nje vegël qorre te disave dhe ne nje egërsirë për disa te tjerë. Pra, tregoj se policia nuk po përfaqësohet si nje instrument i demokracisë qe kërkon e vendos rregull ne baze ligjeve te shtetit, çka vijon te tregoje nivelin e larte te inkriminimit politik te kësaj strukture, qe është struktura me themelore e shtetit, struktura e policisë se shtetit, e cila po te vijoje kështu, është nje fatkeqësi e madhe për fatet e demokracisë. Ky është shqetësimi kryesor se, kjo gjendje e detyron qytetarin e thjeshte te kaloj ne vetëgjyqësi.
Dukagjini dhe banore e tij kane vlera te padiskutueshme. Te flasësh për vlerat e Dukagjinit dhe banoreve te tij nuk është e lehte sepse ato vlera janë pjese e gjithë vlerave te shqiptarisë. Kjo zone ka lindur dhe rrite njerëz te punës dhe te penës, njerëz te urtisë dhe te pushkës, njerëz te besës dhe te bukës, te cilët kane qene dhe janë ne themelet e shqiptarisë. Nuk mund te harrohet urtësia e Mark Lules se Shalës e baruti i thate i Gjek Geges se Shllakut ne Lidhjen e Prizrenit, nuk mund te harrohet jeta dhe vepra, atdhedashuria e jashtëzakonshme e "gjeneralit" popullor, e shqiponjës se arte-Mehmet Shpendi; nuk mund te harrohen viganet e shqiptarisë, si At' Luigj Marlekaj, At' Bnardin Palaj, At' Daniel Gjeçaj e Gege Lumaj, Dom Prek Ndrevasha, ... ; nuk mund te harrohen jeta dhe vepra e Kole Preles, e piktorit Ndoc Martin Camaj dhe Lin Deliaj(Nderi i Kombit); nuk mund te harrohet jeta dhe vepra e artisteve te mëdhenj, Artisteve te Popullit, si: Pjeter Gjoka, Ndrek Luca, Tinka Kurti, Lec Shllaku; nuk mund te harrohen njerëzit e mëdhenj te letrave shqipe, si: Gjon Shllaku(përkthyes), Martin Camaj(Nderi i Kombit) ...; nuk mund te harrohen sportistet e mëdhenj, Mjeshtër te Sportit Shqiptar, si: Dode Tahir, Mirash Vuksani, Lin Shllaku e shume e shume te tjerë. Jo pak kemi dhe sot personalitete te shquar te fushave te ndryshme te jetës dhe te shkencës, qe ecin me mjaft dinjitet ne gjurmët e paraardhëseve te tyre, si: Pr. Dr. Lek Sokoli, Vuksan Kola, Ndok Marku e Zef Gjeta, shkrimtari Lazer Stani, poetja dhe përkthyesja Ledia Dushi, historiani dhe poeti Prele Milani, e shume e shume te tjere..
Me te drejte lind nje pyetje e thjeshte: Gjithë këto personalitete qe ka lind dhe rrite ky truall, si është mundur te jete nje komunitet kaq i ashpër, qe menjëherë e ka mendjen ne arme? Pyetja vjen vetvetiu, e cila ka dhe nje përgjigje vetvetiu. Dukagjinasi ne shpirt nuk ka lindur dhe nuk është rritur vrasës, ai nuk ka qene dhe nuk është vrasës, por izolimi ne shekuj i këtyre banoreve dhe duke mos ju nënshtruar asnjë pushtuesi, përkundrazi i ka qëndruar me arme ne faqe dhe me gishtin ne këmbëzën e shkrepjes; mungesa e shkollimit dhe e informacionit ka bere qe vetëgjyqësia te behet pjese e jetës, "uni" te jete me i theksuar dhe me triumfues ne debatin ne mes dy personave, te mos durohet lehte e keqja, te mos durohet lehte kundërshtimi pa llogarite fyerjen e mjafte te tjera qe jo radhe na kane kushtuar shume shtrenjte ne tërësi si komunitet dukagjinas, dhe ne veçanti si familje. Nuk duhet te harrohen përpjekjet e jashtëzakonshme te fretërve, te jezuiteve për parandalimin e vrasjes dhe ne veçanti për pajtimin e zgjidhjen e konflikteve ne mes familjeve, ne mes fshatrave dhe ne mes krahinave. Ata ishin te palodhur, duke pranuar çdo sakrifice për te mbjellur paqen ne shpirtin dhe ne jetën e dukagjinaseve, ata mbeten te paharruar ne veçanti At'Guzeppe Valentini dhe At' Pazi, apo At' Deda, te cilët ne fund shekullin e XIX dhe ne fillim te shekullit XX shkuan ne familjen dukagjinase, shkuan shtëpi me shtëpi, shkuan fshat me fshat, shkuan krahine me krahine për te vendos paqen ne mes dukagjinasve me konflikte nga me te ndryshmet, ne veçanti ne mes atyre qe ishin vrare. E jashtëzakonshme do te mbetet ne kujtesën e gjithë brezave, kur nena e djalit te vrare, nga fshati Gimaj, e fali vrasësin e djalit ne emër te Juzu Krishtit. Ja se si përshkruhet nga Fulvio Kordinjano, ne veprën "Shqipëria", volum i dyte, ne faqe 295: "E di Ati qe unë kam falur me zemër dhe jam rrëfyer dhe Jezu Krishti e di sa kam bere dhe sa jam lutur qe djali tjetër i im te fale vrasjen e te vëllait dhe nuk munda t'ia arrij këtë. – Po thashë unë, ju falet dhe Zoti ju shpërbleftë për nje vepër kaq madhore. Afrohuni dhe putheni përsëri Kryqin si shenje e faljes". Ajo erdhi dhe e puthi Kryqin. Kur ishte çuar dhe kishte bere disa hapa për t'u larguar: "Jo, tha, dua te bëjmë me tepër për Jezu Krishtin, dua t'i puth dorën atij qe me ka vrare djalin dhe te gjithë ta dine qe kam falur me gjithë zemër." Dhe u kthyer nga Kryqi, thirri vrasësin e te birit, i cili ishte i pranishëm midis turmës: "Eja, tha, dua te përqafoj si shenje e faljes". I riu u çua, u afrua, përqafoj gruan, e cila i mori si me detyrim dorën dhe ia puthi, ne mes te admirimit dhe bekimit te të gjithë te pranishmeve ...".
Te gjithë studiuesit e huaj dhe vendas e kane shpjeguar ligjin e maleve, te drejtën zakonore qe me shume ka zënë rrënjë te thella ne malet tona, përdorimin e armës kundër njeriut, vrasjen e kane dënuar rende. Ne veprën e albanologut Giuseppe Valentini "Ligji i Maleve Shqiptare", ne fq. 7, theksohet: "… zinxhiri me te cilin shejtani i mban te lidhur e te shtrënguar pas zgjedhjes se qerres se tij popullin e mjere te Malësisë Shqiptare është shpirti i gjakmarrjes, ajo ndjejnë e egër qe shume mire mund te quhet "ligji i gjakut"! Pas, rreth 40 vjetëve, ne vitin 1939, ne revistën "Kumbona e se dielës", ne artikullin "Prei Djeçezit te Pultit", fq. 31-32, theksohet: "…për arësye të gjaqevet, qi më deri sod, i kanë rrènue malsijt tona e prep, ndoshti pse qeverija nuk po i ndëshkon rrebtsisht gjaksorët, nder shum vèse po fillon me u njallun si parandej, aq sa malsorët janë frigue e nuk po i a kanë besën njeni tjetrit, ky ves i mbrapshtë lànun, për qëllime të veta politika, jo prei tjetër kùj, por prei turkut, anmikut mà të rrebtit të tokës shqyptare … E dhashte Zoti qi ky ves kaq i mbrashtё e rrenimqar të shuhet sa më parë, pse fike konaqet e s po i lën gjinden me fitue në pagjë kafshatën e gojës tu shpija e vet".
Shqetësimi i zgjidhjes se konflikteve me vetëgjyqësi ka qene i ka hershem dhe fatkeqësisht është dhe ne ditët tona. Dhe ngjarja e datës 11 qershor 2011 është pasoje e këtij mentaliteti, i cili duhet te nderpritet sa me pare. Sigurisht nuk hiqet me nje shkrim timin apo te shume personaliteteve te mëdha, por qe kërkon nje pune te vijueshme dhe pa u ndalur ne familje, ne shkolle, ne komunitet, nga shoqatat, nga media, e shkruar dhe vizive, nga shkrimtaret, poetet, artistet, nga te gjithë shoqëria, ne veçanti nga shteti me strukturat e drejtësisë me rreptësinë e zbatimit te ligjit.
Numri i vrasjeve në Shqipëri gjate këtyre 21 vjetëve pluralizëm, se vështirë me thënë demokraci, është rritur në mënyrë të frikshme. Përdorimi i armës dhe deri ne gjakmarrje është ringjallur në mentalitetin shpirtëror patriarkal të shqiptarit të sotëm, i cili nuk është as në qiell as në tokë, as evropian, as shqiptar i traditës, as burrë i dokeve të vjetra, as zbatues i ligjeve të pushtetit. Shqiptari i sotëm ndodhet në krizë të rëndë identiteti, i pashpresë, në luftë të ashpër me vetveten dhe me të tjerë, inferior dhe i padëshirueshëm në bashkësinë ku dëshiron të integrohet. Gjakmarrja, si fenomen sot është si një plakë lakuriqe e shëmtuar, të cilën mjerë kush e ka për hise dhe ruana Zot prej saj, pasi shteti ynë nuk e ka seriozisht luftën kundër këtij fenomeni. Për te vërtetuar këtë gjendje, lexuesit te gazetës "Dukagjini" i japim dy shifra, te cilat duhet ti analizoje dhe te nxjerri mësime prej tyre: Ne dioqezën e Pultit, ne vitet 1747-1909, ne rreth 162 vjet janë vrare 133 persona; ndërsa ne vitin 1991-2011, ne rreth 21 vite, ne zonën e pese komunave te Dukagjinit janë vrare rreth 137 persona, ne mes tyre 8 femra!!!
Ne emër te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", i themi komunitetit dukagjinas, se jemi shume te shqetësuar për çfarëdo akti dhune, por ne veçanti për akte te tilla kriminale, për akte te tilla qe te shëmtojnë jo vetëm si individ, por dhe si komunitetet dukagjinas dhe si tere shoqërinë ku jetojmë. Prandaj, ne emër te se drejtës për te jetuar, ju bej thirrje jo vetëm palëve ne konflikte qe kaluan me datën 11 qershor 2011, por te gjithë te tjerëve dhe ne veçanti ne gjakmarrje, te largohen nga çdo e drejte zakonore qe na largon nga e drejta për te jetuar ne paqe ne baze te Drejtave te Njeriut ne mbare Boten e emancipuar, e zgjidhjes se këtij fenomeni arkaik me metoda arkaike. Te bëjmë përpjekje te emancipohemi me shume, te kuptojmë me shume dhe me mire se, jemi duke shkuar drejte shoqërisë e hapur, ne themel se cilës është demokracia, është ligji dhe vetëm ligji, çka do te thotë: zgjidhja e konflikteve duhet te behet vetëm nëpërmjet strukturave te drejtësisë se shtetit. Ne jemi larg çdo dhune e cila sjell vetëgjyqësi dhe jemi qe te gjithë strukturat e shoqërisë shqiptare, si familja, shkolla, shoqëria-komuniteti, feja, media dhe shteti te punojnë me shume për edukimin e gjithë shoqërisë dhe ne veçanti te rinjve e rejave me normat e dashurisë dhe tolerancës, me normat respektimit te të drejtave te tjetrit; dhe ne te njëjtën kohe ligj-vënësi dhe zbatuesit e ligjeve te largohen nga mentaliteti oriental, te mos jene pjese e normave te nje shoqërie pa shtet, por te jene te rrepte ne marrjen e masave ndaj kujto qe kërkon ti marre te drejtën për te jetuar tjetrit, se detyra themelore e shtetit është: Te siguroje jetën e shtetasve te vet.
Nga Ndue SANAJ,
kryetari i Shoqatës Atdhetare Dukagjini
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" domosdoshmëri e kohës për komunitetin dukagjinas
Me datën 11 qershor 2011, ne mjediset e Shtëpisë se Ushtarakeve, u zhvillua Mbledhjen e Përgjithshme te Anëtarësisë se Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", me rend-dite: "Paraqitja e realizimeve te Shoqatës, ne periudhën 2003-2011 dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore te punës se Shoqatës ne realizimin e misionit ne te ardhmen, si dhe diskutimi dhe miratimi i disa ndryshimeve ne statutin e Shoqatës".
Ne mbledhje morën pjese anëtarë te shoqatës se degës ne Shkodër, Tirane, Kurbin, Lezhe dhe ne Malësi e Madhe; Anëtari i Nderit i shoqatës, mjeshtri Ahmet Osja dhe Ndoc Gurashi; kryetari i Shoqatës "Integrimi ne Evrope", Gjergj Perluca; Kritiku Kadri Ujka; Kryetari i Shoqatës kulturore "Spani", Mhill Pali; Shoqatës te Zhvillimit te Zonave Malore, Alfred Hanxhari; anëtarë te Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër, Mhill Prroni e Nike Kodra; Sekretari i Komisionit për Drejtësi e Paqe, Luigj Mila; kryetari i Forumit Intelektual ne Shkodër, Gëzim Uruçi, e te ftuar te tjerë.
Sekretari i Shoqatës, Luigj Shyti, pasi beri prezantimin e Mbledhjes, rendin e ditës, ju uroj pjesëmarrësve, mire se ardhjen dhe cilësoj normat e punimeve te Mbledhjes se Përgjithshme, i dha fjalën Kryetarit te Shoqatës, Ndue Sanaj, i cili mbajti materialin ne emër te Kryesisë se Shoqatës.
Ne këtë periudhe janë realizuar 219 veprimtari, me 27 veprimtari mesatarisht ne nje vit. Veprimtaritë kryesore janë: Përgatitja dhe zhvillimi i 6 simpoziumeve shkencore dhe nje seminari shkencor; nxjerrja e 90 numrave te gazetës "Dukagjini"; studimi i vepres se tyre dhe arritja e nderimit te personaliteteve kryesore te Dukagjinit: Mehmet Shpendi, dekoruar me "Medaljen e Arte te Shqiponjës"; Piktori Lin Delija dhe albanologu Martin Camaj, me urdhrin "Nderi i Kombit"; Albanologu Martin Camaj, Kole Prela, Artisti i Popullit Pjeter Gjoka, Kompozitori Gac Çuni, me titullin "Qytetar Nderi" qytetit Shkodër; futbollistin e madh, Dode Tahiri, me titullin "Mirënjohja" e qytetit Shkodër; nje bashkëpunim te shkëlqyer me shoqata analoge ne Kosove, si me "Martin Dreshaj" me qendër ne Peje, me te cilën kemi zhvilluar 5 veprimtari te ndryshme; përgatitë dhe dhenë katër koncerte folklorike ne Teatrin "Migjeni"; paraqitja e 44 librave te autoreve dukagjinas, e shume e shume te tjera. Kemi pasur nje korrespodence te pasur me mjaft institucione dhe struktura te shtetit Shqiptar dhe deri me Atin e Shenjte, Papa Benidktin XVI.
Ne realizimin e gjithë te këtyre veprimtarive ne funksion te realizimit te misionit te Shoqatës, është përkrahja dhe opinioni i shëndoshtë te qytetarisë shkodrane, është përkrahja e intelektualeve te qytetit tone, është përkrahja e medieve lokale, është përkrahja e strukturave lokale te qytetit Shkodër dhe deri ato qendrore, nder te cilat me lejoni te veçoje: Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike ne Tirane; Bibliotekën "Marin Barleti", Këshillin e Bashkise se qytetit tone, komunën e Pultit, te Shllakut dhe te Temalit; Qendrën e kërkimeve shkencore-albanologjike dhe Departamentin e Letërsisë e Gjuhësisë ne Universitetin "Luigj Gurakuqi"; Komisionin për Drejtësi dhe Paqe me qendër ne Shkodër; Organizatën e gruas "Hapat e Lehte"; Shoqatën "Integrimi ne Evrope"; MADA-n, Bar-Restorant "Tradita G&T", Shtëpinë e Ushtarakeve Shkodër dhe shume organizata dhe struktura te tjera, kontributi i te cilave na ka frymëzuar për te ecur me te sigurte ne realizimin e misionit tone. Nje falënderim te veçante meritojnë edhe drejtuesit e këtyre institucioneve: Bardhyl Lohja, Tomorr Osmani, Ledri Kurti, Ardian Marashi, Gjovalin Çuni, Luigj Mila, Alketa Kabashi, Gjergj Perluca, Gjon Gilaj, Alfred Hanxhari, Tonin Gjonpali e te tjerë e te tjerë dhe ju premtojmë se nuk ka për te munguar vijimi i bashkëpunimit tone dhe ne te ardhmen, me siguri ne nivele me te larta se deri tani.
E gjithë kjo veprimtari nuk do te ishte realizuar pa mbështetjen financiare te biznesmenëve dukagjinas ne Shkodër, ne Tirane dhe deri ne SHBA. Nga Financuesit e realizimit te veprimeve te shoqatës janë arkëtuar 3 902 474 leke, me te cilat janë mbuluar 86 % e shpenzimeve te gjithë veprimtarisë se shoqatës. Ata janë te shumte, rreth 91 te tille qe kane kontribuar financiarisht. Te gjithë i falënderojmë, me urimin popullore: Paçin faqen e bardhe, paçin e dhënçin! Por me lejoni qe nder ta te veçojmë: Ndue Ftoni, shqiptarin dukagjinas, biznesmen ne Miçigan te SHBA; Gjergj Leqejzen, Mhill Prroni, Sokol Cubin, Pal Gjolaj, Gjergj Vocaj, SIGMA, MTRKS, INSIG-u, Pal Lera, e shume e shume te tjerë, te cilët kane mbajtur peshën e kryesore te financimeve.
Nje falënderim i veçante duhet dhenë për komunën e Pultit dhe te Shllakut, te cilët kane kontribuar duke mbuluar gjithë shpenzimet për kancelarinë e nevojshme te shoqatës, dhe qe drejtohen nga Sokol Cubi dhe Hile Kodra.
***
Ne ketë Mbledhje diskutuan: Lazer Kodra, Zef Bari, Fran Molla, Dede Marashi, Kadri Ujka, Mhill Pali, Gjergj Leqejza, Zef Fusha dhe Mjeshtri Ahmet Osja, te cilët miratuan materialin e paraqitur ne emër te kryesisë, nga Ndue Sanaj, për punën qe është bere ne periudhën 2003-2011. Gjithashtu, theksuan se puna e bere deri tani vërteton se, Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" është domosdoshmëri e kohës për komunitetin dukagjinas dhe me gjere. Ajo duhet te ekzistoje, duhet eci më me ritëm dhe duhet te mbështetet me fuqishëm nga biznesmenët dukagjinas.
Mbledhja e Përgjithshme, miratoj dhe dy komisione te përkohshme, mbi bazën e shqetësimeve qe paraqiti anëtari i Shoqatës, Zef Fusha, te cilat janë:
a) Komisioni për marrjen e masave për hipotekimin e pronave te dukagjinasve ne bashkëpunim me kryetaret e komunave te Dukagjinit (Shale, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak), i kryesuar nga anëtari i Shoqatës, Zef Fusha.
b) Komisioni për njohjen e gjendjes arsimore te dukagjinasve dhe sensibilizimi i saj, me qellim qe fëmijët dukagjinas te shkojnë ne shkolle rregullisht dhe te ndalin gjendja e keqe qe po shkon drejt analfabetizmit, i kryesuar nga kryetari i komisionit te disiplinës ne Shoqate, Prele Shytani.
Ne fund te kësaj mbledhjeje, u shpërndan dhe disa tituj "Mirënjohja" te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", për kontributin qe kane dhenë ne realizmin e misionit te Shoqatës, si: Gjergj Leqejza (kompaninë Ma.di.sh-shpk), Mhill Prroni, Ndue Ftoni, Pal Gjolaj, Pal Lera, Gjergj Vocaj, Sokol Cubi, Zef Gjeta, Lazer Kodra, Roza Pjetri, Ndue Shytani, Fran Kodra dhe komuna e Shllakut.
***
Mbledhja e Përgjithshme, me gjithë miratimin e arritjeve, tërhoqi vëmendjen ne këto drejtime:
1- Ne jete dhe ne pune nuk shkon gjithçka ashtu siç mendohet dhe parashikohet. Kjo ka ndodhur dhe me ne! Kërkesa e nenit "7" te statutit nuk po zbatohet nga shumica e anëtarëve te shoqatës! Mesatarja e arkëtimit te kuotave ne këto tete vite është 29 425 leke ne vit, 36 % e tyre, nga 81 825 leke qe mesatarisht duhet te ishin arkëtuar. Pra, nuk janë arkëtuar ne vit rreth 52. 400 leke, dhe ne 8 vitet se bashku nuk janë arkëtuar 654 600 leke, ose 74 % e tyre. Prandaj, anëtarët e shoqatës, dhe kryetaret e degëve te ndërgjegjësohen me shume për zbatimin e detyrimeve statusore.
2- Ne neni "3", theksohet: Shoqata është e organizuar ne baze dege. Ne zbatim te kësaj kërkese ne Shkodër, Tirane, Kurbin, Lezhe dhe ne Malësi te Madhe janë organizuar degët, por ne përgjithësi këto dege nuk e kane justifikuar veten. Ato nuk kane funksionuar, me përjashtim te degës se Tiranes, me kryetar Ndue Shurlaj dhe sekretar Zef Bari qe ka bere përpjekje te funksionoje dhe gjate kësaj periudhe ka realizuar katër veprimtari. Ka mendime qe degët te mos jene pjese e strukturës se Shoqatës, por shumica e anëtarëve te Shoqatës janë për qenien e degëve. Ato duhet te jene ne çdo rajon dhe rreth dege te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", madje deri ne diaspore dhe ne veçanti ne Itali, Greqi, Angli e gjetke, gjithë ku ka grupe dukagjinas, por, ato duhet te justifikojnë veten me veprimtari te here pashtershme dhe te nje niveli te larte bashkëkohorë.
3- Shoqata ne tërësi, ne veçanti kryesia dhe degët e saj, duhet te merren me mire ne organizimin e veprimtarive bashkëkohore, qe i shërbejnë me mire se ardhmes. Dukagjini dhe dukagjinasit, ne shekuj janë pjese e gjithë lëvizjeve shqiptare për pavarësi, liri dhe zhvillim. Nga komuniteti i këtyre maleve kane dale shume personalitete ne fushën e atdhetarizmit, ne fushën e kulturës, te artit, te sportit, te pleqërisë e te tjera e te tjera, për te cilat nuk është rasti për ti përmendur secilin me emër, se ato jen pasqyruar me se miri ne librin "Dukagjini", me autor Zef Gjeta dhe "Dukagjini Ynë", nr. 1, 2 dhe 3, me autor Prele Milani dhe Lazer Kodra, te cilët ne emrin Tuaj i falënderoj për punën me shume përkushtim qe kane bere. Por, mendojmë se duhet te merremi me shume me veten për te mos mbete peng e se kaluarës. Mjaft ngjarje te renda kane ndodhur ne këto 21 vjet pluralizmi ne zonën tone, ne komunitetin tone, te cilat te tmerrojnë dhe janë te pa pranueshme! Shume po e fryjmë veten, sikur ne jemi epiqendra e shqiptarisë, sikur vetëm ne jemi shpikësit dhe mbizotëruesit e gjithçkaje çka është shqiptare, sikur gjithçka ka filluar nga ne, Dukagjini është krenaria e nacionalitetit shqiptar dhe tek ne duhet te gjithë te drejtohen për te marre mësim!!! Dhe për te justifikuar këto nivele mburrjeje, jo radhe ju drejtohemi personaliteteve te huaja, qe kane qenë ne këtë zone nje shekull me pare, te cilët, po te ishin sot, nuk besoj se do te shkruanin ashtu, sepse te tjera kushte sociale, politike dhe ekonomike ishin atëherë dhe te tjera janë sot, çka nuk është e drejte tu referohemi atyre për te justifikuar problematikat e sotme. Ne, në realitet jemi vetëm nje pjese e saj dhe si te tille kemi dhenë kontributin tone modest dhe asgjë me tepër. Nuk duhet ta mbajmë veten shume"shtrenjte", se mbesim pa u "shitur", çka do te thotë se nuk merret kush me ne. Por, duhet te merren. Dhe qe te merren te paraqitemi ashtu siç jemi, se vetëm kështu do te jemi me te besueshëm. Këtu, duhet pare me mire puna e secilit nga ne dhe ne tërësi e shoqatës dhe e strukturave te saj drejtuese. Te bëhemi promotori i luftës kundër unit, kundër vetëkënaqësisë, kundër mentalitetit te bajraktarizmit, patriarkalizmit dhe te vetegjyqesise. Duke kuptuar me mire, se themeli i demokracisë është shoqëria e hapur, e cila përfaqësohet nga vlerat e individit, secili nga ne te jete shembull ne luftën kundër se keqes dhe ne publikimin e vlerave te komunitetit dhe te shoqërisë qe jemi pjese e saj.
Anëtari i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", duhet te jete individi dukagjinas, te jete shëmbëlltyra e vlerave dukagjinas. Nje nder hartuesit kryesor te Kushtetutës se SHBA, Thomas Jeffersouni, ne përfundim te saj, theksoi: "Shpresoj qe URTESIA jone te rritet me fuqinë tone, dhe te na mësojë se sa me pak ta përdorim fuqinë tone, aq me mire do te jete". Uroj, te gjithë te udhëhiqemi nga urtia!
***
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", bën përpjekje, qe kurdoherë te bëje gjene e duhur për interesat e komunitetit dukagjinas dhe te komunitetit ku jetojmë dhe punojmë; bën përpjekje te respektojmë te gjithë dukagjinasit kudo qe jetojnë, kudo qe kane ngritur çerdhen e tyre familjare, si qytetar te barabarte ne liritë dhe ne te drejtat e tyre; bën përpjekje dhe jeton duke u munduar te ndryshoje për mire, te ndryshojë për mire Dukagjinin dhe dukagjinasit ne baze normave te demokracisë. Prandaj, mirënjohje dhe respekt për te gjithë ata qe e kane mbështetur Shoqatën ne këto 8-9 vjet jete dhe pune te saj dhe qe vijojnë ta mbështesin edhe ne te ardhmen. Dhe, nga ky forum, forumi me i larte i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", i bëhet thirrje te gjithë dukagjinasve, intelektualeve dhe biznesmenëve, te rinjve e te rejave, kudo qe janë te afrohen e te behën pjese e kësaj shoqate, se jo vetëm do te gjeni vetveten, por mbi te gjitha do te jeni pjese e atyre kontributeve te rëndësishme dhe te lavdishme për Dukagjinin tone te shtrenjte, qe brezat e ardhshëm do t'u jene mirënjohës.
***
Për realizmin e Mbledhjes së Përgjithshme të Shoqatës mundësuan Ndue Shurlaj, Gjergj Vocaj dhe Sokol Cubi.
Redaksia
Pse u soll aq ashpër lumi me thethjanët?!
Flitet se para një shekulli në të njëjtin muaj dhe stinë siç ndodhi vitin e kaluar, lumi në Theth u inatos aq shumë sa përpiu sipërfaqe të mëdha toke, shtëpi e çfarë gjeti përpara. Shtrirja e shtratit të tij të atëhershëm duket shumë qartë edhe sot nga Sheu i Shëllinave e deri te Ura e Kolajve. Pse u tërbua në atë kohë ndoshta nuk dihet, por për tani e kishte të drejtë. Kush nuk i njeh bukuritë që i ka dhënë natyra Thethit; kush nuk është mahnitur nga ngjyrat, pamjet, relievet; kush nuk ka shijuar erën e luleve, flladin e bjeshkëve, ujin e burimeve dhe nuk është mrekulluar! Por mos të ishte lumi me ujin e kaltër e të freskët në veçanti në verë, ky administrator i burimeve, rrëkeve e përrenjve, që i jepte jetë çdo qenie të gjallë, që kishte nevojë për ujin e tij do të ishte si lugina e Bogës se Shkrelit apo ndonjë tjetër luginë të thatë. Lumi me banorët kishin një kontratë me njëri-tjetrin, të pashkruar po gjithmonë të mirëkuptuar. Ai do të jepte banorëve ujë të pastër për të pirë dhe ta përdorin për çdo lloj shërbimi shtëpiak, për vaditje të tokës, për të bluar ne mullinjtë, për hidrocentral për prodhimin e energjisë elektrike, të ndërtonin urë mbi shtratin e tij, të rritë troftën pikaloshe të veçantë dhe të shijshme për banorët. Edhe banorët kishin për detyrë të ruanin të pastër lumin, të mos prisnin drurët afër brigjeve të tij, të mos ia ngushtonin shtratin duke e njohur mirë cilido nga banorët se nga e ka rrugën e tij lumi. Vite e dekada me rrallë lumi dhe thethianët e kuptuan dhe respektuan në shkallë shembullore njëri-tjetrin. Urat prej druri mbi lumin e Thethit, ishin të shumta nga Okoli deri në Ndërlysë, por dhe të veçanta nga ndërtimi dhe funksioni. Thethi ishte si një "Budapest" i vogël me një "Danub" të vogël që hijeshonin Alpet Shqiptare. Uji i lumit vadiste sipërfaqen më të madhe të tokës së bukës të fshatit, vinte në lëvizje shumë mullinj për të bluar. Uji i tij u shndërrua në dritë elektrike por me ujë punonin sharra, gadra dhe mjete të tjera në shërbim të thethjanëve. Marrëdhëniet ishin të mira dhe respekti reciprok. Por vitet e fundit u prishën raportet. Banorët harruan kontratën me lumin, sepse kështu u veprua në përgjithësi në Shqipëri, ku njerëzit iu vërsulën natyrës dhe përçudnuan dhe vazhdojnë ta përçudnojnë më shumë se çdo pushtues që kaloi në vendin tonë. Lumi në Theth shikonte me habi se sa keq po silleshin me të, sa keq po i bënin dhe vetes së tyre këta banorë, që për motive të kota bllokonin kanalet vaditëse njëri-tjetrit, mullinjtë i lanë pas dore dhe u shkatërruan, ujin e tij që ishte i pijshëm nga burimi e ku bashkohet me Lumin e Zi në jugun e Ndërlysës e bën të pisët nga lokalet dhe mbeturinat që derdheshin të çdo lloji nga banorët afër tij. Ai tronditej dhe rrëqethej nga shpërthimi i dinamitit apo rryma e korrentit për të vrarë troftën që e mbajti dhe e rriti gjithmonë me përkushtim. Lumi po shikonte se po i ngushtonin shtratin, duke iu afruar me kufij, mure e gardhiqe dhe ndjente që po i zihej fryma. Ai vërente i tronditur dhe i trishtuar, që as për energji elektrike nuk po e shfrytëzonin, duke u zhytur ky fshat në errësirë të thellë dhe pse lumi nga gjiri i tokës thithte në shtratin e tij në çdo stinë ujë të bollshëm që dritë dhe energji ky fshat të kishte më mirë se kushdo tjetër. Nuk mendonte lumi që do ta ofendonin dritën që buronte nga ai me përdorimin e gjeneratorëve, të qirinjve ose çakmakëve me dy funksione që tani po përdoret në masë. Lumi nuk po shihte banorët të bashkëpunojnë me të, ta vlerësonin e ta përdornin për nevoja të tyre. Ai po dëgjonte brigjeve të tij, mbi ura, afër krojeve e burimeve vetëm diskutime vetëm për P-dënë e P-sënë. Lumi meqenëse nuk i njihte kush ishin nga vinin e ku shkonin këto parti, habitej me dashamirët e tij vendas se ata e kishin harruar, se ishte lumi më i hershëm e më me vlerë në Theth se çdo parti politike. Në vjeshtën e kaluar lumi u revoltua, u mërzit, u inatos më shumë se 100 vjetët e fundi të marra së bashku. Ai shpërtheu furishëm nga shpella e Majës së Arapit, duke marrë me vete qindra metër kub zhavorr e gurë duke shkulur me rrënjë drurë, shkurre e çdo lloj bimësie që gjendeshin në dy anët e brigjeve të tij. Zgjeroi disa herë shtratin e tij, mori përpara urat e drurit, që ishin shumë të çmuara e të rëndësishme për fshatin. Shkatërroi kanalin që furnizonte me ujë atë hidrocentral të vogël, që për çudi këtë nuk e preku. Ata pak banorë që e kanë parë dhe që nuk e kanë fiksuar me qetësi me kamera apo me aparate fotografike ato çaste kur lumi sillte me qindra mijëra metër kub ujë, nuk besonin çfarë kanë parë te ky lumë i inatosur. Ai ka thirrur me zë të lartë me fjalët e tij përmes zhurmës së valëve duke porositur banorët: - Mos më bëni pis, mos më nënvlerësoni, mos më ngushtoni shtratin. Po të jeni të zotët më shfrytëzoni për nevojat tuaja e unë të jem i qetë e i lumtur. Unë po pres se çfarë jeni të zotë që të bëni me mua. Natyra duron dhimbjet që i shkaktojnë njerëzit, plagët që disa kurrë nuk i mbyllen, por kur ajo revoltohet pasojat janë të mëdha. Njerëzit nuk duhet të harrojnë pasojat e dëmet që sjell revolta e natyrës, sepse ajo njerëzve ia kujton dhe kur ata e harrojnë që kanë abuzuar me të ndodh shpesh që revoltat e natyrës përsëriten.
Nga Zef BARI, sekretari i shoqatës, ne degën e Tiranes
Ringjallja malazeze në Shqipëri e Kosovë dhe gjumi shqiptar
Këtë alarm do ua dërgoj të gjithë mediave shqiptare të shkruara e elektronike në adresat që kam. Do ua dërgoj edhe kryeministrit të Shqipërisë e atij të Kosovës, por edhe Qeverisë së Malit të Zi dhe politikanëve shqiptarë kudo janë ata. Nëse duan le ta lexojnë dhe uroj të kuptojnë diçka nga realiteti i hidhur.
Në vitet e fundit të shekullit të kaluar as edhe një shënim se në Shqipëri ka gjithë ata serbë e malazez. Në Kosovë në vitet e vrara të saj malazezët të inatosur me Gjukanoviqin pse edhe ai nuk po vinte në veprim makinerinë vrastare kundër pleqve e fëmijëve shqiptarë të Kosovës që po iknin nga thikat e arkanëve, shesheve, millosheviqve e paramilitarëve serbë vendorë e të importuar, kishin mohuar përkatësinë e tyre dhe ishin shpallur e bërë më serbë se serbët. Kjo ishte e vërteta për ato vite. Por, kohët dhe realiteti ndryshuan. E kanë vërejtur kuzhinat qubriliqase se koha e shtrigave nga Karpatet ka marr fund dhe se tani me thika e plumba nuk mund të bëjnë gjë dhe ndërruan lëkurën si gjarpri helmues. Nga eskadronë që mbjellin vdekje, u kthyen në grupime "politike" e shoqata . Në Kosovë dolën sheshit dy sosh e na qenkan edhe në Shqipëri po aq. Kjo nuk ka si të mos emërtohet ndryshe veç si : Ringjallja malazeze në Shqipëri e Kosovë dhe gjumi shqiptar!
Pse e them këtë?
Në ditët dhe në vitet e para të pasluftës në Kosovë institucione e asociacione ndërkombëtare nga OSBE, UNHACR e të tjera kishin deklaruar se në Kosovë ka asi e kësi minoritetesh, por nuk kishin gjetur as edhe një njeri që deklarohej malazez. Në Rrafshin e Dukagjinit, pleqtë e dinë, kishin ardhur dikur moti njerëz nga "cernagora" si kolonë dhe e quanin vetën e tyre malazez. Por, lufta e fundit në Kosovë dhe nxitja shovene e nacionaliste sllave i kishte bërë ata që ta mohojnë përkatësinë e tyre dhe ishin bërë më serb se serbët, më vrasës së vrasësit dhe më kriminelë se kriminelët.
Çfarë po ngjan kohëve të fundit?
Institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë duke qenë të lodhura me probleme të brendshme e duke mos lejuar as edhe nje sekondë të hidhërohen me fqinjët dhe një pjesë të Evropës kanë rënë në gjumë dhe edhe ndjenjën nacionale e kanë vënë nën shtatë dryna. Këtë molisje dhe përpjekje për të qenë në institucionet ndërkombëtare e me çdo kusht janë duke e shfrytëzuar mirë , deri dje duartrokitësit e pushtetit vrastar në Serbi.
Në Kosovë dy, dikur shoqata, tani parti, kërkojnë të drejta e mbi të drejtat për malazezët, që para pak vitesh vetë kishin mohuar identitetin. Në Shqipëri Shoqata "Rozafa- Moraça" për një kohë të mirë merret me veprime kriminale në pikë të ditës dhe "mësitnon" , luan rolin e shkuesit, duke shituar e mashtruar vajza shqiptare në Shqipëri e duke i martuar me pleq të deformuar e me ish vrasës e kriminelë. Qeveria dhe shteti shqiptar nuk ua prishi atyre as tymin e duhanit në gjithë këtë veprimtari kriminale dhe ja që tani kjo farë pis shoqate del edhe në kërkesa për "mbrojtjen " e elementit malazez në Shqipëri dhe kërkon për ta shkolla sllave në Shkodër dhe kthimin e mbiemrave. Këto kërkesa të botuara edhe në gazetën shqiptare "Express " të datës 23 qershor, tregojnë realitetin e hidhur . Nacionalizmi sllav po ringjallet edhe në Shqipëri, po ringjallet e po forcohet, kurse shqiptarët vazhdojnë me gjumin dhe me inatet e bërrylat kundër njëri-tjetrit. Po pyes lexuesit, intelektualët, Shoqatat shqiptare, parlamentarët dhe institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë çfarë po bëhet për të qenë zë i shqiptarëve në Malësi e Kosovë Lindore? Unë po them se po bëhet HIÇ. Nëse ju keni argumente të tjera më tregoni.
Nga Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", rraha_j@hotmail.com, tel. O44 106- 392
Pragu i Lirisë
Rrumbullak 100 vjet më parë me 23 marsit të 1911 shpërthej flakërima e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila pati rënësi të veçantë në lëvizjen tonë kombëtare, pasi tërhoqi vëmendjen e opinionit publik evropian
Pushka bëri bam të nesërmen me 24 mars kur një grup malësorësh, sulmuan fortifikatat kufitare turke të Rapshes, të Traboinit të cilat i çliruan. Menjëherë në kryengritje u hollën malësoret e Kelmendit, Grudës, Hotit, Kastratit, të cilët rrethuan garnizoni turk në Tuz. Flakë për flakë kryengritjes iu bashkuan edhe kryengritësit e krahinës se Shalës, Shosht, Pultit dhe Nikaj Mërturit, Shllakut e te tjerë, dhe brenda pak ditësh numri i kryengritëseve arriti 3000 veta.
Kryengritjes i priu patrioti i ndershëm Dedë Gjon Luli, person që kishte grumbulluar rreth vetes virtytet me te mira të racës sonë.
Qenia përkrah tij e Mehmet Shpendit të Dukagjinit, prania në Podgorice e Luigj Gurakuqit të Shkodrës dhe Ismail Qemalit të Vlorë, Pandeli Calit, Hilë Mosit, Risto Siliqit, Xhemal Kondit, Fadil Pashë Toptanit, Mark Kakarriqit, Qazim Kokoshit dhe patriotëve të tjerë i dha kësaj kryengritje një fytyrë të lartë me ideale e aspirata të mbarë shqiptare, ku nacionaliteti ynë për herë te pare vuri këmbën në prag të lirisë. Merita ishte se, trimëria dhe revolta e malësorëve, u paraqit si përpjekje me synime të përgjithshme nacionale u përket këtyre atdhetarë që i dhanë drejtim kësaj lëvizje, prandaj qysh u shfaqën shenjat e para, të para të kryengritjes, përpiluan një "Libër të Kuq", d m th një memorandum ku përmblidheshin 12 kërkesat e shqiptareve për një Shqipëri me administratë e gjuhë shqiptare, shërbim ushtarak në vend, guvernator shqiptar, e te tjera. Me anën e këtij memorandumi malësoret u paraqitën si luftëtarë përfaqësues të aspiratave mbarëshqiptare.
Pas 500 vjetësh robëri të zezë flamuri shqiptar u valëvit në Deçiç
Dedë Gjon Luli mes zjarrit të barotit
Zbërthej pullat e xhamadanit
Nga gjiri nxori flamurin e Kastriotit
Dhe e nguli fort maja shkambit
Ky ishte flamuri ynë kuq e zi
Emblema kombëtare e lirisë
Dedë Gjon Luli në hije të tij
Holli kushtrimin e Pavarësisë
Ai ishte flamuri i bekuar i ushqyer me gjakun e fatosave që ranë për këtë tokë të shenjtë. Ishte i madh sa të gjitha shpresat e përmbledhura të shqiptareve
I bukur si drita, e më shenjtë se jeta
Krenare siç mund te jete krenare një shqipe që në një agim pranveror që sheh poshtë vetes gjithë hapësirën e sunduar prej syve te saj. Ai ishte flamuri flakës së vëllazërimit të zemrave dhe i dritës së amshuar të Shqipërisë
Shumë fatosa te Malësisë Vigane, vdiqën për të ngulë në maje të Deçiçit për herë të parë pas 500 vjetësh robërie të zezë flamurin e Gjergj Kastriotit Gjaku i tyre ndritë gjithnjë i gjallë ne rrezet e prillit dhe ia shton bukurinë luleve të hershme të pranverës.
Vepra e tyre therore rrjedhë e gjallë, e freskët dhe plot xixëllima, ndaj ne dhe brezat që vinë përulemi me respekt përpara veprës së tyre. Me 1911 me pushkët e malësorëve Shqipëria për herë të parë vuri këmbën në prag të lirisë
Në ketë Kryengritje u vra edhe luftëtari Bush Delia nga Shoshi
Prel Milani
IDEOLOGJI APO REALITET PËR PERSONAT ME AFTËSI TË NDRYSHME?
Në ditët e sotme, sado që është arritur të kemi një ndërgjegjësim publik për personat me aftësi të kufizuara (tashmë të quajtur persona me aftësi të ndryshme), përsëri vihen në dukje nivele të larta të paragjykimit tek opinioni publik duke nisur që nga moshat e reja, d m th të shkollës nëntëvjeçare e duke përfunduar më mosha më të mëdha. Kjo ideologji është vënë re dhe përsëritet mjaft shpesh edhe pse gjatë këtij 20 vjeçar të fundit është punuar shumë për përfshirjen sociale të personave në fjalë.
Për 17 vite me radhë, në Shkodër është parë modeli I Casa Famiglie të ideuar dhe zbatuar nga një italiane toskane e dalë në pension, Dr. Silvana VIGNALI, e cila jep shembull jo vetëm lokal e kombëtar që këta persona të përfshihen në rrjetin social por mbi të gjitha të kenë të drejtën të jetojnë në një familje sikur jetojnë të gjithë njerëzit.
Gjatë rrjedhës së punës që zhvillohet pranë Qendrës Ditore të Rehabilitimit dhe Socializimit, pjesë e Projekt Shpresa të Shoqatës Italo- Shqiptare, me 48 të rinj e të reja me aftësi të ndryshme që vijnë pikërisht nga Shtëpi Familje të Projekt "Shpresa", nga Maddonina del Grappa, Qendra e Zhvillimit, Motrat e Nënë Tereza; është vënë në dukje ky shqetësim në mënyrë të veçantë kur personat me aftësi të ndryshme nxirren në terren, jo thjesht për të eksploruar terrenin por që ata të ndjehen pjesë e sistemit social e për ti drejtuar drejt një autonomie personale.
Edukatorët e zhvillimit si në vijim: Prek NDRESHAJ, Valbona PERIZI, Dake MATIJA, Elizabeta TUKIQI dhe Verlanda KEPI, janë ndeshur shumë shpesh me paragjykimet e njerëzve kalimtarë gjatë punës së tyre disa vjeçare në shërbim të këtyre personave. Pohojnë të kenë parë përgjatë kohës manifestime me stereotip, mos besueshmëri, frikë, siklet, zemërim dhe/ose shmangie.
Ndër të tjera, mund të përmend një rast kur një prej fëmijëve që vjen nga Qendra e Zhvillimit, kishte dëshirë të përfshihej në lojën me top që po zhvillonin disa fëmijë të moshës së saj dhe ata pasi I hodhën një shikim, refuzuan ta futnin në lojë,madje menjëherë u larguan. Përse mund të vazhdojë kjo vallë?
Paragjykimi është pengesa më e madhe ndaj progresit të madh në fushën e shëndetit njerëzor. Në këtë rast mund të themi se paragjykimi paraqet një lloj mungese të kuptuari, zemërdhembshurie, dhe njohurie rreth botës së ndjenjave, reagimeve që kanë vetë personat me aftësi të ndryshme. Nga ana tjetër paragjykimi përbën një mohim të drejtash njerëzore të cilët duhet të kenë të njëjtat të drejta sikur çdo qenie tjetër njerëzore.
Duke vijuar më tej, paragrafin e fundit që ka të bëjë me të drejtat e tyre, krahas nismave të tjera që janë bërë deri më sot, më dt 14 Qershor pranë Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër është zhvilluar një Seancë konsultimi paraprak për hartimin e Ligjit për Aftësinë e Kufizuar (projekt në zbatim nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta). Qeveria shqiptare ka nënshkruar Konventën për të Drejtat e personave me Aftësi të Kufizuara në Dhjetor 2009 dhe po punon për ratifikimin e saj, planifikon të hartojë një Ligj për Aftësinë e Kufizuar dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin ekzistues.
Në këtë takim ishin të pranishëm Znj Filloreta Kodra, zëvendës/ ministre e MPÇSSHB, Znj. Ilda Bozo, Drejtore e Monitorimit të Strategjive Ndërsektoriale si dhe të tjerë përfaqësues të kësaj nisme dhe gjithashtu përfaqësues te të gjitha qendrave joqeveritare e qeveritare që janë në funksion të nevojave për personat me aftësi të kufizuara(mendore,fizike,shqisore)
Pavarësisht nga diskutimet që u shtruan mbi procesin e hartimit të Ligjit për Aftësinë e Kufizuar si dhe mbledhja e mendimeve nga pjesëmarrësit mbi çështjet për tu trajtuar dhe rregulluar përmes ligjit të ri, mbeten akoma gjëra të tjera me një pikëpyetje.
Nëse ne duam dhe kërkojmë me të vërtetë ratifikimin e kësaj konvente për të drejtat njerëzore, nga cila pikë kryesore duhet të nisim..pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një nënshkrim apo një ndërtim strategjie?
Duhet shumë për të bërë për të çuar përpara nismën e ndërmarrë sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të shtuar një nen më tepër ndër ligjet tashmë ekzistuese.
Edhe kur kjo konventë të nënshkruhet në gjashtë mujorin e ardhshëm sikur parashikohet,gjë që siguron anën ligjore, mbetet përsëri një çështje e hapur fakti kur këta persona përballen me sfida për t'ia dalë mbanë me sëmundjen e tyre, ndikimi I të trajtuarit si I ndryshëm nga të tjerët, mund të jetë shkatërrues pasi kjo I bën të ndjehen të privuar e të padëshiruar, me pak fjalë " si diçka pa vlerë", edhe pse mund të përfitojnë të drejtën nga ana juridike.
Këto paragjykime ndërtohen si pjesë e sistemit social, çfarë do të thotë se edhe pse detyra për të sfiduar paragjykimin dhe për të luftuar diskriminimin është duke u zhvilluar si e drejtë themelore humane, janë të vështira për tu ndryshuar, sepse njerëzit mund të ndryshojnë. Është një çështje reale për të arritur në mendjen dhe zemrën e secilit prej nesh.
Nga Suela NDOJA, MSc,
Psikologe klinike
MALËSORË E DUKAGJINAS - KONTRIBUT TË NDËRSJELLTË NË ARSIM
Fjala malësor më tingëllon shumë bukur ku për rastin konkret kam parasysh të gjithë ata vendlindja e të cilëve quhet Malësi e Madhe, që siç ka emrin kanë edhe punët.
Malësia e Madhe dhe Dukagjini janë dy krahina fqinje me histori të përbashkët, me doke, zakone e veshje të njëjta, të njëjtit armiq e miq. Kanë ndarë në shekuj gëzime e hidhërime bashkë. Kanë përballuar çdo furtunë e fatkeqësi duke triumfuar mbi to në saje të këtij uniteti. Shembull në këtë bashkëpunim ishin udhëheqësit e lavdishëm të këtyre krahinave Dedë Gjon Luli e Mehmet Shpendi si degët kryesore të një lisi të mbjell nga Çun Mula e Mark Lula, "njani i Hot e tjetri i Shalë, t' fort për pushkë e t' urte për fjalë" Por, qëllimi i këtij shkrimi është për të treguar bashkëpunimin në sektorin e arsimit dhe kontributi i ndërsjellët i dukagjinasve e malësorëve në 5 dekadat e fundit për zhvillimin e arsimit dhe konsolidimin e shkollës. Dukagjinin do ta marrë pak të cunguar sepse për rastin në fjalë kam parasysh vetëm Shalë, Shosh e Pult .
Nëse periudha e monizmit pat ndonjë të mirë, ajo ishte masivizimi i arsimit e cilësia e tij. Që në vitin 1968 u bë arsimi 8 vjeçar i detyrueshëm duke u hapur shkolla 8 vjeçare pothuajse në çdo fshat dhe të mesme në çdo qendër zone. Vetëm në Shalë, Shosh e Pult kishim 17 shkolla 8 vjeçare e 4 të mesme të bashkuara, ne Bregut të Lumit kishte 2 shkolla te mesme, te përgjithshme dhe bujqësore. Ky masivizim i arsimit kërkonte një armatë të tërë arsimtarësh, te cilët Dukagjini nuk mund ti plotësonte të gjitha nevojat me bijtë e bijat e tij, prandaj shteti i asaj kohe solli shumë mësues nga qyteti i Shkodrës e rrethinat e tij. Unë do të ndalem tek ata që erdhën nga Malësia e Madhe kontributi i të cilëve për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dukagjinas ishte i madh. Pjesën më të madhe i kam njohur dhe me disa kam pasur fatin të punojmë se bashku.
Në fillim të viteve 70 –të, e në vazhdim shkolla 8-vjeçare e Planit ishte në pararojë të shkollave si motra jo vetëm në Dukagjin por edhe më gjerë, e vlerësuar edhe nga instancat e arsimit. Në këto arritje është në radhë të parë kontributi e përkushtimi i mësuesve malësor si :Rifat e Bajre Isufi, Sherif Zeka , Ludovik Elezi, Fran Bzheta, Hasan Pepniku, Idriz Rama, Qamil Curri e Marash Gila. Këta shquheshin jo vetëm si mësimdhënës por edhe për veprimtari kulturore, artistike e sportive, si dhe për lidhje të shkëlqyera me komunitetin i cili edhe sot flet me shumë respekt për ta. I njëjti vlerësim mund të thuhet edhe për mësues të tjerë në shkolla të ndryshme në zonën e Pultit si: Lekë Goraj, Rifat Vojvoda, Zef Koka e Marash Curri në Kir; Shyqyri Zeka, Adem Lalaj me bashkëshorten e Nafije Duka në Xhan; Tomë Deda në Pog e te tjere.
Letrar i shkëlqyer, artist si mësimdhënës, sikur nxirrte mjaltë nga goja në komunikim me njerëzit ishte i ndjeri Dodë Kaçaj i cili la aq gjurmë në Palaj-Shosh e më gjerë. Fjalët më të mira meritojnë për punën e tyre në zonën e Shoshit edhe mësues të tjerë malësor si: Ismail Hasa, Seit Çulaj, Dodë Uldedaj, Zija Vukaj, Bukurije Çulaj–bashkëshortja e mjekut të palodhur Kadri Çulaj, Gjergj Bujaj nga Kelmendi e te tjerë.
Një pjesë e mësuesve nga Malësia e Madhe që punuan në Dukagjin krijuan familjen atje duke marrë me vete bashkëshortet mësuese ose jo, por formuan edhe familje të reja duke u martuar me dukagjinase.
Për konsolidimin e arsimit në zonën e Shalës –si qendra e Dukagjinit –kontribut të madh si drejtues e mësues të thjeshtë dhanë shumë malësor si: Pjetër Smakaj mësues e drejtues në disa shkolla të zonës së bashku me bashkëshorten e tij shumë të respektuarën Mri Smakaj, të cilët ishin edhe familjar e prind shembullor, model në lidhjen e bashkëpunimin me shaljanët.
Shkolla e mesme Breglumi ka qenë një ndër 3 shkollat e para në shkallë vendi për cilësinë e studentëve në Institutin e Lartë Bujqësor që vinin nga këto shkolla. Për këtë meritë kanë edhe mësuesit malësor: Zenel Lohja, Ndue Gjonaj, Vasel Popaj, Kadri Ujkaj, Faik Selmani, apo mësueset specialistë: Islam Selmani dhe Skënder Sadria. Vlerësim shumë pozitiv meritojnë edhe Tomë Asllani e Gjekë Malaj në Gimaj, Faik Selmani në Lekaj, i palodhuri Pjetër Delaj në Vuksanaj e te tjere. Edhe ne Theth mund te kujtojmë me shume respekt Luigj Smaken, fjalëpakët e punë-shumë, i cili para pak ditësh është ndarë nga jeta, qe në mes të tjerave la prapa edhe respektin e thethjanëve për sjelljen e punën e tij. Vlerësim për punën e tyre ka pasur edhe për mësuesit Prekë Ulaj, Marash Rakaj e Marash Kola.
Këta mësues të nderuar në vite të ndryshme qëndruan kush më shumë e kush më pak dhe mbas viteve `80 kur largoheshin nuk zëvendësoheshin më me jabanxhinj sepse, nga viti në vit shtoheshin arsimtarët vendas sidomos për zonën e Shalës ku 90-ta e gjeti me mësues vendas në të gjitha shkollat. Me rënien e sistemit njëpartiak e vendosjen e Pluralizmit politik, me fillimin e proceseve demokratike e lëvizjen e çorganizuar të popullsisë, zonat malore u ç'populluan nga viti në vit, u zvogëlua numri i popullsisë, pra ra edhe numri i nxënësve ndër shkolla. U mbyllën shumica e shkollave të mesme e 9-vjeçare dhe si rezultat i kësaj u pakua edhe numri i mësuesve. Në këtë lëvizje demografike, u përfshinë edhe mësuesit dukagjinas të cilët, pjesa më e madhe migruan me familjet e tyre në zonat urbane e përreth tyre për një jetë më të mirë e më me perspektivë sidomos për fëmijët e tyre. Shkodra nuk u tregua shumë dashamirëse për sistemimin e tyre në punë megjithëse edhe ajo i kishte vështirësitë e veta. Por, si gjithmonë edhe kësaj radhe Malësia e Madhe u tregua shumë bujare për sistemimin e tyre në shkolla të ndryshme të këtij rrethi ku, meritë në radhë të parë ka miku i dukagjinasve, mirënjohësi për bukën e ngrënë në Dukagjin, z. Pjeter Smakaj si ish-drejtor i Zyrës Arsimore të Malësisë së Madhe për shumë vite si dhe i bashkëpunëtorit dhe zëvendësuesit të tij, z. Kadri Ymeri të cilëve u jemi shumë mirënjohës. Këta nuk janë tërhequr as para presioneve që kanë pasur nga pak njerëz inatçi që iu kërkonin llogari "... pse po i merrni në punë!". E patën më të lehtë me i mbyllë këto gojë të liga edhe në sajë të ndërgjegjes e përkushtimit në punë të këtyre mësuesve të ri-punësuar në Rrethin e Malësisë së Madhe, ardhur nga Dukagjini.
E para dukagjinase që kontribuoi për edukimin dhe mësimin e fëmijëve malësorë ka qenë e ndjera Shkurte Rusheta, e cila doli në pension në Koplik dhe mbeti shumë e respektuar deri në fund të jetës së saj. Ndër të parët që iu afrua kjo mirësi është edhe shkruesi i këtyre rreshtave i cili gjeti një ambient të ngrohtë e përkrahje nga drejtues shkollash, kolegë apo nga komuniteti ku shërbeu si në Hot apo Koplik, të cilëve u jam mirënjohës dhe u përpoqa me iu`a shpërblye me punë. Fjalët më të mira të thonë për profesionalizmin e përkushtimin në punë për mësuesin e letërsisë Pashko Blinishta, si drejtues shkolle në Kamicë apo mësimdhënës në 9-vjeçare dhe të mesme ne Koplik. Shaljanë të mirë e quajnë në Kushe-Hot Mark Gjonin, i cili ka shumë vite aty. Shumë të vlerësuar për punën e tyre janë Nikollë Ndreshaj e Nikoll Gjoka në Bajzë. Shumë gjurmëlënës pati qenë derisa doli në pension i ndjeri Ndue Bregu, hokatar siç ishte edhe Rifat Vojvoda në Dukagjin. E pa krahasueshme në sensin pozitiv me asnjë kolege është Gjyste Shyti e cila vlerësohet në Petroshan e më gjerë si në vendlindjen e saj. Janë indinjuar nxënës, prind e kolegë kur është larguar nga shkolla 9-vjeçare Kushe-Hot znj. Bardha Guri sepse me punën e saj kishte fituar respektin e tyre. Të njëjtin vlerësim pati marrë edhe në Kelmend për vitet që punoi. Dallohet ndër mësueset e tjerë të matematikës për korrektesën në punë Lukë Dreni në çdo shollë ku ka dhënë mësim. Gjithmonë shkolla e Vrakës ka qenë ndër shkollat pararojë të Malësisë së Madhe dhe me shumë tradita. Në arritjet e saj në Dekadën e fundit kanë kontributin e tyre Sykë Çarku si drejtuese e mësuese e kësaj shkolle dhe e mësueseve shumë të respektuara: Age Villi, Vera Gjeloshi, Lulë Daka dhe Gjyste Pepçi, shumë të vlerësuara nga komuniteti vrakaçor. Nuk mbeten mbrapa për punën e tyre as arsimtarët e tjerë dukagjinas të kësaj shkolle si: Pranvera Çarku, Drita Blinishta, Vitore Qarri, Liza Blini, Lola Lamthi, Luljeta Prroni, Gjin Arra e Luke Zefi. Shumë mbresëlënës në punën e tyre kanë qenë e janë edhe mësues në shkolla të tjera të rrethit në fjalë si: Kujtim Lamthi, Lulë Pepniku, Tringë Shytani, Luljeta Vulaj, Martin Gjoni, Drane Kroni, Dodë Leraj, Shkurte Harusha e Drita Prroni.
Me keqardhje, kohët e fundit nga disa drejtues të prirur mos me ba mirë, disave nga ata që përmendëm iu ka rënë "shkurtim" politik por shpresojmë që të jetë diçka kalimtare.
Siç shihet kontributi i mësuesve dukagjinas në konsolidimin e arsimit në Malësinë e Madhe, në vënien e tij mbi baza të shëndosha bashkëkohore është i madh duke i kthyer kështu reston punës së jashtëzakonshme e me shumë sakrifica që mësuesit malësorë bënë në Dukagjin në vitet e Diktaturës të cilëve u jemi mirënjohës tërë jetën ku sot e asaj dite kemi mbetur me ta shokë e miq. Kërkoj mirëkuptimin e atyre që nuk janë përmendur në këtë shkrim për mungesë informacioni apo harrese i bindur se edhe puna e tyre ka qenë apo është e vyer.
Lidhja dhe bashkëpunimi midis malësorëve e dukagjinasve duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat e jetës ku, kontribut në këtë drejtim po jep edhe shoqata "Atdhetare – Dukagjini".
Nga, Prelë SHYTANI,
N/drejtor i shkollës 9-vjeçare "Dede Gjon Luli", ne Hot te Ri.
Lumturimi i Papa Gjon Palit II
Më 1 Maj 2011 ditën e Mëshirës Hyjnore, Papa Gjon Pali II u shpall i lumturuar nga pasardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, përpara një turme me më shumë se një milion persona, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Një foto e Papa Gjon Palit II, është vendosur në bazilikën e Shën Pjetrit dhe u zbulua nën duartrokitjet e turmës, ndërsa një kupë që mbante gjakun e Papa Gjon Palit u paraqit përpara Papa Benediktit XVI, ndërkohë që një vend të rëndësishëm zinte dhe Motër Marie Simon-Pierre, shërimi i pashpjegueshëm i së cilës u njoh si një nga mrekullitë e lidhur me mrekullinë e Papa Gjon Palit II. Ka qenë vetë Papa Benedikti XVI, i cili vendosi që të kalonte afatin prej 5 vjetësh, që pritet zakonisht para lumturimit, duke dhënë mundësi kështu që procesi i lumturimit të niste disa javë pas vdekjes së Papës polak. Papa aktual ka nënshkruar një kontratë, duke vërtetuar virtytet historike të paraardhësit të tij dhe ka njohur shërimin e Motër Marie Simon-Pierre, si një mrekulli e lidhur me lumturimin e tij. Sheshi numëroi mbi një milion persona të pranishëm në Romë për lumturimin e Papa Gjon Palit II. Ceremonia u drejtua nga Papa Benedikti i XVI. Në orën 10:37 minuta Benedikti i XVI lexoi formulën e lumturimit. "Papa Gjon Pali II është i Lumtur", e cila u shoqërua nga një duartrokitje e fuqishme. "Papa Gjon Pali II i ridha Kishës një orientim të rinovuar drejt së ardhmes, i ridha shpresë besimit të uzurpuar nga marksizmi", theksoi Papa Benedikti XVI. 12 gjuhë të botës u dëgjuan për lumturimin e Papa Gjon Palit II, Papës misionar, i cili udhëtoi në të gjitha kontinentet dhe takoi njerëz në të gjithë botën. Procedura për lumturimin e Papa Gjon Palin II nisi 2 muaj pas vdekjes së tij, më 2 prill 2005. Mrekullia që i atribuohet Papa Gjon Palit II ka qenë shërimi i pashpjegueshëm, dy muaj pas vdekjes së papës polak, të një Motre franceze e cila ishte e prekur nga sëmundja e Parkinsonit, sëmundje nga e cila vuante dhe ai vetë. Gjatë ceremonisë mortore të Papës, shumë vetë thërrisnin "Shenjtë menjëherë!" Por për t'u shpallur Shenjt duhet një proces kanunizimi, i ngjashëm me këtë të mëparshmin, që parashikon një mrekulli të dytë.
Papa Gjon Pali i dytë ka një lidhje të veçantë me tokën shqiptare pasi është ky Papë, i cili me 25 prill 1993 vizitonte Shqipërinë, vendin e parë në Ballkan, duke u ndaluar në Shkodër dhe në Tiranë. Po në 1993 ai priti Ibrahim Rugovën, si President të Kosovës, të zgjedhur nga populli i tij. Gjatë luftës në Kosovë Ati i Shenjt rregullisht kërkonte ndërprerjen e tmerreve dhe publikisht luste Zotin për një zgjidhje të shpejtë paqësore. Ati i Shenjt, më 26 nëntor 1994, duke e shuguruar Kardinal Mikel Koliqin, edhe pse në moshën 92 vjeç, nderoi kombin shqiptar. Për Nënë Terezën ai ka thënë: "Nëna Terezë, kjo bijë e vogël me trup, por më e madhja e shekullit me vepra, po ia çon shumë lart zërin Shqipërisë dhe popullit shqiptar! Unë krenohem gjithmonë me Të e krenohuni edhe Ju – vëllezër e motra të Saj! Një popull që i ka dhuruar botës dhe njerëzimit një Nënë kaq të madhe – Nënën Terezë, nuk mund të jetë popull i vogël. Nëna Terezë po ngrit shumë lartë, në mbarë botën emrin e madh shqiptar dhe emrin e Shqipërisë! Unë gjithmonë e kam në zemër popullin shqiptar!"
Duke e shpallur të lumtur Nënën Terezë, vetëm gjashtë vjet pas vdekjes, Gjon Pali II theu të gjitha rekordet në procedurat e shenjtërimit.
Nga Roza Pjetri
INTELEKTUALI DUKAGJINAS NIKE KODRA (NIKA I VOGEL) NE FOKUSIN E AKADEMIKUT BEDRI DEDJA
DISA VROJTIME E PERFUNDIME PARAPRAKE RRETH ZHVILLIMIT PSIQIK TE NJE INDIVIDI
(VIJON NGA NUMRI I KALUAR)
… Ne lëmin e kujtesës
Me poshtë po radhis disa fakte, tek-tuk dhe te shkëputura, te cilat te japin mundësi te krijosh nje ide pak a shume me te plote mbi zhvillimin psikik te individit te vrojtuar. Kujtesa është nje kusht themelor I jetës psikike. Po mendoj se këtij mendimi mund t`i shtohet edhe diçka. Megjithëse ne literaturën psikologjike ekzistuese nuk e takon direkt nje pikëpamje te tille, te lihet te nënkuptosh se kujtesa shume e zhvilluar, e përpiktë, e gjere dhe operative është nje bashkudhëtare e inteligjencës se njeriut, e talentit te tij, e përvojës se pasur dhe te shumanshme. Pra, kujtesa, duke qene kusht themelor i jetës psikike siç thotë Seçenovi, rrjedhimisht duhet te jete edhe kusht themelor i aftësive, dhuntive dhe talentit. Pa këtë kusht nuk mund te imagjinohet shfaqja maksimale e këtyre veçorive psikike te personalitetit. A flet ne favor te kësaj pikëpamje rasti konkret? Me duket se po. Individi konkret, i vrojtuar prej nesh, ka kujtese shume te forte dhe te përpiktë, ne te dy shfaqjet e saj, mekanike dhe logjike. Qe ne katër vjeç e gjysme ai kish mësuar dhe mund te riprodhonte me lehtësi përmendsh njëzet e tete emra dhe mbiemra te origjinës se fisit te vet, pa gabuar asnjëherë ne radhitjen e tyre. Për te provuar kujtesën e tij u bene disa prova te tilla, te cilat dhanë këto përfundime: Nje mbrëmje ju mësuan tete fjale rusisht(duke mos i përsëritur me shume se dy-tri here. Te nesërmen ne mëngjes, pas afro dymbëdhjetë orësh, kur u pyet riprodhoi pa gabim gjashte fjale, d m th 75% te materialit te dhenë; nje fjale nuk e kujtoi fare, kurse ne nje gaboi vetëm ne saktësinë e nje rrokjeje (ne vend te "bumaga", u pergjigj "bumalla"). Ne fshat ai nuk kish pare asnjëherë makine, përfytyrimin dhe idenë e saj e kish vetëm nga leximet dhe shpjegimet. Ju shpjegua se makinat ndahen ne disa lloje: autobusë dhe veture për pasagjere dhe kamionë për transport mallrash. Emrat dhe funksionet e makinave i mbajti mend me nje te shpjeguar dhe mundi t`I riprodhoje, sa here qe i kërkoheshin. Luajta dy here domino me te. Nje here e munda dhe i zura 27 pike. Nje here me mundi ai, duke me zënë 19 pike. Edhe pas nje jave ishte ne gjendje te thoshte me saktësi se sa pike i zura unë dhe sa pike me zuri ai. I emërtuam vetëm nje here se si quhen gurët e shahut dhe ne ç`mënyrë lëvizin, gjashte emra te gurëve te ndryshëm dhe gjashte mënyra lëvizjeje. I përvetësoi me nje te shpjeguar. Te nesërmen mund te lozje kundër tij, si kundër nje kundërshtari fillestar. Ne domino ishte kundërshtarë I forte. Duke vështruar gjithë gurët e vendosur ne toke si dhe gurët e vet, shume me shpejt se lojtari i regjur ishte ne gjendje te përcaktonte me saktësi se ç`gurë te fundit kishte ne dore kundërshtari i tij. Ju shpjegua mënyra për te shkruar numrat e mëdhenj gjer ne miliona, pa përdorur lapsin dhe letrën. Pas tre orësh mundi te riprodhoje këtë mënyrë pa bere asnjë gabim. Ne fillim ai i bënte shumëzimet e numrave, duke bere mbledhje te rrufeshme. P sh, i thoshe sa bëjnë 20x200? Ai arsyetonte përmendsh ne këtë mënyrë: 200+200=400; 400+200=600; 600+200=800; 800+200=1000 … (dhe kështu, duke mbledhur njëzet here dyqindëshin arrinte ne rezultatin përfundimtar); ... 3800+200=4000. I shpjeguam se ky, shumëzimi mund te behet shume lehte sipas kësaj rruge: 20x200, ose 2x2=4, katrës I shtohen tre zerot dhe rezultati del menjëherë katër mije. Këtë mënyrë te thjeshte shumëzimi e përvetësoi momentalisht. U përpoqëm shume here, pas shume orësh pre ta provuar dhe ngatërruar, po asnjëherë nuk gaboi me.
Ne rastin konkret, shfaqjet e jashtëzakonshme te kujtesës duken jo aq ne shpejtësinë, saktësinë dhe shkathtësinë e proceseve te saj dhe ne mënyrë te veçante, te të mbajturit mend dhe riprodhimit se sa ne përmbajtje. Po te gjykosh, duke marre parasysh moshën e njome, 6-7 vjeç, te objektivit, nuk është vështirë te bindesh se ai ka predispozite te mbaje mend shume mire dhe te riprodhoje me lehtësi shume te madhe emërtime, koncepte te thjeshta dhe veprime qe normalisht te tjerëve u jepen ne këtë grade ne nje moshe shume me te rritur. Kjo karakteristike e përmbajtjes shume te pasur te kujtesës shprehet ne faktin se ai ka përvetësuar shume mire jo vetëm njohuritë qe përfshinë program i klasës se pare, po edhe shume njohuri e koncepte jashtë këtij program; ai ka nje horizont shume te gjere për moshën dhe për te gjitha këto mund te të japë shpjegime te sakta ne çdo kohe. Te krijohet përshtypja se kujtesa e tij është nje depo e mire, e sistemuar, ku nuk humbet, por përkundrazi ruhet me fanatizëm çdo gjë qe futet brenda.
… Ne lëmin e kujtesës
Ne këtë pikëpamje te bie ne sy se arsyetimi i tij është shume i zhdërvjelltë dhe i pavarur, shume i predispozuar për te kërkuar, për te gjetur shkaqet, për te zbuluar te vërtetën, për ta shpjeguar atë, qe për individin e tij është e paqarte, ose për t`ia arritur qëllimit. Duke e pare fenomenin nen ketë prizëm mua me kane bere përshtypje te veçante këto raste … a) I dhamë këtë detyre: -Prej orës 11 gjer ne orën 1 sa kohe kalon? -Dy ore. –Po pse dy ore? -Pse, po te heqësh nga 11 nje, dy mbeten? -Nga 11 deri ne 12 kalon nje ore, nga 12 deri ne 1 edhe nje ore tjetër, e kështu bëhen dy ore … b) Nje shembull tjetër: -Nje shtëpi ka 11 persona, secili prej tyre ha tre çerek buke ne dite, sa buka u nevojiten? Pas nje –dy sekondash: - 8 kilogram e nje çerek. Po si e gjete? - Njëmbëdhjete here tre çereke. Tridhjete e dy i pjesëtojmë për katër, tete kilogram … i shtojmë edhe çerekun qe mbeti; tete kilogram e nje çerek buke nevojiten … c) Ai e dëgjoi dhe e pa radion për here te pare atë dite qe qëndroi me ne. Kur po kalonin pran Radiostacionit te Kasharit i treguam kullën e larte metalike me drita te kuqe dhe i thamë: -Ky është radiostacioni i Tiranes. Këtu flasin e këndojnë dhe ne dëgjojmë atje ne fshat … Ne sekonde ne e harruam këtë bisede. Ai vërejti dhe heshti. Pas dy-tri sekondash pyeti: -Po si … aq me zë te larte flasin këtu sa i dëgjojmë edhe ne atje larg ne fshat?! Sapo i thua diçka te pakuptueshme, arsyetimi i tij fillon e kërkon shkakun, shpjegimin. ç) Kur shkoj për here te pare ne kinema nuk shfaqi asnjë lloj hutimi apo habie. Shikonte çdo gjë me vërejtje dhe here pas here pyeste arsyet dhe sekretin e lëvizjes se figurave, mbi mënyrën e prodhimit te zërit, e te tjera. Për moshën e njome qe ka, me duket se zotëron nje pasuri te madhe konceptesh dhe njohurish elementare, qe fëmija normal bashkëmoshatar nuk mund t`i ketë, për te vetmen arsye se nuk i kap dot. Kështu p sh ai ka konceptin mbi metrin, shumëfishat e nënfishat e tij, mbi metrin katror e metrin kub, di se sa është sipërfaqja ne kilometra katrore e Shqipërisë, sa banore ka Shqipëria, me cilat shtete kufizohet; ç` është litri dhe kilogrami; di se dielli është me i madh se toka dhe se ato e marrin dritën prej diellit; se traktori na shërben për te punuar token, Ai është ne gjendje te të shpjegoje si formohet shiu, si është e nderuar makina me avull dhe me saktësi shume te madhe si luhet futbolli. Këto koncepte e njohuri nuk i ka përvetësuar si papagalli. Përkundrazi, ai ka fuqi kapëse te çuditshme te të menduarit dhe për këto njohuri jep shpjegime bindëse. Për ketë flasin faktet e mëposhtme: Ai kish dëgjuar për radion dhe elektrikun, po asnjëherë nuk kish pare. Ne dhomën, ku u takuam për here te pare, pasi kureshtja i kaloi nga njerëzit ne sendet e dhomës, nisi te vërejë çdo gjë me vëmendje. Ngriti kokën lart, pa edhe njëherë e ne mënyrë te pavarur beri pyetjen: "A! ky është elektriku?" dhe pas pakëz, pasi dalloi aparatin: "Kjo është radio?" Me duart e tij ai tregon afërsisht sa është i gjate metri, me pëllëmbën e dorës, sa është decimetri dhe me thua sa është centimetri. Metrin katror e shpjegon ne këtë mënyrë: nje cope vend i gjate nje metër dhe i gjane nje metër. Pra, këtu kemi te bëjmë jo vetëm me nje mendje te njome qe përvetëson shume mire njohuritë teorike, qe janë kufirit te saj, po edhe me nje mendje mjaft praktike. Nje dite ne klase kishte dëgjuar mësuesin e vet, kur I shpjegonte për arushën e madhe te qiellit. Pas kësaj, po atë dite, kish dale natën për ta kërkuar ne qiell. Te nesërmen i kish thënë mësuesit te vet: "U lodha, mësues, mbram duke e kërkua arushën e madhe, po s`e gjeta!" Kur u nisem me te ne qytetet na tregoi nje dhjete lekesh qe kish marre me vete dhe na tha: "A do me ndihmoni qe te blej ëmbëlsirat me te lira dhe me te ëmbla?" Ne qytet, pasi i treguam se si punohet me makinën e shkrimit, për tridhjete minuta mësoi te shkruaj ne te pa gabime dhe me shkathtësinë e nje fillestari te moshës se madhe.
…Ne lëmin e imagjinatës
Te bëjnë përshtypje edhe dy shembuj, te cilat flasin, ne përgjithësi për veçoritë jashtë radhe te zhvillimit psikik, po ne mënyrë te veçante edhe për imagjinate mjaft te pasur dhe realiste, për nje moshe kaq te njome. Kjo qe edhe arsyeja qe i lame ato për t`i shënuar ne fund. Ne automobil ai nuk kishte hipur asnjëherë. Rrugës qe kaluam ne këmbë, na zuri muzgu. Vogëlushit iu tek te pyeste: "Po tashti qe u ba nate, a do te ece makina?" Dikush iu përgjigj: "Makina ecën edhe natën se ka drita elektrike…". Pas kësaj përgjigje ai ra ne heshtje, po nuk voni shume dhe para nesh shtroi pyetjen tjetër: "Po sikur te jete hem nate, hem mjegull dhe hem bore, a ecën makina?" Kur arritëm ne qytet i thamë: -Zbrit tashti se makina është lodhur shume dhe do te shkoje te flejë … Ai u përgjigj aty për aty: Makina s`lodhet kurrë …Ne këtë mes me duket se vërehet sintoma e aftësisë se dukshme pre te përfytyruar ambiente, situata dhe figura te reja, po ne rrugën e nje arsyetimi te shëndoshë. Ndërsa ne rastin e dyte (ç`ka është e rralle për këtë moshe) vihet re nje qartësi shume e mprehte për te vene kufi midis asaj qe është reale dhe fantastike. Te dyja këto karakteristika, te diktuara qofte edhe nga dy shembuj te vetëm, flasin për nje imagjinate shume te zhvilluar.
Shënim: Ky artikull u more nga revista "ARSIMI POPULLOR"-Janar 1963.
Përgatiti për botim: Lazer KODRA
INSTITUTI I INTEGRIMIT TE KULTURES SHQIPTARE NE TE GJITHA TROJET SHQIPTARE TE KEMI TEKSTE SHKOLLORE ME PERMBAJTJE KOMBETARE
Pak histori …
Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare në Tiranë është ngritur në vitin 2009, mbi baza vullnetare, me një program te caktuar. Synimi kryesor i punës së këtij instituti është .. studimi I mundësive për afrimin deri në njehsim të programit të teksteve mësimore, në të gjitha shkollat e trojet etnike shqiptare dhe në Diasporë.
Deri tani janë ngritur degë të këtij instituti në Kosovë, Maqedoni, Mali I Zi, Çamëri dhe Kosovë Lindore-Lugina e Preshevës si dhe në Diasporë.
Udhëtimi qe mbeti ne zemrat tona-Shkup-Presheve-Prishtine
1. Një grup pune prej 11 vetash Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, bëmë vizitë këto ditë në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, në Preshevë dhe në kryeqytetin e Kosovën në Prishtinë. Grupin tonë e drejtonte drejtori i institutit z. Rezart Gashi dhe në përbërje të këtij grupi ishin Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror të këtij instituti, Prof. Emil Lafe-Akademik, Prof. Dr. Hulusi Hako, Prof. Dr. Hasan Çipuri, Prof. Murat Gecaj, z. Namik Selmani- arsimtar e shkrimtar, zj. Zyba Hasa - arsimtare e poete, z. Fatbardh Danja – inspektor arsimi pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar e zj. Liliana Gashi-specialiste arsimi.
Vizitën e parë e bëmë në shkollën 9-vjeçare, me drejtore Merita Kolçin, në Komunën e Çairit të qytetit të Shkupit ku mbi 90% e nxënësve ishin shqiptarë. Një surprizë mjaft e këndshme ishte kur mes dy grupeve u shkëmbyen libra dhe konkretisht Prof. Murat Gecaj i dhuroi drejtoreshës së kësaj shkolle librin për Mësuesin e Popullit Ibrahim Kolçin, i cili kishte shërbyer shumë vite si mësues në Tropojë. Në këto çaste drejtoreshë Merita u befasua dhe mbeti shumë e kënaqur pasi libri ishte shkruar për gjyshin e saj. Ja dhe një lidhje e ndërsjellët. Gjithashtu libra të tyre dhuruan dhe zotërinjtë Ibrahim Gashi dhe Namik Selmani.
Me mbresa të paharruara ishte vizita në Komunën e Çairit të Shkupit ku drejtor i arsimit është Shefqet Zekolli. Gjithashtu kryetari i Komunës, Izet Mexhiti shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe në shenjë nderimi dhe respekti për grupin tonë na dhuroi të gjithëve nga një "Mirënjohjen" simbolike, me figurën e Skënderbeut. Në takimin i cili u organizua në pallatin e kulturës, ku morën pjesë drejtues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, që drejtonin këto institucione me nxënës shqiptarë u zhvillua një sesion shkencor, ku nga grupi ynë referoi Dr. Ibrahim Gashi, i cili foli për synimet e këtij Instituti të Integrimit të Kulturës Shqiptare, Akademik Emil Lafe, për etimologjinë shqipe, Prof. Dr. Hulusi Hako, për detyrat që dalin në studimin e teksteve shkollore ekzistuese. Me interes të veçantë u ndoqën mendimi i vendësve: Prof. Dr. Shukri Rrahimi, Qerim Lita, Reshat Kamberi, Ilmi Veliu, Besnik Rameti, Mitat Shaqiri, Nuhi Dardhishta, Dr. Teuta Agaj, Puntoria Ziko.
Në vizitën që bëmë në muzeun e Komunës së Çairit të Shkupit u njohëm me drejtorin e këtij muzeu,. Baki Halili, i cili na tregoi pjesë të historisë së këtij institucioni dhe na foli për relikte, dhe dokumentet që dispononte ky muze. Një tjetër lidhje e ndërsjellët midis nesh ishte dhe njohja me veprimtarinë e gjeneral Tahir Sinanit nga fshati Gri ne Tropojë, pjesëtar i UÇK-së, rënë heroikisht në Maqedoni. Në muzeun e pasur kushtuar Nënë Terezës në Shkup, pjesëtarët e grupit tonë lanë mbresat e tyre në librin e këtij muzeu.
Përmes drejtorit të degës së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare në Shkup, Skënder Hasani dhe veprimtares së shquar, Teuta Agai-Demjaha, grupi ynë u njoh me punën që po zhvillohet për krahasimin e teksteve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke u sjellë një domosdoshmëri për përdorimin e gjuhës shqipe të njehsuar në të gjitha tekstet shkollore, duke filluar nga Abetarja deri tek Tekstet Universitare.
2. Në Republikën e Serbisë ndodhen tre Komuna Shqiptare: Preshevë, Bujanoc dhe Metvegjë. Ne na u dha mundësia të bëjmë vizitë në Komunën e Preshevës ku rreth 96 % e popullsisë ishin shqiptarë. Drejtuesit e nëndegës së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare Alixhemal Saliu, Xhemaledin Salihu dhe Musa Ajeti, na njohën me punën e mirë që po bëhet me tekstet dhe plan programet, si dhe na treguan për organizimin e një tribune shkencore që do të zhvillohet në muajin ardhshëm në Preshevë me të gjithë drejtuesit arsimor të kësaj treve për përmbajtjen dhe problemet e teksteve shkollore shqip. Në këtë komunë ndodheshin dy shkolla të mesme (gjimnaze) dhe disa shkolla 8-vjeçare shqiptare, ku ende ekzistonin plan programet e arsimit tetë vjeçar. Në shkollën e mesme Teknike me drejtor Telat Arifin ku zhvillojnë mësim 1.360 nxënës të bënte përshtypje fakti që flitej shumë mirë gjuha e njehsuar amtare shqipe. Koleget tanë, Selmani, Hysa dhe Liljana Gashi morën pjesë në zhvillimin e orëve të mësimit në këtë shkollë.
Në Gjimnazin "Skënderbeu", me drejtor Abdurrahman Zylfiun, pamë bustin e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut. Në këtë shkollë zhvillonin mësim 1 225 nxënës dhe 87 mësimdhënës, nga të cilët 18 serbë. Maturantëve u jepej mundësia të ndiqnin studimet e larta në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, Universitetin e Tetovës në Maqedoni dhe në Universitetin e Tiranës. Kjo shkollë nxirrte gazetën periodike "Gjimnazisti" dhe kishte në funksion grupin letrar "Migjeni". Nga viti 1964-1965, kanë përfunduar studimet 11 mijë maturantë. Drejtor i parë ka qenë, Mehmet Jusufi, si dhe 10 nga drejtorët e tjerë kanë qenë shqiptarë. Punonjësja e bibliotekës zj. Fitore Emini na njohu me dëshirën e mësuesve dhe nxënësve për të lexuar sa më shumë libra shqip. Drejtori i Bibliotekës së qytetit të Preshevës, Vaxhid Mehmeti na tregoi se aty ka sektorë: për fëmijët, të rriturit dhe literaturë shkencore. Kjo bibliotekë ka sektorë edhe në Miratoc, Rahovicë e Leran dhe numëron afër 2 000 lexues, të moshave të ndryshme.
Në konkursin e nxënësve recitues të shkollave të Luginës së Preshevës, që u zhvillua në sallën kryesore të Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krasniqi", interpretuan me mjaft pasion nxënësit e komunave Preshevë, Bujanoc, Metvegje. Nga juria u shpallën fituese tre nxënëse nga Bujanoci e Presheva. Mbresa të thella na lanë dhe takimet me kryetarin e klubit letrar "Feniks", Bilal Maliqi, me poetin e talentuar nga Bujanoci, z. Arsim Halili si dhe me kryetarin e Shoqatës së Arsimtarëve, Xhemaledin Rexhepi. Me mjaft interes u ndoq dhe ekspozita e Namik Selmani kushtuar Çamërisë.
Në përfundimin e vizitës sonë në Preshevë, zhvilluam një takim me kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa, përgjegjësin e kabinetit të kësaj komune z. Fatlum Mustafa si dhe me drejtoreshën e shkollës 8-vjeçare "Ibrahim Kelmendi", Hafize Shaqiri. Gjatë takimit ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët në lidhje me tekstet ekzistuese, plan programet, me synim kryesor për të pasur përmbajtje kombëtare shqiptare.
3. Takimi ynë i fundit ishte Prishtina. Takimin e parë e patëm me drejtuesit e nëndegës së Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare në Prishtine Prof. Dr. Skënder Skënderi, Prof. Dr. Gani Pllana si dhe Prof. Dr. Fasli Hajrizi të cilët na njohën me zhvillimin e veprimtarisë së këtij institucioni në Kosovë. Vizitën e parë e zhvilluam në Komunën e Prishtinës ku u pritëm nga Zëvendës Kryetari, Abdulla Hoti, Drejtori i arsimit, Remzi Salihi, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi si dhe këshilltarja Mereme Berisha. Nga ana e tyre ata na uruan mirëseardhjen edhe në emër të kryetarit të Komunës, Isa Mustafa si dhe na dhane një informacion të pasur për arsimin e kulturën në kryeqytetin e tyre. Gjithashtu u shoqëruam dhe nga kolegët e miqtë tanë, publicistët e gazetës arsimore "Shkëndija", Vezir Ukaj dhe Sabit Jaha. Në lidhje me institucionet tona arsimore kombëtare nga grupi ynë referuan Dr. Ibrahim Gashi, Prof. Dr. Hulusi Hako, Prof. Murat Gecaj dhe Namik Selmani. Në takimin që patëm me Prof. Dr. Besim Bokshi Akademik, i cili është Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Kosovës dhe me Akademikun Idriz Ajeti u njohëm në mënyre më konkrete me veprimtarinë e kësaj akademie si dhe me bashkëpunimin shumë të frytshëm që kjo akademi kishte me Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe kryesisht me Kryetarin e saj Prof. Dr Gudar Beqiraj.
Rëndësi të veçante pati dhe takimi në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës me Zv/Ministrin, Nehat Mustafa dhe me një grup drejtuesish të këtij dikasteri. Zv/Ministri Mustafa na uroi me dashamirësi mirëseardhjen në emër të Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me Prof. Dr. Ramë Buja. Në këtë takim na u fol për bashkëpunimin shumë të mirë që kjo ministri kishte me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, në drejtim të plan programeve dhe teksteve të njehsuara, duke filluar nga Abetarja në klasat e para dhe deri në tekstet universitare. Zoti Mustafa na tregoi se së shpejti, në Ulqin të Malit të Zi, do të organizohet seminari i përvitshëm, për të diskutuar rreth abetares e teksteve të tjera dhe në përgjithësi, për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.
Në përfundim të turneut zhvilluam një vizitë mbresëlënëse në gjimnazin "Xhevdet Doda", ku drejtori i këtij gjimnazi , Hysen Zenuni na tregoi se vitin tjetër feston 40-vjetorin e krijimit të këtij institucioni dhe momentalisht kishte 1 500 nxënës, me 34 paralele dhe 50 mësimdhënës. Këtë vit përfundonin dhe merrnin maturën 450 nxënës. Ky gjimnaz është i binjakëzuar me Gjimnazin "Petro Nini Luarasi" të Tiranës dhe këto ditë, maturantët e saj do kryejnë vizita në Durrës, Tiranë dhe Krujë.
Në takimin e fundit në Proshtinë na lanë përshtypje shumë të mira fjalët e intelektualit, Selim Pacolli i cili tha: "Tirana është mendja, zemra dhe shpirti im ..." Kjo është diçka shumë e rëndësishme duke parë se në zemrat e të dyja palëve Shqipëria dhe Kosova janë një nacionalitet i vetëm dhe i pandashëm.
Vizitat tona në Shkup, Preshevë dhe Prishtinë do të mbeten në mendjen dhe zemrat tona për të vazhduar një bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e arsimit dhe shkencës.
Ibrahim HAJDARMATAJ
Në kërkim të babait te vërtetë
Gjithnjë me mundonte ndjenja e mashtrimit nga te tjerët se burri i nenës time nuk ishte babai im i vërtetë. Kjo ndjenje mua me lindi qe kur isha tri vjeçe dhe nuk mu nda kurrë. Përkundrazi, sa me shume vite qe kalonin, aq me e forte me behej ajo. Edhe tani qe jam dyzet vjeçe. Dyzet vjet i thirra baba nje njeriu te huaj, pa e pasur baba, vetëm se kështu me kishin thënë dhe se ai ishte burri i nënës time.
Mundohesha ta qetësoja veten me alibi te ndryshme qe me vinin ne koke. "Ndoshta nena e ime ka përjetuar nje shtatzëni aksidentale dhe unë jam pasoje e saj". "Ndoshta unë jam e adaptuar", zog qyqe" e te tjera si këto. Sidoqoftë, unë e ndjeja se, edhe nëse jo te dy, te paktën njeri nga ata nuk ishte prindi im biologjik dhe prandaj me trajtojnë mua kështu, shume me ftohte se fëmijët e tjerë. Për mua çdo vend dhe çdo cep i familjes ishte me i ftohte se i vellezerise time. Jo vetëm qe e ndjeja ketë por, kështu ishte. Unë nuk isha fëmijë i dëshiruar ne familje, madje as dhe nje anëtarë i mirëpritur i saj. Kur babai i ynë, Luigji, donte te bisedonte me motrën time, Linën, e cila ishte tri vjet me e re se unë dhe vëllai, Sandrin, edhe ky shtate vjet me i ri se unë, mua me ngarkonte gjithmonë nje "detyre" vetëm për te mos qene aty. Me ata te dy bisedonte me ore te tera. Mund te them se për ata te dy ai ishte nje baba shume i mire. Thuajse kurrë nuk kam pasur fatin te isha pjese e kënaqësisë se familjes, pasi askush nuk mendonte qe unë te isha pjese e asaj kënaqësie. Kur "babai" organizonte shëtitje apo aktivitete te ndryshme me familjen, mua me distanconte. Shkonin ata te katër ndërsa unë isha gjithmonë "goma rezerve" ne garazh. Dikur hoqa përfundimisht dore nga dashuria ndaj "babait"! Nuk kishte asnjë kuptim me qe unë ta doja atë. Kjo gjë edhe me qetësonte por, shpesh me bënte edhe te vuaja. Dikur mu shfaq ndjenja e fajësisë. Për nje kohe te gjate mendoja se, nëse ne familjen tone diçka nuk shkon, fajin pre këtë e kam unë.
Normalisht, ideja e fëmijës se adoptuar ose e fëmijës "zog qyqe" pas fazës se pubertetit, shuhet por tek unë nuk po ndodhte kjo gjë. Sa me shume vite qe i shtoheshin jetës time, aq me e forte behej ndjenja për babanë tim te vërtetë dhe aq me shume me shtohej guximi për tu vene ne rrugën e kërkimit te tij.
Ne atë familje unë kisha marre aq pak dashuri sa me dukej se nuk do te me mjaftonte kurrë për asgjë. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe unë doja qe me çdo kusht te isha sa me larg saj, duke e braktisur atë fole, ashtu siç bën zogu i qyqes, pa falënderuar askënd. Ke te falënderoja!?Ata qe ne vend te dashurisë mundoheshin te me ngopnin me gënjeshtra dhe mashtrime?
Unë ëndërroja babanë e imagjinuar, te pashëm, te dashur dhe krenar me mua, babanë i cili te mos kishte asgjë te përbashkët me "baba" Luigjin. Shpesh e mendoja veten te çmendur por, gjithnjë kam qene tepër e sigurte se diku duhet te jetë babai im i vërtetë. Aq e sigurte sa mendoja se ai është vetëm larg nga unë dhe për te shkuar tek ai, me duhet kohe dhe para. Unë jetoja me babën i cili ekzistonte vetëm ne fantazinë time.
Për here te pare, me rastin e ditëlindjes time te dyzetë, gjeta dikë qe me dha te drejte. Halla me thirri mënjanë dhe me tha: -Mara, unë nuk e dijë nëse ti e din apo jo por, Luigji nuk është babai i yti i vërtetë. Për me tepër pyet nënën tende. Asnjë fjale me shume nga unë.
Po atë dite pyeta nënën dhe nuk me tha asgjë. Me vone pyeta Luigjin dhe mu përgjigj si gjithmonë me nje gënjeshtër te madhe: -Gjithkujt mund ti besosh por, vetëm hallës jo. Nuk e kupton ti se ajo është vetëm nje grua e currufjasur, me mire me thënë nje e çmendur?! Ti je dhe me shkolle te larte, si mund ti marrësh për te vërteta budallaqet e saj?-...vazhdoi ai. Megjithatë unë nuk dyshova aspak për rrëfimin e hallës.
Ne vitin 1997, kur populli u ngrit kundër neo-diktatorëve lumen-komuniste te mbështjell me petkun e demokratit, unë, me burrin dhe dy fëmijët tanë, e braktisem Shqipërinë dhe u vendosem ne njërin nga shtetet perëndimore. Megjithatë kjo nuk do te thoshte aspak se unë do te hiqja dore nga te kërkuarit e babait tim biologjik. Nje dite, ashtu si fare rastësisht, e hapa muhabetin me njërën nga koleget e mia te punës. "Këtu tek ne, është fare e thjeshte qe te vërtetosh nëse dikush është prindi i yt ose jo, me tha ajo. "Kjo përcaktohet nëpërmjet analizave te ADN dhe nuk kushton shume…", vazhdoi ajo.
Megjithëse isha betuar se kurrë me nuk do te kthehesha ne Shqipëri, te paktën për aq kohe sa ne pushtet do ti ishin neo-diktatoret lumen-komuniste(blu dhe roze), pa e zgjatur shume, i hipa avionit dhe zbrita ne Rinas. Me duheshin prova materiale nga "babai" im. Shkova ne shtëpi tek prindërit, fjeta aty nje nate dhe te nesërmen, pasi sigurova provat e nevojshme materiale nga Luigji, sipas udhëzimeve te njërit nga punonjësit e laboratorit te ADN, mora rrugën e kthimit. Gjithashtu mora edhe prova materiale nga Lina dhe Sandri(motra dhe vëllai). Për nje moment mu duk vetja si nje agjente e madhe, si James Bond apo Agatha Christie.
I dërgova provat ne laborator dhe pas pak ditësh mora, afërsisht këtë përgjigje: -Nga përfundimi i analizës del se z. Luigj …nuk ka shenja te trashëgimisë tek zj. Mara…Ai është babai i Lina dhe Sander… "
Sa nuk u çmenda nga gëzimi, megjithëse isha e sigurte se nuk mund te ishte ndryshe.
Si "zog qyqe" qe isha, e rritur pa dashuri dhe përkëdhelje, natyrisht qe nuk mund te isha nje grua normale, qe din te qeshe, te gëzohet dhe te rrezatoje dashuri. Nëse shpirti im nuk do te ishte dhunuar qe ne fëmijëri, me siguri qe askush nuk do te me thërriste me nofkën "donna marmo". Megjithatë vura re se unë mund te gëzohesha dhe te qeshja përsëri. Gjithnjë me kujtohet shprehjet e psikologut te madh Pestaloci se: -Edukimi është shembull dhe dashuri.
Ne te vërtetë shembulli nuk me ka munguar pasi, si Luigji dhe nena e ime shkonin shume mire me njeri-tjetrin. Ne familjen tone, ne përgjithësi, sundonte paqe dhe harmoni. Kishte edhe dashuri por, jo për mua. Unë nuk e njoha kurrë prehrin e babait, puthjet, ledhatimet dhe përqafimet e tij. Mungesa e dashurisë ne fëmijëri, kur te rritesh, te krijon nje humnere midis njerëzve. Edhe nëse donë ta kalosh, nuk është e lehte. Ne shume raste, mbetet e pakalueshme. Këtë unë e kam ndjere shume ne jetën time, ne familje, shoqëri dhe kudo. Vazhdimisht me ka munguar aftësia për lidhje shpirtërore, fizike dhe emocionale. Kjo për faktin se me mungon "elementi" lidhës, dashuria. Dy here kam dështuar deri tani ne martese. Nuk jam nga ato qe faksojnë te tjerët për dështimet e veta. Unë nuk kam dashuri qe tu jap te tjerëve. Njerëzit vazhdojnë te me faksojnë për ketë. E dijë. Kane te drejte …
Nje dite ju luta nenës time qe te takoheshim diku dhe e bëmë këtë. Nuk doja te grindesha dhe as ta fajësoja për gënjeshtrën qe me kishte bere, duke me prezantuar nje njeri te huaj si babanë tim. Ndoshta nuk ishte fajtore por, edhe nëse ishte e tille, nuk ja vlente ta fajësoja. Nenat gjithmonë e kane nje hall te madh kur nuk ua thonë fëmijëve te tyre te vërtetën, sidomos vajzave. Pa i treguar gjë për testin e ADN-s i thash: -Nene, Luigji nuk është babai im dhe unë e dije shume mire ketë.
-Ku e din ti?, -mu kundërpërgjigj ajo mua dhe u hodh përpjetë sikur ne atë moment te kishte pare ëndërren me te keqe ne gjithë jetën e saj. Nxori shaminë nga çanta e dorës dhe filloi te fshinte ballin e cili ju mbulua menjëherë me bulëza djerse te vogla.
- Ka ardhur momenti i se vërtetës, ngula këmbë unë. Nëse e dëgjoj ose jo nga goja e jote, kjo nuk ka shume rëndësi për vendimin qe ne do te marr. Unë e kam marre atë. Dua vetëm te të lehtësoj shpirtin tënd nga nje brenge e vjetër, vazhdova unë.
Dhe nena u "rrëfye". Ajo, para se ta martonin me Luigjin, kishte dashur nje djalë. Siç me tha e kishte dashur shume. Aksidentalisht, me kontaktin e pare seksual, kishte mbetur shtatzënë me te kur ishte vetëm pesëmbëdhjete vjeçe. Me ketë rast dua tu bej te ditur vajzave te sotme qe te mos mendojnë se me kontaktin e pare seksual nuk rrezikohen te mbeten shtatzënë. Edhe mua me ka ndodhur kjo.
Ajo dashuri duhej te vritej pasi prindërit e saj, kurrsesi nuk mund ta pranonin qe vajza e tyre, me e bukura e dheut, te martohej me nje katundar. Por edhe "turpi" i shtatzënisë duhej mbuluar, me çdo kusht dhe me çdo çmim. Dhe kështu u gjet Luigji.
Nuk e kuptoj, perse nena e ime kishte vendosur qe te mos ma thoshte kurrë te vërtetën mbi babain tim biologjik.
Shkëputa marrëdhëniet me familjen dhe u vura ne kërkim te adresës se babait tim te vërtetë, sipas atyre pak te dhënave qe me ne fund guxoi te me jepte nena. Gjin, Gjin Kaponi, quhet ai,- me tha nena. Ai është ne Amerike. Ose me mire me thënë, ka qene ne Amerike. Deri para njëzet vjetësh kam pasur korrespondence dhe ne raste te rralla edhe telefonata me te. Me ka pritur. E kam dashur shume. E dua shume. Unë jetoj me atë. Por…ti bej si te duash.
Mora rrugët e Amerikës. Nga njeri qytet ne tjetrin, nga njeri shtet ne tjetrin, nga nje avion ne tjetrin, nga nje taksi ne tjetrën, nga nje zyre adresash ne tjetrën, nga nje informator tek tjetri. Plot njëqind e dhjete dite.
Dikur nje punonjëse e nje zyre adresash me tha se, shqiptaret kur vijnë këtu ne Amerike, i ndërrojnë emrat, madje edhe mbiemrat. P.sh. babai yt mund te quhet Jim Kapone. Ja unë kam nje te tille këtu dhe është me origjine shqiptar.
Mora atë adrese(te Jim Kapone) dhe ashtu, intuitivisht, pa qene aspak e sigurt, u turra drejte saj.
Ne njërën nga rrugët e NewYork-ut, ne nje pallat i cili dukej sikur shikonte mbi retë, jetonte babai im,Gjin Kaponi (Jim Kapone) …
Nga Leke Imeraj,
shkrimtar dhe përkthyes
Numri i baktereve në gojë është më i madh sesa numri i njerëzve në tokë
Numri i baktereve që njerëzit mund të kenë në gojë, është më i madh se sa numri i njerëzve në botë, zbulon një studim i ri amerikan, i bërë nga stomatologët. Por, më shumë se sa numri i baktereve, brengosë fakti se disa prej tyre mendohet se shkaktojnë sëmundje kronike. Studimi i bërë nga stomatologët, e i porositur nga prodhuesi për higjienë të gojës, "Listerine Antiseptic" nga Nju Jorku, tërheqë vërejtjen se higjiena e keqe e gojës mund të lidhet me sëmundjet kronike, sikur që është diabeti, apo edhe sëmundjet e zemrës.Vetëm një në tre pjesëmarrës në studim ka deklaruar se përdorë perin e dhëmbëve dhe ujin higjienik për shpëlarjen e gojës, kurse më pak se gjysma e tyre kanë bërë të ditur se vizitojnë stomatologun dy herë në vit, me qëllim të preventivës së sëmundjeve, thotë stomatologu John E. Dodes. "Pacientëve të mi u them që t'i pastrojnë dhëmbët me brushë, me pe të dhëmbëve dhe, dy herë në ditë, ta shpëlajnë gojën me tretësirë apostafat, duke mos harruar që të shkojnë rregullisht te stomatologu", thotë Dodes. "Bakteret në zgavrën e gojës mund të formojnë një shtresë të hollë, e cila është më vështirë që të largohet me brushë dhe pe të dhëmbëve, duke shkaktuar kështu një erë të keqe të gojës dhe probleme tjera", përfundon Dodes.
Analiza e urinës, për zbulim më të hershëm të kancerit
Shkencëtarët skocezë kanë identifikuar proteinat, prania e të cilave në urinë tregon për praninë e kancerit të zorrëve, lukthit dhe pankreasit. Sipas fjalëve të tyre, tani ka mundësi që të zhvillohet një test diagnostikues, me anë te të cilit do të zbulohen këto lloje të kancerit edhe para se të paraqiten simptomat e tyre. Revista shkencore "Proteomics-Clinical Applications" shton sesi, në fillim, janë evidentuar 6 proteina të pranishme në urinën e 98% të personave të sëmurë nga këto lloje të tumoreve dhe vetëm në 10% të personave të shëndoshë. Analizat shtesë kanë treguar se proteinat e quajtura S100A6 dhe S1009 janë më të shpeshtat te pacientët me kancer. Këto proteina nuk kanë qenë të pranishme në mostrat e urinës së personave të shëndoshë.
Fusha magnetike, efikase si aspirina!
Magneti, ngjashëm me aspirinën, mund të hollojë gjakun dhe ta parandalojë infarktin. Fusha magnetike polarizon rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) dhe shkakton lidhjen e tyre në zinxhirë të shkurtër. Këta zinxhirë zvogëlojnë fërkimin në muret e enëve të gjakut, duke lehtësuar qarkullimin e gjakut. Rreziku nga infarkti i zemrës, në vend se me aspirinë, shumë shpejt do të mund të parandalohet me magnete, ka treguar një studim i bërë në Universitetin "Temple" në Miçigan. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se magneti ka të njëjtin efekt sikur aspirina, shkruan 'Daily Mail'. Udhëheqësi i studimit Rongija Tao, në vitin 2008, kishte zbuluar se fusha magnetike, apo elektrike zvogëlon dendësinë e vajit në motor, ku të njëjtën gjë vendosi ta aplikojë edhe te qarkullimi i gjakut. Meqë eritrocitet përmbajnë hekur, fusha magnetike mund ta zvogëlojë viskozitetin e gjakut (ngjitshmërinë dhe dendësinë) të njeriut për 20 deri 30% në minutë. - Me zgjedhjen e fuqisë adekuate të fushës magnetike dhe kohëzgjatjes së impulsit, jemi në gjendje që ta kontrollojmë viskozitetin e gjakut – thotë Tao.
Pse kafja është pije e dobishme për meshkujt?
Efektet e dobishme janë parë te ata meshkuj që pinë rregullisht kafe. Meshkujt që pinë kafe, i bëjnë mirë shëndetit të tyre dhe pengojnë paraqitjen e kancerit të prostatës, tregon një studim i ri. Kërkuesit shkencorë nga Harvardi kanë bërë një studim 12 vjeçar ku kanë marrë pjesë 48.000 meshkuj të shëndoshë. Të dhënat e fituara kanë treguar se kafja ka ndikim të mirë në shëndetin e meshkujve, sidomos në parandalimin e kancerit të prostatës. Efektet e dobishme janë parë te ata meshkuj që pinë rregullisht kafe. Studimi ka treguar se më së paku janë të rrezikuar nga kanceri i prostatës meshkujt që pinë gjashtë a më shumë kafe në ditë. Te ata, rreziku për paraqitjen e kancerit të prostatës, është për 60% më i vogël. Efektet e dobishme të kafes janë parë edhe te meshkujt që pinë më pak kafe – deri tre filxhanë në ditë. Te ata, rreziku nga paraqitja e kancerit të prostatës është zvogëluar për 30%. Edhe pse shkencëtarët nga Harvardi kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, nuk duhet harruar se disa studime të mëparshme kanë treguar se kafja është e dëmshme për disa funksione të tjera të organizmit. Prandaj, sikur edhe në rastet e tjera – edhe këtu vlen parimi i maturisë!
Dielli hyn në një fazë re
Shkencëtarët parashikojnë që dielli do të ulë intensitetin e tij, pra do të ketë një aktivitet më të qetë. Pritet që në vitin 2020 njollat e diellit të zhduken për vite të tëra, ndoshta edhe dekada.
Shkencëtarët shtojnë që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Efektet e një dielli të qetë janë më tepër se të mira. Do të ketë më pak ndërhyrje në sistemet elektrike të satelitëve dhe ato shpërndarëse të energjisë. Efekte të mira do të ketë edhe në ngrohjen globale, ku do të vërehet një rënie e ndjeshme e influencës së saj. "Ka ndodhur dhe më parë, por nuk shfaqej prej shumë shekujve", thonë specialistët. Në konferencën mbi fizikën diellore në Neë Mexico, shkencëtarët zbuluan parashikimet e tyre bazuar mbi aktivitetin diellor, fuqinë e fushës magnetike dhe zhdukjen e lëshimeve të fuqishme të materies nga sipërfaqja diellore. Parashikimi specifikon që koha e pritur mbi fillimin e ciklit diellor është viti 2020, por ekspertët, thonë që në bazë të regjistrimeve të tyre dielli ka vite që ka një intensitet më të ultë.
Gabimet që bëjmë nën dritën e diellit
Nuk mjafton vetëm të ekspozojmë trupin. Për pamjen perfekt, ka një sërë sekretesh të vogla Gabimet që bëjmë nën dritën e diellit. Të gjitha këshillat për një lëkurë në ngjyrë çokollate. Zakone të këqija, bindje të gabuara, fjalë bajate... Për të marrë sa më shumë ngjyrë në plazh, pa dëmtuar trupin, mjafton të keni informacionin e duhur dhe të ndiqni këto udhëzime: Rërë e ngrohtë, një puhizë e lehtë që të ledhaton trupin dhe po të mbyllësh sytë të duket sikur je në një ëndërr. Ditët e nxehta të verës kanë filluar "të vjedhin" orët e fundit që i kanë mbetur stinës së pranverës. Tashmë, trupat e njerëzve janë të zhveshur tërësisht nga rrobat me mëngë të gjata, madje shumë prej tyre kanë marrë edhe ngjyrë, sepse u janë drejtuar qendrave të bukurisë duke bërë solar, duke menduar
se kjo e fundit "i mbron nga djegia" në plazh. Të tjerë u janë drejtuar farmacive për të blerë solucione që e mbrojnë trupin nga dielli. Dikush tjetër ka zgjedhur një krem solar me faktor mbrojtës mesatar, kështu mund të qëndrojë gjatë gjithë kohës nën rrezet e diellit pa u shqetësuar. Si ju duket? Mendoni se gjithçka është në rregull, apo jo? Gjithsesi, kjo është ajo që pjesa më e madhe prej nesh ka parë, dëgjuar e lexuar, ose thjesht që bën çdo vit, sepse jemi mësuar kështu. Megjithatë, duke u ekspozuar në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës në diell, pa u mbrojtur, rrezikojmë të bëjmë gabime të vogla e të mëdha, me pasoja që ndikojnë menjëherë në lëkurë, apo rreziqe të tjera që shfaqen dalëngadalë me kalimin e kohës. Shpesh ato që na ngatërrojnë idetë për pasojat e rënda dhe dobitë e rrezeve të diellit janë mesazhet kontradiktore.
Lajmi i fundit është publikuar vetëm disa muaj më parë: në fund të fundit, dielli nuk të bën dhe aq keq, madje ndihmon në parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin e vitaminës D (këtë e ka bërë të ditur një studim i institutit për studimin e kancerit në Oslo). Një studim i dytë (publikuar në "International Journal of Cancer") e ka rritur dozën, duke thënë se ekspozimi në diell, sigurisht duke u mbrojtur, eviton linfomën e Hodgkin (LH, një lloj tumori mjaft i rrallë). Në Shtetet e Bashkuara, "Indoor tanning association" (shoqata amerikane e pronarëve të solarëve) i ka përdorur menjëherë këto studime për një fushatë shkatërruese për mungesë informacioni. Slogani i tyre ishte ky: "Lamtumirë frikës dhe shqetësimit, dielli të bën mirë dhe kaq". "Janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do t'u vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate. Doja të saktësoja gjithashtu se solari është i dëmshëm për trupin e njeriut.
Nuk është e vërtetë që dhomat e tyre janë të kontrolluara", thekson për "Neësëeek" presidenti i "American academy of dermatology". Kjo është një bindje mjaft e përhapur, ashtu siç konfirmon edhe drejtori i shërbimit të fitoterapisë në institutin dermatologjik në Çikago: "Në ndryshim nga ç'mendohej disa vite më parë, "melanoma" (lloj tumori malinj) është më e lidhur me rrezet Uva, ato që lëshohen nga llambat, të cilat futen në thellësi e më pak e lidhur me ato në kombinimin Uva-Uvb, të pranishme në dritën natyrore. Ndaj, bërja e disa seancave solar para vajtjes në plazh, për të ulur formacionin e melaninës dhe për t'u ndier të mbrojtur, është e gabuar". Rreziku është shumë i limituar nëse u drejtoheni solarëve herë pas here, gjë e cila nuk duhet nënvleftësuar nga ata që e përdorin gjatë gjithë vitit. Ky nuk është gabimi i vetëm që bëjnë përdoruesit e solarëve. Ka edhe nga ata që para se të marrin pushimet përfitojnë vetëm fundjavave për t'u nxirë. Ndërsa disa të tjerë ngrihen herët të shtunave në mëngjes dhe me një krem solar të mbetur në sirtar nga viti i kaluar, me faktor mbrojtës jo më të lartë se 10, lyhen e shkojnë në plazh ose park për të
kaluar ditën. Sipas projektit të Bashkimit Evropian për parandalimin e "melanomës", një tubet 100 mililitra shërben për tre ose katër përdorime gjithsej. Është e këshillueshme që çdo dy orë trupi të lyhet me krem, pasi të dilni nga uji. Edhe manuali i përdorimit shkruan se kremi duhet të qëndrojë në ambiente të freskëta, si dhe nëse i ruan apo jo vetitë e tij edhe pas daljes nga uji. Ja një tjetër iluzion që duhet sqaruar: kremrat e butë e transparentë nuk e bllokojnë rrezatimin e rrezeve të diellit. Për ta mbrojtur vërtet lëkurën, kremi duhet përdorur shpesh. Nëse nuk respektohen këto rregulla, rreziku që na kanoset është i madh dhe nuk përfshin vetëm "melanomën" (forma më agresive e kancerit të lëkurës, që nuk e kalon 10 për qind të totalit), por edhe karcinomën e basaliomën, dy forma tumorale të frikshme, por që nuk duhen lënë pas dore, sidomos e para, pasi metastazat e saj përhapen me shpejtësi. "Faktorët e rrezikshëm për melanomën njihen pjesërisht. Disa prej janë të lidhur me sytë, flokët dhe lëkurat e bardha, praninë e qukave me formë dhe madhësi të ndryshme", shpjegon ish-drejtori shkencor i institutit të tumoreve në Milano dhe president i programit "Melanoma" të OBSH-së. "Për ata që janë të predispozuar të ekspozohen në diell pa kremra mbrojtës, djegia nuk përbën ndonjë problem shqetësues, duke qenë
se janë mësuar kështu që të vegjël". Në nëntë nga dhjetë raste, kanceri i lëkurës shfaqet në dy forma: basalioma përfshin shtresat më të thella të epidermës dhe duket si një nyjëz e vogël me ngjyrë, vazhdon më tej ai. Pas heqjes, mund të konsiderohet e shëruar; ndërsa karcinoma, e ka origjinën nga shtresat sipërfaqësore dhe është e lidhur me djegien nga dielli (haset lehtësisht
mbi fytyrë dhe shpinë). Ky lloj tumori rrallëherë jep metastaza, por sërish duhet kontrolluar. Zakonisht, nëse në trupin e një individi gjendet një kancer i tillë, atëherë është shumë e thjesht të zhvillohen edhe tipe të tjera tumoresh, të cilat duhen hequr sa më shpejt të jetë e
mundur.
Zgjidhja e vetme, duke evituar ekspozimin në orët e drekës, është përdorimi korrekt i kremrave solarë. Edhe nga kjo anë kemi të reja. "Në manualin e përdorimit, e gjithashtu nëpër reklama, janë fshirë disa diçitura, sepse nuk ekzistojnë substanca që janë në gjendje të filtrojnë komplet rrezet e diellit. Faktorët mbrojtës janë bërë uniform në nivel evropian, ndaj më i këshillueshmi është 50+. Kremrat me faktor mbrojtës më të ulët se 6 nuk janë cilësuar si solarë, por kozmetikë, për të
mbajtur trupin të hidratuar e të butë", thotë ai. Përkrah shifrave, shoqatat e konsumatorëve kanë shkruar me shkronja kapitale një diçiturë mjaft domethënëse: Për një faktor nga 6 deri në 10
duhet shkruar "mbrojtje e ulët"; nga 15 deri në 30 "mbrojtje mesatare"; nga 30 deri në 50 "mbrojtje e lartë"; ndërsa me 50+ "mbrojtje maksimale". Shoqata këshillon të verifikohet data e skadencës dhe të mos përdoren produktet e hapura në fillim të vitit, sepse filtrat solarë
kimikë prishen lehtësisht. Ja një e dhënë tjetër e rëndësishme, që jo të gjithë e dinë: filtrat
mund të jenë të paqëndrueshëm e të prishen edhe për shkak të vetë diellit, ndaj është i këshillueshëm një krem me faktor mbrojtës të lartë (kjo duhet të jetë e shkruar në etiketë).
Filtrat fizikë (përmbajnë zink dhe lënë ngjyrë të bardhë në trup) nuk e kalojnë faktorin mbrojtës 30 dhe për të qenë vërtet efikase u duhen bashkangjitur atyre kimikë. Po ilaçet që premtojnë mbrojtjen e lëkurës? "Mund të jenë të vlefshme për të mbajtur të aktivizuar mbrojtjet imunitare të lëkurës, por nuk zëvendësojnë kremrat solarë". Në fakt, ilaçet përmbajnë antioksidues si betacaroteni, "likopene" dhe enzima laktike. Por, shoqatat e konsumatorëve pohojnë se bëhet fjalë për elementë që gjenden te zarzavatet, si karotat, domatet dhe prodhimet e qumështit. Gjithashtu, për të pasur rezultate të ngjashme duhet të ushqeheni në mënyrë sa më të shëndetshme, duke konsumuar sallatë dhe kos. Një kujdes të veçantë duhet t'u kushtoni kremrave vetënxirës, të cilët stimulojnë prodhimin e melaninës, por nuk ofrojnë mbrojtje. Ndërsa kremrat super të shpejtë janë thjesht ngjyrues.
Përveç tumoreve, nuk duhen neglizhuar efektet e tjera të diellit, siç është edhe eritema, një lloj reagimi alergjik ndaj dritës. "Pjesa më e madhe e atyre që vuajnë nga kjo anomali përdorin kortizol, pa llogaritur më pas që ekspozimi bëhet i pamundur. Për shembull, sensibilizimi përmes shoqatave është bërë në lidhje me rrezet e marra në vendet tropikale, por jo më pak edhe kundrejt atyre të marra në Mesdhe. Për të parandaluar problemet e shumta duhet bërë një analizë korrekte e mënyrës
se si trupi reagon ndaj dritës së diellit, për shembull falë stimuluesit diellor, një përbërës që ndihmon për të studiuar me ekzaktë fototipin e një peroni". Vlerësimi i fototipit është i vlefshëm për të shmangur rreziqe më serioze, si djegiet nga dielli, që mund të jenë shumë të dhimbshme,
shoqëruar me temperaturë dhe dehidratim.
Përgatiti për botim Luigj Shyti
KUR INVESTIMI I PERKET SE ARDHMES…
I ndodhur përballë tabelës se rezultateve, tashme te shpallura, te konkurrenteve për studime pranë gjimnazit me emër të mirë te rrethit tone, "Pjeter Meshkalles", nje ndjesi kënaqësie e vërtetë përqethi gjithë qenien time prej Njeriu … prej njeriu dukagjinas, qe domosdoshmërisht si gjithë te tjerët mendimi me rrahë në dëshirën e mirë për të qenë pjese vitale e këtij qyteti, ku sot jetojmë dhe nesër do të lëmë pasardhësit tanë. Dhe e gjitha kjo ngjau nga "gjeografia" e llagapeve (mbiemrave) te shpërndarë në të gjithë zonën e Dukagjinit që i përkisnin listës se fituesve , te cilët ne shtatorin e këtij viti do të bëhen "banorë" të lëmit të diturisë pran këtij tempulli fosforeshent. E nuk ka se si të mos emocionohesh kur mbiemra si : Ashta, Kodra, Fermosi, Logu, Vuksani, Kollaj renditen ne vendet e para te listës! Dukagjinasit e migruar në këto njëzet vite, vërtetë e kishin torbën e mbushur me njëmijë e njëqind halle e probleme, qe nga nevoja për nje një banese, qofte edhe modeste, për nje vend pune sa për te siguruar "bukën e gojës", si aspirate e përhershme e këtij komuniteti përsa i përket mbijetesës dhe, përveç këtyre, sikur te mos ishin te mjaftueshme, edhe me përballjen e njëlloj përçmimi sa qesharak aq edhe anti-qytetar te ushqyer nga njerëz qe asgjë më pak se qytetërimet nuk njohin. Pavarësisht kësaj brenge sociale, e ushqyer nga përballja qindra vjeçare nga kushtet "kanibaleske" klimaterike dhe dhuna e te gjitha pushteteve te mëparshme, përsëri tek dukagjinasit nuk është shuar etja për dituri, arsim, konkurrence e ego pozitive. Dëshmi e këtyre fjalëve janë kontributet intelektuale te kësaj zone, te cilat kane ngjyrosë kostumin e artit e kulturës shqiptare me perfomancat me te arrira te ndjesisë kulturale evropiane. Natyrshëm mund t`i vije kujtdo ne mendje nje thënie filozofike, e cila pak e shume thotë: "I do frutet për nje vit? -Mbill nje bimë! I do frutet për dhjete vite? -Mbill nje peme! I do frutet për njëqind vite? -Eduko nje brez!". Kjo, dita–ditës, po duket qartazi tek prindërit dukagjinas dhe tek fëmijët e tyre, te cilët tashme janë bërë pjese e gjallesës së shpirtit lëvizës të këtij qyteti, qe nga shkollat 9-vjeçare, gjimnazet, Universiteti, Kori i Kishës, Koreografia e Teatrit, Bilbilat e Vegjël e kudo tjetër. Tani duhet pranuar se nje pjese e "zemrës" se këtij qyteti rrahe me ritmin e zemrave dukagjinase. "Kraharori" i këtij qyteti ehte i kryqëzuar nga rruge te tilla si: Rruga "Lin Delia"; Rruga "Martin Camaj"; Rruga" Mikel Koliqi" e shume te tjera. Këta fitues dukagjinas ne gjimnazin "Pjeter Meshkalla" nesër pasnesër do te jene pasardhës te denje te këtyre gjyshërve e stërgjyshërve te tyre. Këta bij e bija dukagjinasish po mësojnë pikërisht ne nje gjimnaz qe mban emrin e nje dukagjinasi, Pjeter Meshkalles, këtij njeriu te lindur ne Nikaj , jeta e te cilit është nje epope e vërtetë e shpirtit te paepur njerëzor përballë egërsisë së regjimit. (Ne vëllimin e katërt "Dukagjini ynë" do te botohet jeta dhe vepra e tij". Nga dera e këtij gjimnazi kane dale kohet e fundit vlera te vërteta dukagjinase si: Florenc e Marinela Buxha, Anila Milani e te tjerë. Jo rastësisht, mësuesi i fizikes i këtij gjimnazi, Tonin Vasa(Ndoci) ne librin e tij "Reflekse Mozaiku" ne faqen 65, kur flet për nxënësit e tij dukagjinas ne këtë gjimnaz, shprehet: "I njoh nga sytë e kthjelltë që kanë pastërtinë e qiellit bjeshkor. I njoh nga gjuha, në dialektin e tyre, që ngjan me cicërimën e dallëndysheve përzier me gurgullimën e krojeve malore. I njoh nga sjellja, janë vajza por duken si zana, zana mali qe mrizojnë në qytet, por me freskinë e flladit malor. I njoh nga devocioni fetar. Feja dhe zakonet janë tipike për shqiptaret, në veçanti për malësorët. I njoh nga bukuria e shpirtit te patrazuar, nga djallëzitë e kohës dhe dëshirojnë të fluturojnë në krahët e ëndrrave. I njoh nga veshja tepër bashkëkohore. Hije dhe nur i jep në mënyre të veçantë xhubleta jonë 400-vjeçare. I njoh nga doket e zakonet, duken si zogjtë e malit në kafazin mbretëror të një qyteti. Dhe kush janë ato? -Jona, Eneida, Dorjana, Anila, Kozeta, Arkangjela, Marjana, Kristina e te tjerë ...".
Me shpresën e patundshme se, këta fitues do te jene ne rreshtat e parë të arritjeve në këtë gjimnaz, edhe unë i uroj: "Udhë të mbarë bij e bija të Dukagjinit, në rrugën më fisnike që ka njohur njerëzimi, në rrugën e DITURISE".
Nga Lazer KODRA,
Kryeredaktori i gazetës "Dukagjini"
Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza