Martin Camaj
"Ai mal akulli kish nji emën,/ nji emën tabú! / Para se të mbylleshin sytë në gjumë, / pashë malin e akullt të bardhë / te kambët e mia. / Erdhi era me diell dhe e shkrini / e aty nën hijen time doli nji bimë."
"E vërtetë i dashur Martin, tani mali i akullt ka shkrirë e bima është duke u rritë çdo ditë. Era me diell është duke i përkëdhelur lulet e bimës e ajo i mbush mushkërit tona me aromën e bjeshkëve".
Edhe pse ditët ndjekin njëra-tjetrën ato lënë gjurmë në jetën tonë. E një nga këto ditë ishte edhe ajo e sotmja. Pra, e dielë më 21 nëntor 2010, ora 10.00, në Shtëpinë e Ushtarakëve, e cila hapi siparin e aktivitet të organizuar nga "Shoqata Atdhetare-Dukagjini", Komuna Temal dhe Komuna Shllak, me rastin e dekorimit të Martin Camajt me Urdhrin: "Nderi Kombit". Ne këtë ceremoni marrin pjese: Anëtarë te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe Anëtare te Nderit te kësaj shoqate; Pjesëtarë te komunitetit Shllak dhe Temal; Familjare dhe te afërm te Martin Camaj-Nderi i Kombit; Personalitete te pushtetit vendor ne Qarkut Shkodër; Personalitete te artit dhe te letërsisë ne Qarkut Shkodër.
Në hapje te ceremonisë, kryetari i Shoqatës, Ndue Sanaj, theksoi: Shkrimtari, gjuhëtari, etnografi dhe albanologu Martin Camaj, nga fshati Telum i komunës Temal, me datën 26 tetor 2010, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se Tij, me propozim te kryesisë se shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", me mbështetjen e Akademisë se Shkencave te Republikës se Shqipërisë dhe Qendrës se Studimeve Albanologjike, ne veçanti me këmbënguljen e vijueshme te profesor doktor Ardian Marashi, Drejtor i kësaj qendre, pas tre vjet e gjysme, u arrite qe me dekret nr.6735, date 21. 10. 2010 te dekorohet nga Presidenti i Republikes, prof. dr. Bamir Topi, me urdhrin e larte "Nderi i Kombit", me motivacionin: "Personalitetit të mirënjohur, që dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, si dhe në njohjen e shkencave albanologjike në botë; shkrimtarit të shquar që krijoi nga veprat më të mira të letërsisë moderne shqipe".
Martin Camaj është:
Ne vitin 1991 "Qytetar Nderi" në qytetin e Greçës, në Itali,
Në vitin 1992, "Profesor Nderi" i Universitetit "Luigj Gurakuqi" ne Shkodër.
Në vitin 1993 , "Mësues Popullit",
Në dhjetor 2002, çmimi "Penda e Artë".
Ne vitin 2007, shtëpia e Camajve shpallet "Monument Kulture"
Ne vitin 2010, "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër,
Ne vitin 2010, "Nderi i Kombit".
Pak para, se te jepte lamtumiren nga kjo bote, ju drejtohet kolegeve shqiptare dhe ne tërësi bashkëpatriotëve dhe shqiptareve me këtë shprehje: "Ndonëse të ndam për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë!". Kjo shprehje e thëne në çastet e fundit, ne vitin 1992, nga ky "shkrimtari i lartësive", siç theksoi Presidenti i Republikës-profesor dr. Bamir Topi, gjithnjë e më shumë marrin një formë testamenti, duke shpjeguar një marrëdhënie unike me letërsinë dhe historinë, me vendin dhe popullin e tij".
Jemi te bindur qe me kohe dhe veçanërisht sot bashkohemi të gjithë në një zë për të thënë: Po, ti je i yni dhe ne jemi krenarë për ty! Ne jemi të tutë, kemi qenë gjithmonë të tillë, edhe sot më shumë se kurrë, kur kuptojmë sa shumë na ke dashur, duke e dërguar kulturën shqiptare drejt Evropës përpara se Shqipëria t'i afrohej asaj.
Presidenti i Republikës se Shqipërisë, profesor doktor Bamir Topi, ne muajin prill te këtij viti dekoroi me Urdhrin e larte "Nderi i Kombit" piktorin me përmasa evropiane-Lin Deline, nga fshati Arrën, komuna Temal, me motivacioni: "Piktorit te madh shqiptar, qe me artin e tij pasqyron lidhjen e forte me atdheun dhe promovoi vlerat e lirisë dhe te demokracisë. Artistit autentik dhe përfaqësues ne bote i cili shndërroi temën shqiptare ne vlere universale, artin e tij ne trashëgimi te përjetshme dhe ure komunikimi me popujt".
Sot jemi krenar te gjithë dukagjinasit, te gjithë shkodranet, por ne veçanti temalasit, për këta dy kolos qe sot janë nderi i gjithë nacionalitetit shqiptar.
Lavdi jetës dhe veprës se Lin Delise-Nderi i Kombit dhe Martin Camaj-Nderi i Kombit!
* Fjala i jepet Kryetarit te Këshillit te Bashkise Shkodër, avokatit Bardhyl Lohja! Kryetari dorëzon titullin "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër, me vendim nr. 64, date 1. 11. 2010, me këtë motivacion: "Me veprën e tij, prej një albanologu, studiuesi, enologu, gjuhëtari, poeti, shkrimtari, intelektuali me përmasa evropiane, i bëri një shërbim të madh qytetit të Shkodrës, Shqipërisë dhe ne tërësi Kombit tonë, duke u bëre për 30 vjet de fakto "Ambasadori kulturor i Shqipërisë ne Evropë"" . Ky titull ju dorëzua te afërmit Martin Camaj, Kole Camajt, i cili tha: Fjalët e mija përpara këtij auditori te nderuar, janë te tepërta, por ne emër te familjes Camaj, me lejoni te shpreh: Ne, pasardhësit e Martinit, jemi krenar si tere dukagjinasit dhe shkodranet, si tere nacionaliteti shqiptar kudo qe ndodhet, për jetën dhe veprën e tij, por ne mënyrë te veçante për vlerësimet dhe nderimin e veprës se tij. Falënderoj Shoqatën "Atdhetare-Dukagjini" për përpjekjet qe ka bere ne vlerësimin e veprës se Martinit, por ne veçanti Këshillin e Bashkise se qytetit Shkodër, te kryesuar nga avokat Lohja, qe Martini i jone, tashme është jo vetëm qytetar i qytetit Shkodër, por "Qytetar Nderi" i tij. ...
Nënkryetari i Shoqatës, Gjergj Leqejza u dorëzoi kartën e anëtarësisë se shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" të rinjve: Albert Marku, Hana Rrgalla, Drita Shyti dhe Jozef Mollzatit
Pastaj të pranishmit vizituan ekspozitën fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Martin Camajt. Në çdo foto takoje Martinin të mbushur me mall për vendlindjen dhe dashuri për njerëzit. Ndërsa ora 10.35 solli me vete shfaqjen e dokumentarit "Pjesë nga jeta e Martin Camajt", me skenar të Ardian Klosit. Ky dokumentar i realizuar me mjaft mjeshtri, na dhuroi dy realitete të dhimbshme që e kanë ndjekur për vite të tëra familjen Camaj. Një mall i dyfishtë. Një realitet i pabesueshëm, por fatkeqësisht i përjetuar me dhimbje të mëdha të cilat i takon kudo tek shfleton veprat e Martinit. Takimin e mbylli Ndue Sanaj, i cili tha: Ne mbyllje te kësaj ceremonia, ne emrin tuaj dhe te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", me lejoni te falënderoj te gjithë ata qe kontribuuan, ne përgatitjen dhe ne realizimin e veprimtarive, kushtuar Martin Camaj, ne kuadrin e 85 vjetorit te lindjes se tij: Fakultetin e Shkencave Shoqërore, qe me Qendrën kërkimore-shkencore albanologjike, Departamentin e Letërsisë dhe i Gjuhësisë, organizuan dhe realizuan Konferencën shkencore, me teme: "Martin Camaj për kulturën shqiptare, shkrimtari dhe albanologu", me 26 korrik 2010; Qendrën e Studimeve Albanologjike Shqiptare, qe me 24 shtator 2010, ne Tirane, organizuan dhe realizuan konferencën shkencore, me teme: "Martin Camaj ne kulturën shqiptare". Për realizimin e këtyre veprimtarive ne mënyrë te veçante te falënderoj ata qe mundësuan financiarisht: zonjushën Keti Bazhdarin, zotërinjtë: Nik Mrina, Tonin Gjoni, Ndue Marashaj, Martin Selimi, Mark Zhuri, Hile Kodra, Sokol Cubi dhe Mehill Prroni, me urimin popullor: "Paçin dhe dhënçin ne shërbim te ngritjes se vlerave te personaliteteve te komunitetit tone".
Me ngritjen dhe vlerësimin e këtij personaliteti, ne radhe te pare i bëmë nder vetes, u nderua komunitetin nga pati prejardhjen, u nderua familja qe e lindi dhe e rriti. Prandaj, detyrimi i jone ndaj jetës dhe veprës se tij, është i motivuar dhe i ligjshëm.
Me këtë rast, me lejoni qe ti drejtohem gjithë shkodraneve, por ne mënyrë veçante dukagjinasve: Ne jetën dhe punën tuaj, udhëhiquni nga jeta e vepra e këtyre kolosëve te nacionalitetit shqiptar, qe larg normave dhe mentaliteteve orientale dhe te se drejtës zakonore te nje shoqërie primitive, bene emër ne shërbim te nacionalitetit qe i lindi dhe i rriti.
Ne nuk bëmë ndonjë gjë te veçante, nuk zbuluam asnjë gjë te re, nuk kapen asnjë maje, por me punën qe u be për publikimin e këtyre kolosëve, mendojmë se ndikuam sa do pak ne krijimin e nje klime te re.
Te gjithë jemi te gatuar nga e mira dhe nga e keqja. Te keqen duhet te bëjmë përpjekje ta mundim, se me mundjen e saj, shkojmë me shpejt dhe me mire drejt shoqërisë se emancipuar, qe do te thotë shoqëri e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit.
Dhe nje here Lavdi jetës dhe veprës se Martin Camaj-Nderi i Kombit
Takimi u mbyll duke shkëmbyer mbresat e lëna nga ky takim, me nje kafe dhe gote raki dukagjinase, i cili edhe një herë shpalosi vlerat e mëdha dukagjinase me të cilat nderohet kombi Shqiptar nëpër shekuj anë e mbarë botës.
Disa nga mendimet e vizitoreve ne këtë ceremoni:
Martin Camaj, nje vlere e veçante e dijes dhe e kulturës shqiptare. Nje yll qe shndrite mbi malet tona tre larta, te ashpra e te pamposhtura. Vepra e këtij intelektuali është nje nder i veçante për kulturën shqiptare. Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" ka meritën dhe nderin e madh për punën qe ka bere e po bën ne evidentimin e vlerave te këtyre zonave ne këto vite. Jam i bindur, se dikur puna e kësaj shoqate me ne krye kolonelin ne pension, Ndue Sanaj, do te renditet nder vlerat me te mëdha te Dukagjinit e dukagjinasve.
Dede Zhivan, N/kolonel ne rezervei
Martin Camaj e meriton urdhrin e larte "Nderi i Kombit", se Ai është kolos i letrave shqipe. Është krenaria e Veriut te Shqipërisë.
Preke Doçi, tregtare
Këshilli i Bashkise te qytetit Shkodër, falënderon shoqatën "Atdhetare-Dukagjini" për insistimin dhe propozimin për te nderuar këtë figure universale te letrave dhe përfaqësues i denje i Kombit Shqiptar.
Martin Camaj, është nje figure e çmuar ne kurorën e arte te njerëzve te shquar te Shkodres dhe te Shqipërisë.
Bardhyl Lohja-Kryetari i Këshillit te Bashkise Shkodër
Ndihem i lumtur qe me jepet rasti te njihem me veprën madhe te Martin Camajt, nje nga përfaqësuesit e nderuar te Dukagjinit dhe ne veçanti te Temalit, nga kam edhe unë origjinën. U mahnita nga ekspozeja fotografike e jetës dhe punës se tij. Njerëz te tille janë te radhe, por i radhe është edhe Dukagjini me burimin e pashtershëm intelektual.
Dede Kodra, tregtare
Martin Camaj, e meriton urdhrin e larte "Nderi i Kombit" dhe titullin e larte "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër. Njeri i madh! Ndjehem krenar!
Mark Lumaj, pensionist
Gjenitë nderojnë kohërat me përjetësinë e veprës se tyre. Turri i tyre mund te frenohet nga fatkeqësitë e kohërave siç ishte ajo periudhe e ndarjes sonë me Martin Camajn, por kurrsesi dhe për asnjë arsye me universalitetin e veprës se tyre, i cili nuk shteron asnjëherë, se buron gjenialitet, drite, përkryerje. I tille, mbetet Martin Camaj, prandaj shqiptaret e tij, sado vone do ta gjenin duke e nderuar njërin nder 13 bijtë "Nderi i Kombit", i kësaj toke. Ndjehem i lumtur ta përjetoj këtë sadifaksion brilant qe me dha mundësinë shoqata "Atdhetare-Dukagjini".
Kadri Ujkaj, kritik letrare dhe anëtar i Seminarit shkencor "Shkodra ne shekuj"
Martin Camaj, figure e shquar e Kombit shqiptar. Ai e ngriti larte lavdinë e tij, ma shume se sa e deshi ky komb. E meriton urdhrin e larte "Nderi i Kombit" dhe titullin "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër, se me këtë titull, qyteti Shkodër ndjehet me i çliruar dhe me mire. Nuk ka kuptim historia e letrave shqipe pa Martin Camajn. Lavdi këtij Korifeu!
Gjovalin Perlleshi, pensionist
Martin Camaj, krenaria e Malësisë dhe e Shkodrës, nder dhe lavdi për Kombin, nder dhe respekt këtij kolosi te letrave shqipe!
Ndue Mici, pensionist
Duke marre pjese ne veprimtaritë, qe ju kushtuan ne këtë vit, te Madhit Martin Camaj, qe vitin 2010 mund ta quajmë me te drejte viti i Nene Terezës dhe Martin Camaj, me shtohet krenaria qe jam dukagjinas, siç ishte dhe Martin Camaj. Shpreh nje keqardhje qe nuk munda te njihem me veprën e tij, ne rininë time, dhe po njihem tani, por me mire vone se kurrë. Duke mësuar se Martin Camaj, kurrë nuk e mohoj origjinën e tij dukagjinas, është nje mesazh për shume dukagjinas te sotëm, edhe pse kane pak vjet qe kane migruar, jo vetëm nuk kane kontribuar, por as nuk kanë qeft me jua përmend origjinën.
Na del për detyre ta njohim brezin e ri, me veprën e Martin Camajt, me veprën e Lin Delise, te shtojmë tek ata dashurinë për atdheun, për Dukagjinin e dukagjinasit, te bëhen me te denje për atdheun dhe vendlindjen.
Lavdi jetës dhe veprës se Martin Camjt, "Nderi i Kombit" dhe "Qytetar Nderi" i qytetit Shkodër!
Prele Shytani, N/drejtor i shkollës 9-vjeçare "Dede Gjon Luli", ne Hot te Ri
***
FALEMINDERIT O MARTIN CAMAJ, NDERI I KOMBIT DHE QYTEAR NDERI I QYTETIT SHKODER!
Përgatiti Roza Pjetri
RASTESISHT, PUNES-NJERIUN
Ka shume vite qe punët nder ne, ne shume sektor nuk shkojnë mire, ose me mire te themi, shkojnë tërësisht rrëmujë.
Kjo ne themel ka nje realitet, nje arsye shume te thjeshte. Njeriut i gjendet pune dhe jo punës njeriu i duhur. Kjo, logjikisht është bere mbisunduese ne politiken e ne shteti tone. Për emërimin e njerëzve ne pune te ndryshme, ne funksione drejtuese, detyra e vende pune konkrete nuk merren parasysh e zbatohen kritere rigoroze, te cilat bazohen ne profesionalizmin, aftësitë drejtuese, organizuese, përvojën ne pune, rezultatet ne vendet ku ka punuar e te tjera.
Horrllëku-militantizmi politik, klientelizmi, tarafllëku, interesat korruptive e nepotizmi farefisnor kane zëvendësuar çdo kriter tjetër duke mos u marre vesh arsye se perse u vendos ne kete vend pune ajo apo ai person.
Kaq mbisunduese është bere kjo logjike saqë shpesh dëgjon shprehje nga njerëz te rëndomtë se-ku ka pune qe nuk bej unë. Tek ne ka vite qe injoranti, trafikanti, mashtruesi e abuzuesi mund te emërohen ne çdo detyre, kurse i afti mund te bej vetëm atë për te cilën është i afte ose mund te rrije ne shumicën e shumicës se rasteve ne rruge pa pune.
Tek ne i vendoset gomarit shala e kalit te shalës i vendoset samari, ose e mbajnë edhe pa samarë e patkoi fare. Prandaj, punët tek ne ka vite e vite qe shkojnë kaq keq, ne dem te komunitetit, shoqërisë e përparimit te përgjithshëm shoqëror. Por, ne ndonjë rast te veçante, fare rastësisht ka ndodhe qe ne vendin e punës ka shkuar njeriu i duhur dhe atëherë puna nuk ka pasur nevoje për reklame. Ajo ka fole vete, me gjuhen e heshtur te arritjeve e bukurisë se saj.
Nje ndodhi te tille dua te kujtoj, shkollën 9-vjeçare "Branko Kadia" ne Shkodër. Rregulli, pastërtia, estetika, qetësia e bukuria ishin kudo ne atë institucion arsimor, te cilat te impononin kënaqësi, por edhe respekt për punën qe behej aty. Këdo, çdo nxënës qe pyesje pe këtë rregullsi te përgjigjej-Drejtori. E vërtetë, aty ishte nje drejtor qe te impononte respekt, jo vetëm me pune e kërkesën e tij, por edhe veshjen e tij estetike dhe komunikimin e tij. Besoj se aty u krijua nje tradite qe vazhdon.
Ishte kjo arsyeja, qe kishte aq shume kërkesa te familjareve për ti regjistruar fëmijët ne atë shkolle. Tani, po kthehem tek problemi qe është nxitje e këtij shkrimi, tek Shtëpia e Ushtarakeve ne Shkodër. Kush është futur aty e ka pire nje kafe para rreth 2 muajsh, te shkoje përsëri dhe do te shohë ndryshimet e bëra. Tani, aty ka lezet, është kënaqësi te pish nje kafe me shoqëri, ose edhe te kalosh kohen e lire me familje. Ne këtë ambient, ndryshimi po vijojnë, por edhe deri tani është bere shume, përmirësimi është mbresëlënës. Përmirësimi është pozitive, ka ne ambient, pajisje, kompletim, sistemim, rregullsi, pastërti dhe shërbim. Bukuria e estetika bien ne sy kudo. Frekuentuesit e këtij ambienti, te cilët po shtohen çdo dite e ndiejnë qe jashtë tij ketë ndryshim. Ne tavolinat ku ato qëndrojnë janë te parat shprehje ne bisedat e tyre;-sa mire; ka lezet; çfarë ndryshimi; ju lumtë; gëzohemi qe po ndryshon edhe kjo Shtëpi e Ushtarakeve se ka qene … E ne fund biseda rreth këtij ndryshimi mbyllet me shprehjen: - Qysh kur është përgjegjës Tonini!
E vërtetë, ashtu është, ndryshimi ka ndodhur e po ndodhe dukshëm qe kur aty është emëruar drejtor oficeri ne rezerve i ushtrisë, Tonin Gjonpali. Tonini është nje oficer i ushtrisë, sot ne lirim ne moshën me te mire për pune. I plotësuar me kulture profesionale dhe me nje karriere te suksesshme deri ne detyrën e komandantit te njësisë ushtarake. Personeli qe ai drejton sot, janë jo vetëm sa nje skuadër ushtaresh dhe krahaso pastaj aftësitë e tij kur ai ka drejtuar njësinë e përberë nga disa reparte e nënreparte. Por, nuk ka rendësi sasia e personelit, por rezultati shume i shpejte e shume i mire i tij ne këtë detyre. Suksesi qe ne fillim është shume premtues ne punën e re.
E me mijëra te tille si Tonini janë hedhur ne rruge, dergjen aftësitë e tyre aq te dobishme për shoqërinë, për te cilët shoqëria e ata vete kane investua aq shume dhe shteti i jone është i mbushur me drejtues, te cilët kane nje kulture ordinere.
Edhe me përpara aty, ne Shtëpinë e Ushtarakeve ka pasur punonjës e specialiste, te cilët vijojnë edhe sot te jene te afte dhe shume te mire, por drejtimi ishte për te dëshiruar. Te gjithë habiteshin qe ne drejtim te Shtëpisë Ushtarakeve kishte vite qe nuk ishte nje ushtarak, prandaj te gjithë ne ushtaraket ne pune, ne rezerve dhe ne pension u gëzuam për nje emrin te tille qe ndodhi rastësisht.
Radhe here, shume radhe shikon ushtarake te vendosur ne detyra, ne drejtim te punëve te ndryshme. Por, sa here ata vihen rrezatojnë kulture pune, rregullsi, administrim, korrektësi, estetike e përkushtim maksimal ne zbatimin e rregullit e te ligjit, te cilat ne fund te fundit kthehen ne rezultat e rendiment pune. Kush nuk e beson këtë, ka rast te shikoje me sytë e tij ne Shtëpinë e Ushtarakeve Shkodër, qe kur aty është emëruar drejtor nje ushtarake ne rezerve, transformimi pozitiv është shume i thelle, i gjithanshëm e mbresëlënës.
Jam i bindur, se Tonin Gjonpali është emëruar aty rastësisht, por besoj se ja vlen qe te ftohet për nje kafe ne këtë ambient edhe Ministri i Mbrojtjes e te shohë me sytë e tij se çfarë potencialesh janë te hedhura ne rruge dhe sa produktiv janë kur ushtaraket ne rezerve emërohen ne detyra. E këtë fakt duhet ta marrin vesh jo vetëm nje ministri, por gjithë politikanet qe drejtojnë dhe pretendojnë te drejtojnë me dinjitet e ne te mire te shoqërisë ne këtë vend.
Ministrit te Mbrojtjes te sotëm, ose pasardhës do ju mjaftonte vetëm ky fakt për te arritur ne përfundimin e domosdoshëm qe ne vendet e punës si Shtëpia e Ushtarakeve, ne ambiente te pushimit te ushtarakeve e vende pune te tjera civile te emëroheshin ushtarake ne rezerve se do realizoheshin disa objektiva njëherësh: zënia e ushtarakeve ne rezerve me pune, shfrytëzimi i aftësive te tyre te gjithanshme ne te mire te punës e te shoqërisë, lehtësimi i arkës se shtetit për te mos dhenë kote pension qesharak dhe rregullimin ekonomik e social te familjeve te ushtarakeve ne rezerve.
Unë dhe shokët e mi jemi te bindur, ne qofte se ndryshimi e përmirësimi ne Shtëpinë e Ushtarakeve ne Shkodër do vijoje me pretendimin qe ka nisur, ajo do te behet nje nga ambientet me te frekuentuara ne këtë qytet dhe plotësisht konkurrues me ambiente e tjera.
Janë te gjithë treguesit dhe mundësitë qe ky objekt me pozicion ne qendër te qytetit, me hapësire e kubature te bollshme, e përshtatshme për çdo lloj aktiviteti institucional, shoqëror e familjar te jete model për shërbim e frekuentim, por edhe si biznes konkurrues e i suksesshëm.
Për ta mbyllur dua te kujtoj nje kolegut tim ushtarak ne rezerve, qe ne nje rast e kishte ndjere veten te zhgënjyer e shume te fyer nga sjellja e nje pronari! Me porosi, ai ishte paraqitur për pune, por sapo pronarit i ishte prezantuar ushtarake ne rezerve, ai me fudullëkun te tij i ishte përgjigjur: Jo! Për ju ushtaraket nuk ka pune, se dini vetëm te zbatoni rregullin. Skandal, por edhe e pabesueshme! Është e vërtetë, se shume nga pronaret e sotëm, nuk kërkojnë e afrojnë ne administratën e tyre, njerëzit e punës, qe kane ne kulturën e tyre profesionale korrektesën dhe rregullsinë ne administrim. Prandaj i bej thirrje atij kolegut tim, sot "hakmerru" për atë fyerje! Ftoje atë për nje kafe ne Shtëpinë e Ushtarakeve Shkodër e te shohë me sytë e tij se si punojnë dhe çfarë rezultati kane njerëzit me kulture ushtarake ne pune.
Nga Dedë Zhivani
PËRGJIGJE NDAJ THIRRJES SË MARTIN CAMAJ
Përgatitur nga: Suela Ndoja
Kur kujtoj autorin,vjershëtarin dhe intelektualin e madh Martin Camaj më vijnë menjëherë në mendje vargjet si në vijim:
Mburrje
As toka që shklet nuk asht e jote / Vetëm lëkura e kambës asht e jote / Njeri që din me folë me vete / shmangu mendimit të tjerve, / dhe ec mbi sende lehtas / pa lanë gjurmë në gur, / e pa lanë gjurmë në dhe / Ec e mos ço prej trollit asgja / që të ra prej duarve njiherë / Ke me kanë kështu një trashëgim / në sytë e bashkohësve të rij, / që kanë me thanë: rruga e tij / qe e drejtë si kallmi.
Lexues të dashur; ne që kemi përpara këtë poezi! Kemi nevojë të shtjellojmë së bashku disa çështje që kanë të bëjnë me pikëpamjen thelbësore të thirrjes që na bën. Është fjala për pyetje që shpesh lindin në zemrën time dhe tuajën njëkohësisht.
Këto pyetje përfshihen në perspektivën e tanishme të botës: edhe tek ne që jemi bashkëkohës të rinj: do ta kuptojmë, vëllezër e motra dukagjinas, të gjithë ju o lexues, që ne ecim mbi tokën e kësaj bote e megjithatë nuk është e jona edhe pse lëkura e këmbës që shkel këtë tokë, kjo po që është e jona; d.m.th vetëm hapat që hedhim me djersën tonë janë tonat; jo vetëm kaq: cili është kuptimi "njeri që din me folë me vete"? Ç'kuptim ka tu shmangemi mendimit te të tjerëve , të ecim mbi sende lehtas e kështu me radhë?
Kjo do të thotë të dashur lexues se kemi një mision transformues për të përmbushur, që do të thotë të jemi vetvetja për hir të vetes tonë më të mirë, për hir të dashurisë për jetën, që bëhet më e efektshme kur më shumë të japim sesa të presim për ti marrë kësaj jete(ec e mos ço prej trollit asgja që të ra prej duarve njiherë). Ne duhet të ndryshojmë sa më shumë që është e mundur veten tonë, e më pas strukturat e kësaj bote, për ta bërë këtë të fundit sa më të përshtatshme në të cilin njeriu të gjejë pak hapësirë për të jetuar në rrugën e duhur.
Pikërisht tani shqyrtohet gjendja aktuale e botës së sotme; e parë në perspektivën e dhimbjes dhe vajit, pra e gjurmës që lë mbi gur e mbi dhe, që zgjon në zemër pyetje të rëndësishme; pyetje që kërkojnë përgjigje të menjëhershme.
Unë të dashur lexues, parashtroj si zgjidhje për mua dhe për ju, e dashtë Zoti të jetë vërtetë kështu, problemin e pranimit të thënies së Camaj që na thërret në thellësi të shpirtit tonë. Mendoj pra se vlera e kësaj thirrjeje të mësipërme, e cila mbart me vete kuptimin për tu mos u bërë barrë të tjerëve, të mos i lënduar të tjerët por për të sakrifikuar për të tjerët, duhet të shkëlqejë në qenien tonë në tërë bukurinë e tij të pafund.
Uroj të dashur lexues që pastërtia e drejtësia të jenë drita e mendjes tonë zhytur në soditjen e vargjeve që na lë trashëgimi Camaj; besoj që forca shpirtërore për ta ndjekur këtë të jetë zjarri gjithnjë i ndezur i vullnetit tonë përftuar nga dashuria për jetën, për tjetrin.
Unë besoj, do të thoni ju, atë që nuk është, por megjithatë uroj që të jetë; pa marrë parasysh zbrastësinë e çdo ore që kalon, këtij ndriçimi dhe pastërtie të brendshme të cilën duhet ta kërkojmë sepse e kemi të fshehur në thellësi, nuk i mungon forca për shpirtrat tanë.
Kjo thirrje e Camaj është një realitet do të thoni i huaj për përvojën tonë, ajo është "diku " në katin e sipërm, ndonjëherë për pak çaste kemi dalë në ballkonin e vogël të shpirtit tonë dhe prej andej kemi soditur minuset e pluset tona që ekzistojnë vërtet. Mirëpo rrallë herë kemi menduar ti kuptojmë dhe ti ndreqim minuset tona edhe pasi i kemi identifikuar.
Pikërisht këtu zënë fill pyetjet më të rëndësishme për shpirtrat tanë. Ç'duhet të bëjmë? Çfarë thotë tamam Camaj?
N.q.s thirrja e Camaj do të ishte thjesht për tu lexuar, përgjigjja do të ishte e lehtë, e do ta kalonim jetën thjesht ashtu siç quhet unum necessarius,pra thjesht nevojë për të jetuar për të cilën jemi krijuar.
N.q.s thirrja e Camaj do të ishte meshtarake, përgjigjja do të ishte më pak e saktë, me një pjesë të përgjigjes që është e përpiktë: të ketë më shumë përparësi jeta sakramentale në krahasim me jetën sociale: pra që do të thotë se mbetet një skaj pa saktësuar: jeta nuk ka vetëm veprimtari meshtarake por edhe shoqërore me të gjithë komponentët e saj.
Pra, nuk duhet të harrojmë se thirrja e Camaj është laike, që do të thotë sikur thekson psikologu i madh Alfred Adler: njerëzit janë krijesa të përfshira në trupin e shoqërisë, të vendosur në marrëdhënie të drejtpërdrejta me të tjerët; jemi nxënës, studentë, punonjës të thjeshtë, mësues, nëpunës, industrialistë, artistë, tregtarë, ushtarakë, psikologë, doktorë, politikanë e te tjera. Kjo do të thotë se jeta na bën jo vetëm spektatorë por detyrimisht autorë të dramave më të mëdha njerëzore.
E atëherë si mund tu shmangemi gjërave që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprën/punën tonë? Ç'duhet të bëjmë? A mund të rrimë duarlidhur kur bëhet fjalë për të lënë një trashëgimi brezave të rinj?
Camaj ka parashtruar një problem kohë më parë, probleme që na paraqiten edhe sot. Lexues, ju e ndjeni që ka të vërtetë në gjithë këtë që po them, ndjeni se duhet të lëvizim gishtin, ndjeni që koha na thërret pasi Camaj na mëson të duam, të mendojmë dhe të sakrifikojmë për njerëzit; sepse baza, themelet e vërteta të marrëdhënieve shoqërore dhe ndërtimi i këtyre marrëdhënieve varen jo vetëm nga natyra shoqërore por edhe vullneti i njerëzve për tu përfshirë në marrëdhënie. Ne, nga ana jonë duhet të përfshijmë pjesën tonë më të mirë në marrëdhëniet shoqërore,jo të gjithën sepse çdo pjesë e jona duhet ti shërbejë një sfere të caktuar të jetës për të dhënë në fund kornizën e plotë që ka të bëjë me formimin e vlerës tonë individuale. Vlera e njeriut bazohet pikërisht në "praninë" në brendësi të tij, të një drite intelektuale që e bën pjesë të një mbretërie tjetër, madje më të lartë, në të cilën janë dhe lulëzojnë të gjitha gjërat e tjera. Kjo është trashëgimia për të cilën ka folur dhe ka dashur të na lërë Camaj nga pak të gjithëve. Le të përpiqemi të fitojmë të gjithë pak prej saj, e thellë-thellë do fillojmë të ndjejmë … mburrje … ndoshta ... Secili prej nesh është i ftuar ta përshkojë vetë ndjenjën e vet …
KUSH E UDHЁHOQI LUFTЁN SHOKU (ZOTI) VETERAN ?!
Muaji nëntor është muaji i festës së Pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë. Këto janë dy ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, plaku patriot Ismail Qemali bashkë me patriotët e tjerë shqiptarë në qytetin e Vlorës shpalli Shqipërinë të pavarur, pas rreth pesë shekujve robërie nën thundrën dhe shpatën e egër dhe të pamëshirshme të osmanllinjëve. Kjo ishte një ngjarje themelore për ekzistencën dhe të ardhmen e Shqipërisë. Por vitet e mëvonshme qenë shumë të vështira sepse tentonin që Shqipërinë ta copëtonin si një copë "byreku" midis shteteve ballkanike dhe jo ballkanike. Pushtues të rinj vërshuan mbi truallin e shqiptar. Gjithkush kërkonte copa nga kjo tokë e vaditur dhe e mbrojtur me gjak si lumë. Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, rreziku i copëtimit të Shqipërisë ishte evident dhe i hapur. U krijuan Qeveri dhe ranë ose më mirë me thanë i rrëzuan njërën pas tjetrës deri sa erdhi në fuqi Ahmet Zogu. Gjatë kësaj periudhe pati një farë ecje përpara, pati një farë rregulli në qetësinë publike, natyrisht me forcën e shkopit dhe të litarit, por edhe kjo qeveri e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme historinë e vet, duke ia shitur Shqipërinë Italisë fashiste të kohës, ose të paktën duke e lënë nga borxhet në dorën e tyre, e duke ja mbathur nga sytë këmbët, pa ditur se si do të shkonte e ardhmja e popullit shqiptar.
Në ditën e pushtimit nga Italia fashiste për popullin shqiptar filloj Lufta e Dytë Botërore, pra Lufta Nacional Çlirimtare Shqiptare. Heronjtë që dhanë jetën pikërisht në këtë ditë si Mujo Ulqinaku, Tonç Gjon Toma e shumë të tjerë nëpër Shqipëri, me flijimin e jetës së tyre të re, dhanë kushtrimin për ata që ishin trima dhe atdhetarë, për ata që e donin atdheun dhe vendin e të parëve, vatrën tonë, vatrën shqiptare, për të shpëtuar vendin nga një copëtim i ri. Malet shqiptare u mbushën me djem e vajza, me burra, gra deri edhe fëmijë, luftuan pa bukë në bark, të zbathur, të zhveshur, duke kaluar male me borë, lumenj të turbullt e te rrëmbyeshëm, nëpër erë e tufane, në piskun e vapës e mungesës së ujit, të kërcënuar në çdo çast nga pushka e pushtuesve dhe tradhtarëve, dhe fituan mbi nazi-fashizmin, dolën fitimtarë dhe e vendosën vendin tonë në krahun e fitimtarëve mbi rrezikun botëror që po e kërcënonte rrezikshëm. Partizanët fituan se nuk e kishin me dy mendje. Ata ishin të vendosur për idealin e tyre për të cilin kishin lënë familje e shtëpi, rehati e qetësi dhe i u qepën maleve dhe fushave për të shporrur pushtuesit, që flamuri i Gjergj Kastrotit e Ismail Qemalit të valonte i lirë në qiellin e Shqipërisë. Gjatë Luftës Nacional çlirimtare u krijuan disa forca politike për të tërhequr pranë vetes popullin dhe për ti ngritur në luftë për çlirim kombëtar dhe shoqëror, por vetëm Partia Komuniste Shqiptare beri të mundur që të marrë në dorë, të drejtojë dhe arrijë fitoren në çlirimin e atdheut. Natyrisht ajo forcë politike që merr në dorë frenat e një lufte ka edhe tagrin për të zgjedhur në krye drejtuesit e saj. Dhe s'ka se si të jetë ndryshe ardhja në krye të ushtrisë shqiptare i atyre që e drejtuan gjatë luftës. Natyrisht mund të ishin edhe të tjerë, por këta me shokët e tyre morën nismën në kohën e duhur dhe realizuan qëllimin e tyre. Të këqij apo të mirë ata ishin dhe për të mirë apo dhe për të keq, është mirë që të evidentohen. Ata që luftuan dhe çliruan vendin nuk e dinin se çdo të bëhej në të pastajmen, por vunë mbi gjithçka interesin e atdheut, kombit, Shqipërisë. Ata dhe ajo kohë është dhe duhet për tu nderuar për veprën e tyre të mirë ashtu siç duhet bërë edhe kritikën në rastet e duhura.
Nuk e kisha ndërmend për t'i shkuar këto radhë, jo se nuk e meriton një ditë si dita e çlirimit, por më shtyri një fjalim i mbajtur në mbledhjen përkujtimore në ditën e çlirimit, më 29 Nëntor 2010, në Kinema "Millenium" në Shkodër. Folësi, një veteran flokëbardhë, foli rrjedhshëm për ato se çfarë tha, u sorollat andej e këtej, përmendi data e ngjarje, persona e luftëtarë partizan, por asgjëkund nuk doli se kush e udhëhoqi këtë luftë, madje përmendi edhe partizan italian, me të drejtë, që ndihmuan me 29 Nëntor 1944 në çminimin e një depo municioni që do të rrezikonte qytetin e Shkodrës. Ai evidentoj edhe një herë çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë me 29 Nëntor 1944, por nuk evidentoi edhe faktin e publikuar një ditë më parë nga Komiteti i Veteranëve të Rrethit për çlirimin e Shkodrës. Për këtë reagim më motivoj edhe qëndrimi i para disa ditëve i Liri Belishovës në një televizion Kombëtar mbi Luftën Nacionale çlirimtare, ndonëse e dënuar dhe përndjekur politikisht nga Partia e Punës, luftën Nacional çlirimtare dhe udhëheqjen e Partisë Komuniste e gjithë përkrahësve të saj e mbrojti plotësisht. As shembullin e kësaj ish partizaneje, ish komunisteje, ish kuadro e larte e shtetit të kohës, ish e përndjekur politike, nuk qe e mundur ta pasqyronte folësi. Veteranët bënë luftën, ata qenë trima, të hapur sepse për një shoqëri të hapur luftuan, pavarësisht se si rrodhën ngjarjet më vonë. Unë besoj në një kalim pa u vënë re të këtij problemi, ose një harresë e rastit, por duhet thënë së gjërat kalohen ose harrohen kur nuk vlerësohen. Mua nuk më interesojnë aspak emrat e përvetshëm, qofshin këta komunist apo jo komunist, kushdo qofshin ata, por do të dëshiroja që faktet të thuhen pa frikë, ashtu siç janë, hapur për këdo. Këto duhet të thuhen veçanërisht nga veteranët, sidomos kur bëhet fjalë për periudha që kanë marrë pjesë dhe ka rëndësi fjala e tyre.
Populli shqiptar, e si pjesë e tij edhe unë, e ka të qartë, por përsëri e pyes folësin, Kush e udhëhoqi luftën shoku (zoti) veteran? ".
Nga, Luigj Shyti
ATJE … NE HUMNERAT E THELLA
- Kur nëna Natyre hell dritën midis shkëmbinjve -
I thamë "Lamtumire"!, Shkodrës atëherë kur sytë e ditës se 15 nëntorit kishin filluar te çeleshin. Atje, ne Temal, na priste nje shtëpi mbi ballin e se cilës do te vendosnim nje pllake mermeri. Udhëtimi drejt digës se Komanit zgjati për rreth 1 ore e gjysme. Supet e maleve alpine ishin shkundur nga stuhitë e ditëve te mëparshme, kështu qe rruga linte shume për te dëshiruar. Mbërritëm ne digën e Komanit bashke me rrezet e para te diellit qe kishin filluar te lyenin me argjend shpatullat thikë te maleve shkëmbore.
Grupi i përbëre nga pese vete: Ndue Sanaj-kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"; Mark Zhuri, Kryetari i komunës Temal; Lazer Kodra, k/redaktori i gazetës "Dukagjini"; Hile Martini, kryeplaku i fshatit Telume, dhe Dede Camaj, djali i nipit te Martin Camajt, pas pirjes se kafes ne dige te Komanit, u nisem me varkën e Gent Lushit për te udhëtuar neper liqen për 40 minuta drejt bregut te Kodër-Ahut. Tashme mbi ujërat e liqenit ne nje varke te thjeshte udhëtonte nje pllake mermeri ne faqen e se cilës ishte gdhendur emërtesa "Monument Kulture-Shtëpia e Camajve, Nderi i Kombit".
Ndoshta, Martin Camaj po "kthehej" për here te pare pranë shtëpisë se tij pas 62 vitesh!
Udhëtimi me këmbë zgjati rreth katër ore. Humnerat e thella, me te cilat identifikohej vete Camaj, na u shpalosen njëra pas tjetrës. Me sytë e imagjinatës shikuam edhe Jesminen, personazhet e Karpës, Dranden "madrigale", Fyellin nder male e te tjera. Shpijat e mbuluara me rrasa guri, te braktisura thuajse tërësisht përjetonin agoninë, por njëkohësisht te krijonin ndjesi antike e sfond legjendar. Te vetmit njerëz qe na priten ishin adoleshentet e mire, Kristian e Rezart Zhuri, këta dy banore te rinj qe simbolizonin vazhdimësinë e gjallërisë se dikurshme te asaj zone, dhe Katrine Camaj, nusja e nipit te Martin Camajt. Fyelli i hershem prej tunxhi, qe na tregoi Katrina, i përkiste te atit te Martin Camajt, Kolës, dhe patjetër kolana muzikore e tingujve te tij është salvuar ne faqet e librit "Nje fyell nder male".
Pas vendosjes se pllakës fillon "aventura" e kthimit. Mbërritëm ne Shkodër, atëherë kur nata kishte mbi katër ore "pushtet" mbi gjithësinë. Nje falënderim i veçante i takon Kryetarit te Komunës Temal, Mark Zhuri, i cili na shoqëroi ne këtë eveniment dhe mundësoi udhëtimin me makinë e varke, njëkohësisht duhet falënderuar Drejtori i monumenteve te Kulturës se Rajonit Shkodër, Ervin Gjini për përkujdesjen dhe ndihmesën e dhenë për vendosjen e pllakës.
Apel!
Shtëpia e Camajve i ngjan nje fortese te hershme me trup guri, me gjatësi 46 metra, dy katesh, me strukture ndërtimore tradicionale. Nga trokullat e saj ka dale korifeu i artit dukagjinas dhe shqiptar për shekullin e njëzete, Martin Camaj. Ajo shtëpi e mbërthyer fort me gurë shkëmbore, buze rrathtorit, duket hijemadhe e krenare, simbolike dhe zonje e alpeve ashtore. Ajo shtëpi tashme është "Monument Kulture", ndërsa i biri i saj është "Nderi i Kombit". Duhet thënë se supet e saj te forta, kane filluar te ligështohen nen peshën e viteve dhe mungesën e tymit magjik ne oxhak, nga braktisja njerëzore. Ndaj, institucionet përkatëse duhet te hedhin shikimin mbi te sa me pare, për te akorduar fonde e për t'i ardhe ne ndihme kësaj "zonje", qe nxori dhe rriti fenomenin Camaj. Përndryshe, kjo pllake do te thermohet përsëri, ashtu siç ishte e thermuar për 45 vjet radhazi nen regjimin komunist. Atëherë kujt do t'i ankohemi ...?
Nga Lazer Kodra
GRATË TRIMËRESHA TË DUKAGJINIT
Dukagjini shquhet jo vetëm për burra te mençur, trima dhe bujare, por dhe për gratë trimëresha, fisnike e te zgjuara qe kane ditur te rrisin djem e vajza te bujarisë, te besës dhe te patriotizmit. Ato, ne shekuj, bashke me ushqimin e nënës u kane edukuar dhe dashurinë për familjen, atdheun dhe urrejtjen për armikun. Ato, nuk kane kursyer as jetën e tyre për te qene te lira. Ja disa vargje te këngës popullore, nëpërmjet te cilave shprehet nena dukagjinase kushtuar 7 shaljaneve: "... Deli Pjetri krahët e bardhe / fluturim ka dale ne Shale / i thotë lokja, pse ke ardhe? / Ku i ke lanë shokët? / Se unë për ty i prefsha flokët".
Gratë e Dukagjinit edhe gjate luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhanë ndihmësen e tyre për liri duke ndihmuar pandërprere çetën partizane te Dukagjinit, duke pritur e përcjellë ilegale e partizane te zonës, duke kryer detyrën e korrierit e te ndërlidhësit mes ilegaleve e partizaneve te zonës, mes brezave te luftës e te tjera.
Mbas çlirimit te vendit, për ato filloj nje lufte akoma me e madhe, ajo kundër padijes e prapambetjes se trashëguar nga e kaluara e hidhur shekullore, për te përballuar nje analfabetizëm e varfëri te theksuar.
Për te ndihmuar masën e grave te Dukagjinit, pionierë e pare nga qyteti Shkodër erdhi Luçie Nika. Fillimisht instruktore dhe me vone përgjegjëse e gruas ne këtë zone te thelle malore. Ajo qe ne moshën 17-vjeçare u be pjese e formacioneve te luftës partizane nacionalçlirimtare ne qytetin Shkodër. Ardhja e Luçies ne Dukagjin ne fillim te vitit1953 për gratë e kësaj zone kishte rendësi te madhe. Ajo, me punën e saj gjeti mbështetje nga strukturat e pushtetit vendor dhe organizatat e masave. Kudo, ne fshatra u ngritën kryesitë e organizatave te zgjedhura nga masa e grave. Kështu, kryetare e gruas sipas fshatrave u zgjodhën: ne Theth- File Shyti, ne Gimaj- Lule Pepa, ne Nenmavriq-Mri Zef Sadiku, ne Lekaj- Kade Lusha, ne Abat-Lina Cukeli, ne Pecaj-Drande Tom Binaku, ne Lotaj-Lule Sadiku, ne Nicaj(Shale)-Tereze Mark Bregu. Kjo pune vijoj dhe ne fshatrat e krahinës se Shoshit dhe te Pultit.
Edhe sot kujtohen ato shoqe qe kane dhenë kontribut te rëndësishëm për emancipimin e gruas, për luftën kundër zakoneve prapanike e kundër analfabetizmit. Ne bisede me Luçije Niken, kujton me shume respekt te gjitha gratë e Dukagjinit për guximin, trimërinë, mikpritjen dhe bujarinë pa fund.
Vend te rëndësishëm për punën organizuese dhe drejtuese te grave ne ato zona te thella malore zënë kontributi i File Shytit(Arrina), bashkëshortja e ish-veteranit te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare-Kole Nosh Arrinaj. Puna edukuese e grave ndërtohej ne grupe te vogla sipas lagjeve e fshatrave dhe aktive te zgjeruara ne zonën e Shalës, Shoshit dhe te Pultit.
Bashkëpunimi me mësuesit e shkollave ne baze fshati ishte nje ndihmese e madhe ne punën e përditshme për edukimin. Ja, si shprehet File Shyti: "Kam pasur respekt te veçante për Luçije Nika. Ajo e ardhur nga qyteti ishte me nje thjeshtësi karakteristike dhe me nje vullnet te palodhur, dha nje kontribut me vlera te madhe". File Shyti, kryetare e gruas ne Dukagjin ka qëndruar deri ne suprimimin e rrethit te Dukagjinit. Ajo thekson: "... Si mos te kujtohet Prenda Çuni nga fshati Lekaj, nene dhe aktiviste shembullore. Ajo ishte vajza e dëshmorit te atdheut Çun Nika, qe ne vitin 1915, se bashku me Mehmet Shpendin e Marash Deline u pushkatuan barbarisht nga dora e armikut serbo-malazez".
Nga Martin D. Çetina
Fshati Shalë me 11 shtëpi
Sipas defterit te regjistrimit të sanxhakut Shkodër, 6 vjet pas pushtimit turk 1485:
* Gjoni i biri i Troshanit, Gjini i biri i Malcorit, Petri i biri i Troshanit, Lazer Poliçi, Petri i biri i Dragobardit, Andrija i biri i Prekalit, Andrija i biri i Rubit, Domeniku i biri i Lules, (Lula) Nikolla i biri i Vlashit, Petri i biri i Shkakut.
* Këto emra dhe mbiemra të këtyre banorëve nuk kanë asgjë të përbashkët me emrat dhe mbiemrat e banorëve të ardhur nga ana tjetër e Drinit pas vitit 1570.
* Emrin Shala duhet ta kenë sjellë banorët e lart përmendur në kohën e pushtimit serb. Në Kosovë edhe sot ka tri Shala; Shala e Bejgores, Shala e Isniqit dhe Shala e Mitrovicës. Në periudhën e pushtimit serb, prej Qafës së Pejës deri në Lesniqe aty ku bashkohet lumi i Shalës me lumin Drin ka qenë nën Patriaskanen e Pejës, mendohet se edhe gjatë pushtimit turk deri në vitin 1912.
* Emri Dukagjin përmendet pas vitit 1664. Imz. Pjetër Bogdani ka qenë ipeshkëv i Shkodrës prej vitit 1656 deri në vitin 1677. Në vitin 1664 i dërgon nje letër Kongregates Italiane në Romë, në të cilën thuhet: se Pulti i Poshtëm që përfshin nga Postriba deri në kufi me Serbin, ku jetojnë 800 familje katolike të cilave nuk ju shërbehet as për lindje as për vdekje. Ju lutem na dërgoni sa më parë priftërinj rregulltar dhe para që mund t'ju shërbejmë që mos t' na kthehen në besimin islam. Sipas regjistrimit të kohës, në vitin 1670, Shala ka pasur 32 shtëpi me 200 banor. Kurse në fshatin Gimaj sot banonin fisi Mavriqi dhe kishte 20 shtëpi. Sipas shkrimtarit Kroat Milan Shuflai në librin e tij me titull "Serbët dhe Shqiptarët" shkruan: se shaljanët kanë jetuar me se një shekull ndër shpella, prandaj është përdor shprehja "dyshek toka, jastëk guri".
* Sipas të dhënave të parët tonë, mbahet mend se në fshatin Shalë, kullat e para prej guri me frëngji, janë ndërtuar pas vitit 1890. Kulla e Deli Nikës në fshatin Gimaj, e Binak Vates në fshatin Abat, e Cam Dedes në fshatin Camaj, e Zef Koles në lagjen Grunas- Theth. Banorët e fshatit Shalë erdhën nga ana tjetër e Drinit pas vitit 1570 dhe u vendosën në lindje të lumit Shalë (Abat) dhe pas 60-70 vjetësh u bë e mundur të ndërtohet Kisha e parë në Shalë, sipas Shuflait në vitin 1640. Kur njerëzit lëviznin nga një krahinë në tjetrën për nevoja jetike apo për problem të tjera, të cilat nuk kanë histori të shkruar. E vërteta e ardhjes së tyre në atë vend, vërtetohet me kisha dhe me varre. Është interesant fakti se në librin "Pashallëku i Shkodrës", ne vitin 1797-1831, të Stavri Naçes thuhet: "Si mjet komunikimi në masat popullore dhe si armë për të kufizuar vullnetin e përhapjes së fesë e të kulturës islame, shqipja me alfabet latin vijon të përdoret nga ana e klerit katolik me 1703 në kuvendin e arbrit, dhe vazhdoi të përdorej në punët praktike të kishës e të ndiqte gjurmët e vjetra të letërsisë fetare".
* U krijuan gramatika të shqipes e fjalorë, u regjistruan në shqip pagëzimet në kishën e Shalës në vitin 1739.
* Në gazetën Dukagjini është bërë pyetja? A ka dhanë Shala dhe Shoshi ushtarë në përkrahje të perandorisë osmane? Argumentet flasin se po. Në librin strukturat ekonomike dhe politike të vitit 1838 thuhet: Shala dhe Shoshi jepnin 300 ushtar, 35 prej tyre i zgjidhnin kalorës dhe u paguanin 35 franga në muaj, kurse të tjerët i caktonin këmbësor dhe u paguanin 25 frang në muaj. Ata i çonin në Azi dhe kockat e tyre nuk i kthenin më kurrë. Çdo familje në Shalë dhe në Shosh turku u paguante 1 dukat në vit. Këtyre ushtarëve populli u ka kënduar këngën e nizamit. ( Ushtarët e Mbretit): Ju nizamët e shqiptarisë / Ç'po shëtisni Rumelisë / Tu rrite jeta i thotë Valis / Me ka marr malli i shpis / Me ka marr malli ne shpi me shkue / Kush ka nan e kush ka grue / Kush ta ket te mjerën nan / Se len vaji buk me ngran / Na ka lyp Mbreti nizam / Ket nizam qe lypi Mbreti / Çova babën e nuk ma deshti / Pata nji vlla e s'mund e treta / U shtergova e shkova veta / Se kjo pun paska ken kismet / Me u da robi prej robit te vet / Me u da robi për te gjalle / Pa nda gja e pa nda mall / Qëndro loke fort mos kjaj / Qëndro loke e ban gajret / Si mos ardhsha për 7 vjet / Martoje nusen e mos ki dert / Bajme rixha te baba mbret / Nuk po hahet ky peksimet / Nuk po hahet buka me kryma / Tirqit te zezë te ngjeshur me rrupa / Tirqit te zezë me rrypa te holle / Na u mërzit martina ne dore / Nate e dite tu ruejt kaproll / Nate e dite tuj nejt pa fjet / Fort ma mir me ken me deke.
* 4 Mars 1799 Napoleon Bonaparti pushtoi Sirin. Në kalanë Jafa të Sirisë ishin ngujuar 4000 ushtar, shumica e tyre shqiptar, të cilët i kishin shpëtuar kasaphanës. Oficerët francez kishin shkuar që t'ju kërkonin për t'u dorëzuar, por ata ishin përgjigjur se nuk do ta bënin këtë, vetëm në rast se do t'ju falnin jetën, ndryshe do luftonin deri në pikën e fundit të gjakut. Ju a premtuan këtë dhe ushtarët dorëzuan armët. Francezët i mbyllen robërit në hangar në breg të detit. Napoloni, çdo të bënte me këto robër? Ushqime nuk kishte, anije për ti dërguar në Egjipt nuk kishte, ai mendoi tre ditë, ditën e katërt mori vendimin e tmerrshëm që të pushkatoheshin të gjithë robërit! I çuan në breg të detit dhe atje i pushkatuan deri në ushtarin e fundit. Edhe sot pas 210 vjetësh lexuesi duhet të ndjejë dhimbje për ata ushtarë shqiptarë, por edhe për ata djem turq se edhe ata ishin ushtar. Në vitin 1859 Deli Nika nga fshati Gimaj-Shalë, shkoi në kalanë e Medunit në Malin e Zi përkrah ushtrisë osmane kundra Malit të Zi. Për trimëri që tregoi në këtë luftë Mbreti i shtetit osman Abdul Azis Khan e dekoroi me gradën "Nishanli" (Vojvodë). Ky motivacion u përkthye nga Nishani origjinal nga një klerik islam shkodran në vitin 2009. Prej Shkumbinit deri në Prevezë, Shqipëria e jugut në kohën e perandorisë osmane ka qenë nën administratë turke, për arsye se banorët e jugut kanë preferuar ma mirë të qëndrojnë nën sundimin osman, me shpresë se një ditë do të dalin nga kjo zgjedhë se të asimilohen nën shtetin grek.
***
Shqipëria e Veriut prej Shkumbinit deri në Kosovë nuk ka pasur administratë turke. Se ata ishin analfabet, të egër dhe trima. Mënyra e qeverisjes së tyre ka qenë nëpërmjet bajraktarëve dhe të nishanlive, të emëruar prej perandorisë osmane. Bajraktar nuk ka pasur vetëm ndër fshatrat e Veriut, por edhe ndër qytete, si Shkodra, Lezha, Dibra, Gjakova, Prizreni e të tjera. Përfaqësuesi i bajraktarëve të Veriut në kohën e Pashallëkut të Shkodrës 1797- 1831 ka qenë Hysni Hoti.
Sipas konsullit të përgjithshëm i monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër Theodor Anton Ippen në vitin 1897-1904 në librin me titull "Shqipëria e vjetër", shkruan se : "Shkodra në vitin 1870 llogaritet të ketë pasur 35 000 banor nga të cilët rreth 22 000 jan muhamedan, 13 000 të krishterë (12.000 katolik dhe 1000 ortodoks), të cilët banonin në lagjet Perash dhe në Tophan. Qyteti ndahet ne 12, lagje, mëhalla. 9 mëhallë muhamedane dhe 3 katolike Çdo mëhallë kishte një bajraktar që mbante flamurin e kushtrimit. I përmendur ka qenë bajraktari i Rusit Dulo Kali, i cili ka jetuar deri në vitin 1915. Sot në qytetin e Shkodrës, banojnë 6 familje me mbiemrin e bajraktarit".
Bajraktarët që kanë lanë emër në fisin e Shalës në vitin 1800-1944
Ndre Pepa, bajraktar ne vitin 1764-1816. Në vjeshtën e vitit 1816 Veziri i Shkodrës, Mustaf Pashe Bushatliu e thirri Ndre Pepën, në kalanë e Shkodrës, i cili mori me vete 6 shaljane dhe shkoi tek Veziri. Gjatë bisedimeve që u zhvilluan në mes tyre, u kërkua nga veziri që Shala të dorëzojë armët. Shaljanet ishin te armatosur dhe ata nuk kishin pranuar të dorëzojnë armët. Atëherë, Veziri kërkoi leje që të dalin jashtë, i cili ju tha: Mos të mërziteni ju shaljane jashtë me duhet me dalë (yzer), po kamë një beg të vogël qe po ja u la. Marash Pali, të madhe briti, bajraktar na pështoi Veziri, mos ki dert se tek asht i biri. Krisi pushka i mbuloi tymi. Thonë se aty u vra djali i Vezirit. Në këtë përleshje me armë u vranë 6 shaljanet. Deli Pjetra, çau rrethimin dhe doli në Shalë, e pyeti Lokja: pse ke ardhe? Pse ke ardhe ku i ke lanë shokët? Unë për ty i presha flokët. Malsorja shaljane ma par pranon që ti vritet djali se sa të tradhtojnë shokët.
Mark Lula, bajraktar, lindi në fshatin Pecaj- Shalë në vitin 1814. Mori pjesë në lidhjen shqiptare të Prizrenit në vitin 1878. Kur Mark Lula i pari i Shalës, një sy zjarr, një zog sokolit, burrë i zoti i pushkës e i fjalës, ia prêt fjalën në log të kuvendit, dhe thote: "... se ti pasha atë Shmarrabe, se për ti dalun zotë vatanit, mem qortue nevojë nuk ke!? Pse, qysh se është nxan kjo Shqipëri, Unë kam ndej me pushkë për faqe, e për vend e për liri, kam ra pre ... Kam shkue jetën si bishë malit, zdathë e zhdesh edhe pa ngran. Por as mbretit por as Krajlit tangjatë jeta si kam thanë ...". Të lumët goja bajraktar, Ali Pasha trim bujar, merr e i thotë të parit Shalës, se ti lak si bake fjalës. Se ti folke në log të kuvendit, si po e lypte e mira e vendit. Fjala e bajraktarit të Shalës në lidhjen e Prizrenit, u pasqyrue nga atë Gjergj Fishta në Lahutën e Malcis. Mark Lula vdiq në fshatin Pecaj-Shalë në vitin 1891 në moshën 77vjeç.
Lush Prela, bajraktar, lindi në fshatin Pecaj Shalë në vitin 1858. Përkrahi Lëvizjen e Dukagjinit kundra Ahmet Zogut në vitin 1926 të drejtuar nga Ndok Gjeloshi dhe Vas Kiri e cila përfundoi me pasoja të rënda për Dukagjinin. Lush Prela si përkrahës i kësaj Lëvizje dhe si kundërshtar i regjimit të Zogut, në vitin 1926 u largue me gjithë familje nga Shqipëria, dhe u vendos në Pejë të Jugosllavisë. Autoritetet në Plavë e Guci ia mblodhën armët popullsisë, me qëllim që Lush Prelën ta gjejnë të pa armatosun. Në verën e vitit 1928, një natë pa hanë, Smail Gali me agjentët e tij shkojnë në shtëpinë e Lush Prelës dhe i trokasin në derë. Lush Prela: Kush është në derë që po më troket? Kush është në derë që po më troket mue? Smail Gali: Ferit Caku na ka çue ndo me të lidhë ndo me të damtue. Lush Prela: Na pastë në qafë krajli i karadakut që na hoqë fenë e Sylahit na ka marr nderën e oxhakut. Hapet dera arrestojnë Lush Prelën me të dy djemtë. Atë natë i marrin dhe i çojnë në një vend të panjoftun dhe i pushkatojnë në mënyrën ma mizore.
Në vitin 1930 familjarët e Lushit bashkë më shaljan, shkojnë në Plavë të Gucisë marrin eshtënat e tyre dhe i sjellin në vendlindjen e tyre dhe iI rivarrosin me nderime të mëdha.
Kol Ndou, bajraktar, lindi në fshatin Pecaj në vitin 1893. Ka qenë bajraktar ne vitin 1930-1944. Kur partizanët kishin çliruan Shqipërinë, kishte mbetur vetëm Dukagjini pa çlirua. Në nëntor të vitit 1944 dy gjerman kishin dalë nga Shkodra në fshatin Theth dhe kishin sjellë armatime dhe municione, të cilat i kishin magazinua në kishën e Thethit për tua shpërnda malësorëve kundra partizanëve. Njëri prej këtyre gjermanëve kishte dalë në fshatin Gimaj me armatime dhe municione dhe i kishin magazinua në kishën e Gimajve për të njëjtin qëllim. Ishin përhap fjalë se së shpejti brigada me partizan do të zbrisnin në Shalë. Në fund të nëntorit këto armatime dhe municione jua shpërndan malësorëve. Me 4 dhjetor qindra shaljan të armatosur dolën në shkallë të Thethit dhe nxunë pritat partizanëve. Me 5 dhjetor pas mesnate bajraktari i Shalës, Kol Ndou lajmëroi shaljanët që ishin në prita se dy brigada me partizan kanë ra ne Bog të ardhur nga Malësia e Madhe dhe po marshojnë drejt Shalës. Një brigadë tjetër me partizan është në Brisë të Mërturit dhe po del në qafë të Agrit dhe sot zbret tek ura e re. Prandaj lini pritat dhe shkoni ndër shtëpia dhe mos u bani damë kot. Me 5 dhjetor tri brigada me partizan zbriten në Shalë dhe shaljanët natën e Shënkollit e festuan me miq të paftuar. Këtë ngjarje, kur u rrita ma ka tregua imë atë, Nik Avdia nga fshati Gimaj, i cili ka qenë dëshmitar i saj, prandaj, Kol Ndou ka një meritë të jashtëzakonshme, i cili me zgjuarsinë e tij, bëri që Shala dhe Dukagjini të shpëtojnë prej nje gjakderdhje të pa shmangshme. Kol Ndou u arrestua në vitin 1947 dhe si shpërblim u dënua me 20vjet burg, vuajti 14 vjet, u lirua në vitin 1961, vdiq në fshatin Pecaj Shalë në vitin 1969 në moshën 76 vjeç.
Bajraktari, Mark Lula rreth vitit 1840, organizoi krerët e Shalës. Caktoi 23 krerët e fisit dhe 23 ndihmesat e tyre. Marku i kërkoi vezir Pashës edhe një krye fisit, i cili ia pranoi kërkesën e tij. Shala tashmë kishte 24 krerët e fisit. 16 Pecnikajt, 3 Lekajt, 3 Gimajt dhe 3 Lotajt. Çdo fshat kishte kryeplakun e vet. Këto ishin strukturat e qeverisjes vendore të Shalës. Bajrak i parë ishte Shala. Në vitin 1930 ishin krijuar 7 bajrakët e Dukagjinit: Shala, Shoshi, Gimajt, Kiri, Xhani, Shllaku dhe Nikaj-Mërturi.
Burrat qe ja kane zbardhur faqen Shalës prej vitit 1816 – 1980:
Ndre Pepa, u thirr në kala të Shkodrës nga vezir Pasha në vitin 1816. Bajraktari mori me vete 6 shaljan dhe shkoi tek veziri. Gjatë bisedimeve nuk u ra dakord që Shala të dorëzojë armët, krisi pushka. Thonë se u vra djali i vezir Pashës. Rojet e vezirit vranë 6 shaljanët.
Nikë Vuksani, nga fshati Quke Nenmavriq, vrau Gusinjanin Jugosllavi në vitin 1884 se nuk e la me pi duhan se ishte muaji i Ramazanit.
Çun Kola, nga fshati Quke Nenmavriq, në vitin 1896 vrau Adem Agën në Pej të Jugosllavisë. Shaljanët i kanë këndua këngën: Qaj Çun Kola djalë oxhakut / Kape martinën për konakut, / Qitka pushke mjedis pazarit / Sot ja hoqa marren plakut
Dod Tahiri, nga fshati Pecaj, mori gjakun e bajraktarit të Shalës Lush Prela me të dy djemtë në Gjermani.
Ndok Gjeloshi, nga fshati Nenmavriq qiti pushkë në Vjen të Austrisë kundra Ahmet Zogut në vitin 1932, u vra adjutanti i tij Llesh Topollai.
Qerim Delia, nga fshati Gimaj Shalë, vrau Brahim Agën në derë të sarajit në Shkodër në vitin 1899 se i shau festen e Krishtin.
Xhur Kola, nga fshati Gimaj, vrau Zenel Agën në Pazar të Shkodrës në vitin 1868.
Marka Kola, nga fshati Lotaj vrau Pash Begollin e Pejës se donte të ndërtonte xhami në Breg të lumit të Shalës.
* Në vitin 1990 Shala ka pasur 600 shtëpi (familje), 90% e tyre janë larguar për në Shkodër dhe në emigracion deri në Amerikë për një jetë më të mirë.
Porosia e Malësorit : Aty ku afër zjarrit kishte zanë vend një burrë i ndershëm e me mend, i cili u thoshte çdo mbrëmje fëmijëve …"Pash zotin mos na koritni" …
Nga Zef Nik Avdia (Krypçi)
MARK SADIKU I SHALËS, MË I URTI I TË URTËVE
-Me rastin e 65 vjetorit te vdekjes se tij-
At'Danile Gjeçaj, biri i shquar i Shalës, me librin e tij "Mehmet Shpendi e Mark Sadiku i Shalës", botuar ne vitin 1996, i ka bere nje shërbim te madh vendlindjes se tij, Shalës e gjithë malësisë. Me përfundimet e nxjerra, ai bën nje rishikim tërësore historisë se Djelmnise se Shalës. Duke folur për krijimin e saj nga Shpend Sadria, ngritjen e rolit dhe veprimtarisë se gjithanshme ne nivelin me te larte nga djali i tij, Mehmet Shpendi, e ne vijim nga nipi i tyre, Mark Sadiku.
Kryetari i fundit te Djelmnise se Shalës, Mark Sadiku, edhe pse vdiq 65 vjet me pare, ai kujtohet e nderohet me respekt për pjekurinë, urtësinë dhe trimërinë e treguar gjate jetës se tij, ne te gjitha ngjarjet e mëdha te Shalës e te Dukagjinit deri ne fund te vitit 1945.
At' Danieli, ne veprën e tij është ndalur ne ato vlera madhore, te cilat u gatuan ne ato male te ashpra, te varfra ne jetese, por shume te pasura ne virtyte, ne burrëri, ne bese, ne trimëri, ne mençuri e ne qëndresë. Përveç njohjes se tij, ai ra ne kontakt me shume njerëz te ditur shqiptare e te huaj, te cilët i kane portretizuar dukagjinasit njerëz me tipare te veçanta, inteligjente te lindur qe dine te dëgjojnë para se te flasin, qe kane disa kulte te tyre, si: mikpritjen, nderin dhe besën. Nga te gjithë vlerësimet e bëra, ai veçon ato te mësuesit te tij, te madhit At' Gjergj Fishta, cili shkruante: "Ai kishte nje dashuri e simpati te veçante për malësorët, i pëlqenin ma fort ata te Dukagjinit. Nder këta, ai shihte kreshniket, rapsodët, poet te leme, vlerësonte gjuhen e pastër, ligje kanunore te shekujve te kaluem. I bajshin përshtypje nder ta thjeshtësia e dokeve e burrnia e racës, besa e fjala e sidomos madhështia edhe atëherë kur ky shpirt ishte i mshefun nan këmishë te shkyeme e çakçirë te arnuem"(Gjergj Fishta-Jeta dhe vepra, fq. 174).
Mark Sadiku lindi ne fshatin Pecaj, rreth vitit 1882, ne nje familje shume te njohur për traditat e spikatura te nderit, besës, atdhetarizmit e trimërisë, te cilat përbejnë kunoren e lavdisë qe kane bashkuar malet tona ne përballimin e betejave për mbi jetese, për lirinë, duke ruajtur fenë, dinjitetin e moralin e larte.
Madhështia e Mehmet Shpendit përveç te tjerave del ne drite edhe për faktin se ai përgatiti pasardhësin e tij duke e mbajtur kudo ne krahun e djathte jo si nip, Markun, por si nje luftëtar i zoti, trim e guximtar, me mendje te holle, mendje e urte, cilësi qe garantonin vijimësinë e Djelmnise.
Ne krah te axhës se tij, si luftëtar i vendosur, mori pjese ne luftën e qafës se Agrit ne korrik te vitit 1910 qe u thye ushtria turke e komanduar nga Shefqet Turgut Pasha. Ai, mori pjese ne kryengritjen e vitit 1911 ne Malësinë e Madhe për krah Dede Gjon Lulit. Gjithashtu, ai u dallua si nje nga udhëheqësit e luftës se banoreve te Dukagjinit kundër ushtrisë malazeze ne korrik te vitit 1915.
Pas shpalljes se pavarësisë e krijimit te shtetit shqiptar, u krijuan kushte te reja për rolin e Djelmnise duke marre përparësi ligji i duke u ngushtuar hapësirat e Kanunit. Edhe ne këto kushte, kanuni si rregullator i jetës shoqërore ka peshën e vet. Raportet e reja midis ligjit e kanunit me mire se askush tjetër u orientua Mark Sadiku, i cili edhe pse nuk hoq dore nga Kanuni, ai e kuptoi se e ardhmja i përket ligjit. Asnjëherë nuk e futi Kanunin atje ku vepronte ligji, e si ushtarak qe ishte fliste për njohjen dhe zbatimin e tij. Ne kuvende e pleqëri, asnjëherë nuk foli e nuk u paraqit me uniformen ushtarake. Këtu jam Mark Sadiku, thoshte ai.
Mark Sadiku u shfaq ne krye te Djelmnise si nje personalitet i fuqishëm. Realisht ai kreu shkollën e "larte" duke pasur profesor axhën e tij, i cili ia firmosi "diplomën" për njohjen dhe zbatimin e Kanunit si kurrkush. "Po ta kishin dite luftëtarët iliras te Shalës, thotë At'Danilei, se kush kje ma i urte ne çetat homeriane qe luftuan kundër Trojës-sigurisht Mark Sadiku do ta kishin quajtur Diomedini i Dukagjinit si ma te urtin nder te urtët te Kanunit te Lekes"-(Libri, fq. 41).
Shpesh here është autorizuar te fliste ai, ne emër te Shalës! Aftësitë e tij te gjithanshme parandaluan konflikte te rrezikshme duke u dhenë rrugëzgjidhje e paqe, sidomos për bjeshkët e Kakisë me Nikajt, për bjeshkët e Tërthores midis Shalës e Bogës, e shume te tjera. Duke qene pjesëmarrës ne shume kuvende e pleqëri ne malësi. Patër Anton Harapi u njoh me burrat me te shquar te Malësisë, por, atij i bën përshtypje te veçante, njeri prej tyre, e ky ishte Mark Sadiku. "Ne te tana kuvendet e burrave ku kam marre pjese si lajmëtar i Paqes, s'kam ndigjue fjale ma te urta, arsyetim ma te lidhur as gojatari ma te rrjedhshme se sa fjalën e Mark Sadikut"-(Libri, fq. 57)
Ne librin e tij, At'Danieli-i pasionuar pas figurës se Mark Sadikut, shkruan: "… Marku ishte i sigurte ne fjale, me gjuhe te pastër i bazuar te Kanuni, i ambël ne shprehje, por ma i ambël ne kuvend, i kadalshëm e gjak ftohte, i thjeshte, i barabarte midis te barabartëve, largpamës e i vendosur, gojëtari te pa shoqe, kurrgja artificiale ne personin e tij"
Bashkëkohësit e tij, thonë: Marku nuk e plagoste krenarinë e njerëzve. ... e shara është arma e te dobëtit. Ai e vlerësonte kurdoherë kundërshtarin duke thënë, se fjala e rende nuk ka vend ne kuvend.
Urtësia, dituria e fama e tij ishin te njohura ne gjithë malësitë e Veriut. Ato e gjejnë shprehjen e tyre ne interpretimin e sigurte e te përpiktë te Kanunit. Dëshmia me e qarte ishte zgjidhja e tij nga studiuesi e dijetari i shquar Patër Benardin Palaj, për te interpretuar Kanunin ne variantin e Dukagjinit. "Atë, thotë Patër Benardini-ma diftoi fjale për fjale goja e plakut ma te urte ne Dukagjin, Mark Sadiku i Shalës"-(Hylli i Dritës, nr. 4, fq. 352).
Përgjigjen e pyetjeve se ku foli, ose nuk foli Mark Sadiku-na e jep autori i librit … ne kuvende fisesh e krahinash, pajtim gjaqesh e varresh, përcaktim kufijsh, ngatërresa ne bjeshke, ne kullota, ne rede vadash e mullinjsh, ne dorëzane armesh, me be te bame me 24 vete, ne ndasi kulmesh e caktim trojesh, bese te thyem, ngatërresa grash e vajza te dhëna e te tjera.
Kuvendit apo pleqërisë ai i jepte drejtimin e duhur me durim. "Kadale burra-po bajme duhan e po pvetna njihere-thoshte Marku- zeni vend". Hapi tjetër ishte rikujtimi i rregullave dhe normave te Kuvendit ne baze te Kanunit. Thelbi i tyre ishte qetësia, respekti reciprok, pa be, pa te bërtitura e "çjerrje flokësh", pa u "byryleke", se unë e "baj timen", se "unë jam i keq" e shprehje te tjera me peshe te lehte. Kur Marku ndeshej me ndonjë "trim" me durim përpiqej ta fuste ne hulli, ta qetësonte e t'i zbuste tërbimin, nga njëherë edhe me nota humori. Kur ai dëgjonte shprehjen se "unë jam i keq" ne kuptimin se unë nuk luaj, pra e baj temën, atëherë Marku, për t'i prere hovin personit ne fjale-thoshte: "Jo, jo nuk je i keq, por ke hall".
Përballimi i situatave te vështira ishte nje tipar tjetër dallues i Markut. Duhet te pohojmë se jeta nuk e përkëdheli, përkundrazi, ai u ndesh me shume te papritura. Kur djali i tij u be viktime e mikpremjes nga njerëzit e bajraktarit, Marku e përballoi dhimbjen duke pritur e përcjell qindra e qindra ngushëllime nga e gjithë malësia, duke qëndruar e vlerësuar secilin prej tyre. I tille qëndroi edhe kur i erdhi bajraktari Lush Prela, për ta ngushëlluar edhe pse njerëzit e tij ishin autoret e vrasjes se djalit. Nuk e kishte te lehte as bajraktari te shkonte, por ai shkoi. "Paç baftin Mark Sadiku për djalin". E burri i përgjigjet: "Baft e nafake paç bajraktar. Asha Zotin edhe pesëqind grosh po me duket ma i mire sot, se për nje djalë nuk e la te koritun Shalën e bajraktarin e saj".
Drejtpeshimin Marku e ruajti edhe kur u detyrua te arratisej e te dale kaçak, edhe kur e dënuan me vdekje, edhe kur e internuan, edhe kur i vranë vëllanë, edhe kur i dogjën shtëpinë e i shemben trojet, edhe kur foli për here te fundit para Shalës.
Si mjafte kryengritës, ne gjyqin politik qe u be ne shkurt te vitit 1927, Marku u dënua me vdekje ne mungese, si dhe organizatoret e lëvizjes. Ne Shale e me tej, forcat qeveritare e mercenare te shumte realizuan nje masakër te papare deri atëherë ne Shale e ne tere Dukagjinin ne shenje hakmarrjeje. Edhe këtu, t' arratisurve u doli nje rrezik i ri, duke përfitua nga afërsia, ne ndjekje te tyre u vunë "komitë", për t'i ndëshkuar ata, sidomos ata qe ishin dënuar nga gjyqi politik i vitit 1927. Shfaqja e tyre, beri qe te shtohej kujdesi. Marku kishte parasysh amanetin e axhes se tij:"Toke e qille u paça lane, besen shkjaut kurre mos me ia zane". Marku mori masa për veten e tij dhe për te tjerët për t'u shpëtuar dredhive, pabesive dhe pritave qe u kanoseshin. "Besën shkjaut nuk ia kam, se na vrau parinë ne Plan", u thoshte Marku bashkatdhetarëve te tij te arratisur. Marku diti te manovroi duke kaluar ne Guci derisa ne vitin 1931, pas amnistisë përfitoi dhe ai, e bashke me djemtë u kthye ne shtëpi.
Pushtimi fashist i vendit e lëndoi shume Markun, por ai nuk u lëkund e nuk u tërhoq nga drejtimi i Djelmnise. Ai shpejt u be i njohur për pushtuesin e për rrjedhoje ju nënshtrua dhe akuzave si antifashist me qe vete ai dhe Djelmnia nuk po vihesh ne shërbim te tij. Për këto arsye masat ndaj tij u përshkallëzuan derisa erdhi dhe internimi. Ai u be i vetmi dukagjinas qe u internua ne Ventotene te Italisë si dhe antifashistet e tjerë nga i gjithë vendi. Pas kapitullimit te Italisë fashiste, ai u kthye ne atdhe.
Pushtimi fashist i Shqipërisë u shtri dhe jashtë kufijve te saj duke i aneksuar tokat shqiptare qe shtriheshin ne Kosove e ne Malin e Zi. Bashkimi i trojeve shqiptare ishte nje aspirate e përhershme e shqiptareve. Për këtë arsye, ne vjeshtën e vitit 1943, duke pare rrezikun e rindarjes e te pushtimit nga forcat jugosllave. U dha kushtrimi për te mbrojtur tokat shqiptare me arme. Nënprefekti i Plavës e Gucisë u bën ftese gjithë Krerëve te Veriut për nje Kuvend, ku te përcaktoheshin masat përkatëse. Kuvendi u be, folën përfaqësuesit e Malësisë se Madhe, te Plavës e te Gucisë, te Malësisë se Gjakovës dhe Mark Sadiku ne emër te Dukagjinit. Ndryshe nga te tjerët, Marku, pasi foli për rrezikun, pas nevojës për mbrojtjen e tokave nga serbo-malazezet, ai shtroi nevojën e nje bese ndërmjet gjithë atyre qe kishin ngatërresa te vjetra, ankime, gjaqe e varre njeri me tjetrin e fisi me fis, si kushti i nje bashkimi real për t'i mbrojtur me gjak trojet tona. Pjesëmarrësit e përshëndeten fjalën e përfaqësuesit te Shalës me duartrokitje e me urimin te lumtë goja përfaqësuesi i Shalës. Pushtimi fashist, para internimit për Markun sajoi nje "loje" qe zë fill me shpërndarjen e armeve e cila do te sillte pasoja tragjike me vone, duke u vrare tre burra , njeri prej tyre i vëllai i Markut e dy nga pala tjetër qe çoi ne përfundimin e mbetjes ne gjak vete Marku. Ai u detyrua te respektoje kushtet e izolimit, për t'i shpëtuar gjakmarrjes e për rrjedhoje veprimtaria e tij ne krye te Djelmnise u kufizua. Por edhe ne këto kushte ai, se bashku me te tjerë, i beri nje shërbim te shquar Shalës e Dukagjinit, duke tërhequr forcat nga prita e organizuar ne qafen e Kolçit e lenë te lire rrugën forcave partizane qe do kalonin ne Dukagjin pasi ishte çliruar i gjithë vendi. Ne këtë mënyrë u shmang nje tragjedi e vërtetë me pasoja shume te renda duke shpëtuar dhjetëra e dhjetëra jete njerëzish.
Me vendosjen e sistemit komunist, nje realitet i ri politik. U mbyll aktiviteti i brezit te trete te Djelmnise se Shalës. Atdhetarizmi zjarrte, fryma novatore e demokratike, rreshtimi i saj ne krah te vegjëlisë dhe te forcave progresive te kohës, përbejnë vijën karakteristike te Djelmnise se Shalës gjate gjithë veprimtarisë se saj mbi nje shekullore. Emri dhe vepra e Mark Sadikut ishte pazgjidhshmërisht e lidhur me emrin e Djelmnise se Shale, historia e se cilës është shkruar me shkronja te arta.
Diku nga fundi i vitit 1945 ne kuadrin e zgjedhjeve te para pas çlirimit te vendit për deputetet te Kuvendit Popullor, ne Breglumi u be nje mbledhje e gjere me pjesëmarrje e përfaqësuesve te fshatrave te zonës. Ne këtë mbledhje do te shpallej kandidatura e intelektualit te njohur Kole Prela, nga fshati Pepsumaj. Me gjithë dëshirën e mire, Marku nuk donte te shkonte ne këtë mbledhje, nuk donte ti bënte paraqitje gjakësit te tij, te cilit ia vlerësonte guximin dhe trimërinë.
Shala e donte dhe e ruante Markun, e donte fjalën e tij, si dhe here te tjera, ne veçanti për këtë takim te pare me forcat e reja politike. Me ne fund ai u bind dhe mori pjese ne këtë takim. U takua dhe u çmall me shoke e miq, me bashkëluftëtaret e tij qe se bashku ia kishin zbardhur faqen Shalës. Mbledhja filloi! U fol për kandidatin, foli i deleguari, folën edhe shume te tjerë, midis te cilëve dhe Marku, ashtu si dinte ai. Deputeti asht i yni, ne do ta votojmë, ma mire ka me kenë-tha midis te tjerave ai.
Si gjithmonë, pas fjalës se tij, urimi: "Te lumtë goja Mark Sadiku"! Por nuk qe e thënë qe kjo mbledhje te mbyllej ashtu siç filloi. Fundi i sa ishte i tmerrshëm. Ne mënyrë te papritur krisi pushka, gjakmarrja e bën punën e saj, shtriu për toke Mark Sadikun, atë burrë qe kishte bere aq shume për Shalën e Dukagjinin. Vdiq nje kolos simbol i mençurisë, i urtësisë, i besës, i fjalës e i trimërisë. Shala u mbulua nga zija. Lajmi i kobshëm u përhap me shpejtësi, me kushtrim "Ka vdekë" Mark Sadiku i Shalës! Dhimbja qe e madhe, Shalës i theri zemra, vaj e lot gjame burrash e grash ne përcjelljen e tij për ne banesën e fundit.
Gjithë e zeza u ba te ura / Mark Sadiku s'asht ma nder burra! Ishin fjalët e zemrës, dhimbja e vajtuesit popullor.
Marku edhe pas 65 vjetëve, kujtohet me respekt, se ai është gjalle me veprën e tij te skalitura ne gur si qytetar nderi ne zemrat tona.
Nga, Ndoc Grima
BALSHAJT NE SHKODER, KRENARIA E SHEKULLIT XIV
Qe nga viti 640, Arbënia bashke me Maqedoninë dhe nji pjese te madhe te Ballkanit u pushtuan nga serbet. Pas vdekjes se Stefan Dushanit, me 1355, Perandoria e tij e gjane u nda ne shume pjese. Njena nga këto pjese ishte edhe Shkodra, me krahinat e saj mbi te cilën zotnonte Princ Balsha, nji gege i kulluar, nga fshati Balsh ne afërsi te qytetit Shkodër. Balsha, me te vdekur Car Dushani, u shpall me vehte dhe mori titullin "Balsha i Pare". Ai, me njihere u shpalli lufte serbeve dhe çliroi Arbëninë Veriore nga zgjedha serbe. Por, nuk u kënaq me kaq, u zgjat ne Mal te Zi nga Veriu dhe u ndihmua nga te bijtë: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha, dhe çliroi pothuajse te gjithë gegnine nga serbet. Pas vdekjes se Balshes se Pare, i biri, Gjergji i ndihmuar prej vllazneve dhe disa princave te tjerë Arben, e mbaroi veprën e nisun prej plakut Balshe. Pushtoi Krujën, Durrësin, Beratin, Vlonen, Kaninën, Gjirokastrën dhe Kosturin. Zgjenoi Mbretërinë e tij nga ana e Lindjes deri mbrenda ne Maqedoni, u zgjat nga Veriu deri ne Dalmaci dhe ne jug deri ne Selanik. Ishte i pari dhe i fundit Mbret Arben qe mbretënoi ne nje Perandori, e cila kishte mbrenda juridiksionit te saj, jo vetëm te gjithë gegenine e tosknine, veç Çamërisë, por edhe Malin e Zi, nje pjese te Bosnjës e Hercegovinës, pothuaj gjysmën e Dalmacisë dhe nje pjese te madhe te Maqedonisë, me nje fjale, nje Arbeni e cila ishte te paktën pese here ma e madhe se ajo qe na caktoi Evropa me 1913. Sa kohe qe jetoi Gjergji i Pare-Balsha, i cili ngjalli Perandorinë Iliriane, e mbrojti Arbëninë nga shkeljet e huaja dhe zmbrapsi me radhe serbet, boshnjaket, napolitanet, bullgaret dhe turqit. Mbasi dërmoi përherë te fundit mbretin e Bosnjës-Stefan Duarko ne Berat, u kthye ne kryeqytetin e tij, ne Shkodër, ku vdiq ne mes te triumfit ne vitin 1379. Pas vdekjes se Gjergj Balshes ne Veri e te Gjin Bue Shpatës ne Jug, punët ndryshuan, dhe Arbënia u shtrëngue te niste nji lufte mbrojtëse për jete a vdekje nga te gjitha anët, kundër turqve nga Lindja, kundër serbeve e boshnjakeve nga Veriu, kundër venedikasve nga Perëndimi si dhe kundër franko-napolitaneve nga Jugu.
Arbënia, po te ishte e bashkueme, s'asht aspak çudi qe do t'kishte qene e zonja t'ju bante balle ketyre armiqve. Por, për fat te keq, krenet feudale Arben, si ne veri dhe ne jug, por sa u çliruan nga zgjedha e huaj, nisen te ngatërrohen e te luftojnë kundër njeni-tjetrit, dhe kështu armiqtë e jashtëm gjeten rastin te hyjnë e te shkatërrojnë Arbëninë e çlirueme.
Ne vitin 1395, ne kohen e sulltan Muratit te Pare, nji ushtri turke prej 40 000 trupa, nen komandën e Vezirit Hajredin, hyni nga Maqedonia dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin. Trupat turke ishin te ftuar nga Karl Topia. "Kjo ishte tradhtia e dyte qe i bahej Arbënisë pas asaj te Dhimiter Farit, i cili pati tradhetue Mbretneshen Teute te Ilirisë, kur ajo e kishte dergue si vrojtues ne Korfuz për te kontrollue lëvizjet e romakeve"-shënim M. B. Kështu, edhe Karl Topia, për te shue ambiciet ndaj Balshajve, qe ishin fitimtare, referoi bashkëpunimin me pushtuesit osman. Krenaria e Arbënisë, e cila e kishte arrite kulmin e Lavdisë nen udhëheqjen e Balshajve te Shkodres përfundoi pas tridhjetë vjetësh, duke ba lufte te mbrendshme mes principatave.
Janë pikërisht këto fakte historike te përçarjes mes principatave Arbënore qe e shtynë Faik Konicen drejt atij konkluzioni fatal, kur lëshonte me plote dhimbje ligjëratën e tij, sentence: "Shqipërinë do ta shpërbejnë shqiptaret dhe do ta varrosin politikanet"
Shembuj te tille vërtetë te dhimbshëm kemi edhe mbas shpalljes se Pavarësisë, kur Myfit Bej Vlora donte t'ia shiste Italisë-Vloren bashke me rrethinat e saj, mjafton qe ky te ishte"bashkëpronar …". I tille ishte edhe Esat Pash Toptani. Te tille ishin pjesa ma e madhe e feudaleve shqiptare, te cilët Shqipnine e konsideronin si nji "çiflik" qe jua kishte dhurate nga sulltanët …!
Ngjarjet e turpshme te shtatori te vitit 1914, kur Haxhi Qamili valëviste flamurin turk ne baltat e Durrësit, dhe kur bandat pro turke pushtonin Beratin dhe Vlonen, janë episodet ma tragjike te historisë sonë.
Nuk duhet harrue masakrat e pa turpshme qe u bene mbi inteligjencën dhe patriotet e Elbasanit, ku çdo rruge dhe rrugice u skuq me gjak shqiptaresh. Këto ngjarje sa te trishtueme, aq dhe te turpshme, na i'ka pershkrue me shum vertetesi penda e arte e Fan Nolit: "Do te duhej –uragani- i bjeshkëve te Kosovës-Bajram, Currit dhe stuhia e Malësisë-Dede Gjon Luli, për t'ia ba "terbjet" mercenaret". Asht, vërtetë nji konçdence e bukur dhe mjaft domethënëse, kur konstaton se tri "kolonat" e kulturës t'one te asaj kohe, na vijnë nga tri besimet: Faik Konica-mysliman, Fan Noli-ortodoks, At' Gjergj Fishta-katolik, dhe bashke me ta Luigj Gurakuqi, ose "kulmi i çatise shqiptare"-shënim M. Bregu.
Shqipnise asnjihere nuk i kan mungue pionieret e qytenimit perëndimor: Ernest Koliqi, Tajar Zavalai, Arshi Pipa, Mustafa Merlika, Martin Camaj, Sami Repishti, Danjle Gjeçaj, Luigj Marleka, Ismail Kadare, ndonëse te nisun nga pista te ndryshme politike, orientimi i tyne ishte Perëndimi dhe sfondi i tij kulturor.
E bana ketë analogji figurash për t'i kujtue çdo studiuesi, se nga burime te ndryshme historike na vijnë opinione te ndrysmë historianesh apo studiuesish, dhe pa dyshim ndryshojnë nga njeni-tjetri.
Kam ndigjue nga disa intelektual dhe studiues se Balshajt janë serbe, ishte pikërisht kjo arsye qe me shtyni te trajtoj ketë shkrim duke mbete paksa i çuditun, qe kjo trajtese asht dhanë për shkollat e mesme qe ne vitin 1941, kur ne ishim te pushtuem nga fashizmi!
E përfundoi, me dëshirën e mire qe Balshajt te kenë qene shkodrane dhe nëse kjo asht e vërtetë "ashtu siç asht shkrue, Shkodra duhet te ndihet krenare, dhe krenarinë e bijve te saj duhet te ngrejë ne panteonin e lavdisë, duke i konsiderue si burrat me te e mëdhenj te të gjitha kohnave.
P. S. Jam i mendimit se, Dasho Shkreli dhe Hodo Sokoli janë "anashkalue", thjeshte për motive te politikes se ditës. Shkodra, ka aq shum figura veprimtaresh, sa do te mbusheshin te gjitha sheshet me monumente. Ata, te cilët janë ngarkuem me vlerësimin e figurave, duhet te jene me te vëmendshëm dhe ma te vetëdijshëm. Manush Alimani, asht shembulli ma tipik i këtij sugjerimi.
Nga Mark Bregu
SHKODRA, ARBËRESHËT DHE LIDHJET ITALO-SHQIPTARE
Pasditen e 14 tetorit 2010, në Bibliotekën e Universitetit "Luigj Gurakuqi", Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Qendra kërkimore - shkencore albanologjike, Departamenti i gjuhësisë, organizoi konferencën shkencore "Shkodra, arbëreshët dhe lidhjet italo-shqiptare". Studiues të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Italia i bën një vështrim të gjerë kontributit të Shkodrës dhënë ndriçimit të trashëgimisë arbëreshe dhe kontributit të arbëreshëve dhënë kulturës dhe historisë shqiptare.
Në seancën e hapjes u lexuan dy referate: Artan Haxhi dhe Tefë Topalli (Shkodër), lexuan kumtesën e përbashkët "Roli i Kolegjit të Shën Adrianit në marrëdhëniet shqiptaro-arbëreshe, ndërsa Matteo Mandalà (Itali), ligjëroi në temën "Kolegjet arbëreshe në marrëdhëniet italo-shqiptare. Roli i Seminarit të Palermos".
Në vazhdim, të ndarë në dy seanca studiues të fushave të gjuhësisë, letërsisë, kulturës, historisë etj.
Më poshtë keni autorët dhe kumtesat, të radhitura sipas alfabetit.
Aljula Jubani- Bengu- E. Conforti(Tiranë-Itali):"Shqyrtime gjuhësore mbi shqipen (De Rada-Camaj)"
Arben Prendi(Shkodër):"Kolë Kamsi për folklorin arbëresh në veprën "Shqiptarët e Italisë"
Ardian Marashi(Tiranë):"Nga Shkodra në Napoli: përpjekjet për unitete kombëtar" (sipas dokumenteve arkivore franceze, 1879)
Bardh Rugova (Prishtinë):"Studiuesit shkodranë të italo-arbërishtes sipas Eric Hampit"
Begzad Baliu (Prishtinë): "Tipologjia e kontributit te Prof. Jup Kastratit ne studimin e botes materiale dhe shpirtërore arbëreshe (studime, vepra, komunikime, imazhe, vlerësime, dokumente, doreshkrime".
David Luka(Shkodër)" Lukë Matrënga në vështrimin e Atë Justin Rrotës"
Domenico A.Cassiano (Itali):"Roli i arbëreshëve në Risorxhimenton e Italisë"
Elvira Lumi(Elbasan):"Shkodra-një portë "kahë gjytetnimit" dhe arbëreshi antik Leonardo de Martino"
Emil Lafe(Tiranë): "Fjalori Arbërisht- Shqip i Kolë Kamsit si burim për vëzhgime gjuhësore "
Francesco Altimari(Itali):"Kolegjet arbëreshe në marrëdhëniet italo-shqiptare. Roli i kolegjit të Shën Adrianit"
Francesco Fabbricatore (Itali):"Kontributi i arbëreshëve në çështjen shqiptare (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek.XX)"
Gjovalin Shkurtaj(Tiranë):"Dialektologët shkodranë për të folmet e ligjërimet arbëreshe"
Hektor Çiftja:(Elbasan) "Disa veçori te studimeve te prof. Pipës për botën arbëreshe"
Imri Badallaj (Prishtinë):"Pikëpamjet e Kolë Kamsit mbi italo-arbëreshët dhe gjuhën e tyre"
Jani Thomaj: "Fjalori i një gramatike në syrin e një leksikografi".
Kolec Topalli:(Tiranë) "Të folmet arbëreshe në studimet dialektologjike të Martin Camajt"
Miaser Dibra(Tiranë): "Mendimi kritik i studiuesve shkodranë për letërsinë arbëreshe të viteve 1939-1944"
Mimoza Priku(Shkodër) "Luigj Marleka dhe kontributet e tij në studimet arbëreshe"
Orjeta Baja-Merita Hysa(Shkodër):"Shtresa e huazuar në fjalorin e arbërishtes të Kolë Kamsit"
Rrezarta Draçini- Rrezarta Murati(Shkodër):"Hylli i Dritës" dhe "Leka" për arbëreshët"
Shaban Sinani(Tiranë): "Bota arbëreshe dhe vendlindja në dy vepra të Camajt"
Thoma Dhima:(Gjirokastër) "Ndihmesa e prof. Gjovalin Shkurtaj për dialektologjinë dhe sociolinguistikën arbëreshe"
Tomor Osmani (Shkodër) "Studimet gjuhësore për arbëreshët të prof. Jup Kastratit. Vlerësime dhe interpretime"
Valbona Karakaçi (Shkodër):"Ernest Koliqi dhe Kangjelet e Rilindjes, pikëtakim me botën arbëreshe dhe De Radën"
Vebi Hoti (Shkodër): "Luigj Gurakuqi tek arbëreshët dhe për arbëreshët"
Nga Begzad Baliu
TRE, NGA TAKIMET E MIA ME Prof. Dr. BEDRI DEDJEN, AKADEMIK
IBRAHIM HAJDARMATAJ
Në vjeshtën e vitit 1964, e nisa për herë të parë detyrën e mësuesit, në vendlindjen time, Zogaj të Tropojës, mbasi kisha mbaruar shkollën e mesme pedagogjike, në Shkodër.
Në një takim me bashkëkrahinasin tim, Murat Gecaj, që kishte një vit redaktor në "Pionieri"-Tiranë, më përgëzoi për një shkrim timin, që ishte publikuar në atë gazetë. Mbaj mend se isha mjaft i gëzuar, që e pashë të publikuar shkrimin për nxënësit e mi dhe poshtë tij, emrin tim. Pasi pimë nga një çaj, te lokali i Hotel "Vollgës" (më vonë "Drini"), miku im më tha se do të më njihte dhe me kryeredaktorin e gazetës "Mësuesi", Prof. Bedri Dedjen. Sigurisht, ndjeva kënaqësi të veçantë dhe sikur po dridhesha nga emocionet. Pas pak, na u shfaq para nesh një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy që i shndrisnin, mjaft energjik, i cili mbante nën sqetull një dosje të fryrë. U kthyem te kafja, tashmë të tre së bashku. Përsëri porosita çaj, por Profesori më tha se "burrat pinë kafe". Ashtu vepruam.
Në atë takim të paharruar, Prof. Bedriu më porositi të shkruaja në gazetën "Mësuesi". Sigurisht, unë iu përgjigja me kënaqësi ftesës së tij, duke dërguar pas dy muajsh një shkrim, kushtuar veprimtarisë së zhvilluar nga Kabineti Pedagogjik i rrethit tonë. Flitej për një orë mësimi-model, zhvilluar nga mësues veteranë, të cilët më vonë morën titujt e lartë, "Mësuesi i merituar" dhe "Mësues i Popullit".
Kështu, në saje të dashamirësisë dhe të kujdesit të pandërprerë të Prof. B. Dedjes, që nga viti 1964 e deri tani, më 2010, nuk e ndërpreva bashkëpunimin me gazetën tonë të dashur "Mësuesi" dhe më pas, me "Revistën Pedagogjike". Sigurisht, shkrova dhe në gazeta të tjera, por "Mësuesi" u bë dhe mbeti për mua shkollë e vërtetë e kualifikimit tim në fushën e shtypit.
Takimi im i dytë me Prof. Bedriun, ishte në vitin 1970, por tashmë në qytetin tonë alpin "B. Curri". Në atë kohë, Ramiz Lushaj, më vonë publicist e shkrimtar në Tiranë, punonte në Komitetin e Rinisë së rrethit Tropojë. Në një sesion shkencor për edukimin e fëmijëve dhe të rinisë shkollore, ishte i ftuar dhe Prof. Bedriu, i cili do të mbante një kumtesë. E takova atë dhe iu drejtova me shaka: "Hajdeni të pimë kafe, Profesor, se burrat pinë kafe!" Ai buzëqeshi dhe rikujtoi takimin tonë, disa vite më parë, në Tiranë.
Pas asaj veprimtarie, Prof. Bedriu më tha: "U kënaqa, sidomos nga pjesëmarrja dhe kureshtja, me të cilën e ndoqën punimin tim. Kaq njerëz nuk do të vinin në Tiranë, as në Elbasan, sa erdhën në sallën e kinemasë suaj". Pasdite dolëm për shëtitje, nëpër Grykën e bukur të Dragobisë dhe deri në fshatin Valbonë. Prof. Bedriun e shoqëruam unë e Ramizi. Kur e shihnin njerëzit, por jo vetëm arsimtarët, e përshëndesnin atë me dorë e buzagas. Sigurisht, ua kthente përshëndetjen me respekt. Ai mbeti shumë i kënaqur nga ajo vizitë në gjirin e Alpeve e do ta kujtohet edhe më vonë.
Vitet rrodhën, si ujët e kulluar të lumit të Valbonës. Më kujtohet dhe një takim tjetër me Prof. Bedriun, tashmë në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, në Tiranë. Aty, miku im M. Gecaj i kishte sjellë atij numrin e ri të gazetës "Mësuesi". Biseda u soll dhe për disa gazetarë të afirmuar të kohës, si Hamit Boriçi e Qemal Sakajeva e tjerë. Bashkë me Muratin, të mbështetur nga Fondacioni "Soros", kishim publikuar disa numra të gazetës së shkollës sonë të mesme "Hoxhë Zogu", ku isha zv/drejtor e më vonë drejtor. Në të kishte shkrime edhe nga pjesë te tjera nga Tropoja e Kosova. Gazeta jonë dilte në 8 faqe, që nga qershori 1999 dhe me formatin e gazetës "Mësuesi", por ajo u ndërpre për arsye financimi, pas daljes së numrit 8 të saj.
Pasi ia dhamë Prof. Bedriut dy kopje të asaj gazete, i shfletoi me kujdes dhe na uroi e na përgëzoi për punën e bërë. Ai iu drejtua Muratit, me buzën në gaz: "Pa shih, pa shih, bashkëpunëtori yt në "Pionieri" dhe i imi në "Mësuesi", tani qenka bërë kryeredaktor i një gazete lokale. Sa gjë e bukur e domethënëse. Urime…!" dhe më përqafoi me dashamirësi.
Të nesërmen, përsëri u takuam të tre së bashku, por ai kishte marrë me vete dhe znj. Pandora. Ajo u shpreh: "Mbrëmë Bedriu ka bërë një shkrim të veçantë për gazetën tuaj të re ... Ja, merreni atë".
Unë sa nuk fluturova nga gëzimi dhe e falënderova atë, me gjithë zemër. Në fakt, në numrin pasardhës, nr. 6 (shtator-2000), pra në prag të 70-vjetorit të lindjes së tij, shkrimi i Prof. B. Dedjes u botua në një faqe të gazetës "Ylbri I Zogajve", shoqëruar me një fotografi të tij dhe të Pandorës. Gjithashtu, aty riprodhuam një shkrim të tij, të vitit 1964 dhe publikuar në gazetën "Mësuesi", me titullin: "O Tropojë, vendlindja ime!-Nga ditari i udhës".
Pas kaq vitesh, dëshiroj të shkëpus vetëm një fragment nga ai shkrim i Prof. Bedriut: "Më tërhoqi shumë përmbajtja e larmishme e saj. Për nga cilësia, e them pa rezerva, më ngjan si gazetë, që e boton një staf, i përbërë nga profesorë dhe poetë. Gjithnjë, gjatë jetës, kam menduar se një shkollë e mesme e fuqishme, mund të bëjë gati-gati punën e një universiteti, jo nga diploma që jep, por nga niveli i mësimit dhe edukimit, nga idealet dhe pasionet, që rrënjos te nxënësit".
Kështu, Prof. Bedriu ngeli përgjithnjë në mendjen e zemrën time dhe të sa e sa tropojanëve, mësues dhe qytetar te thjeshte. Respektin për ta, ai e shprehte dhe me këto fjalë: "Ju, tropjanët, jeni njerëz natyralë, trima e bujarë dhe me plot mençuri".
Një fjalë publike, vëllezërve të mi te të dy besimeve në Detroit
Vizitës private të presidentit të Shqipërisë Bamir Topit të të dy qendrat fetare shqiptare në Detroit i është dhënë hapësirë meritore në shumë media shqiptare anë e kënd botës. Gazetarë, komentatorë e lexues nuk e kanë vlerësuar edhe aq mirë këtë vizitë. Unë nuk dua të thellohem në këto komente e vështrime sepse nuk isha atje dhe nuk e di se si u bë dhe çfarë e si ndodhi, por kam një pyetje publike për gjithë vëllezërit e min te të dy besimeve e që jetojnë e punojnë në Detroit e vendet e afërta me të.
Topi erdhi në vizitë private dhe Ju e keni pritur mirë e më mirë sepse ai është kryetar i shtetit tonë amë. Ju lumtë për burrërinë e mikpritjen. Ajo që nuk e gjeta mes faqeve të mediave elektronike e të shkruara e që pres të ma thotë ndonjë vëlla imi shqiptar nga atje është se a foli gjë mullai Shuaip Gërguri dhe kreu i Kishës shqiptare me Topin për gjendjen e mjerë të Malësisë dhe malësorëve. Nuk gjeta dot as edhe dy fjali në shkrimet gazetareske se a kanë biseduar ata zotërinjtë që kanë marrë pjesë në pritjen madhështore të presidentit Topi për mohimin e të gjitha të drejtave që Mali i Zi po ua bën malësorëve dhe Malësisë. Nuk gjeta as edhe një fjali në të cilën do të shkruante se mullai Gërguri në emër të Qendrës shqiptare islame dhe kreu kishtar në emër të Kishës Katolike Shqiptare do ta kenë obliguar vëllazërisht Topin që shteti i tij e yni të ngrit angazhimet dhe të merr në mbrojtje shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë sepse për angazhime të tilla e obligon Topin e Sali Berishën edhe Kushtetuta shqiptare në fuqi.
Mbase, të impresionuar se Topi po fotografohet me kryehoxhët e kryepriftërinjtë atje edhe është harruar fare biseda për hallet e shumta të malësisë. Nëse ka ndodhur kështu është turp. Nëse ka kaluar në Detroit vizita e Topit, kreut të shtetit amë, pa u biseduar e shpalosur fare problemet e mëdha që ka Malësia dhe nëse nuk i është thënë hapur e në sy Topit se po kërkohet e do të kërkohet nga shteti shqiptar që të merr në mbrojtje të drejtat e nëpërkëmbura të malësorëve atëherë është turp dhe mëkat . Por, ndoshta edhe nuk është biseduar fare me Topin për Malësinë e për trojet tjera etnike të robërua në Detroit sepse më e rëndësishme për individët atje ka qenë që të bëhen fotografi e të plotësohen albumet e mburravecëve.
Vëllezër shqiptarë në Detroit e kudo jeni në ShBA dikur ishit shembulli më i mirë i angazhimeve e sakrificave sublime për kombin dhe përpjekjet për lirinë dhe bashkimin e trojeve dhe kombit. Ju kishit ndarë nga kafshata juaj e fituar me mund e ndjerës për lirinë e Kosovës. Ju kishit dërguar bijtë më të mirë për të qenë pjesë e betejave të lavdishme për lirinë e Kosovës, kësaj pjese të atdheut të përbashkët. Ju ishit forcë e madhe e gjithë lëvizjeve atdhetare dhe dërgonit shkëndija shprese e qëndrese kudo në trojet etnike. Tani më thoni se si jeni?
Vëllezër takohuni e bashkohuni. Leni mënjanë tekat e hidhërimet dhe mos u bëni më hoxhë se imamët e më priftërinj se priftërinjtë. JU lus në emër të Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj" që të takoheni , bashkoheni e unifikoheni për t'u bërë një zë e një grusht në mbrojtje të Malësisë dhe Kosovës Lindore. Vëllezër , Serbia po hap shkolla serbe e me tekste nga Beogradi në mes të Shqipërisë dhe po lavdërohet se shkolla të tilla do të hapen edhe më shumë dhe në Shqipëri kjo gjë po duartrokitet . Keq qe besa. Topi Berisha nëse e kanë bërë këtë në emër të demokracisë duhet të shfrytëzojnë marrëdhëniet, që i quajnë të mira, me Serbinë e Malin e Zi dhe t'u sigurojnë tekste shqip e nga Tirana ose Prishtina fëmijëve të Malësisë e Kosovës Lindore . Ata tekste të tilla nuk kanë dhe po u kanoset çdo ditë asimilimi e kolonizimi. Shqipëria për këtë gjendje nuk po thotë gjë kurrë e madje edhe po deklarohet se shqiptarët në Mal të Zi e në Kosovën Lindore janë ura lidhëse për marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi e Serbisë. Pasha besën shqiptare nuk është kështu sepse vëllezërit tonë edhe në Malësi edhe në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë ndjehen të robëruar dhe pa të drejtat elementare.
Vëllezër të nderuar në Detroit e kudo në ShBA, Shoqata jini ka bërë shumë e shumë përpjekje dhe ka dërguar shumë e shumë letra e apele në adresat e të parëve të shtetit të Shqipërisë e Kosovës dhe ka njohur ata nga afër me gjendjen në Malësi e Kosovën Lindore. Kemi bërë angazhime edhe për të sponsorizuar takime me krerët e shtetit të Kosovës dhe me përfaqësues të shqiptarëve nga ShBA, këtë e dinë ca vëllezër tonë nga atje, por takimet ishin , jo të niveleve të duhura, dhe ishin pa ndonjë fryt sepse ata që na pritnin thoshin se e dinë gjendjen, se njohin e admirojnë angazhimet e Shoqatës "Martin Dreshaj", por me kaq edhe mbyllej çdo gjë. Ata nuk kanë bërë as edhe një gjë për Malësinë në takimet me krerët e Podgoricës e Shqipëria nuk ka bërë as edhe hapin e miut për të drejtat e Malësisë e të Kosovës Lindore në takimet me Podgoricën e Beogradin.
Vëllezër shqiptarë në ShBA bashkohuni si një dhe mos i llastoni krerët e të dy shteteve shqiptare në vizitat e tyre atje. Kërkoni nga ta angazhime të sinqerta për Malësinë e Kosovën Lindore sepse këtë e kanë obligim njerëzor dhe Kushtetues.
Nga Rrahman Jasharaj
Autori është koordinator për trojet etnike i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj"
rraha_j @hotmail.com, tel. O44 106 309
Tragjedia seksuale ve përballë Gjermaninë me Shqipërinë
- Paraqitja e librit " Tragjedia seksuale e Gjermanisë" -
Veprën me te fundit te përkthyer nga gjermanishtja për publikun shkodran e ka sjelle Leke Imeraj, me autore Bernd Siggelkow dhe Wofgang Buscher, me titull: "Tragjedia seksuale e Gjermanisë". I pozicionuar si shkrimtar por edhe si përkthyes, Imeraj vrullshëm ka hyre ne tregun e librit edhe me botimet e tjera si: "Ne nuk jemi më fëmijë", "Viktima te pushtetit te verbër", "Unë, studente e prostitute", e te tjerë.
Libri "Tragjedia seksuale e Gjermanisë", ne mjedisin e Bar "Tullat e Kuqe", do te bashkonte ne nje auditor te gjere mjaft intelektuale shkodrane, figura te njohura te letërsisë shqiptare, por dhe fushave te tjera te jetës, si Fadil Kraja, Skender Drini, Skender Temali, Gëzim My Uruci, Kadri Ujka, e te tjerë. Ne datën 20 nëntor u be dhe promovimi i këtij libri, i cili pavarësisht titullit, qe te çon ne nje nga vendet me te zhvilluar te Evropës, është nje kambane e fuqishme për t'u dëgjuar edhe nga vete shqiptaret. "Tragjedia seksuale e Gjermanisë", shpejt po krijon simotrën e saj edhe ne Shqipëri. Ne dukje, nje paraqitje libri, por ne te vërtetë nje mundësi për te sensibilizuar opinionin shkodran për rrezikun qe u kanoset fëmijëve tanë, nëse ndaj tyre nuk tregojmë gjithë përkujdesjen dhe nuk u dhurojmë dashuri. Qe ne momentet e para te leximit te librit, përballemi me dëshmi shokuese qe dy punonjësit e institucionit "Die Arche", Bernd Siggelkow dhe Wofgang Buscher, kane hedhur me nje gjuhe te thjeshte ne ditarët e tyre. Nje gjuhe e thjeshte për tu kuptuar qarte, ku frazeologjitë e munguara kane lenë krejtësisht lakuriq te vërtetën e dhjetëra adoleshenteve gjermane, tërësisht te braktisur, pre e abuzimeve me te tmerrshme, shpesh te bëra edhe nga vete prindërit e tyre. Ata janë bere moskokëçarës, te ftohte, me nje jete seksuale mekanike, ku gjerat maten nga burrëria e paqene dhe jo nga mënyra se si falet dashuri. Por, pavarësisht kësaj, ata e ëndërrojnë familjen e ngrohte, por nuk e arrijnë dot. Mjaftojnë vetëm pak rreshta dhe askush nuk do priste nje moment tjetër për te krijuar mbresat, pasi nuk është e nevojshme qe ato te marrin trajta te përpunuara, te kthehen ne mendime përfekte filozofike, sepse kjo vepër ngre nje emergjence te madhe qe nuk pret përzgjedhjen e fjalëve për ta mbështetur.
Ne veprën "Tragjedia seksuale e Gjermanisë" gjen raste te shumta te çoroditjes seksuale, te tragjedisë se edukatës familjare, te boshllëkut shpirtëror tek fëmijët, raste qe ne i kemi pare si sporadike, por ja qe realiteti qëndron krejt ndryshe nga sa jemi te informuar ne. Ndoshta dhe burimi nga "Die Arche" është nje dritare e re dhe aspak me qellim shtangie, se çfarë ka ndodhur ne nje vend larg vendit tone, ne Gjermani. Te gjithë ata qe nuk kane qëndruar indiferent ndaj asaj qe ndodh çdo dite ne realitetin shqiptar, ka pare mjaft pika takimi. Shpesh çuditemi sesi vajza 12 vjeçe e komshiut ka nje te dashur. Ne fakt askush nuk i di hollësitë, por ama e di qe babai, komshiu ynë dëgjohet shpesh duke bërtitur apo rrahur fëmijët here pas here. Dhe shumica për "imoralitetin" gjithmonë bëjnë me faj vajzën e komshiut sesa babin e saj. Nëse, leximi i veprës te drithëron nga faktet e tmerrshme, me tej fillon dhe kërkon te reagosh sesi ka mundësi qe familjet mbajnë nje qëndrim kaq moskokëçarës ndaj fëmijëve te tyre???!!! Tek ne, te pakta janë familjet, qe merren me edukatën seksuale te fëmijëve. Shpesh, baballarë shqiptare krehin krenarin e tyre para miqve, kur fëmijët 2 deri 3 vjeçare shajnë me fjale te ndyra. Babai krenohet duke thënë se djali mu rrit, pa e vrare mendjen se ç'drejtim do marre me pas edukata e fëmijës se tyre. Atë, qe nuk duhet ta ngatërrojmë teksa gjykojmë, është qe nuk duhem marre dëshmitë e këtij libri si raste te maniakizimit te fëmijëve mbas seksit. Teksa përfshihen ne aventura, here-here shtazore, kënaqësia e çastit tek ta shoqërohet me nje dhembje te tmerrshme, sa shpesh këto te dyja nuk dine t'i ndajnë nga njëra-tjetra. Shpesh nga inati, e ndonjëherë edhe nga boshllëku, këta fëmijë përfundojnë ne udhëkryqe qe i çojnë drejt tragjedive te pashmangshme. Jo rralle here rasti i tyre konsiderohet nga ne sikur nuk ka te beje me jetët tona, pasi përpiqemi te izolojmë fëmijët tanë nga shoqërimi me këtë kategori fëmijësh. Mendojmë se kështu jemi te sigurte. Me nje sy armiqësor fundosim dhe me tej këta te pafajshëm.
Paraqitja pati strukturën e tij ne organizim, për te thyer modelet e vjetruara te organizimeve te tilla. Përveç opinioneve te dhëna nga personalitetet e ftuara, iu dha mundësia edhe te pranishmeve për te diskutuar rreth çështjeve qe ngre jo vetëm libri, por edhe për te bere paralelizmat me shoqërinë e sotme shqiptare. Te pranishmit u përfshinë ne bashkëbisedime dhe iu përgjigjen pyetje te konsideruara tabu deri tani.
Pati edhe debate, ku nga te pranishmit u kërkua përgjigja e autorit, Leke Imeraj, i cili prej kohesh ka kryer studime te mirëfillta jo vetëm ne Gjermani por edhe ne Shqipëri, lidhur me problemet qe ndeshin adoleshentet dhe familjet e tyre ne vendin tone. E rëndësishme mbetet vlerësimi ndaj shkrimtarit Leke Imeraj, i cili sjell nje këndvështrim te ri ne fushën e psikologjise, duke paraqitur para lexuesit shkodran nje përkthim te vyer, me te cilin ai mund te arrije ndërgjegjësimin për tu përballuar me anën e erret te kapitalizmit.
Shkrimtari dhe përkthyesi, Leke Imeraj suksese te mëtejshme ne kërkimet e tua ne fushën psikologjike ne shërbim te nacionalitet tënd.
Përgatiti, Kozeta Bruci
Ngujimi asht trishtimi, injoranca e shëmtimi...
Satirë nga Gjosho Vasija
Lulash Dosa prej Bucakut,
seç ma ka atë tufë mustakut,
q'e ka shtrij për sipër gojës
krejt si sqapi i Marka Ndojës.
Seç po shifet ditë për ditë,
tue e krehë e kashagitë
se vendosë ka sot n'pleqni
me tregue nji t'fortë burrni,
por pa kenë mirë nder mustakë,
as burrnija s'ka nafakë...
Sot kerkoka me ngrehë lakun
nji gjaksorit me i marrë gjakun,
pra dikund ka çue nji fjalë"--
"--Mos mendoni se' u kam falë,!?
Por tashti që vdiq regjimi
tashti shihni kush asht trimi,
prandaj mbylluni në shpi,
për sa keni pleq e fmij,
se do t'marr un hak për gjyshin
që' e pàtë vra në dyztedyshin,
e për gjakun e harruem
deri t'ju vras, jeni t'ngujuem."--
Tash Lulashi rrinë e pret
pale sot kush kryet po' e qet,
e n'sa sillet n' për qytet,
hasë nji shoq që n'vuetje kjenë
t'internuem në Tepelenë...
Shternguen duer e u qafunë,
e n'bisedë të parë, filluen.:
"-Po ti Lulash këndej pari,
pse po u sillke si "xhandari?,
Fry e shfry porsi këndesi,
deri i zverdhun si kinezi,
i pa rruemë si bubazhel,
dredhë mustakun kaçurrel,
diçka n'sy ti jep e merr
mos ke dalë me ba ndoj sherr?
Un të njof qysh n'Tepelenë
se do punve i ke lujtë fenë."-..
"--Po besa mor Gjosh Vasija,
jam tue pà te ajo shpija
athue kush po ma qet kryetë,
se nuk rrij pre pa e mbytë,
pa e fergue si puna e mlyshit,
e me'i marrun hakun gjyshit."--.
"Po më thuej çka t'paskan bà
që kërkon gjithë ketë hatà?
Kush bre t' keqen ta ka thurë
që kërkon me'u ba gjaksuer?
nuk kuptova çka the?..,mlyshin?
dikush don me t'fergue gjyshin?
"--Mos u tàllë Gjosho me plakun,
kam dalë sot me' i dhanë dajakun,
me allti me ia marrë hakun..
Gjyshi i tyne n'dyztedyshin
na ka vra bre katragjyshin,
e sot dola me marrë hak,
siç na thotë kanuni plak...
"--Nisu Lulash shko n'shtëpi
se po bahesh komedi,
len kanunin n'punë të vet,
ai tashma ka mbetë pa shndet
ç'se asht lindë tash njimij vjet,
kur malsija me qytet
kanë qenë krejtë analfabet.
Sot ti Lulash nga "kultura"
po ban krejtë si diktatura
që e vrau shqiptarin mbarë,
padrejtsisht trim e shkollar,
gjithsa patem dhe fetàrë,
sepse ishin shtasë nji copet,
ushqye trunin n'bagla lopet...
Pra dhe ti si injorant
arrogant e der pedant,
po kujton se asht e t'vjetrit
me i marrë shpirtin atij tjetrit.?.
Ndigjo Lulash mendezi,
me pasë pasë ndopak burrni
ti mendue do t'kishe ndrysh,
jo me marrun hak per gjysh,
e per krushk e katragjysh,
por per baben atë burrë t'mirë
që ta vrau partija n'Kir
komunistat kriminela,
me ato hyj neper kapela-
madje thotë kush pau me sy,
deri arra'i thyen mbi krye.
Por ti s'duhet me i marrë gjakun
dhe pse don kanuni hakun,
se n'shqipni ka hy shkollimi,
asht mbushë truni' e arsyetimi,
ka hy shkenca e perparimi,
nuk asht ma shqiptari mlysh,
sot mendimet i ka ndrysh,
per kto punë ka hy drejtsija,
s'ka nevojë ma ç'thotë malsija
jo kanuni,jo majmuni
e jo huni e tutkuni,
Shpirtin që njeriun gjallon,
vetem Zoti ja dhuron,
vetem Ai ka t'drejtë me e falë
vetem Ai ka t'drejtë me e ndalë,
askush tjeter në kete botë,
jo ma ti njeri i kotë,
rrotë e kotë sa'i autobotë."--
E Lulashi u nis me dalë
sigurisht me bisht nder shalë,
e mustakët gjithë burrni
seç i hypen goj's permbi,
sa që trimi i jonë si" zanë"
që mendoi me trembë dyrnjanë,
mà nji fjalë nuk mujt me thanë....
NJE SHQIPTAR MIDIS DY ARTERIEVE
"Me lart do të ishim sikur ti kishim njëqind të tjerë si Ndue Ftoni"
Një ditë para se të organizohej ceremonia e hapjes së biznesit të ri në "Imperial Hous" me partneritet shqiptar, Ndue Ftonin, takova bashkatdhetarin Pal Shkreli, i përmendur në fushën e biznesit e të humanizmit, njeriu fisnik malësor, që manifeston vlera cilivizuese qytetare në familje e shoqëri, i cili me sjelljet e tij ka asfiksuar të vjetrën me psikologjinë e saj frenuese. Këtij konstatimi iu bashkëngjiten edhe disa të tjerë si, Ndue Gjeka, Rush Dragu, Mark Gjonaj, Gjin Piroli, Fran Gjoka, Marash Nuculaj, Pashko Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Prek Gjoka, Palok Camaj, Mark Gjokaj, Malot Ivezaj, Rrok Lulgjuraj … madje edhe disa çifte të rijnë, që i shikon shpesh ne mbrëmjet shqiptare me familjet e tyre.
Pali me një dashamirësi me tha: " Po si jo, sigurisht nesër mbrëma do të shkoi bashkë me gruan në darken e Ndue Ftonit. Ai është fryma e bardhë e sinqeritetit, bashkimit, unitetit dhe e biznesit. Ai kudo manifeston shpirtin e bukur të shqiptarit dhe mes nesh e ke me familjen e vet. Jam shumë optimist dhe i kënaqur për rritjen e tij, e, këto njerëz na nevojiten sot…!"
Dhe mbrëmja erdhi shpejt. Në kohë e në orarin e caktuar salla u mbush plot me shqiptarë te të gjitha profesioneve. Të gjithë të nderuar nga shpirtra të nderuar. Nuk vura re tabelën "Tavolinë e rezervuar" Dhe fjala e pronarit të ri ka një domethënie të madhe: "Qendër shqiptare me shqiptarë dhe për shqiptarët. Edhe sikur dhjetë shqiptarë të kenë nevojë për këtë sallë do tu shërbehet sikur të jenë 500 klientë!"
Ashtu, siç do ta cilësonte Dom Ndue Gjergji, famullitar i kishës "Zonja Pajtore", "Imperial Hous" ka qenë qendër shqiptare dhe ka jetuar prej shqiptarëve, e zgjedhur prej më shumë se 30 vjet nga Dom Prek Ndrevashaj dhe e bekuar prej tij. Bekimi i Dom Prekës për këtë qendër, ka sot një kuptim me të shenjtë, sepse ai siç duket e ka parashikuar se një ditë do ta marrin në dorë shqiptarët edhe si një ëndërr e tij e realizuar në emër të famullisë dhe këshillit të kishës e bekoj rrugën e suksesit të Ndue Ftonit"
Si kjo qendër është edhe salla në kishën e Shën Palit, që sipas famullitarit të saj Don Anton Kçira, komuniteti shqiptar po rritet për ditë të mbledhur në aktivitete me xhaminë, teqenë, kishën ortodokse dhe dy kishat e mëdha katolike. Na nevojitet vetëm bashkim dhe bashkëpunim me të madh me njeri-tjetrin që shqiptarët më parë tu bëjnë biznes shqiptarëve, të mendojnë për vete dhe kështu të përballojmë sfidat. Eksperiencën e kemi, që fort bukur po e tregon iniciativa e guximshme e Ndue Ftonit. Zoti e bekoftë udhën e tyre dhe të shqiptarëve në mërgim e kudo!
Mbrëmja kushtuar "grand opening" të "Imperial Hous" ishte konceptuar nga Prof. Eduard Aliko, si një spektakël muziko-letrar, ku recitimet e Ndue Gjekës, monologu sarkastik dhe i ëmbël i aktorit Kol Kakarriqi, për udhën e protagonistëve të biznesit, ndjekur nga këngët e Fran Gjokës, Përparim Mefajes, Adelina Ndreja, Hana Nikprelaj dhe disa të tjerëve, na kujtuan spektaklet e artit të vërtetë. Përshëndetja e biznesmenëve dhe e disa intelektualeve dëshmoi se biznesmenët e diasporës në Detroit janë shembull i bashkëpunimit mes njeri-tjetrit dhe i harmonisë komunitare. Sa një i moshuar nga Malësia, me flokë të bardhë, si vetë maja e malit prej nga vinte, i cili kishte çelur edhe ai biznes në Detroit mu afrua e me tha: "Sonte po shoh një shembull uniteti dhe dashamirësie mes biznesmenëve dhe këtë nuk po e vëmë re tek të tjerët e në fakt nuk lihet gjë pa thënë e pa shpif. Me shkatrrue asht kollaj, po ma mirë le të harxhojmë energji për gjana të bukura se Amerika nuk asht prona e kërkujt e ka vend sa të duash për të gjithë. Haj ta çojmë një gotë për Nduen e biznesmenët e tjerë që të kenë gjithmonë suksese!"
Një emigrant i vjetër politik, që kanë një emër shqiptar në biznes dhe njeriu që ka çekur biznese dhe ka investuar në vendlindje, Ekrem Bardha e shprehu gëzimin: "Zemra me bëhet mal për këtë njeri verior, patriot me zemër të madhe me pastërti si bora e Dukagjinit prej nga vjen, për Ndue Ftonin, rritjen e tij, për dashurinë që ka për kombin e vet dhe komunitetin shqiptar në Detrotit. Sikur ti kishim edhe njëqind veta si Ndoj, do të ishim me të fortë, me të lidhur dhe me krenar për të përballuar sfidat. Sa për shkrimet që shkruhen në internet kundra njeri-tjetrit dhe pa emra, shqiptari e ka pasur zakon ta shkruaje emrin e tij dhe kjo duhet respektuar ashtu siç e meriton të nderohet fjala e lirë!"
Ndue Ftoni, jo vetëm është një shembull guximi e kuraje se si duhet të orientohesh dhe të punosh në biznes, por me tepër se kaq është një prind i edukuar dhe një mbështetës në të gjitha shtigjet e vështira për biznesmenët e rinjtë komunitetit. Ky është një fat dhe një luks për ta, që në çdo kohë kanë një mendim në kokë të ecin labirintheve të fitimit. Ai nuk ë harron njerëzit e penës dhe të kulturës. Është i gatshëm t'ua plotësojë me sa mundet kërkesat e tyre
Ky aktivitet përkoi edhe me 10-vjetorin e Ndue Ftonit në biznes sidomos me suksesin në kompaninë e tij të përpunimit dhe shpërndarjes s mishit "Brothers Meat Market", në Detroit. Aktiviteti u filmua nga dy stacionet televizive shqiptare.
Pse rrodhen dy pika lot?
Kishin kaluar disa kohë kur u gjenda një pasdite në Imperial Haus. Nuk e kisha telefonuar Nduen, por bashkë me Luigj Pepen u nisem ta takonim për mundësinë e një ambienti për promovimin e librit tim "Ylberet e Shejzave". Ishte tetor, me saktë dita e dhjetë e këtij muaji.
Dy mikrobuza amerikanë u ndalen para godinës. Një grua zbriti me nxitim dhe me një anglishte të nxituar pyeti se kush nga ne ishte pronari. Nduja qeshi dhe e pyeti se me ç'farë duhej ta ndihmonte."Unë jam presidente e shoqatës për njerëzit që pësojnë kriza nervore dhe depresioni gjatë jetës. Shkova në disa restauronte që të mund të bëj një mbrëmje vallëzime me këta njerëz. Të gjithë më nxorën justifikime dhe disa nuk na përfillen. Nëse keni ndonjë ambient për sonte mbasi na ka dështuar ky tubim dëfryes për këta njerëz dhe sa kushton salla e ushqimi" - foli gruaja amerikane me një emocion dhe shqetësim që nuk i shqiteshin nga sytë.
Ndue Ftoni po e ndiqte më vëmendje rrëfimin e gruas dhe njerëzit e tjerë që i qëndronin pas, anëtarë të kësaj shoqate, burra e gra, të moshës 40-60 vjeç. Siç e ka Nduja fjalën shpërthyese, si një gurrë e kthjelltë Dukagjini tha aty për aty: "Sallën dhe ushqimin për 50 vetë e keni falas dhe mund ta nisni që tani aktivitetin"
Gruas amerikane i rrodhën dy pika lot. Ishin lot ndjesie të thellë shpirtërore. Kur e mori vesh se Ndue Ftoni ishte nga Shqipëria gruaja u kthye pas pak minutash dhe tha ne anglisht: "Zoti të bekoftë ty, familjen dhe Shqipërinë!"
Ky ishte vetëm një rast, qe Ndue Ftoni e rrit emrin shqiptar në botën e lirë. Për të përjetua diçka nga jeta dhe veprimtaria e Ndue Ftoni, iu kthyem kujtesës, duke e parë atë në fushën e humanizmit, biznesit dhe të aktiviteteve të tjera si të kulturës dhe promovimit të vlerave kombëtare në diasporën e Amerikës, kryesisht në Detroit.
Toka Shqiptare ne Amerike!
Ndodhesha një ditë nëntori, në studion e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës. Valentina Vila, po jepte e merrte me një kronikë, që nuk po i vinte në mënyrën e duhur. Ndërkohë iu drejtua Ganiut, që ta ndihmonte për materialin. Një nga djemtë kameraman tha: nëse nuk po e arrijmë e lëmë për nesër. Valentina ndërhyri, kronika duhej të përgatitej në atë moment."Po Ndue Ftoni ka një gëzim. Ka blerë një copë tokë dhe një objekt që tani e tutje do të jenë shqiptare"- tha Valentina, ndërkohë, që në prisnim një shpjegim më të gjatë.
Fjala ishte, Ndue Ftoni që nga ky moment bëhet pronar, jo vetëm i biznesit, por i tokës dhe i objektit prej 32 mijë skuer feet të Imperial Haus, me 1200 vende me vlerë 1 milion e 200 mijë dollarë, që është kthyer në një qendër të madhe festive me koncerte e dasma, ku dëgjohet kënga shqipe, fjala e bukur ilirike e ku reflektojnë me një madhështi të admirueshme simbolet kombëtare shqiptare. Në zyrën e Ndue Ftonit të duket vetja se je në zyrën e drejtorit të muzeut kombëtar të Tiranës apo Prishtinës. Ai i ka bashkuar shqiptarët më shumë se në tokën e tij, në shpirtin e hapur dhe të pastër që ky njeri manifeston. Në fakt "Imperial Haus" ka mbi 30 vjet që flet shqip, sepse ka qenë një dukagjinas tjetër, Dom Prek Ndrevashaj, që me fjalën e dritën e kryqit organizoi takime fetare e kombëtare në këtë ambiente, të cilat disa prej tyre na është dhëne rasti të marrim pjesë.
Tani Ndue Ftoni, ka tri biznese atë të "Meat Market". Kompaninë e transportit me automjete të renda dhe "Imperial Haus" ku me djersen e tyre ushqehen 60 familje shqiptare. "Në biznes nuk kam si qëllim se sa shumë mund të zhvat, por të arrijë një partneritet me klientët shqiptarë! - thotë Nduja. Dhe këtë shumë kush e ka provuar. Sa e sa herë Nduja ka organizuar darka falas me klientët e rregullt të tij, me punonjësit, sa edhe biznesmenë nga Ohaio, si Satko Satko, e cili e organizoi dasmën e djalit në këtë lokal, ku morën pjesë rreth një mijë shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Malësia e Madhe përtej kufirit në trojet e tyre. Dhe këtu mund ta dallosh shpirtin e bashkimit jug-veri të Ndue Ftonit, në diasporë. Ai me profilin e tij ka treguar se është një shqiptar i mirë mes dy arterieve, humanizmit të bukur dhe biznesit të suksesshëm që rrallë shqiptar mund ti këtë sot. "Biznesi në Amerikë kërkon edhe shkollë amerikane që të mund të përballosh
konkurrencën e mbi të gjitha ruajtjen e klienteles për brezat që vijnë pas, të cilët rriten me kulturën e edukatën e botës së lirë dhe brenda saj të mbjellim dhe të vadisim fidanin e raditës tonë. Ndaj dhe vajza ime e shkolluar në Amerikë preferoi të vazhdojë studimet e larta për ekonomi me besim se ajo do të bëhet shtylla e mendimit dhe e progresit në firmën "Brother's Ftoni" Duket se me këto fjalë, Nduja i vë kapak bisedës tonë.
Sy qe nuk shqiten nga guri!
Sy me të vërtetë, që nuk shqiten nga vendlindja, nga guri që rri e pret në meditim kthimet e mërgimtarëve. Njëra dritë e këtyre syve është edhe fokusi i flakës së tij, birit të Dukagjinit, Ndue Ftonit, që po i jep emrin alpeve prej nga zbriti për të mbërritur në tokën e premtuar, jo si njeri që kërkon lëmoshë, por si njeri me dinjitet, të cilit i është prerë bukur kostumi i guximit qytetar në fushën e oportunitetit që të jep Amerika. Njeri i thjeshtë, buzagaz, pajtues që vlerëson dhe e nderon shqiptarin me gjithë arsenalin e tij. Ndue Ftoni nuk e harron kurrë dorën e parë të ndihmës, se ajo është alfa kudo, por sidomos në dhe të huaj. Të jemi të sinqertë, ne shqiptarët, kur e mbushim barkun me bukë, vëllau na t' hujt dhe liria na bën me të egër. Qëndrimi dhe aktiviteti i e Ftoni e rrëzon disi këtë mendim. Ndaj sa më shumë të tillë aq me lart na shkon zëri dhe dikur do të mbërrijmë në Shtëpinë e Parë, në Shtëpinë e Bardhë. Bashkë me aktivistë të tjerë të diasporës ka mbledhur ndihma për familjet në nevojë në Dukagjin, ka mbështetur krijuesit, artistët dhe mediat e komunitetit në Detroit, New-York e te tjera. Ai kurrë nuk mbështillet në guaskën e egos, por i fton shqiptarët ta marrin në sy rrezikun, të mësojnë nga eksperienca e të tjerëve dhe ta nisin pa frikë një biznes sado të vogël. Se biznesi e ka si gurët e kalasë se ajo ngrihet gur mbi gur e burrë me burrë. E Ndue Ftoni është gur i latuar i këndit të tij, burrë i nderuar në shoqëri dhe humanist në komunitet, faqe e bardhë në biznes. Mjafton kjo për të parë së sytë e tij nuk shqiten nga pragu i gurit, që në pëllëmbë e mbajnë borën dhe diellin e ngrohtësisë njerëzore larg nga dimrat e xhelozisë.
Nga Zef Pergeg, Detroit, nëntor 2010
zefpergega434@hotmail.com
VЁRSHIMI I LUMIT NЁ THETH
Fotoreportazh nga Paulin Polia, Gjergj Suka, Luigj Shyti
Ditët e nёtorit, veçanёrisht nё datat 11, 12, 13 dhe 14, tё këtij viti qenë me shumë reshje shiu e stuhi edhe në Theth, të cilat shkaktuan vërshimin e lumit i cili bëri dëmtime shumë të mëdha gjatë rrjedhës së tij.
Gjatë këtyre ditëve u fry aq shumë sa që prishi përfundimisht të gjitha urat nga Okoli deri në Grunas. Uji arriti deri në oborrin e shkollёs, dёmtoi rruga, lokale shumё tё bukura tё ndёrtuara vitet e fundit dhe solli dëmtime të mëdha edhe ne ekonominë e banorëve të këtij fshati. Uji arriti atje ku mendohet se pёr herё tё fundit ka arritur nё rreth nje shekull më parë. Sipas të dhënave të grumbulluara nga banore te fshatit Theth, diku nga mesi i nëntorit te vitit 1910 ka qene nje natë me shume shi e stuhi, gjate natës janë bёrё përmbytje shumë të fuqishme që ka dëmtuar shumë toka sidomos buzës së lumit. Kёtё vërshim të lumit e ndihmoj edhe me shumë shembja e Verrishtës së Gjekё Stakёs nё Shkafe. Kjo çoi ne ndryshimin e relievit ne një pjesë të mirë pёrgjatё buzës së lumit ne Theth. Ёshtё pikërisht një pёrsёritje njëshekullore, ndoshta fikse, një koinçidencё e veçantë.
Gjatë stuhisë së këtij viti nuk pati shembje dhe rrëshqitje të tokës të rёndёsishme, por reshjet e shiut kanë qenë shumë të madha. Sipas dёshmitarёve nga ky fshat gjatë stuhisë së fundit, pjesa më e madhe e ujit ka ardhur nga Okoli dhe pjesa veriore e fshatit Theth.
Ne rrёzё te Majës së Arapit ёshtё njё shpellё, qё quhet Shpella e Arapit, mjaftё e thellё horizontalisht, qё banorёt vendas e quajnё Bira e Majes. Ajo si asnjёherё tjetёr nё njёqind vjetёt e fundit ka vёrshyer pёr katёr ditё vrullshëm, duke nxjerr ujë me shumicё. Kjo ёshtё pasojё e shiut tё shumtё qё ka rёnё nё zonёn e Alpeve Shqiptare. Pёrveç kёsaj edhe prurjet anёsore dhe shumё burime tё aktivizuara veçanёrisht tё zonёn e Okolit kanё rritur sё tepёrmi sasinё e ujit nё kёtё zonё. Tё gjitha kёto bёnё qё lumi tё jetë me përmasa të padëgjuara ne shekullin e fundit.
Dëmtime të shumta ka bёrё ky vёrshim edhe nё Ndёrlysё, pёrgjatё rrugёs sё makinёs pёr nё qendёr tё Komunёs dhe mё tej.
Një stuhi dhe vёrshim si kjo qё ndodhi nё kёtё nёntor, janё shumё tё radha, megjithatё pasojat kanё qenё dhe janё shumё tё mёdha.
Komuna ka bёrё monitorrimin e gjendjes dhe do tё marrin masat e novojshime pёr tё pёrmirёsuar dhe rivendosur normalitetin sa mё parë.
Mundesoi botimin e ketij numri, zoteri Ndue Ftoni, me banim ne Miçigan te SHBA.