part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

5 MAJI, dita e ndërgjegjes kombëtare

Me 5 Maj te këtij viti, kinemaja "Milenium", ishte mbushur plote e plote me veterane, me pas-veterane, me te rinj e reja për te përkujtuar nje date mjafte te rëndësishme, nder me te rëndësishmet e nacionalitetit shqiptar, datën simbolike te kujtimit te dëshmoreve te të gjitha kohërave qe dhanë jetën për pavarësi, për liri dhe për prosperitet shoqëror.
Këtë takim përkujtimor e hapi Kryetari i organizatës se Veteraneve-dega Shkodër, Qemal Llazani, i cili pasi pjesëmarrësve ju uroj mirëseardhjen, i dha fjalën Kryetarit te organizatës se dëshmorëve te atdheut-dega Shkodër, Berhan Bushatit.
Zotëri Bushati, nder te tjera theksoj: "Jemi mbledhur sot, për te përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve te LANÇ dhe te dëshmorëve te atdheut. Duke kujtuar ketë ngjarje te rëndësishme historike, sjellim kujtesën ndaj dëshmorëve te Atdheut te të gjitha kohërave qe janë dhe mbeten nderi dhe lavdia e nacionalitetit shqiptar. Sjellim kujtesën ndaj atyre qe nuk kursyen gjene me te shtrenjte, gjakun dhe jetën e tyre, ndaj qe luftuan për çlirimin e vendit, për nje Shqipëri te lire, te pavarur dhe demokratike.
Ne çdo kohe dëshmorët kane zënë vend te nderuar ne jetën e nacionalitetit tone dhe nder to, vend kryesor zënë dëshmorët e LANÇ te popullit Shqiptar. Ne vlerësojmë ne mënyrë te veçante veprën e tyre, sepse ato janë dëshmorët me te lavdishëm, qe kan dale nga gjiri i popullit tone, kundër pushtuesve nazifashist për liri, demokraci e përparim, ato janë bashkëluftëtaret tanë.
Me 5 maj u vra ne Tirane nga pushtuesit fashist Qemal Stafa, militant dhe udhëheqës i shquar i Rinise Komuniste e Antifashiste. I rrethuar nga armiqtë, ai mundi ti tregoje rinise dhe mbare popullit Shqiptar se çfarë ishte ne gjendje te bënte djelmnia Shqiptare. Pikërisht për këtë, dita e 5 majit, e nënshkruar me gjak te kulluar te djaloshit Qemal Stafa, u caktua si dita e dëshmorëve te atdheut.
Ne LANÇ te frymëzuar nga traditat e lashta atdhetare, u realizua uniteti i popullit pa dallim feje, krahine dhe ideje, ne te cilën 70 000 bije e bija te këtij vendi, rrëmbyen armët dhe mbushen radhët e formacioneve luftarake partizane.
Shqipëria është krenare qe ne luftën e Dyte Botërore u radhit në krah te Koalicionit Antifashist te kryesuar nga Anglo-Sovjeto-Amerikan. Rezistenca e popullit Shqiptar ne vitet 1939-1944, zë vend nderi ne kuadrin e rezistencës antifashiste Evropiane dhe Botërore. Shqipëria ishte vendi i pare ne Evrope qe u pushtua nga fashizmi Italian, por edhe qe u çlirua nga populli i saj, nga ushtria e saj partizane, me 29 nëntor 1944, pa ndihmën direkt te ushtrive aleate.
Ne këtë Lufte Antifashiste Nacionalçlirimtare dhanë jetën 28 147 dëshmorë, duke luftuar me armen ne dore, ne demonstrata, ne burgje, ne kampe te shfarosjes e te tjera. Nga 5 gra qe u varen ne litar gjate Luftës se Dyte Botërore, 4 prej tyre ishin shqiptare.
Nuk do te harrohen kurrë sakrificat dhe përpjekjet e luftëtarëve qe bene për çlirimin e Shqipërisë gjate LANÇ, ne veçanti: 5 heronjte e Vigut: Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Ndoc Deda e Hydaajet Lezha; Tre heronjet e Shkodrës: Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja; heronjte Tom Kola, Vasil Shanto, Fahri Ramadani, Shenjaze Juka, Manush Alimani, Hajrullah Kastrati, Danjel Maltia, Vaso Kadia e shume te tjerë; dëshmorët e luftës se Reçit; dëshmorët e Prishtinës, te Kukësit, te Barbullushit, te Dukagjinit, te Vau-dejës, te Oblikes dhe te tjerë qe mbeten yje te pashuar për popullin e Shkodrës.
Ne ketë dite te 5 majit përkujtohen dhe respektohen te gjithë ata luftëtarë e luftëtare qe ne shekuj nuk kursyen asgjë për pavarësi dhe liri ne luftën kundër okupatorit shekullor atoman dhe ne veçanti te rene ne kryengritjen antiosmane ne vitet 1910-1912, si dhe atyre qe ranë ne lufte kundër shovinisteve fqinje ne vitet 1913-1921. Me respekt kujtohen rilindësit e patriotet, Heroit e Popullit: Luigj Gurakuqi, Pashko Vasa, Bajram Curri, Migjeni, Dede Gjon Luli, Mehmet Shpendi qe kontribuon me pendë dhe me pushke ne dore për fitoren e pavarësisë, te lirisë se popullit Shqiptar dhe për përparim shoqëror.
Me respekt kujtohen dhe nderohen te gjithë ata qe dhanë jetën ne shërbim te lirisë, ne shërbim te rendit dhe jetës se njeriut, si: Nënkolonel Arben Zylyftari, Drejtori i Policisë se Qarkut Shkodër; aviatorët Shpëtim Sula e Ndue Logu; oficeret Muhamet Muja, Shab Selimi, Kole Thaçina, Arben Laskaj, Petrit Doçi, Lulëzim Figuri, Gjelosh Dede Kola dhe shume te tjerë qe ranë ne krye te detyrës dhe mbeten yje te pashuar.
Sakrificat sublime te dëshmorëve te nacionalitetit shqiptare ne te gjitha etapat e historisë se tij, populli është munduar ti përjetësoje dhe nderoje ne te gjitha mënyrat, si: me këngë, me poezi e proze, nëpërmjet dramave dhe filmave, me ngritje lapidaresh dhe monumenteve, nëpërmjet varrezave te veçanta, me emërtimin e shkollave, te institucioneve, te lagjeve, te rrugëve, te shesheve e te tjera e te tjera.
I takon, ne radhe te pare, Organizatës se Veteraneve dhe te Dëshmorëve te Atdheut qe t`i mbaje te gjalla këto tradita dhe t'ua transmetoje brezave ne shekuj, dhe kjo detyre e realizueshme patjetër ne koordinim me pushtetin lokal. Sa me shume te bashkëpunohet me te aq me shume ai do te ketë frytet e veta ne shërbim te komunitetit dhe te ardhmes".
Ne vazhdim te ketij aktiviteti, veteranet dhe te tjerë, me automjete shkuan te varrezat e dëshmorëve, ne memorialin e tyre u vendosen kurora dhe lule nga organizata te ndryshme. Kortezhi kaloi ne mjediset e varrezave duke bere homazhe dëshmorëve te Atdheut. Me këtë rast u bene shume foto, te cilat do te jene nje dëshmi e rëndësishme për brezat ne kujtimin e dëshmorëve te atdheut.
Nje pjese e veteraneve me buxhetin e tyre modest dhe ndihmën e zonjushës Keti Bazhdari, ne afërsi te Stadiumit kaluan nje dreke te këndshme.
Refleksione:
Nuk dua te ndalem gjate, por dua te theksoj:
* Me nje vendim te shpejte te Këshillit te Bashkise se qytetit Shkodër, vendoset te hiqet nga qendra e qytetit monumenti i "5 heronjve te Vigut" dhe te vendoset ne afërsi te varrezave te dëshmorëve. Nje vendim krejt i pakuptimte. Atë monument, çdo qytet i botes demokratike do ta kishte për nder jo vetëm se ata ishin luftëtarë qe dhanë jetën për atdheun, por dhe si vepër arti. Çfarë përfaqësonte ai monument? Ai monument përfaqësonte bijtë e Shkodër- Loces, qe luftuan dhembe për dhembe me bishën fashiste dhe naziste qe se bashku me bashkëpunëtoret e tyre kishin pushtuar Atdheun e ju kishin marre lirinë. Ai monument përfaqësonte idealet e larta te popullit shqiptar për pavarësi dhe liri. Çdokush qe mendon t'ia cenoje lirinë dhe historine nje populli duhet te matet mire, duhet te bej llogarite mire … ! Ai monument përfaqësonte pjesën dërmuese te popullit te Shkodrës dhe te gjithë Shqipërisë qe ishin rreshtuar për krah Koalicionit me përparimtar te kohës, atij Antifashist Botëror, pra kundër makinës nazi-fashiste dhe bashkëpunëtoreve te tyre dhe sigurisht qe nuk përfaqësonte ata qe bashkëpunuan me okupatorin. Prandaj e theksoj, se ai vendim mbart ne vetvete bloze turpi, dhunim te historise se ketij populli dhe sinjale profashiste perballe Evropes ku duam te integrohemi.
* Me datën 15 shkurt 2007, tre dite përpara se te mbaronte mandati i këshillit, se me datën 18 shkurt te atij vitit u bën zgjedhjet për pushtetin lokal, merret vendimi i ndryshimit te emërimeve te lagjeve, te rrugëve e te shesheve. Shume lëvizje me kane bere përshtypje, por mbi te gjitha ne këtë vendim me ka bere përshtypje: Sheshit "Luigj Gurakuqi" i hiqet ky emër, rrugicës "Luigj Gurakuqi" i hiqet ky emër, lagjes "Vojo Kushi" i hiqet ky emër, rrugës "Çlirimi" i hiqet ky emër. Si është e mundur, qe sot nuk kemi asnjë shesh dhe asnjë rruge me emrin e atij qe nuk mund te kuptohet e gjithë Lëvizja për Pavarësi dhe Liri me emrin e Luigj Gurakuqit!? Jo radhe themi: Shkodra e Luigj Gurakuqit, sepse ky ishte simboli i këtij qyteti qe përfaqësonte gjithë atë plejade shkodrane për pavarësi dhe liri, për përparim shoqërorë dhe sot …!? Si është e mundur qe sot nuk ekziston shtëpia muze e Luigj Gurakuqit dhe është shtëpia e Oso Kukës shtëpi muze??? Është shume interesant, qe shtëpia e atij qe ishte oficer i Perandorisë Osmane dhe mbronte interesat e saj, ruhet , ndersa shtepia 'e babait, te Shkodres nuk u ruajka! Ketu edhe edhe logjika e me injorantit do te prodhonte te vertetat qe gatuhen fshehurazi ne kuzhinat e antivlerave evropiane.
Kush ishte Vojo Kushi? Ishte ai djalë shkodrane qe u hodh mbi tanksin fashist ne mbrojte te lirisë ashtu siç 65 vjet me pare kapi topin turk për gryke heroi i ynë Mic Sokoli dhe këtij heroi pak me pare i hiqet emri nga stadiumi dhe tani i hiqet dhe emri i nje lagjeje!? Rruga "Çlirimi" hiqet!? Pse? A ka nocion me te bukur se "çlirim", qe do te thotë Liri?! Është e qarte se këta dhe ata qe përfaqësojnë këta nuk e meritojnë çlirimin, nuk e meritojnë lirinë dhe fakti tregon se nuk e duan ate.
* Nuk jam për te marre hak, por nuk jam me ata siç kane qene nje pjese e anëtarëve te Këshillit bashkiak te qytetit tim, te qytetit te Teutës dhe te Agronit, te Luigjit dhe te Migjenit, qe janë pinjoll te kolaboracionisteve gjate Luftës se Dyte Botërore dhe për rrjedhoje vijojnë t`u shërbejnë qarqeve te asaj kohe qe ishin anti-nacionaliste dhe qe ishin ne shërbim te pushtuesit duke mohuar vlerat e veta, te qytetit tim, te qytetit te tyre. Vetëm ata mund te marrin vendime te tilla kundër figurave dhe personaliteteve te qytetit dhe te rrethit te Shkodrës. Do te ishte ne nderin e këtij këshilli te ri qe këto padrejtësi te korrigjohen, do te ishte ne nderin e Kryetarit te Bashkise dhe te këtij këshilli te Ri, te marrin vendim qe monumenti i Heronjve te Vigut te vendoset ne krye te lulishtes para godinës se bashkise ne anën e hapësirës se Parrucës! Do te ishte ne nderin e këtij këshilli te ri, te marri vendimin qe shtëpia e Luigj Gurakuqit te kthehet ne shtëpi muze dhe muzeu historik i Shkodrës te vendoset ne këtë shtëpi! Do te ishte ne nderin e këtij këshilli te ri qe rrugicës se "Gurakuqve" ti rikthej emrin "Luigj Gurakuqi". Nuk mundet qe rrugët, rrugicat, lagjet dhe sheshet tona, dhe aq me keq shkollat tona te pagëzohen me emra te bashkëpunëtoreve te pushtuesit te çdo lloji dhe aq me pak qe i kane shërbyer atyre për kundër popullit te vet.
* Dhe qe këto vendime te merren duhet nje bashkëpunim i ngushte ne mes këshillit te qytetit dhe organizatës se veteraneve, dhe përkujtimi i datave historike te qytetit apo rrethit tone te organizohen nga kjo organizate dhe te mbështeten nga ky këshillë, qe tek ne te krijohet nje klime tjetër bashkëpunimi dhe besimi, nje klime tjetër ndaj historisë, ngjarjeve dhe figurave te saj.
* Nje dite bisedoja me nje gazetare mbi heqjen e 5 heronjve te Vigut dhe me tha: "Nuk duhet te jene aty, se me anën e tyre edukojmë keq te rinjtë e te rejat. Ata paraqiten me pushke dhe ne ketë mënyrë i mësojmë ata te behën vrasës …". I thashë: "Jo e ke gabim more gazetar! Brezi i ri nëpërmjet monumenteve, memorialëve, pllakave përkujtimore, te muzeumeve e te tjera e te tjera, mësohet me historinë e popullit te vet, te qytetit, te krahinës dhe te vendit te vet. Prandaj duhet t`i bëni thirrje arsyes qe te mos politizoheni dhe t`i shërbeni vendit tuaj, popullit tënd, se ne te kundërt nuk i shërbeni dhe me vone historia do tu dënojë". Kjo bisede ra ne vesh te shurdhet, se ai ende vijon ne atë mentalitet duke i shërbyer jo te vërtetës qe dëmton rende edukimin e brezit te ri. Prandaj media e shkruar dhe vizive duhet te largohen nga politizimi dhe t`i shërbejnë qytetarit sipas se vërtetës, ta kërkojnë se atë e gjejnë kudo.
* Kultura e nje populli, nder te tjera vlerësohet dhe ne qëndrimin qe mban ndaj dëshmorëve te tij, ndaj bijve te tij qe dhanë jetën për liri. Shkodra nuk i ka gjë borxh pushtetarëve, te cilët mbajnë nje qëndrim dashakeq ndaj heronjve te saj. Shkoni te varrezat e dëshmorëve dhe besoj se do te dilni ne përfundime jo normale për këdo, por ne veçanti për pushtetarët e qytetit tone.
Perfundimi:
Lexues i gazetës "Dukagjini", pres mendimin tuaj për sa paraqes ne këtë shkrim modest, se mendimi i juaj do te ndihmoje me mire ne njohjen e gjendjes, vlerësimin e saj dhe paraqitjen e mundësive për tu ndrequr çka duhet te ndreqet.
Nga Ndue Sanaj, kolonel ne pension

Arbëria e pesë Gjergjave të mëdhenj

Mark Bregu
Ne qofte se ne mburremi me pese "B" te mëdhenj, si: Barleti, Budi, Bardhi dhe Bogdani, ne librin "Spikame publicistike" te autorit Marash Mehilli, na shfaqen si ne ekran televiziv Pese Gjergja te famshëm, te cilët shkëlqyen me te gjithë madhështinë qe nga shekulli XV deri ne shekullin XX.

Gjergj Araniti!
Historia nuk ia di vitin e lindjes, por gurin e rende te varrit ia gdhendi pese vjet para Gjergj Kastriotit.
Arianite njihen qe para dhjete shekujsh me zotërimet e tyre ne Shqipërinë Lindore e Juglindore. Edhe pse zbriten ne Dumre e Lushnjë, asnjëherë nuk ia dolën te formojnë nje zone kompakte. Figura me e madhe qe nxori kjo familje feudale mbetet Gjergji, qe kronikat e kohës e pershkruajne si atdhetar trim, udhëheqës te spikatur ne luftërat antiosmane, aleate dhe kundërshtar i Gjergj Kastriotit, edhe pse dhëndëri i tij. Ai e la oborrin e Sulltanit ne Edrene për tu vene ne balle te kryengritjeve te mëdha shqiptare te viteve 30-te shekullit XV. Brigjeve te Shkumbinit korri nje varg fitoresh, nder te cilat me e rëndësishmja ishte ajo kundër Ali Bej Evrenozit. Mori pjese ne Besëlidhjen e Lezhës për krah Gjergj Kastriotit, por pas 6 vjetësh u largua prej tij i pa kënaqur nga politika qe ndiqte ai për te thyer partikularizmin feudal. Zotërimet Aranitas u përfshinë ne shtetin e Gjergj Kastriotit vetëm pasi vdiq Gjergj Araniti. Autoriteti i Aranitit ishte ne te gjithë Ballkanin. Ai bashkërendoi veprimet luftarake me ekspeditat antiosmane te hungarezeve. Ishte nder me te besueshmit ne planet qe u bene për nje kryengritje te madhe mbare Ballkanike kundër turqve, përpara se Gjergj Kastrioti te kthehej ne Kruje. Atdheut te vet, ai s'i mbeti borxh për asgjë. Nje jete te tanë e kaloi ne luftëra çlirimtare, me vendosmëri te paepur, me gjak te ndezën e profil krenar.

Gjergj Balsha i Dyte:
Familja feudale e Balshajve ne Shqipërinë e Veriut, sundoi 61 vjet, qe përfshihen në dy shekuj: fundit te shekullit XIV dhe dy dhjetëvjeçarëve te pare te shekullit XV. Sundimtaret e kësaj dinastie hynë ne konflikte te brendshëm e te jashtëm. Për te zgjeruar zotërimet e tyre, luftuan me Karl Topine, sundimtarin e Durrësit, e me feudalet boshnjake, me Raguzën dhe Venedikun. Ata kaluan nga ortodoksia ne katolicizëm, dhe pse qene nipa te car Llazarit. Ketë, siç shkruan studiuesi Primo Shllaku, e bene qe "Ne vijën e nxehte te përpjekjeve me sllavet, gjithmonë te kishte sa me shume ... te ndryshme, qe dyert me ta te ishin sa me te mbyllura e identiteti te behej fortifikate". Figura me e ndritur e derës se Balshajve ishte Gjergj Balsha i Dyte. Ai e shtriu sundimin deri ne Himarë, ne Ohër e ne Kostur. Shteti i tij bashkonte pjesën me te madhe te trevave shqiptare, me popullsi unitare. Shekulli XIV e thirri me emrin "Zoti i Arbërisë". Balsha i Dyte u vra ne betejën e Savres ne Myzeqe përballë forcave osmane qe i thirri ne ndihme Karl Toia. Kjo ndodhi me 25 shtator 1385.

Gjeneralisimi Gjergj Basta!
Është nje figure e madhe e teorisë dhe e praktikes ushtarake evropiane te fillimit te Rilindjes. Ai nuk kish luftuar asnjë dite ne Shqipëri, por ishte nje shqiptar i lindur e i shkolluar ne Itali. Ai lindi rreth vitit 1550. Ai si ushtar dhe komandant shërbeu për mbi 40 vjet, duke luftuar me trimëri te radhe e duke udhëhequr me se 100 beteja ne krye te ushtrisë se Spanjës ne Flandër-Belgjik, Holande e France, si dhe ne krye te ushtrisë se Gjermanisë ne Hungari, Transilvani e te tjera. Për merita te shquara ushtarake arrin deri ne gradën me te larte, gjeneralisim. Për te kuptuar me mire se kush është Gjergj Basta, mjafton te themi: Ne nje botim madhor venedikas te shtëpisë botuese Xhunti me 1641 pre Disiplinën Ushtarake Universale, ne te cilin ishin mbledhur veprat e kapedaneve me te shquar, nga 12 traktate, 2 janë te Gjergj Bastes. Madje shqiptari i madh është i vetmi autor qe përfaqësohet me dy vepra ne këtë antologji klasike, e cila për kohen e saj kishte vlerat e botimeve me serioze enciklopedike dhe teorike te artit ushtarak. Studiuesit kane vlerësuar si gjeniale veprën e tij "Drejtimi i kalorësisë se lehte", "Mjeshtri i Përgjithshëm i Kampit" dhe "Mbi drejtimin e artilerisë". Basta ishte nje personalitet me kulture te gjere te gjithanshëm, ai zotëronte 6 gjuhe. U varrose me 20 nëntor 1607 ne Vjene me ceremoni e nderime te veçanta.
Vlerat e veprës se tij zbulohet e ndriçohet me shume nga ndikimi qe pati ajo ne shkencën ushtarake. "Embrionet" qe mbolli Basta u zhvilluan e u rriten me tej ne shekujt qe pasuan. Kur ballafaqon nivelin e sotëm te drejtimit e te organizimit ushtarak modern me atë qe trajtonte Basta, duke çmuar objektivisht kohen dhe rrethanat e kohës kur ai shkroi e drejtoi si strateg, nuk mund te mos entuziazmohesh nga thellësia e mendimit te veprës se tij dhe nuk mund te mos vesh re se ai është nje nga pararendësit e teorisë se artit ushtarak modern.

Gjergj Kastrioti, me i madhi i gjergjave!
Gjergj Kastrioti u lind para 600 vjetësh. Te dhënat baze për jetën dhe veprën e kësaj figure te shquar ne rrafshin nacional dhe ndërnacional ne historinë e shekullit XV i kemi tek Barleti. Historiani dhe humanisti i shquar, historinë e jetës dhe te bëmave te Gjergj Kastriotit e shkroi 42 vjet pasi, ai kishte ndërruar jete Kryetrimi. Megjithatë, ai nuk e di se ne ç'vend te zotërimeve te kastriotëve u lind Gjergji. Nuk jep shumë gjera për rininë dhe jetën e tij personale. Te dhënat me te plota historike për heroin tone nacional, për këtë simbol te shqiptarizmës ne luftën e lavdishme për liri, për këtë strateg, politikan, diplomat e burrë shteti, janë marre nga burime te ndryshme evropiane dhe osmane. Gjergji i shqua qe herët për aftësinë e tij intelektuale, ushtarake e fizike. Ai fitoi përvojë ne beteja te ndryshme ushtarake ne shërbim te osmanëve ne Azinë e Vogël dhe ne Ballkan. Atij, mendja i punonte për Arbërinë. Prandaj 6 vjet pas vdekjes se te atit, Krujën e çliroi me zgjuarsi me trimat e tij. Atë dite, me 28 nëntor 1443, ne Kruje, ai ngrit Flamurin qe kemi ne sot. Ishte 38 vjeç. Pas asaj dite, për 25 vjet rresht, ditën dhe natën, ai mendoi, punoi dhe luftoi për Shqipërinë. Ne Lezhe realizoj bashkimin politik te sundimtareve feudal. Krijoi shtet me ushtri e finance. Përballoi me sukses tre rrethimet e Krujës. Luftoi me turqit dhe me Venedikun. Murati dhe Mehmeti qe mbi shquheshin "pushtues te botes" u thyen përpara tij. Gjergj Kastrioti u tregua politikan i madh dhe diplomat i holle ne ndërtimin e urave te bashkëpunimit me Venedikun, Napolin e Papatin, me mbretin e Bosnjës, despotet e Serbisë, te Artës dhe me Kryepeshkopin e Ohrit. U ngrit mbi tradhtinë e Moisi Golemit dhe te Hamzajt. Nuk ngurroi ne masat shtrënguese ndaj Araniteve, Muzakajve e Dukagjineve qe u larguan nga Lidhja.. U dëshpërua, por nuk ra ne pesimizëm nga humbja e rende ne Berat, ne te cilën ushtrinë e komandoi i nipi. Për te mund te flitet gjate deri ne vdekjen e tij, e cila, ju shkaktua nga nje mize, ashtu si bashkëkohësit tij-Huniadit apo paraardhësit te hershem, Aleksandërit te Madh. Te grithe gjenitë e artit, nga vendi dhe bota kane përjetuar figurën epokale, te pakrahasueshme dhe te paarritshme te tij. Nga nje studim i njeriut te respektuar te lerave, Vasil Vasili kemi mësuar se janë 500 libra te shkruara për këtë shqiptar te madh me emrin Gjergj. E si te mos krenohemi ne? Ismail Kadare, me i madhi shkrimtar e sotëm, ka hedhur mbi letër Patosin për ketë kryehero te shqiptarizmit, qe mbetet motivimi i përkryer i veprës se tij. "Njëzet e katër luftëra beri / Njëzete e katër vdekje theu / Çka linte ditën mangët Gjergji/ Plotësonte natën Skënderbeu".

Gjergj Fishta!
Portreti i At' Gjergj Fishtës është shume planesh. Ishte poet, dramaturg, estet, eseist, piktor dhe muzikante. Këto aftësi poliedrike i vuri ne shërbim te Shqipërisë, duke kontribuar për çështjen nacionale, për liri, pavarësi dhe kulture. Ai mbetet për te gjithë kohet shprehësi homerik i ndjesive, dramave, disfatave e fitoreve te popullit shqiptar, veçanërisht gjate gjysmës se dyte te shekullit XIX. Ne poemën "Lahuta e Malësisë" janë evidentuar artistikisht, me fryme popullore dhe karakter nacional kacafytjet e shqiptareve me rrebeshet e kohëve për trojet dhe mvetësine e tyre. Gjithashtu, profili i tij si politikane e diplomat, si opozitar i Mbretit Zog, i ka shërbyer progresist nacional. Ai ishte kryetar i Komisionit për ndërtimin e Alfabetit te Gjuhës Shqipe ne Manastir, me 1908. Ai ka mbajte pseudonimin Gege-Toske, pra brenda kësaj ndërthurje, emër-mbiemër, predikonte unitetin nacional. Ne kryeveprën e tij poetike "Mrizi i zanave" ka disa vargje për Shqipërinë: "Atje lejnë po toske e gege / Si dy rreze n'flake t'nji Dielli / si dy rrfe qe shkojnë tue djege / kur shkrep reja nalt prej Qiellit". Ky artist i madh e njeri i shkencës, me grada e dekorime nga Akademi me prestigjioze te kohës se vet, mbetet për here i pranishëm dhe peshe rende ne altarin e nacionalitetit tone.
Pese Gjergjat e Mëdhenj shkëlqejnë si Pese Yje mbi Qiellin e Atdheut te tyre qe aq shume e deshën dhe e nderuan.

SHUHET NJË FLAMUR BUJARIE!

Prelë Milani

- Kam qënë nxënës në vitin 1970 kur shkuam me zhveshë miser nga Palajt në Dardhë, më ka mbetë në kujtesë bujaria e Pal Ndocit që gjithë nxënsëve të klasës sonë u poqi geshtëja deri sa nuk deshtëm ma!
Nikolle Pjetër Plepi, 50 vjeç, banues ne Kiras

Pal Ndoc Kodra sapo hyri ne ciklin e moshës së tretë, nuk mundi të voziste me lundrën e jetës. Ky njeri i mire lindi, u rrit, u plak dhe bëri një jetë krejt te zakonshme sipas kodit doksor të traditës duke ecur në një hap me evolimet stinore të kohës që jetoi.
Pal Ndoci asnjëherë gjatë jetës së tij nuk rrahu gjoksin për parardhësit e tij stërgjyshor, as nuk imitoj brezin emërmirë të burrave të vjetër të Dardhës, apo të Shoshit siç bëjnë disa moshatarë të tij, duke u shendërruar në fotokopje të dobta të etërve të vet.
Ishte prototip i njeriut të thjeshtë, shumë i njerëzishëm në shoqeri, pa rrebe kokëshkreta, pa vese d.m.th shih e shkruaj. Ndonëse me kushte të kufizuara fizike, me djersën e ballit dhe me shikën e dorës i siguroi familjes një jetesë relativisht të mirë në kushtet e jetesës së atëhershme të maleve, në antitezë me varfërinë e tejskajshme të pjesës se madhe të popullatës madje edhe në raport me ata qe sot vetëdeklarohën si ''BURRA'' të peshave të rënda.
Si prind rriti dhe edukoi një familje shembullore dhe bëri më të mirën e mundshme për arsimimin e vajzave të tij. Krejt në menyrë impozante krijoi individualitetin e vet duke u renditur në radhën e bujarëve (trevestarëve) shenjëtarë të kohës në Shosh, pse jo edhe me gjerë. E kush nuk e njeh atë shtëpi me tjegulla te kuqe veç të gjitha shoqeve të tjera të fshatit fotozhenik te Dardhës. E kush nuk e njeh atë shtepi që priti me urimin "Mirë se të pruni Zoti" mikun e rrugtarin, të riun e plakun, nevojtarin e nepunësin etj E pra kjo shtëpi nuk ka qënë vetëm emblemë e fshatit Dardhë por një flamur bujarie i Shoshit që valvitej krejt afër xhadesë së madhe të cilën e kanë njohur dhe respektuar Shala, Pulti madje edhe Pertejqafja
Pali kishte të gjitha hiret më të harlisura të një bujari kampion malesh. Zemërbardhësia dhe kavalierizmi i tij i veçante shembëllente në sytë që shperthenin në tufa xixëllimash, të kristalta sinqeriteti në vegime buzeshje dhe fjale milkuese, që buronin si burime termale nga arterjet e zemrës se tij bujare. Gjithmonë i puthur me cigarën e tij të dredhur, portret interesant i një lloji bujarësh që po shkon drejt zhdukjes nga evolucioni natyral.
Në dasma e morte, në shoqëri në shteg apo rrugë të katundit kur të "zinte prite" Pal Ndoci, nuk kishte rrugë të mesme veç t'i bindeshe me hirë ose pa hirë
Në fjalorin e këtij kavaljeri të shquar nuk ekzitonte shprehja :
-Apo vjen, apo, hajde te shtepia, por sinonimet me detyrim- percaktim
- Pasha Zotin nuk bane hap ma andej pa ardhë! She Zatën ( një betim karakteristik i sergjatur) i prine ksaj çete me pushue te shtëpia 10 dekika ! She Zotën nuk jam ka ta jap dorën, as ty, as shokëve qe ke me veti, pa e pi ka i kafe te shtëpia! Pasi "rekrutonte" çetën e vizitorëve në menyrë spektakolare vallzonte hijshem mikpritja më e kulluar që mund të buronte prej një zemre që gjithë jetën dhuroi bujari pa konar!

Ibriku i pashtërshem i Pal Ndocit

Pal Ndoci veçohej me gisht në Shosh si një nga vreshtarët më të bereqetshem, i cili minimalisht edhe senën më të ligë nuk binte nën kuotën 5-6 kuintal raki e venë.
Rakinë e venën nuk e prodhoi kurrë për treg, por gjithë jetën e piu pa pikë kursimi me miq e shokë, të njohur e të panjohur për nderën e shtepisë.
Sikur të mblidheshin në një shesh gjithë njerëzit që kanë provuar të pijnë nga çepi i ibrikut të Pal Ndocit, as Berishës as Ramës nuk do t' iu duheshin më tepër militantë për një miting spektakolar elektoral. Ibriku i Pal Ndocit ka nderuar miq, gjamatarë, festarë, rrugtarë, zyrtarë, burra zakoni, të rinjë, adhurues të gotës që e pinin më së miri, pse jo edhe qylxhij dhe pijetarë të rreshkur, të cilët duke mendur se po i shterronin ibrikun e Palit kanë shterruar ment e veta.

Një histori e paharruar me Ibrikun e Pal Ndocit

Dita e dasmes është një nga eventët më të medha të jetës së çdo njeriu. Në shiritin e kujtesës sime 29 korrikun e vitit 1990, dita ku u bëra dhendërr ka të stampuar në menyrë të pandashme edhe ibrikun e Pal Ndocit.
Rreth ores 11-30 makina e krushqeve( një zuk i Nd /Elektrike me shofer Paulin Pukën)
në të cilën isha edhe unë dhendri se bashku me nusën, diçka jo zakonore për atëhere. Jemi ndalur në hyrje të fshatit Dardhë. Aty sipas zakonit na dolën përpara me raki e meze, natyrisht Prele Pellumbi si nip Pepsumajsh doli i pari, duke na uruar e qerase me shumë përzemërsi. Sapo u ndamë prej grupit që udhëhiqte Prele Pellumbi pa kaluar as 100 metra, kishte ''zenë pritë'' Pal Ndoci dhe ky me ibrik se bashku me një grup dardhçorësh qe po niseshin për të ardhë në dasëm.U ndalëm edhe këtu, zbatuam ritualin siç e do zakoni, ndërkohë që krushqit gotat e rakisë vetëm sa i puthin e shumë pak u bënin shenjë. Ngaqë Palin e kisha dashamirë të veçantë dhe dukej shume i gezuar, unë që gjer aty nuk kisha pirë thuaj fare bëra perjashtim dhe e piva komplet një gotë! Krushkamadhi Gjon Shtegu duke pasë mendjën vetëm për rrugë ju thotë kolegëve merreni dhe nga një gotë se u nisem.
-Ti kadalë Gjona se Sha Zotin jeni heret boll!
Pini edha ka nji gotë shoqerojeni me nga një kastravec e një kodër djathi se keni ardhe nga Mirdita e jeni lodhë! Ne dasëm jemi t'u ardhë edhe na veçse ju jeni në makinë e na në kambë! Si gjithmonë krushqit në raste të tilla nuk duan të mos vonohen prandaj dorzuan gotat dhe brofën për tu nisë.- Pasha Zotin qeta raki nuk jam ka e çoj kurrë ma te shpia. Ju baftu mirë çka pitë e Prele Milani u trashigoftë dhe për befasinë e të gjithë të pranishmëve i hoqi shtupën ibrikut dhe e hodhi si shampanjë mbi xhamat e makinës!
Me vdekjën natyrale të Pal Nocit u shua një flamur i vaçantë bujarie malesh, ndaj këtë shkrim e bëj se pari si dedikim për zemrën e madhe qe pati ky njeri, i cili duke qënë se mbolli gjithë jetën bujari, meriton mirënjohje te veçantë nga ne që e njohëm!
Se dyti ia dedikoj një miku të mirë të familjes sime, dhe se treti si ngushëllim për njerëzit e tij që vuajnë nga mentaliteti ynë kolektiv i theksuar maskilist,prej nga buron shprehja sterjotipe
Ah i shkreti që nuk la djalë!
Më thoni o miq nesër kur të vdesë Klintoni, kush thotë në Amerikë
I shkreti Klinton që nuk la djalë?!
Pal Ndoci nuk ishte një homerik i vjetër që meriton gjamë të tmerrshme burrash sa të dridhen malet dhe luginat. Nuk ishte një hero epik që meriton memorjale poetike, rabsodi as vajtime me lot krokodili të vajtarëve profesionist!
Pal Ndoci ishte një njeri i mirë, i cili në pllakën e varrit meriton mbishkrimin:Këtu pushon një bujar i madh!

INTELEKTUALI DUKAGJINAS NIK KODRA (NIKA I VOGEL) NE FOKUSIN E AKADEMIKUT BEDRI DEDJA

DISA VROJTIME E PERFUNDIME PARAPRAKE RRETH ZHVILLIMT PSIQIK TE NJE INDIVIDI.
DY FJALE PER SHTRUARJEN E ÇESHTJES.

Psikologjia feminore , si dege e psikologjise se pergjithshme, siç pranohet zakonisht nga kompetentete dhe autoritetet e ketij lemi, eshte nje term i perpunuar ne menyre te pamjaftueshme.Ne pergjithesi ne studimete e psikologjise feminore(ku nje merite e madhe u takon psikologeve sovjetike) vihen re spjegime ende te jot e bollshme rreth zhvillimite te fenomeneve psiqike tek femijet normal( aq me te pakta , per te mos thene tepaprekura jane studimet rreth çfaqjeve te jashtezakonshme ne zhvillimin psiqik te femijeve ).Perveç kesaj po te germosh ne literaturen e psikologjise feminore te vendeve te tjera, pavarsisht nga rendesia e madhe universal qe mund te kete ajo,nuk eshte veshtire te bidesh qe vetem kjo literature nuk eshte e mjftueshme si udheheqje konkrete per gjithe punen e nje mesuesi apo edukatori te nivelit tone.Pra nndjehet shume mungesa e levrimit te psikologjise feminore ne terren shqiptar, mungesa e studimeve ne lemin e jetes psiqike te femijeve shqiptar.Pikerisht per kete arsye , me duket se ka ardhur koha te hstrojme si nje detyre immediate nevojen per te hedhur çapat e par ate nje pune sistematike ne vendin tone ne lemin e psikologjise se pergjithshme feminore.Kjo nevoje behet e domosdoshme ,veçanarisht sot, kur ne pregatitemi per riorganizimin e sistemit tone arsimor, pra edhe per ndertimin e nje baze me te shendoshe shkencore te rpocesit te punes edukative-mesimore.Ne kete drejtim sipas mendimit tim, nje kontribut i padiskutueshem do te jene edhe grumbullimi, sistemimi dhe pergjithsimi i materialeve te vrojtimeve psikologjike, te eksperiencave te thjeshta.Ne nje fushe te tille mund te japin shume ndihme mesuesit, te cilet çdo dite jane te lidhur ngushte me jeten e klases dhe te nxenesve.Puna e mesuesit eshte nje terren shume i pershtatshem per vrojtime psikologjike ne jeten e veprimtarine e femijeve.Si perfundim, ndoshta do te ishte e tepert te theksoja se fusha e studimeve psikologjike dhe puna kerkimore ne kete drejtim eshte nje nder me interesantet dhe me te mundshmet, veçanarisht per mesuesit.

DY FJALE PER OBJEKTIN E VROJTIMIT.

Siç u theksua edhe me lart, nje aspect i prapambetur ne pikepamje studimi dhe njekohsisht shume interesant i psikologjise feminore eshte edhe problem i çfaqjeve jot e rendomta, port e jashtezakonshme, shume te parakohshme ne zhvillimin psiqik te femijeve.Ketu poshte deshiroj te parashtroj nje seri faktesh, qe mendoj se paraqesin interes shkencor per anen faktive te psikologjise,duke vezhguar nje individ te tille(behet fjale per Nike Marash Kodren ose i quajturi ne ate kohe 'Nika i vogel' nga fshati Palaj-Shosh-Dukagjin:-shenimi im L.K).Tani per tani mjafton te thuhet se objekti i vrojtuar eshte nje femije i moshes shtatvjeçare,bir fshatari, I cili pa mbushur moshen e caktuar(gati nje vit me pare, gjashte vjeç e tre muaj) u regjistrua ne klasen e pare te shkolles fillore te fshatit(shkolle me kater klase kolektive).Sintomat e jashte zakonshme ne zhvillimin psiqik te femijes ,terhoqen vemendjen e mesuesit te tij(D.GJ) dhe e shtyne ate te beje nje pune te posaçme mesimore educative me te .Kjo pune zgjati gjate nente muajve te vitit shkollor.Si perfundim u vu re se brenda kesaj kohe , objekti i vrojtuar(pa kaluar ende kufirin tradicional qe ndan moshen e re shkollore nga mosha parashkollore ,d.m.th.7 vjeç; ne te vertete femija per te cilin behet fjale mbushi shtate vjeç 25 dite pasi perfundoi klasen e pare te fillores) jo vetem arriti te pervetesoje shkelqyeshem programin mesimor te klases se pare ,po ne disa drejtime çfaqi edhe disa sintoma zhvillimi shume te parakohshem, si p.sh. ne lemin e shprehive matematike,ku ai paraqitet me mire se nje nxenes i shkelqyer i klases se katert fillore dhe ndoshta nje nxenes i klases se shtate, pa permendur zhvillimin e aftesive ,arsyetimeve,fantazise,kujteses dhe horizontit te tij te pergjithshem.

VROJTIME DHE PERFUNDIME PARAPRAKE NE LEMIN E SHPREHIVE DHE AFTESIVE.
Mesuesi tregon:- kur me erdhi per here te pare ne klase,m`u duk I vogel dhe vendosa ta pranoj vetem si degjues.Pasi kaluan disa muaj vura re shkathtesi te çuditshme ,veçanarisht ne lemin e aritmetikes.Ai i kryente shume shpejt detyrat qe i jepeshin per t`i punuar ne heshtje dhe pastaj rrinte e degjonte me vemendje mesimet e aritmetikes qe zhvillohej ne klasat me te larta.Me ka ndodhur edhe keshtu: jap nje probleme ne klasen e katert,qe kerkon zgjidhje nepermes tri etapash.I drejtohem klases se katert per te me thene formulimin e kerkeses per etapen e pare .Nuk me pergjigjet asnjeri.Atehere me ngrinte gishtin vogelushi I klases se pare , i cili i kishte bere te gjitha llogarite permendesh dhe ne vend qe te me jepte formulimin e kerkeses se pare nxirrte pa gabim rezultatin perfundimtar te problemit….Siç dihet ne programin e aritmetikes per klasen e pare pefshihen vetem veprimet e thjeshta me dhjetshet e para.Shkathtesite dhe shprehite aritmetike ne moshen 6-7 vjeç krijohen ngadale, me veshtiresi dhe vetem per disa veprime aritmetike te thjeshta, si p.sh. 4+4, 7+2, 20-15, 10-2, 2x6, etj. Ne klasat e larta te fillores shkathtesite dhe shprehite aritmetike vijne duke u zhvilluar e perfeksionuar.Po tek objekti i vrojtuar, me sa duket, ka nje zhvillim te dukshem dhe shume te parakohshem jo vetem te shkathtesive dhe shprehive , po edhe te aftesive llogaritese permendesh, te cilat i japin atij mundesi ta kryeje kete detyre me nje sukses te jashtezakonshem. Ja disa shembulla veprimesh aritmetike qe kryheshin prej tij permendesh dhe shpejt ne lemin e shifrave ende te pakonceptueshme per kete moshe: 480+62=542; 6200+1700=7900; 76000+13400=89400; 960000+100000=1.060.000; 870000+200000=1.070.000; 59-12=47; 295-105=190; 6700-850=5850; 239000-21000=218000; 7500000-600000=6900000; 350:7=50; 420:6=70; 52x4=208; 72000:9=800; 1500000-600000=900000. Aftesite llogaritese çfaqen ne menyre te skelqyeshme edhe ne zgjidhjen e problemeve me arsyetim.Shembullat e problemave , qe po paraqite me poshte jane zgjidhur prej tij permendesh ne nje kohe kur ai nuk kish mbushur ende te shtate vjetet: a) Nje punetor e fillon punen ne oren 7 te mengjesit dhe e mbaron ne oren tre pas dite. Sa ore ka punuar gjithsejt? –Tete ore.-Po pse?-Prej ne shtate deri ne 12, pese ore, shtoj edhe tre , tete ore( ketu duhet shenuar se ai ka pervetesuar shume shpejt njohurite mbi matjen e kohes, di qe dita e plote matet me 24 ore, se numerimi I saj behet me dy here nga 12 ore dhe ka koncepte te qarta mbi ndarjen e ores ne minuta e sekonda). b)Nje automobile per dy ore ka bere 60 km. rruge . Sa km. ka bere per pese ore?-150km. c)Nga dy lope , njera per tre dite nxjerre 21 litra qumesht, tjetra per tre dite nxjerre 24 litra qumesht. Sa litra qumesht japin ted y lopet per kater dite?-60litra. Ka zgjidhur permendesh edhe gjithe problemet e perfshira ne biletat e provimit per klasen e katert.Interesante paraqitet edhe zgjidhja me lehtesi te madhe e detyrave te tilla, permendesh dhe brenda dy-tri sekondave: a) Gjej nje numer gjashte here me te madh se 13!-Per 78. B)Sa bejne dy te plota, tre gjysma dhe nje çerek?-Per tre te plota dhe tre çereke. c) Nje punetor diten e pare hap 11 meter kanal.Diten e dyte eshte pak pa qejf dhe hap dy here me pak.-Pergjigja e sakte jepet ne sekonde.Ne shumezimet permendesh , ditet e fundit te vitit shkollor ai arriti te beje me lehtesi shume te madhe brenda sekonave edhe veprime te tilla , si p.sh.370x18, pa folu me per 200x20, ose 400x10 etj.Shprehja e shkrimit tek ky object I vrojtuar paraqitet ne nivelin e nje nxenesi te zakonshem.Veç edhe ne kete mes ka rendesi fakti se ai shkruan pa gabime ortografike.Ne kete pkepamje paraqitet shume me i forte se nxenesit e klasave me te larta.Shprehia e leximit eshte mjaft e avancuar, ai lexon ngadale çdo tekst, pa gabime dhe duke I shqiptuar fjalet te plota .Me sa duket ritmi i ngadalshem leximit spjegohet me faktin se bashkimin e rrokjeve ai e ben heshturazi me mend dhe jo me ze, si moshataret e tij.Kjo flet per pjekurine mendore , ai nuk lexon mekanikisht çdo rrokje pa kuptim qe I del perpara.Me sa duket, ky lexim ne menyre te logjikshme I jep kohe edhe te regjistroje ne kujtes trajten e drejte te shkrimit te fjaleve, prandaj edhe nuk ben gabime ortografike ne te shkruar.Tani lind pyetja , ne ç`kufinj mund te futen keto çfaqje interesante ne zhvillimin psiqik dhe mendore te nje femije 7 vjeç. A kemi te bejme ne kete rast me nje thjeshte me nje aftesi te caktuar?Ne formulimet tradicionale te psikologjise thuhet se aftesia si veçori psiqike e personalitetit ndikon ne kryerjen me sukses te nje veprimtarie te caktuar, veç ajo nuk eshte shkaku kryesor qe determinon suksesin.Kjo eshte e vertete dhe e kuptueshme.Po ne rastin konkret, kur veprimtaria perkatese(d.m.th.llogaritjet aritmetike) kryhen jo vetem ne menyre te shkelqyer , po edhe me nje shpejtesi e lehtesi te jashtezakonshma pa lapes ne dore, siç nuk mund t`I beje as nje i rritur me diploma universitare atehere ç`duhet thene?Mos eshte kjo nje çfaqje shume e hershme talenti?Mendoj se jo.Nga historia njihen mjaft raste te çfaqjes se talentit ne moshe , veç na dege te artit, ose te veprimtarise mesimore shkollore.Talenti per matematike, me duket, nuk mund te jete shume i hershem dhe nuk mund te çfaqet ne moshen parashkollore per vete natyren e kesaj dege te shkences.Matematika eshte nje nder shkencat ekzakte me te veshtira dhe vlerat origjinale qe mund te jape njeriu me talentin e vet ne kete dege kerkojne jo vetem kulturen e domosdoshme shkollore(te cilen njeriu e merr pasi meson ne shkolle, d.m.th. ne moshen 7-14 vjeç, 15 vjeç e lart) po edhe nje horizont te gjere shkencor mbi kete kulture qe jep shkolla.Pra, ç`mund te kemi nerastin konkret?Vetem nje aftesi shume te zhvilluar llogaritese, te çfaqur ne moshe te njome.Mua me duket se ne individin konkret, te vrojtuar prej nesh, vihen re çfaqjet e dhuntive intelektuale dhe dhuntive special njekohsisht, ne shkalle te ndryshme zhvillimi.Pikerisht kjo dhe perfaqeson ne vetevete nje rast shume interesant dhe, besoj, shume te rralle. Siç dihet, dhuntia eshte nje tersi aftesish, qe percaktojne ose garantojne suksein ne nje leme apo veprimtari te caktuar.Vete fakti qe femija i vrojtuar u tregua I shkelqyeshem ne te gjitha lendet mesimora te klases se pare , ne moshe me te vogel se zakonisht dhe duke perparuar ne nje mase shume me te madhe se bashkemoshataret e tij, flet qarte per dhunti intelektuale mjaft te parakohshme dhe mjaft te zhvilluara.Por duhet theksuar , se ne rastin konkret,dhuntia intelektuale nuk spikat aq shume sa ç`spikat dhuntia speciale nje drejtimi te caktuar, ne lemin e llogaritjeve aritmetike, arsyetimeve aritmetike etj.Kjo,me duket, eshte karakteristike me e zhvilluar e personalitetit te femijes, kjo eshte veçoria qe del me teper ne pah,d.m.th. kjo eshte e jashtezakonshmja ne zhvillimin e tij psiqik.Nje dhunti special dhe veçanarisht ne lemin e matematikes, e çfaqur ne moshen gjashte vjeç e gjysme-eshte me te vertete nje fenomen i rralle psiqik.Ne tersine e aftesive qe si kompnente bejne pjese ne kete dhunti special, sipas mendimit tim, hyjne perceptimi shume i qarte dhe i sakte i numrave(vemendja e ketij nxenesi te vrojtuar mprehet shume, kur i ve detyre te degjoje ushtrimin ose problemin qe i jep per ta zgjidhur), aftesia kuptimore shume e zhvilluar(gati rregullisht, nuk eshte e nevojshme t`ia perseritesh dy here ushtrimin ose detyren), aftesite e llogaritjeve te rrufeshme aritmetike, me lehtesi,vetem neper mend dhe pa perdorur as leter dhe as laps(mjaft ushtrime e veprime te nderlikuara qe mua me eshte dashur t`i bej dy here me laps per 30-40 sekonda , ai i ka zgjidhur permendesh qe heren e pare per 2-3 sekonda dhe nganjehere edhe ne sekonde). P.sh.4+6x3-15x2:2=15.Me ket grup aftesish duhet bashkuar edhe arsyetimi shume i shpejte dhe logjik ne problemet aritmetike, ndjenja e zhvilluar e sigurise ne llogaritje , etj.Pra siç shihet, ketu kemi te bejme me nje fenomen psiqik te percaktuar ne menyre te qarte:dhunti speciale matematike shume te parakohshme.Per zhvillimin e saj kaq te dukshem rolin kryesor e kane luajtur njohurite, shkathtesite dhe shprehite e fituara gjate procesit te punes mesimore ne klase.Ky fakt verteton rolin determinant qe lot procesi i mesimit dhe edukates ne zhvillimin psiqik te personalitetit.

SHENIM:Ky artikull u muar nga revista"Arsimi popullor", janar 1963, me autor Akademikun Bedri Dedja.Ne numrin e radhes te gazetes "Dukagjini" do te botohet pjesa ne vazhdim dhe me pastaj edhe nje interviste ekskluzive me Nike Kodren( Niken e Vogel te asaj kohe), i cili sot eshte nje potencial intelektual per qytetin e Shkodres.
Pregatiti per botim:
Lazer Kodra

Ndodhi të rëndësishme nga jeta e Karol Vojtilës - Papës Gjon Pali II

• Më 18 maj të vitit 1920 në Wadovicë (rreth 50 km larg Krakovës), në Poloni, lindi Karol Wojtyla. Babai i Karolit ishte me profesion ushtar profesional, ndërsa e ëma Emilija Kacazorowska mësuese. Vëllai Edmund Wojtyla ka qenë mjek, ndërsa motra Olga kishte vdekur në lindje. Është pagëzuar me 20 qershor 1920.
• Më 13 prill 1929 i vdes e ëma, kurse tri vjet më vonë edhe vllau Edmundi, me 5 dhjetor 1932 dhe që nga atëherë Karol Wojtyla jeton vetëm me të atin. 
• Më 1934 pas shkollës fillore regjistrohet në gjimnazin klasik (Marcin Wadowita). Pos sportit, filloi të interesohej për teatër, kështu që edhe e formoi teatrin amator në Wadowicë.
• Në maj të vitit 1938, e mori sakramentin e krezmimit (përforcimit) dhe e jep provimin e pjekurisë (maturën). Gjatë verës me të atin vendosen në Krakovë. Në vjeshtë po të këtij viti e regjistron polonistikën në Universitetin Jagiellonian në Krakovë, pa e harruar dashurinë ndaj teatrit, por edhe më tutje merre pjesë në shumë lexime dhe diskutime të Klubit të polonistëve, të cilit i takonte edhe vetë.
• Me 1939 fillon Lufta e Dytë Botërore dhe nazistët e mbyllin Universitetin dhe për një kohë Karol Wojtyla detyrohet t'i ndërpres studimet.
• Me 1940 fillon të punojë si punëtor në Gurëthyesen, që ishte e lidhur me fabrikën kimike Solvay për t`i ikur internimit nëpër llogore pune në Gjermani. E ka njoftuar Jan Tyranowski-n, me profesion rrobaqepës, i cili e shpie në leximin e veprave të Shën Terezës së Avilës si dhe në shkollën e jetës shpirtërore të karmelitëve.
• Më 18 shkurt 1941 i vdes edhe i ati.
• Gjatë viteve 1942-1944 punon në fabrikën kimike.
• Me 1942 hyn në Seminarin Superior të Krakovës, i cili vepron në fshehtësi. Gjithashtu në fshehtësi i fillon studimet në Fakultetin teologjik të Universitetit të Jagiellon-it. Por njëkohësisht punon në fabrikën kimike.
• Më 01. 11. 1946 ditën e Të Gjithë Shenjtërve, kardinali Adam Stepan Sapieha e shugoron Karol Wojtylën meshtarë në kapelën e tij private.
• Më 02. 11. 1946 ditën e Purgatorëve kremtoi meshën e parë në kriptën e Shën Leonardit, pjesë e katedrales ipeshkvore në Wavelë.
• Gjatë viteve 1946-1948 i vazhdon studimet pasuniversitare në Romë, në Universitetin Domenikan Angelicum. Shkruan punimin e doktoraturës mbi Shën Gjonin e Kryqit.
• Me 1947 gjatë pushimeve verore qëndron në Francë, Holandë, dhe Belgjikë si përkujdesës shpirtëror i misionit katolik polak për minatorët në mërgim.
• Me 1948 në muajin korrik doktoron dhe kthehet në Krakovë. Emërohet vikari i famullisë (kapelan) në fshatin Niegowicy.
• Me 1949 transferohet në famullinë e Shën Florianit në Krakovë. Famullitari ia beson detyrën e Atit shpirtëror për studentët e Krakovës dhe për punëtorët në shërbimin shëndetësor. Shkruan poezi me pseudonimin Andrzej Jawien, punime për revista ˝Tygodnik Powszechny˝, u jep mësim feje studentëve, shkruan pjesë teatrale, organizon shëtitje, udhëtime dhe shtegtime.
• Me 1951 Argjipeshkvi i Krakovës Eugeniusz Baziak e liron nga famullia për t'u përgatitur për punë shkencore. Në këtë vit fillon të shkruaj habilitacionin për docent të lirë të etikës dhe teologjisë morale. 
• Me 1953 ligjëron etikën katolike sociale në Fakultetin Teologjik në Jagellonskog. 
• Me 1954 ligjëron në Lublin në Universitetin Katolik si udhëheqës i katedrës për etikë në degën (entin) për filozofi.
• Më 28. IX. 1958 shugurohet – prej duarve të argjipeshkvit Eugen Baziakut – ndihmës ipeshkëv i Karkovës. Me 38 vjet bëhet ipeshkvi më i ri në episkopat.
• Në vitin 1960 boton librin "Dashuria dhe përgjegjësia".
• Prej 1962 deri më 1965 merr pjesë në koncilin e Dytë të Vatikanit, ku do të jep kontribut të madh në përpunimin e konstitucionit pastoral Gadium et spes. Si kardinal, ka marrë pjesë edhe në pesë seancat e sinodës ipeshkvore në Romë.
• Më 16 qershor 1962 pas vdekjes së argjipeshkvit Baziak, emërohet vikar kapitullar. 
• 5-15. XII. 1963 për të parën herë shtegton në Tokën e shenjtë.
• Më 30. XII. 1963 Ati i Shenjtë Pali VI e emëron Karol Wojtylën argjipeshkëv dhe metropolit të Krakovës.
• Më 26. VI. 1967 emërohet kardinal i Krakovës. 
• Në vitin 1969 e boton librin e dytë "Personi dhe vepra".
• Me 1970 organizon disa vizita pastorale në disa vende të ndryshme të Europës.
• Me 1971 bën thirrje për përgatitjet e sinodës ipeshkvore.
• Me 1972 fillon sinoda ipeshkvore.
• Me 1973 merr pjesë në kongresin euharstik në Australi dhe viziton Manilën dhe Guinejën e Re. Udhëton për në Belgjikë dhe Francë. Bën thirrje për takimin e parë të sinodës ipeshkvore.
• Me 1974 disa herë e viziton Romën.
• Me 1975 vazhdon me punën e sinodës ipeshkvore. Ligjëron në seminarin Internacional në Friburg dhe në konferencën në Milano.
• Me 1976 u mbanë ushtrimet shpirtërore Kurisë së Vatikanit, në praninë e papës Palit VI. Organizon vizitë pastorale Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Merr pjesë në kongrese filozofike në Romë dhe Gjenevë.
• Me 1977  I jepet titulli i nderit doctor honoris causa nga Universiteti Johannes Gutenberg nga Mainz-i. Merr pjesë nëpër konferenca në Romë, Milano dhe Paris. 
• Me 16. X. 1978. Në ora 18:18 tymi i bardhë lajmëronte zgjedhjen e Papës së ri. Gjysmë ore më vonë në lozhën e Bazilikës së Shën Pjetrit paraqitet kardinali Felici dhe lajmëron: Habemus papam! Lajmëron se Papa i ri i Kishës Katolike është Kardinali i Krakovës Karol Wojtyla, i cili ka zgjedhur emrin Gjon Pali II.
Kardinali Karol Wojtyla zgjidhet i 264-ti papë me radhë dhe merr emrin Gjon Pali II. Pas 455 vjetësh, Karol Wojtyla është i pari papë që nuk është Italian, i pari papë Polak. Zgjedhjet u bën pas vdekjes tragjike të paraardhësit të tij papa Gjon Palit I, i cili pat vdekur pas 33 ditësh të pontifikatit të tij.
Një orë pas lajmit të për zgjedhjen e papës së ri, nga e njëjta lozhë i përshëndeti besimtarët edhe vet Papa – kardinali i Krakovisë Karol Wojtyla. Karol Wojtyla është zgjedhur papë përnjëmend në mënyrë të papritur. Paraardhësi i tij, papa Gjon Pali I, metropolit i Venecias, pati vdekur një muaj pas emërimit për papë. Zgjedhja e Karol Wojtylës për Ipeshkëv të Romës kanë domethënie të madhe për arsye se ishte papa i parë që nuk ishte Italian, e kryesisht për arsye se ishte bërë
papë një kardinal nga ana tjetër e "perdes së hekurt".
• Më 13. V. 1981 bëhet atentat ndajë Gjon Pali II.
• Më dhjetor 1983 Papa e vizitoi atentatorin Ali Agcën, në burgun e Romës.
• Më 25 prill 1993 viziton Shqipërinë. Në Shkodër u takua edhe me Nënën tonë Terezë, të cilën më vonë do ta shpallë të lumtur.
• Më 19 tetor 2003 në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të mbi 300 mijë shtegtarësh të ardhur nga e gjithë bota, nën udhëheqjen e tij u zhvillua ceremonia e lumturimit të bijës sonë shqiptare Nënë Terezës, proces ky që e afron të lumturën Nënë Terezë pranë shenjtërimit.
• Me 2 prill 2005, në ora 21:37 u ndal së rrahuri zemra e papës Gjon Palit II-të.
Nga Roza Pjetri

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "MARTIN DRESHAJ ", Rr. Bajram Curri 7

LETËR E HAPUR

QEVERISË SË REPUBLIKES SE SHQIPËRISË,
KRYEMINISTRIT, PROFESOR-DOKTOR Sali Berisha
Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" me seli në Pejë të Kosovës dhe Tuz të Malësisë
APEL, LUTJE APO REAGIM I ASHPËR, E SI TA QUAJMË O KRYEMINISTËR?!
I nderuari Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, profesor-doktor Sali Berisha!
E nderuara Qeveri e Republikës se Shqipërisë!
U jemi drejtuar edhe herëve tjera me shkrim në adresën Tuaj , si dhe neper medias vizive, dhe gjithmonë me APELIN që ta respektoni Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë dhe të merrni në mbrojtje shqiptarët jashtë kufirit të Republikës se Shqipërisë, sepse për këtë edhe Ju obligon ky akti madhor i një shteti. Ju as edhe një herë nuk na jeni përgjigjur, e duke u nisur nga fakti se jeni të zënë me fushatën parazgjedhore, mbase, nuk do të na përgjigjeni as edhe kësaj radhe, por nuk kemi se si e të mos u lodhim edhe me këtë letër.
I nderuari Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, profesor-doktor Sali Berisha, e nderuara Qeveri e Republikës se Shqipërisë, nuk ka pasur vlerësim nga Institucionet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut që nuk e ka thënë se me aksionin famëkeq "Fluturimi i shqiponjës" Mali i Zi dhe aparati i saj i dhunës kanë shkelur mbi të drejtat elementare të shqiptarëve në Malësi. Shumë vëzhgues dhe media ndërkombëtare e shqiptare, bashkë me Shoqata të shumta , kanë cekur me argumente se në këtë aksion famëkeq është dhunuar e janë nëpërkëmbur edhe simbolet nacionale, edhe libri për Nënën Terezë, edhe është sharë Nëna Shqiptare dhe e gjithë kjo kaloi, disi në heshtje, nga shteti amë, por edhe nga institucionet e Kosovës. Malësorët, i nderuari Kryeministër i Republikës se Shqipërisë, ishin hidhëruar me të drejtë me shtetin amë, pse heshti ndaj gjithë këtyre katrahurave që po i bëheshin malësorëve dhe Malësisë, por mundoheshin ta kuptonin këtë heshtje me përpjekjet për nismat e hyrjes në BE dhe NATO. Malësia për këto qëllime edhe u pajtua të vuaj dhe ua bëri "hallall" heshtjen, Por ...
Por, kjo që lexuam në media këtyre ditëve nuk mund t'i falet shtetit shqiptar dhe policisë së saj. "Ndalohet e prangoset Gjon Lucaj, i cili ishte i akuzuar dhe u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim nga Gjyqi i lartë i Podgoricës në kuadër të aksionit famëkeq të 9 shtatorit të vitit 2006, "Fluturimi i Shqiponjës", lexuam në media e urojmë që të jetë lajm i pasaktë ky.
I nderuari Kryeministër i shtetit ame, profesor-doktor Sali Berisha, e nderuara Qeveri e Republikës se Shqipërisë, kjo që ndodhi dhe duke u lexuar shqip i bie se : " Nëna po e zë djalin e saj të pafajshëm dhe po ia dërgon xhelatit ". Qe besa keq e s'ka ku shkon më keq o Sali Berisha. E di se jeni i zënë me fushatën, por sytë e nacionalitetit shqiptar janë të drejtuar drejt shtetit amë dhe nëse edhe kjo tokë e bekuar e policët e saj na zënë e na prangosin, pse Mali i Zi po kërkuaka një gjë të tillë, keq i kemi punët pasha Besën.
I nderuari Kryeministër i shtetit ame, profesor-doktor Sali Berisha, e nderuara Qeveri e Republikës se Shqipërisë, çfarë bëri Gjoni, apo të themi në shumës, çfarë bënë kundër njerëzimit të 18 të arrestuarit malësorë në atë farë aksionin famëkeq të malazezëve? Nuk kanë bërë asgjë e as edhe krimin më të vogël ata burra përveç që ishin shqiptarë dhe kishin një kërkesë "të rrezikshme" për tërë Ballkanin e botën, që Malësia të fitonte një komunë, si shumë komuna të tjera në Mal të Zi. Këta malësorë dhe, gati gjithë Malësia, shtetit malazez i kishin dhënë votat për t'u bëri i pavarur dhe me këtë e konsideruan, në sytë e botës, si shtetin e tyre. E, ai ua ktheu bukur këtë nder duke i sharë, mal-tretuar e burgosur. Ani, nuk u habiten njerëzit se pushteti i huaj edhe të burgos, edhe të mal-treton, por ta prangos policia shqiptare një njeri të pafajshëm, e që po ndiqej padrejtësisht, për ta dërguar në Shpuz e për ta dhunuar, mal-tretuar e mbajtur në qeli, vetëm pse është shqiptar dhe vetëm pse kështu po kërkon Podgorica, kjo nuk ka si të vlerësohet ndryshe vetëm si "haj medet e kuku për ne".
I nderuari Kryeministër, profesor-doktor Sali Berisha, e nderuara Qeveri e shtetit ame, a do të thotë kjo se gjithë njerëzit që teket të jenë të burgosur sipas dëshirës së Podgoricë e Beogradit, Ju do t'i vëni nën pranga? Nëse po, atëherë ky është një ogur i zi. Serbia nuk po e dorëzon njërin nga kriminelët më të mëdhenj, Mlladiqin, e Ju, nuk dimë pse, po vrapuakeni të prangosni njerëz të pafajshëm, por pse Mali i Zi a Serbia i sheh si kundërshtar të ambicieve antishqiptare. Shqipëri o nënë , te Ti kemi ardhur lirshëm edhe ne që nuk jemi pajtuar me politikat antishqiptare të Podgoricës e Beogradit, tani nuk na paska mbetur vend as edhe në truallin e tokës mëmë sepse na frikëson realiteti, se : "Nëna po e zë djalin e saj të pafajshëm dhe po ia dërgon xhelatit"!!!???
Nga Rrahman Jasharaj, Zëdhënës dhe koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë- Malësi e Madhe "Martin Dreshaj "me seli në Pejë të Kosovës dhe Tuz të Malësisë (rraha_j@hotmail.com)

Bjeshkët e Kirit

Mrekulli është te shikosh Bjeshkën e fshatit Kirë, kënaqësi te frekuentosh atë bjeshkë mahnitëse, siç thuhej dikur: si lugjet e Kirit. Bjeshka e Kirit ndodhet ne kurorën e fshatit Kirë, ne lindje te tij, ne lartësi mbi 900 metër mbi nivelin e detit. Kufizohet me zonën e Shoshit dhe me bjeshkën e fshatit Pog.
Me bindje te plote për vlerat karakteristike te kësaj bjeshke janë pylli i ahut, livadhet kullosore dhe burimet e shumta me ujë te freskët e te bollshëm, qe japin vlerat reale te saj, pak te njohur por surprize për te ardhmen, për turizëm malor ne vere apo ne dimër. Uji i bollshëm dhe i freskët ne këtë bjeshke ndodhen ne këto burime kryesore:
1- Burimi, Krue-mashtër qe ne pikun e thatësirës buron i bollshëm dhe ne temperaturën 4°c ku e veçanta e tij është se buron ne nje guvë shkëmbi dhe rrjedhja e tij nuk ndryshon ne verë as ne dimër.
2- Pak me lart, afërsisht 100 metër ndollën burimet ne Rrihna, qe janë mbi 5-6 burime ne disa lugina te vogla. Këto burime janë te freskëta dhe te pastra.
3- Burimi i ujit te ftoftë, qe ndodhet rreth 100 metër poshtë grykës se qukut te shkrepit, i cili dhe ky është i pandryshueshëm si ne dimër dhe vere per me sasinë e ujit qe del nga ky burim.
4- Uji nen gryken e Gjesh-Gorajt buron rreze nje shkëmbi i freskët dhe i bollshëm.
5- Karakteristike e veçante është burimi qe ndodhet ne majën e Shpjetrit, i cili buron ne nje te çare te shkëmbit 20-30 metër nen majën e tij.
6- Burimi ne gryken e Plavres ndonëse është i paket ne burim, por është shumë i freskët. Gjate verës vendosen lugje druri nen te për te pire ujë bagëtitë.
Pylli i dendur i kësaj bjeshke me dru ahut qofte te lartë apo te ultë rreth livadhit krijon nje fllad mahnitës dhe bukuri te radhe po te shëtitësh ne te. Karakteristike e kësaj bjeshke është se rrethohet nga nje kurorë kreshpe maje malesh qe janë ne nje rrethore rreth 5-6 km perimetër, qe krijon nje fushe pamje te mrekullueshme dhe prej saj vrojton me kënaqësi fshatrat e zonës se Pultit, qe janë: Kiri, Xhani, Plani, Mgulla, Gjuraj dhe Pogu. Nga ana tjetër shikohen dhe fshatrat e komunës se Shoshit.
Sipërfaqja e pyllit te kësaj bjeshke është afërsisht 20 ha me drurë te larte dhe nuk është shfrytëzuar asnjëherë.
Livadhet kullosore qe shtrihen ne te dy anët e luginës qe quhet lugjet e Kirit sa te bukura dhe aq te pasura me bime livadhore, sipërfaqja e tyre i kalon mbi 15 ha sot. Para viteve 90 ka qene nje sipërfaqe me e madhe e livadheve, se sot i kane mbuluar pyjet. Bukuria e këtyre livadheve është e larmishme si ne pllajë, sheshe e rrëpira. Vlen për te përmendur Quku i Shkrepit qe është rreth 3 ha, e cila mund te përdoret për fushe futbolli e terrene te tjera sportive dhe për argëtim; logu i Shelnës qe është rreth 1 ha; livadhet e Rrihnave te katër lagjeve; livadhet e Rrihnave te katundit, livadhet te Serra e konakut; livadhi i Zef Tomes; livadhet ne shpat te Shpjetrit si dhe shume te tjerë.
Para vitit 1990 kjo bjeshke është shfrytëzuar si kullot verore me bagëti, me mbi 500 bagëti te trasha-gjellë si dhe mbi 2500 krerë bagëti te imta, pasi asaj i është kositur bari për sane ne fund te qershorit. Pas viteve 90-te nuk është shfrytëzuar si pasoje e largimit te familjeve nga fshati Kirë.
Përveç vlerave ekonomike te kësaj bjeshke duke pasur parasysh nje projekt-ide për turizëm veror duke e krahasuar me bjeshkët e qarkut Shkodër, si bjeshka e Vermoshit, Razmes, Boges, Thethit si dhe Cukalit e te tjera, është me e mira, si ne vlera dhe se është ne afërsi me qytetin Shkodër, me nje distance rreth 40 km. Sigurisht, duke munguar infrastruktura rrugore, kjo bjeshke mbetet pa u shfrytëzuar.
Po te bëhen studime konkrete për te shfrytëzuar këtë bjeshke për turizëm. Ne këtë lugine mund te ndërtohet nje shëtitore shume e bukur, ndërsa ne te dy anët e saj mund te ndërtohen banesa banimi dhe infrastrukture tjetër ne shërbim te turisteve. Sipër shëtitores, rreth 100 metër me lart, mund te ndërtohet ujësjellësi i kroit Mashtër, qe mund te furnizoje me ujë te pijshëm mbi 200 familje frekuentuese, si dhe lokalet përkatëse. Nje ide tjetër, ne vendin e quajtur Rrihnat e 4 lagjeve, 50 metër me lart burimit te kroit Mashtër mund te ndërtohet nje rezervuar i vogël me nje digë te thjeshte, pasi ne atë lugine te vogël ka mbi 5-6 burime te përhershme, i cili mund te shërbejë edhe si nje liqen i vogël për argëtim, por dhe mund te merret uji me tubacione për nevoja te ndryshme. E domosdoshme është ndërtimi i nje kabine elektrike qe do te shërbej për furnizimin me energji elektrike për ndriçim dhe pune te tjera. Kjo bjeshke qe te marri vlere turistike me te mëdha, mund te ndërtohet nje shëtitore ne këmbë mbi 5 km rreth kurorës se saj, dhe përveç shëtitjes ne pyll, vrojton edhe gjithë bukurinë e komunës se Pultit dhe te Shoshit.
Nje vlere te madhe ne ketë bjeshke ka shpella e Çokut me gurrën e saj. Vizita ne te është sa mahnitëse dhe madhështore. Vlerat e kësaj bjeshke qe te shfrytëzohen për turizëm duhet pasur parasysh dy gjera kryesore:
1- Investimet themelore duhet bere nga shteti për rrugën e makinës qe është rreth 2 km nga degëzimi i qafës se Malit te Shoshit deri ne lugine; për ndërtimin e ujësjellësit, për ndërtimin e rezervuarit si dhe furnizim me energji elektrike.
2- Ndërtimet e banesave dhe lokaleve duhet te jene nisme e lire e banoreve te fshatit Kirë, por e kontrolluar me projekte nga shteti. Duhet pasur kuraje dhe besim te plote se së shpejti kjo bjeshke e panjohur do te jete surprize dhe do te konkurroje me dinjitet vlerash te gjitha bjeshkët e qarkut Shkodër. Ne te njëjtën kohe do te lartësojë me lart vlerat reale te Dukagjinit.
Nga Prel Kroj

Ëndrra të thërmuara

Pas disa ore udhëtimi ne karrocerinë e nje kamioni "If"me ne fund arritëm ne qytetin e ëndrrave te mëdha, Tirane. Me përjashtim te babit, askush nga ne nuk e kishte pare Tiranen. Madje, as gjyshi me gjyshen. Para se te niseshim për ne Tirane, babai na kishte thënë se, tani erdhi demokracia dhe se gjithkush mund te jetoje ku te doje dhe si te doje. Për mua kjo do te thoshte, mjafton qe unë te dije te thur ëndrra dhe ato do ti bej realitet. Edhe nëse nuk mundem vet, do te me ndihmoje babi. Miniera, ku babai kishte punuar prej vitesh, si inxhinier, u mbyll dhe sipas tij ne nuk kishim rruge tjetër veçse te mësynim Tiranen. Çfarë na priste ne atje!?Askush nga ne nuk e dinte. Te gjithë, nje gjë e dinim se, atje nuk na priste askush. Ndoshta për disa jave e kaluam natën nen qiellin e hapur. Por kjo nuk zgjati shume.
Nje dite,babai erdhi ne çadrën tone me dy arabe dhe nje përkthyes i cili, me sa kuptova unë, ishte nje mik i ngushte i babait. Pasi bene pak muhabet, njeri nga arabet hapi nje çante lëkure prej nga nxori nje shuk me para dhe ja dha babit. U morën vesh qe, babai duhej te siguronte lende ndërtimi, kryesisht dërrase, dhe ata do ta paguanin. Nëse, gjithçka do te ecte mire, pra nëse babai do te mund te fitonte besimin e tyre, duke u bere nje mysliman i devotshëm, ata do ta merrnin edhe ne pune si inxhinier. Qe atë dite, babai hodhi ne zjarr te gjitha librat, jo vetëm ato politik, te cilat i kishte shume përzemërt por, edhe romanet, për fëmijë dhe te rritur. Me parat qe i dha arabi, gjeja e pare qe bleu ishin katër shami koke, nje për mamin dhe tri për motrat, te cilat ishin nga dymbëdhjetë deri ne gjashtëmbëdhjetë vjeç. Unë shpëtova pasi isha vetëm nëntë vjeç. Pa u mbushur viti, familja e jone prej nëntë frymësh u strehuam ne nje shtëpi te re, dy kate, shume moderne. Ishte shtëpia e jone. Babai ynë nuk ishte me Dari i ynë por, z. Hajdar. Me rastin e dhjete vjetorit tim, babai me kishte blere nje shami koke dhe me tha se qe nesër do ta braktisesh shkollën dhe do te shkosh ne kolegjin Mysliman, i cili nuk kishte shume kohe qe ishte hapur.
"Babi, te lutem, unë kam nje ëndërr",-i thash atij, duke i rene ne gjunjë dhe qare me dënesë. "Këtu ka kuran, vetëm kuran dhe jo ëndrra",- mu drejtua ai mua dhe ma veshi nje ne faqe me sa fuqi qe kishte. Nëse nuk do te me kishte ardhur mami ne ndihme, ndoshta edhe do te kisha vdekur ne atë moment. Meqenëse babai, nga nje komunist i devotshëm ishte kthyer ne nje mysliman model, as qe mund te behej fjale qe ndonjëri prej nesh te guxonte ti kundërshtonte. Megjithatë, nje zë nga brenda, me thërriste për te mos u mposhtur. Zëri me jepte shprese, me jepte guxim, me jepte kuraja. Nuk me hiqeshin nga mendja fjalët e mësuesit te fshatit kur vazhdimisht na thoshte: -Po u bere krimb, nuk është faji i te tjerëve nëse te shkelin me këmbë. Unë, nuk do te bëhesha krimb. Motrat e mia ishin bere te tilla. Babai duke i pare ato se ëndrrat e tyre nuk kishin asgjë te përbashkët me dëshirat e tij, i martoi, te tria brenda vitit me meshkuj qe ato nuk i kishin pare dhe njohur kurrë me pare. Nëse burrat e tyre ishin sakatë, idiote, impotente apo dhe kriminel,ose te gjitha këto se bashku, për atë nuk kishte rëndësi fare. Ne shtëpinë tone, nuk kishte me, as dashuri dhe as ëndrra. Për këto, as qe mund te flitej me. Nje dite kur mami mori xhaketën e babait për t'ia pastruar, nga xhepat e saj ranë tri dënga me para, nje libër i vogël kurani dhe tri tesera partish te ndryshme. Mami bërtiti me te madhe: - "Fëmijë, shpëtoni kokën! Unë nuk e dije me se, kush është babai i juaj, kuranist, komunist, demokrat apo socialist është ai?!".
Çdo dite e me shume e vinim re se aftësia e lidhjes fizike, shpirtërore dhe emocionale me te tjerët po i shterohej. Kjo ndjenje nuk i funksiononte me. As ajo e bashkëvajtjes dhe keqardhjes nuk vihej re me tek ai. Për Kuranin, tani as qe kujtohej me. E pashe nje dite kur e hodhi ne koshin e plehrave, ashtu si literaturën komuniste. Te ngjante me nje cope shkëmbi qe rrokulliset ne nje shpat mali dhe merr me vete gjithçka qe i del përpara. Nje dite e dëgjova kur fliste ne telefon me dikë dhe qe i tha: "O idiot, futu politikes! Parat e politikes vërtetë janë te pista por, ato janë aq shume sa me ato mund te lashë çdo pisllëk dhe përsëri te të teprojnë mjaft. E din ti se si ka thënë Hitleri? Ja ,ta them unë: "Për politikanin nuk ka rëndësi se çfarë thotë, thotë te vërteta apo gënjeshtra. Rëndësi ka qe ato qe i thotë, ti thotë fort, me zë te larte dhe ti përsërisë disa here, deri sa njerëzit ti marrin për te vërteta …". Vëlla, vetëm ne politike mund te varrosesh te gjallët te gjalle dhe te ringjallesh te vdekurit. Te tjerët, meqenëse kemi qene komuniste, do na mendojnë "llumi-komuniste". Pune e madhe! Edhe te tjerët kështu janë, madje edhe udhëheqësit, djathtas e majtas. Kështu i mendova edhe unë ne fillim, llumi-komuniste. Te gjithë e dine se politika dhe e vërteta nuk mund te bashkëjetojnë nen nje çati. Lere te vërtetën dhe …
Pas pese ditësh u arratisa nga kolegji. Aty pashe moshataret e mia qe mundoheshin te gjenin nje qoshe te fshehte për te qare por dhe te tjera qe silleshin shume te shkujdesura, sikur kishin bere realitet ëndrrën me te madhe te jetës se tyre. Kjo është puna e tyre por unë edhe sot e kësaj dite bashke-vuaj me ato qe qanin. Ato kishin humbur ëndrrat e tyre. Ato me siguri qe kishin ëndërruar qe te bëheshin dikush ne jete, ashtu si unë qe te bëhesha arkitekte.
Shkova tek tezja e ime ne fshat, duke menduar se isha e sigurt. Por jo. Pa u bere tri jave, nje dite, kur askush nuk e mendonte, ne oborrin e shtëpisë se tezes u dëgjuan vërshëllimat e rrotave te nje makine. Dola me vrap ne dritare dhe pashe se ishte benzi i babit tim.
- Hej, ti! Me ty e kam, ti kucke e përdalur! Pa zbrit pak poshtë, menjëherë! Ta tregoj unë shkollën ty,- mu drejtua ai mua dhe bërtiste si i çmendur duke vrapuar neper oborr, sa majtas djathtas me nje bidon benzine ne dore.
- Shpejt dhe menjëherë te gjitha librat këtu, edhe ti bashke me to!,- bërtiti ai si i çmendur. Pashe me sytë e mijë sesi i grumbulloi te gjitha librat e mije, revista, fletore dhe gjithçka tjetër te këtij lloji, i lagu me benzine dhe ju vuri flaken. Me futi ne bagazhin e makinës dhe ne shtëpi me futi ne nje dhome te cilën e kishte përforcuar ekstra për mua … Ëndrra mori fund.
Pa mbushur akoma te katërmbëdhjetat, nje dite mora me behte djalin tim tri javësh dhe ju afrova diku aty nje shumëkatëshi qe sapo ndërtohej. Ëndrra e ime, arkitektura, ishte thermuar.
Nje zë burri nga prapa me ndërpreu ëndrrën e ëndrrës dhe lotët për ëndrrën e thermuar! -Hej, ju fëmijë, largohuni prej andej se është e ndaluar! Ju, fëmijë!? Po unë jam nene, desha ti përgjigjesha zërit nga pas.
Për mua qenka gjithçka e ndaluar, mendova unë dhe duke ecur u zhyta ne nje baltovine te madhe. Djali me shpëtoi nga duart dhe u zhyt thelle ne balte. Çfarë mund te rrisë nje nene injorante veçse fëmijë te baltosur, mendova unë me vete dhe eca, ashtu neper balte, pa e ditur se për ku …
Nga Leke Imeraj-shkrimtar dhe përkthyes

Libri "Duel me kodin e Da Vinçit" dhe "Misteri i Ballkanit", janë prurjet e fundit te autorit Engjëll Gazhdaj

Me datën 3 prill 2011, ne mjediset e Bar-Restorant "Tradita G&T", u zhvillua ceremonia e paraqitjes se dy librave,me titull: "Duel me kodin e Da Vinçit" dhe "Misteri i Ballkanit", me autor Engjëll Gazhdaj
Ne këtë ceremoni morën pjese: anëtarë te Shoqatës "Atdhetare–Dukagjini" dhe anëtari i nderit te saj: mjeshtri Ahmet Osja, pjesëtarë te familjes, te afërm, miq dhe shoke te autorit, përfaqësues te Mediave ne qytetin Shkodër, dh kritiku e kryetari i LSHA-dega Malësi e Madhe, Kadri Ujka.
Ceremoninë e hapi kryetari i shoqatës, Ndue Sanaj, i cili nder te tjera tha: Engjëll Gazhdaj, lindur dhe rrite ne komunën Berdice, megjithëse gjate regjimit monist ishte i persekutuar, nuk është ndalur se studiuari dhe se interesuari për te qene dikush. Ai, sot vjen para nesh me tre botime ne fushën sociologjisë, siç janë: "Politika dhe feja përballe realitetit", "Duel me Kodin e da Vinçit" dhe "Misteri i Ballkanit", ne te cilat autori ka shkruar refleksionet e veta për problematikat e kohës, sipas këndvështrimeve te veta dhe sot organizojmë këtë ceremoni paraqitjeje, pas se cilës autori e ndjen veten me te lirshëm dhe me ballafaques me lexuesin. Autori, Engjëlli është anëtar i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe ne jo vetëm kemi obligimin e organizimit te paraqitjes se tyre publike, por dhe ti japim kuraja qe te mos ndalet ne punën e tij studiuese e publikuese edhe ne te ardhmen.
Mbi prurjet dhe vlerat e librave u dhanë opinione: Poeti Luigj Temali; Simon Tanozi; Poeti, publicisti dhe kryeredaktori i gazetës "Dukagjini", Lazer Kodra; Publicisti Gjon Bruçi; Martin Dreshaj; Broz Simoni dhe Kritiku Kadri Ujka.
Ne fund e mori fjalën autori i librave, Engjëll Gazhdaj, i cili falënderoj kryesine e shoqatës për organizimin e kësaj ceremonie, pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, si dhe folësit për opinionet qe dhanë.
Ne mbyllje te kësaj ceremonie, kryetari i shoqatës, tha: E mbyllim ketë ceremoni te thjeshte por shume domethënëse, se nëpërmjet paraqitjes se këtyre dy librave treguam, se vijojmë te bëjmë përpjekje te realizojmë nje nga kërkesat e misionit te shoqatës, atë te publikimit te punës krijuese te anëtarëve te saj dhe tu japim kuraja atyre qe te vijojnë punën e tyre krijuese edhe ne te ardhmen më me përkushtim ... ne emrin e pjesëmarrësve dhe te kryesisë se shoqatës falënderoj pronarin e këtij mjedisi, qe na dha mundësinë te zhvillojmë këtë ceremoni paraqitjeje, zotëri Gjon Dukgilaj, i cili vijon me dashuri te mbështesë realizimin e veprimtarive te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini".
Redaksia e gazetës "Dukagjini", falënderon Engjëll Gazhdaj për punën qe ka bere dhe i uron pune te mbare ne studimet, publicistiken dhe krijimtarinë e tij.
Nga Redaksia

Ku qendron ndryshimi ?!

Ese nga
MSc. Gjon Fierza

Tek bisedon ne familje, me miq, me kolege me njerëz te ndryshëm, ajo qe përbën shqetësim, merr kuptimin e nje kryefjale është mungesa e nje zhvillimi normal ekonomik-shoqëror. Pse kaq ndryshime te mëdha midis vendeve, kryesisht me ato evropiane, me te cilat ne duam te krahasohemi dhe te jemi si ata. Nuk duhet mohuar ajo çfarë është arrite, nuk është ky qëllimi ne këtë shkrim. Po nuk mund te mos shqetësohemi si shoqëri; se sot ne mesin tone shume njerëz e familje janë ne varfëri, diku dhe ne kushte te nje mbijetese.
Tashme njerëzit lëvizin lirisht dhe kane pare dhe vazhdojnë te shohin vende te ndryshme jo vetëm ne Evrope por dhe me larg, përtej oqeanit. Secili prej tyre kur kthehet ne familje dhe ne mes miqve flet për ndryshimin, për ato çfarë shohin tek te tjerët dhe çfarë na mungon ne. Ne forma te ndryshme secili mundohet te argumentoje ne mënyrën e tije këtë ndryshim.
A mund te themi se ndryshimi ndërmjet vendeve të varfra dhe të pasura lidhet me vjetërsinë e shtete-formimit te tyre!? Shpejt mund te përgjigjesh- Po?! Kemi këtë shembull qe e mohon ketë; India dhe Egjipti me moshë mbi 2500 vjeçare janë shume me të varfra, se Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja, te cilat sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150-200 vjetësh nuk ekzistonin. Niveli i jetës se banoreve midis këtyre vendeve ka ndryshime te mëdha.
Dikush, zhvillimin ekonomik e përparimin e vendit e sheh te lidhur ngushtë me pasuritë natyrore. Pra a mund te themi se ato vende qe kane pasuri natyrore janë me te zhvilluara!? Ndryshimi midis vendeve të varfra dhe të pasura nuk përcaktohet ne fakt as nga pasuritë e tyre natyrore. Nje shembull: Japonia i cila ka tokë të kufizuar, të pamjaftueshme për bujqësi e blegtori është nder pese ekonomitë botërore me te zhvilluara.
Ne Zvicër, natyra nuk lejon rritjen e arrës, kakaos, por aty prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit më të mirat në botë, toka mbillet deri katër herë në vit, ndërsa siguria, rregulli e puna, e kanë bërë nje nder vendet me te pëlqyera e më të sigurte në botë.
Po njerëzit, sipërmarrësit, biznesmenët nga vendet e pasura nuk veçohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt njerëzve, sipërmarrësve në vendet e varfra. Raca apo ngjyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, ato nuk mund te themi se çojnë tek ndryshimi i madh midis vendeve.
Pa u marre me shembuj dhe faktorë te tjerë bëjmë pyetjen: - cili është ndryshimi, ku qëndron suksesi i jetës normale e presporiteti i këtyre vendeve dhe popujve!?.  Mund te gjenden fraza dhe shprehje te ndryshme, shpesh, te zgjatura dhe ....
Dikush, ketë përgjigje e ka formuluar thjeshte dhe qarte, si nje mesazh te kuptueshëm për te gjithë: Ndryshimi qëndron në (mirë)sjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturimit shpirtëror. Tek mënyra e sjelljes së shumicës se njerëzve në vendet e zhvilluara me te cilat ne kemi ndryshime, evidentohen disa parime si: Morali, si një parim themelor; Ndershmëria; Përgjegjësia, Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave; Respekti ndaj qytetarëve të tjerë; Dashuria për punën dhe profesionin. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat; Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt; Saktësia. Qytetaret e këtyre vendeve ato parime, i kane te shenjta dhe i ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre: Ato i trashëgojnë nga brezi ne brez.
Ne, vendet e pazhvilluara e te varfra, vetëm pak njerëz i ndjekin këto parime. Ato janë pikërisht të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti për ti mësuar, për ti zbatuar dhe përhapur këto parime te cilat janë ne themelin e jetës të vendeve të zhvilluara.
A, është koha për ndryshim dhe tek ne shqiptarët!?. A do jemi dhe ne shumice, qe te zbatojmë parimet e mësipërme!?.... Te gjithë nje përgjigje mund ta marrin nga vetvetja.

POZITA GJEOGRAFIKE E FSHATIT GIMAJ

Fshati Gimaj kufizohet: në lindje me fshatin Breglumi (krahu i djathte i lumit Shale); ne Perëndim me fshatin Plan (komuna Pult); ne Veri me fshatin Boge te N/prefekturës Malësi e Madhe (qafa e T'hores) dhe ne Jug me fshatin Nenmavriq.

TOPONOMOSTIKË
Kisha e Shne Prendes e shekullit XIV në qytezën e Dakajve, sot gërmalle; Kisha Shtjefnit Gimaj; ish varret e Gimajve, varre te Vaçajve, varre te Gagut, varre te Nikushajve, varret e Dostanishajve, Xhaferaj, Planasi, Seliajt e Dak Kolës; Leteri i Nik Gjonit, varri i Sugares; Fusha e Kol Nikës; Shpella e Bal Markut; Mullini i Xhaferaj e Guri i Bjeshkë Shalës; qyteza e vogël, Kodra e Vuksan Vatës, Quku i Prel Mirashit, Livadhi i Ndue Markut, Geshtejat e Pjetër Lekës; Megjat e Nik Avdis, Lukthat e Lulash Hasanit, Sukullari, Bota e Mark Demës e Brija e lterit; Quku i Marash Delis, Ara e Bashës, Arat e Maçorrit, Preleci i Dak Kolës, Arat e Mark Kuçit, Kryqi i Zef Nikës, Kulla e Deli Nikës, Ara e Çukut, Mullini i Vaçajve, Mullini i Nikushajve, Burimi i ujit Vaçajvet, Prozhmi i Cam Dedes, Shpella e Kemesës, Kodra e Hejdes, Ara e Vathit, Konaku i Ndoc Kolës, Luginat, Shtëpia e Çukut, Shtëpia e Qerimit, Guri i Kaj Kuqes, Guri i Livadhit, Shpella e Dukes, Koçeku i Nizamit, Ara e Deli Nikës, Selbajat, Burgjet, Lisat e Boshit, Kroni i Boshit, Njemzat e Prek Ndout, Rogat e Nik Avdis, Kuji i Krypçit, Livadhi i Prel Mirashit, Livadhi i Nik Celit, Shkifnat, Quku i Selimit, Shpella e Pren Shalës, Rregalla e Boshit, Guri i Gejat, Lisi i Vetëm, Qeta e Lulit, Maja e Boshit, Pylli i Thellozit, Kroni i Salces, Kroni i Mak Vatës, Bokat e Dak Ramës, Lisat e Radojes, Livadhi i Moshekut, Ujët e Bobenes, Burimi i Prek Gjeçit, Konaku i Marash Gjeloshit, Livadhi i Pepçit, Lepeja, Quku i Pren Shalës, Ku është rrezuar Bjeshk Vatja, Livadhet e Gimajve, Lugu i Hithit, Shpella e Vuksan Gjeles, Rrethi i Fierzës, Gropa e Harushës, Lisi i Brijave, Rrasat e Biges, Mulliri i Saranxhes, Maja e Podit, Mrizi i Gjel Vatës, Quku i Mal Dakës, Rrahi i Vat Camës, Qukthilimi, Debani i Nikushajve, Quku i Hithit, Gurra e Shqurkut, Biga e Gimajve, Maja e Vogël, Maja e Perhime, Maja Lebunit, Gryka e Lebunit, Logu e Lebunit, Palna e Tasit, Gagu, Mulliri i Gagut, Venica e Marash Delis, Kodra e Ded Maraj, Brija e Bardhe, Logu i Pjeshollit, Kodra e Lepurit, Mali i Gimajve, Hamallat e Deli Nikës; Ku është rrezue Nik Matja, Gjurma e Shejtit, Koniqet e Cumit, Guri i Çordakut, Kodra e Bathes, Mëlogja, Debuni i Dhenve, Qeta e Pllumave, Kodra e Bathes, Rrethi i Lajthisë, Kroni i Krueveçit, Kaprreja, Ura e Nik Ndocit, Ura e Gjon Sokolit, Shtegu i Misulles, Qafa e Dragonit, Ashta e Gurit Rojës, Gropa e Mjeshtrit, Maja e Lopëve, Gropa e Mizës, Blinishta dhe Kodro Bija.
Banorët e fshatit Gimaj, i vendosen këta emra në fshatin e tyre gjatë tre shekujve. Por nuk përjashtohen as banorët e fisit Mavriqi që banuan në këtë fshat prej vitit 1418 – 1670 – 80.
Këtë fis do ta trajtojmë në një shkrim tjetër.
Nga Zef Nik Krypçi

NJË NDODHI E VERTETË

- Në mes të patkonjve të këmbëve të kalit –

Ishte mesi i korrikut të vitit 1958. Rrezet e Dielli lëshonin pingul dhe pa mëshirë, si shtëllunga zjarri të furrave të shkrirjes së çelikut, të gjithë afshin e tyre përvëlues. Një burrë disi i moshuar, amator e tifoz pas sportit të bukur të hipizmit, kishte gjetur diku një kalë të fuqishëm dhe i hipur mbi të, pa shalë e frena, po i ngiste me vrap. Nga zhurma e motorit dhe e borisë shurdhuese të një makinë transporti mallrash, që kaloi me shpejtësi ndodhi e papritura. Kali u tremb dhe ai, sa hap e mbyll sytë, përfundoi nën peshën e rendë shtypëse të trupit të kafshës gjigante poshtë një hendekut dhe një gardhit me tela me gjemba që rrethonin një kopsht të madh në anën e rrugës përkundrejt ish Ndërmarrjes Artistike Shkodër.
Me kosë në dorë, duke ulëritur si hienë në mes të shkretëtirës, erdhi tragjedia! Patkonjtë e kalit u bënë një me telat e gardhit. Ai me shpinë në hendek dhe me katër këmbët e ngujuara hidhej me tërbim pa pushim për të fituar "lirinë" e humbur.
O Zot! Poshtë tij ndodhej "kalorësi"! Kush mund ta ndihmonte? Rrugës s'kishte njeri. Nga çasti në çast ...! Duhej vepruar me ngut dhe me të gjitha forcat. Por, sa të lejonte koha, e cila po e respektove është rentabile, fitimprurëse dhe bujare, ndryshe automatikisht kthehet në mizore?! Shpëtimtari mund të "shpërblehej"me një ose disa shqelma vdekjeprurës!
Po punonim së bashku. Në moshë ishte pak më i madh se unë, ende i pa rritur, 17 vjeç. Djalë plot vitalitet, guxim e urtësi. Nuk e konceptonte frikën. Edhe diçka tjetër. Më tepër për kuriozitet. Me atë ngjasojmë mjaft si dikur në rini edhe tani në pleqëri! E kisha këtë merak, jemi si vëllezër binjak! Besojeni, është e vërtetë. Kam mall e nostalgji. Unë këndej në një qoshe në Shqipëri kurse ai atje në fund të Botës në Australi.
Bashkëmoshatari im e "filmoj" ngjarjen. Ai më la pa mend, me vrap dhe me të gjitha forcat, kapërceu gardhin si shpend. Me shkathtësi e guxim hoqi telat e ngatërruara, në fillim nga patkonjtë e këmbëve të para dhe mandej ... Të këmbët e prapme e ka "folenë" rreziku! Menjëherë i dha vetës, u hodhe përpjetë, turfulloi dhe mori rrugën ashtu si donte vetë. Pas tij, gërmuq me sup e shpatull të thyer, u ngrit nga "Ferri" "kalorësi" ynë i fort si çelik, i cili për mrekulli shpëtoi nga një fund i tmerrshëm tragjik.
Ecën vitet dhe dekadat. I "aksidentuari" i ka kaluar të tetëdhjetat. Megjithatë për asnjë moment nuk e harron djalin dikur të ri, të cilin bashkë me të tjerët, "Gjykata e Lartë Supreme e Nanë Madhës Natyrë" e ka "dënuar"me vendim të formës së prerë, me pleqëri.
Nga Luigj Temali

NIKOLIN GJELOSHI, BISNES-MENI DUKAGJINAS NË ITALI

Biznesmen shqiptar në Itali, i angazhuar në fushën sociale dhe subjekt i një libri me titullin: "Niko, Nikolin Gjeloshi, cittadino del mondo". Është shkruar nga Paolo Seganti 
Kanë kaluar tashmë 20 vjet nga '90-a kur u thyen dyert e ambasadave, dhe nga marsi i 1991-shit kur u nisen anijet plot me shqiptarë që arratiseshin nga vendi i tyre për të arritur atë parajsën që për kaq shumë kohë ju ishte ndaluar. Sa prej tyre kanë sot një vend në "Kopshtin e Edenit"?
Nikolin Gjeloshi paraqet një rast unik të një emigranti të vitit 1993, në cilësinë e një sipërmarrësi shqiptar. Ai është subjekt i një libri në dalje ku rrëfehet historia e tij nga fëmijëria deri më sot, me titullin: "Niko, Nikolin Gjeloshi, cittadino del mondo". Është shkruar nga Paolo Seganti, që është dhe aktor shumë i njohur dhe dashamir i drejtësisë shqiptare, dhe do t'i paraqitet publikut më 11 shkurt 2011, në "Sala dei Cinquecento" në Firence. Novelat e librit, në një farë mënyre "rrëfejnë historinë dhe vuajtjet e shumë shqiptarëve si unë" thotë Nikolini.
Ndër të tjera mësojmë që Nikolini ka qenë edhe viktimë e kuesturës së Firences që i refuzoi të drejtën për të kthyer lejen e qëndrimit nga motive punë të varur, në motive për punë të pavarur, për shkak të situatës në Shqipërinë e 1997-ës. Më saktësisht, ai kërkoi këtë të drejtë për të krijuar një firmë personale, por që një arsyeja e trilluar të një mungese të reciprocitetit me ndërmarrjet italiane në Shqipëri e detyroi atë t'i drejtohej Ambasadës shqiptare dhe drejtpërdrejt Shtetit shqiptar. Vetëm me gjyq dhe me ndërhyrjen e autoriteteve  në Itali dhe në Shqipëri u bë e mundur për të gjithë emigrantët shqiptarë një rrugë më e thjeshtë për hapjen e aktivitetit privat dhe të pajisjes me leje qëndrim për punë të pavarur sipas parimit të reciprocitetit. E gjitha kjo u vendos nga TAR (Tribunale amministrativo regianale) i Firences, e cila i kaloi Kuesturës.
Me shpresat, angazhimet serioze në punë dhe mundimet tipike të një imigranti, ai arrin të krijojë kompaninë EDIL-ALBO që nga viti 1998, dhe të bëhet i vetmi përfaqësues i firmës Del Taglia Piscine, me kontakte në të gjithë botën. Me intervistën që na lëshoi, tejduket historia e atyre emigrantëve shqiptarë që, prej fillimit të viteve '90 deri më sot, kanë ndryshuar shtresën, cilësinë dhe perspektivën e një populli, kanë luajtur rol të rëndësishëm në atë çka shpesh quajmë transformimi i imazhit dhe kulturës për integrimin e shqiptarëve në Itali që filloi 20 vjet më parë. Ndër vite, Nikolini është impenjuar edhe personalisht me organizimin e shoqatave për integrimin e shqiptarëve. 

Ju jeni një nga shembujt që me punën individuale ka hedhur poshtë paragjykimet dhe ka arritur një nivel jetese i dëshirueshëm. Ku fillon historia juaj, zoti Gjeloshi?
Historia ime është e përzier me shumë çaste shprese, vuajtjeje, angazhimi, zhgënjimi, pune dhe suksesesh që më në fund më kanë lejuar të arrija pika të pa imagjinuara. Në vitet '92-'93, në Shkodër, ku dhe jetoja, fillova punë në Polici dhe bashkëpunova me Operacionin "Pellicano". Por, për fat të keq, pritshmëritë e mëdha që kisha u zbehën shumë shpejt, sepse e ndjeva këtë punë jo si një profesion ku mund të aplikoje pasionin tënd por si degjenerim të përhapur dhe të përgjithshëm të institucioneve, si rrjedhojë të nivelit shoqëror i asaj kohe. Frika, kushtet e jetesës, mungesa në stabilitetin politik dhe shoqëror ishin kaq të prekshme sa vendosa të kaloja kufirin. Dhe mu deshën 6 përpjekje ku rrezikova jetën për të arritur në brigjet e Italisë. Arrita në fund të vitit 1993. U ndala në Sicili për një kohë të shkurtër, pastaj u zhvendosa në Toskanë me ndihmën e të afërmve të mi, pikërisht në Prato ku dhe fillova punë në ndërtim.  
Mësojmë që nuk keni humbur kohë për të nisur aktivitet më vete. Ndodhi rastësisht apo ishte ndër mendimet tuaja?
Duke përfituar nga Senatorja e vitit 1996, mora "lejen e qëndrimit" në cilësinë e një punëtori i varur. Në atë moment frika ose pasiguria që kisha nga dita e parë e emigrimit u zbehën, dhe mora kuraja për të nxitur punën dhe për të shtuar dijenitë në funksionimin e sistemit italian. E gjitha ndodhi falë njohurive dhe përvojës personale gjatë rreth 3-4 viteve. Kur kërkova të drejtën për të punuar më vete, dhoma e tregtisë më refuzoi regjistrimin sepse përpara duhej të ndryshoja motivin e lejes së qëndrimit nga punë e varur, në punë të pavarur. Prandaj dhe bëra kërkesën në Kuesturë, por dhe ajo ma refuzoi, duke nxjerrë si arsye mungesën e reciprocitetit me Shqipërinë. Pra sipas kësaj logjike, nëse në Shqipëri italiani nuk hapte dot aktivitet privat, as në Itali shqiptari nuk do të mund të bënte një gjë të tillë. Pra, ishte sikur shteti italian të mos pranonte të paguaja taksat si çdo sipërmarrës tjetër. Atëherë u detyrova të merrja një avokat që e ndoqi gjithë çështjen. Më në fund, në vitin 1998 m'u dha mundësia për një biznes të pavarur dhe të ligjshëm, ku munda të shfrytëzoj plotësisht aftësitë dhe njohuritë në sektorin e ndërtimit. Me kohë u bëra dhe konsulent teknik i vetëm në Itali për ndërtimin e pishinave të firmës "Del Taglia Piscine", për të cilën vazhdoj të punoj edhe sot. 
Cilat ishin motivet që ju shtynë në ketë drejtim? Ishte vetëm një çështje parash apo edhe arritje ose shpërblim personal?
Ndër motivet është edhe një prirje karakteriale që e kam pasur që kur isha adoleshent në Shqipëri. Punën individuale dhe me pronë personale e kam menduar gjithmonë si të vetmen rrugë fitimprurëse. Bindja u përforcua me ndjenjën që ne emigrantët shfrytëzoheshim në "punët e krahut" dhe nuk na paguanin sa duhej. Do shtoja tre motive që i mendova të favorshëm: e para, tregu i ndërtimit ishte gjithnjë e në zgjerim, ishte moment shumë i favorshëm për këtë sektor; e dyta, avantazhi i pashmangshëm ekonomik me bindjen në vetvete që po të punoja për llogarinë time do të ndihesha më i stimuluar për punë, e cila nuk do të më mungonte, dhe unë kisha eksperiencën e duhur për marrëdhëniet e punës. Nuk kisha dyshim që ky hap, edhe pse i madh për atë periudhë, do ishte me leverdi për mua; e treta, doja që t'i siguroja vetes të drejtën për dokumente dhe të ndihesha i stabilizuar për kohë të gjatë. 
Pa dyshim do të keni jetuar dhe pengesa të mëdha si i huaj në ambientin e punës. Si e keni përballuar?
Në fillim çdo gjë është e vështirë, dhe për mua ishte më e vështirë se ç'e prisja, sepse dija të bëja punën por jo si drejtohej një biznes. Vështirësia shtohej për faktin që nuk kisha asnjë mbështetje apo këshillë nga nivelet institucionale, asnjë kurs të posaçëm për të huajt, për gjuhën, për të kuptuar praktikat e ligjit italian, për konsulenca, për udhëzime. Prandaj shkolla ime më e madhe e kulturës së biznesit ka qenë përvoja ime personale. Për të kuptuar më mirë, kam llogaritur një mesatare kilometrash që bëja, ishin rreth 620 km në ditë për periudhën e parë. Bazuar mbi gabimet e mia, kam mësuar funksionimin e çdo gjëje. Nëse gabon një herë në rrugën që ke zgjedhur, herën tjetër bën kujdes që të mos e bësh të njëjtin gabim. Ky është një mësim që vlen edhe në jetë, dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të shmangur pengesat. 
Ju kujtohet ndonjë episod kur pengesa ishte e pashmangshme?
Është normale të kesh probleme me partnerët e punës, por unë kam pasur dy raste ku kam humbur për shkak të institucioneve italiane. Në njërin rast, duke respektuar skadencat kisha dorëzuar një faturë prej 80 milionë liretash për një punë tek një kompani që pas pak kohe falimentoi, por që më kërkuan 20% e IVA-s nga këto para që unë nuk kisha marrë kurrë. U ankova tek institucionet, por ato më çonin nga një zyrë në tjetrën. Si mos të mjaftonte, këto para mi llogaritën edhe si përfitim vjetor, kështu që jo vetëm humba punën duke humbur paratë por edhe pagova dy herë taksa mbi të ardhura që nuk kisha marrë kurrë. Në një rast tjetër, në vitin 2001 pësova një aksident në punë, dhe për 40 ditë raport mjekësor më shpërblyen gjithsej 30 mijë lireta, që do të thotë as 1 000 lireta në ditë. Kështu i binte sikur unë të mos kisha paguar taksat kurrë. Ky ishte një rast jo vetëm i padrejtë por dhe skandaloz për mua që kisha punuar ndershmërisht dhe nuk ishte respektuar proporcioni i taksave me pagesën nga vetë institucionet. 
Zakonisht vështirësitë janë të theksuara tek një imigrant. Pas sa kohësh mendoni që mes jush dhe një italiani nuk ka  pasur më dallim në punën?
Duhen të paktën 10 vjet punë për të marrë çdo njohuri të duhur, për të kuptuar mekanizmat e funksionimit dhe ligjet, duke mbajtur parasysh mungesën e çdo kursi formimi,  pra duke u ushtruar vetëm në mënyrë praktike. Në rastin tim, që nga viti 1997 kur kam filluar përvojën time, të paktën deri në vitin 2007, kam pasur momente që lidhur me gjuhën ose sistemin, kam ndier diferencën mes meje dhe një italiani të njëjtit nivel. 
Çfarë duhet të shmangë një sipërmarrës i ri sot? Dhe çfarë do t'i këshillonit që të ndërmerrte absolutisht? 
Unë kam qenë vetë shkolla ime. Kështu pjesa më e madhe e të huajve biznesmen janë pa asnjë lloj përgatitje të mëparshme. Sot ka njëfarë ndihmese nga institucionet, por dhe vërej një mungesë kulture bazë për biznes shumë të gjerë. Mbështetja përqendrohet mbi rregullat e sigurisë dhe nuk japin mundësinë të kuptojnë për çfarë vlen siguria, d.m.th. mungon ajo pjesë e kulturës së përgjithshme të sipërmarrjes (rregullat e sjelljes, cilësisë së marketingut, etj.). Do këshilloja më shumë shoqërizim mes sipërmarrësve, të marrin pjesë në shoqatat e punëdhënësve, për të njohur dhe transmetuar të gjitha informacionet themelore të menaxhimit, por edhe për të pasur mbështetje në nivelin psikologjik, që është i nevojshëm për ato raste fillestare, kur një humbje e vogël të çon në dështim total pasi nuk di si të kufizohet dëmi.  
Mendoni që në fushën e punës shqiptarët kanë arritur të integrohen sot? Jeni të kënaqur për atë që kanë arritur në përgjithësi? 
Mendoj që impakti i sipërmarrësve shqiptarë me shoqërinë ekonomike italiane është lehtësuar nga struktura e vetë kësaj shoqërie. Pohohet shpesh që ekonomia italiane bazohet mbi firmat të vogla dhe të mesme, që kanë pjesëmarrje familjare, dhe falë kësaj strukture shqiptarët e kanë pasur më të lehtë të tregojnë cilësitë e tyre. Në këtë mënyrë, ata vetë individualisht, d.m.th. secili me punën e tij personale ka treguar veten se është punëtor duke ngjallur mitin e "shqiptarit të mirë" në ambientin e punës. Kontakti personal pra u ka hap derën shqiptarëve, por nga ana tjetër ka munguar një pjesë e integrimit të përgjithshëm në shoqëri, dhe sidomos në kontakt me institucionet, pra me nivelet e larta. Punët vazhdojnë të zhvillohen në më të shumtën në nivelet e ulëta të sektorëve ekonomikë, në ato punë që italianët preferojnë të delegojnë, duke e vështirësuar integrimin të plotë të shqiptarëve. Pra, duhet shtyrë për një pjesëmarrje më të gjerë në të gjitha nivelet e punëve dhe të shoqërisë italiane. 

Si lindi ideja e një libri dhe nga ju erdhi shtysa për një vepër të tillë? Dhe kujt do t'ia kushtonit sot? 
Mua personalisht që nga viti 2003 më është bërë konkrete ideja që kam pasur që në udhëtimet e mia klandestine për të ardhur në Itali. Të gjithë ata persona që kanë kaluar detin në kushte të tilla, me skaf ose gomone, kanë pësuar një traumë jetësore që nuk do ta harrojnë kurrë. Kështu që miqësia me Paolon bëri të mundur që unë t'i shprehja idetë e mia, dhe ai mendoi për një libër duke pasur një objektiv akoma më të madh që është ai i realizimit të një filmi televiziv por që për momentin, kriza ekonomike e lë pas. Megjithatë, ju ftoj të lexoni librin për të kuptuar disa nga mundimet që emigrantët e detit kanë përjetuar për të kuptuar më mirë. 
Librin dua t'ia kushtoj të gjithë atyre djemve, vajzave, nënave dhe fëmijëve që kanë përjetuar një sfidë të tillë në jetë, duke mos harruar dhe të gjithë ato qindra vetë që lanë jetën e tyre në Kanalin e Otrantos dhe në ujërat që ndajnë Shqipërinë me Italinë. Është historia ime e vërtetë, që ngjan me historinë të mijëra emigrantëve shqiptarë, ajo që më dha shtysën për librin, ndaj ua dedikoj.

Nga Gjin Musa, për gazetën "Dukagjini", botuar në gazetën "Bota Shqiptare", Itali.

ËSHTË EMOCION TË EKSPOZOSH NË AMBASADËN SHQIPTARE NË ITALI

Intervistë me piktoren Shkodrane në Itali ZAFINA VASA
Zafina, ju keni ekspozuar në shumë galeri, por kjo është hera e pare që ekspozoni në ambasadën shqiptare.
Kjo është hera e parë që marr pjesë me një ekspozitë personale në këtë ambient, pra këtu në mjediset e ambasadës Shqiptare të akredituar në Romë.
Interesimi, siç po shikohet, është shumë i madh zonja Zafina.
Po përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj iniciative dhe në mënyrë të veçantë ambasadorin tonë në Itali z. Llesh Kola i cili po promovon dhe ndihmon artistët e rinj shqiptarë, për të cilët kjo rrugë nuk është e lehtë.

Ç'ndjesi ju shkakton kur ju shikoni punimet tuaja të ekspozuara?
Ndihem e emocionuar si në çdo ekspozitë, por kjo ka të veçantën e saj sepse inaugurohet  në mjediset e ambasadës time,ekspozohet ne mesin e shqiptareve te mije, kështu do ti quaja pa dallime te gjithë të pranishmit që kanë mbushure këtë sallë.
Pas çdo ikjeje ka një histori dhe para saj qëndron gjithmonë një ëndërr. Ç'mund të na thoni për fillimet tuaja në Itali?
Kam ardhur në Itali në vitin1992 me një bursë studimi në fakultetin e gjuhëve të huaja. Letërsia më ka pëlqyer gjithmonë, por pasioni im ka qenë dhe mbetet piktura, megjithatë mendoj se ka qenë një trampolinë e vlefshme për të vështruar nga një kënd tjetër edhe pikturën. Pas diplomimit në Gjuhë e letërsi italiane, zhvendosem në Firence, ku filloj të ndjek një kurs në Akademinë e Arteve të Bukura në teknikën e nudos. E adhuroj këtë qytet, mendoj se është qyteti ideal për çdo njeri 
që e ka për zemër artin.
Në rrugëtimin drejt artit, keni qenë vetëm apo keni pasur pranë ndokënd që t'ju udhëzonte?
Nuk mund të harroj fëmijërinë, dorën e babait që më mësonte si të mbaja lapsin. Ai, dita ditës më mësoi se pasioni, talenti, i përngjan një luleje të cilës që të lulëzuar duhet t'i përkushtohemi. Të njëjtin parim vazhdoj të kem edhe sot me bindje them se të vërtetat e mëdha të kësaj jete janë të
shprehura thjesht dhe e bëjnë efektin e tyre kur transmetohen me ëmbëlsi mes njerëzve.
Me ç'intensitet punoni?
Punoj kur kam frymëzim, nuk është në natyrën time të kem një orar të caktuar, edhe pse në art është thuajse e pamundur diçka e tillë, për t'i shtuar kësaj edhe impenjimet në familje, të cilën e konsideroj të shenjtë.
Cila është rryma që ndieni më afër vetes?
Rryma që ndiej më pranë është impresionizmi, për vetë faktin se ai s'është vetëm art, por është një filozofi jete. Claude Monet, Pierre August Renoir, Vincent Van GoghEdgar Degas disa nga eksponentët e kësaj rryme veprat e të cilëve çdo herë që i shikoj më duket e para.
Tek vështron tablotë tuaja nuk mund të mos vëresh edhe gjurmë Shqipërie, por jo vetëm. Subjekti i tyre natyrshëm të çon në një dimension tjetër atë të udhëtimit i cili nis që nga vendlindja juaj për të vazhduar me qytete të tjera si Firence,Roma,Venecia etj.
Do ta konsideronit më shumë si një udhëtim nostalgjik për diçka që i përket së kaluarës
apo si rrugë drejt të panjohurës, misterit?
Të udhëtuarit, në tërësinë e tij është një nga dimensionet që karakterizojnë njeriun, ndaj dhe më tërheq shumë si koncept. Të udhëtosh do të thotë të jesh në kërkim të diçkaje, të lëvizësh, të jesh në jetë, të ndiesh. Ky është fraksioni emotiv që dua të përjetësoj në telajo, në madhështinë e të dyja trajektoreve që përshkon.
Ç'është për ju familja?
Familja është absolute, gjëja më e shenjtë. Vetëm ajo është burim i pashtershëm dashurie, dhe vetëm për të ia vlen çdo sakrificë. Tashmë jam vetë nënë dhe këto fjalë i them me bindjen më të thellë. Është e çuditshme, por ne bijtë i çmojmë dhe i kuptojmë më shumë prindërit tanë në çastin kur bëhemi vetë prindër. Është një ligj i jetës ky. Nëse ka diçka për të cilën njeriu mund ta konsiderojë veten me fat, ajo është pikërisht familja. Unë kam pasur fatin të jetoj një fëmijëri të mrekullueshme, do të dëshiroja që e tillë të ishte dhe për vajzën time. I flas shumë për vendin dhe historinë tonë, dhe ai dëgjon me kuriozitet, i pëlqen shumë Shqipëria.
Si u njohët me bashkëshortin tuaj, edhe ai është artist apo një admirues i artit?
U njohëm rastësisht, edhe ai është i pasionuar me artin figurativ dhe dashuron muzikën.
Ju keni vite që jeni larguar, kur ka qenë hera e fundi që keni shkuar në Shqipëri dhe si ju është dukur?
Është e vërtetë që kam tashmë shumë kohë që ndodhem në Itali, Shqipëria për mua është toka më e bukur në botë, ka shumë përmirësime, por rruga drejt një demokracie të drejtë nuk është e lehtë.
A bën pjesë në planet tuaja të ardhshme ndonjë ekspozitë atje?
Pa dyshim një ndër projektet e mia është edhe ky, sapo të kem mundësi do të ekspozoj edhe në vendlindjen time.
Së fundi, ç'mesazh do t'i jepnit të rinjve shqiptarë me studime këtu në Itali në përgjithësi dhe grave  shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Itali, e pse jo të gjithë intelektualeve të shquar, biznesmenëve dhe artistëve që kanë lënë Shqipërinë dhe sot kanë bërë emër të shkëlqyer këtu në Itali.
Përfitoj nga rasti që përmes shkrimit tuaj z. Gjin, të ju uroj të gjithëve që një ditë t'i kthehemi atdheut tone, atje ne të japim të gjithë kontributin tonë për një Shqipëri Europiane.
U larguam nga kjo ekspozite e piktores Shkodrane ZAFINA VASA duke marre me vete përshëndetjet dhe përgëzimet e të gjithë atyre që morën pjesë në këtë ekspozitë, mora me vete krenarin e një Shkodraneje që na bëri të ndihemi krenare, se vijmë nga qyteti i kulturës dhe i artit, morëm me vete peisazhet e Shkodrës, alpet për rreth deri në Thethin e bukur alpin, morëm portretin e të madhit Lin Delia dhe dashurinë pwr vendlindjen tonë të dashur.

Për gazetën "DUKAGJINI"
GJIN  MUSA
19.5.2011

TRAJNIMI I KLUBIT SHQIPTAR TE MEDIAS, PER KRIJIMIN E KAPACITETEVE INSTITUCIONALE

Me datën 14-15 prill 2011, ne mjediset e Hotel "Rogner" u zhvillua seminari trajnues, me teme: "Organizimi dhe financimi i një shoqate për vetërregullimin e medias".
Ne ketë trajnim morën pjese anëtarët themelues te Klubit Shqiptar te Medias, duke u përfaqësuar nga dy vete. Nga shoqata "Atdhetare-Dukagjini" mori pjese kryetari i saj, Ndue Sanaj dhe financierja Mri Kroj.
Trajnuese, ishte Daphne Koene, Sekretare e Këshillit të Shtypit në Holandë (Raad voor de Journalistiek).
Seminari trajnues u zhvillua mbi bazën e këtyre temave:
1- Organizimi / struktura / funksionet e organeve vetë-rregulluese të medias: Struktura organizative: Sistemi vetë-rregullues: përbërja e organeve të medias, gazetarët individualë dhe / ose shoqatat mediatike; organe të ndara për detyra të ndara (a i duhet një organi miratim nga një organ tjetër për disa prej aktiviteteve?); përshkrimi i detyrës / kompetencës për një këshill shtypi: çfarë bën dhe, njëkohësisht e rëndësishme, çfarë nuk bën; strategjitë për rritjen e anëtarësimit
2- Çështje të përgjithshme: si financohet një Këshill Shtypi, si strukturohet buxheti i tij, përqindja e buxhetit të shpenzimeve të përditshme të Sekretariatit (përfshirë punën e përditshme të sekretariatit: si punësohet stafi, sa orë në ditë përbën puna administrative); tarifat e anëtarësimit: si t›i përllogarisim ato, përqindja nga buxheti total, si të rriten kapacitetet për mbledhjen e tyre, e te tjera.
3- Financat dhe financimi; mjetet për thithjen e fondeve; donacionet dhe sponsorizimet: kush po përpiqet t'i thithë ato, a janë ato të miratuara nga Asambleja e përgjithshme e Këshillit, si të merremi me donacionet sensitive apo sponsorizime nga individë dhe / apo organizata të diskutueshme, etj. Si të shkruajmë një propozim për grante.
4- Lobimi. Bazat e lobimit (njohja e organizatës suaj, rritja e besimit); këshilla të përgjithshme për lobim të efektshëm (mesazhi, plani, takimet, si të kemi ndikim tek qeveria). Lobimi në praktikë: Kush e bën këtë punë në mënyrë aktive, përdorimi i rrjeteve dhe mediave shoqërore, standardet formale.
Me datën 17-18 maj 2011 e hotel "Xheko Imperial", ne Tirane vijoj trajnimi i anëtarëve themelues te Klubit Shqiptar te Medias.
Ne ditën e pare u be trajnimi nga Sekretari dhe Drejtori i Thesarit, Bordi i Standardeve te Shtypit, Ltd, James Earl Raeburn, mbi temën: Financat dhe financimi, sipas shembullit te Komisionit te Mbretërisë se Bashkuar për ankesat dhe si financohet ai nga botues gazetash dhe revistash për këto çështje: Përcaktimi i buxhetit. Kush i gjen fondet? Kostot operative te administrimit te nje shoqate vetërregulluese te medias. Cilët janë punonjësit e domosdoshëm te nje shoqate për vetërregullimin e medias? Si përcaktohen kuotat e anëtarësimit ne nje nivel te caktuar? Si duhet te ndahen kostot e financimit mes kompanive te medias? Burime te tjera financimi-te pranueshme apo te papranueshme?
Ne ditën e dyte u be trajnimi nga ekspertja për median, Qendra UET, Tirane, doct Diana Kalaja, mbi temën: Projektet financuese/ iniciativat për nje shoqate vete-rregulluese te medias.

Komentet, diskutimet dhe opinionet e pjesëmarrësve gjate këtyre dy trajnimeve i dhanë me shume vlere seminareve dhe sigurisht te gjitha bashke ndihmuan për te çuar me tej punën e Klubit Shqiptar te Medias.
"Ndonëse ne hapat e pare te punës, angazhimi, vullneti dhe dëshira e Klubit Shqiptar te Medias për te vazhduar me tej është maksimal dhe kjo sigurisht duke pasur mbështetjen e te gjithë ju qe jeni pjese e pandare e këtij grupimi", theksoi ne mbyllje te këtyre seminareve Presidenti i Klubit, Shkëlqim Bylykbashi. Me tej, presidenti tha: "Besoj se kam edhe mendimin tuaj qe nje falënderim i veçante është edhe për Zyrën e Medias pranë OSBE përfaqësuar nga z. Laurentiu Stinga dhe zj. Mira Kroqi, te cilët bene te mundur qe këto dy trajnime te organizohej me praninë e zj. Daphne Koene-Sekretare e Përgjithshme e Këshillit te Shtypit ne Holande; zotit James Earl Raeburn-Sekretar dhe Drejtor i Thesarit, Bordi i Standardeve te shtypit Britanik, te cilët sollën nje eksperience te vlefshme dhe ne koherence për punën tone te përditshme, si dhe doct. Diana Kalaja për kompetencën qe tregoj gjate seminarit për temën mbi projektet e financimit.
Nga Redaksia

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza

numrat

part03