part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

85

Gjakmarrja realitet apo retorikë

Me datën 11 Dhjetor 2010, me rastin e Ditës Botërore te të Drejtave të Njeriut, në një ambient mjaft komod të Shtëpisë së Ushtarakëve në Shkodër, u zhvillua konferenca shkencore me temë: "Gjakmarrja realitet apo retorikë".
Realizimi me sukses i kësaj konference u arrit falë bashkëpunimit të Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisionit Drejtësi dhe Paqe. I pranishëm në këtë konferencë ishte Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Shkodër-Pult Imzot Angela Massafra, e njëkohësish edhe president i Komisionit Drejtësi dhe Paqe. Gjithashtu morën pjesë edhe organizata jo qeveritare, përfaqësues të institucioneve shtetërore, specialistë të fushave të ndryshme, intelektual dhe individë njohës të mirë të fenomenit të gjakmarrjes.
Fjalë përshëndetëse e mbajti Kryetari i Shoqatës "Atdhetare-Dukagjin, Ndue Sanaj, i cili pasi prezantoi programin e Konferencës, pjesëmarrësit dhe ju uroi atyre mirëseardhjen, u ndal: "Konferencën shkencore, me teme: "Gjakmarrja realitet apo retorike"", po zhvillon punimet e saj, me qellim qe te behën përpjekjet e nevojshme për te shpërndare mjegullnajën e gjakmarrjes qe po e mbyte shoqërinë shqiptare dhe veçanërisht komunitetin tone, se ne këndvështrimin e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe te Komisionit për Drejtësi dhe Paqe, gjakmarrja dhe parandalimi i saj, nuk mund te konceptohet jashtë kohës dhe metodave te kësaj kohe për zgjidhjen e saj.
Çfarë është kjo mjegullnaje? Pas përmbysjes se shtetit monist, shpërthyen disa fenomene qe nuk ishin dukur rreth nje gjysme shekulli, siç është gjakmarrja. Shume kush u be trim dhe çoi fjale njërit apo tjetrit, se me ke "gjakun" dhe nuk ke bese, edhe pse ky rast mund te jete i disa dekadave me pare!!! Menjëherë u çuan ne këmbë njerëzit e "mençëm" për zgjidhen e këtij fenomeni, ose për parandalimin e tij ne baze te drejtës zakonore, duke përdorur shprehjet tashme te rëndomta "kush fale është burrë", "Kush fale është me trim", rilindi institucioni i "Faljes", i "Besës" e te tjera e te tjera jashtë kontekstit te të jetuarit ne shoqërinë e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit. U krijuan shoqatat e pajtimit te gjaqeve dhe te konflikteve, te cilat krijuan dhe Komitetin e Pajtimit Mbare Kombëtar, me qendër ne Tirane, i cili përgatiti dhe zhvilloj Kongrese dhe u lidh me te gjithë strukturat e Bashkimit Evropian dhe deri me Organizatën e Kombeve te Bashkuara duke paditur shtetin Shqiptar, duke u krijua nje shtetet i vogël brenda shtetit Shqiptar. Nuk mund te them, me dashje apo pa dashje, ranë ne ketë kurth, edhe President te Shtetit Shqiptar, edhe Kryeministra deri dhe Kuvendi Shqiptar qe miratoj ligje dhe struktura kundër gjakmarrjes me ne krye Presidentin e Republikës se Shqipërisë!
Te besh përpjekje te pajtosh njërin apo tjetrin dhe tu japish atyre dashuri është nje gjest mjaft fisnik. Pra, edhe misionin dhe punën e disa te anëtarëve te këtyre shoqatave e quaj mjaft fisnike, por çfarë ndodhi? U bën tre gabime te renda për shoqërinë shqiptare: se pari, u çuan ne këmbë pinjollët e strukturave te pushtuesit otoman apo turk dhe u vu ne krye për pajtuar dhe për te falur gjakun; se dyti, u krijuan ne nje forme, nje shtet i vogël brenda shtetit te madh; se treti, ndikuan keq ne edukimin e fëmijëve, te rinjve duke i detyruar te kërkojnë njohjen para kohe me normat e gjakmarrjes dhe qe nuk ishin ne gjendje te perceptonin atë; ato/ata ligjëruan marrjen e gjakut, sepse i kërkuan dhe i kërkojnë familjes se viktimës te falin dhe është e pakuptueshme qe te ligjërosh te drejtën e vrasjes ne çdo kohe, por ne veçanti kur shteti ja ka hequr ketë te drejte vetes. Pra, ne emër te kujt ligjërohet vrasja ... Nga ana tjetër shteti duke u be pre e këtij fenomeni, po bën pak përpjekje për ta parandalua këtë fenomen.

Dikush thotë, se vrasja, gjakmarrja nuk është kanunore dhe ai qe vret nuk është kriminel???!!! Lind pyetja: ne emër te kujt vret, merr gjak ky njeri? Mendimet mund te jene te ndryshëm dhe është normale, gjuha lëviz sa ne nje ane ne tjetrën ane, por te vrasësh me paramendim duhet te marrësh damkën e nje krimineli
Gjakmarrja ka qene shqetësues ne te gjithë kohërat. Dhe ne kohen e pushtuesit turk ishte problem shqetësues, edhe ne kohen e Zogut ishte problem shqetësues se ai, krahas ligjeve moderne te kohës la ne fuqi dhe te drejtën zakonore, si Kanunin e Leke Dukagjinit dhe atë te Gjergj Kastriotit.
Ne veprën e albanologut Giuseppe Valentini "Ligji i Maleve Shqiptare", ne fq. 7, theksohet: "… zinxhiri me te cilin shejtani i mban te lidhur e te shtrënguar pas zgjedhjes se qerres se tij popullin e mjere te Malësisë Shqiptare është shpirti i gjakmarrjes, ajo ndjejnë e egër qe shume mire mund te quhet "ligji i gjakut"!
Pas, rreth 40 vjetëve, ne vitin 1939, ne revistën "Kumbona e se dielës", ne artikullin "Prei Djeçezit te Pultit", fq. 31-32, theksohet: "… Misjonet e suellne sa të mira shpirtnore këti populli të shkretë e të padie, të hapun e të shperndam nder male të ngerthyeta, sidomos tue i vùe në pagjë me shoqi shojnë, per arësye të gjaqevet, qi më deri sod, i kanë rrènue malsijt tona e prep, ndoshti pse qeverija nuk po i ndëshkon rrebtsisht gjaksorët, nder shum vèse po fillon me u njallun si parandej, aq sa malsorët janë frigue e nuk po i a kanë besën njeni tjetrit, ky ves i mbrapshtë lànun, për qëllime të veta politika, jo prei tjetër kùj, por prei turkut, anmikut mà të rrebtit të tokës shqyptare … E dhashte Zoti qi ky ves kaq i mbrashtё e rrenimqar të shuhet sa më parë, pse fike konaqet e s po i lën gjinden me fitue në pagjë kafshatën e gojës tu shpija e vet".
I paraqes këto dy momente ne kohe te turkut dhe pas tij, për te treguar, se shqetësimi i atyre qe sakrifikuan gjithçka për te përhapur besimin te Zoti, për tu rritur dhe jetuar njeriu me normat e besimit te Jezu Krishtit, me 10 urdhnimet e Tenzot, ishte i jashtëzakonshëm. "Ligji i maleve" ishte i rrebet, veçanërisht ndaj te vobektit. Ai duhej mposhtur dhe deri ne një nivel te caktuar u mposht ndjeshëm, sa ne periudhën 1883-1910, ne malësitë tona u pajtuan me 10-tra gjaqe, me 10-tra konflikte dhe me mijëra vete u kthyen ne rrugën e Zotit. Pra, gjakmarrja është një plage e tmerrshme dhe qe ka ne mentalitetet te drejtën zakonore, dhe qe vjen te ne nëpërmjet Kanunit me emrin e Lek Dukagjini. Na vjen mire ose jo, kjo është e vërteta. Gjate kësaj periudhe tranzicioni, mjafte fenomene kane lindur, veçanërisht fenomeni i gjakmarrjes, i cili duhet parandaluar. Prandaj jemi mbledhur ne ketë konference dhe kësaj konference i kemi vene ketë titull: "Gjakmarrja realitet apo retorike". E kemi pagëzuar këtë konference me këtë emër, sepse qëndrojnë te dyja. Ne informacionin tone, gjakmarrja është reale, por ka dhe shume fjale, te cilat kane sjelle dhe abuzime.
Te nderuar Pjesëmarrës, me lejoni tu jap dy shifra: Ne dioqezën e Pultit, ne vitet 1747-1909, ne rreth 180 vjet janë vrare 327 persona; ndërsa ne vitin 1991-2010, ne rreth 20 vite, ne hapësirën e pese komunave te Dukagjinit janë vrare rreth 135 persona!!! E habitshme, por ja qe është e vërtetë.
Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, nuk pretendojnë ti japin zgjidhje parandalimit te gjakmarrjes, por bëjmë përpjekje si deri me sot dhe me këtë Konference jo vetëm te shprehim mendimin tone: Larg nga çdo e drejte zakonore qe na largon nga e drejta për te jetuar ne paqe ne baze te Drejtave te Njeriut ne mbare Boten e emancipuar, e zgjidhjes se këtij fenomeni arkaik me metoda arkaike. Ne jemi larg çdo dhune e cila sjell vetëgjyqësi dhe jemi qe te gjithë strukturat e shoqërisë shqiptare, si familja, shkolla, shoqëria-komuniteti, feja, media dhe shteti te punojnë me shume për edukimin e gjithë shoqërisë dhe ne veçanti te rinjve e rejave me normat e dashurisë dhe tolerancës, me normat respektimit te të drejtave te tjetrit; dhe ne te njëjtën kohe ligj-vënësi dhe zbatuesit e ligjeve te largohen nga mentaliteti oriental, te mos jene pjese e normave te nje shoqërie pa shtet, por te jene te rrepte ne marrjen e masave ndaj kujto qe kërkon ti marre te drejtën për te jetuar tjetrit, se detyra themelore e shtetit është: Te siguroje jetën e shtetasve te vet. Nëpërmjet kumtuesve, kemi bere përpjekje te paraqesim shqetësimin tone. Mendimet dhe sugjerimet tuaja do te na ndihmojnë qe t'ia arrijmë me mire qëllimit".
Pastaj përshëndeti Konferencën Imzot Angelo Massafra, i cili pasi i falënderoi organizatorët e kësaj konferencë, theksoi me te madhe "... domosdoshmërinë që të angazhohemi për të ndryshuar ndërgjegjen në lidhje me realitetin e këtij fenomeni, fenomenit te gjakmarrjes, larg vrasjes dhe te gjithë se bashku te bëjmë përpjekje për te falur sa me shume dashuri. Vetëm besimi tek Zoti, do te na bej te mundur për te kultivuar sa me shume dashuri njerëzore, dashuri, harmoni dhe tolerance për njeri-tjetrit".
Një paraqitje historike të hollësishme për gjakmarrjen e bëri Luigj Mila, sekretar i Komisionit Drejtësi dhe Paqe, i cili vjen pas një punë disa vjeçare ndaj këtij fenomeni, fenomenin e gjakmarrjes punë të cilën e konkretizoi në simpoziumin e zhvilluar në Tiranë disa muaj më parë, solli para auditorit "Nje vështrim historik mbi gjakmarrjen, shkaqet dhe pasojat e tij".
Prel Milani, kryetari i seksionit te veprimtarive te shoqatës, në kumtesën e tij "Shqiptaret vrasës patologjik apo te imponuar nga kushtet historike për te mbijetuar?!" i bëri një pasqyrë fenomeni në fjalë gjatë shekujve jo vetëm në vendin tonë por edhe në Botë.
Sekretari i Shoqatës Atdhetare Dukagjini, Luigj Shyti në kumtesën e tij "Kanuni shkaktar apo abuzim me te për vijimin e gjakmarrjes", solli para auditorit abuzimet qe bëhen ne emër te kanunit dhe përcaktoj rrugët e daljes nga kjo gjendje.
Ja vlen të veçojmë paraqitjen e kumtesave të dy intelektualëve të rijnë dukagjinas avokatëve Arbër Raja, i cili mbajti kumtesën: "E drejta zakonore dhe ligjet bashkëkohore përballë njeri-tjetrit" dhe Tonin Marku, qe mbajti kumtesën: "Përgjegjësia e strukturave te drejtësisë për te parandaluar gjakmarrjen", të cilët në mënyre shkencore dhe ligjore sollën për të pranishmit fakte bindëse, se strukturat e shtetit duhet te përgjigjen me shume mbrojtjes se jetës se shtetasve te vet, te cilën e ka detyre parësore.
Mjaft domethënëse ishte kumtesa e kryeredaktorit te gazetës "Dukagjini", Lazer Kodra, me teme: "Procesi i edukimit, mase parandaluese për eliminimin e gjakmarrjes", ne te cilën me shume u ndal ne përgjegjësinë e personelit arsimor ne edukimin e nxënëseve, te brezit te ri, me dashurinë, humanizmin dhe tolerancën.
Në përfundim të kësaj konference janë të shumta falënderimet për organizatorët dhe pjesëmarrësit e saj të cilët dhanë idetë e tyre se si ky fenomen shkatërrues për jetën të kishte një zgjidhje sa më të shpejtë. Gjithashtu u zotuan se do të vazhdonin bashkëpunonin në mënyrë të plotë, të sinqertë dhe profesional në drejtim të lehtësimit deri në eliminim të Fenomenit të gjakmarrjes. Projekt- Deklarata, drejtuar Institucioneve kryesore të Shtetit të Republikës së Shqipërisë ishte dhe përmbledhja e kësaj konference e cila e ngiti edhe një herë zërin se: "Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë një nga problemet kryesore sociale në Shqipëri i cili jo vetëm që nuk është reduktuar por vitet e fundit ka ardhur në rritje" Duke shpresuar se kjo deklarate të mos bije në vesh të shurdhët, por të pranohet, te studiohet dhe të vihet në zbatim, mund të themi se kjo Konferencë shpalosi edhe një herë dashurin që njerëzit kanë për jetën dhe angazhimin e tyre të plotë për të ndaluar çdo fenomen që është kundër jetës.
Nga Roza Pjetri

SHOQATA "ATDHETARE-DUKAGJINI" KOMISIONI DREJTESI DHE PAQE

Nr. 789 prot. Shkodër, me 11 / 12 / 2010
DEKLARATË
Drejtuar:

- Presidentit te Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Bamir TOPI
- Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina TOPALLI
- Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Sali BERISHA
- Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit PATOZI
- Kryetarit të Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz RUÇI
- Ministrise se Punëve të Brendëshme, Ministrit Lulëzim BASHA
- Ministrise se Drejtesise, Ministrit Bujar NISHANI
- Prokurores së Përgjithshëm, zonjës Ina RAMA
- Kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Shpresa BEÇAJ
- Ambasadave të akredituara në Shqipëri
* Të Bashkimit Evropian
* Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
* Të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Europian
* Të Republikës së Italisë
* Të Republikës së Francës
* Të Mbretërisë së Holandës
* Të Rebulikës së Austrisë
* Të Mbretërisë së Spanjës
* Të Rebulikës së Gjermanisë
* Të Mbretërisë së Bashkuar Britanike
- Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri
- Mediave të shkruar dhe vizive,
Me datë 11 dhjetor 2010, me rastën e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut, në mjediset e Shtëpisë së Ushtarakëve, u realizua konferenca shkencore një ditore me temë: "Gjakmarrja realitet apo retorikë".
Kjo konference, e cila u realizua në bashkëpunim nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe, në praninë edhe të Arqipeshkvit Metropolit Shkodër-Pult, një kohësisht edhe President i komisionit Drejtësi dhe Paqe, Imzot Angelo Massafra, dhe pjesëmarrjen e organizatve jo qeveritare, përfaqësues të institucioneve shtetërore, intelektualë, specialistë të fushave të ndryshme dhe individe, si dhe një përfaqësi e shoqatës se Miqesise Kosove-Malesi e Madhe "Martin Dreshaj", me qender ne Peje, të cilët diskutuan gjerësisht për fenomenin e gjakmarrjes, shtrirja e tij, abuzimet dhe masat për daljen nga situata.
Në fund të takimit të pranishmit ranë dakort për lëshimin e deklaratës së mëposhtme:
Ne, përfaqësuesit e shoqates "Atdhetare-Dukagjini", Komisionit Drejtësi dhe Paqe, dhe pjesemarresit, të mbledhur sot me datë 11/12/2010, me rastin e Ditës Boterore të të Drejtave të Njeriut, në një konferencë një ditore për gjakmarrjen me temë "Gjakmarrja realitet apo retorikë"
Deklarojmë:
Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë një nga problemet kryesore sociale në Shqipëri, i cili jo vetëm që nuk është reduktuar por vitet e fundit ka ardhur në rritje.
Problemi është i shtrire ne te gjithë Shqipërinë edhe pse ne Veri ka nje karakter paksa me te veçante dhe te "organizuar" pasi ne këtë zone aplikohet ngujimi i familjeve gjë qe për zonën e Jugut është po thuaj i panjohur.
Vrasjet e kryera për gjakmarrje ne shumicën e rasteve nuk bazohen te kanuni apo ndonjë tradite tjetër zakonore dhe përfshirja e kanunit është sa abuzive aq edhe keqdashëse, por qe ne themel këto lloj vrasjesh kane mentalitetin e vetëgjyqësisë.
Masat e marra nga organet shtetërore për parandalimin, lehtësimin dhe reduktimi e gjakmarrjes kane qene të pamjaftueshme.
As krijimi i "Këshillit koordinues shtetëror" për reduktimin e gjakmarrjes, ngritur  me vendim te ligji Nr. 9389, date 4. 5. 2005, nuk e ka kryer funksionin e vet, i cili duhej të evidentonte, nëpërmjet studimeve qe do te kryheshin nga këto organe, përhapjen dhe shtrirjen e krimit te gjakmarrjes e te fenomeneve te tjera qe lidhen me te ne shkallë Republike dhe do të orientonte përgatitjen e nismave ligjore në fushat përkatëse gjë që nuk është bëre. Po ashtu ky Këshill koordinues, duhej te përcaktonte platformën dhe mënyrën e organizimit dhe te koordinimit te veprimtarisë me organet e qeverisjes vendore gjë qe po ashtu nuk ka ndodhur.
As organet e drejtësisë, sidomos gjykatat nuk e kane kryer detyrën e tyre siç duhet ne gjykimin dhe dënimin sipas ligjit te të gjitha rasteve për gjakmarrje, duke u bere shpeshherë pjese e nje procesi abuziv dhe duke liruar persona që kanë kryer krimin e gjakmarrjes, kundrejt shpërblimeve të majme, duke nxitur kështu familjet e viktimave që te kryejnë vetëgjyqësi dhe duke ndikuar ne vazhdimësinë e spirales se gjakmarrjes.
As organizatat jo shtetërore nuk kanë ndërhyrë ne mënyrë domethënëse në drejtim të lehtësimit të problemit, përkundrazi shpeshherë janë bëre pengesë duke abuzuar me problemin me qellim përfitimi.
As mediat qofshin ato të shkruara apo elektronike, me gjithë kontributin e dhënë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur fenomenit të gjakmarrjes.
Numri i familje të ngujuara edhe pse janë me pak se sa ç'deklarohen nga disa organizata dhe individë përsëri janë mjaftueshëm për tu shqetësuar, pasi kemi të bëjmë me dënime kolektive te cilat përfshijnë persona të pafajshëm siç janë fëmijët. Organet shtetërore te drejtësisë nuk duhet të lejojnë ngujimin e këtyre familjeve pasi kjo ka lidhje me kërcënimin, kanosjen i cili është një vepër penale e parashikuar në kodin penal, e sanksionuar në Nenin 83/a, Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 1. 2001, neni 12, dhe ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26. 2. 2007, i cili parashikon dënimin me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë për kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t'u mbyllur në shtëpi. Po ashtu në Nenin 83/b, Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26. 2. 2007, neni 9, prashikohet burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë, nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje.
Shkollat dhe institucionet tjera arsimore mund të luajnë një rol edhe më të madh në drejtim të edukimit te fëmijëve me ndjenjat e paqes, pajtimit dhe tolerancës.
Për këtë arsye, propozojmë:

* Duke pasur parasysh rolin e fesë në forcimin shpirtëror në vlerat fetare dhe njerëzore dhe duke falënderuar klerin për punën e bërë, kërkojmë: "Bashkëpunimin më të ngushtë me institucionet fetare qendrore dhe lokale pasi janë këto të fundit ato të cilat historikisht dhe aktualisht kanë dhenë dhe po japin kontribut të shquar ne drejtim te lehtësimit dhe parandalimit te gjakmarrjes".
* Hartimi i një Strategjie Kombëtare për parandalimin e gjakmarrjes dhe eliminimin e pasojave te saje.
* Rritja e vazhdueshme e autoritetit të shtetit të së drejtës për sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbrojtjen e jetës së njeriut.
* Trajtimi me përparësi i zhvillimit të disa zonave të cilat për arsye objektive dhe subjektive janë më të prapambetura se pjesa tjetër e vendit si dhe përcaktimi i politikave dhe strategjive te veçanta për të ardhurit nga zonat malore, për të bëre të mundur njohjen e tyre si qytetare të barabartë, respektimin e të drejtave, traditës dhe kulturës së tyre duke marrë nisma dhe duke realizuar projekte me qëllim lidhjen rinovuese te të gjitha vlerave të përbashkëta.
* Parandalimi i kriminalitetit në tërësi dhe vrasjeve në veçanti duke realizuar projekte edukative dhe sensibilizuese me metoda bashkëkohore.
* Rritja e shkallës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organeve të ngarkuara me parandalimin dhe luftën kundër krimit me qëllim ndalimin e të gjithë autorëve të vrasjeve sidomos atyre për gjakmarrje si dhe hetim dhe gjykimi i shpejtë, i drejtë dhe i bazuar në ligj. 
* Forcimi dhe institucionalizimi i bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe organizatave jo qeveritare për zgjidhjen e konflikteve duke synuar ne edukimin e brezit të ri me ndjenjat, mirëkuptimit, paqes tolerancës, dhe për ti thëne jo krimit, vetëgjyqësisë, hakmarrjes e gjakmarrjes
* Lirimi i familjeve të ngujuara duke bëre presion familjeve ngujuese, nëpërmjet kontrollove sistematike për armëmbajtje, bazuar kjo në ligjin e lartpërmendur të kanosjes.
* Sensibilizim i opinionit publik si dhe inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, që punojnë për zgjidhjen e konflikteve dhe për pajtimin e mosmarrëveshjeve, sidomos të atyre me karakter penal, që sjellin si pasojë vrasje.
* Ne bashkëpunim me drejtuesit e TV private dhe prindërve, te ushtrohet nje kontroll me i rrepte i programeve televizive dhe lojërave elektronike, te cilat ne shume raste kane përmbajtje te theksuar dhune dhe që ndikon ne mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e agresivitetit tek të rinjtë.
* Dhe se fundi ne bashkëpunim me prindërit dhe mësuesit te shmangen metodat e dhunshme edukative te fëmijëve, pasi kjo jo vetëm bie ndesh me ligjin, por edhe nxit dhe edukon dhunën tek këta te fundit.
Organizatat e mësipërme zotohen për një bashkëpunim të plote, të sinqertë dhe profesional në drejtim të lehtësimit të problemit të gjakmarrjes, deri në eliminimin e plotë të tij.

NGA PJESEMARRESIT NE KONFERENCE PER SHOQATEN "ATDHETARE-DUKAGJINI" PER KOMISIONIN DRJETESI DHE PAQE
NDUE SANAJ, LUIGJ MILA

REALIZIMET E VITIT 2010, BAZË E SHËNDOSHË PËR REALIZIMIN E MISIONIT TE VITIN 2011

Me datën 18 dhjetor 2010, kryesia e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", beri bilancin e realizimeve te veprimtarive gjate vitit 2010, ne te cilën doli ne këto përfundime:
1- Ne saj te përgjegjësisë se anëtarëve te shoqatës, aktivisteve, bashkëpunëtoreve te saj te përhershëm, ndihmësen e pakursyer te komunës Pult, Shllak dhe Temal u arrite te realizohen shume veprimtari dinjitoze dhe qe ndikuan drejtpërsëdrejti ne realizimin e misionit te shoqatës për vitin 2010.
Paraqesim realizimin e veprimtarive kryesore për vitin 2010:
1. a- Ka vijuar nxjerrja e gazetës "Dukagjini" për çdo muaj dhe më me cilësi ne përmbajtje dhe ne paraqitje. Numri i nxjerrjes se gazetës mbërriti ne 84 dhe vijon botimi i saj me shume përkushtim te anëtarëve te redaksisë: Lazer Kodra-kryeredaktori dhe redaktoreve te saj: Suela Ndoja, Luigj Shyti, Prele Milani e Roza Pjetri
1. b- U përgatitën dhe u zhvilluan ceremonitë e paraqitjes se romanit "Pengu i Diellit", me autor mjeshtrin Fadil Kraja, me date 23 janar 2010, dhe te paraqitjes se librit me poezi "Vikamat e heshtjes" te autorit Lazer Kodra, me datën 3 prill 2010.
1. c- U përgatite dhe u zhvillua ceremonia e ditëlindjes se "Anëtarit te Nderit" te Shoqatës, inxhinier Vasfi Duka, me rastin e 75-vjetorit te lindjes se tij, me 7 shkurt 2010.
1. d- U përgatite dhe u zhvillua ceremonia për dorëzimi i titullit "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër, nga Këshilli i Bashkise, dhenë Artistit te Popullit-Pjeter Gjoka, me 27 mars 2010.
1. e- Me rastin e 10 vjetorit te krijimit te shoqatës Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", me datën 24-25 prill 2010, shoqata u përfaqësua me 26 vete, te cilët u treguan shume vital dhe i dhanë emër te mire jo vete shoqatës, por ne veçanti Dukagjinit e Shkodrës. Ata ishin: këngëtaret Preke Mrisha, Fra Kodra, Ndue Shytani, Pëllumb Vrinca, Sander Gurra dhe Gëzim Zefi; grupi i valleve, me 12 vajza dhe djem, me ne krye koreografin e mirënjohur Aldo Nika, aktori Miliano Palali dhe piktori Eduard Pecaj, grupi shoqërohej nga Ndue Sanaj, Lazer Kodra, Roza Pjetri, Ndue Marashaj dhe Aleks Dushi.
1. f- Shoqata është anëtare themeluese e Klubit Shqiptar te Medias dhe përfaqësues te saj, me datën 15-21 maj 2010, ne përbërje te nje grupi te Klubit te Medies Shqiptare, me mbështetjen e OSB-se ishin ne Bukuresht për nje vizite pune, për te shkëmbyer eksperience me Klubin e Medies se Rumanisë. Shoqata është edhe anëtarë themelues i Grupit Lokal te Veprimit "Bjeshkët e Nemuna".
1. g- Piktori i Madh Lind Delija, nga fshati Arrën, komuna Telume, u dekorua nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, me urdhrin e larte "Nderi i Kombit". Me këtë rast u përgatitë dhe u zhvillua ceremonia përkujtimore, me 20 qershor 2010.
1. h- Me datën 9 korrik 2010, shoqata ishte pjese e protokollit ne takimin me Presidentin e Republikës, profesor doktor Bamir Topi ne fshatin turistik-Theth. Ne atë takim shoqata përfaqësohej nga kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, sekretari i shoqatës, Luigj Shyti, Anëtarin e Nderit te shoqatës, mjeshtri Ahmet Osja, dhe anëtari i shoqatës Mark Koçeku. Ne ketë takim, ne emër te shoqatës u shprehen mendime për problematikat e zonës se Dukagjinit dhe simbolikisht, Presidentit ju dhuruan dy libra te shoqatës dhe dy numra te gazetës "Dukagjini".
1. i- Me datën 20 korrik 2010, ne emër te shoqatës, Ndue Sanaj, Prele Milani dhe Laura Plishta, ne TV Kopliku u regjistrua nje mision kushtuar 100 vjetorit te Luftës se Qafës se Agrit, kundër Turgut Pashës ne muajin Korrik 1910, dhe te 95-vjetorit te Qëndresës se Dukagjinit kundër ushtrive malazeze ne muajin Korrik 1915, i cili u dha me 25 dhe 26 korrik 2010.
1. j- U bëmë pjese e përgatitjes dhe zhvillimit te Konferencës Shkencore, me teme: "Martin Camaj për kulturën shqiptare. Shkrimtari dhe albanologu", qe u zhvillua me datën 26 korrik 2010, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se tij. Kjo konference u mbeshtet financiarisht nga shoqata.
Duke qene viti i Martin Camajt, nga Qendra e Studimeve Albanologjike, me 24 shtator 2010, ne Tirane u organizua dhe u zhvillua Konferenca Shkencore, me teme: "Martin Camaj ne kulturën shqiptare", edhe ne kete konference ishim pjese e saj.
Me datën 15 nëntor 2010, shtëpise se lindjes se Martinit, u vendosem nje pllake me mbishkrimin: "Monument kulture banesa e Camajve-Nderi i Kombit" dhenë me urdhër te MTKRS, me nr. 323, date 12. 05. 2007. Me datën 21 nëntor 2010, ne mjediset e Shtëpisë se Ushtarakeve-Shkodër, me ndihmen e kryetarit te komunes Temal dhe Shllak, u organizua dhe u zhvillua ceremoniaperkujtimore, me rastin e dekorimit te Martin Camaj-"Nderi i Kombit" dhe dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër, nga Këshilli i Bashkise i këtij qyteti.
Pra, pas nje pune 3 vjet e 8 muaj, ia arritëm qëllimit, qe ky djalë i Dukagjinit, ky personalitet i madh i nacionalitetit shqiptar, te dekorohet me urdhrin e larte "Nderi i Kombit". Ne këtë arritje patëm nje mbështetje te madhe nga Akademia e Shkencave te Shqipërisë dhe ne veçanti nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Drejtori i saj, profesor doktor Ardian Marashi. Nje ndihmese te madhe kemi pasur dhe nga Drejtori i Monumenteve te Kulturës ne Shkodër, Ervin Gjini, te cilëve ju jemi mirënjohës, qofshin faqebardhe.
1. k- Me datën 5 gusht 2010, me ftese te Kryesisë se shoqatës Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", shoqata u përfaqësua ne nje tryeze, teme e se cilës ishte: Reagimi ndaj shqetësimeve për mos plotësimin e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi, ne Kosovën Lindore dhe ne trojet e tjera etnike.
1. l- Pas nje pune te gjate, me datën 11 dhjetor 2010, me rastin e Ditës Botërore te Drejtave te Njeriut, ne bashkëpunim me Komisionin për Drejtësi e Paqe u realizua përgatitja dhe zhvillimi i Konferencës shkencore, me teme: "Gjakmarrja realitet apo retorike", e cila nga pjesëmarrja dhe niveli i referuesve ja arriti qëllimit. Interesin dhe realizimin e qëllimit e rriti shume prezenca e Presidentit te Komisionit për Drejtësi e Paqe te Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, Arqipeshkvi i Mitropolitit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, si dhe marrja e pjese e nje përfaqësie te shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", me ne krye Ukshin Jashari, kryetari i kësaj shoqate.
Te gjitha këto realizime kane baze punën tuaj, por dhe mbështetjen e pakursyer te shume mundësorëve, ne veçanti: N/kryetari i shoqatës, Gjergj Leqejza, i cili me bujarin e tij ka mbuluar botimin e gazetës për gjashte mujorin e pare te këtij viti; anëtari i shoqatës ne Miçigan, Ndue Ftoni, i cili ka mbuluar shpenzimet e gazetës për 5 muaj, realizimin e konferencës për gjakmarrjen me 500 $ dhe zhvillimin e koncertit te fund vitit me 500 $; Sokol Cubi, qe jo vetëm ka mbuluar mjaft veprimtari te shoqatës, si atë te marrjes pjese ne Peje, por dhe te gjitha shpenzimet e kancelarisë se shoqatës; SIGMA, e cila ne çdo muaj ka kontribuar për botimin e gazetës "Dukagjini" me 2 000 leke. Plote te tjerët, janë qe kane kontribuar ne realizimin e veprimtarive te shoqatës, si: Mhill Prroni, Keti Bazhdari, Zef(Nik) Mrina, Pjeter Gera, Zef Krypçi, Nikolin Dedvukaj, Prele Milani, Mark Kroqi, Mri Kroj, Leke Thani, Engjëll Radohima, Kujtim Prroni, Gjergj Prroni, Ndue Marashaj, Roza Pjetri, Tonin Gjoni, Pjeter Gjeta, Martin Selimi, Pjer Gilaj, Mark Zhuri, Hile Kodra, Lazer Kodra, Luigj Mila dhe Vasfi Duka. Te gjithë, ne emrin e shoqatës i falënderoj për bujarinë dhe i urojme me urimin popullore: Paçin e dhënçin, qofshin faqebardhe.
Te ardhurat për vitin 2010 kane qene 845 785 leke, prej tyre nga mundësorët kane qene 802 635 leke.; ndërsa shpenzimet kane qene 824 436 leke.
***
Me gjithë punën e bere, gjate vitit 2010 ka pasur dhe probleme, te cilat janë: Nje pjese e anëtarëve te shoqatës janë indiferent ne zbatimin e detyrimeve qe ju ngarkon statuti; disa dege, si: Dega e Tiranes, e Kurbinit dhe e Lezhës nuk janë aktive ne realizimin e misionit te shoqatës, te degës se tyre; ende nuk kemi arritur te krijojmë Klubin e Biznesmenë dhe Tregtareve dukagjinas për te mundësuar me mire mbështetjen e realizmit te veprimtarive te shoqatës; ende nuk kemi arrite te kemi nje bashkëpunim te frytshëm me komunat e Dukagjinit, ne veçanti me komunën e Shalës dhe te Shoshit. Për vitin 2011, kryesisë se shoqatës, degëve ne rrethe ju del për detyre te punojnë me shume qe mangësi te tilla te mos përsëriten, ne veçanti te punohet me shume nga seksioni i ekonomisë se shoqatës për krijimin e Klubit te biznesmenëve dukagjinas, realizimi i te cilit do te ndikoje shume pozitiv ne krijimin e mundësve financiare ne realizimin e veprimtarive te shoqatës, te cilat do te bëjnë me te mundur realizimin misionit te shoqatës me nivele te larta ne shërbim te rritjes se emrit Dukagjin dhe dukagjinasve; te bashkëpunojmë me mire me kryetaret e komunave, ne veçanti për nxjerrjen e gazetës "Dukagjini" duke pasqyruar dhe bere te njohur gjithë veprimtarinë e komunave, si dhe për organizimin e realizimin e e festes "Dita e Alpeve Shqiptare" me datën 6-7 gusht 2011.
***
Për dukagjinasin dhe ne veçanti për anëtaret e shoqatës, si dhe lexuesin e gazetës "Dukagjini", paraqesim Planin e Veprimtarive te shoqatës për vitin 2011 dhe projekt buxhetin e realizimit te tyre.
A) PLANI I VEPRIMTARIVE TE SHOQATES PER VITIN 2011
* Vijimi i botimit te gazetës "Dukagjini".
* Botimi i dy librave:
a) "Dukagjini ne rrjedhat e historisë -3", me materialet e simpoziumit shkencor, me teme: "Kultura materiale e shpirtërore e dukagjinasve",
b) "Dukagjini ne rrjedhat e historisë -4". Me materialet e simpoziumit shkencor me teme: "Femra dukagjinase ne kohe" dhe te seminarit shkencor, me teme: "Drejtimet e mundshme për zhvillimin e Dukagjinit". Materialet e këtyre librave janë radhite dhe janë gati për ti dërguar për faqosje. Deri me 13 maj 2011, ne kuadrin e 8 vjetorit te krijimit te shoqatës
* Te përgatitet dhe zhvillohet një koncert folklorik ne teatrin "Migjeni", ne fund te vitit.
* Te organizohen e zhvillohen dy deri tre veprimtari përkujtimore
* Te përgatiten dhe zhvillohen tre deri ne pese ceremoni për paraqitjen e librave te rinj.
* Te bëhen përpjekje për te hapur zyrën turistike për informacion dhe drejtim ne Shkodër dhe krijimit te Klubit te biznesmenëve dhe tregtareve dukagjinas për te mbështetur financiarisht realizimin e misionit te shoqatës.
* Ne bashkëpunim me komunën Shale, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak, te përgatitet dhe te zhvillohet festa e Dukagjinit, me emrin "Dita e Alpeve", ne te cilën te përfshihen shfaqje artistike, panair, lojëra popullore dhe te tjera, me date 6-7 gusht 201.
* Te behet përgatitja dhe zhvillimi i Mbledhjes se Përgjithshme te Anëtarësisë se Shoqatës, me date 9 prill 2011

***
Për punen e bere deri tani dhe për çfarë ju paraqesim, nga lexuesi i gazetës "Dukagjini", anëtarët, bashkëpunëtoret dhe dashamiret e shoqatës presim sugjerime dhe mendime, me qellim qe te punohet me mire ne realizimin e misionit te shoqatës ne vitin 2011 dhe ne vijimësi.
Nga Ndue Sanaj, kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"

Burim uji, burim jete
(fshati qe ka mbi 125 burime uji)

Te përshkruash bukurinë mahnitëse te Dukagjinit është njëra ane, ndërsa ana tjetër dhe me e rëndësishme është  te pasqyrosh vlerat reale te kësaj zone dhe sidomos ato te burimeve ujore si nje nder ndikuesit kryesor qe këta banor ndërtuan jetën trashëguese ne vite e shekuj. Njeri nga lumenjtë qe buron e përshkon zonën e Dukagjinit e ne veçanti zonën e Pultit është lumi Kirë. Lumi Kirë buron ne bjeshkët e fshatit Plan, ne komunën e Pultit ne vendin e quajtur Nderkirza ose tek buron Kiri, ndërsa gjatë rrugës bashkohen përrenj te shumte e kryesisht ne fshatin Kirë, ku edhe merr emrin lumi pasi këtu bashkohen përrenjtë e shumte si Mengrri, përroi i Marknonajt, Shkurti i Xhanit e shume  burime te tjerë.
Lind habitshme pyetja sa burime ka ne fshatin Kirë, qe japin emrin edhe lumit? Ne përgjigje te kësaj pyetje, ne fshatin Kirë burojnë mbi 125 burime uji te përhershme pa numëruar ato sezonale gjate shirave te vjeshtës, ato te vogla qe ne gjuhen popullore quhen legatina. Nëse i  referohesh numrit te shumte te burime te ujit te fshatit Kirë, qe nga burimi  i 7 gurrave e i burimeve te tjera te pastërta e te freskëta. Për te dhenë nje tablo te përgjithshme, burimet ndollën sipas lagjeve ku edhe behet frekuentimi i  tyre si ne burime ujore për tu pire apo për ujitje. Ne lagjen 4 grupimeve ka mbi 45 burime uji, nga këto janë 4 gurra, si: gurra e Çokut, gurra Palucaj, gurra Qepuraj dhe gurra Gjeshgoraj. Nga krojet me te frekuentuara dhe te freskëta janë krojet  ne bjeshke, si: kroni Gjeshgoraj, kroni i Rrahit, kroni Mashter, ujt e Panjes dhe krojet ne lagje tjera, kroni i Rahcit ne Aliaj, kroni ne Shkuq, kroni i Gjon Markut, kroni i Tom Nout, burimi tek shtëpia e Lazer Markut, burimi tek shtëpia e Pal Lekes, burimi Guri Mathc e shume te tjerë si këto.
Burimet ne lagjen Kasnec janë rreth 17 burime, si: burimi arra Kolajt, kroni Marash Nout, kroni i Dhomës, kroni Bujar, kroni Gjinaj, kroni i Ded Nojes, kroni i Kol Besit, ujte e  ftohte , kroni i Hunjavet e shumë te tjerë. Burimet ne lagjen Petal janë mbi 11 te tille, si: kroni i  Kol Mhillit, burimi i  Nik Sokolit, burimi i Fratit, kroni  i  Prek Lulashit, kroni i Nok Nikes, kroni te shtëpia Gjon Prels e shume te tjerë.
Ne lagjen Telash ka 8 burime uji, si: kroni i Madh, burimi te shtëpia e Stak Nojes, burimi tek shtëpia e Gjelosh Koles, burimi i  Kol Dedes, burimi tek shtëpia e Lulash Stakes, burimi te shtëpia e Pëllumb Gjonit e shumë te tjerë.
Edhe ne lagjen Mark Nonaj ka mbi 30 burime uji  qe fillojnë: burimi te Ura e Linit, kroni i Pal Nikes Lin, kroni i Pjeter Dedes Kamdaç, burimi tek Derfillet, kroni i  Kalones, kroni i Kopshtit, kroni i  Peposhit, kroni i  Prozhmit, kroni i Lucit, kroni i  Mhill Zeqirit, kroni i Levës, kroni i  Noc Stakes, kroni i Nok Shytanit e te tjere.
Ne lagjen Lek Gjonaj kemi mbi 11 burime ku me kryesoret jane gurra e Gurcit, kroni Mullini i  Fraut, kroni i Pal Nikes, burimi Vrint, burimi tek shtepia e Lush Preles, burimi te shtepia e Bal Celit, burimi i Kol Prekes, bukurimi Sukaj Brigje, e disa te tjera.
Edhe na lagjen Pal Nonaj ka mbi 6 burime uji, ndonëse është lagjja me e varfër me ujë, ku me kryesoret janë: kroni i Lek Mirashit, Burimi Uji i nxehte, burimi Kaluer Plava, burimi i Shkjathit e te tjere.
Përshkruam disa nga burimet kryesore ne fshatin Kirë sipas lagjeve, por ashtu siç e theksuam me lart mendojmë se është nje nga fshatrat me te pasura ne zonën e Dukagjinit ne lidhje me numrin e burimeve, ne te cilin janë mbi 125 burime,  por ajo qe është me kryesorja, ato janë te pastërta me përbërjet minerale dhe me temperatura te ultë, qe eshte nga 4°c deri ne 7°c.
Te veçanta nga freskia, janë burimet e bjeshkës, si: Krue mashtër, Uji i ftohte, burimi Sukaj Brigje, gurra e Çokut, burimi i Shkjathit e shumë te tjera neper lagje. Nga studimet gjeologjike qe janë bere gjatë vitit 1975 ka rezultuar se te gjitha burimet e fshatit Kirë janë te përdorshme për tu pire dhe ne vitin 1987 janë ndërtuar 7 ujësjellës ku çdo shtëpi ne përgjithësi ka çezme ose krue ne afërsi te shtëpisë dhe  nje pjese e tyre e kane  edhe ne banesë. Këtyre burime aktuale qe janë sot ju rritet vlera edhe me shume nëse do te studiohen me analiza shkencore për te nxjerr vlerat reale te tyre. Nëse do te pranojnë pa dyshim burimet reale te fshatit Kirë mund ta emërtojmë "Kiri i Krojeve te pasterta, te freskëta", pasuri e çmuar jo vetëm ne Dukagjin por edhe me gjere.
Nga Prele Kroj

SHTËPIA E DRAGOJVE TË SHALËS

Legjenda & Hitori
Legjena e shtepisë së Malo Tulës

Dukagjini është një lendinë e paherrur mitesh, bestytnish dhe legjendash, të cilat kanë mbërritur katarosh në mënyrë të pashkëputur që nga lashtësia thrako-ilire deri në ditët tona.
"Dragoni mendohet se asht nji njeri i dam në shej qysh në të lemë me veti të jashtëzakonshme. Ai leu veshun me këmishë, ja me nji pupël në krah". Sipas traditës dukagjinse e pecjellur me shumë fanatizëm deri më sot thuhet se shtëpia e Malo Tulës së Dakajve të Shalës ka qënë një truadh nga i cili kanë lindur jo një por disa breza dragojsh.

Mdoc Prela dragoi i motit
Një traditë mitologjike thotë: Ndoc Prela (nipi i Malo Tulës dhe njëkohësisht vëllai i gjyshit të njerit prej krerve të mirnjohur të Shalës Bibak Kola) ka qenë ndoshta pinjolli i fundit i dragojve të kësaj dere.
Ndoci në parqitje ishte si të gjithë burrat azgana të motit të shkuar.Dialë i pashëm, i pafjalë e i parrebe mbrapshtake, puntorë, shumë i dashtun për nanë e tatë, i njerzishëm në shoqëri.
Tetanë fisi thoshte:
-"Ruaje zot e qoftë jetë gjatë! Ky ashtë dialë babet që respekton çdo njeri por si domos të moshuarve kurrë nuk ua ban fjalën dyshë.
Ky ashtë djalë siç i thonë nuk vritet për gjak!"
Ndonëse të gjithë e respektonin si dialë të mbarë, pa ditë kurrkush gja se ky kishte kishte fuqi dhe trimëri të posaçme, të cilën e kishte manifestuar në sa e sa duele me kulshedrat e terbuera e gjakatare. Ndoci ishte drague ai e nihte mirë veten; por të tjerët nuk dinin kurrgja për bamat e tij. Madje as i ati, tata Prelë nuk dinte asgja. Asnjëherë i biri nuk i kishte dhanë rast me dyshue se ashtë njeri me "punë".

Flijimi i Dragoit
Ishte mesi i muajit Korrik, stina kur kositeshin livadhet e grebujitej bari. Ndoc Prela së bashku me t 'atin deri deri mesditë mblodhën gjithë sanën që kishin kostitë dy ditë më parë, e grumbudhuan stiva- stiva rreth mullarve, dhe u ulën në hije të mrizit me ba pushimin e mesditës. Sa hangrën bukë e ndezën duhan,deshën me ba një sy gjumë, krejt papritë për mbi Bigë të Gimajve nxori kryetë një re shtullungore e cila iu resh gjithë Shalës mënjëhrë.
Qelli u nxi sterrë në pikun e mesditës. Retë e zeza flurim breza-breza përplaseshin, tallaz- tallaz me njera- tjetrën duke shkatuar duhi të mëdha ere.
Vetetimat filluan të gjarpërojnë qellin duke ndiellë suti e rrëmore të mënjëhershme.
-A i i i ,a i i i, ç'na zuni stuhia sanën!,
- lëshoi një pështerimë ankuse Prelë Malota
- Çohu birë, shpej e shpejt e të ngullim shyllin se ja nisi stuhia:,
- tha plaku dhe e shkoi me vrap e me pru një krah shkorreta të prera me ja shtrue shtyllit!
- Ndocit fjala e tatës i hyri në njanin vesh e doli në tjetrin, duke mos i ngjallë kurrfarë reagimi.
Djali, ndihej i topitur, indiferent, shikimin e kishte përqëndruar diku larg- larg nga kreshtat gjigande të Shalës.
Për tagjinë që po shkonte dam, as nuk donte t'ja dinte.
Mendja i kishte fluturue diku larg, tek puna e mbinatyrshme të motit.
Tata Prelë erdhi vrap pa frymë, me krahin e shkorretave, dhe kur pa që Ndoci as nuk kishte luajtur vëndit thirri gërmushëm:
- O Ndoc! O Ndoc çohu more djalë se ja nisi stuhisë!
Ndoci hiç nuk po përgjigjet as nuk po lëvizë vëndit!
- A ke birë në vesh more huti: - ironizoi tata gërmushëm.
- Ç'ka më rrin si lloparë pa lujtë vëndi e na zuni shiu tetanë sanën!
- Hall i lehtë, nesër del dielli prap: - si asnjëherë tjetër ma parë ia kthei në tym fjalën babës.
- Ti çohu biro. A je lafitë a çka pret?!
- Baba, nuk jam ka luej vëndit pa pushue edhe pak!
- Ti çohu se na shkoi tetanë tagjia dam, hee mos mujshë me u çue!
- Mos na gjetë tjetër e ligë more tatë!
- Ti çuhu preftu Ora ! Si nuk po ja dëgjon fjalën babës.
- E nemi tata me zemer të thyer t'birin për herë të parë në jetë
- U çova tata, u çova.
Por ora jeme, ashtë edhe ora e jote !
Atëherë diali ashtë çue në kambë fluturim si zana e malit.
Ka kapë shtyllin për majet, me dorën e diathtë, si me kënë tue kapë një bosht furke dhe me një trame të vetmë e ka ngulë rrafsh, deri në rrazë grushti në tokë. Pastaj po me dorën e diathtë e ka nxierrë mbi dhe aq sa duhej lartësia e shtyllit për mullar.
Fluturim rrokazi me dy kryqëzime duarsh ka mbldhë tanë barit për rreth shtyllit dhe i vuni përnjiherë më mullar.
- Tata e hangshin berret me të shndoshtë: - tha diali dhe përnjëherë ka ra i vdekur për tokë!
A qe mallkimi i pa menduar(dragoin nuk i nemet ora) i plakut, apo kaq e pat të shkruar prej Zotit, nuk dihet, por Dragoni i Shalës Ndoc Prela vdiq duke mbetur i pa shlyer në mëmoristikën legjendare të fisit të Shalës.
Po atë ditë bjeshke mes kullotës në krye të tufës 100 kreshe te deleve të MaloTulës, cofi një dash i zi galan.
Po atë ditë para kotecit cofi një gjel pëndë korb.
Dashi dhe gjeli kishin pasë dy zemra në krahnore( d.m.th ) kishin qënë dragoi
Trame të randë pati shtepia e Malo Tulës atë ditë
Tre dragoi ndrruen jetë për një herë, por gjatë kohrave të eposit kreshnik as një herë kjo derë nuk mbeti pa një dragoj

Histori: Shtëpia e Malo Tulës shtëpi e madhe e Dukagjinit
Nëse merr mundimin të shkruash se cilat ishin motit të vjetër shtëpiat më të mëdha të Shalës apo Dukagjinit, je i denuar që në pjesën e epërme të kësaj liste të shkruash emrin e shtëpisë së Malo Tulës së Dakajve, si shtepi e madhe patriarkale (me 50 antarë në kulmin e lulëzimit)me gja e me mall si mali në pranverë plot me dushk e me barë. Të permendura për tubë të medha ( tufa të mëdha dhish, delesh, lopësh) qe për lavër, mushka e vath të veçantë bletësh. Robni e razishme ( punëtore çobana me ndertues të mirë me kulla, stane, kullosa, hamalla livadhe në bjeshkë e vrri.
Se sa govada tamli kishin ne çarranik e tregonin më se miri tinarët e djathit, qypat e tlynit, shekat e kosit të kulluar, të cilat kurre nuk shterreshin,
Gjithmonë në dritare të kullës së Malo Tulës të shihte syni dy buke cereme dhe nji ibrik rakie plot në dollap, në murin karshi oxhakut, të gatshëm në çdo orë të ditës e çdo stinë të motit kryesisht për shtegtaret dhe nevojtarët qe vinin nga rrugët e largëta të lodhur e të këputur nga uria.
Bukë e kripë e zemër apo bukë e mish e zemër!
Bujaria për malsorin është art i vertetë.
Edhe me një kokër turshi në tervesën e malsorit të duket vetja aristokrat. Fjala bukë e kripë e zemër është liturgji, çfarë presupozon mbi të gjitha zemrën bujare (idealën), pastaj materialja që ngop stomakun.
Në qoftë se vihemi përpara zgjedhjës preferenciale "bukë e kripë e zemer" apo "bukë e mish e zemer", çdokush do të deshironte të dytën. Pa xhelozi, dhe pa romantizëm sentimental duhet nënvizue kjo asht e vertetë, se tervesa e Malo Tulës i kanë shtruar tervesat vazhdimisht me bukë, mish, tlynë, raki, venë e bulmet plot e përplot dhe me zemër të mirë. Çdo shaljani i ka dashur zemra ta ketë tervesën plot e përplot e ta presë mikun sa më mirë, ta nxjerrë sa më gëzueshëm prej derës së tij. Por duhet të jemi realist, jo të gjithë kishin mundësi ta shtronin tervesën si Malo Tula, Bal Marku, Kolë Cama, Mirash Ndou, Sadri Luka, Shytan Preka, Zef Hajdari etj etj

Pinjollet e shtepisë se Malo Tulës
Nëse do të listosh se cilët kanë qënë burrat më të zëshëm të motit të shkuar në fisin e Shalës Malo Tulen duhet ta vësh në tervesën e parë të ketij fisi.
Pa lule lajle, Malo Tula ishte një prototip i brumit tonë të vjetër, burrë i zgjuar me fjalë dhe i dobishëm me vepra, i cili dinte gjithçka rreth jetës heroike patriarkale të të parëve tanë d.m.th një farë arkivi për motin e shkuar. Rodi i tij nuk i'a kishte ba kujt borxh kurrë me kapë pushkën, por kur e kanë gucë s'u kishte mbetë gjak pa marrë, as s'kishte ndigjue kurrë me u koritë
Nderin dhe erzin e shpisë gjithmonë e kishte rujtë.
Gjelosh Vata
Ishte një trim i hijshëm, shtatin e drejtë si ahau në ashtë .
Kishte nji hije burri, që mos me ta lypë syni ma të mirë. Deget e mustaqeve vesh më vesh e të zez si penda e korbit, sytë si shqipe, vetullat e holla dhe flokët tetanë krrela krrela, që i lëshoheshin rreth kapuçit të bardhe, e lehtas i lëmojshin ballin e gjanë. Ishte me të vertetë nishan burri. Kudo mblidhej kuvend i lëshohej vendi e fjala i ndigjohej me respekt. Lahutës i kishte ra në rini edhe tash në kohë të burrnimit nuk e kishte harrue dashuninë e vjetër dhe e merte ndonjëherë, e i binte në dasma dhe sidomos netve të gjata të dimrit kur shoqnia mblidheshin mbas darket e dikush i kndonte lahutës e të tjerë luanin kapuça deri vonë pas mestate. Një ndër virtytet ma të spikatuna të Gjeloshit ishte atdhedashnia. Nder shumë ndeshje të duhishme u gjet krah për krah me Mehmet Shpendin, Lush Prelën, Avdi Kolën, Çun Nikën, Marsh Delinë e burra të tjerë të Dukagjinit që u ndanë gjithkund me nder .
Binak Kola: U rrit në një kohë plagesh të rënda që leshonin rrufetë dhe bubullimat dritheruese të motit mbi trupin e rreckosur të këtij vendi. Ishte një nga krerët e fisëm të Shalës trim guximtar që pati fatin ta tregonte guximin qoftë kunder turqve me 1910 në Qafen e Agrit, qoftë kunder malazezve me 1915, në Qafën e Boshit në vitin 1915 .
Binaku ishte burrë i prerë i fjalës, të cilën kur e jepte, vdiste e s'e bënte dysh. Njeriu besnik nuk ka nevojë të bëjë lajka, pasi ai zotëron një kapital të patundshëm siç është besnikëria.
Binak Kola figuron ne listen e krerëve të arrestuar të Dukagjinit në Qafën e Boshit me 27 korrik 1910, nga Koloneli (Mirallaj) turki cili pati marrë detyrë të posaçme të nënshtronte rrebelët më të spikatur të qëndersë së Qafës së Agrit.(Kamilio Libardi "Levizjet e para patriotike 191-1911-1912""AMH Shkoder, fq 82 matrialii dakdilografuar)

Krerë te arrestuar më 27 korrik 1910 Vendi
Binak Kola Dakaj Shalë
Lulash Gjeloshi Shalë
Dedë Ndou Ndreaj Shosh
Gjon Nikë Luca Gjoshaj Shosh
Ujkë Lulashi Pepsumaj Shosh
Mark Preka Plan
Ndue Preka Plan
Lekë Curi Theth
Sokol Marsh Nika Theth

Siç shihet nga tabela nuk pati asnjë bajraktar të arrestuar pasi vete bajraktaret i thirrën krerët në kuvend tek Mirallaj ( Koloneli) i cili më pas i arrestoi dhe i dergoi në Burgun e Shkodrës, ku u torturuan në mënyrën më shtazarake.
Binak Kola, ndonëse në moshë të thyer së bashku me djalin e deshirit, ashtu si në qershor 1924 edhe në nentor 1926 iu bashkua forcave atizogiste të Shalës, të prira nga Ndokë Gjeloshi , Lush Prela e Mark Sadiku. Rrethimi i Postës së xhandarmarisë tek Ura e Mesit qe fatal për Kolë Binakun që i shkimati hisën plakut.

Rrethimi i Postkomadës së Mesit, 22 nëtor 1926 dhe vrasja e Kolë Binakut
Kolë Binaku ishte një nga fanolistët më të spikatur të Dukagjinit të kohës vet, mik dhe bashkluftarë i vendosur i armatës së Ndokë Gjeloshit që u flijua në fushën e luftimit gjatë sulmit të kryengritësve të Dukagjini mbi Pastkomandën e Mesit, me 22 nëntorit të vitit 1926.
Kolonel Faik Quku, ish oficer i Ushtrisë Kombtare, na rrëfen disa detaje interesante të papublikuara më pare për këtë ngjarje:
"Errësira kishte mbulue dhenë dhe rruga ishtee lirë me hy në qytet, ku s'kish ndonjë fuqi qeveritare.
Po çuditërisht,ata qëndrojnë në vend.Ndoshta ata prisnin që të ngrihej qyteti…Në anën tjetër, posta e xhandarmërisë, me 3-4 vetë të parisë së Shkodrës dhe Zv/Komandantin e Xhadarmarisë Fiqiri Dinën vazhdojnë qendresën. Më në fund fillojnë bisedimet për dorzimin e tyre.Merret vesh se brenda janë disa nga paria e Shkodrës. Ndalet pushka dhe vendoset me i përcjellë të gjithë në Shkodër Në këtë kohë një xhandar gjuan e vret nga brenda portës djalin e Vojvodës së Shalës( Kolë Binakun) që gjendej përpara portës Ky i fundit duke thirrë ''më prenë në besë'', ''don me sulmue kullën''. Malsorët ndahën në dysh, pro dhe kundër. Atëhere Babun Celi dhe Mark Milani, burra me autoritet, hidhen në mes e deklarun:"Këtu janë paria e Shkodrës. Ata që kanë të bajnë me ta, kanë të bajnë me ne".Kështu fashitet ngjarja dhe paria bashkë me xhandarët dhe Fiqiri Dinën përcillën për në Shkodër. Vlen të nënvizohet se Kolë Binaku nuk mbeti i vdekur në vend por ashtu i plagosur u mor nga shokët e tij dhe vdiq gjatë rrugës për në Shalë.
Vat Gjeloshi I pashëm, i hareshëm dhe simpatik, i fuqishëm si dreri, po aq trim sa baba i vet. Vata. Pati një armë supriore nga më të fuqishmet, besën besë e fjalën fjalë d.m.th ishte shif e shkruaj, i paster si kristali, i fortë dhe i pa pëkulur si giza. Që mik i njerzve të mirë dhe vorfanjakëve pa vese, i papajtueshëm më dallkaukët sherrxhinjët, rushatlijtë, qylxhijtë dhe gjithë të mbrapshtit në përgjithësi, të cilëve, pa hezitim u tregonte se sa u vlente lëkura. Ka qënë aktivist i Luftës Nacional Çlirimtare ne Dukagjin, një nga mbeshtetësit kryesorë te Profesor Kolë Prelës, të cilin siç dihet e pati nip. Vuajti shumë dhe përballoi me dinjitet sfidat e hidhuara që shpesh i imponoi jeta. Semundja ja kputi te dyja këmbet, por ai kurrsesi nuk u ligështua as nuk e dha vetën deri sa vdiq, i nderuar dhe irespektuar
Zef Gjeloshi : Eshtë një nga emrat më të spikatur të breznisë funndme burrnore të Shalës.Djalë babe, prej të cilit trashigoi genet më të spikatura të traditave më të veçanta të fisit. Temperamet i qetë, i matur, fjalë pak por që nuk i binte fjalë poshtë. Gojtaria dhe retorika e tij e spikatur nuk qëndronin vetëm te fjalët dhe shprehjet e tij por së pari në zemrën, syrin dhe qëndrimin e tij në familje dhe në shoqëri. Në pamje të parë (sipërfaqësore) të jep përshtypjen e një njeriu disi të ftohtë, autoritor strikt në parimet dokësore, por në brendësi (thelb) rezatonte ngrohtësi, urtësi dhe puhi të ngrohta të humorit, që shpesh alternohen me doza të theksuara satirizmi. Njeri i thjeshtë, praktik iteligjent, njohës i vlerve të çmuera të traditës dhe i papajtushëm rudimetet e panevojshme arkaike të së shkuarës. Aspak krenarëapo mburravec, as propotent gjithnjë i vetpërmbajtur me sitem imunitar të qëndryshëm ndaj sindromave te neveritshme të politikës dhe pseudopleqarve të sotëm të "kanusë", që më teper zhbejnë se bëjnë, me teper ngatrrojnë se ndreqin.
Shtëpia e veçuar për nipa të shquar
Bijat me rodë të kësaj dere kërkoheshin me gisht nga dyert më të degjuara jo vetëm në Dukagjin, por edhe pertej tij.
Nipat që lindën e rritën bijat e kësaj dere përmendeshin me gisht në mbarë fiset e Dukagjinit e gjetkë. Të tillë kanë qenë:
-Sylë Martin Markaj, një nga burrat më iteligjent të Merturit antikomunist i martirizuar
-Ndoc Kola i Gurit Lekës, një nga trimat më të zeshëm të Shoshit, u shqua në luftën kunder elementeve turkoman që u ngritën kundër "sorrës" së flamurit
-Binak Bjetra, prijës i Djelmisë së Shoshit
-Profesor Kolë Prela ( i vellai Marku) patrioti itelektual me fytyrë perendimore, martir i parlamentarizmit shqiptar. Deputeti historik i Dukagjinit
-Dedë Lulashi, Lotaj luftëtar i levizjeve të mëdha patriotike të Dukagjinit me 1912 e 1915 dhe shok prangash i Mehmet Shendit, Çun Nikës dhe Marash Delisë
Mark Deda- Brashtë Shosh Një nga inerpertuesit më autentik e me të shquar të Kanusë të gjitha kohrave në Shosh dhe luftar i viteve 1910-195
Lista vazhdon me një seri emrash të njohur interpret e zbatues të së drejtës zakonore si Mark Deda -Aprripë, Nikë Vuksani e Sokol Vuksani- Gimaj, Pjetër Bala- Ndreaj Shosh, Gjelosh Çuni- Dragaj, Tom Marku- Lekaj, Çungel Marku- Bob, Gjergj Pali e Zef C aci- Çilkok etj
- Sternip i kesaj dere ishte Kolë Bibë Miraka (dhe i vëllai Pashuku ) Iballë, fanolist, antizogist i vjeter dhe Ministër i Qeverisë Kuislinge.
Prelë Milani

PËR KËTË GJAKU IM MORI "FLAKË"
(Intervistë me veteranin Gjon Sokol Delija (Skollaj)

I qetë, i matur, sa tradicional aq edhe modern. Perpara se të fliste e "bluante" fjalen për ta nxjerrë me peshën e netos. I rrahur dhe i shkapetur me dallget e jetës në kohrat me të vështira të shoqërisë shqipëtare kishte arritur të mbijetonte si një Promete i vetmuar. Kontribues i fuqishëm në çlirimin e Shqipërisë. I vendosur dhe i prerë në fjalën e dhënë. Me duar të pastërta, zemër të ngrohtë e mendje të freskët në të gjthë karrieren e tij të gjatë. Koleksionist i vërtetë i letrave, dokumentave, fotografive dhe dhjetra e dhjetra medaljeve, qertifikatave e çmimeve prestigjoze që i mbante edhe tani mbi supet e tij ende të forta edhe pse kishin 87 vite egzistencë. Ky ishte Gjon Soklo Delija (Skollaj). Në shtëpinë e tij në Lezhë nuk kishim se si të mos zhvillonim një bashkëbisedim
-Dukagjini: Emorëm vesh që jeni 87 vjeç dhe ju urojmë të bëheni njëqind!
Nga e keni marrë mbiemrin Skollaj?
Përgjigje: Ky mbiemër u vendos sepse SKOLLA është topnim i një mali në Bjeshkët e Zelnes, ku jeton dhija e egër, shqiponja e kafshë të tjera të alpeve të veriut. Në rrëze te Skollës, sipas thënieve te babait tim, kemi jetuar në kohe të luftës së Qafës Boshtit në 1915 kundër malazezve.Vëndi ku kanë jetuar quhet "Lugu i Verdhë", kjo ndodhi pasi meshkujt e shtëpise ishin përfshirë në luftë, ndërsa pjestaret e tjerë të familjes u strehuan aty për tu mbrojtur.Aty ka lindur edhe im vëlla, Çuni që ka vdekur në moshën 28 vjeçare.
-Dukagjini:Ju keni kaluar disa regjime në Shqipëri.A mund të na bëni një diferencim për regjimin më negativ?
Përgjigje:Du të them çfarë më kanë thëne të tjerët,por jam bindë edhe vetë për këtë që po them.Ushtria e Lumës që ka qenë më e pamoralshmja, më antinjerëzorja, dhe më e pakomanduara. Kjo ushtri (e Lumes) do të mbetet gjithmonë simbol i së keqes në Dukagjin. Është e vërtetë se dukagjini dhe Mirdita kishin arritë një marrëveshje për të sulmuar ushtrinë e Zogut tek Ura e Mesit, por duhet thënë se Mirdita nuk iu përmbajt asaj qe kishte premtuar.Bile për këtë ka edhe një kënge qe kalon gojë më gojë. Dukagjini bëri rezistencë i vetëm, por dikush nga "partia" jonë u pagua me lekë, kështu që përpjekja dështoi. Aty është vrarë Kolë Binaku nga Dakajt. Unë e them me plot gojën se kjo nuk ishte ushtri,por një turmë civile pa uniformë e pa parime kombëtare, e verbuar nga instikti i dhunës qe e demostronin vetëm antinjerëzit.
-Dukagjini. Ju keni qenë në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Në cilin vit jeni përfshirë dhe çfarë ju motivoi?
-Përgjigje: Më fal por do të përgjigjem duke filluar nga koha e Zogut. Vëllanë tim Çunin e morën ushtar bashkë me Ndue Sokol Kërçin dhe Gjokë Voglin. Pas lirimit të tyre përsëri Zogu i mori si rezevista dhe i bashkoi në Kodër-Shëngjergj, pas një jave i nxorri në Theth dhe zunë vend në Fushë të Thethit. Avdullah Begu u kishte thënë: "Shqipëria po bjen në dorë të Italisë.Kush të dojë të vijë e të ikum në Jugosllavi e kush t'dojë të ikë në shpi". Vëllai im u kthye në shtëpi. Kur huri Italia përsëri këta rezervista kërkoi që ti organizonte.Kjo më shkaktoi një lloj ndjesie se me Shqipërinë po luasnte Zogu dhe Italia.
Unë kisha një rovole "Topçe Karadakut" me mulli e me gjashtë fishekë, por nuk ndizte me goditjen e parë të gjilpërës.Për këtë arsye u ula në Shkodër me e rregullue te Pjetër Gjyshja.Ai më priti në baqe e më tha: "Çfarë halli ke more djalosh?"
I tregova për defektin që kishte Topça ime.
Ai më tha për gjysëm ore e kisha gati, dhe kushtonte vetëm një lek e gjysëm.Në atë moment ndieva shumë kënaqësi dhe pas një gjysëm ore e mora të rregulluar. Kur dola te truma (siç i kanë pas thanë) takova Pëllumb Ndokën nga Breglumi. Një burrë i vendosur, trim i pathyeshëm për të cilin më vonë e mora vesh se ishte një komunist i vendosur. Në momentin kur po më pyeste se pse isha ulur në Shkodër, aty erdhi një italian shumë i hijshëm dhe mu drejtua mua: "Picoli,picoli, Kuplaraja Albanese? ( ku ndodhet shtëpia publike shqiptare)".
Pëllumbi mu drejtua: " A e dëgjon mor Gjon, ky italiani po kërkon femra shqiptare."
Unë desha me e vra me Topçen e sapo rregulluar po Pëllumbi nuk më la. Hymë në një dyqan ku shërbente një italiane shumë e mirë dhe vihej bast për goditje në shenjë me armë.Unë godita dy herë rresht në shenjë dhe fitova një sasi parash.u nisëm me Pëllumbin drejt Urës së Mesit. Ai kishte nje çantë që e mbanim me rrallë. Në Sukëz Linaj u takum me Sadik Bekteshin i cili ngriti grushtin e tha: "Vdekje fashizmit".
Pastaj shkuam në zyrën e haxhi Hajdarit i cili më tha: "Çfarë ke dashtë me ba ti? Ke dashtë me vra italiani në mes të pazarit?!".
"Po, se ka sharë femrat shqiptare!"- i thashë.
"Po nuk vritet italiani duke vrarë një italian, sepse Italia eshtë 45 milion, e për ti vrarë ata duhet ndryshej...duhet të rregjistrohesh partizan.
Ishte data 01 .01. 1943 kur unë e pranova këtë ftesë.
-Dukagjini: Domethënë ai italiani që deshe me vra te truma të shtyni të jesh pjesë e Ushtrisë Nacional Çlirimtare?
Përgjigje: Edhe më parë kisha një lloj ndjesie të brendeshme se Italia duhej lufturpor fyerja e femrës së kombit tënd nuk ështe pak! Për këtë gjaku im mori "flakë".
-Dukagjini: Në cilën brigade jeni pëfshire për here të parë?
Përgjigje: Në batalionin "Perlat Rexhepi".
Vrasja e Tomë Kolës në Domen më ka shkaktue dhimbje pa masë. Ishte njëlloj si të kisha mbetë pa njerin krah timin. Ai ishte neri i shkëqyer, i aftë, trim e i vendosur. Nga ky bataljon kam kaluar në Brigadën XXIV- sulmuese me komandant Gjeneral Ndreko Rinon, pastaj u transferova ne Brigadën XX- sulmuese me komandant Riza Kodhelin nga Skrapari.
-Dukagjini: Pse u transferuat kështu?
Përgjigje: Jam rritë tek tezja në Dushman që ishte e shoqja e Ded Zefit aty u probatinova(vllazërova) me Ndue Pjetrën. Babain e tij, Pjetrën e pushkatuan me motivinse se kishte strehuar Kolë bibe Miraken e Pashuk Bibe Miraken. Tuj kene se Ndojen e kisha probatin ateherë na ndanë, këshu që unë shkova në Skrapar ndërsa Ndoja në Jug.
-Dukagjini: A mund të na thuash ndonjë betejë që ke marrë pjesë?
Përgjigje: Do të flas vetë m për njëren prej tyre, atë në Qukës të Elbasanit. Luftimet u zhvilluan përballë autokolinisë gjermane. Ata luftime heroike zhgjatën tri ditë. Brigada e XX-sulmuese e detyroj autokolininë që të kthehej prapa. Unë luftova në të njëjtin pozicion me një zadrimorë. Ditën e dytë u plagosa në këmbë (na tregon edhe plagën), por luftova edhe i plagosur. Këmben e lidha me shaminë që e kisha në qafë. Aty Ushtria Nacional Çlirimtare tregoij me një trimëri të rrallë misionin që i kishte venë vetes për çlirimin e Shqipërisë dhe devocionin për të dhënë jetën në emër të sajë. Pas çlirimit Riza Kodheli i ka thënë Petrit Dumes: Pionerin e Dukagjinit (bëhet fjalë për Gjonin- shënimi im), të ma mbash në xhepin pranë zemrës si simbol të heroizmit e patriotizmin shqipëtarë!
Dukagjini: A e mbajti fjalën me pastaj Petrit Dume?
Pergjigje: Po, sigurisht që po.
Dukagjini: A pati gjermanë të vrarë në këtë betejë?
Pergjigje: E si jo! Bile shumë. Kush thotë të kundërtën as ka qënë e as është për këtë vend me emrin Shqipëri.
Dukagjini: Gjon, ju veteranët keni një datë çlirimi, ndërsa shqipëtarët e çarë e përçarë festojnë dy tata. Kur u çlirua Shqipëria?
Përgjigje: Kisha menduar se shqipëtarët e pas viteve nentëdhjetë mund të flisnin për gjithçka, por jo për datën e çlirimit. Dikur në Dukagjin një burrë i urtë ka thënë: Dasma nder shoke e luftra të shikohet perkundra janë të bukra, por po te ranë për dere janë të të vështira! Këta që kundërshtojnë këtë datë ose nuk kanë pas lindur ala ose janë bymyer ne shpirtë nga nostalgjia për pushtuesin. Me datën 29.11.1944 në oirën 1:30 p
as mesnate ndodhesha tek spitali i vjetër.Aty erdhi komisari i Brigades XXIV e na tha. "Zbrisni poshtë se edhe gjermanët ne ketë moment po marrin "të ëmen e s'ëmes! Pra ishte momenti kur ata po tërhiqëshin nga Shkodra. Çdo variant tjetërështë vetëm një hamendje e pabazuar e atyre që u dhimbet me shumë një karrige kombi se një kom me emrin Shqipëria. U çliruam më 29.11.1944!
Dukagjini: Kur jeni jeni pranuar anëtar i Partisë Komuniste?
Përgjigje: Në të njëjen ditë edhe anëtar partie edhe partizan. Kjo i përket 1Janait të 1943-sht.
Dukagjini: Cilat ishin funksionet tuaja pas çlirimit?
Pergjigje: Pas çlirimit kam punuar ne organet e sigurimit të shtetit ose me mirë të themi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Itinerari i levizjeve të mija është i gjatë, por unë do të them disa prej tyre. Fillimisht pjestar i policisë popullore si komandant poste ne Kurbin-Kurjë, pastaj në Zerqan, Shupenze, Ballate (nga Shupenza jam larguar për arsye shendetësore, pasi kisha marrë plavitje gjatë luftës), pastaj kam shkuar komandant poste ne Maqellarë e me vonlë Shef i pashaportizimeve te Qarkut Dibër per 17 vite rresht. Me vonë jam transferuar si nënpunës i paemëruar ne Kodershengjergjit. Nga ketu me emeruan komandant poste ne Xhan, por nuk pranova për të marrë dorëzimet per arsye të ndryshme. Me rikthyen ne Maqellare e disa vende të tjera derisa dola në pension.
Dukagjini: A është e vërtetë se jeni takuar me Enver Hoxhen?
Përgjigje: Po është shumë e vërtetë.
Dukagjini: E kush ishte atëherë dhe kush është Enver Hoxha për ty?
Përgjigje: Një Zot ishte në qiell, ndërsa për tokën shqipëtare ai ishte Zot i vertete.
Dukagjini: Kam dëgjar se keni pasë shumë mik Haxhi Lleshin. A është e vërtetë?
Përgjigje: E kam pasë shumë mik dhe ishte shumë burrë. Një dibranëi vërtetë me të gjitha cilësitë e Dibrës zemadhe. Mua me ka rene per hise qe t'ia arrestoj të nipin dhe ju them me ndergjegje se kurrë ne jeten e tij nuk ma zuri me gojë këtë gje. Ishte i prerë dhe i drejtë.
Dukagjini: Ju keni shumë medalje dhe dekorata. Cila ështëme e larta për ju?
Pergjigje:Te gjitha janë të mëdha, sepse janë vlerësim ne reng kombëtarë dhe për ide e ndjenjë tëlartë kombëtare.
Dukagjini: Njeriu ka shumë momente në jetë, e aq më tepër ju që keni një karrierë të tillë. A mund te me thuash dy momentet me emocionale të jetës tënde duke i parë nga këndvështrimi pozitiv dhe ai negativ?
Përgjigje:Merzitjen me të madhe e kam pasur ne Kodërshëngjergjit kur humba të drejten qe me takonte si rezultat i një ndërhyrje brutale të Male Sadikut qe ishte zot e shkop ne ate kohe. Kjo nderhyrje e tij ishte për një çështje tëbrendshme që Mala nuk arriti ta rralizonte kurrë fatmirësisht. Gëzimin më të madh e kam përjetuar kur jam dekoruar me dekoratën: për krijimin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, zhdukjen e reaksionit të brendshëm e të jashtëm në Shqipëri.
Dukagjini: Gjon, ju keni lindur ne Gimaj të Shalës, tashmë pothuajse e boshatisur. Ç'mund të thoni ju për ketë?
Përgjigje: po, njerzit kanë lëvizur... e mirë kanë bërë, por historia e asajë zone nuk levizë, është e madhe dhe duhet të shkruhet.
Dukagjini: Faleminderit dhe të kërkoj falje për lodhjen që të shkaktova, duke të uruar njëkohësisht "U bëfsh 1000 vjeç!"
Përgjigje: Kjo nuk ishte lodhje, por besoj se ishte një gjë e mirë që kam bërë në jetën time.
Bashkbisedoj: Lazer Kodra

Dhuron 6 muaj pensionin për të përembyturit e Shkodrës

Isha duke parë si zakonisht pasqyren e shtypit te përditeshem në internet, të dates 20 dhjetor dhe rastesisht me zuri syri nje shkrim ne gazetën "Emigranti" qe del ne Athinë te titulluar."Pesionisti Maritn Gjon Pali" nga Shkodra dhuron pensioni e 6 muajve për të përmbyturit e Shkodrës. Ky lajm zinte vend të dukshem ne faqet e kësaj gazete, ndersa thirrja për soldaritet drejtuar të gjithë emigrantve shqipëtar në Greqi, Evrpë e ku do që ndodhen jashtë trojeve te atedheut memë, ishte nevizuar me shkronja korsive me tonalitet boldik.Edhe gazeta tjerer shqiptare "Tribuna" që botohet nga mergata shqiptare ne Athinë i bente jehone gjesit bujarë të një pensionisti shqiptrë nga Shkodra i cili ndoëse me të ardhura modeste madje me gjendje shendesore problematike i sapo operuar në një nga klinikat e Athinëes me rasrin e Krishlindjeve i bënte dhuratë gjithë pensionin gjashtëmujorë të përmbyturve ne Shkodër dhe fshtrat e saj.
Ky gjest bujarie zemegjerësie dhe soldariteti njerëzor i një pensionisti 80 vjeçar për bashkëatrdhetarët, jo vetëm përgëzohej nga këto dy gazeta, por u bë shkak i një fushate publicitare për mbledhjën e ndihmave për banorët e keaj trreve të pllakosur nga nje fatkeësi e cila nuk ka tjetër emer veç, fatkeqësia e papërgjegjshmërisë.
Stafi i Gazetes "Dukagjin" përshëndet dhe soldarizohet me çdo nisëm apo inicjativë të till sa modeste nga do që të vinë në drejtim të lehtësimit sadopak vuajeve të pa merituera te këtyre banrëve. Nga ana tjetër soldariteti dhe zemerbardhesia bujare, e dukagjinsit Martin Gjon Palit mertiton jo vetëm të pershëndet, por gëzon dhe vereton thënjn proverbjale se; Dukagjini është tervesa e madhe e bujarise se mirënjohur shqiptyare . Gjetsi fisnik i Martin Gjonit nuk matet me vleën e dhuruar e cila gjithësesi është një shumë goxha e konsiderushme, por me madhësin e zemegjerësisë dhe bujarisë së tij madin dukagjinse. Martin Gjoni vur në dizpoziucion të një fatkeqësie, akumulimin e djersës së vet 6 mujore dhe bën thirrje te gjithë shqiptarve te kontribojnë me njet e me zemër sipas mundësive .Në fjalë qe buron nga gurra e meçurisë popullore thotë:Kush ka qënë ka për të qënë. Shëpia e Kol Nikës së Shoshit, ka qënë një shtëpi shekullare e , kanuje, bese dhe trëvësa nga më të mëdhatë qe kishte motit treva e Dukagjinit

Angjelina Milani

GEZUAR JU UROJNË DJEMTË E DUKAGJINIT NGA AFGANISTANI

Dhjetor 2010

Këtu nga Afganistani i largët dhe i luftës, në këto ditë të gëzuara festash ju urojmë gëzime e festa pastë gjithmonë Shqipëria dhe në veçanti Dukagjini. Edhe pse larg, ne jemi në mesin tuaj dhe ju urojme Krishtlindjen te bekuara dhe te bardha. Ju urojme të gjithë Shaljanëve festen e Shën Gjonit, e lutshi gjithmonë me zemër të bardh dhe ju urojmë një vit të Ri, vitin 2011 sa ma të lumtur.
Ne këtu ju urojme Gëzuar dhe u bashkofshim se bashku shëndosh e mirë dhe ju bëjmë me dije se flamurin Shqiptarë do ta nderojmë kudo që të jemi.
Ju përshëndesim ne djemtë e Dukagjini nga Afganistani, të rreshtuar në Forcat e NATO-s.

Ne foto Janë: nga e djathta ne te majte: rreshti i pare: Pal Molla nga Kiri; Edison Vuksani, Pjeter Drasati dhe Mirash Guri nga Shoshi, Lazer Dardha nga Shala me syze. Ne rresht te dyte: Çesk Arra dhe Gent Arra nga Shoshi; Petrit Harusha nga Shala; Marian Vuksani dhe Prek Kroni nga Shoshi; Edmir Koçeku nga Shala; Lulash Shpati nga Plani.

Përgatitur nga Pal Molla,
Afganistan, 21 dhjetor 2010

Rexhep Abazi, Medvegje

Përshëndetje, punimeve te Konferencës shkencor "Gjakmarrja realitet apo retorike"!
I nderuar organizator i kësaj Konference shkencore, Ndue Sanaj,
Të nderuar pjesëmarrës me kumtesa shkencore,
I nderuar kryetar i Shoqatës atdhetare Kosovë-Malësi e Madhe"M.Dreshaj" ne Pejë, Ukshin Jashari,
I nderuar Monsinjor Angelo Massafro, President i Komisionit për Drejtësi e Paqe!
Të nderuar pjesëmarrës, motra dhe vëllezër,
Zonja dhe Zotërinj, Përshëndetje vëllazërore për të gjithë!
Unë erdha nga një Medvegjë shumë e vogël, për të cilën ndoshta se disa nga ju këtu edhe nuk e dini se ku apo e ekziston, por shumë, shumë, shqiptare dhe pjesë e trojeve dhe e Kombit Shqiptarë. Erdha drejtpërsëdrejti nga një protestë Dinjitoze e mbajtur nga popullata shqiptare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kundër shkeljes dhe abuzimit me të drejtat e shqiptarëve të këtyre trojeve, konkretisht kundër dhe qëndrimeve e vendimeve diskriminuese të Republikës së Serbisë që të mos i pranoj Diplomat e studentëve shqiptarë të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës. Këtë ua thash që të kuptoni se në çfarë pozite gjendemi ne në këto tri komuna nën regjimin e Serbisë dhe përsëri po luftojmë me mjete demokratike për ruajtjen e qenies shqiptare në këto troje.
Fillimisht kam dy porosi për juve pjesëmarrës dhe organizator të kësaj konference madhështore dhe guximtare:
E para, kur i tregova një vëllai, mësues i pensionuar nga Presheva, zotëri Sadri Sadriut, se do vij në këtë konferencë, ai më porositi tu përcjell këto fjalë: "... vëllezër shqiptarë, ju lus nga zemra që në shqiptari të mos ketë më vëllavrasje, gjakmarrje e hakmarrje dhe familje të mbyllura e nxënës të cilët nga frika e hakmarrjes nuk guxojnë të shkojnë në shkollë ..." dhe i rrodhën dy pika loti nëpër faqe;
E dyta, kam obligim po kështu t'ju lexoj Telegramin përshëndetës të Zenel Nezirit, kryetar i SH:H. "Medvegja" në Zvicër, OJQ e cila tubon mërgatën shqiptare nga Medvegja dhe e cila e mbanë me mjetet e tyre shkollën shqipe në Medvegjë: "Të nderuar organizator dhe pjesëmarrës të Konferencës shkencore, me teme: "Gjakmarrja realitet apo retorikë", në Shkodrën heroike dhe historike, më 11 dhjetor 2010! Ne, diaspora shqiptare e Medvegjës në Zvicër, të organizuar në SH:H "Medvegja" me seli në Fully, të Zvicrrës, Ju urojmë punë të mbarë dhe ju përgëzojmë duke ju dëshiruar që të keni sukses në këtë punë dhe qëllim dinjitoz kushtuar një dukurie, e cila popullit shqiptarë i kushtoj shumë jetë të pafajshme dhe shkaktoj vuajtje e dhembje të shumta në zemrat dhe shpirtrat e shumë fëmijëve të mbetur jetimë nga vëllavrasja e quajtur gjakmarrje. Urojmë që kjo të mos mbesin as fenomen e as rast në trojet dhe familjet shqiptare".
Fully, 11 dhjetor 2010
Për SH:H."Medvegja" në Zvicër,
Zenel Neziri, kryetari
Motra dhe vëllezër!
Në vendin nga i cili erdha unë me shokët i mi, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, të cilat aktualisht gjenden nën regjimin e Republikes së Serbisë, të drejtat e njeriut, të drejtat individuale dhe kolektive shkelen dhe abuzohet me to ne mënyrë drastike, vetëm pse jemi shqiptarë. Format dhe veprimet e këtyre shkeljeve arrijnë një hapësire të gjerë, duke filluar nga maltretimet, rrahjet, burgosjet, të drejtat e shkollimit në gjuhën amtare, të drejtat ekonomike, politike e kulturore e deri tek vrasjet dhe humbjet pa gjurmë të shqiptarëve.
E ceka më lart se dje, më 10 dhjetor 2010, populli shqiptarë u detyrua të bëjë protestë të madhe në qytetin e Preshevës, sepse qeveria serbe dhe ministria e arsimit nuk i pranon Diplomat e studentëve shqiptarë të fituara në Universitetet e Republikës së Kosovës, për ti detyruar të rinjtë shqiptarë që të largohen nga trojet e tyre, e së bashku me ta edhe familjet e tyre. Andaj apelojmë tek shtetet shqiptare: Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës që të kenë parasysh, se në këto troje jetojnë shqiptarë, të cilët janë në pozitë të rëndë.
Kërkoj ndjesë që pak u largova nga tema e sotme e këtij takimi dinjitoz.
Konkretisht sa i përket çështjes së gjakmarrjes apo siç e quajmë në vendin nga unë vij, marrje e hakut, të cilën unë do ta quaja vëllavrasje, mendoj se është një fushë mjaftë komplekse dhe duhet shqyrtuar e studiuar nga aspekte të shumëfishta psikologjike, sociologjike, historike, kulturore e të tjera. Asnjëherë duke mos e ndarë nga vrasja. Mendoj se kjo fushë duhet studiuar e debatuar pandashëm nga vrasja, sepse vrasja është shkak, ndërsa gjakmarrja pasojë e saj, atëherë kur nuk ka vrasje, nuk do të ketë as gjakmarrje. Andaj duhet luftuar shkaqet që sjellin tek vrasja, në të vërtetë vëllavrasja tek populli shqiptar. Këto shkaqe janë të shumta dhe nuk do ti hapja më gjerë.
Ishte shtruar në mënyrë shkencore e teorike, e konkretizuar me fakte hulumtuese kjo materie në tri kumtesat që më parë i dëgjuam nga zotërinjtë e respektuar, të cilët edhe një herë i përshëndes dhe i përgëzoj për një punë të bërë në mënyrë shumë profesionale dhe shkencore. Nuk kisha pasur të shtoj apo të heq asgjë nga ajo që u paraqit në ato kumtesa.
Me kujdes e shikova edhe Projekt deklaratën e përgatitur nga Shoqata "Atdhetare Dukagjini" dhe Komisioni për Drejtësi dhe Paqe, të cilën e mbështes në tërësi.
Mendoj që Kosova e ka dhënë një shembull të mirë se si duhet vepruar në rastet kur ka shumë gjaqe të pa pajtuara, në kohën e paraluftës së saj. Mbase edhe mendoj se Pajtimi i gjaqeve i udhëhequr nga i ndjeri profesor Anton Çeta ishte kushti themelor për organizimin dhe fitoren e Luftës Çlirimtare të Kosovës. Andaj, pse të mos shfrytëzohet kjo praktikë edhe në Shqipëri për të fituar luftën e civilizimit bashkëkohor dhe më shpejtë të popullit shqiptar në fillim shekullin e XXI. Të ndërmerret aksion i pajtimit të gjaqeve aktuale të pa pajtuara në Shqipëri.
Dhe i motivuar nga ky mendim kisha propozuar që nga kjo konferencë të filloj nisma e pajtimit të gjaqeve duke e formuar një trup operativ për këtë qëllim me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare me moton: "Të pajtohemi se jemi vëllezër dhe të mos vritet më vëllai me vëllanë".
Unë edhe një herë ju përshëndes dhe e falënderoj organizatorin e nderuar që me ftesën e tij na bëri të mundur që edhe ne nga Medvegja të jemi pjesëmarrës të kësaj konference të rëndësishme dhe të guximshme, në Shkodër dhe në Shqipëri, e cila për neve dikur ishte aq afër dhe aq larg, sa që kisha menduar shumë herë se nuk do të kem rast kurrë të më shkeli këmba në shtetin shqiptar.
Ju faleminderit!
Nga profesor Rexhep Abazi,
veprimtar nga Medvegja

"Artisti i Merituar" Sali Mani nderohet me titullin"Qytetar Nderi" i Bashkisё-Koplik (pas vdekjes)

Në këtë mbrëmje jubilare nderi kushtuar "Artistit të Merituar" Sali Mani me praninë e njerëzve më të dashur të tij: bashkëshortes së tij, bashkëqytetares sonë, Fetijes, vajzës dhe djalit të tij, Artanit, ish –ushtar i UÇK-ës, e gjithë të afërmeve tё Sali Manit, si dhe e këngëtarëve të mrekullueshëm, shokë të ngushtë të tij, si "vëllai" nga Dukagjini Nikё Çarku, që sa këndon po aq edhe loton për të, krahas Nikollë Nikprelës i jashtëzakonshëm me interpretimin gjithë shpirt dhe zemër të këngëve të Sali Manit, në prani të autoriteteve lokale të bashkisë Koplik dhe atyre kulturore, me obligimin sa të qytetarit koplikas dhe po aq të studiuesit të vlerave artistike u ndjeva brenda vetes me fat ne përjetimin e një nate të tillë brilante.
Vërtet një privilegj dhe sodisfaksion i llojit të vet te të jepet rasti të përjetosh njё moment tё tillё si ky i sotmi, nё nderim tё jetёs dhe veprёs sё "Artistit tё Merituar" Sali Mani nё kёtё 65-Vjetor tё lindjes sё tij.
Aq mё shumё rriten pёrmasat e kёtij evenimenti kulturor kur ky vit jubile i jetёs sё "Artistit tё Merituar" Sali Mani, anёtar nderi i LSHA-Malёsi e Madhe shoqёrohet me vlerёsimin qё bashkёqytetarёt e tij, Lidhja e Shkrimtarёve dhe Artistёve, nё veçanti Kёshilli bashkiak dhe Bashkia-Koplik i bёjnё kёsaj figure duke e nderuar me titullin e merituar "Qytetar Nderi"
Do tё ishte aspak mё shumё se mosha e njё 15 vjeçari kur Sali Mani do tё jepte shenjat e para tё njё instrumentisti popullor virtuoz si lahutar, po aq sa tё njё rapsodi me tё ardhme tё spikatur si vlerё e identitetit tonё kulturor. Kёngёtari i ri, me zёrin e tij tё mrekullueshёm dhe virtuozitetin brilant, sa si autor, po aq si kantoautor me jonet e veta si rapsod i talentuar shumё shpejt do tё kalonte kufinjtё e Malёsisё sё Madhe, madje edhe tё vendit tё shqiponjave, pёr t'u bёrё pjesё integrale e universit gjithёshqiptar. filluar me kёngёt e tij patriotike deri tek kёngёt e njohura lirike kushtuar dashurisё, natyrёs, gёzimeve dhe dhimbjeve tё jetёs sonё duke u bёrё kёshtu ambasador shpirtёror i kombit tё vet.
Sali Mani me talentin e tij reformoi nё stil dhe nё pёrmbajtje kёngёn tonё popullore duke i shtuar asaj refrenin dhe zёvёndёsuar skemёn tradicionale, vijёn monotone tё melodisё, me melodinё e veçantё pёr cilido tekst folklorik, falё melosit tё tij brilant krejt origjinal. Edhe pse krijoi nёn njёrёn prej diktaturave mё tё rrepta nё llojin e vet, Saliu u dominua nё tematikё nga shpirti i popullit tё tij, sadoqё kurdoherё si artist qe i detyruar tё pranonte si shtrat Prokusti kompromisin ekzistencial nё emёr tё mbijetesёs, ,çka gjithnjё ka ngjarё edhe me mjeshtrit mё tё mёdhenj tё tingullit, tё penelit apo tё fjalёs si kushtrim i shpirtit.
Nёn kujdesin e "Artistit tё Merituar", Sali Mani axhenda folklorike e M. Madhe nё kuadrin e Festivaleve Folklorike lokale dhe Kombёtare ёshtё vlerёsuar pёr nivelin e saj tё shquar profesional. Nga Festivali i Folklorik Kombёtar nё Elbasan, qershor 1966, ku M. Madhe do tё fitonte kupёn e kёtij festivali me grupin e 25 çiftelive tё Koplikut tё Sipёrm deri nё festivalin e 1988-ёs Sali Mani ka qenё pjesёmarrёs me kontribut tё spikatur. Nё vitet 70-tё Sali Mani ngren Ansamblin Folklorik tё M. Madhe, me qendёr nё Koplik, i pёrbёrё prej 35 çiftelive, krahas dajres, fyellit,lahutёs apo zymares.
Pёr kontributin e tij tё njohur publik nё nivel lokal, kombёtar dhe mbarёshqiptar si autor, kantoautor, interpretues i shkёlqyer, njohёs dhe studiues i folklorit tё Veriut dhe atij kosovar, po aq si pjesёmarrёs i pёrhershёm nё Festivalin Folklorik Kombёtar tё Gjirokastrёs dhe nё ato mbarёshqiptare, Presidiumi i Kuvendit Popullor i Shqipёrisё nё vitin 1973 e nderon Sali Manin me titullin e lartё "Artist i Merituar".
Sali Mani pёrcjell me kёngёn e tij folklorike vlera madhore kombёtare si "Heroin e Popullit"Ded'Gjo Luli, Heroin e rezistencёs Ndёrkombёtare Antifashiste tё Spanjёs nё 1936-ёn, Zef Hotin, sikur vlera tё tilla tё qёndresёs patriotike dhe liridashёse si: Gjergj Kastriotin-Skёnderbeun, Heroin tonё Kombёtar, Isa Boletinin, Hasan Prishtinёn, Avni Rrustemin, Shote Galicёn, Tringё Smajlen, Adem Haxhinё(Postribё), Zef Prelё Martinin, Mujo Ulqinakun, Qemal Stafёn deri UÇK-ёn e lavdishme me kryeheroin e saj, legjendёn e kohёve moderne, pёr Kosovёn e lirё, Adem Jashari.
Sali Mani, si kantoautor na la emblemat e folkloristikёs sonё tё Veriut dhe asaj nё Kosovё: "O Malёsi, Malёsi e Madhe!" dhe "O Kosovё, mirёse tё gjeta!" Investimi shembullor i Sali Manit nё fushёn e Folklorit tё Veriut solli shansin e lumtur pёr trevёn tonё qё nё vitin 1995 M. Madhe tё fitojё pёr herё tё dytё Kupёn e Festivalit Folklorik Kombёtar nё Berat. Si kantoautor, njohёs dhe studiues i shkёlqyer i Folklorit tё Veriut dhe atij nё Kosovё na la dy libra tё mrekullueshёm nё fushёn e folklorit.
Ai me talentin e vet prej rapsodi sa pёrjetoi me kёnaqёsi ndryshimet tona demokratike, po aq si progresist nuk ia kurseu anatemimet klasёs sonё politike qё nё emёr tё interesave tё ngushta partiake shpeshherё shmangu nga epiqendra e vemendjes sё vet "tё shkretin popull". Po ashtu si njё kёngёtar popullor i talentuar dhe patriot i madh duke i vlerёsuar si letёrnjoftim i kombit tё vet vlerat tona mё tё mira tё traditёs, gjithnjё i anatemoi mjeshtёrisht ata qё kёto vlera mjerisht vazhdojnё t'i konsiderojnё si tё kapёrcyera, ndryshe jashtёkohe. Vepra e Sali Manit me talentin e rrallё tashma ka rrokur universin e vet solemn, sikur zemrat e shqiptarёve kudo ndodhen, anembanё globit.
Si kryetar i LSHA tё rrethit kam kёnaqёsinё tё pohoj se ai moment sodisfaksioni moral qё personalisht pёrjetova 2 vite mё parё si i ftuar nga protokolli i presidentit B. Topi nё dhёnien e titullit "Nderi i Kombit", kolosit malёsor tё belkantos, Lukё Kaçajt, kёsaj radhe po pёrsёritet me dhёnien e titullit "Qytetar Nderi" i Bashkisё Koplik, "Artistit tё Merituar" Sali Mani. Kam bindjen se kjo mbrёmje e jashtёzakonshme nderimi mes nesh, lartёson akoma mё shumё dinjitetin e trevёs sonё, e thirrur Malёsi e Madhe, jo pёr malet e larta, qё na rrethojnё, por pёr vlerat e manifestuara nё gjirin e saj, pasurimi i tё cilave padyshim hijeshon nё rritje rrugёtimin tonё nё gjirin e Evropёs sё Re.
Nga Kadri Ujkaj,
Kryetar i LSHA, M. Madhe

FORCIMI I ROLIT TE SHOQERISE CIVILE NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT NE SHQIPERI

Ne mjediset e bibliotekës kombëtare "Marin BARLETI" ne qytetin e Shkodrës, u mbajt një seminare trajnues i shoqërisë civile ne luftën ndaj korrupsionit ne qeverisjen vendore apo qendrore. Ne ketë seminare morën pjese përfaqësues te shume shoqatave te ndryshme si; "Qendra e gruas- Hapat e Lehte", "Atdhetare-Dukagjini", "Dimension Human" etj etj. Ky seminare u organizua nga OSBE- Shkodër, ne bashkëpunim me qeverinë Gjermane dhe Institutit te Kërkimeve Urbane. Përfaqësues te kësaj te fundit referuan mbi temën "Forcimi i shoqërisë civile ne luftën kundër korrupsionit ne Shqipëri". Objektivat kryesore te këtij seminari ishin; - Te identifikoje shembuj konkrete specifike te veprimeve te ndërmarra qe krijojnë besim ndërmjet komunitetit dhe qeverisjes vendore, ndërmjet komunitetit te biznesit dhe qeverisjes vendore dhe qe te përmirësoje transparencën e vendimmarrjes. – Te shkëmbeje informacione me pjesëmarrësit e pranishëm për buxhetin vendor, procesin neper te cilin zhvillohet ky buxhet si dhe mënyrat e përgatitjes dhe monitorimit duke marre thellësisht ne konsiderate opinionin qytetare dhe duke trajtuar atë ne mënyre sa me transparente dhe te hapur ndaj pjesëmarrjes, kjo do te thotë qe te jete edhe vete opinioni publik i angazhuar ne buxhetin e qeverisjes vendore.
Ne seminare u trajtua edhe decentralizimi i pushtetit vendore ne rang komune apo bashkie, kjo do te nënkuptoje se duke u kryer edhe procesi i decentralizimit duhet te çoje ne përmirësimin e shërbimeve vendore duke krijuar kushtet e duhura qe pushtetet vendore te balancojnë nevojat e pritshmërisë vendore lidhur me sasinë, cilësinë, koston dhe kombinimin e shërbimeve dhe kjo do te çonte ne transferimin e kompetencave dhe burimeve nga qeverisja qendrore tek qeverisjet lokale/vendore. Por duhet theksuar se decentralizimi ka edhe sfidat e veta te cilat duhet te plotësojnë nevojat dhe preferencat e qytetareve me ane te burime te buxhetit te kufizuar, duke i dhëne mundësi qytetareve qe te kenë mundësin e tyre te shprehjes se nevojave me prioritare dhe pastaj edhe shërbimet e tjera sekondare apo terciare. Ky decentralizim ndihmon qeverisjen vendore te veproje me kompetencën e tyre dhe me pjesëmarrjen e komunitetit, gjë e cila bën me te specifikuara dhe me te mire identifikuara problemet te cilat duhet te kalojnë nëpërmjet sasisë, cilësisë, kostos dhe kombinimit te shërbimeve, te cilat plotësojnë nevojat dhe preferencat vendore.
Pike tjetër qe u referuar ne ketë seminare ishte edhe "Procesi i buxhetit". Si fillim ne duhet te tregojmë rendësin dhe kuptimin e buxhetit lokal/vendore. Buxheti lokal bën lidhjen e nevojave dhe dëshirave me koston, ne mënyre qe këto te arrihen.
Buxheti lokal pasqyron; a) Burimet, qe mund te vijnë si burime financiare, taksat dhe tarifat, grandet, kreditë etj. b) Kostot e mundshme, nëse ne vendosim te kemi diçka, te jemi te sigurte se do te humbasim diçka tjetër. c) Gjithashtu do te jete dikush qe do te marre ketë vendim, "çfarë kemi dhe çfarë do te humbasim", nënkuptohet vendimi i alokimit të burimeve.
d) Nëse burimet janë financiare, ky vendim është ne buxhet. Procesi i vendimmarrje është procesi i buxhetit
Për te ulur nivelet e korrupsionit ne qeverisjet vendore ne rang komune apo bashkia, është e duhur partneriteti i këtyre dy komuniteteve te rëndësishme, pra bashkëpunimi i shoqërisë civile ne projektimin, zbatimin, menaxhimin dhe realizimeve te një buxheti një vjetore kalendarik. Si mund te arrihet një gjë e tille? Kjo është një gjë shume domethënëse, te cilat do te ndihmonin jashtëzakonisht ne përmirësimin e jetës se një qyteti te caktuar. Ne ketë seminare u dha shembulli i qytetit te Korçës e cila kishte përqafuar ketë projekt dhe qe për dy vite me radhe u bene ndryshime te dukshme për mire ne qytet. Me poshtë po tregojmë rrugën e ndjekur. Kryetari i bashkisë se Korçës ne bashkëpunim me këshilltaret lokal dhe me punonjës te bashkisë si dhe me bashkëpunimin e shume shoqatave joqeveritare dhe jofitimprurëse si dhe me Universitetin e Korçës, bene sensibilizimin dhe ftesën e qytetareve për te marre pjese ne një diskutim për rajonin e tyre për nevojat me "emergjente". Kështu u paraqit një shifër e caktuar e buxhetit për vitin 2009 për krejt Korçën e ndare ne 6 rajone ne mënyre te drejte. Diskutimi i be ne praninë e banoreve te secilit rajon ne mënyre te ndare, ku banoret kishin te drejtën te shprehnin shqetësimet e tyre, me pas duke u mbështetur edhe ne buxhetin e rajonit, u përzgjodhën tre shqetësimet me te mëdha dhe primare qe duhet te merreshin masa gjate vitit 2009, nga secila lagje u zgjodhën kryetaret e lagjes, dhe secili rajon zgjidhte përfaqësuesit e tyre te cilit duhet te ishin deri ne 4 persona, këto kishin te drejtën te merrnin pjese ne çdo mbledhje qe kishte te bënte me qytetin. U zgjodhën 24 persona te çilet u quajtën "Bordi kontrollues dhe vëzhgues i projekteve rajonale" te çilet përfaqësonin 6 rajonet e qytetit te Korçës, ku siç thamë me sipër secili rajon kishte përfaqësues 4 anëtare. Detyra e këtij bordi ishte te kontrollonte punimet e planifikuara për vitin 2009, te ketë kompetencën e marrjes se informacioneve mbi projektet, zbatimin, cilësinë, menaxhimin e drejte te buxhetit rajonal, verifikimin e afateve te parashikuara etj, ky bord ishte me një mandat 1 vjeçare. Bashkia e këtij qytetit vuri ne dispozicion te qytetareve një numër tel fiks për te denoncuar çdo gjë te parregullt dhe menjëherë këshilli i lagjes se bashku me punonjësit e bashkisë merrnin ne dore problemin e ngritur, për ta zgjidhur sa me shpejt. U ilustruan shume shembuj qe qytetaret kishin denoncuar si p.sh ekzistencën e një makine te prishur qe qëndronte e parkuar ne një bllok pallatesh, dhe bashkia ndërhyri ne heqjen e këtij objekti nga aty, tjetër shqetësim ishte është stolat e prishur te një lulishteje dhe bashkia ndërhyri ne zëvendësimin e tyre me stola te rije, po ashtu edhe drejtimin e shume tabelave te qarkullimit rrugor te shtrembra për drejtimin e tyre, e shume problemeve te tjera. Ky projekt i Institutit te Kërkimeve Urbane u përzgjodh serish qe te merrte përsipër menaxhonim dhe informonim e banoreve te Korçës për buxhetin e ri te vitit 2010, i cili i fillonte punimet qe ne muajin Maj te 2009, me informimin e banoreve te lagjeve, mbledhjen e tyre ne lagje, zgjedhjen e përfaqësueseve te tyre, ngritjen e problemeve te tjera për përmirësimin e jetës se tyre, si dhe zgjedhjen e përfaqësueseve rajonal pra ne Bordi kontrollues dhe vëzhgues i projekteve rajonale. Pra jeta e banoreve te këtij qyteti u përmirësua dukshëm për dy vite. Bashkëpunimi i qeverise lokale dhe banoreve te asaj komune apo bashkie, çon ne minimizimin e korrupsionit dhe ne përmirësimin e jetës se banoreve.
Kam dëshire ta mbyll me një shprehje te urte te popullit tone qe thotë "Me mire dy mendje sesa një", se qeverisja është për popullin dhe populli është ai qe i njeh me mire hallet qe e shqetësojnë ne jetën e përditshme. Shpresoj se bashkëpunimi dhe puna çdo qeverisje te jete për popullin dhe me popullin.

Albert MARKU

Klubi Shqipëtarë i Medias zbret tek të përmbyturit

Me datën 24 dhjetor 2010 në zonën e quajtur Livalle të Shkodrës e cila mund të quhet zona e stërpërmbytur, zbritën edhe përfaqësuesit më të lartë të Klubit Shqipëtarë të Medias për të ndihmuar familjen e përmbytur të Ndue Ares. Ishin pikërisht Presidenti i këtij klubi T. Shkëlqim Bylykbashi dhe kordinatori z.Ermir Kasmi të ardhur enkas nga Tirana për të dhënë ndihmen e tyre me ushqime dhe veshje për këtë familje në nevojë si rezultat i përmbytjeve të njëpasnjëshme. Pamja e Livalleve të jepte ndjesinë dhe imazhin e një fushë-beteje me luftime të sapopërfunduara. Ky grup i ardhur nga Tirana u shoqërua gjatë gjithë kohës nga kryeredaktori i gazetës "Dukagjini" z. Lazer Kodra. Pa hyrë për të bërë vlerësimin e ndihmës që sollën për këtë familje, ajo që bie në sy është humanizmi i shprehur dhe dëshira e mirë për të kontribuar me çfarë ishte e mundëshme për këtë familje në nevojë. Pritja në shtëpinë e z. Ndue Ara ishte sa bujare aq edhe befasuese, pasi qyfyret që kishin të bënin me përmbytjen e këtij viti nuk patën të sosour. Pas qëndrimit për 40 minuta në shtëpinë e Ndues përfaqësuesit nga Tirana u larguan me dhimbje e madhe në zemër për ato qe konstatuan ne kete zonë dhe me mirënjohje e thellë për mikpritjen dhe vlerësimin e ndihmës së dhënë. Eshe Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" i falenderon për këtë kontribut të dhënë në adresë të një familje dukagjinase.

Dedë Kodra

 

Mundesoi botimin e ketij numri, zoteri Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan te SHBA.

numrat

part03