part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

87

Kosovë, Gëzuar trevjetori i Pavarësisë!

Nga Gani Qarri

Pavarësia e vendit tim, është momenti më sublim që më dha frymëzimin për këtë shkrim festiv. Është shqiptari im ai i cili dëshiron të gëzohet të paktën një herë në vit me rastin e kësaj feste historike edhe pse akoma trajtohet me një Pavarësi të kufizuar. Është populli im ky me fatin e të cilit bëhen eksperimentet më të fundit ndërkombëtare në këtë fillim shekulli në Evropë. Është loja e vendorve dhe ndërkombëtarve, që bëhet me jetën dhe ekzistencën e vendit tonë, mjerisht pengesa më e theksuar e zhvillimit normal të jetës në Kosovën tonë të Pavarur me Pavarësi të mbikëqyrur! Nganjëherë edhe vet çuditem se sa shpejt që ec koha dhe pothuajse gati fare si pavërejtur kaluan tri vjet që nga shpallja e Pavarësisë së atdheut tim-Kosovës, e cila po të mos ishin problemet e shumta që e përcjellin vendin, nga euforia e festimit, dëshira e flaktë për Pavarësinë e arritur dhe ndjenja e papërshkruar e të jetuarit në LIRI, do të ishte vërtetë e perfeksionuar për festim pa fund!
Por, "moratoriumi" i pështirë me Pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës ende nuk ka përfunduar, dhe kjo nuk mundë të vazhdojë edhe më tej kështu, ajo duhet urgjentisht në kuptimin e tërësishëm të fjalës ta marrë formën e pavarësisë së plotë shtetërore, ngase Pavarësia e Kosovës nuk mund të ngelë përgjithmonë e burgosur në Pakon e Ahtisarit. Kombi ynë nuk meriton trajtim të tillë eksperimental edhe në këto kohë, atij duhet ti ofrohet ndihma e nevojshme dhe mbështetja e munguar kronike nëpër kohë, për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta, për bashkim kombëtar, dhe jo trajtim me kufij e pengesa që neve edhe në këtë shekull të na mbajnë të ndarë si popull.
Edhe me këtë rast festiv i bëj apel gjithë opinionit shqiptar kudo, dhe atij ndërkombëtar në vend dhe jashtë tij që me veprimet e tyre, Popullit tonë si kombi më i vjetër autokton në Ballkan, me gjuhë dhe kulturë të lashtë aq sa edhe vet koha e ekzistencës së tij në këto troje, në shkrimin e historisë më të re, më në fund pas kaq peripecish e vuajtjesh, t`ia lejojnë edhe atij, pranojnë dhe mundësojnë, bashkimin kombëtar e të gjithë shqiptarëve në një shtet dhe të integruar si komb, ti hap rrugën për të ardhmen e tij, drejt familjes Evropiane.
Mjerisht në vend të kësaj, Bashkësia ndërkombëtare dhe misionet e tyre në vend, jo rrallë sillen me agresivitet ndaj nesh si popull, përdorin presione të ndryshme dhe vendosin kushte të rënda ndaj shqiptarëve, edhe pse gjymtyrët e trupit të tyre, janë të ndara pa të drejtë dhe të keqtrajtuara pa mëshirë dhe pa asnjë ndihmë a përkujdesje meritore ndaj tyre. Ne po qese bëjmë një krahasim me të drejtat që gëzon minoriteti serb në Kosovë dhe diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve autoktonë në Kosovën lindore, shqiptarëve nën ish FYROM-in e tej lazdruar të cilin me të drejtë nuk e pranon Greqia si "emër" dhe Bullgaria si mini-"popull" inekzistent, por që megjithatë, të vetmit janë shqiptarët që pranojnë çdo gjë nga ky kuazi shtet, që nga tendenca për asimilim të tyre, zvogëlim të numrit të popullsisë, rrënimin e historisë dhe prejardhjes, krahasimin me hajna, kaçak e bandit, pengesa në gjuhë dhe regjistrim të popullsisë shqiptare, rrënim objektesh kulturore, historike e fetare dhe bastardimin e autoktonësisë sonë kombëtare madje edhe dajakun e tyre, me heshtje të turpshme, duke mos harruar edhe zullumin e madhë ndaj shqiptarëve nën mal të zi, shpërnguljen me dhunë dhe terror e gjenocid ndaj vëllezërve tanë çamë, konfiskimin e tokave dhe pasurisë së tyre me forcë ushtarake të kthyer në ligj shtetërorë! nga qeveritë e vendeve fqinjë, asnjë popull tjetër nuk do mund ta duronte as pranonte një gjendje të ngjashme siç është ky lloj keqtrajtimi dhe vuajtja e tillë shqiptare edhe në këtë shekull të ri.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe Kosovës së Pavarur i bëhet thirrje për bisedime mbi statusin e saj me Serbinë, ku përflitet se do bisedohet për Veriun e pushtuar të vendit, por jo edhe për Kosovën lindore; do të flitet për Statusin të Kosovës së Pavarur por jo edhe për Iliridën pa të drejta njerëzore dhe kombëtare, të cilës përkundër kaq vuajtjeve shqiptarët e asnjë pjese kombëtare, sot e gjithë kohën, nuk i dalin zot sa e si duhet si Komb. Por çështja e Statusit të Kosovës sa herë u dashka të bisedohet?! Ajo sikur është biseduar një herë me Serbinë dhe nuk do duhej diskutuar më, sepse me përfundimin e luftës në Qershor të vitit 1999. Serbia e ka humbur si mundësinë e administrimit të mëtutjeshëm pushtues të Kosovës ashtu dhe të drejtën për të zhvilluar bisedime politike për Statusin e vendit tonë, madje tash e tri vjet më parë, Kosova është shpallur Shtet i pavarur dhe është njohur ndërkombëtarisht, nga 75 vende të Botës!
Ndaj, lufta historike e UÇK-s kundër Serbisë për ne është akoma e freskët ngase atë e kanë përjetuar shumica e popullsisë së sotme shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, dhe ajo i ka të njohura ngjarjet e fundshekullit XX në Kosovë, të cilat sollën edhe intervenimin e NATO-s kundër Serbisë, nga 24 marsi deri më 12 qershor të vitit 1999 për ta larguar pushtimin ushtarak-policor serb dhe shtypjen afro një shekullore të popullsisë shqiptare, nga pushtuesit sllavë.
Megjithëse Dielli i lirisë ngrohë pjesërisht edhe shqiptarët, për rrezet e të cilit u flijuan shumë gjenerata, flijime ato që sollën edhe Pavarësinë e Kosovës e cila ishte gëzim i të gjithë shqiptarëve, Popullin tonë nuk mund ta lë të qetë kujtimi për pjesët e pushtuara të kombit, kur dihet se Kosova arriti një pavarësi jo të plotë, tokat tona mbetën edhe më tej të copëtuara në shumë shtete, sakrificat shumë shekullore shqiptare të brezave që u flijuan për çlirim dhe bashkim kombëtar nuk u shpaguan tërësisht dhe shekulli i sakrificave kombëtare, u përmbyll pa rezultate të dëshiruara për Atdhe të plotë për të gjithë shqiptarët.
Pushteti i Kosovës edhe pas tri vjet Pavarësie, nuk ka shtrirje në mbi 30% të territorit të vendit e cila ende është jashtë kontrollit të institucioneve tona shtetërore. Në këtë pjesë doganat nuk kontrollohen nga shteti i Kosovës, aty veprojnë strukturat e policisë së Serbisë, ku qarkullimi i paligjshëm i mallrave dhe trafiqet klandestine, nuk ka të ndalur, të cilat buxhetit të Kosovës i kushtojnë me miliona euro, derisa edhe mijëra pjesëtar të pakicës serbe marrin paga nga shteti i Kosovës, të cilët nuk e njohin dhe punojnë kundër shtetit tonë, kur varfëria e skajshme e qytetarëve shqiptar pa asnjë të ardhur nuk njeh fund, dhe vazhdon me rritje të dhembshme..
Në prag të këtij përvjetori të Pavarësisë së vendit tonë, me gjithë gëzimin e madh që kemi për te, ne ndjejmë thellë në zemër edhe zhgënjimin në rritje të bashkëkombëseve tanë nga shkaku i varfërisë së madhe, papunësisë së lartë, keqpërdorimeve gjithfare, nepotizmit dhe pasurimit brenda natës të disa individëve, grupeve e klaneve të caktuara të cilët në rend të parë kanë interesin e përfitimit personal dhe grupor, gjë e cila na irriton pa masë, ngase Politika është bërë Komb dhe Atdhe i shumë njerëzve të paskrupullt të cilët me apo pavetëdije kombin tonë, po e dërgojnë me shpejtësi marramendëse, drejt arkivave të historisë së shkatërrimit.
Për ne, është një moment i veçantë që me këtë rast të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë, ndaj veprës së të gjithë atyre që luftuan, sakrifikuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke falënderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan pavarësinë e vendit tonë, e sidomos Amerikën e cila megjithë telashet tona të mëdha të brendshme dhe të jashtme, e ndihmoi dhe përkrahu çështjen shqiptare dhe atë të Kosovës duke iu gjetur gjithmonë pranë me veprime dhe angazhime konkrete pa të cilat mbijetesa e kombit dhe gjeografia shqiptare, kush e di se si do dukej sot, sepse në këto kohë populli ynë i vogël shqiptar, ka pothuaj një qind parti politike që kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, në çdo kënd ku frymohet shqip, sado i vogël qoftë ai, të cilat janë shumë të përfolura për korrupcion dhe të kqia tjera ndaj kombit dhe vendit, që në vend të unifikimit të popullit, kanë futur gjuhën e përçarjes dhe të urrejtjes ndërshqiptare e cila edhe pa përpjekjet e armiqve të jashtëm të cilët angazhohen çdo ditë që nga jugu në veri, në lindje dhe perëndim, të gllabërojnë sa më shumë toka tona dhe të blejnë e asimilojnë sa më tepër që të jetë e mundur pjesë të kombit shqiptar, në gjithë shtrirjen tonë fizike, rrezikojnë një shpërfytyrim të panjohur kombëtar deri më tani, në gjithë historinë e re dhe të vjetër shqiptare....
Ashtu edhe politikanët e Kosovës të cilët e kanë gojën plot pavarësi dhe shqiptarizëm, përkundër një përqindje shumë të vogël të pakicave, ata Kosovën nuk e paraqesin sa e si duhet-shqiptare, madje edhe pse mëse 95 % janë shqiptar autokton dhe përqindja e pakicave në vendin tonë është nga më të voglat në Ballkan dhe Evropë, megjithatë edhe pas kaq vitesh të luftës, Kosova definohet si shtet multietnik dhe trajtohet me një Pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.
Faji nuk është vetëm tek të huajt sepse edhe pse ne shqiptarët, Festën e Pavarësisë kaq shumë e kemi pritur dhe aspiruar, festë kjo e cila për ne zgjon shumë emocione të veçanta, mu kjo Pavarësi kaq e dëshiruar, edhe ashtu siç është e mbikëqyrur, shqiptarët i ka vënë në sprovë të pa kalueshme para botës demokratike, të cilët assesi nuk po arrijnë të dëshmojnë se ne jo vetëm duam por edhe dimë të ndërtojmë shtet të pavarur dhe demokratik, gjë që me sjelljet e deritanishme, politika e vendit i ka zhgënjyer si shqiptarët e shumëvuajtur ashtu edhe padronët mbikëqyrës ndërkombëtarë.
Pavarësia e Kosovës është një nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, ajo edhe ka qenë ideal i yni, i cili me 17 shkurt të vitit 2008, vulosi realizimin e ëndrrës së të gjithë atyre që nuk kursyen as jetën për këtë ditë të shenjët, që edhe shqiptarët e Kosovës më në fund t'i gëzohen lirisë. Ndaj me rastin e 17 Shkurtit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarëve të Dardanisë dhe trojeve tjera etnike ju urojë ditën e pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar duke dëshiruar çlirimin e të gjitha trojeve tona dhe krijimin Shqipërisë Etnike ku të gjithë shqiptarët e bashkuar mund të ndiheshin të lirë dhe të gëzuar.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Rroftë Bashkimi Kombëtar! Rroftë Shqipëria Etnike!

Kur shikon nё thellёsi …

Duke lexuar librin e kohёve tё fundit "Kur dashurohemi me kultkonjukturёn,ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit" tё kritikut letrar Kadri Ujkaj gjykuar nga stili i tij i tё shkruarit u ndjeva pёrpara njё rastёsie risi,ndoshta e pangjashme nё studimet tona dhe pёrgjithёsisht nё botёn e letrave shqipe, jo thjesht, pёr gjetjet e goditura filluar nga titulli i librit tё tij", por me funksionalitetin estetik qё ai i jep dritёhijeve, si njё e tёrё, nё pёrjetimin kritik tё thelbit tё qenies sonё si konfirmim i sё tёrёs: Si traditё, si art dhe kulturё, si histori dhe psikologji me vetёdijen kritike: Pa dyshimin progresist,nёn kthetrat e entuziazmit si kultkonjukturё nё postmodernitet,siç po vazhdojmё nё kёto dy dekada, fatkeqёsisht,po kryejmё atentatin mё absurd ndaj vetvehtes si komb,kur koha e shansit tё madh,koha e "Shqipёrisё-Zonjё", siç e ёndrronte Naimi, poeti ynё i mirёnjohur, ёshtё pranё nesh mё afёr se kurrё.
Kritiku ynё nuk lexon, por qёmton. Ai nuk rrёshqet ndёr faqet e librave, por ndalet aty ku pёrkon ose nuk pёrkon me autorin. Dhe merr shёnime, pёrzgjedh citate tё cilat do t'i vlejnё mё vonё, nё njё temё, nё njё ese apo nё njё studim kritik pёr tё mbёshtetur apo kundёrshtuar me kurajo civile ata-ato, "hijet...": idolatritё, idhujt pa krena, kultet nё epokёn e postkulteve, qё riskojnё ngjitjen tonё nё nivelet e civilizimit bashkёkohor.
Ky ёshtё Kadri Ujkaj, kritiku letrar, eseisti dhe studiuesi disi i veçantё nga tё tjerёt, studiues apo kritikё nё letrat shqipe, nё ditёt tona, kur çuditёrisht kritika jonё letrare e mirёfilltё, shpeshherё, kur e kemi aq tё nevojshme, po zёvёndёsohet me britmat, çjerrjet panergjike, pra sheqer dhe mjaltё ose me histerizёm, pra farmak e zeher.
Filozofia estetike e Kadriut, si kritik apo eseist, nuk i ndan apo veçon tё mirёn nga e keqja,pra nuk ёshtё me pёrjashtimin brenda vehtes d.m.th me parimin e ndarjes ideologjike qё lamё pas: Ose bardhё, ose zi. Kadriu i sheh tё dyja, si objekt i shkrimeve tё tij, tё pandara brenda thelbit tonё: Edhe tё bardhёn, edhe tё zezёn. Posi tё tilla ai i analizon dhe i interpreton si njё e tёrё, si tek qenia njerёzore, po aq edhe brenda vetё familjes apo shoqёrisё, qoftё kjo edhe si shoqёri e hapur apo si realitet global..
Vetёm brenda kёtij vёshtrimi, me kёmbё nё tokё, ai sheh edhe pёrspektivёn e sё ardhmes sonё si komb, si popull qё ka tё drejtёn e padiskutueshme ta rishikojё historinё, e vet, por kurrёsesi ta rishkruajё, sepse, siç shprehej Konica, nёnvizon me po kaq tё drejtё kritiku Ujkaj, e kaluara nuk zhbёhet dot, sytё tanё dhe mendja jonё duhet tё shohё vetёm pёrpara, nё se realisht duam tё kapim kohёn e humbur.
Pikёrisht kёtu qёndron e veçanta e kёtij kritiku apo analisti nё ditёt tona. Nё pamje tё parё kritiku ynё tё duket proliks dhe pak i vёshtirё pёr t'u "pёrtypur". Por edhe kjo s'ёshtё tjetёr vetёm njё veçanti e stilit tё tij si studiues, kritik,publicist apo eseist. Ai sheh dhe depёrton aty ku shumёkush ja pёrton tё futet duke i bёrё ftesё lexuesit, sidomos atij tё kualifikuar, pёr durim dhe mbi tё gjitha guxim.guxim deri nё fund guxim.
Nё librin e tij"Kur dashurohemi me kultkonjukturёn, ndryshe Sindroma shqiptare e Stokholmit" ai ka zgjedhur tё merret pёrmes gjuhёs sё esesё me tё keqen e madhe qё mund tё na vijё si qytetarё apo si komb, nё se nuk nxorrёm mёsimet e duhura nga e djeshmja si koha e kulteve ideologjike apo e kultit tё Njёshit, me tё shёmtuarёn luftёn e klasave qё na mjeroi deri brenda gjakut tonё duke na kthyer nё armiq tё vetvehtes. Me shumё vend kritiku letrar Ujkaj na tёrheq vёmendjen tё gjithёve duke filluar edhe nga ajo pjesё qё ai e ndjen si gjёja mё e shtrenjtё nёn diell-vendlindja: "Kujdes,historia nuk do tё shkruhej,nё se nuk ekzistonte frika se ato qё harrohen mund tё pёrsёriten",- Modelin e mё tё mirёs, nё rrugёn e komunikimit mes nesh,me vlerat tona sa lokale,sa kombёtare ai e sheh tek kulti i tё kaluarёs sё pastёr, si pasurim dinjitoz i identitetit tonё, jashtё çdo politizimi mes nesh, apo pёrjashtimi tё individit apo tё grupit pёr bindjet e veta ideologjike, si deri dje,duke riskuar spiralen drejt sё ardhmes sonё evropiane.
Nё fundit tё fundit,a nuk na do edhe Evropa e Re pikёrisht tё tillё dhe kurrёsesi si majmunёr modernё nё gjirin e saj,kur askush nё Evropёn moderne,- thekson kritiku ynё duke iu referuar Kadaresё,- nuk po bёhet gati tё braktisё kombin e vet.?!?
Veçantia apo risia letrare e Kadriut, si kritik letrar novator, lexohet edhe tek esetё kushtuar Migjenit dhe Dritёroit falё njё leximi ndryshe qё Kadriu i bёnё veprёs sё tyre duke na sjellё dy profile tё reja poetike: Njё Migjen, poet postmodern, si Korife i Kohёs sё Njeriut-mbinjeri, me Njeriun-Zot dhe jo zotin mbi gjithçka, i aftё tё kapёrcejё vetvehten,qoftё edhe duke e riskuar atё, si nevojё e afirmimit apo e ringritjes nga "balta", refleks i asaj estetike qё Niçe do ta quante estetikё mashkullore.
Sikurse njё Dritёro, qё duke fituar mbi kufizimet e vet ideologjike, veti e gjenive tё letrave, arrin tё na dhurojё "Zhurmat e erёva tё dikurshme" me personazh kryesor tё dyzuar apo me dualitetin shpirtёror aristetolian, i cili, jo thjesht, nuk ёshtё modeli i "heroit tё ri", por, gjithёsesi, antiheroi, individualisti, me moton "Bota ekziston vetёm brenda meje", ndryshe "kokёkrisuri"qё preferon tё jetё ai qё ёshtё … dhe jo ai qё duhet…, i cili "suksesin kolektiv" e sheh vetёm si fillimi i jetёs"me sukses tё vetmuar" ...
Po kaq intrigues kemi edhe vizionin postmodern tё Kadriut si analist pёrsa i takon patriotizmit ... "Kujdes, rrofsha unё ngulmon njeriu postmodern. Atdheu e dua sa tё mё dojё ai mua"- na tёrheq vemendjen kritiku-analist me njё shikim drejt thellёsisё, larg sloganeve patriotike me tё cilat jo pak abuzohet nё ditёt tona. Vizioni i tij mbi posthistorinё si epoka e postideologjisё dhe e postkulteve ёshtё vizioni postmodern i intelektualit shqiptar, qё ngrihet kundёr pёrjashtimit tё tjetrit apo tё grupit pёr bindjet e veta ideologjike.
Pikёrisht kundёr kёsaj filozofie pёrjashtuese, si tharje brenda vehtes apo si luftё e re klasash, si kult i Njёsh-it, si kult i Besnikёrisё sё Mallkuar ndaj "Nёnёs-parti" si deri dje,qoftё kjo edhe si kultkonjukturё demokratike moderne apo si nostalgji ndaj "Armikut tё Çlirimit", ndryshe si sjellje tragjikomike me vetvehten, qё gjithёsesi na kujton me neveri Sindromёn e Stokholmit(1973) kur e dhunuara gjatё procesit tё hetimit bie nё dashuri me dhunuesin e saj,pengmarrёsin, duke dalё nё mbrojtje tё tij pёrpara trupit gjykues., apelon libri i Kadriut.duke na tёrhequr vёmendjen: Kush jemi …, ku po shkojmё …?!
Kjo ёshtё kuintsentenca, si tё thuash ideja kryesore apo mesazhi i kёtij libri qё aq mjeshtёrisht Kadri Ujkaj e koncentron nё thёnien e njё patrioti, trimi dhe diplomati popullor si nёnkolonel Mul Delia, i Hotit: "Qeveritё dhe pushtuesit janё si uji qё rjedh, ne jemi populli qё mbetemi kёtu"
Nga Fadil Kraja,
"Mjeshtёr i Madh", shkrimtar

Një lule për Shën Valentinin

Nga Leon Lekaj

Për herë të fundit kishim ndenjur bri asaj Lule-Maji, që qe ngjitur pranë një stoli të drunjtë në kopshtin tim. Atë natë binte një shi i shtruar dhe ne e ndjemë atë vetëm kur rrobat na qenë puthitur krejt pas trupit. Që prej atij çasti nuk e pashë më. E kërkova arsyen e zhdukjes së saj në eterin e netëve të zymta që pasuan, por të gjitha përpjekjet ranë në boshin që ajo kishte lënë pas vetes.
E si të mos mjaftonte e gjithë kjo, Lulja e Majit qe prapë aty, e gatshme të më përsëriste të plotë skenën e asaj nate të lagësht. Sa herë hyja në shtëpinë prej guri me kopsht, ndehej e tëra mbi ardhjen time. Lëshonte një erë të këndshme, e degët e saja shndërroheshin në duar që zgjateshin e zgjateshin. Ndërsa unë i vidhesha prekjeve të tyre, duke u mënjanuar në një largësi të mjaftueshme.
Vendimin e mora një natë të ngjashme. Shiu përsëritej krejt identik, e unë ndjeja mbi trupin tim pikat e tija transparente të më rrëshqisnin mbi ballë. Ajo qe aty, në ajrin e lagësht, prej të cilit depërtonte aroma e parfumit të saj. Ia shihja sytë, ia ndjeja masën e tejdukshme tek i rrëshqiste poshtë ballit, e i bënte sërish t'i vareshin flokët nga pesha e ujit. Ajo nuk qe aty, vetëm kur unë kërkoja ta prekja. Atëherë, qenia e saj ngjitej në një lartësi kufi, të cilën nuk mund ta mbërrija.
Të nesërmen urdhërova kopshtarin tim: lulen mbi tendë, as të mos e ujiste më e as të mos e prashiste. Ai rrëshqiti shikimin e tij ngadalë mbi fytyrën time, e mua më dukej sikur duhet të bëhesha gati të prisja sytë e tij, që nga çasti në çast, pritej të kullonin poshtë, si një e verdhë veze. U lodha kot. Kopshtari, në një gjest vringëllues më kishte kthyer krahët.
Vyshkja e një luleje i ngjet një shpirtdhënieje. Degët e saj, diku të gjata e të fuqishme, filluan dalëngadalë të vareshin si krahët e një gruaje që prej kohësh e ka kaluar moshën e mesme. Nga dritarja e dhomës ku flija, ndiqja shpesh ecje-jaket e kopshtarit tim; kur mbërrinte tek tenda lëvizjet e tij ngjanin me ato të një njeriu të çekuilibruar. Dhe hera herës sytë e tij i drejtoheshin perdes, mbas të cilës qëndroja i fshehur.
Atë ditë të Shën Valentinit, kur festën e tij e krahasova me atë të Pashkëve, mbeta për pak kohë në gjendje paralize. Nuk e kuptoja psenë. Kjo gjendje më mbajti deri në çastin kur krahasimi i erës së luleve të therura me atë të jetëve të këputura të qengjave më solli në vete. Kërkova nëpër turmën e njerëzve lulembajtëse qoftë edhe një fytyrë të ngrysur, por qe e pamundur.
Atëherë iu drejtova shtëpisë. Kopshtarin nuk pata nevojë ta kërkoja. Po më priste tek dera e jashtme me kokën të drejtuar nga kopshti. Që prej ditës, kur e kisha urdhëruar të mos ujiste e të mos prashiste lulen time të preferuar, ai mi fshihte sytë.
-Preje, -thashë, pa mu dridhur zëri.
Ngriti sytë dhe një valë urrejtje u përplas mbi fytyrën time. Sërish përjetova diçka jo normale, diçka të mistershme, e cila mbyllte kapakët e saj, sa herë që sytë e tij përplasnin qepallat. U bind. I heshtur, si zakonisht. Në kohën që ai largohej, tek unë, si në një ekran të fuqishëm shfaqej masakra më e madhe: ajo e luleve.
Hyra në dhomë. Mbi tavolinë qëndronte një vazo e madhe qelqi e mbushur me ujë. Brenda saj qe një fidan i shëndetshëm i Lules së Majit. Nuk doja t'i besoja shqisave. Edhe pse doja ta bëja. Dhoma u mbush befas me aromën e këndshme të saj, aq sa mu çuan peshë të gjitha qelizat. E ndërsa aty, në fundin e vazos, vazhdoja të kërkoja një palë sy, ngjyrën e të cilave nuk e përcaktoja dot më, nga jashtë u dëgjua një e trokitur e lehtë porte.

BUZËQESHJA E YJEVE

Ka disa vite qe firma e Luigj Temalit po duket gjithnjë e me shume ne faqet e shtypit te përditshëm, sidomos ne gazetën "Dukagjini", "Shqipëria etnike", "Ndryshe", "Telegraf" e te tjera.
Pas botimit te vëllimeve poetike "Për ty", "Gjurma", "Lule nen shkëmb" dhe publicistiken "Nje dritare nga jeta", autori del përpara lexuesit me përmbledhjen publicistike "Buzëqeshja e yjeve" kushtuar disa prej figurave madhore te historisë dhe kulturës sonë kombëtare.
Duke lexuar këto shkrime, te botuara ne periudha te ndryshme kohore, te bie ne sy, veçanërisht, përkushtimi për t'i bere ata sa me te njohur ne masën e gjere te lexuesve. Ata njihen me disa nga anët biografie, hulumtuese, krijuese dhe qëndrimeve personale te këtyre njerëzve te shquar.
Nje karakteristike dalluese e kësaj përmbledhjeje është fakti qe autori përpiqet te mbështet sa me tepër ne bibliografie e shkruar, duke e vene ne qendër te studimeve te tij.
Ky vëllim publicistik i vjen ne ndihme lexuesve ne zgjerimin e njohurive te veta.
Nga Paulin Shtjefni, poet

IDHULLI IM KA QENE SHUK PRIFTI

- INTERVISTE ME "ARTISTIN E MERITUAR" SHYQYRI ALUSHI -
Shyqyri Alushi, Orfeu i kenges popullore qytetare shkodrane , na hapi deren me nje mikpritje tradicionale te mbartur prej kohesh nga origjina e tij malesore nga Aliajt e Kastratit. Shyqi ,ndonese me nje hyrje modeste ne katin e peste , nuk ngurroi qe ne nje bashkebisedim me te , te na shfaqte gjithe madheshtine e karrieres se tij prej artisti te pazevendesueshem persa i perket kenges popullore shkodrane, vlersimet per Jaren e Kengen shkodrane ne te shkouaren dhe ne te sotmen. Ne shkrivanine e tij gjendeshin gjashte blloqe me nga njeqind kenge seicili., pra gjashteqind kenge te repertorit te tij te cilat kishin marre jete mijera e mijera here nen interpretimin mjeshtror e virtuoz prej zerit te tij. Deshira e Shyqit ishte e madhe , qe nje dite keto kenge te shihnin driten e botimit , ndersa mundesia ekonomike ,mjaft e kufizuar ja priste vrullin e shpirtit artedashes , ndaj edhe fjlet i buronin bashke me llaven e shpirtit fisnik qe shpesh here ishin pervelues per realitetin e trishte neper te cilin po kalon arti shkodran, perfshi edhe kengen qytetare.
Ndonese 77 vite jete mbi supe, te ylberizuara me ngjyra artit, perseri Shyqi interpreton me dashuri e mall kengen shkodrane. Ne prezencen tone Shyqi kendoi disa vargje nga nje kenge qe "flinte" ne njerin prej blloqeve te tij: Dalengadale do tu harroj­/Megjithese jam dishpru /S'kam ndermend ma t'ju kujtoj/Nuk je ma lule per mu/Sikletin do ta duroj/E me zemer prap te du/Si dhurate po te dergoj / Nje zambak tuj lulzu/Kur te njofta t'pata than/Do t'vinte dita per me u nda/Kujtimin qe m'pate dhan/ Do ta jap me lot tuj kja.
Me shume miresjellje e dashuri pranoi te jepte nje interviste per gazeten tone.

- Ju jeni njeriu i lindur per kenge , apo jeni trashgimtar nga brezat tu paraardhes?
- Kengen nuk e kam trashiguar nga brezat e mi, por do te thoja se e kam trashiguar nga motra ime , Vacja ,e cila ka qne e martuar ne Bushat. Ajo kendonte shkelqyer , por martesa , hallet e shtepise ndikuan qe karriera e saj te ishte fare e shkurter . Prej asaj kam nje kenge me titull " Drandofillja qe çil s'parit", vargjet e saj jane : Drandofillja qe çil s'parit / Vajze e re kam ndodh e mjera/ Tash po dalim prej beharit/ E po him ne stina t'tjera. Kete kenge me vone e kam kendue me Kole Vjerdhen , Karlo Palin, Rexhep Zaganjorin e Deto Haxhin qe perbente grupin tone.
- Cili ishte embrioni qe sherbeu per ju per te vegjetuar si i tille ne kengen popullore qytetare?
- Motra ime, pikerisht motra ime , Vacja. Ajo u martue, pastaj stafeta e kenges me mbeti mua ne dore . Jam perpjekur ta justifikoj kete stafete edhe per hirte motres sime,sepse zeri i saj ka qene edhe me i mire se zeri im.
- Kush ka qene njeriu-artist qe ju ka sherbyer si idhull per terheqjen tuaj drejt kenges?
- Kam kendue qysh 10 vjeç kengen popullore shkodrane . Ne kete moshe pata shkue me 60 kenge ne repertorin tim. Keto kenge mbushin nje nate te plote, qofte ajo edhe nate dimri. E verteta eshte se un e kisha nje idhull qe me terhiqte si magneti,ai ishte Shuk Prifti.Kanget e tij i kam nigjue ne pllake gramafoni. Ate pllake e vija nga 10 here çdo dite , keshtu qe nje dite ajo u fshi krejt.Kishte nje kenge ne te cilen thuhej: Edhe nje here due me kja/Prej gurbetit erdha n'shpi/Medet, paskam pase ikballin/Tuj kene gjalle me hjeke zi.
- A e mbani mend titullin e kenges se pare qe keni kenduar ne skene?
- Titulli i kenges ka qene "Moj drandofillja e kuqe" dhe e kam kendue bashke me orkestren e parapermendur ne Kinema Repuplika.
-Ne sa koncerte keni marre pjese si kengetare ne karrieren tuaj?
- Jane shum. Jashtezakonisht shume! Gati ne kufijt e pabesueshmerise. Pa pike dyshimi jane qindra e qindra koncerte.
- Cili ka qene koncerti me mbreslenes per ju gjate karrieres tuaj te gjate?
- Koncerti me mbreslenes ka qene ne Tirane , viti fatkeqesisht nuk me kujtohet.Shkuam ne Tirane bashke me Bikun (Bik Ndojen) si kengetare te Radio-Shkodres. Para Pallatit te Kultures ne Tirane ishte vertete nje pafundesi njerezish.
Per kete arsye nga drejtuesit u vendos qe koncerti te jepej jashte, aty para pallatit. Degjova thirrje te stuhishme :Shyqi! Shyqi! Shyqi! – ne momentin qe interpretova nje kenge . Te them te verteten mu duk se po rritesha perpjete.
-Keni marre pjese ndonjehere ne ndonje aktivitet nderkombetar?
-Jashte kemi dhene shume koncerte , por jo si konkurent ne ndonje aktivitet konkurues nderkombetar. Ne te gjitha keto koncerte kam qene me Bikun me te cilin kam punuar mbi 20 vjet. Kemi dhene koncerte duke filluar nga Kosova, por edhe ne Rumani, Turqi, Portugali, Zvicerr, Bullgari, Hungari etj.Aty ishte nje salle madheshtore e mbushur plot e perplot. Sinqerisht ua them se nuk e shihja njeriun e fundit ne salle.
-Ju se bashku me Bik Ndojenmbeteni nje dyshe thuajse mitike ne jaren dhe kengen popullore shkodrane. Mund te na jepni ndonje te dhene nga raportet midis jush?
-Kemi punuar mbi 20 vjet ne nje tavoline dhe per 20 vite nuk ka pase nje minute te vetme qe Shyqyri Alushi e Bik Ndoja te mos kene qene bashkepunetore te ngushte , dy kengetare ne ndihme te njeri –tjetrit, dy vellezer ne fushen e artit midis te cileve nuk u shfaq kurre xhelozia as egoja e semure.
-Ç'perben per Shyqyri Alushin spektatori i salles apo i sheshit?
-Spektatori ka qene e mbetet gjithçka per mue. Ai eshte nane e babe.Ai te ben te kendosh , te fluturosh. Kengetari eshte gjithmone borxhli ndaj tij. Me kujtohet ne koncertin qe dhame ne Rumani kur spektatoret me kthyen gjashte here me te njejten kenge, ndersa ne Kosove me kan nxjerre duke me mbajt per krahesh nga skena , ngaqe nuk isha i zoti te mbahesha ne kembe nga interpretimi pa fund i kengeve ne skene per hater te spektatorit.
- Kam degjuar se ju keni qene interpretuesi i pare i kenges "Kaçurrelat e tu" te kompozitorit Gac Çuni, i cili ka vdekur ne burgun e Burrelitne vitin 1956. Kete realizim e keni bere ne Radio-Shkoder. Nese eshte e vertete kjo, atehere pse nuk transmetohet asnjehere nga Radio-Shkodra?
-Nuk e di! Te betohem se nuk e di! E verteta eshte se ndjej mall per te. E kam pase çue vete te inçizueme me kitare , firzamonike, e me dajre. Nuk di! Jo , jo nuk e di se çfare po behet me kengen popullore shkodrane ?!
-Sa medalje dhe dekorata ka arkivuar Shyqyri Alushi ne karrieren e tij?
-Me dhjetra e dhjetra . Tash 30 vjet kam titullin "Artist i merituar", "Krenaria e qytetit","Çelesi i Arte"-Kengetarit te tradites, dhene nga Spektakel-Agjensi Karabashi ne vitin 1999.Nga qendra Kombetare e Veprimtarive Folklorike ne vitin 2008 me eshte dhene medalja : "Mirenjohje Z.Shyqyri Alushi si interpretues i kenges qytetare shkodrane".
-Keni pase ndonje satifaksion ekonomik nga gjiyha keto çmime e dekorata apo vetem ate moral?
-Zero!Pensioni im eshte 15 mij leke.Me keto veprime jo vetem qe veshteresojne jeten time ne aspektin ekonomik, por turperojne edhe veten. Une nuk i perkas vetem vetes time por i perkas edhe Shkodres e Shqiperise. Shpeshhere e pyes veten: Perse ndodh keshtu me nje artist qe nuk ka kursyer asgje per vendin e tij?
-Shyq si ju duket Jarja dhe kenga shkodrane sot? A e ka humbur identitetin apo vazhdon ta ruaje traditen shekullore?
-Me dhimbje, por me duhet te them se e ka humbur origjinalitetin edhe Jarja shkodrane dhe kanga popullore shkodrane. Jaren e ka kendue Biku dhe ne tae kohe ishte i dtyruar ta hiqte fjalen "Zot" qe permendej shpesh ne jare dhe Biku e ruajti dhe e kendoi si askush tjeter.Asnjera prej tyre sot nuk e ka "shtyllen kurrizore" te tradicionales.
-Arti kerkon para apo kerkon para apo paraja ben art?
-Paraja nuk ka ba art kurre. Ari eshte hyjnore dhe e bejne vetem artistet, sigurisht qe pastaj eshte paraja ajo qe te mundeson per t'ua servire artedashesve ne skena e kinema. Arti prin perpara , paraja vjen pas.
-Kush eshte kengetari me i mire qe ju keni njohur gjate karrieres suaj?
-Bik Ndojen e quaj te paarritshem , pastaj Luçie Milotin , Fitnete Rexhen, etj.
-Po miku juaj me i ngushte?
-Gruaja! Me ate ndava çdo gje ne jete, e kisha edhe grua edhe shoqe edhe mike. Nuk me vjen aspak turp te them se vdekja e saj para 15 vitesh me la "jetim" .Kete shprehje ma pat thene edhe miku im Cuf Shkreli, kur i pat vdeke e shoqja .
-Po virtyti me i mire per njeriun?
-Mirenjohja! Por fatkeqesisht sot po mungon!
-Une jam nje dukagjinas i zbritur kohet e fundit ne Shkoder. Nese ke ndonje njohje per Dukagjinin çfare mund te na thuash?
-Kam qene shpeshhere ne Dukagjin per koncerte e shfaqje. Ne darke ndaheshim dy e nga dy neper shtepija per me fjete. Une shkoja gjithnje me Bikun. Na pritshin me krahe hapur si i thone fjales.Ne ato sofra bujare sillnin mish derri, por mua me mbytshin pulen e ndoshta nuk i kishin tri te tilla.Nganjehere Biku zgjaste doren me marr mish pulet, por un ja largoja duke i thene: Ti e ke aty mishin tan e ne daça me te dhan gja ta jap vete. Ata qe ishin aty (pjestaret e shpise) qeshnin me te madhe . Me kujtohet ne nje familje dukagjinase bje nate qe ishim po me Bikun nje veprim mjaft domethenes qe beri nje plak i vjeter shume. Ai u ngrit nga krevati i "vdekjes " duke e ndihmuar te tjeret dhe erdhi ne dhomen ku ishim ne. Sapo hyri ne dre tha: Mire se ju ka pru Zoti! Pasha Zotin shpeshhere jua kam nije kangen ne Radie e tetane trupi me ka pas hajer. Tash deshti Zoti e kangetaret ma te mire te Shqipnise me erdhen ne voter. Ndeshi gotat me ne tuj perserite urimin : Mire se ju ka pru Zoti! Sinqerisht aso komentesh e aso mikepritjet nuk kam pa as degjue ndonjehere ne jeten time! Na shoqerueshin nga fshati ne fshat duke na hipur ne shpine te mushkave dhe kuajve dhe njekohsisht na mbanin nga krahu nga frika se mos rrezoheshim prej tyre.
-Cilen nga keto shprehje te peraferta do te "votonit" ju sot : "Shkodra eshte djepi i kultures" apo "Shkodra ka qene djepi i kultures" ?
-Te dyten! Vetem te dyten! E shikoni se Teatri e Kinemaja "flejne" e Sofrat kane mbire kudo?!Shkodra vetem ka qene djepi i kultures.
-Profesor Shyqi , une te falenderoj per intervisten , per kontributin tuaj te pavdekshem qe e keni dhene me aq perkushtim per Shkodren dhe uroj qe edhe ata qe per dhjetra vite e kendellen shpirtin me zerin tend sot , te ndermenden se Shyqyri Alushi eshte i gjalle dhe meriton me shume perkujdesje , me shume respekt e me shume mirnjohje.
-Faleminderit ju, pasi me duket se edhe sot "u rrita pak" megjithese jam 77 vjeç.
Intervistoi: Lazer Kodra

KESHTJELLA E SHPIRTIT - PASQYRË E SHPIRTIT TE POETIT

"Ka mbajtur të ndezur flakën e poezisë së vërtetë në zemrat e nxënësve, por edhe të vetvetes … Ngrohtësia, çiltërsia, natyrshmëria, ndjeshmëria sociale e vargjeve të tij përbëjnë profilin njerëzor të poetit krejt të dallueshëm e të perceptueshëm". – Dr. Moikom Zeqo
-Motive që jetuan gjatë, në pritje për t'u zgjuar. Mësuesi, poeti, një emër i spikatur në arsim. Ndërsa sot vjen si  një zë i ëmbël e origjinal në krijimin poetik. "Kështjella e Shpirtit", një vëllim poetik interesant, shkruar me ndjenjë e me kulturë. Një surprizë, një befasi e bukur, një sfidë për moshën. Ajo erdhi si lindje, apo rilindje e një ëndrre të hershme të rinisë. Kish ngelur diku thellë në brendësi të shpirtit të poetit, në pritje
për t'u zgjuar. Zgjim i bukur ky. Zgjim poezie. Për 35 vjet mësuesi përcolli shumëçka nga bota e tij, në auditor me nxënësit, por shpirti i tij ndiente nevojën e një komunikimi të përhershëm me fëmijët, me ish-nxënësit, me bashkëqytetarët e vet. Ky zgjim i brendshëm kishte një orientim të vetëm, dashurinë. Poeti e do shumë jetën, i do çiltërsisht njerëzit. Vëllimi poetit përfundimisht u ngjiz. Vargje të frymëzuara, ndjesi e mendime të kthjellëta. Një jetë në art. Një figuracion i pastër. Imazhe e përfytyrime krejt konkretësi jetësore. "Kështjella e Shpirtit" një titull i gjetur, disi intrigues, me shumë domethënie. Poeti "Kështjellën" e ka vendosur në kopertinën pikturë në lartësi qiellore eterike, për të shpalosur në faqet e librit dhjetëra e dhjetëra vargje ku në planin simbolik e realist shohim raportin midis materiales e shpirtërores.
- Autorin e preokupon së tepërmi ruajtja e shpirtit, sigurimi i unitetit të shpirtit njerëzor. Poeti si dhe poezitë e tij nuk vuajnë nga copëtimi i shpirtit, përkundrazi janë unik. Për mendimin tonë, gurët e kësaj kështjelle janë dashuria, sinqeriteti, ndershmëria, sakrifica, mirënjohja, mirësia, cilësi këto që janë mishëruar në natyrën e mësuesit poet. Ç'kënaqësi për poetin kur vepra lexohet nga të gjitha moshat. Vargu në këtë libër poetik ka diapazonin e shpirtit. E shpirti i poetit është i pamat, i ngritur me ato gurë të mëdhenj të kështjellës – jetë.
"Bota ime dhuratë deti zemërgjerë, / Në shenjtëri dashuria lind, / Veç asaj i falet, / Fanar në shpinë të valëve, / Dallgëve në tërbim, / I shpirtit që ndez e s'shuhet kurrë".
Poeti e nis vëllimin e tij me vargun e vet dhe e mbyll me vargjet e mbesës, atë vit dhjetë vjeçare. Dy dashuri të mëdha në një të vetme, me një marak poetik… "Ka vujt shumë për ata qi i kan ndejtë afër…".
II – Kompozim i bukur, me kulturë "Dielli lind në mëngjes / në muzg ai perëndon"
Natyra e qytetit të Lezhës, e më gjerë, është burim frymëzimi për poetin. Kjo bukuri e radhë, lindje e perëndim dielli, dhuratë nga Zoti, konceptuar poetikisht sa  në kopertinën pikturë të librit dhe shumëçka në shkallëzimin e vargjeve të vëllimit, shfaqet si dritare transparente për vargjet e ngrohta të librit, ku ka shumë dritë, ku vlon dashuria e malli për jetën, për njerëzit, nostalgjia e poetit për prindërit e tij, për rrugëtimin e tyre shumë të vështirë por dinjitoz. Si rreze drite vëllimin e përshkon dashuria e malli për fëmijët, larg në dhera të huaj, për mbesën e nipin, për ish nxënësit, pasuri e radhë dhe e madhe e mësuesit poet. Mall e dashuri për Lezhën, ku përkunden ëndrrat e fëmijërisë dhe të rinisë. Lindje e perëndim dielli, ç'hapësirë e bukur poetike në metaforë. Në këto kufij të skajshëm të ekzistencializmit njerëzor, në perceptimin e poetit, lëvizjet e përditshme me gëzime të mëdha e të vogla, shfaqet një tematikë e problematikë e shumanshme në hapësirë e në kohë, në Shqipërinë disi të tronditur në ditët me diell të demokracisë. Shqetësime të
mëdha e sfida po kaq të mëdha. Lindje e perëndim në konvencion, në vargjet e vëllimit vijnë si ngrehinë e jetës njerëzore që në zanafillë, në misterin, dilemat e kundërshtitë e formësimit të botës të vetë njeriut. Ballafaqime idesh, mendimesh, mënyra të menduari e të sjelluri sa në harmoni, në diversitet e kontradiksion në moralin e amoralitetin shoqëror. Në kapërcyell të dy botëkuptimeve materialiste e idealiste; në syrin e poetit shoqëria njerëzore përcolli zhvillime e suksese, shoqëruar disi në paradoks me drama e rrënime material e morale po kaq të mëdha.
"Misteret e tokës e qiellit në infinit, / Si një ngërç të mbërthejnë për fyti, / Rrënimin e tokës e ndien edhe qielli, Fron i Perëndisë".
Lindje e perëndim dielli në vizionin e poetit është çdo ditë, një jetë e tërë në kuptimësi. Poeti ka përcjellë dekada jete në auditor në bashkëbisedim me shkrimtarë e poet, shqiptar e të huaj. Në thjeshtësinë e vet, poeti ia lë lexuesit të vlerësojnë poezinë e tij si "Gjethe" apo "Degë"  në pemën e poezisë.
III – E bëra për ju, e bëra për njeriun. Më shumë se një varg që zbret natyrshëm në tërësinë e poemës "Rebelova", ky është motiv i qenësishëm i autorit, shqetësimi poetik për krijimin e qindra vargjeve të vëllimit. Një dashuri e madhe në emër të jetës, të vetë njeriut në sizmiken sociale, dritësuar nga vlerat e drejtësisë dhe e hijezuar nga verbimi i saj. Poeti me dhimbje zbulon natyrën njerëzore të dyzuar, në atmosferën e një
shoqërie, që e tronditur përcjell tranzicionin e segmentarizuar të demokracisë. Në këtë përballje historike të vështirë, që në absurdin e vet po kalon edhe çaste apokaliptike, poeti thërret në ndihmë shpirtrat idealistë të djeshëm dhe të sotëm.
"Jam dallgë e trazuar në stuhi, / Jam valë e qetë si fëmijë, / Tokës i rrëmbeva palcën, / I rrëmbeva ëndrrën,
Diellin ia rrëmbeva dritën, / Ligësisë ia rrëmbeva mirësinë,/ Hipokrizisë ia rrëmbeva çiltërsinë, / Vdekjes ia rrëmbeva jetën".
Poeti e mbështet dashurinë, sakrificën, zemërimin e tijë në frymën e lirisë që
buron së brendshmi.
IV – Fytyra, si damarë guri, s' ish pikturë. Një tipar i qenësishëm në artin e vëllimit poetik "Kështjella e Shpirtit" është realizimi i portreteve të spikatura, ku ka shumë dashuri, shumë dhembshuri, revoltë e rebelim. Në mendje të mbetët gjatë portreti i gruas me qysqi në dorë, në luftë me shkëmbin, në luftë me jetën. Poezia "Gurëthyesja" na tronditi. Një pamje jete e arti disi makabre në këtë shekull të ri demokracie. Një portret jetësor e artistik për të cilën s'ka fjalë. Në fantazinë krijuese të poetit kjo grua, kjo nënë e dhembshur e fatkeqe kish ngrirë në varg si një pamje shkëmbi. Fytyra e sajë e tjetërsuar në vargun e poetit s'është as pikturë, as skulpturë abstraksioniste… Jo, jo është një dhimbje e pa përshkruar që e tejkalon njerëzoren. Syri e mendja e poetit e ndjejnë thellë. Në sytë tanë ky portret jeton midis reales e sureales, midis konkretes e imagjinatës. Ish vërtetë një grua, një nënë, bile bashkëqytetare e poetit. Një pikë loti në plasë shkëmbi.
Një ofshamë, një britmë, një klithmë rrëqethëse që as ajri se përcjell diku më tutje, qoftë edhe në lartësi qielli. Drama e kësaj gruaje, si dhe e shumë simotrave të sajë jeton përtej dhembjes, përtej njerëzores, përtej ekzistenciales. Të tjerë portrete fatkeqe përcjellin në zgrip mbijetesën e tyre, dramën e mjerimit, të braktisjes, të harrimit, të mënjanimit, të indiferencës.
"Një tjetër dorë, / Metastazë kanceri, / Në kazan jashtëqitës, / Jetë e vdekje rrëmon".
Janë këto dhjetëra portrete njerëzore që vuajnë dramën e përditshme të skamjes, të përbuzjes, të heshtjes mospërfillëse, që gdhihen e ngrysen në ato shtëpi të lagjeve të llamarinave. Revolta e poetit kulmon tragjikisht përmes pamjeve të realitetit absurd, ku portreteve të fëmijëve e të rinjve fatkeq u ndërpritet jeta në fillesat e sajë… .
"Në sy të përlotur zemërngrirë e përhumbur, / Vocërrakja kërkon dorën e këputur./ Një tjetër dorë të pa faj e ngriu vdekja, / Tingujsh të harruar, u këput vetë jeta".
V – Ardhmëria në vizionin e poetit. Bota e fëmijës, e të riut zë një vend të veçantë në vargjet e vëllimit "Kështjella e Shpirtit". Fëmijët, mbesën, nipin, ish nxënësit i ndjen dhe i percepton si projekt shpirtëror të vetë autorit. Ato kanë shumë dritë brenda vetes, natyrshëm marrin dritë në reciprocitet. "Valë bardhoshe, / Si krahë pëllumbi, / Të gjelbra ëndrra, / Nuk m'i humbi".
Mali, kodra, përrojët, lumi, deti, qielli, dielli, hëna, yjet, tërë këto element të natyrës në vëllim qasen si realitete jetësore me shumë kënaqësi realitete shumë ngjyrëshe. Kjo dendësi figuracioni e spikatur, vëllimit natyrshëm i japin gjallërinë e jetës, frymëmarrjen e sajë. Në ngjyrimin vezullues të ylberit e ngrohtësisë së rrezeve të diellit pas shiut, poeti përcjell lindjen e 25 viteve të jetës së djalit në kërkim të vazhdueshëm në sfidë me peripecitë e jetës. Ardhmëria në perceptimin e poetit është gëzimi i lindjes, i ripërtëritjes së
jetës, është dashuri, mall, përgjegjësi, simbiozë shpirtërore brezash, shqetësim njerëzor që kulmon me vargjet… "Përrenj të pafund, / Zbulojnë malin, / Dora dorës përshëndetjen në rrjedhë lumi, / Detin mjekërbardhë s'e zë gjumi".
Vëllimi tashmë është në duart e lexuesve. Ne kemi patur rastin të ndjejmë konsideratat e opinionet e lexuesve. Një kolege e poetit është shprehur: "I lexova dhe i rilexova poezitë, shumë prej tyre i këndova me zë të lartë për t'i përjetuar e ndjerë më thellë". Ajo që duam të përcjellim së fundi është opinion i Sajmirit, djali i poetit i cili shkruan: "Ajo që përshkon gjithë veprën është një çiltërsi që të bën për vete si rrallë herë në veprat letrare. Është si ai fëmija që të buzëqeshë. Ti ndihesh i lumtur kur e lexon këtë libër poetik, se në
fund e kupton se ajo buzëqeshje ishte për ty, sepse këto vargje janë shkruar për ju të dashur njerëz, e janë shkruar për fëmijët tuaj…".
Autorit i urojmë të na gëzojë me një vëllim të ri poetik edhe më të bukur se i pari, Seit SOKOLI, Mësues letërsie
Nga Osman Y. DASHI

Çmenduria e Evës dhe Adamit: Si po e gdhend Sëmundja Mendore Njerëzimin?

Përgatitur nga: Suela Ndoja

Hyrje
Fillimi i tokës dhe njerëzve është sigurisht një tregim për ne që dimë sot dhe të cilit i kundërvihen të gjitha filozofitë e ditëve tona. Kjo është thelbësore për tu ditur, sepse ajo është themeli i të gjithë mësimit të sotëm.. Nëse nuk besohet në një Adami dhe Evë të saktë, një kopsht të saktë ose një djall të saktë, ne me siguri nuk mund të pranojmë faktin e mëkatarëve tanë që kanë nevojë për shpengim. Mbi këtë mund të bazohemi në të gjitha çfarë ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë me paraardhësit e racës njerëzore siç është sëmundja mendore e cila po pushton qetësinë e njeriut. Për shkak të relativizmit filozofik,çdo njeri mendon se e përcakton vetë të mirën e të keqen, por në të vërtetë ne jemi të përndjekur nga mëkati origjinal i cili i vrau në ndërgjegje Evën dhe Adamin.
Me këto fjalët e fundit e filloi meshën Arqipeshkvi Metropolit Shkoder- Pult. Angjelo Masafra me dt 11 Shkurt në respekt të Ditës Botërore të të Sëmurëve dhe Punonjësve të Shëndetsisë.Në mënyrë të veçantë dua të prek sëmundjet mendore , pasi janë edhe rastet më të vështira e të rënda njerëzore por edhe klinike. Shpesh këta persona duhet të ecin për orë të tëra për të arritur një klinikë, shpesh për të zbuluar se nuk ka staf ose medikamente në dispozicion. Në një ironi mizore, këto kushte të mjera janë përdorur për të justifikuar lënien pas dore më tej nga ata që argumentojnë se ky "boshllëk infrastrukturë" e bën të pamundur ofrimin e trajtimit për të shpëtuar jetën e të varfërve.

Tejkalimi i pengesave të kujdesit shëndetësor
Shumë pengesa qëndrojë në rrugën e njerëzve të sëmurë mendorë që kërkojnë kujdes mjekësor - kostot e transportit, paragjykimi social, mungesa e informacionit, diskriminimi nga ana e personelit mjekësor, mungesë të kohës. Edhe kur trajtimi është në dispozicion pa pagesë, këto dhe pengesa të tjera shumë shpesh i parandalojnë njerëzit që të kenë qasje të kujdesit shëndetësor që ata kanë nevojë dhe për të cilat ata kanë të drejtë.Prandaj punonjësit e shëndetsisë si anëtarë të bashkësive të cilave u shërbejnë, punonjësit shëndetësor mund të krijojnë marrëdhënie të besimit me këta individë të sëmurë, tejkalimin e hendekut në mes të klinikës dhe të komunitetit.Këta mund të ndihmojnë gjithashtu në sistemin e kujdesit shëndetësor të personelit dhe në kapërcimin e mungesave financiare, duke siguruar cilësi të lartë, shërbimet me kosto efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në shtëpitë e tyre, dhe me kapjen e kushteve të rënda në një fazë të hershme, përpara se të bëhen më të rrezikshme dhe të shtrenjta për të trajtuar .Përveç forcimit të infrastrukturës shëndetësore, mund të përmendim hartimin e programeve të shëndetit. Këtu mund të përmend edhe Klinikën e Rehabilitimit të Shëndetit Mendor të hapur si nismë rehabilituese në ndihmë të këtyre individëve që kryesohet nga Dr.Gjon Preçi, kjo edhe për tejkalimin e pengesave të nënvlerësuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor - pacientëve dhe anëtarëve e tjerë të komunitetit të pashtruar në spital.

Shpërndarja e shpresës dhe trajtimit për të shpëtuar jetën çdo ditë
Një prej shërbimeve kryesore të ofruara nga punonjësit shëndetësorë është që të bëjnë çdo ditë të japim rreze shprese dhe trajtim të mbikqyrur për komunitetin me probleme mendore e neurologjike. Mjekimet për të sëmurët mendorë duhet të merren me rregullsinë e saktë që të jenë efektive. Efektet e tyre anësore mund të jenë efekte të mëdha negative, ose madje edhe vdekjeprurëse siç e pohon edhe Prof. i nderuar i psikiatrisë Dr. Genc Nurja si dhe dr. Zhan Kaculini të cilët shqyrtojnë dhe trajtojnë raste me dëmtime neurologjike. Këtë e pohon edhe Dr. Valdet Hoxha e cila ushtron kujdes shëndetsor duke përmendur këtu në mënyrë të veçantë për gratë me shqetësime mendore që jetojnë në shtëpinë e rehabilitimit pranë Casa Mimoza. Për më tepër, në qoftë se këto trajtime komplekse nuk merren si duhet, një individ i sëmurë mund të zhvillojë rezistencë, duke i bërë mjekim të paefektshëm. Ka disa vite që i njoh gratë që jetojnë pranë Casa Mimoza dhe jam përpjekur tu shërbej drejtpërsëdrejti nga ana psikologjike,dhe vërej sesi përpiqen ti kalojnë këto pengesa për të justifikuar mohimin e sëmundjes duke dalë jashtë, duke shkuar në kishë apo xhami, duke u angazhuar ashtu si munden për të cilën më pohojnë se e kanë të vështirë të pranojnë sëmundjen e tyre si pjesë të jetës por duhet të mos e humbasin shpresën.Për t'u treguar se ka shpresë edhe në fund të tunelit: e kanë shumë të domosdoshme.Na ka ndihmuar Zoti të kemi shpresë t'ia dalim mbanë neve që jemi të mbushur me strese e depresion- theksojnë në mënyrë të veçantë Lena dhe Ela. Me kalimin e kohës, ata kanë mësuar se si të menaxhojnë trajtimet komplekse, të përballen me efekte anësore, dhe të identifikojnë shenjat dhe simptomat e sëmundjes së afërt. Kjo mbështetje u mundëson për të jetuar më gjatë dhe për tu përballur me një fakt të tillë, me më pak mundësi të zhvillimit të rezistencës ndaj medikamenteve të tyre.

Angazhimi i komunitetit në luftën për shëndetin dhe të drejtat e njeriut
Ndërsa deri tani po flisja si mësipër, tani unë po theksoj nevojën për të forcuar lidhjet në mes të klinikës dhe të komunitetit, duke ndihmuar përmirësimin e të kuptuarit e barrierave për shëndetin mendor e hasura nga njerëzit lokalë. Kjo veç të tjerave duke u nxitur nga një thënie e Papa Benedikti XVI i cili thekson: "Nëse çdo njeri është vëllai ynë,aq më tepër duhet të jetë në qendër të vëmendjes sonë, i varfri, i vuajturi dhe ai që ka nevojë për kujdes mjekësor,me qëllim që asnjëri prej tyre të mos ndihet i harruar apo i braktisur. Nga dita në ditë shoqëruesit e personave me shqetësime mendore, punëtorët shëndetësor të komunitetit zhvillojnë një vetëdije të thellë për efektet e sëmundjes dhe të varfërisë njëkohësisht në komunitetin e tyre". Për shkak të njohurive lokale dhe angazhimit personal, punonjësit shëndetësor mund të jenë në gjendje për të mbështetur komunitetin e tyre në adresimin e pengesave më të gjera për shëndetin, duke përfshirë shtypjen, dhunën, dhe padrejtësitë sociale dhe ekonomike.

Standardi më i lartë i kujdesit: kujdes i bazuar në komunitet
Kam vërejtur se punonjësit e shëndetit ofrojnë një mënyrë të përballueshme për sistemet e kujdesit shëndetësor për të siguruar kujdesin e individëve me shqetësime mendore. Por përfitimet për këta, komunitetet, dhe vetë punonjësit e shëndetësisë shtrihen përtej kosto-efektivitetit të thjeshtë sepse duhet të ndërtojnë besimin mes profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të komunitetit që i shërbejnë. Ata duhet të merren me edukimin dhe fuqizimin e tyre për të identifikuar dhe për të kapërcyer pengesat për shëndetin veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundje mendore.
Me përmirësimin e mbështetjes në trajtim, monitorimin e nevojave mjekësore dhe socio-ekonomike, fuqizimin e individëve me shqetësime të rënda mendore, dhe uljen e rrezikut të infeksioneve -të fituar në spital, punonjësit shëndetësor mund të bëjnë të mundur një model të kujdesit të plotë, të bazuar në komunitet që është standardi më të lartë të kujdesit në dispozicion kudo.
Të gjithë së bashku duhet të punojmë për të përmirësuar kushtet e shëndetit me kryerjen e seminareve dhe trajnimeve mbi tema të tilla si ndërtimi i sistemeve lokale të kujdesit shëndetësor, shëndetin mendor, infeksionet seksualisht të transmetueshme, zgjidhjen e konflikteve, dhe shëndetin e mjedisit.

Mbyllje
Si mbyllje dua ti referohem përsëri. A.Masafra që theksoi: qëllimi i kësaj dite është që bashkësitë të bëhen më të ndjeshëm ndaj njerëzve të sëmurë,shoqëria civile,ndaj atyre që kanë sidomos më kujdes,të kenë dhembshuri,pasi sëmundja është gjëja më mizore dhe ç'njerëzore.Për ne,për secilën vuajtje është e vështirë për tu pranuar edhe për tu bartur,prandaj duhet të lutem Zotit të na japë forcë e fuqi kur vuajmë që të jemi pranë atyre që vuajnë e që ngushëllojnë ato që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Dhe si rekomandim shtoj mendimin që pavarësisht se ne nuk i shpëtojmë dot këtij fakti që ka gdhendur njerëzit tanë e të komunitetit të cilit i përkasim, duhet të përpiqemi të lirohemi nga çmenduria e Evës dhe Adamit e të na përndjekë ngado për shkak ndoshta vetëm të një neglizhimi apo mospërfilljeje që i bëjmë këtij fakti: rrënjës nga ku mund të burojë sëmundja mendore. Nuk është gabim të kërkojmë hire dhe shëndetin që individët që vuajnë nga sëmundja mendore të shërohen në zemër e në shpirt.

Deri kur do te mbesim peng e nocioneve dhe e mentaliteteve te pushtuesit turk?

Duke lexuar artikullin "Dukagjini i përket historisë te të gjitha kohërave", botuar ne gazetën "Dukagjini", nr. 86, i muajit janar 2011, i shkruar nga Gjin Musa, me shume dëshirë, se jo vetëm qe objekti ishte Dukagjini, vendlindja e ime, por dhe për faktin se e shkruante nje publicist i mirënjohur brenda dhe jashtë kufijve te atdheut, nje mik i imi, mora shkas te shkruaj këtë artikull, me teme: "Deri kur do te mbesim peng e nocioneve te pushtuesit turk?"
Gjinin e falënderoj për respektin qe ka ndaj meje, për bashkëpunëtoret dhe për gjithë shoqatën "Atdhetare-Dukagjini". Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", me nismën e Luigj Shyti, Prele Shytani, Pal Lera, Fran Kapaj, Martin Ara, Mri Kroi, Ndue Sanaj, Prele Milani e Zef Nika, u krijua me 32 anëtarë dhe me datën 13 maj 2003 u njoh juridikisht nga Rrethi Gjyqësor i shkalles se Pare-Tirane, me vendim nr. 666, date 13 maj 2003. Nga ajo dite e deri me sot, ajo ka planifikuar dhe realizuar mjaft veprimtari kulturore, historike dhe artistike, deri ne nxjerrjen e nr. 86 te gazetës "Dukagjini", dy libra dhe tre te tjerë janë gati për botim; me nismën dhe punën e saj, sot Dukagjini ka: Dy figurat e ndritura te kombit shqiptar, Albanologun Martin Camaj dhe piktorin Lin Delija te dekoruar me dekoratën me te larte, me urdhrin "Nderi i Kombit", gjenerali popullor-Mehmet Shpendi dekoruar me "Medaljen e Arte te Shqiponjës"; me titullin "Qytetar Nderi" te qytetit Shkodër-Martin Camaj, Kole Prela dhe Pjeter Gjoka, me titullin "Mirënjohja e qytetit", te qytetit Shkodër-sportistin e përmasave evropiane Dode Tahiri.
E nisa kështu këtë artikull, për te treguar misionin e shoqatës, për realizimin e se cilës kemi punuar jo pak dhe qe duhet te vijohet te punohet më me ngulm, më me përkushtim, më me kulture, më me vizion drejt standardeve euroatlantike për emancipimin e plote te komunitetit dukagjinas se bashku me gjithë shoqërinë shqiptare nga gjithë anëtarësia e shoqatës dhe ne mënyrë te veçante intelektualet dukagjinas ne bashkëpunim me ata shkodrane.
Nuk dua te ngarkoje askënd me përgjegjësi, por nuk mundem te rri dhe te hesht ndaj dy fenomeneve penguese te ecjes përpara! Nuk ka pengese me te madhe qe te ndalon ne ecjen përpara, se sa kur te hyn vetja ne qefte dhe nuk paraqitesh ashtu siç je!? Nuk ka fre me te fuqishëm qe te ndalon ne vend se sa nostalgjia ndaj se kaluarës dhe ne veçanti ndaj pushtuesit, siç ndodh me ne!?
O, miku i im Gjin! Me lejo te vendos disa rreshta nga shkrimi i juaj, si: "Dukagjini është djepi i burrave te pushkës, trimërisë, besës dhe kanunit, është krenaria shqiptare, sepse ne këto male lindi kushtetuta e pare Shqiptare qe ne kohen e Gjergj Kastritotit, kushtetute apo siç quhet ne gjuhen popullore "Kanuni i Leke Dukagjinit", ose "Jo pa qellim përmenda ideatorin dhe themeluesin e ligjit te pare Shqiptar, Leke Dukagjini, sepse dua ti bej me dije lexuesve se Dukagjini është nje universitet ne vetvete ...", ose "Dukagjini njihet prej shekujsh, atë e beri me te njohur krijuesi i kushtetutës se pare, apo ligjit te asaj kohe Leke Dukagjini, shoke, mik dhe bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit ...", ose "... e dhjetëra te tjerë ne te katër anët e bajrakëve te Dukagjinit ...".
Mbi bazën e këtyre shprehjeve dhe nocioneve, me lejo te nxjerr disa përfundime, qe besoj jo vetëm ne mirëkuptimin tuaj dhe te lexuesit te gazetës "Dukagjini", por dhe i bëjmë me mire vetes dhe te tjerëve:
Se pari, Nje mikut i shkoje për vizite ne shtëpi dhe duke pi nje gote raki, me tregonte nje bisede e zhvilluar ne nje ndeje darke thiut: Njeri prej miqve ne bisede e sipër lëvdonte nipin e tij, i cili ishte ne atë darke te thiut, aq e ngritit ne "qiell" nipin, sa kur mbaroj bisedën daja për nipin, nipi ju drejtua dajës me këtë shprehje: Faleminderit daje, por je tu me lanë pa shite ...". Edhe ne, duke e lavdërua veten dhe ngritur deri ne ato maje qe nuk mbërrin kush, mbesim pa "shite", nuk merret kush me ne. Dukagjini është pjese e shqiptarisë gjeografikisht dhe tradicionalisht. Nuk është asgjë me tepër. Ne çdo krahine te Shqipërisë, ka pasur dhe ka burra me mend, te pushkës (patriot), te besës dhe qe kane qene besnik e te drejtës zakonore, mbi bazën e se cilës janë udhëhequr për te mbijetuar çdo kohe dhe ti bëjnë balle çdo rrebeshi historik. Dukagjini dhe banoret e tij, dukagjinasit, me këto shprehje, me këto ide, me këto vetëkënaqësi qe i japim vetes nuk bëhemi as me te mire dhe as me tërheqës për te tjerët. Jemi ata qe jemi dhe qe kemi dhenë kontributin tone modest ne te gjitha evenimentet kulmore historike te nacionalitetit shqiptar, as me pak dhe as me shume, por si te gjithë komunitet qe përbejnë nacionalitetin shqiptar.
Se dyti, duhet bere e qarte, se Leke Dukagjini, nuk ka qene dhe nuk është pjese e kësaj zone qe dje ishte krahina me emrin Pulti i Vogël dhe sot është krahina me emrin Dukagjini, për rrethana te caktuara historike qe nuk është rasti për ti analizuar atot. E kam thënë dhe e them përsëri, mendimin: Nuk kane detyrim historike qe banoret e kësaj zone, sot me emrin Dukagjin te mbrojnë principatën e dinastisë se Dukagjinëve, dhe as banoret e krahinës me emrin Pulti i Vogël dhe sot komuna e Pultit te mbrojnë principatën e dinastisë se Spanëve. Te dyja ato janë pjese e historisë se nacionalitetit shqiptare dhe i përkasin te nje periudhe te caktuar historike, për te cilën nuk kemi as dobësi dhe as merita te veçanta. Te paret e te dy palëve kane qene pjese e Pultit te Poshtëm, apo Pultit te Vogël dhe janë pultinas, përpara se te krijoheshin Principatat.
Se treti, Mendoj se duhet thënë hapur dhe pa ndrojtje, dhe duhet te jete e qarte njëherë e mire: Ne këto male nuk lindi "kushtetuta e pare shqiptare! Themeluesi dhe ideatori i pare i kësaj "kushtetute" nuk ka qene Leke Dukagjini dhe asnjë tjetër!
Miqtë te mi, e para, te mos bëjmë përpjekje për te përvetësuar atë qe nuk është e jona dhe e dyta te marrim përsipër te mbrojmë nje çështje për te cilën nuk është duke na sulmuar kush. Ne po kthehemi ne nje "force te armatosur" pa pasur armik, pra po konsumojmë shume forca duke luftuar me mullinjtë e erës, se armiku nuk është askund, përveçse ne veten tone, ne mendjen tone. Te gjithë ata qe e quajnë veten Intelektual, duhet ta dine, se e drejta zakonore, kjo "kushtetute" nuk lindi me lindjen e Leke Dukagjinit. Madje, mendja shkon deri atje qe shkruhet: "Leke Dukagjini, babai i se drejtës zakonore ...", ne librin "Dukagjini ynë", ne faqe 23. Ajo lindi me lindjen e bashkësisë njerëzore, qe ne themel te saj ishin katër kode: Gjakmarrja, Preja, Rrena dhe mohimi i zotnavet. Ju lutem, ecni neper historinë e e zhvillimitn te kësaj drejte zakonore, se do te gjeni ne themelin e tyre po këto kode, por ndoshta me fjale dhe shprehje te drejtpërdrejta apo me shprehje ndryshe. Ato ishin ne Pellazgjike, ne Iliri, ne Kine e largët, ne Afrikën e Jugut, ne Australi, ne te gjitha kontinentet. Madje iliret erdhën me këto te drejta zakonore nga India e Veriut rreth 2000 vjet para lindjes se Jezusit.
Te drejta zakonore i përkasin nje komuniteti pa shtet, i cili vetëqeveriset ne baze te këtyre te drejtave. Ne qofte se nacionalitet e tjera, u krijuan shtetet dhe ecën mbi bazën e ligjeve, drejt progresit; ndersa, fatkeqësisht ne ecëm dhe mbijetuam mbi bazën e se drejtës zakonore, te cilat At' Gjeçovi për gati 15 vjet pune i mblodhi dhe i sistemoje ne nje libër te veçante dhe i vuri emrin "Kanuni i Leke Dukagjini", për te cilën ka nje merite te veçante nder personalitetet e nacionalitetit shqiptar. Madje, ka te dhëna, se emrin e kësaj përmbledhje te se drejtës zakonore, Leke Dukagjini e pagëzoj Faik Konica dhe ja ka miratuar At'Gjergj Fishta, ne fshatin Gomsiqe, apo ne famullinë Gomsiqe, ne te cilën ishte famullitar At' Gjeçovi. Fatkeqësia qëndron ne atë, se ne ende ecim mbi bazën e këtyre normave te se drejtës zakonore dhe mundohemi me mendime e shprehje te ndryshme ti mbrojmë dhe ti justifikojmë ato, qe ato nuk kane nevoje te mbrohen, e kane kryer misionin e tyre dhe i përkasin nje historie te caktuar dhe ju shërben studiuesve historian, juriste, sociolog apo psikologe, por qe nuk duhet te jete pjese e jetës se nje shoqërie me shtet demokratik dhe qe ecën drejte emancipimit te saj, ne themel se cilës është shoqëria e hapur dhe përfaqësohet nga vlerat e individit.
Se katërti, Lek Dukagjini nuk ka qene as shok, as mik dhe as bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit deri ne vitin 1465, ne betejën e Sfetigradit e ne vijim! Ai ka jetuar ne kohen e Gjergj Kastriotit, por sa ishte gjalle Gjergji, shpesh ishte kunder Gjergjit dhe jo radhe krijoj aleanca me turqit dhe me te tjerët për kundër Gjergjit. Tjeter ishte baba i Lekes, Pal Dukagjinin, i cili ka qene me te vëllanë ne Lidhjen e Lezhës dhe mik e bashkëluftëtar i Gjergjit. Ai, Leka u vu ne krye te luftëtareve te Shqipërisë te asaj kohe pas vdekjes se Gjergjit dhe ne qofte se këtë veprim do ta kishte bere qe ne fillim te ardhjes ne krye te rezistencës antiosmane shqiptare Gjergji, Leka, ndoshta dhe e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptareve mund te ishte ndryshe. Leka ishte nje mercenar ne shërbim te me te fortit dhe unit te tij. Ne veçanti, ai, asnjëherë nuk u be pjese e kësaj zone qe ne atë kohe ishte principata e Spaneve, nuk organizoje e drejtoje asnjë beteje dhe as jetoje ne këtë hapësire qe atëherë quhesh Pulti i vogël dhe sot quhet Dukagjin.
Ne librin e pare "Dukagjini Ynë", ne faqen 82, jepet breznia, apo gjenealogjia e nje dukagjinasi, i cili e çon atë ne 20 brez dhe e lidh me dinastinë e Dukagjineve deri te Duk Gjini, Gjin Tanushi, i cili ne vitin 1281 ju dha titulli "Duke"; ndërsa ne faqen 19 shkruhet vargu dhe madje edhe këndohet: Ku Leka vatanin ka ... Ja deri ku kërkohet te behet lidhja dhe me marre përsipër ato vlera qe nuk janë te tuat, por te të tjerëve dhe harrojnë se po munde te marrësh te tuat, te dalin dhe te teprojnë. Ne analizën time dhe këto janë te justifikueshme, se ishin kohe te vështira, duhej prezantuar se je dikush dhe ne këtë mënyrë duhej shpike diçka dhe shpikej ajo qe ishte me mundura e momentit dhe qe te jepte krenari, dhe ky moment ecte sa behej pjese e jetës se përditshme dhe besohej. Edhe kjo është merite, por merite e atyre brezave, por jo i joni dhe aq me tepër duke i bere pjese e jona.
Se pesti, Jo radhe ne veprimtarinë e përditshme dhe sot, qofte dhe brezi i ri komunikojnë me fjalor te pushtuesit turk dhe me struktura te tij. Sigurisht, Dukagjini dhe banoret e tij kane vlera te padiskutueshme atdhetare, kane derdhur gjakun, i cili se bashku me gjakun e te tjerëve shqiptare, janë çimentuar themelet e Pavarësisë dhe te Lirisë se Shqipërisë. Ka nxjerre personalitete qe kane nderuar kudo qe kane mbijetuar Nënëloken Shqipëri, si: Nderi i Kombit Martin Camaj e Lin Delija; Artistet e Popullit: Tinka Kurti, Ndrek Luca, Lec Shllaku e Pjeter Gjoka; mesuesja e pare femer ne shkoder, Kush Micja, dhe personalitete te tjerë e te tjerë ne çdo fushe te jetës dhe te historisë shqiptare. Por, te gjithë këto figura, te gjithë këto personalitete me vlera nacionale nuk u bene te tille duke jetuar me mentalitete te nje shoqërie pa shtet, as me nocione dhe fjalor te pushtuesit turk. Ata, apo ato ishin larg këtyre mentaliteteve dhe prandaj u bën te mëdhenj ne shërbim te nacionalitetit shqiptare.
Rreth nje shekull me pare, Antonio Gramshi, filozof, politikan dhe shkrimtare, theksonte: "Ata qe duan te ndërtojnë Atdheun, bëjnë mire t'ia nisin duke ndërtuar ne fillim Enciklopedi dhe Fjalorë". Me duket se është e nevojshme për te pasur dhe ne ketë ide te këtij personaliteti te madh Italian, parasysh ne punën tone. Ne vërtetë e kemi te ndërtuar shtetin, por jo radhe dhe ndoshta ne përgjithësi te jetës se tij, ne themel te tij kane qene mentalitete orientale dhe jo evropiane, kane qene mentalitete feudale-fisnore te nje shoqërie te prapambetur dhe jo te nje shoqërie te emancipuar, te nje shoqërie te hapur, ne mentalitetin e sundimit te të fortit mbi te dobëtin, e mentalitetit te atij te armatosur kundër atij te paarmatosur, pra te pushtetit kundër popullit, te pushtetit sundimtar dhe te popullit te sunduar ne shërbim te pushtetit, te mentalitetit te të përjashtuarit, me mua ose kundër meje, pra ne miq dhe ne armiq. Këtë lloj mentaliteti te të berit shtet, jo vetëm qe e kemi mësuar ne kohen e Zogut, e jetuam ne kohen e monizmit, por po e jetojmë dhe ne kohen e sotme.
Pas nje shekulli, nje pjese e mire e shoqërisë sonë dhe ne veçanti te komunitetit tone, te komunitetit dukagjinas, flasim: ne se gjakmarrje është kanunore apo jo, apo shteti i dobët prandaj ngrenë krye normat kanunore, e te tjerë e te tjera. Pas nje shekulli, ose pas tre brezave, ende komunikojmë me struktura te pushtuesit 5 shekullor otoman, osman apo turk. Ende, te ne deri dhe shkrimtare, politikane, njerëz publik jetojnë me nostalgjinë e bajraktarit, i cili pak ka urdhëruar e drejtuar për rreth 4 shekuj rresht, prape e ka mendjen tek ajo strukture! Kështu, jo radhe thuhet: Po vjen bajraktari ... Si je bajraktar ... Unë jam bajraktari i ... Ne kuvendin e partisë kemi pas njerëz me autoritet, si bajraktarin ... Kështu ka thënë bajraktari i ... Ne muajin korrik 2005, thekson ne nje shkrim ne gazetën shekulli, Preç Zogaj: "... shkuam ne fshatin turistik te Thethit, ne Dukagjin për te mbështetur kandidatin për deputet Astrit Bushatin dhe ne atë takim erdhi bajraktari i Shalës dhe i Shoshit, te cilët na dhanë fjalën, se do t'u japim votën ...", dhe nuk thotë: "... erdhi kryetari i komunës ...". Kur ky shkrimtar, politikan dhe nje publicist i njohur, jo vetëm qe është nje i nënshtruar këmbëkryq politikes qe përfaqëson ne mënyrë qorre, por na thërret dhe na respekton me vetëdije strukturat e pushtuesit turk, pse ta paragjykojmë atë, fshatarin e thjeshte?! Nuk dua te analizoje këtë mentalitet te Preç Zogajt, por dua te ndalem dhe ne fakte te tjera, qe tregojnë po te njëjtin mentalitet!
Lexoja librin "Malësia dhe Fiset e saj", te autorit Lulash Nike Palushaj dhe përveç punës kolosale qe ka bere ky autor ne hulumtimin, studimin dhe renditjen e fakteve historike te kësaj krahine Shqiptare ne shekuj, jo vetëm si nocion gjeografik, por mbi te gjitha për patriotizmin ne mbrojtje te nacionalitetit dhe te lirisë, qe nuk mund te kuptohet historia Shqipërisë pa historinë e kësaj zone, ne mbi 216 raste shkruhet bajraku, ose bajraktari i këtij fshati apo e kësaj krahine, ne vend te shkruhet me emërimet e bukura, si fshat, krahine, lugine, zone apo te tjera. Ishte dhe është krejt e panevojshme te përdoren fjale, nocione dhe institucione apo struktura te pushtuesit turk dhe te çdo pushtuesi ne vend te fjalëve, nocioneve dhe institucioneve apo strukturave shqipe. Jo ne pak raste ky autor shkruan: "... çmallem e përmallem me malësorët e këtyre bajraqeve shpirtnisht ...", apo "... aty për aty te fakteve te gjalla te këtyne bajraqeve ...", apo "Ec neper katunde te bajraqeve te Malësisë se Madhe ...", apo "... Te kisha e këtij bajraku ...", apo "... persona neper ngjarje historike, bajraktarë, vojvode ...", apo "... shume emna te bajraqeve tona e marrin emnin nga i pari i fisit ose bajrakut me emen te sotëm ...", çka nuk është plotësisht e vërtetë, e te tjera e te tjera fjale dhe shprehje, nocione dhe struktura te pushtuesit shekullor qe përdoren krejt ne mënyrë te panevojshme dhe ne veçanti nga nje profesor, nuk e quaj fare normale.
Vijmë te artikulli ne fjale, ne mes te tjerave shkruhet: "Nga lartësi ku ndodhet çdo kalimtar shef lumin e Shalës qe zbret nga Thethi duke përshkruar mes për mes bajrakun e Shalës ...", ne vend qe te përdoret shprehja e bukur shqipe: "... mes për mes luginës se Shalës, ose mes për mes krahinën e Shalës, ose mes për mes fshatrave te Shalës, ose mes për mes komunës se Shalës ... ishin te gjitha mundësitë te shprehej qëllimi apo ideja me çdo fjale dhe shprehje tjetër pa përdorur nocione turke ...
Jo radhe, njerëz te ndryshëm, por e veçanta qëndron ne atë, se jo pak te rij e te reja përdorin këtë nocion dhe ketë fjalor, si: "hoxhgjelden", ne vend te shprehjes: "Mire se erdhe, mire se te ka pru Zoti"; "bujurm", ne vend te fjalës: "urdhno, merr"; bajagi, ne vend te fjalës "jo pak", "bile", ne vend te fjalës: "mandej", "sofër", ne vend te fjalës "tryeze, tervese" e te tjera e te tjera fjale e shprehje te pafund. Është shume interesant, se ne "Kanunin Leke Dukagjini", vetëm ne librin e Pare ka 12 fjale dhe nocione turke, ndërsa ne 11 librat e tjerë nuk ka asnjë fjale apo nocion turke. Atëherë, pse ne përdorimin fjale dhe nocione turke, sikur ti referohemi kanunit qe jo radhe, nuk jane pak qe i referohen, pse nuk e zbatojmë ne këtë fushe atë?!
Nuk jam gjuhëtar dhe e kam te vështirë te bej zbërthimet përkatëse, por po shkruaj për ato fjale e shprehje qe te vrasin veshin me shume dhe përdoren ne biseda te përditshme.
***
Këto mendime i shtroje para lexuesit te gazetës "Dukagjini", me qëllimin e mire, se duhet te ecim përpara me kërkesat kohës, me kërkesat e emancipimit te shoqërisë dhe te hapjes se saj drejt standardet euroatlantike, dhe jo te mbesim peng e mentaliteteve te se kaluarës, te nje shoqërie primitive, te nje shoqerie te kushtëzuar nga pushtuesi shekullor, te cilat jo radhe na kane kushtuar shume shtrenjte.
Te gjithë ata qe kane mendime ndryshe janë te mirëpritur dhe te mirëkuptuar.
Te gjithë atyre, qe u është cilësuar emri, besoj ne mirëkuptimin e tyre.
Nga Ndue Sanaj

Nji jete ne persekutim

- Kushtuare burrit te Gimajve te Shalës, Nik Vuksani -
Nike Vuksani lindi me 18 Mars te vitit 1919 ne lagjen Buçvataj te fshatit Gimaj te komunës Shale. Nji pjese te femërisë se tije e kalon ne fshatin e lindjes, qe i vogël siç ma tregojnë moshataret e tije, Nika e donte arsimimin. Prindërit e dërgojnë ne fshatin M' toshe zone e Nikaj-Mërturit qe te mësonte shkrim dhe këndime, gjate këtyre viteve te qëndrimit ne këtë zone, Nika njihet me Nik Sokolin te cilët, mbeten miq te përjetshëm.
Nika deri ne moshën 25 vjeçe qëndron përkrahë prindërve te vete, ne Gimaje, vite kure do ta bashkonte me idealet anti-komuniste dhe s' bashku me kushërinjtë e tij, Gjin e Pjeter Leka, nji vendim jo forte i lehte për kushtet e asaj kohe.
Ne Shqipëri po instalohej regjimi i komunizmit, shume njerëz te zgjuare dhe përparimtarë e dinin se çfarë po ndodhte ane këndë Shqipërisë, nji nder këta ka qene pa asnji mëdyshje edhe Nik Vuksani, i cili s' bashku me shokët ngjeshën armët dhe dolën malit për ti bere balle kësaj bishe qe po gllabëronte mbare vendin.
Ne Gimaje vine forcat speciale te ndjekjes ku konfrontohen me fshataret vendase po sa do qe u munduen forcat e ndjekjes djegin dhe shkatërrojnë çfarë gjejnë ne fshatë, e sidomos ne listat e zeza te regjimit vendosen Niken dhe te gjithë antikomunistet e Dukagjinit.
Spiunet e regjimit dhe ushtare te komunizmit tashmë i kishin hyre Dukagjinit ne çdo ane, spiunet bashkëpunonin me forcat e ndjekjes për ti kapure te gjalle po te ishte e mundure, ose ne te kundërte te eliminoheshin fizikisht te gjithë ata qe kishin dale malit ne lufte kundër komunizmit.
Nik Vuksani me nji grupe shokësh, ne vjeshtën e vitit 1948 arritën te arratisen jashtë kufijve te Shqipërisë dhe te sistemoheshin ne nji kampe refugjatesh ne Jugosllavi.
Vitet larg atdheut ishin shume te vështira, kalvari i vuajtjeve sa vjen dhe shtohet, familjen e Nikes e internojnë ne Tepelenë, shtëpia ishte djege dhe shkretuare çdo gja, Nika edhe pse larg Gimajve merrte informacion për gjithçka po ndodhte ne Shalë e ne te gjithë Shqipërinë, kështu ne qershore te vitit 1957 vendose te kthehet ne atdhe, pasi regjimi i asaj kohe bene njji "Amisti" për te gjithë ata qe nuk i kane lyer duart me gjake, le te kthehen pranë familjeve, garancitë ishin qe nuk do te persekutoheshin, por realiteti qe i kundërt, sapo Nika dhe shume te tjerë u kthyen ne atdhe u arrestuan, u burgosen dhe u torturuan ne mënyrat ma shtazarake ne burgjet famëkeqe te asaj kohe.
Nik Vuksani pasi mbaron dënimin, vendose te jetoje ne qytetin e Shkodrës ku gjeti nji pune dhe u sistemue disi, gjithmonë ne përshtatje me kushtet e asaj kohe, Nika kishte lidhje tepër te ngushta me djalin e tezes, pra kushrinin e vete Kol Gjonin(Musa), ime atë, i cili për fate te keqe nuk jeton.
Unë për fatin e mire e kame njohure qe fare i vogël Niken, sepse ai gjithmonë komunikonte i vetëm ne dhome me babën time, po unë kurrë nuk e dita te vërtetën e bisedave.
Nika pas tre vjet qëndrimi ne Shkodër, vendose ti rikthehet vendlindjes me shprese për nji jete sa ma te mire, ndërtojë shtëpinë, u fejue dhe u martue me Dile Gjonin, e cila vinte nga nji familje thethnjane e njohure si shtëpia e Prel Alis. Dila sot është 81 vjeçe dhe ne gjendje te mire shëndetësore, jeton me djalin e vogël, Gjelosh Niken ne Firence te Italisë.
Pas ardhjes ne Gimaje dhe te marteses, Nika filloje te ndërtojë nji jete te re me shpresën për te ardhmen, zoti i fali katër djem dhe nji vajze, po Nikes çdo gja i shkonte jashtë parashikimeve dhe ëndrrave te jetës, sistemi komuniste i pret çdo shprese te jetës duke e quajtur te prekun, përfundimisht i ndare nga shoqëria si për gëzime dhe hidhërime, jeta këtu merre teposhtën, jeta ne burg dhe vetëm burg, çdo shprese për te ardhmen e fëmijëve ishte mbyllure me rrethin e kuqe "I prekur politikisht".
Nik Vuksani i përjetojë padrejtësisë se kohës i mbyllur mbrena katër mureve, i përgjuare nga sigurimsat, i provokuare ne çdo kohe, madjhe edhe nga "Miq", te cilët i shkonin jo radhe ne shtëpi qe ti nxirrnin ndonji fjale qe nuk duhej, pore Nika diti ti bëje balle sfidave te kohës, duke pare teke po i rriteshin fëmijët te pa asnji shprese për nji dite te mire, te pa arsimuare, te veçuare nga gjithkush! Kjo ishte vuajtja ma e rënde ne jetën e Nikes, ëndrra për fëmijët, me ketë mall i mbylli sytë me 17 Nëntor te vitit 1982 duke lanë ne mëshirën e fatit bashkëshorten dhe pese fëmijët, ma i madhi ishte 14 vjeçe, Agostin Nika sot drejtore shkolle ne Breg-Lumi te komunës Shale.
Vitet kalonin dhe nana Dile kujdesej për ti rriture sa ma mire fëmijët, qe mblidheshin rrethe saje si zogj e pulës qe po fillonin te merrnin krahë.
Ramja e sistemit Komuniste u prite edhe nga familja e Nik Vuksanit me shume shprese për tu ba realitet ato qe dikur baba jua tregonte si nji film te s' kaluarës.
Fëmija i vogël, sot jeton se bashku me nanen, gruan dhe fëmijne ne Firence, Gjeloshi dhe me shume dhimbje kujton vdekjen e babës se vete, isha vetëm 8 vjeçe, pra maje vogli dhe ma i madhi, Agostini ishte vetëm 14 vjeçe, imagjinoje nanen tone se çfarë ka vuajture te gjithë jetën, pore vdekja e babës na gjymtoje, sepse na kishte gjymtuare sistemi, por fale zotit dhe erdhi dita qe baba na thoshte përpara vdekjes, nji dite ju do gëzoni prandaj vetëm ne shkolle te mësoni, këtë e kishte shume merake, i pëlqente qe fëmijët te mësonin, i pëlqenin lajmet, kishte nji radio dhe se çfarë nigjonte natën asnji here nuk e kuptuam! Vetëm nji diçka po kure dëgjonte RADIO-VATIKANIN qe jepte meshën ne Shqipe, mbyllte dyer dhe dritare dhe gati si ne terr na mësonte urate, banim kryqe dhe i luteshim zotit, por porosia e babës te mos ja thoshim askujt se çfarë mësonim ne shtëpi.
Ato urat te babës na kane dhanë jete dhe shprese qe te mbijetojmë mbi te keqen. Vajza Tone, sot punon e jeton ne Greqi se bashku me familjen e saje, djali Agostini jeton ne Shtoj, por punon përsëri ne Dukagjin si drejtore shkolle, Luigji, djali i dyte punon dhe jeton ne Greqi, kurse dy vëllezërit e vegjël, Petriti dhe Gjeloshi jetojnë ne Firence te Italisë se bashku me nanën 81 vjeçare.
Gjeloshi teke flete me mua i dridhet zëri, dhe me thotë përmes telefonit, vetëm nji merake kemi ne këtë jete qe baba i jone nuk gëzojë qofte edhe nji dite, për atë anderre, për te cilën sakrifikoje gjithçka për demokracinë dhe jetën e lire. Ne emigruam për nji jete sa ma te mire, por zemra dhe shpirti janë gjithmonë ne Gimaj te Shalës, shkojmë te aje varre i babës, qe me shume madhe e kujtojmë jo vetëm ne si fëmijët e tij, por te gjithë fshataret e miqtë kudo i kishte, jeton zëri i tije diku ne arkivat e Radio Shkodrës, ku me shume mall i pate kënduar ne Gjirokastër, po edhe ketë kënge komunizmi e izoloje ne kasafortën e shtypjes. Nike Vuksan Vata kujtohet dhe nderohet si nji burrë qe diti ti baje balle terrorit dhe persekutimit komuniste.
Nga Gjin Musa,
Rome

NJE DITE NDRYSHE

Kete teme mbante aktiviteti i organizuar nga stafi pedagogjik I shkollës "Tonç Gjon Toma" në Rragam me daten 10.02.2011. Synimi I kesaj veprimtarie ishte mjaft I qartë dhe domethënës për të gjithë ata që e vleresojnë arsimin si bazen më të shendoshë për një të ardhme shoqerore bashkëkohore e evropiane.Sipas një kalendari të përpiluar metodikisht nga drejtori I kesaj shkolle,Luigj Shyti,ishin planifikuar aktivitete për kater orë, të integruara me të gjitha elementet e nevojshme për një shkollë që e meriton një emertesë të tille"SHKOLLE".Në aktivitet ishin të ftuar perfaqesues nga Drejtoria Arsimore Rajonale Shkoder,mesuesit e klasave te dyta dhe të lëndës së Kimisë nga të gjitha shkollat e komunes"GURI I ZI",gjithë kolektivi I mesuesve të shkolles "Shëldi",perfaqesues nga komuna ,bordi I shkollës, qeveria e nxënësve dhe nga shoqata SHIS.Pjesmarrja ,thuajse e të gjithë te ftuarve, ishte një tregues vlerësimi për këtë aktivitet.Mbresat për këtë aktivitet filluan të shfaqeshin që nga pamja që afronte territori shumë I mirembajtur i shkollës,vetë godina dhe ambientet e mesimdhënies dhe dekori funksional që kishte mbushur thuajse të gjitha fasadat e mureve.Aty ishte e shfaqur gjithçka nga jeta dhe puna në atë shkollë.E thënë ndryshe:Puna fliste vetë, pa pasur nevojë për Ciceron!E ç`kuptim mund të ketë një shkollë pa një biblioteke, qoftë edhe modeste!?-Por në këtë shkollë kishte një të tillë pertej modestes, nderkohë që në dhjetra të tjera simotra të saj, as që bëhet fjalë për një gjë të tillë!Një salle me kompjutera që sherbente më së miri për lendet e Iformatikes dhe Anglishtes.Nder të tjera binte ne sy paisja e kabineteve perkatese me mjetet mesimore sipas lëndëve përkatëse.Perkujdesja e vazhdueshme e stafit pedagogjik dhe bashkëpunimi i frutshem me komunitetin kishte mundesuar ngritjen e një Muzeu Etnografik, i cili paraqiste kulturen materiale dhe atë shpirterore të atij komuniteti.Mbarëvajtja e gjithë procesit mesimor ishte tregues dhe deshmi se kur faktoret bashkëveprojnë në menyrë integrale ,në të mire të punës, atëherë edhe rezultatet janë të pritshme dhe konstante.I pyetur nga ana jonë në lidhje me fondet që janë akorduar për atë shkollë, drejtori I shkollës, Luigj Shyti, na flet për bashkëpunimin e mire me pushtetin lokal,por kontributet e dhena për këtë shkollë nga shoqata SHIS(Shoqata Internacionale per Solidaritet) kishin qënë gjithnjë vendimtare në krijimin e ambienteve dhe kushteve të përshtatshme për mësimdhënie.Në dy orët e mësimeve të hapura të organizuara përkatësisht nga mesuesi i Kimisë,Nikë Germusha në klasen e IX,dhe mesuesja Flora Marashi në lënden e Gjuhes Shqipe,klasa e II, ishin vertetë një mesazh I forte për të gjithë të pranishmit , me domethënie:Ketu ekziston ndergjegjia për punen!Ketu punohet!Ky aktivitet vazhdoi pastaj me shfaqjen e një pjese teatrale te titulluar"Njolla e zeze" te autorit Moisi Zaloshnja. Rolet e aktorve të intrtreptuara nga nxënësit ishin mjaft emocionuese dhe rrembeu duartrokitje te meritueshme nga të pranishmit.Koktej i sponorizuar nga komuna"Guri I Zi" shebeu jo vetem si një shenje e mikpritjes tradicionale,por edhe si moment i pershtatshem për shkembimin e mendimeve te ndryshme per procesin mesimor-edukativ në shkollat tona.U larguam nga kjo shkollë me pershtypje mjaft pozitive per punen e stafit pedagogjik ,per bashkëpunimin shkollë-komunitet-pushtet lokal dhe me mendimin se kjo shkollë përben një model funksionimi përsa i përket menyres së zgjedhur për arritjen e qellimeve të larta!
LAZER KODRA

Bajza nderon Nёnё Mricin, Nёnё Terezёn e saj…

Ka qene mbresёlёnёse dhe plot domethënie akti fisnik, krejt njerëzor dhe gjithë jetë i Këshillit të Komunës Bajzё –Kastrat tё Malësisë se Madhe. ai i datës 7. 02.2011.
Në prani të njerëzve të gjakut, djalit të saj, te tё afёrmёve, miqve dhe dashamirёve tё saj, krahas kёshilltarёve tё Komunёs Kastrat tё mbledhur nё lokalin "Mujaj" nё qendёr tё qytezёs sё Bajzёs kryetari i kёshillit tё kёsaj komune zoti Pjetёr Qafalia, bёri publik vendimin e datёs 11.11. 2010 sipas tё cilit 90 vjeçarja Mrico Baco Hasaj nderohet me titullin "Qytetare Nderi"e Komunёs Kastrat.
Motivacioni i nderimit tё Nёnё Mricit qe shumё domethёnёs: "Pёr mikёpritjen, bujarinё dhe harmoninё nё komunitet, si tipari dallues gjatё gjithё jetёs sё saj".
Ka qenё njёri nga kёshilltarёt mё aktiv tё kёsaj komune zoti Luigj Keqi qё pati paraqitur propozimin nё emёr tё njё grupi kёshilltarёsh pёr nderimin e Nёnё Mricit, tё cilёn komuniteti kastratas kish kohё qё e konsideronte Nёnё Tereza jonё ... Pasi u prezantua akti pёrkatёs ka vijuar bashkёbiseda aq e ngrohtё brenda kёsaj audience tё zgjedhur pёr nga respekti dhe dashuria pёr kёtё Nёnё malёsore, krejt tё veçantё.
Nё vijim tё kёtij akti mё shumё se zyrtar, njerёzor nё gjithё thelbin e tij, nё prani tё mediave lokale, e kanё marrё fjalёn pjesёmarrёs tё ndryshёm filluar me Profesor Lulash Nikё Palushaj, gjak i gjakut tё Nёnё Mricit, duke shprehur mirёnjohjen pёr kёtё akt tё Kёshillit tё kёsaj komune, si dhe kontributin human tё Nёnё Mricit, kёsaj bije tё Trieshit qё 67 vite mё parё "do tё kalёronte"si nuse zakoni nё konakun bajzjan …
Njё jetё tё tёrё plot dashuri dhe respekt pёr njerёzit, njё jetё shembullore pёr tё gjithё do tё theksonte nё fjalёn e tij kёshilltari Luigj Keqi duke folur pёr kёtё Nёnё 90 vjeçare, sot "Qytetare Nderi" e Kastratit.
Me ndryshimet demokratike, nё vitet 90-tё, "Karitasi" italian, njё institucion asistence qё i dha njё ndihmё tё jashtёzakonshme kёsaj treve, do tё sistemohej nё njёrёn nga dhomat e shtёpisё sё Nёnё Mricit-nёnvizon File Hasaj(Puri), bija e Bajzёs, me njё reputacion tё mrekullueshёm nё tёrё Malësinë e Madhe si punonjëse pran Kafodit.
Nёnё Mrici rriti fёmijё shembullor, desh gjithё jetёn njerёzit, sikur i ndihmoi ata pa kurrёfarё paragjykimi: Sokoleshё nё pamje, sokoleshё nё shpirt, shembull i rrallё nё kёtё komunitet theksuan folёsit gjatё kёtij kokteji urimi pёr Nёnё Mricin.
Bajza e vlerave kulturore, patriotike dhe humane, Bajza e miss bukurisё, nuses mё tё bukur tё shpallur tek "Shpella e Frashёrit" kur fjala Miss ishte krejt e panjohur prej tё gjithёve, Bajza qё thuhet tё ketё lojtur Pokerin, kёtё lojё moderne,15O vite mё parё, kur ende nuk njihej as nё Shkodrёn tonё, e lashtё gati sa Roma. Bajza e Malёsisё sё Madhe me nderimin e Nёnё Mricit me titullin"Qytetare Nderi", jo thjesht nderon vetvehten, por pa frikё mund ta them se ndoshta shёnon njё rast unikal nё tёrё Shqipёrinё e Veriut.
Kjo ёshtё dёshmi e njё civilizimi i cili tё ardhmen e vetё evropiane e vlerёson mbi tё gjitha si tё ardhme tё shёndetshme tё integrimit real brenda vetes…
Nga Kadri Ujkaj

PUTHABYTHESIT E TALLAVASE...

ZEF PERGEGA

Në hyrje të kryeqytetit të ri një shtyllë elektrike gjysmë e rrëzuar. Dikush e fitoi një tender pa konkurrent për ta ngritur, por vetëm sa i dha bojë të zezë me zift. Në një mëngjes herët, njerëz që ndalojnë e mbajnë vesh. Në një copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob: "Ka vdekur në agim kënga e lirisë!"
Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri. Tek kjo shtyllë pikëpyetjet dhe pikë-çuditëset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po dëgjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimër çel lule, por nektari i tyre s'ka me rimë të kthehet në vargje lirie.
Fshirësit e rrugëve nxitojnë të pastrojnë udhën e shtyllës së rrëzuar. Njerëz që rendin drejt aeroportit të Prishtinës "Adem Jashari" që nuk u intereson emri i tij, i cili u pagëzua me gjakun e 54 frymëve shqiptare. Mendjen e mbajnë në perëndim e në Amerikë. I presin kolltuqet e ambasadave dhe fushat e golfit, për t'i kaluar fundjavat me diplomatët serb, malazez e maqedonas. Mos e dhentë zoti të ndërmarrin ndonjë projekt me kongresistët e senatorët amerikan apo të vendosin lidhje me diasporën!
Ca të tjerë në rrugicën e shtyllës së rrëzuar, që fëmijët me llastik ua kanë thyer edhe llambat, rëndin me kolltuqe biznesmenësh në krah të mobilojnë zyrat e reja, për postet me të larta që ua dha bash vota e sovranit. Ç'është ky sovrani, po ti teket të çon brenda ditës tek sulltani!
Diku bien e diku ngrihen çmimet e votës, si fuçitë e naftës në Lindjen e Mesme. Kullës se Hajredinajve duket se nuk i interesojnë këto pazare tregu. Madje qeverisja e tij e hekurt duhej të provohej me këtë rast. Vetëvendosja pranon opozitën për të mos iu shuar vula! Një komb që i mungon shpirti i revoltës e ka pak shtypjen.
Asnjë në rrugicën e rënkimit të shtyllës së përkulur nuk e ka marrë vesh se kush është vrasësi i këngës së lirisë. Heronjtë nuk janë më, ata na kane lënë frymëzimin, po poetet numërojnë gjethet?! Dikush hamendëson se ai që vret lirinë, vret edhe këngën e saj. Ca të tjerë mendojnë së janë të lirë se në shesh nuk shikojnë zinxhirë. Po janë ca të tjerë që nën e mbi zë thonë se mikrob gjakësi ka hyrë në kulturë, në traditë dhe ka prishur raportin midis rruazave të kuqe e të bardha te gjakut dardan, duke sjellë në mënyrë adekuate vdekjen e këngës së lirisë. Janë disa të mësuar me sharki e çifteli që mendojnë se dehja e gjinjve dhe lakuriqësia e kërthizës e ka vrarë në gjumë këngën e lirisë. Hamendjet shkojnë deri atje sa disa mendojnë se kënga e lirisë i përket një bote tjetër që lamë pas, megjithëse protagonistet e saj marrin frymë nate në diskotekat e Prishtinës e Tiranës. I njëjti shpirt, por i tjetërsuar në kohë!
Në fakt koha e pushtimeve me bomba e raketa ka dalë mode, ka ardhur koha e viruseve të epsheve, pa u tharë gjaku i të rënëve ose pa u plotësuar kujtimi dyzet ditësh i tyre. Këto viruse siç shkatërrojnë një kompjuter qesin jashtë loje mijëra mendje.
Një këngëtare e talentuar kosovare me tha një herë në Detroit: "Asnjë nga producentët e fjalës dhe të këngës së lirisë dhe shpirtit atdhetar të kosovarit nuk punon me në ato studio. Ata janë të pushtuara nga fytyra të reja, shpirtin, ballin, sytë e dritën nuk e kanë shqiptare. Që të mundesh të promovosh një vlerë duhet të pranosh të këndosh 4-5 antivlera!"
Fshesaxhinjtë e rrugës ndjehen të frikësuar. Duhet ta pastrojnë rrugën sa herë ato diktojnë një këngë apo një strofë të vrarë. Refrenet i kanë eliminuar me snajper. Politikanët e duan rrugën bilur pa gjak, se qilimi i pushtetit nuk e duron një gjë të tillë të këtë njolla të ngrira se shpejt ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe nami bëhet! Kështu ndodhi me këngën e lirisë që e shkelen. Ndërkombëtarët nuk kanë ngritur ndonjë grup ekspertesh të hetojë rreth kësaj çështje, po merret me disa tenderë të ministrisë së rrugëve. Për shtyllën e rrëzuar në hyrje të kryeqytetit e quajnë aksident natyror.
Artopolantët e tallavasë i kanë shtyllat e reja. Mbi to vallojnë tullumbacet dhe sutjenat e markave të seksit. Të rinjtë nuk e pëlqejnë me erën e qevapave që pjekin pleqtë në trotuare. Muzika e re qe tund pllakat e betonit i ngjanë xhinglave të fiseve indiane. Ku po shkojmë bacë?! Haj bacë po bëjmë shtet qysh e kemi lyp vetë!
Po andej nga Shqipëria ç'ka po thonë?! Dhëntë Zoti që Kosova të mos e ngjyej gishtin e mjaltit në atë qyp! Kryetari i bashkisë së Tiranës evropiane thirri një këngëtar serb në lindje pa pasaportë evropiane të këndonte shesheve të dëshmorëve të kombit. Malësorë në Amerikë thonë se këngëtari serb është antishqiptar i tërbuar. A u ngazëllye rinia e kryeqytetit?!
"Mos është kjo vëlla që me duart tona mbështesim kundra-vënien dhe financimin e lobit serb për dominim dhe përdhosje të vlerave të kulturës tonë kombëtare, sepse forcimi i shtetit të Kosovës do të thotë spostim i qendrës së gravitetit të kryeqytetit të bashkimit tonë?! Kështu me thotë një plak i mençur në mërgim në mënyrën e vet po duhet me qenë me i mënçuar se ai me i kuptue këto punë të holla, kur Tirana e ha sapunin për djathë serb e grek.
Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar "mos ma prek shkja Drenicën" serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.
"Qielli digjet e toka varret. Po ku je Adem Jashari", "Mos ma prek ti shkja Drenicën. Se kam gjallë Azem Galicen", "Asht një komb që donë liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!", "Mos ma prek trollin shqiptar. Mijëra vjet jam në Dhe të parë!"
Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. "Tokë e mbjellë me plumba", "Dhe i ndezur për shtatë trimëri", "Tokë e mbjellë me burra", "Shekujve të rënë për liri". Zgjohuni o ju dëshmorë…!
Këngën e Shaqirit e kanë dëgjuar ne internet 500 mijë vetë, ndërsa atë të Jakupit 180 mijë artdashës të lirisë dhe pavarësisë. Mundohem të klikoj natë e ditë që ta rris numrin e tyre, po ku kapet Genta Ismaili me 5. 5 milion, "…e kam shpirtin eksplozion!"
Këngëtaret e dikurshëm të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për katundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!
Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njëjtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë "Bashkimi Kombëtar" si një ansambël shteti dhe nuk ka pasur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shtetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i verbojnë armiqtë tanë shekullor. Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkoolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi … Të gjithë këtë e dinë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t'i kruajnë mjekrat! Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refreneve ndezin zjarre mbi kokat tona.
Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit "New Born" dhe atij të "Dëshmorëve të Kombit" me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga … Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!

Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!

Ç'është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
Po vjen mbret
Prej Kremlini Pacolli!

Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!

Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë poker
Me ëndrrën e lirisë!

Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhtarët
S' a s'kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!

Brenda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kolltukun e perandorit
Ul një korb?!

Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!

Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriget
Jepni krah zanit amë!

Nga Zef Pergega,
Detroit, zefpergega434@hotmail.com

DUHANPIRJA TEK ADOLESHENTËT

Nga Tereza Paluca

Qe duhani është një ndër shkaktarët kryesor që lufton kundër jetës së njeriut, dihet tashmë. Ndër vite po vret dhe shpesh kemi dëgjuar zëra, të cilët na thërrasin për bashkëpunim, por, sa ju përgjigjemi këtyre zërave? Besoj dhe e di që shumë pak. Njeriu lind i pastër, dhe transformohet gjatë rrugës së jetës. Sigurisht, jo se njeriu nuk e dëshiron pastërtinë e tij deri në fund, por ka disa vese, virtyte, dëshira, qëllime, që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshme tek njeriu. Një ndër këto vese është edhe konsumimi i duhanit, fenomen i njohur, e njëkohësisht shumë negativ për secilin prej nesh.
Por, përse lind dëshira për të konsumuar duhan? Për ç'arsye njerëzit janë të dhanë kaq shumë ndaj saj?! Sigurisht, nëse do tentonim të përkufizonim, apo të fusnim në korniza një ide të caktuar, një shkak, e më pas një zgjidhje, gabojmë. Njeriu është qenie e veçantë dhe secila dukuri, fenomen, apo ngjarje, që ndodh rreth ti apo "mbi" të, ndikon në një mënyrë ndryshe nga ç'ndikon tek një individ tjetër.
Isha e bindur që gjithçka ka dy fytyra, por për herë të parë, po dyshoj! Ç'të mirë mund të sjellë ky fenomen? Përveçse na vjedh kohë, ose më saktë, i japim kohë nga koha jonë, përveçse gërryen organizmin, apo stimulon, ndihmon atë për të kultivuar sëmundje nga më të ndryshmet! Dëshpërimin nuk e tret, humbjen nuk na e kthen në fitore, e ne fund të fundit, paratë që shpenzojmë nuk është se na i shumëfishon. Ç'të mirë mund të ketë?
Pavarësisht faktit se jemi të vetëdijshëm që nuk sjell asnjë të mirë, numri i përdoruesve rritet dita-ditës. Mos vallë nuk e duan jetën këta njerëz?! Sigurisht që po, e duan. Po atëherë? Besoj se konsumimi i duhanit lind për disa arsye kryesore, aspak të arsyetueshme, apo të pranueshme, por gjithsesi, para se të paragjykojmë, duhet të ndalojmë, të mendojmë … të mendojmë!
Ç'mund ta shtyj sot një 14 vjeçar apo 14 vjeçare për të konsumuar dhe për të fituar një ves të tillë negativ, shkatërrues për vetë atë?
Së pari, duke qenë në një rreth shoqëror duhanpirës, ose të paktën duke pasur para vetës një duhanpirës, kureshtja prej adoleshenti por edhe frika se mos quhem "jashtë mode", se mos shoqëria dhe rrethi i tij e paragjykojnë dhe e përjashtojnë, i ulin vlerat si individ, ai tenton ta provojë dhe më pas, ta përvetësojë këtë ves.
(Dimë që, adoleshenca është mosha më "e qelqte" ku individi shkëputet nga përkujdesja dhe përgjegjësia e deriatëhershme e individëve të tjerë dhe fillon të qëndrojë "në këmbë," të mbështetet mbi unin dhe personin e tij. Psikologjia e tij është shumë e brishtë, e pazhvilluar në mënyrë të plotë.)
Së dyti, duke u mbështetur në atë çka cilësova më lart mbi adoleshentin dhe brishtësinë e tij, një faktor tjetër që mund të ndikojë dhe ta shtyj atë drejt konsumimit të duhanit, është edhe faktori "zhgënjim". Në të shumtën e rasteve, kur një djalosh refuzohet prej një vajze, apo nje vajze refuzohet prej nje djali, ai/ajo nis dhe luhatet për sa i përket personalitetit, vlerës, bukurisë, gjithçka që i përket atij/asaj. Bota rreth tij ose rreth saj duket e pjerrët dhe mendon se duhani është një shok i mirë, "i shoqes, i shokut " vetmi.
Nga ana tjetër, mund të jenë edhe problemet familjare apo shoqërore që mund të sjellin tek ai ndjesinë e zhgënjimit, të nënvleftësimit, dhe të zhvlerësimit të tij/saj.
Së treti, përkrahëse e këtij fenomeni është deri diku, ose e thënë më drejt, në mënyrë të tërthortë edhe familja. Duke qenë se është ajo që ne mënyrë të drejtpërdrejtë menaxhon të ardhurat e tyre, në të shumtën e rasteve, ata nuk menaxhojnë gjë dhe as për vete, duke pasur pozicionin e te lypurit dhe jo te drejtën për te vendosur, mund te bëhen "shkak" për te kaluar ne dëshpërim. Në të shumtën e rasteve, fëmijët me të ardhura të larta ose mesatare, eksperimentojnë në drogë të lehta siç është duhani, por ndonjëherë edhe ma larg, me te renda.
Ndalova në disa arsye, ndoshta jo më kryesoret, por sigurisht edhe jo të vetmet. Por, çfarë duhet bërë për ta shpëtuar botën nga ky "shkurtim" i parakohshëm që vet individi zgjedh për veten?! Kjo është një pyetje sa e vështirë, por edhe shumë e rëndësishme.
Ndoshta dhe besoj shumë se, nëse individët do ishin më të lidhur me njëri-tjetrin, nëse adoleshentet do mund të mbikëqyreshin më shumë, të kishin një kërkesë llogari më të lartë, por jo vetëm, edhe dashuri për to të kishte më shumë, ky fenomen nuk them se do reshte së ekzistuari, se nuk mund ta them, por do kishte një kthesë të fuqishme dhe në një përgjysmim të këtij fenomeni. Të mos harrojmë, e keqja e njeriut është vetvetja. Gjithçka nis prej arsyes!

Mundesoi botimin e ketij numri, z. Gjergj Leqejza

numrat

part03